inteligjenca zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · letër nga afganistani/ “ju jeni...

16
Promovohet dhe miratohet Doktrina Ushtarake e FARSH-së në ambientet e KDS E premte, 7 qershor 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 20 (8173) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] LETËR NGA AFGANISTANI/ “JU JENI VËLLEZËRIT TANË, NE THJESHT PO BËJMË DETYRËN” Dimensioni paqeruajtës i Policisë Ushtarake “Bluzat e bardha” shqiptare misionin trajnues në Afganistan U zhvillua në Tiranë, takimi i Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATO Përfundon stërvitja “Joint Reaction 2013”, marrin pjesë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia INTELIGJENCA faqe 3 faqe 2-3 DEKRETET E PRESIDENTIT PËR LIRIMIN E TRE GJENERALËVE KOLONEL AHMET LEKËS I JEPET MEDALA E SHËRBIMIT Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të disa ish-gjeneralëve të dalë në lirim STëRVITJA U ZHVILLUAR Në KUADëR Të (A-5) faqe 5 Policia ushtarake është një ndër njësitë elitë të Forcave së Armatosura. Krahas të gjithë detyrave të ruajtjes dhe sigurisë në biografinë e kësaj policie, dimensioni më kuptimplotë është kontributi si saj në misionet paqeruajtëse të cilat kanë dëshmuar se efektivi i kësaj njësie është i standardeve të NATO-s “QESHIM E GËZOJMË MË 1 QERSHOR” TAKIMI LABORATOR I RI, DHURATË E SHBA PËR FT Zhvillohet në QKMBM koncerti festiv i fëmijëve të kurseve Zëvendësambasadori i SHBA-së vizitë në KDS Filloi kursi i gjuhës Angleze në batalionin e dytë të këmbësorisë, Zall Herr faqe 14 faqe 5 faqe 13 Zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes në Bruksel Shef i SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Festivali një ngjarje kulturore. Kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme, heshtin zhurmat e armëve Festivali i parë i “Formacioneve Muzikore Ushtarake” të vendeve të NATO-s në Shqipëri ZËVENDËSMINISTRI I MBROJTJES, Z. ARIAN STAROVA, merr pjesë në takimin e 28 ministrave të natO-s faqen 7-9 Nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, u zhvillua për herë të parë në Tiranë, nga data 3-6 qershor 2013, Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO, të rajonit të Mesdheut, edicioni i parë. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj: Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komunikimit, me thelbin e tij ndikon akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë Mbrojtja kibernetike, Afganistani pikat kryesore të axhendës së ministerialit të NATO-s së muajit qershor. Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s morën pjesë gjithashtu në sesionin e Komisionit NATO-Gjeorgji së bashku me ministrin e Mbrojtjes gjeorgjian, Irakli Alasania, ku diskutuan bashkëpunimin e ardhshëm... Qëllimi i stërvitjes është rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, znj. Donika Çapi: Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar me përpikmëri kuadri ligjor, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i Presidentit të Shqipërisë I pranishëm dhe Shefi i SHP të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi faqe 12 faqe 4 faqe 6 faqe 11 Ministri i Mbrojtjes z.Arben Imami: Mbështetja me inteligjencë, është thelbësore për suksesin e operacioneve aktuale dhe atyre të ardhme në një kohë që fuqia ushtarake po zëvendësohet me fuqi inteligjence E lamë Shqipërinë më 18 shkurt 2013. Ishte një ditë e ftohtë dimri, ku shiu i imët të thante fytyrën. Ndërkohë që takonim njëri-tjetrin... REPORTAZH

Upload: others

Post on 27-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 1

Promovohet dhe miratohet Doktrina Ushtarake e FARSH-së

në ambientet e KDS

E premte, 7 qershor 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 20 (8173)

USHtRiA

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN”

Dimensioni paqeruajtës i Policisë Ushtarake

“Bluzat e bardha” shqiptare në misionin trajnues në Afganistan

U zhvillua në Tiranë, takimi i Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATO

Përfundon stërvitja “Joint Reaction 2013”, marrin pjesë Shqipëria,

Mali i Zi dhe Maqedonia

inteligjenca

faqe 3

faqe 2-3

Dekretet e presiDentit për lirimin e tre gjeneralëve

kolonel ahmet lekës i jepet meDala e shërbimit

Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të disa ish-gjeneralëve të dalë në lirim

Stërvitja u zhvilluar në kuadër të (a-5)

faqe 5

Policia ushtarake është një ndër njësitë elitë të Forcave së Armatosura. Krahas të gjithë detyrave të ruajtjes dhe sigurisë në biografinë e kësaj policie, dimensioni më kuptimplotë është

kontributi si saj në misionet paqeruajtëse të cilat kanë dëshmuar se efektivi i kësaj njësie është i standardeve të NATO-s

“Qeshim e gëzojmë më 1 Qershor”

takimi

laborator i ri, Dhuratë e shba për Ft

Zhvillohet në QKMBM koncerti festiv i fëmijëve të kurseve

Zëvendësambasadori i SHBA-së vizitë në KDS

Filloi kursi i gjuhës Angleze në batalionin e dytë të këmbësorisë, Zall Herr

faqe 14

faqe 5

faqe 13

Zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes në Bruksel

Shef i SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Festivali një ngjarje kulturore. Kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme, heshtin zhurmat e armëve

Festivali i parë i “Formacioneve Muzikore Ushtarake” të vendeve të NATO-s në Shqipëri

Zëvendësministri i mbrojtjes, Z. AriAn stArovA, merr pjesë në takimin e 28 ministrave të natO-s

faqen 7-9

Nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z . Arben Imami, u zhvillua për herë të parë në Tiranë, nga data 3-6 qershor 2013, Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO, të rajonit të Mesdheut, edicioni i parë. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj . Arta Musaraj: Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komunikimit, me

thelbin e tij ndikon akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë

Mbrojtja kibernetike, Afganistani pikat kryesore të axhendës së ministerialit të NATO-s së muajit qershor. Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s morën pjesë

gjithashtu në sesionin e Komisionit NATO-Gjeorgji së bashku me ministrin e Mbrojtjes gjeorgjian, Irakli Alasania, ku diskutuan bashkëpunimin e ardhshëm...

Qëllimi i stërvitjes është rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim

menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme

Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, znj. Donika Çapi: Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar me përpikmëri

kuadri ligjor, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i Presidentit të Shqipërisë

I pranishëm dhe Shefi i SHP të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

faqe 12

faqe 4

faqe 6

faqe 11

Ministri i Mbrojtjes z.Arben Imami: Mbështetja me inteligjencë, është thelbësore për suksesin e operacioneve

aktuale dhe atyre të ardhme në një kohë që fuqia ushtarake po zëvendësohet me fuqi inteligjence

E lamë Shqipërinë më 18 shkurt 2013. ishte një ditë e ftohtë dimri, ku shiu i imët të thante

fytyrën. Ndërkohë që takonim njëri-tjetrin...

reportazh

Page 2: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 20132

Qëllimi i stërvitjes është rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme

zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Bejdo Malo

Ermal KaçanikuAlba MusarajLeonard Quku

Redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Në kuadër të iniciativës ra-jonale të Kartës së Adriati-kut (A-5) në periudhën 2-7 qershor 2013, në vendin

tonë zhvillohet stërvitja e përbashkët “Joint Reaction 2013”. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë forcat ushtarake nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Gjithashtu në stërvitje marrin pjesë dhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Qëllimi i stërvitjes është rritja e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, komandanti i Forcës Tokësore gjen-eralmajor Zyber Dushku, komandantë të forcave, njësive dhe reparteve auto-nome, drejtorë drejtorish në SHP dhe MM, etj. Në fjalën e rastit komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Du-shku, pasi falënderoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Gjunkshi dhe të ftuarit e tjerë, një falënderim të veçantë bëri për Forcat e Armatosura të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, për kontributin e dhënë në rritjen e bashkëpunimi në shumë fusha, duke përfshirë këtu jo vetëm angazhimin në stërvitje të përbashkëta, por edhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në terren në rastet e emergjencave civile, siç ishte rasti i përmbytjeve të vitit 2010-2011 në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, për të cilën ju jemi mirënjohës, duke e konsid-eruar këtë një bashkëpunim konkret dhe me përfitim të përbashkët. “Një nga aktivitetet më të rëndësishme të kalen-darit të vitit 2013 është stërvitja “Joint Reaction-13”, e cila ka për qëllim krijimin e kapaciteteve të përbashkëta të vendeve të rajonit, reagimin në një kohë sa më të shkurtër ndaj situatave të ndryshme të krijuara, duke përfshirë këto tre llojet e forcave, Tokësore, Ajrore dhe Detare, si dhe strukturat e tjera mbështetëse”- u shpreh Gjen-eral Dushku. “Kjo stërvitje, - vijoi më poshtë ai, vjen në vijim të disa veprimtarive të tjera të rëndësishme rajonale të zhvilluara ditë më parë në Tiranë, duke i dhënë një kuptim më të gjerë dhe domethënës bashkëpunimit mes vendeve tona në fushën e sig-urisë”. Në mbyllje të fjalës Gjeneral Dushku u shpreh se: “Stërvitja “Joint Reaction-13”, është një mundësi e mirë

Përfundoi stërvitja “Joint Reaction 2013”, marrin pjesë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia

për përgatitjen e trupave tona në përbal-limin së bashku të sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen, duke përdorur të njëjtat standard. Ajo do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe të ndërve-prueshmërisë gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara, si dhe do jetë një mundësi për shkëmbim informacioni e eksperi-encë të vyer në shërbim të vlerave dhe standardeve të përbashkëta. Fillimi i stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 2013”, u përshëndet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjeneralmajor Gjunkshi, pasi shprehu kënaqësinë e marrjes pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes së përbashkët “Joint Re-action 2013”, në kuadër të iniciativës së Kartës së Adriatikut (A-5), ndër të tjera u shpreh: “Stërvitje të kësaj natyre dhe të këtyre përmasave janë shumë të rëndësishme për Forcat e Armatosura të vendeve tona, pasi ato dëshmojnë për-pjekjet dhe angazhimin e çdo vendi për të mbështetur njëri-tjetrin, për të qenë fqinjë të mirë dhe kontribuues në çështje të paqes dhe të sigurisë në rajon. Më tej, gjeneralmajor Gjunkshi në fjalën e tij përshëndetëse ka nënvizuar faktin se këto stërvitje jo vetëm që kanë forcuar frymën e bashkëpunimit, por kanë shër-byer më së miri për të rritur shkallën e ndërveprimit dhe të vlerësimit të ka-paciteteve dhe ajo që është më e rëndë-sishmja, të përdorimit në mënyrë reale të procedurave standarde të NATO-s. “Shpreh bindjen time se stërvitja e përbashkët “Joint Reaction 2013”, do të jetë një tjetër stërvitje e suksesshme, falë angazhimit, përkushtimit dhe pro-fesionalizmit tuaj. Dëshiroj gjithashtu, t’ju uroj të gjithë mysafirëve nga Maqe-donia, Mali i Zi dhe Kosova qëndrim

të këndshëm në Shqipëri”, përfundoi fjalën e tij përshëndetëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në hapjen e stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction 2013. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitoi më pas ambientet e “Task Forcës” së stërvitjes, ku u njoh me procedurat e punës dhe me skenarët që përfshin kjo stërvitje e përbashkët. “Shfrytëzojeni këtë stërvitje të përbashkët dhe eks-periencën që ajo ju servir, si një mo-ment të rëndësishëm të formimit tuaj profesional, sidomos në përvetësimin e skenarëve dhe të bashkëpunimit me homologët e vendeve fqinje”, u është drejtuar gjeneralmajor Gjunkshi oficerëve pjesëmarrës në stërvitje. Më tej, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka zhvilluar një vizitë në laboratorin e gjuhës angleze në FT, që është vënë në

përdorim vetëm pak ditë më parë me mbështetjen e SHBA. Gjeneralmajor Gjunkshi ka falënderuar përfaqësuesin e CUBIC për mbështetjen e madhe dhe të gjithanshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin në drejtim të modernizimit dhe të transformimit të mëtejshëm të Forcave tona të Armatosura. “Kjo mbështetje është e prekshme dhe konk-rete në të gjitha nivelet, çka konfirmon edhe njëherë shkallën e shkëlqyer të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve tona”, ka vlerë-suar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Gjeneralmajor Gjunkshi është takuar nga afër me personelin ushtarë pro-fesionistë dhe nënoficerë, që ndjekin kursin fillestar të gjuhës angleze në këtë qendër, si dhe ka vlerësuar maksi-malisht zhvillimin e kurseve të tilla me personelin bazë të FA. “Kualifikimi i trupës së ushtarëve profesionistë dhe

nënoficerëve në gjuhën angleze është një investim madhor që shteti shqiptar bën në drejtim të FA. Tashmë ne synojmë që përkrah instruktorëve të kualifikuar nga radhët e oficerëve, të përgatisim edhe një staf instruktorësh nga radhët e nënoficerëve, të cilët do të kenë mundësinë që të trajnojnë dhe përgatisin një trupë cilësore dhe të për-gatitur sipas standardeve të kërkuara. Ju shumë shpejt do të jeni përkrah kolegëve të NATO-s në operacionet e ndryshme që do të ofrojë e ardhmja, dhe për këtë natyrisht do të duhet shumë punë dhe përkushtim. Gjuha e huaj për ushtarakët e FA, është po aq e rëndësishme sa drita e diellit për njeriun, ndaj sa më shumë që të mësoni, aq më të suksesshëm dhe më të realizuar do të jeni në profesionin tuaj”, është shprehur ndër të tjera gjen-eralmajor Gjunkshi. Stërvitja “Joint Reaction 2013” parashikon kryerjen e veprimeve ushtarake në det dhe në tokë në operacione të kërkim-shpëtimit, me qëllim dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. Shtabi i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të FA të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i vendosur në rajonin e Zall-Herrit do të drejtojë trupat pjesë-marrëse për realizimin me dy skenarë të kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë duke përdorur procedura standarde. Gjatë stërvitjes do të bëhet vlerësimi i kapaciteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të kësaj natyre, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë të trupave.Përfundon me sukses stërvitja e përbashkët “Joint Reaction 2013”Ka përfunduar dje stërvitja e përbashkët “JOINT REACTION-13”, në kuadër të iniciativës rajonale të Kartës së Adria-tikut (A-5) me pjesëmarrjen e forcave

Stërvitja u zhvillua në kuadër të iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut (A-5) në periudhën 2-7 qershor 2013

Page 3: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

3ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013zyrtare

Në datat 29-31 maj 2013, u zhvillua në Tiranë, Konferenca e Komitetit të Inteligjencës Ushtar-

ake të NATO. Është hera e parë që një takim i këtij niveli zhvillohet në vendin tonë. Në takim morën pjesë drejtues të agjencive dhe shërbi-meve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s, drej-tues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO-s, drejtues komandash operacionale, si dhe drej-tues të shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve jo anëtare të NATO, partnerë operacionalë të saj. Hapjen e punimeve të konferencës e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, i cili falënderoi orga-nizatorët për besimin dhe mundësinë dhënë Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për organizimin në Tiranë të këtij takimi të rëndësishëm dhe të nivelit më të lartë të inteligjencës ushtarake të NATO-s. Në fjalën e tij, z. Imami ritheksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për reforma në fushën e mbrojtjes në përmbushje të standardeve me synimin e rritjes së kontributit të Forcave tona të Ar-

Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami: Mbështetja me inteligjencë është thelbësore për suksesin e operacioneve aktuale dhe atyre të ardhme në një kohë që fuqia ushtarake po zëvendësohet me fuqi inteligjence

U zhvillua në Tiranë, takimi i Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATO-s

inteligjenca ushtarake shqiptare është pjesë e rëndësishme kontribuuese me informacion dhe personel, në mbështetjen me inteligjencë të vendimmarrjes dhe operacioneve aktuale të NAtO-s

matosura në familjen Euroatlantike. Mbështetja me inteligjencë, tha ndër të tjera ai, është thelbësore për suksesin e operacioneve aktuale dhe atyre të ar-dhme në një kohë që fuqia ushtarake po zëvendësohet me fuqi inteligjence. Ministri Imami njohu pjesëmarrësit, ndër të tjera, edhe me reformat e

ndërmarra kohët e fundit në kompo-nentin e inteligjencës ushtarake, mbi krijimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, e cila për nga misioni, baza ligjore dhe kapacitetet është tashmë një pjesë e denjë e makinerisë informa-tive në mbështetje të vendimmarrjes së NATO në të gjitha nivelet. Për-

faqësues e drejtues të strukturave të inteligjencës së NATO-s dhe të komandave të saj operacionale vlerësuan maksimalisht kontributin që Forcat tona të Armatosura po japin në operacionet e NATO-s. Inteligjenca ushtarake shqiptare është tashmë pjesë e rëndësishme kontribuuese me infor-

macion dhe personel në mbështetjen me inteligjencë të vendimmarrjes dhe operacioneve aktuale të NATO-s. Ata falënderuan ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes për organizimin e shkëlqyer dhe atmosferën miqësore të zhvillimit të takimit në Tiranë.

ushtarake të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Gjithashtu në stërvitje morën pjesë edhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë katër ditëve të zhvillimit të stërvitjes u kryen për zgjidhjen e situatave operacionale, për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë, në terren të thyer malor për dhënien e ndihmës së parë në incidente dhe fatkeqësi natyrore që mund të ndodhin në situata reale. Shtabi i përbashkët i përbërë nga për-faqësues të FA të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i vendosur në rajonin e Zall-Herrit drejtuan trupat pjesëmarrëse për realizimin e skenarëve të improvi-zuar për kryerjen e kërkim-shpëtimit në det dhe në tokë, sipas procedurave standarde. Me datë 5 qershor u zhvillua dita e Vizitorëve të Shquar të stërvitjes

së përbashkët “Joint Reaction 2013”, ku morën pjesë zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Vik-tor Berdo, komandanti i Forcës Tokë-sore, gjeneralmajor Zyber Dushku, drejtori i Operacioneve në Ministrinë e Integrimit, Kosovë, gjeneralmajor Zymer Halimi, komandanti i Forcave Detare, Mali i Zi, kapiten (Navy) Darko Vukoviç, komandanti i RGM Operacio-nal Special, Maqedoni, kolonel Pavle Arsovski, grupi i atasheve ushtarakë të akredituar në Shqipëri, drejtorë drejtorish e ushtarakë të tjerë të FA-së. Gjatë kësaj dite u improvizuan situata stërvitore në operacione të kërkim shpëtimit me pjesëmarrje të trupave të FA shqiptare, Forcave të Sigurisë së Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Të pranishmit fillimisht bënë një

vizitë në Qendrën Operacionale Taktike të ngritur në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore. Aktiviteti vijoi me një brifing informues nga Komandanti i Task Forcës “Joint Reaction 2013”, nënkolonel Ardian Bali, i cili i njohu të pranishmit me qëllimin dhe objektivat e stërvitjes, skenarin, komandim-kontrol-lin, forcat pjesëmarrëse, mbështetjen logjistike, mbështetjen me ndërlidhje, sigurinë, mbështetjen mjekësore dhe rëndësinë që ka kjo stërvitje multina-cionale për shkëmbim eksperience dhe reagimin të menjëhershëm në kuadër të marrëveshjeve të iniciativës A-5. Në këtë stërvitje nga fillimi deri në përfun-dim të saj, komunikimi dhe procedurat e veprimit ishin sipas standardeve të NATO-s. Më pas të pranishmit ndoqën një situatë stërvitore të zhvilluar në

rajonin e Bo-villës. Drejtue-si i Stërvitjes “Joint Reac-tion, kolonel Edison Zarka, drejtori i Op-e r a c i o n e v e dhe Stërvitjes n ë S H P t ë FA-së, njohu pjesëmarrësit me situatën në zonën e op-eracionit dhe me situatën e përgjithshme të

kësaj stërvitje. Ai u ndal sidomos në op-eracionin e kërkim shpëtimit të turistëve të humbur në Malin e Dajtit, zhvilluar një ditë më parë, dhe me zhvillimin e situatës në zonën e Bovillës, ku u inskenua një aksident ajror, i cili kërkoi angazhimin e të gjitha forcave pjesë-marrëse në stërvitje, të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit. Ata panë nga afër veprimet e shpejta dhe të mirëkombinuara të kompanisë multinacionale për dhënien e ndihmës së parë, evakuimin e të dëmtuarve dhe marrjen në ruajtje të zonës ku ndodhi aksidenti. Në këtë situatë u aktivi-zuan trupa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Qendra shëndetësore Rol-1 e spitalit ushtarak të Forcës Tokësore luajti një rol mjaft të rëndësishëm në menaxhimin

e kësaj situata. Për transportimin e të plagosurve rëndë u koordinua me Forcat Ajrore. Komandanti i Forcës Tokësore në përfundim të operacionit të kërkim-shpëtimit, gjeneralmajor Zyber Dushku, falënderoi vizitorët e shquar për prezencën e tyre dhe një-kohësisht vlerësoi stërvitjen, si një eksperiencë e vyer që do të shërbejë edhe për stërvitjet e ardhshme. Dita e fundit e stërvitjes është përshëndetura nga komandanti i FT, gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili ka vlerësuar si të suksesshme këtë stërvitje të përbashkët, si dhe ka falënderuar të gjitha trupat pjesëmarrëse për nivelin e lartë dhe profesionalizmin e treguar, si dhe frymën e bashkëpunimit. Më tej gjeneralmajor Dushku ka shpërndarë për pjesëmarrësit certifikatat në emër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shit. Stërvitja e përbashkët “JOINT REACTION-13”, shërbeu si test për vlerësimin dhe konsolidimin e kapac-iteteve ushtarake për zgjidhjen e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve SAR, si dhe për rritjen e ndërvepruesh-mërisë së trupave të vendeve të rajonit. Stërvitja ishte një hap i rëndësishëm për rritjen e aftësive të strukturave ushtarake të vendeve të A-5 dhe të rajonit të Ballkanit për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, me qëllim menaxhimin e situatave të shkaktuara nga emergjencat civile apo aksidentet e ndryshme.

Page 4: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 20134 zyrtare

Paraditen e së premtes, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes u zhvillua ceremonia e pro-movimit dhe miratimit të Doktrinës

Ushtarake dhe e disa dokumenteve të tjerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë. Në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Viktor Bërdo, gjeneralë, komandantë, pedagog dhe të ftuar të tjerë. Në kuadër të kësaj ceremonie të promovimit të këtyre dokumenteve, nënkolo-nel Behar Mara në rolin e komandantit të Komandës, Join Task Force (CJTF), pr-ezantoi seminarin në stërvitjen e planëzuar të koduar “Greazy Leopard”. Fjalën e hapjes e mbajti Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, i cili vuri në dukje se është bërë një punë shumë e mirë për hartimin e Doktrinës Ushtarake si dokument i nivelit më të lartë doktrinar, duke theksuar rolin e Qendrës së Doktrinës si organizëm prioritar në hartimin e doku-menteve të një rëndësie të tillë kombëtarë, por edhe të manualeve dhe rregulloreve të përbashkëta për FA-të. Kjo është vazhdimi i punës së bërë nga Qendra edhe në drejtim të Procesit të Standardizimit e të Mësimeve të Nxjerra si drejtime kryesore të integrimit të plotë të FA-ve në NATO. Gjatë fjalës gjeneral Hoxha shprehu falënderimin e tij për Qendrën e Doktrinës, për punën tepër profesionale në hartimin e DP 01, por dhe për hartimin e Projekt - Direktivave Programore të Doktrinave të FT, FA, FD dhe PU për punën e bërë në menaxhimin e Sistemit të Standardizimit të FA-ve e të MN, si dhe për ndihmesën e dhënë në përfshirjen në programet mësimore të doktrinave e publikimeve të Aleancës të ratifikuara deri tani. Në vijim fjalën e rastit e mbajti shefi i Qendrës së Doktri-nës, kolonel Ahmet Leka, i cili theksoi se hartimi dhe miratimi i kësaj doktrine është një domosdoshmëri për stadin aktual në të cilën ndodhen Forcat tona të Armatosura. Kjo doktrinë parashtron filozofinë dhe teorinë ushtarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kom-bëtare në të cilën përshkruhen parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, karakteri, shpirti, etika dhe pritshmëria në realizimin e detyrave ushtarake, si dhe pasqyron në mënyrë të përmbledhur rolin dhe misionin e FARSH. Në vijim kolonel Leka theksoi se nëpërmjet kësaj Doktrine, Forcat e Armatosura do të kryejnë veprim-tari të larmishme e të njëkohshme përgjatë një spektri të gjerë operacionesh ushtarake, duke filluar nga veprimet luftarake në kuadër të Aleancës, por dhe të operacio-neve në përgjigje të krizave. Në fjalinë mbyllëse shefi i QD, theksoi se Qendra e Doktrinës shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë ata, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, kanë dhënë ndihmesën e tyre në hartimin dhe përmirësimin e kësaj doktrine.Ceremoninë e promovimit të Doktrinës Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi. Në fjalën e tij përshëndetëse, gjeneral Gjunkshi tha: - “Zoti komandant i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes! Të nderuar, gjeneralë, komandantë, pedagogë, kolegë e të ftuar! Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni për të miratuar e promovuar Doktrinën Ush-tarake të FARSH, si dokumentin kryesor doktrinar në hierarkinë e dokumenteve

strategjike. Përmirësimi, zhvillimi, pasurimi dhe harmonizimi i Doktrinës Kombëtare me atë të NATO-s, ndikon ndjeshëm në përgatitjen e FARSH, duke synuar rritjen e efektivitetit të kapaciteteve operacionale për pjesëmarrje dinjitoze e të suksesshme në operacionet e përbashkëta brenda dhe jashtë vendit. Doktrina Ush-tarake vjen si një refleksion i Konceptit Strategjik të NATO-s, projektit të ri të Strat-egjisë Ushtarake të RSH-së, si dhe të Doku-mentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, për të cilin dua të theksoj se u përgatit nën asistencën e drejtpërdrejtë dhe të veçantë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve. Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë”. Në vijim të fjalës së tij gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: -“Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut përbën një ndër ndryshimet strategjike që diktojnë një rikonceptim të të gjithë sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, sistem i cili është pjesë përbërëse e sistemit të sigurisë dhe të mbrojtjes së përgjithshme të NATO-s. Procesi i zhvillimit të forcave nëpërmjet modernizimit të teknikës dhe stërvitjes, automatizimit dhe dixhitalizimit të dhënave për personelin dhe logjistikën, nuk mund të kuptohet pa një aktualizim të koncepteve doktrinarë, të manualeve e rregulloreve të përbashkëta. Doktrina Ushtarake e FA (DP-01), të cilën po miratojmë sot, përfaqëson një dimension të ri të mendimit ushtarak profesional dhe në të njëjtën kohë shënon hap të rëndësishëm në zhvillimin e hier-arkisë doktrinarë”. “Në këtë aktualitet, dua të theksoj se, Doktrina Ushtarake e FARSH, vjen menjëherë pas ratifikimit të një sërë publikimesh të përbashkëta të Aleancës si: Doktrinës së Përbashkët (AJP-1), Doktrinës së Planëzimit të Operacioneve (AJP-3), Doktrinës së Operacioneve të Përbashkëta (AJP-3), Doktrinës së Opera-cioneve Tokësore (AJP-3.2), Doktrinës së Operacioneve Ajrore (AJP-3.3), Doktrinës së Operacioneve Detare (AJP-3.1), si dhe mjaft publikimeve të tjera të rëndësishme. Ky dokument i rëndësishëm pasqyron njohuritë dhe përvojën e luftës moderne në një mjedis strategjik të ndryshuar e në rrethana operacionale komplekse, shpreh mendimin tonë ushtarak dhe vlerat më të mira të Forcave të Armatosura të Shq-ipërisë gjatë historisë së tyre 100-vjeçare, si dhe shërben si udhërrëfyes për detyrën dhe misionin kushtetues të FARSH, për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë ter-ritoriale të RSH, si dhe për përmbushjen e angazhimeve tona si vend anëtar i NATO. Qëllimi i kësaj Doktrine është të krijojë kushte për të kuptuarit e përbashkët të parimeve e koncepteve të përgatitjes e kryerjes së op-

përgjithshme të mendimit operacional dhe përshkruan konsideratat për operacionet e përbashkëta të forcave tona, të gërshetuara me ato të forcave aleate a të një koalicioni, si dhe jep një përshkrim të qasjes ndaj operacioneve specifike. Kjo bën të mundur që organizimi dhe zhvillimi i të gjitha operacioneve, në vija të përgjithshme të mbështeten në qasje të njëjtë. DP-01 jep një tablo të qartë të përmbajtjes, kuptimit, qasjes dhe kryerjes së të gjitha operacioneve të FA. Planëzimi ushtarak është gjithëpërfshirës dhe kryhet në bashkërendim me të gjithë aktorët dhe nismat e tjera të mundshme jo ushtarake, që do të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta. Ndryshimet për raste të veçanta bëhen të dukshme në nivelet doktrinarë më të ulëta dhe kanë të bëjnë krye-sisht me praktikat e procedurat. DP-01 trajton natyrën e dislokueshme të operacioneve. Operacione që kërkojnë përhapjen e forcave dhe mund të ndodhin brenda dhe jashtë ter-ritorit të RSH. Nga këndvështrimi i një vendi anëtar të Aleancës, një përhapje e forcave në periferi të NATO-s nuk ka ndryshim nga një përhapje e tyre jashtë kësaj zone. Përfundimi kryesor është se forcat e vendeve të veçanta, kudo që të përhapen do të kërkojnë mbështetje logjistike; pra, aftësia e forcave për t’u përhapur ose ndryshe, “dislokueshmëria e forcës”, është një element karakteristik i rëndësishëm i kësaj force. Në kontekstin e përgjithshëm për t’iu përgjigjur natyrës ekspedicionare të operacioneve të NATO-s, vendet anëtare duhet të fuqizojnë dislokue-shmerinë e forcave të tyre. Dokumentet e mësipërme do të ndikojnë mbi strukturën e forcës, stërvitjen, konceptet dhe faktorët e tjerë themelorë të misionit. Për këtë qëllim, Qendra e Doktrinës (QD) do të rishikojë përmbajtjen e tyre në bazën e një cikli trevjeçar, përveçse në rastet kur ndry-shimet në politikat e mbrojtjes dhe në Strategjinë Ushtarake të FARSH kërkojnë përmirësime a ndryshime të menjëhershme të saj. Rekomandimet për ndreqje janë të mirëpritura dhe do të jenë në vëmendje të punës sonë.

eracioneve ushtarake, për natyrën e mjedisit të sotëm e të ardhshëm operacional dhe për përdorimin e FARSH në këtë mjedis”, - vijoi me fjalën e tij shefi i SHP të FARSH-së.Më tej gjeneralmajor Gjunkshi shtoi se: - “Doktrina Ushtarake përbën dokumentin konceptual, bazë për përdorimin e FA në operacione ushtarake të spektrit të plotë për të përballuar kërcënimet e rreziqet ndaj RSH-së dhe Aleancës së Atlantikut Verior ose vendeve anëtare të saj. Si e tillë, ajo mbështetet në mendimin doktrinar më të përparuar të Aleancës, pasqyron përvojën më të mirë të operacioneve të NATO, si dhe dinamikën e kompleksitetin e op-eracioneve të tashme e të ardhshme. Ajo synon që t’u japë një kuadër të përgjith-shëm autoriteteve politike dhe ushtarake të RSH-së për planifikimin dhe përgatitjen operacione ushtarake në kohë paqeje, krize e lufte. Me miratimin e Doktrinës Ushtarake (DP-01), si një dokument “themeltar”, krijohet baza ligjore dhe doktrinare për zhvillimin e dokumenteve të tjerë doktrinarë vartës, sipas një hierarkie të miratuar. Këtu mund të përmendim përgatitjen, miratimin dhe publikimin e mjaft doktrinave dhe manualeve të për-bashkëta të FA, si: Doktrina e Forcave Ajrore (DFA-1), Doktrina e Forcave Speciale, Manuali “Forcat e Armatosura në Emergjencat Civile”, Manuali i Mësi-meve të Nxjerra, Manuali i Operacioneve kundra Kryengritësve (COIN), Manuali i Operacioneve Joluftarake, manuale dhe rregullore të tjera të përbashkëta”. “Me këtë rast, dua të njoftoj audiencën këtu dhe gjithë personelin që shërben në FA, se kam firmosur direktivat programore për përgatitjen brenda këtij viti të Doktrinës së Forcës Tokësore (DFT-1), Doktrinës së Forcës Detare (DFD-1) dhe Doktrinën e Policisë Ushtarake. Duke përfunduar më lejoni të falënderoj Qendrën e Doktrinës për përfundimin me sukses të shumë projekteve me interes për FA, të ritheksoj dhe vë në dukje edhe njëherë se rishikimi dhe rikonceptimi ma-

terialeve doktrinarë në përputhje me hierarkinë doktrinare e në përputhje me ndryshimet në publikimet e përbashkëta të Aleancës, kërkon intelektualizëm, prakticizëm, punë të përgjegjshme e të vijueshme. Bashkëpunimi dhe koordinimi i Qendrës së Doktrinës me Akademinë e Forcave të Armatosura, Qen-drën Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me struktura të tjera homologe të NATO-s, si dhe me të gjitha burimet intelektuale brenda FA, të përbëjë një nga detyrat kryesore e të vazhdueshme të kësaj qendre, me qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e kohezionit në FA si dhe në akordancë të plotë partneret e Aleancës. Në këtë kontekst, përvetësimi i parimeve, koncepteve e procedurave që parashtrohen në dokumentet doktrinarë është detyrë e çdo pjesëtari të FARSH.Ju faleminderit!” – përfundoi fjalën e tij shefi i SHP të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Doktrina Ushtarake pasqyron ndryshimet aktuale në FARSH, bazuar në strukturën e re dhe në një mjedis sigurie përherë në ndryshim. Konteksti politik i kësaj Doktrine është harmonizimi i pari-meve doktrinarë me objektivat e politikës shtetërore dhe me dokumentet kryesore të Aleancës. DP-01 është e paracaktuar të përdoret kryesisht nga komandat dhe shtabet e nivelit operativ, por mund të përdoret si referencë edhe në nivelet e tjera. Ajo trajton parimet, konceptet, qëllimet, llojet e boti-meve të doktrinave, zbatimin, hierarkinë dhe ndërveprueshmërinë që përshkojnë planëzimin dhe zhvillimin e operacioneve. Doktrina DP-01 parashtron filozofinë dhe teorinë ush-tarake shqiptare për përdorimin e FARSH si një instrument i fuqisë kombëtare. Ajo trajton metodologjinë për strategjinë e niveleve të larta të Forcave Armatosura dhe zbatimin e asaj strategjie në bashkëpunim me aleatët tanë kryesorë. Doktrina DP-01 përshkruan parimet udhëheqëse, vlerat themelore ushtarake, kara-kterin, shpirtin, etikën dhe pritshmërinë në realizimin detyrave ushtarake, si dhe pasqyron në mënyrë të përmbledhur rolin dhe misionin mbrojtës të FARSH. Ajo jep një pamje të

Promovohet Doktrina Ushtarake e FARSHNë kuadër të kësaj ceremonie të promovimit të këtyre dokumenteve, nënkolonel Behar Mara, në rolin e komandantit të

Komandës Join Task Force (CJTF), prezantoi seminarin në stërvitjen e planëzuar të koduar “Greazy Leopard”

Në ceremoni merr pjesë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

Komandanti i KDS-së i akordoi kolonel Ahmet Lekës Medaljen e Shërbimit

Komandantit të KDS, gjeneralbrigade Bardhyl Hoxha, i akordoi kolonel Ahmet Lekës Medaljen e Shërbimit me motivimin për arritje të veçanta në zhvillimin e mendimit doktrinar në FARSH. Në vijim të këtij aktiviteti nga ana e Kursit të Lartë të Oficerit, u zhvillua një orë mësimi e hapur për Operacionet në Mbështetje të Paqes , në stërvitjen e planëzuar të koduar “Greazy Leopard”. Vlen për t’u përmendur se i gjithë brifingu i përgatitur u zhvillua në anglisht.

Roja Bregdetare operacion ndihme anijes së transportit me flamur turk

Paraditen e djeshme, rreth orës 10.00, Qendra e Bashkuar Operacionale ka marrë një sinjal ndihme (SOS) nga RCC Bari, nëpërmjet të cilit njoftohej se një anije transporti me flamur turk kërkonte ndihmë si pasojë e një avarie, rreth 14 milje larg bregdetit shqiptar. Menjëherë u njoftuan Qendra Ndërinstitu-cionale Operacionale Detare dhe Forca Detare, të cilat

urdhëruan daljen në det të anijes së gatshme A-01 (Archangel) nga Baza Detare e Pasha-Limanit. Pas arritjes në destinacion, komandanti i A-01, raportoi se u bë i mundur riparimi i defektit teknik në anijen me flamur turk. Më pas, anija ka vazhduar lundrimin normalisht dhe pritet të ankorohet në Portin Detar, Durrës rreth orës 14.00.

Page 5: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 5zyrtare

Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të disa ish-gjeneralëve të dalë në lirim

“Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar me përpikmëri kuadri ligjor”Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, znj. Donika Çapi: Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar

me përpikmëri kuadri ligjor, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i Presidentit të Shqipërisë

Zëvendësambasadori i SHBA-së vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes bëri një vizitë zyrtare zëvendësambasadori i SHBA-së, z. Henry Jardine, i shoqëruar nga atasheu ushtarak nënkolonel Glenn Brown. Ata u pritën

nga zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Kolonel Dedë Prenga,i cili pasi iu uroi mirëseardhjen në KDS,i njohu ata me misionin, detyrat, programet arsimore që zhvillohen në institucionet e KDS-së. Kjo vizitë vjen në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e trajnimit, arsimimit dhe kualifikimit të ushtarakëve Shqiptarë, programet arsimore dhe përmirësimi i tyre, metodat e rekrutimit të oficerëve të rinj, punë e cila në bashkëpunim me ekipin e ODC vazhdon sipas detyrimeve reciproke të delegacionit të Gardës Kombëtare të New Jersey-it dhe që parashikohet që në Shtator të kemi kandidatët e parë për ndjekjen e këtij projekti të cilët do të vazhdojnë trajnimin sipas programit në institucionet e vartësisë së

KDS-së deri në muajin Maj 2014, periudhë e cila për kandidatët fitues starton me përgatitjet në Gardën Kombëtare të New Jersey-it. Gjithashtu, u diskutua mbi ekuivalentimin e kurseve që zhvillohen në SHBA me ato të Akademisë së Forcave të Armatosura. Zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Dedë Prenga, shoqëroi zëvendësambasadorin për në ambientet e Qendrës së Simulimit ku u njoh me detyrat dhe funksionin e kësaj qen-dre. Zoti Henry Jardine pa nga afër një nga stërvitjet më të rëndësishme që po zhvillohet në këtë qendër siç është stërvitja “JOINT REACTION 2013”. Në Qendrën e Simulimit ishin të pranishëm edhe Drejtori i J-3 Kolonel Edison Zarka në rolin e drejtorit ekzekutiv të Stërvitjes Joint Reaction dhe Kolonel Ahmet Leka në rolin e Shefit të Shtabit të Stërvitjes. Qëllimi kryesor i stërvitjes është rritja e bashkëpunimit rajonal në kuadrin e kartës së Adriatikut(-5).

Drejtoresha e Kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, znj. Donika Çapi, dha një deklaratë për mediat,

lidhur me lirimin nga detyra të tre gjeneralë brigade, në të cilën thuhet: Kabineti i ministrit të Mbrojtjes lidhur me lirimin nga detyra i gjeneralbri-gade Sandër Lleshi, gjeneralbrigade Dhori Spirollari dhe gjeneralbrigade Abaz Lleshi, sqaron se: Pretendimi për mungesë reference ligjore nuk qëndron, sepse:1. Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar me përpikmëri kuadri ligjor, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i Presi-dentit të Shqipërisë, përkatësisht: Ligji Nr. 9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën në Forcat e Ar-matosura”, neni 10, si edhe ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë”, pika 8, neni 7.Pretendimi i njërit prej gjeneralëve të dalë në lirim për diskriminim me bazë përkatësie fetare është i papran-ueshëm, madje nuk do të gabonim po të thonim absurd, sepse:2. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë dhe do të mbeten një institucion laik. Diskriminimi apo përparimi në gradë për shkak të përkatësisë fetare shkojnë kundër frymës së institucionit. Përdorimi i argumentit, përpos se krejtësisht i pavërtetë, është kundër kësaj fryme. Pretendimi për heshtje apo mos vënie në dijeni, nuk qëndron sepse:3. Me daljen e dekreteve të Presidentit të Republikës, shefi i Shtabit të FAR-SH, ka komunikuar individualisht me secilën prej gjeneralëve, në respekt të plotë të njoftimit në kohën e duhur dhe personalisht, për të shmangur me sa

mund njoftimin, së pari nga mediat, siç edhe ka ndodhur në raste të tjera të ngjashme. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar edhe organizimin e një ceremonie të largimit nga detyra, ceremoni kjo e refuzuar prej tyre. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm ka vlerësuar kontributin që gjeneralët e liruar kanë dhënë për Forcat e Armatosura, pasi ata për shkak të funksionit dhe gradës kanë ushtruar gjatë gjithë kësaj kohe detyra të rëndësishme, ashtu siç i njeh edhe mangësitë e punës së tyre. Funk-sionimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura mbështetet tek principi i drejtimit të politikave nga ministri i Mbrojtjes, ushtarakët zbatojnë këto politika. Refuzimi për të pranuar një proces tërësisht ligjor dhe në funksion të menaxhimit sipas rregullave të FARSH, duke i veshur këtij procesi ngjyra kinse ekstra-procedurale, shkon ndesh me figurën e një ushtaraku me gradë madhore.

I gjithë personeli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe veçanërisht gjeneralët, janë në dijeni për punën e vazh-dueshme që po bëhet, veçanërisht këto dy vitet e fundit, për t’i ofruar Forcave të Armatosura ligjet dhe procedurat administrative që do të rregullojnë edhe më mirë karrierën e ushtarakut. Një ligj i ri dhe tërësor është tashmë në diskutim e sipër në Këshillin e Ministrave. E megjithatë, respekti për shtetin ligjor dhe institucio-net detyron çdo kënd të zbatojë ligjet ekzistuese. Së fundmi, çdo përshtatje mbi medaljet dhe mirënjohjet është e tepërt, pasi Ministria e Mbrojtjes në qendër të vëmendjes së saj ka pasur në këto vite krenarinë e ushtarakut, person-alitetin e tyre, e ndër të tjera Ministri i Mbrojtjes nuk ka kursyer asnjëherë medaljet për ushtarakët e angazhuar në emergjencat civile, në procesin e demil-itarizimit, në misionet ndërkombëtare etj, bazuar në principin e punës dhe rezultateve të arritura në detyrë.

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra tre gjeneralëve

Ndeshje miqësore futbolli mes përfaqësuesve të kompanisë celulare Plus dhe Shtabit të Komandës së FD

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikë 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për

Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekretoi ne lirim të gjeneralbri-gade Dhori Vangjel Spirollari, Komandant i Forcës Ajrore. Gjithashtu Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralbrigade Sandër Ndue Lleshi si dhe gjeneralbrigade Abaz Liman Lleshi të Komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale.

Në ambientet e Komandës së Forcës Detare, Plepa-Durrës është organizuar dhe zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli ndërmjet

përfaqësuesve të kompanisë celulare Plus dhe përfaqësuesve të Komandës dhe Shtabit të Forcës Detare. Zhvillimi i këtij aktiviteti sportivë u bë në kuadër të rritjes së marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet efektivit të Forcës Detare dhe personelit të kompanisë private celulare Plus. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive dhe përfundojë me fitoren e ekipit përfaqësues të kompanisë celulare Plus. Në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, nga përfaqësuesit e Komandës së Forcës Detare pjesëmarrës në këtë aktivitet, u organizua një koktej në shenjë kortezie.

Page 6: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 20136 nato

Më 4-5 qershor u zhvillua Ministeriali i Mbrojtjes në Bruksel. Në këtë takim, morën pjesë

ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s. Gjithashtu, i pranishëm ishte dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Arian Starova. Ministrat zhvil-luan bisedimet e tyre të para, dedikuar mbrojtjes kibernetike rreth një tavoline të rrumbullakët, në takimin e tyre dy-ditor të ministerialit të qershorit, i cili filloi ditën e martë, më 4 qershor. Misioni i Afganistanit, aftësitë dhe një takim i komisionit NATO-Gjeorgji karakterizuan gjithashtu axhendën e ministerialit.Ministeriali filloi me një sesion pune rreth aftësive të aleatëve dhe vlerësimin e progresit në plotësimin e boshllëqeve në aftësitë kyçe. Një sesion i veçantë iu kushtua plotësisht mbrojtjes kiberne-tike, gjatë të cilit ministrat ekzaminuan me përpikëri masat ekzistuese për të mbrojtur rrjetet e NATO-s si dhe shqyrtuan fushat ku aleatët mund të bashkëpunojnë më tej.Takimi i ditës së mërkurë u përqendrua në progresin e misionit të Afganistanit, veçanërisht tranzicionin e sigurisë së udhëheqjes afgane dhe planifikimin e misionit të ri trajnues, këshillues dhe asistues ndaj forcave të sigurisë afgane pas vitit 2014. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve të NATO-s u takuan me homologët e tyre të 22 vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s, të cilët kontribuojnë në misionin e ISAF-it. Ministri afgan i Mbrojtjes, Bismellah Mohammadi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton si dhe përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jan Kubis, morën pjesë. Gjithashtu, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s morën pjesë gjithashtu në sesionin e Komisionit NATO-Gjeorgji së bashku me ministrin e Mbrojtjes gje-orgjian, Irakli Alasania, ku diskutuan bashkëpunimin e ardhshëm dhe planet e reformës të mbrojtjes së vendit.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha përpara takimit së Ministerialit të Mbrojtjes së ditës së martë (më 4 qershor 2013) se kombet aleate kanë vendosën të dërgojnë një delegacion të nivelit ek-spert në Libi për të identifikuar fushat ku NATO mund të sigurojë ndihmë. “Javën e kaluar, qeveria e Libisë kërkoi këshillën e NATO-s në fushën e sigurisë. Ne po bëjmë lëvizje të shpe-jta për t’ju përgjigjur”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ekipi i ekspertëve pritet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të raportojë përsëri në NATO në fund të qershorit, “kështu ne mund të vendosim më tej”, tha Rasmussen. Ai tha se tre parime do të udhëheqin çdo ndihmë që ofron NATO. Këto përf-shijnë pronësinë e fortë libiane, duke siguruar këshilla në zona ku NATO ka një ekspertizë, të tilla si ndërtimi i institucioneve të sigurisë. “Dhe së treti, më lejoni të theksoj se kjo nuk është në lidhje me vendosjen

e trupave në Libi. Nëse jemi të an-gazhuar në aktivitete trajnuese, këto aktivitete do të ndodhin jashtë Libisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ekipi së bashku me libianët do të identifikojnë fushat në të cilat libianët mendojnë se kanë nevojë për këshilla dhe zona ku NATO mund të shtojë vlerë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë. Delegacioni do të koordinojë ngushtë me përpjekjet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. “Mendoj se kjo do të jetë një mënyrë e përshtatshme për të vazhduar bashkëpunimin tonë me Libinë, pas suksesit që ne patëm dy vjet më parë në mbrojtjen e popullsisë libiane”, tha Rasmussen.Njoftimi erdhi vetëm përpara fillimit të ministerialit dy-ditor, i cili u fokusua në mbrojtjen kibernetike, misionin e Afganistanit dhe aftësitë ushtarake. Në takimin e mbrojtjes kibernetike, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s ranë dakord se aftësitë e mbrojtjes kiberne-tike të Aleancës duhet të jenë plotësisht operacionale në vjeshtë, duke shtrirë mbrojtjen në të gjithë rrjetet në pronësi të Aleancës. “Ne ramë dakord se do të vazhdojmë diskutimet tona në mbledhjen tjetër që do të zhvillohet në muajin tetor, në atë se si NATO mund të mbështesë dhe ndihmojë aleatët të cilët kërkojnë ndi-hmë, nëse janë nën një sulm kibernetik. Ne do ta bëjmë atë mbi bazën e një raporti të detajuar që kemi si detyrë sot. Sulmet kibernetike nuk ndalen në kufij kombëtarë. As mbrojtja jonë”. Gjithashtu, ministrat e Mbrojtjes dis-kutuan se si të adresojnë mungesat e aftësive në fusha të tjera kyçe përmes bashkëpunimit në projektet shumëkom-bësh. “Buxhetet e mbrojtjes janë në rënie dhe kosto e aftësive moderne është në rritje. Ka një çekuilibër midis asaj që kemi dhe asaj që kemi nevojë, me mungesa të rëndësishme në disa fusha, të tilla si furnizimi në ajër me karburant, inteligjenca, mbikëqyrja dhe zbulimi”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Më tej, ai shtoi: “Ne duhet të përdorim në mënyrë

të zgjuar paratë që kemi, nëpërmjet një bashkëpunimi më të mirë e të zgjuar dhe vendet europiane duhet të bëjnë shumë për të lehtësuar barrën e pabarabartë, e cila aktualisht kryhet nga Shtetet e Bashkuara. Rasmussen përshëndeti interesin e shprehur nga ministrat në projektet e mëtejshme shumëkombëshe që do të ndihmojnë plotësimin e boshllëqeve të aftësive. Gjithashtu, ministrat e Mbrojtjes mirëpritën vendimin për dërgimin e një delegacioni ek-spertësh në Libi për të identifikuar se si NATO mund t’i përgjigjet më mirë kërkesës së kryeministrit libian për këshillën e NATO-s mbi zhvillimin e forcave të sigurisë kombëtare të vendit. Ministrat mezi presin të japin një konsideratë të kujdesshme për vlerësimin e ekipit në javët e ardhshme.

Ministrat e Mbrojtjes së NAtO-s riafirmojnë mbështetjen e NATO-s për përpjekjet e Gjeorgjisë në re-formaMinistrat e Mbrojtjes së NATO-s u takuan me homologun e tyre gjeorgjian Irakli Alasania ku diskutuan planet e reformës së Gjeorgjisë dhe mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim. Ministrat

vonë, gjatë këtij viti”, tha Rasmus-sen. Ai bëri të qartë se një Gjeorgji e qëndrueshme dhe demokratike i përket komunitetit euroatlantik.“Në të ardhmen e shoh Gjeorgjinë në Aleancë. Vendimet e marra në samitin e NATO-s në Bukuresht qëndrojnë ende. Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s, pasi të plotësojë kërkesat për anëtarësim”, shtoi ai.Ministrat ranë dakord se NATO do ta vazhdojë punën me Gjeorgjinë në mbështetje të reformave të rëndësishme dhe Aleanca qëndron gati të ndihmojë Gjeorgjinë në arritjen e qëllimeve të saj. Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s miratuan ditën e mërkurë konceptin e detajuar për misionin e ri të udhëhequr nga NATO për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sig-urisë pas vitit 2014. “Ai koncept do të udhëheqë ekspertët tanë ushtarakë ndërkohë që ata finalizojnë planin gjatë muajve të ardhshëm”, tha Rasmussen. Koncepti i detajuar për misionin e ri u miratua gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes me homologët e tyre nga 22 vendet jo anëtarë të NATO-s, të cilët kontribuojnë në ISAF. Të 10 vendet partnere që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në misionin e trajnimit e lidhën veten e tyre me këtë vendim. Rasmussen theksoi se: “misioni i ri nuk do të jetë ISAFI me një emër tjetër. Ai do të jetë ndryshe dhe më i vogël. Synimi i tij do të jetë trajnimi, këshillimi dhe ndihma ndaj forcave afgane, jo zëvendësimi i tyre”. Ai shpjegoi se misioni do të ketë një qasje rajonale dhe do të bazohet në pesë pozicione në Kabul dhe në veri, perëndim, jug dhe lindje. Ai do të përqendrohet në institucionet kom-bëtare, siç janë ministritë e sigurisë dhe nivelet e korpusit të komandës së ushtrisë e policisë. Rasmussen tha “Gjatë 11 viteve të fun-dit, ne i kemi dhënë afganëve mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Me këtë mision të ri, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata, por e kanë afganët në dorë për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Me këtë ka të bëjë siguria e tranzicionit dhe ne jemi gati duke arritur një moment kyç historik në atë udhëtim”.

Alba Musaraj

Zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes në BrukselZëvendësministri i Mbrojtjes, z. Arian Starova, merr pjesë në takimin e 28 ministrave të NATO-s

falënderuan Gjeorgjinë, vendin më të madh kontribuues jo të NATO-s në misionin e ISAF-it, për kontributin e rëndësishëm në operacionet e drejtuara nga NATO. “Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen aktive që Gjeorgjia ka dhënë në opera-cionet tona. Ne vlerësojmë profesional-izmin dhe guximin e trupave gjeorgjiane dhe e nderojmë sakrificën e tyre. Këto përpjekje janë më mbresëlënëse duke pasur parasysh reformat e mbrojtjes që po ndërmerr tani Gjeorgjia”, tha Rasmussen.Ministrat falënderuan Gjeorgjinë për gatishmërinë për të marrë pjesë në misionin e Afganistanit post 2014 për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë pas vitit 2014. Ata përshëndetën gjithashtu përpjekjet dhe arritjet e saj në lëvizjen drejt integrimit euroatlantik. Sekretari i Përgjithshëm tha se NATO vazhdon të ndjekë me mjaft interes sfidat e brendshme të Gjeorgjisë dhe zhvillimet. “Ne i kërkojmë qeverisë gjeorgjiane të respektojë sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve dhe ne e inkurajojmë Gjeorgjinë të vazhdojë re-format kyçe si dhe të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme presidenciale më

Page 7: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 77festivali/ speciale

Organizimi për të parën herë në Tiranë i “Festivalit të For-macioneve Muzikore Ush-tarake-FFMU, të vendeve të

NATO-s të rajonit të Mesdheut”, Edicioni i I-rë”, i organizuar nga datat 3-6 qershor 2013 ishte një ngjarje kulturore shumë e veçantë për vetë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë e po ashtu dhe për jetën kulturore të kryeqytetit tonë. Në këtë edicion të I-rë, morën pjesë forma-cionet muzikore të: “Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave së Armatosura”, OKFKA-Shqipëri; “Orkestra Frymore e Aviacionit Ushtarak” - Greqi; “Orkestra Frymore” -Turqi dhe përshëndeti festivalin “Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, OFFSK Kosovë. Që të gjithë pjesëmarrësve, Ministria e Mbrojtjes e RSH-së ju uroi mirëseardhjen dhe ju shprehu falënderimet më të përzemërta institucioneve homologe për pranimin e ftesës, për të krijuar së bashku këtë aktivitet rajonal shumë domethënës. Festivali që u organizua nën kujdesin e veçantë të z. Ar-ben Imami, ministër i Mbrojtjes i RSH-së është një tjetër përpjekje në rrugën e integ-rimit euroatlantik të strukturave ushtarake. Simbolika e këtij festivali u bë akoma më e qartë kur publiku i gjerë u njoh me muzikën më të spikatur së traditave muzikore të vendeve tona, kjo e gërshetuar me krijimet muzikore të kompozitorëve shqiptarë, grekë, turq, italianë, amerikanë, etj, të sjella mjeshtërisht në skenë nga artistët e talentuar ushtarakë. Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komuni-kimit, me thelbin e tij ndikoi akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Artistët muziktarë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, janë jo vetëm pjesë e krenarisë sonë të përbashkët, por njëkohësisht edhe mbartësit e simbolikës paqësore se ushtarakët janë civilë të ve-shur me uniformë. Festivali i cili synon të kthehet në një traditë të përvitshme ka për qëllim që të promovojë muzikën si art dhe larminë e dimensioneve kulturore të saj, trashëgiminë kulturore shpirtërore tradicio-nale të vendeve tona, të nxisë turizmin dhe të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtarë të NATO-s. Historiku i krijimit të bandës frymore shqiptare Historiku i krijimit: Formacioni i parë zyrtar i bandës frymore shqiptare u krijua në vitin 1920 me mbërritjen në atdhe nga Amerika të bandës muzikore “VATRA” nën drejtimin e dirigjentit dhe kompozitorit Thoma Nasi. Në vitin 1925, mbi bazën e bandës “VATRA” krijohet orkestra frymore Presidenciale dhe më pas, në shtator 1928 ajo shndërrohet në Bandën Mbretërore. Më pas, gjatë Luftës së II-të Botërore krijohet Orkestra Frymore e Ushtrisë, në tetor të vitit 1944, në fshatin Priskë, pranë kryeqytetit Tiranë. Ajo kishte në përbërje rreth 25 instrumentistë partizanë, kryesisht ish-pjesëtarë të Bandës Mbretërore dhe Bandës së Ushtrisë. De-butimi i parë i orkestrës frymore të ushtrisë ishte më datë 28 nëntor 1944, në Tiranë. Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të Armatosura-OFKFA, e cila mban këtë

emërtim që nga viti 2013, është e vetmja trupë profesioniste shtetërore në Shqipëri e cila realizon detyra të parashikuara me ligj si: Protokollin zyrtar të shtetit; cer-emonitë kombëtare si festa, manifestime etj; ceremonitë e Forcave të Armato-sura: Përvjetorë, parada, inaugurime dhe veprimtari të ndryshme koncertore, në vend dhe jashtë tij. Orkestra Frymore Kombëtare e FA, për vlerat e saj artistike dhe përkushtimin profesional dhe atdhetar është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, etj. Orkestra Frymore Kombëtare e FA ka në përbërjen e saj 2 dirigjentë dhe 72 instrumentistë, të gjithë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit. Ka realizuar turne artis-tikë në Francë, Kinë, Belgjikë, Slloveni, SHBA,Itali, etj.Historiku i krijimit të orkestrës frymore të FSKHistoriku i krijimit: Pas krijimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës-FSK, lindi nevoja e krijimit të njësive të reja për të kompletuar strukturën e FSK-së. Me urdhër të min-istrit të FSK-së është formuar “Orkestra Frymore”, e cila është zyrtarizuar më datë 22 mars 2012. Nga ajo kohë e deri më sot, “Orkestra Frymore e FSK-së” është angazhuar në organizimet e FSK-së, në pritjet protokollare, shtetërore e ushtarake, janë organizuar trajnime në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe vendor. Orkestra përbëhet nga 36 pjesëtare të Rezervës Aktive të FSK-së, të sistemuar në Komandën e Forcave Tokësore. Vlen të theksohet që “Orkestra Frymore” është një vazhdimësi e Orkestrës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, e cila ka një traditë 10 vjeçare e përbërë nga profesionistë të muzikës. Orkestra udhëhiqet nga drejtuesi me gradën kapiten dhe është e ndarë në seksione: Seksioni i Flautës, seksioni i Saksofonit, seksioni i Trombonit-Tubës, seksioni i Kornos, seksioni i Trumpetës dhe seksioni i Perkusioneve. “Orkestra Frymore e FSK-së” është një orkestër e re, e cila premton shumë për të ardhmen e FSK-së.

Historiku i krijimit: Banda e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë së Turqisë Historiku i krijimit: Banda e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë u themelua

Historiku i krijimit të Bandës Frymore Shqiptare, FSK-së, Turqisë dhe Greqisë Organizimi për të parën herë në Tiranë i “Festivalit të Formacioneve Muzikore Ushtarake-FFMU, të vendeve të NATO-s së rajonit të Mesdheut”, Edicioni i I-rë”, i organizuar nga datat 3-6 qershor 2013, ishte një ngjarje kulturore shumë e veçantë për vetë Forcat e

Armatosura të Republikës së Shqipërisë e po ashtu dhe për jetën kulturore të kryeqytetit tonë

më 17 tetor 1932, nga kapiteni Mustafa ÇAYIROĞLU, në Ankara. Banda, e cila u zhvillua shumë me kalimin e kohës, ftohet të marrë pjesë në Festivalet e Bandave Ush-tarake, të organizuara në Kiel-Gjermani, në vitin 1968; në KROMERIZE-Republika Çeke, në vitin 1997; në Krakov- Poloni, në vitin 1998 dhe 2000, në Nisë-Francë në vitin 2000; në Breda-Holandë, në vitin 2002 dhe në Debrecen-Hungari në vitin 2006, etj. Komanda e Bandës të Xhandarmërisë vlerësohet edhe për koncertet dhe shfaqjet koreografike gjatë festivaleve që u organi-zuan në Krakov-Poloni, në vitin 2000 dhe në Debrecen-Hungari, në vitin 2006. Ko-manda e Bandës të Xhandarmërisë, emërtuar si “Banda Simfonike”, tërheq vëmendje të madhe me aktivitete të ndryshme koreografike brenda dhe jashtë vendit. CD-ja dhe kaseta e parë në historinë e muzikës të Bandës Turke, është ajo e titulluar "Himnet kombëtare"- 1996. Banda tërheq interesin e publikut të gjerë gjatë koncerteve me repertorin e saj duke filluar nga muzika pop, xhaz, muzikë popullore, vepra klasike, etj. Ajo ka bash-këpunuar përmes projekteve edhe me ar-

tistë të tillë të famshëm si: Ceza, Berksan, Murat Evgin, etj. Banda e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë kryen edhe ceremonitë shtetërore, koncerte kombëtare si dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në popul-larizimin e muzikës polifonike në Turqi, me anë të Radios dhe të Televizionit.Historiku i krijimit të Bandës së Forcës Ajrore të Greqisë Historiku i krijimit: Banda e Forcës Ajrore e Greqisë u themelua në Athinë në vitin 1946 dhe është në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke. Ajo përbëhet nga oficerë të vjetër dhe muzikantë të rinj të nivelit të lartë, të cilët pasi kanë studiuar në konservatorët e ndryshëm të Greqisë, janë pranuar në radhët e Forcës Ajrore. Detyrat protokollare të Bandës përfshijnë: Pritjet e drejtuesve të huaj të shtetit dhe kryeministrave, shoqërimin në ceremonitë zyrtare në Pallatin Presidencial si dhe në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”, etj. Banda merr pjesë gjithashtu në pritjet e drejtuesve të Forcave të Armatosura dhe ato të delegatëve të Forcave Ajrore. Banda e Forcës Ajrore e Greqisë merr pjesë edhe në parada

alba musaraj

kombëtare, kortezhe si dhe në festa të mëdha publike dhe fetare. Përveç sa më sipër, banda merr pjesë në ceremoninë e marrjes së betimit nga të diplomuarit e Akademive të Forcës Ajrore, etj. Banda ka marrë pjesë edhe në disa festivale ndërkombëtare ushtarake, si në Francë, Kore, SHBA, Itali, Maltë dhe Rusi. Në çdo tre vjet, banda merr pjesë në paradën e cila i dediko-het datës 25 mars 1821: Dita e Pavarësisë së Greqisë. Pjesëmarrja e saj më e fundit ishte pjesëmarrja në "Spasskaya Tower Military Tattoo", në vitin 2011 dhe në paradën e vitit 2012, e cila u zhvillua në “Sheshin e Kuq”, në Moskë. Pjesëmarrja e ardhshme e Bandës do të jetë në "Sevastopol Military Tattoo 2013", në Ukrainë nga datat 14-16 qershor. Banda interpreton jo vetëm në ngjarjet ushtarake dhe zyrtare, por merr pjesë gjithashtu dhe në koncerte të ndryshme në Greqi, me repertor muzikor grek dhe klasik. Një pjesë e bandës përbën orkestrën, e cila merr pjesë në shumë aktivitete sociale dhe argëtuese duke interpretuar nëpër spitale, shoqata për invalidë, etj.

Banda e Forcës Ajrore e Greqisë Banda e Komandës së Përgjithshme

Orkestra e FSK, Kosovë

Orkestra Frymore Kombëtare

Page 8: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 20138 speciale

mina hYsaalba musaraj

Është çelur mbrëmjen e së hënës në mjediset e Qen-drës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes

(QKMBM), Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, së rajonit të Mesdheut, edicioni i parë, për t’u mbyllur mbrëmjen e së enjtes me perfor-mancën mbresëlënëse të Orkestrës Frymore të FSK-së. Ky festival, i cili organizohet nën kujdesin e veçantë të ministrit së Mbrojtjes, z. Arben Imami, zhvillohet për herë të parë në Tiranë, nga datat 3- 6 qershor 2013. Në edicionin e parë të këtij festivali, morën pjesë formacionet muzikore të Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave së Armatosura të Shqipërisë, Orkestra Frymore e Aviacionit Ush-tarak të Greqisë, Orkestra Frymore e Turqisë si dhe përshëndeti festi-valin Orkestra Frymore e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në cer-emoninë e hapjes ishin të pranishëm zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, zëvendësministrja e Kulturës, znj. Suzana Turku, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjith-shëm, gjeneralmajor Viktor Bërdo, ushtarakë dhe punonjës civilë të Forcave së Armatosura si dhe shumë të ftuar të tjerë nga institucionet kul-turore të kryeqytetit. Zëvendësmin-istrja e Mbrojtjes Musaraj, pasi ka uruar të gjithë formacionet muzikore për pjesëmarrjen në këtë festival, ka theksuar se, “Festivali i For-macioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, të rajonit së Mesdheut është një ngjarje kultur-ore e veçantë. Simbolika e tij bëhet akoma më e qartë kur publiku i gjerë të njihet me muzikën më të spikatur

Festivali i parë i “Formacioneve muzikore ushtarake” të vendeve të NATO-s në Shqipëri

Shef i SHP të FARSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi: Festivali një ngjarje kulturore. Kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme, heshtin zhurmat e armëve

Nën kujdesin e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, u zhvillua për herë të parë në Tiranë, nga data 3-6 qershor 2013, “Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake” të vendeve të NATO, të rajonit të Mesdheut, edicioni i parë

të traditave muzikore të vendeve tona, e gërshetuar kjo me krijimet muzikore të kompozitorëve shqiptarë, grekë, turq, italianë, amerikanë, etj, të sjella mjeshtërisht në skenë nga artistët e talentuar ushtarakë”. Duke vijuar më tej, znj. Musaraj u shpreh: “Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komunikimit, me thelbin e tij ndikon akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Festivali i cili synon të kthehet në një traditë të përvitshme, ka për qëllim që të promovojë muz-ikën si art dhe larminë e dimensio-neve kulturore të saj, trashëgiminë kulturore, shpirtërore tradicionale të vendeve tona dhe të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s”. Nata e parëNatën e parë të festivalit, e hapi Orkestra Frymore e Aviacionit Ush-tarak të Greqisë. Kjo orkestër është krijuar në vitin 1946 dhe është në vartësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore Greke. Ajo përbëhet nga oficerë të vjetër dhe muzikantë

të rinj të nivelit të lartë, të cilët pasi kanë studiuar në konservatorët e ndryshëm të Greqisë, janë pranuar në radhët e Forcës Ajrore. Koncerti i Orkestrës Frymore të Aviacionit Ushtarak të Greqisë nisi me Himnin e Aviacionit Ushtarak dhe ka vijuar me ekzekutimin e mjaft pjesëve të tjera muzikore të kompozitorëve të shquar grek. Nga programi i kësaj orkestre, ndër të tjera, mund të veçojmë “Valle Epirote” të Nikolas Skalkotas, “Djemtë e Pireut” dhe “Balada e urisë” të Ma-nos Haxidhakis, “Nëse kujton ëndrrën time” dhe “Zorbas” të Mikis Theodora-kis, “Le të vazhdojë vallja” të Dionisis Savopulos dhe deri tek Himni i Forcave të Armatosura të Greqisë, i cili mbylli koncertin e kësaj trupe muzikore. Pjesët e përzgjedhura dhe interpretimin me nivel të lartë të tyre nga instrumentistët e orkestrës u pritën me shumë interes dhe u përcollën me duartrokitje përgjatë gjithë shfaqjes nga spektatorë të shumtë që kishin mbushur sallën e madhe të QKMBM-së. Koncerti i Orkestrës Frymore të Aviacionit Ushtarak të Greqisë u ndoq edhe nga ambasadori

i Greqisë në Tiranë, z. Leonidha Rokanas si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ambasade. Ndërsa paraditen e së martës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u takua me të gjithë trupat e Orkestrave Frymore që morën pjesë në Festivalin e Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, të rajonit së Mesdheut. Gjeneralmajor Gjunkshi i ka falënderuar ata në emër të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe në emrin e tij personal për pjesëmarrjen në edicionin e parë të këtij festivali. “Besoj se flas edhe në emrin tuaj”, - u është drejtuar ai më pas artistëve pjesë-marrës, - “kur them se tek trashëgimia e Orkestrave Frymore Ushtarake qën-dron i përjetësuar shpirti i kombeve tona”. Gjeneralmajor Gjunkshi, duke shprehur mbështetjen për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive të kësaj natyre, tha: ”Mendoj se përmes rritjes së mbështetjes sonë të përbashkët për aktivitete të tilla kulturore, do të investojmë akoma më shumë për një të ardhme në paqe, pasi kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme,

heshtin zhurmat e armëve”.Nata e dytëNë natën e dytë të Festivalit së For-macioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s për rajonin e Mesdheut që u zhvillua në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, u shfaq koncerti i Orkestrës Frymore të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë së FA të Turqisë. Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin: Zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ushtarakë të tjerë të lartë së Forcave të Armatosura, famil-jarë të tyre si dhe mjaft qytetarë të tjerë të kryeqytetit. Koncertin e Orkestrës Frymore të Turqisë e ndoqi gjithashtu kryetari i Gjykatës së Financave të Republikës së Turqisë, z. Recai Akyel, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan Aşan, atasheu ushtarak turk dhe kolonel Nizamet-tin Dogar, etj. Banda e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë të FA së Turqisë është themeluar më 17 tetor 1932 dhe që nga ajo kohë është rritur e zhvilluar gjithnjë e më shumë si një formacion i mirënjohur muzikor në Turqi. Kjo bandë vlerësohet edhe për koncertet dhe shfaqjet e shumta që ka dhënë në festivalet e bandave ushtarake të organizuara në disa vende të Europës, si në Gjermani, Çeki, Po-loni, Francë, Holandë, Hungari, etj. Gjithashtu, kjo orkestër ka tërhequr interesin e publikut me koncerte me repertor të gjerë, duke filluar nga muzika pop, xhaz, muzikë popullore dhe vepra klasike. Gjatë koncertit të mbrëmshëm që u dha nga kjo orkestër në sallën e madhe të QKMBM-së, e cila drejtohej me shumë kompetencë dhe profesionalizëm nga kolonel Suat Yilmaz, u pritën me shumë interes

Page 9: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 9speciale

ekzekutimet e disa marsheve dhe himneve si: “Anafartalar Marşi”, “Kara Harp Okulu Marşi”, “Se-limiye Marşi”, “Trakya Marşi”, etj. Më pas, nga solisti Goksel Evran u interpretuan me mjaft mjeshtëri një varg këngësh të muzikës tradicionale popullore turke, por edhe të muzikës së kultivuar, siç ishin këngët: “Geri-zler Başi”, “Divane Aşik”, “Boş Bardak”, “Bugun Bayram”, “Hayat Bayram Olsa”, “Sevdan Olmasa”, etj. Surpriza e mbrëmjes mund të quhet interpretimi po nga ky solist i dy këngëve popullore shqiptare, të cilat u pritën me ovacione dhe duar-trokitje të shumta nga spektatorët që kishin mbushur plot e përplot sallën e QKMBM-së. Koncerti i Orkestrës Frymore të Komandës së Përgjith-shme të Xhandarmërisë së FA të Turqisë, u mbyll me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Himnin Kombëtar të Republikës së Turqisë. Nata e tretëNë natën e tretë të Festivalit së Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve së NATO-s për rajonin e Mesdheut që u zhvillua në Tiranë është prezantuar koncerti i Orkestrës Frymore Kombëtare të Forcave së Ar-matosura të Republikës së Shqipërisë, që u dha në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve. Të pranishëm në këtë koncert ishin zëvendësminis-trja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të tjerë të lartë së Ministrisë të Mbrojtjes dhe FA, përfaqësues të orkestrave frymore të vendeve pjesëmarrëse në festival, studentë të Universitetit së Arteve dhe qytetarë të kryeqytetit. Repertori i Orkestrës Frymore Kombëtare të FA së Republikës të Shqipërisë erdhi me “Himnin kombëtar” Ciprian Porumbescu, fjalët Asdreni; “Garda Krutane”-marsh Pjetër Dungu; “Nobles of the Mystic Shrine”, J.Ph. Sousa; “Aida”, finale, akti II G.Verdi; “Vajzat Kolonjare”, valle Spartak Tili; “Valle e Rajcës” punoi: Spar-tak Tili; “Fantasy” John Ëilliams; “Pilatus, Mountain of Dragons”, Steven Reineke; “Liber Tango” As-tor Piazolla, orkestroi Artan Liçaj; “Naples Medley” Napolitane”; “West Side Story” L. Berstein; “The Stars and Stripes Forever”, J.Ph. Sousa, me dirigjentë: Artan Liçaj, N/toger Altin Babameto si dhe drejtor Artis-tik: Arben Muça. Orkestra Frymore Frymore Kombëtare e FA tregoi për-fundimisht se është një orkestër e stan-dardeve europiane. Në këtë mbrëmje, u interpretuan vepra madhështore. Risi, performancë, madhështi e një koncerti me parametra të padiskutueshëm pro-fesionalë. Publiku për një orë e gjysmë mbeti i shtangur dhe prisnin ende vazh-dimin e shfaqjes thjeshtë nga kënaqësia që iu ofrua nga programi i përzgjedhur nga dirigjentët, njëri i ardhur nga Italia dhe tjetri i shkolluar në Itali si pjesë e FA. Lidhja e programit, difuzimi

i tingujve dhe zërave të orkestrës frymore kombëtare i dha kësaj nate një mbrëmje të mrekullueshme të paharruar. Artistët e bandave pjesë-marrës nga Turqia, Greqia dhe Kosova pjesëmarrës në këtë festival, dhanë vlerësimet maksimale për këtë orkestër dinjitoze të FA shqiptare, e cila mund të përfaqësojë denjësisht dhe në vende të tjera të Europës. Për çfarë ofroi mbrëmjen e së mërkurës, kjo nuk është thjesht orkestër frymore, por mund të quhet orkestër simfonike me atë lloj performancë që ofroi për publikun. Ardhja deri në këtë pikë u mundësua falë një pune të shkëlqyer të dy dirigjenteve, Artan Licaj dhe nëntoger Altin Babameto si dhe me përzgjedhjen e pjesëve nga drejtuesit e këtij institucioni dhe veçanërisht z. Arben Muça, drejtor Artistik i OFKFA-së. Në fund të koncertit, zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, në emër të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, u dorëzoi drejtuesve të orkestrave frymore që morën pjesë në këtë festival certifikata mirënjohjeje.Nata e katërtFestivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, të rajonit së Mesdheut vijoi të enjten me koncertin e Orkestrës Frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në natën e fundit të koncertit ishin të pranishëm zëvendësministrja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, sekre-tarja e Ambasadës të Republikë së Ko-sovës në Tiranë, Ifete Çeku, punonjës e ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, FA, QKMBM-së, përfaqë-sues të “Formacioneve frymore ush-tarake” të vendeve pjesëmarrëse në festival si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Koncerti përshëndetës i “Orkestrës Frymore të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, në sallën e aktiviteteve të QKMBM-së mbylli festivalin. Dirigjent i këtij koncerti ishte Baki Jashari, drej-tor Artistik, Shkumbin Bajraktari. Në hapjen e kësaj nate u ekzekutua Himni Kombëtar i Republikës së Kosovës e më pas u interpretuan “Marshi i FSK -së”; “Marshi Scippio” “Marshi ST. George”; “Amerikan Patrol” orke-stroi Tomor Berisha; “Conquest Of Paradise” Vangelis. Më pas, koncerti vijoi me performancën e Ansamblit të Tuxhit, ku u interpretuan N’jat Za-man T’asaj Furie”, të orkestruar nga Isak Shehu, Popullore; “Just A Closer Walk” Këngë; “Peter Gun” Henry Mancini; “James Bond” muzikë filmi dhe “Cahterboxh-Cha-Cha-Cha” Kess Vlak; “Baresha” Rexho Mulliqi, orkestroi Kushtrim Gashi”, të cilat u pritën me mjaft ovacione në sallë. Në vijim, interpretimi i “Xhamadani vija-vija” ngritën sallën në këmbë, e cila shpërtheu nga duar-trokitjet. Në fund të kësaj nate koncerti magjik, i cili korri një sukses të plotë në të katër netët e tij, zëvendësministrja e Mbrojtjes, i dhuroi lule dirigjentit së orkestrës, z. Baki Jashari dhe organi-zuesit dhe pjesëmarrësit e festivalit bënë një foto të përbashkët.

Kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme, heshtin zhurmat e armëve

Të nderuar pjesëtarë të forma-cioneve muzikore ushtarake

nga Shqipëria, Greqia, Turqia dhe Kosova. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ju uroj edhe një herë mirëseardhjen dhe ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në edicionin e I-rë të “Festivalit të Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, të rajonit të Mesdheut”, që organizohet në Tiranë. Ky aktivitet është një ngjarje kulturore shumë e veçantë, për vetë Forcat e Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, e po ashtu dhe për jetën kulturore të kryeqytetit dhe të vendit tonë. Ky festival, përmes vendosjes së urave kulturore të komunikimit, ndikon akoma më shumë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Besoj se flas edhe në emrin Tuaj, kur them se tek trashëgimia e orkestrave frymore ushtarake qëndron i përjetësuar shpirti i kombeve tona. Duke qenë orkestrat më të vjetra për nga origjina e krijimet edhe në raport me shoqëritë filarmonike të botës, ato sot kanë privi-legjin e madh të jenë interpretueset protokollare dhe më dinjitoze të “himneve kombëtare” të shteteve tona dhe gjithashtu inspirueset për krijimin e një sërë krijimesh muzikore patriotike, anë e mbanë të njohura. Të gjitha himnet e vendeve të botës kanë në qendër të tyre përpjekjet për liri të popujve tanë dhe kjo trashëgimi ruhet më së miri përmes inter-pretimeve dinjitoze nga ju të nderuar artistë ush-tarakë. “Himn i lirisë” quhet himni grek, “Marshi i pavarësisë” quhet ai turk, “Betimi mbi flamur” quhet himni ynë, që të gjithë shprehje e ndjenjave për liri dhe pavarësi të popujve tanë. Nuk mund të ri pa përmendur gjithashtu se krijues dhe artistë të shquar kanë dalë nga radhët e ushtarakëve të botës, duke fil-luar që nga “Marsejeza”, himni kombëtar francez i kompozuar nga inxhinieri ushtarak Klod de Lisle në vitin 1792 (fillimisht si një këngë kushtuar repartit ku ai kryente detyrën me emrin “Kënga e luftës e ush-tarakëve të Rinit”); Osman Zeki Üngör, kompozitori i marshit turk vinte nga radhët e një familjeje të lidhur me ushtrinë turke e deri tek kompozitori ynë i shquar

nga gjeneralmajor Xhemal gjunkshi (shef i shp të FArsh-së)

Çesk Zadeja, krijuesi i muzikës sonë kombëtare i cili e filloi krijimtarinë si ushtarak në radhët e ish-Ansamblit të Ushtrisë Shqiptare. Shqipëria merr pjesë në këtë festival me Orkestrën Fry-more Kombëtare të Forcave të Armatosura, një institucion elite në radhët e FA-së. Me një tra-ditë rreth një shekullore, ajo ka qenë, është dhe do të mbetet një tregues i qartë i bashkëjetesës së kulturës dhe artit njerëzor me uniformën ushtarake dhe simbol i përhershëm i krenarisë dhe dinjitetit të ushtarakut. Mendoj se përmes rritjes së mbështetjes sonë të përbashkët për aktivitete të tilla kulturore, do të investojmë akoma më shumë për një të ardhme në paqe, pasi kur tingëllon muzika dhe veglat e saj të hareshme, heshtin zhurmat e armëve! Në vetvete, ky festival është një tjetër përpjekje në rrugën e integrimit euro-atlantik të strukturave ushtarake të vendeve tona, ku padyshim kultura është el-ementi identifikues i thelbit paqësor të NATO-s si organizatë e sigurisë globale. Festivali i cili synon të kthehet në një traditë të përvitshme do të promovojë gjerësisht për komunitetin ushtarak dhe atë civil: muzikën si art dhe larminë e dimen-sioneve kulturore të saj, trashëgiminë kulturore shpirtërore tradicionale të vendeve tona, do të nx-isë turizmin dhe të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s. Suksese dhe faleminderit për vëmendjen Tuaj!

Page 10: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 201310 historik

Në kuadrin e Rilindjes Kom-bëtare, pika më kulmore e fuqizimit të ndjenjës kom-bëtare u bë Lidhja Shqiptare e

Prizrenit (1878-1881). Ajo mori në duart e saj organizimin, veprimin politik e ushtarak për mbrojtjen e viseve shqiptare, si dhe punën për rritjen e ndjenjës së bashkimit kombëtar të katër vilajeteve që gjendeshin nën Perandorisë Osmane. Lidhja doli me platformë drejt Autonomisë e në raport me ecurinë e brendshme dhe të jashtme të ngjarjeve edhe drejt Pavarë-sisë së vendit. Lidhja u formua në një situatë me kërcënime e agresione ndaj trojeve shqiptare, e që në fillim mori formën dhe përmbajtjen e një organizate politike, ekzekutive e luftarake mbarë-shqiptare. Lidhja përpunoi platformë e program politik kombëtar dhe me struk-turë organizative të u shtrirë në të gjitha viset shqiptare. Fuqitë e Mëdha dhe klien-tela e tyre, fqinjët tanë shovene, në kuadrin e zgjidhjeve që pritej t’i bëhej çështjes shqiptare, duke qartazi se nuk donin të njihnin kombin shqiptar. Atd-hetarët shqiptarë u nxitën nga shpërthimi i Krizës Lindore në vitet 1870, veçanërisht nga klauzolat aneksioniste pro sllave e në kurriz të viseve shqiptare. Traktati i Shën Stefanit (mars 1878) i vuri në lëvizje të gjithë. Atdhetarët, duke ndjekur ecurinë e punëve, qëllimet gllabëruese, jo vetëm të shteteve shovene fqinje, por edhe të vet Fuqive të Mëdha, u vunë në lëvizje për të ngritur opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm në mbrojtje të interesave shq-iptare. Patriotët shqiptarë pa pritur ende miratimin zyrtar të këtyre traktateve në Kongresin e Berlinit, edhe pse ky i fundit cungoi përfitimet që kishte Rusia e vasalët e saj nga Traktati i Shën Stefanit, filluan përgatitjen e kryerjen e një kryengritjeje të armatosur. Veprimtaria e kësaj kry-engritje do të ishte jo vetëm kundër synimeve grabitqare të shteteve shovene fqinje, por edhe atyre anti-osmane me synim fillimisht bashkimin e viseve shqiptare dhe shpalljen e autonomisë. Më tej ata do të ecnin në rrugë e sipër edhe për pavarësi të plotë nga Peran-doria Osmane. Në këtë mënyrë këto masa synonin ta kthenin çështjen shq-iptare jo vetëm një çështje të të gjithë shqiptarëve, por sidomos t’a kthenin atë nëpër kanceleritë e tavolinat e bisedi-meve mes Fuqive të Mëdha në vetvete, por edhe me shtetet fqinje në një faktor jo thjesht diplomatik, por problem të veçantë të shtruar për zgjidhje. Ata theksonin se çështja shqiptare nuk duhej të shikohej më si “plaçkë tregu” e për të kënaqur orekset e fqinjëve shovenë, por mbi bazën e parimit themelor të asaj kohe “shëtit komb”. Në këtë kuadër, më 10 qershor 1878, u mblodh Kuvendi Kombëtar në Prizren me përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ai shpalli krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila zgjodhi organet e larta: Këshillin e Përgjithshëm me funksione legjislative dhe Komitetin Qendror me funksione ekzekutive. Më 17 qershor u miratua statuti i LSHP-së (“Karar-name”) të plotësuar më 2 korrik me korrigjime e saktësime dhe “Urdhëresa” (“Talimat”). Në këto vendime përcak-toheshin aspekte të masave organizative, politike e ushtarake në funksion të real-izimit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të trojeve shqiptare. Një akt i rëndë-sishëm i saj e në funksion të objektivave që i kishte caktuar vetes, ishte vendimi

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Forcat e saj të Armatosura

i saj për krijimin e Forcave të Armato-sura të Lidhjes apo sikurse i quajtën atëherë “Të Rojës Kombëtare”. Nëpërm-jet këtyre dokumenteve dhe akteve të tjera, Lidhja kundërshtoi vendimet e trakteve të Fuqive të Mëdha e të huaja, shtriu hallkat e veta organizative thuajse në të gjithë krahinat shqiptare, duke krijuar një front të gjerë atdhetar, pa dallime fetare e krahinore. Kur Lidhja pa se përpjekjet e saj, edhe pranë Fuqi-ve të Mëdha nuk dhanë rezultate, atëherë ajo filloi nga radikalizmi i qëndrimeve autonomiste (korrik 1878), e më pas deri te Pavarësia ndaj Perandorisë Osmane. Në këto rrethana LSHP-ja, krahas vep-rimeve diplomatike pranë kancelarive evropiane, veproi fuqishëm edhe me anë të Forcës së Armatosur, sikurse ishin aksioni i Gjakovës, beteja për mbrojtjen e Plavës e Gucisë gjatë dimrit (1879-1880), beteja e mbrojtjes së Hotit e Grudës (prill 1880), të Ulqinit (në vjeshtën e vitit 1880). Në fund të vitit 1880 u vendos që Komitetin Qendror të Lidhjes ta kthejë në “Kuvernë të Për-dormë”. Kështu LSHP-ja po hidhte vështrimin e përpjekjet drejt një shteti të pavarur shqiptar. Në këtë kuadër e në përputhje me strategjinë e saj politike, në funksion të qëllimit strategjik të sh-truar në vendimin e Këshillit Qendror të Lidhjes me 18 qershor 1878 theksohej se “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë hyrjen e trupave të huaja në vendin tonë”. Ajo, kështu do të siguronte integ-ritetin dhe tërësinë territoriale të gjithë trevave shqiptare nga agresioni serb, malazez e grek, dhe më tej sigurimi i autonomisë nga vet Porta e Lartë. Lid-hja, krahas formulimit të strategjisë së saj ushtarake, shtriu veprimtarinë e vet edhe në krijimin e Rojës Kombëtare, krahas krahut të saj të armatosur. Në këtë funksion ajo përcaktonte se ndër detyrat kryesore që duhet të zgjidhte strategjia ushtarake e Lidhjes ishin or-ganizimi dhe kompletimi i ushtrisë vullnetare, armatimi, hartimi i planeve mbrojtëse dhe caktimi i forcave të nevojshme për mbrojtjen e çdo drejtimi nga agresioni i mundshëm e ngado që ai të vinte, zgjidhja e problemit të drejtim-it, organizimi i prapavijës etj. Bazat e organizimit të FA-ve dhe të strukturave të tyre u hodhën në Urdhëresën Ushtar-ake të KQ të Lidhjes. Mbështetur në tradi tën luf tarake popul lore të së shkuarës, Lidhja në organizimin e forcës së saj luftarake dhe mbrojtjen e vendit synoi të mobilizonte dhe të vinte në efiçencë gjithë potencialet njerëzore, materiale e morale të shqiptarëve, duke u mbështetur në fronte organizative popullore, kryesisht vullnetare. Kriteri bazë i mobilizimit ishte parimi “një

luftëtar për shtëpi”, e në krahinat kufit-are që rrezikoheshin drejtpërdrejtë nga agresioni i ushtrive armike, ky parim u tejkalua, edhe “tre burra për shtëpi”, ose dhe më tepër. U krye regjistrimi i vullnetarëve nga mosha 15 deri 70 vjeç. Mbi këtë bazë efektivi i Rojës Kom-bëtare arrinte deri në 260.000 veta. Mobilizimi mund të ishte i pjesshëm që rrokte kryesisht mbrojtjen e zonave kufitare dhe i përgjithshëm në vartësi të rreziqeve që paraqiteshin në njërin a në të gjitha drejtimet njëherësh. Në pro-gramin ushtarak të Lidhjes, duke mbaj-tur në vëmendje gjithë forcat që gjykon-te se kishte mundësi të mobilizonte, përllogariste se në përbërje të “Rojës Kombëtare” të organizoheshin e hapeshin gjithsej 480 batalione, ku secili batalion të kishte 500 vullnetarë (secili me katër kompani këmbësorie e një kalorësie me 50-60 kafshë) të organizuara në regji-mente me përbërje deri 2000 luftëtarë (me 4 batalione), brigada (me nga dy regjimente, deri 4000 luftëtarë vullne-tarë) të përfshira në pesë korpuse (me përbërje jo të njësuar sasiore me briga-da). Në raste të veçanta efektivi i reparteve e njësive mund të ishte më i kufizuar: batalioni deri 300 veta, regji-menti 1200 veta dhe brigada 2500 veta. Forcën kryesore të “Rojës Kombëtare” do t’i përbënte këmbësoria. Por, në raste e drejtime të veçanta, reparte e njësitë e këmbësorisë pajiseshin edhe me artileri, mjete lundrimi, mjete të ndër-lidhjes ushtarake, shërbim të zbulimit, reparte shëtitëse dhe reparte mbrojtëse të kështjellave e kalave. Për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë, Lidhja formuloi edhe planet strategjike. Në urdhëresën ushtarake të saj, të 18 qer-shorit 1878, ajo parashikonte “...ndarje pune për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë prej veriut deri në jug, ndihmën ushtarake të shoqishoqme” dhe realizimin e mbrojtjes me drejtime strategjike të përcaktuara. Drejtimet më të rëndësishme strategjike ishin në kufi me Malit të Zi, me Serbisë dhe me Greqinë. Në raport të drejtë me rreziqet që paraqiteshin sipas drejtimeve, u parashikua që në Shqipërinë e Veriut të përqendroheshin forcat e mjetet kryesore, pra 4 korpuse (380 batalione) dhe në Jugut një korpus (100 batalione). Lidhja nuk kishte mundësi të mbante forca të shumta të gatshme. Ndaj vendosi një sistem gatish-mëri të përshkallëzuar të Rojës Kombëtare për përballimin e agresioneve të pritshme. Në vartësi të detyrave, që do të zgjidhnin në raport me vendvendosjen e veprimin e armikut të pritshëm sistemi i gatishmërisë e organizimit parashikohej në tre radhë apo shkallë: Forcat e radhës së parë - një numër i vogël vullnetarësh që dilnin nga popullsia e rajoneve kufitare, kryesisht të

ruajtjes dhe të zbulimit e lajmërim-it; Radhën e dytë - nga rajone më në brendësi të viseve shqiptare, prej 1000-2000 vullnetarë për secilin sektor të mbrojtjes. Me afrimin e rrezikut për agresion këto forca 2-3 afishoheshin dhe organizonin mbrojtjen për të përballuar më-symjen fillestare të armikut; Forcat e radhës së tretë - përgjithësisht luanin rolin e rezervave strategjike. Të tilla ishin forcat që pritej të kompletoheshin në Shqipërinë e Mesme (Mat, Krujë, Tiranë, Dur-rës, Elbasan) që llogariteshin rreth 30.000 luftëtarë dhe do të për-forconin njësitë e Shkodrës gjatë mbrojtjes kundër Malit të Zi së bashku me ta do të kalonin edhe në kundërmësymje për çlirimin e vi-seve që mund të pushtoheshin.

Komiteti Qendror i Lidhjes i kushtonte rëndësi dhe zgjedhjes e vendosjes së kuadrit komandues. “Komandanti, majori dhe oficerët e tjerë të ushtrisë që do të nxirrnin në mënyrë të rregullt, sipas regjistrimit në çdo vend, theksohej në Urdhëresën përkatëse, do të caktohen me pëlqimin e popullsisë së atyre vendeve”. Në tërësi, si kuadri i lartë ashtu dhe ai i ulët zgjidheshin nga njerëzit që kishin aftësi, përvojë, trimëri dhe autoritet. Gjatë operacioneve ushtarake të Lidhjes u for-muan shtabet ushtarake “qendrat e opera-cioneve”, “këshillat e oficerëve të diviz-ioneve” etj., të cilat merreshin me çështjet e organizimit e të drejtimit të luftimeve, me sigurimin material të trupave dhe sigurimin e rregullt të disiplinës në forcat e Lidhjes. Në Urdhëresë përcaktoheshin qartë edhe hierarkia ushtarake që nga kom-pania deri në brigadë me funksion e grada sipas rangut... Objekte të strategjisë ushtar-ake ishin edhe problemet e përhapjes së forcave të Rojës Kombëtare. Për shkak të terrenit malor të thyer që përqarkonte viset kufitare shqiptare, për të ruajtur dendësi-në e nevojshme, mbrojtja nuk zihej me forca gjatë gjithë gjerësisë së frontit. Për këtë sektorët që do të ziheshin ose do të mbuloheshin nga forcat e Lidhjes, u para-shikuan kryesisht në terrene të kalueshme, luginave e sidomos rrugëve që lidhnin ter-ritoret e shteteve fqinje me zonat e mbrojtjes së korpuseve. Kështu këto sektorë të frontit në drejtim të Malit të Zi do të ishte rreth 50-60 km, po kaq në drejtim të Serbisë dhe akoma më e vogël në drejtim të Greqisë. Veprimet luftarake të forcave të Lidhjes do të fillonin me veprime mbrojtëse apozicio-nale, por të shoqëruar me aktivitet të lartë të saj me kundërsulme e kundërgoditje apo edhe me kundërmësymje. Në këtë të fundit parashikohej të merrnin pjesë deri 40.000 forca duke dhënë goditje koncentrike e nga disa drejtime tre korpuse së toku. Vë-mendje i kushtohej dhe organizimit të bashkëveprimit mes njësive sidomos në veprimet e tyre mësymëse, manovrimit të forcave të mëdha (të korpuseve) nga njeri drejtim në tjetrin, sidomos në Shq-ipërinë e Veriut në vartësi të rreziksh-mërisë që mund të paraqitej nga njeri a tjetri agresor (Mali i Zi, Serbia). Me mjaft interes paraqitet studimi i taktikave të ndjekura nga forcat e lidhjes në luftimet e betejat e shumta që ajo kreu kundër forcave serbe, malazeze, greke e forcave turke. Në këto më të rëndë-sishme janë ato të Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, të Ulqinit dhe të Zhvi-vovës, Shtimjes e Carrelevës. Veprimet luftarake në tërësi u karakterizuan nga vrulli, nisma dhe shpirti sulmues, nga vendosmëria e morali i lartë, nga heroizmi masiv etj. Luftimet e betejat e

ndryshme fillimisht kishin karakter mbrojtës apozicional aktiv; rendimi i luftimi ishte zakonisht në dy skalione e me rezerva; në luftimet mbrojtës shfrytëzohej në maksimum terreni duke ndërtuar një sistem “pikëmbështetje” e rajone mbrojtje me efektiv nga disa qindra deri 2.000 veta. Në Plavë e Guci u krijuan 5-6 të tilla, në Hot e Grudë 7-9, kurse në Ulqin 3-4. Në aktivitetin e mbrojtjes mbahej parasysh që kundërsulmet e kundërgoditjet të jepeshin të shpejta, të befasishme, nga lartë-poshtë e në krah të grupimit armik. Kështu në betejën e Plavës dhe të Gucisë të 4 dhje-torit 1879 dhe të janarit 1880 gjatë zhvil-limit të kundërsulmeve morën pjesë të gjitha forcat të cilat në janar arritën mbi 8.000 veta. Në Slivovë e Shtimilje në njërin kundërsulm morën pjesë rreth 3.000 veta, ose 50% e gjithë forcave të mbrojtjes. Forcat e Rojës Kombëtare të Lidhjes kishin edhe aparatin e tyre të prapavijës me shtrirje vertikale. Në qendër kryeson-te Komisioni i përbërë nga 5 veta i cili mblidhte ndihmat nga popullsia, rekuiz-imet e kontributet nga të pasurit për nevojat e ushtrisë dhe drejtonte grumbul-limin e shpërndarjen e plaçkës së luftës. Aparati i prapavijës shtrihej edhe poshtë në bazë dhe përbëhej nga komisionet krahinore, komisionet e komitetit e mbrojtjes së degëve të lidhjes, si dhe repartet e posaçme shëndetësore, të trans-portit e të ruajtjes. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj luftarake në funksion të qëllimit politik e strategjik përse ajo u krijua, e realizoi misionin e saj në histori. Në pikëpamje ushtarake ajo shënon një përvojë kulmore për kohën si në ndërtimin e Forcave të Armatosura, dhe me llojet e armëve e shërbimeve më të domosdoshme, por edhe të mundshme për kohën, me hierarkinë përkatëse ush-tarake nga qendra në bazë, me mendim e sidomos praktikë të vyer luftarake si në shkallën strategjike taktike. Një pjesë të kësaj përvoje e gjejmë në disa dokumente a urdhëresa të Lidhjes, pjesën tjetër e nxjerrim nga studimi e analiza e veprimeve luftarake të shumta të kryera në luftime e beteja të ndryshme. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, funksionoi vetëm tre vjet. Në tremujorin e parë të vitit 1881, kur u pa se edhe Porta e Lartë qëndronte në krahë të Fuqive të Mëdha, forcat e Lidhjes morën nismën dhe çliruan me radhë qytete të rëndësishme si Shkupin (4 janar), Mitrovicën (15 janar) dhe Prishtinën (18 janar), duke dëbuar gjithë nëpunësit osman dhe vendosur pushtetin e LSHP-së. Porta e Lartë ndërmori veprime të armatosura, dhe pas pushtimit të Shkupit me tradhti (25 mars 1881) dhe betejave të përgjak-shme në Slivovë dhe Shtimle, hyri në Prizren dhe me pushtimin e Gjakovës rivendosi pushtetin e vet, duke i dhënë fund LSHP-së. Gjithsesi ajo, me veprim-tarinë e saj atdhetare e luftarake bëri që të shfaqet për herë të parë e gjithnjë më e fuqishme diplomacia e çështjes shqiptare pranë faktorit të jashtëm. Me platformën e saj politike, me veprimet masive luftar-ake bënë që të ngrihej vazhdimisht e të piqej ideja e një kombësie. Të gjitha këto bënë që të fitonte vetëdijen e një fati histo-rik të veçantë, tashmë dhe nga Perandoria Osmane. Thënë ndryshe, Lidhja me shem-bullin e saj dhe e ndriçuar nga idetë ilumi-nistë të Rilindësve, shfaqi dhe brumosi perspektivën e popullit shqiptar për të dalë shtet më vete. Ky shtet u krijua me ngritjen e Flamurit kombëtar nga patrioti Ismail Qemali, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë. Merita pararendëse e LSHP-së për forma-timin e shtetit të ri shqiptar ishte dhe mbetet me vlera të mëdha kombëtare.

Në kuadrin e 135 vjetorit të krijimit

prof. asoc. Dr. bernard zotaj

Page 11: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 11 reportazh

Dimensioni paqeruajtës i Policisë UshtarakePolicia ushtarake është një ndër

njësitë elitë të Forcave së Arma-tosura. Krahas të gjithë detyrave të ruajtjes dhe sigurisë në bi-

ografinë e kësaj policie, dimensioni më kuptimplotë është kontributi si saj në misionet paqeruajtëse të cilat kanë dëshmuar se efektivi i kësaj njësie është i standardeve të NATO-s. Komandanti i Policisë Ushtarake, kolonel Ylli Zylaj, e vlerëson punën e policisë ushtarakë, kontributin e efektivit që drejton detyrat e vështira që ata përballojnë, por veçon sidomos dimensionin e kontributit si paqeruajtës të kësaj njësie. Ai thotë për gazetën “Ushtria” se: “Nuk janë pak, por plot 72 nënoficerë e oficerë të kësaj njësie, që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes përkrah vendeve të tjera aleate në misione të vështira paqeruajtëse në Afganistan, Irak dhe atje ku NATO dhe aleatët e saj i shërbejnë paqes. E konsiderojmë si një detyrë shumë të shenjtë përgatitjen e paqeruajtësve konfirmon koloneli dhe për të kemi një program shumë bashkëkohor dhe me standardet e vendeve anëtare të Paktit të Atlantikut. Koloneli sjell shumë detaje se si bëhet kjo përgatitje. Ai thotë se aktualisht nga Policia Ushtarake në Afganistan janë në mision paqeruajtës, kapiten Klodian Resulaj dhe tetar Elidon Bejkaj. Më 24 mars 2013, u kthye nga misioni paqeruajtës në Afganistan kon-tingjenti i tretë i Policisë Ushtarake, të cilëve i urojmë kthim të mbarë pranë familjeve dhe përfundim me sukses të misionit të tyre. Koloneli sqaron se: “Në kuadër të Kartës së Adriatikut (A5), nga 1 shtatori i vitit 2012 e deri më 24 mars të vitit 2013, nga Policia Ushtarake është kryer misioni i kontingjentit të tretë POMLT, që u përfaqësua nga kapiten Bledar Bimaj me detyrë komandant i Kompanisë së Dytë Operacionale në Po-licinë Ushtarake, i cili ka kryer detyrën e shefit të zyrës për trajnimin e nënofi-cerëve pranë shkollës së Policisë Ushtar-ake të Ushtrisë Afgane dhe sipas kolo-nelit, kjo detyrë konsistonte në monito-rimin dhe stërvitjen e nënoficerëve të Policisë Ushtarake gjatë periudhës që kryenin kurset specializuese deri në peri-udhën përfundimtare, i gjithë procesi stërvitor merrej përsipër nga shkolla e Policisë Ushtarake Afgane, duke mos pasur më këshilltarë të shteteve që ve-pronin si pjesë përbërëse e ISAF-it. Koloneli tregon se si bëhet përgatitja e këtyre oficerëve dhe policëve ushtarakë para se ata të marrin misionin e shenjtë. Nëse do të kryesh një vizitë në ambientet ku stërviten dhe përgatiten këta oficerë dhe policë, do të bindesh se disiplinën dhe stërvitjen i kanë të shenjta. Ka një rregull të përsosur ushtarak dhe puna në grup është një prej sekreteve të kësaj vijimësie në punë. Së pari, ata janë korrektë në kryerjen e detyrave kudo që u ngarkohen dhe kanë përgjegjësi për detyrat që marrin si misionarë të paqes. Ata të gjithë për-vojën e grumbulluar në këto vite si paqeruajtës ia kanë transmetuar njëri-tjetrit dhe janë ambientuar shumë lehtë me mjedisin në Afganistan. Kapiten Melsi Myteberi është një prej oficerëve që ka kryer mision paqeruajtës dhe për-vojën e tij ai ia ka lënë porosi të çmuar kapiten Bledar Bimaj. Po ashtu, me shumë pasion të flasin për misionet paqeruajtës edhe kapiten Bledar Bimaj dhe toger Evis Tollja. Të tre këta oficerë të rinj kanë një mentalitet krejtësisht të ri për përgatitjen dhe karrierën e policit ushtarak, por dhe për dimensionin paqeruajtës thonë se komunikojnë shpesh më kapiten Klodian Resulaj dhe tetar Elidon Bejkaj, që janë

aktualisht me mision në Afganistan dhe vërtet ndjehen shumë mirë kur ata i thonë se punët i shkojnë mbarë. Oficerët shq-iptarë kanë krijuar një personalitet dhe një dinjitet me disiplinë me përkushtim me aftësitë e tyre dhe me thjeshtësinë që rr-ezatojnë në zbatimin e detyrave. “Të mbarosh një kurs shumë të kualifikuar specializimi është një përvojë e vyer”, thotë kapiten Melsi Myteberi për misionet paqeruajtës, por kapiten Bledar Bimaj shton më tej se është një lloj diplome krenarie dhe një përfaqësim dinjitoz i stemës që ke në krah, më saktë i Shq-ipërisë, një mision paqeruajtës i kryer me shumë sukses. Këta oficerë që kanë kryer misione paqeruajtës dhe ata që janë aktu-alisht tregojnë se si janë monitoruar në misionet paqeruajtës, kursi bazë i nënofi-cerit, kurset për Operacionet Ushtarake të Kontrollit së Trafikut si dhe ai i Sigu-rimit të Zonave Operacionale. Nëse do të ndjekësh një ditë stërvitjeje me ta, men-jëherë do ta kuptosh se detyrat që ata kryejnë në misione i kryejnë me qindra herë në stërvitje. Kolonel Ylli Zylaj thotë se: “Për kryerjen e këtij misioni të nderuar, është bërë një stërvitje përgati-tore e shtrirë në një temp kohor prej tre javësh, stërvitje kjo e kryer me shtetet pjesëmarrëse të kartës së Adriatikut, ku kryesuese ishte pala kroate dhe vendi i kryerjes së stërvitjes ishte në Kroaci. Gjatë kësaj periudhe stërvitore, efektivi u njoh me detyrat që do kryente në zonën e operacionit si dhe me detyra të tjera që do të kryente gjatë periudhës së misionit. Më tej, ai shton se: “Nga ana e vendeve partnere me të cilët kemi bashkëpunuar për kryerjen e këtij misioni janë dhënë vlerësimet maksimale, pasi dhe kjo shkollë ku ne kemi marrë pjesë për tra-jnimin e Policisë Ushtarake Afgane ishte një ndër shkollat më rezultative dhe frytdhënëse dhe vetë rezultatet shiheshin

kur personeli i Policisë Ushtarake që ne kishim stërvitur, vepronte në terren përkrah forcave të tjera te ISAF-it .Vlerësim të madh për një profesionalizëm të lartë gjithashtu ka marrë edhe pala shqiptare duke parë edhe rolin kyç që ne kemi kryer gjatë misione POMLT. Përgëzime janë bërë nga presidenti i Republikës kroate, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, shefi Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armatosura kroate, zëvendëskomandanti i trupave të ISAF-it në Afganistan, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë si dhe shefi Shtabit të Forcave së Armatosura të Malit të Zi. Vlerësimet më të larta janë marrë dhe nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FASH, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi dhe nga shumë autoritete të tjera të rëndësishme. Kjo njësi ka dhe marshin e saj me të cilin fillon dhe mbaron stërvitjet dhe misionet e saj dhe në një rresht të marshit të Policisë Ushtarake thuhet: “Ne, Policia Ushtarake, qelizë krenare e kësaj armate”, si detyrim për të vlerësuar punën dhe përpjekjet e tyre për detyrat që kryejnë. Kapiten Melsi Myteberi thotë se: “Zanafilla e misioneve paqeruajtëse të Policisë Ush-tarake është që në vitin 2008, kur efek-tivët e parë të PU do t’i bashkoheshin Kontingjentit të FA me mision në Irakun e largët. Detyra e tyre ishte as më pak e as më shumë se ajo e përditshmja. Rua-jtja e rendit dhe sigurisë në radhët e forcave të kontingjentit tonë si dhe bash-këpunimit me forcat e tjera të Policisë Ushtarake Ndërkombëtare në parandal-imin e veprimtarisë kriminale. Të parët qe morën rrugën e misionit ishin rreshter Kujtim Hajdari dhe tetar Fitim Topuzi. E kështu filloi rrugëtimi ynë drejt misioneve paqeruajtës për të vazh-duar më pas me atë të radhës në CHAD, me rreshter Armir Kumen. Ndërsa viti

2009 do ta gjente sërish PU në mision. Kësaj radhe në Afganistanin e trazuar. Tetar Maksim Halili, tetar Rasim Kici, tetar Ismail Kryemadhi, nëntetar Erli Jemin e sa e sa të tjerë do të jepnin kontributin e tyre përgjatë viteve për të arritur në ditët e sotme. Më tej, kapite-ni shton se: “Përkushtimi i efektivëve në arritjen e standardeve të kërkuara shpërbleu më së miri djersën dhe kon-tributin e tyre, të komandantëve së togave e kompanive. Janë trajnuar mirë dhe njohin detyrat e policit ushtarak. Trajnim ky që fillon që në përgatitjen individuale të njohjes se rregulloreve, ligjshmërisë e deri tek ato kolektive për të vepruar si një grup solid në përgjigje të krizave hu-manitare, kontrollit e menaxhimit të tur-mave, refugjatëve e robërve të luftës, shoqërimit të personaliteteve VIP, etj. Jo pak herë në repartin e Policisë Ushtarake të krijohet ideja sikur “Bëhet luftë”. Janë djemtë e vajzat e togës së deklaruar NRF që stërviten me përkushtim e seriozitet. Toga jonë dikur e njohur si “pfp” dhe sot e vetmja e deklaruar në NATO si NRF, por nëse e ndjek një ditë programin e punës së kolonel Ylli Zylaj do të konsta-tosh se ai është njeri fjalë pakë dhe moto e tij është: “Qëndroni dinjitozë, seriozë dhe silluni si profesionistë të vërtetë”. I gjithë stafi i tij, por dhe i gjithë efektivi është edukuar më moton: “Stërvitje, stërvitje, stërvitje”. Nën drejtimin e tij, i gjithë stafi është angazhuar në përpunimin dhe nxjerrjen e programeve stërvitore sa më të përshtatshëm me nevojat e specifikat e njësisë. Nën drejtimin e Komandës së Policisë Ushtarake u përgatit një kon-tingjent prej 21 efektivësh për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës. Personeli që mori pjesë në ketë mision ishte efektiv i togës së parë të kompanisë së dytë op-eracionale të Policisë Ushtarake. Ky personel iu nënshtrua një stërvitjeje për-

bejDo malo gatitore, e cila përbehej nga dy faza. Stërvitja filloi që në janar te vitit 2012 në rajonin e stërvitjes në Policinë Ushtar-ake. Më pas, nga datat 25 shkurt deri më 28 mars, toga mori pjese në stër-vitjen shumëkombëshe që u zhvillua në bazën amerikane JMRC, në Hohenfels, Gjermani. Stërvitja në përgjithësi kon-sistoi në përgatitje individuale si dhe në njohjen e të gjitha rregullave të anga-zhimit dhe normativave ligjore që do na duheshin gjatë misionit në Afganistan. Më 13 prill 2012 kontingjenti, i përbërë pre 22 personash, u nis për në Ankara, Turqi. Pas një qëndrimi prej 5 ditësh atje, më datë 18 prill, kontingjenti u nis për në Kabul, Afganistan. Toga e Policisë Ush-tarake ishte kontingjenti i 20 që merrte pjese në këtë mision paqeruajtës, por toga e parë nga radhët e Policisë Ushtarake. Ne ishim të atashuar në Kompaninë e një Batalioni Këmbësorie të Motorizuar Turk në “Camp Dogan”. Detyrat e Policisë Ushtarake ishin “Forcë Protection”, sigurimin e perimetrit të bazës ku ishim të atashuar. Gjatë mbulimit të detyrave ishim krah për krah me koleget turq. Komandanti i misionit ishte toger Evis Tollja dhe Zëvendëskomandant toger Gjergji Boduri, (efektiv i SHIU-t) . Toga ishte e ndarë në tre skuadra me komandant skuadre rreshter Faslli Kurdina, rreshter Osman Uku, tetar Malik Ahmetaj dhe zëvendëskomandant toge, rreshter Sali Tako, të cilët kanë qenë pjese aktive e mbarëvajtjes së misionit. Ata tregojnë se gjatë misionit përmbushen me profe-sionalizëm të gjitha detyrat që u ngarkuan duke marre falënderimet me certifikata përkatëse të komandantit së Kompanisë, komandantit të Batalionit dhe komandantit të RCC (Regional Comand Center), gjeneralbrigade i Ushtrisë Turke. Misioni ynë ishte i fundit në atë bazë dhe për këtë arsye një dite para nisjes për në Shqipëri, koman-danti i bazës organizoi një ceremoni ku ishin të ftuar shumë oficerë të tjerë të shtabit të RCC si dhe komandanti i RCC-se, i cili na dorëzoi edhe certi-fikatat me medaljet, për pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse, të lëshuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Më 18 tetor, u nisëm nga Kabuli për në Ankara dhe pas një qëndrimi prej një nate, më 19 tetor u kthyem në Shqipëri. Komanda e Policisë Ushtarake dhe Shtabi, kanë qenë gjithmonë të gatshëm në për-gatitjen e kontingjentit për nisjen në mision. Gjithashtu, kemi gjetur gjithmonë mbështetjen e tyre për sa i përket prob-lematikave që kemi hasur gjatë stërvitjes dhe për çdo problem administrativ dhe shkresor, si para nisjes ashtu edhe gjatë misionit. Detyra dhe misioni i tyre ende nuk ka përfunduar, ata vazhdojnë për-gatitjen për misione të reja, për detyra të reja. Vërtet ky dimension i tyre paqeruajtës është një risi në Forcat Tona të Armatosura.

Page 12: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 201312 paqeruajtësit

Letër nga afganistani“Ju jeni vëllezërit tanë, ne thjesht po bëjmë detyrën”

“Bluzat e bardha” shqiptare në misionin e tyre trajnues në Afganistan

Nuk e di pse një ndjenjë e brendshme me frymëzoi të hedh në letër këto rreshta të thjeshtë, por

të shkruara mijëra kilometra larg at-dheut, në këtë tokë, që mban emrin Afganistan.

E lamë Shqipërinë më 18 shkurt 2013. Ishte një ditë e ftohtë dimri, ku shiu i imët të thante fytyrën. Ndërkohë që takonim njëri tjetrin dhe i uronim mision të mbarë, zumë vend secili në sediljen e vet, duke kujtuar momentet e fundit të ndarjes me familjarët, të cilat ishin prekëse dhe të dhimbshme. E dinim që kishim firmosur ‘’kontratë me vdekjen’’ dhe, vetvetiu të lind pyetja, do kthehem vallë?

Në mes gjithë këtyre mendimeve kujtoja me respekt dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Voglin, i cili ra në krye të detyrës, kurse ne po niseshim për të vazhduar betejën që ai la ne mes.

Të zhytur në mendime, pa e kuptuar kishim arritur në portin e Durrësit, dhe ishim sistemuar në traget. Ndërkohe dëgjonim sirenën dhe dallgët e detit që përplaseshin me bashin,ndjemë se po largoheshim nga toka mëmë, drejt brigjeve te Italisë e më tej duke vazhduar rrugën e gjatë për në kontinentin Aziatik. Për 180 ditë do të ishim banorët më të rinj të Kabulit. Mbas disa ditësh udhëtim e ndalesa, më në fund rrotat e avionit ushtarak amerikan do të preknin tokën afgane. Qielli dukej i zi, zemarak, nën një shi që binte pa pushim e nën një të ftohtë të hidhur aspak miqë-sor. Në pistë na prisnin shokët tanë të OMLT-së. Ata ishin kontakti i parë me shqiptarët paqeruajtës në qytetin aziatik. U përqafuam,teksa na hoqën disi lodhjen e rraskapitjen nga rruga e largët. Tashmë edhe ne do të shërben-im në Kabul si paqeruajtës jashtë atd-heut, si shërbimi më i lartë ushtarak shqiptar, ku përgjegjësia ndaj detyrës e atdheut është e jashtëzakonshme. Jo të gjithë ushtarakët e kanë këtë privilegj. Më në fund kishte ardhur momenti që të gjitha trajnimet që kishim bërë në Shqipëri, në SUQU, stërvitjet ushtarake në repartin ko-mando në Zall Herr, kursin e gjuhës angleze, tashmë duhet ti vinim në efiçencë të plotë, por jo më në situate stërvitjeje ushtarake , por në situate të vërtet lufte. Ndërsa makinat konvoj kalonin përmes Kabulit, kryeqytetit Afgan, nuk vonoj shumë dhe ne u gjendëm ne bazën amerikane ku për 6 muaj do të kryenim misionin tonë. Për të na pritur kishin dalë jo vetëm grupi mjekësorë shqiptar, por edhe

grupet kolege amerikano-kanadeze. Ishin çaste emocionuese. Përqafime. shtrëngim duarsh….Ne pyesnim pa reshtur sa për të hequr kuriozitetin e detyrës, aq edhe për të lehtësuar veten nga ngarkesa psikologjike e vështirë-sive të rrugës disa ditore. Ndërsa tek grupi shqiptar ndjemë nga afër nga gjithsecili preokupimin maksimal për të na dhënë sekretet e gjithçka që lidhej me shërbimin e vështirë që na priste. Shkëmbimi i detyrës nuk vonoi. Ekipit mjekësor qe la de-tyrën, ne i uruam rrugë të mbarë,dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. I shoqëruam ata me sy derisa maki-nat konvoj humbën drejt aeroportit të kryeqytetit të lashtë afgan. Ekipi mjekësor shqiptar është në përbërje te ekipeve mjekësore amerikane dhe kanadeze, dhe të tre grupet së bashku ndihmojnë popullin afgan, nëpërmjet ngritjes profesionale të personelit mjekësor, në Akademinë Mjekësore Afgane, si dhe ndihmë mjekësore tek të sëmurët nëpër pavijone dhe gjithçka tjetër që ata kanë nevojë. Komandanti i grupit mjekësor shqiptar nënkolonel Xhemil Alizoti na e sqaron situatën me detaje nëpërmjet mbledhjeve që i lënë radhën njëra tjetrës. ”Jemi në situate lufte në çdo kohë, rreziku është i qartë aq sa edhe përgjithësia që kemi

marrë përsipër. Kemi në duart tona jetën e kolegëve tanë,pasi situatat me rrezikshmëri të larte, sulmet kamika-zë të sofistikuara, minat surprizë, janë prezent vazhdimisht ndaj kërkohet vigjilencë në shkallën më të lartë. Kjo është porosi edhe e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral major Xhemal Gjunkshi’’ Në fytyrën e tij dukej qartë shqetësimi që vjen natyrshëm,ku përgjegjësia për jetën e efektivit është në plan të parë. Nuk mund të lë pa përmendur miqësinë që ne kemi krijuar me kolegët tanë amerikanë dhe kanadezë. Pothuajse të tre grupet janë shkrirë në një, kjo për meritë të punës sonë, por edhe të respektit dhe kujdesit që tregojnë për ne kolegët tanë, është për tu admiruar.

Një ditë nënkolonel Alizoti dhe koloneli amerikan McClean përballë kompjuterit po lexonin lajme të ndryshme. Njëri prej lajmeve ishte i veçantën. Nëna e presidentit te parë amerikan George Washington ishte me origjinë shqiptare. Koloneli u shtang, dhe nuk po u besonte syve. Më tej lajmi vazhdonte, kur e pyetën presidentin Bill Klinton për këtë fakt, ai është përgjigjur “Po, e dija, ishte një arsye më shumë, për të bërë të pamundurën për çlirimin e Kosovës,

deri sa e realizuam” Koloneli ameri-kan u befasua, instinktivisht duke sh-trënguar duart tha: ”sinqerisht nuk e dija këtë gjë, është vërtet interesante” Nga ana tjetër kolonelja Kanadeze Fontana në një mbledhje në fjalën e saj tha: ”I falënderojmë shqiptarët, janë kompakt dhe të përpiktë në kryerjen e detyrave, dhe meritojnë të njëjtin vlerësim me kolegët e tjerë’’.

Ekipit tonë mjekësor i është ngarkuar edhe një detyrë tjetër, sa e rëndësishme edhe aq e vështirë, ruajtja e personave lidership të të tre grupeve, detyrë e cila kërkon njohje maksimale të armëve por edhe korrektese deri ne perfeksion te zba-timit të rregullave për hapjen zjarr, vigjilencë e zgjuarsi për të eliminuar në kohë rreziqet që mbijnë nga dheu, aty ku se pret.

Para nisjes për në Hill, kodra ku është vendosur spitali Afgan,ne i urojmë njeri tjetrit “shërbim të mbarë” teksa presim me padurim kthimin e gjithsecilit, jemi të mbër-thyer nga një heshtje e ankth për jetën e shokëve. Në çdo moment mund të ndodhesh ne atë që ne quajmë moment fatal, ku gjithçka mund të marr fund në një fragment sekonde, sa hap e mbyll sytë. Jemi çdo ditë mes njerëzve te thjeshtë afgan, nëpër korridore e pavijone me të sëmurë. Një ditë shërbimi rutinë pasi dolëm nga baza po shkonim në këmbë drejt spitalit me kapitenin amerikan Scoot. Një burrë i vjetër në moshë, me veshjen tipike afgane me një fytyrë që tregonte fisnikëri, më shumë me shenja sesa me fjalë, kërkonte të takohej me ne. Rregullat nuk lejojnë absolutisht takimin me një person të panjohur në rrugë ku pas tij mund të fshihet një kamikaz. Në të tilla raste duhej të vendosje në të qindtën e sekondës. Nëse e takoja duhej te thyeja me dy këmbët rregullat. Teksa plaku afrohej, hedh një vështrim nga kapiteni që po shikonte me kujdes ske-

nën. Instinktivisht dora vajti te këm-bëza e armës, ai pasi pa vendosmërinë time për ta takuar miratoj me kokë ”Po” që në fakt për mua nënkuptonte “Kujdes” E kur u ndodhëm përballë njëri tjetrit ai foli me një anglishte të dridhur. ’’Albania….Albania edhe pse jeni një vend i vogël, ju jeni këtu për të ndihmuar fëmijët tanë. Më mbushen sytë me lot kur i shoh me një jetë plot vuajtje”.

E përqafova fort plakun afgan, dhe duke i shtrënguar dorën i thashë “Ju jeni vëllezërit tanë. Ne thjesht po bëjmë detyrën”. Ai më pa në sy dhe vazhdoi: “për miqtë, dyert tona janë të hapura” ndërsa shtrëngonim duart, e ftova të bënim një foto së bashku. Ai e pranoi ftesën. Fiksuam plakun afgan në aparatin tone dhe u ndamë si miq të mirë. Këtë miqësi e gjejmë çdo ditë tek të sëmurët në pavijone, korridore e kudo, fëmijët që thërrasin nga larg e nuk të ndahen pa përplasur pëllëmbët me ne shqiptarët. Është ky gjest që tregon nga afër miqësinë e popullit afgan. Mbase është një ndër arsyet që ne me bindje themi se jemi si në shtëpinë tone. Kjo na e lehtë-son mjaft detyrën. Kështu nuk janë vetëm arma, anti-plumbi dhe helmeta mbrojtja jonë, por edhe këta njerëz të thjeshtë dhe mikpritës qe dinë të dal-lojnë paqeruajtësit nga pushtuesit.

Veç të tjerash komanda e NATO-s ka menduar ti lehtësojë ushtarakët e saj, që rrezikojnë jetën duke dhënë kontributin e tyre të çmuar. Pasditeve mund të frekuentosh një palestër me të gjitha kushtet. Këtu organizohen kampionate e gara sportive nga më të ndryshmet, festa e koncerte muz-ikore. Madje shpesh në bazë ftohet një orkestër afgane ku muzikantë të ndryshëm tregojnë kulturën e lashtë të popullit të tyre. Në kampionatin e pokerit që organizohet në rang ISAF, kampioni është shqiptari Ervin Ndreu, anëtar i grupit tonë mjekë-sor. Kolonelja kanadeze e falenderoi para efektivit, duke thënë: “Tashmë kampionin e kemi në grupin tonë, urime!”

Kemi vetëm tre muaj në detyrë. Misionin e kemi të qartë. Edhe pse çdo ditë i mbajmë sytë nga kalendari, edhe pse na merr malli për njerëzit tanë në atdhe të cilët na presin me padurim, ne jemi të vendosur ta kryejmë shërbimin deri ne sekondën e fundit. Jemi krenarë që po i shërbejmë atdheut tonë si ambasadorë të paqes e të sigurisë në botë, përkrah aleatëve tanë të NATO-s.

Nga Kabuli/Rreshter Ethem Muskaj, Afganistan, qershor 2013

Page 13: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 13ft & ano

Laborator i ri i gjuhës angleze, dhuratë e SHBA për Forcën Tokësore

Filloi kursi i gjuhës Angleze në batalionin e dytë të këmbësorisë, Zall Herr

Me datë 3 Qershor 2013, krahas kurseve që zh-villohen në Qendrën e Gjuhës së Huaj të Forcës

Tokësore, një efektiv prej 20 vetash të batalionit të dytë të këmbësorisë, filloi kursin për mësimin e gjuhës angleze, niveli i parë. Efektivi i këtij kursi përbëhet kryesisht nga nënoficer të gradave të ndryshme, të cilët krahas kabineteve për mësimin e gjuhës së huaj, tashmë kanë në dispozicionin e tyre një laborator të mësimit të gjuhës angleze me pajisje moderne, të dhuruar nga SHBA, me ndihmën e Zyrës së ODC në Ministrinë e Mbrojtjes, Tiranë. Në ceremoninë e hapjes së kursit mori pjesë Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneralmajor Zyber Dushku sho-qëruar nga zëvendëskomandanti i FT, kolonel Sokrat Prifti dhe shefi i shtabit

kolonel Adi Ndoni. Gjeneral Dushku në takimin që pati me kursantët theksoi rëndësinë e gjuhës angleze, sidomos për ne ushtarakët, për angazhimet e shumta që ka Forca Tokësore në misione jashtë

Në kuadrin e bashkëpunimit me zyrën e ODC “Për zhvillimin e korpusit të nënoficerëve”,

Akademia e Nënoficerëve “Thomson” u vizitua në datat 03-06.06.2013 nga kryekapter H. Devarie, Rreshter S. Cosmanic dhe Rreshter J. Rowan, nënoficerë të Gardës së New Jersey-it. Në disa nga takimet e zhvilluara, mori pjesë dhe zëvendësshefi i zyrës së ODC, major Mark Berlenbach.

Vizita e tyre filloi me një takim me komandantin e KDS-së, gjener-albrigade Bardhyl HOXHA. Në këtë takim, gjenerali duke i uruar qëndrim sa më të këndshëm në KDS, u shpreh se nënoficeri dhe roli i tij në FA është shumë i madh dhe për këtë arsye KDS-ja së bashku me institucionet e saj, e veçanërisht ANO po punojnë për rritjen e standarteve dhe përmirësimin e pro-grameve për arsimimin e nënoficerit si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen e tyre në detyrat që ata kanë.

Pas këtij takimi, programi vijoi në ANO me prezantimin e një brifingu “Mbi strukturën organizative dhe funksionimin e ANO” dhe më pas me një brifing më të detajuar “Mbi sistemin e arsimimit dhe kualifikimit të personelit nënoficer në FA”. Gjatë këtij takimi, ekipit ju pr-ezantuan mënyrat se si përzgjidhen dhe testohen kursantët për të ndjekur kurset në ANO, se si kalon karriera e tyre e ndërthurur kjo me kurset institucionale dhe profesionale që zhvillon ANO, cilat janë kriteret e përzgjedhjes së instruk-torëve apo se si synohet që të ketë një sistem rotacioni për instruktorët që pas një eksperience në ANO të kthehen te

vendit, për rëndësinë që ka kualifikimi i nënoficerit dhe ecurinë e tij në kar-rierë. Ai kërkoi nga kursantët rezultate të larta, vlerësim të kësaj mundësie të ofruar, shfrytëzim të kohës së vënë në

dispozicion të konsideruar si një investim me vlerë për secilin dhe bashkëpunim me trupën e instruktorëve për përvetësim të programit mësimor. Ky kurs në ditën e hapjes së stërvitjes së përbashkët “Joint Reaction-13” u vizitua edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi dhe të pranishmit në këtë ceremoni. Krahas takimeve me kursantë, ai zhvilloi një vizitë në laboratorin e gjuhës angleze në FT, që është vënë në përdorim të kursantëve të këtij batalioni. Gjeneral Gjunkshi është takuar

nga afër me personelin ushtar profesion-ist dhe nënoficer, që ndjek kursin fillestar të gjuhës angleze në këtë qendër, si dhe ka vlerësuar maksimalisht zhvillimin e kurseve të tilla me personelin bazë të

FA. “Kualifikimi i trupës së ushtarëve profesionistë dhe nënoficerëve në gjuhën angleze është një investim madhor që shteti shqiptar bën në drejtim të FA. Tashmë ne synojmë që përkrah instruktorëve të kualifikuar nga radhët e oficerëve, të përgatisim edhe një staf instruktorësh nga radhët e nënoficerëve, të cilët do të kenë mundësinë që të trajnojnë dhe përgatisin një trupë cilësore dhe të përgatitur sipas standardeve të kërkuara. Ju shumë shpejt do të jeni përkrah kolegëve të NATO-s në operacionet e ndryshme që do të ofrojë e ardhmja, dhe për këtë natyrisht do të duhet shumë punë dhe përkushtim. Gjuha e huaj për ushtarakët e FA, është po aq e rëndësishme sa drita e diellit për njeriun, ndaj sa më shumë që të mësoni, aq më të suksesshëm dhe më të realizuar do të jeni në profesionin tuaj, është shprehur ndër të tjera Gjeneral Gjunkshi.

Major Nexhbedin Basha

njësitë për t’u përballur me vështirësitë e operacioneve dhe më pas të kthehen përsëri në ANO për të futur në përdorim “mësimet e nxjerra” në njësitë ku ishin. Gjatë ditës së parë të vizitës, u mbajt dhe një brifing nga nënoficerët e Gardës së New Jersey-it mbi “Sistemin e arsimimit dhe kualifikimit të personelit nënoficer në SHBA”. Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në ANO, programi vijoi me pr-ezantime dhe diskutime mbi “Fazat dhe kriteret e përzgjedhjes së instruktorit në ANO”. Diskutimet përfshinë çështje të ndryshme si dhe shkëmbimin e eks-periencave midis palëve përsa i përket kritereve dhe proçedurave që konsistojnë në përzgjedhjen e instruktorëve dhe pro-movimin e tyre të mëtejshëm.

Ekipi vizitoi Qendrën e Gjuhëve të Huaja në KDS për t’u njohur më mirë me mënyrën se si procedohet për mësimin dhe testimin e gjuhëve të huaja si dhe për t’u njohur më mirë me kushtet në të cilat zhvillohet mësimi. Ndër të tjera,

ekipi vizitoi edhe Muzeun e FA si dhe Muzeun e Krujës, në mënyrë që të nji-heshin më mirë me historinë, kulturën e traditën e vendit tonë në vite. Në zbatim të programit, ekipi vazhdoi ditën e tretë të vizitës me një takim tjetër me nënofi-cerët më të lartë të FA, që janë pjesë e Bordit të Nënoficerëve. Në këtë takim, mori pjesë dhe major Mark Berlenbach. Takimi konsistoi në një diskutim të hapur rreth ecurisë e zhvillimit të nënoficerit në Shqipëri, rreth mënyrës se si këtë vit do të përzgjidhet për herë të parë “Nëno-ficeri më i mirë i vitit të FA” apo për çështje të tjera që lidhen me mënyrat e vlerësimit dhe promovimit të nënoficerit. Përfaqësuesi i Gardës së New Jersey-it u shpreh se në SHBA ekziston një mbështetje shumë e madhe nga oficerët për nënoficerët si dhe marrëdhëniet dhe detyrat e tyre janë shumë të qarta nga të dyja palët. Nënoficeri i Forcës Detare u shpreh se në vendin tonë ka një ndryshim të dukshëm për nënoficerin, krahasuar

kjo me disa vite më parë ku roli i nëno-ficerit ishte vetëm si magazinier, ndërsa tani ka marrë rol në të gjitha pozicionet e strukturës së FA. Gjithashtu, është rritur dhe bashkëpunimi mes oficerit dhe nënoficerit për zgjidhjen e problemeve. Kryekapteri Devarie ju drejtua nënofi-cerëve të pranishëm në takim duke u thënë se ata duhet të jenë të bashkuar më njëri-tjetrin, të takohen dhe të dis-kutojnë më shumë rreth problemeve që kanë dhe të bëjnë propozime konkrete për zgjidhjen e tyre te komandantët që ata kanë. Po këtë ditë, ekipi pati dhe dy takime të tjera me Drejtorinë e Person-elit në SHP për t’u njohur më mirë me mënyrën se si menaxhohet personeli i FA dhe kryesisht nënoficerët, se cilat janë politikat që ndiqen për promovimin e tyre si dhe takimin e dytë në QPR për t’u njohur me proçedurat e rekrutimit të ushtarëve profesionistë për t’u bërë më pas nënoficerë, testet që ato përdorin si dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre. Ndër të tjera, ekipi mori pjesë dhe në zhvillimin e një ore mësimi me Kursin e Administratës së Mesme Civile që po zhvillohet aktualisht në ANO. Pas zh-villimit të mësimit, pati diskutime rreth metodave të mësimdhënies dhe kurseve që zhvillohen në ndihmë të përparimit të instruktorit. Gjatë diskutimeve, re-zultoi se metodat dhe zhvillimi i një ore të mësimit është pak a shumë e njëjtë si në ANO ashtu dhe në Akademinë e Nënoficerëve në SHBA. Ndryshim ishte vetëm fakti se instruktorët e Gardës së New Jersey-it shërbejnë si instruktor për 3 vjet. Pas kësaj periudhe, kthehen në njësitë e tyre për të dhënë eksperiencën

e marrë si dhe për t’u kthyer përsëri më pas në Akademi për të dhënë te kursantët njohuritë dhe eksperiencat e reja të fitu-ara gjatë operacioneve apo stërvitjeve në njësitë ku ishin. Në fund të vizitës, ekipi pati dhe një takim tjetër në zyrën e komandantit të ANO-së, kolonel Arben Toska. Gjatë këtij takimi, për konkluzi-onet e vizitës u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit për atashimin e një nënoficeri të Gardës së New Jersey-it në ANO si specialist të programeve mësimore dhe planifikimit të kurseve si dhe për mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave nëpërmjet ndjekjes së kurseve. Ndër të tjera, u diskutua edhe për mundësitë e shkëmbimit të rregul-loreve apo metodave të tjera që ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e nënoficerit. Kryekapteri Devarie falënderoi koman-dantin e ANO-së për pritjen, kohën në dispozicion të tyre si dhe e përgëzoi atë për rrugën të cilën ka nisur ANO drejt zhvillimit të nënoficerit, duke u shprehur se ata janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për zhvillimin e ANO-së dhe kor-pusit të nënoficerit të FA. Në përfundim të vizitës, komandanti i ANO duke i shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për mikpritjen e nënoficerëve të Gardës së New Jersey-it, i falënderoi për vizitën e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Kolonel Toska u shpreh se me përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha palëve, si oficerë, nënoficerë dhe të partnerëve të huaj të rëndësishëm, siç janë SHBA-ja, zhvillimi i korpusit të nënoficerit dhe i ANO nuk do të jetë shumë i vështirë dhe i largët.

N/Togere Morena Halilaj

ANO-ja drejt rrugës së zhvillimit të korpusit së nënoficerit dhe rritjes së cilësisë të mësimdhënies

Page 14: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 201314 kulturë

NJOFtiMREPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJESQENDRA E KULTURËS, MEDIAS DHE BOTIMEVE TË MBROJTJESDREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME KOMUNITETINBulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel: +355 42 224 974;Faks: +355 42 225 227 Rruga “ Zhan Dark”, Tel+355 42 271 135

Mbështetur Urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 230 datë 07.02.2013“Për aprovimin e rregullores së konkursit vjetor të letërsisë, muzikës, fotografisë dhe të arteve pamore dhe çmimeve të tyre, për krijuesit brenda radhëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM shpall: “Konkursin e letërsisë, muzikës dhe të arteve pamore” për vitin 2013. Ftohen të gjithë efektivat e FA-së të marrin pjesë në këtë konkurs. Krijimin me të cilin do të merrni pjesë në konkurs mund ta dorëzoni çdo ditë pranë QKMBM–së ose mund ta dërgoni në adresën: [email protected]. Shpallja e fituesve do të bëhet ditën e premte, më datë 06.12.2013.

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRDHENIEVE ME KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Zhvillohet në QKMBM koncerti festiv i fëmijëve të kurseve “Qeshim e Gëzojmë më 1 Qershor”Në zbatim të kalendarit vje-

tor të aktiviteteve të artit, kulturës dhe trashëgi-misë për vitin 2013 dhe

në kuadër të 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, Drejto-ria e Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin pranë Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes organizoi aktivitetin “Qeshim e gëzojmë më 1 Qershor”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nëpërmjet një takimi me fëmijët e ushtarakëve dhe punonjësve civilë të Forcave së Armatosura të festojmë, gëzojmë dhe të qeshim të gjithë së bashku në ditën e festës së tyre të 1 Qershorit! Ky aktivitet u zhvillua në sallën e madhe të QKMBM-së, e cila ishte e mbushur plot e përplot me spektatorë të vegjël si dhe prindër e familjarë të tyre, të cilët ndoqën me mjaft kënaqësi këtë program të bukur artistik realizuar me një nivel të lartë nga fëmijët e kurseve, të cilët përgatiten në QKMBM, tashmë me një traditë disa vjeçare duke u krijuar mundësi fëmijëve të ushtarakëve zhvillimin e talenteve të tyre në fusha të ndryshme të artit.

Fillimisht, në hollin e QKMBM-së u shfaq ekspozita e fëmijëve të kurseve të pikturës: “Me penela vizatojmë” dhe më pas, fëmijët e kursit të karatesë bënë demonstrimin e tyre. Në skenë, u shfaqën mjaft këngë, vallë e interpretime të tjera artistike, të cilat ishin përzgjedhur me mjaft kujdes dhe të fokusuara enkas për festën e fëmijëve. Në program, u përfshinë kërcime me motive haëajane, fabula “Dhelpra dhe druvari”, “Nëna dhe fëmijët”, “Ujku do të bëhet bari”, kënga “Sirena e detit Jon”, “Anastasia”. Gjithashtu, pati performime në tastierë, kitarë. Fëmijët e kursit të aktrimit prezan-

tuan “Dhelpra dhe korbi”, “Gjinkalla dhe milingona”, fabulat “Kësulëkuqja”, “Fshatari dhe Kadiu”. Fëmijët e kursit të baletit interpretuan vallen e shqipeve, kërcim latin. Ndërsa fëmijët e kursit të këngës, përcollën këngët “Impossible”, “Xhamadani vija-vija”, “Moj e bukura More”, etj. Organizimi dhe realizimi me mjaft nivel dhe shije artistike të këtij aktiviteti, jo vetëm që la shije dhe mbresa të veçanta tek fëmijët e ushtarakëve dhe familjarët e tyre, por tregoi edhe njëherë seriozitetin dhe vlerësimin e lartë që u jep Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, aktiviteteve të kësaj natyre, të cilat padyshim pasurojnë dhe gjallërojnë gjithnjë e më shumë jetën artistike në Forcat tona të Armatosura. Tashmë, QK-MBM është bërë një shtëpi e dashur për të gjithë fëmijët e ushtarakëve, por edhe të tjerë të afruar me dëshirën e tyre në këtë qendër kulturore dhe edukative.

Page 15: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 2013 15njoftime

Lista e ushtarakëve të cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementare

të ushtarakëve të dërguar nga QPR në DRSSH

NJOFtiMI. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Min-istrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega Këmbësori një vend Akademia Ushtarake, Modena, dega Karabinieri një vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon:• Akademia e Forcave Tokësore• Akademia e Forcave Detare• Akademia e Forcave Ajrore• Shkolla e Mesme Kuleli FT• Shkolla e Mesme Kuleli FD• Shkolla e Mesme Kuleli FAKandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj.Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë.Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit.Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Re-krutimit.Kriteret për regjistrimin e kandidatëve:1. Të ketë shtetësi shqiptare.2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë.4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik5. Të mos jetë i martuar.6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore.7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen.8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit.10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5.11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5.12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë.14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak.15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet.Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente:1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati.2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve).3. Certifikatë për TOEFL (nëse e ka).4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar).5. Certifikatë familjare, 1 copë.6. Fotografi për dokument, 2 copë (4x6 dhe 9x12).7. Dëshmi penaliteti.8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor.9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi.10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit.11. Analiza e SIDA- s.12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive.13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit.Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($).Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet.Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.Për çdo informacion në lidhje me kriteret e pranimit, vizitoni faqen e internetit www.mod.gov.alnë rubrikën e Arsimit Ushtarak, rubrikën e njoftimeve ose informohuni pranë Qendrës së Personel Rekrutim-it.Adresa: Qendra e Personel Rekrutimit, “Rruga e Dibrës”, Tiranë, Tel:++355423485878.

KOMANDANTI

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E MBROJTJESSHTABI I PËRGJITHSHËM I FAQENDRA E PERSONEL REKRUTIMIT

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion për llojet e pensioneve suplementeve të ushtarakëve dërguar nga QPR në DRSSH

Nr. Emër Atesi Mbiemër DRSSH Lloji i Pensionit Nr.i Prot D. e Protokollit

1 Enver Ali tema Kukes rrill.pens.parakoh 4876/1 23.04.20132 llukan Nefi shtembari Berat rrill.pens.parakoh 4879/1 23.04.20133 Enver hysen mucaj Berat rrill.pens.parakoh 4879/2 23.04.20134 Kristaq Kozma spirollari Berat rrill.pens.parakoh 4879/3 23.04.20135 Fitim haxhi Kumari Berat rrill.pens.parakoh 4879/4 23.04.20136 Ylli Ahmet selami Berat rrill.pens.parakoh 4879/5 23.04.20137 mihal Jani mitro Vlore pension supl.pleqerie 4880/1 23.04.20138 pajtim Embro seferi Vlore pension supl.pleqerie 4880/2 23.04.20139 haxhi Jakup Begotaraj Vlore pension supl.pleqerie 4880/3 23.04.201310 shpetim Kasem Lala Vlore rrill.pens.parakoh 4881/1 23.04.201311 Bardhosh qazim Aliaj Vlore rrill.pens.parakoh 4881/2 23.04.201312 Asllan hamit Gjozi Vlore rrill.pens.parakoh 4881/3 23.04.201313 spiro thoma thanasi Vlore rrill.pens.parakoh 4881/4 23.04.201315 Zeqir Ahmet bashkurti Kukes pension supl.pleqerie 4883/1 23.04.201316 Bajram sulejman Kuca Kukes pension supl.pleqerie 4883/2 23.04.201317 mentor hamza mullaj Elbasan pension supl.pleqerie 4884 23.04.201318 hanife (Anife) mehmet muca Elbasan pension supl.pleqerie 2309/1 23.04.201319 Abaz mustafa Duka Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/1 23.04.201320 muhamet Islam Kalashi Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/2 23.04.201321 Fluturak Adem Guri Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/3 23.04.201322 mefa Jashar Dunga (Zaimi Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/4 23.04.201323 Agim Ismail Bicja Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/5 23.04.201324 Beqir Gani memeli Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/6 23.04.201325 musa hamit rreshka Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/7 23.04.201326 Aziz rakip Elezi Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/8 23.04.201327 Fadil Dylber hamolli Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/9 23.04.201328 Aqif rahman hoxha Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/10 23.04.201329 Vangjel Kol Ziu Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/11 23.04.201330 tefik shefqet Gjini Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/12 23.04.201331 qazim selman skura Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/13 23.04.201332 sokol Jace Allajbeu Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/14 23.04.201333 Lavderim selim Jonuzi Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/15 23.04.201334 halit Ibrahim muca Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/16 23.04.201335 sami Deli Çobaj Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/17 23.04.201336 Xhevdet Avdi Gjini Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/18 23.04.201337 Avni sulejman hoxha Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/19 23.04.201338 Albert Ismail saja Elbasan rrill.pens.parakoh 4886/20 23.04.201339 Bujar riza hatija(hatia) tirane pension supl.pleqerie 4887/1 23.04.201340 riza Bajram sardi tirane pension supl.pleqerie 4887/2 23.04.201341 Jorgaq Lazar rezhda tirane pension supl.pleqerie 4887/3 23.04.201342 haxhi hamza hamzai tirane pension supl.pleqerie 4887/4 23.04.201343 hekuran Ferit Cami Durres rrill.pens.parakoh 4813/1 22.04.201344 mina Vasil Baci Durres rrill.pens.parakoh 4813/2 22.04.201345 mikail pali suku Durres rrill.pens.parakoh 4813/3 22.04.201346 pavli prokop tola Durres rrill.pens.parakoh 4813/4 22.04.201347 hajredin Dane Doraci Durres rrill.pens.parakoh 4813/5 22.04.201348 Gezim qANII Duro Durres rrill.pens.parakoh 4813/6 22.04.201349 Fadil Adem tushaj Durres rrill.pens.parakoh 4813/7 22.04.201350 Bashkim nazif osmani Durres rrill.pens.parakoh 4813/8 22.04.201351 Bashkim ramadan harizi Durres rrill.pens.parakoh 4813/9 22.04.201352 Veli refat Xhafa Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/1 22.04.201353 qamil Abaz Bica Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/2 22.04.201354 spiro petro qosja Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/3 22.04.201355 selman Zyber hasa Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/4 22.04.201356 Nefail Zyber Cekrezi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/5 22.04.201357 Namik mehmet Gjoshi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/6 22.04.201358 Josif pavli Cerraga Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/7 22.04.201359 ismail qazim Bala Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/8 22.04.201360 haki Dino Nuhu Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/9 22.04.201361 Dalip Llokman Asllani Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/10 22.04.201362 Etem osman Bicaku Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/11 22.04.201363 Dhimiter Andon Limco Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/12 22.04.201364 Bido hamit Fatia Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/13 22.04.201365 agim rakip Çullhaj Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/14 22.04.201366 sinan mustafa samurri Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/15 22.04.201367 selim tahir miraka Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/16 22.04.201368 petrit hekuran polisi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/17 22.04.201369 musa Ali Cekrezi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/18 22.04.201370 Fatmir hetem maksuti Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/19 22.04.201371 Njazi qemal Dushku Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/20 22.04.201372 Novruz Faslli Cjapi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/21 22.04.201373 shefqet Nezir Kenga Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/22 22.04.201374 Zija tahir Isaj Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/23 22.04.201375 Ylli aqif miftari Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/24 22.04.201376 sali mina ruci Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/25 22.04.201377 sami harun hoxha Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/26 22.04.201378 Ylli Esat Larashi Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/27 22.04.201379 Vesel Xhelal muho Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/28 22.04.201380 Feim Zenel sarenllari Elbasan rrill.pens.parakoh 4812/29 22.04.201381 Dhimiter mihal mitri tirane pension supl.pleqerie 4810/1 22.04.201382 Filljon sheqadet myteberi tirane pension supl.pleqerie 4810/2 22.04.201383 Nuri zyber haka tirane pension supl.pleqerie 4810/3 22.04.201384 Bujar riza hatija tirane pension supl.pleqerie 4810/4 22.04.201385 mihal Nasi hakaj tirane pension supl.pleqerie 4810/5 22.04.201386 Isa habip Demollari Korçë rrill.pens.parakoh 4809/1 22.04.201387 Aleko halim mecaj Korçë rrill.pens.parakoh 4809/2 22.04.201388 Kostandin pandi Dushku Korçë rrill.pens.parakoh 4809/3 22.04.201389 Gezim rakip malushi Korçë rrill.pens.parakoh 4809/4 22.04.2013

90 Zagoll Jonuz dervishi tirane rrill.pens.parakoh 4806/1 22.04.201391 tahir Ethem rushiti tirane rrill.pens.parakoh 4806/2 22.04.201392 Ismet Isuf Beqaj tirane rrill.pens.parakoh 4806/3 22.04.201393 hekuran ramiz Aldisha tirane rrill.pens.parakoh 4806/4 22.04.201394 sami xhaferr Bidaj Fier rrill.pens.parakoh 4808 22.04.201395 Estref Nazif Gjika Fier rrill.pens.parakoh 4808/1 22.04.201396 malko osmen taka Fier rrill.pens.parakoh 4808/2 22.04.201397 tomor Iljaz ruci Fier rrill.pens.parakoh 4808/3 22.04.201398 refat rrapo skenda Fier rrill.pens.parakoh 4808/4 22.04.201399 Eftimi (Bilbil) Barjam Lame tirane pension invaliditeti 4805 22.04.2013100 ramiz Dervish Jahaj tirane pension supl.pleqerie 3653/1 22.04.2013101 Bedri Eqerem teqja tirane pension familjar 4255/1 22.04.2013102 petrit Kodhel sardi tirane pension supl.pleqerie 1662/1 22.04.2013103 Gezim Nazmi Demcolli tirane rrill.pens.parakoh 4379/1 19.04.2013104 murat Demir Dauti Elbasan pension supl.pleqerie 4802 22.04.2013105 Gjenovefa Dervish Kaçi Elbasan pension supl.pleqerie 4802/1 22.04.2013106 ramazan shaban Kasneci Elbasan pension supl.pleqerie 4802/2 22.04.2013107 rexhep mehmet Zaimi Elbasan pension supl.pleqerie 4802/3 22.04.2013108 Ivzi Faik Kata Diber pension supl.pleqerie 4140/1 22.04.2013109 skender Islam Dini Durres rrill.pens.parakoh 4378/1 22.04.2013110 skender Islam Dini Durres pension supl.pleqerie 4378/2 22.04.2013111 telo Zubo hizmo Vlore pension supl.pleqerie 5199/1 30.04.2013112 Foto Vangjel Zhuli Vlore pension supl.pleqerie 5199/2 30.04.2013113 muhamet safet Nenaj (Nanaj) Vlore pension supl.pleqerie 5199/3 30.04.2013114 Veri hysni Kamenica Berat pension supl.pleqerie 5037/1 30.04.2013115 shaban orhan Cufe Berat pension supl.pleqerie 5037/2 30.04.2013116 Josif taqi dinaku Berat rrill.pens.parakoh 5178 30.04.2013117 hamit Idajet Bani Berat rrill.pens.parakoh 5178/1 30.04.2013118 Abdulla Alush Bullakja shkoder pension supl.pleqerie 4983/1 30.04.2013119 Flori ramiz Alla Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/1 30.04.2013120 Fadil Ymer mukaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/2 30.04.2013121 Asim Dane Cubaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/3 30.04.2013122 Ali riza Ymeri Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/4 30.04.2013123 kasem Fehmi Berberi Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/5 30.04.2013124 Dalip hajri Beja Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/6 30.04.2013125 Agim Zija mollaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/7 30.04.2013126 sali Abdyl Doka Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/8 30.04.2013127 skender qazim Domi Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/9 30.04.2013128 Gezim salo mucollari Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/10 30.04.2013129 zef Ndue pepa Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/11 30.04.2013130 Kol Zef Kolaj (Kola) Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/12 30.04.2013131 Vangjel mina Dhori Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/13 30.04.2013132 pjeter Ndue Ndoci Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/14 30.04.2013133 Gjeline Llesh Gjelaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/15 30.04.2013134 mark shuk Ndreka Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/16 30.04.2013135 Nikoll mark Dedegjonaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/17 30.04.2013136 Zef Ded Gega Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/18 30.04.2013

137 mrika Vlash marku Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/19 30.04.2013138 pashk Fadil Gjini Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/20 30.04.2013139 Zef Llesh Lufi Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/21 30.04.2013140 Gjergj mark Kopcari Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/22 30.04.2013141 Gjergj mark sallaku Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/23 30.04.2013142 Ledovik Llesh Ndrejaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/24 30.04.2013143 Ndue Fran marashi Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/25 30.04.2013144 Vlash pjeter Kacorri Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/26 30.04.2013145 Zef Ndreke marku Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/27 30.04.2013146 Fran Zef Nikolla Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/28 30.04.2013147 Gjok Gjete Lleshaj Lezhe rrill.pens.parakoh 5166/29 30.04.2013148 Lutfi taip mureli shkoder rrill.pens.parakoh 5177 30.04.2013149 Ndoc Nikoll turmalaj shkoder rrill.pens.parakoh 5177/1 30.04.2013150 ramadan ragip Grami shkoder rrill.pens.parakoh 5177/2 30.04.2013

Page 16: inteligjenca Zëvendësministri i ... - mbrojtja.gov.al · LEtër Nga afgaNistaNi/ “Ju JENi VëLLEzërit taNë, NE thJEsht po bëJmë dEtyrëN” ... heshtin zhurmat e armëve Festivali

ushtriaE prEmtE, 7 qErshor 201316

festivali i formacioneve muzikore ushtarake të vendeve të nato-s, së rajonit të mesdheut