fehmi agani fakulteti i edukimit programi parashkollor e diplomes1.pdf · e krijuar nga artisti,...

25
UNIVERSITETI I GJAKOVES FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla Tema; Rëndësia e roleve teatrale dhe kontrollimi i emocioneve të fëmijëve Mentor: Ilir Muharremi Kandidatja: Valmire Hoxhaj Gjakovë, Qershor 2018

Upload: others

Post on 24-Sep-2019

30 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

UNIVERSITETI I GJAKOVES

FEHMI AGANI

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI – PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Lënda: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla

Tema; Rëndësia e roleve teatrale dhe kontrollimi i emocioneve të fëmijëve

Mentor: Ilir Muharremi Kandidatja: Valmire Hoxhaj

Gjakovë, Qershor 2018

Page 2: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

2

Valmire Hoxhaj UGj. Fakulteti i edukimit Prog.Para Gjakovë 2018

Ky punim diplome u mbrojt_____________ para Komisionit vlerësues në përbërje

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ______________

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1. ____________

2. ____________

3. ____________

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit Bachelor i

Edukimit – Drejtimi Parashkollor.

Page 3: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

3

Përmbajtja:

1. Hyrja………………………………………………..4

2. Teatri I kukullave………………………………….5

3. Kukulla teatrale……………………………………6

4. Llojet e kukullave………………………………….8

5. Muzika……………………………………………..13

6. Skenografia………………………………………..15

7. Kostumografia…………………………………….15

8. Roli…………………………………………………16

9. Kontrollimi i emocioneve tek fëmijët……...……..18

10. Fëmijët dhe emocionet………………………….....22

11. Përfundimi……………………………………..…..23

12. Literature…………………………………….…….24

13. Autobiografia…………………………………..…..25

Page 4: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

4

HYRJE

Fëmijët që në vitet e para të jetës lidhen ngushtë me kukullat sepse ata tërhiqen shumë kur i japin

jetë fenomeneve dhe sendeve. Kukulla mund të thotë atë çka mendon fëmija, por nganjëherë

është vërejtur se edhe më të rriturit frekuentojnë teatrin e kukullave sepse ky art është i lidhur

ngushtë me simbolet e legjendës dhe zakonet e së kaluarës dhe së tashmes. Kukullat mund të

përdoren për të forcuar marrëdhëniet sociale të fëmijëve dhe për të plotësuar personalitetin e

tyre. Për këtë arsye në të gjithë botën kukullat përdoren gjerësisht, sepse në këtë mënyrë fëmijët

mund të shprehin ndjenjat dhe opinionin e tyre. Të tilla shfaqje përbëjnë një mjet të mirë për

mësimin e tregimeve dhe legjendave historike dhe ndihmojnë në njohjen më të thellë të tyre.

Pedagogjia, shkolla dhe teatri janë të gjitha mjete për të stimuluar kreativitetin apo mirëkuptimin

dhe metodat e të mësuarit. Arsimi dhe teatri janë institucione me një qëllim të përbashkët: nga

njëra anë, arsimi është në qendër të veprimtarisë edukative të njerëzve (nxënësve) me të gjithë

potencialin e tyre për t'u zhvilluar; teatri ka të njëjten objektiv nëpërmjet aktiviteteve që

stimulojnë zhvillimin e kreativitetit dhe veprimit.

Page 5: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

5

1. TEATRI I KUKULLAVE

Të jemi fëmijë apo të rritur, në jetën e shumicës prej nesh ka kaluar një shfaqje apo tregim me

kukulla. Ata që janë pak në moshë të thyer kur e përmend kukullën në mendje u vjen menjëherë

“Pinokio”, me hundë të gjatë, faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Edhe fëmijët e sotëm kanë

personazhe të ndryshme të kukullave. Zanafilla e artit të kukullave përkon me kohërat kur njeriu

filloi të merret me gdhendjen e drurit. Gjatë këtij procesi kukullat dhe shfaqjet me kukulla kanë

vërtetuar veten si një art më vete dhe nuk mbetën të kufizuara vetëm me lodra prej druri të cilat i

lëviznin me penj. Brenda artit të kukullave sot kemi teatro të hijeve, shfaqje kukullash, kukulla të

prodhuara nga materiale të ndryshme dhe natyrisht kukulla të bëra me kompjuter.

Në këtë art bëjnë pjesë edhe vantrologët (njerëzit që të lënë përshtypjen sikur flasin me bark) me

kukullën e tyre në prehër. Ndoshta për shkak se bota e kukullave mendohet në përgjithësi bashkë

me fëmijët, shfaqjet me kukulla bëhen me lloje të pasura dhe të kënaqshme të kukullave.

Por, me shtimin e llojllojshmërisë së kukullave ka ndryshuar edhe përceptimi i tyre. Në tërë

botën filluan të jepen shfaqje me kukulla, ku kemi ndërthurjen e disiplinave të videos, kërcimit

dhe muzikës. Shembujt e satirës dhe ironisë që demonstrohen në këto shfaqje rritën moshën e

grupit të shikuesve. Edhe artistët e kukullave, së bashku me anën fëmijërore, me këto shfaqje

mundohen të tregojnë se këto shfaqje me kukulla nuk janë vetëm për fëmijë.

Mendohet që teatrot e para të kukullave kanë lindur në Kinë, me kukullat hije, por duket se

shfaqjet me kukulla kanë ekzistuar shumë herët dhe në shumë vende njëherësh, ndoshta përpara

teatrit të hijeve.

Teatri i kukullave është përmendur në shkrimet e Aristotelit dhe të Platonit, dhe kukullat kanë

qenë pjesë e historisë njerëzore. Kinezët i bënin kukullat nga lëkura e gomarit apo e deleve,

derrave ose peshkut. Në shekullin e XVI, teatri i kukullave ekzistonte në të gjithë Evropën.

Page 6: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

6

2. KUKULLA TEATRALE

Kukulla – e pa shpirt, instrument i punuar artistikisht nga njeriu. Aktori luan me instrument.

Tingëllon çuditshëm, jashtëzakonshëm. Kjo i përngjet asaj që ndodh në botën e muzikës. Vetëm

muzikantët e përdorin organin e vet natyral- aparatin e zërit- ata këndojnë. Të tjerët kërkojnë

ndihmën e instrumenteve – të violinës, trumbetës, flautit, fagotit. Të cilat thuajse artistikisht

prodhojnë tingullin e zërit të njeriut. Ngjashmëria e kukullës me instrument muzikal qëndron

edhe në atë , që natyra, jeta nuk të mëson ta zotërosh trupin, fytyrën, zërin. Që të luash me

kukull, të krijosh me të figurë (shprehje) skenike, duhet mësim special, të fitosh shprehi të

veçanta.Por, instrumenti muzikor, sado i mirë të jetë – ai është vetëm instrument, mjet teknik. E

kukulla, pos asaj, vetëprodhim i artit, figurë artistike. Ajo është bërë nga krijuesi, i ardhur nga

një sferë tjetër, jo teatrale. E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ.

Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë artistët gjithashtu marrin pjesë në krijimin e

spektaklit. Ata për aktorë i bëjnë skicat e kostumeve, të grimit, të skenës. Po me çka dallojnë ata

nga artistët e teatrove të kukullave? Në të gjithë teatrot , pos atyre të kukullave, arti figurativ

është art-ndihmës. Ai e pasuron artin e aktorit, thuajse e vizaton trupin e gjallë të aktorit dhe

krijon rrethin material dhe figurativ, në të cilin ai (aktori) duhet të veprojë. Edhe në teatrin

dramatik, edhe në komedinë muzikore mund ta shikosh provën e shfaqjes pa kostume, pa grim

dhe dekor. Në bazë, si rregull, çdo gjë do të jetë e qartë. Në teatrin e kukullave kjo është e

pamundur. Këtu aktori nuk do të ketë me çka të luajë, derisa artisti të mos ia sjell prodhimin e

vet kukullën. Sepse kukulla nuk është formë e krijimtarisë së aktorit. Ajo është prodhim më vete

(i pavarur) i artistit figurativ, e ndarë nga aktori dhe principielisht e pavarur nga të dhënat e tij

natyrore. Rëndësia e veçantë e artistit në teatrin e kukullave dëshmohet edhe me atë, që shikuesi

takohet me figurën skenike, e sheh në skenë jo aktorin, por veprën e artistit – skulptorit. Kështu

rëndësia e kukullës teatrale, si instrument i aktorit-kukullar, mund të precizohet kështu: kukulla -

instrument artistik i aktorit. Me këtë emërtim ne e dallojmë atë nga instrumenti muzikor dhe nga

cilido instrument tjetër skenik.

Në skenën kukullore (fjalë e krijuar nga unë) takohen dy krijues të figurës (shprehjes) skenike-

aktori dhe artisti (piktori, skulptori), përfaqësuesi i artit teatral dhe përfaqësuesi i artit

figurativ.Në fazën e caktuar të punës, në rezultatin e formimit të paramendimit të përbashkët,

artisti ja jep aktorit kukullën. Aktori e ka marr atë dhe tani duhet ta shndërrojë në figurë

Page 7: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

7

përfundimtare skenike.

Kjo d.m.th, figurës së madhe apo në formë pllake, që ekziston vetëm në hapësirë, ai duhet t’i

japë në kohë ta kyç atë në procesin hapësinor-kohor: në formë tjetër figura skenike nuk mund të

ekzistojë.Aktori vë kukullën në lëvizje, dhe këtu ndodh një nga mrekullitë e artit të teatrit të

kukullave-mrekullia e ngjalljes.

Figura që ka pritur përnjëherë jep iluzionin e krijesës së gjallë. Nuk është e rastit që fëmijët e

vegjël, e gjithashtu edhe shtazët p.sh macet ju frikohen kukullave, të vëra në lëvizje duke i

konsideruar të gjalla.

Të gjitha shfaqjet e llojllojshme dhe të pakufishme të jashtme të punës së trurit të njeriut shpijnë

te një fenomen i vetëm – lëvizjen e muskujve, thoshte Secenov. A qesh fëmija me një lloj lodre,

a buzëqesh Garibaldi, kur e ndjekin për dashurinë e madhe që ka ndaj atdheut, a dridhet vasha

kur kujton dashurinë e parë, a i shpall Njutoni ligjet botërore dhe i shkruan në letër gjithkund

fakti përfundimtar është lëvizja e muskujve.

Page 8: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

8

3. LLOJET E KUKULLAVE

Për dallim nga veprimi fizik i vetë aktorit, veprimin skenik të kukullës duhet ta quajmë veprim

plastik. Po çka është kukulla? Ajo është prej leckash dhe letrash. Ajo ka formë plastike të

skulpturës dhe mundësinë potenciale për të lëvizur. Në shkrirjen e veprimit të brendshëm të

aktorit me lëvizjet plastike të kukullës arrihet veprimi plastik i aktorit të teatrit të kukullave. Ky

veprim lind në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është rezultat jo vetëm i forcës natyrore njerëzore

të aktorit, po në masë aspak më të vogël edhe të veçorisë së mjeshtërisë profesionale. Veprimi

këtu është në të njëjtën kohë edhe natyral, edhe artistik. Njëherësh veprimi fizik i aktorit në

teatrin e kukullave gjithashtu merr forma të jashtëzakonshme, artistike-bëhet ndërmjetësues mes

veprimit psikologjik të aktorit dhe veprimit plastik të kukullës.

3.1 Kukullat

Kukullat janë objekte të animuara ose prezantojnë figura të animuara që manipulohen nga një

person. Ato përdoren në një teatër kukullash, një lojë ose një prezantim e cila është një formë e

vjetër e teatrit. Ka shumë variante kukullash të cilat realizohen me një sërë materialesh, që varën

nga forma e tyre dhe nga mënyra e përdorimit. Ato mund të jenë shumë komplekse ose shumë të

thjeshta në ndërtim. Ato gjithashtu mund të jenë edhe objekte të gjetura.

3.2 Llojet e pupacëve

Teatri i kukullave për nga natyra është fleksibil dhe një mjet për të përdorur fantazinë.

Shumë kompani punojnë për të krijuar forma të ndryshme pupacësh, ku inkorporojnë

objekte reale në performancat e tyre.

Page 9: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

9

3.3 Kukullat me dritë në sfondin e zi

Janë një formë kukullash, të cilat krijohen me drita ultravioletë, e cila thekson ngjyrat e kukullës

dhe fsheh aktorin që e mban. Mbajtësi i kukullës (aktori) performon me uniformë të zezë, në një

sfond të zi.

Aktori i lëviz kukullat nën efektin e dritës, ndërkohë që pozicioni i tij është i padukshëm në

sfondin e zi. Kukulla të madhësive të ndryshme mund të përdoren në mënyra të ndryshme shumë

interesante.

3.4 Kukullat prej druri

Këto kukulla përgatiten duke gdhendur drurin. Përdoreshin në dritën e skenës mbi sfondin e zi.

3.5 Karnavalet ose kukullat trupore

Zakonisht janë të menduara të jenë pjesë e një spektakli të madh. Zakonisht ato përdoren nëpër

parada dhe demonstrime dhe janë në përmasat e njeriut real ose shumë më të mëdha.

Page 10: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

10

3.6 Kukullat me gishta

Një variant shumë i thjeshtë kukullash janë kukullat me gishta. Ato janë të ndërtuara nga një

cilindër në formën e gishtit dhe nuk ka pjesë lëvizëse. Kjo formë kukulle ka aplikim të kufizuar,

dhe kryesisht përdoret në parashkollor.

3.7 Kukullat me thes

Kukullat e formuara nga një thes ku në të dyja anët i vendosen duart. Ato të japin mundësi të

krijosh lëvizjen e duarve duke luajtur herë njërën anë e herë tjetrën. Dhe të japin përshtypjen e të

folurës. Elementet e tjerë si sytë goja etj, vendosen për ti bërë më realiste. Ato janë të thjeshta për

tu bërë dhe për tu përdorur. Kryesisht ato përdoren në shfaqje satirike dhe për fëmijë.

Page 11: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

11

3.8 Kukullat e dorës

Këto janë kukulla që kontrollohen nga një dorë e cila zë vend në brendësi të saj. Te kjo lloj kukulle

mund të kontrollosh gojën, lëvizjen e duarve, të kokës, të trupit. Kukullat e dorës mund të

përgatiten me çorape, me doreza prej cope apo me doreza prej letre.

Page 12: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

12

3.9 Marionetat

Këto kukulla kontrollohen nga një numër fijesh, të cilat mblidhen në një pikë kontrolli që

komandohet nga mbajtësi. Kontrolli mund të jetë horizontalisht ose vertikalisht. Fijet kryesore

ndodhen në kokë, në shpinë, duart( për të kontrolluar krahët) dhe në gjunjë (për të kontrolluar

këmbët). Është një formë komplekse dhe e sofistikuar për tu përdorur.

3.10 Marotte

Është një kukull rruge që qëndron në krahun e personit që e mban. Zakonisht ato kanë një fije që

e mban aktori për të lëvizur gojën e kukullës kur flet.

3.11 Kukullat hije

Figura të prera dhe që mbahen midis burimit të dritës dhe një ekrani të tejdukshëm. Hijet e

kukullave krijojnë siluetë të plotë ose mund të dekorohen me detaje të ndryshme.

Page 13: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

13

4.MUZIKA

Teatri i kukullave nuk mund të mendohet pa muzikë. Muzika gjithkund e përcjell atë dhe shpesh

bëhet shpirti i shfaqjes, duke mos folur tanimë për ato zhanre të teatrit të kukullave, si opera e

kukullave, baleti i kukullave, pantomima muzikale ose pika muzikale koncertale. Thënë shkurt,

muzika merr pjesë në të gjitha zhanret e kukullave. Kjo paraqitet si rrjedhë e natyrës sintetike të

mjeshtërisë së teatrit të kukullave, e cila i shfrytëzon të gjitha format teatrale, mjetet dhe

mënyrat, vetëm se ato nuk duhet t’i pengojnë specifikës bazë. Nëse ka pauza, gjatë të cilave

tingëllon fjala, atëherë ato fjalë janë shpesh strukturë muzikale ritmike e spektaklit. Ato thuajse e

zëvendësojnë muzikën, duke mos e ndërruar ritmin.

Ritmi muzikal – shpirti i pantomimës dhe këndimit muzikal është gjithashtu bazë për vallëzim.

Vallëzimi është pjesë organike për natyrën lëvizëse të teatrit të kukullave. Kukulla në këtë rast i

ka madje disa përparësi në krahasim me njeriun. Në vallëzim ajo është e zonja të bëjë mrekulli.

Këndimi, fjala e ritmizuar në muzikë, pantomima muzikale, loja, janë format e qarta të paraqitjes

së muzikalitetit në teatrin e kukullave. Ngjyra, vija, forma plastike, muzika, koloriti janë ngushtë

të lidhura mes vete.

Aktori pa kukull

Aktori pa kukull paraqitet në skenë lehtë dhe natyrshëm. Ai nuk ka ardhur nga askund, ai ka

qenë gjithnjë atje, vetëm atë e ka fshehur perdja. Ju ka dashur vetëm të bëjë një hap në skenë,

dhe atë e ka parë shikuesi. Me siguri, dikur, duke e mbajtur kukullën e vet në duar dhe duke e

shikuar me dashuri atë, kukullari shumë herë është përpjekur të bisedojë me të. Fantazia e

kthjelltë dhe zotësia e kukullarit kanë bërë çudi. A mund të thuhet për sukullarin, i cili në të

njëjtën kohë luan vetë me kukull, si ai luan si aktori pa kukull? Po, gjithsesi, sepse, duke luajtur

me kukull si kukullar, ai njëherësh luan gjithashtu edhe me mjete të teatrit dramatik.

Ai në këtë rast është edhe aktor me kukull edhe aktor pa kukull. Kukullarit sot i duhet ta zotërojë

edhe mjeshtrin e artit dramatik. Është edhe qëllim i paraqitjes në skenë të aktorit pa kukull.

Aktori kukullar fillon nganjëherë t’i tregojë shikuesit procesin e formimit të kukullës, të skenës

ose të teknikës skenike, duke i zbuluar me këtë rast sekretet jo të veta, por të piktorit. P.sh baba

Karlo para syve të shikuesve e punon kukullën Buratino. Detajet e kukullës janë të përgatitura

Page 14: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

14

më parë, por ai i “Zdrukthëton”, mpreh, i ngjet njërën me tjetrën, si artist i vërtetë. Ose në

spektaklin e regjisorit Jan Vilkovski “Aventurat e Ginjolit”, kukullat vetë vendosin paravënin

dhe dekorin. Nganjëherë aktorët pa kukulla para shikuesve e rregullojnë në skenë dekorin dhe

veglat teknike, duke i tërhequr kureshtarët në vetë procesin e rregullimit të tyre. Në disa raste

aktori në skenë e bënë skicën e dekorit ose të kukullës, të cilat pastaj i realizon, thuajse donë ta

bëjë të ditur se, kukullari është gjysmë aktor, gjysmë artist figurativ. Kështu aktori pa kukull

fillon ta imitojë kukullën në reagime dhe lëvizje. Gjatë kësaj ai fiton ngjashmëri me mimikën ose

aktorin bashkëkohor me maskë. Nevojitet përputhshmëria si për kah kontrasti ashtu edhe për kah

ngjashmëria. Koordinimi sipas ngjashmërisë i përshtatet vetë kuptimit të shkrirjes, sintezës së dy

fillimeve – të gjallës dhe artistikes. Këtu paraqitet gjithashtu mbretërimi i aktorit, duke tentuar

t’ia nënshtrojë të gjitha kukullës, t’i sjellë të gjitha, çka ka në skenë, kah një stil i vetëm.

5.SKENOGRAFIA

Me skenografi kuptohet trajtimi i hapësirës skenike prej piktorit të teatrit duke e pajisur atë me

dekoret e mjediseve ku zhvillohen ngjarjet, dritat dhe ngjyrat, sendet, mobiliet , pëlhurat e

ngjyrosura etj. Skenografi bashkëpunon ngushtë me regjisorin për zgjidhjen e hapësirës skenike,

të sheshit skenik ku do të lëvizin aktorët si dhe për gjetjen e figurshme. Ajo mban parasysh tri

funksionet kryesore të saj: funksionin përshkrues, funksionin e mizanskenës dhe funksionin

interpretues. Këto lidhen me gjendjen konkrete dhe zhvillimet e vetë teatrit nga koha në kohë.

Skenografia duhet të sjellë një shëmbëlltyrë të vendit ku zhvillohen ngjarjet. Ajo mund të jetë e

vërtetë, jetësorë, historike, por edhe reale, virtuale, simbolike, një produkt i fantazisë dhe

imagjinatës. Mënyra se si paraqitet dhe zgjidhet vendi i veprimit varet nga stili dhe trajtimi

regjisorial; nga prirjet e teatrit, shijet, koha, arritjet teknologjike, mundësitë manovruese të

makinerive etj. Ndërkohë skenografi krijon sheshin e veprimit ku vendosen dhe lëvizin aktorët, e

quajtur ndryshe arkitektura e skenës, ku krijohet mizanskena. Sheshi mund të jetë i pjerrët, me

shkallë, me kate, edhe horizontalisht edhe vertikalisht njëherësh, i copëzuar apo unik etj.

Page 15: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

15

Dekoret; Quhen të gjitha ato që duken dhe përdoren në skenë për të paraqitur vendin se ku kryhet

një veprim. Ato përfshijnë fasadat e mjediseve urbane, gjësendet e varura, sheshet e pikturuara,

ambientet e krijuara me gdhendjet, arkitekturën.

6.KOSTUMOGRAFIA

Kostumet janë ndër elementet me karakter historik dhe përshkrimor. Në mjaft raste, edhe me

karakter simbolik dhe alegorik. Raportet kostum-personazh, kostum-kostum, kostum-dekor

vendosen nga kostumografi në unitet mendimi me autorin, regjisorin, aktorin. Raporti i dytë dhe

ai i tretë mbartin dhe shprehin kryesisht aspektet formale të ndërtimit koloristik të shfaqjes.

Problemi thelbësor është kuptimi i raportit kostum-personazh, falë të cilit përshkruhet përkatësia

e tij në kohë, ajo nacionale, shoqërore, etnike, ekonomike etj. Modelime imagjinatave të

kostumit është e dobishme të bëhen, por, nga ana tjetër, ato nuk duhet të çojnë në shfytyrime, të

cilat nuk respektojnë stilin e jetës dhe kohës që përshkruhet në pjesën. dramatike. Termi

“Kostumografia”(costumography ) rrjedh nga fjala greke që do të thotë : Costume-veshje dhe

graphos-përshkrim, vizatim , shkrim etj, etj…

Kostumografia është disiplinë e vizatimit dhe formimit të veshjes për film ,shfaqjes teatrale si

dhe arteve të tjera skenike.

Veshja në përgjithësi ishte dhe do të jetë komponentja kryesore e gjithë njerëzimit , e cila

gjithashtu pasqyron kulturën e popujve të ndryshëm të botës. Që nga periudha e njerëzimit , kur

njeriu filloi të ekzistojë , veshja zhvillohet paralelisht me te. Pra, veshja merr forma historike të

zhvillimit të saj, duke filluar nga antikiteti, e gjerë tek bashkëkohorja.

Kur themi forma historike nënkuptojmë edhe ndarje të veshjes sipas shteteve, (popujve të atij

shteti), ku edhe bëhet njohja e sakte e veshjes së tyre .Përmes veshjes njihemi me kulturën e atij

populli, mënyrën e jetesës së tyre,anën ekonomike ,politike, pozitën gjeografike të atij vendi

(motivet në veshje format dhe ngjyra e tyre) , e shumë karakteristika të tjera që e vecojnë një

shtet prej tjetrit.

Veshjen në përgjithësi mund t`a ndajmë në kategori si p.sh. : ato festive, tragjike, brenda

shtëpisë, përditshme, zyrtare, si uniforma në punë , në ato shkollore ( ciklit fillor dhe të

mesëm),.. të gjitha këto të cilat shërbehen në veshje për film, teatër dhe arte të tjera skenike.

Page 16: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

16

Kostumografia për teatër , nga njëra anë ,njëkohësisht fillon dhe zhvillohet paralelisht me

paraqitjen dhe zhvillimin e dramaturgjisë ,lojës së aktorëve dhe regjisë.

7.ROLI

Roli - mund të performohet spontanisht gjatë aktrimit, ngase mund të imponohet me rivalitet

apo imitim, duke mësuar ose identifikuar vetveten me dikë apo diçka. Në procesin e shqyrtimit,

miratimit dhe zhvillimit apo realizimit të rolit të tyre shpesh është konstatuar që shfaqja

zakonisht përfundon me të papritura, duke transformuar dhe plotësuar rolin .

Për shembull, kur një fëmijë të marrë një rol për të aktruar, ai zakonisht është në kërkim për të

përfituar ndonjë rol tjetër.

Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes: “Cili është roli i situatave të veçanta jetësore”, kjo është edhe

arsyeja pse janë zhvilluar role për situata të ndryshme dhe të kundërta me ç’rast krijohen një sërë

rolesh të përshtatshme për situata të ndryshme jetësore.

E gjithë kjo mund të shihet, për shembull, në dramën e organizuar të ilustruar me këngë tërheqëse

, ritmike dhe plot ngjyra te “Fëmija dragua” ku Pera aktronte si mjek ku vajza luante rolin e nënës,

djali në rolin e një mjeku i cili kuron kukullën e saj të sëmurë (që kishte rolin e së bijës) :

“I nderuari mjek”,

Ju kam thirru mirëpo,

Kukullën e kam të sëmurë,

Vështrojeni ju lutem.

Prekjani faqet,

Prekjani ballin,

Mua më duket,

Është shumë e nxehtë.”

Mjeku qëndron i shtangur

Me qetësi serioze,

Prek ballin kukullës

Page 17: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

17

Dridh republikën:

“Influenca është e madhe,

Nuk do të vdes.

Mos e puthni

Se mund të sëmureni.

Do ja shkruaj ilaçet,

T’i përdorë çdo orë,

Duhet t’i përzihej mirë

Gjyshja juaj Nata.

Limunandën ja përgatisni

Në gota të mëdha;

Nëse nuk do të pi,

Merreni ju vet.”

Kjo lojë e "mjekut dhe trajtimit" zbulon se:

a) mundëson të luajë rolin (djali si një mjek, vajza-nënë, kukulla-vajzë);

b) pas çdo roli është fshehur apo zbuluar sundimi i sjelljes apo veprimit në rol;

c) Ndryshe nga sfera e realitetit që fëmijët luajnë në rindërtimin (ku në familje është vajza e

sëmurë = kukulla, atë që mund të përshkruhej si një përmbledhje lojë), nuk është përmbajtja e

lojës: kjo është zhvillimi i operacioneve dhe kuptimit të lojë që është e shënuar si një shembull

(përmbajtja e lojës është për t’i trajtuar dhe shqyrtuar kukullat = bijat);

d) Përveç kësaj ne jemi duke zhvilluar në dy sfera - në realitet- dhe në esencë , kjo lojë ka

shtresa të shumta të veprimit : në sferën e pare është shprehur zëri , lojëra me tekst ( telefononi

mjekun dhe histori - provimit - diagnoza - trajtim ) , dhe ne sfera tjetër është shprehur në mënyrë

implicite : amësia si një subtext i lojës ;

e) . Dhe në këtë lojë - me përjashtim të situatës se lojës ( sëmundje, ekzaminim mjekësor ,

trajtim) , dhe veprimin e lojës si , për shembull : " Pipa shtrëngon kapelën e kukullës se saj " -

ose përshkrimin e recetave mjekësore dhe objektet të cilat nuk shpjegohen, të tilla si , për

Page 18: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

18

shembull ,një shkop ose laps , apo në rolin e funksionit të termometrit ngjallin diskutime te

shumta1

8.KONTROLLIMI I EMOCIONEVE TEK FËMIJËT

Racionalistët e lashtë grekë mendonin se emocionet, në qoftë se nuk mbaheshin nën kontroll, do

të dëmtonin rënd aftësitë e larta mendore, si të menduarit logjik dhe vendimmarrjen. Në të

shkuarën edhe psikologët, i shihnin emocionet si një “instikt kryesor”- një mbeturinë e

trashëgimisë sonë evolucionare që duhej shtypur. Nuk është për t’u quditur që studiuesit iu

kishin kushtuar shumë pak vëmendje emocioneve. Gjithsesi, më vonë, shkenctarët kanë filluar t’i

shohin emocionet nën një dritë më positive. Sot, ato konsiderohen thelbësore për mbijetesë dhe

një burim zbukurimi e përtëritje individuale. Emocionet lidhen me ndryshimet në funksionin e

imunitetit. Shumë njerëz janë përpjekur të indentifikojnë dhe përshkruajnë emocionet kryesore

që përjetojnë njerëzit. Disa vjet më parë, Robert Plutqik sugjeroj se ka 8 emocione kryesore:

frika, habia, trishtimi, neveria, zemërimi, pritja, gëzimi dhe pëlqimi.

Secili prej këtyre emocioneve na ndihmon t’iu përshtatemi kërkesave të mjedisit tonë, megjithëse

në mënyra të ndryshme. Habia është më shumë e lidhur me frikën se sa me zemërimin; gëzimi

dhe pëlqimi janë më të ngjajshëm me njëri tjetrin, se sa me neverinë.

Emocione të ndryshme mund të kombinohen për të dhënë një spektër përjetimesh edhe më të

gjerë, edhe më të pasur. Kur ndodhin së bashku, pritja dhe gëzimi, për shembull, mbjellin

optimizmin; gëzimi dhe pëlqimi ndezin dashurinë, kurse habia dhe trishtimi mgjallin dëshprimin.

Brenda secilës nga tetë kategoritë e Pluqikut, emocionet kanë intensitet të ndryshëm.

Shumica e studiuesve përdorin katër kritere për të idendifikuar emocionet primare:

1. Emocioni duhet të jetë i dukshëm në të gjitha kulturat

1 Ilir muharremi: Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla

Page 19: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

19

2. Të kontribuoj për mbijetesën

3. Të lidhet me një shprehje të dallueshme të fytyrës

4. Të jetë i dukshëm në primaret jo njerëzore

Emocionet sekondare janë ato që nuk gjenden në të gjitha kulturat. Ato mund të mendohen si

amalgama të dobëta të emocioneve primare. Emocione sekondare ka më shumë se sa emocione

primare, por megjithatë, përsëri nuk egziston një konsesus për sa i përket numrit të tyre dhe se

q’janë këto emocione. Për të argumentuar ekzistencën e gjashtë emocioneve primare vini re që

dashuria nuk është përfshirë në këtë listë. Megjithëse Ekmani nuk gjeti një shprehje fytyre për

dashurinë, shumë psikolog këmbëngulin se dashuria është emocion primar.

8.1Cilësia e zërit dhe shprehja e fytyres

Qfarë roli mund të luaj zëri dhe shprehja e fytyrës në shprehjen e emocioneve?

Nëse shoku juaj i dhomës pastron pjatat dhe thotë i thartuar: “Shpresoj se po kënaqesh me

romanin“ kuptimi i drejtëpërdrejt i fjalëve të tij është shumë i qartë, por ju ndoshta e dini shumë

mirë se ai nuk po shpreh ndonjë merak për kënaqësinë, që të jep ty leximi. Ai, me të vërtetë po

thotë, “jam i inatosur me ty që nuk po më ndihmon t’i pastroj pjatat“. Në mënyrë të ngjajshme,

nëse merrni një thirrje telefonike nga dikush që ka një lajm shumë të mirë apo shumë të keq, ju

ndoshta e dini se qfarë ndjen ajo, përpara se t’u thotë se ai ndodhi. Në të njëjtën mënyrë, ne

mund ta kuptojmë frikën në zërin e një personi, ashtu siq e kuptojmë kur dëgjojmë një student të

neverikosur, i cili bën një raportim me gojë. Një pjesë e madhe informacioni që përcjellim ne,

Page 20: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

20

nuk gjendet në fjalët që përdorim, por në mënyrë se si shprehen këto fjalë. Shprehjet e fytyrës

janë ndoshta rregulluesit emocional më të dukshëm. Ne mund të flasim shumë rreth gjendjes

emocionale të një personi duke vëshguar nëse ai po qesh, po qan, po buzëqesh apo po ngryset.

Shumë shprehje të fytyrës janë të lindura, të pamësuara. Fëmijët që kanë lindur shurdhëmemec,

përdorin të njëjtat shprehje të fytyrës siq bëjnë fëmijët e tjerë, për të shprehur të njëjtat emocione.

Një studim tregon se të rriturit janë shumë të aftë për të interpretuar komunikimin pa fjalë të

foshnjave, kur ata kërkojnë ndonjë objekt të njohur apo të ri, thjeshtë duke parë shprehjen e

fytyrës së tyre

8.2Si menagjohen emocionet tek fëmijët

Qdo njeri ka emocione. Të gjitha emocionet janë universale edhe pse shfaqen në mënyra të

ndryshme. Është shumë e rëndësishme për ne të rriturit ti mësojmë fëmijë të njohin dhe t’i

kuptojmë shpë rthimet emocionale. Një menagjim i shëndetshëm i emocioneve do të thotë të

njohësh format dhe mënyrat e ndryshme që i nxisin emocionet të shfaqen, të kuptosh qfarë

fshihet pas emocioneve të pashprehura, si dhe të ndihmosh vetën për ti nxjerrë ato.

Një ndër emocionet që shfaqen në mënyrë tipike në moshën e fëmijëvë parashkollorë janë :

frika, zm rimi, mërzija, gëzimi dhe habia.

Frika ka lidhje me nevojën për të qenë i sigurt. Një fëmijë i frikësuar ka nevojë të largohet nga

një vend apo nga dikush që i ngjallë frikë , si për shembull nga një qen. Për këtë arsye,

mesuesja duhet ti thotë fëmijës ‘‘ E shoh që ke frikë . Qfarë mund të bëj unë që t’i të mos

kesh frikë nga qeni?“ në vend që ti thotë “Po pse, nga qeni ke frikë ti? Shih sa i mirë ë shtë

ai“. Fëmija duhet ndihmuar të gjej shkakun e frikës në më nyrë që më pastë gjejë zgjidhjën.

Zemërimi ë shtë i lidhur me nevojën për të qenë i respektuar. Zemërimi shpesh shprehet me një

veprim energjik me qëllimin për t’i ndryshuar gjërat. Zemërimi mund të shfaqet si pasojë e një

ngjarje të ndodhur më parë , ose si shkak i nje ngjarje të qastit. Është një reagim i shpejt për të

bërë një ndryshim sa më të shpejtë . Zemërimi është një emocion që shfaqet shpeshë te

fëmijët gjatë kohës që ata punojnë më njëri tjetrin. Për këtë arsye, sa herë që te fëmijët

Page 21: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

21

shfaqen shenja zemërimi, situata duhet kontrolluar, në më nyrë që të mos degjenerojë në

sjellje apo veprime të një pasnjëshmë të papëlqyera.

Mërzija është e lidhur me nevojën për t’u ndier mirë . Mërzija shkaktohet kur humbasim diqka

të dashur, kur prishet rehatia, kur ndërpritet një veprimtari që e bëjmë me qëjf. Mërzija është

një emocion që shfaqet pas një veprimi në të shkuarën, të cilin nuk e rikthejmë dot. Për tu

kthyer në gjendje më normale, duhet të krijojmë kushte dhe mundësi të reja, të pranueshme të

fëmijët. Është i lidhur me nevojën për tu pranuar nga të tjerë t. Gëzimi është një emocion

pozitiv, i cili lidhet me një sukses, me një arritje, me një vlersim pozitiv, të cilin përpiqemi ta

ndajmë me të tjerët. Krenaria dhe kënaqësia janë pjesë e shfaqjes së gëzimit. Pranimi i suksesit

dhe dëshira për ta ndarë me të tjerët na nxit për të ecur përpara. Por një shfaqje e tillë mund të

jetë e papranueshme në raste apo kontekste të caktuara. ( në rastin e lojës, gëzimi i

skuadrosfituese mund t’i acarojë fëmijë te skuadrës humbë se, prandaj emocionet pas lojës duhet

menagjuar me kujdes.

9.FEMIJET DHE EMOCIONET

Ne duam të ndjehemi mirë , por rrugëtmi për tu ndierë mirë , varet shumë nga mënyra se si i

kemi modeluar skemat për të arritur deri atje. Fëmijëria është faktor kyq për realizimin e një

integriteti emocional. Fëmijët kur vijnë në jetë janë të varur plotësisht nga ne të rriturit, dhe ky

rrugëtim është i gjatë. Mënyra se si ata komunikojnë janë emocionet të cilat evokohen për shkak

të nevojave primare bazë : ushqimi, gjumi, jashtëqitja dhe nevoja për tu pastruar, kontakti fizik,

të mbathen sipas klimes. Të gjitha këtyre nevojave ne u përgjigjemi pasi fëmija na tregon me

emocionet e tij sa qfarë ka nevojë : qan se do të pijë , qan se do të flejë , qan se do të

ndërrohet, qan se dëshirohn të mbahet në krahë , qan se ka ftohtë dhe kështu ngrohë trupin e

tij, qan se ka shumë nxehtë ,etj. Duket sikur fëmija ka lindur me një aftësi shumë të mirë

Page 22: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

22

komunikimi bazë që janë pikërisht këto emocione. Këto janë sinjale mjaft të mira të cilat

shëndrrohen në kërkesa më madhore në të ardhmen, sipas rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Disa

prej fëmijëve fillojnë të zhvillojnë më shumë kerkesa për shoqërinë dhe i ndërtojnë ato sipas

interesave personale të tyre dhe disa të tjerë janë më të tërhequr dhe presin që bota t’i zgjidhë

ato.

Larmia e ndjenjave që fëmijët përjetojnë janë kaq të shumta, saqë sfida është e madhe për

fëmijët që të përballen me to. Jo gjithnjë fëmijët janë në dijeni për ndjenjat që përjetojnë dhe

nuk arrijnë t’i verbalizojnë dhe ti konsumojnë sikundër një i rritur mund ta bëjë , edhe pse ky i

fundit mund të ketë dilemat e tij. Si prind, ne kemi në dorë që t’ia bëjmë më të lehtë jetën

fëmijëve tanë , duke i vënë emocionet prioritet te komunikimit. Mendojeni kështu, kur ka qenë

hera e fundit që e keni pyetur fëmijën tuaj se si ndjehet? Kur ka qenë hera e fundit që e keni

ndihmuar fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e tij? Kur ishte hera e fundit që i komunikuat fëmijës

emocionet tuaja në mënyrë të ndershme? Kulturalisht ne nuk përballemi me emocionet e

fëmijëve tanë, por as me emocionet tona

Nësë fëmija është i mërzitur dhe ju këtë e vëreni mjaft mirë, priremi të pyesim“qfarë ke“ në

vend që të pohojmë “ të shikojë të mërzitur. Arrin të më thuash se pse ndjehesh kë shtu? Nëse ne

i marrim leje fëmijës që të tregojë për ndjenjat e tij, e respektojmë atë , privatësinë dhe

vështirësitë që ai ka për të shprehur këto ndjenja. Nëse ne insistojmë në mënyrë të

vazhdueshme duke pyetur se qfare ka fëmija, ka shumë të ngjarë që komunikimi do të ndërpritet

aty. Ju thjesht po kërkoni të rehabilitoni ankthin tuaj, kështu nuk po i vini aspak në ndihmë . Do

të ishtë e udhës që ti uroni mbështetje dhe ti tregoni se ju jeni aty nese fë mija ka nevojë të

flasë. Po si mëson një fëmijë të flasë për ndjenjat dhe emocionet e veta? Si mëson ti njohë ato?

Pikë risht nga mënyra se si ne si prindër ia bëjmë të njohur fillimisht, në mënyrë sa më të drejtë

dhe objektive. Ne duam që fëmija të ndjehet mirë por ne duhet të pranojmë dhe t’ia tregojmë

fëmijës që do të ndjehet edhe keq, do të ndjehet i mërzitur, i gëzuar, i zhgënjyer etj. Ne ia

tregojmë fë mijës këtë që në situatat më të vogla. Kur fëmija vritet ne i themi se e kuptojmë që

i dhembë , por ju jeni aty me të për ta kaluar së bashku, dhe jo ti bërtisni ose ti themi që nuk

ndodhi azgjë , sepse nuk ë shtë e vërtetë . Nëse fëmija është duke ju treguar se është i mërzitur

sepse lodra e tij është e prishur, apo është zënë me një shok, jepini mundësinë që ta dëgjoni deri

në fund, tregojini që ju vjen keq që iu është prishur lodra ose që është zënë me shokun dhe

Page 23: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

23

se e kuptoni se si po ndihet, më pas ofrojini mundësi objektive që të menagjojë me arsye

vështirësinë : ka gjithnjë mundësi për të rregulluar një mardhënie, por do të duhet të gjendet

mënyra dhe momenti i duhur. Lëreni fëmijën t’ju japë ide se si mund ta gjej zgjidhjen. .2

10. Përfundimi

Në mënyrën më të mirë të mundshme, jam angazhuar dhe jam munduar t’i qasem punimit përfundimtar,

ku në mënyrë simbolike përfundoj studimet. Përdorimi i metodologjive efikase në procesin e të nxënit të

teatrit është kusht për rritjen e cilësisë së arritjeve nga ana e nxënësve, duke i dhënë secilit mundësinë të

shfaqë dhe të zhvillojë potencialin artistik, që zotëron brenda vetes. Organizimi i mirë i procesit të

mësimit të teatrit do të thotë që nxënësit të vendosen në situata konkrete dhe praktike, ku ata përjetojnë

dhe provojnë vetë dukuritë dhe fenomene teatrore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe

përkundrejt zhvillimit të një kompetence të caktuar e cila arihet nëpërmjet rezultateve të të nxënit dhe

tematikave përkatëse mësimore. Mësimdhënia dhe teatri, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari

emocionale dhe fizike jo gjithmonë krejtësishtë vetëdijshme për nxënësit e kësaj grupmoshe. Çdo

përmbajte dhe veprimtari mësimore teatrore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit

drejtohen drejtë një veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit

të tyre intelektual/artistik në shumë aspekte.

2 Charles G. Morris dhe Albert A. Maisto, “Hyrje në psikologji” dhe “Të kuptojmë psikologjinë” ( Tiranë, 2008), 294-298

Page 24: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

24

11.Literatura

1. Ilir muharremi, “Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla”

2. Charles G. Morris dhe Albert A. Maisto, “Hyrje në psikologji” dhe “Të kuptojmë

psikologjinë”

3. https://ë ë ë .pernenat.al/si-menaxhohen-emocionet-e-femijeve-te-vegjel/

Valmire hoxhaj UGJ. FAKULTETI I EDUKIMIT. Prog. Para. Gjakovë.2018

Page 25: FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR e diplomes1.pdf · E krijuar nga artisti, mjeshtri i artit figurativ. Në teatrin dramatik, operistik e në teatrot e tjerë

25

12.Autobiografia

Jam Valmire Hoxhaj, e lindur më 29,04,1994, në Therandë. Shkollën fillore e kam përfunduar në fshatin

Bellanicë në SHFMU “ Ismail Qemaili” me sukses të shkëlqyer. Në atë kohë, mora pjesë në gara të

ndryshme të shkollës. Kështu, duke sjellur suksese në përmbylljen e shkollës fillore. Ndërkaq, shkollën e

mesme e kam përfunduar në gjimnazin “ Hamdi Berisha” në Malishevë po ashtu me sukses të shkëlqyer.

Ëndrra ime që të punoj me fëmijët, dashuria ndaj tyre dhe vullneti ndaj këtij profesioni kaq madhështor,

ishte pikërisht ajo që më shtyri të përcaktohem në këtë drejtim. U regjistrova, prandaj, në Fakultetin e

Edukimit, në Programin Parashkollor, me bindjen që do të arrija suksese të mëtejshme. Sigurisht me punë,

me mund, me përkushtim dhe mbi të gjitha me vullnet arrita të realizoja të gjitha synimet e mia, përkundër

sfidave. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të punoj me nxënësit, si një mësuese punëtore, e afërt me

fëmijët, si një mësuese e denjë në profesionin e saj. Prandaj, me ndërgjegje dhe krenari do t’a kryej

detyrimin tim, duke mbrojtur nderin e profesionit të mësuesit. Falënderoj familjen time, bashkëshortin tim

pa ndihmën e të cilëve unë s’do të kisha pasur mundësi t’i përballoja gjitha sfidat e jetës, po ashtu falenderoj

dhe vajzën time e cila gjatë kohës sa une punoja ajo ishte shumë e qetë . Gjithashtu e falënderoj profesorin

dhe njëkohësisht mentorin tim shumë të nderuar Prof. Ilir Muharremi, për motivimin, ofrimin e njohurive

adekuate, për mbështetjen profesionale që më ofroi gjatë realizimit të temës së diplomës.