expo sud italia - cláudio nogueiraaretusa.ice.it/schemasite/images/userimagedir/082/en...expo sud...

28
EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania, Puglia dhe Si- cilia që paraqesin produktete e tyre: veshje, bizhuteri dhe artikuj për shtëpinë pranë qendrave COIN dhe TEG në Tiranë. Katalog i ndërmarrjeve italiane 6-21 shkurt 2015

Upload: lediep

Post on 29-May-2018

214 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

EXPOSUDITALIA

Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania, Puglia dhe Si-cilia që paraqesin produktete e tyre: veshje, bizhuteri dhe artikuj për shtëpinë pranë qendrave COIN dhe TEG në Tiranë.

Katalog i ndërmarrjeve italiane

6-21shkurt 2015

Page 2: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,
Page 3: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,
Page 4: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Të dashur sipërmarrës, vizitorë, miq,

Kam kënaqësinë t’ju paraqes disa sipërmarrje italiane nga rajonet e Jugut të Italisë që po i prezantojnë

qendrave të mëdha tregtare në Shqipëri produktet e tyre.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të Piano Export Sud (Plani i Eksportit për Jugun) në mbështetje të Rajo-

neve të Konvergjencës: një program që ka si qëllim të ndërkombëtarizojë Ndërmarrjet e Vogla dhe të

Mesme dhe të promovojë imazhin e produktit italian nëpër botë.

Agjencia ICE ka organizuar në Tiranë veprimtari promovimi me përfshirjen e strukturave të mëdha ter-

ritoriale: COIN dhe TEG me qëllim promovimin dhe sjelljen në tregun vendas produktet cilësore italiane

me prejardhje nga Campania, Puglia dhe Sicilia.

Ndërmarrjet e pranishme do të kenë mundësinë të prezantohen për buyers dhe publikun shqiptar duke

ekspozuar produktet e tyre në sektorët e veshjeve, bizhuterisë dhe artikujve për shtëpinë.

Vendi ynë luan një rol të rëndësishëm në realitetin ekonomik shqiptar. Shqipëria vazhdon të shënojë

ritme pozitive të rritjes: në fakt ne jemi partneri i parë tregtar me një kuotë prej 37% dhe një vlerë prej

më shumë se 2 miliardë euro. Përveç kësaj jemi investitorët e parë të huaj për nga numri i ndërmarrjeve

italiane ose italo – shqiptare aktive në territor.

Uroj që përmes kësaj nisme ndërmarrjet italiane këtu të pranishme të mund të gjejnë dhe/ose të përf-

orcojnë rrugë interesante për t’u përshkuar në tregun shqiptar përmes një pranie të qëndrueshme në

pikat e shitjes në vend përveç se të jenë edhe volan për ndërmarrje të tjera të Jugut të Italisë në mënyrë

që të përforcohen lidhjet tona ekonomiko – tregtare.

Gabriella Lombardi

Drejtore ICE Tirana

Page 5: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Plani i eksportit për Rajonet e Konvergjencës (Campania,Calabria, Puglia e Sicilia), i quajtur edhe

Piano Export Sud ka lindur me qëllim mbështetjen e promovimit të produkteve dhe shërbimeve

të realiteteve prodhuese në tregjet ndërkombëtare.

Është një program veprimtarish që ka si objektiv nxitjen e ndërkombëtarizimit të Ndërmarrjeve të Vo-

gla e të Mesme, promovimin e imazhit të produktit italian nëpër botë.

Në kuadër të planifikimit të ri të Programit Operativ Kombëtar Kërkim dhe Konkurrueshmëri (PON

R&C) 2007-2013 – Mbështetje për Inovacionin – parashikohet realizimi i një veprimi të integruar për

ndërkombëtarizimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Rajoneve të Konvergjencës (Campa-

nia,Calabria, Puglia e Sicilia).

Objektivi parësor është promovimi i sektorëve të specializimit dhe të ekselencës të pranishëm që

karakterizojnë rajonet e Jugut të Italisë.

PIANOEXPORTSUD

Page 6: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

EUROLUCE LAMPADARI SRL

Via R. Cotugno 30

70031 Andria (BT)

Tel. 0039 088 3559385

Fax 0039 088 3595264

[email protected]

www.eurolucelampadari.it

GIULIA BUCCHERI

Via Garibaldi 37

95121 Catania (CT)

Tel. 0039 338 7123890

[email protected]

www.lapilligioiellidilava.com

GRUPPO TESSILE AD SRL

Via Galilei 14

70059 Trani (BT)

Tel. 0039 088 3489772

Fax 0039 088 3489771

[email protected]

www.gruppotessilead.it

ALETEX SRL

Zona Industriale Lotto n° 20

84021 Buccino (SA)

Tel. 0039 082 8958007

Fax 0039 082 8957340

[email protected]; [email protected]

www.alloff.it

APULIA TESSILE SRL

Via dell’Euro 4

76121 Barletta (BT)

Tel. 0039 088 31978615

Fax 0039 088 31978698

[email protected]

www.nellymaglieria.it

AREA ARREDAMENTI SRL

SP 362 km 14,500 - Z.I. Soleto/Galatina

73010 Soleto (LE)

Tel. 0039 083 6563284

Fax 0039 083 6563284

www.areaarredamenti.net

[email protected]

LISTA E NDËRMARRJEVE

Page 7: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

SELLBUY SRL

Via dei Gladioli,6 Lotto B4-B5 (Zona Asi)

70026 Modugno (BA)

Tel. 0039 080 9146300

Fax 0039 080 9146303

[email protected]

www.majorpigiami.it

TO BE HAPPY

DI MARCHEGIANO MASSIMO

Via Camillo Rosalba 46/F

70124 Bari (BA)

Tel. 0039 080 5614551

Fax 0039 080 5614551

[email protected]

www.tobehappy.it

SCULTURE ARTISTICHE MAESTRODOMENICO PINTO

Via Crispi 6

99 Grottaglie (TA)

Tel. 0039 099 5628440

[email protected]

www.ceramichepinto.it

IMMAGINI D’ORO SRL

Centro Orafo il Tari MOD 34

81025 Marcianise (CE)

Tel. 0039 082 3513838

Fax 0039 082 3 513992

[email protected]

www.immaginidoro.com

JAIS DI MARTIGNETTI LIBERA

Via Bologna 97

76123 Andria (BT)

Tel. 0039 088 3590126

Fax 0039 088 3590126

[email protected]

www.jaisbijoux.it

MALIP SRL

Via V.C.Sportelli 10

70017 Putignano (BA)

Tel. 0039 080 4911709

Fax 0039 080 4913602

[email protected]

www.malip.it

PJESËMARRËSE

Page 8: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Showroom:

Head Office:

Telefon:

Fax:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

ALETEX S.r.l.

Via A.Deffenu 7-201133 Milano - Italia

zona ind.le lotto 20 – 84021 Buccino (SA)

0039 082 8958007

0039 082 8957340

[email protected] / [email protected]

www.alloff.it

Z. Umberto Lettieri general manager / Znj. Valentina Luliano brand assistant

“All Off” beachwear dhe loungewear është një concept i zhvilluar nga De-signer Beatrice Paola Ruffini. Duke i paraprirë kohëve, shumë vite më parë, Beatrice ka krijuar një stil të ri dhe një produkt “cool & chic” shumë fashion, sensual dhe femëror, e shtyrë edhe nga nevoja për të krijuar një produkt të ri “Made in Italy” që të ishte i prerë dhe ekskluziv, që ta ripërtërinte botën e beachwear dhe të loungewear, duke e bërë modern, stylish dhe eklektik. Gji-thçka duke ndjekur një “Green Spirit” karakteristik i mënyrës së saj të jetesës.

Aletex S.r.l. që prej 30 vjetësh prodhon dhe shpërndan pëlhura dhe qëndis-ma për veshje dhe, prej pesë vjetësh, ka zhvilluar një politikë të vertikalizimit me blerje të rëndësishme, duke u përvijuar në këtë mënyrë si një ndërmarrje e me vullnetin e saktë dhe të fortë për të patur një pozicion të rëndësishëm në këtë sektor. Në vitin 2003 Aletex ka blerë në Piemonte një Sipërmarrje që prodhon kostu-me banjo dhe ka krijuar brenda saj një sektor autonom kushtuar detit duke i shtuar, knowhow të gjerë në fushën e modës, tridhjetë vjet kompetencë dhe përvojë në veshjet e plazhit.

Page 9: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Nga viti 2013 Aletex prodhon “All Off”Me këtë markë Grupi Aletex integron një markë me potencialitet të madh dhe me Beatrice Paola Ruffini, zemra e markës All Off, synon ta vendosë produktin në rrjetin më të mirë retail kombëtar dhe evropian. Beatrice Paola Ruffini është një Designer eklektike: krijimit të produkteve All Off i bashkan-gjiten bashkëpunime stilistike me marka të njohura të sektorit dhe punon si Costume Designer për produksione televizive në rrjetet Rai dhe Private, për produksione kinematografike në nivel ndërkombëtar dhe bashkëpunon si Stylist për produksionin, imazhin dhe komunikimin publicitar të disa revistave të famshme të modës, spote e katalogë. Me këtë bashkëpunim koleksioni All Off do të pasurohet me përvojën shumëvjeçare të Grupit Aletex dhe të strukturës e aftësisë së tij prodhuese dhe shpërndarëse, në mënyrë plotës-uese Grupi Aletex ka një burim të çmuar të përbërë nga përvoja e konsoli-duar dhe aftësia krijuese e Beatrice Paola Ruffini dhe stafit të saj.

“All Off” sotEvolucioni i markës është në zhvillim të vazhdueshëm dhe nga sot me këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe krijimtarie dhe kërkimin e inovacionit të vazh-dueshëm mbështeten mbi baza të forta të cilësisë dhe standarde të larta pro-dhimi. Që nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2013 ky brand merr pjesë në Panairet më të rëndësishme të sektorit në Itali dhe jashtë dhe komunikon në revistat e specializura më të kualifikuara dhe në disa gazeta mode me publikun.

StylePër sa i përket brendësisë së modës, “Hippy de luxe”, e guximshme dhe e keqe, green spirit dhe mood eklektik bëjnë që beachwear All Off të jetë një produkt me hapin e kërkesave moderne të një retail më të kualifikuar. Pëlhur-at e çmuara, aksesorët elegantë, motivet ekskluzive, qëndismat unike dhe

Page 10: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

dora e rrobaqepses bejnë dallimin në një koleksion me forma të padëgjuara dhe sensuale që vënë në pah feminilitetin dhe bukurinë e trupit.Edhe mode-let dhe kërkimi i pëlhurave jo të zakonta dhe alternative janë një pikë force që përkthehet në një design thelbësor dhe domethënës për një “Sensual Beachwear” që ka aftësinë të plotësojë dëshirat dhe kërkesat e çdo gruaje.

Misioni i All Off është të veshë gruan moderne, aktive, udhëtare e botës, e përjetshme dhe pushtuese e bukur, që i pëlqen të ndjekë tendencat, të joshë e të pëlqehet por edhe ta personalizojë stilin e saj, duke krijuar një gardërobë veçanërisht intriguese dhe personale. Në fakt, koleksioni është plotësisht i kombinueshëm dhe të gjitha bikinit mund të shiten veçmas që të mund të kombinohen rexhipeti dhe mbathjet sipas shijes dhe nevojës vetjake. Imazhit i kushtohet kujdes i madh dhe ndjek trendin e ri. Fotografët dhe grafistët ita-lianë dhe ndërkombëtarë e ndjekin markën me vëmendje të madhe. Rezultati është një produkt me përmbajtje të lartë mode, cilësi të madhe të vlerësuar nga retailers dhe nga shtypi më i vëmendshëm.

Studio stilistikeBeatrice Paola Ruffini prej shumë vitesh drejton studion e Milanos, një loft i madh në Città Studi. Studio ndjek gjithë projektimin e koleksioneve, nga kërkimi i një trendi, te kërkimi i pëlhurave, qëndismave dhe realizimit.

Barbara Borra, stiliste, bashkëpunon në projektimin e Brandit duke u marrë edhe me fazën ekzekutive. Janë pjesë e team-it edhe Sonia Acquistapace, stiliste, Michela Alquati designer dhe grafiste dhe Elisa Bagnone, designer i pëlhurave. Në studio ka edhe një set të vogël fotografik dhe një hapësirë për casting. Dera është gjithmonë e hapur për bashkëpunëtorë dhe miq.

Page 11: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

Fax:

E-Mail:

Sito web:

Kontakti:

APULIA TESSILE S.r.l

Via dell’euro 4, Barletta - 76121 - Italia

0039 088 31978615 / 0039 380 3896911

0039 088 31978698

[email protected]

www.nellymaglieria.it

Znj. Mariana Falconetti përgjegjëse për jashtë

Nelly® Italy, markë e prodhuar dhe e shpërndarë nga Apulia Tessile Srl, vesh në jetën e përditshme një grua dinamike me stil dhe shije pa hequr dorë nga prakticiteti dhe rehatia, të gjitha parakushte për një veshje fitimtare dhe shumë interesante.Veshjet mendohen dhe realizohen për t’i dhënë jetë formave dhe linjave që vënë në pah trupin femëror duke i dhënë atë prekjen tipike të modës Made in Italy.

Pikat e forcës së Nelly® Italy janë:

Produkt cilësor: 100% Made In Italy

Çmimi

Kontroll cilësie dhe finitura

Bashkëpunim me klientin

Arkiv i punimeve trikotazh

Shpejtësi dhe dinamizëm në prodhim

Page 12: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon dhe Fax:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

Telefon kontakti:

Facebook:

Twitter:

Linkedin:

Goolge Plus:

AREA ARREDAMENTI S.r.l

SP 362 Km 14,500 - Z.I. Soleto/Galatina - 73010 Soleto (LE) - Italia

0039 083 6563284

[email protected]

www.areaarredamenti.net

Znj. Sandra Stefanelli

0039 320 2596735

https://www.facebook.com/areaarredamentisrl

https://twitter.com/areaarredamenti

http://it.linkedin.com/in/areaarredamenti/

https://plus.google.com/u/0/b/118440301776870320324/+AREAARREDAMENTISrlSoleto/

AREA ARREDAMENTI. PROJEKTIM DHE REALIZIM INTERIERArea Arredamenti projekton dhe realizon arredime për ambjente të brendsh-me, duke ofruar një shërbim të plotë të interior design, që nis nga faza kon-ceptuale deri në ekzekutimin e projektit. Përpunon zgjidhje krijuese unike në vlerën e tyre estetike dhe në përgjigje të nevojave të klientit. Materialet, ngjyrat dhe finiturat janë fryt i kërkimit dhe studimit. Teknikat artizanale të realizimit kombinohen në mënyrë të përkryer me punimet e automatizuara të makineri-ve me kontroll numerik, duke maksimizuar cilësinë e produkteve. Projektojmë zgjidhje arredimi për mjedise private ose tregtare.

Page 13: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Shërbimet:

Projektimi dhe realizimi i arredimeve të brendshme (ndjekim të gjitha fazat e realizimit: studimi përgatitor, vizatimet 2D/3D dhe Rendering, realizimi, montimi).

Partner realizimi (realizojmë arredime duke garantuar riprodhimin besnik, sipas projektit).

Çelësat në dorë (ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm për përfundimin e punimeve, falë bashkëpunimit me ndërmarrje të specializuara në sektorë të ndryshëm).

Contract (Area Arredamenti bën pjesë në LYRA, Konsorcium zhvillimi që ofron një shërbim me çelësa në dorë për projektimin dhe realizimin e strukturave pritëse, restorante dhe ripërftimi i banesave të vjetra dhe fer-mave për përdorim privat ose tregtar).

Page 14: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa

Telefon:

Fax:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

EUROLUCE LAMPADARI S.r.l

Via R. Cotugno, 30 - 76123 Andria (BT) - Italia

0039 088 3559385

0039 088 3595264

[email protected]

www.eurolucelampadari.it

Z. Michele Losito

Euroluce Lampadari srl, Via Aristofane Andria (BT)- Regione PUGLIA, krijuar në vitin 1999, prodhon llambadarë dhe llampa në stil klasik, me varëse Swarovski dhe elemente të çmuara kristali, made in Italy.

Ndërmarrja jonë ka tre objektiva kryesorë:

Në shërbim të klientëve tanë: duke u dhënë mundësinë të blejnë artikujt tanë me sigurinë se do kenë asistencë pas shitjes të saktë dhe eksperte;

Produkte me cilësi të lartë: jemi gjithmonë në kërkim të prodhuesve të rinj që të mund të garantojnë materiale të shkëlqyera dhe kemi kontroll të cilësisë gjatë prodhimit;

Pasion për Made in Italy, kjo është moto jonë. Të gjitha koleksionet tona janë të projektuara dhe të prodhuara në Itali.

Vizitoni faqen tonë web: www.eurolucelampadari.it ku do të gjeni katalogun e plotë, koleksionet e reja news mbi panairet dhe nisma të tjera.

Page 15: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

GIULIA BUCCHERI

Via Garibaldi, 37 - 95121 Catania (CT) Italy

0039 338 7123890

[email protected]

www.lapilligioiellidivava.it

Z. Giuseppe Buccheri përgjegjës tregtar

Ndërmarrja, e pajisur me njohuritë specifike mbi teknikat e përpunimit të gurëve, për prodhimin e punimeve të veta, përdor ekskluzivisht lëndën e parë më të përhapur në territorin rreth Etnës.

Guri Lavik i Etnës për karakteristikat e veta të jashtëzakonshme fizike dhe mekanike, gjen përdorim në sektorë të ndryshëm merceologjikë.

Ky gur i jashtëzakonshëm, nëse i nënshtrohet burimit të nxehtësisë rreth 1000° C, e ruan të pandryshuar strukturën e vet petrografike dhe mund të trajtohet me majolizim duke krijuar efekte kromatike të mrekullueshme. Njohja speci-fike e këtyre vetive të çmuara, e kanë nxitur ndërmarrjen t’i shtrijë realizimet e veta kah prodhimi i një linje bizhuterie që është shprehje e një personaliteti të veçantë, i lidhur ngushtë me territorin ku prodhohet.

Page 16: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

Fax:

E-Mail:

Faqja web:

GRUPPO TESSILE AD S.r.l.

Via Galilei, 14 - 70059 Trani (BT) - Italia

0039 088 3489772

0039 088 3489771

[email protected]

www.gruppotessilead.com

Gruppo Tessile AD punon në botën e tekstileve për hoteleri që nga viti 1920 duke iu kushtuar kryesisht arredimit të tryezës. Prodhimi bëhet në ndërm-arrje që pra është në gjendje të realizojë dhe të personalizojë çdo produkt dhe vizatim për tryezën. Pika e forcës është që garantohet cilësia e produktit me vetëdijen se mund t’u përgjigjemi nevojave të klientëve më të vëmends-hëm ndaj evolucionit të tregut, të stlit e design, duke ruajtur cilësinë dhe kostot; Gruppo Tessile AD është ndërmarrja e vetme që vazhdon të prodhojë pëlhura me poliestër të përzier me 80 fije cm të thurjes. Të gjitha mbulesat e tryezave mund të realizohen me gjerësi të madhe duke mundësuar konfeksionimin e mbulesave të rrumbullakëta deri në 340 cm diametër; pëlhurat mund të thuren në pambuk, lin e konop. Vëmendje e ma-dhe u kushtohet edhe finiturave të produktit, si për shembull kthimit të anëve, pala prej 8/10 cm, picetat me palë prej 3 cm. Ndërmarrja investon shumë në kërkimin e produkteve novatore, në fakt kohët e fundit ka hedhur në treg “SE-RIE NATURALE”, mbulesa tryeze të realizuara në pambuk e poliestër por me efekt krejtësisht opak. Cilësia shumë e lartë e gjithë prodhimit, e bashkuar me kërkimin e detajit, design dhe novacion, përfaqësojnë vlerat historike që Gruppo tessile AD bashkëndan me klientin që do ta bëjë të vetme dhe ekskluzive çdo mise en place!

Page 17: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

Fax:

Adresa dytësore:

Telefon:

E-Mail:

Faqja web:

IMMAGINI D’ORO S.r.l.

Centro Orafo il Tari showroom 34 - 81025 Marcianise (CE)

0039 082 3513838

0039 082 3513992

Via Azzimatori n°9 80033 Borgo Orefici (NA)

0039 081 204104

[email protected]

www.immaginidoro.com

IMMAGINI D’ORO, e pasur me përvojën e brezave të tërë të argjendarëve napolitanë, përfaqëson sot një emër leader në prodhimin dhe shpërndarjen e bizhuterive dhe stolive.

Falë ndihmës së personelit të specializuar dhe teknologjive të përparuara, ndërmarrja që sot e ka selinë në “Il Tarì” qendër prestigjioze e punimit të arit dhe stolive, ka mundur të zgjerojë më tej klientelën e saj, si italiane ashtu edhe të huaj.

Page 18: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa

Telefon dhe Fax:

Cel.:

E-Mail:

Faqja web:

Facebook:

Kontakti:

JAIS DI MARTIGNETTI LIBERA

Via Bologna,97 - showroom via Savoia 1 - 76123 Andria - BT - Italy

0039 088 3590126

0039 334 8412545

[email protected]

www.jaisbijoux.it

Jais di Martignetti Libera

Znj. Libera Martignetti

Jais Design lind nga talenti krijues i Libera Martignetti dhe nga prirja e saj e natyrshme për të krijuar nga materialet më të ndryshme stoli, bijoux dhe aksesorë mode.

Që nga debuti i saj në botën e modës, në vitin 1999, Jais ka treguar se i plotëson të gjitha kriteret për t’u kthyer, në një kohë të shkurtër, në pikë re-ferimi për shijen dhe tendencat e modës. Të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët Jais ndiqen personalisht, me dije artizane dhe artistike , që përzien metalet, gjithnjë nichel free, me gurë natyrorë ose sintetikë dhe me kristalin Svarovski.

Bijoux është art dhe ëndërr kalimtare e ngjizur me artin e ditur artizanal që bëhet pasion i përsosur nga përvoja. Aksesorët u flasin grave që kanë dës-hira dhe që marrin kënaqësi nga objektet që zgjedhin të veshin.

Page 19: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

MALIP S.r.l

Via V.C. Sportelli, 10 - Putignano (BA)

0039 080 49 11 709

[email protected]

www.malip.it

Z. Patrizio Lippolis administrator

Marka MALIP lind në Putignano në vitin 1965, është specializuar në linjat kla-

sike të veshjeve për ceremoni për fëmijë dhe veshje për rastet më të rëndësi-

shme (tani edhe për të rritur). Ideja është që të gjithë të mund të ndihen mirë

edhe pse me veshje formale (për të vegjël që vishen si të rritur) duke imituar

në këtë mënyrë prindërit e tyre. Produkti artizanal garantohet nga procesi i

plotë që kryhet dhe kontrollohet në sipërmarrje.

Garancia dhe prova e këtij kontrolli të plotë është shërbimi i prodhimit të ve-

shjeve me porosi që ua propozojmë klientëve tanë të zakonshëm.

Paraqesim DY koleksione në vit:

PRANVERË VERË në qershor

VJESHTË DIMËR në janar

Koleksionet tona plotësohen nga një zgjedhje e detajuar e aksesorëve, të

gjërave të veçanta që na dallojnë në zgjedhjen e kombinimeve të pëlhurave

dhe ngjyrave.

Page 20: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

Fax:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

SELLBUY S.r.l

Via dei Gladioli n.6 - Lotto B4-B5 (Zona Asi) - 70026 Modugno (Ba) Puglia

0039 080 914 63 00

0039 080 914 63 03

[email protected]

www.majorpigiami.it

Z. Maurizio Maiorano administrator

Ndërmarrja jonë gjendet në Modugno (BA), në qendrën e një distrikti të rëndësishëm Tekstili të Italisë së jugut dhe prodhon pizhame për Burra, Gra, Fëmijë dhe Foshnje duke realizuar dy koleksione vjetore, Pranverë/Verë dhe Vjeshtë/Dimër.

Në vitin 2008 kemi blerë markën “MAJOR” leader, prej më shumë se tridhjetë vjetësh në sektorin e pizhameve. Më pas kemi blerë edhe markën “BRIGATA DI MARE” që na mundëson prodhimin e një linje të freskët e sportive, përveç markës “JOHNSON HARPER” që i përket shtresës mesatare - të lartë; Sellbuy kohët e fundit është përpjekur të zgjerojë ofertën e vet duke iu afruar botës së sportit për të cilën prodhon dhe tregton veshje për disiplina të ndryshme me marka të ndryshme mes të cilave / LEGEA MACRON MAX Etj.).

Page 21: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Sellbuy S.r.l. është në gjendje të prodhojë me shpejtësi pëlhurat, me ba-shkëpunimin e fabrikave që endin, ngjyrosin, stampojnë dhe që na bëjnë të mundur përgatitjen dhe finiturën e shpejtë të produkteve sipas kërkesave tuaja.

Sellbuy i kushton vëmendje të madhe përgatitjes së një plani të detajuar për marketingun. Në fakt merren në konsideratë të gjitha vitrinat më të rënd-ësishme ndërkombëtare (panaire, sallone dhe ekspozita në përgjithësi) që mund të nxjerrin në pah markat e saj.

Veshjet tona janë të gjitha të garantuara dhe të prodhuara me materiale të çertifikuara “eko-tekstil” dhe të gjitha me etiketën “MADE IN ITALY” që ka qenë dhe vazhdon të jetë garancia më e mirë për konsumatorët e të gjithë botës.

Page 22: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Selia :

Selia Operative:

Telefon / Fax:

Faqja web:

Facebook:

E-Mail - General Infos:

E-Mail - Massimo Marchegiano:

E-Mail - Leonardo Azzaretti:

E-Mail - Isabella Damiani:

TO BE HAPPY S.r.l

Via Perticari, 8 70135 Carbonara (Ba) - Puglia - Italia

Via Vigili del fuoco caduti in servizio, 18 70026 Modugno (Ba) - Puglia - Italia

0039 080 5614551 / 0039 348 0290830

www.tobehappy.it

To be happy su misura

[email protected]

[email protected] - Drejtori administrativ

[email protected] - Përgjegjësi tregtar

[email protected] - Përgjegjësi tregtar me jashtë

To be happy: këmisha Made in Italy.Arti i këmishës dhe eleganca e rrobaqepsisë italiane. Kombinimi i artizanatit dhe inovacionit. To Be Happy, lindur nga një ëndërr e madhe, shpejt u kthye në një realitet të madh në të cilin zhvillimi teknologjik takon akoma sot përv-ojën e gjerë të rrobaqepëseve profesioniste që kanë si fjalëkalim rizbulimin e vlerës së punës me dorë italiane. Në To be Happy asgjë nuk i lihet në dorë rastit, që nga zgjedhja e pëlhurave më të mira te modelet, nga kontakti me klientin tek kërkimi dhe teknologjia, për të siguruar plotësimin e çdo porosie dhe për të ndjekur standardet më të larta të artizanatit italian.

Gjithnjë në kërkim të tregjeve të reja me potencialitet të madh rritjeje, To Be Happy propozon si konfeksione, po ashtu edhe një shërbim të shkëlqyer të qepjes së këmishave me porosi duke i kushtuar vëmendje çdo detaji për të plotësuar kërkesat e veprimtarisë tregtare të NVM por edhe të klientëve individualë.

Page 23: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Subjekti:

Adresa:

Telefon:

E-Mail:

Faqja web:

Kontakti:

SCULTURE ARTISTICHE MAESTRO DOMENICO PINTO

Via Crispi 6 - 99 Grottaglie (TA) - Italia

0039 099 5628440

[email protected]

www.ceramichepinto.it

Paola e Domenico Pinto

Vepër arti komplekse dhe e rafinuar e realizuar krejtësisht me dorë në labo-ratorin e mjeshtrit të qeramikës Domenico Pinto.

Të përdorur si fenerë për brenda dhe jashtë, përbëjnë një orendi elegante e të rafinuar për banesat tuaja, por mund të jetë edhe një dhuratë ekskluzive dhe shumë e çmuar.

Page 24: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

ICE – Agjencia ka detyrën të lehtësojë, të zhvillojë e të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe tre-

gtare italiane me vendet e tjera duke i kushtuar një vëmendje të posaçme nevojave të Ndërmarrjeve

të Voga e të Mesme, organizatave e grupimeve të tyre – dhe vepron me qëllim zhvillimin e ndërkomb-

ëtarizimit të ndërmarrjeve italiane si dhe për tregtimin e të mirave dhe shërbimeve italiane në tregjet

ndërkombëtare.

Përmes selisë së Romës, Zyrës së Milanos dhe rrjetit nëpër botë, Agjencia zhvillon veprimtari infor-

mimi, asistence, promovimi për ndërmarrje dhe institucione, formim për ndërmarrje dhe të sapo di-

plomuar dhe nxit bashkëpunimin në sektorët industrial, bujqësor e agro – ushqimor, në ata të shitjes

dhe të shërbimeve.

ICE – Agjencia vepron jashtë vendit në kuadër të Përfaqësive diplomatike italiane, në sinergji me

organizatat sipërmarrëse dhe subjektet e tjera publike e private të interesuara, duke siguruar një

mbështetje të bashkërenduar për sipërmarrjet dhe rrjetet kombëtare që angazhohen në procesin e

ndërkombëtarizimit me qëllim promovimin e imazhit të produktit italian në botë dhe Italisë si vend për

investimet e huaja.

Në zhvillimin e veprimtarive të veta, Agjencia vepron në marrëveshje të ngushta me rajonet, dhomat

e tregtisë, të industrisë, të artizanatit e bujqësisë, organizatat sipërmarrëse dhe subjektet e tjera pu-

blike e private të interesuara, në mbështetje të udhëzimeve dhe strategjisë në lëmë të promovimit

dhe ndërkombëtarizimit të ndërmarrjeve të ndërmarra nga Pulti i Regjisë institucionale.

Zyra ICE e Tiranës promovon eksportet italiane në Shqipëri dhe tërheqjen e investimeve shqiptare në

Itali, ofron këshillim mbi situatën e tregut, organizon aktivitete promovuese dhe koordinon pjesëmarr-

jen e prodhuesve italianë në panairet dhe ekspozitat kryesore

Page 25: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

Zyra ICE e Tiranës është kompetente për gjithë Shqipërinë dhe për Kosovën me një Pikë Përfaqësie

aktive në Prishtinë. Funksioni parësor i zyrës ICE të Tiranës është të lehtësojë procesin e ndërkomb-

ëtarizimit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, duke dhënë informacione dhe shërbime me qëllim

futjen e ndërmarrjeve italiane në kanalet e shitjes në Shqipëri.

Shërbimet kryesore të ofruara janë: Shërbime marketing, Sondazh për produktin, Gjetje e palës ven-

dase, Gjetje të partnerëve italianë dhe shqiptarë, Organizim takime biznesi, Shërbime publicitare,

Shpërndarje e materialeve informuese, Reklama dhe Publicitet multimedial, Informacione të rezervua-

ra, Kthim të TVSH, Zgjidhje të mosmarrëveshjeve tregtare, Qera për qendra biznesi.

AGJENCIA ICE TIRANA

Rruga Ismail Qemali, Pallati Gener 2 (1° piano) / 1000 TIRANA - ALBANIA

E-mail: [email protected]

Tel: (003554) 2251051 / 2251036 - Fax: (003554) 2251034

Orari për publikun:

Nga e hëna në të enjte 8.00 - 13.00 dhe 13.30 - 17.00 | Të premten 8.00 - 14.00

Drejtore: Gabriella Lombardi

www.ice.gov.it

www.ice.gov.it/paesi/europa/albania/ufficio.htm?sede

www.italtrade.com/countries/europe/albania/index.htm

Page 26: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,
Page 27: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,
Page 28: EXPO SUD ITALIA - Cláudio Nogueiraaretusa.ice.it/SchemaSite/images/UserImageDir/082/EN...EXPO SUD ITALIA Made in Italy në Shqipëri ka si protagonistë sipërmarrjet e rajoneve Campania,

AGENZIA ICE ROMA

SELIA E ROMËS

Drejtore: Znj. Carmela Ottaviano

Zyra Ndërsektoriale dhe Projektet e Mëdha Ndërkombëtare

tel: 0039 06 59926698

AGJENCIA ICE TIRANA

Drejtore: D.ssa Gabriella Lombardi

Rruga Ismail Qemali, Pallati Gener 2 (1° piano)

1000 TIRANA - ALBANIA

E-mail: [email protected]

Tel: (003554) 2251051 / 221036 - Fax: (003554) 2251034

www.ice.gov.it

www.ice.gov.it/paesi/europa/albania/ufficio.htm?sede

www.italtrade.com/countries/europe/albania/index.htm