ekonomiksi i zhvillimit tË kosovËs · • këto shpenzime ndahen në katër kategori: investimet...
TRANSCRIPT
4/4/2018
1
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master
“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”
DISA TREGUES DHE KARKATERISTIKA TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS
Prishtinë 2018
1
Disa tregues dhe karakteristika të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës
Bruto Produkti Vendor i Kosovës, struktura dhe dinamika e tij.
Bruto Produkti vendor i Kosovës për kokë banori
Rritja ekonomike
Lëvizjet e Çmimeve-Inflacioni
Disa tregues dhe karakteristika të tregut të punës në Kosovë
Varfëria në Kosovë
2
4/4/2018
2
Idea e GDP-së, ishte krijuar nga, Simon Kuznets, duke
filluar nga viti 1930,pas Depresionit te Madh.
Ai fitoi Cmimin NOBEL për kontributin e tij.
Llogaria e të ardhurave kombëtare (GDP), matë performancën e gjithëmbarshme të
ekonomisë.
Bruto Produkti Vendor (BPV) Bruto produkti vendor (BPV) përfaqëson vlerën e
të gjithë të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në vend brenda një periudhe të dhënë.
Ne nuk mund ta kuptojmë ekonominë pa matjen e aktivitetit ekonomik .
Qeveritë nuk mund të përdorin politika ekonomike nëse nuk e dinë se çka është duke ndodhur.
Firmat dhe individët kanë nevojë për informata precize.
4
4/4/2018
3
Tri pamje të Bruto Produktit Vendor
= =
Vlera e tregut të mallrave
dhe shërbimeve përfundimt
are të prodhuara në vend gjatë një periudhe kohore.
Prodhimi Shpenzimet Të ardhurat
Investimet
Konsumi
Furnizimet qeveritare
Eksporti neto
Të ardhurat nga kapitali
Të ardhurat nga puna
5
Bruto Produkti vendor i Kosovës • Bruto produkti vendor (BPV) sipas qasjes së shpenzimeve
është shuma e të gjitha shpenzimeve finale të mallrave dhe shërbimeve.
• Këto shpenzime ndahen në tri grupe kryesore :
- Konsumi final (KF),
- Formimi i kapitalit bruto (FKB), dhe
- Neto eksporti dhe importi (E-I).
Y C G I NX
BPV KF FKB E I
6
4/4/2018
4
Komponentët e Bruto Produktit Vendor të Kosovës
Shpenzimet
Konsumi
FBK= FBKF+ Δ në inventar FBK - Formimi i bruto kapitalit fiks Δ në inventar- Ndryshimet në inventar
Eksporti neto / (Eksporti – Importi )
Investimet
Konsumi
Furnizimet qeveritare
Eksporti neto
Shpenzimet, BPV në Kosovë
•Konsumit final i ekonomive shtëpiake (KF ESH),
•Konsumi final i institucioneve jo profitabile (IJPSHESH)
•Konsumi final aktual i Qeverisë (KFAQ).
Investimet / Formimi i bruto kapitalit (FBK)
7
Konsumi final (KF) Konsumi final (KF)
KF= KFESH + KF i IJPSHESH + KFAQ
Konsumi final është shuma e:
Konsumit final të ekonomive shtëpiake (KFESH),
Konsumit final të institucioneve jo profitabile të cilat iu shërbejnë ekonomive shtëpiake (KF i IJPSHESH) dhe
Konsumit final aktual të Qeverisë (KFAQ).
8
4/4/2018
5
Konsumi final i ekonomive shtëpiake (KFESH)
KFESH është vlerësuar si:
shumë e konsumit të ekonomive shtëpiake rezidente në Kosovë,
duke i shtuar blerjet e mallrave dhe shërbimeve në botën e jashtme nga ekonomitë shtëpiake rezidente (import i shërbimeve në Kosovë) dhe
duke i zbritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga ekonomitë shtëpiake jo rezidente në Kosovë (eksport i shërbimeve).
KFESH i gjithsejtë i ekonomive shtëpiake rezidente në Kosovë është marrë nga Anketa e buxhetit familjar të ekonomive shtëpiake (ABFESH) dhe nga të dhënat administrative. Kjo paraqet blerjen e mallrave dhe shërbimeve si dhe konsumin e prodhimit vetanak.
9
Konsumi final i institucioneve jo profitabile të cilat iu shërbejnë ekonomive shtëpiake (KF i IJPSHESH)
Në vlerësimet e BPV ky konsum përfshinë
Partitë politike dhe
Organizatat jo qeveritare (OJQ).
Shpenzimet e konsumit final të tyre përfshijnë mallrat dhe shërbimet e kryera nga IJPSHESH dhe shpenzimet e bëra nga IJPSHESH për mallra dhe shërbime pa ndonjë transformim, me qëllim të konsumit të ekonomive shtëpiake si transfere sociale në natyrë.
10
4/4/2018
6
Konsumi final i Qeverisë (KFQ)
Konsumi final i Qeverisë përfshinë mallrat dhe
shërbimet të cilat iu ofrohen njësive institucionale
rezidente për plotësimin dhe kënaqjen e nevojave të
tyre, qofshin ato individuale apo kolektive.
Konsumi final i Qeverisë përbëhet nga shuma e
mallrave dhe shërbimeve të blera, kompensimi i
punëtorëve dhe konsumit të kapitalit fiks (output jo
për shitje), i zvogëluar për të hyrat nga shitjet
(prodhim për treg).
11
Formimi i bruto kapitalit (FBK)/Investimet
Formimi i bruto kapitalit është shuma e bruto kapitalit fiks dhe ndryshimeve në inventar.
FBK= FBKF + Δ në inventar
Formimi i bruto kapitalit fiks
Vlerësimi i formimit të bruto kapitalit fiks (FBKF) përfshinë posedimin e të gjitha aseteve të prekshme dhe përmirësimet kryesore në asete të prekshme jo prodhuese. Vlerësimet e FBKF përfshijnë këto lloje të aseteve: banesat e reja, ndërtesat tjera komerciale, makinerinë dhe pajisjet.
Ndryshimet në inventar
Ndryshimet në inventar maten me vlerën e hyrjes së mallit në inventar, të zvogëluar për vlerën e tërheqjes dhe të ndonjë dëmi të mallit të shkaktuar gjatë mbajtjes së tij në inventar.
12
4/4/2018
7
NET EKSPORTI
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dhe shërbimeve (shitjet, shkëmbimin, dhuratat ose grantet) nga rezidentët tek jo rezidentët.
Importi i mallrave dhe shërbimeve përfshinë transaksionet e mallrave dhe shërbimeve (shitjet, shkëmbimin, dhuratat ose grantet) nga jo rezidentët tek rezidentët.
NE= (EX - IM)
13
Burimet e të dhënave: a) Burimet statistikore të të dhënave:
-Rezultatet e anketave të kryera nga ESK, si: Anketa e buxhetit të ekonomive shtëpiake
(ABESH), Anketa e fuqisë punëtore (AFP), Anketa e ekonomive shtëpiake bujqësore
(AESHB) dhe publikimet e ESK;
-Të dhënat e tregtisë së jashtme : importi dhe eksporti i mallrave (Doganat);
-Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK), organizuar rregullisht nga ESK;
-Indeksi i vlerës njësi (IVN) i cili përdoret për eksport dhe import , i kalkuluar në ESK.
- Rezultatet e regjistrimit të popullsisë 2011 dhe vlerësimet vijuese të popullsisë
b) Burimet administrative:
Ministria e Financave, të dhënat e buxhetit dhe të thesarit
Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e Bilancit të pagesave
Ministria e Administratës Publike të dhënat e OJQ-ve;
Ministria e Bujqësisë për disa të dhëna të bujqësisë;
Administrata tatimore e Kosovës –të dhënat për tatimet 14
4/4/2018
8
Komponentët e shpenzimeve të BPV të Kosovës, 2016me cmime aktuale (milionë euro)
Kompoentët e BPV Vlera e BPV Struktura e BPV sipas
shpenzimeve ( %)
BPV me çmime konstante 6.070.1 100%
Shpenzimet e konsumit final (C+G) 6.145.8 101.2
Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake
5.267.9
86.8
Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 853.9 14.1
Shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH 24.0 0.4
Formimi i bruto kapitalit /Investimet ( I ) 1.650.1 27.2
Formimi i bruto kapitalit fiks 1.550.4 25.5
Ndryshimet në inventar 99.6 1.6
Eksporti neto (NE) -1.725.8 - 31.0
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 1.346.3 24.2
Importi i mallrave dhe shërbimeve 3.072.1 55.2
Popullsia (Rezultatet e regjistrimit të popullsisë (2011)) 1.739.825
BPV për kokë banori (Euro) 3.277 Burimi: ASK, Bruto prodhimi vendor në Kosovë për vitet 2008 – 2015, Prishtine, 2015
Fig. Pjesëmarrja e komponentëve në BPV (2010-2016)
Burimi: ASK, BPV 2008-2016
4/4/2018
9
Investimet në ekonominë e Kosovës
Investimet –shpjegime dhe definime
– Në makroekonomi shprehja investim, nënkupton fluksin e shpenzimeve që shtojnë kapitalin fizik dhe kapitalin intelektual.
• Këto shpenzime ndahen në katër kategori: investimet fikse të biznesit, investimet rezidenciale ose investimet për banesa, investimet në inventarë dhe investimet ne hulumtim dhe zhvillim (R & D)
– Investimet në biznes nënkuptojn krijimin e kapitalit ose mallrave të aftë për të prodhuar mallra ose shërbime të tjera
– Ne qasjen e shpenzimeve të matjes së BPV, investimet paraqiten si formimi i bruto kapitalit
• Formimit bruto kapitalit paraqet shumën e Formimit të bruto kapitalit fiks + Ndryshimeve në inventar + Hulumtimeve dhe zhvillimit.
17
Investimet në ekonominë e Kosovës (1)
• Ecurit gjate periudhes – Formimi i bruto kapitalit në Kosovë në vitin 2016 krahasuar me 2008 u rrit për 36.6%.
– Rritjen më të madhe prej kategorive të formimit të bruto kapitalit e patën:
• Makineria dhe pajisjet me 62.9%,
• Ndërtimet me 54%, pastaj
• Mjetet e transportit dhe pjesët e tyre me 22.1%.
– Ndërsa rënie patën: • Ndryshimet në inventar, prej -36.8% dhe
• FBKF në Bujqësi prej -24,9%.
– Pjesëmarrja e formimit të bruto kapitalit në BPV gjatë periudhës 2008 2016 ka qenë e lartë
– Krahasuar me vendet fqinje, Kosova për këtë periudhe ka pasur mesataren më të lartë të pjesëmarrjes së formimit të bruto kapitalit në BPV (prej 29.7%),
18
4/4/2018
10
Investimet në ekonominë e Kosovës (2)
Pjesëmarrja e FBK në strukturën e BPV-së për Kosovën dhe vendet fqinje për periudhën 2008 -2016
– Maqedonia është e vetme prej këtyre vendeve që gjatë kësaj periudhe, ka pasur një rritje të vazhdueshme që nga viti 2010. Nga 24.5% në vitin 2010, arriti në 33.6% në vitin 2016.
– Kosova në katër vitet e fundit ka pasur pjesëmarrje të barabartë në përjashtim të vitit 2014 që ishte pjesëmarrja më e ulët për këtë periudhë me 25.8 %.
19
Vendi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 Mesatarja
Kosova 31.1 31.1 33.0 34.1 29.1 27.6 25.8 27.6 27.6 29.7
Shqiperia 35.8 34.6 30.3 31.4 28.3 28.4 24.6 26.3 27.1 29.6
Maqedonia 27.9 25.7 24.5 26.9 28.9 28.8 30.3 31.1 33.6 28.6
Mali I Zi 40.7 27.1 21.8 19.3 20.6 19.6 20.2 20.0 25.0 23.8
Serbia 30.3 19.4 18.5 20.1 21.0 17.6 17.5 18.9 18.1 20.2
Investimet në ekonominë e Kosovës (3)
• Ecurit gjate periudhes – Struktura e kategorive të formimit të bruto kapitalit në Kosovë nuk është dhe aq e
favorshme.
– Gjatë tërë kësaj periudhe ndërtimet (investimet rezidenciale ose investimet për banim) kanë qenë rreth 70% të FBK-së. Kjo kategori konsiderohet si joproduktive.
Struktura sipas kategorive të FBK në Kosovë për periudhën 2008 -2016
20
4/4/2018
11
Investimet në ekonominë e Kosovës (4)
• Ecurit gjate periudhes – Investimet e huaja direkte - kanë pasur një lëvizje poshtë lartë prej vitit në vit. Nivelin më të
lartë e kanë arritur në 2011 me 384.4 milion euro, ndërsa nivelin më të ulët e kanë pasur më 2014 me 151.2 milion euro.
– Pjesëmarrja e tyre në BPV është e ulët. Në vitet e fundit kjo pjesëmarrje ka lëvizur nga 2.7 % (në vitin 2014) në 5.3 % në vitin 2015 dhe në vitin 2016 ishte 3.6%.
• Sipas strukturës, kryesisht kanë qenë të orientuara në sektorët e patundshmërisë, qiradhënies dhe aktivitetet biznesore, shërbimeve financiare etj.
21
Kontributi i komponentëve kryesore në PBB (2009-2014), (në miliarda euro)
22 Burimi: BQK, Raporti i Zhvillimeve Makroekonomike, Nr. 3, Gusht 2015
4/4/2018
12
Pjesëmarrja e GDP së Kosovës në vendet e CEFTA-s dhe vendet fqinje
23
% e PBB në CEFTA (2012) % e PBB mes fqinjëve të Kosovës (2012)
Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare , Korrik 2013
Kosova me GDP e saj merre pjesë me vetëm 4.14% ne vendet e CEFTA-s Kosova me GDP e saj merre pjesë me vetëm 6.13% ne vendet fqinje. Sa i përket shteteve të bllokut të CEFTA-së, ato përbëjnë një ekonomi të përbashkët prej rreth 118 miliardë Euro të PBB-ve së tyre totale për vitin 2012,
Kosova me fqinjët e saj kanë një ekonomi prej rreth 55 miliardë Euro dhe si të tilla përbëjnë vetëm 4.42% të ekonomisë së përgjithshme të rajonit.
Bruto Produkti Vendor për kokë banori
Bruto produkti vendor për kokë banori paraqet shumën e tij të ndarë për numrin e përgjithshëm të popullsisë së një vendi.
BPV real për kokë banori është treguesi më i rëndësishëm makroekonomik nëpërmjet të cilit gjykohet për ecurinë afatgjate të ekonomisë.
Nëse BPV real rritet me 2% në vjet, atëherë BPV për kokë banori dyfishohet për çdo 35 vjet dhe në këtë rast secili brez duhet të pres që standardi jetësor të dyfishohet në krahasim me prindërit e tij.
Në qoftë se ritmi i rritjes së BPV është 1% në vjet, atëherë që BPV të dyfishohet duhen 70 vjet.
Në periudha afatgjata kohe, diferencat e vogla në ritmet e rritjes qojnë në ndryshime të mëdha në standardin e jetesës që mund të arrijë një vend.
24
4/4/2018
13
Dinamika e BPV për kokë banori në Kosovë (me çmime aktuale) 2004-2016
Vitet GDP për kokë banori
(Euro)
2004=100 Indeksi zinxhir
2004 1,813 100 -
2005 1,834 101.16 101.16
2006 1,875 103.42 102.24
2007 2,046 112.85 109.12
2008 2,291 126.37 111.97
2009 2,293 126.48 100.09
2010 2,418 133.37 105.45
2011 2,650 146.17 109.59
2012 2, 721 150.08 102.67
2013 2,935 161.9 107.9
2014 3,084 170.1 105.05
2015 3.277 180.8 106.26
2016 3386 186 103.3
Burimi: ASK, BPV 2008-2014 BPV-ja për kokë banori arriti vlerën e 3386 € në vitin 2016, e barabartë me 11% të mesatares së 28 vendeve anëtare
të BE-së.
BPV në Kosovë për kokë banori (në euro) (2008-2016)
BPV për kokë banori mesatarisht brenda vitit është rritur për 5,57%, gjegjësisht, norma mesatare vjetore e rritjes është 5,57%.
0
500
1,000
1,500
2,000
2,500
3,000
3,500
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Vle
ra e
PB
B n
e e
uro
GDP për kokë banori (Euro) ( 2004-2014
4/4/2018
14
BPV për kokë banori për Kosovë dhe disa vende të zgjedhura (në dollarë aktual amerikan)
Vendet/Vi
tet
2006 2007 2008 2009 2011 2014
Kosova 2 2033 2 620.8 3 156 2 965 3 534 4,103
Sllovenia 19 409 23 443 26 911 23 726 24 900 23,999.1
Serbia 3 943 5 336 6 647 5 819 5 100 6,152.9
Shqipëria 2 925 3 459 4 075 3 750 4 030 4,564.4
Maqedonia 3 127 3 883 4 663 4 515 4 925 5,455.6
Kroacia 11 047 13 201 15 637 14 222 12 800 13,475.3
Kina 2 072 2 660 3 422 3 744 5 445 7,590.0
Gjermaia 35 408 40 398 44 525 40 873 43 689 47,821.9
USA 40 251 45 901 43 361 35 165 48 442 54,629.5
Burimi: Banka Botërore, World Indicators (2006-2014)
GDP për kokë banori për Kosovë dhe disa vende të zgjedhura ($ aktual )
Kosova Sllovenia Serbia Shqipëria Maqedonia Kroacia Kina Gjermaia USA
Series1 4,103 23,999.10 6,152.90 4,564.40 5,455.60 13,475.30 7,590.00 47,821.90 54,629.50
0
10,000
20,000
30,000
40,000
50,000
60,000
GDP Nominale për kokë banori, në $ amerikan aktual, 2014
Burimi: Banka Botërore, World Indicators (2014)
4/4/2018
15
29
600
900
1200
1500
1800
2100
2400
2700
3000
3300
3600
3900
4200
4500
1
1.5
2
2.5
3
3.5
4
4.5
5
5.5
6
6.5
7
7.5
8
GD
P p
ër b
ano
r U
S $
GD
P n
e m
iliar
de
$
Bruto Produkti Kombëtar me Çmime aktuale US $ në Kosovë (1990-2014)
Bruto Produkti Kombëtar në miliardë $ Bruto Produkti Kombëtar për kokë banori
Burimi: http://www.kushnirs.org/macroeconomics_/en/kosovo__gdp.html
30 Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html
4/4/2018
16
Fig. Bruto Produkti Kombëtar me Çmime aktuale dhe çmime konstante US $ në Kosovë (1990-2015)
31
Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html
Fig. Rritja e GDP se Kosovës në raport me GDP botërore ( 1990-2015) 1990=100
32
Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html
4/4/2018
17
Fig. Gdp për kokë banori, në Kosovë dhe në botë
33 Burimi: http://ivanstat.com/gdp/xk.html
Rritja ekonomike Ritmi i rritjes së ekonomisë përfaqëson normën me të cilën
rritet BPV real.
BPV real rritet për tri arsye:
1. BPR real rritet sepse ndryshon sasia disponibël e burimeve në ekonomi siç është puna dhe kapitali, gjegjësisht rritet fuqia punëtore e aftë për punë dhe kapitali.
2. Efikasiteti i përdorimit të faktorëve të prodhimit. Përmirësimi i efikasitetit të përdorimit të burimeve ekonomike quhet produktiviteti i punës.
3. Ndryshimi në punëzënien e burimeve të dhëna disponibël për prodhim. Një rënie e papunësisë do të shkaktojë rritjen e BPV dhe anasjelltas.
34
4/4/2018
18
Rritja ekonomike reale ne Kosovë në % (2004-2015)
35
3.8
2.6
3.4
8.3
7.2
3.5
3.2
4.4
2.8
3.4
1.2
4.1
0
1
2
3
4
5
6
7
8
9
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Zhvillimi i sektorëve ekonomikë
– Rritja ekonomike në Kosovë për periudhën 2008-2016
36
Vitet BPV me çmime aktuale (në
milion euro) Norma reale e rritjes
BPV për kokë banori
(në euro)
2008 3,883 4.5 2,258
2009 4,070 3.6 2,329
2010 4,402 3.3 2,480
2011 4,815 4.4 2,672
2012 5,059 2.8 2,799
2013 5,327 3.4 2,935
2014 5,568 1.2 3,084
2015 5,807 4.1 3,277
2016* 5,985 3.4 3,395
4/4/2018
19
Zhvillimi i sektorëve ekonomikë (2)
Norma mesatare e rritjes se BPV sipas aktiviteteve ekonomike për periudhën 2009-2016
37
B Industria nxjerrëse 13.1
I Hotelet dhe restorantet 10.9
H Transporti dhe magazinimi 9.7
K Aktivitetetet financiare dhe te sigurimit 8.6
D+E Furnizimi me energji elektrike, me gaz dhe me uje 8.4
J+M+Q+R+S+T Sherbime tjera 8.1
G Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 5.8
C Industria përpunuese 3.7
F Ndërtimtaria 2.4
A Bujqësia, gjuetia , pylltaria dhe peshkimi 0.3
L Afarizmi me pasuri të patundshme 0.2
O+N+P Administrimi publike (2.2)
BVSH me çmime bazë 3.3
Tatimet minus subvencionet në produkte 2.8
Bruto Produkti Vendor 3.3
Nace Rev.2 Aktivitetet ekonomike
Norma
mesatare
2009 -2016
38
Rritja e PBB-së në rajon (mesatarja për 2008-2012)
Për 5 vite me radhë, brenda periudhës 2008-2012, ekonomitë e rajonit së bashku kanë pasur një rritje shumë modeste, për të mos thënë të pakënaqshme ku rritja mesatare në vit brenda kësaj periudhe ka qenë vetëm 1.04% .
Kosova renditet e para me rritje mesatare në vit prej 4.5%, Shqipëria me 3.6%, ndërsa Turqia me 3.32%, brenda po të njëjtës periudhë.
Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare , Korrik 2013
4/4/2018
20
39
Rritja ekonomike e Kosovës ka qenë e qëndrueshme dhe në
përgjithësi me e lartë se normat e vendeve fqinje.
Rritja e fuqishme që nga pavarësia ka qenë në masë të madhe i
atribuohet :
Investimeve publike në infrastrukturë,
Ndihma e donatorëve dhe
Remitancat
Struktura e veçantë e lidhjeve financiare të ekonomisë të
kufizuar të Kosovës dhe një eksport me bazë të vogël ka
lënë të kuptohet se pasojat e krizës globale në 2008-09,
përhapja nga kriza në eurozonë kanë qenë më pak të rënda
se sa në vendet fqinje.
Arsyet e rritjes ekonomike në vitet e fundit
Rritja ekonomike e Kosovës ka qenë e qëndrueshme dhe në
përgjithësi me e lartë se normat e vendeve fqinje.
Rritja ekonomike viteve të fundit është nxitur nga rritja e vazhdueshme e konsumit privat dhe
rritja e investimeve, përfshirë investimet private edhe ato publike.
Viteve të fundit, konsumi privat ka shënuar rritje vjetore rreth 10% ndërsa pjesëmarrja e tij vazhdon të jetë në rreth 90 përqind të PBB-së. Kreditë e sistemit bankar të Kosovës vazhdojnë të jenë burim i
rëndësishëm financimi për konsumin privat. (Rritje vjetore prej 17.7 %)
Një burim tjetër i rëndësishëm i financimit për konsumin e ekonomive familjare vazhdojnë të jenë dërgesat e emigrantëve.
40
4/4/2018
21
Arsyet e rritjes ekonomike në vitet e fundit
Përkrahës i konsumit ishte edhe rritja e shpenzimeve qeveritare në emër të pagave dhe mëditjeve për disa herë.
Përveç pagave, edhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve qeveritare i ka kontribuuar pozitivisht konsumit të përgjithshëm pasi që është rritur me mbi 6 përqind.
41
Në anën tjetër, konsumi publik gjatë viteve të fundit nuk regjistroi ndonjë ndryshim të rëndësishëm krahasuar me vitin e kaluar, duke mbajtur pjesëmarrjen në PBB në rreth 16 përqind.
Investimet gjithashtu shënuan rritje si përqindje e PBB-së duke arritur në rreth 35 përqind, por me një rënje në vitin 2015 në 27.6%., dhe Investimet e sektorit privat shënuan rritje kohëve të
fundit. Ndër burimet kryesore të financimit të aktivitetit investiv në vend janë edhe kreditë e sistemit bankar dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD).
Kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve në vend kishin edhe investimet e sektorit publik që u karakterizuan me trend pozitiv të rritjes, të orientuara në projekte infrastrukturore.
Arsyet e rritjes ekonomike në vitin 2014
42
4/4/2018
22
Kontribut negativ në rritjen e PBB-së në Kosovë vazhdon të ketë deficiti tregtar, i cili u karakterizua me bilanc negativ gati -40 përqind të PBB-së.
Tregtia në mallra vazhdimisht konsiderohet si shkaktar kryesor i këtij deficiti, marrë parasysh nivelin e lartë të importeve (prej 2.4 miliardë euro) dhe nivelin relativisht të ulët të eksporteve (312.5 milionë euro).
Si rezultat i bilancit tregtar negativ, gjithashtu edhe deficitit të llogarisë rrjedhëse ishte shumë i thellë që arriti afër 25 përqind të PBB-së.
Arsyet e rritjes ekonomike viteve të fundit
43
Megjithatë…
Prodhimi vendor vazhdon të jetë në nivel mjaft të ulët,
Bazë e dobët e prodhimit dhe mungesë e konkurrencës ndërkombëtare.
Mbështetet shumë në importin e mallrave dhe shërbimeve;
Normë e lartë e deficitit të llogarisë rrjedhëse
Probleme në zhvillimin e tregtisë së lirë me vendet e rajonit si Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në përgjithësi, rritja ekonomike e Kosovës është përshpejtuar, por mungojnë burimet afatgjata të qëndrueshme të rritjes.
Modeli i zhvillimit të rritjes ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë mjaftueshëm i qëndrueshëm në afat të gjatë.
44
4/4/2018
23
Struktura e BPV sipas sektorëve/veprimtarive
Ekonomia e Kosovës është përqendruar më së shumti në
shërbime dhe bujqësi.
Bujqësia, që ka marrë pjesë me 25 % në PVB në vitet
1980s dhe në fillim të viteve 1990, ka zvogëluar
pjesëmarrjen në PVB për rreth 12%.
Ndërtimet dhe patundshmëritë së bashku marrin pjesë
me 15.5 % në PVB. Këta sektorë janë rritur për shkak të
kërkesës së madhe për ndërtim të shtëpive dhe si rezultat
i pranisë së madhe ndërkombëtare.
45
Struktura e BPV sipas sektorëve/veprimtarive
Diversifikimi ekonomik i industrisë dhe thellimi
financiar ende nuk ka filluar.
Produktet industriale janë rritur në vitet e fundit,
por pjesëmarrja e tyre në BPV është vetëm 9,3%
dhe në fakt ka rënë në krahasim me vitin
paraprak (për shkak të rritjes më të shpejtë në
sektorët tjerë).
Ndërmjetësimi financiar është rritur por
pjesëmarrja e tij në PVB mbetet relativisht e ulët.
46
4/4/2018
24
Struktura e BPV sipas sektorëve (2006-2010) Nr. Veprimtaritë Pjesëmarrja e BPV sipas aktiviteteve
2006 2007 2008 2009 2010
1 Bujqësia, gjuetia , pylltaria dhe peshkimi 11.5 11.6 13.1 14.3 14.8
2 Industria nxjerrëse 0.6 0.5 0.8 0.7 1.1
3 Industria përpunuese 9.6 8.2 10.4 11.4 9.3
4 Furnizimi me energji elektrike, me gaz 3.1 3.9 3.8 4.2 4.1
5 Ndërtimtaria 8.8 9.7 8.1 8.2 7.4
6 Tregetia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave dhe I artikujve
për përdorim personal
10.6 12.0 13.8 9.3 13.9
7 Hotelet dhe restorantet 0.8 0.7 0.6 0.8 1.0
8 Transporti, magazinimi dhe komunikacioni 4.5 3.5 3.5 3.6 3.2
9 Ndërmjetesimi financiar 3.0 4.2 4.1 4.7 4.4
10 Afarizmi me pasuri të patundshme, dhënia me qira dhe shërbime të afarizmit 12.6 12.0 9.6 9.3 8.1
11 Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm (a+b) 17.1 15.2 13.7 13.2 12.8
12 Veprimtari të tjera shoqërore sociale, të shërbimeve dhe personale 2.6 2.2 2.6 3.1 2.4
13 Gjithsej aktivitetet (1 deri 12) 85 84 84 83 82
14 Tatimet në produkte 15.4 16.3 16.0 16.8 18.0
15 FISIM
16 Subvencionet ne produkte
Bruto Produkti Vendor (13+14-15+16) 100 100 100 100 100
47 Burimi: ASK, Bruto produkti vendor sipas qasjes se shpenzimeve 2004-2010
Struktura e BPV sipas sektorëve (2010)
0 2 4 6 8 10 12 14 16 18
Bujqësia, gjuetia , pylltaria dhe peshkimi
Industria nxjerrëse
Industria përpunuese
Furnizimi me energji elektrike, me gaz dhe
Ndërtimtaria
Tregetia me shumicë dhe pakicë;
Hotelet dhe restorantet
Transporti, magazinimi dhe komunikacioni
Ndërmjetesimi financiar
Afarizmi me pasuri të patundshme, dhënia me …
Administrimi publik dhe i mbrojtjes; sigurimi …
Veprimtari të tjera shoqërore sociale, të …
Tatimet në produkte
48 Burimi: ASK, Brutpo produkti vendor sipas qasjes se shpenzimeve 2004-2010
4/4/2018
25
Struktura e BPV sipas sektorëve (2008-2016)
49
50
Struktura e BPV sipas sektorëve (2008-2016)
4/4/2018
26
GDP- përbërja sipas sektorëve
Bujqësia 12.9%
Industria: 22.6%
Shërbimet: 64.5% (2009 vlerësim)
51
Aspekte pozitive të zhvillimit ekonomik
Për dallim nga vendet tjera në rajonin e EJL-së, normat e investimeve publike kanë qenë shumë të mëdha, veçanërisht në vitet e fundit kur pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale të buxhetit qeveritar është rritur katërfish (deri në rreth 11 përqind të PVB-së).
Investimet publike në shtetet tjera të rajonit kanë lëvizur ndërmjet 3 përqind dhe 7 përqind të PVB-së.
Niveli i lartë i investimeve publike në vitin 2008 dhe 2009-2012 nuk mund të mbahet për periudhë të gjatë.
52
4/4/2018
27
Aspekte pozitive të zhvillimit ekonomik
Për më tepër, edhe pse nuk ka të dhëna më të detajuara në dispozicion, besohet që një pjesë e madhe e investimeve private shkon në ndërtimin e ndërtesave të banimit, që nuk është investim produktiv në vetvete.
Popullsia në rritje dhe zhvillimi në sektorin e ndërtimit e konfirmojnë këtë vlerësim. Por gjithsesi, niveli i lartë i investimeve mund të mbahet vetëm nëse investimet private e marrin rolin kryesor.
53
Sfidat për të ardhmën
Për shkaqe të ditura Kosova tani përballet me sfida të shumta ekonomike:
Me një nivel shumë të lartë të deficitit tregtar që arrin gati 40% të BPV-së,
Me shkallën më të lartë të papunësisë në rajon
dhe me shifra të larta të varfërisë.
Mbështetja ndërkombëtare në përkrahje të zgjidhjes së problemeve, në arritjen e qëndrueshmërisë si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë politik është e nevojshme.
54
4/4/2018
28
Lëvizjet e Çmimeve Lëvizja e çmimeve në Kosovë është e ngjashme
me lëvizjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, e sidomos me vendet e eurozonës me të cilat Kosova realizon pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare.
Inflacioni në Kosovë, shprehur nëpërmjet Indeksit të Çmimeve të Konsumit (angl: Consumer Price Index: CPI), ka shënuar rritje të vazhdueshme në krahasim me periudhën bazë ( 2002=100), kurse në baza vjetore ka lëvizje të ndryshme, herë pozitive herë negative.
55
Zhvillimi i IÇK-it, 2003 - 2014 (Maj 2002=100)
56
Burimi: ASK, IÇK, 2002-2013
4/4/2018
29
Ndryshimet vjetore të IÇK-it në përqindje, 2002 - 2012
57
Burimi: ASK, IÇK, 2002-2012
Lëvizjet e Çmimeve
Lëvizjet e çmimeve në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft të ngjashme me zhvillimet globale si pasojë e mbështetjes së lartë të ekonomisë së Kosovës në importe, dhe rrjedhimisht niveli i përgjithshëm i çmimeve në vend është i ndikuar nga lëvizja e çmimeve të mallrave të importuara, pasi që rënia e çmimeve të mallrave kryesore, si nafta, ndikon edhe në koston e prodhimit në Kosovë.
Kjo konfirmohet deri diku edhe nëpërmjet Indeksit të çmimeve të importit (angl: Import Price Index: IPI). IPI-ja deri në shtator 2013 është rritur për 0.6 përqind, dhe siç është paraqitur në figurën paraprake, edhe CPI-ja ka treguar sjellje të ngjashmë më IPI-në.
58
4/4/2018
30
Indeksi i çmimit të konsumit, importit dhe prodhimit
59
Inflacioni dhe kontribuesit kryesor të tij, rritja vjetore ne përqindje
60
4/4/2018
31
Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë
Shporta e konsumatorit kosovar karakterizohet me pjesëmarrje mjaft të lartë të produkteve të cilat kanë lëvizje sezonale të çmimeve. Këtu përfshihen ushqimi, energjia, pijet alkoolike dhe duhani të cilat përbëjnë rreth gjysmën e shportës së konsumatorit.
Çmimet e këtyre produkteve kanë determinuar lëvizjen e çmimeve gjatë viteve të kaluara jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së lartë që e kanë në shportën e konsumatorit por edhe për shkak se lëvizja e këtyre çmimeve ka qenë më e theksuar.
Kjo bënë që ndikimi i këtyre kategorive në gjithsej lëvizjen e çmimeve të jetë më i lartë se sa në vendet tjera të cilat kanë pjesëmarrje më të ulët të këtyre kategorive në shportën e konsumatorit.
Sidoqoftë, në vitet e fundit vërehet një stabilitet i çmimeve të këtyre produkteve por edhe tendencë rënëse në nivelin e pjesëmarrjes në gjithsej shportën e konsumatorit.
61
Tab. Struktura e IÇK-së
62
4/4/2018
32
Inflacioni bazë
• Inflacioni bazë, i cili përjashton kategoritë të cilat karakterizohen me ndryshim më të theksuar të çmimeve, paraqet një pasqyrë më të qartë lidhur me inflacionin në Kosovë.
63
Fig. Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë, rritja vjetore në përqindje
64
4/4/2018
33
INFLACIONI
65
Inflacioni në rajon (mesatarja për 2008-2012)
Inflacioni në rajon në anën tjetër, për 5 vite me rend brenda periudhës 2008-2012 ka shënuar rritje mesatare vjetore prej 4.48% .
Asnjëra nga shtetet e rajonit, përfshirë edhe ato të BE-së në këtë rajon, nuk e kanë plotësuar standardin e Eurozonës për inflacion, i cili në vitin 2012 do të duhej të ishte rreth 1.53%,
Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare , Korrik 2013
Lidhja në mes të rritjes reale dhe IÇK
66
-4
-2
0
2
4
6
8
10
2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
Rritja reale ICK
4/4/2018
34
Rritja ekonomike dhe inflacioni
67
Rritja e PBB-së dhe inflacioni në rajon (mesatarja për 2008-2012)
Nëse vështrohet në një diagram rritja ekonomike dhe inflacioni në shtetet e rajonit, jepet një pamje më reale e rritjes ekonomike të këtyre shteteve.
Kosova ka pasur një rritje mesatare ekonomike prej 4.50% në vit brenda periudhës 2008-2012, inflacioni që paraqet indeksin e rritjes së çmimeve për po të njëjtën periudhë është 5.22%, e cila si e tillë i vë hije rritjes ekonomike.
Burimi: KIPRED: Kosova në Kontekst Rajonal Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare , Korrik 2013
Disa tregues dhe karakteristika të tregut të punës në Kosovë
68
4/4/2018
35
Treguesit e tregut të punës
Indikatorët e tregut të punës (KILM) sipas Organizates Ndërkombëtare të Punës (ILO-së)
KILM 1. Norma e pjesëmarrjes së fuqisë
punëtore
KILM 12. Papunësia sipas nivelit të edukimit
KILM 2. Norma e popullsisë në punësim KILM 13. Time-related underemployment
KILM 3. Statusi në punësim KILM 14. Joaktiviteti
KILM 4. Punësimi sipas sektorëve KILM 15. Niveli i edukimit dhe shkollimit
KILM 5. Punëtorët me orar të shkurtuar KILM 16. Pagat e prodhuesve
KILM 6. Orët e punës KILM 17. Pagat e profesionistëve dhe treguesit e
kursimeve
KILM 7. Punësimi në sektorin joformal KILM 18. Kompensimi i shpenzimeve në orë
KILM 8. Papunësia KILM 19. Produktiviteti i punës
KILM 9. Papunësia e të rinjve KILM 20. Elasticiteti i punësimit
KILM 10. Papunësia afatgjate 69
Disa karakteristika të tregut të punës në Kosovë
Papunësia e përhapur dhe mungesa e vendeve cilësore të punës kanë kontribuar në varfëri dhe në pasiguri të të ardhurave. Me një normë papunësie të vlerësuar më të lartë 30.0 për qind në vitin 2013 dhe 2014 dhe me një shkallë punësimi prej vetëm 28.4 për qind, Kosova ka një nga të dhënat më të dobëta të punësimit në Evropë.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës 40.5 për qind në Kosovë është dukshëm nën mesataren e 70 për qind të parashikuar për vendet e përfaqësuara në rajonin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECA).
Mungesa e vendeve të punës ka pasoja direkte mbi të ardhurat, si familjet me kryefamiljarë të papunë kanë tregues të lartë ekstrem të varfërisë. Përveç kësaj, shumë familje me anëtarë të rritur në punë të pasigurta ose të pasigurt janë nën nivelin e varfërisë, në varësi të vogla, ndërmarrjet informale që ofrojnë punësim të pasigurt për shumicën e të ardhurave të tyre.
70
4/4/2018
36
Disa karakteristika të tregut të punës në Kosovë
Kushtet e vështira të tregut të punës në Kosovë janë veçanërisht të rënda për të rinjtë dhe gratë. Vlerësimet tregojnë se papunësia në mesin e 15-24-vjeçarëve kalon 55 përqind.
Cilësia në përgjithësi e dobët e sistemit arsimor, së bashku me mundësitë e kufizuara të punësimit, e bën të vështirë për të rinjtë për të hyrë dhe për të mbajtur vendet e punës.
Ata që do të kenë sukses për të gjetur punë janë të punësuar zakonisht në pozita me kualifikim të ulët me produktivitet të ulët, shpesh në sektorin joformal.
Sipas Anketës së fuqisë punëtore 2014, më shumë se 10 për qind e të diplomuarve nëpër universitete janë të papunë.
71
Indikatorët kryesor të tregut të punës në Kosovë ( 2014)
72
Burimi: ASK, Rezultatet e Anketës së fuqisë punëtore
4/4/2018
37
Kategoritë e moshës dhe punësimi
28%
65%
6%
0-14
15-64
65+
Dominon popullsia e aftë për punë
• 0-14 vjeç. . . . . . 28%
• 15-64 . . . . . . . . 65.3%
• 65+ . . . . . . . . . . 6.7%
0
10
20
30
40
50
60
70
Mosha
0-14
15-64
65+
4/4/2018
38
Popullsi aktive apo fuqi punëtore: 505,206 44.5%
Punësimi dhe matjet e tija
Popullsia nga mosha 15-64 vjeç: 1,135,463 apo 65.3%
Kërkojnë punë: 226,634
Kanë një punë: 278,572
Popullsi joaktive: nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë (studentët, ata që përkujdesen për shtëpitë, pensionistët, dhe të pa aftë për punë): 630,257
Shkala e punësimi: 24.5%
Shkalla e papunësisë: 44.9%
Shkalla aktive: 44.5%
Shkalla joaktive: 55.5%
KOSOVA UNIONI EVROPIAN (27)
Punësim i ultë, papunësi shumë e lartë…
0.0%
5.0%
10.0%
15.0%
20.0%
25.0%
30.0%
35.0%
40.0%
45.0%
shkalla e punësimit shkalla e papunsisë
24.5%
44.9%
0.0%
10.0%
20.0%
30.0%
40.0%
50.0%
60.0%
70.0%
shkalla e punësimit shkalla e papunsisë
68.6%
9.9%
4/4/2018
39
Një ballafaqim i shkurtër me shifrat e BE-së tregon se sa kritike është gjendja në Kosovë lidhur me punësimin dhe mundësitë për të punuar.
Me pak se ¼ e kosovarëve të moshës së punës janë të punësuar, dhe në fuqinë tonë të punës, pothuaj 45% e atyre që duan të punojnë nuk mund të gjejnë punë.
Meqë puna është burim i rëndësishëm i jetesës për ekonomitë familjare, garanci për kohezion social, tregues i performancës ekonomike, dhe kontribues në zhvillimin e vendit, krijimi i vendeve të punës paraqet prioritetin më të lartë në Kosovë.
Si pasojë, pak njerëz mund të jetojnë vetëm
nga puna e tyre
0.0% 5.0% 10.0% 15.0% 20.0% 25.0%
15-19
20-50
51-59
60-79
80+
Përqindja e njerëzve që jetojnë vetëm nga puna, sipas grupmoshës
4/4/2018
40
Dhe shumica e njerëzve varen shumë nga
mbështetja e të tjerëve, e posaçërisht gratë
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Meshkuj Femra
Mbështetja nga personat e tjerë
Puna
Mbështetja nga personat e tjerë dhe burime të tjera
Puna dhe burime të tjera
Burime të tjera
Pensioni
Puna dhe mbështetja nga të tjerët
Ndihma sociale
Paratë e dërguara nga jashtë
Kombinimet e tjera
Dhe shumica e njerëzve varen shumë nga mbështetja e
të tjerëve, e posaçërisht gratë
Nëse nuk jëtojnë nga puna, atëherë si jetojnë njerëzit në Kosovë? Shifrat tregojnë një kombinim të faktorëve, mes të cilëve: mbështetja nga
të tjerët dhe paratë e dërguara nga jashtë mund të luajnë rol të rëndësishëm. Përveç kësaj, organizimi i familjeve në Kosovë luajnë rol të madh në mbështetjen e njerëzve që nuk punojnë: shumë ekonomi familjare përbëhen nga disa familje, të cilat i ndajnë së bashku mjetet e tyre jetësore.
Të dhënat bujqësore po ashtu janë shumë të qarta në ketë kontekst.
Shumë familje posedojnë ndonjë copë tokë në të cilën zhvillohet aktivitet bujqësor sa për nevoja të familjes, duke siguruar mbështetje shtesë për personat e familjes që nuk kanë vend formal të punës.
Të dhënat tregojnë një varshmëri të madhe ekonomike të grave në
shoqërinë kosovare. Duket po ashtu e vështirë të jetohet vetëm nga pensioni apo ndihma sociale….
80
4/4/2018
41
Ekonomia informale
Në Kosovë, përmasat në rritje të ekonomisë informale janë një shqetësim i madh.
Duhet t’i jepet prioritet i lartë krijimit dhe zbatimit të strategjive efikase për zhvendosjen aktiviteteve informale në sektorin formal.
Deri më sot, nuk është kryer ndonjë analizë gjithëpërfshirëse për ekonominë informale në Kosovë.
Një vlerësim i fundit i kryer nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) më 2007, i cili ka përdorë përkufizimet e OECD-së dhe modelin e buxhetit makroekonomik të ekonomive familjare, vlerëson se madhësia e ekonomisë informale në Kosovë është prej 27 deri në 35 përqind të BPV për 2004-06.
Gati 85 përqind e kësaj i atribuohet punëtorëve të cilët nuk paguajnë kontributet e sigurimit social apo taksën për të ardhurat personale.
81
Strategjia e tregut të punës
Rritja intensive punuese është objektiv për zhvillim ekonomik dhe mbajtja e kualitetit të fuqisë punëtore konkurrente në rajon është komponenta kryesore për arritjen e këtij objektivi.
Strategjia e shëndoshë e tregut të punës në Kosovë duhet të fokusohet në:
Një ambient makroekonomik stabil me çmime stabile dhe gjetja e
financave publike që inkurajojnë zhvillimin e sektorit privat për gjenerim të punësimit.
Një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve që inkurajon investimet vendore dhe investimet e huaja në Kosovë.
Një ambient ndërmarrës që inkurajon zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që inkurajojnë formalizimin gradual të sektorit joformal.
Arsimim dhe trajnime profesionale që përmirësojnë aftësitë e forcës punuese të Kosovës në një ambient të rritjeve intensive të aftësive dhe konkurrencës ndërkombëtare.
82
4/4/2018
42
Legjislacion të tregut të punës që balancon fleksibilitetin e tregut të punës me mbrojtjen/sigurimin e punëtorëve;
Mbajtje te nivelit të taksave të ardhurave që të mos dekurajojë punësimin.
Fokusimin në shërbimet ekzistuese të punësimit dhe në sigurimin e informatave për ofertën dhe kërkesën në tregun e punës dhe gradualisht zgjerimin e shërbimeve në këshillime.
Fuqizimi i dialogut social përmes Këshillit ekonomiko-social.
Strategjia e tregut të punës
83
Politikat e tregut të punës, Komponentët e fleksigurimit (Komisioni Evropian, 2007)
Politikat aktive te
tregut të punës
Mësimi gjatë tërë
jetës
Sigurim shoqëror
modern
Fleksibiliteti i
kontratave
Përshtatshmëria e
njerëzve dhe
kompanive
Dialog social konstruktiv
84
4/4/2018
43
Varfëria Varfëria është një fenomen kompleks social
gjerësia e të cilit është vështirë të matet me mjete standarde.
Qasja multidimensionale e matjes së varfërisë mundohet të integrojë dimensionet sociale, ekonomike, dhe politike si dhe pasojat njerëzore e të qentit i varfër.
85
DEFINIMI I VARFËRISË
Tri qasje të definimit të varfërisë:
Kuptimi i parë është ‘varfëria në të ardhura” ose “varfëria në konsum”
Kuptimi i dytë i varfërisë është “ Mungesa materiale ”
Kuptimi i tretë i varfërisë “ Privimi nga aftësitë “ rrjedh nga pikëpamjet e Amartya Sen-it.
86
4/4/2018
44
DISA NGA MATËSIT E VARFËRISË
Janë katër arsye pse duhet të bëhet matja e varfërisë:
Për të mbajtur njerëzit e varfër në agjendë.
Për të identifikuar njerëzit e varfër dhe për të qenë në gjendje për të intervenuar në mënyrë adekuate.
Për të monitoruar dhe vlerësuar projektet dhe ndërhyrjet e politikave që ndërmerren ndaj njerëzve të varfër.
Për të vlerësuar efikasitetin e institucioneve qëllimi i të cilave është ofrimi i ndihmës ndaj njerëzve të varfër
87
DISA NGA MATËSIT E VARFËRISË
Matësit e varfërisë që raportohen më së shumti nga institucionet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare.
Indeksi i numërimit të varfërisë për kokë banori;
Indeksi i hendekut të varfërisë;
Indeksi i hendekut të varfërisë i ngritur në katror
Indeksi i varfërisë njerëzore (deri më 2010).
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH –MPI);
88
4/4/2018
45
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH –MPI)
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale është i bazuar në qasjen e aftësive dhe ai plotëson metodat e matjes së varfërisë të bazuar në matje monetare duke përfshirë një qasje më të përhapur.
IVSH është produkt i numërimit të varfërisë multidimensionale (pjesëmarrja e njerëzve që janë të varfër në shumë dimensione) dhe numri mesatar i privimeve që secila familje përjeton (intensiteti i varfërisë së tyre).
Ky indeks ka tri dimensione identike me ato që i ka edhe Indeksi i Zhvillimit Njerëzor – edukimi, shëndeti dhe standardi jetësor- të cilat reflektohen në dhjetë tregues, ku secili ka peshë të barabartë në kuadër të dimensionit të tij.
89
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH –MPI)
90
4/4/2018
46
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale (IVSH –MPI)
Duke llogaritur privimet në këtë mënyrë, individët në familje identifikon si të varfër shumëdimensional kur ata janë të privuar nga 3 raste prej 10 sa janë në shqyrtim.
Indeksi i varfërisë shumëdimensionale identifikon ata që janë shumë të varfër duke matur një varg privimesh drejtpërdrejt, më mirë se me matja indirekte përmes të ardhurave duke ndërtuar një matës nga matësit familjar deri te një matës agregat.
Indeksi i varfërisë njerëzore mund të marr vlera prej 0 deri në 1, dhe prej viti 2010 UNDP ka nisur të raportoj një indeks të tillë.
IVSH siguron një mënyrë dhe mjet fundamental për të matur varfërinë, dhe na ndihmon neve që të kuptojmë se si niveli i varfërisë dallon nëpër dhe brenda vendeve dhe gjithashtu se si dimensionet e varfërisë mund të dallojnë dukshëm në situata të ndryshme. Kjo mund të ndihmojë në dizajnimin më të mirë të programeve dhe politikave për zvogëlimin e varfërisë dhe për të vlerësuar më mirë dhe më shpejtë performancën e tyre.
91
Me vlerësimet e PBB-së për frymë për rreth 3,000 €, Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë. Të ardhurat mesatare për kokë banori janë sa rreth një e dhjeta e niveleve të BE-së, dhe treguesi i varfërisë mbetet i lartë.
Janë dy arsye kryesore të varfërisë:
- Niveli mesatar i të ardhurave kombëtare,
- Shkalla e pabarazisë në shpërndarjen e tyre,
Për çfarëdo niveli të të ardhurave kombëtare, nëse ekziston pabarazi në shpërndarje të tyre, gjasat për varfëri ekzistojnë.
Ngjashëm, për një shpërndarje të dhënë të të ardhurave, niveli më i ulët i të ardhurave, shkakton paraqitjen e varfërisë më të madhe.
Ekonomistët e zhvillimit shfrytëzojnë konceptin varfëria apsolute për të paraqitur nivelin minimal të ardhurave të nevojshme për të plotësuar nevojat bazë fizike të ushqimit, veshmbathjes dhe banimit për të vazhduar mbijetesën.
Varfëria në Kosovë
92
4/4/2018
47
Norma e varfërisë absolute dhe ekstreme në Kosovë
93
Në Kosovë përdoren dy kufij të varfërisë, një kufi i varfërisë që konsiderohet adekuat për përmbushjen e nevojave themelore (absolute) dhe një kufi më i ulët i varfërisë së skajshme (ekstreme).
Pas përshtatjes/korrigjimit për inflacionin, kufijtë e varfërisë dhe varfërisë së skajshme janë: 2011: 1.72€ dhe 1.20€ për ekuivalentin për të rritur
në ditë 2010: 1.61€ dhe 1.07€ për ekuivalentin për të rritur
në ditë 2009: 1.55€ dhe 1.02€ për ekuivalentin për të rritur
në ditë
Varfëria në Kosovë Varfëria dhe varfëria e skajshme sipas vendbanimit (%) 2009-2011
94
Burimi: Varfëria në Konsum në Republikën e Kosovës, 2013
4/4/2018
48
Varfëria në vendet e Ballkanit
Varferia në vendet e Ballkanit
Burimi: Banka Boterore, “ Kosovo Poverty Assessment”, Volume I, Tetor, 2007
95
Varfëria në Kosovë.
• Sipas Bankës Botërore arsyet për një gjendje të tillë janë:
- Rritja e ngadalshme ekonomike
- Të ardhura të ulta,
- Buxheti i shtërnguar.
• Situata do të ishte edhe me e rëndë sikur të mungonin dërgesat nga diaspora.
96
4/4/2018
49
Lajm i mirë është se varfëria është e cekët në kuptimin që shumë njerëz janë menjëherë mbi kufirin e varfërisë apo nën kufirin e varfërisë, gjegjësisht sillen rreth kufirit të varfërisë.
Kjo nënkupton që ndryshime të vogla pozitive në nivelin e të ardhurave përmes rrtijes së normës së punësimit, mund të ndikoj që shumë njerëz të dalin nga kufiri i varfërisë.
Varfëria në Kosovë.
97
Konceptet bazë
Bruto produkti vendor
Bruto produkti vendor për kokë banori
Rritja ekonomike
Lëvizjet e Çmimeve-Inflacioni
Treguesit e tregut të punës
Ekonomia joformale
Varfëria në Kosovë
98