ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
TRANSCRIPT
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
AL-Tax CentreFiscal Documents,Nr. 2014/11/[email protected] 01.11.2014Tirane, Albania
Ekonomia informale, administrata
tatimore, minimizimi i informalitetit
1
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
© AL-TAX CENTER
DOKUMENTE FISKALE
NENTOR, 2014
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
PËRMBLEDHJEQendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton fenomenin e ekonomise informale, pershkrime dhe
reagime duke vene theksin mbi forcimin e kapaciteteve tatimore qe mund të përdoren në një nivel optimal per ta
luftuar evazionin qe mbeshtetet te informaliteti.
Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që
mund të mos pëlqejnë këtë vlerësim apo kanë pyetje në lidhje me metodologjinë.
Fjale kyç: informalitet, ekonomi, tatime, taksa, evazion,
Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të
kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në
zbatimin e praktikave të tyre.
Autorësia është e ©AL-TAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë material, kërkohet të shënojë autorësinë si
referencë në materialet që do të përdorë.
Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org
Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]
Ekonomia informale, pershkrim dhe reagime
2
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Ekonomia informale mund te interpretohet ne shume menyra, por per qellime te administrimit
tatimor se pari, ajo perfshin gjithe aktivitetet ekonomike aktive qe shoqerohen me evazion te
tatimeve dhe kontributeve te sigurimeve, si dhe perfshirjen e gjithe perpjekjeve te individeve
për te mos zbatuar legjislacionin dhe rregullat administrative. Keto aktivitete ekonomike jane
pergjithesisht te regjistruara, por brenda statusit legal te tyre kryejne aktivitete dhe veprime qe
pershkruhen si evazion tatimor, te tilla si: mosraportimi i te ardhurave, mosdeklarimi,
mospagimi i tatimeve. Edhe pse jane aktivitete ekonomike, natyrisht, qe ne kete fokus nuk
perfshihen aktivitetet kriminale (trafikimet e droges, prostitucioni, kontrabanda etj.). Nisur nga
ky pershkrim, permbajtja e ketij raporti perqendrohet kryesisht ne efektin qe kane tatimet dhe
kontributet e sigurimeve ne ekonomine formale dhe informale.
Bashkeshoqerues dhe tregues te informalitetit ne ekonomi jane thyerja e normave morale dhe
rregullave administrative, si: niveli i korruptimit. Aty ku ka informalitet ka nje rritje dhe
prezence te madhe te korrupsionit midis punonjesve te administrates.
Ekonomia informale ne Shqiperi, fillimet i ka ne momentet e para te ndertimit te institucioneve
lijgore, ku perfshihen edhe ato fiskale, periudha ne te cilen filloi te hartohej kuadri ligjor per
detyrimet e sektorit privat ne buxhetin e shtetit. Me nje efektivitet te ulet ne mbledhjen e
detyrimeve tatimore, i cili mund te shihet nepermjet raportit te kostos administrative, por edhe
treguesit te tatimeve te mbledhura per punonjes, ekonomia nuk mund te kete shanse te
formalizohet duke mbetur brenda nje rrethi vicioz, te permendur edhe ne raportet e FMN, duke
e quajtur si nje “renie te tatimeve ne gracken e informalitetit”. Sektoret me informalitet te
madh (sektori informal) sjell veshtiresi te mbledhjes se tatimeve, qe sjell te ardhura tatimore te
parealizuara, qe sjell kufizim te shpenzimeve publike, qe sjell veshtiresi ne qeverisjen e vendit
dhe ekonomise duke ju dorezuar si ne nje qark te mbyllur informaltetit dhe krimit ekonomik.
Qeveria ka nje adresim te qarte te fenomenit dhe ka ndertuar strategjite perkatese per te
luftuar fenomenin sipas struktures se perhapjes se tij, si dhe duke nxitur biznesin qe eshte i
interesuar te formalizohet nepermjet zbatimit te kuadrit ligjor dhe plotesimit te tij me nxitje te
reja ne funksion edhe te kerkesave te integrimit te vendit.
3
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Veprimet konkrete kane qene ne drejtim te:
reduktimit te pagesave me para ne dore nga sektori privat dhe ai publik dhe kanalizimi i
tyre nepermjet sistemit bankar qe nga viti 2008;
Permiresimit te legjislacionit fiskal dhe reduktimi i shkalleve tatimore, qe konsiderohen
si nxitese per formalizimin;
Efektivizimin e administrates, nepermjet zbatimti te parimeve te etikes dhe
transparences se veprimeve te administrates;
Vendosjen e sherbimeve elektronike per tatimpaguesit, qe nga momenti i regjistrimit
deri te deklarimi i aktivitetit duke reduktuar kohen dhe rritur transparencen;
Rritjen e dhenies se informacionit, kryesisht duke krijuar portale informacioni dhe
sherbimi me efekt ne uljen e kohes dhe kostos se sherbimeve, si dhe duke rritur
transparncen dhe kufizimin e korrupsionit per keto sherbime;
Shpalljen e faljes fiskale me qellim kryesor zbardhjen e informalitetit ne gjithe
ekonomine shqiptare brenda vendit dhe te ardhurat jashte vendit;
Permiresimin e agjenteve veprues ne tregun e punes dhe kapitalit.
Madhesia dhe shperndarja e ekonomise informale
Ne vecanti per tatimet, institucionet ne vend kane bere perpjekje te konsiderushme per te
ndertuar nje sistem tatimor modern, te strukturuar dhe modeluar sipas standarteve te
Bashkimit Europian (BE), ku per taksimin indirekt roli kryesor i eshte dhene TVSH dhe akcizes,
ndersa per tatimet direkte rolin kryesor e luajne tatimi mbi fitimin dhe taksat e punes (tatimi
mbi te ardhurat e pages dhe kontributet). Megjithe perpjekjet e medha te qeverise, me
elemente pozitive ne rritje ne luften ndaj ekonomise informale, pjesa e saj ne raport me
Prodhimin e Brendshem Bruto (PBB) ka patur levizje te ngadalta. Ky tregues mund te provohet,
4
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
p.sh. nese permendet raporti ende i pandryshuar i TVSH ne PBB, raporti i kontributeve te
sigurimeve ne PBB.
Per arsye se shoqerite dhe personat fizike qe jane pjese e ekonomise informale nuk pasqyrojne
te dhena statistikore, perllogaritja e madhesises se ekonomise informale dhe nje detyre
komplekse edhe per institucionet pergjegjese qe duhet te perballen dhe minimizojne kete
fenomen te ekonomise shqiptare.
Sipas, studimit te kryer ne vitin 2004 nga “Investment Compact” e organizuar nga OECD
ekonomia informale ne vend arrinte ne 40% te gjithe ekonomise shqiptare. Sektoret qe kane
nje informalitet te larte jane sektori i prodhimit ushqimor dhe industrial, transporti, sherbimet
dhe vecanerisht kategoria e biznesve te vogla, qe kryejne sherbime. Pesha e ketyre sektoreve
ne ekonomine shqiptare zene me shume se 60% te ekonomise se vendit. Nderkaq, ne sektoret
e administrimit publik, sherbimeve financiare informaliteti ka nje perhapje me te kufizuar, qe
merr sens duke e krahasuar edhe me perhapjen e informalitetit ne ekonomi edhe ne vendet e
rajonit dhe me gjere.
Ne kete drejtim, krahasimet e raportit te ekonomise informale me PBB-ne mund te kerkojne nje
sqarim me te plote, per arsye te keqinterpretimeve. P.sh. aktivitetet ekonomike te sektorit
bujqesor, te cilat zene 17% te PBB ende nuk jane pjese e ekonomise qe paguan tatimet dhe
taksat, dhe nuk mund te llogaritet si pjese e ekonomise informale dhe rrjedhimisht te evezionit
tatimor.
Sistemi tatimor dhe administrata tatimore
Ne te kundert te reagimeve qe pati ne vitin 2008, kur u fut dhe filloi aplikimi i nje shkalle
tatimore mbi fitimin dhe te ardhurat personale me te ulet ne historine tatimore te dy dekadave
te fundit, vete rritja e te ardhurave tatimore eshte argumenti qe mbyt gjithe argumentimet
5
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
teorike per mosfunksionim te incentivave fiskale ne funksion te uljes se evazionit dhe
informalitetit.
Bashkeveprimi i ndersjellte midis TVSH, TF, TAP e Kontribute dhe taksave kombetare dhe
akcizave, nisur nga efektet e ndryshme qe japin ne biznese te ndryshme mund te shtyje nje
pjese te sektoreve te ekonomise, qe mbartin informalitet te cojne drejt evazionit tatimor. Nisur
nga ky bashkeveprim ne sistemin aktual tatimor, nevojitet nje unifikimi i sistemit tatimor, te
strukturuar dhe unifikuar sipas kategorive te biznesit: individe, te vogel, te mesem, te madh
duke aplikuar nje regjim tatimor te bazuar ne tre kolonat kryesore: TVSH, TAP dhe tatim fitimi.
Ashtu si permendet ne Planin Strategjik te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Misioni i
administratës tatimore është të kontribuojë në garantimin e burimeve për shpenzimet publike
të qeverisë, mbledhjes efektive dhe efikase të tatimeve, kontributeve të sigurimeve dhe
detyrimeve të tjera dhe të ofrojë informacion të përshtatshëm për formulimin e politikave
ekonomike të Qeverisë.
Në mënyrë që ta bëjë këtë administrata tatimore ndihmon tatimpaguesit me shërbime të
nivelit të lartë që të kenë pajtueshmëri vullnetare me ligjin dhe detyrimet e tyre dhe në të
njëjtën kohë ajo vepron kundër sjelljeve që me vetëdije nuk zbatojnë kërkesat e këtij ligji në
zbatimin korrekt të procedurave administrative.
Se pari, me realizimin e të ardhurave, administrata tatimore ka mundësuar zgjerimin dhe
përmirësimin e shërbimit publik tatimor ashtu si përshkruhet në Strategjinë e Financave Publike
të Qeverisë.
Produkti i pajtueshmërisë së tatimpaguesve me legjislacionin në fuqi ka qene dhe është pagesa
e detyrimeve tatimore dhe plotesimi nga tatimet te programit te te ardhurave te caktuara nga
qeveria.
6
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Se dyti, tatimet besojne se pajtueshmëria është e promovuar dhe e garantuar nëpërmjet
dhënies së shërbimeve të cilësisë së lartë ndaj tatimpaguesve, angazhimit me një bazë tatimore
në zgjerim sipas targeteve të përcaktuara.
Se treti, masat shtërnguese jane përdorur në interes të garantimit të trajtimit të barabartë të
gjithë atyre që paguajnë tatimet dhe të shmangë mbingarkesën për ata që kontribuojnë
vullnetarisht.
Qëllimi i tatimeve është të përhapi pajtueshmërinë me tatimet, çfarë redukton barrën e DPT
për mbledhjen e të ardhurave tatimore me një kosto të ulët, duke patur mundësi më shumë për
të forcuar dhe siguruar një shpërndarje të shërbimit te gjithë kategoritë e tatimpaguesve.
Por si jane arritur ne praktike permbushja e ketyre elementeve qe kane qene ne funksion te
luftes ndaj evazionit tatimor dhe ne ndihme te zbardhjes se ekonomise?
Treguesit e performances se funksioneve qe kane detyre identifikimin dhe luften ndaj evazionit
tatimore te pare nen optiken e programit dhe strategjive te qeverise tregojne per nje efektivitet
ne rritje te masave dhe operacioneve te administrates tatimore. Nga njera ane eshte ndalur
dhe luftuar evazioni i trasheguar qe nga fillimi i viteve ’90, por nga ana tjeter me zbatimin me
force dhe me kohezion te politikave te qeverise lidhur me orientimet strategjike te reja si: e-
sherbimet, perdorimi i kasave fiskale, zbatimi i strategjise se menaxhimit te rriskut te
pajtueshmerise, si nje menyre e re dhe moderne te administrimit tatimor kane qene sfida te
perballuara me kapacitetet e saj dhe duke forcuar edhe bashkepunimin me agjensite e tjera te
shtetit, qe kane mision luften ndaj informalitetit dhe evazionit.
Nje nder treguesit qe ka me pak komente eshte rritja e mbledhjes se te ardhurave nga njeri vit
ne tjetrin, qe eshte pasqyre e rritjes se nivelit te administrimit ne pergjigje te rritjes se
ekonomise dhe luftes ndaj evazionit dhe informalitetit. Le te shikojme nje tendence te tille ne
segmentin kohor 2005-2010.
7
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
ne 000 leke
2005 2006 2007 2008 2009 2010
D. P. TATIMEVE (neto) 69,726,388 77,742,759 84,201,634 100,772,253 105,023,293 105,509,501
Ndryshimi midis viteve 0 11% 8% 20% 4% 0.5%
KONTRIBUTE GJITHSEJ 25,158,155 36,702,076 38,467,241 44,918,380 46,676,990 48,169,240
Ndryshimi midis viteve 0 46% 5% 17% 4% 3.2%
D.P.TATIMEVE Tatimet (bruto) 71,736,993 79,569,947 86,252,476 103,193,233 108,109,925 111,668,657
Ndryshimi midis viteve 0 11% 8% 20% 5% 3.3%
Mbledhja e te ardhurave tatimore dhe kontributet per 6-viteE M E R T I M I
Ndryshimi 2010-2005
51%
91%
56%
Numri i regjistrimeve te reja ne cdo vit ka rritur bazen tatimore me te pakten 3% per cdonjerin
nga vitet e fundit duke i sherbyer formalizimit te ekonomise. Nga ana tjeter, me qellim te venies
se cdo aktivitetit ne kushtet e barazise para ligjit, per aktivitetet e paregjistruara zbatohen masa
e konfiskimit te aseteve. Konfiskimet jane zbatuar edhe si rezultat i marreveshjeve te
perbashketa me institucione te tjera per nje qellim te perbashket me administraten tatimore,
si: me Zyren Shqiptare te te Drejtave te Autorit, Keshillin Kombetar te Radio Televizionit.
Megjithate, konfiskimi nuk eshte qellimi kryesor i punes se organeve te forces se administrates,
por vetem rrjedhoje e efekteve ne luften ndaj evazionit. Nese shikojme numrin gjithsej te
bizneseve te cilat jane pjese e regjistrit kombetar te tatimpaguesve, te cilet jane te mbi 125
mije, rezulton se per cdo vit ka nje bilanc pozitiv midis “regjistrim-cregjistrimeve”. Ne kete
ndryshim, natyrisht qe ka edhe luhatje sezonale qe vijne nga reagime prej ndryshimeve ligjore,
ndryshimeve te struktures se bizneseve, apo ndikimeve te ekonomise rajonale e me gjere.
Instalimi dhe perdorimi i paisjeve fiskale, nisur nga rendesia e madhe e dhene nga kjo qeverisje,
duke i sherbyer interesave te ekonomise dhe vendit si nje pasaporte fiskale elektronike per
gjithe ekonomine dhe rritjen e besimit te publikut te administrata eshte nje drejtim tjeter qe i
eshte alokuar nje pjese e konsiderueshme e kontrollit dhe organeve te tjera te forces. Numri
total i instaluar është mbi 70 mije paisje fiskale, qe tashme perdoren nga bizneset per
regjistrimin e xhiros.
8
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Natyrisht qe perdorimi i paisjeve fiskale ka treguar se eshte rritur deklarimi i xhiros nga
tatimpaguesit me 13% dhe 15% me teper ne vitet 2010 dhe 2011, periudha kur ato kane hyre
ne perdorim sipas ligjit. Ky tregues, qe nga monitorimi ne vijimesi gjate 2011 tregon se do te
vazhdoje me rritje eshte nje tjeter element qe prezanton konsistencen e administrates tatimore
ne luften ndaj informalitetit dhe evazionit.
Nje tjeter drejtim i administrimit te punes ne lufte ndaj evazionit eshte aspekti mjaft i
rendesishem ne formalizimin e fuqise punetore dhe raportimin real te pagave qe perfitojne
punonjesit e sektorit privat. Megjithe rritjen me 5 deri 10% te numrit te punonjesve per cdo vit
duke arritur ne nje raport te sektorit publik me ate privat (jobujqesor) ne 1:4, ende per
institucionet shteterore mbetet hapesire e pambushur, qe ky raport te rritet me te pakten 1
shkalle me lart per periudhen afatshkurter. Duke u nisur nga faktet e nje evidentimi dhe zbulimi
te punes se zeze me punonjes te padeklaruar, si dhe gjobitja me qindra miliona leke per
kundravajtje kane dhene mesazhin e qarte punedhenesve privat per nje rritje te pajtueshmerise
vullnetare per vetedeklarim te punonjesve, pa qene nevoja per te zbatuar masat e forces.
Ne funksion te rritjes se pajtueshmerise kane sherbyer edhe ndryshimet ligjore, si ne drejtim te
incentivave me uljen e perqindjes se nivelit te kontributit per tu paguar, po ashtu edhe me
gjobat e larta per kundravajtesit dhe moszbatuesit e ligjit. Ne kushtet e tanishme, kuadri ligjor
per punesimin eshte te grupi i legjislacionit me stimulues per zbardhjen e fuqise punetore dhe
moscenimin e politikave te investimit. Nga gjithe veprimet e administrates tatimore, sqarimit te
pozicionit te administrates ne lidhje me rritjen e deklarimeve te punonjesve, forcimit te luftes
ndaj evazionit, rritjes se sherbimeve ne ndihme te rritjes se pajtueshmerise me ligjin vetem ne
vitin aktual 2014 ka nje efekt ne rritje te formalizimit te bazes se punonjesive me mbi 40 mije.
Ky kontigjent i eshte shtuar skemes se sigurimeve, me nje trend mesatar prej 3500 punonjesish
te rinj ne muaj. Nje pune me bashkerenduar mbetet per tu bere ne kontrollet tatimore me
Inspektoriatin Shteteror te Punes ne rritjen e ketij numri dhe ne pagat reale qe punedhenesit
9
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
japin per punonjesit e tyre, duke kerkuar zbatimin e ligjeve te punes dhe atyre fiskale ne
konvergimin e qellimit te perbashket.
Nga efekti i punes se administrates se tatimeve, si dhe duke qene se nga viti ne vit ka nje rritje
te nivelit te pajtueshmerise se tatimpaguesve me kerkesat ligjore ka patur nje rritje te numrit
mesatar te punonjesve te sektorit privat ne 3 vite prej 15%.
Ne drejtimin e luftes ndaj aktiviteteve qe nuk deklarojne xhiron reale eshte forcuar puna e
kontrollit tatimor me nje nivel te xhiros se padeklaruar ne nivelin rreth 1% te PBB, qe shkojne
ne funksion te rritjes se formalizimit te ekonomise. Ne kete drejtim, produkti i zbulimeve te
mashtrimeve tatimore ka rezultuar me me shume zbulime, te cilat pervec efektit ne buxhet
ndikojne ne rritjen e barazise se tatimpaguesve para ligjit, nxitjen per te rritur pajtueshmerine
me legjislacionin dhe dhenien e mesazheve te forcimit te maredhenieve qeveri-biznes i
ndershem. Kontrollet sipas strukturave te biznesit jane pasqyrim i strategjive te kontrollit ne
funksion te misionit kryesor per mbledhje te sigurta te detyrimeve dhe sherbime me te mira per
kategorite qe nuk kane mundesi. Nga ana tjeter, nisur nga marrja ne konsiderate e orientimeve
te asistencave te huaja, por edhe studimeve te kryera per ekonomine informale duke qene se
evazioni shperndahet ne rrjetin e bizneseve te vogla, edhe kontrolli eshte perqendruar me me
shume burime njerezore dhe kohe me qellim parandalimin e fenomenit.
Nisur nga venia ne funksionim te plote te strategjise se re per nxitjen e pajtueshmerise per
rritjen e nivelit te bashkepunimit me ligjin nga tatimpaguesit, verehet se ka nje rritje te
deklarimeve te tatimeve kryesore, nepermjet deklarimit elektronik.
Një plan zbatimi shumë ambicioz do të fillojë të zbatohet në drejtim të edukimit të brezit të ri
me edukatën fiskale në Shqipëri.
10
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Tatimet në vitet e fundit ndryshuan perspektivat dhe nisen të orientohen si një administratë që
vazhdon duke u transformuar drejt ofrimit te shërbimeve ne vend te perdorimit vetem te
dhunes dhe arbitraritetit fiskal. Përveç detyrave administrative të parapara me ligj, përmirësimi
i shërbimit të tatimpaguesve, asistenca me cilësi të lartë për qeverinë dhe për tatimpaguesit, po
ashtu edhe për organizatat e shoqërisë civile, të gjithë kanë patur një rol shumë të
rëndësishëm.
Në grafikën e mëposhtme paraqiten të ilustruara objektivat afatshkurtra e afatmesme të planit
strategjik paraardhës.
- Rritja e te ardhurave
- Mbledhja e tatimeve duke u rritur specializimi
- Permiresimi i sherbimit
- Efektivitet dhe ulje e kostos duke perfeksionuar dhe automatizuar procedurat
- Rritja e performances tatimore duke rritur kulturen e bashkepunimit dhe te pajtueshmerise me ligjin
Produkti
Strategjia
2007-2010
Burimet Njerezore
11
www.al-tax.org Law. Fiscal. Accountability [email protected]
Të gjitha këto rezultate dhe sfida, së bashku me ndryshimin e rrethanave të jashtme dhe
angazhimin e tatimeve për të përmirësuar punën kanë justifikuar vendosmërinë e administrimit
për të krijuar instrumentin e menaxhimit strategjik me orientimin e praktikave më të mira të
huaja, në mënyrë që të krijojë një strategji që është krijuar profesionalisht me standartet që
kërkon koha. Orientimi drejt tatimpaguesit, strukturat e kontrollit , mbledhjes , informatikes
dhe shërbimet e tjera janë baza për një menaxhim më të mirë të klientëve. Kapacitetet do të
përdoren në një nivel optimal duke u mbështetur më shumë te stafi profesional dhe zgjidhje të
orientuara, në mënyrë efikase për njësitë operative të tatimeve.
Administrata tatimore ka treguar gjate 2014 zero tolerance ndaj korrupsionit. Duket qarte se
ajo synon te optimizoje burimet njerezore dhe financiare per te dhene nje sherbim cilesor ndaj
te gjithe tatimpaguesve qe jane te lidhur me ekonomine formale dhe me Shqiperine dhe nxitjen
e pjestareve te ekonomise informale te perfitojne nga sherbimet e administrates.
12