ekzaminimi i gjakut dhe urines

33
EKZAMINIMI I GJAKUT KOMPLET Prof. As. Alma Idrizi

Upload: marsi-mars

Post on 09-Nov-2015

359 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

ekzaminimi i gjakut dhe urines leksion i semiologjise

TRANSCRIPT

  • EKZAMINIMI I GJAKUT KOMPLETProf. As. Alma Idrizi

  • HemogramaHemograma eshte nje studim sasior i elementeve te figuruar te gjakut. Vlerat normale te elementeve te figuruar te gjakut:Eritrocitet: 4.500.000 5.000.000 /mm3Leukocitet: 4000 10.000 /mm3Trombocitet: 150.000 450.000 /mm3

  • 1. Eritrosedimenti Eshte shpejtesia me te cilen sedimentojne (precipitojne) eritrocitet ne nje njesi kohe te caktuar (zakonisht llogaritet per 1 ose 2 ore). Vlerat normale jane: per burrat: 4-7 mm/oreper grate: 7-14 mm/ore

    Eritrosedimentacioni rritet ne kushte fiziologjike:te moshuarit;gjate ciklit menstrual te grate;pas kryerjes se procedurave te ngrohta;marrjes se shtuar te proteinave ne diete etj.Ne kushte patologjike:semundjet e gjakut (leukoza, anemi, mieloma, limfoma);semundjet infektive;inflamacionet akute dhe kronike;TBC.

  • 2. Formula leukocitare normale

  • vazhdimRritja e numrit te leukociteve mbi 10.000 /mm3(neutrofileve polimorfonukleare mbi 8000 /mm3)quhet leukocitoze. Shkaqet jane:

    infeksionet bakteriale;sindromat inflamatore (semundjet reumatizmale, Ca, limfomat malinje);nekrozat indore (IM, pankreatiti akut);sindromat mieloproliferative (poliglobulite, LMC, splenomegalia mieloide).

  • vazhdimRenia e numrit te leukociteve nen 4000 /mm3(neutrofileve polimorfonukleare nen 1800 /mm3)quhet leukopeni. Shkaqet:

    hipersplenizmi;semundjet autoimmune (LED);insuficienca medulare (toksike dhe medikamentoze).

  • 3. Rradhitja e elementeve te figuruar te gjakut (seria mieloide) nga elementi me i papjekur deri tek ai me i pjekuriMieloblast

    Promielocit

    Mielocit

    Metamielocit

    Shkop

    Segment (eozinofil, bazofil, neutrofil)

  • 4. Ndryshimet ne serine e kuqe (madhesi, forme, ngjyre) Diametri normal i eritrociteve eshte 7-8 .

    Ndryshimet e madhesise

    Gjetja e eritrociteve te madhesive te ndryshme quhet anizocitoze. Kjo eshte shenje e hershme e anemise.

    Eritrocitet me diameter me te madh se 9 quhen makrocite dhe mbi 12 quhen megalocite. Makrocitoza flet per deficit te vit. B12 dhe acidit folik.

    Eritrocitet me diameter me te vogel se 6 quhen mikrocite (anemi ferrodeficitare dhe disa anemi hemolitike).

  • FormaEritrocitet normale kane formen e nje disku bikonkav me pjesen qendrore me te holle. Ndryshimi i formes quhet poikilocitoze. Zakonisht poikilocitet i gjejme ne anemite e trasheguara si ato hemolitike (talasemi, drepanocitoze, deficiti i G 6 PDH) apo ato te fituara nga deficitet e Fe, vit. B12, acidit folik.

  • Forma te ndryshme te eritrociteteveOvalocite ose eliptociteSi draper: drepanociteTe fragmentuara si helmete: shistocite (HUS, hemolize)SferociteMe dhembezime: akantocite

  • NgjyraEritrocitet kane ngjyre uniforme me nje zbehtesi te lehte ne qender. Kur ngjyrimi i tyre pakesohet zbehtesia ne qender shtohet dhe ne kete rast kemi te bejme me hipokromi.

    Eritrocitet hipokrome, te sheshte dhe te zbehte quhen planocite.

    Kur zbehtesia ne qender behet me e theksuar ngjyrimi mund te duket vetem ne periferi dhe eritrocitet marrin emrin anulocite.

    N.q.s. eritrocitet jane shume te ngjyrosura ne teresine e tyre kemi te bejme me hiperkromi.

  • vazhdim Ne talasemi gjejme eritrocite me qendren te ngjyrosur ne forme pike te cilat quhen eritrocite me shenje (target). Po ne keto eritrocite mund te gjejme nje unaze te holle ne ngjyre roze ne te kuqe qe quhet unaza Cabot.Trupezat Howell Jolly jane mbeturina berthamash ne brendesi te eritrociteve qe i gjejme ne anemite megaloblastike, hemolitike ose pas splenektomise.

  • 5. Retikulociti Eshte eritrocit i papjekur, pa berthame qe permban ARN, qe per 1 ose 2 dite shnderrohet ne eritrocit. Ne norme eshte 10-20 (per mije) dhe llogaritja behet duke numeruar retikulocitet per nje mije eritrocite.Rritja e retikulociteve ne mbi 20 ne gjakun periferik ndodh ne hemolize (nga anemite hemolitike talasemia, nga hemotransfuzionet heterogrup apo heterorhezus), dhe ne hemorragjite massive. Ne keto raste palca kockore shton prodhimin e eritrociteve per te kompensuar humbjen e per pasoje ne gjakun periferik gjenden me shume retikulocite.

  • vazhdim Pakesimi i retikulociteve nen 10 tregon per pakesim kuantitativ te eritroblasteve (eritroblastopeni - aplazi medulare), apo crregullim te maturimit te tyre duke mosprodhuar eritrocite ne sasine e duhur (eritropoeze inefikase).

    Rritja e numrit te retikulociteve disa dite pas trajtimit me hekur, acid folik, vit. B12 (kriza retikulocitare) tregon per efikasitetin e mjekimit me keto preparate.

  • 6. Koha e hemorragjise (KH)Matja e standartizuar e KH behet medy metoda:

    metoda Duke: shpimi i lobulit te veshit. Vlera normale eshte nen 5 minuta; kur eshte mbi 5 minuta themi qe eshte e zgjatur.metoda Ivy: incizioni ne nivelin e parakrahut. Vlera normale eshte nen 10 minuta.Ne trombocitopeni dhe trombopati koha e hemorragjise eshte e zgjatur.

  • 7. Koha e koagulimit (KK)Matja e KK realizohet me dy metoda:

    metoda I: hedhim nje pike gjak mbi xham, dhe provojme cdo 1/2 minute formimin e fijeve te fibrines. Vlera normale eshte 1-3 minuta;

    metoda II Lee White: gjaku hidhet ne 2 tuba dhe futet ne banjo mari. Levizim tubin e pare derisa te koaguloje e me pas vazhdojme dhe me tubin e dyte derisa edhe ketu te koaguloje gjaku. Koha qe kalon nga marrja e gjakut nga vena deri ne koagulimin e gjakut ne tubin e dyte quhet dhe KK. Norma eshte 8-12 minuta. KK zgjatet kur kalojne mbi 20 minuta.

    KK eshte e zgjatur ne hemofili, afibrinogjenemi, mungesa e faktoreve trombocitare, gjendje hemorragjike, poliglobulite, perdorimi i medikamenteve antikoagulante.

    KK eshte e ulur nen 6 minuta ne infeksionet akute (pneumoni), poliartrit reumatizmal akut, intoksikacione.

  • 8. TrombocitetJane elemente me madhesi 2-4 . Kane nje jete te shkurter rreth nje jave. Trombocitopenia eshte ulja e numrit te trombociteve ne shifrat 100.000-150.000 /mm3. Ndodh ne patologji te ndryshme si PTT, HUS, HELLP sindrom, hipersplenizem, nga perdorimi i disa medikamenteve etj. Klinikisht kane shfaqjen e elementeve kutane te tipit te purpures (petekie, ekimoza). Koha e hemorragjise ne keto raste eshte e zgjatur. Ne rast te nje uljeje nen 50.000 /mm3, mund te shfaqen hematoma ne lekure, inde te buta dhe kur numri i tyre ulet ekstremisht (nen 10.000 /mm3), ekziston rreziku i hemorragjive ne organe te ndryshme (cerebro-meningeale). Ne kete rast kemi jo vetem deficit sasior por dhe cilesor te trombociteve (trombopati) sepse ulet aftesia e tyre per tu agreguar.

  • vazhdimNe rast te rritjes se numrit te trombociteve mbi 600.000 /mm3, kemi te bejme me trombocitoze dhe risku per tromboza eshte i madh. Shkaqet:

    splenektomia;hemorragjite akute;tumoret e ndryshme;tromboza e venes lienale.

  • EKZAMINIMI I URINES KOMPLET

  • Analiza e urines eshte nje ekzaminim diagnostik, fizik, kimik, mikroskopik dhe mbi te gjitha joinvaziv.

    Per te bere nje ekzaminim te thjeshte te urines merret porcioni i mesit i urines se mengjesit, pas pastrimit te mire higjienik te organeve te jashtme gjenitale.

    Analiza e urines nuk realizohet ne grate me menstruacione dhe ne ato qe kane sekrecione vaginale te shtuara.

  • Duhet te evitohet mbledhja e urines me kateter pasi kjo ndikon ne futjen retrograde te infeksionit rezistent ne rruget urinare.

    Qe nga momenti i marrjes se urines prej te semurit e deri ne momentin e ekzaminimit klinik te urines nuk duhet te kalojne me shume se 15 minuta me qellim qe te mos ndodhin shperberje te elementeve qe ka ne te.

    Ne disa raste eshte e nevojshme te mblidhet urina e 24 oreve. Kjo ka vlere te vecante kur duhet percaktuar sasia e proteinave apo glukozes ne urinen e 24 oreve.

  • Ekzaminimi i urinesNgjyra AspektiEra DensitetipHProteinuria

    Hemoglobina GlukozaKetonetPigmentet dhe kriperat biliareNitritetSedimenti

  • 1. Densiteti urinar (pesha specifike)Koncentrimi urinar i referohet densitetit urinar apo peshes specifike (PS) dhe matet me aparate te vecanta te quajtura Urometer ose Densitometer.

    PS e urines ne femijet e porsalindur eshte 1002-1004, ne te rriturit ajo varion 1005-1030 ne urinen 24 oreshe.

    Themi se veshka ka aftesi te mire koncentruese nese ne nje pacient PS e urines ne proven Zimnicki, te pakten ne nje porcion te vecante eshte mbi 1020.

  • vazhdimNe insuficience renale humbet aftesia e veshkes per te koncetruar ose holluar urinen. Ne keto raste PS e urines rezulton e njejte me PS te plazmes: 1010-1011. Urina ne kete rast konsiderohet izostenurike.

    Ne pielonefritet kronike e nefropatite intersticiale ulet aftesia koncentruese e tubujve renale dhe PS e urines arrin ne shifrat 1016-1017. Ne kete rast urina quhet hipostenurike.

    Ne diabetin insipid urina eshte shume e holluar, PS e saj mund te arrije ne 1005-1006, duke u quajtur subizostenurike.

    Nje PS mbi 1035 verehet ne diabetin mellitus, gjendje shoku, dehidrim, ne sindromen nefrotike, GNA, IKK, insuficiencen hepatike.

  • 2. ProteinuriaNe kushte normale rreth 35 gram proteina reabsorbohen ne tubulin proksimal per 24 ore. Ne urinen perfundimtare sasia e proteinave eshte me pak se 150 mg qe quhet dhe proteinuri fiziologjike. Mbi 70% jane proteina qe vijne nga plazma nepermjet procesit te filtrimit glomerular; pjesa qe mbetet jane proteina qe derivojne nga tubujt ose trakti i poshtem urinar. Eleminimi nepermjet urines i me shume se 150 mg proteina gjate 24 oreve quhet patologjike:1. proteinuria glomerulare; 2. proteinuria tubulare; 3. proteinuria patologjike (MM, hemoglobinuria, mioglobinuria).

  • vazhdimEkzistojne dhe proterinuri te ashtequajtura funksionale, qe takohen ne kushte fiziologjike, qe nuk kalojne me shume se 0.5 g/24 ore dhe qe konsiderohen me prognoze te mire:proteinuria intermitente vihet re gjate ushtrimeve te sforcuara fizike, temperatures se larte ose streseve emocionale. proteinuria posturale ose ortostatike lidhet me pozicionin e pacientit.Nje vleresim me i sakte i ekskretimit te proteinave arrihet duke mbledhur e matur proteinat ne urinen e 24 oreve. Vitet e fundit nje menyre tjeter qe mund te zevendesoje mbledhjen 24 oreshe te urines eshte raporti i koncentrimit te proteinave me kreatininen ne nje kampion te zakonshem te urines Uprot/Ucr. Dukeqenese ekskretimi i kreatinines eshte relativisht konstant rritja e raportit Uprot/Ucr tregon per patologji.

  • 3. HematuriaMakroskopike (e dukshme me sy)Mikroskopike (e zbuluar me mikroskop)

    - Me origjine renale (GN, PN, PKD, TBC, kalkuloza, infarkti renal)Me origjine nga trakti i poshtem urinar (ITU, litiaza, Tu e vezikes, hipertrofia ose Ca i prostates)

    Prova me tre gota:- totale (gjate gjithe miksionit-veshkat)- iniciale (ne fillim te miksionit-uretra, prostata)- terminale (ne fund te miksionit-vezika urinare)

  • vazhdimNe semundjet glomerulare makrohematuria ka ngjyre te erret (si te shpelara mishi) per shkak te shnderrimit te hemoglobines ne hematine ne tubulin distal aty ku urina behet acide, dhe shoqerohet me proteinuri dhe cilindruri. Nderkohe qe ne semundje si TBC renal, kalkuloza, neoplazite e traktit urinar makrohematuria ka ngjyre te kuqe te ndezur dhe nuk shoqerohet me cilindruri dhe proteinuri te dozueshme, pra thuhet qe eshte e izoluar.Semundjet ekstrarenale qe japin hematuri jane diatezat hemorragjike, leucemite, policitemia, anemia drepanocitare, si dhe disa medikamente (heparina, aspirina, etj).

  • 4. HemoglobinuriaPrania e hemoglobines se lire ne urine. Vjen si pasoje ehemolizes: anemite hemolitike, helmimet akute medikamentoze, gjendjet septike, transfuzionet me grup gjaku te ndryshem, semundjet infektive si leptospiroza ikterohemoragjike, malarja.

    Urina eshte e kuqe ose kafe e erret. Ky ngjyrim ngaterrohet ne shikimin me sy me ngjyrimin qe jep hematuria.

    Menyra me e mire per te dalluar hemoglobinurine eshte ekzaminimi i urines me dipstick. Ky ekzaminim eshte shume i thjeshte per t'u kryer e nuk kerkon ndonje aftesi te vecante nga personi qe e kryen.

    Nje tjeter menyre eshte centrifugimi i urines. Ne prani te hematurise supernatanti do te rezultonte pa ngjyre, kurse ne prani te hemoglobinurise ai do ngjyrosej ne te kuqe.

  • 5. CilindratJane elemente ne forme cilindrike, me buze te rregullta, madhesi te ndryshme dhe marrin formen e lumenit tubular ku edhe formohen.

    Zakonisht formohen ne tubulin distal dhe kolektor, nga precipitimi i nje mukoproteine te quajtur proteina Tamm-Horsfall e cila sherben si matriks, dhe elemente te ndryshem si leukocite, qeliza epiteliale, eritrocite, lipide etj. Prania e nje pjese te tyre ne urine tregon per nje semundje renale.

  • Cilindrat hialine qe kane aspekt transparent, perbehen nga PTH me inkluzione lipidike dhe qelizore. Keto cilindra formohen kur urina eshte acide dhe e koncentruar.Cilindrat leukocitare jane te pranishem ne inflamacionin e parenkimes renale.Cilindrat granulare dhe dyllore perfaqesojne stade te metejshme te degjenerimit te cilindrave qelizore kur ato kalojne gjate nefronit.

  • Cilindrat eritrocitare perbehen nga eritrocite kryesisht te degjeneruara dhe sugjerojne nefropati glomerulare.Cilindrat yndyrore jane cilindra te qelizave epiteliale ose granulare ku shihen pikeza yndyrore. Keto lloj cilindrash shihen me teper ne GNK me proteinuri te madhe mbi 3 gr/24h.

  • 6. GlukozuriaPrania e sheqerit ne urine. Ajo mund te takohet ne diabetin e sheqerit kur kalohet pragu renal i glukozes qe i pergjigjet nje glicemie mbi 180 mg/dl. Por glukozuria mund te takohet dhe ne semundje te tjera pervec diabetit te sheqerit:diabeti nefrogjen;sindroma Cushing;feokromocitoma;kanceri i pankreasit;glukozuria e barres;glukozuria nga perdorimi i disa medikamenteve (D-korteni, ACTH etj.).