guida studentore - kub.edu.al
TRANSCRIPT
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 1
VITI AKADEMIIK 2015-2016
GUIDA STUDENTORE
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 2
“The world change not by your opinion but by your professional skills”
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 3
1. PËRSE TË STUDIOJMË NË APB?
Dhjetë arsye përse duhet të studiosh në APB:
1. Stafi akademik shumë i kualifikuar;
2. Ofrojmë bursën “Akademia” për studentët e dalluar dhe aktiv;
3. Program mësimor atraktiv;
4. Mbi 80% e studentëve të diplomuar janë të punësuar;
5. Mjedise dhe infrastrukture bashkëkohore;
6. Partnerë me universitetet europiane;
7. Mbështesim dhe financojmë iniciativat studentore;
8. Kampusi një qytezë e vërtetë;
9. Sepse ne përgatisim profesionistë të vërtetë;
10. Këtu gjeni shumë miq me të cilët do t‟ju lidhin interesat.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 4
2. MIRË SE VINI
2.1 Mesazhi i Presidentit (Prof. As. Dr. Ylber BEZO)
Akademia Profesionale e Biznesit njihet nga të
gjithë si një akademi që dallon prej të tjerave.
Stafi akademik karakterizohet nga serioziteti dhe
mendësia e re në organizimin dhe menaxhimin e
programeve. Rëndësi e vacantë u kushtohet jetës
universitare, konferencave shkencore,
marrëdhënies me komunitetin dhe botës
akademike vendase dhe të huaj.
E mbi të gjitha, përparësi ka mësimdhënia me
në qendër studentin.
“Akademia Profesionale e Biznesit” synon që, në mënyrë të vazhdueshme, të arrijë
standarde akademike të larta, bashkëkohore si dhe të përkrahë aspiratat e cilitdo që
kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë. Akademia ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e të
menduarit kritik e praktik, si dhe ndjenjës së përgjegjësisë ndaj individit, shoqërisë,
kulturave dhe ngjarjeve të ndryshme.
Dëshiroj t‟ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk është një qenie e predispozuar gjenetikisht
për t‟u bërë X apo Y, as origjina e tij apo kushtet familjare nuk vendosin se ç‟do të bëhet
ai. Ju, pa përjashtuar askënd, i keni të gjitha predispozitat, kushtet dhe mbështetjen tonë
maksimale të bëheni çfarë dëshironi të bëheni!
Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 5
3. HISTORIKU
“Akademia Profesionale e Biznesit” lulëzoi si rezultat i përvojës së
themeluesve të këtij Institucioni me karrierë të gjatë akademike dhe
profesionale. Synimi ynë është që APB të mbetet në krye të institucioneve të
mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të kualifikuar. Profesionalizmi i lartë
që na bën të veçantë dhe stili i tutoriatit që ne aplikojmë, kanë konsoliduar
një kulturë akademike dhe mbështetje personale të kujdesshme për
studentët.
“Akademia Profesionale e Biznesit”, është krijuar në zbatim të ligjit Nr.
9741, datë “21.05.2007, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe
funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e
“Akademisë Profesionale të Biznesit”. Të gjitha programet mësimore të
ofruara nga Fakulteti i Ekonomisë dhe i Drejtësisë, pranë APB-së, janë të
AKREDITUARA, bazuar në Urdhrin Nr.500 datë 18.10.2012 / Nr.545
datë 13.11.2012, “Për akreditimin e programeve të studimit Bachelor,
Master Profesional dhe Master i Shkencave”, si dhe Urdhrin Nr. 557 datë
16/11/2012 “Për Akreditimin Institucional të Akademisë Profesionale të
Biznesit”, të lëshuara nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës të Republikës së
Shqipërisë. APB karakterizohet nga përgjegjshmëria dhe përkushtimi për
arritje cilësore që në vitin e parë akademik. Synimi është të jemi
konkurrues dinjitozë në cilësinë e përgatitjes të specialistëve të fushës së
ekonomisë dhe të fushës së drejtësisë. Ky institucion i arsimit të lartë privat
është i hapur për shtetasit shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si
dhe për studentë të huaj. APB ka zhvilluar projektin e vetë strategjik në
sfondin e veprimtarisë kombëtare në arsim, për zgjerimin e demokratizimit
dhe reformës institucionale me vështrim ndaj modernizimit dhe integrimit
europian. Programet e studimit në “Akademinë Profesionale të Biznesit”
janë të hartuara duke iu përshtatur kërkesave të Kartës së Bolonjës, të cilat
mundësojnë transferimin e krediteve dhe nxitin lëvizshmërinë akademike
edhe te partnerët tanë jashtë vendit. Reputacioni ynë tashmë është bërë i
njohur në mbarë vendin çka pasqyrohet në arritjet akademike, intelektuale e
profesionale të studentëve tanë, si dhe në përkushtimin pedagogjik e
kontributin shkencor të stafit akademik dhe drejtues të Akademisë
Profesionale të Biznesit. APB është kurorëzuar dhe vlerësuar me një çmim
të veçantë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si "Sipërmarja e
vetme në fushën e edukimit më e suksesshmja e Vitit 2013".
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 6
4. VIZIONI DHE MISIONI
“Akademia Profesionale e Biznesit” duke ofruar degë dhe profile, e gjithashtu stazh dhe përvojë
pune në kompani vendase dhe të huaja, administratë publike, industri, tregti dhe shërbime, synon
që diplomat e lëshuara prej saj të kombinojnë sfidën akademike me trajnimin dhe aftësitë
praktike, që do të përgatitin studentët për punësim në të ardhmen, si dhe t‟i lejojnë ata të jenë
ambasadorë të fuqishëm për Shqipërinë në shoqërinë eeropiane e më gjerë.
APB synon të punojë për të mirën e shoqërisë në disa drejtime:
si një burim për gjenerimin e zhvillimit profesional në sferat juridike dhe ekonomike;
si një burim për kultivimin e idealeve dhe vlerave demokratike;
si një mjet për përftimin e njohurive dhe krijimin e kapaciteteve të qëndrueshme
intelektuale.
Vizioni i APB-së përqendrohet te shndërrimi i këtij institucioni të arsimit të lartë në një Akademi
të nivelit të lartë, duke bashkuar edukimin demokratik dhe liberal me shpirtin e sipërmarrjes në
gjithçka që bëjmë. Synohet mënyra e të menduarit globalisht, duke kultivuar vetëdijen
ndërkombëtare si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe krijuese të nxënies. Ne jemi njësoj të
angazhuar të veprojmë, si brenda vendit ashtu edhe sipas nevojave rajonale për një të ardhme të
qëndrueshme, duke ndihmuar për një ekonomi më të përparuar dhe një shoqëri më të drejtë, që i
nxit njerëzit të realizojnë qëllimet e tyre.
Misioni ynë është:
Të forcojmë trashëgiminë dhe reputacionin akademik e shkencor për të krijuar një model
të arsimit të lartë që kombinon standardet akademike me aplikimet e botës reale;
Të jemi një institucion proaktiv me vështrim nga e ardhmja, që u përgjigjet shpresave për
ndryshim, modeleve të mësimdhënies dhe mundësive për shkëmbimin e dijes në frymë
bashkëpunimi;
Të përdorim njohuritë bashkëkohore për të ndryshuar perspektivat e jetës së brezave të
studentëve, duke kontribuuar kështu për formësimin e një gjenerate të re dhe të një
shoqërie produktive të begatë.
Të mundësojmë një ofertë akademike elastike duke krijuar një përvojë aktive te studentët,
kërkim shkencor të aplikuar me njohje të përditësuara, shërbime me vështrim ndaj biznesit dhe
sipërmarrjes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet
ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 7
5. PARTNERËT
Akademia e Biznesit me synimin për të qenë një nga institucionet arsimore më prestigjioze në
vend, gjithmonë ka patur si një nga prioritetet në strategjitë e tij realizimin e bashkëpunimeve me
institucione të standardeve më të larta, qofshin këto brenda saj apo jashtë vendit, me qëllim
rritjen e cilësisë së ofertës akademike si dhe ndërkombëtarizimin e diplomave tona.
Bashkëpunimet kombëtare & ndërkombëtare
APB ka nënshkruar, dhe është në proces nënshkrimi, të marrëveshjeve të ndryshme me
insitucione qeveritare përfshirë:
Bashkëpunimin me universitetet shqiptare publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.
Duke u udhëhequr nga slogani “plotësues jo konkurrentë”, APB beson se bashkëpunimi i
shërben jo vetëm universiteteve, por mbarë shoqërisë.
Një bashkëpunim i suksesshëm ndihmon në maksimizimin e shfrytëzimit të burimeve
njerëzore dhe atyre materiale të investuara nga institucionet tona.
Nisur nga sa më sipër, duke vlerësuar eksperiencën, kapacitetet si dhe rolin që ky institucion luan
në hapësirën mbarëshqiptare të arsimit të lartë, APB ka shprehur interesin për një bashkëpunim
afatgjatë dhe me interesa reciprokë.
Akademia Profesionale e Biznesit synon t‟u ofrojë studentëve njohuritë shkencore më të mira të
Universisteteve në mbarë Europën si dhe eksperiencat profesionale më të konsoliduara në
marrëdhënie me sipërmarrjet më të suksesshme vendase dhe jo vetëm.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 8
Për këtë arsye APB ka realizuar dhe është në proces për të nënshkruar marrëveshje
bashkëpunimi dhe partneritete, të tilla si:
University of Craiova, Romania
University of Bucharest, Romania
University of Bologna, Italy
University of Siena, Italy
Universitety of Boras, Sueden
Instituti Formimit Profesional Pescara, Itali
Queen Mary University, London, United
Kingdom
Global London College, United Kongdom
Universite De Fribourg, Switzerland
Universite Lille 2, Droit Et Sante, Lille, France
Rumble Legal Services, Birmingham, United Kingdom
Organizata Joqeveritare „‟Afrodite‟‟ Member of European Youth Platform For The
Development, Tirana, Albania
Youth Center Alliance, Donetsk, Ukraine
Antea Cement, Titan Group
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar – IEKA
Shoqata Kontabël i Miratuar, SHKM
Studio Profesionale – BEZO Consulting
Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes - ISAB
Kompania e Sigurimeve Albsig
Kompania e Sigurimeve Eurosig
Federata e Sindikatave të Pavarura të Tregtisë Private Bankave e Shërbimeve e
Shqipërise - FSTBSH
National Bank of Greece, NBG
Reffeisen Bank
First Investment Bank - FIB
Instituti i Sigurimeve Shoqërore – ISS
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 9
6. MUNDËSITË E STUDIMIT
6.1. Fakulteti i Ekonomisë
Fakulteti i Ekonomisë (FE) që në hapat e parë të
themelimit, në dokumentet bazë të funksionimit të
tij, Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme, ka
përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat
kryesorë të veprimtarisë së tij. Vizioni, misioni dhe
objektivat kryesorë të FE udhëheqin planifikimin
akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe
njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin e të
gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve
ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një
shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në
punën kërkimore- shkencore.
Vizioni i FE është që të rritet dhe të zhvillohet, me
synimin të bëhet një ndër më të besueshmit në
vend, në përgatitjen cilësore të specialistëve të
ekonomisë. Në përmbushje të këtij vizioni,
drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve
edukative, mësımore dhe shkencore, të Fakultetit
të Ekonomisë do të jenë:
Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e
ekonomisë me qëllim të bëhen “Liderë të mendimit
dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse të ekonomisë;
Të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që studentët të kontribuojnë në
zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive
profesionale dhe etike;
Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë
prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies
dhe kërkimit shkencor.
Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe
rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e
profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 10
Fakulteti i Ekonomisë ofron program studimi të ciklit të parë , Bachelor në Ekonomi
(3 vite akademike, 180 ECTS), në tre profile:
1. Financë Kontabilitet
2. Administrim Biznesi
3. Banka & Institucione financiare
Ky sistem studimesh është ndërtuar në përputhje me Dokumentin e Bolonjës, Ligjin Nr. 9741,
datë 21.5.2007 “Për Asimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe Udhëzimin
Nr.15 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në
institucionet publike të arsimit të lartë” dhe kërkesave të kohës.
Në përfundim të ciklit të parë të studimeve, në varësi nga fusha e studimeve, fakulteti lëshon
diplomën “Bachelor në Ekonomi”, në tre profilet: 1. Financë kontabilitet; 2. Administrim biznesi
dhe 3. Banka & Institucione Financiare.
Hartimi i kurrikulave merr parasysh dhe vlerëson dobishmërinë që ka për studentët përmbajtja e
lëndëve të përfshira në programet e studimit duke pasur parasysh se studentët do të jetojnë dhe
punojnë në një ekonomi globale, diverse dhe konkurruese.
Punësimi
Programi i studimit “Bachelor në Ekonomi” në tre profilet
synon të plotësojë nevojat e tregut të punës, nevojat e
bizneseve por edhe organizatave publike për kapacitete
menaxheriale dhe administrative. Të diplomuarit me
Diplomë “Bachelor në Ekonomi” mund të punësohen dhe
të zhvillojnë aktivitetin e tyre si specialistë me kompetencë
në fushat e administrim biznesit, bankave dhe
institucioneve financiare, financës e kontabilitetit si në
insititucione shtetërore qendrore e lokale, ashtu dhe në
sektorin privat.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 11
Profesionet që ju presin:
Në Financë - Kontabilitet:
Specialistë finance dhe kontabiliteti në biznese dhe si profesionistë të lirë;
Specialistë në profilet e tatim-taksave, doganë, etj.
Specialistë të shoqërive të sigurimit, sigurimi shoqëror dhe shëndetësor, fondeve
pensioneve, leasing, etj.
Ekspertë auditimi dhe kontrolli.
Specialistë për ngritje sistemesh kontabiliteti dhe finance.
Analistë, konsulentë në strukturat e sektorit publik, në administratën publike, në
strukturat e Tatimeve, Doganave, të sistemi të Thesarit, buxhetit, auditimit në sektorin
publik.
Specialistë të strukturave financiare private dhe publike;
Specialistë të tregjeve financiare dhe bursave.
Në Administrim Biznesi:
Këshilltarë dhe analist të bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha.
Specialistë ekonomie në institucione dhe organizata të ndryshme.
Ekspertë për menaxhimin e projekteve.
Specialistë të Burimeve Njerëzore.
Specialist Marketingu dhe Komunikimit, Shitjeve dhe Komunikimit me klientët.
Ekspertë të agjencive publicitare dhe turistike.
Ekspertë për vlersimin e ndërrmarjeve publike dhe private.
Në Banka dhe Institucione Financiare:
Specialist i strukturave bankare, broker;
Specialist i strukturave financiare private dhe publike;
Ekspert marketingu në sektorin banker;
Këshilltar në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha për çështje të sektorit bankar;
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 12
Specialist ekonomie në institucione dhe organizata;
Specialist i Burimeve Njerëzore.
Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi të ciklit të dytë, Master Profesional
(1.5 vite akademike, 90 ECTS), në:
1. Menaxhim Biznesi
2. Kontabilitet-Financë
Programet e studimeve “Master Profesional”, u ofrojnë të diplomuarve të ciklit të parë të
arsimimit (bachelor) një trajnim të mëtejshëm profesional në fushën e manaxhimit të biznesit dhe
të kontabilitet/financës. Në përfundim të këtyre programeve të studimit fakulteti lëshon diplomë
në Master Profesional në Menaxhim Biznesi dhe Kontabilitet Financë.
Synimet kryesore të këtij program studimi janë:
Të zgjerojë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;
Të pajisë studentët me njohuri më të thelluara teorike dhe praktike si dhe me
trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e ekonomisë, kontabilitet/financës,
menaxhimit dhe fushave të tjera të lidhura me to.
Të pajisë studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale në kontekstin
menaxherial dhe kontabilitet/finances;
Të arrijë të përgatisë specialistë të kualifikuar në fushën e kontabilitetit dhe
financës. Njohuritë e fituara nëpërmjet këtij programi do të mundësojnë
plotësimin e tregut të punës në sektorin publik dhe privat por edhe më gjerë. Pra,
rritje e mundësive të punësimit në kompani të mëdha që zhvillojnë veprimtarinë e
tyre në vend dhe në rajon;
Të përgatisë specialistë të aftë me njohuri të nevojshme në shërbime
menaxheriale, si menaxhimi i ndërmarrjeve, menaxhimi i prodhimit,
operacioneve, marketingut, shitjeve apo të sektorëve specifikë për të punuar dhe
për të kontribuar në zhvillimin e vendit, me qëllim realizimin e vendimmarrjeve
eficiente;
T‟u japë të diplomuarve kualifikimin dhe trajnimin e nevojshëm në përputhje me
kërkesat e tregut të punës e t‟u krijojë atyre një pamje të re dhe vizionare në
kushtet e globalizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, në përputhje me
Standardet e kërkuara.
Për realizimin e këtyre objektivave programi parashikon studime të thelluara në fusha të
tilla të përgjithshme bazë dhe karakterizues, si: Kontabiliteti, Kosto-Drejtimi i Avancuar,
Drejtimi Financiar i Avancuar, Ekonomksi Menaxherial dhe Menaxhimi i informacionit,
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 13
e deri tek lëndë të rëndësishme specifike si Menaxhimi Operacional, Menaxhimi
Strategjik, Menaxhimi i Projekteve etj.
Programet e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”/ “Kontabilitet-Financë”
suksesin e tyre e bazojnë në:
Përgatitjen dhe përvojën profesionale, kompetencën dhe përkushtimin e stafit
akademik;
Infrastrukturën bashkëkohore të ngritur për këtë qëllim nga APB;
Bashkëpunimin e Institucionit me aktorë të tjerë publikë dhe privatë në vend e në
rajon, dhe me gjerë.
Mundësitë për punësim
Figura profesionale që formohen nëpërmjet këtyre programeve është ajo e një specialisti
menaxher, kontabilist dhe financier të njësive ekonomike të sektorit publik e privat. Në
këtë kuadër, programi ofron mundësinë e përgatitjes së një specialisti të kualifikuar
financë të sektorëve të veçantë të ekonomisë apo edhe më gjerë të një menaxheri të
përgjithshëm, përfshirë fushat e hartimit të projekteve e strategjive, qofshin këto në
sektorë publikë apo privatë, lokalë, kombëtarë e rajonalë, duke nisur që nga etapat e
hedhjes së ideve e deri në realizimin e tyre me efikasitet dhe në shërbim të komunitetit e
mjedisit, në të cilin jetojmë.
Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi të ciklit të dytë, Master i Shkencave
(2 vite akademike, 120 ECTS), në:
1. Menaxhim Biznesi
2. Kontabilitet-Financë
Master i shkencave në “Menaxhim Biznesi” dhe “Kontabilitet-Financë” ofrojnë dije më të
thelluara akademike në fushat e tyre përkatëse, punë kërkimore dhe studime që shoqërohen me
ngritjen e nivelit, kualifikimin e studentit dhe përgatitjen për ciklin e tretë të studimeve në
doktoraturë. Programi Master i Shkencave, i cili është organizuar dhe zhvillohet në përputhje me
strategjinë e institucionit, përmbush më së miri dhe është i orientuar drejt kërkesave të tregut të
punës e zhvillimeve ekonomike bashkëkohore në kuadër të globalizimit, dhe në përshtatje me
kornizën ligjore në vend.
Objektiva Specifikë të programit
Të pajisë këta specialistë me teknikat, instrumentat dhe metodat më bashkëkohore
(sasiore dhe cilësore), përmes të cilave ofrohen zgjidhje për probleme të ekonomisë,
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 14
financës dhe menaxhimit, me të cilat përballen sipërmarrjet e biznesit në fusha të
ndryshme dhe për hartimin e projekteve e strategjive të zhvillimit të njësive ekonomike të
biznesit në veçanti, në sektorin publik dhe mbarëkombëtar apo rajonal në përgjithësi.
Të pajisë këta specialistë me njohuri më të përparuara në fushën e kërkimit, e për të
mundësuar kështu përgjigje adekuate ndaj kërkesave të ekonomisë dhe menaxhimit me
efikasitet të burimeve njerëzore e kapitale, në kuadër të integrimit europian të vendit.
T‟u mundësojë këtyre specialistëve karrierë të suksesshme dhe kualifikim të mëtejshëm.
Mundësitë për punësim
Pas përfundimit të këtyre programeve, në saje të njohurive të marra, studenti aftësohet për
mundësinë e punësimit në njësi të ndryshme ekonomike, kryesisht në sektorin e hartimit e të
menaxhimit të strategjive dhe të vendimmarrjes e lidershipit në sektorë të ndryshëm të
ekonomisë. Sistemi i njohurive që ofrohet nga programet Master i Shkencave dhe
kompetencat që përftojnë studentët nëpërmjet tij u mundësojnë atyre ndjekjen e një karriere
kërkimore apo akademike, nëpërmjet vazhdimit të studimeve në programe të doktoraturës,
për zhvillimin dhe ngritjen në karrierë shkencore dhe akademike. Programet mundësojnë
aftësi të thelluara shkencore për të reflektuar në mënyrë kritike dhe për t‟u përfshirë në punë
studimore.
6.2. Fakulteti i Drejtësisë
Motoja e Fakultetit të Drejtësisë “VERITAS, VIRTUS, LIBERTAS”, është që të plotësojë më së
miri të gjitha standardet e një Fakulteti model brenda të cilit formohen juristët e rinj. Pranë këtij
fakulteti studentëvë u jepet mundësia e studimit në dy cikle: BACHELOR & MASTER duke u
ofruar studentëve kurrikulat më të pasura dhe atraktive në përgatitjen e tyre për profesionet e
ardhshme në fushën e Drejtsisë.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 15
Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimi:
Cikli i parë, Bachelor (3 vite akademike, 180 ECTS), në:
1. Bachelor në “Drejtësi”
2. Bachelor në “E Drejtë Biznesi”
Pas përfundimit me sukses të ciklit të parë “BACHELOR”, të diplomuarit mund të punojnë në
profesionet të orientuara sikurse janë: jurist si dhe këshilltarë juridikë në sektorin shtetëror dhe
atë privat.
Cikli i dytë, Master i Shkencave (2 vite akademike, 120 ECTS), në:
1. MSc. “E Drejta Penale”
2. MSc. “E Drejta Civile dhe Tregtare”
Pas përfundimit të këtij Masteri Shkencor, të gjithë studentët me titullin Msc., gëzojnë të
drejtën të konkurrojnë për vazhdimin e studimeve për Prokurorë dhe Gjyqtarë pranë
Shkollës së Magjistraturës. Fitimi i titullit Msc është një kusht paraprak i vendosur nga
Dhoma Kombëtare e Avokatisë për regjistrimin si Asistent Avokat dhe më pas
nënshtrimit të provimit të Avokatisë.
Të gjithë të diplomuarit mund të punësohen në administratën publike qendrore dhe
lokale. Shoqëritë tregtare, përfshirë këtu edhe ato me drejtim finaciar- tregtar, sikurse
edhe në Dhomat e Tregtisë në mbarë vendin. Të diplomuarit e Fakultetit tonë kanë
avantazhe direkte për t‟u punësuar pranë bankave, kompanive të sigurimeve, përfaqësues
ligjorë të bizneseve dhe korporatave më të mëdha private dhe publike. Gjithashtu juristët
tanë kanë mundësi të larta që të punësohen pranë administrates gjyqsore.
Të gjithë studentët të cilët zotërojnë një Diplomë në “Master i Shkencave” të lëshuar nga
Akademia Profesionale e Biznesit kanë të drejtën të regjistrohen në ciklin e tretë, duke
vijuar studimet e “Doktoraturës”.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 16
6.3. Instituti i Studimeve dhe Aplikimeve në Biznes, I.S.A.B
Pranë APB-së, është krijuar edhe “Instituti për Studime dhe Aplikime në Biznes” (I.S.A.B), i cili
funksionon si një organizatë jofitimprurëse me statusin e një qendre. Fusha e veprimtarisë së
këtij instituti është:
Kryerja e studimeve dhe kërkimeve të ndryshme shkencore, në funksion dhe për
zgjidhjen e nevojave të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, në kuadër projektesh
ose jo, duke angazhuar kapacitetet
shkencore të stafit akademik të
APB-së apo dhe bashkëpunëtore të
tjerë jashtë tij.
Kryerja e shërbimeve dhe realizimi
i projekteve në të mirë dhe në
interes të vëndit dhe të publikut,
lidhur me: zhvillimin e
qëndrueshëm i ekonomisë,
biznesit, turizmit, shëndetit publik,
edukimit, vlerave kulturore etj;
përmirësimin e qeverisjes dhe zbatimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe
informalitetit; forcimi i institucioneve që përmirësojnë vendosjen e demokracisë;
mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i kapaciteteve të brezit të ri dhe organizatave;
fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit në hapësirat e shoqërisë civile etj.
Përgatitja e materialeve, moduleve të
nevojshme dhe realizimi i Kualifikimeve
dhe Trajnimeve, me specialistët,
profesionistët apo grupe të ndryshme të
interesit në të gjitha fushat e Ekonomisë
dhe të së Drejtës, për t‟i aftësuar ata, për
t‟iu nënshtruar provimeve të shtetit, dhe
përfitimit të Titujve profesionalë.
Përgatitja e materialeve, moduleve të nevojshme dhe realizimi i Kualifikimeve
dhe Trajnimeve, me specialistët, profesionistët apo grupe të ndryshme të interesit
në të gjitha fushat e ekonomisë, politikës, të të drejtës, të mjedisit apo të
administrimit të territorit, dhe në përgjithësi të gjithë nevojave të zhvillimit dhe
integrimit të shoqërisë shqiptare.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 17
ISAB ka si qëllim që të mbështesë veprimtarinë e stafit akademik dhe studentëve të
Akademisë Profesionale të Biznesit duke funksionuar në shërbim të Fakulteteve efektive,
mbi bazë qendrash studimore të orientuara sipas fushave të studimeve universitare, që
mund të jenë Qendër e Studimeve me natyrë Social-Ekonomike dhe Qendër e Studimeve
me natyrë Juridike dhe Ligjore. Instituti synon përgatitjen dhe realizimin e kushteve për
të siguruar Edukimin gjatë gjithë jetës, të specialistëve, ekspertëve dhe profesionistëve
përmes kualifikimeve për rritjen e kapaciteteve dhe ekspertizës profesionale, kryerjen e
testimeve për të gjithë individët dhe specialistët që kanë interes për të marrë pjesë në
proceset e marrjes së Titujve Profesionale.
Në këtë optikë, ISAB zhvillon KURSET E TRAJNIMIT për “Standardet Kombëtare
dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar dhe rritjen e
kapaciteteve profesionale të nevojshme për implementimin e tyre”. Trajnimi zhvillohet
për specialistët dhe profesionistët e Fushës së Kontabilitetit, të Auditimit, të Bankave,
Kompanive të Sigurimeve, të Korporatave dhe kompanive publike dhe private, punonjës
të strukturave Fiskale dhe të Auditimit të Administratës Publike etj., të cilëve, sipas Ligjit
9228 datë 29.04.2004 ”Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” i ndryshuar, u
kërkohet implementimi i SNKRF (IAS/IFRS) dhe jo vetëm ato.
Qëllimi kryesor i programit të trajnimit është plotësimi me njohuritë e nevojshme dhe të
thelluara të këtyre specialistëve dhe profesionistëve, lidhur me zhvillimet kontabël
ndërkombëtare, me rregullat bazë të vlerësimit të elementeve të Pasqyrave Financiare
sipas IFRS, për organizimin, mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare
për qëllime të përgjithshme sipas standardeve dhe auditimin e tyre.
Ky trajnim është në shërbim të kandidatëve që duan të konkurrojne për të fituar Titullin
“Kontabël i Miratuar” apo “Ekspert Kontabël i Regjistruar”. Certifikata lëshohet për
SKK dhe SNK njëherësh. Ajo është e njohur nga IEKA dhe Autoriteti i Certifikimit për
qëllim të regjistrimit për provim. Në trajnim punohen edhe Tezat e provimeve të viteve të
shkuara për Ekspert, apo Kontabël i Miratuar.
Shënim: Numri i kandidatëve FITUES në Provimet e shtetit, të cilët janë trajnuar vit pas viti
pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, shkojnë në rreth 15% më shumë se mesatarja e
Republikës.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 18
7. FASILITETET
7.1 Mjediset
Fasilitetet kanë një rol jo pak të rëndësishëm në përmbushjen e misionit dhe objektivave të APB-
së, të tilla si: burimet materiale, logjistika dhe shërbime të tjera për studentët dhe stafin e saj.
Godina katërkatëshe e APB-së ndodhet në një pozicion mjaft të favorshëm si dhe është lehtësisht
e aksesueshme nga ana e studenteve, duke krijuar
mundësinë për të realizuar me efektshmëri të lartë
veprimtaritë edukuese, mësimore e shkencore.
Godina identifikohet si një tërësi hapësirash me
funksione të përcaktuara qartë, jo vetëm në shërbim të
procesit mësimor, por edhe të formimit praktik për të
gjitha programet e studimit si dhe të gjitha shërbimeve
të domosdoshme të lidhura me to.
Mjediset e brendshme janë moderne me hapësira shumë
funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive
mësimore. Leksionet, seminaret dhe laboratorët
zhvillohen në salla me mjete audiovizive, që lehtësojnë
procesin e mësimdhënies dhe komunikimin pedagog-
student. APB, në total ka në dispozicion një sipërfaqe
rreth 3.000 m², nga ku sipërfaqe ndërtimi mbi 2.000
m² duke plotësuar kështu normativën e sipërfaqes së
shfrytëzueshme të përcaktuar nga ligji, me një
mesatare prej rreth 4m²/student.
Në mjediset përfshihen:
Salla të mëdha, moderne dhe të përshtatshme,
leksionesh dhe seminaresh;
Zyra për stafin akademik, për punonjësit ndihmës dhe mbështetës, të plotësuara me të
gjitha pajisjet e domosdoshme;
Salla moderne kompjuterash, ku ofrohet falas shërbimi i internetit si për studentët ashtu
edhe për stafin akademik dhe punonjësit ndihmës;
Biblioteka, libraria dhe salla e studimit;
Mjedise relaksuese dhe mjedise të gjelbra.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 19
7.2 Laboratorët
Procesi mësimor dhe kërkimor në APB zhvillohet në
mjedise të dedikuara për këtë qëllim, duke garantuar
nevojat për pajisje dhe logjistikë në formimin
praktik të studentëve në disiplinat e nevojshme.
Laboratorët mundësojnë mbulimin e lëndëve të
tilla si Informatikë, Kontabilitet Financiar,
Statistikë, Analiza e Pasqyrave Financiare,
Kontabilitet i Aplikuar, Statistikë Biznesi,
Menaxhimi i Operacioneve si dhe lëndë të tjera që
lidhen me përdorimn e kompjuterave.
7.3 Biblioteka
Ashtu siç është shprehur në vizionin dhe misionin e
APB-së, këtu praktika dhe teoria gërshetohen dhe
paraqesin një tërësi në procesin e të mësuarit,
prandaj Biblioteka është një nga asetet më të
mëdha të APB-së.
Me një kapacitet me rreth 2.000 vëllime, e
organizuar në sistemin e hapur me tituj të sistemuar
sipas kategorive dhe disiplinave të mësimdhënies,
ku brenda së njëjtës hapësirë është organizuar dhe
salla e studimit me kapacitet rreth 60 vende.
Institucioni investon në mënyrë të vazhdueshme për pasurimin e fondit me botime të reja apo
periodikë të specialiteteve ekonomike dhe juridike, për ta pasuruar me dijet dhe literaturë
bashkëkohore.
Kjo bibliotekë u shërben studentëve dhe stafit akademik, studiuesve dhe punonjësve shkencorë e
bashkëpunëtorëve të APB-së. Institucioni investon në mënyrë të vazhdueshme për pasurimin e
fondit me botime të reja apo periodikë të specialiteteve, për ta pasuruar me dijet dhe literaturën
bashkëkohore.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 20
7.4 Libraria
E plotësuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet didaktike të
nevojshme për studentët, përmbush nevojat e
studentëve për tekste mësimore, skripte, cikle
leksionesh, përfshirë këtu edhe mundësinë për të
fotokopjuar materiale shtesë.
7.5 Mjediset e jashtme
Në shërbim të godinës kryesore është një sipërfaqe e gjelbër prej rreth 1.500 m² që shërben si
park çlodhës.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 21
8. STUDENTËT E ARDHSHËM
8.1 Më shumë arsye për të studiuar në APB
Përsosmëri Akademike
Programet e studimit realizohen me pedagogë të
kualifikuar, me përvojë ndërkombëtare akademike dhe
profesionale. Pjesa më e madhe e tyre kanë kryer
studime në universite të perëndimit dhe janë
profesionistë në fushat e tyre të specializimit. Bëhu
pjesë e jetës studentore të APB dhe përjeto fillimin e
një karriere brilante në fushën e biznesit dhe së drejtës!
Bursa studimi dhe mbështetje e madhe financiare
APB për të bërë realitet cilësinë në edukimin e
studentëve nxit dhe motivon ofrimin dhe mbështetjen
më të madhe çdo universiteti në vend, si bursa të
ndryshme dhe lehtësira nga marrëveshje me bankat. Pas
diplomimit në APB, studentët tanë punësohen në
biznese lider, vendase dhe të huaja.
Mundësi punësimi
Në APB ju mund të zhvilloni një gamë të gjerë të
'aftësive të transferueshme' përmes studimeve tuaja dhe
aktiviteteve rekreative. Punëdhënësit potencialë
bashkëveprojnë me universitetin tonë në një klimë
partneriteti dhe besimi të ndërtuara vit pas viti. APB
organizon panaire punësimi të përvitshme, ku ju të keni
mundësi të krijoni rrjetin tuaj të bizneseve të preferuara
dhe të mbani kontakte me to qysh para diplomimit.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 22
Vlera e shtuar e studimit në APB
Të diplomuarit në APB shkëlqejnë në:
aftësi për të mësuar shpejt;
zhvillimin dhe adoptimin e qasjeve të reja;
komunikim efektiv, me shkrim dhe me gojë;
kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve.
Programe mësimore të larmishme dhe
interaktive
APB ofron programe mësimore të hartuara konform
Kartës së Bolonjës dhe sipas kërkesave të tregut të
punës. APB nxit lëvizshmërinë akademike të studentëve
për të kryer të paktën një semester në universitetet e
huaja. Studentët kanë mundësi të thellohen në fushën
që kanë zgjedhur dhe njëkohësisht të ndërthurin teorinë
me praktikën nëpërmjet ekspertizës së pedagogëve tanë
dhe të praktikave të punës që u mundëson APB.
Metoda moderne të mësimdhënies
Pedagogët në APB përdorin teknikat dhe metodat më
moderne të mësimdhënies, përdoret teknologji e lartë
për leksione dhe element audio-vizual. Kjo metodikë
zhvillon aftësitë analitike dhe mendimin kritik si dhe
nxit krijimtarinë dhe inteligjencën e studentëve.
Përkujdesje individuale
APB ka ngritur zyrën e këshillimit dhe tutorimit për t‟u
ofruar studentëve përkujdesje maksimale, në grupe të
vogla apo edhe një-për-një.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 23
Në hap me kohën
Ne jemi një institucion inovativ ku bëhen hulumtime
rreth temave më të nxehta të kohës, në fusha të
ndryshme të ekonomisë dhe drejtësisë, Ne kemi një
godinë mësimore dhe ambiente çlodhëse luksoze si
dhe një rrjet WiFi që mbulon të gjitha mjediset e
shkollës.
Diversitet studentësh
Kushdo që jeni dhe kudo që jeni, APB ju mirëpret!
Ne kemi studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë
dhe jashtë saj. Studimi te ne nuk njeh moshë, ndaj ju
mund të ndiqni studime Bachelor, Master
profesional e Master i shkencave apo specializime
profesionale në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.
Eksperienca unike e APB-së
Studentët në APB janë të angazhuar në aktivitete të
ndryshme kulturore dhe sportive të organizuara nga
qeveria studentore. Mund të përmendim këtu,
Kampionatin e Minifutbollit (Meshkuj) dhe
Kampionatin e Volejbollit (Femra), të cilat
organizohen çdo vit akademik me pjesëmarrjen e
ekipeve nga kurse të ndryshme të programeve të
studimit.
Rankimi nga “Webometrics”
Nga Rankimi që është realizuar nga “Webometrics
Ranking of World Universities" grupi spanjoll
Cybermetrics Lab një nga grupet më të mëdha
kërkimore me qendër në Spanjë organizon çdo 6
muaj renditjen e Universiteteve botërore
Webometrics, në të cilën marrin pjesë rreth 20 mijë
institucione të arsimit të lartë.
Për 6-mujorin e parë të vitit 2015, Akademia
Profesionale e Biznesit renditet ne vendin e 6-të dhe
e 3-të jopublik më i vlerësuar në rang kombëtar!
Ndërsa për 6-mujorin e dytë të vitit 2015, APB
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 24
renditet e 9-të dhe e 3-të jopublik më i vlersuar në rang kombëtar!
8.2. Stafi Akademik
Deri tani APB ka synuar të ndjekë politikën e punësimit të një stafi akdemik me përvojë,
mundësisht me grada e tituj shkencorë, të kombinuar me një brez të mesëm, të cilët kanë
përvojë të konsoliduar jo vetëm në fushën akademike por dhe nga realizimet e tyre
praktike, si edhe një brezi të ri specialistësh të cilët kanë studiuar kryesisht në shkollat e
perëndimit dhe janë kthyer në Shqipëri për të ushtruar aktivitet profesionale dhe
akademike dhe që reflektojnë dijet më adekuate në fushat përkatëse.
Mishërimi i BRAIN GAIN është në fakt një prej synimeve të aplikuara nga APB për të
krijuar një staf dinjitoz në shërbim të objektivave të institucionit.
Një pjesë e mirë e stafit akademik është kualifikuar me Gradën shkencore “Doktor” të
fituar në Universitetet Evropiane. Pranë familjes sonë akademike aktivizohen duke dhënë
mësim edhe drejtuesit më të lartë të Institucioneve shtetërore, të cilët përcjellin te
studentët përvojën më të mirë të akumuluar në vite. Disa prej Profesorëve janë trajnuar
edhe nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane sikurse edhe janë dekoruar nga
Departamenti i Shtetit Amerikan.
Stafi akademik i APB-së i është nënshtuar një kualifikimi të vazhdueshëm, falë një
bashkëpunimi të frytshëm me institucione brenda dhe jashtë vendit. Kjo përbën, pa
dyshim, një konstante të synimeve dhe strategjive të APB-së dhe një prej pikave të forta
të institucionit tonë.
Materializimi i bashkëpunimit me universitetet perëndimore do të mundësojë
kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik. APB ka planifikuar të krijojë një proces
“Guest Lecturer” në marrveshjet e saj me universitetet perëndimore. Pranë APB-së, duke
filluar me vitin akademik 2014-2015 do të japin mësim edhe profesorë të huaj nga
universitete të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu, APB do të përfitojë nga programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin e saj
në kuadër të programit SOCRATES – ERASMUS, falë marrëveshjes së nënshkruar me
Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit të Krajovës
Rumani.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 25
9. AKTIVITETET AKADEMIKE
APB u kushton një rëndësi të veçantë
aktiviteteve akademike, të cilat mbështeten
mbi projektet e ndryshme.
Publikimet, tryezat shkencore,
memorandumet e bashkëpunimit, vizita
studimore si edhe kontaktet e vazhdueshme me
median i japin një frymëmarrje të re institucionit
tonë.
Organizimi i ligjëratave të hapura nga personalitete të shkencës, vendas dhe të huaj,
është kthyer tashmë në një traditë.
APB është në fazën e zhvillimit të disa projekteve të rëndësishme për mbarë
shoqërinë shqiptare, falë bashkëpunimit të ngushtë me Fondacionin Boras
Energji dhe Ambient, sikurse edhe me Universitetin e Boras, Suedi.
9.1 Konferenca I ndërkombëtare shkencore
Më 14 qershor 2013, APB zhvilloi Konferencën e
I Ndërkombëtare Shkencore “Zhvillimet bashkëkohore,
Sfida dhe perspektiva”, në të cilën morën pjesë
personalitetet të larta të fushës se drejtësisë dhe ekonomisë. Profesorë të huaj nga Universiteti
i Krajovës Rumani, Universiteti i Bolonjës Itali, Universiteti i Athinës Greqi, sikurse
edhe profesorët e APB-së, referuan dhe demonstruan një nivel të lartë profesional shkencor.
Në këtë konferencë na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe konsulli i Shtetit të Izraelit
z. Abraham Lev Louis.
Të gjitha punimet shkencore të konferencës u botuan në revistën Proceedings Book.
Në prill të vitit 2013, APB kishte ftesë pjesëmarrjeje në Konferencën Ndërkombëtare
Shkencore e organizuar nga Universiteti i Krajovës, Rumani krahas Universiteteve
më prestigjioze europiane sikurse janë: Queen Mary University London, Universite de
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 26
Lille 2, Francë, Universite de Fribourg, Zvicër, Universite de Bourgogne, Fancë.
9.2 Konferenca II ndërkombëtare shkencore
Më 29 prill 2014, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Akademia Profesionale e
Biznesit organizoi seancën plenare të Konferencës II Ndërkombetare Shkencore
''Ndryshimi Global - Impakti Ekonomik dhe Ligjor", për të vazhduar më pas, sipas
axhendës së saj, me dy seksionet e ndara sipas fakulteteve në mjediset e akademisë.
Në konferencë morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe sferës
profesionale nga fusha e ekonomisë dhe drejtësisë,
sikurse edhe profesorët e APB-së, të cilët
demonstruan një nivel të lartë shkencor dhe
profesional përmes problematikave që trajtuan në
referatet shkencore që i përcollën auditorit të
konferencës.
Konferenca pati një audiencë ndërkombëtare
të akademikëve të shquar, vendas dhe të huaj, nga
Universiteti Britanik i Dubait, Universiteti i
Birmingamit, Universiteti i Krajovës, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Tetovës,
Universiteti i Prishtinës, si dhe specilalistëve të fushave përkatëse, të cilët dhanë përmes
punimeve dhe studimeve të tyre një kontribut me vlerë mbi problematikat dhe sfidat
globale në fushat e biznesit dhe të së drejtës.
Në konferencë u paraqitën 35 punime shkencore me karakter studimor analitik dhe
empirik, ndër to 2 postera, të seleksionuara dhe
miratuara nga një bord shkencor me pjesëtarë
akdemikë dhe profesorë të shquar vendas dhe të huaj.
Konferenca u përshëndet dhe disa të ftuar specialë,
Zv. Ministër i Arsimit dhe Sporteve, Znj. Nora Malaj e
cila përshëndeti dhe në emër të Ministres së Arsimit,
Rektori i Universitetit të Krajovës, Prof. Dan Claudiu
Danisor si dhe Z. Arthur Michael Rumble përfaqësues
i Dhomës së Avokatisë britanike.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 27
9.3 Konferenca III ndërkombëtare shkencore
Më 25 prill 2015, në mjediset e
Muzeut Historik Kombëtar, Akademia
Profesionale e Biznesit organizoi seancën
plenare të Konferencës III Ndërkombetare
Shkencore “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe
përmirësimi i cilësisë së jetës në Shqipëri
përmes procesit të integrimit në Bashkimin
Europian”, për të vazhduar më pas, sipas axhendës së saj, me dy seksionet e ndara sipas
fakulteteve në mjediset e akademisë.
Në konferencë morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe sferës
profesionale nga fusha e ekonomisë dhe
drejtësisë, sikurse edhe profesorët e APB-së të
cilët demonstruan një nivel të lartë shkencor
dhe profesional përmes problematikave që
trajtuan në referatet shkencore që i përcollën
auditorit të konferencës.
Konferenca pati një audiencë ndërkombëtare të
akademikëve të shquar, vendas dhe të huaj, ku
të ftuar ishin: Zv. Ministria e Arsimit dhe
Sportit Znj. Nora MALAJ, partnerët tanë
akademikë nga Britania e Madhe MA (hons). Andy Zdan-Michajlowicz, nga Bullgaria
Prof. Phd. Svetoslav Zanev, nga Italia Prof. Dr. Andrea Ragusa, Dr-ssa Manuela
Malucelli, nga Ukraina PhD Nataliia Kalashnyk, përfaqësues nga Business Albania,
përfaqësues nga Titan group, si dhe
përfaqësues nga institucione të tjera publike
dhe private. Përfaqësues nga ambasadat si
dhe të enteve të administratës publike,
professorë të nderuar të vendit dhe rajonit
dhe doktorant që do përcjellin punimet e
tyre shkencore në këtë konferencë
shkencore ndërkombëtare të Akademisë
Profesionale të Biznesit.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 28
9.4 Konferenca Kombëtare Shkencore e Fakultetit të Drejtësisë
Më datë 4 qershor 2015 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, Fakulteti i Drejtësisë
organizoi Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me teme: “PUSHTETI GJYQËSOR DHE
INTEGRIMI EUROPIAN I SHQIPËRISË”, ku të pranishem në panelin kryesor ishin përfaqësues
dhe personalitete të rëndësishme të fushës së drejtësisë, nga ku mund të përmendim:
1. Z. Amarildo Laçi (Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda)
2. Z. Gazmend Sulaj (Përfaqësues nga Gjykata e Krimeve të Rënda)
3.Z. Gentian Tërnova (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda)
4. Z. Granit Shahu (Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë)
5. Dr. Bledar Ilia ( Pedagog i Akademisë Profesionale të Biznesit)
Gjatë konferencës u diskutua rreth problemeve që
karakterizojnë sistemin tonë të drejtësisë, reforma në
sistemin e drejtësisë, përshtatja e legjistacionit tonë
me atë të gjykatave europiane, shmangia e
korrupsionit, etj.
Ndërsa Gjyqtari Amarildo Laçi vuri theksin rreth
disa çështjeve të rëndësishme të tilla si: Reformimi i
Sistemit të Drejtësisë dhe Sistemit Gjyqësor; Domosdoshmëria e rekrutimit të Gjyqtarëve me
përvojë dhe jo në bazë të bindjeve politike; Problematika lidhur me mungesën e personelit dhe
fluksi i çështjeve në shqyrtim; si dhe rëndësia e mbështetjes në praktikat e gjykatës së
Strazburgut.
Lidhur me problematikat dhe sfidat e organit të akuzës
në Shqipëri, ishte Prokurori Gentian Tërnova, i cili
theksoi një sërë çështjesh me rëndësi për
mirëfunksionimin e organit të prokurorisë në të gjitha
nivelet e saj të tilla si: Garantimi i procedurave penale;
Profesionalizmi dhe shmangia e korrupsionit;
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore; Mungesa e informimit; Stabiliteti i institucioneve; si dhe
nevoja e hartimit të proceseve standarde.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 29
9.5 Leksione të hapura
Pranë APB-së kanë ligjëruar personalitete si:
Mr. Karel De GREVE, European Commission – DG
Taxation and Customs Union TAXUD/B5,
"Customs Union and path of Albania (customs) to
accession to EU"
Prof.Dr. Paskal MILO, „‟Shqipëria dhe Integrimi
Europian‟‟
Dr. Enkelejda SHAMKU, studiuese-gjuhëtare,
„‟Fjala e Lirë‟‟
Dr. Florjon MIMA, ish-Ministër i Ekonomisë,
“Zhvillimet dhe nevojat për reformë ne
ekonominë shqiptare”
Z. Erjon VELIAJ, Ministër i Mirëqënies Sociale
dhe Rinisë, “Për një të ardhme të orientuar”
Dr. Marko BELLO, ish-Ministër i Integrimit,
“Shqipëria dhe sfidat drejt familjes evropiane”
Z. Hysni DEMIRAJ, G j y q t a r , Gjykata e Krimeve
të Rënda, “Takim me gjyqtarin”
Mr. Frank HANTKE, Drejtori i Fondacionit
Friedrich Ebert (FES) në Shqipëri, "What role
for Dialogue between interest groups for better
Labor market solutions?"
Z. Granit SHAHU, Prokuror, Prokuroria e
rrethit Tiranë, “ Takim me prokurorin”
Z. Ardian KASAPI, avokat, “ Takimi me avokatin”
Znj. Nora MALAJ, Zv. Ministër i Arsimit
dhe Sporteve, “ Për një të ardhme të orientuar”
Z. Fate VELAJ, Këshilltari i Kryeministrit
për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane,
“Europa ime”
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 30
Prof. Efrat TAHAR-KEDEM, University of Haifa
Israel, "Is tolerance the explanation for protecting
Jews during the 2-nd World War?‟‟
Mr. Hellmut HOFFMAN, Ambasadori Gjerman,
"German and Albanian Relationship walking together in
EU"
Z. Amarildo LACI, Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të
Rënda „‟Sistemi Gjyqësor Shqipëtar dhe Reformimi i
tij‟‟
Znj. Erisa XHIXHO, Zv. Minister i Ministrise se
Integrimit Europian , „‟Europe Day‟‟
Znj. Gentiana SULO, Zv. Minister i Ministrisë së
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, „‟Europe Day‟‟
Znj. Flutura XHABIJA, Presidente e Shoqates se
Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare “Sipermarrja
femerore dhe dimensionet e saj universitare”
Znj. Bajame SEFA,
Përfaqësuese e Bankës Boterore
Z. Vicenzo GALATARO, Prof. në Universitetin e
Sienas, Itali, „‟Strategjitë e reja të komunikimit dhe
marketingut‟‟
Z. Erindi BEJKO, Drejtor i Punëve Publike, Bashkia
Tiranë, „‟Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar‟‟
Z. Dorian Leka, Lektor i së Drejtës Europiane,
„‟E drejta Europiane dhe sfidat e saj‟‟
Në vazhdimësi APB do të jetë destinacioni kryesor
i ligjëratave të shumë personaliteteve vendase dhe
të huaja.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 31
„‟Europe Day‟‟
Më datë 8 maj 2015, Akademia Profesionale e Biznesit organizoi një open day me fokus
Integrimin Europian. Në këtë takim ishin të pranishëm:
Znj. Erisa Xhixho, Zv. Ministre e Ministisë së Integrimit Europian.
Znj. Gentiana Sulo, Zv. Ministre e Ministrisë Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Në këtë takim u diskutua rreth progresit të Shqipërisë dhe sfidat për në Bashkimin Europian.
Gjithashtu në fokus të këtij takimi ishin dhe reformat e ndërmarra për përshpejtimin e çeljes
së negociatave për anëtarsimin e Shqipërisë në BE.
Strategjitë e reja të marketingut dhe komunikimit
Më datë 2 nëntor 2015 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua një cikël
leksionesh të hapura me fokus “Komunikimi dhe marketing” nga Prof. Dr. Avv. Vicenzo
Galataro, nga Universiteti i Sienës, Itali. Në këtë takim u diskutua rreth mënyrave inovative
dhe efiçente në marketing. Gjithashtu një pjesë e mirë e bisedës ishte e përqendruar te
komunikimi, pasi, siç dihet, ai luan një rol kryesor në marketing.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 32
Takim me Ambasadorin Gjerman
Më datë 2 dhjetor në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua një leksion i
hapur me temë “German & Albanian Relationship Walking Together in EU”, ku i ftuar ishte
Ambasadori Gjerman Z. Hellmut Hoffman. Ambasadori foli rreth marrëdhënieve të dy
vendeve, integrimit europian, projekteve të përbashkëta dhe sfidave që e presin Shqipërinë
për Integrimin Europian. Pjesë e këtij diskutimi u bënë dhe studentët e APB-së, të cilët
shtruan pyetje të ndryshme për ambasadorin.
Takim me Komisioneren për Diskriminimin
Në mjediset e Akademisë Profesionale të
Biznesit u zhvillua një takim me znj. Irma
Baraku – Komisionere për mbrojtjen nga
Diskriminimi.
Në këtë takim u diskutua rreth shtresave
shoqërore të diskriminuara, shkaqet dhe
pasojat e diskriminimit, ndalja dhe
ndërgjegjësimi i individëve.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 33
9.6 Vizita studimore
Vizitë studimore në Doganën e Durrësit.
Studentët e kursit të II-të të programit të
studimit Bachelor në Ekonomi morën pjesë
në një vizitë studimore të organizuar në
Doganën e Durrësit. Kjo vizitë studimore u
zhvillua në funksion të gërshetimit të njohurive
teorike me përvojën praktike në kuadër të lendës
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore. Studentët
gjatë kësaj vizite me karakter studimor u
njohën me proçedurat dhe funksionimin e
përditshëm të administratës doganore përmes
kontakteve dhe diskutimeve që ata zhvilluan
me specialistë dhe funksionarë të lartë të kësaj
administrate.
Vizitë studimore në Doganën e Rinasit.
Ekonomiksat e kursit të II-të të programit
Bachelor në Ekonomi të Fakultetit Ekonomik
të Akademisë Profesionale të Biznesit morën
pjesë në një vizitë studimore të organizuar
në Doganën e Rinasit ku vizituan sektorin
e Kargos dhe terminalin e pasagjerëve
të kësaj dogane. Vizita studimore u
realizua në funksion të njohjes në rrafshin
praktik të tematikave teorike të trajtuara në
kuadër të lendës Menaxhimi i Burimeve
Njerëzore. Studentët gjatë kësaj vizite me
karakter studimor u njohën me
funksionimin, proçedurat si dhe
praktikat e përditshme të këtyre sektorëve të
rëndësishëm në Doganën e Rinasit, përmes
kontakteve dhe diskutimeve që ata zhvilluan
me specialist dhe funksionarë të lartë të kësaj
administrate.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 34
Vizitë studimore në fabrikën e çimentos “Antea Cement”
Në datën 10 prill 2014 studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Ekonomisë dhe t ë
Drejtësisë të Akademisë Profesionale të Biznesit, së bashku me Dekanin, Z. Jorgo
Dhrami dhe pedagogen Eriona Shtëmbari zhvilluan një vizitë studimore në fabrikën e
cimentos „‟Antea Cement‟‟.
Studentët fillimisht vizituan
administratën e fabrikës, ku patën takim
me disa përfaqësues të “Antea Cement”.
Në këtë takim u diskutua për
politikat dhe periudhat e rekrutimit.
Gjithashtu çështje t ë t j e r a që
u shtruan ishin dhe programet e
intershipeve, siguria në punë dhe metodat
e mbrojtjes së mjedisit. Pas këtij takimi
studentët vizituan dhe zyrat e
monitorimit dhe laboratorët e
fabrikës.
Në përfundim të kësaj vizite,
studentët mbollën dhe një
pemë në mjediset e fabrikës.
Mbjellja e pemës ishte një
shenjë mirënjohjeje dhe një
mesazh sensibilizues për
ruajtjen e mjedisit. Pas
përfundimit të gjithë vizitës,
studentët drekuan në mjediset e
ngrënies së fabrikes.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 35
Vizitë studimore në fabrikën e Coca-Cola-s
Më datë 3 nëntor 2015 Akademia Profesionale e Biznesit, organizoi vizitën studentore të radhës
në fabrikën e Coca-Cola-s në Shqipëri, ku studentët u njohën me mënyrën e sistemeve të
menaxhimit dhe të prodhimit të kësaj industrie, e cila ngjalli interes të veçantë te studentët.
Prezantimi përshkroi disa faza, duke filluar nga historiku i saj si kompani biznesi prodhuese e
deri tek implementimi i projektit si invesitim i parë në
Shqipëri.
Vizita dha impakt domethënës nga prezenca e studentëve si
dhe nga diskutimet interesante të tyre që ndërvepruan
përgjatë gjithë prezantimit.
Stafi shoqërues i Akademisë Profesionale të Biznesit si dhe
studentët e këtij institucioni ndërthurën interesin e tyre
duke e orientuar diskutimin në sistemet e menaxhimit dhe
të marketingut, pasi janë këto disa nga fushat që ndërlidhen
me kurrikulat e këtij institucioni.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 36
Panairi Work & Study
APB tashmë që prej 4 vitesh është pjesë e Panairit të Punës dhe Studimit që zhvillohet
nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, duke prezantuar ofertat më të mira të studimeve
dhe punësimit.
10. JETA STUDENTORE
10.1 Qeveria Studentore
Qeveria studentore, me mbështetjen dhe nën kujdesin e veçantë të strukturave
drejtuese, organizon aktivitete social-kulturore me studentët, por dhe stafin akademik,
për të kontribuuar në përmirësimin e dimensionit social në APB.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 37
10.2 Aktivitete Sportive
Akademia Profesionale e Biznesit ishte pjesë e „‟Ligës Univeristare‟‟ të futbollit në sallë.
Skuadra përfaqësuese e APB-së, panvarësisht faktit se u eleminua në gjysmëfinale, ishte pa
dyshim një nga më të mirat në këtë kompeticion, këtë e tregon dhe fakti që studenti ynë Klodjan
Shehi u shpall golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion.
Akademia Profesionale e Biznesit u kushton një rëndësi të veçantë aktiviteteve sportive, ku vit
pas viti organizon aktivitete si: Kampionati i Kalçetos për meshkuj dhe ai i Volejbollit për femra.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 38
10.3 Aktivitete Studentore
Europa ime
Në kuadër të “Javës së Europës” në Akademinë Profesionale të Biznesit u zhvilluan një cikël
takimesh me fokus “Europa Ime”. Një nga këto ishte dhe takimi me prof. Dorian Leka, i cili
kishte përgatitur disa quize, fjalëkryqe dhe pyetësorë rreth Europës. Ky takim kishte një
rëndësi të vacantë për faktin se studentët u angazhuan në zgjidhjen e tyre, dhe gjetjen e
informacioneve me vlerë.
Flash Mob & Video Europa Ime
Studentët e APB-së në kuadër të “Javës së Europës”, realizuan një flash mob dhe video nën
moton “My Europe”. Kjo video konsistonte në faktin se si çdo studentë e shihte Europën në
këndvështrimin e tij. Videoja u realizua edhe falë bashëpunimit të Qeverisë Studentore me
strukturat drejtuese të APB-së, të cilat mbështetën dhe financuan këtë ide.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 39
Takim me aktorin e Portokallisë Ledio Lako
Përveç takimeve akademike, APB organizon edhe takime me personazhe të ndryshme siç
është dhe rasti i Ledio Lakos. Ledio ishte pjesë e takimit të realizuar me fokus “Të jesh aktor
në Shqipëri”. Ledio ndau së bashku me ne idetë, mendimet dhe vështirësitë që ka arti në
Shqipëri.
Programet Rinore Europiane
„‟Të Njohim Programet Rinore Europiane‟‟ ky ishte fokusi i takimit të realizuar në APB
falë bashkëpunimit me organizatën Beyond Barriers.
Përfaqësuesit e oragnizatës së bashku me disa vullnetarë italianë ndan me studentët e
APB-së informacione mbi mundësitë që këto programe u ofrojnë të rinjëve shqiptarë.
Falë këtij bashkëpunimi me organizatën Beyond Berriers, disa nga studentët tanë kanë
qenë pjesë e disa trajnimeve, konferencave dhe shkëmbimeve rinore në vende të
ndryshme të Europës.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 40
„‟50 të Rinjtë e Vitit në Shqipëri‟‟
Në kuadër të një nisme të ndërmarrë nga shoqëria civile për identifikimin dhe vlersimin e të
rinjëve më aktivë në Shqipëri, APB pati rastin dhe kënaqësinë që t‟i ketë këta të rinj në një
Open day me fokus “Të rinjtë drejt një të ardhme të orientuar”. Por përveç këtij takimi APB
ndihet krenare pasi dy nga studentët më të mirë të saj, Ledio Shyti dhe Flogerta Krypi, zunë
konkretisht vendin e 2-të dhe të 10-të. APB është një instirucion që nuk jep vetëm dije në
bazë të kurrikulave mësimore, por edukon breza dhe sjell shembuj më të mirë për rininë dhe
shoqërinë shqiptare.
APB dhuron
Akademia Profesionale e Biznesit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizuan në
ambientet e APB-së, një takim për dhurimin e gjakut nën moton „‟Dhuro gjak, shpëto një
jetë‟‟. Ky takim i sensibilizojë të gjithë, studentë e pedagogë, të cilët u bënë pjesë e dhurimit
të gjakut.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 41
Ceremonia e Diplomimit
Në mjediset e kampusit të Akademisë Profesionale së Biznesit u organizua Ceremonia e
Diplomimit nga më madheshtoret dhe më të bukurat e të gjithë historikut 5-vjeçar të këtij
Institucionit të Arsimit të Lartë Publik Privat.
Në këtë ceremoni diplomimi galà morën pjesë personalitete nga fusha akademike, të
administratës publike, prokurorë, gjykatës, partnerë dhe të afërmit e të sapodiplomuarve.
Kjo festë mjagjike na dhuroi emocion të madh nga përshëndetjet e ngrohta dhe të dashura të
të diplomuarve, si dhe fjalimet mbresëlënëse të trupës akademike e Institucionit tonë.
Akademia Profesionale e Biznesit dhe përfaqësia e saj u uron Suksese të mëtejshme në jetën
e bukur dhe plot sfida studentëve të saj të sapodiplomuar!!!
Christmas Party
Në APB nuk mungon asnjëherë vëmendja ndaj festive. Ndaj edhe në përfundim të vitit
2015 APB organizoi „‟Christmas Party‟‟. Në këtë mbrëmje festive morën pjesë studentë
nga të gjitha ciklet e studimeve, të cilët u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 42
Revista Studentore #APBmag
Studentët e APB-së tashmë kanë dhe një dritare me tepër përsa i përket promovimit të punës
dhe talenit të tyre. APB që prej dy vjetësh ka lançuar revistën studentore #APBmag në të
cilën studentët kanë mundësi të publikojnë punën dhe veprat e tyre. Kjo revistë funksionon
falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të APB-së dhe Qeverisë Studentore.
Guida Studentore | Akademia Profesionale E Biznesit 43