globalizimi dhe multikulturalizmi

19
MENTORI, STUDENTJA, PROF.DR. XHELADIN MURATI BESJANA REXHEPI TETOVË, 2014 UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS Fakulteti Filozofik Dega e Pedagogjisë Studime Pasdiplomike Master Globalizmi dhe Multikulturalizmi Lënda: Tendencat Evropiane në Arsim (Prezantim)

Upload: besjana-rexhepi

Post on 06-Aug-2015

307 views

Category:

Education


12 download

TRANSCRIPT

MENTORI, STUDENTJA, PROF.DR. XHELADIN MURATI BESJANA REXHEPI

TETOVË, 2014

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËSFakulteti Filozofik

Dega e PedagogjisëStudime Pasdiplomike

Master

Globalizmi dhe MultikulturalizmiLënda: Tendencat Evropiane në Arsim

(Prezantim)

PËRMBAJTJA

Globalizimi dhe definimi i tij si proces Globalizimi i Arsimit Determinantet e globalizimit Globalizimi, faktor i ndryshimeve Arsimi ndërkulturor dhe tendencat

evropiane Arsimi i integruar Multikulturalizmi

GLOBALIZIMI DHE DEFINIMI I TIJ SI PROCES

Globalizmi është një dukuri me ndikim shumë të madh në të gjitha zhvillimet ekonomike, sociale, politike, karakteristike për dhjetëvjecarët e fundit të shekullit XX. Ai përbën një realitet të ri. Globalizmi është zhvillim tej tregut dhe ekonomisë botërore dhe nënkupton të ashquajturën “botë pa kufi”.

Në definime tjera globalizimi konsiderohet si një lloj ndryshimi apo modifikimi që iu bëhet strukturave dhe fushave më të rëndësishme të zhvillimit të shtetit, si të: ekonomisë, politikës dhe kryesisht sferës arsimore kryesisht.

GLOBALIZIMI I ARSIMIT

Në funksion të globalizimit të arsimit, arsimi ynë ballafaqohet me sfida, tendenca, inovime, ndryshime, reforma, teknologji që zhvillimi me forcën e tij i imponon e që shkolla me detyrim i pranon si determinante të bashkëkohësimit të saj dhe ecjen në hap me ndryshimet.

PIKAT KRYESORE TË GLOBALIZIMIT NË ARSIM

Globalizimi ekonomik apo determinant i globalizimit të reformave për progres në arsim.

Arsimi është sistem dinamik, sistem ndërveprues që ndryshon nga trysnia dhe që bëhet nga jashtë dhe nga brenda.

Arsimi është një sistem politik që në mënyrë të vazhdueshme ndryshon si në aspektin cilësor ashtu edhe në atë sasior.

Meritat për reformat në arsim i ka globalizmi. Por duhet pasur parasysh se për procesin e globalizimit

arsimi nuk është faktori më i rëndësishëm, por teknologjia dhe zhvillimet teknologjike prej së cilave varet e tërë bota.

INOVACIONET TEKNOLOGJIKE

DETERMINANTET E GLOBALIZIMIT

Determinantet që e bëjnë arsimin të fokusohet dhe vështrohet nga aspekte të ndryshme dhe të shumta, por si më parësore janë:

1. Ndryshimet e vazhdueshme e të rëndësishme si nga pikëpamja e reformimit të sistemit arsimor ashtu edhe nga pikëpamja programore, strukturore dhe organizative

2. Përshtatja e arsimit dhe studimeve me kërkesat e tregut3. Investimi në arsim me karakter afatgjatë dhe i domosdoshëm4. Liberalizimi i arsimit sipëror dhe jo vetëm i tij5. Konkurenca mes arsimit publik dhe jopublik në arsimin sipëror dhe atë të

mesëm.6. Ndryshimet në arsim dhe reformimin e tij, Evropa e shikon si faktor që

reflektohet në dimensione të rëndësishme:7. Të drejtat e njeriut( respektimi i të drejtave, realizimi i lirisë, barazisë),8. Funksionimin e shtetit juridik;9. Demokracinë dhe qytetarinë ( përgatitjen e të rinjëve për jetën në shoqërinë

demokratike);10. Arsimim gjatë tërë jetës.

PSE PIKËRISHT NDRYSHIMET FILLOJNË NË ARSIM ?

Sistemi arsimor në përgjithësi vështirë iu përshtatet ndryshimeve shoqërore,

Shkolla është institucion arsimor dhe edukativ që e cakton ritmin e jetës,

është e rëndësishme se si ndryshohet shkolla; Arsimtarët vështirë heqin dorë nga vlerat tradicionale; Funksioni i mësimit nuk është qëllim i vetvetes, por ai

duhet të ketë kuptim, të zhvilloj tolerancën, bashkëpunimin, këmbimin e ideve.

Arsimi duhet ta përcjellë dinamikën zhvillimore dhe sfidat shoqërore.

GLOBALIZIMI, FAKTOR I NDRYSHIMEVE

Globalizimi synon botën që do të integrohet, e cila do të ketë më shumë ndërvarësi, më pak pengesa për lëvizjen e njerëzve, kapitalit, ideve dhe informacioneve. Pra globalizimi ka tendencë asimilimin.

Globalizimi ka si objektiv dhe u referohet disa fushave dhe sistemeve botërore duke përfshirë aty, fushën e financave, të tregtisë, të komunikimit, të informacioneve teknologjike, migrimin dhe turizmin, gjuhën kulturën, ideologjinë e të ngjashme.

ARSIMI NDËRKULTUROR DHE TENDENCAT EVROPIANE

Jo çdo vlerë apo kulturë evropiane që vjen nga jashtë ka vlerë pozitive, prandaj duhet pasur parasysh se ndryshimet jo çdoherë kanë efekt pozitiv.

Procesi i globalizimit si i tillë përfshin një mori kondiktash përmes së cilave vijnë ndryshimet në sfera të ndryshme dhe në rastin konkret në fushën e arsimit në këto pjesë:

Arsimi synon arsimim ndërkulturor Transmision i vlerave ndërkulturore Rajonizim i kulturave Dialogu ne mes kulturave si faktor i arsimit ndërkulturor Integrimi i popujve ballkanik dhe shteteve në një proces

të zhvilluar global përmes arsimit ndërkulturor

MULTIKULTURALIZMI

Studimi për multukulturalizmin dhe marrëdhëniet ndëretnike në arsim analizon situatën aktuale dhe kapacitetet e sistemit arsimor për të promovuar multikulturalizëm dhe përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike në vendin.

Në kohë të fundit, në media dhe në jetën publike vend të rëndësishëm zënë raportet për tendencën gjithnjë e më të shprehur për ndarjen e shkollave në baza etnike. Ka shumë studime dhe supozime të numërta për shkaqet themelore për këtë tendencë të cilat vënë në pah një numër të madh të dobësive në nivelin nacional dhe atë të shkollës.

Me Ligjin për arsimin Fillor ndalohet diskriminimi në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së

lëkurës,përkatësisë nacionale, sociale, politike, fetare, shoqërore dhe të pasurisë në realizimin e të drejtave të edukimit dhe arsimimit fillor.

CIVILIZIMI NDËRKULTUROR

Civilizimi multikulturor nënkupton tolerancën, shkëmbimi dhe bashkpunimi midis kulturave që janë prezentë në një mjedis shoqëror, por edhe në botë, pa marrë parasysh se a janë të njejta apo dallohen ato në mes tyre.Caku i kulturës është pushteti mbi vetën përmes edukimit, caku i civilizimit është pushteti mbi natyrën përmes shkencës. Kulturës i përket njeriu, filozofia, morali, besimet etj; kurse civilizimit i përket shteti, shkenca, qytetet dhe teknika.

Multikulturalizmi, si tipar i shoqërisë moderne, doemos që do ti cënonte disa piketa orientuese të njeriut modern dhe shoqërisë së vjetër, duke i zëvendësuar ato me vlerat e reja të shoqërisë civile, e cila synon thyerjen e gardheve të vjetra konceptuale, ideologjike e kulturore, lëvizjen e tabuve dhe tablove politiko-sociale, që kanë qenë mohuese dhe treguese të zonave të ndaluara, në të cilat nuk mund të interferonte njeriu me identitetin e ndryshëm kulturor. Shoqëria së pari është e hapur multikulturore duke siguruar lirinë e bashkëjetesës së njerëzve, që kanë ide politike, formimin, besim fetar të ndryshëm

MULTIKULTURA

Një shoqëri që hapet, duke u bërë gjithjë e më shumë civile e multikulturore, do të ketë gjithnjë e më pak nevojë për të drejtuar me koncepte feudale, duke shfrytëzuar në mënyrë diabotike idenë e ruajtjes së pacënuar të identitetit kombëtar. Padyshim, askush nuk mohon rëndësinë që kanë vlerat tërësore të çdo populli, e të çdo kombi. Është djallëzi e madhe, e tmerrshme, e prodhuar për fat të keq edhe në ditët tona, madje nga njerëz të mençur (por të vjetër në konceptin politik, kulturor e gjeopolitik), koncepti që barazon, karakterin multikulturor me prishjen e kulturës brenda vendit dhe akoma më keq, kur “multikulturën”, e konsiderojnë si vdekje fatale të kulturave kombëtare në nivel global.

MULTIKULTURA SHQIPTARE

Nuk ka dyshim se shoqëria shqiptare është një shoqëri multikulturore, fe të ndryshme, origjina etnike të ndryshme që shprehen në ekzistencën e komuniteteve etnike të ndryshme, në konceptin e gjërë të multikulturalizmit janë edhe diferencat politike, të gjinive, të brezave, të shtresave me probleme të ndryshme etj. Mbi të gjitha kemi të bëjmë me një pasuri të madhe kulturore, ku në një vend të vogël ka një shumsi kulturash dhe nënkulturash regjionale të mrekullueshme, dialekte gjuhësore, pasuri normash kulturore dhe etnike, të gjitha të grumbulluara mbi aksin e madh e të vyer të shoqërisë si element qytetarie, por në një shkallë të qëndrueshme edhe si identitet kombëtar. Komunitetet etnike ndër ne, duke pasur vendin edhe të drejtën e tyre për ta quajtur këtë tokë si atdheun e tyre me të drejta të plota, përsëri kanë peshë numerike shumë të vogël se sa kombi themelues, saqë e bënë shoqërinë shqiptare të dallohet nga ato të tjera ballkanike, të cilat vuajnë nga instabilitetet në marrëdhëniet etnike, e nga modele të paqarta ndërkulturore.

MULTIKULTURALIZMI TË SHNDËRROHET NË VLERË DHE VETËDIJE

Për të pasur integrim ndëretnik të mirëfilltë në arsim, nevojiten ndryshime rrënjësore, inkuadrim dhe përkrahje më e madhe nga ana e institucioneve shtetërore, përmirësim i programeve mësimore që shërbejnë për arsimimin e mësimdhënësve të ardhshëm, por edhe pasurim i më tepër lëndëve mësimore me përmbajtje të reja, të cilat i tejkalojnë stereotipat, paragjykimet dhe barrierat etnike, kurse edukimi dhe aktivitetet me mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit duhet të fokusohen shumë më tepër në gjëra praktike, të cilat ndërtojnë bashkëjetesë ndërmjet bashkësive të ndryshme nëpërmjet të bashkëpunimit për tema, për të cilat ekziston interes i përbashkët.

SFIDAT E ARSIMIT NDËRKULTUROR

Veçanërisht në shoqëritë e pasluftës, Arsimi i lartë është një ndër komponentët thelbësore të transformimeve sociale dhe politike, të cilat gjithashtu ndikojnë drejtpërdrejt në institucione të qëndrueshme shtetërore dhe në krijim e parakushteve për zhvillim ekonomik. Siç është treguar nga përvojat e shume vendeve tjera, arsimi superior ndihmon në shkallë të konsiderueshme në sigurimin e kuadrove cilësor dhe konkurruese në tregun e punës. Prandaj sistemi i arsimit të lartë, situata politike dhe zhvillimin ekonomik janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura.Por se sa do arrijmë të i bëjmë ball këtyre sfidave varet kryekëput nga forma e menaxhimit, administrimit dhe pranimit sa më të shpejt të reformave dhe ndryshimeve përmes së cilave synojmë të integrohemi në BE.

JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN E JUAJ

THANK YOU FOR YOUR ATTENTION

Bëhu i pranueshëm dhe sa më i përshtatshëm për ndryshimet