edukimi në karrierë fletore pune e nxënësve -...
TRANSCRIPT
Edukimi në karrierëFletore pune e nxënësve
Klasat 6 dhe 7
Edukimi në karrierëFletore pune e nxënësve
Klasat 6 dhe 7
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
2
AutoreLinda Stevenson
Mbështetur ngaDivizioni për plan programe dhe tekste shkolloreKoordinatorë të kurrikulave:Binak Gërguri, Milazim Avdylaj dhe Skënder Halimi
Koordinatorë:Sokol ElshaniLinda Ukimeraj
LektorNuhi Gashi
Dizajni dhe faqosjaEnvinion, Prishtinë
Prishtinë, nëntor 2014
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
3
Përmbajtja
Zhvillimi personal Puna ime e ëndrrave ............................................................................................................................3-5
Gjërat të cilat më interesojnë tani .............................................................................................6
Gjërat për të cilat jam i zoti në shkollë .................................................................................7
Gjërat që dua t’i bëj më mirë .........................................................................................................8
Shkathtësitë që dëshiroj t’i zhvilloj ............................................................................................9
Mendoj se je i zoti në ..........................................................................................................................10
Planifikimi i karrierës Kush jam unë? ..........................................................................................................................................11-12
Çfarë pune bëni? .....................................................................................................................................13-15
Vendimmarrja Mbijetesa në dimër ................................................................................................................................16-18
Cilat vende të punës më interesojnë tani ..............................................................................19
Plani im i veprimit .................................................................................................................................20-23
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
4
Puna ime e ëndrrave
Çka është edukimi në karrierë?Mësimet e Edukimit në karrierë do t’ju ndihmojnë që të merrni një vendim real në lidhje me karrierën tuaj të ardhshme. Mësimet do të ndahen në tri fusha, të cilat janë:
Zhvillimi personal Këto mësime do t’ju ndihmojnë të identifikoni se çka ju pëlqen të bëni, në çka jeni të zot si dhe aftësitë tuaja natyrore dhe talentet tuaja. Është e rëndësishme që të mendoni për këtë, të mendoni në lidhje me llojin e punës që ju intereson të bëni.
Planifikimi i karrierës Kjo përfshin ndihmën për t’ju bërë të dini dhe të kuptoni se cilat vende të punës janë në dispozicion, duke ju treguar rrugët deri te ato: të dini se cilat vende të punës ekzistojnë në zonën tuaj; të dini se çfarë ofron vendi i punës (në kuptimin e interesimeve dhe të kënaqësisë si dhe të shpërblimeve dhe të stimulimit financiar); të dini se çfarë kërkon puna (në kuptimin e angazhimit dhe të motivimit si dhe të aftësive dhe të kualifikimeve); dhe për të kuptuar se si dhe pse po ndryshon puna në të gjitha këto aspekte.
Vendimmarrja Kjo përfshin ofrimin e ndihmës për përgjegjësinë e marrjes së vendimit në lidhje me punën/karrierën: për të ditur se çfarë do të bëni, pse do ta bëni atë dhe cilat janë pasojat e mundshme të atij vendimi; për t’u praktikuar në shkathtësitë dhe stilet e vendimmarrjes; për të qenë në gjendje t’i aplikoni këto shkathtësi dhe stile në vendimet reale në mënyrë të përshtatshme.
Pasi të keni marrë vendimin, mësimet e Edukimit në karrierë në klasën e 8-të e më lartë do t’ju ndihmojnë që ta vëni në veprim planin tuaj.
Përveç kësaj, Edukimi në karrierë do t’ju përgatisë për punën e ardhshme, duke ju ndihmuar që t’i zhvilloni “aftësitë për punësim”.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
5
Këto janë shkathtësitë që punëdhënësit i kërkojnë gjatë punësimit:• Të jeni në gjendje të punoni me të tjerët në ekip; • Te keni shkathtësi të mira të komunikimit - të shkrimit dhe ato gojore; • Të keni vetëbesim; • Të jeni në gjendje t’i zgjidhni problemet; • Të jeni në gjendje ta përdorni iniciativën tuaj; • Të jeni në gjendje të merrni vendime.
Zhvillimi personal
Ku jam unë tani?
Planifikimi i karrierës
Ku dëshiroj të jem?
Vendimmarrja
Marrja e vendimit
Për çka duhet të mendoni, janë:
• përvoja juaj, • shkathtësitë dhe interesimet tuaja, • kualifikimettuaja,• çka pritet prej punës, • personaliteti juaj.
Kuptoni lidhur me:
• vendet e ndryshme të punës, • arsimimin e mëtejmë, • trajnimin për punë.
Që të jeni në gjendje të merrni vendimin për të ardhmen tuaj, duhet të siguroheni që vendet e punës, të cilat i zgjedhni, janë:
• diçka që ju pëlqen të bëni, • diçka për të cilën keni shkathtësitë e duhura, • diçka që dëshironi të bëni kur ta përfundoni shkollën.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
6
Zhvillimi personal
Puna ime e ëndrrave
Mendoni për një vend pune në të cilin do të dëshironit të punonit kur ta përfundoni shkollën dhe shkruani për të më poshtë.
Vendi i punës:
Pse ju intereson ky vend pune?
Çka dini për këtë vend pune?
A mendoni se do të mund ta kryeni këtë punë?
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
7
Zhvillimi personal
Gjërat të cilat më interesojnë tani
Qëllimi i kësaj pjese është të mendoni për shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën që keni fituar në shkollë, interesimet tuaja dhe aktivitetet në kohën tuaj të lirë dhe si do t’ju ndihmojnë ato të merrni vendime lidhur me trajnimet dhe vendet e punës në të ardhmen.
Mendoni për jetën tuaj tani, përpiloni një listë të gjërave të cilat ju interesojnë sipas rëndësisë së tyre.
DISA IDE
shikimi i tv-së muzika gatimi
leximi vizatimi kafshët
ngasja e biçikletës shkuarja në pushim futbolli
lojërat kompjuterike moda blerjet/shitjet
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
8
Zhvillimi personal
Gjërat për të cilat jam i zoti në shkollë
Kur mendoni për shkollën, përpiloni një listë të mësimeve dhe të aktiviteteve të cilat ju interesojnë sipas rëndësisë së tyre.
DISA IDE
histori gjeografi gjuhët
sport kompjuter/TIK puna në grupe
zbulimi i gjërave lënda ime e pëlqyer shkencë
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
9
Zhvillimi personal
Gjërat që dua t’i bëj më mirë
Kur mendoni për shkollën, përpiloni një listë të gjërave për të cilat dëshironi të mësoni t’i bëni më mirë.
DISA IDE
shkrimi leximi gatimi
gjeografi shkencë sport
matematikë art muzikë
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
10
Zhvillimi personal
Shkathtësitë të cilat dëshiroj t’i zhvilloj
Kur mendoni për shkollën, përpiloni një listë të gjërave për të cilat dëshironi të mësoni t’i bëni më mirë që do t’ju ndihmojnë kur të shkoni në punë.
DISA IDE
përdorimi i kompjuterit mbajtja e karakterit tim puna me para
ofrimi i ndihmës të tjerëve veshja elegante dëgjimi
ndjekja e udhëzimeve përdorimi i telefonit të qenit në kohë
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
11
Zhvillimi personal
Mendoj se jeni i zoti në …
Në këtë njësi mësimore duhet të shkruani gjëra pozitive në lidhje me shokët tuaj të klasës. Pasi t’i keni marrë të gjitha përshtypjet, ju lutem t’i përshkruani më poshtë.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
12
Planifikimi i karrierës
Kush jam unë?
Kjo lojë është e përgatitur që të jetë argëtuese dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë që të kuptoni lidhur me rolet e vendeve të mundshme të punës dhe aktivitetet e ndërlidhura me rolin.
Letrat e roleve të vendeve të punës janë palosur dhe vendosur në një vazo ose enë të përshtatshme për t’u zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga nxënësi. Kjo lojë është e ndarë në tre raunde.
Raundi i parë
Një nxënës, në mënyrë të rastësishme, zgjedh një letër të punës, të cilën duhet t’ia përshkruajë grupit. Ata duhet ta bëjnë këtë pa përdorur fjalën identifikuese.
Grupi inkurajohet që të dëgjojë dhe ta thotë me zë të lartë se çfarë roli të punës mendojnë se është duke e përshkruar nxënësi.
Kushdo, që e jep përgjigjen e saktë, pastaj e merr radhën për të zgjedhur një letër të punës.
Pasi të jenë identifikuar të gjitha rolet e punës, loja mund të vazhdojë.
Raundi i dytë
Të njëjtat letra të roleve të vendeve të punës sërish palosen dhe vendosen në enë dhe loja vazhdon. Megjithatë, gjatë raundit të dytë ju lejohet të përdorni vetëm një fjalë për të përshkruar rolin e vendit të përzgjedhur të punës.
Raundi i tretë
Të njëjtat letra të roleve të vendeve të punës palosen dhe vendosen në enë. Tani ju lejohet që të përdorni vetëm veprime për të përshkruar rolin e vendit të punës, nuk lejohet komunikimi gojor për të identifikuar rolin e vendit të punës. Duhet të aktroni një aktivitet që do të përfshihej në kuadër të vendit të punës.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
13
Planifikimi i karrierës
Kush jam unë?
Përzgjedhe njërin prej vendeve të punës të përshkruar në aktivitet dhe përgjigjju pyetjeve.
1. Cilat janë detyrat kryesore për këtë rol të vendit të punës?
2. Çfarë lloj personi do të ishte i përshtatshëm për këtë vend pune?
3. Çfarëkualifikimeshnevojitenpërtafituarkëtëvendpune?
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
14
Planifikimi i karrierës
Çfarë pune bëni?
Për këtë projekt të detyrës së shtëpisë duhet të punoni së bashku në një grup prej 3 vetash.
Secili prej jush duhet të pyes njërin nga anëtarët e familjes suaj se çfarë pune bëjnë ata.
Mund t’i përdorni pyetjet e mëposhtme për t’ju ndihmuar që të kuptoni më shumë për punën e
tyre. Ju gjithashtu mund të parashtroni edhe pyetjet tuaja dhe mund të punoni si ekip për të
bërë listën tuaj. Ju mund t’i shkruani pyetjet dhe përgjigjet tuaja në një letër tjetër të pastër.
• Si e kanë fituar vendin e tyre të punës?
• A e kanë zbuluar vendin e punës nga ndonjë mik i tyre apo anëtar familjeje?
• A kanë aplikuar sipas shpalljes për vend pune në gazetë?
• Apo e kanë gjetur punën në një mënyrë tjetër?
• A kanë pasur nevojë të shkojnë në intervistë?
• Si ka qenë intervista?
• A kanë aplikuar shumë njerëz për të njëjtin vend pune?
• A janë duke punuar ende punën e njëjtë dhe njësoj sikur kanë filluar të punojnë për të
herë të parë për kompaninë?
• A janë përparuar apo kanë ndryshuar vendin e punës, ndërkohë që janë ende duke punuar
për të njëjtën kompani?
• Cilat kualifikime kanë pasur nevojë t’i kenë për ta fituar vendin e punës?
• A kanë pasur nevojë për diplomë kolegji apo universiteti?
• A kanë pasur nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë kur kanë filluar të punojnë?
• A kanë nevojë t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për t’i mbajtur njohuritë e tyre të
azhurnuara?
• Çfarë lloj personi duhet të jeni për ta kryer punën, cilat janë cilësitë personale që duhet t’i
kenë?
• Çfarë shkathtësish duhet t’i keni?
• Me çfarë orari punojnë?
• A duhet të punojnë fundjavëve dhe gjatë festave zyrtare?
• Sa ditë pushimi kanë?
• Cilat janë detyrat e tyre të përditshme?
• Sa paguhen?
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
15
Vendimmarrja
Mbijetesa në dimër
Grupi sapo pati një aterim (zbritje) me përplasje në pyjet e Alpeve Dinarike, një rajon i thyer dhe i shkretë i Kosovës. Është mesi i janarit herët në mëngjes, ku aeroplani i vogël me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një liqen. Piloti dhe bashkëpiloti humbën jetën në përplasje dhe menjëherë pas aksidentit aeroplani u fundos në liqen. Për fat të mirë, asnjëri prej juve nuk është lënduar dhe të gjithë jeni të paprekur nga uji.
Përplasja erdhi papritmas para se piloti të kishte kohë të kërkonte ndihmë përmes radios ose të informonte dikë rreth pozicionit tuaj. Pasi që piloti juaj përpiqej t’i shmanget stuhisë, ju e dini se aeroplani ishte larguar nga kursi mjaft shumë. Piloti njoftoi pak para rrëzimit se i ishit larguar kursit për 30 kilometra.
Jeni në një zonë të pyllit të egër të përbërë nga drunj të trashë ku gjenden shumë liqene dhe lumenj. Trashësia e borës arrin prej nivelit të zogut të këmbës, nga ku është larguar prej erës, deri tek gjuri në vende ku është sjellë nga era. Raporti i fundit i motit tregoi se temperatura do të arrijë minus 23 gradë celsius gjatë ditës dhe minus 29 gradë gjatë natës. Ka shumë drunj dhe shkurre të thata në zonën aty pranë. Ju jeni të veshur me veshje dimri të përshtatshme për veshje në qytet.
Përderisa ishit duke u larguar për të shpëtuar nga aeroplani, keni arritur të merrni me veti dymbëdhjetë artikuj. Detyra juaj është që t’i renditni këta artikuj për mbijetesën tuaj, duke filluar me 1 si artikulli më i rëndësishëm deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm.
Mund të supozoni se numri i udhëtarëve është i njëjtë me numrin në grupin tuaj dhe se grupi është pajtuar që të qëndrojë së bashku.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
16
Vendimmarrja
Mbijetesa në dimër
Formulari i vendimit individual
Renditni artikujt në vijim sipas rëndësisë së tyre për mbijetesën tuaj, duke filluar me 1 si artikulli më i rëndësishëm dhe duke shkuar deri te 12 si artikulli më së paku i rëndësishëm.
topi i leshçelikut
gazetë – nga një për person
busullë
sëpatë dore
shkrepës
revole të mbushur me kalibër 0.45
hartë ajrore lokale e bërë nga plastika
pëlhurë industriale të gjerë pesë me pesë metra
veshmbathje shtesë për secilin të mbijetuar
kënaçe me vaj për gatim
shishe uiski
çokollatë e madhësisë familjare – nga një për person
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
17
Vendimmarrja
Mbijetesa në dimër
Formulari i vendimit grupor
Në grupin tuaj diskutoni listën dhe radhitni artikujt e mëposhtëm sipas rëndësisë së tyre për mbijetesën tuaj, duke filluar me 1 për artikullin më të rëndësishëm dhe duke vazhduar me 12 për artikullin më së paku të rëndësishëm. Të gjithë anëtarët e grupit duhet të pajtohen me vendimin. Emëroni një udhëheqës ekipi, i cili do të raportojë përsëri në grup.
topi i leshçelikut
gazetë (nga një për person)
busullë
sëpatë dore
shkrepës
revole të mbushur me kalibër 0.45
hartë ajrore lokale e bërë nga plastika
pëlhurë industriale të gjerë pesë me pesë metra
veshmbathje shtesë për secilin të mbijetuar
kënaçe me vaj për gatim
100 shishe uiski
çokollatë e madhësisë familjare (nga një për person)
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
18
Vendimmarrja
Cila punë më intereson tani?
Tani që keni përfunduar të gjithë punën në fletoren tuaj të punës, përdorni informatat dhe aftësitë që keni mësuar dhe mendoni për punën që do t’ju pëlqente dhe që realisht do të mund ta bënit? Pasi të keni vendosur, duhet të bëni një prezantim prej 5 minuta për pjesën tjetër të klasës suaj. Mund të përdorni materiale mbështetëse dhe materiale të shtypura për të bërë prezantimin tuaj interesant për shokët tuaj të klasës.
Prezantimi juaj mund të ndahet në 3 pjesë dhe ju duhet të mendoni për gjërat e mëposhtme.
Udhëzimi
Çfarë pune do të dëshironit të bënit?
Pse do të dëshironit të bënit këtë punë?
Informatat
Përshkruani për shokët tuaj të klasës se çka do të dëshironit të bënit në këtë punë.
Çfarë kualifikimesh do të kishit nevojë t’i keni për të kryer këtë punë?
Mendoni se çfarë cilësish dhe shkathtësish personale keni, të cilat do t’ju duheshin për punën.
Konkludimi
Shpjegoni se pse mendoni se do të ishit të zot për këtë punë.
Cilat do të jenë hapat e juaj të radhës pasi ta përfundoni shkollën?
Disa gjëra të tjera për të menduar janë: • Ku do të mund t’a punonit këtë punë? A ka vende pune në dispozicion në zonën tutuaj apo
do të duhej të zhvendoseshit diku tjetër me banim?
A do të duhej të shkonit në kolegj apo universitet? Në cilin kolegj apo universitet?
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
19
Vendimmarrja
Plani i veprimit për karrierë
Përmes kësaj fletoreje pune ju keni parë interesimet, aftësitë dhe përvojat tuaja që do t’ju ndihmojnë të merrni një vendim të mirinformuar në lidhje me synimet për karrierën tuaj në të ardhmen. Kjo pjesë e fletores së punës është hartuar ta përdorni ju, që të filloni t’i vëni idetë tuaja në plan për punën në të ardhmen. Kjo quhet Plani i veprimit i karrierës suaj.
Për t’ju ndihmuar në krijimin e planit tuaj për veprim në karrierë, janë katër hapa që mund t’i
ndiqni.
Hapi 1: Ku jam tani?
A i dini shkathtësitë tuaja?
A jeni të njoftuar me përparësitë dhe kufizimet tuaja?
Plotësoni planin tuaj të veprimit për karrierë gjatë punës suaj me ushtrime dhe shikoni krejt çka mund t’i ofroni punëdhënësit të ardhshëm.
Hapi 2: Shikoni botën e punësCili është synimi im për karrierë
Cilat janë idetë tuaja për punë?
Çka dëshironi nga puna?
A dëshironi të fitoni shumë para?
A kërkoni status?
A dëshironi të punoni me të tjerët në ekip? Apo ju pëlqen të punoni vetëm?
Sa larg dëshironi të udhëtoni për të shkuar në punë?
A jeni të gatshëm që të shkoni në trajnime shtesë dhe të fitoni kualifikime?
Sa orë dëshironi të punoni?
Ndaluni pak dhe mendoni se çka dëshironi nga puna. Çka është me rëndësi për ju?
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
20
Vendimmarrja
Hapi 3: Pikat e veprimit Vendosja e synimeve dhe marrja e vendimeve
Tani e dini se çka keni për të ofruar.
E dini se çka dëshironi nga puna.
Hapi i radhës është vendosja e synimeve dhe realizimi i gjithë asaj.
Secili hap i vogël mund të sjell ndryshime – pse të mos filloni sot?
Duhet të punoni drejt fitimit të kualifikimeve më të mira në shkollë.
A ka lëndë në të cilat keni nevojë për mbështetje shtesë?
A ka ndonjë gjë ku mendoni se do të duhej ta përmirësonit vetën tuaj nëse do të hasnit në ndonjë pengesë, mendoni se si do të mund t’i tejkalonit ato?
A ka aktivitete që do të mund të bënit jashtë shkollës, të cilat do të mund t’ju sillnin disa prej shkathtësive dhe cilësive që ju duhen?
Ndoshta keni nevojë për shkathtësi të reja apo për më shumë trajnim
Ndoshta duhet të bëni hulumtim për atë se çka ofrojnë kolegjet, si dhe trajnimin dhe kualifikimet të cilat mund t’ju nevojiten.
Tani kërkohet veprim nëse doni të lëvizni përpara.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
21
Vendimmarrja
Plani i veprimit për karrierë
Emri:
Ku jam tani:
Në këtë pjesë do t’i evidentoni shkathtësitë dhe interesimet të cilat mendoni se do të mund t’i përdornit në punën tuaj të ardhshme.
Cili është synimi im i karrierës?
Në këtë pjesë mund t’i shkruani disa ide lidhur me punën e ardhshme/mësimin e mëtejmë që dëshironi t’i nënshtroheni.
Edukimi në karrierë - Fletore pune e nxënësve
22
Pikat e veprimit:
Bëni listën e gjërave që ndoshta do të duhej t’i bënit për t’i shndërruar idetë tuaja në hapa të vegjël e për t’ju mundësuar që t’i përmbushni synimet e karrierës suaj.
Nënshkruar:
Data:
Komentet e mësimdhënësit: