faqe 1 | publikimi tre mujor ∙ viti i ∙ nr.2 ∙ janar-mars ... · hyrje grupi parlamentar i...

19
Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Page 2: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 2 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

1. HYRJE Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan rol kyç në funksionimin dhe përmbushjen e obligimeve kushtetuese që ka Kuvendi i Kosovës. Angazhimi i GP-LDK është qenësor në mbajtjen e kursit të punës të Kuvendit të Kosovës në përputhje me nevojat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Edhe pse në opozitë, GP-LDK si grupi më i madh parlamentar, ka imponuar në Kuvendin e Kosovës një agjendë përmbajtësore dhe konstruktive, mbështetur në filozofinë politike të LDK-së si parti shtet formuese dhe institucionale. Opozitarizmi i GP-LDK është zhvilluar gjithherë në përputhje me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. GP-LDK në Kuvendin e Kosovës po konsiderohet të jetë gardiani më i fuqishëm dhe i pa kompromis i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës, gjë e cila u dëshmua disa herë gjatë proceseve në cilat po kalon kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës. GP-LDK u dëshmua si forca politike kryesore në Kuvend, me qëndrime konstruktive dhe në interes të qytetarëve të vendit, me rastin e përmbylljes së sagës tre vjeçare për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Edhe pse LDK kishte të drejtë morale të mos mbështeste këtë marrëveshje, e cila e dëshmoi kauzën e rrejshme të disa forcave politike që tash janë në qeveri, LDK përmes grupit të saj parlamentar e dëshmoi se asnjë herë nuk bënë kompromise me interesat shtetërore për të përfituar politikisht. Angazhimi i deputetëve të GP-LDK në komisione parlamentare, e në veçanti funksionimi i tre komisioneve parlamentare të udhëhiqen nga GP-LDK (për Buxhet dhe Financa, për Politikë të Jashtme dhe Investime Strategjike, dhe për Mbikëqyrje të Financave Publike), i kanë dhënë dinamikë krejt tjetër Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj legjislature. GP-LDK ka qenë grupi parlamentar më aktiv me interpelanca dhe debate në Kuvendin e Kosovës. Në fund të debateve, janë bërë përpjekje që të arrihen koncenzuse me grupet e tjera parlamentare për rekomandimet që janë votuar. Në shumë raste, dakordime të tilla janë arritur, siç është rasti me rekomandimet për debatin lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian i Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Page 3: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 3 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

2. ANGAZHIMI I GP-LDK NË SEANCAT PLENARE Gjatë tre mujorit të parë të sesionit pranveror 2018 të legjislaturës së VI janë mbajtur dhjetë seanca plenare, prej të cilave pesë të rregullta, tri të jashtëzakonshme dhe dy solemne. Në pesë seancat e rregullta janë shqyrtuar disa projektligje dhe raporte vjetore të institucioneve që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. Në të gjitha seancat, GP-LDK ka qenë mjaft aktiv me diskutime dhe paraqitje të deputetëve. Rol aktiv ka luajtur në veçanti në seancat ku u shqyrtuan:

Raporti i 100 ditëve të punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,

Vendimi për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar;

Vendimi i Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë ( EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe

Projekt- Rregullorja e Kuvendit.

GP-LDK ka dhënë kontributin e vet edhe gjatë shqyrtimeve të raporteve vjetore të institucioneve të ndryshme si:

Raporti vjetor i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike për vitin 2016,

Raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,

Raporti i performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2015 dhe 2016.

Page 4: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 4 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

2.1 Deklarimet jashtë rendit të ditës Në pesë seancat e rregullta parlamentare të mbajtura gjatë tre mujorit të parë të sesionit pranveror 2018 të kësaj Legjislature, vetëm katër herë ka qenë e paraparë koha për deklarimet jashtë rendit të ditës. Në këto deklarime paraqiten çështje të cilat deputet apo grupet parlamentare konsiderojnë se duhet të bëhen publike në seancë. GP-LDK ka pasur gjithsej 12 deklarime për çështjet si në vijim:

Shpenzim i parasë publike/financa 1

Drejtësi / Rend dhe Ligj 1

Raporti Kosove - BE 1

Arsim 1

Kriteret për liberalizim të vizave 1

Shëndetësi 4

Ekonomi 1

Politikë e jashtme 1

Qeverisje Lokale 1 2.2 Pyetjet parlamentare

Deputetët e GP-LDK gjatë këtij sesioni kanë parashtruar gjithsej 17 pyetje parlamentare. Të gjitha pyetjet kanë qenë të lidhur me çështjet që janë me interes për qytetarët e vendit, të paraqitura nëpër të gjitha hulumtimet e opinionit publik.

Page 5: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 5 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Pyetjet e parashtruara kanë qenë në këto fusha:

Ekonomi dhe punësim 1

Shëndetësi 3

Financa/paraja publike 2

Administratë publike 1

Infrastrukturë 1

Punë të brendshme dhe siguri publike 3

Drejtësi, rend dhe ligj 1

Arsim 1

Mbrojtje e ambientit 1

Çështje kulturore dhe të trashëgimisë 2

Çështje të Dialogut me Serbinë 1

2.3 Interpelancat dhe debatet parlamentare Gjatë këtij tre mujori, GP-LDK ka parashtruar dy kërkesa për interpelancë ndaj Kryeministrit dhe tre kërkesa për debate parlamentare. Në interpelancën e parë, të mbajtur më 8 shkurt 2018, është kërkuar sqarim për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar. Ndërkaq, në interpelancën e dytë është kërkuar sqarim për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 1 milionë euro për KOSST-in për shpenzimet e energjisë në katër komunat në veri të Kosovës. Kjo interpelancë ende nuk është vendosur në rend dite të Kuvendit. Kërkesat për debat parlamentar kanë qenë për: (i) Raportin e 100 ditëve të punës së Qeverisë; (ii) Takimin e IV të Komisionit Parlamentar të MSA-së me deputetët e Parlamentit Evropian, dhe (iii) Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë EQAR për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ky organizëm.

Kërkesat për këto interpelanca dhe debate parlamentare janë bazuar në filozofinë e veprimit politik të LDK-së dhe parimin se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të udhëhiqen në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi, si dhe konform interesave të qytetarëve të saj.

2.4 Komisionet hetimore

GP-LDK ka filluar procedura për formimin e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me shpenzimet e parasë publiku në emër të lobimit pasi që ka evidencë se paraja publike është shfrytëzuar për interesa private të bartëseve të institucioneve dhe se procedurat e shfrytëzimit të parasë nuk kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi. Për këtë, GP-LDK do të kërkojë mbështetje edhe nga grupet e tjera parlamentare.

Page 6: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 6 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

3. ANGAZHIMI I GP-LDK NË KOMISIONET PARLAMENTARE Komisioni për Buxhet dhe Financa, i udhëhequr ga z. Lumir Abdixhiku, gjatë këtij tre mujori ka mbajtur nëntë takime, në të cilat janë shqyrtuar një numër i konsiderueshëm i ligjeve dhe raporteve të institucioneve të cilat i përgjigjen Kuvendit. Ndër çështjet kryesore të shqyrtuar nga ana e Komisionit janë: projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, plotësim-ndryshimi i Ligjit për AKP-në, Projektligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe një numër të konsiderueshëm të buxheteve komunale për vitin 2018. Duhet të theksohet se ky Komision ka arritur që përherë të parë të rekomandoj zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për 25%, si dhe në bashkëpunim me Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka shqyrtuar problematikën e rezervës së shtetit.

Gjatë periudhës janar-mars 2018, Komisioni për Punë të Jashtme, i udhëhequr nga Deputetja Vjosa Osmani-Sadriu, ka mbajtur 12 takime, ku ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe shteteve

të tjera. Gjatë raportimeve të ministrave përkatës, janë trajtuar: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, gjendja në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, diaspora dhe investimet strategjike etj. Komisioni ka formuar tri grupe punuese për: hartimin e strategjisë për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin e Jashtëm dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Page 7: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 7 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Komisioni po ashtu ka organizuar takimin e tretë koordinues me kryetarët e komisioneve parlamentare, në bashkëpunim me KDI, për të diskutuar rolin mbikëqyrës të Kuvendit në dialogun Kosovë-Serbi. Znj. Osmani-Sadriu ka zhvilluar një sërë vizitash dhe takime të rëndësishme për avancimin e raporteve bilaterale si dhe agjendës multilaterale të Kosovës. Në mesin e këtyre vizitave dhe takimeve përfshihen: vizita në SHBA në Kongresin Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit, takime në Bruksel në Parlamentin Evropian dhe me zyrtarë të tjerë të BE-së, në Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe këshilltarë të Kancelares Merkel, me Ministren bullgare të Presidencës së BE-së, në Strasburg, në Samitin e BE-së në nivel Komisonesh për Punë të Jashtme në Bullgari, në Forumin Parlamentar të Kongresit të SHBA-ve për çështje të sigurisë ndërkombëtare, në Samitin e Vishegradit në Hungari etj. Në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile, Komisioni për Punë të Jashtme, nën udhëheqjen e znj. Osmani ka ndërtuar bashkëpunim intensiv me Institutin Demokratik të Kosovës KDI (për fushën e dialogut Kosovë-Serbi), me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me të cilin është nënshkruar Memorandumi për përkrahje të Komisionit për Punë të Jashtme në një sërë fushash, me Grupin për Studime Juridike Politike (GLPS) me qëllim të bashkëpunimit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare, si dhe me organizata të tjera të shoqërisë civile me të cilat Komisioni është në proces të definimit të bashkëpunimit. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili udhëhiqet nga z. Driton Selmanaj, ka mbajtur tetë takime gjatë këtij tre mujori, në të cilat ka shqyrtuar: Raportet vjetore të Auditimit Financiare dhe të Performancës të organizatave të ndryshme buxhetore, Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike si dhe Projektligjin për Kontabilitet, Auditim dhe Raportim Financiar. Deputetët e GP-LDK në këtë Komision janë të përkushtuar për mbikëqyrin nga afër mënyrën e shpenzimit të parasë publike, menaxhimin efikas dhe performancën e organizatave buxhetore etj.

Page 8: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 8 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Deputetët e GP-LDK në Komisionin për MSA (Vjosa Osmani- Sadriu, Armend Zemaj dhe Arben Gashi), kanë mbikëqyrur zbatimin e obligimeve që dalin nga MSA-ja. Në takimin e IV të këtij Komisioni me deputetët e Parlamentit Evropian, i mbajtur në Strasburg, ata paraqitën qëndrimet e LDK-së lidhur me reformat për përafrim të Kosovës me BE-në. Ata konfirmuan se LDK-ja respekton parimet evropiane të shtet ndërtimit dhe së bashku me partnerët evropian, votuan

pro konkluzave të përbashkëta të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk u përkrahën nga deputetët e koalicionit qeverisës në këtë Komision. Deputetët e GP-LDK-së, në cilësinë e zëvendëskryetareve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare, në baza ditore kanë adresuar çështje të rëndësishme të cilat preokupojnë qytetarët e vendit. Të tilla kanë qenë dy çështjet e ngritura nga ana e deputetes Besa Gaxherri, si zëvendëskryetare e parë Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me ndotjen e ajrit me të cilën u përballën kohë më parë qytetarët e kryeqytetit si dhe tani së voni çështjen e kualitetit të mishit. 4. TAKIMET DHE PARAQITJET PUBLIKE TË GP-LDK

Gjatë kësaj periudhe, GP-LDK ka mbajtur 13 takime të Grupit Parlamentar, ku janë diskutuar: agjenda e seancave plenare, qëndrimet e GP-LDK në Komisionet Parlamentare, nismat legjislative të Grupit Parlamentar, qëndrimet politike që ka mbajtur Grupi parlamentar për çështjet e ndjeshme politike me të cilat është përballur Kuvendi, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe çështje të tjera.

Page 9: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 9 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Në mënyrë që të jetë sa më pranë qytetarëve, GP-LDK ka filluar mbajtjen e takimeve nëpër komuna. Takimi i parë është mbajtur në Komunën e Istogut, ku janë dëgjuar kërkesat e Kryetarit të Komunës së Istogut dhe të qytetarëve të Istogut. Forma e tillë e organizimit të takimeve në zyrat e degëve të LDK-së do të vazhdojë dhe qëllim primar do të ketë komunikimin sa më të afërt me qytetarët dhe adresimin e kërkesave të tyre. Në vazhdën e zhvillimeve të ndryshme në vend, gjatë këtyre tre muajve, GP-LDK ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të ndryshëm të vendeve mike të Kosovës: me emisarët e lartë nga Berlini dhe Parisi, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë z. Borut Pahor, me Këshilltarin kryesor të Kancelares Merkel për politikë të jashtme z. Jan Hecker etj. Përveç këtyre takimeve, në GP-LDK janë pritur rregullisht ambasadorët e ndryshëm të akredituar në vendin tonë.

Page 10: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 10 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Deputetët e GP-LDK kanë qenë mjaft prezent në media për të paraqitur qëndrimin e Grupit Parlamentar, si dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çështjet në diskutim në Kuvendin e Kosovës. Në funksion të kësaj, GP-LDK ka mbajtur tetë konferenca për media për temat si në vijim:

Mos funksionimi i rregullt i Kuvendit,

Strategjia e re e zgjerimit e BE- së,

Ideja e shkëmbimit të territoreve,

Qëndrimet e LDK-së për proceset e mëdha që e presin vendin,

Marrëveshja e kufirin shtetëror me Malin e Zi,

Interpelanca e Kryeministrit për vendimin e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar,

Dialogu me Serbinë,

Shpenzimi i parasë publike,

Vendimi i Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ky organizëm,

Raporti i Kosovës me Bashkimin Evropian etj.

Page 11: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 11 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

5. SHTOJCAT

5.1 Shtojca 1: Projektligjet dhe raportet e shqyrtuara në seancat plenare gjatë periudhës Janar-Mars 2018

1. Shqyrtimi i propozim-Rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të

qëndrueshëm - Agjenda 2030 për Kosovën, 2. Shqyrtimi i parë i projekt-Kodit të drejtësisë për të mitur,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për azil,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për standardizim,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-219 për të huajt,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pajisjet nën presion,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës,

13. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,

14. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,

Page 12: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 12 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për metrologji,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,

26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,

27. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

28. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

29. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

30. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

31. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

32. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

33. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

34. Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016,

35. Shqyrtimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

36. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

Page 13: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 13 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

5.2 Shtojca 2: Fjalimet në emër të GP-LDK

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, lidhur me Vendimet e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale

Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës dhe nenit 44 të Rregullores së Punës së

Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit qeveritar.

E para, ne vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Në mandatin e kaluar Kuvendi e ka ndryshuar Ligjin për menaxhimin e financave publike, me nenin 22 c që lidhet me kufizimin e rritjes së pagave, në pikën 1 theksohet se rritja e pagave në baza vjetore nuk mund të tejkaloj normën e rritjes së bruto prodhimit vendor. Kjo reformë substanciale është bërë nga Qeveria Mustafa, me të vetmin qëllim që të krijohet një siguri për financat publike nga vendimet e papërgjegjshme, siç është ky vendim.

E dyta, përveç që bie ndesh me Ligjin për menaxhimin e financave publike, vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me etikën qeverisëse dhe është konflikt i hapur interesi. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, në nenin 9, thekson: “Gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtarit të lartë i ndalohet të marrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit të tij personal apo personave të afërt dhe të besueshëm”. Pra, shihet qartë se ka konflikt të interesit dhe kjo është dëshmuar edhe me opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, datë 29. 1. 2018.

E treta, vendimi i qeverisë i tejkalon kompetencat e përcaktuara me Rregulloren e Punës së Qeverisë, e cila në asnjë dispozitë të saj nuk përcakton kompetenca dhe përgjegjësi të Qeverisë për caktimin e pagave për kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar.

E katërta, pavarësisht këtyre argumenteve për shkelje, ky vendim është i papranueshëm, pasi krijon një diferencë të madhe me elemente diskriminuese në mes të të ardhurave të grupeve të ndryshme shoqërore me pagat e zyrtarëve të Kabinetit qeveritar. Me këtë vendim diferenca e pagave mes zyrtarëve të Kabinetit qeveritar dhe një shërbyesi civil është rritur nga një me katër, sa ka qenë, në një me tetë, e ata që marrin pensione dhe ndihma sociale, kjo diferencë është një me njëzet. Vendimi i tillë është i pamatur, pasi krijon implikime financiare pa mbulesë.

Ligji për gjykatat dhe Ligji për prokurorinë aplikon standardin e nivelimit të pagave në organet e drejtësisë dhe të ekzekutivit. Paga e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe e kryeprokurorit të shtetit bazohen në pagën e kryeministrit dhe pagat e vartësve të tyre në gjykata dhe prokurori janë të lidhura me pagat e këtyre. Duke qenë se paga e kryeministrit është dyfishuar, atëherë edhe pagat e të gjithë gjyqtarëve edhe prokurorëve duhet të

Page 14: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 14 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

dyfishohen dhe kjo krijon një kosto buxhetore prej rreth 20 milionë, që nuk është e reflektuar në buxhetin e vitit 2018.

Nisur nga këto argumente dhe në përputhje me nenin 44 të Rregullores së Kuvendit, Grupi ynë Parlamentar kërkon që Qeveria të anulojë menjëherë vendimin e kundërligjshëm për rritjen e pagave Kabinetit qeveritar dhe në afatin sa më të shkurtër të sjellë para Kuvendit Ligjin për pagën në sektorin publik.

Page 15: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 15 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

2. Seanca e jashtëzakonshme lidhur me përjashtimin e Kosovës nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)

Menjëherë pas festimit të 10 vjetorit të pavarësisë, në vend që të kishim njohje dhe

anëtarësime të reja në mekanizma ndërkombëtarë, më datë 27 shkurt 2018, Agjencia Kosovare e Akreditimit përjashtohet nga “Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”. Për njoftim të opinionit, ky Regjistër është entiteti i parë ligjor në kuadër të Procesit të Bolonjës, i përbërë nga shtetet anëtare të Procesit të Bolonjës. Ky institucion evropian siguron që agjencitë e akreditimit përmbushin standardet ndërkombëtare të cilësisë në arsimin e lartë. Kosova ka qenë shteti i parë nga rajoni që është bërë pjesë e këtij institucioni dhe ka qenë përfituesja më e madhe e donacioneve për arsim të lartë, duke sjell ekspertizën ndërkombëtare në Kosovë, dhe mobilitet të studentëve dhe stafit akademik. Por, kjo tani është histori. Shkarkimi i papritur i Bordit në shtator 2017 qoi në përjashtimin e kësaj Agjencie nga ky institucion evropian.

Vendimi i Regjistrit Evropian të Cilësisë merr për bazë shkeljet në procesin e shkarkimit të Bordit dhe propozimin e Bordit të ri.

E para, sipas nenit 7, pika 1, të Ligjit për Arsimin e Lartë, Agjencia e Akreditimit është e pavarur në hartimin e standardeve të cilësisë. Vendimet e saj nuk duhet të vihen në pikëpyetje nga palët e treta, sepse kjo konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë e saj. Kështu që sipas vendimit të Regjistrit Evropian të Cilësisë, me shkarkimin e Bordit, kjo Agjenci e ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome.

E dyta, ligji për Arsimin e Lartë, Neni 7, pika 5, thotë: “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet t’i raportojë Kuvendit”. Është obligimi ligjor i Ministrit për të raportuar në Kuvend, i cili nuk është përmbushur.

Në letrën e Ministrit drejtuar Regjistrit Evropian të Cilësisë, theksohet se shkarkimi i Bordit është bërë me kërkesë të Kryeministrit bazuar në informata konfidenciale për veprime jo ligjore të anëtarëve të Bordit. Do të ishte mirë që Kryeministri dhe Ministri të përgjigjen në pyetjet në vijim për të ndihmuar vendimmarrjen e këtij Kuvendi:

1. Cilat janë këto informatat konfidenciale? 2. A ka pasur Ministri qasje në këto informata? 3. A janë vënë në dijeni anëtarët e Bordit për arsyet e shkarkimit? 4. Në letrën e Ministrit drejtuar Presidentit të Regjistrit Evropian të Cilësisë,

thuhet se “informatat konfidenciale” nuk vlejnë për të gjithë anëtarët e Bordit. Atëherë duhet dhënë përgjigje se përse është shkarkuar i tërë Bordi dhe a janë ndërmarrë veprime ligjore ndaj atyre anëtarëve të Bordit që kanë bërë shkelje?

5. Cilat janë arsyet për shkarkimin e anëtarit austriak të Bordit, z.Chritian Tauch, i emëruar në Bord vetëm dy muaj më herët?

6. Si ka kuptim të shkarkohet anëtari amerikan i Bordit, z.Herb Amato, i cili pastaj është propozuar përsëri në Bordin e ri?

Vendimi i Regjistrit Evropian të Cilësisë ka rezultuar edhe për shkak të komunikimit jo adekuat të tyre me autoritetet kosovare. Sipas statutit të Regjistrit Evropian të Cilësisë,

Page 16: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 16 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

agjencitë anëtare obligohen të raportojnë për ndryshimet që bëjnë nëse ato ndryshime do të kenë ndikim në anëtarësimin e tyre në këtë institucion. Ministria e Arsimit e ka pranuar një kërkesë nga Regjistri Evropian i Cilësisë në tetor 2017 për ofrimin e informatave lidhur me shkarkimin e Bordit. Pastaj edhe një shkresë tjetër në dhjetor 2017, ku Ministria është informuar se Regjistri Evropian i Cilësisë është duke bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm të Agjencisë. Në vendimin për përjashtim është theksuar se emërimi i anëtarëve të rinj të Bordit nuk është transparent.

Është e papranueshme që për pesë muaj (nga tetori 2017 deri në shkurt 2018) nuk është ndërmarrë asgjë për të shmangur përjashtimin. Sot nuk do ta kishim këtë situatë sikur të ndërmerreshin këto veprime:

1. Ministri të raportonte në Kuvend për shkarkimin e Bordit, 2. Kryeministri dhe Ministri të ndërmerrnin veprime për shkeljet e pretenduara të

ish anëtarëve të Bordit, 3. Pas këtyre veprimeve, të sigurohej një proces transparent në përzgjedhjen e

anëtarëve të ri të Bordit. Duke qenë se këto veprime nuk janë ndërmarrë, natyrshëm ngriten dyshime për

motivet e këtij shkarkimi, këtu në Kuvendin e Kosovës, e lëre më nga ana e Regjistrit Evropian të Cilësisë. Tani jemi në fazën e ankimimit të vendimit.

Në pikën 12.1 të Rregullores për Aplikim të Regjistrit Evropian të Cilësisë, theksohet se “arsyet e mundshme për ankesa kufizohen vetëm në gabimet procedurale që mund të kenë ndikuar në dëmtimin e gjykimit të Regjistrit Evropian të Cilësisë. Mospajtimet e thjeshta me vendimin e Komitetit të Regjistrit nuk përbëjnë arsye të vlefshme për ankesë”. Pra, ankesa mund të bëhet vetëm nëse dëshmitë e ofruara nga Agjencia dhe Ministria nuk janë marrë parasysh nga Komiteti i Regjistrit Evropian i Cilësisë. Dëshmi të reja nuk do të pranohen. Rrjedhimisht, Agjencia dhe Ministria nuk janë në pozitë të apelojnë vendimin për përjashtim. Kështu që, është e pamundur që ky vendim të shfuqizohet shpejt dhe të kthehet situata e para 27 shkurtit 2018.

Por, cilat janë pasojat e këtij vendimi? E para, ky përjashtim mund të ndikojnë në punësimin sezonal në Evropë të të

diplomuarve dhe të atyre që vijojnë arsimin e lartë. E dyta, rrezikohet referencimi i Kosovës në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, që ka

qenë ndër arritjet e mëdha të sistemit të arsimit dhe aftësimit të Kosovës gjatë vitit 2016-2017 të Qeverisë Mustafa. Në faqen 19 të raportit vjetor të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për vitin 2016, thuhet se “Kosova duhet pas një viti të raportojë për progresin në implementim të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve para grupit këshillëdhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, në të kundërtën tërhiqet referencimi”. Tashmë dihet se ky raportim është shtyrë për mbledhjen e 48 të Këshillit të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, që pritet të ndodhë këtë pranverë. Tanimë, Agjencia Kosovare e Akreditimit rrezikon që seriozisht të përjashtohet edhe nga ENQA, e cila e ka vënë Kosovën në një lloj suspendimi, që pasohet nga një vlerësim i jashtëzakonshëm i situatës.

E treta, janë bërë dëme serioze në arsimin e lartë në Kosovë.

Page 17: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 17 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

Në institucionet e arsimit të lartë, sidomos në ato private, ka humbur kontrolli lidhur me numrin e studentëve të pranuar brenda afateve të parapara me rregullore të Agjencisë.

Është devalvuar procesi i akreditimit.

Nëse në muajt në vijim nuk kryhet procesi i akreditimit/ri-akreditimit, plot institucione të arsimit të lartë nuk mund të shpallin konkurs për studentë të ri në vitin akademik 2018-19.

E katërta, me këtë përjashtim dëmtohet:

Njohja e diplomave në shtetet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Mobiliteti i studentëve dhe mësimdhënës të Kosovës në universitete evropiane.

Njohja e kredencialeve akademike të stafit akademik.

Bashkëpunimi ndërkombëtarë i institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës.

Mobiliteti i studenteve të huaj në Kosovë dhe njohja e studimit në Kosovë nga ana e tyre.

Sot është koha ta vëmë interesin e fëmijëve tonë para interesave partiake. Sot këtu është vendi të dëshmojmë këtë, duke lëvizur nga frazat politike, drejt vendimeve që hapin perspektivë për arsim cilësor.

Rekomandimet që propozojmë të votohen janë këto: 1. Ministri të raportojë në Kuvend për: (i) arsyet e shkarkimit të Bordit, (ii)

veprimet që ka ndërmarrë ndaj ish anëtarëve të Bordit për shkeljet që ata kanë bërë, dhe (iii) Implikimet e vendimeve jo ligjore të ish anëtarëve të Bordit lidhur me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

2. Në afatin më të shkurtër, Ministri të aprovojë Udhëzimin Administrativ që përcakton kriteret dhe procedurën transparente dhe konkurruese për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit, dhe bazuar në këtë Udhëzim Administrativ, lista e anëtarëve të ri t’i sillet Kuvendit për aprovim.

3. Të fillojë menjëherë hartimi i një Ligji të ri për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, i cili siguron autonominë e Agjencisë.

4. Të fillojë hartimi i një ligji që qartësisht e sanksionon diskriminimin, politizimin dhe nepotizmin në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Page 18: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 18 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

3. Seanca e Kuvendit të Kosovës për Ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të shpreh

kënaqësinë që, më në fund, gati tre vjet pas nënshkrimit, Kuvendi i Kosovës është mbledhur për ta votuar marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me këtë shtet fqinj, shtet mik, anëtar të NATO-s, që ka njohur shtetin e Kosovës qysh në fillim, pa asnjë hezitim. Për dallim prej herës së kaluar, seanca e sotme, siç po shihet, do të zhvillohet pa gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj Kryeministrit, deputetëve dhe policisë. Njëri nga ata që nxiste dhunë sot është Kryeministër. Por, ne nuk do ta sulmojmë atë, edhe pse kemi të drejtë morale për ta bërë. Për më tepër, kësaj radhe, si duket, nuk ka plan për të lejuar futjen e gazit në Kuvend. Sidoqoftë, Lidhja Demokratike i gëzohet faktit që Kuvendi i Kosovës sot nuk po bëhet gaz i botës.

Ne besojmë se marrëveshja është e drejtë. Përmes neneve 7, 9 dhe 11 të marrëveshjes, palët obligohen që të rishikojnë marrëveshjen në rast se paraqiten fakte të reja. Pra, formohen Trupa të Përbashkëta për të shqyrtuar faktet e reja. Nëse faktet validohen, atëherë përpilohet marrëveshje e re, dhe shkohet në procedurë të re të ratifikimit. Prandaj, Lidhja Demokratike e ka mbështetur qysh në fillim. Prandaj, miqtë tanë na kanë mbështetur në këtë proces. Lidhja Demokratike është parti e themeluar nga Presidenti Rugova. Kauza jonë për shtet të pavarur dhe sovran ka nisur para tri dekadash. Asnjëherë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë veprime në dëm të shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht a jemi në opozitë apo në pushtet, të cilën gjë nuk mund ta them për disa parti që janë në Kuvend.

Deklarata e Presidentëve, është konfirmim i marrëveshjes, i neneve 7, 9 dhe 11. Ndërkaq, marrëveshja është ajo e vitit 2015. Asnjë shkronjë e asaj marrëveshje nuk ka ndryshuar. Por, rrethanat ka ndryshuar. Dhe më vjen mirë që tani po mbështetet nga një pjesë e opozitës së atëhershme. Megjithatë, qytetarët kanë mbetur të izoluar për tri vite. Dhe është vënë në pikëpyetje gatishmëria e shtetit të Kosovës ndaj obligimeve ndërkombëtare.

Kolegët e Vetëvendosje e dinë se ratifikimi i kësaj marrëveshje siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Marrëveshja kontribuon në rritjen e dinamikës të proceseve euro-integruese të Kosovës. Marrëveshja hap rrugë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në frymën e asaj që thashë më lartë lidhur me nenet 7, 9 dhe 11 të marrëveshjes, unë ju garantoj se ne do të jemi këtu, që bashkë me juve, të sjellim prapë këtë marrëveshje për ratifikim nëse ka fakte të reja. Pa votën e juaj, ratifikimi i kësaj marrëveshje varet nga Lista Serbe. Prandaj, ju ftoj të na bashkoheni që të shmangim rrezikun e koncesioneve të dhimbshme për Kosovën për të ratifikuar këtë marrëveshje.

Kur Lidhja Demokratike e përkrahte këtë marrëveshje, Z.Haradinaj përdorte fjalë fyese ndaj Lidhjes Demokratike dhe Kryetarit Mustafa. Nuk do të merrem me to. Ato fyerje le të mbesin në ndërgjegjen e tij.

Por, çfarë duhet të bëjë Z.Haradinaj pas ratifikimit të marrëveshjes? Unë nuk do t’i referohem zakonit, sepse është i ashpër në këso situata. Por, me rregullat e demokracisë,

Page 19: Faqe 1 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars ... · hyrje Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (GP-LDK), i përbërë nga 27 deputetë, po luan

Faqe 19 | Publikimi tre mujor ∙ Viti I ∙ Nr.2 ∙ Janar-Mars 2018 Grupi Parlamentar

pas ratifikimit të marrëveshjes, ai duhet të japë dorëheqje, Kuvendi duhet të shpërbëhet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, dhe sovrani le të vendos se kush e udhëheq Kosovën drejt integrimeve evropiane.

Kosovës i duhet një qeveri normale, që punon për qytetarët e jo për politikanët. Kosovës i duhet një qeveri pro-evropiane, civilizuese, me të cilën qytetarët ndihen mirë, të cilën Lidhja Demokratike mund ta sigurojë. Qeveria e Re do ta kthejë debatin në Kuvendin e Kosovës për jetën e qytetarëve, për shëndetësi, për arsim, për punësim, për bujqësi, për biznes, për njohje të reja, për ushtrinë, për integrimin e komuniteteve, për avancimin e agjendës evropiane. Nuk do të ketë debat për fatin e politikanëve, apo për pagat e tyre, siç kemi parë në këta muaj të qeverisjes fatkeqe për vendin.

Më lejoni që edhe një herë të konfirmoj mbështetjen unanime të deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike për këtë marrëveshje. Të konfirmoj gjithashtu mbështetjen për Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, e cila bazuar në këtë marrëveshje, shpreh vullnetin e dy shteteve, që në mirëbesim, të adresojnë kontestet eventuale. Na vjen mirë që koalicioni qeverisës, përfshirë edhe partinë e Kryeministrit, është pajtuar që i gjithë dokumentacioni zyrtarë i Komisionit Shtetëror, i aprovuar në Qeverinë e Kosovës në mandatin e kaluar dhe në këtë mandat, të jetë në dispozicion VETËM për orientim të deputetëve. T’i lëmë deputetët, që duke pasur parasysh të gjitha argumentet në këtë dokumentacion, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Unë ju ftoj që të tejkalojmë dallimet dhe të shohim interesin e qytetarëve.