irida

17

Click here to load reader

Upload: keli-rama

Post on 17-Oct-2014

1.914 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: irida

UNIVERSITETI “ALEKSANDER XHUVANI”

Fakulteti i Shkencave Të Edukimit

Dega: Psikologji

Viti IIIA

DETYRE KURSI

Tema:Studim rasti i një fëmije me autizëm Dhe trajtimi

Punoi: Hysnie Kadiu Pranoi:As\Arbjola Halimi

ELBASAN 2012

Page 2: irida

Struktura e Detyrës

Historiku i rastit

Vlerësimi i rastit para trajtimit

Plani i trajtimit të këtij rasti

Vlerësimi i rastit pas trajtimit

Zhvillimi I nje diagnostikimi klinik

Trajtimi

Konkluzione

Page 3: irida

Prezantimi i rastit,-Te dhenat personale

-Mjedisi familjar ku jeton

Rasti qe kam marrë për studim është një fëmijë, që aktualisht vazhdon merr shërbime në

qendren’’Fluturo për Jetën’’e cila është një qendër vlerësimi dhe trajtimi për fëmijë që vuajnë

nga çrregullime të spektrit autik ne Tirane. Rastin e kam marre me pak përpjekje e veshtiresi për

shkak të rregullave dhe çështjeve etike.

Kevin (emri është ndryshuar për shkak të konfidencialitetit) është një djalë tre vjeç e gjysëm, i

cili që prej një viti e gjysëm është diagnostikuar si autik dhe kryen terapi në qender. Familja e

Kevit përbëhet nga katër anëtarë, babai, nëna dhe motra.Ata jetojnë në Tiranë dhe gjendja

ekonomike e familjes është shumë e mire.Të dy prindërit janë të punësuar.Babai është në

profesionin ekonomist dhe nëna dentiste dhe kjo ka bërë që familja të ketë të ardhura shumë të

mira.Kevin është rritur ndryshe nga motra e tij dhe ndoshta ndryshe nga shumica e fëmijëve të

tjerë.Ai që nga mosha dy muajshe, për shkak të angazhimeve dhe preokupimeve të prindërve

është rritur me dado, por jo person i specializuar për këtë funksion.Kështu prindërit nuk ishin një

pjesë të mire të ditës me të dhe kur Kevi qante apo bërtiste prindërit ja plotësonin çdo tekë. Me

kalimin e kohës prindërit panë se këto’ teka’ po bëheshin shumë të shpeshta dhe duke krahasuar

sjelljen e tij me të motrës kuptuan se diçka nuk po shkonte.Vendosën ta çojnë te mjeku por të

sigurt se e gjithë kjo do ishte si pasojë e rritjes së tij pak ndryshe.Por nuk rezultoi kështu. Pas

vizitave të shumta, mjekët arritën në përfundimin se Kevin ka simptomat e një fëmije të prekur

nga autizmi.Për prindërit ishte një goditje e rëndë pasi nuk e pranonin dot faktin se djali i tyre

nuk ishte si gjithë fëmijët e tjerë dhe për këtë fajësonin veten se e kishin lënë pas dore.Pasi

shqetesime te tilla familja e tyre nuk I ka patur me pare dhe vajza e tyre e madhe ka patur nje

zhvillim normal.Gjithashtu ndiheshin në siklet sesi do t’ua shpjegonin shokëve,miqve,të afërmve

Page 4: irida

Në gjithë këtë e vetmja gjë që i ngushëllonte ishte fakti që e kishin identifikuar herët dhe

mundësitë e trajtimit ishin shpresëdhënëse.Pasi morën këshillat dhe opinionet e disa mjekëve të

specializuar prindërit u referuan në qendrën ‘’Fluturo për Jetën’’ku dhe aktualisht Kevi trajtohet.

Vlerësimi i rastit para trajtimitVlerësimi I fëmijës në qendër u krye nga një staf i specializuar si pedopsikiatër, psikolog,

logopedist, terapistë referues, punonjës social etj.Per ta konkretizuar ecurine e trajtimit te rastit

tone Kevin,kemi bere krahasimin para dhe pas trajtimit,progresin qe ka arritur ky femije. Kur u

paraqit në qendër,Kevi ishte një fëmijë shumë i vështirë, qante shpesh, skrijonte asnjë

marrëdhënie, pranonte vetëm të ëmën, të shmangte, kishte tendencë të rrinte vetëm, shmangte

kontaktin me sy, kishte shfaqje të sjelljeve steriotipike, kishte vetëm disa lodra të preferuara që

luante dhe injoronte të tjerat. Kishte vështirësi për tu përqëndruar dhe kishte probleme me

përtypjen, hante vetëm ushqime të buta. Në bazë të këtyre problemeve dhe simptomave që

profesionistët identifikuan, hartuan planin e trajtimit.

Plani i trajtimit Trajtimi i fëmijës nis me hartimin e planit të ndërhyrjes, i cili është rezultat përfundimtar i

proçesit të vlerësimit. Ky plan individual trajtimi përfshin:

Ndërhyrjen terapeutike në qendër , në vijim të punës së zhvilluar në qendër

Hartimin e programit për bashkëpunim me kopshtet dhe çerdhet

Hartimin e programit për bashkëpunim me prindërit

Duke iu referuar këtyre pikave për Kevin eshte rekomanduar një ndërhyrje e ndarë sipas

niveleve që zhvillohen në qender.

-Niveli fillestar-ndërhyrje e hershme

Page 5: irida

Kjo ndëhyrje ka për qëllim rritjen e aftësive përshtatëse të fëmijës dhe kryhet me një terapist.

Kevin duhet të përshtatet me ambientin, pra të mos qajë kur e sjellin në qendër dhe

anasjelltas, të qëndrojë edhe me persona të tjerë përveç të ëmës.

-Niveli i pare i ndërhyrjes-

terapi të alternuar zhvillimi dhe psikomotore

Në këtë nivel për Kevin rekomandohet të ketë terapi intensive bazuar në metodën

ABA(Applied Behavioral Analysis apo Analiza e sjelljes së praktikuar) e cila konsiston në

stimulimin e Kevit në aktivitetet e përditshme nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme. Gjithashtu të

zhvillojë autonominë. Prindërit duhet ta ndihmojnë të mos jetë i varur prej tyre, të fillojë të vishet

të zhvishet vetë, të ushqehet vetë, të shkojë në tualet etj. Ndërsa në bazë të terapisë së

psikomototricetit me Kevin duhet të punohet që të jetë më i orientuar në hapesirë, në kohë, në

lidhje me objektet, me koordinimin e lëvizjeve. -Të mos I jepen shumë komanda në të njëjtën

kohë pasi I shkakton konfuzion dhe si pasojë mund të mos reagojë kur ti flasin.Të mos lejohet të

luajë me të njëjtat lodra për një kohë të gjatë.Të inkurajohet apo të shpërblehet në forma të

ndryshme kur realizon një sjellje të caktuar.Të mësojë të thotë ‘u lodha’ ose ‘nuk dua ta bëj këtë

gjë’ pasi ka vështirësi në këtë pike.Të ndihmohet në të folurën verbale.Të mësohet të vishet dhe

zhvishet vetë. Por dhe prinderit duhen te mesohen per sjelljet qe duhet te kryejne me femijen.

-Niveli i dytë i nderhyrjes

Në këtë nivel synohet t’i krijohet fëmijës një hapesirë, ku ai të shprehë aftësitë përshtatëse

dhe praktike dhe kjo bëhet nëpërmjet aktiviteteve te ndryshme me figura të cilat duhet të jenë

në tre-katër kopje.

-Niveli i tretë

Në këtë nivel synohet t’i krijohet fëmijës një hapesirë ku ai të shprehë aftësitë

e tij por në këtë rast në grup me fëmijët e tjerë. Kështu ne kopësht të përfshihet në lojra me

fëmijët e tjerë ndërsa në shtëpi të nxitet të luajë me të motrën dhe të krijojë marrëdhënie me

të atin. Gjthashtu të punohet në zhvillimin e gjuhës.

Page 6: irida

Vlerësimi pas trajtimitPas disa muajsh terapi intensive por dhe një pune të palodhur si nga profesoinistët ashtu dhe nga

familja deri sot janë arritur këto rezultate:

Kevi nuk qan më kur ndahet nga prindërit

Krijon marrëdhënie me të tjerët

Ka krijuar marrëdhënie më të afërt me të motrën

Arrin të artikulojë disa fjalë

Ka më shumë gjuhë joverbale, flet me mimikë, me gjuhë trupore

Në kopësht nuk rri më vetëm, qëndron me fëmijët e tjerë

Qëndron për një kohë të konsiderueshme në tavolinë

Qëndrimin në karrige ose tapet e ka shumë të rregull

Ngjit shkallët me pak ndihmë

Luan me kuba dhe pranon lodra të tjera

Kupton lojën

Ka më shumë kontakt me sy

Bën dhe thotë mirupafshim(më pare nuk e bënte)

Tani ha disa lloj ushqimesh

Ka filluar të kërkoje gjëra duke i treguar ato me gisht

Edhe pse deri tani Kevi ka bërë mjaft progres,here pas here nga terapistët por edhe nga

vëzhgimet në kopësht që bën punonjësi social hartohen ndërhyrje të ndryshme për të mësuar

ndonjë gjë të re ose për të çmësuar ndonjë sjellje steriotipike.

Mbështetja më e madhe për Kevin janë prindërit e tij të cilët duket se duan të kompesojnë të

gjithë atë kohë që nuk kanë kaluar me të,të afërmit të cilët janë një suport I rëndësishëm jo vetëm

për Kevin por për të gjithë familjen. Një rol të rëndësishëm luajnë, punonjësi social,terapistët e

Kevit si dhe edukatoret e tij ku duhet theksuar se Kevi ka një edukatore me të cilën ka një

marrëdhënie shumë të afërt. Pra ekziston një lidhje shumë e mire qendër-familje-kopësht. Me

njerezit qe nuk I njeh ai e ka disi te veshtire te ambjentohet.

Page 7: irida

ZHVILLIMI I NJE DIAGNOSTIKIMI KLINIK DHE SIPTOMAT

KRYESORE

1-Pamja e jashtme e djalit eshte njesoj si e nje femije normal. Ai vishet shume mire nga prinderit

e tij dhe nuk ka shenja dalluese qe eshte I prekur nga kjo semundje.

2-Niveli I ndergjegjesimit nuk është shumë I mirë. Ai nuk është I ndergjegjshëm për veprimet që

kryen.

3-Kapacitetin për vëmëndje nuk e ka shumë të mirë. Në shumë raste ai e ka te pamundur të

përqëndrohet në atë cfarë prindërit I kërkojnë të mësojë.

4-Kujtesen e ka pak te zhvilluar sepse gjatë terapive një loje ose dicka tjetër që ka mësuar e

zotëron disi në séancë tjetër edhe pse jo në mënyrën më të mirë të mundshme sepse është edhe

në një moshë të vogël.

5-Humorin dhe emocionet I ka te shpërqëndruara. Kevin qan për shumë gjëra ose edhe kot pa

arsye pra I përket kategorisë së emocioneve të ndryshueshme. Ai shume hërë nuk është I gëzuar.

6-Gjuha e perdorur nga Kevin është shumë e pakët për mos të thenë vëtëm me tinguj ose

belbezim.

7-Formën dhe përmbajtjen e mendimit nuk e ka të thellë. Ai nuk di të formojë lojra por vetëm

mund ti përdor ato duke ja mësuar të tjerët.

Page 8: irida

Trajtimi I autizmitAutizmi është çrregullim i zhvillimit i cili paraqitet në fëmijërinë e hershme. Çrregullimi

karakterizohet me pengesa në planin verbal (në të folur), komunikim të dobët, mungesë të

interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Autistët shpesh përshkruhen si

persona të cilët janë në botën e vet. Shkaktari ende mbetet i panjohur,mendohet se jane ato

gjenetike,viruset,mbetjet toksike.Por, hulumtimet kanë dëshmuar prezencë të bazës gjenetike.

Autizmi është më i shpeshtë tek binjakët. Po ashtu, janë gjetur abnormalitete kromozomike tek

personat me këtë çrregullim. Disa studime tregojnë lidhshmëri të autizmit me pengesat gjatë

periudhës prenatale (mundësia e zhvillimit të autizmit te fëmija është më e madhe nëse nëna

gjatë shtatzënisë është e sëmurë nga rubeola). Sipas rezultateve te çrregullimet autiste përfshihet

cerebellum, i cili është përgjegjës për lëvizjet, por edhe ka rol te fokusimi i vëmendjes.

Autizmi është një çrregullim I trajtueshëm por jo i shërueshëm plotësisht.Ai mund të trajtohet

me disa lloj terapish si terapi zhvillimi, terapi komunikimi dhe sjellje, terapi psikomotore,

okupacionale ose ergoterapia,logoterapia ose terapia e të folurit,terapia e integrimit sensioral etj.

Ndërsa disa nga metodat më të përdorura sot në botë janë:

Metoda TEACCH (Treatamentand Eduction of Austik and related Communication Children)

është një metodë dinamike që si objektiv te saj ka aftesimin e fëmijës për tu bërë në vite zot i

vetes.

Metoda PECS (Picture Exchange Communication System) përdoret për të gjithë ata që kanë

vështirësi apo pamundësi në komunikimin verbal. PECS bën mire dallimin midis të folurit dhe

komunikimit, duke I dhënë përparësi këtij të fundit nëpërmjet shkëmbimit të imazheve dhe vetë

sendeve konkrete që ato paraqesin.

Metoda ABA (Applied Behavior Analysis) si objektiv ka ndryshimin e sjelljes me anë të të

nxënit të ushtruar shumë herët, intesivisht dhe me motivim.

Pra per kete crregullim ka dhe trajtime mjekesore por dhe psikosociale.Ne rastin e femijes me

informacionet e marra nga prinderit,trajtimi ka qene me teper I fushes psikosociale,dhe me

sukses per ate moshe qe ai ka.Ndersa trajtimet mjekesore pothuajse aspak pikerisht per shkak te

Page 9: irida

moshes se tij te vogel qe femija ka,qe e bejne te palejueshme per te mos patur efekte negative ne

zhvillimin e metejshem fizik e mendor nga perdorimi I ketyre medikamenteve, si dhe fakti qe

prinderit munden qe t’I identifikonin heret simptomat.Nder trajtimet mjekesore qe I jane bere

kane qene ato barna mjekesore te lehta per gjendje gripale,ose qetesuese,temperature.

Trajtime te tjera mund te jene:

Terapi fizike. Ndihmojne femijen te kete kontroll te trupit te tij , dhe eliminimin e levizjeve te

shumta dhe perseritese

Perdoret metoda e perforcimit dhe shperblimit te sjelljes se mire

Dieta special ( Femijes i ndalohet te haje ushqime qe permbajne gluten, oats, casein, nje proteine e gjetur ne bulmete. Por duhet t’I shtohen ushqime te pasura me vitamine A, C, D, qe kane efekte pozitive te zhvillimi i femijes.

Konkluzione Puna me femijët që vuajnë nga kjo sindromë duhet të jetë e durueshme sepse vetë terapite

kërkojnë durim e përkushtim si nga ana e psikologut por dhe nga prinderit e rrethi shoqëror I

fëmijëvë autistë. Për këta fëmijë duhet të ketë klasa të vecanta apo ambjente përshtatëse në

shkolla apo qëndrat ku I dërgojnë për trajtim.Jo cdo metodë mësimdhënie që I jepet një fëmije

autist mund te ketë rezultat tek fëmijët e tjërë ,ndaj duhen përdorur metoda specifike,shpesh dhe

në mënyrë individuale. Bazuar në këto këshilla do të ushtroja dhe terapine time ndaj një fëmije

me autizëm.

Fëmijët me autizëm, mësojnë më mirë kur mësimin ua demostron me figura, apo demostrime

lëvizjesh.Ndryshe ata do të humbasin interesin dhe do të shpërqëndrohen.

P.sh: kuptojnë më mirë një ngjarje kur ua demostron me figura. Nësë ka fjalë poshtë figurës e

kanë të lëhtë të kuptojnë që ka një lidhje midis figurës dhe fjalëve të shkruara, por nësë fjalët

janë në një faqe tjetër kjo e vështirëson procesin e të kuptuarit tek ata.

Page 10: irida

Pëlqejnë shumë lojrat me puzzle. Mund ta bëjnë të njëjtën puzzle disa herë,apo përditë dhe nuk u

mërzitet, përkundrazi i bën të ndjehen mirë. U jep siguri dhe ndjehen të aftë për ta bërë atë. -

Përsëritja e vazhdueshme e veprimeve, e lëvizjeve është karakteristike për këta fëmijë.

-Nuk duhet tu kërkohet të bëjnë një detyrë që përmban dy apo më shumë kërkesa njëherësh. E

kanë të pamundur ta kryejnë detyrën të plotë.

P.sh i thua,'' Andi pastro tavolinën.’’ Vëri lodrat te rafti i lodrave dhe merr fletën e vizatimit.'' Ai

do të hutohet dhe nuk do të arrije Te na ndjeki.

Duhet te shtrojme kerkesen e pare fillimisht. Te presim sa femija ta mbaroje, dhe kalojme te

kerkesa e dyte.

-Keta femije pelqejne veprimet rutine. Pra veprimet qe perseriten perdite ne te njejten menyre e

sipas nje radhe te caktuar. Kjo i ndihmon ata te jene me te perqendruar, me te qete pasi e dine

cfare i pr. Mund të jenë posaçërisht të lidhur me objekte të caktuara. Janë te mahnitur me

lëvizjen, dritën, objektet rrotulluese ose ujin që rrjedhë.. Nese do t’I mesojme apo t’I kerkojme,

nga ata dicka te re duhet t’i pergatisim qe me pare hap pas hapi.

-Ka shume rendesi ambjenti ku ata mesojne te jete i paster.Objektet te jene ne te njejtin vend cdo

dite.-Ne ambjentet ku qendrojne keta femije nuk duhet te kete shume zhurme dhe drite te forte

pasi kjo gje I bezdis pasi jane shume te ndjeshem ndaj tyre.

Femija autiste si cdo femije tjeter deshiron te argetohet. Disa lojra mbase nuk jane te

pershtatshme per ta, por mund te gjesh plot te tilla. Dhe eshte shume e rendesishme qe keta

femije te luajne me moshataret e tyre ''normale''. Kjo i ndihmon me shume keta femije te fitojne

me shume e me shpejt aftesi sociale, po ashtu dhe fizike kryesisht nepermjet imitimit. Femijeve

me Autism u pelqen te imitojne.

Keta femije preferojne veprimtarite me plasteline, puzzles, me gogla, te cilat i shkojne ne litar

p.sh, letra punedore, ngjyrosje, apo tu bien siper me laps figurave, shkronjave, te presin me

gershere, etj.

Page 11: irida

Mendimi im : Në trajtimin e autizmit rolin më të madh e ka familja dhe rrethi shoqëror. Kujdesi

tek fëmijët autistë nënkupton nxitjen e zhvillimit në të gjitha sferat e jetës, nxitjen e të folurit,

motivimin me rrethin dhe ushtrimin e përmbushjeve të detyrave ditore në mënyrë të pavarur.

Gjate trajtimit tek femija me autizem aplikohet terapia biheviorale,ushtrim i

komunikimit,ngrohtesia dhe perkrahja nga prinderit dhe edukimi I tyre.

Qëllimi i terapisë biheviorale është që fëmija të mbizotëroj sjelljet adekuate të cilat përfshijnë të

folurit, aftësitë sociale dhe aftësitë e vetëndihmesës. Aty përdoret modelimi dhe kondicionimi

operativ. Në modelim demonstrohet sjellja e dëshiruar të cilën fëmija duhet ta pranoj, ndërsa me

kondicionim këto sjellje përforcohen. Proceset e lartpërmendura biheviorale nuk pranohen lehtë

për arsye se personat autistë kanë probleme me imitim. Mirëpo,tek mësimet adekuat dhe

përsëritjeve të shumëfishta, kjo terapi tek fëmijët autistë jep rezultate shume te mira.

Nese diagnostikimi I kesaj semundje behet qe ne fillim , atëhërë dhe trajtimi e rezultatet do te

jenë më me sukses tek fëmija .

Page 12: irida