hyrje _kreu i

24
ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMI NDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “ 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJI DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISE P U N I M D O K T O R A T U R E T E M A: ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI MUNDËSI BASHKËPUNIMI NDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL Disertanti: Udhëheqës shkencor: Nexhat Avdiu Prof. Dr. Dhimitër Doka Tiranë, 2012

Upload: ngothien

Post on 29-Jan-2017

248 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: hyrje _kreu i

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

1

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJIDEPARTAMENTI I GJEOGRAFISE

P U N I M D O K T O R A T U R E

T E M A:

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI MUNDËSI BASHKËPUNIMI NDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL

Disertanti: Udhëheqës shkencor: Nexhat Avdiu Prof. Dr. Dhimitër Doka

Tiranë, 2012

Page 2: hyrje _kreu i

2

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Parathënie

Punimi me titull: ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI,

MUNDËSI BASHKËPUNIMI NDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL, synon të paraqes rëndësinë

që ka turizmi në të dy vendet përkrah degëve tjera të ekonomisë. Detyra kryesore e punimit

përqendrohet në njohjen sa me të plotë te potencialeve turistike që kanë të dy vendet

dhe vlerësimin e tyre, në ecurinë e zhvillimit turistik që kanë ndjekur të dy vendet të

ndikuar nga faktorët e ndryshëm, si dhe problemet dhe perspektivat e zhvillimit turistik

që ato kanë, duke u fokusuar edhe në faktorin shqiptar si mundësi bashkëpunimi. Në

ditët e sotme zhvillimi i turizmit gjithnjë e më tepër po ballafaqohet me problemet e

globalizimit, krizave politike dhe financiare që ka prekur ekonominë botërore. Kjo po

ndikon që turisti i sotëm të orjentohet drejt destinacioneve dhe hapësirave të reja më

pak të njohura. Duke marrë parasysh hapësirën e madhe të problemeve që i përkasin

fushës së gjeografisë së turizmit, ky studim bën përpjekje për të pasqyruar ato ide,

mendime, përkufizime dhe përpjekje që kanë të bëjnë me teorinë mbi turizmin, lëvizjet

turistike dhe me zhvillimet dhe ndryshimet që ka përjetuar turizmi gjatë pjesës së dytë

të shek. XX-të dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri.

Punimi i ndarë në gjashtë kapituj përfshinë në vetvete një problematikë të gjerë

në lidhje me turizmin si fenomen zhvillimor me ndikim në hapësirën e marrë në studim,

analizen krahasuese te potencialeve turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi duke

analizuar dhe krahasuar gjendjen dhe zhvillimin turistik të të dy vendeve. Studimi

gjithashtu analizon edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar në zhvillimin e turizmit

si dhe problematikat dhe perspektiven e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe Malit të

Zi. Strategjitë dhe politikat turistike përbëjnë çështje mjaft të rëndësishme dhe si të tilla

atyre iu është kushtuar një vëmendje e veçantë.

Ky studim është një përpjekje për t'u dhënë studentëve, studiuesve dhe

specialistëve që merren me problemet e gjeografisë së turizmit dhe të studimeve

rajonale një panoramë të përgjithshme në planin krahasues mbi zhvillimin e turizmit

midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Bibliografia e shfrytëzuar për këtë disertacion është e larmishme e bazuar në

autor të njohur vendas dhe të huaj që zhvillimin e turizmit e trajtojnë në këndvështrime

Page 3: hyrje _kreu i

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

3

të ndryshme si dhe të dokumenteve dhe strategjive të zhvillimit të turizmit në Shqipëri

dhe Mal të Zi.

Shpresoj që ky studim në fushën e gjeografisë së turizmit të jetë një nismë për

përfshirjen e studimeve të tjera në fusha të ndryshme midis dy vendeve fqinje që tashme

synojnë të jenë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.

Falënderimi kryesor është për udhëheqësin shkencor prof.dr. Dhimiter Doka, i

cili e ndoqi këtë disertacion hap pas hapi duke mbështetur risitë që përcillte, por

njëkohësisht me vërejtjet, sygjerimet e vlefshme mjaft konstruktive synoi drejt ngritjes

së nivelit shkencor të temës.

Gjithashtu dua të falendëroj institucionet e ndryshme, specilistet dhe punonjësit

e turizmit si dhe profesoret e Departamentit te Gjeografisë të Universitetit te Tiranes

etj, për ndihmesën e dhënë në realizimin e këtij punimi.

Një falenderim i veçantë për bashkëshortën time Mirandën e cila me ka

mbështetur në realizimin e punimit të doktoraturës.

Autori

Page 4: hyrje _kreu i

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

4

Përmbajtja e punimit

Parathënie

Përmbajtja e punimit

Ndërtimi i punimit dhe mënyra e realizimit të tij

KREU I: Turizmi si fenomen zhvillimor dhe prirjet e sotme të tij me ndikimin e tyre në hapësirën e marrë në studim

1.1. Përcaktimi i turizmit si degë udhëheqëse e shekullit të XXI.

1.2. Mega-Trendet dhe globalizimi i turizmit

1.3. Lëvizja e rrjedhave turistike në Evropë dhe rajon

KREU II: Analizë krahasuese e potencialeve turistike të Shqipëris dhe Malit të Zi

2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia e saj për zhvillimin e turizmit

2.2. Potencialet natyrore të Shqipëris dhe Malit të Zi. Rëndësia turistike e tyre

2. 2.1. Atraktiviteti i relievit

2. 2.2. Klima si element natyror në funksion të turizmit

2. 2.3. Pasuritë ujore dhe rëndësia turistike e tyre

2.2.4. Rëndësia turistike e motiveve biogjeografike dhe Parqeve Kombëtare

2.3. Potencialet kulturoro – historike të Shqipëris dhe të Malit të Zi. Rëndësia turistike e tyre

2.4. Gjendja e shfrytëzimit deri më sot i këtyre potencialeve në shërbim të turizmit

KREU III: Gjendja dhe zhvillimi turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi

3.1. Zhvillimi i turizmit në Mal të Zi në krahasim me Shqipërinë

Page 5: hyrje _kreu i

5

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

KREU IV: Mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe roli i tyre në

nxitjen e zhvillimit të turizmit

4.1. Bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e turizmit

4.2. Mundësi shfrytëzimi të potencialeve natyrore dhe historiko – kulturore të zonës

nderkufitare Shqipëri – Mali i Zi

KREU V: Problematikat e sotme dhe e ardhmja e zhvillimit turistik në Shqipëri

dhe Mal të Zi

5.1. Probleme te zhvillimit soci-ekonomik dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e

turizmit.

5.2. Gjendja e infrastrukturës turistike dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit.

5.3. Roli i transportit ne zhvillimin e turizmit

5.3.1. Llojet e transportit dhe ndikimet ne turizëm.

5.4. Gjendja mjedisore dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit

KREU VI: Strategjitë dhe politikat turistike me ndikimin e tyre në zhvillimin e

përbashkët dhe të veçantë turistik të të dy vendeve

6.1. Analizë e Strategjive turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi

6.2. Disa aspekte të Strategjive të Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi

6.3. Disa aspekte të politikave turistike në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe ndikimi i tyre

në zhvillimin e turizmit

6.4. Ofertë-kërkesa si pjesë integrale e politikave turistike, rasti i studimit në zonën

bregdetare të Malit të Zi

Përfundime, rekomandime.

Literatura

Page 6: hyrje _kreu i

6

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Përmbajtja e ilustrimeve

Harta

Harta 1. Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe Malit të Zi në pellgun e Mesdheut

Harta 2: Llojet e turizmit që zhvillohen në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mali i Zi

Harta 3: Hapësirat e përcaktuara si Euro - Regjione në Evropë

Harta 4: Parku Ballkanik i Paqës

Harta 5: Zona kufitare Shqipëri – Mali i Zi dhe vendet me mundesi të zhvillimit të

“NICHE”-turizmit

Harta 6: Mundesit e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020

Harta 7: Parashikimi i ndërtimit te kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin

2020

Tabela

Tab. 1: Tëndencat e lëvizjes së numrit të banorëve në Evropë

Tab. 2: Intensiteti i udhëtimit në vendet e zgjedhura evropiane në vitin 2008

Tab. 3: Struktura e plazheve ne Mal të Zi

Tab. 4: Ndryshimet që vërehen nga krahasimi i Plazhit të Madh (Ulqin) me

plazhin e Velipojës (Shqipëri)

Tab. 5: Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e Ulqinit

Tab. 6: Treguesit e temperaturës dhe reshjeve për qytetin e Shkodrës

Tab. 7: Numri i turisteve ne Parkun Kombetar te Butrinitit ne vitin 2006-2011

Tab.8 : Numri i turistëve në Parqet Kombëtare në Mal të Zi në vitet 2006-2010

Tab. 9: Përqindja e turistëve të huaj në Mal të Zi në fund të viteve 80-të

Tab. 10: Numri i ditëve të qëndrimit të turistëve në Mal të Zi në vitet 1960-1997

Tab. 11: Numri i turistëve në Mal të Zi në vitet 1990 - 2002

Tab. 12: Numri i turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi në vitet 2006 - 2010

Tab. 13: Struktura turistike në Mal të Zi në vitet 2009 – 2010

Tab. 14: Numri i turistëve në Ulqin për vitin 2010

Tab. 15: Struktura turistike ne Shqipëri në vitet 2008-2010

Page 7: hyrje _kreu i

7

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Tab. 16: Krahasim i të ardhurave nga turizmi për vitet 2006 - 2009

Tab. 17: Struktura e hoteleve në Mal të Zi (krahasim i viteve 1989 – 2009)

Tab. 18: Hotelet dhe kapaciteti i tyre në Shqipëri në vitet 2000 – 2010

Tab. 19: Linjat e udhëtimit në stacionin e autobuzave në Ulqin

Tab. 19: Parashikimi i ndërtimit të kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në

vitin 2020

Grafikë

Graf. 1: Cilkli jetësor i turizmit

Graf. 2: Struktura e plazheve në Mal të Zi

Graf. 3: Përqindjet që kanë zënë turistët e huaj në numrin e përgjithshem të

turistëve të dy vendeve deri në vitet 1990

Graf. 4: Numri i turistëve në Mal të Zi në vitet 1990-2002

Graf. 5: Numri i turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi 2006-2010

Graf. 6: Struktura e turistëve në Mal të Zi në vitin 2009

Graf. 7: Struktura e turistëve në Mal të Zi në vitin 2010

Graf. 8: Struktura e turistëve në Shqipëri në vitet 2009

Graf. 9: Struktura e turistëve në Shqipëri në vitet 2009

Graf. 10: Krahasimi i të ardhurave nga turizmi për vitet 2006 - 2009

Graf. 11: Numëri i kalimeve të shtetasve nëpërmjet pikave te kalimit kufitar

midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Graf. 12: Struktura e hoteleve në Mal të Zi

Graf. 13: Numri i hoteleve në Shqipëri në vitet 2000-2010

Graf. 14: Numri i shtretërve në Shqipëri në vitet 2000-2010

Skema

Skema 1: Paraqitja e infrastrukturës turistike

Skema 2: Faktorët përcaktues të një destinacioni turistik

Page 8: hyrje _kreu i

8

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Foto

Foto.1: Lumi Buna (N.Avdiu, 2010)

Foto.2: Pamje nga zona e Durmitorit (Mali i Zi) Burimi:

w ww . m o n te n e g r ovisi t . c om

Foto.3: Pamje nga një park bletësh në zonën e Thethit (N.Avdiu 2011)

Foto.4: Pamje nga kompleksi i hoteleve ne rivieren e Budvës

Foto.5: Pamje nga Panairi tradicional Shkodër mars 2012 ( N.Avdiu ) Foto.6:

Pamje nga kisha e Shirqit në breg të lumit Buna (N.Avdiu 2009) Foto.7:

Pamje nga punimet ne aksin Sukubinë – Ulqin (N.Avdiu shkurt 2012) Foto.8:

Shtepi prej guri në zonën e liqenit të Shkodrës

Foto.9: Kisha e Shën Mërisë dhe liqeni i Shasit

Foto.10: Kompleksi turistik në gjirin Zavalla në Budva (N.Avdiu prill, 2011)

Foto.11: Parku Kombëtar Theth – ( N.Avdiu Korrik 2011)

Foto .12: Sinjalistikë turistike në Theth – ( N. Avdiu Korrik 2011 )

Foto .13: Edhe ketu zhvillohet turizem ( N.Avdiu Korrik 2011 )

Foto .14. Pamje nga sinjalistika turistike në zonën turistike të ( Shën Stefanit ) N.

Avdiu qershor 2011

Foto.15: Pamje nga porti i vogel në vendin e quajtur "Kacema" në afërsi të

qytetit të vjetër të Ulqinit

Foto .16: Pamje nga Flamuri i Kaltër në plazhet e Malit të Zi

Foto.17: Teleferiku i Dajtit ( E. Selimaj )

Foto .18: Pamje e objekteve private në qytetin e Ulqinit

Foto .19: Tabelë me mbishkrim rus në bulevardin e Budvas (N. Avdiu prill, 2011)

Page 9: hyrje _kreu i

9

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Ndërtimi i punimit dhe mënyra e realizimit të tij

Hyrje. Njohja me problemin

Nocioni turizëm ka të bëjë me lëvizjen e njerëzve me qëllim të plotësimit të nevojave të

caktuara të tyre. Ky është një fenomen, i cili është i pranishëm në të gjitha mjediset, por

që për nga vëllimi dhe efektet manifestohet në mënyra të ndryshme1.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization), turist quhet

gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale,

jashtë mjedisit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një natë por jo

më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga

e cila të përfitojë ekonomikisht. Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për:

pushim, dëfrim, shlodhje, për të vizituar miq, për motive pune dhe profesionale, për

motive shëndeti, besimi, pelegrinazhi2.

Rrënjët e turizmit, mund të thuhet se depërtojnë gjer në parahistorinë e shoqërisë

njerëzore. Në fillim njerëzit kanë lëvizur në mënyrë të paorganizuar në kërkim të

ushqimit apo duke u larguar për shkak të rreziqeve, duke njohur kështu mjedise të reja3

Me kohë këto lëvizje janë bërë më të organizuara, për të cilat dëshmojnë në veprat e

tyre mendimtarët e shquar të Greqisë dhe Romës në kohën e vjetër, gjegjësisht dijetarët

e mesjetës si: Magelani, Kolombo, Marko Pollo4 etj.

Zbritja në kontinentin e ri në vitin 1492 ka përbërë një zbulim të madh gjeografik, por

mund të konsiderohet edhe si udhëtimi më i madh turistik deri atëherë, i cili ka përbërë

pikënisjen për udhëtimet e reja detare nëpër botë.

Zbulimet e mëdha gjeografike përbëjnë bazën mbi të cilat janë mbështetur edhe lëvizjet

turistike. Kjo gjë konfirmohet edhe në ditët e sotme përmes synimit për të bërë

udhëtime turistike edhe në kozmos.

Krahas zhvillimit të turizmit u zhvilluan edhe disa disiplina shkencore që në fokusin e

tyre trajtojnë problemet e turizmit. Si disiplinë e parë u zhvillua gjeografia turistike,

1 Pasinović M. – Osnovi Turizma (Turizam i Okruženje), Podgorica 1998 – fq. 22 WTO – (World Tourism Organization), Madrid 20083 Jovičić Ž. – Fenomelnologija turizma , Naučna knjiga – Beograd 1992 – fq. 104 Martinovic P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja (Punim masteri), Lublana 2003, fq.1

Page 10: hyrje _kreu i

10

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

pastaj ekonomia turistike dhe turizmologjia. Zhvillimi i turizmit, si dhe i fushave

shkencore të cilat studiojnë këtë fenomen, flasin qartë për këtë degë të ekonomisë, e cila

ka karakteristika të caktuara që duhet të monitorohen e të studiohen.

Gjatë zhvillimit të turizmit lindën edhe përkufizime të autorëve të ndryshëm, të cilat e

trajtuan turizmin sipas këndvështrimeve të tyre. Kështu autorët të tillë si: Guyer dhe

Freuler, si dhe Hunziker, Krapf, Kaspar etj, e trajtojnë turizmin si një problem

kompleks që kurdoherë është në kërkim të hapësirave të reja, qofshin ato natyrore,

historiko-kulturore, në njohjen e kulturave të ndryshme humane etj, por gjithmonë duke

patur parasysh që qëndrimi i tyre në vende të caktuara të mos jetë i lidhur me punësimin

dhe përfitimet ekonomike5.

Bazuar në këto përkufizime është konstatuar se turizmi është një fenomen dinamik që

është zhvilluar paralelisht me zhvillimin e qytetërimit dhe kulturës sidomos gjatë

shekullit XX-të si rezultat i zhvillimit të udhëtimeve turistike, zhvillimit të ekonomisë,

politikës, artit, arsimit, shkencës, sportit6 etj.

Në kushtet e sotme të progresit shkencor-teknik dhe kohës së kompjuterit e internetit,

njeriu ka nevojë për pushim dhe rekreacion. Lloji i pushimit është i kushtëzuar nga

mjedisi jetësor dhe i punës, të ardhurat e realizuara, si dhe niveli i arritur arsimor dhe

kulturor. Lëvizjet turistike bashkëkohore janë rezultat dhe benefit ndaj punonjësve, e

cila reflektohet përmes politikës sociale, domethënë të drejtës së pushimit vjetor me

pagesë dhe të drejtës themelore të njeriut për shfrytëzimin e pushimit.

Në pjesën e dytë të shekullit të XX-të turizmi përjeton ekspansion. Ky përfundim arrihet

në bazë të vështrimit të numrit të njerëzve të cilët udhëtojnë jashtë vendit. Lëvizjet

turistike në vitin 1950 kanë përfshirë 25 milionë vetë, ndërsa në vitin 2000 plot 700

milionë turistë7. Parashikimet flasin se numri i turistëve do të rritet, përkatësisht që në

vitin 2010 në lëvizjet turistike ndërkombëtare morën pjesë më shumë se një miliard

njerëz 8. Ekspansioni i turizmit reflektohet edhe në qarkullimin e realizuar turistik, si

dhe në funksionet e turizmit (kulturor, social, politik, shëndetësor, etj.).

5 Martinovic P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja (Punim masteri), Lublana 2003, fq.36 Po aty7 WTO – (World Tourism Organization)8 h tt p :/ / w or l d - t o u r i s m . or g

Page 11: hyrje _kreu i

11

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

Kjo që theksuam flet mbi turizmin si kategori dinamike, e cila ndodhet në ekspansion të

vazhdueshëm. Me dinamikën e vet, turizmi nga njëra anë ofron destinacione të reja,

forma të reja të zhvillimit, lloje të reja të udhëtimeve, ndërsa nga ana tjetër kërkon

forma të reja të organizimit, resurse të reja, inovacione të reja, strategji të reja etj.

Në këtë prizëm hapësirat e dy vendeve të studimit Shqipërisë dhe Malit të Zi si pjesë e

një rajoni tashmë të afirmuar turistik siç është pellgu i Mesdheut me të rejat dhe të

papriturat e tyre në fushën e turizmit duhet të shihen si mundësi më tepër në forcimin e

pozitës së tyre me tregjet e njohura turistike.

Duke marrë parasysh faktin se turizmi në Shqipëri dhe Mal të Zi ndodhet në zhvillim

dhe progres të pandërprerë, prandaj për këtë arsye meriton që të analizohen me

vëmendje të gjitha komponentët e tij.

Tezat fillestare (hyrëse) të punës

Duke marrë parasysh trendet zhvillimore, potencialet natyrore, gjendjen e

infrastrukturës, nivelin e tashëm të zhvillimit të turizmit, bashkëpunimin e mirë që kanë

këto dy vende, si dhe orientimin strategjik, që në të ardhmen të zhvillohen si vende

ekologjike, turizmi përbën në afat të gjatë njërën prej degëve ekonomike më me

perspektivë të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Zhvillimi i turizmit është përcaktuar para së gjithash nga karakteristikat natyrore dhe

gjeografike, si dhe ato kulturore e politike, krahas zhvillimit adekuat dhe angazhimit të

faktorit njerëzor. Nga aspekti gjeografik, për shembull, më i rëndësishëm është

përqëndrimi i resurseve natyrore dhe shumëllojshmëria e ofertës në një hapësirë të

vogël gjeografike (“deti i nxehtë më i afërt”, në njërën anë dhe atraktiviteti i zonës

kontinentale, në anën tjetër).

Prodhimi turistik përbën instrumentin kryesor të marketingut. Në qoftë se nuk është i

pozicionuar në mënyrë adekuate, instrumentet e tjerë të marketingut nuk mund të vijnë

në shprehje, përgjithesisht janë kundërproduktive për shkak të kundërproduktivitetit të

vetë prodhimit9.

Rezultatet e arritura nga turizmi shqiptar gjatë dekadave të kaluara janë relativisht të

dobëta, ndërsa rezultatet e aritura nga turizmi malazez mund të konsiderohen si

9 Kotler Ph.- Principles of Marketing, 1989 – fq. 289

Page 12: hyrje _kreu i

12

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

relativisht të mira. Shkaqet për këtë gjendje janë objektive (sistemi shoqëror-politik

komunist dhe tranzicioni i tij, katastrofat natyrore, luftërat në rajon dhe sanksionet

ndërkombëtare, sulmet e NATO-s) dhe të natyrës subjektive (niveli i ulët turistik i

popullsisë vendase, niveli joadekuat i arsimimit të kuadrove). Faktorët e përmendur

flasin edhe për shkaqet e jodefinimit të prodhimit turistik dhe moszhvillimit të ofertës

turistike të Malit të Zi dhe Shqipërisë, respektivisht për rezultatet e ulëta të turizmit,

duke marrë parasysh mundësitë potenciale.

Planifikimi, zhvillimi dhe rezultatet e pritura të realizimit të prodhimit duhet të

përmbajnë të gjithë elementet e cilësisë, diferencimit dhe pozicionimit konkurrues,

respektivisht duhet të kenë përdorim tregtar adekuat, në mënyrë që të përbëjnë pjesën e

ofertës tregtare10. Nga ky shkak është e nevojshme që sa më saktë të përcaktohen

karakteristikat e prodhimit (primare, sekondare, shtesë etj.) dhe të optimizohet procesi i

zhvillimit dhe menaxhimit të tij.

Zhvillimi turistik i Malit të Zi dhe Shqipërisë duhet të definohet në mënyrë sa më

precize, sepse vetëm përmes definimit të tij mund të përcaktohet, respektivisht të

dimensionohet saktësisht çfarë mund të përfshihet në ofertën turistike.

Teza themelore e punës bazohet në ecurinë e zhvillimit dhe produktit turistik të Malit të

Zi dhe Shqipërisë, që përbën bazën për përcaktimin e ofertës turistike. Për këtë është

shfrytëzuar qasja sistematike, përgjithesisht teoria sistematike. E definuar në mënyrë

preçize dhe me ndihmën e analizës krahasuese, struktura e caktuar e prodhimit turistik

dhe ofertës turistike paraqet bazën e zhvillimit turistik, e cila mundëson përcaktimin e

strategjisë turistike optimale dhe politikës turistike në Mal të Zi dhe Shqipëri. Teza e

punës bazohet më tej në faktin se definimi i rregullt dhe përcaktimi i prodhimit turistik,

si instrument bazë i marketingut përbën faktorin kyç për përcaktimin e zhvillimit

strategjik të turizmit të të dy vendeve, e me këtë edhe të zhvillimit në përgjithësi.

Gjithashtu një vëmëndje e veçantë i kushtohet edhe bashkëpunimit ndërshqiptarë si

mundësi bashkëpunimi në fushën e turizmit , kulturës etj.

Në nivelin teorik, empirik dhe normativ jemi përpjekur të dëshmojmë se dokumentet

strategjike ekzistuese të zhvillimit turistik të Malit të Zi dhe Shqipërisë nuk marrin

parasysh në mënyrë të mjaftueshme strukturën dhe mundësitë zhvillimore të prodhimit

10 Kotler Ph. , Boëen J. , Makens J. - Marketing for Hospitality and Tourism , London 1999 , fq. 281

Page 13: hyrje _kreu i

13

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

turistik. Për këtë arsye, për të kuptuar nivelin e tanishëm të zhvillimit të turizmit në Mal

të Zi dhe vlerësimin e mundësive të zhvillimit të tij në të ardhmen, është mjaft me

rëndësi studimi i prodhimit turistik, si njëri prej instrumenteve kyçe të marketingut. Në

nivelin empirik përcaktohet niveli i tanishëm zhvillimor në të cilin gjendet Mali i Zi dhe

Shqipëria, që përbën bazën për dhënien e propozimeve adekuate konstruktive të

orientimeve të modifikuara dhe të reja zhvillimore. Zhvillimi i deritanishëm i turizmit

malazez dhe shqiptar përcaktohet në bazë të analizës së gjendjes së resurseve natyrore,

infrastrukturës së përgjithshme, politikave turistike, lëvizjes së qarkullimit turistik si

dhe të bashkëpunimit ndërshqiptar.

Metodika e punës

Metodat të cilat janë përdor për punimin e doktoraturës bazohen në literaturën

shkencore të disponueshme, dokumentet ligjore dhe planore nga fusha e turizmit dhe

fushat përkatëse, si dhe hulumtimet dhe anketimet konkrete të destinacioneve të veçanta

turistike, apo mendimeve rreth orientimeve të zhvillimit strategjik të turizmit malazez

dhe shqiptar. Metodat e punës paraqesin kombinimin e:

a) pjesës abstrakte-teorike në bazë të studimit të literaturës shkencore (me theks në

teorinë e gjeografisë turistike, menaxhimit dhe marketingut, planifikimin

strategjik dhe ekonomisë turistike);

b) analizës kritike të dokumenteve strategjike ekzistuese (strategjinë e zhvillimit të

turizmit në Mal të Zi dhe Shqipëri) dhe analizën institucionale të zhvillimit

turistik;

c) pjesës empirike, nëpërmjet analizës së gjendjes ekzistuese të zhvillimit të

turizmit në bazë të anketave dhe të dhënave empirike të disponueshme.

Gjatë formulimit të tezës është shfrytëzuar praktika dhe përvoja pozitive e shteteve të

zhvilluara turistike, të cilat mund të zbatohen në rastin e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Këto kanë të bëjnë me arritjet e shteteve të veçanta në format e ndryshme të turizmit,

zhvillimin e infrastrukturës dhe atraktivitetin e prodhimit turistik.

Në punim janë shfrytëzuar gjithashtu informacionet e fituara nga bisedat me mbartësit

aktivë të politikës turistike të të dy vëndeve (Ministritë e Turizmit, Organizatat

Turistike, Agjensitë Turistike, menaxherët e turizmit, profesorët nga fusha e turizmit

Page 14: hyrje _kreu i

14

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

etj) dhe në bazë të anketave, të realizuara në destinacionet e zgjedhura dhe organizatat

turistike. Anketat janë realizuar në modelin përfaqësues, në mënyrë që të vërehet qartë

mendimi i pjesëmarrësve të përmendur në turizëm mbi orientimet e deritashme, aktuale

dhe të ardhshme të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi dhe Shqipëri, gjë që është në

korrespondim me temën bazë të punimit.

Në pjesën e parë të punimit është shfrytëzuar para së gjithash literatura shkencore, në

bazë të së cilës definohen konceptet bazë të veprimtarisë turistike (oferta turistike dhe

kërkesa turistike, sistemi turistik) dhe përcaktohet niveli metodologjik në të cilin janë

përpunuar ecuritë e zhvillimit turistik të të dy vendeve.

Në pjesën e dytë të punimit, përveç literaturës shkencore janë shfrytëzuar dokumentet

planore, siç janë: Strategjia e Zhvillimit të Turizmit, Strategjia dhe plani i veprimit për

zhvillimin e turizmit kulturor dhe mjedisor, Strategjia sektoriale e turizmit 2007 – 2013,

rezolutat zhvillimore, raportet mbi qarkullimin(xhiron) e ndërmarrjeve hoteliero-

turistike, statistikat vjetore etj. Po ashtu janë shfrytëzuar edhe planet e miratuara (planet

hapësinore dhe planet e tjera), që kanë të bëjnë me njësi të posaçme

territoriale(destinacione turistike) të parqeve nacionale, të mirave detare, qyteteve,

liqeneve, lumenjve, maleve etj. Këtu janë konsultuar edhe dokumentet ligjore nga fusha

e turizmit, siç është Deklarata mbi shpalljen e Malit të Zi si shtet ekologjik, ligji mbi

turizmin dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore të të dy vendeve etj.

Page 15: hyrje _kreu i

15

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

KREU I

TURIZMI SI FENOMEN ZHVILLIMOR DHE PRIRJET E SOTME TË TIJ ME

NDIKIMIN E TYRE NË HAPËSIRËN E MARRË NË STUDIM

1.1. Përcaktimi i turizmit si degë udhëheqëse e shekullit të XXI

Progresi shkencor-teknik, zhvillimi i mjeteve transportuese, rritja e nivelit të kulturës

dhe nivelit të standardit ekonomik kanë kushtëzuar ndryshime të shumta në lëvizjet

shoqërore, duke ndikuar kështu edhe në zhvillimin e turizmit. Duke pasur parasysh

nivelet mesatare të rritjes vjetore, të cilat i ka shënuar në gjysmën e dytë të shekullit të

kaluar, turizmi përbën degën ekonomike që realizon rritje të vazhdueshme. Rëndësia e

turizmit vërehet edhe në lidhjen e ngushtë me një varg veprimtarish, siç janë:

komunikacioni, kultura, shëndetësia, politika, etj. Autorët kanë pikëpamje të ndryshme

lidhur me lëvizjen e turizmit në të ardhmen. Disa autorë japin parashikime shumë

pesimiste, të tjerët përgjithësisht optimiste të zhvillimit të turizmit në periudhën e

ardhshme. Megjithatë, të gjithë pajtohen në parashikimet e tyre, se turizmi në të

ardhmen varet nga zhvillimi i zonave specifike, e veçanërisht atyre kufitare. Madhësia

dhe struktura e popullsisë, potenciali ekonomik, inovacionet teknologjike, lëvizjet

politike dhe kulturore paraqesin më së shumti faktorët nga të cilët varen orientimet e

zhvillimit të turizmit në periudhën e ardhshme. “E ardhmja e turizmit do të varet në

masë të konsiderueshme nga faktorët jashtë këtij fenomeni, sesa nga faktorët brenda

vetë atij”11. Duke pasur parasysh se ekzistojnë mendime të ndryshme të autorëve mbi

faktorët kyç të zhvillimit të turizmit në të ardhmen, ku secili nga pozicioni i vet

parashikon zhvillimin e mundshëm të situatës, në punim jepen qëndrimet e autorëve për

të cilët mendoj se kanë qasje më gjithëpërfshirëse, si Cooper dhe Middleton, të cilët

theksojnë këto faktorë nga të cilët varet zhvillimi i turizmit:

kufizimi i rritjes së tregut;

cilësia, ripërtëritja e destinacionit dhe diferencimi;

marketingu i përgjegjshëm ose social;

11 Vukonić B. – Rethinking of Educations and training for Tourism , Zagreb – 2002 , fq. 496

Page 16: hyrje _kreu i

16

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

ndryshimi i strukturave politike;

ndryshimi i distribuimit në turizëm (lëvizja e zhvillimit sidomos nga veriu drejt

jugut).12

Një skenar interesant mbi lëvizjen e turizmit në të ardhmen e prezanton edhe autori i

njohur Poon. Në punimin e tij me titull: ”Tourism, Technology and Competetive

Strategies” ai përmend ciklin jetësor të turizmit, duke filluar që nga mesi i shekullit të

kaluar, deri te zhvillimi i tij i mundshëm në të ardhmen. Në cikël përshkruan

karakteristikat e turizmit shikuar historikisht, duke filluar që nga diversiteti i turizmit të

vjetër, të cilin e ka karakterizuar turizmi masiv, deri te turizmi i ri, të cilin e

karakterizojnë kushtet e reja të përmbajtura në kërkesat e ndryshueshme, pritjet e

turistëve si dhe mënyrës së tyre të sjelljes. Në bazë të kësaj, autori përmes grafikut të

ciklit jetësor të turizmit paraqet ndryshimet e mëposhtme:

Graf. 1: Cilkli jetësor i turizmit

Shkalla e rritjes

Turistët që preferojnë diellin Turizmi i riRenia e Teknolo. e re

çmimit te naftes

Kufizimi i rritjesIntergrim diegonal

Turiste rinj

Segment. i Pushimet e Rritje e marketingut tregut Paguara turistik

Renia Zhvill. iProdhim masiv e turizmit masiv qendrueshëm

Fundi Niveli Teknologji kompjuter. I L .II bot. Ekonomik

Turizmii Vjeter

Fluturimet çarterPlanifikimi dhe kontrrolli i

Paketat turistike destinacioneve te reja

Vitet1945 1958 1968 1978 2000 2020

12 Cooper C. Tourism , Principles and practice , London – 1993 , fq. 256 dhe Middleton V. – Marketing in Travel

Page 17: hyrje _kreu i

17

ZHVILLIMI I TURIZMIT MIDIS SHQIPËRISË DHE MALIT TË ZI – MUNDËSI BASHKËPUNIMINDËRSHQIPTAR DHE RAJONAL “

and Tourism , Oxford – 1993 fq. 359

Page 18: hyrje _kreu i

Burimi: Martinovic P.- Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja ( Magistarski rad), Lublane 2003, fq.4

Konsumuesit e rinj. Në bazë të hulumtimeve, konsumuesit e rinj janë më

tepër të sofistikuara në drejtim të përgjegjësisë ekologjike, duke synuar

përvojën dhe cilësinë e jetës më shumë sesa pushimin në diell. Shkurtimisht,

tregu është shumë më tepër i diferencuar sesa ka qenë njëzet vjet më parë

dhe vetë kjo paraqet sfidë për hulumtuesit e strategjive të marketingut, të

cilët kanë si synim standardizimin;

Teknologjitë e reja. Mënyra e aktivitetit sipërmarës, ose që ka lidhje me

biznesin në përgjithësi, e vendos theksin në përparësitë e teknologjisë, e cila

mund të gjejë zbatim edhe në turizëm. Teknologjia është zhvilluar me

dinamikë më të madhe sesa zhvillimi i tregut turistik, gjë që ka rezultat në

mundësinë e përcaktimit më të saktë të turistëve, përgjithësisht zgjedhjes së

tyre të destinacionit dhe shërbimeve, pa ndihmën e turoperatorëve dhe

krahas minimizimit të riskut.

Kufijtë e zhvillimit. Faktorin e tretë të zhvillimit e përbën fakti se rritja e

numrit të kufizimeve në të gjithë sektorët ndihmon ruajtjen e mjedisit. Po

punohet në organizimin e normave dhe masave të caktuara për shërbimet

turistike, në mënyrë që ato që përfshijnë shfrytëzimin e madh të energjisë

dhe shkatërrojnë mjedisin, nuk janë më të pranueshme. Në lidhje me këtë që

thamë, koorporatat dhe qeveritë kanë arritur në përfundimin që ndikimet

negative të zhvillimit të përcillen ose analizohen me vëmendje në strategjitë

e dekadave të ardhshme.

Politika globale e re. Sipas grafikut nr. 1 cikli jetësor i turizmit, ndryshimet

e reja, shkalla ekonomike dhe përvojat negative nuk janë më të zbatueshme

në të gjitha aspektet e turizmit. Autori shpreh mendimin se organizimin e ri

e karakterizon fleksibiliteti i masave, i cili manifestohet në

shumëllojshmërinë dhe specializimin, harmonizimin e sistemeve dhe

inovacionet .

Page 19: hyrje _kreu i

Natyrisht, duhet të merret parasysh edhe procesi i globalizimit, i cili nuk është paraqitur

në grafikun e mëparshëm .

Autori Mules parashikon dy skenarë të mundshëm të globalizimit në të ardhmen13.

Sipas njërit, në anën e kërkesës rritja e shpejtë e turizmit ndërkombëtar në shumë shtete

paraqet hulumtim, i cili kërkon përcaktimin e dimensioneve të ndikimeve ekonomike në

turizëm. Sipas skenarit të dytë, nga pikpamja e tendencave për të ushtruar biznes në

nivel global do të sjellë realizimin e të ardhurave të organizatave në ekonominë turistike

(për shembull: hotelet, etj), deri te qytetarët (aksionarët), madje edhe në shtetet që nuk

janë destinacione te mirëfillta turistike.14

1.2. Mega-Trendet dhe globalizimi i turizmit

Shekulli XXI paraqet një të panjohur të madhe. Në njërën anë një sfidë, në anën tjetër

gjithpërfshirje për të gjitha fushat e veprimtarisë socila-ekonomike, politike,

teknologjisë etj. Rezultati i qëndrimit të tillë bazohet në dinamikën e tyre, e cila është e

theksuar sidomos në pjesën e dytë të shekullit të kaluar.

Ky mijëvjeçar mbart me vete një numër të madh pyetjesh të ndryshme, të cilat në

fushën e turizmit do të shtroheshin kështu: Cilat forma të turizmit do t’u interesojnë

turistëve? Cilat forma të turizmit janë më të preferuara në raport me format e tjera? A ka

vend për hapësira (mjedise) të reja turistike në tokë? A do të jenë disa mjedise

gjeografike të lëna pas dore në shekullin XX në fokus të interesimit në shekullin XXI?

A do të jenë mjedise turistike të së ardhmes Sahara, Antarktiku, majet e maleve,

thellësitë e deteve dhe oqeaneve, apo hapësirat e kozmosit?15 Secila prej këtyre pyetjeve

mbart me vete sfidën e shekullit XXI, e cila kërkon përgjigje.

Autorë të ndryshëm në veprat e tyre japin parashikime të mega-trendeve, të cilat do të

kenë përparësi në lëvizjet turistike në të ardhmen. Sipas mendimit tim, parashikimin më

gjithëpërfshirës e jep WTO, natyrisht duke marrë parasysh parashikimet e autorëve të

tjerë, të cilat pak a shumë dallojnë nga ai. Nga segmenti i ofertës WTO theksohen pesë

mega-trende të zhvillimit të turizmit (http://world-tourism.org):

13 Martinovic P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja (Punim masteri), Lublana 2003, fq.714 Faulkner B. Moscard G. Laës E. – Tourism in the Tëenthy – First – Century Reflections an Experience, London , Neë York 2002 , fq. 31315 Touristic Masterplan of Montenegro, Podgorica 2001

Page 20: hyrje _kreu i

1. Ekoturizmi. Ekoturizmi nga një bazë e parëndësishme e “udhëtimit të përgjegjshëm

ekologjik dhe social” është zgjeruar në “udhëtim me komponentin natyrë”. Ekoturizmi

në kuptimin më të gjerë ofron, si shanse zhvillimore, ashtu edhe mundësi që të

financohen zonat e mbrojtura. Ai kërkon diferencimin në grupe të vogla me interesime

të veçanta dhe në grupin e madh të atyre të cilët pushimin në plazh e lidhin me vizitën

njëditore të rezervateve natyrore, si pjesë e përjetimeve të tyre në pushimin vjetor dhe

argëtime.

2. Turizmi kulturor. Këtu WTO bën diferencimin e zgjedhjes ndërmjet grupeve të

vogla të tregut me interesa të veçanta dhe grupit të madh, të cilat vizitën e

monumenteve kulturore e përfshijnë në programin e tyre të pushimit, i cili përndryshe

ka pikësynim tjetër.

3. Turizmi tematik. Paraqet turizmin i cili është i orientuar në interesime tejet specifike

dhe paraqet një treg relativisht të vogël. Interesimet speciale kanë përparësi, por edhe

aspektet e tjera, siç janë klima apo lokacioni. I fokusuar në tri “E” kapitale (të mëdha) -

Entertainment, Excitement, Education (Argëtim, Kënaqësi, Edukim) – turizmi tematik

mund të veprojë si katalizator i zhvillimit.

4. Turizmi avanturës. Kjo formë e turizmit paraqet një grup qëllimi të vogël tregu, por

në rritje. Duke marrë parasysh rrethanat, që gati çdo pjesë e tokës është hulumtuar, ky

segment preferon interesimin për hulumtimin e majave të maleve, thellësitë e deteve,

Antarktikun dhe kosmosin. Kështu për shembull, rreth dy milionë turistë kanë lundruar

me nëndetëse16 etj.

5. Shëtitja me anije. Karakteristika kryesore ka të bëjë me mundësinë e ofruar që për

një kohë të shkurtër të shihet gjithçka ("time poor – money rich"). Përndryshe, këtë

karakteristikë nuk e ka asnjë lloj tjetër udhëtimi, pra siç ofrojnë shëtitjet me anije.

Pjesën e dytë të shekullit XXI do ta karakterizoj në mënyrë të ndjeshme revolucioni

informatik. Zhvillimi i teknologjisë kompjuterike, ose teknologjisë së informacionit, me

qëllim të marrjes dhe përpunimit sa më efikas të të dhënave, si dhe transmetimit të tyre

sa më të shpejt, pastaj zhvillimi i teknologjisë në fusha të ndryshme, sidomos në

transport, siguria e një numri të madh të destinacioneve botërore, si dhe përmirësimi i

16 Martinovic P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja (Punim masteri), Lublana 2003, fq.9

Page 21: hyrje _kreu i

20

nivelit të arsimimit dhe kulturës në përgjithësi, e kanë përcaktuar botën me emërtimin

“fshat global”. Për këtë arsye, lëvizja deri në destinacionet më të largëta, apo udhëtimi

në kontinentet e ndryshme, nuk përbën problem të madh.

Modifikimi i kërkesave të vjetra dhe kërkesat e reja të turistëve për destinacione akoma

“të papara”, flasin në favor të tezës se edhe fusha e turizmit është përfshirë nga

globalizimi. Udhëtimi nga njëri skaj në skajin tjetër të botës nuk përbën më problem.

Kështu për shembull, për turistët është krejt normale që të hanë mëngjesin në Paris, të

darkojnë në Nju Jork, kurse ditën tjetër ta kalojnë në Tokio17. Udhëtimet në pjesë të

ndryshme të botës, për një turist mesatar, paraqet (mund të krahasohet) me lëvizjen në

periferi të qytetit të tij, të cilën e viziton për herë të parë.

1.3. Lëvizja e rrjedhave turistike në Evropë

WTO parashikon rritje të turizmit ndërkombëtar në 1.6 miliardë udhëtime në vitin 2020,

respektivisht një qarkullim prej rreth 2 bilionë US$18. Për vendet e Mesdheut WTO

parashikon ulje të pjesëmarrjes në treg nga 30% në 22% por në shifra kuantitative, rritje

të vizitës vjetore për 3%, nga 167 milionë në vitin 1995 në 346 milionë në vitin 2020 19.

Parashikimet e theksuara më parë të WTO-së duhet të vështrohen në mënyrë kritike

nëse merren parasysh disa pyetje (çështje) 20 si:

a munden rritja ekonomike, resurset e disponueshme dhe mjedisi të ecin në hap

me rritjen e popullsisë, e cila manifestohet në kërkesën turistike?

a janë të gatshme destinacionet të pranojnë numrin e parashikuar (rritjen e

parashikuar) të turistëve dhe t’i kënaqin?

a do të rritet trendi i papunësisë në Evropë, e me këtë a do të rriten të ardhurat

reale apo shpenzimet jetësore?

a do të vijë deri te lodhja nga udhëtimet, duke marrë parasysh fluksin në

komunikacion dhe të turistëve, mbingarkesën e mjedisit, kapaciteteve të banimit,

infrastrukturës etj.?

17 h ttp://wo rld -tou rism.o rg

18 Tou ristic Masterp lan o f Montenegro, Podgorica 2001

19 h ttp ://wo rld -tou rism.o rg20 T ou ri s tic M as t e r p l a n o f Montenegro, Podgorica 2001, fq. 133

Page 22: hyrje _kreu i

21

a e kufizojnë katastrofat natyrore (tërmetet, orkanet, erërat, etj.), sulmet

terroriste, problemet shëndetësore (epidemitë e ndryshme) dhe problemet sociale

kërkesën turistike?

Lëvizja e kërkesës turistike varet në masë të konsiderueshme nga parashikimet e

rritjes/zvogëlimit të popullsisë. Kjo sidomos ka të bëjë me shtetet turistike emetuese, siç

janë disa shtete evropiane (natyrisht, si dhe Evropa në tërësi), para së gjithash

Gjermania, Britania e Madhe, pastaj vendet skandinave etj,.

Sipas parashikimit të Kombeve të Bashkuara, popullsia evropiane do të zvogëlohet nga

727 milionë që është aktualisht në 692 milionë banorë, përgjithesisht Evropa do të

pësojë ulje të popullsisë prej 4.8 për qind. Popullsia e vendeve që tashmë janë anëtare të

Bashkimit Evropian do të zvogëlohet nga 375 milionë në 361 milionë banorë,

respektivisht me 3.7%21.

Tab. 1: Tëndencat e lëvizjes së numrit të banorëve në Evropë

VENDI VITI

POPULLSIA

E

SHPREHUR

NË MILION

PJESMARRJA E GRUPËMOSHAVE E

SHPREHUR NË PËRQINDJE

< 19 20-54 55-64 65-74 > 75

GJERMANIA

2000 82.7 21.0 49.5 13.2 9.3 7.1

2020 78.3 15.6 45.9 16.4 11.2 11.0

AUSTRIA

2000 8.19 23.0 51.3 11.0 8.0 6.7

2020 8.04 16.7 47.6 16.0 10.8 8.9

B.MADHE

2000 58.65 24.8 48.4 10.7 8.5 7.6

2020 57.46 19.1 45.9 14.4 11.4 9.2

ÇEKIA

2000 10.22 23.1 10.6 10.6 8.3 5.4

2020 9.61 16.4 13.2 13.2 13.2 8.2

B u r i m i : Touristic Masterplan of Montenegro, 2001, fq .136

21 Martinovic P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja (Magistarski rad), Lublana 2003, fq.12

Page 23: hyrje _kreu i

22

Parashikimet flasin se në periudhën e ardhshme do të ketë rritje të grupmoshave nga 55

deri 64, dhe 65 deri 74 dhe grupmoshës më të vjetër se 75 vjeç. Ndryshimet e

parashikuara të shpërndarjes së strukturave të moshave ndikojnë në intensitetin e

udhëtimit. Për këtë arsye, është interesant të shikohen parashikimet e intensitetit të

udhëtimit në Evropë, ku me intensitet të udhëtimit nënkuptohet përqindja e popullsisë

më moshë më të madhe se 14 vjeç, e cila udhëton të paktën një herë në vit, në

kohëzgjatje prej më së paku 5 ditë. Intensiteti i udhëtimit flet edhe për tendencat,

d.m.th. prirjet e popullsisë që të udhëtojë. Pastaj, intensiteti i udhëtimit mund të trajtohet

edhe në kuptimin e gatishmërisë së popullsisë që të udhëtojë, e cila manifestohet para së

gjithash në kënaqjen e parakushteve financiare, në varësi të të cilave intensiteti i

udhëtimit mund të variojë. Gjithashtu është me rëndësi të theksohet se në intensitetin e

udhëtimit ndikojnë: koha në dispozicion për udhëtim, kushtet metereologjike,

infrastruktura e komunikacionit etj.

Tab. 2: Intensiteti i udhëtimit në vendet e zgjedhura evropiane në vitin 2008

Shteti

Intensiteti i

udhetimit në % Një udhëtim Më shumë se

një udhëtim

Udhëtime në

100 banorë

Danimarka 77 47 30 118

Suedia /

Norvegjia 67 39 28 113

Zvicra 72 48 25 109

Italija 70 45 26 107

Franca 63 36 27 106

B.Madhe 58 31 26 99

Gjermania 77 58 18 98

Austria 54 36 19 81

Polonia 31 22 9 40

Burimi : WTO – Tourist movements in Europe in 2008 , Madrid, 2008

Page 24: hyrje _kreu i

23