fsk-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë...

48
FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! Prishtinë, 27 Nëntor 2017

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

FSK-ja në shërbimtë gjithë qytetarëve!FSK-ja në shërbim

të gjithë qytetarëve!

Prishtinë, 27 Nëntor 2017

Page 2: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

2 DITA E HAPUR

Page 3: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

3DITA E HAPUR

Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë këtij viti u angazhua me punë serioze, disiplinë, dhe me një planifikim të mirë të stafit komandues të FSK dhe njësive të saj, si dhe me një menaxhim dhe funksionim efikas të komandës dhe kontrollit, ka shënuar suksese në realizimin e misionit të saj, ka kryer me sukses të gjitha detyrat, duke qenë aktive dhe bashkëpunuese me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, si dhe ndërvepruese me ushtritë e vendeve partnere në regjion dhe më gjerë.Ne jemi fokusuar në vendosjen e politikave strategjike të cilat nënkuptojnë që FSK-ja të mbajë, të zhvillojë dhe të qëndrojë si forcë profesionale, multietnike, që ofron mundësi të barabarta. Në vazhdim të ngritjes profesionale dhe barazisë gjinore FSK-ja ka shënuar rritje për 8 për qind të gjinisë femërore, ku grada më e lartë është grada kolonel, ndërsa 10 për qind, përbëhet. nga pjesëtarët e komunitetit jo shumicë.Në këtë fund vit u graduan edhe pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga komuniteti jo shumicë dhe ne jemi të përkushtuar për integrimin e qëndrueshëm të komuniteteve në FSK dhe në këtë drejtim kemi realizuar objektivat tona të parapara.Duke marrë parasysh të arriturat e deritanishme, opinioni publik në të gjitha sondazhet e realizuara ka vlerësuar Ministrinë për FSK-në dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës si institucionin më të besueshëm

në vend.Në këtë kontekst duhet vlerësuar dhe falënderuar Ekipin Këshillëdhënës Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për FSK-në, dhe partnerët tanë strategjik që kanë ndihmuar në zhvillimin e politikave, që kanë rezultuar fuqishëm në të gjithë sistemin e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, e sidomos bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe me partnerë tjerë strategjikë.

Po këtë vit kemi pasur bashkëpunim të mirë me vendet fqinje, kemi dhënë kontributin tonë në nismat regjionale të sigurisë, në të mirë të paqes dhe sigurisë jo vetëm në regjion por edhe më gjerë.Forca e Sigurisë së Kosovës me aktivitetet e saja të shumta, angazhim dhe punë të përkushtuar, dhe me kapacitetet e plota operacionale, bazuar në mandatin aktual ka realizuar të gjitha detyrat e planifikuara.Andaj jemi të gatshëm që me këto kapacitete ekzistuese të shndërrohemi nga konsumues të sigurisë në ofrues të sigurisë për qytetarët tanë, drejt synimit për transformimin nga FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.

Rrustem Berisha Ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Përkushtim, punë dhe profesionalizëm i lartë në FSK

Page 4: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

4 DITA E HAPUR

Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga themelimi i saj në vitin 2009, është e përkushtuar në ngritjen profesionale dhe zhvillimin e kapaciteteve në përmbushje të misionit të saj kushtetues për zbatimin e operacioneve të reagimit ndaj krizave, mbështetjes së autoriteteve civile dhe ndihmës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim. FSK-ja është ngritur, zhvilluar dhe avancuar në një afat të shkurtër kohor, në harmoni me standardet e NATO-s dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë, duke u bërë kështu kontribut-dhënëse e sigurisë dhe institucioni më i besueshëm në vend në pesë vitet e fundit. Për më tepër, po vazhdojmë të punojmë që FSK-ja të bëhet forcë e ndërveprueshme, partner i besueshëm dhe kontribut- dhënëse e sigurisë në rajon dhe në botë, përkrah vendeve perëndimore.

Edhe gjatë këtij viti FSK-ja ka vazhduar me pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, duke demoluar dhe shkatërruar qindra mjete të pashpërthyera. Njëkohësisht, ka realizuar dhjetëra projekte humanitare në gjithë Kosovën, duke përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e jetesës së qytetarëve

të saj. Me kapacitetet e veta të kërkim-shpëtimit, atyre mjekësore dhe të tjera FSK-ja u ka qëndruar afër qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke i asistuar dhe duke ua dhënë ndihmën e nevojshme.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike që pasqyron shumë etnitetin në Kosovë dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie dhe etnie. Gjatë këtij viti kemi arritur numrin më të madh të rekrutëve nga komunitetet jo-shumicë.Përgatitja për ushtrimin fushor ‘Shqiponja 6”, si ushtrimi më kompleks, me përfshirje të 12 vendeve partnere, po ecën drejt hapave përfundimtarë të planifikimit me qëllim të zbatimit në majin e vitit të ardhshëm. Planifikimi, organizimi dhe ekzekutimi i ushtrimit “Shqiponja Patrulluese” ka qenë një tjetër tregim suksesi, se si edhe me pak mund arrihen gjera të mëdha.

Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë me zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale, në mënyrë që të jetë e gatshme të përmbushë misionin e saj për mbështetjen e autoriteteve civile dhe qytetarëve të Kosovës. Kemi bërë të gjitha planifikimet dhe përgatitjet e nevojshme për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe tani jemi në pritje të vendimit. Forca e Sigurisë së Kosovës synon që së bashku me ndihmën e partnerëve të ndërtojë një forcë mbrojtëse profesionale, shumetnike, që do të jetë në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve të vendit dhe kontribut- dhënëse e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të FSK-së, më lejoni të shpreh konsideratën time dhe të stafit për kontributin dhe shërbimin që jeni duke dhënë ndaj vendit. Ajo që ne bashkërisht kemi ndërtuar është projekti më i suksesshëm në shërbim edhe të brezave të ardhshëm. Me besimin e plotë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur Ju uroj Ditën e Forcës dhe Ju përgëzoj për sukseset e arritura bashkërisht gjatë këtij viti.

Gjenerallejtnant Rrahman RamaKomandant i FSK-së

Vit i zhvillimit profesional dhe integrimit të plotë të komuniteteve jo-shumicë

Page 5: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

5DITA E HAPUR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, zotëri RamushHaradinaj, më 12 tetor 2017 është pritur me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha. Ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj kanë zhvilluar një takim kokë më kokë dhe pastaj kanë vazhduar takimin e përbashkët, ku para kryeministrit dhe stafit të lartë të MFSK-së janë prezantuar të arriturat e përgjithshme të FSK-

së. Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës z. Haradinaj ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen dhe e ka përgëzuar për të arriturat e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas takimit të përbashkët, në paraqitjen para mediave, Kryeministri i Kosovës ka theksuar: “Kam ardhur në institucionin ku suksesi më i madh është besimi i qytetarëve të vendit në FSK-në

dhe ky besim është për lakmi nga të gjitha institucionet e vendit. Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin që ata kanë për t’i shërbyer atdheut dhe qytetarëve. Po ashtu është një besnikëri ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’iu them dhe ta konfirmoj se më shumë se kurrë janë sot në Kosovë dhe në FSK me perspektiven e Kosovës, për t’i dhënë mandatin Kushtetues Ushtrisë së Kosovës”.

Ministri i FSK-së, z. Berisha, në fjalën e tij ka thënë: ”Ne, zotëri Haradinajn e njoftuam për së afërmi me të arriturat e FSK-së, aktivitetet dhe proceset të cilat i kemi kaluar deri me tani si dhe për procesin e transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Gjithashtu e njoftuam se ku kemi qenë, ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen”.

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, më 11 shtator 2017, zyrtarisht u bë dorëzim-pranimi i detyrëssë ministrit të FSK-së.

Ministri i paraardhës zotëri Haki Demolli, i dorëzoi detyrën ministrit të ri zotit Rrustem Berisha. Ministri Rrustem Berisha pasi pranoi detyrën, falënderoi ministrin Demolli duke e përgëzuar për sukseset që ka shënuar kjo forcë dhe njëherësh konfirmoi përkushtimin e tij për të vazhduar punën me angazhim maksimal në drejtimin dhe realizimin e detyrave dhe projekteve të përgjithshme për Ministrinë dhe FSK-në.

Kryeministrit Ramush Haradinaj vizitonMinistrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Emërimi i zotit Rrustem Berisha ministër i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Page 6: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

6 DITA E HAPUR

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës viziton Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Olta Xhaçka, me 26 shtator 2017 ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri Berisha dhe delegacioni i Ministrisë për FSK-në janë pritur në Ministrinë e Mbrojtjes me ceremoni ushtarake.

Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe ministres Xhaçka dhe të delegacioneve të tyre është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe shtetërore si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm në mes dy ministrive.

Ministri Berisha duke folur për qëllimin e vizitës ka deklaruar: ,,Karakteri i kësaj vizite ishte më tepër njoftues dhe ka për qëllim ta zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit rajonal të të gjitha vendeve të rajonit’’.

Ndërsa, ministrja Xhaçka në fjalën e saj qe shprehur se takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për ta uruar

zotin Berisha për detyrën e re në krye të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar: ,,Jam e bindur se zoti ministër, por edhe Qeveria e re e Republikës së Kosovës e drejtuar nga zoti Haradinaj do të vijojnë punën e shkëlqyer për integrimin e vendit të tyre në strukturat euroatlantike’’. ,,E sigurova zotin ministër se mbështetja jonë do të vijojë të jetë konkrete dhe maksimale si në rrafshin politik ashtu edhe në atë teknik. E gjithë eksperienca e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në NATO do të vijojë të përcillet me profesionalizëm dhe me dashamirësi tek vëllezërit tanë kosovarë’’.

Page 7: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

7DITA E HAPUR

Ministri Rrustem Berisha në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks

të Kanadasë

Ministri i FSK-së z.Rrustem Berisha me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Kanadasë, z. HarjitSajjan, ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë. Forumi Ndërkombëtar për Siguri në Halifaks, është mbajtur për herë të nëntë, dhe ka pasur në me fokus bashkimin e liderëve të shteteve dhe personaliteteve më të larta nga shumë vende të botës. Ky Forum synon bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesëmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor, përfaqësojnë më shumë se 60 shtete dhe mblidhen më shumë se 300 pjesëmarrës. Në Forumin e Halifaksit, ministri Berisha ka folur për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të cilat

përballet rajoni ynë në fushën e sigurisë. Forumi Ndërkombëtar për Siguri në Halifaks është i njohur si një vendtakim vjetor, i cili krijon hapësirë që vendimmarrësit të gjejnë

bashkërisht zgjidhje për rreziqet dhe kërcënimet me të cilat po përballet bota demokratike. Gjatë qëndrimit në Halifaks, ministri Berisha ka mbajtur takime dypalëshe me homologë të vendeve mike dhe të NATO-s. Në kuadër të këtyre takimeve ministri Berisha ka pasur takime me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, z. HarjitSajjan; ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, z. Juri Luik dhe ministrin e Mbrojtjes së Zvicrës z. GuyParmelin. Ministri Berisha në këto takime dypalëshe ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe ministrive të Mbrojtjes të vendeve përkatëse, si dhe çuarjen përpara të marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes ministrive të këtyre vendeve.

Page 8: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

8 DITA E HAPUR

Ministri Rrustem Berisha priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo

Ministri Haki Demolli ka pasur takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Rrustem Berisha priti për herë të parë në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin GiovanniFungo. Në takimin e ministrit Berisha dhe gjeneralit Fungo

u bisedua për situatën e sigurisë në vendin tonë dhe gjithashtu për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it, si dhe për planet dhe aktivitetet konkrete për bashkëpunim në të ardhmen. Me këtë rast, ministri Berisha u shpreh se, gjatë mandatit të tij, do të angazhohet që t’i avancojë më tutje marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të kultivuara deri më tani në mes Ministrisë për FSK-në dhe KFOR-it. Komandanti i Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it, GiovanniFungo, tha se KFOR-i dhe FSK-ja kanë raporte bashkëpunimi shumë konkrete, jo vetëm me takime e shkëmbime zyrtare, por edhe me ushtrime dhe aktivitete tjera të përbashkëta fushore, në të cilat njësi të veçanta të KFOR-it dhe të FSK-së kryejnë stërvitje të përbashkëta.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, JansStoltenberg. Gjatë takimit është biseduar për situatën e sigurisë në vendin tonë, hapat që duhet të ndërmerren lidhur me ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës. Nga ana e tij, ministri Demolli e ka njoftuar Sekretarin e NATO-s, JansStoltenberg mbi zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e saj në drejtim të përmbushjes së misionit të saj në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të vendit, krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për përfshirjen e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, ministri Haki Demolli, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e NATO-s për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it, ka thënë se aktualisht Republika e Kosovës është duke u përpjekur seriozisht që të zhvillojë dhe konsolidojë mekanizmat e saj të sigurisë

për të ardhmen, gjithnjë bazuar në konsensus politik të brendshëm dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, z. Stoltenberg, ka deklaruar mbështetje të parezervë për FSK-në përmes Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (EKNN), brenda misionit dhe kapaciteteve të saj, duke shprehur konsideratë të lartë dhe profesionalizëm në angazhimin e saj të treguar deri më tani.

Page 9: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

9DITA E HAPUR

Komandanti i FSK-së dhe drejtori i NALT-it raportuan në Komitetin për Operacione dhe Politika të NATO-s

në Bruksel

Ministri Demolli ka pritur zëvendës-ndihmësin eSekretarit Amerikan të Shtetit për çështje evropiane

dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në), gjeneral brigade DietmarMosmann, kanë qëndruar për vizitë dyditore zyrtare në Shtabin e NATO-s në Bruksel, përkatësisht në Komitetin për Operacione dhe Politika. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama para këtij komisioni ka raportuar për bashkëpunimin me NALT-in dhe NATO-n, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së gjatë vitit 2016 dhe për vizionin dhe objektivat e FSK-së për të ardhmen. Ndërsa, gjenerali DietmarMosmman, drejtori i

NALT-it, ka raportuar për zhvillimin e NALT-it, mbështetjen dhe bashkëpunimin me FSK-në si dhe për detyrat në të ardhmen. Ndërkaq, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka zhvilluar takime edhe me disa përfaqësues të NATO-s dhe me kryesuesin e takimit të Komitetit për Operacione dhe Politika, z. MichelSoula. Prezantimet e gjeneral Ramës dhe gjeneral Mosmann janë mirëpritur nga të pranishmit në komitet, madje ata edheu inkurajuan nga përfaqësuesit e këtij komiteti për të arriturat e deritashme dhe për vizionin e tyre për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen.

Ministri i FSK-së, zotëri Haki Demolli, ka pritur zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro- aziatike, z. HoytBrianYee. Pjesëmarrës në takim ishinzëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kurse zotin Yee e shoqëronin atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Jeffrey H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin. Me këtë rast, ministri Haki Demolli, në emër të Ministrisë dhe FSK-së e ka falënderuar zëvendës- ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për

çështje evropiane dhe euro- aziatike, z. HoytYee, për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Nga ana e tij, zëvendës- ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro- aziatike, z. HoytYee, ka falënderuar ministrin Demolli për pritjen dhe ka përcjellë mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.

Page 10: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

10 DITA E HAPUR

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Kongresin e

SHBA-ve

Komandanti i FSK-së ka pritur Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), i shoqëruar nga komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës gjeneral major TimothyOrr. Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin amerikan. Gjeneral Rama

fillimisht është takuar me kongresistët PaulCook dhe SteveKing si dhe me zëvendëskomandantin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjenerallejtënant DanHokanson. Më pas gjeneral Rama ka takuar edhe ndihmës-sekretaren e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euro-Azi, Laura Cooper. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka mbajtur një takim edhe me z. MattPalmer, drejtor i Zyrës për Çështje të Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit. Komandanti i FSK-së, në të gjitha takimet e tij ka ritheksuar partneritetin dhe mbështetjen që SHBA po i jep FSK-së në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj në të gjitha fushat. Ai po ashtu ka informuar nivelin e lartë të Mbrojtjes të SHBA-ve lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura(FAK). Në kuadër të kësaj vizite KOMFSK ka takuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilët ishin pjesëmarrës në vrapimin vjetor tradicional të Ushtrisë Amerikane “10 miler”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, njëherësh edhe Komandant i Komandës së SHBA-ve për Evropë, gjeneralin Curtis M. Scaparrotti të shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori GiovanniFungo. Në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës dhe gjeneralit Scaparrotti, është biseduar për çështjet e sigurisë në Republikën e Kosovës, në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu është biseduar edhe për profesionalizimin e institucioneve të sigurisë të vendit tonë, si dhe për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve të FSK-së me KFOR-in dhe NATO-n, në përgjithësi. Në këtë takim, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama ka falënderuar komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneralin Scaparrotti për angazhimin e NATO-s nëpërmjet KFOR-it, në ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e NATO-s, nëpërmjet Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për këshillimin dhe zhvillimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga ana e tij, Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti ka

shprehur përgëzime për lidershipin, profesionalizimin si dhe bashkëpunimin e mirë që FSK-ja ka me KFOR-in, për angazhimet e saj, në të mirë të komunitetit dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi duke premtuar përkrahjen e NATO-s për ushtrimet fushore dhe stërvitjet e përbashkëta, trajnime dhe operacione si dhe shkollim profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Page 11: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

11DITA E HAPUR

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, gjenerallejtënant

Mark Schwartz

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në Asociacionin e Ushtrisë së SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, gjenerallejtënant Mark Shchwartz.Në takimin e përbashkët, komandanti i FSK-së e ka njoftuar gjeneralin Shchvarc me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Gjithashtu, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ka paraqitur gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështesë FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të saja aktualesi dhe kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës. Nga ana e tij, shefi i Komandës Amerikane për

Operacione Speciale në Evropë, gjenerallejtënant Mark Shchwartz ka shprehur gatishmërinë që FSK-në ta mbështesë me trajnime dhe shkollime, për kapacitetet aktuale që FSK-ja ka aktualisht, si në fushë e kërkim-shpëtimit etj., si dhe është shprehur se do të analizohen mundësitë dhe do të identifikohen fushat e mbështetjes edhe për të ardhmen.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga një delegacion i FSK-së dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA),

zonja Vlora Çitaku, kanë qenë pjesë në ceremoninë e hapjes së takimit vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së SHBA-ve (AUSA).Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-

ve, JimMattis, si dhe shumë delegacione ushtarake nga mbi 70 shtete. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis, në fjalën e tij, kryesisht, ka theksuar sfidat e sigurisë globale. Komandanti i FSK-së, me këtë rast, ka zhvilluar edhe një varg takimesh të rëndësishme si me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjeneral Mark A. Milley dhe me shumë shefa të shtabeve të ushtrive të cilët ishin pjese në AUSA. Në Uashington, gjeneral Rama ishte takuar edhe me komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges, me ç ‘rast kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë.

Page 12: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

12 DITA E HAPUR

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën e Partneritetit

Ndërshtetëror me Gardat Kombëtare të SHBA-ve

Komandanti i FSK-së dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës vizitojnë njësitë e FSK-së

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Partneritetit Ndërshtetëror me Gardat Kombëtare të SHBA-ve. Kjo konferencë dyditore është

mbajtur në Garmish të Gjermanisë nën patronatin e Komandës Evropiane të SHBA-ve. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë shefat e ushtrive të Evropës të cilat kanë partneritet

ndërshtetërorë si dhe komandantët e gardave kombëtare të shteteve partnere. Në këtë takim ka qenë prezent edhe gjeneralmajor TimothyOrr, komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilën FSK-ja ka të nënshkruar partneritet për bashkëpunim të gjerë dhe intensiv. Qëllimi i kësaj konference ishte rritja e aktiviteteve të përbashkëta, sinkronizimi i bashkëpunimit, rritja e rolit të shteteve partnere në forcimin e partneritetit shtetëror dhe arritja e ndërveprimit në mes Ushtrive të Shteteve të Evropës dhe Forcave të Armatosura të SHBA-ve në ballafaqim me sfidat bashkëkohore.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës(Iowa), gjeneral major TimothyOrr i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan. Në kazermën ,,Skënderbeu “ në Ferizaj delegacionet janë pritur nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij dhe janë njoftuar për aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja, përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës si institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.

Gjenerali Orr në KDS ishte shumë i interesuar për të gjitha proceset që po kalon FSK-ja si; trajnimet, infrastruktura, përgatitja e stafit dhe shumë çështje tjera me interes. Vizita ka vazhduar në përcjelljen e disa trajnimeve që janë duke u realizuar në KDS. Gjenerali Orr ka takuar gjithashtu

dy pjesëtarët e FSK-së, të cilët kishin dalë të parët në garën e ,,Ushtarit më të mirë për vitin 2017”, tetar Rafet Gashi, tetar BinakPodrimqaku, ku u ka ndarë nga një mirënjohje për të arriturat e tyre dhe i ka përgëzuar për suksesin.

Page 13: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

13DITA E HAPUR

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila është mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Temë kryesore e konferencës ishte “Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës”. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, në paraqitjen e tij në punimet e Konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut(A5)” të mbajtur në Shkup, ka theksuar nevojën

për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel rajonal, me qëllim të rritjes së ndërveprimit, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes. Gjeneral Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major TimothyOrr, të shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan, kolonel JefryFischer kanë zhvilluar takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Timothy M. Ray, ku kanë diskutuar për mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta. Komandanti i FSK-së, gjithashtu ka pasur takime bilaterale me

shefat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe drejtorin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, kundëradmiralin Robert Hranj, me të cilët është pajtuar për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral. Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.

Page 14: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

14 DITA E HAPUR

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka vizituar Forcat e Armatosura të Turqisë

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë vizitë zyrtare në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral HulusiAkar, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Ankara. Gjeneral Rama, në Ankara, është pritur me nderime ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë nga Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, gjeneral HulusiAkar. Gjeneral Rama dhe gjenerali Akar, gjatë takimit, kryesisht kanë biseduar për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh në mes Forcës

së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Turqisë si dhe për planet e bashkëpunimit në të ardhmen. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, ka vlerësuar lart mbështetjen që Ushtria Turke është duke dhënë në të gjitha fushat për FSK-në, në mënyrë që FSK-ja të vazhdojë

zhvillimin dhe profesionalizimin e saj të gjithanshëm. Ai njëherësh ka nënvizuar përkushtimin e Komandantit të Forcave të Armatosura të Turqisë gjeneralit Akar për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së në pajisje dhe në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Shtabit të Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë, gjenerallejtënant MetodijaVelickovski, në krye të një delegacioni të lartë të Ushtrisë së Maqedonisë. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministri Haki Demolli, ku ishte edhe zëvendësministri Muhamet

Latifi, kanë zhvilluar takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski, të cilin e kanë falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e kanë njoftuar me të arriturat e përgjithshme të FSK-së. Po ashtu, ministri dhe komandanti janë shprehur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë

e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe kanë treguar gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve. Komandanti i FSK-së gjeneral Rama me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski së bashku me dy delegacionet, kanë përcjellë nga afër demonstrimin e pjesëtarëve të Kërkim-Shpëtimit Urban. Ndërsa shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant MetodijaVelickovski, ka shprehur kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së si dhe ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për demonstrimin e tyre me sukses.

Page 15: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

15DITA E HAPUR

Ministria e FSK-së ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë

Sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj në Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë

Drejtori i Departamentit për Politika dhe Plane në Ministrinë e FSK-së, z. Faruk Geci është pritur në një takim pune nga drejtori i Politikave të Mbrojtjes të Ministrisë

së Mbrojtjes së Sllovenisë në Lubjanë, z. Mishmas. Me këtë rast, të dy drejtorët kanë nënshkruar Planin dypalësh të bashkëpunimit midis Ministrisë

së Mbrojtjes të Sllovenisë dhe Ministrisë për FSK-në për vitin 2017, i cili plan parasheh një mori aktivitetesh në fushën e shkollimit, trajnimeve të ndryshme si dhe pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime të përbashkëta.

Të dy palët kanë biseduar edhe për format e mundshme të bashkëpunimit lidhur me shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së në këtë qendër. Sipas marrëveshjes, për këtë vit, katër pjesëtarë të MFSK/FSK-së do t’i ndjekin kurset e avancuara të gjuhës angleze në Slloveni.

Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, nga data 27-30 gusht 2017, me ftesë të Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (CIDS), dhe delegacioni në përbërje të drejtorëve të departamenteve dhe koordinatorit të projekteve të CIDS-it për Kosovë, z. Florian Qehaja kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë. Gjatë qëndrimit treditorë, autoritetet e CIDS-it dhe zyrtarët nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ombudspersoni i Forcave të Armatosura norvegjeze kanë ndarë përvojat e tyre

me delegacionin e MFSK-së, për praktikat institucionale të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Forcave të Armatosura(FA) si dhe institucioneve tjera përkatëse nga fusha e ndërtimit të integritetit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, fusha e diplomacisë dhe fusha e avokimit mbi të drejtat e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. Në kuadër të agjendës, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj dhe drejtori i CIDS–it, z. Per Christensen janë pritur nga homologu i tij, z. Arne Røksund, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Me këtë rast, sekretari Sylaj, në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka falënderuar homologun e tij, për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit dhe popullit norvegjez, që nga paslufta në fusha të ndryshme si dhe për procesin aktual të zhvillimit të MFSK–së dhe FSK–së, konkretisht përkrahjen me dy projekte tri-vjeçare në fushën e ndërtimit të integritetit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore të mbështetura nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes. Gjithashtu, z. Sylaj, ka falënderuar homologun e tij për mirëkuptimin e dëshmuar për vazhdimin e projekteve përkatëse edhe për tri vitet e ardhshme. Me qëllim të zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në mes të MFSK–së dhe MM dhe FA të Norvegjisë edhe në fusha të tjera, sekretari Sylaj ka kërkuar nga homologu i tij shqyrtimin e propozimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy ministrive përkatëse.

Page 16: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

16 DITA E HAPUR

Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane z. Faruk Geci në takimin e shefave për politika

dhe plane SHBA-Karta e Adriatikut

Konferenca “FSK dhe Partnerët - 2017”

I. Konferenca e 6-të ,,FSK dhe Partnerët’’

Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Faruk Geci, ka marrë pjesë në takimin e drejtorëve të drejtorive për politika të mbrojtjes të shteteve anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut (A5), i cili është mbajtur në Shkup të Republikës së Maqedonisë. Në takimin e zyrtarëve të lartë për politika të mbrojtjes është diskutuar për projektet aktuale në kuadër të

Kartës së Adriatikut-A-5, për projektet e reja në të ardhmen, për kontributin e vendeve të rajonit në misionet e NATO-s si dhe për krizën e refugjatëve. Me këtë rast, drejtori Geci, para përfaqësuesve të vendeve anëtare, ka paraqitur argumentet për mbështetje të kërkesës për pranimin e Republikë së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në forumin e Kartës së Adriatikut-A5. Ai po ashtu ka folur edhe për projektet konkrete

që mund të realizohen bashkërisht në të ardhmen në fushën e kërkim- shpëtimit duke ofruar për vendet e rajonit, Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile, ndërsa për kadetët e vendeve fqinje, mundësinë e përfshirjes së tyre në të ardhmen në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) ka zhvilluar punimet konferenca e gjashtë me radhë ,,FSK dhe Partnerët’’, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të ushtrive të vendeve partnere të MFSK-së dhe FSK-së dhe institucioneve vendore të fushës së sigurisë.

Me këtë rast, në fjalën e hapjes së punimeve të konferencës, ministri Haki Demolli ka thënë se qëllimi

i konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’ është rritja e bashkëpunimit të MFSK/FSK-së dhe shteteve partnere si dhe sinkronizimi i aktiviteteve, në mënyrë që MFSK-ja dhe FSK-ja të kenë mbështetje për t’u zhvilluar në Forcë të aftë dhe profesionale. Ndërsa, në fjalën e tij komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka falënderuar atashetë ushtarakë të vendeve partnere, pjesëmarrëse

në konferencë, për kontributin e vazhdueshëm që vendet e tyre kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për ndërtimin, zhvillimin dhe profesionalizmin e FSK-së.

Me nga një fjalë përshëndetëse në konferencë janë paraqitur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral GiovaniFungo dhe drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s për MFSK/FSK-në, gjeneral DietmarMosmann.

Page 17: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

17DITA E HAPUR

II. Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’

Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), më 23 tetor 2017 është zhvilluar edicioni i 7-të i konferencës ,,FSK dhe Partnerët’’, ku kanë marrë pjesë atashetë ushtarakë dhe ata të mbrojtjes, përfaqësues të ambasadave të shteteve me të cilat MFSK-ja ka bashkëpunim bilateral dhe multilateral.

Punimet e konferencës i ka shpallur të hapura ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i cili ka thënë se konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’ përkon me fillimin e mandatit të tij si ministër, dhe se qëllimi i tij është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral të FSK-së dhe shteteve partnere si dhe harmonizimi i aktiviteteve që kanë për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. Ministri Berisha po ashtu ka njoftuar ushtarakët dhe diplomatët e vendeve partnere mbi planifikimin për të ardhmen e FSK-së, ku ndër të tjera ka thënë: “Ne jemi duke punuar në përgatitjen dhe planifikimin e ndryshimit të misionit tonë,

respektivisht në ngritjen e kapaciteteve tona për misionin e ri kushtetues.’’

Ndërsa, gjenerali i FSK-së Rrahman Rama ka thënë se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK-së. “Ne jemi institucioni më i besueshëm në pesë vitet e fundit. Ky është një privilegj, por në të njëjtën kohë dhe përgjegjësi t’i mbajmë standardet tona në nivelin më të lartë. Në konferencën e parë të FSK-së me partnerët, që është mbajtur në muajin prill, qëllimi ishte t’i prezantojmë tek ju nevojat tona për zhvillim të mëtutjeshëm

të kapaciteteve të FSK-së dhe po ashtu t’i sinkronizojmë të gjitha aktivitetet me ju, në mënyrë që të kemi një qasje më të mirë në objektivat e përbashkëta, në procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur”.

Gjithashtu me nga një fjalë rasti, në punimet e konferencës janë prezantuar edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral GiovaniFungo dhe drejtori i Ekipit Këshillues të NATO-s për FSK-në(NALT), gjeneral brigade RalfHoffman. Gjeneral Fungo, ka shprehur vlerësimin e tij për profesionalizmin e FSK-së.

Për herë të parë, në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, kanë marrë pjesë edhe oficerë nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, krahas diplomatëve ushtarakë nga shtetet partnere si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Japonia, Holanda, Gjermania, Italia, Kroacia, Belgjika etj. Konferenca ka vazhduar punimet dy ditë. Në ditën e saj të dytë është vizituar Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Page 18: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

18 DITA E HAPUR

FSK-ja përkujton 11 shtatorin e sulmeveterroriste në SHBA

Ministri dhe komandanti i FSK-së kanë nderuar sakrificën e ushtarakëve britanikë të rënë në Kosovë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përkujtuan viktimat

e 11 shtatorit të vitit 2001, të sulmeve terroriste mbi popullatën

amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 11 shtator 2017, në të gjitha njësitet e FSK-së, me organizime të ndryshme janë nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Po ashtu edhe në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, pjesëtarët e FSK-së së bashku me pjesëtarët amerikanë të Kampit Bonstill, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, kanë përkujtuar me nderim viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i tërë populli i Kosovës ndajnë dhimbjen me popullin amerikan, i cili në çdo vend të botës kontribuon për paqe e liri.

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me oficerë të lartë të FSK-së, në ceremoninë e ri-dedikimit të Memorialit të ri Britanik, kanë nderuar dhe përkujtuar 14 ushtarakët e Mbretërisë së Bashkuar të rënë në Kosovë. Krerët e FSK-së dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar RuairiO’Conell, të shoqëruar edhe nga oficerë britanikë, kanë bërë homazhe duke u përkulur me respekt dhe mirënjohje pranë memorialit të të rënëve, ku po bënin nderime pjesëtarët e Togut Ceremonial të FSK-së. Me këtë rast, ambasadori O’Connell, veç tjerash është shprehur: ,,14 ushtarët britanikë, emrat e të cilëve

në këtë memorial do të mbahen në mend përgjithmonë, që dhanë jetën e tyre në mënyrë që Kosova të mund të njohë paqen. Sakrifica e tyre është lidhja më e fortë dhe e pathyeshme midis vendeve

tona’’. Ceremonia e mbajtur në nderimi të ushtarakëve britanikë është mbështetur edhe nga Bendi Muzikor dhe Togu Ceremonial i FSK-së.

Page 19: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

19DITA E HAPUR

FSK shenoi 19 - vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës, është shënuar 19-vjetori i Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, udhëheqës shtetëror dhe përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së.Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, kryetari Hashim Thaçi, në fjalën e tij, pos tjerash ka thënë: “Kushtetuta moderne e Kosovës, mua si Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës më jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarr iniciativa për të ndryshuar ligjin për FSK-në“. ”Para nesh të nderuar qytetarë janë rreshtuar pjesëtarët e FSK-së e që për mua si Komandant Suprem, dhe mbi të gjitha për ju qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, këta janë ushtarët dhe oficerët e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Asnjë qëndrim i caktuar i qarqeve jo dashamirëse nuk mund ta njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ajo mbetet trashëgimia jonë më e madhe dhe më e pasur që ka krijuar historia e Kosovës. Ashtu siç do të jetë e përjetshme dhe e vlerësuar lart

sakrifica sublime e Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës, ashtu do të jetë i përjetshëm lavdia dhe emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj të nderuar ushtarë të FSK-së, unë sot dua të bëj të qartë publikisht se në ditët në vijim shumë shpejt, brenda kompetencave të mia kushtetuese, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore që transformimi i shumë pritur i themelimit të Ushtrisë së Kosovës të bëhet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK-në”, e përmbylli fjalën e tij, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në fjalën e tij, ndër të tjera ka theksuar: “Epopeja e UÇK-së” për çdo qytetar të Kosovës është festë e lirisë së Kosovës, është kremtja e vlerave të atdhedashurisë, patriotizmit dhe sakrificës sublime për Kosovën. Kosova, institucionet e saj, si dhe qytetarët kanë sfidat e veta, që janë

të shumta dhe të cilat ndryshojnë krahas prosperitetit tonë. Kosova ka bërë transformime epokale dhe historike, falë rezistencës së saj paqësore, unike për këtë pjesë të botës, falë luftës çlirimtare të popullit të saj”. Në përfundim të manifestimit janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, dhe është mbajtur Akademia Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. MministriDemolli dhe komandanti Rama bënë homazhe në GllogjanMinistri Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19- vjetorit të 24 Marsit- ,,Epopeja e Dukagjinit’’. Delegacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan ka nderuar sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri. Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë(Serbi dhe Mali i Zi).

Page 20: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

20 DITA E HAPUR

Ministri Demoli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama bënë homazhe në Koshare

FSK ndëron të rënët në Reçak

Ministri Haki Demoli dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama të shoqëruar nga zëvendësministri Muhamet Latifi, kanë marrë pjesë në manifestimin “Ditët e shqipes“ që i kushtohet të rënëve të “Brigadës 138 Agim Ramadani”, në betejën e UÇK-së në

Koshare dhe së bashku me bashkëpunëtorë bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Koshare. Po ashtu ata kanë takuar shumë familjarë të dëshmorëve dukeshprehur mirënjohjen për sakrificën sublime të dëshmorëve të rënë në altarë të lirisë në luftën çlirimtare dhe respektin për pasardhësit dhe familjarët e tyre. Ata kanë vlerësuar lartë të rënët në këtë betejë të lavdishme e cila theu kufirin e imponuar forcërisht ndërmjet shqiptarëve, betejë që së bashku me të gjitha betejat e luftës së UÇK-së i sollën lirinë Kosovës. Pjesë e delegacionit ishin edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj shef i departamentit të Operativës dhe Trajnimeve, kolonel Fadil Hadergjonaj këshilltar ushtarak i ministrit, këshilltarët politikë Rexhep Leci dhe Shkelzen Feka.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të MFSK/FSK-së, kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 18-të, të Masakrës së Reçakut, në Reçak, ku kanë nderuar të gjithë martirët e dhe të rënët për Liri. Ministri Haki Demolli, së bashku me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në Kompleksin e Reçakut, ndërsa

komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zëvendësministrin , z. Muhamet Latifi dhe me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e Reçakut, duke nderuar të gjithë martirët dhe dëshmorët në Reçak. Ministri Demolli, me këtë rast, ka çmuar lartë sakrificën e reçakasëve si dhe ka vlerësuar lartë kontributin e tyre për Lirinë e Kosovës.

Page 21: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

21DITA E HAPUR

Mministri Demolli dhe komandant Rama bënëhomazhe në Gllogjan

FSK-ja përfundon stërvitjen shumëkombëshe,,KFOR 23’’ në Gjermani

Ministri Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe oficerë të lartë dhe komandantë të njësive të FSK-së kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, në kuadër të shënimit të 19- vjetorit të 24 Marsit- ,,Epopeja e Dukagjinit’’. Delegacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan ka nderuar sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për Liri. Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 18-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të ish Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi).

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përbërë prej 16 pjesëtarëve, një skuadër e Kompanisë për Mbrojtje Kimike – Biologjike - Atomike (MKBA) dhe një për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) e Kompanisë së Deminimit, si dhe dy vëzhgues –kontrollues, kanë marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët

,,KFOR 23’’ në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri (JMRC), në Hohenfild të Republikës Federale të Gjermanisë. Për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit ,,KFOR 23’’ të kontingjentit të FSK-së, në mesin e shumë personaliteteve ka qenë edhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili gjatë kohës sa kishte përcjell këto operacione të pjesëtarëve në këtë ushtrim kishte marr komente dhe vlerësime shumë të larta për angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin që kishin treguar pjesëtarët e FSK-së. Gjatë aktiviteteve trajnuese dhe stërvitore të ushtrimit, Ekipi i EOD-së ka pasur për mision që të detektojë dhe shkatërrojë mjetet e pashpërthyera, ndërsa skuadra e MKAB-së të bie në kontakt me autoritetet lokale për të bërë vlerësimin e zonës së kontaminuar.

Page 22: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

22 DITA E HAPUR

Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për kërkim-shpëtim në Republikën e Kroacisë

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen Instruktorë tëTrajnimit Fizik në Britani të Madhe

Behar Fazliu shpallet kadeti më i mirë ndërkombëtarnë Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral mes Republikën e Kroacisë dhe Kosovës dhe në kuadër të saj edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura

të Kroacisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile (Task Forca e Kërkim-Shpëtimit) kanë realizuar trajnimin e kërkim-shpëtimit në male në Republikën e Kroacisë. Ky trajnim është realizuar në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë, njësinë Speciale Kroate për Kërkim-Shpëtim në male, me temën: “Ripelim(me litarë), Kërkim-Shpëtim dhe Evakuim me Helikopter”. Trajnimi i nivelit të tillë për pjesëtarët e FSK-së, ka një rëndësi të veçantë për krijimin e bashkëpunimit dhe përvojave që ka Ushtria Kroate në lëmin e kërkim-shpëtimit në të gjitha fushat: si kërkim-shpëtim në male, në dete dhe atë urban.

Gentiana Karpuzi u bë e para femër ushtare jo angleze, që përfundoi tërësisht kursin e Ushtrisë britanike për instruktortë trajnimit fizik, në Shkollën Ushtarake të Trajnimit Fizik në Angli . Ky kurs rigoroz tridhjetë (30) javorë është i hapur vetëm për ushtarët më të mirë të Ushtrisë së Britanisë të cilët dëshirojnë të specializohen në fushën e trajnimit fizik. Po ashtu edhe pjesëtari Emir Vllasa, ka përfunduar “Kursin e instruktorit të trajnimit fizik të të gjitha armëve”. Në këtë kurs studentët mësojnë të ngritin programe të trajnimit fizik dhe të udhëheqin seanca të trajnimit në palestër.

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntogeri Behar Fazliu, është nderuar me çmimin “Kadeti më i mirë ndërkombëtar”, pas një trajnimi gjashtëmujor në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar. Çmimi “Kadeti më i mirë ndërkombëtar” për nëntoger Behar Fazliun, por edhe çmimet tjera të mëparshme janë dëshmi se FSK-ja është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit, si në: shkollime, trajnime dhe operacione, në akademitë më prestigjioze.

Page 23: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

23DITA E HAPUR

Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të

Mbretërisë së Bashkuar

Tetari i FSK-së Rafet Gashi fiton garën ndërkombëtare ,,Ushtari më i mirë i vitit 2017’’

Oficeri i FSK-së Rilind Idrizi shpërblehet me çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin

Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar në ceremoninë e mbajtur në diplomimin e kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar. Pjesë e këtij trajnimi ishte edhe tetar FetiPronaj. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama i cili ndër të tjera pati thënë: “Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në akademitë më prestigjioze në botë, është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s” .

Në kazermën ,,Adem Jashari’’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të garës “Ushtari më i mirë i vitit 2017”, çmimin e ushtarit më të mirë në garën ndërkombëtare e ka fituar tetari Rafet Gashi - pjesëtar i Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, vendin e dytë e zuri ushtaraku nga Kroacia, tetar IvoVasiq, ndërsa vendin e tretë e zuri ushtari Besnik Nebihu po ashtu pjesëtari i FSK-së - pjesëtar i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së. Ndërsa në garën e FSK-së ,,Ushtari më i mirë i vitit 2017’’, vendi i parë i takoi tetarit BinakPodrimqaku, vendi i dytë tetarit ElvisHasanaj dhe vendi i tretë ushtarit Mehdi Bajraktari, që të gjithë pjesëtarë të Batalionit të Dytë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është shprehur se gara e FSK-së për ushtarin më të mirë të vitit tanimë është tradicionale dhe në vazhdimësi është një sfidë me të cilën pjesëtarët e FSK-së janë familjarizuar dhe nëpërmjet saj po tregojnë suksese

si brenda FSK-së ashtu edhe në gara ndërkombëtare. Më tej, komandanti i FSK-së shtoi: “Viti 2017 është viti kur FSK-ja ka krijuar mundësitë që një garë e tillë të jetë garë me pjesëmarrje edhe të ushtarakëve nga shtetet e ndryshme, gjë që për FSK-në do të thotë shumë. Këtë vit garën ,,Ushtari më i mirë’’ e bën edhe më të veçantë pjesëmarrja e ushtarëve nga 7 shtete partnere, duke e shndërruar kështu në garë ndërkombëtare ushtarake”.Përveç Kosovës pjesë e garës

ndërkombëtare ishin edhe Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Maqedonia, Turqia dhe Britania e Madhe. Gara është zhvilluar në këto disiplina: test fizik, gjuajtje me armë, navigim tokësor, poligon me pengesa, hedhje e granatës, kalimi i zonës së rrezikshme, ndihmë e parë, vëzhgim i terrenit, marshim i shpejtë me ngarkesë dhe testi me shkrim i njohurive ushtarake ( testi me shkrim ishte vetëm për garuesit e FSK-së).

Page 24: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

24 DITA E HAPUR

Kadeti e FSK-së Xhevahir Hasanaj merr medalje në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst

Toger Adison Gara fiton çmimin “Top Student” në Kursin për Instruktor të Operacioneve Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes

Nëntoger Xhevahir Hasanaj ka fituar medaljen “Kadeti më i mirë ndërkombëtar” në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar zonja TheresaMay në emër të

Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elisabetë, ka ndarë medalje për nëntogerin XhavihirHasanaj si dhe certifikata për kadetët të cilët mbaruan studimet atje. Me rastin e dhënies së medaljes oficerit të FSK-së, kadetit me rezultatet më të

larta nga të gjithë oficerët-kadetë ndërkombëtarë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka deklaruar se rezultati i shkëlqyer i oficerit të FSK-së ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për gjithë Kosovën. “Jam i privilegjuar që gjendem sot, këtu, në cilësinë e komandantit, për të nderuar këtë ngjarje madhështore të organizuar nga kjo Akademi me nam, e cila çdoherë po nxjerrë oficerë që po na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre”,- ka thënë gjeneral Rama. Në këtë ceremoni ka diplomuar edhe nëntogeri Arlind Bajrami. Ishte hera e dytë që një oficer kadet nga Kosova fiton çmim si kadeti më i mirë ndërkombëtar.

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë, kapiten Adison Gara ka fituar çmimin “Top Student”, në Kursin për Instruktor të Operacioneve Shumëkombëshe në Mbështetje të Paqes në Vyshkov të Republikës së Çekisë, në mesin e 30 studentëve, oficerë nga 8 shtete të botës. Trajnimi ka përfshirë aktivitete të ndryshme rreth përgatitjeve të instruktorëve për operacione paqeruajtëse. Ishte planifikuar dhe udhëhequr nga Ekipi Këshillues Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar (BritishMilitaryAdvisoryTeam- (BMAT). Pjesëtarët e FSK-së, pjesëmarrës në këtë kurs, kanë treguar rezultate të larta si në aspektin akademik gjithashtu edhe në atë praktik gjatë zhvillimit të operacioneve. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në Kursin e Instruktorëve të Operacioneve Shumëkombëshe në Mbështetje të Paqes (Multinational Peace Support Operations Instructor Training Course), është në vazhdën e bashkëpunimit dypalësh me Britaninë e Madhe. Qëllimi i kursit ishte pajisja e instruktorëve me njohuri teknike të nevojshme dhe përgatitja e tyre me aftësi konvencionale ushtarake. Përveç kapiten Adison Garës, këtë kurs e kanë vijuar edhe kapiten Alban Bujupi, toger Elbasan Sabedini dhe rreshter major Bedri Zuka.

Page 25: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

25DITA E HAPUR

Kursi i Avancuar për Lider realizon ushtrimin fushor “Evakuimi me Helikopter”

Togeri Nysret Buzhala studenti më i mirë ndërkombëtar në Shkollën e Forcave Speciale ”John Kennnedy”

të SHBA-ve

Më 14 qershor 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes-Qendrën e Zhvillimit Profesional të Udhëheqësve në Ferizaj, në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Brigadën Shumëkombëshe të Lindjes (KFOR-i Amerikan në Kampin Bondsteel), bazuar në planin e stërvitjes, është mbajtur

ushtrimi fushor: Kursi i Avancuar për Lider. Në këtë ushtrim janë realizuar me sukses temat, si: Procedurat e udhëheqjes së trupave, Evakuimi i viktimave me helikopter etj. Pjesa praktike e ushtrimit, Evakuimi i viktimave me helikopter, është realizuar falë bashkëpunimit dhe partneritetit

me Kampin Bondsteel, të cilët dhanë mbështetje si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike, që ofruan edhe helikopterin për të demonstruar aftësitë e fituara nga pjesëtarët e FSK-së, gjatë ushtrimit. Pjesëtarët e Kursit të Avancuar për Lider, janë pajisur me njohuri se si duhet të barten viktimat me barela dhe viktimat të cilat kanë lëndime më të lehta. Pjesëtarët e ushtrisë amerikane, demonstruan: lëshimin individual me litar nga helikopteri; tërheqjen e viktimave nga lartësia-mbi 100 metra me litar. Të kënaqur me realizimin me sukses të këtij ushtrimi u shprehën rreshter majori i Kampit Bondsteel, JEFFREY SCHUSTER si dhe rreshter majori i KDS-së, Imri AZEMI, të cilët premtuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në këtë fushë.

Oficeri i FSK-së, togeri Nysret Buzhala, u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar në trajnimin “Kapiten Karriere” që realizohet nga Shkolla e Forcave Speciale “John F. Kennnedy”, të Ushtrisë së SHBA-ve, në periudhën kohore nëntor 2016 -nëntor 2017.

Pasi mori vlerësime të larta, gjithashtu arriti të jetë në Listën e Komandantit, duke u radhitur i pesti në këtë listë ku përfshiheshin të gjithë studentët përfshirë edhe ata të Ushtrisë amerikane. Toger Buzhala gjatë shkollimit ka

treguar performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat e shkollimit si: Analizat regjionale, kursin kualifikues për marrëdhënie civile, trajnimin “Kapiten Karriere” si dhe në ushtrimin përmbyllës “Ushtrimi kulmor” (Culmination Exercise), duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta. Si rezultat i performancës së lartë, pas përfundimit të trajnimit, toger Nysret Buzhala u dekorua me medaljen e meritave, “Medalja e lavdërimit” (Commendation Medal).

Page 26: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

26 DITA E HAPUR

Në Brigadën për Reagim të Shpejtë realizohet me sukses gara sfiduese “UJKU GARUES 2017”

Në Brigadën për Reagim të Shpejtë në kazermën ”Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara “Ujku Garues 2017”. Kjo garë është realizuar për herë të tretë në nivel të BRSH-së, ku garuesit sfidohen në shkathtësi profesionale dhe fizike. Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 13 ekipe. Secili batalion i BRSH-së me nga 3 ekipe, gjithsej 9 ekipe, BMO me tri ekipe dhe KDS-ja me një ekip. Disiplinat në te cilat u sfiduan garuesit ishin: Vrapimi 3.2 km, hedhja e granatës së dorës, shtyrja e autoblindës, vëzhgimi, kalimi i zonave të minuara dhe kalimi mbi zona të rrezikshme. Synimi kryesor i organizimit të kësaj gare ka qenë që ekipet pjesëmarrëse të sfidoheshin në disiplinat e lartcekura, në mënyrë që të dëshmonin përgatitjen fizike dhe mendore. Kjo garë gjithashtu është realizuar me qëllim të motivimit të pjesëtarëve për ngritjen e vazhdueshme të shkathtësive profesionale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet njësive të FSK-së. Ceremonia e certifikimit

të garës së shkathtësive ushtarake “Ujku Garues 2017” është realizuar në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog. Në ceremoni ishin të pranishëm: gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, KOMBRSH kolonel Xhevahir Geci, Zv.KOMBMO kolonel Avdi Raci, rreshter major komandues e Gardës se IOWA-s Reachel Fails, Shtabi i BRSH-së, komandantët e batalioneve, oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së dhe njësive tjera të FSK-së. KOMBRSH, kolonel Geci në fjalën së tij drejtuar të pranishmëve ka shfrytëzuar rastin t’i uronte

të gjitha ekipet për sukseset që treguan në këtë garë. Ai veç tjerash ka thënë : “Qëllimi ynë është që përmes kësaj gare të ngremë nivelin e punës ekipore, shpirtin garues dhe përgatitjen fizike dhe profesionale të pjesëtarëve të njësive tona. Planifikimi dhe organizimi profesional, vlerësimi transparent dhe rritja e interesimit për pjesëmarrje janë shenjat më të mira që gara “Ujku Garues” është duke evoluar dhe zhvilluar edhe më tej”. Në fund të garës, në bazë të performancës së treguar, në mënyrë transparente është bërë përzgjedhja e tri vendeve të para të cilat u vlerësuan me çmime si në vijim: - Vendi i Tretë- BRSH - Batalioni i Tretë K3A; - Vendi i Dytë – BRSH - Batalioni i Parë Ekipi i Tretë; Vendi i Parë – BRSH - Batalioni i Dytë K2B.

Tri vendet e para u shpërblyen, nga komandanti i BRSH-së, me Emblemën e BRSH-së. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse u pajisën me certifikata, ndërsa rreshter majorja amerikane Reachel Fails u nderua me mirënjohje.

Page 27: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

27DITA E HAPUR

Fituesit e ushtrimit “Shqiponja Patrulluse-17”

Më 6.10.2017, në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Komandës së Forcës Tokësore (KFT) të FSK-së, është mbajtur ceremonia e shpalljes së fituesve të garës së FSK-së, në ushtrimin “Shqiponja Patrulluse-17”. Fituesit e garës të ushtrimit “Shqiponjat Patrulluese-17” janë: Komanda e Forcave Tokësore me ushtrues skuadre, nëntoger Arsim Dreshaj, e cila zuri vendin e parë. Në vendin e dytë u rendit, Batalioni i Dytë i BRSH-së, me udhëheqës skuadre, nëntoger Gentrit Idrizi, kurse vendin e tretë e zuri Batalioni i Tretë, me udhëheqës skuadre, nëntoger Drilon Hasani. Në ceremoninë e certifikimit kanë marrë pjesë: ministri i FSK-së, zotëri Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, përfaqësues të NALT-it, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, për FSK-në), Mark Theobald, komandantët e njësive të FSK-së, si dhe oficerë të tjerë të FSK-së.Ministri Rrustem Berisha, pasi ka përgëzuar ushtarët dhe stafin udhëheqës të FSK-së, për realizimin e ushtrimit; Shqiponja patrulluese 17, pos tjerash ka deklaruar: “Është me rëndësi që brenda FSK-së, të vazhdojmë

të kemi një frymë garuese, me qellim të ngritjes të sukseseve tona, drejtë realizimit të misionit që kemi”. Ministri Berisha në fund ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët e FSK-së duke thënë: “Prandaj, ju përgëzoj për sukseset që keni arritur. Urojë që në të ardhmen në organizime të tilla garuese të marrin pjesë edhe shtete e rajonit”.Zëvendëskomandanti i KFT-së, gjenerali Gëzim Hazrolli për këto arritje ka falënderuar instruktorët britanikë dhe ata të Kanadasë. “Falënderoj instruktorët nga Britania dhe Kanadaja si për planifikimin ashtu edhe organizimin e garës. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë oficerët dhe pjesëtarët që kanë kontribuar në realizimin me sukses të kësaj gare. Po ndihem krenar me nivelin e

moralit dhe angazhimit tuaj, në realizimin e detyrave. Urime dhe suksese tjera“, e ka përmbyllur fjalën e tij gjeneral Hazrolli.Stërvitjet përgatitore për ushtrimin garues “Shqiponja fluturuese 17” janë zhvilluar në çdo njësi madhore të FSK-së, për gjashtë muaj. Ndërsa për garën finale janë kualifikuar tetë skuadra me nga 72 pjesëtarë, të cilët kanë vazhduar aktivitetet ditën dhe natën, deri sa kanë përfunduar skenarin e ushtrimit, kur edhe u shpallën fituesit e garës. Zëvendëskomandanti KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ekipit trajnues nga Britania e Madhe dhe Kanadaja u dha Mirënjohje, për mbështetjen profesionale të FSK-së, në garën “Shqiponja Patrulluese 17”. Ushtrimi “Shqiponja Patrulluese 17” për herë të parë është planifikuar dhe realizuar nga pjesëtarët e FSK-së, dhe është modeli më i avancuar i ushtrimeve të këtij lloji. Kjo garë këtë vit është organizuar për herë të parë nga oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, sipas modelit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe është paraparë të jetë garë tradicionale vjetore, ku do të ftohen edhe ushtarakë të ushtrive të shteteve tjera të rajonit.

Page 28: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

28 DITA E HAPUR

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, KFOR-i, FSK-ja dhePolicia e Kosovës realizojnë ushtrimin e përbashkët “MASCAL-2017”

Forca e Sigurisë, Policia e Kosovës dhe KFOR-i realizua ushtrimin e përbashkët “Shpata e argjendtë 2017-1”

Në Aeroportin e Gjakovës, është realizuar ushtrimi fushor “MASCAL-2017” nën udhëheqjen e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në mbështetje të KFOR-it, dhe në bashkëpunim me njësitë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës (PK),

Zjarrfikësve të Gjakovës, Rahovecit, Malishevës si dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF)në Gjakovë. Për ta përcjellë nga afër ushtrimin që demonstruan këto institucione të pranishëm ishin edhe zv. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneral brigade Gëzim

Hazrolli, zv. komandant i KFOR-it, gjeneral brigade Christian Rainer, drejtori i përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra si dhe eprorë të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili ka thënë: “Dua t’i falënderoj të gjithë aktorët pjesëmarrës! Është një madhështi kur shohim një bashkëpunim dhe kapacitete të institucioneve të ndryshme të reagimit në incidente të përbashkëta. Jam shumë i sigurt që me këtë ushtrim kemi avancuar edhe në bashkëpunimin dhe koordinimi e përbashkët në intervenim në incidente të skenarëve të tillë, por pa diskutim që është një mundësi e jashtëzakonshme të nxjerrim mësime dhe të punojmë në ngritjen e kapaciteteve aty ku sot, kemi vërejtur që kemi nevojë të punojmë më tepër”.

Në kazermën “Evropianët e Rinj” të Regjimentit të Mbrojtjes Civile në Bardh të Vogël dhe në Kampin “Vrellë” në Sllatinë u zhvilluan operacionet e ushtrimit fushor “Shpata e argjendtë 2017-1(Silver Sabre’17), i cili u realizua nën udhëheqjen e KFOR-it në bashkëpunim me njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës (PK) dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA). Për ta përcjellë nga afër ushtrimin, që demonstruan këto institucione, të pranishëm ishin edhe drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Zymer Halimi, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, zëvendëskomandanti i

KFOR-it, gjeneral brigade Christian Rainer, si dhe eprorë te FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.Me një fjalë rasti të pranishmëve u është drejtuar gjeneral Hazrolli, i cili ka thënë se me këtë ushtrim po testohen kapacitetet operacionale dhe bashkëpunimi mes KFOR-it, FSK-së dhe Policisë së Kosovës. “Falënderoj KFOR-in për mundësinë që na ka ofruar që institucionet e Kosovës, e sidomos FSK-ja të stërvitet për të

treten herë më radhë, së bashku me njësitë operacionale të KFOR-it, të cilat veprojnë në Kosovë. “Shpata e argjendtë” është një ushtrim në të cilin janë testuar kapacitetet operacionale, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me të gjitha institucionet dhe autoritetet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë siç janë KFOR-i, FSK-ja, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhim të Emergjencave”.

Page 29: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

29DITA E HAPUR

Komandanti i FSK-së viziton në terren pjesëtarët eKompanisë së Deminimit

Institucionet dhe agjencitë e Kosovës për menaxhimin e krizave realizojnë ushtrim të përbashkët

Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, që nga muaji prill e deri më tani, çdo ditë pastrojnë

zona të minuara nëpër territore të ndryshme të Republikës së Kosovës. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama

së bashku me kolonelët Naim Hazirin, Avdi Racin dhe Shaip Hazirin, kanë vizituar deminerët gjatë punës së tyre në “Parkun e Lirisë” në Ferizaj dhe në “Han të Elezit” për t’u njohur nga afër me angazhimin dhe vështirësitë e mundshme që mund t’ju dalin gjatë punës së tyre. Gjeneralin Rrahman Rama, lidhur me punën e pjesëtarëve të kësaj kompanie në terren, e ka njoftuar komandanti i Kompanisë së Deminimit, kapiteni Sejdi Krasniqi. Komandanti i FSK-së i ka përgëzuar deminerët për punën e tyre të palodhshme dhe profesionale, si dhe për suksesin që ata janë duke treguar në pastrimin e zonave të minuara.

Në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, është mbajtur ushtrimi fushor i institucioneve dhe agjencive të Kosovës për menaxhimin e krizave, në raste të incidenteve me tren. Në këtë ushtrim ishin të përfshira njësitet e këtyre institucioneve dhe

agjencive: Ambasada Amerikane, KFOR-i Amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, Agjencia për Menaxhim të Krizave, Policia e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës, tri brigada të zjarrfikësve ( Prishtinës, Drenasit dhe Llapnasellës), Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Fushë Kosovë dhe stafi nga Qendra

Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim ishin të pranishëm edhe zv. komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zv. komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO), kolonel Avdi Raci, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), kolonel Shaip Haziri, udhëheqësi i ekipit për mbështetje nga Ambasada Amerikane, kapiten Peter Preisinger, zv. kryeshefi i Trainkos-it, Naim Neziri, drejtori i Departamentit të Operimeve në Trainkos, drejtori i Departamentit të Gatishmërisë në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Hajriz Sejdiu, drejtori i Departamentit të Parandalimit në Agjencinë e Emergjencave, Alush Beqiri etj.

Page 30: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

30 DITA E HAPUR

FSK-ja u mban ligjërata nxënësve për rrezikun nga mjetet shpërthyese

Kompania e Deminimit e FSK-së po e shfrytëzon sezonin dimëror, për mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese, siç janë: minat, bombat, bombat kasetë etj. Më 17 janar 2017 instruktorët e Deminimit kanë

mbajtur ligjërata në komunën e Parteshit për nxënësit e komunitetit serb.

Ky aktivitet është organizuar nga Departamenti për BCU i MFSK-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Parteshit.

Instruktorët e FSK-së ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve i kanë mbajtur në shkollën “Miladin Popoviq” në Pasjan dhe në shkollën “Dosidej Obradoviq” në Partesh. Interesimi i nxënësve për t’u pajisur me informacione ishte i mirë.

Page 31: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

31DITA E HAPUR

FSK-ja dhe KFOR-i demoluan mjete të pashpërthyera në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Deminimit

Në Poligonin e KFOR-it, në Zatriq të Rahovecit, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Deminimit, është organizuar një operacion për deminimin -shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera, i cili është realizuar nga FSK-ja, KFOR-i, Policia e Kosovës dhe nga disa organizata joqeveritare. Në shënimin e kësaj dite ishin të pranishëm zëvendësministri i FSK-së, z. Muhamet Latifi, gjeneral brigade Zymer Halimi, Drejtor i Drejtorisë së Operacioneve, zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, kolonel Shaip Haziri, z. Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese të Deminimit, si dhe përfaqësues të KFOR-it, Policisë së Kosovës, KFOR-i amerikan - Bonstill dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në Kosovë. Pas prezantimit të pajisjeve dhe aktivitetit të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, KFOR-

it, Policisë së Kosovës si dhe të organizatave joqeveritare, është mbajtur edhe një takim i shkurtër me përfaqësues të mediave. Me këtë rast, zëvendësministri i MFSK-së, z. Muhamet Latifi ka thënë: “Kemi ardhur këtu për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Deminimit dhe për të përcjellë nga afër përgatitjen profesionale dhe kapacitetet operacionale të pjesëtarëve të FSK-së”. Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm pastrimin e zonave të minuara, Ministria i ka kushtuar rëndësi të madhe aftësimit të pjesëtarëve të

FSK-së, të cilët po japin kontribut të shkëlqyeshëm në këtë aspekt. Këtu ka ndodhur një luftë e cila ka lënë pasoja shumë të mëdha, ku janë minuar shumë fusha. Pastrimi i këtyre fushave është shumë më rëndësi për ne, sepse përveç se siguron jetën e qytetarëve dhe lëvizjen e lirë të tyre, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik, për arsye se shumë prona deri më tani nuk kanë pasur mundësi të shfrytëzohen nga qytetarët”. Shefi i Qendrës Koordinuese të Ministrisë së FSK-së, z. Ahmet Sallova ka pasqyruar aktivitetet e përgjithshme të Kompanisë së Deminimit të FSK-së. Ai ka shtuar se FSK-ja që nga viti 2010 ka pastruar mbi 1.745,465 metra katrorë sipërfaqe të minuar dhe ka shkatërruar 2177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2136 raste dhe kanë demoluar 3150 mjete të ndryshme eksplozive. Në fund z. Sallova ka thënë se përkundër kësaj pune të madhe të njësive të deminimit deri më tash, janë ende edhe 111 zona të prekura nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera.

Page 32: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

32 DITA E HAPUR

FSK-ja në punëtorinë për pastrimin e bombavekasetore në Sarajevë

Task-Forca e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së

Në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë) nga data 08 deri më 10 nëntor 2017, është mbajtur punëtoria për pastrimin e bombave kasetore, për vendet e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Norvegjia dhe Holanda, si bashkë-koordinatore të edukimit për reduktimin e krizës dhe zvogëlimit të rrezikut sipas Konventës për bombat kasetore. Në këtë punëtori ka marrë pjesë drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim z. Ahmet Sallova dhe nënkoloneli Rifat Sylejmani, shef i Sektorit për Plane dhe Operacione në Ministrinë për FSK-në. Në punëtori janë diskutuar edhe temat: problemet e kontaminimit nga bombat kasetore të mbetura pas luftës, si dhe koha e resurset e nevojshme

për pastrimin e tyre. Z. Ahmet Sallova në emër të MFSK-së, ka prezantuar raportin për situatën e përgjithshme në Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar faktin se Kosova është vendi më i kontaminuar me bomba kasetore

në Evropë, dhe njëherësh ka kërkuar përkrahjen nga donatorët potencialë për të siguruar një progres të vazhdueshëm në pastrimin e zonave të prekura nga bombat kasetore në Kosovë.

Aktivitetet e Task-Forcës së Kërkim Shpëtimit- Ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Shpata e Argjendtë”; ka mbështetur njësitë e FSK në ushtrimet fushore (Batalionet e BRSH); ka marrë pjesë në marshime dhe gara të ndryshme të organizuar nga FSK-ja, KFOR-i dhe OJQ-

të, ku kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme. Të arriturat dhe sukseset- Përmbushja e kapaciteteve të plota të kompanisë së Task-Forcës së Kërkim Shpëtimit; kryerja e shumë trajnimeve profesionale dhe të avancuara brenda vendit, kryerja e trajnimit të avancuar për

paramedikë në QKUK; kryerja e trajnimit për “Kërkim Shpëtim” në Kroaci; zhvillimi i trajnimeve për K9 në Turqi; Pjesëmarrja në garat sportive ku ka treguar rezultate të larta.

Operacionet- Njësia e KSH ka marrë pjesë në intervenimet reale në gjithë vendin si:në fshatin Mramorë të komunës së Prishtinës për kërkimin e një fëmije të humbur; në komunën e Gjakovës (ura e fshejtë) për kërkimin dhe nxjerrjen nga lumi të një viktime;në komunën e Mitrovicës për shuarjen e zjarrit në shkollën “Musa Hoti”; në fshatin Kçiç për shuarjen e zjarrit malorë; në Ranilluk ka intervenuar për kërkimin e një personi të humbur.

Page 33: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

33DITA E HAPUR

Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “Veprimi i Shpejtë 10”

Në kazermën “ Evropianët e Rinj“ në Regjimentin e Mbrojtjes Civile dhe në hapësirat e Termocentralit ,,Kosova A’’ është mbajtur ushtrimi fushor ,,Veprimi i Shpejtë 10’’, i cili është realizuar nga pjesëtarët e Kompanisë 3 C të Batalionit të Tretë. Ushtrimi ka filluar që nga data 10.01.2017në kuadër të Gjenerimit të Forcës për fazën e parë të vitit 2017, ku pjesëmarrës ishin edhe institucionet tjera të sigurisë nga regjioni i Obiliqit si: Kuvendi Komunal i Obiliqit, Policia e Kosovës, AME-ja, Drejtoria e Shëndetësisë, Drejtoria e Financave, Qendra e Klinikës Mjekësore Familjare, Kryqi i Kuq, Brigada e Zjarrfikëseve të KEK-ut. Me rastin e përfundimit të këtij ushtrimi për të pranishmit është mbajtur një takim i shkurtër, ku janë njoftuar me mbarëvajtjen e këtij ushtrimi, rolin dhe rëndësinë e tij. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu është drejtuar edhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili ka vlerësuar lart procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit fushor ,,Veprimi i Shpejtë 10”, si dhe koordinimin ndërmjet agjencive civile dhe BAT i 3-të i BRSH-së. Ai ndër të tjera ka thënë: “I falënderoj të gjithë

të pranishmit të cilët kanë marrë pjesë në këtë ushtrim. Është një mundësi e jashtëzakonshme dhe një rast i veçantë që të fillojmë t’i identifikojmë kapacitet, por edhe zbrazëtirat tona në zhvillimin e operacioneve të tilla të menaxhimit të fatkeqësive të ndryshme. Si FSK në kuadër të misionit që kemi jemi gjithmonë të gatshëm të zhvillojmë operacione të tilla, sepse në këtë mënyrë zhvillojmë edhe kapacitetet tona. Po ashtu misioni i këtyre ushtrimeve është që të zhvillojmë edhe ndërveprueshmërinë me institucionet tjera të sigurisë në vend. Prandaj skenarë të tillë organizohen me qëllim që nesër të

jemi të gatshëm të ndërveprojmë në raste të jashtëzakonshme si në tërmete, vërshime dhe situata tjera, me qëllim që të përgatitemi dhe stërvitemi, në kohë paqeje, për menaxhimin e incidenteve, në mënyrë që nesër të jemi të gatshëm që secili të kryejë punën e tij, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar”. Në ditën përfundimtare të këtij ushtrimi janë ekzekutuar gjithsej shtatë operacione të ndryshme si: menaxhimi i turmave, zjarri në lokacione urbane, aksidente komunikacioni, trajtime mjekësore, kërkim-shpëtim me litar, zona e kontaminuar, operacione urbane, si dhe mbështetjen e KFOR-it në tërheqjen me helikopter të të lënduarve. Ky ushtrim zhvillohet në kuadër të planit vjetor të trajnimeve dhe aktiviteteve të Batalionit të Tretë, qëllimi i të cilit është mbajtja e nivelit të gatishmërisë së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera në zonën e përgjegjësisë së Batalionit të Tretë.

Page 34: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

34 DITA E HAPUR

Aktivitetet të shumta të MKAB-së

FSK-ja dhuron vullnetarisht qindra doza gjak

Operacionet e zhvilluara reale nga MKAB-ja - Operacioni në SHMF “Asim Vokshi” Prishtinë – janar 2017; operacioni i transportit të izotopeve radiologjike në “Kompleksin Trepça” në

Mitrovicë; operacioni në QO BMO (matja e rrezatimit) – maj 2017; Jemi në përgatitje e sipër për ri ambalazhimin e materieve kimike në ,,EURO STILL”, Pejë të rreth 200 fuçive si dhe

transportimin e tyre në një depo më të sigurt e që pritet të realizohen brenda këtij viti. Inspektimet e planifikuara të zhvilluara - Në tërë territorin e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2016 janë zhvilluar 34 operacione inspektimi me nga 5 pjesëtarë, me ç ‘rast janë dhënë rekomandimet e duhura për mbajtjen nën kontroll të materieve të rrezikshme. Ndërsa gjatë vitit 2017 deri më tani janë realizuar 31 operacione të inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës.Ushtrimet fushore të vitit 2017- Ushtrimi fushor ,,Shpata e Argjendtë”; ushtrimi fushor në mbështetje të BRSH-së; ushtrim me AME-në në Pomozotin; ushtrim me AME-në në Gjakovë etj.

Në Ministrinë për FSK-në dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, brenda vitit, gjatë muajve janar-shkurt dhe qershor-korrik, janë organizuar aksione humanitare për dhurimin vullnetar të gjakut për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Edhe gjatë këtij viti Departamenti për Bashkëpunim Civilo–Ushtarak, bazuar në planin e veprimit për vitin 2017, në bashkëpunim me Departamentin Mjekësor në MFSK dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë organizuar aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e MFSK-së dhe FSK-së. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut gjatë vitit 2017 është realizuar në Ministri dhe në të gjitha njësitë dhe kazermat e FSK-së, sipas një plani të dizajnuar paraprakisht. Pjesëtarët e FSK-së, si gjithnjë edhe kësaj here kanë treguar gatishmëri për t’iu dalë në ndihmë

qytetarëve të Republikës së Kosovës. Drejtori i DBCU-së, Hajrush Kurtaj me këtë rast ka thënë: ”Ne të gjithë po ndjehemi krenarë që me gjakun tonë të dhuruar vullnetarisht po arrijmë të shpëtojmë jetë njerëzish pa dallime”. Ndërkaq, menaxheri për marketing në QKTGJK-së, zoti Fadil Mahmuti, ka vlerësuar lart interesimin e madh të pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të MFSK-së,

në përgjigje të këtij aksioni. Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në MFSK, dr. Xhevdet Tahiraj, është shprehur: “Që ditën e parë, këtij aksioni i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarë të MFSK-së dhe FSK-së, të cilët tashmë e kanë bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, me moton: një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Page 35: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

35DITA E HAPUR

Forca e Sigurisë së Kosovës realizon vizita mjekësore për komunitetet

Personeli mjekësor i Forcave Ajrore të Gardës Kombëtare në ushtrimin e përbashkët me ekipin e mjekëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza (NJNRK) e FSK-së së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, Zyrën e Elementit Mbështetës Civilo-Ushtarak si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan, më 4 tetor 2017, kanë kryer vizita mjekësore tek personat e moshuar të komuniteti serb. Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga mjekët e FSK-së në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyrës së Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak (ZEMCU-së). Vlen të ceket se ky projekt është pritur jashtëzakonisht

mirë nga të moshuarit e komunitetit serb të cilëve iu është ofrua ndihma, gjë të cilën e dëshmon edhe znj. Gospogjinka Millovanoviq nga fshati Bablak, e cila është shprehur mjaft e kënaqur dhe falënderuese

për kujdesin dhe ndihmën që i është dhënë. Projekti humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në ndërtim të partneritetit gjashtëvjeçar, ushtarët dhe pjesëtarët e Forcës Ajrore nga Garda Kombëtare e Ajovës, së bashku me pjesëtarët e Kompanisë Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) kanë marrë pjesë në kursin dhe ushtrimin fushor mjekësor shumëdimensional dyjavor në Qendrën Trajnuese Mbështetëse(QTM) në kampin

Dodge Joint Maneuver Training Center (CDJMTC), si pjesë e Programit për Partnership Shtetëror (PPSh). PPSh lidh SHBA-të me vendet partnere në tërë botën për të promovuar qasjen, rrit kapacitetet, përmirëson ndërveprueshmërinë dhe rritë parimet e përgjegjësisë qeverisëse. Gjatë ushtrimit fushor “Shqiponja V” në Prizren, Kosovë, personeli

mjekësor nga FSK-ja, së bashku me pesë pjesëtarë të MEDHAWKS, nga grupi mjekësor i Batalionit 132, ju kanë bashkuar Batalionit mjekësor shumëdimensional të përberë nga ushtarët e Kompanisë Mjekësore 134(ambulancë tokësore), Kompania Mjekësore 209 dhe 294 (mbështetja në terren) për periudhën e tyre të trajnimit kolektiv në QTM. Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët patën mundësi të trajnohen prej simulantëve trajnues në Qendrën mjekësore - ku ata fituan dhe demonstruan aftësi jetike të shpëtimit të jetës në luftë, të kryejnë dhe perfeksionojnë detyrat individuale mjekësore në ambiente të trajtimit mjekësor si dhe të marrin pjesë dhe të rriten si liderë gjatë trajnimit dhe seminarit të personelit të sektorëve në procesin e vendimmarrjes ushtarake.

Page 36: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

36 DITA E HAPUR

Aktivitete të Batalioni të Xhenios gjatë vitit 2017

FSK institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës

Batalioni i Xhenios gjatë vitit 2017, brenda misionit ka arritur të planifikojë, organizojë dhe realizojë shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtarëve, pjesëmarrjen në ushtrime dhe gara të ndryshme si dhe operacione/projekte xheniere brenda dhe jashtë FSK-së. Vlen të theksohet se me angazhimin e Batalionit të Xhenios është përmbushur jo vetëm misioni i batalionit dhe ai i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, por është përmbushur edhe vetë misioni i FSK-së. Angazhimi i batalionit në kuadër të projekteve humanitare jashtë FSK-së ka qenë i suksesshëm, duke ndihmuar qytetarët e vendit pa dallim bindje partiake apo besimi fetar. Gjatë këtij viti janë realizuar 11 projekteve humanitare xheniere në ndihmë qytetarëve të Kosovës në territore të ndryshme të vendit. Mund të veçohen: hapja e rrugëve nga bora në 7 fshatra malore të Komunës së

Artanës (Llabjan, Vllasali, Bunjak, Kllubar, Tullar, Izbor dhe Makresh i ulët); hapja e rrugës nga bora në fshatra dhe tek antenat e FSK-së në Jezerc – Budakovë (Budakovë –Antenat Ferizaj dhe Therandë); hapja e rrugëve dhe parkingjeve nga bora tek varrezat e dëshmorëve Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu - Orllan, Turiqicë dhe Lladofc – Besianë; rrafshimi i oborrit të

SHFMU ,,Hasan Prishtina’’ në Busovatë – Dardanë; rrafshimi i parkingut të KF ,,2 Korriku’ ’Prishtinë; rregullimi i rrugës me gjatësi 1 km, Pasjan – Partesh; hapja dhe mbyllja e një kanali në fshatin Shushicë – Graqanicë; rregullimi i fushës sportive për ekipin ,,Përparimi’’ në Runik – Skenderaj; vendosja e rafteve në bibliotekën e fshatit Restelicë – Dragash.

“Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, ka bërë shpalosjen para mediave të rezultateve të matjeve të opinionit publik kosovar për periudhën 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017, për institucionet e sigurisë në vend

dhe për drejtuesit kryesorë të këtyre institucioneve. Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë, rezulton se FSK-ja është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve

të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së, zoti Haki Demolli, është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88. Sipas publikimit, besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve Forca e Sigurisë së Kosovës e ka te qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë. Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së. Ky rezultat është edhe tregues i menaxhimit dhe drejtimit me shumë transparencë të MFSK-së dhe FSK-së, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë. Sigurisht se këto vlerësimet të larta i obligojnë edhe më shumë FSK-në dhe MFSK-në, që edhe në të ardhmen të angazhohen edhe më tepër në realizimin e objektivave të planifikuar dhe kryerjen e detyrave të përgjithshme, që dalin nga Plani i Veprimit Vjetor të Punës.

Page 37: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

37DITA E HAPUR

FSK-ja institucioni i parë me Plan për Integritet

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka prezantuar raportin e tretë monitorues dhe vlerësues me temën: Monitorimi dhe vlerësimi i integritetit në institucionet e sigurisë, që në fokus ishin dy institucionet më të besueshme të Kosovës: Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Në këtë prezantim kanë marrë pjesë: Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, drejtor i Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve, sekretari i sekretarit të përgjithshëm të MFSK-së, z. Florin Hoxha, përfaqësues të Policisë së Kosovës, të OJQ-ve si

dhe monitorues dhe përfaqësues të mediave. Me këtë rast është thënë se Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka për qëllim vlerësimin dhe monitorimin e aktiviteteve që lidhen me zhvillimet në fushën e integritetit në institucionin e FSK-së dhe MFSK-së dhe Policinë e Kosovës. Ky raport mbulon periudhën monitoruese tetor 2016 - tetor 2017 dhe është vazhdimësi e raporteve tjera të QKSS-së, në funksion të ngritjes së integritetit në sektorin e sigurisë. Në prezantimin e raportit nga znj. Arife Muji për FSK-në është thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK-ja) aktualisht është një ndër institucionet e

vetme të sigurisë në rajon që posedon Plan të Integritetit. Është pioniere në hartimin e Planit të Integritetit në nivel qendror, sepse deri në shtator të vitit 2017 Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar të jetë institucioni i vetëm që ka arritur të hartojë dhe zbatojë një plan të tillë. MFSK-ja vazhdon zbatimin e këtij plani i cili në vetvete ngërthen masa dhe veprime në funksion të fuqizimit të integritetit.Raporti i prezantuar është fokusuar kryesisht në pesë fusha kyçe: prokurimi publik, menaxhimi i burimeve njerëzore, auditimi i brendshëm, parandalimi i konfliktit të interesit si dhe deklarimi i pasurisë. Përmes vlerësimit të këtyre fushave, ky raport ka bërë vlerësimin dhe identifikimin e sfidave dhe progresit të këtij institucioni, si dhe ka sjellë rekomandime specifike në këto fusha. Besueshmëria, qeverisja e brendshme dhe integriteti janë parimet kryesore të cilat garantojnë funksionalizim të qëndrueshëm dhe kredibil të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Diplomuan kadetët e FSK-së, gjenerata 2017

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, në Ferizaj, kanë diplomuar kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2017. Në fjalën e tij, ministri i FSK-së, z. Haki Demolli, diplomimin dhe gradimin e kadetëve të FSK-së, e ka cilësuar si një ditë të veçantë për të dhe FSK-në. “Diplomimi dhe gradimi i kadetëve është një shembull i mirë i zhvillimit dhe i ngritjes profesionale të FSK-së, përmes investimit në dije dhe në shkencë. Kjo është dëshmia më e mirë, se ne po e krijojmë një forcë profesionale, konform standardeve më të larta ushtarake, pra sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s”.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në fjalën e tij ka theksuar: “Nga ju pres që të jeni udhëheqës të ndershëm, të

guximshëm dhe të punoni me përkushtim. Gjithashtu, pres nga ju, që të gjitha vështirësitë me të cilat do të ballafaqoheni në të ardhmen, t’i ktheni në mundësi, se vetëm kështu ne do të zhvillojmë dhe avancojmë institucionin tonë që të jetë i gatshëm të përmbushë misionin e vet, t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë rajonale e globale”.

Pas gradimit të kadetëve në gradën e nëntogerit, ministri Demolli, komandant Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral Enver Cikaqi dhe majori Avni Kiqina u kanë ndarë certifikatat oficerëve të rijnë të FSK-së. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i ka dorëzuar kadetit, Vilson Musajt, çmimin “Kadeti më i mirë i gjeneratës 2017”.

Page 38: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

38 DITA E HAPUR

Diplomojnë rekrutët e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo-shumicë

Rekrutët (kadetët) e rinj të FSK-së betohen për shërbim ndaj Atdheut

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së në Ferizaj, është mbajtur ceremonia e diplomimit të 61 rekrutëve të FSK-së, nga radhët e komunitetit jo- shumicë, pas kryerjes së kursit bazik, “Gjenerata e parë 2017”. Në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve kanë marrë pjesë: Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK) z. Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve dhe të ftuar të tjerë. Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, njëherësh edhe Komandant Suprem i FSK-së, i ka përgëzuar rekrutët e rinj të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo- shumicë për zgjedhjen që ata kanë bërë për t’i shërbyer vendit si ushtarë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. ,,Në përputhje me rekomandimet e Rishikimit të Sektorit të Sigurisë dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë po punojmë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të

Kosovës’’. Ndërsa, ministri i MFSK-së, z. Haki Demolli, me rastin e diplomimit të rekrutëve, veç tjerash pati theksuar: “Po theksoj se certifikimi i sotëm e ka të veçantën e vet, sepse përmes tij, jo vetëm që po bëhet plotësimi i kapaciteteve njerëzore të strukturës së FSK-së, por po bëhet edhe përmbushja e numrit të pjesëtarëve të FSK-së

nga radhët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, duke pasqyruar në mënyrë të kënaqshme diversitetin etnik të qytetarëve të shtetit tonë”. Në fund, është zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave, ku rekrutët bënë Betimin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë, më 29.09.2017, solemnisht kanë dhënë betimin, 16 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)- ”Gjenerata 2021”, të cilët filluan shkollimin për kadetë në Qendrën për Studime Universitare(QSU).Komandanti i Forcës së Sigurisë së

Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama para kadetëve të rinjë ka thënë: ,,Gjatë katër viteve të ardhshme ju do të edukoheni, zhvilloheni dhe trajnoheni si udhëheqës, por në asnjë mënyrë mos bëni kompromis me detyrën, nderin dhe atdheun. Respektimi i vlerave dhe standardeve do t’ju bëjë persona më

të mirë në ushtri, në familje dhe në shoqëri’’.Ndërsa, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, ju ka drejtuar kadetëve të sapo betuar me këto fjalë: “Betimi që bëtë sot, iu obligon me përgjegjësi të reja të cilat kanë efekt të drejtpërdrejtë në jetën tuaj, në familjet tuaja dhe në raport me FSK-në’’. Në fund rekrutët, kadetët e vitit të parë të studimeve, para oficerëve, familjarëve dhe mysafirëve të tjerë dhanë betimin dhe nënshkruan kontratën e shërbimit në FSK. Këtë vit janë pranuar dhe kanë filluar vitin akademik 16 rekrutë të rinj, dy prej tyre janë nga Republika e Shqipërisë. Kjo gjeneratë pritet të përfundojë studimet në vitin 2021.

Page 39: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

39DITA E HAPUR

Gradimi i pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Në kazermën “New Born” të FSK-së në Gjilan, me 13.11.2017, u mbajt ceremonia e gradimit të pesë pjesëtarëve të FSK-së, nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Në ceremoni të pranishëm ishin presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, z.

Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralët: Gëzim Hazrolli, Enver Cikaqi, gjenerali Ralf Hoffmann, drejtori i NALT-it, komandanti i BRSH-së, koloneli Xhevahir Geci, atasheu i Mbrojtjes i SHBA-ve, majori Juan Murillo si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së. Në fjalën e tij presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, uroi FSK-në për ndërtimin e një force profesionale, gjithë-përfshirëse dhe në shërbim të

të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Sot shënojmë gradimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të gjithë vijnë nga komunitetet jo shumicë, duke e shtuar kështu prezencën e tyre në FSK dhe duke kontribuar në realizimin e aspiratës që kemi për forcën tonë të

sigurisë. Pasi kanë kaluar trajnimet dhe testet e parapara, këta pesë pjesëtarë të FSK-së nga sot do të mbajnë gradën e nënoficerit të FKS-së. Trajnimet dhe

testet nëpër të cilat kalon çdo pjesëtar i FSK-së janë të përgatitura nga NATO-ja sipas standardeve të saj”. Rrustem Berisha, në fjalën e tij, tha: “Ceremonia e sotme më gëzon shumë sepse dëshmon se FSK-ja është bërë forcë e besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, forcë shumetnike, e hapur për të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve”. Ndërsa duke ju drejtuar pjesëtarëve të graduar, ministri Berisha, shtoi se: “Kjo dëshmon se ju si qytetar të shtetit të Kosovës, keni bërë zgjedhjen e duhur kur jeni përcaktuar për të shërbyer në FSK, si strukturë e gjithë qytetarëve pa dallime etnike, race apo gjinie“. Presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi, ministri Berisha, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, koloneli Xhevahir Geci dhe zëvendësdrejtori

i NALT-it, gjenerali Ralf Hoffmann, graduan nënoficerët: Marjan Paunovic, Lubisha Demic, Milosh Periç, Gyner Xhymshiti dhe Xhezair Hasani.

Page 40: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

40 DITA E HAPUR

FSK-ja jep donacion për qytetarët e komunitetit jo shumicë në Graqanicë

FSK-ja ndihmon QMF të fshatit Plemetin me materiale mjekësore

FSK-ja më 4 janar 2017 i ka dhuruar një donacion humanitar (batanije, jastëkë dhe mbulesa) Kishës Ortodokse Serbe në Graqanicë. Kjo ndihmë i dedikohet qytetarëve të komunitetit jo shumicë të këtij vendbanimi. Dorëzimi është bërë në ambientet e Manastirit në Graqanicë nga nënkoloneli Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake në Ministrinë për FSK-në, ndërsa pranimi është bërë nga prifti Sergjan Stankoviq, zyrtar i Manastirit. Prifti Stankoviq, me këtë rast, ka falënderuar FSK-në, ambasadën e SHBA-ve si dhe KFOR-in amerikan, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Graqanicës. “Kjo ndihmë është e mirëpritur në këto kushte të vështira atmosferike dhe ekonomike. Prandaj, falënderoj ambasadën e SHBA-ve, KFOR-in amerikan dhe

Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë veç tjerash prifti Stankoviq. Ndërsa, nënkoloneli Veseli, ka thënë se FSK-ja deri më tani ka zbatuar shumë projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim feje dhe kombi. Ai premtoi se FSK-ja edhe në të ardhmen, do të jetë pranë

qytetarëve të Kosovës, në realizimin e projekteve, qofshin ato humanitare apo projekte tjera që janë në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu nënkolonel Veseli ka falënderuar ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë, dhe KFOR-in amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në.

Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), ka realizuar një projekt humanitar duke dhuruar materiale të nevojshme mjekësore për Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Plemetin të komunës së Obiliqit, e cila kujdeset dhe ofron shërbime mjekësore për banorët e shumë fshatrave të banuara me serbë, romë, ashkali dhe të tjerë.

Page 41: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

41DITA E HAPUR

KFOR-i në bashkëpunimi me Departamentin për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për FSK-në, (CIMIC), janë angazhuar në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në shkollën e fshatit Sushicë të Komunës së Graqanicës, fshat i banuar me popullsi shqiptare dhe serbe. Kërkesa është identifikuar nga CIMIC-u, KFOR-i dhe më pas është vlerësuar nga DBCU e MFSK-së. Ndërsa, Batalioni i Xhenios i FSK-së, më 12 korrik 2017, është angazhuar në realizimin e projektit për hapjen dhe mbylljen e kanalit në gjatësi prej 30 m. Tubacioni i prishur i kanalizimit ka shkaktuar një ambient jo të shëndoshë dhe të rrezikshëm për fëmijët e këtij lokaliteti, që nga janari i këtij viti. Prandaj JRDC, përmes Ekipit slloven Ndërlidhës të Monitorimit, FSK-së dhe Komunës së Graqanicës ka blerë gypin dhe ka siguruar ekipin teknik për instalim. Aktivitetet e FSK-së, janë në shërbim

të të gjithë qytetarëve dhe etnive, në mënyrë të paanshme dhe me respektin

më të thellë për kulturat e ndryshme dhe besimet fetare.

FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës

Ministria për FSK-në në kuadër të aktiviteteve të saj, rëndësi të posaçme i kushton realizimit të projekteve të ndryshme humanitare në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës. FSK-ja i ka dhuruar një karrige stomatologjike Komunës së Artanës, dedikuar fshatit Llabjan. Në ceremoni të pranishëm ishin: kryetari i Komunës, zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, stafi mjekësor i ambulancës së fshatit Llabjan, zyrtarë të lartë të FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, major Murillo. Ky donacion i Qendrës Klinike Stomatologjike të Kosovës kishte për qëllim lehtësimin e nevojave të qytetarëve të Artanës, për t’iu mundësuar atyre realizimin e disa shërbimeve stomatologjike në ambulancën e fshatit. Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, nënkoloneli Afrim Veseli ka theksuar se MFSK-ja është në

shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe komuniteteve pa dallim. Ai ka premtuar se edhe në të ardhmen FSK-ja do t’i ndihmojë qytetarët e vendit pa dallime përkatësie etnike, gjuhësore apo fetare. Ndërsa kryetari Svetisllav Ivanoviq, në emër të gjithë qytetarëve

të komunës ka falënderuar FSK-në për ndihmën e ofruar duke thënë se: “Karriga stomatologjike, për ne ka qenë prioritet, si pajisje mjaft e rëndësishme në shërbim të gjithë qytetarëve të kësaj ane, sidomos në shërbim të fëmijëve dhe nxënësve”.

KFOR-i dhe FSK-ja ndihmojnë shkollën fillore në Sushicë të Graqanicës

Page 42: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

42 DITA E HAPUR

Pjesëtarë të FSK-së licencohen për instruktorë të arteve marciale

Orkestra e Ushtrisë turke dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan koncert të përbashkët

Më 10 shkurt 2017 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë janë certifikuar 10 pjesëtarë, pas trajnimit fizik për instruktorë në lëmin e arteve marciale. Trajnimi është realizuar nga një ekip mobil i instruktorëve të Marinës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zv.

komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, me këtë rast ka thënë:“ Ky trajnim është një vlerë e re, një aftësi e re dhe një mundësi e re. Në kontekst të kësaj dua t’ju siguroj që do t’i përdorim këto vlera dhe aftësi të reja, duke i futur si kurs në plan - programin e zhvillimit të nënoficerëve, dhe pa

diskutim se kjo do të shërbejë si një mundësi e mirë për aftësimin e secilit pjesëtar të FSK-së”. Gjeneral Hazrolli ka falënderuar Ambasadën e SHBA-ve, për mbështetjen e dhënë në fushën e arteve marciale.

Në kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë është mbajtur një koncert i përbashkët i Orkestrës Muzikore të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Orkestrës të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në koncert të pranishëm ishin

stafi i lartë i FSK-së dhe ai i Ushtrisë së Turqisë. Gjenerali Gëzim Hazrolli, zv. komandant i KFT-së, ka falënderuar për këtë iniciativë dhe për bashkëpunim me Ushtrinë Turke. ,,Shkëmbimi i eksperiencave me Orkestrën Muzikore

të Ushtrisë Turke dhe atë të FSK-së, do të jetë edhe një e arritur e pa diskutueshme që do të shohim në të ardhmen”. I kënaqur nga realizimi i këtij bashkëpunimi është shprehur edhe komandanti i Kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, kolonel Mustafa Tavazar “ Bendi Muzikor i Ushtrisë së Turqisë së bashku me Orkestrën Frymore të FSK-së na bënë që të përjetojmë qaste të këndshme. Jemi mjaft të kënaqur edhe me bendin që ka FSK-ja”. Gjatë këtij koncerti të pranishmit patën mundësi që të argëtohen dhe të shijojnë interpretimin e veprave të mrekullueshme nga të dyja orkestrat, me ç ‘rast Orkestra turke ka befasuar publikun me interpretimin e dy këngëve shqipe të cilat u priten mjaft mirë nga të gjithë të pranishmit.

Page 43: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

43DITA E HAPUR

Zhvillohet ndeshje futbolli në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Maqedonisë

Granit Kryeziu zuri vendin e parë në garën e organizuar nga KFOR-i

Në Sallën e sporteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvillua ndeshje miqësore në futboll të vogël (Futsall) në mes ekipit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë. Takimin e përbashkët e kanë përshëndetur ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha dhe gjenerali Gëzim Hazrolli, të

cilët njëherësh kanë falënderuar delegacionin ushtarak nga Maqedonia për bashkëpunimin e përgjithshëm në të gjitha fushat dhe në të gjitha sportet, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen në mes FSK-së dhe FARM-së. Topin nga qendra në formë simbolike e nisën ministri Berisha

dhe atasheu ushtarak i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, koloneli Donce Kuzmanov. Të dy ekipet zhvilluan një ndeshje atraktive me aksione të organizuara mirë. Ndeshja është përcjellë nga qindra shikues. Ekipi i FSK-së, pati epërsi si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, duke u dalluar për një nuancë, falë kombinimeve të shkurtra gjatë lojës dhe konkretizimin e rasteve me gola. Ekipi i FSK-së ka fituar me rezultatin 6:2. Gjithë takimi është zhvilluar në suazat e lojës së fer-plejit. Në fund zv. komandanti i KFT-së, gjenerali Gëzim Hazrolli dhe atasheu ushtarak i Republikës së Maqedonisë, koloneli Kuzmanov u kanë ndarë kupa dhe mirënjohje të dyja ekipeve me motivacion për: “disiplinë dhe rezultate të treguara gjatë ndeshjes ndërkombëtare miqësore në futsal në mes të ekipeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura të Republikës së Maqedonisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më 20 shkurt 2017, në Fshatin e Ri (Novosellë), Komuna e Vushtrrisë, nën patronatin e komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo, është mbajtur vrapimi humanitar në shtegun 5 mijë metra. Përveç përfaqësuesve të KFOR-it morën pjesë edhe 7 pjesëtarë të FSK-së. Hapjen zyrtare e ka bërë komandanti i KFOR-it, gjenerali Fungo, i cili ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për pjesëmarrjen e tyre në këtë vrapim humanitar. Në një konkurrencë të fortë, vendin e parë e zuri Granit Kryeziu, pjesëtar i BRSH-së të FSK-së, i cili u nderuar me medaljen e artë, personalisht nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Giovanni Fungo. Granit Kryeziu me këtë rast tha: “Vendi i parë dhe medalja e artë janë sukses jo vetëm i imi, por në përgjithësi sukses edhe i

FSK-së, me çka po dëshmohet çdo ditë e më tepër se pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur sipas standardeve të NATO-s”. Qëllimi i organizimit të kësaj gare ishte tërësisht me karakter humanitar, ku të gjitha mjetet e

grumbulluara do t’ju shpërndahen familjeve në nevojë.

Page 44: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

44 DITA E HAPUR

Getoar Rexhepi fitoi titullin e Kampionit Kombëtar Shqiptar në Karate

Ushtari Granit Kryeziu zuri vendin e parë në “Dita e Vrapimit CISM 2017”

Togeri i FSK-së, Getoar Rexhepi ka marrë çmimin e parë në Kampionatin e 24-të të Karatesë të mbajtur, më 12 nëntor 2017, në Tiranë, ku kanë

marrë pjesë 14 ekipe nga Republika e Shqipërisë. Togeri Rexhepi është i sistemuar në Batalionin e Tretë

të BRSH-së në Mitrovicë. Ai gjatë karrierës së tij ka arritur suksese të lakmueshme në sportin e karatesë si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës së tij Getoari ka fituar shumë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke arritur kështu të fitojë dhjetë herë titullin e Kampionit të Kosovës, dy herë titullin e Kampionit Mbarëkombëtar Shqiptar (2014 dhe 2017), si dhe shumë kupa e medalje të arta nëpër turne ndërkombëtare. Mirëpo, çmimi i fundit ka një rëndësi mjaft të madhe për Getoarin. Për këtë ai është shprehur: “Karateja si sport dhe traditë ka luajtur një rol shumë pozitiv në formimin tim profesional dhe në zhvillimin dhe përsosjen e karakterit tim. Titulli i Kampionit Kombëtar të Shqipërisë për vitin 2017, për mua është një nder i veçantë dhe shpresoj që arritjet e mia të jenë shembull për gjeneratat e reja”.

Më 17 shkurt 2017, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në aktivitetin sportiv “Dita e Vrapimit CISM 2017”, të organizuar nga FA të Republikës së Shqipërisë, që ka përkuar me ditën e festimit të përvjetorit të 9-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet

është zhvilluar në ambientet e Forcave Tokësore në Zall-Herr në dy disiplina; 5 kilometra për meshkuj dhe 3 kilometra për femra, dhe është përcjellë me interesim edhe nga drejtuesit e lartë të FARSH-it. Në konkurrencën e meshkujve, ushtari i FSK-së Granit

Kryeziu nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, ka zënë vendin e parë dhe është shpërblyer me kupë, ndërsa në konkurrencën e femrave, në shtegun prej 3 kilometrash, vendin e dytë e ka zënë tetar Mimoza Morina nga KDS-ja.

Page 45: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

45DITA E HAPUR

Realizohet gara humanitare ,,Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017”

FSK-ja në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Komunën e Mitrovicës, më 3 mars 2017, kanë organizuar në Mitrovicë garën “Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017” Për ta përcjellë nga afër ceremoninë ishin të pranishëm gjenerali Zymer Halimi, nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka si dhe shumë eprorë dhe oficerë të FSK-së. Në vrapimin e gjatë 10 km, kanë marrë pjesë pjesëtarë të FSK-së, të KFOR-it, të shoqërive joqeveritare, qytetarë të Kosovës, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell së bashku me bashkëshorten e tij. Të

gjithë garuesit kanë përfunduar me sukses këtë vrapim. Tri vendet e para i kanë zënë: Emin Grajqevci, Tiron Mamusha dhe Bujar Uka, ndërsa në kategorinë e femrave të parat u renditën: Qëndresa Ramadani, Nebahate Maqasterna dhe Manushaqe Nura. Vrapimi humanitar “Vrapo me FSK-në” është një aktivitet i iniciuar dhe organizuar nga oficerët e rinj të FSK-së, me qëllim të promovimit të shëndetit të mirë përmes aktivitetit sportiv, por mbi të gjitha ka vlera humane, sepse mjetet e fituara u janë dhuruar familjeve në nevojë.

Page 46: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

46 DITA E HAPUR

PËRMBAJTJAPërkushtim, punë dhe profesionalizëm i lartë në FSK...................................................................................................3Vit i zhvillimit profesional dhe integrimit të plotë të komuniteteve jo-shumicë............................................................4Emërimi i zotit Rrustem Berisha ministër i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.............................................5Kryeministrit Ramush Haradinaj viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës................................................5Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës viziton Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë................................................6Ministri Rrustem Berisha në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë...........................................7Ministri Rrustem Berisha priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Fungo....................................8Ministri Haki Demolli ka pasur takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg.............................8Komandanti i FSK-së dhe drejtori i NALT-it raportuan në Komitetinpër Operacione dhe Politika të NATO-s në Bruksel.......................................................................................................9Ministri Demolli ka pritur zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit përçështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.....................................................................................................9Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në Departamentin e Mbrojtjes dhe nëKongresin e SHBA-ve..................................................................................................................................................10Komandanti i FSK-së ka pritur Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë.................................................10Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës Amerikane përOperacione Speciale në Evropë, gjenerallejtënant Mark Schwartz ..............................................................................11Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama në Asociacionin e Ushtrisë së SHBA-ve.............................11Gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën e Partneritetit Ndërshtetëror me Gardat Kombëtare të SHBA-ve...12Komandanti i FSK-së dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës vizitojnë njësitë e FSK-së............................12Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”..............13Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka vizituar Forcat e Armatosura të Turqisë.............................................................14Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë vizitë zyrtare në FSK.................................................................................14Ministria e FSK-së ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë....................15Sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj në Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë.......................................................15Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane z. Faruk Geci në takimin e shefave për politika dhe plane SHBA-Karta e Adriatikut................................................................................................................16Konferenca “FSK dhe Partnerët - 2017”......................................................................................................................16I. Konferenca e 6-të ,,FSK dhe Partnerët’’....................................................................................................................16II. Konferenca e 7-të ,,FSK dhe Partnerët’’...................................................................................................................17FSK-ja përkujton 11 shtatorin e sulmeve terroriste në SHBA.....................................................................................18Ministri dhe komandanti i FSK-së kanë nderuar sakrificën e ushtarakëve britanikë të rënë në Kosovë......................18FSK shenoi 19 - vjetorin e Epopesë së UÇK-së............................................................................................................19Ministri Demoli dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama bënë homazhe në Koshare..................20FSK ndëron të rënët në Reçak......................................................................................................................................20Mministri Demolli dhe komandant Rama bënë homazhe në Gllogjan.........................................................................21FSK-ja përfundon stërvitjen shumëkombëshe ,,KFOR 23’’ në Gjermani.....................................................................21Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për kërkim-shpëtim në Republikën e Kroacisë.......................22Pjesëtarë të FSK-së certifikohen Instruktorë të Trajnimit Fizik në Britani të Madhe...................................................22 Behar Fazliu shpallet kadeti më i mirë ndërkombëtar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore................................22Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” nëKolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar................................................................................23

Page 47: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

47DITA E HAPUR

Tetari i FSK-së Rafet Gashi fiton garën ndërkombëtare ,,Ushtari më i mirë i vitit 2017’’...........................................23Kadeti e FSK-së Xhevahir Hasanaj merr medalje në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst....................24Toger Adison Gara fiton çmimin “Top Student” në Kursin për Instruktor të OperacioneveShumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.....................................................................................................................24Togeri Nysret Buzhala studenti më i mirë ndërkombëtar në Shkollën e ForcaveSpeciale ”John Kennnedy” të SHBA-ve.......................................................................................................................25Kursi i Avancuar për Lider realizon ushtrimin fushor “Evakuimi me Helikopter”.......................................................25Në Brigadën për Reagim të Shpejtë realizohet me sukses gara sfiduese “UJKU GARUES 2017”.............................26Fituesit e ushtrimit “Shqiponja Patrulluse-17”............................................................................................................27Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, KFOR-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës realizojnë ushtrimin e përbashkët “MASCAL-2017”...................................................................................................................28Forca e Sigurisë, Policia e Kosovës dhe KFOR-i realizua ushtrimin e përbashkët“Shpata e argjendtë 2017-1”........................................................................................................................................28Institucionet dhe agjencitë e Kosovës për menaxhimin e krizave realizojnë ushtrim të përbashkët...........................29Komandanti i FSK-së viziton në terren pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit...........................................................29FSK-ja u mban ligjërata nxënësve për rrezikun nga mjetet shpërthyese......................................................................30FSK-ja dhe KFOR-i demoluan mjete të pashpërthyera në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Deminimit.................31FSK-ja në punëtorinë për pastrimin e bombave kasetore në Sarajevë.........................................................................32Task-Forca e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së..................................................................................................................32Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “Veprimi i Shpejtë 10”....................................................................................33Aktivitetet të shumta të MKAB-së...............................................................................................................................34FSK-ja dhuron vullnetarisht qindra doza gjak.............................................................................................................34Forca e Sigurisë së Kosovës realizon vizita mjekësore për komunitetet......................................................................35Personeli mjekësor i Forcave Ajrore të Gardës Kombëtare në ushtrimin e përbashkët me ekipin e mjekëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar...........................................................................................................................35Aktivitete të Batalioni të Xhenios gjatë vitit 2017.......................................................................................................36FSK institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës........................................................................................36FSK-ja institucioni i parë me Plan për Integritet...........................................................................................................37Diplomuan kadetët e FSK-së, gjenerata 2017..............................................................................................................37Rekrutët (kadetët) e rinj të FSK-së betohen për shërbim ndaj Atdheut........................................................................38Diplomojnë rekrutët e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo-shumicë........................................................................38Gradimi i pjesëtarëve të FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë......................................................................39FSK-ja ndihmon QMF të fshatit Plemetin me materiale mjekësore.............................................................................40FSK-ja jep donacion për qytetarët e komunitetit jo shumicë në Graqanicë.................................................................40FSK-ja i dhuron një karrige stomatologjike Komunës së Artanës................................................................................41KFOR-i dhe FSK-ja ndihmojnë shkollën fillore në Sushicë të Graqanicës..................................................................41Orkestra e Ushtrisë turke dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan koncert të përbashkët...................................42Pjesëtarë të FSK-së licencohen për instruktorë të arteve marciale...............................................................................42Granit Kryeziu zuri vendin e parë në garën e organizuar nga KFOR-i.........................................................................43Zhvillohet ndeshje futbolli në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Maqedonisë..............................................43Getoar Rexhepi fitoi titullin e Kampionit Kombëtar Shqiptar në Karate......................................................................44Ushtari Granit Kryeziu zuri vendin e parë në “Dita e Vrapimit CISM 2017”..............................................................44Realizohet gara humanitare ,,Vrapo me FSK-në Mitrovica 2017”...............................................................................45

Page 48: FSK-ja në shërbim të gjithë qytetarëve! · Sekreti i këtij besimi qëndron në besnikërinë në shërbim të të gjithë pjesëtarëve të Forcës; besnikëri në misionin

ww

w.m

ksf-k

s.org