integrimi ekonomik i shqiperise

17
MUNDËSITË, DREJTIMET E ZHVILLIMIT DHE INTEGRIMIT TË ARDHSHËM RAJONAL DHE EUROPIAN tË SHQIPËRISË

Upload: ornela-rama

Post on 19-Jun-2015

1.876 views

Category:

Documents


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: Integrimi ekonomik i shqiperise

MUNDËSITË, DREJTIMET E ZHVILLIMIT DHE

INTEGRIMIT TË ARDHSHËM RAJONAL DHE EUROPIAN tË

SHQIPËRISË

Page 2: Integrimi ekonomik i shqiperise

PËRMBAJTJA

Procesi i integrimit EuropianIntegrimi ekonomikHapat e para tw ShqiperisePerfitimet nga integrimiKostot negativeStandartet që nuk përmbush

Shqipëria

Page 3: Integrimi ekonomik i shqiperise

PROCESI I INTEGRIMIT EUROPIAN

Shqipëria është përfshirë në procesin e integrimit europian menjëherë pas rënies së rregjimit monist në vitin 1990. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit tashmë ajo ndodhet në grupin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Procesi i integrimit europian përmbledh në vetvete pothuajse të gjitha aspektet e veprimtarisë së një shteti që nga ligj bërja e deri tek standardet e punës apo trafikut në rrugë. Megjithatë, është e udhës që shpjegimi i procesit të fillojë nga institucionet kryesore të përfshira në menaxhimin e këtij procesi.

Page 4: Integrimi ekonomik i shqiperise

Integrimi Evropian është prioriteti më i lartë në agjendën politike të Qeverisë së shqiptare. Ky proces bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë periudhë kur Shqipëria ka parashtruar aplikimin e saj për t’u bërë një vend kandidat i BE-së. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi në Prill 2009, ndërsa në 4 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare e NATOs. Një arritje domethënëse në historinë e bashkëpunimit Shqipëri – BE ishte vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë për të udhëtuar në zonën Shengen, duke filluar që nga 15 dhjetori 2010.

Page 5: Integrimi ekonomik i shqiperise

INTEGRIMI EKONOMIK Tashmë kur kanë kaluar më shumë

se dy dekada nga ndryshimet sistemike që përgatitën lënien pas të ekonomisë së centralizuar, dhe sidomos duke gjykuar nga niveli i sotëm i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, mund të thuhet pa mëdyshje se ashtu si në shumë vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, përvoja e Shqipërisë me tranzicionin ka qenë vërtet e dhimbshme. Siç dihet, menjëherë mbas rënies së komunizmit, ekonomia shqiptare kaloi në një gjendje kolapsi, në vend u shfaqën probleme të mprehta sociale, ndërsa emigracioni u shndërrua në një dukuri masive.

Page 6: Integrimi ekonomik i shqiperise

Integrimi Ekonomik i Shqipërisë është hapi i dytë për të arrituar tek porta me emër BE. E si mund të hyjë një vend në BE me një ekonomi 27%-30% informale? Ky hap është i pari nga rëndësia, pavarësisht se BE përcakton politikën si paraprijëse. Të jesh pjesë e Bashkimit Europian, do të thotë të kesh edhe detyrime, dhe shumica e këtyre detyrimeve janë ekonomike.

Shqipërisë do ti duhet të paguajë miliona Euro nëse do të jetë pjesë e BE, ku pjesa më e madhe shkon për mbarëvajtjen e punës dhe shpenzimet për Institucionet Europiane si: Këshilli i Europës, Parlamenti Europian…etj, pa llogaritur këtu marrëveshjet e ndryshme ekonomike nga të cilat Shqipëria edhe mund të ‘humbasë’ ! Po tregu? Që një integrim ekonomik të jetë përfitues edhe për Shqipërinë, duhet padyshim të kemi një strukturë tregu të fortë dhe standarte për të përballuar cilësinë dhe konkurencën e prodhuesve apo importuesve Europianë.

Aftesia e nje shteti per tu pershtatur me reformat është një tjetër shtyllë ku Shqipëria duhet të fokusohet së tepërmi.Eshtë shumë e vështirë për një vend si Shqipëria që ka qëndruar për një gjysëm shekulli e izoluar të përshtatet menjëherë me reformat demokratike të BE-se. Faktorët që ndikojnë sigurisht që janë shumë por do doja të përmëndja vetëm Komunikimin dhe Kulturën. Të dy këto faktorë ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në gjetjen e një zgjithje apo gjëndje sa më optimale për qytetarët dhe subjektet që operojnë në territorin e Europës.

Page 7: Integrimi ekonomik i shqiperise

E kur flasim për anëtarësimin në BE, në këndvështrimin ekonomik, ky proces ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) dhe njohjen e pranimin e legjislacionit përbashkët të BE – Community acquis (aftësisë për të marrë përsipër detyrimet që burojnë nga anëtarësimi, duke përfshirë edhe bindjen kundrejt qëllimeve të bashkimit politik, ekonomik dhe monetar), por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Natyrisht që këto parime janë sanksionuar dhe zbërthyer në dhjetëra dokumente bazë të Bashkimit Europian që zënë fill në vitet ’50 të shekullit të kaluar, dhe janë përpunuar hap pas hapi në përputhje me rrethanat specifike të vendeve të veçanta.

Në një koncept më të thjeshtë, procesi i integrimit europian për secilin prej vendeve që është anëtar, është futur në këtë proces apo synon të përfshihet në të ardhmen,  themelor mbetet bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje si një rrugë që krijon interesa të përbashkëta, shton shanset e pajtimit dhe kapërcimit të problemeve të krijuara nga konfliktet e së shkuarës, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e lidhjeve paqësore dhe të dobishme ndërmjet vendeve dhe kombeve. Dhe shembull për këtë janë padyshim Gjermania dhe Franca.

Page 8: Integrimi ekonomik i shqiperise

HAPAT PARA TË SHQIPËRISË

Progres-raporti i publikuar nga Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progrese të mëtejshme në të qënit një ekonomi tregu funksionale. Në këtë raport të BE theksohet integrimi ekonomik i Shqipërisë me BE. Hapja e ekonomisë shqiptare vazhdoi të rritet në vitin 2011. Tregtia e mallrave dhe shërbimeve gjatë viti të kaluar ka arritur në pothuajse në 90% të PBB, krahasuar me vitin 2010 thuhet më tej në raport duke bërë që BE të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Po kështu rreth 80% e shitjeve totale shqiptare me jashtë janë të drejtuara në BE, ku tekstilet dhe këpucët kanë realizuar më shumë se gjysmën e totalit të eksporteve. Marrëdhëniet tregtare me vendet e bllokut 27 anëtarësh janë intensifikuar edhe me rritjen e importeve në 65% të totalit. Raporti i KE vë në dukje se pavarësisht kushteve të pasigurta ekonomike në disa vende anëtare të BE, eksportet shqiptare drejt BE janë rritur me gati 8.5% nga viti në vit kryesisht për periudhën janar –korrik. Në vitin 2011 theksohet në raport-progresin për Shqipërinë, një rritje e konsiderueshme është vërejtur me vendet e CEFTA-s si për importet dhe eksportet. Gjatë këtij viti tregtia e mallrave me CEFTA-n u rrit afërsisht me 33%, që do të thotë 17,2% më shumë në totalin e eksporteve dhe 13,5% të totalit për importet. BE mbetet gjithashtu burimi kryesor i investimeve të huaja direkte. Ndër të tjera KE vlerëson rritjen e konkurrencës së kostove duke filluar nga viti 2010, duke treguar një ulje të fortë të shpenzimeve të punës për njësi e ndihmuar kjo nga rritja e një produktiviteti të lartë. BE vlerëson se programi i gjashtë ekonomik dhe fiskal i paraqitur nga Shqipëria për periudhën 2012-2014 tregon për një skenar optimist makroekonomik në një periudhë afatmesme.

Page 9: Integrimi ekonomik i shqiperise

PËRFITIMET NGA INTEGRIMI EUROPIAN?

Studime të ndryshme si dhe përvoja e vendeve që tashmë janë anëtarë të BE-së ose më pranë saj në krahasim me Shqipërinë tregojnë se përfitimi kryesor i pritshëm i këtij procesi është aksesi apo pjesëmarrja e eksporteve shqiptare në tregjet e huaja, nxitja e strukturave konkurruese dhe përmirësimet që lidhen me eficiencen, që të marra së bashku në një periudhë afatgjatë do të çojnë në forcimin e ekonomisë shqiptare. Ndërsa kostot e vlerësuara të këtij procesi lidhen kryesisht me ndryshimin që sjell ndryshimi nga një “ekonomi e mbrojtur” në një ekonomi të hapur dhe konkurruese, e cila nga ana e saj nuk mund të mos çojë në humbjen e të ardhurave, dhe kuptohet edhe, të vendeve të punës. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se edhe në Shqipëri, perspektiva e qenies një ditë vend anëtar i BE-se ka shërbyer dhe shërben si një nxitje për ndërmarrjen e reformave ekonomike, sociale, politike dhe ligjore në vitet që kanë kaluar qysh nga fillimi i këtij procesi.

Page 10: Integrimi ekonomik i shqiperise

Ndërkaq, në procesin përgatitor dhe në funksion të drejtpërdrejtë të integrimit europian, vitet e fundit Shqipëria ka ecur përpara në procesin e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Madje, duke ndjekur trajektoren e qëndrimeve të burokracisë se BE-se kundrejt vendeve të Ballkanit të krijohet përshtypja se megjithë shpejtësinë e ndryshme të procesit të integrimit europian të vendeve të veçantë të fiksuar në marrëveshjet e secilit vend me BE-në, herë-herë bashkëpunimi rajonal mbizotëron bashkëpunimin e tyre individualisht me këtë Bashkim. Me e pakta që mund të thuhet është se këto dy procese duhet të ecin paralelisht dhe se bashkëpunimi ekonomik rajonal mbetet një test i fortë për secilin vend në rrugën e identifikimit dhe të sigurimit të përfitimeve që vijnë nga avantazhet konkurruese dhe krahasuese të tyre. Për fat të keq, të dhënat mbi ekonominë shqiptare, posaçërisht mbi eksportet dhe strukturën e tyre, tregojnë se kjo ekonomi është ende shume e dobët, përgjithësisht e paaftë të konkurrojë edhe me një numër vendesh të rajonit, ndërsa prodhimet e saj janë të një cilësie të ulët.

Page 11: Integrimi ekonomik i shqiperise

EFEKTE TË DREJTPERDREJTA

EFEKTE TË TËRTHORTA

Ndër efektet e drejtpërdrejta të integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve, etj. Natyrisht që drejtimet e këtyre efekteve janë të ndryshme, komplekse dhe që dëshmojnë rritjen e ndërvarësisë së ekonomisë së vendit kundrejt tregjeve të vendeve europiane, veçanërisht në rastet kur vendi është importues neto dhe me një ekonomi të dobët dhe anemike në këndvështrimin e konkurrencës.

Ndërsa nder efektet e tërthorta vlen të dallohen efektet sektoriale dmth ndikimi në prodhimin, punësimin, tregtinë, etj. Të tilla janë edhe efektet në shpërndarjen e burimeve dhe rishpërndarjen e të ardhurave; efektet në lidhjet tregtare; efektet në përmirësimin e pozicionit konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare; zvogëlimi i kostos se tregtisë, etj. Ndërkaq, përvoja botërore dhe ajo shqiptare provojnë se integrimi europian krijon mundësitë për rritjen e prodhimit vendas, për një frymëmarrje me të gjerë të biznesit privat dhe të investimeve të huaja për shkak se integrimi europian zvogëlon riskun politik të vendit. Madje ky proces ndikon edhe në renditjen e vendit nga agjencitë e specializuara, gjë e cila nga ana e saj shërben si njëlloj garancie plotësuese për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare që planifikojnë të shtrijnë veprimtarinë e tyre në ekonominë shqiptare.

Page 12: Integrimi ekonomik i shqiperise

KOSTOT NEGATIVE Vlen të theksohet se këto efekte nuk janë vetëm pozitive

dhe se asnjë vend nuk futet në këtë proces pa marrë parasysh edhe kostot përkatëse. Kosto to tilla, për fat të keq të pamatura dhe deri-diku edhe të panjohura në mjedisin shqiptar janë efektet negative mbi prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.

Po kaq të rëndësishme janë edhe efektet që lidhen me zbatimin e tërësisë së rregullave që burojnë nga acquis communitaire, dmth të kostove që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, në sektorin bujqësor, në mbrojtjen e konsumatoreve, etj.

Page 13: Integrimi ekonomik i shqiperise

STANDARTET QË NUK PËRMBUSH SHQIPËRIA

Nëse në vendet demokratike zgjedhjet e lira janë një nga bazat e funksionimit të demokracisë, në Shqipëri – në dy dekada- nuk kemi mundur të kemi asnjëherë zgjedhje të lira pasi politika jonë (e rritur komuniste) nuk e ka konceptin e lirisë. Nese ne vendet e lira per çfaredo lloj abuzimi pergjegjesi vendoset para ligjit, ne Shqiperi pergjegjesia eshte element i panjohur. Nese ne vendet demokratike individit i sigurohet e drejta e prones private, ne Shqiperi keto dy dekada nje prone mund te kete me shume se nje pronar – te gjighe te ligjshem.Nese ne vendet demokratike ka media te lira qe vezhgojne qeverisjen ne interes te publikut, ne shqiperi mediat i kemi bardhe e zi.Nese ne vendet demokratike prona private i perket pronarit te ligjshem, ne Shqiperi nuk ndodh sepse kemi ligje me ane te cileve nje prone ka me shume se nje pronar.Nese ne vendet demokratike arsimi eshte cilesor dhe pretendohet te investohet tek te rinjte, ne Shqiperi ndodh e kunderta. Kemi nje arsimim jocilesor dhe anje perkujdesje per politikat ndaj te rinjeve.Nese ne vendet demokratike sherbimi shendetsor eshte fuksional dhe i garantuar per te gjithe, ne Shqiperi jo – ndodh e kunderta etj.

Page 14: Integrimi ekonomik i shqiperise
Page 15: Integrimi ekonomik i shqiperise

Shqipëria është përfshirë në procesin e integrimit europian menjëherë pas rënies së rregjimit monist në vitin 1990.

Procesi i integrimit europian përmbledh në vetvete pothuajse të gjitha aspektet e veprimtarisë së një shteti që nga ligj bërja e deri tek standardet e punës apo trafikut në rrugë.

Përfitimi kryesor i pritshëm i këtij procesi është aksesi apo pjesëmarrja e eksporteve shqiptare në tregjet e huaja, nxitja e strukturave konkurruese dhe përmirësimet që lidhen me eficiencen, që të marra së bashku në një periudhë afatgjatë do të çojnë në forcimin e ekonomisë shqiptare.

BE vlerëson se programi i gjashtë ekonomik dhe fiskal i paraqitur nga Shqipëria për periudhën 2012-2014 tregon për një skenar optimist makroekonomik në një periudhë afatmesme.

PERFUNDIME

Page 16: Integrimi ekonomik i shqiperise

Ndër efektet e drejtpërdrejta të integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve

Kostot negative qe vijne nga integrimi ekonomik janë efektet negative mbi prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.