funksionimi i sistemit:

24
Funksionimi i Sistemit: Sigurimi i Punës së Denjë dhe i punës cilësore në vendet e punës në Ballkanin Perëndimor

Upload: lykien

Post on 16-Dec-2016

233 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Funksionimi i Sistemit:

Funksionimi i Sistemit:Sigurimi i Punës së Denjë dhei punës cilësore në vendet e punësnë Ballkanin Perëndimor

Page 2: Funksionimi i Sistemit:

Parathënie01

Hyrje02

1Rekomandimet

rajonale03

2Sfidat e Punë së Denjë

në Ballkanin Perëndimor05

3Dobësitë e identifikuara

në zbatimin e monitorimine mekanizmave

09

Konkluzionet21

Përmbajtja

Page 3: Funksionimi i Sistemit:

Procesi i zgjerimit Evropian kërkon harmonizimin e ligjeve të punës dhe tëcështjeve sociale në Ballkanin Perëndimor me Legjislacionin komunitar përcështjet sociale të BE-së. Ky proces vështirësohet edhe më shumë në ditët esotme me krizën ekonomike e financiare e cila i ka bërë përkeqësuar edhe mëshumë kushtet e vështira sociale dhe ekonomike në shumë nga vendetkandidate dhe para-kandidate. Ky publikim thekson nevojën urgjente për tëpërdorur procesin e aderimit në Bashkimin Evropian si një katalizator përpromovimin e përfshirjes sociale, kohezionin social, punën e denjë dhe punëncilesore ( quality job) në rajon.

Për të mbështetur zbatimin e reformave dhe zhvillimin social-ekonomik,SOLIDAR dhe anëtarët e saj janë duke advokuar që struktura e BE-së përShoqërinë Civile (në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit - IPA) të modelohetnë mënyrë të tillë që të promovojë partneritete afatgjata ndërmjet OJF-ve, thinktank dhe partnerëve socialë për të monitoruar zbatimin e politikave dheprocesin e integrimit në BE.

Në vitin 2011, SOLIDAR(Belgjikë), Olof Palme International Center (Suedi),AGENDA Institute (Shqipëri), Center for Democracy Foundation (Serbi), CLARD(Kosovë), The Progress Institute for Social Democracy (Maqedoni), STBIH(Bosnje- Hercegovinë) dhe Progetto Sviluppo CGIL (Itali) kane lancuar membështetjen e Këshillit Rajonal Pan-Evropian (PERC), të Konfederatës sëSindikatave Ndërkombëtare të Tregtisë, Rrjetin Ballkanik të Punës së Denjë.Qëllimi i këtij Rrjeti është të forcojë kapacitetet e përbashkëta afatgjata dhe tëndërtojë një partneritet efektiv që shtrihet përtej kufijve kombëtare.

Gjetjet e këtij Rrjeti – që u mblodhën në këtë broshurë - konfirmojnë se vendetjanë ende larg nga të qenit në gjendje të garantojnë, mbrojnë dhe të përmbushintë drejtat socialo-ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është tepër erëndësishme që në këtë valë të përkeqësimit ekonomik, BE-ja në mënyrë tëvendosur të këmbëngulë në zbatimin e plotë të ligjeve të miratuara për punësimdhe për punën si dhe të sigurojë garantimin e mekanizmave ligjore qëkontrollojnë promovimin e të drejtave të punëtorëve dhe të punës.

Për më tepër, Strategjia e Zgjerimit në BE duhet të vazhdojë mbështetjen epartneriteteve midis partnerëve socialë, organizatave të shoqërisë civile dhe tëgjitha autoriteteve për të monitoruar implementimin dhe zbatimin elegjislacionit të miratuar dhe për të hartuar strategji dhe programe tëpërbashkëta që synojnë mbështetjen e atyre personave që e gjejnë veten nëtregun e të punësuarve informal dhe në kushte të pasigurta të punës.

Conny ReuterSekretari i Përgjithshëm i SOLIDAR

Parathënie

01

Page 4: Funksionimi i Sistemit:

1 Kjo broshurë është hartuar bazuar në 5rastestet studimore një për secilin prej vendetë para-përmendura vënë së bashku nga RrjetiBallkanik i Punës së Denjë.Lista e plotë estudimeve të rasteve studimore mund tëgjenden: www.solidar.org

Hyrje

Adresimi kolektiv i të drejtave të punës dhe i të drejtave sociale-ekonomike në vendete Ballkanit Perëndimor është një parakusht i rëndësishëm për konsolidimin emëtejshëm social dhe për konvergjencën sociale në rrugën drejt integrimit në BE. Përfat të keq, kriza aktuale financiare dhe ekonomike ka ndikuar negativisht në axhendënsociale në Serbi, Maqedoni, Kosovë*, Shqipëri dhe Bosnje& Hercegovinë si dheka përkequar luftën e tyre kundër:

• Një sektor informal që përbën më shumë se 30% të ekonomisë• Shkalla e papunësisë mbi 20 %• Institucione shtetërore të politizuara.• Mungesa e durimit politik për të forcuar zbatimin e reformave.• Kapacitete të vogla për të zbatuar legjislacionin dhe mekanizmat kontrolluese.

Kjo ka çuar që pozicioni i punëtorëve të jetë shumë i pasigurt kundrejtpunëdhënësve në sektorëve të ndryshëm në të gjithë rajonin dhe si rezultat të ketënjë mbrojtje joefektive të punëtorëve, sepse shtetet nuk janë në gjendje të garantojë,të mbrojnë dhe të përmbushin të drejtat socialo-ekonomike. Margjinalizimi iqëllimshëm i rolit të sindikatave nga ana e shtetit dhe perceptimi i përbashkëtnegativ i publikut i punës së tyre ka penguar sindikatat te jenë një aktor qëndror nëzbatimin e të drejtave të punëtorëve dhe në proceset vendim-marrëse në rrugën eintegrimit në BE.

Kjo situatë e kombinuar me nivelin e ulët të përfaqësimit të shoqatave tëpunëdhënësve tregon që institucionet e partneritetit social, të tilla si KëshilliSocial-Ekonomik, luajnë një rol të dobët në bërjen e politikave në vendet eBallkanit Perëndimor. Organizatat e shoqërisë civile - partnerë në forcimin edialogut social dhe rritjen e ndërgjegjësimit - mungojnë shumë, ndërsa ato janëlojtarë kyç në ndërtimin e një partneriteti të fortë socialo-ekonomik nga i cilimund të përfitojnë të gjithë.

Kjo broshurë1 vë përpara një sërë rekomandimesh për rajonin, të cilat janëidentifikuar nga anëtarët e Rrjetit të Punës së Denjë të Ballkanit si një bazë solidepër punën afat-gjatë të avokimit të përbashkët në rajon. Për më tepër, do të jipeninformacione në lidhje me mangësitë ekzistuese në lidhje me mbrojtjen e tëdrejtave të punëtorëve dhe të drejtat socialo-ekonomike në çdo vend. Në këtëkontekst, problemet më urgjente do të paraqiten dhe do të ndiqen ngarekomandimet specifike për vendet si Serbia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dheBosnjë e Hercegovina.

02

* Sipas rezolutës 1244

Page 5: Funksionimi i Sistemit:

Për Bashkimin Evropian:

• Të vazhdojë adresimin e çështjes së rritjes së sektorit informal dhe të papunësisënë vendet e zgjerimit të BE-së, nëpërmjet programeve që drejtohen posaçërishtprej njerëzve të margjinalizuar dhe të përjashtuar, të tilla si punëtorët e pasigurta.

• Të vazhdojë këmbëguljen për zbatimin e plotë të legjislacionit të miratuar përpunën dhe punësimin dhe për forcimin e mekanizmave të kontrollit në fushëne të drejtave të punëtorëve.

• Të sigurojë që kapacitetet administrative, teknike dhe financiare janë forcuarnëpërmjet Struktures së Shoqërisë Civile (në kuadër të Instrumentit të Para-aderimit - IPA), duke mbështetur partneritetin socialo-ekonomik në rajon dheduke monitoruar zbatimin e politikave ndërkombëtare dhe procesin e integrimitnë Bashkimin Evropian.

RekomandimetRajonale

1

03

Page 6: Funksionimi i Sistemit:

04

Për Autoriteteve kombëtare:

• Të forcojne Institucionet dhe mekanizmat e kontrollit dhe te zbatojnë më mirëlegjislacionin e punës. Konkretisht, pa vonesa të mëtejshme, autoritetet kombëtarekanë nevojë të:

• Adresojnë dobësitë e identifikuara në Ligjet e Punës dhe të miratojë VKM( vendimete Këshillit të Ministrave) përkatëse.

• Krijojnë Gjykatat e Punës dhe të ofrojë asistencë ligjore falas për punëtorët epasiguruar.

• Sigurojnë funksionimin normal dhe të rrisin ndikimin e Këshillit Socialo-Ekonomik.• Rrisin numrin e inspektorëve të punës që të përputhen me nevojat për inspektim.

• Të sigurojnë që sindikatat nuk janë objekt i abuzimeve të ndryshme por janë njëpartner i pranuar si në dialogun social ashtu edhe procesi i integrimit në BE,ndërkohë që partnerët socialë duhet të forcojnë rolin e tyre mbikëqyres dhe roline Avokatit të Popullit.

• Të sigurojnë që ndërmarrjet transnacionale të trajtojnë punëtorët e tyre në BallkaninPerëndimor njësoj me ato të BE-së. Duhet të sanksionohet sjellja me standarte tëndryshme me të cilen punëtorët përballen, sidomos në rastet kur të dy vendet janëanëtare të Organizatave Ndërkombëtare të Punës (ILO).

• Të parandalojnë anullimet e mëtejshme të Marrëveshjeve kolektive. Për shkak të krizësaktuale anullimi i Marrëveshjeve kolektive bëhet zgjidhja më e lehtë e cila duhet tëparandalohet në mënyrë që të shmanget një situatë edhe më kaotike në tregun e punës.

• Të zhvillojnë mekanizma mbështetëse për partnerët socialë për të promovuarkoalicione të përbashkëta midis një grupi të gjerë aktorësh të tilla si OJF-të dhemediat, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të zhvilluar njëfushatë të përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive. Këta aktorë mund të ndihmojnënë rritjen e legjitimitetit të partnerëve socialë duke rritur vetëdijen e opinionit publikrreth të drejtave socialo-ekonomike, rreth punës së denjë dhe rreth punës cilësore.

• Të konsiderojnë realitetet e përbashkëta të Rajonit. Rrjetet që shtrihen përtej kufijvekombëtar duhet të vazhdojnë të forcohen për të zvogëluar shkeljet e të drejtavetë punëtorëve, duke shkëmbyer praktikat pozitive dhe nëpërmjet fushatave tëpërbashkëta të advokimit.

Rrjeti i Punës së Denjë në Ballkan

"Rrjeti i Punës së Denjë në Ballkan" është një program dy-vjeçar që ka nisur nëvitin 2011.Qëllimi kryesor i Rrjetit është të forcojë kapacitetin e sindikatave, OJF-të dhe think tank për të punuar së bashku në promovimin e Punës së Denjë dhePunës Cilësore në Ballkan, duke zhvilluar rrjete kombëtare dhe rajonale, veprimetë përbashkëta të advokimit dhe fushata publike, formulimin e propozime përpolitikat dhe monitorimin e zbatimin të legjislacionit Evropian në fushen socialo-ekonomike.

Për më tepër shikoni : www.solidar.org

Page 7: Funksionimi i Sistemit:

05

Sfidat e Punëssë Denjë nëBallkanin Perëndimor

2

Puna e Denjë kërkon ekzistencën e punës prodhuese, marrëdhënie të drejtëdhe të qëndrueshme midis një punëdhënësi me të punësuarit e tij/saj, njëmjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm në punë, mbrojtjen e të drejtave socialetë punëtorëve dhe familjeve të tyre, kushte më të mira të mundshme përzhvillim personal të punonjësit dhe integrimin social, lirinë e shprehjes sëpunëtorëve për të paraqitur nevojat e tyre, organizimin dhe marrjen pjesë nëmënyrë aktive në proceset vendim-marrëse (kur vendimet ndikojnë drejtpërdrejtënë jetën, punën dhe barazinë gjinore të tyre, dmth barazinë midis meshkujvedhe femrave). Puna e Denjë përmbledh aspiratat e njerëzve në jetën e tyre tëpunës. Ka katër objektiva strategjike për të arritur atë: krijimin e vendeve tëpunës, garantimin e të drejtave në punë, ofrimin e mbrojtjes sociale dhepromovimin e dialogut social.2 Sfida të mëdha mund të identifikohen për tëkatër objektivat strategjike të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) nëBallkanin Perëndimor.

2 http://www.ilo.org/global/about-the-ilo/decent-work-agenda/lang--en/index.htm

Page 8: Funksionimi i Sistemit:

06

Shqipëri

Edhe pse progresi ekonomik qënga viti 2000 ka reduktuarvarfërinë dhe pjesërisht ështëshoqëruar me përmirësimin ekushteve të jetesës, kjo nuk ështëshoqëruar me më shumë vendepune , duke e lënë Shqipërinë sinjë nga vendet më të varfra nëRajon me të ardhura për frymëprej € 2,66115. Të dhënat përtreguesit kryesorë të tregut tëpunës janë ende të pasigurta,por shkalla e punësimit ështëvlerësuar të jetë rreth 53.4% nëvitin 2009, përkatësisht 64.3% përmeshkujt dhe 43.6% për femrat16.Shkalla aktuale e punësimit në tëzezë në industrinë e fasoneve (qëpërbën një pjesë të madhe tëtotalit të eksporteve dhe punësonrreth 100,000 punëtorë17) ështëvlerësuar në rreth 40%. Nëpërgjithësi, mbulimi nga sistemii pensioneve është shumë i ulët nëkrahasim me standartet e BE-së,të cilat dekurajojnë edhe më tepërnjerëzit për të patur një punë tërregullt. Përveç kësaj, vlera realee përfitimeve të marra nga kysistem është i ulët për shkak tëzhvlerësimit të lekut si rrjedhojee inflacionit të lartë. Nëse situatanuk përmirësohet duke rriturpensionet në përpjesëtim mekontributet dhe nevojat,informaliteti do të mbetet i lartë.

Serbia

Situata e përgjithshme e tregut tëpunës në Serbi tregon se vetëm1,795,775 nga 4,953,512 njerëz nëmoshë pune janë të punësuar.Shkalla e papunësisë është22.2%3, duke mos treguar shenjapërmirësimi. Tregu i punëskarakterizohet nga një përqindje elartë e të papunëve afatgjatë dhe eatyre të pakualifikur, nga njënumër i madh i grave të papuna,i të rinjve dhe i atyre që i përkasingrupeve të margjinalizuara(njerëzit me aftësi të kufizuara,romë, refugjatë dhe persona tezhvendosur etj)4 , si edhe ngadallime të mëdha midis krahinavetë ndryshme. Vlerësimi i numrit tënjerëzve që punojnë në ekonominëinformale ndryshon, ku shifratlëvizin midis 300,000 dhe1,000,000 njerëz, të cilët punojnënë të zezë jozyrtarisht.Shumica etyre punojnë në hoteleri dherestorante, në biznese të vogla, nëindustry, në impiantet e prodhimit,në ndërtim dhe në fushën epunës artizanale. Ka një sërëproblemesh shqetësuesë që lidhenme përmbushjen e të drejtavesociale dhe ekonomike të cilatnëse neglizhohen mund tërrezikojnë nivelin e arritur tëdrejtave politike dhe civile.5

Maqedoni

Shkalla e papunësisë është jovetëm një nga më të lartat nëEvropë (32%)6, por edhe mëafatgjatë, ku më shumë se 80% etë papunëve kanë qenë të pa punëpër më shumë se një vit.Statistikat tregojnë se shumica eatyre (63.8%) kanë qenë të papunë për më shumë se 4 vite7.Kjo ka rezultuar në zvogëlimingradual të kapitalit njerëzormeqenëse njerezit gradualishtkanë humbur aftësitë dhekapacitetet e tyre, ndërsa prisninpër të gjetur një punë të re. Përmë tepër, 51.1% e familjeve menjë ose më shumë të punësuarjetojnë nën nivelin e varfërisë8,ndërsa përqindja e popullsisë qëjeton në varfëri arrin 30.9 % qindnë 20109. Është vlerësuar semadhësia e ekonomisë informalearrin shifra midis 40% - 45 % tëprodhimit të mbrëndshëm bruto(PPB) dhe punëson të paktën100,000 njerez10. Ajo më sëshumti prek punëtorët sezonalëdhe punëtorët e pakualifikuar nëndërtim, transport, industrinëtekstile, bujqësi, tregti dheshërbime.

Kosova

Niveli total i të punësuarve nëKosovë mbetet në nivel shumë tëulët 26 %11. Një sfidë tjetër ështëniveli i lartë i papunësisë e cilivazhdon të luhatet në rreth 40 %të nivelit total të forcës së punës12.Kjo përqindje, pa dyshim një ngamë të lartat e Rajonit dhe nëEvropë, prek më së shumtimoshën nën 25 vjeç, të cilëtpërbëjnë rreth 49 % të popullsis13.Një pjesë e madhe e të punësuarvenë sektorin privat (rreth 30% ngaafërsisht 400.000 punëtorë) janëpjesë e ekonomisë informale14.

Page 9: Funksionimi i Sistemit:

07

Bosnja dhe Hercegovina

Bosnje& Herzegovina (B&H) ndan të njëjtin fat si vendet e tjera tëBallkanit Perëndimor duke kaluar nga një proces i gjatë dhe i vështirëi tranzicionit ekonomik, por ndryshe nga vendet e tjera, ajo gjithashtuështë duke u ballafaquar me pasojat e luftës: një infrastrukturë eshkatërruar ekonomike dhe me një popullsi jashtëzakonisht të ndarë.Ndarja etnike - për shkak të lidershipit politik - ende merr përparësimbi të gjitha çështjet e tjera sociale dhe në këtë mënyrë ndikonkonsiderueshem në situatën socialo-ekonomike në vend. Pasojat ekëtyre politikave tek qytetarët dhe punëtorët kanë qenë katastrofike.Statistikat tregojnë se 41.5% e popullsisë është e varfër, e cila do tëthotë që gjysma e popullsisë përballet me disa forma të përjashtimitsocial. Pothuajse një e katërta e popullsisë (¼) është në prag tëvarfërisë,18 kryesisht për shkak të një niveli të lartë të papunësisë.Rreth 43.1% ose 526,616 persona të popullsisë në moshë punenuk kanë një punë19 ndërsa mjaft qytetarë punojnë si punëtor ipadeklaruar.20 Fatkeqësisht politikat sociale të zbatuara në Bosnje&Hercegovine nuk funksionojnë në favor të të varfërve: rreth 20% epopullsisë së varfër llogaritet të bëjë 7.2 % të shpenzimeve totale,ndërsa 20% e popullsisë më të pasur bën më shumë se 39% tëshpenzimeve totale.

3 Anketa e Fuqisë Punëtore për vitin 2010(Instituti për Statistika)

4 Raporti Kombëtar i Shërbimit të Punësimit përvitin 2010

5 Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2010

6 Anketa e Fuqisë Punëtore për vitin 20107 Indikatori Botëror i Zhvillimit për vitin 2010(Banka Botërore)

8 Varfëria relative në vitin 2010 (ZyraStatistikore)

9 Përqindja e të varfërve në vitin 1998 qëndroinë 20,7%. Rritja ekonomike më e lartë ishtenë periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2002.Në vitin 2002 përqindja e njerëzve të varfërarriti në 30,2%. Përqindja më e lartë ështëregjistruar në vitin 2009 - 31.1%.

10 Vlerësimi i ekonomisë informale të artizanatitnë Maqedoni (Risteski, 2009)

11 Zyra Statistikore e Kosovës12 Kosova, Statistikat e Tregut të Punës për vitin2008

13 Anketa e Fuqisë Punëtore 2009 (ZyraStatistikore)

14 Ministria e Punës dhe e Punësimit në Kosovë

15 Vendet kandidate dhe vendet potenciale:Popullsia dhe Kushtet Sociale (Eurostat, 2011)

16 Femrat dhe Meshkujt në Shqipëri (INSTAT,2009)

17 91,7 % janë kyesisht gra dhe vajza midismoshës 20-34 vjet (Shërbimi Kombëtar iPunësimit)

18 Raporti i Zhvillimit Njerëzor 2007: Përfshirjasociale ne Bosnie& Hercegovinë dheStrategjia e Përfshirjes Sociale për Bosnje&Hercegovinën, Këshilli i Ministrave i BiH,2010 (UNDP)

19 Statistikat e tregut të punës - Raporti mujorpër muajin maj 2011 (Agjencia e Punës dhee Punësimit)

20 Ekonomia Informale në Bosnje dhe Hercegovinë(Programi Federal i Institutit të Zhvillimit)

Page 10: Funksionimi i Sistemit:

Çfarë është e përgjithshme për të gjithë rajonin është që shkalla e lartë epapunësisë ka çuar në një degradim të të drejtave të punëtorëve dhe shkeljen etyre nga punëdhënësit si në sektorët privat ashtu edhe në atë publik, kupunëtorët janë të detyruar të punojnë në kushte të mjerueshme për të jetuar.Rritja e tregut informal favorizon punëdhënësit pasi nuk ka asnjë dëshmi meshkrim që të garantojë mbrojtjen ligjore të punëtorit. Është praktikë e zakonshmeqë punëdhënësit të mos i regjistrojnë këta punëtorë por edhe nëse ata e bëjnë,ata shpesh bëjnë regjistrime fallco në Agjensi Punësimi, duke njoftuar këtë tëfundit se punonjësi dha dorëheqjen, kur në fakt punonjësi vazhdon të punojëpër ta, edhe mbas skadimit të kontratës fillestare. Rrjedhimisht punëtorët nukpaguhen me paga të rregullta. Disa prej tyre presin muaj dhe vite për të marrëndonjë lloj kompensimi, apo për të marrë pensionet dhe kontributet e sigurimeveshoqërore e shëndetësore. Kjo do të thotë se aksesi i tyre për mbrojtje socialedhe për punësim është shumë i kufizuar.

Punëdhënësit shpesh shkelin dispozitat e Ligjit të Punës që kanë të bëjnë mekohëzgjatjen dhe kompensimin e punës jashtë orarit, pushim ditor, javor osevjetor. Për shembull, një analizë e kryer kohët e fundit në lidhje me kushtet epunës në sektorin e tregtisë në Bosnie &Hercegovinë tregon se 29% epunëtorëve të anketuar pretendonte që punojnë10 orë në ditë dhe 12% e tyrenga 12 orë ose më shumë çdo ditë. Bashkimi i Sindikatave të PunëtorëveShqiptarë (BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave në Shqipëri (KSSH)konfirmojnë se punëtorët përballen me kushte të rënda në punës sepse vetëmdisa fabrika në sektorin e fasoneve respektojnë dhe përmbushin detyrimet epërcaktuara në Kodin e Punës. Punëdhënësit gjithashtu përpiqet të shmanginmarrëveshjevet kolektive sepse këto garantojnë më mirë pajtueshmërinë medetyrimet ligjore në krahasim me kontratat individuale. Për shembull, numri ifabrikave që kanë një marrëveshje kolektive është rreth 100 (nga 540 që janëgjithsej), që do të thotë se niveli i sindikalizimit është shumë i ulët. Shembuj tëshkeljes së të drejtave të organizimit sindikal mund të gjenden pothuajse çdoditë, ose ka rezistencë të konsiderueshme nga ana e punëdhënësve drejt lëniessë sindikalistëve të takohen me punëtorët, ose materialet e përgatitura nuk Idorëzohen asnjëherë punëtorëve.21

Shumë punëdhënës abuzojnë me instrumenta të ndryshëm ligjorë të punës, tëtilla si punë provuese, trajnimin profesional, punën sezonale etj për të punësuarpunëtorë për vite me rradhë. Grupet më në rrezik janë të rinjtë pa përvojë puneparaprake, punëtorët e pakualifikuar që nuk kanë më shumë se një diplomë tëarsimit të mesëm, punonjësit pa rroga të rregullta, persona të papunë tëmoshës mbi moshën 40 vjeç, marrësit e përfitimeve monetare dhe ndihmavesociale, grupet e margjinalizuara etj. Përveç kësaj, punëdhënësit nuk janë tëgatshëm të ofrojnë trajnime adekuate dhe pajisje për mbrojtjen personale nëpunë, të cilat në rastin e profesioneve shumë të rrezikshme mund të rezultojëme aksidente me pasoja shkatërruese.

Një çështje tjetër është se e drejta për leje lindje dhe pushim mjekësor nukrespektohet, duke i bërë punëtoret femra veçanërisht të pambrojtura. Shpeshkontratat e tyre janë ndërprerë në mënyrë të paligjshme për shkak tështatzanisë. Për më tepër, diskriminimi gjinor merr formën e pushimit nga punaose e mos zgjatjes së kontratave të punës si dhe e mos-pagesës së përfitimevedhe sjellje diskriminuese kur gruaja kthehet nga leja e saj e lindjes dhe nga lejaprindërore. Hendeku gjinor është pasqyruar në normat e larta të papunësisëmidis grave dhe në përfaqësimin e ulët të grave në poste drejtuese dhe në punëtë paguara mirë për punëtorët shumë të kualifikuar.

08

21 Transkripti i intervistës me Ðenan Harmandic,kryetar i Seksionit të të Rinjve në CTUBiH.Sarajevë, 2011/08/03.

Page 11: Funksionimi i Sistemit:

09

Identifikimi i dobësivenë zbatimin e monitorimine mekanizmave

3

Megjithëse ka një bollëk të tërë rregullash ndërkombëtare dhe instrumenteshqë rregullojnë fushën e të drejtave ekonomike, punës sociale, konventandërkombëtare që rregullojnë ligjin e punës (përveç Kosovës), ligje kombëtaredhe aktet nënligjore, Kushtetuta, marrëveshje kolektive, rregullore të brëndshmesi dhe një numër Institucionesh ligjore per t’i vënë në zbatim si Inspektorati iPunës, gjykatat dhe Avokati i Popullit, niveli i mbrojtjes së Punës së Denjë ështëende larg asaj të mjaftueshmes.

Çështja e vërtetë është zbatimi i pamjaftueshëm i legjislacionit ekzistues përshkak të mekanizmave të dobët të zbatimit dhe të monitorimit. Problemet eshumta me zbatimin, në veçanti burojnë nga shumë pyetje të hapura në lidhjeme funksionimin e sistemit të inspektimit si një i tërë dhe aftësisë së tij për tëkontrolluar punën informale.

Për më tepër, parregullsia, moszbatimi, joefikasiteti dhe zbatimi i pakët irregulloreve është i lidhur ngushtë me influencën e konsiderueshme të ushtruaranga partitë politike dhe interesat politike në funksionimin e institucioneve tëndryshme si për shëmbull, tek organet shtetërore, institucionet publike,ndërmarrjet publike dhe tek sindikatat. Pozita e vështirë e punëtorëve ështëgjithashtu pjesërisht rezultat i statusit të pafavorshëm social të sindikatave përshkak të imazhit të të tyre të keq publik, të ndikimit të dobët në procesetvendimmarrëse dhe të mungesës së kapacitet për ta ushtruar pushtetin.

Page 12: Funksionimi i Sistemit:

10

Në Serbi, sistemi i inspektimit nuk është rregulluar ligjërisht në një mënyrë tëplotë. Në vend të këtij ky sistem është rregulluar me një pjesë të vogël tëdispozitave ligjore të Ligjit mbi Administratën e Shtetit, i miratuar në vitin 1992.Problemet ekzistuese lidhen gjithashtu me mungesën e kualifikimit të duhur përtë kryer detyrën, me mbivendosjen dhe mungesën e koordinimit midis shërbimevetë ndryshme të inspektimit në fushat e njëjta të punës. Kështu, thirrjet përbashkimin e disa degëve të caktuara të inspektimit në një strukturë, duhet tëdiskutohen si pjesë e reformave të sistemit të inspektimit.22 Gjithashtu është enevojshme për t’i vazhduar reformat që kanë filluar në shërbime të caktuara tëinspektimit - para së gjithash, reformat e Inspektoriatit të Punës për integrimin eInspektoriatit mbikqyrës, që kanë treguar rezultate të mira fillestare. Strukturat eInspektoriatit duhet të forcohen kur është fjala për burimet njerëzore, financiaredhe teknike, duke siguruar paga më të mira për inspektorët , puna e të cilëve ështënënvlerësuar dhe angazhimi i të cilëve shpesh bie viktimë e përzgjedhjes të gabuartë punonjësve dhe korrupsionit.

Përveç kësaj, sipas normave ligjore të parashikuara nga ligji ekzistues, njëpunëdhënës mund të paraqesë kontratat e punës në një datë të mëvonshme -brenda 8 ditësh nga dita e inspektimit - edhe në qoftë se në kohën e inspektimitkëto kontrata nuk ekzistonin. Në situata të tilla, punonjësit janë të detyruar tëbashkëpunojnë me punëdhënësin për nënshkrimin e kontratave të punësimit nëmënyrë retroaktive. Një problem tjetër mjaft i veçantë është se punëdhënësit nukkanë detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat e pranisë së punonjësve të tyre nëvendin e punës, kështu që në praktikë inspektimi ose cdo lloj tjetër kontrolli ështëshpesh i paefektshëm.

Studjuesit nënvizojnë se partitë politike janë lojtarë dominues në kompanitëpublike serbe, ndërkohë që institucionet, ligjet dhe rregulloret që duhet të mbrojnëinteresin publik mbeten të dobëta dhe të organizuara në një mënyrë të tillë qëlejojnë partitë politike për të marrë vendime sipas tekave të tyre. Këto institucionetë rrezikuara nuk janë në gjendje të ndalojnë politizimin e tyre dhe nuk krijojnë dotnjë sistem ku institucionet të jenë përgjegjëse për rezultatet e tyre dhe para publikut.23Prandaj, është e nevojshme që të amendohen ligje të shumta dhe të zvogëloheninteresat e partive politike dhe mundësite e tyre për të caktuar menaxherët kryesorëtë kompanive, të institucioneve publike si dhe të organeve shtetërore.

Siç ka ndodhur në shumë vende në tranzicion, sindikatat serbe janë dobësuar nëraport me punëdhënësin dhe shtetin për shkak të margjinalizimit të dialogut socialdhe negociatave kolektive si dhe në lidhje me pakësimin e anatarëve të tyre.24Burokracia e sindikatave dhe humbja e lidershipit për të qenë në kontakt meinteresat e anëtarëve së saj, është një tjetër problem i rëndësishëm. Megjithësesindikatat duhet të përpiqen për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e anëtarëve,ato kanë tendencë të bëhen aktorë politikë me një axhendë politike e cila shkon largfunksionit të tyre të vërtetë. Sindikatat duhet të ketë një rol më dominues në zbatimine rregullave të ndryshme në fushën e punës dhe të drejtave të punëtorëve.

Serbia

22 Dr Dobrosav Milovanovic: Reformat eSistemit të Inspektimit, Jeta Juridikenr.22, 2009.

23 Si të ndalohet politizimi i KompanivePublike në Serbi (Qendra për Studimete Aplikuara Evropiane, 2011)

24 Prof.dr Predrag Jovanoviq: E drejta eorganizmit social të punëtorëve dhe tëpunëdhënësve në Serbi, Ligji i Punësdhe i Cështjeve Sociale, no.1/2009.

Page 13: Funksionimi i Sistemit:

11

Rekomandimet

• Të hartohet një ligj i veçantë për inspektorët dhe të rregullohen tërësisht çështjet e organizatimit, të mandatit tëinspektorëve dhe të statusit të tyre, provime të detyrueshme në ekspertizë profesionale, trajnime etj.

• Të amendohen ligjet që rregullojnë sferën e punës (sidomos në Ligjin e Punës dhe në Ligjin për Dhënat e Punësimit) përtë siguruar që:• nënshkrimi i një marrëveshje punësimi mes një punëdhënësi dhe një punonjësi të bëhet sa më shpejt, që kur punonjësi

fillon punën.• marrëveshjet e punës të jenë të regjistruara në kohën e duhur në institucionin përkatës publik• çdo punëdhënës duhet të mbajë të gjitha dokumentet ligjore në lidhje me të punësuarin e tij / saj në zyrat e tyre.• punëdhënësit të jenë të detyruar të mbajnë një libër prezence për praninë e punëtorëve në vendin e punës që do të

çojë në një kontroll më efikas gjatë kohës.

• Të kalohen ose të amendohen ligjet për të mundësuar pagesën automatike të kontributeve për pensionet dhe sigurimetsociale për punëtorët, me sanksione të përcaktuara qartë për ata që shkelin urdhëresat ligjore.

• Të amendohet Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, sidomos pjesët në lidhje me vlerësimin e rrezikut në vendine punës, me rolin i sigurisë dhe shëndetit të personelit dhe unifikimin e metodologjisë të listimit të lëndimeve tëshkaktura gjatë punës.

• Të sqarohen rolet dhe kompetencat e institucioneve shtetërore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë.

• Të shkurtohen dhe të bëhen më mirë procedurat kohore gjyqësore në lidhje me mosmarrëveshjet e punës, duke trajnuarekipe profesionale ligjore dhe duke i siguruar ato me pajisjet e nevojshme teknike. Gjykatat duhet të jenë përgjegjësepër proceset e gjata gjyqësore.

• Të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore dhe për funksionimin epapenguar të organeve të pavarura rregullative - më i rëndësishmi, Avokati i Popullit- si dhe burimeve dhe strukturavetë nevojshme organizative, njerëzore dhe teknike.

• Të amendohen dhe të shtohen rregullore ligjore dhe të përcaktohen përgjegjësitë ligjore për punëdhënësit që marrinvendime të paligjshme pas vendimit përfundimtar të cështjes gjyqësore për punën.

• Të amendohen ligje dhe rregullore për të siguruar udhëheqje profesionale në sektorët specifikë të ministrive, të organeveshtetërore, të institucioneve publike, të agjensive dhe ndërmarrjeve publike, me dispozita që përcaktojnë konkurencetë detyrueshme për pozicionet udhëheqëse ose për pozicione të tjera publike dhe që eliminojnë udhëheqës politik oseme përkatësi partiake.

• Të sigurohet që, të gjithë vendimet e lidhura me punën, të merren me pjesëmarrjen e plotë të organizatave të sindikatavedhe të punëdhënësve dhe të ketë një Këshill Social dhe Ekonomik i cili të bëhet një faktor i vërtetë dhe i rëndësishëmnë procesin e negociatave lidhur me çështjet e punës.

Page 14: Funksionimi i Sistemit:

Maqedoni

25 Konfederata Ndërkombëtare eSindikatave, 2011

26 Nënvlerësimi i forcës se punës: analizae legjislacionit të punës në periudhën etranzicionit (Saveski, Apasiev,Kovachevski & Vasilev, 2010)

27 Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,2011

28 Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave,2011

29 Numri i të punësuarve në këto sektorëështë si vijon: - 1,967 (tekstile); 6,573(lëkurë dhe artikuj prej lëkure) dhe39,140 (veshje) ose një total prej 47,680punëtorësh.

12

Në Maqedoni ndryshimet në Ligjin për Inspektoriatin e Punës kanë forcuar tëdrejtat e punëtorëve dhe kompetencat e inspektorëve. Për shembull, një rregulloree rëndësishme e cila është shtuar, është se Inspektoriati i Punës duhet t'i përgjigjetçdo kërkese të paraqitur nga punëtorët për të kryer inspektim në kompani. Prandaj,funksionimi jo i mirë i Inspektoriatit të Punës nuk është për shkak të dobësive tëligjit, por për shkak të mos funksionimit të Inspektoriatit të Punës. Ashtu si në rastine vendeve të tjera në rajon, problemi kryesor është numri i vogël i inspektorëvetë punës. Një problem tjetër i rëndësishëm është influenca politike në strukturëne inpektoriatit, e cila shtrembëron funksionimin e tij të paanshëm dhe të duhur.

Në vitet e fundit ka ndodhur një politizim masiv i institucioneve qeveritare.Institucionet, standardet dhe rregulloret që synojnë mbrojten e interesave publikejanë të kontrolluara në mënyrë të tillë që mundëson partitë drejtuese për të marrëvendime në bazë të interesave të tyre. Perspektivat e punësimit dhe promovimitnë administratën publike nuk janë të bazuara në njohuritë dhe rezultatet e arritura,por varen nga përkatësia partiake - konfirmuar edhe nga disa progres raporte tëpublikuara nga Komisioni Evropian.

Për më tepër, rritja e mosbesimit në sistemin gjyqësor është një pasojë edrejtpërdrejtë e politizimit institucional. Është e vështirë për të ushtruar dispozitatlidhur me të drejtat e punëtorëve se këto të fundit nuk janë të barabartë para ligjit.Një margjinalizim i qartë i sindikatave ka ndodhur kohët e fundit. Sindikatat kanëhumbur një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të tyre dhe për shkak tëmargjinalizimit të dialogut social influenca e tyre kundrejt punëdhënësve dhe qeverisëka qenë në rënie. Për shëmbull, disa nene në Ligjin mbi Punësimin në lidhje meaktivitetin e sindikatave janë ndryshuar në vitin 2009 pa përdorimin e dialogut socialdhe disa rregullore të cilat jane miratuar kanë një efekt negativ në të drejtat esindikatave.25 Gjithashtu, kontrolli qeveritar mbi sindikatat është rritur për shkak tëmodifikimit të kritereve përfaqësuese. Autoriteti kompetent për përfaqësimin esindikatave vendoset nga Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, bazuar mbi njëpropozim të Komisionit për Themelimin e Përfaqësimit. Komisioni përbëhet nganëntë anëtarë të emëruar nga qeveria dhe të sygjeruar nga Ministria e Punës dhePolitikave Sociale, nga te cilët tre vijnë nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale,nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Ekonomisë. Sindikatat e regjistruaradhe organizatat e punëdhënësve nuk kanë anëtarë në këtë Komision.26

Procesi i bisedimit kolektiv mungon. Për më tepër e drejta për grevë është ekufizuar sepse sindikatat kanë për të përcaktuar paraprakisht kohën e grevës dhepjesëmarrësit në grevë mund të pushohen nga puna apo të paditen përdëmshpërblim nëse gjykata vendos që greva është e paligjshme. Përveç kësaj,punëdhënësit mund të pezullojë deri në 2 %të pjesëmarrësve gjatë grevës nëseata janë të dhunshëm ose tregojnë sjellje jo-demokratike.27 Këto dispozita ligjoremund të keqpërdoren. Edhe pse ligji e ndalon diskriminimin e sindikatave, nëpraktikë ka një shpërbërje të organizatave sindikale nga punëdhënësit. Këto cështjezakonisht kërkojnë dy deri në tre vjet që të zgjidhen në gjykatë. Ka pasur edhe rastekur punëdhënësit janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet e sindikatave.28

Së fundmi, në tetor të vitit 2011 qeveria ra dakord me partnerët socialë për tëfutur një pagë neto minimale në shumën 8,050 mkd(130 €) duke filluar nga janari2012. Çështja është se ligji i shpallur nuk do të zbatohet në sektorët e prodhimit tëtekstile, të veshjeve dhe të lëkurës deri në janar 2015. Këta tre sektorë punësojnëmë shumë se 80% të atyre me një pagë neto më të ulët se 8,050 mkd29. Kjo do tëthotë se shumica e punëtorëve të cilët do të përfitonin nga kjo rritje do të duhettë presin deri në vitin 2015.

Page 15: Funksionimi i Sistemit:

13

Rekomandimet

• Të rritet numri i inspektorëve të punës.

• Të modifikohet dhe të amendohet Ligji i Punësimit në mënyrë që të shfuqizohen ndryshimet që aktualisht kufizojnë tëdrejtat e punëtorëve të tilla si:• Reduktimin e ligjëruar të pushime vjetore.• Zgjatjen e periudhes së punësimit për kontratat me një kohë të caktuar.• Heqjen e të drejtave themelore të punonjësve të deklaruar si punëtorëe të tepërt.• Futja e mundësisë për të dhënë njoftim për shkarkim nga puna të disa punëtorëve të caktuara për shkak të arsyeve

të biznesit dhe punësimi i një të tjetri, ditën tjetër, në të njëjtën pozitë dhe me background të njëjtë profesional.• Shfuqizimin e ndalimit të vendosur për punonjësit për të punuar më shumë se një javë në turn nate.• Heqja e të drejtës për më pak orë pune për personat me aftësi të kufizuara.

• Të qeverisen ligjërisht llojet e punëve që për shkak të karakterit dhe dinamikës së tyre nuk janë konsideruar si njëmarrëdhënie pune. Kjo vlen për punën sezonale si edhe për punën me kontrata fikse me afat që nuk i kalon 14 orë nëjavë. Duhet të parashikohen mekanizmat që do të mundësojnë që këto punëtorë të mbulohen nga fondet sociale dheti japin të drejtën për sigurimet shoqërore bazë.

• Të përcaktohet përfaqësimi i sindikatave nga një komision i pavarur i cili duhet të përcaktohet nga Kuvendi.

• Të ndryshohen dispozitat e paqarta ligjore në lidhje me gjatësinë e grevës dhe masat gjyqësore të marra kundërpjesëmarrësve për të shmangur keqpërdorimin e mundshëm nga ana e punëdhënësve.

• Të miratohet Ligji për Pagën Minimale pa shtyrjen e zbatueshmërisë së tij për sektorët e prodhimit të tekstile, të veshjedhe të lëkurës në vitin 2015, siç parashikohet aktualisht.

• Të miratohet Ligji për Mobbing përmes dialogut social i cili duhet të parashikojë masa parandaluese dhe të sigurojëmbrojtje të përshtatshme ligjore për viktimat e mobbing.(Përjashtimi i një personi duke e paraqitur atë si “dele e zezë”.Forma më e keqe e diskriminimit sepse ndodh një veprim kolektiv kundër një personi)

Page 16: Funksionimi i Sistemit:

Kosova

14

Në Kosovë, legjislacioni specifik për të drejtat socialo-ekonomike, që përfshin tëdrejtat e punës, paraqet probleme serioze për shkak të kompleksitetit të tyre aktualdhe perplasjes së normave30. Ndërsa asnjë nga konventat kyce të OrganizatësNdërkombëtare të Punës (ILO) nuk janë të miratuara, as Korzina Konstitucionale eMisionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK)31 dhe as Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk përfshin ndonjë dispozitënga dy mekanizmat kryesore ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punës si;Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale 32 dhe Karta SocialeEvropiane. Ligji mbi Punën, i miratuar në vitin 2010, është parë si një shtytës i fortëdrejt ofrimit të më shumë sigurie dhe përmisimit të gjendjes së punëtorëve. Mbikqyrjae tij dhe zbatimi rigoroz mbetet megjithatë një sfidë e vërtetë për institucionetkombëtare dhe sindikatat si dhe për shoqërinë civile në tërësi.

Disa nga pengesat kryesore për zbatimin e përgjithshëm janë rregulloret aktuale tëUNMIK-ut, shumica e dispozitave të të cilave duhet të ndryshohen për të reflektuarndryshimet në fushën e të drejtave të punës si dhe aktet nënligjore ,të cilat duhet tëhartohen në mënyrë që t’i bëjnë këto akte operacionale dhe funksionale. Kompanitëpublike dhe private duhet të hartojnë rregullat e tyre proceduriale përkatëse që tëgarantojnë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave në praktikë. Gjykatat nuk kanëkapacitet për të mbikëqyrur zbatimin e ligjeve në fuqi dhe për të kryer detyrat e tyrepër shkak të problemeve me personelin, për shkak të problemeve financiare dhe përshkak të pajisjeve adekuate. Nga numri i përgjithshëm prej 217,758 rasteve tëpazgjidhura në gjykatat e Kosovës, 204,119 ose 93.7% janë ende në pritje për tëtrajtuar nga gjykata komunale.34 Është e qartë se mungesa e gjykatave, që merrenekskluzivisht me cështjet e punës, ka një ndikim negativ në zbatimin të ligjit. Këshillii Pavarur Mbikqyrës (KPM) për administratën civile33 nuk ka marrë mbështetjen ngaautoritetet. Nga 192 ankesa të miratuara gjatë vitit 2010, punëdhënësit kane zbatuarvetëm 91, ndërsa 61 prej tyre mbetën të pa implementuara34.

Që nga fillimi, Inspektorati ka hasur vështirësi të shumta në përmbushjen e plotëtë kompetencave të veta dhe të funksioneve të tij meqënëse mbështetja e duhurnga autoritetet qendrore nuk i është ofruar nëpërmjet sigurimit të kushteve tëpërshtatshme të punës dhe mbështetjes logjistike optimale. Kështu ky institutionnuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet dhe funksionet e veta tëparashikuara në legjislacionin kombëtar si dhe nga standardet e ILO, përkatësishtKonventës nr 81 me Protokollit të saj të 199535. Pas procesit të decentralizimit, i cilikrijoi 37 komuna, inspektorët e punës ende nuk janë caktuar tek komunat e reja osenë disa nga komunat e themeluara më herët të tilla si Fushë Kosova, Istogu,Suhareka, Shtërpcës dhe Novo Bërda36. Edhe komunat më të mëdha, të tilla siFerizaj dhe Lipjan, mbulohen nga vetëm një inspektor. Komuna e Prishtinës kanumrin më të madh të inspektorëve të punës që arrin 637. Për më tepër, numri ivogël i inspektorëve u zvogëlua më tej nga 58 inspektorë në 49, pas largimit të 9inspektorëve nga puna për shkak të pagës së ulët38.

Më tej, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (UITK) i kanë munguaraftësitë organizative dhe efikasiteti – strukturor, organizativ dhe funksional. Kështukjo sindikatë nuk ka qenë në gjendje të mbrojë në mënyrë efektive të drejtat epunëtorëve. Këto dobësi u bënë veçanërisht të dukshme me rritjen e pasigurisëpër punë, të shkaktuara nga procesi i privatizimit, gjatë së cilit shumë pronarë tërinj nuk ju përmbajtën normave dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj, krijimirishtazi i Konfederatës së Sindikatave të Kosovës, nga përcarja e UITK, nuk duketse është plotësisht aktiv.

30 Në këtë moment, korniza legjislativepërbëhet nga:

• Legjislacioni i Republikës të Ish-Jugosllavisë;

• Rregulloret e Misionit të Kombeve tëBashkuara në Kosovë (UNMIK) ;

• Ligjet e Kosovës të shpallura ngaUNMIK-u;dhe

• Ligjet e Kosovës pas pavarësisë sëvendit.

31 Një Akt paralel me Kushtetutën në situatënormale të Shtetit.

32 Një Akt i miratuar nga Asambleja ePërgjithshme e OKB-së në vitin 1966që hyri në fuqi pas afatit të nënshkrimitnë vitin 1976.

33 Një organ i ngarkuar për zgjidhjen ekonflikteve vetëm të nënpunësve civilë.

34 Raporti i KPM 201035 Konventa e ILO Nr. 81 dhe Protokolli i

saj nga viti 1995 për kushte optimale tëpunës për Inspektorët e Punës.

36 Raporti, Rregullimi i punësimit nëKosovë. Ligji i Punës dhe zbatimi i tij.

37 Ibid.38 Ibid.

Page 17: Funksionimi i Sistemit:

Rekomandimet

• Qeveria dhe parlamenti duhet të organizojnë kapacitetet ligjore dhe të përpilojnë aktet nënligjore të parashikuara ngaligjet përkatëse në këtë fushë. Vëmendje më të gjerë duhet ti kushtohet sigurimit të ekspertizës së kërkuar, kryesishtme stafin ligjor, për hartimin e legjislacionit të nevojshëm dhe për të mbikqyrur zbatimin e tij.

• Qeveria duhet të sigurojë që dispozitat në kontratën kolektive të zbatohen në mënyrë të plotë.

• Ligjet për Sigurim Shëndetësor dhe krijimi i Fondit për Aftësinë e Kufizuar dhe Pensione duhet të miratohet se asnjëformë e sigurimeve shoqërore nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë ligj që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës.

• Autoritetet kombëtare duhet të sigurojnë koherencën dhe përputhjen me normat dhe standardet ndërkombëtare, tëtilla si legjislacionin e BE-së, Kartën Sociale Evropiane, Konventat e OKB-së dhe ILO. Kështu duhet të iniciohet një debatdhe të bëhen negociatat për miratimin e mekanizmave ndërkombëtare.

• Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të ofrojnë mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse për zbatimin dhembikqyrjen e legjislacionit, të tilla si Inspektorati i Punës dhe Keshilli i Pavarur Mbikqyrës (KPM), duke krijuar kushteadekuate të punës dhe mbështetjen logjistike optimale. Në veçanti, numri i inspektorëve duhet të rritet sa më shpejt tëjetë e mundur. Përveç kësaj, qeveria dhe parlamenti duhet të jetë më aktive në zbatimin e vendimeve të KPM.

• Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale si dhe Inspektorati i Punës duhet të hartojnë dhe të zbatojnë rregullat dheprocedurat e tyre përkatëse për të siguruar organizimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve, ndërsakompanitë private duhet të veprojnë duke i zbatuar plotësisht të gjitha këto ligje.

• Në nivelin e gjykatës, duhet të krijohet një structure e posacme për t'u marrë me çështjet e punës, duke ulur ngarkesënekzistuese dhe kostot e proceseve të gjata gjyqësore. Ligji i ri për gjykatat duhet të amendohet në mënyrë të tillë qëkjo gjë të merret parasysh.

• Agjensia e Privatizimit të Kosovës39 ka nevojë të bëhet më efikase dhe më eficente në kontrollimin e zbatimit tëdispozitave që rrjedhin nga kontratat e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore. Ajo ka nevojë që të jetë gjithashtu më evendosur në marrjen e masave kundër atyre që shkelin kontratat.

• UITK, si një partner social, duhet të kontribojë duke marrë pjesë në grupet e punës gjatë proceseve të hartimit dhe tëndryshimit të legjislacionit (p.sh. Ligjit të Punës) dhe të jetë i përfshirë në mbikqyrjen e zbatimit të dispozitave ligjore,veçanërisht të Ligjit të Punës .

• Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, si partnerë socialë, duhet të vazhdojnë të luajnë rolin etyre, jo vetëm në sferën e biznesit por edhe kur është fjala për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Përveç rolit të tyrethemelor, ato duhet të insistojnë në zbatimin strikt dhe respektimin e plotë të dispozitave ligjore që lidhen me të drejtate punës (p.sh. kontratën kolektive).

39 Një pasardhës i Agjensisë Kosovare të Mirëbesimitnën Administrimin e Kombeve të Bashkuara.

15

Page 18: Funksionimi i Sistemit:

Shqipëri

40 Ligji nr. 9634, "Për inspektimin e Punësdhe Inspektoratin Shtetëror të Punës"

41 Struktura është një forumi ku inspektorati,ministritë dhe përfaqësuesit e sindikatavetakohen.

16

Në Shqipëri, Kodi i Punës ka nevojë të rishikohet në mënyrë që të përafrohet melegjislacionin e BE dhe të përshtatet me kërkesat e propozuara nga sindikatat për tëhequr kufizimet në lidhje me zbatimin në të ardhme të Kartës Sociale Evropiane, tëndryshohen nenet që lejojnë shkarkimin pa ndonjë arsye apo motiv duke respektuarnjë periudhë njoftimi, të hiqet tarifat gjyqësore për cështjet e të drejtave të puntorëvenë mënyrë që të lehtësohet mbrojtja e të drejtave të punëtorve, të hiqet paqartësia nëligjin për grevën e përgjithshme dhe të riformulohen termat ligjore mbi lirinë eorganizimit. Instrumentet ligjore ekzistuese në dispozicion të punëtorëve, në rast tëshkeljes së të drejtave të tyre, janë të kufizuara meqënëse mund të zgjasë deri në trevjet marrja e një vendimi për një rast shkelje, pasi gjykatat civile janë të mbingarkuara.

Shumë pak ndërmarrje inspektohen dhe kontrollohen nga inspektorët, pavarësishtdenoncimeve të shumta të sindikatave në organet përkatëse shtetërore si Inspektoratii Punës. Përveç kësaj, raportet nuk janë bërë publike, as në rastin e njohura tëshkeljeve të ligjit për mbrojtje sociale, dhe as sanksionet shpesh nuk janë vendosur.Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së kapacitetit të Inspektoratit të Punës dhetë legjislacionit të paqartë që rregullon funksionimin e këtij të fundit. Për shembull,struktura e Inspektoratit bazohet në 12 drejtori rajonale, por ato të gjitha kanemungesë të pajisjeve të nevojshme. Për më tepër, deri tani vetëm një nga 24 zyrat eplanifikuara lokale është themeluar plotësisht. Sipas sindikatave numri i inspektorëveështë shumë e ulët duke marrë parasysh madhësinë e zonës që mbulojnë dhe numrine fabrikave që kanë nevojë për të mbikqyrur. Në vitin 2008 numri total i inspektorëveishte 90, numër i cili është i pamjaftueshëm për të kryr detyrat e tyre në 540 fabrikate fasoneve, madje edhe duke e krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kjo tregon seekziston një nevojë urgjente për të rritur burimet njerëzore, fizike dhe financiare tëInspektoratit Shtetëror të Punës.

Një çështje tjetër që është ngritur nga sindikata është mungesa e transparencës nëpunën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Pavarësisht kërkesave të shpeshta ngasindikatat që të jenë pjesë dhe të monitorojnë procesin e inspektimit, Inspektoratinuk ka qenë i gatshëm të përfshijë sindikatat në këtë aktivitet. Përveç kësaj, nenit1240 të Ligjit për Inspektoratin e Punës ende i mungon një Vendimi i Këshillit tëMinistrave (VKM), i nevojshëm për rregullimin e bashkëpunimit mes të gjitha grupevetë interest, i cili ka krijuar konfuzion se si sindikatat duhet të përfshihen në strukturenkonsultuese41 dhe nëse ajo do të vazhdojë të ekzistojë.

Dialogu social në nivel ndërmarrjeje është më pak i zhvilluar meqënëse si organizatate punëdhënësve ashtu edhe ato të punonjësve nuk janë të organizuara mirë akoma.Kjo është veçanërisht e vërtetë në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve, ku ka 5organizata punëdhënësish dhe është shumë e vështirë për të kordinuar të gjithëpartnerët së bashku. Në nivel kombëtar dialogu social është i rregulluar nga KëshilliKombëtar i Punës, por sindikatat kanë bërë shumë ankesa në lidhje me takimet e tij,cështjet e agendës dhe procesin e vendim-marrjen fiktive të tij. Kjo tregon njëmospërfillje totale për sindikatat dhe ka çuar në një dialog social trepalësh shumë tëkufizuar. Liria e organizimit dhe e drejta për marrëveshjet kolektive janë të përcaktuaranë konventat e ILO-së 87 dhe 98 të ratifikuara nga Shqipëria dhe të stipuluara nëKodin e Punës. Pavarësisht nga kjo bazë ligjore, për shkak të kërcënimit për shkarkimnga puna dhe shkarkimit real, përpjekjet për të rritur anëtarësimin në sektorin etekstileve dhe këpucëve kanë prodhuar pak rezultate. Për kundërshtuar këtësindikatat janë përpjekur për bërë një "marrëveshje paraprake" me pronarët efabrikave duke përdorur ndërmjetësit. Për fat të keq kjo rrugë dështoi meqënëse ngamarrëdhëniet e varësisë të cilën u ngritën midis sindikatave dhe punëdhënësvevetem u përkeqësua perceptimi në publik për sindikatat si i korruptuara dherrjedhimisht u ul kredibiliteti i tyre.

Page 19: Funksionimi i Sistemit:

17

Gjithashtu është vënë në dukje se partitë politike kanë pasur një ndikim shumë të fortë mbi sindikatat ku partitë kryesorepolitike kanë formuar një marrëdhënie varëse me ta. Si rezultat i polarizimit të situatës politike në Shqipëri, marrëdhënietmidis KSSH dhe BSPSH janë përkeqësuar dhe mosmarrëveshjet e tyre janë duke rrezikuar seriozisht sindikalizmin sinjë e tërë, duke copëzuar dhe dobësuar sindikatat dhe duke penguar partneritetin social dhe bashkëpunimin jo vetëm midiskonfederadave por edhe midis organizatave sindikale të degës. Kjo për më tepër ka përkeqësuar dialogun social si në nivelndërmarrje edhe në nivel kombëtar. Gjithashtu, vrojtimet e "sjelljes klanore" brenda sindikatave, ku janë të përfaqësuarainteresat e ngushta të një pakice, ka nxitur një imazh të keq publik. Sondazhet konfirmojnë se publiku nuk e perceptonsindikatat si aktorë të aftë për të gjeneruar përfitime sociale. Në fakt, ka një refuzim të plotë të rolit dhe misionit (madjeka edhe sjelle të dhunshme kunder sindikatave në disa sektorë privatë) në arenën politike dhe në marrëdhëniet industriale.

Rekomandimet

• Të rishikohet Kodi i Punës në atë mënyrë që pengojë pushimet e padrejta nga puna. Barra e provës nuk duhet të bjerëmbi viktimën, por duhet të jetë përgjegjësi e punëdhënësit. Për më tepër, duhet të futet një dispozitë e cila do të bëjëtë detyrueshme rimarrjen në punë të një punntori në rastin e shkarkimit të padrejtë. Gjithashtu, nenet 141 dhe 143 duhettë përfshijnë një dispozitë shtesë e cila do ta detyronte punëdhënësin që jetë i detyruar të japë një shpjegim të arsyetuarpër shkarkimin - madje edhe kur periudha e njoftimit për shkarkim respektohet.

• Sindikatat duhet të kërkojnë zbatimin e dispozitës të veçantë për krijimin e Gjykatës së Punës e përcaktuar në Kodin ePunës nga viti 2003. Gjithashtu, duhet të sigurohet funksionimi efikas i tribunaleve të vecanta të arbitrazhit që kanë tëbëjnë me shkeljet e të drejtave të sindikatave.

• Inspektorati i Shtetit duhet të forcohet duke garantuar kushtet të kënaqshme pune, duke rritur bashkëpunim meinstitutionet e tjera, duke siguruar trajnime adekuate dhe duke krijuar menaxhim efektiv dhe struktura organizative. Përtë luftuar rrjedhjen e vazhdueshme të informacionit, duhet të përcaktohet një metodë e re pune. Përveç kësaj, Këshillii Ministrave duhet të nxjerrë sa më shpejt të jetë e mundur Vendimet e Këshillit të Ministrave që rregullojnë zbatimin eLigjit për Inspektoratin Shtetëror dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

• Të krijohet urgjentisht një Këshill Ekonomik dhe Social, si një organi i pavarur konsultimi dhe një forum për tëpromovuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile në jetën ekonomike dhe sociale dhe në dialogun civil.

• Qeveria nuk duhet të kalojë asnjë ligj që prek të drejtat e punëtorëve pa u konsultuar më parë në Këshillin Kombëtartë Punës. Përveç kësaj, qeveria nuk duhet të amendojë ose të përgatisë ligje pa diskutuar me parë draftin me të gjithëgrupet e interesit, veçanërisht me sindikatat si përfaqësuesit ligjorë të punëtorëve.

• Të ndryshohet forma e votimit në Këshillin Kombëtar të Punës duke i dhënë fuqinë e vetos të dy konfederatave sindikale.Kjo do të parandalojë marrjen e vendimeve pa mundësinë e ndërhyrjes së sindikatave te cilat ndikojnë drejtpërdrejt nëtë drejtat e punëtorëve.

• Qeveria duhet të zvogëlojë numrin minimal të punonjësve që kërkohen për të formuar një organizatë bazë sindikalebrënda një kompanie, më poshtë se 20, duke amenduar Kodin e Punës. Kjo do të rrisë përfaqësimin e punëtorëve nëkompanitë e vogla.

• Mbledhja e kontributeve të sindikatave duhet të bëhet jo vetëm nga punëdhënësit por duhet në këtë proces të përfshihenedhe sindikatat.

• Sindikatat duhet t’u mundësojë punëtorëve që të marrin pjesë në aktivitetet në të gjitha nivelet organizative të saj nëmënyrë që të rritet niveli i brendshëm i demokratizimit të tyre. Aktivitete të veçanta të tilla si ofrimi i opinioneve ligjorepër punëtorët duhet të kryhen në ndërmarrjet ku kontratat e punës janë mohuar. Është gjithashtu e rëndësishme përtë forcuar të gjitha format e asociimit, duke synuar në veçanti të rinjtë dhe gratë nëpërmjet programeve të përshtatshme.

• Fokusi i dialogut social dhe i marrëveshjeve kolektive nuk duhet të jetë vetëm në fushën e pagave, por edhe në reduktimine orëve të punës, në përmirësimin e kushteve të punës dhe të çështjeve të rëndësishme publike (psh.të drejtat e grave)për të treguar vlerën e vërtetë të sindikatave.

Page 20: Funksionimi i Sistemit:

Bosnja dheHercegovina

42 Ky numër është i bazuar në përgjigjet eparaqitura në një sondazh të kryer në 54gjykata nga 70 që ekzistojnë.

43 Metodat Alternative të Zgjidhjeve tëKontestimeve dhe të konflikteve përfshijnëmetodat extra-juridikale për zgjidhjen emosmarrëveshjeve dhe metodave tëndërmjetësimit, të pajtimit dhe arbitrimit tëinicuar nga ndërmjetës. Ndërmjetësimiështë një procedurë në të cilën një palë etretë ndihmon në arritjen e një marrëveshjendërmjet dy ose më shumë njerëzve nëmosmarrëveshje dhe arbitrimi përfshin njëproces të ngjashëm por në të cilën një palëe tretë merr një vendim detyrues.

18

Çfarë është e veçantë në lidhje me Bosnjë & Herzegovinën (B&H) është se kakatër juridiksione të ndryshme (Niveli i Shtetit, dy entitete - Republika Srpska dheFederata e BiH si dhe Distrikti i Brcko), të cilat rregullojnë secila marrëdhëniet eveta të punës. Kjo e bën çdo lloj koordinimi dhe zbatimi jashtëzakonisht tëvështirë. Shkeljet e të drejtave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës në BiH janëtë shpeshta,sepse mekanizmat mbrojtës nuk funksionojnë siç duhet.

Siguria e brëndshme - e cila përfshin procedurën për vendin e punës, të iniciuar ngapunëdhënësit në formën e nxjerrjes së akteve individuale juridike që rregullojnëtë drejtat dhe detyrimet në lidhje me marrëdhëniet e punës dhe procedurat përmbrojtjen e punëtorëve brenda mjedisit të punës – jane të pazhvilluara për shkak tëmungesës së zbatimit të Aktit të Këshillit të Punëtorëve. Për më tepër, këshillat epunëtorëve nuk janë përdorur në praktikë, sidomos në sektorin privat për shkak tëmungesës së dijenisë se ekzistences së tyre nga punëtorët për këto institucione dhepër shkak të mosdëshirës së punëdhënësve për të mbështetur operacionet e tyre.Kjo ndikon në zbatimin e pakët të të drejtave të punëtorëve meqë punëdhënësitshpesh miratojnë rregulla proceduriale që nuk përputhen me Ligjin e Punës dhelidhin kontrata të paligjshme me puntorët duke u bazuar në këto rregulla, pakonsultimin e detyrueshëm me këshillin e punëtorëve ose sindikatën. Duke pasurparasysh që shpesh punëdhënësit ndalojnë organizimin e këshillave të punëtorëve,punëdhënësit mund të shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve pa u ndëshkuar.

Strukturat e jashtme të mbrojtjes së marrëdhënieve të punës - të cilat përfshijnëprocedura para institucioneve të treta të paanshme - karakterizohen nga një numëri madh mangësish. Mbrojtja gjyqësore, për shkak të mënyrës se si sistemi imarrëdhënies së punës është themeluar, është shpesh shkalla e parë e cila mbrontë drejtat e punëtorëve, por në të njëjtën kohë ai është procesi më i komplikuar,më i shtrenjtë dhe më i gjatë. Një numër i madh i cështjeve të prapambetura (njësondazh i kohëve të fundit tregon se ka aktualisht në procedura të paktën 22,887cështje42 në fushën e marrëdhënieve të punës), procedura të gjata dhe të shtrenjtagjyqësore, korrupsion i përhapur dhe problematika në ekzekutimin e vendimevegjyqësore janë vetëm disa nga faktorët që karakterizojnë zgjidhjet gjyqësore tëmosmarrëveshjeve në marrëdhëniet e punës. Mbrojtja e të drejtave extra-juridiciale,e cila përfshin metoda alternative të zgjidhjeve të mosmarrëveshjes43, është ende nënjë fazë të fillestare, pa mbështetje institucionale për zhvillimin e këtyre mekanizmave.Megjithëse ndërmjetësimi si metodë është futur në sistemin ligjor në BiH në vitin2004, autoritetet qeveritate nuk kanë ndarë ende fondet për promovimin e planifikuardhe zbatimin e këtij mekanizmi.

Aplikimi i arbitrazhit është gjithashtu në një fazë të fillestare dhe është aplikuar vetëmnë Republikën Srpska. Vitin e kaluar u krijua në këtë Republikë Agjensia për ZgjidhjenPaqësore të Mosmarrëveshjeve të Punës. Mbrojtja e të drejtave përmes proceduraveadministrative të kryera nga inspektimet është gjithashtu e dobët dhe epamjaftueshme. Inspektoriatet e punës nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore,përballen me mungesë fondesh dhe pajisjesh të nevojshme, kanë përgjegjësi tëkufizuar dhe politikat ndëshkuese që ato aplikojnë jane shumë të vogla.

Fatkeqësisht, organizimi i sindikatave karakterizohet nga probleme të shumta.Problemi më i spikatur në zbatimin e së drejtës së organizimit sindikal,ështëpërdorimi i tij i dobët dhe i pamjaftueshëm në praktikë, sidomos në sektorin privat.

Page 21: Funksionimi i Sistemit:

19

Për shembull, në Distriktin e Brckos, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tashmë ka theksuar problemin e mungesëssë sanksioneve për punëdhënësit në rastet e diskriminimit të bazuar në përkatësinë sindikale. Është e rëndësishme tëtheksohet se nuk është mbajtur asnjë raport zyrtar i rasteve të shkeljeve të ligjit. Punëtorët, nëse ballafaqohen me problemegjatë organizimit sindikal, shpesh heqin dorë nën presionin e ushtruar nga ana e punëdhënësve dhe nga frika e humbjessë vendit të punës. Inicimi i procedurës gjyqësore është i rrallë dhe është i vështirë për të gjetur të dhënat e këtyre rasteve.

Ka mungesë harmonizimi midis legjislacionit të punës me konventat ndërkombëtare të miratuara dhe me standardet eBE-së kur është fjala për përfaqësimin e sindikatave dhe për pushimin e sindikatave të administratorëve të dyqaneve.Çështja e përfaqësimit, e cila zakonisht lidhet direkt me regjistrimin apo krijimin e sindikatave, nuk është adresuar endeduke ndikuar negativisht në zhvillimin e dialogut social në nivel kombëtar. Në mënyrë të veçantë, "mungesa e qartësisë”lidhur me njohjen e sindikatave ka bllokuar përparimin e mëtejshëm në fillimin e marrëveshjeve kolektive"44 në nivelshtetëror. Problemi doli kur partnerët socialë (sindikatat dhe punëdhënësit) nga entitetet e ndryshme juridike filluan tëkundërshtojnë përfaqësimin e të tjerëve dhe jozyrtarisht të parandalojnë regjistrimin e Federatave dhe KonfederataveSindikale. Për shkak të këtyre problemeve, themelimi i Këshillit Social dhe Ekonomik ne nivel shtetëror është bllokuarpër disa vite. Këto rrethana kanë penguar përdorimin e dialogut trepalësh social në nivel kombëtar si dhe harmonizimine politikave sociale-ekonomike midis 4 entiteteve ne BiH. Kjo gjithashtu dobëson rolin e sindikatave dhe për rrjedhojëpunëtorët.

ILO, në kërkesën e saj për Bosnje&Herzegovinën lidhur me zbatimin e Konventës nr 78, vuri në dukje obligimin e BiH-sëdhe institucioneve të saj që të mbajnë një regjistër të organizatave sindikale. Deri tani vetëm Republika Srpska ka miratuarnjë Rregullore për Regjistrimin e Sindikatave në regjistër. ILO ka kërkuar ndryshime në rregullore për të lejuar sindikatatpër të formuar federata dhe konfederata dhe për t'u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Edhe pse Republika Srpskaka miratuar ndryshimet e kërkuara, në praktice asgjë nuk ka ndryshuar45. Në nivelin e Bosnje& Hercegovinës, Federata eBosnje&Hercegovinës dhe Distrikti i Brcko, nuk kanë mbajtur regjistra të veçanta për sindikatat, por të dhënat janë bërënë përputhje me ligjet që aplikohen për shoqatat dhe fondacionet.

Është e rëndësishme të theksohet se ajo që u përmend më parë për organizinim e dobët sindikal është e lidhur ngushtëme statusin dhe me kapacitetet e tyre. Duke mos pasur 'baza' në kompanitë dhe duke pasur një rol mjaft pasiv në bërjene politikave publike nuk është për t'u habitur që sindikatat nuk kanë sukses në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të tyredhe të punëtorëve tjerë ."46 Për më tepër, autoritetet kanë neglizhuar sindikatat për vite me rradhë, duke mos i përfshirëato në procesin e vendim-marrjes në përputhje me legjislacionin ekzistues, ndërsa nga ana tjetër, I kanë përdorur sindikatatpër qëllime politike, dhe për këtë qëllim I kanë organizuar sipas ndarjet etnike që ekzistojnë në BiH. Ka afërsisht 37 degësindikatash dhe sindikata, të cilat rrallë bashkëpunojnë së bashku. Si të tilla ato aktualisht nuk funksionojnë në favor tëpunëtorëve. Prandaj nuk është çudi që punëtorët kanë pak besim tek sindikatat dhe rrallë bashkohen me to. Një studimi fundit i besimit të qytetarëve në institucione të ndryshme tregon se besimi në sindikata është i ulët. 31.1% e njerëzvetë anketuar deklaruan se qytetarët në përgjithësi nuk kanë besim në sindikatat, ndërsa 20.2% nuk kanë aspak besim teksindikatat. Qytetarët kanë më shumë besim tek organizatat fetare, tek ushtria, tek policia, tek institucionet gjyqësore, tekorganizatat ndërkombëtare, tek mediat dhe tek OJF-të.

44 Friedrich Ebert Stiftung, 200945 Qendra për të drejtat e njeriut e

Universitetit të Sarajevës dhe FondacioniHeinrich Boll, 2010

46 Mbrojtja e të drejtave në Bosnje dheHercegovinë: Dy studime ligjore përtë vlerësuar nivelin e përputhjes sëlegjislacioneve të brendshme dhepraktikave me standardet e aplikueshmendërkombëtare . (Obradovic, 2010)

Page 22: Funksionimi i Sistemit:

Rekomandimet

• Të zhvillohen mekanizma administrative, gjyqësore dhe të tjera për një mbrojtjemë efikase të së drejtës së organizimit sindikal, veçanërisht në sektorin privat.

• Të modifikohen dispozitat e ligjeve të punës të entiteve, të Distriktit të Brckos dhelegjislacioni plotësues në nivel shtetëror në lidhje me ndalimin e sindikatave tëadministratorëve të dyqaneve për të parandaluar abuzimin e raportuar tëdispozitave të aplikuara.

• Të miratohet urgjentisht Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive në Distriktin eBrckos.

• Të modifikohen ligjet e punës së Federatës së BiH dhe Distriktit të Brckos dheligjet plotësuese në nivel shtetëror:

• Duke krijuar dhe mbajtur një regjistër për organizatat sindikale nën juridiksion.

• Duke përcaktuar përfaqësimin e sindikatave si dhe duke përpiluar masa dherregullore që do të përcaktojnë qartë përfaqësimin e sindikatave dhe organizatavetë punëdhënësve.

• Të krijohet një Këshillin Ekonomik dhe Social në nivel shtetëror.

• Të miratohet Rregullorja për Regjistrimin e organizatave sindikale në BiH, Federatëne BiH dhe Distriktin e Brckos. Përveç kësaj, duhet të krijohet brenda organeveekzekutive përgjegjëse për çështjet e punës një shërbim përgjegjës për mbajtjene regjistrit në BiH, Federatën e BiH dhe Distriktin.

• Të kanalizohen përpjekjet drejt bashkimit të sindikatave, sidomos ndërmjet 4entiteteve, nëpërmjet Konfederatës të Pavarur Sindikale të BiH si dhe integrimine degëve të sindikatave të entiteteve në një degë sindikale të vetme, për të rrituranëtarësimin dhe të krijuar epërsi më të madhe nëpërmjet një qasje të përbashkëtndaj punëdhënësve dhe institucionet qeveritare. Rritja e fondeve, që rezultojnënga rritja e numrit të anëtarësimeve, mund të investohen në edukimin dhespecializimin e personelit të përhershëm dhe të anëtarëve të tjerë të sindikatave.

20

Page 23: Funksionimi i Sistemit:

Dështimi në implementimin e legjislacioneve ekzistuese ndalon trajtimin adekuattë të drejtave të punëtorëve dhe të kushteve normale të punës dhe bën pak përtë avancuar demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. Për t'u marrë me vështirësitëqë rrjedhin nga shkeljet e normave dhe dispozitave të punës, ekziston nevoja qëqeveria të koordinojnë aktivitetet e tyre së bashku me punëdhënësit dhe punëtorët,si partner trepalësh, që së bashku të formojnë politikat dhe programet përpromovimin e punës së denjë për të gjithë.

Përpjekje e mëtejshme janë të nevojshme për forcimin e bashkëpunimit midissindikatave dhe organizatave të punëdhënësve në mënyrë që të konsolidohet dialogudypalësh social. Përvarësisht faktit se disa organizata punëdhënësësish kanëkapacitete më të mira, ata janë shpesh të fragmentuara dhe shpesh dështojnë nëbashkëpunimin me njëra-tjetrën si edhe me sindikatat. Megjithatë, bashkëpunimi ifrytshëm midis këtyre aktorëve do të përmirësonte situatën si për ndërmarrjet ashtuedhe për punëtorët në sektor dhe potencialisht mund të çojë në zhvillimin emarrëdhënieve industriale.

Në një rajon me papunësi të lartë, ku ekonomia informale është një çështjedominuese, ku administrata e Shtetit kontrollon zhvillimin e dialogut ekonomikdhe social dhe ku inspektoriatet e punës nuk janë në gjendje të monitorojnëimplementimin dhe të zbatojnë sanksionet, shoqëria civile dhe sindikatat duhet tëpozicionojë veten si aktorë qendrorë në çështjet që ndikojnë drejtpërdrejtëose tërthorazi tek punëtorët. Marrëdhëniet e pazhvilluara me mediat mund tëpërmirësohen duke zhvilluar partneritete të përbashkëta midis organizatavetë shoqërisë civile - sindikatave si dhe strategji advokimi. Në fakt, vetëm njëbashkëpunim i mirëfilltë mes të gjithë aktorëve (institucioneve publike, sindikatave,organizatave të punëdhënësve, OJF dhe mediave) mund të ndihmojnë në krijimin eprogesit socialo-ekonomik dhe në përmbushjen e interesave të punëtorëve dhe tëpunëdhënësve.

Qëllimi afatgjatë është që ligjet e këtyre vendeve dhe sistemet ligjore nuk doplotesohen vetëm me dispozitat e instrumenteve përkatëse ndërkombëtare, qërregullojnë punën dhe të drejtat sociolo-ekonomike, por që aktorët përtej kufijvëvedo përdorin një qasje të duhur dhe të plotë që do të krijojë kushte më shumë tëfavorshme që këto të drejta të respektohen. Së fundi, nëse nivelet e larta tëpapunësisë dhe varfëria e përhapur nuk adresohet gjatë hartimit të politikave përrajonin, as ligjet më të mira ose mekanizmat zbatuese nuk do të jenë në gjendjepër të promovuar punën e denjë dhe vendet me punë cilësore.

Konkluzionet

Page 24: Funksionimi i Sistemit:

Shtypurn

ëletërtëricikluar

|©SO

LIDA

RSh

kurt20

12“Rrjeti Ballkanik i Punës së Denjë” është një nismë dy-vjeçare e lancuar në vitin2011. Qëllimi kryesor i Rrjetit është të forcojë kapacitetin e sindikatave, OJF-vedhe think tank për të punuar së bashku në promovimin e Punës së Denjë dhe tëvendeve cilësore të punës në Ballkan duke zhvilluar rrjete kombëtare dhe rajonale,veprime të përbashkëta advokuese dhe fushata publike, duke formuluar propozimepolitikash dhe duke monitoruar zbatimin socialo-ekonomik të legjislacionit Evropian.

www.solidar.org

Redaktor Përgjegjës: Conny ReuterRedaktorë: Iva Zelic and Maurice ClaassensKoordinator Publikimi: Abigail Goundry

Ky publikim është prodhuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi evetme e SOLIDAR-it dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë si kur pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.