inflacioni i 28 (67) 2017importuar - bank of albania...cilët mendohet se ndikojnë në inflacion,...

24
-1-

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

-1-

-2-

-3-

InflacIonI I Importuar I mallrave të konsumIt

dhe kontrIbutI I tIj në InflacIonIn

e përgjIthshëm

28

(6

7)

20

17

lorena skufienian Çela

-4-

Lorena SkufiZyra e parashikimit afatmesëm, sektori i parashikimit afatmesëm dhe strategjisë, departamenti i politikës monetare, banka e shqipërisë, e-mail: [email protected]

Enian ÇelaZyra e analizës, sektori i analizave ekonomike, departamenti i politikës monetare, banka e shqipërisë, e-mail: [email protected]

Shënim: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe në asnjë rast nuk duhet të konsiderohen si pozicione apo politika të Bankës së Shqipërisë.

-5-

përmbajtja

AbstrAkt 6

1. Hyrje 6

2. LiterAturA 8

3. MetodoLogjiA 113a. Përzgjedhja e kategorive të mallrave të konsumit 113b. Llogaritja e indekseve të çmimit dhe inflacionit 133c. dekompozimi i inflacionit 143d. dekompozimi i inflacionit të përgjithshëm 16

4. PërfundiMe 18

5. diskutiM dHe PersPektivA Për kërkiM në të ArdHMen 19

referencA 20

-6-

abstrakt

si një ekonomi e vogël e hapur, mendohet se shqipëria është objekt i trysnive të huaja inflacioniste. shkalla gjithmonë e më e lartë e hapjes dhe e shkëmbimeve tregtare mbështet këtë pretendim me inflacionin e importuar që ndikon inflacionin e përgjithshëm kombëtar. ky material diskutimi përpiqet të vlerësojë inflacionin e importuar për një kampion mallrash konsumi të cilët përbëjnë rreth 60% të shportës konsumatore (të Indeksit të Çmimeve të konsumit - IÇk). gjithashtu, sipas teknikave kontabël, inflacioni dekompozohet në kontribut të brendshëm dhe të importuar për periudhën 2008-20121. rezultatet dëshmojnë se kontributet e brendshme janë në çdo rast më të mëdha se ato të importuara.

Fjalë kyçe: inflacion i importuar, dekompozim kontabël, IÇK.

1. hyrje

shqipëria përbën një ekonomi të vogël të hapur. si e tillë, sistemi ekonomik dhe treguesit përkatës mendohet se janë të ndjeshëm ndaj faktorëve të huaj. në veçanti, çmimet e konsumit përbëjnë një element i cili mendohet se ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare. prania në vend e mallrave dhe shërbimeve të importuara mbështet këtë mendim. si rrjedhojë, ndryshimet në çmimet e importit mendohet se ndikojnë në inflacionin e shqipërisë.

ky material studimor përpiqet të kuantifikojë inflacionin e importuar për një kampion mallrash konsumi (të cilët përbëjnë 60% të shportës së IÇk-së) dhe të ndajë efektin e tij nga ai i “inflacionit të prodhuar brenda vendit” sipas teknikave kontabël. procedura ndahet në dy hapa. në hapin e parë, matet inflacioni i mallrave të importuara (për kampionin e përzgjedhur). në hapin e dytë, inflacioni zyrtar i raportuar dekompozohet në të brendshëm dhe të jashtëm. po ashtu, përfshihen kontributet e pjesës së mbetur të shportës (kontribut i cili nuk dekompozohet në të brendshëm dhe të jashtëm).

1 sipas të dhënave të disponueshme në çastin e dorëzimit të këtij materiali për botim.

-7-

edhe metodologjia ndahet në dy pjesë. në pjesën e parë, çmimet kufitare njësi zbatohen për të llogaritur indekse mujore të çmimeve për grupet e përzgjedhura të mallrave të konsumit (32 grupe të tilla) për periudhën 2008-2012. Indekset individuale të grupeve peshohen për të dhënë indekse të kategorive (8 të tilla) dhe normat e inflacionit llogariten për secilën prej tyre. më pas, kategoritë bashkohen për të dhënë një tregues të vetëm të ponderuar, i cili përfaqëson inflacionin e importuar.

në hapin e dytë, teknikat kontabël zbatohen në nivel kategorie dhe të përgjithshëm për të vlerësuar kontributet vendase dhe të huaja. në rastin e kategorive, kontributi i brendshëm llogaritet si diferencë mes normës përkatëse të inflacionit dhe kontributit të importuar. në nivelin e përgjithshëm, përfshihen gjithashtu kontributet e lidhura me elementet e shportës konsumatore të cilat nuk janë dekompozuar. këto elemente ndahen në dualiste: të cilat përfshijnë kontribute të brendshme dhe të jashtme; dhe tërësisht të brendshme në rastin kur nuk përfshijnë kontribute të importuara.

në analizë përdoren të dhëna mbi importet, peshat e shportës së IÇk-së, normat e inflacionit dhe konsumin. të dhënat vjetore mbi importet, inflacionin dhe peshimin e IÇk-së merren nga Instituti i statistikave (Instat). të dhënat mbi konsumin e popullatës për vitin 2008 merren gjithashtu nga Instat-i. nga ana tjetër, të dhënat mbi konsumin për vitet 2009-2012 merren nga vlerësimet e vika dhe abazaj (2014) duke pasur parasysh mungesën e statistikave zyrtare.

në rastin e kategorive të mallrave, rezultatet tregojnë se kontributi i brendshëm është më i madh se ai i jashtëm në pothuajse të gjitha rastet dhe vitet e analizës. këtu përfshihen edhe kategori në të cilat konsumi i mallrave të importuara është më i lartë se ai i mallrave të prodhuara në vend. I njëjti përfundim arrihet edhe në rastin e dekompozimit në nivel të përgjithshëm inflacioni.

-8-

megjithëse rezultatet dëshmojnë për ndikime të dobëta të importuara inflacioniste, nuk përjashtohet mundësia e ndikimeve më të forta përmes kanaleve alternative. analiza përqendrohet kryesisht në ndikimin e drejtpërdrejtë në indeksin e shportës që vjen nga shitja e mallrave finale për konsum. ndikimet e tërthorta (p.sh. inflacioni i kostos përmes inputeve dhe produkteve gjysmë të gatshme) përbëjnë një tjetër burim ndikimi të jashtëm i cili nuk është marrë në analizë për momentin. kjo përbën një sfidë të rëndësishme për punën kërkimore në të ardhmen.

2.lIteratura

efektet e inflacionit të importuar mbi indeksin e IÇk-së janë të lidhura ngushtë me procesin e globalizimit (bowen dhe mayhew, 2008). sa më shumë ekonomitë integrohen me njëra-tjetrën, aq më tepër çmimet e eksporteve dhe importeve ushtrojnë ndikim mbi normat vendase të inflacionit. përgjithësisht, mendohet se hapja e ekonomive të zhvilluara ndaj ekonomive në zhvillim ndikon në uljen e trysnive inflacioniste tek të parat (taylor, 2000). kjo lidhet me faktin që inputet dhe mallrat përfundimtare sigurohen me çmime më të lira (nga të ashtuquajturat ekonomi me kosto të ulëta). bean (2006) arrin në përfundime të ngjashme. nga ana tjetër, disa studime sugjerojnë të kundërtën. këtu mund të përmenden pain et al. (2006), spange dhe young (2007) dhe mccooile (2008). në këto raste, presionet inflacioniste në vendet e zhvilluara rriten si pasojë e rritjes ndërkombëtare të çmimeve të inputeve dhe mallrave përfundimtare për shkak të kërkesës më të madhe botërore.

metodologjia për vlerësimin e ndikimeve ndërkombëtare inflacioniste mbi normat kombëtare të inflacionit ndjek dy linja kryesore (bowen dhe mayhew, 2008). linja e parë ndjek parimin e vlerësimit stokastik. në këtë rast, çmimet e huaja dhe pesha e importeve ndaj kërkesës vendase shërbejnë si tregues shpjegues për inflacionin vendas. në vlerësim shtohen edhe tregues të tjerë të cilët mendohet se ndikojnë në inflacion, p.sh. kosto njësi e punës, normat e fitimit, kursi i këmbimit etj. mccarthy (1999) zbaton këtë teknikë në identifikimin e efekteve të inflacionit të importuar në rastin e ekonomive të industrializuara. efektet zbulohet të jenë marxhinale.

-9-

nga ana tjetër, ndikimi është më i fortë kur pesha e importit ndaj kërkesës vendase rritet.

goldberg dhe campa (2008) analizojnë ndikimin e veçuar të çmimeve të huaja dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit në rastin e 21 vendeve të industrializuara. analiza përfshin inpute, mallra të patregtueshme dhe mallra konsumi sipas elasticiteteve të indekseve vendase ndaj çmimeve kufi. sipas rezultateve, efektet më të forta vërehen në rastin e inputeve të importuara, të cilat përfaqësojnë eksportet kryesore të vendeve partnere.

adetiloye (2010) zbaton teknikën e kazualitetit granger në përcaktimin e ndikimit të çmimeve të importit dhe kursit të këmbimit në inflacionin e nigerisë. rezultatet tregojnë se në ato kategori në të cilat mbizotërojnë importet, inflacioni rritet me rritjen e çmimeve të importeve.

në rastin e shqipërisë, përqasja regresive zbatohet nga Çeliku (2003) në analizimin e efektit të inflacionit të importuar mbi inflacionin vendas për mallrat e tregtueshme dhe të patregtueshme me bazë mujore. trysnitë inflacioniste të importuara raportohet të jenë të rëndësishme në rastin e mallrave të tregtueshme. ndikimi përçohet deri dy periudha më vonë. nga ana tjetër, tanku, vika dhe gjermeni (2007) analizojnë ndikimin e kursit të këmbimit në inflacion. edhe në këtë rast, ndikimi është më i fortë në rastin e mallrave të tregtueshme.

linja e dytë metodologjike njihet si “përqasja kontabël”. sipas saj, qëllimi është identifikimi i kontributit (jo i influencës) të inflacionit të importuar në inflacionin e përgjithshëm. elementet kryesore të përdorura në këtë qasje janë inflacioni i raportuar, inflacioni i importuar dhe pesha e mallrave vendase dhe të importuara në kërkesën e brendshme. nordhaus dhe shoven (1977) prezantuan këtë qasje me dekompozimin e Indeksit të shitjes me shumicë (WpI) për shtetet e bashkuara në periudhën 1965-1974. disagregimi zbatohet për 90 kategori individuale të cilat agregohen gradualisht deri sa krijojnë 5 sektorë të mëdhenj: bujqësi, peshkim dhe pyje, miniera dhe karburante, punë dhe importe. gjithashtu shtohet një mbetje e cila përfshin elementet e paanalizuara dhe mospërputhjen statistikore. formula e përgjithshme e dekompozimit është:

-10-

ku, ndryshimet në indeksin e WPI shpjegohen nga ndryshimet e çmimit të komponetit pi peshuar me përpjesën (wi) e këtij të fundit në indeks. kontributi i inflacionit të importuar varion 14-27%.

studime më të vona kanë shtuar elementet e ndryshimit të partnerëve dhe zëvendësimit të importeve. pain et al. (2005) kanë vlerësuar se rritja e importeve të lira nga ekonomi në zhvillim ka ndikuar në ulje me 0.1pp të inflacionit në shtetet e bashkuara të amerikës për periudhën 1996-2005. në rastin e zonës euro, impakti ka qenë më i lartë në periudhën 2001-2005 me 0.3pp në vit. gjatë periudhës 1996-2000, ndikimi në zonën euro ka qenë i vogël.

nickell (2005) analizon rastin e mbretërisë së bashkuar e cila ka ndryshuar partnerët për importin e inputeve në vitet 2000-2004 (duke zgjedhur partnerë më të lirë). Zbulohet se zëvendësimi ka prodhuar një rënie me 0.5pp në çmimet britanike të eksporteve. maccoille (2008) analizon ndikimin e zëvendësimit në rastin e çmimeve britanike të importeve. Impakti është një rënie me 0.7pp në çmimin vjetor të produkteve industriale. banka Qendrore evropiane (ecb, 2006) zhvillon një analizë të ngjashme për zonën euro në periudhën 1996-2005 duke raportuar një rënie mesatarisht me 2pp në vit të çmimeve të importeve.

banka e shqipërisë prodhon një indeks të trysnive të huaja inflacioniste bazuar në të dhënat e inflacionit për “ushqimet, pijet dhe duhanin” për 18 partnerët tregtarë si dhe të dhënat për inflacionin e mallrave për bullgarinë, gjermaninë, greqinë, Italinë dhe turqinë (banka e shqipërisë, 2013). të dhënat peshohen me përpjesët respektive të importeve për të marrë një indeks të vetëm të përgjithshëm. gjithashtu, norma e kursit nominal efektiv të këmbimit përfshihet për të marrë parasysh ndikimet nga kursi i këmbimit. treguesi i përdorur shfaq disa mangësi si fakti që përbërja dhe struktura e IÇk-së së vendeve partnere ndryshon nga indeksi i shqipërisë. po ashtu, indeksi i IÇk-së nuk përfaqëson domosdoshmërisht indeksin e çmimit njësi për eksportet e tyre drejt shqipërisë. së fundi, norma e inflacionit

-11-

pasqyron edhe politikat vendase të partnerit përkatës (politikat fiskale dhe monetare).

3. metodologjIa

3a. përZgjedhja e kategorIve të mallrave të konsumIt

të dhënat më të detajuara të importeve nga Instat-i përfshijnë 99 kapituj sipas nomenklaturës nace. ne kemi përzgjedhur 32 prej tyre të cilët korrespondojnë me mallra konsumi. gjithashtu, këta 32 kapituj janë agreguar në 8 kategori në linjë me strukturën e shportës konsumatore si më poshtë:

tabela 1. kategoritë e mallrave të konsumit dhe peshat respektive në shportën e iÇkkategoria pesha në IÇkushqime, pije alkoolike dhe pije joalkoolike, (17 grupmallra) 41.1%duhan, (1 grupmall) 1.8%farmaceutike, (1 grupmall) 2.5%kujdes personal, (2 grupmallra) 3.1%gazeta, libra, artikuj shkollorë, (1 grupmall) 1%mobilje dhe pajisje shtëpie, (4 grupmallra) 5.1%veshje, (5 grupmallra) 3.7%veshje këmbësh, (1 grupmall) 1.5%total, (32 grupmallra) 59.8%

burimi: Instat (2013).

përqindjet nga tabela 1 zbatohen mbi vlerat nominale të konsumit të popullatës për të marrë kërkesat e brendshme respektive. nga totali zbritet vlera e importuar për të marrë komponentin e brendshëm.

-12-

konsumi i brendshëm dhe i importuar sipas 8 kategorive paraqitet në grafikun 1.

konsumi i importuar mbizotëron në rastin e farmaceutikeve, veshjeve dhe veshjeve të këmbëve. në rastin e duhanit, përpjesët janë pothuajse të njëjta ndërsa në kategoritë e mbetura mbizotëron konsumi i produkteve vendase. në grafikun e mëposhtëm paraqiten përpjesët e importit të secilës kategori ndaj totalit të 8 kategorive.

Gra�ku 2. Struktura e importit për kategoritë e përzgjedhura (2008-2012)

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

0%

20%

40%

60%

80%

100%

2008 2009 2010 2011 2012

Ushqime, pije alkoolike dhe pije joalkoolike DuhanFarmaceutike Kujdes personalGazeta, Libra, Artikuj Shkollorë Mobilje dhe pajisje shtëpieVeshje Veshje Këmbësh

Gra�ku 1. Përpjesët e konsumit të brendshëm dhe të importuar sipas kategorive (mesatare 2008-2012)

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

0%

20%

40%

60%

80%

100%

Ushqim

e, pijealkoolike dhe pijejoalkoolike

Duhan

Farmaceutike

Kujdes personal

Gazeta, Libra,

Artikuj Shkollorë

Mobilje dhe

pajisje shtëpie

Veshje

Veshje Këmbësh

ImportuarBrendshëm

-13-

“ushqimet dhe pijet” përbëjnë pjesën dërrmuese të mallrave të konsumit të importuar pasuar nga “mobiljet dhe farmaceutiket”. përpjesët e këtyre tre kategorive qëndrojnë pothuajse të pandryshuara në vite, ndërkohë që në rastin e kategorive të tjera këto përpjesë ndryshojnë.

3b. llogarItja e Indekseve të ÇmImIt dhe InflacIonIt

të dhënat e importeve raportohen me frekuencë mujore në monedhë kombëtare (lek) si dhe në sasi (kg). bazuar në këto të dhëna, çmimet njësi llogariten në terma të çmimit për kg. Indekset mujore llogariten sipas këtyre çmimeve njësi duke ruajtur për bazë dhjetorin 2007; kjo duke pasur parasysh që Instat-i përdor të njëjtën bazë në llogaritjen e indeksit të IÇk-së. formula e mëposhtme zbatohet për llogaritjen e indeksit:

ku, It përfaqëson indeksin, P0 përfaqëson çmimin njësi në

periudhën bazë (dhjetor 2007) dhe Pt përbën çmimin njësi të muajit përkatës. nga indekset individuale, llogariten indekset e ponderuara sipas 8 kategorive duke zbatuar formulën:

dhe

ku, Ik përfaqëson indeksin e kategorisë përkatëse wg përfaqëson përpjesën e importit të grupmallit g ndaj totalit të kategorisë ku ky grupmall është i përfshirë , dhe Ig indeksin e grupmallit. në bazë të këtyre indekseve, llogariten vlerat e inflacionit të importuar për secilën kategori. gjithashtu, vlerat e kategorive ponderohen për të marrë një tregues të përgjithshëm të inflacionit të importuar sipas formulës:

dhe ku, im përfaqëson inflacionin e importuar, wk përfaqëson

përpjesën e importit të kategorisë k ndaj totalit (totali në këtë rast lidhet me vlerën e importuar për kampionin); ik përfaqëson inflacionin e kategorisë respektive. grafiku 3 tregon vlerën e inflacionit të

-14-

importuar dhe kontributet sipas secilës kategori në vite. kontributet kryesore vijnë nga “ushqimet dhe pijet” pasuar nga “farmaceutiket dhe veshjet”. kontributet e kategorive të tjera janë më të vogla dhe ndryshojnë nga viti në vit.

3c. dekompoZImI I InflacIonIt

Inflacioni i raportuar për secilën kategori mund të dekompozohet në:• kontribut të brendshëm• kontribut të importuar

kontributet respektive varen njëkohësisht nga vlerat respektive të inflacionit si dhe përpjesët e kërkesës për produkt vendas dhe produkt të importuar. në këtë mënyrë, inflacioni i raportuar do të dekompozohej sipas formulës së mëposhtme:

ku, it përfaqëson inflacionin e raportuar, Wd përfaqëson

përpjesën e produktit vendas, id përfaqëson inflacionin e produktit vendas, Wm përfaqëson përpjesën e produktit të importuar, dhe im përfaqëson inflacionin e importuar.

Gra�ku 3. In�acioni i importuar (i përgjithshëm dhe sipas kontributit të kategorive)

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

-1.0%

0.0%

1.0%

2.0%

3.0%

4.0%

5.0%

6.0%

7.0%

2008 2009 2010 2011 2012

Veshje Këmbësh VeshjeMobilje dhe pajisje shtëpie Gazeta, Libra, Artikuj ShkollorëKujdes personal FarmaceutikeDuhan Ushqime, pije alkoolike dhe pije joalkoolikeIn�acioni

-15-

Inflacioni i produktit vendas përbën të vetmen të panjohur dhe llogaritet si:

rrjedhimisht procedura e dekompozimit zbatohet për secilën nga 8 kategoritë. në grafikun 4 shfaqen kontributet respektive ndaj inflacionit të raportuar. sipas grafikëve, pothuajse në të gjitha rastet, kontributi kryesor vjen nga produkti vendas. një gjë e tillë vlen edhe në rastet kur konsumi i importuar mbizotëron ndaj atij vendas p.sh. farmaceutiket, veshjet dhe veshjet e këmbëve. kjo nënkupton që lëvizjet e çmimeve janë të tilla që tejkalojnë efektin e masave (përpjesëve). me fjalë të tjera, lëvizjet e brendshme të çmimeve janë të tilla që tejkalojnë efektin mbizotërues që konsumi i importuar mund të ketë në kategori të caktuara.

Gra�ku 4. In�acioni i raportuar dhe kontributi i brendshëm dhe i importuar sipas kategorive

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

00%

01%

02%

03%

04%

05%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Ushqime, pije alkoolike, pije joalkoolike

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

08%

10%

2008 2009 2010 2011 2012

Farmaceutike

-10%

-05%

00%

05%

10%

15%

20%

25%

2008 2009 2010 2011 2012

Duhan

-02%

00%

02%

04%

06%

08%

10%

12%

14%

16%

2008 2009 2010 2011 2012

Gazeta, Libra, Artikuj Shkollorë

-02%

-01%

-01%

00%

01%

01%

02%

02%

03%

03%

04%

2008 2009 2010 2011 2012

Kujdes personal

-01%

00%

00%

00%

00%

00%

01%

01%

01%

01%

01%

02%

2008 2009 2010 2011 2012

Mobilje dhe Pajisje Shtëpie

-08%

-06%

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Veshje

-08%

-06%

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Veshje këmbësh

-16-

3d. dekompoZImI I InflacIonIt të përgjIthshëm

Inflacioni i përgjithshëm dekompozohet sipas komponentëve të mëposhtëm:

- kontribut i brendshëm;- kontribut i importuar;- kontribut nga komponentë dualistë;- kontribut nga komponentë tërësisht të brendshëm.

dy komponentët e parë lidhen me kontributet e 8 kategorive të sipërpërmendura. për të vlerësuar kontributet përkatëse ndaj inflacionit të përgjithshëm, kontributet e llogaritura paraprakisht peshohen me përpjesën e kategorive respektive ndaj shportës së IÇk-së.

Gra�ku 4. In�acioni i raportuar dhe kontributi i brendshëm dhe i importuar sipas kategorive

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

00%

01%

02%

03%

04%

05%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Ushqime, pije alkoolike, pije joalkoolike

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

Importuar Brendshëm Total Importuar Brendshëm Total

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

08%

10%

2008 2009 2010 2011 2012

Farmaceutike

-10%

-05%

00%

05%

10%

15%

20%

25%

2008 2009 2010 2011 2012

Duhan

-02%

00%

02%

04%

06%

08%

10%

12%

14%

16%

2008 2009 2010 2011 2012

Gazeta, Libra, Artikuj Shkollorë

-02%

-01%

-01%

00%

01%

01%

02%

02%

03%

03%

04%

2008 2009 2010 2011 2012

Kujdes personal

-01%

00%

00%

00%

00%

00%

01%

01%

01%

01%

01%

02%

2008 2009 2010 2011 2012

Mobilje dhe Pajisje Shtëpie

-08%

-06%

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Veshje

-08%

-06%

-04%

-02%

00%

02%

04%

06%

2008 2009 2010 2011 2012

Veshje këmbësh

-17-

komponenti dualistik lidhet me elemente të shportës të cilat përmbajnë ndikime të brendshme dhe të jashtme, por të cilat nuk jemi në gjendje t’i ndajmë në këtë pikë. këta artikuj përbëjnë 14% të shportës dhe përfshijnë:

- lëndë djegëse dhe energji;- pajisje elektroshtëpiake;- mobilje;- blerje mjetesh transporti;- shërbime transporti;- mallra dhe shërbime të tjera me përjashtim të kujdesit personal.

kontributet e secilës kategori llogariten duke peshuar vlerat përkatëse të inflacionit me peshat respektive. pjesa e mbetur e shportës (rreth 26%) përfshin elemente të ofruara tërësisht nga tregu i brendshëm: qira, furnizim me ujë, mirëmbajtje, shërbime mjekësore dhe spitalore, pajisje për transport personal, komunikim, shërbime argëtimi dhe kulture, shërbime arsimore, hoteleri, kafene dhe restorante. llogaritja e kontributeve të këtyre kategorive arrihet në të njëjtën mënyrë si në rastin e elementeve dualistike. struktura e dekompozimit të inflacionit të përgjithshëm paraqitet në grafikun 5.

Gra�ku 5. Dekompozimi i in�acionit të përgjithshëm

Burimi: Instat (2013) dhe llogaritje vetjake.

-0.0050

0.005

0.01

0.015

0.02

0.025

0.03

0.035

0.04

2008 2009 2010 2011 2012

Kontribut i importuar Kontribut i komponentëve dualistikëKontribut i brendshëm Kontribut i komponentëve tërësisht të brendshëmMospërputhje statistikore In�acion i raportuar

-18-

sipas rezultateve, kontributi i brendshëm i lidhur me 8 kategoritë e mallrave varion në intervalin 28%-57.5% (mesatarisht 44.7%). nëse shtohen komponentët tërësisht të brendshëm, kontributi total i brendshëm varion në intervalin 50.5%-78.4% (mesatarisht 62%). kontributi i importuar i lidhur me 8 kategoritë varion në 8%-23% (mesatarisht 17.5%). së fundi, kontributi i elementeve dualistike varion në intervalin 6%-25%. pra, kontributi i brendshëm mbetet mbizotërues gjatë gjithë periudhës së analizës.

4. përfundIme

ky material studimor përpiqet të vlerësojë kontributin e inflacionit të importuar të lidhur me 8 kategori mallrash konsumi ndaj inflacionit të përgjithshëm. analiza fillon me përzgjedhjen e 32 grupeve të mallrave të konsumit (sikurse raportohen nga Instat-i) dhe agregimin e tyre në 8 kategori në përputhje me strukturën e shportës konsumatore. të dhënat e importeve përdoren për llogaritjen e indekseve individualetë çmimeve njësi (sipas çdo grupmalli) dhe më pas peshohen për llogaritjen e indekseve në nivel kategorie. në bazë të këtyre indekseve, llogariten vlerat e inflacionit për secilën kategori. Inflacioni i importuar llogaritet nga peshimi i vlerave të inflacionit të kategorive.

në hapin e mëtejshëm, inflacioni i raportuar për secilën kategori dekompozohet në kontribute të brendshme dhe të importuara. e njëjta praktikë ndiqet në dekompozimin e inflacionit të përgjithshëm në kontribut të brendshëm, kontribut të importuar, kontribut të elementeve dualistike (të cilët përmbajnë ndikime të brendshme dhe të importuara por të padekompozuara) si dhe kontributin nga elemente tërësisht të brendshme. periudha e analizës shtrihet mes viteve 2008 dhe 2012.

në nivelin e 8 kategorive, kontributi i brendshëm është mbizotërues pothuaj në të gjitha rastet dhe vitet. efekti i brendshëm është më i fuqishëm në rastin e ushqimeve dhe pijeve, farmaceutikeve, gazetave, librave dhe artikujve shkollorë, duhanit, veshjeve dhe veshjeve të këmbëve. vetëm në rastin e artikujve të kujdesit personal dhe mobiljeve, ndikimi i importuar tenton të jetë mbizotërues në vite të caktuara.

-19-

përsa i përket dekompozimit të inflacionit të përgjithshëm, kontributi i brendshëm është edhe njëherë mbizotërues. kontributi i importuar ndihet i fortë në vitin 2008, por në renie gjatë viteve në vazhdim. veçanërisht gjatë viteve 2009 dhe 2012, kontributi i inflacionit të importuar është mjaft i dobët.

5. dIskutIm dhe perspektIva për kërkIm në të ardhmen

rezultatet e shfaqura duket se tregojnë një mbizotërim të trysnive inflacioniste të brendshme në inflacionin e përgjithshëm. megjithatë, analiza përqendrohet mbi kontributet direkte që lidhen me shportën konsumatore. analiza nuk përfshin ndikime të ardhura nga kanale të tërthorta p.sh. inflacion të ofertës. analizimi i këtyre kontributeve do të përbënte një temë interesante në të ardhmen. po ashtu, do të ishte me vend të shpjegohej pse kontributi i brendshëm është mbizotërues.

një tjetër çështje lidhet me indekset e çmimeve. këto indekse (sikurse përmendëm) llogariten duke u bazuar në çmimet njësi të shprehura në lek/kg. të dhëna më të detajuara do të lejonin përmirësimin e llogaritjeve duke marrë parasysh ndryshime cilësore. pra, përmirësimi i indekseve përbën një tjetër element të punës së mëtejshme kërkimore.

gjithashtu, meqenëse statistikat e importeve raportohen në monedhë kombëtare (lek), edhe çmimet për njësi llogariten në të njëjtën mënyrë. pra, ndikimet e kursit të këmbimit merren parasysh. megjithatë, do të ishte e përshtatshme që këto efekte të ndaheshin prej ndikimit të çmimit të importit para konvertimit.

një tjetër çështje lidhet me periudhën e shkurtër të analizës. shtimi i disa viteve do të ndihmonte në shpjegimin e faktit nëse fenomeni është i përgjithshëm (pra efekti i brendshëm ka qenë gjithmonë mbizotërues) apo karakteristikë e viteve të fundit. të dhënat e importeve dhe përdorimi i peshave alternative në shportën e IÇk-së para vitit 2008 përbëjnë pengesa në realizimin e këtij hapi.

-20-

referenca

Adetiloye, kA (2010), ‘exchange rates and the consumer Price index in nigeria: A causality Approach’, journal of emerging trends in economics and Management sciences 1 (2): 114-120.

bean, c (2006), ‘globalisation and inflation’, bank of england Quarterly bulletin, vol. 46, no. 4, pages 468–75.

banka e shqipërisë, (2013), ‘raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2013’ urL: http://www.bankofalbania.org/web/raporti_i_Politikes_Monetare_per_tremujorin_e_trete_te_vitit_2013_6854_1.php retrieved on 22.11.2013. bowen, A and Mayhew, k (2008), ‘globalisation, import prices and inflation: how reliable are the ‘tailwinds’?’ bank of england Quarterly bulletin, vol. 48, no. 3, pages 283-91.

Çeliku, e., (2003), “kontributi i inflacioneve të mallrave të tregtueshëm dhe të patregtueshëm në inflacionin total: rasti i shqipërisë” bank of Albania discussion Material, no. 1(12)03.

goldberg, Ls and campa, jM (2008), ‘the sensitivity of the cPi to exchange rates: distribution margins, imported inputs, and trade exposure’, federal reserve bank of new york.

instat (2013), ‘foreign trade statistics’, urL: http://www.instat.gov.al/en/figures/statistical-databases/select.aspx?rxid=eaafd2d1-9527-4123-b4a5-31e80539b1a4&px_tableid=ftM003 retrieved on 01.04.2013.

Maccoille, c (2008), ‘the impact of low-cost economies on uk import prices’, bank of england Quarterly bulletin, vol. 48, no. 1, pages 58–65.

Mccarthy, j (1999), ‘Pass-through of exchange rates and import prices to domestic inflation in some industrialised economies’, bis Working Paper, 79.

-21-

nordhaus, W., and shoven j., (1977), Analysis of inflation 1965 – 1974, ‘A technique for Analyzing and decomposing inflation’, isbn 0-884-10477-X, pages 333 – 360.

Pain, n, koske, i and sollie, M (2006), ‘globalisation and inflation in the oecd economies’, oecd economics department Working Paper, 524.

spange, M and young, c (2007), ‘the macroeconomic impact of globalisation: theory and evidence’, bank of england Quarterly bulletin, vol. 47, no. 1, pages 40–47.

tanku, A. vika, L and gjermeni, M (2007), the role of exchange rate in an it framework, What do we do?’, discussion Paper ,bank of Albania, isbn 978-99956-42-15-0.

taylor, jb (2000), ‘Low inflation, pass-through, and the pricing power of firms’, european economic review, 1389-1408.

vika, i dhe Abazaj, c (2014), ‘vlerësime të konsumit dhe investimeve private në shqipëri: si kanë ecur ato?’, buletini ekonomik i bankës së shqipërisë, 2013 6M-2.

-22-

skufi, lorenaInflacioni i importuar i mallrave të konsumit dhe kontributi i tij në inflacionin e përgjithshëm / lorena skufi, enian Çela. – tiranë : banka e shqipërisë, 201724 f. ;15 x 21 cm. – (material studimi)bibliogr.Isbn 978-9928-4453-1-5I. Çela, enian 1.politika monetare 2.Inflacioni (financë)

9 789928 445315

ISBN 978-9928-4453-1-5

-23-

-24-