identiteti politik shteti dhe religjioni

7
Literatura : Philipps Shively (Teokracia) Shteti dhe religjioni Ideja se religjioni dhe Shteti duhet te jene te ndara manifestohet ne menyre te ndryshme : 1) Nga nje praktike Laike (termi laik vien nga latinishtja laicus qe do te thote « ordinar, qe vjen nga populli) dhe eshte e kunderta e clericus (klerik) qe do te thote mendimtar. Ne kuptimin e sotem laik nenkupton nje shoqeri ose nje pjese te shoqerise qe nuk eshte nen dominimin e klerikeve fetar. Flitet per mesim laik , shoqeri laike etj. Nga kjo rrjedhe edhe fjala laicitet qe nenkupton pamvaresine e shoqerise civile nga institucionet fetare dhe nga religjioni ne pergjithesi. Kemi edhe fjalen Shekullore qenenkupton kalimin e nje tradite apo institucioni nga nje dominim fetar ne nje dominim shekullor. Psh. Universiteti i Harward-it ka qene institucion fetar para se te behet universitet; Shekullor eshte pra ndamja progresive dhe pamvaresimi i nje institucioni ose tradite qe per nje kohe te gjate kane qene te dominuara nga religjioni ; Ne lemine e sherbimeve publike, kjo nenkupton kalimin nga sherbimet shoqerore te bera nga religjioni ne sherbime te bera nga Qeveria.

Upload: bujar-mehmeti

Post on 14-Apr-2015

40 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

TRANSCRIPT

Page 1: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

Literatura : Philipps Shively (Teokracia) Shteti dhe religjioni

Ideja se religjioni dhe Shteti duhet te jene te ndara manifestohet ne menyre te

ndryshme :

1) Nga nje praktike Laike (termi laik vien nga latinishtja laicus qe do te

thote « ordinar, qe vjen nga populli) dhe eshte e kunderta

e clericus (klerik) qe do te thote mendimtar. Ne kuptimin e

sotem laik nenkupton nje shoqeri ose nje pjese te shoqerise qe nuk eshte

nen dominimin e klerikeve fetar. Flitet per mesim laik, shoqeri laike etj.

Nga kjo rrjedhe edhe fjala laicitet qe nenkupton pamvaresine e

shoqerise civile nga institucionet fetare dhe nga religjioni ne pergjithesi.

Kemi edhe fjalen Shekullore qenenkupton kalimin e nje tradite apo

institucioni nga nje dominim fetar ne nje dominim shekullor. Psh.

Universiteti i Harward-it ka qene institucion fetar para se te behet

universitet; Shekullor eshte pra ndamja progresive dhe pamvaresimi i nje

institucioni ose tradite qe per nje kohe te gjate kane qene te dominuara

nga religjioni ; Ne lemine e sherbimeve publike, kjo nenkupton kalimin

nga sherbimet shoqerore te bera nga religjioni ne sherbime te bera nga

Qeveria.

Page 2: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

2) Nje praktike Teokratike ku Religjioni eshte pjese perberse e shtetit

(Teokraci nga Theos- Zot; -Kratos- pushtet, eshte Qeveri ose autoritet

qe konsiderohet se e ka origjinen tek Zoti dhe i ushtruar nga ministrat e

fese.Nga shekulli i 19, termi Teokraci eshte perdore me se shumti per te

pershkruar regjime politike te bazuara mbi principin e religjionit ose te

qeverisuara nga kleriket.

3) Max Weber flet per HIEROKRACI e cila nenkupton gjithashtu

qeverisjen nga kleriket. Regjimi hierokratik sipas Weber-it bazohet mbi

autoritetin si menyre pushteti.

Ne kete sistem, autoriteti ndahet ne tri nivele :

a) Nje princip superior i bazuar mbi autoritetin (Zoti) ;

b) Nje perfaqesues ne toke te Zotit te cilit i delegohet ushtrimi i pushtetit

nga zoti, dhe populli qe eshte perfitues i ketij ushtrimi te pushteti, i

drejtesise dhe prosperitetit. Autoriteti ketu bazohet mbi nje kontrat te

dyfishte.

Perfaqesuesit (kleriku) te zotit ne toke i jepet legjitimitet qe te ushtroje

autoritetin ne kembim te ceremonive dhe riteve, per nder te zotit.

Populli i premton klerikut qe do ti nenshtrohet duke paguar tatimet dhe

kontribuar ne mbajtjen e autoritetit te tij (sigurise). Nese ky kontrat nuk

rrespektohet, kleriku e humb legjitimitetin e tij dhe populli revoltohet.

Regjimi teokratik nuk eshte gjithmone autokratik. As regjimi hierokratik

nuk eshte autokraci sepse pushteti i sunduesit eshte i kontrolluar nga

Page 3: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

obligimi qe e ka ky i fundit perballe principit ne emer te se cilit ai thirret

dhe nga obligimi qe te arrise rezultateve para atyre nga te cilet ai mvaret.

Megjithate, ne shume regjime teokratike ka pasur devijime tiranike. Edhe

sot, ne shumicen e regjimeve teokratike ose gjysem-teokratike kemi

sisteme autoritare.

Madje, shume shpesh me fjalen teokraci nenkuptojme nje system ku ka

nderhyrje te religjionit ne politike.

c) Ndermjet ketyre dy sistemeve te kundert, kemi edhe sisteme hibride (ku

ka nje pushtet suprem religjioz dhe nje pushtet civil; Rasti i Iranit per

shembull eshte i tille.

Shteti Laik :

Nuk ka asnje institucion religjioz specifik per te justifikuar ushtrimin e

pushtetit. Ne kete sistem, ne praktike, Shteti nuk favorizon asnje grup fetar te

caktuar. Ky system quhet edheReligjion Civil ;

Megjithate, disa laik, pranojne qe shteti te inkurajoje religjionin, duke liruar

religjionet nga taksat e shtetit ose nepermjet financimeve publike, mirepo ne

princip kerkojne qe shteti mos te favorizoje ndonje religjion zyrtar ;

TEOKRACIA

Ka disa shtete ne bote sot qe konsiderohen si teokratike : Vatikani, Arabia

Saudite dhe Irani etj.

Page 4: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

Ne sisteme teokratike, institucionet fetare e diktojne politiken e shtetit, dhe

pushteti ushtrohet nen autoritet direkt te institucionit fetar ; Ne shumicen e

shteteve te botes, besimi fetar eshte i lire, mirepo, asnje shtet nuk lejon liri

apsolute pa kurrefar kufijsh.

Edhe pse liria eshte esenciale per demokracine, te gjitha lirite nuk jane te

lejuara. Edhe persa u religjioneve, Shteti demokratik i kufizon disa liri te cilat

kerkohen ne emer te praktikes se lire te religjioni.

Psh : Poligamia : eshte e ndaluar ne shumicen e shteteve Perendimore

Sakrificat njerzore qe kan qene praktike e disa popujve ne te kaluaren (Inka,

Azteket…) jane gjithashtu te ndaluara,

Perdorimi i disa drogave qe ne disa shoqeri praktikohet si pjese e ritaleve fetare

eshte i ndaluar etj.

Historiku

Ne Antikuitet nuk ka pas ndonje shtet te formuar mbi baza te religjionit. Ne

Romen antike, Perandoret kan qene edhe shefa fetar edhe sheaf te shtetit,

Madje ne Perandorine osmane, Sulltani i ka akumuluar te dyjat etj.

Konvertimi ne religjione tjera ka qene i denueshem ne gadi te gjitha shoqerite.

Keshtu, Romaket i kane denuar me vdekje te gjithe ata te cilet jane konvertuar

ne katolicizem, deri ne vitin 313 kur perandori Konstantini konvertohet vete ne

Katolicizem.

Page 5: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

Ne Mesjete, Monarku eshte shefi religjioz me i larti. Legjitimiteti i Monarkut

ka buruar edhe nga Kisha, edhe nga Zoti ; Eshte ne fund te mesjetes qe fillon

ndamja shtet-religjion.

Si ka funksionuar kjo ?

Kemi pasur dy pushtete. Pushtetin shpirteror (Spiritual power) dhe

pushtetin e perkohshim (Temporal power);

Kisha ka pas pushtetin shpirteror ( pushtet i ushtruar mbi shpirtrat e njerzve,

persa i perket shpetimit dhe mbrojtejes se dogmes fetare)

Mbreti ka pas pushtetin e perkohshem (ky pushtet ka qene i kufizuar tek marrja

me ceshtje njerzore dhe me te gjitha ato qe i takojne shoqerise. Ky pushtet

eshte ushtruar mbi trupat e njerzve dhe mbi te mirat. kjo ndamje ndermjet

shpirterores dhe te perkohshmes konsiderohet si ndamje qe ka mundesuar

autonomine e shtetit modern perendimor. Kjo konsiderohet gjithashtu si

moment qe ka mundesuar lindjen e konceptit individualist te qytetarit qe shte

dominant ne Perendim. Kjo tregon se raporti i Religjionit dhe i politikes ka

qene gjithkund nje nder komponentat fillestare vendimtare te menyres se

ushtrimit te pushtetit legjitim dhe praktikave te nenshtrimit;

A ka egzistuar ndamje religjion-shtet jashte Perendimit te krishtere?

Perendimi para kristian nuk ka pas elemente te ndamjes se autoritettit politik

dhe te atij te religjionit. Gjithashtu do te ishte e gabueshme te konsiderohet

se bota jashte perendimit nuk ka pas kurrfar levizjesh laike. Ajo qe mund

te themi eshte se ky proces eshte thyer ne nje moment te caktuar dhe se keto

shoqeri kane evoluar ndryshe, drejt nje autonomi politike te ndryshme.

Page 6: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

Ne disa shtete shtete arabe, kemi nje shembull koherent te nje bote te

udhehequr nga ideja transcendentale e vullnetit te Perendise unike. Ky vizion

konsiderohet si vizion Monist i shoqerise (Monizmi eshte nocion filozofik

metafizik. Eshte doktrine e bazuar mbi tezen sipas se ciles gjithcka qe egziston

(Universi, Kosmosi, Bota, jane esencialisht nje, nje totalitet unik dhe i perbere

nga nje substance) ;

Ne kete aspect, monizmi eshte i ndryshem nga dualizmi i cili e ndan boten

materiale ose fizike ne boten psiqike, shpirterore etj.

Ne aspect filozofik, Monizmi eshte i ndryshem nga monoteizmi (Platonizmi)

sepse superpozon egzistencen e nje bote te ideve perballe nje bote materiale;

Ne boten Islame, megjithjate kemi edhe modele shteterore ku ka nje ndamje

ndermjet Shtetit dhe religjionit. Ajo qe shte quajtur Basizemi (Baas) ne Siri dhe

Irak ka qene sistem i afert me komunizem. Madje, modele shteterore te

ngjashme ka edhe ne Algjeria, Tunizia Senegali etj. Tek te gjitha keto shtete,

kemi nje ndamje qofte ajo edhe e limituar ndermjet shtetit dhe religjionit ;

Ne aspect krahasues, ka gjithmone nje problem kur behet fjale per raportin e

shtetit dhe te religjionit sepse modeli i demokracise liberale ka depertuar shume

veshtire ne disa vende te botes. Max Weber, flet per raportin e religjionit dhe

shtetit ne Indi. Ai thote se ideja e shpetimit individual (spiritual power) nuk ka

lindur me Katolicizmin ose me Protestantizmin ashtu sikur mendohet

zakonsiht.

Pse?

Sepse sipas tij, Hinduizmi dhe Budizmi e kane praktikuar ate shume me heret;

Page 7: Identiteti Politik Shteti Dhe Religjioni

Tek Hinduizmi, shpetimi mund te arritet vetem nese i iket korrupsionit dhe

ceshtjeve tokesore dhe sidomos atyre politike. Per kete arsye, individualizmi

Hinduist ose Budizmi kombinojne perforcimin e religjionit duke pasur nje

autonomi te politikes. Madje Weber-i thote se per kete arsye, kolonizimi dhe

dominimi i Indise nga Anglezet nuk eshte kontestuar per nje kohe te gjate.

Tek Judaizmi, kemi nje raport shume te ngjashem me religjionet tjera

monoteiste, dhe mbijeton ideja e “popullit te zgjedhur”, te udheheqesve te tij

dhe te mbreterve te tij nga nje Zot unik.

Ne teorine politike, John Locke eshte teoricienti i ndamjes se fese dhe te

shtetit;