ja pakti rama-meta, nga koka e dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, presidenca bën...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Martë 7 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Shifrat e koronavirusit vijojnë ende të jenë të larta në vendin tonë.Ditën e hënë janë shënuar 3 vik- tima si dhe 71 raste të reja me koronavirus. Personat që kanë humbur jetën janë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, duke e çuar në 79... Virusi ende në shifra të larta, në Tiranë transporti urban i kthehet normalitetit, policia zbardh procedurat si udhëtohet në vendet e rajonit Presidenti Ilir Meta priti ditën e djeshme në një takim ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës në drejtësi, SPAK rrëzon padinë e djalit të tij kundër Ballës për çështjen e CEZ Ngecin negociatat e opozitës parlamentare me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kushte- tutë. Një grup deputetësh të opozitës parlamentare, kanë propozuar ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por duket se planet e opozitës nuk po ecin si duhet... Krisen negociatat e PS me opozitën parlamentare për sistemin dhe heqjen e koalicioneve, deputetët kërkojnë takim me Ramën Mbylli mandatin në krye të KLSH, presidenti pret në takim Bujar Leskajn: E ushtroi me përgjegjshmëri detyrën deri në fund Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e Komisionit Hetimor, amnistia fiskale dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese e të Lartë, te kreu i BSH dhe aleanca e re në zgjedhje Faqe 7 Yuri Kim tjetër mesazh armiqve të reformës, e prerë se drejtësia e re do të ecë para, SHBA kërkon me çdo kusht instalimin e shtetit ligjor Ilir Meta “tradhton” Sali Berishën dhe kthen sytë nga mazhoranca, tërheq akuzat ndaj Edi Ramës për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi Faqe 2-3 Faqe 8 Faqe 5 Faqe 11 Nga Besi BEKTESHI Kur politika harron historinë, gabimi kthehet në faj për territoret shqiptare! Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dër- guar dje një tjetër mesazh armiqve të reformës në drejtësi se nuk ka kthim pas. Kohët e fundit janë shtuar zërat dhe lëvizjet për të ndryshuar reformën në drejtësi, por amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar asnjë“puç”apo sab- otim të saj. Nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli, ambasadorja e SHBA në Tiranë... Komisioni për Monitorimin e Reformës kundër ndryshimeve në KED, Dvorani e Marku mbeten anëtarë, ja raporti në Kuvend Faqe 6 Drejtësia duket se nuk është më nën urdhrat e Sali Berishës. Gjatë qeverisjes së tij, vendimet e drejtësisë ishin gjithmonë në favor të tij apo familjarëve të tij. Mirëpo dje janë dhënë sinjale se drejtësia ka filluar të lëvizë. Sinjalet e para për drejtësi të pavarur janë dhënë ditën... Faqe 4 Nga Pandeli BARDHI Koha e “Wireless-it” modern dhe ajo e “bajgave” e prapambetur! Ministra që mbjellin minoritete Nga Ago Nezha Faqe 9 Qeveria rishikon buxhetin, deficiti buxhetor pritet të shkojë në 1.4 miliardë euro, ulen të ardhurat dhe rriten borxhet Gjykata i jep shuplakë Mynyr Konit, ja si rektori ka shkelur ligjin me bllokimin e emërimit të pedagogëve, rrezikon të ndiqet penalisht Thellohen paligjshmëritë e Mynyr Konit në prag të largimit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës. Përveç bllokimit të diplomave dhe tentativave për të ndaluar ose shtyrë zgjedhjet në universitete... Pandemia vazhdon të gërryejë buxhetin e shtetit. Ditën e djeshme qeveria ka publikuar të dhënat e rishikuara të buxhetit të shtetit për vitin 2020, në të cilat vërehet një rritje e ndjeshme e deficitit buxhetor... Faqe 10

Upload: others

Post on 21-Jul-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Martë 7 Korrik 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Shifrat e koronavirusit vijojnë ende të jenë të larta në vendin tonë. Ditën e hënë janë shënuar 3 vik-tima si dhe 71 raste të reja me koronavirus. Personat që kanë humbur jetën janë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, duke e çuar në 79...

Virusi ende në shifra të larta, në Tiranë transporti urban

i kthehet normalitetit, policia zbardh procedurat si

udhëtohet në vendet e rajonit

Presidenti Ilir Meta priti ditën e djeshme në një takim ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni. Përmes një njoftimi të shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH...

Zbehet roli i Sali Berishës në drejtësi, SPAK rrëzon

padinë e djalit të tij kundër Ballës për çështjen e CEZ

Ngecin negociatat e opozitës parlamentare me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kushte-tutë. Një grup deputetësh të opozitës parlamentare, kanë propozuar ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por duket se planet e opozitës nuk po ecin si duhet...

Krisen negociatat e PS me opozitën parlamentare për sistemin dhe heqjen e koalicioneve, deputetët

kërkojnë takim me Ramën

Mbylli mandatin në krye të KLSH, presidenti pret në takim Bujar Leskajn:

E ushtroi me përgjegjshmëri detyrën deri në fund

Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e Komisionit Hetimor,

amnistia fiskale dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese e të Lartë, te

kreu i BSH dhe aleanca e re në zgjedhje

Faqe 7

Yuri Kim tjetër mesazh armiqve të reformës, e prerë se drejtësia e re do të ecë para, SHBA kërkon me çdo kusht instalimin e shtetit ligjor

Ilir Meta “tradhton” Sali Berishën dhe kthen sytë nga mazhoranca, tërheq akuzat ndaj Edi Ramës për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Faqe 2-3

Faqe 8

Faqe 5

Faqe 11

Nga Besi BEKTESHI

Kur politika harron historinë, gabimi kthehet në faj

për territoret shqiptare!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dër-guar dje një tjetër mesazh armiqve të reformës në drejtësi se nuk ka kthim pas. Kohët e fundit

janë shtuar zërat dhe lëvizjet për të ndryshuar reformën në drejtësi, por amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar asnjë “puç” apo sab-

otim të saj. Nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli, ambasadorja e SHBA në Tiranë...

Komisioni për Monitorimin e Reformës kundër ndryshimeve në KED, Dvorani e Marku mbeten anëtarë, ja raporti në Kuvend

Faqe 6

Drejtësia duket se nuk është më nën urdhrat e Sali Berishës. Gjatë qeverisjes së tij, vendimet e drejtësisë ishin gjithmonë në favor të tij apo familjarëve të tij. Mirëpo dje janë dhënë sinjale se drejtësia ka filluar të lëvizë. Sinjalet e para për drejtësi të pavarur janë dhënë ditën... Faqe 4

Nga Pandeli BARDHI

Koha e “Wireless-it” modern dhe ajo e

“bajgave” e prapambetur!

Ministra që mbjellin minoritete

Nga Ago Nezha

Faqe 9

Qeveria rishikon buxhetin, deficiti buxhetor pritet të shkojë

në 1.4 miliardë euro, ulen të ardhurat dhe rriten borxhet

Gjykata i jep shuplakë Mynyr Konit, ja si rektori ka shkelur ligjin me

bllokimin e emërimit të pedagogëve, rrezikon të ndiqet penalisht

Thellohen paligjshmëritë e Mynyr Konit në prag të largimit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës. Përveç bllokimit të diplomave dhe tentativave për të ndaluar ose shtyrë zgjedhjet në universitete...

Pandemia vazhdon të gërryejë buxhetin e shtetit. Ditën e djeshme qeveria ka publikuar të dhënat e rishikuara të buxhetit të shtetit për vitin 2020, në të cilat vërehet një rritje e ndjeshme e deficitit buxhetor... Faqe 10

Page 2: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT2 E Martë 7 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

BE nis diskutimet për negociatat me Shqipërinë, Kushtetuesja, Gjykata e Lartë dhe BKH duhet të ngrihen brenda dhjetorit

Bashkimi Europian ka vendosur të nisë disku-timet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin pranë Komisionit Europian, Christian Danielson, paraqiti dje propozimin e Komisionit dhe përditësimet për dy vendet në mbledhjen e zhvilluar në nivel ambasadorësh. Pak ditë më parë Komisioni Europian prezantoi kornizën e negoci-atorëve me Shqipërinë. Presidenca gjermane ka deklaruar se synimi i tyre është miratimi i kuadrit negociator gjatë muajt tetor dhe po në të njëjtën periudhë kohore mund të caktohet edhe data për

konferencën e parë ndërqeveritare me Ballkanin Perëndimor. Projekt-kuadri negociues që u paraqit nga Komisioni do të pasurohet me qëndrimet e vendeve anëtare gjatë bisedimeve që do të zhvillo-hen në Bruksel, para miratimit të tij të mundshëm në tetor. Por që të përcaktohet mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, vendi ynë duhet të vijojë me plotësimin e kushteve. Në kuadrin nego-ciues, bëhet e qartë se kushtet kryesore që duhet të përmbushen janë, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, mbyllja e reformës zgjedhore dhe vijimi i luftës ndaj korrupsionit, si dhe duhet të

përfundojnë procedurat për emërimin sa më parë të kreut të BKH brenda muajit dhjetor të këtij viti. “Në veçanti, Shqipëria tashmë ka bërë përparime në përmbushjen e kushteve që duhet të përmbush-en para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Pritet përparim i mëtejshëm veçanërisht për të miratuar reformën zgjedhore, pas marrëveshjes politike të 5 qershorit, të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kus-htetuese, të përfundojë procedurat për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimeve, dhe të forcojë më tej luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar, i cili mbetet një objektiv afatgjatë,

duke përfshirë zbatimin e masave fillestare të planit të veprimit që adresojnë rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar”, thuhet në dokument. Por gjatë konferencës së parë ndërqe-veritare do të kërkohet që Shqipëria të miratojë një udhërrëfyes për kapitujt e sundimit të ligjit të sigurojë zbatimin e plotë pas pranimit. Kështu, BE i ka bërë një tjetër thirrje Shqipërisë për hetime të bujshme. Po ashtu, Bashkimi Europian ka kërkuar nga vendi ynë përfundimin e reformës zgjedhore, si dhe një vendim përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Elisjeda KIKO

Presidenti Ilir Meta duket se ka filluar të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të qetësojë ujërat me

mazhorancën. Miratimi i kreut të KLSH ishte sinjali i parë i qetësisë në raportet Rama-Meta, ndërsa dje zërat janë shtuar akoma dhe më shumë. Meta dhe Berisha prej më shumë se një viti nisën një luftë të fortë me amerikanët duke dalë në “mbrojtje” të kufijve të Kosovës dhe akuzonin Ramën se ishin ai me Thaçin idea-torë të ndryshimit të kufijve. Madje, Meta deklaroi se Rama ka lidhje me lobin serb në një intervistë. Mirëpo 2-3 javët e fundit situata duket se ka ndryshuar tërësisht dhe presidenti është tërhequr nga çdo sulm e kritikë ndaj Ramës, duke shtuar sinjalet e pazareve. Sa herë që ka qetësi dihet se diçka po gatuhet në prapaskenë dhe ajo që dominon është aroma e pazareve nga ana e presidentit. Presidenti doli dje në një konferencë shtypi, ku u pyet edhe për deklaratat e John Bolton për ndryshimin e ku-firit Kosovë-Serbi. Madje gazetarët e pyetën drejtpërdrejt nëse ka qenë i përfshirë kryeministri Rama, duke qenë se Bolton përmend emrin e Tony Blair (këshilltar i Ramës), por Meta u përgjigj shkurt: “Pavarësisht nga një informacion i tillë, falënderoj Britaninë e Madhe që ka një qëndrim të qartë për të ardhmen e këtij rajoni, që ta ketë vendin në BE, ku shpreso-jmë që të rikthehet edhe Britania në të ardhmen”. Ajo që bie në sy është se kemi një qëndrim krejt të kundërt të presidentit krahasuar me Berishën. Ish-kryeministri ka bërë një status të gjatë ku sulmon kryeministrin Rama dhe presidentin Thaçi, ndërsa Meta nuk lëshoi asnjë kritikë për këtë çështje, ndonëse ishte ai pak kohë më parë që tha se lobi serb po ndikon në Tiranë. E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë

Më tej, kreu i shtetit deklaroi se pavarësisht të gjitha debateve dhe deklaratave për shkëmbime territoresh, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian, duke shtuar se ky është i vetmi objek-tiv i shpallur mes dy vendeve. Sipas Metës, ideja për ndryshim kufijsh s’i shërben themeleve të BE-së, duke

theksuar se minoritetet në Kosovë dhe Serbi duhet të gëzojnë të drejta plota, si e vetmja zgjidhje paqësore dhe evropiane. “Vlerësoj se pa u bërë pjesë e deklaratave apo komenteve të diplomatëve apo ish-përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në BE. Është një objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE pa asnjë diskutim çdo ide për ndryshim kufi-jsh nuk i shërben idesë së themeleve të Europës së Bashkuar dhe është e rëndësishme të punohet për aplikimin e standardeve të BE, pasi nuk mund të ketë zgjidhje paqësore dhe europiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh,

Ilir Meta “tradhton” Berishën dhe kthen sytë nga mazhoranca, tërheq akuzat ndaj

Ramës për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Presidenti shmang kritikat ndaj Ramës pas deklaratave të Bolton

Biberaj: Rama dhe Thaçi të japin dorëheqjen për

tradhti kombëtareDemokrati Aleksandër Biberaj

reagoi ditën e djeshme pas deklaratës së John Bolton për kufijtë Kosovë-Ser-bi. Gjatë një interviste, ai tha se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të japin dorëheqjen për tradhti kombëtare. “Hashim Thaçi dhe Edi Rama duhet të japin dorëheqje dhe të gjykohen për tradhti kombëtare! Qeveria “Hoti” e projektuar nga Hashim Thaçi si qeveri kurban kolaboracioniste e Serbisë! Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja! Negociatat me Serbinë si palë e barabartë apo superiore dhe jo si vasal! Ish-Këshilltari i Sigurisë së presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton tronditi, por edhe qartësoi në fundjavë opinionin publik shqiptar kudo që ndodhet, me rrëfimin e tij për gazetarin Robert Papa, duke ndërtuar skemën e krimit të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, me bekimin, lobimin dhe mbështet-jen edhe të Tony Blairit dhe të Alex George Sorosit”, tha ai.

Raportet e DASH dhe FMN, LSI: Qeveria ka dështuar

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama reagoi dje pas publikimit të raporteve të fundit të FMN dhe DASH. Gjatë një dalje për media, ai tha se qeveria ka dështuar në çdo drejtim. “I gjithë ky realitet nuk është gjë tjetër, vetëm se fotografimi real i një situate të papërgjegjshme totalisht, të mung-esës së çdo efekti qeverisës dhe është dëshmia më e qartë dhe kjo jo thjesht sepse këtë gjë e artikulon opozita, por edhe referuar dy raporteve që solla në vëmendjen tuaj sot, është dëshmia më e qartë e dështimit total të kësaj praktike, të kësaj filozofie dhe të kësaj mënyre qeverisjeje. Prandaj është koha që çdo qytetar i këtij vendi t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë se pas ardhjes në pushtet të klikës së Rilindjes, Shqipëria ka arritur të shënojë rekorde negative në fushën e krimit, të trafiqeve, të korrupsionit, edhe të trafikimit të qenieve njerëzore aktualisht, dhe ç’është më e rënda dhe më alarmantja, ky realitet sa vjen e bëhet gjithnjë e më i egër, gjithnjë e më diskret, gjithnjë e më alarmant”, tha ai.

por edhe qytetarësh në radhë të parë. Zgjidhja është që të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, dhe shqiptarë në Serbi të gëzojnë të drejtat si çdo minoritet, kjo është e vetmja zgjidhje paqësore dhe konstruktive dhe euro-piane. Nuk besoj se Ballkani ka nev-ojë për zgjidhje të vjetra ballkanike, që kanë treguar se e shkatërrojnë të ardhmen”, u shpreh Meta.

Tensionet politikeNdërsa duke iu referuar aktual-

itetit politik në vendin tonë, presidenti Meta u shpreh se palët politike duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe tensionet mes tyre për dy arsye kyç. Së pari, përballimi i situatës së shkaktuar nga COVID-19 dhe së dyti, përmbushja e kushteve të Bundestagut për integrimin e vendit drejt BE. “Dy janë prioritetet kryesore, mosnënvlerësimi i masave edhe më

të plota, rigoroze, më të qartë për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për integrimin europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ën-drrën europiane. Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave. Pa dyshim miratimi i reformës zgjed-hore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bë-jnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë”, tha Meta.

““Bomba” e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç. Miq, po e postoj për ata që nuk e kanë të qartë se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zo-grafin Bis (Rama) dhe pse ajo aktakuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kom-bin shqiptar. Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa do-

rashka. Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar”, tha ish-kryemi-nistri Sali Berisha në reagimin e tij dy ditë më parë. Duhet theksuar se me “Zografi Bis” Berisha identifikon Ramën.

JA SULMET E BERISHËS PËR RAMËN DHE THAÇIN

"Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe në të ardhmen nëse do të duhet patjetër që do zhvillo-het. Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë, besoj ta realizojmë sa më shpejt për të gjykuar se kush mund të jetë mbështetja që mund të japë presi-denti. Mendoj se çdo qytetar duhet të sillet në një mënyrë të përgjeg-jshme për jetën dhe shëndetin e tij dhe të familjarëve. Duket që ka një shkujdesje e cila natyrisht që ka sjellë një përkeqësim të treguesve, kjo nuk na mundëson të hapemi me vendet fqinje dhe vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme, patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë diçka të tillë. Por duhet më shumë transparencë dhe masa konkrete për mbrojtjen e infermi-erëve dhe mjekëve", tha Meta.

Covid-19, Meta: Gati të mbledh

Këshillin e Sigurisë

Page 3: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Përplasje për ligjin e SHISH, Milva Ekonomi bllokon draftin, thirrje ministrive të sqarojnë mosmarrëveshjet

Drafti i propozuar në Kuvend për disa ndryshime në ligjin për punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit ka sjellë përplasje në Komi-sionin e Ekonomisë. Ditën e djeshme komisioni u mblodh për shqyrtim të ligjit “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të ndryshuar”. Pas propozimeve të paraqitura nga përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave për nenet ku do të bëhen ndryshimet nuk është bërë e mundur të arrihet në një vendim, madje ka sjellë dhe debate të for-ta mes propozuesve dhe kryetares së komisionit, Milva Ekonomi. Kjo e fundit u shpreh e pa qartë

mbi ndryshimet që kërkohen të bëhen. Sakaq ndërsa i quajti të pa mirë-arsyetuara propozimet e ministrive, ajo u kërkoi atyre që së pari të bien në dakordësi me njëri tjetrin dhe më pas të mblid-hen sërish për një shqyrtim të ligjit. “Mistritë së pari duhet të sqarojnë marrëveshjet mes tyre për ndryshimet në ligj, duhen argumente dhe arsye përse duhet të bëhen këto ndryshime”, deklaroi ajo. Ndërkohë ndryshimet e propozuar kanë të bëjnë me daljen në pension të parakohshëm të punonjësve, mënyrën si do bëhen rekrutime dhe rreth benefitet për punonjësit larg banesës së tyre. Konkretisht, projektligji synon që t’i japë

mundësi punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, që kanë një karrierë të gjatë në shërbim, të përfitojnë trajtim financiar, në rast se ata dëshiro-jnë të ndërpresin marrëdhënien e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie. Në vlerësimin e kërkesës për të ndërprerë mar-rëdhënien e punës merret në konsideratë edhe pamundësia fizike e shëndetësore e punonjësit për të vazhduar karrierën e mëtejshme. Punon-jësit duhet të kenë plotësuar moshën 57 vjeç dhe të kenë kryer 25 vite shërbim në strukturat e Shërbimit Informativ të Shtetit. Gjithashtu të ofrohet kurs bazë për të vlerësuar dhe përzg-

jedhur aplikantët. “Në Shërbimin Informativ të Shtetit organizohet kursi bazë për formimin profesional të punonjësve. Shtetasi, i cili prano-het në Shërbimin Informativ të Shtetit për t’u trajnuar në kursin bazë, ndërpret marrëdhëniet me Shërbimin, nëse gjatë periudhës së trajnimit vlerësohet se nuk ka aftësitë e nevojshme për kryerjen e detyrave. Marrëdhëniet ndërpriten me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, pas propozimit të drejtorit të njësisë përgjegjëse për zhvillimin e kursit bazë apo të njësisë së ngarkuar me shqyrtimin e rastit”, thuhet në draft.

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se po shkojnë drejt një pakti të ri. Pavarësisht përplasjeve,

debateve, akuzave dhe mosmarrëvesh-jeve, në politikë kurrë nuk thuhet kurrë. Në 2011 Rama-Meta ishin dy armiq të betuar (publikimi i videos Meta-Prifti), por më pas ujërat u qetësuan dhe në 2013 PS dhe LSI shkuan bashkë në zgjedhje. Ditët e fundit po jepen sinjale se mazhoranca dhe presidenti kanë gjetur një akord të ri. Krejt pa pritur mar-rëdhëniet Rama-Meta kanë ndryshuar, pasi sulmet janë ndalur dhe palët po bëjnë lëshime ndaj njëri-tjetrit. Rasti më i freskët është ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit. PS pranoi kandidaturën e Arben Shehut dhe pavarësisht se shumë depu-tetë ishin kundër, të gjithë u porositën të votojnë pro, pasi ishte arritur konsensusi mes Ramës dhe Metës. Nga ana tjetër, Meta ka ndalur sulmet dhe akuzat ndaj shefit të qeverisë. Sipas zërave në korridoret e politikës, palët po shkojnë drejt një pakti ku përfshihen një sërë çështjesh. E para është reforma në dre-jtësi. Meta e Ruçi bënë një takim për t’u koordinuar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë pas takimit me Metën, Ruçi i dha ultimatum KLGJ-së që të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë. Pra duket se kemi një pakt për të ridimensionuar emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, duke përdorur si argument Komisionin e Venecias. Ardian Dvorani ishte kurbani i parë. Pas urdhrit të Metës ai u shkarkua duke dhënë sinjale se diçka po gatuhej. Shkarkimi i tij duket se ishte produkt i paktit të ri. Tjetër element është se pres-identi do i shpëtojë shkarkimit. PS e ka harruar totalisht komisionin hetimor. Si-pas burimeve, ka një tërheqje totale dhe deputetët nuk janë njohur as me rapor-tin e Venecias, ndërsa nuk ka asnjë sinjal për të zhvilluar mbledhjen e radhës. Pra PS duket se po tërhiqet nga shkarkimi i Metës dhe kjo duket se është sërish pjesë e pazareve. Por gjithë lufta që ka bërë Meta kohët e fundit nuk ka qenë për të marrë kreun e KLSH apo dy anëtarë

në Kushtetueses. Lufta e presidentit është me reformën në drejtësi, pasi ai është ndër politikanët më të rrezikuar. Duke shtyrë shkarkimin e Metës, kemi

një amnisti ndaj tij sa i takon reformës, pasi presidenti nuk hetohet dot. Meta u bë president pikërisht për të shmangur çdo lloj akuze nga SPAK, por organet e

Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e Komisionit Hetimor, amnistia fiskale dhe

emërimet në Gjykatën Kushtetuese e të Lartë, te kreu i BSH dhe aleanca e re në zgjedhje

Palët duket se po shkojnë drejt paktit të radhës

Basha: Do heqim taksat për karburantin,

bujqësia prioritetKryetari i PD, Lulim Basha ka

akuzuar qeverinë së financon konce-sionarët dhe lë në harresë fermerët. Pas një vizite në Devoll, Basha ka reaguar në rrjetet sociale ku premton se PD do të heq taksën për karburan-tet dh do të rris investimet në bujqësi. “Qeveria i jep paratë e shqiptarëve për tendera e PPP korruptive, ndërsa fermerët hedhin në kanal mundin dhe djersën e tyre. Për ne, bujqësia është prioritet. Sepse kjo do të rrisë mirëqenien e gjysmës së popullsisë që jeton me bujqësinë e po kësh-tu ndikon dhe te konsumatori me produkte cilësore dhe çmime të përballueshme. Ne do të investojmë 50 milionë euro për infrastrukturën rurale. Të paktën 100 milionë euro, do t’i shkojnë fermerëve shqiptarë në formë subvencionesh direkte për koston e prodhimit. Do ta heqim taksën “Rama” prej 240 lekësh për litër karburanti, ç’ka do të sjellë ulje të çmimit për të gjithë konsumatorët”, shkruan ai.

ISHSH: Nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset

që shkelin rregullatDrejtuesja e Inspektoratit

Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka ka dalë në një parala-jmërim publik për bizneset që shke-lin protokollin. Gjatë një prononcimi televiziv ajo tha se, në ditët e ard-hshme nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që nuk respektojnë pro-tokollet e sigurisë kundër COVID-19. “Në vende, si p.sh në rrugë ku nuk ruan dot distancën duhet mbajtur maskë. Ajo duhet të jetë e thjeshtë dhe kirurgjikale. Maska mund të lahet dhe dezinfektohet pasi po shoh maska të përdorura disa ditë reshtë, që nga e bardhë është kthyer në kafe. Ajo jo vetëm që nuk ka më vlerë, por është edhe e dëmshme. Ne jemi në punë në 24 orë por sërish jemi të pamjaftueshëm”, tha znj. Beruka.

drejtësisë u vonuan, planet ndryshuan dhe presidenti vijon të kërkojë garanci. Nga ana tjetër, qeveria do të miratojë një ligj për amnistinë fiskale dhe do u mundësojë të gjithëve të justifikojnë paratë. Edhe pse thuhet se politikanët nuk do përfshihen, ata mund të përdorin palë të treta dhe dalin të larë në këtë mes.

Koalicioni mes PS dhe LSINë korridoret e politikës po flitet

çdo ditë e më shumë se PS dhe LSI do të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse kryeministri ka thënë se e për-jashton si mundësi koalicionin, sinjalet janë se palët e kanë gjetur akordin për të zyrtarizuar një koalicion të ri, i cili duket se i kënaq të gjithë. Rama do të ketë mundësinë të marrë një mandatë të tretë. PS duket se do me ngulm një tjetër mandat, por duke qenë se qever-isja është konsumuar do jetë shumë e vështirë dhe sinjalet janë se LSI mund të bëjë sërish rolin e “Xholit”. Nga ana tjetër, Meta mund të marrë një tjetër mandat si presidenti. Në këtë mënyrë Meta përfiton një tjetër amnisti 5-vjeçare nga drejtësia. Një tjetër element është dhe Banka e Shqipërisë, pasi nuk përjashtohet si mundësi që të kemi një ndryshim të Guvernatorit, pasi ashtu si me KLSH, edhe Banka e Shqipërisë kërkon konsensus mes kryeministrit dhe presidentit. Pra sinjalet janë se Rama-Meta po shkojnë drejt një mar-rëveshje të re, e cila mund të sjellë shumë zhvillime të forta në politikë. LSI është me PD dhe të shumtë janë demokratët që ja kanë frikën se mund ta dredhë para zgjedhjeve. Mbetet të shihet se çfarë do prodhojë vjeshta. Por e sigurt është që në fund të prillit apo fillim të majit kemi zgjedhje dhe në prapaskenë po punohet fort për aleancat e reja.

Pak ditë më parë ishte kreu i grupit të PS, Taulant Bal-la ai i cili dha sinjale se ka një tërheqje nga shkarkimi i Ilir Metës. Komisioni hetimor ka dy vite që zvarritet dhe tani që Venecia e rrëzoi çështjen e shkeljeve të Metës me Kus-htetuesen, shanset që ai të dështojë janë më të larta. Balla u shpreh qartë se shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. “Mesa di afati i komisionit hetimor skadon në korrik dhe sa i takon shkarkimit unë

besoj se mëkati i presidentit lidhur me ligjshmërinë dhe Kushtetutën është i qartë dhe lidhet me aktin jo ligjor të dekretit apo çdekretimit të datës së zgjedhjeve që ka qenë objekt i vlerësimit të një opinioni tjetër. Shkarkimi nuk kërkon vetëm 94 vota, por do dhe një certifikim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, prandaj më shumë duhet të kemi një gjykatë funksionale sesa konsiderimin e procesit të shkarkimit të Presidentit si qëllim në vetvete”, tha Balla.

PS: SHKARKIMI I METËS, JO QËLLIM NË VETVETE

Presidenti Meta i pyetur dje për takimin me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi për Gjykatën Kushtetuese, deklar-oi se ka nisur puna për emërimin e em-rave të rinj. “Ne kemi nisur punën prej kohësh. Kemi frymë bashkëpunuese me të gjithë institucionet dhe ua kemi bërë të qartë pikave tona të kontaktit”, u shpreh Meta. Kreu i shtetit tha se opinionin me rekomandimet e Komi-

sionit të Venecias mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese ua ka dorëzuar të gjitha institucioneve, ndërsa i kërkoi KED që të shqyrtojë kandidaturat për 3 vendet vakante në Kushtetuese. “Të gjitha institucioneve u përcolla, opinionin e Komisionit të Venecias mbi emërimin e anëtarëve të Kushtetueses për rëndësinë e bashkëpunimit in-stitucional”, tha ai.

META: KEMI NISUR PUNËN PËR NGRITJEN E KUSHTETUESES

Page 4: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT4 E Martë 7 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbehet roli i Sali Berishës në drejtësi, SPAK rrëzon padinë e djalit të tij kundër

Taulant Ballës për aferën me CEZ

Ja akuzat që Berisha ngriti ndaj Ballës

Do kandidojë si deputet, Xhelal Mziu heq dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz, PD ndez motorët për zgjedhje

Pas Luan Baçit dhe Andrea Manos edhe Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet. Zoti Mziu ka drejtuar degën e PD Kamzë, ndërsa gazeta ka mësuar se Mziu e ka marrë këtë vendim për të hequr dorë nga drejtimi i selisë blu në Kamëz, pasi ky ishte një nga kriteret që vendosi Partia Demokratike, për të gjithë ata që do të zgjidhnin të kandidonin si deputet. Tashmë, emri i Mziut do të futet në lista dhe sipas nismës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku të gjithë kan-didatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do

të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit një anëtar, një votë. Përsa i përket drejtimit të degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zëvendësuesi i Mziut do të zgjidhet me anë të një gare të re. Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe Fier, Luan Baçi. Nga ana tjetër edhe në degët e Partisë Demokratike në rrethe ka nisur riorganizimi dhe procesi zgjedhor, ku do zgjidhen emrat e rinj për deputetë dhe kryetarë bashkie, ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka krijuar dhe rrjetin e të deleguarve, të cilët do të

drejtojnë fushatën. Kështu, në zonat kryesore në vend vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha”, të cilët kanë mba-jtur poste të rëndësishme si ministra apo drejtorë të përgjithshëm. Në krye të punëve janë Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë që sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” kanë pasur role kyçe. Sigurisht që pjesë e procesit janë Ervin Salianji, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Bardh Spahia dhe disa të tjerë më pak të

angazhuar në struktura partiake, por me pozicione kyçe aktualisht në PD si Gazment Bardhi dhe Çlirim Gjata. Por duket se Basha do të promovojë dhe emra të rinj, të cilët nuk kanë një profil të lartë publik si Ina Zhupa, Arben Kashahu, Ilir Dervishi, Nushe Lazaj, Akil Kraja apo Fatbardha Kadiu. Pak ditë më parë Kryesia e PD miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. Ndërkohë për herë të parë do të ngrihet një komision për vlerësimin e kandi-daturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa.

Elisjeda KIKO

Drejtësia duket se nuk është më nën urdhrat e Sali Ber-ishës. Gjatë qeverisjes së tij, vendimet e drejtësisë

ishin gjithmonë në favor të tij apo familjarëve të tij. Mirëpo dje janë dhënë sinjale se drejtësia ka filluar të lëvizë. Sinjalet e para për drejtësi të pavarur janë dhënë ditën e djeshme. Gjykata e Posaçme shqyrtoi dje kallëzimin që ka bërë Shkëlzen Ber-isha ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e djalit të ish-kryeministrit për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “Nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “Shpërdorim të detyrës”. Shkëlzen Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte ven-dimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës. Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Posaçme për shkak të statusit si deputet që mban Taulant Balla. Kallëzimi, fillimisht është bërë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por kjo e fundit ka shpallur në atë kohë moskompetencë, duke e kaluar në dorë të Gjykatës Penale të Tiranës. Kjo e fundit, duke qenë e paqartë në lidhje me kompetencën ia ka kaluar Gjykatës së Lartë, e ka vendosur përfundimisht mbi kompetencën. Supremja ka vendosur që çështja të merret nën shqyrtim përfundimisht nga Gjykata e Posaçme. Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ” nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Këto deklarata të Ballës janë konsideruar shpifje nga ana e Shkëlzen Berishës.

Ja kallëzimi penal i Shkëlzen Berishës

Djali i ish-kryeministrit, Shkël-zen Berisha ka paraqitur pak kohë më parë në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a të Kodit Penal. Nga përmbajtja e kallëzimit rezul-ton se, kallëzuesi pretendon se me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 30/2016 është ngritur komisioni

Koçi mesazh socialistëve: PS parti interesante

për qytetarëtVetëm pak ditë pasi është zg-

jedhur kryetar i PS dega 6 në Tiranë, zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi iu është drejtuar dje socialistëve të Kombinatit me një mesazh në rrjetet sociale. Mes të tjerash zoti Koçi teksa premton se do të punojë dhe investohet fort që Partia Social-iste të marrë një mandat të tretë qeverisës. “PS është nje bashkim ëndrrash ku njëra ëndërr është me e bukur se tjetra! Kjo përpjekje na sjell dhe nje dobi tjetër. Duhet ta trajtojmë partinë jo thjesht parti interesash, por si parti interesante për anëtarësinë dhe për shoqërinë ku ne jetojmë. Në planin organiza-tiv do t’i japim peshë bashkëkrye-tarëve të organizatës socialiste. Shumë të deleguar duhet të marrin përsipër drejtimin e strukturës sonë politike me bazë qendrën e votimit. Çdo i deleguar do shërbejë për të ndihmuar e stimuluar veprimin politik”, deklaroi Koçi.

Kulluri: Modeli ekonomik i ofruar

nga Basha, plagjiaturëIsh-anëtari i Këshillit Kombëtar

të PD Edvin Kulluri është shprehur kundër tezave ekonomike që po sug-jeron kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha. Kulluri thekson se tezat e Bashës për taksën e sheshtë 9% nuk përbëjnë një risi pasi janë realizuar njëherë nga qeveria Berisha dhe e kanë dhënë efektin e tyre. Sipas tij ajo çka i duhet vendit është një re-formë strukturore në ekonomi dhe jo përsëritje e fakteve të ndodhura. “Unë krahasimin midis Bashës dhe Ber-ishës nuk e bëj dot për nga pikëpamja e kapacitetit politik dhe intelektual. Duhet të fokusohemi në një ristruk-turim gjeostrategjik të ekonomisë ku duhet të përqendrohemi tek Maqe-donia dhe Kosova si dhe te thithja e investimeve nga shtetet e mëdha. Shoh që kemi një qeveri që ka dhënë një produkt jashtëzakonisht të dobët në ekonomi si dhe kemi një opozitë që fantazinë me të zgjuar që ka është kthimi te tezat e PD-së së Berishës të 2005”, tha Kulluri.

hetimor me objekt “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të Shtetit Shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sis-temit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së 76% të ak-sioneve, miratuar me ligjin nr. 10116, datë 23.04.2009…”, kryetar i të cilës u caktua numri dy i PS Taulant Balla. Në mbledhjen e datës 15.02.2017, me cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni, Taulant Balla administroi

dokumentacionin sensitiv lidhur me transaksionet bankare të Shkëlzen Berishës, në lidhje me të ardhurat dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ana e kallëzuesit. Po ashtu do-kumentacionin e mësipërm Balla e shpërndahu publikisht në faqen e vet në Facebook. Ndërkohë që pak kohë më parë, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla po fshihet pas imunitetit, duke shtuar se aku-zat e tij janë të pavërteta. “Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt

e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ. Unë dua të dalë e vërteta. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 mil-ionë taksa për dy vite. Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një ven-dim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit”, tha Berisha.

Në datën 14 nëntor 2018 në Gjykatën e Tiranës u zh-villua seanca e radhës e padisë për “shpifje” të Shkëlzen Berishës kundër deputetit socialist Taulant Balla. Beri-sha kërkonte deklarimin fajtor të Ballës me pretendimin se ka shpifur në emër të tij kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSSH. “Pro-ceset për zotin Balla për shpifje janë të shumta sepse

profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm, shpresoj mos të ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet. Shpresoj mos të ketë qenë në ndonjë udhëtim me trafikantë që e ka mik shtëpie. Shpresoj që gjykata të provojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla”, deklaroi djali i ish-kryeministrit Berisha.

BERISHA: TAULANT BALLA ËSHTË SHPIFËS SERIAL

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pak kohë më parë ka folur për vendimin e Gjykatës së Floridës, e cila ka rrëzuar alibinë e Shkëlzen Ber-ishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Balla tha se vendimi i Gjykatës së Floridës duhet të jetë model për drejtësinë shqiptare, ndërkohë që i bëri thirrje Shkëlzen Berishës t'i lërë llafet. “Së pari nuk ka asnjë dyshim për këdo që ka lexuar vendimin

e gjykatës. Vendimi i Floridës është një model dhe qasje që duhet të ketë drejtësia e re shqiptare. Gër-deci ishte një krim shtetëror. Unë e kam lexuar me kujdes vendimin sepse e kam ndjekur historinë dhe ajo që bie në sy është fakti se drejtësia amerikane konstaton me keqardhje se në Shqipëri drejtësia është marrë vetëm me peshqit e vegjël dhe jo me ata që e krijuan”, deklaroi Balla.

BALLA I KUJTON SHKËLZEN BERISHËS “GËRDECIN”

Por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet

e djalit të ish-kryem-inistrit për hetim të

Taulant Ballës për akuzën e “Nxjerrjes së

akteve sekrete” dhe “Shpërdorim të de-

tyrës”. Shkëlzen Beri-sha i kërkoi Gjykatës

së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokuror-

isë për Krimet e Rënda për mosfillim procedimi

penal ndaj Ballës...

Page 5: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Pandemia, shtyhen afatet e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ

Qeveria shqiptare duket e vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19. Ditën e djeshme Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar aktin normativ për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, ndërsa zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda e pranishme në mbledhje online theksoi se urgjenca për kalimin e këtij ligji qën-dron në urgjencën që po kalon vendi në lidhje me pandeminë nga COVID-19. Në këtë kontekst, zonja Voda u shpreh e bindur se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas saj, shmang grumbullimet dhe ndikon në zbatimin e

masave anti-Covid-19. “Siç e kemi parë është një epidemi, vala e së cilës vazhdon, mosha të preku-ra janë zakonisht mosha të treta, kjo mendoj se ishte një arsye urgjente për të sjellë këtë draftligj në formën e Aktit Normativ pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në fakt në zbatim të vendimit të sipërpërmendur për të shmangur grumbullimet e shtetasve për marrjen e shërbimeve në sportelet e zyrave të aplikimit për karta identiteti, atëherë kjo ishte dhe arsyeja që ne menduam që të shtymë afatin për të gjithë ata që u skadon brenda vitit 2020. Mendojmë se shmangia e grumbullimeve, radhëve apo dhe flukseve në fakt është patjetër

një masë mbrojtëse që shkon në favor të situatës të krijuar nga epidemia. Unë mendoj se ky para-shikim është një masë parandaluese mbrojtëse, por kryesisht për të ruajtur moshat e treta ata që janë më të prekur, që e kanë më të vështirë të lëvizin dhe për këtë arsye unë mendoj se ky projektligj, ky Akt Normativ do të ketë efekte në popullatën e vendit tonë. Kështu në thelb ky është qëllimi i këtij projektligji”, deklaroi Voda. Më tej, komisioni vijoi me shqyrtimin e projektligjit: “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018 “Për kontrollin shtetëror ndërkom-bëtar të transferimeve të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

I ftuar për të bërë një përmbledhje shpjeguese të përmbajtjes së projektaktit dhe arsyet që çuan në propozimin për ndryshime në ligj, ishte zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. “Në kuadër të reformave dhe të lehtësimit të aplikimit të operatorëve ekonomikë për marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikat-ave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, si dhe duke eliminuar sa më shumë kontaktet midis punonjësve të administratës dhe subjekteve aplikuese, këto ndryshime bëhen për të eliminuar pengesat ligjore për aplikimin on-line, nëpërmjet krijimit ose përdorimit të platformave ekzistuese”, deklaroi Koçi.

Rigels SELIMAN

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës u kanë dërguar dje një tjetër mesazh armiqve të re-formës në drejtësi se nuk ka

kthim pas. Kohët e fundit janë shtuar zërat dhe lëvizjet për të ndryshuar reformën në drejtësi, por amerikanët janë të vendosur për të mos lejuar asnjë “puç” apo sabotim të saj. Nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ripërsëriti faktin se zbatimi i reformës në drejtësi dhe çuarja përpara e saj është tejet e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët sipas saj, do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri. Në këtë kontekst, zonja Kim theksoi se rritja e besueshmërisë në bërjen e reformave të rëndësishme dhe instalimi i shtetit ligjor, janë çelësi kryesor i thithjes së investimeve. “Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën, por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që amerikanët të kenë besim që të investojnë në Shqipëri”, deklaroi ajo. Pra, përmes kësaj deklarate zonja Kim tregon qartë se SHBA-të nuk do të lejojnë sabotimin e reformës në drejtësi dhe se për ta çuarja përpara e saj është domosdoshmëri. Po ashtu, ambasadorja Kim kërkoi që edhe reforma zgjedhore të miratohet sa më parë, duke qenë se është e nevojshme për integrimin europian të vendit. “Do të jetë mjaft i rëndësishëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe asaj zgjed-hore”, nënvizoi ambasadorja Kim.SHBA mbështet reformën në drejtësi

Më pas detaje nga takimi me ambasadoren e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ndarë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale theksoi se gjatë takimit me ambasadoren e SHBA ka marrë garanci se amerikanët do të mbështesin

Ngjela: Historia e tradhtisë shqiptare po përsërit vetvetenAvokati Spartak Ngjela ka

reaguar dje lidhur me deklaratën e ish-këshilltarit për Sigurimin Kom-bëtar të presidentit Trump në Uashing-ton, John Bolton, i cili tha se Hashim Thaçi, ka pasur si qëllim t’i jepte Serbisë territorin shqiptar më cilësor, Mitrovicën. Me tone të ashpra Ngjela shkruan në rrjetet sociale se vetëm një injorant që nuk e njeh historinë e dhimbshme të Shqipërisë mund ta bënte këtë veprim ultra antikombëtar. Sipas tij, ky është një fakt që tregon qartë se historia e gjatë e tradhtisë shqiptare po përsërit vetveten. “Poli-tika amerikane u shpreh se “nuk ka qenë për shkëmbim territoresh”. E vetmja gjë e ngjashme me historinë e tradhtisë kombëtare në Shqipëri, ka qenë fshehtësia e Traktatit të Lon-drës më 1915 e kërkuar nga fuqitë e mëdha- Francë- Rusi. Me këtë filozofi ata e firmosën Traktatin e Fshehtë të Londrës më 15 prill 1915 dhe në letër e zhdukën pavarësinë territoriale të shtetit shqiptar”, deklaroi Ngjela.

Kërpaçi: Venecia i dha të drejtë Metës, PS duhet të heshtë

Ish-deputetja e LSI, Floida Kër-paçi komentoi dje opinionin përfun-dimtar të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se raporti konfirmoi të gjitha shqetësimet e Presidentit dhe përkrahu vendimet e tij. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se ka ofruar një analizë shumë të qartë mbi problemet që po përballet Shqipëria në raport me ligjin. “Presidenti ka kryer një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar Gjykatën Kushtetuese nga nismat antiligjore të qeverisë. Ky kontribut i vyer që siguroi pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese është garanci për të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë dhe sot ka një vetëdijesim më të madh të publikut për rëndësinë e kësaj gjykate. Komisioni i Venecias konfirmoi të gjitha shqetësimet e presidentit dhe përkrahu vendimet e tij" deklaroi Kërpaçi.

fort reformën në drejtësi. “Mbështetja që japin Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës për reformën në drejtësi, si pika më fondamentale për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të gjithë ata që kanë zgjedhur të ndërtojnë

jetën këtu, për fëmijët tanë, është edhe një mundësi për të parë me më shumë dashuri vendin tonë, falë vlerave që po rithemelohen në një dimension tjetër, falë mbështetjes së aleatit tonë strategjik. Prandaj dhe besimi ynë tek

Yuri Kim tjetër mesazh armiqve të reformës, e prerë se drejtësia e re do të ecë para, SHBA kërkon me çdo kusht instalimin e shtetit ligjor

Ambasadorja Kim takon Lelin: Duhet të sundojë ligji që amerikanët të investojnë në Shqipëri

e nesërmja është më i madh, ashtu siç është i tillë edhe optimizmi tek vi-jueshmëria e mbështetjes për reformat e ndërmarra në vend, ku roli i SHBA-ve, është i pazëvendësueshëm”, shkruan ai. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Vlorës vlerësoi vizitën e ambasadores Yuri Kim, duke e cilësuar atë shprehje të mbështetjes dhe të vlerësimit për qytetarët dhe qytetin e Vlorës. “Vizita e një ambasadori të SHBA-së në Vlorë është rikonfirmim i marrëdhënieve të ngushta reciproke mes dy vendeve, një marrëdhënie shumëplanëshe për të cilën ne, shqiptarët jemi krenarë, duke qenë njëkohësisht një nga popujt me amerikandashës në Europë”, nënvizoi Leli. Më pas ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vazhdoi me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, në Bazën e Pashalimanit dhe një takim me të rinjtë në Këndin Amerikan Vlora.

“Dëgjimi i zërit të qytetarëve i bën organizatat e shoqërisë civile të jenë shpesh të parat që zbulojnë dhe, më pas, që demaskojnë burimet e korrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit në të gjithë botën është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara, dhe është një përparësi e Ambasadës sonë këtu në Tiranë. Sho-qëritë e zhytura në korrupsion nuk janë në gjendje

të tërheqin investime të huaja dhe, si rrjedhojë, nuk janë në gjendje të ofrojnë mundësi ekonomike për qytetarët që shoqërojnë ato investime. Çdo herë që ngrini zërin dhe identifikoni diçka të gabuar, ju ndi-hmoni krijimin e më shumë mundësive ekonomike për të gjithë në Shqipëri”, deklaroi pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Lufta ndaj korrupsionit prioritet kryesor i imiAMBASADORJA:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, vizitoi dje qytetin e Vlorës, ndërsa zhvilloi një vizitë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, në Ba-zën e Pashalimanit dhe një takim me kryebashkiakun Dritan Leli. Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, ambasada e SHBA në Tiranë vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO. “Sot, ambasadorja Yuri Kim, sëbashku me ministren e

Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës. Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si SHBA dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare”, thuhet në statusin e ambasadës së SHBA.

KIM: VLERËSOJMË KONTRIBUTIN E SHQIPËRISË NË NATO

Page 6: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT6 E Martë 7 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Krisen negociatat e opozitës parlamentareme PS për sistemin dhe heqjen e koalicioneve, deputetët kërkojnë tjetër takim me Edi Ramën

Murrizi: Nuk do votojmë asnjë nismë të Këshillit Politik

Bota akademike bojkoton diskutimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, vetëm një pedagog merr pjesë në komision

211 pedagogë kanë shpërfillur diskutimet për ndryshim të sistemit. Kuvendi i Shqipërisë javën e kaluar kishte shpallur thirrjen për të gjithë pro-fesorët e drejtësisë që të jepnin mendimin e tyre për ndryshimet kushtetuese që kërkon opozita. Të ftuar në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat, ishin 212 pedagogë, por dha mendim vetëm një pedagoge. Saktësisht ishte Ardita Buna, e cila

përmes një mbledhje online dha mendimin e saj mbi këtë çështje. Mbledhja u drejtua nga depu-tetja Vasilika Hysi, e cila u shpreh se njoftimi u ishte nisur të gjithëve dhe nuk e kuptonte këtë përgjigje negative nga profesorët. Madje tepër e indinjuar ajo tha se ky propozim ka qenë jashtë interesit dhe është bërë nga ata të cilët nuk kanë përfituar nga pushteti. “Njoftimin jua kemi nisur personalisht dhe dekanëve, edhe pedagogëve të universiteteve”, tha Hysi. Ndërkohë nga ana tjetër

Murrizi e quajti neglizhencë dhe mos përfillje. “Ishte një mos përfillje ndaj Kuvendit, apo ndaj opozitës parlamentare? Kjo s’mund të thuhet me saktësi. Ne si propozues nuk jemi nga ata që në 30 vjet kanë përfituar nga pushteti. Nuk ka të bëjë me asnjë nga 28 ne firmëtarët, nëse do jemi ose jo më në Parlament. Desha ta zhvesh veten nga konflikti i interesit”, u shpreh Murrizi. Sakaq, pedagogia Buna e pranishme në mbledhje tha se do ishte ideale që ndryshimet të miratoheshin me 140 vota

në Parlament, të ketë konsensus të gjithëpranuara. “5% përjashton çdo brez të ri që mund të krijojë parti të re. Edhe 3.5 % ishte mirë”, u shpreh ajo. Ndërkohë , në fund të mbledhjes Hysi njoftoi de-putetët se dhe një pedagoge tjetër kishte kërkuar që të jepte mendim, por nuk kishte mundur të futej dot në linjë për shkak të problemeve me internetin. Gjithsesi Hysi u shpreh se ky veprim tregon papërgjegjshmëri dhe pedagogët duhet të japin një arsyetim në vijim.

Përfaqësuesi i PS-së për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri nga Vlora paralajmëroi se mund të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe në 2021 dhe përpara elektoratit të shkohet me lista të hapura. Nëse nuk gjenden votat për të kaluar draftin e reformës zgjedhore, Gjiknuri tha se do të mundohen të bëjnë kompro-mise me opozitën parlamentare. “Nuk

përjashtoj mundësinë e listave të hapura nëse ne nuk gjejmë dot votat për të kaluar Kodin, natyrshëm që do të mundohemi të bëjmë kompromise me ta, përfshirë mbase edhe hapjen e listave, por është shumë shpejt për të folur. Por nëse nuk sigurojmë votat, është natyrshëm që du-het një kompromis, ose nuk do të kemi ligj zgjedhor”, tha ai.

GJIKNURI KËMBËNGUL TE KONSENSUSIArbjona ÇIBUKU

Ngecin negociatat e opozitës parlamentare me Partinë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. Një grup

deputetësh të opozitës parlamen-tare, kanë propozuar ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por duket se planet e opozitës nuk po ecin si duhet. Pak javë më parë pati një takim mes opozitës parlamentare dhe kryemi-nistrit Edi Rama, ku u dhanë sinjale se PS mund të pranonte kërkesat e tyre. Mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar rrugës dhe të enjten në Kuvend ishte kryeministri Edi Rama ai që dha sinjale tërheqjeje nga pranimi i kërkesave të tyre. Kjo është konfirmuar edhe më tepër ditën e djeshme, pasi opozita parlamenta-re ka kërkuar një tjetër takim me Partinë Socialiste. Ndërkohë dje ka reaguar edhe kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi, i cili ka depozituar së bashku me Edmond Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla, për çështjen e reformës zg-jedhore. Murrizi ka qenë një ndër deputetët e opozitës që ka këmbën-gulur më së shumti tek ndryshimi i sistemit dhe tek heqja e koalicioneve parazgjedhore. Gjatë një reagimi për mediat, Murrizi u shpreh dje se 28 deputetë të opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli Politik. Deputetët e opozitës parlamentare e shohin të paligjshëm Këshillin Politik dhe shprehen të vendosur për të mos e votuar draftin e reformës zgjed-hore. “Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të Kuvendit për z. Rama dhe z. Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që janë bërë në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga Këshilli Politik apo nga treshja Ra-ma-Basha-Monika. Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në Parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët

Përmeti: Gati tëbashkëpunoj me Bashën

nëse kërkon hapjen e listaveDeputeti Andi Përmeti ka

deklaruar dje se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha nëse ky i fundit kërkon hapje të listave. “Duhet të ndajmë çfarë nënkupton kjo ftesë nga PD, që dikush të vijë kryeministër duke hequr një tjetër, apo një tentativë për të ndryshuar sistemin politik shqiptar duke e bërë më të mirë. Unë jam gati, këtë e them edhe si përfaqësues i Bindjes, të bashkëpunoj që sot me Bashën me kushtin që të kërkojë ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura. Nëse Basha i bashkohet lëvizjes së të gjithë faktorëve politikë, që kërkojnë ndry-shimin e sistemit. Kjo është bashkimi i forcave për të ndryshuar sistemin dhe Shqipërinë. Nëse e ndryshojmë të vetëm, Basha pastaj mund të dojë të bashkohet me ne. Një koalicion që në themel ka një vlerë. Kush i bashkohet kësaj beteje është në një front të madh opozitar dhe kundër qeverisë”, është shprehur deputeti Andi Përmeti.

Cakaj: Të vijohet puna me reformat për të ecur

para me integriminMinistri në detyrë për Europën

dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë dje një mesazh për vijimin e punës me reformat. Ai ka bërë dje një takim me homologun e tij slloven, ministrin e Jashtëm të Sllovenisë Anže Logar. Rritja e bashkëpunimit dhe forcimit të ekonomisë, arsimit dhe turizmit, por dhe vijimi me reformat e nisura për të ecur para me integrimin e Shqipërisë, ishin disa nga çështjet në fokus të takimit të ministrit Gent Cakaj dhe Anže Logar. Në takimin e zhvilluar gjatë vizitës së Cakajt në Slloveni, u theksua rëndësia e vazhdimit të reformave në mënyrë që Shqipëria të vijojë rrugën e saj drejt procesit të anëtarësimit në BE si dhe u vlerësua pozitivisht bash-këpunimi i dy vendeve në kuadër të OSBE. “Mirënjohës ndaj Sllovenisë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19”, tha Cakaj gjatë konferencës së mba-jtur për shtyp, pas takimit.

për deputetë. Ta harrojë Taulant Bal-la, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në Parlament 84 deputetë”, ka deklaruar dje Murrizi.

Reagon PSNdërkohë në lidhje me ndrys-

himet kushtetuese ka reaguar edhe PS. Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka sqaruar se ndry-shimet kushtetuese nuk prekin marrëveshjen e Këshillit Politik për

zgjedhjet dhe se mazhoranca nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshime në Kushtetutë. “Partia Socialiste nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për ndryshimin e Kushte-tutës. Ka një iniciativë të një grupi deputetësh të opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës. Ne në përputhje me Kushtetutën dhe rreg-ulloren e Kuvendit, jemi të detyruar pikë për pikë për të respektuar procedurën përkatëse në këtë rast, për të diskutuar dhe për të marrë

një vendim në fund të këtij procesi. Përtej kësaj më lejoni t’ju kujtoj që Partia Socialiste në Këshillin Politik, me përfaqësuesin Gjiknuri ka mirat-uar ndryshimin në Kodin Zgjedhor, nuk ka qenë pjesë e asaj pakete, pje-sa e ndryshimeve kushtetuese, pjesa e sistemit, nuk ka qenë diskutuar fare. Nga kjo pikëpamje, së pari nuk ka asnjë pengesë për këtë diskutim dhe nuk mbivendosen këto mar-rëveshje, nëse ka pretendime nga forca të caktuara të cilat mendojnë që u bien ndesh me objektivat e tyre politike, kjo është një çështje tjetër”, është shprehur Hyseni.

“Marrëveshja politike është miratuar, por është një marrëve-shje politike, deri ditën që nuk përkthehet me votat që Kushtetu-ta parashikon në Kuvend, për t’u bërë ligj, pra për t’u bërë kod. Dhe sa kohë ne si mazhorancë nuk i kemi ato vota, jemi të detyruar të diskutojmë se si mund të garan-tohen këto vota. Do të ishte mirë që këtë kalkulim ta bënte opozita, sepse edhe opozita parlamentare është produkti i asaj opozite që nënshkroi këtë marrëveshje së bashku me ne. Ne jemi të hapur, ia lëmë opozitës jashtë parlam-entare të negociojë dhe të gjejë votat tek njerëzit e saj, tek ata njerëz që i solli si produkt i listave të saj në Parlament. Dhe nëse votat garantohen ne e kalojmë marrëveshjen siç është, se ne jemi një parti serioze dhe u qëndrojmë marrëveshjeve”, tha Hyseni.

PD dhe LSI të sigurojnë votat brenda opozitës

HYSENI:

Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do de-pozitojmë një kërkesë në protokoll të Kuvendit për z. Rama dhe z. Balla për një takim të dytë

sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 depu-

tetëve të opozitës dhe jashtë grupeve...

Page 7: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, kreu i Gjykatës së Përmetit del jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjetKolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë ditën e

djeshme vendimin përfundimtar për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaçi. Në vendimin e marrë nga trupa gjykuese e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mu-laj dhe Rezarta Schuetz, bëhet me dije se është lënë në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian

Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit nr. 116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.

116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, bëhet me dije në njoftim. Gjaci është shkarkuar nga detyra që në mars të vitit 2019, pasi trupa gjykuese e KPK konstatoi probleme në tre kriteret e vlerësimit. Komisioni konstatoi një sërë problemesh me pronat e patundshme të gjyqtarit, të cilat për-bëhen nga dy ndërtesa të privatizuara në Fan Mirditë, sipërfaqe toke në Laç dhe Velipojë si

dhe një shtëpi 3-katëshe të ndërtuar mbi 500 m2 truall në qytetin e Laçit. Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klas-ifikuar (DSIK), ndaj gjyqtarit Pashk Gjaci është regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rre-thit Gjyqësor Gjirokastër, e cila ka vendosur të pushojë hetimin në vitin 2015. Pozitat e kreut të Gjykatës së Përmetit u rënduan edhe nga vlerësimi i kriterit të aftësive profesionale dhe denoncimet nga publiku.

Elisjeda KIKO

Presidenti Ilir Meta priti ditën e djeshme në një takim ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me

rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni. Përmes një njoftimi të shpërndarë për me-dia, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerë-soi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranu-ara ndërkombëtarisht, për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në ad-ministratën shtetërore. "Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues. Presidenti Meta e falënderoi z. Leskaj për ush-trimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund dhe vlerësoi ro-lin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të au-ditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transpar-encës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore", thuhet në njoftimin e Presidencës. Nga ana tjetër, Leskaj e falënderoi kreun e shtetit për mbështetjen institucion-ale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit. Ndërkohë që gjatë konferencës për media, Meta përshëndeti vendimin e depu-tetëve, të cilët votuan kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e këtij institucioni. Arben Shehu u zgjodh nga Kuvendi me 108 vota pro, duke marrë bekimin e ligjvënësve për një mandat të plotë kushtetues 7-vjeçar. “Përshëndes votimin e Ku-vendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të KLSH. Më vjen mirë, pavarësisht se me vonesë, kandidatura e 4 u vlerësua objektivisht. Falënderoj 3 kandidatët e parë që ishin dinjito-zë dhe përfaqësues, por për arsye që nuk ia vlen t’i komentoj nuk u

Edmond Haxhinasto: 15 kushtet e Bundestagut,

përgjegjësi e qeverisëIsh-deputeti i LSI, Edmond Hax-

hinasto u shpreh ditën e djeshme se 15 kushtet e Parlamentit Europi-an janë përgjegjësia kryesore mbi mazhorancën. Gjatë një dalje për media, ai tha se trajtimi me seriozitet dhe plotësimi i tyre sa më parë do të bëjë të mundur hapjen e negociatave. “Më 18 qershor, Parlamenti Europian konfirmoi me Rezolutë se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli Evropian duhen përmbushur nga Shqipëria, përpara thirrjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Faktin që këto janë kushte, nuk e ndryshon dot as mohimi i tij nga mazhoran-ca, as besimi se me lobimin e fortë mund ta ndryshojmë qëndrimin e BE, në mënyrë të veçantë të disa shteteve kryesore, si Gjermani, Francë, Holandë, etj. E vetmja mënyrë për t’i hequr ato nga axhenda mes nesh dhe BE është trajtimi i tyre me seriozitet dhe plotësimi sa më parë i tyre”, u shpreh Edmond Haxhinasto.

Alibeaj kundër projektit Milot-Fier: Vendim korruptiv

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagoi ditën e djeshme në lidhje me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria. Gjatë një deklarate për mediat, ai tha se ky është një vendim korruptiv. “Koncesioni i rrugës Mi-lot-Fier është një nga vendimet më korruptive dhe që vjedh më shumë qytetarët shqiptarë. 1.2 miliardë euro është kosto e fryrë, deri në 6 fish më e lartë se bypass i Fierit, në mënyrë që tarifa e udhëtimit të jetë e lartë dhe ata që janë përfshirë në këtë aferë të pistë, të pasurohen akoma më shumë duke vjedhur qytetarët. Projekti Milot-Fier është bërë me urgjencë dhe është tra-jtuar si një plan i vërtetë grabitje. Për këtë projekt nuk ka dokumenta, nuk dihet si u përzgjodh, nuk dihet kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion, nuk dihet si u përzgjodh konsulenti që doli në konkluzionin se rruga kushton 1.2 miliardë euro dhe një udhëtim kushton 17.4 euro”, tha ai.

votuan. Uroj që Arben Shehu ta drejtojë KLSH vetëm në zbatim të Kushtetutës, i paanshëm dhe i pan-dikueshëm. Takova Bujar Leskajn para se të vija këtu, e falënderova për punën dhe kontributin që ka dhënë në forcimin e KLSH-së dhe ato statistika që janë evidentuar”, tha Meta gjatë konferencës për media.

Ja puna e Leskajt në krye të KLSH

Bujar Leskaj e ka marrë de-tyrën e tij në krye të KLSH në fund të vitit 2011 dhe gjatë qëndrimit të tij në krye të këtij institucioni ai nuk ka kursyer asnjë shkelje, duke bërë që KLSH të quhet me plot gojë si institucioni më i suksesshëm në Shqipëri. Gjatë drejtimi të KLSH nga Leskaj, ky institucion ka ko-rrur shumë më tepër suksese se paraardhësit e tij. Më konkretisht, nga auditimet e ushtruara përg-jatë 8 viteve 2012 - 2019, KLSH ka konstatuar: Parregullsi dhe shkel-je financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 254 miliardë lekë ose 2 miliardë euro; Shkelje të disiplinës finan-ciare me ndikim negativ në perfo-mancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave dhe shpen-zimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzi-meve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara, në shumën totale prej 521 miliardë lekë, afërsisht 4.2 miliardë euro. Në total KLSH ka konstatuar shkelje në shumën 774 miliardë lekë ose afërsisht 6,2 miliardë euro. Në 8 vitet (2012-2019) nga KLSH është zbuluar 254 mil-

Mbylli mandatin në krye të KLSH, Meta pret në takim Bujar Leskajn: E ushtroi

me përgjegjshmëri detyrën deri në fund

Presidenti: Leskaj zbuloi abuzimet me fondet publike në administratat shtetërore

Përveç zbulimit të dëmeve ekonomike dhe kallëzi-meve të shumta penale, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kustuar rëndësi dhe informimit të opinionit publik, aspekti shkencor dhe elementëve të tjerë. Në tetor 2012 u krijua Departamenti i Auditimit të Performancës, i cili gjatë gjithë periudhës 8 vjeçare ka vijuar të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe modernizimit të KLSH-së. Për vitet 2012-2019, KLSH ka përfunduar dhe evaduar 92 Auditime Performance, duke ushtruar audi-time në 360 institucione në nivel qendror dhe vendor. Më

tej, me objektiv zhvillimin e Auditimit TI, nëpërmjet të cilit KLSH-ja synonte të bënte ndryshime themelore në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit në punën e saj audituese, në dhjetor të vitit 2014 u krijua Drejtoria e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit. Në përputhje me objektivat e zhvillimit të KLSH-së dhe duke parë tendencën e kohës në drejtim të rëndësisë së auditimeve IT dhe rritjes së numrit të auditimeve, në nëntor 2018, Drejtoria auditimit IT kalon në Departament të Auditi-mit të Teknologjisë së Informacionit.

JA AUDITIMET QË JANË KRYER NGA KLSH

iardë lekë dëm ekonomik ose 5,4 herë më shumë se dëmi ekonomik i zbuluar në 10 vitet 2002-2011, i cili

llogaritet 47.4 miliardë lekë. KLSH ka korru suksese dhe te paditë ndaj zyrtarëve.

KLSH vjen në tetë vitet e fundit 2012-2019 me një kolanë botimesh prej 113 libra, nga 12 botime në 20 vitet (1991-2011): 23 numra të Re-vistës Shkencore “Auditimi Publik” në gjuhën shqipe dhe angleze; 7 analiza vjetore të punës së KLSH-së; 10 bo-time që i dedikohen Performances së institucionit në shqip dhe në anglisht; 12 volume të shkrimeve të përm-bledhura të audituesve në shtypin e përditshëm; 7 volume që lidhen me Konferencat Shkencore vjetore të

KLSH-së; 23 Botime që lidhen me standardet e Auditimit (ISSAI-t); 20 tituj te tjerë që pasqyrojnë auditimet e KLSH-së në vitet 2012-2015, strateg-jitë e KLSH-së, historikun e INTO-SAI-t, etj. Gjatë 8 viteve janë zhvilluar shtatë konferenca. Po ashtu KLSH ka dalë me disa strategji zhvillimi si: Strategjia e Zhvillimit të KLSH-së, 2013-2017; Strategjia e Menaxhimit të Riskut; Strategjia e Komunikimit të KLSH-së, 2017-2019; Strategjia e Zhvillimit të KLSH-së, 2018-2022.

JA BOTIMET E KLSH GJATË DREJTIMIT NGA LESKAJ

Page 8: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT8 E Martë 7 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Virusi ende në shifra të larta, në Tiranë transporti urban i kthehet normalitetit, policia

zbardh procedurat si udhëtohet në vendet e rajonit

Policia: Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë

Crawford: Ekonomia do të ringjallet, nuk do të ketë një mbyllje të dytë, qeveria ka shmangur transparencën

Presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka folur dje ashpër sa i takon gjendjes së krijuar nga koronavirusi. Ai nuk është i mendimit se vendi duhet të izolohet dhe është shprehur se nuk do të ketë një izolim të dytë, sikurse janë shprehur disa analistë të tjerë, të cilat ndajnë mendimin se në tetor-nëntor do të ketë një izolim të dytë. Presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford është i mendimit se qeveria e ka shfrytëzuar pan-deminë për të bërë gjëra që nuk i bënte kur kishte transparencë. Ai shtoi se investitorët e shohin se

si qeveria i trajton qytetarët e saj me veprime që nuk janë të rekomandueshme. “Ekonomia do të ringjallet edhe sikur të vdesë, por jetët e njerëzve jo. Kam parë dhe besoj se nuk do të ketë një mbyllje të dytë. Do të ketë një ngritje të të infek-tuarve dhe testimeve, por shpresoj që të mos ketë një mbyllje të dytë, se do të jetë një katastrofë. Qeveria e ka shfrytëzuar krizën për të bërë ato gjëra që nuk i bënte dot kur kishte transparencë. Kjo është diskutuar edhen rastin e Teatrit Kom-bëtar e me disa gjërat e tjera. Investitorët e shiko-jnë se si qeveria i trajton qytetarët e tyre, apo ku

shkon në mes të natës dhe bëjnë veprime që nuk janë mbase të rekomanduara”, është shprehur Crawford gjatë një interviste televizive. Më tej ai ka theksuar se me amnistinë fiskale mund të shfrytëzohen shkollat dhe spitalet. Ai ka thënë se amnistia mund të bëhet edhe me një interes zero. “Me amnistinë fiskale, nëse vjen nga qytetarët, mund të shfrytëzohet ajo që quhet si obligacionet patriotike që janë të fokusuar të shkollat e spitalet dhe ndoshta qeveria mund të investojë në ndonjë arsye të tjerët për të ndihmuar njerëz. Amnistia mund të bëhet edhe me një interes zero për në

afat të gjatë dhe ka një taksë që është llogaritur brenda kësaj”, ka thënë ndër të tjera presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford. Ndërkohë ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë inspektuar zbatimin e masave kundër COVID-19 në aktivitetet e biznesit në Durrës. Ministrja paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë maskë gjatë transportit publik.

Arbjona ÇIBUKU

Shifrat e koronavirusit vi-jojnë ende të jenë të larta në vendin tonë. Ditën e hënë janë shënuar 3 vik-

tima si dhe 71 raste të reja me koronavirus. Personat që kanë humbur jetën janë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, duke e çuar në 79 numrin e viktimave në total. “Mjeku luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Sakaq Ministria e Shëndetësisë në konferencën e përditshme për shtyp ka bërë me dije se vijon që të ketë shtrime në spitalin infektiv, ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime, numri më i lartë nga fillimi i pandemisë për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gje-ografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Kru-jë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë për herë të parë, Kamëz, Fier”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu Minis-tria e Shëndetësisë ka theksuar se është vënë re një numër më i lartë i testimeve, por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës.

Rikthehet transporti urbanDitën e djeshme pas një blloki-

mi të gjatë nga Shoqata e Trans-portit, ka rinisur punën transporti urban në kryeqytet. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur një pro-tokoll të rreptë sigurie, por sipas vëzhgimeve që janë bërë ditën e djeshme duket se qytetarët nuk e kanë respektuar protokollin, pasi

Policia Bashkiake: Në 10 ditët e para nuk

do vendosim gjobaGentian Vocaj, shefi i rrugores

pranë Policisë Bashkiake ka folur dje pas nisjen së transportit urban pas 4 muajsh pauzë si pasojë e koronavirusit. Ai tha se kontrolli ka nisur që në mëngjes, por në 10 ditët e para nuk do të ketë gjoba, vetëm sensibilizim, në të kundërt më pas do të veprohet me masat administrative, 5 mijë lekë gjobë. “Në bazë të tij, të gjithë qytetarët që kur rrinë në stacion duhet të jenë të pajisur me maskë, edhe operatorët vetë, shoferë, faturino dhe kontrol-lorë, por edhe disa masa të tjera. Policia Bashkiake filloi kontrollin që në mëngjes. Janë konstatuar që pjesa më e madhe e qytetarëve dhe operatorëve janë në dijeni të këtyre masave dhe po i zbatojnë, por Policia Bashkiake gjatë kësaj dite dhe në vazhdim thjesht do të kërkojë sensi-bilizimin e qytetarëve, por nëse do të kemi probleme me moszbatimin do të kalojmë në masa administrative, si për operatorët dhe qytetarët”, tha ai.

Brataj: Virusi ekziston dhe vret, ju lutem respektoni

këto 5 rregullaKreu i Urgjencës Kombëtare,

Skënder Brataj ka bërë dje një thirrje të fortë sa i takon koronavirusit për të gjithë ata që e kanë harruar dhe kanë nisur ta neglizhojnë. Përmes një postimi në Facebook, Brataj kërkon që mjekët të lihen të bëjnë punën e tyre dhe të shpëtojnë jetë njerëzish, pasi koronavirusi është real, infekton dhe vret. Mjeku bën thirrje që të gjithë të ndjekin 5 rregullat e higjienës. “Ju lutem mos shkaktoni më konfuzion! Koronavirusi ekziston, Koronavirusi infekton, koronavirusi sëmur, koro-navirusi merr jetë. Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja. Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla: 1. Mbaj maskën në ambientet e mbyl-lura; 2. Mbaj distancën 1.5 metër; 3. Zbato rregullat e higjienës; 4. Mos lejo të tjerët t'i shkelin këto rregulla; 5. Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të iki”, është shprehur shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

kanë hipur më shumë persona se sa lejohet në protokoll. “Çdo për-dorues i transportit publik qytetas/

rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. 2. Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qyte-tas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska”, thuhet në protokoll.

Policia zbardh procedurat si udhëtohet në vendet e rajonit

Teksa shumë qytetarë janë në pritje të hapjes së kufijve me vendet e tjera, Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të vlefshëm. Ndonëse vendi ynë i ka hapur kufi-jtë për të hyrë, kjo nuk ka ndodhur anasjelltas. “Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e

lirë. Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga labora-torët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezul-tojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi. Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë. Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autorite-tet shtetërore greke. Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të kon-firmuara nga autoritetet e këtyre vendeve”, thuhet në njoftim.

Tiranë 453Durrës 213Shkodër 168Vlorë 116Lezhë 64Fier 48Korçë 31Kukës 25Elbasan 24Berat 16Gjirokastër 15Dibër 10

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

Testime totale 29260Raste pozitive 2964Raste të shëruara 1702Raste aktive 1183Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

COVID-19 Statistika

(6 Korrik 2020) Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë. Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COV-ID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërte-

tohet se rezultojnë negativ në testin PCR...

Page 9: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisioni i Monitorimit të Reformës del kundër ndryshimeve në radhët e KED, Dvorani e Marku mbeten anëtarë, ja raporti në Kuvend

KPMN: Dvorani dhe Marku mund të jenë anëtarë të KED deri në fund të 2020

Qeveria: Të vendosur për të luftuar korrupsionin, SPAK dhe BKH garanci për të ndëshkuar këtë fenomen

Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar përpara konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Ditën e djeshme është mbajtur konferenca ndërkombëtare “Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit në epokën dixhitale”, e cila u zhvillua online nën kujdesin e Kryesisë shqiptare të OSBE-së për vitin 2020, ndërsa pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit gjatë fjalës së saj, deklaroi se po bëhet maksimumi që drejtësia dhe integriteti të bëhen shtylla të sundimit të ligjit në vendin tonë, ndërsa theksoi

se objektivat e qeverisë ku ajo bën pjesë, sipas saj, janë që të luftohen me zero tolerancë korrupsioni dhe të konsolidohet demokracia në mënyrë që të fuqizohet ekonomia. “Ajo që na ka mbledhur sot janë përpjekjet e shteteve pjesëmarrëse nga njëra anë dhe misionet e OSBE-së nga ana tjetër në lidh-je me modelin e qeverisjes që reflekton transpar-encë, integritet dhe llogaridhënie dhe të gjitha këto në frymën e shkëmbimit të praktikave më të mira duke mësuar nga njëri-tjetri në luftën e përbashkët kundër korrupsionit. Një nga objektivat kryesore të qeverisë shqiptare është fuqizimi i shtetit të së

drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, jo vetëm për të konsoliduar demokracinë, por edhe për të fuqizuar ekonominë e Shqipërisë”, deklaroi ajo. Më tej, ministrja Etilda Gjonaj u ndal tek ecuria e reformës në drejtësi, e sidomos tek vetingu, për të cilin theksoi se është një histori suksesi pasi shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar janë larguar nga sistemi falë këtij procesi. Sipas saj, SPAK dhe BKH janë garanci për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit. “Sot më shume se 60% e gjykatësve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar vetingun, ose kanë dhënë dorëheqjen ose

janë shkarkuar, por lufta kundër korrupsionit nuk mbaron këtu. Një sërë mekanizmash monitorues dhe institucione janë ngritur për të garantuar paanshmërinë dhe integritetin e funksionarëve të sistemit të drejtësisë. Krijimi i SPAK, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat Speciale në Dhjetor 2019 u pasua nga Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat e bëjnë edhe më të vendosur dhe shpresëdhënëse luftën kundër mosndëshkueshmërisë së funk-sionarëve të lartë, një nga rekomandimet e BE-së në procesin e anëtarësimit”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Rigels SELIMAN

Ardian Dvorani dhe Arta Marku duhet të vijo-jnë të jenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve

në Drejtësi, pavarësisht largimit nga posti i anëtarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurores së Përg-jithshme të përkohshme. Dje në Komisionin e Ligjeve ka raportuar Komisioni i Pavarur për Moni-torimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ndërkohë që gazeta ka siguruar raportin e këtij komisioni, i cili i kushtohet një pjesë e madhe in-stitucionit të KED për vitin 2020. Më konkretisht në një pjesë të raportit anëtarët e Komisionit të Pavarur për Monitorimin, Artan Spahiu, Lindita Rusmali, Irena Nino, Saimir Vishaj dhe Petrit Plloçi, edhe pse nuk e përmendin me emra theksojnë se janë kundër ndryshimeve në radhët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Si-pas Komisionit të Monitorimit, anëtarët e KED duhet të jenë ata që janë zgjedhur deri në përfundim të mandatit që përkon me dhjetorin e këtij vitit. “Neni 149/d, pika e 3 e Kushtetutës dhe neni 221 e në vijim i Ligjit nr.115/2016, saktëson që përzgjedhja ka lidhje vetëm me momentin e organizimit të shortit dhe nuk është çështje që i nënsh-trohet verifikimit në vazhdimësi, gjatë gjithë periudhës 1-vjeçare të ushtrimit të detyrës si anëtarë të KED; Ligji nuk parashikon asnjë dispozitë, zbatimi i të cilës të sjellë si pasojë ndryshimin e kompozimit të dalë nga rezultati i shortit të dhjetorit. Në asnjë rast, përbërja e KED nuk mund të ndryshojë gjatë vitit të funksionimit të saj, pasi përbërja e KED përzgjidhet nga shorti i cili organizohet vetëm në datat e përcaktuara nga Kushtetu-ta dhe nga ligji; Asnjë dispozitë e ligjit nuk parashikon përfundimin e mandatit si anëtar i KED për anëtarët e zgjedhur nga shorti, për shkak të ndryshimit të funksionit që ata ushtrojnë gjatë vitit në raport me pozicionin që mbanin në momentin e hedhjes së shortit”, thuhet në raport.

Ja detajet e raportit të komisionit

1. Të gjithë anëtarët e KED, vijnë si përfaqësues të sistemit të drejtësisë (magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese), ndaj sa kohë që ata bëjnë pjesë në sistem, statusi i tyre në KED përgjatë vitit të ushtrimit të veprimtarisë së KED, mbetet i pan-dryshuar dhe ai status ka lidhje vetëm me përzgjedhjen e tyre në momentin e shortit

2. Anëtarët e KED, nuk janë përçues të ndonjë vendimi, apo opin-ioni të organit të sistemit të drejtësisë pjesë e të cilit ata janë në momentin e hedhjes së shortit. Ata gjatë shqyrtimit të çështjes gjykojnë dhe votojnë sipas bindjes së tyre personale juridike dhe nuk përfaqësojnë ndonjë qëndrim apo vendimmarrje të organit të sistemit të drejtësisë ku kanë qenë pjesë në momentin e shortit

3. Diversifikimi i përbërjes në KED, nuk ka qëllim në vetvete për-faqësimin e organit të sistemit të dre-jtësisë, pjesë e të cilit ka qenë anëtari i KED në momentin e hedhjes së shor-tit, por me nevojën që ka KED si organ i emërimeve në drejtësi, që anëtarët e tij të përfaqësojnë eksperiencën e pjesëve të ndryshme të sistemit të drejtësisë

4. Përjashtimi nga KED e ndonjë anëtari për shkak se gjatë vitit, në të cilin ushtron veprimtarinë KED-ja, ka ndryshuar pozicioni i anëtarit brenda sistemit të drejtësisë, në teori mund ta vinte KED në kushte pamundësie të ushtrimit të veprimtarisë, sa kohë që të gjithë anëtarët e KED janë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe potencialisht të gjithë mund të kenë ndryshime të pozicionit, jo vetëm për shkak të karrierës

5. Përjashtimi nga KED i ndonjë anëtari për shkak se gjatë vitit në të cilin ushtron veprimtarinë KED-ja, ka ndryshuar pozicioni i anëtarit brenda sistemit të drejtësisë, në teori mund të krijonte rrezikun që organe të tjera, të ndryshme nga KED, por që kanë kompetenca në sistemin e karrierës së magjistratëve, qëllimisht të shfrytëzonin instrumentet në dukje të ligjshme të zhvillimit të karrierës, për të bllokuar, devijuar votimin dhe si pasojë vetë vendimmarrjen e KED

Dvorani dhe Marku në KED, e dikton ligji

Më tej në raportin e siguruar nga gazeta, anëtarët e Komisionit të Pa-varur për Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” theksojnë se janë kundër ndryshimeve të anëtarëve të Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi për sa kohë që kjo gjë është e shkruar edhe

në ligj. Sipas Komisionit të Pavarur për Monitorimin, që janë zgjedhur anëtarë të KED dhe që nuk kanë dalë nga sistemi i drejtësisë mbet-en të tillë deri në hedhjen e shortit tjetër në dhjetor të këtij viti, kohë kur i mbaron afati Këshillit aktual të Emërimeve në Drejtësi, pjesë e së cilës janë edhe zoti Dvorani dhe zon-ja Marku. “Të gjithë anëtarët e KED, vijnë si përfaqësues të sistemit të

1. Ligji parashikon që listat bëhen publike jo më vonë se data 15 nëntor e çdo viti kalendarik, por në respektim të kushtit ligjor në lidhje me përfshirjen në short, nga dita e publikimit të atyre listave, mund të lejohen heqje ose shtim i listave nëse ka ndryshime në përfaqësim nga dita e publikimit (pra 15 nëntor) deri në ditën e hedhjes së shortit.

2. Ligji nuk parashikon asnjë dispozitë, zbatimi i të cilës të sjellë si pasojë ndryshimin e kompozimit të dalë nga

rezultati i shortit të dhjetorit. Në asnjë rast, përbërja e KED nuk mund të ndryshojë gjatë vitit të funksionimit të saj, pasi përbërja e KED përzgjidhet nga shorti i cili organizohet vetëm në datat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe nga ligji.

3. Asnjë dispozitë e ligjit nuk parashikon përfundi-min e mandatit si anëtar i KED për anëtarët e zgjedhur nga shorti, për shkak të ndryshimit të funksionit që ata ushtrojnë gjatë vitit në raport me pozicionin që mbanin në momentin e hedhjes së shortit.

QËNDRIMIN E DVORANIT NË KED E PARASHIKON LIGJI

drejtësisë (magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese), ndaj sa kohë që ata bëjnë pjesë në sistem, statusi i tyre në KED përgjatë vitit të ushtrimit të veprimtarisë së KED, mbetet i pandryshuar dhe ai status ka lidhje vetëm me përzgjedhjen e tyre në momentin e shortit”, thuhet në raport. Pra, pavarësisht debateve në lidhje me kompozimin e KED dhe anëtarëve që do të ushtrojnë veprimtarinë gjatë vitit 2020, për shkak se Arta Marku u largua nga kryeprokurore dhe Ardian Dvora-ni nga anëtar i Gjykatës së Lartë, Komisioni i Pavarur ka konstatuar se dy emrat e sipërcituar nuk duhet të largohen si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi sipas tyre, ata janë pjesë e KED deri në fund të këtij viti.

1. Në monitorimin e proceseve të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes së anëtarëve të organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë, të zhvilluara pas konstituimit të Komi-sionit të Pavarur të Monitorimit

2. Në koordinimin midis in-stitucioneve dhe organeve që Kus-htetuta dhe ligji nr.115/2016 ngarkon me detyra konkrete për ngritjen e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë

AKTIVITETI I KOMISIONIT TË PAVARUR

Page 10: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT10 E Martë 7 Korrik 2020

.............

p o l i t k e www.sot.com.al

Gjykata i jep shuplakë Mynyr Konit, ja si rektori ka shkelur ligjin me bllokimin e emërimit të pedagogëve, rrezikon të ndiqet penalisht

Gjykata u jep të drejtë pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë

Majlinda Keta i përgjigjet ashpër Mynyr Konit: Mos hap luftë kur nuk ke mbajtur premtimet, zgjedhjet në UT janë të ligjshme Përplasjet për zgjedhjet në universitet janë

thelluar më tej ditën e djeshme. Ndërkohë që data e zgjedhjeve po afron dhe përgatitjet për zgjedhje kanë nisur, nga ana tjetër përplasjet nuk kanë ndalur. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit zgjedhjet do të mbahen në datë 30 korrik, ku do të zgjidhet edhe rektori i ri. Deri më tani ka vetëm 3 kandidatura për rektor, dekani i Fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha, pedagogia e Fakulteti të Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi dhe Prof.Dr Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë. Ndërkohë ditën e djeshme kryetarja e Këshillit

Institucional të Zgjedhjeve i është përgjigjur ash-për rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili po përpiqet të shtyjë sërish zgjedhjet. Koni është në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, por ai nuk ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhje, por duket se ka vendosur të bllokojë zgjedhjet. Keta i është përgjigjur Konit duke i thënë se nuk duhet të hapë luftë për sa kohë nuk ka mbajtur prem-timet. Keta ka deklaruar po ashtu se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë legjitime dhe si të tilla do të zhvillohen në 30 korrik. Sipas kryetares së KIZ, deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë

për anëtarë të senatit dhe 3 kandidatë në garë për rektor. Kryetarja e Komisionit Institucional Zgjedhor, Majlinda Keta ka deklaruar se zgjedhjet janë të ligjshme dhe do të jenë një model. Keta ka theksuar se të tre kandidatët në garë për rektor të UT-së janë figura të plotësuara dhe se Mynyr Koni gjithmonë iu ka hapur luftë. “Kandidimi i dy zonjave është një kandidim që tregon procesin real. Të tre kandidatët janë në profile të ndrys-hme, profile kryesore. Edhe FSHN-ja ka dalë me kandidatë të saj, siç është Mimoza Hafizi. Kemi zonjën Sevrani apo edhe Artan Hoxhën, edhe

këta janë plotësuar si figura. Gara është shumë e kuptueshme, është e ligjshme, ka filluar fushata. Ne garojmë për të nxjerrë më të mirin, mes nesh nuk do të ketë humbje. Nuk do t’i ngjajmë garave të politikës, nuk do të ketë fyerje, do të ketë etikë. Jam e bindur që kandidatët do iu përmbahen këtyre. Koni gjithmonë na ka hapur një front lufte. Koni nuk është Universiteti i Tiranë, kjo që kemi ne është gara. Ka një dinamikë të aplikimit të studentëve, për të gjithë ata që duan të bëjnë karrierë dyert janë të hapura. Unë do të thoja që kjo garë do të jetë model”, u shpreh Keta.

Arbjona ÇIBUKU

Thellohen paligjshmëritë e My-nyr Konit në prag të largimit nga posti i rektorit të Uni-versitetit të Tiranës. Përveç

bllokimit të diplomave dhe tentativave për të ndaluar ose shtyrë zgjedhjet në universitete, rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka bllokuar dhe emërimin e pedagogëve në Fakultetin e Drejtësisë. Sipas informacioneve, rreth një vit më parë, pra në vitin 2019, Fakulteti i Drejtësisë kishte shpallur 8 vende vakante për pedagog. Sipas ligjit të arsimit të lartë dhe rregullores, të gjitha procedurat për emërimin dhe përzgjedhjen e pedagogëve në bazë fakulteti i takojnë vetë fakultetit dhe jo institucioneve të tjera sikurse është rektorati. Gjatë vitit 2019 kur fakulteti kishte shpallur vendet vakante, është kryer një mbledhje, ku është mbled-hur Komisioni përkatës për të bërë përzgjedhjen e 8 pedagogëve. Sipas informacioneve, në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe një përfaqësues i Rektoratit, i cili nuk ka pasur asnjë ankesë për procesin në fjalë dhe ka fir-mosur normalisht dokumentin ku ishin përzgjedhur 8 emrat e pedagogëve. Për-faqësuesi i rektoratit ka dhënë firmën e tij në dokument ku ishin përzgjedhur dhe do të emëroheshin 8 pedagogët. Por përplasja ka nisur më pas. Dokumenti u dërgua në Rektorat për t’u firmosur nga rektori Mynyr Koni. Në momentin që dokumenti me të gjithë firmat edhe me firmën e përfaqësuesit të rektoratit arriti në zyrën e rektorit Mynyr Koni, ky i fundit nuk ka pranuar që të firmosë.

Koni bllokon emërimetSipas Konit, Fakulteti i Drejtësisë

ka shkelur ligjin duke bërë përzgjedh-jen vetë dhe ka anashkaluar Rektorin si institucion përgjegjës për të përzg-jedhur dhe emëruar pedagogët. Sipas Konit përzgjedhjen duhet ta bëjë Rektorati dhe jo Fakulteti. Por mëso-het se 8 emrat në fjalë i janë drejtuar gjykatës, e cila këtë javë u ka dhënë të drejtë atyre dhe ka rrëzuar rektorin Mynyr Koni. Gjykata është shprehur se rektori ka shkelur hapur ligjin dhe e ka detyruar që të firmosë men-jëherë kandidatët e përzgjedhur nga fakulteti. Ndërkohë sipas burimeve të gazetës, pedagogët në fjalë kanë nisur procedurat për të bërë një kallëzim penal ndaj rektorit Mynyr Koni.

Artan Hoxha: S’ka pengesë juridike për

mbajtjen e zgjedhjeveDekani i Fakultetit Juridik,

Artan Hoxha, njëherësh dhe kan-didati për rektor në Universitetin e Tiranës, është shprehur dje gjatë një intervistë televizive se janë marrë të gjitha masat që 30 korriku të jetë ditë zgjedhjesh. Sipas tij nuk ka asnjë pengesë juridike që zgjedhjet të mos mbahen në këtë datë. “Kemi marrë të gjitha masat që të evitojmë mak-simalisht mundësinë e shpërndarjes së virusit në ambientet tona. Aktual-isht nuk ka pengesë ligjore që këto zgjedhje të zhvillohen në afatin e parë sepse duhet të ishin zhvilluar që në muajin maj”, është shprehur dekani Artan Hoxha. Sakaq procesin e der-itanishëm dekani Hoxha e cilëson të rregullt, pavarësisht përpjekjeve sipas tij, të rektorit aktual Mynyr Koni për ta bllokuar atë. “Nëse ne do të ecnim me teorinë e rektorit dhe pretendimet e tij në Universitetin e Tiranës nuk do të zhvilloheshin dot zgjedhjet”, u shpreh ai.

Vetëvendosja: Zgjedhjet si vazhdim i zgjedhës

në universiteteLëvizja Vetëvendosje në Tiranë

ka reaguar sa i takon zgjedhjeve në universitete që do të mbahen në datën 30 korrik. LVV e cilëson të pakuptimtë mbajtjen e këtij procesi në mes të përkeqësimit të pandemisë dhe thellimit të krizës ekonomike, pa shumicën e studentëve dhe të një pjese të mirë të pedagogëve. “Ky spektakël që luhet në emër të demokracisë përfaqësuese nga një regjim shtypës e klientelist, tenton të mbulojë tentativën për kapjen e mëtejshme të institucioneve, dëmet e shkaktuara nga Ligji për Arsimin e Lartë, buxhetin e ulët për univer-sitetet, tarifat e larta për studentët, mungesat e bibliotekave dhe labora-torëve, si dhe në përgjithësi degradi-min e arsimit publik. Këto zgjedhje nuk japin zgjidhje sepse në thelb nuk i japin përgjigje as shqetësimeve e as nevojave të studentëve e stafit akademik”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

Parashikimet në ligjLigji për arsimin e lartë thotë:

“Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcakto-hen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit dhe miratohen nga

rektori. Konkursi në institucionet pub-like të arsimit të lartë drejtohet nga një komision ad hoc, i përbërë në shumicë nga përfaqësues të njësisë bazë për-katëse. Rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit ad hoc, si edhe të përzgjedhjes së per-sonelit akademik caktohen në statutin e IAL-së. Në institucionet jopublike kriteret, rregullat dhe procedurat për

punësimin e personelit akademik për-caktohen në statutin e institucionit”. Pra sipas ligjit të vitit 2015 për arsimit e lartë, është fakulteti përgjegjës për përzgjedhjen e stafit akademik, ndërsa rektori duhet të firmosë emërimin. Por Koni duket se nuk e njeh këtë ligj pasi duke pretenduar se Fakulteti i Dre-jtësisë ka shkelur ligjin, i ka bllokuar emërimin e 8 pedagogëve.

Një tjetër paligjshmëri e rektorit Mynyr Koni ka qenë bllokimi i diplomave të studentëve të Fakulteti të Ekonomisë, të cilat rektori për shkak të konflikteve personale me dekanin e FEUT nuk i firmoste. Si pasojë e mos firmosjes së këtyre diplomave nga ana e rek-torit, një grup studentësh të masterit në FEUT mbetën pa marrë diplomën e si pasojë në pamundësi për t’u

punësuar apo për të vijuar studimet jashtë shtetit. Në prononcim për mediat Koni e ka mohuar se ai po bllokon procesin, po e ka deleguar përgjegjësinë tek dekani i FEUT, Dhori Kule. Ndërkohë kundër Konit ka reaguar edhe dekani Dhori Kule edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët i bënë thirrje Konit të firmosë menjëherë diplomat e studentëve.

MYNYR KONI BLLOKON DIPLOMAT

Në vazhdim e veprimeve në kundërshtim me ligjin të rektorit Mynyr Koni është edhe tentativa që ky i fundit ka bërë për të shtyrë dhe bllokuar zgjedhjet në universitet. Fillimisht ai insistoi në shtyrjen e zgjedhjeve me arsyetimin se nuk do të kishte pjesëmarrje studentësh në zgjedhje pasi ishin të bllokuar për

shkak të karantinës. Tanimë Minis-tria e Arsimit ka urdhëruar datën e re të zgjedhjeve që do të jetë në 30 korrik. Por edhe pse ministria e shtyu datën, duke e marrë për bazë kërkesën e rektorit, Mynyr Koni sërish po tenton bllokimin e zgjedh-jeve dhe nuk është dakord me datën që ministria ka vendosur.

REKTORI TENTON TË BLLOKOJË ZGJEDHJET NË UNIVERSITET

Kriteret e punësim-it të personelit

akademik me kohë të plotë përcak-tohen nga njësia bazë, bazuar në

nevojat e kësaj të fundit, dhe mirato-hen nga rektori...

Page 11: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Qeveria rishikon buxhetin, deficiti buxhetor pritet të shkojë në 1.4 miliardë euro, ulen të ardhurat dhe rriten borxhet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKoronavirusi vazhdon të rrisë ndjeshëm borxhin publik

Esmeralda HIDA

Pandemia vazhdon të gër-ryejë buxhetin e shtetit. Ditën e djeshme qeveria ka publikuar të dhënat e rishi-

kuara të buxhetit të shtetit për vitin 2020, në të cilat vërehet një rritje e ndjeshme e deficitit buxhetor nga 3,7% në 8,4%. Referuar të dhënave, hapa të shpejta rritje po ndjek edhe borxhi publik, i cili pritet të shkojë në 80%, ashtu siç u paralajmërua në fillim të pandemisë. Sakaq qeveria shpjegon se është detyruar të shikojë në ulje të ardhurat dhe në rekord rritje deficitin për shkak të goditjes që izolimi i dha ekonomisë, duke rritur shpenzimet ndjeshëm në 3 muaj. Konkretisht destabiliteti i të ardhurave në raport me shpenzimet ka çuar në 1,4 miliardë lekë deficitin buxhetor, ku pjesa më e madhe e tij do të financohet nga burime të hua-ja. “Situata e krijuar me pandeminë ka rritur nevojën për shpenzime, për këtë arsye në aktin e tretë janë rritur shpenzimet me 21.1 miliardë lekë. Tashmë si alternativë për të përballuar situatën e krijuar shteti ka dyfishuar deficitin buxhetor, nga 3.7% që ishte me rishikimin në mua-jin mars tashmë është 8.4%. Deficiti buxhetor me këtë rishikim është në vlerën e 132.9 miliardë lekëve nga 68.6 miliardë që ishte dhe pritet të financohet nga burime të brendshme

49.9 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet me huamarrje të huaja”, tregojnë të dhënat në aktin e fundit normativ. Sakaq po të bëjmë një krahasim të nivelit të deficitit me rishikimin në muajin mars dhe pritshmëritë në projektbuxhetin fillestar evidentohet se në këtë muaj ai ka kaluar në nivel rekord. Çka reg-jistron rritje më shumë se 1 miliardë euro, nga -31 miliardë lekë që ishte fakti i vitit të kaluar dhe -40 miliardë lekë, që ishte parashikimi fillestar.

Tkurren ndjeshëm të ardhuratRishikimi i tretë ky që qeveria i bën

buxhetit 2020 dhe për të tretën herë të ardhurat e buxhetit të shtetit parashiko-hen në rënie të ndjeshme. Konkretisht, pritshmëritë e ministrisë janë që këtë vit të mblidhen vetëm 446.5 miliardë lekë, mbi 43 miliardë lekë më pak se në aktin e parë normativ në muajin mars ku pritshmëritë për realizimin e të ardhurave ishin 489.6 miliardë lekë. “Të ardhurat buxhetore në 2020 pritet që të jenë 446.5 miliardë lekë, me një

rënie nominale prej gati 3% (-14 mld lekë) në raport me faktin e vitit të mëparshëm. Në krahasim me buxhetin e hartuar në fund të 2019, të ardhurat janë rishikuar me -63 miliardë lekë. Gjithsesi, edhe buxheti fillestar i 2020 ishte shumë optimist, pasi ai bazohej në planin e 2019, kur fakti rezultoi shumë më i ulët”, thuhet në dokument. Të ard-hurat tatimore paraqiten me rënien më të madhe prej 37 miliardë lekësh, pasi duket se qeveria ka llogaritur edhe ko-stot nga heqja e tatimit mbi fitimin dhe

Bordi i Mbikëqyrjes Publike gjobit audituesit që shkelin rregullat

Bie sërish euro, monedha vendase mbiçmohet ndaj monedhave të huaja

Bordi i Mbikëqyrjes Pub-like ka njoftuar së fundmi se ka marrë masë administrative për 24 auditues ligjorë, përmes gjobave dhe pezullimeve të licencave, ndërkohë që janë gjobitur dhe subjektet juridike. Sipas të dhënave të raporti të BMP, i cili është institucioni përgjegjës për të mbikëqyrur dhe rregulluar aktivitetin e audituesve, gjobat variojnë nga 50 mijë lekë në 400 mijë lekë, ndërsa ka pasur raste kur janë pezulluar përkohësisht licen-cat. Një nga shkeljet kryesore të gjetura përfshin raste kur një shoqëri, që duhet të auditohej

nga të paktën dy auditorë, ishte audituar vetëm nga një duke e bërë të pavlefshëm ligjërisht raportin e audituesit dhe sjell pasoja për përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm që mbështesin vendimmarrjen në këto raporte. Sipas të dhënave publike të institucionit, që nga momenti i ngritjes së plotë të kapaciteteve të BMP-së deri më sot janë marrë masa për një numër të konsiderueshëm audituesish ligjorë, që për-bëjnë rreth 10% të të gjithë audituesve ligjorë që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë.

Zyrat e kursit të këmbimit valutor tregojnë së këtë fillim jave tregu ka pësuar rënie. Konkretisht monedha europi-ane e ka nisur javën në rënie duke u blerë dje me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë krahasuar me javën e kaluar. Kjo do të thotë se pas një jave qetësi, monedha ven-dase ka filluar të mbiçmohet sërish. Edhe dollari amerikan u zhvlerësua me 0,56 lekë në 24 orë, duke u këmbyer me 110,04 lekë. Ndërsa paundi britanik këmbehet me 137,51 lekë ose 0.10 lekë më pak se në fundjavë dhe franga zvi-

cerane këmbehet me 116.79 lekë ose 0,05 lekë më pak. Nga ana tjetër franga zvicer-ane është dobësuar këtë të hënë me 0.3 pikë krahasuar me javën që lamë pas duke u blerë sot me 115.6 lekë dhe duke u shitur me 116.6 lekë. Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomikë, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Anila Denaj: Biznesi i vogël nuk do paguajë tatim-fitim

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka vijuar me turin e saj të takimeve paranë bizneseve të dëmtuara nga pandemia. Gjatë bisedës së saj me një nga operatorët në qytetin e Korçës ajo rikujtoi edhe njëherë se bizneset vogla nuk do të paguajnë tatim-fitim edhe në 20 vitet e ardhshme, ndërsa bëri të ditur se qeveria do të vazhdojë të përkrahë op-eratorët për t’u rimëkëmbur, por kjo ringritje nuk do mund të vijë menjëherë. Gjithsesi e rëndësishme është fakti që ata përjashtohen nga skema e TVSH. Deri në 2029, tatimfit-

imi do të jetë zero dhe pragu i TVSH-së do të rritet nga 2 milionë lekë do të shkojë në 10 milionë lekë. Këtu nuk flasim më nëse do të kthehemi në taksë të sheshtë apo në taksë progresive. E rëndësishme është që ju duke u larguar nga skema e TVSH-së të keni mundësi që të organizoni këtë ekonominë tuaj familjare që e keni nisur nga pak e nga pak dhe tani të shikoni një perspektivë që të paktën për 10 vjet edhe pas kësaj situ-atës së pandemisë që nuk do jetë menjëherë ajo ringritja”, deklaroi ajo.

TVSH-së për biznesin e vogël, tregues të cilët parashikohen me tkurrjen më të madhe. Sakaq për të reduktuar nivelin e deficitit buxhetor dhe për të mbledhur të ardhura qeveria do të mbështet në donatorët e huaj. Konkretisht qeveria planifikon të arkëtojë 18 miliardë lekë nga ndihmat, si rrjedhojë e parave të donatorëve që pret të marrë pas an-gazhimeve nga tërmeti.

Borxhet në trend rritësDomosdoshmërisht rritja e nevojës

për shpenzime për shkak të fatkeqësive natyrore që pësoi vendi kanë rritur ndjeshëm borxhin publik. Referuar të dhënave të këtij akti të ri normativ, borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në 10.3 miliardë euro, por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit. Sipas Fon-dit Monetar Ndërkombëtar do të arrijë në mbi 75% dhe sipas Konfindustrisë Shqiptare do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB. Qeveria ka dyfishuar edhe defi-citin buxhetor. “Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 272 563 milionë lekë (10.3 miliardë euro), pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon: Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 202 685 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 69 128 milionë lekë”, thuhet në dokument. Kështu që përder-isa efektet janë katastrofike vetëm në këta muaj të parë të vitit borxhi publik pritet të arrijë nivele rekord, të papara ndonjëherë.

Pandemia përveç goditjes financiare që u dha sektorëve të ekonomisë në vend, me hapjen e aktivitetit vërehet një reduktim i ndjeshëm edhe në besimin në ekonomi, madje në rënie re-kord prej vitesh. Në raportin e vrojtimi periodik të Bankës së Shqipërisë tregohet se për tremu-jorin e dytë treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie me mbi 50 pikë, duke shkuar më poshtë se kurrë më parë, që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë nisi matjen e tij. Pothuajse të gjithë

sektorët kanë prekur nivelin më të ulët të këtyre 18 viteve të fundit, por gjendja është përkeqësuar në muajt e fundit. “Treguesi i ndjesisë ekonomike gjatë tremujorit të dytë shënoi nivelin më të ulët historik që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002”, thuhet në vrojtim. Normalisht të gjithë sektorët kanë pësuar ulje të besimit, por rënia më e fortë u regjistrua në sektorin e shërbi-meve, ku treguesi i besimit ra me pothuajse 57 pikë përqindje. Kjo pasi shërbimet ishin ndër

sektorët më të prekur nga mbyllja e ekonomisë gjatë periudhës mes marsit dhe majit. Referuar raportit të vrojtimit sqarohet se përkeqësimi pasqyroi rënien e të dy komponentëve përbërës të tij, balancës së ecurisë së biznesit, me 58 pikë përqindje dhe balancës së kërkesës, me 55 pikë përqindje. Goditje po kaq të rëndë pësoi edhe se-ktori i ndërtimit, ky i fundit u ndikua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe pandemia. Kështu treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ra me

Covid -19 dobëson besimin në ekonomi, më të dëmtuar sektori i shërbimeve dhe ndërtimit

29.5 pikë përqindje, duke u zhvendosur edhe më poshtë mesatares së tij historike. Në këtë sektor tkurrja pasqyroi kryesisht rënien e balancës së aktivitetit ndërtues me 51 pikë përqindje. Men-jëherë në vendin e tretë në besimin më të ulët në ekonomi renditet sektori i industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë thelloi rënien gjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë. Raporti i vrojtimit tregon se besimi në këtë sektor ra nën mesataren afatgjatë të saj për të parën herë pas 6 vitesh dhe shënoi nivelin më të ulët historik. Kontraktimi i fortë i atribuohet kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 51 pikë përqindje. Ndërsa më pozitiv shfaqet treguesi i besimit për konsumatorët.

Page 12: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT12 E Martë 7 Korrik 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Pas dështimit të takimit në SHBA, BE merr në dorë negociatat Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç takohen më 12 korrik

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMerkel dhe Makron rrëmbejnë negociata Kosovë-Serbi

Sonila ELEZI

Bashkimi Europian po bën hapa të shpejtë dhe konk-retë për të konkretizuar udhëheqjen prej tyre të

dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka njoftuar ditën e djeshme se sot (të martë) Kryem-inistri do të pritet për një vizitë zyrtare në Pallatin Elize në Francë ku të takohet me presidentin Em-manuel Macron. Lajmërimi për takimin në Francë, erdhi disa ditë përpara Samitit virtual që pritet të ndodhë me ndërmjetësimin e presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel, më 10 korrik. Zyra e Macron ka bërë me dije se samiti, pjesë e së cilit do të jetë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka për qëllim lehtësimin e normal-izimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajmërimi i mëparshëm e zyrtarëve europianë, që dialogu mes dy vendeve pritej që të fillonte gjatë korrikut, është bërë konkret duke caktuar 12 korrikun si datën kur Kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiç do të takohen në Bruksel Zëdhënësi i Bashkimit Ev-ropian, Peter Stano, ka konfirmuar takimin ndërmjet përfaqësuesve të dy shteteve. “Siç kemi premtuar se do të komunikojmë kur të kemi lajme, tani ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. Mund të konfirmoj

Greqia mbyll kufijtë me Serbinë, lejohen vetëm udhëtarë me leje të veçantë

Nënkryetarja e LVV-së kritika qeverisë: Nuk ditën të reagojnë siç duhet

Ditën e djeshme është bërë me dije vendimi i qeverisë greke për të mbyllur kufijtë me Serbin-jë. Vendimi iu dërgua ambasa-dës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke. Në njoftim thuhet se do të lejohen vetëm ud-hëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë. Lajmin është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. “I paralajmëro-jmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi”, i tha Daçiç. Ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri

në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi. Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik. Qeveria e Greqisë ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë. Numri i per-sonave të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi. Në të dhënat e fundit të publikuara të dielën, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me koronavirus.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhax-ha-Kollçaku, ka kritikuar Qever-inë Hoti për menaxhimin e pan-demisë së krijuar nga infektimet e COVID-19. Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se tendenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ishin vetëm 18 raste pozitive me COVID-19, dhe nuk kishte asnjë të vdekur ishte reagim histerik. “Reagim joracional, ishte votimi i mocionit të mosbesimit në kohën e epide-misë-pandemisë COVID-19 dhe menaxhimit të suksesshëm të saj

nga ana e Qeverisë Kurti, e ku ishit pjesë edhe ju”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Face-book. Më tej, ajo ka deklaruar se është reagim i pamatur të akuzosh të tjerët për gabimet e bëra dhe të mos kuptosh se kjo kohë kërkon edhe profesional-izëm përveç librezës partiake. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3 mijë e 508, 1 mijë e 902 prej të infektuarve janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Filipçe: Situata është përshkallëzuar në të gjithë rajonin

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ven-ko Filipçe, në deklaratën e përditshme për shtyp me anë të së cilës bën njoftimin për gjendjen lidhur me Covidin gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë me dije se në kontakt me drejtuesi e rajonit, është e konfirmuar tashmë që në rajon jemi në një gjendje vale të dytë infektimesh. Sipas tij kjo po ndodh për shkak të largimit të masave kufizuese si dhe mosre-spektimit të masave mbrojtëse. “Gjatë 10 ditëve të fundit kriza

me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë. Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë ma-sat për mbrojtje personale”, tha Filipçe. Pas sqarimit të situatës, ministri sqaroi se për këtë shkak, nuk ka arsye se përse të mbyllen kufijtë, përderisa gjendja është kudo njëlloj, gjithsesi ai tha se situata po vëzhgohet.

Hoti: Numrat janë rezultat i mosrespektimit

të masave

Kosovë, regjistrohen mbi 2000 raste

pickimi nga rriqrat

Kroaci, HDZ fiton zgjedhjet parlamentare

Konservatorët fitojnë zgjedhjet e zhvilluara në mes të pandemisë në Kroaci. Kabinetin e ri e presin detyra të vështira, sepse vendi varet shumë nga turizmi dhe në këtë periudhë është e vështirë të ketë një brom turizmi. Ashtu siç edhe pritej, partia konservatore HDZ është fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Partia e kryeministrit Andrej Plenk-oviç ka arritur të sigurojë shumicën e 151 mandateve në parlamentin e vendit. Aleanca opozitare e Davor Bernardic ka fituar rreth 44 mandate.

Vdekjet e dyshimta në SHSKUK, shkarkohet drejtori LVV e PDK i përgjigjen Mustafës:Nuk do bashkohemi me qeverinë

se më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe pres-identi i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për dialogun. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, sqaroi Stano. Përfaqësuesi i Lartë i BE, Joseph Borrell do të mirëpresë dy liderët, ndërsa përfaqësuesi special i dia-logut Prishtinë-Beograd Mirosllav Lajçak do të moderojë diskutimet. Në konferencën për media, Stano shtoi se me këtë takim shënohet ri-fillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura”. Sipas zëdhënësit

Stano, ky takim në Bruksel, ka për qëllim që të çojë përpara punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ky takim do të vazhdojë disku-timet dhe punën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me kushte të dyanshme, për nor-malizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, për të trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura”, tha Stano.

KMDLNJ: Dialogu duhet të pezullohet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas propozim aktakuzës nga prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe

kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se Qeveria duhet të pezullojë bised-imet me Serbinë për një kohë tjetër. KMDLNj thotë se kryeministri Hoti duhet të lirohet nga entuziasti i ças-tit dhe duhet të përballet me realite-tin që nënkupton se asgjë nuk mund të bëjë pa opozitën. “Kryeministri Hoti, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të ketë edhe të drejtë , mirëpo , për shkak të rrethanave të impon-uara, kryesisht për shkaqe politike, Kosova duhet të pezullojë bisedimet me Serbinë, deri në një kohë tjetër përkundër insistimit të Francës dhe Gjermanisë, në emër të BE-së e cila, së paku deri më tani është treguar e padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ua pamundësuar li-rinë e lëvizjes. Kosova aktualisht po përballet me probleme shumë më të rëndësishme se që kanë bisedimet me një shtet armiqësorë siç është Serbia ; lufta kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe varfërimi i skajshëm i pjesës dërr-muese të qytetarëve të saj. Qeveria aktuale ka mungesë të madhe të kapacitetit negociues sikur që është shumë e brishtë, për shkak të numrave dhe përbërjes në as-pektin e qëndrueshmërisë prandaj nuk e bënë aspak të besueshme në procesin negociues aq më parë që po përballet me probleme të mëdha në menaxhimin e pandemisë ku situata vetëm ka përshkallëzuar”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë që nga e hëna do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me koro-navirus. Përveç këtyre komunave kufizim të lëvizjes mund të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës. Drejtori i zyrës për media në Min-istrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rritja e numrit të per-sonave të infektuar me COVID-19, është si pasojë e mosrespektimit të masave mbrojtëse.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë për pesë muaj ka pasur 2080 raste të pickimit nga rriqrat. “Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 1 shkurt deri në 5 korrik, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqrat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Pas rasteve të dyshimta të vdekjes së pacientëve me Covid-19, raste për të cilat prokuroria është ende duke hetuar, Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Ka marrë ditën e djeshme vendimin për shkarkimin e drejtorit të përg-jithshëm Basri Sejdiu. Shkarkimi i Sejdiut është bërë me motivacioni se Auditori i Brendshëm ka gjetur prova për keq menaxhim dhe performancë të dobët. “Bordi Drejtues i SHSKUK, njofton se në mbledhje është marrë vendimi i shkarkimit nga detyra e dr. Basri Sejdiun si pasojë e performancës jo të kën-aqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga SHSKUK. Pas shkarkimit të Sejdiut, në vend të tij është emëruar mjeku specialist i infektologjisë, Valbon Krasniqi.

Propozimi i bërë nga Isa Mustafa ditë më parë, që në ditët në vijim do të bisedonte me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij, ka marrë reagim ditën e djeshme. “Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi”, shkroi Mustafa. Lidhur me këtë propozim të Mustafës, në LVV thonë që nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie që formohet kundër vullnetit qyte-tar. Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu ka deklaruar se kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime. Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se qëndrimi i PDK-së mbetet ai i mëparshmi, dhe se do të vazhdojnë të mbeten në opozitë.

Page 13: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Virusi, Kina arreston profesorin që kritikoi autoritetet, Trump: 99 për qind rasteve pa probleme serioze

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraShifrat e virusit ende të larta në SHBA

Sonila ELEZI

Që në fillimet e situatës së infe-ktimeve, kur akoma bota nuk ishte e përfshirë në një pan-demi globale, Kina ka pasur

akuza për fshehje ose mos kallzim të të dhënave, apo pengim të personave apo gazetarëve në raportimin e së vërtetës, disa prej të cilëve ende konsiderohen të zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet. Së fundmi, një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin korona-virusit, është arrestuar nga ana e poli-cisë. Miqtë e Profesorit Xu Zhangrun, pretendojnë se ndërkohë që ka qenë në arrest shtëpiak, ai është marrë nga shtëpia e tij në Pekin ditën e djeshme. Profesori i drejtësisë ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping. BBC ka raportuar se policia nuk ka ko-mentuar publikisht mbi arrestimin, dhe është e paqartë se me çfarë akuzash përballet Zhangrun. Një mik i familjes, deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP, se gruaja e profesorit Zhangru, kishte pranuar një telefonatë, përmes së cilës asaj i thuhej se burri i saj akuzohet për kërkesë prostitucioni, ndërkohë që ishte në qytetin Chengdu, akuzë të cilën e hedh poshtë si qesharake. Liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim.

Deklaratat e Trump mbi virusinPresidenti amerikan, Donald

Trump, ka thënë se 99% e rasteve nga koronavirusi janë të padëmshme. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë,

Shkencëtarët: COVID edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri

Brexit, kryenegociatori i BE-së: Mes palëve ka shumë ndasi

Referuar një shkrimi të New York Times, një grup prej 239 shkencëtarësh do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infek-sione të reja. Shkencëtarët preten-dojnë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qën-drojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.

Deri tani OBSH i është përm-bajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecion-eve nga goja apo hunda që çliro-hen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër. Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç pretendojnë shkencëtarët, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen.

Negociatorët e Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të përpiqen sërish këtë javë të gjejnë një marrëve-shje për çështjet tregtare. Javën e kaluar negociatat dështuan dhe nëse marrëveshja nuk arrihet brenda 31 dhjetorit, lidhjet treg-tare midis dy palëve do të bien në nivelin më minimal të përcaktuar nga Organizata Botërore e Treg-tisë. Kryenegociatori i Bashkimit Europian Michel Barnier pritet për bisedime në Londër, pasi pesë ditë bisedime në Bruksel rezultuan pa ndonjë marrëveshje

konkrete. Vetë Barnier tha se palët kanë ndasi të thella për arri-tjen e një marrëveshjeje tregtare. Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel tha të mërkurën pasi vendi i saj mori kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së, se blloku duhet të përgatitet për skenarin negativ të mosarritjes së një marrëveshjeje mes palëve. Mbretëria e Bashkuara u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar të këtij viti, por do të vazhdojë të qëndrojë në zonën e lirë ekonomike pa tarifa deri në fund të 2020-s.

Autoritetet kineze: Epidemi e re, rast infektimi me murtajën bubonike Autoritetet në rajonin ver-

ior kinez të Inner Mongolias janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmundja shkak-tare e pandemisë që të gjithë e njohin si “ Vdekja e Zezë”. I infektuari u gjet në qytetin e Bajanurit, të ndodhur në ver-iperëndim të Pekinit. Burime spitalore atje njoftuan me urg-jencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës. Ky paralajmërim, sipas CNN që citon agjensinë

kineze të lajmeve, Xinhua, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit. Murtaja, e shkaktuar prej baktereve që përcillen nga pickimi i pleshtave dhe kafshëve të infektuara, është një prej infeksioneve më vdekjeprurëse bakteriale në të gjithë historinë e njerëzimit. Në Mesjetë, “Vdekja e Zezë” mendohet të ketë mar-rë 50 milionë jetë njerëzish në Europë. Murtaja bubonike, që është një prej tre formave të sëmundjes, shkakton enjtje të dhimbshme të gjëndrave limfa-tike, ethe e kollë të fortë.

Dy ish-agjentë francezë akuzohen për spiunazh

Paris, rihapet Muzeu Louvre

Digjet qëllimisht avioni me mbi 4 milion

euro kokainëNjë avion privat është zbuluar

dje i përfshirë nga flakët, pasi bëri një ulje emergjence në autostradë, teksa po ndiqej nga avionët ush-tarakë. Ngarkesa masive e kokainës prej më shumë se 4.3 milionë dol-larësh u gjet në një kamion pranë vendit të uljes së avionit në shtetin meksikan të Quintana Roo, zonë e njohur për turizmin me rezorte si ai i Cancun-it. Droga vinte nga avioni që trafikantët e dogjën pak pas uljes prej frikës së ndjekjes nga ushtria.

Venezuela akuza SHBA për intensifikim të agresionit gjatë pandemisë Koronavirusi lë pa trajtim të sëmurët me kancer

ai tha se strategjia e tij për trajtimin e COVID-19, po ecën mirë, përkundër faktit që disa shtete raportuan rritje rekorde të rasteve. Ai më parë e kishte quajtur virusin si një sëmundje e tmerrshme nga Kina, dhe i tha Pekinit se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërthim global. Trump tha se SHBA ka testuar pothuajse 40 milionë njerëz për koronavirus dhe shtoi se 99 % e rasteve janë plotësisht të padëmshme. Të hënën shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadoës i doli në mbrojtje komentit të zotit Trump gjatë fundjavës, duke thënë se presidenti nuk po përpiqej të minimizonte numrin e vdekjeve. “Duhen parë statistikat për të ditur se çfarëdo rreziku që çdo kush mund të ketë, qoftë unë, fëmijët e mi apo nipërit e mbesat e mia, t'i shohim

ato në mënyrën e duhur dhe mendoj se kjo është ajo që ai po përpiqet të bëjë", u tha Meadows gazetarëve Shtëpisë së Bardhë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 deri në 160 mijë bazuar në 24 studimeve të pavarura që kanë bërë parashikime mbi këtë çështje.

Gjendja e infektimeve në SHBADitën e djeshme numri i të

vdekurve i të infektuarve nga koro-navirusi kaloi 130 mijë ndërkohë që numri i infektime ka pësuar rritje të ndjeshme. Ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri

i përgjithshëm i të prekurve nga koro-navirusi po shkon në 3 milionë. Infek-sionet janë rritur në 39 shtete ameri-kane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve "Reuters". Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës. Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300% të infektimeve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan.

Dy agjentë francezë në pen-sion janë gjendur në gjykatë pas dyerve të mbyllura të hënën, pasi janë akuzuar se kishin kaluar sekretet tek një fuqi e huaj. Dy-shja akuzohen se kishin punuar për Kinën, sipas disa raporteve të mediave, me zyrtarë francezë që kanë shmangur publikimin e detajeve të afera. Pierre-Marie H. dhe Henri M. u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit tek një fuqi e huaj” dhe “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”.

Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur ditën e djeshme pas qëndrimit mbyllur për një periudhë katër mujore, si shkak i pandemisë. Numri i vizitorëve do të jetë i ku-fizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e de-tyrueshme. Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më vështirë të respektohet, do të mbesin të mbyllura. Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca.

Presidenti venezuelian, Nikola Maduro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk po heqin dorë nga përpjekjet imperialiste për ta nënshtruar popullin e tij edhe në një periudhë krize si kjo e pandemisë. Venezuela ka shënuar 209-vjetorin e Pavarësisë me shpërfaqjen e epërsisë së vet ushtarake. Për kreun e shtetit, Maduro, aktorë të huaj vazhdojnë të kërkojnë ta nënshtrojnë Venezuelën edhe në kohë krize ekonomike e pandemike si e tanishmja. Në qendër të kritikave ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe fqinjë si Kolumbia, presidentin e të cilit kryeshtetari venezuelas e akuzoi si përhapës të pandemisë në vend. "Kur Venezuela dhe shtetet e tjera të botës u përballën me pandeminë, menduam se impe-rializmi amerikan do e pushonte agresionin e vet, por e kundërta ndodhi" tha kreu i Venezuelës

Mbi popullimi dhe masat e marra në përpjekje për të përballuar fluksin e krijuar nga të infektuarit me koronavirus, kanë krijuar probleme me të sëmurët kronikë në të gjithë botën. Vetëm në Britani, rreth 35 mijë pacientë me tumor mund të vdesin brenda vitit për shkak të vonesave të trajtimit si pasojë e pan-demisë. Numri kaq i lartë i parashikuar i vdekjeve, tregon ndikimin indirekt të situatës. “Kam hedhur kritika të rrepta në të kaluarën, situata mund të jetë më keq se kaq”, ka thënë Karol Sikora, një onkolog dhe ish-këshilltar i Organizatës Botërore të Shëndetë-sisë. Njëlloj u shpreh edhe profesori Gordon Wishart, kirurg onkolog. “Disa prej nesh e parashikuam këtë në muajin prill, nuk e kuptoj pse njerëzve u duhej kohë ta pranonin këtë”, u shpreh ai.

Miqtë e Profesorit Xu Zhangrun, pretendo-jnë se ndërkohë që ka qenë në arrest shtëpi-ak, ai është marrë nga shtëpia e tij në Pekin ditën e djeshme. Pro-fesori i drejtësisë ka kritikuar disa herë lid-erin aktual të Kinës, Xi Jinping...

Page 14: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT14 E Martë 7 Korrik 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

Prokuroria nis hetimet për ngjarjen në Kombinat, zbardhet dëshmia e vajzës së mbijetuar dhe çfarë u gjet në banesë

Policia ka dorëzuar në prokurori dosjen për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku vajza dhe nëna u vetëflijuan. Sipas burimeve, është regjistruar procedimi penal për veprën pe-nale të parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Prokurorët po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe njëkohë-sisht Blerta Josifin, e mbijetuara e aktit që ka tronditur gjithë vendin. Sipas të dhënave të dosjes, është përpiluar këqyrja e vendit të ngjarjes, ku është konstatuar kufoma e shtetases Zhaneta Josifi që ishte e ulur në gjunjë afër divanit të sallonit, ndërsa në dhomën e gjumit, mbi një krevat dopio vihej re kufoma e shtetases Anisa Josifi, e dekom-pozuar dhe e mbuluar me copa të ndryshme

dhe me jorgan. Si dhe në banesë është vënë re dhe prezenca e librave të ndryshëm fetarë, si dhe shënime të ndryshme të shkëputura nga Bibla në disa fletore. “I është marrë deklarim shtetasit Selman Fejzo, në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ai sqaron se është vëllai i Zhaneta Josifit dhe prej disa kohësh motra e tij dhe vajzat kishin filluar të praktikonin besimin fetar. Ai ka deklaruar se ka dy vite që nuk ka kontaktuar me vajzën e vogël dhe sa herë që pyeste motrën ajo i tho-shte se nuk gjendej në shtëpi dhe nuk kishte pasur mundësi të kontaktonte me të. Ai tregon se kunati i tij Dhimos Paskali kishte ardhur para disa muajsh në polici dhe i kishte thënë që nuk po komunikonte dot me Anisën. Por

kur policia i kishte shkuar në banesë shtetasja Zhaneta i kishte thënë se Anisa është në moshë madhore dhe nuk ka pasur mundësi të flasë me njerëzit, por është mirë dhe ka ca probleme”, thuhet në dosje. Po ashtu sipas hetuesve i është marrë deklarim shtetases Blerta Josifi, e cila është marrë nën hetim. Ajo ka thënë se motra e saj Anisa Josifi ka ndërruar jetë në 27 mars të 2019, ndërsa e ëma e saj Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020. “Ajo ka treguar se të treja kishin një besim të madh në Zot dhe ishin pjesë e Kishës Ungjillore, por kishin rreth 5 vite që nuk shkonin në Kishë. Blerta Josifi tregon gjithashtu se motra e saj Anisa para se të ndërronte jetë ka ndenjur rreth 52 ditë pa ngrënë. Pasi kishte ndërruar jetë ato nuk i

kishin thënë askujt dhe vazhduan ta mbanin trupin në banesë. Blerta sëbashku me të ëmën, Zhanetën mendonin se nëse do të bënin ritet Anisa do të rikthehej sërish në jetë. Në muajin mars 2020, Blera sëbashku me nënën vendosën për të mbajtur një agjërim si sakrificë për të rikthyer në jetë Anisën. Nga dëshmia ajo thotë e kanë konsumuar vetëm ujë. Në datën 2 kor-rik, ajo tregon se nëna e saj Zhaneta është ulur në gjunjë dhe më pas nuk ka reaguar më. Ajo sqaron se asnjë person tjetër nuk kishte dijeni për trupin e Anisës dhe se kushërinjtë i gën-jenin. Ajo tregon se Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djajtë dhe ato nuk e çuan asnjëherë për mjekim. Për krizat e saj nervore i dinte vetëm ajo dhe nëna”, thuhet në dosje.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia arreston të riun e ngjarjes së ndodhur në prill në Tushemisht

Policia ka vënë në pran-ga një 38-vjeçar nga Tushemishti i Pogra-decit, i shpallur në

kërkim pas ngjarjes së prillit, ku mbeti i plagosur lehtë një person. Më 29 prill përfundu-an në pranga 2 shtetas, pasi ai dhe një person tjetër kishin thyer masën e sigurisë dhe u konfliktuan me njëri-tjetrin. Ndërkohë dje është bërë arres-timi i 38-vjeçarit A. P., i shpallur në kërkim. Sipas policisë ai është person me precedent të mëparshëm penal. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Ko-misariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të kod-uar "Tushemishti", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacion-eve të siguruara në rrugë poli-core, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi e shit-ja e narkotikëve"). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Largimi i të bur-gosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Plagosja e lehtë me dashje" në lidhje me ngjarjen e ndod-hur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shte-tas tjetër”, njoftoi policia. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qyte-tin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Detajet e ngjarjesNë prill policia përmes një

njoftimi dha detaje nga ngjarja në fjalë. “Shërbimet e Komisari-atit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bash-këpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, mësuan se shtetasit A. P., dhe J. P., kishin thyer të dy masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre dyshohej se posedonte armë zjarri dhe drogë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tushemishti”, në

kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. P., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. A. P., 15 vjeç, banues në Pogradec. Si edhe u shpall në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, i cili mundi të largohej në mo-mentin e ndërhyrjes së Policisë. Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushem-isht, Policia ka kapur në fla-grancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47

Theu masën e sigurisë dhe plagosi të riun, policia vë në pranga 38-vjeçarin e shpallur në kërkim, i gjenden armë e municion në banesë

gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia në atë kohë.

Arrestime të tjera Ndërkohë, gjatë 72 orëve të

fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 261 shtetas, nga këta: 58 janë të arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 197 po proce-dohen në gjendje të lirë. Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 23 raste, në të gjithë territorin, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 17 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë ev-identuar 52 raste, konkretisht: 18 raste të “Kanosja”, 14 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 16 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje” dhe 1 rast i “Vrasja” e mbetur në tentativë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

“ “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Poli-

cisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar "Tushemishti", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shte-tas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër...

Flijimi i nënës dhe vajzës, reagon kisha Ungjillore

Policia e Durrësit arreston 3 persona, ja veprat për të cilat akuzohen

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. H., 25 vjeç, banues në Ti-ranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale dhe A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi e ka quajtur si dështim të fesë së tyre në rast se vajzat kanë qenë Ungjillore dhe kanë vrarë veten. Ai shprehet se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen. "Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. Vërejmë një fenomen të rrezikshëm në media të shkaqeve jo materiale të vdekjes së tyre duke implikuar vrasjen me fenë. U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjallje dhe vetë ideja e ringjalljes është faktor inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes”, tha ai.

Policia kontrolle në banesat e të prekurve me Covid-19

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpash-ershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantin-imit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Në qarkun Korçë, policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit. Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njoftoi policia.

Page 15: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Të dënuar për vjedhje, prostitucion dhe trafikim droge, OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga 4 persona në Fier dhe Lushnjë

Gjatë 24 orëve të fundit Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e pasurisë nga katër të dënuar për prostitucion, trafik droge, vjedhje me armë dhe grup të strukturuar kriminal. OFL u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë shtetasve A.Gorreja, M. Halka, L. Hyka dhe R. Koni. Sipas njoftimit për shtyp, A. Gorreja është banues në Divjakë dhe është dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai është arrestuar në shkurt të 2017. M. Halka banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Halka ka qenë pjesë e një bande italo-shqiptare e cila u godit në vitin 2016. L. Hyka është banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale

“Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”; ndërsa R.Koni është banues në Patos. Ai është dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë me dyshekë uji. Sipas policisë këta persona janë subjekt i Ligjit Special dhe duhet t’u përg-jigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Kujtojmë që para pak ditësh OFL u dërgoi formularin 4 personave, mes tyre dhe E. Dokle, ish-anëtari i bandës kriminale në Dur-rës, i cili me urdhër të gjykatës u shpall i lirë në janar të këtij viti. Dokle është i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi

ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale; Ndërkohë formu-larin duhet ta plotësojnë edhe motër e vëlla që jetojnë në Durrës. Bëhet fjalë për Hekuran dhe Fatbardha Hoxha, të dënuar për “Trafikim të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Sakaq e njëjta gjë vlen edhe për Tedi Hoxhën, banues në Durrës. Ky i fundit është i akuzuar për veprat penale "Organizatë kriminale", "Instalim i pajisjeve interceptuese”, “Ndalim i komuni-kimeve informatike ose telematike" dhe "Konspiracion penal me synim aksesin e paautorizuar në sistemin e informacionit", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Theksojmë se pasuria e Endrit Dokles, Fatbardha dhe Hekuran Hoxhës, janë verifikuar më herët nga gjykatat pasi kështu procedohet në rastet kur dikush dënohet.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAutori i dyshuar vijon të jetë ende në kërkim

Policia ka arrestuar dy persona për plagosjen në Mat. Mbrëmjen e së shtunës më 4 Ko-

rrik rreth orës 23:05 pas një konflikti në një lokal në Mat, mbeti i plagosur Enrik Metra 30 vjeç. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur dje se ka arrestuar dy persona për moskallëzim krimi. Si-pas uniformave blu ata kanë qenë prezentë dhe nuk kanë njoftuar uniformat blu. Po ashtu kanë bërë të ditur se ata kanë ndërhyrë në skenën e krimit duke prishur provat materiale. “Falë veprimeve të shpejta nga ana e grupit heti-mor në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë e mundur arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, të dy banues në Burrel. Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumen-tohet me prova se kanë qenë prezentë kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambi-entin ku ka ndodhur ngjarja. Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për zbard-hjen e plotë të ngjarjes, dhe për kapjen e shtetasit T.(H.) Xh., i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dysho-het se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M, për motive hakmarrjeje”, njoftoi policia. Materialet procedurale i kaluan Proku-rorisë Mat, për veprat penale "Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbu-limin e të vërtetës”. Sipas informacioneve të gazetës, personi i plagosur është En-

rik Metra dhe në kërkim si autor i dyshuar është shpallur Hektor Xheçuka. Sipas dy-shimeve të policisë, Xheçuka pretendonte se Enrik Metra kishte lidhje me personat që i plagosën rëndë vëllanë, i cili jetonte në Gjermani. Si rrjedhojë e këtij aludimi Xheçuka ka debatuar disa minuta brenda lokalit në Mat nga ku fillimisht ka pasur një përplasje fizike e më pas Xheçuka e ka qëlluar, duke e plagosur rëndë. Dëshmitarët e ngjarjes deklaruan para grupit hetimor se Metra i tho-shte Xheçukës se nuk kishte dijeni për historinë e të vëllait,

sepse kishte qenë në Shqipëri. I mosbindur nga kjo përgjigje Xheçuka dyshohet se plagosi rëndë Metrën dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

E shkuara e XheçukësHektor Xheçuka është

një emër i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë. Pak kohë më parë ai u arrestua nga policia si vrasës me pag-esë, por më pas u lirua nga gjykata pasi prokuroria nuk kishte prova për të vërtetuar akuzën. Në atë kohë policia deklaroi se Xheçuka akuzo-het për vrasjen e 14 janarit të Emiljano Boçit dhe plagosjen e shokut të tij. Xheçuka u

Plagosja në Mat, arrestohen dypersona për moskallëzim krimi, dëmtuan

provat para se të mbërrinte policia

dyshua si i kontraktuar me pagesë për të kryer vrasjen për llogari të një grupi rival në fushën e trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike me operim në Holandë, aty ku dyshohet të ketë patur aktivi-tet dhe grupi i Emiljano Boçit. Vrasje për larje hesapesh, për pazare droge u konsid-erua vrasja e Boçit në zonën mbrapa shkollës “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet. Emil-jano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të autobusëve. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet, i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij, Melvin Disha, 27-vjeç, i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit. E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli dhe më pas njoftoi policinë. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.

“Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur dje se ka arrestuar

dy persona për moskallëzim krimi. Sipas uniformave blu ata kanë qenë prezentë dhe nuk kanë njoftuar uni-format blu. Po ashtu kanë bërë të di-tur se ata kanë ndërhyrë në skenën e krimit duke prishur provat materiale...

Futja e sendeve në qeli, furtunë në Burgun e Rrogozhinës

Mbyllen hetimet për operacionin “Limit”, dosja kalon në gjykatë

SPAK ka mbyllur hetimet për 31 të pandehurit gjatë opera-cionit "Limit" të zhvilluar në 2019, të akuzuar për trafik droge të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vendet e BE. Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO të pandehurit: Olger Bamllari, Aleksandër Pepi alias Bani, Gjergji Çollaku, Hysni Sadik, Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shqalshi, Kristo Ruçi, Besjan Valca, Drini Valca, Festim Çorbaxhi alias Bajraktari, shtetasin turk Rexhep Ipek, Eljon Jaho, Gjergji Muke, Romeo Tare, Andrea Caca, Emiliano Kalemi, Bektash Zenel, Besjan Zenel, Enkelejdi Sadik, Kristo Çobaj alias Christo Tsompai, Gjergji Çobaj alias Gkergki Tsompai, Edmir Ballia, Eduart Hoxha, Fejzo Dana, Arbër Brahimi, Vangjel Brahi-mi, Agron Manka, Ertin Hoxhalli, Eugen Meka, Kastriot Hoxha.

Disa zyrtarë janë pezulluar nga detyra në burgun e Rro-gozhinës, pasi dyshohet se janë përfshirë në futjen e materialeve të ndaluara në qeli. Për këtë Gjykata e Kavajës ka pezulluar ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me de-tyrën. Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendi-met e Gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara. Personat e pezulluar janë: Aleksandër Rreza, ish-drejtor i komanduar në IEVP Rrogozhinë, aktualisht me detyrë Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Petrit Skënderi, me detyrë ish-shef i policisë në IEVP Rrogozhinë, aktualisht me detyrë Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë; Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rrogozhinë; Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rrogozhinë; Albert Doci me detyrë efektiv.

Kultivonte kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit Prishtë

Kryeplaku kultivonte bimë narkotike, vihet në pranga nga policia. Në pranga është vënë J.L,39-vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Prishtë, në Njësinë Administrative Çepan në rrethin e Skraparit. Sekuestrohet parcela me 295 bimë Canabis. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka zhvilluar gjatë 10-ditëve të fundit një operacion policor nëpërmjet kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit. Në kuadër të këtij aksioni, policia ka prangosur kryeplakun e fshatit Prishtë, shtetasin J. L., në Njësinë Administrative Çepan në rrethin e Skraparit. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet të jetë kultivuesi i 295 bimëve narkotike “Canabis Satriva” të evidentuara dhe sekuestruara nga Policia e Skraparit në vendin e quajtur “Moçalishta”. Gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit, ai kishte detyrim ligjor që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte Policinë e Shtetit.

Page 16: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT16 E Martë 7 Korrik 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Pandeli BARDHI

“Po merre me ca atë fshesën e fshije oborrë ce na mbytën bajgat, a nuk i shikon”? Kështu i drejtohet e ëma vajzës së saj dhe aty për aty, merr edhe përgjigjen: “Hajde o mëndje hajde,

te bajgat të ka mbetur mëndja ty, unë nuk kam uarles (Wire-less) d’telefon ti kërkon të fshij oborrë. Ika unë d’Korcë ce po më presin shoqet”! Këtë bisedë e dëgjoj rastësisht në një fshat në rrëzën e Korçës. Mbase nuk do t’ia vlente ta shkru-aja, por dua të dal diku gjetkë, duke bërë një krahasim midis kohës “moderne” apo kohën e “Wirelessit” që po jeto-jmë dhe kohës e prapambetur apo të “bajgave” meqë morëm shembullin e mësipërm. Duket sikur koha po ecën në të kundërtën e rrjedhës së saj. Midis preokupacionit që kanë për punën në përgjithësi e për familjen në veçanti më të moshuarit, as që krahasohen me atë preokupacion që kanë të rinjtë e të rejat e kohës së sotme dhe jo vetëm për punën e familjen, por edhe për shkollën e për jetën në përgjithësi. Asgjë nuk vjen e gatshme, asgjë nuk vjen pa punuar. Vetëm puna është ajo që jo vetëm të sjell prodhim, të mira materi-ale, por mbi të gjitha, të bën njeri e të mëson të gjesh rrugë e mënyra për mos qëndruar duarkryq e të presësh nga të tjerët, por të përballosh jetën me të gjitha vështirësitë e saj. Kohët, siç po shohim, sa vijnë e vështirësohen dhe kjo lidhet me shkaqe nga më të ndryshmet. Në vend që kjo kohë të na imponojë një angazhim më të madh, një ndjenjë më të mad-he përgjegjësie për punën, përkundrazi, sidomos tek të rinjtë e të rejat, po imponon një “shkrehje” të themi, duke e pritur çdo gjë nga të tjerët. Ndoshta jo të gjithë janë në këtë kategori, por edhe të paktë nuk janë dhe kjo duket qysh në “promovimin” e edukatës qytetare në rrugë, në ambiente publike, në shkollë e kudo. Jetojmë në kohën e internetit, në kohën e kompjuterit. Zhvillimin dhe përparimin e shpejtë të teknologjisë në fushën e elektronikës, nuk po e shfrytëzojmë sa dhe si duhet në interes të punës dhe jo vetëm kaq, por duket sikur ky përparim po na “shkreh” e po na “ngordh” nervin e punës. Kjo po krijon një hendek të madh midis më të mosh-uarve, të cilët nuk mundën të arrijnë këtë përparim dhe atyre më të rinjve të cilët, patën fatin që “botën” sot, ta kenë në “pëllëmbë të dorës” por nuk kanë në “pëllëmbë të dorës” hal-let dhe shqetësimet për të mbajtur familjen, për të punuar e jetuar me djersën e ballit e mbi të gjitha për të qënë i nderu-ar në shoqëri e kudo. Qysh herët ende pa zbardhur dita, ndonëse jo të gjithë, shumica e të rinjve dhe e të rejave, gjithçka mund të harrojnë në shtëpi, vetëm telefonat celularë nuk mund të harrojnë sepse pa ata, jeta e tyre, nuk ka kuptim. Ende pa dalë nga shtëpia, ngulin sytë në telefon dhe askund tjetër nuk e kanë mendjen përveçse tek telefoni. Të kuptohe-mi, nuk kanë telefona sidokudo, por të markës së fundit, sepse askush nuk mund të qëndrojë më prapa shokut apo shoqes, sepse helbete, i ka syri “cipë”. Me të drejtë i shprehe-sha një mikut tim: “A mund t’ju besojë njeri kur i thua që jetojmë në vendin më të varfër në Europë, tek sheh sidomos të rinjtë e të rejat me telefona ultramodernë dhe jo vetëm që nuk sheh askund një të ri apo të re të preokupuar e të men-dojë për hallet sepse në këtë vend jeta e gjithkujt është e mbushur me halle, përkundrazi kudo, shikon njerëz vetëm të qeshin me të madhe, qeshin me vete, qeshin në rrugë duke ecur, qeshin në kafene, qeshin kudo që të jenë me sytë e mbërthyer në telefon”! Kriza ekonomike e thelluar më tej kjo edhe nga pandemia, si kudo, por veçanërisht tek ne, krijoi dy pamje të ndryshme. Nga njëra anë dëgjon vetëm ankesa nga biznesmenë të të gjitha bizneseve në dyqanet e të cilëve nuk hyn askush, për rënien e xhiros ditore dhe mujore, për papunësinë. Edhe për ata që krijohet mundësia për punë e refuzojnë sepse është më mirë kur “fiton edhe pa punuar”. Më e lehta që mund të bëjnë në këtë kohë krize ata që vuajnë për bukën e gojës, është të vënë në shënjestër shtetin e cilin-do që është përgjegjës për këtë gjendje, por që askush nuk nxjerr përgjegjësinë e vetvetes. Mirë bëjmë, sepse dihet që shteti është përgjegjës për qytetarët e vet, por ç’mund t’i bëjë shteti kur komuniteti i lagjes apo i fshatit, hedh fjala vjen çdo ditë të javës ngado mbeturina si t’i vijnë për mbarë dhe mbas disa ditësh, mblidhen të gjithë dhe bëjnë protestë duke akuzuar bashkinë që nuk merr masa për largimin e mbe-turinave dhe hedhurinave? Ato, megjithëse flitet e stërflitet kudo, tashmë shërbejnë si “kolor” për të “zbukuruar” rrugët e fshatit, rrugicat e qyteteve e rreth e rrotull banesave. Duket sikur po jetojmë kohën e para më shumë se një shekull kur Gjergj Fishta shkruante: “Njerëzit janë tuj ndej hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët si zogj pullumbash, pale se shka po u bjen nana-vidë Europë. Por përnjëherë, prit zot, veç..mi-

Koha e “Wireless-it” modern dhe ajo e “bajgave” e prapambetur!

zat sepse me ç’andrra po shihen, vonë e vonë do t’ju bien gja në skjep”. Koha e karantinimit nga pandemia, vërtetoi atë që më shumë se për të dalë e për të bërë ndonjë punë të dobishme, mendonim që kur do të vijë dita e të hapen kaf-enetë. Kafenetë vazhdojnë të jenë si dikur, plot e përplot jo vetëm me të moshuar, por sidomos me të rinj e të reja ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Ndryshe nga bizneset, kafenetë, nuk njohin krizë. Secili në punën e vet e sidomos të rejat, po të kenë pranë edhe qenin e të kenë paketën e cigareve plot, asgjë tjetër nuk i mungon. Por, hajde de të rinjtë e të rejat, por edhe intelektualët, sidomos deputetë e politikanë, për t’i dhënë rëndësi vetes, sapo zbresin nga makinat menjëherë nxjerrin celularin dhe bisedojnë apo bëjnë sikur bisedojnë për të eliminuar kështu edhe ndonjë “të bezdisshëm” që kërkon të bisedojë diçka. Hallexhinjtë e shumtë, duhet të llogarisin mirë kohën para se të shkojnë tek funksionari për ndonjë hall sepse të shumtën e kohës, ai do

ta kalojë në telefon. Kjo është e natyrshme sepse mbi kur-rizin e tij rrëndojnë shumë halle dhe atij do t’i duhet t’i japi zgjidhje. Por pse të shkoni aq “lart” tek deputeti e politikani, kur edhe në tavolinë mes shokësh ti kërkon të bësh një mu-habet tjetri as nuk e ka mendjen fare sepse nuk e lejojnë “GIF-ët” dhe “GUF-ët” në telefon? Ah këta celularët që po na prishin edhe me shokët! Sa për kompanitë celulare, edhe ato si kafenetë, nuk e njohin krizën. Ato, ja kanë marrë mirë dorën se si t’u vijnë në “ndihmë” me lezet të rinjve dhe të rejave duke i dhënë internet “falas”, kurse atë që e paguan, nuk e merr. A ka ndihmë më të madhe nga këto kompani kur të japin 3000 mesazhe në ofertë që edhe sikur të qëndrosh një vit duke shkruar përsëri nuk mund të realizohet “plani”? Se mos duan të dinë kompanitë që të rejat dhe të rinjtë kanë edhe mësime, kanë edhe punë e halle të tjera. Secili mendon për fitimin e vet. Sensi i punës, i dashurisë për punën e për familjen, ka mbetur tek të moshuarit, tek ata që kanë hequr mbi kurrizin e tyre vështirësi të shumta. E megjithatë, ata përsëri, aq sa të munden do të ndihmojnë fëmijët e tyre, aq sa të mundin do t’ia plotësojnë kërkesat që ata të futen në radhën e shokëve. Ata, nuk mbajnë telefona modernë, ata mbajnë telefona të kohës së “qepës” aq sa për t’u lidhur për të pirë kafe me ndonjë mikun e tyre, sepse as zërin, as fytyrën nuk mund t’ia shohin nipit apo mbesës që i kanë larg nëpër botë! Eh, erdhën kohët të tilla. Kohët do të vijnë e do të ikin, por dashuria do të mbetet, puna si burim i të gjitha të mirave, do të mbetet, harmonia e korrektësia do të mbeten pa të cilat nuk mund të përparojë shoqëria. Burimin e tërë të këqijave, duhet ta shohim tek ajo që është tronditur familja, shkolla dhe shoqëria në përgjithësi dhe nuk po e luajnë rolin e tyre si “qelizat bazë” për formimin e brezit të ri me kërkesat e kohës. Edhe shembulli për të cilën fola në fillim të këtij shkrimi, nuk mund të themi që ajo është një familje sidoku-do, por një familje e nderuar dhe e respektuar, por ja që në shoqëri “sheh rrushi rrushin dhe piqet”! Kohët, janë të tilla që prindërit, para se të kërkojnë punë nga të rinjtë e të rejat, duhet t’i pyesin nëse kanë Wireless apo jo që edhe gjatë punës, edhe gjatë kohës që janë duke ngrënë, sytë t’i mbajnë në celular për t’u njohur me të rejat e ditës. E keqja më e madhe është që ato ç’ka kanë mësuar të moshuarit, apo ata të kohës së “bajgave”, brezi i sotëm, nuk do t’i mësojë kurrë nëqoftëse nuk kanë vullnet, nëqoftëse nuk kanë sensin e punës. Te-knologjia e lartë si kudo edhe ajo e telefonisë celulare, është e mbushur me gjithçka, por vetëm me atë se si të duam njëri-tjetrin, si të dashurojnë punën e gjithçka që i shërben përpa-rimit, të respektojmë të moshuarit, të kemi dashuri e harmo-ni kudo, këto nuk mund t’i gjejnë po nuk i kërkuan. Të gjitha këto, nuk na i mësojnë mjetet kompjuterike, por po të kemi vullnetin e mirë, po të kemi vullnetin për t’i kërkuar, i gjejmë kudo dhe nuk është faji i tyre që mungojnë. Mirë ju përgjigj gjyshi, mbesës së vogël kur ajo e pyet: Gjyshi, si keni bërë juve më parë pa telefona celularë e pa kompjutera? “Po ja bija e Gjyshit siç bëni juve sot pa dashuri e pa vullnet për punë e për të mësuar”...

Në vend që kjo kohë të na im-ponojë një angazhim më të

madh, një ndjenjë më të madhe përgjegjësie për punën, përkun-drazi, sidomos tek të rinjtë e të rejat, po imponon një “shkreh-je” të themi, duke e pritur çdo gjë nga të tjerët. Ndoshta jo të

gjithë janë në këtë kategori, por edhe të paktë nuk janë dhe kjo duket qysh në “promovimin” e edukatës qytetare në rrugë, në ambiente publike, në shkollë e kudo. Jetojmë në kohën e inter-netit, në kohën e kompjuterit...

Page 17: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Me këtë start që kanë nisur qe-veritarët tanë duke fabrikuar

minoritete me ligje absurde, prognoza tregon se në një kohë të afërt në Shqipëri nuk do ketë më shqiptar. Këtë shkrim ma nxiti nisma absurde e ministrit Lleshaj, që ka projektuar një ligj fantazëm që me 300 firma të krijojë “tufa” të reja minoritetesh, se nuk u mjaftuan me nëntë etni që u krijuan para tre vjetësh. Reagimi sa qytetar aq dhe atdhetar i një personaliteti unik i të drejtës ndërkombëtare, Profesor Ksenofon Krisafi, si njohësi më racional dhe ekspert edhe i minoriteteve, që për fat të keq nuk është thirrur nga “padroni” Lleshi, për arsye interpretative nga ana e tij, sa diabolike aq dhe qesharake, të bën të mendosh se këta bajraktar të pushtetit, kur hipin në karrige e quajnë veten sulltanat që mund të shijnë për interesa të tyre jashtë interesave kom-bëtare. Një ministër i Brendshëm, për më tepër në Shqipëri, ku prej shumë vjetësh lulëzon korrupsio-ni, droga, krimi, prostitucioni, nuk e shqetësojnë këto fenomene që po e brejnë dhe po e gërryejnë shtetin dhe shoqërinë çdo ditë e më tepër, por gjen kohë të merret me telenovela që prishin imazhin dhe dëmtojnë strukturën e popullit tonë të copëtuar nga padrejtësitë e fuqive të mëdha në shekuj. Është i freskët fakti që para tre vjetësh u manipulua dhe u krijuan dhe minoritete artificial-isht siç është ai serb në Libofshë të Fierit etj., që në të vërtetë janë boshnjakë dhe mesa duket zoti

Lleshaj është i pakënaqur me këto “kontribute” të paraardhësve të tij dhe do të hedhi një hap më përpara duke krijuar vatra të reja minoritetesh për të mbuluar gjithë hartën e Shqipërisë. Por ky ministër që na qenka shqetësuar pse ka kaq pak minoritete në Shqipëri dhe si krijues provincial do mbjelli me fantazi “parcela” të reja minoritetesh, pse nuk i shkon mendja te emigrantët shqiptarë që janë denigruar, persekutuar, mohuar e drejta esen-ciale e lirisë, gjuhës dhe emrave dhe kanë ngelur jetimë në rrugët e botës pa pasur asnjë përkrahje shtetërore. Minoritetet në Shqipëri, falë traditës tonë trashëgimtare, që respektojmë më shumë të huajt se vendasin, në të gjitha sistemet kanë qënë të respektuar dhe privilegjuar në aspektin ekonomik dhe social. Fatkeqësisht kjo sjellje ka munguar te fqinjët tanë jugorë siç është Greqia dhe aq më pak te ata veriorë, ish-Jugosllavia. Në kohën e monizmit minoriteti grek kishte privilegje diferenciale me popullsinë vendase dhe preferen-ca në të gjithë hierarkinë e pushtetit, duke pasur dhe drejtues e të zgjedhur në organet e larta të pushtetit dhe legjislativit. Mjafton të kujtojmë që nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vitori Çuri ishte nga minoriteti grek. Në sektorin më delikat shtetëror, në Ministrinë e Mbrojtjes për një peri-udhë disa vjeçare ka qënë ministër, minoritari i nderuar Kiço Mustaqi, pa folur për disa kryetarë komitetesh, zëvendësministra etj. Në të gjithë zo-nat e minoritetit flitej dhe mësohej në gjuhën greke dhe kishte një katedër në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës e emërtuar: “Katedra e gju-hës, letërsisë dhe qytetërimit grek”, që mësohej greqisht dhe që vazhdon të jetë edhe sot edhe pse ka 2-3 studentë, në një kohë që nuk lejohen të krijohen katedra shqip po të mos ketë mbi 15

studentë. Ndërsa populli mik Greqia, edhe në ditët e sotme mban ligjin e luftës dhe bën presion në organizatat ndërkombëtare se do vendosë veton për të mos u pranuar Shqipëria në BE, në rast se nuk respekton minoritetin “grek” të Himarës. I dashur ministër Lleshi, (që fati të qeshi dhe Rama të deshi, se kështu është gatuar përsheshi), disa minoritete që i cakton Greqia, siç është rasti i Himarës, etj., që edhe pse ka qënë kryeqendra e Labërisë me 52 fshatra, ata na diktojnë t’i quajmë grekë, disa të tjerë do na i krijosh ti dhe me këtë trend, minoritet do ngelen shqiptarët në Shqipëri. Unë në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Labëria” “Nderi i Kombit”, nisur nga vizioni juaj do mbledh 300 firma nga krahina e Labërisë duke shpresuar se do na e bësh këtë privilegj të na krijosh “mi-noritetin Lab” në Shqipëri. Mos harro i dashur ministër nga vjen, kush je, ku do shkosh dhe si do përfundosh, po qe se këtë rrugë do vazhdosh. Je një ministër në një kope, që jeni kalorës kalimtarë, që karrigia ju bën pashallarë, por kur zbrisni nga karrigia do mbaheni mend jo se bëtë shtet, por se krijuat parcela të reja me minoritet. “Duke urryer gjithçka të dëmshme për popullin, njerëzit shpre-hin me këtë dashurinë e tyre për të”, shkruan Karl Libknet. Kushdo që vendos një tullë shtrembër në godinën e shqiptarizmës, do ta ketë përbuzjen dhe mallkimin e popullit. Karrigia nuk të jep dinjitet edhe pse të ka lezet, kur nuk jep bereqet, populli të bën lanet. Mos u merakos për minoritarët, se ata janë bërë pronarë në tokat e libohovitëve ku kanë ardhur si bujkrobër mbi 300 vjet përpara sipas të madhit Eqerem Çabej dhe libohovitët kanë ngelur pa prona falë ligjit fatkeq 7501. Ndërsa qeveritarët grekë, që ulërijnë për të drejtat e mi-noritetit në Shqipëri, jo vetëm që i përzunë çamët

Ministra që mbjellin minoritete

Nga Besi BEKTESHI

Historianografia ko-muniste ka bërë një dëm shumë të madh (në shoqërinë

shqiptare) në trajtimin e sido-mos kohës së mbas pavarë-sisë, rrethimit të Shkodrës, ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha dhe diplomacisë së asaj kohe prej së cilës sigurisht kemi një cungim paturpësisht të trojeve shqiptare, por dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar, me firmat dhe vulat e fuqive të mëdha ashpërsisht në konflikt me njëra-tjetrën. Ky moment ka bërë dy gjëra thelbësore për ne. Ka bërë me mungesa dhe padrejtësi, një territor shtetit shqiptar dhe po ashtu ka lënë në histori dhe dramatikën e trag-jikën e problemit të madh të kombit dhe territorit shqiptar. Një riparim u bë me krijimin e shtetit të Kosovës, por sigurisht do të vinin ditët që terri-toret që diskutoheshin sërish mes gjakatarëve (pushtuesve) dhe viktimave. Sigurisht që duket e njëjta situatë me shqiptarët për territore, por në avantazhin e madh të pothuaj dyfishimit të terr-itoreve duke pasur Kosovën shtet. Ndryshimi është se në vitin 1913 këto territore me biseda, pazar dhe marrëveshje të lodhshme u krijuan nga Austro-Hungaria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, kurse sot është dhe USA. Sigurisht sot është BE dhe padyshim dhe koha plot mistere dhe trandje të mëdha ekono-mike dhe politike. Ka dhe një ndryshim tjetër të madh se atëherë shqiptarët nuk përfaqësoheshin dhe pak kush i pyeste diplomatikisht dhe politik-isht. Sot sigurisht ka plot institucione shqiptare dhe dy shtete e pyeten, por absolutisht dhe si atëherë interesat janë kaq lart nesh dhe kaq shumë të ndërlikuara, sa sërish mund të thuhet se pak kush na pyet jo vetëm ne, por dhe serbët që mbahen si më "kodoshë". Po pra ata që dje donin të dilnin deri në Durrës dhe Shëngjin, t’i linin Shkodrën Malit të Zi dhe të kalonin plotë-sisht nga Durrësi në Kosovë duke pasur gjithçka apo pothuaj gjithçka. Për Shkodrën në atë kohë humbën në bisedime Gjakova, Dibra dhe qytetet si Peja dhe Prizreni nga territori shqiptar i Shqipërisë. Për fat, sot ka humbur vetëm Hashim Thaçi dhe që sigurisht me vjen keq si viktimë i vetëm (duke qënë pro USA dhe pro UE gjithë jetën e tij) mes ingranazhit të madh USA, EU dhe

Kur politika harron historinë, gabimikthehet në faj për territoret shqiptare!

nga trojet e tyre, por nuk u njohën as shtëpinë e as pronësinë. Dhe një pakicë e popullsisë çame e krishtere që mbeti në Greqi, shteti “demokratik” grek i detyroi të konvertohen në grekë, duke ju mohuar gjuhën dhe shkollën shqipe. Këtë strategji ka ndjekur dhe genocidi sllav, për t’i shpopulluar shqiptarët e Kosovës mes furtunave të Rankoviçit dhe viçërve të tjerë pasardhës. Në rast se të troket ndjenja atdhetare në mendje dhe në zemër, për këtë fakt injorimi dhe mungesë reciprociteti mes dy vendeve fqinje, duhet të sensibilizosh qeverinë dhe Parlamentin për të ngritur me forcë zërin në kancelaritë europiane. “Patriotizmi nuk është ai që kërkohet dhe mburret në çastet solemne, por ai që çdo ditë e çdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë”, shkruan Graf. Të qenët patriot ose jo, nuk është parullë. Ajo lexohet në veprimtarinë e secilit, veçanërisht kur je në pushtet, se sa dhe si i shërben me kontributin tënd çështjes kombëtare. Mua nuk më shqetësojnë kambanat e tua se ato një ditë do veniten, por ajo që është kryesore dhe që ka një prapavijë të rrezikshme është se nga e ke marrë frymëzimin për të kryer një mision kaq liberal që i shërben strategjisë së fqinjëve tanë grabitqarë. Dhe së dyti më shqetëson fakti që po të kaloj në Parlament, të 140 “deshët” me këmborë se kanë problem ta miratojnë, pa e vrarë mendjen se çfarë do prodhojë dhe kujt i shërben kjo lojë. Të anashkalosh dhe injorosh personalitete unikale në fushën e historisë, drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, që duhet dëgjuar dhe respektuar për dijet, eksperiencën dhe kompetencën e tyre profesionale si Profesor Ksenofon Kristafi, që është unikal në fushën e vet, apo profesor Pëllumb Xhufin etj., kjo nuk është një rastësi, por një hile e dredhi në një mision antikombëtar, por që s’ka për të rezultuar fitimtar dhe pse ndihen krenarë, nuk është kaq naiv populli shqiptar, sa që duan t’i trajtojnë si dele këta shtetarë, kalimtarë, që pa dyshim kanë bërë pazar.

ide të shkëmbimeve të territoreve. Kjo kuptohet qartë dhe pastër si nga John Bolton dhe nga vështirësia e madhe e ambasadorit Grenell, i cili dhe si ambasador i SHBA-ve në Berlin, ka qenë një fajkua pothuaj i bezdisshëm për pikërisht politikën e jashtme të Gjermanisë. Kur dha dorëheqjen zoti Grenell nga posti i ambasadorit në Gjermani, pikërisht në Berlin u duk se "morën frymë lirisht". Ai ka bërë një jehonë kritikave të ashpra dhe përsëritshme të presidentit Trump për shpenzimet ushtarake të Gjermanisë, e po ashtu dhe përzierjen e Gjermanisë në projektin e gazs-jellësit NordStreem 2 nga Rusia, akordin bërthamor me Iranin dhe mundësinë e përdorim-it të teknologjisë 5G të Huawei kinez në Gjerma-ni. Vetëm ky fakt të jep të kuptosh se nisja punë e Grenell si njeriu fuqiplotë për bisedimet Kosovë Serbi do të kishte në Gjermani një rrudhje buzësh politikisht dhe diplomatikisht. Por USA është faktor parësor e çlirimtar në Kosovë e vendi më i dashur për shqiptarët dhe BE është vendi ku Kosova kërkon të hyjë si shtet. Në mes të tyre, ishte problemi i bisedave reciproke të njohjes dhe bashkëpunimit Kosovë – Serbi. Është për të ard-hur keq se viktima e vetme në një aferë të madhe ndërkombëtare është Thaçi ose pika më e dobët e zinxhirit në sajë të zgjatjes së pushtetit të luftëtarëve të UÇK-së në politikat e drejtimit të shtetit në Kosovë duke ditur se ju është kërkuar gjithmonë të paraqiten në tribunale dhe duke ditur se kanë pranuar një tribunal "denatyrisht të formuar" pikërisht për krimet e këtyre luftëtarëve të UÇK mbas lufte. Po pra mbas një krimi masiv dhe gjenocid të serbëve, kundër një kombi dhe race tjetër në tokat e tyre. Shkojnë ku shkojnë punët dhe dalin pikërisht aty që shqiptarët vetë si faktor nuk mund dhe nuk do të mundnin ta zgjidhnin kurrë këtë rebus, sepse historia ka treguar gjithmonë se është në dorë të fuqive të mëdha. Po pra dhe jo si historia e treguar në diktaturë se "populli shqiptar i ka zgjidhur vetë fatet e tij me gjakun e tij". Sigurisht që ka derdhur gjak dhe Kosova më shumë se kushdo, por terri-toret dhe shtetet përkatëse i kanë formuar dhe si

presion i atij gjaku pikërisht fuqitë e mëdha në zgjidhje dhe paqtim të interesave të tyre. Nga janari i 1913 Edëard Grey shprehej se, “Nëqoftëse Austro-Hungaria marshon kundër Mali të Zi, Rusia do të sulmojë atëherë Austro-Hungarinë; Gjermania do të sulmojë Rusinë; Franca do të sulmojë Gjermaninë: e gjitha kjo për llogari të Shkodrës. Një gjë e tillë nuk mund të tolerohet... Shkodra është një bombë e cila mund ta vendosë të gjithë Europën në flakë prandaj ne duhet ta parandalojmë atë nga shpërthimi”! Dakord? Kështu ishte atëherë dhe sigurisht nuk është sot, por mentaliteti aty afër është dhe fuqitë po ato janë. Prandaj kur dëgjuan të gjithë diskursin e zotit Grenell në një farë mënyre morën vesh diçka më shumë. Richard Grenell ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve ishte e ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, John Bolton, por aspak e Presidentit Trump. Sipas Grenell, ky fakt i është pohuar atij nga palët në bisedime, përkatësisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pra Grenell thotë se Vuçiç dhe Thaçi i paskan thënë se Bolton ka këtë ide. Tanimë një person out (shkarkuar) nga administrata e presidentit Trump, reagon për të sqaruar sipas tij se "kush e ka fajin" për ide territoresh dhe shkëmbimesh duke thënë: “Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, kishte të dhëna, që në 2018, se liderët donin t’i zgjidhnin çështjet, sepse e panë se nuk mund të kishin pavarësi ekonomike dhe stabilitet derisa marrëdhëniet e tyre të normalizoheshin. Një nga gjërat që ata po diskutonin ishte mundësia e shkëmbimit të terri-toreve. Në vende të Ballkanit, në Gjermani dhe në Europën Perëndimore kjo shihej me druajtje, sepse kishin frikë se shkëmbimi i territoreve mund të çonte në ketë praktikë edhe në vende të tjera. Kjo ndodh në histori. Është diçka që duhet të je-tosh. Ju do të më thoni se nëse Kosova dhe Serbia do të kishin rënë dakord për shkëmbimin e terri-toreve, një pjesë e Europës do të thoshte jo. Jo, kjo nuk është e pranueshme për ne, ne do ta refuzojmë këtë zgjidhje, mendoj se kjo do të ishte e paimag-jinueshme. Tani, ka shumë rrugë deri atje, sepse

pengesa të reja kanë dalë kohët e fundit. Por, në fund të fundit, ju përmendët Jim Baker, që ka qenë mentori im për shumë vjet. Ai u ka thënë një herë izraelitëve dhe arabëve, se vetëm palët e përfshira mund të realizojnë një paqe të qëndrueshme. Ne do të ishim të lumtur t’i ndihmonin. Ky është numri i Shtëpisë së Bardhë, kur ta keni seriozisht, na telefononi”, deklaron Bolton. Nga vetë kjo deklaratë e zotit Bolton del qartë se ideja e ndarë me thikë është mes USA dhe EU! E sigurisht më pak faj mund të kenë dy "qyqarë" në Ballkan përballë gjigantëve në kancelaritë e Washingtonit, Moskës, Berlinit Parisit, Londrës etj. etj! Vetë njeriu që u shkarkua nga Presidenti Trump thotë se ideja e tyre në bazë të zotit Beker ishte se "du-heshin të merreshin vesh dy palët sepse kjo do të ishte e qëndrueshme si zgjidhje pa përfillur inte-resat e atyre jashtë”! Po ai këmbëngul se për Eu-ropën kjo është e pamundur, sepse ka shumë probleme që do të dilnin përpara saj po të bihej dakord në Prishtinë dhe Beograd, pra nuk do të lejonin marrëveshje dy palëshe. Kur në fakt Bek-er kishte thënë se "mjafton të merren vesh izrael-itë dhe palestinezë" dhe gjithçka mbaron. Kjo logjikë e Bolton është e qartë (merruni vesh ju kosovarë shqiptarë dhe serbë) se është pikërisht ai ideatori i shkëmbimit të territoreve dhe "marr-jesh vesh vetëm mes Serbisë dhe Kosovës". Ai praktikisht e provon vetë se nuk ishte e pranueshme për të dhe politikën e kohës së tij në administratën USA që Europa dhe BE të ndërhynin me interesat e tyre në praktikat e marrëveshjeve Kosovë-Serbi. Kur ndërkohë si Serbia dhe Kosova aspirojnë të futen në BE! Sigurisht dhe pse unë besoj se është Bolton, jo vetëm ideatori, por ai që mori përsipër me shumë "optimizëm" zgjidhjen vetëm nga Ser-bia dhe Kosova, faji do ti mbetej atyre që ranë në këtë kurth territoresh, duke mos respektuar të gjithë palët historinë! E kjo vlen dhe për Presiden-tin Thaçi. Një lexim më i saktë dhe më i qetë i historisë të bën të jesh më largpamës, më pak emotiv dhe më i zgjuar për të dhënë përgjigje më të mira si kur je në avantazh dhe kur je në zor të madh për të pasur një zgjidhje.

Page 18: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT18 E Martë 7 Korrik 2020

.............

k u l t u r e www.sot.com.al

Kinemaja po kalon një kohë të vështirë sigurisht dhe pandemia ka ndikuar në këtë

gjendje. Por duhet menduar që të ketë politika ndihmëse për krijuesit, kineastët, etj. Pra filmi sot kërkon vëmendje, duhet më shumë buxhet nga shteti për QKK...

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bash-këpunim me platformën online Bukinist, shpalli fituesit e eseve për fëmijë, një nismë e ndërmarrë në kuadër të muajit qershor, si muaji i letërsisë për fëmijë. Aktiviteti u realizua në ambientet e qendrës, ku të pranishëm ishin dhe dy shkrimtarë shumë të dashur për fëmijë, si Gaqo Busha-ka dhe Xhahid Bushati. Në fjalën e hapjes, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli tha se qëllimi i këtij konkursi ishte që t’i nxisnim të rinjtë drejt leximit. Albert Gjoka, administratori i Bukinist, tha se është motivues fakti që në sajë të këtij konkursi po shohim se sa lexues të mirë po rriten. Një nismë të tillë e përshëndeti në fjalën e tij edhe autori për fëmijë, Gaqo Bushaka. “Sot është shumë e vështirë ta drejtosh fëm-ijën te libri dhe kjo nismë është për t’u vlerësuar”, tha shkrimtari Gaqo Bushaka, ndërsa uroi fëm-ijët për leximet e kujdesshme dhe për faktin që vazhdojnë të jenë të lidhur me librin. Në fjalën e tij përshëndetëse shkrimtari Xhahid Bushati theksoi se koha ka nevojë për breza të rinj lexue-sish, gjë e cila vijon dhe me rrugën drejt librit. “Kemi nevojë për breza të rinj lexuesish, pasi në këtë mënyrë nis një rrugëtim i gjatë drejt librit, si fillim me ese, me skica, me poezi”, u shpreh shkrimtari Bushati, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet. Fituesit e këtij konkursi janë Deni Demaj, ese për librin “Hajdutja e librave”; Arbër Kapxhiu, ese për librin “Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit" si dhe Re-nata Bejleri, ese për librin “Ana flokëkuqja”. Si përgjegjësi kryesore e Qendrës janë funksionet që lidhen me mbështet-jen, nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë letrare e të përkthimit, duke kontribuar edhe në zhvillimin e politikave në fushën e librit, brenda dhe jashtë territorit. Qendra Kom-bëtare e Librit dhe Leximit harton programet dhe financon projektet në fushën e librit. Po ashtu, kjo qendër mbështet botimet e librave dhe të revistave në fushën e letërsisë e të shkencave shoqërore edhe në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Qendra, nëpërmjet buxhetit të saj të miratuar për çdo vit kalendarik, financon projekte të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre fushën e librit.

Regjisorët pohojnë se ka raste që buxheti është aq pak, sa nuk pretendohet të bësh filmin

jaku pohon se televizioni publik shqiptar duhet të shfaqë filmat, që prodhohen në Shqipëri. “Dis-tribucioni po ashtu është mjaft problem me filmat sot. Por filmat tanë të animuar nuk shfaqen as në TVSH, por duhet të shfaqen”, pohon regjisori. Për një tjetër reg-jisore në fushën e kinematograf-isë Eliona Thomaraj buxhetet për filmin në vendin tonë janë mjerane, përballë kërkesave që ka sot prodhimi kinematografik. “Buxhetet tona për kinematograf-inë janë mjerane përballë asaj që duhet për filmat tanë. Dalin probleme nga më të ndryshmet, ku dihet që buxheti është i paktë. Nuk mund të bëhet një film me 4 milionë e 500 mijë lekë të vjetra, siç m’u dha për projektin e filmit të animuar, është trup. Më mirë mos të japin fare, mos na fusin kot në valle me aq pak buxhet. Unë me filmin tim e kam pasur gati vras-tare punën me filmin. Unë vajta 3 vite që po merrem me filmin, sepse nuk ka lekë”, pohon Thomaraj,

që gjatë kësaj kohe po punon për një film premierë. Për regjisoren problem janë politikat, që ndjekin institucionet në vend për artin dhe kulturën. Sipas saj në këtë kohë nuk po mendohet as për kinematë verore, që dikur ekzistonin në Ti-ranë. “Kinemaja po kalon një kohë të vështirë sigurisht dhe pandemia ka ndikuar në këtë gjendje. Por duhet menduar që të ketë politika ndihmëse për krijuesit, kineastët, etj. Pra filmi sot kërkon vëmendje, duhet më shumë buxhet nga shteti për QKK. Filmi është në pikën kri-tike dhe ne kemi buxhete vrastare për filmin. Problemi është se ne sot duhet të kishim një organizim të filmave, që të jepen në kinema të hapur, të kemi kinema si dikur. Kinema Republika ka qenë verore përshembull, dikur Tirana ka pasur të tilla”, thotë regjisorja Thomaraj. Herë pas here kineastë të ndry-shëm kanë folur për probleme, ndërsa shpresa duket se mbetet rritja e buxhetit për përmirësimin e kësaj gjendje.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall

tre fituesit e eseve

Regjisorët: Filmi në pikën kritike, akordohen buxhete mjerane, duhen më tepër politika mbështetëse

Julia VRAPI

Kinematografia shqiptare përballet me probleme nga më të ndryshmet, ku nga pandemia regjisorët

janë vënë përballë edhe më shumë vështirësive. Kineastë të ndryshëm thonë se pandemia i shtoi dhe më shumë problemet me filmat, pasi gjendja është e vështirë dhe për të shfaqur prodhimet kine-matografike shqiptare. Në vendin tonë sipas tyre duhet të funksiono-jnë kinematë verore, ndërsa poho-jnë se nga shteti duhet më shumë vëmendje për buxhetet e filmit shqiptar. Për regjisorët buxhetet e pakta vazhdojnë të mbeten jo pak problem, madje ata shprehen se ka pasur raste që janë shifra aq të ulëta sa nuk mund të pretendosh të përfundosh filmin. Për regjisorët e filmit të animuar shteti duhet të rrisë buxhetin për Qendrën Kom-bëtare të Kinematografisë, duke bërë të mundur që krijuesit të kenë më shumë mundësi për prodhimet kinematografike. Regjisor i filmit të animuar Bertrand Shijaku po-hon, se sa më shumë buxhet të ketë për kinematografinë shqiptare aq më mirë është për realizimin e fil-mave. “Shfaqjet e filmave këtë kohë dihet që janë problem. Ne duhet të krijojmë si jashtë, që të jenë në ambiente të hapura, pra ku të ruhet distanca. Kjo është një mundësi, që mund të shfaqen filmat këtë kohë, pra të kemi kinema verore. Kin-emaja këtë kohë ka shumë prob-leme dhe për shkak të kohës, që jemi. Por ne kemi buxhete të filmit shumë të pakta. Nuk diskutohet që ne duhet të kemi më tepër buxhet, por varet se sa shteti jep për filmin, ne patëm tërmetin, pandeminë, pra varet se si do të jenë gjërat. Por filmi është me probleme dhe sa më shumë të ketë buxhet aq më mirë është. Buxhetet ngelen gjithmonë thembra e Akilit”, pohon regjisori Shijaku në reagimin e tij.Vështirësia e shfaqjes së filmave

Për regjisorët edhe distribucio-ni i filmave është me jo pak prob-leme. Në Shqipëri është e vështirë për distribucionin e filmave, ku për regjisorin Bertrand Shijaku përgjegjësi për filmin e animuar shqiptar ka dhe RTSH. Në re-agimin e tij regjisori Bertrand Shi-

IKTK marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar

QSPA: Platforma digjitale për promovimin e kujtesës kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nënshkroi një marrëvesh-je bashkëpunimi me Shër-bimin Gjeologjik Shqiptar. Në kuadër të bashkëpunim-it ndërinstitucional, stafet teknike të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar zhvilluan një takim pune për të diskutuar mbi realizimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për një qasje ndërdisiplinore në fushën e trashëgimisë kultu-rore. IKTK bën me dije se dis-kutimi u fokusua në mundësinë

e ndërmarrjes së projekteve dhe studimeve të përbashkëta si dhe programeve për forcimin e kapaciteteve profesionale në fushat respektive. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kultu-rore është institucion kombëtar i specializuar shkencor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kul-turore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studi-min, projektimin, konservimin, restaurimin e trashëgimisë kulturore materiale.

Platforma digjitale e ve-prave shqiptare ofron në for-matin digjital veprat letrare të autorëve shqiptarë të periud-have të ndryshme. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka publikuar linkun, ku bën me dije mund të lexohet mes shumë autorëve, edhe një nga figurat qendrore të letërsisë arbëreshe, autorin Jeronim De Rada. “Në përmbledhjen me tre vëllime, janë përfshirë krijimet më të rëndësishme të këtij autori në fushën e poezisë, publicistikës, studimit filologjik etj. Veprat e digjitalizuara janë

sjellë nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim”. Platforma është krijuar me qëllim gjallërimin dhe promovimin e kujtesës kolektive kulturore të komu-nitetit të diasporës shqiptare, si dhe krijimin e kushteve dhe nxitjen e angazhimit kultu-ror të anëtarëve të diasporës shqiptare”, shprehet qendra. Sipas QSPS pritet që pjesë e platformës “Digjitalizimi i Ve-prave Shqipatare” të jenë 100 vepra të një game të gjerë zhan-resh nga autorë të ndryshëm.

Margariti: Pjesa shqiptare e Ohrit, pasuri e jashtëzakonshme

Një vit më parë në se-sionin e 43 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Azerbaixhan u miratua reg-jistrimi i pjesës shqiptare të Ohrit, në trashëgiminë botërore. Ministria e Kulturës Elva Margariti shprehet se pas këtij momenti përgjeg-jësia ndaj kësaj zone është e madhe. “Pas një pune të përbashkët ndërinstitucionale disa vjeçare, një vit më parë, sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, zhvilluar në Baku, Azerbaix-han, miratoi me unanimi-

tet kërkesën e Shqipërisë për regjistrim të pjesës shqiptare të Ohrit, në Listën e Trashëgimisë Botërore. Një pasuri e jashtëzakonshme, ku natyra dhe trashëgimia kulturore ndërthuren harmo-nishëm, iu “bashkua” gjysmës tjetër, e cila ishte përfshirë në listën e trashëgimisë botërore, prej shumë vitesh. Prej atij momenti jemi përpjekur të plotësojmë kërkesat e vendo-sura nga UNESCO. Tashmë, përgjegjësia jonë karshi kësaj zone është edhe më e madhe”, pohon Margariti.

Page 19: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Këto projekte që u bënë digjitale tani po i zbatojmë realisht, me materialet e duhura. Piktura monumentale është specifike dhe

është e destinuar për ambiente publike kryesisht, që ka lidhje me monumente....

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, shekulli XV-XII p.Kr, është një zbulim më rëndësi në fushën e arkeologjisë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndërsa ka publikuar dhe foto nga punimet për këtë zbulim arkeologjik, shprehet se është i rëndësishëm për datimin e vendbanimit, në qytetin e Himarës. “Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kul-turore, Vlorë, së bashku me Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr). Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit të Himarës. Varret e dala në sipërfaqe kërcënoheshin të dëmtoheshin nga rrjedha e përroit dhe nga ndërhyrjet klandestine, për këtë arsye, në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e ma-terialit arkeolog-jik, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e peri-udhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII p.Kr) dhe disa varre ciste”, shprehet ministrja Elva Margariti. Më tej sipas ministres së Kulturës, për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor, të vitit 2020 u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmon ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës. Ministrja Margariti bën me dije se do të jetë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ai që do të vendosë mbi punën, që do të vijojë më tej për këtë zbulim me rëndësi në fushën e arkeologjisë. “Tashmë materiali arkeologjik është zhvendosur në hapësirat e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Vlorë. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren”, pohon Margariti, duke shtuar se tashmë është radha e studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, që ta çojnë më tej këtë zbulim të rëndë-sishëm. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, i cili kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga 15 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

Kuratori Mikel Temo: Një proces i vështirë pune, por u gjet frymëzimi

këtë ekspozitë është realizimi fizik i veprave të të rinjve. “Unë jam shef i Ateliesë së Pikturës Monumentale në Fakultetin e Arteve të Bukura. Një ekspozitë e studentëve, ku tani kemi realizimin fizik të projekteve. Këto projekte që u bënë digjitale tani po i zbatojmë realisht, me materialet e duhura. Piktura mon-umentale është specifike dhe është e destinuar për ambiente publike kryesisht, që ka lidhje me monu-mente”, pohon piktori Mikel Temo. Kjo ekspozitë që hapet në galerinë e artit FAB vjen në vijim dhe të tjerave, që janë prezantuar më parë. Ekspozita “Cov-19 Finding Inspiratin” ( Gjejmë frymëzimin) përmban punime nga artistë e rinj Igli Shterpi, Klajdi Katroshi, Mirushe Kurti, Xhovana Heqimaj, Blerta Koka, Afenisa Demiri, Ajet Halili, Anxhelo Gjonci, Dave

Bushaj, Enea Ziu, Eugen Miça, Xhovana Zenkollari, Jona Kadriu, Ermira Isufaj, Enirjeta Selimaj, Eralda Murati, Ligerta Cakoni, Gjovani Marku, Genalda Xhepa, Dea Imeraj, Urtina Gashi. Gale-ria FAB e ndërtuar në ambientet e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit te Arteve është një ndër hapësirat më atraktive në Tiranë për ekspozim. Galeria FAB është e pozicionuar në anën e pasme të Universitetit të Arteve, duke i dhënë mundësi të gjithë kalimtarëve si dhe artdashësve ta kenë tejet të lehtë aksesin në këtë ambient. Në këtë galeri arti ku herë pas here prezantohen ekspozita të të rinjve të Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë nuk kanë munguar dhe ato të profe-sorëve apo dhe artistëve të tjerë gjatë aktivitetit artistik.

Himarë, një zbulim me rëndësi në fushën

e arkeologjisë

Ekspozita “Cov-19 Finding Inspiratin”, me punime në pikturë në galerinë FAB

Julia VRAPI

Ekspozita “Cov-19 Find-ing Inspiratin” vjen me punime në pikturë për artdashësit. Ateliea e

Pikturës Monumentale dhe Artit Publik në Fakultetin e Arteve të Bukura prezantohet sot me këtë ekspozitë, në galerinë e artit FAB. Ekspozita prezanton punët e diplomave të studentëve, ku artistë e rinj vijnë punime me teknika të ndryshme. Ekspozita përmban pikturë murale, mozaik (pikturë me gurë, natyrale, artificiale), pikturë në transparencë, pra në xham (vitrazh), pikturë murale afresk, pikturë në kanavacë, vaji ose akrilik. Pedagogu dhe kuratori Mikel Temo, njëkohësisht edhe shef i Ateliesë thotë se në ditë kaq të vështira me pandeminë të rinjtë arritën të gjejnë frymëzim. “Ndër-kohë që bota u izolua, studentët e Universitetit të Arteve, dega Monumentale, gjetën frymëzimin. Në këtë fund viti shkollor ku studentë, pedagogë dhe e gjithë popullsia u përball më pandem-inë dhe izolimin nga virusi Covid -19, puna e studentëve vazhdoi pa ndërprerje online dhe më pas vazhdoi në atelie. Rezultati i kësaj pune është pikërisht ekspozita”, pohon piktori Mikel Temo, kurator i ekspozitës që hapet sot në orën 11:00 në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Shef i Ateliesë së Pikturës Monumentale dhe Artit Publik në Fakultetin e Arteve të Bukura, Mikel Temo thotë se ka qenë një proces pune që kaloi mes disa vështirësive gjatë kësaj kohe. “Këto janë punë që konkludojnë studimin tre vjeçar Bachelor si dhe atë Master pesë vjeçar të at-eliesë sonë. Duke marrë parasysh vështirësinë në të cilën kaloi i gjithë ky proces, jeni të mirëpritur të suportoni me pjesëmarrjen tuaj punën e këtyre artistëve të rinj, si dhe të shijoni krijimet e tyre artistike”, vijon më tej pedagogu i arteve dhe kuratori Mikel Temo.

Një ekspozitë në periudhë pandemie

Kurator i ekspozitës piktori Mikel Temo tregon se piktura mon-umentale është e destinuar për hapësirat publike, ku sipas tij me

Fitnete Rexha, më 1948 regjistroi këngët e para në radio

TOB: Opera “La Traviata”, më e ngjitur në skenë në botë

Fitnete Rexha me ak-tivitetin e saj me këngën popullore të Shqipërisë së Mesme, është një nga ar-tistet më të vlerësuara. "Ar-tistja e Merituar" Fitnete Rexha (1933-2003) u lind në Tiranë. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ka publikuar një material për këngëtaren e njohur të këngës popullore, ku thuhet se në vitin 1948 ajo regjis-troi këngët e para në stu-diot e radio “Tiranës”, nën shoqërinë e grupit orkes-tral të Shqipërisë së Mesme

të drejtuar nga Muharrem Gurra dhe Skënder Reka. “Në vitin 1957, me grupin e Shqipërisë, mori pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë. Filloi punë në Es-tradën e Tiranës dhe më pas në Ansambiln e Këngëve e Valleve Popullore, deri më 1981. Ndër këngët e saj që bënë emër kujtojmë “Qënke veshur me të bardha”, “Mun aty te shtat’ zymbylat”, “Te selvitë e Namazgjasë”, etj”, vijon materiali i publikuar nga Qendra Kombëtare e Ve-primtarive Folklorike.

Teatri i Operës dhe Baletit sjell në një vëmendje një nga veprat më të bukura operistike. TOB shprehet se opera “La Traviata” është një veprat më të suksesshme të Xhuzepe Verdit. “Më 6 mars të vitit 1853 u shfaq për herë të parë në Venezia opera "La Traviata", e cila është opera më popullore dhe e lua-jtur në historinë e Lirikës. Por sa nga ju e dinë që kjo vepër nuk pati jehonën e pritshme? Verdi, të nesërmen, shkroi kështu në një letër: “La Traviata mbrëmë dështoi. A është faji im apo i këngëtarëve? Koha

do të gjykojë ”. Dhe koha në të vertetë gjykoi. Deri më sot “ La Traviata” është vepra më e ngjitur në skenë në botë”, shprehet TOB për këtë ve-për operistike, që është vënë edhe në skenën shqiptare. “La Traviata” është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italiane nga Francesco Maria Piave. "Traviata" e Verdit është një opera shumë e famshme, e cila është e bazuar në veprën "Zonja me kamelie" e Alexan-dër Dyma, ku bëhet fjale për një histori të një kurtizaneje.

Ikona “Tre Hierarkët”, me talentin e mjeshtërve të kohës

Muzeu i Artit Mesjetar shprehet se ikona “Tre Hier-arkët” me përmasa të konsid-erueshme është punuar për Manastirin e Shën Pjetrit, në Vithkuq të Korçës. Muzeu thotë se skena e saj në kompozim është shumë e thjeshtë, por është shumë e pasur në detaje. “Kompozimi na afron tre hier-arkët në pozicion ballor. Ata janë vendosur nga e majta në të djathtë me këtë rregull: Shën Spiridhoni, Shën Harallambi dhe Shën Nikolla. Pozicioni bal-lor i karakterizon edhe në ven-dosjen e trupit të tyre. Në dorën

e djathtë mbajnë librin e shenjtë të mbyllur dhe me dorën e ma-jtë bekojnë në emër të Krishtit. Veshjet e të tre hierarkëve janë të dekoruara me motive flore-ale dhe shumë detaje të tjera. Hitonet dhe himationet e tyre nuk japin asnjë informacion rreth formave të trupit, Në ekze-kutimin e kësaj ikone piktorët tregojnë shumë qartë talentin e padiskutueshëm”, bën me dije Muzeu i Artit Mesjetar. Nënshkrimi i Atelies së Zografit paraqitet si gjithmonë në fund të ikonës me gërma të bardha, si dhe viti 1760.

Page 20: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT20 E Martë 7 Korrik 2020

.............

SOTSOT sport www.sot.com.al

TË DIELËN, 05.07.2020Luftëtari-Vllaznia 0-1Laçi-Flamurtari 2-1

TË HËNËN, 06.07.2020Tirana-Kukësi 1-2Bylis-Partizani 1-1Teuta-Skënderbeu 1-0

RENDITJA1.Tirana 652.Kukësi 593. Teuta 534.Laçi 525.Partizani 486.Skënderbeu 487.Bylis 448.Vllaznia 429.Flamurtari 1410.Luftëtari 14

JAVA 32

Sulmuesi Kristal Abazaj nuk shë-noi dot dje, por ishte nga më të mirët e Kukësit. Pas ndeshjes ai komentoi fitoren si dhe konfirmoi largimin e tij në fund të kampionatit nga skuadra kuksi-ane. “Ashtu siç e tha edhe trajneri, titulli nuk është më në dorën tonë, pasi kanë mbetur vetëm katër javë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë në gabime të Tiranës. Ne kemi gabuar shumë gjatë sezonit. Për të ardhmen është pak herët për të folur për të ard-hmen, por mund të them që me shumë mundësi nuk do jem te Kukësi as për Europën. Këto ditë besoj se do të ketë të reja, për të parë se ku do të vazhdoj, pasi jam në kontakte të vazhdueshme edhe me menaxherët”, tha Abazaj.

QËNDRIMIVerilindorët fituan 2-1 në kryeqytet, diferenca mes ekipeve në renditje zbret në 6 pikë

Adriatik BALLA

Kukësi rihapi dje garën për titull në Kategorinë Superiore, pasi mundi në kryeqytet Tiranën favorite, me rezultatin 2-1 dhe

ngushtoi diferencën midis tyre nga 9 në 6 pikë. Natyrisht, gara për bardheblutë komplikohet së tepërmi po të mbajmë parasysh se në kuadër të javës së ardhshme do të përballet në derbi me Partizanin dhe një tjetër disfatë mund t’i largonte Tiranës titullin nga duart. Janë dhe katër xhiro deri në fund dhe me 12 pikë në lojë kampionati duket i hapur e tani sytë e Kukësit janë tek Partizani, në derbi, me shpresën se do të fitojnë të kuqtë dhe do të kenë mundësinë të tentojnë deri në fund titullin.

NdeshjaTirana krijoi raste gjatë duelit të

djeshëm, por pragmatist në fushë ishte Kukësi, që ishte më i qartë në veprimet e tij ofensive. Ashtu siç e kishte parala-jmëruar edhe më herët, trajneri Orges Shehi nuk kurseu asnjë prej futbollistëve të tij në ndeshjen e sotme, me përjash-tim të Shkurtajt, Teqjas dhe Obanor, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa rikuperoi në kohë sulmuesi Godberg Kuper. Sfida nisi e qetë, me të dy skuadrat që preferuan të studiojnë njëra-tjetrën fil-limisht dhe të mos lënë shumë hapësira mbrapa, ndërsa kërcënimi i parë erdhi në minutën e 15-të, kur Kristal Abazaj gjuajti bukur në pozicion të prirët me portën, por sfera përfundoi jashtë kuadratit të Likës. Vetëm dy minuta më vonë Tirana zbriti në një kundërsulm të rrezikshëm dhe Kale provoi të shërbejë

për Kubinah, por topi u ndal nga mbro-jtësi Gëzim Krasniqi. Tirana pretendoi penallti për prekje të topit me dorë, por gjyqtari Bajramaj vazhdoi lojën. Më pas iniciativa ishte sërish e verilindorëve, që kërcënuan fillimisht me Rrocën, por gjuajtja e tij u ndal mbi vijën fatale nga Erjon Hoxhallari dhe më pas dy herë me Et’hemin, por që njëherë ndërhyri Lika dhe njëherë sulmuesi i Kukësit u tregua i pasaktë në gjuajtje. Edhe pjesa e dytë ishte qartazi në favor të Kukësit, që zhvendosi lojën në gjysmëfushën e Tiranës dhe pas i erdhi rrotull zonës për disa minuta, derisa gjeti golin e avantazhit në minutën e 58-të me anë të sulmuesit Kuper. Pas një aksioni të gjatë të kuksianëve, ishte Limaj që lëshoi një predhë nga distanca dhe Ilion Lika u shfaq në gatishmëri për të grushtuar, por Kuper u shkëput bukur nga mbulimi i mbrojtjes dhe arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Goli u dha qetësi miqve, që

filluan të luajnë lirshëm dhe të afrohen vazhdimisht rrezikshëm në zonën e Tiranës, ndërsa në minutën e 82-të ishte Valon Et’hemi që shënoi një gol spektakolar, pasi mori një top në hyrje të zonës, i vetëm me portierin Ilion Lika. Tirana dorëzohet totalisht dhe hidhet e gjitha në sulm, por lë shumë hapësira mbrapa dhe fillimisht Abazaj e më pas Limaj tronditin shtyllat e portës së Likës, ndërsa pranë golit shkuan edhe Rroca e Domi. Golin e vetëm bardheblutë e gjetën vetëm në sekondat e fundit të kohës shtesë, kur pas një krosimi me kohë, ishte sulmuesi kryesor i Tiranës Majkëll Ngo’o, që kërceu mbi të gjithë dhe mposhti portierin Xhika, por nuk kishte më kohë për të rihapur takimin, pasi vetëm pas nisjes së topit nga qen-dra, arbitri Bajramaj vërshëlleu fundin e sfidës. Kukësi fiton kështu përballjen e tretë nga 4 gjithsej me Tiranën këtë sezon, duke qenë se vetëm në fazën e

Një nga lojtarët e Kombëtares që ka spikatur më shumë gjatë sezonit të fundit është mesfushori Klaus Gjasula, i cili ishte pjesë e Padërbonit në kampionatin elitar gjerman (Bundesligë). Gjasula bëri një sezon të mirë dhe pavarësisht se skuadra e tij ra një kategori më poshtë, ai e justifikoi performancën e tij sepse mori vlerësime të shum-ta në media. Nga ana tjetër, atij i siguroi gjatë dy viteve të fundit një vend edhe trajneri i Kombëtares Edi Reja. Në mediat gjermane thuhet se Gjasula këtë sezon ishte një nga lojtarët më të mirë të Padërbornit,

edhe pse në fund skuadra e tij ra sërish në Bundesliga 2. Mesfushori ka treguar cilësi dhe shpirt të madh gare në mesfushë, çka shikohet edhe në rekordin historik prej 17 kartonësh të verdhë. Gjithsesi, kontrata e tij me klubin aktual për-fundon më datë 30 korrik dhe nuk ka patur asnjë hap nga të dyja palët për të rinovuar. Duke parë këtë hezitim, është Fortuna Dyseldorf, që tenton të ndërhyjë dhe të sigurojë shërbimet e mesfushorit të kom-bëtares sonë. Klubi, i cili gjithashtu ra këtë sezon në Bundesliga 2, do të bëjë një revolucion të madh në

ekip dhe pritet largimi i plot 12 lojtarëve. Trajneri Rosler në bash-këpunim me klubin po punon për të kompozuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe një nga dëshirat është Gjasula, i cili është një lojtar që e njeh shumë mirë Bundesliga 2, pasi ka luajtur minuta të plota me Padërbornin vitin e shkuar. Mes-fushori, i cili tashmë i ka arritur të 30-at do të ishte i lumtur nëse do të arrinte të qëndronte në Bundesliga 2 dhe pritet të nisë bisedimet për të firmosur me klubin, ku për gjysmën e dytë të sezonit u aktivizua edhe shqiptari tjetër, Valon Berisha.

Gjasula në Bundesligë, Dyseldorfi shfaq interes për mesfushorin kuqezi

Abazaj: Në fund të kampionatit

largohem nga Kukësi

Flamurtari replikë Cungut: Na lër të qetë, përgjigju si i merr fitoret!

Tirana fiton titullin në Superioren e

moshave, triumfon U-19

SULMUESI

SUKSESI

tretë triumfuan bardheblutë, megjithatë kryeqytetasit mbeten në krye të renditjes me 6 pikë më tepër se verilindorët, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi.

Partizani del me 1 pikë nga Ballshi, Bylis “kockë” e fortëNë kuadër të javës së 32-të, Parti-

zani zbriti në fushë përballë Bylisit në “Adush Muça” të Ballshit, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, ndonëse luajti për pak minuta në fund, me një lojtar më tepër se kundërshtarët. Edison Ndreca zhbllokoi sfidën me një predhë nga një goditje standarde në pjesën e parë, ndërsa Partizani riktheu baraspe-shën me anë të sulmuesit Braun në minutën e 70-të, por nuk arriti të shënojë sërish për të marrë tri pikët në transfertë.

Bardheblutë provojnë suksesin e parë sezonal, por këtë herë është për moshat e vogla. Kështu,titullin e parë për këtë sezon Tirana e ka fituar. Në pritje që skuadra e madhe të kurorëzohet kampione e Kategorisë Superiore pas 11 vitesh, skuadra U-19 e bardhebluve e drejtuar nga Alpin Gallo është shpallur kampione e Shqipërisë për moshat nën 19-vjeç. Bardheblutë e rinj mposhtën lehtësisht 3-1 Kamzën U-19 në finalen e fazës “play-off” duke bërë të tyrin titullin kampion. Një trofe i merituar ky për Ti-ranën që në fund të ndeshjes së zhvilluar në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz festoi duke ngritur lart trofeun. Një sukses që i hap rrugën triumfit të skuadrës së madhe.

Flamurtari del me një deklaratë kundër trajnerit të Laçit Armando Cungu pas akuzave të këtij të fundit në mikrofonin e “Supersport”. “Më bëhet qejfi që Flamurtari kujtohet të luajë futboll pas 700 javësh. Uroj të vazhdojë kështu deri në fund dhe t’i bëjë 704 javë”, tha Armando Cungu, trajneri i Laçit, pas fitores së vështirë që skuad-ra e tij mori kundër vlonjatëve të rënë nga Superiorja. “Përpara se të shkojmë tek rasti 11-metërshit, duket qartë që lojtari i Laçit është në pozicion jashtë loje. Cungu duhet të flasë për mënyrën si merr fitoren dhe jo për Flamurtarin që do të respektojë garën deri në ndeshjen e fundit”, shkruajnë vlonjatet në faqen e tyre në “Instagram”.

Kukësi mposht Tiranën, rihapet gara për titull në Superiore

Një ndeshje emocionuese ishte ajo e luajtur në mbrëmje në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, midis Teutës dhe Skënderbeut, dy skuadra që luftojnë për të paktën një vend të tretë në renditjen e kampionatit, pozicion që siguron pjesëmarrjen në Europa League. Natyrisht, pritej një Teutë më agresive në këtë ndeshje dhe ashtu ndodhi, pasi nga fillimi e deri në fund durrsakët tentuan të shënonin. Janë më shumë se 10 aksione goli nga Teuta gjatë fraksionit të parë të lojës që dëshmojnë për superioritetin e “djemve të detit” në këtë përballje, por finalizimi në pjesën e parë mungoi. Spektaklin në lojë dhe dëshirën për fitore e shprehin më mirë jo vetëm rastet e krijuara, por edhe goditjet e traversës, dy herë vetëm në pjesën e parë. Natyrisht, lojtari më i spikatur në fushë në

fraksionin e parë të lojës ishte portieri Koliçi, i cili bëri pritje të shumta dhe evitoi gola të sigurt nga goditjet e Kallakut e Vilës. Si përfundim pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në pjesën e dytë situata ndryshoi në favor të Teutës. Sherif Kallaku, “heroi” i skuadrës durrsake këtë edicion, shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 56-të. Fillimisht ishte Vila që goditi fort, por topi nuk zotërohet nga miqtë dhe përfundon si asist tek këmbët e Kallakut, i cili këtë herë e dërgon direkt e në rrjetë. Duhej të kalonin më shumë se 10 minuta që Skënderbeu të reagonte në sulm, por fuqia ofensive e skuadrës korçare nuk ka potencë e për pasojë nuk rrezikon mjaftueshëm. Nga ana tjetër, Teuta u përpoq të shënonte një gol të dytë, që do t’i jepte siguri. Kjo përpjekje zgjati deri në minutën e 78-të, pas së cilës

edhe skuadra durrsake e uli ndjeshëm ritmin dhe mendoi të mbrohej me kujdes për të mos lënë hapë-sira në prapavijë. Skënderbeut i mungoi qartësia në veprimet sulmuese dhe kjo u pa jo vetëm në distancën e madhe të krijuar mes mesfushës e sulmit, por edhe në rrezikshmërinë e vaktë të krijuar në mbrojtjen durrsake. Për pasojë vendasit e administruar mirë lojën dhe avantazhin deri në minutën e 90-të. Me këtë fitore, durrsakët ngjiten në vend të tretë, me 53 pikë, 6 pikë më pak se Kukësi i vendit të dytë. Nëse e ruajnë këtë pozicion deri në fund, atëherë Teuta do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Fitorja ndaj një rivali direkt si Skënderbeu i jep shanse. Korçarët, me humbjen e djeshme zbresin në vend të 6-të, me 48 pikë, po aq sa Partizani i vendit të pestë.

Teuta fitore minimale ndaj Skënderbeut, ngjitet e treta dhe kap Europën

Page 21: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Humbja ndaj Milanit me shifrat 0-3 brenda ka demoralizuar jo pak Lacion që tashmë e sheh veten -7 pikë nga Ju-ventusi kryesues. Pati shumë mungesa që ndikuan në humbje. Por për mo-tivimin e grupit ka menduar Igli Tare. Në një deklaratë për mediat italiane, zyrtari shqiptar i bardhekaltërve është përpjekur të inkurajojë futbollistët për të vazhduar deri në fund garën dhe për të mos u dorëzuar. “Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leccen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mba-ruar asgjë akoma”, u shpreh Tare për “Corriere dello Sport”.

QËNDRIMIMbrojtësi u dëmtua dhe mund të mungojë gjatë, mesfushori ka probleme tek Malaga

Adriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në kampionatet e ndrys-

hme europiane, por ka prej tyre që kanë pësuar dëmtime dhe po vënë në vështirësi objektivat sezonale dhe në diskutim edhe të ardhmen e tyre. Një prej tyre është Ardian Ismajli, i cili aktivizohet me një prej skuadrave të njohura të Kroacisë e të Ballkanit, Hajdukun e Splitit, një klub me emër në kampionatin kroat. Ismajli ka pësuar dëmtim që sipas medieve kroate është i rëndë dhe mund të ketë mbyllur sezonin. Kjo ka shqetësuar jo pak trajnerin Edi Reja, i cili ditët e fundit po ndiqte online të gjithë emrat e skuadrës përfaqësuese, për të hartuar listën me emrat e dëshiruar për projektin e tij të së ardhmes. Dhe Ismajli është një prej atyre që për Rejën ka qenë i domosdoshëm dhe ka marrë besim. Për teknikun ai është një qendërm-brojtës me cilësi shumë të larta që së bashku me Gjimshitin krijojnë në repartin e qendrës së mbrojtjes një dyshe të fortë, shtatlartë e të pakalueshme për kundërshtarët.

Dëmtimi i Ismajlit, shpresohet kthim i shpejtëHajduk i Splitit e sheh veten në

një pozicion jo edhe aq komod sa i përket luftës për të siguruar vendin e dytë që të çon në Ligën e Kampion-eve dhe për momentin ka pak shanse që t’i rrëmbejë këtë pozicion skuad-

rës së Lokomotiv Zgreb. Humbja e sotme përballë Osijek me shifrat 1-0 e ka lënë 6 pikë larg vendit të dytë dhe situata komplikohet edhe më shumë me dëmtimin e Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, një nga shtyllat e skuad-rës së drejtuar nga Igor Tudor, është larguar i dëmtuar nga fusha e lojës që në minute e 15 të sfidës pas një përplasje dhe sipas mediave kroate, rrezikon të humbasë ndeshjet e rëndësishme të radhës duke filluar nga ajo ndaj Dinamo Zagreb. Në atë takim, Hajdukut do t’i mungojë edhe Françesko Tahiraj, i cili sot mori kartonin e verdhë të radhës dhe është pezulluar për sfidën në kampionat. Kështu, gjithçka bëhet më e lehtë për Lokomotivën e Za-grebit, skuadër e shqiptarëve, që

në këto javë po përpiqet të mbrojë pozicionin që mban, për të siguruar një pjesëmarrje historike në Cham-pions League. Nëse gjërat shkojnë mirë në javët e mbetura mund t’ia dalë mbanë.

Keidi Bare ka probleme me kartonët

Ndryshe nga Ismajli që pësoi një dëmtim në dukje me pasoja, një tjetër lojtar i Kombëtares që nuk po kalon momente të mira është mes-fushori Keidi Bare, i cili problemin e ka tek nervoziteti i tepruar dhe sjellja agresive në fushë, gjë që i ka kushtuar me shumë kartonë të verdhë e të kuq, duke u bërë shënjestër e kritikëve në shtypin spanjoll. Për pasojë të kartonëve të tij, Malaga e kaloi dhe një ndeshje tjetër pa fituar. Kështu, Keidi Bare

Një tjetër lojtar shqiptar po kalon momente të mira në karrierën e tij dhe këtë herë është fjala për portierin Gentian Selmani, që luan në Sueprligën turke. Ai ka zhvilluar një kam-pionat shumë të mirë këtë sezon me skuadrën e Menemensporit. Paraqitjet e ish-portierit të Laçit, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe në këtë formë për Selma-nin ka oferta. Ndërkohë, në mbrëmjen e djeshme, Selmani në një intervistë për emisionin “Fair Play” thekson se dëshiron të transferohet në një klub të

madh, por nuk ka dashur të zb-ulojë emra. “Kam patur një dëm-tim dhe dy ditë para ndeshjes nuk kisha bërë stërvitje. Trajneri më tha të mos rrezikoja, pasi edhe objektivat i kemi arritur. Ka patur interesime dhe biseda me disa klube, por oferta konk-rete ende nuk kam patur. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Të mbaroj fillimisht sezonin dhe më pas do të bisedoj për të ardhmen. Natyrisht që do të dëshiroja të transferohesha në ndonjë klub të madh dhe për këtë po punoj çdo ditë”, u shpreh

Selmani. Megjithatë, ai që ka zbuluar një klub që ka interes për Selmanin, ka qenë Andi Lila i cili ishte gjithashtu pjesë e emisionit. “Unë flas konkretisht gjithmonë dhe do e zbuloj një emër. Selmanin e kërkon dhe ka pasur ofertë nga Qarabak, atje ku ka luajtur edhe Agolli. Është një ekip që shkon në grupet e Champions League dhe është gjë shumë e mirë. Po paraqitet në mënyrë fantastike te Mene-menspor, ata shumë pikë i kanë nga Gentiani që është gjithmonë më i mirë”, tha Lila.

Surpriza/ Lila zbulon të ardhmen e portierit Gentian Selmani

Tare motivon Lacion dhe Strakoshën: Jemi ende

në garë për titullin

Humbi Verona, por Kumbulla e Rrahmani

vlerësohen “mirë”

Jo vetëm Lacio e Tares, Vojvodën e duan edhe

në kampionatin rus

QËNDRIMI

MERKATO

nuk e ka mbyllur i lumtur sfidën e së dielës në kampionatin spanjoll mes Malagës dhe Albacetes. Mes-fushori i përfaqësueses shqiptare, duket po rivalizon në distancë me bashkëkombësin e tij që la shenjë në Gjermani, Klaus Gjasulën, pasi vazhdon të ndëshkohet me një rreg-ullsi të pabesueshme me kartonë të verdhë dhe sot, mori dy të tillë bren-da dy minutash për të lënë fushën e lojës me të kuq. Bare, i cili kishte qenë ndër më të mirët në fushë dhe kishte krijuar edhe raste për shënim, në minute e 69 u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyrje ndaj një kundërshtari. Kartonin e verdhë ai e kontestoi menjëherë duke e cilësuar të pamerituar. Pa kaluar dy minuta, Bare përfundoi përsëri në bllokun e shënimeve të gjyqtarit, I cili nuk ngurroi ta ndëshkonte përsëri pas një përplasje. Lojtari u largua i inatosur nga fusha e lojës, duke shkelmuar e goditur çfarë i dilte përpara, pasi nuk u besonte syve se si e kishin ndëshkuar në këtë mënyrë në ndeshjen e cila më pas u mbyll me rrjeta të paprekura, Ky ishte kartoni i kuq i dytë në këtë sezon për Baren, i cili është ndëshkuar edhe me 12 kartonë të verdhë. Ndërkaq, rekordi që Gjasula vendosi në Gjermani ishte me 17 kartonë të verdhë në një edicion të vetëm. Por edhe pse me rekord kartonësh të verdhë, media e njohur gjermane “Kicker” e kishte radhitur atë në formacionin më të mirë të Bundesligës.

Për lojtarët me origjinë shqiptare ka interesim në rritje nga shumë klube europiane, madje këtë herë har-ta e kërkesave për ta është zgjeruar deri në Rusinë e largët. Kështu, klubi i njohur rus Spartak Moska është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvo-da, shkruan “La Derniere Heure”. Vo-jvoda 25-vjeçar është nën kontratë me klubin e elitës belge Standard Liege. Mirëpo, ai po pritet të largohet këtë verë. Për të kanë shprehur interesim klubet e Series A, si Torino, Lazio e Atalanta. Mirëpo, njoftohet se është futur në garë edhe Spartaku i Moskës. Vojvoda ka kontratë me Standardin deri në verën e vitit 2023.

Verona u mund nga Breshia dhe dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahm-ani e Marash Kumbulla, u gjendën në vështirësi dhe nuk mundën të shmangnin disfatën ndërsa kjo është pasqyruar edhe në notat pas ndeshjes nga ana e “Eurosport”. Rrahmani-5 “Është ai i cili vuan më shumë në repar-tin difensiv të Ivan Juriç. Në pjesën finale të ndeshjes provon të shtyjë më shumë përpara, por kjo nuk jep shumë efekt në ndeshje”, shkruhej për Rrahmanin. Kumbulla-5.5 “Gjithmonë tregohet i gatshëm duke i paraprirë kundërsh-tarëve, është i vëmendshëm. Megjithatë, Torregrosa i hap shumë punë. Ka disa momente shpërqendrimi”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për Kumbullën.

Ismajli dëmtohet dhe alarmon Rejën, Bare në shënjestër për kartonët pa kuptim

Në Zvicër shqiptarët po regjistrojnë re-korde të reja jo vetëm në rezultate, por edhe në pjesëmarrje, duke e bërë Zvicrën, vendin e dytë për nga numri i futbollistëve që arri-jnë në nivelin e Superiores pas Shqipërisë. Kështu, tre futbollistë të rinj shqiptarë gjatë fundjavës së shkuar kanë debutuar në Su-perligën e Zvicrës. Te Bazeli u paraqitën Elis Isufi e Tician Tushi, derisa Arian Kabashi te Sioni. Ishin edhe tre prej 15 sa luajtën në total të shtunën dhe të dielën për dhjetë ekipet e elitës së futbollit zviceran. Në fakt, numri dhe ndikimi i futbollistëve shqiptarë është edhe më i madh. Plot 30 futbollistë janë pjesë e tetë klubeve të Superligës zvicerane.

Në ndeshjen Bazeli – Ksamaksi (2:0), të zhvilluar të shtunën, ishin tetë futbollistë shqiptarë. Titullarë te Baseli ishin Elis Isufi dhe Tician Tushi, kurse u aktivizuan edhe Lirik Vishi dhe Taulant Xhaka. Kemal Ademi ishte në stol, derisa në anën tjetër startues ishin Samir Ramizi dhe Taulant Seferi, kurse Arbenit Xhemaili qëndroi në stol. Të shtunën në ndeshjen Zuerich – Servete, që po ashtu përfundoi me rezultatin 2:0, startues te Zyr-ihu ishin Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Ky i fundit shënoi gol në fitore, kurse Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 81-të. Ndërkohë te Servete rast për të luajtur pati Kastriot Imeri. Titullar në

fitoren e Luzernit përballë Thunit të dielën me rezultatin 3:0 ishte Lorik Emini, që luajti vetëm pjesën e parë, kurse Betim Fazliji u paraqit në fitoren e St. Gallenit ndaj Sionit 2:1. Te Sioni debutues ishte ish-mbrojtësi i Shpresave të Kosovës, Arian Kabashi. Te Sioni luajti edhe Pajtim Kasami, kurse Ermir Lenjani nuk ishte i pranishëm në këtë takim. “Jam i kënaqur me paraqitjen time të parë, por ndiej keqardhje që humbëm, sepse na duhen pikët. Ka kohë që jam duke e pritur këtë moment dhe e kam ditur se është koha që unë të debutoj, tani kur kemi ndeshje çdo tre apo katër ditë”, ka thënë Kabashi të dielën për KOHËN.

Shtohet kolonia shqiptare në Zvicër, tre të rinj kapin Superligën helvete

Page 22: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT22 E Martë 7 Korrik 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Ennio Morricone ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare, në muzikë mori “Oscar”

1- I gjallë, plot energji, veprues. 2- Vezë e rrahur dhe e fërguar. 3- Gur i çmuar. 4- Hoxha që drejton lutjet në xhami. 5- Titran, përgjysmë. 6- Alikaj e skenës në inic. 7- Variete rrushi. 8- Vendqëndrim i anijeve para se të hyjnë në port, mbrapsh. 9- I thonë maces anglezët. 10- Automjetet e Shqipërisë. 11- Pikturë e një shenjtori në dru. 13- Njësi e vogël shitje e rrobave të gatshme. 14- Mark ... i letrave, pa fund. 15- Sëmundje e rëndë e mushkërive. 16- I thuhet ndryshe pishës së zezë, cetinë ose ... 18- Një ekip futbolli rus. 19- Pyll i vogël zakonisht me dushk dhe me pemë jo të larta. 20- Futbollisti kilian Arturo ... tani luan me ekipin e Barcelonës. 22- Liriu, ashtu siç është. 23- Janë veti të veçanta natyrore tek një njeri për të përvetësuar diçka, aftësi të veçanta. 25- I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë çame. 26- Plëndësi i pulës. 27- Kompozitori hungarez Franc ... 28- Tip autoveture ruse. 29- Ajo ndiqet nga të rinjtë. 30- Ajo e Noes. 32- Johan Sebastian ... kompozitor i madh gjerman. 33- Aktori amerikan ... Gibson. 34- Pianistja e talentuar Skënderi në inic. 35- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi.

1- Njeri që i dëgjohet fjala dhe i respektuar. 7- Vegël pune e këpu-carit. 12- Mbretër të lashtë të balsamosur në Egjipt. 13- I thuhet atij që kryen një punë në vend të një tjetri. 14- Rrahje mendimesh në një diskutim të gjerë dhe të hapur për një çështje me rëndësi. 15- Ato vihen në një shkresë zyrtare. 16- Ish-futbollisti i Tiranës Omuri në inic. 17- Burgim. 19- Kafshë e vogël brejtës, shumë i shkathët. 20- “Më mirë ... se kurrë”, thotë populli. 21- Lloj bostani vezak dhe i verdhë. 22- Canaj i futbollit. 23- Rite, i ngatërruar. 24- ... ia lë radhën ditës, pa të fundit. 25- Shtylla e velave në një anije. 26- Gjykatës turk. 27- Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit. 28- Zalla i futbollit. 29- Lloj vere. 31- Induatria Tekstile. 32- Një perime bishtajë. 33- Hotel i vogël. 34- Një shkrimtar indian, autor i “Gjylistani dhe bostani”. 35- Një lloj bostani i verdhë dhe vezak. 36- Rrobat. 37- Sistem më vete që formojnë një numër i madh yjesh e trupa qiellore.

Kompozitori italian Ennio Morricone u nda nga jeta në moshën 91- vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur, tronditi jo pak botën e muzikës. Shumë yje jo vetëm të muzikës italiane, por dhe në shtete të tjera shprehën mesazhet e tyre ngushëllues për ndarjen nga jeta të kompozitorit. Karriera e gjatë e kompozitorit Ennio Morricone përfshin një gamë të gjerë të zhanreve të kompo-zicioneve, nga muzika absolute e koncertit deri te muzika e aplikuar, duke punuar si orkestër, dirig-jent dhe kompozitor për teatrin, radion dhe kine-manë. Ai e filloi karrierën e tij si një kompozitor i muzikës filmike në vitin 1961, me "Il Federale" të

Luciano Salce. Fama botërore e ndoqi në filmat Western të Sergio Leone: "Një grusht dollarë" (1964), "Për disa dollarë më shumë" (1965), "E mira, e keqja dhe e shëmtuara" (1966), "Njëherë e një kohë në Perëndimi”(1968). Që nga viti 1960, Morricone ka kompozuar muzikën e mbi 450 filma, duke punuar me shumë regjisorë italianë dhe ndërkombëtarë. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Morricones iu dha “Oscar” për Kompozimin më të Mirë Origjinal në 2016. Për më tepër, ai ka fituar tetë çmime “Nastri D’argento”, pesë “BAFTA”, pesë nominime për “Os-car”, shtatë çmime “David Di Donatello”, tre “Golden Globe” , një “Grammy” dhe një EFA.

Pas operacionitNjë pacient pasi vuante nga

një sëmundje e rëndë, vendos të operohet menjëherë. Pasi kalojnë disa orë, ai zgjohet nga anestezia, hap sytë, dhe pyet:

-Doktor, si shkoi operimi?Personi tjetër përgjigjet:-Shkoi shumë keq, unë jam

Shën Pjetri dhe jo doktori.

Gënjeshtra Një polic kap një fëmijë duke

vjedhur dhe i thotë:-Do vish me mua në komis-

ariat.Fëmija i thotë:-Të lutem, sa të lajmëroj babin

që të mos shqetësohet. Dhe nuk kthehet më tek polici.

Ditën tjetër polici e kap sërish prej veshi dhe e shoqëron në komisari-at. Sa hyn tek dera fëmija i thotë:

-Sa të takoj mamin se ishte aty jashtë.

Dhe largohet sërish. Kur e kap herën e tretë, fëmija i thotë:

-O xhaxhi polici prit sa të blej një byrek dhe do vij.

Polici ngaqë kishte frikë se i ikte përsëri, e lëshon dhe i thotë:

-Prit këtu se iki ta blej unë byrekun.

Rihanna, këtë kohë më shumë plane biznesi

Këngëtarja Rihanna, me planet e saj në biznes dhe jo në muzikë mund të ketë zemëruar adhuruesit e saj. Sipas “The Sun”, 32 vjeçarja nuk ka pub-likuar edhe ndonjë album që nga viti 2016, pasi ka vendosur të fokusohet në biznesin e saj të produkteve të bukurisë. Në po të njëjtin publikim thuhet se albumi i nëntë i Rihannas është lënë pezull. “Ajo dëshiron të bëjë miliona përmes biznesit të saj “Fenty Beauty”. Linjat e saj të reja po shkojnë shumë mirë, ndaj ajo dëshiron që të godasë sa hekuri është i nxehtë. Sa herë që ajo reklamon, shitjet rriten më shumë”, vijon “The Sun”. Krijuesja e hitit “Take Care” deri më tani zotëron 480 milionë euro, duke mos përfshirë këtu përgatitjet për albumin e radhës.

k u l t u r e www.sot.com.al

9 5 1 3 2

9

2 1

3 8 5

4 5 7

6 8

8 9 5

7 1 8

2 3 5 6

6 7 4 5

4 2

8 9

3

2 7

5 1 6

4 9 3 5

5 7

4 5 3

4 5 7

7 6

2 1

2 3

6 1

4 2 7

8 4 6

7 3 6

1 5 2 8

22 GAZETA SOTE Martë 10 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro, për të luftuar koronavirusinGiorgio Armani dhuroi një shumë të majme

për të ndihmuar Italinë, për të luftuar korona-virusin. Dizajneri italian Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për katër spitale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të korona-virus në Itali. Paratë do të shkojnë për tre spitale me qendër në Milano dhe spitalin “Spallanzani” në Romë, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile, tha një zëdhënës i kompanisë së Armanit. Në pak më shumë se dy javë, numri i të infektuarve në Itali është rritur në 7.375 me 366 viktima. Giorgio Arm-

ani më herët lajmëroi se anulloi sfilatën e prezan-timit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020, nga frika e koronavirusit. Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është stilisti i parë italian që merr këtë vendim për shkak të gjendjes në vend. Marka njoftoi publikun se koleksioni do të prezantohej “me dyer të mbyllura”, në një pasarelë të bos-hatisur dhe të gjithë mund ta ndiqnin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e med-iave sociale të brandit.

6 5 4

9 1 5

1 4

1 3 6 7

8 5 1 3

2 1 8 5

3 9

3 8 2

6 7 4

8 5 3 9

7 5 2 4

3 5

7 4

2 4 6 1

5 1

9 1

7 3 5 9

6 2 7 3

9

1 7 6

9 8 4 2 7

9 8 3

5 7

3 4 9

8 6 3 2 4

4 5 6

8

Ndahet nga jeta aktori

Max Von Sydow Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Familja e tij njoftoi, se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën. Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij, përfshirë “Aktorin më të mirë” në 1998, për “Pelle The Conquer-or”. Nominimi tjetër i tij për akademinë ishte ai për “Aktorin më të mirë dytësor”, për rolin e tij në “Extreme Loud & Incre-dently Close” të vitit 2011. Max Von Sydoë njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative.

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 2- Njeri që flet me qesëndi, nënqeshje 3- Është brinjë në skuadër 4- Soto, i ngatërruar 5- Bujtinë primitive 6- Ernest Telman 7- Plazh në Lezhë 8- Regjizori Musliu 9- Repoblika Arabe Abisinise 10- Futbollist i Bajernit, Myler në inic 11- Mjet udhëtimi 13- I thonë plëndësit të pulës 14- Qytezë me njësi bashkiake pranë Tiranës 15- Luftëtar që del malit për liri 16- Një fshat i Fierit 18- Është fshat në rrethin e Pogradecit, i thonë edhe guri i mullirit 19- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 20- Shkrimtari turk Aziz ... 22- Këngëtari Ruso 23- Një shtet në Gadishul-lin Arabik me kryeqytet Doha 25- Një shtet pothuajse në zemër të europës 26- Plak që e ka lënë mendja 27- Dëshirë e madhe për të arritur diku 28- Gjykatës turk 29- Virna ... aktore italiane 30- Janë ato të kuzhinës 32- Mjet sinjalizues për anijet 33- Legjendë, gojëdhënë 34- Aktori amerikan Eastwood në inic 35- Adelina e shkrimeve në inic...

1- I kushtohet 7- Qytet në juglindje të vendit 12- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 13- Akullore e ngrirë 14- Pambuk italian 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- Koka e çengelit 17- Porosi e fundit 19- Resmet 20- Çdo ligj e ka një të tillë 21- Luftëtar që del malit për liri 22- Është ndajfolje, gjoja, domethënë, kinse 23- Specialist i Sigurimeve Shoqërore Fadil ... 24- Revani 25- Një metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon 26- Filipe ... i Formulës Uno 27- I vogli i pelës 28- Moçal 29- ata që janë pasardhësit e romakëve 31- Humoristi anglez Atkinson në inic 32- Fukara 33- Lloj jeleku me mëngë dhe me kopsa përpara 34- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit 35- Tas i thellë për çorbë 36- Kështu quhej vendi ynë përpara 37- Janë makina metalprerëse, shumës...

Burri gënjeshtarTre mikesha po bisedonin

midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjesh-tar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

.............GAZETA SOT E Martë 7 Korrik 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Parashikohen komplikime më shumë në dashuri, por në raport me ditët e kaluara përmirësimi do të jetë i dukshëm. Nëse jeni çift propozojini diçka partnerit/es. Në punë, ju duhet durim.

23 shattor-22 tetor

Në këtë periudhë jeni më shumë të interesuar pas punës. Ndoshta keni hasur në ndonjë komplikim, por ky është një vit i cili ju sheh fitues dhe do të keni mundësi të mira.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, ku sharmi juaj do të vijë në rritje në sajë të ndikimit të Venusit në shenjë. Në punë do të keni mundësi të shumta, ndaj mos i lini që t’iu ikin.

Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të ndiheni mjaft të favorizuar në raportin në çift. Ku-jdes duhet treguar më tepër me shpenzimet, ndaj mundohuni që të mos e teproni gjatë kësaj dite.

Në dashuri do të përballeni me momente tensioni, sido-mos nëse jeni përballur me një krizë. Mundohuni që të jeni të kujdesshëm. Sa i takon punës, jeni në një kohë me probleme.

Dashi Demi

Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri, ku do të reflektoni lid-hur me raportin tuaj. Në punë ka shumë tensione që kërkojnë zgjidhje ndaj duhet kujdes.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Gjatë kësaj dite ka ende diçka që nuk shkon siç duhet, ndaj mundohuni që të mos nervozoheni dhe të mos krijoni tensione rreth vetes. Në punë, duhet të analizoni mirë situatat.

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke stimuluar emocionet pozitive. Kujdes duhet treguar me paratë, pasi keni pas-ur shumë shpenzime. Në punë do të ketë zhvillime të reja.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majNë dashuri do bënit mirë që

të prisnit pak, para se të flisni për gjëra të rëndësishme. Mun-dohuni që të keni më besim në veten tuaj. Edhe në punë, duhet më shumë përkushtim.

Mercedes, me modelin e ri të S-Class në shtator

Tek çiftet të cilët kanë shumë kohë bashkë, ka një sërë dyshimesh. Gjatë kësaj të marte do të jeni disi të tensionuar. Sa i takon punës, mundohuni që të mos mbingarkoheni sot.

HORIZONTAL

Mundohuni që të jeni të ku-jdesshëm sa i takon ndjenjave, pasi kjo nuk është dita e duhur për të folur për dashurinë. Ku-jdes duhet treguar dhe në punë, ku duhet të tregoheni vëmendje.

Kjo është një ditë kritike, ku duhet të bëni kujdes me po-lemikat. Mundohuni që të mos flisni shumë, pasi Hënën e keni kundër. Në punë sot janë mjaft të favorizuara ndryshimet.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Alpet italiane bëhen rozë, shkencëtarët nisin studimet

1- Tip automjeti apo motoçikletë japoneze. 5- Një shtet europiano-jugor. 9- Janë shokë pune që i bashkon ideja , mendimi dhe qëllimi me një tjetër. 11- Ndihma Sociale. 13- Këngëtari grek Rusox i muzikës së lehtë, ka dhënë koncert edhe në Shqipëri. 14- Notë muzikore. 15- Aktori amerikan Riçard ... 17- Mikhail ..., ish-shahisti rus kampion. 18- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë. 19- Nuk i tregohen ato babait. 21- Bler, ish-kryeministri anglez. 22- Lloj konjaku vendi. 23- Plazh në Lezhë. 24- Mustafai analist, pa të fundit. 26- Jashin, ish-portieri legjendar rus. 27- Mjet sinjali-zues për anijet. 28- Ndodhet mbi duar. 30- Ka edhe një të tillë fetar. 32- Agjenci Telegrafike. 33- Ish-futbollisti shkodran Ragami. 35- Model Ushtarak. 36- Lule de-korative, lulekupe apo lule holandeze. 38- Vija e lakuar dhe e thyer që kufizon një figurë gjeometrike apo rrethi. 40- Leverdi, përfitim. 41- Kundërshtar, sfidant. 43- Një shtet në Lindjen e Mesme, komshi me Iranin. 45- Ish-aktori Prokop ... 46- Një shtet në Lindjen e Mesme pa të fundit. 47- “Mbreti” i Shekspirit, dramë me 5 akte. 49- Ndërmarrja Industriale Roskovec. 50- Ndërmarrje Tregtare. 51- Grumbull malesh që përbëjnë një njësi më vete të relievit. 53- Zyrat Italiane. 54- Mentar. 56- Është ajo e sprasme e Balës. 57- Erë e këndshme që të gudulis hundën.

1- Depo e madhe drithi. 2- Ndihmë So-ciale. 3- ... Qinari te filmi “Komisari dritës”. 4- Vegël. 5- Dashuri e pastër dhe e sinqertë. 6- Pjatë shumë e thellë. 7- Humoristi anglez Atkinson në inic. 8- Gadishull në jug të Eu-ropës. 10- Merr. 12- Janë figura përrallore gjysmë peshk e tjetra femër. 14- Ripërtërim, bëhet më i ri, rinohet. 16- Aparate zbulimi të fuqishme. 18- Pjesëtare e familjes. 20- Lloj peshku deti. 21- Mikhail ..., ish-shahisti rus kampion. 25- Një i tillë mund të jetë edhe frymëzimi. 27- Mjet sinjalizues për anijet. 28- ... Myrtja te filmi “Kur hidheshin theme-let”. 29- Spec. 31- Rrethi çiklistik i Francës. 33- “Shtëpia” e pulave. 34- Taksë. 36- Gradë e ulët ushtarake. 37- Emër burri. 38- Mineral me ngjyrë të verdhë, përdoret për prodhimin e H2OSO4, i thonë edhe sulfur hekuri. 39- Tenori Kovaçi. 40- Njeri i pashëm, i zgjuar e me shpirt të madh. 42- Është qytet dhe ekip futbolli grek. 44- Krahina, treva, toka. 47- Personazh te filmi “Kur hidheshin themelet”. 48- Humoristja Lati. 51- Tip avioni ushtarak rus. 52- Diçka që rri pezull në ajër. 54- Sta-diumi Dovana në inic. 55- Roma në makina.

k u l t u r e www.sot.com.al

Shkencëtarët në Itali janë duke hetuar pamjen misterioze të alpeve në këtë vend, ku shtresa e akullt ka marrë ngjyrë rozë. Sipas ekspertëve kjo mendohet se ndodh nga algat dhe si rezultat i efekteve të ndrys-himeve klimatike. Është krijuar një habi se prej nga po vijnë këto alga, por Biagio Di Mauro nga Instituti Nacional për Hulumtime, tha se bora ngjyrë rozë është shkaktuar nga algat e njëjta, që janë gjetur në Grenlandë. “Algat nuk janë të rrezikshme, është një fenomen natyral që ndodh gjatë periudhës së pranverës dhe verës”, ka deklaruar Di Mauro, i cili më parë ka studiuar algat në Morteratsch të Zvicrës.

Mercedes do të mbajë premierën në internet të S-Class të ri në muajin shtator, dhe gjatë verës gradualisht do të zbulojë detajet e kësaj makine. Kompania gjer-mane, së pari do të prezantojë sistemin e ri multimedia dhe ekranin me prekje XXL të mërkurën. Mercedes, ashtu si Tesla, ka zg-jedhur një “ekran me prekje” dimensionet e të cilit nuk janë zbuluar ende, por besohet se janë të ngjashme me prodhuesit ameri-kan të makinave elektrike. Kjo do të thotë, që ekrani i ngjashëm me tabletët në tasti-erën qendrore do të ketë një diagonale prej rreth 17 inç. Ekrani është pjesë e sistemit të ri multimedial MBUX, që do të instalohet në gjeneratën e ardhshme S-Class.

Page 24: Ja pakti Rama-Meta, nga koka e Dvoranit, shkrirja e ... · shpërndarë për media, Presidenca bën me dije se Ilir Meta falënderoi ish-kreun e KLSH... Zbehet roli i Sali Berishës

GAZETA SOT24 E Martë 7 Korrik 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Hyri në tregun elitar

italian nga radhët e të rinjve dhe u propozua nga tekniku i madh Arrigo Saki si tra-jner i duhur për Milanin dhe Masimiliano Alegri e tregoi veten menjëherë në radhët e trajnerëve 6të së ardhmes, pasi shquhej për gjetjen bri-lante të skemave taktike në vardis të grupeve që kishte në dispozicion. E tregoi këtë me Milanin, por kulmin e arriti me Juventusin, ku fitoi shumë trofe, por pa mundur të marrë UEFA Champions League, trofe që iu afrua dy herë në finale por pa e fituar dot, një herë humbi me Barcelonën e një herë me Realin e Madridit. Mos arritja e objektivit Champi-ons e detyroi të tërhiqet nga Juventusi, e të pushojë për të paktën një vit, ndërkohë që tani së fundmi është bërë i gjallë dhe po kërkon të rikthehet me pompozitet, duke kërkuar një klub që ka projekt të madh ambicioz për trofe. Dhe ky qëndrim e ka

SITUATA/ Mblidhet komiteti i gjyqtarëve në Spanjë, shkak penalltia në favor të Realit

LËVIZJA Ai ka luajtur në shumë skuadra, duke spikatur si sulmues me poten-cial të madh dhe njëherësh lojtar punëtor që i shërben shumë skuad-rës. Këtë gjë e tregoi veçanërisht në Botërorin e Rusisë në vitin 2018, me përfaqësuesen e vendit të tij, Kroacisë, duke ndihmuar ekipin të shkojë në finalen e madhe. Mario Mandzukiç, është pra një superlojtar që vlen për çdo skuadër. Ndërkohë, aventura e Mario Mandzukiç në Katar ka zgjatur vetëm 6 muaj me sulmuesin kroat i cili

ka zgjidhur me konsensus kontratën me Al-Duhail. 34-vjeçari ballkanas nuk u përshtat dot me temperaturat e larta në Katar teksa me Al Duhail që pas transferimit të tij në janar me parametër zero u aktivizua në total në 7 takime dhe shënoi vetëm një gol në Champions League aziatike. Tashmë Mandzukiç është një lojtar i lirë në treg dhe dëshira e tij është të rikthehet në Serie A. Sipas “Tutosport” është Verona skuadra që synon ta ris-jellë në kampionatin italian bomberin

kroat me bashkëkombasin e tij Ivan Juriç që ka marrë situatën në dorë për të bindur Mandzukiç të transferohet te Hellas. Me shitjet e Rrahmanit te Napoli dhe Amrabat te Fiorentina por edhe milionat që do të sjellë largimi i Kumbullës, Verona e ka kapacitetin për të mbuluar pagën e lartë të kroatit. Ndërkohë një tjetër skuadër italiane që interesohet për shërbimet bomb-erit kroat është Benevento e Simone Inzagit që ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Serie A.

SULMUESI QËNDRIMI DEKLARATA

Bartomeu kundër spekulimeve: Mesi qëndron te Barcelona

Fundjava që sapo lamë pas ishte me të vërtetë e pafat për Frank Riberi në dy as-pekte, e para sepse në sfidën e kampionatit ndaj Parmës pësoi një dëmtim ndërsa hajdutët i kishin grabitur shtëpinë. “La Reppublica” raporton se Riberi, kur u kthye në shtëpi pa se e kishin vjedhur banesën e tij. Policia kishte mbërritur në vendng-jarje dhe tani po vlerësohet dëmi i bërë në aspektin finan-ciar. Shkruhet se një numër i madh sendesh me vlerë i janë marrë sulmuesit anësor të ek-ipit vjollcë, ndërkohë që bëhet fjalë për objekte ari dhe sende

Pak ditë më parë mediat spanjolle raportuan lajmin e bujshëm se Lionel Mesi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën që skadon në vitin 2021, për t’u larguar me parametër zero pas një viti, por nuk ndan të njëjtin mendim presidenti i Barce-lonës Josep Maria Bartomeu i cili në një intervistë i ka siguruar fansat se Barça nuk do të privohet nga shërbimet e yllit argjentinas. “Leo e ka thënë pafundësisht se do që ta mbyllë karrierën te Barcelo-na. Nuk mund të shpjegoj tani çka diskutojmë çdo javë. Tani duhet të jemi të përqendruar

Legjenda Testao, që fitoi kupë bote me Brazilin më 1970, deklaroi dje se Pele mbetet numri 1 i botës. “Unë mendoj se Pele ishte më i mirë se të gjithë. Për mua, nuk ka asnjë krahasim. Pele ishte shumë më i plotë. Ai kishte çdo cilësi që një sulmues mund të kishte. Ai nuk kishte asnjë defekt. Mesi është spektakolar, por ai nuk e godet topin si Pele, ai nuk gjuan mirë me të dy këmbët, ai nuk bën lëvizjet që bënte Pele”. “Kristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakon-shëm, por ai nuk ka aftësinë që kishte Pele dhe ai nuk bën pasimet e jashtëzakonshme që

të tjera me vlerë. Në këtë sezon të Serie A, i pari për të me fanellën e Fiorentinës Riberi është aktivizuar në 15 takime duke shënuar dhe 3 gola.

bënte Pele. Nëse i bëni bashkë cilësitë e Kristiano Ronaldos dhe Mesit, atëherë do të keni një lojtar që ta krahasoni me Pelen”, tha ai.

një lidhje, pasi Masimiliano Alegri është ndër emrat më të kërkuar në treg. Ndërkohë,. Mësohet nga mediat italiane se Masimiliano Alegri thotë se e hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Real Ma-dridit para dy vjetëve, sepse, këmbëngul ai, dëshironte t’i mbetej besnik Juventusit. Ish-trajneri i Milanit i kaloi pesë vite të suksesshme në stolin e Juventusit para se të largohej në fund të sezonit të kaluar. Pasi Zinedine Zi-dane e braktisi Madridin pas sezonit 2017/18, klubi ua besoi shkurtimisht postin

Alegri ideon rikthimin e madh, zbardh pse ka refuzuar Realin e Madridit

e trajnerit Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit. Alegri ishte ndër trajnerët e tjerë që Madridi e kërkonte dhe tani e falënderon presidentin e madrilenëve, Florentino Perezin për interesimin e shfaqur në atë kohë. Madridi përfundimisht e riktheu në klub Zidanin në mars të vitit 2019. “Dy vjet më parë, pata kontakt, por nuk ndodhi as-gjë sepse unë kisha kontratë me Juven”, shkruan “Marca” në lidhje me interesimin e Madridit. “Për më tepër, unë e kisha një përkushtim të fuqishëm moral ndaj klubit

Tekniku i njohur italian rikthehet me pompozitet në treg, duke kërkuar një klub me projekt ambicioz. Mund të rimarrë Milanin sezonin e ri

në La Liga dhe në Champions League”, u shpreh Bartomeu. Pak ditë më parë mediat span-jolle aluduan për largimin e argjentinasit.

Dy të këqija për Riberi dëmtohet dhe i vjedhin edhe shtëpinë

Mandzukiç mbyll aventurën arabe, kthehet në Serie A

Reali i Madridit është jo vetëm klubi më i madh në Span-jë, por një prej klubeve elitë në të gjithë botën, dukshëm një klub me emër të madh, 13 herë fitues i Champions League, sa askush tjetër e në vend të parë, por njëherësh dhe një kub i mbështe-tur nga pushteti në Spanjë në pe-riudha të ndryshme kohore. Por duket se kjo mbështetje shkon edhe më tej, ku përfshihen vetë strukturat e federatës spanjolle e në këtë kuadër ndihma duket se përmbledh edhe arbirtrat. Komiteti i Gjyqtarëve i Federatës së Futbollit të Spanjës është mbledhur për të diskutuar rreth incidenteve në ndeshjen e së

dielës mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit në La Liga. Real Madridi e mundi 1:0 Bilbaon falë një penalltie kontroverse të shndërruar në gol nga Sergio Ramos, duke e ruajtur epërsinë prej katër pikëve në krye të renditjes ndaj rivalit, Barcelonës. Përveç akordimit të një penalltie kontroverse në favor të Realit, gjyqtari Gonzalez Gonzalez u kritikua edhe për mos veprim ndaj Sergio Ramosit, i cili u duk ta ketë faulluar Raul Garcian në zonë momente më vonë. Këto dy vendime kontroverse nxitën reagime nga lojtarët e Bilbaos dhe nga presidenti i Barçës, Bartomeu.

Testao: As Ronaldo e Mesi bashkë nuk e barazojnë Pelen

dhe tifozëve”, shtoi ai. Ndër-kohë, ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Masimiliano Alegri, i ka rimbushur bater-itë dhe është në kërkim të një projekti të ri, siç thotë ai, për të garuar dhe për të fituar. Gjashtë herë fituesi i Serie A i ka dhënë fund pushimit dhe të qenet larg futbollit dhe tani thotë se nuk ka rëndësi se në cilën skuadër i rikthehet këtij sporti. “Kam pushuar, i kam rimbushur bateritë dhe kam qëndruar me familjen time në Livorno”, tha Alegri për “Marca”.“Nuk ka rëndë-si ku, jam në kërkim të një klubi i cili dëshiron ta ndajë projektin me mua dhe i cili ka ambicie për të garuar dhe për të fituar”, shtoi ai. I pyetur nëse i pëlqen La Liga, Alegri u përgjigj: “Kush do të përgjigjej me jo në këtë pyetje? Askush”. Kujtojmë që Alegri po mendon rikthimin në krye të ndonjë skuadre, por për momentin nuk ka një emër konkret. Megjithatë, një kthimi të tillë i kanë kushtuar shumë vëmendje mediat italiane, që besojnë se alternativë për një rikthim të madh mund të jetë Milani, i dështuar deri tani.