jam sokrati plak

1
Poezi Dritëro Agolli www.klasaletersi.com JAM SOKRATI PLAK Jam plak gazmor që dehem nga rakia, Kur rrugës më ngacmon një pijetore, Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia Në çaste vape, shiu apo dëbore. Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja, Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin, Dhe dy pastruese rrugësh si dy zonja, Më duket sikur plot nderim më presin. Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia, I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar Dhe si Sokratin plak në shan Sadija, Sadija ime, grua e bekuar... 1994 Vëllimi poetik “Lypësi i kohës”, botimi i tretë 1998

Upload: rnaco

Post on 01-Feb-2016

21 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

D. Agolli: Jam Sokrati plak (nga vëllimi poetik "Lypësi i kohës"), botimi i tretë, 1998

TRANSCRIPT

Page 1: Jam Sokrati Plak

Poezi Dritëro Agolli

www.klasaletersi.com

JAM SOKRATI PLAK

Jam plak gazmor që dehem nga rakia,

Kur rrugës më ngacmon një pijetore,

Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia

Në çaste vape, shiu apo dëbore.

Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja,

Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin,

Dhe dy pastruese rrugësh si dy zonja,

Më duket sikur plot nderim më presin.

Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia,

I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar

Dhe si Sokratin plak në shan Sadija,

Sadija ime, grua e bekuar...

1994

Vëllimi poetik “Lypësi i kohës”, botimi i tretë 1998