hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në ... · [s'është hadith, nr.8] 4. "jam...

49
Talentontwikkeling in de Nederlandse AV-sector In opdracht van: Nederlands Filmfonds Publicatienummer: 2015.022-1523 Datum: Utrecht, juli 2015 Auteurs: Hugo Gillebaard Frank Bongers Jessica Steur

Upload: others

Post on 17-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në ... · [S'është hadith, nr.8] 4. "Jam dërguar si një mësues". [Daif/I dobët, nr.11] 5. "Nëse dy lloje njerëzish nga umeti

1 MBUROJA.net

Hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në "Silsiletul-Ahadith ed-Da'ifeh" të shejh el-Albanit

1. "Feja është në tru dhe ai që s'ka fe, s'ka as tru". [Batil/I kotë, nr.1]

2. "Ai, namazi i të cilit nuk e ndalon nga e keqja dhe mëkatet vetëm se do të largohet edhe më shumë nga Allahu". [Batil/I kotë, nr.2]

3. "Puno për këtë jetë sikur do të jetosh përgjithmonë dhe puno për jetën e Përtejme sikur do të vdesësh nesër". [S'është hadith, nr.8]

4. "Jam dërguar si një mësues". [Daif/I dobët, nr.11]

5. "Nëse dy lloje njerëzish nga umeti im janë të mirë, populli im do të jetë i mirë: [ata janë] udhëheqësit dhe dijetarët". [I shpikur]

6. "S'kam nevojë ta lusë Atë, ngaqë Ai e njeh çështjen time". [Kjo thënie i është atribuar pejgamberit Ibrahim [alejhi selam]. Supozohet se ai e ka thënë këtë para se të hidhej në zjarr. I shpikur, nr.21]

7. "Ademi [alejhi selam] e ka parë kelimetin [La ilahe ilAllah Muhamed er-Resulullah] të shkruar në Arsh [Fronin e Allahut]". [I shpikur, nr.25]

8. "Në umetin tim ka mirësi deri në Ditën e Gjykimit". [Daif, nr.39]

9. "Të duash vendin tënd është shenjë e Imanit". [I shpikur, nr.39]

10. "Kush fle pas Ikindisë dhe çmendet, mos ta fajësojë askë përveç vetes së tij". [Daif, nr.39]

11. "Kushdo që bën Haxh dhe nuk më viziton, ai më ka bojkotuar". [Nr.45. Ky dhe të tjera hadithe lidhur me vizitimin e pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] pas vdekjes së tij, janë të shpikura.]

12. "Mosmarrëveshja midis umetit tim është mëshirë". [I shpikur, nr.57]

13. "Sahabët e mi janë sikur yjet…" [Ky dhe të tjera hadithe me përfundime të ndryshme të gjitha janë të shpikura; nr.58]

14. "Banorët e shtëpisë sime [Ehl el Bejt] janë sikur yjet…" [I shpikur, nr.62]

15. "Zoti im më ka disiplinuar mirë". [Daif, nr.72]

Page 2: Hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në ... · [S'është hadith, nr.8] 4. "Jam dërguar si një mësues". [Daif/I dobët, nr.11] 5. "Nëse dy lloje njerëzish nga umeti

2 MBUROJA.net

16. "Të fërkosh sytë kur të dëgjohesh ezanin…" [I shpikur, nr.73]

17. "Të gjithë njerëzit janë të vdekur përveç dijetarëve, dhe të gjithë dijetarët janë të dënuar përveç punëtorëve; të gjithë punëtorët janë të mbytur përveç të sinqertëve, dhe të sinqertit janë në rrezik të madh". [I shpikur, nr.76]

18. "Nuk ka Mehdi përveç Isait [alejhi selam]". [Munker/I urryer, nr.77]

19. "Namazi me Amemeh [veshje koke] është e barabartë me 25 namaze pa të…" [I shpikur, nr.127]

20. "Martohuni dhe mos u divorconi, ngaqë divorci e dridh Arshin". [I shpikur, nr.147]

21. "Duani Arabët për tre [arsye]: se unë jam Arab, Kur'ani është në Arabisht, dhe gjuha e xhenetit është Arabisht". [I shpikur, nr.160]

22. "Për gjithçka ka zemër dhe për Kur'anin kjo është kaptina Ja Sin. Ai që e lexon atë, është sikur të ketë lexuar Kur'anin dhjetë herë". [I shpikur, nr.169]

23. "Zhytja në mendime për një orë është më e mirë se gjashtëdhjetë vjet adhurim". [I shpikur, nr.173]

24. "Haxhi është xhihad kurse umreja është jo e detyrueshme". [Daif/I dobët, nr.200]

25. "Të drejtat e fqinjit janë deri në katërdhjetë shtëpi larg…" [Daif/I dobët, nr.274]

26. "Unë kam qenë pejgamber përpara Ademit [alejhi selam] dhe përpara ujit dhe baltës…" [I shpikur, nr.302]

27. "Kush nuk përkujdeset për çështjet e muslimanëve, ai s'është prej tyre…" [Daif/I dobët, nr.309]

28. "Ashtu siç jeni, të tillë do të jenë udhëheqësit e juaj". [Daif/I dobët, nr.309]

29. "Kush nga umeti im mbetet në Sunetin tim në kohërat e çrregullta, ai do të shpërblehet sa njëqind martirë [shehidë]…" [Daif/I dobët, nr.326]

30. "Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] puthi një sahab në dorë dhe tha se kjo dorë s'do të preket nga zjarri". [Batil/I kotë, nr.391]

31. "Kërkoni dituri qoftë edhe në Kinë". [Batil/I kotë, nr.416]

32. "Njerëzit do të thirren në Ditën e Gjykimit me emrin e nënës së tyre". [I shpikur, nr.433]

Page 3: Hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në ... · [S'është hadith, nr.8] 4. "Jam dërguar si një mësues". [Daif/I dobët, nr.11] 5. "Nëse dy lloje njerëzish nga umeti

3 MBUROJA.net

33. "Ashtu siç sultani [sunduesi] është hija e Allahut në tokë…" [I shpikur, nr.475]

34. "Ekzagjeroni në të përkujtuarit e Allahut derisa të tjerët t'ju quajnë të çmendur". [Daif/I dobët, nr.517]

35. "Biri i Ademit [alejhi selam] nuk bën vepër më të mirë se në ditën e Nehrit [kurbanit gjatë bajramit] kur të derdhë gjakun e kurbanit. Ai do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët e tij, leshin e thundrat, dhe Allahu e pranon kurbanin përpara së gjaku i tij të mbërrijë tokën…"[Daif/I dobët/I shpikur, nr.598]

36. "Ai falte në Ramazan njëzet rekate tarauije dhe uitrin". [I shpikur, nr.560]

37. "Kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] erdhi në Medine, gratë dhe fëmijët po këndonin: te le el bedru alejna…" [Daif/I dobët, nr.598]

38. "Besimtari është i sjellshëm, i mençur dhe i vëmendshëm". [I shpikur, nr.845]

39. "Kush e nderon gruan është fisnik; kush i nënçmon ato është i lig". [I shpikur, 845]

40. "O daja im, po t'ma vendosnin diellin në të djathtën dhe hënën në të majtën, që të heqja dorë nga kjo çështje [Islami], s'do ta bëja këtë derisa Allahu ta bëjë atë mbizotërues apo të zhduket në proces". [Daif/I dobët, nr.909]

41. "Mos urinoni duke qëndruar në këmbë". [Daif/I dobët, nr.964]

42. "Ai [pejgamberi] qëndronte në minber i mbështetur në një shkop ndërsa jepte hutben".[Daif/I dobët, nr.964]

43. "Aliu [radiallahu anhu] e humbi namazin e ikindisë dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] luti që dielli të rishfaqej derisa Aliu të falej". [I shpikur, nr.971]

44. "Një ditë nga një sundues i drejtë është më mirë se gjashtëdhjetë vjet adhurimi". [Daif, nr.989]

45. "Namazi i atij që nuk e ndal atë nga e keqja dhe mëkatet, s'do të pranohet". [Munker/I urryer, nr.985]

46. "Ai falte katër [rekate] përpara hutbes dhe katra pas". [Batil/I kotë, nr.1001]

47. "Çdo grua që lë shtëpinë e saj pa lejimin e burrit të saj, do të jetë në pakënaqësinë e Allahut derisa të kthehet në shtëpi apo burri i saj të jetë i lumtur me të". [I shpikur, nr.1020]

Page 4: Hadithe që janë klasifikuar si të dobëta në ... · [S'është hadith, nr.8] 4. "Jam dërguar si një mësues". [Daif/I dobët, nr.11] 5. "Nëse dy lloje njerëzish nga umeti

4 MBUROJA.net

48. "Gruaja më e dashur për pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] është Fatimeja [radiallahu anha], kurse nga burrat është Aliu [radiallahu anhu]". [Batil, nr.1124]

49. "Kush ka vdekur është ndesh me Kijametin e tij". [Daif, nr.1514]

50. "I rekomandoj dy mjekime: mjaltin dhe Kur'anin". [Daif/I dobët, nr.1514]

51. "Nëse dikush e përgojon vëllanë e tij, ai duhet të kërkojë falje për të meqë kjo është shlyerje për të". [I shpikur & Daif, nr.1518]

52. "Unë jam Arab, Kur'ani është në Arabisht, dhe gjuha e njerëzve të xhenetit është Arabishtja". [Ky transmetim është shënuar nga et-Taberani në "el-Mu'xhem el-Eusat [2/285]". el-Albani e cilësoi meudu/të shpikur]