gazetË e pËrditshme e martË, 9 korrik 2019 nr. 4476, …ironizuese dhe sarkastike ne protestë...

16
PROTESTA E 10- KOMBËTARE Koha për t’i rikthyer sovranitetin qytetarëve të Shqipërisë! Faqe 5 GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 9 KORRIK 2019 Nr. 4476, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Monika Kryemadhi Protesta për t’i dhënë fund tranzicionit. Rama po e çon vendin drejt izolimit total Krimet në vend INSTAT: Në 2018 rreth 37 mijë krime, 4 muajt e parë të 2019 me bilanc të përkeqësuar Flet Berisha Rama me të gjitha që ka bërë do kalbet 37 vjet në burg. Po bën puç ndaj Presidentit “Liqeni” Në Belsh, 5 vajza shfrytëzoheshin për prostitucion, kapet 43-vjeçari nga Fieri Politikë Faqe 3 Sociale Faqe 9 Politikë Faqe 3 Aktualitet Faqe 6 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Basha: S’do ketë zgjidhje politike pa u ndëshkuar ata që vodhën votat, zgjidhja nuk do vijë nga jashtë Pas protestës para Shtëpisë së Bardhë Shqiptarët e Amerikës peticion Trump-it: Demokracia shqiptare rrezikohet nga regjimi i Ramës Presidenti Meta: Pse nuk qëndron paralelizmi mes Kolegjit Zgjedhor Amerikan dhe atij shqiptar Faqe 8 < < 2-3 ALTINA XHOXHAJ Ish-anëtarja e Kushtetueses ankimon vettingun në Strasburg. Gjykata Evropiane, 5 pyetje Shqipërisë Faqe 4 “THE SUN” Nga prostitucioni te kokaina, “kokat” e mafies shqiptare në Britani ndër vite Aktualitet Faqe 7 Sëmundjet reumatizmale. Shenjat e para, shkaqet dhe trajtimi i tyre SHENJAT E HERSHME TË KANCERIT NË MUSHKËRI TË CILAVE DUHET T’IU KUSHTONI VËMENDJE Faqe 12-13

Upload: others

Post on 01-Feb-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PROTESTA E 10-të KOMBËTARE

Koha për t’i rikthyer sovranitetin qytetarëve të Shqipërisë! Faqe 5

GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 9 KORRIK 2019

Nr. 4476, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Monika KryemadhiProtesta për t’i dhënë fund tranzicionit. Rama po e çon vendin drejt izolimit total

Krimet në vendINSTAT: Në 2018 rreth 37 mijë krime, 4 muajt e parë të 2019 me bilanc të përkeqësuar

Flet BerishaRama me të gjitha që ka bërë do kalbet 37 vjet në burg. Po bën puç ndaj Presidentit

“Liqeni”Në Belsh, 5 vajza shfrytëzoheshin për prostitucion, kapet 43-vjeçari nga Fieri

Politikë Faqe 3

Sociale Faqe 9

Politikë Faqe 3

Aktualitet Faqe 6

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Basha: S’do ketë zgjidhje politike pa u ndëshkuar ata që vodhën votat, zgjidhja nuk do vijë nga jashtë

Pas protestës para Shtëpisë së Bardhë

Shqiptarët e Amerikës peticion Trump-it: Demokracia shqiptare rrezikohet nga regjimi i Ramës

Presidenti Meta: Pse nuk qëndron paralelizmi mes Kolegjit Zgjedhor

Amerikan dhe atij shqiptar

Faqe 8

DHJETËRA MIJËRA NË SHESHOpozita e bashkuar fiton betejën e masivitetit qytetar, mesazh për

votimet moniste dhe ikjen e Ramës

< <2-3

ALTINA XHOXHAJIsh-anëtarja e Kushtetueses ankimon vettingun në Strasburg. Gjykata Evropiane, 5 pyetje Shqipërisë

Faqe 4

“THE SUN” Nga prostitucioni

te kokaina, “kokat” e mafies shqiptare në Britani ndër vite

Aktualitet Faqe 7

Sëmundjet reumatizmale. Shenjat e para, shkaqet dhe trajtimi i tyreSHENJAT E HERSHME TË KANCERIT NË MUSHKËRI TË CILAVE DUHET T’IU KUSHTONI VËMENDJE

Faqe 12-13

2 E martë, 9 korrik 2019

Pjesëmarrje e gjerë në protestën e opozitës së bashkuar, mesazh për zgjedhjet moniste dhe largimin e Ramës

Ditën e djeshme u zhvillua protesta e dhjetë kombëtarë e opozitës së bashkuar. Kjo protestë ka marrë një rëndë-

si të veçantë edhe për faktin se qytet-arët u mblodhën para Kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka mar-rë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën. Ashtu si dhe në protestat e mëparshme protestuesit dhe opozita e nisën tub-imin e tyrë përballë kryeministrisë më pas ata u zhvendosën tek parlamen-ti dhe duke e mbyllur tubimin përpa-ra selisë së PD-së duke mbajtur kështu fjalim mbyllës kreu i saj Lulzim Ba-sha. Kjo protestë, e para mbas voti-meve të 30 Qershorit, ishte nje protestë e paqtë, ku nuk pati përplasje mes pro-testuesve dhe policisë së shtetit. Pak orë para protestës së dhjetë kombëtare të opozitës, Partia Demokratike ka nxjer-rë shifrat e pjesëmarrësve. Sipas PD-së,

ishin gati 70 mijë protestues nga rrethet që morën pjesë në protestën e djeshme, referuar të dhënave nga degët, pa llog-aritur Tiranën që gjithmonë ka numrin më të madh.

Ashtu si dhe në protestat e tjera, demokratët beratas iu bashkuan pro-testës së madhe të opozitës së bashkuar në Tiranë.Rreth 1 200 protestues nga opozita e Beratit u nisën drejt Tiranës,

për t’ju bashkuar protestës së dhjetë të opozitës, që startoi në 20:00 të mbrëm-jes përpara kryeministrisë.

Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit ishin grumbulluar si gjith-monë përpara selisë së PD-së së qytet-it, ku u nisën me autobusë dhe autom-jete private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me au-tomjete private nga sheshi qëndror i qytetit. Burimet raportuan se nga selia e Partisë Demokratike ishin nisur dre-jt Tiranës 4 autobusë dhe autom-jete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së ish-in nisur nga fshatrat Lapardha dhe Ve-labisht .Kryetari i degës së PD-së Be-rat,Gazmend Azizi,ka deklaruar se,nga selia e Partisë Demokratike u nisën dre-jt protestës së dhjetë të opozitës rreth 900 protestues,ndërkohë që nga LSI-ja u konfirmua një numër prej rreth 300 protestuesish të nisur me autom-jete private drejt protestës së madhe të

opozitës së bashkuar.. Po kështu në pro-testën e dhjetë kombëtare nuk munguan as protestuesit fierake të cilët iu përg-jigjën thirrjes së opozitës për të qënë të pranishëm. Kreu i PD-së Fier Luan Baçi, tha se i vetmi kusht është largi-mi i kryeministrit Edi Rama. Ai tha se opozita nuk do të ndalojë se protestu-ari deri në largimin e tij. “Ne kemi ax-hendën tonë dhe ajo është një dhe e pa ndryshueshme, Rama ik! Aq më tepër duke parë që pas ditës së diel, instali-mi i një neodiktature, Partia Demokra-tike dhe opozita në përgjithësi nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin

e Ramës. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe 30 qershori është ash-tu siç tha kreu i PDSH zoti Basha, është fillimi i fundit real të Edi Ramës”, deklaroi ai. Për sa i përket 13 tetorit, ditës së dekretuar nga presidenti për zg-jedhjet e reja, Baçi tha se opozita nuk duhet të futet as në këto zgjedhje me Ramën kryeministër. “Është një prob-lem që do të diskutohet hap pas hapi. Për mendimin tim opozita ka axhendën e vet, largimin e Edi Ramës. Opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 te-torit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryeministër. Për mendimin

Politikë

Në shesh pas zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një status në “Facebook” pak minuta para nisjes së protestës së opozitës dhe një orë pasi parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij. Meta i shpre-hu mirënjohejn qytetarëve që nuk u bënë pjesë e farsës, duke iu referuar 30 qershorit, ndërsa iu bën apel qyte-tarëve të protestojnë vetëm paqësisht dhe në ironi iu lutet për sa më pak zhurmë në respekt të organizatës so-cialiste në KQZ që punon ditë e natë. Ai i jep merita lidershipit të opozitës për distancimin nga çdo akt dhune 2 javët e fundit, që sipas Kreut të Shtet-it ndihmoi shumicën dërmuese të sho-qërisë tonë për të identifikuar armi-

kun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë. Duke iu referu-ar kryeministrit Edi Rama, Meta tha se ai ka mbijetuar vetëm përmes di-versionit, përçarjes së opozitës, bler-jes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të “çunave problematikë” dhe lobing-jeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një mas-karadë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara. “Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër vo-timeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte

në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa

ish-komuniste. Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotu-an farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur kla-sa politike duhet të tregonte përgjeg-jësi dhe vizion europian. Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qa-rtë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shu-micën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të di-alogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes di-versionit, përçarjes së opozitës, bler-jes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të “çunave problematikë” dhe lobing-jeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një mas-

karadë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.Ndaj ju ftoj të vazhdo-ni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shu-micës së atyre që u detyruan të mer-rnin pjesë në farsën e 30 qershorit. Nga ky test shumë i rëndë ku u pro-vokua demokracia jonë dhe bashkë-jetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gji-tha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytet-are dhe paqësore. Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të or-ganizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezul-tatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment” shkroi Meta.

Para protestës

Meta: Sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po mundohet të përputhë votat

Ironizuese dhe sarkastike ne protestë ishte prania e 2 gomerëve të shkruar mbi kurrizin e tyre Elisa Spiropali, po kështu një kuti e madhe votimi që mbahej nga të rinjtë që në fytyrë mbanin masakat e protagonistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit

Protesta e djeshme e opozitës

Protestues me gojën mbyllur

Presidenti Meta

3 E martë, 9 korrik 2019

nr e

faqeve

Politikë

Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, në protestën e 10-të kreu i PD, Lulzim Basha mbajti një fjalim të lexuar. E nisi fjalimin e tij me vo-timet e 30 qershorit, për të cilat tha se ishin një referendum kundër së keqes. Basha dha një mesazh të fortë për so-cialistët e ndershëm. I bëri thirrje atyre që të braktisin Ramën dhe të shpëto-jnë partinë e tyre. “Më 30 qershor re-fuzuam të keqen, 30 qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik Shqiptarët treguan se janë kundër reg-jimit kriminal të Edi Ramës. Vetë kan-didoi, vetë numëroi dhe prap i vodhi votat Edi Rama. 85% e shqiptarëve re-fuzuan regjimin e tij”-pohoi ai . Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se pa u ndërshkuar ata që vodhën votat nuk do të ketë zgjidhje politike të krizës.“N-jë vend që e braktisin më të mirët pro-fesionistët, intelektualët, rinia nuk ka të ardhme. Sot Shqipëria ofron pak mundësi. E vetmja e ardhme për fëm-ijët është të punojnë për partinë dhe oligarkinë. Mirëqenie ka vetëm për hajnin dhe grabitqarët. Ëndërra për

Shqipërinë si Europa është e pareali-zuar. Vetëm shoqëritë ku sundon lig-ji dhe jo njerëzit, ecin para. Shqipëria është sot një vend pa ligj, rregul-la, pa drejtësi. Këtu sundon 1-shi dhe mbretëron vetëm një njeri. Të gji-tha pushtetet i zotëron Edi Rama. Shqipërinë e ka kthyer në pronën e tij. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerzëve. Nuk udhëheq interesi i njer-zëve. Sundon vullneti i Edi Ramës dhe i oborrit të tij, plot me kriminel dhe grabitqarë. Përgjimet e Prokurorisë të publikuara nga BILD nxorrën fytyrën kriminale të regjimit Rama dhe tre-guan se ai është antipopullor dhe anti kombëtar. Ky regjim duhet të rrëzo-het sa më parë. Rama ik- tha Basha . Ndër të tjera Kreu i PD-së theksoi se të gjitha ata kriminel që janë bashkuar më kryeministrin të gjithë do të ndësh-kohën një nga një .

Mesash i Bashës për kriminelët: Do t’ju shtypim pa mëshirë

“ Të gjithë atyre që kanë abuzuar me pushtetin përgatituni për ditën e gj-

ykimit. Drejtësia ka vonuar, por nuk do të vonojë, i kriminelëve ju themi se ne do ju shtypim pa mëshirë. Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërruese. Shqipëria do të jetë një vend i lirë, pa krim dhe pa dhunë. Ne do ti japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të politikës, Fund të fortëve të3 mediave dhe bizneseve. Hapja dhe liria është fundi i të fortëve. Konkurrenca e lirë është fundi i të fortëve në biznes. Drejtësia e pavarur është fundi i të fortëve të rrugës. Zg-jedhjet e lira janë fundi i të fortëve në politikë. Liria dhe demokracia garan-tohen vetëm me votën e lirë. Vetëm një qeveri që vjen me votën e pop-ullit do të punojë me popullin”-vijoi më tej ai . Kreu i PD-së Lulzim Ba-sha deklaroi nga selia e PD aty ku u mbyll protesta e sotme e opozitës se Edi Rama e ka marrë vulën e largim-it, e ka marrë dermën nga shumica absolute e shqiptarëve. Ai falënderoi protestuesit dhe theksoi se opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën e tyre për ndryshim.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklar-oi mbrëmjen e djeshme se kryeminis-tri Edi Rama do të kalbet 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikus-htetuese. Kjo është përgjigjja që ai dha kur u pyet nëse ka frikë nga drejtësia. Në një prononcim i vendosur mes pro-testuesve të thirrur nga opozita, Beri-sha e cilësoi puç atë çfarë po bën max-horanca ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta. “Edi Rama do kalbet, të pak-tën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe ak-tet e tij antikushtetuese. Minimumi si-pas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të. Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shën-detit, i interesit kombëtar, i këtij kom-

bi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndër-kohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi. Këta narkohorra duhet të fshihen nga faqja e dheut. Komisioni hetimor është

një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij ven-di që kreu i meduzës, bashkë me nar-kohorrat ndërmori ndaj kushtetutës, institucionit të Presidencës. për gjer-sa ekspertiza ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë ask-ush tjetër përveç gjykatës kushtetuese, as narkoqeveria e kupolës së mafies, as narko KQZ e Denar Bibës, po iu them shqiptarëve ata po bëjnë hapa të qarta të grushtit të shtetit dhe do përballet Edi Rama.”, deklaroi Berisha. Ai tha se kjo është një kryengritje popullore e cila do ta fshijë nga faqja e dheut Ramën. “Unë flas për vrullin e hovin e kryengritësve, taktikat i përcakton udhëheqja e kryengritjes. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë”, tha ish-kryeministri.

Basha: S’do ketë zgjidhje politike pa u ndëshkuar ata që vodhën votat, zgjidhja nuk do vijë nga jashtë

Berisha: Rama do kalbet 37 vjet në burg. Po bën puç ndaj Presidentit Meta

tim personal nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as për 13 tetorin. Është një problem ligjor që është shkelur përsëri dhe është një problem mes pres-idencës dhe mazhorancës”, theksoi Baçi. Gjithashtu në protestë të shumtë kanë qënë pjesëmarrësit nga Vlora dhe Lezha, ku numri i tyre arriti deri në 10 mijë e ndërsa me pjesëmarrje të konsid-erueshme ishte edhe Shkodra, Durrësi, Elbasani e Gjirokastra.

Gjithçka filloi në orën 20:00 të gjithë qytetarët shqiptarë marshuan drejt sheshit për të protestuar. Në pro-testën e 10-të kombëtare mori pjese dhe djali i Sokol Olldashit, Klau i cili një javë me parë kërkoi rikonstruktimin e PD-së po kështu dje morën pjese dhe banorët e Astirit të cilët kanë pasur për-plasje madhore me qeverinë për bane-sat e tyre. Ironizuese dhe sarkastike ne protestë ishte prania e 2 gomerëve të shkruar mbi kurrizin e tyre Elisa Spiro-pali. Po kështu një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë doli nga selia e PD dhe iu drejtua sheshit para kryeministrisë. Kutia e madhe mbahej nga të rinjtë që në fytyrë mbanin masakat e protago-nistëve të dosjeve të vjedhjes së votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD. Kutia ndiqej nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhej Rama ik. Dhe simbolika të tjera ishin që një grup të rinjsh të cilët marshuan në bulevard kishin mbyllur gojën me mbishkrimin ERTV. Rreth orës 21:00 kreu i PD-së mbajti fjalimin e tij përpa-ra sheshit. Ai tha se 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes, duke theksuar se “do të rrëzojmë këtë qever-isje antikombëtare.” Pas 30 Qershorit, Basha falenderoi shqiptarët kishte një

kërkesë të veçantë për socialistët. “Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëto-ni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës”-tha ai. Pas fjalimit të Bashës në sheshin përpara kryeminstrisë gjith-monë marshohej drejt parlamentit aty ku zakonisht ndodhnin përplasjet me të mëdha mes protestuesve dhe efek-tive blu ,por këtë here gjithçka ishte e qetë opozitaret dhe qytetaret kaluan nga parlamenti në mënyrë të paqtë dhe e mbyllën tubimin e tyre tek selia e PD-së ku përseri Basha mbajti fjalimin e tij duke theksuar se tashmë ata janë shu-mica, pasi 85% e shqiptarëve Ramën e refuzuan në 30 qershor.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha dje se protestat nuk duhet të quhen më protesta të opozitës, por të shqiptarëve të cilët duan më shumë punë e taksa të ul-ëta. “Protestat nuk do të mbaro-jnë deri sa të mbyllet kjo vuajtje e jashtëzakonshme. Problemi nuk është te metodat, vjen te mënyra në të cilën është organizuar struk-tura kriminale e Ramës. Me pro-cesin farsë mori goditjen ballore, dhe ndërkohë kemi një varfëri

të jashtëzakonshme, një largim në masë të të rinjve. Janë protes-ta të shqiptarëve, protestat janë për të zgjidhur përfundimisht tranzi-cionin. Nuk ka bërë vaki që ky re-agim qytetar i Shqipërisë, këtë re-agim kaq të madh Shqipëria e ka patur vetëm në vitet “90 kur u ngritën kundër regjimit.” Tha Kryemadhi për mediat, ndërsa ko-mentoi edhe votimin në parla-ment për ngritjen e komisionit he-timor parlamentar për presidentin

Meta. “Është një parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karrig-es së Metës, të gjithë thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, BE, me këtë qeveri Shqipëria nuk do jetë kurrë në BE, Rama po e con vendin drejt një izolimi total. Kapja e re-formës në drejtësi, e ekonomisë shqiptare për ta kthyer në lava-trice të parave te pista e drogës, dhe këtë se thotë opozita por ndërkom-bëtarët”-vijoi më tej Kryemadhi.

Kryemadhi: Protesta e shqiptarëve, për t’i dhënë fund tranzicionit

Pjesëmarrja masive

Basha dje në protestë

Berisha dje në protestë

Kryemadhi dje në protestë

4 E martë, 9 korrik 2019

Ish-anëtarja e Kushtetueses ankimon vettingun në Strasburg. Gjykata Evropiane i dërgon 5 pyetje ShqipërisëIsh-anëtarja e Gjykatës Kus-

htetuese, Altina Xhoxhaj, e cila u shkarkua nga vettingu ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasbur-

gut. Kjo e fundit ka pranuar të shqyr-tojë padinë e Altina Xhoxhajt kundër shkarkimit nga KPK dhe KPA, ku pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasbur-gut i drejton Shqipërisë pesë pyetje në lidhje me rastin. Pyetjet i janë drejtuar Avokaturës së Shtetit, e cila përfaqëson Shqipërinë në proces. Altina Xhoxhaj u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese më 3 maj 2018 për shkak të vettingut

ShpjegimetGjykata Evropiane e të Drejtave të

Njeriut, më datë 8 mars 2019, ka reg-jistruar çështjën për shqyrtim të ngri-tur nga zj.Altina Xhoxha ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Repub-likën e Shqipërisë, ku ajo pretendon se ka patur shkelje të të drejtave dhe lri-vire themelore të njeriut në proces-in e zhvilluar ndaj saj nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Koleg-ji i Apelimit, në kuadër të aplikim-it të procesin të rivlerësimit kalimtar (procesit vetting). Gjykata Evropi-ane e të Drejtave të Njeriut, ka bërë prezente listën e çështjeve që mer-itojnë sqarim në këtë çështje, duke ngritur dhe pyetje për të gjitha palët në proces. Një listë e gjatë pyetjesh i është drejtuar Qeverisë Shqiptare e cila nëpërmjet Avokaturës së Shtetit dhe oraneve të rivlerësimit kalimtar do të duhet të japin shpjegime përpa-ra Gjykatës (GJEDNJ), në lidhje me pyteje që u janë adresuar atyre. Ajo që konstatohet lehtësisht në këtë pye-tësor të GJEDNJ-së që i është drejtu-ar autoriteteve Shqiptare, ka të bëjë me faktin se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeritu, në krahasim me rastet e tjera që kanë plikuar pranë saj, është fakti se në këtë rast GJED-NJ ka zgjeruar fushën dhe llojin e çështjeve që meritojnë të sqarohen. Konkretisht, pretendimet për sqarim lidhen me respektimin e nenit 6/1, 8, 13 të Koventës Evropiane të të Dre-jtave të Njeriut : E drejta për një pro-ces të rregull ligjor; E drejta për respektimin e jetës private dhe famil-jare; Si dhe të drejtën për një zgjidh-je të mbështetur në mjete efektive Në këtë çështje, referuar respektimit të kë-tyre parimeve dhe referuar pyetësorit të GJEDNJ-së, rezulton se është zgje-ruar rrethi i çështjeve për trajtim nga kjo gjykatë, ku dukshëm në mënyrë shteruese është kërkuar shpjegim nga autoritetet shqiptare duke vendosur për diskutim edhe çështjet e barrës së provës në procesin që është zhvilliuar

nga autoritetet shqiptare në ngarkim të ankueses . Nenet e Konventës dhe Lis-ta e Pyetjeve më poshtë:NENI 6E drejta për një proces të rregullt

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit pub-lik ose sigurisë kombëtare në një sho-qëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçan-ta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.NENI 8

E drejta për respektimin e jetës pri-vate dhe familjare

1. Çdokush ka të drejtën e respekti-mit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një sho-qëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen

e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.NENI 13

E drejta për zgjidhje efektiveÇdokush, të cilit i janë shkelur të

drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhje-je efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

Pyetjet1-A ishte neni 6, pika 1 i Kon-

ventës, nën udhëheqjen tij civile, i apli-kueshëm në procdedurën në këtë rast? A ka depozitur kërkuesi mjetet juridike vendase në lidhje me pretendimet e saj sipas nenit 6 të konventës?

2-A ka pasur një proces gjyqësor të drejtë, në përputhje me kërkesat e nen-it 6 § 1 të Konventës? Veçanërisht: A mund të konsiderohet Komisioni i Pa-varur i Kualifikimeve, një “gjykatë e themeluar me ligj”, në kuptim të nenit 6 § 1 të Konventës? A e ka përmbush-ur kërkesa e paanshmërisë, duke mar-rë parasysh se i njëjti subjekt ka kryer hetimin dhe ka marrë vendimin për të

hequr kërkuesin nga zyra gjyqësore? A ishte Dhoma e Apelit që e dëgjoi ank-esën e ankuesit në këtë rast “të pavarur dhe të paanshëm”, në kuptim të nenit 6 § 1 të Konventës? A ishin dispozitat e Ligjit nr. 84/2016 mjaftueshmërisht të qarta dhe të arritshme, duke siguru-ar që të drejtat e Konventës së aplikan-tit ishin të mbrojtura në procedurat para organeve të rivlerësimit kalimtar? Në veçanti, si i kanë interpretuar dhe zbatuar organet e rivlerësimit aspek-tet e mëposhtme të ligjeve përkatëse? A e ka depozituar aplikanti mjetet e brendshme në dispozicion në lidhje me pretendimet e saj të nenit 8, duke përf-shirë edhe ndalimin e pretenduar të jetës së tij nga praktika private e ligjit?

4-Ishte ndërhyrja në të drejtën e ap-likantit për respektimin e jetës së saj private të përcaktuar me ligj dhe të do-mosdoshme në një shoqëri demokra-tike, në kuptim të nenit 8 § 2 (shih Ol-eksandr Volkov kundër Ukrainës, nr. 21722/11, KEDNJ 2013 dhe Denisov kundër Ukrainës [GC], nr. 76639/11, 25 shtator 2018)? Veçanërisht: ishte sanksioni i largimit nga detyra në pro-porcion me rëndësinë e shkeljeve disiplinore apo të shkeljeve të tjera mbi të cilat ishte bazuar? Ligji nr. 55/2018 për avokatët pengojnë parashtruesin, për shkak të largimit të saj nga detyra gjyqësore nga Dhoma e Apelit, nga praktika private e ligjit; dhe nëse po, për sa kohë?

5-A ka pasur në dispozicion ankuesi një mjet juridik efektiv vendas për ank-esat e nenit 8, siç kërkohet me nenin 13 të Konventës?

Me dyer të mbyllura, nis intervistimi i kandidatëve për SPAK. Ibrahimi: Disa mund t’i eleminojë vettinguKëshilli i Lartë i Prokurorisë nisi dje procesin e intervistimit të kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në fund të intervistimit të katër kandi-datëve të parë, kreu i KLP, Gent Ibra-himi, zbuloi arsyet pse ky proces i vendos të bëhej me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të kamerave. “Interv-istat janë regjistruar në audio dhe vid-eo, sepse ndonjëri kandidat mund të ankimojë vendimin tonë. KLP është e prirur të jetë e hapur. Ajo çka ndo-dhi sot, në intervista, ishte pjesë e një procesi administrativ, dedikuar shqyrtimit të kandidatëve. Sot kon-firmuam gjetjet paraprake të komi-sionit. Kur të kemi gati relacionet për çdo kandidat, regjistrimet do bëhen në formë publike”, tha Ibra-himi. KLP mori dje në pyetje kan-didatët Altin Dumani, që është dre-jtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Marti-ni prokuror te Krimet e Rënda, Ar-ben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella dre-jtuese e Prokurorisë së Durrësit. Lidhur me këtë, kreu i KLP është pyetur nëse ndonjëri nga kandidatët rrezikon të bëhet pjesë e SPAK, pasi mund të ngecë në Vetting. Ibrahimi nuk e përjashtoi rrezikun, duke thënë se KLP merret me profesionalizmin, ndërsa Vettingu me integritetit “Rrezi-ku ekziston, aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë pranë-pranë. Ky proces synon profesionalizmin, ndërsa Vettingu integritetin. Kam besimin që të dy proceset do shpien drejt rezultat-eve të njëjta.”- tha ai.

Politikë

Altina Xhoxhaj

Gjykata e Strasburgut Gent Ibrahimi

5 E martë, 9 korrik 2019

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër qëndrim dje për mediat, ku u shpreh se dekreti i tij për shfu-qizimin e zgjedhjeve të 30 Qer-

shorit, mbetet ende në fuqi, pas botim-it në Fletoren Zyrtare, dhe mosshqyrtimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Presiden-ti shtoi se data 13 Tetor e dekretit të tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është ende në fuqi, dhe duhet të shihet si një mundësi nga të gjitha palët për t’i dhënë fund krizës së zgjatur të muajve të fundit. Meta rikujtoi ofertën e tij se në 13 Tetor të mbahen dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin, si dhe ato për presidentin e Republikës.

Qëndrimi i PresidentitDekreti i Presidentit të Republikës

është një akt me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mun-det të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushte-tutshmërinë e Tij. “Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedh-jeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundër-shtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo poli-tik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor. Dekreti i Presidentit të Repub-likës me nr.11199, datë 10.06.2019, deri në ditën e sotme, nuk është ndryshuar nuk është anuluar ; dhe nuk është shfuqizuar; nga Kolegji Zgjedhor, apo nga ndonjë Gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë. Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.”- tha Meta. Më tej kreu i shtet-it theksoi se vendimi i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presiden-

tit të Republikës. Në këtë proces gjyqësor Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga Kolegji Zgjedhor, për të qenë palë në proces. “Në këtë ven-dim 3-anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në disa rreshta të pjesës arsyetuese kanë dhënë in-tepretimin e tyre për veprimtarinë e KQZ-së lidhur me Dekretin e Presidentit. Ky ar-syetim është një përpjekje e shëmtuar, një truk procedurial për të krijuar publikisht një imazh të ndryshëm nga fakti, pasi ven-dimi që Kolegji Zgjedhori mori, nuk ce-noi aspak Dekretin e Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019. Ky vendim i Kolegjit Zg-jedhor, nuk ka urdhëruar në dispozitivin e tij asnjë detyrim që të krijojë pasoja jurid-

ike mbi Dekretin dhe Institucionin e Pres-identit të Republikës, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit të datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve. Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjed-hor dhe rregullave të Kodit të Procedurës Civile, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, kanë efekt vetëm përkundrejt palëve në pro-ces dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste, Partisë së Unitetit Kom-bëtar (PUK).”, deklaroi ai.

Më tej Presidenti theksoi se edhe Am-basadorja Audrey Glover, drejtuese e mi-sionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-

it në Zgjedhjet Lokale 2019, në raportin e gjetjeve paraprake të publikuar prej saj në datë 01 korrik 2019, ajo evidenton se: “ Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve in-stitucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe poli-tike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kus-htetuese dhe një Gjykate të Lartë funk-sionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) është i vetmi organ i mandatuar për të ven-dosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”.

Më tej në argumentin e tij, Presiden-ti Meta foli edhe për krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan. “Në sis-temin Amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra kon-siderohet një subjekt zgjedhor garues. Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë preten-dime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezu-ltatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (pro-cedurale dhe materiale). Ndërkohë, si-pas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrent në zgjedh-je, pra nuk është subjekt zgjedhor. Si-pas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Ku-vendin, Pushtetin vendor dhe Referen-dumet. (neni 92/gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e par-ashikuar edhe në Kodin Zgjedhor. Po kështu ka një dallim të madh edhe për sa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksion-imit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amer-

ikan dhe atij Shqiptar. Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Kolegji Zgjed-hor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pre-tendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij. Në këtë mënyrë krahasimi që i bëhet dy Kolegjeve Zgjed-hore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk qën-dron dhe është tërësisht i gabuar.”.

Në fund të deklaratës së tij, Meta tha se në kushtet kur nuk ekzistojnë ligjërisht zg-jedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksu-ar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi

e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje ven-dore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i ftoi të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit. “Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozim-it të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës. Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!”, u shpreh kreu i shtetit.

Politikë

Presidenti Meta: Pse nuk qëndron paralelizmi mes Kolegjit Zgjedhor Amerikan dhe atij shqiptar

Pas votimeve moniste / Kuvendi vazhdon “marrëzinë”, ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e PresidentitPas votimeve natiligjore të 30 Qershorit, mazhoranca ndërmerr një tjetër hap duke e thelluar edhe më shumë antiligjshmërinë e veprimtarisë së saj duke i dhënë Shqipërisë formën e një shteti monist. Me 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi mira-toi dje Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Përbërja e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta do jetë:“Ulsi Manja kryetar, Alban Zeneli, zv.kryetar dhe anëtarë Vasilika Hysi, Klo-tilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni, Adnor Shameti, Spartak Braho, Halit Val-teri, Arlind Çarçani, Adriatik Alimadhi”. Në arsyetimin e kërkesës së tyre, depu-tetët nënvizojnë se Presidenti me aktin e tij: ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit; ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit; është sjellë arbi-

trarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Repub-likës Parlamentare; ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve.

Fjalimi i RamësKryeministri Edi Rama nga foltorja e

parlamentit u shpreh se mungesa e besimit të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje ishte edhe shkak i ndërhyrjes së dhunshme të Metës në proces me anë të dekretit të tij. Rama gjithashtu zbuloi se dekreti i Metës dekurajoi edhe mpiu për një kohë të gjatë edhe vetë sturkturat socialiste elektorale në territor. “ Mungesa e gjerë e besimit të pub-likut në procesin elektoral, e nënvizuar edhe në raportin paraprak është një fakt i pakon-tesueshëm, por është krejt e qartë se ka ar-dhur si pasojë e agresionit politik, dhe kërcënimit të vazhdueshëm të dhunës mbi

krejt procesin, si dhe padyshim për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Metës në proces me anë të dekretit të tij skandaloz. Si mund të mos cënohej gjerësisht besimi tek zgjedh-jet nën shantazhin e përmuajshëm dhe të përditshëm, të përnatshëm për mosmbajtjen e tyre. Ai shantazh dekurajoi edhe mpiu për një kohë të gjatë edhe vetë sturkturat tona el-ektorale në territor, lere më simpatizantin politik apo qytetarin e pavendosur. Si mund të ruhej besimi tek kry proces pas rrëmuajve logjike dhe fizike që provokoi Ilir Meta me zhdukjen e befasishme të datës së zgjedh-jeve apo me rishfaqjen e saj si një provim antikushtetues vjeshte. Ilir Meta nuk e ka mbushur, por e ka derdhur kupën dhe vazh-don ta derdhë atë përditë”, tha Rama.

Lefter MaliqiDeputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter

Maliqi në fjalën e tij në seancën e posaçme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i bëri thirrje opozitës parlamentare të mos bëhen oksigjen i PS-së për shkarkimin e Metës. Maliqi i kërkoi opozitës në rrugë që të mos bëjë protesta me 1 orë apo 2, por të bëjnë re-voltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie. “Shqiptarët tashëm janë 6 vjet mbrapa sepse kanë një papunësi, varfëri, lidhje me krimin, korrup-sionin, kontrabandën, emërime nepotikëe që i bën krimi i organizuar. Shikoni kush do ta drejtojë komisionin hetimor, Ulsiu që është në hëetime për përgjimet që dolën nga BILD dhe e nderoi. I bëj thirrje deputetëve të opozitës së re. Meqënëse këta thonë se nuk janë oksigjen i Partisë Socialiste të shohim si do të votojnë sot, sepse i pash atë ditë kur të gjithë thanë do të abstenojmë dhe pas 40 minuta Balla i kapi grupe, grupe dhe votu-

an rezolutën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ky është një turp. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve dhe opozitës. Jo të ngrihen me një orë ose dy orë në protestë, por me re-voltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie të lidhur me krimin. Koha sot, nesër është vonë. Këta nuk e kuptojnë gabimin. Këta humbjen e quajnë fitore, këta dështimin e quajnë triumf. Është turp kush po na drejton, është trup kush ud-hëheq këtë popull.”- tha ai.

Presidenti Meta

Kolegji Zgjedhor

Koha për t’i rikthyer sovranitetin qytetarëve të Shqipërisë!

6 E martë, 9 korrik 2019

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që vidhnin bizhuteri të shtrenjta, kasaforta, vlera monetare dhe sende të tjera. Burimet raportu-an se nga aksioni policia ka arritur të sekuestrojë bizhuteri me vlerë 25 mijë euro. “Finalizohet operacioni policor “Kasaforta”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2. Falë re-agimit profesional dhe në kohë, zb-ulohet dhe goditet një grup që usht-ronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Arrestohen në flgrancë 3 persona, 1 shpallet në kërkim dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë. Sekuestrohen bizhuteritë, kas-aforta, vlerat monetare, si dhe send-et e përdorura për të kryer vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Poli-cisë Nr.2, më datë 06.07.2019, rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtren-jta dhe një sasi parash. Falë vepri-meve të shpejta profesionale dhe hetimore, informacioneve të grum-bulluara në rrugë operative për per-sonat e dyshuar, shërbimet e Policisë të Kom. Pol. nr. 2 organizuan dhe fi-nalizuan operacionin policor “Kasa-forta”, duke bërë të mundur eviden-timin, zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari krim-inale në fushën e vjedhjes së bane-save. Si rezultat u arrestuan në fla-grancë shtetasit:

E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pa-soja të rënda”, në bashkëpunim.

A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pa-soja të rënda”, në bashkëpunim.

D.. P., 33 vjeçe, banuese në Ti-ranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”. Si dhe u shpall në kërkim policor

dhe po punohet per kapjen e shteta-sit: K. P., 30 vjeç, banues në Ti-ranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të ve-prës penale ose veprimtarisë krim-inale”. Gjithashtu është procedu-ar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për ve-prat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga ve-pra penale ose veprimtaria krim-inale” dhe “Moskallëzim i krim-it”. Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është final-izuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrim-in e sendeve të vjedhura. Policia ka bërë të mundur që në lumin Er-zen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilesinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çele-sa special për hapje dyersh, një au-tomjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme. Nga ve-primet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit E. Ç., ngjarje e datës 05.04.2019.

Vijojn puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga ky grup në vende të ndryshme në Tiranë. Materia-let iu derguan Prokurorise së Rre-thit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njoftoi policia.

Goditet grupi kriminal në Tiranë, vidhnin bizhuteri e kasaforta

Një 43-vjeçar nga Fie-ri kishte ngritur në Belsh një bazë të shfrytëzim-it të prostitucionit dhe

shpërndarjes së drogës. Edmond Çipllaka u vu në pranga pas denon-cimit të qytetarëve. 5 vajza të mos-have të ndryshme u proceduan për ushtrim prostitucioni. Një lokal në Belsh ishte shndërruar në bazë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Veprimtaria e paligjshme kishte rënë në sytë e qytetarëve, të cilët e kanë denoncuar në polici. Në kuadër të op-eracionit të koduar “Liqeni”, policia vuri në pranga 43 vjecarin nga Fie-ri Edmond Çipllaka, i cili dyshohet se qëndronte në krye të grupit të shfry-tëzimit të prostitucionit. 5 vajza të moshave të ndryshme që shfrytëzo-heshin në lokalin e Fierakut u pro-ceduan në gjendje të lirë, për ve-prën penale “Prostitucion”. Gjatë kontrollit policia sekuestroi 14.7 gr kokainë dhe një peshore që përdorej për ndarjen e lëndës narkotike që si-pas të dhënave u ofrohej klientëve. Ndërkohë veç akuzave për prodhim e shitje të narkotikëve”, “Shfry-tëzim të prostitucionit” dhe “Mba-jtja e lokaleve për prostitucion”, 43-vjeçari akuzohet edhe fshehja e të ardhurave, pasi sipas policisë pa-jisur me kasë fiskale gjatë ushtrim-it të aktivitetit në lokal. Policia, tha se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Plumba inspektorëve në Bulqizë, disa të shoqëruar

Dy ditë më parë, Inspektorëve në Bulqizë iu bë sulm me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dieles . Mësohet se në drejtim të makinës me të cilën udhëtonin katër inspektorët të Tiranës , kanë qëlluar të dielën , per-sona ende të paidentifikuar. Burimet pohuan se bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kon-

troll në Tërnovë të Bulqizës edhe ins-pektorë të Dibrës. Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lëndu-ar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë dru-sore kontrabandë. Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar në vendngjarje Sipas policisë, të shtënat me armë janë shënuar në

thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës. Burimet raportuan se ka qenë krye-inspektori i Mjedisit që ka telefonu-ar menjëherë policinë, e cila pas he-timeve nuk ka konstatuar prova apo persona të dyshuar. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, për t’i pyetur mbi ngjarjen.

“Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryein-spektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyl-lit në malin e Tërnovës, në një dis-tancë të largët kishte dëgjuar të shtë-na armë zjarri. Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisar-iatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dysh-uar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kene dijeni për rrathanat e kallëzimit”-njoftoi policia .

Në Belsh, 5 vajza shfrytëzoheshin për prostitucion, arrestohet 43-vjeçari nga Fieri

“Liqeni”

Kronikë

Viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, vdes i moshuari

Është shënuar viktima e radhës në bregdetin shqiptar, gjatë këtij sezoni turistik. Policia rapor-ton se ka humbur jetën një tjetër pushues, rreth 70 vjeç, në Plazhin e Durrësit. Sipas poli-cisë, i moshuari, banues në Bosn-je, është futur në det për t’u larë,

por nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spi-talit, por nuk ka mundur të mbi-jetojë. “Më datë 08.07.2019,rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Dur-rës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në

det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Ra-jonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Gru-pi Hetimor po punon për zbardh-jen e plotë të ngjarjes”-informoi policia.

Materialet e sekuestruara

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Vendi ku u qëlluan inspektorët Bulqizë

7 E martë, 9 korrik 2019

Policia e Shtetit ka vendosur se-kuestro preventive për disa pasuri të paluajtshme, që dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti i paligjshëm. Nga operacioni “Transferta”, poli-cia ka sekuestruar pasuri të palua-jtshme që kapin vlerën e 1 milion eurove. Sipas uniformave blu, pas-uria iu përket shtetasve A. D., V. D. dhe shtetasit italian F. C. Policia ka sekuestruar përkatësisht 2 aparta-mente banimi në Pogradec, 4 apar-tamente banimi në Tiranë dhe 1 një-si shërbimi në Tiranë, të ndërtuara nga pasuri kriminale.

Ndërkohë, 3 “bosët” e mësipërm kanë humbur më parë edhe mbi 2 milionë euro nga Guardia di Fi-nanza në Itali, e vënë po në rrugë të paligjshme. “Finalizohet oper-acioni “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të pal-uajtshme të cilat dyshohen se rrje-dhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre. Sekuestrohen pasuri të palu-ajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro. Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekono-mik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokuror-isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacio-ni Policor “Transferta“, për sekues-tro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C. Operacio-ni u zhvillua në funksion të proced-imit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i pro-dukteve të veprës penale apo vep-rimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Bazuar

në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogra-dec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:

– 2 apartamente banimi në Po-gradec, me sipërfaqe 175 m2;

– 4 apartamente banimi në Ti-ranë, me sipërfaqe 420 m2;

– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.

Shtetasja A.D dhe shtetasi ital-ian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve fi-nanciare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false. Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Nga veprimet hetimore të kry-era në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogra-dec, rezultoi se shtetasja A.D bash-këjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshe-hur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste). Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Proku-rorinë e Rrrethit Gjyqësor Po-gradec, po vijon punën për doku-mentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

I sekuestrohen 1 milion euro pasuri 2 shqiptarëve dhe 1 italiani

Prestigjiozja “The Sun” i ka kushtuar një tjetër artikull trafikut të drogës në Ang-li të organizuar nga ban-

dat shqiptare. Sipas artikullit, ban-dat shqiptare kontrabandojnë dërgesa shumë të mëdha kokaine direkt nga Evropa dhe kanë ndryshuar tregun e drogës në Britani. Droga është më e lirë që nga vitet 1990 dhe më e pastër se një dekadë më parë, pasi bandat shqiptare përdorin ligjet e pakicës për të tërhequr një marrje gati totale të industrisë së Britanisë, duke arri-tur deri në 5 miliardë euro kokainë. Në vitet 1990-2000 mijëra shqiptarë kanë emigruar në Britaninë e Madhe. Mes tyre asokohe, thuhej në shkrim, ishin edhe shumë shqiptarë që pre-tendonin se ishin nga Kosova, në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i ndryshimit të kombësisë”, në historinë e kohëve të fundit të emi-gracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Në të përfshihej një grup i vogël i veteranëve të luftës, të vendosur për të lënë gjurmë në Britani. Shumë prej tyre “nisën të punon si trupro-je në lokale dhe shtëpi publike, ku dominonte mafia malteze, por shumë shpejt morën në dorë tregun e pros-titucionit. Sipas raporteve të vazh-dueshme policore, kjo ndodhi për shkak të dhunës brutale që përdornin kriminelët shqiptare, sidomos me va-jzat që trafikonin vetë, një sjellje që tronditi botën e nëndheshme të treg-tisë së seksit.

Sipas një ish-inspektori të pol-icisë dhe kreu i njësisë së trafikim-it seksual në “Scotland Yard”, Paul Holmes, ky brutalitet i shqiptarëve i ka tronditur ekipin e tij të oficerëve në Britani. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se gangsterët shqiptarë paraqesin një “kërcënim domethënës” dhe se ata mund të përdorin lehtësisht “dhunën, veçanërisht përsa i përket zbatimit të tregtisë së drogës”. Shumë nga bar-onët shqiptarë të drogës janë arrestu-ar dhe burgosur në të gjithë Britaninë

në vitet e fundit. Një raport nga ag-jencia kryesore anti-drogë e Bruk-selit në fillim të këtij muaji, parala-jmëroi gjithashtu se Britania është bërë kryeqyteti i kokainës në Ev-ropë. “The Sun” ka nisur fushatën për të rritur ndërgjegjësimin për ndi-kimin shkatërrues që mund të ketë në shëndetin mendor, përdorimi i kokainës, madje edhe i rastësishëm. Në fakt, mjekët kanë paralajmëru-ar për një “përmbytje” nga kokai-na e lirë në Britani të Madhe, që po nxit edhe normat e vetëvras-jes. Aktualisht, shqiptarët (760) përbëjnë totalin e dytë më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, vetëm një grusht prapa polakëve (787), që në raport krahasimor janë popullsi nu-merikisht më e madhe.

Shqiptari më i kërkuar në Britaninë e Madhe

Një shqiptar 43 vjeç rezulton ndër më të kërkuarit në Britaninë e Madhe. Policia Metropolitane e ka shpallur në kërkim atë gjatë ditës së djeshme. Shqiptari në kërkim është Hek-tor Mahmutaj i cili u arrestua fillim-isht të premten e 11 majit të vitit 2017 nga oficerët e njësisë së ekstradime të MET pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për akuzat për vrasje në Shqipëri. Të mërkurën, më 27 mars 2019 Mahmutaj u zhduk, pasi u la në liri me kusht, shkruajnë mediat britan-ike. Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vend-ndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje ku-jtdo që e shikon të lajmërojë pranë autoriteteve në Britani. Mahmutaj u dënua me 25 vjet për vrasjen e fer-merit Gentjan Jahaj në Shqipëri në korrik 1997. Emigranti u fsheh në një fermë para se te largohej ilegalisht në Britani të Madhe, me një kamion ne dhjetor të të njëjtit vit. Faktet janë bërë publike nga gjykata në Uestmin-ster. Ai ka jetuar në Britani më shumë se 20 vjet. Mahmutaj ka përdorur më shumë se 13 identitete false për të shpëtuar nga drejtësia.

“The Sun”: Nga prostitucioni te kokaina, “kokat” e mafies shqiptare në Britani ndër vite

Artikulli i prestigjozes britanike

Kronikë

Në Korçë, vritet në banesë 57-vjeçari, dyshohet për grabitje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e djeshme . Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në qendër të qytetit.

Burimet raportuan se viktima është shtetasi Gëzim Nako. Poli-

cia bëri me dije se ai mund të jetë vrarë nga grabitës dhe ka nisur he-timet për zbardhjen e krimit të rëndë. 57-vjeçari ka qenë i vetëm në banesë, kur familjarët kanë gje-tur trupin e tij të pajetë. Pista krye-sore ku dyshon policia është vras-ja nga grabitës të armatosur. “Më

datë 08.07.2019, në lagjen numër 7, në banesë është gjetur nga bash-këshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rre-thana ende të paqarta.Grupi heti-mor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia .Foto ilustruese

Drejtoria e Policisë, Tiranë

Harta e drogës britanike

E martë, 9 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Disa dhjetëra shqiptarë të Amerikës u mblodhën të dielën në mesditë përpara Shtëpisë së Bardhë për

të protestuar kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e mil-iarderit George Soros në punët e Shqipërisë. Ata iu drejtuan Presi-dentit amerikan Donald Trump me lutjen që të tregojë vemendje për atë që po ndodh në Shqipëri. Po për këtë motiv ata kanë kërkuar edhe firmosjen e një peticioni ku shpjegojnë rrezikun e madh që po i kanoset demokracisë shqiptare nga ata qe e cilësojnë si regjimi i Edi Ramës. Në peticion shkruhet se komuniteti shqiptar në Amerikë është veçanërisht mirënjohës për mundësitë që Amerika i ofron të gjitha grupeve të emigrantëve, për të jetuar dhe për të rritur familjet me dinjitet, për të punuar dhe për të kontribuar aktivisht në shoqëri. Në peticion thuhet se shqiptarët amer-ikanë kanë vërejtur disa vështirësi serioze në procesin e demokra-tizimit të Shqipërisë. “Shqipëria është tani në prag të një autokracie të korruptuar, ku shkelen parimet kushtetuese, kontrollet dhe balancat po hiqen, opozita të drejtat janë duke u mohuar, të drejtat e votimit janë shkelur në mënyrë të palig-jshme, sistemi gjyqësor nuk funk-sionon, ekonomia po ngadalësohet dhe dominon plotësisht dhe kon-trollohet nga oligarkët shqiptarë, papunësia po rritet si kurrë më parë dhe shqiptarët më të mirë dhe më të arsimuar po largohen nga vendi në disa numra të frikshëm.”-theksojnë shqiptarët e Amerikës.

Më tej ata nxjerrin disa pika të cilat i cilësojnë si çështje serioze politike. Në radhë të parë ata poho-jnë se Partia Socialiste vazhdon të mbajë pushtetin përkundër akuzave të shumta serioze për bashkëpunim me krimin e organizuar. Si dëshmi për këtë gjë shqiptarët e Amerikës marrin dhjetëra emërime të dre-jtpërdrejta të Edi Ramës në zyrat publike, zyrat e administratës lokale dhe qendrore, e individëve që kanë pasur prejardhje kriminale. Gjithash-tu në peticion thuhet se shumica e

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, nëpërmjet një postimi në facebook

ka reaguar në lidhje me protestën e shqiptarëve një ditë më parë në Uashington DC, para Shtëpisë së Bardhë, të cilët i kërkuan presiden-tit Trump të mos lejojë Sorosin të destabilizoje një vend të NATO-s, siç është Shqipëria. Malaj shpre-hu mirënjohje për protestuesit, duke thënë se përkrahja e tyre i ka shumëfishuar forcat për të mos e lënë Shqipërinë që të kthehet në një Parti-shtet. “Faleminderit shqiptarëve të Amerikës. ”Nuk ka rëndësi çfarë bënë vendi yt për ty por ka rëndësi çfarë bënë ti për vendin tënd”. Kjo ishte motoja e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë,

Protesta e shiptarëve të Amerikës.Nora Malaj: Shqipëria nuk do ketë kurrë më parti-shtet

të cilët me anë të peticionit të tyre, i luten Presidentit të SHBA, Donalt Trampit, që të drejtoj sytë nga ky vend mik i përhershëm i Amerikës, për të mos lejuar që të instalohet një autokraci e korruptuar. Faleminderi ju vellezer e motra që keni frymën e lirisë. Teksa shihja tubimin tuaj, mu kujtua poezia e të madhit Noli: "Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n’Amerikë". Sonte, qindra, mijëra shqiptarë do të jenë bashkë në shesh në çdo pjesë të globit për të treguar se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një Parti-shtet. Pasi demokracia është themeli i lirisë dhe të drejtave të njeriut!” - ka deklaruar Malaj.

Pas protestës

Shqiptarët e Amerikës peticion Trump-it: Demokracia shqiptare rrezikohet nga regjimi i Ramës

shqiptarëve besojnë se Kryeministri Rama është sot kreu i oligarkisë shqiptare. “Përmes kontrollit të parlamentit, Edi Rama po propozon ligje për të kufizuar lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit, ndërsa nga ana tjetër ka krijuar rrjetin e vet televiziv të quajtur ERTV, në përpjekjet e tij më të çmendura për të helmuar publikun mendim me propagandën e tij politike.”-konstatojnë shqiptarët e Amerikës. Ata shtojnë se dhe sistemi i ri gjyqësor po bie ngadalë vetëm në duart e partisë socialiste

dhe kryeministrit aktual Edi Rama.” Zbatimi i dobët dhe i pakujdesshëm i reformës ka ndryshuar tashmë perceptimin publik dhe ka bërë që shumica e shqiptarëve besojnë se reforma gjyqësore është iniciuar dhe ka për qëllim t’u japë socialistëve kontroll të plotë të sistemit. Besohet gjithashtu se në këtë përpjekje, kra-hut të majtë në Shqipëri u ndihmua shumë nga organizatat George Soros që veprojnë në Shqipëri. Kjo ag-jendë e tërë politike për fat të keq u mbështet nga Ambasada e SHBA në Tiranë.”-theksohet në peticion.

Ndërkohë shkrimi në peticion është ndalur dhe te proceset zg-jedhore të zhvilluara në Shqipëri të cilat, sipas këtij komuniteti, janë zhvilluar me parregullsi të mëdha. “Përfshirja sistematike dhe mbarëkombëtare e kriminelëve dhe krimit të organizuar në mashtrimet

dhe manipulimet e zgjedhjeve në emër të partisë socialiste kanë komprometuar seriozisht rezultatin e të dy zgjedhjeve. Bashkëvepri-mi ndërmjet krimit të organizuar, oligarkëve të korruptuar, medias së kontrolluar dhe socialistëve në pushtet, shënon shkeljen më të madhe të parimeve demokratike dhe është krimi më i madh elek-toral i kryer ndonjëherë nga çdo grup politik në Shqipëri.”-shkruhet në peticion. Ne fund të deklaratës thuhet se me anë të kësaj kërkese synohet rritja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit dhe të kërkojë vëmendjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Sekretarit të Shtetit dhe Administratës Amerikane, si dhe të informojë ligjvënësit ameri-kanë që janë të përfshirë në Politika e jashtme e SHBA.

E martë, 9 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Shqiptarët janë më të ek-spozuar ndaj krimeve. Të dhënat publike të Institutit të Statistikave, në katër vitet

e fundit flasin për një rritje me rreth 12.7% të numrit të veprave penale, e cila ka ardhur në rritje graduale nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në vitin 2015, janë regjistruar 30.584 vepra penale në total, ndërsa katër vite më vonë, kemi rreth 4000 krime më shumë. Ky trend në rritje, përkthehet edhe në më shumë autorë përgjegjës për kryerjen e krimeve. Në tre vite, numri i autorëve të veprave penale, është rritur me rreth 14%. Megjithatë, viti 2015, paraqitet me numër më të lartë të krimeve se 2016-a apo edhe 2017-a. Për rreth 30.500 vepra penale, autorë të dyshuar policia ka regjistruar 37.112, pra rreth 2500 autorë më pak se viti 2018. E thënë ndryshe, për çdo 72 banorë të Shqipërisë në vitin 2018 , kemi një autor që ka kryer një apo disa vepra penale. Krimet për pasojë kanë edhe një numër të lartë të personave që preken apo mbeten të dëmtuar nga veprat e ndryshme penale, si vrasjet, vjedhjet, shkelja e rregul-lave të qarkullimit rrugor, plagosjet, mashtrimet, dhuna në familje e një sërë krimesh të tjera.

Numri i personave që kanë mbe-tur të dëmtuar apo viktima të këtyre krimeve, ka pasur rënie me rreth

Barometri i Ballkanit:

31 % e familjeve shqiptare nuk përmbushin nevojat bazë për ushqime e veshjeSipas një anketë që zhvilloi

Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunim-it Rajonal (RCC) del që gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përm-bushur nevojat bazë me ushqim dhe veshmbathje gjatë vitit 2018. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e sigurojnë dot jetesën bazë, gati sa dyfishi i Ballkanit. Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 për qind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 muajve të fundit të përmbushnin nevojat bazë të jetesës. Kampioni shqiptar i familjeve u pyet “A ka përballuar familja juaj ndonjë nga problemet e mëposhtme (të paktën

një herë) gjatë 12 muajve të fundit: Nuk mund të përballonit ushqimin, veshmbathjen dhe furnizimet e tjera bazë?”. 31 % e familjeve janë përgjigjur se ishin përballur më këtë vështirësi. Kjo përqindje ishte gati sa dyfishi i Serbisë 17 % që renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbush-in nevojat bazë të jetesës.

Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për fur-nizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind të familjeve në vështirësi. Përqindja e familjeve që nuk përballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017 ku 25 % e familjeve kishin pohuar vështirësitë

për artikujt bazë. Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit tregojnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, nj ëtregues i të ardhurave të ulëta në raport me fuqinë blerëse.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri me mbi 44%, të shpenzi-meve mujore, sipas INSTAT. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqiptarët të ekspozuar ndaj krimeve

Shifrat e INSTAT: Në 2018 rreth 37 mijë krime, 4 muajt e parë të 2019 me bilanc të përkeqësuar

1000 persona po të krahasojmë vitin e kaluar me 2015-ën. Megjithatë, në tre vitet e fundit, nga 2016 deri në vitin 2018, disa nga krimet që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, kanë shënuar disi ulje. Vrasjet janë ulur me 28%, vrasjet e mbetura në tentativë janë ulur me 13.6%, e po ashtu edhe vjedhjet e automjeteve janë ulur me 15.4%.

Ndërkohë katër muajt e parë të vitit 2019 janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend. Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave

nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda famil-jes, por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze. Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekze-kutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.

10 E martë, 9 korrik 2019

Banka e Shqipërisë: Bie ndjeshëm ndjesia e ekonomisë dhe e konsumatorëveKriza politike është duke

sjellë pasojat e saj të pashmangshme: Banka e Shqipërisë konstaton se

treguesit e ndjesisë ekonomike dhe ato të konsumatorëve kanë shën-uar rënie në tremujorin e dytë të vitit. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.7 pikë gjatë tremu-jorit të dytë të vitit 2019. Niveli i TNE-së, në vlerën 105.8, vijon të mbetet mbi mesataren e tij afatg-jatë. Me gjithë përmirësimin e bes-imit në sektorin e shërbimeve, rënia e TNE-së pasqyroi rënien e besim-it në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe besimit konsumator.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) ra me 2.3 pikë për-qindje gjatë tremujorit të dytë. Me

gjithë dinamikën rënëse, niveli i TBI-së qëndron mbi mesataren his-torike, me 3.2 pikë përqindje. Nive-li më i ulët i treguesit i atribuo-het kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 6.1 pikë përqind-je, dhe në një masë më të vogël përkeqësimit të balancës tjetër për-bërëse të tij, kontratave poros-itëse me 1.2 pikë përqindje. Ndër-kohë, balanca tjetër formuese e treguesit, gjendja e inventarëve, u përmirësua lehtësisht me 0.4 pikë përqindje. Një ecuri rënëse shfaqën edhe balanca të tjera të vrojtimit si: gjendja financiare, kontratat poros-

itëse nga eksportet dhe pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm. Për sa i takon ecurisë së prodhimit në tremujorin e ard-hshëm, bizneset e sektorit të in-dustrisë presin përmirësim të tij. Ndërkohë, norma e shfrytëzim-it të kapaciteteve rezultoi rreth 0.3 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Kjo normë qën-droi rreth mesatares 76.7%, duke mbetur mbi nivelin e rezultuar në të njëjtin tremujor një vit më parë, me 2.7 pikë përqindje, dhe mbi mesataren historike të saj, me 4.0 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) shënoi rënie me 1.1 pikë përqindje gjatë tremujor-it të dytë, por vijon të mbetet mbi mesataren historike të tij. Me gjithë rritjen e balancës së aktivitetit ndër-tues me 1.6 pikë përqindje, dinami-

ka e TBN-së u përcaktua nga rënia e balancës tjetër formuese të saj, kontratave porositëse, me 3.9 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe bal-anca të tjera si gjendja financiare dhe punësimi. Ndërkohë, balanca e pritjeve për punësimin në të ard-hmen dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rritën gjatë tremujo-rit në analizë. Për sa i takon normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, ajo rezultoi rreth 66.8%. Kjo normë është më e lartë si krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, me 6.8 pikë përqindje, ashtu edhe kun-drejt mesatares historike të saj, me 3.0 pikë përqindje.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) u rrit me 2.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë dhe mbetet mbi mesataren his-torike të tij. Përmirësimi i TBSH-së pasqyroi rritjen e të dyja balan-cave formuese të treguesit, ecurisë së biznesit dhe kërkesës, me për-katësisht 3.2 dhe 2.3 pikë përqindje. Në kahun rritës rezultoi edhe dina-mika e balancave të tjera si prit-jet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, balancat e punësimit, gjendjes fi-nanciare dhe normës së shfrytëzim-it të kapaciteteve shënuan rënie në tremujorin në analizë. Megjithatë, bizneset e shërbimeve rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre me një normë mesatare 78.3%, e cila qëndron 2.9 pikë përqind-je mbi normën e shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë dhe 2.2 pikë përqindje mbi mesataren his-torike të saj.

Treguesi i besimit në sektor-in e tregtisë (TBT) shënoi rënie me 1.3 pikë përqindje gjatë tremujor-

it të dytë. TBT-ja qëndron rreth 5.6 pikë përqindje më poshtë mesatares historike të saj. Dinamika rënëse e treguesit u përcaktua nga rënia e njërës prej balancave përbërëse, ecuria e biznesit, me 5.0 pikë për-

qindje, në një kohë që balanca tjetër formuese, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ard-hshëm, u rrit me 2.4 pikë përqind-je. Midis balancave të tjera të vro-jtimit, rënie shënuan edhe gjendja

financiare dhe punësimi në tremu-jorin në analizë, ndërsa pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të përmirësu-ara. Norma e shfrytëzimit të kapac-iteteve shënoi gjithashtu rritje, si në terma tremujorë, me 2.1 pikë përqindje, ashtu edhe në ter-ma vjetorë, me 0.7 pikë përqind-je. Megjithatë, kjo normë rreth 73.3% qëndron më poshtë mesa-tares historike të saj 75.7%.

Treguesi i besimit konsuma-tor (TBK) ra me 2.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke ndër-prerë dinamikën rritëse të dy tremu-jorëve të mëparshëm. Dinamika rënëse e besimit konsumator pas-qyroi rënien e tre prej balancave formuese: situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend me

Kroacia ka nisur procedurat për t’u futur në zonën euro. Zagrebi ka nisur procedurën për të hyrë në me-kanizmin e shkëmbimeve europi-ane (ERM II) që do t’i lejojë vendit për të aderuar në monedhën uni-ke. Këtë e ka njoftuar Banka qen-drore kroate (HNB). Vendi shpreson se do të mund të integrojë meka-

nizmin e shkëmbimeve europiane brenda mesit të vitit 2020 dhe të fu-tet në zonën euro tre vite më vonë. Kroacia është bërë pjesë e Bash-kimit Europian në vitin 2013 dhe në vitet e fundit ka bërë progres në pa-kësimin e ç’ekuilibrave duke dalë në 2017 nga procedura e deficitit të tepërt. Në muajin prill 2019, paga me-

satare në Kroaci rezultonte rreth 6400 kuna (870 euro) ndërsa niveli i papun-ësisë 8.5 %. Sipas autoriteteve lokale, hyrja në monedhën unike do të sjellë një serë avantazhesh për vendin, duke konsideruar se 80 % e depozitave bankare është tashmë në euro dhe partnerët kryesorë tregtarë janë shtetet e zonës euro.

Kroacia nis procedurat për hyrjen në zonën Euro

Ekonomi

Bizneset e shërbi-meve rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre me një normë mesatare

78.3%, e cila qëndron 2.9 pikë përqindje mbi normën e shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë

Për sa i takon normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, ajo rezultoi rreth 66.8%66.8%

Me gjithë dina-mikën rënëse, niveli i TBI-së qëndron mbi mesataren his-torike, me 3.2 pikë përqindje3.2%

11 E martë, 9 korrik 2019

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”. ‘Po-emës së Mjerimit’ të Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se nuk i ikën asnjëherë aktualiteti. Gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përm-bushur nevojat bazë me ushqim dhe veshmbathje gjatë vitit 2018 sipas një anketë që zhvilloi Baro-metri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Ra-jonal (RCC).Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e siguro-jnë dot jetesën bazë, gati sa dyfi-shi i Ballkanit. Kampioni shqiptar i familjeve u pyet “A ka përballuar familja juaj ndonjë nga problemet e mëposhtme (të paktën një herë) gjatë 12 muajve të fundit: Nuk mund të përballonit ushqimin, veshmbathjen dhe furnizimet e tjera bazë?”. 31 % e familjeve janë përgjigjur se ishin përballur më këtë vështirësi. Kjo përqindje ishte gati sa dyfishi i Serbisë 17 %

që renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës.Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 për qind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 mua-jve të fundit të përmbushnin nev-ojat bazë të jetesës. Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind të familjeve në vështirësi.Përqindja e familjeve që nuk për-ballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vi-tin 2017 ku 25 % e familjeve kish-in pohuar vështirësitë për arti-kujt bazë. Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit trego-jnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, nj ëtregues i të ar-

dhurave të ulëta në raport me fu-qinë blerëse.Në Ballkanin Perëndimor, pje-sa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpen-zimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri me mbi 44%, të shpenzimeve mujore, sipas IN-STAT. Pas Shqipërisë, Maqedo-nia e Veriut është vendi ku shpen-zimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, nd-jekur nga Kosova me 34.1%, sipas të dhënave të Eurostat.Ndërsa në Bosnjë dhe Hercego-vinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Ser-bia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit. Mesatarja e shpenzimeve të bash-kimit Europian për ushqime është rreth 12%.

Shqipëria dhe Kosova po vazh-dojnë të kenë raporte të acaru-ara tregtare. Taksa prej 10 eu-rove që ka vendosur Shqipëria në “Rrugën e Kombit” po cilëso-het si plaçkitje për qytetarët e Kosovës. Ndaj kësaj takse këto ditë ka reaguar edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës. Ditë më parë edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka para-lajmëruar se Kosova mund të vë taksë edhe ndaj Shqipërisë.Nënkryetari i Aleancës për Ard-hmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, që është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Shqipërinë se qytetarët e Kosovës për vajtje-ardhje duhet të pagua-jnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se karburanti. E kjo sipas

tij, edhe pse Rruga e Kombit nuk është e përfunduar. “Lajm i mirë që është rritur importi i mallrave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harro-jnë se për më pak se 80 km auto-stradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qyte-tarët e Kosovës, vajtje-ardhje,

paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se sa karburan-ti që e harxhojnë” shkroi ai ne Facebook.Nitaj gjithashtu ka thënë se Koso-va, këtë taksë e sheh si plaçkit-je. E madje ka kërcënuar, se nëse Kosova vendos taksën atëherë nuk dihet se si do të përfundojë. “Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkitje, dhe është mirë të rikon-siderohet, sepse nëse edhe Koso-va fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!” . Këtë reagim deputeti i Kuvendit të Kosovës e ka bërë pas një deklaratë që ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili ka thënë se volumi i shkëm-bimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.

31 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi për nevojat bazë

Kush i acaroi marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë?

Ekonomi

4.6 pikë përqindje, situata finan-ciare e pritur e familjes me 3.6 pikë përqindje dhe situata e të ar-dhurave dhe shpenzimeve me 1.0 pikë përqindje. Ndërkohë, balan-catjetër përbërëse e TBK-së, bler-jet e mëdha, qëndroi pothuajse në vlerën e shënuar një tremujor më parë (+0.1 pikë përqindje).

InflacioniNdërkohë, një tregues i qartë

krize është edhe fakti se inflacio-ni mbetet në nivele shumë të ulta, si pasojë e rënies së fuqisë blerëse të shqiptarëve. Rritja e çmimeve vi-joi me ritme të ulta edhe në mua-jin qershor vetëm me 1.3 %. Rritja i udhëhoq nga çmimet e ushqi-

meve të cilat përbënë 70 për qind të inflacionit të qershorit. Burimet nga tregu pohojnë se çmimet e ulta janë pasojë e konsumit të dobët nga njëra anë dhe prodhimit bujqësor të bollshëm nga ana tjetër. INSTAT raportoi dje se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019 është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019, krahasuar me Maj 2019, është – 0,3 %.

Krahasuar me muajin Qershor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, pasu-ar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shër-bimi arsimor” me 0,7 % secili, “Ve-shje dhe këpucë” me 0,2 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kul-turë” me 0,1 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 12,6 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,4 %, “zarzavate përf-shirë patatet”me 1,6 %, “sheqer, re-cel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbël-sira” me 1,3 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2019, kra-hasuar me Maj 2019, është – 0,3 %.

Rama-Haradinaj

E martë, 9 korrik 201912 •

Shëndet&Estetikë

Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar

të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra ameri-kane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë. Sëmundjet reumatizmale prekin të gjitha organet dhe jo vetëm kyçet. Për t’iu drejtuar mjekut reumatolog njerëzit presin që t’i dhembin kyçet, kockat apo mesi, kur në fakt shenjat e sëmundjeve reumatizmale imitojnë shumë sëmundje të tjera duke ju drejtuar për kontrolle mjekësore në specialitete të tjera dhe jo te mjeku reumatolog. Mentaliteti se këto së-mundje fillojnë gjithmonë me dhim-bje kyçesh dhe se sëmundjet reuma-tizmale janë të pakurueshme, janë disa prej arsyeve pse zbulohen vonë sëmundjet reumatizmale. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftë-sisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatiz-min si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit. Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmund-jeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind. Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdor-in vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndrys-hme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtri-meve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

Shenjat e sëmundjeve reumatizmale

Sëmundjet reumatizmale përf-shijnë një numër shumë të madh sëmundjesh të cilat mund t’i ndajmë në katër grupe kryesore:

Sëmundjet inflamatore të kyçeve, si: Artriti Reumatoid, Spondiliti Ankilozant, Artriti nga kristalet etj.

Mjekët paralajmërojnë: Nuk duhet të qëndroni në këmbë kur pini ujëHulumtimi i paradokohshëm ka treguar që pozita e trupit tuaj dhe e

qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë. Në të vërtetë, qëndrimi ulur dhe konsumimi i ujit janë mënyra e cila më së shpeshti rekomandohet për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën e cila është më e përshtatshmja për absorbimin e këtij lëngu. Hulumtimet konstatojnë që me pirjen e shpejtë të ujit trupi juaj nuk do të ndiejë të gjitha përparësitë të cilat i ofron kjo pije. Gjithash-tu, qëndrimi juaj gjatë konsumimit të ujit mund të jetë shumë i rëndë-sishëm për shëndetin. Derisa jeni duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi juaj është nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet. Sipas shumë hulumtimeve, qëndrimi në këmbë është i lidhur ngushtë me shpejtësinë me të cilën e konsumoni ujin. Pos ujit dhe pijeve të tjera, edhe ushqimin është me rëndësi ta konsu-moni ngadalë. Kështu përmirësohet procesi i tretjes. Shpesh theksohet që mund të shfaqen problemet, si p.sh. artriti apo dëmtimi i nyjave nëse ujin nuk e pini ngadalë. Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që potencialisht çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Ajo që gjithmonë do të duhej ta keni parasysh është që uji shpejt shkon në lukth, dhe kur qën-drojmë në këmbë, ky proces është edhe më i shpejtë. Hulumtuesit sug-jerojnë që është mirë t’u përmbahemi metodave natyrale, pra pozita më e natyrshme gjatë ngrënies dhe pirjes përfundimisht është qëndrimi ulur.

Vapa, rreziqet që sjell për fëmijët

Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësive të mëdha, ku-jdesin më të madh e kërkojnë fëmijët! Fëmijët absorbojnë sasinë më

të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshm-ja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje. Po ashtu fëmijët dëshirojnë të jenë aktivë dhe shpesh harrojnë të ndalen për të pushuar dhe për t’u mbushur frymë, ndërsa nuk janë në gjendje të dëgjojnë trupin e tyre. Nxiteni fëmijën në aktivitet fizik, por le të jetë i hidratuar mirë dhe vazhdimisht të ndalet për të pushuar dhe rregulluar frymëmarrjen. Për çdo 20 minuta aktivitet fizike gjatë verës, fëmija duhet të pijë 235 ml ujë. Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia. Larja në det pse pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup. Le të pijë vazhdimisht ujë fëmija juaj, ndërsa po ashtu rregullisht përdorni edhe kremin për rrezitje. Edhe pse shenjat e lodhjes nga nxehtësia varen nga mosha e fëmijës, ju sjellim ato më të shpeshtat për të gjithë moshat: dhimbja e kokës, të përzierat, vjellja, ngërçet në muskuj, etja dhe goja e thatë, ndryshimet e shpeshta të dis-ponimit, sjellja tekanjoze, ngjyra e errët e urinës, puçrrat dhe skuqjet në lëkurë. Nëse dyshoni në gjendjen e lidhur me nxehtësinë apo vapën, më së miri ndërmerrni këto veprime: largoni fëmijën nga dielli dhe shkoni me të në hije, jepini ujë të ftohë, mbulojeni me peshqir të lagët, fëmija duhet të ulet në karrige ashtu që këmbët t’i ketë të ngritura mbi zemër, nëse simptomat nuk kalojnë, thërrisni ndihmën e shpejtë.

SËMUNDJET REUMATIZMALE

Shenjat e para, shkaqet dhe trajtimi i tyre

Sëmundjet autoimune të indit lidhor, si: Lupusi, Vaskuliti, Sklero-dermia, Sindromi Sjogren etj.

Sëmundjet e metabolizmit të kockës dhe kërcit, si: Osteoartriti dhe Osteoporoza.

Sindromat e dhimbjeve të lokali-zuara apo të gjeneralizuara, p.sh. Dhim-bjet e mesit, supit, Fibromialgjia etj.

Arsyeja pse këto sëmundje zbulohen me vonesë së pari, ka të bëjë me mentalitetin se sëmundjet reumatizmale fillojnë gjithmonë me dhimbje kyçesh dhe së dyti – sëmundjet reumatizmale janë të pakurueshme! Sëmundjet reumatiz-male prekin të gjitha organet dhe jo vetëm kyçet, pra shenjat e tyre mund të imitojnë shumë sëmundje të tjera duke e drejtuar pacientin në mjekë të specialiteteve të tjera. P.sh. ato imitojnë pothuajse të gjitha sëmund-jet e lëkurës, si: psoriaza, ekzema, infeksionet herpetike etj., dhe pacien-ti shkon te mjeku dermatolog. Disa pacientë kanë probleme me gjakun si anemi apo ulje të rruazave të bardha. Abortet pa shkak mund të jenë një tjetër shenjë e këtyre sëmundjeve duke i drejtuar pacientët te gjineko-logu. Në këtë mënyrë duke shkuar sa në një specialist te tjetri, pacienti me sëmundje reumatizmale vonohet në diagnozë. Diagnostikimi i hershëm i tyre është çelësi i suksesit të trajtimit të sëmundjeve reumatizmale. Është e vërtetë që këto sëmundje janë kronike dhe nuk zhduken, por me diagnostikimin e hershëm dhe me fillimin e mjekimit pacienti bashkë-jeton me sëmundjen duke bërë jetë normale pa dhimbje dhe pa dëmtime të parikthyeshme në organe.

Mpirje të këmbëve dhe të duarve nga dëmtimi i nervave periferike.

Duke parë këtë larmi shenjash klinike është e pritshme që të kemi një vonesë ne diagnozë. T’i diag-nostikosh këta të sëmurë është si të plotësosh një “puzzle”. Pjesët e këtij “puzzle” fillojnë të formohen që në momentin kur pacienti vjen te mjeku dhe i tregon shenjat e sëmundjes. Nëse merret me kujdes historia e sëmundjes, bëhet një vizitë e kujdesshme e të gjitha organeve dhe kërkohen analizat e duhura, diagno-za nuk është e vështirë.

ShkaqetShkaqet e sëmundjeve reuma-

tizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale

nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor eti-ologjik, ku artroza sa vjen e thekso-het. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Frakturat e kockave, kush rrezi-kohet më shumë? Pse ndodhin?

Frakturat kockore në Reuma-tologji i hasim te pacientët me osteoporozë. Kjo është një sëmundje që prek kryesisht femrat gjatë dhe pas menopauzës. Vjen si rezultat i dobësimit të arkitekturës së kockës. Në këtë mënyrë rritet shumë rreziku për thyerje ose fraktura spontane. Hormonet femërore janë mbrojtës shumë të mirë kundër osteoporozës. Kur vjen menopauza niveli i tyre në gjak bie shumë dhe fillon sëmundja e osteoporozës. Kjo është sëmundje e fshehtë e cila shumicën e rasteve zbulohet pasi ka ndodhur fraktura. Qëllimi është t’i zbulojmë këto pacientë përpara se të ndodhë fraktu-ra. Për këtë u këshillohet grave në menopauzë të bëjnë një ekzaminim që quhet DEXA dhe mat fortësinë e kockës. Personat që kanë familjarë me osteoporozë, ata që mjekohen për sëmundje reumatizmale dhe femrat që kanë hequr vezoret janë më shumë të rrezikuar për osteo-porozë. Pacientët me osteoporozë nuk kanë asnjë shenjë klinike deri në momentin që ndodh fraktura. Arsyeja pse nuk duhet neglizhuar kjo sëmundje është shkalla e lartë e invaliditetit që shkakton fraktura dhe kostoja e lartë që ka për individin dhe familjen. Nëse osteoporoza zb-ulohet fillohet një terapi me tableta nga goja ose injeksione në varësi të gjendjes së pacientit.

Kyçe të fryra, gishta të ftohtë, janë këto sinjale për sëmundje reumatizmale?

Personat me këto ankesa gjithmonë duhet të shkojnë mjeku reumatolog për ta vlerësuar situatën, nëse kemi të bëjmë me një sëmundje reumatizmale apo thjesht një reagim jonormal i trupit ndaj të ftohtit. Nëse gishtat ndryshojnë dhe ngjyrën e

E martë, 9 korrik 2019 13•

Shëndet&Estetikë

Shenjat e hershme të kancerit në mushkëri të cilave duhet t’iu kushtoni vëmendje

Kanceri në mushkëri nuk ka simptoma të dukshme në fazat e hershme. Në fakt, 40% e pa-cientëve mek kancer në mushkëri diagnostikohen kur sëmundja të ketë arritur në fazën e

3-të. Kanceri i fazës së hershme nuk mund të zbulohet me rrezatime në gjoks, por skanimet e CT-së mund të jenë më të suksesshme në zbulimin e sëmundjes me kohë. Personat e mos-have 55 deri 80 vjeç dhe të gjithë ata që kanë pirë duhan në 15 vitet e fundit duhet të bëjnë teste në mënyrë që ta parandalojnë kancerin e mushkërive ose ta diagnostikojnë atë me kohë. Prandaj, është gjithashtu e rëndësishme që t’i dini këto shenja të hershme të kancerit për ta parandaluar atë para se të jetë shumë vonë.

Zhurmë gjatë frymëmarrjesNë rast se keni një lloj fishkëllime apo zhurme të ndryshme kur merrni frymë, atëherë du-

het ta vizitoni doktorin.

Probleme me frymëmarrjeKjo është një shenjë tjetër e kancerit në mushkëri dhe mund të jetë për shkak të bllokimit apo

ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes ose lëngjeve të akumuluara në gjoks si pasojë e tumorit.

Dhimbje në gjoks, shpinë ose shpatullaNëse ndjeni dhimbje në zonën e gjoksit, atëherë duhet ta vizitoni doktorin pavarësisht se a

ndiheni të shëndetshëm apo të fortë.

Kollë e vazhdueshmeNë rast se nuk iu ndalet kolla, atëherë kjo është indikator i kancerit në mushkëri.

Humbje e peshësQelizat kanceroze e përdorin energjinë nga trupi, e gjithashtu trupi e përdor energjinë e

fituar nga ushqimi dhe kjo shpie në humbje të shpejtë të peshës.

Muzika dhe shëndeti mendor: Përse duhet ta mësojmë një instrument muzikor

Nuk është ndonjë sekret se të mësoni ta luani një instrument muzikor ju ndihmon ta mbani mendjen të mprehtë. Këtë e vërtetojnë shumë studime. Përveç kësaj, mësimi i një instru-

menti muzikor ndihmon në reduktimin e stresit, zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, dhe gjithashtu e lufton shqetësimin dhe depresionin.

Shëndeti mendorShumë doktorë dhe ekspertë sugjerojnë se joga dhe meditimi janë mjete esenciale për

mirëqenie mendore. Por gjithashtu edhe duke u përqendruar në melodinë dhe notat e një instrumenti të cilin e luani, do t’ju ndihmojë shumë në shëndetin mendor. Përqendrimi në muzikë dhe ritëm ju ndihmon të relaksoheni dhe të qetësoheni.

Kujtesa dhe funksioni i truritMund t’iu duket tejet e qartë, por kujtesa jonë dhe aftësia për ta mësuar një instrument muzikor

janë të lidhura ngushtë. Kjo sepse ne e praktikojmë të njëjtën këngë tërë kohën derisa të mësohemi ta luajmë atë këngë pa i shikuar notat në letër. Sidoqoftë, mënyra se si funksionon truri kur e mësojmë një instrument është e jashtëzakonshme, ndërsa truri i muzikantëve është dëshmuar se funksionon ndryshe nga truri i atyre që nuk merren me muzikë. Pjesa e trurit e cila merret me kujtesen bëhet më aktive dhe mund të rritet në disa raste. Prandaj përderisa mund ta ushtroni trurin me fjalëkryqe dhe Sudoku, edhe mësimi i një instrumenti muzikor mund t’ju hyjë në punë.

lëkurës në të zbehta apo vjollcë pat-jetër që duhet vlerësuar nga mjeku. Në këto raste kemi të bëjmë me fenomenin Raynaud, zbehje e gish-tave nga ngushtimi i enëve fundore të gjakut pas ekspozimit në të ftohtë.

Efektet e ilaçeveTek 25 për qind e të sëmurëve që

përdorin ilaçet nonsteroid antiin-flamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorrag-ji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemor-ragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve nonsteroid antiinflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastro-intestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe nonsteroid antiinflam-ator brenda javës së fundit.

Trajtimi i reumatizmit pa ilaçeReumatizmi është shkaku i dytë,

pas sëmundjeve të qarkullimit të gja-kut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e

njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndë-sishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Si mjekohet reumatizmi?Ata që vuajnë nga reumatizmi

e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u mun-duar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat. Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta. Kli-ma. Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reuma-tizmin e bën vetëm më të rëndë. Uji. Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet. Pesha. Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo

shumë. Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pa-kësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimb-jet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë. Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes. Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtri-meve është themelore.

Si ta lehtësojmë dhimbjen e reumatizmit?

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia arti-kulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritare-je, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reuma-tizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”.Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike. Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbath-ni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.

Disa nga shenjat e sëmundjeve reumatizmale janë këto:1. Skuqje jonormale e lëkurës së fytyrës pas ekspozimit në diell;2. Tharje të syve dhe të gojës;3. Zbehje deri në nxirje të gishtave të duarve dhe këmbëve pas ek-

spozimit në të ftohtë;4. Dhimbje dhe ënjtje të kyçeve;5. Dhimbje të muskujve ose ulje të forcës muskulore;6. Rënie në peshë e pashpjegueshme nga dieta;7. Plagë të përsëritura në gojë;8. Skuqje të syve deri në ulje të shikimit;9. Aborte të pashpjegueshme;10. Tromboza në enët e gjakut;11. Dëmtim të veshkave;

E martë, 9 korrik 201914 •

Opinion

Kur e sheh Ndrek Ismailajn qoftë edhe nga larg, pavarësisht se është i ulur në një tavolinë në një nga

kafenetë e kryeqytetit, ai duket një burrë shtatlartë, i fuqishëm e krenar që në pamje. Karizmatik, i qeshur, me një gjuhë trupi të sinkroni-zuar me mimikat e fytyrës, duket e habitshme që teksa i afrohesh, vëren se Ndreka nuk është ulur në karrige si të gjithë klientët e tjerë të lokalit, por qëndron në një karrocë me rrota. Megjithatë biseda e tij me shumë patos të përfshin shpejt dhe harron se ku qëndron i ulur ai. Në mënyrë të pashmangshme duket sikur ka një kontrast mes atij fiziku dhe karrocës me rrota.

Ndreka ka lindur në fshatin Buk-ovë, në një familje tipike tropojane. Fëmijërinë dhe vitet e adoleshencës i kaloi në vendlindje, ndërsa në moshën 20- vjeçare u shpërngul në Tiranë, aty ku do të ndërtonte gjithë jetën e tij. Në këtë moshë, kur mer-ret një nga vendimet më të rëndë-sishme të jetës, Ndreka kreu një kurs parauniversitar, i cili përcaktonte nëse do të studionte për shkenca natyrore ose mjekësi. Djaloshi aso-kohe 20-vjeçar dëshironte të bëhej agronom ose oficer. Megjithatë, edhe pse aq i ri, Ndreka kishte një ndjenjë të fortë përgjegjshmërie për t’ja dalë të përfundonte kursin me rezultate të shkëlqyera, pavarësisht se ishte diçka kundër vullnetit të tij. I renditur i treti, ai kishte të drejtë të zgjidhte mes dy degëve. Por, zgjedhjen e bëri pedagogu i fizikës, i cili kishte dalluar mprehtësinë, zgjuarsinë e lakonizmin e një njeriu të shkencës, tipare të dukshme të karakterit të tij që i gëzon edhe sot. Që në vit të dytë të shkollës së lartë ka filluar të bëjë praktikë në një fshat të Tiranës, drejt të cilit duhej të udhëtonte përveçse me autobus edhe 15 km në këmbë. Episodet e njëpasnjëshme në shkollë e bënë të kuptonte se mësimdhënia nuk ishte një fushë në të cilën donte të lëvron-te. “Rroga ishte e ulët, unë ndërkohë isha i fejuar, “kafe” nuk merrja dot. Duhet të ndërtoja familje. Mësuesia vërtet është një mision, por njeriu mund të ndjekë misionet pasi ka arritur standardet. Unë me atë punë nuk e siguroja dot standardin për

Përpjekja për të sjellë dritën, nisja e një rruge të errët

vullnet të hekurt ai ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë së Mjedisit, gjithmonë duke rendur pas dijes dhe rritjes së kualifikimit profesional. “Në vitin 2010 më larguan që aty me preten-dimin se nuk isha i aftë”,-tregon ai me zë të lartë, për të dëshmuar se vlerat e tij nuk maten nga fjalët e personave keqdashës dhe ai nuk ka frikë të përmendë baltën që janë përpjekur të hedhin mbi të, sepse nuk ka asgjë për të fshehur. “Nuk u jam kundërpërgjigjur asnjëherë. Nëse të kafshon një qen, ti mos kafsho qenin. Po i dhe rëndësi gjithçkaje që ndesh rrugës nuk shkon kurrë në destinacion, vetëm sa ul vlerat Dhe humb kohën”, -thotë ai me krenari. Prej pesë vitesh Ndrek Ismailaj është kryetar i Shoqatës së Paraplegjikëve në Shqipëri. Situatën e bashkëvuajtesve të tij, e shikon të errët dhe për përmirësimin e saj ka ide konkrete. Lakonik dhe shumë objektiv, Ndrek Ismailaj ia nis nga zanafilla e problemit: “Nuk mund të flasësh për integrim të paraplegjikëve kur nuk ke kushtet minimale. Këtu synohet që kësaj kategorie t’i mbyllet goja, jo t’i jepet zgjidhje. Duhen siguruar tri pika kryesore e më pas të flasim për integrim. Së pari duhen kushtet për gjimnastikë, sepse një person me të tilla probleme rrezikon kalicifikim të kockave. Së dyti duhet nxjerrë kosotja e jetesës për këta persona, sa ju duhet për transport, për kujdes shëndetsor etj dhe sa treti duhen vënë në dispozicion të tyre persona specialistë për t’i trajtuar”.

Kështu është Ndrekë Ismailaj, fjalëpakë, i vendosur dhe shumë i qartë si në ide ashtu edhe në veprime. I ka aq të qarta idetë saqë i ka projektuar ato, tek personi ku çdo prind sheh të ardhmen, tek djali i tij. Me deshirën e madhe për ta angazhuar të birin në politikë, duke shpresuar se do të bëjë diçka të mirë për këtë vend, ai në njëfarë mënyre ka paracaktuar rrugën që do të ndjekë djali, i cili aktual-isht studion shkenca politike në Bullgari, përkundër deshirës së tij personale për të ndjekur studmiet në fushën e drejtësisë. Edhe pse këmbët nuk i binden dhe i ka të kufizuara në një karrocë me rrota, mendja dhe shpirti i tij gëzojnë lirinë e hapësirës së pafundme, ku dikur thuri ëndrra për veten, ndërsa sot për birin e tij të vetëm.

I biri i Ndrekës ishte vetëm një vjeç në kohën e trazirave të vitit famëkeq 1997 dhe ai kujton si sot mbrëmjen e 17 shta-torit të atij viti kur kthehej nga puna dhe e gjeti gruan së bash-ku me djalin duke qarë në ballkon. Ishin të vetmit në lagjen e tyre që nuk kishin energji elektrike

Pas ndërhyrjeve, ai ishte në gjendje fizike për të qëndruar në karrocë. Megjithatë, tre vitet e para i kaloi shtrirë në krevat, pa pranuar asnjëherë të vetme të ulej në kar-rocë. E shoqja i lutej të bënte një përpjekje, por kjo ishte temë e padiskuteshme për të

familjen që do të krijoja”, - tregon Ndreka duke dëshmuar se idetë e tij ishin të qarta që në moshë shumë të re. Në 16 tetor të vitit 1995 ai lidhi kurorë me vajzën që dashuronte dhe ajo një vit më vonë e bëri baba. “Ne malësorët nuk bëjmë vajza”-thotë Ndreka me krenari për të treguar se është babai i një djali.

I biri i Ndrekës ishte vetëm një vjeç në kohën e trazirave të vitit famëkeq 1997 dhe ai kujton si sot mbrëmjen e 17 shtatorit të atij viti kur kthehej nga puna dhe e gjeti gru-an së bashku me djalin duke qarë në ballkon. Ishin të vetmit në lagjen e tyre që nuk kishin energji elektrike. Në nje kohë kur mund të merrje jetë njeriu pa u ndëshkuar, vjedhja e energjisë elektrike ishte një situ-atë normale e përdtishme. Kështu kishte ndodhur atë natë nga njerëz të panjohur dhe Ndreka shkoi drejt shtyllës së tensionit për të rilidhur telin që do të sillte dritën në shtëpi. Por përpjekja për të sjellë dritën, u bë fillimi i periudhës më të errët të jetës së tij. Siç e shpjegon Ndreka me termat e duhur fizikë, ata që kishin vjedhur energjinë, kishin bërë lidhje tw gabuara, gjë që shkaktoi masë sapo ai hipi për të rregulluar problemin. Edhe pse ajo natë gushti është e largët, Ndreka e kujton si sot sesi rryma e shkundi përreth dy minuta e më pas, burri i fuqishëm shtatlartë ra në tokë pa ndjenja. Miqtë që i gjendeshin pranë e kanë ngritur në këmbë, e ulën në makinë dhe e nisën për në spital. “Kisha thy-er një vertebër dhe kisha zhvendsour një tjetër. Qëndrimi ulur në makinë, rrugës për në spital e përkeqësoi dëmtimin. Duhet të më kishin lënë shtrirë”. Si për ironi të fatit, ky in-cident ndodhi në një kohë kur shën-detësia, si çdo fushë tjetër në vend, ishte në gjendje të mjerueshme dhe për 15 ditë Ndrek Ismailaj nuk mori asnjë shërbim. Edhe mjekët grekë ku shkoi një muaj pas aksidentit, i drejtuan të gjitha shpresat në Zotin, tek i cili Ndreka nuk beson. “Me shpresë të Zotit se ke ardhur vonë, më thanë mjekët. Gjithë dëmtimin sipas tyre e kisha marrë rrugës për në spital. Do të kishte mjaftuar nje batanije në formë cilindrike nën shpinë Dhe vertebrat e zhvendosura do të kishin shkuar në vend”,-tregon Ndreka, por pavarëissht tonit të tij të prerë, në sy e në mimikë i dallohet

dhimbja e pamundësisë për të kthyer kohën pas.

Pas ndërhyrjeve, ai ishte në gjendje fizike për të qëndruar në karrocë. Megjithatë, tre vitet e para i kaloi shtrirë në krevat, pa pran-uar asnjëherë të vetme të ulej në karrocë. E shoqja i lutej të bënte një përpjekje, por kjo ishte temë e padiskuteshme për të. Ai vazhdon-te të bënte fizioterapi me dëshirën për të rifituar lëvizshmërinë, por shpresat sa vinin e i shuheshin. Pas tre vitesh përpjekje të pasuksesshme, burri i fortë e mendjemprehtë ka përjetuar situatën më të keqe të jetës së tij, ndoshta më të vështirë edhe se aksidenti që do ta linte përjetësisht në një karrocë me rrota. Ai u gjend përballë dy zgjidhjesh: vetëvrasjes ose karrocës. Nuk mund ta kalonte gjithë jetën shtrirë, i robëruar pas një krevati. Do të kishte zgjedhur me le-htësi të parën, nëse nuk do të kishte tri arsye të forta që e larguan prej saj. “Kisha miq që më njihnin për forcën. Po të më shikonin në arkivol do të më mendonin të dobët. Kisha një grua që e kisha marrë me dashuri dhe kishim aq shumë ëndrra bashkë. Dhe djalin e vogël i cili s’më kishte asnjë faj. Të paktën të rritej duke e parë figurën e të atit”,-shpjegon Ndreka arsyet që mbajtën në jetë, në një kohë kur ishte gati ta ven-doste vetë fundin e rrugëtimit të tij. Ky ishte një moment deçisiv për të pranuar fatin e tij e për të ndërtuar një të ardhme të re. Ai vërtet humbi shumë nga potenciali fizik, por jo nga ai shpirtëror e intelektual. Ndrek Ismailaj duhet të gjente patjetër një mënyrë për ta ndjerë veten të integruar në shoqëri. Që në vitin 2001 ai kishte një vizion të qartë për atë që sot e quan bota drejtkëndore, duke iu referuar ekranit të komp-juterit apo të smartfonëve. Ndreka nisi një kurs kompjuteri, me idenë që më vonë të mund të punësohej në ndonje zyrë. Në përfundim të kursit, ai kujton se UNICEF krijoi një fondacion Youth Albania Per-sonal Service, ku kishin mundësi të punësoheshin personat me probleme fizike. Ndreka u pranua në fonda-cion ku dha për 6 vjet kontrobutin e tij si drejtor i një nga sektorëve që mbulonte shërbimin postar. Në vitin 2006 i kërkuan të japë kontributin e tij në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Gjatë kësaj periudhe me një

Nga Sara Bregu

15 E martë, 9 korrik 2019

Vendimi

Vrasja në Kavajë, gykata lë në burg 4 nga të arrestuarit, vetëm një në arrest shtëpie

Në aksident është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Lezhës, ku një makinë ka përplasur dre-jtuesin e një biçiklete. Aksiden-ti ka ndodhur dje në autostradën Milot-Lezhë në vendin e njohur

si kryqëzimi i Shënkollit si paso-jë e të cilit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës. Sipas rapor-timeve paraprake i plagosuri me inicialet K.V 25 vjeç, banues në Lezhë, është transportuar në spi-

talin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor ndërsa dre-jtuesi i mjetit është shtetasi B.M 36 vjeç banues në Kurbin .Poli-cia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Makina përplas çiklistin në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

Gjykata e Kavajës ka dhënë ditën e djeshme masën e sigurisë për 5 të arrestuarit në lidhje me

ngjarjen e ndodhur më 4 korrik, ku mbeti i vrarë një kalimtar 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë, si paso-jë e përplasjes së dy grupeve ri-vale. Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në burg, Eraldo Hykan, Qazim Merkjan, Marjus Aliun dhe Adri-an Dedejn, ndërsa të arrestuarin e pestë Agron Kollcakun në “arrest shtëpie”. Konflikti sipas policisë ka nisur mes dy vëllezërve Aliu, një prej të cilëve u la në burg dhe tjetri në kërkim si dhe 3 personave të tjerë, gjithashtu të arrestuar dhe është përshkallëzuar deri në për-dorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasalliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë. Policia thotë se përplasja me armë ka ndodhur për motive të dobëta.

“Në lidhje me ngjarjen e ndod-hur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqesë në Kavajë, pas një konfik-ti për motive të dobëta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të vepri-meve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardh-ja dhe dokumentimi i kësaj ngjar-je. U arrestuan në flagrancë 5 shte-tas dhe konkretisht: Marjus Aliu, 31 vjeç, lindur dhe banues ne lag-jen Nr. 1 Kavaje, për veprat pe-nale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramen-dim, e kryer në bashkëpunim e nge-lur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe muni-cioneve luftarake”; Ardian Dedej, 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare),

për veprat penale të “Vrasje në rre-thana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tenta-tivë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”Eraldo Hyka, 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat pe-nale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mba-jtje pa leje e armëve dhe muni-cioneve luftarake” Qazim Merk-ja, 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat pe-nale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajt-je pa leje e armëve dhe municion-eve luftarake” Agron Kollcaku, 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Ve-prime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu u be shpall-ja ne kerkim e shtetasit Denis Aliu, 33 vjeç, lindur dhe banues ne lag-jen Nr. 1 Kavaje, për veprat pe-

nale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramen-dim, e kryer në bashkëpunim e nge-lur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe muni-cioneve luftarake”. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te

cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik. Nga ve-primet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktuar me shtetasit Marjus Aliaj dhe Denis Aliu, konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në për-dorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi Ramazan Hasalliu, 52 vjeç banues ne Kava-je, si dhe janë plagosur shtetasit Ar-dian Dedej, Eraldo Hyka, A.A., S. M. dhe Marjus Aliu, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spi-talin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë vep-rimet hetimore dhe procedurale me grumbullime për grumbullim-in e informacioneve dhe provave të tjera. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu kalu-an Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për he-time të mëtejshme.

Në Vlorë të dehur në timon, prangosen 3 personaPolicia e Vlorës ka arrestuar në fla-grancë 3 persona pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të de-hur. Në pranga ka rënë 41- vjeçari me inicialet G.Dh, , banues në Vlorë, pasi duke drejtuar ciklomotorin “Kaëasa-ki” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, është përplasur me automje-tin “Renault”. Gjithashtu është arrestu-ar F.D., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin “Alfa Romeo” në gjendje të dehur. Po ashtu në Sarandë, është kapur E.D., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të de-hur. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të par-regullt” dhe “Shkelja e rregullave të qa-rkullimit rrugorë

Arrestohet për shpërndarje droge familja shqiptare në SelanikNjë familje shqiptare në Selanik; ba-bai, mamaja dhe vajza, janë arrestu-ar nga policia greke si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së koka-inës. Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave. Çifti i bash-këshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestu-an mbrëmjen e së shtunës teksa po ud-hëtonin me makinë. Ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë që ishin fshehur brenda kuku-llave. Policia greke tha se makina me të cilën u kapën burrë e grua, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare. Kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes shqiptare. Edhe aty u gjetën doza kokaine dhe u arrestua vajza e çiftit. Hetuesit sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktuar me shtetasit Marjus Aliaj dhe Denis Aliu, konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve

Kronikë

Materialet e sekuestruaraVendi i ngjarjes

Vendi i ngjarjes

Të pandehurit në gjykatë

E martë, 9 korrik 201916 •

CMYK

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Merret me të kaluarën.10. Caterina e famshme e këngës italiane.17. Kush është... nuk është aspak tërheqës.19. Eshtë fe japoneze.21. Tommy… Jones aktor.22. Janë tek në Brazil.24. Një pjesë e alkimistëve.25. Ajo e punës paguhet.27. I mungon të lëkundurit.32. Ishte ferr.33. Paguhen për të luftuar.

34. Ndjehet në kufij.37. Ndjek por… jo dje.39. Një parafjalë.40. Kështu rhirret skuadra e Napolit.41. Sharon aktore. 43. Zanafilla e…zanafilës.44. Në krye të armatës.45. E ka simbolin Co një i tillë.47. Ushtrohet një me… dhunë.46. Në krye të ekstremeistëve.48. Eshtë lloj papagalli.50. Guximi në kufij.52. Dy shkronja për disa.53. As unë, as ti.

54. Eshtë veshje sportive.56. Dix që qe piktor.57. Art që këndon me Paul Simon.60. Raketa pa zë.61. Një pjesë e largësive.62. Fillojnë pushimet.63. Një klasifikimin me CD.64. Fund ushtrie.65. Eshtë llahtar.67. Institute Bukurie italiane.68. Rifillojnë nga kreu.69. Ka shpejtësi fantastike.71. Një pjesë e tartarëve.72. Shtet me Java dhe Sumatra.

HORIZONTALE1. John, i forti i Stallone-s -Ruhet në fund -Janë tek në fuga -Pishtarë pa pishë2. Të le në mëdyshje -Kështu fillon paniku -Tailanda dikur -Polare pa çifte -Gjysma e arenës.3. Një është edhe pitoni -Kufizojnë takimet

-Eshtë adhurim i paganëve 4. Kufijtë e kujtesës -Janë të mëdha me Kubën -Ishte mbret i Babilonisë 5. Një pjesë e tamponave -Gjysmë diktat -Eshtë mbiquajtur Bilbili i Quebec-ut6. Janë kapo kozakësh -Janë të brishta -Gjysma e jurise7. Turner këngëtare. -Janë unaza... zinxhiri

-Eshtë qytet në Maqedoni 8. Mund të jetë unik -Ishte dhia që ushqeu Zeusin -Gjysmë sehiri9. Mund të jetë i rrallë -Është ëmbëlsirë me qiri -Në fillim të javës -Është ende i vogël10. Fundi i një akti -... Domingo kryeqyteti i Repub-likës Domenikane -Mund të jenë reporterë

11. E dashura e Nemorino-s -Është Neo te Matrix -Mund të jetë fetare të tilla 12. Janë këngëtarët e operas -Markë pistolete -U shkrua nga Kipling -Si morale

VERTIKALE 1. Është regjimi totalitar2. Ekstreme në kufij -Është si sarkazmë -Fundi i njën fundi3. Larg në ekstreme -Drejtohet nga abati një i tillë4. Mund të zerë diellin -Një pije bianco e rosso5. Lear, që këndon Tomorrow. -Kufij itinerari -Fillojnë aksionin6. Navratilova ish-teniste 7. Mbyll frazën një e tillë -Një kardiak mund të jetë fatal8. Makina Corsa -Claude që qe piktor 9. Perëndia greke e luftës

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Mund të jenë edhe topografike10. John, fizikani që ngatërronte ngjyrat11. Teste pa zanore -... Vigo skuadër spanjolle -United Kingdom12. Nuk është vahu -Është djaloshi13. Përfundojnë brenda -Eva e Pallati 176 -Janë në temë14. Luca aktore -Një gjiplërë në shiringë15. Janë kodra rëre -Përshëndetja për Jul Qezarin16. Janë vrimëza në lëkurë -Georges që kompozoi Carmen17. Janë erëra... pranverore -Është në qendër18. Vjedhin me dhunë 19. Janë teke në triko. -Janë ushtarakë të ulët të tillë20. Pishtarë pa pishë -Nuk ka ai që nuk di21. Këndohet në opera -Janë në guvë -Një gol për italianët22. Chris këngëtar. -Është rëndesa

73. Një lloj…. njeriu.

VERTIKALE1. Gjysma e hallit.2. Sastre aktore.3. Pak sterilitet.4. Në krye të titullarëve.5. Fillojnë operacionin.6. Mund të jetë rrallë.7. Italia në Internet.8. Ajri i Londrës.9. Inicialet e Kidman.10. Të parat në cilësi.11. Mbyllin një dyqan.12. Një vend nisjeje.13. Qe zot i erërave.14. Ulërasin si.. ujqër.15. Lëviz në kufij.16. Eshtë ajo që më përket.18. Ai i Hekurt ishte Otto von Bis-marck.20. Janë llogari që.. qërohen.22. Emër vajze.23. Janë ato që janë të njëllojta.

25. Eshtë zonjë që ha… gurë.26. Mund të jetë i posaçëm në… kronikë.27. Janë proceset në… mbledhje.28. Yoko e John Lennon.29. Eshtë vepër taumaturgu.30. Ente Ekonomike Autonome. 31. SuperPippo tani trainer.33. Udhëhoqi Marshimin e Madh.35. Janë çnjerëzore.36. Urdhëroi masakrën e foshnjeve.38. Një det i bukanierëve.40. Prek me një re.41. Mbyllin kurse.42. Një sport me stilt ë lirë.47. Eshtë pëlhura për.. kilt.49. Eshtë i shtatë me kinemanë.51. Mbishkrimi në kryq.55. Fillojnë tatëpjetën.58. Inicialet e Petrarca-s.59. Kaluar në krye.66. Qëndron ndryshe.69. Janë tek në doza.70. Fund ditari.

Zbavitje