fejzullah Çerkini atdhetar dhe arsimdashës

20
1 Në vend të përkujtimit: Mr.sc. FEJZULLAH Hasan ÇERKINI (10.02.1923 23.05.1980) THEMELUES I SHKOLLËS NORMALE PËR MËSUES NË FERIZAJ Shkollimi - Shkollën fillore e kreu në vendlindje, - Shkollën e mesme ,,Medresenë” në Prizren, - Kursin e Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë, - Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega histori-gjeografi më 1953 në Beograd, - Fakultetin Filozofik- histori më 1964 në Shkup, - Temën e magjistraturës nga arkivistika e mbrojti në Zagreb në vitin 1978. - Menjëherë vazhdoi të punonte temën e doktoraturës nga historia kombëtare shqiptare, por vdekja e hershme nuk e la. Puna - 1946 1948, mësues në Glloboçicë të Kaqanikut, - 1948 1951, mësues në Zaskok, - 1951 1961, mësues dhe drejtor në Shkollën Fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj, - 1961 1973, drejtor i parë dhe profesor në Shkollën normale ,,Zenel Hajdini”në Ferizaj, themelues i saj, - 1973 1977, drejtor i Entit për Përparimin e Mësimit dhe të Edukimit në Ferizaj, - 1977 1980, drejtor në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, ku e gjeti vdekja e hershme. Në vitin shkollor 1955/56 formohet shkolla e parë fillore tetëvjeçare në Ferizaj. Drejtor i parë i kësaj shkolle u bë Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kishin funksionuar shkolla fillore 4 klasëshe dhe Gjimnazi i ulët(progjimnazi). Në këtë shkollë të parë janë përfshi: Rajoni i parë dhe i katërt i qytetit dhe fshatrat: Zaskoku, Pleshina, Manastirci, Nerodimja, Lloshkobarja, Kosina, Talinovci, Muhovci, Talinovci i Jerlive dhe Papazi. Punimet - Anëtar i këshillit redaktues të Monografisë Ferizaj dhe rrethina, 1974v. - Roli dhe rëndësia e arkivës në ruajtjen e ndërtimit arkivor dhe materialit regjistrues. - Lidhja e Prizrenit në dokumentet turke ,1878-1881v. Me 7.06.1978 - Redaktor përgjegjës i botimit: Lidhja e Prizrenit në dokumentet angleze, 1878-1881v, 7.06.1978. - Disa dokumente gjermane në lidhje me luftën e Dërvish Pashës me Forcat e Lidhjes në Slivovë, Shtimje dhe Duhël, 1881v. me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 6.06.1978v.

Upload: fatmir

Post on 02-Dec-2015

115 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

1

Në vend të përkujtimit:

Mr.sc. FEJZULLAH Hasan ÇERKINI

(10.02.1923 – 23.05.1980)

THEMELUES I SHKOLLËS NORMALE PËR MËSUES NË FERIZAJ

Shkollimi

- Shkollën fillore e kreu në vendlindje,

- Shkollën e mesme ,,Medresenë” në Prizren,

- Kursin e Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë,

- Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega histori-gjeografi më 1953 në Beograd,

- Fakultetin Filozofik- histori më 1964 në Shkup,

- Temën e magjistraturës nga arkivistika e mbrojti në Zagreb në vitin 1978.

- Menjëherë vazhdoi të punonte temën e doktoraturës nga historia

kombëtare shqiptare, por vdekja e hershme nuk e la.

Puna

- 1946 – 1948, mësues në Glloboçicë të Kaqanikut,

- 1948 – 1951, mësues në Zaskok,

- 1951 – 1961, mësues dhe drejtor në Shkollën Fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj,

- 1961 – 1973, drejtor i parë dhe profesor në Shkollën normale ,,Zenel Hajdini”në Ferizaj, themelues i

saj,

- 1973 – 1977, drejtor i Entit për Përparimin e Mësimit dhe të Edukimit në Ferizaj,

- 1977 – 1980, drejtor në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, ku e gjeti vdekja e hershme.

Në vitin shkollor 1955/56 formohet shkolla e parë fillore tetëvjeçare në Ferizaj. Drejtor i parë i kësaj

shkolle u bë Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kishin funksionuar shkolla fillore 4

klasëshe dhe Gjimnazi i ulët(progjimnazi). Në këtë shkollë të parë janë përfshi: Rajoni i parë dhe i katërt i

qytetit dhe fshatrat: Zaskoku, Pleshina, Manastirci, Nerodimja, Lloshkobarja, Kosina, Talinovci, Muhovci,

Talinovci i Jerlive dhe Papazi.

Punimet

- Anëtar i këshillit redaktues të Monografisë Ferizaj dhe rrethina, 1974v.

- Roli dhe rëndësia e arkivës në ruajtjen e ndërtimit arkivor dhe materialit regjistrues.

- Lidhja e Prizrenit në dokumentet turke ,1878-1881v. Me 7.06.1978

- Redaktor përgjegjës i botimit: Lidhja e Prizrenit në dokumentet angleze, 1878-1881v, 7.06.1978.

- Disa dokumente gjermane në lidhje me luftën e Dërvish Pashës me Forcat e Lidhjes në Slivovë, Shtimje

dhe Duhël, 1881v. me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 6.06.1978v.

Page 2: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

2

Fejzullah Çerkini u lind në vitin 1923 në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt në një familje

të njohur dhe patriotike.

Babai i tij Hasan Syla ishte njeri i njohur në këto anë për virtyte të larta njerëzore, bëmirës për

skamnorët dhe strehues i kalimtarëve të ndryshëm. Oda e tij çdo herë kishte qenë me mysafir, ndërsa

magjja e tij kishte ushqyer shumë familje në këtë rrethinë.

Edhe sot, pas dyzet e sa vitesh njerëz të kategorive të ndryshme falënderohen me respekt për ndihmën

që u ka dhënë Hasan Syla në momentet më të vështira të jetës së tyre, në kohën e ,,vishakut" serb, etj.

Ai siç tregojnë, nuk kishte ndodhë asnjëherë që ta kthente ndonjë që kishte trokitur në derën e tij.

Hasan Syla ishte njeri i fjalës dhe trim i pashoq. Edhe ai kishte luftuar me trimëri në luftën e Ferizajt

kundër partizanëve. Ishte mjaft përparimtar dhe dashamirë i arsimit. Në këtë drejtim edhe kishte

punuar duke i shkolluar djemtë e vet. Oda e tij ishte një si shkollë për djemtë e tij dhe tërë mahallën,

ngase atë e kanë vizituar njerëz të njohur dhe myderriz të anëve të ndryshme, siç ishin: Azem Efendiu,

Hasan Efendiu, Mulla Vesel Guta, etj.

Fejzullah Çerkini, djali më i madh i Hasanit, ishte ndër mësuesit e parë të kësaj ane. Pas kryerjes

së shkollës së mesme ,,Medreses” në Prizren filloi të punojë si mësues në fshatin Glloboçicë të Kaqanikut

nga viti 1946-1948 dhe nga viti 1948-1951 vazhdoi të punojë si mësues në fshatin e vet të lindjes në

Zaskok. Pas kryerjes së kursit të Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë, pa shkëputje nga puna studioi në

Beograd Shkollën e Lartë Pedagogjike-Degën histori-gjeografi të cilën e mbaroi më 1953. Pas kësaj kreu

Fakultetin Filozofik-Degën e historisë në Shkup në vitin 1964.

Nga viti 1951-1961 punoi në shkollën fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj. Gjatë kësaj kohe,

pikërisht në vitin shkollor 1955-56 është formua shkolla e parë fillore tetëvjeçare dhe drejtor i parë i saj u

emërua Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kanë punua Shkolla fillore katër klasëshe dhe

Gjimnazi i Ulët Shqiptar. Duke parë gjendjen e popullatës me shumë analfabet, Fejzullah Çerkini si drejtor

i shkollës fillore hapi Shkollën e Natës- dyvjeçare, ku për dy vite kryheshin katër klasë të larta të shkollës

fillore tetëvjeçare dhe kështu më shumë nxënës përgaditeshin për shkollë të mesme.

Në vitin shkollor 1961-62 u hap Shkolla e mesme e mësuesisë - Normalja e Ferizajt. Fejzullah

Çerkini ishte njëri ndër iniciatorët për themelimin e kësaj shkolle, drejtor i parë i saj dhe profesor. Hapja

e kësaj shkolle profesionale për përgatitjen e kuadrit mësimdhënës për shkollat shqipe ishte një sukses

për arsimin e Ferizajt me rrethinë. Në këtë shkollë paralelisht me daljen e mësuesve të kualifikuar,

kualifikoheshin edhe mësuesit e pakualifikuar, ngase në kuadër të kësaj shkolle u hap edhe shkolla

normale – dyvjeçare për mësuesit e pakualifikuar. Kjo mundësoi që të hapen edhe shkolla të reja fillore

nëpër fshatra të largëta e malore, gjë e cila në tërësi ndikoi për zhdukjen e analfabetizmit dhe arsimimin

e të rinjëve shqiptar.

Në vitin shkollor 1973/74 u themelua Enti për Përparimin e Mësimit e të Edukimit në Ferizaj.

Edhe këtu Fejzullah Çerkini ishte ai që dha kontributin më të madh dhe u zgjodh Drejtor i parë i këtij Enti.

Në të gjitha vendet ku punoi gëzoi rrespekt në mesin e kolegëve të punës ngase punoi pa kursim duke

rrespektua edhe Institucionin edhe punëtorin. Nga dëshira që të thellojë njohuritë e tija për historinë e

popullit të vet, u regjistrua në studimet e pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit në lëminë e

arkivistikës. Magjistroi në vitin 1978 në temën ,,Ndërtimi arkivor në Kosovë”.

Si punëtor të dalluar dhe njohës të mirë të arkivave, disa nga udhëheqësit e atëhershëm të

Kosovës e emëruan Drejtor të Arkivit të Kosovës në Prishtinë. Kështu në vitin 1977 Fejzullahu nga Ferizaj

Page 3: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

3

kalon në Prishtinë. Posa kaloi në Arkiv iu përvesh punës me seriozitetin më të madh dhe vuri rend e

rregull në punë dhe në mardhënjet ndërnjerëzore të cilat nuk kishin qenë në nivel.

Fejzullah Çerkini nuk ishte sjellë rastësisht në këtë Institucion të rëndësishëm. Ky ishte institut i

cili duhej të mirrte përsipër që për herë të parë në atë Jugosllavi Shqiptarët në rrugë Institucionale të

kremtonin 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Zgjuarësia dhe këmbëngultësia e tij

që detyrat e vëra vehtes ti qoj deri në fund bëri që Fejzullahu si drejtor i Arkivit të Kosovës dhe si anëtar i

komisionit për kremtimin e këtij përvjetori të ketë rol dominant në këtë kremtim.

Ai, shfrytëzoi të gjitha qendrat arkivore të Ish Jugosllavisë duke fillua nga Zagrebi, Lublana, Novi

Sadi, Beogradi, Shkupi dhe Cetina. Materiali që bënte fjalë për Lidhjen e Prizrenit, u kërkua edhe në

botën e jashtme: në Angli, në Gjermani, në Austri, në Itali, në Rumuni, në Bullgari, në Turqi dhe në

Francë. Brenda një kohe shumë të shkurtë, permes formash të ndryshme si fotokopjimi e mikrofilmimi,

në masë të duhur është grumbulluar e tërë lënda arkivore me vlerë për kohën e Lidhjes së Prizrenit, para

dhe pas Lidhjes. Materiale të shumta arkivore në gjuhë të ndryshme duhet të kompletoheshin,

përktheheshin dhe të sistemoheshin. Për këtë qëllim drejtori Fejzullah Çerkini kishte formua grupe

punuese dhe ishte angazhua edhe vet që këto materiale të grumbulluara e të sistemuara me pedantëri

të dalin në shtyp gjatë ditëve të kremtimit.

Këtij qëllimi ia arrijtën duke përfundua me shumë sukses Konferencën shkencore kushtuar 100

vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila u mbajt me 7, 8 e 9 qershor 1978 në Prishtinë e vazhdoi

pastaj edhe për tri ditë tjera në Tiranë. Në këtë Konferencë u lexuan shumë punime e komunikata

shkencore që hodhën në dritë fakte të panjohura deri në atë moment për opinionin e gjërë.

Kliko linkun për Simpoziumin në Tiranë, 1978: http://www.youtube.com/watch?v=x2h6gH5PRTA

Pati punime nga shumë shkencëtar e historian shqipëtar siç ishin: Pajazit Nushi, Ymer Jaka,

Muhamet Pirraku, Abdullah Karjagdiu, Tefik Geci, Ymer Haxhidauti, Iljaz Rexha, Hakif Bajrami, Marjan

Prenkaj, e shumë të tjerë edhe të huaj. Gjatë këtyre ditëve sa i zhvilloi punimet Konferenca shkencore

për Lidhjen e Prizrenit u lexuan mbi 100 kumtesa, referate dhe kontribute shkencore nga Kosova dhe nga

tërë Jugosllavia, si dhe nga këto vende të huaja: Shqipëria, Italia, Turqia, Rumania, Greqia, Gjermania,

Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kanadaja, Suedia, Hungaria, Bullgaria,etj.

Një punim me rëndësi e pati edhe Fejzullah Çerkini, punim ky që bënte fjalë për disa dokumente

gjermane lidhur me luftën e Dervish Pashës kundër Lidhjes së Prizrenit në Slivovë, Shtimje, Carralevë dhe

Duhël.

Mr. Fejzullah Çerkini ishte punëtor i palodhshëm dhe nuk e kurseu as shëndetin e vet për të

hedhë në dritë sa më shumë të dhëna për historinë e popullit të vet. Ai edhe pse kishte dhëmbje të

rënda në këmbë shkoi në vizitë pune në Shqipëri, por u detyrua të ndërpresë këtë vizitë dhe të kthehej

në shtëpi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetsore.

Fatkeqësisht gjendja e tij nuk u përmirësua edhe pas shtruarjes në spital dhe pas pak ditësh vdiç

në shtëpi të vet në moshën 57 vjeçare me 23 maj 1980, në moshën kur më së shumti mund t’i

kontribuonte vendit.

E përgatiti

Fatmir S. Çerkini

Maj 2010

Page 4: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

4

Page 5: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

5

Page 6: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

6

Artikull i Rilindjes, 10.06.1978

Page 7: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

7

Kopshti i Akademisë së Shkencave në Tiranë, qershor 1978

1. Fejzullah Çerkini

Page 8: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

8

Apollonia, qershor 1978

Fejzullah Çerkini, Dr.Ali Hadri, Dr. Mark Krasniqi, e të tjerë, para përmendores së vëllezërve Frashëri,

qershor 1978

Page 9: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

9

Kumtesa e Fejzullah Çerkinit në sallën solemne të Pjesë filmike në youtube

Kuvendit në Tiranë për shënimin e 100 vjetorit të Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit-qershor 1978

Fejzullah Çerkini nëTiranë, 12 qershor 1978, Salla solemne për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Page 10: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

10

Simpoziumi i III i historianêve i mbajtur nê Ohêr me 4-5.12.1974

Page 11: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

11

Fejzullah Çerkini me nxënësit e vet normalist

Page 12: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

12

Fejzullah Çerkini me kolegët e tij të punës në Normalen e Ferizajt

Fejzullah Çerkini me kolegët e tij profesor gjatë një pause

Page 13: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

13

Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj

Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj

Page 14: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

14

Fejzullah Çerkini-drejtor me profesorët Behgjet Shabani dhe Njazi Zylfiu

dhe me maturantet e normales, korrik 1966

Sevdije Çerkini-vajza e Fejzullahut, vdiç si maturante e Normales-gjenerata e parë

Page 15: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

15

Fejzullah Çerkini, Behgjet Shabani, Njazi Zylfiu, me maturantët e Normales,korrik 1966

Fejzullah Çerkini me maturantët e Normales,kl.V3, 1965-66

Page 16: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

16

Dhjetë vjetori i Shkollës normale,,Z.Hajdini,,shtator 1970

Fejzullah Çerkini, Xhemajl Kasumi, ..

Page 17: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

17

16.04.1963, Përshëndetje nga TA i Mitrovicës

Me nxënësit gjatë një aksioni punues

Page 18: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

18

1972-73, Në shkollën normale – Ferizaj

Fejzullah Çerkini, Fehmi Salihu, Skender Salihu, Nexhat Zylfiu, Xhemrush Berisha, Sabri Berisha,

Agim Fejzullahu, Naim Basha, Nehat Çarkagjiu, Bajram Misini, ...- në Shkollën Normale – Ferizaj

Page 19: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

19

2.5.1976, Kêshilltarêt e Entit pedagogjik-Ferizaj, 1.Fejzullah Çerkini-drejtor,...

Dita e Arkivit tê Kosovês, 20 mars 1980

Page 20: FEJZULLAH ÇERKINI   Atdhetar dhe arsimdashës

20

Me kolegêt e Arkivit tê Kosovês