i. natyra e lëndës “edukimi muzikor”

23
EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV VITI SHKOLLOR 2009 -2010 I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor” Ç’është muzika? Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar me kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të zhvilluar jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar individualisht ose në grupe. Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku. Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. Përmes të mësuarit të muzikës në këtë moshë synohet: Respektimi dhe këndimi i “Himnin e Flamurit”; Këndimi i këngëve të thjeshta dhe didaktike për fëmijë, me tematikë të larmishme për atdheun, natyrën, familjen, shoqërinë, të huaja etj.; Këndimi në intonacion dhe me emocion; Njohja dhe krijimi i modeleve të thjeshta ritmike në 2/4, 3/4, 4/4; Shoqërimi i këngëve me instrumente të thjeshta ritmike ose melodike, si: triangolo, tambur, zilka, ksilofon, ORF etj.; Dëgjimi i pjesëve muzikore të thjeshta, vokale dhe instrumentale; Edukimi i aftësive dëgjimore, duke rinjohur dhe komentuar me fjalë të thjeshta pjesë të ndryshme muzikore; Përjetimi i muzikës, duke shprehur dhe përdorur një terminologji muzikore për këtë nivel.

Upload: lamthien

Post on 29-Jan-2017

315 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

Ç’është muzika? Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social,

kulturor dhe afektiv të nxënësve. Duke punuar me kurrikulën e re të muzikës, mësuesit u japin mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të zhvilluar jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar individualisht ose në grupe. Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku. Kjo lëndë mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. Përmes të mësuarit të muzikës në këtë moshë synohet:

• Respektimi dhe këndimi i “Himnin e Flamurit”; • Këndimi i këngëve të thjeshta dhe didaktike për fëmijë, me tematikë të larmishme për atdheun, natyrën, familjen, shoqërinë, të huaja

etj.; • Këndimi në intonacion dhe me emocion; • Njohja dhe krijimi i modeleve të thjeshta ritmike në 2/4, 3/4, 4/4; • Shoqërimi i këngëve me instrumente të thjeshta ritmike ose melodike, si: triangolo, tambur, zilka, ksilofon, ORF etj.; • Dëgjimi i pjesëve muzikore të thjeshta, vokale dhe instrumentale; • Edukimi i aftësive dëgjimore, duke rinjohur dhe komentuar me fjalë të thjeshta pjesë të ndryshme muzikore; • Përjetimi i muzikës, duke shprehur dhe përdorur një terminologji muzikore për këtë nivel.

Page 2: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

II. Aftësitë që zhvillojnë nxënësit përmes mësimit të muzikës

Kjo kurrikul organizohet në mënyrë të tillë, ku veprimtaritë muzikore i ftojnë nxënësit të këndojnë, të luajnë, të dëgjojnë muzikën e vet ose të të tjerëve, duke e vlerësuar atë në mënyrë kritike. Rruga për të zhvilluar aspektin personal, shoqëror, mendor dhe fizik është një aspekt tjetër i kësaj kurrikule. Koordinimi i trupit me mendjen arrihet përmes të kënduarit të këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre dhe lojërave muzikore; rrahjes së ritmeve të ndryshme, kombinimit të lëvizjeve trupore me muzikën, ku, në të njëjtën kohë, ndiqen udhëzimet e mësuesit dhe, njëkohësisht, dëgjohen edhe të tjerët.

• Zhvillimi i aftësive për të kënduar në klasën e parë nxitet përmes punës me tingujt vokalë dhe të kënduarit: duke kënduar ninulla apo këngë me rimë të caktuar, duke eksperimentuar tingujt zanorë dhe bashkëtingëllorë, duke mësuar të respektojnë rregullat e frymëmarrjes etj. Edhe më pas, gjatë këtij cikli, ata mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Më pas zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes këngëve me tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta, që kërkojnë interpretim. Zhvillimi i aftësive për të kënduar shkon më tej kur nxënësit këndojnë saktë dhe të intonuar këngën, duke respektuar të gjitha rregullat, si dhe mësojnë të mbajnë një qëndrim kritik ndaj tekstit të këngëve.

• Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar muzikë është, gjithashtu, një aspekt kritik i të gjithë procesit të të nxënit, i cili fillon përmes zbulimit të tingujve apo zhurmave, dallimit dhe përcaktimit të tingujve në natyrë, duke zhvilluar më pas përqendrimin në dëgjimin e pjesëve muzikore. Në klasën e parë të CF, fëmijët njihen me disa rregulla: si duhet të edukohen për të dëgjuar muzikë, të çdo lloji qoftë; si duhet të edukohen për seleksionimin e muzikës; si duhet të zhvillojnë nga klasa në klasë, aftësinë për të rinjohur dhe përcaktuar llojin e muzikës, që ata dëgjojnë.

• Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike dhe njohja me muzikën në klasën e parë të CF fillon të bëhet përmes zhvillimit të aftësive imituese të fjalëve të shkurtra dhe fjalëve të gjata (me 2 dhe më shumë rrokje). Veprimtaritë muzikore mund të jenë të tilla, si: dëgjimi dhe imitimi i ekos, goditja e ritmeve të shkurtra dhe të gjata etj. Në kurrikulën e edukimit muzikor, rrugët dhe mundësitë për zhvillimin dhe zgjimin e imagjinatës artistike bëhen përmes familjarizimit të krijimeve të ndryshme muzikore të njohura ose të panjohura, përmes dëgjimit të tingujve muzikorë, të regjistrimit të grafikëve sipas lartësisë apo gjatësisë së tingujve, si dhe duke shprehur ndjenjat dhe emocionet përmes muzikës.

• Zhvillimi i aftësisë për të luajtur dhe shoqëruar muzikën përmes instrumenteve ORF dhe me goditje. Luajtja me instrumente do t’i aftësojë nxënësit për të njohur dhe luajtur me instrumentet ritmike dhe me goditje, ORF dhe muzikoren CF. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të aftë për të shoqëruar këngët dhe lojërat dhe pjesë të ndryshme muzikore.

Page 3: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Në edukimin muzikor të nxënësve krahas zërit, një rol të rëndësishëm luan dhe loja në instrument. Njohja me instrumentet rrit njohuritë muzikore dhe krijon mundësi për të hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Gjithashtu ajo zhvillon ndjenjën ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për çështje teorike e praktike të muzikës.

• Zhvillimi i aftësisë për të krijuar dhe shprehur emocionet edhe përmes arteve të tjera do të zhvillojë më tej aftësitë krijuese, qëndrimin e nxënësve ndaj muzikës, si dhe përjetimin e muzikës, duke e shprehur atë nëpërmjet arteve të tjera. Përjetimi muzikor, sigurisht, do të udhëhiqet nga mësuesi, por do të jetë individual për të shprehur më qartë personalitetin dhe identitetin e secilit nxënës në punën e tij artistike.

Në ciklin fillor (CF) në linjën shprehje dhe krijim muzikor nxënësit do të imitojnë tinguj e zhurma të ndryshme, do të ndërtojnë dhe luajnë me instrumente të thjeshta O.R.F. e do të shprehen për këngët që këndojnë dhe dëgjojnë, duke i përjetuar apo duke i kombinuar ato me lëvizjet trupore. Kjo linjë i jep mundësi integrimit të kësaj lënde me lëndë të tjera, si: arti figurativ, vallëzimi, gjuha amtare, edukimi fizik dhe sportet etj. Ata mësohen të përjetojnë muzikë dhe të krijojnë edhe përmes tyre. Kështu, pasi bëhet një paraqitje e një pjese muzikore, mësuesi bashkë me nxënësit merr vendimin sesi do të shprehen ata rreth këtij momenti muzikor. Në këtë rast ata ndahen në grupe dhe punojnë për realizimin e detyrës. IV. Parimet që janë mbajtur për hartimin e teksteve “Edukimi muzikor 4-5 ”. Tekstet e edukimit muzikor 4 – 5:

• kanë fizionomi kombëtare. • aftësojnë nxënësit për të kuptuar dhe u futur në marrëdhënie me muzikën duke krijuar përmes saj. • inkurajojnë dhe nxit nxënësit për të zhvilluar më tej modelet ritmike dhe melodike. • mësojnë konceptet e para muzikore. • zhvillojnë dhe edukon shprehitë e të kënduarit, të dëgjuarit, të luajturit me instrument, të krijuarit përmes muzikës. • përfshijnë nxënësit në procesin e të nxënit nëpërmjet veprimtarive që kërkojnë bashkëpunim në grup ose në çift. • inkurajojnë punën e pavarur të nxënësit përmes fletores së punës dhe CD që shoqëron tekstin. • nxisin aftësitë krijuese të nxënësve përmes aktiviteteve artistike. • mësojnë përmes tekstit të këngëve vlera si: dashuria për vendin, dashuria dhe respekti për familjen shokët dhe shoqet, mësuesen

etj. • mundësojnë respektin për punën e shokut/es, e dhënë kjo përmes pyetjeve të aparatit pedagogjik.

Page 4: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

• mësojnë se si të komunikojnë dhe komentojnë një pjesë muzikore duke përdorur një fjalor të thjeshtë artistik. • edukojnë kënaqësinë e të bërit të muzikës. • zhvillojnë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj. • krijojnë një atmosferë të këndshme në klasë, duke vënë theksin në parimin kryesor të mësimdhënies se: mësimi duhet të jetë

kënaqësi ku fëmijët duhet të mësojnë përmes lojës dhe pa stres.

V. Parimet që u ndoqën në hartimin e teksteve sipas programeve mësimore. Teksti:

Respekton kërkesat e programit mësimor përkatësisht të klasave 4-5. Përfshin informacion e duhur, duke ndjekur një metodë në përputhje me moshën e fëmijëve 10- 11 vjeç. Është i ndarë në njësi (tema) mësimore sipas linjave të programit mësimor, duke realizuar objektivat e programit. Është tërheqës dhe i kuptueshëm për këto nivele moshore. Prezanton veprimtari që nxisin dëshirat e nxënësve për të kënduar, luajtur me instrumente dhe krijuar muzikë. Paraqet një aparat pedagogjik për çdo temë mësimore që shoqërojnë tekstin nga fillimi në fund.

VI. Programi mësimor , elementet e tij dhe zbatimi përmes planit tematik

Kurrikula e edukimit muzikor shtrihet përgjatë 9 viteve shkollore dhe është e ndarë në dy cikle: CF (Cikli fillor) dhe CMU (Cikli i mesëm i ulët), ku CF shtrihet në pesë vite dhe CMU në katër vite. Përmbajtja e kurrikulës së edukimit muzikor përkatësisht në CF jepet përmes pesë linjave bazë dhe elementeve muzikore. Ato janë:

Linjat e programit mësimor • Të kënduarit &

lojërat muzikore • Bazat e

arsimimit muzikor

• Dëgjimi muzikor • Luajtja me

instrument • Shprehje dhe

krijim muzikor

Elementet muzikore që mësohen përmes programit - Ritmi - Melodia - Vetitë e tingullit: gjatësia, lartësia,intensiteti, timbri - Notat - Ritmet e thjeshta me dy, tri dhe katër goditje - Tempi - Termat dinamike dhe shenjat e ngjyrimit

Page 5: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

a. Mjetet dhe instrumentet për realizimin e programeve 4-5 të edukimit muzikor.

Minimumi i mjeteve në përdorim. Zbatimi i kurrikulës së edukimit muzikor në shkollë kërkon një numër të domosdoshëm mjetesh dhe

materialesh didaktike, e muzikore. Kështu në ciklin fillor nxënësit do të njihen me instrumentet me goditje dhe ato ORF, me të cilat do të shoqërojnë këngët dhe lojërat muzikore.

Mësuesit do të kenë mjetet e tyre për përdorim, si: magnetofon, kaseta audio dhe video, fizarmonikë ose organo.

b. Të nxënët e integruar Tërheqja e nxënësve në veprimtaritë muzikore dhe integrimi i muzikës me lëndë të tjera, sigurisht, kërkon realizimin e objektivave jo

vetëm në muzikë, por edhe nga lëndë të tjera. Kjo është një mënyrë efektive e të mësuarit dhe një nga parimet më të rëndësishme që ka kurrikula e edukimit muzikor.

Temat e integruara kanë një motivim dhe kënaqësi të lartë për nxënësit. Ndërthurja e linjave me njëra - tjetrën apo e njohurive në lëndë të ndryshme brenda një niveli, ndihmon në përforcimin më të mirë të njohurive të nxënësit dhe i bën veprimtaritë e kësaj lënde të këndshme dhe

Mjetet më të domosdoshme për realizimin e procesit mësimor në lëndën e edukimit muzikor janë: - Magnetofon - Kaseta/CD - Instrumente me goditje, ORF - Firzamonika/organo - Fletorja e punes - Postera

Page 6: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

të dashura. Për shembull, mësuesit duhet të kenë parasysh që gjatë zhvillimit të linjës së BAM, njohuritë e kësaj linje, mund të lidhen shumë mirë me linjën e dëgjimit, ku nxënësit dëgjojnë atë çka mësuan në linjën e BAM. Integrimi me artet dhe lëndë të fushave të tjera. Disa aspekte të shprehjes dhe imagjinatës nga fusha të tjera të arteve, lidhen edhe me muzikën. P.sh. koncepti i ritmit (harmonia) apo i formës në artin figurativ mund të ilustrohet edhe në muzikë. Zhvillimi i një skeme personale, i një sistemi që prezanton botën në pikturë dhe simbolet në artin figurativ lidhet edhe me simbolet grafike në muzikë (p.sh. regjistrimet grafike të tingujve apo melodisë së një kënge). Muzika mund të transmetojë ose të përçojë imazhe të ndryshme nga nxënës të ndryshëm, duke ilustruar ose krijuar imazhet apo krijimet e tyre në linjën SHKM ose DM. Tematika e programit në edukimin muzikor, veçanërisht në linjën SHKM, mund të realizohet jo vetëm përmes edukimit figurativ, por edhe përmes disa lëndëve të tjera siç janë: vallëzimi, drama, edukimi fizik etj. Kështu, edukimi fizik mund të realizohet edhe përmes vendosjes së një muzike të njohur popullore apo të muzikës bashkëkohore.

Integrimi me gjuhën amtare. Në të gjitha nivelet kurrikula e edukimit muzikor, ka si qëllim që nxënësit të dëgjojnë dhe t’i përgjigjen muzikës në rrugë të ndryshme. Këngët sigurojnë te nxënësit një të kënduar të rrjedhshëm dhe të saktë të tyre. Gjithashtu ato kërkojnë të zhvillojnë më tej gjuhën amtare që ata mësojnë çdo ditë. Gjatë mësimit të këngëve apo njohurive muzikore BAM, nxënësit njihen dhe ushtrojnë konceptet: theksi në gjuhën e folur dhe muzikë ose koha e theksur, e pa theksuar. Këto mund të demonstrohen pasi një këngë është mësuar shumë mirë, duke u kërkuar nxënësve të gjejnë fjalë 2- rrokeshe, 3 – rrokëshe dhe 4-rrokëshe. Duke gjetur këto fjalë nxënësit mësojnë të vënë theksin aty ku duhet. Gjithashtu ata më sojnë të kë ndojnë me një diksion të qartë , që do të thotë të dinë të kë ndojnë pastër fjalët gjatë kë dnimit. Shembull integrimi me gjuhën amtare: Theksi në muzikë dhe gjuhën e folur.

> - Mo – lla 1 2

> - - eks – kur - sion 1 2 3

> - - - Ta –vo – li - na 1 2 3 4

Shenja > quhet theks i fortë shenja - quhet theks i butë. c. Mësimdhënia dhe metodat në klasë

Page 7: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Në këtë pjesë është shumë i rëndësishëm përdorimi i rrugëve dhe metodologjive për të forcuar njohuritë muzikore. Disa nga teknikat e mëposhtme janë servirur për të plotësuar më mirë objektivat e orës së mësimit, duke i integruar ato me elementet dhe njohuritë muzikore të kësaj kurrikule. Ato mund të përshtaten sipas nivelit të shkollës apo klasës ku ju jepni mësim.

Cilado qoftë rruga e ndjekur për mësimdhënie ajo duhet: - të edukojë kënaqësinë e të bërit të muzikës, - të zhvillojë aftësitë për të kuptuar muzikën dhe për të mbajtur qëndrim ndaj saj, - të zhvillojë aftësitë krijuese të çdo nxënësi.

Brainstorming (stuhi mendimesh)

Përcaktimi. Brainstorming ose stuhia e mendimeve është një teknikë, që u kërkon nxënësve të tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme ose ideje të veçantë, e cila nis t’u rikujtojë atyre njohuritë që kanë. Nxënësit nuk mendohen nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta ose të gabuara.

Mënyra e zbatimit. Nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale ose në çift, në fillim duke i hedhur të gjitha idetë që kanë e, më pas, duke i shkëmbyer me shokun ose anëtarët e tjerë të grupit. Mësuesi i hedh të gjitha idetë në dërrasën e zezë. Duke dëgjuar mendimet e të tjerëve, nxënësve mund t’u kujtohen gjëra të tjera ose mund t’u shtohet informacion i ri në kujtesën e tyre.

Komente. Kjo teknikë përdoret, kur nxënësit kanë njohuri rreth një teme të caktuar. Është një veprimtari e mirë për fillimin e mësimit. Nxënësit shprehin mendimin, mësuesi shkruan në tabelë.

Klasteri (Pema e mendimit) Përcaktimi. Klasteri ose grupimi i mendimeve që, ndonjëherë, në literaturë emërtohet “harta e mendimeve” ose edhe “pema e mendjes” është një teknikë, që i nxit nxënësit të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje, i bën ata të mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve. Ajo shërben si një mjet i fuqishëm për fillimin e procesit të të shkruarit, sidomos për ata nxënës, të cilëve u mungon një dëshirë e tillë.

Mënyra e zbatimit - Hapat për realizimin e klasterit janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u zbatuar: 1. Shkruhet një fjalë në qendër të fletës (dërrasës së zezë apo një sipërfaqeje, ku mund të shkruhet). 2. Shkruhen fjalë apo fraza, që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa gjykuar rreth tyre. 3. Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen me njëra-tjetrën. Shkrimi i ideve ndërpritet vetëm kur mbaron koha e caktuar. Ndërkohë, nxënësit nuk duhet të shqetësohen për sforcime në shkrim apo shqiptim.

Komente. Përvoja e zbatimit të klasterit ka treguar se kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit në të gjitha lëndët dhe me çdo moshë nxënësish. Fjala ose tema e gjetur për klasterin duhet të zgjidhet e tillë, që i gjithë grupi të ketë mundësi të punojë për të, si për shembull: trupi i njeriut, një personazh, atdheu, profesionet etj.

Page 8: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

VIII. Ndërtimi i korit dhe puna për zhvillimin e talenteve në shkollë.

Qëndrimi i nxënësve- gjatë të kënduarit, duhet të përbëjë një nga shqetësimet e para të mësuesit. Pozicioni më i përshtatshëm gjatë të kënduarit, është qëndrimi në këmbë dhe me duar të lëshuara poshtë. Në klasë mund të qëndrojë edhe ulur me duart të mbështetura në gjunjë dhe trupin drejt. Koka dhe qafa mbahen lirshëm, ndërsa gjoksi nxirret pak përpara me qëllim që frymëmarrja të bëhet sa më e lirshme. Nuk lejohen shtrëngimet në fytyrë dhe lëvizjet e gojës; ato duhet të jenë të lirshme dhe elastike, pasi ngurtësimi i buzës dhe i gjuhës ndikon jo mirë në cilësinë e tingullit.

Përqendrimi - te mësuesi gjatë drejtimit ose e thënë në gjuhën e muzikës dirigjimi. Për të realizuar këtë, një rol të rëndësishëm luan

mësuesi/ja, që mund të jetë, njëkohësisht, drejtuesi i korit. Koristët (nxënës) duhet të njohin dhe të kuptojnë, medoemos, çdo shenjë të drejtuesit, që të realizohet, kështu, një ekzekutim harmonik dhe artistik i këngëve.

Interpretim- do të thotë përqendrimi i solistit apo korit te dirigjenti/ja ose mësuesi/ja për fillimin e këngës, krijimi i individualitetit të nxënësit gjatë të kënduarit ose ekzekutimit dhe përcjellja e emocioneve të këngës përmes zërit.

Shprehitë korale- Zotërimi i shprehive vokale, kushtëzon në një masë të konsiderueshme tingëllimin e mirë koral. Të kënduarit bukur dhe në harmoni i një grupi koral varet nga zbatimi i shprehive vokale (frymëmarrja, intonizimi i tingujve, diksioni) prej çdo nxënësi. Mësuesi/ja përpiqet që synimi i të kënduarit të jetë uniteti tingëllues përmes pjesëmarrësve të korit në klasë.

Page 9: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Frymëmarrja. Procesi i frymëmarrjes përbëhet prej dy momentesh kryesore: marrjes dhe nxjerrjes së frymës, që duhet të jenë aktive dhe të organizuar. Nxënësit duhet të mësohen që të marrin frymë para fillimit të këngës dhe ta konsumojnë me ngadalë, qetësisht e pa nxitim. Aftësia për të zotëruar frymëmarrjen fitohet duke bërë mjaft ushtrime për të mbajtur zërin për një kohë sa më të gjatë dhe pa e dobësuar intensitetin. Dallohen dy tipe frymëmarrjesh:

1. Frymëmarrje me kraharor, që siguron një frymëmarrje mjaft të plotë. 2. Frymëmarrje diafragmatike, që siguron një frymëmarrje më të thellë.

Në një këngë të shpejtë, të gjallë e të gëzuar përdoret frymëmarrja me kraharor, ndërsa në një këngë të ngadalshme, të shtruar, të lidhur, melodioze ose përpara një fraze të gjatë do të merret frymë thellë (diafragmatike).

Intonacioni. Të këndosh me saktësi do të thotë të nxjerrësh zërin me një lehtësi të caktuar sipas diapazonit, dhe të kontrollosh e të

bashkosh zërin me atë të koristëve të tjerë, në rastin e këngës korale. Për këtë gjë rol të madh luan zhvillimi i veshit muzikor, i shijes muzikore, të cilat i bëjnë të aftë fëmijët që të kontrollojnë zërin në mënyrë të vazhdueshme. Për të realizuar intonacionin e saktë duhet të vendosen nxënësit në mënyrë të atillë që të përfitojnë njëri nga tjetri. Mësuesi duhet të gjejë tinguj primarë të zërit, që nxënësit i këndojnë me saktësi dhe t’i stërvitë të këndojnë tinguj më të afërt me të, duke zgjeruar, kështu, gradualisht diapazonin e tyre. Të kënduarit e disa ushtrimeve të shkurtra të përbëra prej dy - tre tingujsh të akordit melodik, apo si dhe të kënduarit e melodisë me gojë të mbyllur ose me rrokje të hapura (la, la) ndihmojnë për t’u intonuar saktë, sepse në këto raste e gjithë vëmendja përqendrohet në këtë gjë. Rëndësi të madhe në intonacion ka edhe gjendja emocionale, qëndrimi aktiv i tyre ndaj këngës që mësojnë e këndojnë dhe shkalla e interesimit të tyre. Intonimi i saktë i intervaleve, ndihmon në zhvillimin e mëtejshëm të një të kënduari të saktë në kor.

Diksioni. Në muzikën vokale një diksion i mirë është po aq i domosdoshëm sa edhe të intornuarit saktë. Mësuesi/ja duhet të ketë

parasysh t’u kërkojë nxënësve të këndojnë qartë e kuptueshëm fjalët, në mënyrë që dëgjuesit t’i kuptojnë ato pa vështirësi. Faktorët kryesorë janë: a) Shqiptimi i qartë i tingujve muzikorë e bashkëtingëllorë të fjalëve b) Theksimi i drejtë i tyre.

a) Shqiptimi i saktë i tingujve është i kushtëzuar nga një artikulim i drejtë domethënë nga një lëvizje e përshtatshme e buzëve, gjuhës,

nofullës së poshtme me pjesëmarrjen e të cilave formohen zanoret dhe bashkëtingëlloret. Lëvizja e buzëve varet nga karakteri i këngës që do të këndohet. Kujtoni që rrokjet e nënvizuara këndohen butë.

Page 10: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

b) Shqiptimi i drejtë, korrekt e letrar i fjalëve të tekstit të këngëve, duhet të jetë në qendër të vëmendjes të mësuesit/es. Duhet të vihen në dukje, si rrokjet e theksuara, ashtu dhe fjalët mbi të cilat bie theksi logjik. Mësuesit duhet të kenë parasysh që përzgjedhja e repertorit të këngëve të ketë këngë që imponojnë një interpretim të ëmbël, të këndshëm, e pa sforcim. Në këtë mënyrë do të sigurojnë zhvillimin harmonik të zërit, veshit dhe shijes muzikore të fëmijëve.

IX. Orët e lira

Qëllimi i orëve të lira (deri në 15% e sasisë totale të orëve) janë lënë për t’i krijuar hapësira të nevojshme iniciativës dhe krijimtarisë së shkollës dhe të mësuesit për të përmbushur sa më mirë nevojat dhe interesat e nxënësve në përputhje me objektivat e programit zyrtar të miratuar nga MASh. Sasia e orëve të lira sipas udhëzimit të MASh është 1/3 për përforcimin e lëndë dhe 2/3 për zbatimin e kurrikulës së lirë.

Statusi i tyre është sa i detyrueshëm aq edhe fleksibël. Është i detyrueshëm sepse duhen zhvilluar deri në fund të vitit shkollor. Është fleksibël sepse shpërndarja përgjatë vitit dhe mbushja me material mësimor është lënë në dorë të mësuesit në bashkëpunim edhe me mësuesit e tjerë të shkollës.

Për mbushjen e tyre me material mësimor mund të përdoren burime të ndryshme, por gjithmonë të bëhet kujdes të punohet për arritjen e kërkesave të programit.

Për mbushjen efikase të një pjese të orëve të lira mund të bashkëpunohet edhe me mësuesit e lëndëve të tjera, duke hartuar paraprakisht një plan të përbashkët disa orësh që shfrytëzon lidhjet konceptuale ndërlëndore dhe aspektet kroskurrikulare. Shpërndarja dhe shumëllojshmëria e veprimtarive, duke ju gjetur vendin e duhur përgjatë vitit mësimor, është një element i rëndësishëm i zbatimit me sukses të rubrikës të orëve të lira. Kujdes duhet bërë që orët e lira të mos shpërdorohen, duke i shfrytëzuar për qëllime rutinë të cilat nuk sjellin risi të reja në kurrikulin shkollor. Fazat për realizimin e orëve të lira në veprimtari të ndryshme artistike janë si më poshtë: Faza I: Planifikimi i veprimtarisë, ku mësuesit përcaktojnë:

Page 11: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

1. Objektivat e përgjithshëm të kësaj veprimtarie. Përmes kësaj veprimtarie, nxënësit do të zhvillojnë:

• Aftësinë për të kërkuar në internet; • Aftësinë për të njohur karakteristikat e një figure dhe personaliteti të shquar brenda dhe jashtë vendit. • Aftësinë për të krijuar një ese, portret, grafikë, realizuar një kënd me dokumente historike etj.

2. Objektivat specifike për secilën lëndë (çfarë ata do të realizojnë brenda 1 ose më shumë orëve për këtë veprimtari, në lëndët e tyre). 3. Ndarja e detyrave. Faza II: Rrugët për zhvillimin e OL

1. Përcaktimi i burimeve për zhvillimin e veprimtarisë; 2. Përcaktimi i bazës materiale; 3. Përcaktimi i metodave mësimore; 4. Përcaktimi i periudhës dhe orëve që duhen për këtë veprimtari.

Faza III: Zhvillimi i veprimtarive dhe finalizimi

1. Kënd me fakte dhe dokumente, 2. Koncert, 3. Ekspozitë.

Faza 4: Vlerësimi i veprimtarisë

1. Nxjerrja e problemeve dhe vështirësive të hasura për arritjen e objektivave të vendosura në fillim të veprimtarisë; 2. Vlerësimi i nxënësve (që kanë bërë krijimin më të mirë, këndimin më të mirë etj.)

Page 12: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Kujdes! Orët e lira në secilin plan tematik nga klasa 1- 5, nuk janë të përcaktuar dhe të vendosura në rrjedhën e orëve të tjera, pasi për realizimin e tyre mësuesi/sja sipas udhëzimit të MASh “Për orët e lira”, DUHET tí planifikojë ato vetë, në varësi të objektivave që ka vendosur si mësues dhe në varësi të kushteve, mjediseve, tematikave të cilat ndryshojnë nga një shkollë në tjetrën apo nga një qytet në tjetrin. Gjithashtu Orët e lira realizohen individualisht, në bashkëpunim me lëndët e tjera ose si projekt.

Orët mësimore përgjatë një viti shkollor.

1. Këndim 19 orë 2. Bazat e arsimimit muzikor 4 orë 3. Dëgjim muzikor 2 orë 4. Luajtje në instrument 2 orë

5. Shprehje dhe krijim muzikor 3 orë

Orë të lira 5 orë

Page 13: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Objektivat e programit të edukimit muzikor të ndara sipas 3 niveleve

Page 14: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Niv

eli b

azë

• Të dallojë, të përshkruajë dhe të zbatojë rregullat e frymëmarrjes dhe teknikat e të kënduarit. • Të këndojë duke shqiptuar fjalët e këngës. • Të zbatojë ndjenjën ritmike dhe melodike për të respektuar rregullat e të kënduarit. • Të transmetojë ide e dëshira duke mbajtur një qëndrim në zgjedhjen e këngëve që pëlqen. • Të dallojë ndryshimet ritmike apo melodike në këngë a melodi të ndryshme. • Të përshkruaj karakterin dhe tempin e një pjese të thjeshtë muzikore. • Të dallojë vetitë e tingullit. • Të përshkruajë vetitë e tingullit në ndonjë pjesë muzikore (nina-nana, këngë për fëmijë etj.) • Të shoqërojë këngë apo lojëra të thjeshta ritmike. • Të ekzekutojë ritmin duke e shoqëruar me duartrokitje, triangolo apo instrumente me goditje. • Të dallojë dhe të përshkruaj konceptet muzikore, forma të ndryshme muzikore, grupimet e

shprehitë vokale të zërave dhe grupimet e instrumenteve në muzikën e dëgjuar. • Të përdorë një terminologji të thjeshtë muzikore. • Të identifikojë ndryshimet dhe ngjashmëritë e temave të përdorura në muzikë dhe në artet e

tjera. • Të improvizojë vargje apo krijime figurative, përmes emocioneve që i jep muzika. • Të kombinojë lëvizjet e trupit me muzikën.

Page 15: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Niv

eli i

mes

ëm

• Të këndojë saktë melodinë dhe tekstin e këngës. • Të zbatojë, rregullat e frymëmarrjes, teknikat e të kënduarit, ritmin, intonacionin. • Të zhvillojë ndjenjën ritmike dhe melodike duke respektuar rregullat e të kënduarit. • Të transmetojë ide e dëshira,duke mbajtur shpesh herë një qëndrim aktiv në zgjedhjen e

këngëve që pëlqen. • Të dallojë apo të zhvillojë, çdo këngë apo melosi, në ritëm dhe në intonacion. • Të dallojë dhe të zbatojë vetitë e tingullit. • Të përshkruaj vetitë e tingullit në një pjesë muzikore (nina-nana etj). • Të shoqërojë këngë apo lojëra të thjeshta ritmike. • Të kontrollojë gjatë ekzekutimit ritmin dhe të ekzekutojë duke shoqëruar me duartrokitje,

triangolo dhe me instrumente me goditje. • Të dallojë dhe të përshkruaj koncepte muzikore,forma të ndryshme muzikore, grupimet e

shprehitë vokale të zërave dhe grupimet e instrumenteve,në muzikën e dëgjuar. • Të përdorë një terminologji të thjeshtë muzikore. • Të dallojë dhe të përdorë ndryshimet dhe ngjashmëritë e temave të përdorura në muzikë

dhe në arte të tjera. • Të krijojë duke improvizuar vargje apo krijime figurative,përmes emocioneve që i jep

muzika. • Të përjetojë dhe te shprehë muzikën, përmes krijimeve figurative,vargut etj. • Të kombinojë me harmoni lëvizjet e trupit me muzikën.

Page 16: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Niv

eli i

lart

ë

• Të këndojë saktë me ritëm dhe intonacion çdo këngë. • Të zbatojë saktë teknikat e të kënduarit. • Të zhvillojë dhe të ekzekutojë ndjenjën ritmike dhe melodike. • Të transmetojë ide e dëshira duke mbajtur një qëndrim aktiv në zgjedhjen e këngëve që

pëlqen. • Të këndojë dhe shoqërojë saktë duke krijuar kombinime me lëvizje trupore. • Të dallojë dhe të zhvillojë saktë çdo këngë apo melodi, në ritëm dhe në intonacion. • Të përshkruajë dhe të vlerësojë karakterin e një pjese të thjeshtë muzikore. • Të dallojë dhe të zbatojë saktë të gjitha vetitë e tingullit. • Të përshkruaj dhe shpjegojë saktë vetitë e tingullit në një pjesë muzikore. • Të shoqërojë çdo këngë apo lojë të thjeshtë ritmike. • Të kontrollojë dhe të ekzekutojë saktë duke shoqëruar me duartrokitje, triangolo dhe

instrumente me goditje. • Të dallojë dhe të përshkruaj në mënyrë të pavarur të gjitha konceptet muzikore, forma të

ndryshme muzikore. • Të dallojë dhe të përdorë saktë çdo ndryshim dhe ngjashmëri të temave të përdorura në

muzikë dhe në arte të tjera. • Të përjetojë dhe shprehë saktë muzikën përmes krijimeve figurative, vargut etj. • Të shpjegojë saktë çdo emocion që i ngjall muzika në raport me artet e tjera.

Page 17: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

Nr. Linj

at

Orët

Temat mësimore

Objektivat specifikë sipas niveleve

Mjetet dhe literatura ndihmëse

Realizimi Niveli bazë Niveli mesatar Niveli i lartë

1. K 1 Të përshkruajë me

fjalët e librit historikun e flamurit.

Të këndojë duke shoqëruar me instrumente me goditje ritmin e këngës.

Të interpretojë këngën, duke shprehur emocionet e veta.

Të përshkruajë me fjalët e librit historikun e flamurit.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

2.

K 2 Muzika dhe burimet e tingujve

Të dallojë burimet e tingujve në mjedisin e klasës.

Të klasifikojë burime të tjera tingujsh.

Të riprodhojë tingujt që dëgjon duke komentuar burimin e tyre.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - fletore pune, - postera.

3. K 3 “Kur shikoj një yll”

Të mësojë këngën saktë në intonacionin e duhur.

Të këndojë qartë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë solo dhe në grup me ndjenjë dhe emocion.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

4. K 4 Përpunimi i këngës Të këndojë duke respektuar rregullat e të kënduarit.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë duke interpretuar me ndjenjë e emocion.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

5. BAM 2 Cilësitë e tingullit Të identifikojë disa nga cilësitë e tingullit.

Të klasifikojë tingujt e gjatë dhe të shkurtër Të butë – të fortë,

Të krijojë përmes zërit të vet apo objekteve disa

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - fletore pune,

Kabineti / Klasa

Page 18: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

të ulët – të lartë. nga cilësitë e tingullit.

- postera.

6. DM 1 Muzika vokale dhe instrumentale

Të identifikojë muzikën vokale dhe instrumentale gjatë dëgjimit muzikor.

Të shpjegojë me fjalë të thjeshta si e kupton muzikën vokale dhe instrumentale gjatë dëgjimit.

Të gjejë një Cd me pjesë nga këngëtarin që pëlqen më shumë duke thënë pse?

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

7. K 5 “Nesër kur të rritem”

Të mësojë këngën në intonacionin e duhur.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë solo dhe në grup, duke interpretuar me emocion.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune.

Kabineti / Klasa

8. K 6 Përpunimi i këngës Të këndojë këngën në grup.

Të këndojë solo dhe në grup.

Të interpretojë këngën, duke e shoqëruar me instrumente ORF.

- Instrumente ORF: (triangolo, shkopinj, sister, zile,etj), - libri i mësuesit, - fletore pune.

Kabineti / Klasa

9. SHKM

1 Muzika përmes arteve të tjera

Të kuptojë të bukurën edhe në artet e tjera.

Të krijojë një pikturë, një poezi apo prozë duke dëgjuar muzikë.

Të japë mendime për punën në klasë duke komentuar krijimin e tij dhe të shokëve.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - lapsa me ngjyra.

Kabineti / Klasa

10.

LI

1

Luajmë me mjete trupore dhe

Të luajë me instrumente duke

Të luajë solo dhe në grup.

Të luajë duke krijuar e

- Instrumente ORF

Kabineti / Klasa

Page 19: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

instrumente ORF respektuar ritmin e dhënë.

modele ritmike të ndryshme.

(triangolo, shkopinj, sister, zile,etj), - libri i mësuesit, - fletore pune.

11. K 7 “Bleta dhe flutura” Të këndojë këngën në intonacionin e duhur.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë këngën solo dhe në grup.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

12. K 8 Përpunimi i këngës Të këndojë këngën në grup.

Të këndojë solo dhe në grup.

Të interpretojë këngën, duke e shoqëruar me instrumente ORF.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

13. BAM 2 Të njohim ritmin me dy goditje

Të identifikojë ritmin me dy goditje

Të shoqërojë melodi apo këngë me dy goditje.

Të krijojë ritme me dy goditje.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

14. K 9 “O i vogël o partizan”

Të mësojë këngën ritmikisht dhe nga ana melodike.

Të këndojë saktë dhe në karakter këngën.

Të këndojë solo dhe në grup.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

Kabineti / Klasa

15. K 10 Përpunimi i këngës Të këndojë duke respektuar rregullat e

Të këndojë saktë tekstin dhe

Të këndojë duke

- Magnetofon, - libri i

Kabineti / Klasa

Page 20: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

të kënduarit. melodinë e këngës.

interpretuar me ndjenjë e emocion.

mësuesit, - organo, - fletore pune, - postera.

16. SHKM

2 Shprehje e emocioneve sipas karakterit të muzikës

Të identifikojë karakterin e këngëve që dëgjon.

Të shpjegojë me fjalë të thjeshta karakterin e muzikës që dëgjon.

Të krijojë një poezi, pikturë sipas karakterit të muzikës që dëgjon.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - lapsa me ngjyra.

Kabineti / Klasa

17. BAM 3 Të njohim ritmin me tri goditje

Të identifikojë ritmin me tri goditje.

Të lexojë dhe këndojë me ritmin me tri goditje.

Të krijojë ritme me tri goditje.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

18. LI 2 Ndërtojmë dhe luajmë me instrumente ORF

Të identifikojë duke listuar disa instrumente ORF.

Të zbatojë hapat e ndërtimit të instrumenteve muzikore.

Të punojë në grup instrumentet ORF.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - materiale të ndryshme, - fletore pune.

Kabineti / Klasa

19. K 11 “O moj lulëkuqe” Të mësojë këngën ritmikisht dhe nga ana melodike.

Të këndojë saktë dhe në karakter këngën.

Të këndojë solo dhe në grup.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

20. K 12 Përpunimi i këngës Të këndojë duke Të këndojë saktë Të këndojë - Magnetofon, Kabineti /

Page 21: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

respektuar rregullat e të kënduarit.

tekstin dhe melodinë e këngës.

duke interpretuar me ndjenjë e emocion.

- libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Klasa

21. DM 2 Piano, kitara, violina

Të identifikojë pianon, kitarën, violinën.

Të dallojë timbrin e tyre gjatë dëgjimit muzikor.

Të argumentojë pëlqimin mbi një nga këto instrumente muzikore.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

22. K 13 “Erdhi një dallëndyshe”

Të mësojë këngën ritmikisht dhe nga ana melodike.

Të këndojë saktë dhe në karakter këngën.

Të këndojë solo dhe në grup.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

23. K 14 Përpunimi i këngës Të këndojë duke respektuar rregullat e të kënduarit.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë duke interpretuar me ndjenjë e emocion.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

24.

BAM 4 Të njohim ritmin me katër rrahje

Të identifikojë ritmin me katër goditje.

Të lexojë e këndojë me ritmin me katër goditje.

Të krijojë ritme me katër goditje.

- Magnetofon, - organo, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

25. K 15 “Njëshi dhe Të mësojë këngën Të këndojë saktë Të këndojë - Magnetofon, Kabineti /

Page 22: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

zeroja” ritmikisht dhe nga ana melodike.

dhe në karakter këngën.

solo dhe në grup.

- libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Klasa

26. K 16 Përpunimi i këngës Të këndojë duke respektuar rregullat e të kënduarit.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë duke interpretuar me ndjenjë e emocion.

- Magnetofon, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

27. SHKM

3 Krijim muzikor me ritme të thjeshta

Të krijojë një model ritmik duke përdour një nga ritmet me 2,3,4 goditje.

Të ekzekutojë krijimet e veta me instrumente me goditje.

Të shpjegojë pse zgjodhi ritmin e caktuar.

- fletore pune, - lapsa me ngjyra etj.

Kabineti / Klasa

28. K 17 “Një fustan me lule”

Të mësojë këngën ritmikisht dhe nga ana melodike.

Të këndojë saktë dhe në karakter këngën.

Të këndojë solo dhe në grup.

- Magnetofon, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

29. K 18 Përpunimi i këngës Të këndojë duke respektuar rregullat e të kënduarit.

Të këndojë saktë tekstin dhe melodinë e këngës.

Të këndojë duke interpretuar me ndjenjë e emocion.

- Magnetofon, - libri i mësuesit, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

30. K 19 “Sa herë vjen qershori”

Të këndojë saktë në intonacionin e duhur.

Të këndojë me diksion të qartë dhe shoqëruar me instrumente me goditje.

Të këndojë solo dhe në grup me ndjenjë e emocion.

- Magnetofon, - organo, - fletore pune, - Inst. me goditje.

Kabineti / Klasa

Page 23: I. Natyra e lëndës “edukimi muzikor”

EDUKIMI MUZIKOR, KLASA IV

VITI SHKOLLOR 2009 -2010

31 OL 1 32 OL 2 33 OL 3 34 OL 4 35 OL 5