gazeta 77 news botimi nr.173

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E DIELË, 26.08.202 VITI I - NR.73 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Bashkia, lojërat e fatit “jashtë” Tiranës!..................f.2 Varfëria, gjyshja e sëmurë: Shteti të marrë në kujdestari 5 fëmijët jetimë!........f.4 Intervistë/Gjana: Të zhvillohet turizmi dhe sektori minerar për të krijuar hapësira punësimi!..............f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Florenc Spaho: Te universiteti “Vitrina” realizova ëndrrën time!....f.7 Turizmi në Vermosh/Pushime magjepsëse!...........f.8 Mos u zhytni në të shkuarën, mos ëndërroni për të ardh- men, përqendrojeni mendjen tek momenti prezent” - Buddha. A keni humbur ndonjëherë veten tuaj në punë, aq shumë sa hum- bet sensin e kohës? Të qenit i konsumuar në një punë, që për shumicën e njerëzve mund të jetë e rrallë, është një gjendje që quhet rrjedhje. Është një nga çelësat e lumturisë në punë dhe një përfitim i këndshëm, se jo vetëm redukton stresin por rrit edhe produktivitetin tuaj. Jo keq, e? Çfarë është rrjedhshmëria? Është një gjendje e mendjes që ju arrini kur jeni totalisht të zhytur në një punë, duke harruar botën e jashtme. Kur jeni në një gjendje rrjedhshmërie ju: jeni plotësisht i fokusuar tek puna që keni në dorë, harron veten, të tjerët dhe botën rreth jush, humbisni sensin e kohës, ndjeheni të lumtur dhe në kontroll, bëheni kreativ dhe produktivë. Rrjedhshmëria- të qenit prezent, fokusim i plotë vetëm në një punë dhe gjetja e një sensi qetësie dhe lumturie në punën tuaj. Kjo është ekzaktësisht rrjedhshmëria. Pse është e rëndësishme rrjedhshëria? Aftësia për t’u përqendruar vetëm në një punë të vetme është një nga çelësat drejt produktivitetit. Pro- duktiviteti i vërtetë është ai lloj ku ju në të vër- tetë arrini qëllimet tuaja, ku përmbushni gjëra të rëndësishme dhe që zgjatin shumë. Produktivitet do të thotë cilësi jo sasi. Sapo të keni mësuar të fokusoheni në këto lloje projektesh dhe detyrash të rëndësishme, rrjedhshmëria ka të bëjë me mëny- rën se si i përfundoni ju këto punë... >> VIJON NË FAQEN 2 9 hapa për të arritur rrjedhshmëri në punë! Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.3 Vizioni ynë për drejtësi sociale dhe për Shqipërinë e zhvilluar dhe të begatë! Vlashaj:

Upload: gazeta-77news

Post on 16-Mar-2016

237 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 26.08.202 VITI I - NR.73BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Bashkia, lojërat e fatit “jashtë” Tiranës!..................f.2 Varfëria, gjyshja e sëmurë:

Shteti të marrë në kujdestari 5 fëmijët jetimë!........f.4 Intervistë/Gjana: Të zhvillohet turizmi dhe sektori

minerar për të krijuar hapësira punësimi!..............f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Florenc Spaho:

Te universiteti “Vitrina” realizova ëndrrën time!....f.7 Turizmi në Vermosh/Pushime magjepsëse!...........f.8

“Mos u zhytni në të shkuarën, mos

ëndërroni për të ardh-men, përqendrojeni mendjen tek momenti prezent” - Buddha.

A keni humbur ndonjëherë veten tuaj në punë, aq shumë sa hum-bet sensin e kohës? Të qenit i konsumuar në një punë, që për shumicën e njerëzve mund të jetë e rrallë, është një gjendje që quhet rrjedhje. Është një nga çelësat e lumturisë në punë dhe një përfitim i këndshëm, se jo vetëm redukton stresin por rrit edhe produktivitetin tuaj. Jo keq, e?

Çfarë është rrjedhshmëria? Është një gjendje e mendjes që ju arrini kur jeni totalisht të zhytur në një punë, duke harruar botën e jashtme. Kur jeni në një gjendje rrjedhshmërie ju: jeni plotësisht i fokusuar tek puna që keni në dorë, harron veten, të tjerët dhe botën rreth jush, humbisni sensin e kohës, ndjeheni të lumtur dhe në kontroll, bëheni kreativ dhe produktivë.

Rrjedhshmëria- të qenit prezent, fokusim i plotë vetëm në një punë dhe gjetja e një sensi qetësie dhe lumturie në punën tuaj. Kjo është ekzaktësisht rrjedhshmëria.

Pse është e rëndësishme rrjedhshëria? Aftësia për t’u përqendruar vetëm në një punë të vetme është një nga çelësat drejt produktivitetit. Pro-duktiviteti i vërtetë është ai lloj ku ju në të vër-tetë arrini qëllimet tuaja, ku përmbushni gjëra të rëndësishme dhe që zgjatin shumë. Produktivitet do të thotë cilësi jo sasi. Sapo të keni mësuar të fokusoheni në këto lloje projektesh dhe detyrash të rëndësishme, rrjedhshmëria ka të bëjë me mëny-rën se si i përfundoni ju këto punë...

>> VIJON NË FAQEN 2

9 hapa për të arritur rrjedhshmëri në punë!

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.3

Vizioni ynë për drejtësi sociale dhe për Shqipërinë e zhvilluar dhe të begatë!

Vlashaj:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

2 E DIELË, 26 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

<< VIJON NGA FAQJA Ju humbisni veten në këto detyra të rëndë-

sishme e sfiduese dhe në vend që të ndërpri-teni në mënyrë konstante nga gjëra të vogla (thirrje, e-mail, etj.,) ju jeni të aftë të fokuso-heni mjaftueshëm tek punët në mënyrë që t’i përfundoni me të vërtetë ato.

Duke e humbur veten tek këto punë, ju kënaqeni më shumë. Reduktoni stresin dhe rritni cilësinë e gjërave që bëni. Arrini gjëra të mëdha në vend që thjesht të jeni të zënë. Rrjedhshmëria është çelësi i gjithë kësaj.

Si të arrini rrjedhshmëri dhe lumturi në punën tuaj? Këtu janë hapat kyç për të arri-tur përfitime nga rrjedhshmëria:

1. Zgjidhni punët që iu pëlqejnë. Nëse ju keni frikë nga një punë, ju do ta humbisni kohën tek ajo. Nëse puna juaj është e për-bërë nga gjëra që ju i urreni, ju do të dëshi-roni të gjeni një punë tjetër. Ose do kërkoni projekte që ju doni t’i bëni dhe që mund t’i përfshini në punën aktuale. Sigurohuni që çfarëdo pune që zgjidhni të jetë diçka që mund ta bëni me pasion.

2. Zgjidhni një punë të rëndësishme. Ka pune që ju i doni të cilat janë të thjeshta dhe të pa rëndësishme, por ka edhe punë që ju i doni që mund të kenë një ndikim afa-tgjatë në karrierën dhe jetën tuaj. Zgjidhni të dytën, meqë mund të jetë një përdorim më i mirë i kohës tuaj dhe i rrjedhshmërisë.

3. Sigurohuni që është punë sfiduese, por jo shumë e vështirë. Nëse një detyrë është shumë e thjeshtë, ju do të jeni të aftë ta përm-bushni atë pa shumë sforcime. Një detyrë duhet të jetë mjaftueshëm sfiduese që të ketë gjithë përqendrimin tuaj. Sidoqoftë,

nëse ajo është shumë e vështirë, do ta keni të vështirë të humbisni tek ajo, sepse do të përqendroheni thjesht duke u përpjekur të kuptoni si ta bëni atë, ose do të hiqni dorë i dekurajuar. Duhen disa prova për të gjetur punë me shkallë të përshtatshme vështirësie.

4. Gjeni qetësinë tuaj, drejtoni kohën. Në fakt këto janë dy hapa të grupuara në një. Fillimisht, ju do të doni të keni një kohë të qetë, ose ndryshe kurrë nuk do të jeni në gjendje të fokusoheni. Kjo kohë mund të jetë herët në mëngjes, sapo ju zgjoheni, ose herët gjatë ditës së punës, kur shumica e njerëzve nuk kanë arritur akoma ose akoma po pinë kafenë e tyre. Ose mund të përpiqeni në pushimin e drekës kur njerëzit janë jashtë zyrës. Mbrëmjet janë të mira gjithashtu për shumë njerëz për t’u qetësuar. Ose nëse jeni me fat, ju mund të qetësoheni në çdo orë të ditës nëse gjeni një vend të qetë. Gjeni kohën kur keni shumë energji dhe mund të përqendroheni.

5. Hiqini shpërqendrimet. Përveç gjetjes së një vendi për t’u qetësuar dhe një vendi për të punuar, ju do të dëshironi të largoni gjithë gjërat që ju shpërqendrojnë. Kjo do të thotë të heqësh muzikën shpërqendruese, telefonat dhe çdo gjë tjetër që mund të shf-aqet ose të bëjë zhurmë dhe të ndërpresë mendimet tuaja.

6. Mësoni të fokusoheni tek detyrat sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo kërkon praktikim. Ju duhet të filloni me detyrën që keni zgjedhur dhe të fokusoheni tek ajo sa me gjatë që të mundeni. Fillimisht, shumë njerëz kanë vështirësi. Por përpiquni dhe vazhdoni ta çoni vëmendjen tek detyra juaj.

Do të përmirësoheni. Nëse mund ta mbani vëmendjen tek kjo detyrë, pa u shpërqen-druar dhe nese detyra juaj ka qenë e zgjedhur mirë ju mund ta humbisni veten tuaj tek rrjedhshmëria.

7. Kënaqeni veten. Ta humbasësh veten në rrjedhshmëri është një gjë e mrekullueshme. Ndjeheni shumë mirë kur jeni me të vërtetë të aftë të futni veten në diçka që ia vlen, për të bërë progres të madh në një projekt ose punë të rëndësishme, për të bërë diçka që e keni pasion. Merrni kohë për të vlerësuar këto ndjenja.

8. Praktiko. Përsëri kjo gjë kërkon prak-tikë. Secili hap do të dojë pak praktikë, që nga gjetja e një vendi të qetë për veten, tek largimi i shpërqendrimeve, deri tek zgjedhja e një detyre të saktë. Veçanërisht mbajtja e fokusit tek një detyrë për një kohë të gjatë. Por çdo herë që ju dështoni përpiquni të mësoni nga ajo. Sa herë që keni sukses, ju duhet gjithashtu të mësoni nga kjo. Sa më shumë që praktikoni, më shumë do të për-mirësoheni.

9. Mblidhni shpërblimet. Përveç kënaqë-sisë së përfshirjes në rrjedhshmëri, ju gji-thashtu duhet të jeni të lumtur me punën tuaj. Do të përmbushni detyra të rëndë-sishme më shpesh, në vend që të filloni dhe të ndaloni herë pas here. E gjitha kjo është shumë e kënaqshme dhe shpërblyese. Vlerë-sojeni këtë dhe praktikoni çdo ditë.

“Aftësia për t’u përqendruar për një kohë të konsiderueshme është thelbësore për arri-tjet e mëdha”, Bertrand Russell.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

Bashkia e Tiranës ka ngritur një grup pune, i cili po shqyrton grupimin në një zonë të

vetme të të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Sipas njoftimit për

shtyp të bashkisë të gjitha lojërat e fatit do të jenë në një zonë të veçantë në periferi të Ti-ranës. “Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të veçantë për

lojërat e fatit. Gjithashtu, janë parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e perso-nelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojërat e fatit”, thuhej në njoftimin për shtyp. Duhet thek-suar se këto masa të parashikuara nga Bash-kia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe të krimi-nalitetit të lidhur me këtë aktivitet. Nga ana tjetër “77 News” e ka trajtuar në vazhdimësi problematikën në lidhje me pasojat sociale që shkakton bixhozi, si dhe alternativat në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Bashkia, lojërat e fatit “jashtë” Tiranës!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

3E DIELË, 26 GUSHT 2012 77 NEWS

Adresa: Pika 1, Jonufër, VlorëCel: 069 48 10 777E-mail: [email protected]

Kompleks

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon menaxher terreni. Të interesuarit të telefonojnë në numrin e tel: 067 20 09 610/për më tepër: www.njoftime.com

Lëvizja Shqipëria e Re prezanton platformën politike!

Lëvizja Shqipëria e Re prezantoi plat-formën e saj politike. Në një tryezë të

rrumbullakët, kreu i LSHR-së z. Edmond Vlashaj, i rrethuar nga koordinatorët dhe sekretarët e kësaj force të re politike, e cila tashmë ka çelur degët e saj në mjaft rrethe të vendit, e ka cilësuar këtë plat-formë si vizionin e forcës politike që ai drejton dhe njëherazi si një grumbullim të ideve konkrete të shumëdebatuara në tryezat e organizuara prej saj në të gjithë Shqipërinë. Ai është shprehur se LSHR-ja dallohet për ndjeshmërinë sociale, por ka edhe një sërë idesh e qasje politike, pa të cilat sipas Vlashaj vështirë se proble-matikat mund të gjejnë zgjidhje. Nismat e ndërmarra si “E duam Shqipërinë e re pa korrupsion”, “E duam Shqipërinë e re plot me solidaritet” apo edhe tryezat

kombëtare të organizuara për heqjen e imunitetit në sistemin e drejtësisë, si dhe për arsimin, punësimin, shërbimet sociale, promovimin e turizmit, etj., ku kanë debatuar dhe janë hedhur ide nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, ekspertë të fushës, si dhe të rinj e qyte-tarë të thjeshtë të ardhur nga shtresa të ndryshme sociale, kanë qenë lajtmotivi i platformës së prezantuar. Kjo e fundit do të diskutohet për muaj me rradhë në tryeza të rrumbullakëta në gjithë vendin me aktorët e ndryshëm të interesit për të mbledhur edhe ide të reja. 7 janë pikat ku mbështetet aktualisht kjo platformë: 1. Fuqizimi i shtetit dhe kombit shqiptar kundër korrupsionit; 2. Fuqizimi i insti-tucioneve arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale; 3. Fuqizimi ekono-mik i familjeve dhe individëve shqiptarë; 4. Fuqizimi i sipërmarrjeve shqiptare; 5. Fuqizimi i shtetit shqiptar; 6. Fuqizimi i familjes shqiptare dhe 7. Fuqizimi i kom-bit shqiptar.

Sugjerimet dhe idetë janë të shumllo-jshme. Platforma do të përfshijë heqjen e imunitetit të deputëve dhe zyrtarëve të lartë, ngritjen e Gjykatës Administrative, ngritjen e një Agjencie të Supervizimit të punës së çdo punonjësi të administratës publike, etj. Vlashaj e ka cilësuar të do-mosdoshëm angazhimin mbarëpopullor kundër korrupsionit, i cili i kushton ven-

dit humbje të mëdha financiare. "Duke iu bazuar platformës ne mendojmë se promovimi i turizmit duhet parë si një perspektivë e mirë zhvillimi dhe punë-simi. Duhet të hiqen fëmijët nga rruga, të krijohen mjedise sociale për njerëzit në nevojë, të thjeshtohet sistemi i tatimeve, të futet koncepti i qerasë tatimore për të gjitha llojet e bizneseve në Shqipëri, të cilat duhet të ndahen në 7 kategori në bazë të xhiros vjetore, me synim zhdukjen e konceptit të inspektorit tatimor, heqja nga sistemi i vlerësimit në shkolla të atributit të mësuesit për të vlerësuar me notë nxënësit që ai mësues u ka dhënë mësim, etj. Këto janë disa nga propozimet që platforma jonë i prezanton elektoratit shqiptar, i cili po përgatitet të votojë në zgjedhjet e ardhshme", tha Vlashaj. Lëviz-ja Shqipëria e Re, si një forcë e re politike do të investohet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke synuar të jetë pjesë e një koalicioni dhe duke marrë në administrim dy dikasteret kryesore: atë të kulturës dhe të punës, dikastere këto që kanë një peshë të madhe në zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Platfoma e propo-zuar nga Lëvizja Shqipëria e Re pritet të diskutohet në të gjitha rrethet e vendit me synim jo vetëm njohjen, por edhe grum-bullimin e një sërë ideve të tjera.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Vlashaj: Vizioni ynë për drejtësi sociale dhe për Shqipërinë e zhvilluar dhe të begatë!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

E DIELË, 26 GUSHT 201277 NEWS

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 27 gusht 2012

Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto.Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektricist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 250 euro.

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania "Pespa Group" kërkon të punësojë asistent/e administrativ/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Liljana Doku, 44 vjeç është gjyshja e 5 nipërve dhe mbesave, të cilëve në datën

01.01.2009 u vdiq babai për shkak të një aksi-denti automobilistik. Në këto kushte nëna e pesë fëmijëve ka migruar nga Tirana në Kukës, ku ushtron “profesionin”e lypjes. Ndërkohë gjyshja e 5 të miturve nëpërmjet “77 News” i bën apel institucioneve me qëllim që të marrë në kujdestari fëmijët e vegjël, të cilët nga çasti në çast mund të kthehen në viktima të kriminalitetit.Ku banoni dhe kur u aksidentua bashkë-shorti i vajzës suaj?

Unë banoj në Yzberisht në një barrakë. Nga martesa kam sjellë në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Fatkeqësisht bashkë-shorti i vajzës ka vdekur në një aksident

automobilistik, në datën 01.01.2009 e për pasojë 5 fëmijë ngelën jetimë. Në lidhje me këtë aksident e kishte fajin shoferi i makinës dhe për këtë çështje janë zhvilluar 3 seanca gjyqësore. Ne kërkojmë transparencën në lidhje me këto gjykime dhe të fitojmë sa më shpejt dëmshpërblimin që na takon me ligj.Aktualisht ku ndodhen 5 fëmijët që kanë mbetur jetimë?

Ne kemi bërë disa kërkesa tek kryetari i Këshillit në Yzberisht, me qëllim që fëmijët t’i marrë shteti dhe të kujdeset në shtëpinë e fëmijës, pasi vajza ime (nëna e fëmijëve) është 27 vjeç dhe detyrohet që për shkak të varfërisë të lypë. Aktualisht e gjithë familja e saj ka shkuar në Kukës ku të gjithë fëmijët dalin në rrugë e lypin. Nëna e tyre duhet të

përfitojë ndihmë ekonomike, por deri më sot shteti nuk na ka ndihmuar.Ju nuk mund të kujdeseni për ta?

Unë kërkoj që 5 nipërit dhe mbesat e mia të shkojnë në shtëpinë e fëmijës, sepse nuk kam asnjë lloj ndihme për ta. Vetë jam e sëmurë dhe e kam të pamundur përkujdes-jen ndaj tyre. Tre herë kam shkuar në sana-torium dhe jetoj vetëm me ilaçe.Mendoni se kujdestaria nga shteti dhe jo nga familjarët është zgjidhja më e mirë për këta fëmijë?

E përsëris se dua që të kujdeset shteti për këta fëmijë, me qëllim që ata të arsimohen si dhe mos jenë kontigjent kriminaliteti, pasi ata janë jetimë pa babain e tyre dhe nuk kanë mbrojtje. Të gjithë fëmijët nuk shkojnë në shkollë edhe pse janë të regjistruar sikur e frekuentojnë shkollën. Mësueset kanë ardhur disa herë në shtëpi dhe kanë regjis-truar nipërit e mbesat, por ne si kemi çuar asnjëherë në shkollë për shkak të kushteve që jetojmë. Ne nuk u blejmë dot fëmijëve as libra, as fletore si dhe nuk kemi lekë që ata të shkojnë në ekskursione bashkë me fëmijët e tjerë që e kanë këtë mundësi. Me të vërtetë unë jam gjyshja e këtyre fëmijëve, por ata duan kujdes, prandaj i lutem institucioneve që t’i marrë ata në kujdestari. Në të kun-dërt të na krijohen mundësia për t’i mbajtur ashtu siç një fëmijë e meriton.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Varfëria, gjyshja e sëmurë: Shteti të marrë në kujdestari 5 fëmijët jetimë!

Liljana Doku

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

E DIELË, 26 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Restoranti "Kaon BrewHouse" kërkon të punësojë ndihmës banakiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Kukës!

Haxhi Gjana, 20-vjeçari nga Kukësi, student në degën e Gjuhë-Letërsisë

në Fakultetin e Gjirokastrës i intervistuar nga “77 News” shprehet rreth situatës në këtë qytet përsa i përket arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Sipas tij zhvillimi i turizmit malor, si dhe i sektorit minerar do të ishte një zgjidhje për hapjen e hapësirave të reja punësimi në këtë qytet. Investimi që duhet bërë në këto sektorë shihet nga Gjana si prioritet i cili do të ndikonte edhe në rritjen e të ardhurave të banorëve duke përmirësuar standardin e jetës së tyre.Si duket situata e punësimit në qytetin e Kukësit?

Punësimi ende mbetet problem për qytetin

tonë. Gjatë këtyre viteve situata është rën-duar. Hapësirat e punësimit janë të pakta. Duhet bërë më tepër në këtë aspekt.Çfarë sugjeroni ju si një i ri i këtij qyteti, për të përmirësuar situatën?

Kukësi ka shumë pasuri natyrore por mun-gojnë investimet. Nëse këto të fundit do të realizohen atëherë do të kishte padiskutim më tepër hapësira për ne të rinjtë. Zhvillimi i turizmit malor në zonat e mrekullueshme të këtij qyteti do të ishte një sugjerim. Gji-thashtu investime duhen bërë edhe në sek-torin minerar, në industrinë e nxjerrjes së kromit, bakrit dhe uraniumit.Si e shihni sistemin arsimor në Kukës?

Përsa i përket këtij sektori, mendoj se

ka ardhur drejt përmirësimit. Shoh se është investuar në infrastrukturën e shkollave. Janë restauruar disa godina dhe pritet të restaurohen edhe të tjera. Pra mendoj se ka përparime në këtë drejtim.Po shërbimet sociale në këtë qytet si funksionojnë?

Përkujdesja ndaj shtresave në nevojë është e pakët. Familjet në nevojë mar-rin 3000 lekë në muaj. Është një shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet e përditshme.Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë në Kukës një tryezë me të rinjtë e qyte-tit. Do të mblidhen ide dhe perspek-tiva 2012-2021, përsa i përket arsimit, punësimit dhe shërbimeve sociale. Synimi është që me këto të fundit të krijohet një platformë konkrete, e cila do të delegohet në institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i shihni të tilla organizime?

E mirëpresim këtë gjë. Të tilla tryeza i organizojnë të rinjtë dhe duhet të zh-villohen më shpesh . Mendoj se ka ard-hur koha të dëgjohet më tepër zëri ynë. Një popull që fle, vdes. Ka ardhur koha të ngrejmë zërin dhe të flasim hapur.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Gjana: Të zhvillohet turizmi dhe sektori minerar për të krijuar hapësira punësimi!

Haxhi Gjana

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

6 E DIELË, 26 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Adesa: Ura e FarkësKomuna Petrelë-MulletCel:+355 69 40 57 777

E-mail: [email protected]

Produktet që përdoren për rregulli -min e thonjve përmbajnë përbërje k imike (kr ipëra , kamfur dhe for -maldehid), të ci lat mund të shkak-to jnë a lerg j i dhe reagime të for ta jo ve tëm tek thonj të . Dermat i t i i

qepa l lave që mund të sh faqet tek një grua që i fërkon sytë me thonj të lyer, ë shtë më i përhapur i . K jo ndodh sepse lëkura delikate e syve është mjaf t e ndjeshme ndaj këtyre përb ërësve k imik , të c i lat janë në recinin e manikyrit . Disa mundësi burimesh të tjera të reagimeve aler-g j ike janë forcues i t e thonjve me f ib ër dhe ng j i t ë s ja e akr i l ikut që përdoret për vendos jen e thonjve artif iciale. Reagim alergjik mund të shkaktojë edhe vendosja e solucio-n i t zbutës ( i c i l i zakoni sht përm-b a n a l ka l e t ë fo r ta ) , q ë p ë rd o re t për larg imin e lëkurës së thonjve. Për kremërat bazë preferohen for-mulat e pasuruara me vi tamina C, A dhe grupin B. Këto vitamina, në

fakt janë aks ion ant ioks idues dhe ngacmojnë metabolizmin e lëkurës, zgjojnë ngjyrën dhe ndriç imin. Të dobi shme janë dhe formulat për -bërëse me efekt “plumping”. Përfor-cojnë me substanca irrituese si p.sh. speca djegëse, që f r y jnë lehtës i sht lëkurën dhe e bëjnë të duket menj-ëherë më tonike. Ashtu s i e thek-suam, është e rëndësishme që kremi i përdorur të ke të dhe n jë fak tor mbrojtës, që të mbrojë lëkurën nga r rezet e dëmshme të d ie l l i t . Kura të veçanta rezervohen përqark syve. Lodhja dhe mundimi i syve mund të theksojë parapërgatitjen për zhvilli -min e rrathëve të syrit .

Përgatiti : Xhulia Zef i Për më tepër: www.newnews.al

Stop fërkimit të syve me thonj të lyer!

Kërkohen punonjëse pastrimi për një kompleks në Dhërmi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0695889038/Për më tepër: www.njoftime.com

E raportuar e humbur për afërsisht 50 vite, kryevepra e Pablo Pikaso “Gruaja e

ulur me kapele të kuqe”, është gjetur midis sendeve të ruajtura në muzen Evansville në Indiana. E përshkruar si një thesar, vepra u zbulua pasi një shtëpi ankand në Nju Jork kërkoi mbi veprat e artit të dhuruara muzeut Evansville në 1963. Gjatë kohës që ajo u dhurua nuk u besua se ishte një vepër e Pablo Pikasos, pavarësisht nënshkrimit mbi të dhe kështu ajo nuk u var kurrë në muret e muzeut por u bashkua me sendet

e ruajtura e të dhuruara. Pas kërkimeve të shumta të bëra në arkivë besohet se vepra të jetë dhuruar nga dizajneri ndërkombëtar Raymond Loewy. Tashmë pas gjetjes legjen-dare, muzeu ka vendosur ta prezantojë për shitje në shtëpinë ankand në Guernsey. Një nga veprat me të kushtueshme të shitura në ankand deri më tani të punuara nga Pablo Pikaso është “Djali me llullë”, shitur për 104 milion dollar në 2004.

Përgatiti: Estela XhafaPër më tepër: www.banka-ideve.com

Gjendet vepra e Pikasos, 50 vite e humbur!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

7E DIELË, 26 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Sallon Bukurie"Hair Style B@B" kërkon të punësojë parukiere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0692710586/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Në punë do keni ide shumë të mira për të ecur para. Dëgjojini këshillat e atyre me më eksperiencë dhe suksesi do jetë i juaji.

Demi: Në jetën profesionale nuk do ketë ndryshime të mëdha por nuk do keni as pro-bleme të rënda.

Binjakët: Do ndiheni të frymëzuar nga diçka sot dhe do bëni ndryshime në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të bukura pranë partnerit.

Gaforrja: Pak nga pak edhe në planin financiar fati do iu buzëqeshë. Kjo vjen falë maturisë suaj.

Luani: Çiftet do kenë disa mosmarrëveshje të vogla me ata që kanë në krah, por asgjë e rëndë nuk do ndodhë.

Virgjëresha: Kujdes me buxhetin! Ai nuk do jetë i mirë kështu që duhet të kurseni sot për të pasur rezerva më vonë.

Peshorja: Mos u kënaqni me financat që keni. Gjeni mënyrën e duhur që ato të shto-hen sa më shumë në të ardhmen.

Akrepi: Planetet do iu bëjnë me humor të keq sot dhe nuk do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë.

Shigjetari: Beqarët do kenë shumë nevojë për të krijuar një lidhje dhe sot do mund ta realizojnë dëshirën.

Bricjapi: Më në fund edhe për financat do vijë një ditë e qetë. Buxheti do të stabilizohet dhe ju nuk do keni probleme.

Ujori: Partneri do iu thotë diçka që do iu mërzisë shumë sot.

Peshqit: Më në fund do mblidhni frytet e një pune të gjatë dhe të lodhshme. Ruani një marrëdhënie të mirë edhe me kolegët.

Në këtë intervistë për “77 News” studenti i Fakultetit të Mjekësisë në SH.L.P. “Vi-

trina”, Florenc Spaho flet për vitin akademik 2011- 2012, ecurinë e tij, praktikat mësimore në Shqipëri dhe jashtë saj.Pse zgjodhe të studioje mjekësi?

Dega e mjekësisë është një nga degët që është më afër njerëzve. Që i vogël jam rritur me ndjenjën për të ndihmuar të tjerët, derisa u rrita dhe kuptova që këtë ëndrërr mund ta bëja realitet. Kush ishte arsyeja që të dha shtysë të stu-dioje në universitetin “Vitrina”?

Për këtë universitet kisha dëgjuar referen-ca të mira, sidomos për stafin pedagogjik. Përderisa kishte emra me grada shkencore në mjekësi mendova që do jetë një universitet shumë serioz dhe ashtu rezultoi. Në këto 3 vite studimi çfarë vlerëson më së shumti në këtë universitet?

Si fillim është stafi pedagogjik, pasi të

gjithë pedagogët janë afër studentëve, ndry-she nga universitetet e tjera. Duke filluar që nga drejtori, dekani apo pedagogët që janë më afër nesh, të cilët na qëndrojnë afër për çdo problem që kemi hasur gjatë 3 viteve të studimit bachelor. Duke na ndihmuar me praktika mësimore, me libra dhe literaturë.Na flisni pak për praktikën mësimore që realizuat në Turqi?

Në Turqi ne shkuam në Universitetin e Trakës, i cili është një nga 10 universitetet më të mëdha atje. Të gjithë na pritën shumë mirë dhe e ndjemë vetën si në Shqipëri. Prak-tikën e bënim çdo ditë, në 10 grupe me 10 vetë, duke përfshirë çdo pavion të spitalit. Unë kam qenë në pavionin e neurokirurgjisë dhe kirurgjisë, kam asistuar në sallat e ope-racionit, madje më kanë lejuar të vishesha dhe të bëja rolin e asistentit.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Florenc Spaho: Te universiteti “Vitrina” realizova ëndrrën time!

Florenc Spaho

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.173

8 E DIELË, 26 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 260 euro deri më datë 27.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Mirësevini në hanin e Lekë Vukaj, në Vermosh!

Vermoshi përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Ai gjendet

në një distancë prej 95 kilometrash nga qy-teti i Shkodrës dhe është pjesë e komunës së Kelmendit, ku ndodhen dhe fshatra të tjerë me potenciale turistike, si: Tamara, Selca, Qapa e Perdolecit, Lëpusha dhe veçanërisht Vermoshi, një fshat ky i formuar nga lumi Vermosh dhe i mbuluar nga bardhësia e dëborës për më shumë se tre muajt e vitit. Udhëtimi drejt kësaj qendre turistike mund të bëhet me automjete të linjës por edhe me ato private të larta. Nga Shkodra deri në Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë por bukuritë natyrore përmes të cilave të duhet të kalosh të bëjnë të mos ndjesh aspak lodhje dhe të magjepsin me hijeshinë e tyre. Sapo të mbërrish në këtë fshat do përballesh me një shtëpi me një peizazh piktoresk, ofruar enkas për mysafirët e tij, Hani i Z. Lekë Vu-kaj. Ky han është në një gjendje shumë të mirë funksionale, një shtëpi pushimi e pakrahasuar, i cili ofron një dhomë me dy shtretër dhe tualet, të akomoduar shumë rehatshëm, me shije dhe të veçanta. Gju-hët që flasin pronarët e këtij hani janë gjermanisht dhe serbisht, janë të gatshëm t'iu ofrojnë mysafirëve të tyre gjithçka që ata kanë nevojë me shumë përkushtim dhe dashamirësi. Ushqimi që shërbehet për turistët është ai tradicional i zonës së Vermoshit si: prodhime blegtorale dhe peshk me porosi, djathë lope, djathë dele, gjalpë, vezë, djathë i zier, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania, petullat dhe pite. Çdo gjë e gatuar nga vetë banorët dhe të gjitha ushqimet janë

bio. Aktivitetet që organizohen këtu janë kryesisht shëtitje në vende malore, etj. Por një ndër më kryesorët që zhvillohet në gusht të çdo viti është "Logu i Bjes-hkëve", në të cilin zgjidhet "Miss Bjes-hka". Vajzat konkurruese ekspozojnë kos-tume kombëtare tradicionale të zonës së Kelmendit dhe gjithë Malësisë së Madhe. Ky han gjendet fare lehtë, mu në qendër të Vermoshit me tel: +38269431190. Ky është një vend i përsosur për të njohur traditën, shijen, mikpritjen dhe gjithçka të bukur që karakterizon shqiptarët e si-

domos krahinën e Veriut. Një han i bërë enkas për të kaluar fundjavën dhe pushi-met tuaja, si në dimër ashtu edhe në verë e duke mos ndjerë asnjeherë të nxehtin ekstrem apo gricën drithëruese. Një fshat ky i bërë njësh me traditën, bukurinë e natyrës dhe me ajrin e pastër. Në ditën e fundit të pushimit tuaj nga kjo bujtinë do të largohesh me ngrohtësinë, respektin, mallin dhe dëshirën për t’u rikthyer së shpejti.

Nga Arberora Leti Për më tepër: www.77news.al

Turizmi në Vermosh, pushime dhe fundjava magjepsëse!