enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut sipas kuranit dhe ... · (nga rruga e drejtë), ndërsa çdo...

30
1 MBUROJA.net Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe Sunetit të pastër shejh Husejn bin Audeh el Auajsheh Përktheu: Edmond AJDINI Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së vetëve (shpirtrave) dhe punëve tona. Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob dhe i Dërguari i Tij. Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Punët më të këqija janë shpikjet në to. Çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është fusha ku dijetarët muslimanë brez pas brezi kanë dhënë mundin e tyre me shkrimin e librave të shumtë, një pjesë e mirë e të cilave e kanë parë dritën e botimit, kurse një pjesë prej tyre vazhdon që të jetë në dorëshkrime. Nëse do hidhnim një shikim në librat që janë botuar në këtë lëmi, mund të themi se ato nuk kanë shpëtuar prej dy gabimeve (mangësive): E para: Ndjekja e medh’hebit të caktuar në shkrimin e librit. Do të gjesh prej librave të fikhut që autori, gjatë përpilimit të tij (libri), nuk ka dalë nga korniza e medh’hebit të tij, duke e ndjekur atë verbërisht. Kjo ka bërë që disa gjëra që janë shkruar në libër, të mos jenë thënë farë nga Imami i medh’hebit. P.sh.: Po të shikosh në librat e fikhut shafi'i, do të gjesh se ata e bëjnë vaxhib shqiptimin e nijetit me gojë në namaz dhe këtë gjë ata ia veshin Imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!), por e vërteta është ndryshe. Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) nuk ka shkuar në lejimin e shqiptimit të nijetit me gojë. {Shih. "Mexhmu'u fetaua" të dijetarit të islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), dhe "Kamusul Bidai" i Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!}. Ibën Ebi El Iz el Hanefiu ka thënë: "Asnjëri prej katër Imamëve - Shafiu dhe as të tjerë përveç tij - nuk e kanë kushtëzuar shqiptimin e nijetit me gojë. Me të vërtetë, vendi i nijetit është zemra, me rënien dakord të tyre (të katër imamëve), përveç disa të mëvonshmëve, të cilët e kanë bërë vaxhib shqiptimin e tij me gojë." E dyta: Futja e shumë prej haditheve të dobëta dhe të shpikura në librat e fikhut islam, dhe si rrjedhojë nxjerrja e konkluzionit në bazë të këtyre haditheve. P.sh.: libri "Fikhus Sunneh" i Sejid Sabik (Allahu e mëshiroftë!) është një prej librave që ka arritur përhapje të madhe në mesin e muslimanëve dhe është ribotuar shumë herë. Por, edhe pse ky libër

Upload: others

Post on 13-Jan-2020

16 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

1 MBUROJA.net

Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe Sunetit të pastër

shejh Husejn bin Audeh el Auajsheh Përktheu: Edmond AJDINI

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së vetëve (shpirtrave) dhe punëve tona. Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob dhe i Dërguari i Tij.

Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Punët më të këqija janë shpikjet në to. Çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.

Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është fusha ku dijetarët muslimanë brez pas brezi kanë dhënë mundin e tyre me shkrimin e librave të shumtë, një pjesë e mirë e të cilave e kanë parë dritën e botimit, kurse një pjesë prej tyre vazhdon që të jetë në dorëshkrime. Nëse do hidhnim një shikim në librat që janë botuar në këtë lëmi, mund të themi se ato nuk kanë shpëtuar prej dy gabimeve (mangësive):

E para: Ndjekja e medh’hebit të caktuar në shkrimin e librit. Do të gjesh prej librave të fikhut që autori, gjatë përpilimit të tij (libri), nuk ka dalë nga korniza e medh’hebit të tij, duke e ndjekur atë verbërisht. Kjo ka bërë që disa gjëra që janë shkruar në libër, të mos jenë thënë farë nga Imami i medh’hebit. P.sh.: Po të shikosh në librat e fikhut shafi'i, do të gjesh se ata e bëjnë vaxhib shqiptimin e nijetit me gojë në namaz dhe këtë gjë ata ia veshin Imam Shafiut (Allahu e mëshiroftë!), por e vërteta është ndryshe. Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) nuk ka shkuar në lejimin e shqiptimit të nijetit me gojë. {Shih. "Mexhmu'u fetaua" të dijetarit të islamit, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), dhe "Kamusul Bidai" i Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!}.

Ibën Ebi El Iz el Hanefiu ka thënë: "Asnjëri prej katër Imamëve - Shafiu dhe as të tjerë përveç tij - nuk e kanë kushtëzuar shqiptimin e nijetit me gojë. Me të vërtetë, vendi i nijetit është zemra, me rënien dakord të tyre (të katër imamëve), përveç disa të mëvonshmëve, të cilët e kanë bërë vaxhib shqiptimin e tij me gojë."

E dyta: Futja e shumë prej haditheve të dobëta dhe të shpikura në librat e fikhut islam, dhe si rrjedhojë nxjerrja e konkluzionit në bazë të këtyre haditheve. P.sh.: libri "Fikhus Sunneh" i Sejid Sabik (Allahu e mëshiroftë!) është një prej librave që ka arritur përhapje të madhe në mesin e muslimanëve dhe është ribotuar shumë herë. Por, edhe pse ky libër

Page 2: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

2 MBUROJA.net

quhet "Fikhus Sunneh", autori ka përmendur shumë hadithe të dobëta. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e faktit që vetë autori i librit nuk ka qenë njohës i hadithit të saktë profetik dhe as nuk është kthyer tek librat e muhadithinëve në lidhje me gradën e haditheve. Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) arriti që të recensojë nga libri "Fikhus Sunneh" vetëm një pjesë të librit, duke dhënë gjykimin për gradën e haditheve, si dhe duke e kundërshtuar autorin në disa çështje. Këto shejhu (Allahu i mëshiroftë!) i nxori në një libër të veçantë të quajtur "Temamu el Mineh fi et Tealik ala fikhis Sunneh". Ndër to është kundërshtimi që Imam Albani i ka bërë autorit të "Fikhus Sunneh", në lidhje me lëkurën e kafshës së ngordhur, se ajo është e pastër në origjinë. Po ashtu, kundërshtimi që i ka bërë fjalës së autorit të "Fikhus Sunneh", i cili ka thënë: “Se hadithet që urdhërojnë për bërjen e gruas sunet, janë të dobëta." E shumë çështje të tjera.

Kohët e fundit, në vendet muslimane, ka dalë nga botimi libri "El Meusuaul fikheh el Mesejjerah fi fikhil Kitab ues Sunneh", me autor shejh Husejn bin Audeh el Auajsheh (Allahu e ruajt!), i cili është dhe njëri prej nxënësve të Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!). Libri është me gjashtë vëllime, dhe autori në këtë libër (ashtu siç shihet dhe nga emri i librit) ka pasur për qëllim t'u ofrojë muslimanëve një libër fikhu, larg pasimit të verbër të ndonjë medh’hebi të caktuar. Ai (autori) për çdo hadith që ka përmendur në libër, ka nxjerrë dhe gjykimin e shejhut të tij, Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!). Gjithashtu mendimin e Imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) do të gjesh (në libër) në shumë çështje.

Dikush mund të thotë (dhe kjo është thënë): "Shejh Albani nuk është fakih që t'i merret për bazë (argument) mendimi, porse ai është vetëm muhadith." Kjo është injoranca më e madhe që buron nga thënësi i këtyre fjalëve. Si mundet që personi të jetë muhadith, njohës shumë i mirë i hadithit profetik, i cili njeh mirë të saktën nga e dobëta dhe e shpikura, e të mos jetë njohës i fikhut? A nuk buron fikhu nga hadithet e sakta të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)? Fjalë e çuditshme del nga gojët e tyre!!!

Mos te mendojë dikush se ne e bëjmë Imam Albanin (Allahu e mëshiroftë!) të pagabueshëm (kujdes!), edhe pse kjo akuzë është bërë që herët ndaj nesh dhe vazhdon të bëhet. Kurrsesi. Ai është njeri, ia qëllon dhe gabon. Por s'mund të heshtim kundrejt thënieve se shejh Albani nuk është fakih. Këtyre personave u themi: Shikoni me syrin e të vërtetës dhe me zemrën e pastër te librat e shejhut (Allahu e mëshiroftë!) e do t’ju bëhet e qartë se fjala që shprehni është e pabazë dhe se shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) është muhadith dhe fakih në të njëjtën kohë.

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: “Cila është lidhja ndërmjet dijes së fikhut dhe dijes së hadithit? A është e domosdoshme për muhadithin që të jetë fakih, apo ai është vetëm muhadith?”

Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: “Është e domosdoshme për fakihun që të jetë muhadith dhe nuk është e domosdoshme që muhadithi të jetë fakih. Për shkak se

Page 3: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

3 MBUROJA.net

muhadithi, nga vetë natyra e tij, është fakih. A kanë qenë shokët e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që e mësonin fikun, apo jo? Dhe cili është fikhu që ata mësonin? Është ajo që ata merrnin prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pra, ata mësonin hadithin. Ndërsa për sa u përket atyre që mësojnë fjalët e dijetarëve dhe fikhun e tyre dhe nuk mësojnë hadithin e të Dërguarit të tyre, i cili është burimi i fikhut, atyre u thuhet: E keni për obligim që të mësoni dijen e hadithit..."

Së fundi, i afrojmë lexuesit shqipfolës librin të përkthyer në shqip "Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut sipas Kuranit dhe Sunetit të pastër" të shejh Husejn el Audeh bin el Auajsheh (Allahu e ruajt!). Qëllimi i përkthimit të këtij libri nuk është vetëm se dëshira jonë që t'u afrojmë vëllezërve tanë fikhun sipas Kuranit dhe Sunetit të pastër profetik.

Lusim Allahun e Madhëruar që kjo vepër modeste të jetë e dobishme në radhë të parë për ne dhe për vëllezërit tanë! Lusim Allahun e Madhëruar që ta pranojë këtë vepër prej nesh dhe të na e japë shpërblimin atë Ditë kur nuk bën dobi pasuria dhe fëmija, por vetëm kush i vjen Allahut me zemër të pastër dhe punë të mira! Ai është Dëgjuesi i lutjes dhe Pranuesi i saj!

Korrektuesi

KAPITULLI I PASTËRTISË

- Ujërat dhe llojet e tyre

Ai është uji i pastër në vetvete, pastrues i të tjerëve. Me të largojmë papastërtitë. Llojet e tij:

Lloji i parë: Uji pastrues

1. Uji i shiut

Allahu i Madhëruar thotë:

"… dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër." (El Furkan, 48)

"… ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të" (El Enfal, 11)

Page 4: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

4 MBUROJA.net

2. Dëbora, akulli dhe breshëri

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndërmjet tekbirit (fillestar)1 dhe leximit (të Fatihasë), qëndronte pak në heshtje". Tha (transmetuesi): "Apo tha:'Qëndronte i heshtur një copë herë'. I thashë: 'O i Dërguari i Allahut, flijim për ty qofshin nëna dhe babai im, çfarë thua gjatë pushimit tënd ndërmjet tekbirit dhe leximit?' Tha:'Them: O Zoti im, më largo mua nga mëkatet e mia ashtu siç ke larguar lindjen nga perëndimi. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve ashtu siç pastron rrobat e bardha nga njollat. O Zoti im, më pastro mua prej mëkateve me ujë, borë dhe akull.'" Buhariu [744] dhe Muslimi [597]

1. Vërejtje! Pothuajse të gjitha pjesët në kllapa janë shtuar për sqarim dhe nuk janë pjesë e tekstit origjinal.

3. Uji i burimit dhe i përroit

Allahu i Madhëruar thotë:

"A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burime…" (Ez Zumer, 21)

4. Uji i detit

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke i thënë:”O i Dërguari i Allahut, ne lundrojmë në det dhe me vete nuk mund të marrim veçse pak ujë. Nëse marrim abdes me të, na kaplon etja. A të marrim abdes me ujin e detit?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "I pastër është uji i tij, i lejuar (hallall) ngordhësira e tij." "Es Sahihah" [480]. Po ashtu edhe në "Sahihu Suneni Ebi Daud" [76]

5. Uji i Zemzemit

Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kërkoi një enë (ibrik) nga uji i zemzemit. (Kur ia sollën) Ai piu dhe mori abdes prej saj. E ka transmetuar Abdullahi, djali i imam Ahmedit, në "Zeuaid el Musned" [vëll. 1, f. 76]. Shiko librin "Irvau el Galil" [13].

6. Uji të cilit i është ndryshuar shija dhe ngjyra, për shkak të ndenjes një periudhë të gjatë, apo për shkak të përzierjes me diçka tjetër të pastër, e cila është vështirë të shmanget, siç janë: brumi i cili mbetet në anët e enës, gjethet e pemëve të rëna në ujë,

Page 5: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

5 MBUROJA.net

pak shkumë sapuni (shampo, kolinoz) etj. Po ashtu edhe uji i cili ndryshon për shkak se në të ka peshq apo të tjera gjallesa të detit.

Në të gjitha këto raste uji konsiderohet i pastër, përderisa njerëzit e quajnë ujë. Ndër argumentet që e vërtetojnë këtë përmendim:

Nga Ummu Atije (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Kur të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i vdiq vajza e tij, ai erdhi tek ne dhe tha: 'Lajeni tri herë, pesë herë, apo edhe më tepër se kaq, nëse e shihni të nevojshme. Lajeni me ujë dhe sidër (gjethe të bluara të një bime aromatike), ndërsa herën e fundit i shtoni dhe kefur (lloj parfumi)…' Buhariu [1253], Muslimi [939], si dhe të tjerë përveç tyre.

Nga Ummu Heni transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është larë bashkë me bashkëshorten e tij, Mejmuneh, prej së njëjtës enë, e në të kishte pjesë brumi të mbetura. E ka transmetuar En Nesaiu në "Sahihu Suneni En Nesai" [234], Ibën Maxheh në "Sahihu Suneni Ibën Maxheh" [303] etj. Shiko gjithashtu "El Mishket" [485] dhe "El Irvau" [271]

Vërejtje! Lejohet të merret abdes prej ujit që gjendet në enë prej bakri, në enë lëkure si dhe të tjera si këto. Argument për këtë përmendim:

a) Nga Abdullah bin Zejd transmetohet se ka thënë: "Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ne i sollëm atij ujë në një enë prej bakri, me të cilën mori abdes…" Buhariu [197]. Hadith të përafërt me këtë ka transmetuar edhe En Nesaiu.

b) Nga Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Fjeta një natë tek shtëpia e tezes sime, Mejmunes. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit të falte namaz nate. Ai shkoi tek el kirbeh - lëkura me ujë -, mori abdes prej saj dhe nisi të falej. Pasi që e pashë se si veproi, u ngrita dhe shkova tek lëkura me ujë, mora abdes prej saj dhe iu bashkëngjita të Dërguarit të Allahut në krahun e tij të majtë. Ai me dorën e tij të djathtë, mbas shpine, më kapi në krah dhe më tërhoqi duke më vendosur në anën e tij të djathtë." E ka transmetuar Buhariu [6316], Muslimi [763] etj.

7. Uji në të cilën bie papastërti, mirëpo nuk ia ndryshon shijen, ngjyrën apo erën.

Nga Ebu Said el Hudrij transmetohet se ka thënë: "Dëgjova tek e pyetën të Dërguarin e Allahut: ‘A lejohet të merret ujë nga pusi Buda'ah, pasi dihet se në të hidhen papastërtitë e njerëzve, leckat e grave dhe kafshë të ngordhura’. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Uji është i pastër. Atë asgjë nuk e bën të papastër.’" E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. Shiko "Sahihu Suneni Ebi Daud" [60] dhe "El Irvau" [14].

Page 6: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

6 MBUROJA.net

Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Daudi, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nëse uji arrin masën e dy shtambave (kil-leh)2, ai nuk përmban më papastërti”.

2. Një kil-leh është përafërsisht sa pesë lëkura me ujë (rreth 200 litra). Kështu kanë thënë Shafi'iu, Ahmedi dhe Is'haku.

Esh Sheukani ka thënë: "Për sa i përket hadithit të dy shtambave, prej tij përftojmë se, nëse uji e arrin këtë masë, në shumicën e rasteve nuk ndikohet më nga papastërtitë. Mirëpo, nëse papastërtia në të shtohet aq sa i ndryshon disa nga cilësitë e tij, atëherë uji konsiderohet i pistë, e kjo me aprovimin e të gjithë dijetarëve, aprovim ky i ardhur në rrugë të shumta. Në të kundërt, nuk kuptojmë prej këtij hadithi se, nëse uji është më pak se dy shtamba, ai medoemos konsiderohet i pistë, nëse në të bie diçka e papastër. Por ajo çka kuptojmë është se mund të jetë i papastër e mund edhe të mos jetë. Që ta konsiderojmë ujin të pistë, duhet të vërtetojmë se ndonjëra nga cilësitë e tij ka ndryshuar…" "Es Sejlu el Xherrar" me shkurtime.

Ez Zuhri ka thënë: "Uji nuk konsiderohet i pistë, përderisa nuk i ka ndryshuar shija, ngjyra apo era." E transmeton fjalën e tij Buhariu në "Sahihun" e tij, duke u argumentuar me të. "El Fet'h" vëll. I, f.312.

8. Uji i përdorur më parë

Me të është për qëllim uji me të cilën është marrë abdes apo me të cilin është larë dikush tjetër, mirëpo që nuk është përdorur për pastrimin nga nevoja e madhe apo e vogël.

Argumentet në lidhje me këtë janë të shumta. Ndër to përmendim:

a) Nga Urve transmetohet se ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) merrte abdes, njerëzit shtypeshin për ujin e abdesit të tij." E ka transmetuar Buhariu [179].

b) Nga Ibën Abasi transmetohet se ka thënë: “Njëra nga gratë e të Dërguarit të Allahut u la me ujin që gjendej në një govatë. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi të merrte abdes apo të lahej me ujin që gjendej në të. Ajo i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, unë isha xhunub (pra, unë u lava nga xhunubllëku)’. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: ‘Uji nuk bëhet xhunub.’"

E ka transmetuar Et Tirmidhiu dhe ka thënë: ”Hadithi është hasen sahih”. Shiko librin "Sahihu Suneni Et Tirmidhi" [55] dhe "Sahiu Suneni Ebi Daud" [61]. Gjithashtu shiko librin "El Mishket" [457].

Page 7: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

7 MBUROJA.net

Po ashtu, vlen të përmendet këtu edhe hadithi i Profetit: "Uji është i pastër. Atë asgjë nuk e bën të papastër." E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. Shiko "Sahihu suneni Ebi Daud" [60] dhe "El Irvau" [14].

c) Nga Err Rrubejia bintu Muavidh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se, kur ajo ka përshkruar abdesin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ndër të tjera ka thënë: "… I dha mes'h kokës me ujin e mbetur në dorën e tij." "Sahihu Suneni Ebi Daud" [120].

d) Nga Ebu Hurejra transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më takoi një ditë e unë isha xhunub. Më kapi për dore dhe ecëm të dy, derisa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ul. Unë në çast u largova dhe shkova tek tenda në të cilën strehohesha. U lava dhe u ktheva sërish tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e gjeta atë po ulur. – Ku ishe, o Ebu Hirr? - më tha. – O i Dërguari i Allahut, isha xhunub e nuk desha të jem në shoqërinë tënde ndërkohë që isha i papastër (i pistë). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha-Subhanallah! O Ebu Hirr, besimtari nuk bëhet i papastër." E ka transmetuar Buhariu [285] dhe Muslimi [371].

Ibën Kudame ka thënë: "… Kjo, sepse ai është uji i pastër, që bie në kontakt me diçka tjetër të pastër (me trupin e njeriut). Pra, është si të laje në të një rrobë të pastër."

Po ashtu vazhdon dhe thotë: "Nëse dikush fut dorën në ujë, ai nuk e ndot atë. Po ashtu, nëse njeriu prek diçka tjetër të njomë, ai nuk e bën të pistë atë." "El Mugni"

9. Uji i ngrohur

Është transmetuar saktësisht se Umerit ia ngrohnin ujin dhe ai lahej me të. E transmeton Ed Derakutni si dhe të tjerë përveç tij. E ka saktësuar shejhu ynë (El Albani). Shiko librin "El Irvau" [16].

Po ashtu është transmetuar saktësisht se Umeri lahej me ujë shumë të nxehtë. E transmeton Ibën ebi Shejbeh si dhe të tjerë përveç tij. E ka saktësuar shejhu ynë (El Albani). Shiko librin "El Irvau" [17].

Për sa i përket hadithit "Mos u lani me ujin të cilin e ka ngrohur dielli, pasi ai shkakton lebrën", ky hadith nuk është i saktë, por është i dobët (daif). Ai është meukuf tek Umeri. Në disa transmetime shumë të dobëta, ka ardhur merfuan. Shiko librin "El Mishket" [489].

Lloji i dytë: Uji i pastër, por jo pastrues

Page 8: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

8 MBUROJA.net

Me të është për qëllim uji i cili përzihet me diçka tjetër të pastër, saqë ai e humbet emërtimin e tij "ujë", por shndërrohet në çaj, uthull, ujë trëndafili etj. Po ashtu edhe uji i cili përzihet me diçka, qoftë edhe pak, por që influencon fuqishëm tek ai, si p.sh. nëse bie në të pak bojë e ai e ndryshon krejt ngjyrën dhe erën. Po ashtu edhe uji me të cilin gatuhet e ai bëhet lëng… Në të gjitha këto raste nuk lejohet të merret gusul apo abdes me të, pasi pastrimi bëhet me ujë. Allahu i Madhëruar thotë:

"… e nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejmum…" (En Nisa, 43)

Dhe ky nuk konsiderohet më "ujë".

Transmetohet se Atau e urrente të merrej abdes me qumësht (dhallë), musht, pije etj. Ai ka thënë: "Të marri tejmum është më e dashur tek unë sesa të marri abdes me to." "Sahihu Suneni Ebi Daud" [78].

Nga Ebu Khalde transmetohet se ka thënë: "E pyeta Ebu el Alije në lidhje me atë njeri i cili është xhunub dhe nuk gjen ujë, por gjen musht; a i lejohet atij të lahet me të?” “Jo!” - tha ai. "Sahihu Suneni Ebi Daud" [79].

Buhariu një kapitull në "Sahihun" e tij e ka emërtuar: Tema: "Moslejimi i të marrit abdes me musht apo me ndonjë pije dehëse". Ai ka thënë: "El Hasen dhe Ebu el Alijeh e kanë urryer (nuk e lejonin) një veprim të tillë". Shiko librin "Sahihu Suneni Ebi Daud" [87]. Shiko "El Fet'h" [vëll. I, f.354].

Ebu Isa et Tirmidhi, në lidhje me çështjen e mësipërme, ka thënë: "Fjala e atyre që thonë se nuk lejohet abdesi me musht, është më pranë kuptimit të ajetit kuranor:

"… e nëse nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejmum me dheun e pastër…" (En Nisa, 43)

Me të është për qëllim uji i cili është përzier me diçka të pistë, apo uji të cilit papastërtia ia ka ndryshuar shijen, ngjyrën apo aromën. Të pastruarit me këtë ujë nuk lejohet. Dijetari i islamit Ibën Tejmie, në librin e tij voluminoz "Mexhmu'ul Fetaua" [vëll XXI, f. 30], ka thënë: "Nëse uji përzihet me diçka të pistë, atëherë ai bëhet i pistë me aprovimin e të gjithë dijetarëve."

Lloji i tretë: Uji i ndotur (i pistë)

Në librin "Subulu es Selam" [f. 21] citohet: "Ibnu el Mundhir ka thënë: ‘Dijetarët kanë rënë dakord se, nëse uji përzihet me diçka të pistë, saqë ia ndryshon atij shijen, ngjyrën apo erën, ai konsiderohet i pistë."

Page 9: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

9 MBUROJA.net

KAPITULLI I PAPASTËRTIVE

Papastërtitë janë të gjitha ato pisllëqe për të cilat muslimani është urdhëruar ta distancojë vetveten prej tyre (t'i largojë ato) dhe ta pastrojë (lajë) çdo gjë që ka rënë në kontakt me të.

Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe rrobat e tua pastroi!" (El Mudethir, 4)

Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë:

"Allahu i do ata që pendohen dhe ata që e pastrojnë vetveten." (El Bekare, 222)

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Pastërtia është gjysma e besimit" [Shkëputur nga libri "Fik'hu es Suneh" vëll.I, f.17, botimi i dytë i vitit 1998]

1. Urina dhe nevoja e madhe

Llojet e papastërtive

Në lidhje me to, argumentet janë të shumta, prej tyre përmendim: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet." [E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, Et Tirmidhi etj. Hadithi është i saktë. E ka analizuar atë shejhu ynë (el Albani) në librin "El Irva" me nr.166]

Nuk kam për qëllim me këtë hadith të vë në dukje se urina e djalit të vogël është më pak e pistë se ajo e vajzës së vogël, edhe pse hadithi të bën ta kuptosh këtë. Mirëpo, qëllimi im është të argumentojë se urina në vijë të përgjithshme është e pistë. Kjo vërehet qartë prej fjalës së Profetit: "Urina e vajzës lahet".

Po ashtu, vlen të përmendim këtu fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me beduinin i cili urinoi në xhami. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:"Lëreni!" Kur beduini e kreu, tha: "Sillni një kovë me ujë dhe hidheni mbi urinë!" [Buhariu 7128, Muslimi 274 etj.]

Argument tjetër është fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me ata dy personat të cilët po vuanin në varret e tyre; Profeti (Paqja

Page 10: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

10 MBUROJA.net

dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Njëri prej tyre nuk ruhej prej urinës, ndërsa tjetri shkonte lart e poshte duke përgojuar njerëzit." [Buhariu 1361, Muslimi 292 etj.]

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"Nëse dikush prej jush shkelë me nallanet e tij në ndyrësirë, dheu është pastrues për të." [E ka transmetuar Ebu Daudi. Shiko "Sahihu Suneni Ebi Daud" (371) dhe "El Mishket" (503)].

Nga Ebu Said el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Ndërkohë që i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke u falur me shokët e tij, ai i hoqi nallanet e veta dhe i vendosi ato në krahun e tij të majtë. Kur njerëzit e panë se si veproi, edhe ata i hoqën nallanet (sandalet) e tyre. Kur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përfundoi namazin, atyre u tha: "Përse i hoqët nallanet tuaja?" Thanë: "Ne të pamë ty t'i hiqje nallanet e tua e edhe ne ashtu vepruam”. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha:"Xhibrili erdhi dhe më lajmëroi se në to kishte papastërti (ndyrësi)." Pastaj tha: "Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhami, le t'i kthejë (rrokullisë) sandalet e të shikojë, e nëse vëren në to papastërti, le t'i fërkojë në tokë dhe le të falet me to." [E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. Shiko "Sahihu Suneni Ebi Daud" (605) dhe "El Irva" (284)]

Në lidhje me urinën e foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë ushqim, është transmetuar nga Ummu Kajs bintu Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo shkoi me djalin e saj të vogël, i cili ende nuk kishte filluar të hante ushqim, tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mbajti foshnjën në prehër e ai urinoi në pelerinën e tij. Ai kërkoi që t'i sillnin ujë, e spërkati vendin e urinës dhe nuk e lau atë." [Buhariu (223) dhe Muslimi (287)].

El Hafidhu në "Fet'hu el Beri", në komentim të fjalës se Ummu Kajsit: "Ende nuk kishte filluar të hante ushqim", ka thënë: "Me ushqim është për qëllim çdo gjë tjetër përveç qumështit që pinte, hurmës me të cilën fërkoheshin mishrat e dhëmbëve dhe mjaltit i cili përdoret për kurim. Pra, duket se ai nuk ushqehej me diçka tjetër si ushqim bazë, përveç qumështit…"

Nga Lubabetu binti El Harith (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Husejni, djali i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) ndërkohë që po qëndronte në prehrin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), urinoi. Thashë: Vish një rrobë dhe m'i jep t'i lajë pantallonat (izarin). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Rroba lahet për urinën e vogëlushes dhe spërkatet me ujë për urinën e vogëlushit." [E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu Suneni Ebi Daud" (361) dhe Ibën Maxheh. E ka saktësuar El Hakimu dhe e ka aprovuar saktësimin e tij Edh Dhehebi. Shiko librin "El Mishket" me nr.501].

Page 11: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

11 MBUROJA.net

Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Urina e vogëlushes lahet dhe e vogëlushit spërkatet më ujë, kjo kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim." [E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu Suneni Ebi Daud" (363)]

Ndërsa në një tjetër transmetim: "Katede ka thënë: ‘Kjo kur ata ende nuk kanë filluar të hanë ushqim. E nëse kanë filluar të hanë ushqim, atëherë lahet për urinën e të dyve." [E transmetojnë Ebu Daudi "Sahihu Suneni Ebi Daud" (364)]

2. Gjaku i menstruacioneve

Argumentet për papastërtinë e gjakut te menstruacioneve janë të shumta, prej tyre përmendim:

Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Fatime bintu ebi Hubejsh erdhi tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e pyeti: "O i Dërguari i Allahut, unë jam grua të cilës nuk i largohen asnjëherë menstruacionet. A ta lë namazin e të mos falem? i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Jo! Ai nuk është gjak menstruacionesh, por është gjak i prishur (që ndodh për shkaqe te jashtme). Kur të jetë gjaku ai i menstruacioneve, atëherë lëre namazin e, kur të ndërpritet gjaku (i cili është i menstruacioneve), atëherë pastrohu prej tij dhe falu." [E transmetojnë Buhariu (228) dhe Muslimi (333). Teksti i mësipërm është i Muslimit].

Imam Neveviu në komentimin e tij të "Sahihut" të Imam Muslimit [vëll. III, f. 200] ka përcjellë unanimitetin e të gjithë dijetarëve në lidhje me papastërtinë e gjakut të menstruacioneve.

3. El-Vedij

Ai është lëng i bardhë, që del nga mashkulli menjëherë mbas urinës dhe është i papastër. Ai nuk është shkak për marrjen e gusulit. Abdullah bin Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "Ujërat që dalin nga organi mashkullor, përveç urinës, janë tri: el Menij (sperma), el Medhij dhe el Vedij. Nga sperma duhet marre gusul ndërsa nga dy të tjerat duhet larë organi dhe duhet marrë abdes." [Ebu Daudi]

4. El Medhij

Ai është lëng i bardhë, i hollë, ngjitës, del gjatë epshit, por jo furishëm. Shpesh ndodh që njeriu nuk e ndjen daljen e tij. Ky është prej papastërtive prej të cilave është e vështirë të ruhesh, e pikërisht për këtë është toleruar disi të pastruarit prej tij. Nuk bëhet i detyrueshëm marrja e gusulit prej daljes së tij, por ai e bën të obligueshëm marrjen e abdesit. Po ashtu duhen larë organet dhe me pak ujë spërkaten rrobat.

Argumente në lidhje me këtë përmendim:

Page 12: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

12 MBUROJA.net

1. Nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Isha njeri të cilit ky lëng i dilte shpesh, mirëpo më vinte turp ta pyesja të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), sepse isha dhëndëri i tij, e kështu i thashë një burri që ta pyeste dhe ai e pyeti. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Duhet larë organi dhe duhet marrë abdes." [Buhariu (269), Muslimi (306) etj.]

2. Nga Sehl bin Hunejf (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Prej medhij unë vuaja shumë dhe merrja gusul (lahesha) shpesh. Një ditë, ia përmenda këtë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: "Të mjafton të marrësh abdes" Thashë: O i Dërguari i Allahut, po kur ai bie në rrobën time? Tha: "Të mjafton të marrësh një grusht me ujë e të spërkatësh me të pjesën ku ka rënë në rrobën tënde." [E ka transmetuar Ebu Daudi etj. përveç tij. Shiko librat "Sahihu Suneni Ebi Daud" (195), "Sahihu suneni Ibën Maxheh" (409) dhe "Sahihu Suneni Et Tirmidhi" (100)]

5. Ngordhësira

Me të është për qëllim çdo kafshë e cila ngordh pa u therur, ashtu siç kërkohet nga sheriati. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur të regjet lëkura, pastrohet." [Muslimi 366]

Es San'ani (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij "Subulu es Selam" [vëll. I, f. 52] ka thënë: "Sa i përket ngordhësirës, sikur të mos ishte fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Kur të regjet lëkura, pastrohet." [Muslimi, 366] si dhe fjala e tij: "Ajo lëkurë që regjet, është e pastër" ["Sahihu Suneni En Nesai" (3955). Shih librin "Gajetu el Meram" (28)], atëherë do të thoshim se lëkura është e pastër, pasi në Kuran ka ardhur argument që tregon për moslejimin e ngrënies së mishit të ngordhësirës (dhe jo që lëkura e saj është e pistë). Mirëpo, ne themi se ajo është e pistë, pasi kemi argumente të tjera veç argumenteve qe tregojnë për moslejimin e ngrënies së saj."

Të njëjtin gjykim merr edhe çdo pjesë që mund te pritet apo shkëputet prej trupit të kafshës, kur ajo është gjallë. Argument për këtë është hadithi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të cilin e transmeton Uakid el Lejthi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Çdo pjesë që pritet prej trupit të kafshës ndërkohë që ajo është gjallë, konsiderohet ngordhësirë." [E ka transmetuar Ahmedi në "Musnedin" e tij, Ebu Daudi, et-Tirmidhi dhe el-Hakimu në "Mustedrak". E ka vlerësuar si të mirë (hasen) shejhu ynë në librin "Gajetu el Meram" (41)]

Përjashtohen këtu ngordhësira e peshkut dhe karkalecit, duke u argumentuar me hadithin e Ibën Umerit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili thotë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Na janë lejuar ne dy ngordhësira dhe dy gjakra. Dy ngordhësirat janë peshku dhe karkaleci, ndërsa dy gjakrat janë mëlçia

Page 13: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

13 MBUROJA.net

dhe shpretka." [E ka transmetuar Ahmedi, Ibën Maxheh etj. E ka saktësuar këtë hadith shejhu ynë në "Es Sahihah" me nr.1118]

Po ashtu edhe hadithi: "I Pastër është uji i tij, i lejuar (hallall) ngordhësira e tij." ["Es Sahihah" me nr.480. Po ashtu edhe në "Sahihu Suneni Ebi Daud" me nr.76]

6. Mishi i derrit

Allahu i Madhëruar thotë:

ا

"Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kuran) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe përveç asaj që është therur jo në emër të Allahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë". (El En'am, 145)

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush luan tavull (nerdeshir), është njësoj për të sikur ta kishte përlyer dorën e tij me mishin e derrit dhe gjakun e tij." [E ka transmetuar Muslimi me nr.226 dhe Buhariu në librin "El edebu el mufrad". E ka transmetuar edhe Ebu Daudi etj. E ka transmetuar Muslimi me nr.226 dhe Buhariu në librin "El edebu el mufrad". E ka transmetuar edhe Ebu Daudi etj.]

7. Qeni

Prej argumenteve që vërtetojnë se qeni është i pistë përmendim:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse pi qeni në enën e ndonjërit prej jush, le ta lajë atë shtatë herë." [Buhariu (175), Muslimi (279) etj.]

Po ashtu edhe fjala e tij: "Pastrimi i enës suaj, kur në të lëpin qeni, është që ta lajë atë shtatë herë, të parën herë me dhe." [Muslimi (279), Ebu Daudi (71) etj.]

8. Mishi i egërsirave

Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është pyetur për ujin në të cilin pinë kafshët dhe egërsirat. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse uji arrin masën e dy shtambave (kil-leh), ai nuk përmban më papastërti." ["Sahihu

Page 14: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

14 MBUROJA.net

suneni Ebi Daud" (56), "El Mishket" (477). E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" (23). E kemi përmendur pak më parë.]

Ndërsa në një tjetër transmetim: "Atë asgjë nuk e bën të papastër" ["Sahihu suneni Ibën Maxheh" (418). Përveç Ibën Maxhes e transmeton edhe imam Ahmedi. E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" (23). Është përmendur më parë.]

Pra, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk tha se egërsirat nuk e ndotin ujin, por la të kuptojmë se uji nuk ndotet vetëm në ato raste kur është në masë të konsiderueshme (sh.p.).

9. Mishi i gomarit

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: ”U hëngrën gomarët!” Pastaj erdhi një burrë tjetër dhe tha: ”U hëngrën gomarët”. Pastaj erdhi edhe një tjetër dhe tha: ”Po zhduken (mbarojnë) gomarët”. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë t'i lajmëronte njerëzit duke iu thënë: "S'ka dyshim se Allahu dhe i Dërguari i Tij ju ndalojnë prej mishit të gomarëve shtëpiakë, se, me të vërtetë, ai është i ndyrë." Tenxheret e mbushura me mish u derdhën." [Buhariu (5528), Muslimi (1940), etj.]

10. Kafshët të cilat hanë jashtëqitje

Nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka ndaluar të hahet mishi i kafshëve që ushqehen me jashtëqitje si dhe ka ndaluar të pihet qumështi i tyre." [E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. E ka saktësuar shejhu ynë (El Albani) në "El Irva" me nr. (2503)]

Është transmetuar saktësisht nga Ibën Umeri se, kur ai dëshironte të hante xhelalen (kafshën që ushqehej me jashtëqitje), ai e mbyllte atë tri ditë dhe e ushqente me ushqim të pastër. [E ka transmetuar këtë Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir transmetimi të saktë. Shiko librin "El Irva" (2505)]

Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij "El Muhala" ka thënë: "Qumështi i xhelales është haram. Këtu është për qëllim deveja, lopa apo bagëtia e cila ushqehet me jashtëqitje. Nëse pengohet nga ngrënia e jashtëqitjeve derisa emri xhelale të mos jetë më i vlefshëm për të, atëherë pirja e qumështit të tyre lejohet dhe është i pastër." [Shiko librin "El Muhala", Çështja 140]

Sa i përket pulës, ajo lejohet të hahet, edhe nëse ushqehet me ndyrësira. Për t'u informuar më mirë në lidhje me këtë, shiko "El Fet'h" [vëll. IX, f. 646]. Të njëjtën gjë

Page 15: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

15 MBUROJA.net

themi edhe për vezët.

Ndahen në dy lloje:

Mbetjet e ujit mbas pirjes

A. Mbetje uji të pastra. Këtu bëjnë pjesë:

1. Uji që tepron mbas pirjes së njeriut

Në lidhje me këtë, Ibën Kudame në librin e tij "El Mugni" ka thënë: "... Mbetja e ujit mbasi ka pirë njeriu, është i pastër, qoftë ai që ka pirë musliman apo jobesimtar. Kjo ka thuajse aprovimin e të gjithë dijetarëve." [Shiko librin "El Mugni" në temën "Mbetjet mbas pirjes së njeriut"].

Prej argumenteve qe e vërtetojnë këtë përmendim:

Fjala e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Besimtari nuk bëhet i papastër." [E ka transmetuar Buhariu me nr.285 dhe Muslimi me nr.371]

Ndërsa në një tjetër transmetim: "Muslimani nuk bëhet i papastër." [E ka transmetuar Buhariu me nr.283 dhe Muslimi me nr.372]

Nga Ebu Hurejra transmetohet se ka thënë: "Ndërkohë që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në xhami, Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) i tha: ”O Aishe, ma jep pak atë rrobe!” Aisha tha: ”Unë jam haid (në kohën e periodave).” Tha: ”Haidi yt nuk është në dorën tënde.” Dhe ajo ia dha rrobën." [E ka transmetuar Muslimi me nr.299].

Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Unë pija ndërkohë që isha haid (në periudhën e menstruacioneve), e pastaj enën ia kaloja të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ai e vendoste gojën në vendin ku kisha pirë unë..." [Muslimi (300)]

Nga Abdullah bin Sead transmetohet se ka thënë: "E pyeta të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se a lejohet të hamë prej ushqimit që gatuan gruaja e cila është në periudhën e menstruacioneve dhe ai tha: "Ha prej tij." ["Sahihu Suneni Ibën Maxheh" me nr. 531 dhe "Sahihu Suneni Et Tirmidhi" me nr.114]

Nga Abdullah bin Sead transmetohet se ka thënë: "E pyeta të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se a lejohet të hamë prej ushqimit që gatuan gruaja e cila është në periudhën e menstruacioneve, dhe ai tha: "Ha prej tij." ("Sahihu Suneni Ibën Maxheh" [531] dhe "Sahihu Suneni Et Tirmidhi" [114].)

Page 16: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

16 MBUROJA.net

Ndërsa për sa i përket faktit se edhe mbetja e ujit që pi jobesimtari konsiderohet gjithashtu i pastër, këtë e bazojmë në argumentet e mëposhtme:

Së pari: Të bazuarit në parimin e mirënjohur: Gjërat në origjinë janë të pastra.

Së dyti: I është lejuar muslimanit të hajë prej asaj çka therin jobesimtarët, madje i është lejuar të martohet me jobesimtaret, dhe, siç dihet, ata nuk janë të kujdesshëm të pastrohen ashtu siç veprojnë muslimanët. Ndërsa, për sa i përket Fjalës së Allahut të Madhëruar:

"... vërtet idhujtarët janë të ndyrë ..." (Et Teubeh, 28)

nuk është për qëllim këtu papastërtia e trupave të tyre. Ibën Kethiri gjatë komentimit që i bën këtij ajeti në "Tefsirin" e tij, ka thënë: "Për sa i përket papastërtisë së tyre, shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk është për qëllim papastërtia e trupave të tyre, pasi Allahu i Madhëruar e ka bërë të lejuar ngrënien e mishit që therin ithtarët e librit..."

2. Uji që tepron mbas pirjes së kafshëve të cilave iu hahet mishi

Nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Ndërkohë që isha duke u përkujdesur për devenë e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe jargët e saj binin mbi mua, e dëgjova atë te thoshte: "S'ka dyshim se Allahu çdo gjëje i ka dhënë të drejtat e veta. Vërtet, nuk i takon testament atij që meriton prej trashëgimisë." ("Sahihu Suneni Ibën Maxheh" [2194].)

Ebu Bekër bin El Mundhir ka thënë: "Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët, pa kundërshtuar askush prej tyre, se uji i mbetur nga pirja e kafshëve të cilave u hahet mishi, është i pastër. Lejohet të pihet dhe është i lejuar të pastruarit me të." ("El Eusat", vëll. I, f.299)

3. Uji që tepron mbasi ka pirë macja.

Nga Ebu Katede transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Macja nuk është e pistë. Ajo është që shëtit dhe lodron midis jush." ("Sahihu suneni Ebi Daud" [68])

Në lidhje me ujin që tepron mbasi ka pirë macja, Et Tirmidhi ka thënë: "Shumica e dijetarëve prej shokëve të Profetit, ndjekësve të tyre si dhe të shumë dijetarëve që erdhën mbas tyre, siç janë: Shafiu, Ahmedi, Is'haku etj; që të gjithë ata ishin të mendimit se uji që tepron mbasi ka pirë macja është i pastër."

- B. Mbetje uji të pista

Page 17: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

17 MBUROJA.net

Këtu bëjnë pjesë:

1. Uji që tepron mbas pirjes së qenit

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse pi qeni në enën e ndonjërit prej jush, le ta lajë atë shtatë herë." (Buhariu [175], Muslimi [279] etj.)

Po ashtu edhe fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Pastrimi i enës suaj kur në të lëpin qeni, është që ta lajë atë shtatë herë, të parën herë me dhe." (Muslimi [279], Ebu Daudi [71] etj.)

2. Uji që tepron mbas pirjes së gomarit

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi dikë t'i lajmërojë njerëzit duke iu thënë: "S'ka dyshim se Allahu dhe i Dërguari i Tij iu ndalojnë ju prej mishit të gomarëve shtëpiakë se me të vërtetë ai është i ndyrë." Tenxheret e mbushura me mish u derdhën." (Buhariu [5528], Muslimi [1940] etj.)

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi Ebu Talhan që njerëzve t'u thotë: "S'ka dyshim se Allahu dhe i Dërguari i Tij iu ndalojnë ju prej mishit të gomarëve, sepse me të vërtetë ai është i pistë apo i fëlliqur." (E ka transmetuar Muslimi [1940].)

3. Uji që tepron mbas pirjes së derrit

Allahu i Madhëruar thotë:

"Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kuran) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe përveç asaj që është therur jo në emër të Allahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë." (El En'am, 145)

4. Uji që tepron mbas pirjes së egërsirave

Abdullah bin Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është pyetur për ujin në të cilin pinë kafshët

Page 18: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

18 MBUROJA.net

dhe egërsirat. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse uji arrin masën e dy shtamave (kil-leh), ai nuk përmban më papastërti." ("Sahihu Suneni Ebi Daud" [56], "El Mishket" [477]. E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" [23]. E kemi përmendur pak më parë.)

Ndërsa në një tjetër transmetim: "Atë asgjë nuk e bën të papastër" (Sahihu Suneni Ibën Maxheh" [418]. Përveç Ibën Maxhes e transmeton edhe imam Ahmedi. E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" [23]. Është përmendur më parë.)

Shejhu ynë El Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij "Temamu el Mineh" ka thënë: "Ibën Et Turkmeni në "El Xheuheri en Nekij" [vell. I, f. 250] ka thënë: ”Prej këtij hadithi kuptohet se mbetja e ujit, në të cilin kanë pirë egërsirat, është i pistë. Se, nëse nuk do të ishte kështu, ky përkufizim (pra, nëse uji arrin dy kileh...) nuk do të kishte kuptim dhe do të ishte i tepërt." ("Temamu el Mineh" [f. 47].)

- Gjëra për të cilat njerëzit kanë përshtypjen se janë të pista, por në të vërtet ato nuk janë.

1. Menij (sperma)

Prej argumenteve që vërtetojnë se meniju është i pastër përmendim:

Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "E pastroja menijun nga rroba e të Dërguarit të Allahut duke e fërkuar dhe ai falej me atë rrobë." (E ka transmetuar Muslimi [288] etj.)

Në një transmetim tjetër, thuhet: "E pastroja menijun nga rroba e të Dërguarit të Allahut, kur ishte i thatë, duke e fërkuar atë me thonj." ("Sahihu Ibën Huzejmeh" [290].)

Nëse meniju do të ishte i pistë, i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk do falej me atë rrobë.

Ebu Isa Et Tirmidhi (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me fërkimin ka thënë: "Kështu kanë thënë shumë prej dijetarëve në mesin e sahabëve, tabi'inëve, si dhe të tjerë dijetarë që erdhën mbas tyre, si Sufjani, Eth Theuri, Shafi'iu, Ahmedi, Is'haku etj. Që të gjithë ata janë të mendimit se, nëse meniju bie në rrobë dhe nuk lahet, fërkimi mjafton.

Në librin "Sejlu el xherrarr" citohet: "Është transmetuar nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ajo e pastronte menijun nga rroba e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke e fërkuar atë me thonj dhe ai falej me atë rrobë. Nëse meniju do të ishte i pistë, me anë të shpalljes do të njoftohej për të, ashtu siç ndodhi për papastërtinë e nallaneve, kur ai ishte duke u falur." (Ka për qëllim hadithin e transmetuar nga Ebu Said el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në të cilin thuhet: "Ndërkohë që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte duke u falur me shokët e tij, ai i hoqi nallanet e veta dhe i vendosi ato në krahun e tij të

Page 19: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

19 MBUROJA.net

majtë. Kur njerëzit e panë se si veproi, edhe ata i hoqën nallanet (sandalet) e tyre. Kur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përfundoi namazin, atyre u tha: "Përse i hoqët nallanet tuaja?" Thanë: "Ne të pamë ty t'i hiqje nallanet e tua e edhe ne ashtu vepruam. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Xhibrili erdhi dhe më lajmëroi se në to kishte papastërti (ndyrësi).")

Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: "Kur ishte i thatë, menijun e pastroja nga rroba e të Dërguarit të Allahut duke e fërkuar atë me thonj, ndërsa kur ishte i njomë, e fshija atë – ose tha: e laja atë". Ka qenë në dyshim për këtë Humejdiu." (E kanë transmetuar Ebu Avaneh, Tahaviu dhe Ed Derakutni, ashtu siç citohet në "El Irva" [180]. Shejhu ynë [El Albani] ka thënë: "Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë dhe i përmbush kushtet e dy shejhave [Buhariut dhe Muslimit])

El Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Dyshimi i Humejdiut në lidhje me "fshirjen" apo "larjen" nuk prish punë, pasi që të dyja ato janë vërtetuar me argumente të tjera." ("El Irva" [180].)

Nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e hiqte menijun nga rroba e tij duke përdorur një ashkël druri aromatik dhe e largonte atë nga rroba e tij kur ishte i thatë." (A ka transmetuar Ahmedi si dhe të tjerë përveç tij. Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë [hasen], ashtu siç përmendet edhe në "El Irva" [180]. Po ashtu e ka transmetuar edhe Ibën huzejmeh në "Sahihun" e tij.)

Nga Atau transmetohet se Ibën Abasi, në lidhje me menijun kur ai bie në rrobë, ka thënë: "Largoje atë" – dikush tjetër tha:"Me ndonjë copëz druri a me diçka tjetër?" "Ashtu siç do të veproje me pështymën apo gëlbazën." (Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë dhe i përmbush kushtet e dy shejhave.)

Po ashtu kanë thënë: "Hadithet që tregojnë për larjen e menijut na bëjnë të kuptojmë se është e pëlqyeshme të pastruarit prej tij, dhe nuk kuptojmë prej tyre që ai është i pistë. Prej edukatës së muslimanit është që të pastrohet prej çdo gjëje të neveritshme, siç janë gëlbaza, pështyma apo meniju, por kjo nuk do të thotë se ato janë të pista saqë nuk pranohet namazi, nëse ato janë në rrobë apo në trup..."

Ebu Isa (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Është e pëlqyeshme që në rrobën e burrit të mos dallojë gjë prej shenjave të menijut."

Shejhul Islam, Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Nuk është transmetuar asnjë hadith që të tregojë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka urdhëruar dikë prej sahabëve që ta lajë menijun nga trupi dhe rroba e tij. Kështu pra, ne me bindje të plotë themi se një veprim i tillë nuk është i obligueshëm..." ("El Fetaua", vëll. XXI, f.605)

Page 20: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

20 MBUROJA.net

2. Alkooli

Themi që alkooli është i pastër, duke u bazuar në parimin bazë: Gjërat në origjinë janë të pastra. Dhe s'ka asnjë argument që vërteton se alkooli është i pistë. Për sa i përket fjalës së Allahut të Madhëruar:

"S’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar." (El Maide, 90)

Me fjalën "Rrixhës"/të ndyta, është për qëllim ana figurative dhe jo ajo reale. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të na duhet të pranojmë se edhe idhujt dhe shigjeta janë të pistë, e kjo nuk është e vërtetë.

Moslejimi/"et tehrim" nuk do të thotë medoemos se çdo gjë që është haram është edhe e pistë. Nëse do të ishte kështu, atëherë do të thoshim se edhe nënat, vajzat, motrat, hallat ..., të gjitha këto janë të pista, pasi Allahu i Madhëruar thotë:

"U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja,…" (En Nisa, 23)

Po ashtu themi edhe për ushqimin e vjedhur, se ngrënia e tij është haram, mirëpo ai nuk është i pistë.

Në librin "Subulu es Selam" [vëll. I, f. 52] ndër të tjera thuhet: "Gjërat në origjinë janë të pastra dhe nuk është e vërtetë se çdo gjë që është haram (e ndaluar) duhet të jetë edhe e pistë".

Hashashi, për shembull, përdorimi i tij është i ndaluar (haram), mirëpo ai nuk është i pistë. Të njëjtën gjë themi edhe për të gjitha llojet e drogës, helmet vdekjeprurëse si dhe për çdo gjë tjetër të ngjashme. Pra, jo çdo gjë që është haram është edhe e pistë.

Në të vërtet, çdo gjë që është e pistë është haram dhe jo e kundërta… Shembull tjetër është edhe moslejimi i veshjes së mëndafshit dhe të zbukuruarit me flori për meshkujt. Të dyja këto janë haram, mirëpo ato nuk janë të pista. Kjo me aprovimin e të gjithë dijetarëve të umetit."

Në librin "Sejlu el Xharrarr" [vëll. I, f. 35] citohet: "Në lidhje me pijet dehëse s'ka asnjë argument që të vërtetojë se ato janë të papastra…"

Page 21: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

21 MBUROJA.net

E në vijim autori thekson se me fjalën "Rrixhës"/të ndyta, është për qëllim që ato janë të ndaluara (haram) dhe jo që janë të pista, e vetë pozicioni i kësaj fjale në fjali tregon që kjo është për qëllim.

3. Gjaku, përveç gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë, pasi këto dy të fundit janë të pista

Kemi përmendur më parë, tek tema që fliste për papastërtitë, se gjaku i menstruacioneve është i pistë. Po ashtu edhe gjaku i lehonisë është i pistë. Përveç këtyre dyve, gjaku i njeriut dhe i kafshëve, të cilave u hahet mishi, është i pastër, pasi siç e kemi thënë dhe e përsërisim: gjërat në origjinë janë të pastra. Ne nuk largohemi nga ky parim, deri sa të gjejmë argument të saktë për papastërtinë e atyre gjërave.

Argument që vërteton se gjaku është i pastër, është edhe hadithi që tregon për atë sahabiun, i cili ndërkohë që ishte duke u falur, dikush prej idhujtarëve e gjuajti me shigjetë, saqë gjaku vërshoi, mirëpo ai nuk e la namazin, derisa e përfundoi. Kjo ka ndodhur në luftën "Dheti Rrika'a". (E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë nga hadithet e Xhabirit me sened hasen (të mirë). "Es Sahiha" [300].)

El Hasen ka thënë: "Muslimanët nuk e kishin për gjë të faleshin, edhe kur ishin të gjakosur (plagosur)." (E ka transmetuar Buhariu mualekan.)

Nga Muhamed ibën Sirini, nga Jahja el Xhezzer, transmetohet se ka thënë: "Ibën Mes'udi është falur dhe në barkun e tij kishte gjak prej devesë që kishte therur dhe nuk mori abdes." (E ka transmetuar Abdurrazaku në "El Musaneff" [vëll. II, f. 51] si dhe të tjerë veç tij. Zinxhiri i transmetimit është i saktë, ashtu siç përmendet edhe në "Es Sahiha" [300])

Ata të cilët thonë se gjaku është i pistë, argumentohen me ajetin Kuranor, që tregon për të qenit e tij haram. Pra, njësoj si alkooli. Ne thamë dhe e themi sërish se jo çdo gjë që është haram është edhe e pistë, ndërsa e kundërta është e saktë. El Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Nuk dimë të ketë argument që vërteton se gjaku është i pistë, përveç gjakut të menstruacioneve". ("Es Sahiha" [301])

4. Urina dhe jashtëqitja e kafshëve të cilave u hahet mishi

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Në Medine erdhi një delegacion nga Ukli apo nga Urajneh, të cilët u sëmurën nga klima e Medines. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi të shkonin tek disa deve të vogla e të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan dhe ashtu vepruan. Mirëpo, kur u shëruan, e vranë bariun e të Dërguarit të Allahut, i morën bagëtitë dhe ia mbathën vrapit. Herët në agim, të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i erdhi lajmi për çka kishte ngjarë. Ai dërgoi njerëz t'i ndiqnin gjurmët e tyre e, kur dielli u ngrit në kupën e qiellit, ata i sollën para tij. Ai urdhëroi t'u

Page 22: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

22 MBUROJA.net

priteshin duart dhe këmbët tërthorazi dhe t'u verboheshin sytë. Ata u hodhën në një luginë, saqë kërkonin për të pirë dhe askush nuk u jepte."

Ebu Kilabeh ka thënë: "Ata vodhën (plaçkitën), vranë, mohuan mbas besimit të tyre si dhe luftuan Allahun dhe të Dërguarin e tij." (Buhariu [233] dhe Muslimi [1671])

Imam Ebu El Beraket bin Et Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Përderisa atyre iu dha lejë për këtë e sidomos kur dihej që ata ishin të rinj në fe, nuk dinin shumë për dispozitat e tij, e duke mos iu vënë asnjë kufizim, as për larjen e gojës, për shkak të namazit, a diçka tjetër të ngjashme, ndërkohë që ata e kishin zakon të kuruarit me urinën e deveve, kjo e argumenton bindshëm medh'hebin e atyre që thonë se urina e deveve nuk është e pistë." ("Nejlu el eutar" [vëll. I, f. 62])

Ai po ashtu ka thënë: "Lejueshmëria e të kuruarit me të, është argument që vërteton pastërtinë e saj. Pra, urina e devesë dhe çdo gjë që i bashkëngjitet asaj, është e pastër". ("Nejlu el eutar" [vëll. I, f. 60])

Po ashtu, ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Ajo që del në pah është se urina dhe jashtëqitja e të gjitha kafshëve që iu hahet mishi është e pastër. Kjo duke u bazuar në faktin se gjërat në origjinë janë të pastra, dhe nuk themi për asgjë që ajo është e pistë, derisa të kemi argument të qartë. Kur gjykon për diçka se është e pistë, kjo do të thotë se ke të bësh me një gjykim sheriati, gjykim i cili do ta shpërnguli atë nga parimi bazë i pastërtisë. Prandaj nuk e pranojmë fjalën e askujt që thotë për diçka se është e pistë, veçse kur ajo fjalë është e shoqëruar me argument bindës, i vlefshëm për ta shpërngulur atë nga parimi bazë i pastërtisë. E në lidhje me çështjen e sipërpërmendur, ne nuk kemi gjetur asnjë argument që vërteton papastërtinë e tyre…" ("Nejlu el eutar" [vëll. I, f. 61])

Me këtë hadith janë argumentuar ata të cilët thonë se urina e kafshëve të cilave iu hahet mishi, është e pastër.

Po ashtu, si argument për ta ka qenë edhe fjala e Ibën Mesudit: "Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që ua ka bërë haram." (El Albani (Allahu e mëshiroftë!) në "Es Sahiha" nën numrin [1633] ka thënë: Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë (sahih).)

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Faluni në shtrungën e bagëtive dhe mos u falni në atë të deveve."

Në disa transmetime ka ardhur: "Sepse ato janë krijuar prej djajve." ("Sahihu suneni Ibën Maxheh" [623], "El Irva" [176]).

Në librin voluminoz "El Fetaua", Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me urinën e kafshëve të cilave iu hahet mishi, nëse është e pistë apo nuk është, dhe ka thënë: "Për sa i përket urinës së kafshëve të cilave iu hahet mishi si dhe

Page 23: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

23 MBUROJA.net

jashtëqitjes së tyre, shumica e selefëve (të parëve tanë të mirë) janë të mendimit se ato nuk janë të pista. I tillë është medh'hebi i Malikut, Ahmedit si dhe të tjerë përveç tyre. Madje thuhet se askush nga sahabët nuk ka thënë se ato janë të pista, por fjala se ato janë të pista është shumë e mëvonshme. Ne e kemi shtjelluar gjerësisht këtë temë në një libër të veçantë dhe kemi përmendur në të dhjetë e disa argumente nga sheriati, që vërtetojnë se ato nuk janë të pista. Në të kundërt, ata që pretendojnë se ato janë të pista, nuk posedojnë qoftë edhe një argument të vetëm." ("El Fetaua" [vëll. XXI, f. 613])

Ibën Abasi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka bërë tavaf duke qenë hipur në deve." (E ka transmetuar Buhariu mualekan.)

5. Të vjellat e njerëzve

"Gjërat në origjinë janë të pastra". Ne nuk largohemi nga ky parim, derisa të kemi argument të qartë dhe nuk ka asnjë argument që vërteton se të vjellët është e pistë.

Esh Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) në librin "Es Sejlu el xherrarr" [vëll.I, f. 43] ka thënë:

"Kemi përmendur në fillim, kur kemi folur për kapitullin e pastërtisë, se "Gjërat në origjinë janë të pastra" dhe se nuk largohemi nga ky parim, derisa të kemi argument të qartë, të saktë, të vlefshëm për ta shpërngulur gjykimin. Nëse ne gjejmë argument, atëherë ashtu qoftë, mirëpo, nëse nuk kemi argument të saktë, atij që pretendon se është e pistë i themi: Ti je duke thëne se Allahu i Madhëruar e ka bërë të pastër këtë gjë, se duhet bërë çmos që ajo të largohet nga trupi dhe rroba e njeriut në çfarëdo lloj mënyre dhe se, nëse dikush falet duke e pasur këtë në rrobën e tij, namazi i tij nuk pranohet. Hajde, pra, sill argument për këtë që je duke thënë!"

Po ashtu, ai (Allahu e mëshiroftë!), kur ka folur për papastërtitë në librin e tij "Ed Duraru el behijeh" nuk e ka përmendur vjelljen prej gjërave të papastra.

Shejhu ynë, El Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij "Tamamu el mineh" [f. 54], përmend se nuk është i mendimit se të vjellët është prej gjërave të pista.

6. Djersa e xhunubit dhe djersa e gruas gjatë periudhës së menstruacioneve

Nga Ebu Hurejra transmetohet se një ditë, kur ai ishte xhunub, e takoi të Dërguarin e Allahut në njërën nga rrugicat e Medines. Ebu Hurejra u largua prej tij, mori gusul dhe u kthye përsëri. – Ku ishe o Ebu Hirr? tha Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). – O i Dërguari i Allahut, isha xhunub e nuk desha të jem në shoqërinë tënde ndërkohë që isha i papastër (i pistë). - Subhanallah! O Ebu Hirr, besimtari nuk bëhet i papastër. - Ia ktheu i Dërguari i Allahut

Page 24: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

24 MBUROJA.net

(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) (E ka transmetuar Buhariu me nr.285 dhe Muslimi me nr.371)

7. Ngordhësirat të cilat nuk kanë gjak që rrjedh

Këtu bëjnë pjesë milingonat, mizat, merimangat, si dhe të tjera të ngjashme me këto.

Edhe këtu bazohemi me parimin "Gjërat në origjinë janë të pastra".

Po ashtu, përmendim edhe hadithin: "Nëse miza bie në enën e ndonjërit prej jush, le ta zhysë atë në enë dhe pastaj ta hedhë, se, me të vërtetë, në njërin krah ajo ka sëmundjen dhe në tjetrin ilaçin." (E ka transmetuar Buhariu me nr.5782)

Nëse miza do të ishte e pistë, do ishim urdhëruar ta flaknim ushqimin. Prej dijetarëve që kanë thënë se ngordhësirat të cilat nuk kanë gjak që rrjedh, janë të pastra, përmendim: Ebu El Beraket Mexhdu ed din ibën Et Tejmije, në librin "Munteka el akhbar", Esh Sheukani në librin "Nejlu el eutar" [vëll. I, f. 68] dhe Es San'ani në librin "Subulu es selam" [vëll. I, f. 36].

- Largimi i ndyrësive

I. Cili është gjykimi për largimin (heqjen) e papastërtive?

Largimi i papastërtive është obligim fetar (farz). Ibën Hazmi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Heqja e ndytësive dhe e atyre gjërave për të cilat Allahu i Madhëruar ka urdhëruar, është obligim fetar (farz)."

Po ashtu ka thënë: "Çdo gjë për të cilën ka ardhur tekst Kur'anor apo Allahu i Madhëruar ka urdhëruar në gjuhën e të Dërguarit të Tij se diçka është e ndaluar për në, apo se prej diçkaje duhet të pastrohemi, të lahemi ose të marrim mest, që të gjitha këto janë obligative, sepse bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij është obligim fetar (farz), e s'ka dyshim se ai që kundërshton, është zullumqar." ("El Muhal-la" [Çështja me nr.120])

II. Një parim bazë që ka të bëj me pastrimin e ndyrësive

Në librin "Sejlu el Xharrarr" [vëll. I, f. 42] citohet: "Për sa i përket pastrimit të ndyrësive, në këtë çështje është i domosdoshëm pasimi i argumentit me përpikëri. Nëse ka ardhur argument që tregon se larja është e domosdoshme, derisa të mos ngelet prej papastërtisë ngjyrë, erë apo shije, atëherë themi se kjo është mënyra e vetme me të cilën arrihet pastrimi.

Nëse argumenti tregon se pastrimi i diçkaje bëhet duke hedhur ujë, duke e spërkatur me ujë, duke e gërryer, duke e fshirë në tokë, apo thjeshtë duke ecur në tokë të pastër,

Page 25: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

25 MBUROJA.net

atëherë themi se kjo është mënyra e drejtë nga ana fetare në lidhje me pastrimin e asaj gjëje.

Kanë ardhur argumente të sakta që vërtetojnë se për sa i përket pastrimit të sandaleve, kur ato bien në kontakt me ndyrësi, pastrimi i tyre bëhet duke i fërkuar në tokë. Po ashtu është transmetuar se, nëse rroba e gruas është shumë e gjatë dhe bie në kontakt me papastërti, atë e pastron gjatë ecjes dheu i pastër.

III. Mënyra se si bëhet pastrimi

1. Të pastruarit nga nevoja e madhe

Të pastruarit nga nevoja e madhe bëhet me ujë, gurë a diçka tjetër të ngjashme.

Për sa i përket të pastruarit me ujë, Allahu i Madhëruar thotë:

"... aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastrit." (Et Teube, 108)

Ky ajet tregon për banorët e Kubasë, sepse ata pastroheshin prej nevojës me ujë. Argument që vërteton se ky ajet ka zbritur për të lavdëruar banorët e Kubasë, është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejra, ku thotë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ajeti kuranor "... aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë..." ka zbritur për banorët e Kubasë. Ata pastroheshin prej nevojës me ujë, e prandaj ky ajet zbriti për ta." (E kanë transmetuar Ebu Daudi, Et Tirmidhi si dhe të tjerë përveç tyre. Shiko librin "Sahihu suneni Ebi Daud" [34]. E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" [45])

Nga Enes ibën Melik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkonte për të kryer nevojat personale, unë dhe një djalosh tjetër i sillnim një enë me ujë e ai pastrohej me të." (E ka transmetuar Buhariu me nr.150.)

Për sa i përket pastrimit me përdorimin e gurëve, argumentet në lidhje me këtë janë të shumta:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Askush prej jush të mos pastrohet prej nevojës me më pak se tre gurë!" (E ka transmetuar Muslimi me nr.262)

Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush të shkojë për të

Page 26: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

26 MBUROJA.net

kryer nevojën, le të pastrohet duke përdorur tre gurë, e kjo atij i mjafton." (E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, En Nesai si dhe të tjerë përveç tyre. E ka saktësuar shejhu ynë në "El Irva" [44])

Është e lejuar që të pastrohemi me gjëra të tjera përveç ujit dhe gurëve, siç janë gjethet, letrat higjienike etj, e kjo duke u bazuar në disa argumente.

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Po ecja një ditë pas të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërsa ai ishte duke shkuar për të kryer nevojat personale. Kur pa të afrohem, më tha: "Shko dhe më gjej disa gurë për t'u pastruar, e shiko që të mos jenë kocka (eshtra) apo jashtëqitje kafshësh." (E ka transmetuar Buhariu me nr.155.)

Përderisa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ndaloi atë që t'i sillte eshtra apo jashtëqitje kafshësh, kjo tregon se ai mund t'i sillte ndonjë gjë tjetër të vlefshme për t'u pastruar. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk qe e nevojshme që t'i thoshte "e shiko që të mos jenë eshtra apo jashtëqitje kafshësh", por do të mjaftohej duke thënë: "Shko dhe më gjej disa gurë për t'u pastruar", e mund të shtonte: e mos sill asgjë tjetër përveç tyre.

Veç kësaj, ne themi se ndalesat janë të kufizuara e, në të kundërt, gjërat e lejuara janë të pa kufizuara, kështu që, përderisa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndaloi nga përdorimi i eshtrave dhe jashtëqitjeve të kafshëve, kjo tregon se shumë gjëra të tjera përveç këtyre dyjave që u përmendën, janë të lejuara.

Në lidhje me moslejimin e përdorimit të eshtrave dhe jashtëqitjeve të kafshëve për t'u pastruar, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka lajmëruar se përse nuk lejohet që të pastrohemi me to.

Ai ka thënë: "Mos u pastroni me kocka e as me jashtëqitjet e kafshëve, pasi ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj prej xhinëve." (E ka transmetuar Et Tirmidhi si dhe të tjerë veç tij. Me tekst të përafërm me këtë hadith ka transmetuar edhe Muslimi. Shiko "El Irva" me nr.46)

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) porositi që t'i sillnin gurë, kjo nuk do të thotë se guri është gjëja e vetme me të cilin pastrohesh prej nevojës. Ai përmendi gurët pasi në atë vend, gurët ishin gjëja më e mundshme që mund të gjeje dhe jo për të treguar se pastrimi me diçka tjetër përveç gurëve nuk lejohet. Fjala e shumicës së dijetarëve të cilët thonë se është e lejuar të pastruarit me diçka tjetër përveç gurëve, është fjala e saktë…" ("El fetaua" [vëll. XXI, f. 205])

Fjalë të ngjashme me këtë ka thënë edhe El Hafidhu (Ibën Haxher) (Allahu e mëshiroftë!) në "El Fet'h" [vëll. I, f. 256].

Page 27: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

27 MBUROJA.net

Esh Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Në qoftë se nuk gjen dot gurë për t'u pastruar, atëherë lejohet të përdoret edhe ndonjë gjë tjetër, por e rëndësishme është që të mos jenë ndër ato gjëra për të cilat ka ardhur ndalesë, siç janë bajgat apo eshtrat…" ("Ed Derari el mudije" [vëll. I, f. 40-41])

Është e nevojshme të themi se, nëse jashtëqitja shkelet me këpucë, dheu është pastrim për të.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse dikush prej jush shkelë me nallanet e tij në ndyrësirë, dheu është pastrues për të." (E ka tranmsetuar Ebu Daudi. Shiko "Sahihu suneni Ebi Daud" [371], "El Mishket [503].)

Po ashtu ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush të vijë në xhami, le t'i kthejë (rrokullisë) sandalet e të shikojë e, nëse vëren në to papastërti, le t'i fërkojë në tokë dhe le të falet me to." (E ka transmetuar Ebu Daudi si dhe të tjerë përveç tij. Shiko "Sahihu suneni Ebi Daud" [605] dhe "El Irva" [284].)

2. Të pastruarit nga gjaku i menstruacioneve

Të pastruarit nga gjaku i menstruacioneve bëhet duke larguar më parë papastërtinë e dukshme, e më pas lahet e gjithë rroba. Është i pëlqyeshëm përdorimi i solucioneve aromatike, si për pastrimin e rrobës, ashtu edhe për pastrimin e vetë gruas, siç janë sapuni, shampo, apo solucionet enkas për pastrimin e vendeve të turpshme, pasi era natyrale e gjakut të menstruacioneve është e pakëndshme.

Vlen të përmendim këtu se, nëse mbas larjes së rrobës ngel gjurma e gjakut, rroba konsiderohet e pastër, pasi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një gruaje i ka thënë: "Është e mjaftueshme larja e gjakut dhe s'prish punë nëse ka ngelur shenjë."

3. Pastrimi i enës në të cilën ka lëpirë qeni

Pastrimi i saj bëhet duke e larë atë shtatë herë, të parën herë me dhe. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Pastrimi i enës suaj, kur në të lëpin qeni, është që ta lajë atë shtatë herë; të parën herë me dhe." (Muslimi [279], Ebu Daudi [71] etj.)

4. Pastrimi i urinës

Pastrimi i urinës bëhet duke e larë rrobën. Bën përjashtim vetëm pastrimi i urinës së foshnjës mashkull, i cili ende nuk ka filluar të hajë ushqim. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet." (E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, Et Tirmidhi etj.

Page 28: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

28 MBUROJA.net

Hadithi është i saktë, e ka analizuar atë shejhu ynë (El Albani) në librin "El Irva" me nr.166). Pastrimi i tokës, kur në të ka urinë, bëhet duke i hedhur sipër një kovë me ujë.

5. Pastrimi i rrobës e cila vazhdimisht kontakton me tokën

Toka është pastrim për të. "E pastron atë ajo çka vjen pas saj."

6. Pastrimi i vedijut

Pastrimi i vedijut bëhet me larje.

7. Pastrimi i medhijut

Lahet organi dhe pjesa përreth, ndërsa rroba spërkatet me ujë dhe shtrydhet.

Nga Sehl bin Hunejf (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Prej medhij-ut unë vuaja shumë dhe merrja gusul (lahesha) shpesh. Një ditë ia përmenda këtë të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: "Të mjafton të marrësh abdes" Thashë: O i Dërguari i Allahut, po kur medhiju bie në rrobën time? Tha: "Të mjafton të marrësh një grusht me ujë e të spërkatësh me të pjesën ku ka rënë në rrobën tënde." (E ka transmetuar Ebu Daudi dhe të tjerë përveç tij. Shiko librat "Sahihu suneni Ebi Daud" [195], "Sahihu suneni Ibën Maxheh" [409] dhe "Sahihu suneni Et Tirmidhi" [100])

8. Pastrimi i lëkurës

Bëhet duke e regjur.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur lëkura regjet, atëherë ajo është e pastër" (Muslimi [366]), po ashtu ka thënë: "Ajo lëkurë që regjet, është e pastër." ("Sahihu suneni En Nesai" [3955]. Shiko gjithashtu librin "Gajetu el meram [28]")

9. Në qoftë se bie miu apo diçka e ngjashme me të në vozën me gjalpë, mjaltë apo dhjam

Nëse gjalpi apo mjalti janë në gjendje të ngrirë, hiqet vetëm pjesa përreth vendit ku ka rënë dhe pjesa tjetër është e pastër. Nëse është i lëngshëm, hidhet e gjitha.

10. Nëse uji është në sasi të madhe e në të bie papastërti.

Nëse uji nuk i ka humbur vetitë e tij, por e ka ruajtur gjendjen natyrale, atëherë konsiderohet i pastër. Nëse papastërtia shihet me sy dhe është e mundur të hiqet, ashtu veprojmë.

Page 29: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

29 MBUROJA.net

Dijetarin e madh, Ibën Tejmije e kanë pyetur në lidhje me ujin i cili është në sasi të madhe dhe në të bie dhe ngordh ndonjë qen, derr, lopë apo diçka tjetër e ngjashme, e pastaj kalon kohë derisa ajo "humbet" dhe tretet në ujë. A është ai ujë i vlefshëm për pastrim?

Ibën Tejmije është përgjigjur: "I Lavdëruar qoftë Allahu!1 Nëse në një burim të madh uji bie diçka nga ato që keni përmendur, apo diçka tjetër e ngjashme me to; në qoftë se uji nuk i ka humbur vetitë e tij, por e ka ruajtur gjendjen natyrale, atëherë konsiderohet i pastër. Nëse papastërtia shihet me sy dhe është e mundur të hiqet, atëherë duhet hequr, ndërsa uji që mbetet është i pastër…

Mirëpo në qoftë se papastërtia e ka ndryshuar ujin, duhet hequr sa të mundim prej tij, dhe duhet të presim derisa uji i ri ta zëvendësojë dhe cilësia e tij të përmirësohet… (Më pas ka përmendur hadithin e pusit Buda'a që ndodhej në Medine)."("El Fetaua" (vëll. XXI, faq. 38-39))

11. Nëse papastërtia humbet në ujë dhe nuk ia ndryshon atij ngjyrën shijen apo aromën, atëherë uji konsiderohet i pastër.

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Kur papastërtia humbet pa lënë shenjë në ujë, atëherë ai konsiderohet i pastër, pa marrë parasysh sasinë e tij, e kjo gjë vlen për të gjitha lëngjet. Kjo sepse Allahu i Madhëruar i lejoi të mirat dhe i ndaloi të këqijat, e s'ka dyshim se të këqijat kanë veti që dallojnë nga të mirat, e si rrjedhojë themi: Në qoftë se cilësia e ujit apo e diçkaje tjetër dominohet nga e mira, uji konsiderohet i mirë, (i pastër) dhe e kundërta në të kundërt. ("El Fetaua" (vëll. XXI, faq. 32-33))

1. Ibën Tejmie (Allahu e mëshiroftë!) e kishte zakon që fjalën e tij ta niste me lavdërimin e Allahut, duke marrë shëmbëlltyrë në këtë Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili e niste fjalimin e tij duke lavdëruar dhe madhëruar Allahun.

Po ashtu, ajo që e përforcon më tepër mendimin tonë është edhe të bazuarit në hadithin e pusit "El Buda'a", të cilin e transmeton Ebu Seid el Hudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Mirëpo, në qoftë se papastërtia e ndryshon ujin, atëherë ai konsiderohet i pistë dhe nuk lejohet përdorimi i tij, ndryshe nga rasti i mëparshëm kur uji nuk influencohet nga papastërtia. Për ta qartësuar më tepër këtë çështje, themi se: nëse në ujë bie pak verë apo alkool dhe humbet pa lënë gjurmë në të, e pastaj e pi dikush atë ujë, ai nuk konsiderohet se ka pirë alkool dhe nuk zbatohet tek ai dënimi për pirësin e alkoolit, kjo sepse alkooli nuk ka lënë në ujë ngjyrë, erë apo shije. Të njëjtën gjë themi nëse në ujë bie qumësht nga gjiri i një gruaje dhe atë ujë e pi një foshnje, ai nuk konsiderohet fëmija i saj nga gjiri.

Page 30: Enciklopedia e thjeshtësuar e fikhut Sipas Kuranit dhe ... · (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr. Fusha e jurisprudencës islame (fikhut islam) është

30 MBUROJA.net

E rëndësishme është të përmendim edhe faktin se ne jemi urdhëruar të pastrohemi me ujë, pasi Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe në qoftë se nuk gjeni ujë…". E në këtë ajet është për qëllim uji i cili është në gjendjen e tij natyrale, të cilit nuk i ka ndryshuar ngjyra shija dhe aroma." I të njëjtit mendim është edhe Esh Sheukani në librin "Es Sejlu el xherrar".

Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!), duke mbështetur mendimin e tij për pastërtinë e ujit, në librin e tij voluminoz me fetva, [vëll. XXI, faq. 611] ka thënë: "… Duke u nisur nga kjo, themi se tymi i zjarrit të ndezur nga papastërtitë është i pastër, po ashtu edhe avulli i ujit të pistë është i pastër."

12. A është uji i patjetërsueshëm për largimin e papastërtive?

Uji është i patjetërsueshëm për largimin e papastërtive, përveç atyre rasteve kur ka ardhur argument i posaçëm që lejon të kundërtën e kësaj, siç është për shembull rasti i rrobës së gjatë të cilën e pastron ecja në tokën e pastër, apo pastrimi i sandaleve duke i fërkuar në tokë etj.

Esh Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Në parim themi se ujë është baza për pastrimin e papastërtive, pasi në Kuran dhe Sunet jemi urdhëruar në mënyrë të përgjithshme që pastrimi të bëhet me ujë, mirëpo thënia se ujë është absolutisht i patjetërsueshëm për pastrimin e papastërtive hidhet poshtë nga hadithet që tregojnë se sandalet pastrohen duke i fërkuar në tokë, meniju pastrohet duke e fërkuar me thonj, rrobën e gjatë e pastron ecja në dheun e pastër etj. Më e saktë është të themi se çdo papastërti duhet pastruar me atë gjë për të cilën na tregon argumenti përkatës lidhur me të…"

- Edukata e shkuarjes në banjë

1. Të distancohet nga njerëzit dhe t'i fshihet shikimit të tyre.

Nga Mugira ibën Shuabe (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkonte për nevojat personale, largohej nga njerëzit."(E transmeton Ebu Daudi, En Nesai, Et Tirmidhi etj. E ka saktësuar shejhu ynë (El Albani) në "Es Sahiha" me nr [1159])

Nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkonte për nevojat personale, largohej aq sa nuk e shihte më askush." (E ka transmetuar Ebu Daudi, shiko "Sahihu suneni Ebi Daud" me nr 2; e transmetojnë dhe të tjerë përveç tij, "Es Sahiha" me nr [1159])