histori

16
Skënderbeu,Origjina,Familja Fëmijëria dhe Arsimi..!! Tema:

Upload: inna-serani

Post on 31-Jul-2015

31 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Histori

Skënderbeu,Origjina,Familja Fëmijëria dhe Arsimi..!!

Tema:

Page 2: Histori

Kryetar i Grupit: Ina Serani

•Anëtarët: o Mirea Veseli

o Klara Hasantario Nervin Lapardhaja

Page 3: Histori

Nënçështjeto Si paraqiten fillimet e para të heroit

tonë?o Cilat ishin hallkat nëpër të cilat kaloi?

o Nga vjen Skënderbeu?o Ku e realizoi arsimin?o Veprat dedikuar Heroit Tonë

Page 4: Histori

Objektivato Në fund të projektit duhet të arrijmë këto

objektiva:o Të njihemi me jetën dhe fillesat e

Skënderbeut.o Të njihemi me familjen Kastriotio Të përcaktojmë qarte origjinën e tijo Të krijojmë një ide të përgjithshme mbi

arsimin e tij.o Të njohim veprat të cilat i dedikohen heroit.

Page 5: Histori

Fëmijëria e Heroit…!!oSkënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi në 6 Maj

në vitin 1405.

o Djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

o Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve.

oKreu shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

o Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik.

Page 6: Histori

o Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderbeu hyri në kuadrot ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut. 

o Funksionet si kuadër osman për vite të tëra Skënderbeu i ushtroi në Shqipëri, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes së tij.

Page 7: Histori

Origjina…!!oKur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte

sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

oQendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni.

Këtu duhet të ketë lindur edhe Gjergji.

Page 8: Histori

A e dini se..!?Gjergj Kastriot Skënderbeu u

martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të

atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga

Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të

atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Page 9: Histori

Skënderbeu dhe lidhja e tij e fortë me atdheun..!!

o Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi.

o Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

o Së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar.

o Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët

o Shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.

o Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

Page 10: Histori

o Ndonëse kaloi një kohë të gjatë në shkollën e iç-ogllanëve e në vende tëo Skënderbeu mbajti lidhje të ngushta me familjen e tij, me interesat e

zotërimeve të tyre. o Ai jetoi për vite të tëra në atdheun e vet, ku u brumos dhe u formua në

mjedisin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesit të huaj osman dhe të disfatave të para që osmanët pësuan në Shqipëri gjatë kryengritjeve të viteve 30.

o Kthesa rrënjësore e Skënderbeut në nëntor të vitit 1443, duke ardhur në Shqipëri për të ngritur lart flamurin e luftës kundër pushtuesve osmanë, ishte rrjedhojë e përvojës jetësore shumë të pasur të tij dhe e luftës së shqiptarëve.

Page 11: Histori

Aftësitë e lindura dhe të fituara gjatë jetës së tij…!!

o Sipas dokumenteve të kohës dhe njoftimeve të Marin Barletit, Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtësi të veçantë dhe arriti të zotëronte disa gjuhë të huaja.

o Ai ishte shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm. o Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq

në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera. o Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri

mysliman Skënder, dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake.

Page 12: Histori

Karriera e tij..!!o Në fund të viteve 30, në një kohë kur Skënderbeu po

përparonte në karrierën politike si kuadër i Perandorisë Osmane, tregojnë se ai e shikonte të ardhmen jo në kuadrin e karrierës së një funksionari osman.

o Praninë e tij në radhët e kuadrove osmane, ai e gjykonte si diçka të përkohshme.

o Në kushtet kur së bashku me të vëllanë, Stanishën, kishin marrë drejtimin e zotërimeve të Kastriotëve, largimin e tij nga posti i subashit të Krujës dhe emërimin si sanxhakbej larg Shqipërisë, Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një "gradim", por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij.

Page 13: Histori

Personaliteti i tij..!!o Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e

mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës.

o Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi.

o Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm.

o Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë.

Page 14: Histori

Vepra dedikuar Heroit..!!o Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën

Perëndimore në fillim të shekullit 16. o Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë

qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së Skënderbeut. o Kjo Historia e jetës dhe veprave të

Skënderbeut, është shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i Skënderbeut), dhe të pasardhësve.

o Libri është botuar së pari në latinisht.

Page 15: Histori

Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur ! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”.

Page 16: Histori