fjale te urta shqiptare

40
Fjale Te Urta Shqiptare “heshtja flet më shumë se fjala”... ose “më mirë hesht se fjala vret”. Ai qe di me se shumti flet me se paku. Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre. Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. C’ ke bere do te ta bejne. Dardha bie nen dardhe. Dardha e ka bishtin mbrapa. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit. Edhe bari i njome digjet neper te thate. Fashati qe duket, s do kallauz. Floke gjate mendje shkurter. Fjalet jane gra, veprat burra. Gruaja fut shejtanin ne shishe. Gjella me kripe dhe kripa me karar. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. Gjuha kocka s’ ka e kocka thyen. Gjithe gishtat dhembin njesoj. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. I talluri, te tall. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh… perpjete. Kur s’ ke koke, ke kembe. Koka ben koka peson. Kush te do te shan. Kush mungon, bluan. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. Mat shtate here, e pri njehre. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot. Me thuaj c’ shoke ke , te te them se cili je.

Upload: almir-bosi

Post on 28-Aug-2014

347 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fjale Te Urta Shqiptare

Fjale Te Urta Shqiptare“heshtja flet më shumë se fjala”... ose “më mirë hesht se fjala vret”.

Ai qe di me se shumti flet me se paku.Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.C’ ke bere do te ta bejne.Dardha bie nen dardhe.Dardha e ka bishtin mbrapa.Dielli duket qe ne sabah(mengjes).Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.Edhe bari i njome digjet neper te thate.Fashati qe duket, s do kallauz.Floke gjate mendje shkurter.Fjalet jane gra, veprat burra.Gruaja fut shejtanin ne shishe.Gjella me kripe dhe kripa me karar.Gjuha, vete ku dhemb dhembi.Gjuha kocka s’ ka e kocka thyen.Gjithe gishtat dhembin njesoj.I zoti e nxjerr gomarin nga balta.I talluri, te tall.Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.Kali i botes te le ne udhe, (rruge).Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh… perpjete.Kur s’ ke koke, ke kembe.Koka ben koka peson.Kush te do te shan.Kush mungon, bluan.Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.Mat shtate here, e pri njehre.Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.Me thuaj c’ shoke ke , te te them se cili je.Me nje lule.., s’ vjen beari.Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.Mollen e mire, e ha derri.Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.Mos shiko gunen, po shiko punen.Mos hiq petullat me duart e tjeterit.

Page 2: Fjale Te Urta Shqiptare

Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.Nuk ngopet ariu me miza.Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.Nje gur s mban mur.Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.Peshku ne det, tigani ne zjarr.Peshku i madh e ha te voglin.Perse thirret gomari ne dasem…?!!!.Pi rakine, mos pi mente.

Padituria eshte semundje pa dhimbjePune shume, e fjale pak.Punen e sotme mos e ler per neser.Qeni qe leh shume, nuk te ha.Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.Rrushi shih rrushin, dhe piqu.Rri shtrember e fol drejt.S’ behen petullat me uje.S’ bie rrufeja ne … (lavaman).Shtri kembet, aq sa ke jorganin.S’mbahet shtepia me mjell hua.S’ mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)Te gjithe derrat nje fytyre kane.Te bente c do mize mjalte… haja dhe une.Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron.Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.Aty ku nuk mer bija, e mer vija.Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c’mall eshte.Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut nexhep.Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)Burri eshte cadra e gruas.Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.Dashuria per rinine, si qumesht per femine.Dashuria e tepert del hidherim.

Page 3: Fjale Te Urta Shqiptare

Dielli eshte jorgani i te varfrit.Di te vjedhe ai qe di te fshehe.Nuk te ben duhani burre.Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.E shara eshte arma e te dobetit.Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***Faji eshte jetim.Fati ndihmon te guximshmit.Femije shume - grushta shume.Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.Fjala e djalit - pushka ballit.Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.Fukarallek - maskarallek.Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.Gazi dhe helmi jane vellezer.Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.Heshtja eshte flori, fjala - argjend.Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humburgjithcka.I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume semban.Kanun me baben nuk ka.Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.

Page 4: Fjale Te Urta Shqiptare

Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.Mendja e madhe te pret fatin.Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.Mesuesi me i mire eshte pervoja.Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.Njeriu rron me shprese dhe me harrese.Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s’ka cfare ben.Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.Paraja e bardhe per dite te zeze.Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.Pasuria nuk eshte lumturia.Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.Qesh me mire kush qesh i fundit.S’ka njeri pa nje te keqe.Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopaAi qe behet i urte si delja, e hane ujqetAi qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tijAi qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmetAi qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate venAi qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedheAi qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemraAi qe eshte ne fuqi behet se din cdo gjeAi qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret

Page 5: Fjale Te Urta Shqiptare

Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmoneAi qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fitonAi qe ka, don edhe maAi qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadistAi qe kercenohet, rralehere hakmirretAi qe ngutet, cdohere vonohetAi qe premton shume, ben pakAi qe s’bindet, nuk din te komandojeAi qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askendAi qe s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqiAi qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupaninAi qe s’punon si burre, rrin e qan si gruaAi qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohetAi qe shume flet, gje ne drite nuk cetAi qe ta ban rrafsh, ka qef me t’dale koderAi qe ta don te miren, te flet, ai qe s’ta don, vetem te shikonAi qe thote une jam une, ai hup gjithkunAi qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buallAjo qe s’arrihet, duket me e embelAjo qe s’te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereveAmerika te jep nje thele dhe te merr nje peleAta qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejteAra me vica s’lavrohetAriu nuk rron duke lepire shputatArmiku i vjeter kurre ste behet mik i mireArmiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroiArmikut mos ia trego te vertetenArmiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyreAs hasmin mos e pafsh pa puneAs me miq e as me anmiq, gojen mos e felliqAs uje mos pi ne krua te pushtetitAshtu qofte e sherr mos qofteAsnje shtepi nuk te kenaq si e jotjaAte dere qe s’e cel celesi, e cel parajaAte pune qe s’e ben dot vete, mos kerko t’i gjesh te meteAte qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa puneAtje ku fle uji, eshte me i thelleAtje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogelBabai qe len djalin e mire pas, nuk vdesBabane e mire nderoje, babane e keq durojeBajrami i vogel s’falet para t’madhitBarren e kalit mos ia ngarko gomaritBashkii ben fuqine, ndasia ligeshtineBej gosti, qe te provosh mikunBej shyqyr te paktes, qe te vije e shumtaBeje si ta besh, pa e bere mos e lesh

Page 6: Fjale Te Urta Shqiptare

Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kembenBeni si them une, mos beni si bej uneBertiti te bijes, qe te degjoje nusjaBejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshinBesnik behu, e bese mos zinBeu nuk i la bujkut as vend per ne varrBie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbeBie nje fjale e nxjerr nje mije te tjeraBylbyli njihet ne kenge, njeriu ne puneBima e keqe rritet kudoBisha me e rrepte eshte kur t’i sulmohen klyshteBisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundiBleta din si behet mjaltaBorxhi i harruar, vjen ne dite te shternguarBota eshte helm e mjalte e perzierBrengat jane armiqte e jetesBudallen mos e vet se t’kallxon vetBuka ne bark, forca ne shtatBuka s’ka turpBuka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyrenBuke e kripe e zemerBuke e qepe dhe shendetBuka prej qielli s’vjenBukuria dhe pasuria s’jane pergjithmineBukuria dhe mencuria nuk shkojne bashkeBukuria e gruas duket ne mengjesBukuria nje dite, veprat nje jeteBukuria te habite, bukuria te koriteBurgu eshte varr per se gjalliBurgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te daleBurgu per burra eshteBurrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per taBurre i mire ne sofer te huaj mos u benBurri lidhet per fjalet, kau per brinjteBurri me dy gra, kemishen pa laBurri ne shtepi, si kercu i ziBurri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdeseBurri per gruan eshte si catia per shtepineBurri s’matet me pellembe por me zemerBurri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta faleButesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasuriseBuza me gaz shendeti pa maseCa nga ca vici behet kaCjapi me brire i prin kopeseCopen e madhe daje, fjalen e madhe perbijeCeshte nje dite, s’eshte perdite

Page 7: Fjale Te Urta Shqiptare

C’ha goja, tregon bojaC’kane bere te paret, i paguajne te pasmitC’te mbjellesh do te korreshCdo e perpjete ka nje tatepjeteCdo fillim ka edhe mbarimCdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vetCdo mesim e ke fitimCdo pesim eshte mesimCfare gatuan ate do te hashCka ban baba, e hjek i biriCka ben i keqi, s’ben as dreqiC’ke ne shtepi, tregon femija, c’ke ne shpirt tregon rakijaCka mos te duash per vete, mos ia qit vellaitCka ndjen zemra, atje te shkon mendjaCka s’ngop syrin, s’ngop as barkunCka te bahet n’kojshi, prite edhe ne shtepiCka ta ben goja s’ta ben armikuCka te hedhesh ne det, e gjen ne kripCkull dhembin, te te shendoshet kokaC’mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?Con nje kashte e te dalin gjashteCorba e lire t’i djeg buzetE ben mizen bulle, qimen traE di luga cka ka vegshiE do shiun, por ne aren e vetE drejta ka rrugen e gjate, por vjenE dua nipin se do te me marre hakun me t’im bireE gjuan gurin dhe e fsheh dorenE keqja s’harrohet, e keqja poE keqja s’ka fundE keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkesE keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopurE lehte eshte barra ne shpine te huajE liga vjen nga s’e pandehE lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhesE mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuarE mira e hallkut e e zeza e vetesE mira e ka te miren, e keqja e ka te keqenE mira te larteson, e keqja te turperonE ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjenE sotmja e qesh te djeshmenE thena dhe e bera jane shume largE treta ? e vertetaE verteta e vertete, por ne kohe e vend te vetE verteta s’i pelqen gjithkujtEc e bridh ngado, por shtepine mos e harro

Page 8: Fjale Te Urta Shqiptare

Edhe ai qe u martua edhe ai qe s’u martua, te dy pishman u beneEdhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesojeEdhe durimi ka nje kufiEdhe i fikun edhe i koritunEdhe kau ka gjuhe te madhe, por s’flet dotEdhe macen kur ta ngacmosh, te gritheEdeh pula qorre, gjen ndonje kokerrEdhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vetEdhe syte te t’i nxjerr evladi, prap e donEdhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqeEja, baba, te te tregoj aratEmri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te ligeEshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s’ka njeri te ndershem ne boteEshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit.Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.Gjuha e dashurise eshte te syte.Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes.Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri.Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon.Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen.Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer.Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.Dashuria e pare ecen si gaforrja.Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare.Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.

Page 9: Fjale Te Urta Shqiptare

Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s’i merr as ere e as ngjyre, se s’ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten.Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishurTe dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti.Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion.Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne.Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne.Ai u martua me te sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi ate sepse u martua.Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi.Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat.Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren.Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen .Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri.Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime.

„Поарно да си цар во Пекол, него роб во Рај.Sekoja planina si ima svoja tezina

turpi iheshtjes është më i madhse frika për të folur

Page 10: Fjale Te Urta Shqiptare

E Vërteta, e MençuraDinaku të shkon ujë nën rrogoz.

Dita e mirë, që menatë njihet.

Dita me diell duket që në mëngjes.

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.

Duhet ndarë kashta nga kokrrat.

Dy shaka bëjnë një të vërtetë.

E treta e vërteta.

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.

Foli derës të dëgjojë dritarja.

Foli plakës të dëgjojë nusja.

Fshati që duket s'do kallauz.

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.

Gjuha e ka rrënjën në zemër.

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.

Page 11: Fjale Te Urta Shqiptare

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.

Nuk luan ferra kot.

Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë.

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.

Rena a nana e tana të këqijave.

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.

S'i bën mjekra priftërinjtë.

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.

S'mbushet thesi me gënjeshtra.

Shakaja është gjysma e të vërtetës.

Ti kemi sahanët pa kapakë.

Page 12: Fjale Te Urta Shqiptare

Ustai, ustanë e njef në zanat.

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.

Barku i gjerë, truri i ngushtë.

Budallai shkon tek e ngasin.

Burimi i mirë duket në thatësirë.

Ç'i do qeni brekët.

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.

Gjej vendin e bëj kuvendin.

Gjuha dredhon se mendja e mëson.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë.

Humbi sëpatën, i rruat bishti.

Kali i mirë shton torbën e tij.

Kalit të mirë shtoi tagjinë.

Koha vjen për atë që di ta presë.

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.

Page 13: Fjale Te Urta Shqiptare

Kur gabon i mençuri çuditet budallai.

Lepuri në mal, kusia në zjarr.

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.

Ma mirë të kesh mend se pare.

Mendja është në majë të gjuhës.

Mendja e lehtë rëndon të zonë.

Me një gur, ti vrave dy zogj.

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.

Mos bëj petulla me ujë.

Mos e humb si Xhaferri simiten.

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.

Mos hidh të thatën mbi të njomë.

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.

Mos shit qen të blesh këlyshë.

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.

Mos u mbyt me një pikë ujë.

Ndoqe fillin gjete lëmshin.

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri.

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.

Nuk sheh syri po sheh mendja.

Nuk të ngroh zjarri i kashtës.

Page 14: Fjale Te Urta Shqiptare

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.

Peshku në det, kusija në zjarr.

Për gjithë vend ka pleq me mend.

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.

Po pate dhen gjen edhe bari.

Prishja e shtëpisë vjen nga mend.

Kam inat po nuk kam takat.

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

S'mbartet ujë me shportë.

Si është vendi bëhet kuvendi.

S'jepet një pelë për një thelë.

S'ka varfëri i mençuri.

Shtatin pyll e mendjen fyll

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.

U habit pas lëngut, harroi thelat.

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.

Page 15: Fjale Te Urta Shqiptare

Vëthët i nxorra po vërët i kam.

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.

Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.

Fjalë të urta : Miqësia,Bashkimi,Bujaria

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb.

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet.

As buka nuk haet vetëm.

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.

Lulja e këputur nuk lëshon më.

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.

Mendja me mendjen, pjellin mëndje.

Me një ka nuk bëhen pendë.

Me nji tra nuk mban shtëpia.

Mëson nga armiku më shumë se nga miku.

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.

Miku harrohet po të largohet.

Miku i mirë vjen nga porta.

Page 16: Fjale Te Urta Shqiptare

Nuk bëhet stani me dhi të egra.

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.

Miku i mikut tim, është edhe miku im.

Një krah s'mban kala.

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.

Për një shamatë, lypen dy veta.

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.

S'bëhet lëmi me një kalli.

S'bëhet stani me lepura.

S'mblidhen lepujt në vath.

S'mbushet thesi me një kokërr.

Syri është më i mprehtë se kordha.

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Page 17: Fjale Te Urta Shqiptare

Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Page 18: Fjale Te Urta Shqiptare

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR

Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUGKu bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Page 19: Fjale Te Urta Shqiptare

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.

Page 20: Fjale Te Urta Shqiptare

TROPOJË

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE

Fjalë të urta : Maturia, Besimi , Vepra

As copën e madhe mos e ha pa u menduar.

Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen.

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.

Dhjetë herë mat, një herë pre.

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më.

Gazi i madh, kthehet në helm.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Gjella me kripë e kripa me karar.

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen.

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.

Ha të rrosh, jo rro të hash.

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.

Kashata e madhe të ngec në fyt.

Këmba e madhe të shqyen këpucën.

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.

Page 21: Fjale Te Urta Shqiptare

Kur flet shkopi të vret.

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.

Kur s'di not mos u fut në ujë.

Kush ha shumë i del për hunde.

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.

Lakmia, lakfyt.

Lisi nuk pritet me nji të rame.

Lulja e këputun nuk mbin ma.

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot.

Mos dalë goja para mendjes.

Mos i bjer të mirës me shkelm.

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.

Mos kërko vezë të pjekura në hell.

Ngopet deti me lumenj?

Nuk mba ujë orizi.

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.

Pi rakinë e jo mendjen.

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.

Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi.

Qefi prish qefin.

Tamahu të shpie në gjynah.

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë.

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin.

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa.

Page 22: Fjale Te Urta Shqiptare

U mbush kupa do të derdhet.

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.

Unë baj barrën, ti djersin.

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen.

Nata s'ka shahit.

As para pushkës, as prapa mushkës.

Atje ku fle ujët, atje është më thellë.

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri.

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.

Bie një gurë e shkoqet një mur.

Buka që thyet s'ngjitet më.

Çdo gjë forcohet, në themel.

Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho.

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Duhet me i fry lugës para se me të djeg.

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot.

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.

E ke zogun në dorë, mbaje.

Fusha ka sy, mali ka veshë.

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.

Page 23: Fjale Te Urta Shqiptare

I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet.

I zoti duhet të ruajë arën e vet.

Jo si cjapi te kasapi.

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka.

Kujto qenë e bëj gati shkopin.

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.

Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.

Kush vret nuk flet.

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.

Mos shkel në dërrasë të kalbur.

Mos shko si breshka te nallbani.

Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG

Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI

Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG

Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG

Ruaju të të ruajë perëndia. JUG

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG

Page 24: Fjale Te Urta Shqiptare

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR

S'lidhet kali me pè. LUKOVË

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË

Ujku mjergull kërkon. JUG

Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR

Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË

Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË

Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG

Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR

Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR

Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR

Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG

Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË

Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH

As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË

Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG

Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR

Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË

E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR

I marri premton dhe budallai shpreson. JUG

Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË

Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG

Page 25: Fjale Te Urta Shqiptare

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG

Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR

Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG

Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG

Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG

Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE

Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI

Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË

Fjalë të Urta : Tradita,Dituria,Përvoja

A don, e s'din, a din e s'don.

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall.

Arin ku e njohin, atje e çmojnë.

Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer.

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim.

Ç'i do qeni opingat.

Page 26: Fjale Te Urta Shqiptare

Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot.

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.

Dhelpra plakë i di shtigjet.

E di qeni ku fle lepuri.

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.

Guri i gdhendur hyn kudo.

Harabeli plak nuk rrehet me bukë.

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.

I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit.

I pësuari, i mësuari.

Kënga dhe përralla s'kanë zot.

Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju.

Page 27: Fjale Te Urta Shqiptare

Kush më shumë di, më shumë do të dijë.

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri.

Libri ashtë arma e të mençurit.

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi.

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend.

Noti mësohet në det, jo në stere.

Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë.

Prindi të rrit, shkolla të ndrit.

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet.

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.

Page 28: Fjale Te Urta Shqiptare

S'ka skaje dituria e urtia e njeriut.

Shit kalin e mëso djalin.

Breshka ferrën do.

Burrin e prishin huqet.

Druri i thatë nuk drejtohet.

Druri ndreqet mbë të njomë.

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë.

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet.

E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan.

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm.

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI

Fshat e zanat, derë e tabiat.

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë.

Page 29: Fjale Te Urta Shqiptare

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit.

Kali plak nuk mëson revan të ri.

Katundi digjet, zakoni s`prishet.

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë.

Ku di derri, ç`është nderi.

Ku janë dy i treti është i tepërt. T

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar.

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon.

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj.

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku.

Rakia marton edhe dhespotin.

Page 30: Fjale Te Urta Shqiptare

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më.

Rakia s`din ç`ka është kadia.

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja.

Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë".

Ruaje fjalën kur t'i vijë radha.

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha.

Sa të presin, më mirë priti.

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia.

Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi.

Zakoni i ka rrënjët e thella.

Fjalë të urta : Trimërina ,Besa

Ajo që ke frikë të gjen.

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.

Page 31: Fjale Te Urta Shqiptare

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

Ay që hyn në lumë edhe do laget.

Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.

Burri o të fal, o të var.

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.

Çakallit lëshoi ujkun.

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.

Dajaku ka dalë nga xheneti.

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.

Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. P

Frika nuk e len lepurin me u majtë.

Page 32: Fjale Te Urta Shqiptare

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

Gozhda nxjerr goxhdën.

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

Ku do të dijë hëna se lehin qentë.

Ku ngul hunë var hejbet.

Ku rafsha mos u vrafsha.

Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".

Kur ke zemër ke edhe krahë.

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

Kush kërkon gjen.

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkën.

Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

Page 33: Fjale Te Urta Shqiptare

Qeni i pangopur të ha.

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Shqerra që s'thërret mëmën humbet.

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

Trimi e ka me vete fatin.

Trimin vraje, po mos e shaj.

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin e mban toka.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

Besa asht ma e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.

Ku është besa aty është dhe shpresa.

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

Nga del fjala del dhe shpirti.

Page 34: Fjale Te Urta Shqiptare

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë

Ku është besa aty është dhe shpresa. Не е виновен оној кој ГО ЗАПАЛИЛ селото туку оној КОЈ ВИКНАЛ ‘селото гори‘!