enver hoxhaj - politika etnike dhe shtetndËrtimi i kosovËs

643
Enver Hoxhaj POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS 4

Upload: stopman

Post on 12-Nov-2014

1.432 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Enver HoxhajPOLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

4

Page 2: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Lirit, Leas dhe Remzies,për një të ardhme evropiane

5

Page 3: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

6

Page 4: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Përmbajtja

Hyrje

1. Identiteti dhe kombformimi shqiptar

Çështja Shqyrtime metodologjikeRilindja shqiptare dhe zbulimi i origjinës Shteti shqiptar dhe e kaluara ilire në kohën e komunizmit Shqyrtime përmbyllëse dhe perspektivat në demokraci 2. Përgjegjësia politike dhe Akademia serbe

HyrjaObjekti i studimit dhe metodaHistoria dhe qëllimi i MemorandumitGjuhaMitologjia politike Autorizimi i dhunësPërgjegjësia politike 

3. Taksonomia e konfliktit etnik

Hyrje Origjina e konfliktitMetodologjiaGjenocidi dhe ‘spastrimi etnik’Shpërngulja masive me forcë e popullatës

7

Page 5: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ndarja dhe secesioni (Vetëvendosja)Integrimi dhe asimilimiKontrolli hegjemonist Kantonizimi dhe Federalizimi Përmbledhje

4. Politika e antagonizmit dhe administrimi i OKB-së

Qëllimi i studimitUNMIK-u si Intervenim i Palës së Tretë - Arbitrimi Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetitStandardet para Statusit Bilanci i strategjive të UNMIK-u për rregullimin e konfliktit Vetëvendosja e Kosovës: Opsioni për zgjidhje afatgjatë të konfliktit Nevoja për shtetndërtim dhe kontrata qytetareFederalizmi serb: nga kantonizimi deri në ndarjen e KosovësPërmbledhje dhe rekomandime

5. Ndarja etnike, territori dhe shtetndërtimi

ProblemiTeoriaKonflikti EtnikShtetndërtimiFrankenstein-i? AkomodimiPërmbledhje

8

Page 6: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

6. Kombi dhe shteti

Inkluzioni versus ekskluzionitKombi qytetar versus kombi etnik Kombi etnik versus shtetit Shteti qytetar versus dezentralizimi etnikPërmbledhje

9

Page 7: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Hyrje

Ky libër është përmbledhje e studimeve dhe jo një monografi. Ato nuk janë as të një kohe dhe as nuk janë menduar të jenë një tërësie më vete si ky libër. Të shkruara me qëllim të caktuar dhe për situata konkrete, këto shkrime mbeten pasqyrim i interesimeve të mia akademike dhe kurrsesi reagi-me ndaj politikës ditore. Mirëpo, në disa prej tyre janë ngritur probleme që drejtpërdrejt janë pjesë e politikës. Në të tjerat, është zhvilluar argumenti për çështje të cilat hapur apo kamufluar ndërlidhën më të. Dhe, këtu është fjala për politikën etnike, e njohur në shkencë si ethnic politics. Në botën sub-jektive akademike, politika etnike - si aspekt i ve-çantë i politikës - është në këta tre dhjetëvjetëshat e fundit një kryqëzim metodash i shkencave sociale. Në botën objektive, reale, ajo e ka diktuar për tre shekuj më radhë politikën ndërkombëtare, formimin dhe dështimin e shteteve. Kjo do të mbetet edhe në shekullin tonë ndër faktorë përcaktues të politikës. Kur me përfundimin e luftës në qershor 1999 nuk iu dha fund konfliktit dhe nuk u jetësua pavarësia e plotë, në jetën publike në Kosovë, më shumë se çdo gjë tjetër, dominoi pikërisht politika etnike. Si rrjedhojë e kësaj situate, këto studime pasqyrojnë përpjekjen time për të hedhur dritë mbi dy çështje

10

Page 8: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

thelbësore: politikën e konfliktit etnik dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. Të dyja këto çështje e kanë determinuar situatën e “konfliktit të ngrirë”, të krijuar me vënien e Kosovës nën administrimin e OKB-së dhe në gjendje të status quos; rrethana këto që do të ndikojnë, po ashtu, ndjeshëm në arkitekturën e shtetësisë së ardhshme të saj. Këto rrethana janë trajtuar këtu të ndërlidhura njëra me tjetrën dhe kanë një gjë të përbashkët: identitetin kombëtar. Identiteti pati rol qendror në origjinën, dinamikën dhe në rrjedhën e konfliktit; ai do të ndikojë fuqishëm në përcaktimin e opsionit të zgjidhjes së tij. Për më tepër, luftërat për pavarësi dhe shtetet kërkojnë ide kohezive, por edhe identitet për ta legjitimuar veten.

Identiteti dhe formimi i kombit shqiptar është në qendër të kapitullit të parë. Në fakt, ky kapitull është mbajtur si ligjëratë në shkurt të vitit 2005 në konferencën ”Erinnern und Vergessen in den Kulturen Südosteuropas“ të organizuar nga Akademia e Shkencave në Göttingen (Akademie der Wissenschaften zu Göttingen, Südosteuropa Kommission). Këtij kapitulli – si edhe atyre të tjerëve në këtë libër - i paraprin një debat teorik rreth kombit e nacionalizmit, fakt ky që u bë për disa arsye. Krijimi, ngritja dhe fuqia e kombit shqiptar mund të kuptohen drejt kur, me rastin e shqyrtimit të tij, ai krahasohet me fenomene të ngjashme në kultura të tjera. Shumë teori mbi kombin janë pasqyrim i përvojave të Perëndimit, ku politika, ekonomia dhe shoqëria kanë qenë në

‘Mythen und Erinnerungen der albanischen Nation – Illyrer, Nationsbildung und nationale Identität’, Tyche 20, 2005: 47-76.11

Page 9: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shkallë më të lartë zhvillimi. Për këtë arsye, ato nuk paraqesin çdo herë bazë të përshtatshme për ta shpjeguar krijimin e kombit shqiptar dhe shfaqjen e nacionalizmit të tij. Ndodh, madje shpesh, që në bazë të pikëpamjeve perëndimore, të përshkruhen zhvillime të cilat as kanë ekzistuar dhe as janë të pranishme sot te shqiptarët. Kjo vlen për studime tonat në Tiranë, Prishtinë e në Tetovë, por edhe për popuj të tjerë të rajonit. Edhe sot e gjithë ditën ka autorë që janë bërë robër të teorive të ndryshme, pa menduar pak më shumë për to. Ka, po ashtu, edhe autorë të tjerë, që kanë ndikim të madh në kultivi-min e nacionalizmit, pa e kuptuar misionin modern të tij. Me një narracion të tillë, këta të fundit kanë ngritur dilema, si të ishin ideologë ballkanas të ko-hës së Perandorisë Otomane, të zgjimeve e të çliri-meve kombëtare të atij harku kohor. Kjo ndodhi gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, kur rishfaqja e fuqishme e nacionalizmit shënonte në njëfarë for-me fundin e kohës osmane në Ballkan. Rikthimi i çështjeve të pazgjidhura nacionale pas vitit 1990 dhe luftërat etnike nuk ishin asgjë tjetër veçse trashëgimi osmane. Rishfaqja e nacionalizmit në Ballkan e më gjerë e përmbysi edhe mitin, sipas të cilit, gjatë Luftës së Ftohtë bota na kishte lëvizur përtej nacionales dhe se nacionalizmi tanimë po i takuaka të kaluarës.

Që nga ajo kohë, interesimi për politikën et-nike dhe për nacionalizmin u rrit edhe ndër ne; por pa ndonjë përpjekje serioze për studim të mirëfilltë të tij. Kështu, madje edhe vetë nocioni “naciona-lizëm” - që është doktrina e kombit -, mori ose kuptim pozitiv ose negativ. Kuptimi i tij varej nga motivi i përdorimit të atij nocioni. Për një pjesë të

12

Page 10: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

elitës tradicionale “nacionalizmi” filloi ta zëvendë-sojë patriotizmin. Për pjesën tjetër të elitës pro-perëndimore, nacionalizimi ishte një ideologji e prapambetur. Kjo ndodhi sepse ai nuk u kuptua në thelbin e tij. Mirëpo, kjo gjendje ishte edhe reflek-tim i përvojës dhe i diskursit europian kontinental: në shumicën e gjuhëve europiane nocioni naciona-lizëm është i mbarsur me domethënie negative. Përjashtim paraqet këtu gjuha angleze, në të cilën termi nacionalizëm në shumicën e rasteve ka kup-tim neutral dhe përshkrues. Së këndejmi, më një domethënie përshkruese është përdorur edhe në këtë libër: si një ideologji që nënkupton se popujt e botës janë të ndarë në kombe, se këto kombe duhet ta kenë të drejtën e vetëvendosjes dhe se vetëven-dosja e plotë e kërkon shtetin e pavarur dhe sovran. Por, fenomeni i nacionalizmit është më kompleks se ç’imagjinohet. Kombet, vetëvendosja dhe shteti kombëtar janë ndër idetë themelore të nacionaliz-mit, ndërsa jetësimi i tyre është manifestuar në forma dhe me konsekuenca të ndryshme. Kjo ndo-dhi sepse nacionalizmi, që nga shfaqja e tij pas Revolucionit Francez (1789), ka synuar ta jetësojë parimin se tërësia politike dhe kombëtare e një populli duhet të përputhen plotësisht njëra me tjetrën, duke rezultuar me krijimin e shtetit-komb, i cili do t’i përfshinte të gjithë pjesëtarët e tij. Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më sot, pati krejt pak raste kur një vend ishte një bashkësi homogjene kulturore, me territor të definuar qartë dhe ndaj të cilit shtete të tjera nuk kishin pretendime hegjemoniste apo territoriale. Gjatë historisë dhe sot kishte dhe ka ende territore të cilat banohen nga grupe të ndryshme etnike e

13

Page 11: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

religjioze dhe ndaj të cilave dy apo më shumë bashkësi politike kanë pretendime për pushtet apo për territor.

Kapitulli i parë synon të tregojë se shqyrtim-et mbi identitetin dhe krijimin e kombit shqiptar vënë si parakusht një dialog të mirëfilltë midis shkencave sociale: sociologjisë, historisë, shkenca-ve politike, antropologjisë, gjuhësisë, etnologjisë. Pjesa qendrore e këtij kapitulli analizon natyrën, origjinën e kombit dhe të nacionalizmit shqiptar; çështjen e antikitetit apo të modernitetit të tij si dhe rëndësinë e fenomenit komb e nacionalizëm në histori dhe sot. Sa herë që shqiptarët - sikurse hebrenjtë, persët, grekët e popuj të tjerë - mundohen të japin përgjigjeje në këto çështje, ballafaqohen me çështjen nëse këta janë “komb antik” apo komb modern. Unë nuk jam përpjekur që këtë dilemë ta trajtoj në bazë të burimeve his-torike të antikës së vonë apo edhe të mesjetës së hershme, me ç’rast kësaj çështjeje do të duhej t’i hyhej nga periudhat më të lashta deri tek ato moderne. Përkundrazi! Këtu e kam bërë të përkun-dërtën: kam filluar me nacionalizim shqiptar mo-dern të shek. 19 deri tek kombi dhe nga kombi tek etnia shqiptare. Duke e trajtuar çështjen tjetër se a është nacionalizmi ai që ka krijuar kombet apo kombet janë produkte të bashkësive paramoderne etnike, jam përpjekur ta shpjegoj ndërlidhjen në mes të etnisë dhe nacionalizmit modern shqiptar. Më tutje kam analizuar shkaqet e paraqitjes së kësaj doktrine dhe programin e saj. Problemi i mbijetesës etnike ilire dhe efekti i saj mobilizues për nacionalizmin shqiptar mund të kuptohet vetëm nëse analizohen mitet dhe kujtesa kolektive

14

Page 12: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mbi ilirët, e cila për ideologët e Rilindjes dhe pa-sardhësit e tyre paraqiste dhe paraqet shtratin e identitetit kombëtar.

Përderisa mitet etnike ilire të analizuara në kapitullin e parë, si elemente qenësore të identitetit shqiptar bien në grupin e miteve gjenealogjike, në kapitullin e dytë e kam gjurmuar një grup tjetër syresh: mitet ideologjike. Dhe, ka një dallim thelbësor në mes të grupit të parë dhe atij të dytit. Mitet gjenealogjike janë më konservative dhe kanë të bëjnë me rritën biologjike, traditën dhe konti-nuitetin historik; mitet ideologjike janë më radikale në natyrën e tyre, pretendojnë restaurimin e një të kaluare autentike, e cila duhet të ndodhë vetëm përmes ndryshimeve revolucionare të një rendi të korruptuar aktual. Në situata të konfliktit etnik, mi-tet e para i japin nacionalizmit një mision mbroj-tës, nëse identitetit kombëtar i kanoset rreziku i asimilimit; ato marrin një funksion çlirues nëse vendi dhe një bashkësi politike është nën sundim të huaj, dhe kanë qëllim modernizues nëse pas mbije-tesës dhe çlirimit, një popull e trashëgon një eko-nomi të rrënuar dhe është i mbetur prapa për nga emancipimi politik. Mitet ideologjike janë shpesh një lloj revolte ndaj të qenit modern dhe ndaj refor-mës, sepse e preferojnë rrugën e revolucionit dhe të dhunës si mjet politik për jetësimin e agjendës nacionale. Kështu, kapitulli i dytë e shpjegon shpërthimin e mitologjisë ideologjike serbe me ka-rakter historik, mitologji kjo që në shembullin e Kosovës dhe të krizës jugosllave të viteve të 1980-ta mori një funksion politik dhe me pasoja të papërshkrueshme. Këtu kam synuar ta analizoj jo vetëm fuqinë mobilizuese të një kujtese kolektive

15

Page 13: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

historike – të njohur si miti serb për Kosovën – por edhe efektin e saj shkatërrues në jetësimin e pro-gramit të Serbisë së Madhe. Shkaqet, konsekuencat dhe rëndësia e nacionalizmit serb si ideologji shtjellohen këtu në gjerësi.

Në fakt, këtu e kam trajtuar Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve, që ka qenë objekt studimi edhe i shumë të tjerëve që janë marrë me shkatërrimin e Jugosllavisë. Mirëpo, me qëllim që ta ndjekë një rrugë të re në interpretimin e atij Memorandumi, të rolit të nacionalizmit dhe të elitave gjatë asaj kohe, pjesa e analizës sime merret edhe me fenomenin e gjuhës dhe të miteve ideologjike, punë kjo që nuk është bërë nga të tjerë. Mirëpo, kapitulli i dytë mëton t’i përmbush dy qëllime. Qëllimi i parë konsiston në shtrimin e çështjes së përgjegjësisë politike të Akademisë Serbe të Shkencave si hartuese dhe autore e Me-morandumit të vitit 1986. Pas një analize të mirë-filltë të shembujve të tjerë në botë gjatë shekullit 20, ku elitat kanë pasur rol të madh në raciona-lizimin dhe justifikimin e konfliktit apo të krimeve masive para se ato të ndodhnin, këtu kam shtruar pyetjet: Çfarë ishte roli i këtij dokumenti për legjitimimin e dhunës dhe të përdorimit të saj si qëllim politik në zhbërjen e Jugosllavisë? A ka qenë ky misioni primar i tij dhe a është shkruar për këtë mision? Duke u mbështetur te një kornizë e re teorike interpretimi, këtu dëshmohet se kjo edhe ka ndodhur. Ajo ndodhi me të shtruar të nevojës së trilluar të definimit të çështjes nacionale serbe, përmes përdorimit të një gjuhe dhe të një mito-logjie politike si bazë e ideologjisë raciste, përmes apeleve dhe autorizimit për përdorim të dhunës.

16

Page 14: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Memorandumi kishte atëbotë ndikim të fuqishëm në percepcionet e njerëzve dhe në përgatitjen emocionale të konfliktit. Ky kapitull, që është mbajtur si ligjëratë në University College of Lon-don në janar 2003, është shkruar edhe nga një motiv human: të tregohet se si elita intelektuale mund ta legjitimojë apriori dhunën, përmes kon-cepteve pseudoshkencore; të tregohet se përmes përdorimit selektiv të gjuhës, të mitologjisë së politizuar dhe të frikës së trilluar për të ardhmen, elita intelektuale arrin ta kultivojë konfliktin.

Qëllimi i dytë ka të bëjë me fenomenin e ballafaqimit më të kaluarën, një proces politik dhe etik që në shembullin gjerman të pas vitit 1945 është i njohur si “Vergangenheitsaufarbeitug”; një përvojë e njëjtë shoqërore që në vende post-dik-tatoriale është e njohur si “Transitional Justice”. Sido që ta definojmë një proces të tillë, një gjë qëndron se për Kosovën, si vend i dalë nga kon-flikti shekullor etnik dhe si shoqëri në transicion nga totalitarizmi në demokraci, ndër çështjet më të rëndësishme është ajo e ballafaqimit me të kaluarën. Për shoqëritë e çliruara nga regjime të tilla, por të përçara thellë për shkak të politikës, etnicitetit ose të religjionit, ballafaqimi me të kaluarën është një çështje e ndjeshme dhe përmban në vete një potencial të madh energjie negative sa për destabilizimin aq edhe për forcimin e mirëfilltë të demokracisë. Tranzicioni i vonuar demokratik nga regjimi serb dhe shtetndërtimi i Kosovës mund të jetë më dinamik dhe i suksesshëm nëse ndodh

‘Das Memorandum der Serbischen Akademie und die Funktion politischer Mythologie im kosovarischen Konflikt’, Südosteuropa 51, 10-12, 2002: 494-527.17

Page 15: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

procesi politik dhe etik i ballafaqimit me të kalua-rën. Në historinë e deritanishme botërore janë ma-nifestuar forma të ndryshme të ballafaqimit me të kaluarën: procese gjyqësore në nivel ndërkombëtar ose edhe në atë nacional, amnisti, ngritje të komi-sioneve të së vërtetës, kompensim material, gjeste simbolike të pendesës e të kërkimit ndjesë, ngritje monumentesh për viktimat ose shpallje të kome-moracioneve të “rikujtimit”. Rrugët që mund t’i ndjekë ky proces në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me kontekstin politik të Kosovës dhe të Serbisë; por deri më tash nuk ka ndodhur pothuajse asgjë. Përkundrazi: elita politike serbe ka kultivuar edhe më tej konfliktin. Për më tepër, as tetë vjet pas përfundimit të luftës, Beogradi zyrtar nuk e ka bërë as edhe një gjest, qoftë ai edhe simbolik, të të kërkuarit ndjesë për krimet e luftës; Beogradi nuk ka drejtuar kurrfarë mesazhi nga i cili do të dilte një shprehje respekti kundrejt dinjitetit të vikti-mave. Qeveritarët e rinj serbë nuk kanë qenë fare kooperativë me çështjen e personave të zhdukur dhe shoqëria serbe hesht edhe më tej përkitazi me atë çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Çështja e traumës historike në formësimin e identitetit nuk paraqet shqetësim të veçantë në këtë libër. Mirëpo, do përmendur se identitet i Kosovës është produkt i konfliktit të ashpër shekullor. Kuj-tesa e prodhuar nga ai ka një ndikim të ndjeshëm në vetëdijen kolektive të qytetarëve të saj. Shqipta-rët e Kosovës kanë qenë subjekt i pushtimit të dhu-nshëm, i luftërave, spastrimeve etnike, përpjekjes për gjenocid, revolucioneve ekonomike, fermenti-mit ideologjik dhe migrimit. Të gjitha këto rretha-na e kanë formësuar dhe forcuar ndjeshëm identi-

18

Page 16: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tetin e tyre nacional e politik. Kapitujt në vijim diskutojnë politikën dhe pasojat e nacionalizmit etnik serb dhe të ideologjisë së tij ekspansioniste. Ata tregojnë se kombi serb dhe ai shqiptar kanë qenë zona të konfliktit. Kështu u janë shfaqur ata pjesëtarëve të tyre në të kaluarën; në po këtë formë perceptohen edhe sot. Në krahasim me popuj të tjerë të Ballkanit, serbët dhe shqiptarët janë shem-buj tipikë të kombeve si zona të konfliktit. Këta janë karakterizuar kështu që nga koha e daljes në skenë të lëvizjeve të tyre kombëtare në shek. 19. e deri në ditët tonat. Nacionalizmi i tyre është mani-festuar gjatë kësaj kohe në dy forma: përderisa nacionalizmi serb ishte në natyrën e tij agresiv, pushtues dhe dominues karshi shqiptarëve dhe po-pujve të tjerë, nacionalizmi shqiptar ishte mbrojtës dhe produkt i mungesës së shtetit kombëtar për mbrojtjen e pjesëtarëve të tij. Nuk bën të mohohet në këtë mes roli i kësaj ideologjie te serbët kur ata ishin në sundimin otoman. Mirëpo, përderisa nacionalizmi mbrojtës te serbët ishte episodik, funksioni i tillë te shqiptarët ishte thelbi i kësaj doktrine nën sundimin osman, por edhe më pas, nën sundimin serb.

Shembja e Perandorisë Osmane në Ballkan krijoi një gjysmë shteti të dobët shqiptar, i cili gjysmën e kombit të tij e la jashtë kufijve të një shteti të mundshëm nacional të shqiptarëve. Për këtë arsye, nacionalizmi te shqiptarët në Jugosllavi është provokuar për shkak të mungesës së shtetit nacional që do të ishte mbrojtja legjitime e tyre. Mungesa e shtetit dhe nënshtrimi i gjysmës së popullit shqiptar nga sistemi i huaj politik, bëri që gjatë shek. 20. kombi të paraqitet si një forcë dina-

19

Page 17: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mike. Ishte pikërisht kombi ai që prodhoi kohezion mobilizues dhe që si entitet dinamik e strukturoi reagimin në rrethanat e parapara: të katastrofës na-cionale, të përmbysjeve ideologjike apo të dësh-timit të shtetit. Kështu, konflikti për Kosovën është kuptuar si konflikt midis shqiptarëve dhe serbëve si kombe të mëdha në Ballkan. Në njëfarë mase, kjo edhe është e vërtetë. Mirëpo, është vetëm një pjesë e kësaj të vërtete. Një pikëpamje e tillë mund ta shpjegojë origjinën e konfliktit, por jo edhe di-namikën dhe pasojat e tij. Nuk ka dyshim që kon-flikti është shfaqur në fillim të shek. 20 si konflikt shqiptaro-serb; por, ai ka ndryshuar më pas, në rrjedhën e tij, si në formën ashtu edhe në sub-stancën e tij. Në kthesa të mëdha në Ballkan, Shqipëria dhe Serbia gjatë shek. 20 kanë qenë palë në konflikt. Mirëpo, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe gjatë tërë kohës në konflikt, aktorë vendimtarë të tij qenë shqiptarët e Kosovës dhe Serbia si shtet. Kjo tregon se konfliktet etnike janë fenomene komplekse dhe se shumë shpesh ndodh që ato të mos kuptohen drejt. Për mendimin tim, rasti i Kosovës është i veçantë edhe për një fakt tjetër: këtu pati edhe një konflikt përkitazi me vetë mënyrën e interpretimit të atij konflikti.

Së këndejmi, kapitulli i tretë ofron një qasje të re në rrafshin e të kuptuarit të këtij konflikti. Lënda e përmbajtur në këtë kapitull është mbajtur si ligjëratë në konferencën “Südosteuropa im 20 Jahrhundert: Ethnostrukturen, Identitäten, Kon-flikte” të organizuar nga Akademia e Shkencave e Rumanisë (Academia Romana – Institutul de Istorie “A. D. Xenopol”) dhe nga Münchner Südost-

20

Page 18: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Institut në maj 2003. Këtu jam munduar t’i zbuloj ligjshmëritë e brendshme të konfliktit dhe ta vendos atë në një rrafsh të gjerë interpretimi, duke e krahasuar me konfliktet e tjera në botë. Kapitulli është i ndërtuar mbi një kornizë teorike, gjë që është pasqyrim empirik i strategjive apo i teknika-ve për rregullimin apo përfundimin e konflikteve etnike në raste të tjera të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës. Me rastin e analizimit kraha-simtar të përvojës së Kosovës në relacion me ato të vendeve të tjera nëpër botë, ndër mësimet e para që del nga analiza e këtij lloji është se: konflikti etnik këtu – si edhe konfliktet e tjera në botë – janë kon-flikte për territor dhe për pushtet. Serbia, në përpu-thje me nacionalizmin e saj ekspansionist, ishte dhe është e interesuar për okupimin e territorit që e pretendon për të sajin; populli shumicë i shqipta-rëve të Kosovës angazhohet për jetësimin e vull-netit politik në formë të pavarësisë. Pjesa qendrore e këtij kapitulli është koncentruar në metodat që janë përdorur për rregullimin apo për përfundimin e këtij konflikti etnik. Këtu kam shqyrtuar strate-gjitë e menaxhimit të konfliktit dhe zgjidhjes që kanë aplikuar qeveritë serbe/jugosllave dhe elitat e Kosovës gjatë shek. 20. Në këtë kontekst, jam përpjekur të tregoj përse politikat e këtilla dë-shtuan, mbase jo vetëm në të kaluarën. Pasoja e kësaj politike ishte një kontroll shtetëror hegjemo-nist ndaj shumicës shqiptare, e përkrahur nga një

‘Die Politik der Bewältigung des ethnischen Konfliktes in Kosovo im 20. Jahrhundert’, in: Flavius Solomon, Alexander Rubel und Alexandru Zub (eds.), Südosteuropa im 20. Jahr-hundert: Ethnostrukturen, Idenitäten, Konflikte, Konstanz 2004: 205- 227.21

Page 19: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

sistem diskriminues shtetëror dhe nga “spastrimi etnik”.

Kjo politikë tradicionale ishte përkrahur përgjithësisht nga serbët lokalë. Një përkrahje e tillë nuk ishte tipike vetëm për Kosovën, por edhe për pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë. Dhe, relacioni midis shtetit të Serbisë dhe minoritetit serb është karakterizuar çdoherë në këtë formë: Beogradi është paraqitur si mbrojtës i minoritarëve serbë, përderisa, në të vërtetë, luftoi për pushtim ose për mbajtje nën kontroll të territoreve jashtë Serbisë. Në rrethana të konfliktit permanent, shqiptarët dhe serbët e Kosovës kanë bashkekzistuar dhe kanë bë-rë jetë ndarazi njëri nga tjetri. Konflikti nuk ishte midis tyre, por midis shtetit serb dhe shumicës shqiptare. Ishte shteti serb ai që projektoi dhe ush-troi dhunë mbi Kosovën, dhunë kjo që burimin e kishte jashtë Kosovës, e asnjëherë përbrenda sho-qërisë së saj. Por, serbët e Kosovës nuk e kuptuan se edhe ata, në një mënyrë apo në një tjetër, ishin e janë viktima të politikës së Serbisë. Sidoqoftë, nëse një bashkekzistencë ishte e mundshme në të kaluarën, sigurisht që edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, intervenimit të NATO-s dhe vendosjes së UNMIK-ut ekzistuan edhe më tej kushte për ta ndërtuar një shoqëri të mbështetur mbi një realitet të ri, mbi një kornizë të re politike, ligjore e ekonomike. Mirëpo, Kosova u vendos në një status quo dhe ardhmëria e popullit dhe e territorit të saj mbeti për më shumë se 8 vjet e paqartë.

Kapitulli i katërt argumenton se përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999 nuk paraqet pikë kthese në zgjidhjen e konfliktit për Kosovën. Në fakt, ky kapitull është një përmbledhje ligjëratash

22

Page 20: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të mbajtura me rastin e qëndrimit tim në London School of Economics and Political Science në seminaret e organizuara nga Centre for Study of Global Governance (Semestri dimëror 2003/ Se-mestri veror 2004). Këto ligjërata janë botuar po nga ky universitet britanik në formë të përmble-dhur. Ky kapitull tregon se intervenimi i NATO-s solli përfundimin e luftës për Kosovën, por konflikti vazhdoi në formë të tensioneve të rritura etnike. Kjo ndodhi sepse zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk u bë realitet në formën e pavarësisë dhe për shkakun se elita politike e Serbisë po e ndjek po atë agjendë politike për Kosovën që ndiqej para vitit 1999, me dallimin e vetëm, se Serbia tani mundohet që qëllimin e saj ta arrijë me mjete paqësore. Së këndejmi, ky kapitull është një argument kundër pretendimit se që nga qershori i vitit 1999 çdo gjë ka ndryshuar në natyrën e konfliktit dhe në modalitetin e zgjidhjes së tij. Dhuna nga një turmë e inatosur e shqiptarëve kundër popullatës lokale serbe në mars 2004 është provë për këtë argument. Këto ngjarje kanë vënë në dyshim “paqen” e krijuar nga UNMIK-u dhe për-faqësojnë pikë të dobët në historinë e këtij misioni ndërkombëtar. Shumëkush ka tentuar t’i shpjegojë këto ngjarje me çështjen e statusit të papërcaktuar, situatën ekonomike, papunësinë, mungesën e per-spektivës për të rinjtë, ringjalljen e forcave radika-le në Serbi në dhjetor 2003, krijimin e qeverisë nacionaliste në Beograd si dhe me pazotësinë e UNMIK-ut. Argumenti im është se gjatë tërë kohës

The Politics of Ethnic Conflict Regulation in Kosovo, Centre for the Study of Global Governance - London School of Economics and Political Science, London 2005.23

Page 21: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

së pranisë së tij, ky mision ndërkombëtar është marrë më shumë me simptomat se sa me rrënjët e konfliktit. Këtu kam analizuar jo vetëm rolin e misionit te OKB-së, por edhe të elitës së Kosovës dhe të Serbisë rreth statusit të Kosovës.

Edhe pse UNMIK-u nuk ka qenë efektiv në misionin tij dhe pa mandat të qartë rreth ardhmë-risë së Kosovës, administrimi i tij ka krijuar një shtet faktik. Kapitulli i fundit tregon se një gjë e tillë nuk ishte qëllimi i tij, por – si paradoks – rezultat i pranisë së tij. Ky kapitull, që ishte një ligjëratë në konferencën “Regional Cooperation, Peace-Enforcement and the Role of the Treaties in the Balkans” të organizuar nga Instituto per l’Eu-ropa Centro-Orientale e Balcanica të Universitetit të Bolonjës, tregon se UNMIK-u kishte tri detyra themelore në përmbushjen e mandatit të tij. Së pari, ai ishte një lloj autoriteti shtetëror, i cili suspendoi sovranitetin jugosllav dhe e qeverisi vendin në rrafshin administrativ, civil dhe ushta-rak. Së dyti, bashkë me elitën politike dhe me qytetarët, ai i krijoi institucionet qeverisëse, të cilat do t’i marrin përsipër përgjegjësitë pas largimit të tij. Qëllimi i tretë i tij ishte përgatitja e procesit politik për statusin politik, gjë që është arritur me politikën e standardeve para statusit dhe standardet bashkë me statusin. Kështu, në tetorin e vitit 2005 Këshilli i Sigurimit i OKB-së e autorizoi ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari që ta fillojë procesin për përcaktimin e statusit. Një muaj më

‘The Politics of Partition in Kosovo: Ethnicity, Territoriality and Nation building’ in: Regional Cooperation, Peace-Enfo-rcement and the Role of the Treaties in the Balkans në shtyp.

24

Page 22: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

vonë, Grupi i Kontaktit ofroi kornizën për punën e tij me hartimin e një dokumenti të përmbledhur në dhjetë parime. Në shkurt 2006 filloi procesi i bisedimeve, i njohur si Proces i Vjenës dhe ai ka synuar t’i arrijë dy objektiva. Nga njëra anë t’i zvogëlojë dallimet në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth të drejtave të serbëve lokalë dhe nga ana tjetër, ta definojë çështjen e sovranitetit të ardh-shëm të Kosovës, që aktualisht ushtrohet nga UNMIK-u. Për Prishtinën, por edhe për Beogradin, ishte e qartë se nuk mund të arrihej kurrfarë marrë-veshje midis tyre. Për këtë duket se ka qenë e bindur edhe bashkësia ndërkombëtare. Arsyeja the-melore për pjesëmarrje të Prishtinës në Procesin e Vjenës ishte se shtetndërtimi mund të përfundohet në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Ky besim në faktorin ndërkombëtar nuk qe i pabazë. Kjo sepse që nga mesi i vitit 2005 janë bërë dekla-rime publike nga shtete e aktorë relevantë ndër-kombëtarë, se pavarësia është opsioni më i prefe-ruar; se ajo do të ishte fundi i konfliktit. Më tutje, në takimin e Grupit të Kontaktit, të mbajtur në Lo-ndër, me 31 janar 2006, u konstatua se “marrëve-shja duhet të jetë e pranuar nga populli i Kosovës”.

Në këtë kapitull, po ashtu, kam bërë për-pjekje të tregoj se shtetndërtimi ballafaqohet me sfida të mëdha, të cilat, nëse nuk do adresohen mi-rë, do ta kërcënojnë ardhmërinë e Kosovës dhe do të bëjnë që marrëveshja për status të jetë e gjykuar për dështim. Së pari është çështja e vetëvendosjes që përbën aspiratën kryesore të historisë e të po-litikës së Kosovës dhe manifestohet me rrethanën që shumica shqiptare nuk dëshiron asgjë më pak se sa pavarësinë e saj. Shqiptarët e Kosovës e kanë

25

Page 23: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

gjuhën, historinë dhe kulturën e përbashkët me shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e në Luginë të Preshevës dhe janë komb etnik si produkt i Rilindjes. Mirëpo, këta besojnë sot se që nga pushtimi (1912) i Kosovës e kanë bërë rrugën e tyre të veçantë në luftë kundër regjimeve serbe dhe jugosllave. Ata e shohin veten si një bashkësi me një kulturë politike të përbashkët dhe të për-kushtuar ndaj njëri-tjetrit në procesin e shtetndër-timit. Së dyti, vetëvendosja nënkupton për ata arritjen e pavarësisë së Kosovës me territorin e saj kompakt dhe me kufijtë e saj. Ata e ndjejnë veten të lidhur me atdheun e tyre, ku kanë ushtruar auto-ritet politik mbi tërë territorin dhe kanë ndërtuar një jetë publike të përbashkët. Për ta, situata e krijuar pas viti 1999 ishte dhe mbetet frustruese, sa kohë që UNMIK-u dështoi ta qeveriste gjithë territorin dhe në veri të lumit Ibër ndodhi ndarja mbi baza etnike. Dhe së treti, vetëvendosja nuk nënkupton për ta ndonjë lëvizje nga një bashkësi heterogjene te një bashkësi etnike homogjene. Kosova ishte për ta çdoherë me një diversitet etnik, religjioz e kulturor. Ajo duhet të mbetet e tillë çfarë është. Për këtë arsye, tashmë ekziston pajtimi për ndërtimin e një shteti qytetar dhe të një bashkësie politike të bazuar në qytetarin, në të cilin shtet, interesat e minoriteteve duhet të adresohen përmes akomodimit të tyre.

Në kapitullin e fundit të këtij libri është zhvilluar argumenti se pas qershorit 1999 Beogradi pati një rol destruktiv dhe në të gjitha mënyrat e pengoi procesin e shtetndërtimit. Qeveritarët e rinj që erdhën në pushtet pas rënies së Milosheviqit u ballafaquan me humbjen e kontrollit mbi Kosovën

26

Page 24: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe për këtë arsye synonin ta mbanin situatën e status qous nën administrimin e OKB-së. Mirëpo, para se të fillonte Procesi i Vjenës dhe gjatë tij, ndarja etnike e territoriale ishte agjenda e vetme serioze serbe karshi Kosovës. U synua që ajo të jetësohet përmes decentralizimit dhe riorganizimit territorial të Kosovës. Me gjithë parimet e Grupit të Kontaktit kundër ndarjes territoriale, sipas mendimit tim, Beogradi operon me dy opsione: sipas opsionit të parë, parashihet ndarja e jashtme e Veriut mbi lumin Ibër dhe bashkimi i saj me Serbinë, me ç’rast ajo do të merrte sa më shumë territor që të jetë e mundshme. Kësisoj, Serbia do të mund ta “ruante” një pjesë të interesit të saj nacional, ndërsa lidershipi i saj do ta “ruante fytyrën” përballë qytetarëve serbë për humbjen e Kosovës. Por, nëse secesioni nënkupton pavarësinë e tërë territorit të Kosovës, atëherë opsioni i dytë synon ta realizojë idenë e ndarjes së brendshme etnike dhe territoriale sipas shembullit të Bosnjës apo të Qipros. Kjo do të duhej të arrihej përmes krijimit të një entiteti politik e territorial të serbëve të Kosovës - një entitet ky që do t’i përfshinte komunat ekzistuese serbe dhe ato që do të krijohen si rezultat i decentralizimit, përbrenda të cilit do të përfshihej edhe autonomia territoriale e kulturore e manastireve dhe e kishave serbe. Që të dy skenarët e prezantuar në këtë libër paraqesin një moment të rrezikshëm për Kosovën dhe për rajonin. Ato do ta bënin Kosovën një shtet të dështuar, pa kohezion politik e social. Ndarja do të shkaktonte dhunë, migrim të dhunshëm dhe do të shërbente për riciklim të konfliktit brenda e jashtë Kosovës, me ç’rast kërkesa për shkëmbim territoresh a populla-

27

Page 25: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tash do të mund të parashtrohen edhe për pjesë të tjera të rajonit. Modeli i ndarjes do të provokonte një cikël të ri veprimesh të ngjashme në Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe më gjerë. Grupe të mëdha etnike do të përpiqeshin ta jetësonin idenë e ndar-jeve të brendshme ose të jashtme të shteteve mbi parime etnike dhe territoriale. Pra, ndarja është shumë më problematike moralisht e politikisht sesa ç’mund të imagjinohet. Ajo mund të shënojë një fazë të re të konfliktit, duke e zhvendosur rajonin nga rruga europiane e reformimit.

28

Page 26: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

29

Page 27: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

1. Identiteti dhe komb-formimi

shqiptar

Çështja

„Nacionalizmi është para se gjithash një parim politik i cili thotë se njësitë politike e nacionale do të duhej të ishin të barabarta. Nacionalizmi si ndjenjë – apo lëvizje – mund të definohet më së miri përmes këtij parimi. Ndjenja nacionale është ndjesi e mllefit për shkak të lëndimit të parimit ose i qetësimit në pikëshikimin e përmbushjes së tij. Një lëvizje nacionaliste nxitet përmes një kësilloj ndje-sie. Parimi nacionalist mund të lëndohet në mënyra nga më të ndryshmet. Kufijtë politikë të një shteti nuk i përfshijnë ndoshta të gjithë pjesëtarët e kombit; ose ata kufij i përfshijnë të gjithë, por përveç atyre edhe të huajt; ose ata nuk i japin të drejtë asnjërit nga dy kriteret sepse kufijtë nuk i përfshijnë të gjithë pjesëtarët e kombit, por megjithatë përfshij-në disa pjesëtarë të kombeve të tjera. Ose mundet që një komb, pa praninë e të huajve, me shumicë të jetojë në shumë shtete dhe që

30

Page 28: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

asnjë shtet nuk mund të pretendojë se është shtet i tij, të pretendojë se ka një shtet na-cional. Ka megjithatë një formë të veçantë të lëndimit të parimit nacionalist, kundrejt të cilit ndjenja kombëtare reagon në mënyrë jashtëzakonisht të ndjeshme: po qe se ata që sundojnë, sundimtarët, i takojnë një njësie tjetër politike të një kombi tjetër në relacion me të sunduarit, atëherë kjo është për nacio-nalistët një shkelje e padurueshme e sjelljes politike. Kjo mund të ndodhë nëse një pe-randori e madhe pushton territore të tjera nacionale ose nëse si pasojë e kësaj, sundimi lokal ushtrohet nga një grup i huaj etnik..“1

Dikujt do t’i shkonte mendja sikur Ernest Gellner-i i cituar më sipër do ta kishte pasur këtu fjalën për lindjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe për rëndësinë aktuale të nacionalizmit shqip-tar. Kjo sepse këtu përshkruhen në përpikëri rapor-tet komplekse shqiptare në Europën Juglindore. Kërkesa për unitet politik e nacional, një ndjesi prej zemërimi, presioni nga jashtë, unitariteti kul-turor, pushtimi i territoreve nga formacione shtetë-rore më të mëdha dhe sundimi i huaj ishin dhe janë edhe sot e gjithë ditën veçori karakteristike të for-mimit kombëtar tek shqiptarët dhe të paraqitjes së nacionalizmit të tyre. Gellner-i nuk merret në librin e tij të shkëlqyeshëm Nations and Nationalism as me shqiptarët e as me kombe të tjera të Europës Juglindore. Mbi bazën e përvojave në Europën Perëndimore e pjesërisht edhe në atë Qendrore,

1 Gellner 1995, 8. 31

Page 29: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Gellner-i e skicon teorinë e vet, sipas së cilës nacionalizmi, në vazhdën e përmbushjes së qëlli-mit për krijimin e homogjenitetit kulturor, i krijoi kombet dhe jo e kundërta që kombet t’i kenë lindur nacionalizmat përkatëse. Për autorin tonë, nacionalizmi nuk është as doktrinë e as ideologji, por një fenomen social, me rëndësi të jashtëza-konshme, i prodhuar nga shoqëritë moderne indus-triale që nga shek. 19. Gellner-i qe në gjendje t’i shpaloste ligjshmëritë që më tej ia bënë të mundsh-me klasifikimin e formave të ndryshme të naciona-lizmave, të filleve dhe historinë e rrjedhave të tyre. Siç u tha edhe më lart, teoria e Gellner-it mund ta sqarojë fare mirë edhe procesin e veçantë dhe kompleks të formimit të kombit te shqiptarët. Ajo që kjo teori nuk mund ta bëjë është të ofrojë sqarim për një lëndueshmëri të veçantë të ndjenjës kombëtare të shqiptarëve: po ua kontestove shqip-tarëve prejardhjen ilire, atëherë ua ke lënduar rëndë konceptin vetanak nacionalist të tyre. Nga ky kontekst shpërthejnë pyetjet: A mund të parafytyrohet identiteti nacional i shqiptarëve, nëse u kontestohet prejardhja nga ilirët antikë? A është me të vërtetë nacionalizmi shqiptar, ai që e krijoi identitetin nacional të shqiptarëve? A janë pra shqiptarët si (edhe) kombet e tjera ekskluzivisht „artefakte të bindjeve njerëzore, të lojaliteteve dhe të raporteve mbi baza të solidaritetit“, pra a janë kombet konstrukte historike?2

Qëllim i këtij kapitulli nuk është trajtimi i çështjes së birësisë së shqiptarëve mbi bazën e burimeve të antikës dhe të mesjetës. Këtu nuk do

2 Gellner 1995, 16.32

Page 30: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të synohet as mbarështrimi i tezave të ndryshme që kanë të bëjë me çështjen e prejardhjes së shqip-tarëve. Qëllim i mirëfilltë i këtij punimi është t’i analizojë çështjet e lidhura me procesin e formimit dhe të krijimit të kombit shqiptar dhe të identitetit kolektiv të shqiptarëve nga një perspektivë e re, përkatësisht të „etnosimbolizmit historik“ (të „his-torical ethno-symbolism“ tek A. D. Smith). Në thjerrëz merret pra roli qendror i miteve dhe i kujtesës së trashëgimisë etnike në formimin e identitetit nacional. Në këtë mes ne na intereson mënyra se si këto mite dhe kjo kujtesë u „ri“zbu-luan dhe si u interpretuan ato nga historianët. „Etnohistoria“ na e bën të mundshme që t’i kup-tojmë e t’i gjykojmë jo vetëm shtresimet në proce-set e formimit të identitetit dhe të kombit tek shqiptarët dhe veprimin vendimtar të nacionalizmit të tyre si ideologji dhe si lëvizje në shek. 19 e 20 në kohën e rënies së zvarritshme të Perandorisë Osmane. Perspektiva e lidhur me këtë ndihmon që të kuptohet ringjallja e konflikteve etnike në dy dhjetëvjetëshat e fundit të shek. 20 në vazhdën e zhbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe rëndësia e identitetit nacional në kuadrin e këtyre zhvilli-meve.3 Identiteti nacional është edhe sot e gjithë ditën faktor qendror i politikës aktuale në Ballkan. Ky lloj identiteti luan njëkohësisht një rol të dorës së parë për stabilizimin dhe destabilizimin e shoqë-rive shumetnike në shtetet përkatëse. Në këtë kuptim, me rëndësi janë çështjet që pasojnë: Përse

3 Në përgjithësi përkitazi me rolin e identitetit nacional dhe të nacionalizmit shih më mirë, Ignatieff 1993 (me shembuj për Kroacinë, Serbinë, Ukrainën, Gjermaninë, Quebec-un, Kurdistanin dhe Irlandën e Veriut) dhe Gellner 1999, 68-178.33

Page 31: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kaq shumë njerëz janë të lidhur edhe sot me bashkësinë etnike të tyre? Përse këta njerëz janë të lidhur me aq shumë bindje e lojalitet aq solidarë me kombin dhe me vendin e tyre? Përse njerëzit janë të gatshëm që edhe më tej ta sakrifikojnë veten për kombin dhe për vendin e tyre? Çfarë roli luajnë në këtë mes mitet, kujtesa e simbole gje-gjëse? – Përgjigjet që u jepen këtyre pyetjeve e kthjellojnë natyrën, paraqitjen dhe forcën vepruese të kombit shqiptar dhe të identitetit nacional të shqiptarëve si identiteti më i fuqishëm kolektiv.

Qëllim i këtij kapitulli është që këtu gjitha-shtu të tregohet se historia e formësimit të kombit shqiptar është edhe e kaluara e ideologëve të saj, si edhe e lëvizjes së tyre kombëtare. Në këtë rrafsh, shqiptarët nuk paraqesin asgjë të jashtëzakonshme as në relacion me shoqëritë e Europës Juglindore e as me ato europerëndimore.4 Nacionalizmi shqip-tar, si edhe nacionalizmat europerëndimorë, nuk është vetëm një „Lëvizje Historike“, që shpërtheu në situata konkrete të dhëna historike. Ky naciona-lizëm – si edhe ideologjitë dhe lëvizjet e këtij lloji - është përkah karakteri i tij „historik“.5 Ai është në vetëdijen e vetë bartësve të tij rezultat i vetëkuptimit të prejardhjes konkrete, i zhvillimit dhe i bashkëveprimit të identiteteve kolektive. Karakterin historik të tij e tregon edhe një rrethanë tjetër boshtore: Janë në të vërtetë intelektualët - para se gjithash esnafi i historianëve - të cilët jo vetëm e kanë gjurmuar këtë fenomen por që nga lindja e tij me të drejtë konsiderohen për zbulues

4 Khs. Schulze 1999, 108-209.5 Khs. Hall 1997, 3-23.

34

Page 32: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe krijues të tij.6 Historianët e filologët qenë dhe janë më të rëndësishmit për zhvillimin së pari të nacionalizmit kulturor, e më pas edhe të atij politik; këta qenë shpesh pjesëtarë të elitës bartëse të tij. Në rend të parë ishin historianët ata që duke nisur që nga fundi i shek. 18 ofruan një shtrat mo-ral e intelektual të nevojshëm për shfaqjen e kom-beve dhe të nacionalizmit në bashkësi konkrete.7

Ata morën pjesë gjithandej nëpër Europë në përpunimin dhe gjurmimin e koncepteve, miteve, simboleve dhe ideologjive gjegjëse.

Kur pas Luftës së Dytë Botërore u forcua de-mokratizimi dhe liberalizimi i Perëndimit, përsëri ishin historianët ata që të parët i vunë në dyshim pretendimet ideologjike të nacionalizmit. Krimet ndaj njerëzimit që ishin bërë më parë nga shtete të ndryshme të Europës dhe Holocausti gjatë Luftës së Dytë Botërore, që ishin ushtruar në emër të nacionales i bënë historianët të ishin kritikuesit më të ashpër të nacionalizmit.8 Në Europën Juglindore këto pikëpamje nuk patën ndonjë ndikim.9 Kjo vlen edhe për historiografinë shqiptare e cila vetëm në kohën e komunizmit në Shqipëri pas vitit 1945 u formësua si degë e veçantë shkencore dhe që pas vitit 1968 u lëvrua edhe në Kosovë.10 Ashtu si edhe historianët e tjerë të Europës Juglindore, as autorët

6 Khs. Smith 1991, 71-99. Me vështrim për Europën Juglindore shih edhe Krzoska dhe Maner 2005.7 Khs. Smith 1995, 58-80.8 Në shembullin e historiografisë gjermane khs. Schöttler 1997, Schulze dhe Oexle 1999. 9 Khs. Kaser 1990 dhe Höpken 1999, 371-379.10 Rreth zhvillimit të saj dhe faktorëve relevantë politkë dhe nacinalolitikë të veprimit khs tanimë Schmitt 2005.35

Page 33: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shqiptarë nuk e përdornin termin „komb-formim“. Kjo sepse për këta kombi nuk merrej për konstrukt historik, jo pra si formë e lidhur me kohë dhe e lidhur me kontekstin e identitetit social grupor. Kombi shqiptar u kuptua si një njësi e natyrshme që qëndron mbi epoka historike, si diçka që ka ekzistuar çdoherë. Në këtë pikëpamje, ky komb ka mundur të ketë qenë kohë pas kohe i shtypur, por që më në fund përsëri është „ringjallur“.

Nuk është synimi im këtu që ta ravijëzojmë një identitet nacional në kuptimin e një fenomeni organik e esencialist. Përkundrazi: do të mbarë-shtrohen ato procese komplekse dhe konstelacione të kohës së paramodernes dhe të modernes, të cilat i kontribuan formimit modern të kombit tek shqiptarët. Me këtë nuk do të kontestohet aspak rrethana që tek shqiptarët kishte një identitet etnik grupor shqiptar para daljes në skenë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shek. 19. Në qendër të vëmendjes në këtë kapitull qëndron çështja e raportit të trashëgimisë ilire, të konceptit të kombit antik me identitetin nacional të tyre.

Shqyrtime metodologjike

Objekti ynë i hulumtimit të raporteve midis etnicitetit paraekzistues dhe të kombit modern është i lidhur ngushtë me çështjen e kontinuitetit apo të diskontinuitetit në historinë e shqiptarëve. Në relacion me popuj të tjerë të antikës (hebrenjtë, persët, grekët, armenët etj.) Një pyetje e këtillë

36

Page 34: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

përcillet gjithmonë me konstatimin se sa e madhe dhe e përhershme është nevoja për një teori të uniformuar dhe unike, e cila do të shërbente si kornizë për interpretimin e të gjitha konteksteve dhe problemeve. Por, deri tani nuk ka në fushën e kërkimeve të kësaj natyre ndonjë teori të tillë që do të ishte e pranueshme nga të gjithë. Për studime shteruese është i domosdoshëm një dialog me fushat e tjera të dijes sociale. Në historiografinë shqiptare, as në Tiranë e as në Prishtinë, as që është zhvilluar ndonjë debat i kësaj natyre. Në të dy kryeqytetet u arritën rezultate nga më të ndryshmet kërkimore, por të cila aspak nuk i pasqyruan analizat moderne përkitazi me çështje të identitetit nacional.11 Anasjelltas, duke filluar që pas Luftës së Dytë Botërore, historianët e Perëndimit marrin pjesë në dialog me disiplinat e shkencave sociale si p.sh. të sociologjisë, antropo-logjisë, të shkencave politike etj. Dhe për rrjedhojë të kësaj, puna e tyre u ndikua dukshëm në aspektin konceptual e teorik. Kjo sepse i njohën kësisoj kompleksitetin dhe vështirësitë me rastin e trajtimit të fenomenit të nacionales. Këtu nuk është pothuaj e pamundshme që të shtjellohen të gjitha tezat dhe prirjet e ndryshme që u lindën në konfrontimet e deritanishme shkencore. Mirëpo, duke u mbështe-tur në terminologjinë e Anthony D. Smith-it do të paraqiten të katër shkollat apo drejtimet të cilat i

11 Mjerisht, një këso prirjeje është tipike edhe për shumë punime të historianëve të Perëndimit që ishin marrë me his-torinë e shqiptarëve. Por ka edhe shumë shembuj të mirë në këtë mes si psh. Schwandner-Sievers dhe Fischer 2002 ku janë botuar punime të shumë autorëve në pikëvështrime interdisciplinare dhe Clewing 2005b.37

Page 35: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

pasqyrojnë debatet më të rëndësishme në shek. 19 e 20. përkitazi me temën tonë.

Së pari bëhet fjalë për drejtimin teorik që në gjuhën angleze njihet si Primordializëm („primor-dialism“). Ky nocion në gjermanisht e ka kuptimin „Uranfänglichkeit“ „nisma e kryehershme“ ose „Ursprünglichkeit“ „origjinariteti“. Në këtë mes kemi të bëjmë me teoritë e para përkitazi me lindjen e kombeve, me ç’rast kombet u panë si një ndarje e natyrshme, origjinare dhe universale e nje-rëzimit. Përfaqësuesit e kësaj pikëpamjeje e kishin pikënisje idenë që natyra, paraqitja dhe forca vepruese e identitetit nacional duhet të kërkohet te rrënjët e kombeve si mbretëria, prejardhja, etnici-teti, gjuha, feja, territori historik dhe te baza gjene-tike e ekzistencës njerëzore. Kishte madje edhe autorë që flisnin se kombet paskan ekzistuar edhe në kohën parahistorike: Kombet na qenkan, kësi-soj, jo vetëm rezultat i historisë, por edhe pjesë e natyrës, bile ndoshta edhe një vepër hyjnore.12 Kjo pikëpamje u mbrojt qysh në kohën e iluminizmit dhe të romantizmit europerëndimor dhe fitoi peshë me rastin e shpalljes dhe formimit të kombit.13

Botëkuptimet e këtilla sot i takojnë të kaluarës.

Prirja e dytë e interpretimit shprehet në ang-lishte me nocionin „perennialism“. Ky drejtim qe reaksion ndaj primordializmit, por nuk paraqiste kurrfarë ndryshimi esencial. Siç del edhe nga vetë kuptimi i fjalës angleze („përjetësi, amshim“, „për-jetshmëri“ dhe që në gjermanisht është si “Ewig-

12 Analiza më e mirë pikëpamjeve të ndryshme në shek. 19 e 20. mund të gjendet tek Smith 2000, 5-26.13 Khs. diskutimin tek Böckenförde 1999, 34-58.

38

Page 36: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

keit”, “Immerwährendheit”) identitetet nacionale dhe kombet mund të ndeshen, sipas këtij botëkup-timi, gjithandej nëpër histori. Kjo pikëpamje e pranon rëndësinë e nacionalizmit si një ideologji moderne dhe si lëvizje për zgjimin e kombeve; kjo beson njëkohësisht që rrënjët e kombit qenkan diku larg në të kaluarën.14 Pas vitit 1945, ky botëkuptim u qortua ashpër nga një shkollë e tretë, nga Modernizmi. Perenializmi pati sukses relati-visht të madh ndër historianë të historisë së vjetër dhe të asaj të mesjetës. Përbrenda kësaj shkolle ka dy mendime kryesore: njëri e ka për pikëmbështe-tje ekzistimin e kombit në antikë dhe në mesjetë, ndërsa i dyti merret me kombet në përgjithësi dhe beson se kombet, në periudha të ndryshme kohore dhe në pjesë të ndryshme të tokës, janë lindur e shkatërruar. Ndër autorë më eminentë të kësaj shkolle konsiderohen Hugh Seton-Watson dhe Adrian Hastings.15 Kritikë të ashpër kundrejt Gellner-it dhe shkollës së Modernizmit ka ushtruar sidomos Hastings: Ky beson që teoria e Gellner-it mbi nacionalizmin është e gabueshme, duke qenë se kombet e paramodernes kishin ekzistuar që më parë në kuptimin e plotë të fjalës, prandaj as që duhen sjellë fare në lidhje me modernizmin. Sipas tij, etniciteti është ai që i vuri bazat për zhvillimin e identitetit nacional. Në kombe kanë mundur të shndërrohen vetëm ato grupe etnike të besimit të krishterë, të cilat kishin krijuar një letërsi vendëse,

14 Smith 1998, 12-21. 15 Seton-Watson 1977, këtu sidomos faqe 8-15 dhe Hastings 1997, 10-18, 36-56. 39

Page 37: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

popullore vernakulare dhe të cilat kanë qenë nën presionin e ndikimit të shtetit.16

Drejtimin e tretë e përbën Shkolla e Moder-nizmit që u përmend më parë, e cila s’ka dyshim se është më autoritativja në gjurmimet në fushën e kombit dhe të nacionalizmit. Në esencë, kjo shkollë i konsideron si drejtimin e primordializmit ashtu edhe atë të „perennialism“-it si një manifes-tim të nacionalizmit vetë. Së këndejmi, edhe rezultatet e hulumtimeve të tyre janë të mjerue-shme. Si fillime të Modernizmit konsiderohen punimet e Elie Kedourie mbi ndikimin e intelektualëve. Kedourie besonte që, duke e pasur për bazë ideologjinë nacionaliste, filologjia, etnografia me folklorin dhe historia popullore kanë qenë ato që kanë krijuar kombet. Sipas mendimit të tij, kjo ndodhi më së pari në Gjermani e pastaj në Europën Lindore e Juglindore, ku nacionalizmi si doktrinë e shpikur, „invented doctrine“, i krijoi kombet.17 Ndër autorë më të rëndësishëm të Modernizmit është pa dyshim Gellner-i, i cili ofroi një version sociokulturor të interpretimit të nacionalizmit. Kombi është për të ekskluzivisht një fenomen modern, sepse shoqëritë e paramodernes nuk kanë pasur as hapësirë, por as nevojë për konceptin e kombit. Ky fenomen mundi të veprojë dhe të bëhet i domosdoshëm vetëm në shoqëritë industriale, sepse këto kishin nevojë për një

16 Hastings 1997, 8-11.17 Kedourie 1960, 1. Përkitazi me identitetin nacional dhe me kombin gjatë historisë në shembullin e Gjermanisë dhe të Europës Lindore dhe të asaj Juglindore khs. diskutimet shumë të hollësishme tek Berding 1996, 112-176, 211-249, 345-394, 507-581.

40

Page 38: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

„kulturë të lartë“, për të qenë të afta të funk-sionojnë dhe të jenë të suksesshme.18

Me ndikim të madh përbrenda kësaj shkolle janë punimet e Eric Hobsbawm. Ky interesohet në rend të parë për aspektin politik të kombit dhe të nacionalizmit dhe është ithtar i prioritetit të politikës në relacion me kulturën. Kombet janë për të produkte të nacionalizmit, qëllim i të cilit ka qenë krijimi i shtetit të pavarur territorial.19 Ky tregon se si forma e kryehershme e nacionalizmit europian midis viteve 1830 e 1870 ishte një lëvizje demokratike dhe politike, që kishte për qëllim ngritjen e një kombi qytetar (sipas modelit të Revolucionit Francez) në një territor të madh dhe të ekonomisë së tregut; ky tregon edhe se si në harkun kohor midis viteve 1870 e 1914 ideali i kombit qytetar u provokua nga nacionalizmat, të cilin këta e definonin sipas kritereve etnike e lin-guistike. Nacionalizmi etnik i Europës së Mesme dhe i asaj Lindore e aplikoi të drejtën nacionale dhe e legjitimoi atë për një grup popujsh, të cilët Hobsbawm i cilëson për popuj pa histori. Kështu për të kombet s’janë gjë tjetër veçse konstrukte sociale që janë krijuar nga elitat nacionaliste përmes „invention“ -it (“shpikjes”) të simboleve, mitologjive, ritualeve dhe të historisë. Së këndejmi kombi është një „invented tradition“, e cila është gjetur, shpikur në kohën e demokracisë së masave, të urbanizmit dhe të industrializimit pas vitit 1870 kur kishte edhe kushtet më të mira.20 Krahas me këtë, edhe për një autor tjetër autoritativ, si

18 Gellner 1995, 83-97, 181-198.19 Hobsbawm 1990, sidomos faqe 9-10. 41

Page 39: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Benedict Anderson, kombi nuk është asgjë tjetër përveç një „imagined community“, një “bashkësi e përfytyruar”. Anderson-i i thekson aspektet e sapopërmendura dhe bazat e përmbushjes së kriterit të kombit që i parasheh teoria e Modernes; por ky e veçon si faktor të dorës së parë rolin e botimit të librave, të gazetave etj. në gjuhët popullore. Ky e definon kombin kështu: „Ai është një bashkësi politike e imagjinuar – i përfytyruar si i kufizuar dhe sovran. Është i imagjinuar për arsye se edhe pjesëtarët e kombit më të vogël, nuk e njohin kurrë ndonjëherë pjesën më të madhe të bashkëkombësve, nuk takohen asnjëherë me ta e as që dëgjojnë gjë për ta, por që në kokë të secilit ekziston ndjenja e përbashkësisë“.21

Drejtimi modernist ka të drejtë në shumëçka në kuadër të analizës që ia bën identitetit nacional. Megjithatë, kjo e drejtë ka të bëjë vetëm me një anë të së vërtetës së procesit të formimit të kombit dhe me rrethanat e tjera të lidhura me këtë fenomen kompleks. Çështja e shtruar nga ne nuk mund të trajtohet mbi bazën e kësaj teorie nëse merren parasysh rrethanat në kohën e lindjes dhe të

20 Përkitazi me “invented traditions” khs. vëllimin e Hobs-bawm 1983, ku janë analizuar aspekte të ndryshme të kësaj teze mbi bazën e shumë shembujve nga Europa. Mbi bazën e kësaj teze Kitromilides 1989, 149-92 ka treguar se si elitat në shek. 18 e 19 kanë tentuar ta etablonin te grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët konceptin e kombit sekular dhe ta zë-vendësonin kësisoji ekumenën ortodokse bizantine. „New imagined communities“ do të ishin sipas mendimit të tij një shpikje dhe produkte të inteligjencës ballkanike, pjesëtarë të së cilës e kishin marrë edhe pushtetin në këto bashkësi të reja që u paraqitën. 21 Anderson 1998, 14-15.

42

Page 40: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

zhvillimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Perandorinë Osmane. Në kundërshtim me pjesën perëndimore të Europës, në hapësirën etnolinguis-tike të shqiptarëve iluminizmi, romantizmi dhe modernizimi patën një ndikim të kufizuar. Prania dhe rëndësia, pesha e elitës, përkatësisht e poli-tikanëve, burokratëve, oficerëve, intelektualëve, aristokratëve, siç ishe rasti në Europën e asaj kohe, këtu ishte e dukshme në masë të vogël. Prirja moderniste na e bën të mundshme që krijimin e identitetit nacional dhe të nacionalizmit kulturor e politik nga elita shqiptare në shek. 19 dhe 20 ta analizojmë në një kontekst më të gjerë. Në këtë mes na ndihmon që ta gjurmojmë karakterin e konstruksionit të identitetit të shqiptarëve në pikë-vështrimin e diskursit historik në Shqipëri dhe në Kosovë. Përkundrazi, aplikimi i mirëfilltë i kësaj shkolle nuk do të ndihmonte në studimin e rolit që kanë pasur identitetet kulturore kolektive dhe ndjesitë e paramodernes në formimin e kombit.

Pikërisht për këtë arsye, për çështjen e shtruar nga ne, një rëndësi të veçantë e ka drejtimi i katërt: „etnosimbolizmi historik“. Kjo qasje u lind si kritikë teorike karshi të tria pikëpamjeve që u paraqitën më lart dhe mbështetet te një vlerësim i ri i burimeve historike. Punimet e Anthony D. Smith këto tridhjetë vitet e fundit janë udhërrëfyes dhe e reflektojnë gjendjen e hulumtimeve në këtë fushë. Identiteti nacional dhe kombi janë për Smith-in fenomene komplekse dhe përbëhen nga komponentë të ndryshëm, midis të cilëve kryet e vendit do ta zinin elementet etnike, territoriale, ekonomike dhe juridike-politike. Njëkohësisht, kombet karakterizohen - sipas Smith-it – edhe nga

43

Page 41: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mitet, nga kujtesa kolektive, traditat dhe simbolet e përbashkëta, të cilat do t’i kenë kontribuar legjiti-mimit dhe lojalitetit të krijuar e të solidaritetit mi-dis pjesëtarëve të kombit.22 Që identiteti nacional dhe kombi të mund të analizohen në tërësinë e tyre, si çështje me rëndësi kardinale Smith e kon-sideron marrjen parasysh të këtyre aspekteve: 23

Aspektin e parë ky e përmend duke e pasur mendjen te Fernand Braudel, „la longue durée“. Për ta kuptuar forcën vepruese dhe paraqitjen e kombeve moderne dhe të nacionalizmit, atëherë duhet t'u bihet në fije gjurmëve në periudha më të gjata, si dhe origjinës së kombeve. Kombet nuk janë vetëm shfaqje historike, sepse ato paraqiten në kohë e në situata të caktuara. Ato bartën me vete edhe të kaluarën kolektive dhe kujtesën e për-bashkët, traditat dhe shpresat si pjesë të identitetit nacional. Kujtesa kolektive dhe mitet janë për Smith-in pjesë tërësisht qendrore të identitetit kulturor; për të ajo është ndër faktorët më të rëndë-sishëm për mbijetesën dhe fatin e kombeve. Rapor-ti kundrejt të së kaluarës ose të të kaluarave, si-domos kundrejt asaj etnikes, është fort i rëndë-sishëm për nacionalen aktuale, meqë e kaluara ndikon mbi kombin në tri rrafshe: rishfaqjen, kon-tinuitetin dhe përqafimin e tij. Për aspekt të dytë, Smith e përmend bazën etnike të kombeve. Grupe etnike ndeshen në çdo hark kohor dhe në çdo kontinent, gjithandej ku njerëzit besojnë të kenë pasur pararendës të përbashkët dhe kulturë të

22 Smith 1991, 15.23 Këto pikëpamje janë analizuar më së miri nga Smith 1999, 3-19, dhe Smith 2000, 62-7.

44

Page 42: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

përbashkët. Bashkësitë etnike të paramodernes të cilat më shumë ose më pak janë në lidhje me kom-bet moderne, karakterizohen me emrin, emblemën, mitet për prejardhjen e përbashkët, kujtesën histo-rike, traditat, kulturën, territorin historik ose „at-dheun“ dhe solidaritetin grupor midis elitave të tyre.24 Aspekt i tretë me rëndësi janë për të mitet etnike dhe simbolet, në mënyrë të veçantë janë mi-tet e prejardhjes dhe të pararendësve të përbashkët ato që e arsyetojnë ekzistimin veçmas dhe karak-terin e secilës bashkësi etnike veç e veç. Për të fundit, Smith e përmend rolin e nacionalizmit, i cili në të gjitha programet politike synonte t’i arrinte tri ideale: pavarësinë nacionale, bashkimin kombëtar dhe identitetin nacional. Për nacionalistët këto janë bazat më të rëndësishme për shoqëri të lira dhe për një rregullim paqësor ndërkombëtar. Konkretizimin e këtyre nocioneve abstrakte, sipas Smith-it, nacionalizmi mund ta arrijë vetëm nëse mbështetet në emër të simboleve kombëtare dhe përfytyrimeve si dhe në krijimin e përfytyrimeve specifike nga e kaluara e lavdishme dhe e lirisë historike të secilit komb veç e veç.

Rilindja shqiptare dhe zbulimi i origjinës

24 Më hollësisht shih për këtë Smith 1988, 6-68 dhe Smith 1991, 19-42.45

Page 43: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kush jam unë? Cilët jemi ne? Cili është roli ynë në jetë e në shoqëri? Këto pyetje, si gjithandej në Europën Juglindore, u shtruan edhe te shqiptarët nga intelektualët e tyre. Këto pyetje tregojnë se nacionalizmi si doktrinë, ideologji dhe si lëvizje ishte edhe këtu një fenomen i elitës. Ato u shtruan në kohë të mbërthyera nga një krizë gjithpërfshi-rëse: Në hapësirat e banuara nga shqiptarët shpër-thyen, në të nisur të shek. 19 e në vazhdim, kryengritje të natyrës sociale dhe kundër shtypjes së rëndë të tyre nga autoritetet osmane. Krahas kësaj, Perandoria Osmane ndodhej asokohe në një proces ndryshimesh, i cili ishte në vartësi të thellë me gjendjen e tensionuar politike, ekonomike e sociokulturore. Përveç kësaj, ky transformim ishte diktuar apo edhe ishte imponuar si rezultat i mo-dernizimit dhe i industrializimit të Europës Perën-dimore. Edhe sistemi i administrimit të mileteve, sipas të cilit perandoria kishte ndarë pjesëtarët e saj në bazë të përkatësisë fetare, nisi të transformohej në një realitet të ri: për distinktiv të identitetit individual ose kolektiv nisën të merreshin tani kriteret e gjuhës dhe të kulturës. Deri atëherë, shqiptarët myslimanë i takonin po atij mileti që i takonin edhe turqit, ndërsa shqiptarët ortodoksë i takonin po atij mileti që e përbënin grekët e serbët.25 Grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët i kishin fituar tanimë të drejtat e tyre të autonomisë; kush më herët e kush më vonë, këta arritën në

25 Për nocionin millet (dhe termat e tjerë relevantë për historinë e Europës Juglindore) khs. tanimë doracakun Hösch, Nehring und Sundhaussen 2004, këtu f. 442–444, Michael Ursinus zu „Millet“.

46

Page 44: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

gjysmën e parë të shek. 19 shtetësi të mëvetëshme së paku në pjesë të territoreve që ata i banonin.26

Duke qenë pjesë e Perandorisë Otomane, po-pullata shqiptare e ndiente veten të shtypur. Shtresës së lartë të kësaj popullate ose i ishin marrë të drejtat ose i kishte humbur privilegjet që i kishte pasur. U krijua një situatë ku nuk kishte ardhmëri; së paku ashtu e shihnin atë të arsimuarit bashkëkohës të kësaj shoqërie.27 Shqiptarët, sido-mos shtresa e hollë elitare e saj, për shkak të peiza-zhit të ri politik të shteteve fqinje në Ballkan, e ndjenin veten përherë të rrezikuar: Mbretëritë fqinje të Greqisë e të Serbisë kishin pretendime territoriale kundrejt hapësirave shqipfolëse dhe elitat politike e intelektuale të atyre mbretërive e mohonin ekzistimin e një kombi shqiptar. Në një këso konstelacioni, shqiptarëve u duhej jo vetëm t’i vinin në dyshim pretendimet territoriale të të tjerëve, por këta qenë të shtrënguar që ta përfaqësonin çështjen vetanake kombëtare dhe ta formësonin identitetin e tyre të mëvetësishëm nacional. Dhe, kjo punë duhej të bëhej në një hapësirë në të cilën një rol me rëndësi luanin jo vetëm ndasia fetare, por edhe veçoritë e tjera të karakterit social, kulturor, ndarja fisnore dhe dialektet e ndryshme. Në hapësirën etnolinguistike shqiptare nuk kishte as një kohezion social e as shpirtëror. Nën këto rrethana shqiptarët, që dikur falë rezistencës me në krye Skënderbeun në shek. 15, ishin të fundit në Ballkan që përfundimisht

26 Gjerësisht për këtë shih Hösch 1999, 113-187 dhe Glenny 2000, 1-248. 27 Shih për këtë Vasa (1879) 1999. 47

Page 45: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ranë nën sundimin osman, nacionalizmin e tyre fi-lluan ta zhvillonin vetëm në dekadën midis viteve 1830 e 1840 – pra si të fundit në rajon (duke i përjashtuar maqedonët e boshnjakët). Krahasuar me grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët, shqip-tarët janë të fundit që i jetësuan qëllimet e lëvizjes së tyre kombëtare. Shqiptarët pavarësinë e tyre e fituan vetëm në vazhdën e zhbërjes definitive të Perandorisë Otomane në vitet 1912/1913.28

Rilindja e shqiptarëve qe, në fakt, jo vetëm një luftë çlirimtare kundër osmanëve por edhe një reaksion karshi pretendimeve territoriale të popuj-ve fqinjë. Si edhe nacionalizmat e tjerë në Europën Juglindore, edhe kjo doktrinë, ideologji dhe lëvizje e shqiptarëve ishte e inspiruar nga iluminizmi, nga idealizmi, nga romantizmi dhe nga fenomeni i na-cionalizmit europerëndimor. Një kontribut që çon peshë dhanë në këtë mes edhe një vistër dijetarësh, udhëpërshkruesish, poetësh, filologësh e diploma-tësh të Perëndimit.29 Në këtë hark kohor këta nisën

28 Sinteza më e mirë për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare është vepra e Stavro Skendit (1967) 2000. Për Rilindjen shih trajti-min e tërësishëm nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë / Instituti i Historisë 2000, i cili mbështetet në botimet e mëherëshme të Historisë së Popullit Shqiptar. Ky trajtim, sa u përket disa çështjeve të lidhura me Rilindjen është një pasqyrim i përgjithësuar dhe jokritik. Në këtë botim nuk janë marrë në konsideratë rezutatet shkencore dhe trajtesa të shterrueshme përkiazi me disa tema nga historianë të Tiranës e të Prishtinës. Punimet që u hartuan e u botuan nga dijetarë të Perëndimit duket se nuk i bënë kurrëfarë përshtypje Akademisë së Shqipërisë. Unë do të doja të përmendja këtu vetëm disa trajtesa fundamenale, si ato të Bartl 1968; Faen-sen 1980; Malcolm 1998, 217-263; Clewing 2002, 181-214.29 Përkitazi me zbulimin e Ballkanit nga Perëndimi khs. më mirë Todorova 1997, 21-37, 62-89.

48

Page 46: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ta zbulonin këtë pjesë të panjohur të Perandorisë Osmane dhe arritën në përfundimin që shqiptarët paraqesin një bashkësi të veçantë historike, linguistike, etnografike e kulturore.30 Megjithatë, qe elita intelektuale shqiptare, e sajuar nga nëpunës, tregtarë, dijetarë, studentë e nxënës me ide patriotike, ajo që ishte bartëse e përnjëmendtë e kësaj ideologjie. Disa figura qendrore të Rilindjes mbanin madje edhe pozita shumë të larta në administratën e perandorisë. Në fillim kishim të bënim vetëm me pak personalitete, të cilat në gjysmën e dytë të shek. 19 nisën ta formësonin një shtresë më vete të tyren. Këta ishin të paktë në numër edhe në vetë kohën e themelimit të shtetit shqiptar dhe jetonin kryesisht në kryeqendrën e perandorisë ose në qytete të tjera osmane, në qyte-te të Perëndimit ose në bashkësitë e diasporave të shkapërderdhura gjithandej (Itali, Egjipt, Bullgari, Rumani). Përkundër pozitës gjeografike dhe mundësive asokohe të kufizuara, pjesëtarët e kësaj lëvizjeje kishin megjithatë një rrjet të mirë ko-munikimi. Falë studimit nëpër universitete të huaja, jetesës në diasporë dhe të tregtisë me vise të largëta këta kishin kontakte me botën e jashtme dhe me shqiptarët që jetonin në Perandorinë Osma-ne, gjë që ishte e rëndësishme për veprimtarinë dhe për ndikimin e tyre të vazhdueshëm.

Përfaqësuesit e Rilindjes e zhvilluan në fillim një nacionalizëm kulturor në formën e nacionaliz-mit gjuhësor e të prejardhjes; dhe vetëm më pastaj një nacionalizëm politik shtetëror i cili, megjithatë, edhe më tej mbështetej në këto dy parimet e më-

30 Khs. Wilkes 1992, 1-27.49

Page 47: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

sipërme. Në kontekstin e nacionalizmit shtetëror u përvetësua në mënyrë të veçantë diskursi politik mbi lirinë kolektive dhe sovranitetin e popullit, të dala nga Revolucioni Francez dhe ideologët e tij. Nacionalizmi gjuhësor (si edhe gjetiu në Europën Lindore e Juglindore) u ndikua thellë nga mënyra e të kuptuarit dhe e interpretimit nga Johann Got-tfried Herder të nocioneve „popull“ dhe „karakteri nacional“.31 Zbulimi i „unit kolektiv“, në këtë rast pra i një identiteti nacional shqiptar, u pasqyrua edhe nga poetë, filologë, filozofë, historianë e të tjerë si një „Rilindje“. Në këtë mes duhet thënë se jo vetëm përpilimi i një alfabeti shqip, përpilimi i fjalorëve, i gramatikave, përmbledhjeve me këngë, me përralla në gjuhën popullore dhe krijimit i letërsisë shqipe, por një rëndësi të veçantë dhe qendrore e pati po ashtu edhe krijimi i një historie të shqiptarëve në formë vargënimi, poezi apo prozë. Temë qendrore u bë në këtë kontekst pasqyrimi i banorëve të stërlashtë të hapësirës etnolinguistike të shqiptarëve, përkatësisht të pe-llazgëve dhe të ilirëve.

31 Është për t’u vërejtur që edhe Herder-i (në Ideen zur Geschichte der Menschheit III. Leipzig, 1869, 99) flet për një prejardhje ilire të shqiptarëve dhe se ai i shihte shqiptarët, ba-shkë me vllehët, si pasardhës të atyre kombeve të rëndësish-me të lashtësisë si ilrët, trakasait dhe makedonët. Nëse Samiu e njihte mirë vepren e Herder-it dhe nëse mendimi i këtij të parit do të ketë ndikuar tek Samiu, mbetet çështje që duhet të shihet. Qysh para Herder-it dhe dijetarëve të tjerë gjermanë, për prejardhjen ilire të shqiptarëve fliste Gottfried Wilhelm von Leibniz në të tri shkrimet e tij të titulluara „Albanerbriefe“ (Hannover, 24.01.1705, 10,12,1709, dhe 26.12.1709; shih për këtë Çabej 1990, 41-45).

50

Page 48: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Do të tejkalohej kuadri i këtij punimi po qe se do të merresha me analizimin e të gjitha shkrimeve të Rilindjes të cilat kanë të bëjnë me çështjen nëse shqiptarët, sipas botëkuptimit të autorëve rilindës, janë një komb i antikës apo një komb modern. Ajo çfarë përkitazi me këtë çështje mendonin asokohe Pashko Vasa, Naum Veqilhar-xhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Konstantin Kristo-fordhi, Naim Frashëri, Ismail Qemali e të tjerë, ishte atëherë me një relevancë të madhe për nacionalizmin politik dhe kulturor të shqiptarëve.32

Ne do të përqendrohemi megjithatë në veprën e Sami Frashërit, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?.33 Sami Fashëri ishte njëri ndër ideologët e shkëlqyeshëm të Rilindjes dhe binte ndër preferuesit më autoritativë të idesë për një shtet të pavarur të shqiptarëve. Ky vetë ishte, si askush tjetër më shumë, i integruar në jetën politike e kulturore të Perandorisë Osmane. Ai ishte autor i veprave të rëndësishme për rrafshin e skenës së asokohshme kulturore. Prandaj, merrej – sipas pikëvështrimit turk - si atëherë ashtu edhe sot e gjithë ditën, për një figurë të rëndësishme të nacionalizmit turk.34 Samiu është një shembull tipik i profilit të një ideologu kombëtar, i cili më shumë se askush tjetër në atë kohë mendoi e veproi si një kosmopolit. Ai vetë dhe vëllezërit e tij janë

32 Khs. Qosja 1990a.33 Frashëri 1999 (përkatësisht edhe përkthimin gjerman pothuaj të njëkohësishëm, që është evidentuar në listën e literaturës së përdorur në këtë trajtesë).34 Për personalitetin e tij të parë nga këndvështrimi shqiptar e turk khs. Çollaku 1986; Fashëri 1968, 79-94; Ismajli 1995, 119-131; Bolmez 2003, 118-145.51

Page 49: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ndër patriotët më të rëndësishëm të Lëvizjes Kom-bëtare Shqiptare. I vëllai, Naimi, që u përmend më sipër, ishte poeti më i madh shqiptar dhe merret shumë herë si „ Homeri i shqiptarëve“.35 I vëllai më i madh përkah mosha, Abdyli, ishte udhëheqësi dhe njëkohësisht ideologu i Lidhjes së Prizrenit, që në vitin 1878 ishte themeluar si Lëvizje gjithëshqiptare. Kjo Lëvizje i mbronte në aspektin kombëtar – politik dhe ushtarak të gjitha viset e banuara me shqiptarë kundrejt ekspansionit të Serbisë e të Malit të Zi dhe përpiqej që përpara Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongresin e Berlinit politikisht t’i përfaqësonte shqiptarët.36

Vepra e përmendur më lart e Sami Frashërit u botua në vitin 1899 në një shtypshkronjë të njohur për patriotizmin shqiptar në Bukuresht, sepse autoritetet perandorake osmane e kishin ndaluar shprehimisht botimin e çfarëdo qoftë libri apo shkrese në gjuhën shqipe. Ky libër bie ndër veprat më të rëndësishme dhe botimet e formuluara më së miri të Rilindjes. Ai është, edhe përtej rrafshit shqiptar, njëri ndër shkrimet politike që shkëlqejnë më së shumti në gjithë Europën Juglindore të atij harku kohor.

Nga çka u tha më sipër rezulton se qëllim i nacionalizmit shqiptar, ashtu si edhe ai i ideologjive që më parë kishin vepruar në Europë, ishte arritja e pavarësisë politike, uniteti dhe iden-titetit kombëtar. Së këndejmi, moto e Sami Frashë-rit është: Perëndija, E Drejta, Kombi, Gjuha, Shqi-përia, Shqipëtarëria!“; ai mendon se: „Shqiparët i

35 Khs. Qosja 1990b.36 Khs. Vasiljević 1909; Skendi 2000, 41-107; Frashëri 1997.

52

Page 50: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë një komb i suksesshëm.37 Këtu nuk mbrohet thjesht një ide se një komb do të mund të jetë i lirë vetëm nëse do ta ketë një shtet të vetin. Samiu e elaboron në të vërtetë një koncept modern europerëndimor të përpunuar hollësisht për një Shqipëri të çliruar në aspektin politik, ekonomik e kulturor. Ai parashih-te senatin, parlamentin, qeverinë, institucionet ushtarake, arsimore, ekonomike, të bujqësisë e të tregtisë si dhe institucione të tjera publike.38 Në përputhje me konceptin e vet për kombin, Samiu i skiconte edhe veçoritë më të rëndësishme të kombit shqiptar: territorin historik, prejardhjen e përbashkët, kujtesën kolektive, gjuhën, kulturën, kulturën publike, ekonominë, të drejtat dhe detyrat për pjesëtarët e kombit gjegjës. Ai i paraqet këtu konceptet, mitet, kujtimet dhe simbolet të cilat këtij dhe bashkokëkohasve të tij u duheshin për legjitimimin e qëllimit politik e kulturor të Rilindjes.

Një çështje këtu duhet thënë edhe një herë qartë e shqip: përdorimi në këtë trajtesë i nocio-neve „mit“, „mitologji“ dhe „mitike“ kurrsesi nuk do të thotë që vizionet e Sami Fashërit përkitazi me historinë e shqiptarëve ishin të gabueshme e absurde. Shumë nga mendimet e këtij autori për-kitazi me prejardhjen, me gjuhën dhe me iden-titetin kulturor kolektiv të shqiptarëve u morën atëherë e vlerësohen edhe sot nga shkenca si argu-mente serioze. Atë që Samiu e konsideron për „të vërtetë“ në kontekstin e këtyre çështjeve nuk u

37 Frashëri 1999, 151.38 Frashëri 1999, 91-151.53

Page 51: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

argumentua shkencërisht as nga ai vetë e as nga përfaqësues të Rilindjes, por nga shkenca e aso-kohshme e Perëndimit. Le t’i përmendim këtu vetëm disa fakte: ishin në krye të herës një varg historianësh e diplomatësh ata që në mbështetje të burimeve historike i dolën zot mendimit se shqip-tarët kanë prejardhjen nga ilirët (si p.sh. historiani suedez Johann Thunmann, konsulli austriak Johann Georg von Hahn dhe njohësi më i mirë i atëhershëm i Greqisë Jakob Philip Fallmerayer). Njëkohësisht, pati një sërë dijetarësh si p.sh. gjene-ralmajori bavarez Joseph Ritter von Xylander, linguisti Franz Bopp dhe filologu klasik Paul Kretschmer, të cilët shqipen e panë një gjuhë që i hiqte rrënjët nga gjuha e ilirëve; se është një gjuhë indoeuropiane e cila përveç rrafshit indoeuropian s’ka tjetër gjë të përbashkët as me greqishten e as me gjuhë të tjera.39 Në vazhdën e përdorimit nga përfaqësues të Rilindjes, këto teza shkencore arritën të kishin më shumë një vlerë simbolike dhe emocionale për formimin e identitetit nacional të shqiptarëve. Përmes këtij shpjegimi për kombin u postulua një vlefshmëri dhe një qëndrueshmëri e tij e padyshimtë përtej të gjitha periudhave kohore.40

Me inkuadrimin e këtyre tezave shkencore, syno-hej të ngrihej një identitet nacional i cili nuk do të jetë i lëndueshëm; një komb, i cili kurrsesi nuk do

39 Me rëndësi të veçantë janë në këtë mes para se gjithash vepra si psh. ajo e Tunmann 1774, 245; Hahn 1854, 50, 214-219; Hahn 1868, 71 (prejardhja dardane e popullatës shqip-tare në Kosovën e dikurshme) dhe 228 (prejardhja ilire dhe epirote e shqiptarëve); Fallmerayer 1857, 20; Xylander 1853, 292- 320; Bopp 1855; Kretschmer 1935, 41-48.40 Një debat fort i mirë teorik përkitazi me mitet dhe rolin e tyre gjendet tek Schöpflin 2000, 79-98.

54

Page 52: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të zhbëhet në vazhdën e zhvillimit dhe të transfor-mimit të tij të mëtejshëm. Tezat gjegjëse u bënë këtu mite të identiteteve dhe, si gjithandej në botë, mite historike.

Në veprën e Samiut u përfaqësuan tezat e mëposhtme historike e politike të cilat në funk-sionin e tyre prej miteve kishin në të vërtetë një rëndësi esenciale që atij dhe bashkëkohësve të tij u shërbyen për legjitimimin e qëllimeve politike e historike të kombit të tyre:

Miti i prejardhjes dhe i autoktonisë është për Samiun njëri ndër gurët themeltarë më të rëndë-sishëm të identitetit nacional të shqiptarëve. Ky mit nuk u përdor vetëm si argument kundër „zgje-dhës turke“, por edhe kundër popujve fqinjë të grekëve, serbëve e malazezëve. Kjo, sepse, si pasojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878), mbretërit e këtyre popujve kishin marrë shumë territore të banuar me shqiptarë, por pretendonin edhe hapësira të tjera të banuara nga shqiptarët. Së këndejmi, trajtimi nga Samiu i çështjes së prejar-dhjes nuk duhet parë vetëm në kuptimin e një lëvizjeje kulturore të Rilindjes; situata e atëher-shme politike dhe pretendimet territoriale të fqinjëve që u përmendën më lart në këtë mes çonin shumë peshë. Bindja që shqiptarët ishin një komb antik i shërbeu Samiut si një argument që nuk mund të mohohej, aq më shumë që kjo pikëpamje përkrahej në një masë edhe nga shkenca e asokoh-shme. Shqiptarët ishin, për Samiun, kombi më i vjetër i Europës, një komb i ardhur në kohë parahistorike nga Azia dhe i vendosur në Ballkan duke sjellë me vete kulturën e ndërtimit dhe të bujqësisë. Në të mirë të mbështetjes së tezës së tij 55

Page 53: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

për një shkallë të lartë zhvillueshmërie të proto-shqiptarëve, Samiu shtonte në vazhdim: “Se ata njërës, që gjëndeshin më parë tyre n’Europë, ishin t’egërë e roninë nëpër pyje e nëpër shpella duke ushqyerë me pemëra të t’egera dhe me mish gja-hu“.41 Në këtë paraqitje shqiptarët dalin të jenë edhe në relacion me turqit bartës të një kulture të lartë. Kjo sepse, sipas Samiut, turqit qenkan një komb i egër e dhunues i cili duke u nisur nga shkretëtira të Azisë (pikërisht) për shkak të brutalitetit të tyre pushtuan vende më të civilizuara e më të bukura, midis të cilave edhe Shqipërinë: „Nga të gjithë këta vënde, që po rënkojnë, që nga kaqë qint vjet e tëhu, edhe njëri është Shqipëri’ e gjorë, që heq këtë tirani, a heq më shumë se gjithë vendet’ e tjerë nga pakujdesj’e shqiptarëve“. Sido që të jetë, shqiptarët nuk paskan asgjë të përbashkët me sundimtarët e rinj: “Na s’jemi as tyrq, as të ardhurë nga shkretëtiat’ e Azisë. Na jemi m’i vjetri komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’ t’Evropësë, më teprë se çdo komp. “.42

Kjo e drejtë e autoktonisë, në relacion me fqinjët, - sipas Samiut - u takon vetëm shqiptarëve. Popujt sllavë janë dyndur shumë më vonë në viset sot të banuara nga ata, përkatësisht në njëfarë kohe gjatë shek. 7, atëherë kur hapësira etnolinguistike e shqiptarëve ishte nën sundimin bizantin: Nga këta (bizantinët – E. H) serbëtë mbushnë i vëndet e veriut të Ilyrisë, do-me-thëne Bosnjënë, Herzego-vinënë, Dalmatinë, Mal’ e Zi e Serbinë, edhe bul-

41 Frashëri 1999, 17. 42 Frashëri 1999, 98-99.

56

Page 54: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

garëtë e përzjerë me shqeh zunë Maqedoninë.43 Në kontekstin e mbarështrimit të tezës mbi birësinë e shqiptarëve, me rëndësi është edhe një mendim tjetër i Samiut. Sipas këtij autori, shqiptarët janë jo vetëm pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, por - duke u mbështetur në manirin aktual për kohën e tij - origjina e tyre i ka rrënjët në një lashtësi edhe më të thellë: Samiu i identifikon shqiptarët me pellazgët, një popull të konsideruar mitik, i cili tek Herodoti (I, 56-7) përmendet si një popull jogrek dhe paragrek. Kësisoj pellazgët protoshqiparë do të ishin, pa kurrfarë dyshimi, më të moçëm se grekët klasikë të lashtësisë antike dhe së këndejmi shqiptarët bashkëkohës, aktualë do të ishin më të lashtë se fqinjët e tyre grekë.44 Duke qenë se shqiptarët qenkan me prejardhje pellasgjike - ilire, Samiu i shihte edhe Makedoninë antike, Epirin dhe personalitetet e mëdha si Lekën e Madh e Pirron si shtete, përkatësisht fatosë të shqiptarëve.* E njëjta gjë do të vlente, sipas Samiut, edhe për Aristotelin, filozofin më të madh të antikës.45 Mund të supozohet që Samiu e kishte megjithmend kur e shkruante një gjë të tillë. Qenësore ishte çështja të tregohej një epërsi politike e kulturore e shqiptarëve. Qëllim i Samiut në këtë mes ishte që t’i bindte bashkëkohësit e vet shqiptarë për atë që shqiptarët në të vërtetë paskan bërë për botën dhe jo për vetëveten. Në këtë mes si argument Samiu përmend personalitete politike e kulturore të kohës

43 Frashëri 1999, 27.44 Frashëri 1999, 20-23.* Kjo trajtë është përdorur për të mos e ngatërruar shtetin e po-pullin e antikës me ish republikën maqedone të Jugosllavisë.45 Frashëri 1999, 23-28, 43-48.57

Page 55: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

së tij, përkatësisht të së kaluarës së afërt si p.sh. familjen dinasti të Köprülü-ve në Perandorinë Osmane, atë të pushtuesve të Jemenit, Sinan Pashën, disa figura të rëndësishme të luftës çlirimtare në Greqi dhe të lëvizjes së atyshme kombëtare si Marko Boçari (Markos Botzaris) e të tjerë, si edhe themeluesin e Egjiptit modern Mehmet Ali Pashën. Sipas teorisë së Samiut për prejardhjen, kombi shqiptar do të duhej të shihej si „primordial“. Kësisoj, Samiu shihte te shqiptarët bashkëkohorë një kontinuitet „organik“ të pellaz-gëve e të ilirëve.46

I lidhur ngushtë me këtë është edhe një mit tjetër: ai i territorit etnik. Si edhe tek nacionaliz-mat e tjerë, ashtu edhe për Rilindjen temë qendrore është çështja e territorit historik. Kjo është e kuptu-eshme, sepse nacionalizmi e pretendon territorin dhe e kërkon gjithmonë kontrollin mbi territorin. Asnjë komb nuk mund të ekzistojë pa territor. Formimi dhe krijimi i një kombi e paravendon banimin e një vendi. Por këtu nuk është fjala për njëfarë territori a vendi, por për atdheun. Edhe tek Samiu kemi të bëjmë me atdheun, i cili edhe ashtu ka qenë i banuar nga kombi i shqiptarëve dhe me këtë ka ofruar një siguri fizike e emocionale. Kur e përshkruante atdheun e vet dhe kufijtë e tij, Samiu nisej nga dy parime, përkatësisht nga parimi etnik dhe nga ai historik. Këto dy parime e bëjnë Samiun që t’i vizatojë dy harta të ndryshme gjeografike. Samiu është bukur realist kur i përshkruan kufijtë

46 Këtu bën të përmendet, se qysh para Samiut dy përfaqësues të tjerë të Rilindjes si Zef Krispi dhe Pashko Vasa niseshin nga prejardhja pellazge e shqiptarëve: Crispi 1831, 4-6, 33-34, dhe Vasa 1999, 4-8, 11-13.

58

Page 56: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

etnolinguistikë të asokohshëm të shqiptarëve që përputhen edhe me ata nga burime të tjera të kohës: Shqipëria nga veriu ka kufi e fqinjë Mal’ e Zi, Novi-Bazar, a Bosnjënë q’e urdhëron Austria edhe Serbinë; nga lindja ka Maqedoninë, nga jug-lindja Greqinë, nga jug-perëndimi e nga perëndimi ka denë, i cili e ndan nga Italia e nga Evrop’ e qytetuarë.47 Kur mbi bazën e parimit të dytë Samiu e projektonte në diakroni atdheun e kryehershëm të pararendësve të tij, atëherë s’ka më ndonjë ndryshim midis „mitikes“ dhe „historikes“. Të gjitha viset që në lashtësi banoheshin nga ilirët, epirotët, makedonët, trakët e frigët ishin sipas kësaj pikëpamjeje vende të banuara nga pararendësit e shqiptarëve, përkatësisht nga pellazgët. Bashkësitë e përmendura ishin për Samiun thjesht fise të pellazgëve. Shumica e kë-tyre popullatave u shuan për shkak të pushtimeve nga Roma e nga Bizanti dhe sidomos më pastaj për shkak të dyndjes së sllavëve në këto hapësira të pararendësve të shqiptarëve. Vetëm një pjesë e ilirëve dhe pikërisht ata në Ilirinë e Poshtme dhe në atë të Jugut, në Epir dhe ata në Maqedoninë Perëndimore, veriore dhe në atë të Epërmen mun-dën të mbijetonin.: “Që m’ atëher e tehu Shqipëria është vogëluarë shumë “.48

Përkundër kësaj, Shqipëria është një vend i pasur me pyje, fusha, lumenj, bagëti e vegjetacion dhe është në gjendje ta mbajë edhe katërfishin e banorëve të saj të atëhershëm me bukë. Me këso përshkrimesh të hollësishme Samiu synonte ta

47 Frashëri 1999, 53.48 Frashëri 1999, 51.59

Page 57: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kultivonte tek shqiptarët atdhedashurinë dhe dijen mbi territorin historik të tyre; ideologë të lëvizjeve të këtilla tanimë e kishin bërë këtë punë jo vetëm në Europën Perëndimore, por edhe në atë Juglindore.49 Me këtë mit u arrit në këtë mes një qëllim shumë i rëndësishëm: Territorializimi i kujtesës, i cili te shqiptarët e asaj kohe, përkatë-sisht së paku te një pjesë e elitës, do t’i ketë kontribuar identifikimit të saj me atdheun e vet. Që nga kjo kohë, dhe sidomos në harqet kohore që pasuan, u lind një veçori me peshë më vete e identitetit nacional të shqiptarëve: kombit të shqiptarëve i takon ky vend, dhe në këtë vend kombi i shqiptarëve e përbën shumicën. Se sa ky koncept i Samiut dhe i Rilindjes do të jetë përhapur në masat e gjera të popullatës shqiptare të asaj kohe, e cila atëherë ishte administrativisht e ndarë në katër vilajete osmane, dhe ku katundi, regjioni, bashkësia fisnore dhe religjioni kishin atribute të larta të identitetit, është e vështirë të thuhet në formë të prerë. Por, nuk ka kurrfarë dyshimi, që ky territorializim i miteve dhe i kujtesës pati edhe te shqiptarët një rol qendror në formimin e identitetit nacional të tyre.50

Me pikëpamjen të tij mbi prejardhjen dhe atdheun e kryehershëm të shqiptarëve, Samiu para-qiste një vazhdimësi dhe një unitet të bashkësisë etnike të ilirëve me shqiptarët e kohës së tij. Shqiptarët ishin për Samiun jo vetëm një komb antik, por këta e kishin në dorë edhe një kontinuitet

49 Frashëri 1999, 53-60.50 Një analizë e mirë teorike e këtyre çështjeve është tek Smith 1997, 8-16. Për çështjen territoriale duke u mbështetur tek ilirët khs. edhe Clewing 2005a, 223-225.

60

Page 58: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

„organik “ ose „biologjik“ në relacion me pararendësit e tyre. Rrënjët dhe identiteti specifik i këtij kombi e kishin gurrën te prejardhja etnike dhe te gjenealogjia. Së këndejmi, këto dy momente, përkatësisht kontinuiteti dhe gjenealogjia, kishin në konceptin e Samiut përkitazi me kombin një rol të veçantë. Kuptimi kësisoj i nacionales, na e bën të mundshme ta kuptojmë më mirë karakterin dhe formimin e kombit shqiptar dhe identitetin për-katës nacional të tij. Në relacion me dy tipat idealë të formimit të kombeve në Europë, përkatësisht nga ai racional „i Perëndimit“ dhe atij të tipit “organik” “të Lindjes”, koncepti i Samiut për kombin është i këtij të dytit. Tipi i parë duhet të kuptohet si komb qytetar ose komb politik, me ç’rast parakushte për shfaqjen e tij janë territori i përbashkët, qeveria dhe ekzistimi i një shtrese të mesme sociale të fortë. I këtillë ishte rasti me Francën, Britaninë e Madhe dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjermani dhe në Europën Lindore, ku kjo shtresë e mesme nuk mundi të etablohej, së paku jo politikisht, dhe ku ideologët e nacionalizmit nuk e kishin në dorë as edhe një fije mujshinë politike, u zhvillua naciona-lizmi etnik. Koncepti i Samiut për kombin dhe për identitetin nacional është i ngjashëm me naciona-lizmin që u zhvillua nga ideologët gjermanë, por edhe nga sish të tjerë në Europën Lindore e në atë Juglindore. Në kundërshtim me kombin e qytetar të Revolucionit Francez, ku secili individ mbi ba-zën e vendimit të marrë nga ai vetë do të vendoste për përkatësinë e tij, „kombi etnik“ paraqiste diç tjetër më vete: këtu kombi kuptohej si një bashkësi

61

Page 59: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

e determinuar nga lindja dhe nga kultura e trashëguar e prejardhjes.51

Ç’është e vërteta, Samiu vetë dhe përfaqë-sues të Rilindjes jetonin në qendra osmane dhe europiane, por e ndienin veten, në bazë të lindjes, si pjesëtarë të bashkësisë së shqiptarëve. Ata nuk do të mund të bëheshin kurrë qytetarë të atyre shteteve europiane ose të Perandorisë Osmane. Gjuha e përbashkët, prejardhja dhe kujtesa ishin për ta elemente dhe parakushte qendrore për përkatësinë e bashkësisë dhe identitetit. Sipas pikëpamjes së tyre, këto kritere do të vlenin edhe për shtresat e tjera të popullatës shqipfolëse të hapësirës përbrenda Perandorisë Osmane. Nga kjo perspektivë duhet kuptuar edhe përvijëzimi i Samut i mitit të homogjenitetit etnik dhe të pastërtisë kombëtare. Samiu e paraqet këtë mit në kontekstin e sqarimit të prejardhjes së gjuhës shqipe dhe të përshkrimit të rrethanave nën të cilat jetonin ilirët nën sundimin romak e bizantin.52

Sipas këtij skicimi, shqiptarët kanë përfaqësuar gjithmonë një identitet etnik homogjen. Këta kanë qenë në kuptimin e nocionit popull gjithherë një „popull thjesht shqiptar“; bile edhe i paprekur nga dyndjet, përzierja dhe nga asimilimi nga elemente të huaja. Derisa nuk ka as edhe një fije dyshimi që disa nga mitet e analizuara të identitetit të

51 Kjo tipologji u përpunua më hollësishëm nga Kohn 1955 (Khs. edhe Kohn 1967). Një analizë fort e mirë kësaj tipo-logjie është tek Smith 1991, 8-15 dhe Smith 2000, 6-7, 28.52 Frashëri 1999, 25-28, 37-40. Ky mit gjendet edhe tek Konica 1957, 30, i cili ishte intelektuali më i mirë i Rilindjes në gjysmën e parë të shek. 20. Por këto shkrime u botuan vetëm pas vdekjes së tij.

62

Page 60: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shqiptarëve në këtë kapitull përmbajnë elemente të rëndësishme të së vërtetës historike, kjo nuk vlen kurrsesi për bindjet për një homogjenitet etnik dhe për një „pastërti“ prej populli.53 Përkundrazi, e pranueshme është ajo siç thotë Noel Malcolm: dijetarët bashkëkohorë e dinë që asnjë popullsi ballkanike nuk ka qëndruar në një strofull të papërshkrueshme nga uji dhe të gjithë u janë nënshtruar përzierjeve etnike të llojeve të ndrysh-me. Në rastin e shqiptarëve, nga ingredientët e shquar mund të përmenden romakët (edhe ata vetë me origjini të përzier etnike), sllavët (veçanërisht gjatë mesjetës së hershme, kur kolonizatorët bullgarë penetruan thellë në Shqipëri), grekët dhe në numër më të vogël, turqit. Përderisa gjeneza e shqiptarëve përmban shumë elemente të ndryshme, rrjedhimisht, po kështu, edhe gjuha e tyre, kultura dhe mënyra e jetesës reflektojnë shumë ndikime që ato kanë thithur, të tilla si dëshmitë gjuhësore në fjalorin latin dhe sllav, si dhe gjurma e fortë kulturore e otomanëve.54

Pikëpamjet e Samiut të parashtruara këtu mund t’i duken, së këndejmi një lexuesi modern të çuditshme. Mirëpo, në fund të shekullit 19, kur e kaluara dhe ekzistimi i shqiptarëve si popull kon-testohej nga propaganda e shteteve fqinje, Samiu synonte ta krijonte rangun më të lartë për kombin e tij i cili si asokohe, ashtu si edhe pas vdekjes së tij (më 1904), ishte nën sundimin e osmanëve. Kons-truktimi i një të kaluare ilire e ofronte për të dhe

53 Më hollësisht për këtë çështje khs. Wilkes 1992, 183-218, 254-280.54 Malcolm 2002, 79-80.63

Page 61: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

për bashkëkohësit e tij legjitimitetin më të mirë për përmbushjen e qëllimeve kryesore politike të Rilindjes: pavarësisë politike, bashkimit kombëtar dhe identitetit për shqiptarët në Ballkan.

Shteti shqiptar dhe e kaluara ilire

në kohën e komunizmit

Mirëpo, pas zhbërjes së sundimit osman, në Europën Juglindore u krijua një shtet i cunguar shqiptar. Me këtë nuk u përmbushën në asnjë më-nyrë qëllimet kryesore të Rilindjes. Kjo sepse shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në nëntor, 1912, dhe formimi që pasoi i qeverisë në drejtimin e Ismail Qemalit qenë – për sa i takon qëndruesh-mërisë dhe veprimit politik - jetëshkurtër. Shteti dhe qeveria shqiptare u injoruan dhe nuk u njohën as nga Perandoria Osmane e as nga Fuqitë e Mëdha të Europës. Fuqitë e atëhershme të Mëdha të Europës e morën mbi vete ngritjen dhe kontrollimin e një administrimi ndërkombëtar dhe e zgjodhën shpejt princin gjerman Wilhelm zu Wied për sundimtar të Shqipërisë. Princi gjerman së pari u befasua nga oferta e papritur, por e pranoi në vitin 1913 emërimin e tij. Kryeministri Ismail Qemali, që e mishëronte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, u shtrëngua pas pak të hiqte dorë nga posti. Qeveria e tij u shprish. Princi Wied e mbajti postin e vet në shtetin shqiptar vetëm 200 ditë (mars – shtator 1914). Përkundër vullnetit të mirë, ai nuk qe i suksesshëm sepse i mungonin gjërat më

64

Page 62: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të domosdoshme: ushtria, financat dhe përkrahja e popullit dhe e fuqive europiane. Vetëm pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në janar të vitit 1920, për një pavarësi të qëndrueshme të vendit u vendos në një konferencë në Paris. Atëherë, Italisë iu caktua roli i protektorit mbi Shqipërinë.

Shteti i pavarur i Shqipërisë u njoh në Paris me kufijtë e tij të pandryshuar që ishin caktuar në vitin 1913. Sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, pothuajse gjysma e shqiptarëve mbeti, në këtë mënyrë, jashtë territorit të atij shteti të cunguar.55 Kosova e sotme, Maqedonia Perëndimore dhe Çamëria në Greqi mbetën nën sundimin serb e grek. Tërësia territo-riale e synuar nga Lëvizja Kombëtare e shqip-tarëve nuk u përjetësua. Për më shumë, për shkak të krimeve masive, dëbimeve sistematike, politikës së asimilimit dhe kolonizimeve sistematike me elemente të tjera etnike të hapësirës etnolinguistike të tyre, identitetit nacional të shqiptarëve po i kanosej në esencë rreziku i shuarjes.56 Shtypja, diskriminimi dhe mbi të gjitha lufta edhe më tej e popullit të Kosovës kundër sundimit serb krijuan, jo vetëm në Kosovë, por edhe në bashkësitë shqiptare të diasporës, parakushte për atdhedashurinë, përkatësisht për një shtet të shqiptarëve. Shpirti luftarak dhe luftërat e shqiptarëve të Kosovës kundër Perandorisë

55 Më hollësisht Bartl 1999, 126-183.56 Për gjendjen politike khs. Banac 1984, 103, 280, 299-301, 358, 377, 380-381; Malcolm 1998, 239-264; Sundhaussen 2000, 67-69, 74-78. 65

Page 63: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Osmane gjatë shek. 19 dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shek. 20 ishin pjesë e madhe përbërëse e jetës më tej të atyre shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve të shtetit të Shqipërisë. Formimi më tej i identitetit nacional në këtë hapësirë u zhvillua krahas me aspiratat e asaj popullate për mbijetesë fizike e politike. Ky proces në këtë formë zgjati deri në fund të shek. 20, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe NATO i dhanë fund njëherë e përgjithmonë regjimit të huaj serb.57

Në fillim të shek. 20 edhe përbrenda shtetit shqiptar procesi i mëtejmë i formimit të kombit u përcoll me vështirësi e me pengesa të mëdha. Ndikimi i thellë nga jashtë i të huajve, përçarja e thellë e elitës politike, mungesa e një vizioni të përbashkët politik e shoqëror, instabiliteti politik, vendosja e një diktature mbretërore, shkalla e ulët e zhvillueshmërisë ekonomike e sociale, ndikuan dhe e ngadalësuan këtë proces për formimin e identitetit nacional të gjithëmbarshëm, kolektiv të shqiptarëve. Shteti i ri shqiptar i periudhës së midis dy luftërave botërore nuk arriti ta krijonte atë kohezion të duhur aq të ngutshëm shoqëror, sado që secili njeri i arsimuar pakëz më mirë e kishte ndjesinë e identitetit nacional të tij të ndikuar nga nacionalizmi i Rilindjes.58 Ndjenja ekzistuese nacionale u lëndua radhazi kur të huajt, dhe në mënyrë të veçantë Italia e viteve të 30-ta, po e sillte Shqipërinë gjithnjë e më shumë në pozitë vartësie. Kur në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, lëvizja komuniste e rezistencës

57 Hoxhaj 2003, 516-554.58 Shih Schmidt-Neke 1987; Fischer 1999.

66

Page 64: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

për çlirimin e vendit mundi të gjente tokë të fortë e përkrahje të shoqërisë, vetëm duke u mbështetur te nacionalizmi shqiptar.

Si një zë i arsyes në Shqipëri, Fatos Lubonja së këndejmi ka plotësisht të drejtë me mendimin e tij sipas të cilit mbi ideologjinë nacionale shqiptare u shtresua hap pas hapi një ideologji komuniste dhe ndodhi kështu një bashkëshkrije e këtyre të dyjave.59 Po propagohej krijimi i një bote të re për të cilën kishin luftuar jo vetëm Partia Komuniste e Shqipërisë, por edhe shumë patriotë të tjerë pikërisht të kohës së Rilindjes. Në këtë kontekst, sipas Lubonjës, për krijimin e një legjitimiteti të nevojshëm të elitës së re shtetërore, rëndësi shumë të madhe kishin, si mitet e vjetra, ashtu edhe ato të rejat. Në harmoni me këtë mision edhe historia e shqiptarëve u pasqyrua ashtu që ajo u nda në katër faza qendrore të një të kaluare heroike: luftërat e ilirëve, rezistenca e Skënderbeut, Lëvizja Kombë-tare e Rilindjes dhe lufta e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore.

Studimi i këtyre katër fushave tematike në Shqipërinë komuniste pasoi pas vitit 1945 në rend të parë pas themelimit të universitetit të parë në Tiranë, të Akademisë së Shkencave, të Institutit të Historisë dhe të institucioneve të tjera të kësaj natyre. Elita komuniste e pa si detyrë të saj që edhe më tej t’ia jepte krahun procesit të formimit të kombit. Kjo elitë e kuptoi formimin e një shteti të ri shqiptar si vazhdim të përpjekjeve të mëparshme

59 Lubonja 2002, 93-97. Khs. për këtë prirjet e interpretimit, me gjendjen esencialisht më të moçme në fushën e kërkime-ve në Gjermani Lange 1973, Tönnes 1980 dhe me një monografi Wildermuth 1995.67

Page 65: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të Rilindjes. Në përqendrimin vetëm në hapësirën e shtetit të Shqipërisë dhe mbylljen në vetvete nga bota e jashtme, e cila nga ajo paraqitej si tejpërtej armiqësore, politika e re ndaj historisë e ndihmoi njëkohësisht arsyetimin e saj, sa për kursin gjithnjë e më izolacionist në relacion me botën e jashtme, aq dhe për pretendimet e komunistëve për pushtet. Kështu, historianë, arkeologë, antropologë, etnologë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë nisën gjurmimin e historisë etnike ose kombëtare. S’ka dyshim se edhe arritën rezultate sistematike. Natyrisht do të duhej që, si programet mësimore, ashtu edhe aktivitetet gjurmuese, shkencore ta ndihmonin bashkëshkrirjen edhe më tej të të dy ideologjive, përkatësisht asaj të Rilindjes dhe kësaj të komunizmit. Që në të nisur, historiografia e sapothemeluar u ballafaqua me mungesën e metodave dhe të kuadrove profesioniste të shkolluara. Midis tyre kishte edhe akademikë të formatit ndërkombëtar, siç ishin Eqrem Çabej, Aleks Buda e të tjerë, të cilët para vitit 1945 ishin shkolluar në Perëndim dhe e njihnin gjendjen në fushën e kërkimeve dhe e nisën kësisoj themelimin e një tradite solide.60 Në Shqipëri u organizuan edhe disa konferenca të rangut ndërkombëtar, si Konferenca e Parë dhe e Dytë e studimeve albanologjike (1962, 1968) dhe Kongresi i studim-eve ilire (1972).61 Shkencëtarë të zgjedhur shqiptarë mund të merrnin herë pas here pjesë në konferenca

60 Artikujt më të rëndësishëm të të dy autorëve përkitazi me prejardhjen ilire mund të gjenden në artikujt e tyre të botuar në përmbledhjen e shkrimeve të E. Çabej 1975, 1976, 1977 dhe Buda 1986. 61 Mirdita 1978.

68

Page 66: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

e forma të tjera të tubimeve shkencore në Europën Perëndimore. Megjithatë, të gjitha këto ishin aktivitete të izoluara, gjithmonë afatshkurtra dhe me ndikim të kufizuar për shkencën e historisë.

Në këtë mes kemi të bëjmë jo vetëm me një zhvillim të izoluar të historiografisë kundruall zhvillimeve shkencore në Perëndim. Shqipëria ish-te vendi më i izoluar i Europës Juglindore. Bile, në këtë aspekt, edhe për arsye të kontrollit të Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH) mbi institucionet shkencore e kulturore, ishte e pakrahasueshme në relacion me shtete të tjera komuniste. Dija historike nuk e kishte autonominë e nevojshme që ta bënte punën e vet në harmoni me detyrën e mirëfilltë shkencore të saj. Kjo nuk i shërbente lo-gjikës së shkencës; detyrë e saj ishte që të bëhej instrument i politikës së shtetit. Ajo që në Perën-dim u botua përkitazi me historinë, gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve, nuk do të duhej të kishte kurrfarë ndikimi në Shqipëri. Ajo që sipas dogmës së shtetit peshonte si jokorrekte, nuk kishte nevojë as të shtrohej si temë e diskutimit shkencor. Ishte e mjaftueshme që thjesht t’u besohej konstrukteve të historiografisë zyrtare. Natyrisht që ky besim do të duhej të mbështetej tek „rezultatet e kërkimeve shkencore“ dhe „njohuritë shkencore“. Mënyra e këtillë e sjelljes ishte konform me atë që mbisundonte edhe ndër shtete të tjera socialiste: mitologjia e zëvendësonte shkencën.

Përkundër gërmimeve të mrekullueshme dhe gjurmimeve përkitazi me banorët ilirë të Shqipë-risë, shkenca e historisë nuk mundi të çlirohej as edhe një grimë nga hija e mitologjisë. Përkundër faktit që, duke nisur që nga shek. 19, teza e 69

Page 67: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

përhapur gjithandej në Europën Juglindore për prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre përkrahej edhe gjatë shek. 20 nga dijetarë me orë të historisë e të gjuhësisë, me analiza të reja dhe punime analitike të tyre, historiografia në Shqipëri nuk mundi të çlirohej nga laku thjesht romantik i Rilindjes që e kishte kapërthyer.62 Nuk ndodhi ndonjë konfrontim i mirëfilltë shkencor me këto çështje kaq komplekse të historiografisë.63 E kaluara ilire mbeti ta luante edhe më tej rolin e saj prej cytëses së identitet; së këndejmi ajo vazhdoi të aplikohej si mitologji e kujtesës kolektive. Teza e të qenmit komb antik e kishte rëndësinë e vet të dorës së parë në debatet politike përbrenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo tezë i mbante të lidhur bashkë shtetasit e Shqipërisë dhe shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të saj. Kjo i bëri ata një bashkësi dhe i shquante ata nga „të tjerët“, përkatësisht nga sllavët e jugut, grekët e të tjerët. Duke qenë se shqiptarët jetonin të shkapërderdhur në shtete të ndryshme të Ballkanit, e kaluara ilire ishte ajo që i ribashkoi ata në një botë më vete morale e historike. Ky fenomen përputhej edhe me konceptin politik. Elita shtetërore komuniste nuk e pati për program politik konceptin e një shteti komb i cili do t’i përfshinte të gjithë shqiptarët. Sepse kjo nuk ishte e mundshme të bëhej asokohe që bota ishte e ndarë për shkak të Luftës së Ftohtë. Kjo e shihte veten për elitë e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan të cilët u perceptuan si komb

62 Këtu do të duhej të përmendeshin para se gjithash punimet e Thumb 1910, f. 1-20; Jokl 1929, 63-91; Šufflay 1916, 188-281 dhe Stadtmüller 1966.63 Një analizë shumë të mirë për këtë e ka Vebiu 1996, 76-87.

70

Page 68: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kulturor - një koncept ky që u bart kryesisht edhe nga shqiptarët jashtë Shqipërisë. Ilirët paraqesin gurin themeltar të konceptit të kombit kulturor. Ilirët ia lejuan shoqërisë shqiptare të jetonte më tej në një botë lavdiplote virtuale.

Për ilirët antikë si temë qendrore e gjurmimeve u botuan shumë punime. Është e pamundshme që këtu të shtjellohen gjithë ato elemente mitike. Së këndejmi, më duket më kuptimplote të veçohen e të analizohen tri elemente vendimtare të tilla nga “Historia e Popullit Shqiptar” që edhe është në të vërtetë pasqyra e identitetit kombëtar dhe prodhimi më i lartë historiografik, e botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Vëllimi i parë, mbi ilirët, është botuar dhe është përpunuar disa herë (1959, 1973, 1977, 1985) mbi bazën e rezultateve më të reja të gjurmimeve. Këtu do të analizohet botimi postkomunist i vitit 2000, i cili e ka mbështetjen para se gjithash te botimet e viteve 1977 e 1985.64

Pasqyrimi i përgjithshëm tregon se qasja për të kaluarën ilire edhe pas rënies së komunizmit, pas aplikimit të pluralizmit politik dhe pas hapjes për botën e jashtme, mbeti po ajo që ishte edhe më parë. Shqipëria e ditëve tona gjendet në një proces sa kompleks aq edhe dinamik të transformimit nga totalitarizmi në demokraci. Kjo nuk vlen për histo-riografinë. Deri tani nuk ka ndodhur transformimi i saj në pikëpamje të metodës dhe të shtruarjes së çështjeve. Historianë të rangut kombëtar si Skënder Anamali, Selim Islami, Muzafer Korkuti dhe Frano Prendi i konstruktojnë mitet në këtë vëllim në një formë sikur bota të ishte ende e ndarë nga Lufta e

64 Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë 2002.71

Page 69: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ftohtë dhe sikur komunizmi ta kishte vendin ende në grusht.

Duke u nisur nga mitet që sapo u përvijuan më lart, është miti i kohës së artë ose i kohës historike ai që zë vendin qendror në prezantimin e ilirëve nga pikëpamja e historisë kombëtare. Si edhe tjetërkah nëpër botë, ky mit synon edhe këtu ta krijojë idenë për trimërinë e heroizmin e periudhave kohore të ndryshme. Kombi e gjen në këtë mit kuptimin e qenies së tij të tanishme dhe një vizion për të ardhmen.65 Në rastin tonë, me këtë mit sqa-rohen krijimi, paraqitja dhe veprimi i Mbretërisë së Ilirëve midis shekujve 4 deri 1 para erës sonë. Kjo mbretëri mori një rol të rëndësishëm falë konfron-timeve me luftë me makedonët antikë dhe me Republikën e Romës.66 Përkitazi me këtë jemi të informuar bukur mirë falë njoftimeve të antikës. Ç’është e drejta nga një pikëpamje paksa e njëan-shme greke e romake. Për rrjedhojë, nga burime të shkruara, më shumë e më saktësisht mësojmë për luftërat sesa për jetën normale në këtë Mbretëri.67

Gërmimet e bëra në Shqipëri dhe në Jugosllavinë e dikurshme dëshmojnë për një zhvillim bukur të mirë të Ilirisë së Jugut. Kjo pasqyrë përputhet në njëfarë mase edhe me skicën që përkitazi me ndërtesën politike na e ofrojnë historianët antikë.68

65 Për rolin e këtij miti tek popuj të tjerë shih Smith 1988, 65-66. 66 Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2000, 62-87, 111-114.67 Vlerësimi i hollësishëm i burimeve mund të gjendet tek Zippel 1877; Droysen 1877-1878; Droysen 1893, 87-94; Hammond 1966, 239-253; Hammond 1968, 1-2; Hammond 1974, 66-87.68 Stiepçeviq 1990, 51-61 dhe para se gjithash Wilkes 1992, 117-155 bashkë me gjendjen e studimeve përkatëse .

72

Page 70: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Në interpretimin e burimeve shkrimore dhe në vlerësimin e gjetjeve arkeologjike, te historianët shqiptarë nuk ka kurrfarë kufiri të qartë midis mi-teve dhe argumenteve shkencore. Edhe mbretërit krejt të rëndomtë janë për ta heronj kombëtarë. Ata hyjnë shpesh në Makedoninë e dobët dhe ushtrojnë ndikim mbi zhvillimet politike në oborrin makedon. Ose: nëse mbretëria e fortë e makedonëve e sulm-on shtetin ilir, atëherë mbretërit ilirë i mbrojnë me çdo kusht krahinat kufitare dhe pavarësinë shtetë-rore. Ky shtet nuk e kishte vetëm një territor sepse ai shtrihej që nga lumi Neretva në Kroacinë e sotme deri te lumi Vjosa në Shqipëri dhe te Liqeni i Ohrit në Maqedoninë e sotme dhe Bjeshkët e Sharrit në Kosovë, por i kishte edhe institucionet politike: pati një kontinuitet të pandërprerë të tri dinastive mbretërish, ndër të cilët mbi gjithë të tjerët Bardylis, Glaukos dhe Agron-i ishin të rëndësishëm për veprimin dhe për fatin e shtetit të ilirëve, zgjerimit territorial dhe të ndikimit të tij.69

Njoftimet e autorëve antikë sjellin dëshmi për ekzistimin e institucioneve politike. Historiografia shqiptare nuk e shtron asnjë pyetje apo çështje përkitazi me kundërthëniet midis jetës politike të jashtme dhe asaj të brendshme. Krejt anasjelltas, kjo historiografi flet për „shtetin ilir si pjesë e botës së antikës“, për „urbanizim intensiv“ të Ilirisë së Jugut, për „krijimin e shoqërisë antike“ dhe për „integrimin e saj në civilizimin e avancuar

69 Në fakt, teza e kontinuitetit nga një mbretëri ilire e vetme u shtrua për herë të parë nga Papazoglu 1967, 123-144 dhe pastaj u u përpunua nga Islami 1978, 51-72. Shih për këtë edhe Wilkes 1992, 117-155 me literaturë.73

Page 71: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të botës së Mesdheut“.70 Në këtë mënyrë „civili-zimi ilir“ barazohet me civilizimin grek e romak. Fakti se ilirët ishin një kulturë periferike e llojit si ajo e trakasve, gjermanëve ose keltëve, këtu nuk shtrohet fare për debat.71

Në kohën kur Mbretëria Ilire ndodhej në zenit, interesat e saj ranë ndesh me ato të Fuqisë më të Madhe të kohës - Republikës së Romës. Për pasojë të kësaj në fillim ndodhi një rënie në vazhdim e më pastaj mposhtja përfundimtare e ilirëve.72 Duke u nisur nga kjo pikë Miti i mposhtjes shtrohet në një formë të vlerësimit dhe të interpretimit selektiv të traditës antike për t’u arritur kështu efekti i dëshirueshëm: ky mit e sqaron rënien ilire dhe si e përse ilirët u shndërruan nga heronj në të mposhtur.73 Narracioni i histori-anëve shqiptarë mund të skicohet përafërsisht kështu: Flotat ilire kishin pushtuar në kohën e mbretit Agron (231 para e. s.) disa qytete e toka të veriut të Greqisë. Politika e tij e zgjerimit territorial u vazhdua edhe pas vdekjes së tij, për-katësisht një vit më vonë nga e shoqja, mbretë-resha Teuta. Ky forcim i Mbretërisë Ilire ishte bërë

70 Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 61-62.71 Edhe Pirroja i njohur në antikë, i cili në fillim të shek. 3 p.e.s. donte ta pushtonte edhe Italinë, dhe shteti i tij i epiro-tëve numërohet ndër shtete ilire, khs. Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 87-114. Çështja aq e kontestueshme që nga shek. 19 e përkatësisë etnike të epirotëve nuk u diskutua fare në kompleksitetin e saj, por bëmat e epirotëve dhe të Pirros u paraqitën në mënyrë jokritike. 72 Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 110-160.73 Për këtë mit në raste të tjera gjatë historisë khs. Smith 1988, 67.

74

Page 72: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

pengesë për politikën imperialiste të Romës. Dy ngjarje u morën më pastaj shkas për arsyetimin e intervenimit të tyre ushtarak: aktet e piratërisë të ushtruara nga fise ilire në ujërat e Adriatikut dhe vrasja e dy të të dërguarve romakë qenë shkas për romakët që t’i shpallnin luftë mbretëreshës Teuta. Kështu shpërtheu lufta ilire-romake (229/228 para e. s.), e cila Mbretërinë e Ilirëve e solli në raport vasal me Romën. Jo vetëm epërsia e ushtrive të Romës, por edhe „roli prej tradhtari“ i komandantit ilir Demetrios Pharos ishin vendimtarë për rrjedhën e luftës. Ky “tradhtar“, i cili më vonë do të bëhej regjent i mbretëreshës, kishte filluar pas pak vitesh ta forconte pikërisht këtë ndërtesë politike ilire dhe të lidhte aleancë me Makedoninë. Përpjekja e tij që ta rikthente pavarësinë e plotë të Mbretërisë e shkaktoi luftën e dytë ilire - romake (219 para e. s.). Ushtria romake zuri vend përsëri në Iliri dhe bëri një luftë të shpejtë të cilën e fitoi. Puna që kishte mbetur të bëhej ishte gjetja e aleatëve kundër Romës në Makedoni dhe tjetërkah nëpër Ballkan. Mbreti Pleuratos (Pleurat) dhe sidomos më vonë i biri, Genthios (Genci), kishin filluar në dy dhjetëvjetëshat e shek. 2 një forcim politik e ekonomik të Mbretërisë. Ky i fundit rroku armët, kur nuk mund të evitohej më lufta që po i imponohej mbretërisë nga jashtë. Në vitin 169 Mbretëria Ilire, bashkë me Makedoninë dhe me Epirin u pushtua përfundimisht nga Roma. Mbre-tërit ilirë e makedonë bashkë me familjet e tyre u sollën në Romë si robër lufte. Në dy shekujt që pasuan ushtri të tjera romake pushtuan fise ilire, midis tyre edhe Mbretërinë e Dardanëve në shek. 1

75

Page 73: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

para e s.74 Edhe luftërat e tjera çlirimtare ishin të pasuksesshme, ashtu siç dështoi edhe kryengritja më e madhe, ajo e viteve 6-9 të e. s. e cila u shua me mund të madh.

Pas këtyre ngjarjeve nuk pati më kryengritje të tjera të mëdha. Ilirët u bënë pjesë e Imperium Romanorum, për sa kohë që pati romakë. Por, për historianët shqiptarë, ilirët e kishin vazhduar rezis-tencën edhe përgjatë pesë shekujve të sundimit romak. Se si ndodhi kjo dhe çfarë veprimi pati ajo rezistencë, sqarohet përmes Mitit të Regjenerimit.75

Ky mit i përhapur gjithandej në të shumtën e na-cionalizmave, lidhet me konceptet e autenticitetit dhe me atë të autonomisë. Këto koncepte nënkup-tojnë faktin e pandehur të homogjenitetit kulturor, procesin e vazhdimësisë së tij dhe riformimin e një bashkësie etnike mbi po ato baza të moçme.76

Në këtë kuptim shkenca e historisë i del zot mendimit se një proces asimilimi i realizuar për-mes nënshtetësimit të shtresave të larta shoqërore, të ngritjes së qyteteve romake, rekrutimit të vendësve në njësitë ndihmëse të ushtrisë romake, të përhapjes së latinishtes dhe të kulteve romake fetare ishte i suksesshëm vetëm në Ilirinë e Ve-riut.77 Në Ilirinë e Jugut, që e përfshinte Shqipërinë e sotme, Kosovën, Malin e Zi dhe pjesërisht edhe Makedoninë, romanizimi kishte një ndikim të

74 Khs. Papazoglu 1978; Wilkes 1992, 183-218.75 Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, 160-183, 207-210.76 Për këtë mit në raste të tjera të historisë shih Smith 1988, 67-68.77 Khs. Alföldy 1965; Moscy 1970; Moscy 1974 dhe Wilkes 1969.

76

Page 74: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kufizuar. Masa e gjerë e popullsisë as nuk ishte romanizuar e as asgjësuar.78 Kjo mund të dësh-mohej me ruajtjen e emrave personalë ilirë, të qendrave ilire të qyteteve, të gjuhës, të marrjes së krishterimit dhe me shumë gjetje arkeologjike. Varri i madh i zbuluar në vitin 1898 në katundin Koman të Shqipërisë së Veriut, gjetjet që në shkencë tashmë janë të njohura si „Kultura e Komanit“, dëshmojnë kontinuitetin midis ilirëve dhe shqiptarëve të hershëm. Këto gjetje arkeolo-gjike dëshmojnë një kulturë shqiptare të mesjetës së hershme dhe faktin se shqiptarët dalloheshin nga popujt e tjerë. Për rrjedhojë, në të mirë të kësaj teze sjellin dëshmi edhe gjetje të ngjashme në Shqipërinë e Jugut, në Mal të Zi, Kosovë, Maqe-doni e madje edhe në Greqi, të cilat të tërat bashkë janë elemente të harkut kohor midis shekujve 6 e 8, përkatësisht të antikës e të Bizantit. Qendrën bërthamë të shqiptarëve të hershëm e përbëjnë, para së gjithash, krahinat midis qyteteve të sotme të Lezhës, Dibrës, Ohrit e Vlorës, të cilat gjatë mesjetës quheshin me emrin përmbledhës Arbanon, Arbanum ose sllavisht Raban. Ky „atdhe i kryehershëm“ shtrihej përafërsisht në atë hapësirë të cilën gjeografi Ptolemaios (Ptolemej) e quante në shek. 2 të erës sonë për vend të fisit të Albanoi-ve me kryeqendër të tyre qytetin Albanopolis. Edhe kur shqiptarët dalin rishtazi në dritën e historisë në shek. 11, në traditën bizantine u quajtën edhe më tej po me emrin Albanoi.79

78 Për fenomenin e romanizimit dhe dinamikën e tij në Ballkan khs. Alföldy 1972, 1-16 dhe Alföldy 1988, 1-21.79 Për këto çështje khs. Wilkes 1992, 254-280 përmbledhtazi dhe me gjendjen në fushën e studimeve.77

Page 75: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Shqyrtime përmbyllëse dhe perspektivat

në demokraci

Studimi i çështjeve shumëdimensionale të formësimit dhe të krijimit të kombit shqiptar është njëra ndër tema më interesante të historisë së Europës Juglindore. Duke nisur që nga shek. 19 e deri në ditët tona, shumica e historianëve të Perëndimit, mbi baza studimesh të natyrave të ndryshme, e marrin trashëgiminë ilire si bazë të procesit të gjatë e kompleks të etnogjenezës së shqiptarëve. Themeluesit dhe përfaqësuesit e deritanishëm perëndimorë të tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve nuk ishin as pjesë e nacionalizmit shqiptar dhe as në shërbim të një politike nacionale shtetërore. Pikënisja e përfaqësuesve të kësaj teze korrespondonte dhe korrespondon edhe sot e gjithë ditën me të arriturat shkencore të cilat në një formë të thjeshtësuar mund të përmblidhen si vijon: Duke qenë se as mbi bazën e burimeve të shkruara e as të gjetjeve arkeologjike nuk mundi të dëshmohej ndonjë dyndje e shqiptarëve në hapësirën e tyre të sotme kompakte etnolinguisike as në antikë e as në mesjetë, dhe faktit që këta e flasin një gjuhë të mëvetshme të tyren e cila po ashtu nuk mund të lidhje me asnjërën nga gjuhët që fliten në Ballkan, përkrahësve të kësaj teze mendojnë se pikëpamja shkencor e prejardhjes ilire të shqiptarëve është e vetmja bindëse për një çështje të tillë. Që nga kjo kohë kjo mbetet teza përgjithësisht më e përhapur.

78

Page 76: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Teza konkurruese për prejardhjen trakase të shqipes e të shqiptarëve mbeti deri edhe në ditët e sotme e përqafuar vetëm nga pak dijetarë.80

Deri në Luftën e Dytë Botërore edhe shkenca perëndimore e përfaqësonte idenë primordialiset të krijimit dhe të paraqitjes së kombit shqiptar. Kjo tezë ishte në harmoni me idenë dhe me gjendjen e asokohshme të dijes. Edhe ideja e Sami Frashërit dhe e Rilindjes që nisej nga një prejardhje „organike“, „biologjike“ e kombit të tyre nga pellazgët parahistorikë dhe nga ilirët antikë, ishte po ashtu në harmoni me diskursin e atëhershëm në Europën Lindore e Juglindore. Ky diskurs përkita-zi me etnicitetin dhe me kombësinë u vazhdua edhe nga vetë shqiptarët, kur këta filluan pas vitit 1945, me një numër gjithnjë në rritje prej dije-tarësh, ta gjurmonin të kaluarën e tyre. Kësisoj u propagua thjesht një prejardhje „biologjike“, një kontinuitet „gjaku“ nga ilirët antikë tek shqiptarët modernë. Kjo rrethanë tregon se historiografia në Shqipëri në shek. 20 e ndoqi shtegun e vet të rrugëtimit, ashtu sikur të mos ketë pasur në fusha të dijes së shkencave sociale aq shumë literaturë përkitazi me etnogjenezën, formimin e kombit dhe me nacionalizmin. Debatet e zhvilluara deri më tani në Perëndim nuk ndikuan as edhe një fije mbi këtë shkencë të historisë. Në këtë mënyrë, këta dijetarë e shndërruan tezën e prejardhjes ilire të

80 Përkitazi me tezën trakase shih sidomos Weigand 1927, 227-251 dhe Schramm 1994, 14-191. Për një diskutim krahasimtar të tezave para se gjithash nga Schramm 1994 dhe Malcolm 1998, i cili sjell argumente në të mirë të prejardhjes ilire, khs. Clewing 2005a; autori e konstaton një plauzibilitet dukshëm më të madh të tezës ilire.79

Page 77: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shqiptarëve, e cila mund të dëshmohet mbi bazën e të arriturave shkencore, në një mitologji dhe e bënë si besim nacional.

Përkundrazi, kombi shqiptar, si edhe të gjitha kombet e tjera, nuk është ndonjë krijesë e dhënë njëherë e përgjithmonë. Ai gjendet në një proces të përhershëm formimi. Ata që marrin pjesë në këtë proces e shohin veten si rezultat të zhvillimeve e të rrjedhojave historike të së kaluarës, të nevojave individuale e kolektive për ngrohtësi, forcë cytëse për jetesë dhe solidaritet, në kohën kur jetojnë edhe për një vizion për të siguruar një të ardhme më të mirë. Element qendror në formimin e identitetit nacional të shqiptarëve ishte dhe është pretendimi për prejardhjen ilire të tyre. Megjithatë, do të duhej të ishte e qartë se prejardhja etnike edhe te popujt e tjerë, më parë është një çështje kulture, sesa e prejardhjes biologjike dhe e rritjes organike. Rrënjët e kombit të shqiptarëve janë te koha e paramodernes dhe pa kurrfarë dyshimi para lindjes së Lëvizjes Kombëtare të Shqiptarëve në shek. 19. Çështja e kontinuitetit dhe e diskontinuitetit është në historinë shqiptare e lidhur me elemente të tjera të rëndësishme të etnosit shqiptar të kohës së para lindjes së këtij kombi, si p.sh. identifikimi me një emër të përbashkët grupor, me mitin për pararendësit e përbashkët, me kujtesën e përbashkët kolektive historike dhe me traditat, elementet kohezive të kulturës së përbashkësisë, lidhjet me territorin historik ose me „atdheun“ dhe me sjelljen solidare të elitës shqiptare. Nacionalizmi shqiptar i Rilindjes dhe gjatë kohës së komunizmit arriti që ta përhapte ideologjinë dhe doktrinën e tij, me qëllim të

80

Page 78: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

krijimit të identitetit nacional, të përbashkësisë dhe të pavarësisë, sepse ky gjithmonë mundi të mbë-shtetej te rrënjët e forta të së kaluarës, te kujtesa dhe ndjesitë kolektive. Procesi i formimit të kom-bit te shqiptarët është, së këndejmi – si edhe gjetiu – rezultat i një dinamike shoqërore midis besimit, ndjenjave, miteve dhe arsyes, njohurisë e dijës.

Në këtë kapitull nuk e kam shtruar pyetjen nëse mitet e së kaluarës ilire duhet të shemben dhe nëse kësisoj historia shqiptare do të duhej të zhvishej nga mitologjia. S’ka dyshim se për një gjë të tillë ka nevojë. Mirëpo, analiza ime kishte për qëllim para se gjithash të jepte përgjigje përse u krijuan mitet përkatëse, që ishin një nevojë politike e shoqërore dhe përse në atë kontekst u desh mbështetja tek e kaluara ilire. Në këtë kapitull u tregua se mitet e së kaluarës ilire kontribuuan dukshëm që shqiptarët u bënë një bashkësi prej kombi. Këto mite vepruan jo vetëm në të kaluarën; ato e strukturojnë edhe sot mendimin shqiptar dhe e motivojnë mënyrën e sjelljes dhe të veprimit të shqiptarëve. Kombi shqiptar nuk do të mund të parafytyrohej pa mitet që u analizuan këtu. Kjo sepse këto mite i krijuan në të kaluarën dhe i krijojnë edhe sot përfytyrimet për një „identitet të veçantë“, „dinjitet të veçantë“, „territor të veçantë“ dhe „pavarësi të veçantë“ të shqiptarëve. Vetëm në këtë rrafsh mund të kuptohen paraqitja, natyra dhe forca vepruese e këtij kombi. Vetëm në këtë kuptim nacionalizmi shqiptar arriti të përqafohej nga shtresa të gjera të popullatës. Vetëm në këtë konstelacion, identiteti nacional mbeti tek shqipta-rët identitet vendimtar. Si edhe kudo në botë, edhe këtu identiteti nacional është forma më e afërt e

81

Page 79: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

bashkësisë moderne politike e kulturore dhe njëra ndër shtyllat më të forta për arritjen e një kohezioni, të ndjenjës së përbashkësisë dhe të progresit shoqëror.

82

Page 80: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

83

Page 81: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

2. Përgjegjësia politike

dhe Akademia serbe

Hyrje

„Dhe, pa dyshim se gjatë prezantimit të fak-teve, Dhoma do të dëgjojë për Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ser-bisë, për të cilën u mësua, më 1986. Sigurisht, është ky një Memorandum i atyre që vërtet janë intelektualë e që qenë në gjendje që, më 1986, të vënë emrat e tyre nën këta rreshta që po i citoj, të përkthyer, natyrisht: Gjenocidi fizik, politik, ligjor dhe kulturor kundër popu-llatës serbe në Kosovë e Metohi është disfatë serioze e Serbisë. Në Memorandum madje thuhej: Pos në kohë lufte, serbët e Kroacisë kurrë nuk kanë qenë më të kërcënuar sesa sot. Ky, pra, ishte reagimi i intelektualëve në bin-djen e serbëve për atë që kishte filluar të ndo-dhte në Kosovën e vogël. Por, sa i vërtetë ishte ky përfytyrim - kërcënimi i vërtetë me të cilin përballeshin serbët në krahasim me kërcënim-et me të cilat u përballen të tjerët më vonë? Si kanë mundur ta përdornin në mënyrë raciona-

84

Page 82: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

le, në këtë kontekst, nocionin e gjenocidit të kulturës? Në të vërtetë, ishte vetë kultura mbi-zotëruese ajo që mund të lindte një mendim të tillë dhe në atë kohë flitej shumë për atë se si serbët qenë të kërcënuar dhe për shqetësimet se masakrat e Luftës së Dytë Botërore, ku ata pësuan keq, shumë keq, do të ndodhnin përsëri, për shqetësimet se do të vërshoheshin nga shqiptarët në Kosovë apo se do të mund t'i nënshtroheshin, disi, një eksploatimi dhe re-prezaljeve, politikisht dhe ekonomikisht.”81

Kështu e përshkroi Carla del Ponte rolin e Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve (ASSHA) gjatë rrjedhës së konfliktit në Jugosllavi, kur më 12 shkurt 2002 nisi procesi kundër Sllobodan Milosheviqit. Presidenti i dikur-shëm i Jugosllavisë së cunguar u akuzua për krime të luftës, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që u bënë në Kosovë, në Bosnjë-Hercegovinë e në Kroaci.82 Memorandumi, për të cilin është fjala, ka qenë deri tani objekt i shumë debateve: ai u sulmua e u mbrojt shpesh, madje edhe nga të tillë të cilët, në të vërtetë, as që e kishin lexuar ndonjëherë.83

81 Fjalimi mund të merret online në: http://www.un.org/icty/ transe54/020212IT.htm, citati në fq. 17.82 Tekstin e aktpadisë shih në: http://www.un.org/icty/ indictment/english/mil-ii990524e.htm. 83 Teksti integral i origjinalit të Memorandumit u botua në krye të herës si: „Memorandum“ grupa akademika Srpske Akademije Nauka i Umetnosti o aktuelnim društvenim pita-njima u našoj zemlji, në: Naše teme 33 (1989) Nr. 1-2, 1989, 128-163. Në këtë punim do të citohet botimi i ri i pajisur me një parathënie të hollësishme nga Kosta Mihailović e Vasilije 85

Page 83: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Një shumësi prej publicistësh vendorë, të cilët e kanë bashkëndjekur rrjedhën e konfliktit në Jugo-sllavi, e kanë prezantuar dhe vlerësuar fluturimthi këtë dokument në kontekste të ndryshme.84 Këtë dokument e patën për objekt trajtimi nga aspektet e shkencave historike e politike edhe vëzhgues të Perëndimit, diplomatë e ekspertë të Ballkanit gjatë dhe pas përfundimit të konfliktit. Këta të fundit i hapën kështu udhë një analize më të thelluar përki-tazi me ndikimin këtij dokumenti për zhbërjen e dhunshme të Jugosllavisë.85 Përkundër shkallës së

Krestić ("Memorandum SANU". Odgovori na kritike. Beograd 1995) që u botua njëkohësisht me versionin anglisht të tij (Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts: Answers to Criticisms. Belgrade 1995). Vepra e Miha-iloviqit e Krestiqit u botua në gjuhë nga më të ndryshmet si botim zyrtar i akademisë, si botues figuronte presidenti i atëhershëm i Akademisë Mirosllav Pantiq. Pjesët e cituara, të ofruara nga Carla del Ponte, nuk korrespondojnë, ç’është e vërteta, saktësisht me tekstin e këtij botimi (khs. aty fq. 128 dhe fq. 133), tek këto citime kemi të bëjmë mbase - sheshazi – me një përkthim pune, jo autentik me origjinalin.84 Mjerisht, deri tani nuk ka as në shtypin vendor e as në atë të Perëndimit ndonjë analizë përkitazi me Memorandumin, analizë e cila do të ishte kontribut i çmueshëm vlerësimit të ndikimit të Memorandumit mbi popullatën serbe e edhe mbi kombet e tjera të Jugosllavisë. 85 Si reprezentative khs. përzgjedhjen e: Banac 1995, 55; Meier 1996, 94-97; Malcolm 1998, 340-341; Mertus 1999, 137-145; Petritsch 1999, 159-172; Judah 2000, 158-160; Sundhaussen 2000, 65-88, këtu 81-82; Sell 2002, 45-47. Për-mbajtësore në këtë mes përkitazi me rolin e ASSHA dhe të Memorandumit së saj janë analizat e bëra nga Milosavljević 2000, 50-80, këtu 52-55 si edhe 274-303, të cilat, megjithatë, as në aspektin analitik nuk dalin jashtë kuadrit të punimeve të tjera që u përmendën: Yugoslavia as Mistake, dhe: The Abuse of the Authority of Science, Në: Popov, Nebojša (ed.),

86

Page 84: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ndryshme të kualitetit dhe daljes zot tezave nga më të ndryshmet, pjesa më e madhe e autorëve është e një goje se Memorandumi, i hartuar si udhërrëfyes për qeverinë e atëhershme të Serbisë pas marrjes së pushtetit nga Milosheviqi (1986/7), ishte dhe mbetet manifest i politikës së tij dhe i programit serbomadh.

 

Objekti i studimit dhe metoda

 

Marrja në vështrim e këtij dokumenti në këtë kapitull e ka për pikënisje fjalën hyrëse në procesin e Hagës. Sikundër u pa, Carla del Ponte premtonte aty se, në rrjedhë të procesit, do të dëgjohet më shumë për Memorandumin dhe për rolin e intelek-tualëve serbë në vitet e 80-ta. Mirëpo, procesi i Hagës ka përfunduar, por kjo çështje, në të vërtetë, nuk u përmend më asnjëherë. Trajtimi i saj mbeti kësisoj në Tribunalin për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi si çështje e hapur. Përmendja në vazh-dim e këtij Memorandumi në këtë proces me rëndësi dimensionesh të historisë botërore - si shans i humbur me këtë rast - bëri që të shfaqet nevoja për një analizë këtij dokumenti. Në këtë

The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis, Budapest 2000 (përkthimi anglisht i vëllimit me punime "Srpska strana rata" të botuar në Beograd më 1996 nga Popov, Thomas Bremer dhe Heinz Günther Stobbe si "Serbiens Weg in den Krieg. Kollektive Erinnerung, nationale Formierung dhe ideologische Aufrüstung" të botimit gjermanisht, këtu nën titullin: Jugoslawien als Irrtum, 421-439, përkatësisht: Der Mißbruch der Autorität der Wissenschaft, 159-182).87

Page 85: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kapitull, Memorandumi do të analizohet në perspektivën e tij që nga botimi dhe sidomos ndikimi i tij në përgatitjen e gjatë shpirtërore të përdorimit të dhunës. Në mënyrë të veçantë do të trajtohet këtu ndikimi i tij në arsyetimin dhe legjitimimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të krimeve masive, të cilat kishin filluar të ushtroheshin që nga viti 1990 dhe gjatë luftës në Kosovë (1998/9). Deri më tani, Memorandumi nuk është analizuar në këto aspekte.

Në shek. 20 kishte edhe dy Memorandume të tjera të cilat, që atëherë e kishin preferuar përdori-min e dhunës ndaj popullatës shqiptare të Jugoslla-visë së asokohshme. Edhe këto u hartuan si udhë-rrëfyese për qeveritë e atëhershme serbe, përkatë-sisht jugosllave të cilave, për si e vetmja metodë politike efektive për zgjidhjen e „problemit të minoritetit shqiptar“, u propozohej dëbimi i tij. Autorët e të dyja këtyre Memorandumeve – historiani i njohur Vasa Çubrilloviq (1937, dhe rishtazi edhe më 1944) dhe bartësi i Çmimit Nobel për letërsi Ivo Andriq (1939) – ishin anëtarë të respektuar të ASSHA dhe për kohë të gjatë patën ndikim tek opinioni serb.86 Pas vitit 1980 Akade-mia serbe hyri sërish ribotimit në vazhdim të veprave nacionaliste serbe, të cilat merreshin me Kosovën. Këtu duhet përmendur në rend të parë Historinë e Kosovës të hartuar nga Dimitrije

86 Këto tri dokumente janë përkthyer në anglisht dhe janë botuar nga Elsie 1997, 400-425 dhe 435-449. Për si program serbomadh Memorandumi i Çubriloviqit është vlerësuar nga Cohen 1997, 4, 6, 12. Krahaso edhe Qosja 1997, 21-38. Një përmbledhje e dokumenteve kryesore të politikës serbo-madhe gjendet tek Brandt dhe Bože 1991.

88

Page 86: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Bogdanoviq, e cila mbështet në imazhin historik prej armiku të shqiptarëve dhe i del zot tezës se popullata shqiptare e Kosovës, përmes një lloj „gjenocidi biologjik“, po e rrezikuaka popullatën e atyshme serbe.87 Për raportet që mbisundonin në Jugosllavinë e asaj kohe, botimet e këtilla ishin, pa kurrfarë mëdyshje, punë jo e zakonshme akademi-ke.88 Askund tjetër në qarqet akademike joserbe nuk përhapeshin imazhe të këtilla prej armiku dhe frika nga „gjenocidi”.89

Memorandumi i vitit 1986 është – sikundër do të tregohet në vazhdim – mitologjia më volu-minoze politike, e cila është krijuar ndonjëherë për opinionin serb. Për shkak të karakterit të tij programatik, të një rrëfyesi të përgjithshëm dhe të trajtimit të temave nga më globalet, është sheshazi fort e vështirë për t’u besuar se ai mund t’i bëjë ballë një kritike të ashpër e analitike. Në Memo-randum janë seleksionuar e interpretuar qëllimisht

87 Bogdanović 1985.88 Kishte kohë që opinioni serb i atëhershëm ishte mësuar me kësi tezash të dalë nga hamendja. Për t’u vënë në spikamë është se asokohe përdorimi me plotë vetëdije e sistematikisht i nocionit “gjenocid“ për përshkrimin e gjendjes së serbëve në Kosovë. Në janar të vitit 1986, 216 intelektualë serbë, të prirë nga shkrimtari i njohur e më vonë edhe prersident i Serbisë Dobrica Qosiq e nënshkruan një peticion, sipas të cilit besohej se një „gjenocid“ i tillë vërtetë paska ngjarë (khs. Magaš 1993, 14 dhe 50).89 Për imazhet më të vjetra të serbëve për shqiptarët si armik para vitit 1914 krahaso Georgevitsch 1913 (sidomos faqe 13) dhe Balkanicus 1913. Një analizë shkencore përkitazi me këto stereotipe shihe sidomos Banac 1984, 293 -295. Rreth këtyre stereotipeve gjatë viteve të 80-ta krahaso Lutovac 1995, 141-3.89

Page 87: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

fakte të pavërteta, gjysmë të vërteta dhe gënjesh-trash; se çfarë është empirikisht, si e mundshme, e pamundshme ose edhe vetëm si pandehje, autorë të këtij Memorandumi thjesht nuk deshën t’i hetoj-në.90 Ata nuk e panë të udhës të përpiqen që tezat e tyre t’i mbështesin mbi bazën e metodës empirike. Prandaj „rezultatet shkencore“ të arritura nga këta, nuk do të duhej, së këndejmi, kurrsesi të merren seriozisht. Mirëpo, për ne domethënie të madhe ka rrethana që në Memorandum është përpunuar dhe prezantuar një ideologji analoge, e cila, si e tillë, ka qenë e pranishme në shumë qeveri dhe elita vendesh të ndryshme të botës, të cilat përgatitën dhe ushtruan krime të luftës e gjenocid mbi grupe të ndryshme etnike e fetare. Kjo vlen për Turqinë e viteve 20-ta, Gjermaninë naziste, Ruandën e viteve 90-ta dhe vende të tjera.91 Një dokument i tillë, si Memorandumi, në mënyrë adekuate mund të lexohet e kuptohet vetëm si mitologji politike.

Hulumtimet moderne kanë treguar se para-kusht për krime masive cilësohet pjesëmarrja aktive e shumë pjesëtarëve të një shoqërie dhe përkrahja pasive e shumicës së mjedisit gjegjës. Në librin e tij shumë të njohur, por edhe të kontestuar, Daniel Goldhagen e paraqet holokaust-in si „projekt nacional gjerman“. Sipas rezultateve të tij (të cilat nga dijetarë të tjerë në studime të tyre solide janë pranuar për të qëndrueshme) në asgjësi-min masiv të hebrenjve, përveç strukturave shtetë-rore e politike, ishin të involvuar edhe qytetarë të

90 Krahaso Sundhaussen 2000, 81.91 Përmbledhtazi lidhur me këtë: Kressel 2002, 18-39, 108-119, 130-143, 164-169 dhe 214-231. Më hollësisht për Turqinë shihe tek Reid 1999, 60-91.

90

Page 88: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rëndomtë gjermanë.92 Edhe në Ruandë, me rastin e gjenocidit, përkrah udhëheqësve ushtarakë e poli-tikë kishte marrë pjesë edhe numër i madh qyte-tarësh të rëndomtë ruandezë.93 Edhe shembuj të tjerë e dëshmojnë gjithashtu pjesëmarrjen e "nje-rëzve normalë" në krim ndaj një mase njerëzish.94

Në rastin e konfliktit në Jugosllavi nuk është gjurmuar ende pjesëmarrja në masë e shoqërisë në krimet e luftës. Tribunali i Hagës për Krime të Luftës ka ngritur deri tani padi me prapavijë politike e ushtarake ndaj disa individëve të cilët mbajnë përgjegjësi për gjenocid, për krim kundër njerëzimit dhe për krim të luftës në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci e në Kosovë.95 Për Kosovën, Human Rights Watch e ka dokumentuar në një ra-port të mbështetur mirë, planifikimin, sistematikën dhe zbatimin e të gjitha krimeve të luftës që u bënë në Kosovë nga nivelet më të larta autoritative ushtarake të Jugosllavisë së cunguar e të Serbisë.96

Studime të tjera të lidhura me këtë temë i kanë gjurmuar shterueshëm krimet e bëra dhe për rezultat të qartë e kanë pasur dëshmimin katërçipë-risht të qëllimeve, metodave dhe masave të ndër-marra për „spastrimin etnik“ në këtë vend.97

92 Goldhagen 1996; me më shumë maturi, para tij: Browning 1992.93 Më hollësisht lidhur me këtë krahaso: Scherrer 2002, 67-138.94 Përmbledhtazi Alvarez 2001, 86-108.95 Të gjitha këto tekste të padisë mund t’i gjenden online nën: http://www.un.org/icty/ind-e.htm96 Human Rights Watch 2001. 97 Hoxhaj dhe Müller, 2000, 18-28.91

Page 89: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Me rëndësi fundamentale për këtë kapitull është që hulumtimet e gjithanshme e kanë dëshmu-ar involvimin e përgjithshëm të elitave në përgatit-jen, arsyetimin dhe përligjjen e krimeve ndaj një mase etnike. Është dëshmuar se ideologët e një gjenocidi nuk janë kurrsesi ndonjëfarë përbindëshi e psikopati, por individë, njerëz normalë dhe shumë shpesh ekspertë me famë.98 Në situata konkrete, të tillët por kontribuojnë që asgjësimi i grupeve të tjera etnike apo fetare – i cili pothuaj se gjithmonë planifikohet e kryhet nga autoritete shtetërore – të konsiderohet nga popullata shumicë si një punë krejt normale.99 Mbi bazën e statusit të tyre social dhe të dijes profesionale të tyre nga degë të ndryshme të dijes, ekspertët luajnë një rol vendimtar në arsyetimin e gjenocidit: Ata e për-caktojnë kornizën ideologjike, intelektuale, shken-core e legale për shfarosjen e grupit tjetër. Duke u mbështetur mbi shembullin e nacionalsocializmit është dëshmuar shumë mirë se mjekët, juristët e historianët e formulojnë arsyetimin e veprave kri-minale në frymën e shkencores, ashtu që ato bëhen gjedhë e arsyetimit për shumicën e shoqërisë gjegjëse e - së këndejmi - edhe të pranueshme.100

Të njëjtat veçori u dëshmuan edhe në rastet e tjera

98 Përmbledhtazi shihe: Heim, 2002, 657-673. Më hollësisht me shembuj të tjerë krahaso: Alvarez 2001, 56-85.99 Rreth çështjes së legjitimimit shihe sidomos: Kuper 1981, 84 dhe Cohn 1967, 263.100 Për rolin e mjekëve këtu duhet përmendur sidomos Proctor 1988, Friedlander 1995 dhe Glass 1997. Sa u takon juristëve të nacionalsocializmit shihe sidomos: Neliba 1992; Tarrab-Maslaton 1993; Rüthers 1994; Stollei, 1989. Për rolin e historianëve shihe sidomos vëllimet me punime: Schöttler 1997 dhe Schulze 1999 (krahaso edhe Aly 1999, 153-183).

92

Page 90: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të gjenocidit.101 Për sa i përket krimit të bërë në ish Jugosllavi, prijatare në këtë fushë janë studimet e Norman Cigar-it përkitazi me arsyetimin e gjeno-cidit nga ana e orientalistëve serbë; studimet e Philip J. Cohen mbi bashkëfajësinë e intelektua-lëve serbë dhe studimet e Michael Sells mbi rolin e mitologjisë për Kosovën në kontekstin e gjenocidit të ushtruar mbi qytetarët në Bosnjë dhe Hercego-vinë.102

 

Historia dhe qëllimi i Memorandumit

 

Publikimi i Memorandumit më 24 e 25 shta-tor 1986 është një ngjarje me rreze të gjata ndikimi në historinë e konfliktit në Jugosllavi. Botimi i tij jozyrtar në Večernje Novosti mund të ketë qenë gjë e rastit apo një aksident, siç u tha më vonë nga kjo Akademi. Asokohe Akademia serbe as nuk e de-mantoi, por as nuk e pranoi Memorandumin për dokument të vetin zyrtar. Mirëpo, përmbajtjen e tij nuk e vuri asnjëherë në dyshim. E vetmja punë që kishte shkuar keq në këtë drejtim ishte rrethana që ky shkrim u botua para kohe nga gazeta që u përmend më lart. Kur u botua zyrtarisht më 1995, kjo ndërmarrje u sqarua kësisoj: „Puna në përpilimin e Memorandumit, që doli në shesh para kohe, nuk qe kompletuar kurrë. Asnjë trup i

101 Për Ruandën krahaso: Destexhe 1995, 21-47.102 Cigar 1994, 147-170; Cohen 1996, 39-64; Cohen e cilëson këtu Memorandumin si „pauzë të kaltër “ të politikës serbe në Bosnje (krahaso edhe fq. 39). Sells 2001, 182-205.93

Page 91: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Akademisë Serbe nuk e ka miratuar Memorandumin. Në formën e pakompletuar, të një draft-versioni, Akademia Serbe nuk mund ta pranonte si një dokument prapa të cilit do të mund të qëndronte dhe ta mbronte. Akademia beson përgjigjja më e mirë të gjithë atyre që e sulmuan atë lidhur me Memorandumin është që të botojë dokumentin e plotë, jo vetëm në gjuhën serbe, por edhe në gjuhët angleze, gjermane dhe franceze.”103

Me botimin nga vetë Akademia, kjo e fundit e pranoi më në fund – pas nëntë vjetësh –, se “i ashtuquajturi Memorandum” kishte qenë praktikisht tekst i vetë asaj; dhe se, edhe versioni i pare i botuar ishte tekstualisht autentik.

Së këndejmi u pa e domosdoshme që të bëhet publike si historia aq e kontestueshme e lindjes së Memorandumit, ashtu edhe autorët e tekstit: „Duke vepruar në përputhje me rezolutën e Asamblesë dhe rekomandimet e Bordit të vet ekze-kutiv, Presidenca e Akademisë Serbe, në mbledhjen e katërt të 13 qershorit 1985, ka emëruar 'komitetin për përgatitjen e Memorandumit rreth çështjeve sociale aktuale' që përbëhej nga këta akademikë: Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajlo Markoviq, Milosh Macura, Dejan Meda-koviq, Mirosllav Pantiq, Nikolla Pantiq, Ljubisha Rakiq, Radovan Samarxhiq, Miomir Vukobratoviq, Vasilije Krestiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihajlo-viq, Stojan Çeliq dhe Nikolla Çobeljiq”.104 Memo-randumi nuk qe pra kurrsesi një vepër individuale: ai ishte rezultat i punës së një komisioni prej gja-

103 Mihailović dhe Krestić 1995, 7.104 Mihailović dhe Krestić 1995, 13.

94

Page 92: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shtëmbëdhjetë burrash, i cili u zgjodh nga presidenca dhe me vendimin e asamblesë së Aka-demisë. Mendimi i përhapur shpejt se Memo-randumi duhet parë për dokument të hartuar me të vërtetë nga institucione autoritative intelektuale të Serbisë dhe së këndejmi duhet parë për dokument zyrtar të atyre instancave, u vërtetua përfundimisht me botimin e tij zyrtar në vitin 1995. Siç do të shihet edhe në vazhdim, ndikimi i Memorandumit mbi opinionin e atëhershëm ka qenë tmerrësisht i madh; ai ishte, në relacion me gjendjen e atë-hershme politike, pa kurrfarë mëdyshje një kthesë në rrafshin politik. Në asnjë njësi tjetër federale të Jugosllavisë nuk pati institucione akademike apo publike që do të provonin të ndërmerrnin ndonjë hap si ky i Akademisë serbe.

Domosdoshmëria për hartimin e Memoran-dumit u arsyetua më 1986 si vijon: „Një ngecje në zhvillimin shoqëror, vështirësitë ekonomike, tendos-jet e rritura shoqërore dhe konfliktet e hapura ndërkombëtare, shkaktojnë brengosje të thellë në vendin tonë. Një krizë e thellë ka përfshirë, jo veç sistemin politik e ekonomik, po edhe rendin e gjithmbarshëm publik të vendit.”105 Akademia donte pra t’ua tërhiqte vërejtjen autoriteteve më të larta të Serbisë për krizën e rëndë, e cila ishte rrezik, jo vetëm për stabilitetin politik e ekonomik, por edhe për marrëdhëniet midis nacionaliteteve të vendit.106

Dhe, Memorandumi, në të vërtetë, merret në pjesën e parë të tij me krizën në ekonominë e në shoqërinë e Jugosllavisë, ndërsa në pjesën e dytë

105 Mihailović dhe Krestić 1995, 95.106 Poaty95

Page 93: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

vetëm e vetëm me statusin e Serbisë dhe me kombin serb.107 Në fakt, këtu u shestuan problemet më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të kri-zës jugosllave, mirëpo të para vetëm nga prizmi serb, ndërsa problemet e republikave e të krahi-nave nuk u morën aspak parasysh.108 Si njëri ndër shkaqet për gjendjen e atëhershme të keqësuar të sistemit politik jugosllav, në këtë dokument u pa insuficienca e këtij sistemi. Se çfarë do të thoshte kjo për sistemin e atëhershëm të gjithmbarshëm të federatës jugosllave – kjo nuk u interesonte fare akademikëve: Kjo krizë u interpretua si diskrimi-nim nacional, ekonomik, politik e kulturor i Ser-bisë e i serbëve në Jugosllavi.109 Memorandumi

107 Mihailović dhe Krestić 1995, 95-119, përkatësisht fq. 119-140.108 Që Kosova ishte pjesa më e prapambetur ekonomikisht dhe e kishte shkallën më të lartë të papunësisë në Jugosllavi, mbetet e patrajtuar në pjesën e Memorandumit që ka të bëjë me Kosovën. Për problemin e pazhvillueshmërisë së Kosovës krahaso: Mertus 1999, 23-29 me gjithë literaturën e nevojsh-me. Për ekonominë në rënie të vazhdueshme Mertus thoshte: „The gaps between the more developed federal units (Slove-nia, Croatia and Serbia) and the less developed units continu-ed to widen, and within the group of ‘less developed’ units Kosovo progressively slipped farther and farther to the bot-tom. In 1947, the level of development of the more developed parts of Yougoslavia was twice as high as that of Kosovo, Macedonia, Montenegro and Bosnia-Herzegovina. In 1980, the level of development for Macedonia, Montenegro and Bosnia-Herzegovina had grown to two-and-a-half times that of Kosovo, while the level for Yugoslavia as a whole was four times Kosovo’s” (fq. 23-25). Një përmbledhje të mirë përkitazi me gjendjen ekonomike e oftron edhe Pettifer 2000, 89-103.109 Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 119-125; përkund-razi, shumë dështime e gabime të politikës serbe dhe shkelja e së drejtës së kombete të tjera në Jugosllavi nuk përmenden

96

Page 94: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

fillon me një analizë të sipërfaqshme dhe etnocen-trike të krizës jugosllave dhe të sistemit. Mirëpo, ky nuk ofron kurrfarë projekti të përbashkët për shtetin shumëkombësh, por përfundon në një pro-gram nacional serb.110 Marrja me probleme poli-tike, ekonomike e shoqërore, të cilat në Jugoslla-vinë e atëhershme me të vërtetë mund të konsta-toheshin, shihej si diçka jo e ngutshme. Pikënisje e mirëfilltë e Memorandumit ishte mospasja e një programi nacional serb dhe nevoja e trilluar për definimin e çështjes nacionale.111

Kjo u dëshmua katërçipërisht, kur më 1995 Memorandumi edhe zyrtarisht u botua. Akademia serbe qe e shtrënguar që në koment ta ndriçojë punën në dokument në vitet 1985/86. Komenti i hiqte rrënjët nga koha midis Vendimit të Akademisë serbe për botimin e datës 23. prill të vitit 1993 dhe 1995. Bosnjë-Hercegovina gjendej asokohe në vlugun e luftës; dhe krimet e bëra të luftës, të ushtruara aty nga pala serbe kishin marrë përmasa të papara. Një luftë në Slloveni kishte mbaruar; një tjetër po zhvillohej në Kroaci pothuaj si në prapavijë përkatësisht po i afrohej fundit. Në Kosovë ishte instaluar një sistem aparteidi dhe po

në asnjë vend. 110“Natyra e këtij dokumenti, ndërkaq, nuk lejon largimin nga çështjet kyçe të realitetit jugosllav. Ndër ato çështje mjerisht, duhet të renditet domosdo pozita e rëndë, e papërcaktuar dhe me ngjarjet e reja fuqishëm e aktualizuar e popullit serb.” (Mihailović dhe Krestić 1995, 95).111 Mihailović dhe Krestić 1995, 9-12, 14. Më hollësisht krahaso: Milosavljević, 2000. Teksti mund të gjendet online nën: http://www.helsinki.org.yu/hcs/HCSfildes1academy.htm.97

Page 95: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

bëheshin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.112

Për shkak të përdorimit të dhunës, Jugosllavia ishte zhbërë. Për këtë, si nga popujt e tjerë të Jugosllavisë ashtu edhe nga opinioni i Perëndimit, për fajtor kryesor konsiderohej elita politike serbe. Në koment nuk thuhet as edhe një fjalë për këto ngjarje. Në vend të kësaj, si shkaktar kryesor i përgjithshëm përmendet këtu kriza në Jugosllavi e pastaj edhe argumentet e njohura qëmoti të ideo-logjisë serbe të viteve të 1980ta: kushtetuta e vitit 1974; separatizmi slloven e ai kroat; diskriminimi i Serbisë në të gjitha instancat e Jugosllavisë dhe ndarja e saj në dy krahina autonome; diskriminimi i serbëve në Kroaci dhe intoleranca kroatomadhe e mbështetur mbi traditën e partisë së djathtë të kohës së ndërrimit të shekujve dhe mbi traditën e ustashëve; dominimi, përkatësisht shtimi dinamik i popullsisë së të ashtuquajturit komb mysliman në BeH; gjenocidi mbi serbët nga ana e shumicës myslimane në Kosovë.113

Në historinë e lindjes së Memorandumit ka edhe një indikacion shumë simbolik i cili flet për cilësimin e tij jo si ndonjë program reformues, por thjesht si program nacional serb: Këtë e tregon edhe rrethana që Komisioni, i cili u ngarkua me hartimin e Memorandumit, takimin e vet të parë e mbajti më 28 qershor 1985,114 ditën e Shën Vidit, e

112 Rreth Kosovës më hollësisht tek Clark 2000, 46-122.113 Mihailović dhe Krestić 1995, 9-12.114 Shih Mihailović dhe Krestić 1995, 13. Meriton të përmendet se ASSHA nuk ishte aktori i parë që këtë mit e keqpërdori në këtë situatë. Një studim të mirë rreth keqpërdorimit të miteve mbi Kosovën gjatë viteve të 80-ta nga ana e intelektualëve serbë e ka bërë Anzulović 1999.

98

Page 96: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

cila shihet si ditë e prerjes së fatit; ditë që në ndërgjegjen kolektive të serbëve është ngulitur si ditë e „katastrofës së madhe kombëtare“ të tyre. Domethënia e kryehershme ka të bëjë me betejën në Fushë të Kosovës (1389), e cila në burime historike është paraqitur shumë shkurt dhe me plot kundërthënie, gjë që ka shkaktuar që edhe rrjedha e mirëfilltë e saj të mbetet e paqartë.115 Dihet vetëm se ushtria boshnjake-serbe nën drejtimin e princit serb Lazar e pësoi aty një disfatë në luftë me osmanët, disfatë kjo që do të ketë pasoja afat-gjata.116 Kjo betejë u stilizua lart në letërsi dhe në legjenda të ndryshme sidomos në shek. 19 të ro-mantizmit nacional. Ajo u konsiderua si shkatërrim i perandorisë mesjetare serbe në lulëzim dhe si fillim i “zgjedhës turke”.117 Që atëherë paska filluar martirizimi i popullit serb, i cili qenka flijuar për Europën e krishterë në luftë kundër Azisë fanatike myslimane.118 Kështu u lind një mit, mision i të cilit ishte zgjimi i idesë për rinoritjen e perandorisë mesjetare serbe.119 Qëllimisht u zgjodh dita e Shën

115 Rreth gjendjes së burimeve krahaso edhe më tej Braun 1937 si edhe Malcolm 1998, 58-80.116 Se të dyja ushtritë që u përballën në këtë betejë përbëhe-shin nga trupa prej shtetesh të ndryshme të Ballkanit u bë e njohur dhe u dëshmua detajisht së voni edhe nga Malcolm 1998, 62-66.117 Për rëndësinë e kësaj beteje për identitetitn e serbëve shih sidomos punimet në vëllimin: Samardžić 1990 dhe Vucinich 1991 (këtu mund të gjendet një përmbledhje të mirë për këtë betejë nga Emmert 1991, 19-36). Për këtë betejë në letërsinë serbe krahaso: Đurić 1990.118 Një qëndrim kritik ndaj kësaj beteje: Ćirković 1987, 560.119 Rreth lindjes së këtij miti dhe keqpërdorimit të tij për qëllime politike krahaso sidomos: Zirojević 2000, 189-211 99

Page 97: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Vidit, e stilizuar si ditë vendimtare e fatit të Serbisë dhe rishtazi në një 28 qershor u ndërmorën hapa të një domethënieje afatgjatë si p.sh. vrasja e trashë-gimtarit të fronit të Austro-Hungarisë - princit Franz Ferdinand në Sarajevë (1914) ose aprovimi i kushtetutës centraliste të vitit 1921, e cila serbëve ua siguroi rolin dominant karshi popujve të tjerë në “shtetin e atëhershëm të serbëve, kroatëve e sllovenëve".120

Mirëpo, miti serb për Kosovën si „vend i shenjtë i serbëve“ është mbi të gjitha i natyrës kishtare, i ushqyer nga kisha ortodokse serbe, si në të kaluarën, ashtu edhe sot. Më 28 qershor përkujtohen çdo vjet të gjithë serbët e flijuar për fenë e për atdheun në Fushë të Kosovës.121 Që nga shek. i 19 serbëve u sillet ndërmend jo vetëm nga kisha, por edhe nga elita intelektuale, hakmarrja për martirizimin në Kosovë dhe bashkimi i tokave serbe të shkapërderdhura. Në vazhdën e kësaj kulture të kujtesës kolektive serbe, për si e shenjtë konsiderohej nga bashkëkohës serbë edhe Lufta e Parë Ballkanike, së cilës edhe iu dha motoja „Hakmarrje për Kosovën”.122 Ushtria serbe e kuptoi, në këtë frymë, marshimin e saj më 1912 në Kosovë si “hakmarrje për disfatën e pësuar” më 1389, për „skllavërinë pesëshekullore turke“ dhe si çlirim të territoreve serbe nga pushtimi i huaj.123

Prapavija e takimit të komisionit për hartimin e

me një analizë të literaturës shkencore serbe. Krahaso edhe Sells 2001, 183-186, 190 dhe 197.120 Për rolin e asokohëshëm të këtij miti krahaso: Reuter 2000, 139-155, këtu 143.121 Më hollësisht krahaso: Miedlig 1992, 116-130.122 Krahaso për këtë Reuter 2000, 145.

100

Page 98: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Memorandumit pikërisht më 28 qershor 1985 është e lidhur kësisoj ngushtë me këtë mitologji politike. Akademia e dha në këtë mënyrë një sinjal se ky takim do të duhej të kuptohej si një kthesë për fatin e kombit serb. Elementet thelbësore të mitit serb për Kosovën janë betimi, tradhtia, flijimi dhe trauma e gjenocidit. Nën bekimin akademik, të gjitha këto u elaboruan në Memorandum, në mënyrë që të argumentoheshin teza të këtij lloji si p.sh. se: për shkak të „oportunizmit për dekada me radhë të elitës komuniste politike serbe“;124 që nga Lufta e Dytë Botërore Kosova qenka pushtuar nga shqiptarët; se serbët duhen parë si të vetmin komb të diskriminuar në Jugosllavi dhe si “viktimë”;125

se „gjenocidin“ e filluar nga turqit tani po e për-mbyllkan shqiptarët myslimanë.126 Në Memoran-dum u paralajmëruan me bollëk mite të tjera, elemente e konstrukte gjuhësore të cilat,– siç do të tregohet tani në vazhdim – do të duhej t’i kontri-buonin përgatitjes shpirtërore dhe legjitimimit të përdorimit të dhunës.

 

123 Se ky mit kishte luajtur një rol të rëndësishëm për mobilizimin për luftë edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, vërtetohet tani edhe nga një gazetar i asokohshme: Reed 1919, 39. Se si e kuptuan serbët këtë betejë dhe për një kontinuitet të „progromeve“ e të „gjenocidit“ duhet parë sidomos tek Djuretić 1989, 131-145.124 Mihailović dhe Krestić 1995, 128.125 Në kontekste të ndryshme serbët paraqiten në pjesët në vazhdim të Memorandumit si „viktimë“ (Mihailović dhe Krestić 1995, 119-140). Për mitin e serbëve si viktimë krahaso: Sundhaussen 2000, 69-72 dhe Sell 2002, 41-47.126 Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 129, si edhe 11.101

Page 99: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Gjuha

 

Gjuha e përdorur në kohën e nacional-socializmit është konsideruar si helm që vepron ngadalë, helm i cili me kohë i helmoi gati të gjithë njerëzit. Edhe për regjime të tjera totalitare, që mbajnë përgjegjësi për krime masive është dokumentuar, se gjuha e kishte rolin qendror për përgatitjen mendore e emocionale të krimit. Me përdorimin e saj me vetëdije është synuar që së pari të arrihet shkatërrimi psikik i kundërshtarit ose i „tjetrit“ që ishte tjetër politikisht, etnikisht ose në aspektin fetar; asgjësimi i dëshiruar fizik ishte hapi i ardhshëm. Kjo ndodhi duke përdorur konstrukte gjegjëse me vlerë e të rëndësishme në pikëpamje sociale – metafora, frazeologji, nocione e fjalë –, të cilat shërbejnë si thirrje për ta nxitur vrasjen, apo zhdukjen fizike të bashkësive të tjera. Duke i përsëdytur shpesh fjalët bazë, forma fjalish, fakte të falsifikuara e të përzgjedhura, ato regjime e shtrënguan pjesën më të madhe të njerëzve që t’i përvetësojnë e t’u besojnë mekanikisht dhe pa vetëdije konstrukteve gjuhësore të këtij lloji.127

E, Memorandumi karakterizohet nga kons-truksione të këtilla. Ç’është e drejta, nuk është krejt dokumenti i shkruar në këtë diktus: këso lloj konstruktesh ndeshen vetëm në pjesën e dytë të tij,

127 Për "Lingua Tertii Imperii" krahaso veprën standarde të Klemperer 1980; Wetherell 1992; për fjalimin e parë të Hitlerit mbi antisemitizmin (13. gusht 1920) shihe Phelps 1968, 390-420.

102

Page 100: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

në pjesën ku flitet për „Çështjen Serbe“128

Përdorimi i konstrukteve të tilla e ka këtu për pikë-synim që përmes përsëdytjes sistematike ta arsy-etojë dhe ta racionalizojë përdorimin e dhunës që ishte në përgatitje. Shprehjet e tilla dominojnë kë-tu, kur është fjala për t’u sqaruar momente në historinë e serbëve dhe zhvillime të reja politike në Jugosllavinë e atëhershme. Nocionet, gjedhat gju-hësore e frazeologjitë e përdorura përqendrohen këtu para se gjithash në tri çështje kryesore: gjend-ja ekonomike e Serbisë, statusi i Serbisë e i kombit serb dhe „gjenocidi“ në Kosovë. Këtu do të trajto-hen vetëm disa nga fjalët, nocionet e frazeologjitë, për ta pasqyruar rolin e gjuhës së këtillë si mjet për përgatitjen dhe përligjjen e krimit.

Akademikët shtrojnë tezën se Serbia, në kraha-sim me Slloveninë e me Kroacinë, na qenka repu-blika më e pazhvilluar e Jugosllavisë.129 Gjendja e këtillë na qenka fryt i dominimit të dy republikave të Veriut të Jugosllavisë, se përfaqësues sllovenë e kroatë e paskan marrë para e pas Luftës së Dytë Botërore kontrollin mbi Partinë Komuniste dhe Tito e Kardel, në rrjedhën e punës së tyre të gjatë, na e paskan krijuar “koalicionin anitserb”. Përkund-razi, elita politike komuniste serbe nuk paska ndërmarrë asgjë që t’i përkrahë kërkesat e drejta të Serbisë: „Politikanët e Serbisë u treguan të papërga-titur për detyrën historike që ua imponoi konstela-cioni jashtëzakonisht i rëndë i raporteve në bash-

128 Mihailović dhe Krestić 1995, 119-131.129 Me një qëndrim kritik rreth analizës së ekonomisë në Memorandum shih Madžar 2000, 160-188, këtu 179-181.103

Page 101: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kësinë jugosllave.”130 Gjendja ekonomike e Serbisë nuk është hulumtuar në kuadër të shtetit të Jugos-llavisë. Prandaj edhe nuk u formuluan kurrfarë rekomandimesh se si mund të përmirësohej kjo si-tuatë. U parashtrua vetëm “dominimi politik dhe ekonomik” i Sllovenisë dhe e Kroacisë, i cila qenka arritur vetëm përmes një “presioni të hapur” sistematik. Të dy republikat: „…realizojnë interesat e tyre nacionale në llogari të Serbisë”, dhe “kupti-mi i kësaj qëndron aty që popullit serb t'i ngulitet ndjenja e fajësisë historike se në mos në këtë mënyrë do t'i silleshin pengesa rezistencës së tij të varur po-litike e ekonomike që u është eksponuar vazhdim-isht.” Mirëpo kjo ishte e mundur vetëm në këtë kon-tekst:“Vartësia ekonomike e Serbisë nuk mund të ku-ptohet plotësisht pa pozitën inferiore politike të saj, e cila përcaktoi edhe të gjitha marrëdhëniet.“.131 Edhe më tej besohet se: “Janë shfrytëzuar të gjitha mun-dësitë që zhvillimit të saj ekonomik dhe konsolidimit politik t'i vihen kufizime sa më të mëdha.”

Ndër këto pengesa bie edhe statusi akut i padefinuar dhe kontradiktor kushtetues i Serbisë. Mirëpo, nuk bëhet kurrfarë përpjekjeje që kjo çështje të trajtohet në perspektivën e gjerë politike e kushtetuese në Jugosllavi si tërësi. Është konsta-tuar vetëm se populli serb: „pas katër dekadash në Jugosllavinë e re vetëm ai nuk e ka shtetin e vet.“ Kjo paska ndodhur për shkak të dhënies së statusit të autonomisë Kosovës e Vojvodinës, të cilat na qenkan pjesë përbërëse të Serbisë. Qëllimi na

130 Mihailović dhe Krestić 1995, 121-123 rreth Sllovenisë dhe Kroacisë, vendet e cituara në fq. 122, 124, 125.131 Mihailović dhe Krestić 1995, 122 (citati i parë), 124 (i dyti dhe i treti), 121 (i katërti) dhe 122 (citati i pestë).

104

Page 102: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

paska qenë jo vetëm që Serbia të ndahet, por edhe që “populli serb të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm.“ Nën rrethana të këtilla, për shkak të trajtimit të pabarabartë të republikave në institu-cionet federative, edhe më tej ishte aktuale që: „vota e votuesve nga Serbia vlen më pak se sa ajo e cilësdo republikë apo krahinë tjetër.“132 Mospasja e shtetësisë i paska krijuar rrethanat për një „dis-kriminimi i qytetarëve të Serbisë“, dhe kjo gjendje po përfshika përmasa të ndryshme në pjesë të ndryshme të Jugosllavisë. Krijimi i krahinës së Vojvodinës paska për synim „që t’i ndaj popullin serb në ‘serbë nga Serbia’ dhe ‘serbë nga Vojvo-dina’“.133 Serbët lokalë në Kroaci po u diskrimi-nuakan në shkallë më të lartë: „ populli serb e ndien presionin e diskriminimit […]. Lika, Korduni dhe Bania ngelën regjione më të pazhvilluara në Kroaci, gjë që nxiti fuqishëm emigrimin e serbëve për në Serbi, si dhe dyndjet në vise të tjera të Kroacisë, ku serbët, si grup ardhacak pakicë dhe inferior në pikëpamje shoqërore, ishin fort në pozitë nënshtruese për t'u asimiluar. Tekembramja, populli serb në Kroaci dhe faktikisht i është eksponuar një politike asimiluese të rafinuar e efikase.”134

Diskriminimi e paska arritur shkallën e vet më të lartë në Kosovë. Këtu, në „ pranverën e viti 1981 popullit serb iu shpall një luftë vërtet speciale, e hapur dhe totale, [...]. Në këtë mënyrë shpje-gohen demonstratat e shpërthyera më 1981 në

132 Mihailović dhe Krestić 1995, 125 (citai i parë), 127 (citai i dytë), 125 (citati i tretë dhe i katërt).133 Mihailović dhe Krestić 1995, 125 përkatësisht fq. 126.134 Mihailović dhe Krestić 1995, 130.105

Page 103: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Prishtinë e në qytete të tjera të Kosovës, pjesë-marrësit e të cilave kërkuan dhënien e statusit re-publikë Kosovës. Shpërngulja e serbëve nga Koso-va, që ndodhi në vitet 1970–80, e cila shpërngulje nga dijetarë të Perëndimit është shpjeguar si pasojë e zhvillimeve sociale dhe e papunësisë, përshkru-het këtu përmes konstrukteve që pasojnë: „Gjeno-cidi fizik, politik, juridik, kulturor“, „djegie, vrasje, dhunime, shëmtime“, „sundimi i terrorit fizik, moral dhe psikik“, „dëbim“, „eksod“, „ disfatë historike“ „intrigë“ etj.135 Duke përdorur fjalë të këtilla, faji për pozitën e tillë të serbëve të Kosovës i hidhej popullatës shqiptare. Si edhe ngjeti, fenomeni i hedhjes së fajit mbi tjetrin është ndër elementet më të rëndësishme të gjuhës për ta arritur gatishmërinë kolektive për ushtrimin e dhunës. Dorasët e ardhshëm, përkatësisht përfaqësuesit e tyre intelektualë i fajësuan viktimat e ardhshme dhe e shihnin veten për viktimë.136

Metafora qendrore e kësaj gjuhe është trajti-mi i së tanishmes aktuale si përsëdytje e së kalua-rës. „Gjenocid“ e „eksodus“ të serbëve nga Ko-sova paska pasur pa ndërprerje gjatë shekujve 17., 19. dhe 20. „Bashibozukët shqiptarë“, “racistët shqiptaromëdhenj“ dhe „ballistët“, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore paskan kolaboruar me trupat naziste, janë ata që e mbajnë përgjegjësinë për aktet e këtilla të bëra në të kaluarën. Por, kjo që po ndodh në vitet e 80-ta qenka, për nga përmasat, edhe më e keqe dhe asgjë tjetër përpos

135 Mihailović dhe Krestić 1995, 127 (citati i parë), e pastaj gjithandej fq. 127-129.136 Përkitazi me Ruandën krahaso: Mamdani 2001.

106

Page 104: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

një “agresion neofashist”, që e ka për qëllim „albanizimin e Kosovës e Metohisë“ në përputhje me qëllimin e synuar që nga vitet 1878/81, një sy-nim i “racistëve shqiptaromëdhenj”, për një “Ko-sovë ‘etnikisht e pastër’".137 Nocionet e këtilla nuk i kontribuuan vetëm ringjalljes së imazhit prej ar-miku të vjetër të shqiptarëve; imazh që në mendi-min politik të serbëve dhe në gjedhët e sjelljes kulturore kanë mbetur që nga ajo kohë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Për më tepër, nocionet e këtilla zgjonin te njerëzit e kohës së atëhershme frikë e ndjenjë të të kërcënuarit; nocione që në Serbinë e asokohshme – si në rastin e çdo krize dhe të situatave të kthesave të mëdha – mund të shërbejnë si kornizë determinuese e sjelljes edhe për në të ardhmen.

Bie në sy edhe përdorimi i termit „Kosovë e Metohi“, i cili asokohe nuk ishte emërtim zyrtar i Kosovës e as nuk përdorej në literaturën shken-core. Jo vetëm anëtarëve të Akademisë, por edhe gjithë opinionit publik të Jugosllavisë më 1985 i ishte e njohur se deri më 1967, Kosova e kishte zyrtarisht këtë emër që tani po e ringjallte Aka-demia serbe. Nocioni „Metohi“ ka të bëjë me pjesën perëndimore të Kosovës dhe ky emër me etimologji greke do të thotë „tokë e kishës“. Prandaj ai tregon se kemi të bëjmë kinse me një pronë historikisht serbe, ortodokse. Me këtë kono-tacion serb emri i Kosovës si „Kosovë e Metohi“,

137 Mihailović dhe Krestić 1995, 129 me kontinuitetin e konstruktuar, fq. 127 rreth "Agresionit neofashist", fq. 128 rreth "shqiptzarizimit" dhe fq. 129 rreth qëllimit për një Kosovë "të pastër etnikisht” (fq. 130 "e pastër etnikisht" e pastaj pa thonjëza).107

Page 105: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nuk u përdor kurrë vullnetarisht nga popullata shqiptare. Kur pas rrëzimit të Aleksandër Ranko-viqit (1966) popullata shqiptare filloi shkallë-shkallë të marrë të drejta e saja, një vit më vonë u hoq emri „Kosovë e Metohi“.138 Serbët e përdornin tani për zyrtare trajtën e tyre, “Kosovo”, ndërsa për shqiptarët vlente trajta „Kosova“ e emrit. Akademia serbe e përdorte trajtën e vjetër të emrit jo për të përshkruar epoka historike, por ai përdorej sistematikisht si nocion për përshkrimin e gjendjes aktuale të serbëve në Kosovë. Duket se kjo po bëhej me qëllim që t’i tregohej opinionit të gjerë simbolikisht se Akademia serbe nuk e njihte autonominë që popullatës shqiptare i solli më shumë të drejta se ç’kishte më parë, pas heqjes së emrit dypjesësh „Kosovë e Metohi“.

Marrë në përgjithësi, gjuha në Memorandum nuk synonte që bashkëkohësit e atëhershëm t’i cyste për një të menduar kritik përkitazi me krizën politike e ekonomike të sistemit jugosllav. Ajo synonte, para se gjithash, t’i sillte bashkëkohësit në një gjendje të emocionalizuar në të cilën nuk ishte më i mundshëm një ballafaqim racional i mendi-meve me zhvillimet dhe me gjendjen ekzistuese. Bie në sy trajtimi i thjeshtësuar i situatës së atëhershme, për ta gjetur një emërues të përbashkët për krizën. Konform me ç’u tha më lart, gjuha nuk u përdor për racionalitet dhe ajo nuk e synonte këtë. Ajo nuk e donte informimin e bashkëkohës-ve, por mposhtjen e tyre. Anëtarëve të Akademisë duhet t’u ketë qenë e njohur se gjuha dhe mënyra e

138 Për presionin e ushtruar deri atëherë në Kosovë krahaso: Ströhm 1976, 228; Reuter 1982, 41-45; Malcolm 1998, 321-324.

108

Page 106: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

përdorimit të saj ka një rëndësi primare për propagimin e ideologjive. Ata ishin padyshim të vetëdijshëm se me përdorimin të një gjuhe të tillë ndryshonin perceptimin e realitetit jugosllav, strukturonin të menduarit dhe se do të ndikonin kështu mbi mënyrën e veprimit në jetën politike.

Mitologjia politike

Jo vetëm gjuha, por edhe filtra të tjerë të perceptimit, si fjala bie, stereotipat, ritet dhe mitet janë mjete të rëndësishme për interpretimin e realitetit. Sipas gjurmimit të përgjithshëm, janë sidomos mitet ato që kontribuojnë që realiteti të mos perceptohet ashtu siç është, por ashtu siç u prezantohet njerëzve. Në këtë mes është dëshmuar se mitet politike janë kode ambivalente e simbolike, të cilat mund ta përmbushin funksionin pozitiv, integrativ dhe mobilizues. Mirëpo, ato mund të kenë edhe një funksion shumë të rrezik-shëm, përkatësisht atë manipulativ dhe dezintegra-tiv. Në regjimet totalitare këto mite e luajnë një rol qendror për forcimin e tyre në pushtet ose anas-jelltas, për destabilizimin e tyre. Ato e përmbushin, në rrafshin e drejtimit të shtetit, edhe funksionin e tyre përmes „mobilizimit“ dhe bashkëshkrirjes së popujve me diktaturat gjegjëse.139 Sipas rregullit, mitet nuk shpiken, ato përcillen gojë pas goje. Ato janë çdoherë në harmoni me ideologjitë sunduese

139 Për rolin e këtyre miteve si psh tek gjermanët, francezët, polakët e popuj të tjerë shihe sidomos: Döner 1995. Krahaso edhe vëllimin me punime: Brand 1999.109

Page 107: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

si bie fjala mitet nacionale me nacionalsocializmin, fashizmin ose socializmin.140 Si të tilla, ato nuk i shërbejnë vetëm kthimit të realitetit me krye teposhtë; por, në situata konkrete, ato edhe arsyetojnë vepra kriminale. Në këtë kontekst, mitet krijojnë një normë pozitive simbolesh, shpikin vende të spiritualizuara, „vende të shenjta“ dhe për ruajtjen e kuptimësisë së të cilave ia vlen të vdesësh, por edhe të vrasësh. Kjo t’i përkujton jo vetëm mitet e pushteteve totalitare, por edhe mitin e sapopërshkruar mbi Kosovën si „tokë e shenjtë serbe“. Në Memorandum u konstruktuan edhe mite të tjera, të cilat janë po ashtu analog edhe në shoqëri të ndryshme evropiane. Këto këtu, si edhe gjetiu në botë, përmbushin funksione nga më të ndryshmet për ta kthyer të vërtetën me krye teposhtë dhe për të mbjellë frikë kërcënuese.

Një mit, i cili në Memorandum zë njërin ndër vendet qendrore, në pjesën ku përshkruheshin arsyet përse serbët dhe Serbia qenkan në pozitë të diskriminuar, është miti i shtetit. Si edhe mitet e tjera, për të cilat do të bëhet fjalë më poshtë, as ky nuk është i shpikur rishtazi, por i ka rrënjët tek epoka të ndryshme të Jugosllavisë. Te ky mit është fjala, në rend të parë, për rivlerësimin e domethënies së kushtetutës së Jugosllavisë së vitit 1974, çështje kjo që këtu nuk po shtrohej për herë të parë si një problem nacional serb. Para dhe në vigjilje të lindjes së kësaj kushtetute, në Serbi ishin mbajtur (dhe sidomos për sa i përket pozitës së shqiptarëve në Kosovë) debate publike. Kur në vitet e 60ta në Jugosllavinë komuniste u rizbuluan

140 Krahaso Behrenbeck 1996, 41.110

Page 108: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

çështjet nacionale dhe kur rrëzimi i Aleksandar Rankoviqit krijoi hapësirë për ndarjen e pushtetit – me çka filloi edhe realizimi i procesit të të drejtave autonome të shqiptarëve –, kjo solli në Serbi një diskutim përkitazi me pozitën juridike të autonomisë së Kosovës.141 Njohja e të drejtave të shqiptarëve, shkaktoi te nacionalistët serbë një frustrim. Dy pjesëtarë të respektueshëm të dijes –historiani Jovan Marjanoviq dhe shkrimtari Dobrica Qosiq – e akuzuan elitën serbe politike se ajo po u marrka më shumë me çështjen e autonomisë së shqiptarëve se sa me gjendjen e popullatës serbe të Kosovës, e cila për shkak të „centrizmit të shqiptarëve dhe për shkak të synimeve separatiste të tyre“ dhe të „disponimit të përhapur gjithandej antiserb ndër shqiptarët“ po largohet përditë e më shumë nga Kosova.142

Debati vazhdoi edhe pas aprovimit të kushte-tutës dhe sidomos në Serbi pati kundërshtime të ashpra kundër saj.143 Atje shfaqej ankesa se

141 Për gjendjen e ndryshuar pas vitit 1966 sipas pikëpamjes serbe shihe: Misović 1987, 69, dhe më gjerësisht tek Malcolm 1998, 324-327, si edhe Vickers 1998, 162-168.142 Borba, 31. maj 1968. Rreth këtij diskutimi në kontekstin gjithjugosllav shih sidomos: Sundhaussen 1982, 192. Roli i Çosiqit dhe ai i intelektualëve të Beogradit në relacion me Kosovën është diskutuar edhe nga Miller 1999, 515-534. Krahaso edhe Gojković 2000, 327-350. Këtu trajtohet gjithashtu roli i shkrimtarëve shqipëtar si Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova e të tjerë, të cilët po në këtë periudhë kohore luajtën një rol të rëndësishëm një jetën politike të Kosovës.143 Kushtetuta u kritikua asokohe me po të njëjtat argumente edhe nga Vojisllav Koshtunica. Ajo, sipas tij, po e decentralizuaka shtetin e Jugosllavisë dhe po u siguruaka të dy krahinave një autonomi shumë të gjerë, qëndrim ky që e 111

Page 109: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kushtetuta na qenka hapi i parë për shkëputjen e Kosovës dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë. Nën drejtimin e Dragosllav Markoviqit u ngrit një komision i partisë komuniste në nivel federativ, i cili e parashtroi projektin Republika Socialiste e Serbisë dhe Krahinat Autonome si pjesë përbërëse të saj – pozita kushtetuese juridike dhe praktika.144

Objekt hulumtimi ishte këtu statusi i atëhershëm i Serbisë në Jugosllavi, me ç’rast u trajtuan aspekte të ndryshme të saj. Këtu u shtrua edhe teza sipas së cilës statusi aktual juridik-kushtetues i Kosovës po i rrezikuaka perspektivat e së ardhmes së banorëve serbë të Kosovës. Në një takim të mbyllur në Brione, nga kreu i Jugosllavisë u qortua ashpër versioni i gatshëm i parë i librit dhe projekti u shpall për i përfunduar. Ky projekt i është i njohur opinionit me emrin „Libri i Kaltër“.145

Për nacionalistët serbë kjo kushtetutë ishte e papranueshme sepse i ngrinte krahinat autonome të Kosovës e të Vojvodinës në rang të njësive konstitutive të federatës jugosllave; sado që atyre nuk u ishin dhënë të gjitha të drejtat në të gjitha pikat siç i kishin republikat.146 Megjithatë, shqiptarët gëzonin një autonomi të gjerë dhe me

pagoi me largimin nga posti i tij në Fakultetin e Shkencave Juridike në Beograd (krahaso: Cigar 2001, 9 dhe 19).144 Magaš 1989, 11.145 Krahaso për këtë Sundhaussen 2000, 79; Sell 2002, 77. Pešić 2000, 9-49 ka vlerësuar Librin e Kaltër si vijon: “The document was welcomed ‘with daggers drawn’ by other repub-lics, and especially in the provinces. It was considered natio-nalistic, although it did not have that tone about it” (fq. 31).146 Ustav SFRJ. Beograd 1974, 685. Më gjerësisht tek Fira 1974, 4; Beckmann-Petey 1990, 106-113; Rauert 1999, 26-30.

112

Page 110: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

këtë u vu gurthemeli për integrimin e tyre.147 E parë në pikëvështrimin serb, problemi qëndronte në rrethanën që përbrenda kufijve të republikës së Serbisë ekzistonin krahina autonome, të cilat ekzistonin që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, por që, sipas kësaj kushtetute të vitit 1974, ishin bërë pothuajse bashkëpronarë të barabartë në pushtetin federativ të Jugosllavisë. Elementet e “sovranitetit” të tyre konsistonin në faktin që përfaqësuesit e tyre në organet federative mund të votonin të pavarur. Me këtë, sipas nacionalistëve serbë, Republika e Serbisë po e humbka kështu kontrollin mbi Kosovën e Vojvodinën. Sipas pikëpamjes së tyre, kombi serb dhe Serbia paska paguar çmim shumë të lartë për arritjen e baraspeshës etnopolitike në Jugosllavi.

Në Memorandum nuk kërkohej që kjo kushtetutë, e cila për një pjesë të qytetarëve të Serbisë ishte shumë kontestuese, të plotësohej përmes propozimesh të urta dhe përmes një debati e të evitoheshin kështu vështirësitë reale politi-ke.148 Një gjë e tillë do të ishte kontribut për mposhtjen e potencialit konfliktuoz midis republi-kës së Serbisë dhe dy krahinave autonome, burimi i të cilit potencial konfliktuoz ishte faktikisht në këtë kushtetutë. Ndodhi pikërisht e përkundërta. Kushtetuta, e cila nuk ishte asgjë tjetër përpos refleks i rrethanave të momentit kur u lind në kontekstin brendajugosllav e ndërkombëtar, u

147 Për vlerësimin e kësaj kushtetute nga pikëvështrimi i Kosovës së atëhershme sh. sidomos Hodža 1984, 62.148 Krahaso: Burg 1983, 242-300.113

Page 111: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

interpretua ngushtë nga prizmi serb:149 se ajo e paska „ndarë Serbinë në tresh“, se kjo po ia ndaluaka popullit serb, i cili në Luftën e Dytë Botërore paska dhënë numrin më të madh të viktimave për „çlirimin“ e kombeve të Jugoslla-visë, të jetë një republikë sovrane që do t’i kishte në gjirin e vet të gjithë serbët kudo që ata jetojnë. Në këtë kontekst, akademikët e formuluan një apel: Serbia duhet t’i definojë qartë interesat e veta ekonomike e nacionale dhe revidimi i kushtetutës duhej të ishte çështja më thelbësore. Qëllimi kryesor duhej të ishte që përmes ripërfshirjes faktike të Kosovës dhe Vojvodinës brenda Serbisë të arrihet krijimi i një „shteti nacional“ të serbëve.150 Në këtë frymë, ata e përvijuan mitin e mujshisë absolute të shtetit:

„Gjatë dy dekadave të fundit sa vinte e dobë-sohej principi i unitetit dhe mbitheksohej prin-cipi i autonomisë nacionale, i cili në praktikë u shndërrua në bashkëkohësi (të republikave, të cilat sipas rregullit nuk janë në pikëpamje nacionale homogjene). Dobësitë të cilat që nga fillimi ishin të pranishme në model, bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Të gjitha kombet nuk janë të barabarta: kombi serb, për shembull, nuk e fitoi të drejtën për shtetin e tij. Pjesë të popullit serb, të cilët në numër të konsiderueshëm jetojnë në republikat e tjera, nuk kanë të drejta, për dallim nga pakicat

149 Diskutimi i parë nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare gjendet tek Dimitrijević 2000, 399-425.150 Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 125-127, 139.

114

Page 112: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kombëtare, që të shërbehen me gjuhën e vet dhe shkrimin, që në pikëpamje politike e kulturore të organizohen, që bashkërisht të zhvillojnë kulturën unike të popullit të vet. Përndjekja e pandalshme e serbëve nga Koso-va në mënyrë drastike tregon se ato parime të cilat e mbrojnë autonominë e një pakice (shqiptarëve) nuk janë aplikuar kur është fjala te pakicat në kuadër të pakicës (serbët, ma-lazezët, turqit e romët në Kosovë). Duke pasur parasysh format ekzistuese të diskriminimit nacional Jugosllavia e sotme nuk mund të konsiderohet shtet modern e demokratik.”.151

 

„Me Kushtetutën e viti 1974 Serbia, faktikisht, u nda në tri pjesë. Krahinat autonome në të gjitha pikat u barazuan me republikat, pos që nuk janë definuar si shtete dhe që nuk kanë numër të njëjtë të përfaqësuesve në disa nga organet e federatës. Këtë mungesë ato e kom-pensojnë në atë mënyrë që, përmes kuvendit të republikës së përbashkët, mund të përzihen në marrëdhëniet e brendshme të Serbisë së Cun-guar, për sa kohë kuvendet e tyre janë plotë-sisht autonome. Pozita politike-juridike e Ser-bisë së Cunguar është fare e papërcaktuar, ajo nuk është as republikë e as krahinë. Raportet në republikën e Serbisë janë konfuze. Këshilli ekzekutiv, që është organ i Kuvendit republi-kan, në të vërtetë s'është asgjë tjetër përveç se Këshill ekzekutiv i një Serbie të Cunguar.”152

151 Mihailović dhe Krestić 1995, 117 dhe në vijim.152 Mihailović dhe Krestić 1995, 125 dhe në vijm.115

Page 113: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

 

„Raportet ndërmjet Serbisë dhe krahinave nuk mund të reduktohen kryesisht e as vetëm në interpretime formale-juridike të dy kushtetu-tave. Bëhet fjala pikë së pari për popullin serb dhe shtetin e tij. Kombi, i cili, pas një lufte të gjatë dhe të përgjakshme, sërishmi ia doli ta bëjë shtetin e vet, i cili vetë e fitoi betejën edhe për demokraci qytetare, dhe i cili në dy luftë-rat e fundit humbi 2, 5 milionë bashkatdheta-rë, përjetoi atë që një komision partiak, i për-bërë sipas aparatit, të konstatojë se pas katër dekadash në Jugosllavinë e re vetëm ai nuk e ka shtetin e vet. Një disfatë më e keqe historike në paqe as që mund të merret me mend.”153

I lidhur me mitin e shtetit është në Memo-randum edhe një mit tjetër shumë i përhapur, i cili ishte gjithashtu me peshë të madhe për falsifikimin e realitetit politik jugosllav: miti i intrigës. Ky kishte funksione të shumëfishta dhe solli sqarime paraprake për shumë nga çështje të shtruara. Ç’është e vërteta, ky mit ishte pas vitit 1945 shumë i njohur në shoqërinë serbe ndërsa pas vitit 1966 edhe me rëndësi qendrore për perceptimin e zhvillimeve politike. Ishte përhapur mendimi se Partia Komuniste e Jugosllavisë, përmes shtyrjes së kufijve të Serbisë, po e synuaka mbajtjen e ndikimit politik serb të ngujuar. Për këtë qëllim nga kufijtë e Serbisë qenkan shkëputur tri regjione të cilat, në aspektin historik dhe në atë të përbërjes demografike, na qenkan regjione serbe: Maqedo-

153 Mihailović dhe Krestić 1995, 127.116

Page 114: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nia, të cilën serbët e quanin “Serbia e Jugut”; Kosova, e cila që nga shek. 19 nga serbët njihej përgjithësisht me nocionin “Serbia e Vjetër” dhe së fundi Vojvodina. Pas rrëzimit të Rankoviqit shumë serbë mendonin se nuk e paskan më asnjë përfaqë-sues në krye të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe se e gjithë partia dhe shteti i Jugosllavisë qenkan në duar të kroatit Tito dhe të sllovenit Kardel.154

Përfaqësuesit e Akademisë e përdorën së këndejmi këtë mit jo për ta rikrijuar këtë, por donin që ta përpunonin dhe ta aktualizonin në harmoni me çështjet që i shtronin. Këta e skicuan mitin e „koalicionit antiserb“ i cili përbëhej nga dy pjesë. Krahu i parë përbëhej nga republikat e Kroacisë e të Sllovenisë dhe mbështetej mbi arsye të ndryshme politike, ekonomike, kulturore e fetare. Ky koalicion qenka drejtuar për vite me radhë nga Tito e Kardel, të cilët kishin parë te serbët ambicie hegjemoniste. Prandaj, sistemin jugosllav e kishin organizuar sipas kushtetutës së vitit 1974 dhe sipas parimit:155 një Serbi e forte do të thotë një Jugosllavi e dobët dhe se, së këndejmi, një Jugosllavi të fortë mund të ketë vetëm atëherë nëse Serbia është e dobët.156 Në këtë kuptim në Memorandum lexojmë:

154 Sell 2002, 41 dhe në vijimë.155 Është e çuditshme se si, deri kur vdiq, për arqitekt i të gjitha kushtetutave të Jugosllavisë konsiderohej E. Kardel. Si dorë e djathtë e Titos, ai i përpilonte arësyetimet shkencore të ndryshimeve në këtë politikë dhe në këtë kontekst shihej edhe si ideolog i sistemit jugollav të qeverisjes (krahaso: Schöpflin 1993, 186 dhe 189).156 Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 125.117

Page 115: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

 

„Sllovenët dhe kroatët para lufte krijuan partitë e veta komuniste nacionale, e madje fituan dhe ndikim vendimtar në KQ të PKJ-së. Liderët e tyre politikë u bënë arbitër në të gjitha çështjet politike gjatë luftës dhe pas saj. […].Këtë koalicion e forcoi bashkëpunimi shumëvjeçar i Titos e Kardelit, dy personali-tete politike më të dalluara të Jugosllavisë së pasluftës, që gëzonin autoritet të paprekshëm në qendrat e fuqishme. Monopoli kuadrovik iu lejonte që qenësisht të ndikojnë në përbërjen e kreut politik të Jugosllavisë dhe të të gjitha republikave e krahinave. […].Vendosmëria me të cilën sot Sllovenia e Kroacia i kundër-vihen çdo ndryshimi kushtetuar, tregon se sa u përgjigjet atyre Kushtetuta nga viti 1974. Pikëpamjet rreth rregullimit shoqëror, nuk kishin kurrfarë gjasash të pranoheshin, po qe se ishin tjetërfare nga botëkuptimet e dy au-toriteteve politike, e nuk mund të bëhej asgjë as pas vdekjes së tyre [Titos dhe Kardelit: E. H.] , meqë Kushtetuta, me mundësinë e vetos, ishte e siguruar nga çfarëdo ndryshimesh. Duke pasur parasysh gjithë këto, nuk mund të jetë kontestuese se Sllovenia e Kroacia e vunë themelin e dominimit politik e ekonomik, përmes të cilit sendërtojnë programet e veta nacionale dhe aspiratat ekonomike.“157

 

Dhe më tej:

157 Mihailović dhe Krestić 1995, 122. 118

Page 116: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

“Krahinat me ndihmën tejet të përzemërt të të tjerëve u bënë "element konstituiv i federatës", gjë që iu dha shkas që të ndihen e të sillen si njësi federale, duke lënë pas dore të dhënën se janë pjesë përbërëse të republikës së Serbisë. […]. Sjellja e tashme e krahinave po tregon se në praktikë plotësisht kanë mbizotëruar forca separatiste-autonomiste. Republikës së Serbi-së i është pamundësuar që në çështjet vitale të prezantohet në mënyrë unike në interes të popullit të cilit i përket. Ndërlikimi i marrë-dhënieve të pazgjidhura në republikën e Ser-bisë logjikisht del nga pozita e saj kush-tetutare dhe zgjedhja e kuadrove separatiste e autonomiste, të cilat pikërisht në saje të orientimit të atillë gëzonin dashamirësinë e atyre që mbanin monopolin kadrovik në Jugosllavi.158

Pjesa e dytë e koalicionit antiserb, i cili po i ndjekka po ato qëllime politike separatiste, shihej në këtë pasqyrim të akademikëve serbë, te krahu shqiptar i Kosovës. Miti i intrigës e përmbushi edhe këtu një funksion me rëndësi në interpretimin shtrembër të realitetit dhe të përdorimit më vonë të dhunës. Në këtë vazhdë, akademikët i përshkruajnë shqiptarët si tradhtarë të shtetit të Jugosllavisë. Rrethanën e dhënies atyre të autonomisë dhe integ-

158 Mihailović dhe Krestić 1995, 126. Teza mbi një koalicion antiserb përsëdytet në tekst dhe në vende të tjera dhe në kontekste të ndryshme (krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 121, 124 dhe 126).119

Page 117: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rimin e shqiptarëve në politikën, ekonominë e në shoqërinë jugosllave e shihnin si konspiracion i cili po u dirigjuaka nga jashtë, përkatësisht nga Shqipëria:

"Marrëdhëniet e barabarta nacionale, për të cilat edhe në Kosovë e Metohi më së shumti kanë luftuar luftëtarët serbë - me një politikë fare të caktuar, zbatuar me veprime të plani-fikuara dhe qëllim të qartë - nacionalistët shqiptarë në udhëheqësinë politike të Kosovës zunë t'i kthejnë e t'i rrotullojnë në të kundërtën e tyre. Regjioni autonom në një moment të volitshëm fiton rangun e krahinës autonome, më pas dhe statusin e "pjesë" konstituive të federatës" - me prerogativa më të mëdha nga mbetja e Republikës të cilës i përket vetëm formalisht. Hapi i mëtejmë i "eskalimit", që u shfaq edhe si albanizim i Kosovës e Metohisë është përgatitur në mënyrën më legale. Gjithashtu edhe unifikimi i gjuhës letrare, emrit nacional, flamurit, të librave shkollorë - sipas instruksioneve nga Tirana - ishte krejtësisht i hapur, si dhe vetë kufiri ndërmjet dy territoreve shtetërore. Komplotet, të cilat rëndom përgatiten fshehurazi, në Kosovë krijoheshin jo veç haptazi, po edhe demonstrativisht."159

I lidhur ngushtë me këto dy mite, që u për-shkruan më lart, është edhe ai i „rrezikut univer-

159 Mihailović dhe Krestić 1995, 128.120

Page 118: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

sal“ i cili u përdor qëllimisht për mbështetjen e hipotezës për gjendjen e rrezikuar të serbëve në Kroaci e në Kosovë. Sidomos në këtë të fundit ekzistenca e serbëve qenka vënë në dyshim. Për ta përshkruar gjendjen sa më hollësisht, në mënyrë sa më plastike, akademikët e rimorën edhe temën e shpërnguljes së serbëve e të malazezëve në vitet e 1970-ta e 1980-ta. Debati në dhe mbi Kosovën u bë kështu temë qendrore për opinionin e atëher-shëm jugosllav. Zhvillimi i popullatës në Kosovë – zhvillimi i natyrshëm me rritjen para se gjithash të numrit të banorëve shqiptarë dhe të atij migrator me shpërnguljen në neto të serbëve – u paraqit në Serbi si ekspansion i shqiptarëve dhe veprim i planifikuar për dëbimin e serbëve nga Kosova. Më në fund ai u vlerësua edhe si „gjenocid“ mbi serbët e Kosovës. Përmes manipulimit të vazhdueshëm të mediave dhe të qarqeve nacionaliste, ky zhvillim u prezantua në formë fund e maje të pavërtetë dhe si i këtillë u perceptua edhe nga popullata serbe. Tha-shethemet për dhunime, dëbime, plaçkitje, lëndime të vetvetes, vardisje etj., ishin përhapur kah mesi i viteve 80-ta gjithandej nëpër qarqe të opinionit serb.160

Shumica e analizave të shkruara asokohe dhe më vonë në gjuhët e vendit pothuaj se nuk mund të merren aspak për serioze, sidomos jo në rrafshin shkencor. Kjo ndodhi sepse ky problem u shestua aty sipas kallëpit të politikës së ditës.161 Në dijen

160 Për një qëndrim kritik lidhur me këtë Sell 2002, 79.161 Krahaso: Bogdanović 1985, 253; Petrović 1989, 17; Igić 1992, 201; Igić 1995, 99-103; Jevtić 1995, 22. Përjashtim bëjnë një punim i Islami 1997 dhe i Blagojević 2000, 212-243, të cilat përsa u takon çështjeve aktuale e kanë parasysh 121

Page 119: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

europerëndimore, tri janë argumentet kryesore për ndryshimet e atëhershme demografike.162 Shkak i parë i shpërnguljes së serbëve e të malazezëve me-rret gjendja e prapambetur ekonomike e Kosovës. Serbët e malazezët shpërnguleshin nga një regjion i varfër e i pazhvilluar dhe shkonin në Serbinë më të zhvilluar. Migrimi i brendshëm ishte një feno-men që e kishte përfshirë Jugosllavinë në përmasa të mëdha, me ç’rast, për shkak të kushteve më të mira për jetesë, serbët e Bosnjës shpërnguleshin për në Serbi ndërsa kroatët e Bosnjës për në Kroaci. Po zhvillohej një shpërngulje nga periferitë drejt qendrave; dhe Kosova duke qenë periferi e pazhvilluar, nuk ishte më për serbët, në pikëpamje ekonomike, joshëse.

Së dyti, kjo shpërngulje nuk do të mund të jetë në lidhje vetëm me arsyet ekonomike. Që nga viti 1980, shumë serbë e ndienin veten të kërcënuar ose bëheshin se po rrezikoheshin në mënyra të ndryshme, sidomos në aspektin social-

aspektin shkencor dhe përkitazi me një varg problemesh janë punime me vlerë të mëvetëshme. Autorja e fundit ka ndry-shuar mendimin e saj të mëparshëm: Në studimin Petrović dhe Blagojević 1992, 113-116, 159-161 dhe 163-165 i cili ishte i mbështetur mbi hulumtimet e bëra në terren, si shkaqe kryesore të shpërnguljes numërohen edhe kërcënimet, kër-kesa për njohjen e dygjuhësisë, vënia e proporcionalitetit në administratën kosovare dhe në fusha të tjera të jetës aty si edhe diskriminimi nga autoritetet kosovare. Pra, trajtimi i barabartë i serbëve është interpretuar krejt njëanëshëm dhe është dhënë kësisoji një pasqyrë krejt e mbrapshtë e zhvillimeve.162 Më gjerësisht rreth kësaj çështjeje krahaso: Clewing 2000, 17-63, këtu 53-63. Shih edhe Sundhaussen 2000, 78 dhe në vijimë si dhe Malcolm 1998, 329-333.

122

Page 120: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

psikologjik. Vepra të mirëfillta të dhunës, të motivuara kryekreje nga aspekti etnopolitik, në Kosovë bëheshin shumë rrallë. Edhe krimet e rëndomta jashtë etnisë vetanake ishin të rralla. Shkalla e vrasjeve dhe ajo e dhunimeve, ishin në Kosovë përgjithësisht më të ulëta se në pjesët e tjera të Jugosllavisë.163 Mirëpo, nga mediat serbe gjendja paraqitej e tillë sikur të gjithë popujt sllavë t’i ishin ekspozuar një rreziku të këtillë potencial. Në këtë klimë të konstruktuar, secila ngatërresë, nëse viktima ishte me origjinë sllave, interpretohej e kuptohej si akt politik i dëbimit të serbëve.164

Duket se gjendja u ashpërsua sidomos pas vitit 1981 pas demonstratave që u zhvilluan aso viti. Në këto demonstrata, tek rinia shqiptare doli në sipërfaqe jo vetëm kërkesa për ngritjen e statusit të Kosovës në rangun e republikës së shtatë të Jugosllavisë, por edhe thirrjet për bashkim me

163 Më detajisht përkitazi me këtë Sell 2002, 79.164 Një imazh tjetrër të diferencuar për gjendjen në vitet e 80-ta e ofron sheshazi korresponenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung-it Viktor Meier, i cili asokohe e kishte vizituar këtë Kosovën disa herë dhe e pasqyronte gjendjen. Për fat të keq unë pata në dispozicion vetëm një numër të vogël artikush të tij (FAZ, 16. 7. 1982; FAZ 31. 12. 1984; FAZ, 2. 12. 1986; FAZ, 13. 12. 1986).123

Page 121: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Shqipërinë.165 S’ka dyshim se sloganet si këto do të jenë parë nga serbët lokalë si kërcënim për ta.166

Së treti, frika për ekzistencë e serbëve dhe e malazezëve lokalë ishte e lidhur me rritjen e shpej-të të popullsisë shqiptare; një zhvillim demografik ky që dilte në të vërtetë nga proporcioni midis shkallës së mortalitetit e të natalitetit. Për ndryshim nga pjesët e tjera më të zhvilluara të Jugosllavisë, rritja e popullsisë së Kosovës duhet parë si rezultat i shkallës së lartë të natalitetit e cila ishte karak-terizuese jo vetëm për shqiptarët, por në masë të konsiderueshme edhe për serbët. Shkalla e pjell-shmërisë ishte megjithatë më e lartë te shqiptarët, sepse pjesa më e madhe e këtyre ishte popullatë agrare: Për shkak të mungesës së kualifikimeve profesionale, të shkallës së ulët të punësimit dhe të mentalitetit të ambientit, gruaja shqiptare lindte në këso ambienti më shumë fëmijë. Kjo ndodhte më rrallë te serbët e Kosovës: sepse këta, në pjesën më të madhe të tyre, jetonin në qendra urbane dhe gratë serbe, të arsimuara më mirë, bënin punë nga më të ndryshmet, shtetërore e publike.

Megjithatë, akademikët e paraqitnin një peizazh krejt tjetër të shkaqeve të shpërnguljes së

165 Një analizë e mirë e këtyre demonstratave dhe të pozitës juridike-kushtetuese të Kosovës mund të gjendet pra e trajtuar tek Meier 1996, 43-65. Këto ngjarje u trajtuan më hollësisht edhe tek Mertus 1999, 29-46, midis të tjerash edhe intervistat me bashkëkohësit dhe sidomos intervista me kreun e asokohëshëm politik Mahmut Bakalli. Krahaso edhe Ramet 1982, 15; Maliqi 1989, 74. Për masat në rrafshin federativ jugosllav dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut krahaso: Ramet 1992, 197; Magaš 1993, 12; Bennett 1995, 89.166 Sundhaussen 2000, 78 dhe në vijimë.

124

Page 122: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

serbëve e të malazezëve. Ata i interpretonin de-monstratat e vitit 1981 si luftë kundër serbëve. Ata nuk flisnin për shpërngulje, por për eksod, i cili e paska arritur kulminacionin që nga viti 1981. Ata flisnin për një agresion të shqiptarëve që nga neo-fashistët qenka ushtruar sistematikisht që nga mba-rimi i Luftës së Dytë Botërore dhe për një gjenocid legal në aspektin fizik, politik e kulturor i cili po vazhduaka që nga viti 1690.167 Kjo valë e migrimit të serbëve u paraqit këtu në Memorandum si dëbim i qëllimshëm:

"Dëbimi i popullit serb nga Kosova është një dëshmi spektakolare e disfatës së tij historike. Në pranverën e vitit 1981 popullit serb iu shpall një luftë vërtet speciale, por e hapur dhe totale, përgatitur në etapa të ndryshme të ndryshimeve administrative, politike dhe shtetërore-juridike. E udhëhequr me aplikimin e shkathët të metodave e taktikave, me role të ndara, me përkrahje aktive, e jo veç pasive dhe jo shumë të fshehur të disa qendrave politike në vend - më e rrezikshme dhe nga ajo që vinte nga fqinjësia - ajo luftë e hapur, e cila ende nuk shikohet drejt në sy dhe e cila ende nuk quhet me emrin e vet të vërtetë, zhvillohet gati tash e plot pesë vite.”168

Dhe pastaj, përsëri:

167 Krahaso: Mihailović dhe Krestić 1995, 127-130.168 Mihailović dhe Krestić 1995, 127.125

Page 123: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

"Pesë vite të luftës shqiptare në Kosovë bin-dën prijësit dhe dalëzotët e saj se janë më të fortë sesa mendonin, se gëzojnë mbështetjen në qendra të ndryshme të forcës në vetë vendin, mbështetje pakrahasueshmërisht më të madhe sesa serbët e Kosovës nga Republika e Serbisë, ose sesa kjo republikë nga republikat e tjera të Jugosllavisë. Agresioni është trimë-ruar deri në atë masë, saqë edhe përfaqësuesit më zyrtarë të Krahinës, si dhe shkencëtarët e saj, sillen jo vetëm në mënyrë arrogante, por edhe cinike, duke proklamuar të vërtetat si shpifje, kurse shantazhet si të drejta të tyre të cenuara.”169

Kjo luftë e vazhdueshme kundër serbëve dhe mbrojtja nga ata e ekzistencës i solli edhe „të rënët e parë“ në rrjedhën e udhës së tyre prej viktime, e midis tyre edhe Gjorgje Martinoviq. Martinoviq ishte banor i një katundi të rrethinave të Gjilanit, cili më 1 maj 1985 u soll në Klinikën e Universitetit të Prishtinës, ku nga anus-i iu nxor një shishe birre. Deri në kohën e shkrimit të Memorandumit, për këtë ngjarje po bënin gara dy interpretime përkitazi me prapavijën e kësaj ndo-dhie. Vetë Martinoviqi thoshte se këtë vepër bar-bare e paskan bërë dy shqiptarë të maskuar, të cilët po dashkan ta dëbojnë këtë nga katundi dhe po dashkan kësisoj t’ia merrnin pronat. Sipas njofti-meve zyrtare të Kosovës, fjala ishte për një homo-seksual, i cili vetë e kishte lënduar veten gjatë aktit

169 Mihailović dhe Krestić 1995, 127 dhe në vijim.126

Page 124: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të vetëkënaqjes.170 Raportet e tjera, të përpiluara nga autoritetet jugosllave nuk mundën ta dëshmo-nin se ky person me të vërtetë ishte sulmuar, prandaj edhe nuk sollën kurrfarë vendimi të qartë përkitazi me shkaqet e lëndimit të tij.171 Për për-faqësuesit e Akademisë serb nuk kishte arsye për ndonjë interpretim të matur. Këta përdorën vetëm disa rreshta për ta paraqitur Martinoviqin si një „martir“ të krishterë në luftë kundër shqiptarëve myslimanë, duke u përkujtuar serbëve „shekujt e errët të sundimit turk“. Përkujtim ky që sheshazi vlente si përimtim i luftës së propaguar kundër autonomisë së Kosovës dhe të shkeljes së saj:

"Rasti Martinoviq është i rëndësishëm, jo vetëm nga shkaku i dhunimit të posaçëm, të paparë, që të kujton kohërat më të errëta të periudhës turke të nguljes në hu, po edhe nga shkaku i refuzimit këmbëngulës që në proce-durën e rregullt gjyqësore të konstatohet dhe të pranohet e vërteta. Në vend se të jetë shkas për vërtetimin e vlerës supreme të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, ky rast në Kosovë u kuptua si një shans që të spikatet sovraniteti i Krahinës, të cilin ajo as me Kushtetutë nuk e ka, dhe që RS të Serbisë t'i imponohet principi i "mospërzierjes në punët e brendshme" të Krahinës, sikur të ishte fjala për raporte ndërshtetërore, ndërkombëtare." 172

170 Malcolm 1995, 338.171 Krahaso për këtë Sell 2002, 78 dhe në vijim.172 Mihailović dhe Krestić 1995, 129.127

Page 125: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Këtu kemi të bëjmë sheshazi me hedhjen në lojë të konstruktit të „Mitit të inhumanitetit të të tjerëve“, për ta vërtetuar kështu tezën, se sa barbarë janë shqiptarët dhe se çfarë keqtrajtimeve u janë ekspozuar serbët lokalë.173 E, „Miti i inhumanitetit të shqiptarëve“ kishte kohë që ishte përhapur gjerë e gjatë në opinionin serb, sidomos pas demonstratave të vitit 1981, të cilat shërbyen për ngritjen e nacionalizmit serb. Mediat serbe filluan ta paraqesin popullatën shqiptare si element demoniak armiqësor ose si trup të huaj në shoqërinë jugosllave dhe si një popullatë që i takon një civilizimi plotësisht të pazhvilluar.174 Për këto media vrasjet, dhunimet, vënia e zjarrit dhe dëmtimet e pasurisë së serbëve lokalë ishin temë e ditës. Kjo histeri antishqiptare e cila asokohe u projektua edhe nga një pjesë e elitës serbe, i shërbente arsyetimit të dhunës në të ardhmen në Kosovë. Përmes „Rastit Martinoviq“, përfaqësuesit e akademisë ia bënin me dije qytetarit serb, se çfarë mund ta priste atë nëse udhëheqja politike serbe nuk do të ndërmerrte asgjë.

Nga mitet e trajtuara deri tani del se ato e kishin po atë funksion që këto tipa mitesh e patën edhe te popuj të tjerë, elitat, përkatësisht qeveritë e të cilëve u përfshinë në përgatitjet për ushtrimin e krimeve masive të luftës. Mund të konstatohet se mitologjia politike e paraqitur këtu nuk është në

173 Se si u politizua rasti Martinović, këtë e trajtojnë hollësisht Magnusson 1987, 3-29 dhe Mertus 1999, 100-114.174 Prezentimi i shqiptarëve në pjesën më të madhe të mjeteve me ndikim të informimit të kësaj kohe është përpunuar në hollësi nga Nendadović 2000, 538-564; Veljanovski 2000, 565-586; Marković 2000, 587-607; Milivojević 2000, 608-629.

128

Page 126: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

asnjë mënyrë një fenomen politik i izoluar serb dhe se në Memorandum janë përfaqësuar edhe tipa të tjera mitesh që e kanë po të njëjtin funksion poli-tik. Ata pak shembuj të zgjedhur në këtë kapitull tregojnë sheshazi se – si edhe gjetiu në histori – edhe në Memorandum bëmat e së ardhmes u legjitimuan përmes mitesh dhe se, në këtë rast kon-kret, ato janë në harmoni të plotë me ideologjinë serbomadhe. Këto mite nuk i kontribuuan këtu vetëm destabilizimit dhe zhbërjes së Jugosllavisë, por edhe etablimit dhe cementimit të regjimit të Milosheviqit. Supozimet për „gjenocidin“, „luftën totale“, për „intrigën antiserbe“, për „ndarjen në tresh të Serbisë“, për „armiqësinë karshi serbëve“ etj. ishin argumentet kryesore të diskursit serb mbi Kosovën dhe mbi ndryshimin e mundshëm me dhu-në të gjendjes politike të Serbisë e Jugosllavisë.175

 

Autorizimi i dhunës

 

Përdorimi i konstrukteve të paraqitura soci-ale dhe i konstruksioneve gjuhësore e i miteve politike kishin domethënie qendrore në procesin e „dehumanizimit“ publik të popullatës shqiptare.176

Në Memorandum dalin edhe dy mekanizma të tjerë për normalizimin dhe për legjitimimin e përdorimit të dhunës në të ardhmen. E para, çelësi i rrethit është tani për tani në këtë dokument:

175 Krahaso: Sundhaussen 2000, 82.176 Për procesin e „rutinizimit“ , të “dehumanizimit ” dhe të “autorizimit” të dhunës krahaso Kressel 2002, 170-174, ku këto aspekte trajtohen përmbledhtazi mbi bazën e përvojave të ndryshme.129

Page 127: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Akademia flet në emër të popullit dhe të flasësh kundër Memorandumit, do të thotë, pra, të jesh kundër popullit serb. Dhe së dyti, është përdorimi i dhunës i cili arsyetohet në Memorandum, jo vetëm tërthorazi, por në jo pak vende të tij fenomeni i autorizimit të përdorimit të dhunës është shprehur në mënyrë eksplicite.177 Sipas përfaqësuesve të Akademisë, çështja e Kosovës nuk mund të zgji-dhet me fjalë të zbrazëta, me rezoluta të gjata e të palexueshme apo me dokumente bazike të matura. Fati i këtij regjioni mbetet një çështje ekzistenciale për kombin serb.178 „E vetmja zgjidhje“ e kërkuar shprehimisht nga elita politike është, për autorët e Memorandumit, përdorimi i dhunës:

“Forcat e organizuara politike të vendit tonë, të cilat e bënë revolucionin në kushte gati të pamundshme, nën armikun më të fuqishëm në tërë këtë shekull - përnjëherësh po tregohen jo vetëm joefikase, jo të lira, por edhe të painte-resuara që luftës së hapët t'i përgjigjen ashtu sikurse edhe është e domosdoshme: me mbrojtjen vendimtare të popullit të vet dhe të territorit të vet. E kur agresioni të pësojë disfatë, qërimet e hesapeve politike të mos bë-hen më me arrestime, "diferencime", lojalitet të rrejshme, po me luftë të njëmendët tamam revolucionare, ballafaqime të hapura, me të drejtë të shprehjes së lirë, bile edhe të demon-strimit të mendimeve të kundërta.”179

177 Mihailović dhe Krestić 1995, 130, 139, 140.178 Mihailović dhe Krestić 1995, 130.179 Mihailović dhe Krestić 1995, 128.

130

Page 128: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

 

Përgjegjësia politike 

Në fjalën hyrëse, që u citua në krye të këtij kapitulli, kryeprokurorja Carla del Ponte theksonte shprehimisht: "I akuzuari në këtë rast, si edhe në raste të tjera të Tribunalit, akuzohet si individ. Ai ndiqet penalisht në bazë të përgjegjësisë së tij penale individuale. Sot në gjykatë nuk nxirren as shteti as organizata. Padia nuk akuzon një popull të tërë të jetë fajtor në mënyrë kolektive për krimet, madje edhe atë të gjenocidit […] Faji kolektiv nuk bën pjesë në rastin e prokurorisë."180 Këtu kemi të bëjmë me përgjegjësinë për vepra penale që gjatë procesit kundër Milosheviqit do të sqarohen në Tribunalin e Gjykatës së Hagës për Krime të Luf-tës gjatë dy viteve të ardhshme. Roli i lartë i Mi-losheviqit në konfliktin jugosllav nuk mund të kuptohet vetëm mbi bazën e qëllimeve të tij poli-tike, nëse nuk ndriçohet edhe ambienti ideologjik i tij. Kur ky, pas Ivan Stamboliqit me prirje liberale, erdhi në pushtet, përkatësisht e grabiti atë, - ambienti i përshtatshëm tashmë ishte krijuar dhe, në krijimin e tij kishin marrë pjesë aktorë të ndryshëm. Milosheviqi duhet të konsiderohet për fajtorin kryesor të përdorimit të dhunës në katër luftërat e zhvilluara në ish Jugosllavi, por ky nuk mund të merret edhe për të vetmin përgjegjës.181

180 Mund ta merrni online në: http://www.un.org/icty/transe 54/020212IT.htm.181 Kështu vlerësohet në një ligjeratë të Holm Sundhaussen me titull pune “Rreth konceptit të Sllobodan Miloseviqit për 131

Page 129: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Si edhe gjetiu në botë, edhe në këtë konflikt do të duhej të shtrohej jo çështja e fajit kolektiv, por duhet të shtrohet çështja e përgjegjësisë politike.182 Zhbërja me dhunë e shtetit nuk mund të merret vetëm vepër e Milosheviqit, sepse, si në çdo konflikt, veprimi i aktorëve të veçantë si individë është i lidhur ngushtë me faktorë e me struktura të tjera.183 Roli i veçantë i tij duhet kuptuar në lidhje të ngushtë me ndikimin nga Akademisë serbe dhe Memorandumi dëshmohet këtu për bazë ideolo-gjike e veprimtarisë së tij politike.184 Është gjë e njohur që Milosheviqi e instrumentalizoi në më-nyrë të vazhdueshme dhe të vetëdijshme naciona-lizmin serb dhe racizmin antishqiptar, ashtu siç ishte propaguar përditë, duke filluar që nga vitit 1981, nga faktorë me ndikim si shkrimtarë, klerikë, shkencëtarë dhe nga mediat. Dhe, ky nacionalizëm e ky racizëm nuk është aktualizuar gati askund më efektivisht sesa në Memorandum dhe njëkohësisht

mujshinë“ (12. 6. 1999), i cili e shtron edhe çëshjtjen e për-gjegjësisë së intitucioneve të tjera publike në Serbi si psh. atë të ASSHA dhe të kishës orthodokse serbe, të cilat sipas Sundhaussen-it vepronin si përkrahës më të rëndësishëm dhe si „ideologë“ nacionalististë e racistë; mund ta gjeni online në: http://www.eaue.de/SO-Europa/so-eur03.htm.182 Rreth çështjes së përgjegjësisë politike dhe të formave të tjera të përgjegjësisë për krimet e bëra krahaso Jaspers 1965 sa i përketë nacionalsocializmit.183 Krahaso: Sandole 1999, 18.184 S’ka dyshim se në jetën politike në Serbi një rol të rëndë-sishëm e kanë luajtur edhe struktura të tjera, si përshembull kisha orthodokkse serbe. Më drejtpërdrejt për këtë shihe Ra-dić 2000, 247-273. Nga po kjo autore shih edhe: The Church in Politics and Politics in the Church, që online mund ta nxjerrni në: http://www.helsinki.org.yu/pubs_ text.php?lang= en&idteksta=402.

132

Page 130: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

i shkruar në një dokument, prapa përmbajtjes së të cilit qëndronte instanca më e lartë shkencore e vendit.185 Se sa i madh ishte ky ndikim në shoqë-rinë serbe prej vitit 1966, nga Akademia më 1995 vërtetohet një gjë:186

 

„Analizat lucide të Memorandumit për gjend-jen dhe porositë e qarta patën efekt të madh në formësimin e opinionit publik. Menjëherë, dokumenti mori popullaritet të madh. Qe shaptilografuar, kaloi nga dora në dorë dhe shitej nëpër udhëkryqe"... "Prestigji i Akade-misë Serbe në sy të shoqërisë serbe u ngrit shumë shpejt pasi ky institucion kulture, që po kremtonte njëqindvjetorin e vet të parë, ndezi shpresat se ende ka individë që në zemër kanë

185 Meriton të vehet në spikamë që një numër bukur i mirë autorësh e kishin përqafuar këtë ideologji dhe kishte një ndi-kim fort të madh në diskursin për Kosovën në fundin e viteve të 80-ta dhe në fillim të atyre të 90ta. Për t’u përmendur ndër gjithë këta janë: Mihajlović 1989; Vukadinović 1989 dhe Stojanović 1990.186 Për ndryshim nga ideologu dhe mentori Ivan Stamboliq, i vrarë pastaj nga regjimi i Milosheviqit, ky i fundit ishte për-krahës i vazhdueshëm i ASSHA. Sado që në fjalimet e para e kishte sulmuar punën që kishte nisur Akademia në Memoran-dum, menjëherë pas marrjes së pushtetit nisi normalizimi i raporteve midis kreut politik të Serbisë dhe ASSHA. Sipas kë-saj të fundit, Milosheviqi e ndërpreu fushatën kundër Akade-misë dhe ngjalli ndikimin më të madh të saj në jetën politike në Serbi (krahaso sidomos Mihailović dhe Krestić 1995, 80 dhe në vijim). Përkitazi me këto raporte shih Sell 2002, 47; Judah 2000, 160. Më 30. tetor 1988, nga ana tjetër, Stamboliq e kritikoi Memorandumin në një ligjëratë të tij në Universitetin e Beogradit dhe e cilësoi si një dokument shovenist e nacio-nalist (krahaso: Stambolić 1988, 218).133

Page 131: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

interesat vitale nacionale e shtetërore të popullit serb dhe të Serbisë”187

Mendimet e këtilla lejojnë gjithsesi të heto-het edhe një dozë jo edhe aq e vogël e vetëdij-shmërisë megalomane, por megjithatë ndikimi real mund të matet në kuadrin e dy rrethanave të mëposhtme: në kohën e botimit të Memorandumit dhe në gjendjen e asokohshme politike. Kur Večer-nje Novosti publikoi faktikisht pjesë të këtij dokumenti, qytetarët e Jugosllavisë e kishin tash-më, duke filluar që nga koha e vdekjes së Titos, ndjenjën e një situate të pasigurisë dhe të munge-sës së orientimit, që mund të vlerësohet si fazë e parë e zhbërjes së brendshme të institucioneve ju-gosllave. Në këtë klimë politike ia behu Memo-randumi si një udhërrëfyes për synimet e qeverisë serbe dhe mundohej që brenda një shteti shumë-kombësh ta arrinte realizimin e koncepteve si „interesi nacional“, si „komb-shtet“, „bashkimi i regjioneve etnike“, „bashkimi i kombit serb “ etj. Në një mënyrë shumë të thjeshtë i bëhej e ditur popullatës serbe se kombet e tjera të Jugosllavisë, sidomos sllovenët, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës, e mbajnë përgjegjësinë dhe akuzohen për gjendjen politike, ekonomike dhe kulturore në të cilën gjendeshin serbët e Serbia. U instrumentali-zua frika nga gjenocidi dhe u kriminalizua popullata shqiptare,188 e cila u portretizua si armik i përjetshëm i kombit serb, si historikisht ashtu edhe

187 Mihailović dhe Krestić 1995, 21 përkatësisht fq. 24.188 Në ndërkohë është studiuar shumë mirë roli vendimtar i pritjes ose i frikës kolektive të grupeve të mëdha etnike rreth lindjes së Luftës së Parë Botërore (krahaso Dülffer 1986).

134

Page 132: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

aktualisht.189 Këto janë pra pasione që, sikundër dihet, - duke nisur që nga vitet 1989/90 - me përkrahjen e madhe ose me përkrahjen e heshtur të opinionit serb, e lëshonin kushtrimin për përdorimin sistematik të dhunës.

Çështja e përgjegjësisë politike shtrohet gji-thashtu edhe lidhur me disa nga hapat politikë të propozuar në Memorandum: Revidimi i kush-tetutës së vitit 1974, „Ribashkimi“ i Serbisë dhe luftimi i „agresionit shqiptar“ përmes „shpalljes luftë“, përmes „luftës revolucionare “ dhe të „ konfrontimit të hapur “. Që nga vitet 1989/90 të gjithë këta hapa u bënë vërtetësi. Në verën e vitit 1988 shqipja u hoq nga përdorimi zyrtar dhe në vend të saj gjuhë zyrtare në Kosovë u bë ser-bishtja; më 24 mars 1989 autonomia e Kosovës u hoq përmes grushtshtetit; më 5 korrik 1990 me dhunën e policisë e të ushtrisë serbe u shuan parlamenti dhe qeveria e Kosovës190 Masat politike e juridike në fuqi, të dala nga kushtetuta e re, kishin fuqi të madhe veprimi drejt arsyetimit të diskriminimit të popullatës shqiptare së Kosovës. Ndryshimet kushtetuese patën për pasojë margji-nalizimin social e ekonomik.

Masat me hark të gjerë veprimi ua dhanë përgjithmonë qeverisë serbe dhe serbëve lokalë të

189 Jo vetëm në rrafshin e gazetarisë, por edhe në rrafshin e gjurmimeve lokale – ndonjëherë edhe tek autorë të Perën-dimit – marrëdhëniet shqiptare-serbe janë paraqitur si „armiqësi e lindur“, gjë që nuk ka kurrfarë mbështetje historike. Për historinë e konfliktit , kur ai me të vërtetë filloi shihe psh. Norris 1996, 9-23, si edhe përpjekjen për një sintezë tek Clewing 2002, 182-214.190 Meier 1996, 168; Malcolm 1998, 343-353; Sell 2002, 83.135

Page 133: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kosovës mujshinë e marrjes së aksioneve politike në dorë. Këta e delegjitimuan njëkohësisht vep-rimin politik dhe aksionet e popullatës shqiptare a priori. Sepse, sipas definicionit, legale është gjith-çka që mund të legjitimohet në kuadër të rregullit të vënë ndërsa, nga ana tjetër, ajo që është ilegale në rrafshin juridik, është edhe jolegjitime.191 Në vazhdën e kësaj shqiptarët u përzunë nga jeta publike, nga politika, nga ekonomia, administrata, shëndetësia, mediat dhe nga arsimi. Mjetet e infor-mimit në gjuhën shqipe u ndaluan dhe Universiteti, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, shkollat etj., që në Memorandum mbaheshin për djep të „agre-sionit shqiptar“, u serbizuan.192 U vendos një sis-tem aparteidi, i cili pati për pasojë një ndarje hori-zontale të shoqërisë: lart sundonte administrimi i dhunshëm i instaluar nga Milosheviqi, ndërsa poshtë shqiptarët po ndërtonin një shtet paralel.193

Kriminalizimi i shoqërisë shqiptare nuk u bë vetëm duke ia hequr kësaj të drejtat, por edhe duke

191 Madje edhe krimet mbi masën ebreite të gjermanisë e të Europës u bënë mbi bazën e hapave juridikë sipas të cilëve u legalizua dëbimi i tyre nga puna, çpronësimi dhe heqja e çdo të drejte për ta (më hollësisht shihe për këtë tek Rubenstein 1975).192 Mihailović dhe Krestić 1995, 128 dhe në vijimë.193 Më hollësisht për këtë Reuter 1994, 18-30; Reuter 2000, 150-153; Troebst 1999, 156-190; Mertus 1999, 198-204; Schmidt 2000, 187-201. Hollësi sjell edhe Clark 2000, 46-121. Autori e bën këtu një vlerësim të lëvizjes pa dhunë dhe të jetës institucionale, para se gjithash në fusha të arsimit e të shëndetësisë, të cilat ishin organizuar nga Lidhja Demokra-tike e Kosovës (LDK). Ky e shtron tezën sipas së cilës LDK, si partia më e madhe, pikërisht më 1994 nuk kishte as koncept e as energji për mbajtjen për kohë afatmesme të këtyre strukturave e as për zgjidhjen e problemit.

136

Page 134: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ia hequr Kosovës identitetin simbolikisht. Kjo ka të bëjë me problemin e sapo trajtuar të përdorimit të nocionit me konotacione nacional-politike, „Ko-sovë e Metohi“. Duke e përdorur këtë emërtim, Akademia serbe dëshironte mbase të linte të kup-tohej se ajo nuk ishte e gatshme në asnjëfarë kon-stelacioni që ta njihte statusin juridik e kushtetues të Kosovës në kuadrin e kushtetutës së vitit 1974. Njëkohësisht, duke u mbështetur mbi idenë e trojeve historike të definuara mbi pandehje të his-torisë serbe, kjo Akademi synonte ta asgjësonte simbolikisht edhe karakteristikumin unik të struk-turës së gjithmbarshme me shumicë shqiptare dhe në përgjithësi Kosovën si njësi unike më vete. „Ko-sovë e Metohi“ „ishte“ në sy të tyre qysh më 1985 në njëfarë mënyre pjesë e Serbisë, ashtu sikundër kjo, Kosova, kishte qenë për plotë dy dekada pas viteve 1944/45 në kohën kur ky emër dypjesësh vlente si emërtim zyrtar dhe kur Serbia e kishte kontrollin total mbi Kosovën. Ndryshimi faktik i propaguar i emrit të Kosovës ishte vetëm hapi i parë drejt ndryshimeve politike e kushtetuese, të cilat do të duhej të ndodhnin. Kjo ndodhi edhe në rrafshin politik simbolikisht më 1990, kur duke e aprovuar kushtetutën e re të Serbisë, edhe zyrtarisht u fut në përdorim nocioni „Kosovë e Metohi“.194

Të përfundojmë: Historia e konfliktit të Kosovës dhe ajo e krimeve të bëra në këtë vend gjatë kohës së luftës (1998/99) mund të kuptohen

194 Mertus 1999, 202; Hayden 2002, 231-253 i ka vlerësuar kushtetutat e shteteve sukcesive të Jugosllavisë si instrument të legjitimimit të “spastrimeve etnike ”, por nuk e trajtoi fare kushtetutën e përmednur pak më parë të Serbisë, e cila jetën në Kosovë e ndryshoi që nga themeli.137

Page 135: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

në kompleksitetin e tyre, nëse analizohet drejt e mirë roli i elitave si p.sh. ai i Akademisë serbe. Rasti i Memorandumit e tregon edhe një herë, se me sa peshë janë konceptet shkencore e pseudo-shkencore për arsyetimin apriori të përdorimit të dhunës e të krimeve nacionale-politike. Dhe kjo ndodhë në një kontekst të vetëm: Shkenca nuk është menduar që analizat dhe rekomandimet e saj të referohen në vlera morale, por në rend të parë ato duhet të jenë objektive. Mirëpo, shkenca i përkrah percepcionet e së mirës e të së keqes, të së drejtës e të së padrejtës.195 Në këtë mes, as njerëzit e arsimuar e as ata më pak të shkolluar nuk janë, sikundër e tregon shembulli jugosllav, edhe gjithaq imunë kundrejt instrumentalizimit të shkencës. Dhe, për këtë arsye, qytetarët ishin përkrahës të drejtpërdrejtë apo edhe të tërthortë të politikës së agresionit kundër bashkëqytetarëve të tjerë të tyre. Nacionalizmi ishte gjatë kësaj kohe karakteristikë pothuaj e të gjitha elitave – gjë që vazhdon të jetë i gjallë edhe sot e gjithë ditën në këtë pjesë të këtij regjioni të Europës Juglindore. E veçanta e hulum-tuar në këtë kapitull qëndron se në rastin e Serbisë, veprimi bashkërisht i individëve të veçantë, vepri-mi i strukturave të llojit të Akademisë dhe akcep-tanca e ideologjisë nacionaliste e raciste nga popu-llata e rëndomtë po zhvillohej në mënyrë fort sistematike e të suksesshme dhe po në të njëjtën kohë.196 Që kjo po ndodhte përbrenda republikës

195 Rreth perceptimeve dhe krimit shihe më hollësisht tek: Hagan 1994.196 Për raportet e përgjithshme midis ideologjisë dhe krimit ndaj masave khs. mbi bazën e shumë shembujve Alvarez 2001, 50, 56 dhe 72-78, si edhe për rolin prej shikuesi të

138

Page 136: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe kombit më të madh serb, edhe u desh të ishte gremina e Jugosllavisë.

qytetarëve të rëndomtë fq. 24-27.139

Page 137: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

3. Taksonomia e konfliktit etnik

Hyrje

Ky kapitull mëton të paraqesë strategjitë të cilat u përdoren gjatë tërë shek. 20-të për rregu-llimin e konfliktit etnik në Kosovë. Kësaj udhe nuk do të ndriçohen vetëm shkaqet dhe fazat e këtij konflikti, por njëkohësisht do të analizohen dhe klasifikohen edhe strategjitë e praktikuara për zgji-dhjen e tij. Moraliteti, bëshmëria dhe pasojat e tyre do të jenë, gjithashtu, objekt i këtij kapitulli. Meqë konflikti, qoftë nga ana shqiptare qoftë nga ajo serbe, nuk perceptohet si i mbyllur, ky kapitull synon jo vetëm ta mbyllë një zbrazësi akademike: sepse edhe sot pas hyrjes së trupave të NATO-s (qershor 1999), ngritjes së Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), të institucioneve qeveritare të Kosovës (dhjetor 2001) dhe rënies së regjimit të Milosheviqit në Serbi (tetor 2000) nga palët në konflikt përdoren ose propozohen metoda të vjetra, të dështuara për zgjidhjen e konfliktit. Që nga kjo kohë, është përgjithësisht i pranueshme mendimi se situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike në të mirë të Kosovës. Qeveritë demokratike të formuara rishtazi në Prishtinë dhe Beograd

140

Page 138: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

konsiderohet se kanë meritat kryesore në ndryshimin e situatës së pasluftës.197 Nëse është vërtet kështu, atëherë ekziston nevoja për të shpje-guar edhe efektet reale të këtyre “ndryshimeve”.

Origjina e konfliktit

Perceptimi i serbëve dhe shqiptarëve, sa i përket situatës në Kosovë është ai që të dy kombet kanë pasur një konflikt të vazhdueshëm që nga mesjeta, madje nga kohët antike. Në realitet, këto perceptime janë të bazuara në fabrikimet me motive politike të së kaluarës, konstruksione e rrëfime kombëtare për qëllime nacionaliste. Ky keqinterpretim me paramendim i të kaluarës dhe promovimi i imazheve të konfliktit i datuar thellë në histori janë përhapur sidomos nga elitat serbe, dhe më pak nga ajo shqiptare që nga shek. 20 me qëllim të përkrahjes së “të qenit i lindur i pari” në territorin e Kosovës, ekspansionizmit, politikave të “spastrimit etnik” dhe hegjemonisë etnike. Mirëpo, si do që ai të u jetë prezantuar këtyre dy kombeve, konflikti etnik në Kosovë, sikurse edhe shumë të tjerë në botë, është rezultat i krijimit të shtetit-kombit dhe filleve të modernizmit evropian në

197 Mbi pikëpamjet e Beogradit shih: International Crisis Group (ICG). After Milosevic: A Practical Agenda for Las-ting Balkans Peace. Balkans Report Nr. 108, Belgrade/ Brussels, 26.04.2001; ICG. Milosevic in The Hague: What it means for Yugoslavia and the Region. Balkans Briefing Paper, Belgrade/Brussels, 06.07.2001.141

Page 139: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ballkan që nga shek. 19, dhe assesi nuk do të duhej të datohej që nga antika apo mesjeta.

Që nga ngjarjet e viteve 1980-ta dhe dezintegrimit të Jugosllavisë gjatë viteve 1990-ta, shumë argumente dhe teori janë përfaqësuar rreth shkaqeve të konfliktit etnik dhe zgjidhjen e tij. Së fundmi, Korand Clewing, ka prezantuar një teori të bazuar dhe argumentuar mirë sa i përket origjinës së konfliktit, që ka një rëndësi të madhe për këtë kapitull.198 Clewing argumenton se konflikti mbi Kosovës ka qenë, që nga fillimi, një konflikt midis qeverive serbe/jugosllave dhe popullatës shqiptare në Kosovë për territor dhe pushtet politik. Nga viti 1878 shteti serb ka pasur pretendime territoriale mbi hapësirat e populluara nga shqiptarët gjatë sundimit otoman. Kjo politikë ekspansionste ka vazhduar në fillim të shek. 20 pas dezintegrimit të Perandorisë Otomane gjatë Luftërave Ballkanike (1912/13), që kanë rezultuar me okupimin e dhunshëm të Kosovë nga Serbia. Një numër i konsiderushëm i shqiptarëve, që ishin shumicë (rreth 75 për qind e popullatës), u ekzekutuan, deportuan ose migruan nën frikën e tiranisë së re. Për elitën serbe, përfshirja e këtij territori nën Serbi ishte kyçe për hegjemoninë e tyre mbi Kosovën dhe për të mbajtur rolin e tyre si një fuqi e fortë regjionale në Ballkan.

Në anën tjetër, politizimi i etnicitetit nga ana e shqiptarëve dhe konflikti ka marrë një dimension etnik dhe nacional me lindjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë sundimit otoman. Ishte Kosova ajo që ka shërbyer si inkubator për Lidhjen

198 Clewing 2002, 181-214.142

Page 140: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

e Prizrenit, që ishte krijuar në vitin 1878. Qëllimi i saj ishte mbrojtja e shqiptarëve ndaj ekspansioniz-mit serb dhe përfaqësimi politik i interesave kombëtare të shqiptarëve në Kongresin e Berlinit, i cili ishte mbajtur të njëjtin vit. Më vonë, duke pasuar rënien e Perandorisë Otomane u krijua një shteti i gjymtuar i Shqipërisë (1912/13), meqë si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasado-rëve në Londër pothuajse gjysma e popullatës shqiptare u la jashtë kufijve të tij, e cila ishte për-fshirë dhunshëm në Mbretëritë e grekëve, serbëve dhe malaziasve. Që nga ajo kohë, shqiptarët në Kosovë u ballafaquan me mbijetesën e tyre kombëtare, pasi që sundimi serb mbi këtë territor gjatë shek. 20 ishte i dhunshëm dhe diskriminues.

Sipas Clewing, ekzistojnë edhe dy aktorë të tjerë ndikues në konflikt. Së pari, bashkësia ndërkombëtare që ka ndjekur një agjendë politike tradicionale në Ballkan duke reflektuar interesat strategjike të Fuqive të Mëdha. Së dyti, Shqipëria, për të cilën Kosova ishte qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare. Pas krijimit të shtetit të pavarur dhe përgjatë shek. 20, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndjekur një politikë irredentiste lidhur me Kosovën, me sa duket për shkak të frikës së kon-flikti me qeveritë më të fuqishme serbe/jugosllave do të mund të kërcënonte ekzistencën e shtetësisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, varësia shqiptare nga disa shtete të fuqishme perëndimore, nëse jo nga tërë bashkësia ndërkombëtare, ishte gjithashtu një faktor në pozicionin e saj të dobët ndaj shqiptarëve në Jugosllavi.

143

Page 141: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Metodologjia

Konfliktet etnike janë fenomene i kohërave moderne, projekteve të komb-shteteve dhe nacio-nalizmave të ndryshme. Mirëpo, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, dezintegrimit të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, konfliktet e reja etnike u bënë lajme të para dhe fokus i shumë hulumtimeve të shkencave sociale, duke rezultuar në teori të ndryshme rreth shkaqeve të tyre, rrjedhës dhe pasojave. Bazuar në konfliktet etnike në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe Oqeani, studiuesit John McGarry dhe Brendan O’Leary, kanë zhvilluar një taksonomi të tetë formave makro-politike të rregullimit të konflikteve etnike.199 Taksonomia e filluar nga shkencëtari suedez Linnaeus, prezanton një klasifikim të organizmave bazuar në vëzhgimet empirike. Taksonomia ka për qëllim të vendos të gjithë organizmat në një sistem të klasifikimit hierarkik, në të cilin “të ngjashmet” janë radhitur me të “ngjashmet”. Bazuar në këtë qasje, të dy studiuesit kanë krijuar taksonominë e tyre dhe listën e tyre të formave të rregullimit të konfliktit etnik të ndërtuar përmes hulumtimit të rasteve të ndryshme në botë. Këtu ata kanë vendosur së bashku shembujt e “ngjashme me të ngjashëm” për rregullimin e rasteve të ndryshme të konflikteve etnike. Qëllimi i tyre ishte që të bëjnë të qartë se ata nuk përdorin një tipologji për shpjegimin e konflikteve etnike, meqë tipologjia është deduktive dhe ka për qëllim të kodifikojë njohuritë ekzistuese. Për ata, tipologjitë në shkencat

199 McGarry dhe O’Leary 1997, 1-41.144

Page 142: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shoqërore janë klasifikime të entiteteve përmes tipave logjike dhe të konstruktuara përmes përdorimit të antonimeve logjike më shumë se sa vrojtime empirike. Në këtë sens, në kontradiktë me tipologjitë, që është më shumë tipike-ideale, taksonomitë janë më shumë empirike: ato janë më shumë a posteriori se sa a priori në shpjegimin e tyre hierarkik dhe skemës klasifikuese.

Sipas këtyre autorëve janë tetë makro-metoda të rregullimit të konfliktit etnik: gjenocidi, shpër-ngulja masive e popullatës me forcë, ndarja dhe secesioni (vetëvendosja), integrimi dhe asimilimi, kontrolli hegjemonik, arbitrimi (intervenimi i palës së tretë), kantonizimi dhe federalizmi, dhe konso-ciacionalizmi dhe pushtet-ndarja. Përderisa katër të parat qenë përdorur si metoda për eliminimin e dallimeve etnike, katër të fundit janë parë si metoda për menaxhimin e dallimeve etnike. Do përmendur këtu se, autorët tanë kanë qasje pozitiviste dhe normative. Fillimisht, ata kanë tentuar të njohin nëse këtu kishte “ligjshmëri” të përgjithshme, që neve na mundësojnë në mënyrë retroaktive ta kuptojmë konfliktin (postdiction-i) ose parashohin rrjedhën e konfliktit etnik (prediction-i). Këto ligjshmëri sipas të dy autorëve do të mundësonin të identifikohet shkaku i konfliktit dhe strategjitë për zgjidhjen e tij. Për më tepër, ata tentuan të identifikojnë metodat për menaxhimin e konflikteve etnike dhe të gjejnë rrugët për rregullimin e tyre përmes institucioneve demokratike dhe liberale. Nocioni ‘rregullimi’ këtu nënkupton edhe përfundimin, por edhe menaxhimin e konfliktit.

145

Page 143: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Bazuar në kornizën teorike të McGarry dhe O’Leary dhe pas përvijimit të shkaqeve të kon-fliktit në Kosovë, ky kapitull përqendrohet në strategjitë e përdorura për të menaxhuar, kontro-lluar dhe përfunduar konfliktin etnik gjatë sundimit serb/jugosllav. Gjatë shekullit të kaluar, qeveritë serbe dhe jugosllave kanë përdorur të gjitha strategjitë e mësipërme – me përjashtim të secesionit. Ky kapitull përpiqet të klasifikojë strategjitë e përdorura në kontekstin e Kosovës, me qëllim që të kuptohet se përse disa kanë dështuar ose edhe disa nga to ishin të suksesshme. Këtu do të përpiqem të identifikoj indicet apo shenjat që mundësojnë jo vetëm ‘rezonimin retroaktiv’ (post-diction-in), por gjithashtu ‘parashikimin’ (predica-tion-in) e strategjive efektive për menaxhimin dhe mbarimin e konfliktit, si dhe shanset për paqe në Kosovën sotme. Prandaj, përmbledhja në fund të kapitullit përqendrohet në evaluimin e strategjive të aplikuara ose propozuara nga Misioni i OKB-së, si dhe nga elita politike e Kosovës dhe e Serbisë. Për qëllime metodologjike, ky kapitull nuk shqyrton edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në menaxhimin e konfliktit, siç janë stagnimi ekonomik, pasiguria, dhuna sistematike, frika dhe përballja me të kaluarën.200 Është e qartë se shumë aktorë dhe faktorë të tjerë ndikojnë në gjenezën dhe rrjedhën e një konflikti. Studiuesi amerikan

200 Shih: UNDP/RIINVEST. Early Warning Report, <www.Kosova.undp.org>, and International Monetary Fund. Kosovo: Institutions and Policies for Reconstruction and Growth. Washington D.C. 2002; European Commission/ Directorate-General for Economics and Financial Affairs. European Economy. The Western Balkans in Transition. Brussels 2002.

146

Page 144: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

John P. Lederach ka treguar se fokusimi mbi aktorët kyçë mundëson një kuptim më të thellë të dinamikave të konfliktit, si fenomen kompleks.201

Gjenocidi dhe “spastrimi etnik”

Gjenocidi u përdor nga kombe të ndryshme si zgjidhja finale dhe ekstreme për konfliktet etnike. Gjenocidi është fenomen i kohës moderne që zakonisht ndodhi pas formimit të një perandorie të re apo të një shteti të ri. Regjimi gjegjës “mënjanon” gjoja çrregullimet e brendshme poli-tike dhe kombëtare përmes asgjësimit të grupeve të caktuara etnike brenda kufijve të perandorisë ose shtetit të tij. Gjenocidi, gjithashtu, është përdorur gjatë dezintegrimit të perandorisë, kur një grupi i veçantë etnik i ndryshëm nga elita sunduese, ishte asgjësuar në masë, me besimin se kjo gjë do të mund të stabilizonte perandorinë. Sipas McGarry dhe O’Leary, në disa raste gjenocidi ka ‘funk-sionuar’, duke mbaruar konfliktin dhe siguruar territorin përgjithësisht për një komb më të madh ose më të fuqishëm. Sidoqoftë, kryesisht, gjenocidi nuk ka vërtetuar të jetë efektiv në arritjen e qëllimeve politike për të cilat edhe është bërë; në një drejtim të tillë ka çuar shpesh në situata jostabile postkonfliktuoze.202 Si rregull, gjenocidi ndodhi në kontekst dhe në vende jodemokratike, duke buruar nga ideologjitë raciste, etinke dhe

201 Lederach 1997, 38-55. 202 McGarry dhe O’Leary 1997, 6-9.147

Page 145: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

fetare. Këto ideologji që janë, në të vërtetë, një sistem besimi ose dogme bëjnë përgjithësisht të pranueshme krimet masive dhe ishin një instrument në rekrutimin e njerëzve të vullnetshëm që të kryejnë këto akte.203

Në rastin e Kosovës, përdorimi i termit “gje-nocid” sipas disa autorëve është i debatueshëm. Mirëpo, për mendimin tim është fakt i pamohu-eshëm se në vitin 1999 regjimi serb ka tentuar të zhdukë shqiptarët e Kosovës, një gjenocid ky i ndalur dhe shmangur vetëm nga intervenimi i NATO-s.204 Termi gjenocid përdoret në referimin e zakonshëm të ekzekutimit sistematik në një shkallë masive të një grupi specifik etnik. Termet si “politocid” ose “democid” janë përdorur nganjëherë për të përshkruar fenomenin e njëjtë. Ngjashëm me gjenocidin, “spastrimi etnik” ka hyrë në terminologjinë politike gjatë luftës në Bosnjë, duke përshkruar krimet masive dhe deportimin e myslimanëve të Bosnjës. Ky term është përdorur për të shpjeguar gjithashtu vrasjet masive dhe deportimin sistematik të popullatës lokale në Kroaci dhe Kosovë gjatë luftërave në të dyja vendet. Megjithatë, gjenocidi dhe “spastrimi etnik” janë fenomene të ndryshme: i pari i referohet çrrënjosjes fizike të plotë ose të pjesshme të grupeve të caktuara kombëtare, etnik ose fetare; i fundit nënkupton deportimin e dhunshëm nga tokat e banuara. Sidoqoftë, konfliktet jugosllave na

203 Alvarez 2001, 56-57, 72-73, 76-78.204 Human Rights Watch 2001.

148

Page 146: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tregojnë se “spastrimi etnik” mund të ketë pasoja gjenocidiale.205

Pasoja të tilla janë parë qartazi jo vetëm me fundin e sundimit serb mbi Kosovë, por që nga fillimi i hershëm. Kur Serbia okupoi këtë vend gja-të Luftërave Ballkanike (1912/13), shumica e popullatës ishte shqiptare dhe regjimi serb ka synuar të zgjidhë dallimet etnike në mënyrë per-manente përmes përdorimin të ekzekutimit siste-matik.206 Mijëra njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë deportuar me forcë; statistikat janë të diskutueshme, por shtypi perëndimor dhe zyrtarët dëshmitarë kanë raportuar shifrat që sillen prej 20.000 deri në 25.000 të vrarë dhe 100.000 të deportuar.207 The Carnegie Endowment for Inter-national Peace ka publikuar një raport më 1914 sa u përket pasojave të Luftërave Ballkanike, ku Kosova është theksuar si një shembull i politikës së shfarosjes sistematike, shkatërrimit të shtëpive dhe deportimit. Komisioni ndërkombëtar përgjegjës për raportin ka konkluduar se arsyeja për këto krime ishte ndryshimi i strukturës etnike të këtij vendi, i cili sipas tij është banuar kryesisht nga shqiptarët shumicë.208 Gjatë Luftës së Parë Botërore, Serbia ka humbur kontrollin mbi këtë vend, por pas luftës kur trupat serbe janë kthyer,

205 Naimark 2002, 2, 139.206 Rreth çështjes nëse Kosova ishte liruar apo okupuar, shih shqyrtimin e Sundhaussen 2000, 67-69.207 Banac 1984, 296. Për statistikat e viktimave shihe, Malcolm 1998, 252-255.208 Carnegie Endowment for International Peace Report: Report of the International Commission to Inquire into the Causes and Conduct of the Balkan Wars. Washington 1914, 151.149

Page 147: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

janë përsëritur masakrat. Në një listë shumë të detajuar dhe jozyrtare, të harkut kohor 1918 deri 1921, janë futur në listë 12.371 shqiptarë si të vrarë.209

Si rezultat i kësaj politike, popullata shqiptare, jo vetëm që është armiqësuar edhe më shumë nga ideja për të qenë pjesë e shtetit serb, por i ishte kthyer luftës guerile, me forcimin dhe rritjen e Lëvizjes Kaçake në vitet e 1920-ta. Vrasja dhe deportimi i kolonistëve serbë gjatë Luftës së Dytë Botërore duhet të shihet nga kjo perspektivë. Mungesa e hulumtimeve për këtë çështje nënkupton se nuk ka statistika të besueshme për këto vrasje ose deportime. Gjithashtu, nuk ka të dhëna as për numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë kryengritjes së vitit 1945, e cila ishte shtypur dhunshëm nga regjimi i ri komunist jugosllav.210

McGarry dhe O’Leary argumentojnë se vrasjet masive, shfarosja masive dhe diskriminimi mund të kenë një efekt të paparë: këto fenomene tragjike mund të katalizojnë dyfishimin biologjik të një grupi etnik.211 Deri më tani nuk ka hulumtime që vërtetë do ta vlerësonin nëse i njëjti efekt ka ndodhur në Kosovë si reagim ndaj kësaj politike. Sidoqoftë, është fakt se popullata shqiptare është dyfishuar si rezultat i shkallës së lartë të lindjes, shkallë kjo e paparë diku tjetër në Europë gjatë shek. 20-të.212 Gjatë viteve të 1980-ta, shkalla e lartë e natalitetit e popullatës shqiptare ishte

209 Banac 1984, 297-298. Për statistikat e viktimave shihe, Vickers 1998, 98.210 Statistikat dhe literature e shqyrtuar mund të gjenden te Malcolm 1998, 311-313.211 McGarry dhe O’Leary 1997, 8.

150

Page 148: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

paraqitur si një arsye e mundshme dhe legjitime për dhunë. Rritja e natalitetit ishte interpretuar si “gjenocid biologjik” mbi serbët.213 Gjatë viteve 1980-ta shkelja sistematike e të drejtave të njeriut dhe “spastrimi etnik” i viteve 1989/99 ishin legjitimuar nga ideologjia nacionaliste dhe raciste që është përhapur që nga vitet 1980-ta.214

Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve ka akuzuar popullatën shqiptare të Kosovës për “gjenocid” kundër fqinjëve të tyre serbë të Kosovës.215 Gjatë dekadave të fundit të shek. 20-ta, intelektualët serbë, Kisha Ortodokse dhe mediat etiketuan shoqërinë shqiptare si “kriminale”, synim i së cilës ishte “vrasja psikologjike”.216

Menjëherë pas shpërthimit të luftës në Kosovë (shkurt/mars 1998), qëllim final i kësaj ideologjie ishte shfarosja fizike e popullatës shqiptare e synuar me politikën e “spastrimit etnik”. Sikurse në Bosnjë, “spastrimi etnik” në Kosovë nuk ishte një pasojë e luftës, por qëllimi i saj. Strategji të njëjta të kësaj politike të përdorura në Bosnjë ishin bartur në Kosovë: ushtria serbe, policia, forcat speciale dhe paramilitare sulmuan qytetet, qytezat dhe fshatrat, ku janë vrarë grupe njerëzish, janë dhunuar gratë, shtëpitë janë djegur deri në themel dhe njerëz të të gjitha moshave u

212 Për statistikat historike të popullatës së Kosovës dhe ndryshimeve të saj shihe Clewing 2000, 25-63.213 Bogdanovic 1985.214 Magas 1993, 14, 50; Dragovic-Soso 2002, 124.215 Mihailovic dhe Krestic 1995, 127; Anzulovic 1999, 114-118; Hoxhaj 2002, 494-527.216 Shqyrtimi rreth rolit të disa strukturave dhe aktorëve gjatë konfliktit jugosllav mund të gjenden te Popov 2000.151

Page 149: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dëbuan nga tokat e tyre.217 Pas dështimit të negociatave në Rambouillet dhe intervenimit ushtarak të NATO-s (24 mars 1999) për ta ndaluar “spastrimin etnik”, gjendja u përkeqësua. Brenda javëve, rreth 900.000 njerëz janë deportuar në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi; 600.000 qëndruan në Kosovë, por ishin të deportuar të brendshëm; dhe 15.000 njerëz konsiderohen të vdekur ose të pagjetur.218 Pavarësisht diskutimeve rreth statistikave, duket se regjimi serb ishte afër arritjes së qëllimeve të saj. Në ato pjesë të territorit të Kosovës ku më parë proporcioni ishte 90 për qind shqiptarë me 10 për qind serbë, tanimë e kundërta ishte realizuar.219 Mirëpo, kjo gjendje nuk qëndroi. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kthimi masiv i refugjatëve shqiptarë të Kosovës bëri rikthimin në demografinë origjinale.

Shpërngulja masive me forcë e popullatës

Njëjtë me gjenocidin, shpërngulja masive me forcë e popullatës ndodhi gjithashtu gjatë krijimit të perandorive dhe shteteve të reja. Kjo strategji është aplikuar gjatë dhe pas një lufte, por jo gjithmonë ka rezultuar me mbarimin e konfliktit etnik. Elitat shtetërore, që kanë përdorur këtë metodë të rregullimit të konfliktit etnik, e arsyetuan atë si një reagim ndaj vërshimit të grupit

217 Hoxhaj dhe Müller 2000, 18-28.218 Hoxhaj 2004, 208-213.219 Naimark 2002, 180.

152

Page 150: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tjetër etnik në kuptimin e rritjes biologjike, duke i karakterizuar anëtarët e atij grupi si pasardhës të grupeve të ardhura ose se kanë pushtuar tokën e huaj. Deportimi i dhunshëm krijon mundësitë për një ambient të ri politik dhe etnik, i cili përndryshe bën të “pamundura” pretendimet e ardhshme territoriale.220

Në Kosovë, kjo strategji ishte përdorur përgjatë shek. 20-të nga qeveritë serbe/jugosllave me qëllim të ndryshimit të strukturave etnike dhe të menaxhimit të konfliktit. Kjo metodë është aplikuar në dy mënyra të ndryshme: së pari përmes kolonizimit të Kosovës me kolonë serbë nga pjesë të ndryshme të Jugosllavisë; së dyti, përmes shpërnguljes masive me forcë të shqiptarëve, respektivisht popullatës josllave për regjionin e Ballkanit dhe Turqisë. Programi i kolonizimit ka filluar si një reformë agrare, ku tokat që i kanë takuar popullatës josllave u janë dhënë kolonizatorëve serbë dhe malazias. Në këtë mënyrë, regjimi serb ka synuar, jo vetëm qëllimin afatgjatë të ndërrimit të demografisë, por edhe tri qëllime afatshkurtra. Së pari, kolonizimi ka parandaluar migrimet e popullatës serbe dhe malaziase drejt Amerikës Veriore. Së dyti, ka shërbyer për ta shtypur Lëvizjen Kaçake, tokat e të cilëve janë konfiskuar dhe u janë dhënë kolonistëve. Së treti, duke vendosur kolonistët, kufiri me Shqipërinë ishte siguruar për qëllime ushtarake, dhe më këtë kolonizimi kishte asistuar në një mënyrë edhe luftimet kundër kaçakëve.221

220 McGarry dhe O’Leary 1997, 9-11.221 Malcolm 1998, 278-279.153

Page 151: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Mirëpo, kolonizimi që kishte filluar në vitin 1914, mbeti i kufizuar në shtrirje për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Ai është ringjallur pas luftës, falë derdhjes së madhe të parave nga qeveria serbe. Vlerësohet se midis dy luftërave botërore, 13.000 familje serbe me rreth 70.000 njerëz janë vendosur në Kosovë. Në pjesë të caktuara të këtij vendi, kolonizimi shkaktoi ndryshime të rëndësishme në strukturën demografike të popullatës. Kjo mund të shihej fillimisht në Fushën e Kosovës ku popullata sllave në vitin 1919 përbënte 24 për qind dhe në vitin 1927, 37 për qind. Edhe pse të ardhurve u ofroheshin shumë përparësi, ishin të trajtuar ngrohtësisht dhe të ndihmuar nga shteti, në fund procesi i kolonizimit kishte sukses të kufizuar, për shumë arsye, përfshirë këtu edhe migrimin e shumë prej kolonistëve gjatë luftërave botërore dhe rritjen natyrore të popullatës shqiptare.222

Sidoqoftë, politika e kolonizimit agrar ka detyruar shqiptarët të migrojnë. Sundimi brutal ushtarak nga Serbia pas inkorporimit të Kosovës ka shtyrë shumë shqiptarë të ikin për në shtetin shqiptar të formuar rishtazi dhe në Turqi. Sipas një raporti, vlerësohet se Kosova ka humbur 150.000 njerëz midis viteve 1910 dhe 1920 si rezultat i migrimit me forcë.223 Sidoqoftë, kah mesi i viteve e 1930-ta, intelektualët dhe lidershipi serb ka pohuar se qeveritë pasuese kanë dështuar të zgjidhin problemin shqiptar përmes kolonizimit. Historiani

222 Banac 1984, 299-301; Bartl 1993, 190-191; Malcolm 1998, 278-88. Reflektimi më i mirë për këtë çështje mund të gjendet te Obradović 1981.223 Banac 1984, 301.

154

Page 152: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Vasa Çubriloviq, në një takim midis përfaqësuesve qeveritarë, shtabit të përgjithshëm ushtarak dhe akademikëve më 7 mars 1937, ka propozuar një Memorandum, i cili paraqet deportimin me forcë të shqiptarëve si një metodë më efektive.224 Në anën tjetër, që nga viti 1933 qeveria serbe ka diskutuar plane për deportimin e shqiptarëve me qeverinë turke, negociata që kanë arritur një marrëveshje për shpërnguljen e 40.000 familjeve “turke” - në fakt shqiptare - midis viteve 1939 dhe 1944, duke “spastruar” Kosovën nga 200.000 shqiptarë. Vetëm fillimi i Luftës së Dytë Botërore ka bërë që kjo marrëveshje të dështojë. Sidoqoftë, është vlerësuar se midis viteve 1918 dhe 1941, 90.000 deri në 150.000 banorë ishin detyruar të migrojnë.225 Por, shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve dhe e pakicave të tjera myslimane ishte gjithashtu një karakteristikë e politikës socialiste jugosllave. Mirëpo, kjo ka ndodhur vetëm në kontekst tjetër: që nga viti 1945 Kosova ishte nën kontrollin hegjemonist të forcave policore jugosllave/serbe dhe forcave të sigurisë; popullata shqiptare ishte konsideruar nga elita komuniste si një “element armiqësor” për shtetin.226 Kjo klimë politike mbizotëroi deri në rënien e ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandar Rankoviq (1966). Është vlerësuar se midis viteve 1946 dhe 1966, 246.000 njerëz kanë migruar për në Turqi. Dhe jo vetëm Kosova, por

224 Bartl 1993, 188-191; Cohen 1996, 4, 6, 12; Sundhaussen 2000, 76-77. Ky dokument është përkthyer në gjuhën angleze dhe publikuar nga Elsie 1997, 400-425.225 Bajrami 1983, 243-271.226 Meier 1996, 54; Judah 2000b, 143.155

Page 153: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Maqedonia dhe rajoni i Sanxhakut në Serbi u prekën thellë nga kjo politikë. Sidoqoftë, më shumë se 100.000 njerëz, kryesisht shqiptarë, u shpërngulën me forcë nga Kosova në Turqi.227

Ndarja dhe secesioni (Vetëvendosja)

Sipas McGarry dhe O’Leary, ndarja dhe se-cesioni (shkëputja) janë kompatibile me institucio-net demokratike dhe liberale, dhe e drejta e një grupi etnik për vetëvendosje mund të respektohet vetëm përmes secesionit. Gjatë shek. 20, shumë shtete të reja janë krijuar si rezultat i lëvizjeve se-cesioniste dhe luftërave, të cilat erdhën menjëherë pas dekolonizimit të botës dhe rënies së peran-dorive komuniste. Pas Luftës së Ftohtë, kur u venit sfera e ndikimit të Fuqive të Mëdha, secesioni ishte një ndodhi e shpeshtë. Ndonëse kjo metodë e zgjidhjes së konfliktit bart rrezikun e dhunës dhe krijimit të problemeve të reja, kjo është vërtetuar si efektive në përfundimin e konflikteve etnike. Secesioni ka qenë veçanërisht i suksesshëm në shtetet multi-etnike ku ajo ka lejuar dhe mundësuar ndarjen e këtyre grupeve etnike që nuk kanë dashur më tutje bashkësi të përbashkët shtetërore. Njerëzit kanë synuar secesionin për arsye të ndryshme: si një reagim ndaj diskriminimit dhe poshtërimit etnik, por gjithashtu edhe si një mbrojtje për kulturën e tyre nga asimilimi. Shkaku tjetër i secesionit janë arsyet pragmatike të lirisë

227 Malcolm 1998, 322-323.156

Page 154: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

politike dhe ekonomike, por gjithashtu edhe dëshira e elitave për politika të ndryshme publike dhe prestigj dhe pushtet. Arsyeja e fundit, e mbase edhe kryesorja për ndarje është fakti se nuk është e lehtë të arrihet kompromisi mbi çështjet që kanë të bëjnë me etnicitetin dhe identitetin: me fjalë të tjera, nacionaliteti, gjuha, vendi dhe kultura nuk janë të lehta për marrëveshje.228

Secesioni kurrë nuk është konsideruar si një mënyrë e përfundimit të konfliktit të Kosovës nga ana e elitave shtetërore serbe. Kjo ka qenë në kontrast me shumicën shqiptare në këtë vend, për të cilët secesioni ishte dhe mbeti opsioni i preferuar, gjithnjë e më shumë i fuqishëm në kontekstin e dezintegrimit të sistemit politik jugosllav në shek. 20. Secesioni mbi bazën e vetë-vendosjes është paraqitur gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe pse tendenca të tilla kanë ekzistuar që nga okupimi i Kosovës në vitet 1912/13.229 Kur trupat italiane dhe gjermane pushtuan Kosovën dhe Maqedoninë, popullata lokale shqiptare i ka konsideruar ata si çlirimtarë. Nën kornizën e okupimit gjermano-italian u krijua e ashtuquajtura “Shqipëria e Madhe”, që përfshinte tërë Kosovën dhe Maqedoninë Perëndimore. U krijua xhandar-mëria dhe administrata shqiptare, ndërsa u rihapën shkollat në gjuhën shqipe. Megjithatë, një lëvizje e dobët komuniste u shfaq përgjatë kufijve të paraluftës dhe njësitë e para partizane të Kosovës (si pjesë e lëvizjes partizane jugosllave) u

228 McGarry dhe O’Leary 1997, 11-16.229 Lëvizja Kaçake luftoi për bashkimë me Shqipërinë, përveç luftës kundër Serbisë (Banac 1984, 302-305).157

Page 155: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

themeluan në vitin 1942. Në vitin 1944, lëvizja nacional-çlirimtare e Kosovës u rrit papritmas, me rreth 50.000 njerëz të armatosur nga të cilët 6.000 u vranë. Partizanët e Kosovës luftuan jo vetëm për vendin e vet, por gjithashtu në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri.230

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u ndërmorën veprime për të zgjidhur çështjen e statusit të Koso-vës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë dhe organizata nacionaliste e rezis-tencës Balli Kombëtar patën vendosur në Mukje (gusht 1943, Shqipëri) të bashkojnë të gjitha terri-toret e banuara nga shqiptarët. Ky vendim ishte anuluar në konferencën e dytë të Lëvizjes Nacio-nal-Çlirimtare në Labinot (shtator 1943, Shqipëri), për shkak të presionit nga lëvizja partizane jugosllave; ata thanë se populli i Kosovës do të vendosë nëse do t’i bashkohet Shqipërisë ose Jugosllavisë pas luftës. Një takim tjetër i rëndësishëm, ku për herë të dytë u diskutua çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ishte Konferenca e Bujanit (dhjetor-janar 1943/44, Shqipëria e Veriut). Ishte ky rasti, kur në Konferencën e Parë të Komitetit Rajonal të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës, 49 delegatët, që të gjithë anëtarë të Partisë, vendosën që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë.231

Komunistët jugosllavë menjëherë kundërshtuan këtë vendim. Sërish u tha se kjo çështje do të diskutohet pas luftës. Sidoqoftë, pas luftës Kosova ishte në një gjendje rrethimi dhe ishte vendosur në

230 Malcolm 1998, 288-313.231 Hadri 1974, 179-184; Rajovic 1985, 206-210, 433-437.

158

Page 156: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

një administrim të ashpër ushtarak që rezultoi me një numër të konsiderueshëm të viktimave. Nën rrethana të tilla, Komiteti i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës në Konferencën e Dytë në Prizren (korrik 1945) vendosi nën presionin e dhunës shtetërore jugosllave që Kosova t’i bashkohet Serbisë si një rajon autonom. Vendimi i Bujanit ishte hedhur poshtë.232 Bazuar në Kushtetutën e parë jugosllave pas luftës, Kosova mbeti “Rajoni Autonom i Kosovës dhe Metohisë” brenda Republikës së Serbisë.233

Secesioni kthehet në një opsion përsëri në vitet e 1990-ta, kur Jugosllavia u dezintegrua. Atëherë, institucionet legjitime të Krahinës Autonome të Kosovës provuan që ta ushtrojnë të drejtën për vetëvendosje. Në fakt, që nga vitet e 1960-ta, disa grupe marksiste kanë kërkuar secesionin - siç ishte Lëvizja Revolucionare për Bashkim Kombëtar Shqiptar e Adem Demaçit -, e sidomos pas vdekjes së Titos në vitin 1980.234 Në fund të viteve 1960-ta, në Kosovë u organizun demonstrata që kishin për qëllim që t’i siguronin Kosovës statusin e republikës së shtatë jugosllave.235 Kërkesë kjo që u përsërit në vitin 1981.236 Në fillim të viteve 1990-ta, secesioni i Kosovës nga Jugosllavia dhe ngritja e saj në

232 Bartl 199, 194-197. Shtjellimi më i mirë për secesionin gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet te Hoti 1997.233 Malcolm 1998, 315.234 Judah 2000b, 34.235 Mbi perceptimet e popullatës për këtë kohë shih, Motes 1998, 5-215.236 Mbi demonstrtat dhe perceptimet e popullit rreth këtyre ngjarjeve shih, Mertus 1999, 17-95.159

Page 157: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

statusin e republikës me të drejta të njëjta si republikat tjera jugosllave, u konsiderua si i vetmi skenar për ta përfunduar konfliktin e Kosovës. Por, e drejta e shqiptarëve të Kosovës për secesion dhe vetëvendosje nuk u shqyrtua asnjëherë në Jugoslla-vi. Kjo e drejtë ishte refuzuar me arsyetimin se vetëvendosja ishte e drejtë e republikave dhe kombeve që ndërtuan shtetin federativ jugosllav e jo edhe e drejtë e krahinave autonome dhe ‘kombësive’. Ideja për arritjen e statusit të republikës në realitet ishte kërkesa e popullit të Kosovës për të ushtruar të drejtën për vetëvendosje; kjo ide ishte në të njëjtën kohë një kërkesë e popullit të Kosovës për të qenë komb e jo kombësi brenda Jugosllavisë.237 Sidoqoftë, pas zhbërjes së shtetit multi-etnik jugosllav dhe instalimit të sistemit të aparteid-it serb në Kosovë në vitet e 1990-ta, u shua vullneti i shqiptarëve të Kosovës për të jetuar brenda Jugosllavisë me statusin e republikës. Që nga atëherë, ata kërkuan pavarësinë e plotë të Kosovës.238

Nuk ka dyshim se ideja për shtet të pavarur u zhvillua si reagim ndaj shpërnguljes së dhunshme masive të popullatës, kontrollit hegjemonik autoritar, diskriminimit, asimilimit dhe “spastrimit etnik” gjatë shek. 20. Për më tepër, kjo ide u forcua edhe në bazë të ndryshimeve kushtetuese nga viti 1968 deri në vitin 1974, kur Kosova bazuar në Kushtetutën e re Jugosllave de facto fitoi të drejta të njëjta barabar me republikat e tjera. Ishte ndërtuar një realitet i ri institucional dhe një

237 Brunner 2000, 117-119.238 Zajmi 1997, 5-100, 143-182.

160

Page 158: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

identitet i ri politik i Kosovës gjatë kësaj kohe. Sidoqoftë, faza e fundit dhe intensive e secesionizmit në Kosovë ka ndodhur në kontekstin e dezintegrimit të Federatës Jugosllave në vitet e 1990-ta. Kur Milosheviqi filloi ta varroste sistematikisht këtë realitet institucional dhe Parlamenti serb më 26 qershor të vitit 1990 – duke shkelur Kushtetutën – shpalli gjendjen e jashtëzakonshme mbi Kosovën, më 2 korrik të të njëjtit vit, 114 deputetë të Kuvendit të Kosovës, me shumicë absolute, shpallën pavarësinë e saj. Më 7 shtator 1990, 111 deputetë të këtij Kuvendi miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rikonfirmuan pavarësinë e saj. Një referendum mbi pavarësinë u mbajt në shtator të vitit 1991, ku 87 për qind e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesën dhe 99.87 për qind votuan për pavarësi të plotë. Këto struktura të një shtetit paralel në formim e sipër, patën sukses në mbajtjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, në mbledhjen e një lloj takse, nxjerrjen e mediave të shkruara etj. Të gjitha këto synonin të demonstronin se shqiptarët e Kosovës mund t’i shmangnin institucionet e Serbisë dhe të jetoni pa to, por në të njëjtën kohë shërbime të tilla kontribuonin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në skenën botërore.239 Sidoqoftë, kërkesa më e fuqishme për ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje ishte lindja e UÇK-së në vitin 1992 si një lëvizje qytetare çlirimtare dhe lufta e saj për pavarësinë e Kosovës në vitet 1998/99.

239 Clark 2000: 46-151; Judah 2000b: 61-98; Cohen 2002: 230-244.161

Page 159: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Integrimi dhe asimilimi

Integrimi dhe asimilimi ka për qëllim të eliminojë dallimet midis grupeve etnike në konflikt dhe të promovojë të drejtat e disa grupeve karshi të tjerave. Që të dy strategjitë e këtilla janë provuar të suksesshme në menaxhimin e konfliktit në rastin e emigrantëve në shtetet perëndimore liberale dhe demokratike, por rrallëherë kanë funksionuar brenda komuniteteve vendase. Të dyja strategjitë mbështesin partitë politike multi-etnike të cilat mund t’i zvogëlojnë dallimet etnike midis grupeve të ndryshme. Ka shembuj të shpeshtë të këtyre asimilimeve ose integrimeve që janë shfrytëzuar nga grupet etnike për të siguruar privilegje ekonomike ose pushtet. Politika e asimilimit shkon përtej kësaj, duke e zëvendësuar identitetin ekzistues me një tjetër ose duke e krijuar një identitet të ri të derivuar nga të gjitha grupet etnike (si identitetit sovjetik ose jugosllav). Edhe integrimi edhe asimilimi janë shfrytëzuar si strategji për menaxhimin e konfliktit me shkallë të ndryshme të suksesit. Ka instanca kur një grup i veçantë etnik është i pakënaqur me të drejtat dhe mundësitë e veta qytetare dhe kërkon autonomi ose vetëqeverisje. Integrimi dhe asimilimi janë të destinuara të dështojnë nëse grupet që i përjetojnë këto strategji e konsiderojnë veten “vendas dhe kombe të para”. Gjithashtu nuk do të pranohet lehtë as politikat e asimilimit që aplikohen në hapësirat gjeografike që janë subjekt i konfliktit midis dy apo më shumë grupeve etnike, që i

162

Page 160: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

konsiderojnë ato si atdhe të tyre. Gjuha, kultura, feja dhe mitet kombëtare janë pjesë fundamentale e identitetit të tyre dhe një grup etnik që është subjekt i asimilimit nga një grup tjetër etnik do ta konsideroj këtë si etnocid. Tentimet për të imponuar identitete artificiale ose për krijimin e identiteteve pan-etnike janë perceptuar si aneksim i kulturës dhe si të tilla të papranueshme. Prandaj, politika të këtilla mund të aplikohen vetëm te grupet etnike që janë të gatshme të marrin një identitet të ri qytetar dhe të modifikojnë identitetin e tyre të vjetër etnik.240

Në rastin e Kosovës, asnjëra nga të dy strategjitë nuk ka qenë efektive dhe ato kanë dështuar. Pas “spastrimit etnik” gjatë Luftërave Ballkanike dhe dëbimit të pjesshëm të shqiptarëve dhe muslimanëve nga Kosova, Beogradi ka ndjekur një strategji të asimilimit sistematik. Kjo politikë ishte jokonsistente me Marrëveshjen e Saint Germaine që kishin nënshkruar Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave etnike në përputhje me konventat ndërkombëtare.241 Por, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë karakteristikë e qeverive jugosllave/serbe gjatë kësaj periudhe dhe elita shtetërore vepronte kundër Traktatit të Lidhjes së Kombeve mbi Mbrojtjen e Pakicave.242 Gjatë viteve të 1920-ta, politika asimiluese ndaj shqiptarëve në Kosovë u bë

240 McGarry dhe O’Leary 1997, 16-22.241 Mitrovic 1969, 200.242 Malcolm 1998, 265-299.163

Page 161: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

prioritet i qeverive serbe. Përveç kolonizimit, kjo është mbështetur nëpërmjet “serbizimit” të jetës publike. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u mbyllën 300 shkolla shqipe, gjuha shqipe u ndalua, aktivitetet kulturore u shpallën ilegale dhe u pamundësua krijimi i një elite shqiptare. Reagim i shqiptarëve ndaj asimilimit ishte bojkotimi i shkollave serbe, që rezultoi në shkallën prej 90 për qind të analfabetizmit të popullatës. Me kundërshtim të hapur, shqiptarët vazhduan të flisnin gjuhën e tyre në publik, një akt i ndëshkueshëm nën regjimin serb.243

Në fund, ishte pjesëmarrja parlamentare dhe lëvizje guerile ajo që pengoi tentimet e asimilimit. Elita shqiptare, e cila ishte pothuaj e formuar dhe përbëhej nga liderë lokalë të arsimuar nën Perandorinë Osmane, promovoi të drejtat e popullatës shqiptare përmes pjesëmarrjes parlamentare.244 Duke marrë parasysh se popullata shqiptare nuk kishte pothuaj asnjë të drejtë si pakicë, përfaqësuesit e tyre krijuan partinë e tyre në vitin 1919 me sfond fetar, të quajtur Xhemijet (turqisht: Cemiyet- që do të thotë shoqëri). Termi “parti” nuk duhet të barazohet me nocionin perëndimor të partive politike; ai ishte një grup interesi, por mori pjesë në zgjedhjet e para ku fitoi tetë ulëse dhe krijoi koalicion me partinë e kryeministrit Nikolla Pashiq. Por, ky bashkëpunim ishte i shkurtër, sepse Pashiqit i duhej vetëm shumica për Kushtetutën e vitit 1921, e cila

243 Banac 1984, 55, 66, 298-299; Bartl 1994, 191; Malcolm 1998, 266-269.244 Zajmi 2001, 53-75.

164

Page 162: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

vendosi hegjemoninë serbe ndaj kombeve të tjera brenda Jugosllavisë. Pasi që Ferhat Draga, vëllai i liderit të parë të partisë Nexhat Dragës, u bë lider, partia fitoi 14 ulëse në zgjedhjet e vitit 1923. Në të njëjtën kohë, ndodhi një ndryshim i ndjeshëm brenda strukturave të partisë: ajo u modifikua për t’u bërë një parti eksplicite shqiptare, me qëllim të arritjes së autonomisë, rihapjes së shkollave shqiptare dhe kthimin e tokave të konfiskuara banorëve vendas, të cilat u ishin marrë gjatë periudhës së kolonizimit.245 Pas refuzimit nga elita shtetërore serbe për të pranuar këto kërkesa, partia kaloi në opozitë dhe lideri i saj u dënua me burgim të përjetshëm, bazuar në akuzat se ka qenë i lidhur me Lëvizjen Kaçake.246 Pasi që partia u ndalua, lufta guerile u bë mënyra e vetme për ta luftuar shtetin serb dhe politikën e tij të asimilimit. Kjo lëvizje ishte shumë mirë e organizuar nën liderin karizmatik Azem Bejta dhe gruan e tij Shote Galica; dhe lëvizja ishte shumë aktive në tërë vitet e 1920-ta deri në fillim të viteve 1930-ta në pjesët qendrore dhe perëndimore të Kosovës.247

Në Jugosllavinë socialiste, integrimi i shqiptarëve ka qenë zyrtarisht i propaganduar. Sidoqoftë, kishte pengesa të ndryshme për këtë politikë: zyrtarisht shqiptarët gëzonin të drejtat e tyre si pakicë, por elita e Beogradit nuk ishte e interesuar fare për të mbështetur procesin e integrimit. Shqiptarët u karakterizuan si të

245 Pirraku 1978, 356-370.246 Malcolm 1998, 270-272.247 Banac 1984, 303-5, 308, 326; Malcolm 1998, 273-278. Shtjellimi më i mirë për këtë lëvizje gjendet në Rushiti 1981.165

Page 163: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

pabesueshëm dhe si kolaboracionistë bazuar në perceptimet serbe për rolin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veç kësaj, për shoqërinë serbe, shqiptarët ishin një “trup i huaj” që ka okupuar “djepin” e kombit të tyre. Në vend të integrimit, shqiptarët përjetuan terror të organizuar nga shteti dhe diskriminim në të gjitha nivelet, deri në largimin e kreut të Shërbimit Sekret, Aleksandar Rankoviq.248 Pas kësaj periudhe, komunistët jugosllavë i dënuan aktet e shërbimit sekret në Kosovë. Në fund të viteve 1960-ta dhe në fillim të viteve 1970-ta, Kosova shtoi gradualisht autonominë e saj, me ndryshimet kushtetutues, gjë që mundësoi pjesëmarrje aktive në politikë, administrim dhe ekonomi. Më këtë nisi shqiptarizimi i jetës publike.249 Për shkak të gjendjes të mjerë ekonomike dhe rritjes së nacionalizmit në Serbi pas vdekjes së Titos, marrëdhëniet etnike në Kosovë u përkeqësuan.250

Në vitin 1981 u bënë demonstratatat e studentëve të Universitetit të Prishtinës për arritjen e statusit të republikës, të mbështetura nga shumë qytetarë, të cilat u shtypën në mënyrë të dhunshme nga policia dhe ushtria jugosllave. Nën pretekstin e parandalimit të “kundër-revolucionit” - siç i quante ato ngjarje elita jugosllave - Kosova u vu nën

248 Reuter 2000, 147-148; Cohen 2002, 65. Sa i përket perceptimeve të serbëve dhe jetës politike në Serbi para rënies së Rankoviqit shih, Sell 2002, 41-42.249 Motes 1998, 111-198, Judah 2000a, 151-153.250 Kjo çështje është shtjelluar në detaje në Clewing 2000, 53-63. Pikëpamjet e shqiptarëve janë dhënë tek Islami 1997, derisa të serbëve tek Blagojević 2000, 212-243.

166

Page 164: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

gjendje shtet-rrethimi dhe procesi i integrimit për shqiptarët mori fund përgjithmonë.251

Kontrolli hegjemonist

Një strategji tjetër për menaxhimin e konfliktit etnik është kontrolli hegjemonist, që po ashtu ishte aplikuar në konfliktin e Kosovës. Historikisht, kjo metodë jodemokratike ishte përdorur shpesh nga perandoritë dhe regjimet autoritare për të kontrolluar dhe sunduar grupet e ndryshme etnike dhe kulturat e ndryshme brenda territorit të tyre. Në të shumtën e rasteve, kontrolli hegjemonist ishte në duart e grupit më të fuqishëm etnik, i cili ka pasur kontrollin mbi institucionet e sigurisë dhe sistemin politik. Ky pushtet diktatorial, që në mënyrë efektive dobëson pushtetin e grupeve etnike të subordinuara, bën të pamundur barazinë në mes tyre. Kontrolli hegjemonist nuk është vetëm një karakteristik e sistemeve autoritare ose komuniste; ai mund të ndodhë edhe në shtetet demokratike, ku institucionet, formalisht të hapura për të gjitha grupet, mund të kontrollohen nga pakica, që në këtë mënyrë e pretendon dhe e ushtron pushtetin. Kjo mund të ndodh gjithashtu në shtetet ku qytetarët që përbëjnë shumicën kanë qasje të drejtpërdrejtë në institucione dhe vendimet merren në bazë të shumicës. Në shumicën e shteteve

251 Ramet 1992, 197; Bennett 1995, 89; Meier 1996, 43-65; Mertus 1999, 29-46.167

Page 165: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

liberale demokratike perëndimore, ku sistemi zgjedhor u jep pushtet substancial partive më të forta të grupit më të madh etnik, nuk ka garanci për përfaqësim të barabartë për grupet e tjera etnike. Në fakt, shtetet me dy apo më shumë grupe etnike që nuk krijojnë institucione demokratike me përfaqësim të barabartë vënë bazat për një luftë të fuqishme dhe në fund të fundit për hegjemoni. Në këto raste, forca policore dhe sistemi gjyqësor janë të monipolizuara nga grupi etnik dominues dhe ndodh diskriminimi në punësim, arsim, kulturë dhe në fushat e tjera.252

Serbët ishin kombi më i fuqishëm dhe e ndjenin veten si Herrenvolk (popull sundues) në Jugosllavi, duke ushtruar kontroll hegjemonist mbi shumicën shqiptare në Kosovë dhe përtej saj. Hegjemonia mbi shumicën shqiptare të Kosovës paraqiste fazën më të gjatë të formës së sundimit. Formalisht ajo u justifikua me „Mitin e dis-humanitetit të shqiptarëve“, që ishte mjaft i përhapur në opinionin publik serb gjatë shekullit të 20.: ata paraqiteshin si elemente demoniake, si armiq ose si trup i huaj çnjerëzor për shoqërinë serbe dhe jugosllave, sikur i përkisnin një civilizimi krejtësisht të pazhvilluar; ata ishin gjithmonë përgjegjës për aktet barbare ndaj serbëve.253 Në fakt, kjo formë pushteti i jepte mundësinë Beogradit të „stabilizonte“ shtetin shumetnik serb, përkatësisht jugosllav, të ushtronte

252 McGarry dhe O’Leary 1997, 23-27.253 Krahaso si shembuj tek Georgevitsch 1913, 13, Balkanicus 1913. Gjithashtu, shih analizat në Banac 1984, 293-295; Lutovac 1995, 141-3; Sundhaussen 2000, 74-78, 80-82, 88.

168

Page 166: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

terror policor ndaj popullsisë, të krijonte diskriminimin në të gjitha fushat e jetës, dhe t’ua bënte të pamundur shqiptarëve të kishin pjesë në pushtetin politik. Kjo vlen së pari për periudhën 1913-1940, në të cilën hegjemonia serbe paraqiste një pushtet brutal diktatorial.254 Pas 1945, shqiptarëve iu dhanë të drejtat kombëtare si popullsi, por këto të drejta pak u zbatuan për dy dhjetëvjeçarë të tërë; në këmbim u vendos përsëri një hegjemoni serbe. Represioni serb dhe frikësimi masiv morën përmasa të mëdha pas grindjes së Kominform të vitit 1948, kur Jugosllavia ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, gjë që pati si pasojë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Shqipërinë.255 Në këtë rast, Tirana mori verbalisht një qëndrim shumë armiqësor ndaj udhëheqjes jugosllave, gjë që i vlejti Policisë Sekrete (UDBA) nën drejtimin e Rankoviqit si shkak, për ta paraqitur Kosovën si rajonin më të rrezikshëm jugosllav. Në vijim, terrori dhe arbitrariteti policor u bënë pjesë e jetës së përditshme: deri në fund të regjimit të Rankoviqit Policia Sekrete hapi rreth 120.000 dosje për qytetarë „të dyshimtë“, midis tyre rreth 50.000 me karakter shprehimisht politik.256

Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme pas trazirave të 1981 bëri që të fillojë faktikisht faza më e gjatë e kontrollit hegjemonist mbi Kosovën, që zgjati dy dhjetëvjeçarë, pikërisht deri në fund të

254 Hoxha 1970, 309-333; Judah 2000b, 18-26; Bajrami 1981.255 Reuter 2000, 148256 Reuter 1987, 133-134. Për numrin e dosjeve shih, Ströhm 1976, 228.169

Page 167: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

zotërimit serb. Pas shtypjes së trazirave nga ushtria dhe policia nisi fillimisht faza e ashtuquajtur e diferencimit ideologjik-politik, që në fakt ishte një spastrim sistematik sipas mënyrës komuniste, por me një thelb etnopolitik: spastrimi u drejtua para së gjithash kundër shkollave, universitetit, radios dhe televizionit, prej të cilëve u larguan shumë intelektualë. Gjithashtu, popullata e përgjithshme përjetoi shtypje.257 Sidomos pas marrjes së pushtetit në Serbi nga Milosheviqi, vendosja e hegjemonisë serbe përjetoi një dinamikë tjetër: në verën e 1988 shqipja u ndalua për përdorim zyrtar dhe serbishtja u bë gjuha zyrtare e Kosovës; më 24. Mars 1989 u hoq autonomia me anë të një puçi; më 5. Korrik 1990 nga policia dhe ushtria serbe u shpërbënë parlamenti dhe qeveria; me miratimin e kushtetutës së re u fut zyrtarisht emërtimi „Kosovë dhe Metohi“.258 Masat politike dhe ligjore të sapohyra në fuqi mbi bazën e kush-tetutës së re patën në vetvete një ndikim shumë të madh për justifikimin e diskriminimit të popull-sisë. Ndryshimet kushtetuese patën ndikim në margjinalizimin shoqëror e ekonomik. Në vijim të tyre shqiptarët u nxorën jashtë jetës publike, nga politika, ekonomia, administrata, shëndetësia, me-diat, shkollimi dhe edukimi. Mediat në shqip u ndaluan dhe universiteti, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, shkollat, etj. u serbizuan. U instalua një sistem aparteidi, që çoi në një ndarje horizon-tale të shoqërisë: sipër zotëronte administrata shtrënguese e ngritur nga Milosheviqi, ndërkohë

257 Reuter 1987, 134-139.258 Meier 1996, 168; Malcolm 1998, 343-353; Stavilevci 1998, 69-158.

170

Page 168: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

që nën të shqiptarët ndërtuan institucionet e tyre në hije të Republikës së Kosovës dhe më vonë organizuan lëvizjen e tyre çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja.259

Kantonizimi dhe Federalizmi

Këto metoda të menaxhimit të konfliktit janë të bazuara në parimet territoriale dhe etnike, dhe janë në përputhje me standardet demokratike dhe liberale. Në të vërtetë, ato paraqesin një formë të secesionit të brendshëm. Në rastin e kantonizimit, një shtet multi-etnik është i ndarë në njësi të vogla homogjene politike dhe etnike që gëzojnë mini-sovranitet. Pushteti i shumicës është i ushtruar përmes vetëqeverisjes, por vendimet më të rëndë-sishme merren në nivelet më të ulëta të adminis-tratës në kantone. Në praktikë, kantonizimi është vështirë që të arrihet për shkak të vështirësive në qeverisje dhe mosmarrëveshjet midis kantoneve. Nëse, për shembull, policia dhe trupi gjyqësor janë të kantonizuar, këto institucione mund të përdoren nga grupet paramilitare për të marrë kontrollin e territorit dhe të shpallin kantonin një “zonë të çliruar”. Në anën tjetër, kjo metodë është shumë më e mirë se ndonjë formë tjetër e ndarjes së përgjakshme. Edhe “pseudokantonizimi” është një strategji e mundshme e kapërcimit të konfliktit

259 Reuter 1994, 18-30; Troebst 1999, 156-190; Mertus 1999, 198-204; Schmidt 2000, 187-201; Sell 2002, 80-94, 262-278; Clark 2000, 46-121.171

Page 169: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

etnik, ku decentralizimi territorial përdoret për shpërndarjen e pushtetit.

Federalizmi është, po ashtu, një formë e zgji-dhjes së konfliktit, i bazuar në parimet territoriale brenda shteteve shumetnike, i ngjashëm me kan-tonizimin. Sidoqoftë, shtetet, republikat ose Län-der në shtetet federale janë shumë më të mëdha sesa kantonet. Në federalizmin e aplikuar në mënyrë të duhur qeveritë qendrore dhe krahinore kanë sfera të ndara të qeverisjes dhe të dyja gëzojnë fusha të ndara të pushtetit. Ndryshimet kushtetuese shtesë dhe amendamentet duhet të miratohen nga të dy qeveritë. Federalizmi mund të bëhet një metodë efektive e rregullimit të konfliktit nëse njësitë federale pasqyrojnë kufijtë etnik, fetarë dhe gjuhësorë dhe nëse komunitetet etnike janë të veçuara gjeografikisht. Federalizmi jugos-llav ka qenë joefektiv si mënyrë e rregullimit etnik, sepse njësitë e saj federale kishin diversitet etnik. Federalizmi nuk ka qenë efektiv në rregullimin e konfliktit etnik tjetërkund në botë dhe as nuk është një formë e vërtetuar. Pas Luftës së Ftohtë dhe rënies së perandorive komuniste, joefektivitetin e kësaj strategjie e ka dëshmuar dezintegrimi i shte-teve shumetnike. Arsyeja kryesore e dezintegrimit të këtyre shteteve ishte mungesa e përfaqësimit të grupeve etnike në qeverinë qendrore federale. Frustrimi politik dhe vërshimi i burimeve të rëndësishme institucionale nga krahinat dhe republikat e tyre ka çuar në secesion. Me gjithë këto vështirësi federalizmi i vërtetë mbetet sipas

172

Page 170: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

McGarry dhe O`Leary si një formë e mirë e kapërcimit dhe menaxhimit të konfliktit.260

Të dyja strategjitë ishin aplikuar në Kosovë. Në federatën socialiste jugosllave, që ishte e modeluar sipas BRSS-së, dhe në të vërtetë një formë e pseudo-federalizmit, kantonizimi asnjëhe-rë nuk ishte konsideruar de jure si një strategji për menaxhimin e konfliktit. Por, de facto Kosova ishte një “pseudo-kanton”, sepse Serbia kontro-llonte pushtetin në Jugosllavi. Sipas Kushtetutës së vitit 1946 të Jugosllavisë Federative, “Kosova dhe Metohija” ishte një “Regjion Autonom” nën Republikën e Serbisë. Legalisht, ajo kishte push-tete dhe kompetenca ngjashëm me një komunë. Në anën tjetër, Vojvodina me shumicën e saj të fuqishme serbe, ishte në një pozitë më të mirë duke u konsideruar si një “Krahinë Autonome” e Republikës së Serbisë. Vetëm pasi që rënia e Rankoviqit dha rrugën për rishpërndarjen e pushtetit dhe njohjen e të drejtave të shqiptarëve, Kosova ishte në gjendje që të bëhet Krahinë Autonome. Me amendamentet kushtetuese të viteve 1968, 1969, 1971 dhe 1974, u krijuan strukturat institucionale dhe kompetencat e të dy krahinave autonome u ushtruan në atë mënyrë që ato ishin të barabarta me republikat e tjera në Federatën Jugosllave.261 Edhe Vojvodina edhe Kosova gëzuan sovranitetin kushtetues, legjislativ dhe buxhetor; dhe strukturat organizative të ekzekutivit dhe të gjyqësisë ishin të njëjta me republikat e tjera jugosllave. Krahinat ishin të

260 McGarry dhe O’Leary 1997, 30-35.261 Beckmann-Petey 1990, 106, 180, 209, 232.173

Page 171: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

barabarta me republikat sa i përket vendim-marrjes, sepse ato ishin të përfaqësuara propor-cionalisht në Kuvendin Federal dhe në Gjykatën Kushtetuese. Nën mbrojtjen e Kushtetutës jugosllave, uniteti dhe kufijtë e Kosovës ishin të garantuar. Në fillimin e viteve 1970-ta, dy krahinat fituan madje edhe të drejtën e vetos, duke u dhënë atyre pushtet të bllokojnë vendimet e nxjerra nga institucionet federale.262

Ndryshimet kushtetuese në fund të viteve 1960-ta dhe në vitin 1974 nxitën diskutime të nxehta në Serbi për Kosovën dhe Vojvodinën. Njohja e të drejtave të shqiptarëve ishte frustruese për nacionalizmin serb.263 Kishte një rezistencë të madhe në mesin e elitës serbe lidhur me autonominë territoriale si një formë e zgjidhjes së konfliktit. Madje edhe sot, në sytë e nacionalistëve serbë, Kushtetuta e vitit 1974 konsiderohet si një prej shkaqeve kryesore të konfliktit jugosllav. Në Memorandumin e saj, Akademia e Serbe e Shkencave dhe Arteve e ka parë autonominë në këtë mënyrë: Kushtetuta e vitit 1974 ishte hapi i parë për secesionin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, ajo i ka zvogëluar perspektivat e serbëve lokalë në Kosovë; me këtë Kushtetutë Republika e Serbisë ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe ajo ka ndarë Serbinë në tri pjesë; vetëm serbët që ishin kombi që ka sakrifikuar më së shumti gjatë “çlirimit” të Sllavëve të Jugut në Luftën e Dytë Botërore, nuk kishin republikën

262 Brunner 2000, 117-135; Zajmi 1997, 45-53, 103-125.263 Dragovic-Soso 2002, 195-206; Cigar 2001, 9, 19; Dimitrijevic 2000, 399-425.

174

Page 172: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

sovrane që përfshin të gjithë serbët brenda kufijve të saj.264 Madje, për zyrtarët serbë, këto ishin arsyet kryesore për heqjen e statusit autonom të Kosovës dhe për rikompozimin e dhunshëm të Serbisë dhe Jugosllavisë, me qëllim të realizimit të projektit të Serbisë së Madhe, e cila përfundimisht shkaktoi dezintegrimin e federatës shumetnike jugosllave.

Përmbledhje

Metodat e përshkruara në këtë kapitull ofro-nin vetëm zgjidhje afatshkurtra, shumë shpesh jodemokratike për konfliktin e Kosovës. Tri modelet e para - „spastrimet etnike“, shpërnguljet me dhunë e kolonizimet, integrimi dhe asimilimi - u aplikuan për eliminimin e diferencave etnike, ndërsa dy të fundit - kontrolli hegjemonial, kantonizimi dhe federalizmi - u aplikuan për paqësimin e konfliktit. Disa herë u përdorën nga shteti serb, përkatësisht jugosllav, njëkohësisht një, dy ose edhe tri metoda. Vetëm secesioni në formë të vetëvendosjes nuk u përkrah apo nuk u aplikua nga elita serbe, ndërsa nga popullata shqiptare shumicë ai ishte një pikësynim i përhershëm. Pas hyrjes së trupave të NATO-s dhe krijimit të administratës së UNMIK, një vështrim mbrapa në kohë na tregon, se konflikti i Kosovës në periudhën nga 1912/13 deri 1999 nuk mund të zgjidhej brenda shtetit serb, përkatësisht jugosllav, dhe se përdorimi i këtyre metodave ishte i paracaktuar të dështonte. Vendosja dhe puna e

264 Mihailovic dhe Krestic 1995, 125-127, 139.175

Page 173: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

UNMIK-ut tregoi gjithashtu, se konflikti i Kosovës nuk mund të zgjidhet me afat të shkurtër dhe se ai përbën një rrezik për të gjithë rajonin.

UNMIK, në rolin e tij si palë e tretë ndërhyrëse, nëpërmjet krijimit të strukturave qeverisëse e bën të pamundur kthimin e dhunës dhe synon të krijojë parakushtet për një zgjidhje afatgjatë. Këto zgjidhje sillen parimisht, siç e tregojnë dhe përvojat gjetiu, në fushën me tension midis secesionit deri tek integrimi në sistemin e vjetër politik. Megjithatë, brenda administratës së UNMIK kryhet edhe një detyrë tjetër: Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ka edhe rolin e një arbitri, i cili merr vendime, ndjek interesat e grupeve etnike të përfshira dhe vë përpara përgjegjësisë e i udhëzon për bashkëpunim udhëheqësit e tyre. Kësisoj, në këtë konflikt, praktikohet edhe një model i llojit të një ndërhyrjeje të një pale të tretë dhe arbitrazhi, i cili është i njohur edhe më përpara: në kontekstin jugosllav Tito shihej si arbitër i brendshëm.265 Kjo vlen edhe për ndarjen e pushtetit.266 Këtu bëhet fjalë për një pseudomodel të ndarjes së pushtetit, gjë që ka karakterizuar edhe federalizmin e Jugosllavisë. E njëjta metodë e paqëtimit të konfliktit karakterizon edhe institucionet e sotme qeverisëse të Kosovës, që çoi te krijimi i një koalicioni të madh, në të cilin marrin pjesë të gjithë grupet etnike dhe që nuk krijon kushtet paraprake për një kontroll hegjemonial nga ana e shumicës shqiptare të popullsisë.

265 McGarry dhe O’Leary 1997, 27-30. 266 McGarry dhe O’Leary 1997, 35-38.

176

Page 174: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Historia e konfliktit për Kosovën si konflikt territorial e konflikt për hegjemoni politike mbi të tregon se ky nuk mund të zgjidhet me të përdorur të metodave të buta, sidomos po u morën parasysh shkaqet që e lindën këtë konflikt: politikën ekspansioniste serbe dhe dëshirën për sundim hegjemonial mbi territorin dhe popullsinë. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e merr parasysh këtë realitet historik e politik dhe perspektivat që rezultojnë nga secesioni, në bazë të së drejtës për vetëvendosje, popullatës vendase shqiptare nuk do t’i ofrohen kështu zgjidhje as afatgjata e as demokratike. Po u veprua kështu, konflikti do t’i lihej barrë mbi supe një brezi të ardhshëm. Përvojat tregojnë se vetëm secesioni do të ishte zgjidhje praktike dhe e suksesshme, ndërsa të gjitha metodat e tjera do të dështojnë, ashtu siç ndodhi edhe në të kaluarën.

177

Page 175: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

4. Politika e antagonizmit

dhe administrimi i OKB-së

Qëllimi i studimit

Që nga intervenimi i NATO-s dhe përfun-dimi i luftës, është koha të ndalet pretendimi se qershori i vitit 1999 paraqet kthese vendimtare në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Dhuna e marsit 2004 kundrejt serbëve lokalë ka vënë në pah dështimin e UNMIK-ut për të zgjidhur konfliktin. Ky episod i dhunës, më shumë se ndonjë ngjarje tjetër e mëparshme, ka vënë në dyshim njashtu rolin e strategjive për paqeruajtje dhe ndërtimin e paqes të këtij Misioni të OKB-së në Kosovë. Për shkak të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut, askush nuk mund të arsyetojë këto trazira mbi sfondin moral. Por, gjatë dhe pas ngjarjeve shumë ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë i kanë lidhur ato me çështjet në vijim si: çështja e pazgjidhur e statusit të Kosovës, situata e mjerë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e ndihmës për të rinjtë, mosefektiviteti i UNMIK-ut, ekstre-mizmi politik në shoqëri, përfshirë kthimin e nacionalizmit radikal në Serbi në dhjetor të vitit

178

Page 176: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

2003 dhe ngritjen e qeverisë nacionaliste në Beograd.

Në fakt, këto argumente nuk janë të reja dhe nuk japin sfondin për të kuptuar kompleksitetin e procesit politik dhe të zhvillimeve në Kosovë. Për një kuptim më të thellë, është e nevojshme një analizë e strategjive të zgjidhjes së konfliktit para dhe pas qershorit të vitit 1999 (shih kapitullin e tretë). Jo vetëm vendimmarrësit perëndimorë, por gjithashtu liderët e Kosovës dhe ata të Serbisë shpesh keqkuptojnë shkaqet reale dhe rrjedhën e konfliktit. Sikurse shumë konflikte tjera etnike në botë, ky ishte që nga fillimi një konflikt për territor dhe hegjemoni midis shteteve serbe/jugosllave dhe shumicës shqiptare në Kosovë. Dështimi sistema-tik i shtetit serb dhe jugosllav për të zgjidhur konfliktin ka hapur rrugën për intervenim të jashtëm, së pari me fushatën ajrore ushtarake të NATO-s dhe, së dyti, me themelimin e Misionit të OKB-së. Sidoqoftë, gjatë tërë prezencës së tij, UNMIK-u ka tentuar të luftojë simptomat e konfliktit, por jo shkaqet e tij vërtet të thella. Kjo ka ndodhur për shkak të Rezolutës 1244 të Kë-shillit të Sigurimit të OKB-së, që e kufizoi mandatin e UNMIK-ut për të trajtuar shkaqet rrënjësore të konfliktit. Intervenimi i NATO-s dhe Misioni i OKB-së më 1999 ishin kruciale për për-fundimin e luftës dhe “spastrimit etnik”. Por, kjo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme. Mungesa e vullnetit politik në mesin e bashkësisë ndërkom-bëtare për të adresuar çështjen e statusit ka vonuar stabilitetin në Ballkan, ka rritur tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe ka kontribuar në stag-nimin politik dhe ekonomik në regjion.

179

Page 177: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ky kapitull analizon këto strategji të propozuara dhe të aplikuara nga aktorët kryesorë në transformimin dhe zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Në kuptimin e metodologjisë, ai është i bazuar në një kornizë teorike të zhvilluar nga dy studiues britanikë, John McGarry dhe Brendan O’Leary. Pas analizimit të shumë konflikteve të ndryshme etnike në mbarë botën, ata kanë konkluduar që shtetet dhe strukturat e ndryshme politike kanë përdorur tetë metoda për rregullimin e konflikteve etnike. Disa nga këto strategji janë paraqitur në kapitullin e tretë, disa nga to do te merren në shqyrtim edhe në këtë kapitull. Disa nga këto kanë shkelur të drejtat e njeriut; të tjerat kanë ofruar zgjidhje të përkohshme për menaxhimin e konfliktit. Por ka edhe të tilla që japin indikacione që një shoqëri shumetnike mund të stabilizohet në përputhje me traditat demokratike liberale. Sido-qoftë, fokusi kryesor i këtij kapitull është shqyrtimi i strategjive të përdorura dhe propozuara nga UNMIK-u, Institucionet e Përkohshme të Vetë-qeverisjes të Kosovës (IPVQ-të) dhe qeveritë serbe pas rënies së Milosheviqit në tetor të vitit 2000. Konfliktet etnike janë fenomen kompleks, me shumë aktorë dhe faktorë, kështu që studimi është përqendruar vetëm në lidershipin më të lartë politik. Kapitulli merret me opinionet e përfaqësuesve qeveritarë dhe liderëve të partive më të mëdha politike në Prishtinë dhe Beograd. Ai shqyrton jo vetëm pozicionet e lidershipit kosovar dhe atij serb, por në të njëjtën kohë edhe përdorimin nga ana e UNMIK-ut të strategjive të veçanta të menaxhimit të konfliktit dhe ndikimin e tyre të kufizuar. Së fundi ai ofron disa

180

Page 178: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rekomandime të përgjithshme që do të mund të ndihmojnë zgjidhjen afatgjatë të konfliktit. Bazuar në hulumtimin tim, janë dy momente kyçe që bënë të mundur “luftën politike” në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe UNMIK-un e shndërrojnë në një “mision të pamundur”:

1. Intervenimi i NATO-s përfundoi luftën, por mbeti i pazgjidhur konflikti etnik midis shtetit serb dhe shqiptarëve të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk ishte e përgatitur të zgjidhte çështjen e statusit në fund të luftës. UNMIK-u dhe KFOR-i ndalën konfliktin e dhunshëm mes Serbisë dhe Kos-ovës, por dështuan në krijimin e kushteve për rregullim afatgjatë të konfliktit në Kosovë. Që nga krijimi i Institucioneve të Përkohsh-me Vetëqeverisëse (IPVQ, shkurt 2002) për-qendrimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte në blerje të kohës dhe ky ishte fokusi i vetëm.

2. Natyra e konfliktit ka ndryshuar pas krijimit të qeverive të reja demokratike në Beograd dhe Prishtinë, por elitat e “reja” duket se po ndjekin qëllimet e njëjta politike si në të kaluarën, vetëm kësaj radhe me anë të mjeteve jo të dhunshme. Nuk ka pasur një ndërrim paradigme rreth konfliktit nga lidershipi serb dhe ai po i përdorë të njëjtat strategji të rregullimit të konfliktit: Kjo ndodh sepse agjenda politike, e cila në vitin 1912/13 për shkak të okupimit serb të

181

Page 179: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kosovës i solli të dy vendet në konflikt, nuk ka ndryshuar.

UNMIK-u si Intervenim i Palës së Tretë –

Arbitrimi

Intervenimi i palës së tretë u bë strategjia kryesore për zgjidhjen e konfliktit pas qershorit 1999. Aplikimi i metodave të ndryshme jodemo-kratike nga Serbia/Jugosllavia që nga fillimi i konfliktit për shkak të okupimit të Kosovës (1912/13) ishte arsyeja e dështimit për arritjen e zgjidhjes. Pas Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia Socialiste ka tentuar të menaxhojë “çështjet kombëtare” të saj, siç ishte Kosova, e cila u bë një nyjë e pazgjidhshme. Aspirata e Kosovës për secesion nuk ishte njohur nga Serbia dhe nuk ishte përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Secesioni nuk u lejua madje edhe pas prishjes së Federatës Jugosllave, kur lindën shtetet e reja pas zhbërjes së saj dhe kur Serbia edhe më tutje e quante veten “Jugosllavi”. Edhe pas shkeljes masive të të drejta-ve të njeriut dhe instalimit të politikës së aparteidit në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare nuk shfaqi interes për të zgjidhur konfliktin. Intervenimi i NATO-s erdhi vetëm pas fillimit të luftës së UÇK-së në Kosovë në shkurt/mars 1998, periudhë kjo e karakterizuar më pas nga “spastrimi etnik” siste-matik i proporcioneve enorme, gjë që u konsiderua si kërcënim për sigurinë rajonale.

182

Page 180: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Sipas McGarry dhe O’Leary, qëllimi kryesor i kësaj forme të rregullimit të konfliktit etnik është sigurimi i stabilitetit në një regjion. Grupet në konflikt kanë role minore gjatë intervenimit të pa-lës së tretë dhe ajo përfaqëson një autoritet “neutral” bi-partizan dhe multi-partizan në kon-flikt.267 Ajo përbëhet nga dy lloje të gjera, “inter-venim i brendshëm” dhe “intervenim i jashtëm”. Intervenimi i palës së tretë vepron si arbitër i vetemëruar dhe tenton të marrë mbështetjen nga të dy palët në konflikt, me qëllim që t’i jap fund dhunës. Për të bërë të pamundur luftën ose anarkinë, arbitri merr vendimet politike, krijon institucione qeveritare, përfaqëson interesat e grupeve në konflikt dhe menaxhon komunikimin politik midis tyre. Ai po ashtu ndërmjetëson midis elitave të grupeve etnike dhe tenton që t’i bëjë ato të përgjegjshme dhe kooperative me qëllim të parandalimit të kolapsit të institucioneve qeverita-re. Sidoqoftë, përgjegjësia kryesore e intervenimit të palës së tretë është krijimi i stabilitetit dhe para-kushteve për një zgjidhje demokratike afatgjatë. Kjo mund të jetë secesioni, konsociationalizmi, ndarja e pushtetit ose madje edhe integrimi/ asimi-limi paqësor i etniciteteve armiqësore. Në të ka-luarën, intervenimi ka shërbyer për rikrijimin e sistemit të vjetër të kontrollit hegjemonist. Në anën tjetër, forma e jashtme e intervenimit të palës së tretë ishte shumë e dobishme gjatë procesit të dekolonozimit. Një autoritet bi-partizan mund të kryejë këtë formë të arbitrimit dhe një forcës multi-partizane, që është e njohur sot në literaturë si “bashkëpunimi ndërkombëtar”. Sot, forma e

267 McGarry dhe O’Leary 1997, 27–30.183

Page 181: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

zakonshme e intervenimit të palës së tretë janë trupat paqeruajtëse nën ombrellën e OKB-së.268

Kjo formë e arbitrimit të jashtëm ka ndodhur në Kosovë nën misionin e OKB-së, i themeluar nga Rezoluta 1244.269 Intervenimi i palës së tretë ishte mundësuar nga fushata e NATO-s kundër Jugosllavisë në mars/qershor 1999 dhe është pasuar me hyrjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe vendosjen e UNMIK-ut në këtë vend. Në këtë mënyrë, Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së. Sipas Rezolutës 1244, misioni i OKB-së është ngarkuar me: krijimin e autonomisë substanciale dhe vetëqeverisjes deri në zgjidhjen e statusit final të Kosovës; ushtrimin e funksioneve administrative dhe civile në tërë Kosovën; organi-zimin e zgjedhjeve, menaxhimin, mbështetjen dhe monitorimin e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ); transferimin e kompeten-cave nga UNMIK-u në IPVQ dhe dhënien e mbë-shtetjes për IPVQ-të për procesin e krijimit të paqes; inicimin e procesit politik për përcaktimin e statusit final; ringjalljen e infrastrukturës dhe eko-nomisë; vendosjen e sundimit të ligjit, vendosjen e forcave ndërkombëtare policore dhe krijimin e strukturave vendore policore; mbështetjen dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut; organizimin e kthimit të sigurt të njerëzve të deportuar dhe refu-

268 Diskutimet për këtë metodë mund të gjenden gjithashtu te Morgan 1992, 25–52; Carment dhe David 2000; Carment dhe James 2000, 173–202.269 United Nations S/RES/1244 (1999). E miratuar nga Këshilli i Sigurimit në takimin 4011 me 10 qershor 1999, <http://www.un.org/Docs/scres/1999/99sc1244.htm>.

184

Page 182: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

gjatëve etj.270 Me qëllim të përmbushjes së këtyre detyrave, UNMIK-ut përbëhej prej katër shtyllave: si ajo për (1) çështje humanitare, (2) administratë civile, (3) ndërtim të demokracisë dhe zgjedhje, si dhe (4) rindërtim dhe zhvillimi ekonomik. Që nga themelimi, UNMIK-ut është drejtuar nga Përfaqë-sues Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP). Në fillim, ishte Sergio Vierra del Melo, pastaj Bernard Kouchner, Hans Haekkerup, Michael Stei-ner, Harri Holkeri dhe së fundmi Søren Jessen-Petersen. Natyrisht, profili personal i PSSP-ve ka pasur rolit esencial në perceptimet e popullatës lokale për UNMIK-ut.271 Pavarësisht nga bagazhi dhe përvoja e tyre e ndryshme, përfaqësuesit e OKB-së kanë ndarë një karakteristikë: besnikërinë e tyre ndaj Rezolutës 1244. Ata filluan proceset politike të konturuar në këtë rezolutë dhe kanë bërë hapa për implementimin e tyre. Kjo ka ndodhur në konsultim me Zyrën Këshilluese Ligjore (OLA) në New York dhe Prishtinë.

Gjatë viteve të para të tij, UNMIK-u u koncentrua në konsolidimin e autoritetit të tij dhe krijimin e strukturave administrative. Prioritetet më të larta ishin ndihma humanitare, kthimi i refugjatëve dhe rindërtimi i shtëpive. Kjo periudhë ishte kuptuar si “fazë emergjente”. Me qëllim të

270 United Nations S/RES/1244 (1999), paragraph 9, 10 und 11, ku janë përshkruar përgjegjësitë e UNMIK-ut si interven im i palës së tretë. Shih gjithashtu Pichl 1999, 646-673.271 Për perceptimet shihe, Norbert Mappes-Niediek dhe Beqë Cufaj.’Ende einer unmöglichen Mission’. Die Zeit, 10.07.2003; Aliu, Lundrim. ’Harri Holkeri’, Koha Ditore, 31.12.2003, 10. Për profilin zyrtarë të PSSP shih: <http://www.unmikonline.org/srsg/srsg.htm>.185

Page 183: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

përfshirjes së elitës së Kosovës që nga fillimi dhe marrjes së përkrahjes së tyre, ata u integruan në role këshilluese në fushat politike dhe ekzekutive të administratës së UNMIK-ut. Nën mandatin e Bernard Kouchner-it, ishte krijuar Këshilli Tranzitor i Kosovës (KTK), i cili përbëhej nga liderët kryesorë të partive politike më të rëndësishme, grupet etnike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.272 Për shkak të presionit nga qeveria serbe në Beograd, serbët e Kosovës injoruan KTK-në dhe më vonë institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare. “Këshilli Kombëtar Serb”, i udhëhequr nga peshkopi Artemije i Kishës Ortodokse Serbe, dhe strukturat paralele të shtetit serb brenda Kosovës që bëheshin më shumë aktive në Kosovën veriore, pasuan një agjendë të hapur nacionaliste serbe më shumë sesa interesat e komunitetit të tyre. Lidershipi lokal rëndoi këtë situatë gjithashtu, duke nënvlerësuar gjendjen e mjerë të minoritetit serb në Kosovë.273

Përveç KFOR-it, që ishte përgjegjës për stabilitetin e brendshëm dhe regjional, Policia e OKB-së ishte përgjegjëse për mbajtjen e sigurisë. Me gjithë prezencën e KFOR-it dhe të policisë së OKB-së, vrasjet dhe goditjet etnike krijuan një klimë për frikë, veçanërisht në mesin e popullatës serbe dhe rome. Me qëllim të zbatimit të sundimit të ligjit u krijua Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) dhe ishte zhvilluar efektivisht falë trajnimeve ndërkombëtare dhe përkrahjes nga

272 Shih: http://www.unmikonline.org/1styear/ktc.htm>.273 Për këtë fazë shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, S/1999/779, 12.07.1999, 1–25, http://www.unmikonline.org.

186

Page 184: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

UNMIK-u. Në fund të vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte demobilizuar dhe ristrukturuar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK).274 Sidoqoftë, stabiliteti në Kosovë ishte rrezikuar nga kërcënimet e jashtme, për shkak të konflikteve të armatosura në Serbinë Jugore dhe Maqedoni, të cilat e vunë UNMIK-un në pozitë të vështirë. Së pari, kishte plasur konflikti i armatosur midis shqiptarëve të regjionit të Preshevës dhe forcave të sigurisë së shtetit serb, për shkak të dështimit të Serbisë për të njohur të drejtat e shqiptarëve.275 Së dyti, Maqedonia, e cila ishte konsideruar si një “oazë multi-etnike” në ish-Jugosllavi, ishte ngatërruar në luftë të armatosur. Dy grupet më të mëdha etnike, maqedonasit dhe shqiptarët, nuk ishin në gjendje të vendosin për krijimin e një shteti qytetar dhe identiteti të bazuar në qytetari. Në saje të ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare, të dy konfliktet përfunduan nën të ashtuquajturën Marrëveshjen Çoviq (2000) në Serbi dhe Marrëveshjen e Ohrit (2000) në Maqedoni.276 Megjithatë, procesi i rregullimit të konfliktit në Kosovën e pasluftës ishte ndikuar në mënyrë negative nga këto ngjarje. Kjo ndodh për

274 Shih: Report of the Secretary-General on the United Nati-ons Interim Administration Mission in Kosovo, S/1999/1250, 23.12.1999, 3–4.275 Për këtë konflikt dhe ndikimin e tij në Kosovë, shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Admin-istration Mission in Kosovo, S/2001/218, 13.03.2001, 3-4.276 Shih: ICG. Peace in Presevo: Quick Fix or Long-Term Solu-tion? Balkans Report Nr. 116, Belgrade/Brussels, 10.08.2001; ICG: Macedonia’s Name:Why the Dispute Matters and How to Resolve It. Balkans Report Nr. 122, Skopje/Brussels, 10.12.2001.187

Page 185: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shkak të lidhjeve midis popullatës shqiptare në Maqedoni dhe Serbi dhe asaj të Kosovës, si dhe për shkak se edhe shumë shqiptarë të Kosovës morën pjesë në këto luftime.

Brenda Kosovës, vendosja e sundimit të ligjit dhe krijimi i shërbimeve sociale ishin prioritete për UNMIK-un. UNMIK-u në mënyrë efektive mbështeti krijimin e partive politike, ringjalljen e ekonomisë, të shoqërisë civile, mediave dhe në krijimin e një klimë të tolerancës. Në dy vjetët e para pas vitit 1999, komunikimi politik midis shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe romëve ishte bërë i mundshëm. Kouchner, i cili inicioi shumë aktivitete, ishte arbitri më i mirë i të gjithë përfaqësuesve special të OKB-së dhe ka gëzuar mbështetje të fuqishme nga popullata. Ai ka vepruar si një ndërmjetës midis elitave të armiqësuara të popullatës shqiptare dhe serbe dhe ka inkurajuar bashkëpunimin midis tyre. Në janar të vitit 2000 u formua “Administrimi i Përkohshëm i Përbashkët”, që përbëhej nga 20 departamente të cilat funksiononin si ministri. Secila kishte staf lokal dhe ndërkombëtar dhe udhëhiqej bashkërisht nga një ndërkombëtar dhe një vendor. Kryesuesit e departamenteve morën pjesë në “Këshillin e Përkohshëm Administrativ” (KPA) që vepronte si Këshill i Ministrave.277

Si PSSP i ri dhe pasardhës i Kouchner-it, periudha e Hans Haekkerup-it në detyrë ishte fokusuar në përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve

277 Shih: http://www.unmikonline.org/press/reports/anniversary/jias.html.

188

Page 186: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

parlamentare, si dhe në hapat tjerë të dizajnuar për të përforcuar strukturat qeveritare. Edhe pse Haekkerup ishte kreu i UNMIK-ut në një kohë të rëndësishme të zhvillimeve politike, nga popullata vendore ai ndihej që luante një rol më pak të rëndësishëm në krahasim me paraardhësit e tij. Veçanërisht, ai ishte kritikuar nga lidershipi i Kosovës për dy çështje: “Kornizën Kushtetuese” dhe marrëveshjen e quajtur si “Dokumenti i Përbashkët” i negociuar nga ai me zëvendës-kryeministrin serb, Nebojsha Çoviq, në lidhje me pozitën e serbëve të Kosovës. Detyra e parë e rëndësishme e tij ishte të përgatis dhe miratojë një kornizë politike për institucionet e ardhshme qeverisëse, që u dekretua në maj të vitit 2001 si “Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e Përkohshme në Kosovë”.278 Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë krijuan skicën e kësaj kornize, por përmbajtja e saj ishte në fokus të debatit kontrovers publik. Në radhët e atyre që ishin kundër Kornizës Kushtetuese u përfshi edhe partia politike e dyta për nga fuqia, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe shumë përfaqësues të fuqishëm të shoqërisë civile dhe studiues me ndikim. Shumë njerëz besonin se kjo kornizë ishte pengesa kyçe për zhvillimet politike; kërkesat për korrigjimin e kornizës dhe për kushtetutë reale u bënë edhe më të fuqishme.279

278 Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e Përkohshme në Kosovë, UNMIK/REG/2001/9, 15.05.2001. Për këtë dokument shih: Hajrullahu dhe Salamun 2001, 122-151.279 Intervistë me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn në Zëri 31.12.2003. Të dy liderët partiakë shohin aprovimin e Kushtetutës së re si zgjidhje. Shih po ashtu Zëri 17.01.2004.189

Page 187: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Qëllimi i përgjithshëm i Kornizës Kushtetu-ese ishte përforcimi i IPVQ-ve. Por, në të njëjtën kohë, pushteti dhe përgjegjësitë në sferat më të rëndësishme mbetën të rezervuara për PSSP-në. Këto përfshinë mbrojtjen e të drejtave dhe inte-resave të të gjitha komunitetet, të drejtën për shpërndarjen e Kuvendit dhe rishpalljen e zgjedh-jeve, vendosjes së parametrave financiar dhe po-litikë të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, politikën monetare, ushtrimin e kontrollit dhe autoritetit mbi doganat, emërimin e gjykatëse dhe prokurorëve, kontrollin mbi Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Shërbimit Policor, marrëdhëniet e jashtme, të drejtat pronësore, si dhe ruajtjen e kufijve ekzistues të komunave.280 Në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-n, PSSP-ja udhëheq detyrat e monitorimit të kufijve; rregullon posedimin e armëve të zjarrit, zbaton sigurinë dhe rendin publik dhe ushtron funksionet e sferës së mbrojtjes, emergjencës civile dhe parapërgatitjeve të sigurisë. Sidoqoftë, Korniza Kushtetuese ka rezervuar për IPVQ-të këto përgjegjësi: politikën ekonomike dhe financiare, tregtinë dhe industrinë, bujqësinë dhe pylltarinë, arsimin dhe shëndetësinë, mjedisin, punën dhe mirëqenien sociale, transportin, postën dhe telekomunikacionin, shërbimet e administratës publike, turizmin, si dhe rininë, sportin dhe kul-turën.281 Konflikti i qartë i interesit midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve ka shkaktuar vështirësi të mëdha dhe mosbesim në Kosovë. Sidoqoftë, rëndësia e Kornizës Kushtetuese qëndron në krijimin e

280 Schlütter 2001, 303-323; Schwarz 2002, 527-542. Në detaje, shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6, 7 dhe 8.281 Në detaje, shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 5.

190

Page 188: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

institucioneve të para demokratike pas zgjedhjeve të nëntorit të vitit 2001.

Detyra e dytë e Haekkerup-it ishte të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve kosovarë në procesin poli-tik edhe pse vëmendja e liderëve të tyre politikë dhe fetarë ishte fokusuar në Beograd. Për këtë çështje, edhe bashkësia ndërkombëtare bëri presion mbi Beogradin.282 Përpjekjet e PSSP-së rezultuan me një marrëveshje, “Dokumentin e Përbashkët”, të negociuar me zëvendës-kryeministrin serb dhe kryesuesin e Qendrës Koordinuese për Kosovën, Nebojsha Çoviq.283 Ky dokument i lejoi Beogardit të bëjë presion mbi serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare, por në fakt e bëri qeverinë serbe një faktor qendror në jetën politike të Kosovës dhe zvogëloi ndikimin e liderëve lokalë serbë mbi popullatën lokale serbe. Një pasojë e tij ishte “lufta e verbale” midis UNMIK-ut dhe elitës së Kosovës.284 Një vit pas themelimit të institucioneve të reja qeveritare, Kuvendi i Koso-vës shpalli këtë dokument si jolegjitim sepse ishte nënshkruar “pa pëlqimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve të tij”.285 Që prej asaj kohe, serbët e Kosovës nuk kanë marrë asnjë vendim pa pëlqimin e qeverisë serbe dhe është Beogradi ai që po vendos për jetën e tyre.

282 Cohen 2002, 32.283 Për pikëpamjen e OKB-së, shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Misioni in Kosovo, S/2002/62, 15. 01. 2002, 4–5.284 Koha Ditore, 07.11.2001; Zëri, 07.11.2001.285 Shih: Kuvendi i Kosovës: Rezolutë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, 23.05. 2002.191

Page 189: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetit

Krijimi i IPVQ-ve dhe roli i tyre në rritje dukej të ishte një detyrë dhe punë sfiduese për pasardhësin e Haekkerup-it, diplomatin gjerman Michael Steiner. Asnjë nga partitë politike nuk fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur dhe skena politike ishte thellësisht e ndarë në kuptimin e etnicitetit dhe politikës. Pas seancës hapëse në dhjetor të vitit 2001, Ibrahim Rugova, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dështoi në përpjekjen e tij për t’u bërë kryetar i Kosovës, madje edhe pas rrethit të tretë të votimit. Pasi që Steiner u bë PSSP i ri, tri partitë më të mëdha politike u morën vesh për krijimin e qeverisë, në shkurt të vitit 2002.286 Kjo ndodhi meqë Steiner, që injektoi UNMIK-un me një dinamizëm të ri, ishte një arbitër i shkathtë dhe i solli stabilitet vendit. Ai bindi koalicionin serb Kthimi (Povratak) që të marrë pjesë në qeveri. Vetëm atëherë mund të aplikohej ndarja e pushtetit, një model për menaxhimin e konfliktit i përcaktuar në Kornizën Kushtetuese. Në fakt, modeli i ndarjes së pushtetit ka qenë më parë i aplikuar nga Jugosllavia Socialiste. Kjo ka ndodhur me qëllim të eliminimit të dallimeve etnike dhe të sigurimit të pjesëmarrjes të të gjitha kombeve jugosllave në institucionet shtetërore federale të republikave dhe krahinave

286 Koha Ditore, 01.03.2002.192

Page 190: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

etnikisht të përziera.287 Në këtë kuptim, ndarja e pushtetit ishte e njohur për qytetarët e Kosovës. Sidoqoftë, dallimi pas vitit 1999 ishte se kjo stra-tegji është përdorur paralelisht me një formë tjetër të rregullimit të konfliktit, intervenimin e palës së tretë. Por, ky paralelizëm ka krijuar tensione në njërën anë midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve; dhe në anën tjetër midis liderëve shqiptarë dhe serbë brenda skenës politike të Kosovës.

Si do që të jetë, kjo strategji teorikisht është analizuar nga McGarry dhe O’Leary. Sipas të dy studiuesve, ndarja e pushtetit ose konsociaciona-lizmi plotëson kërkesat e institucioneve liberal-demokratike. Edhe pse ajo ka qenë e pasuksesshme në disa raste, ajo mbetet një prej strategjive më efektive për rregullimin e konfliktit. Parimet konsociacionale kanë për qëllim sigurimin e të drejtave, identiteteve, lirisë qytetare dhe mundësitë e kërkuara nga të gjitha grupet etnike. Demokracitë e bazuara në këtë model të qeverisjes karakte-rizohen nga këto katër tipare: (1) koalicionin e madh qeverisës me përfaqësues prej partive më të rëndësishme të grupeve etnike; (2) përfaqësimin proporcional në fushat e institucioneve politike, punësimit publik dhe alokimit të shërbimeve; (3) autonominë e komunitetit për grupet etnike dhe vetë-administrimin në fushat më të rëndësishme, kryesisht të lidhura me identitetin e tyre; (4) të drejtën për veton kushtetuese nga pakicat.288 Kjo ka qenë e suksesshme si strategji kryesisht në kon-fliktet ideologjike, fetare dhe gjuhësore. Modeli i

287 Schöpflin 1997, 181–194.288 McGarry dhe O’Leary 1997, 35–37.193

Page 191: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

qeverisjes konsociacionale mund të funksionojë nëse plotësohet tri parakushte: Së pari, grupet etnike dominuese nuk duhet të diktojnë integrimin afat-shkurtër dhe asimilimin e grupeve tjera etnike, ose kjo duhet të bëhet në kontekstin e krijimit të një identiteti/komb-shteti të ri. Së dyti, lidershipi politik duhet të ketë motivimin e drejtë dhe të investojë aktivisht në këtë strategji, i bindur për qëllimin e tij final. Së treti, liderët e grupeve etnike duhet të jenë të pavarur, të kenë aftësinë për kompromise dhe të jenë të paprekshëm ndaj akuzave për tradhti nga pjesëtarët e tyre.289 Por, kjo teknikë mund të jetë joefektive në shoqëritë thellësisht të ndara, për shkak të etnicitetit dhe identitetit të veçantë kombëtar.

Efektivitetin e ndarjes së pushtetit në para-ndalimin e konfliktit dhe krijimin e një identiteti të ri qytetar në shoqërinë e Kosovë, këtu do ta analizoj në kuptimin politik dhe ligjor. Përderisa kontekstin politik dhe rezultatin e të dy strategjive të intervenimit të palës së tretë dhe ndarjes së pushtetit do ta elaboroj në pjesën “Bilanci i strategjive të UNMIK-ut për rregullimin e konfliktit”. Në vijim këtu do të koncentrohem në aspektet ligjore të ndarjes së pushtetit pas krijimit të IPVQ-ve (Kuvendi në dhjetor 2002, qeveria në shkurt 2003).290 Bazuar në Kornizën Kushtetuese, IPVQ-të garantojnë të drejtat dhe liritë për të gjithë popullin sipas normave dhe standardeve ndërkom-bëtare. Me qëllim të mbështetjes së parimeve konsociationale, IPVQ-të duhet të përmbushin këto

289 Shih po ashtu Lustick 1979, 325–44.290 Koha Ditore, 05.03.2002; Zëri, 05.03.2002.

194

Page 192: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kërkesa dhe të udhëhiqen nga to në politikë dhe në praktikë: (1) nga nevoja për promovimin e bashkë-jetesës dhe përkrahja e pajtimit midis komunitete-ve; (2) të krijojë kushtet për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit të secilit komunitet; dhe (3) të sigurojë përfaqësimin e tyre të domosdoshëm në institucione publike.291 Adaptimi nga UNMIK-u i qasjes konsociacionale nuk ishte i mjaftueshëm, në vetvete, për krijimin e një koalicioni qeverisës të mirëfilltë. Sidoqoftë, dy faktorët tjerë ishin të do-mosdoshëm për aplikimin e parimeve konsociato-nale dhe për ndërtimin e koalicionit të madh qeve-risës. Së pari, kjo varej nga strukturat mono-etnike të partive politike që kishin marrë pjesë në zgjedh-je. Së dyti, zgjedhjet nuk kishin rezultuar me shu-micë të votave në të mirë të një partie: kështu që, koalicioni i madh qeverisës u bë e vetmja zgjidhje.292

Sipas Kornizës Kushtetuese, Kuvendi ka 120 ulëse, 20 prej të cilave janë të rezervuara për minoritetet joshqiptare, 10 u takojnë serbëve dhe 10 minoriteteve tjera (katër për romët, egjiptasit dhe hashkalitë, tri për boshnjakët, dy për turqit dhe një për goranët). Prej tetë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, një është serb dhe një nga është nga se-cila pakicë tjetër etnike. “Komisioni mbi të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve” është një trup tjetër i rëndësishëm i Kuvendit që është i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve etnike. Ky Komision ka të drejtën e vetos mbi çdo vendim që

291 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 3 dhe 4.292 Shih intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore, 31.12.2003.195

Page 193: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nuk përkrahet nga pakicat dhe është kundër të drejtave të tyre. Secili komision rezervon pozitën e bashkëkryesuesit për përfaqësuesit e pakicave. Ndarja e pushtetit është aplikuar edhe në qeveri. Pjesëtarët e pakicave etnike kanë udhëhequr Mini-strinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, dy prej 10 ministrive sa ishin tërësisht.293 Pjesë-marrja e pakicave ishte siguruar në institucionet gjyqësore, në masë të madhe në SHPK, por shumë më pak në TMK.294 Sikurse në qeverinë qendrore, ishte vendosur përfaqësimi proporcional i pakicave dhe interesave të tyre edhe në qeverisjen lokale pas zgjedhjeve (në vitet 2002 dhe 2003).295

Standardet para Statusit

“Një nga përgjegjësitë kryesore në imple-mentimin e Rezolutës 1244 është të dizajnojë procesin për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës... Për këtë arsye kam hartuar një seri pikash që do të identifikojnë se çka duhet të bëhet para se ne të mund të fillojmë diskutimet mbi statusin. Kosova mund të përparojë drejtë një shoqërie të drejtë kur këto parakushte minimale të jenë realizuar. Së pari standardet pastaj statusi...

293 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 9. Shihe edhe Koha Ditore, 05.03.2002.294 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6 dhe 7.295 Për qeverisjen locale, shih: UNDP. The Kosova Mosaic: Perceptions on Local Government and Public Services in Kosovo. Pristina, March 2003.

196

Page 194: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Në njërën anë, ato paraqesin fillimin e një strategjie dalëse për bashkësinë ndërkom-bëtare, por ato gjithashtu janë në të vërtetë një strategji hyrëse në Europë”296

Kjo deklaratë e PSSP-së Steiner, më 24 prill 2002 në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit, ka shënuar fillimin e një politike të re të njohur si “standardet para statusit”; një politikë që ishte aprovuar nga OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëta-re.297 Standardet u aplikuan për të përgatitur procesin politik për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ato kishin për qëllim të matin rezultatet dhe të identifikojnë sferat ku duhej një përkushtim më i madh.298 Por, ato u krijuan pa konsultimet paraprake me aktorët vendorë; nuk ishte konsultuar asnjëri prej lidershipit politik të Kosovës, ekspertëve lokalë ose përfaqësuesve nga shoqëria civile. Raporti i Steiner-it pati nxitur një debat të fortë publik rreth të mirave dhe gabimeve të këtyre

296 UNMIK/PR/719, 24.04.2002.297 Shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo, S/2002/1126, 09. 04. 2002. Për vitin 2002, shih po ashtu Ernst 2002, 354–366.298 Intstitucionet tjera kanë sugjeruar po ashtu politikën e standardeve, por ato erdhën me një qasje kruciale kualitative duke propozuar një pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, shih: Independent International Commission on Kosovo. The Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford, New York 2000, dhe The Follow-Up: Why Conditional Independence. Stockholm, September 2001; ICG. A Kosovo Roadmap I: Addressing Final Status. Balkans Report Nr. 124, Pristina/Brussels, 28.02.2002 dhe ICG. A Kosovo Roadmap II: Internal Benchmarks. Balkans Report Nr. 125, Pristina/Brussels, 01.03.2002.197

Page 195: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

standardeve, dhe shumë debate midis UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe shoqërisë civile.299 Në ndërkohë, u bë e qartë për secilin që, për t’u përcaktuar çështja e statusit politik të Kosovës, tetë standardet duheshin plotësuar: funksionimi i institucioneve demokra-tike, sundimi i ligjit, liria e lëvizjes, kthimi dhe reintegrimi i refugjatëve, zhvillimi ekonomik, të drejtat pronësore, dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit dhe reformat në TMK.300 Këto standarde ishin menduar si një udhërrëfyes konkret për Kosovën dhe si një strategji për përfundimin e Misionit të OKB-së. Por, mungesa e treguesve të qartë për matjen e progresit në këto fusha nën-kuptonte se ato nuk mund të operacionalizoheshin, të paktën në fillim. Elementet fundamentale sa i përket implementimit të tyre mbetën të paqarta, sikurse burimet financiare dhe afatet përfundim-tare. Kur një delegacion i Këshillit të Sigurimit erdhi në Kosovë në dhjetor 2002, rekomandoi që UNMIK-u të hartojë një plan implementues për të siguruar bashkëpunimin aktiv me IPVQ-të për të krijuar një “pronësi” vendore të procesit politik të standardeve.301 Menjëherë pas kësaj vizite,

299 Si një shembull për këtë debat, shih: Koha Ditore 08.12.2002.300 Sa i përket reformave në TMK shih intervistën me Gjeneral Agim Çeku-n në Koha Ditore 31.12.2003. Shih po ashtu Zëri Javor 31.12.2003. Edhe pse ka mandat civil, TMK-ja është parë nga vendorët si ushtria e ardhshme. TMK-ja është monitoruar nga UNMIK-u përmes gjeneralit ndërlidhës të KFOR-it. Për shkak të vështirësive të reformave dhe pjesëmarrjes së vogël të minoriteteve, TMK-ja u përfshi në politikën e standardeve.301 Shih: Report of the Security Council Mission in Kosovo and Belgrade, Federal Republic of Yugoslavia, S/2002/1376,

198

Page 196: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

UNMIK-u prezantoi një raport (janar 2003) që suplementonte 32 pika në tetë standardet origjinale. Sidoqoftë, këto pika dështuan që t’i bëjnë standardet operacionale. Me gjithë presionin e vazhdueshëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, kryesisht ata amerikan, u deshën gati dy vjet për Misionin OKB-së që të përgatiste një plan realist implementues.302

Në këtë kohë, lidershipi i Kosovës në mënyrë të përsëritur shfaqi një mbështetje retorike për standardet, por jo edhe angazhim të madh në këtë proces politik. Nga disa, standardet konsideroheshin si pengesë për pavarësinë. Kërke-së konstante ishte që implementimi i standardeve duhet të jetë paralel me zgjidhjen e çështjes së statusit.303 IPVQ-të vazhduan të kritikojnë faktin se të gjitha përgjegjësitë për implementimin e këtyre standardeve lidhen me PSSP-në dhe UNMIK-un. Në anën tjetër, në sferat e arsimit dhe shëndetësisë, ku IPVQ-të kishin përgjegjësitë për implementim, aftësitë e tyre për realizimin e këtyre standardeve mbeti një çështje e hapur. Një lëvizje nga retorika në hapa konkretë në lidhje me implementimin e standardeve erdhi në fund të vitit 2003, si rezultat i një nisme amerikane. Nënsekretari i Shteti të SHBA-ve, Mark Grossman, vizitoi Prishtinën, Beogardin dhe Shkupin, duke sjellë tri mesazhe të rëndësishme nga Grupi i Kontaktit për Kosovën dhe vendet fqinje. Së pari, ai argumentoi se një

19.12. 2002, 14.302 Shih: ICG. Two to Tango: An Agenda for the New SRSG. Europe Report Nr. 148, Pristina/Brussels, 03.09.2003, 17.303 Koha Ditore 05.11.2003. Shih: Pikëpamjet e Bajram Rexhepit në Koha Ditore 08.12.2002.199

Page 197: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

plan operacional për standardet duhet të krijohet sa më shpejt që është e mundur. Së dyti, vlerësimi i implementimit të tyre duhej të ndërmerrej në gjysmën e vitit 2005, që do t’i shërbente inicimit të procesit të çështjes së statusit. Së treti, Beogradi dhe Shkupi duhet të mbështesnin këtë proces politik; në të kundërtën, integrimi i Ballkanit në BE do të ishte i pamundur.304 Kjo iniciativë amerikane bindi lidershipin e Kosovës që t’i pranonte standardet dhe të mbështeste implementimin e tyre.305 Në dhjetor të vitit 2003, pasardhësi i Steiner-it, Holkeri, dhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, nxorën një dokument të hollësishëm i cili u mbështet nga të gjitha grupet etnike (përveç serbëve) dhe i cili u bë i njohur si ‘Standardet për Kosovën’.306

Nuk ka dyshim se vizita e Grossman-it stimuloi shpresë për qytetarët e Kosovës dhe ndryshoi pritjen e tyre për të ardhmen. Ngjarjet e dhunshme të marsit 2004 vunë në pikëpyetje zbatueshmërinë e standardeve dhe implementimin e tyre. Por, përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, që vizituan Kosovën pas këtyre ngjarjeve, përsëritën

304 Shih: komunikata për media e SHBA-ve në Beograd dhe Shkup (06. 11. 2004), http://www.usembassy.it/file2003_11/ alia/a3110609.htm,<http://<www.usembassy.mpt.com.mk.archives/archive2003/Grossman.doc>.305 Shih: Intervistë me Bajram Rexhepin në Zëri 05.02.2004.306 United Nation Interim Mission in Kosovo. Standards for Kosovo. Pristina, 10.12.2003. Për pikëpamjet e Holkerit dhe Rexhepit shih Koha Ditore 11.12.2003. Ky dokument u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, 13 dhjetor 2003, Koha Ditore, 14.12.2003.

200

Page 198: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

se ato duhet të implementohen.307 Në fund të marsit, në saje të një bashkëpunimi të suksesshëm midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, u prezantua një plan i detajuar për implementim, që përmbante qëllime konkrete të arritshme për IPVQ-të.308 Për shkak të kohës së kufizuar para afatit përfundimtar për vlerësimin e të arriturave, mbetej edhe më tutje dilema nëse bashkësia ndërkombëtare do të shpërblente qytetarët e Kosovës për përkushtimin e tyre apo do të kërkonte implementimin e plotë të të gjitha standardeve në fushat politike, ekonomike dhe sociale, gjë që shihej si e pamundshme për t’u arritur deri në mesin e vitit 2005.

Bilanci i strategjive të UNMIK-ut

për rregullimin e konfliktit

Analiza ime mbi intervenimin e palës së tretë dhe konsociacionalizmin, si dhe mbi politikën e standardeve shtron dy pyetje fundamentale:309 Çfa-

307 Zëri, 21.04.2004.308 Koha Ditore, 31.03.2004, 01.04.2004. Shih: <http://www.unmikonline.org/pub/misc/KSIP-Eng.pdf>.309 Për dy këto strategji të përdorura nga UNMIK-u në vitet e fundit, shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo. S/2003/ 113, 29.01.2003; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo. S/2003/421, 14.04.2003; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo. S/2003/675, 26.06.2003; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration 201

Page 199: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rë mund të përmirësohej në kuptimin e strategjive për rregullimin e konfliktit dhe arritjen e një paqeje afatgjatë? Çfarë mësime mund të nxirren nga rasti i Kosovës për konfliktet e tjera etnike, administri-met dhe protektoratet ndërkombëtare? Pas ngjar-jeve të dhunshme të marsit 2004, UNMIK-u krijoi një Bord të Rishikimit të Krizave me qëllim të analizimit se çka nuk kishte funksionuar në mënyrë efektive.310 PSSP-ja Holkeri ka folur në Kuvendin e Kosovës dhe ka raportuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rreth këtyre zhvillimeve; në të njëjtën kohë, Kofi Anan prezantoi një raport, një pjesë e të cilit kishte të bëjë me këtë çështje. Sidoqoftë, të dy këto raporte ofruan një analizë të përgjithshme të situatës pa dhënë përgjigje reale për strategjitë për rregullimin e konfliktit etnik të përdorura deri më tash.311 Asnjëri nga këto raporte nuk zbërtheu problemet strukturore brenda UNMIK-ut, të cilat unë i klasifikoj në katër aspekte kryesore:

1. Misioni i OKB-së u mbështet në Rezolu-tën 1244 aq rreptë, saqë kjo rezolutë u bë pengesë për një rol të suksesshëm të intervenimit të palës së tretë.312 Një shembull është themelimi i IPVQ-ve bazuar në Kornizën Kushtetuese, në të cilën UNMIK-u mbajti pushtetin real, përderisa IPVQ-të ishin të varura, duke prodhuar kështu një pabarazi

Mission in Kosovo. S/PV.4910, 06.02.2004.310 Zëri 31.04.2004.311 Koha Ditore, 10.04.2004, Zëri 10.04.2004.312 Intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore 31.12.2003.

202

Page 200: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të madhe mes tyre.313 Këto marrëdhënie të pabara-barta nënkuptonin që termet sikurse “autonomi substanciale” dhe “vetë-qeverisje kuptimplote” të përfshira në Rezolutën 1244 mbeten stoli për IPVQ-të.314 Debati midis UNMIK-ut dhe IPVQ-të që nga vitit 2002 rreth çështjes së transferimit të kompetencave, të cilat nuk ishin të rezervuara për PSSP-në, duhet të kuptohet në dritën e këtij interpretimi.315 Ishte një debat i karakterizuar nga përdorimi i gjuhës së fortë, i cili shpesh ishte agresiv dhe ofendues.316 Përveç mandatit të paqartë të këtij misioni, UNMIK-u ende nuk ka ndonjë afat kohor të qartë për aktivitetet e veta. Është fakt se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në raportin e tij të qershorit 1999 sugjeroi një strategji të përgjithshme të punës së UNMIK-ut në pesë faza, pa dhënë ndonjë afat kohor.317 Çështja e afatit përfundimtar, që nënkupton daljen e UNMIK-ut, nuk është paraparë as në Rezolutën 1244.318 Që

313 Marrëdhëniet midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shpesh janë parë si marrëdhënie midis shërbëtorit dhe feudalit, shih: Pal-okaj, Augustin. ’Raportet mes UNMIK-ut dhe institucionve të Kosovës sikur të zotëriut dhe shërbëtorit ’, Koha Ditore, 02.02.2004.314 Shih: United Nations S/RES/1244, Premise and Paragraph 11.a.315 Forumi 2015: Një agjendë të re për Kosovën, Prishtinë, 13.04.2004.316 Për bartjen e kompetencave, Steiner formoi një Komision Special nën sugjerimin e kryeministrit Rexhepi, që është takuar vetëm dy herë, Zëri 31.12.2003.317 Shih: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo. S/1999/779, 12.08.1999, 21–22.318 United Nations S/RES/1244, Paragrafi 11.e.203

Page 201: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

atëherë nuk ka pasur ndonjë afat kohor për implementimin e kësaj Rezolute dhe ritmi i punës varej në masë të madhe nga secili PSSP, dhe kjo ishte një pengesë e vërtetë për zhvillimin e IPVQ-ve. Që atëherë, ka pasur përsëritje të kërkesave nga lidershipi i Kosovës për mirëdefinimin e mandatit të UNMIK-ut që përcakton rolin e tij si monitorues dhe vendosjen e një afati përfundimtar për fundin e misionit të tij.319

2. Konsociacionalizmi ose ndarja e pushtetit si strategji për menaxhimin e konfliktit ishte e lidhur në disa mënyra me krijimin e institucioneve të dobëta të IPVQ-ve. Nuk ka dyshim se parimet liberal-demokratike të konsociacionalizmit janë të nevojshme për shoqërinë e Kosovës të shkatërruar nga lufta. Vetëm ato mund të garantojnë përfaqë-simin e pakicave dhe mbrojtjen e tyre në të gjitha aspektet e jetës. Megjithatë, është e debatueshme nëse parimet e tilla mund të transformojnë konfliktin dhe ndërtojnë një shoqëri të re, për aq sa statusi i Kosovës të mbetet i paqartë dhe identiteti etnik dhe territori vijnë para identitetit qytetar.320

Kjo ndodh për shkak se politika është ende e drejtuar nga etniciteti dhe elitat nuk besojnë në efektivitetin afatgjatë të ndarjes së pushtetit.321

319 Intervistë me Ibrahim Rugovën dhe Ramush Haradinajn në Zëri 31.12.2003. Pikëpamje të ngjashme po ashtu nga Hashim Thaçi në Die Presse, 20.04.2004. Për Nexhat Dacin, UNMIK-u do të jetë i suksesshëm vetëm kur përfundon punën e tij në Kosovë Zëri, 31.12.2003.320 Koha Ditore, 16.02.2004; Zëri, 11.04.2004.321 Lidershipi i Kosovës e konsideronte veten të margjinalizuar për shkak të përfshirjes së rrallë në takimet ndërkombëtare. Kjo është adresuar në mënyrë të veçantë rreth takimeve të Këshillit

204

Page 202: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Përfaqësuesit shqiptarë të IPVQ-ve dhe liderët e tjerë politikë kanë mbështetur gjithnjë pavarësinë e Kosovës dhe kanë ndërmarrë pak masa për mbështetjen e interesave të serbëve lokalë. Në të njëjtën kohë, për lidershipin e serbëve të Kosovës dhe për popullatën lokale serbe, Kosova ishte dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb për kohë të pacaktuar. Lidershipi serb mori pjesë në IPVQ, por vetëm simbolikisht, duke u shërbyer interesave të Beogradit, më shumë sesa atyre të komunitetit vendor. Në të njëjtën kohë, është fakt se as popullata e përgjithshme nuk e shihte ndarjen e pushtetit si një model efektiv të qeverisjes. Madje, pakicat e konsideronin ndarjen e pushtetit si pazotësi për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre, sepse pushteti real mbetet në duart e PSSP-së. IPVQ-të i kishin duart të lidhura, dhe, si rezultat, kompetencat e tyre ishin të kufizuara në fushën ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore.322

Për IPVQ-të nuk ishte kruciale të implementojnë politikat për përmirësimin e jetës së qytetarëve, por të sigurojnë stabilitet etnik dhe politik, si dhe bashkëjetesë. Qeveria e koalicionit të madh, që përbëhej nga të gjitha partitë e rëndësishme politike, ishte dukshëm më thelbësore në kuptimin e stabilitetit, sesa një qeveri efektive.323

të Sigurimit, ku nuk është ftuar ky lidership dhe kishte raporte nga PSSP-ja, dhe për më tepër Nebojsa Covic si përfaqësues i qeverisë serbe ishte lejuar të mbante fjalim aty.322 Në një intervistë me Koha Ditore, 31.12.2003, Bajram Rexhepi kritikoi ndikimin e partive brenda punës së IPVQ-ve.323 Për vlerësimet e ndryshme të lidershipit të Kosovës mbi koalicionin e madh qeverisës, shih: Zëri 31.12.2003; Java 25.12.2003; Koha Ditore 28.01.2004.205

Page 203: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

3. UNMIK-u ka dështuar në misionin e vet që të ushtrojë autoritetin dhe të marrë kontrollin në tërë Kosovën (përfshirë edhe veriun), duke lejuar strukturat paralele të shtetit serb dhe ndarjen e qytetit të Mitrovicës. Në këtë mënyrë, implemen-timi i Rezolutës 1244 u bë i pamundur në të gjitha pjesët e Kosovës. Serbët lokalë as nuk njihnin dhe as nuk respektonin administratën e UNMIK-ut si një autoritet. Ndonëse këto struktura paralele të shtetit serb ishin arsyetuar pas luftës me argumen-tet për kushtet e vështira të sigurisë, këto struktura u panë nga serbët e Kosovës si institucione të vetme reale të tyre. Këto struktura ishin të mbështetura në mënyrë aktive nga qeveria serbe në Beograd si pjesë e politikës së saj ndaj Kosovës pas qershorit 1999. Përfaqësues të ndryshëm të OKB-së dhe perëndimorë kanë qenë të zemëruar rreth këtyre çështjeve: Misioni i Këshillit të OKB –së, në vizi-tën e vet në dhjetor të vitit 2002, ka rekomanduar kontrollin e menjëhershëm dhe të plotë në Kosovë nga UNMIK-u, veçanërisht në pjesët veriore të saj.324 Në shkurt të vitit 2004, Holkeri ka përshkruar këto struktura paralele si pengesë për misionin e tij.325 Në të vërtetë, UNMIK-u kurrë nuk ka njohur këto struktura dhe ka tentuar që të zëvendësojë ato me strukturat e veta. Një raport i nxjerrë nga OSBE-ja ka pranuar ekzistencën e kë-tyre strukturave në fushat e sigurisë, jurispruden-cës, administrimit, arsimit dhe shëndetësisë, si dhe ka rekomanduar integrimin e tyre me institucionet administrative të UNMIK-ut.326 Nëse ato nuk mund të integrohen ose të shpërbëhen, unifikimi i

324Report of the Security Council Mission, 4325 Zëri, 07.02.2004; Koha Ditore, 07.02.2004.

206

Page 204: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Mitrovicës do vihet në dyshim, qytet ky që ka qenë burim i dhunës që nga ndarja e tij, pas qershorit 1999. Ekzistimi i strukturave paralele shtetërore serbe ka bërë më të lehë për serbët lokalë që të injorojnë UNMIK-un dhe IPVQ-të.

4. Faktorë shtesë përfshijnë mungesën e një vizioni afatgjatë politik për Kosovën dhe joefikasi-tetin e strukturave të dyfishta qeverisëse të UNMIK-ut dhe IPVQ-së. Këto institucione qeverisëse kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e strategjive të rregullimit të konfliktit të intervenimit të palës së tretë dhe konsociacionali-zmit, por jo në zhvillimet ekonomike dhe procesin e reformave. Për këtë arsye, që nga qershori i 1999 i funksionimit të UNMIK-ut, Kosova mbetet rajoni më i varfër në Ballkan dhe Evropë dhe që nga viti 2002 reputacioni i UNMIK-ut ka rënë në mënyrë të shpejtë në mesin e popullatës vendëse.327 Në të njëjtën kohë, IPVQ-të me dobësitë e tyre me-naxhuese dhe profesionale, nuk kanë sjell shpresë në mesin e qytetarëve. Sipas anketave të ndry-shme, ata kanë humbur besimin e tyre në politikë dhe janë thellësisht të brengosur rreth papunësisë, ekonomisë dhe çështjeve sociale.328 Kjo sigurisht është një reflektim i mungesës së strategjisë kohe-

326 UNMIK/OSCE. Parallel Structures in Kosovo. Pristina, October 2003.327 Sih: UNDP/RIINVEST. Early Warning Report: Kosovo. Raport 2, September–December 2002, 1. Intervistë me Michael Steiner në Koha Ditore 14.06.2003. Po ashtu shih, ’Unresolved and Left Behind’ në: Economist 28.06.2003, 33.328 Shih UNDP/RIINVEST. Early Warning Report: Kosovo. Raport 3, January–April 2003, 1, 5–9. Për pakënaqësitë e popullatës dhe mosbesimin në politikë, shih fq. 11.207

Page 205: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rente në fushat e zhvillimit ekonomik dhe progra-meve sociale. UNMIK-u gjithnjë ka qenë në gjendje të krijojë iniciativa të pafundme politike në letër, por është përcjellë nga mungesa e instru-menteve të domosdoshme ekonomike dhe profe-sionale për t’i arritur ato. Në këtë kontekst, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) ka konkluduar se UNMIK-u, si mision paqeruajtës, nuk ka qenë i aftë të përmbush rolin e tij qeverisës dhe të zhvillimit, dhe për më tepër ishte i paaftë të krijojë partneritet me IPVQ-të, duke rezultuar në një bashkëpunim të pasuksesshëm me vendorët për qeverisje efektive. Iniciativa të ndryshme janë ndërmarrë në mënyrë ad hoc, pa konsultime paraprake me liderët politikë dhe me rezultatin e vetëm të nxjerrjes së tyre në publik përmes komunikatave për shtyp dhe mediave.329

Vetëvendosja e Kosovës: Opsioni

për zgjidhje afatgjatë të konfliktit

Lëvizjet më të fuqishme për jetësimin e vetëvendosje së Kosovës ndodhën në kontekstin e dezintegrimit jugosllav. Qasja dhe agjenda e sece-sionizmit të Kosovës ishte e ngjashme me proceset e shtetbërjes dhe të shtetndërtimit të provuara nga vendet e tjera postkomuniste. Sipas McGarry dhe O’Leary, rënia e komunizmit ka pasur si rezultat shumë lëvizje secesioniste dhe luftëra, ndonëse secesionizmi ishte karakteristikë e periudhës së

329 Shembujt e nismave ad hoc: “Plani shtatë pikësh” i Steiner-it për bashkimin e Mitrovicës ose dialogun midis Prishtinës dhe Beolgradit gjatë mandatit të Holkerit në tetor 2003.

208

Page 206: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

procesit të shtetndërtimit gjatë dekolonizimit të botës.330 Vetëm përmes kësaj strategjie, kombet dhe grupet e ndryshme etnike janë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe nuk ka dyshim se kjo korrespondon me normat demokratike dhe liberale. Sipas këtyre dy studiues-ve, efektiviteti i kësaj strategjie varet nga përgjigjja katër pyetjeve, të cilat janë të rëndësishme në kontekstin e secesionit: Kush është populli? Cila është njësia relevante territoriale ku ata mund të ushtrojnë vetëvendosjen? Kush e përbën shumi-cën? A prodhon secesioni domino-efekt ku pakicat etnike brenda territorit të shkëputur kërkojnë vetëvendosje për to?331

Përgjigjet rreth këtyre katër pyetjeve dhe që janë edhe aspekte kryesore të secesionizmit në shembullin tonë – shumica shqiptare me 90 për qind në Kosovë, unitetit i saj territorial dhe ad-ministrativ dhe pavarësia si faktor për stabilitetin rajonal – kanë shërbyer si argumente kyçe që nga viti 1990 për përkrahjen e së drejtës së vetëven-dosjes. Për lidershipin politik, ekziston vullneti i përcaktuar politik për vetëvendosje i shprehur nga popullata shumicë shqiptare në Kosovë; vullnet që është rritur fuqishëm përgjatë shek. 20-të me ndihmën e lëvizjeve të ndryshme politike.332 Duke përjashtuar iniciativat e ndërmarra para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, lëvizja secesioniste ka filluar me përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për

330 McGarry dhe O’Leary 1997, 11–16.331 McGarry dhe O’Leary 1997, 12. Shihe poashtu Lustick 1995, 53–68 dhe Moore 1998.332 Për qëndrimin e Nexhat Dacit shih: Zëri 31.04.2004.209

Page 207: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

t’u njohur si komb (dhe jo si ‘kombësi’) në Jugo-sllavinë socialiste; dhe kërkesa kryesore politike ishte statusi i republikës për Kosovën brenda federatës jugosllave.333 Menjëherë pas zhbërjes së Jugosllavisë socialiste, elita vendëse e shpalli Kosovën të pavarur. Beteja për pavarësi vazhdoi me krijimin e “shtetit paralel” në vitet 1990-ta, që përfaqësonte një formë paqësore të rezistencës ndaj aparteidin shtetëror serb.334 Përderisa shtypja serbe rritej dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdoi të injorojë situatën e tmerrshme në Kosovë, lufta çlirimtare u bë mjeti i vetëm për të sfiduar regjimin e Milosheviqit.335 Ne kushte të ngjashme si ato të para Luftës së Dytë Botërore, lëvizje secesionste u zhvillua në dy drejtime kryesore: derisa njëra pjesë e elitës politike përpiqej të arrinte secesionin me mjete paqësore; tjetra preferonte luftën e armatosur dhe çlirimtare, e cila edhe si mjet dominoi mbi lëvizjen secesioniste. Kjo kthesë ishte gjeneza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëra nga lëvizjet më të suksesshme çlirimtare gjatë shekullit të kaluar.

Sot, përkundër asaj se partitë e ndryshme politike të Kosovës pikëtojnë faza dhe ngjarje të ndryshme për të legjitimuar veprimet e tyre të mëparshme, por të gjitha ato përshkruajnë lëvizjen

333 Shih dëshmia e Ibrahim Rugovës në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte në Koha Ditore 04.05.2002 dhe 05.05.2002.334 Fjalimi i Ibrahim Rugovës gjatë festimit të përvjetorit të LDK-së Koha Ditore, 24.12.2003.335 Shih qëndrimi i Hashim Thaçit në Koha Ditore 15.01.2003 dhe deklarimin e Ramush Haradinajt në Zëri 25.03.2004.

210

Page 208: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

secesioniste në të njëjtën mënyrë.336 Lidershipi i tashëm sheh përpjekjet e veta për arritjen e shtetësisë përmes prizmit të determinizmit, që sheh historinë e shekullit 20-të për Kosovën si një marsh drejt pavarësisë.337 Brenda IPVQ-ve, kjo perspektivë ishte evidencuar me “Rezolutën për Luftën Çlirimtare të Popullit të Kosovës për Liri dhe Pavarësi”, një dokument që u miratua nga Kuvendi i Kosovës.338 PSSP-ja Steiner kritikoi këtë Rezolutë duke thënë se “ishte kundër frymës së pajtimit që mban Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe Kornizës Kushtetuese”, dhe duke pyetur nëse “liderët kosovarë kishin marrë mësime nga konflikti i kaluar” dhe së fundi, duke e shpallur dokumentin jovalid.339 Në të njëjtën kohë, edhe BE-ja e dënoi atë.340 Ndonëse marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare po tensionoheshin, lidershipi i Kosovës vazhdonte veprimet e tilla simbolike. Për shembull, intervenimi i NATO-s në vitin 1999 dhe Misioni i OKB-së pas saj, i ka shërbyer lidershipit politik për t’u arsyetuar para qytetarëve të vet se pavarësia e Kosovës është e

336 Shih intervistën e Ibrahim Rugovës në Zëri 31.12.2003, Thaçi, Hashim. “Kosova in The War Against Terror”, 26.06.2002, <http://opendemocracy.net/debates/article2-42-215.jsp#>; Intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore 31.12.2003, qëndrimi i Ramush Haradinajt në Koha Ditore 27./28.11.2003.337 Sa i përket përdorimit të këtij termi, shih: Kaplan 2002, 70–77.338 Koha Ditore 16.05.2004, Zëri 16.05.2004. Shih verzionin e përkthyer në gjuhën gjermane te Clewing 2003, 149-156.339 UNMIK/PR/967, 15.05.2003.340 Zëri 20.05.2004.211

Page 209: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

arritshme.341 Zgjedhjet parlamentare dhe krijimi i pushtetit lokal dhe qendror të IPVQ-ve u për-shkruan sikur luanin rol kyç në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.342 Programet partiake dhe platformat zgjedhore, madje edhe për zgjedhjet komunale që do të duhej të fokusoheshin në poli-tikat komunale, përshkoheshin me slogane pava-rësie. Të gjitha këto reflektonin thjesht opinionin publik. Hulumtimet e bëra në vitin 2001 treguan se shumica shqiptare dhe grupet tjera etnike jo-serbe dëshironin pavarësi; ata besonin se mungesa e progresit në këtë çështje ishte arsyeja kryesore e moszhvillimit të regjionit dhe marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike. Në anën tjetër, pakica serbe dëshironte rivendosjen e hegjemonisë serbe në këtë vend.343

Përgjigja ndaj pyetjes se cili komb përbën shumicën kompakte, gjithashtu nuk është e vështi-rë. Ekziston një shumicë e qartë shqiptare në Ko-sovë, që legjitimon secesionin e saj. Por, marrë-dhëniet midis shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës serbe ende mbeten të tensionuara, dhe pozita e serbëve brenda institucioneve dhe ekonomisë paraqet një sfidë të madhe për lidershipin vendor. Është e qartë se qëllimi i Misionit të OKB-së është

341 Intervistë me Ibrahim Rugovën në Zëri 21.11.2003.342 Zëri 21.11.2003.343 Hulumtime të vazhdueshme janë bërë nga RIINVEST-i në kuadër të Early Warning Reports; <www.kosovo.undp.org>. Vlerësimi i mediave dhe bisedat personale me përfaqësues të minoriteteve në Kuvend konfirmojnë të njëjtën. Vlen të përmendet fakti se të intervistuarit më shumë vëmendje i japin papunësisë se sa statusit, por retorika politike nuk i ka shërbyer çështjes së papunësisë.

212

Page 210: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

krijimi i një Kosove shumetnike.344 Lidershipi i Kosovës duhet të merret me disa çështje të vështira, përfshirë këtu gjendjen e varfër ekonomik edhe tregun e punës, pasigurinë dhe kthimin e serbëve refugjatë që jetojnë në Serbi. Ky lidershipi, i cili ka mbështetur modelin e ndarjes së pushtetit që nga krijimi i IPVQ-ve, ka dënuar në mënyrë konstante aktet e dhunës kundër pakicave dhe ka tentuar të bindë pakicën serbe se realiteti i ri politik ofron shpresën më të mirë për integrimin e tyre. Partitë më të rëndësishme politike nuk janë shprehur kundër parimeve konsociacionale. Sidoqoftë, ata janë shprehur kundër pjesëmarrjes së serbëve lokalë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale shtetërore serbe: Për shkak të faktit se UNMIK-u (nën Rezolutën 1244) nuk ka kundërshtuar ose aprovuar këto zgjedhje, ato janë organizuar sistematikisht që nga viti 1999 në tërë Kosovën ku ekzistojnë institucionet paralele shtetërore serbe. Më 22 dhjetor 2003, Kuvendi i Kosovës ka shpallur zgjedhjet parlamentare serbe të mbajtura në Kosovë si “jokushtetuese”.345

344 Shih UNHCR/OSCE. Tenth Assessment of the Situation of the Ethnic Minorities in Kosovo. Pristina (Period Covering May 2002 to December 2002); UNHCR. Minority Voluntary Returns to Kosovo. Pristina, 22.10.2003; ICG. Return to Uncertainty: Kosovo’s Internally Displaced and the Return Process. Balkans Report Nr. 139, Pristina/Brussels, 13.12.2002; Amnesty International. We Are Prisoners in Our Own Homes. London, April 2003; US Department of State: Country Reports on Human Rights Practices. Federal Republic of Yugoslavia. Washington D.C., 31.03.2003.345 Shih: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ DeklarataPerZgjedhjet.pdf, dhe Koha Ditore 23.12.2003; Zëri 23.12.2003. Qëndrimi i UNMIK-u ishte se nuk mund të ndalojë serbëve të drejtat e votimit. 213

Page 211: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kthimi dhe integrimi i pakicave u bë prioritet i UNMIK-ut pas shpalljes së politikës së standar-deve dhe ishte mbështetur në mënyrë aktive nga IPVQ-të dhe lidershipi vendor.346 Kryeministri Bajram Rexhepi, me aktivitetet e tij në këtë çësh-tje, gradualisht pati fituar respektin e bashkësisë ndërkombëtare. Hapat më të rëndësishëm të ndër-marrë nga liderët vendorë ishin Apeli, i frymëzuar nga iniciativa e Hashim Thaçit në korrik 2003, për kthimin e pakicave, që ishte nënshkruar nga të gjithë liderët politikë.347 Në po atë muaj, ky Apel është nënshkruar edhe nga Kuvendi. Dy liderët më të rëndësishëm, Thaçi dhe Rugova, bashkë me përfaqësuesit e SHBA-ve, vizituan vendbanime e serbëve lokale për të shfaqur mbështetjen e tyre për kthimin e refugjatëve dhe tentuan të ndikojnë në qëndrimin e shumicës shqiptare.348 Sidoqoftë, gjendja e serbëve mbetet e papërmirësuar dhe janë kthyer raste individuale të refugjatëve vetëm në mënyrë simbolike. Kthimi dhe integrimi i tyre është i lidhur ngushtë me pasigurinë, mungesën e zhvillimit ekonomik dhe kryesisht me statusin e pazgjidhur të këtij territori.349

346 Shih: United Nations Interim Mission in Kosovo. The Right to Sustainable Return (Concept Paper). Pristina, 17.05.2002.347 Koha Ditore, 02.07.2003; Zëri, 02.07 2003.348 Zëri 11.07.2003.349 Aktet e dhunës ishin dënuar nga Rugova, Daci dhe Rexhepi Koha Ditore, 20.03.2004. Ngjarjet e marsit u dënuan në letër, inicuar nga Hashim Thaci dhe nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e rëndësishëm qeveritarë, të partive dhe grupeve etnike, përveç serbëve Zëri 03.04.2004.

214

Page 212: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Çështja e sovranitetit territorial ngrit një kërcënim për marrëdhëniet etnike në Kosovë. Kjo krijon probleme në njërën anë midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, dhe në anën tjetër midis IPVQ-ve dhe qeverisë serbe. Që nga vendosja e KFOR-it dhe themelimi i UNMIK-ut, të cilat sipas Rezo-lutës 1244 janë përgjegjëse për sigurinë e territorit dhe kontrollimin e kufijve të tij, ky problem është rënduar. Është me rëndësi të kujtohet se konflikti në Kosovë ishte një luftë për territor dhe hegjemoni politike midis shtetit serb dhe shumicës shqiptare. Pas qershorit 1999, përgjegjësia për të dyja, territorin dhe pushtetin, është kaluar te Misioni i OKB-së. Mirëpo, popullata lokale është e brengosur për unifikimin e territorit, për shkak se UNMIK-u, në kundërshtim me mandatin e tij, ka treguar paaftësi për të ushtruar autoritetin e vet mbi tërë Kosovën.350 Alternativa, një “ndarje etnike e Kosovës”, e cila do të përfshinte ndarjen e pjesës veriore të Kosovës është e papranueshme për liderët vendorë.351 Ata në mënyrë konstante kanë kritikuar UNMIK-un për këtë gjendje dhe kanë fajësuar Beogradin për përçarjen e “bashkëjetesës shumetnike”.352 Kanë ekzistuar plane të ndryshme për unifikimin gradual të qytetit të ndarë të Mitro-vicës.353 Por, problemi nuk ishte përmirësuar,

350 Për mundësinë e ndarjes etnike dhe ndikimin në Maqedo-ni, shihe Veton Surroi, ’Faktori M: Mitrovica-Maqedonia’ në Koha Ditore 20.11.2003: 3.351 Intervistë me Ibrahim Rugovën në Der Spiegel 17.04 2000, intervistë me Hashim Thaçin në Die Presse, 20.04.2004.352 Shih: Qëndrimi i Hashim Thaçit në Zëri 29.05.2003.353 Plani i Bajram Rexhepit u publikua së pari në Koha Ditore 26.04.2002. “Plani shtatë-pikësh” i Steiner-it për unifikimin e 215

Page 213: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

madje edhe pas themelimit të zyrave të UNMIK-ut në Mitrovicën veriore. Situata në Kosovën veriore dhe Mitrovicë, të krijuara nga qeveria serbe pas qershorit 1999, ngjan se do të mbeten të hapura aq gjatë sa statusi nuk zgjidhet. Megjithatë, ngjarjet e marsit 2004, të cilat filluan në Mitrovicë, ilustruan natyrën inflamatore të kësaj ndarjeje etnike të veriut të Kosovës.354

Paralelisht me këtë ndarje të brendshme etnike të Kosovës, erdhi një ndarje e jashtme e kufijve të Kosovës. Në janar të vitit 2001, Beogradi dhe Shkupi, pa marrëveshje paraprake me UNMIK-un dhe me shtytjen e disa diplomatëve perëndimorë, nënshkruan një marrëveshje për “rre-gullimi” e “një çështje të vjetër kufitare”. Zyrtarët e të dy shteteve theksuan se kjo ishte shumë e rëndësishme për arsye gjeostrategjike. Në kundër-shtim me këtë, lidershipi i Kosovës e ka parë këtë si një kërcënim për “territorin e Kosovës”, për shkak të 2.500 hektarëve në regjionin e Gjilanit jugor që i janë dhënë Maqedonisë nën këtë marrëveshje. Jo vetëm liderët politikë, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, opinioni krijues dhe qytetarët e Kosovës u shprehen haptas kundër në marrëveshjeje të tillë. Madje, edhe Kuvendi nxori një Rezolutë për “mbrojtjen e integritetit

qytetit u publikua në Kosova Sot 02.10.2002.354 Vdekja e tre fëmijëve, vrasja e një serbi në fshatin Çaglla-vicë dhe bllokimi i rrugës Prishtinë-Shkup ishin shkaqet më të rëndësishme për dhunën e marsit 2004, Koha Ditore, 18.04.2003. Validiteti i këtyre ngjarjeve ende kontestohet dhe kërkohen hulumtim objektiv. Fakti më i rëndësishëm është se e tëra filloi në Mitrovicë dhe u zgjerua në tërë Kosovën, shih: Koha Ditore 18.03.2004, 19.03.2004.

216

Page 214: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

territorial të Kosovës” dhe “ruajtjen e kufijve të Kosovës”. Sërish, kjo rezolutë ishte shpallur e pa-vlefshme nga PSSP-ja, me arsyetimin se Kuvendi kishte tejkaluar përgjegjësitë dhe kompetencat e tij të definuara me Kornizën Kushtetuese.355 Banorët e Gjilanit dhe ata të Kamenicës protestuan kundër marrëveshjes Beograd-Shkup, nga frika për humbjen e pronave të tyre ose vështirësive për shfrytëzimin dhe qasjes në to.356

Probleme të tilla territoriale ngritën çështje më thelbësore rreth sovranitetit të tërë territorit. Në teori, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin të drejtë në citimin e Kornizës Kushtetuese në Rezolutën e tyre, e cila në kapitullin e parë thotë:“Kosova është një entitet nën administrim ndërkombëtar të përkohshëm, e cila, me popullin e saj, ka atribute unike historike, legale, kulturore dhe gjuhësor".... “Kosova është territor i pan-dashëm në të cilin Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, të themeluara nga kjo Kornizë Kushtetuese për Vetë-Qeverisje të Përkohshme, do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”357 Mirëpo, çësh-tja qëndronte në atë se përgjegjësitë më të rëndësishme të një shtetit, përfshirë territorin, ku-fijtë dhe ushtrimin e pushtetit, i takojnë “pushte-teve dhe përgjegjësive të rezervuara për PSSP-në”,

355 Para miratimit të Rezolutës, Nexhat Daci pranoi papajtueshmërinë në mënyrë të shkruar nga Steiner, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Komisioni i BE-së. Për më shumë informata rreth Rezolutës, përmbajtjes dhe debateve shih: Koha Ditore 24.05. 2002 dhe Zëri 24.05.2002.356 Kosova Sot, 09.08.2003; Koha Ditore 10.08.2003; Bota Sot, 10.08.2003.357 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 1.217

Page 215: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe jo institucioneve të Kosovës.358 Për më tepër, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për bash-kësinë ndërkombëtare: “riafirmon përkushtimin e të gjitha Shteteve Anëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Shteteve tjera të rajonit...”.359

Për shkak të kësaj situate legale të paqartë dhe statusit final të pazgjidhur të Kosovës, pas ndryshimeve qeveritare në Beograd (tetor 2000), bashkësia ndërkombëtare njohu shtetin post-Milosheviqian, Unionin e Serbisë dhe Malit të Zi, si trashëgimtar të Jugosllavisë. Një rrethanë e re politike që për të ardhmen e territorit dhe kufijve të Kosovës krijonte pasiguri dhe që për lidershipin e Kosovës paraqiste një detyrë të vështirë. Por, ky lidership në mënyrë unike deklaroi se krijimi i Unionit midis Serbisë dhe Malit të Zi ishte çështje e tyre e brendshme e dy kombeve; për Prishtinën zyrtare përfshirja e Kosovën në këtë Union ishte kundër vullnetit të qytetarëve të saj për vetëven-dosje dhe një gjë e tillë është e pamundur pas gjenocidit mbi ta nga regjimi serb.360 Kështu, në fund të vitit 2001, Kuvendi aprovoi një rezolutë kundër “pretendimeve të të ashtuquajturit Unioni i Serbisë dhe Malit të Zi që përmes Kartës së vet Kushtetuese tenton të krijojë bazën kushtetuese për aneksimin e Kosovës”. Paragrafët e përfshirë në Kartën Kushtetuese të Serbia-Mali Zi sa i përket

358 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 8.359 Shih United Nations S/RES/1244, Preface.360 Shih Qëndrimi i Hashim Thaçit në Zëri 29.05.2003 dhe Nexhat Dacit në Zëri 18.08.2003.

218

Page 216: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

statusit të ardhshëm të Kosovës u shpallën të “papranueshëm” dhe “të pavlefshëm”.361

Për të kuptuar secesionin në Kosovën e pas-luftës janë gjithashtu të rëndësishme perceptimet e liderëve vendorë rreth Misionit të OKB-së. Për ata, që nga themelimi i IPVQ-ve, Rezoluta 1244 gjithnjë e më shumë konsiderohej ambivalente.362

Ata e shihnin këtë dokument shumë më ndryshe sesa OKB-ja, dhe jo në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të Drejtës Ndërkombëtare. Për ata, kjo ishte pengesë e serioze, sepse jepte tri “struktura qeverisëse” në Kosovë. Së pari, UNMIK-u, që ka mandatin e një misioni paqe-ruajtës, por vepronte si një qeveri; UNMIK-u ishte përgjegjës vetëm para Këshillit të Sigurimit në New York dhe jo ndonjë mekanizmi demokratik dhe popullit të Kosovës. Së dyti, IPVQ-të që u krijuan përmes zgjedhjeve demokratike dhe janë përgjegjëse para qytetarëve. Së treti, strukturat paralele shtetërore serbe që funksionojnë si institucione qeveritare për serbët e Kosovës.

Sidoqoftë, kjo situatë absurde e autoriteteve paralele të UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe Serbisë më së miri mund të kuptohen nga definimi i Max Weber-it për shtetin. Në ligjëratën e tij “Politika si Pro-fesion”, shteti për të është: “një komunitet njerëzor që (suksesshëm) pretendon monopolin e përdorimit legjitim të forcës fizike brenda një territori të

361 Shih Kuvendi i Kosovës. Rezoluta për shpalljen të pavleshme të preambulës kushtetuese të Unionit Serbi-Mali i Zi për Kosovën. Prishtinë, 07.11.2002.362 Kjo pikëpamje është kryesisht shkak i ndjekjes rigoroze të kësaj Rezolute nga UNMIK-u dhe Zyra për Çështje Ligjore në New York, Koha Ditore, 14.04.2004.219

Page 217: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhënë”.363 Prandaj, ajo me çka liderët e Kosovës në mënyre reale po ballafaqohen, është konku-rrenca për pushtet dhe legjitimitet mbi territorin e vet dhe të ardhmen politike. Për shkak të kësaj situate dhe si pasojë e saj, ka akuza të vazhdue-shme midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve në lidhje me bartjen e pushteteve dhe përgjegjësive. Në anën tjetër, që nga qershori 1999, ekziston një “luftë politike e pafund” midis lidershipit të Kosovës dhe Serbisë për statusin final. Sipas perceptimeve të lidershipit të Kosovës, ky vend është në procesin e shtetndërtimit, përderisa edhe UNMIK-u edhe Ser-bia, me institucionet e saj paralele, do të largohet pas vendosjes së statusit. Ata pohojnë se IPVQ-të janë institucione legjitime dhe përfaqësojnë vullnetin politik të popullit.364 Në të njëjtën kohë, gjithashtu edhe qytetarët ndajnë këto perceptime të forta për këtë proces të shtetndërtimit.

Nevoja për shtetndërtim

dhe kontrata qytetare

Zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës, procesi efektiv i shtetndërtimit dhe ndërtimi i një shoqërie të re të bazuar në parimin e qytetarisë është duke u bërë më e vështirë për shkak të

363 Weber (1918) 1997, 78.364 Intervistë me Nexhat Dacin në Koha Ditore 26.11.2003, dhe Zëri 31.12.2003. Intervistë me Hashim Thaçin në Die Presse 20.04.2004 dhe intervistë me Ramush Haradinajn në Java 25.12.2003.

220

Page 218: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mungesës së vizionit politik dhe shoqëror të lidershipit politik për të ardhmen. Që prej qershorit 1999 kjo elitë politike nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej këtyre pyetjeve kryesore në lidhje me të ardhmen e pas-statusit: Çfarë lloj strukture shtetërore do të ishte më e mira për Kosovën? Çfarë lloj parlamenti duhet të formohet? Çfarë lloji të sistemit zgjedhor duhet të ndërtohet? Si duhet të strukturohet ekzekutivi në qeverinë qendrore? Si do të mund të akomodohen pakicat brenda institucioneve dhe si mund të mbrohen të drejtat e njeriut? Në të njëjtën kohë, ky lidership kishte mungesë të vizioneve për çështjet kyçe, sikurse krijimi i një gjyqësie të pavarur e profesionale, të politikave dhe ekonomisë në situatën pas-statusit. Lidershipi u ka kushtuar vëmendje marrëdhënieve me vendet fqinje, duke promovuar idenë se pavarësia e Kosovës do të jetë një faktor krucial për stabilitetin rajonal në Ballkan. Në këtë kontekst, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesat për një konferencë rajonale për Kosovën, dhe Ibrahim Rugova në mënyrë konstante ka thënë se: “Pavarësia e Kosovës do të stabilizonte pjesët tjera me popullatë shqiptare, si Maqedoninë, Malin e Zi dhe vendet fqinje si Serbia dhe Shqipëria.”365

Liderët e Kosovës e kanë kuptuar se e vetmja mënyrë për të arritur pavarësinë është bashkëpu-nimi i ngushtë midis Prishtinës zyrtare me bashkësinë ndërkombëtare, kryesisht me SHBA-të

365 Ibrahim Rugova: "We can ensure all ethnic group’s security" Pledge for Kosovo Independence in Budapester Zeitung,16.04. 2004. Shih intervistë me Ibrahim Rugovën në Zëri 21.11.2003, 10.01.2004.221

Page 219: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe BE-në. Sidoqoftë, ata janë të ndarë kur është kërkuar që të tregojnë partneritet në bisedimet ndërkombëtare dhe që pavarësia do të përfundohet përmes mbështetjes së bashkësisë ndërkombëta-re.366 Kur në tetor të vitit 2003 në Vjenë u organizua një takim midis përfaqësuesve të qeverive të Kosovës dhe Serbisë, nën kryesimin e bashkësisë ndërkombëtare, mori pjesë vetëm një delegacion i vogël i përbërë prej presidentit Rugova dhe kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.367

Ideja e takimit ishte e një natyre simbolike me qëllim që të kishin fotografinë e takimit të përfa-qësuesve të ish-armiqve. Megjithatë, kryeministri Bajram Rexhepi, shfrytëzoi mungesën e autorizi-mit nga Kuvendi që ai e definonte si parakusht esencial, për mospjesëmarrjen në takim.368 Hashim Thaçi dhe partia e tij, PDK, i ka dhënë që më parë mbështetjen e tyre, derisa Ramush Haradinaj dhe AAK-ja e tij, ishin kundër takimit të Vjenës.369

Liderët lokalë e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e këtij takimi në mënyra të ndryshme. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të pranohet se politikat unilaterale kanë rëndësi të madhe në shoqërinë thellësisht të ndarë, veçanërisht për stabilitetin e brendshëm, zgjidhjen e statusit dhe marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.

366 Në lidhje me pavarësinë dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare shih intervistë me Bajram Rexhepin në Koha Ditore 31.12.2003 dhe Zëri 31.12.2003.367 Për qëndrimin e delegacionit të Kosovës në Vjenë shih fjalimin e Rugovës në takim Koha Ditore 15.10.2003.368 Koha Ditore, 14.10.2003; Zëri, 14.10.2003.369 Për qëndrimin e Thaçit, Haradinajt dhe Dacit shih Zëri 31.12.2003 dhe qëndrimin e Rugovës shih Zëri 21.11.2003.

222

Page 220: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Të gjitha partitë politike e shohin pavarësinë si e vetja mënyrë për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës dhe kthimin e autoritetit shtetëror serb si një shenjë për një luftë të re.370 Në anën tjetër, ata nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap të përbashkët për të realizuar qëllimin e tyre. E vetmja fushë që është e përbashkët për të gjithë është se asnjëra prej këtyre partive ose përfaqësuesit e IPVQ-ve nuk kanë prezantuar një udhërrëfyes praktik se si të arrihet pavarësia. Në vend të kësaj, ata kanë paraqitur pikëpamjet e tyre në mediat elektronike dhe të shtypura në formë të koncepteve pa ndonjë shtjellim të gjerë. Rugova, për shembull, në fjalimin e tij gjatë shënimit të 14 vjetorit të ekzistimit të LDK-së, ka thënë se “LDK ka krijuar (në vitet e 1990-ta) një shtet funksional të Republikës së Kosovës, të cilin bota e ka quajtur shtet paralel ose shteti shqiptar i kosovarëve”. Sërish është lutur, në mantra deklaratat e tij kuazi-religjioze, çdoherë për: “njohje formale dhe të drejtpërdrejtë (të Kosovës) nga SHBA-të, BE-ja dhe formalizimin e saj nga OKB-ja”.371

Konkluzioni këtu është se, në pikëpamjen e tij, shteti tashmë ekziston dhe ai vetëm duhet të njihet formalisht.372

Në fillimin e vitit 2003, një iniciativë e ndërmarrë nga AAK-ja, partia e tretë për nga fuqia në Kosovë, shkaktoi shqetësim, duke kërkuar që të miratohej një “Deklaratë për Pavarësinë” nga

370 Shih intervistë me Ibrahim Rugovën në Der Spiegel 17.04.2000.371 Koha Ditore 24.12.2004.372 Zëri 28.02.2003.223

Page 221: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kuvendi i Kosovës.373 Kjo kërkesë, që ishte përkrahur nga 43 deputetë të Kuvendit, përfshirë këtu edhe anëtarë të PDK-së, ishte shtyrë nga kryetari i Kuvendit Daci për një “kohë më të mirë”.374 Më pas, në prill 2003, lideri i PDK-së Hashim Thaçi dha një propozim plotësisht ndryshe nga idetë e AAK-së dhe LDK-së. Ai propozoi Moratorium mbi çështjen e statusit për dy apo tri vjet, gjatë të cilave kosovarët do të merrnin iniciativat e veta politike, ekonomike dhe sociale dhe të fokusoheshin në procesin e shtetndërtimit. Ideja u përkrah nga Steiner dhe disa përfaqësues tjerë të bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, por u kundërshtua nga LDK-ja dhe AAK-ja.375 Më vonë, kryetari i Kuvendit Daci dhe kryeministri Rexhepi dhanë një “mbështetje verbale” për pavarësinë, që u bë lajm kryesor edhe në mediat botërore. Në fund të vitit 2003, Daci tha se “gjatë kësaj periudhe legjislative do të ndodhë akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës” nga Kuvendi, edhe pse partia e tij, LDK-ja, ishte kundër pro-pozimit të AAK-së.376 Në mars të vitit 2004, Rexhepi deklaroi se qytetarët e Kosovës do të donin një progres drejt implementimit të standar-deve para statusit dhe një vlerësim pozitiv nga OKB-ja deri në shtator të vitit 2005. Megjithatë,

373 Koha Ditore, 22.12.2002; 04.02.2003.374 Koha Ditore, 14.02.2003.375 Takimi i Thaçit me Steiner, shih Zëri 12.04.2003. Thaçi insiston se kjo ‘ide’ është pjesë e ‘bashkësisë ndërkombëtare’ dhe për të mirën e institucioneve dhe efektivitein në implementimin e standardeve. Shih intervistën me Hashim Thaçin në Java 25.12.2003 dhe Zëri 31.12.2003.376 Zëri, 31.12.2003.

224

Page 222: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nëse kjo nuk do të ndodhte, do të mbahej në mëny-rë të njëanshme një “referendum për pavarësi” ose do shpallej një “deklaratë për pavarësi”.377

Ndonëse këto deklarata dhe propozime mund të shihen si tentim për të bërë trysni mbi bashkësinë ndërkombëtare, ato kishin efekt negativ në marrë-dhënieve ndëretnike në Kosovës, kjo sipas shumë hulumtimeve të opinionit publik.378

Liderët e Kosovës kanë demonstruar vizion të njëjtë konfuz edhe sa i përket çështjes së identitetit politik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Që nga përfundimi i luftës, Rugova ka tentuar në një mënyrë sistematike të stimulojë një identitet unik kosovar, duke përdorur flamurin kombëtar, himnin dhe festime të lidhura me historinë shqiptare; simbolet që ai i përdorte shpesh si pjesë e mandatit të tij presidencial. Ky ndërtim i identitetit është bazuar në projeksionet e shtetësisë dhe komb-shtetit, kur Kosova pas ndarjes së hapësirës etnolinguistike në vitin 1912/13 kishte ndjekur udhën e saj dhe pas arritjes së autonomisë në vitet e 1970-ta paraqiste diç të veçantë nga shteti shqiptar. Koncepti i identitetit qytetar, i cili do të mbështetet nga parimet e territorit të përbashkët, qytetarisë, interesave dhe të drejtave të të gjitha grupeve etnike, në realitet nuk është propozuar ende nga elita vendore.379 Qytetarët e Kosovës kanë krijuar vetëdijen e tyre kolektive, me gjasë si rezultat i autonomisë së Kosovës pas vitit 1968 dhe si reagim ndaj diskriminimit të

377 Financial Times 19.04.2004.378 UNDP/RIINVEST: Early Warning Report 3, 20.379 Smith 1991, 116–122.225

Page 223: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

regjimit të Milosheviqit, por edhe ndaj shtypjes sistematike serbe në të kaluarën. Sidoqoftë, kjo vetëdije kolektive nuk është përkrahur nga të gjitha pjesët e shoqërisë dhe aspak fare nga serbët e Kosovës. Në anën tjetër, krijimi i identitetit qytetar politik do të ndihmonte në integrimin e të gjitha grupeve etnike, përfaqësonte interesat e tyre dhe mbronte identitetet tjera të tyre.380

Në dritën e ngjarjeve të marsit 2004, kishte shumë diskutime rreth domosdoshmërisë për dialog të brendshëm midis të gjitha grupeve etnike. Këto diskutime shtynë Hashim Thaçin të propozojë idenë që disa pjesë të modelit të Marrëveshjes së Ohrit për Maqedoninë mund të aplikohen në Kosovë, që do të siguronte një vetëqeverisje lokale për komunat si një hap i rëndësishëm për arritjen e integrimit të pakicave.381 Ideja mund të shihet edhe si reagim në kontekstin e iniciativës së qeverisë serbe për kantonizimin dhe ndarjen e territorit, ngaqë Beogradi, nga marsi 2004, ka insistuar që situata e serbëve të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me një zgjidhje territoriale. Propozimi i Thaçit paraqet një kornizë të domosdoshme për ndërtimin e një “shteti qytetar”, të bazuar në një “kontratë qytetare” midis shumicës shqiptare dhe pakicave tjera, ku Kosova si një territor do të mbetej e tërësishme dhe e pandashme. Megjithatë, çështja, nëse Kosova do të ishte në të ardhmen një vend i bazuar në parimin e qytetarisë apo të etnicitetit, varet nga qëndrimi i popullatës shumicë

380 Bugajski, Hitchner and Williams 2003, 17–19.381 Neue Zürcher Zeitung, 27.05.2004, 5.

226

Page 224: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

në Kosovës, të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe serbëve lokalë dhe qeverisë serbe në Beograd.382

Çështja e kontratës qytetare dhe identitetit qytetar do të paraqesë një sfidë të re për të ardhmen e Kosovës, por në këtë kapitull do bëj vetëm disa konkluzione preliminare mbi situatën e gjysmës së vitit 2004. Në një anë, lidershipi i Kosovës dhe përfaqësuesit e IPVQ-ve, përkundër veprimeve të tyre të ndryshme simbolike, ka bërë pak për të integruar dhe përfaqësuar interesat e serbëve lokalë. Deri më tash ata nuk ishin në gjendje të bënin një ofertë të vërtetë për serbët, se si të akomodohen brenda jetës publike të Kosovës dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre si komunitet. Në anën tjetër, serbët lokalë, përkundër pjesëmarrjes së tyre simbolike në IPVQ, nuk ishin të vullnetshëm të njohin institucionet e Kosovës si qeveri të tyre, edhe pse kështu do të mund të përfaqësonin në mënyrën më të mirë interesat e komunitetit të tyre. Për më tepër, ata nuk kishin dhe ende nuk kanë një vizion për të pozitën e tyre të ardhshme brenda institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës. Vendosja e statusit final do të krijojë një ambient tjetër drejt ndërtimit të një shoqërie të re, ku koncepti i shtetit qytetar do të jetë i mundur, nëse shumica dhe pakicat në Kosovë do të jenë vërtet të përkushtuar për një model të tillë shtetndërtimi dhe qeverisjeje. Përveç kësaj, kjo mund të ndodh vetëm nëse përjashtohen si zgjidhje ndarja e jashtme e Kosovës ose ndarja e saj e

382 Shih: ICG. Kosova’s Ethnic Dilemma: The Need for a Civic Contract. Balkans Report Nr. 143, Pristina/Brussels, 28.05.2003.227

Page 225: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

brendshme etnike territoriale dhe këtu faktor vendimtar mund të jetë bashkësia ndërkombëtare.

Federalizmi serb: nga kantonizimi deri në ndarjen e Kosovës

Qëndrimi i qeverive serbe mbi Kosovën pas qershorit 1999 ishte jo vetëm një pengesë për integrimin e serbëve lokalë, por po ashtu ka ndikuar në efektivitetin e UNMIK-ut si aktor i intervenimit të palës së tretë dhe modelit të qeverisjes përmes ndarjes së pushtetit të aplikuar nga IPVQ-të. Rënia e Milosheviqit në tetor të vitit 2000 nuk ka ndërruar asgjë në përfundimin e konfliktit etnik dhe nuk ka sjellë zhvillime të reja sa i përket Kosovës.383 Edhe pse lidershipi i DOS-it (Opozita Demokratike e Serbisë) ishte i ndarë prej së brendshmi, ata ishin të bashkuar kur bëhej fjalë për Kosovën dhe ndanin qëndrime të njëjta. Qeveria e marrë nga koalicioni i DOS-it dhe vendosja e Misionit të OKB-së në Kosovë kanë ngritur dy pyetje për lidershipin e ri serb: Çfarë lloj shteti është trashëgimia politik e Milosheviqit, dhe ku janë kufijtë e tij? Shumica e popullatës serbe nuk ishte e kënaqur me status quo-n në të cilën ishte vendosur Serbia dhe e shihnin çështjen e territorit dhe të kufijve finalë të saj si të pazgjidhur. Për ata, nuk ishin të qarta marrëdhëniet politike dhe legale midis Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe Serbisë e Kosovës, e cila faktikisht ishte nën

383 Cohen 2002, 29–38, 351–366.228

Page 226: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

administrimin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, në jetën publike serbe shpesh është debatuar mundësia për aneksimin e Republika Srpska-s në Bosnjë.384 Çështja e kontinutetit legal të ish-Jugosllavisë, e territorit dhe kufijve ka treguar se lidershipi i ri serb dështoi t’u përgjigjej këtyre pyetjeve dhe se ka vazhduar politikën tradicionale hegjemoniste, kësaj here vetëm me mjete paqësore. Në këtë kontekst, Serbia edhe më tutje mbetet faktor destabiliteti në Ballkan.385

“Sovraniteti jugosllav”, i përmendur në Re-zolutën 1244, ka lejuar lidershipin serb të argu-mentojë përfshirjen e Kosovës në Serbi/Jugosllavi. Kjo fushatë ishte ndihmuar, në një masë, nga bashkësia ndërkombëtare, e cila as nuk ka sfiduar as nuk ka mbështetur deklarata të tilla populiste dhe nacionaliste të lidershipit post-Milosheviqian. Në kundërshtim me regjimin e vjetër, qeveria e re serbe vendosi marrëdhënie normale me bashkësinë ndërkombëtare dhe UNMIK-un. Por, ajo ka penguar në çdo mënyrë konsolidimin e autoritetit të UNMIK-ut mbi tërë territorin e Kosovës, ishte haptazi kundër krijimit të IPVQ-ve dhe po ashtu ka ndikuar në mënyrë direkte në mosintegrimin e serbëve lokalë në institucionet qeverise të këtij vendi. Qeveria e re në Beogard ka mbështetur strukturat paralele shtetërore serbe, që kanë mbetur nga koha e Milosheviqit në Kosovë, në nivel politik, financiar dhe profesional, që kontrollonin një pjesë të territorit të Kosovës.

384 Cigar 2001, 40–43, 59–62.385 Në detaje shih: ICG. Serbia After Djindjic. Balkans Report Nr. 141, Belgrade/ Brussels, 18.03.2003, 12–14.229

Page 227: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ajo ka mbështetur publikisht ndarjen e qytetit të Mitrovicës dhe ndarjen etnike të Kosovës veriore. Një fushatë për një ndarje de jure dhe aneksim në Serbi ishte rritur në diplomacinë dhe mediat ndërkombëtare dhe debatuar në Serbi. Sikurse Milosheviqi, lidershipi i ri e ka parë zgjidhjen e statusit të Kosovës në lidhje me ndryshimin e Marrëveshjes së Dejtonit sa i përket Republika Srpska-s: zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës në formën e pavarësisë së saj do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e kufijve të shteteve në Ballkan dhe nëse Kosova do të kishte të drejtë për secesion, e njëjta do të duhej të pranohej edhe për Republika Srpska-n. Fakti se ky Republika Srpska ishte një fantom dhe e krijuar si një rezultat i politikës së “spastrimit etnik” nuk kishte ndonjë rëndësi për diskutimet në Serbi. Lidershipi i ri tentoi t’i jepte dinamikë të re zgjidhjes së statusit nga koha në kohë dhe me tone shumë agresiv në debatin rreth Kosovës. Një diskursi i tij nacionalist politik dhe iniciativat e ndryshme morën miratimin popullor nga votuesit serbë, por edhe i shërbenin lidershipit të ri për të larguar vëmendjen e qytetarëve të tyre nga proble-met ekonomike dhe sociale.386 Duke qenë i frikë-suar se demokratizimi i shoqërisë, reformat politi-ke dhe zhvillimi ekonomik do të çojnë në sece-sionin e Kosovës, ky lidershipi i ri ishte i për-kushtuar të rimarrë kontrollin mbi pjesë të caktuar të territorit (edhe nëse kjo nënkupton vetëm pjesën veriore të Kosovës). Si një kundërstrategji ndaj metodave të ndryshme të rregullimit të konfliktit etnik, siç janë intervenimi i palës së tretë, konso-

386 Calic 2003, 352.230

Page 228: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ciacionalizmi dhe secesionizmi, Beogradi inicioi “federalizmin ose kantonizimi” e Kosovës.

Pasi që regjimi serb, ushtria dhe forcat e tij policore, u detyruan të tërhiqen nga Kosova në vitin 1999 në saje të Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244, janë debatuar publikisht një numër i iniciativave për kantonizimin e territorit të saj. Nebojsha Çoviq, një pjesëtar i regjimit të Milosheviqit dhe pas rënies së tij zëvendëskryemi-nistër serb, mbajti një fjalim para oficerëve ushtarakë në maj të vitit 2001, ku ai propozoi që Kosova duhet të ndahet në dy entitete territoriale, “shqiptare” dhe “serbe”.387 Ai ka thënë se kjo do të shmangte ndarjen e plotë të Kosovës nga Serbia dhe të balanconte “të drejtën historike” serbe dhe të drejtat “etnike” shqiptare në rajon. Sugjerimi i tij ishte shumë i ngjashëm me propozimin e Dejtonit për ndarjen e grupeve etnike në Bosnjë. Por, në sytë e përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe li-dershipit të Kosovës, sugjerimi i tillë ishte i pa-pranueshëm, sepse ajo do të ndante një rajon të pasur rreth qytetit të Mitrovicës dhe do të krijonte probleme të tjera në dhe jashtë Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare u ka kushtuar pak vëmendje ideve të Çoviqit, sepse ai dhe partia e tij kanë pasur pak pushtet në atë kohë në Serbi. Sidoqoftë, në gusht të vitit 2001, Çoviq bëhet shef i “Qendrës Koor-dinuese për Kosovë dhe Metohi”, e krijuar nga qe-veria serbe. Kjo qendër vepron si një qeveri serbe në ekzil e serbëve të Kosovës dhe u bë një aktor i rëndësishëm për UNMIK-un dhe bashkësinë ndër-

387 Shih: Vesna Bjekić. Kosovo Plan Resurfaces. Institute for War and Peace Reporting: Balkan Crisis Report No. 266, 27.07.2001, http://www.iwpr.net.231

Page 229: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kombëtare. Në pozitën e tij si shef i kësaj Qendre, Çoviq ka nënshkruar marrëveshjen e lartpërmen-dur me Haekkerup-in. Obligimet që qeveria serbe mori nën këtë marrëveshje nuk janë plotësuar asnjëherë: strukturat paralele shtetërore serbe mbe-ten edhe më tutje në Kosovë;388 regjistrat e tokës (regjistrat kadastralë) që gjatë luftës regjimi i Mi-losheviqit i mori nga Kosova nuk janë kthyer; dhe, targat e UNMIK-ut për automjete nuk janë pranuar brenda territorit të Serbisë, që do të lehtësonte lë-vizjet e serbëve. Çoviq nuk ka përsëritur planin e tij të ndarjes, por kur në Kuvendin e Kosovës u pro-pozua shpallja e pavarësisë, ai ka mohuar që pava-rësia do të ishte e mundur për “tërë Kosovën”.389

Ideja e kantonizimit dhe ndarjes etnike ishte shqyrtuar seriozisht në Serbi. Vojisllav Koshtunica, në atë kohë president i Serbisë dhe lideri më nacionalist kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Bosnjën (ndryshe nga kolegët e tij në koalicionin e DOS-it) ka thënë se propozimi ishte “qëndrim individual” i Çoviqit.390 Kryeministri Zoran Gjingjiq, që ishte i preokupuar me reformat dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte, ka thënë se Kosova është ende pjesë e Jugosllavisë dhe më vonë, me miratimin e Kartës Kushtetuese, pjesë e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi.391 Pas rënies së Milosheviqit, Gjingjiq tentoi të largojë idenë e konspiracionit Perëndimor

388 UNMIK/PR/774, 11.08.2002.389 Intervistë me Nebojsha Çoviq në Vreme 15.03.2003.390 Glas Javnosti, 24.05.2001, http://www.glas-javnost.co.yu.391 Përmbajtja e Kartës Kushtetuese në http://www.gov.yu/start.php?je=s&id=34.

232

Page 230: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kundër Serbisë dhe të pohojë se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet përmes emocioneve. Por, fjalimet e tij të mëvonshme dhe pikëpamjet politike treguan një pamje tjetër:392 “Institucionet ndërkombëtare janë duke krijuar një Kosovë plotësisht të pavarur. Duke aprovuar ligje në Kuvendin e Kosovës, ata nuk mërziten se çfarë ndodh në Serbi.” Kështu më vonë, sipas tij, vetëm nëse “mijëra apo disa qindra” trupa serbe kthehen në Kosovë do të jetë i mundur kthimi i refugjatëve serbë. Me qëllim që të mbrojë interesat e serbëve të Kosovës dhe të shmang rishfaqjen e elementeve nacionaliste në qeverinë serbe, që akuzonin administratën e tij për dështim mbi çështjen e Kosovës, Gjingjiq ka thënë:393 “propozimi im është që serbëve të Kosovës t’u jepen të drejtat kushtetuese dhe mjete institucionale për të mbrojtur interesat e tyre. Si hap i parë, do të ishte e mjaftueshme për serbët që të njihen si kroatët në Federatën Boshnjake”. Deri në vdekje, në mars të vitit 2003, Gjingjiq vazhdoi të promovojë në nivel emocional dhe të përpunojë argumentin e tij. Qëllimi i tij final ishte ndarja e hapësirës në “dy entitete”, “shqiptare” dhe “serbe”, dhe një autonomi substanciale për Kosovën brenda Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi. Duket se modeli i Bosnjës dhe Qipros për zgjidhjen e konfliktit etnik, që nënkupton kantonizimin, e ka insipruar atë.394

Lidershipi i Kosovës, UNMIK-u dhe bashkësia

392 Djindjić 2002, 27–35.393 Shih intervistë me Zoran Xhinxhiq në The Times 22.02.2003.394 Më shumë informata për këtë projekt në Večernje Novosti 07.03.2003.233

Page 231: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ndërkombëtare ishin të brengosur me fushatën e tij për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së statusit dhe idenë e ndarjes.395 Projekti i tij, ndërkaq, pati efekt mbi serbët lokalë: në fund të shkurtit të vitit 2003, u shpall “Unioni i komunave serbe në Kosovë dhe Metohi”. Në këtë dokument, përfaqësuesit e serbëve lokalë kërkuan kthimin e menjëhershëm të forcave serbe dhe ruajtjen e “integritetit dhe sovranitetit jugosllav”, “decentralizimin”, “vetëadministrimin”, dhe së fundmi “krijimin e entitetit serb” në Kosovë.396

Edhe pse pasardhësi i Gjingjiqit, Zoran Zhiv-koviq, premtoi se do të ndjekë politikën e para-ardhësit të tij për reformimin e Serbisë, preokupimi i tij kryesor ishte luftimi i krimit të organizuar, që ishte përgjegjës për vdekjen e Gjingjiqit.397 Herë pas here, ai ka folur publikisht për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë dokument ndërkombëtar që “arsyeton pavarësinë e Kosovës”. Sipas pikëpam-jeve të tij, “një skenar i tillë do të krijonte një precedent për ngjarjet e ardhshme të rrezikshme” dhe, siç është thënë më parë nga zyrtarët serbë, do të rrezikonte Republika Srpska-n dhe kufijtë e Ballkanit.398 Pas vdekjes së Gjingjiqit, shumë refu-gjatë serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova janë ankuar për ngadalësimin e kthimit të tyre, gjë që bëri trysni mbi qeverinë. Për më tepër, kthimi ishte penguar nga bashkëpunimi jo-efektiv midis

395 Koha Ditore, 18.01.2003, 03.02.2003, 25.02.2003; Economist, 15.02.2003.396 Koha Ditore, 26.02.2003; Zëri 26.02.2003.397 Economist 15.03.2003.398 Der Spiegel 17.05.2003.

234

Page 232: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

UNMIK-ut dhe qeverisë serbe.399 Tensionet midis Misionit të OKB-së dhe qeverisë serbe lindën filli-misht për shkak të politikës së Steiner-it “Stan-dardet para statusit’ dhe për shkak të procesit të bartjes së kompetencave nga UNMIK-u në IPVQ. Qeveria serbe ishte obstruktive dhe e zëshme kundër dy këtyre proceseve politike. Refuzimi i Steiner-it që të dorëzojë Shefket Musliun, nga “Ushtria Çlirimtare” në Preshevë, ishte i mjaftu-eshëm për shfajësimin e qeverisë së Beogradit për të përfunduar marrëdhëniet me UNMIK-un. Por, ato rifilluan kur PSSP u bë Hary Holkeri, në vitin 2003. Përgjegjësia kryesore e Holkeri-it ishte të iniciojë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Nën rrethana të tilla, Prishtina dhe Beogradi nuk janë pajtuar për përmbajtjen e tyre, vendin dhe kohën.

Në këtë situatë, Parlamenti serb nxori një “Deklaratë për Kosovën”, të njëanshme, e cila konfirmonte sërish se Unioni i Serbisë dhe Malit të Zi ka “sovranitet mbi Kosovën”, por nëse Unioni ndahet atëherë sovraniteti do të mbetet në përgjegjësi të Serbisë.400 Sipas këtij dokumenti, qeveria serbe i jep mbështetjen e saj të plotë për implementimin e plotë të Rezolutës 1244, dhe e nxiste Qendrën Koordinuese për Kosovën që të përgatiste një plan për negociatat me Grupin e Kontaktit mbi “autonominë substanciale” për Ko-sovën brenda Serbisë. Më 4 shtator 2003, Parla-menti i Unionit nxori një rezolutë të ngjashme, e cila për më tepër përmbante një autorizim për

399 Economist, 28.07.2003.400 Shih: http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/3442/deklaracija_Kosovo_met.doc.235

Page 233: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Unionin që të merret me problemin e Kosovën me mjete “jo të dhunshme”. Sido që të jetë, diskursi politik serb mbi Kosovën pas rënies së Miloshe-viqit është një vazhdimësi e politikës tradicionale. Por, ky diskurs ka rimarrë një dinamikë të re përmes dy ngjarjeve tjera: zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2003 dhe ngjarjet e dhunshme të marsit 2004. Partia Radikale Serbe (SRS), e udhëhequr nga Vo-jisllav Sheshel, fitoi zgjedhjet dhe pas negociatave të gjata koalicioni i krijuar nga partitë nacionaliste, konservative dhe partitë demokratike duhej të bashkëpunonim me Partinë Socialiste të Miloshe-viqit (SPS).401 Rivendosja e SPS-së dhe SRS-së në qeveri u kujtoi shqiptarëve “vitet e errëta” të re-gjimit të vjetër dhe ka pasur një ndikim krucial në perceptimet e qytetarëve të Kosovës për Serbinë post-Milosheviqiane. Madje, para ngjarjeve të marsit 2004, Koshtunica, në fjalimin e tij pasi u bë kryeministër, propozoi idenë e tij për “kantonizimi” ose “ndarjen” e Kosovës. Ai pohoi se nëse “autono-mia substanciale” do të jetë një formulë e përshtat-shme për vetadministrimin e ardhshëm të Kosovës brenda Serbisë, atëherë kjo do të sigurojë ekziston-cën e komunitetit serb në Kosovë, përmes autono-misë territoriale në formë të kantoneve.402 Gjithan-dej ai ka përmendur termet “autonomi”, “kantoni-zimi” dhe “decentralizim”, por gjithnjë ka nënkup-tuar të njëjtën gjë: ndarjen etnike të Kosovës.403

401 Në detaje shih: ICG: Serbia’s U-Turn. Europe Report Nr. 154, Belgrade/Brussels, 26.03.2004.402 Zëri, 03.03.2003, Fjalimi inagurues i Koshtunica-s, http://www.srbija.sr.gov.yu/vesti/vest.php?id=4775.403 Der Spiegel 03.05.2004. Për vizionin e Kosovës për këto nocione, shih, Koha Ditore 24.03.2004, Zëri 09.03.2004;

236

Page 234: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Si rrjedhojë e marsit 2004, Parlamenti serb miratoi një rezolutë tjetër për Kosovën, duke për-sëritur aspiratat për autonomi territoriale të serbëve lokalë.404 Në fund të prillit 2004, Parlamenti serb ratifikoi një plan të detajuar për “autonominë terri-toriale” të komunave serbe, realizimi i të cilit kër-kon krijimin e pesë sektorëve të pavarur admi-nistrativë.405 Në termet praktike, realizueshmëria e këtij plani është e diskutueshme, sepse krijimi i zo-nave kompakte serbe do të nënkuptonte zhvendos-jen e qytetarëve të Kosovës të grupeve të ndrysh-me etnike. Është e qartë se nën “autonominë terri-toriale”, “kantonizimi” ose “decentralizimin”, qe-veria serbe dëshiron jo vetëm të tentojë të mbrojë të drejtat e serbëve lokalë, por të realizojë interesat shtetërore serbe dhe të rivendos kontrollin hegje-monist tradicional mbi tërë territorin dhe qyteta-rët.406 Në anën tjetër, për politikanët demokratë, nacionalistë dhe konservatorë është e qartë se riven-dosja e kontrollit shtetëror serb mbi tërë Kosovën është e paarritshme. Kantonizimi tashmë shërben për qeverinë e Beogradit si hapi i parë për ndarjen e ardhshme finale të këtyre kantoneve të serbëve lokalë dhe inkorporimit të tyre në Serbi, kur të

24.03.2004; 03.04.2004.404 Politika 30.04.2004. http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/ 3444/rezolucija_o_kosovu_met.doc. Për opinionin e anëtarë-ve të Kuvendit të Kosovës, shih: Koha Ditore (27.03.2004).405 Shih: http://srbija.sr.gov.yu/extfile/sr/3442/deklaracija_ Kosova _met.doc.406 Shih: Serbien und das autoritäre Syndrom. Gespräch mit der Belgrader Historikerin Latinka Perović, në: Neue Zürcher Zeitung, 02.03.2004, 7.237

Page 235: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

fillojë procesi për vendosjen e statusit final.407 Pjesa veriore e Kosovës tashmë është e ndarë në kuptim etnik, me strukturat paralele shtetërore serbe dhe forcat lokale paramilitare e të sigurisë të përforcuara mirë, duke krijuar një imazh të “territorit të çliruar” për popullatën lokale. Lidershipi i Beogradit, duke përdorur eufemizëm të llojeve të ndryshme, kërkon ndarjen legale dhe finale të këtyre pjesëve dhe përfshirjen e tyre në shtetin e Serbisë.408

Përmbledhje dhe rekomandime

Përfundimi i luftës në Kosovë u arrit krye-sisht falë intervenimit të NATO-s dhe themelimit të Misionit të OKB-së. Pa dyshim, të dyja këto janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e konfliktit etnik. Nën Rezolutën 1244, UNMIK-ut i është dhënë mundësia të luajë një rol vital të intervenimit të palës së tretë. Gjatë tri viteve të para, me krijimin e strukturave administrative të tij, UNMIK-u bëri të pamundur rivendosjen e dhunës dhe krijoi kushtet për një zgjidhje afatgjatë. Sidoqoftë, prezenca e Misionit të OKB-së tregoi se konflikti i Kosovës nuk mund të zgjidhet përmes strategjive të praktikuara nga ai. Ky mision do të duhej të kishte një mandat dhe afat përfundimtar të qartë, si dhe një udhërrëfyes për procesin dhe përfundimin e aktiviteteve të tij. Udhërrëfyesi do të duhej të përmbante një vizion të qartë për zgjidhjen e ardhshme të statusit të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik e social të saj. Është e njohur

407 Der Spiegel 03.05.2004.408 Për reagimin e lidershipi të Kosovës për këto plane, shih, Koha Ditore 26.03. 2004 dhe Zëri 27.03.2004.

238

Page 236: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

se misionet paqeruajtëse nuk mund të izolojnë veten nga konteksti më i gjerë rajonal dhe global, sikurse UNMIK-u ka bërë. Kosova e pas-statusit ka nevojë të orientojë veten drejt integrimeve të ardhshme në BE. Për këtë arsye derisa të zgjidhet çështja e statusit UNMIK-u duhet të krijojë kushtet për një prezencë të fuqishme të BE-së. Vetëm kur statusi është i zgjidhur, do të nevojitet një mision monitorues i BE-së për mbështetjen e Kosovës drejt reformave, zhvillimit ekonomik dhe procesit të integrimeve evropiane. Forcat paqeruajtëse të NATO-s duhet të mbeten si forca afatgjatë të sigurisë. Plane të tilla janë diskutuar në shumë qarqe në Evropë.409

Ky kapitull ka treguar se intervenimi i palës së tretë duhet të ketë rolin e trupit monitorues me pushtetin e vetos për disa çështje kryesore, sikurse të drejtat e pakicave, gjë që nuk ishte në rastin e IPVQ-ve. Kjo do të pakësonte tensionet për përgjegjësi midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, duke krijuar kështu mundësinë për qeverisje efektive nga popullata vendore. Rasti i Kosovës ilustron faktin që në një shoqëri të ndarë nga etniciteti dhe politika, parimet konsociacionale janë shumë të nevojshme. Por, këto mekanizma të ndarjes së pushtetit mund të funksionojnë vetëm nëse të gjitha grupet etnike dhe lidershipi i tyre beson në këtë formë të qeverisjes. Grupi më i madh etnik - në këtë rast shumica shqiptare - ka përgjegjësi të madhe për të mos margjinalizuar qytetarët e tjerë,

409 Diskutuar në Bundestag-un gjerman, propozuar nga frak-sioni liberal (FDP) në prill 2004, http://dip.bundestag.de/ btd/15/028/1502860.pdf. E njëjta është diskutuar po ashtu edhe në Parlamentin Evropian.239

Page 237: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

duke ushtruar monopol mbi institucionet demokratike dhe që të arrijnë një kontratë qytetare me pakicat etnike në vend. Përmes kësaj kontrate, duke marrë parasysh historinë serbo-shqiptare, mund të krijohet një hapësirë kushtetuese dhe institucionale, e cila legalisht dhe praktikisht do të mbronte interesat dhe identitetet e pakicave në Kosovë.

Misioni i OKB-së ka treguar se “lufta politike” midis qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike në Kosovë dhe Serbi nuk mund të zgjidhet me aplikimin e intervenimit të palës së tretë dhe konsociacionit. Andaj ky kapitull demonstron se bashkësia ndërkombëtare nuk mund të zgjidhë konfliktin etnik mbi Kosovën përmes “qasjes apolitike” ose strategjive të përshkruara këtu, nëse ajo nuk merret me shkakun e vërtetë të konfliktit: ekspansionizmin e shtetit serb në të kaluarën dhe etja e tij e vazhdueshme për sundim hegjemonist mbi territorin dhe qytetarët e Kosovës. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk fokusohet në realitetin e tashëm politik, duke neglizhuar mundësinë e secesionit të bazuar në të drejtën për vetë-vendosje, ajo do të derivojë popullatën lokale nga zgjidhja afat-gjate dhe demokratike. Si rezultat, konflikti i Kosovës do të bartet te gjeneratat e ardhshme dhe ngjarjet e marsit 2004 do të paraqesin vetëm fazën e parë të një konflikti më të gjerë. Ndarja etnike, e cila është propozuar nga tetori i vitit 2000 nga lidershipi serb dhe është marrë në konsiderim nga disa vende perëndimore pas marsit 2004, nuk do ta zgjidhë konfliktin, por kërcënon një konfrontim të ardhshëm të armatosur. Me qëllim që skenarë të

240

Page 238: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tillë të rrezikshëm për ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës të mos ndodhin dhe të ruhet stabiliteti i saj, së bashku më sigurinë në rajon, mendoj se bashkësia ndërkombëtare, lidershipi i Kosovës dhe ai i Serbisë duhet ta ofrojnë një zgjidhje afatgjatë të konfliktit. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur definimi i statusit të përhershëm të Kosovës do të adresojë këto aspekte, të ofruar këtu në formë rekomandime të përgjithshme:

1. Konflikti etnik i Kosovës nuk mund të përfundohet përmes strategjive të menaxhimit të konfliktit të përdorura nga UNMIK-u, nëse bash-kësia ndërkombëtare refuzon të marrë parasysh shkaqet e vërteta të konfliktit: sundimin hegje-monist serb mbi Kosovën. Bashkësia ndërkom-bëtare do të duhej të respektonte vullnetin politik të shumicës së qytetarëve për vetë-vendosje. Do të duhej të ishte e qartë që nga fillimi se Kosova duhet të jetë vend i pavarur dhe se negociatat nuk janë mes Kosovës dhe Serbisë, por përmes një procesi ndërkombëtar që do të definojë natyrën dhe strukturën e sovranitetit të saj. Anëtarët e Grupit të Kontaktit (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Rusia dhe SHBA-të) duhet të konstruktojnë procesin politik sa i përket statusit final, me ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së nën mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me një agjendë të detajuar kohore.

2. Paralelisht me procesin ndërkombëtar për definimin e statusit final, Serbia dhe Kosova nevojitet të merren vesh për t’i dhënë fund konfliktit. Të dyja palët duhet të nënshkruajnë një

241

Page 239: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

marrëveshje historike, në të cilën Beogradi dhe Prishtina deklarojnë se jetojnë në paqe dhe se konflikti i takon së kaluarës. Ata duhet të merren vesh, po ashtu, se statusi i Kosovës nuk është një çështje ushtarake, por politike që mund të zgjidhet vetëm pa përdorimin e dhunës. Të dyja vendet duhet paraprakisht të dakordohen rreth kornizës së përgjithshme të procesit të shtetndërtimit dhe që kjo duhet të arrihet përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar. Në fund të procesit të statusit, sovraniteti i Kosovës duhet të konfirmohet ose përmes Kuvendit të saj ose një referendumi. Pjesë e marrëveshjes historike midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte një vizion për një proces pajtimi. Një proces i tillë do të ishte efektiv, nëse Serbia njeh kufijtë e rinj të Kosovë. Kjo do të ndërronte natyrën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, siç ishte rasti midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, një shembull që tregon se është i mundur pajtimi në mes dy armiqve të mëparshëm. Zgjidhja e çështjes së statusit do t’i ndihmonte Serbisë t’i definojë shtetësinë dhe kufijtë e saj dhe ta shënojë një shkëputje me të kaluarën. Në të njëjtën kohë, pjesë e procesit të pajtimit duhet të jetë adresimi i çështjeve të lidhura me të kaluarën, luftën dhe pasojat e saj, i cili duhet të bëhet në të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë në mes dy vendeve.

3. Një ndarje etnike e Kosovës – siç është sugjeruar nga disa pas dhunës së marsit të vitit 2004 – nuk do të sjellë një përfundim të konfliktit, por do të çojë drejt një faze tjetër të tij. Kjo mund të iniciojë një efekt domino në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoni, ku minoriteti

242

Page 240: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kroat, serb dhe shqiptar do ta ndiqnin dhe ushtronin një agjendë ndarjeje. Kjo më pas do të destabilizonte tërë rajonin. E vetmja mënyrë për të, që t’u ofrojë një shtëpi të sigurt qytetarëve të saj, është që Kosova të mbetet e pandarë. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heq dorë nga kjo qasje. Liderët serbë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të vetëdijshëm se ndarja do të shkaktonte më shumë dhunë dhe migrim të detyrueshëm, gjë që ka ndodhur shumë herë në pjesë të ndryshme të botës. Ndarja etnike e Kosovës do të mbështeste ekstremizmin brenda jetës politike të Kosovës dhe do të forconte idenë e bashkimit me Shqipërinë. Shumë njerëz do të pajtoheshin me atë që nëse serbët e Kosovë i bashkohen Serbisë dhe Serbia do të bëhej një shtet etnik, pse edhe shqiptarët e Kosovës të mos e kenë një shtet etnik shqiptar në Ballkan. Në të vërtetë, për shumicën e kosovarëve shtetësia e Kosovës është një zgjidhje kompromisi në mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan.

4. Për shkak të kompozicionit demografik dhe etnik të Kosovës, ku shumica e serbëve të Kosovës dhe minoritetet tjera jetojnë kudo në këtë territor, marrëveshja ndërkombëtare mbi pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës do të duhej të krijonte dhe ofronte hapësirë institucionale për minoritetet dhe të përjashtonte zgjidhjet territoriale. Kushtetuta e Kosovës pas statusit do të duhej të jetë në realitet një “kontratë qytetare” në mes shumicës shqiptare dhe minoriteteve tjera. Kushtetuta e re duhet të jetë instrument për ofrimin e hapësirës së nevojshme institucionale në qeverinë qendrore dhe lokale, e cila do të garantojë

243

Page 241: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të drejta politike, ekonomike, sociale dhe kulturore për serbët dhe minoritetet e tjera. Lidershipi i Prishtinës në një dialog ndër-etnik do të duhej ta aprovojë këtë Kushtetutë e cila do të garantonte promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve përmes përfaqësimit të barabartë, reformimit të qeverisë lokale, gjuhës dhe të drejtave të minoriteteve dhe mbrojtjes dhe shprehjes së identitetit të tyre. Në anën tjetër, këto minoritete do të njihnin qeverinë e Kosovës si autoritetin e tyre të vetëm dhe Prishtinën si kryeqytetin e tyre të vetëm. Ky do të ishte instrumenti më i mirë për kapërcimin e ndarjeve të thella në shoqëri, të cilat janë të lidhura me konfliktin e kaluar, etnicitetin dhe identitetin në Kosovë.

5. Misioni i OKB-së si intervenim i palës së tretë ka qenë shumë i domosdoshëm për të siguruar stabilitetin brenda Kosovës dhe Ballkanit. Por, për shkak të natyrës së mandatit sipas Rezolutës 1244, misioni i OKB-së ishte i paqartë dhe pa afat kohor. Si mision paqeruajtës nuk mundi ta ketë detyrën e një autoriteti të vërtetë qeverisës dhe nuk mundi të luajë rol në zhvillimin ekonomik dhe reformimin e Kosovës. Derisa të zgjidhet çështja e statusit, UNMIK-u duhet të krijojë kushte për një prezencë më të fuqishme të BE-së. Kur të arrihet marrëveshja e statusit, do të kërkohet një mision monitorues i BE-së për të përkrahur Kosovën drejt reformave, zhvillimit ekonomik dhe procesit të integrimit evropian. Forcat paqeruajtëse të NATO-s duhet të mbeten si forca afatgjatë të sigurisë. Institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë një platformë reale dhe të detajuar qeverisëse mbi

244

Page 242: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kthimin e serbëve të Kosovës, çështjen e Mitrovicës dhe zhvillimin ekonomik. Qeveria e Kosovës pas statusit duhet të ketë autoritet dhe kompetencë të plotë në jetën politike, ekonomike dhe sociale dhe strukturë të dyfishtë qeverisëse së UNMIK-ut dhe IPVQ-ve dhe paqartësitë e tyre duhet të përfundojnë.

245

Page 243: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

5. Ndarja etnike, territori

dhe shtetndërtimi

Problemi

Në prag të procesit për statusin final të Kosovës, Grupi i Kontaktit në takimin e tij më 4 nëntor 2005 përjashtoi opsionin e ndarjes etnike territoriale të Kosovës midis Serbisë dhe shumicës shqiptare në Kosovë.410 Grupi i Kontaktit, i përbërë prej gjashtë shteteve të fuqishme (Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës) ka një rol fundamental në definimin e statusit final të Kosovës. Përjashtimi i ndarjes etnike në parimet e tija udhëzuese për status politik të Kosovës është një moment i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare ndaj zgjidhjes paqësore dhe afatgjatë. Ndarja nuk do të përfundonte konfliktin e Kosovës, por mund të shkaktojë dhunë të mëtejshme sistematike, duke rezultuar në bërjen e territoreve homogjene etnike përmes shpërnguljes dhe transferimit të popullatës. Për shkak të përbërjes së përzierë etnike të popullatës së saj

410 Koha Ditore, 5 nëntor 2005.246

Page 244: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

(rreth 2 milionë) dhe shtrirjes së saj (10.887 km2), një zgjidhje e tillë nuk do të ishte në asnjë mënyrë në përputhje me interesat politike, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të saj. Për më tepër, konflikti, që ishte konflikt midis shtetit serb dhe shumicës shqiptare për territor dhe pushtet, mund të shndërrohet në një konflikt brenda Kosovës dhe midis qytetarëve të saj. Kjo po ashtu do të vente në pikëpyetje moralitetin e politikës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Ballkanit që nga prishja e Jugosllavisë në vitet e 1990-ta, dhe intervenimin humanitar ushtarak për respektimit e të drejtave të njeriut dhe shoqërive shumë-etnike. Veç kësaj, kjo do të vinte në pikëpyetje rezultatin e proceseve politike në Bosnjë dhe Maqedoni, duke përfshirë edhe tensionet e mundshme etnike brenda Serbisë dhe Malit të Zi.

Por, skenarë të tilla duket të jenë ndalur nga qëndrimi i Grupit të Kontaktit i deklaratës së 4 nëntorit. Sidoqoftë, në politikën e rregullimit të konfliktit etnik argumenti i ndarjes nuk është i ri. Historia e saj në pjesë të ndryshme të botës përfshinë të dhëna të përgjakshme të dhunës, migrim të detyruar dhe riciklim të konflikteve. Në fakt, Grupi i Kontaktit ka refuzuar idenë e ndarjes, por deklaratat e tij nuk janë pasuar me veprimet.411

Për më tepër, brenda dhjetë parimeve udhëzuese të tij, disa nga to që kanë të bëjnë me decentralizimin, pozitën e serbëve lokalë dhe

411 Në prill 2005. Grupi i Kontaktit ka refuzuar idenë e ndarjes, por nuk ka mundur të krijojë mekanizma për implementimin e kësaj politike. Për pikëpamje kritike për këtë, shih: ICG, “Bridging Kosovo’s Mitrovica Divide”, Europe Report, N°165, 13 September 2005.247

Page 245: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mbrojtjen e vendeve kulturore e fetare serbe, mund të çojnë në rrethana për vija ndarjeje të brendshme etnike. Grupi i Kontaktit është duke arritur një konsensus të rëndësishëm ndërkombëtar mbi pavarësinë e Kosovës si opsion.412 Por, nëse ndarja e brendshme etnike e saj do të jetë pjesë e marrëveshjes dhe çmimi i pavarësisë, atëherë ajo mund të prishë konsensusin e Kosovës për ndërtimin e një shteti qytetar dhe krijimin e një bashkësie politike të bazuar mbi qytetarinë.

Në anën tjetër, ndarja territoriale etnike paraqet agjendën politike të Serbisë që nga intervenimi ushtarak i NATO-s dhe themelimi i UNMIK-ut në vitin 1999. Kjo ndodhi sepse administrimi i përkohshëm ndërkombëtar ka dështuar të kontrollojë tërë territorin dhe të ketë një Kosovë të bashkuar. Që nga vendosja e tij, UNMIK lejoi veprimin e strukturave paralele shtetërore serbe në pjesën e tij veriore dhe brenda tij. Prandaj, Serbia arriti një ndarje etnike de facto pranë lumit Ibër, duke ndarë kështu qytetin e Mitrovicës dhe tri komuna tjera të Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit. Si pasojë, qeveritë në Beogard, që erdhën në pushtet pas rënies së regjimit të Milosheviqit në tetor të vitit 2000, kanë promovuar zgjidhje territoriale, opsione këto në masë të gjerë të dëshiruara në jetën publike serbe. Politikat e territorialitetit dhe ndarjes nuk janë asgjë e re për Serbinë: kjo është vetëm politika e saj tradicionale ndaj Kosovës. Sidoqoftë, në kontekstin e procesit të statusit, Beogradi duket se

412 Shih: Koha Ditore, 25 dhjetor 2005, dhe ICG, “Kosovo: The Challenge of Transition”, Europe Report N°170, 17 February 2006, 10-14.

248

Page 246: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

po tenton ose të arrijë ndarjen dhe shkëputjen e hapësirës rreth Mitrovicës nëse Kosova do të jetë e pavarur, ose krijimin e një “entiteti” në Veri, kantone dhe autonomi kulturore territoriale për pjesët fetare serbe brenda territorit të saj.

Argumenti im që pason në këtë kapitull është se ndarja territoriale etnike e jashtme ose e brendshme është ende një opsion dhe mund të jetë një moment i rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin.413 Origjina e konfliktit mbi Kosovën ishte në fakt një rezultat i një ndarjeje etnike të territoreve shqiptare me anë të okupimit serb më 1912. Historia e tij është shënuar që nga fillimi me sundimin hegjemonist, diskriminimin, aparteid-in dhe “spastrimin etnik”. Kosova e ardhshme ka nevojë që në vend të politikën të antagonizmit dhe territorialitetit, të karakterizuara në të kaluarën dhe nën administrimin e OKB-së, për politikën e akomodimit: duke ndërtuar një rend politik stabil demokratik që zhduk përçarjet e thella etnike në shoqëri, duke krijuar hapësirë institucionale për serbët lokalë dhe grupet e tjera etnike të bazuar mbi një kontratë qytetare, të përcjellë me proces efektiv të shtetndërtimit. Mirëpo, dilema që ka Kosova është nëse bashkësia ndërkombëtare marrëveshjen për statusin politik të saj do të bazojë mbi parimin e qytetarëve si bashkësi politike ose në parimin territorial dhe nëse si produkt i kësaj

413 Po ashtu disa studiues si Charles A. Kupchan, “Independence for Kosovo”, Foreign Affairs, Vol. 84, No. 6, November/December 2005, 17-20, që shohin pavarësinë si zgjidhjen e vetme, nuk përjashtojnë ndarjen e pjesën veriore të Kosovës dhe nuk është parë si një problem real i sigurisë. 249

Page 247: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

marrëveshjeje Kosova do të jetë dhe mbetet një shtet funksional apo jo-funksional.

Teoria

Politika e territorialitetit dhe ekspansionizmit shtetëror është e kohës antike, përderisa konfliktet etnike janë fenomene të kohës moderne. Mirëpo, para paraqitjes së nacionalizmit dhe komb-shtetit pas vitit 1789, motivet për lëvizjen e kufijve ishin tjera. Fetishizimi i territorit ka ndodhur në kontek-ste të ndryshme nga kohët antike në kohët moder-ne. Mirëpo çdoherë ekspansionizmi territorial u legjitimua përmes miteve të ndryshme, të krijuara nga elita dhe shtetet pushtuese. Përveç miteve, çdo herë kuptohet se kanë ekzistuar arsye dhe motive objektive për një politikë të tillë. Sikurse argumenton Ian. S. Lustick, shtetet ose perandoritë janë zgjeruar kryesisht për “shkaqe ekonomike, strategjike, politike, kulturore dhe ideologjike”, duke përmendur disa nga arsyet në pyetjet pse ndodh zgjerimi i territorit shtetëror.414 Sidoqoftë, jo vetëm zgjerimi, por edhe çështja e ngushtimit të shtetit ose e rrudhjes së perandorisë, dobësimit ose rënies të tyre mbeten vështirë të shpjegohen. Të dyja çështjet - shkaqet e ekspansionizmit shtetëror dhe tkurrja e tij - ngrenë në vetvete një çështje tjetër dhe ky është problemi i marrëdhënieve midis shtetit dhe territorit: Shteti nuk mund të ekzistojë pa territor dhe territori është element krucial i

414 Lustick 2001, 76-78.250

Page 248: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

identitetit shtetëror. Kjo marrëdhënie esenciale së pari është njohur nga Max Weber: Ai nënkupton shtetin si “bashkësi njerëzore që (në mënyrë të suksesshme) pretendon monopolin e përdorimit legjitim të forcës fizike brenda një territori të dhënë”.415 Kjo nënkupton se një shtetësi e suksesshme duhet të pretendojë në një territor të dhënë.

Sidoqoftë, historia e shtetit modern tregon se territoret e tyre asnjëherë nuk janë të dhëna. Shtetet ose perandoritë janë themeluar dhe mbaruar; territoret e tyre janë bërë dhe ri-bërë. Prandaj, politika e lëvizjes së kufijve dhe nacionalizmi kanë diktuar më shumë se çdo gjë tjetër modernitetin evropian. Ato kanë mbetur deri më sot si aspekti më i fuqishëm i politikave botërore. Në një analizë lucide rreth marrëdhëni-eve midis shtetit dhe territorit në kontekstin e elitave shtetërore dhe sfiduesve të tyre, Bernard O’Leary provon se në nga vitet e 1900-ta, austro-hungarezët, belgët, britanikët, kinezët, holandezët, francezët, gjermanët, italianët, otomanët, rusët, spanjollët dhe portugezët “dominuan pjesën më të madhe të sipërfaqes tokësore”. Nga vitet e “2000-ta, këto perandori kanë humbur ose janë reduktuar deri në bërthamë dhe në mënyrë domethënëse të emëruar si Kombet e Bashkuara, kanë rreth 200 shtete-anëtare”.416 Këto fakte tregojnë se kufijtë e shteteve “janë lëvizur, rilëvizur dhe braktisur” dhe territoret e tyre nuk ishin konstante, por të

415 Weber (1918) 1997, 78. Po ashtu, shih publikimin në gjuhën gjermane: Weber 1947, 146. Për shqyrtimin e definimit të Weberit për shtetin shih: Lustick 1993, 3-4.416 O’Leary 2001, 1 dhe hartat në fq. 4-5. 251

Page 249: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ndryshueshme. Ai pohon se territoret shtetërore “nuk janë të dhëna”, por “të ndryshueshme...diçka të kontestuara dhe të kontestueshme, më shumë se sa diçka natyrore’’.417

Përveç territorit, secili shtet ka qytetarët e tij. Ata mund të jenë të etnikisht të ndryshëm. Ata mund të jenë shumicë dhe pakicë, vendës dhe imi-grantë. Në konfliktet etnike, marrëdhënia midis popullit, territorit dhe kufijve është “imperativi më i rëndësishëm për shtetndërtuesit dhe shtetmena-xhuesit”.418 Bazuar mbi hulumtimin e disa rasteve të ndryshme në botë, O’Leary konkludon se elitat shtetërore kanë përdorur dy lloj grupe të strategjive për menaxhimin ose mbarimin e dallimeve etnike: Sipas tij, gjenocidi, dëbimi etnik dhe integrimi/ asimilimi janë përdorur nga elitat shtetërore “për të eliminuar” dallimet etnike brenda kufijve ekzistues shtetëror, dhe këto strategji paraqesin “zgjidhjet” ekstreme të çështjeve etnike. Në anën tjetër, kontrolli përmes vendosjes së hegjemonisë së shumicës mbi pakicën ose pakicës mbi shumicën, arbitrimi si një menaxhim i jashtëm i konfliktit, menaxhimi territorial përmes autonomisë, federalizmi dhe konfederalizmi përpiqen të “menaxhojnë dallimet etno-nacionale” brenda territorit aktual shtetëror.419 Këto strategji të përmendura janë përdorur në pjesë të ndryshme të botës, sikur në Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë dhe Oqeani.420

417 O’Leary 2001, 11. 418 O’Leary 2001, 15.419 O’Leary 2001, 29 dhe në detaje fq. 28-62.

252

Page 250: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Për qëllimin e këtij kapitulli, më të rëndësishme janë strategjitë e secesionit dhe të ndarjes. Ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi formimin e hapësirës territoriale të jashtme ose të brendshme të shtetit. Të dyja janë përdorur nga sfiduesit e shteteve ose nga shtet-ndërtuesit. Secesioni dhe ndarja janë të bazuara në dhënien e zgjidhjes territoriale për grupet etnike. Zakonisht, ato janë aplikuar kur perandoritë pas rritjes ose zgjerimit së shtetit të tyre përmes marrjes së pushtetit, nuk ishin në gjendje të “stabilizojnë” kufijtë e tyre dhe ishin të detyruara të zvogëlojnë ose ngushtojnë shtetin e tyre përmes reduktimit të territoreve të tyre.421 Kjo ka ndodhur në kontekst të zhdukjes së perandorive dhe ndërtimit të shtet-kombeve gjatë shek. 19-të, pastaj pas Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, gjatë procesit të dekolonizimit, fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së komunizmit. Gjatë këtyre periudhave fundamentale të historisë botërore, territoret dhe kufijtë shtetëror kanë ndryshuar në mënyrë konstante. Ato, jo vetëm janë kontestuar në mënyrë konstante, por nga to edhe kanë lindur shtete të reja. Procesi i tkurrjes së shtetit, sipas Rada Kummar-it, ka ndodhur mbi dy parime: I pari është “vetëvendosja kombëtare Wilsoniane”, e aplikuar në shumë kombe që nga viti 1918. I dyti, quhet prej saj si “politika koloniale britanike e identifikimit të kombeve të papajtueshme”; parimi i fundit nënkupton ndarjen e një vendi, i cili nga të dy palët është kuptuar si atdhe kombëtar. Kummar

420 Analiza të mira për këto strategji të konfliktit etnik mund të gjenden tek McGarry dhe O’Leary 1997, 1–41.421 O’Leary 2001, 2.253

Page 251: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

beson se në të dy strategjitë – vetëvendosja dhe ndarja – identiteti etnik luan një rol krucial drejt opsionit të zgjidhjes së konfliktit.422

Të dy strategjitë paraqesin qasje të ndryshme nga sfiduesit e shtetit në agjendat e tyre kombëtare dhe ato janë të ndryshme nga të tjerat. Prandaj, sipas O’Leary, secesioni në kuptimin e vetëvendosjes nuk është bërë nga shtetet, mirëpo nga “regjionet dhe krahinat” dhe “pa pëlqimin vullnetar të qendrës”, por i cili ishte pranuar pastaj nga shtetet e tjera dhe nga vetë shteti të cilit i kanë takuar më parë.423 Populli që do të ushtrojë të drejtën e vetëvendosjes mund të jetë motivuar nga “një reagim ndaj diskriminimit dhe poshtërimit etnik, nga pritjet pragmatike se komb-shteti i ri do të ketë një liri më të madhe ekonomike dhe politike, nga dëshira për të pasur një shtet ku do të ndiqen politika të ndryshme publike, nga etja për pushtet dhe prestigj në mesin e elitave nacionaliste, ose për të mbrojtur një kulturë të caktuar etnike nga zhdukja”.424 Pa dyshim, secesioni si formë e mbarimit të konfliktit ishte në gjendje të pajtojë shoqëritë që më parë ishin në konflikt. Për me tepër sipas këtij autori, ajo është në harmoni me institucionet liberale dhe demokratike. Sot, kjo duhet të shihet në kontekstin e demokratizimit të botës. 425

422 Kumar 1997, 24-25.423 O’Leary 2001, 57.424 O’Leary 2001, 60.425 Rreth pikëvështrimeve të ndryshme për këto strategji nga ana e studiuesve prominent shih, Moore 1998; Heraclides 1992; Beran 1993, 479-86; Lustick 1995, 53-68. Por, studiues të ndryshëm kanë kritikuar qasjen mbi këto çështje

254

Page 252: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ndarja është aplikuar në rrethanat sikurse secesioni dhe gjatë prishjes së shteteve shumë-etnike ose perandorive. Megjithatë, kjo strategji nuk ka pasur rezultate të njëjta dhe ka prodhuar efekte të ndryshme. Duke analizuar ndikimin e saj në Qipro, Indi, Palestinë dhe Irlandë, Kummar konsidereon: “Ndarja, sidoqoftë, ka historinë e saj të ndyrë, jo duke u paraqitura si një mjetë për realizimin e vetëvendosjes kombëtare, por është imponuar si një mënyrë nga pushtetet e jashtme”; si “një strategji e ndarjes dhe ikjes.”426 Duke tentuar të gjejë pasojat e kësaj strategjie në Bosnje pas marrëveshjes paqësore të Dayton–it, ajo argumenton se edhe pse ndarja është parë si një “një e keqe më e vogël se sa lufta civile konstante”, nuk ka arritur efektet e dëshiruara. Për këtë arsye, ajo konkludon: “Ndarja më shpesh ka qenë një sfond për luftë sesa ka kulmuar në paqe; edhe pse mund të ketë origjinën në një situatë të konfliktit, efektet e saj e kanë stimuluar atë edhe më tutje, madje edhe konflikte të reja”.427 Derisa sececioni është largim i kombit ose krahinës përmes lirimit të tij nga perandoria ose shteti, të zbatuara në pikëpamjen e O’Leary-it “nga brenda dhe poshtë”, ndarjet ishin veprime “nga jashtë dhe lart”. Ndarja është një shkurtim i jashtëm dhe i imponuar i kufijve ose i territorit. Raste të ndryshme tregojnë se njëra apo edhe dy palët e konsiderojnë këtë si copëtim të atdheut të tyre. Për më tepër, ka gjithmonë grupe që asnjëherë nuk pranojnë fakte të tilla territoriale. Si pasojë, ndarjet

të Jan Tullberg dhe Brigitta S. Tullberg 1997, 237-48.426 Kumar 1997, 24. 427 Kumar 1997, 26.255

Page 253: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

etnike dhe territoriale gjithnjë janë bërë qëllime për dhunë brenda regjionit të caktuar dhe migrim të detyruar të pakicave tjera. Për O’Leary, janë katër motive për ndarje: “(1) ruajtja e sa më shumë territori për bërthamën e shtetit ose perandorisë së zvogëluar; (2) qetësimi i kolonistëve të humbur, ose pakicave që më parë dominonin; (3) arbitrimi i dallimeve midis komuniteteve vendase që vetëm mund të duken si të tilla ose edhe janë vërtetë e kontradiktore; dhe (4) plani rezervë për të padëshiruarën ose të papërshtatshmen”.428

Konflikti Etnik

Kosova ishte për një kohë të gjatë nën Perandorinë Osmane, që nga shek. 15 gjatë zgjerimit dhe pushtimeve të saja në Ballkan. Gjatë të kaluarës së saj otomane, ajo kurrë nuk ka paraqitur një unitet politik dhe territori i saj ishte i ndarë kryesisht në disa njësi administrative. Një Vilayet Kosova (sic!) ishte organizuar së pari në vitin 1877 me qendër të saj në Uskub, Shkupi i sotëm, dhe ka përfshirë një regjion më të madh se territori i tashëm i Kosovës. Enciklopedia otomane e njohur si Kamus-ul-a’lam ka përmendur këto Sanxhaqe (regjione/qarqe), të cilat i takonin Vilajetit të Kosovës: Uskub, Prizren, Ipek (Peja), Novi Pazar and Taslidza (Plevlja).429 Më parë dhe

428 O’Leary 2001, 56. 429 Frashery 1896, 3846-49.

256

Page 254: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

gjatë sundimit otoman, ajo është e banuar kryesisht nga shqiptarët, pastaj serbët, turqit, myslimanët sllavë, vllahët, jevgjit, çifutët, dhe të tjerë, që kanë bashkëjetuar këtu dhe përfaqësuar një shoqëri tipike ballkanike.430 Mirëpo krahas diversitetit etnik dhe fetar, Kosova ishte pjesë qendrore e hapësirës etnolinguistike shqiptare, e populluar kryesisht nga shqiptarët dhe e dallueshme nga territoret e banuara nga malaziasit dhe serbët në Veri, bullgarët në Lindje dhe grekët në Jug.431

Në historinë e Kosovës, para dhe gjatë kohës osmane, kanë ndodhur shumë luftëra në territorin e saj; por asnjëra prej tyre nuk ishte pjesë e një konflikti etnik midis shqiptarëve dhe serbëve. Konflikti etnik mbi këtë hapësirë etnolinguistike shqiptare midis elitave kombëtare shqiptare dhe serbe ka filluar së pari në shek. 19-të si pasojë e ekspansionizmit shtetëror serb. Kufijtë dhe territoret morën në atë kohë një rëndësi etnike për lëvizjet kombëtare serbe dhe kuptohet edhe për atë shqiptare. Për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare Kosova u bë qendra e saj me krijimin e Lidhjes së Prizrenit (1878). Kjo ishte një organizatë politiko-ushtarake dhe misioni i saj kryesor ishte të mbrojë territorin e populluar prej shqiptarëve shumicë kundër ekspansionit serb. Në realitet, ky territor ishte nën sundimin Osman; por në procesin e perëndimit të saj dhe tkurrjes së territorit të saj në Ballkan, shqiptarët dhe vendi i tyre ishin të

430 Tërnava 1995; Malcolm 1998, 22-41, 202-217.431 Mbi hapësirën shqiptare në shek. e 19-të, shih vështrimin e ideologut kombtëtar, Frashëri 1999, 51-53 dhe Hoxhaj 2005b, 61-63.257

Page 255: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kërcënuar nga mbretëritë e reja serbe dhe malaziase. Të dy mbretëritë shfrytëzonin molisjen politike të Perandorisë Osmane në periferinë e saj, duke rezultuar në okupimin e pjesëve të hapësirës etnolinguistike shqiptare në Luginën e Moravës dhe rajonin afër Liqenit të Shkodrës. Lidhja e Prizren dështoi në të dyja drejtimet: të ndal ekspansionin serb në territorin shqiptar dhe të paraqet interesin kombëtare shqiptar gjatë Kongresit të Berlinit në qershor të vitit 1878, ku Fuqitë e Mëdha vendosën të pranojnë këto fakte të reja territoriale të krijuara përmes okupimit ushtarak serb.432

Për elitën kombëtare shqiptare dhe në veçanti për shumicën shqiptare në Kosovë, dëbimi masiv i popullatës shqiptare dhe i myslimanëve tjerë në regjionin e Moravës – të pushtuara nga Serbia në vitet 1877/8 – paraqiste një kërcënim real. Dëshmitarët okularë të kohës flasin për numër të madh të refugjatëve brenda Kosovës, që vinin nga zonat veriore shqiptare.433 Ky faktor i ri i kërcënimit serb ka qenë një faktor krucial në krijimin e Lidhjes së Prizrenit dhe prezenca e refugjatëve kishte një ndikim të bujshëm në arritjet mobilizuese politike dhe ushtarake: Do përmendur se programi i saj merret pikërisht me të dyja këto çështje. Që nga ajo kohë, sipas mendimit tim filloi një zhvillim i ri dhe që për historinë e shqiptarëve të Kosovës u bë një veçori tipike: Formimi i

432 Shih: Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë 2000, 134-229; Kola 2003, 8-10. 433 Uka 1988, 131-138; Uka 1994, 29; Jagodić 1998, 99-122, 114.

258

Page 256: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mëtutjeshëm i kombit shqiptar në këtë hapësirë ishte në realitet një reagim ndaj presionit etno-politik nga jashtë dhe reagim ndaj kërcënimit të ekzistencës fizike të tyre. Në këtë kuptim, Ivo Banac, më të drejtë konkludon, se elita shqiptare në fund të shek. 19-të dhe fillim të shek. 20-të “instiktivisht ndiente se rreziku sllav është më i madh” për programin e saj kombëtare sesa sundimi osman.434 Për më tepër, kjo ishte një frikë e arsyeshme. Elita serbe tashmë kishte “zhvilluar një strategji politike afatgjatë për ekspansionin e shtetit serb” që “parashihte edhe unifikimin sllav edhe hegjemoninë serbe” e njohur si Naçertania e Ilija Garashanin. Plani ishte formuluar në të njëjtin vit (1844) sikurse Megali idea në Greqi, por mbeti sekret deri në fillimvitet e 1900-ta. Elita shtetërore serbe mori gradulalisht rolin e “sfiduesit të fuqisë osmane”, “duke rritur aspiratat e saj të fuqisë më të madhe” dhe që të jetë faktor vendimtar në Ballkan.435

Për dekadat e tjera, Kosova paraqiste zemrën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe u bë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Ngjarjet më të rëndësishme në luftën kundër osmanëve dhe që çuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ndodhën jo në vetë Shqipërinë, por në Kosovë. Por, pavarësia e Shqipërisë ishte në fakt ngritja e një shteti të cunguar. Bazuar në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, (1912-13), gjysma e shqiptarëve në Ballkan

434 Banac 1984, 293.435 Glenny 1999, 121-22. Për këtë plan shih: Jelavich 1968, 131-147.259

Page 257: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mbetën jashtë kufijve të saj: Kosova, pjesët e tjera të populluara me shqiptarë në Maqedoninë e sotme, Malin e Zi dhe Greqi, mbetën jashtë shtetit të ri. Kjo në fakt ishte pasojë e kolapsit të shpejtë të Perandorisë Osmane në Ballkan pasi Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia i shpallën luftë më 16 tetor 1912 dhe brenda disa muajve okupuan shumë pjesë të territorit të saj. Ushtria serbe gjatë tetorit/nëntorit të këtij viti okupoi Kosovën. Akti i pushtimit të saj përmes forcave ushtarake serbe, për elitën shtetërore serbe ishte “çlirim”, gjë që u pranua edhe nga Fuqitë e Mëdha në Londër. Ky akt mund të jetë “çlirim” për serbët tradicionalë të Kosovës në kuptimin e çlirimit të tyre nga sundimi osman. Sidoqoftë, serbët tradicionalë në realitet ishin pakicë: Sipas statistikave austriake në vitin 1903, ata përbënin 25 për qind të popullatës; dhe statistikat osmane japin shifrën prej 21 për qind për ta në vitin 1912.436 Për këtë arsye, Holm Sundhaussen sa i përket këtyre ngjarjeve pohon se “një territor nuk është i lirë. Të lirë ose jo të lirë është populli, që jeton aty”.437 Prandaj, për shqiptarët ky akt ishte okupim klasik ushtarak: Në terren, ata përbënin shumicën absolute të popullatës në kohën e pushtimit, më shumë se 75 për qind.438 Për ta, kjo ishte një ndarje e “atdheut kombëtar”. Gjatë marshit të Ushtrisë së Tretë Serbe, shqiptarët bënë një rezistencë enorme; por pa mundësi që të ndalnin një ushtri më

436 Vućković dhe Nikolić 1996, 58. 437 Sundhaussen 2000, 67. 438 Shih: Clewing 2000, 50.

260

Page 258: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

superiore.439 Në shtator të vitit 1913, kishte një rebelim shqiptar kundër sunduesit të ri, rebelim ky që u shua me gjak.440

Ky përshkrim i shkurtër i origjinës së konfliktit tregon se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë; sepse nuk kishte as Serbi si shteti-komb që ajo të jetë pjesë e saj. Ky përshkrimi demonstron qartë se pas krijimit të Principatës Serbe (1840), elita e saj e ka parë territorin shtetëror jo si diçka të caktuar ose të dhënë. Zgjerimi shtetëror serb në Kosovë është parë nga ajo si një akt i pritur, duke u varur vetëm nga realizueshmëria e tij. Çfarë ishte në shek. 19-të si një “besim hegjemonist” se Kosova ishte pjesë e Mbretërisë Serbe Mesjetare para vitit 1389, në vitet 1912/3 u bë realitet. “Miti i Kosovës”, i krijuar në shek. 19-të dhe si thelbi i nacionalizmit serb, legjitimoi pretendimet mbi territorin e saj dhe inkorporimit të saj të ardhshëm. Bazuar në këtë mit, elita serbe e ka ndier Kosovën si një pjesë integrale e identitetit të tyre shtetëror; edhe pse atëherë nuk kishte shtet kombëtar e as identitet të tillë. Sidoqoftë, Kosova nuk është përjashtimi i vetëm i këtij lloj ekspansionizmi, të legjitimuar përmes mitologjisë politike.441 Prandaj, sikurse Lustick në mënyrë mjaft të mirë argumenton: ‘Kufijtë e ndryshëm kanë implikime të ndryshme

439 Shih: Malcolm1998, 249-258.440 Banac 1984, 296.441 Bartl 1985, 50-57. Për mitin e Kosovës dhe rolin e tij shih: Hoxhaj 2002, 500-527.261

Page 259: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

demokrafike dhe mite të ndryshme politike të lidhura me to’.442

Mirëpo, mënyra se si territori ose grupi etnik janë ose ishin inkorporuar në një shtet është e rëndësishme për të kuptuar natyrën e konfliktit dhe mundësitë për zgjidhjen e tij. Kjo për shkak se origjina e konflikt lidhet me pyetjet thlbësore siç janë: A ka qenë ky një inkorporim përmes pushtimit dhe ndarjes së atdheut? A kanë ndodhur vrasje masive dhe dëbime gjatë këtij akti ose pas tij? Çka i ka ndodhur elitës vendëse? A janë aplikuar strategjitë e asimilimit apo integrimit? Por, pyetja kryesore në rastet sikurse Kosova është: Pse pushtimi i një territori nuk sjell integrimin e tij politik dhe të popullit të tij?443 Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do përshkruaj në këtë kapitull në vijim strategjitë kryesore të përdorura nga qeveritë serbe dhe jugosllave sa i përket përfundimit të konfliktit etnik mbi Kosovën. Sipas mendimit tim, këtu kanë ekzistuar tri faza kryesore të këtij konflikti, të përcjella nga tri strategji të rëndësishme të zgjidhjes.

Faza e parë përbente periudhën e eliminimit dhe menaxhimit të dallimeve kombëtare. Kjo ka ndodhur pas okupimit të Kosovës, midis viteve 1912 dhe 1945.444 Në fakt, socialistët serbë kanë kundërshtuar inkorporimin e saj në Serbi dhe kjo për liderin e tyre, Dimitrije Tucoviq, ishte “politi-ka pushtuese e borgjezisë serbe” dhe një luftë

442 Lustick 2001, 80.443 Për çështje të tilla dhe aspektet e tyre teorike shih: Lustick 2001, 80.444 Për aspektet teorike, shih: O’Leary 2001, 28-47.

262

Page 260: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

koloniale. Sidoqoftë, kjo nuk ka pasur ndikim mbi sundimin serb në Kosovë. Tucoviq dhe pasuesit e tij socialistë ishin një grup i margjinalizuar, derisa shumica e elitës politike serbe ka përkrahur okupimin. Ky qëndrim ka dominuar jetën politike serbe dhe ka mbështetur “bindjen midis serbëve se lufta e armatosur ishte vendimtare në themelimin dhe konsolidimin e fuqisë shtetëror”.445 Prandaj, pushtimi, kontrolli hegjemonist mbi territorin dhe asimilimi i popullit të tij ka mbetur politikë tradicionale sa i përket Kosovës.446 Për këtë arsye, nuk ka pasur kurrë kuptim real se a mos kishte një nevojë për integrimin e shqiptarëve në jetën politike serbe. Përkundrazi, profecitë e Tucoviqit dolën të jenë të vërteta: Ai mendonte se për shkak të okupimit dhe një paqe të përgjakur rëndë, nuk mund të priteshin rrethana normale sa i përket të ardhmes së marrëdhënieve serbo-shqiptare.447 Për më tepër, qeveritë serbe gjatë kësaj periudhe aplikuan dy masa tjera kyçe për të rregulluar ma-rrëdhëniet etnike brenda Kosovës: vrasjet masive dhe dëbimet masive.448 Shumë korrespondentë të huaj ofrojnë dëshmi për një gjë të tillë, midis të cilëve edhe Leon Trotsky.449 Siç argumenton Noel Malcolm, të dy strategjitë kanë pasur për qëllim “ndryshimin e statistikave të popullatës” të këtij territori.450

445 Për pikëvështrim të tillë shih: Glenny 1999, 122.446 Bartl 1993, 185-191.447 Tucović 1946, 3 dhe 76. Mbi qëndrimin e social-demokratëve serbë shih po ashtu: Stojanović 1994. 448 Banac 1984, 293.449 Trotsky 1981, 120 dhe 286.263

Page 261: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Fundi i Luftës së Dytë Botërore paraqet filli-min e fazës së dytë, nga viti 1945 deri më 1989. Kjo ishte periudha e menaxhimit të kufijve ekzis-tues brenda Jugosllavisë socialiste, që solli rifor-mësimin e sipërfaqes së brendshme të shtetit, të territorit dhe jetës publike, gjë që ndikoi thellësisht edhe mbi Kosovën.451 Në dekadat e hershme, shqiptarët vazhduan, sikur më përpara, të përjetoj-në terrorin e organizuar shtetëror, por kjo ndryshoi pas vitit 1966 kur filloi devoluimi i pushtetit brenda federatës jugosllave.452 Me Kushtetutën e vitin 1974 ndërkaq, të dy krahinave autonome, Kosovës dhe Vojvodinës, iu dha sovranitet të plotë kushtetues, legjislativ dhe buxhetor në barazi me republikat jugosllave.453 Kjo Kushtetutë gjithashtu garantonte unitetin territorial dhe kufijtë e Koso-vës. Atëbotë në letër, federalizmi jugosllav përbë-hej prej gjashtë republikave dhe dy krahinave, duke paraqitur një strategji të menaxhimit të konfliktit bazuar në parimet territoriale dhe etnike. Në realitet, kjo paraqiste një formë të secesionit të brendshëm brenda shtetit shumë-etnik. Por, fede-ralizmi ishte joefektiv. Kjo ishte pasojë jo vetëm sepse njësitë e saj federale përmbanin diversitet etnik brenda tyre.454 Mirëpo, shpërbërja e Jugo-

450 Malcolm 1998, 255. Sa i përket kësaj politike, shih: Banac 1984, 296-301 dhe Vickers 1998, 98.451 Bennett 1995, 42-83. 452 Reuter 1987, 133-140. Mbi jetën politike në Serbi para rënies së Rankoviqit, shih: Sell 2002, 41-42.453 Beckmann-Petey 1990, 106, 180, 209, 232; Zajmi 1997, 45-53, 103-125; Malcolm 1998, 327-328, 340-343.454 Schöpflin 1997, 179-204.

264

Page 262: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

sllavia filloi atëherë kur në vitet 1990-ta - serbët, kroatët dhe sllovenët, tre themeluesit e shtetit në vitin 1918 - dhe nacionalizmi agresiv serb e shihnin federatën si një pengesë reale për agjendat e tyre të shteteve kombëtare.455

Kolapsi i dhunshëm i shtetit përmes luftërave etnike paraqet fazën e tretë dhe atë të tkurrjes së kufijve të jashtëm të Jugosllavisë, nga viti 1989 deri më 1999. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e komunizmit në pjesët tjera të botës vetëm kanë shërbyer për përshpejtimin e dezintegrimit të shte-tit shumë-etnike; por dezintegrimi i tij i brendshëm kishte filluar shumë më herët. Kushtetuta e vitit 1974 ka shkaktuar diskutime të zjarrta brenda elitës serbe mbi pozicionin e Serbisë në Jugosllavi dhe pozicionet e Kosovës dhe Vojvodinës brenda saj. Statusi autonom faktik i Kosovës bazuar në këtë Kushtetutë frustroi nacionalistët serbë, të cilët këtë e shihnin si humbje e kontrollit.456 Për Slobodan Milosheviqin kjo ishte edhe arsyeja për heqjen e statusit autonom në vitin 1989. Sidoqoftë, motivi kryesor për heqjen e autonomisë të të dy krahinave ishte se Serbia tentonte që përmes këtij inkorporimi të dhunshëm të siguronte kontrollin e votave të Kosovës dhe Vojvodinës në nivel federal me qëllim të rivendosjes së kontrollit hegjemonist serb mbi tërë Jugosllavinë. Në atë kohë, Mali i Zi ishte aleat i ngushtë i Serbisë, por ajo kishte nevojë për votën e një republike tjetër (sikurse Bosnja) me qëllim që legalisht të përmbushte hegjemoninë

455 Rusinow 2003, 11-27; Milosavljević 2000, 50-81.456 Meier 1996, 19-65; Dimitrijević 2000, 399-425; Mihailović dhe Krestić 1995, 125-127, 139.265

Page 263: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

serbe. Serbia, plus Kosova dhe Vojvodina, dhe Mali i Zi i jepnin Milosheviqit katër nga tetë votat federale. Prandaj, Bosnja e përbërë prej një grupi të madh etnik të serbëve, ishte republika që pritej të mbështeste regjimin e Milosheviqit në këtë çështje. Kjo mbeti si një mënyrë shumë e mundshme për të tejkaluar Kushtetutën e vitit 1974. Kjo Kushtetutë kishte rikompozuar Jugosllavinë dhe devoluar pu-shtetin nga qendra, duke shpërndarë atë në mënyrë të barabartë midis republikave dhe krahinave. Prandaj, kontrolli hegjemonist serb mbi kombet tjera ishte bërë i pamundshëm. Për këtë arsye, parlamenti i Serbisë më 26 qershor 1990, në kun-dërshtim me Kushtetutën e vitit 1974, shpalli gjen-dje të shtetrrethimit në Kosovë dhe regjimi i Mi-losheviqit vendosi një sistem aparteidi, të ushtruar përmes forcës policore dhe ushtarake. Në përgjigje ndaj kësaj, më 2 korrik, Kuvendi i Kosovës, me shumicë absolute, shpalli pavarësinë e saj dhe qytetarët e Kosovës vazhduan të ndërtojnë institu-cionet e tyre publike të Republikës së Kosovës.457

Megjithatë, kërkesa më e fuqishme për shtetësi erdhi në vitet 1998-1999 me ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me luftën e saj si një lëvizje çlirimtare për pavarësi. Kjo ishte pasuar me intervenimin humanitar të NATO-s kundër regjimit serb, midis marsit dhe qershorit të vitit 1999 për shkak të “spastrimit etnik” të bërë nga ky regjim.458 Kjo përfundoi me vendosjen e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja në qershor të vitit 1999 dhe Rezolutës 1244 të

457 Clark 2000, 46-151; Judah 2000b, 61-98; Cohen 2002, 230-244.458 Pettifer 2005, 85-257; Rüb 1999, 67-170.

266

Page 264: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që autorizoi një administratë “të përkohshme” në Kosovë për të qeverisur popullin dhe territorin e saj.459

Për të konkluduar këtë pjesë të diskutimit: ideja e vetëvendosjes kombëtare te shqiptaret lindi dhe pjesërisht u jetësua me dezintegrimin e Peran-dorisë Osmane. Mirëpo, në vend të përmbushjes së qëllimeve të Rilindjes, e cila sikurse lëvizjet e tjera kombëtare promovoi bashkimin kombëtar dhe pavarësinë politike për popullin e saj, rezultati ishte ndarja e Kosovës nga territoret e tjera shqiptare. Kjo ishte rezultat i pushtimit serb. Prandaj, origjina e konfliktit të Kosovës duhet të kërkohet në pushtimin serb, por edhe në dështimin e elitës shqiptare për të krijuar një shtet nacional, i cili do të përfshinte shumicën e gjerë të popullit shqiptar. Kjo ishte, po ashtu, edhe dështim i fuqive ndërkombëtare të kohës për të marrë në konside-rim vullnetin politik të shqiptarëve si popull dhe situatën në terren gjatë shpërbërjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Dhe më pas dështuan të qeveritë serbe dhe jugosllave gjatë shek. 20-të që ta zgjidhin konfliktin e Kosovës, qoftë përmes politikave antihumane dhe jodemokratike, qoftë edhe përmes integrimit të saj brenda sistemit politik jugosllav. Ishte pra okupim, që e bëri Ko-sovën pjesë të Serbisë; ishte UÇK-ja dhe NATO-ja që çliruan atë nga regjimi i huaj. Kosova ishte humbur në luftë më 1912; ajo u fitua përsëri dhe atë vetëm përmes luftës më 1999. Ky vit gjithashtu ka parë “gjenocidin e pjesërishëm” mbi qytetarët e Kosovës nga ana e regjimit të Milosheviqit; një

459 United Nations S/RES/1244 (1999). http://www.un.org/ Docs/scres/1999/99sc1244.htm.267

Page 265: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ngjarje e tmerrshme, e ndalur nga intervenimi humanitar i NATO-s dhe vendosja e Kosovës nën juridiksionin e OKB-së.460 Kjo ishte tkurrje faktike e shtetit serb dhe fund i hegjemonisë së tij. Sidoqoftë, misioni i OKB-së krijoi rrethana të tilla sa që etniciteti dhe territorialiteti mbeten veçoritë kryesore në politikën dhe shoqërinë e saj.

Shtetndërtimi

Kosova paraqet sot një shembull tipik të komb ose shtetndërtimit (nation-building). Për Francis Fukuyama-n, kjo terminologji “reflekton përvojën në të cilën identiteti kulturor dhe historik ishte thellësisht i formësuar nga institucionet poli-tike sikurse konstitucionalizmi dhe demokracia”.461

Përpjekje të tilla së pari janë bërë të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një komb është ngritur prej dizajnit shtetëror. Në Evropë, ka një dallim të qartë midis kombit dhe shtetit. Këtu “kombformimi në kuptimin e krijimit të një komuniteti të lidhur bashkë për nga historia dhe kultura” nuk mund të arrihet përmes ndërtimit të shtetit. Për atë arsye, Fukuyama beson se nëse një komb ngrihet nga shteti, “është më shumë çështje e

460 O’Leary 2001, 31 është pëndorur termi “gjenocid i pjesë-rishëm” në rastin e Kosovës. Zakonisht autorërt tjerë përsh-kruajnë këto ngjarje me termin “spastrim etnik” sikurse Human Rights Watch 2001; Naimark 2002, 175-184 dhe autorë tjerë si Booth 2003 ose si “krime lufte” sikurse Williams dhe Scharf 2002, 171-208.461 Fukuyama 2004, 134.

268

Page 266: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

fatit sesa e dizajnit”. Për autorë e tjerë, kjo terminologji përfshin edhe aspekte e tjera. Për Michael Ignatieff-in, kombndërtimi sot nënkupton përvojën e intervenimeve humanitare ushtarake pas kolapsit të shtetit.462 Kjo sot është bërë e mundur në zonat më të rrezikshme të botës, duke rindërtuar rendin shtetëror dhe rikonstruktimin e shoqërive të shkatërruara nga lufta. Për të, një eksperiencë e tillë sot nuk gjendet vetëm në Kosovë dhe Bosnjë, por edhe në Afganistan dhe Irak: Këta janë ”laboratorët” e rinj të kombndërti-mit. Intervenime të tilla humanitare kanë ndodhur jo vetëm për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, po gjithashtu edhe për hir të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Në të kaluarën, kombndërtimi ishte rezultat i dekolonizimit dhe rindërtimit të shteteve të dështuara. Në dekadat e fundit, mision-et paqeruajtëse dhe paqendërtuese të OKB-së paraqesin shtratin për fenomene të tilla.463

Për shkak se kombndërtimi është një term i gjerë dhe pasaktësuar, shumë autorë preferojnë ta përshkruajnë një fenomen të tillë si shtetndërtim (state-building). Për Simon Chesterman-in, fokusi i misioneve të OKB-së sikurse Kosova dhe në vende të tjera janë faktikisht institucionet më të larta të qeverisjes së territorit, me fjalë të tjera autoritetit shtetëror. Kështu që te misione të tilla nuk është fjala për kombformimin, ku njerëzit kanë historinë e përbashkët, zakonet dhe gjuhën, por për rindërtimin e autoritetit shtetëror. Duke analizuar administratat transitore të OKB-së dhe

462 Ignatieff 2003, 1-24, 109-127.463 Boyce 2002; Caplan 2002; Chesterman 2001; Dobbins 2003. 269

Page 267: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shembujt e shtetndërtimit në një kontekst të tillë, ai argument se “termi i shtetndërtimit referohen në një përfshirje të gjerë ndërkombëtare (kryesisht, por jo ekskluzivisht përmes OKB-së) që shkon përtej mandateve tradicionale të paqeruajtjes dhe paqendërtimit, si dhe është i drejtuar në ndërtimin ose rindërtimin e institucioneve të qeverisjes të afta që t’i ofrojnë qytetarëve sigurinë fizike dhe ekonomike. Kjo përfshin aktivitetet kuaziqeveritare sikurse ndihma elektorale, ndihma teknike për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, reformën e sektorit të sigurisë dhe forma të caktuara të ndihmës zhvillimore.”464 Sido qe ne e definojmë rastin e Kosovës, sipas mendimit tim ekzistojnë tri aspekte të ndryshme të shtetndërtimit të saj:

Qëllimi i parë i rindërtimit të UNMIK-ut ishte në zgjerimin e ushtrimit të funksioneve administra-tive dhe civile përgjatë tërë territorit.465 Mandati për këtë buronte nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe UNMIK-u ishte mekanizimi për zbatimin e saj.466 Në mesin e prioriteteve ishin ndihma e natyrës humanitare. Shqetësim tjetër ishte stabiliteti, që ishte zgjidhur me vendosjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, përgjegjëse për stabilitetin e brendshëm dhe rajonal, si dhe misionin e policisë së OKB-së, përgjegjëse për

464 Chesterman 2005, 5.465 Për këtë fazë, shih: Hoxhaj 2003, 519-524.? Shih, Report of the Secretary-General on the United Nati-ons Interim Administration Mission in Kosovo, S/1999/1250, 23.12.1999, 3–4.466 United Nations S/RES/1244, paragrafin 9, 10 dhe 11, ku janë përshkruar pëgjegjësitë e UNMIK-ut si intervenim i palës së tretë. Shih po ashtu Pichl 1999, 646-673.

270

Page 268: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mbajtjen e sigurisë. Krijimi i SHPK ishte pjesë e kësaj përpjekje, përfshirë këtu demobilizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK, që kishte absorbuar shumë nga ish-luftëtarët e saj. Për shkak të nevojës për krijimin e autoritetit shtetëror, UNMIK-u u koncentrua në konsolidimin e pushtetit të tij dhe krijimin e strukturave administrative. Ai krijoi katër të ashtuquajtura shtylla: për drejtësi dhe polici, administratë civile, ndërtimin e demokracisë dhe zgjedhje, si dhe rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik. Më vonë u krijua, po ashtu, një administratë të përkohshme të përbashkët e udhëhequr nga ndërkombëtarët dhe vendorët.467 Me qëllim të angazhimit të elitës politike të Kosovës më shumë në procesin politik dhe marrjes së mbështetjes së tyre, ai krijoi Këshillin Tranzitor të Kosovës: Kjo paraqiste një trup kuaziqeveritar, të përbërë nga partitë më të rëndësishme politike, grupet etnike dhe liderët e shoqërisë civile.468

Qëllimi i dytë ishte krijimi i institucioneve qeveritare të vetqëndrueshme që mund të mbijetoj-në pas tërheqjes së UNMIK-ut, të dala nga zgjedh-jet lokale dhe parlamentare të mbajtura në mes viteve 2000 dhe 2004.469 Në këtë kontekst, zhvilli-mi më i rëndësishëm ishte krijimi i Institucioneve të Përkohshëm të Vetëqeverisjes (IPVQ) si autori-tet qendror, në mars të vitit 2002. Kjo ishte bazuar mbi Rezolutën 1244, që parashikonte krijimin e

467 Shih: <http://www.unmikonline.org/press/reports/ anniversary/jias.html>.468 Shih: http://www.unmikonline.org/1styear/ktc.htm>. 469 Për këto aspekte shih: Hoxhaj 2003, 524-527. 271

Page 269: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

“autonomisë substanciale” për Kosovën.470

Themelimi i IPVQ-ve ndodhi në bazë të “Kornizës Kushtetuese”, gjë që ishte një Rregullore e UNMIK-ut.471 Rëndësia e Kornizës bazohet në faktin se ajo krijon institucionet e para demokratike në Kosovë dhe siguroi zgjedhjet për Kuvend, president dhe qeveri. Mirëpo, do përmendur se pushtetet dhe përgjegjësitë në sferat më të rëndësishme mbetën të rezervuara për PSSP të OKB-së. Këto përfshinin të drejtën për të shpërndarë Kuvendin dhe shpallur zgjedhjet e reja, politikat financiare, fiskale dhe monetare, ushtrimin e kontrollit dhe autoritetit mbi doganat, emërimi i gjykatësve dhe prokurorëve, kontrolli mbi TMK-në dhe SHPK-në, marrëdhëniet e jashtme, të drejtat pronësore, monitorimi i kufijve, mbrojtja e të drejtave dhe interesave të të gjitha komuniteteve, si dhe detyra të tjera.472

Megjithatë, Korniza gjithashtu ka paraparë përgjegjësi substan-ciale për IPVQ-të. Këto përfshinin ekonominë, tregtinë, industrinë, bujqësinë, pylltarinë, arsimin, shëndetësinë, ambientin, punën, mirëqenien sociale, transportin, postën, telekomunikacionin, shërbimet e administratës publike, turizmin, dhe politikat kulturore. Për shkak të marrëdhënies të pabarabartë midis UNMIK-ut dhe IPVQ-ve, debati rreth “pronësisë” së procesit politik në Kosovë është karakterizuar me gjuhë të ashpër.473

470 Shih: United Nations S/RES/1244, Premise dhe Paragraph 11.a.471 Korniza Kushtetuese për Vetë-Qeverisjen e Përkohshme në Kosovë, UNMIK/REG/2001/9, 15.05.2001.472 Shih: Korniza Kushtetuese, Kapitulli 6, 7 dhe 8.473 Hoxhaj 2003, 516-535.

272

Page 270: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Këto tensione u bënë më të ashpra gjatë përgatitjeve për përcaktimin e satustit final të Kosovës dhe që paraqet qëllimin e tretë të UNMIK-ut.474 Kjo përkon pjesërisht me të dytin, meqë ka të bëjë me forcimin e IPVQ-ve dhe sundimin e ligjit. Mirëpo, mandati i paqartë i UNMIK-ut, mungesa e politikave operacionale dhe strategjia dalëse gjeneruan një shtyrje të transformimit të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë. Në prill të vitit 2002, pas tre vjetësh të administrimit “të përkohshëm”, PSSP-ja Michael Steiner, paraqiti një udhërrëfyes për statusin final. Kjo politikë quhej “Standardet para Statusit”, dhe caktonte që me qëllim të fillimit të adresimit të çështjes së statusit, duhet të plotësoheshin standardet në disa fusha kyçe, të cilat edhe janë analizuar në kapitullin e katërt.475 Në tetor të vitit 2005, raporti gjithëpërfshirës i shkruar nga Kai Eide, ambasadori i Norvegjisë në NATO dhe PSSP të OKB-së, përfundimisht konfirmoi se ishte bërë progres i mjaftueshëm në jetësimin e standardëve

474 Shih për këtë fazë: Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo S/2004/71, 26 Jan. 2004; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo S/2004/348, 30 Apr. 2004; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo S/2004/907, 17 Nov. 2004; Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo S/2005/88, 14 Feb. 2005, Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administra-tion Mission in Kosovo S/2005/335, 23 May 2005. 475 Koha Ditore, 05.11. 2003. UNIMIK, Standards for Kosovo. Pristina, 10 December 2003. Ky dokument është miratuar nga Këshilli i Sigurimit, 13 dhjetor, shih Koha Ditore, 14.12. 2003.273

Page 271: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

dhe mund të fillonin diskutimet mbi “statusin e ardhshëm” të Kosovës. Në anën tjetër, raporti i Eide-s gjithashtu pohon se IPVQ-të duhet të bëjnë më shumë sa i përket kthimit të refugjatëve, integrimit të pakicave, për të bërë më efektive qeverisjen dhe në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësisë, korrupsionit, të drejtave pronësore, shëndetësisë, arsimit dhe kështu me radhë. Ai po ashtu rekomandoi të bëhet më shumë punë në ndërtimin e një shoqërie demokratike si tërësi.476

Praktika e shtetndërtimit të Kosovës tregon se demokracia mund të funksionojë vetëm nëse së pari ka një autoritet shtetëror të pranuar nga popullata dhe aktorët e jashtëm; së dyti, nëse territori dhe kufijtë e tij nuk janë të kontestuar; dhe, së treti, nëse sistemi politik është në gjendje të akomodojë grupe të ndryshme kulturore, të cilat mund të afirmojnë identitetet e tyre brenda tij.477

Një ligjshmëri e tillë vlen jo vetëm për Kosovën e Ballkanit, por çdokund tjetër. Politika e “Standardet para Statusit” synonte t’i arrijë këto qëllime: parimi i saj themelor ishte se derisa Kosova të mos jetë shumetnike, ajo nuk mund të aspirojë pavarësinë. Kështu, standardet paraqitën një politikë të “sovranitetit të merituar” dhe ishin një udhërrëfyes për procesin politik drejt statusit final.478 Sidoqoftë, mendoj se ka pasur tri

476 United Nations Security Council (UNSC), “A Compre-hensive Review of the Situation in Kosovo”, S/2005/635, 1-23. Shih po ashtu: “Raporti i Kai Eides”, Koha Ditore 8.10 2005, 1-7. 477 Rustow 1970, 337-363, 350-353; Schmitter 1994, 65-67. 478 Kjo ide ishte iniciuar nga i ashtuquajturi “Komisioni Goldstone”, që pati publikuar dy raporte mbo këtë çështje

274

Page 272: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

zhvillime, të cilat kishin një ndikim të thellë mbi situatën e përgjithshme që nga viti 1999, duke ndikuar shumë në procesin e shtetndërtimit. Sipas pikëvështrimit tim, ato mund të kërcënojnë të ardhmen e Kosovës nëse nuk do të adresohen si duhet gjatë vendosjes së statusit politik.

Çështja e parë ka të bëjë me vetëvendos-jen.479 Kërkesa për vetëvendosje ka qenë për një kohë të gjatë dhe mbetet karakteristika kryesore për historinë dhe politikën e Kosovës. Nëntëdhjetë për qind e shqiptarëve në këtë vend duan asgjë më pak se pavarësi. Ata e shohin vetën si një bashkësi e veçantë politike: Qytetarët e Kosovës e kuptojnë veten si një grup i njerëzve që përkasin bashkësisë së njëjtë, të cilët kanë përkushtim të veçantë për njëri-tjetrin dhe të cilët kërkojnë pavarësinë e tyre politike. Më shumë se kjo, ata ndajnë historinë e përbashkët, gjuhën dhe kulturën me shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi të Jugut; sepse së bashku krijuan lëvizjen e tyre kombëtare në luftë kundër osmanëve. Mirëpo, sot ata besojnë se pas inkorporimit të dhunshëm të Kosovës në Serbi, secili prej tyre është angazhuar në luftën e tyre kundër regjimeve serbe dhe jugosllave. Në Kosovë, ata ndërtuan kulturën e tyre publike, dhe

(mund të gjendet në www.kosovocommission.org) dhe më pas ICG po ashtu ka publikuar dy raporte: “A Kosovo Roadmap (I). Addressing Final Status”, Europe Report N° 124, 1 March 2002, dhe “A Kosovo Roadmap (II). Internal Benchmarks”, Europe Report N°125, 1 March 2002. Shih po ashtu: Knoll 2005, 637-660.479 Për aspektet teorike shih: Miller 1996, 409-421; Moore 1997, 900-913; Philpott 1994-5, 352-358; Horowitz 1998, 181-214.275

Page 273: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

statusi i autonomisë që nga viti 1974 i bëri ata të barabartë në pothuaj të gjitha fushat me republikat jugosllave. Në pikëpamje të shqiptarëve të Kosovës, ky status arrinte vlerën e shtetit të tyre, të cilit i mungonte vetëm titulli i “republikës”. Prandaj, në kontekstin e zhbërjes jugosllave, ata kërkuan pavarësinë e tyre si popull dhe të bazuar në të drejtën e tyre për vetëvendosje sikurse popujt e republikave të tjera.480 Si një popull shumicë dhe me territor kompakt, ata pritën pas intervenimit humanitar të NATO-s krijimin e shtetit të tyre dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Përkundrazi ndodhi e kundërta: Rezoluta 1244 e la Kosovën në një situatë të ngrirë të status quos dhe në një lloj vendi të askujt ndërkombëtar. Kjo Rezolutë jo vetëm që kishte mungesën e ndonjë zgjidhjeje për sovranitetin final, por ajo as nuk ka përshkruar ndonjë sovranitet të saj. Si pasojë, sipas Chesterman-it, “mungesa e një shteti në fund të procesit me pajtim, e la territorin në status quo politike”.481 Prandaj, jo çdo aspekt i qeverisjes dhe statusit i territorit ishin të qarta.482 Sidoqoftë, ndodhi procesi i një shtet-ndërtimi faktik dhe suspendimi kontrollit adminstrativ serb mbi territorin.

Çështja e dytë ka të bëjë me territorit dhe paraqet zhvillimin e dytë të rëndësishëm. Por kjo çështje lidhet më zhvillimin e parë, sepse kërkesa për vetëvendosje nënkupton jetësimin e pavarësisë

480 Shih në detaje: Brunner 2000, 117-135.481 Chesterman 2005, 204-205.482 Nicholas Wood, “UN effort to rebuild Kosovo loses steam”, International Herald Tribune, 30. 09. 2005, 2.

276

Page 274: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

brenda territorit kompakt dhe kufijve të formuar të Kosovës sikurse edhe entitetet tjera të ish-Jugosllavisë. Në këtë mes, shqiptarët, jo vetëm se janë shumicë, por ata janë shumë të lidhur për atdheun e tyre dhe kërkojnë krijimin e shtetit të tyre në këtë vend. Sipas tyre, ata kanë ushtruar në kontinuitet autoritet politik mbi këtë territor, ku në të kaluarën kanë krijuar institucionet qeverisëse dhe ligjet e tyre, janë angazhuar në punët publike, kanë themeluar të drejtat pronësore individuale dhe kolektive dhe kanë formësuar dukjen e tij fizike. Për këtë arsye, situata pas vitit 1999 sa i përket territorit ishte frustruese për ta dhe krijoi dyshime për të ardhmen e tyre. Rezoluta 1244 autorizoi UNMIK-un që të qeveris territorin e Kosovës dhe popullin e saj, por ajo rifirmoi “sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë”.483 Ky ishte një mandat kontradiktor: teknikisht Kosova mbeti pjesë e Jugosllavisë, - e cila më nuk ekzistonte - ndonëse në fakt ajo u vendos nën kontrollin administrativ të OKB-së.484 Kjo ndodhi edhe pse që nga fillimi ka qenë e qartë se kthimi i Kosovës nën sundimin serb ishte i pamundur. Prandaj, kjo Rezolutë ka krijuar ambiguitet (dykuptimësi) rreth të ardhmes së Kosovës dhe ka qenë pengesë për progres të përgjithshëm.485 Për më tepër, UNMIK-

483 Shih: United Nations S/RES/1244, Preface.484 Në vitin 2000, Këshilli i Sigurimit të OKB-së krijoi një administratë të përkohshme në Timorin Linord me sovranitet efektiv mbi atë territor deri në pavarësimin e tij, që e ka bërë këtë mision të suksesshëm. Shih rreth kësaj qasje: Chesterman 2005, 135-145.485 Frankfurter Allgemeine Zeitung, 8.11.2005. 277

Page 275: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

u ka dështuar në një rrethanë tjetër: Nuk ishte në gjendje të qeveris tërë territorin dhe ka lejuar operimin e strukturave paralele shtetërore serbe brenda Kosovës. Pasojë e kësaj ishte ndarja etnike e veriut, përfshirë këtu pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potokun dhe Leposaviqin. Pjesë këto që nuk kishin asgjë të përbashkët me pjesën tjetër të territorit dhe jetës së tij publike. Kjo situatë po ashtu ishte në kontradiktë me qëllimet e Kornizës Kushtetuese, e cila deklaron se: “Kosova është një entitet me një administratë të përkohshme ndërkombëtare, e cila, me popullin e saj, ka atribute unike historike, ligjore, kulturore dhe gjuhësore....” dhe mbi të cilën IPVQ-të “do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”.486 Mirëpo, as UNMIK-u dhe as IPVQ-të nuk ishin në gjendje të qeverisin një territor të pandarë. Një gjë që e ka konfirmuar edhe vetë PSSP-ja, Søren Jessen-Petersen.487 Kjo gjendje është dënuar nga lidershipi i Kosovës sistematikisht, duke paralajmëruar se nëse UNMIK-u nuk mund të krijojë kushte për të tejkaluar ndarjen etnike, atëherë kjo mund të afektojë marrëveshjen për statusin final dhe ndarja mund të jetë një skenar shumë i mundshëm.

Çështja e tretë ka shumë të përbashkëta me zhvillimin e parë dhe të dytin. Vetëvendosja nuk nënkupton lëvizjen nga një bashkësi heterogjene kombëtarë drejt një bashkësie që është etnikisht homogjene. Kosova gjithnjë ka qenë një tokë e diversitetit social me popullin e saj të ndarë mes

486 Korniza Kushtetuese, Kapitulli 1.487 UNMIK/PR, Prishtinë, 7 gusht 2004.

278

Page 276: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tyre në vija etnike dhe fetare. Të dy këto elemente – etniciteti dhe religjioni - kanë luajtur një rol krucial në formimin e identiteteve të shqiptarëve, serbëve, myslimanëve sllavë, turqve dhe romëve. Përveç kësaj, ndarja midis shqiptarëve dhe serbëve nuk është vetëm e natyrës gjuhësore ose etnike meqë ata flasin gjuhë të ndryshme dhe janë të ndryshëm për nga origjina e tyre etnike. Por, ndarja në mes tyre është, po ashtu, edhe fetare; për shkak se të parët janë myslimanë dhe të dytët janë ortodoksë lindor. Mirëpo, do përmendur këtu se islami nuk ka rëndësi dominante në formimin e identitetit shqiptar. Kështu që, ndarja në rend të parë është më shumë për shkak të etnicitetit dhe kulturës sesa për nga dallimet religjioze. Për më tepër, në mesin e shqiptarëve po ashtu ka një pakicë domethënëse romano-katolike. Me gjithë historinë e gjatë të konfliktit, Noel Malcolm ka të drejtë kur thotë se “përgjatë shumë shekujsh në Kosovë ndarjet etnike midis serbëve dhe shqiptarëve kurrë nuk ishin plotësisht të qartësuara. Kishte asimilim etniko-linguistik në të dy drejtimet dhe mjaft mënyrë të përbashkët të jetës …”.488 Për këto arsye historike dhe demografike, është e qartë se shoqëria e Kosovës duhet të mbetet me diversitet etnik dhe fetar, sikurse edhe është. Në një drejtim të tillë, është më se e nevojshme për filluar arritjen e një konsensus mbi ndërtimin e shtetit qytetar dhe një bashkësie politik të bazuar mbi qytetari.489 Që të dy - shteti

488 Malcolm 1998, xxix. 489 Shih, Kuvendi i Kosovës: Rezolutë për rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, Prishtinë, 17 Nëntor 2005, ku janë të 279

Page 277: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

qytetar dhe qytetaria - do të jenë baza për ndarjen e pushtetit ose konsociationalizmit si një model qeverisës.490 Mirëpo, përderisa statusi i Kosovës mbetet i paqartë dhe Beogradi vazhdon të pengojë institucionet e Kosovës përmes strukturave paralele serbe, identiteti etnik dhe territori sot kanë përparësi mbi identitetin qytetar.

Ajo që kemi parë në këtë kapitull është se UNMIK-u ka qenë fillimisht autoriteti shtetëror duke e bartur ndërkohë procesin e shtetndërtimit në duart e vendorëve. Rezoluta 1244 ka suspenduar “sovranitetin jugosllav” dhe e ka bërë Kosovën një territor ndërkombëtar, ku UNMIK-u ka vepruar si institucion i domosdoshëm për një shoqëri postkonfliktuoze. Por ky mision ndërkombëtar ka dështuar të qeverisë një pjesë të territorit, që kontrollohet nga strukturat paralele shtetërore serbe. Shembulli i shtetndërtimit të Kosovës demonstron se shtetet dhe territoret nuk janë të dhëna, por të bëra dhe ribëra. Intervenimi humanitar dhe administrata “e përkohshme” ka luajtur një rol krucial në stabilizimin e situatës brenda Kosovës dhe Ballkanit, kanë sjellë paqe, gjë që justifikon përpjekjet ndërkombëtare. Në anën tjetër, ky lloj i shtetndërtimit tregon se misione të tilla është e nevojshme që të kenë një

garantuara të drejtat, interesat dhe identitetet e të gjitha komuniteteve sipas standardeve evropiane dhe ndërkombë-tare për minoritetet (Koha Ditore, 18 nëntor 2005). 490 Lustick 1979, 325–44 dhe Lijphart 1984, 9-18. Korniza Kushtetuese, Kapitulli 3, 4, 6, 7 dhe 9. Rreth qeverisjes lokale, shih: UNDP, “The Kosova Mosaic. Perceptions on Local Government and Public Services in Kosovo” (Pristina, March 2003).

280

Page 278: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

strategji dalëse të qartë, me qëllim që të shmangim atë që ka ndodhur në Kosovë: ngrirjen e konfliktit etnik më shumë sesa zgjidhjen e tij. Në një drejtim të tillë, edhe Jessen-Petersen ka konkluduar“se ekziston një limit në atë sesa gjatë mund ta mbani një vend në status quo”.491 Sidoqoftë, procesi i shtetndërtimi i ka hapur rrugën marrëveshjes për status, gjë që ka qenë e paraparë me Rezoluta 1244. Kjo rezolutë i ka dhënë detyrë UNMIK-ut të iniciojë një “proces politik të dizajnuar për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës”, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në shtetndërtimin e Kosovës492 Mirëpo, deri më tash, misioni i OKB-së për shtetndërtim nuk ka bërë ndikim të thellë në transformimin e shoqërisë, sepse ky mision ka dështuar t’i zgjidhë tri sfidat e diskutuara këtu: vetëvendosjen, territorialitetin dhe qytetarinë. Synimi i deklaruar i këtij misioni ishte ndërtimi i një shoqërie shumetnike; por ai gjithmonë ndaras i ka kuptuar shqiptarët, serbët, turqit, myslimanët sllavë dhe romët. Ndaras i ka trajtuar ata edhe në të gjitha dokumentet e tij legale dhe qasjet politike. Prandaj, ky mision, në fakt, ka përkrahur një qasje të bazuar mbi atë që i ndan – etnicitetin – dhe jo mbi atë që do t’i bënte këto grupe një bashkësi politike - qytetarin.

Frankenstein-i?

491 UNMIK/PR, 7 gusht 2004. 492 United Nations S/RES/1244, (1999), paragraph 11 (e) me referim në Marrëveshjen e Rambouillet-it (S/1999/648).281

Page 279: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

“Gjithmonë është i forti ai që dikton se si duhet të jenë kufijtë, kurrë i dobëti. Prandaj, ne duhet të jemi të fortë”.493 Kështu ka thënë Sllo-bodan Milosheviq, president i Serbisë në ngritje të pushtetit të tij dhe duke folur para Parlamentit serb në vitin 1991. Kjo fjali reflekton jo vetëm agjen-dën politike të tij në kontekstin e dezintegrimit jugosllav dhe luftërat brenda këtij shteti shum-etnik; luftëra këto të bëra me qëllim të okupimit dhe kontrollit të territoreve dhe lëvizjen e kufijve etnik përmes “spastrimit etnik”.494 Për më shumë, ajo shpreh konceptin e elitave serbe në raportin midis shtetit dhe territorit në Serbinë pre-komu-niste dhe gjithashtu reflekton politikat aktuale post-komuniste sa i përket Kosovës.495 Argumenti im që pason këtu është kjo fjali paraqet politikën serbe drejt Kosovës në kontekst të procesit të statusit final. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në mënyrë të plotë ka konfirmuar këtë së fundi gjatë vizitës së tij në Kremlin në vitit 2005.496 Duke folur rreth pozitës së tashme dhe të ardhme të serbëve të Kosovës, ai ka theksuar se decentra-lizimi duhet të krijojë dy entitete të ndara, një serb dhe një shqiptar. Për më tepër, ai ka thënë se nëse e drejta e vetëvendosjes dhe krijimi i një shteti të ri

493 Cigar 1995, 42. 494 Silber dhe Little 1995; Glenny 1992; Pešić 2000, 9-50. 495 Shih: “Kosovo. Unresolved and Left Behind”, Economist 28.08 2003, 33; Roger Cohen, “Crack in Serb Armor gives U.S. an Opening”, International Harald Tribune 25, 06. 2005, 2; Meier 2001, 43-118; Kramer dhe Džihić 2005, 175-178.496 Radio B 92, 25.11.2005 (mund të gjendet në www.b92.net), Koha Ditore 17.11.2005; Die Presse 17.11. 2005; Neue Züricher Zeitung 26/27.11.2005.

282

Page 280: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

i pranohet Kosovës, atëherë të drejtat e njëjta duhet t’i pranohen edhe Republika Srpska-s në Bosnjë. Nënvizimi i qëndrimit të Tadiqit nuk do të thotë se ai, si një politikan i orientuar kah Perëndimi mund të krahasohet me Milosheviqin. Por sipas mendi-mit tim, qëndrimet e tyre kanë këtë të përbashkët: Ideja se shqiptarët dhe serbët nuk mund të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin në Kosovë, prandaj kufijtë dhe territoret brenda saj duhet t’i ndajnë ata. Kështu që, qëndrimi i Tadiqit nuk është asgjë tjetër, por thelbi i nacionalizmit etnik serb të viteve të 1990-ta, ku territorialiteti diktoi më shumë së çdo gjë shpërbërjen jugosllave.

Qëndrimi i Tadiqit nuk është diçka e re sa i përket jetës publike serbe. Ideja e ndarjes etnike territoriale të Kosovës në entitete ose kantone përmes decentralizimit të pushteteve dhe riorgani-zimit të saj territorial është mbështetur gjerësisht nga partitë më të mëdha politike dhe në shoqërinë serbe si tërësi. 497 Menjëherë pas rënies së Milosheviqit (2000), lidershipi i ri serb e ka gjetur veten të përballur me mungesën e kontrollit mbi territorin e Kosovës dhe me pothuaj pa kurrfarë shanse për çfarëdo kthimi në situatën e para vitit 1999. Edhe pse ishte jo realiste, liderët e rinj serbë përsëri tentuan të ri-vendosin një status quo ante. Meqë kjo nuk ishte e mundshme, atëherë qëllimi i tyre afatshkurtër ishte të pengojnë shtetndërtimin e Kosovës dhe integrimin e serbëve lokalë në jetën publike.498 Është kjo arsyeja që Beogradi financon strukturat paralele civile dhe ushtarake brenda

497 Naile Mala-Imami, “Ideja për ndarjën e Kosovës nuk është e re në Serbi“, Koha Ditore 17.08 2005, 6, dhe Koha Ditore 18.08.2005. 283

Page 281: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kosovës, punon për të minuar autoritetin e UNMIK-ut në mesin e serbëve lokalë dhe ndaljen e tyre nga marrja pjesë në zgjedhje dhe në institucionet qeverisëse.499 Për çdo ditë, lidershipi serb përsërit pohimet e tij se Kosova është pjesë e Serbisë. Për më tepër, kjo është konfirmuar nga parlamenti dhe qeveria serbe dhe në të gjitha dokumentet e tyre legale dhe politike. Krijimi i të ashtu-quajturit shtet i Unionit Serbia dhe Mali i Zi (2001) po ashtu kishte për qëllim ruajtjen e status quo-s: për të mbajtur Malin e Zi dhe Kosovën brenda një shteti dhe për të parandaluar aspiratat e tyre për pavarësi. Në realitet, lidershipi serb nuk ishte në gjendje të zhvillojë një strategji të përbashkët dhe konkrete për t’u marrë me Kosovën; por kishte ide dhe plane të ndryshme, që ofronin përgjigje të ndryshme për çështjen kyçe të “interesit kombëtar serb”.

Qasja e përmendur e Tadiqit është ajo e paraardhësve të tij nga Partia Demokratike. Ishte kryeministri Zoran Gjingjiq ai që promovonte argumentin për dhënien “serbëve të Kosovës të drejtat kushtetuese dhe mjetet institucionale për të mbrojtur interesat e tyre” dhe që “serbët që të njihen si kroatët në federatën boshnjake”.500 Ai ka paraparë një Kosovë me autonomi substanciale brenda Serbisë dhe Malit të Zi, derisa vetë Kosova do të duhej të ndahej në entitetin serb dhe atë

498 ICG, “Kosovo. Toward Final Status”, Europe Report No. 161, 24 January 2005, 13-18.499 UNMIK/OSCE, “Parallel Structures in Kosovo”, Pristina, October 2003. 500 Shih intervistë me Zoran Xhinxhiq në The Times, 22.02.2003.

284

Page 282: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shqiptar. Në pikëpamjen e tij, Bosnja dhe Qipro ishin shembuj se si të adresohen dhe mbrohen interesat e popullit që jeton në Kosovë përmes promovimit të kantonizimit dhe ndarjes së brendshme etnike.501 Por mbetet e hapur çështja se a ishte vërtetë edhe qëllimi i tij final ndarja e Kosovës: një ndarje midis Serbisë dhe Kosovës së pavarur, meqë ndërkohë ndodhi vrasja e tij në mars të vitit 2003. Pasardhësi i tij, Zoran Zhivkoviq, kritikoi “patriotizmin retorik” serb, që pohonte se Kosova ishte pjesë e Serbisë. Ai sugjeroi që: ”e vetmja zgjidhje finale për Kosovën dhe Metohinë është së pari ndarja e saj, më pas dhënia e pavarësisë pjesës shqiptare”. Sipas tij, ky ishte opsioni më i mirë i mbetur për Serbinë “megjithëse i keq”, duke shtuar se kjo ishte mënyra më e mirë për ruajtur “interesin themelor shtetëror dhe kombëtar të Serbisë”.502 Vuk Drashkoviq, Ministri i Jashtëm, pranon realitetin e krijuar pas vitit 1999 dhe sugjeron një zgjidhje evropiane: Statusi i Kosovës duhet të jetë sikurse Tiroli Jugor, ku kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm dhe ajo do të jetë e hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë. Tiroli Jugor, i cili në të kaluarën ishte territor austriak, tashmë është pjesë e Italisë dhe ku sipas tij “në praktikë shumica austriake në Tirolin Jugor ka sovranitet të plotë”. Sa i përket pozitës së serbëve të Kosovës, ai beson se interesat e tyre duhet të

501 Shih më shumë për këtë: Večernje Novosti 07. 03. 2003; Koha Ditore 18. 01. 2003, 03.02. 2003, 25. 02. 2003 dhe Economist 15.02.2003.502 Intervistë me Zoran Zhivkoviq, në Musliu dhe Banjac 2005, 44. Shih po ashtu intervistën e tij në Der Spiegel, 17. 05. 2005.285

Page 283: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

adresohen përmes nivelit më të lartë të decentralizimit ku qeveria lokale duhet të ketë kompetencat në shqyrtimin dhe menaxhimin e të gjitha fushave të jetës.503

Qëndrimi i Vojislav Koshtunicës, kryeminis-trit të Serbisë, ka qenë paksa më ndryshe. Ishte ai i cili në vitit e 1990-ta ka iniciuar diskutimet mbi decentralizimin si një mënyrë për mbrojtjen e interesave shtetërore serbe. Si president i Partisë Demokratike të Serbisë dhe një politikan opozitar, ai ka kritikuar regjimin e Milosheviqit, duke argu-mentuar se “nuk ka rregulluar kufijtë e komunave. Përmes përdorimit të kësaj mënyre, ne mund të kemi një situatë ku shumica e popullatës serbe do të jetonte në komunat etnike serbe dhe kështu mund të jenë të mbrojtur dhe më të sigurt”. Sipas tij, kjo do të ishte mënyra më e mirë për të ndaluar pavarësinë e mundshme të Kosovës. Madje, edhe pas instalimit të sistemit të aparteidit në vitet e 1990-ta, në pikëpamjen e tij Kosova nuk është dashur të ekzistojë si një entitet, por ajo do duhej të integrohet në Serbi, e cila do të duhej të kantonizohej si Spanja.504 Kur ai erdhi në pushtet si president i “Jugosllavisë” pas rënies së Milo-sheviqit, agjenda politike e tij mbeti e njëjtë. Si një nacionalist dhe legalist i bindur, ai ka luftuar të ruajë “sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë”. Në fjalimin e parë të tij para par-lamentin më 2 mars 2004, me të marrë detyrën e kryeministrit të Serbisë, ai ka prezantuar një

503 Intervistë me Vuk Drashkoviq, në Musliu dhe Banjac 2005, 13-19.504 Cigar 2001, 44.

286

Page 284: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

program për kantonizimin e Kosovës.505 Dy javë më vonë, shpërthimi i dhunës në Kosovë më 17 mars ka konfirmuar sipas tij se shumetniciteti këtu ishte i pamundshëm. Këto ngjarje i kanë shërbyer atij vetëm për të vërtetuar pikëpamjen se: “Pava-rësisht se si do ta quajmë ne atë – decentralizim, kantonizim, kjo nuk bën ndonjë dallim – një lloj autonomie duhet t’u jepet serbëve të Kosovës”.506

Disa javë më vonë, më 26 prill, parlamenti serb aprovoi “Planin për Zgjidhjen Politike të Situatës në Kosovë dhe Metohi”, i cili është një plan i detajuar dhe i hartuar nga këshilltarët e Koshtunicës.507 Ky plan qeveritar nuk sqaronte se çka duhet të bëhet me institucionet qeverisëse të Kosovës dhe as nëse ato duhet në ndonjë mënyrë të lidhen me autoritetet në Beograd. Plani parasheh një zgjidhje përmes mënyrës së ndarjes së serbëve të Kosovës nga shumica shqiptare përmes një “organizimi të duhur territorial të krahinës”. Me qëllim të përmbushjes së kësaj, ai sugjeron krijimin e pesë distrikteve (rretheve) autonome brenda Kosovës, që do të duhej të ishin të koordinuara me një asamble të përbashkët rajonale dhe një këshill ekzekutiv. Këto distrikte do të duhej të kishin përgjegjësi të gjera qeverisëse në fushat e gjyqësisë, sigurisë, arsimit, shëndetësisë,

505 Fjalimi i Koshtunicës mund të gjendet në: http://www.srbija.sr.gov.yu/vesti/vest.php?id=4775. Shih po ashtu: Zëri 3. 03. 2003.506 VIP 5. 04. 2004. Shih po ashtu qëndrimin e tij: VIP 23. 03. 2004; VIP 29. 03. 2004; Financial Times 27. 03. 2004; Der Spiegel 3. 05. 2004. 507 Gjendet në: http://www.srbija.sr.gov.yu/extfile/en/1987/ plan_kosovo_metohija2004.doc.287

Page 285: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

politikës sociale, pylltarisë dhe bujqësisë, si dhe burimeve natyrore dhe minerale, përfshirë këtu edhe privatizimin e pronës shoqërore. Përgjegjësi këto që nuk mund të ushtrohen në nivel lokal. Prandaj propozimi për këto zona serbe krijon një sistem të qeverisjes komplet të ndarë nga UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës. Megjithatë distriktet e sugjeruara nuk reflektojnë përbërjen etnike në terren. Prej 20 komunave, vetëm në pesë, Shtërpca, Novobërda, Leposaviqi, Zubin Potok dhe Zveçani serbët janë shumicë. Prandaj, plani sugjeron shkëmbim të territoreve, pronës private dhe njerëzve. Ai po ashtu propozon që toka e banuar me shumicë shqiptare rreth këtyre pesë distrikteve të përfshihen në to, sado që jorealiste është një gjë e tillë. Në aspektin e sigurisë, plani rekomandon krijimin e “forcave të mbrojtjes civile”, në një mënyrë e ngjashme me formacionet paramilitare të krijuara dhe mbështetura nga Serbia, që do të mbronin serbët lokal. Rezultati do të ishte qytetarët e armatosur duke jetuar ndaras në territoret shqiptare dhe serbe nën frikën e përhershme të sulmit. Kjo do të vëre bazën për një gjendje permanente të konfliktit dhe dhunës brenda Kosovës.508

Derisa ky plan ka marrë mbështetjen unanime të parlamentit serb, ai po ashtu ka marrë kritika të papritura dhe indirekte nga shkrimtari Dobrica Qosiq, i cili është babai ideologjik i

508 Tim Judah, “Serbia’s Kosovo Policy”, në Franz-Lothar Altmann dhe Eugene Whitlock (eds.), European and U.S. Policies in the Balkans. Different Views and Perceptions, Common Interests and Platforms? (Berlin: Stiftung Wissenschaft und Politik, July 2004), 24.

288

Page 286: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nacionalizmit serb dhe një nga anëtarët më të spikatur të Akademisë Serbe të Shkencave.509 Në fund të vitit 2004, Qosiqi ka publikuar një libër më titull “Kosovo” në të cilën ka shkruar se: “Serbia sot ka nevojë të krijojë një politikë të re, realiste, të arritshme dhe afatgjatë përballë Kosovës dhe Metohisë”. Ai, më tutje, sugjeron ndarjen e saj territoriale etnike, që duhet të arrihet përmes mënyrave paqësore: “Kosova paraqet një ngarkesë demografike, ekonomike dhe politike të cilën Serbia nuk mund ta mbajë dhe zhvillojë normalisht...I tërë territori i Kosovës dhe Metohisë së sotshme brenda shtetit serb do të paraqiste një kancer për Serbinë”.510 Për atë arsye, ai nuk ka përjashtuar pavarësinë e pjesës tjetër të territorit, megjithëse ai nuk e ka thënë këtë hapur. Qasja e tij reflekton një opinionin më të gjerë serb, dhe idetë e tij gjejnë mbështetje jo vetëm në qarqet e partive politike, por edhe në mesin e intelektualëve më ndikim.511 Vërtet, idetë e tij duket se kanë influencuar edhe Boris Tadiqin, babai i të cilit, Lubo Tadiq, është një mik i ngushtë i tij. Prandaj, propozimi i presidentit serb për dy entitete të ndara serbe dhe shqiptare është konsistent me qasjen e Qosiqit; do të thotë për ndarje territoriale etnike.

509 Dragović-Soso 2002, 36-42, 50-61, 86-97, 122-126, 141-145, 169-187.510 Ćosić 2004, 252, 254, 255.511 Shih qëndrimi e Mirolub Llabus, zëvendës kryeministër i Serbisë, “Twelve principles for Kosovo and Metohija program”, Politika 6. 11 2004. I njëjti qëndrim ishte edhe i Çedomir Antiqit, historian dhe anëtar i grupit liberal G 17, VIP 24.03. 2004. Sa i përket qënderimit të elitës serbe mbi këtë çështje, shih po ashtu: The Guardian 23. 03. 2004. 289

Page 287: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Është e qartë se ajo që politikanët serbë mendojnë si zgjidhje për Kosovën është e rëndësisë më të madhe; pikëpamjet e tyre të prezantuara këtu formojnë edhe qëndrimet e tyre për statusin politik. Sidoqoftë, na lejoni të kujtojmë se procesi i shtetndërtimit që ndodhë nën adminstrimin ndërkombëtar, qëndrimi i Grupit të Kontaktit se Kosova nuk mund të kthehet në situatën e para vitit 1999, fakti se ndarja është përjashtuar si opsion dhe që ajo nuk mund t’i bashkohet ndonjë vendi tjetër pas përcaktimit të statusit të saj, e bën të qartë se zgjidhja e statusit nuk varet nga Serbia.512 Po ashtu, qëndrimi i disa vendeve të Grupit të Kontaktit se pavarësia është e pranueshme, ia ka bërë të ditur Serbisë se ajo nuk mund të ndalojë pavarësinë dhe as të kthejë tërë Kosovën nën kontrollin e saj. Prandaj, ndarja etnike territoriale tashmë është forma e preferuar e zgjidhjes së konfliktit, me qëllim që pjesërisht me anë të mjeteve paqësore të arrihet ajo që Milosheviqi kishte humbur me luftë.

Kështu që, duket se autoritetet serbe janë duke operuar me dy skenarë. I pari është amputimi i Kosovës veriore dhe inkorporimi i saj në Serbi përkundër qëndrimit të Grupit të Kontaktit. Bazuar në këtë skenar, mënyra më e mirë për të ruajtur interesin kombëtar serb sa i përket zgjidhjes së statusit, do të ishte ndarja e territorit dhe mbajtja e sa më shumë të territorit që është e mundur. Besimi serb këtu është se ndarja që ua jep shqiptarëve jugun dhe mbajtja e veriut do të ishte një rezultat për të cilin, në fund, të dy palët do të

512 “Contact Group Political Directors visit to Belgrade and Prishtina”, në Musliu dhe Banjac 2005, 294-296.

290

Page 288: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

pajtoheshin. Ky do të ishte një kompromis: derisa shqiptarët që do të merrnin pavarësinë në shumicën e territorit, lidershipi serb do të shpëtonte fytyrën para qytetarëve të tyre për humbjen e Kosovës. Skenari i dytë parasheh pavarësinë e tërë Kosovës brenda kufijve të saj ekzistues. Në këtë rast, Beogradi do të synonte një ndarje etnike të brendshme mbi modelin e Bosnjës ose të Qipros. Kjo do të nënkuptonte se Kosova veriore – që është të themi e udhëhequr nga serbët e veriut të Mitrovicës, plus regjioneve të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potok – do të formonte një entitet legal. Në pjesën tjetër të territorit, jugu i lumit Ibër, që ndan Mitrovicën, qëllimi do të ishte autonomia territoriale apo kantonet për serbët, të cilët sot jetojnë në hapësirave me shumicë serbe rreth Shtërpcës, Novobërdës, Kamenicës, Gjilanit, Rahovecit, Pejës, Obiliqit, Graçanicës, Prishtinës dhe qyteteve tjera. Statusi autonom territorial kulturor për manastiret dhe kishat Ortodokse Serbe do të ishin po ashtu pjesë e këtij skenari. Sipas këtij plani, hapësirat autonome serbe do të mund, po ashtu, të kishin lidhje speciale politike dhe legale me Serbinë.

Shqetësimi im është se të dy skenarët territoriale paraqesin rrezik për Kosovën dhe Ballkanin. Më tutje, këto strategji të zgjidhjes së konfliktit nuk do të ishin në interes të serbëve lokalë, meqenëse ato nuk mund të realizohen pa një shkëmbim të njerëzve, territoreve dhe pa dhunë etnike. Vetëm në zonën në veri të lumit Ibër është një shumicë kompakte serbe, ku një politikë e tillë mund të zbatohet. Por, nëse ky do të ishte realiteti, kjo do të prodhonte një efekt të paparashikuar:

291

Page 289: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Janë rreth 130.000 serbë në Kosovë sot, dy të tretat e të cilëve, deri në 75.000 njerëz, jetojnë në jug të Ibrit. Nëse bashkësia ndërkombëtare do të pra-nonte një politikë të tillë, kjo do të mund të bënte të pamundur të mbrojë këta serbë nga shqiptarët shumicë, që do të argumentonin territorin e njëjtë homogjen etnik sikurse që serbët do të kishin në veri. Gjithashtu, ndarja e brendshme etnike e Kosovës do ta bënte atë shtet të dobët, pa kohezion politik dhe social. Kështu shtetndërtimi i saj do të ishte i dënuar të dështonte që më përpara. Ndarja, gjithashtu, do të çonte në riciklimin e tmerrshëm të konfliktit sikurse në Irlandën Veriore, Qipro, Palestinë, Indi dhe vende të tjera. Debati aktual mbi Marrëveshjen e Dejtonit, modifikimin e Kushtetutës së Bosnjës dhe tentimet për ndërtimin e një shteti qendror më të fortë në Bosnjë, që tentojnë të vendosin pushtetet nga entitetet me territoret dhe qeveritë e tyre të veçanta drejt qendrës, ilustrojnë atë se ku është gabuar dhe çfarë është mësuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Dilema këtu është nëse Kosova e pas-statusit duhet të jetë një bashkësi e re politike, e bazuar në qytetari, sikurse Maqedonia, ose Frankenstein-i i dytë në Ballkan ngjashëm me Bosnjën.513

Në bisedimet e Dejtonit (1995), qëllimi i Milosheviqit ishte të minojë të ardhmen e Bosnjës dhe krijimi e një shteti të dobët ose të dështuar. Pasardhësit i tij duket se kanë të njëjtin qëllim për Kosovën; dhe këtë synojnë ta bëjnë këtë përmes decentralizimit dhe riorganizimit territorial. Në janar të vitit 2006, Ekipi Negociator serb, Tadiq,

513 “Bosnia, 10 Years Later”, International Herald Tribune 25. 11.2005, 8.

292

Page 290: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Koshtunica dhe Drashkoviq, propozuan një plan të ri për decentralizimin.514 Derisa ky plan sërish promovon konceptin e një entiteti territorial serb, që do të përfshinte jo vetëm komunat ekzistuese serbe, por po ashtu do të krijonte komuna të reja plus një me “përbërje multietnike”, ai po ashtu propozon krijimin e “zonave mbrojtëse” për objektet fetare sikurse Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, kisha e Bogorodica Levishka-s, Shën Arhangjeli, Manastiri i Deviqit dhe tridhjetë kisha tjera. Sipas këtij plani të aktualizuar, serbët e Kosovës do të formonin një entitet të ndarë politik të lidhur me Beogradin. Ata do të kishin komunat e tyre, garanci legale dhe kushtetuese, autonomi territoriale kulturore dhe do të mbikëqyrnin mbroj-tjen e objekteve të trashëgimisë fetare kulturore serbe. Kjo parasheh autonomi për policinë, gjyqë-sinë dhe në politikat shëndetësore, sociale, finan-ciare dhe ekonomike. Platforma propozon autono-mi për serbët në Kosovë, e cila përndryshe do të ishte autonome, por pjesë integrale e Serbisë. Përkundër gjuhës së tij të re, plani paraqet shpirtin e Dejtonit, duke krijuar një shtet brenda një shteti.515 Krahasuar me planet e tjera të cilat i kemi ekzaminuar, ky plan përmban një ironi në vete: Ai thekson se ekzistenca e entitetit serb nuk do të shkatërronte unitetit territorial të Kosovës dhe nuk do të ishte “bazë për ndarjen e saj”.

514 “Platform of the Republic of Serbia and of Serbia and Montenegro for the negotiation talks on decentralization in Kosovo” (Belgrade, February 2006). Shih po ashtu Koha Ditore dhe Zëri 11. 01. 2006, Zëri 14. 01. 2006; Koha Ditore 19. 01. 2006.515 Mbi qëndrimin e Prishtinës shih: Zëri 12. 01. 2006.293

Page 291: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Argumenti final këtu është: Diskursi serb mbi decentralizimin dhe pozitën e minoritetit serb të Kosovës ilustron një paradoks. Ky është se Serbia paraqet shtetin më i centralizuar në Ballkan dhe përkundër faktit se është pesë herë më i madh se Kosova ajo kurrë nuk ka zhvilluar një plan për decentralizimin dhe riorganizimin e vet territorial. Megjithëse një shumicë hungareze jeton në Vojvo-dinë (autonomia e së cilës po ashtu ishte hequr nga regjimi i Milosheviqit) dhe një numër i madh i myslimanëve sllavë dhe shqiptarëve që popullojnë regjionin e Sanxhakut, përkatësisht atë të Preshe-vës, devoluimi i pushtetit asnjëherë nuk ka qenë brengë e brendshme serbe. Kështu, nuk mund të përjashtohet se decentralizimi i Kosovës do të pro-vokonte reagim zinxhiror në Serbi me të tria këto pakica, duke kërkuar zgjidhje të ngjashme territo-riale të brendshme ose të jashtme.516 Në të vërtetë, në janar të vitit 2006 shqiptarët në Preshevë formuluan një platformë, duke kërkuar bashkim me Kosovën nëse bashkësia ndërkombëtare lejon ndryshimin e kufijve të Kosovës.517 Shqiptarët në Maqedoni, serbët dhe kroatët në Bosnjë dhe madje shqiptarët në Malin e Zi mund të kërkojnë të drejta të njëjta, nëse kufijtë e Kosovës ndryshojnë dhe

516 Mbi situatën politike në këto zona dhe tensionet me Beogradin në Serbinë e pas Milosheviqit, shih: ICG, “Serbia's Sandzak: Still Forgotten”, Europe Report, No. 162, 8 April 2005; ”Southern Serbia’s Fragile Peace”, Europe Report, No.15, 29 dhjetor 2003; “Serbia's U-Turn”, Europe Report, No. 154, 26 mars 2004.517 Koha Ditore 26. 12. 2005, Koha Ditore 15. 01.2006; Zëri 16. 01. 2005.

294

Page 292: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nëse pranohet territorializimi i të drejtave kolektive të serbëve lokalë në këtë vend.518

Akomodimi

Që nga lindja e komb-shtetit në shek. 18-të në Europë, ekziston një debat i vazhdueshëm rreth asaj nëse duhet të organizohet pushteti bazuar mbi identitetin apo rezonin politik.519 Që nga atëherë, dimensioni etnik i politikës dhe konfliktet etnike thellësisht kanë influencuar formimin e jashtëm të perandorive ose shteteve, zgjerimin dhe ngushtimin e tyre në botë. Në Ballkan, rënia e Perandorisë Osmane në fillimshekullin 20-të dhe Jugosllavia komuniste në fundin e saj demonstruan se shtetet nuk janë vetëm territore me kufij. Shtetet, po ashtu, përfshijnë njerëzit, që mund të jenë qytetarë të tyre, megjithëse me identitete të ndryshme etnike, fetare dhe sociale. Prandaj, politikat etnike gjithashtu afektojnë formimin e brendshëm të shtetit, organizimin e tij territorial dhe politikat e tij. Sidoqoftë, shtetet kërkojnë ide dhe identitete kohezive për të legjitimuar vetveten. Në traditën europiane, në shumicën e rasteve ishte një grup etnik më i madh ose një komb që kornizonte politikën, shoqërinë dhe ekonominë.520

518 Michael Martens, “Permanente Identitätskrise”, Frankfurter Allgemeine Zeitung 22. 04. 2006, 10.519 Për debatin dhe pikëvështrimet e ndryshme shih: Schöpflin 2002, 9-66.520 Për rastin jugosllav shih: Schöpflin 1997, 172-204.295

Page 293: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Por, çështja kryesore gjithnjë ka qenë se si grupi më i madh etnik sheh marrëdhëniet e tij me grupin më të vogël etnik dhe mënyra se si grupi më i vogël etnik sheh marrëdhëniet e tija me grupin më të madh etnik.

Kjo çështje është po ashtu problemi kyç për shumë vende ballkanike dhe mbetet çështja qendrore për Kosovën. Ndonëse për shqiptarët e Kosovës pavarësia nënkupton krijimin e një shteti heterogjen kulturor, që do të mbronte dhe promovonte të drejtat e minoriteteve dhe krijon një model të diversitetit social pavarësisht nga etni-citeti dhe religjioni, forma se si kjo është qeverisur që nga viti 1999 është larg nga të qenit mënyra më e mirë ku mund të arrihet ky qëllim. Modeli i qeverisjes së ndarjes së pushtetit i institucioneve të këtij vendi, në mënyrë të fuqishme ka përmirësuar pozitat e të gjitha minoriteteve, jo vetëm të serbëve. Mirëpo, serbët nuk pranojnë autoritetin e insitucionëve të Kosovës dhe nuk kanë qenë të bindur për përmirësimin e situatës së tyre. Serbët lokalë pohojnë se ata duan të mbeten pjesë e Serbisë, sepse të drejtat e tyre nuk do të mbrohen në një shtet të pavarur.521 Në të kundërtën, lidershipi i Kosovës beson se e ardhmja dhe siguria e tyre do të jenë të garantuara vetëm në një shtet të pavarur. Çështja nëse të drejtat e serbëve do të jetësohen më mirë ose më keq në Kosovën e pas-statusit, ilustron edhe kompleksitetin e situa-tës. Kjo demonstron se politikat etnike në Kosovë

521 Shih më shumë: Anna Mateeva dhe Wolf-Christian Paes, “The Kosovo Serbs. An ethnic minority between collabora-tion and defiance”, Bonn International Centre for Conversion, June 2003, 21-38.

296

Page 294: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kanë aspektin simbolik dhe material: kjo nënkup-ton pranimin në jetën publike të identiteteve etnike dhe rishpërndarjen e burimeve për këto grupe.522

Me qëllim të adresimit të dy këtyre aspekte-ve sa i përket integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës dhe në jetën publike të saj, situata e tyre duhet të shihet nga e kaluara e tyre në këtë vend dhe nga nevojat e tyre të sotme. Gjatë shek. 20-të, serbët e Kosovës përjetuan kushte të ndryshme sociale dhe ekonomike dhe si pasojë evoluan dy komunitete krejt të ndryshme. I pari është komu-niteti i serbëve lokalë, të cilët jetojnë dhe punojnë në tokën që familjet e tyre e kanë zotëruar për gjenerata. Sikurse shqiptarët ruralë, këta njerëz, kurrë ose të paktën rrallë kanë marrë ndonjë ndih-më nga shteti. Komuniteti i dytë është ai i serbëve urbanë, të cilët që nga vitet 1912/13 dhe në Jugosllavinë komuniste morën ndihmë shtetërore dhe mbajtën vendet më të mira të punës, si në administratën ashtu dhe në ekonominë socialiste. Statusi i tyre ishte status i privilegjuar, për shkak të asocimit të tyre me shtetin. Shumë nga këta njerëz ishin po ashtu me origjinë nga Serbia, por kishte edhe shumë të tillë që ishin kolonë nga pjesë të tjera të Jugosllavisë së dikurshme.

Përgjithësisht, serbët lokalë kanë përfaqësuar një pakicë prej rreth 10 për qind të popullatës, derisa shqiptarët përbënin rreth 90 për qind të popullit të Kosovës. Regjistrimi i fundit të përgjithshëm ishte zhvilluar në vitin 1991 nga regjimi i Milosheviqit dhe ishte bojkotuar nga shqiptarët. Që nga atëherë, nuk kanë ekzistuar

522 Për aspektet teorike shih: Miller 2005, 62-81.297

Page 295: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shifra të besueshme të popullatës. Deri më tash, sipas regjistrimit të përgjithshëm të vitit 1991, këtu ishin 194,190 serbë lokalë që paraqisnin 9.9 për qind të popullatës prej 1,956,196 banorëve.523

Sidoqoftë, në të kaluarën dhe tash, shifrat e popullatës gjithnjë janë shtrembëruar. Prandaj, pas vitit 1999, Beogradi manipuloi numrat e serbëve të Kosovës duke pretenduar se 200.000 prej tyre kanë lëshuar Kosovën. Perceptimi se kjo është e vërtetë afektoi fuqishëm vullnetin e tyre për integrim në institucionet qeverisëse të Kosovës, sikurse edhe politikën ndërkombëtare për minoritetet. Megjitha-të, një studim i bërë nga një institut më qendër në Berlin, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) ka pohuar se besimi i gjerë se shumica e serbëve kanë lëshuar Kosovën në vitin 1999 është thjesht fals dhe se situata e luftës dhe e pasluftës ka afektuar në mënyrë të ndryshme serbët ruralë dhe ata urbanë.524 Derisa shumë serbë kanë lëshuar qytetet e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit me tërheqjen e shtetit serb, në fshatra një proporcion i madh i komunitetit rural serb ka mbetur përkundër situatës së vështirë ekonomike të pasluftës. Bazuar në burimet qeveritare serbe, ESI ka llogaritur se janë rreth 130.000 serbë në Kosovë.525 Prej këtij numri, i ka gjetur se 75.000 jetojnë në zonat në jug të

523 Shih: Clewing 2000, 51.524 European Stability Initiative (ESI), “People or Territory. A proposal for Mitrovica”, Berlin, Brussels and Sarajevo, 16 February 2004, 6-17. 525 Qendora Koordinuese për Kosovën (Qeveria e Serbisë), “Principi organizovanja samouprave nacionalnih zajednica na Kosovo i Metohiji” (Belgrade, Januar 2003). Ky raport jep shifrat prej 129, 474 serbë që jetojnë në Kosovë.

298

Page 296: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

lumit Ibër, derisa të tjerët, më pak se gjysma e numrit të plotë jetojnë në veri, rreth Mitrovicës. Prandaj, ESI konkludon se vetëm 65,000 serbë kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe ndonëse Kosova nuk paraqet një parajsë shumetnike, ajo ende është shumetnike, aq sa vendet e tjera ballkanike.

Fakti se shumica e serbëve jetojnë të shpër-ndarë në tërë Kosovën, në Graçanicë afër Prishtinës, Novobërdë, Gjilan, Kamenicë, Shtërpcë, Rahovec dhe regjione tjera rurale është kardinal për shqyr-timin e gjendjes së tyre. Me qëllim të shmangies së politikave tipike të antagonizmit, që e kanë karakterizuar politikën deri më sot, Kosova e pas-statusit ka nevojë për politika të akomodimit. Ajo duhet të zhvillojë një rend stabil dhe të integruar politik përkundër ndarjeve të saj etnike.526 Mbi dhe përtej mekanizmave të zhvilluar për mbrojtjen e minoriteteve dhe përfaqësimin e barabartë në insti-tucionet e Kosovës, një ide interesante mbi atë se si duhet të merremi më këtë çështje ka ardhur nga Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së dhe tash lider i Partisë Demokratike të Kosovës, partia e dytë për nga madhësia në Kuvendin e Ko-sovës. Ndonëse për të Maqedonia dhe Kosova nuk janë të ngjashme sa u përket marrëdhënieve ndër-etnike, ai pohoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila përfundoi konfliktin atje në vitin 2001, mund të shërbejë si një model i mirë për akomodimin e serbëve lokalë. Ai e kupton atë si një bazë të mirë

526 Politika e akomodimit është trajtuar nga politikologu holan-dezë Lijphart, që tregoi se si Holanda zhvilloi një rend politik që tejkalon ndarjen e thellë të shoqërisë së saj: Lijphart 1968. 299

Page 297: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

për qeverisje dhe si një kontratë qytetare që do të krijonte shtetin e ardhshëm qytetar.527

Edhe më herët, Grupi Ndërkombëtar i Kriza-ve (ICG) zhvilloi një koncept për një kontratë qytetare midis shumicës shqiptare dhe pakicave të saj. Ata avokuan formulën: “qeveria pranon dhe mbështet të drejta speciale për minoritete, dhe minoritete pranojnë autoritetin e qeverisë”. Ata pohuan se “serbëve dhe minoriteteve të tjera duhet t’u jepen garanci kredibile se ata do të kenë hapësirë institucionale në Kosovë – aftësinë për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e tyre përmes institucioneve të Kosovës”.528 Për të përmbushur këtë, ICG propozon themelimin e mekanizmave për trajtimin e minoriteteve si qytetarë të plotë dhe të barabartë, me shpërblime për veprime të mira dhe me dënime për veprime të këqija. Po ashtu, sugjeron krijimin e komisionit mbi shërbimet publike për minoritetet që do të mund të punonte për përmirësimin e pozitave të minoriteteve dhe shpërbërjen e strukturave paralele shtetërore serbe. Ajo po ashtu përkrah formulimin e Kartës së të Drejtave që do të përbehej nga të drejtat individu-ale dhe kolektive, dhe krijimin e mekanizmit të fuqishëm gjyqësor për implementimin e tij që do të përfshinte gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Ndonëse propozimi i ICG-së nuk paraqet ndonjë plan të detajuar, koncepti i kontratës qytetare është modeli më i mirë për organizimin e pushtetit politik dhe institucionet qeverisëse të bazuar në

527 Neue Zürcher Zeitung, 27. 05. 2004.528 ICG, “Kosovo’s ethnic dilemma. The need for a civic contract”, Balkans Report No. 143, 2003, i.

300

Page 298: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

qytetari. Kjo qëndron në kontrast të plotë me përvojën jugosllave dhe serbe në të kaluarën, e cila ka treguar se nëse pushteti politik është i bazuar në identitet etnik, krijon kushtet për hegjemoninë e shumicës mbi pakicat. Në Kosovën e ardhshme, një hegjemoni e tillë nuk do të duhet të jetë e mundur. Për këtë arsye, një marrëveshje mbi statusin final, Kushtetuta e ardhshme dhe dizajni i simboleve shtetërore duhet të jetë i bazuar në konceptin e kontratës qytetare dhe qytetarisë. Këto do të krijonin hapësirë institucionale për të gjitha komunitetet, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të tyre politike, ekonomike dhe sociale, dhe promovimin e identiteteve të tyre.

Një mekanizëm krucial për implementimin e politikave të akomodimit është decentralizimi. Në disa vende, decentralizimi ka nënkuptuar devolui-min e pushteteve dhe reformën e administratës lokale. Në të tjera, ai ka paraqitur një strategji për zgjidhjen e konflikteve etnike duke siguruar të drejta autonome për minoritetet në nivel lokal. Në Kosovë, kjo strategji ka për qëllim të arrijë të dy qëllimet. Në fakt, bashkësia ndërkombëtare ka tentuar të sigurojë të dy qëllimet përmes politikës “Standardet para Statusit”. Sidoqoftë, një pikë kthese në politikën ndërkombëtare ka ardhur nga dhuna e marsit 2004.529 Që nga atëherë, decen-

529 Mbi këto ngjarje dhe reagimet e ndryshme shih: Morton Abramowitz, “Going Backward in the Balkans”, Washington Post, 19. 03. 2004, A23; Bruce R., Hitchner and Paul Williams, “A Defining Moment”, The Baltimore Sun, 23.03.2004, 5; United Institute of Peace, “Kosovo. Status with Standards”, Washington D.C., 26. 04. 2004; ICG, “Collapse in Kosovo”, Europe Report No.155, 22. 04. 2004.301

Page 299: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tralizimi është bërë politika e vetme më e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare rreth së ardhmes së serbëve lokalë. Sikurse e kam paraqitur në këtë kapitull të fundit, decentralizimi është agjenda serbe për përmbushjen e politikës së tij të territorialitetit në Kosovë. Pas marsit 2004, ajo u bë, po ashtu, agjenda e Kosovës drejt e akomo-dimit të serbëve lokalë nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare.530 Mirëpo, ajo çfarë në këtë mes është edhe më e rëndësishme, është se që nga marsi 2004, bashkësia ndërkombëtare ka ndalur mbështetjen e një vendi të dominuar nga shqiptarët në favor të ndërtimit të një shoqërie shumetnike, në të cilën shumica shqiptare do të krijonte kohe-zionin politik dhe social të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare ka ndalur së perceptuari Prishtinën si autoritetin qeveritar qendror, i cili do të mbështeste, garantonte dhe siguronte integrimin e serbëve lokalë në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Në vend të kësaj, ajo është duke promovuar fragmentarizimin e institucioneve të saj përmes decentralizimit të kompetencave dhe krijimit të njësive administrative bazuar në parimet etnike.531

Raporti i Kai Eide-s, për shembull, rekomandon një decentralizim më të fortë dhe më të gjerë, i cili do të duhej madje të përfshijë edhe transferimin e kompetencave në fushat e policisë, drejtësisë,

530 Për debatin dhe vështrimet e ndryshme mbi decentralizi-min shih: ICG, “Kosovo after Haradinaj”, Europe Report No.163, 26 May 2005, 24-28; Helsinski Komitet za Ljudska Prava u Srbiji: Srpsko-albanski dijalog 2005. Buduci status Kosova, Beograd: Heslinske Sveske 21, 2005, 114-136. Koha Ditore 10. 09 2004; Zëri 11.09.2004; Zëri 25.01.2005. 531 Për qëndrim të tillë shih: ICG, Bridging Kosovo's Mitro-vica Divide, Europe Report No.165, 13 September 2005, i-iv,

302

Page 300: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

arsimit, kulturës, medias dhe ekonomisë.532 Ai po ashtu avokon “lidhjet horizontale” midis komuna-ve me shumicë serbe, ku strukturat paralele shtetërore serbe do të mund të ktheheshin në entitete legjitime. Ai po ashtu propozon “hapësira të mbrojtura” për manastiret dhe kishat serbe, që mund të siguroheshin nga forca ushtarake ndërkombëtare si elemente të identitetit serb dhe të trashëgimisë kulturore botërore. Së fundmi, rekomandimet e Eide-s sa i përket pozitës së serbëve lokalë vis-à-vis institucioneve qendrore të Kosovës kanë krijuar një perceptim të përbashkët të një ndarjeje të mundshme të brendshme etnike territoriale të Kosovës mbi modelin e Bosnjës, nëse bashkësia ndërkombëtare si palë e vendosjes së statusit do të zgjidhte të shkonte kësaj rruge.533

Në kontrast, platforma e Kosovës sa i përket reformës së pushtetit lokal në kontekstin e ven-dosjes së statusit final është e prirë nga parimet e stabilitetit të brendshëm dhe të jashtëm për përfi-timin e të gjithë qytetarëve.534 Ajo është e bazuar jo mbi etnicitetin dhe territorialitetin, por mbi qytetarinë, duke synuar sjelljen e vendimmarrjes më afër qytetarëve, në ofrimin e shërbimeve më të mira në nivel lokal, në sigurimin e qeverisjes së qëndrueshme dhe kushteve të jetesës për të gjithë dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në institu-

532 United Nations Security Council, “A Comprehensive Review of the Situation in Kosovo”, 16-17.533 Shih mbi Bosnjën: Marc Hoch, “Köder für den Balkan”, Süddeutsche Zeitung, 29. 09. 2005, 9. 534 Delegacioni i Kosovës për Status Final, “Parimet themelore të reformës së pushtetit lokal në Kosovë”, Prishtinë, 14 Shkurt 2006.303

Page 301: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

cionet demokratike. Ajo është një themel i mirë për marrëdhëniet afatgjatë stabile ndër-etnike dhe promovon identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha komuniteteve. Ajo platformë është e bazuar mbi kritere të tilla sikurse është numrmi i banorëve, tiparet gjeografike, infrastruktura e gat-shme, qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare, dhe tradita kulturore dhe gjuhësore e një zone në lidhje me territoret dhe kufijtë e komunave të tashme dhe të reja. Ajo propozon krijimin e ko-munave shumetnike me shumicë jo-shqiptare dhe në veçanti synon akomodimin e interesave të komunitetit serb përmes komunave të reja, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe financiare. Komunat e reja duhet të formohen në disa zona, bazuar mbi nevojat e minoriteteve dhe në bashkëpunim të ngushtë me lidershipin e tyre. Propozimi rregullon çështjen e kompetencave të komunave dhe atyre të deleguara, emërimin e zyrtarëve të lartë, përfaqësim të barabartë, financat lokale, sigurimi i minoriteteve, mekanizmat votu-ese, përdorimin e gjuhëve, arsimimin, lirinë e aso-ciacioneve, mediat, përdorimin e simboleve, bash-këpunimin ndërkomunal, bashkëpunimin përtejku-fitar dhe ndërkombëtar, si dhe aspektet e tjera. Ajo, po ashtu, ofron zgjidhje se si duhet të tejkalohet ndarja e qytetit të Mitrovicës përmes decentrali-zimit dhe krijimit të dy njësive administrative. Për-fundimisht, platforma është e bazuar mbi parimet e funksionalitetit dhe standardeve moderne të mbroj-tjes së minoriteteve. Sido që të jetë, duhet ta kemi ndërmend se sot më shumë se 20 për qind e terri-torit të Kosovës, veçanërisht në veri, kontrollohet nga strukturat paralele shtetërore serbe. Ky fakt

304

Page 302: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mund të formësojë dhe diktojë marrëveshjen për statusin dhe arkitekturën e brendshme e të jashtme në formën e ndarjes etnike, nëse bashkësia ndër-kombëtare nuk i jep fund politikës së territoriali-tetit, të vetëm politik të ndjekur nga Serbia.535

Përmbledhje

Ky kapitull argumenton se ndarja etnike e brendshme apo e jashtme është një opsion i rrezikshëm për Kosovën dhe për Ballkanin. Sipas mendimit tim, ajo paraqet një skenar potencial, deri sa marrëveshja për statusi final të jetë arritur, por mund të mbetet edhe veçori determinues e Kosovës së pas-statusit. Për më tepër, ky kapitull tregon se ndarja nuk do të zgjidhte dhe përmirësonte pozitën e qytetarëve të saj, por do të minonte të ardhmen e Kosovës, funksionalitetin e qeverisjes së saj, zhvillimin e ekonomik dhe modernizimin e shoqërisë së saj. Duke marrë këtë

535 Diskutimi mbi decentralizimin ishte formësuar nga vështrime të ndryshme se si, kur dhe pse të bëhet kjo: Zëri 20. 05. 2005; 21. 06. 2005; 20. 07. 2005; Zëri 16. 08. 2005; Lajm 19. 12. 2005; Lajm 11. 01. 2006; Zëri 11. 01. 2006; Koha ditore 14. 01. 2006; Koha ditore 15. 01. 2006. Sa i përket vështrimeve të ndryshme mbi decentralizimin pas fillimit të bisedimeve në Vjenë, ku decentralizimi dhe pozita e serbëve lokal paraqet një temë kruciale, shih: Express 16. 02. 2006; Express 18. 02. 2006; Lajm 27. 02. 2006; Koha Ditore 17. 02. 2006; Express 29.02.2006; Express 30. 03. 2006; Lajm 31. 03. 2006; Express 02. 04. 2006; Kosova Sot, 02. 04. 2006; Express 02. 04. 2006; Express 03. 04. 2006; Die Presse 04. 04. 2006; Lajm 06. 04. 2006; Koha Ditore 08. 04. 2006; Epoka e Re 08. 04. 2006; Express 12. 04. 2006; Koha Ditore 17. 04. 2006; Koha Ditore 19. 04. 2006; Zeri 19. 04 2006; Express 19. 04. 2006; Lajm 29. 04. 2006; Zeri 29. 04. 2006.305

Page 303: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

në konsiderim, kapitulli argumenton se konflikti etnik midis Serbisë dhe shumicës shqiptare të Kosovës për territor dhe hegjemoni u krijua me okupimin serb në fillim të shekullit 20-të: por në fillim të shekullit tonë, konflikti ka marrë një dimension të ri. Nga viti 1912, Kosova ishte një çështje e pazgjidhur e të drejtave të shqiptarëve të bazuar në parimet e vetëvendosjes dhe secesionit, për arritjen e pavarësisë së tyre politike. Pas tërheqjes së shtetit serb dhe zëvendësimit të tij nga administrata “e përkohshme” e OKB-së, Beogradi ka për qëllim ta kthejë Kosovën në çështje të mi-noritetit serb, për të cilin do të duhej të apliko-heshin parime të njëjta. Pas humbjes së Kosovës, Serbia ka ridefinuar interesin e saj shtetëror. Ajo ka për qëllim të sigurojë sa më shumë territor që është e mundur në Kosovë dhe ta inkorporojë atë në sistemin e saj politik përmes ndarjes së jashtme. Nëse kjo nuk mund të arrihet, opsioni i dytë i Ser-bisë është ndarja e brendshme territoriale etnike, përfshirë këtu fragmentimin e institucioneve të Kosovës përmes decentralizimit dhe riorganizimit territorial. Bashkësia ndërkombëtare ka përjashtuar ndarjen e jashtme dhe ka kundërshtuar tendencat e Serbisë për krijimin e një “entiteti” territorial politik brenda Kosovës. Sidoqoftë, kjo nuk ka përjashtuar idenë e një entiteti serb në Veri dhe të një decentralizimi të fuqishëm në Kosovë, që nënkupton komuna të reja të bazuara në parime etnike dhe me pushtet e kompetenca të kantoneve. Kjo mund të rezultojë në ndërtimin e “mini-shtetit” brenda shtetit të ri të Kosovës; një etno-federalizëm asimetrik me qëllim të kontrollit të tij, dhe e bën këtë një shtet të dështuar.

306

Page 304: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ky kapitull tregon se të dy skenarët e ndarjes janë problematike moralisht dhe politikisht më shumë sesa e imagjinojnë disa. Ato mund të shkak-tojnë një reagim zinxhiror të kërkesave të ngjash-me përgjatë Ballkanit, të përcjella me dhunë etnike dhe aspirata për shtete kombëtare homogjene ose entitete të tilla brenda shteteve. Ndarjet e tjera në histori (Irlandë, Palestinë, Qipro, Bosnjë) kanë treguar se politikat e ndarjes mund të kthehen në faza të tjera të konfliktit. Në kundërshti pavarësinë e plotë të Kosovës, ndarja nuk mund ta përfundojë suksesshëm konfliktin dhe bashkësia ndërkombë-tare do të detyrohet në përfshirje afatgjatë në këtë vend. Intervenimi ushtarak dhe administrimet “e përkohshme” nuk do të mund të largohen nga rajoni dhe ndarja do të ushqente ambiciet për shtete etnike që do të rezultonin në dekada të jo-stabilitetit në një regjion kronikisht të dhunshëm, që do të kërkonte kthimin e më shumë forcave ushtarake dhe të sigurisë për të mbajtur paqen. Jo pavarësia e Kosovës, por ndarja e saj do të rezultonte në një domino-efekt nga grupet e tjera etnike në Ballkan. Pavarësia, sidoqoftë, nuk do të nënkuptonte kalimin nga një bashkësi kombëtare heterogjene në atë që është etnikisht homogjene. Kjo, po ashtu, nuk do të nënkuptonte shkëmbimin ose ndërrimin e popullatave, territoreve dhe kufijve. Pavarësia si zgjidhje, do të çonte në një situatë të cilën bashkësia ndërkombëtare ka synuar ta arrijë që nga fillimi i kolapsit jugosllav, meqë do ofronte Ballkanit parashikueshmëri dhe stabilitet në rrugën drejt reformave, integrimit në BE dhe multikulturalizimit.

307

Page 305: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

308

Page 306: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

309

Page 307: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kombi dhe shteti

Inkluzioni versus ekskluzionit

Kombi dhe nacionalizimi - si shkaqe dhe pasoja - e kanë formësuar thellë jetën politike. Ato kanë përcaktuar edhe dilemën që diskutohet në këtë kapitull të fundit dhe e cila ka të bëjë me çështjen e inkluzionit dhe ekskluzionit politik e nacional në Ballkan dhe Kosovë. Termet si inkluzion (inclūdere - përfshihet, bashkëshkrihet përbrenda një tërësie) dhe ekskluzion (exclūdere - përjashtoj; veçoj) rrjedhin nga gjuha latine, ndërsa fenomeni i integrimi dhe segegracion nacional është i kohës moderne.536 Po u shtrua pyetja nëse kishte ndonjë vend që nuk ishte ballafaquar me dilemën e ekskluzionit dhe inklzuzioni shoqëror, atëherë nga harta politike e gjithë rruzulli tokësor mund të veçohet Islanda. Vetëm Islanda paraqiste një bashkësi homogjene kulturore, që kishte një territor të definuar qartë të banimit, dhe ndaj të cilit nuk kishte fuqi të jashtme politike që kishin pretendimesh hegjemoniste ndaj saj. Sikur Evropa të ishte si Islanda, historia e Evropës – që nga koha e paraqitjes së nacionalizmit dhe shtetit-komb pas

536 Termi inkluzion që rrjedh nga latinishtja mesjetare inclūsīvē ose inclūdere është përdorur këtu në kuptimin e shqipes: që përfshihet, afrohet, ngërthehet, bashkëshkrihet përbrenda një tërësie, kolektiviteti etj. Ndërsa termi ekskuzion që rrjedh poashtu nga latinishtja, është përdorur këtu në kuptimin e tij shqip: si i përkufizuar, i veçuar; i kufizuar; diçka që është e rezervuar vetëm për një rreth të caktuar njerëzish.

310

Page 308: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

vitit 1789 - do të rrjedhtë krejt ndryshe. Islanda është megjithatë një përjashtim. Si gjatë historisë ashtu edhe në ditë tonat, ka regjione dhe vende të banuara nga grupe prej më të ndryshmeve kulturore dhe ndaj të cilave kanë pretendime shtete të tjera përreth. Pejsazhi i kombeve është parë në të kaluarën dhe shihet madje edhe sot si diçka e dhënë, por kombet ishin dhe janë në ndryshim të vazhdueshëm. Çështjet se si u krijuan kombet, çfarë nënkuptonin dhe synonin ato, nuk janë aspak të thjeshta dhe jo vetëm për Ballkanin, por edhe për pjesë tjera të botës. Pati shumë kombe që arritën të formonin shtetin e tyre nacional; por pati edhe të tilla që veten e shohin për komb, sado që kurrë nuk arritën ta kenë shtetin e tyre kombëtar; kishte gjatë historisë dhe ka edhe sot kombe të shkapërderdhura nëpër shtete dhe që andej sundohen nga kombe më të mëdha apo minoritete të ndryshme nacionale.537 Së këndejmi, debati përkitazi me çështjen e ekskluzionin e me inkluzionin shoqëror është në fakt debat përkitazi me krijimin e kombit dhe procesin e shtetdështimit e shtetndërtimin.

Ballkani ishte që nga shek. 19 vatër e lindjes së kombeve. Në këtë hapësirë u bë dy herë organizimi i jetës politike përgjatë vijave nacionale dhe si rrjedhojë u krijuan shumë shtete kombëtare. Faza e parë e procesit të krijimit të shteteve kombëtare nisi me shprishjen e Perandorisë Osmane në mesin e shek. 19 dhe përfundoi me

537 Përkitazi me kombin dhe me nacionalizmin në përgjithësi khs. Gellner 1995; Gellner 1999; Anderson 1998; Hobsbawm und Ranger 1983; Hobsbawm 1990; Kedourie 1960; Miller 1995; Smith 1988; Smith 1991; Smith 1998.311

Page 309: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

shuarjen e saj në fillim të shek. 20. Fillimi, rrjedhat dhe sukseset në krijimin e kombeve ishin në këtë hapësirë të ndryshme; ato u ndikuan nga kushte historike të ndryshme, por edhe nga faktorë të caktuar politikë, kulturorë e ekonomikë. Sa më vonë që tek një popull nisi procesi i krijimit të kombit, aq më e ndërlikuar qe edhe rrjedha e tij: Në fakt, në kohën kur nisi të zhvillohej procesi i vetëdijesimit kombëtar, popujt e Ballkanit ishin nën sundimin e perandorive shumetnike osmane dhe habzburge. Integrimi përbrenda një etnie, që e synonte krijimin e një bashkësie nacionale, u përcaktua nga kritere faktike ose të konstruktuar si gjuha, kultura, historia dhe besimi. Jo vetëm integrimi, por përmes këtyre kritereve u arrit edhe segregaconi kundrejt popujve të tjerë fqinjë. Për ekskluzionin e rëndësishme ishte edhe një veçori tjetër, dhe kjo ishte pikërisht përshkrimi i të huajave, të tjerëve që shërbente si një kriter për distancimin nga popujt e tjerë. Kësisoj filloi politizimi i nacionales dhe standardizimi i kulturës, gjë që e bëri të mundshme që ideja e kombit, nga tryezat e punës të intelektualëve ta gjejnë shtegun e të zënë vend në kokat dhe në zemrat e popujve. Çështja se si kjo ide i përfshiu masat e gjera dhe si u bë një forcë materiale nuk mund të sqarohet hollësisht për të gjithë popujt e Ballkanit. Dihet porse që koncepti evropian i kombit nga elitat e kësaj hapësire ballkanike, u bë program politik në kohë dhe në forma të ndryshme. Por, të gjitha lëvizjet kombëtare në Ballkan e patën të përbashkët një synim: dëshirën për shkëputje (secesion) nga këto perandori dhe formimin shtetit-komb më vete. Luftërat çlirimtare kundër këtyre dy

312

Page 310: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

perandorive patën në këtë mes një rol qendror, sepse nga territoret e çliruara u krijuan bërthamat për shtetet e reja kombëtare. Ajo që në gjysmën e parë të shek. 19 në koka të elitave të vendeve ballkanike perceptohej e paraqitej si ide e kombe-popujve, u realizuan deri në fillim të shek. 20 si kombe-shtete.538

Faza e dytë filloi në dhjetëvjetëshit e fundit të shek. 20. me zhbërjen e Jugosllavisë. Konfliktet etnike dhe luftërat që ndodhën këtu nuk qenë vetëm trashëgimi jugosllave, porse edhe një mbetje e trashëgimi osmane. Fundi i Luftës së Parë Botërore dhe Konferenca e Versailles (Versajës,1919) e ndryshoi rrënjësisht hartën politike të Ballkanit, duke krijuar shtete të reja nacionale. Por, megjithatë, nuk u zgjidhën çështje kombëtare të rëndësishme.539 Kjo vlen në rend të parë për ata popuj të cilët jetonin në shtetin e parë të sllavëve të jugut, që ishte krijuar pas Luftës së Parë Botërore. Përbrenda këtij shteti vetëm serbët e shihnin çështjen e tyre kombëtare për të zgjidhur. Kombet e tjera më të mëdha si kroatët, sllovenët nuk i shihnin në këtë shtet të përfaqësuara interesat e tyre nacionale e mos të flasim më për popujt e tjerë si shqiptarët, boshnjakët e maqedonët, të cilët nuk kishin kurrfarë të drejtash nacionale. Kjo vlen edhe për Malin e Zi i cili shtet më vete kishte qenë

538 Lidhur me këtë fazë dhe me formimin e kombeve në Ballkan kshs: Jelavich Ch., und Jelawich B. 1977; Sundhaussen 1973; Sundhaussen 1993; Plaschka, Suppan und Haselsteiner 1978; Bartl 1968; Roudometof 1998. 539 Një analizë përkitazi me nacionalizmin edhe në uropën Julindore pas Konferencës së Versailles (Versajit) është tek Gellner 1999, 79-81. Në aspektin e kërkimeve historike khs.: Hösch 195-206, 214-218. 313

Page 311: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

kohë përpara Serbisë por që, duke u inkorporuar në Jugosllavisë e parë unitariste, praktikisht u zhduk.540 Kur pas vitit 1945 u krijua Jugosllavia e dytë socialiste, zgjidhja e çështjeve nacionale u synua të arrihej sipas ideologjisë komuniste në mënyrë që të gjithë popujt të integroheshin në një përbashkësi politike. Jeta politike u organizua në përputhje me parimet federative si formë shtetërore dhe mbi bazën e kritereve nacionale e territoriale, ashtu që secila nga republikat dhe krahinat shiheshin për si „shtëpi të vetën“ për kombet që jetonin në to. Mirëpo, procesit të integrimit politik e nacional jugosllav i rrinte këtu mbi krye si shpata e Demokleut hegjemonia e serbëve si kombi më i madh në krahasim me popujt e tjerë. Pasojë e kësaj qe segregacioni nacional përbrenda republikave gjegjëse dhe në gjithë federatën. Jugosllavia ishte në të vërtetë një shtet, që nuk i takonte asnjë kombi: asnjëri nga kombet nuk mund të konsiderohej për popull shtetformues.541 Kur ky shtet u shpërbë në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, nga ky u pavarësuan Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia. Referendumi për Pavarësinë i Malit të Zi në vitin 2006 dhe negociatat e nisura po në këtë vit për statusin e Kosovës, negociata që do të përmbyllen me njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj, janë segmentet e fundit të kësaj shprishjeje të shtetit.

540 Banac 1984, khs. sidomos. 340-403. 541 Schöplin 1997, 172. O Leary 2001, 273- 296 ka një mendim tjetër përkitazi me popullin shteformues në Jugosllavi.

314

Page 312: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kjo hyrje e shkurtër tregon se kombi – si parim politik – dhe vetëvendosja nacionale – si program politik – diktuan më shumë se çfarëdo ideologjie tjetër mbi historinë e Ballkanit.542 Këto e ndryshuan rrënjësisht gjeografinë politike dhe përcaktuan ndjeshëm arkitekturën e jetës politike të shteteve në këtë rajon. Këto arritën që në secilin shtet, kombi gjegjës të ofroj shtratin apo kornizën për politikën, shoqërinë dhe ekonomi vetanake. Mbi bazën e këtij parimi, në Ballkan u shkatërruan disa shtete multinacionale, së pari Perandoria Osmane, disa vite më vonë ajo e Habsburgëve dhe së fundi federata e sllavëve të jugut – Jugosllavia. Shtetet e reja që u krijuan në hapësirat e këtyre dy perandorive dhe të kësaj federate janë edhe sot e gjithë ditën bashkësi heterogjene nacionale. Së këndejmi nacionalja është megjithatë një faktor i fuqishëm përbrenda këtyre shteteve dhe kundrejt vendeve fqinje. Nuk ka asnjë komb në hapësirën ballkanike i cili nuk ka pjesëtarë të vet të shpërndarë nëpër shtete të tjera. Kombi del radhazi si një çështje thelbësore sa herë që kemi të bëjmë me ekskluzion e me inkluzion politik, me përshkallëzim të dhunës etnike, natyrën e formacionit shtetëror, format e qeverisjes, identitetin nacional e fetar etj. Kombi bëhet çështje debati edhe kur kemi të bëjmë me integrimin e pjesës së mbetur të Ballkanit në BE ose kur flitet për identitetin evropian në këtë rajon. Në këtë kapitull, synoj t’i trajtoj tri çështje të lidhura me rastin e Kosovës: tipet e kombeve, kombi dhe

542 Përkitazi me vetvendosjen nacionale dhe me mendimet e ndrysme lidhur me këtë khs. Moore 1998; Heraclides 1992; Beran 1993, 479-86.315

Page 313: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

forma shtetërore dhe shteti i qytetar. Këtu mëtoj të tregoj se inkluzioni dhe ekskluzioni në këtë shtet të ri të Ballkanit do të varen nga këto tri parakushte, të cilat më shumë sesa sot mund të paramendojmë do ta determinojmë ardhmërinë e tij.

Kombi qytetar versus kombi etnik

Parakushti i parë është i lidhur ngushtë me vetë natyrën e kombit. Për kuptimin e thellë të natyrës së tij, çështje thelbësore që duhet sqaruar është se në ç’raport qëndron nacionalja me integrimin politik e shoqëror. Qenësia e kombit nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen, porse edhe me të kaluarën: Nacionalizmi është parë shpesh fajtor për ngjarje të tilla të rëndësishme si konfliktet etnike, luftërat dhe për trauma të ndryshme. Kjo vlen po ashtu edhe për një autor me ndikim si Michael Ignatieff, i cili i analizoi konfliktet etnike e nacionale në vende të ndryshme dhe në rastin e Jugosllavisë për shkaktar të luftërave e kishte parë nacionalizmin etnik (ethnic nationalism). Për këtë autor nacionalizmi etnik qenka agresiv e ekskluziv, ndërsa nacionalizimi qytetar (civic nationalism) qenka inkluziv. Sipas tij, ky lloj i fundit i nacionalizmit po e bëka të mundshëm integrimin e grupeve të tjera kulturore në një bashkësi politike.543 Që nga shprishja e Jugosllavisë, analiza të këtilla pati përkitazi me konfliktet etnike e me luftërat që ndodhën këtu: Nacionalizmi u barazua thjesht me militarizmin, autoritarizmin, shovinizmin, ksenofobinë,

543 Ignatieff 1993, 7-50.316

Page 314: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

irracionalitetin, homogjenizimin, spastrimet etnike e madje edhe me gjenocidin. Sipas Ignatieff-it, ka dy forma kombesh të cilat ndryshojnë shumë njëra nga tjetra: kombi qytetar (civic nation) qenka liberal, voluntar, universal dhe inkluziv; kombi etnik (ethnic nation) qenka, anasjelltas, joliberal, diferencues dhe ekskluziv.544 Nga shumë autorë modernë që janë marr më dezintegrimin dhe zhbërjen e Jugosllavisë socialiste, kombi etnik u fajësua për çdo gjë irracionale dhe antinjerëzore që ndodhi këtu.545

Ka mundësi që mendimet e këtilla të jenë të qëlluara dhe mund t’i pasqyrojnë disa aspekte të konflikteve etnike në Jugosllavi. Këto e sqarojnë porse vetëm një pjesë të kësaj të kaluare dhe jo motivet e këtyre luftërave etnike. Kjo sepse asnjëri nga tipet e nacionalizmit s’janë tjetër veçse zbulime dhe përvojë evropiane. Fillet e dallimit në dy forma antagoniste të nacionalizmit i kanë rrënjët në truallin e Evropës. Rogers Brubaker ka treguar hollësisht se Franca e Gjermania janë ato që zhvilluan dy forma të ndryshme të shtetit e të kombit.546 Sipas traditës franceze, kombi është krijuar mbi bazat e kuadrit të përbashkët institucional, territorial e ekonomik të shtetit. Në Francë, kombi ishte konstruktuar nga njësia unike politike, ndërsa inkluzioni politik kishte sjellur me vete asimilimin kulturor të minoriteteve regjionale dhe të emigrantëve. Derisa kombi francez u 544 Së fundi khs. Taras 2002.545 Duke e përmendur vetëm një nga shembuj, khs. për këtë Përmbledhjen me artikuj të ndryshëm të Popov 2000 dhe të Glenny 1999, 634-662. Përndryshe,. literatura përkitazi me këtë ëstë shumë e gjerë.546 Brubaker 1992, 1- 17.317

Page 315: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

formësua i përqendruar në shtet, kombi gjerman u formua rreth strumbullarit popull. Duke qenë se vetëdija nacionale gjermane u zhvillohu para se të formohej një shtet-komb, kombi nuk kishte qenë, sipas Brubaker-it, fakt politik porse fakt etno-kulturor. Ky komb parapolitik gjerman që ishte në kërkim të shtetit vetanak, kishte qenë para se gjithash një bashkësi kulturore linguistike ose organike, biologjike. Tipi francez i shtet-kombit ishte rezultat i një procesi të gjatë të ngritjes së shtetit përbrenda një territori. Formimi nacional tek gjermanët ishte produkt i dy traditave politike e kulturore: asaj pruse dhe asaj gjermane. Duke qenë se vetëdija nacionale gjermane u zhvillua jashtë shtetit, kur kjo vetëdije nisi të politizohej, kishte qenë kundër shteteve ekzistuese gjermane.

Se çfarë kuptim kishte kombi në Francë e në Gjermani, ishte para se gjithash, çështje e botëkuptimit të elitave të tyre që nga shek. 19. Natyrisht që në këtë mes me rëndësi të madhe qenë edhe parakushte të tjera politike, kulturore e ekonomike, të cilat këtu nuk do të merren në trajtim. Sa i bie rolit të elitës në formimin e kombit, këtu duhet të përmenden dy përfaqësues të rëndësishëm. Ishte Ernst Rennan-i, i cili imazhin francez përkitazi me “Çka është kombi?” (Qu’est-ce qu’une nation?) e pasqyroi më së miri në një ligjëratë të mbajtur në Sorbonë më 11 mars 1882. Kombi ishte për të një “referendum ditor” (a daily plebishite). Ekzistimi i tij varej nga besimi se pjesëtarët e tij i takojnë njëritjetrit dhe se kanë vullnet të përbashkët politik të cilin do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.547 Anasjelltas kësaj,

547 Renan 1996, 52-53. 318

Page 316: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

për gjermanët kombi është “bashkësi popullore” (Volksgemeinschaft). Kështu u pasqyrua kombi nga Lëvizja Gjermane e Romantizmit, ndërsa koncepti i kombit si një njësi etnolinguistike ishte një reagim dhe distancim kundrejt Revolucionit Francez dhe vlerave universale të tij.548 E një rëndësie të veçantë ishte këtu një çështje tjetër: Konflikti rreth Alsace-Lorraine. Nga elitat e tyre, konflikti territorial rreth Alsace-Lorraine u argumentua nga dy pozicione të ndryshme: gjermanët e pretendonin këtë territor mbi bazën e rrethanave objektive etnokulturore; franczët këmbëngulnin mbi argumentet subjektive politike, përkatësisht mbi vullnetin e banorëve të saj. Krahasimi midis kombit politik e kulturor, subjektiv e objektiv, qytetar dhe atij etnik, u kthjellua më së miri në veprën e Fridrich Meinecke-s „Weltbürgertum und Nationalstaat“ të botuar një vit pas Luftës së Parë Botërore (1919): Autori i pasqyroi këtu dallimet midis „kombit-shtet“ (Staatsnation) dhe atij „komb kulturor“ (Kulturnation).549

Në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ky dallim u përpunua edhe një herë nga një autor tjetër i rëndësishëm si Hans Kohn (1944), i cili dallon dy forma të nacionalizmit: - atë “perëndimor“ (Western) dhe atë „lindor” (Eastern).550 Kohn e analizon në të vërtetë tipin perëndimor dhe flet në veprën e tij për “perëndimin” (the West) dhe për „pjesën tjetër” (the rest). Ky nuk e përmend askund një

548 Brubacker 1992, 6-13. 549 Meinecke 1919. 550 Kohn 1967. 319

Page 317: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

nacionalizëm lindor. Analiza e tij e kishte për qëllim, megjithatë, krahasimin e nacionalizmit qytetar evroperëndimor me nacionalizmin etnik të Evropës Lindore. Këtu përballeshin logjika kundrejt pasionit, humaniteti kundrejt dhunës, toleranca kundrejt urrejtjes dhe inkluzioni kundrejt ekskluzionit. Sipas mendimit të tij, forma perëndimore e nacionalizmit ishte përkah natyra e saj, kryesisht politike dhe nacionalja kishte qenë zhvilluar përbrenda kuadrit ekzistues të shtetit i cili i respekton liritë individuale dhe vlerat universale. Forma Lindore e kombit, në të cilën binte Gjermania, Evropa Lindore dhe pjesa tjetër e botës ishte, nga ana tjetër, e natyrës kulturore. Vetëdija nacionale kishte qenë zhvilluar këndej jashtë, por edhe kundër shtetit.

Natyrisht që ka autorë të pas kohës së Kohn-it, të cilët u morën hollësisht me të dyja format e nacionalizmit dhe i konfirmuan këto pikëpamje. Këtu do të duhej të përmenden vetëm kalimthi edhe ata studiues të rëndësishëm të nacionalizmit si Ernst Gellner, Anthony D. Smith, Eric Hobsbawm e të tjerë.551 Mirëpo, nuk e shoh të nevojshme të paraqiten këtu të gjitha ballafaqimet e tjera teorike sa i takon këtyre formave. E rëndësishme për çështjen e ekskluzionit dhe inkluzionit është rrethana që në Ballkan ishte i përhapur tipi i kombit etnik i cili, përkah natyra, është difencues dhe ekskluziv. Këtu kishte prioritet më shumë nacionalizmi gjuhësor dhe i prejardhjes 551 Gellner 199, 133- 162; Smith 1986, 129-149; Hobsbawm 1990, 9-10. Për mendime të ndryshme përkitazi me këto çështje khs. Tamir 1993; Connor 1994; Barry 1996; Stavenhagen 1996; Yack 1996; Patten 1999; Brown 2000; Hutchinson 2000, 651-669; Wimmer 2002.

320

Page 318: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

se sa nacionalizmi qytetar apo politik. Kjo vlen për të gjithë popujt e Ballkanit, të cilët ishin në konflikte etnike e territoriale njëri me tjetrin dhe të cilat besojnë sot se dallojnë shumë nga „të tjerët“. Në fakt, këto kanë diçka të përbashkët: kombi pranohet gjithandej njësoj dhe elitat e tyre kanë zhvilluar të njëjtin vizion për kombin. Përkatësia bazohet tek etniciteti dhe kombi është një bashkësi kulturore e biologjike e cila është më e rëndësishme se shtetësia dhe qytetaria. Që nga fillimi i Lëvizjeve Kombëtare në Ballkan, elitat e tyre i përdornin „të drejtat historike“, argumente të së drejtës popullore e natyrore që t’i japin përparësi „etnisë shtetformuese“ të tyre që na paskan ekzistuar në antikë ose në mesjetë. Në këtë mes u krijuan edhe mitet për sqarimin e prejardhjes ose të „atdheut të kryehershëm“. U parashtruan gjithashtu tezat historike përkitazi me prioritetet e ngulitjes së popujve të parë për ta argumentuar kështu çështjen e kontinuitetit në të banuar të një etnie në hapësirat ku zunë vend dhe në sosh të banuara vetëm në faza të caktuara historike. Të gjitha këto mëtime ishin të lidhura me nevojën e mendimit prestigjioz për kombin dhe me pretendimet politike, territoriale kundrejt hapësirave të tjera.552 Miti i Kosovës si „vend serb i shenjtë“ mund të përmendet këtu për si shembull markant.

552 Shih Kitromilides 1989, 149-92; Malcolm 1998, 58-81; Judah 2000, 1-32; Mazower 2000, 77-103; Sundhaussen 2000, 65-78, por edhe vëllimet përmbledhëse të Schwander-Sievers dhe të Fischer 2002 të Todorova që u botua në vitin 2004. Një debat teorik mund të gjendet tek Schöpflin 2000, 79-98. 321

Page 319: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Për këtë lloj të vetkuptimit nacional nuk është aspak e rëndësishme rrethana që në Ballkan ndodhën procese të ndërsjellta nga pushtuesit dhe nga vendësit. Rrallë merret parasysh fakti që gjatë fazave të caktuara të zhvillimit historike këtu ndikuan procese si ai i helenizimit, romanizimit, sllavizimit, islamizimit dhe i evropeizimit. Vetëm kalimthi përmendet që kombet në Ballkan u formuan nga grupe heterogjene etnike, me ç’rast ndikuan valë të migrimit, difuzionit, asimilimit dhe të akulturimit.553 Identiteti nacional është këtu më shumë se me gjithçka tjetër i barabartë me etnokulturën, me pararendësit e përbashkët dhe me gjakun. Së këndejmi, edhe kombi kuptohet si i përqendruar rreth popullit. Duke qenë se në të shumtën e rasteve shtetet nuk përputhen me kombet dhe që gjeografia kulturore e Ballkanit përbëhet nga zona të përziera, kombi u perceptua këndej si bashkësi popullore. Së këndejmi, „të tjerët“, që e kanë një gjuhë tjetër, një kulturë e një prejardhje tjetër, u diferencuan nga bashkësia nacionale e tyre. Kështu ishte rasti tek të gjithë popujt Ballkanit, kështu ishte edhe tek shqiptarët.

Kur që nga mesi i shek. 19 në skenë doli nacionalizmi shqiptar, kombi nuk u kuptua si një fakt politik. Nën sundimin osman, shqiptarët dhe territori ose atdheu i tyre ishte i ndarë në disa njësi administrative dhe këta përbëheshin nga tri bashkësi të ndryshme fetare. Për elitën shqiptare që ishte në formim e sipër, kombi ishte para se gjithash një realitet etnokulturor. Ishte gjuha e

553 Përkitazi me diskurset postsocialiste në historiografitë e Europës Juglindore dhe për kombin si subjekt i „kallxim mjeshtëror“ khs. Brunnbauer 2002/2003, 373- 398

322

Page 320: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

veçantë shqipe e folur në Ballkan, botëkuptimi i prejardhjes ilire të kësaj gjuhe dhe të popullit shqiptar e përcjellur gjatë lashtësisë dhe luftërat e Skënderbeut kundër sundimit osman në mesjetë, ato që paraqisnin bazat e një kombi të lashtë e të ri të shqiptarëve. Kuptohet se për këtë elitë, shqiptarët ishin një komb që e synonte një shtet kombëtar dhe në këtë mes programi politik ishte një element i rëndësishëm i kombformimit. Megjithatë, shqiptarët e shihnin veten për si komb kulturor. Për si të këtillë shqiptarët e shihnin kombin edhe pas krijimit të shtetit të cunguar të Shqipërisë, sado që jashtë kufinjëve të këtij shteti mbeti gjysma e kombit dhe ra nën sundimin e sllavëve të jugut. Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi, të cilët që nga viti 1912 deri në fund të shek. 20 ishin nën sundimin e Serbisë ose të Jugosllavisë, e shihnin veten për si bashkësi më vete kulturore në Ballkan. Këta e paraqisnin veten për si komb i cili qëndron përmbi ndarjen e tyre politike e territoriale. Kështu mendonin edhe serbët: jo vetëm serbët që jetojnë në republikën e Serbisë, porse edhe grupet etnike të tyre në Mal të Zi, në Bosnje, Kroaci, Kosovë e në Maqedoni e shihnin veten për si një bashkësi e kombit serb. Ky parafytyrimi, në rastin e serbëve, u përkrah edhe nga hegjemonia e tyre shtetërore mbi popujt e tjerë, gjë që nuk ndodhi tek shumica e popujve të Ballkanit.

Së këndejmi, kombet dhe minoritetet nacionale të Ballkanit u karakterizuan më pak mbi bazën e fateve të tyre politike se sa nga elementet mbështetëse të identiteteve të tyre si gjuha, besimi, historia, territori etj. Për këtë arsye, implementimi i

323

Page 321: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

idesë së një kombi qytetar apo kombi politik është në këtë rajon një çështje shumë komplekse. Kjo sepse në Ballkan, kombi nuk është definuar gjithmonë me institucionet politike, dhe kjo vlen për pejsazhin aktual të kombeve ballkanike. Nuk bën të përjashtohet mundësia që edhe në Ballkan të dalë një zhvillim në të ardhmen sipas të cilit kombet mund t’i kenë edhe elementet territoriale apo politike ashtu edhe ato kulturore apo organike; një zhvillim ky që Antony D. Smith e vërejti tek krijimi i kombeve evropiane por që, megjithatë, nuk u morr në konsideratë në debatin përkitazi me natyrën e nacionales.554 Një autor me nam si Smith konstatonte para shumë vitesh:

“Epilogu i historisë sonë të shkurtër të formimit të kombeve in botën moderne tregon se kombet mbartin përbërës dhe parime si territoriale ashtu edhe etnike, dhe se ata përfaqësojnë një bashkëdyzim të zorshëm të modelit më të ri ‘qytetar’ dhe atij më të vjetër ‘gjenealogjik’ të organizimit shoqëror dhe kulturor. Asnjë ‘komb në formim’ nuk mund të mbijetojë pa atdhe ose pa mit të zanafillës dhe prejardhjes së përbashkët. Rrjedhimisht, asnjë ‘etni që aspiron të bëhet komb’ nuk mund t’i arrijë qëllimet e veta pa e realizuar një ndarje të përbashkët pune dhe mobilitet territorial; ose barazi ligjore të drejtash dhe detyrash të përbashkëta për secilin pjesëtar, dmth, qytetarinë. Natyrisht, kombet e caktuara do të shfaqin përbërës etnikë dhe territorialë në përmasa të ndryshme në momente të caktuara të historisë së tyre”.

554 Smith 1986, 149. 324

Page 322: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kombi etnik versus shtetit

Dallimi midis dy tipeve të nacionales nuk është vetëm një diskurs akademik, por ai është po ashtu një çështje normative: sepse kjo ka të bëjë edhe me funksionimin e të dy formave të kombeve në jetën politike. Kësisoj po kaloj tani tek parakushti i dytë: Kombi dhe forma e shtetit. Në këtë mes shtrohet pyetja se si përbrenda një shteti shumetnik sillen politika karshi nacionales dhe në të cilin vend pjesëtarët e një kombi e mbajnë veten për bashkësi kulturore, por asesi për një bashkësi politike?

Përpara se të trajtohet raporti midis kombit etnik dhe politikës për sa i bie Kosovës, duhet të konstatohet që për shtetet perëndimore, kombi qytetar apo politik nuk vlen gjithmonë për si shembull prej gjedhe. Kombi qytetar nuk është i përhapur gjithandej nëpër Perëndim. Janë disa shtete demokratike perëndimore, ku kombi qytetar është një realitet politik, por që përditë konfrontohen me tensione politike, që i kanë rrënjët tek nacionalizmi etnik. Natyrisht që këto vende janë të karakterizuara me liritë individuale, por edhe me ato liberale dhe universale kolektive. Mirëpo, këtu dalin edhe kombe më të vogla regjionale, të cilat mbështeten tek etniciteti dhe tek kultura e përbashkët dhe, kësisoj, e sfidojnë në shumë rrafshe kombin politik. Këto besojnë se nuk kanë pasur kurrë as një histori të përbashkët me shtetin të cilit i takojnë dhe as që do ta kenë ndonjëherë një bashkësi të përbashkët politike në

325

Page 323: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

të ardhmen. Këtu nuk është fjala për një retorikë nacionaliste në fushata zgjedhore si ajo e kohëve të fundit në Skotlandë.555 Nuk kemi të bëjmë as me ndjesi konkrete dhe frustrim kundrejt Bashkimi Evropian si projekt politik, si bie fjala që ishte në rastin e dështimit të Kushtetutës së BE të vitit 2004.556 Këtu kemi të bëjmë me konfliktet tipike etnike qe nuk dallojnë shumë edhe nga pjese te tjera jashtë botës perëndimore. E këtillë ishte në të kaluarën Belgjika, e cila u karakterizua nga konflikte të gjata dhe të natyrës etnopolitike midis flamanëve holandishtfolës dhe valonëve frëngjishtfolës. Forma e sotme qeverisëse e Belgjikës dhe ndarja e saj territoriale midis grupeve etnike që jetojnë këtu është një dëshmi e së kaluarës konfliktuoze.557 Në ditë tonat, të këtilla janë shtetet e tjera ku ushtrohet dhuna etnopolitike e baskëve kundër shtetit të Spanjës,558 konflikti i gjatë etnik në Irlandën e Veriut midis katolikëve e protestantëve559 ose nacionalizmi kulturor i frëngjisfolësve në Quebec kundrejt kombit anglishtfolës të kanadezëve.560

Këto raste – që janë vetëm disa sosh për t’u përmendur – ofrojnë një pasqyrë tjetër të ekskluzionit politik e nacional në pjesën

555 Përkitazi me fushatën zgjedhure në Sktlandë dhe me rikthimin e nacionalizmit khs. Economist 12, 19, 26 prill 2007556 Për këtë khs. Economist 2 June 2005. 557 Covell 1997, 275-295.558 Keating 1997, 204-226; Conversi 1997. 559 O’Leary und McGarry 1993, 54-101560 Përkitazi me një pikëpamje të vjetër khs.. Breton 1988, 85-101, përkitazi me zhvillimet e reja khs. Day 2000 dhe Winter 2007, 481.

326

Page 324: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

perëndimore të botës. Këto raste dëshmojnë se edhe përbrenda një kombi qytetar situata është më komplekse se sa ç’merret disa herë. Këto tregojnë se disa nacionalizma regjionale janë sipas natyrës së tyre të karakterit kulturor dhe që shkaktojnë konflikte më qëllime dhe pasoja etnopolitike. Madje, deri edhe kombi qytetar francez dhe anglez që shërben për shembull markant i inkluzionit dhe integrimit, në një shtet si Kanadaja mund të jetë eksklusiv dhe diferencues. Pokështu, edhe grupe etnike më të vogla të Evropës dhe përbrenda BE-së, për qëllime politike, mund të thirren në kulturën dhe në pararendësit e përbashkët. Këta e përdorin “atdheun historik” apo etnohistorinë si argument për dhunën, mobilizimin etnik dhe për programe nacionale. Kjo donë të thotë që këtu gjaku është shpesh më i rëndësishëm se qytetaria dhe institucionet e përbashkëta politike. Në një drejtim të tillë, Brubacker konstatonte se nocionet si kombi etnik dhe kombi qytetar janë të dykuptimshëm dhe assesi të përpiktë. Ky i dallon dy forma të tjera të nacionalizmit: të parën ky e shënjon si formësuar apo “kornizuar nga shteti” (state-framed), ndërsa të dytën si nacionalizëm “kundërshtetërore” (counter-state). Në rastin e parë kombi do të jetë krijuar bashkë kuadrin institucional, territorial të shtetit. Në të dytin, kombi paraqitet për si formë më vete që qenka krijuar në opozitë me kuadrin polik e territorial të shtetit.561

Për analizën tonë këtu rreth shembullit të Kosovës nuk është i mjaftueshëm fakti që tipi i parë del të jetë inklusiv, ndërsa ai i dyti del si

561 Brubaker 1999, 67-69327

Page 325: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ekskluziv. Kjo sepse sapo tregova këtu që tipi i parë nuk ofron gjithmonë zgjidhje për një bashkësi të përbashkët politike. Esenciale për t’i kuptuar proceset konkrete historike dhe natyrën e kombit është ajo që konstaton Smith: Transformimi nga një komb politik në një komb etnik dhe anasjelltazi nënkupton një zhvillim afatgjatë i cili nuk mund të parashihet. Së këndejmi, të rëndësishme mbeten kriteret që kombet i ofrojnë për integrimi ose për segegracion. Nacionalizmi qytetar e ka një përparësi, duke qenë se ky mbështetet tek nënshtetësia dhe përbrenda shtetit i ngërthen të gjithë qytetarët që jetojnë në atë, pa e marrë parasysh prejardhjen kulturore e as pozitën sociale të tyre. Ignatieff-i e paraqet kombin qytetar si vijon: “all those – regardless of race, colour, creed, gender, language, or ethnicity – who subscribe to the nation’s political creed”.562

Mirëpo perceptimi i këtillë i nacionales mund t’i pasqyrojë vetëm imazhet franceze, britanike e amerikane dhe të disa vendeve të tjera.563 Ky botëkuptim mund ta sqarojë, parimisht, integrimin e emigrantëve në shtetet demokratike evropiane. Kur kemi të bëjmë me grupe etnike të cilat një vend konkret e përfytyrojnë për si atdhe të vetëm dhe prej këndej i nxjerrin historinë, kulturën dhe identitetin nacional të tyre, atëherë raporti midis kombeve më të vogla dhe atyre të mëdhave ose të minoriteteve bëhet një çështje e ndërlikuar. Nacionalizmi regjional e sfidon legjitimitetin shtetëror të kombit të madh dhe shteti gjegjës nuk

562 Ignatieff 1993, 6.563 PërEuropën khs. Soysal 1994, për Shtetet e Bashkuara khs. Huntington 2004, 181-255.

328

Page 326: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mund t’i përmbush lehtë interesat politike të kombeve më të vogla. Nëse kërkesat e këtilla përcillen me përdorimin e dhunës ose nëse kemi të bëjmë me konflikte midis dy apo më shumë kombesh rreth ndonjë territori konkret, atëherë është shumë e vështirë arritja e ndonjë marrëveshjeje.564 Sepse në raste të tilla, kemi të bëjmë me pretendime nacionale që e shkaktojnë dhe e sjellin zhbërjen e shtetit. Shtetdështimi jugosllav shërben për si shembull tipik i cili dëshmon se formacioni politik gjegjës ishte për kombet e saj një lajthitje historike.

Pretendimet nacionale i kushtëzojnë po ashtu thellësisht edhe proceset e shtetndërtimit. Edhe në rastin e krijimit të shteteve të reja si Kosova qet krye çështja se si do të rregullohen raportet midis shumicës nacionale shqiptare dhe minoriteteve të kësaj hapësire? Cili është sistemi më i mirë politik që këto bashkësi nacionale të ndryshme t’i kenë institucionet e përbashkëta të qeverisjes? A është vërtetët i mundshëm një integrim përbrenda një njësie unike politike sa kohë që qytetarët e këtij mjedisi e shohin veten për si pasardhës të pararendësve të tyre të ndryshëm? Kombi paraqet burimin e dorës së parë të identitetit të qytetarëve dhe stabiliteti politik i këtij shteti varet nga inkluzioni i të gjitha grupeve etnike të ndryshme që jetojnë këtu. Janë arsyet historike ato që Kosovën e bëjnë një shoqëri të ndarë dhe që u dalin si pengesa të mëdha proceseve integruese; dhe këtu kemi të bëjmë me raportin midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe. Kosova

564 Një diskutim i mirë teorik gjendet tek Miller 2000, 110-143 zu finden.329

Page 327: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ishte në të kaluarën një vend i okupuar, ndaj të cilit qeveritë serbe të shek. 20 ushtruan mbi shumicën shqiptare sistematikisht forma nga më të ndryshmet të diskriminimit e asimilimit, të shpërnguljes së popullatës vendëse e të sjelljes së të tjerave nga jashtë në funksion kolonësh, dhe së fundi të shfarosjes masovike të shqiptarëve. Kemi të bëjmë pra me ngjarje që mbi popullatën shqiptare vepruan si trauma, që ndikuan dhe vazhdojnë të ndikojnë në botëkuptimet aktuale të saja.565 Simbol i kësaj të kaluare janë për shqiptarët regjimet hegjemoniste serbe, por edhe minoriteti serb i Kosovës.

Mirëpo janë para së gjithash arsyet politike që determinuan që Kosova nuk ishte në gjendje ta arrinte një inkluzion të qytetarëve të saj. Së pari, që nga qershori i vitit 1999 ky territor administrohet nga misioni paqësor i OKB-ës (UNMIK). Gjatë këtyre 8 viteve UNMIK-u e ndihmoi krijimin dhe funksionimin e institucioneve demokratik vendëse të qeverisjes, integrimin e popullatës së gjithmbarshme në jetën politike, ekonomike e sociale dhe e përgatiti vendin për një zgjidhje politike të statusit politik të tij.566 Duke qenë se Kosova u vu që nga qershori i vitit 1999 në pozitë të një status quo-je, ndërsa marrja e një vendimi mund të pritet për deri në fillim të vitit 2008, e ardhmja e paqartë politike e saj mbetet edhe sot e gjithë ditën një faktor me peshë i segregacionit shoqëror. Sipas mendimit tim, kjo paqartësi ishte larg më e rëndësishme sesa pranohet nganjëherë: për pjesën më të madhe të

565 Hoxhaj 2004, 205-227.566 Hoxhaj 2003, 515-54.

330

Page 328: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

popullatës vendore serbe nuk ishte e qartë nëse kjo jetonte në një vend i cili një ditë do të bëhet vërtet një shtet i pavarur apo nëse Kosova do të mbetet edhe më tej pjesë e Serbisë sikundër propagonte kreu shtetëror serbë. Së dyti, me strukturat e veta paralele qeverisëse, që vepronin në Kosovë, Serbia u angazhua për një ekskluzion të serbëve të Kosovës nga jeta publike. Beogradi e sabotoi me të gjitha mjetet e mundshme procesin politik, me qëllim të arritjes së dështimit të UNMIK-ut dhe të institucioneve të qeverisë vendore drejt arritjes së një përbashkësie politike. Së treti, tek serbët vendorë nuk u zhvillua ende një elitë e mëvetshme politike, që t’i përfaqësojë interesat e bashkësisë së vet. Për më tepër, udhëheqës të shkapërderdhur serbë të Kosovës i përsëdytnin qëndrimet e qeverisë së Beogradit që e pasqyrojnë më shumë regjimin e Millosheviqit se sa realitetin e ri të pas vitit 1999. Duke qenë se as serbët vendorë e as udhëheqësit e tyre nuk kanë përfytyrime të qarta për të ardhmen e tyre këtu, shoqëria mbetet e fragmentarizuar thellë. Një gjë të tillë ndodhë për shkak të etnicitetit dhe politikës.

Në anën tjetër, që nga qershori i vitit 1999 në Kosovë u hap një debat përkitazi me kombin, shtetin, nënshtetësinë dhe qytetarin. Bartëse e këtij debati ishte një pjesë e elitës vendore, por ky debat nuk mori deri tani ndonjë formë të përcaktuar. Në debat morën pjesë gazetarë, akademikë e politikanë, të cilët për këtë çështje aq komplekse dhanë përgjigje krejt të thjeshta. Disa e shihnin veten për mbrojtës të kombit shqiptar i cili paska ekzistuar gjatë gjithë epokave historike – që nga antika ilire - dhe që do të ekzistojë edhe më tej. Të

331

Page 329: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

tjerë e shihnin veten për krijues të një kombi të ri i cili u formua krahpërkrah me krijimin e shtetit të ri të Kosovës.567 Natyrisht që ka analiza të mira përkitazi me konceptet komb, shtet dhe aspektet e tyre të rëndësishme në Evropën Perëndimore, Lindore e Juglindore, përfshirë këtu edhe situatën tek shqiptarët, kombformimin dhe lëvizjen e tyre nacionale. Megjithatë, analizat e thjeshtësuara dhe të mirëfillta kanë një gjë të përbashkët: në interpretimin e çështjeve për kombin dhe shtetfomimin këto ecën nëpër shteg të gabueshëm, meqë nuk pasqyronin gjendjen e studimeve në fushën e nacionalizimit. Kështu kjo pjesë e elitës së Kosovës nuk ishte i informuar se në Perëndim ka një traditë të gjatë e cila pretendon në formë të thjeshtë se nacionalizmi perëndimor qenka i mirë në krahasim me nacionalizmin lindor. Asaj i shpëtoi pa e hetuar faktin se disa akademikë e politikanë perëndimor e kanë akceptuar dallimin midis nacionalizimit të mirë dhe atij të keq perëndimore (good west - bad east Nationalism) për si realitet, pa iu qasur kësaj më përsëafërmi dhe pa një ballafaqim të mirëfilltë shkencor.568

Pjesëmarrësit në këtë debat sikur nuk e dinin se botëkuptime të tilla i takojnë të kaluarës dhe asesi nuk pasqyronin një qasje akademike. Mirëpo, pa i kuptuar thellë natyrën e kombit dhe format e nacionalizmit, disa nga ta propagojnë një “komb kosovar”, i cili veçse po eksituaka dhe i cili do t’i zgjidh të gjitha problemet.

567 Rreth mendimeve nga më të ndryshmet përkitazi me këtë khs. përmbldhjen me punime të botuar nga Kelmendi e Desku 2005. Debati u inicua nga e përjavshmja Java.568 Hollësisht për këtë Kuzio 2002, 20-39.

332

Page 330: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Sidoqoftë, një debati u shtrua - si edhe tjetërkund gjatë historisë - në një hark kohor të një kthese të madhe politike: pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999 dhe në lidhje me procesin e përcaktimit të së ardhmes politike të Kosovës. Dhe debati u formësua nga dy rrethana: Së pari, shtetet kërkojnë përherë kohezion dhe identitet në mënyrë që ta legjitimojnë veten; në këtë kontekst kombëtarja paraqet një bazë të rëndësishme. Së dyti, në rastin e shteteve të reja, në Ballkan ka qenë dhe është shumë e nevojshme që të sqarohen raportet midis shumicës më të madhe nacionale dhe minoriteteve. Pyetjeve se kush do ta paraqesë këtu kuadrin e kohezionit dhe si do të rregullohet raporti midis popullatës shumicë dhe minoriteteve, nuk mund t’u jepet përgjigje vetëm mbi bazën e tipit të kombeve, porse mbi bazën e sistemit politik. Së këndejmi, besimi se „kombi kosovar “, i cili të gjitha grupet etnike do t’i shndërrojë në një komb politik përbrenda një shteti, është një „fontanë dëshirash“. Një mendimin të këtillë e kundërshtojnë realiteti, përfytyrimet dhe botëkuptimet e njerëzve mbi nacionalen. Natyrisht që sot nuk mund të jepet ndonjë përgjigje se si do të sillen në planin afatgjatë proceset integruese në të ardhmen; por tani për tani nuk ka asnjë argument dhe trend zhvillimi i cili do ta rekomandonte një koncept të këtillë, i cili edhe do mund të jetësohej.

Së këndejmi është më e rëndësishme të mendohet se çfarë forme e qeverisjes i duhet Kosovës, në mënyrë që kjo ta bëjë të mundshëm inkluzionin e gjithë popullsisë në jetën publike. Në këtë kontekst shteti qytetar (civic state) do të ishte

333

Page 331: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

forma më e mirë e shtetit dhe një bazë e mirë politike e shoqërore. Shteti qytetar është proklamuar nga elitat kosovare për si koncepti më i mirë politik; por, asnjëherë nuk qe krejt e qartë se çfarë nënkuptohet me këtë. Është besuar thjesht që qytetaria apo nënshtetësia (Citenzenship) do të duhej të ishin shtylla e këtij sistemi politik. Shteti qytetar ishte baza e platformës të Kosovës në negociatat përkitazi me statusin: mirëpo, derisa Prishtina ishte e vendosur për një qytetari të një bashkësie të përbashkët dhe barabartë politike dhe për inkluzionin e minoriteteve, Beogradi ishte në këto negociata i fokusuar tek etniciteti dhe segregacioni midis njerëzve që jetojnë në hapësirën e Kosovës.569 Serbia ka qenë dhe është edhe sot e interesuar për territore dhe Kosovën e sheh së këndejmi vetëm për si çështje thjesht territoriale. Për këtë arsye, ajo aplikon konceptin e ndarjes së territorit dhe të jetës publike përbrenda Kosovës midis serbëve e shqiptarëve përmes decentralizimit ose përmes shkëputjes së regjionit verior përreth qytetit të Mitrovicës. Për Prishtinën, esenciale në këto negociata ishte si të krijohet baza më e mirë për krijimin e një bashkësie të re politike, ku serbët dhe minoritete të tjera përbrenda një njësie unike politike e territoriale, do t’i jetësonin më së miri të drejtat e tyre.

Këtu nuk ka nevojë të trajtohen të gjitha format e qytetarisë apo nënshtetësisë.570 Mirëpo, sipas mendimit tim, forma e qytetarisë republikane (republican Citizenship), në krahasim me konceptin liberal, do të ishte në rastin e Kosovës

569 Vgl. Hoxhaj 2006, 397-400.570 Vgl. Kymlicka 1995 und 2001.

334

Page 332: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

por edhe vendeve të tjera të Ballkanit më e përshtatshmja. Punimet e teorikut të politikës në Oxford, David Miller mund të na ndihmojnë që ta kuptojmë se çfarë donë të thotë qytetaria republikane.571 Ky i del zot mendimit se një bashkësi politike është e mirë vetëm atëherë nëse qytetarët janë të angazhuar aktivisht dhe bashkërisht vendosin për të ardhmen e tyre. Natyrisht që qytetarët janë të lidhur përmes rrjetit të solidaritetit nacional, ata do të përpiqen që ta aplikojnë drejtësinë dhe t’i respektojnë identitetet e tjera kulturore të grupeve etnike të minoriteteve. Një ideal i këtillë politik është për Miller-in jo vetëm i dëshirueshëm, por edhe i arritshëm. Për ta jetësuar këtë, ky e rekomandon një formë të re të politikës së identitetit (Identity Politics), e cila i njeh pakicat kulturore, etnike e fetare dhe kjo jetësohet në rrafshin simbolik e material të institucioneve qeverisëse. Jo vetëm kaq, porse grupet etnike do të duhej të kishin vende të rezervuara në institucionet e rëndësishme politike, ta përdorin të drejtën e tyre të vetos në rastet kur është fjala për interesa të tyre vital. Thënë përmbledhtazi, ky mendon se kombi dhe qytetaria nuk janë në kundërthënie njëri me tjetrin dhe se përbrenda shoqërive multikulturore minoritetet mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në jetën publike, në shoqëri dhe ekonomi.572

Shteti qytetar versus dezentralizimi etnik

571 Miller 2000 41-81.572 Për një kritikë të ashpër drejtuar Kymlicka-s dhe Miller-it khs. Barclay 2007, 505-523. 335

Page 333: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Me të lexuar jo vetëm këtë të fundit, porse edhe autorë të tjerë, fitohet mbresa se teoritë e këtyre kanë ndikim real e të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme. Kjo sepse mëtimet e këtilla themeltare nuk janë të panjohura për Kosovën dhe mund të hasen jo rrallë në diskursin politik edhe tjetërkund nëpër Ballkan. Kësisoj po i qasem tani parakushtit të tretë: shtetit qytetar dhe inkluzioni. Në nënkapitullin e fundit të këtij libri mëtoj ta analizoj „Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës“, që u bë i njohur më 2 shkurt 2007 nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-s Martti Ahtisaari.573 Ky dokument i përmbyll negociatat midis Kosovës e Serbisë përkitazi me statusin politik, të cilat u zhvilluan në harkun kohor shkurt 2006 dhe mars 2007. Nuk është e qartë se mbi çfarë përvojash u orientua Ahtisaari dhe nëse ky u angazhua për krijimin e një shteti qytetar që këtu u shtrua si çështje më vete. Para se ta trajtojmë këtë çështjeje, është e nevojshme që të kemi qartësi përkitazi me nocionin.

Shteti qytetar është një koncept normativ politik, që për si parim të një bashkësie politike e preferon mujshinë ose pushtetin politik të të gjithë qytetarëve. Këtu kombi nuk është në qendër të shtetit, siç është me rastin e formave të shteteve konservative. Së këndejmi, ky është një sistem politik, i cili synon që një shoqërie shumetnike t’ia

573 Untied Nations Security Council: Letter dated 26 March 2007 from the Secretary-General addressed to the President of the Security Council: Comprehensive proposal for Kosovo status settlement, S/2007/168, Add.1. 26 March 2007.

336

Page 334: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

ofrojë një formë qëllimplote të qeverisjes. Për Taras Kuzio-n ky lloj shteti ishte zhvilluar që nga shek. 19 dhe sot ky është një fenomen tjetër në krahasim me shtetin qytetar të para Luftës së Dytë Botërore.574 Kuzio ka treguar se disa shtete qytetare tipike – Britania e Madhe, Franca, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara – nuk e kanë pasur gjithmonë të njëjtën formë e përmbajtje dhe se kombet e tyre dhe bashkësitë e tyre politike kanë ndryshuar vazhdimisht. Autorë të tjerë mendojnë se deri tani ka pasur jo vetëm një formë, por ekzistojnë tipe nga më të ndryshmet të shteteve qytetare.575 Së këndejmi, nocioni përdoret këtu në kontekstin e Evropës Juglindore, ku ka vende që po i bëjnë për të vetat aspekte të rëndësishme të formës së organizimit politik të shtetit qytetar perëndimor. Që nga koha e rënies së komunizmit, në Evropën Juglindore ka disa shtete që janë përpjekur të arrijnë një konsensus politik për një gjë të tillë. Për këto vende, shteti qytetar është forma më e përshtatshme e sistemit politik për ta evituar potencialin konfliktuoz të nacionalizmit etnik dhe për t’i integruar në një bashkësi politike identitetet e ndryshme. Ka porse edhe vende të tjera në të cilat nuk ka kurrfarë interesimi për këtë lloj shteti: Serbia është në Ballkan, Bjellorusia në Evropën Lindore.

Paraprakisht do thënë se në Marrëveshjen e propozuar, e njohur përgjithësisht si Pakoja apo Plani i Ahtisaarit, nuk e përmendet as nocioni shtet e as shtet qytetar. Në Raportin e tij për Këshillin e Sigurimit të OKB-ës Ahtisaari konstaton: „I have

574 Kuzio 2002, 20-39.575 Hollësisht për këtë Gross 2005.337

Page 335: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

come to the conclusion that the only viable option for Kosovo is independence, to be supervised for an initial period by the international community.”576 Me Planin e tij ky synoi që për problemet ekzistuese në Kosovë të ofronte zgjidhje konkrete – zgjidhje që do të pranoheshin nga popullata vendëse dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ky dokument u pranua jo vetëm nga elita vendore, porse edhe nga SHBA, nga institucione të rëndësishme të BE-së, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, nga NATO-ja dhe institucione të tjera. Dokumenti ofron para se gjithash zgjidhje që mund t’i pranonte Serbia dhe kundërshtarë të tjerë të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, Serbia e Rusia e kundërshtuan Planin: për shkak të presionit rus, procesi që e synonte nxjerrjen njëzëri të një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dështoi. Askush nuk e di sot nëse ky dokument do të jetësohet në Kosovë me një rezolutë të OKB-ës apo pa të. Ai në Kosovë u pranua sepse paraqet një bazë të mirë për shtetin e ardhshëm dhe për njohjen ndërkombëtare të tij. Megjithatë, kjo nënkuptonte për Kosovën njëkohësisht edhe kompromise të dhembshme. Le të përmenden këtu vetëm dy sfera kompromisesh: Së pari, të drejtat e zgjeruara për minoritetin serb në rrafshin qendror e lokal e vënë në dyshim a priori tërësinë politike e territoriale të vendit.577 Së dyti, prania e madhe në 576 Untied Nations Security Council: Letter dated 26 March 2007 from the Secretary-General addressed to the President of the Security Council: Report of the Special Envoy of the Secretary-General on the Kosovo’s future status, S/2007/168, 26 March 2007, 2. 577 Khs. Annex II, III und V.

338

Page 336: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

numër dhe masive e bashkësisë ndërkombëtare, e bëjnë Kosovën njërin ndër entitetet dhe shtetet më të kontrolluara.578

Qëkur ky Plan u bë i njohur, besohet gjithnjë e më shpesh se ai ngërthen bazën për një shtet qytetar. Për si i këtillë ai mund të interpretohet pjesërisht, sakohë që Kosova paraqitet këtu si bashkësi politike e qytetarëve të saj. Mirëpo, njëkohësisht duhet konstatuar që në bazë të tij në Kosovë nuk ka as një komb titular e as një popull shtetformues. Shumica shqiptare, e cila në Kosovë paraqet një identitet historik kombëtar, nuk përmendet për si popull shtetformues. Kosova nuk përshkruhet as si shtet i shqiptarëve dhe i grupeve të tjera etnike që jetojnë në këtë vend, që në të vërtetë do të ishte një definicion real. Po të kihet parasysh përbërja etnike e popullsisë ku proporcioni është 90 % shqiptarë me 10% serbë, turqë, myslimanë sllavë (goranë, boshnjakë) dhe romë (romë, egjyptas, hashkali), bëhet e qartë se çfarë formacioni politik është Kosova. Tek mospërmendja e një kombi titular një rol e ka luajtur rrethana që kombi serb e sheh veten këtu për si popull shtetformues dhe Kosovën e kupton për si pjesë të Serbisë. Megjithatë, në këtë dokument Kosova nuk definohet as si shtet qytetar; por janë vetëm disa elemente, që shpijnë në këtë drejtim interpretimi. Sakohë që kësaj forme shtetërore i atribuohen institucione politike, territori dhe mirëqenia e një bashkësie politike, në këtë dokument mund të gjenden aty-këtu elemente të shtetit qytetar. Në këtë frymë mund të

578 Khs. Annex VIII, IX, X and XI339

Page 337: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

interpretohen disa rreshta të këtij dokumenti, në të cilët lexohet:579

“1.1. Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.1.4. Kosova do të ketë ekonomi të hapur të tregut me konkurrencë të lirë.1.5. Kosova do të gëzoj të drejtën e negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare. 1.6. Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe.1.7. Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.1.8. Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.”

Kosova paraqitet për si bashkësi politike edhe tjetërkund. Nocionet qytetarë (citizens) dhe nënshtetësia (citizenship) përdoren këtu në kontekstin politik. Ka raste, kur këta qytetarë përmenden si banorë (inhabitans). Bie në sy që në këtë dokument nuk ka as një shumicë shqiptare e as pakica të tjera. Bashkësitë nacionale shënjohen me nocionin Komunitete (Communites) të cilat

579 General Principles, Article 1. 340

Page 338: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

këtu definohen si „Banorët të cilët i përkasin të njëjtit grup kombëtar apo etnik, gjuhësor apo fetar të cilët tradicionalisht janë të pranishëm në territorin e Kosovës”.580 Me këtë rast janë përcaktuar të drejtat e tyre si në rrafshin simbolik e të identitetit kombëtarë ashtu edhe në atë material e publik. Është rregulluar si psh. përfaqësimi i tyre në parlament duke ua rezervuar këtyre vendet; e drejta e vetos kur është puna për të drejtat e tyre jetësore, pjesëmarrja në qeverinë qendrore, në sistemin juridik etj..581 E jashtëzakonshme është që ky dokument merret kryesisht - rrafsh 70% - me të drejtat dhe me masat mbrojtëse për serbët lokalë. Por, megjithatë, nocioni “Komunitete” nuk e nënkupton popullatën shumicë. Popullata shumicë shqiptare është herë-herë identike me emrin „Kosova“, ndonjëherë edhe me “Institucionet Qeverisëse”.582 Kosova, si bashkësi politike e ka territorin e vet. Ky, ç’është e drejta, nuk është definuar për si territor shtetëror, porse është paraqitur në kuadrin e institucioneve të sigurisë dhe të sigurisë në rajon. Këtu është fjala para se gjithash për rolin e institucioneve vendëse të sigurisë dhe për praninë ndërkombëtare civile e ushtarake që ka të bëjë me kontrollimin e kufinjëve. Në dokument, përkitizi me këtë, shkruan: 583

“Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të 580 Annex II, Article 1. 581 Annex II, Article 3 und 4. 582 Siehe zum Beispiel Annex II, Article 2, aber auch andereswo. 583 Annex VIII, Article 3. 341

Page 339: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me 23 Shkurt 2001.”

Territori dhe elementet e tjera të përmendura më lart dëshmojnë se institucionet qeverisëse qendrore mund të cilësohen për si të përbashkëta dhe të një bashkësie politike. Mirëpo, këtu nuk kemi të bëjmë, me një shtet qytetar të mirëfilltë, sikundër do ta dëshironte popullata dhe elita vendëse shqiptare dhe ashtu siç mund të pritej nga një Marrëveshje ndërkombëtare. Kjo sepse, në strumbullarin e shtetit nuk janë këtu as qytetarët e as qytetari si parim politik; për më tepër këtu nuk ka as shumicë shqiptare dhe minoritet të tjera, sepse këtu askund nuk përmenden fjalët as shumicë dhe pakicë. Në fakt, në qendër të shtetit janë këtu bashkësitë etnike e kulturore, përkatësisht „Komunitetet“. Për këtë arsye, ky dokument krijon parakushtet që aplikimi i idesë bazë të qytetarisë në procesin e shtetformimit të bëhet më i vështirë. Kjo sepse shteti modern e vë për kusht një autoritet të fortë e efektiv të qeverisë qendror, i cili pushtetit mund ta ushtrojë mbi gjithë popullsinë përbrenda kufinjëve të tij. Por, ky realitet nuk ndodhi edhe në Kosovë: Që nga qershori i vitit 1999 as UNMIK-u e as institucionet vendore qeverisëse nuk qenë në gjendje që serbët lokalë të Kosovës dhe të regjionit verior përreth Mitrovicës t’i sillnin në kontrollin politik të tyre.

342

Page 340: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

As bashkësia ndërkombëtare nuk shfaqi në këtë drejtim ndonjë përkrahje kushedi sa të madhe, që qeveria e Kosovës, si institucioni më i lartë, ta ushtronte në këtë trevë pushtetin e saj politik.584 Ky segment nuk është paraparë as në këtë dokument. Sadoqë synohen një shoqëri shumetnike dhe institucione të përbashkëta të qeverisjes, të gjitha këto vehen – praktikisht - në pikëpyetje përmes decentralizimit etnik e territorial.

Përmes decentralizimit, serbëve lokalë u ofrohet një pozitë asimetrike, e cila thjesht e veçon një jetë publike dhe një territor midis serbëve e pjesës tjetër të popullatës së Kosovës. Këtu parashihet të krijohen komuna të cilat do të vlejnë si çati për gjithë popullatën serbe të Kosovës dhe që, vështruar në aspektin etnik, do të përbëheshin kryesisht nga pjesëtarë të minoritetit serb. Këto komuna kanë kompetenca në fushën e arsimit, të shëndetësisë, policisë, çështjeve sociale, kulturës etj. të cilat, normalisht, u takojnë qeverive qendrore, njësive federale ose kantoneve.585

Përbrenda Kosovës, këto mund të bashkëpunojnë - përmes një partneriteti – në të gjitha rrafshet e jetës dhe të veprojnë si një njësi në vete.586 Këto komuna mund të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare të Serbisë dhe të përkrahen financiarisht e me personel nga Beogradi.587 Pakoja parasheh edhe që të krijohen zona të mbrojtura për manastiret dhe për kishat ortodokse, të cilat ngërthejnë më vete hapësira të mëdha; që kanë të

584 Hoxhaj 2003, 531-546. 585 Annex III, Article 4, 7, 8, 586 Annex III, Article 9. 587 Annex III, Article 10 und 11.343

Page 341: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

drejta e privilegje të jashtëzakonshme çfarë nuk kanë asnjëra nga bashkësitë fetare apo monumente të tjera kulturore.588 Plani në fjalë i ofron pra minoritetit lokal serb prej 7 % të drejta çfarë nuk i ka asnjë minoritet në Evropë. S’ka dyshim që ky vëllim i të drejtave i kapërcen kufinjtë e të gjitha standardeve evropiane, edhe kur është fjala për pozitën e serbëve lokalë në institucionet qendrore apo lokale qeveritare.

Për shkak të presionit nga Ahtisaari, Prishtina ishte e shtrënguar që - në kuadrin e decentralizimit - ta bënte edhe një kompromis tjetër të madh, i cili e vë në pikëpyetje tërësinë e vendit dhe që në perspektivë do të shkaktojë tensione etnike në Kosovë: U pranua që qyteti i Mitrovicës, i cili para qershorit të vitit 1999 ishte i banuar kryesisht nga shqiptarët, të ndahet në dy komuna të veçanta– një shqiptare e një serbe.589

Përveç kësaj, ekziston droja që qëndrim final i Beogradit është ndarja etnike e territoriale të trevës veriore dhe ndajmbathja e saj Serbisë. Sadoqë ndarja nuk është shtruar në tavolinë si mundësi potenciale as nga pala serbe dhe bashkësia ndërkombëtare deri më tani, nuk mund të besohet aspak që për shkak të situatës në Mitrovicë, popullata mund të kapërcejë kufirin etnik e territorial dhe të integrohet në një bashkësi të përbashkët politike. Së këndejmi nuk mund të përjashtohet mundësia që me rastin e implementimit të këtij Plani, përbrenda shtetit të ardhshëm të Kosovës të krijohet një entitet serb. Kjo sepse tani nuk mund të parashihet nëse me

588 Annex V, Article 4 und 5. 589 Annex III, Article 13.

344

Page 342: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

rastin e implementimit të decentralizimit mbi bashkësinë serbe lokale pushtetin do ta ushtrojë Prishtina apo Beogradi. Beogradi, i cili këtë Marrëveshje nuk do ta pranojë kurrë, e ka një rol të rëndësishëm në implementimin e saj.590 Përmes presionit politik e financiar, Beogradi mund t’i keqpërdor edhe më tej komunat serbe për ta krijuar këtu një „konflikt të ngrirë“ të ri. Kjo do ta shkaktonte dështimin e krijimit të një bashkësie të përbashkët politike dhe veprimin e një nacionalizmi regjional të serbëve lokalë kundër shtetit të ri, nacionalizëm ky që në pjesën veriore të Kosovës do të shkaktonte instabilitet, segregacion e madje edhe separatizëm. Për pasojë, qytetarët e Kosovës do të shihen më tej si bashkësi të ndara kulturore. Kombi do të kuptohej këtu edhe për kohë të gjatë si një bashkësi e gjakut ose e kulturës, që do të mbisundojë mbi bashkësinë e përbashkët politike dhe do ta ushqejë ekskluzionin.

Përmbledhje

Ky kapitull i fundit konstaton se debati rreth ekskluzionit dhe inkluzionit politik e shoqëror është në të vërtet një debat rreth kombit dhe nacionalizimit dhe se me njohjen ndërkombëtare të shtetit të pavarura të Kosovës do të marrë fund krijimi i shteteve të reja në Ballkan përgjatë vijave nacionale. Mirëpo, kjo nuk donë të thotë që nacionalizmi i bashkësive më të vogla kulturore nuk do të ndikojë edhe më tej mbi formën e shtetit dhe mbi organizimin e jetës politike. Këtu kam

590 General Principles, Article 1, 1.9.345

Page 343: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

diskutuar në rrafshin teorik edhe çështjen e natyrës se nacionales për të treguar se ndarja në kombin etnik dhe kombin qytetar është vetëm një përshkrim i idealizuar, dhe se këto forma të idealizuara mund të ndeshen jo vetëm tek autorë perëndimor, por edhe tek elitat ballkanike. Në Evropë apo Ballkan këto tipe të kombeve nuk përputhen gjithmonë me realitetet historike dhe politike. Ndër popuj të Ballkanit ishte përhapur forma e nacionalizmit etnik, i cili shkaktoi jo vetëm segregacion dhe shprishje shteti, porse edhe integrim e shtetformim përbrenda një bashkësie kulturore. Jo vetëm gjatë historisë, porse edhe sot kombi ishte në këtë hapësirë një fakt kulturor dhe jo politik. Përkundër kësaj, jam i mendimit se në Ballkan nuk mund të ketë ndonjë kundërthënie midis kombit dhe politikës, përfshirë këtu edhe rastin e Kosovës. Së këndejmi, nuk ka kurrfarë opozite midis kombit dhe qytetarisë apo nënshtetësisë nëse kemi të bëjmë me qytetarin e tipit republikan. Kjo sepse përbrenda një bashkësie politike, kombi dhe forma republikane e nënshtetësisë qëndrojnë në raport dinamik. Natyrisht që këto janë, në rrafshin konceptual, të ndryshme, por megjithatë autentike dhe asnjëri nuk synon të triumfojë mbi tjetrin: Kombi dhe qytetaria kanë nevojë njëri për tjetrin dhe ekzistojnë në raport ndërvartësie duke e përkrahur njëritjetrin.

Forma më e përshtatshme për një ndërvartësie të tillë është shteti qytetar, i cili është dëshmuar për si sistem i suksesshëm politik. Këso elementesh, të cilat Kosovën mund ta shndërrojnë në një bashkësi të përbashkët politike, mund të gjenden pjesërisht në Planin e të ngarkuarit të

346

Page 344: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

posaçëm të OKB-ës për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari. Mirëpo, Kosova nuk është paraqitur në këtë dokument as si shtet qytetar, sikundër thuhet herë pas here, e as si shtet nacional i cili do të ishte „në pronësi“ të popullatës shqiptare shumicë dhe të minoriteteve që jetojnë në këtë vend. Forma e qeverisjes është skicuar në këtë Plan ashtu që Kosova del të jetë një shtet kulturor neutral i „Komuniteteve“. Në qendër të shtetit këtu nuk janë as qytetarët, as shumica shqiptare sepse në këtë dokument nuk ka as shumicë as pakicë. Në qendër të shtetit këtu janë bashkësitë etnike e kulturore të cilat shënjohen me nocionin „Komunitete“. Së këndejmi, që Ahtisaari e ka propozuar sipas mendimit tim një denacionalizim apo deetnizim të shtetit i cili nuk i takon asnjë kombi, por që do të duhej të funksiononte si një ndërmarrje e udhëhequr racionalisht. Mirëpo, kjo vlen sa u përket institucioneve qendrore qeverisëse të Kosovës. Kjo sepse, denacionalizimi apo deetnizimi i shtetit vihet në pikëpyetje për shkak të të drejtave të jashtëzakonshme për minoritetin serb: decentralizimi i bën vetëm serbët vendorë pronarë të komunave lokale të cilat janë të banuara me shumicë nga serbët. Qeverisë së Kosovës, si autoritet qendror, i është shkurtuar dora sa i përket ushtrimit të pushtetit në këto komuna dhe këto të fundit janë të ndara nga pjesa tjetër e jetës publike. Me Plan, së këndejmi, nuk janë krijuar parakushte për krijimin e një bashkësie politike dhe për integrimin në të të serbëve të Kosovës. Përkundrazi: nëse me rastin e implementimit të tij, ai nuk interpretohet në përputhje me realitetin, mund të pasojë segregacioni i serbëve lokalë i cili

347

Page 345: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

mund të drejtohet nga separatizmi dhe nacionalizmi regjional në pjesën veriore të Kosovës. Siç u tregua këtu, ky Plan mund të kritikohet në rrafshin akademik në shumë pikëpamje, por Ahtisaari ka ofruar zgjidhje të cilat - sipas pikëpamjes së tij - në një hark afatgjatë kohor do të rezultojnë me integrim në një bashkësi politike që do ta shemb digën e segegracionit.

Barry, Brian: Nationalisms versus Liberalism, in: Nations and Nationalism 2, 3, 430-435. Beran, Harry: Border Disputes and the Right of National Self-Determination, in: History of European Idea 16, 4-6, 1993, 479-86.

Ignatieff, Michael: Blood and Belonging: Journeys into the New Nationalism, London: Chatto und Windus 1993.Jelavich, Charles und Jelavich Barbara: The Establishment of the Ballkan National States. Seattle u.a. 1977.Keating, Michael: Spain: Peripheral Nationalism and State Response, in: John McGarry and Brendan O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic

348

Page 346: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Conflict Regulation, London, New York : Routledge 1997, 204–226.Kedourie, Elie: Nationalism, London 1960.Kelmendi, Migjen und Desku, Arlinda: Who is Kosovar? Kosovar Identity, Prishtinë: Java 2005.Kitromilides, Paschalis: ‘Imagined communities’ and the origins of the national question in the Ballkans, in: European History Quarterly 19, 1989, 2, 149-92.Kohn, Hans: Nationalism: Its Meaning and History, Princeton 1955. Kohn, Hans: The Idea of Nationalism, New York 1967. Kuzio, Taras: The Myth of the Civic State: A Critical Survey of Hans Kohn’s Framework for Understanding Nationalism, in: Ethnic and Racial Studies 25, 1, 2002, 20-39. Kymlicka, Will: Multicultural Citizenship, Oxford: Oxford University Press 1995.Kymlicka, Will: Politics in Vernacular: Nationalism, Multiculturalism and Citizenship, Oxford: Oxford University Press 2001.Margaret Moore (Hrsg.), National Self-Determination and Session, Oxford: Oxford University Press, 1998. Malcolm, Noel: Kosovo: A Short History, London: Macmillan 1998.Mazower, Mark: The Ballkans, London: Phoenix Press 2000. Meinecke, Friedrich: Weltbürgertum und Nationalstaat: Studien zur Genesis des Deutschen Nationalstaates, München und Berlin: R. Oldenburg 1919.

349

Page 347: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Miller, David: On Nationality, New York: Oxford University Press 1995.Renan, Ernst: What is a Nation, in: Geoff Eley and Ronald Grigor Suny (Hrsg.). Becoming National: A Reader. New York: Oxford University Press Roudometof, Victor: Invented Traditions, Symbolic Boundaries, and National Identity in Southeastern Europe: Greece and Serbia in Comparative Historical Perspective (1830-1880), in: East European Quarterly 32 H 4, 1998, 429-468.O’Leary, Brendan und McGarry, John: The Politics of Antagonism: Understanding Northern Ireland, London: The Athlone Press 1993. O’Leary, Brendan: An Iron Law of Nationalism and Federation? A (neo-Diceyian) Theory of the Necessity of a Federal Staatsvolk, and of Consociational Rescue, in: Nations and Nationalism 7, 3, 2001, 273-296.Patten, Alan: The Autonomy argument for Liberal Nationalism, in: Nations and Nationalism 5, 1, 1999, 1-17.Schöpflin, George: The Rise and Fall of Yugoslavia, in: John McGarry und Brendan O’Leary (Hrsg.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation, London, New York: Routledge, 1997, 179-204.Popov Nebojsa: The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis, Budapest: Central European University Press 2000. Schöpflin, George: Nations, Identity, Power: The New Politics of Europe. London: Hurst 2000.

350

Page 348: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Schwandner-Sievers, Stephanie und Fischer, J., Bernd (Hrsg.): Albanian Identities: Myth and History. London: Hurst 2002. Seton-Watson, Hugh: Nations and States. London: Westview Press 1977.Skendi, Stavro: Zgjimi kombëtar shqiptar, Tirana 2000 (The Albanian National Awakening 1878-1912, Princeton 1967).Smith, D., Anthony: The Ethnic Origins of Nations, Oxford und Cambridge: Blackwell 1988.Smith, D., Anthony: National Identity, Reno, Las Vegas, London: University of Nevada Press 1991.Smith, D., Anthony: Nationalism and Modernism, London, New York: Routledge 1998.Soysal, N. Yasemin: Limits of Citizenship: Migrants and Postnational Membership in Europe, Chicago: Chicago University Press 1994.Stavenhagen, Rodolfo: Ethnic Conflicts and Nation-State: Basingstoke: Macmillan 1996.Sundhaussen, Holm: Der Einfluß der Herderschen Ideen auf die Nationsbildung bei den Völkern der Habsburger Monarchie, München 1973. Sundhaussen, Holm: Nationsbildung und Nacionalizmi im Donau-Ballkan-Raum, in: Forschungen zur osteuropäischen Geschichte 48, 1993, 233-258.Sundhaussen, Holm, Kosovo: Eine Konfliktgeschichte, in: Jens Reuter und Konrad Clewing (Hrsg.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt u.a.: Wieser 2000, 65-89.Tamir, Yael: Liberal Nationalism, Princeton, NJ: Princeton University Press. 1993.

351

Page 349: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Taras, Roy: Liberal or Illiberal Nationalisms, Macmillan: London 2002.Todorava, Maria: Ballkan Identities: Nation and Memory, Hurst and Company: London 2004.Wimmer, Andreas: Nationalist Exclusion and Ethnic Conflict: Shadow of Modernity, Cambridge: Cambridge University Press 2002.Winter, Elke: Neither ‘America’ nor ‘Quebec’: constructing the Canadian multicultural nation, in: Nations and Nationalism 13, 3, 2007, 481-505.Yack, Bernard: The Myth of the Civic Nation, in: Critical Review 10, 2, 1996, 193-211.

Literatura

Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë (ed.). 2000. Historia e popullit shqiptar II: Rilindja kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912. Tiranë: Toena.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i Historisë (ed.) 2002. Historia e popullit shqiptar I. Tiranë: Toena.

Alföldy, Geza. 1965. Bevölkerung und Gesellschaft der römischen Provinz Dalmatien. Budapest.

Alföldy, Geza. 1972. ‘Südosteuropa im Altertum: Von der Vielfalt zur Einheit’, in: Südostforschungen 31: 1-16.

Alföldy, Geza. 1988. ‘Die Romanisierung in den Do-nauprovinzen Roms’, in: Peter von Kneißl, (ed.): Alte Geschichte und Wissenschaftsgeschichte: Festschrift für Karl Christ zum 65. Geburtstag. Darmstadt: 1-21.

352

Page 350: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Alvarez, Alex. 2001. Governments, Citizens and Genocide: A Comparative and Interdisciplinary Analysis. Bloomington, Indianapolis: Indiana University Press.

Aly, Götz. 1999. Macht, Geist und Wahn: Kontinuitäten deutschen Denkens. Frankfurt am Main.

Anderson, Benedict. 1998. Die Erfindung der Nation: Zur Karriere eines folgenreichen Konzepts. Frankfurt am Main.

Anzulović, Branimir. 1999. Heavenly Serbia: From Myth to Genocide. London: Hurst & Company.

Balkanicus (pseud. Stojan Protić). 1913. Albanski problem i Srbija i Austro-Ugarska. Beograd: Knjižarnica Gece Kona.

Bajrami, Hakif. 1981. Rrethanat shoqërore dhe politika në Kosovë më 1918–1941. Prishtina: Rilindja.

Bajrami, Hakif. 1983. ‘Konventa jugosllave-turke e vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve’, Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave historike 12: 243-271.

Barclay, Linda. 2007. Equality Respecting Nationalism and the Relevance of Culture, in: Nations and Nationalism 13, 3, 505-523.

Bartl, Peter. 1968. Die albanischen Muslimen zur Zeit der nationalen Unabhängigkeitsbewegung. Wiesbaden.

Bartl. Peter. 1985. Grundzüge der jugoslawischen Gesch-ichte. Darmstad: Wissenschaftliche Buchgesellschaft.

Bartl, Peter. 1993. ‘Die Albaner’, in Michael W. Weithmann, (ed.) Der ruhelose Balkan: Die Konfliktregionen Südosteuropas. München: C. H. Beck, 176-204.

Bartl, Peter. 1999. Shqipëria: Nga mesjeta deri sot. Prizren (Albanien: Vom Mittelalter bis zur Gegenwart. Regensburg: 1995).

Banac, Ivo. 1984. The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics. Ithaca and London: Cornell University Press.

353

Page 351: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Banac, Ivo. 1995. ‘The Dissolution of Yugoslav Historiography’, in Sabrina Petra Ramet,

Ljubiša, Adamovich (eds.), Beyond Yugoslavia: Politics, Economics, and Culture in a Shattered Community, Boulder.

Blagojević, Marina. 2000. “The Migration of Serbs from Kosovo during the 1970s and 1980s: Trauma and/or Catharsis”, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press, 212-243.

Beckmann-Petey, Monika. 1990. Der jugoslawische Föderalismus. München: R. Oldenbourg Verlag.

Behrenbeck, Sabine. 1996. Der Kult um die toten Helden: Nationalsozialistische Mythen, Riten dhe Symbole. Greifswald.

Bennett, Christopher. 1995. Yugoslavia’s Bloody Collapse: Causes, Course and Consequences. New York: New York University Press.

Beran, Harry. 1993. ‘Border Disputes and the Right of National Self-Determination’, History of European Ideas: 16, 4-6, 479-86.

Berding, Helmut (ed). 1996. Nationales Bewußtsein und Kollektive Identität: Studien zur Entwicklung des kollektiven Bewußtseins in der Neuzeit 2. Frankfurt am Main.

Bogdanović, Dimitrije. 1985. Knjiga o Kosovu. Beograd: Srpska akademija nauka i umjetnosti, Posebna izdanja, 566.

Bolmez, Bülent. 2003. ‘Sami Frashëri apo Shemsedin Sami’, in: Perpjekja 18, Vjesht-Dimër, 118- 145.

Bopp, Franz. 1855. Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen. Berlin.

Booth, Ken (ed.). 2003. The Kosovo Tragedy: The Human Rights Dimensions. London: Frank Cass.

354

Page 352: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Boyce, K. James. 2002. Investing in Peace. Aid and Conditionality After Civil Wars. Oxford: Oxford University Press.

Böckenförde, Ernst-Wolfgang. 1999. Staat, Nation, Europa: Studien zur Staatslehre, Verfassungstheorie und Rechtsphilosophie. Frankfurt am Main 1999.

Brandt Miroslav dhe Bože Čović (eds.). 1991. Izvori velikosrpske agresije: Rasprave, dokumenti, kartografski prikazi. Zagreb.

Brand, Susanne und Gerd Krumeich (eds.). 1999. Schlachtenmythen. Wien.

Braun, Maximilian. 1937. Kosovo: Die Schlacht auf dem Amselfelde in geschichtlicher und epischer Überlieferung. Leipzig.

Brown, David. 2000. Contemporary Nationalism: Civic, Ethnocultural and Multicultural Politics, London: Rutledge.

Brubaker, Rogers. 1992. Citizenship and Nationhood in France and Germany, Cambridge, MA: Harvard University Press.

Brubaker, Rogers. 1999. The Manichean Myth: Rethinking the distinction between ‘civic’ and ‘ethnic’ nationalism, in: Hanspeter Kriesi u.a. (Hrsg.), Nation and National Identity: Collective Identities and National Consciousness at the End of the 20th Century, Chur: Rüegger, 55-73.

Brunnbauer, Ulf. 2002-2003. Kontinuitäten und Wandel: Aktuelle Trends in den postsozialistischen Historiographien Südosteuropas, in: Südostforschungen 61/62, , 373-398.

Brunner, Georg. 2000. ‘Völkerrecht und Selbstbestimmungsrecht in Kosovo’, in Jens Reuter und Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt:

355

Page 353: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag, 117-135.

Bugajski, Janusz, Hitchner, B. Bruce and Williams, Paul. 2003. Achieving a Final Status Settlement for Kosovo. Washington D.C.: Center for Strategic and International Studies.

Burg, Steven. 1983. Conflict and Cohesion in Socialist Yugoslavia. Princeton.

Buda, Aleks. 1986. Shkrime historike 1, Tiranë.Çabej, Eqrem. 1975, 1976, 1977. Studime gjuhësore I-

V. Prishtinë.Çabej, R., Nelson. 1990. Autoktonia e shqiptarëve në

studimet gjermane, Prishtinë.Čalić, Marie-Janine. 2003. ‘Kosovo 2004’,

Südosteuropa 52, 7–9: 341–354.Caplan, Richard. 2002. A New Trusteeship? The

International Administration of War-Torn Territories. Oxford: Oxford University Press.

Carment, David and Harvey, Frank. 2000. Using Force to Prevent Ethnic Violence: A Evaluation of Theory and Evidence. Westport: Prager Publishers.

Carment, David and Patrick, James. 2000. ‘Explaining Third-Party Intervention in Ethnic Conflict: Theory and Evidence’, Nations and Nationalism 6: 173–202.

Cerović, Vuksan. 1989. Kosovo: Kontrarevulucija koja teče. Beograd, Pristina.

Chesterman, Simon. 2001. Just War or Just Peace? Humanitarian Intervention and International Law. Oxford: Oxford University Press.

Chesterman, Simon. 2005. You, The People: The United Nations, Transitional Administration and State-Building. Oxford: Oxford University Press.

Cigar, Norman. 1994. ‘Serbia’s Orientalists and the Islam: Making Genocide Intellectually Respectable’, in: Islamic Quarterly: Review of Islamic Culture 38, 3: 147-170.

356

Page 354: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Cigar, Norman. 1995. Genocide in Bosnia: The Policy of ”Ethnic Cleansing”. College Station, TX: Texas A&M University Press.

Cigar, Norman. 2001. Vojislav Koštunica and Serbia’s Future. London: Saqi Books.

Ćirković, Sima. 1987. ‘O Kosovskom boju’, in: Zadužbine Kosova: Spomenci i znamenja srpskog narorda. Prizren: 560-578.

Clark, Howard. 2000. Civil Resistance in Kosovo. London: Pluto Press.

Clewing, Konrad. 2000. ‘Mythen und Fakten zur Ethnostruktur in Kosovo: Ein geschichtlicher Überblick’, in: Jens Reuter and Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag, 25-63.

Clewing, Konrad. 2002. ‘Der Kosovokonflikt als Territorial- und Herrschaftskonflikt 1878-2002: Chronologie und Beteiligte’, in: Hermann Beyer-Thoma, Olivia Griese and Zsolt K. Lengye (eds.), Münchener Forschungen zur Geschichte Ost- und Südosteuropas. München: R. Oldenbourg Verlag, 181-214.

Clewing, Konrad. 2003. ‘Multiethnisches Kosovo? Die Rezolution des kosovaren Parlaments über den "Befreiungskrieg"’, Südosteuropa 52, 1-3: 149-156.

Clewing, Konrad. 2005a. ‘An den Grenzen der Geschichtswissenschaft: Albaner, Thraker und Illyrer’, in: Monica Genesin und Joachim Matzinger (eds.), Albanologische und balkanologische Studien. Festschrift für Wilfried Fiedler. Hamburg: 215-225.

Clewing, Konrad. 2005b. ‘Religion und Nation bei den Albanern: Von Anspruch und Wirkungsmacht eines Religionen übergreifenden Nationskonzepts’, in: Alois Mosser (ed.), Politische Kultur in Südosteuropa. Identitäten - Loyalitäten –

357

Page 355: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Solidaritäten. Frankfurt am Main (Schriftenreihe der Kommission für südosteuropäische Geschichte 3), im Druck.

Cohen, Lenard. 2002. Serpent in the Bosom: The Rise and fall of Slobodan Milošević. Boulder, Oxford: Westview Press.

Cohn, Norman. 1967. Warrant of Genocide. New York.Cohen J. Philip. 1996. Serbia’s Secret War:

Propaganda and the Deceit of History. College Station, Texas: A&M University Press.

Cohen, Philip, J. 1996. ‘The Complicity of the Serbian Intellectuals in Genocide in the 1990s.’, in: Cushman, Thomas and Stjepan G. Meštrović (ed.), This Time We Knew: Western Responses to Genocide in Bosnia. New York: 39-64.

Conor, Walker. 1994. Ethnonationalism: The Quest for Understanding, Princeton, NJ: Princeton University Press.

Conversi, Daniele. 1997. The Basques, Catalans and Spain: Alternative Routes to Nationalist Mobilisation, London: Hurst.

Çollaku, Shaban 1986. Mendimi iluminist i Sami Frashërit. Tiranë.

Čosić, Dobrica. 2004. Kosovo. Beograd.Crispi, Giuseppe. 1831. Memoria sulla lingua

albanese. Palermo 1831.Day, Richard, J. F. 2000. Multiculturalism and the

History of the Canadian Diversity, Toronto: University of Toronto Press.

Destexhe, Ala. 1995. Rwanda and Genocide in the Twentieth Century, London.

Dimitrijević, Vojin. 2000. ‘The Constitution as a Factor in the Collapse of Yugoslavia, or as a Sign of Decaying Totalitarianism’, in: Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis.

358

Page 356: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Budapest: Central European University Press, 399-425.

Djindjić, Zoran. 2002. ‘Serbien und seine Nachbarn’, Südosteuropa Mitteilungen 42: 27–35.

Djuretić, Veselin. 1989. ‘The Exodus of the Serbs from Kosovo in the Twentieth Century and Its Political Backgrounde’, in Ninić, Ivan (ed.). Migrations in the Balkan History. Belgrade: 131-145.

Dobbins, James. 2003. America’s Role in Nation-Building: From Germany to Iraq. Santa Monica CA: Rand.

Döner, Andreas. 1995. Politischer Mythos und symbolische Politik. Opladen.

Dragović-Soso, Jasna. 2002. ‘Saviours of the Nation’: Serbia’s Intellectual Opposition and the Revival of Nationalism. London: Hurst & Company.

Droysen, Gustav Johann. 1877-1878. Geschichte des Hellenismus I-III. Gotta.

Droysen, Gustav Johann. 1893. Kleine Schriften zur Alten Geschichte I. Leipzig.

Dülffer Jost und Holl Karl (eds.). 1986. Bereit zum Krieg - Kriegsmentalität im wilhelminischen Deutschland 1890-1914: Beiträge zur historischen Friedensforschung. Göttingen.

Đurić, Vojislav. 1990. Kosovski boj u srpskoj književnosti. Beograd.

Elsie, Robert, 1997. Kosovo: In the Heart of the Powder Keg. New York: East European Monographs, Columbia University Press.

Emmert, Thomas, A. 1991. ‘The Battle of Kosovo: Early Reports of Victory and Defeat’, in Vucinich, Wayne S. and Emmert, Thomas A. (eds.), Kosovo: Legacy of a Medieval Battle, Minneapolis: 19-36.

Ernst, Andreas. 2000.’"Standards vor Status!": Die Doktrin der UNO-Misioni in Kosovo führt in die Sackgasse’, Südosteuropa 51, 7-9: 354–366.

359

Page 357: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Faensen, Johann. 1980. Die albanische Nationalbewegung. Berlin.

Fallmerayer, Philip, Jakob. 1857. Das albanesische Element in Griechenland. München.

Fira, Aleksandar, 1974. ‘Federalism Under the New Constitution of the SFR Yugoslavia’, Review of International Affairs [Belgrad] 574, 4-20.

Fischer, J., Bernd. 1999. Albania at War 1939-1945. Indiana.

Frashëri, Kristo. 1969. ‘Shemseddin Sami Frashëri: Ideolog i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare’, in: Studime historike 2: 79-94.

Frashëri, Kristo. 1997. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881). Tiranë.

Frashery, Ch. Samy (Şemsettin Samî). 1896. Kamus-ul-a’lâm: Dictionnaire universel d’histoire et de géographie 5. Stamboll.

Frashëri, Sami. 1999. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet? Prishtinë: Dija. (khs.: Sami Bey Frascheri, Was war Albanien, was ist es, was wird es werden? Gedanken und Betrachtungen über die unser geheiligtes Vaterland Albanien bedrohenden Gefahren und deren Abwendung. Wien, Leipzig 1913).

Friedlander, Henry. 1995. The Origins of the Nazi Germany: From Euthanasia to the Final Solution. Chapel Hill.

Fukuyama, Francis. 2004. State-building: Governance and World Order in the Twenty-First Century. London: Profile Books.

Gellner, Ernest. 1995. Nationalismus und Moderne. Hamburg.

Gellner, Ernest. 1999. Nationalismus, Kultur und Macht. Berlin.

Georgevitsch, Vladan. 1913. Die Albanesen und die Großmächte. Leipzig: Verlag von S. Hirzel.

360

Page 358: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Glass, James, M. 1997. Life Unworthy Life: Racial Phobia and Mass Murder in Hitler’s Germany. New York.

Glenny, Misha. 1992. The Fall of Yugoslavia. The Third Balkan War. London: Penguin Books.

Glenny, Misha. 1999. The Balkans: Nationalism, War and the Great Powers 1804-1999. New York: Viking.

Gojković, Drinka, 2001. ‘The Birth of Nationalism from the Spirit of Democracy: The Association of the Writers of Serbia and the War’, in: Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 327-350.

Goldhagen, Daniel. 1996. Hitler’s Willing Executioners: Ordinary Germans and the Holocaust. New York.

Gross, Feliks. 2005. The Civic and Tribal State: The State, Ethnicity, and the Multiethnic State, New York: Greenwood Press.

Hadri, Ali. 1974. Gjakova në lëvizjen nacionalçlirimtare. Prishtinë: Rilindja.

Hajrullahu, Arben and Michaela Salamun. 2001. ‘Der Verfassungsrahmen für die Provisorische Selbstverwaltung in Kosovo’, Südosteuropa, 51, 1-3: 122-151.

Hagan, Frank E. 1994. Political Crime: Ideology and Criminality. Boston.

Hahn, Johann Georg von. 1854. Albanesische Studien 1. Jena.

Hahn, Johann Georg von: 1868. Reise von Belgrad nach Salonik. Wien.

Hall, Patrik. 1997. ‘Nationalism and historicity’, in: Nation and Nationalism 3, 1: 3-23.

Hammond, G. L. Nicholas. 1966. ‘The Kingdoms in Illyria circa 400-167 B.C.’, in: The Annual of Britisch School at Athens 61: 239-253.

361

Page 359: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Hammond, G. L. Nicholas. 1968. ‘Illyris, Rome and Macedon in 229-205 B.C’, in: Journal of Roman Studies 58: 1-2.

Hammond, G. L. Nicholas. 1974: ‘Alexander’s Campaign in Illyria’, in: Journal of Hellenic Studies 94: 66-87.

Hastings, Adrian. 1997. The Construction of Nationhood: Ethnicity, Religion and Nationalism. Cambridge.

Hayden, Robert M. 2002. ‘Imagined Communities and Real Victims: Self Determination and Ethnic Cleansing in Yugoslavia’, in: Hinton, Alexander Laban (ed.): Genocide: An Anthropological Reader. Malden: 231-253.

Heim, Susane. 2002. ‘Research for Autarky: The Contribution of the Scientists to the Nazi Rule in Germany’, in: Roth, John K and Elisabeth Maxvell (eds.), Remembering for the Future: The Holocaust in the Age of Genocide 1: History. New York: 657-673.

Heraclides, Alexis. 1992. The Self-Determination of Minorities in International Politics London: Frank Cass.

Hobsbawm Eric and Ranger, Terence (eds.). 1983. The Invention of Tradition. Cambridge.

Hobsbawm, Eric. 1990. Nation and Nationalism since 1780. Cambridge.

Horowitz, Donald. 1998. ‘Self-Determination: Politics, Philosophy and Law’, in: Margaret Moore (ed.), National Self-Determination and Session. Oxford: Oxford University Press : 181-214.

Hoti, Izber. 1997. Çështja e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore. Prishtinë: Rilindja.

Hoxha, Hajredin. 1970. ‘Elementet e presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavin e vjetër’, Përparimi 16: 309-333.

362

Page 360: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Hodža, Hajredin. 1984. Afirmacija albanske nacionalnosti u Jugoslaviji. Pristina.

Hoxhaj, Enver and Müller, Stephan. 2000. ‘”Ethnische Säuberungen” in Bosnien-Herzegowina und Kosova: Ein Vergleich’, in Henriette Riegler (ed.) Der Kosovokonflikt: Bestandsaufnahmen und Lösungsszenarien, Wien: Österreichisches Institut für Internationale Politik, 18-28.

Hoxhaj, Enver. 2002. ‘Das Memorandum der Serbischen Akademie und die Funktion politischer Mythologie im kosovarischen Konflikt’, Südosteuropa 51, 10-12: 494-527.

Hoxhaj, Enver. 2003. ‘Die Politik des Antagonismus in Kosovo: Konfliktbewältigungsstratagien und Lösungsszenarien unter der UN-Mission“, Südosteuropa 52, 10-12: 516-535.

Hoxhaj, Enver. 2004. ‘Die Politik der Bewältigung des ethnischen Konfliktes in Kosovo im 20. Jahrhundert’, in: Flavius Solomon, Alexander Rubel und Alexandru Zub (eds.), Südosteuropa im 20. Jahrhundert: Ethnostrukturen, Idenitäten, Konflikte, Konstanz: 205- 227.

Hoxhaj, Enver. 2005a. The Politics of Ethnic Conflict Regulation in Kosovo, Centre for the Study of Global Governance - London School of Economics and Political Science, London.

Hoxhaj, Enver. 2005b. ‘Mythen und Erinnerungen der albanischen Nation – Illyrer, Nationsbildung und nationale Identität’, Tyche 20: 47-76.

Hoxhaj, Enver. 2006. The ‘Politics of Partition in Kosovo’, in: Südosteuropa: Zeitschrift für Gegenwartsforschung 53, 3, 380-403.

Höpken, Wolfgang. 1999. ‘Krieg und historische Erinnerungen auf dem Balkan’, in: Behring, Eva; Richter, Ludwig; Schwartz, F., Wolfgang (eds.): Geschichtliche Mythen in den Literaturen und

363

Page 361: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Kulturen Ostmittel- und Südosteuropas. Stuttgart: 371-379.

Hösch, Edgar. 1999. Geschichte der Balkan-Länder: Von der Frühzeit bis zur Gegenwart. München.

Hösch, Edgar; Nehring, Karl und Sundhaussen, Holm (eds.). 2004. Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. Wien.

Human Rights Watch. 2001. Under Orders: War Crimes in Kosovo. New York: Human Rights Watch.

Huntington, P. Samuel: Who we are? America’s Great Debate, London: Free Press 2004.

Hutschinson, John. 1998. ‘Ethnicity and Modern Nations’, Ethnic and Racial Studies 23, 4, 1998, 651-669.

Igić, Živorad. 1992. Kosovo i Metohija (1981-1991): Uvod u jugoslovensku krizu. Priština.

Igić, Živorad. 1995. ‘Kosovo and Metohija – A Demographic Bomb in Southern Serbia’, in Kosovo and Metohija: An Integral Part of the Republic Serbia and FR of Yugoslavia. Documents and Facts. Belgrade: 99-103.

Ignatieff, Michael. 1993. Blood and Belonging: Journeys into the New Nationalism, London.

Ignatieff, Michael. 2003. Empire Lite: Nation-Building in Bosnia, Kosovo and Afghanistan London: Vintaga.

Islami, Hivzi. 1997. Dimensioni demografik i çështjës së Kosovës. Prishtinë: Rilindja.

Ismajli, Rexhep. 1995. ‘Sami Frashëri si studiues i gjuhës’, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ed.), Studime 2. Prishtinë: 119-131.

Islami, Selim. 1978. ‘Shteti ilir, vëndi dhe roli i tij në botën mesdhetare’, in: Zef Mirdita (ed.) Studime ilire I. Prishtinë: 51-72.

364

Page 362: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Jagodić, Miloš. 1998. ‘The Emigration of Muslims from the New Serbian Regions 1877/78’, Balkanologie (Paris) 2, 2: 99-122.

Janjić, Dušan. 1997. ‘National Identity, Movement and Nationalism of Serbs and Albanians’, in: Duijzings, Ger, Dušan Janjić and Shkelzen Maliqi (eds.): Kosovo-Kosova: Confrontation or Coexistence. Nijmegen: 117-176.

Jaspers, Karl. 1965. Die Schuldfrage. München.Jelavich, Charles. 1968. ‘Garasanins Nacertanije und

das großserbische Programm’, Südost-Forschungen 27: 131-147.

Jevtić, Đorđe. 1995. Bitka za Kosovo: Šest vekova posle 1, Pristina.

Jokl, Norbert. 1929. ‘Zur Vorgeschichte des Albanischen und der Albaner’, in: Wörter und Sachen 12: 63-91.

Judah, Tim. 2000a. The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. 2nd edn. New Haven and London: Yale University Press.

Judah, Tim. 2000b. Kosovo: War and Revenge. New Haven, London: Yale University Press.

Kaplan, D. Robert. 2002. Warrior Politics: Why Leadership Demands a Pagan Ethos. New York: Random House.

Kaser, Karl. 1990. Südosteuropäische Geschichte und Geschichtswissenschaft. Wien-Köln.

Kedourie, Elie. 1960. Nationalism, London.Kitromilides, Paschalis. 1989. ‘“Imagined

communities” and the origins of the national question in the Balkans’, in: European History Quarterly 19, 2: 149-92.

Klemperer, Victor. 1980. LTI: Notizbuch eines Philologen. Leipzig.

Kola, Paulin. 2003. The Search for Greater Albania. London: Hurst.

365

Page 363: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Knoll, Bernhard. 2005. ‘From Benchmarking to Final Status? Kosovo and The Problem of an International Administration’s Open-Ended Mandate’, The European Journal of International Law 16, 4: 637-660.

Kohn, Hans. 1955. Nationalism: Its Meaning and History. Princeton.

Kohn, Hans. 1967. The Idea of Nationalism. New York.Konica (Konitza), Faik. 1957. Albania: The Rock

Graden of Southeastern Europe, G. M. Panarity (ed.). Boston.

Kramer, Helmut and Vedran Džihić. 2005. Die Kosovo Bilanz: Scheitert die Internationale Gemeinschaft? Wien: Lit Verlag.

Kretschmer, Paul. 1935. ‘Sprachliche Vorgeschichte des Balkans’, in: Revue internationale des etudes balkaniques 2: 41-48.

Kressel, Neil, J. 2002. Mass Hate: The Global Rise of Genocide and Terror. New York.

Krzoska, Markus, und Hans-Christian Maner (ed.). 2005. Beruf und Berufung: Geschichtswissenschaft und Nationsbildung in Ostmittel- und Südosteuropa im 19. und 20. Jahrhundert. (Studien zur Geschichte, Kultur und Gesellschaft Südosteuropas 4) Münster.

Kumar, Radha. 1997. ‘The Troubled History of Partition’, Foreign Affairs, January/February, 76, 1: 24-25.

Kuper, Leo. 1981. Genocide: Its Political Use in the Twentieth Centur. New Haven.

Lange, Klaus. 1973. Grundzüge der albanischen Politik: Versuch einer Theorie politischer Kontinuität von den Anfängen der albanischen Nationalbewegung bis heute. München.

Lederach, P. John. 1997. Building Peace: Sustainable Reconciliation in Divided Societies. Washington D.C.: U.S. Institute of Peace Press.

366

Page 364: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Lijphart, Arend. 1968. The politics of Accommodation. Berkeley: California.

Lijphart, Arend. 1984. ‘Time Politics of Accommodation. Reflections-Fifteen Years Later’, Acta Politica 1: 9-18.

Lubonja, Fatos. 2002. ‘Between the Glory of a Virtual World and the Misery of a Real World’, in: Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, J., Bernd (eds.), Albanian Identities: Myth and History. London: 91-104.

Lustick, Ian, S. 1993. Unsettled States, Disputed Lands: Britain and Ireland, France and Algeria, Israel and the West-Bank-Gaza. New York, NY: Cornell University Press.

Lustick, Ian. 1979. ‘Stability in Deeply Divided States: Consociationalism and Control’, World Politics 31: 325–44.

Lustick, Ian. 1995. ‘What Gives a People Rights to a Land?’, Queen’s Quarterly 102, 1: 53–68.

Lustick, Ian. 2001. “Thresholds of Opportunity and Barriers to Change in the Right-Sizing of States”, in: Brendan O’Leary, Ian S. Lustick and Thomas Callaghy (eds.), Right-Sizing the State. The Politics of Moving Borders. Oxford: Oxford University Press, 74-102.

Lutovac, Zoran. 1995. ‘Serbisch-albanische Beziehungen in Kosovo-Metohija’, in Gerhard Seewann (ed.), Minderheiten als Konfliktpotential in Ostmittel- und Südosteuropa. München: F. Oldenbourg Verlag, 140-153.

Madžar, Ljubomir. 2000. ‘Who Exploited Whom?’ in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 160-188.

Magaš, Branka. 1989. Yugoslavia: The Specter of Balkanization, in New Left Review (March-April): 8- 19.

367

Page 365: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Magaš, Branka. 1993. The Destruction of Yugoslavia: Tracking the Break-Up 1980–1992. London: Verso.

Magnusson, Kjell. 1987. ‘The Serbian Reaction: Kosovo and Ethnic Mobilizition among the Serbs’, in: Nordic Journal of Soviet and East European Studies 4, 3: 3-29

Malcolm, Noel. 1998. Kosovo: A Short History. London: Macmillan.

Malcolm, Noel. 2002. ‘Myths of Albanian National Identities: Some Key Elements, as Expressed in the Works of Albanian Writers in America in the Early Twentieth Century’, in: Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, J., Bernd (ed.): Albanian Identities: Myth and History. London: 70-91.

Maliqi, Shkëlzen. 1989. ‘Kosovo kao katalizator jugoslovenske krize’, in: Kosovo - Srbija - Jugoslavija. Ljubljana: 67-82.

Mamdani, Mahmood. 2001. When Victims Become Killers: Colonialism, Nativism and the Genocide in Rwanda. Princeton.

Marković, Zoran, M. 2000. ‘The Nation: Victim and Vengeance’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 587-607

McGarry, John and O’Leary, Brendan (eds). 1997. The Politics of Ethnic Conflict Regulation: Case Studies of Protracted Ethnic Conflicts. 3er. edn. London and New York: Routledge.

McGarry, John and O’Leary, Brendan. 1997. “Introduction: The Macro-Political Regulation of Ethnic Conflict”, in: John McGarry dhe Brendan O’Leary (eds.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation. Case Studies of Protracted Ethnic Conflicts. London, New York3 : Rutledge, 1–41.

‘„Memorandum“ (1989) grupa akademika Srpske Akademije Nauka i Umetnosti o aktuelnim

368

Page 366: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

društvenim pitanjima u našoj zemlji’, in Naše teme 33, 1-2, 1989: 128-163.

Meier, Viktor. Wie Jugoslaëien verspielt wurde. 2nd edn. München: Verlag C.H. Beck.

Meier,Viktor. 2001. Jugoslawiens Erben. Die neuen Staaten und die Politik des Westens.

München: Verlag C.H. Beck.Mertus, A., Julie, 1999. Kosovo: How Myths and

Truths Started a War. Berkeley, Los Angeles, London: Cornell University Press.

Mihailović, Kosta, and Krestić, Vasilije (eds.). 1995. Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts: Answers to Criticisms. Belgrade: Kultura.

Mihajlović, Živorad. 1989. Podzemni rat na Kosovu i Metohiji 1939-1989. Beograd.

Milivojević, Snježana. 2000. ‘The Nationalization of Everyday Life’, in: Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 608-629.

Milosavljević, Olivera. 2000. ‘Yugoslavia as Mistake’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia. Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 50-81.

Milosavljević, Olivera. 2000. ‘The Abuse of the Authority of Science’, in: Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis, Budapest: Central European University Press: 274-303.

Milosavljević, Olivera. 2000. ‘From Memorandum to “Collective” Responsibility’, in: Serbian Elite, http://www.helsinki.org.yu/hcs/HCSfildes1academy.htm

Miller, David. 1996. “On Nationality”, Nations and Nationalism 2: 409-421.

Miller, David. 2005. Citizenship and National Identity, Cambridge: Polity Press.

369

Page 367: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Miller, Nicholas. 1999. ‘The Nonconformists: Dobrica Ćosić and Mica Popović Envision Serbia’, in: Slavic Review (fall): 515-534.

Mirdita, Zef (ed.). 1978. Studime ilire I-II. Prishtinë.Misović, Miloš. 1987. Ko je tražio republiku. Beograd.Mitrovic, Andrej. 1969. Jugoslavija na konferenciji

mira 1919-1920 (Srpska akademija nauka i umjetnosti, Posebna izdanja 251) Beograd.

Moore, Margaret. 1997. ‘On National Self-Determination’, Political Studies 45: 900-913.

Moore, Margarete (ed.). 1998. National Self-Determination and Secession. Oxford: Oxford University Press.

Moscy, Andras. 1970. Gesellschaft und Romanisation in der römischen Provinz Moesia Superior. Budapest-Amsterdam.

Moscy, Andras. 1974. Pannonia and Upper Moesia: A History of the Middle Danube Provinces of the Roman Empire (History of the Roman Provinces). London: Boston.

Motes, Mary: Kosova/Kosovo: Prelude to War 1966–1999. Homestead, Florida: Redland Press.

Morgan, T. Clifton, and Kenneth, Bickers. 1992. ‘Domestic Discontent and the External Use of Force’, Journal of Conflict Resolution, 36: 25–52.

Musliu, Fahri and Banjac, Dragan (eds.). 2005. Untying the Kosovo Knot: A Two-Sided View Belgrade: Helsinki Files 20.

Naimark, M. Norman, 2002. Fires of Hatred: Ethnic Cleansing in the Twentieth-Century. Cambridge, London: Harvard University Press.

Neliba, Günter. 1992. Wilhem Frick: Der Legalist des Unrechtsstaates. Eine politische Biographie. Paderborn.

Nendadović, Aleksandar. 2000. ‘Politika in the Storm of Nationalism’, in Nebojša Popov (ed.), The Road

370

Page 368: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 538-564.

Norris, H. T. 1996. ‘Kosova and the Kosovars: Past, Present and Future as Seen through Serb, Albanian and Muslim eyes’, in Carter, F.W. and H.T. Norris (eds.): The Changing Shape of the Balkans. London: 9-23.

Obradović, Milorad. 1981. Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941). Priština: Jedinstvo.

O’Leary, Brendan. 2001. ‘Introduction’, in: Brendan O’Leary, Ian S. Lustick and Thomas Callaghy (eds.), Right-Sizing the State: The Politics of Moving Borders. Oxford: Oxford University Press.

O’Leary, Brendan. 2001. ‘The Elements of Right-Sizing and Right-Peopling the State’, in: Brendan O’Leary, Ian S. Lustick dhe Thomas Callaghy (eds.), Right-Sizing the State: The Politics of Moving Borders. Oxford: Oxford University Press.

Papazoglu, Fanula. 1967. ‘Poreklo i razvoj ilirske drzave’, in: Godišnjak Centar za Balkanoloska Ispitivanja 3: 123-144.

Papazoglu, Fanula. 1978. The Central Balkan Tribes in Pre-Roman Times: Triballi, Autariates, Dardanians, Scordisci and Moesians. Amsterdam.

Pešić, Vesna. 2000. ‘The War for Ethnic States’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 9-50.

Petritsch, Wolfgang, Karl Kaser und Robert Pichler. 1999. Kosovo/Kosova: Mythen, Daten, Fakten. Klagenfurt: Wieser Verlag.

Petrović, Ruža. 1987. Migracije u Jugoslaviji. Beograd.Petrović, Ruža and Marina Blagojević. 1992. The

Migration of Serbs and Montenegrins from Kosovo and Metohija: Results of the Survey Conducted in 1985-1986. Belgrade.

371

Page 369: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Pettifer, James. 2000. ‘Wirtschaft und Gesellschaft in Kosovo von 1945 bis heute’ in: Jens Reuter and Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag: 89-103.

Pettifer, James. 2005. Kosova Express: A Journey in Wartime. London: Hurst: 85-257.

Phelps, Reginald H. 1968. ‘Hitlers „grundlegende“ Rede über den Antisemitismus’, in: Vierteljahreshefte für Zeitgeschichte 16: 390-420.

Philpott, David. 1994-5. ‘In Defense of Self-Determination’, Ethics 105: 352-358.

Pichl, Elmar. 1999. ‘Kosovo – "Kriegsrecht", Faustrecht und UN-Recht: Rechtliche Aspekte des Wiederaufbaus’, Südosteuropa, 48, 11-12: 646-673.

Pirraku, Muhamet. 1978. ‘Kulturno-prosvetni pokret Albanaca u Jugoslaviji (1919–1941)’, Jugoslovenski istorijski časopis 17: 356-370.

Popov, Nebojša (ed.). 2000. The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press.

Proctor, Robert, N. 1988. Racial Hygiene: Medicine dheer the Nazis. Cambridge (Massachusetts).

Radić, Radmila. 2000. ‘The Church and the “Serbian Question”’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 247-273.

Rajović, Radovan. 1985. Autonomija Kosova. Istorijsko-pravna studija. Beograd: Novo delo.

Ramet, Pedro. 1982. ‘Yugoslavia 1982: Political Ritual, Political Drift and the Fetishization of the Past’, in: South Slav Journal 5, 3: 11-20.

Ramet, P., Sabrina. 1992. Nationalism and Federalism in Yugoslavia 1962–1991. 2nd ed. Bloomington: Indiana University Press.

372

Page 370: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Rauert, Fee. 1999. Das Kosovo: Eine völkerrechtliche Studie. Wien.

Reed, John. 1919. The War in Eastern Europe. New York.

Reid, J. James. 1999. ‘Philosophy of State-Subject Relations, Ottoman Concept of Tyranny, and the Demonizations of Subjects: Conservative Ottomanism as a Source of Genocidal Behaviour’, in: Chorbanijan, Levon, Georg Shirinian (ed.), Studies in Comparative Genocide. London.

Reuter, Jens. 1982. Die Albaner in Jugoslawien. München.

Reuter, Jens: 1987. ’Die albanische Minderheit in Jugoslawien’, in Roland Schönfeld (ed.) Nationalitätenprobleme in Südosteuropa. München: R. Oldenbourg Verlag, 120-142.

Reuter, Jens. 1994. ‘Die politische Entwicklung in Kosovo 1992/93: Andauernde serbische Repressionspolitik’, Südosteuropa 43: 18-30.

Reuter, Jens. 2000. ’Serbien und Kosovo: Das Ende eines Mythos’, in: Jens Reuter and Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag, 139-157.

Rubenstein, Richard L. 1975. The Cunning of the History: The Holocaust and the American Future. New York.

Rusinow, Dennison. 2003. ‘The Yugoslav Idea before Yugoslavia’, in: Dejan Djokić (ed.), Yugoslavism: Histories of a Failed Idea 1918-1992. London: Hurst: 11-27.

Rüthers, Bern. 1994. Entartetes Recht: Rechtslehren der Kronjuristen im Dritten Reich. München.

Rushiti, Liman. 1981. Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918–1928). Prishtinë: Rilindja.

373

Page 371: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Rustow, Dankwart A. 1970. “Transition to Democracy: Toward a Dynamic Model”, Comparative Politics 2: 337-363.

Rüb, Matthias. 1999. Kosovo: Ursachen und Folgen eines Krieges in Europa. München: Deutscher Taschenbuch Verlag.

Qosja, Rexhep.1990a. Historia e letërsisë shqipe. Romantizmi I-III. Prishtinë.

Qosja, Rexhep. 1990b. Porosia e madhe: Monografi mbi krijimtarin e Naim Frashërit. Prishtinë.

Qosja, Rexhep. 1997. ‘The Albanian Problem and/in the Serb Political Programs During 1937–1944’, International Journal of Albanian Studies 1: 21-38.

Samardžić, Radovan. 1990. Le Kosovo-Metohija dans l’histoire serbe. Lausanne.

Sandole, Dennis J. 1999. Capturing the Complexity of the Conflict: Dealing with Violent Ethnic Conflict of the Post-War Era. London, New York.

Sell, Louis. 2002. Slobodan Milošević and the Destruction of Yugoslavia. Durham and London: Duke University Press.

Sells, Michael. 2001. Kosovo Mythologie and the Bosnian Genocide, in: Bartov, Omer and Phyllis Mack (ed.): In God’s Name: Genocide and Religion in the Twenthieth Century, New York –Oxford: 182-205.

Seton-Watson, Hugh 1977. Nations and States. London.

Silber, Laura and Little, Allan. 1995. The Death of Yugoslavia. London: Penguin.

Skendi, Stavro 2000. Zgjimi kombëtar shqiptar, Tirana (The Albanian National Awakening 1878-1912, Princeton 1967).

Smith, D. Anthony. 1991. National Identity. Reno and Las Vegas: University of Nevada Press.

Stambolić, Ivan. 1988. Rasprave o SR Srbiji. Zagreb.

374

Page 372: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Stavilevci, Esat. 1998. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Prishtinë: Rilindja.

Stojanović, Dubravka. 1994. Iskusavanje načela: Srpska socialdemokratska partija i ratni ciljevi Srbije 1912-1918. Beograd.

Stojanović, Radosav. 1990. Živeti s genocidom: Hronika kosovskog besčašća 1981-1989. Beograd.

Stolleis, Michael und Dieter, Simon (ed.). 1989. Rechtsgeschichte im Nationalsozialismus. Beiträge zur Geschichte einer Disziplin. Tübingen.

Ströhm, Gustav, Carl. 1976. Ohne Tito: Kann Jugoslawien überleben? Graz, Wien, Köln: Böhlau.

Smith, D., Anthony. 1988. The Ethnic Origins of Nations. Oxford-Cambridge.

Smith, D., Anthony. 1991. National Identity. Reno/Las Vegas.

Smith, D., Anthony. 1995. ‘Nationalism and the Historians’, in: International Journal of Comparative Sociology 33, 1-2: 58-80.

Smith, D., Antony. 1997. ‘Nation and Ethnoscape’, in: Oxford International Review 8: 8-16.

Smith, D., Anthony. 1998. Nationalism and Modernism. London-New York.

Smith, D., Anthony.1999. Myths and Memories of the Nation. Oxford.

Smith, D., Anthony. 2000. The Nation in the History: Historiographical Debates about Ethnicity and Nationalism. Cambridge.

Stadtmüller, Georg. 1966. Forschungen zur albanischen Frühgeschichte (Albanische Forschungen), Wiesbaden.

Stipçeviq, Aleksandër. 1990. Ilirët: Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit. Prishtinë.

Sundhaussen, Holm. 1982. Geschichte Jugoslawiens 1918-1980. Stuttgart.

Sundhaussen, Holm. 2000. ‘Kosovo: Eine Konfliktgeschichte’, in Jens Reuter and Konrad

375

Page 373: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag.

Scherrer, Christian, P. 2002. Genocide and Crisis in Central Africa. London.

Schlütter, Birgit. 2001. ‘Rechtsstaatlichkeit der UN-Verwaltungsherrschaft in Kosovo’ Südosteuropa 50, 7-9: 303-323.

Schmidt-Neke, Michael. 1987. Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939): Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat, München.

Schmitt, Oliver Jens. 2005. ‘Genosse Aleks und seine Partei oder: Zu Politik und Geschichtswissenschaft im kommunistischen Albanien (1945–1991)’, in: Krzoska, Markus, und Hans-Christian Maner (ed.). 2005. Beruf und Berufung: Geschichtswissenschaft und Nationsbildung in Ostmittel- und Südosteuropa im 19. und 20. Jahrhundert. (Studien zur Geschichte, Kultur und Gesellschaft Südosteuropas 4) Münster: 143–166.

Schmitter, Philippe C. 1994. ‘Dangers and Dilemmas of Democracy’, Journal of Democracy 5, 2: 65-97.

Schmidt, Fabian. 2000. ‘Menschenrechte, Politik und Krieg in Kosovo 1989–1999’, in: Jens Reuter and Konrad Clewing (eds.), Der Kosovo Konflikt: Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt, Wien, Ljublana: Wieser Verlag, 187-201.

Schöpflin, George. 1997. ‘The rise and fall of Yugos-lavia’, in John McGarry and Brendan O’Leary (eds.), The Politics of Ethnic Conflict Regulation: Case Studies of Protracted Ethnic Conflicts. 3er. edn. London and New York: Routledge, 172-204.

Schöpflin, George. 2002. Nation, Identity, Power: The New Politics of Europe. London: Hurst.

376

Page 374: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Schöttler, Peter (ed.). 1997. Geschichtsschreibung als Legimitationswissenschaft 1918-1945. Frankfurt am Main.

Schramm, Gottfried. 1994. Anfänge des albanischen Christentums: Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen. Freiburg im Breisgau.

Schulze, Hagen. 1999. Staat und Nation in der europäischen Geschichte. München.

Schulze, Winfried und Otto Gerhard Oexle (eds.). 1999. Deutsche Historiker im Nationalsozialismus. Frankfurt am Main.

Schwarz, Axel. 2002. ‘Rückkehr des Absolutismus? Machtstrukturen in UNMIK’s Kosovo’, Südosteuropa, 51, 10-12: 527-542.

Schwandner-Sievers, Stephanie and Fischer, J., Bernd (eds.). 2002. Albanian Identities: Myth and History. London.

Šufflay, Milan von. 1916. ‘Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien: Die orthodoxe Durchbruchszone im katholischen Damme’, in: Ludwig von Thalloczy (ed.), Illyrisch-albanische Forschungen 1. München: 188-281.

Tarrab-Maslaton, Martin. 1993. Rechtliche Strukturen der Diskrimierung der Juden im Dritten Reich. Berlin.

Tërnava, Muhamet. 1995. Popullësia e Kosovës gjatë shekujve XIV/XVI. Prishtinë: Instituti Albanologjik.

Todorova, Maria. 1997. Imagining the Balkans. New York – Oxford.

Tönnes, Bernhard. 1980. Sonderfall Albanien: Enver Hoxhas „eigener Weg“ und die historischen Ursprünge seiner Ideologie. München.

Troebst, Stefan. 1999. ‘The Kosovo War – Round One: 1998’, Südosteuropa 48: 156-190.

Trotsky, Leon. 1981. The War Correspondence of the Leon Trotsky. The Balkan Wars. New York.

377

Page 375: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Tucović, Dimitrije. 1946. Srbija i Arbanija: Jedan prilog kritici zavojevačke politike srpske buržoazije, 2nd edn. Beograd.

Tullberg, Jan and Tullberg, Brigitta, S. 1997. ‘Separation or Unity? A Model for Solving Ethnic Conflicts’, Politics and the Life Science 16, 2: 237-248.

Tunmann, Johann 1774. Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker. Leipzig.

Thumb, Albert. 1910. ‘Altgriechische Elemente des Albanischen’, in: Indogermanische Forschungen 26: 1-20.

Vasa, Pashko (Wassa Effendi) (1879) 1999. The Truth on Albania and the Albanians: Historical and Critical Issues (ed. Fairman, E., St., John; Destani, Bejtullah). London.

Vasiljević, H., Jovan. 1909. Arbanaska Liga: Arnautska Kongra i Srpski narod u Turskom carstvu (1878-1882). Beograd.

Vebiu, Ardian. 1996. ‘Shqiptarët, ilirët dhe trakët’, in: Perpjekja 6 prill: 76-87.

Veljanovski, Rade. 2000. ‘Turning the Electronic Media Around’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 565-586.

Vickers, Miranda. 1998. Between Serb and Albanian: A History of Kosovo. New York: Columbia University Press.

Vucinich, Wayne S. and Emmert, Thomas A. (eds.). 1991. Kosovo: Legacy of a Medieval Battle. Minneapolis.

Vućković, Milan und Nikolić, Goran. 1996. Stanovništvo Kosovo u razdoblju od 1918. do 1991 godine (Kosovo, die Serben und die Albaner: Veränderungen in der ethnischen Struktur von 1918 bis 1991 (Münchner Zeitschrift für Balkankunde, Sonderband 2). München.

378

Page 376: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Vukadinović, Alex. 1989. Kosovo 1389-1989: Special Edition of the Serbian Literary Quarterly on the Occasion of 600 Years since the Battle of Kosovo. Belgrade.

Weber, Max. 1977. (1918) ‘Politics as Vocation’, in: Gerth, Hans H., and Mills, C. Wright (eds), From Max Weber: Essays in Sociology, London: Routledge.

Weber, Max. 1947. ‘Politik als Beruf’, in: Max Graf zu Solms (ed.), Max Weber: Schriften zur theoretischen Soziologie, zur Soziologie der Politik und Verfassung. Frankfurt am Main.

Weigand, Gustav. 1927. ‘Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrer oder der Thraker?’, in: Balkan-Archiv 3: 227-251.

Wetherell, M. and Potter, J. 1992. Mapping the Language of Racism: Discourse and the Legitimation of Exploitation. New York.

Wildermuth, Andreas. 1995. „Sich stützen auf die eigenen Kräfte“. Die Wirtschaftspolitik Albaniens nach dem Zweiten Weltkrieg. München.

Williams, Paul, R. and Scharf, Michael, P. 2002. Peace with Justice? War Crimes and Accountability in the Former Yugoslavia. Lanham, Boulder, New York, Oxford: Rowman and Littlefield Publishers, Inc.

Wilkes, J., John. 1969. Dalmatia (History of the Roman Provinces). London.

Wilkes, John. 1992. The Illyrians. Oxford/Cambridge.Xylander, Ritter, Joseph von 1853. Die Sprache der

Albanesen oder Schkipetaren. Frankfurt am Main.Uka, Sabit, 1988. “Muhaxhirët dhe Lidhja Shqiptare e

Prizrenit (1878-1881)”, Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave historike 18, 131-138.

Uka, Sabit. 1994. Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë, 1878–1912, 1-2. Prishtinë: Dukagjini.

379

Page 377: Enver Hoxhaj - POLITIKA ETNIKE DHE SHTETNDËRTIMI I KOSOVËS

Zajmi, Gazmend. 1997. Vepra 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Seksioni i shkencave shoqërore, 9.

Zajmi, Gazmend: 2001. Vepra 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Seksioni i shkencave shoqërore, 10.

Zippel, Georg: 1877. Die römische Herrschaft in Illyrien bis auf Augustus. Leipzig.

Zirojević, Olga. 2000. ‘Kosovo in the Collective Memory’, in Nebojša Popov (ed.), The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis. Budapest: Central European University Press: 189-211.

380