jeta politike nË elbasan gjatË viteve 1912-1920. · bashkërenduar veprimtaritë kryengritëse...
TRANSCRIPT
1
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORI - FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
JETA POLITIKE NË ELBASAN GJATË
VITEVE 1912-1920.
Specialiteti: Histori
Kandidati: Udhëheqës shkencor:
MSc. Lira GJEVORI Prof. Dr. Fatmira RAMA
Tiranë, 2015
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORI - FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË
Disertacion i paraqitur nga
Lira GJEVORI
Në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
JETA POLITIKE NË ELBASAN GJATË
VITEVE 1912-1920.
Specialiteti: Histori
Udhëheqës shkencor:
Prof. Dr. Fatmira Rama
Mbrohet më, dt. …../……..2015
1. ……………………………. Kryetar
2. ……………………………. Anëtar (oponent)
3. ……………………………. Anëtar (oponent)
4. ……………………………. Anëtar
5. ……………………………. Anëtar
Tiranë, 2015
3
PASQYRA E LËNDËS
PARATHËNIE……………………………………………………………….... 5
HYRJE.........................................................……………................................... 14
KREU I: VEPRIMTARIA E ADMINISTRATËS LOKALE NË
ELBASAN, 1912- 1914.................................................................... 39
1. Situata në Elbasan pas shpalljes së Pavarësisë
dhe qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit.......................................... 39
2. Elbasani nën pushtimin serb.................................................................... 46
3. Ngritja e administratës së Qeverisë së Vlorës në
krahinën e Elbasanit................................................................................ 51
4. Veprimtaria e pushtetit lokal në Elbasan nën ndikimin
e kësaj qeverie.......................................................................................... 63
KREU II: ELBASANI DHE DORËHEQJA E ISMAIL QEMALIT............ 81
1. Elbasani në pritje të refugjatëve dibranë dhe çamë ................................ 81
2. Lëvizja esadiste në trevën e Elbasanit dhe ndikimi i saj
në Qeverinë e Vlorës............................................................................... 93
3. Dorëheqja e Ismail Qemalit, pushteti i KNK dhe zhvillimet
politiko- sociale në këtë trevë.................................................................. 115
KREU III: ELBASANI GJATË QEVERISJES SË VIDIT........................... 122
1. Aspekte të organizimit të jetës politiko-ekonomike dhe kulturore
gjatë qeverisjes së Vidit........................................................................... 122
2. Lëvizja “Vorio-Epirote” dhe qëndrimi i elbasanasve............................. 130
3. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe Elbasani………....................... 137
4
KREU IV: GJATË DHE PAS LUFTËS SË PARË BOTËRORE,
1914-1920....................................................................................... 156
1. Pushtimi i qytetit nga trupat serbe, bullgare dhe
austro-hungareze..................................................................................... 156
2. Situata në Elbasan gjatë pushtimit austro-hungarez............................. 164
3. Përpjekjet për thirrjen e një Kongresi Kombëtar në 1916...................... 189
4. Pushtimi italian dhe Elbasani.................................................................. 195
5. Nga qeveria e Durrësit në Kongresin e Lushnjes.................................... 198
V. PËRFUNDIME..................................................................................... 212
VI. BIBLIOGRAFIA................................................................................. 220
5
PARATHËNIE
Tema e doktoraturës “Jeta politike në Elbasan gjatë viteve 1912-1920” me të cilën
paraqitemi sot përpara jush është rezultat i një pune sistematike disa vjeçare. Kjo temë
ka për objekt ngjarjet politiko-shoqërore të kësaj periudhe për trevën e Elbasanit ku
përfshiheshin dhe nënnjësitë administrative Gramshi, Peqini dhe Qukësi; veprimtarinë
shumëplanëshe, evolucionin e administratës lokale dhe veçoritë e saj në etapat e
ndryshme historike gjatë këtyre viteve; veprimtarinë politike të disa prej personaliteteve
të Elbasanit dhe jehonën e tyre jo vetëm në kuadrin lokal por edhe në atë kombëtar.
Prej kohësh kemi shfaqur interes për të studiuar aspekte të Historisë së Shqipërisë
së kësaj periudhe, veçanërisht për qytetin e lindjes, gërshetuar me veprimtarinë e vyer
atdhetare, politike, arsimore, kulturore e shkencore të mjaft personaliteteve dhe figurave
elbasanase. Personalisht, kam lindur dhe jam rritur në lagjen “Kala”, të qytetit të
Elbasanit, një lagje e njohur kjo për traditat arsimdashëse dhe atdhetare, nga e cila kanë
dalë figura dhe personalitete të njohura në vend dhe më gjerë, si: Anonimi i Elbasanit,
Dhaskal Todhri, Konstandin Kristoforidhi, Simon Shuteriqi, Lef Nosi, Taqi Buda,
Aleksandër Xhuvani, Visarion Xhuvani, Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Ylli Popa e të
tjerë, të cilët me përpjekjet dhe veprat e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në
hapësirën e shkencës dhe të kulturës shqiptare dhe më gjerë.
Periudha e viteve 1912-1920 është një prej periudhave më të rëndësishme në
historinë e popullit shqiptar, që nis me shpalljen e Pavarësisë, krijimin e Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës, përballjen e saj me detyra te rëndësishme tejet të vështira, ku
krahas saj vepruan dhe disa pushtete lokale. Kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër
do të merrte vendime të rëndësishme për statusin dhe kufijtë e shtetit shqiptar, Elbasani
me rrethina, si mbarë vendi, me veçoritë përkatëse, do të vepronin në korrelacion me
Qeverinë e Vlorës dhe do të përballeshin me sfida të shumta në vitet 1912-1914, që gati
sa nuk shkatërruan përpjekjet e popullit shqiptar për ndërtimin e shtetit të tyre.
Popullsia e trevës së Elbasanit, në një pozitë kyçe të trojeve shqiptare, u
përballën me këto sfida, në mbrojtje të të drejtave, zakoneve dhe interesave të tyre, duke
mos kursyer shërbimet dhe kontributin e saj, në mbështetje të këtij shteti dhe në
6
konsolidimin e mëtejshëm të tij. Ajo do të përballej me sfida të reja si gjatë Luftës së Parë
Botërore ashtu dhe në fund të saj, të cilat gjithashtu janë objekt i studimit tonë.
Tema është konceptuar me një parathënie, një hyrje dhe katër krerë shoqëruar me
përfundimet dhe bibliografinë përkatëse. Në çdo kre është ndjekur rrjedha kronologjike,
gërshetuar me problemet përkatëse, ku çdo nënçështje është trajtuar duke u mbështetur
kryesisht në kriterin tematik dhe problemor.
Panorama e ngjarjeve të trajtuara në temë i ka fillimet që në periudhën e
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, me përpjekjet e mëdha të popullsisë shqiptare në fushën
shoqërore, politike dhe kulturore, gjë e cila do të konkretizohej me realizimin e idealit
kombëtar të shqiptareve për liri dhe pavarësi nga pushtuesi osman. Pikërisht në hyrje,
kemi evidentuar në linja themelore kontributin e dhënë nga elbasanasit në drejtim të
përhapjes dhe zhvillimit më tej të kësaj lëvizjeje, tiparet, specifikat e këtyre zhvillimeve jo
vetëm për qytetin e Elbasanit, por edhe për rrethinat e tij.
Nëpërmjet veprimtarisë patriotike të rilindasve elbasanas u bë e mundur edhe
ngritja e mjaft klubeve dhe shoqërive patriotike me karakter kulturor dhe politik, si
“Vllaznia”,“Bashkimi”, si dhe botimi i shtypit periodik siç ishte gazeta “Tomorri”,
dëshmi e qartë e fuqizimit të mëtejshëm të aspiratave të popullsisë së këtij qyteti dhe
rrethinave të tij për arsimim, zhvillim dhe të drejta kombëtare.
Përpjekjet e elbasanasve për arsimim në gjuhë kombëtare nuk rreshtën kurrë.
Janë të njohura lëvizjet e bëra në këtë trevë në mbrojtje të të drejtave kombëtare,
qëndresë kjo prelud i një sërë revoltash e kryengritjesh të armatosura, që rrezikuan
seriozisht regjimin osman. Popullsia e trevës së Elbasanit, në këtë kontekst, pati veçoritë
e saj specifike. Elbasanasit ashtu sikurse të gjithë shqiptarët në momente të caktuara me
rëndësi kombëtare u bashkuan në mbrojtje të identitetit dhe të drejtave të tyre për
krijimin e një shteti të pavarur. Kryengritjet e zhvilluara në këtë trevë ishin pjesë e
pandarë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që faktohet me përpjekjet e vazhdueshme për të
bashkërenduar veprimtaritë kryengritëse kundër osmane me atë në shkallë kombëtare.
Gjithashtu janë marrë në analizë zhvillimet politiko-shoqërore, situatat, kushtet,
rrethanat dhe rëndësia e nënshkrimit më 25 nëntor 1912 të aktit të shpalljes së
Pavarësisë së Elbasanit dhe ngritjes së flamurit kombëtar në nënnjësitë administrative të
7
tij, në Gramsh, Peqin si dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e Kuvendit Kombëtar në Vlorë
dhe Shpallja e Pavarësisë.
Pas hyrjes, kreu i parë trajton një paraqitje të situatës politike, ekonomike e
shoqërore në Elbasan, dhe në nënnjësitë administrative të tij, gjatë nëntorit të 1912-
marsit të 1914. Situatë kjo për periudhën në fjalë tepër dinamike dhe e ndjeshme. Gjendja
e vështirë që mbizotëronte në këtë trevë pas Shpalljes së Pavarësisë më 25 nëntor 1912
nuk i ndali patriotët elbasanas, që me përpjekjet e tyre të organizonin një Këshill
Administrues në kushtet kur forcat serbe po i afroheshin Elbasanit.
Një vend i rëndësishëm i është kushtuar kontributit të dhënë nga patriotë dhe
personalitete të shquara elbasanase, për zgjedhjen e delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin
Kombëtar, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe formimin e Qeverisë së Përkohshme.
Përpjekjet e shqiptarëve u konkretizuan më 28 nëntor 1912 me Shpalljen e
Pavarësisë, dhe formimin e shtetit shqiptar. Elbasani u bashkua me Qeverinë e Vlorës
duke i qendruar besnik asaj edhe në momente të vështira të ekzistencës së saj.
Vëmendje i është kushtuar rrethanave në të cilin u krye pushtimi i trevës së
Elbasanit nga trupat serbe (nëntor 1912-maj 1913), gjatë Luftës së Parë Ballkanike,
qëndrimit të elbasanasve, politikave të ndërmarra prej tyre, organizimit të administratës,
bashkëpunimit me Qeverinë e Vlorës dhe Ismail Qemalin si dhe pasojave të këtij
pushtimi.
Në studim është përfshirë edhe situata në trevën e Elbasanit pas largimit të trupave
serbe, gjendja e vështirë ekonomike, politike, shoqërore, mungesa e një këshilli
administrues, mungesa e rendit dhe e sigurisë publike, përpjekjet e bëra nga Qeveria e
Vlorës në aspektin e brendshëm, jo vetëm për ngritjen e administratës por edhe në
shtrirjen e ndikimit të saj në këtë trevë dhe më gjerë. Në qendër të vëmendjes kanë qenë
ngritja e administratës së saj në Elbasan dhe në nënnjësitë administrative të tij pas
tërheqjes së trupave serbe në maj 1913, emërimi i nëpunësve, vendosja e rendit dhe e
qetësisë, masat e marra nga ana e pushtetit lokal me në krye Aqif Biçakçiun për forcimin
e ndikimit të kësaj qeverie, zbatimi me rigorozitet i udhëzimeve të saj, zgjerimi i zonës së
influencës së qeverisë së Vlorës, për stabilizimin politik, ekonomik, shoqëror, vendosjen e
rendit, sigurisë publike e të tjerë.
8
Njëkohësisht është paraqitur roli dhe kontributi i popullsisë së Elbasanit dhe
rrethinave të tij, në mbrojtje të të drejtave kombëtare, qëndrimi ndaj vendimeve të pa
drejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në përcaktimin e kufijve të shtetit të ri
shqiptar, duke çuar në një copëtim drastik të territoreve etnike të tij.
Në kreun e dytë kemi evidentuar politikën dhe vendimet e ndërmarra nga Fuqitë e
Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, sipas të cilave pjesa më e madhe e
trojeve shqiptare mbeti jashtë shtetit të pavarur shqiptar në Greqi, Serbi dhe Malin e Zi,
si dhe situatën e vështirë në të cilën gjendej popullsia në këto troje.
Kemi trajtuar gjithashtu problemin e refugjatëve dibranë dhe çamë, shkaqet që i
detyruan këta të fundit të braktisnin shtëpitë dhe tokat e tyre, për tu strehuar në brendësi
të vendit kryesisht, në Shqipërinë e Mesme, vendosjen e tyre në trevën e Elbasanit,
kontributin e dhënë dhe politikën e ndërmarrë nga administata lokale dhe patriotët
elbasanas me në krye Aqif Biçakçiun, jo vetëm në mirëpritjen, ushqimin dhe strehimin e
kësaj popullsie të pafajshme, por edhe në bashkëpunimin me Qeverinë e Vlorës për të
ndihmuar këtë popullsi, si dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, të Komisionit
Ndërkombëtar të Kontrollit, të Fuqive të Mëdha për politikën shoviniste të ndërmarrë
nga Serbia dhe Greqia ndaj shqiptarëve.
Gjithashtu janë parashtruar dhe analizuar në mënyrë të plotë shkaqet, rrethanat e
fillimit të lëvizjes esadiste, ndikimin që pati ajo jo vetëm në këtë prefekturë dhe në
rrethinat e saj, por edhe në dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe në rënien e Qeverisë së
Vlorës, si dhe qëndrimet e popullsisë së Elbasanit ndaj politikës, intrigave dhe
mashtrimeve të kryera nga Esat Toptani, vëllezërit Biçaku dhe mbështetësve të tyre.
Në analizë janë marrë edhe pasojat e lëvizjes esadiste në këtë prefekturë, në
nënprefekturat e saj e më gjerë, marrja në dorë e administrimit të vendit nga KNK dhe
përpjekjet e vazhdueshme të anëtarëve të tij për të nxjerrë vendin nga anarkia dhe lufta
civile. Në fund të këtij kreu jemi përpjekur të trajtojmë zhvillimet politike e sociale të
trevës së Elbasanit, duke nxjerrë në pah e duke analizuar tiparet dhe specifikat e tyre.
Në kreun e tretë janë trajtuar aspekte të organizimit të jetës politike, ekonomike,
shoqërore dhe arsimore gjatë qeverisjes së Vidit, përkrahja dhe mbështetja e dhënë nga
popullsia e kësaj treve ndaj këtij regjimi legjitim dhe kontributi i Prefekturës së Elbasanit
së bashku me nënprefekturat e saj, në forcimin e kësaj qeverisjeje, krahas zbatimit të
9
masave dhe reformave të marra, për një mirëadministrim të vendit, për ruajtjen e rendit
dhe të sigurisë publike etj.
Nëpërmjet një këndvështrimi ndryshe dhe dokumentave të reja të siguruara në
disa burime, jemi ndalur të trajtojmë dy problemet më të mprehta të kohës së Vidit: atë të
Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme dhe të lëvizjes “Vorio-Epirote”.
Në këtë kontekst është analizuar qartë situata në Elbasan në prag të shpërthimit
të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, sa dhe si popullsia e Elbasanit dhe e rrethinave
të tij e mbështeti këtë kryengritje, gjendja e frikës dhe e terrorit në të cilën gjendeshin
elbasanasit si dhe është trajtuar angazhimi i popullsisë së trevës dhe i elementëve
përparimtarë e nacionalistë elbasanas në mbrojtje të të drejtave dhe sovranitetit
kombëtar, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në vend, bashkëpunimi me qeverinë qendrore
në grumbullimin e vullnetarëve, pajisja e tyre me armë dhe municione si dhe dërgimi i
tyre në mbrojtje të kufirit kundër lëvizjes “Vorio-Epirote”.
Në kreun e katërt fokusi kryesor i studimit ka qenë trajtimi dhe analiza e situatës
në Elbasan dhe rrethinat e tij gjatë pushtimit serb, bullgar, austro-hungarez dhe italian
në periudhën e Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, rrethanat në të cilat ndodhën
pushtimet, politika, masat e marra prej tyre, qëndrimet dhe përpjekjet e popullit
elbasanas ndaj pushtuesit. Është analizuar situata politike, ekonomike, shoqërore dhe
arsimore në të cilën ndodhej treva e Elbasanit nën ndikimin dhe influencën e tyre,
përpjekjet e personaliteteve më në zë në vend për thirrjen e një Kongresi Kombëtar në
vitin 1916 për riorganizimin e qeverisë dhe kthimin e Princ Vidit në Shqipëri, situata e
vështirë në Elbasan dhe më gjerë, rëndësia e mbajtjes së këtij kongresi si dhe shkaqet e
pasojat në mos organizimin e tij.
Në këtë kre, është parashtruar në mënyrë të plotë edhe veprimtaria patriotike e
elbasanasve në mbrojtje të të drejtave kombëtare. Hollësisht janë trajtuar masat dhe
reformat politike, ekonomike, shoqërore e arsimore të ndërmarra nga pushtuesit austro-
hungarez, italian dhe përpjekjet e bëra nga personalitetet më në zë të lëvizjes kombëtare
shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, për thirrjen e një Kongresi Kombëtar, rrethanat e
mbajtjes së Kongresit të Durrësit, rëndësia e tij, pjesëmarrja e përfaqësuesve të trevës së
Elbasanit në këtë kongres dhe ngritja e administratës në Elbasan gjatë qeverisë së
Durrësit. Mbrojtja e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe
10
ndikimi italian i qeverisë së Durrësit janë disa nga problemet e tjera të trajtuara dhe
analizuara në këtë punim. Në mënyrë të hollësishme në këtë kre janë paraqitur dhe
figurat dhe personalitetet e njohura elbasanase, në rang treve dhe vendi, si Aqif Biçakçiu,
Lef Nosi, Ahmet Dakli, Shefqet Daiu, Aleksandër Xhuvani, e të tjerë, në të gjitha aspektet,
duke evidentuar traditat e hershme të këtij qyteti, dhe angazhimin total të tyre për
periudhën për të cilën flasim.
Sfidat me të cilat na është dashur të përballemi gjatë hartimit të këtij punimi kanë
qenë të shumta. Marrja në studim e kësaj periudhe historike ka qenë një sfidë më vete,
pasi harku kohor 1912-1920 përbën një nga periudhat më dinamike dhe më të
rëndësishme të historisë tonë kombëtare, kur ka munguar një studim i plotë dhe kompleks
për zhvillimet historike të Elbasanit me nënnjësitë administrative të tij. Sigurimi i
materialeve dokumentare origjinale për periudhën e marrë në studim, ka qenë një tjetër
sfidë e vështirë me të cilën jemi përballur, mbasi ndjehen mungesa të konsiderueshme.
Për hartimin e kësaj teme doktorature më është dashur të shfrytëzoj burime të
shumta, konkretisht: fondet e Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, si:“Shefqet
Vërlaci”,“Qeveria e Përkohshme”, “Lef Nosi”, “Dervish Biçaku”, “Prefektura e
Elbasanit”, “Prefektura e Vlorës”, “Koleksion Dokumentash”, “Aqif Pashë Biçakçiu”,
“Delegacia e Punëve të Brendshme”, “Komiteti i Kosovës”, “Kongresi i Lushnjes”,
“Qamil Musa Haxhifeza”, F. 245/III, F. 271, F. 886, F. 32, F. 56, F. 68, F. 288, F. 840,
F. 70, F. 485, F. 69 të tjerë. Në fondet e mësipërme puna jonë ka konsistuar në
hulumtimin, kërkimin, analizimin dhe vlerësimin e materialit të dokumentuar për
zhvillimet politike në trevën e Elbasanit dhe në nënnjësitë administrative të tij që nga
shpallja e Pavarësisë në proçeset e formimit të shtetit shqiptar, përgjatë Luftës së Parë
Botërore, deri në prag të mbajtjes së Kongresit të Lushnjes.
Pjesa më e madhe e materialit të siguruar nga këto fonde arkivore janë të llojit:
telegrame, letra, nota proteste, proçesverbale të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit,
të Qeverisë së Vlorës drejtuar Prefekturës së Elbasanit dhe nënprefekturave të saj,
përshkrime ngjarjesh, protestash, thirrjesh të bëra nga mjaft figura e personalitete
elbasanase në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore të kësaj
treve gjatë periudhës 1912-1920 etj.
11
Krahas burimeve arkivore shqiptare studimi është mbështetur edhe në burimet
arkivore Austro-Hungareze, pranë Qendrës së Studimeve Albanalogjike, koleksioni i
dokumenteve për periudhën nga shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1918, ku janë qëmtuar
të dhëna interesante rreth temës në fjalë. Hulumtimi i dokumentacionit austro-hungarez
na ndriçon në një njohje më të plotë të zhvillimeve politike, shoqërore dhe ekonomike në
trojet shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar.
Një vend të rëndësishëm zënë dokumentet e Muzeut të rrethit Elbasan (AME),
dorëshkrimet dhe letërkëmbimet e mjaft prej personaliteteve të njohura të kohës, nga të
cilat janë nxjerrë një material i mjaftueshëm.
Me vlerë janë edhe një sërë dokumentesh arkivore të botuara pas vitit 1990 si:
Dokumenta historike për t’i shërbyer historisë tonë kombëtare, përgatitur nga Lef Nosi,
Përmbledhje dokumentesh për“Aqif Pashë Elbasanin”, përgatitur nga Mentar Belegu,
Hysen Kordha, Rudina Mita, Tiranë 2012; “Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe
shqiptarët” të historianes Valentina Duka Vëll.I dhe Vëll.II, Tiranë 2012; Dokumente
Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll.I dhe Vëll.II, përgatitur nga
Muhamet Shatri, Tiranë 2012; dokumente të botuara për Ismail Qemalin, (1888-1919)
Tiranë 1982;“Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe veprimtarinë e saj” botim i
Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë Tiranë 1982; Shqipëria në
Dokumentet Austro-Hungareze (1912) Vëll II, Ferit Duka, Dritan Egro, Sokol Gjermeni,
Tiranë 2012 etj.
Me interes janë një sërë punimesh si monografi, studime dhe artikuj shkencor të
autorëve elbasanas, botuar para dhe pas vitit 1990. Këtu do të veçonim: botime të
bashkisë së Elbasanit si: “Në Panteon drejt Panteonit 2000”, “Elbasani- Enciklopedi”,
“Normalja në fokus të bashkohësisë”, “Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit” e autorit
elbasanas Shyqyri Demiri, “Elbasani në luftë për çlirim” punim i Petro Kitës, “Shkollat
e para kombëtare shqipe” të Hysni Myzyrit, monografi e Rudina Mitës “Elbasani jeta
politike në vitet 1920-1924”, “Aqif Elbasani Figurë e Ndritur e Kombit Shqiptar” Kadri
Musai, “Hulumtime etnologjike” të Kujtim Bevapit, “Elbasani në vitet 1892-1908 sipas
regjistrave osmane” të Zhuljeta Kadillit.
Punimet e autorëve shqiptar si, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Arben Puto,
Valentina Duka, Ferit Duka, Hysni Myzyri, Kastriot Dervishi, dhe të studiuesve të huaj si
12
Joseph Swire, Nuray Bozbora, Bernd, J.Fischer, E. Jacques, Edith Durham, Nicola Guy e
të tjerë. Në punim janë shfrytëzuar kujtimet e protagonistëve të kohës të botuara si:
“Aubrey Herbert Miku i madh i shqiptarëve dhe krijimi i Shqipërisë së sotme 1904-
1923”. Heaton Armstrong “Shqipëria, Gjashtë muaj Mbretëri”, Kujtimet e sekretarit të
Princ Vidit, pa harruar edhe kujtimet e botuara në gjuhën shqipe të Eqerem Vlorës,
“Kujtime 1912-1925”, Syrja Vlorës, “Kujtime nga fundi i sundimit osman në luftën e
Vlorës”, Sejfi Vllamasi “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942”.
Një vend i veçantë i është kushtuar edhe shtypit të kohës, gazetave lokale si:
“Tomorri” apo të tjera të botuara brenda dhe jashtë vendit, si “Perlindja e
Shqipëniës”,“Dielli”, “Liri e Shqipërisë”, “Populli”, “Lirija”, “Kombi” etj.
Një nga arritjet thelbësore që sjell ky punim sigurisht, jo në mënyrë shteruese, është
trajtimi i gjerë dhe kompleks i zhvillimeve historike në trevën e Elbasanit në vitet 1912-
1920, që mund të themi se është i pari i këtij lloji, ku hap pas hapi janë trajtuar aspekte të
jetës politike në Elbasan me nënnjësitë administrative, me fakte e të dhëna të shumta, të
veprimtarisë lokale të Elbasanit, që nga Shpallja e Pavarësisë më 1912, deri në vitin
1920. Nga njëra etapë në tjetrën, në evolucion dhe me specifikat përkatëse, janë
analizuar në vijimësi si aspektet administrative, ashtu dhe ato ekonomike, shoqërore,
fetare, kulturore dhe arsimore të kësaj prefekture, me synim rindërtimin e një imazhi të
kohës, duke sjellë një kontribut origjinal për studimin e kësaj periudhe historike.
Për herë të parë në mënyrë të detajuar evidentohen raportet e pushtetit lokal në
Elbasan me atë qendror, Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, me Komisionin
Ndërkombëtar të Kontrollit, me qeverinë e Vidit, si dhe raportet me pushtuesit serbë,
bullgarë, austro-hungarezë, italianë, si dhe me qeverinë e Durrësit.
Si një arritje tjetër të punimit, do të evidentonim të dhënat dhe analizat përkatëse
të rolit të popullsisë së Elbasanit në pritje të refugjatëve dibranë dhe atyre çamë situatat
e krijuara aty me shtrirjen në këtë krahinë të lëvizjes esadiste, të qëndrimit të segmenteve
të ndryshëm shoqëror ndaj saj dhe qëndrimet ndaj të ashtuquajturës “lëvizjes për
autonominë vorio-epirote” në jug të vendit.
Ajo çka do të sillte një kontribut në punimin tonë, ishte kërkimi, zbulimi dhe
mbështetja e punimit tonë në një gamë të konsiderueshme të burimeve të reja dhe
origjinale arkivore, apo nga shtypi i kohës, ç’ka kanë sjellë prurje dhe këndvështrime te
13
reja dhe interesante në pasqyrimin e zhvillimeve historike për Elbasanin dhe rrethinat në
vitet 1912-1920. Gjithësesi, jemi të ndërgjegjshëm se mbetet ende për të kërkuar në të
ardhmen, mbasi këto vite përballen me mungesa të konsiderueshme.
Në fund të kësaj parathënie, e quaj për obligim të shpreh mirënjohjen dhe
falenderimet e mia të përzemërta për Departamentin e Historisë në Universitetin e
Tiranës, që ka mundësuar miratimin dhe trajtimin e kësaj teme, për Prof. Dr. Valentina
Dukën, Prof. Dr. Ilira Çaushin, për punonjësit e Arkivit të Shtetit, të Institutit të
Historisë, të Arkivit të Muzeut Elbasan, të bibliotekave në Tiranë dhe Elbasan, për
ndihmesën e tyre etj.
Një mirënjohje e veçantë shkon për udhëheqësen time shkencore Prof. Dr.
Fatmira Rama, e cila nëpërmjet, konsulencave, mendimeve, sugjerimeve, dhe vërejtjeve
shkencore ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin dhe ngritjen nga ana shkencore, të këtij
materiali që paraqesim sot para jush. Ju faleminderit.
14
HYRJE
Rilindja Kombëtare Shqiptare ka qenë periudha e një lëvizje mbarëkombëtare me
përmbajtje shoqërore, politike dhe kulturore që synonte realizimin e aspiratave
shumëshekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi nga pushtuesit osman. Gjatë Rilindjes
përhapja e kësaj lëvizje me karakter politik, arsimor e kulturor ishte një nevojë që shtroi
zhvillimi ekonomik e shoqëror i kohës. Në këtë periudhë qyteti i Elbasanit dhe trevat
rreth tij kanë zënë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Elbasani, si
një ndër qytetet më të mëdha e më të rëndësishëm gjatë shekullit XVIII – XIX, krahas
qyteteve të tjera të vendit konsiderohej, si kryeqendra e Shqipërisë së Mesme me një
popullsi rreth 10000 banorë e me lagje të shumta1.
Ky qytet dhe trevat e tij kanë dhënë një kontribut të madh si në aspektin historik
dhe në atë arsimor e kulturor në rrafshin kombëtar. Për shkak të pozitës së favorshme
gjeografike Elbasani që nga gjysma e dytë e shekujve XIX karakterizohej nga një ecuri
pozitive në jetën ekonomike si rezultat i zhvillimit të tregtisë dhe zejtarisë. Zhvillimi jo
vetëm i tregut të brendshëm por dhe atij ndërkrahinor e më gjerë u stimulua nga
depërtimi i marrëdhënieve të reja në prodhim. Prodhimi i vogël zejtar përbënte bazën
ekonomike të qytetit me tipare orientale ballkanike. Zhvillimi i ekonomisë monetare dhe
shthurja e disiplinës esnafore i dhanë shtytje krijimit të punishteve zejtare. Ndër zejet më
të përhapura ishte ajo e tekstileve e cila merrej me prodhimin e kostumeve popullore
karakteristike për trevën.
Ky qytet krijoi traditë edhe në përpunimin e metaleve, ku mjeshtrit bakërxhij e
teneqexhij elbasanas shquheshin për prodhimin e enëve të përdorimit të përditshëm, të
armëve të zjarrit, ku më tipike e asaj kohe ishte huta shqiptare prodhuar nga zejtarët
elbasanas2. Për prodhimin e veglave bujqësore, për punimin e drurit ku më karakteristike
ishin punimi i sofrave të bukës, gdhëndja e tavaneve, dyerve, dritareve, përpunimi i
lëkurëve e të tjerë.
1 Valentina Duka, Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924, (Tiranë: Toena, 1997), 9.
2 Duka, Qytetet e Shqipërisë, 9.
15
Krahas zhvillimit të zejtarisë kjo trevë kishte të zhvilluar dhe tregtinë. Pazari i
qytetit i njohur me emërtimin “Bezistan” përbëhej nga 580-730 dyqane3 që tregtonin
artikuj të ndryshëm bujqësor, blegtoral e zejtar. Për elbasanasit ky treg përfaqësonte
qendrën dhe simbolin e tregtisë së qytetit4. Ekonomia bujqësore karakterizohej nga një
prapambetje e theksuar. Në trevat e Elbasanit kultivoheshin mjaft kultura bujqësore
rendimentet e të cilave ishin mjaft të ulta, kjo për shkak të teknologjisë së vjetëruar të
prodhimit dhe ekzistencës së regjimit feudal-ushtarak osman. Një vend të rëndësishëm në
ekonominë e kësaj treve zinte edhe blegtoria, e përqendruar në zonat fushore dhe malore.
Nuk kishte pothuajse asnjë ekonomi fshatare pa ekonomi ndihmëse blegtore.
Për shkak të mungesës së rrugëve apo gjendjes jo të përshtatshme të tyre ishte
mjaft e vështirë të realizohej tregtia me krahinat e tjera të vendit apo edhe më gjerë.
Në fund të shekullit të XIX ishin ngritur disa fabrika të vogla për prodhimin e
përpunimin e vajit e të sapunit. Ndër më të rëndësishmet përmendim punishten e sapunit
të vëllezërve Nosi, të cilët në vitin 1889 falë një investimi prej 20000 frangash e kthyen
atë në një fabrikë të vogël5. Në drejtim të prodhimit të vajit krahas mullinjve të
mëparshëm që zotëronin, vëllezërit Nosi ngritën edhe një presë vaji me një fuqi të madhe
hidraulike6. Kjo gjë dëshmonte për përpjekjet në vazhdimësi të asaj shtrese të shoqërisë
shqiptare, e cila synonte zhvillimin e industrisë vendase.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, Elbasani ishte një qendër ku u zhvillua
një luftë e zjarrtë për emancipim shoqëror e kulturor. Këto zhvillime u pasqyruan dhe
lanë gjurmë edhe në lëvizjen politike në këtë trevë.
Lëvizja kombëtare zhvillimet e saj i pati pothuajse në të njejtën periudhë kur nga
Perandoria Osmane filluan të ndërmerreshin reformat e para centralizuese të Tanzimatit.
Këto reforma sigurisht që nuk do ti shërbenin shqiptarëve në shkallën e duhur pasi, nuk u
njihej kombësia, nuk u jepej asnjë e drejtë kombëtare, u mohohej e drejta për
vetëqeverisje, nuk lejoheshin të mësonin shkrim e këndim në gjuhë amtare7. Do të ishin
këto pakënaqësi gjithnjë e në rritje tek shqiptarët, që çuan edhe në formimin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit në vitet 1878-1881. Kërkesat bazë të programit të kësaj Lidhjeje,
3 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. II, (Tiranë: Toena, 2002), 49.
4 Zhuljeta Kadilli Daja, Elbasani në vitet 1892-1908 sipas regjistrave osmane, (Tiranë: Morava, 2014), 204.
5 Kadilli, Elbasani në vitet 1892-1908, 198.
6 Kadilli, Elbasani në vitet 1892-1908, 185.
7 Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi II, 76.
16
qëndronin në mbrojtje të të drejtave themelore të shqiptarëve, në paprekshmërinë e
trojeve etnike, bashkimi si një njësi e vetme jo vetëm territoriale por edhe administrative,
në mbrojtje të kërkesës për autonomi si prelud drejt pavarësisë kombëtare dhe shkëputjes
së plotë nga Perandoria Osmane8.
Zbatueshmëria e këtyre reformave nga Perandoria Osmane në vend shkaktoi një situatë të
vështirë dhe pakënaqësia tek shqiptarët shkallë-shkallë erdhi gjithnjë e në rritje duke u
shndërruar në kryengritje të armatosur. Fillimisht këto kryengritje patën karakter lokal,
duke u kthyer më vonë në kryengritje me karakter të përgjithshëm dhe të
mirëorganizuara. Edhe në trevën e Elbasanit si në të gjithë vendin pakënaqësia ndaj
zbatimit të këtyre reformave u shfaq dukshëm. Shtypja shoqërore dhe politike në këtë
trevë erdhën si pasojë e këtyre faktorëve si: prapambetja e trevës dhe e vendit në
përgjithësi, dhuna e ndërmarrë ndaj popullsisë, kontradiktat midis nëpunësve të
administratës lokale dhe popullsisë së thjeshtë, mos respektimi i të drejtave kombëtare,
përbërja e administratës vetëm nga nëpunës me kombësi të huaj, vjedhjet e shumta dhe
arbitrariteti në administratën e qytetit dhe në nënnjësitë administrative të tij, vendosja e
taksave të shumta, korrupsioni në gjykata, zgjatja e shërbimit të detyruar ushtarak, mos
lejimi i arsimimit në gjuhë amtare, mbrojtjes dhe përdorimit të simboleve kombëtare etj.
Në vitin 1896 në këtë qytet për shkak të mbledhjes së taksës për nevojat e
shkollave të huaja nga sundimi osman, elbasanasit i dërguan një peticion qeveritarëve
turq të sanxhakut dhe kërkuan jo vetëm heqjen e kësaj takse, por dhe hapjen e shkollave
shqipe në vend të atyre të huaja. Ky peticion nga ana e regjimit turk u la në heshtje,
atëherë banorët e kësaj treve u përgatitën për kryengritje. Raste të ngritjes krye janë
konstatuar kryesisht “11 herë në zonën e Quksit dhe 17 herë në qytetin e Elbasanit”9. Ky
opinion ishte i pranishëm dhe në katundet Polis e Shushicë të zonës së Shpatit. Lëvizje të
tilla u përhapën gjatë vitit 1897 dhe në vazhdim në të gjithë Shqipërinë e mesme dhe atë
të jugut. Qëllimi përfundimtar i tyre ishte intensifikimi i aktiviteteve për arsimin dhe
gjuhën kombëtare dhe sigurimi i autonomisë së vendit10
. Mbi zgjerimin e veprimtarisë
patriotike në drejtim të përhapjes së shkollave në gjuhën shqipe në këtë trevë
informohemi edhe nga korrespondencat e bëra të konsujve të huaj të Manastirit. Në një
8 Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, (Tiranë: Toena, 1997), 421.
9 Hysni Myzyri, Shkolla e parë kombëtare shqiptare, (Tiranë: 8 Nëntori, 1978), 174.
10 Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, (Tiranë: Dituria 2002), 230.
17
raport të konsullit austriak të Manastirit drejtuar eprorëve të tij në tetor 1899 shkruhej se,
“dëshira e popullsisë së trevës së Elbasanit për shkolla shqipe ishte mjaft e madhe por
mungesa e mësuesve përbënte shkakun kryesor të mos hapjes së këtyre shkollave”11
.
Në vitin 1907 po në këtë sanxhak, si pasojë e pakënaqësisë së kësaj popullsie nga
administrata osmane, dhe barrës së rëndë të taksave, populli dëboi Mytesarifin
(përfaqësuesi më i lartë i administratës) turk Qemal Pasha, përfaqësues të ligjit, të fesë
dhe komandantin e xhandarmërisë.
Edhe banorët e kazasë Peqinit të indinjuar nga gjendja e rëndë ekonomike,
shoqërore dhe kulturore në të cilën ndodheshin dëbuan përfaqësuesin turk.
Qeveria osmane e shqetësuar nga ngritja krye e popullsisë së kësaj treve si dhe
nga përhapja e lajmit se kryengritësit kërkonin më shumë të drejta kombëtare, dërgoi në
Elbasan forca të shumta ushtarake, dhe artileri të rëndë të komanduara nga Shemsi
Pasha12
. Kjo kryengritje u shtyp egërsisht e u morën masa të ashpra për të mos lejuar as
shfaqen më të vogël të ngritjes krye nga shqiptarët.
Të njohura janë lëvizjet në këtë trevë, ashtu si në të gjithë qytetet e vendit, lëvizje
nga të cilat patën pikënisje një varg revoltash e kryengritjesh të armatosura të cilat
rrezikuan seriozisht regjimin osman. Fushatat e reaksionit xhonturk u thyen përpara
qëndresës së fuqishme të populli shqiptar, i cili u ngrit në mbrojtje të të drejtave të tij
kombëtare. Ngritja krye e fshatarëve të zonave malore, u shoqërua edhe me mbështetjen e
fshatarëve të zonave fushore të trevës, të cilët nuk ishin aktivizuar në mbrojtje të të
drejtave të tyre deri në vitin 1908. Protesta pati edhe nga popullsia e Elbasanit, e cila u
ngrit në një manifestim masiv, ku morën pjesë rreth 7000 fshatarë dhe qytetarë nga të
gjitha trevat e qytetit me qëllim mbrojtjen e alfabetit shqip e mësimin e gjuhës amtare13
.
Ky manifestim u organizua nën pjesëmarrjen e shumë personaliteteve si: Lef Nosi, Muç
Shqiptari, Beqir Plangarica, Ali Çiftja, Hysen Hostopalli, Beqir Mezja, Emin Haxhiademi
e të tjerë.
Gjatë kësaj kohe elbasanasit, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët, përforcuan bindjen
se përmbysja e regjimit sulltanor, do të krijonte kushtet e favorshme për një Shqipëri
11
Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej) HHStA PA, në Arkivin e
Institutit të Historisë Tiranë (më tej) AIHT, (Raport i konsullit austro-hungarez të Manastirit, nr 67, 26 tetor
1899. 12
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 324. 13
Historia e Shqipërisë, vëll II, 37.
18
autonome dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale, duke dalë në përkrahje të një rendi të ri
kushtetues që të njihte të drejtat kombëtare të tyre. Një grup personalitetesh të shquar në
vend me prirje nacionaliste ishin të vetëdijshëm se shqiptarët nuk ishin ende të përgatitur
për pavarësinë. Në kushtet dhe rrethanat e krijuara, platforma politike e udhëheqësve
shqiptarë prirej natyrshëm në përputhje me politikën e Turqve të Rinj14
. Edhe treva e
Elbasanit mbështeti nismën e këtyre personaliteteve shqiptare për të bashkëpunuar me
lëvizjen e Turqve të Rinj. Madje qysh në vitet 1896-1897 jo vetëm në këtë trevë por edhe
në të gjithë vendin, u ngritën bërthama të shoqërisë “Bashkim e Përparim”, falë
ndihmesës së disa veprimtarëve shqiptarë, ku ndër më aktivët ishte Ibrahim Temo15
. Në
thirrjet e bëra për shpalljen e kushtetutës, në fillim të korrikut të vitit 1908, drejtuar të
gjithë shqiptarëve nga ky komitet për të përmbysur regjimin e vjetër premtohej, rishikimi
i taksave dhe mënjanimi i arbitraritetit të nëpunësve, dhënia e autonomisë për shqiptarët.
Popullsia e sanxhakut të Elbasanit doli në mbështetje të kësaj kryengritjeje.
Me shpalljen e Hyrjetit në 23 korrik të 1908 dhe me zhvillimin e zgjedhjeve
parlamentare në Perandorinë Otomane, ashtu si në mbarë vendin, dhe në Elbasan pati
debate e diskutime ndërmjet atdhetarëve me pikëpamje radikale dhe të moderuar, lidhur
me kandidaturat pjesëmarrëse në parlament. Për këtë qytet, përballë kandidaturës së
Abdullah Mahir efendiut, që përkrahej nga xhonturqit, u vendos kandidatura e një ndër
përkrahësve më të zjarrtë të arsimit dhe të kulturës në gjuhën shqipe, ajo e atdhetarit
Ibrahim Temo16
. Mbështetjen më të madhe kjo kandidaturë e gëzonte nga atdhetarët
elbasanas e sidomos nga të rinjtë e qytetit. Pavarësisht kësaj mbështetjeje doktor Ibrahim
Temo nuk arriti të zgjidhej si deputet i këtij sanxhaku, kjo për shkak të propagandës së
ndërmarrë nga autoritetet xhonturke dhe kundërshtimit nga krahu tjetër, kryesisht nga
Dervish bej Biçaku. Për në parlamentin e ri në Stamboll u propozua nga Lef Nosi një
tjetër kandidaturë, ajo e Dervish Himës si pjesëmarrës i lëvizjes së Turqve të Rinj në
Elbasan por edhe si kontribues në ngritjen dhe funksionimin e degëve të reja të kësaj
lëvizjeje në qytete të ndryshme17
.
14
Joseph Swire, Shqipëria: Ngritja e një mbretërie (Tiranë: Dituria, 2005), 78. 15
Bozbora, Shqipëria, 242. 16
A.SH.SH, Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, (Tiranë: Toena, 2002), 396. 17
Arkivi i Muzeut Elbasan (më tej AME), Fondi (më tej F) 22, viti 1908, Dosja (më tej D) 2, Letra e Nolit
drejtuar Lef Nosit, fq 5.
19
Elbasanasit kanë dhënë një kontribut të madh në realizimin e aspiratave për liri e
pavarësi, pa dallim feje apo shtrese, duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara pas shpalljes së
kushtetutës në korrik të vitit 1908, për organizimin dhe ngritjen në një shkallë më të lartë
të lëvizjes politiko-kulturore në këtë trevë. Toleranca fetare e elbasanasve dhe e
shqiptarëve në tërësi do të shërbente më së miri për krijimin e një kohezioni mes
segmenteve të shoqërisë në këtë trevë, për rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftë të
përbashkët për bashkimin kombëtar.
Pas shpalljes së Hyrjetit në Turqi, në Elbasan brenda një periudhe të shkurtër
kohore, u krijuan disa klube e shoqëri patriotike dhe kulturore si “Bashkimi” 2-3 gusht të
vitit 1908 dhe “Vllaznia” 18 prill të vitit 1909. Ngritja e mjaft klubeve jo vetëm në
Elbasan por edhe në qytete të tjera me karakter kulturor e politik dëshmon pikërisht për
rritjen e lëvizjes kombëtare shqiptare. Krijimi i klubeve u mirëprit me gëzim në të gjithë
trevën. Klubi “Bashkimi” u arrit të krijohej vetëm pas zgjidhjes së konfliktit midis
atdhetarëve elbasanas dhe xhonturqve, që mbështeteshin nga turkomanë vendas, që bënë
çmos për mos krijimin e këtyre klubeve. Klubi “Bashkimi” në përbërje të tij kishte Refik
Myftiun si kryetar, post të cilin ai e mbajti deri në tetor të 1909. Mbas zgjedhjeve të reja
vendin e tij e zuri Hysen Hastopalli, nënkryetar Dhimitër Buda i cili pas dhënies së
dorëheqjes në 1908 u zëvendësua nga Hysen Hastopalli, sekretar Simon Shuteriqi dhe
nënsekretar Ahmet Dakli18
. Karakteri i këtij klubi nuk ishte thjesht kulturor por edhe
politik. Qëllimi i krijimit të klubit “Bashkimi” ishte përhapja e gjuhës shqipe, zhvillimi i
arsimit dhe i kulturës kombëtare si dhe rritja e ndërgjegjes së popullsisë në të gjithë
trevën e Elbasanit. Mbi veprimtarinë dhe aktivitetin e këtij klubi janë dhënë vlerësime të
shumta jo vetëm nga studiues vendas por edhe të huaj.
Studiuesi elbasanas Shyqyri Demiri konfirmon edhe njëherë vlerësimin e dhënë
nga patriotë e atdhetarë shqiptarë për klubin e Elbasanit si “klubi qendror në Shqipëri”19
.
Vlerësime ka pasur edhe nga studiuesja Nathalie Clayer e cila e konsideron klubin
Bashkimi si “djepin e nacionalizmit shqiptar në Shqipërinë e Mesme”20
.
18
Kujtim Bevapi, Hulumtime etnologjike, (Elbasan: Sejko 2007), 127. 19
Shyqyri Demiri, Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit, (Tiranë: Egnatia, 2006), 94. 20
Nathalie Clayer. Në fillimet e Nacionalizmit shqiptar, Lindja e një kombi me shumicë myslimane në
Europë, (Tiranë “Përpjekja”, 2009), 78.
20
Klubi patriotik “Vllaznia” me drejtues Dervish Ibrahimin dhe nënkryetar
intelektualin e shquar elbasanas Lef Nosin u krijua më prill 1909 me qëllim që të
përhapte mësimin e gjuhës amtare në këtë trevë21
. Në maj të vitit 1909 në këtë trevë u
krijua dhe shoqëria “Afërdita”, kryetar i së cilës ishte Lef Nosi dhe nënkryetar Fot
Papajani22
.
Ja si përshkruhet nga shtypi i kohës krijimi i shoqërisë “Afërdita”: “Vëllezën
Shqiptarë! Kemi ngrefun këtu n`Elbasan nji shoqëni me emrin “Afërdita”. Qëllimi i kësaj
shoqënie asht që të përmbajë dorë për dore nji bandë muzikore me anë të së cilës të
përhapet ndjenjat e larta ndër shqiptarët e këtyne anëve”23
. Klubet dhe shoqëritë e
krijuara drejtoheshin nga një këshill mbikqyrës dhe kontrollues me në krye Aqif
Biçakçiun.
Në 14-22 nëntor të 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit, ku treva e Elbasanit u
përfaqësua nga delegatët e zgjedhur nga kryesia e klubit të Elbasanit konkretisht Taqi
Buda, Simon Shuteriqi dhe Kamer Sejdini24
. Nga burime të tjera informohemi se në
Kongresin e Manastirit kanë marrë pjesë si përfaqësues të Elbasanit edhe Petër Dodbiba,
Josif Haxhimima dhe Lef Nosi25
. Elbasanasi Taqi Buda do të zgjidhej me votim të
fshehtë si pjesë e komisionit prej 11 anëtarësh me kompetenca të plota. Këta delegatë iu
bashkuan përfaqësuesve të klubeve dhe shoqërive të ndryshme brenda dhe jashtë vendit,
duke dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së alfabetit të gjuhës
shqipe dhe në përparimin e mëtejshëm të kombit shqiptar.
Mbajtja e këtij kongresi kishte karakter mbarëkombëtar, pasi në këtë kongres u
shqyrtuan problemet më imediate të kohës kryesisht të aspektit politik dhe kulturor të
vendit, sidomos në përcaktimin e një alfabeti unik kombëtar me bazë latine dhe të
përcaktimit të një strategjie të përbashkët për çeljen e zhvillimin e shkollave në gjuhën
shqipe.
Mos mbajtja e premtimit për dhënien e autonomisë shqiptarëve pas shpalljes së
Kushtetutës dhe shtimi i mosmarrëveshjeve mes nacionalistëve shqiptare dhe shoqërisë
21
AQSH, F. 102, D. 46, fl 2-3. 22
Në Panteon drejt Panteonit 2000, (Elbasan: Silver, 2000), 134. 23
Tomorri, 1910, Elbasani Mars 20, Nr.5. 24
AQSH, F. Klubi Shqiptar “Bashkimi” Manastir, D. 5, fl 239. 25
Elbasani-Enciklopedi, (Elbasan; Sejko 2003), 303.
21
“Bashkim e Përparim”, çoi në prishjen e aleancës së krijuar mes tyre. Në këto kushte
lëvizja nacionaliste shqiptare filloi të marrë dimesione të reja26
.
Pavarësisht nga rreziqet që hasën patriotët e intelektualët elbasanas nga regjimi i
ri kushtetues, (kërcënime, arrestime, burgosje), të karakterizuar nga patriotizmi e
atdhedashuria, ata dolën në mbështetje të Kongresit të Manastirit dhe të vendimeve të tij.
Në shumë krahina të vendit edhe në Elbasan u organizuan mbledhje të fshehta, duke
mbajtur një qëndrim të njejtë, mosbesues ndaj Komitetit Xhonturk, duke parashtruar dhe
mbrojtur kërkesa të tilla si: vendosja e një alfabeti të vetëm në gjuhën shqipe, përhapja e
shkrimit dhe shkollave shqipe si dhe për futjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi në
shkollat e huaja në vend.
Mbajtja e këtyre mbledhjeve të fshehta gjatë viti 1909, siguroi përkrahjen në
vazhdimësi të lëvizjes në këtë trevë, por edhe në rrethinat e saj, zhvillimin e arsimit dhe
të kulturës në gjuhën shqipe si dhe për një Shqipëri autonome e çlirim kombëtar.
Xhon-turqit në vitin 1909 u përpoqën të krijonin disa klubeve me karakter osman
në sanxhakun e Elbasanit, kundër aspiratave kombëtare të shqiptarëve për liri e arsimim.
Kjo gjë shtoi më tepër shqetësimin e patriotëve elbasanas, të cilët edhe pse ndeshën në
pengesa serioze nga regjimi në pushtet e shndërruan këtë çështje nga një lëvizje arsimore
e kulturore, në një luftë me karakter politik antiosman. Ndërkohë, ecuria e lëvizjes
kombëtare kryesisht në fushën e arsimit kombëtar shqiptar gjatë viteve 1908-1910 bënë
që reaksioni xhon-turk të kundërvepronte herë pas here kundër shprehjeve të
nacionalizmit shqiptar duke arritur deri në disa ekspedita ndëshkimore.
Në fushën e arsimit dhe të kulturës u shquan disa nga personalitetet më të shquara
të qytetit si Konstandin Kristoforidhi, Losh Papamihali, Muç Shqiptari, Dhimitër Tush
Pina, Osman Berberi, Hysen Ceka, Amina Bibeja e të tjerë, të cilët me kontributin e tyre
ngritën lart vlerat e kulturën e kësaj treve dhe të arsimit kombëtar.
Konstandin Kristoforidhi ishte jo vetëm një mjeshtër i rrallë i përkthimit, lëvrues i
gjuhës shqipe, por dhe një nga gjuhëtarët më të shquar të shekullit të XIX. Ai cilësohet
edhe si themelues i “shkollës shëtitëse” gjatë kësaj periudhe. Nën shprehjen: “Shqipëria
26
Bozbora, Shqipëria, 232.
22
nuk mësohet dot, nuk ndritohet, e nuk qytetërohet me gjuhë të huaj, përveç me gjuhën e
mëmës që është shqipja” ai ka punuar për një unifikim dhe bashkim të gjuhës letrare27
.
Edhe Losh Papamihali ka dhënë një kontribut të vyer në mësimin e shkrimit e të
këndimit në gjuhën amtare. Një tjetër personalitet i shquar ka qenë Muç Shqiptari ku
veprimtaria e tij ishte e përqendruar në shpërndarjen e librave, gazetave, revistave shqipe
për të gjitha shtresat e shoqërisë në Elbasan aq sa: “dyqani i tij për të shitur gastarina
ishte shndërruar në një librari ilegale për të gjithë qytetarët që kërkonin me etje të
mësonin gjuhën e nënës”28
.
Një tjetër personalitet ishte Dhimitër Tush Pina që me kontributin e tij “u mësonte
fshehurazi abetaren nxënësve që kishte besim”29
.
Edhe patrioti Hysen Ceka u tregua i gatshëm të punonte si mësues i gjuhës shqipe
në fshatin Nezhan. Në fshatin Valësh, mësuesi dhe patrioti elbasanas Amina Bibeja, u
mësonte natën nxënësve të tij gjuhën shqipe.
Në fushën e mendimit pedagogjik, rilindasit elbasanas u mbështetën tek krijimi i
shkollave kombëtare me karakter laik. Ndër shkollat e para shqipe të çelura në vend gjatë
viteve 1908-1909 ishte shkolla e natës, e hapur në qytetin e Elbasanit më 2 gusht 1908.
Ndër mësuesit e parë që drejtuan këtë shkollë ishin: Fejzulla Guranjaku, Myrteza
Karadaku, Haxhi Myslimi dhe në vazhdimësi të tyre kanë qenë: Simon Shuteriqi, Petër
Dodbiba, Jovan Dimitresku, Ahmet Gashi, Mustafa Curri, Ibrahim Sheguni.
Në këtë vit në Elbasan zgjidhet për herë të parë si kryetar i bashkisë në Elbasan
patrioti Emin Haxhiademi. Përpjekjet e kësaj treve nuk rreshtën, me qëllim që t`i
akordohej edhe asaj liria për t’u arsimuar në gjuhën kombëtare. Përpjekjet e klubeve e
shoqërive të qytetit kanë qenë të shumta, jo vetëm për mësimin e gjuhës amtare në
shkollat e huaja, por dhe për hapjen e shkollave shqipe. Me futjen e gjuhës shqipe si
gjuhë mësimi në shkollat e huaja të kësaj treve u shtuan nevojave për libra shqip, të cilat
siguroheshin vetëm nga kolonitë atdhetare të Bukureshtit dhe të Sofjes. Kërkesa të mëdha
për libra e abetare shqip ishin të shumta dhe nga zona të tilla si: Peqini, Gramshi, Qukësi.
Këto kërkesa i paraqiteshin përfaqësuesve të klubit “Bashkimi” në Elbasan30
.
27
Në Panteon drejt Panteonit 2000, 67. 28
Elbasani-Enciklopedi, vëll I, (Elbasan: Silver 2000), 67. 29
Zhvillimi i arsimit në Elbasan, (Elbasan: 1967), 11. 30
Historia e popullit shqiptar vëll II, 390.
23
Me ndihmën e patriotit Aqif Biçakçiu u bë e mundur të sigurohej në shtator të viti
1908, pagesa e mësuesve me kontributin e mbledhur nga arsimdashës të trevës. Këta
mësues do të mësonin gjuhën e kulturën shqipe në shkollat e kësaj treve. Nga klubi
Bashkimi i Elbasanit u bënë përpjekje për gjetjen e një mësueseje për mësimin e vajzave
të qytetit. Për kualifikimin e këtyre mësuesve nga klubi “Bashkimi” i Elbasanit në shtator
të vitit 1908 u ngritën kurse për kualifikimin e tyre, me gjithë kundërshtimin nga regjimi
xhonturk.
Në vitin 1909 klubi i Elbasanit arriti të mbledhë disa të holla nga popullsia e
trevës “për të mbajtur 4 shkolla shqipe, një në qytet me 100 nxënës e tre në fshatra me
nga 60 nxënës secila”31
. Në shkollat e qytetit e të fshatrave ishin caktuar nga klubi
“Bashkimi” disa mësues “shëtitës” me qëllim, “…vetëm të mësojnë djemt e vajzat në
gjuhë të vet”32
. Ndër këta përmendim: Konstandin Kristoforidhi, Losh Papamihali, Ali
Çaushi, Alush Saraçi, Isuf Qosja etj. Për zonën e Shpatit ky klub emëroi si mësues,
Kodhel Dedjen, Dyle Dervishin, Bim Panxhin. Në një korrenspondencë nga Elbasani
thuhej se: “Shpati sot i gjithë ka nisur të mësojë shqipen”33
.
Kontributi i klubit “Bashkimi” ishte jo vetëm mbajtja e shkollave shqipe, por edhe
e mësuesve që do të jepnin mësimin e gjuhës shqipe në shkollat në gjuhën greke e ato
turke të trevës. Ja si është shprehur shtypi i kohës. “Nëpër të gjithë mësonjtoret e trevës,
klubi i Elbasanit pajtoi dhjetë mësues, tri mësuese të gjuhës shqipe dhe tre mësues në
Shpat”. Krahas shkollave të ditës në Elbasan u hapën dhe 2 shkolla nate, ku mësonin
kryesisht të rriturit, “njëra në lokalin e klubit Bashkimi, e tjetra në lagjen Kala ku
mësonin rreth 80 nxënës”34
. Patriotët bënë përpjekje të shumta që arsimi të
demokratizohej e të ishte i përgjithshëm, ku të mësonin djem e vajza nga fshati dhe
qyteti. Ata kërkuan që arsimi fillor të ishte i detyrueshëm e pa pagesë, pavarësisht
gjendjes së vështirë e të prapambetur të vendit.
Krahas këtyre shkollave në këto vite në Elbasan ekzistonte dhe një shkollë fillore
private në gjuhën turke nën emërtimin “Bazë e përparim” nën drejtimin e Fejzullah
31
Historia e popullit shqiptar vëll II, 400. 32
“Lirija”, Selanik, Vjeshtë e pare (shtator) 1, 1908, 2. 33
“Lirija”, Selanik, Janar 3, 1909, 2. 34
“Lirija”, Selanik, Shkurt 7, 1909, 2.
24
Guranjakut, një nga patriotët e nacionalistët e njohur në luftë kundër regjimit në pushtet
dhe mësues i gjuhës shqipe.
Regjimi osman për ta ndaluar në misionin e tij përdori metoda nga më të
ndryshmet, deri në rrahje dhe tortura në qendër të Namazgjasë, por ai qëndroi si burrat
duke u thënë oficerëve se: “Atdheun dhe gjuhën s`mi merrni dot”35
.
Shkollat shqipe u përballën ndërkohë me pengesa të shumta si pasojë e gjendjes
së vështirë ekonomike në vend dhe vështirësive të krijuara nga regjimi në pushtet, që bëri
të pamundurën për të penguar hapjen e klubeve dhe të shkollave shqipe në të gjithë
vendin.
Në vitet 1908-1909 në Elbasan u bënë arrestime të disa patriotëve që organizonin
klube të fshehta për mësimin e gjuhës amtare dhe mbanin lidhje me patriotë të tjerë nga
shumë treva të vendit. Për këtë arsye valiu i Manastirit, “...u telegrafonte vilajeteve fqinjë
që të arrestonin personat që kishin lidhje me të arrestuarit në Elbasan”36
. Kontrollet në
qytet e në rrugë ishin bërë të zakonshme, aq sa burgjet e qytetit ishin të mbushura plot e
përplot me të arrestuar, të cilët i nënshtroheshin rrahjeve e torturave të ndryshme.
Kontradiktat midis popullsisë dhe nëpunësve turq në trevën e Elbasanit çuan
shpeshherë në ndërrimin e qeveritarëve në këtë qytet. Pavarësisht kontradiktave, patriotë
të shquar elbasanas luftuan kundër politikave të tilla të ndërmarra nga turqit e rinj. Të
zhgënjyer nga reaksioni xhon-turk ndaj lëvizjes kombëtare shqiptare, ata filluan të lidhnin
marrëveshje bashkëpunimi midis tyre kundër këtij regjimi.
Në vitin 1908-1910 lëvizja arsimore e kulturore në qytetin e Elbasanit u
karakterizua nga një shkallë e lartë e organizimit të saj. Pikërisht ky emancipim arsimor-
kulturor solli më pas emancipim politik me mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Elbasanit,
dhe me hapjen e shkollës Normale më 1 dhjetor të 1909, duke arritur kulmin me shpalljen
e pavarësisë në Elbasan më 25 nëntor 1912, dhe në rang kombëtar më 28 nëntor të 1912.
Ekzistenca e një mjedisi të përshtatshëm në vend gjatë vitit 1909, krijimi i një
rrjeti të gjerë klubesh e shoqërish patriotike përmendim shoqëritë “Afërdita”, “Dielli”,
“Drita” gjithashtu çelja e një vargu shkollash shqipe të ditës dhe të natës, si dhe botimi
një sërë gazetash të ndryshme me karakter shoqëror e kulturor, kushtëzoi mbajtjen
35
Në Panteon drejt Panteonit, 2000, 109. 36
Hysni, Myzyri, Shkolla e parë kombëtare shqiptare, (Tiranë: 8 Nëntori 1973), 219.
25
pikërisht në qytetin e Elbasanit të një Kongresi Kombëtar. Ky kongres u mbajt në datat 2-
9 shtator 190937
dhe jo rastësisht në këtë qytet, ku do të veçonim ekzistencën e një
mjedisi intelektual, ku kishin vepruar e vepronin personalitete të shquara si: Dhaskal
Todhri, Konstandin Kristoforidhi, Lef Nosi, Aleksandër Xhuvani, Aqif Elbasani e të
tjerë. Një arsye tjetër është pozita e favorshme e Elbasanit, si kryeqendra e Shqipërisë së
Mesme. Ky pozicion mundësoi në lehtësimin e pjesëmarrjes së delegatëve nga të gjitha
trevat e vendit, ku edhe kontributi i popullsisë së kësaj treve në mbështetjen e tij nuk ishte
i vogël.
Nismën për mbajtjen e këtij Kongresi Kombëtar e pati klubi shqiptar i Selanikut
në mbështetje të jehonës së Kongresit të Manastirit. Në këtë kongres morën pjesë rreth 35
përfaqësues nga pjesa më e madhe e trevave shqiptare, nga 28 klube e shoqëri
patriotike38
. Fillimisht selia e parë e këtij kongresi ishte klubi “Bashkimi”, dhe në ditët në
vazhdim punimet do të zhvilloheshin në selinë e klubit “Vllaznia”. Si kryetar i Kongresit
të Elbasanit u vendos me votim të fshehtë Dervish Biçaku, si nënkryetar Mithat Frashëri,
e si shkronjës Simon Shuteriqi e Josif Haxhimima, ku dominuan sa më lart disa
personalitete pikërisht nga Elbasani.
Problemet që u diskutuan në këtë kongres përgjithësisht ishin të karakterit arsimor,
kulturor dhe politik. Ky kongres u karakterizua nga një frymë demokratike, pavarësisht se
pati debate e polemika mbi vendimet e marra, për shkak të përbërjes heterogjene të
pjesëmarrësve. Kongresi i Elbasanit gjatë punimeve të tij vendosi për krijimin e një
shoqërie që do të kujdesej për mbajtjen e Normales por edhe të shkollave të tjera në vend.
Kjo shoqëri qendrën e saj do ta kishte në qytetin e Korçës nën emërtimin “Përparimi”39
.
Kryetar i saj u zgjodh Orhan Pojani dhe arkëtar Idhomene Kosturi. Një vendim tjetër
shumë i rëndësishëm ishte çelja e shkollës Normale në Elbasan, si shkollë e mesme për
përgatitjen e mësuesve për shkollat shqipe.
Shoqëria “Përparimi” do të kishte për detyrë organizimin e administrimin e
ndihmave, të dhuruara prej klubeve e shoqërive atdhetare, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
37
Arkivi i Institutit të Historisë, (më tej AIH) Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, (Tiranë:
Mihal Duri 1978), 199. 38
Historia e popullit shqiptar, vëll II, 415. 39
Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 200.
26
Ajo do të ndërgjegjësonte çdo shqiptar për të qenë pjesë e kësaj shoqërie, si atdhetarë e
patriotë në mbrojtje të çështjes kombëtare.
Vendimet e Kongresit të Elbasanit dhe formimi i shoqërisë “Përparimi” ndikuan
drejtpërdrejt në zgjerimin e rrjetit të shkollave kombëtare shqiptare, si kurorëzim i
përpjekjeve të patriotëve për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Jehona që i bëri shtypi shqiptar kongresit e vendimeve të tij ishte e madhe si
brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ja si shprehej shtypi i kohës për kongresin: “....ai vendosi
ashtu sikundër dëshironin të gjithë shqiptarët”40
. Gazeta “Lirija” në Selanik me artikullin
e saj “Ç`presim nga Kongres` i Elbasanit”41
, jepte një informacion të gjerë rreth tij. Edhe
gazeta “Dielli” në Boston i ka bërë jehonë këtij kongresi42
. Ndërsa “Gazeta Shqiptare”
në Bari të Italisë do ta cilësonte Normalen si: “Institutin e parë shqiptar”43
. Shtypi i
kohës duke e quajtur si një domosdoshmëri mbajtjen e këtij kongresi për emancipim e
zhvillim kombëtar, do të bënte thirrje, që t’i bënin shkollat tona më praktike se të huajat,
për lehtësinë që jepte në rradhë të parë gjuha e vendit44
.
Mësimi në shkollën Normale nisi në 1 dhjetor të vitit 1909. Në fillimet e saj ajo
kishte gjithsej 6 klasë dhe 50 nxënës, nga të cilat 3 klasë do të ishin premtore e 3 thjesht
normale45
. Drejtor i parë i Normales u zgjodh Luigj Gurakuqi, ndërsa mësuesit e parë të
saj ishin: Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Petër Dodbiba, Dhimitër Paparisto, Ibrahim
Dolliu e të tjerë. Patrioti Luigj Gurakuqi gjatë hapjes së shkollës Normale, mbajti një
fjalim të ngrohtë e të zjarrtë që pati një jehonë të gjerë në mbarë shtypin përparimtar të
kohës, që e pasqyroi gjerësisht fjalimin e tij, ku ai shprehej: “Këtu o djelm të dashun nuk
do të ushqeheni vetëm me mësim e me ditunie, po do të përpiqemi t`ju bajmë burra të
ndershëm e shqyptarë të flaktë”46
.
Përhapja e lëvizjes kombëtare antiosmane në Elbasan si dhe vendosmëria e
treguar nga elbasanasit kundër politikës xhon-turke, nxiti Shefqet Turgut Pashën të
ndërmerrte raprezalje të mëdha mbi këtë trevë, shoqëruar me kërcënime jo vetëm zyrtare,
por edhe në rrugë private.
40
“Lidhja Ortodokse”, Korçë, Tetor 2,1909, 5. 41
“Lirija”, Selanik, Korrik 25, 1909, 4. 42
“Dielli”, Boston, Maj 7, 1909. 3. 43
“Gazeta Shqiptare”, Bari, 1930, 57. 44
“Kombi”, Boston, Shtator 4,1908, 6. 45
“Lirija”, Selanik, Vjeshtë e dytë 12, 1909, 3. 46
“Tomorri”, Elbasan, Mars 3, 1910, 2.
27
Veprimtaria antishqiptare e xhon-turqve gjatë vitit 1909-1910 mbështetej në ligjin
mbi bandat. Ky ligj parashikonte dënime tepër të ashpra për të gjithë ata që krijonin çeta
apo ishin pjesë e tyre. Ekzistonte dhe një ligj tjetër mbi shoqëritë, ku dënoheshin të gjithë
organizimet apo shoqëritë ilegale, të krijuara pa miratimin e regjimit osman. Xhon-turqit
në fushatën e tyre për mbylljen e shkollave apo të klubeve kombëtare përdorën ndër të
tjera edhe pushimet nga puna të mësuesve që u mësonin gjuhën shqipe nxënësve në
shkollat turke të qytetit. Nën pretekstin e gjetjes së librave në gjuhën shqipe, apo të
armëve në shtëpi, ndërmerrnin rrahje, arrestime, burgosje, internime të patriotëve
elbasanas. Ata ndaluan çdo botim si gazetë, revistë, libra në gjuhën shqipe47
. Edhe
mbajtja e veshjeve popullore nga njerëzit e thjeshtë merrej si shenjë nacionalizmi, duke
kaluar edhe në ndëshkime të rënda.48
Përmendim disa prej patriotëve të arrestuar e të
internuar si: Isuf Qosja, Lef Nosi, Hysen Ceka, Fejzullah Guranjaku, Muç Shqiptari,
Thanas Floqi, Emin Matraxhiu e të tjerë, edhe të huaj si Charles Telford Ericksoni
(misionar protestant amerikan, i vendosur në Elbasan 1908-1937). Ai kishte ardhur në
Shqipëri para disa vitesh, duke bërë përpjekje për të realizuar ngritjen e një kolegji
amerikan në Krastë dhe të një spitali në këtë qytet. Ai u konsiderua i rrezikshëm për
regjimin osman, duke e detyruar të largohej nga Elbasani së bashku me familjen e tij, për
t’u internuar në shtator të 1910 në Manastir.49
Arsyet e këtij persekutimi mendojmë se
kanë qenë puna e tij misionare, sidomos në drejtim të arsimimit të popullit shqiptar dhe të
qenurit dëshmitar i përdorimit të dhunës, arrestimeve, internimeve e vrasjeve ndaj
shqiptarëve. Pasojë tjetër e reaksionit dhe ekspeditës ndëshkimore të ndërmarrë nga
Shefqet Turgut Pasha në shtator të vitit 1910 ishte jo vetëm mbyllja e shkollës Normale e
cila më pas u kthye në kazermë ushtarake, por edhe konfiskimi dhe ndëshkimi i çdo
shqiptari që mbante armë. Kundër këtij arbitrariteti nuk munguan protestat e ndërmarra
nga të rinjtë e kësaj shkolle. Si pasojë në drejtim të tyre u kryen arrestime dhe
internime50
. Politika ndëshkuese e ndërmarrë nga Shefqet Turgut Pasha detyroi disa nga
patriotët elbasanas të arratiseshin drejt maleve ose jashtë vendit.
47
Qamil Çela,Turgut Pasha në Elbasan, Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912,(Tiranë:1962), 368. 48
Mal Berisha, Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson, Kushtuar Shqipërisë:
(Tiranë: Edualba, 2012), 69. 49
Berisha, Jeta, 71. 50
Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, 244.
28
Përpjekjet e vazhdueshme të bëra nga Turqit e Rinj për devijimin e ecurisë së
arsimit kombëtar, ishin të destinuara të dështonin përpara qëndresës së shqiptarëve.
Turma njerëzish në Elbasan dhe Korçë u mblodhën në mitingje proteste, ku deklaronin
“gatishmërinë për të mbrojtur me jetën e vet gjuhën e tyre”51
. Përhapja e ndjenjës
kombëtare, dhe e gjuhës shqipe nga shkolla Normale përbënte një kontribut të pa
diskutueshëm në forcimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Me nismën e disa klubeve për herë të parë në Shqipëri u botuan gazeta në gjuhën
shqipe. Në Elbasan nisi të botohej në 10 mars 1910 gazeta “Tomorri” e cila e vijoi
botimin e saj deri në 10 korrik 1910. Si themelues dhe drejtues i parë i saj ishte patrioti e
intelektuali elbasanas Lef Nosi. Kjo gazetë ishte e përkohshme, me karakter politiko-
letrar, që dilte tri herë në muaj. Në programin e saj dy ishin qëllimet kryesore: mbështetja
për shkollën Normale dhe forcimi i ndjenjës kombëtare.
Hapja e kësaj gazete u prit mirë dhe me entuziazëm në të gjithë vendin, sidomos
në rradhët e patriotëve shqiptarë, të cilët nëpërmjet shtypit synonin të sensibilizonin
popullsinë shqiptare për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare. Kjo gazetë ishte e para
gazetë e trevës së Elbasanit dhe është konsideruar si një hap i dytë i rëndësishëm i kësaj
treve, në futjen e kulturës dhe të arsimit në gjuhën shqipe. Kjo gazetë në 13 numrat e saj
gjatë gjithë viti 1910 u bë pasqyrë e aspiratave të popullsisë së qytetit e të trevave të tij
dhe të mbarë kombit për arsimim e të drejta kombëtare e njëkohësisht mbajti një qëndrim
të hapur ndaj politikës që ndiqnin turqit e rinj ndaj shqiptarëve.
Në artikullin: “Si do ta sigurojmë jetën e shkollës Normale”, ndër të tjera i bëhej
një thirrje popullit, jo vetëm të Elbasanit, por edhe të mbarë Shqipërisë, që të bënin ç`të
mundnin për mbajtjen e shkollës, si për blerjen e letrave të cigareve dhe dhënia e një
groshi nga secili për të siguruar fonde për shkollën52
.
Krahas artikujve në mbrojtje të arsimit, të kulturës e gjuhës shqipe gazeta ka
botuar dhe artikuj në mbrojtje të çështjes kosovare, shkrime me karakter politik në
mbrojtje të të drejtave dhe kombësisë të gjithë shqiptarëve53
. Në kryeartikujt dhe artikujt
e saj i bëhej jehonë, lëvizjes kombëtare shqiptare, duke analizuar problemet e hasura prej
saj si dhe shtrohej nevoja për pasurimin shpirtëror, kulturimin, dhe zgjerimin e horizontit
51
Swire, Shqipëria, 94. 52
“Tomorri”, Elbasan, Prill 30, 1910, 6. 53
“Tomorri”, Elbasan, Prill 30, 1910, 6
29
të lexuesit. Kjo gazetë, edhe pse pati jetë të shkurtër, luajti një rol të rëndësishëm në
zhvillimet politike, arsimore e kulturore në vend, por dhe në zhvillimet e mëvonshme të
shtypit në Elbasan. Ishte pikërisht kjo gazetë që do ti hapte udhë botimeve të organeve të
tjera të shtypit në Elbasan. Përmendim revistën Kopështi Letrar, organ me karakter letrar
i botuar në vitin 1918.
Krahas zgjerimit të lëvizjes arsimore, kulturore, në fazën e fundit të Rilindjes
Kombëtare, popullsia e Elbasanit me rrethina, u përgatitën në lëvizjen e armatosur për
liri, në kontekstin e kryengritjeve të përgjithshme kombëtare, që çuan në finalizimin e
shpalljes së pavarësisë kombëtare.
Kryengritjet e viteve 1911-1912 morën karakter të përgjithshëm në krahasim me
kryengritjet e viteve 1909-1910 të cilat, ruajtën karakterin e tyre lokal ndaj regjimit
osman. Përvoja e kryengritjes së vitit 1910, kishte treguar se shtrirja e lëvizjes kombëtare
mund të sigurohej vetëm duke bashkuar forcat popullore. Në këtë kontekst në vitin 1911
rrethet patriotike shqiptare brenda dhe jashtë vendit parashtruan idenë e bashkimit të të
gjithë shqiptarëve në një kryengritje të përgjithshme, synimi i së cilës ishte sigurimi i
autonomisë së Shqipërisë54
. Zhvillimet e kohës parashtronin si domosdoshmëri formimin
e një qendre të vetme drejtuese për të gjithë lëvizjen kombëtare, qëllimi i së cilës do të
ishte organizimi i një kryengritjeje të re antiosmane. Premisë për një organizim më të
mirë të qëndresës së armatosur antiosmane, do të shërbente edhe përvoja e siguruar nga
kryengritjet e mëparshme. Kryengritja filloi në mars të 1911 në malësinë e Hotit nën
drejtimin e Dedë Gjo Lulit.55
Fillimi i parakohshëm i kryengritjes, e gjeti Elbasanin por
edhe viset e tjera shqiptare të papërgatitura dhe të paorganizuara për veprime të
përbashkëta dhe të armatosura. Thirrja e bërë nga Isa Boletini në 23 mars 1911 nga malet
e Shqipërisë drejtuar viseve jugore, shërbeu si nxitje për krijimin e komiteteve të reja në
të gjithë vendin56
. Me iniciativën e patriotëve elbasanas në pranverë të 1911 u krijua një
Komitet i Fshehtë, qëllimi i të cilit konsistonte në shpërndarjen e armëve, krijimin e
çetave dhe në bashkërendimin e veprimtarisë kryengritëse kundër osmane me atë në
shkallë kombëtare. Në përbërje të Komitetit të Elbasanit përmendim patriotët, Fetah
Ceka, Irfan Ohri, Aqif Biçakçiu, Simon Shuteriqi, Hysen Ceka, Ymer Dervishi, Nexhip
54
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 441. 55
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 444. 56
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 445.
30
Haxhiademi, Refik Myftiu etj. Si përkrahës të kryengritjes së inicuar në veri të vendit
patriotët elbasanas kontribuan jo vetëm në organizimin e veprimtarisë kryengritëse
antiosmane në trevën e tyre por edhe në koordinimin e veprimeve me atë të çetave dhe
komiteteve të tjera në vend.
Gjatë kësaj kohe, në trevën e Elbasanit, vepronin disa çeta të armatosura
antiosmane. Përmendim çetat e zonës së Shpatit, nën drejtimin e Asllan Dervishit, Jonuz
Topuzit dhe Sadik Zharrit. Këto çeta, në përbërje të tyre nuk kishin më shumë se 30 deri
në 40 luftëtarë. Rrezja e veprimtarisë së tyre përfshinte një numër të konsiderueshëm
fshatrash si, Valësh, Kuqan, Shelcan, Bujaras, Jeronisht, Lleshan, Polis etj57
. Në periferi
të Elbasanit, vepronte një tjetër çetë antiosmane nën drejtimin e patriotit Gani Bunga. Në
katundet Kryezjarth, Gjinar, Mlizë, Pashtresh, Zavalinë, Seltë Nezhan etj vepronin çeta
antiosmane të cilat drejtoheshin nga patriotët Lef Nosi, Isuf Muça, Selim Shqau etj58
.
Edhe Sheh Hysen Sulova i mbështetur nga mjaft të arratisur nga Elbasani krijoi një çetë
antiosmane e cila veprimtarinë e saj e përqëndroi në zonën e Martaneshit59
.
Pas mbajtjes së kuvendit të Greçës dhe shpalljes së një programi të plotë kombëtar
për autonominë e Shqipërisë në qershor të 1911, Komiteti i Elbasanit i intensifikoi
përpjekjet për të bashkëpunuar jo vetëm me komitetet e tjera në vend, por edhe me
Komitetin e fshehtë të Manastirit me synim, koordinimin e veprimeve të përbashkëta
antiosmane. Përsa i përket gjendjes në veri të vendit në maj-qershor të 1911 vazhdonte të
mbetej e vështirë edhe pas përpjekjeve të vazhdueshme të mjaft patriotëve, për
koordinimin e veprimeve të përbashkëta luftarake dhe zgjerimin e kryengritjes edhe në
jug të vendit.
Mendojmë se Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të shndërrohej në një kryengritje
të përgjithshme për disa arsye: vështirësia e hasur nga kryengritësit nga mungesa e
armëve, municioneve dhe e ushqimeve; përpjekjet e vazhdueshme të ndërmarra nga
qeveria osmane për izolimin dhe shtypjen me forcë të kryengritjes; interesave të Fuqive
të Mëdha, por edhe synimeve pushtuese të shteteve ballkanike ndaj viseve shqiptare, të
cilët me politikat e tyre punuan fort për mos plotësimin e kërkesave autonomiste të
shqiptarëve dhe dështimin e kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës.
57
AME, F. 1, viti 1911, D. 3, fq 5. 58
Elbasani Enciklopedi, (Elbasan: Sejko 2003), 101-103. 59
AME, F. 2, viti 1911, D. 6, fq 6-7.
31
Mbas nënshkrimit të marrëveshjeve me përfaqësuesit e qeverisë xhonturke
fillimisht nga kryengritësit e Malësisë së Mbishkodrës më 2 gusht të 191160
dhe më pas
më 18 gusht nga ato të Shqipërisë së Jugut kryengritja u shua.
Marrëveshja e arritur midis kryengritësve shqiptarë dhe Portës së Lartë në 1911
nuk do ta përmirësonte në muajt në vijim gjendjen politike, ekonomiko-shoqërore dhe
arsimore në vilajetet shqiptare.
Lufta parlamentare u ashpërsua edhe më tej në janar të 1912 kur personalitete të
rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare si Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina
ngritën fuqishëm zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Hasan
Prishtina në fjalimin e mbajtur në janar të 1912 në parlament, paralajmëroi në mënyrë të
drejtpërdrejtë qeverinë osmane për nisjen e një kryengritjeje të re nëse nuk plotësoheshin
të drejtat e shqiptarëve duke u shprehur se: “ndofta i pari ndër të parët, do të jem unë ai
që do të marr në dorë flamurin e revolucionit”61
.
Rrethet më të përparuara patriotike, në rrethana të reja politike, brenda dhe jashtë
vendit, forcuan bindjen për gjetjen e rrugëve të tjera për organizimin e një kryengritjeje
të re në mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe për emancipimin kulturor e shoqëror të
popullit shqiptar. Iniciativa për realizimin e një takimi me pjesëmarrjen e një grupi
personalitetesh të jetës politike shqiptare do të përbënte edhe përpjekjen e parë për një
bashkim të të gjithë viseve shqiptare në luftë të përbashkët kundër zgjedhës osmane. Në
këtë mbledhje e cila u organizua në janar të 1912 në lagjen Taksim të Stambollit, morën
pjesë krahas Ismail Qemalit si drejtues i saj edhe personalitete të tjera shqiptare si Esat
Toptani, Mustafa Kruja, Myfit Libohova, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Hasan Prishtina etj62
.
Të gjithë së bashku ranë dakort që kryengritja të shtrihej në të gjithë viset shqiptare.
Organizimin e kryengritjes në Kosovë e mori përsipër Hasan Prishtina i cili përfaqësonte
edhe figurën kryesore udhëheqëse së lëvizjes për autonomi politike, në Shqipërinë e
Mesme Esat Toptani dhe ngritjen në luftë të çetave të jugut u morën përsipër nga Myfti
Libohova, Syrja Vlora dhe Aziz Vrioni. Edhe treva e Elbasanit u bë pjesë e pandarë e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kjo faktohet në përpjekjet e vazhdueshme të patriotëve
60
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 457-458. 61
Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 28 nëntor 1912, (Tiranë: Kristalina K-H, 2008), 64. 62
Historia e Popullit Shqiptar, vëll II, 463.
32
elbasanas për të bashkërenduar veprimtarinë kryengritëse kundër osmane me atë në
shkallë kombëtare.
Mbas shpërndarjes së parlamentit nga xhonturqit në 18 janar, nisi fushata për
zgjedhjet e reja parlamentare. Kjo e fundit përkoi me përgatitjet e nisura nga udhëheqësit
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për kryengritjen e përgjithshme kundër sundimit osman,
nën parimin “popujt zotër të fateve të tyre”63
. Në Elbasan kandidatët pjesëmarrës në këto
zgjedhje nga krahu opozitar ishin Shefqet Vërlaci, Dervish Biçaku dhe Aqif Biçakçiu64
ndërsa nga krahu i pozitës, kandidat i partisë xhonturke ishte Haxhi Ali Beu. Kandidati
fitues u shpall Shefqet Vërlaci përfaqësues i grupit politik, i quajtur Partia Nacionale
Shqiptare65
.
Fushata e zgjedhjeve në sanxhakun e Elbasanit nuk u zhvillua pa probleme.
Përpjekjet dhe kërcënimet e ndërmarra nga ministri i brendshëm Haxhi Adil Beu kundrejt
Shefqet Vërlacit që ky i fundit të tërhiqej nga gara ishin të vazhdueshme. Shefqet Vërlaci
politikisht nuk kishte dalë ndonjëherë në plan të parë, pasi deri në atë kohë politika nuk
bënte pjesë në interesat e tij të rëndësishme. Këtë e konstatojmë edhe në
dokumentacionin austro-hungareze të kohës sipas të cilit informohemi se: “pavarësisht
ekzistencës së një Komiteti në Elbasani roli i tij (Shefqet beut) në strukturat e këtij
komiteti nuk kishin qenë të dukshëm”66
. Megjithatë zhvillimet e ndodhura u panë si një
shans që nuk duhej humbur nga çifligari më i pasur i Elbasanit për mbrojtjen e mëtejshme
të këtyre interesave.
Në këtë kohë patriotët elbasanas bënë përpjekje për rihapjen e shkollës Normale
dhe për zhvillimin e arsimit kombëtar. Në 17 shkurt të 1912 u rihap shkolla Normale.
Trupi mësimor përbëhej nga Fasli Frashëri (drejtor) dhe prej mësuesve Simon Shuteriqi,
Petro Dodbiba, Hasan Mezeja, Dhimitër Paparisto dhe Hafiz Ibrahimi prej Tirane67
. Ajo
frekuentohej nga 55 djem dhe mbikqyrej nga Komisioni drejtues i klubit shqiptar të
Elbasanit.
63
Ferit Duka, Dritan Egro, Sokol Gjermeni, Shqipëria në dokumentet Austro-Hungareze: 1912, vol II,
(Tiranë: Botime Albanologjike, 2012), 147. 64
Muhamet Shatri, Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, (Tiranë: Toena 2012), 52. 65
Duka, Egro, Gjermeni, Shqipëria, 95, 130. 66
Duka, Egro, Gjermeni, Shqipëria, 130. 67
Duka, Egro, Gjermeni, Shqipëria, 59.
33
Nisur nga pozita jo e përshtatshme shoqërore në të cilën gjendej gruaja në këtë
trevë, elbasanasit bënë përpjekje pranë autoriteteve xhonturke për sigurimin e lejes
zyrtare, si dhe për gjetjen e një godine me synim hapjen e një shkolle për arsimimin e
vajzave të qytetit. Përpjekje këto që mbetën në kuadrin e premtimeve nga ana e këtyre
autoriteteve. Shkollimi dhe emancipimi i femrës shqiptare ishte një nevojë e
domosdoshmri për kohën pasi në jetën e përditshme gruaja shqiptare përballej me
diskriminime të shumta, shpërfillje nga pozita e ulët që gëzonte në familje e jashtë saj.
Kjo pozitë e ulët në shoqëri kishte ndikuar dhe në nivelin e ulët arsimor të saj si pasojë e
mentalitetit të kohës dhe arbitraritetit të prindërve. Rilindasit shqiptarë si shprehës të
kësaj nevoje nuk nguruan të jepnin përkrahjen dhe kontributin e tyre jo vetëm në
edukimin e femrës shqiptare, por edhe në rritjen e rolit të saj në jetën shoqërore e politike
të vendit.
Në muajt mars-prill të 1912 situata politike jo vetëm në Kosovë por edhe në viset
e tjera shqiptare erdhi duke u acaruar. Sipas një raporti të nënkonsullit austro-hungarez në
Durrës, Rudnay, dërguar kontit Berchtold në Vjenë, të dhënat e para mbi nisjen e
luftimeve të afërta çlirimtare në Elbasan i takojnë muajit prill të vitit 191268
.
Fillimi i kësaj lëvizjeje mendojmë se ishte si rezultat i disa faktorëve si: muaji
prill krijonte kondita të favorshme klimatike për të shkuar në male nga ku ofrohej siguria.
Ndërkohë pjesa më e madhe e popullsisë ishte e armatosur dhe rrugët nëpërmjet të cilave
siguroheshin armët, ishin rrëmbimi i tyre nga depot shtetërore, ashtu edhe nga ushtarët
osmanë. Ndërkohë pafuqishmëria e administratës, shpërdorimet e qeverisë xhonturke,
mungesa e sigurisë si dhe përdorimi i forcës gjatë fushatës së zgjedhjeve, e acaruan edhe
më shumë gjendjen në këtë trevë. Situata kryengritëse favorizohej edhe nga përpjekjet e
pandërprera të patriotëve elbasanas, për të parandaluar asimilimin kulturor, nëpërmjet
çeljes dhe funksionimit të shkollave shqipe69
.
Në këto kushte nacionalistët elbasanas në qershor të 1912 bashkuan forcat nën
drejtimin e Komitetit drejtues, në përbërje të të cilit ishin: Aqif Biçakçiu, Irfan Ohri,
Ahmet Dakli, Lef Nosi, Asllan Shahini, Hysen Sulova, Ali Çelirama, Ahmet Isai, Ali
68
Duka, Egro, Gjermeni, Shqipëria, 70. 69
Bosbora, Shqipëria, 176.
34
Çaushi, Hysen Bajraktari etj, me një synim fillimin e kryengritjes në këtë trevë70
. Në krye
të Komitetit organizator të kryengritjes për trevën e Elbasanit u zgjodh me shumicë
votash Irfan Ohri71
. Këta patriotë morën masa ndërkohë jo vetëm për koordinimin e
veprimeve luftuese të komiteteve të fshehta në të gjithë krahinën e Elbasanit, por edhe
për shpërndarjen e njoftimeve për mobilizimin e popullsisë si dhe në mbledhjen e
mjeteve financiare. Ata i bënë thirrje popullit, të ngrihej në protesta dhe manifestime në
mbrojtje të të drejtave të tyre kombëtare, ndër të cilat mund të përmendim tubimet e
organizuara nën drejtimin e Lef Nosit në Byshek e Kryezjarth72
. Në emër të 1500
kryengritësve të mbledhur në Kryezjarr, më 10 gusht 1912, Komiteti i Elbasanit
deklaronte se dilte në mbështetje të plot ndaj kryengritjes në Kosovë duke u bashkuar me
kërkesat e ligjshme prej 14 pikash të miratuara në kuvendin e Ferizajt në 6 gusht të 1912
dhe të paraqitura nga Hasan Prishtina qeverisë turke “në mbrojtje të të drejtave
kombëtare të shqiptarëve”73
Qeveria turke për të siguruar kontrollin e situatës, duke pasur parasysh injorancën
e masave dhe ndikimin e madh të prijësve lokal në këtë kohë, përdori politikën e
shpërndarjes së titujve, dekoratave e ndihmave me synim blerjen e bashkëpunimit të
tyre74
. Në shtypin e kohës patrioti Emin Matraxhiu me shkrimet e tij u përpoq të
neutralizonte këtë propagandë dhe u bë mbështetës i kryengritjejes së përgjithshme. Në
artikullin “Disa rradhë nga gjendja e sotme e Elbasanit”, ai kritikonte plogështinë që vihej
re në atë kohë në lëvizjen patriotike të Elbasanit, sidomos në fushën e propagandistikës,
duke kërkuar që ajo të dilte sa më parë nga gjendja e amullisë. Në artikullin “Ç’fund do të
marrë kryengritja e përgjithshme”? ai godiste me forcë shtypjen, shfrytëzimin,
demagogjinë dhe terrorin e egër të pushtuesve turq e veglave të tyre të ndërmarra ndaj
popullsisë së kësaj treve75
.
Patriotët, Lef Nosi, Aqif Elbasani, Irfan Ohri, Hasan Biçaku, Ali Agjahu, Beqir
Plangarica, Ali Çaushi, Ahmet Dakli, Muç Shqiptari, Ahmet Burburia etj., si përfaqësues
të Komitetit të Elbasanit, u riorganizuan në çeta, të cilat vepronin në zona e krahina
70
Elbasani-Enciklopedi, Normalja, 19. 71
AQSH, F. Lef Nosi, viti 1912, D. 132, 4. 72
Arkivi i Muzeut Elbasan (më tej AME), Fondi (më tej F) 22, Korrik 1912, Dosja (më tej D) 1. 20. 73
AME, F. 22, Elbasan, 1912, Korrik, D. 1, 20. 74
Shatri, Dokumente Franceze, 191. 75
“Drita”, Manastir, Gusht 23, 1912, 2.
35
malore të rrethit kundër pushtimit osman, si në zonën e Martaneshit, Shtërmenit, Shmilit,
Valshit, Gjergjanit, Çermenikës, Dumresë, Shpatit e të tjerë76
.
Çeta e zonës së Shpatit e cila në përbërjen e saj nuk kishte më shumë se 400 vetë,
ka kryer një sërë veprimesh në luftë kundër pushtuesit osman. Një ndër to ishte edhe
sulmi ndaj postës turke në Xhyrë të Librazhdit. Një pjesë e parave të marra prej saj u
dhanë për ndërtimin e një shkolle të re për Normalen e Elbasanit77
. Edhe çeta e
Byshekut, me emërtimin “Ja vdekje ja liri”, nën drejtimin e patriotëve elbasanas Ahmet
Burburia, Ahmet Dakli dhe Sheh Hysen Sulova, ka kontribuar në luftë kundër regjimit
osman. Por veprimet e këtyre çetave kanë qenë spontane dhe shpesh ato hasnin në
probleme të ndryshme si organizative edhe financiare. Në një letër drejtuar Lef Nosit, nga
patriotët Demir Zenelhoxha e Sulë Mitarja të zonës së Gjergjanit trajtoheshin pikërisht
probleme të kësaj çete e vështirësitë që haste ajo përballë regjimit turk. Për mënyrën e
organizimit, pajisjes, aktivitetit e aksioneve të ndërmarra nga çeta e Byshekut na
informon dhe një telegram i Met Diles dërguar Komitetit të Elbasanit.
Nën drejtimin e Irfan Ohrit në këtë periudhë u formua një çetë tjetër me rreth 400-
500 vetë e cila qarkullonte në krahinën e Çermenikës. Ndërsa Dumreja dhe Shpati kishin
çetat e tyre që komandoheshin nga Abdulla Bej, Hasan Biçaku dhe Sif Nosi.
Edhe zona e Gramshit në mbështetje të kryengritjes së përgjithshme angazhoi dy
çetat e saj të cilat drejtoheshin nga patriotët Qazim Dyrmishi dhe Asllan Shahini, ndërsa
në Belësh vepronte çeta e Tajar Beut78
.
Shpërthimi i Luftës së parë Ballkanike në tetor të 1912, krijoi një gjendje të
ndërlikuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë rajonin. Nga njëra anë në popull
vazhdonte të ekzistonte mendimi për vazhdimin e luftës kundër zgjedhës osmane, dhe
nga ana tjetër dilte në pah problemi i kërcënimit të trojeve shqiptare nga ushtritë e
vendeve fqinje. Të gjitha shtresat shoqërore në vend u vunë në lëvizje për t’u bashkuar
kundër këtij rreziku kombëtar. Përpara shqiptarëve shtroheshin probleme të tilla si:
Çfarë qëndrimi do të mbanin ndaj konfliktit ballkanik?
Cilat do të ishin mënyrat dhe mjetet për shpëtimin e vendit nga shembja e
Perandorisë Osmane dhe nga shfaqja e rrezikut shovinist të fqinjëve.
76
AME, F. 2, viti 1912, D. 6, fq 5. 77
AME, F. 2, viti 1912, D. 6, fq 6 78
AME, F. 3, viti 1912, D. 1, fq 7.
36
Shumë patriotë elbasanas mbështesnin qëndrimin e mbajtur nga rrethet patriotike
në mbrojtje të trevave shqiptare, nën thirrjen: “e rrokjes së armëve, jo për të forcuar
sundimin e Turqisë në Ballkan por për t’i dalur zot tërësisë tokësore e lirisë së
Shqipërisë”79
. Ideja e kalimit nga autonomia drejt pavarësisë, për kohën ishte e vetmja
rrugëzgjidhje e drejtë për shqiptarët, pasi forcat serbe dhe greke i ishin drejtuar tokave
shqiptare për t’i pushtuar. Në 18 tetor 1912 forcat ushtarake serbe pushtuan Nishin,
Manastirin, Prizrenin, Mitrovicën, Pejën dhe po i drejtoheshin Shqipërisë së mesme80
.
Patriotët elbasanas ishin ndër të parët që e kuptuan rrezikun që i kanosej çështjes së tyre
kombëtare, dhe nuk nguruan të bashkoheshin dhe të luftonin krah për krah me patriotë të
tjerë nga të gjitha krahinat e vendit, për të gjetur rrugët e mundshme në mbrojtje të të
drejtave të tyre. Ishin ndër të parët që nisën të organizoheshin në reparte vullnetare për të
treguar forcën dhe gadishmërinë e tyre në mbrojtje të sovranitetit kombëtar.
Të gjendur në vështirësi politike, ekonomike dhe shoqërore, elbasanasit
bashkërenduan forcat kryengritëse nën drejtimin e Komitetit të Elbasanit me synim
dëbimin e forcave turke dhe çlirimin e qytetit81
. Marrja e qytetit nga forcat kryengritëse
në nëntor të 1912, u prit me entuziazëm të madh në rradhët e popullsisë. Komiteti i
Elbasanit parashtroi si domosdoshmëri nisur nga rrethanat e kohës idenë për shpalljen e
pavarësisë. Elbasani ishte qyteti i parë që ngriti flamurin kombëtar më 25 nëntor të
191282
.
Në këtë datë një grup personalitetesh të trevës, të shtresave e të besimeve të ndryshme
fetare, nënshkruan aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit, në të cilin theksohej:
“Gjithë populli ynë, myslimanë e të krishterë, me një za kanë pranue indipendencën e
Shqipnisë. Në emër të të gjithë popullit të Prefekturës së Elbasanit”83
.
Ndër pjesëtarët e firmosjes së këtij akti përmendim: “Aqif Elbasani, Abdulla
Tirana, Ali Agjahu, Refik Myftiu, Sheh Hysen Sulova, Sheh Mahmut Guma, Ruzhdi
Alushi, Alush Saraçi, Veniamin Deliana, Veniamin Nosi, Kol Papajani, Emin
Haxhiademi Shijaku, Ymer Peni, Hysen Dakli, Hysen Hostopalli, Serafin Jorgaqi, Haxhi
79
Historia e Shqipërisë II, 353. 80
Historia e Popullit Shqiptar III, 505. 81
Mentar Belegu, Hysen Kordha, Rudina Mita, Aqif Pashë Elbasani (1860-1926), Përmbledhje
dokumentesh, (Tiranë: Marin Barleti 2012), 75. 82
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 76. 83
Kita, Elbasani, 32.
37
Nikolla Jorgaqi, Dhimitër Paparisto. Rrapush Demeti, Hasan Biçakçiu, Fuat Kahremani,
Servet Zylfi, Demir Sulëbeu, Taqi Buda ....”84
. Patrioti elbasanas Emin Matraxhiu mori
përsipër në atë kohë të përgatiste flamurin kombëtar të stampuar në trajtën e një steme me
përmasa të vogla85
.
Në sajë të iniciativës së Kamber Dyrmyshit dhe patriotëve të tjerë, rreth datave
26-28 nëntor 1912, në Gramsh u ngrit flamuri kombëtar86
. Ky eveniment do të pasohej
më pas më 27 nëntor, me shpalljen e pavarësisë në Peqin, akte këto të pritura me gëzim
nga popullsia shqiptare, që mbështeti Kuvendin e Vlorës të mbajtur më 28 nëntor 1912.
Telegrame të shumta u dërguan nga Elbasani në mbështetje të këtij akti madhor. Ato
informonin, ndër të tjera dhe për ngritjen e flamurit shqiptar në ato treva.
Një entuziazëm i tillë shprehej edhe në njërin prej telegramëve, dërguar
përfaqësuesve të Kongresit të Shqipërisë në Vlorë: “Ju bajmë me ditë se mbramë më 6
ora e natës, datë 27 nëntor të vitit 1912 me dëshirën e të gjithë popullit, nënprefektura e
Peqinit, shpalli independencën n’emën të Shqipniës”87
. Flamuri Kombëtar u ngrit nëpër
ndërtesat zyrtare edhe filloi puna për emërimin e nëpunësve.
Shpallja e pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Elbasan u bë në kushtet
kur ushtria serbe po përparonte me shpejtësi të rrufeshme e po i afrohej Shqipërisë së
Mesme. Ky akt u ndërmorr me qëllim që autoritetet serbe të viheshin përpara faktit të
kryer. Kryetari i Beledies (bashkisë organ i vetëqeverisjes së qytetit) i asaj kohe në
Elbasan Alush Saraçi post që e mbajti nga 27 shkurti 1910- shtator 1913 në bashkëpunim
me përfaqësuesit më në zë të parisë së Elbasanit si Aqif Biçakçiu, Shefqet Vërlaci, Hasan
e Dervish Biçaku e të tjerë mbanin korrespondencë të rregullt me Ismail Qemalin, ky i
fundit uronte të gjithë popullin e Elbasanit për shpalljen e aktit madhor dhe i
rekomandonte patriotëve të trevës të mbanin rendin dhe qetësinë88
.
Në 26 nëntor në Elbasan u formua një qeveri provizore (organ përfaqësues lokal)
në krye të të cilës u zgjodh Aqif Biçakçiu dhe u morën masat e para për formimin e
milicisë89
. Për këto zhvillime u vu në djeni edhe Ismail Qemali. Gjithashtu gjatë datave
84
Arkivi Qendror Shtetëror (më tej AQSH), Fondi. (më tej F) 245/II, viti 1912, Dosja. (më tej D) 1, fl 6. 85
AME, F. 28, viti 1913, D. 10, fq 3. 86
AME, Fondi 3, viti 1912, D. 1, fq 8. 87
Lef, Nosi, Dokumente Historike për ti shërbyer historisë sonë kombëtare, (Elbasan: 1924-1925). 88
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, fl 19. 89
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, Dok. 723/9, fl 2.
38
23-25 nëntor 1912 u bë edhe përzgjedhja e përfaqësuesve të Elbasanit dhe kazave të tij,
dhe nisja e tyre si delegatë për në mbledhjen kombëtare në Vlorë. Delegatët elbasanas që
morën pjesë në mbledhjen kombëtare ishin: “Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani
dhe Mithat Frashëri për qytetin e Elbasanit, për Peqinin Dervish Biçaku e Mahmut
Kaziu, ndërsa për Gramshin dhe Tomorricën u caktuan Asllan Shahini dhe Xhile Liçi”90
.
Në dobi të çështjes kombëtare Elbasani dhe popullsia e tij do të vazhdonin të
jepnin në të ardhmen një kontribut madhor, dhe kjo do të përfaqësonte vazhdimin e një
tradite të gjatë ndër vite.
90
AME, F. 3, viti 1913, D. 1, fq 8.
39
KREU I
VEPRIMTARIA E ADMINISTRATËS LOKALE NË ELBASAN, 1912-1914.
I.1 Situata në Elbasan pas shpalljes së Pavarësisë dhe qeveria e përkohshme e
Ismail Qemalit.
Në sanxhakun e Elbasanit dhe në kazatë e tij pas shpalljes së Pavarësisë
mbizotëronte një gjendje e vështirë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë
ekonomik e shoqëror. Popullsia qëndronte e shqetësuar e në panik nga lajmet e këqija që
ishin përhapur nga çdo anë. Populli i Peqinit nisur nga situata e krijuar i shkruante në 27
nëntor të 1912 Ismail Qemalit dhe delegatëve të Kuvendit të Vlorës se, “ushtarët serbë
po i afrohen Qukësit, merrni masa sa më shpejt për sigurimin e pavarësisë sonë pranë
Fuqive të Mëdha”91
. Krahas ndihmës që Dervish Biçaku i kërkonte kazasë së Elbasanit,
ai i bënte thirrje Aqif Biçakçiut, Shefqet Vërlacit, Emin Haxhiademit, Hysen Hastopallit
dhe kryetarit të bashkisë Alush Saraçit, për ruajtjen e gjakftohtësisë92
. Dervish Biçaku
përfaqësonte në këtë kohë një nga njerëzit më të pasur e të fuqishëm jo vetëm të kazasë
së Peqinit, por edhe të Shqipërisë së Mesme. Shkëmbime telegrafike ka pasur edhe me
shumë qytete të tjera si Lushnja, Kavaja, Berati, Ohri e të tjerë, ku shprehej shqetësimi
për gjendjen dhe për masat që duhej të merreshin për të përballuar këtë situatë të vështirë.
Një gjendje po aq e vështirë paraqitej në nëntor të 1912 dhe në jug të vendit ku forcat
greke kishin nisur luftimet, me synim pushtimin e tokave shqiptare dhe realizimin e
programit ekspansionist të Megali Idesë.
Zyra telegrafike e Elbasanit ka pasur në këtë kohë një rol qendror në informimin e
qyteteve të tjera, mbi situatën ekzistuese, të avancimit të trupave serbe dhe ato greke në
veri-lindje e jug të vendit. Ja si i drejtohej kjo zyrë telegrafike Beratit në prag të pushtimit
91
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, fl 2. 92
Nosi, Dokumente Historike, 55.
40
të qytetit nga trupat serbe: “gjendja jonë asht vështirësue, populli s’ka armë e iu ka thye
morali keq. Paniku mbretnon. Zoti na ndihmoftë”93
.
Forcat serbe në 27 nëntor i drejtoheshin nëpërmjet zyrës telegrafike të Ohrit
Kryesisë së Bashkisë së Elbasanit, ku i kërkohej: “dorëzimi sa më shpejt i qytetit pa
luftë”94
. Interesant është fakti se korrespondenca nuk është zhvilluar nga kryetari i
bashkisë i asaj kohe Alush Saraçi, edhe pse kërkesa për dorëzimin e qytetit i drejtohej
kryesisë së bashkisë. Ajo është zhvilluar nga Aqif Biçakçiu, me atributet e Kryetarit të
Qeverisë Provizore të Elbasanit, duke iu kundërpërgjigjur komandës serbe se, Elbasani
shpalli pavarësinë, ngriti flamurin kombëtar, dhe administrata e vjetër turke tashmë është
dëbuar. “Këtu, -theksonte ai- është formuar një këshill nga paria e qytetit, detyra e së cilit
ka filluar tashmë për qeverisjen e përkohshme95
.
Gjendja e vështirë që ekzistonte në këtë kohë nxiti patriotët elbasanas të lajmëronin
Ismail Qemalin dhe të merrnin masa në mbledhjen e forcave, armatosjen dhe organizimin
e tyre për t’i bërë ballë forcave serbe, që ishin përqëndruar në Qafë Thanë dhe kishin
nisur marshimin drejt Elbasanit96
. Organizime u bënë jo vetëm në kazanë e Elbasanit, por
edhe në kazatë e Gramshit, Peqinit, të cilat në vitin 1912 bënin pjesë në sanxhakun e
Elbasanit97
.
Përparimi i ushtrive serbe dhe greke në brendësi të territorit shqiptar, si dhe
situata e vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ndodhej vendi, detyroi
tetëdhjetë e tre delegatët që gjendeshin në Vlorë të vendosnin thirrjen e Kuvendit
Kombëtar më 28 nëntor të 191298
. Në këtë kuvend u vendos njëzëri për ngritjen e
flamurit kombëtar, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe formimin e një kabineti
qeveritar prej tetë ministrash. Qeveria e re kishte në përbërje të saj patriotë dhe atdhetarë
të shquar midis tyre edhe elbasanas si: Lef Nosin si Ministër i Postë-Telegrafeve, Shefqet
Daiun si shkronjës i dytë dhe Ahmet Daklin si këshilltar në Ministrinë e Financave99
. Më
4 dhjetor u formua edhe një organ këshillues prej tetëmbëdhjetë anëtarësh pranë qeverisë
nën emërtimin “Pleqësia”. Në pleqësi u zgjodhën si përfaqësues të krahinës së Elbasanit,
93
Nosi, Dokumente Historike, 81. 94
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, fl 3. 95
AQSH, F. 245/I, viti 1912, D. 52, fl 6. 96
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, fl 3. 97
AME, F. 3, viti 1912, D. 2, fq 6. 98
Swire, Shqipëria, 122. 99
Rudina Mita, Elbasani jeta politike në vitet 1920-1924, (Tiranë: Ilar 2007), 29.
41
këta patriotë: Shefqet Daiu dhe Dervish Biçaku100
. Ngritja në Vlorë e flamurit kombëtar
dhe formimi i kabinetit qeveritar u mirëprit nga të gjithë trevat shqiptare.
Lef Nosi, pas emërimit të tij në krye të Ministrisë së Post-Telegrafeve post, që do
ta mbante nga data 4 dhjetor 1912- 22 janar 1914, i drejtoi të gjithë nëpunësve të zyrave
postare e telegrafike të Beratit, Fierit, Skraparit, Mollasit, Elbasanit, Qukësit, Lushnjes,
Starovës, Lezhës, Shingjinit dhe Shkodrës një shkresë, ku i uronte për ditën e
indipendencës kombëtare, “të cilën të huajt e kishin grabitur qysh pesëqind vjet më
parë”. Në këtë fjalim parashtrohej rëndësia e kësaj dite, “si ma e shenjta e ma e lumëta
ditë për të gjithë kombin shqiptar”101
.
Një urim i veçantë i dedikohej edhe shqiptarëve që ishin nën zgjedhën e
pushtuesve, duke i kërkuar, “të kremtonin me zemër bashkë me ta duke pritur qi sot mot
mot të bashkoheshin me mëmën Shqipëri”102
. Edhe Aqif Pashë Biçakçiut i drejtoheshin në
dhjetor të 1912, “urimet më të sinqerta nga Pandeli Cale, Lef Nosi dhe Luigj Gurakuqi
për ditën e bardhë të ngritjes së flamurit në Vlorë”103
.
Në 29 nëntor Ismail Qemali me atributet e kreut të Qeverisë së Përkohshme,
udhëzonte qeverinë provizore të Elbasanit dhe kryetarin e saj, se si të vepronin me forcat
serbe të cilat kërcënonin pushtimin e trevës, duke i porositur që të mbanin qëndrime të
matura e neutrale, duke iu përgjigjur komandës serbe, se kur ajo do të siguronte, “se
qeveria jonë e re, e formuar në prefekturën tonë, nuk do të pësojë ndonjë cënim, është e
natyrshme se ne do t’ju presim përkohësisht e si miq”104
.
Gjithashtu në emër të Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali, i telegrafonte
gjeneralit serb Metoviç, se kishin informacion që, fuqitë ushtarake serbe po marshonin
dhe kishin vendosur të pushtonin Elbasanin. “Në parim, -shkruante ai- nuk është e drejtë
të pushtohen tokat shqiptare....kjo do të thotë të dhunosh një vend të pavarur, që nuk
është në luftë me Serbinë, prandaj protestoj për këtë veprim dhe lutemi të hiqni dorë”105
.
Edhe kazaja e Peqinit në emër të popullsisë myslimane të saj, i drejtohej në fillim
të dhjetorit të 1912, komandës së ushtrisë pushtuese serbe: “ju lutemi këtë qytet të
100
AME, F. 3, viti 1913, D. 1, fq 9. 101
AQSH, F. 32, Lef Nosi, viti 1913, D. 54, fl 9. 102
AQSH, F. 32, Lef Nosi, viti 1913, D. 54, fl 9. 103
AQSH, F. 68, Shefqet Vërlaci, viti 1912, D. 5, fl 3. 104
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, Nr. 723/22, fl 5. 105
AME, F. 3, viti 1912, D. 1, fq 2.
42
Shqipërisë mos ta shkeli ushtria fitimtare e Serbisë, duke respektuar kështu
indipendencën tonë”106
.
Për mos konfrontimin e popullsisë shqiptare me ushtrinë serbe dhe greke, shumë
patriotë e atdhetarë iu bashkuan thirrjes së Kryetarit të Qeverisë Përkohshme Ismail
Qemalit për ruajtjen e qetësisë dhe të rendit, me synim mos cënimin e asnjanësisë, pasi e
drejta e tyre do të zgjidhej vetëm midis qeverive përkatëse. Edhe patrioti korçar Grigor
Cilka si përfaqësues i lëvizjes nacionaliste, i ndodhur në Elbasan, ngriti zërin e tij u bëri
me dije përfaqësuesve të tjerë të kësaj lëvizjeje se, serbët duhet te hynin në qytet në
mënyrë paqësore, si në një vend neutral, në mënyrë që të mos shkaktohej luftë. Ai në këtë
kohë ka dhënë kontribut, jo vetëm në hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe në
këtë trevë, duke bashkëpunuar ngushtë me patriotët elbasanas, por gjithashtu u bë pjesë e
qeverisjes së krijuar në Elbasan, pas dëbimit të forcave turke nga qyteti107
.
Nuk do të mungonin edhe përpjekjet e Aqif Biçakçiut, si një nga personalitetet më
në zë jo vetëm në rang lokal, por edhe kombëtar, në bashkëpunim me Ismail Qemalin për
të mbajtur të informuar në dhjetor të 1912 konsullatat italiane dhe austriake në Durrës,
mbi pushtimin e tokave shqiptare nga forcat ushtarake serbe dhe greke, për gjendjen e
vështirë ekonomike e sociale në të cilën ndodhej populli i Elbasanit dhe i rrethinave të tij,
duke i kërkuar në mënyrë urgjente, të ndërhynin për të ndaluar veprimet e tyre shoviniste.
Një ndër sfidat e mëdha me të cilën u përball Qeveria e Përkohshme e Vlorës ishte
shtrirja e aktivitetit të saj në të gjithë Shqipërinë, duke u përballur me mjaft rivalë. Sfera e
influencës së saj përfshinte qytetet si: Lushnja, Fieri, Berati, Vlora, Gjirokastra, Tepelena
dhe Elbasani. Krahas qeverisë së ngritur në Vlorë, nëpër qytete dhe vise të tjera të
Shqipërisë, u ngritën edhe disa administrata lokale nën drejtimin e parisë, me mjaft
mbështetës ndër ato vende. Përmendim në Lezhë qeverisjen e kryesuar nga Dedë Coku,
në Mirditë nga Preng Bib Doda dhe në Durrës nën influencën e Esat pashë Toptanit.
Synimi ishte rritja e pushtetit dhe e sundimit të tyre dhe sigurimi i një posti të
rëndësishëm në shtetin e ri. Secila prej këtyre “qeverive” ruante pozitat e veta, por nuk
mungonin as përplasjet midis tyre108
.
106
AQSH, F. 71, viti 1912, D. 1, Dok. Nr. 8115, fl 3. 107 L’Illustration “Au coeur de L’Albanie”-Paris (Notes de voyage d’un journaliste americain) No. 3657,
Samedi 19 prill 1913. 108
Sotir, Kolea, Memorandum përmbi Shqypënie, Kujtime prej princ Vidit, viti 1917, 9.
43
Nga qeveria e përkohshme e Vlorës nuk do të mungonin përpjekjet e
vazhdueshme për eleminimin e këtyre rivaliteteve, burimi i të cilave gjendej në “dasitë
fisnore, fetare dhe gjeografike të vendit”109
. Përfaqësuesit e parisë së Elbasanit me në
krye Aqif Biçakçiun, bënë të pamundurën, që kjo trevë të ishte nën ndikimin e qeverisë
së Vlorës, duke kontribuar jo vetëm në eleminimin e këtyre dasive, por edhe në
mbrojtjen, fuqizimin dhe konsolidimin e pushtetit të ri. Qeveria e Përkohshme nuk do t’i
kursente përpjekjet e saj edhe në politikën e jashtme. Më 17 dhjetor 1912 nën kryesinë e
ministrit të jashtëm anglez Eduart Greit u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive
të Mëdha110
. Konflikti ballkanik e vendosi Shqipërinë në qendër të diplomacisë së Fuqive
të Mëdha. Në konferencën e Londrës nuk u lejuan të merrnin pjesë delegacionet zyrtare
të shteteve ballkanike, duke përfshirë edhe Shqipërinë, por ndryshe nga kjo e fundit,
shtetet ballkanike fituese në konfliktin ballkanik, ruajtën të drejtën t’i paraqisnin
Konferencës së Ambasadorëve kërkesat e tyre territoriale.
Pavarësisht se zëri i Shqipërisë zyrtarisht nuk u lejua të dëgjohej, qeveria e Vlorës
me atributet e një qeverie shqiptare, dërgoi atje një delegacion të përfaqësuar nga
Mehmet Konica, Filip Noga, Rasim Dino. Ata ngritën zërin, kur çështja e Shqipërisë po
zgjidhej pa përfillur fare shqiptarët dhe kur kufijtë e vendit po caktoheshin vetëm sa për
të parandaluar një prishje midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë111
. Ky delegacion pati
mbështetjen e të gjithë krahinave të Shqipërisë duke përfshirë edhe Elbasanin.
Çështja e parë që u diskutua lidhur me Shqipërinë në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër ishte problemi i statusit shqiptar, që u zgjidh me njohjen e
Shqipërisë më 29 korrik të 1913 si “Principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme”.
Shqipëria bëhej shtet asnjanës nën garancinë e Fuqive të Mëdha”112
. Kontrollin mbi
administratën civile dhe mbi financat e shtetit shqiptar do ta ushtronte Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit i përbërë nga përfaqësuesit e Gjashtë Fuqive dhe një
përfaqësues i Shqipërisë. Shtetit shqiptar do të qeverisej nga një princ i huaj i zgjedhur
nga Fuqitë e Mëdha. Ndërkohë u zhvillua një luftë diplomatike për kufijtë e Shqipërisë,
që u zhvillua pothuajse kryesisht midis Austro-Hungarisë mbrojtëse e çështjes shqiptare
109
Nicola Guy, Lindja e Shqipërisë, Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe
Lindja e Pavarësisë shqiptare, (Tiranë: Pegi 2012), 84. 110
Historia e popullit shqiptar, vëll III, 20. 111
Shatri, Dokumente Britanike, 368. 112
Historia e popullit shqiptar, vëll III, 28.
44
dhe Rusisë nga ana tjetër, fuqi e madhe pro sllave. Pazarllëqet për kufijtë e shtetit
shqiptar u ndanë në dy faza. Konferenca e Ambasadorëve në Londër caktoi dhe dy
komisione ndërkombëtare: njëri për caktimin në terren të kufijve të veriut dhe tjetri për
caktimin e kufijve jugorë. Vetëm pas shumë diskutimesh Konferenca më 22 mars 1913
mori vendimin përfundimtar për kufijtë veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë ku Kosova
dhe vise të tjera shqiptare i kaluan qeverisjes serbe dhe asaj malazeze. Më 11 gusht 1913
u vendos nga kjo Konferencë edhe për kufijtë jugorë të shtetit shqiptar, ku Çamëria i
kaloi Greqisë ndërsa fati i Gjirokastrës mbeti i papërcaktuar113
. Me caktimin e tyre kjo
Konferencë i dha fund punimeve të saj më 12 gusht 1913, duke lënë jashtë shtetit shqiptar
gjysmën e territoreve etnike shqiptare.
Në aspektin e jashtëm Qeveria e Vlorës paraqiti së pari me anë të përfaqësuesve të
saj në Londër një memorandum drejtuar Konferencës së Londrës, duke kërkuar njohjen e
pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë, së dyti nëpërmjet letrave dhe telegrameve
të ndryshme drejtuar të gjithë vendeve të Aleancës Ballkanike mbronte çështjen shqiptare
duke qëndruar e fortë në mbrojtje të të drejtave të saj legjitime, duke i vënë përpara faktit
të kryer mbi shpalljen e mëvetësisë së shqiptarëve, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre mbi
pranimin e këtij fakti, dhe tërheqjen e forcave ushtarake të tyre nga trojet shqiptare114
.
Gjatë vitit 1913 qeveria e Vlorës i drejtohej nëpërmjet qarkoreve dhe telegrameve
të ndryshme qyteteve të cilat rrezikoheshin nga pushtimi i ushtrive greke, kryesisht në
pjesën juglindore dhe ato serbe në pjesën verilindore në ruajtjen e qetësisë, dhe marrjen e
masave duke qëndruar gati dhe të bashkuar për t’i bërë ballë çdo situate të rrezikshme. Të
gjithë krahinave i parashtrohej situata e vështirë në të cilën gjendej vendi dhe rreziku i
pushtimit nga shtetet fqinje si dhe detyrimi që kishin të gjithë shqiptarët, duke mos
kursyer as gjakun e tyre, në mbrojtje të integritetit territorial, në rrokjen e armëve dhe
bashkimin në luftë të përbashkët. Në këtë kohë të gjitha krahinat e vendit që kishin
mbetur pa u invaduar ndodheshin përpara të njëjtit rrezik. Qeveria e Vlorës i kërkonte
parësisë së mbarë kombit, që të sensibilizonte popullin, për situatën në të cilën
ndodheshin dhe të qëndronin të gatshëm kundër sulmeve përkundrejt çdo situate të
pushtimit nga fqinjët. Mjaft prej krahinave të Shqipërisë si Vlora, Mati, Peqini, Dibra e të
113
Historia e Popullit Shqiptar vëll III, 28. 114
Swire, Shqipëria, 122.
45
tjerë, iu përgjigjën këtyre thirrjeve dhe u bashkuan me qeverinë e Vlorës. E gjithë
popullsia, në fshatra e qytete, dolën në protesta dhe manifestime në mbrojtje të kufijve
etnikë shqiptarë, të të drejtave kombëtare, si dhe kundër veprimtarisë përçarëse të
elementëve të caktuar, që në këtë kohë luftonin kundër lirisë dhe pavarësisë së
Shqipërisë. Në qershor të vitit 1913 populli i kazasë së Peqinit, nisur nga lajmet e
ndryshme që qarkullonin mbi aneksimin e Çamërisë nga Greqia organizoi një miting
duke dalë në mbrojtje të vëllezërve të tyre çamë. Në këtë miting ata parashtruan
rëndësinë e madhe të këtij vendi, i cili në atë kohë përfaqësonte një shtyllë të fortë për
Shqipërinë, me një popullsi që fliste vetëm shqip. Gjithashtu në këtë miting u trajtua edhe
rëndësia që kishte pasur Çamëria, jo vetëm në parashtrimin dhe ndjekjen e problemeve të
ndryshme shqiptare me rëndësi, por edhe në kontributin e dhënë për zgjidhjen e tyre.
Populli i Peqinit nëpërmjet një telegrami i drejtohej Konferencës së Ambasadorëve në
Londër, duke paraqitur ndjenjat e tyre atdhetare, në besimin e madh që kishin ato tek
vendimi i drejtë që do të merrej nga kjo Konferencë për çështjen e Çamërisë115
.
Edhe në Elbasan u organizua një miting i madh në mbështetje të trajtimit të
çështjes shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër duke dalë me parrulla
kundër copëtimit të trojeve shqiptare dhe njohjen e shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha.
Në këtë manifestim merrnin pjesë njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallim
bindjeje politike dhe besimi fetar. Përfaqësisë së Fuqive të Mëdha në Londër iu dërguan
nga Elbasani disa telegrame si dhe nota proteste në mbrojtje të çështjes shqiptare.
Telegrame iu dërguan edhe ministrive përkatëse të Austro-Hungarisë dhe Italisë për
sensibilizimin e tyre për situatën e vështirë në të cilën gjendeshin shqiptarët, duke i
kërkuar atyre të kontribuonin në zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre116
.
Pavarësisht qëndrimit asnjanës të mbajtur prej qeverisë shqiptare në Luftën
Ballkanike, thirrjeve drejtuar Fuqive të Mëdha për mbështetje dhe njohje, thirrjeve të
vazhdueshme drejtuar vendeve të Aleancës Ballkanike, për ndërprerjen e çdo veprimi
armiqësor ndaj shqiptarëve, forcat serbe, malazeze dhe ato greke nuk u ndalën. Ato
depërtuan në thellësi territoreve shqiptare për të realizuar deri në fund synimet e tyre
shoviniste.
115
AQSH, F. 71, D. 2, viti 1913, Dok. Nr. 11252. 116
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Qershor 11, 1913.
46
I. 2. Elbasani nën pushtimin serb.
Forcat serbe e pushtuan Elbasanin në fund të nëntorit të 1912- fillim të majit
1913. Mbas hyrjes në Elbasan ata nuk ndeshën në rezistencën e popullsisë së thjeshtë,
duke besuar në neutralitetin e premtuar prej tyre. Në trevën e Elbasanit komanda
ushtarake serbe ruajti dhe forcoi autoritetin e saj ushtarak duke mos njohur qeverisjen
lokale, që ishte nën ndikimin e qeverisë së Vlorës. Të gjitha godinat qeveritare u okupuan
nga ushtarët serbë, flamuri kombëtar u ul dhe u zëvendësua me atë serb. Ajo formoi një
autoritet të saj ushtarak, duke përdorur fillimisht Grigor Cilkën njohës shumë i mirë i
anglishtes, si udhërrëfyes dhe përkthyes gjate tre ditëve të para. Më pas e arrestoi duke e
kërcënuar me vdekje, dhe e burgosi për pesë muaj për spiunazh pro Austrisë117
. Arrestimi
i tij mendojmë se mund të jetë bërë për dy arsye:
Së pari, duke qenë se Cilka përfaqësonte një ndër krerët e lëvizjes nacionaliste
shqiptare, ishte e pamundur të mos kishte kontakt me agjentët e monarkisë së dyfishtë,
kur këta të fundit me propagandë, ndihma e premtime, kishin mundur të zgjonin tek
shqiptarët simpatinë për Austrinë.
Së dyti peshkopi ortodoks grek i Durrësit, kishte kohë që nxiste urrejtje kundër
Cilkes dhe patriotëve të tjerë. Ai synonte përhapjen e kristianizmit ortodoks në Shqipëri,
nën mbikqyrjen e tij. Kur mësoi se forcat serbe pushtuan Elbasanin, u nis për atje, me
synimin e gjetjes së frymës bashkëpunuese me përfaqësuesit serb, për të arrestuar Cilkën
duke përdorur përkatësinë e njëjtë fetare. Me mbërritjen e tij atje, të nesërmen u bë edhe
arrestimi i Cilkës.
Brenda një kohe të shkurtër forcat serbe arritën të pushtonin territoret deri në
luginën e Shkumbinit. Pushtimi i kësaj hapësire të gjerë kishte “një rëndësi strategjike”118
pasi i siguronte kontrollin e plotë të territoreve në bregdetin e Durrësit dhe të një pjese të
madhe të prapatokës, duke përfshirë Elbasanin dhe rrethinat e tij. Forcat serbe, për t’i
përçarë dhe për ta patur më të lehtë nënshtrimin e tyre, nxitnin urrejtjen e vëllavrasjen
midis elbasanasve ortodoksë e atyre myslimanë.
117
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Maj 24, 1913, Artikulli Letër nga Elbasani, autori Josif Haxhimima. 118
Muhamet Shatri, Dokumente Britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër 1912-1913, (Tiranë: TOENA, 2012), 136.
47
Në të gjithë territorin e pushtuar, u morën masa të jashtëzakonshme, jo vetëm
politike dhe ushtarake për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, por edhe në aspektin
ekonomik dhe kulturor. Ndër masat e ndërmarra prej tyre ishte nxjerrja e urdhëresave për
ndalimin e lëvizjeve, jo vetëm brenda për brenda kazave të këtij sanxhaku, por edhe të
hyrjeve dhe daljeve nga njëra krahinë në tjetrën. Ata vendosën në zona të caktuara posta
të garnizoneve të tyre ushtarake, të cilët kontrollonin hyrjet e daljet në qytet. Kështu, në
mars të 1913, qarkullimi dhe lëvizja e njerëzve bëhej vetëm pasi merrej leja përkatëse në
komandën ushtarake serbe. Sipas burimeve të kohës, vetëm në datën 25 mars të 1913,
janë dhënë nga kjo komandë vetëm 40 leje qarkullimi, ndërsa në datë 26 dhe 28 mars
përkatësisht 42 dhe 36 leje të tilla. Shumë të egra ishin edhe operacionet serbe për
mbledhjen e armëve në popull, jo vetëm në qytet por edhe në katundet e këtij sanxhaku.
Një kontroll i imtësishëm i bëhej edhe letërkëmbimeve të kohës të kësaj krahine, me
krahinat e tjera, sidomos me atë të Vlorës119
.
Pas ardhjes së forcave serbe mbajtja e korrespondencave të ndryshme me
qeverinë e Vlorës dhe me qytetet e tjera, lidhur me situatën e vështirë në të cilën gjendej
Elbasani dhe rrethinat e tij, u vështirësua shumë. Forcat serbe godisnin fort çdo individ që
ndërhynte më shumë se ç’duhej në çështjet e politikës. Madje edhe liderët nacionalistë të
kauzës shqiptare, nuk kishin guxim të flisnin hapur nga frika e spiunëve. Ata
konsideronin akt kriminal dhe dënonin pa mëshirë çdokënd që fliste për pavarësinë e
Shqipërisë120
.
Qeveria e Vlorës nisur nga rrethanat e vështira ku gjendej jo vetëm Elbasani, por
edhe krahina të tjera të vendit, i drejtohej komandës ushtarake serbe në Durrës me
kërkesën që të mos pengonte veprimet e administratës shqiptare të vendit, “që
marrëdhëniet mes saj dhe nënprefekturave të vazhdojnë”121
. Përgjigjja e kësaj komande
ishte se, “ne Ismail Qemalin Benë nuk e njohim, bile ata që ndjekin të këtilla punëra,
kemi urdhër t’i kapim”122
. Të gjithë ata patriotë që nuk u bindeshin autoriteteve serbe,
arrestoheshin dhe dënoheshin rëndë. Pre e këtyre akteve u bënë edhe elbasanasit, por
pavarësisht regjimit të egër të ushtruar nga serbët, patriotët shqiptarë nuk u zbrapsën,
119
AQSH, F. 471, viti 1913, D. 20, fl 4. 120
L’Illustration “Au coeur de L’Albanie”-Paris (Notes de voyage d’un journaliste americain) No. 3657,
Samedi 19 prill 1913. 121
Nosi, Dokumente historike, 278. 122
Teuta Hoxha, Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentesh, (Tiranë: 8 Nëntori, 1982), 248.
48
vazhduan të ruanin lidhjet me qeverinë shqiptare, duke e mbajtur atë të informuar mbi
çdo të re.
Në dhjetor të 1912 forcat serbe e zgjeruan ndikimin e tyre pothuajse në të gjithë
sanxhakun e Elbasanit. Neutraliteti i premtuar nga shqiptarët u cënua kur serbët në një
ekspeditë të rrezikshme të ndërmarrë në malet e zonës, për ta vënë nën influencë e tyre,
ranë pre e “kaçakëve malësorë”123
. Serbët nëpërmjet përdorimit të forcës synuan të vinin
nën ndikimin e tyre edhe kazanë e Çermenikës, e cila nuk ishte nënshtruar asnjëherë,
madje as regjimit të mëparshëm osman. Kjo sipërmarrje e tyre ndeshi me rezistencën e
bërë nga popullsia e kësaj zone.
Shumë patriotë të zonave të ndryshme të trevës, kryesisht të atyre malore si nga
Dumreja, Grykëshi, Kodrat e Pazhokut, të Shalsit e të Gjyralës, të gjendur nën trysninë e
pushtuesve të rinj, janë konfrontuar shpesh me pushtuesit. Çetat që vepronin në trevën e
Elbasanit gjatë periudhës nëntor 1912- prill 1913 goditnin herë pas here trupat serbe,
duke i shkaktuar dëme në aspektin ushtarak dhe duke i detyruar të tërhiqeshin.
Konfrontime me pushtuesit ka pasur edhe çeta e zonës së Belshit, e cila i shkaktoi mjaft
dëme forcave serbe në Pazhok, apo çeta e Ramazan Canit me rreth 30-40 vetë, nën
drejtimin e patriotit Adem Gjinishi që konfrontohej herë pas here me forcat ushtarake
serbe dhe ato turke në zonën e Peqinit124
.
Forcat serbe, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga këto sulme janë
kundërpërgjigjur, duke përdorur forma të ndryshme dhune si: arrestime, vrasje, djegie
shtëpish e katundesh, grabitje ushqimesh dhe kafshësh e të tjera. Në Peqin pas një
qëndrese ndaj forcave serbe në dhjetor të 1912, popullsia iu nënshtrua vrasjeve masive e
barbarive “trupat e tyre shpoheshin në bajoneta, copëtoheshin e vareshin në degët e
pemëve”125
.
Përmendim një ndër masakrat më të mëdha në trevën e Elbasanit në fshatin
Xherije të zonës së Dumresë, në dhjetor të 1912, ku rreth 35 djem u vranë dhe u therën
me bajonetë. Zonat e Shpatit, Shtërmenit, Vërçës, Labinotit, Belshit, u detyruan të
viheshin në gjendje alarmi nga përplasja me trupat serbe në fshatin Shtërmen, ku u vranë
123
L’Illustration “Au coeur de L’Albanie” No. 3657, Samedi 19 prill 1913 124
Elbasani në luftën për çlirim, (Tiranë: Mihal Duri 1971), 33. 125
Berisha, Charles Telford Erickson, 113.
49
16 ushtarë serbë. Gjatë luftimeve aty u vra edhe korrieri i Elbasanit, që mbante lidhje me
Vlorën, Abdyl Haxhimusai126
.
Bashkëpunimi i patriotëve elbasanas me në krye Aqif Biçakçiun, që në këtë kohë
përfaqësonte një ndër personalitetet më në zë jo vetëm të kësaj treve por edhe më gjerë,
bëri të mundur evitimin e masakrave dhe vrasjeve të tjera, që shovinistët serbë me në
krye kolonel Haxhiç, u munduan të kurdisnin fill mbas shpalljes të pavarësisë në Elbasan.
Raste të përdorimit të dhunës u morën nga këto forca edhe në drejtim të misionarisë
amerikane protestante në dhjetor të 1912, me përfaqësues në qytetin e Elbasanit Çarls
Telford Erikson. Në Elbasan ai u ndihmua nga patriotët Lef Nosi, Luigj Gurakuqi, Sotir
Peci dhe Grigor Cilka. Ata themeluan nje shkolle dhe fituan, si pasojë e punës së mirë që
bënë afeksionin e mbështetjen e popullit. Ndër mësuesit që kanë dhënë mësim kanë qenë
Fot Papajani, Dhimitër Paparisto e Petër Dodbiba. Krahas gjuhës shqipe nxënësit
mësonin aty edhe anglishten. Kur serbët pushtuan Elbasanin, Eriksoni nuk ndodhej aty
por në Gjenevë. Pas disa ditësh ai u kthye në Shqipëri me ngut për të shpëtuar gruan dhe
fëmijët e tij. Vetëm pas ndihmës së ofruar nga konsulli amerikan në Gjenevë, i cili
bisedoi me kolegun e tij në Beograd u bë e mundur rikthimi i tij në Elbasan. Por sapo u
kthye, ai u kap dhe iu kërkua që brenda 24 orëve të largohej nga vendi, bashkë me
familjen e pasurinë. Dëbimi i tij nga Elbasani u bë pas akuzës së rëndë për spiunazh pro
Austrisë.
Mendojmë se ky ishte një akt i pajustifikueshëm dhe i pabazuar në fakte nga
serbët. Kontakti i vetëm i tij me konsullin e Austrisë në Durrës ishte shkëmbimi i
korrespondencave me konsullatën e tij në Trieste. Në atë shkëmbim të pakët midis tyre
ishte e vështirë që të gjendeshin prova për bashkëpunimin e z. Erikson me qarqet
austriake127
. Arsyeja e vërtetë e dëbimit ishte bashkëpunimi me shqiptarët, dhe përpjekjet
e vazhdueshme të tij në mbështetje të çështjes së tyre të drejtë.
Krahas dhunës dhe terrorit nuk mund të lihen pa përmendur edhe plaçkitjet dhe
grabitjet e bëra nga ushtarët serbë në këtë sanxhak. Okupacioni serb solli dëme të
pallogaritshme njerëzore, materiale dhe financiare. Krahas vjedhjes dhe shkatërrimit të
bërë ndaj zyrave qeveritare në Gramsh, Peqin dhe Qukës, pjesë e këtyre plaçkitjeve u
126
Elbasani Enciklopedi, 362. 127
L’Illustration “Au coeur de L’Albanie”, No. 3657, Samedi, 19 prill 1913.
50
bënë edhe një numër i madh fshatrash në rrethinat e Elbasanit, të krishterë dhe
muhamedanë, si Cerriku, Babje, Klenjë, Allajbej, Stërblevë, Okshtun, Trebisht, Shtëpanj,
të cilëve pasi iu vodhën ushqimet, drithi dhe bagëtitë iu vu zjarri128
.
Në mars të vitit 1913 kazaja e Gramshit njoftonte për afrimin e forcave ushtarake
serbe. Lidhur me gjendjen e vështirë që ishte krijuar, përfaqësuesit e kësaj kazaje
njoftonin qeverinë e Vlorës për problemet emergjente të situatës atje, nëse duhej apo jo,
të dorëzoheshin kur forcat serbe ndodheshin dy orë larg saj129
. Synimi i serbëve ishte
avancimi i mëtejshëm i tyre më në jug të vendit, deri në atë pikë sa të takoheshin me
trupat greke.
Në fillim të prillit të 1913 mbas arritjes së marrëveshjes midis Fuqive të Mëdha
lidhur me kufijtë veriorë të Shqipërisë, u bë e mundur edhe nisja e tërheqjes së trupave
ushtarake serbe nga zona bregdetare, pjesë e së cilës ishte edhe Elbasani, drejt Strugës.
Trupat ushtarake serbe në tërheqje e sipër në çdo vend ku shkelnin nuk i ndalën aktet e
dhunës dhe të vrasjeve ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.
Në shtator të 1913 në Pogradec, që në atë kohë përfaqësonte qendrën e Starovës,
nuk u ndalën veprimet e ushtrisë serbe. Shumë shqiptarë nga paria e trevës si, Jashar Beu,
Hasan Beu, Muhamet Beu, Hysen Beu, dhe Ahmet Beu e të tjerë u arrestuan dhe nën roje
u dërguan në Strugë. Përmendim terrorin e egër kundër shqiptarëve të përdorur nga
ushtarët serbë në 2 tetor të 1913 ku po në Starovë u vranë katër vetë130
. Gjendja e
fshatrave të Gollobordës dhe Starovës ishte shumë e vështirë. Shumë katunde u dogjën,
popullsia e tmerruar u shpërngul në thellësi të territorit, bagëtia, misri dhe gruri u grabitën
prej ushtrisë serbe. Nga viset e Starovës dhe Gollobordës, serbët u larguan në 12 tetor
1913131
.
128
AQSH, F. 472, viti 1913, D. 3, fl 45. 129
AQSH, F. Prefektura e Elbasanit, viti 1913, D. 4/1, fl 101. 130
Dhimitër Kotini, Xhavit Struga, Fane Veizi, Mediha Shuteriqi dhe Kleanthi Dedi, Qeveria e
Përkohshme e Vlorës dhe Veprimtaria e Saj: Nëndor 1912-Janar 1914, ( Tiranë: Botim i Drejtorisë të
Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të R.P.SH, 1983), 226. 131
“Liri e Shqipërisë” Sofje, 20 vjesht’ e tretë-të 1913, Nr 88.
51
1. 3. Ngritja e administratës së Qeverisë së Vlorës në krahinën e Elbasanit.
Në kushtet e shpërthimit të Luftës Ballkanike, gjatë së cilës trojet shqiptare ishin
kthyer në shesh betejash midis forcave osmane dhe aleatëve ballkanas, nisi punën
Qeveria e Përkohshme e Vlorës me në krye Ismail Qemalin. Pavarësisht problemeve të
shumta me të cilën u përball, ajo iu përkushtua punës për forcimin e shtetit të
sapoformuar, për ngritjen e hallkave kryesore të administratës shtetërore, për shtrirjen e
influencës së saj në të gjithë territorin etnik shqiptar, mbrojtjen e tokave shqiptare nga
rreziku i shovinistëve fqinj, njohjen në arenën ndërkombëtare, dhe për zhvillimin
ekonomik, arsimor e kulturor të vendit.
Pas shpalljes së Pavarësisë iu dha fund edhe organizimit të vjetër administrativ të
vilajeteve dhe sanxhaku u bë njësia më e madhe administrative në trevat shqiptare132
. Pas
22 nëntorit të 1913 me shpalljen nga qeveria e Vlorës të “Kanunit të përtashëm të
administratës civile të Shqipërisë” sanxhaku u quajt prefekturë ndërsa kazatë
nënprefektura dhe vetëm pas aprovimit të Statutit Organik të Principatës së Shqipërisë
vendi u nda në prefektura, nënprefektura dhe komuna133
. Qeveria e Vlorës si pjesë të
juridiksionit të saj kishte fillimisht një territor të kufizuar që përfshinte qytetet Vlorë,
Berat dhe Lushnje. Pjesa më e madhe e vendit ishte e pushtuar nga forcat ushtarake të
Aleancës Ballkanike. Vetëm pas prillit të vitit 1913, pas tërheqjes së trupave serbe dhe
atyre greke nga pjesa më e madhe e vendit, u krijuan mundësi jo vetëm për shtrirjen më
tej të autoritetit të qeverisë së përkohshme të Vlorës, ngritjen e organeve të administrimit
qendror dhe lokal, emërimin e nëpunësve të rinj por edhe të forcave të xhandarmërisë.
Si një ndër njësitë më të mëdha administrative në vend, sanxhaku i Elbasanit me
një pozicion gjeostrategjik të rëndësishëm, gjendej në qendër të vendit duke shërbyer si
urë lidhëse midis krahinave veriore dhe jugore shqiptare. Nga skaji perëndimor kufizohej
me kazanë e Kavajës, në veri me Tiranën dhe Dibrën, në juglindje kufizohej me
sanxhakun Korçën dhe në jug me atë të Beratit134
.
132
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 31. 133
Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: “Kristalina-KH” 2007), 49, 62. 134
Elbasani Enciklopedi, (Elbasan: Bashkia e Qytetit 2003), 459-460.
52
Rëndësia dhe ndikimi i këtij sanxhaku ishte aq i madh sa Kryesia e Qeverisë së
Përkohshme, me në krye Ismail Qemalin, emëroi si prefekt, me dekret qeveritar më 4 maj
të 1913, një nga njerëzit më të besuar të saj, pikërisht Aqif Biçakçiun135
. Në telegramin
dërguar Aqif Biçakçiut Ismail Qemali shprehej: “Administrimin e shëndoshë t`Elbasanit
do ta caktoni ju vetë, tek ju shoh elementin ma të volitshëm që do të më ndihmojë në
administrimin e qeverisë qendrore”136
.
Postin e prefektit ai e mbajti nga data 4 maj 1913 deri në 2 mars të vitit 1914, duke
përfaqësuar nëpunësin më të lartë të pushtetit ekzekutiv në Elbasan. Ai varej drejtpërdrejt
nga Ministria e Punëve të Brendshme. Veprimtaria e tij konsistonte në zbatimin e
detyrave të dërguara nga ministritë përkatëse, në shpalljen e urdhëresave administratore,
emërimin e nëpunësve pasi kishte marrë aprovimin e Ministrisë së Brendshme, vendosjen
e rendit dhe të sigurisë publike në këtë trevë, kontrollimin e të gjithë nëpunësve të
administratës në këtë trevë, si dhe të xhandarmërisë. Në postin e prefektit, Aqif Biçakçiu,
paguhej sipas vendimit të Këshillit Ministror, me një rrogë mujore prej 4000 grosh,
ndërsa nënprefektët e Gramshit dhe të Peqinit paguheshin me një rrogë prej 2000 grosh
në muaj137
. Ky vendim ishte i përkohëshëm derisa të hartohej buxheti i shtetit shqiptar.
Nën drejtimin e këshillit administrativ, ky sanxhak (prefekturë) u organizua në
maj të 1913 në disa nivele drejtuesish si të financës, arsimit, bujqësisë, punëve publike
si dhe nga kryesekretari i prefekturës dhe komandanti i xhandarmërisë138
. Në secilin prej
këtyre niveleve u bë emërimi i nëpunësve nga ministritë përkatëse. Lidhur me emërimin e
tyre, dhe për rregullimin e punëve administrative, Aqif Biçakçiu i kërkonte në maj të
1913, qeverisë së Vlorës, që prefektëve t’u jepej e drejta të emëronin vetë nëpunësit e
krahinave të vendit për punët lokale. Mospasja e kompetencave administrative për të
emëruar e shkarkuar nëpunësit përbënte një ndër problemet e shumta, me të cilët u
përball Aqif Biçakçiu në atë kohë. Duke marrë shkas nga paaftësia e nënprefektit të
Gramshit në maj të 1913, ai i drejtohej Qeverisë së Përkohshme se, “zgjidhja më e mirë
për këtë problem ishte zëvendësimi sa më shpejt i tij me një nëpunës të aftë”139
.
135
HHStA, PAA në AIHT, Vj: 23-36-3660. 136
AQSH, F. 68,“Shefqet Vërlaci”viti 1913, D. 5, fl 5. 137
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 133. 138
“Perlindja e Shqipëniës”, 22 Nëntor-13 Dhjetor, 1913, 4. 139
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 4, fl 5.
53
Nisur nga situata në të cilën ndodhej vendi, krijimi i Ministrisë së Punëve të
Brendshme në 4 dhjetor të vitit 1912, pati një rëndësi të madhe. Përgjegjësia e saj bazohej
në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe të sigurisë publike. Për të përmbushur këtë detyrë, edhe
pse në mungesë të fondeve të mjaftueshme, u morën masa ndonëse modeste për krijimin
e një force ushtarake, në mbështetje të autoritetit të saj dhe në zbatimit të legjislacionit të
shtetit shqiptar. Nga qeveria e Vlorës u morën masa, krahas krijimit të Drejtorisë
Qendrore të Policisë, në krijimin edhe të drejtorive përkatëse lokale në të gjithë qytetet, si
pjesë e juridiksionit të saj140
. Një pjesë e kësaj force u vendos në treva të ndryshme, si
policë në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, ndërsa pjesa tjetër u përdor si xhandarë.
Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (në prefekturë), kompanisë (në
nënprefekturë) dhe togës (në krahina). Arma e xhandarmërisë të shtetit shqiptar mori
paksa formë aty nga qershori i vitit 1913 kur u formuan 3 batalione; të cilët u shpërndanë
në Vlorë, Berat, dhe në Elbasan141
.
Si komisar policie në Elbasan u emërua nga qeveria e Vlorës Beqir Plangarica, i
cili kishte qenë ushtarak gjatë pushtimit osman, detyrë që e kreu nga dhjetori i vitit 1912,
deri në vitin 1913. Ndërsa patrioti elbasanas Kasem Sejdini, mbas kryerjes së studimeve
në Akademinë Ushtarake të Stambollit, dhe të kursit të xhandarmërisë, bashkëpunoi
ngushtë me atdhetarë të tjerë në dobi e interes të çështjes kombëtare. Pas rikthimit në
atdhe, të gjithë veprimtarinë e tij shoqërore, politike, ushtarake dhe administrative, do ta
vendoste në shërbim të lëvizjes kombëtare. Në maj të 1913 emërohet në Armën e
Xhandarmërisë si kapiten i parë në qeverinë e Vlorës142
. Dy policët e parë që u emëruan
në Elbasan ishin Nezir Efendiu dhe Jonuz Efendiu, krahas emërimit të nëpunësve të
burgut të qytetit143
. Gjithashtu u emëruan dy policë në Gramsh për të ruajtur qetësinë e
për t’i shërbyer më mirë popullit të kësaj kazaje.
Gjatë muajve maj-qershor ka pasur një letërkëmbim të pasur midis Ismail Qemalit
dhe Aqif Biçakçiut për probleme të ndryshme mbi gjendjen e Shqipërisë dhe të zonës së
Elbasanit me rrethina, për probleme tepër sekrete, apo për sigurimin e unitetin
administrativ të Shqipërisë, për emërimin e nëpunësve të rinj etj. Në maj 1913 Ministria e
140
AQSH, F. 247/II, viti 1913, D. 69/1, fl 4. 141
Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar, viti 1912-2005, (Tiranë: 55, 2006), 30. 142
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 5. 143
AQSH. F. 271, viti 1913, D. 3, fl 162.
54
Punëve të Brendshme nëpërmjet një urdhëri telegrafik, njoftonte prefekturat pjesë e
juridiksionit të saj, mbi masat e marra në drejtim të organizimit të xhandarmërisë.
Organizimi i kësaj të fundit është bërë në mënyrë demokratike, duke marrë për bazë edhe
mendimet e sugjerimet e prefekturave.
Në organizimin e xhandarmërisë së shtetit shqiptar ka dhënë kontributin e tij edhe
komandanti i xhandarmërisë së Elbasanit major Ismail Haki Tatzati. Ky i fundit
nëpërmjet një letre dërguar Ministrisë së Punëve të Brendëshme në qershor 1913,
parashtronte mendimet e tij mbi mënyrën e ndërmarrjes së këtij organizimi në sanxhakun
e Elbasanit, në të cilin problemi më emergjent ishte vendosja e rendit dhe e qetësisë144
.
Ai njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendëshme mbi rëndësinë e krijimit të dy
kompanive këmbësorie, të përbërë secila nga 100 veta, për të arritur sigurimin publik në
sanxhakun e Elbasanit dhe në krahinaritë e tij të Dumresë, Shpatit, Mokrës, Çermenikës,
Zaranikës. Më poshtë po rendisim përbërjen e 2 kompanive që do të shërbenin për
Elbasanin dhe të përbërjes së kompanisë që do të shërbente për sigurimin publik të
nënprefekturës së Gramshit dhe të Peqinit, që vareshin nga sanxhaku i Elbasanit145
.
Prefektura e Elbasanit viti
1913. Kazaja e Elbasanit me
këtë përbërje
Prefektura e Elbasanit
Nënprefektura e Peqinit
dhe e Gramshit
Prefektura e Elbasanit
Komuna e Qukësit
2 kompani këmbësorie me
nga 100 veta
1 kompani e ndarë në dy
pjesë
1 skuadër xhandarësh
1 kapiten 1 kapiten 25 xhandarë-këmbësorë
1 toger klasi i I 1 toger klasi i I
1 toger klasi i II 1 toger klasi i II
1 llogaritar kapter 1 kapter
5 reshtera 1 llogaritar
10 tetarë 6 reshterë
120 xhandarë-oficera 12 tetarë
143 xhandarë-oficera
144
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 151. 145
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 151-152.
55
Secila kompani që vepronte në shkallë prefekture, në përbërje të saj duhej të
kishte, nga 8 xhandarë kalorës. Mbas formimit të postkomandave për çdo komunë, ato do
të ndaheshin në pjesë më të vogla konkretisht: 30 veta për komunën e Dumresë me
qendër Belshin; 20 veta për Shpatin me qendër Gjinarin; 15 veta për Çermenikën me
qendër Floqin; 15 veta për në Mokër e Zgoshd; 10 veta për në Krrabë e në Gaçe; 10 veta
për Zaranikë e në Korçë. Ndërsa në qendër duhej të mbaheshin 2 kalorës.
Për shkak të pamundësisë së pagesës për detyrën e kalorësve shëtitës, jepej mendimi, për
heqjen e shprehjes kompani shëtitëse për të kursyer buxhetin. Ndërsa për nënprefekturat,
kompania duhej të ndahej në dy pjesë, ku secila duhej të shoqërohej nga 10 xhandarë e 1
tetar kalorës146
.
Nuk mund të lemë pa përmendur edhe kontributin e dhënë në qershor të 1913 nga
kreu i Qukësit Qazim Matraxhiu, por edhe nga përfaqësuesit e tjerë të kësaj krahine, të
cilët edhe pse të gjendur në një situatë të vështirë, të rrethuar në lindje dhe juglindje nga
ushtria serbe, nën kërcënimet e vazhdueshme të kaçakëve të Vërçës, të cilët grabisnin
pasurinë e udhëtarëve, duke kërcënuar me jetë edhe popullsinë e fshatrave të Qukësit,
kontribuan me sugjerimet e tyre për organizimin e xhandarmërisë dhe sigurimin e vendit.
Sugjerimet e tyre drejtuar prefekturës së Elbasanit dhe qeverisë së Vlorës ishin për
krijimin e një kompanie xhandarësh, nëpërmjet së cilës mund të arrihej edhe sigurimi
publik. Kjo mund të arrihej vetëm nëse formohej një nënprefekture, sugjerim ky i bazuar
edhe në vullnetin e popullsisë, duke bashkuar komunën e Qukësit me atë të Gorës. Në
qershor të 1913 në nahijen e Qukësit vepronte një skuadër e përbërë nga 15 xhandarë, nën
drejtimin e Mehmet Efendiut147
.
Ministria e Punëve të Brendëshme, me aprovimin edhe të prefekturës së
Elbasanit, emëroi në 12 qershor 1913 Selman Blloshmin nga katundi Bërzesht, në
krahinën e Qukësit si: “person i aftë e besnik i qeverisë” 148
. Detyra e tij konsistonte në
vëzhgimin nga afër të veprimeve luftarake të bullgarëve me serbët e grekët. Nëpërmjet
informacioneve të mbledhura, qeveria e Vlorës do të përcaktonte më pas qëndrimin e
Shqipërisë në momentet e caktuara.
146
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria 151-152. 147
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 155. 148
AQSH, F. 271, datë 12.06.1913, D. 140, fl 1-2.
56
Krahas iniciativave të rëndësishme për krijimin e organeve kryesore të pushtetit
ekzekutiv e legjislativ, qeveria e Vlorës u fokusua dhe në organizimin e pushtetit
gjyqësor. Fuqia gjyqësore duhej të ishte e pavarur nga administrata, e drejta civile do të
ndahej prej ligjeve fetare. Në maj të 1913 u vendos që ligjet e vjetra të sundimit osman të
qëndronin në fuqi derisa të bëhej hartimi i ligjeve të reja nga shteti shqiptar. U mor nisma
për organizimin dhe funksionimin e gjykatave në sistemin gjyqësor të shtetit shqiptar,
detyra e së cilave konsistonte në zgjidhjen e çështjeve civile dhe penale149
. Përsa i përket
problemeve fetare ato do të gjenin zgjidhje nga gjykatat fetare nën drejtimin e myftinjve
dhe kadive. Telegrame shkëmbimi ka pasur midis Ismail Qemalit dhe kësaj prefekture
edhe për emërimin e personelit fetar mysliman në këtë trevë150
.
Pas marrjes së miratimit nga qeveria, me vendim të Këshillit Administrativ, datë 3
qershor 1913, u emërua si kadi myfti Abdurrahim Efendiu me rrogë 1800 groshë në muaj,
ndërsa si kryetar i Komunitetit Mysliman në Elbasan u zgjodh Refik Myftiu151
.
Përfaqësuesit e fesë së bashku me kaditë u emëruan pa marrë pëlqimin e Turqisë. Marrja
e kësaj iniciative nga qeveria ishte pozitive për kohën duke thyer kësisoj “nënshtrimin
ndaj Sheik-ul-Islamit otoman”152
.
Këto reforma të marra mendojmë se u bënë për disa arsye. Së pari, për të shmangur
nënshtrimin jo vetëm fetar, por edhe politik të Shqipërisë ndaj Stambollit. Së dyti, për të
mos ndërlikuar edhe më tej statusin e saj në sytë e Fuqive të Mëdha.
Midis prefektursë së Elbasanit dhe ministrit të drejtësisë Petro Poga ka patur
bashkëpunim të ngushtë mbi emërimin e gjyqtarëve në këtë qytet dhe në Peqin, si dhe për
zgjidhjen e problemeve gjyqsore, duke emëruar në maj të 1913 Hysen Plangaricën si
anëtar në gjykatën e Elbasanit dhe Thanas Floqin si nëpunës të saj. Për emërimin dhe
rrogat e prokurorit dhe të kryeqeveritarit të gjykatës së Peqinit u mor edhe aprovimi nga
Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu u morën masa për funksionimin e gjykatave në Gramsh
e Qukës, dhe emërimin e nëpunësve dhe të sekretarëve të këtyre gjykatave.
Si prokuror në Elbasan u emërua patrioti Ibrahim Dedej. Ndërsa Josif Haxhimima
dha një kontribut të madh në administratën juridike të qytetit dhe në drejtim të zhvillimit
149
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 42. 150
AQSH, F. 271- 471, viti 1913, D. 173, fl 10. 151
AQSH, F. 271,viti 1913, D. 3, fl 12. 152
Guy, Lindja e Shqipërisë, 83.
57
të arsimit kombëtar si drejtor i shkollës qytetëse të Elbasanit. Edhe në gjykatën e Starovës
u emëruan një kryesekretar, dy sekretarë, një komisar dhe dy policë. Në drejtim të Aqif
Biçakçiut janë dërguar telegrame falenderimi për “të gjitha shërbimet, që ai si pretor
(prefekt, shën-ynë) i qytetit të Elbasanit i ka bërë degës së drejtorisë së drejtësisë pa u
lodhur”153
.
Nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë-Tregtisë-Punëve Publike, në maj të 1913 u
emëruan si nëpunës i pijeve Ibrahim Efendiu dhe Isuf Taushani si kryekqyrës i pyjeve në
Elbasan154
.
Në aspektin e administrimit financiar të vendit, qeveria shqiptare në dhjetor të
1912 hasi vështirësi të mëdha. Në dispozicion të saj kishte vetëm fondin e administratës
turke të qytetit të Vlorës si dhe të doganës së këtij qyteti, por për shkak të bllokadës nga
flota greke, këto të ardhura nuk vileshin155
. Ministria e Financave me në krye Abdi
Toptanin, bëri përpjekje për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Financave në Vlorë,
dhe të degëve të saj vartëse në krahinat pjesë e juridiksionit të saj, duke mos hequr dorë
nga pjesa tjetër e vendit, që ishte e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Që në hapat e para të saj kjo ministri mori masa për emërimin e nëpunësve të saj.
Për marrjen në punë të këtyre nëpunësve u vendosën disa kushte pranimi, me synim që në
këto poste shtetërore të viheshin njerëz të aftë për punën që do të kryenin dhe të zotët për
punë financash, të kishin bërë mësime e shërbime financiare dhe përveç shqipes të dinin
një gjuhë të huaj 156
.
Në kuadrin e emërimeve të bëra gjatë muajve korrik-gusht 1913, qeveria u tregua e
matur në emërimin e nëpunësve jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë zonën e saj të
influencës, duke zgjedhur patriotë dhe personalitete në zë të vendit, njerëz të arsimuar
dhe besnik ndaj interesave kombëtare. Synimi i qeverisë shqiptare ishte rritja e besimit në
rradhët e atyre atdhetarëve që dëshironin të punonin për një Shqipëri të re e të qytetëruar.
Nga ana tjetër, bëhej e ditur se tashmë punët e qeverisë dhe të kombit, nuk do të ishin më
në dorë të atyre njerëzve e vetmja vlerë e të cilëve, do të ishte miqësia dhe paaftësia. Në
153
AQSH, F. 68, viti 1913, D. 5, fl 7. 154
AQSH, F. 68, viti 1913, D. 5, fl 9. 155
Valentina Duka. Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: “Kristalina-KH”), 2007, 38. 156
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Kotini, Qeveria, 165.
58
Shqipëri secila punë, “do të kishte me pasur të zotin e nuk do të bëhej më tregëtari
gjyqtar dhe bujku sundimtar”157
.
Në krye të Drejtorisë së Financave të Elbasanit në maj të 1913 u caktua nga ana e
Ministrisë së Financave Ahmet Dakli. Ky i fundit ishte përgjegjësi kryesor për të gjitha
çështjet e financave dhe të llogarive në këtë prefekturë dhe varej drejtpërdrejtë nga
ministria përkatëse në Vlorë. Gjithashtu u emëruan edhe nëpunësit e tjerë të financës, jo
vetëm në këtë qytet por edhe në Gramsh, Peqin dhe Qukës, me rrogë mujore 400 groshë
në muaj158
. Pjesë e kësaj drejtorie, krahas drejtorit të financave u emëruan një ndihmës,
detyra e së cilit konsistonte në kontrollimin e llogarive të kësaj drejtorie si dhe një
shkronjës i zyrës së llogarive financiare159
. Detyrë tjetër e kësaj drejtorie ishte edhe
administrimi i të ardhurave të kësaj prefekture, kontrolli i shpenzimeve dhe nxjerrja e
taksave në çdo fund muaji. Kjo drejtori bënte për çdo muaj njoftimin e gjendjes së arkës
pranë Drejtorisë Qendrore në Vlorë. Gjithashtu nëpunësit e saj kishin edhe detyrimin e
mbledhjes në kohën e duhur të të ardhurave publike, gjobave, të ardhurave nga taksat e
ndryshme, në bazë të të cilave bëhej edhe mbushja e arkës financiare të Elbasanit.
Në kuadrin e administrimit postar të vendit, qeveria shqiptare nëpërmjet
Ministrisë së Postë-Telegrafeve me në krye elbasanasin Lef Nosin, mori masa për të
ngritur zyra telegrafike në të gjithë vendin. Fillimisht mbartja e korrespondencave bëhej
nga xhandarë kalorës, të cilët siguronin komunikimin e vetëm me Vlorën dhe me qytetet
e tjera të vendit. Duke marrë parasysh gjendjen e vështirë politike, ekonomike dhe
shoqërore në të cilën gjendej vendi, ngritja e këtyre zyrave ishte domosdoshmëri për
marrje dhe dhënie të korrespondencave të ndryshme midis qeverisjes qendrore dhe atyre
lokale. Gjatë muajit gusht kjo ministri mori masa për lehtësimin e ndërlidhjes dhe shtimin
e shërbimit postar në të gjitha qytetet e vendit. Për këtë ishin kryer në Europë edhe
porositë përkatëse për telefona, si dhe për pullat e postës, duke pasur figurë Gjergj
Kastriot Skënderbeun, heroin kombëtar të shqiptarëve160
.
Për rregullimin e rrjetit postar të Elbasanit, në maj të 1913, u emërua si drejtor i
postës Petër Dodbiba. Gjithashtu u morën masa për ngritjen e zyrave telegrafike në
157
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 166. 158
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 2. 159
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 258. 160
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 169.
59
Peqin, Mollas dhe në Qukës. Kontribut të madh në shtrirjen e linjës telegrafike për
lidhjen e marrëdhënieve të Elbasanit, me qeverinë e Vlorës, por edhe me krahinat e tjera,
ka dhënë edhe popullsia e disa zonave të Elbasanit të cilët morën përsipër sigurimin dhe
vendosjen vetë të shtyllave telegrafike161
.
Në lidhje me administrimin arsimor e kulturor qeveria shqiptare në zonën e saj të
influencës, mori masa për ngritjen edhe të drejtorive përkatëse arsimore, në krye të së
cilës u emëruan drejtorët. Këto të fundit ishin nën varësinë e Ministrisë së Arsimit në
krye të së cilës ishte Luigj Gurakuqi. Detyra e tyre konsistonte në kontrollimin e
shkollave në çdo prefekturë dhe në njësitë vartëse të saj, në përhapjen dhe përgjithësimin
e arsimit, vënien në ekzekutim të urdhrave e vendimeve nga Ministria e Arsimit, marrjen
e masave për krijimin e shkollave në ato vende ku nuk kishte të tilla. Drejtori i kësaj
drejtorie ishte njëkohësisht edhe anëtar i këshillit administrativ të sanxhakut162
. Organe
ndihmëse për problemet arsimore ishin edhe komisionet shkollore në kazatë e Gramshit,
Peqinit dhe në atë të Qukësit.
Një ndër synimet e kësaj qeverie ishte zhvillimi i arsimit mbi baza kombëtare. Në
përshtatje me kushtet dhe rrethanat e kohës u bënë përpjekje për organizimin e shkollave
fillore ku do të mësohej në gjuhë amtare, si dhe në hapjen e shkollave përgatitore për
kualifikimin e mësuesve të rinj. Detyrë parësore e qeverisë së Vlorës në vitin 1913 ishte
të mësuarit e gjuhës shqipe, e cila u përballua me mësues shëtitës, që punuan jo vetëm për
administratën e Elbasanit, por edhe për zonat e kontrolluara nga kjo qeveri. Përmendim
Josif Haxhimimën, Salih Çekën, Simon Shuteriqin, Jovan Dimitreskun, Ahmet Gashin,
Mustafa Currin, Ibrahim Shegunin, Ibrahim Shëngjergjin, Filip Lecin e të tjerë.
Në maj të 1913 patriotit Emin Matraxhiut, krahas detyrës si korrespondent i gazetës
“Perlindja e Shqipëniës” për Elbasanin u ngarkua nga qeveria e Vlorës që të çelte kurse
mësimi të gjuhës shqipe për nëpunësit e administratës shqiptare. Si ish normalist ai dha
kontributin e tij në disa qytete si: në Vlorë, në Lushnje, në Elbasan, duke bashkëpunuar
ngushtë me Aqif Biçakçiun dhe Luigj Gurakuqin.
Edhe në sanxhakun e Elbasanit, pas lajmërimit në 30 gusht të vitit 1913, të
Kryesisë së Përkohshme të Vlorës mbi shpalljen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, u morën
161
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 8. 162
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 260.
60
masa që të gjithë nëpunësit e saj të dinin të shkruanin e të lexonin shqip. Të gjithë ato
nëpunës, që nuk e zotëronin mirë atë, iu nënshtruan një provimi duke u konfirmuar për
punën aq fisnike që do të ndërmerrnin163
.
Me ngritjen e Drejtorisë së Arsimit në Elbasan nga qeveria e Vlorës u emërua në
postin e drejtorit Mustafa Asim Kruja. I cilësuar nga shtypi vendas si një ndër nëpunësit
më të shkathët e më punëtor, nuk rreshti së përpjekuri që programi shkollor të zbatohej
me përpikmëri dhe me cilësinë e duhur164
. Krahas postit të kreut të arsimit Mustafa Kruja
ishte edhe kryetar i këshillit të arësimit dhe anëtar i këshillit administrativ të
prefekturës165
. Sheh Ibrahim Guma u emërua sekretar i kësaj drejtorie në Elbasan. Deri
në fund të jetës së tij ky atdhetar zhvilloi një veprimtari patriotike në dobi e interes të
popullit shqiptar. Ndërsa zoti Josif Haxhimima gjatë periudhës së qeverisjes së Ismail
Qemalit u emërua drejtor i shkollës qytetëse të Elbasanit. Në qershor të 1913 Këshilli
Arsimor i prefekturës si organ ndihmës për çështjet arsimore, mori masa për emërimin e
katër mësuesve të rinj, duke i shpërndarë në shkollat fillore të qytetit. Në përbërje të tyre
shkollat qendrore të Elbasanit kishin në këtë kohë 8 mësues dhe 250 nxënës166
. Gjithashtu
u bë emërimi i Fot Papajanit me rrogë mujore 350 groshë, si dhe i Mustafa Currit me një
rrogë prej 50 groshë në muaj167
.
Më 22 nëntor të 1913 u hap një tjetër shkollë fillore në lagjen Shënkoll me tre
mësues, ndërsa në dhjetor një shkollë nate në qytet. Krahas shkollave të hapura në qytet,
të tilla u hapën edhe në katundet e trevës si në Belsh, Qukës, Godolesh, Balëz, Shushicë,
Bixëllenj, Lleshan, Shalës, Mollagjesh, Gur i zi e të tjerë. Mësuesit paguheshin nga
Këshilli i Arsimit. Në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit në këtë trevë, por edhe më gjerë
ky këshill kishte parashikuar dhe dhënien e konferencave mbi cilësinë e jetës çdo javë168
.
Me interesimin e Aqif Biçakçiut, të Këshillit Arsimor në Elbasan dhe me ndihmën e
qeverisë së Vlorës, u hap shkolla fillore e qendrës së Gramshit me mësuesin shkodran
Et’hem Osmani, i cili u emërua si i tillë nga Ministria e Arsimit169
.
163
AQSH, F. 245, viti 1913, D. 4, fl 1. 164
“Perlindja e Shqipëniës”, 2/15 Vjesht’ e II, 1913, Nr 19, 4. 165
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, (Tiranë: Nënë Tereza, 2003), 273. 166
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, 276. 167
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 12. 168
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë 14/27 Dhetuar, 1913, 3. 169
Kadri Musai, Aqif Pasha Figurë e Ndritur e Kombit Shqiptar, (Tiranë: Redona Mars 2002), 42.
61
Normalja e vijoi mësimin deri më 19 korrik të 1913, me një klasë me 70 nxënës
dhe me një kurs njëvjeçar, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, ku përgatiteshin
mësuesit e ardhshëm të cilët më pas do të punonin jo vetëm në katundet e këtij sanxhaku,
por edhe në krahina të tjera të vendit. Thirrjes së bërë nga Ministria e Arsimit në 6 shtator
1913 që dijen e tyre ta vinin në shërbim të shtetit shqiptar iu përgjigjën shumë patriotë
elbasanas, të cilët bënë përpjekje për rihapjen e shkollës Normale. Gjithashtu ata
kontribuan në mësimin e gjuhës shqipe nëpunësve të administratës së qytetit që gjuha
shqipe të bëhej e detyrueshme.
Gjatë vitit 1913 Qeveria e Përkohshme i kushtoi një vëmendje të veçantë
zhvillimit të shtypit kombëtar. Organi i vetëm zyrtar i qeverisë (Perlindja e Shqipëniës),
nuk ishte një gazetë e përditshme dhe dilte me ndërprerje. Zhvillimet e shpejta në vend
kërkonin bazë teknike të përshtatshme. Për sigurimin e tyre u arrit një marrëveshje midis
qeverisë së Vlorës dhe asaj italiane për sigurimin e dy shtypshkronjave të reja, për të
ngritur në vend dy organe shtypi, konkretisht një në qytetin e Elbasanit dhe një në Vlorë.
Shtypi i kohës shihej nga atdhetarët shqiptarë si mjeti kryesor e më i rëndësishëm për të
luftuar në zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve të kohës. Artikujt e ndryshëm
të botuar pas shpalljes së Pavarësisë në gazetën “Perlindja e Shqipëniës”, por edhe në
shtypin e huaj dëshmonin qartë për ekzistencën e mjedisit intelektual në Elbasan, prandaj
ishte menduar që një shtypshkronjë e tillë të vendosej në këtë qytet.
Në letërkëmbimet mes përfaqësuesve të qeverisë së Vlorës, Luigj Gurakuqit e Lef
Nosit përgjatë vitit 1913, shihet qartë se përfaqësues elbasanas me pikëpamje
përparimtare e demokratike, bënin përpjekje për zgjerimin e ndikimit politik të qeverisë
së Vlorës jo vetëm në trevën e Elbasanit por edhe më gjerë. Në artikuj të ndryshëm
shprehej shqetësimi për zhvillimet e punimeve të qeverisë së Ismail Qemalit, për shtrirjen
e saj nga veriu në jug, eleminimin e rivaliteteve, konflikteve, përçarjeve, të cilat nuk i
shërbenin interesave kombëtare dhe rrezikonin bashkimin e të gjithë shqiptarëve nën
drejtimin e qeverisë së Vlorës. Gjithashtu i bëhej thirrje shqiptarëve për ruajtjen e
gjakftohtësisë për rritjen e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit në shërbim të çështjes
kombëtare170
.
170
“Perlindja e Shqipëniës”,Vlorë 2/15 Vjesht’e II 1913, Nr 19, 4.
62
Kjo trevë, duke përfshirë si autoritetet lokale të rrethit, nëpunësit e qeverisë,
gjithashtu edhe popullin e thjeshtë, ndihmoi në përmbushjen e detyrave që shtroheshin
për zgjidhje “Populli i thjeshtë,- sipas kujtimeve të Eqrem bej Vlorës- e plotësoi detyrën
e vet, duke paguar taksa deri në groshin e fundit, duke mbajtur qetësinë dhe rendin dhe
atje ku qe nevoja, duke bërë edhe sakrifica”171
.
Në dhjetor të 1913 qyteti i Elbasanit dhe trevat e tij veçoheshin si ndër më të qetët
në shkallë vendi, me pushtet lokal dhe shkolla që funksiononin rregullisht172
. Për
Qeverinë e Përkohshme të Vlorës krahina e Elbasanit dhe trevat përreth saj u bënë një
mbështetje e fortë për konsolidimin, fuqizimin dhe mbrojtjen e pushtetit të ri. Kjo krahinë
së bashku me personalitetet e saj dhanë një kontribut të vyer në dobi të kombit shqiptar
për zhvillimin e mëtejshëm të vetëdijes kombëtare, për ruajtjen e bashkimin e të gjitha
trojeve shqiptare në luftë të përbashkët kundër pushtuesve të huaj.
171
Eqrem, Vlora, Kujtime 1912-1925, vëll II, (Tiranë: Shtëpia e Librit & Komunikimit 2001), 8. 172
“Liri e Shqipërisë”, Sofje , Dhjetor 24, 1913. Artikulli “Letër nga Elbasani”.
63
I.4. Veprimtaria e pushtetit lokal në Elbasan nën ndikimin e kësaj qeverie.
Në fillim të majit të 1913 sanxhaku i Elbasanit ishte pothuajse tërësisht i zbrazët nga
trupat serbe. Por në disa katunde të tij, vazhdonin të qarkullonin formacione të vogla
ushtarësh e oficerësh turq, “të cilët nuk e kishin harruar kryenaltësinë e tyre të parë dhe
vazhdonin të silleshin si zot shtëpie”173
.
Elbasani dhe rrethinat e tij në këtë kohë po përjetonin një gjendje tepër të vështirë
jo vetëm ekonomike, ku popullsia e saj vuante nga kriza e bukës, por edhe nga një
mungesë totale e rendit, qetësisë dhe e sigurisë publike. Më poshtë po rendisim disa nga
arsyet që e çuan popullsinë e këtij sanxhaku të përjetonte këtë situatë të vështirë:
Si pasojë e vjedhjeve të shumta nga forcat turke, kryesisht të bagëtive, produkteve
ushqimore, çrregullimeve të ndryshme kryesisht politike dhe shoqërore. Situata në
burgje rezultonte e rëndë, të burgosurit ishin kryesisht për vjedhje.
Të problemeve shoqërore, arsimore, ekonomike,
Mungesa e ushqimeve, e drithit e bagëtive, djegia e ullinjve.
Dëmeve njerëzore e materiale të shkaktuara nga pushtuesit serbë, jo vetëm në godinat
qeveritare, por edhe në shumë fshatra.
Të përhapjes së sëmundjeve infektive të cilat ishin bërë mjaft shqetësuese për kohën
si lija, turbekulozi, kolera.
Për arsye të mos pasjes së një administrate të fortë e të qendrueshme, jo vetëm në
rang lokal por edhe më gjerë.
Në këto kushte patriotët elbasanas me në krye Aqif Biçakçiun morën masat e para
për organizimin e këshillit administrativ lokal, jo vetëm në Elbasan por edhe në kazatë e
Peqinit, Gramshit dhe në Qukës. Çdo masë që kishte të bënte me të ardhurat, shpenzimet,
zhvillimin ekonomik e mbarëvajtjen e krahinës së tyre, vihej në jetë nga Këshilli
Administrativ, i cili në përbërje të tij kishte personalitete dhe figura më në zë nga paria e
kësaj treve. Detyra parësore e tij ishte organizimi i zyrave administrative, fillimisht në
qytetin e Elbasanit me ato pak nëpunës që gjendeshin aty e që nuk ishin larguar pas
pushtimit serb.
173
AQSH, F. 32, viti 1913, D. 57, Letër dërguar Lef Nosit nga Elbasani, dt 25 prill 1913, 20.
64
Më pas ky këshill mori masa për ngritjen e zyrave qeveritare edhe në Gramsh,
Peqin, Qukës, të cilat ishin plaçkitur dhe djegur nga ushtarët serb gjatë tërheqjes së tyre.
Rëndësia e organizimit të këshillave administrative në kazatë e mësipërme ishte
emergjente sidomos për atë kohë, ku ruajtja e rendit dhe e qetësisë ishte një nevojë e
domosdoshmëri. Përfaqësuesve më të lartë të këtyre kazave Aqif Biçakçiu në 4 maj të
1913, me cilësinë e kreut më të lartë të sanxhakut të Elbasanit i drejtohej: “Ushtria serbe
u nis për Strugë dhe kësisoj sanxhaku i Elbasanit u zbraz. Derisa të bahet organizimi nga
ana e qeverisë provizore të Shqipërisë me qëllim që të ruhet qetësia dhe të rregullohen
punët, këtu, -theksonte ai,- provizorisht u formua një komision qeveritar nacional dhe në
emër të parisë filloi nga puna. Jeni të lutur edhe ju zotërinj të zgjidhni nga paria e
popullsisë njerëz të përshtatshëm dhe të formoni provizorisht një këshill qeveritar
nacional”174
.
Aqif Biçakçiu pasi e njoftonte në maj të 1913 kazanë e Gramshit për problemet e
vështirësitë e kohës, parashtronte si nevojë të domosdoshme ruajtjen e rendit dhe të
qetësisë në atë zonë, “Përpiquni, -theksonte ai,- në mënyrë të jashtëzakonshme që të mos
mbetet vend për ndonjë ngjarje që të prishë sigurimin publik”. Ndikimi dhe autoriteti i tij
do të rritej edhe më shumë pas emërimit zyrtar në postin e kryeqeveritarit të këtij
sanxhaku175
.
Në ditët e para të emërimit të tij, ai i drejtohej Ministrisë së Punëve të Brendshme
nëpërmjet shkresave të ndryshme, duke i kërkuar autorizimin për të emëruar provizorisht
disa nëpunës si oficerë e xhandarë, për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, nëpunës të
financës, të të drejtave civile e penale, të trashëgimisë, të sekretarisë, çështjeve të
sheriasë, të martesës, për emërimin e nëpunësve të gjykatave provizore, emërimin e një
noteri për çështje tregtare dhe për probleme të tjera176
. Këto nëpunës do të shpërbleheshin
për punën dhe besnikërinë e tyre ndaj qeverisë së Vlorës, me një pagesë të arsyeshme e
cila do të sigurohej nëpërmjet nxjerrjes së vergjive. Problemi më i madh e më shqetësues
për përfaqësuesit e administratës së Elbasanit në atë kohë ishte, se si do të ndaheshin e
174
AQSH, F. 71, viti 1913, D. 90, fl 1. 175
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 5, fl 3. 176
AQSH, F. 71, viti 1913, D. 2, Dok. Nr. 1180-11182.
65
nxirreshin këto vergji për të paguar rrogat e tyre177
. Zgjidhja e këtij problemi u arrit në saj
të konsultimeve të ndërmarra midis këtyre përfaqësuesve me pushtetin qendror në Vlorë.
Këshilli administrativ i këtij sanxhaku në hapat e para të organizimit shtetëror të
shtetit shqiptar, pasi siguronte autorizimin e nevojshëm në rrugë zyrtare nga qeveria
ndërmerrte proçes-verbale dhe vendime për probleme të ndryshme, si në aspektin
administrativ, financiar, ekonomik, tregtar, arsimor, shëndetësor, gjyqësor, fetar, për
mbrojtjen e tokës shqiptare nga pushtuesit e huaj e të tjera. Ky këshill punimet e tij i kreu
nga maji i 1913 deri në shkurt të 1914178
.
Një administrim i mirë i të gjithë kazave, nahijeve, dhe të katundeve jo vetëm në
kuadrin lokal, por edhe në atë kombëtar, që ishte edhe domosdoshmëri e kohës, linte
shumë për të dëshiruar. Por nuk mund të mos përmendim nismat dhe përpjekjet e bëra
nga qeveria e Vlorës dhe veçanërisht nga qeverisja lokale e Elbasanit në kuadrin e këtij
mirëadministrimi. Ndër vendimet e para të marra prej këtij këshilli ishin ato për krijimin
e krahinave në Mokër e Çermenikë, për organizimin e tyre dhe emërimin e nëpunësve në
Mollas, dhe në shumë katunde të tjerë, si dhe të komandantëve të xhandarmërisë, të cilët
do të punonin për vendosjen e rendit dhe të qetësisë. U morën masa gjatë muajve maj-
qershor të 1913 për emërimin në kazanë e Peqinit të Gramshit të Myteselimëve
(nënprefektëve) emërimin e xhandarëve me synim ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në këto
zona179
. Myteselimët dhe xhandarët vareshin nga Mytesarifi dhe komandanti ushtarak i
sanxhakut. Gjithashtu me vendim të tij u bë ndarja administrative e disa katundeve nga
njeri-tjetri, përmendim katundet Allajbej dhe Xherie (katunde të krahinarisë së Dumresë
shën-im) ku popullsia e tyre nëpërmjet një letre në maj të 1913 i kërkonte këtij këshilli
ndarjen nga njëri-tjetri po ashtu, rasti i shkëputjes së katundit Vatiman nga nahija
(krahinaria) e Qukësit dhe lidhjen me atë të Mokrës dhe shkëputja e katundit Grabovë
nga Skrapari e lidhjen e tij me kazanë (nënprefekturën) e Gramshit180
. Përfaqësuesit e
Qukësit në shtator 1913 iu drejtuan nëpërmjet një telegrami Ismail Qemalit dhe Esat
Toptanit, si Ministër i Brendshëm, për rishikimin e kërkesës së kësaj drejtorie mbi
177
AQSH, F. 71, viti 1913, D. 2, Dok. Nr 1180, marrë nga përmbledhje dokumentesh, Aqif Pashë Elbasani,
1860-1926, (Tiranë: Marin Barleti 2012), 97. 178
AQSH, F. 271-471, viti 1913,D. 173, fl 8. 179
AQSH, F. 271- 471, viti 1913, D. 173, fl 8. 180
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 154.
66
shndërrimin e Qukësit në kaza (nënprefekturë) kur të bëhej ndarja e re administrative e
vendit181
.
Nahija e Qukësit në këtë kohë kishte në përbërje të saj 42 katunde të shpërndara,
me mbi 2000 shtëpi dhe një popullsi prej afro 10.000 veta182
. Sugjerimet dhe dëshira e
tyre gjetën aprovimin e përfaqësuesve të qeverisë së Vlorës. Këshilli Administrativ i
Elbasanit në një dhjetor të 1913, duke marrë parasysh edhe sugjerimet e dërguara nga
Qeveria e Përkohshme, vendosi mbi organizimin e nahijeve, të cilat mbeteshin siç kishin
qenë dhe zbatimi i vendimeve iu la në kompetencë Mytesarifit183
. Me besimin dhe
mbështetjen e siguruar nga Ismail Qemalit, roli dhe ndikimi i Aqif Biçakçiut u forcua
edhe më shumë.
Këshilli Administrativ në fillim të majit mori vendim për formimin e
xhandarmërisë, e cila në përbërje të saj kishte elementë të pa kualifikuar, të cilët më vonë
iu nënshtruan kualifikimeve, duke plotësuar kushtet e vendosura nga ky këshill.
Konkretisht për të gjithë ata që kërkonin të ishin pjesë e xhandarmërisë duhet të dinin të
shkruanin e të lexonin shqip, të kishin konditat e duhura për të jetuar e punuar, dhe të
përballeshin me provimin e caktuar184
. Përpara emërimit të këtyre nëpunësve, Aqif
Biçakçiu i kërkonte Ministrisë së Punëve të Brendshme autorizimin në rrugë zyrtare të
marrjes së vendimeve.
Në Elbasan në këtë kohë vepronin, batalioni i xhandarmërisë me qendër brenda në
qytet, i cili në përbërje të tij kishte rreth 33 ushtarë, një pjesë tjetër e vogël e pa armatosur
si dhe batalioni shëtitës me komandant Hysni Toskën. Në krye të batalionit të
xhandarmërisë së qytetit u vendos provizorisht Kamber Shabani, i cili edhe më parë
kishte kryer me zotësi detyrën e sekretarit të këtij batalioni.
Sanxhaku i Elbasanit duke pasur një pozicion strategjik dhe tepër të rëndësishëm
duhej të kishte edhe një sasi të konsiderueshme xhandarësh, të cilët duhej të ishin të
përgatitur dhe të mirë armatosur. Prandaj nga ana e përfaqësuesve të këshillit me në krye
Aqif Biçakçiun, në bashkëpunim edhe me qeverinë e Vlorës, u morën këto masa: U
emërua si komandant i xhandarmërisë së Elbasanit major Ismail Haki Efendiu, një person
181
AQSH, F. 271-471, viti 1913, D. 173, fl 18. 182
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 154. 183
AQSH. F. 271, viti 1913, D. 3, fl 162. 184
AQSH. F. 271, viti 1913, D. 3, fl 162.
67
i shkolluar, njohës i mirë i vendit, me zotësi e trimëri të treguar edhe më parë si
komandant toge i batalionit të redifëve të këtij sanxhaku. Si sekretar i batalionit u
riemërua edhe njëherë Kamber Shabani.
Nëpërmjet korrespondencës së Esat Toptanit si Ministër i Punëve të Brendshme
në qeverinë e Vlorës dhe Aqif Biçakçiut, u ra dakord për pajisjen e këtij batalioni me një
numër të konsiderueshëm municionesh dhe me 300 mauzere që do të vinin së shpejti nga
Tirana185
. Masa këto të marra në kuadrin e organizimit të milicisë dhe pajisjes së saj me
mjetet e nevojshme dhe aq të domosdoshme për kohën, për vendosjen dhe ruajtjen e
qetësisë dhe të sigurisë publike. Majori Ismail Haki Tatzati dhe komandanti i batalionit
shëtitës Hysni Toska, gjatë kësaj kohe kanë bashkëpunuar ngushtë me Aqif Biçakçiun,
mbi spastrimin e këtij sanxhaku nga çetat kryengritëse të udhëhequra nga elementë
esadistë të Qamil dhe Dervish Biçakut.
Në maj të 1913 u emëruan nëpunës jo vetëm në Elbasan por edhe në kazatë e këtij
sanxhaku, për të mbledhur nga taksat të hollat që të mos mbeteshin në duart e individëve
të ndryshëm, të cilët nisur nga gjendja e vështirë ekzistuese mund të siguronin përfitime
të shumta në rrugë jo ligjore duke cënuar rendin e qetësinë në këtë trevë. U shqyrtua edhe
rëndësia që kishte mbledhja e të dhjetave, taksë mbi prodhimet bujqësore që zinte vendin
e parë në të ardhurat e shtetit shqiptar dhe të vergjisë, taksë mbi ndërtesat dhe trojet,
detyrime këto të drejtpërdrejta që paguheshin nga fshatarët, të trashëguara nga sistemi i
mëparshëm që shkonte në mbushjen e buxhetit të financës në dobi të shtetit të sapo
formuar shqiptar.
Këshilli Administrativ në mbledhjen e bërë më 11 maj 1913, vendosi që derisa të
viheshin në fuqi ligjet e reja, ashtu si në të gjithë vendin edhe në sanxhakun e Elbasanit
do të mbeteshin në fuqi ligjet e vjetra otomane. Gjithashtu u morën masa në bazë të
udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për mos ndjekjen nga ana ligjore, të të
gjitha atyre krimeve të ndodhura përpara shpalljes së Pavarësisë186
. Po në këtë mbledhje u
vendos marrja e masave nga bashkia për meremetimin, pastrimin dhe dezifektimin e
godinave qeveritare dhe atë të burgut të qytetit. Në mbledhjet e rradhës të muajit maj të
1913, u mor vendimi që nëpunësit e defteri hakanit (kadastrës) në këtë sanxhak, të mos
185
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 5. 186 AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 5.
68
quheshin më të tillë, por vetëm nëpunës të kadastrës ose të tapisë dhe veprimtaria e tyre
të bëhej në emër të shtetit të ri shqiptar. Derisa të bëheshin zgjedhjet e reja bashkiake, u
mendua që të mos ndërmerreshin ndryshime të shpejta dhe anëtarët e vjetër të bashkisë të
vazhdonin të punonin në vendet e tyre të mëparshme. Me vendim të datës 30 maj 1913
këshilli vendosi emërimin e një nëpunësi, detyra e së cilit konsistonte në regjistrimin e
barit të thatë, që vinte nga katundet e këtij sanxhaku e do të grumbullohej në Elbasan, me
rrogë mujore 400 groshë187
.
Në kohën e qeverisjes së Aqif Biçakçiut si mytesarif (prefekt) kjo trevë pati
zhvillim të mirë ekonomik në raport me periudhën e kaluar. Të dhjetat e vitit 1913 u
shitën me një shtesë prej 247.762 groshë më tepër se se ato të vitit 1912188
. Pas emërimit
të nëpunësve në Këshillin Administrativ të Elbasanit, u morën masa edhe për gjetjen e
personave të duhur, që do të shërbenin si nëpunës në kazatë e këtij sanxhaku. Në
mbledhjen e fund majit të 1913 u vendos nga përfaqësuesit e Këshillit Administrativ edhe
me miratimin e qeverisë së Vlorës dërgimi i dekreteve të katër nëpunësve, që ishin
zgjedhur anëtarë të këshillit administrativ të kazasë (nënprefekturës) së Peqinit189
.
Për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së krahinarisë së Mollasit, u krijua një qendër
administrimi në katundin Mollas. Krijimi i saj krahas rolit administrativ, synonte edhe
shtimin e të ardhurave në buxhetin e sanxhakut, si dhe sigurimin e një fuqie punëtore të
mjaftueshme190
. Ministria e Postë Telegrafeve tregoi përkujdesje në drejtim të hapjes së
një zyrë poste dhe për emërimin dhe dërgimin e një nëpunësi telegrafist, së bashku me
veglat përkatëse. Në postin e krahinarit të Sulovës Aqif Biçakçiu emëroi Muharrem
Moglicën, veprimtarinë e të cilit ai e çmonte shumë. Emërimi i tij në këtë kohë synonte
vendosjen e qetësisë dhe të sigurisë në viset e Sulovës, Vërçës, dhe Myzeqesë191
.
Në aspektin financiar vendi trashëgoi fondet e mëparshme osmane, të cilat nuk
ishin të mjaftueshme për t’i dhënë rrugëzgjidhje problemeve të ndryshme të kohës. Edhe
në sanxhakun e Elbasanit gjendja financiare rezultonte jo e mjaftueshme. Për rregullimin
e punëve financiare nga Ministria e Financave u caktua në maj të 1913 në postin e
drejtorit të financave Ahmet Dakli. Ky i fundit së bashku me Aqif Biçakçiun mbanin
187
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 5. 188
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë, 6/19 Vjesht’ e III, (nëntor)1913, Nr. 24, 5. 189
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 10. 190
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 10. 191
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë, 6/19 Vjesht’ e III, (nëntor)1913, Nr. 24.
69
përgjegjësi të plotë për të ardhurat dhe shpenzimet e sanxhakut. Gjithashtu u emëruan
edhe nëpunësit e tjerë të financës në kazatë e Gramshit, Peqinit me rrogë mujore 400
groshë në muaj192
. Në kushtet e mjerueshme ku gjendej financa e këtij sanxhaku
përfaqësuesit e saj i kërkuan kryesisë së qeverisë së Vlorës një shumë prej 200 lirash për
rregullimin disi të financës së Elbasanit, me konditë rikthimi. Kjo u bë për ngritjen e
moralit të nëpunësve të emëruar, jo vetëm në kazanë e Elbasanit, por edhe në kazatë e
tjera, duke u paguar atyre rrogat e prapambetura. Kjo u realizua në mënyrë urgjente duke
pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike dhe shtrenjtimin e produkteve të konsumit
të përditshëm. Shpërndarjet e pagesave fillimisht u bënë në kazanë e Gramshit, pasi aty
ishin shfaqur edhe pakënaqësitë më të mëdha. Që të mos mbetej vend për ndonjë trazirë u
bë emërimi aty i një toge të vogël xhandarësh, për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë
publike193
.
Këshilli Administrativ mori masa të ndryshme për mbushjen e arkës së financës,
nëpërmjet nxjerrjes së ligjeve, vendimeve, duke u konsultuar për çdo iniciativë me
kryesinë e qeverisë në Vlorë dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Disa nga këto
masa ishin: vendosja e taksave të ndryshme si ajo e pijeve alkoolike, të transportit,
nëpërmjet gjobave të ndryshme për vjedhje, për armëmbajtje pa leje, për kumar, për
kontrabandë, për prishjen e rendit dhe të qetësisë, marrje e dhënie me qira të godinave të
ndryshme, por edhe qeveritare sidomos në kazatë e këtij sanxhaku, caktimi i taksës për
prona të paregjistruara, taksa e nxjerrë nga administrata pyjore, për therjen e bagëtive etj.
Me vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Vlorës, Bashkia e Elbasanit pas
prillit të 1913 mori në dispozicion të ardhurat që vinin drejtpërdrejtë nga therja e
bagëtive, përkundrejt pagesës së veterinerëve, detyra e të cilëve konsistonte në kontrollin
e vazhdueshëm mjekësor të kafshëve194
. Pjesa më e madhe e pasurive dhe shitja e gjësë
së gjallë, të konfiskuara nga shkelësit e ligjit, depozitohej në arkën financiare. Vendosja e
këtyre taksave ishte domosdoshmëri për kohën sepse, i sillnin zyrës financiare të
Elbasanit përfitime të shumta. Paralelisht, rritej mundësia e financimeve për meremetimin
e rrugëve të vjetra dhe për ndërtimin e rrugëve të reja, me qëllim lidhjen e katundeve të
192
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 2. 193
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 2. 194
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 2
70
ndryshme të trevës me qendrën, por dhe me krahinaritë e tjera të vendit. Njëkohësisht kjo
shërbente për zhvillimin ekonomik, tregtar dhe shoqëror të kësaj treve.
Në fillim të qershorit të vitit 1913 u bënë përpjekje nga bashkia në bashkëpunim
me Ministrinë e Punëve të Brendshme për sigurimin e vendosjen e një takse nga qerret që
vinin nga Kavaja për në Peqin për tregti, pasi këto shkatërronin rrugët dhe buxheti i saj
nuk lejonte shpenzimet e ndërtimit të një rruge të re, apo të meremetimit të asaj
ekzistuese195
. U morën masa nga Këshilli Administrativ për nxitjen e marrëdhënieve
tregtare mes Elbasanit dhe Ohrit si më parë. Falë bashkëpunimit të Aqif Biçakçiut me
kolonel Stefan Milovanoviç, komandant ushtarak i zonën së Ohrit, u arrit lejimi i tregtisë
e qarkullimi i mallrave dhe i produkteve vendase, dhe jo i atyre të importuara. Krahas
tregtisë u bë e mundur edhe lejimi i qarkullimit të njerëzve të ndryshëm dhe i tregtarëve
midis këtyre qyteteve. Kjo pas pajisjes së tyre me lejen përkatëse të shkruar në gjuhën
frënge dhe të nënshkruar nga kreu i sanxhakut dhe paraqitjes së lejes së caktuar në Qafë
Thanë196
. Këto arritje ishin pozitive për kohën duke i dhënë kështu një frymëmarrje të re
asaj dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike e shoqërore të popullsisë së këtij rajoni pasi
më parë ajo pak tregti që zhvillohej nuk i kalonte kufijtë e trevës. Në ditët e para të
qershorit ky sanxhak filloi të nxirrte dhe të ardhurat e para.
Në zbatim të vendimit të datës 4 maj të vitit 1913 të Këshillit Administrativ për të
ndihmuar ata që u ishin shkatërruar shtëpitë nga serbët dhe grekët, u morën masa për
përgatitjen e një liste për të gjitha dëmet e bëra nga ushtarët serbë në të gjithë sanxhakun
e Elbasanit197
. Kjo listë iu dërgua edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ta
informuar dhe për t’i kërkuar ndihmë financiare për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve
fatkeq. U morën masa në mbledhjen e datës 7 maj, për dërgimin e ndihmave në ushqime
dhe para, si dhe për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga serbët në katundin
Shtëpanj të krahinarisë së Shpatit. Gjithashtu ky këshill u vu në djeni edhe për djegien e
të dhjetave nga ushtarët serb pothuajse në të gjithë trevën. Ndihma iu dhanë nga qeveria e
Vlorës edhe 11 katundeve të Starovës, që kishin pësuar dëme të shumta nga serbët198
.
195
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 13. 196
AQSH, F. 68, viti 1913, D. 5, fl 90/1. 197
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 4. 198
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 34.
71
Me ardhjen e njoftimeve dhe kërkesës për ndihmë nga Qukësi, pasi ura e Haxhi
Beqarit ishte shkatërruar, u morën masa në fund të majit për shpenzimin nga arka e
financës të 2099 grosh, për ndreqjen dhe meremetimin e kësaj ure, dhe për dërgimin atje
të mjeshtrave me pagesë. Për këtë u lajmërua edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndihma financiare iu dhanë edhe banorëve të katundit të Stërblevës për ndërtimin e
shtëpive të tyre të djegura nga serbët.
Shpenzime të tjera u bënë në drejtim të ndihmave për të vobektit, për emigrantët e
ardhur në këtë trevë, për pagesën e shpenzimeve të xhandarmërisë, për marrjen me qira të
zyrave e godinave të ndryshme, për meremetimin e godinave qeveritare, për strehimin e
disa familjeve, të cilët kishin qenë të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas
caktimit të kufijve, dhe ku tokat e tyre kishin mbetur nën administrimin serb, duke i
strehuar në Starovë, dhe duke u dhënë ndihma në ushqime, veshmbathje dhe para.
Gjithashtu u morën masa për ngritjen e një komisioni që do të caktonte ndihmat për
refugjatët shqiptarë, të ardhur nga Dibra199
.
Mbas largimit të forcave serbe nga Elbasani një pjesë e tyre për shkaqe
shëndetësore, ishin të detyruar të qëndronin për kurim në spitalin e qytetit. Madje shumë
prej tyre u larguan nga qyteti i Beratit dhe u vendosën në Elbasan. Gjendja e tyre ishte e
mjerueshme dhe kushtet e spitalit ushtarak otoman, ku ata kuroheshin ishin të këqija. Kjo
gjendje ishte një problem shumë shqetësues në atë kohë, që kërkonte zgjidhje imediate.
Duke parë gjendjen e vështirë të tyre, dhe pamundësinë e shpenzimeve (të ardhurat e
pakta) nga bashkia e qytetit për ushqimin, mjekimin, apo varrosjen e atyre që vdisnin, të
sëmurët u morën përsipër nga shteti i sapoformuar shqiptar për humanizëm. Me
aprovimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme u vendos marrja e 11.500 grosh nga arka
e financës së shtetit shqiptar, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi200
.
Pas largimit të trupave serbe nga Starova, Aqif Biçakçiu krahas zgjidhjes së
problemeve të brendshme në këtë sanxhak, ka kontribuar në bashkëpunim të ngushtë me
përfaqësuesit e Qukësit, në mbrojtje të Pogradecit nga mësymja e grekëve, por edhe në
ngritjen në këtë qytet të administratës qeverisëse dhe bashkimin e saj me Vlorën. Një
ndër synimet e tij ishte zgjerimi i zonës së influencës së qeverisë së Vlorës. Atje u
199
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 34. 200
AQSH, F. 71, viti 1913, D.3, Dok. Nr. 11599, fl 14.
72
dërguan 13 xhandarë nën komandën e kapter Muharrem Moglicës dhe dy tagërmbledhës.
Aqif Biçakçiu në 6 shtator 1913 i udhëzonte përfaqësuesit e Qukësit, për futjen sa më
shpejt të tyre në qytet pas zbrazjes së tij nga serbët, ngritjen e flamurit kombëtar dhe
krijimin e një administrate në bashkëpunim të ngushtë me popullin e zonës. U synua
ngritja e një komisioni, nën qeverisjen e Hysref Beut, dhe rregullimi i punëve
administrative, duke marrë masa për sigurimin e pozitave mbrojtëse të Pogradecit, nga
frika e ndonjë mësymjeje nga forcat greke me synim pushtimin e kësaj zone. “Edhe në
rast rreziku nga grekët forcat tona, -shprehej ai,- të tërhiqen në kufirin e vjetër, ndërsa
flamuri kombëtar të qëndrojë i ngritur mbi qytet”201
.
Një tjetër problem shqetësues që kërkonte zgjidhje emergjente ishte ekzistenca në
qarkullim i monedhave të ndryshme serbe. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme njoftonte
nëpërmjet një telegrami në 7 korrik përfaqësuesit e Elbasanit, për vendosjen e një date të
caktuar, se deri kur do të pranoheshin këto monedha të shumta që ndodheshin në duart e
popullit. Me vendim administrativ këshilli vendosi, që në sanxhakun e Elbasanit, ato të
pranoheshin deri në datë 15 gusht të 1913 dhe më pas të mos pranoheshin më202
.
Një pjesë e financës u përdor nga Këshilli Administrativ për të përmirësuar
gjendjen e vështirë ekonomiko-sociale dhe arsimore gjatë muajve maj-shtator, jo vetëm
në Elbasan por edhe në nënnjësitë administrative. Deri në nëntor të 1912 zyra postare e
Elbasanit punonte në kuadrin e rrjetit postar të Perandorisë Osmane. Mbas largimit në
maj të trupave serbe nga Elbasani, Aqif Biçakçiu dhe patriotë të tjerë, duke parë kushtet e
vështira që ekzistonin në mbajtjen e korrespondencës midis sanxhakut të Elbasanit dhe
zyrave të tjera në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Postë Telegrafëve, morën masa për
hapjen dhe vënien në punë të shërbimit postar Elbasan-Tiranë me trevat e tjera të vendit.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe mbartja e akteve zyrtare nga Elbasani-Tiranë dhe
anasjelltas dhe nga Elbasani për në trevat e tjera bëhej me xhandarë kalorës.
Përfaqësuesit e Elbasanit kanë bashkëpunuar ngushtë me ato të Tiranës në drejtim të
shkëmbimit, marrjes e dhënies së njoftimeve e akteve të ndryshme administrative të
kohës. Nëpërmjet një telegrami të kajmekanit të Tiranës, dërguar sanxhakut të Elbasanit
në maj të 1913 njoftohej se: “mbartja e postës Tiranë-Elbasan, vendoset tash për tash të
201
AQSH, F. 71, viti 1913, D.3, Dok. Nr. 11599, fl 13. 202
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 22.
73
bëhet me gjindar kalorës që do të vijë nga Tirana në Qafë-Krrabë, që do të takojë
kalorësin që shkonte nga Elbasani në Peqin e të dorëzojë postën e Tiranës e të marri atë
të Elbasanit”203
. Mbartja e këtyre akteve zyrtare vazhdoi deri sa postat u vunë në
sipërmarrje të garantuar nga shteti shqiptar.
Në vitet 1913 drejtor i postës në Elbasan ka qenë Petër Dodbiba dhe lidhja me
qeverinë e Vlorës bëhej nëpërmjet komunikimit telegrafik të kohës, duke përdorur kodin
Mors për korrespondenca e vendime sekrete midis tyre204
. Komunikimi telegrafik në
periudha të caktuara nuk kishte sigurinë e duhur dhe shpeshherë nuk funksiononte. Zyra
telegrafike e Elbasanit, pas majit të 1913, ka pasur një rol të madh në transmetimin e
lajmeve dhe telegrameve tepër urgjente në të gjitha qytetet e vendit veçanërisht me
Vlorën. Mbas krijimit të Këshillit Administrativ u morën masat e para për të vënë në
punë zyrat postare, jo vetëm në Elbasan, por dhe në Peqin, Gramsh, Qukës dhe Mollas.
Përfaqësuesit e Qukësit, në bashkëpunim me ato të sanxhakut të Elbasanit, bënë përpjekje
për ngritjen e një qendre telegrafike në katundin Rajcë dhe të zgjatjes së kësaj vije
telegrafike nga Qukësi deri në Starovë. Po në këtë katund u morën masat e nevojshme
nga drejtoria e arsimit në Elbasan për hapjen e një shkolle, duke dërguar si mësues
Xhaferr Veliçanin.205
U morën masa edhe për çeljen e zyrës telegrafike, dërgimin e një
nënpunësi telegrafist edhe në krahinën e Gramshit206
.
Kryetar i Bashkisë së qytetit pas largimit të Alush Saraçit për periudhën shtator
1913- maj 1915, u emërua me vendim të Këshillit Administrativ Fuad Biçaku i cili ishte
pjesë e parisë së vendit dhe shquhej për atdhetarizmin dhe veprimtarinë patriotike në
mjaft qytete të vendit. Mbas emërimit të tij në këtë post ai mbante një korrespondencë të
rregullt me qeverinë e Vlorës, duke i premtuar Ismail Qemalit besnikëri të plotë dhe se
Elbasani do të ishte tashmë më i bashkuar se kurrë me Vlorën, për interesat e atdheut. Ai
doli hapur kundër Esat Toptanit dhe njerëzve të tij duke iu kundërvënë veprimtarisë
armiqësore të tyre në bashkëpunim të ngushtë me patriotët elbasanas.
Përsa i përket aspektit gjyqsor, pas shpalljes së Pavarësisë në trevën e Elbasanit
nuk funksiononin gjykatat dhe kishte probleme të ndryshme të cilat për kohën kërkonin
203
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 2. 204
Elbasani-Enciklopedi, 134. 205
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlonë, 1913, Dhetuar 14/27, Nr 33, 5. 206
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 8.
74
zgjidhje imediate. Në një telegram të nënprefektit të Peqinit shprehej shqetësimi për
vjedhjet e shumta, që ishin bërë në këtë zonë dhe i kërkohej sa më shpejt Këshillit
Administrativ të Elbasanit, marrja e masave per hapjen e gjykatave, arrestimin dhe
dënimin e keqbërësve207
. U mor në shqyrtim edhe rasti i vjedhjes së sendeve të kapitenit
rezervist Qemal Efendiut, pikërisht ngjarje kjo e ndodhur ditën, që serbët pushtuan
qytetin e Elbasanit. Edhe pse këshilli kishte nxjerrë vendim për mos lejimin e lojës së
kumarit disa persona e praktikonin atë dhe si pasojë e ankesave të shumta, u morën masa
që konsistonin në vendosjen e gjobave, deri në arrestimin e tyre. Përmendim disa raste
kur janë marrë masa për mos zbatimin e ligjit, si ai i Veniamin Nosit, të vëllait të Lef
Nosit, i cili kishte zbrazur armë pa qenë nevoja. U pa e udhës fillimisht të arrestohej, por
meqë ishte hera e parë, u vendos të lirohej dhe të paguante gjobën prej një lirë turke. Një
rast tjetër ishte kapja dhe arrestimi i vëllezërve Hysen dhe Xhaferr Kafexhiut, të cilët në
kundërshtim me ligjin e nxjerrë ishin kapur duke luajtur kumar.
Masa të tjera u morën duke u mbështetur edhe në udhëzimet e Ministrisë së
Punëve të Brendshme që u shqyrtuan në mbledhjen e Këshilli Administrativ në janar të
1914. Sipas tyre do të arrestoheshin dhe burgoseshin të gjithë ata individë, që nuk jepnin
detyrimet ndaj shtetit, por edhe që nuk zbatonin ligjet e nxjerra nga bashkia e qytetit.208
Gjendja vazhdonte të ishte e vështirë për aq kohë sa keqbërësit kapeshin, viheshin nën
arrest, por nuk gjykoheshin pasi nuk funksiononin gjykatat.
Problem tjetër që nxirrte në pah rëndësinë e funksionimit të gjykatës ishte edhe
fakti se, një pjesë e mirë e popullsisë së disa katundeve, ankoheshin duke kundërshtuar
pagesën e të dhjetës së tokës, pasi pretendonin se tokat e tyre u ishin djegur nga ushtarët
serbë209
. Kishte edhe nga ato fshatarë, të cilët për t’i shpëtuar taksave apo tatimeve të
ndryshme ngrinin pretendime të tilla. Mos funksionimi i gjykatës dhe i prokurorisë bënte
që këto çështje por edhe probleme të tjera shoqërore të mbeteshin pezull. Për këtë, ky
Këshill mori masa për zgjidhjen sa më shpejt të këtyre problemeve dhe nisjen e
funksionimit të gjykatave dhe emërimin e nëpunësve të saj.
Në drejtim të drejtësisë Aqif Biçakçiu rezervohej në përdorimin postin dhe
influencën e tij për të ndërhyrë në gjykime të ndryshme, apo në punët e nëpunësve të
207
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 3, fl 3. 208
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 7-8. 209
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 3, fl 6.
75
emëruar drejtpërsëdrejti nga Ministria e Drejtësisë210
. Në maj të 1913 ai dha një kontribut
të shquar edhe në fushën juridike për organizimin e të drejtës penale, për të drejtën civile
dhe për krijimin e noterisë në marrëdhëniet tregtare në Elbasan. Kështu me vendim të
Këshillit Administrativ u formua, krahas gjykatave civile dhe penale, një gjykatë
ushtarake e përhershme me në krye kolonel Mehmet Aliun211
. Kjo gjykatë në
bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme kishte kompetenca për
zgjidhjen e problemeve të ndryshme të kohës në këtë trevë, si në emërimin e ushtarëve,
xhandarëve, në zgjidhjen e problemeve të cënimit të rendit dhe të qetësisë, të paaftësisë
apo të korrupsionit në rradhët e tyre.
Një tjetër problem që kërkonte domosdoshmërisht organizimin e gjykatave ishte
edhe ai i gjakmarrjes. Si pasojë e mos ekzistencës së komisioneve të pajtimit të gjaqeve,
në qershor të 1913, në disa katunde të trevës ekzistonin njerëz që kishin kryer plagosje
apo vrasje dhe nuk kishin marrë dënimin për veprën e rëndë të kryer, dhe si pasojë
ekzistonte pasiguria e jetës së atyre familjeve që ishin në gjak. Shqetësimet më të mëdha
në këtë kohë viheshin re në katundet e Qukësit212
.
Lidhur me organizimin gjyqësor në 12 maj të 1913 në sanxhakun e Elbasanit u
morën masa në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Qeverisë së
Përkohshme, për bashkimin e çështjeve civile, penale dhe që paditë fetare të zgjidheshin
nga ana e myftiut (specialist për shpjegimin e ligjeve fetare myslimane), duke shkurtuar
kaditë (gjyqtarë të ligjeve myslimane). Fillimisht myftijtë e emëruar në kazatë ashtu edhe
në qendrën e sanxhakut, iu propozuan Hirësisë së tij Shehislam Vehbiut, nga Aqif
Biçakçiu. Përpara emërimit tyre, myftijtë viheshin në provim nga Hirësia e tij Vehbi, i
cili në bazë të meritokracisë bënte edhe dekretimin e tyre213
.
Në datë 3 qershor 1913, mbas marrjes së pëlqimit edhe nga Këshilli
Administrativ, u emërua si kadi myfti në sanxhakun e Elbasanit Abdurrahim Efendiu, me
rrogë 1.800 grosh në muaj, krahas emërimit të myftijve të tjerë në kazatë e këtij sanxhaku
me rrogë mujore 1.200 grosh214
.
210
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 140. 211
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 3, fl 32, (vendimi mban datën 9 shtator 1913). 212
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 11-12. 213
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Ded, Qeveria, 130. 214
AQSH, F. 271,viti 1913, D. 3, fl 12.
76
Krahas myftijve u bë edhe emërimi i përkohshëm i nëpunësve të tjerë të
administratës civile nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Në drejtim të zbatimit të urdhrave të dala nga Ministria e Arsimit nëpërmjet
drejtorisë përkatëse në Elbasan dhe në kazatë përkatëse, Aqif Biçakçiu ndërvepronte për
përhapjen e arsimit shqip dhe për mirëmbajtjen e shkollave në këtë sanxhak. Si përgjegjës
i parë për zbatimin e ligjeve dhe urdhëresave të qeverisë, për shtrirjen dhe përmirësimin e
gjendjes së shkollave të sanxhakut të Elbasanit, Aqif Biçakçiu mori masa të shumta në
aspektin arsimor, duke hapur shkolla shqipe e duke ia “dyfishuar rrogën mësuesve të
shkollave fetare vetëm për të dhënë mësim në shkollat shqipe të Elbasanit”215
. Kjo gjë
shkaktoi ankesa nga metropoliti i Durrësit për veprimet e marra nga Aqif Biçakçiu. Këtë
dhespot grek ai do ta denonconte në qeverinë e Vlorës duke u shprehur se: “Klerikë si ai,
që paraqiten si fetarë, si njerëz të zotit, e kanë humbur ofiqin e tyre si të tillë”. Si
kundërpërgjigje dhespot Jakovi urdhëroi prindërit ortodoks që fëmijët e tyre të mos i
dërgonin në shkollat shqipe. Populli u revoltua dhe i dërgoi një notë proteste
administratës së arsimit në Vlorë të nënshkruar nga 40 patriotë. Protesta përfundoi me
besimin e patundur se: “shkollat shqipe do të rrojnë, do të përparojnë e asnjë gjuhë e
huaj nuk do të lëmë të zërë vendin e gjuhës sonë”216
.
Për zgjidhjen e problemit të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe dhe zhvillimit
më tej të arsimit kombëtar kanë kontribuar edhe patriotë elbasanas si Emin Matraxhiu,
Aleksandër Xhuvani, Mustafa Curri, Fot Papajani, Lef Nosi etj. Ky i fundit si ministër i
Post-Telegrafeve në këtë kohë i drejtohej nëpërmjet një telegrami Luigj Gurakuqit, i cili
në maj të 1913 ndodhej jashtë vendit në mbrojtje të çështjes kombëtare: “Shkollat që do
të hapen duhet të jenë ma të fuqishme e më të mëdha se më parë, duke ju kujtuar se
propaganda greke po bahet gati për me hapur shkollat e saj gjithkund. Kundërshtimet që
asht e natyrshme të bahen nga ana e qeverisë sonë nuk po shihen”217
. Më tej ai shprehte
indinjatën e tij për mos reagimin e qeverisë në kohë ndaj këtyre propagandave (është fjala
për atë turke dhe greke -shënimi ynë) duke i lënë shteg të hapur edhe propagandave të
tjera218
.
215
AME, F. 1,viti 1913, D. 4, fq 3. 216
Elbasani Enciklopedi, 117. 217
AQSH, F. 34, viti 1913, D. 36, fl 34. 218
AQSH, F. 34, viti 1913, D. 36, fl 34.
77
Krahas shprehjes së besnikërisë ndaj qeverisë së Vlorës, nëpërmjet
telekëmbimeve të shumta që kishte me qytete të ndryshme të vendit ai parashtronte
probleme të ndryshme, duke dhënë rekomandime për zgjidhjen e shpejtë të tyre.
Përpara shpalljes së Pavarësisë ekzistonin shkolla ku mësohej turqisht dhe
greqisht, të cilat vijuan normalisht politikën e tyre arsimore edhe pas vitit 1912. Me
dëbimin e administratës osmane nga sanxhaku i Elbasanit, shkollat turke nuk po e
kryenin funksionin e tyre si më parë, pasi qeveria e Vlorës dhe Ministria e Arsimit bëri
çmos për hapjen e shkollave në gjuhë amtare dhe mbylljen e tyre, ose futjen nën
kontrollin e saj të plotë. Shkolla fillore në gjuhë të huaj vazhduan të ekzistonin ndonëse të
pakta në numër vetëm në atë zonë ku influenca e Esat Toptanit ishte e madhe. Ndërsa u
bënë përpjekje nga Patrikana e Stambollit, që kishte në varësinë e saj këto shkolla, për
mbajtjen hapur të tyre dhe për rihapjen e atyre shkollave që ishin mbyllur më parë.
Ekzistencën e këtyre shkollave greke në Shqipëri ajo, e shikonte si të drejtën e lirisë së
veprimit për “ortodoksët që banonin në Shqipëri”219
.
Emin Matraxhiu si korrespondent i “Perlindjes së Shqipëniës” për Elbasanin, duke
përshkruar përpjekjet e qeverisë shqiptare shkruante në nëntor të 1913: “e quajmë veten
të lumtur kur shohim që e ndershmja qeveri, merr parasysh çdo nevojë që ka atdheu
andaj na shtohet vullneti ti kërkojmë asaj edhe një shkollë për këtë qytet”220
. Masat e
marra nga qeveria e Vlorës për hapjen e këtyre shkollave, si dhe fakti se treva e Elbasanit
gjatë kësaj kohe ashtu si më parë shërbente si truall jo i shëndoshë për propagandat e
huaja, do të përbënin edhe goditjen përfundimtare ndaj këtyre propagandave.
Në sanxhakun e Elbasanit në shtator të 1913 ekzistonin tre ndërtesa që shërbenin
posaçërish si shkollë221
. Me vendim të Këshillit Administrativ në maj të 1913 u vendos,
që godina që kishte shërbyer si spital për sëmundjet infektive nga serbët, të kthehej në
shkollë për vajzat, por më parë u bë dezifektimi i saj222
. U mor përsipër edhe pagesa e
rrogës së mësuesve të kësaj shkolle nga komisioni arsimor. Krahas shkollave të hapura në
qytet, të tilla u hapën edhe në katundet e trevës si në Belsh, Qukës, Godolesh, Balëz,
Shushicë, Bixëllenj, Lleshan, Shalës, Mollagjesh, Gur i zi e të tjerë. Me interesimin e
219
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, 293. 220
“Perlindja e Shqipëniës”, 30/13 Vjesht’ e III, (nëntor)1913, 5. 221
Elbasani Enciklopedi, 129. 222
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl. 5.
78
Aqif Pashës dhe me ndihmën e Qeverisë së Vlorës u hap shkolla fillore e qendrës së
Gramshit me mësuesin shkodran Et’hem Osmani, i cili u emërua si i tillë nga Ministria e
Arsimit223
. Këshilli Administrativ dha ndihmesën e tij edhe në drejtim të heqjes së një
pjese të shpenzimeve, për kryerjen e shkollës jashtë vendit për disa atdhetarë.
Gjatë viteve të pavarësisë lindi në Elbasan edhe kënga patriotike. Për ngritjen e
formacioneve të para muzikore në këtë trevë kanë kontribuar personalitete të tillë si:
Thanas Floqi dhe Ahmet Burburia. Ky i fundit shkroi edhe Marshin (Himnin) e Elbasanit,
“Këmba Këmbës”. Ndihmë të veçantë ka dhënë, Filip Papajani i cili kompozoi këngën
“Elbasan qytet me famë” dhe Jovan Dimitresku, i pari që futi lojën e futbollit në qytetin e
Elbasanit në vitin 1913. Ai formoi skuadrën e parë të përbërë nga mësues të rinj që
stërviteshin dy herë në javë224
. Bashkia e qytetit gjatë kësaj kohe mori edhe masa të tjera
në drejtim të përmirësimit të shëndetit të banorëve të saj.
Duke parë kushtet e vështira që ekzistonin u morën masa për meremetimin e
godinave që shërbenin si spital, apo ambulanca të vogla për mjekimin apo kurimin e
njerëzve, për shtimin e mjekëve dhe të infermiereve. Me vendim administrativ në janar
1914 u vendos që shkolla pranë xhamisë të bëhej spital, për arsye të kërkesave gjithnjë e
në rritje për kurim. Për këtë problem u njoftua edhe Ministria e Punëve të Brendshme për
kërkesën imediate për dërgimin dhe caktimin e numrit të mjekëve që kishte nevojë
qendra e sanxhakut225
. Gjithashtu, nga ana e Këshillit Administrativ në qershor të vitit
1913 u morën masa për dërgimin e një nëpunësi në Gramsh, për vaksinimin e popullsisë,
pas përhapjes së sëmundjes së lisë në katundin Shemitër. Në mbledhjen e korrikut 1913,
Këshilli Administrativ vendosi në mënyrë urgjente të ndihmonte kazanë e Peqinit, pas
kërkesës nga ana e saj për dërgimin urgjent të ndihmës mjekësore, për disa të plagosur
nga shpërthimi i bombave të lëna aty nga ushtarët serbë.
Gjatë viteve 1913-1914 sanxhaku i Elbasanit kishte gjithsej vetëm dy mjek: Dr.
Xhaferr Kongolin dhe Dr. Simon Popën226
.
Masa u morën në mbledhjen e 29 gushtit 1913, për të ndihmuar Ministrinë e
Punëve Botore, për ndërtimin sa më shpejt të rrugës që lidhte Elbasanin me Durrësin dhe
223
Musai, Aqif Pasha, 42. 224
Në Panteon drejt Panteonit 2000, 206. 225
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 9. 226
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl 22.
79
për përmirësimin apo ndërtimin e rrugëve lidhëse. Për këtë u dërgua inxhinieri Eshref
Beu. Masa të tjera të marra nga Bashkia ishin jo vetëm ndërtimi i vijës së ujit për qytetin,
por edhe furnizimi i qytetarëve, kontrollet dhe dezifektimi i herëpashershëm i ujit
nëpërmjet mjekut të saj dhe ndjekja me kujdes e punimeve të kësaj vije uji nga komisari i
policisë. Për të gjithë oficerët dhe përfaqësuesit e caktuar që kishin ardhur në këtë
sanxhak për caktimin e kufijve, Këshilli Administrativ mori përsipër sigurimin e të gjitha
shpenzimeve të bëra prej tyre227
.
Pavarsisht nga masat e marra nga Këshilli Administrativ, gjatë këtyre muajve një
gjendje e vështirë mbizotëronte në katundet e trevës si në Mollagjesh (katund i rrethit të
Elbasanit), Lleshan (katund i krahinarisë së Shpatit dhe Shalës (katund i krahinarisë së
Dumresë). Zëvëndës drejtori i arsimit Aleksandër Xhuvani njoftohej nga katundi Lleshan
me anë të një telegrami, për veprimet kundërshtuese të bëra nga kryetari i këshillit
pleqësor si dhe nga disa individë të caktuar, të cilët kundërshtonin dërgimin e fëmijëve të
fshatit në shkollë për të mësuar shqipen nën shprehjen: “Ne jemi osmanllinj, nuk duam
shqip por turqisht”228
. Populli i këtyre katundeve nuk u pajtua me këto propaganda të
bëra nga elementë të caktuar, duke i bërë thirrje prefekturës për marrjen e masave si dhe
për t`ia prerë hovin këtyre kundërshtimeve.
Në të njëjtën kohë u bënë përpjekje të shumta për vendosjen e rendit dhe të
qetësisë. Për këtë qëllim me vendim të Këshillit Administrativ u vendos ndalim
qarkullimi natën i popullsisë dhe i emigrantëve, si dhe u caktuan nga qeveria e Vlorës 40
xhandarë, për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, ku 5% e tyre ishin kalorës229
. Në një letër
dërguar Lef Nosit, nga i vëllai Sif Nosi, shkruhej për veprimet e administratës së
Elbasanit, e cila me gjithë largimin e serbëve nga qyteti, nuk kishte arritur akoma në
marrjen e masave për qeverimin e qytetit, sipas shembullit të qeverisë së Vlorës230
.
Dervish Biçaku, njoftohej nga majori i xhandarmërisë së nënstacionit të Zibrakës se një
pjesë e mirë e popullsisë së trevës së Elbasanit ishte e pakënaqur nga qeverisja e
Elbasanit231
. Pakënaqësi ka patur edhe në fshatrat e kazasë së Peqinit dhe në ato të
227
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 3, fl. 34. 228
AQSH, F. 19, viti 1914, D. 46-66, fl 6. 229
AQSH, F. Prefektura e Vlorës, viti 1913, D. 5, fl 3. 230
AQSH, F. 32, Lef Nosi, viti 1913, D. 57, fl 3. 231
AQSH, F. 69 Dervish Biçaku, viti 1913, D. 7, fl 9.
80
Gramshit, ku fshatarët shprehnin kundërshti për pagimin e taksave të ndryshme dhe
ankoheshin për mungesë të rendit dhe të qetësisë.
Në kushtet ku ndodhej vendi, nuk mund t’ia kalosh tërësisht përgjegjësinë për
shtimin e kësaj pakënaqësie qeverisë së Vlorës, apo administrimit jo efektiv të sanxhakut
të Elbasanit nga Aqif Biçakçiu. Mendojmë se shkaqet e rritjes së pakënaqësisë duhet t’i
kërkojmë pak më thellë kryesisht në problemet politike, ekonomike dhe shoqërore të
trashëguara nga qeverisja e mëparshme osmane; nga kundërshtimi dhe mosbindja (e
kthyer kjo tashmë në traditë) ndaj administratës lokale dhe kombëtare; nga politika
përçarëse e ndërmarrë nga elementë të ndryshëm, si brenda dhe jashtë vendit si dhe nga
paaftësia apo shfrytëzimi i postit qeverisës nga persona të ndryshëm, për interesa të
ngushta dhe meskine, duke mos i shërbyer aspak interesave kombëtare. Por populli i
trevës së Elbasanit përgjithësisht, krahas gjendjes së vështirë ekonomike dhe politike të
vendit, dhe pse nën kërcënimin e pushtuesve të huaj dhe intrigave të Esat Toptanit e
mbështetësve të tij, kontribuoi në dobi të çështjes kombëtare, kjo në saj të besimit dhe
mbështetjes së dhënë qeverisë së përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali.
81
KREU II
ELBASANI DHE DORËHEQJA E ISMAIL QEMALIT.
I. 1. Elbasani në pritje të refugjatëve dibranë dhe çamë.
Në shtator të 1913 shpërtheu Kryengritja e Dibrës, si pasojë e padrejtësive që u bënë
në caktimin e kufijve veriorë, nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës
dhe kundër masave të egra shtypëse të autoriteteve serbe ndaj popullsisë shqiptare.
Shqiptarët e qyteteve të Dibrës, Strugës, Lumës dhe Ohrit ndërmorën një sulm të
përgatitur për të larguar forcat serbe nga këto zona, por ardhja e divizioneve të tjera nga
Serbia, përdorimi i dhunës, vrasjet dhe çnderimet e bëra nxitën popullsinë e këtyre anëve
të largoheshin nga shtëpitë e tyre në drejtim të qyteteve të tjera më në brendësi të territorit
shqiptar. Kryesisht ato u vendosën në Shqipërinë e Mesme. Mizoritë e masakrat e trupave
ushtarake serbe në drejtim të fshatrave e të njerëzve të atyre zonave ishin të mëdha, aq sa
rreth 120 fshatra u dogjën e u rrafshuan dhe rreth 40000 shqiptarë u detyruan të
largoheshin232
. Ndër fshatrat shqiptarë të shkatërruara krejtësisht prej serbëve në Dibër
ishin Homeshi, Koliçica, Zogaj, Blacë, Tushaj, Marica, Topojani, Ohotina, Boçeva,
Vlashi, Safracani, Gjerica, Shirenec, Visish, Glovoçisht, Terbash, Kebetova, Malakastra,
Zvira233
. Qëllimi i vetëm i autoriteteve serbe ishte spastrimi etnik i këtyre territoreve
autoktone shqiptare.
Ngjarjet që pasuan u përshkruan gjërsisht nga shtypi i kohës. Nëpërmjet një letre
nga Elbasani, botuar në “L’Echo de Bulgarie” më 11 tetor 1913, patriotët elbasanas
synonin, jo vetëm të pasqyronin gjendjen e vështirë në të cilën gjendej popullsia shqiptare
e atyre zonave që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar nga vendimet e Konferencës së
Londrës, por njëkohësisht të sensibilizonin opinionin ndërkombëtar se dhuna e ushtruar,
vrasjet, plaçkitjet, djegiet dhe largimet masive të popullsisë së pafajshme ishin rrjedhojë e
232
Vlora, Kujtime, 24. 233
HHStA, PAA në AIHT, Vj: 23-6-16. (Relacion dërguar ministrit të jashtëm Berthold Vjenë, gusht
1913).
82
drejtpërdrejtë e politikës shoviniste të ndërmarrë nga autoritetet ushtarake serbe. Anëtarët
e Komisionit të Fondacionit Karenxhi duke i vlerësuar këto të dhëna si të sakta, bënë
përpjekje për të vizituar rajonet shqiptare, por ndeshën në pengesën e autoriteteve
serbe234
.
Mendojmë se këto masa të ndërmarra nga autoritetet serbe bëheshin për të
mbuluar dëshmitë e politikës barbare dhe raciste të ndjekur ndaj shqiptarëve, për të
neutralizuar sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, duke mbuluar mizoritë e kryera, që
diplomacia serbe të mos vihej në pozitë të vështirë përpara opinionit publik.
Midis kryengritësve dibrane dhe prefektit të Elbasanit Aqif Biçakçiut gjatë
periudhës shtator-tetor 1913 ka patur një letërkëmbim të pasur, duke e mbajtur këtë të
fundit në dijeni mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe duke i kërkuar ndihmë në armë dhe
municione235
. Në fillimet e saj kryengritja pati zhvillime pozitive në interes të
shqiptarëve. Në mbështetje të saj dolën shumë patriotë, ndër të cilët edhe Luigj Gurakuqi,
i cili në atë kohë ishte ndër anëtarët më me peshë në qeverinë e Vlorës. Në një letër
drejtuar Lef Nosit ai i shkruante: “Më vjen keq që nuk ndodhem ndërmjet luftëtarëve, por
me ma të madhin gëzim mora vesh fitimet e vëllezërve tanë. Pse sot po lahen turpet që
hangrëm nga të huajt. Mbretëritë themelohen mbi nderin e liria ushqehet me gjak. Jepuni
guxim kryengritësve pasi sot asht koha ta tregoi veten kombi shqiptar”236
.
Si ai dhe qeveria shqiptare në këtë kohë nuk qëndruan indiferentë, por u
solidarizuan me qëndresën e popullsisë së atyre anëve. Këshilli Administrativ i Elbasanit
me në krye Aqif Biçakçiun fillimisht do të mbante një qëndrim të rezervuar në ndihmë të
kryengritësve dibranë, kjo jo nga mungesa e dëshirës, por për të mos kompromentuar
asnjanësinë e qeverisë së Vlorës, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve
të Londrës. Interesant është fakti se, do të ishte kjo kryengritje ndër të tjera, shkak i
konfrontimeve të mëtejshme midis Esat Toptanit (që në atë kohë mbante postin e
Ministrit të Brendshëm), Ismail Qemalit dhe Aqif Biçakçiut. Esat Toptani për të realizuar
synimet e tij kërkonte, një angazhim të hapur të Ismail Qemalit dhe qeverisë së tij në këto
ngjarje. Synimi i tij ishte izolimi i plotë i qeverisë së Vlorës nga Fuqitë e Mëdha nëse ajo
do të prekte asnjanësinë dhe do të mbante një qëndrim të hapur në mbështetje të
234
Swire, Shqipëria, fq 151. 235
AQSH. F. 70, “Qeveria e Përkohshme e Vlorës”, viti 1913, D. 273, fl 193-216. 236
AME. F.10, D. 5, Vjesht e I, 28, viti 1913.
83
kryengritësve dibranë. Ndër veprimet më intriguese të ndërmarra prej tij në këtë kohë
ishte dhe përfshirja e qeverisë së Vlorës në mbështetje të hapur të kryengritjes antiserbe,
duke dobësuar pozitat e saj në aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Në
letërkëmbimet e kohës të Esat Toptanit dërguar Aqif Biçakçiut, e njoftonte për
gadishmërinë e tij për të shkuar në Dibër për të ndihmuar vëllezërit kryengritës. Si
kundërpërgjigje Aqif Biçakçiu në 24 shtator të 1913, i shkruante: “Meqë tani për tani
qeveria duhet të mbajë paanësinë dhe duke marrë parasysh se zotëria juaj, keni cilësi
zyrtare, kujtoj se vajtja e zotërisë suaj personalisht nuk është e përshtatshme, më vonë, në
rast se merr pjesë edhe qeveria dhe kësisoj çështja merr një formë ndryshe natyrisht do të
vemi edhe ne”237
.
Nëse do ti referohemi situatës në të cilën gjendej vendi, qëndrimi i mbajtur nga
Aqif Biçakçiu ka qenë i matur, çka përbënte një kontribut të vyer për kohën dhe jetik për
çështjen kombëtare në të ardhmen. Ai i njihte mirë ambicjet e Esat Toptanit dhe u përpoq
fuqishëm që synimet dhe planet e kurdisura prej tij të dështonin. Ndërkohë dha
ndihmesën e tij në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen dibrane, atë çame
si dhe për synimet separatiste të ndjekura nga Esat Toptani dhe elementë të tjerë
mbështetës të tij. Gjithashtu kontribuoi në sigurimin e ndihmave, armëve, municioneve,
forcave vullnetare, ushqimeve dhe ilaçeve për vazhdimin e luftimeve ndër ato anë, duke
mos hequr asnjëherë dorë nga parimi etnik dhe bashkimi i këtyre viseve me pjesën tjetër
të vendit, nën ndikimin e administrimin e qeverisë së përkohshme të Vlorës.
Mbas çlirimit të Dibrës së Poshtme në 20 shtator 1913, forcat e armatosura të
popullsisë të drejtuara nga Elez Isufi, Sejfedin Pustina, Riza Gjakova, Qamil Daci e të
tjerë iu drejtuan viseve të Dibrës së Sipërme duke e çliruar më 23 shtator 1913. Pas
Dibrës u çliruan Ohri, Struga dhe Gostivari. Gjithashtu u krijua edhe një komision
drejtues i ashtuquajtur Qeveria e Përkohshme e Dibrës nën drejtimin e Sefejdin
Pustinës238
. Kryengritësit dibranë nën drejtimin e tij mbanin kontakte të herëpashershme
me Aqif Biçakçiun mbi zhvillimet e ndodhura në atë zonë, duke kërkuar mbështetje
morale, ndihma në armë, municione, ushqime, ilaçe, në vullnetarë nga të gjitha trevat
shqiptare. Ata gjithashtu kërkuan ndihmë konkrete nga qeveria e Vlorës, për rregullimin e
237
AQSH, F. 70, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, viti 1913, D. 273, fl 210. 238
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 193.
84
sigurimit publik dhe të administratës së përgjithshme, me synim bashkimin me të si dhe
për sensibilizimin ndërkombëtar dhe një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë mbi çështjen
dibrane. Duke qenë se administrimi i këtyre viseve (Malësia e Dibrës së Sipërme dhe e
Poshtme) dhe lidhja e tyre me Elbasanin i shërbente atdheut, Aqif Biçakçiu nuk i ndali
përpjekjet e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Vlorës, për sigurimin e shpenzimeve
që do të shërbenin për emërimin e nëpunësve, të xhandarëve dhe në formimin e
komunave të reja. Për këtë në telekëmbimet e kohës gjatë muajve shtator-tetor 1913,
vërejmë një bashkëpunim të ngushtë të tij me qeverinë e Vlorës, së cilës ai i kërkonte
ndihma financiare dhe mbështetje për organizimin e mësipërm239
.
Aqif Biçakçiu ruante gjatë kësaj kohe një letërkëmbim të fshehtë me Ismail
Qemalin, ku e informonte këtë të fundit mbi sukseset e kryengritësve, por gjithashtu duke
siguruar ndihma për ta. Përpjekjet për ndërmjetësim me Ismail Qemalin bëheshin me
qëllim që qeveria e Vlorës të dilte në përkrahje të kryengritësve të Dibrës. Ja ç’shkruante
ai: “Shkëlqësia juaj vallë ç’mendon? Për të mos dështuar ky marshim burrëror i këtyre
heronjve dhe që të mos e humbasim këtë pjesë të çmuar të atdheut tonë vallë a është e
mundur të përgatiten armë nga ndonjë anë e të sillen? Si urdhëroni zotëria juaj”?240
.
Në dokumentet e kohës nuk vërejmë një përgjigje të menjëhershme nga qeveria e
Vlorës. Kjo lë shkak të mendohet se, ajo në veprimtarinë e saj politike ka treguar maturi
kundër çdo veprimi apo preteksi, që kërkonin serbët për më shumë territore në kurriz të
shqiptarëve. Telegrami i vetëm që Ismail Qemali i drejtonte Prefekturës së Elbasanit
mban datën 5 tetor 1913, datë kur kryengritja ishte tashmë në fazën e rënies së saj. Aty
Aqif Biçakçiu informohej se, nuk kishte arsye për një shqetësim të madh, pasi Serbia
kishte dhënë sigurime të forta se kufirin nuk do ta kalonte. “Ju- vazhdonte ai, - rregulloni
gjendjen në mënyrë që forcat të mos bien në kontakt dhe nga kontakti të mos lindë ndonjë
përpjekje”241
.
Edhe patriotë të tjerë si Lef Nosi, Irfan Ohri, Hafiz Sherifi e të tjerë kontribuan,
duke bashkëpunuar edhe me qytete të tjera si Berati, Skrapari për grumbullimin e armëve,
të fishekëve dhe të hollave, që i dërguan në Dibër. Gjithashtu me iniciativën e tyre, në 27
shtator të 1913, u krijua një grup me rreth 50 luftëtarë, me synim dërgimin e tij në drejtim
239
AQSH. F. 71, viti 1914, D.5, Nr. 12161, fl 8. 240
AQSH, F. 70, viti 1913, D. 273, fl 210. 241
AQSH, F. 70, viti 1913, D. 273, fl 210.
85
të Ohrit e Strugës, për të ngritur lart moralin e patriotëve shqiptarë të atyre anëve. Për
këtë u vu në dijeni edhe Ismail Qemali242
.
Elbasani gjatë kësaj kohe, u bë mbështetës i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,
duke mbrojtur me luftë krahinën e vet dhe duke furnizuar me armë deri Dibrën dhe
Kosovën. Synimi i Aqif Biçakçiut ishte për t’i ndihmuar kryengritësit dibranë, në
dërgimin e pushkëve e municioneve sa më shpejt, duke hedhur idenë e mbledhjes dhe
blerjes së tyre nga vetë populli, duke mos i lënë vëllezërit e tyre në mëshirën e fatit, por
njëkohësisht duke mos implikuar drejtpërdrejtë qeverinë e Vlorës. Kjo prefekturë për t`i
ardhur në ndihmë popullsisë në kryengritje dhe asaj në jug të vendit, mori masa për
dërgimin e ushtarëve, oficerëve të artilerisë e armatime për të mbrojtur këto krahina nga
sulmet, plaçkitjet dhe masakrat e serbëve dhe grekëve. Gjithashtu, për t’i ardhur në
ndihmë Dibrës iu kërkua ndihmë qeverisë për dërgimin e dy ose tre doktorëve, pasi
popullsia nuk mund t’i përdorte ilaçet e grumbulluara. Mbas sensibilizimit të bërë në
popull për situatën e vështirë në ato anë, Aqif Biçakçiut iu kërkua nga fundi i shtatorit
nga popullsia e Mokrës, Bërzeshtës dhe Çermenikës që të lejohej të mobilizohej në
ndihmë të vëllezërve të tyre dibranë, të cilët gjendeshin në vështirësi të shumta si pasojë e
gjerësisë së madhe të vendit të luftimit, mungesës së municioneve dhe forcave të pakta
luftuese243
.
Duhet thënë se kërkesat e krerëve të Dibrës drejtuar Aqif Biçakçiut në tetor 1913,
për formimin e disa komuneve në qarqet e tyre dhe lidhjen e tyre administrativisht me
qarkun e Elbasanit mbetën në kuadrin e përpjekjeve, pasi viset e Malësisë së Dibrës së
Sipërme dhe të Poshtme nuk u arritën asnjëherë të administroheshin nga Aqif Pashë
Biçakçiu apo nga qeveria e Vlorës. Këto territore do të ripushtoheshin përsëri nga ushtria
serbe pas një mësymjeje të organizuar kundër kryengritësve në tetor 1913.
Qyteti i Elbasanit dhe trevat e tij dhanë një ndihmesë të madhe për të strehuar e
mirëpritur dibranët e shpërngulur nga shtëpitë e tyre, për shkak të mizorive e masakrave
serbe. Në një korrespondencë nga Elbasani pasqyrohej situata e vështirë në të cilën
ndodheshin të larguarit dibranë nga masakrat e serbëve, ku pjesa më e madhe e të
larguarve ishin pleq, gra e fëmijë, të pa strehë. Vetëm nga tre katunde: Kosuraç i poshtëm
242
AME, F. 10, viti 1913, D. 5, fq 5. 243
AQSH. F. 71, viti 1913, D. 4, Dok. Nr. 11.750, fl 7.
86
dhe i sipërm dhe nga Skudrina, kishin ardhur 800 veta, kryesisht gra e foshnje. Ndërsa
nga Dibra, Gostivari dhe Kërçova në Elbasan u strehuan rreth 4000 vetë244
. Ndër masat e
para të ndërmarra nga Prefektura e Elbasanit, ishte bashkëpunimi me qeverinë e Vlorës,
për t’i ardhur në ndihmë këtyre refugjatëve të dëbuar nga trojet e tyre, si dhe ngritja e një
komisioni të posaçëm për këtë problem. Detyra e tij konsistonte në grumbullimin e
ndihmave, ushqimeve, rrobave nga populli i kësaj treve për të ardhurit. Krahas kontributit
të dhënë nga populli, këto muhaxhirë u ndihmuan edhe nga autoritetet fetare me në krye
myftiun e përgjithshëm Vehbi Dibra, duke strehuar një pjesë të tyre në xhami në medrese
dhe një pjesë në shtëpitë e njerëzve të ndryshëm si në qytet ashtu edhe në katundet
përreth qytetit si: në Letëm (Elbasan), Zgosht (Qukës), Tori, Luniku (Çermenikë).
Ndihmesa e tyre ka qenë e vazhdueshme jo vetëm në sigurimin e të dhënave për
refugjatët në të tërë anët e vendit, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me Lef Nosin, në
atë kohë Ministër i Postë-Telegrafeve në qeverinë e Vlorës, për çështjen e zgjatjes së
vijës telegrafike në ato vise. Sasia e bukës së shpërndarë në shumicën e rasteve nga
bashkia e qytetit, që në atë kohë ishte nën drejtimin e Fuad Biçakut, shkonte në 2500 okë
në ditë245
. Qeveria e Vlorës në bashkëpunim me përfaqësuesit e Elbasanit mori masa për
të ndihmuar pushtetin lokal në Elbasan, për dibranët që u vendosën aty gjatë shtatorit të
vitit 1913, duke dhënë ndihma në ushqime, veshmbathje dhe në para. Falë këtij
bashkëpunimi u bë e mundur, jo vetëm ndihmesa e dhënë refugjatëve dibranëve të
shpërngulur nga trojet e tyre, por edhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe i fuqive
evropiane për masakrat çnjerëzore të kryera nga ushtria serbe ndaj popullsisë shqiptare të
atyre anëve. Falë këtij sensibilizimi u arrit edhe grumbullimi i ndihmave nga Austria,
Anglia, Italia e të tjerë.
Sipas raporteve të konsujve austriak dhe italian, që gjendeshin në tetor të 1913 në
Tiranë, drejtuar Sër Eduard Grey, informohemi mbi gjendjen e mjerueshme të refugjatëve
dibranë rreth Matit, Tiranës dhe Elbasanit. Për t’i ardhur në ndihmë 10.000 shqiptarëve të
mjerë, që jetonin pa strehë në krahinat e Dibrës dhe Matit, konsujt e mësipërm i
parashtruan qeverive të tyre marrjen e masave mbi shpërndarjen e 5000 kuintalëve misër.
U bashkëpunua edhe me qeverinë provizore të Vlorës që kjo të siguronte pa tagër
244
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Vjeshtë e II-të 12, 1913, Nr 86. 245
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Dhjetor 24, 1913, Nr 88.
87
doganor importimin në Durrës të kësaj dhurate246
. Në raport pasqyrohej situata e rëndë në
të cilën ndodheshin këta njerëz, “që nuk kishin gjë tjetër veçse rrobave të trupit dhe të
njëjtën shprehje dëshpëruese të heshtur në fytyrat e tyre”247
. Popullsia e grumbulluar në
afërsi të Tiranës, Durrësit dhe të Elbasanit ishte në një gjendje mjerimi absolut,
pavarësisht ndihmave minimale të dhëna nga Durrësi, (në këtë kohë ishte formuar
Pleqësia e Shqipërisë së Mesme) dhe dy grandeve të dhëna nga qeveria italiane dhe ajo
austriake në tetor të 1913. Situata u bë akoma më e vështirë në nëntor të 1913. Duke u
bazuar në informacionet e dhëna nga Konsulli i përgjthshëm Harry. H. Lamb, Eduard
Greyit numri i refugjatëve në krahinën e Elbasanit kishte arritur në 30.000-40.000 vetë.
Vlen të përmendim kontributin e dhënë nga anëtarët e KNK, duke apeluar pranë qeverive
të tyre, për ndjekjen e shembullit të Italisë dhe Austrisë, të cilat kishin kontribuar secila
me nga 20.000 franga (800 stërlina) për Durrësin, 6.000 franga për Shkodrën, ndërsa
qeveria kishte shpenzuar 1.000 stërlina për Elbasanin dhe 1.000 për Shkodrën248
. Nga një
person i rëndësishëm në Austri u ofrua ndihma prej rreth 1000 franga; Anglia dha rreth
200 lira stërlina për në Shkodër dhe 50 lira stërlina për në Elbasan249
. Zoti Aubrey
Herbert dha 46 lira angleze, Fuat Dibra dha 250 napolona250
etj.
Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit iu drejtua Aqif Biçakçiu, ku kërkonte të
ndihmoheshin muhaxhirët e shumtë të grumbulluar në Elbasan. Ndihma do të konsistonte
në punësimin e tyre, përkundrejt pagesës, për ndërtimin e rrugës që lidhte Elbasanin me
Durrësin. Në proçesverbalin e seancës së njëzetë të mbledhjeve të këtij komisioni
theksohej se ai do të njoftohej se, “gjatë udhëtimit të tij nëpër Shqipëri, ky komision do ta
studionte shumë seriozisht propozimin tuaj”251
.
Për zgjidhjen sa më shpejtë të situatës KNK i drejtohej Fuqive të Mëdha, për
garantimin e një huaje një pjesë e së cilës mund të shpenzohej në punë publike, për të
punësuar të gjithë refugjatët meshkuj fizikisht të shëndetshëm, që të kontribuonin me
punën e tyre në këmbim të ushqimit. Ky sugjerim përbënte një çështje me një rëndësi të
246
HHStA, PAA në AIHT, VJ: 23-6-633. (Relacion dërguar Berhtoldit Vjenë gusht 1913). 247
Duka, Dokumente, vol. I, 214. 248
Duka, Dokumente, vol. I, 424. 249
Kolea, Memorandum, 68. 250
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1913, Vjeshtë e III-të 20, viti 1913, Nr 88. 251
Arben, Puto, Çështja shqiptare në Aktet Ndërkombëtare të Periudhës së Imperializmit, vëll II, (Tiranë:
8 Nëntori1987), 463.
88
madhe dhe të konsiderueshme për vendin në atë kohë, pavarësisht se duhej të ishte pjesë
e një studimi më të thellë252
.
Sasia e paktë e ndihmave e dhënë nga qeveria e Vlorës dhe ajo e Durrësit,
donacionet e pakta private të siguruara dhe burimet e kufizuara në vend ishin arsyet
kryesore, që gjendja e tyre për pesë muajt e ardhshëm do të mbetej në mëshirën publike
dhe private. Në këtë kohë Ismail Qemali e njoftonte Aqif Biçakçiun se, Irfan Ohrit iu
dorëzuan dyqind napolonat që kishte dhënë Austria dhe një mijë e dyqind franga vlerë e
pesëdhjetë liravet, që dha Komisioni anglez për dibranët.253
Një kontribut të madh në
ndihmë të muhaxhirëve dibranë të strehuar në qytetin e Elbasanit, ka dhënë edhe Zekije
Krasta. E cilësuar si e para infermiere shqiptare, ajo me kujdes, bujari dhe pasion do të
jepte ndihmesën e saj jo vetëm në mirëpritjen e tyre në shtëpinë e saj, por edhe duke i
mjekuar e shëruar të sëmurët emigrantë254
.
Gjatë vitit 1913, kur një pjesë e Shqipërisë së jugut u aneksua nga autoritetet
greke, për popullin shqiptar të kësaj treve filloi kalvari i përndjekjeve dhe i
shpërnguljeve. Shumë shqiptarë nga Çamëria u vendosën në qytetin e Elbasanit, në sajë
të mikpritjes së këtij populli, por edhe sepse ishin pranë Normales, për të patur më të
lehtë arsimimin e fëmijëve të tyre. Në mbështetje të vëllezërve të tyre çamë, populli i
Elbasanit në 8 tetor 1913 organizoi një miting të madh, në të cilin morën pjesë më shumë
se 10000 vetë nga populli i qytetit, por edhe i fshatrave përreth, duke i kërkuar Kryesisë
së Konferencës së Londrës dhe konsujve të Fuqive të Mëdha: Rusisë, Italisë dhe Austro-
Hungarisë, që Çamëria t’i mbetej Shqipërisë së cilës ajo i përkiste255
. Në këtë miting u
shpalosën arsyet se pse Çamëria duhej të ishte pjesë e shtetit shqiptar, duke evidentuar se
popullsia e saj ishte tërësisht shqiptare dhe fliste gjuhën e kulluar kombëtare, se kufiri i
caktuar nuk ishte në interes e në të mirën e dy qeverive dhe se ky akt në të ardhmen e
vendit, do të sillte shkatërrimin dhe zhdukjen e kësaj pjese të Shqipërisë. Gjithashtu në
këtë miting u bënë thirrje për organizimin e të tilla protestave në të gjitha anët e
Shqipërisë256
. Dy ditë më vonë u mbajt një tjetër miting i madh për kufijtë e Toskërisë
dhe populli i kësaj treve i dërgoi telegrame proteste Konferencës në Londër dhe
252
Duka, Dokumente, vol. I, 425. 253
AQSH. F. 71, viti 1913, D. 4. Dok Nr. 12031. 254
Në Panteon drejt Panteonit 2000, 103. 255
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 226. 256
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Maj 22, 1913, Nr 77.
89
ministrave të jashtëm të Austrisë dhe Italisë, për zgjidhjen çështjes çame në favor të
shqiptarëve257
.
Në shtator 1913, elbasanasit të ndërgjegjshëm për situatën e vështirë në të cilën po
kalonte popullsia e fshatrave Moglicë, Shënepremte, Grabovë dhe qendra e Starovës i
dërguan disa telegrame dhe nota proteste Fuqive të Mëdha, për mizoritë dhe aktet
ç’njerëzore të ndërmarra nga ushtarët serbë dhe grekë. Për të ndaluar veprimet serbe dhe
greke, Aqif Biçakçiu krahas njoftimeve të bëra dhe bashkëpunimit me qeverinë e Vlorës,
njoftonte konsullatat italiane dhe austriake që gjendeshin në vend mbi pushtimin e tokave
shqiptare. Ai iu drejtua në 8 nëntor të 1913 me një thirrje popullit anglez nëpërmjet
gazetës “Morning Post” (Posta e Mëngjezit), për të ndihmuar refugjatët shqiptarë nga
Dibra që të shqyrtoheshin faktet, e tyre, duke u mirëpritur nga komitetet e pavarura të
hetimit që ato të ktheheshin të sigurtë në shtëpitë e tyre dhe t’u kthehej pasuria258
.
Edhe Aubrey Herberti, personalitet i rëndësishëm anglez, mbështetës dhe
mbrojtës i çështjes shqiptare në diplomacinë ndërkombëtare dhe Kryetar i Komitetit
Shqiptar në Londër, mbas udhëtimeve të tij nëpër Shqipëri u ndal në Elbasan në shtator të
1913, duke u njohur me situatën dhe problemet që kishte popullsia e kësaj treve, duke u
larguar më pas në drejtim të qyteteve të tjera të vendit. Në 8 tetor 1913 ai i shkruante
Aqif Biçakçiut: “jam në pritje të informatave tuaja mbi numrin e fshatrave të
shkatërruara nga serbët dhe për numrin e refugjatëve të ardhur aty”259
.
Nga burimet e kohës njoftohemi se Aqif Biçakçiu, në bashkëpunim me patriotin
korçar Grigor Cilka (misionar shqiptar i shkolluar në Amerikë, ndihmës i Charles
Eriksonit), e njoftonin herë pas here zotin Herbert për situatën e vështirë në të cilën
gjendej Elbasani pas shpërnguljes së popullsisë dibrane nga shtëpitë e tyre me dhunë,
duke i kërkuar ndihma urgjente për këto njerëz fatkeq. Brenda një kohe të shkurtër
Aubrey Herbert do ti përgjigjej prefektit të Elbasanit: “Nuk mund t’ju tregoj se sa u
pikëllova kur mora njoftimin tuaj mbi barbaritë e bëra nga serbët. Këtë raport unë e kam
dërguar për publikim në shtypin britanik. Kam besim se ky vend është duke arritur një
vlerësim të vërtetë për karakterin serb, besoj se nuk do të jetë shumë vonë nga pikëpamja
257
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, Artikulli “Andej Këtej”, Maj 24, 1913, Nr 77. 258
AQSH, F. 68, viti 1913, D. 30, fl 2. 259
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, viti 1913, D. 5, fl 30.
90
e shqiptarëve”260
. Gjithashtu Herberti, për të lehtësuar disi dhimbjen që kishte pllakosur
në këtë prefekturë dhe nënnjësitë e saj, dërgoi një sasi të konsiderueshme ndihmash të
grumbulluara nga ana e tij, duke premtuar se do të bënte të pamundurën për të dërguar
edhe të tjera ndihma261
.
Edhe shtypi i kohës i ka bërë jehonë të madhe kryengritjes së Dibrës dhe situatës
së refugjatëve dibranë262
, Gazeta “Perlindja e Shqipëniës” në artikullin e saj “Punë e
Lavdueshme” pasi falenderonte Fuat Dibrën për kontributin e dhënë prej tij në ndihmë të
dibranëve, i drejtohej të gjithë popullit: “Është detyrë e çdo njeriu, dhe më fort e çdo
shqiptari, për të zgjidhur qesen për të ndihmuar këta të mjerë”263
.
Në mbështetje të çështjes shqiptare dhe në mbrojtje të shqiptarëve të terrorizuar
dhe të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike, nuk do të mungonte kontributi i
dhënë jo vetëm nga shqiptarët e diasporës, por edhe nga miq të tjerë të Shqipërisë, të cilët
lobuan për këtë çështje dhe për të drejtat e tyre të ligjshme.
Gazeta “The Times” e Londrës ka dhënë veçanërisht ndihmesën e saj morale, në
ndihmë të çështjes shqiptare. Ajo dërgoi në tetor 1913 në Shqipëri gazetarin Bucher, i
njohur në të gjithë botën në atë kohë. Detyra e tij kosistonte jo vetëm në vizitat e tij në
disa nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Elbasanin, por
sidomos pasqyrimin në shtypin ndërkombëtar të situatës së vështirë në të cilën gjendej
kjo popullsi e shpërngulur. Në udhëtimin e tij në këto qytete ai u shoqërua edhe nga një
prej sekretarëve të Dhomës së Lordëve, zotin Gomez264
.
Aqif Biçakçiu i ka dërguar nota proteste edhe Admiralit Cecil Burnev, komandant
i forcave ushtarake ndërkombëtare në Shkodër, të cilit i kërkonte ndihmë për të ndikuar
në ndalimin e masakrave të grekëve në juglindje të vendit dhe atyre serbe në Dibër265
.
Një muaj më vonë ai i shkruante këtij admirali, duke e falenderuar për ndërhyrjen e bërë
nga ana e tij, “për tërheqjen e grekëve nga 40 fshatrat e Starovës të njohur si Gorra”266
.
Po në këtë letër ai kërkonte gjithashtu ndihmë edhe për ndërmarrjen e një veprimi tjetër,
por tashmë për të ndaluar pushtimin e territoreve të tjera nga serbët. Edhe dibranët e
260
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, viti 1913, D. 5, fl 39-40. 261
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, viti 1913, D. 5, fl 40. 262
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, viti 1913, Nr 94, 4. 263
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlonë, 1913, Vjesht’ e II, 2/15 Nr 19, 3. 264
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë, Dhetuar 30, 1913. 265
AQSH, F. Aqif Biçaku, D. 6, 1913, Shtator 12 , fl 6. 266
AQSH, F. Aqif Biçaku, D. 6, 1913, Tetor 12, fl 8.
91
ardhur në këtë qytet, mbas sistemimit të tyre, iu drejtuan me nota proteste Fuqive të
Mëdha si: autoritetit anglez të Konferencës së Ambasadorëve në Londër Eduart Grei dhe
filoshqiptarit të njohur anglez Aubrey Herbert267
. Vlen për tu theksuar se edhe këto nota
proteste të dibranëve mbajnë nënshkrimin e Aqif Biçakçiut. Protesta, në mbrojtje të
refugjatëve dibranëve të përzënë nga serbët, u bënë edhe nga specialistë anglezë të ardhur
në Elbasan për probleme të infrastrukturës, për çështje të pasurive minerare, të cilët panë
dhe dëgjuan thëniet e tyre268
. Për të ndihmuar refugjatët e ardhur nga Dibra kontribuoi
edhe konsulli i Austrisë në Tiranë, i cili në mënyrë konfidenciale i kërkonte Aqif Pashës,
për ta njoftuar për numrin e të plagosurve dhe të sëmurëve, duke i parashtruar mundësinë
e sigurimit sa më shpejt të një vendi të përshtatshëm, për një spital 50 krevatësh të
dhuruar nga Kryqi i Kuq Austriak269
. Edhe konsulli italian në Durrës Dolfini, në 2 dhjetor
të 1913 i shkruante Aqif Pashës: “Kam nderin t’ju sjell në Elbasan një mision mjekësor
italian, i përbërë nga dy mjek kirurg dhe katër infermierë”. Misioni do të ishte i
pranishëm aty për tre ose katër javët e ardhshme. Puna e tyre do të konsistonte në
shërimin dhe përkujdesjen shëndetësore të refugjatëve dibranë. “Kam besimin e plotë, –
shkruante ai, - në mikëpritjen që do ti bëhet këtij misioni nga ana juaj”270
. Këta mjekë
mbasi u vendosën në Elbasan dhe u njohën me situatën e vështirë, në të cilën gjendeshin
refugjatët, dërguan kërkesat e tyre në Kryqin e Kuq të Austrisë dhe Italisë për ndihmë
“për këto qindra dhe mijra njerëz që po vuanin nga barbarizmat e serbëve”271
.
Në nëntor të 1913 Komiteti Shqiptar në Londër publikoi një pamflet të titulluar
“Shqipëria në Extremis”272
. Në këtë pamflet shkruar nga Mithat Frashërit dhe Grigor
Cilka, përshkruhen sulmet serbe mbi civilët, grabitjet e bagëtive dhe djegiet e shtëpive,
përgjatë kufirit lindor në muajt shtator-tetor. Për t’i ardhur në ndihmë dibranëve të
shpërngulur nga trojet e tyre qeveria e Vlorës, nëpërmjet një urdhërese të datës 5 nëntor
të 1913 deklaronte se, “tani kur viset e zëna prej të huajve po lëshoheshin, detyra
atdhetare e deritanishme e saj për të ndihmuar këto njerëz merrte fund”273
. Çdo shqiptari
267
“Liri e Shqipërisë”, Sofje 1913, Nëntor 20, Nr 86, 2. 268
“Liri e Shqipërisë”, Sofje 1913, Nëntor 20, Nr 86, 2. 269
AQSH, F. 68, D.5, 1913, 1913, Tetor 4, fl 110. 270
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, D. 5, 1913, Dhjetor 2, origjinal nga frengjishtja, fl 7. 271
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, D. 5, 1913, Dhjetor 2, origjinal nga frengjishtja, fl 7. 272
Aubrey Herbert: Krijimi i Shqipërisë së sotme, “Miku i madh i shqiptarëve”, Ditarë dhe Letra 1904-
1923, (Tiranë: Via Egnatia 2012), 197. 273
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 247.
92
që kishte përfituar nga ndihmesa e saj në atë kohë i ofroheshin tre zgjedhje: të kthehej në
vendin e tij; të qëndronte në Shqipëri dhe të vendosej ku të dëshironte, apo të punonte
atje ku do të vendosej dhe të fitonte jetesën me djersën e tij.
Edhe nga KNK u morën masa për t’i nxitur këta refugjatë të riktheheshin në
shtëpitë e tyre por situata ishte akute, tepër e vështirë rikthimi i tyre për shkak se të gjitha
shtëpitë ishin rrënuar dhe se ata nuk kishin rezerva ushqimore për të garantuar mbijetesën
në stinën e dimrit që po afronte. Për më tepër që forcat ushtarake serbe nuk ishin tërhequr
nga “pozicionet e tyre strategjikë”, të cilat gjendeshin brenda kufirit të Shqipërisë të
caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Gjithashtu në rradhët e tyre
mbizotëronte frika nga dhuna, masakrat dhe barbarizmat e ushtarëve serb ndaj popullsisë
së pafajshme dhe të pambrojtur.
Në përfundim theksojmë se populli i qytetit të Elbasani dhe i rrethinave të tij ka
kontribuar në mbajtjen dhe mirëpritjen e vëllezërve të tyre dibranë dhe çamë, duke i
ushqyer, strehuar dhe duke i mbështetur ata jo vetëm moralisht por edhe me ndihma
financiare, armë dhe municione në luftën për të mbrojtur të drejtat e tyre, kundër
vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës.
93
II. 2. Lëvizja esadiste në trevën e Elbasanit dhe ndikimi i saj në Qeverinë e Vlorës.
Shpallja e Pavarësisë solli për Elbasanin një rigjallërim të ngadalshëm të jetës
ekonomike, politike dhe shoqërore. Kjo për faktin se bejlerët dhe çifligarët në këtë trevë
kishin pozita të rëndësishme, të trashëguara nga sundimi osman, që do të mbeteshin të
fuqishme edhe më pas. Zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore që ndodhën në
Elbasan kishin veçoritë e veta nga ato të qyteteve të tjera të vendit. Rritja e qarkullimit
monetar dhe e atyre të mallrave e shndërruan këtë qytet në një treg të rëndësishëm, që i
kalonte kufijtë e qarkut të vet. Kjo gjë u shoqërua edhe me copëtimin e pronës feudale të
bejlerëve elbasanas. Ndryshe nga krahinat e tjera të vendit në Elbasan proçesi i shthurjes
së mbeturinave feudale u bë me ritme më të ngadalshme. Çifligarët më të mëdhenj të
trevës së Elbasanit në atë kohë ishin: Taushanët, Allajbejt, Karaosmanët, Biçakçijtë dhe
Vërlacët274
. Dervish e Hasan Biçaku, Aqif Biçakçiu (Elbasani) dhe Shefqet Vërlaci
zotëronin mbi 9.000 hektarë tokë e fshatra të tëra si pronë të tyre. Kryesisht Biçakçitë në
Elbasan dhe në Lushnje zotëronin rreth 2500 hektarë, gjithashtu në pronë të tyre ishin
edhe katundet Xherije dhe Allajbej275
(këto katunde janë pjesë e krahinës së Dumresë,
shënimi ynë), Shefqet Vërlaci zotëronte rreth 4000-5000 ha tokë, ndërsa vëllezërit Biçaku
zotëronin fshatra të tëra, pronë e tyre, si Shalësi (katundi i krahinarisë së Dumresë),
Çerma (katund i Lushnjes) e të tjerë.
Shtresa që ato përfaqësonin shihej nga segmente nacionaliste shqiptarë si një nga
pengesat kryesore të zhvillimit të forcave prodhuese e të ekonomisë së trevës. Kjo, kur
ndikimi i çifligarëve në jetën politike, jo vetëm në rang lokal, por edhe kombëtar ishte
tepër i fuqishëm. Këtë e vërtetojnë ngjarjet e konfliktet e ndodhura më pas në Elbasan e
më gjerë që tronditën jetën e vendit e rrezikuan pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Por një
pjesë jo e pakët e tyre, ndër të cilët edhe në Elbasan, kanë dhënë kontribute në shpalljen e
Pavarësisë. Megjithatë zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore të ndodhura më pas,
do të bënin të mundur edhe mbajtjen e qendrimeve të ndryshme, në përputhje me
interesat e tyre, duke dalë edhe kundër njëri-tjetrit.
274
Kadilli, Elbasani në vitet 1892-1908, 208. 275
AQSH, F. 68, viti 1912, D. 7-11, fl 8.
94
Pas shpalljes së Pavarësisë, në 1913 në vend ekzistonin dy rryma. Rryma e parë
ishte ajo e drejtuar nga Ismail Qemali, në përbërje të së cilës ishin atdhetarë e patriotë, që
në plan të parë vinin interesat kombëtare dhe jo ato personale, duke mirëpritur
ndryshimet e bëra nga kjo qeveri, për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në të gjitha fushat.
Ndërsa rryma e dytë e cilësuar si konservatore, përfaqësohej nga Esat Toptani në të cilën
përfshiheshin feudalë dhe pronarë të mëdhenj tokash, që ishin kundër Qeverisë së
Përkohshme dhe ndryshimeve të premtuara nga Ismail Qemali kryesisht për rishikimin e
tapive mbi tokën.
Edhe në trevën e Elbasanit u kristalizuan dy rryma në qëndrimet e tyre politike të
kohës. Pjesë e rrymës së parë ishte Aqif Biçakçiu, që përfaqësonte një ndër personalitetet
politike më në zë të lëvizjes kombëtare dhe të shtetit shqiptar. Kontributi i tij madhor u
shqua në periudhat më të rëndësishme të kombit si në lëvizjen kombëtare dhe në
shpalljen e Pavarësisë, ashtu edhe në krijimin e shtetit shqiptar, në përpjekjet për
konsolidimin e demokratizimin e tij. Ai, siç është trajtuar edhe më lart, bashkëpunoi
ngushtë me patriotë të tjerë elbasanas si Ahmet Daklin, Lef Nosin, Shefqet Daiun, Alush
Saraçin, Emin Haxhiademin e të tjerë, duke mbështetur pa rezerva Ismail Qemalin dhe
qeverinë e tij, në luftë kundër ambicjeve e intrigave të Esat Toptanit dhe
bashkëpunëtorëve të tij.
Rryma e dytë ajo konservatore, përfaqësohej në Elbasan nga figura të tilla si
Shefqet Vërlaci, Dervish e Hasan Biçaku etj, të cilët për veprimet politike që ndërmorën,
synuan të mbronin pozitat dhe interesat e tyre personale, duke lënë mënjanë interesa më
të mëdha siç ishin ato kombëtare.
Vëllezërit Biçaku pas shpalljes së pavarësisë mbajtën një qëndrim kundër Aqif
Biçakçiut, qeverisë së Vlorës dhe Ismail Qemalit, duke mpleksur interesat e tyre me
lëvizjen esadiste në Shqipërinë e Mesme, por nuk mund të mohojmë kontributin e dhënë
prej tyre në periudhën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në mbajtjen e Kongresit
të Elbasanit, në lëvizjen për zhvillimin e arsim dhe kulturës kombëtare, në kryengritjet
kombëtare të viteve 1910-1912, në shpalljen e pavarësisë si në Elbasan ashtu edhe në
rang kombëtar në Vlorë. Deri në fund të qershorit të 1913 si Ministër i Brendshëm në
Qeverinë e Vlorës qëndroi Myfit Libohova. Marrëdhëniet midis tij, feudalëve të tjerë dhe
95
Ismail Qemalit, do të vinin duke u ashpërsuar dhe shkaku i vetëm sipas tij ishte se,
“Ismail Qemali ndërhynte në punët e dikasterit të tij”.
Ky pretekst i ngritur ishte i pa bazë, dhe arsyeja kryesore ishte mos pranimi i
ndryshimeve të marra nga Ismail Qemali në drejtim të: “rishikimit të tapive të tokave me
qëllim që shqiptari të mos mbetej pa u bërë zot i dheut”276
. Qëndrimet e tij konservatore
konsistonin në ruajtjen e privilegjeve të shtresës së çifligarëve, pjesë e së cilës ishte edhe
vetë.
Pas largimit të Myfit Libohovës, u vendos Esat Toptani në këtë post, duke e
mbajtur këtë detyrë gjatë muajve korrik-shtator të 1913. Ndikimi i madh që kishte ky
pasha në Shqipërinë e Mesme, nxiti Ismail Qemalin të linte mënjanë rivalitetet, duke i
ofruar një nga postet më të rëndësishëm të kabinetit të tij. Kjo nismë politike kishte si
synim, minimizimin e këtij ndikimi, dhe fuqizimin e influencës së qeverisë, edhe në ato
zona që njiheshin si bastione të Esat Toptanit. Nga ana tjetër, të qenurit në kushte jo të
favorshme si pasojë e rrjedhës së ngjarjeve (dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në prill të
1913, mbledhja e Krujës nga Esat Pasha në maj, tërheqja e trupave turke mbas arritjes së
marrëveshjes midis Turqisë e aleatëve ballkanikë në qershor dhe pakësimi i forcës
ushtarake) e detyruan E. Toptanin të pranonte këtë propozim. Kjo lëvizje ishte një taktikë
e zgjuar, e përdorur për aq kohë sa të forconte pozitat e tij, të siguronte mbështetje të
brendshme dhe të jashtme për ringritjen e prestigjit të humbur. Postin ai e shfrytëzoi për
t`u fuqizuar dhe për të realizuar synimet e tij për pushtet në të ardhmen.
Mosnjohja e qeverisë së Vlorës nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës u
shfrytëzua nga Esati, por edhe nga eksponentë të tjerë politikë për të ndërmarrë hapat e
mëtejshme për ta anashkaluar këtë qeveri, duke u shkëputur prej saj. Synimi i tij ishte
krijimi i një qeverie me qendër në Durrës në ndikimin e tij, duke shpresuar që të
siguronte njohjen e saj nga Fuqitë e Mëdha. Si pjesë e influencës së tij mendonte të kishte
krahas Tiranës e Durrësit, edhe Elbasanin. Nën pretekstin e organizimit të xhandarmërisë
në Durrës dhe Tiranë, Esat Toptani bashkëpunoi ngushtë me disa elementë të pakënaqur
nga politikat e qeverisë së Ismail Qemalit, duke i përkrahur e ndihmuar ata si: Myfit
Libohova, Dervish Biçaku, Fazil Toptani, Faik Konica, Dervish Hima, Kadri Bonati nga
Peqini dhe feudalë të tjerë, të cilët e kundërshtonin politikën e Ismail Qemalit dhe të
276
Historia e popullit Shqiptar, vëll III, 47.
96
Qeverisë së Përkohshme. Nga veprimtaria intriguese e ndërmarrë në 12 korrik të 1913 në
Tiranë e në disa fshatra të Shqipërisë së Mesme nga Dervish Biçaku kundër qeverisë së
Vlorës, gjetën fushë veprimi kriminelë e hajdutë ordinerë. Përmendim Hasan Tafanin,
Myftar Zevirin me shokët e tyre, të cilët pasi kryenin krime të ndryshme në kazatë e
Elbasanit, gjenin strehë e përkrahje në Tiranë277
. Edhe Ragip Isuf Hoxha nga Dibra me
mbështetësit e tij, pas udhëzimeve të marra nga Dervish Biçaku bënë plaçkitje në rrugën
që lidhte Elbasanin me Qukësin, duke shtuar frikën e pasigurinë ndër ato anë278
.
Përkrahje Dervish Biçaku pati edhe nga fanatikë myslimanë si Arif Hiqmeti, i cili së
bashku me 10 vetë të armatosur, kriminelë të arratisur të Elbasanit, pas propagandës së
ndërmarrë në katundet e Çermenikës për vendosjen në fronin e Shqipërisë të një princi të
dinastisë otomane, por edhe në favor të Serbisë, gjeti përkrahje dhe u strehua në Tiranë.
Tashmë ky qytet ishte kthyer në strehën e hajdutëve dhe të kriminelëve më të rrezikshëm
në vend. Aqif Biçakçiu duke parë shqetësimin gjithnjë e në rritje në popull, mbi
veprimtarinë e këtyre kaçakëve në trevën e Elbasanit informonte në korrik 1913 Ismail
Qemalin se, “...njerëz të tillë si Arif Hiqmeti me shokë jo vetëm që nuk arrestohen, por
mbrohen e inkurajohen nga Dervish Biçaku për të sulmuar katundet e Elbasanit e të
Kavajës”279
.
Shqetësimi i Aqif Biçakçiut mendojmë se ishte i drejtë, pasi në kushtet e vështira
në të cilën gjendej vendi, qeveria e Vlorës me sakrifica të mëdha kishte nisur punën për
vendosjen e qetësisë dhe sigurimit publik që po cënohej nga veprimtaria dashakeqe e
këtyre grupimeve. Në korrik të 1913 Grigor Nosi në një letër dërguar të vëllait Lef Nosit,
shprehte gjithashtu shqetësimin e tij për situatën e trazuar, që ekzistonte në katundet e
Elbasanit si në Shën Gjergj, Fikas dhe krahinën e Çermenikës. Shkak për rëndimin e
situatës ishte bërë propaganda dhe veprimet e ndryshme të nxitura nga forcat e Dervish
Biçakut, me synim ngritjen e këtyre katundeve në këmbë, në përkrahje të Esat Toptanit
kundër Aqif Elbasanit dhe Qeverisë së Përkohshme. Ata ishin të shtyrë të kërkonin
përsëri Turqinë, por: “qyteti ynë me rrethet i thonë se baba vdiq”280
. Pa dyshim kjo
277
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 156. 278
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 156-157. 279
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 156-157. 280
AQSH. F. Lef Nosi, viti 1913, D. 57 , fl 47.
97
përfaqësonte qëndrimin e shumicës së popullsisë së Elbasanit ndaj Esat Toptanit dhe
orvajtjeve të tij politike.
Qyteti i Elbasanit dhe krahinat e tij vazhdonin të administroheshin nga Prefektura
e Elbasanit nën drejtimin e Aqif Biçakçiut, një nga njerëzit më të besuar të qeverisë të
kryesuar nga Ismail Qemali. Pavarësisht lidhjeve fisnore midis Aqif Elbasanit dhe Esat
Toptanit, kontradiktat midis tyre u shfaqën hapur. Esat Toptani i bënte thirrje atij në
shtator 1913, që të mos e mbështeste dhe t`i besonte Ismail Qemalit281
. Për të përgatitur
terrenin, para se të shkëputej nga Qeveria e Vlorës, Esat Toptani si Ministër i Punëve të
Brendshme, parashtronte në 12 gusht të 1913 si kandidaturë në postin e nënprefektit të
Elbasanit Hasan Biçakun, të vëllain e Dervish Biçakut. Për këtë kërkoi edhe aprovimin e
Aqif Biçakçiut. Ky i fundit e kundërshtoi emërimin e Hasan Biçakut, duke njoftuar
qeverinë se: “për të ka ftohtësi dhe urrejtje në popull”282
. Influenca e Esat Toptanit ishte
aq e madhe, sa që me politikën e tij djallëzore bëri për vete Kadri Bonatin, djalin e Demir
Bonatit nënprefektit të Peqinit për ta pasur më të lehtë shkëputjen e kësaj nënprefekture
nga Elbasani283
.
E tërë familja Nosi ka kontribuar në mbështetje të Ismail Qemalit duke mbajtur
një letërkëmbim të rregullt duke e njoftuar për çdo problem të kohës për këtë prefekturë.
Grigor Nosi në maj 1913 nëpërmjet një letre i shkruante të vëllait në Vlorë: “Populli yne
e priti me urrejtje veprën e Esatit dhe jemi besëtar tek qeveria jonë, mitingjet e bëra
nëpër sanxhak të Durrësit qenë pa rëndësi ato u bënë me pahirë dhe nuk patën ndonjë
pjesëmarrje të madhe pasi klasa e ndershme e popullit nuk mori pjesë fare në këto
mitingje e protesta të organizuara kundër qeverisë sonë” 284
.
Ndërsa Ahmet Dakli, si këshilltar i financave të Qeverisë së Vlorës i drejtohej
kësaj të fundit në maj 1913 se: “Elbasani e sidomos shkëlqësia e tij Aqif Biçakçiu ka qenë
i pari që ka parashtruar iniciativën për shkatërrimin e Shqipërisë të ndërmarrë nga Esat
Pasha”285
. Nënprefektura e Peqinit nëpërmjet korrespondencës së saj me Elbasanin e
njoftonte në 12 shtator të 1913 për shkëputjen prej tij dhe bashkimin me Durrësin286
. Për
281
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 5, fl 21. 282
AQSH, F. Aqif Pasha, viti 1913, D. 3, fl 6. 283
“Perlindja e Shqipëniës”, Nr 24, 1913, Vjesht’ e III, 6/19, 4. 284
AQSH, F. 34, viti 1913, D. 36, fl 33. 285
AQSH, F. Qeveria e Përkohshme e Vlorës, 1913 Maj, Dok. Nr. 194, fl 7. 286
AQSH, F. 71, viti 1913, D. 3, Dok, Nr. 11629.
98
shkëputjen e nënprefekturës së Peqinit, Esat Toptani shfrytëzoi edhe kontradiktat që
kishte Kadri Bonati me Këshillin Ministror. Si përfaqësues më i lartë i Peqinit pas
largimit të serbëve në maj të 1913 nga ky qytet, ishte zgjedhur me dekret qeveritar Demir
Bonati287
. Ky i fundit u detyrua nga i biri të largohej nga Peqini, dhe vendin e tij e zuri
Kadri Bonati. Me sjelljet e tij jo korrekte e të paligjshme ky siguroi marrjen e këtij posti,
dhe ushtroi dhunë, presione, dhe arrestime, duke terrorizuar të gjithë. Sjellja e tij arbitrare
shkoi deri aty, sa pa pasur asnjë shkak, urdhëroi një xhandar të mbyllte dhe vuloste derën
e dhomës së prokurorit, duke e dëbuar këtë të fundit. Detyra e prokurorit në Peqin në atë
kohë kryhej nga Mahmut Kaziu, i cili për veprimet e ndërmarra nga Kadri Bonati, njoftoi
prokurorin në Elbasan. Qeveria e Vlorës, në dijeni të ngjarjeve të ndodhura në Peqin,
mori masa për shkarkimin e tij duke emëruar në postin e nënprefektit Hysejn Avniun288
.
Ky i fundit, kur kërkoi të merrte në dorë administratën qeveritare të këtij qyteti në shtator
të 1913, nuk u lejua nga Kadri Bonati i cili nxiti disa elementë nga fshati, të njohur si
kusarë që t’i drejtoheshin Peqinit. Ai urdhëroi dyqanxhinjtë të mos hapnin dyqanet e tyre,
kur tregu i Peqinit ishte pronë e Demir Pashë Bonatit, dhe ishte e pamundur nga ana e
dyqanxhinjve të mos vepronin sipas urdhrave të të birit të Pashës.
Në një gjendje të tillë Hysejn Avniu u detyrua të largohej nga Peqini289
. Pas
largimit të tij Kadri Bonati vazhdoi të ndiqte linjën e mëparshme të qeverisjes së tij. Kjo
sjellje e Kadri Bonatit u pa si revoltim kundër qeverisë. Për këtë Qeveria e Përkohshme,
në bashkëpunim me Aqif Biçakçiut, mori masa për dërgimin e një kompanie nga Durrësi
dhe Berati për të nënshtruar “këtë djalë xhahil dhe mizor”290
. Mbrojtja që i bënte Esat
Toptani këtij nëpunësi shkonte deri aty, sa në mënyrë dhelpërake synonte të hakmerrej
ndaj Aqif Elbasanit, duke u shprehur “në rast se Kadri Beu hiqej nga Peqini, edhe Aqif
Pasha duhet të hiqej nga Elbasani”291
.
Kalimi nga Elbasani në Durrës, nëpërmjet Peqinit, në këtë kohë ishte ndërprerë.
Lejen për kalimin nga Elbasani për në Durrës e kishin vetëm vëllezërit Dervish e Qamil
Biçaku, ndërsa nga Peqini për në Durrës, e kishte vetëm nënprefekti i Peqinit Kadri
Bonati. Esat Toptani bëri të gjitha përpjekjet falë edhe bashkëpunimit të tij me Kadri
287
HHStA, PAA në AIHT, Vj: 23-36-3660. 288
“Perlindja e Shqipëniës”, Nr 24, 1913, Vjesht’ e III, 6/19, 4. 289
“Perlindja e Shqipëniës”, Nr 24, 1913, Vjesht’ e III, 6/19, 4. 290
AQSH, F. 71,viti 1913, D. 2, Dok. Nr.11428, 4. 291
AQSH, F. 71,viti 1913, D. 2-3, Dok. Nr.11428-11564, 7.
99
Bonatin me vëllezërit Biçaku dhe feudalëve të tjerë, për të vënë nën fuqinë dhe autoritetin
e tij personal administrimin legal të qeverisë, duke shmangur autoritetin aktual të Vlorës.
Këto qëllime të propaganduara nga Esati dhe njerëzit e tij, nxitën Ismail Qemalin të
bashkëpunonte ngushtë me Aqif Biçakçiun për marrjen e masave në mbrojtje të rendit e
qetësisë në vend. Nga datat 14-17 shtator në Elbasan u morën masa për organizimin e një
fuqie të armatosur prej rreth 400-500 vetash për të eleminuar rrezikun esadist në Peqin
dhe në Tiranë. Këtyre forcave do t’u bashkangjiteshin edhe fuqi të tjera të përgatitura dhe
të ardhura nga Berati. Në këtë kohë populli i kësaj treve ishte kundër qëndrimit të Esatit,
(parisë së Tiranës, shënimi ynë), por nuk pranoi të mobilizohej në masë, duke shmangur
vëllavrasjen. Çështja u mundua të zgjidhej nga vetë përfaqësuesit e prefekturës duke bërë
mobilizimin e forcave të xhandarmërisë dhe duke kërkuar ndihmë nga qeveria për
dërgimin e një batalioni, si dhe armë e municione292
.
Prefektura e Elbasanit vështirësitë më të mëdha në këtë kohë i ka pasur në drejtim të
reformimit të xhandarmërisë dhe nevojës urgjente për pajisje me forca të reja, armë,
madje edhe për formimin e një ose dy batalioneve të rinj. Për këtë Aqif Biçakçiu
informonte Ismail Qemalin për mungesën e theksuar të armatimeve, të cilat, “me ngut
priteshin nga qeveria”293
. Kjo e fundit, në 16 shtator, duke marrë parasysh edhe
konfliktet e afërta me Esat Toptanin, i kërkoi ndihmë konsullit të Austro-Hungarisë mbi
kryerjen e një porosie për tre mitraloza, 30.000 fishekë, dy topa malorë dhe të 100 copë
predhave nga fabrikat përkatëse të tyre294
.
Populli i Elbasanit vazhdonte të ishte i lidhur me qeverinë e Vlorës rreth
interesave të atdheut, duke hedhur poshtë propozimet e bëra nga paria e Tiranës, për t’u
bashkuar me të kundër Vlorës. Propozime të tilla si transferimi i Qeverisë Qendrore nga
Vlora drejt Durrësit dhe formimi i një kabineti të ri të përbashkët midis Ismail Qemalit
dhe Esat Toptanit, ishin jo vetëm të dëmshme por edhe të pa përshtatshme me zhvillimet
e brendshme e të jashtme të kohës dhe kundër interesave kombëtare.
Intelektuali Lef Nosi (në këtë kohë gjendej në Elbasan) vazhdonte të qëndronte në postin
e Ministrit të Postë-Telegrafeve. Nisur nga gjendja e krijuar jo vetëm në Elbasan por edhe
në vend, ai i drejtohej në shtator të 1913 Luigj Gurakuqit në Vlorë, duke shprehur
292
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 172. 293
AQSH. F. 71, viti 1913, D. 3, Dok. Nr.11668. 294
Hoxha, Ismail, 322.
100
shqetësimet e tij se: “Është mëkat ti trashëgojmë kombit grindjen dhe gjakderdhjen, le ta
lemë ta shohi me punë kombi, që ai (Esat Pasha shënimi ynë) është fajtor e po i shkakton
prishjen dhe si punon ai për hesap të armiqve për të përfituar prej tyre të holla”295
.
Me shqetësim të madh ai ndiqte situatën e krijuar në vend, duke i parashtruar në të
shumtën e rasteve qeverisë së Vlorës, pjesë e së cilës ishte, shqetësimin për më shumë
qetësi dhe më shumë delikatesë nga ana e saj në zgjidhjen e këtyre problemeve të
mprehta për kohën. Mungesa e tyre në situatën delikate në të cilën ndodhej vendi
rrezikonte fatin e shqiptarëve. “S’ka ardhur koha dhe punët n’atë shkallë, - vinte ai në
dukje, -sa të rroken armët për të luftuar e përgjakur vëlla me vëlla, të mos nxitet
gjakderdhja, mosmarrveshjet të zgjidhen me anë të shtypit të kohës”296
. Rruga e vetme,
sipas Lef Nosit, ishte lufta e pandërprerë e shqiptarëve, por jo me armë e me flakë, por
me pendë e arsye të shëndoshë.
Synimi i forcave esadiste ishte të siguronin mbështetje nga popullsia e trevës dhe
të ndikonin drejtpërdrejtë në dobësimin e rolit, të influencës së Aqif Biçakçiut dhe të
qeverisë së Vlorës. Afrimi me Aqif Biçakçiun dhe sigurimi i Prefekturës së Elbasanit nga
Esat Toptani do të përbënte edhe realizimin e synimeve të tij për qeverisjen e vendit dhe
rënien e pashmangshme të autoritetit të qeverisë së Vlorës. Aqif Biçakçiu edhe në këto
situata të vështira diti të bashkëpunoi ngushtë me Ismail Qemalin dhe ishte nga
këshilltarët e nga mbështetësit më të zjarrtë të kësaj qeverie. Prefektura e Elbasanit,
njoftonte herë pas here qeverinë e Vlorës mbi lëvizjen antiqeveritare të inicuar në krahina
të ndryshme të Shqipërisë së Mesme nën drejtimin e Esat Toptanit297
.
Rivaliteti midis Esat Toptanit dhe Ismail Qemalit u shfaq hapur gjatë muajve
shtator-nëntor 1913, kur ai akuzonte plakun e Vlorës se po punonte kundër interesave
kombëtare të shqiptarëve. Qëndrimi pasiv i mbajtur nga qeveria e Vlorës sipas Esatit, në
luftë me Serbinë, bëri që ai të jepte dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm. Ky
ishte një preteks i gjetur nga Esati për t’u shkëputur përfundimisht nga Qeveria e Vlorës,
për të shpallur më pas krijimin e Qeverisë së Pleqësisë së Mesme në tetor 1913 në qytetin
Durrësit, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të tij, duke vënë në një pozitë të vështirë Ismail
Qemalin, kabinetin e tij, por edhe të gjithë shqiptarët. Ai për të shkëputur Prefekturën e
295
Hoxha, Ismail, 322. 296
AQSH, F. 34, “Lef Nosi”, viti 1913, D. 36, fl. 32. 297
AQSH, F. 271, viti 1913, D. 119, fl 3.
101
Elbasanit nga administrimi i qeverisë së Vlorës, që të siguronte përkrahjen e kushëririt të
tij Aqif Biçakçiut, i shkruante atij një letër plot lavdërime hipokrite, duke intriguar
kundër Ismail Qemalit. Si kundër përgjigje, Aqif Biçakçiu i drejtohej Esatit në 2 tetor të
1913 se: “...respekti që ka Elbasani kundrejt Ismail Qemalit rrjedh nga shkaku se ai
vrapoi e u bë udhëheqës për të shpëtuar Shqipërinë, kur shqiptarët ndodheshin midis
zjarrit. Elbasanasit nuk janë të detyruar të mbrojnë njerëz që janë kundër atdheut, situata
e sotme e Shqipërisë nuk lejon përçarje298
.
Në këtë kohë vihej re një rigjallërim i politikës esadiste të ndërmarrë nga
nënprefekti i Tiranës Musa Qazimi, i cili nëpërmjet një propagande të fuqishme të bërë
në shumë fshatra të Shqipërisë së Mesme, “në mbrojtje të atdheut, nderit dhe fesë”, me
synim për një qëndresë të fortë kundër ndonjë sulmi nga ana e Serbisë, po grumbullonte
forca të shumta për t’i përdorur ato më pas kundër qeverisë së Vlorës. Kjo propagandë u
ndërmor edhe në shumë katunde të Elbasanit si në Çermenikë, Dumre, Qukës, Gramsh,
Sulovë, e të tjerë. Kjo prefekturë dhe populli i saj nuk u pajtuan me iniciativën e
ndërmarrë nga esadistët kundër qeverisë së Vlorës, për të shmangur rolin, ndikimin dhe
influencën e saj. Besa e dhënë nga krerët e Starovës, Qukësit, të Çermenikës dhe të
viseve të tjera ishte jo vetëm për të qëndruar krah për krah me administratën e qeverisë së
Vlorës, por edhe për ruajtjen e sigurisë në vend. Kjo do të përbënte edhe faktorin kryesor
të mos realizimit të interesave meskine të Esat Toptanit, në mbrojtje të të drejtave
kombëtare.
Aqif Biçakçiu ka qenë gjatë gjithë kohës kundër synimeve të Esat Toptanit, për
arsye se ky i fundit donte të ndante Shqipërinë e Veriut nga ajo e Jugut. Kjo vihet re në
njoftimet e herëpashershme drejtuar Ismail Qemalit për rrugët, veprimtarinë intriguese
dhe propagandën fetare që bënte Dervish Biçaku dhe individë të tjerë esadist në disa
katunde të Elbasanit, për llogari të Esat Toptanit299
. Konfrontimi midis këtyre dy
personaliteteve me shumë influencë në të gjithë vendin, por me bindje të ndryshme, pati
ndikime edhe në rrethet patriotike brenda dhe jashtë vendit. Këta të fundit nëpërmjet
shtypit të kohës tërhiqnin vëmendjen për dëmet që po i sillnin kombit shqiptar, duke e
vënë atë në rrezik për hir të interesave meskine të Esat Toptanit dhe Dervish Biçakut.
298
AME, F. 3, viti 1913, D. 1, fq 6. 299
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 112, 148.
102
Aqif Biçakçiu në luftë kundër Esat Toptanit kishte mbështetjen e patriotëve si Lef Nosi,
Ahmet Dakli, Emin Matraxhiu, Luigj Gurakuqi e të tjerë, të cilët i qëndruan pranë,
kundër Esatit, duke dënuar synimet dhe tendencat karrieriste të këtij të fundit për
pushtet300
.
Thirrja e bërë në tetor të 1913 nga elementët esadistë për të gjithë ato individë që
do të dilnin kundër qeverisë së Vlorës dhe do t’i bashkoheshin Esatit, u shoqërua me
premtimin, për t’u akorduar atyre një shumë prej rreth 200 groshësh në muaj301
. Kjo
gjendje e përkeqësoi situatën, nxiti përçarjen e grindjen jo vetëm tek feudalët e Shqipërisë
së Mesme, por edhe në rradhët e popullsisë së paditur.
Prefektura e Elbasanin me në krye Aqif Biçakçiun, mbante një korrespondencë të
rregullt me nënprefekturat e saj, ku i informonte mbi veprimtarinë antikombëtare të Esat
Toptanit dhe të krerëve të tjerë feudalë si dhe i udhëzonte për marrjen e masave, për t’i
bërë ballë “këtyre tradhëtarëve të poshtër”302
.
Vëllezërit Biçaku, ndër elementët më të fuqishëm të politikës esadiste në
Shqipërinë e Mesme, nxisnin bandat e tyre që i kishin të shpërndara në katundet si: Shmil
(Krahinaria e Çermenikës), Godolesh (Rrethi Elbasanit) Polis (Krahinaria e Shpatit),
Qukës e të tjerë, që intrigonin kundër Aqif Biçakçiut dhe qeverisë së Vlorës, me synim
bërjen për vete të popullsisë së këtyre katundeve dhe bashkimin me Esatin303
.
Shqetësimi i forcave politike shqiptare në mbrojtje të qeverisë së Vlorës vërehet edhe
në korrespondencën e pasur që këta kishin midis tyre. Prefekti i Elbasanit, i shkruante
Ismail Qemalit në 6 tetor të 1913 për krijimin e çetave nën drejtimin e Dervish Biçakut,
ndërprerjen e komunikacionit midis Elbasanit dhe Vlorës, si dhe vazhdimin e grabitjeve
të bëra nga këta individë “Mbrëmë natën në orën 6, -shkruante ai,- një grup i madh
njerëzish bastisën çifligun tim Cerrikun në buzë të Shkumbinit, në një distancë 3 orë larg
Elbasanit e 4 orë larg Peqinit. Aty rrëmbyen 350 krerë dhen, duke i dërguar më pas në
Peqin. Këta tradhëtarë të poshtër, duke përfituar nga gjendja ku ndodhemi përballë
rrezikut serb guxojnë të nxjerrin ngatarresa të poshtra”304
.
300
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 136. 301
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 227. 302
AQSH. F. 271, viti 1913, D. 137, fl 11. 303
AQSH. F. 271, viti 1913, D. 137, fl 12. 304
AME, F. 1, 1913, Tetor 6, D. 2, fq 9.
103
Ndërkohë, u bënë përpjekje për rregullimin e vijës telegrafike pavarësisht
kushteve të vështira dhe ekzistencës së pasigurisë. Një ndër mjetet e përdorura nga
Dervish Biçaku kundër qeverisë së Vlorës ishte edhe feja. “Kush e don Kuranin të vijë me
mua, kush don ungjillin të mos vijë se Aqif Pasha don të na bëjë kaurrë”305
. Me këtë
shprehje Dervish Biçaku i drejtohej fshatarëve të paditur të zonave të ndryshme të
Elbasanit, nëpërmjet së cilës synonte të realizonte përçarjen fetare. Midis tij dhe Esat
Toptanit ka patur letërkëmbime të shumta për situatën aktuale, për veprimet e ndërmarra
midis tyre lidhur, me propagandën dhe grumbullimin e forcave kundër qeverisë së
Vlorës. Nisur nga situata e vështirë në këtë prefekturë, Qeveria e Përkohshme në Vlorë u
detyrua të merrte masa duke urdhëruar Aqif Biçakçiun të bashkëpunonte me Hysni
Toskën e persona të tjerë, “për ndjekjen e bandave të Dervish Biçakut të vëna nga Esat
Toptani”306
. Ndër ta, u synua për forcimin e influencës së qeverisë së Vlorës, në ato zona
ku propaganda e vëllezërve Biçaku kishte hedhur rrënjë si: në Sulovë në disa katunde të
Gramshit, në Dumre, dhe në Qukës, si dhe për të vendosur rendin dhe qetësinë në këto
zona. Përmendim se ndër ata individë, që punuan në mbështetje jo vetëm të Ismail
Qemalit, por në mbrojtje të interesave kombëtare kundër Esatit ishin edhe Ismail Haki
Tatzati, vëllezërit Baki, Rustem e Safet Agai, ku këta të fundit me veprimtarinë e tyre
kontribuan në mbledhjen dhe regjistrimin e xhandarëve me nga tri lira pagë në muaj, si
dhe Muharrem Moglica kontributi, i së cilit ishte grumbullimi i një fuqie prej 60 vetësh
nga zona e Dumresë në ndihmë të Ismail Qemalit307
. Edhe nga ana e esadistëve ishin
marrë masat e duhura për forcimin e influencës së tyre në zona të ndryshme të Elbasanit,
krahas atyre ekzistuese. Grumbullimi në këto zona bëhej me pagesë.
Të dy kampet punonin në forcimin e influencës së tyre, grumbullimin e forcave
dhe sigurimin e mbështetjes në popull. Gjendja ishte e vështrirë, kjo në sajë të
paqëndrueshmërisë politike, të problemeve ekonomike, papunësisë, mungesës së
produkteve jetike për jetesë, vështirësive shoqërore dhe propagandave të ndryshme. Në
tetor 1913 u vu re një tensionim i mëtejshëm i situatës, kur mjaft mbështetës të Esatit si:
Abdi, Hamdi dhe Mazar Toptani kishin grumbulluar forca të shumta në Shëngjergj, me
synim mësymjen e Elbasanit. Në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme në 8 tetor 1913
305
Kita, Elbasani, 32-33. 306
AQSH, F. 68, viti 1914, D. 5, fl 118. 307
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 222-223.
104
kjo prefekturë e njoftonte plakun e urtë në Vlorë se: “S`ka njeri këtu,- veç shtëpisë së
Dervish Biçakut që të gënjehet sikur të vijnë të gjithë Toptanët”.308
Ashtu si në shumë qytete në vend, edhe në Elbasan, individë kundërshtarë të
hapur të Esat Toptanit dhe mbështetësve të tij, ndërmerrnin iniciativa të tilla si, ngjitjen
nëpër mure të letrave të hapura të drejtuara kundër çifligarëve, nën shprehjen se:
“Shqipëria është e shqiptarëve dhe as e bejlerëve, as e pashallarëve”309
.
Më 12 tetor 1913 Esat Toptani me mbështetësit e tij mbas vendosjes në qytetin e
Durrësit, doli hapur kundër qeverisë së Vlorës dhe formoi një senat në përbërje të të cilit
kishte përfaqësues të qyteteve të Shqipërisë së Mesme si, nga Tirana, Kavaja, Durrësi,
Shijaku, Kruja. Pjesë e këtij senati, si delegatë të nënprefekturës së Peqinit ishin edhe
Mahmut Qazimi dhe Asim Haxhi Alushi310
. Senati vendosi krijimin e një qeverie që u
njoh me emrin Qeveria e Shqipërisë Qendrore. Dy ditë më vonë ai në rrugë telegrafike
njoftonte Konsullin e Përgjithshëm austriak Lamb në Vlorë, për krijimin e kësaj
administrate dhe zgjedhjen e tij si shef i ekzekutivit311
. Në këtë telegram ai përpiqej të
siguronte mbështetjen ndërkombëtare, duke dalë hapur kundër qeverisë së Vlorës dhe
veprimtarisë së saj së pari, në drejtim të konçesioneve të dhëna dhe së dyti, në nevojën
emergjente të Princit. Duke përfituar nga situata e vështirë në të cilën gjendej vendi, Esat
Pasha ndoqi një politikë përçarëse midis gegëve dhe toskëve me synim vetë shpalljen
princ në sundim të vendit312
. Synimi i Esat Toptanit ishte shtrirja dhe zgjerimi i pushtetit
në Shqipërinë e Mesme, dhe për t’ia arritur këtij pikësynimi, përdori mjete të ndryshme si
kërcënime, rryshfete, intriga.
Në fshatrat e Krrabës, fshatarët e kësaj zone në një letër të hapur i drejtoheshin
prefekturës, për marrjen e masave kundër propagandës së disa agjentëve të Esatit, për
mos regjistrimin e bagëtive të tyre dhe për mos mbështetjen e qeverisë së Vlorës.
Telegrame e letra të komunës së Qukësit e të Klenjës iu dërguan prefekturës dhe kryesisë
së qeverisë së Vlorës, mbi qëllimet, propagandën e Esat Toptanit për të ndarë Shqipërinë
në Gegë e Toskë, për përçarjen e popullit shqiptar sipas fesë313
. Banda mercenare në
308
AME, F. 3, viti 1913, D. 1, fq 8. 309
Histori e Shqipërisë vëll II, 399. 310
Duka, Dokumente, vol. I, 189. 311
Duka, Dokumente, vol. I, 162. 312
AQSH, F. 34, viti 1913, D. 36, fl 31. 313
AQSH, F. 271, viti 1913-1914, D. 33, fl 12-25.
105
mbështetje të Esat Toptanit u formuan edhe në nënprefekturën e Gramshit, ku
propaganda e bërë nga Xhelal Çakja nga fshati Rashtan (katund i Qukësit, shënimi ynë)
dhe çeta e tij prej rreth 50 vetash, bënë që shumë individë nga populli i këtyre katundeve
t’u bashkoheshin forcave esadiste kundër qeverisë së Vlorës, duke cënuar sigurimin
publik. Mjaft njerëz nga katundet Crujë, Kukur (katund i Krahinarisë së Shënepremtes të
Gramshit) por edhe nga fshatra të tjerë iu bashkuan forcave esadiste314
. Arsyet që i çuan
këto individë të bashkoheshin me esadistët kundër qeverisë së Vlorës mendojmë se janë
disa si: propaganda fetare “për të gjithë ato që dëshironin të mbeteshin osmanllinj”, të
përdorur nga njerëz të caktuar të nxitur nga Esati, krahas pagesës së majme prej 250
groshë rrogë mujore, për të gjithë ata që do të viheshin në shërbim të politikës së
brendshme dhe të jashtme të Esat Pashës. Ndikoi padyshim gjendja e krijuar nga
vështirësitë ekonomike, taksat, mungesa e rendit dhe e qetësisë, abuzimet, frika nga
dhuna e ushtruar nga esadistët, si dhe fanatizmi, injoranca, niveli i ulët kulturor e arsimor
i popullsisë, kryesisht i zonave të thella kodrinore dhe malore.
Për gjendjen e vështirë të krijuar në Elbasan dhe rrethinat e tij Ismail Qemalin e
njoftonte edhe këshilltari i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës Qemal Namiku, i cili në
këtë kohë ndodhej në Elbasan. Në datë 29 tetor 1913 ai e informonte atë për shtimin e
pakënaqësisë në popull ndaj kësaj qeverie, kjo në sajë të propagandës së bërë nga
kundërshtarët të cilët gjendeshin të shumtë në numër përreth Peqinit. Ai shprehte aty
frikën për një mësymje të afërt drejt Elbasanit dhe propozonte një afrim të mundshëm të
dy kampeve në dobi e interes të çështjes kombëtare315
.
Përçarjet gjithnjë e më tepër midis shqiptarëve, nxitën një grup patriotësh
shqiptarë, që të gjenin një rrugëzgjidhje të shpejtë në dobi të interesave kombëtare për
sheshimin e kontradiktave midis tyre. Nevojën dhe rëndësinë e këtij afrimi si
domosdoshmëri për kohën e parashtroi edhe Aqif Biçakçiu, i cili në 14 nëntor të 1913, i
shkruante Ismail Qemalit: “Në vend po bëhet shumë propagandë, fshehurazi dhe
botërisht. Njerëzia nuk di si të bëjë. Disa janë kthyer kundër qeverisë. Mendimi im është
se situata ka gjasa të përkeqësohet”. Prandaj, -shkruan ai,- sa më shpejt të bëhet
314
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 250. 315
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 242.
106
transferimi i qeverisë për n’Elbasan” 316
. Alternativa e parashtruar shikohej si një
mundësi e mirë për të afruar njerëzit me qeverinë. Ajo përfaqësonte një ndër kushtet e
kërkuara nga ato individë që njiheshin si “të paanshëm”, dhe që në atë kohë morën
iniciativën e bashkimit të shqiptarëve. Në këtë kohë Prefektura e Elbasanit, për rëndësinë
dhe ndikimin që kishte, përfaqësonte qendrën e lëvizjes kombëtare shqiptare. Që në
shtator 1913 Kryesia e Qeverisë së Përkohshme njoftonte Këshillin Administrativ të
Elbasanit mbi vendimin e marrë për shpalljen së shpejti të Elbasanit si kryeqytet. Vendim
ky që është i shënuar edhe në një prej proçes-verbaleve të Këshillit Administrativ të
Elbasanit.317
Këtu ndikoi pa dyshim edhe pozita gjeografike, në qendër të vendit, si një
kufi natyror midis Gegëve dhe Toskëve, duke u parë nga këta të paanshëm, si vendi më i
përshtatshëm për sheshimin e kontradiktave dhe gjetjen e zgjidhjes midis këtyre rrymave
të ndryshme.
Mendojmë se paraqitja e Elbasanit nga të ashtuquajturit “të paanshëm”, si i vetmi
ambient i përshtatshëm për të pranuar një program të përgjithshëm dhe për t’u bashkuar e
për t’u lidhur në një besë është fund e krye veçse vazhdimi i politikës intriguese të Esat
Toptanit dhe mbështetësve të tij. Pasi Prefektura e Elbasanit në këtë kohë ishte pjesë e
juridiksionit të qeverisë së Vlorës dhe që pas shpalljes së Pavarësisë populli i kësaj
prefekture i qëndroi besnik Ismail Qemalit kundër synimeve dashakeqe të Esatit dhe
njerëzve që mbështesnin politikën intriguese të tij.
“Do ta pranoja pa ngurim këtë transferim, - i shkruante Ismail Qemali në 23
nëntor Pashës,- pasi është në interes kombëtar dhe në harmoni me mejtimet e mia
personale. Por do të ishte një gabim politik i pafalshëm të ikësh e ta lësh Komisionin në
Vlorë, në një kohë që Kombit Shqiptar i imponohet nevoja që të mejtojë për zgjedhjen e
mbretit dhe pranimin e tij. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Ju me urtësinë tuaj e aprovoni
ligjshmërinë e pikpamjes sime. Nëse arritja e mbretit do të vonojë atëhere unë jam i
vendosur të vi në Elbasan dhe për të biseduar me Shkëlqësinë tuaj mbi ndërtimet dhe
përgatitjet në mënyrë dinjitoze që nevojiten për tu bërë Elbasani kryeqytet”318
.
Mirëkuptimi i arritur do të konsistonte edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të
tyre.
316
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 247-248. 317
AQSH, F. 271, viti 1913 Shtator 4, D. 3, fl 6. 318
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, viti 1913 Nëntor 25, D. 5, fq 52/1, 52/2, 52/3.
107
Edhe Emin Matraxhiu ishte ndër ato patriotë që ka shprehur e mbrojtur fort
mendimin për caktimin e Elbasanit si kryeqytet të Shqipërisë319
. Ahmet Dakli, nisur nga
situata e krijuar në vend e kryesisht në Elbasan, i drejtohej nëpërmjet një letre doktor
Ibrahim Temos në Rumani në 16 nëntor 1913, duke e njoftuar për tradhëtinë e Esat
Toptanit dhe ndarjen e tij nga qeveria e Vlorës, duke e kritikuar Dervish Himën e Faik
Konicën që ishin bërë vegla qorre të tij në dëm të çështjes shqiptare. Gjithashtu ai me
hollësi i shkruante edhe për propagandën e Esatit dhe njerëzve të tij, që po bënin në
Shqipërinë e Mesme, për mospagimin e detyrimeve qeverisë së Vlorës320
. Mbështetja e
popullit të Elbasanit e të rrethinave të tij manifestohej nëpërmjet organizimeve herë pas
here të protestave dhe mitingjeve, ku shprehej hapur urrejtja e popullit ndaj Esat Toptanit
dhe njerëzve të tij dhe besnikëria e patundur përkundrejt Qeverisë së Përkohshme të
Vlorës.
Esati ndërkohë tentoi nëpërmjet intrigave dhe mjeteve të ndryshme të ulte
prestigjin e Aqif Biçakçiut, besnikëria e së cilit mbante të fortë qeverinë e Vlorës. Ai me
mënyra të ndryshme dhe intriga synoi të fajësonte Aqif Biçakçiun si personin përgjegjës
për probleme të ndryshme, si dhe për situatën e vështirë të krijuar në Elbasan e rrethinat e
tij gjatë muajve shtator-nëntor. Nga korrespondenca me titull “Letër nga Peqini”, 321
po
shkëpusim një pjesë të saj për të hedhur dritë mbi prapaskenat e Esat Toptanit dhe të
Kadri Bonatit kundër Aqif Biçakçiut, me synim fajësimin si personin përgjegjës për
djegien e fabrikës së Arsllan Beut (një nga njerëzit më të njohur e të pasur të zonës) në
Peqin. Ky i fundit pa të drejtë ishte akuzuar nga Kadri Bonati si personi përgjegjës i
vjedhjes së gurëve dhe tjegullave të ndërtesës së vjetër të qeverisë, duke urdhëruar
prokurorin, të merrte masat e duhura për shembjen e ndërtesës, dhe shlyerjen e
dëmshpërblimit. Në fakt e vërteta qëndronte ndryshe. Fabrika u vu në flakë nga njerëzit e
Kadri Bonatit, sepse mullinjtë e blojës përreth Shkumbinit në pronësi të tij, kishin mbetur
pa punë, pasi njerëzija e bluante drithin në fabrikën e Arsllan Beut. Ky i fundit dhe Kadri
Bonati u morën në pyetje nga ana e Esatit, i cili vazhdonte të ishte në shtator Ministër i
Punëve të Brendshme pranë qeverisë së Vlorës “A është e vërtetë se Aqif Biçakçiu të
dogji fabrikën”? I gjori u shpreh se nuk kishte njohje, dhe nuk kishte pasur kurrë një
319
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1913, Artikulli “Kryeqyteti”, Nr 76. 320
AQSH, F. 19, Prefektura e Elbasanit, viti 1913, D. 32, fl 3. 321
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë, Nr 24, 1913, Vjesht’ e III 6/ 19, 4.
108
marrëdhënie me Aqif Pashën. Përgjigja e Esatit ishte: “mos hap gojë që të thuash ndryshe
se unë të jap 100 lira gjobë”. Në këtë mënyrë vepronte fuqishëm drejtësia esadiste”322
.
Esati nuk arriti ta shtrijë pushtetin e tij, jo më tej se një zonë në Shqipërinë e Mesme që
përfshinte Durrësin, Peqinin, Kavajën dhe Tiranën323
.
Paqëndrueshmëria e vendit ishte një kërcënim i hapur për fatin e kombit shqiptar
në arenën ndërkombëtare, kur qeveria e Vlorës i drejtohej Fuqive të Mëdha, për të
caktuar sa më parë një mbret në fronin shqiptar.
Në janar 1914 në Elbasan dhe rrethinat e tij situata mbetej e vështirë, jo vetëm në
drejtim të paqëndrueshmërisë politike, por edhe në mungesë të sigurimit publik,
vështirësive ekonomike, mungesës së ushqimeve dhe shtrenjtimit të tyre, problemeve
shoqërore, nivelit të ulët arsimor, kulturor e të tjerë. Situata e trazuar që ekzistonte në
vend u shfrytëzua nga qarqe të caktuara turkomane brenda vendit.
Vendosja e një sovrani në fronin shqiptar, me pëlqimin e Fuqive të Mëdha, ishte
imediate për kohën, pasi i prente hovin iniciativës për vendosjen e një princi turk në
fronin shqiptar dhe eliminonte vështirësitë, intrigat dhe trazirat brenda vendit, të
ndërmarra nga Esat Toptani dhe mbështetësit e tij.
Iniciativa për zgjerimin e një lëvizjeje në favor të princit mysliman dhe
organizimi fshehurazi i çetave me synim konfrontimin me ushtritë serbe e greke, kishte
nisur të përhapej që në shtator të 1913 nga Komiteti Xhonturk i Stambollit, në
bashkëpunim me Komitetin e Verhovistëve bullgarë. Të dy palët të pakënaqura nga
vendimet e marra nga Fuqitë e Mëdha krijuan një aleancë të përbashkët për të kërkuar
revansh. U shfaq hapur edhe ideja se pjesë e kësaj aleance mund të ishte edhe
Shqipëria324
. Për këtë u shfrytëzua edhe pakënaqësia e qarqeve politike shqiptare si
brenda ashtu edhe jashtë vendit mbi shtypjen e kryengritjes së Dibrës, dhe politikës së
ndërmarrë nga Fuqitë e Mëdha. Alternativa e një princi turk në fronin shqiptar pati
mbështetje në disa qytete e zona të ndryshme të vendit. Një mbështetje të madhe kjo
alternativë pati jo vetëm nga popullsia e trevës së Elbasanit por edhe nga refugjatët
dibranë të cilët ishin të shumtë në këtë trevë. Mbështetja u forcua akoma më tej me
322
“Perlindja e Shqipëniës”, Vlorë, Nr 24, 1913, Vjesht’ e III 6/ 19, 4. 323
Duka, Historia, 47. 324
Historia e Popullit Shqiptar vëll, III, 55.
109
ardhjen e elementëve të veçantë nga Turqia, të cilët filluan të bënin propagandën e tyre
pro ardhjes së një princi mysliman.
Në janar të 1914 kjo propagandë gjeti mbështetje të madhe në malësinë e
Elbasanit falë politikës së ndjekur nga esadistët dhe kishte filluar të zgjerohej plotësisht
në tërë fshatrat e Mokrës, duke filluar nga Neshti deri në Pishkash, duke cënuar kështu
autoritetin e qeverisë. Mahmut Biçaku, një esadist i betuar ndërmerrte një propagandë të
fuqishme pro ardhjes së një princi mysliman, kundër Aqif Biçakçiut dhe qeverisë, duke i
premtuar ndihma dhe para popullsisë. Esat Toptani nuk hoqi dorë nga nënshtrimi i
Prefekturës së Elbasanit dhe për ardhjen e një princi turk në Shqipëri në janar 1914 ai
nxiste njerëzit e tij që të dilnin në mbështetje të një lëvizjeje të tillë.
Por çfarë e shtynte Esat Toptanin të urdhëronte njerëzit e tij të dilnin hapur në
mbështetje të ardhjes së një princi turk ?
Ai duke qenë një nga personalitetet më në zë e më të fuqishëm të Shqipërisë së
Mesme por jo vetëm, synonte të gjente mbështetje të reja, pse jo edhe jashtë vendit, për të
realizuar më pas synimet e tij të vjetra, (sundimin e tij të plotë në Shqipëri) dhe
alternativa më e përshtatshme për kohën ishte dalja në mbështetje të një princi mysliman.
Në raportet midis Konsullit të përgjithshëm Lamb me Eduard Grey në 23 nëntor 1913
pasqyrohej informacioni mbi fushatën denigruese që kishte nisur në Durrës kundër Vidit,
duke parashtuar dyshimin se Esat Toptani, po inkurajonte me dinakërinë e tij të
zakonshme lëvizjen në favor të një sovrani mysliman325
.
Esat Toptani së bashku me vëllezërit Dervish dhe Qamil Biçakun dhe
mbështetësit e tyre, para vendosjes së princ Vidit në fronin shqiptar tentuan të shkaktojnë
turbullira e të mësyjnë disa herë qytetin e Elbasanit në janar të 1914 për ta pasur nën
influencën e tyre, duke u konfrontuar herë pas here me forcat e xhandarmërisë së
prefekturës dhe me patriotë e atdhetarë të ndryshëm të kësaj treve. Në janar-shkurt të
1914 duke parë se situata në këtë trevë po agravonte në dëm të tij, Esati vazhdoi të ndiqte
politikën e dyfishtë, në mbështetje të elementëve që propagandonin ardhjen e një princi
mysliman në Shqipëri. Sipas një telegrami të datës 4 janar të 1914 të kryesisë së komunës
së Sulovës, e cila ndodhet midis Beratit dhe Elbasanit, Prefektura e Elbasanit njoftohej se,
325
Duka, Dokumente, vëll. II, 437.
110
“disa intrigantëve dhe kundërshtarëve u jepen të holla të shumta për thirrjen e një princi
mysliman”326
.
Në këtë kohë pjesa më e madhe e popullsisë kishte një nivel të ulët kulturor dhe
shoqëror, injoranca dhe fanatizmi mbizotëronte kudo, dhe ndjenjat për osmanllinjtë
vazhdonin të ishin të forta në popull. Këto ishin edhe arsyet kryesore që propoganda të
tilla gjetën mbështetje, kryesisht nga popullsia që jetonte në zonat malore dhe kodrinore
të kësaj treve. Kryesia e Elbasanit kësaj çështjeje i kushtoi një rëndësi të posaçme, që të
tillë intrigues që kryenin propagandën e osmanishtes dhe të myslimanizmës të
arrestoheshin dhe t’i pritej rruga kësaj propagande327
.
Esat Toptani siç është treguar edhe më lart, ia ngarkonte fajin e rritjes së
pakënaqësisë në populli Aqif Biçakçiut, të cilin e akuzonte, jo vetëm si shkaktar për
situatën e rëndë që ishte krijuar në Elbasan, por edhe për vendosjen e taksave të shumta
popullsisë së kësaj treve328
. Esat Toptani në sajë të përdorimit të intrigave dhe
kërcënimeve arriti të siguronte edhe mbështetjen e krahinarit të Qukësit, i cili filloi të
ndiqte një politikë kundër Aqif Biçakçiut. Këto marrëdhënie midis tyre nxitën ankesa të
kryepleqve të Prefekturës së Elbasanit, të parashtruara kryetarëve të shoqatës së parisë
myslimane të këtij qyteti në janar të vitit 1914329
. Në fund të këtij muaji u organizua një
mbledhje në Gjinar të Shpatit me në krye Qamil Beun, i cili në atë kohë ishte njëri nga
njerëzit më të besuar të Esat Toptanit. Synimi kryesor i organizimit të kësaj mbledhjeje
mendojmë se ishte, përçarja e popullsisë së Elbasanit, shkëputja e zonës së Shpatit dhe
nënprefekturës së Gramshit nga ndikimi i Prefekturës së Elbasanit, vendosja e tyre nën
ndikimin dhe influencën e esadistëve si dhe ndërprerja e të gjitha lidhjeve që bëheshin
nëpërmjet Gramshit e Elbasanit me Korçën dhe Vlorën.
Këtë mbledhje e mbështeti edhe mitropoliti i Durrësit Jakovi i cili i drejtohej
popullsisë me këto fjalë: “Shpatarakë e Gramshiotë ju këshilloj të veproni sipas Beut
esadist”330
. Njerëzit e Esat Toptanit në këtë kontekst, i drejtoheshin popullsisë së
malësisë me synim nxitjen e kryengritjeve kundër administratës së Elbasanit, duke
ndikuar që prefektura të ndodhej në këtë kohë në gjendje anarkie. Arsyet e mbështetjes së
326
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 310. 327
AQSH, F. 271, Prefektura e Elbasanit, viti 1913-1914, D. 3, fl 7. 328
AQSH, F. 486, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 677, fl 2. 329
AQSH, F. 486, Koleksion Dokumentash, 1914 Janar, D. 655, fl 5. 330
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1914, Shkurt 20, 4.
111
Esat Toptanit nga pjesa më e madhe e katundeve të malësisë së Elbasanit: Mokra,
Golloborda, Çermenika ishin propagandat se, nën princin mysliman gjendja e tyre
ekonomike do të përmirësohej, se do të çliroheshin nga detyrimet tatimore dhe për disa
vjet do të pezullohej shërbimi ushtarak. Ajo bazohej gjithashtu në famën dhe autoritetin e
Esat Toptanit si dhe në numrin e madh të rebelëve e personave të armatosur.
Ndër masat e ndërmarra kundër këtyre propagandave nga prefektura e Elbasanit
ishte bashkëpunimi i kompanive të qendrës dhe të Starovës me krerët e këtyre katundeve,
për t’i dhënë fund rebelimit të krijuar në katundet Letëm dhe Zgozhd, (katunde të
Qukësit) etj., në arrestimin e këtyre elementëve, si dhe për vendosjen e autoritetit të
qeverisë. U ra dakord me popullsinë e Mokrës dhe Çermenikës për bashkimin e tyre,
duke formuar një komunë, ashtu sikurse më parë me qeverinë e Elbasanit331
.
Oficerët hollandezë në 2 janar të 1914 i parashtruan KNK masat për të marrë nën
kontroll krahinat e Shqipërisë, që gjendeshin nën pushtimin e grekëve. Skema e
operacioneve përfshinte formimin e tre kolonave, njëra nga të cilat qendrën do ta kishte
në Elbasan. Në përbërjen e saj ajo kishte 160 veta, 20 prej të cilëve ishin të krishterë, nën
komandën e katër oficerëve shqiptarë (një major, një kapiten dhe dy togerë), me një mjek
oficer dhe një mitraloz, nën komandën e kapitenit Gehlard (ish oficer i ushtrisë austro-
hungareze)332
. Insistimin për ardhjen sa më shpejt të përforcimeve nga Vlora, Aqif
Biçakçiu e ka shprehur edhe në telegramin e datës 7 janar 1914 dërguar kryesisë së kësaj
qeverie, ku e njoftonte se: “batalioni që pritej të vinte nuk ka ardhur, se rebelët esadistë
kanë ndërmend të pushtojnë të gjithë Starovën, Elbasanin e vise të tjera. Forcat e
këtushme do të luftojnë kundër rebelëve”333
. Ai i kërkonte qeverisë së Vlorës një
ndërhyrje politike duke biseduar me KNK për marrjen e situatës nën kontroll dhe
largimin e forcave dhe bandave esadiste nga kjo trevë. Arsyeja kryesore për dërgimin e
menjëhershëm të kolonës së parë për në Elbasan ishte frika e autoriteteve lokale të
Elbasanit se, mos veprimtaria e saj mund të ndërlikohej nga problemet lokale, të
provokuara nga armiqtë e qeverisë së Vlorës334
. Mbërritja në janar të kësaj kolone në
331
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 306. 332
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 306. 333
AQSH, F. 486, 1914, Janar 7, D. 655, fl 18. 334
Duka, Dokumente, vëll. II, 51.
112
Elbasan do të kishte një efekt qetësues kryesisht tek krahinat që gjendeshin në pjesën
verilindore të saj (Mokrës, Çermenikës), pasi nëpër këto krahina do të kalonte ajo së pari.
Në burimet e kohës vihet re pafuqia e Ismail Qemalit, sidomos në veprimet
luftarake të zhvilluara për Elbasanin në janar të vitit 1914, kur ai synoi të përdorte
ndihmën e instruktorëve hollandezë, për të luftuar kundër çetave të Esat Toptanit. Por
kjo nuk u lejua nga KNK me motivacionin se, “vetëm nëse qyteti sulmohej nga këto çeta
atëhere do të merreshin masat e nevojshme për ta mbrojtur atë”335
. Do të ishte pikërisht
situata e vështirë e krijuar në këtë trevë, që e detyroi Aqif Biçakçiun ti drejtohej në 6
janar 1914 Ismail Qemalit, duke e lajmëruar me keqardhje se, “ nuk mund të merrte mbi
vete detyrën e komisarit të lartë për Korçën, pasi pas largimit tim qind për qind që do të
ishte e sigurtë që Elbasani do të bashkohej me Durrësin”336
.
Mbi gjendjen e rëndë që sundonte në këtë trevë u informua edhe Mis Edith
Durhami, e cila në shkrimet e saj shprehej se, “Aqif Pasha mbante një qetësi të
admirueshme në Elbasan”337
. Në 8 janar 1914 ajo njoftohej mbi luftimet që bëheshin në
rrethin e Elbasanit kundër kryengritësve dhe ushtarëve të Esat Toptanit që kishin rrethuar
Elbasanin nga çdo anë338
. Në këtë ditë midis bandave mercenare të drejtuara nga Esat
Toptani dhe togës së xhandarëve të Elbasanit, u bë një përpjekje me armë në vendin e
ashtuquajtur Kodra e Polisit. Shkaku i kësaj përpjekjeje ishte kërcënimi i vazhdueshëm i
kryengritësve për mbylljen e rrugës midis Qukësit- Starovës dhe Elbasanit si dhe prerja e
linjës telegrafike, ndërkohë kur nga ana e Elbasanit u morën masa për dërgimin e kësaj
toge për mbrojtjen e rrugës dhe të linjës telegrafike.
Pjesa më e madhe e këtyre rebelëve u rekrutuan nga Qukësi, Çermenika, Tirana,
Durrësi dhe Peqini. Numri i tyre ishte gjithnjë e në rritje deri në 400-500 vetë, falë edhe
politikës së ndjekur nga esadistët, ku për çdo fshat rekrutoheshin me pagesë 250 grosh
dhe 20-30 xhandarë339
.
Sulmi drejt Elbasanit u organizua në tre drejtime. Njëra kolonë nën drejtimin e
Matli Xhemal Beut kajmekan i Kavajës, Sejfudin Agait anëtar i Senatit të Durrësit dhe
Mahmut Biçakut, të cilët iu afruan qytetit nga veriu, përmes Malësisë së Tiranës. Kolona
335
Kolea, Memorandum, 71. 336
AQSH, F. 71, 1914, Janar 6, D. 5, Nr. 12174. 337
Edith Durhan, Brenga e Ballkanit, (Tiranë: Argeta LMG, 2001), 227. 338
AQSH, F.170, Komisioni 25 vjet vetqeverim, viti 1914, D. 13, fl 53-54. 339
AQSH, F. 245/III, 1914, Janar 10, D. 6, fl 126.
113
e dytë e përbërë prej 350 xhandarësh nga Tirana dhe Dibra, nën komandën e Juzbashin
Hamidit, Mulazim Qamilit, Salih Demës dhe djalit të adoptuar të Myftiut të Dibrës,
kërcënonte rrugën nga Elbasani për në Starovë, në afërsi të Qukësit. Ndërsa kolona e
tretë, nën komandën e Dervish Biçakut nga Peqini, përparonte nga perëndimi, nëpërmjet
Dumresë340
. Një numër i konsiderueshm forcash nën komandën e oficerit Hamid nga
Tirana, arritën të pushtojnë rreth 15 fshatra, të lidhura drejtpërsëdrejti me kazanë e
Elbasanit. Ndërkohë, Dervish Biçaku me fuqinë e tij ishte nisur drejt Labinotit, ndërsa në
drejtim të Polisit ishte nisur Qamil Biçaku. Ndërsa nën komandën e djalit të adoptuar të
myftiut të Dibrës kishte nisur sulmi nga ana e Çermenikës341
.
Për të gjithë veprimtarinë antikombëtare të Esat Toptanit, si dhe mbi gjendjen e
anarkisë në të cilën gjendej Elbasani, në 11 janar të 1914 Aqif Biçakçiu lajmëroi edhe
KNK në Vlorë. Në 16 janar të 1914 situata u bë akoma më kaotike, kur xhandarët që
“mbronin” qytetin vazhdonin të tërhiqeshin dhe “sulmuesit”, që ishin të vendosur në
lindje të qytetit në të dyja anët e rrugës kryesore në Labinot dhe Polis, avanconin
gradualisht duke pushtuar pozicionet e Godoleshit, Krastës dhe Teqes342
. Për t’i ardhur në
ndihmë Elbasanit u dërguan nga qeveria e Vlorës një forcë xhandarësh dhe trupash të
parregullta nga Lushnja. Në këtë kohë KNK mori masa për të dërguar si përfaqësues të tij
Dr. Turtullin dhe Grigor Cilkën, për të biseduar me Dervish Beun. Kjo masë u mor mbasi
në situatën e krijuar, ishte pothuajse e pamundur udhëtimi i komisionerëve për në
Elbasan. Kur nuk kishin asnjë njeri të besueshëm për ta dërguar në Elbasan, këta
elementë që gjendeshin ndërkohë në Elbasan, u panë nga KNK si njerëzit më të
përshtatshëm për këtë mision.
Në datën 17-18 janar të 1914, u ndërmor pa dijeninë e miratimin e KNK, një
ekspeditë ndëshkimore mbi pozicionet e “kryengritësve” në Godolesh, me dy kolona. E
para, nga xhandarmëria e Elbasanit nën komandën e kapiten Mahmut Efendiut dhe tjetra
nga detashmenti i Lushnjes, nën kapitenin Ahmed Efendi dhe Hysni Toskës. Pavarësisht
mosaprovimit të KNK situata që ata kërkonin të evitohej ndodhi. Përfundimi i këtij sulmi
ishte marrja e pozicioneve dhe zbrapsja e kryengritësve, duke larguar rrezikun e marrjes
së Elbasanit nga forcat esadiste. Por nga ana tjetër e ardhmja vihej në pikpyetje, duke
340
Duka, Dokumente, vëll. II, 99. 341
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 316. 342
Duka, Dokumente, vëll. II, 115.
114
pakësuar mundësitë e një bashkimi të këtyre elementëve konfliktues. Humbje pati nga të
dyja kampet. Sipas udhëzimeve të marra nga oficerët hollandez, detashmenti i
xhandarmërisë nuk kishte marrë pjesë në këtë sulm, por ishte përdorur mitralozi i tyre343
.
Krahas masave të ndërmarra nga prefektura, një ndër nismëtarët e parë të
formimit të një reparti vullnetarësh në janar të 1914, kundër Esat Toptanit ishte Lef Nosi.
Ai dha kontribut si kryetar i këtij reparti dhe në ndërmarrjen e shpenzimeve dhe sigurimin
e të hollave për të gjithë vullnetarët. Ata pagueshin për 2-3 ditë me rreth 78 groshë344
.
Ndërsa Emin Matraxhiu, krahas mbështetjes së dhënë krah patriotëve të tjerë të trevës,
përdori dhe rrugën propagandistike për të demaskuar synimet e Esat Toptanit e Dervish
Biçakut. Në artikullin “Letër nga Elbasani” më 18 janar në gazetën “Liri e Shqipërisë” në
Sofje, ai shkruante se Esat Tirana (Toptani) s’po e linte rehat vendin. “Pandehin se tani
hoqi dorë nga dhelpëritë e nga ligësitë, -vinte ai në dukje,- s’ka dy javë që përpiqet të
hedhi trazim e turbullim n’anë të Gollobordës. Këta katunde nuk është mjaft se i dogji
serbi po tani kërkon t’i djegi edhe Esat Tirana”345
. Për të ndihmuar prefekturën erdhën
edhe nga Gramshi rreth 300 vullnetarë, nën drejtimin e Mahmut Xhelilit, ashtu si edhe
nga Gora e Korçës346
. Gjithçka u krye në fshehtësi të plotë për KNK.
Qeveria e Përkohshme e Vlorës për afro 11 muaj qeverisjeje u ndesh me probleme
e vështirësi të ndryshme. Pavarësisht situatës së vështirë politike, ekonomike dhe
shoqërore ajo, siç u parashtrua edhe më lart, bëri të pamundurën që në një situatë të tillë
kritike, të vendoste rendin, qetësinë, të siguronte stabilitetin e vendit dhe të organizonte
aparatin administrativ në qytetet brenda influencës së saj. Një nga problemet më të mëdha
me të cilat u përball kjo qeveri pa dyshim ishte edhe lëvizja esadiste, që nëpërmjet
mjeteve si kërcënimeve, propagandës antikombëtare, rryshfeteve e intrigave ndikoi në
dobësimin e veprimtarisë së saj në dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe në rënien e
pashmangshme të saj. Qeveria e Përkohshme e Vlorës e vazhdoi veprimtarinë e saj deri
në janar të 1914, kur funksionet qeverisëse ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të
Kontrollit.
343
Duka, Dokumente, vëll II, 135. 344
AQSH, F. 32, viti 1914, D. 10, fl 7. 345
Liri e Shqipërisë, Sofje, 1914, Artikulli “Letër nga Elbasani”, Janar 18, Nr 90. 346
Musai, Aqif, 99-100.
115
II.3. Dorëheqja e Ismail Qemalit, pushteti i KNK dhe zhvillimet politiko-sociale në
këtë trevë.
Më 11 janar të vitit 1914 Ismail Qemali deklaroi gadishmërinë e tij për kalimin e
pushtetit Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit. Më 22 janar ky komision informoi
Ismail Qemalin mbi autorizimin nga Fuqitë e Mëdha të pranimit të dorëheqjes së tij nga
ky post që tashmë ishte i bindur se, i vetmi mjet për t’i dhënë fund përçarjes dhe anarkisë
së krijuar në vend, ishte formimi i një qeverie të vetme për të gjithë shqiptarët, ky qëllim
që mund të arrihej pas dorëzimit të pushtetit KNK, deri sa të përcaktohej personi i duhur
si princ i Shqipërisë.
Ky Komision, si përfaqësues i vullnetit të Fuqive të Mëdha, mbasi vlerësoi Ismail
Qemalin për ndjenjat e tij patriotike, mori në dorëzim pushtetin dhe filloi punën për
organizimin e shtetit shqiptar, me synim dhënien fund të agresionit të jashtëm e trazimeve
të brendshme. Zbatimi i programit të përgatitur në Konferencën e Ambasadorëve të
Londrës përbënte edhe synimin kryesor të tyre.
Po në këtë datë, Ismail Qemali e njoftonte Prefekturën e Elbasanit pikërisht për
dorëzimin e pushtetit të kësaj qeverie KNK, shkaqet e kësaj dorëheqjeje, duke i porositur
për maturi dhe bindje të plotë ndaj urdhrave të tyre347
. Prefektura e Elbasanit do të ishte
ndër të parat, që Ismail Qemali do t’i drejtohej, jo vetëm për t’i njoftuar mbi aktin e
ndërmarrë dhe rëndësinë atdhetare të tij, por njëkohësisht për t’i shprehur mirënjohjen e
tij Elbasanit dhe elbasanasve për përkrahjen, besimin dhe bashkëpunimin në shpalljen e
Pavarësisë dhe sigurimin e tërësisë kombëtare.
Deri në ardhjen e mbretit qeverinë e mori në dorë KNK, ministrat mbetën drejtorë
të përgjithshëm dhe nuk pati një kabinet qeveritar. Komisioni emëroi Fejzi Alizotin në
postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Punëve të Brendshme348
. Emërimi i tij u bë, duke
marrë parasysh aftësitë e tij si administrator kompetent për dy muajt e fundit në postin e
Ministrisë së Brendshme në qeverinë e Vlorës. Për këtë u njoftuan në 22 janar 1914
prefektët e Elbasanit, të Beratit etj., duke theksuar se autoritet do të njihnin tashmë
347
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani,196. 348
Duka, Dokumente,vëll. II, 136.
116
funksionin e tij, për të gjitha punët e brendshme, të cilat do të administroheshin në emër
të KNK. Në bazë të këtij njoftimi, Prefektura e Elbasanit mblodhi Këshillin
Administrativ, që u informua për dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe qeverisë së tij. Më pas
e gjithë korrespondenca dhe problemet e ndryshme politike, ekonomike shoqërore
trajtoheshin me këtë Drejtori, gjithashtu edhe në rradhët e administratës lokale nuk pati
ndryshime por të gjithë nëpunësit e saj mbetën në postet e tyre të mëparshme.
Prefektura e Elbasanit sipas porosive të dhëna, mori masa për të komunikuar kudo
ndryshimet e kryera. Këshilli Administrativ mori vendim lidhur me porositë e qeverisë së
Vlorës, për organizimim administrativ që flet për shtytjen për një kohë të mëvonshme të
zbatimit të ligjit për riorganizimin administrativ, kur ajo aktuale i kaloi kontrollit të
Fuqive të Mëdha. Në 23 janar, si persona nga parësia e Elbasanit dhe të tjerë, Ahmet
Dakli, Ali Agjahu, A. Ataji dhe personalisht nga Aqif Biçakçiu, iu dërguan telegrame
Ismail Qemalit, duke e falenderuar për aktin patriotik lidhur me dorëzimin e qeverisë
Komisionit të Kontrollit të Fuqive të Mëdha349
.
Aqif Biçakçiu me cilësinë e prefektit të Elbasanit në bashkëpunim edhe me
Drejtorinë e Punëve të Brendshme ndërmorën në fund të janarit të 1914 masa për
mbajtjen nën kontroll të situatës e cila vazhdonte të ishte e trazuar. Gjithashtu nga kjo
prefekturë me aprovimin edhe të KNK u morën masa për mbajtjen nën vërejtje dhe nën
hetim të vazhdueshëm të elementëve që ngjallnin dyshime, deri në arrestimin e tyre. Për
këtë u shpërndanë komunikata në komunën e Qukësit dhe komandën e xhandarmërisë së
qendrës së Elbasanit. Vëllezërit Dervish e Qamil Biçaku, në çdo fshat që shkonin në
fillim të shkurtit 1914, u tregonin fshatarëve fotografinë e Princ Vidit (e botuar në
gazetën Perlindja e Shqypëniës në Vlorë) duke thënë: “Mbaroi myslimanizmi, qeveria e
Elbasanit dhe toskët, ja këtë kaur duan të na bëjnë mbret”350
.
Në një letër që Aqif Biçakçiu në shkurt të 1914, i dërgonte KNK, pasqyronte
gjendjen e vështirë politike dhe shoqërore që mbizotëronte në qytetin e Elbasanit dhe në
fshatrat e tij, propagandën dhe nxitjen që i bëhej popullsisë së fshatrave të Mokrës,
Çermenikës, Godoleshit dhe Labinotit nga njerëzit e Esat Toptanit, kryesisht nga Arif
Hiqmeti, Sulo Agai, Bektash Cakrani, Qamil dhe Dervish Biçaku e të tjerë. Aqif Biçakçiu
349
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 328. 350
Kotini, Struga, Veizi, Shuteriqi, Dedi, Qeveria, 321.
117
shprehte shqetësimin se, populli nuk ishte i aftë, “me nda të mirën nga e keqja dhe
propaganda e ardhjes së princit mysliman është motivi i propagandës së Sejfedin aga
Dibrës, nënprefektit të Kavajës dhe Xhelal bej Matjes, të cilët premtonin faljen për 7 vjet
nga taksat e 20 vjet për shërbimin ushtarak, siç kishte premtue Esat Pasha”351
.
Shqetësimi i Aqif Biçakçiut gjatë kësaj kohe ishte mëse real, duke pasur parasysh
nivelin e ulet ekonomik, shoqëror e sidomos kulturor të pjesës më të madhe të popullsisë,
kryesisht të asaj në zonat kodrinore e malore.
Qamil Biçaku dhe Salih Dema nëpërmjet propagandës nxisnin popullsinë, duke
pajtuar 30 xhandarë për çdo katund, me një pagesë prej tre lirash në dorë. Ata penguan
rrugën e Çermenikës dhe prenë lidhjen telegrafike të Elbasanit me Starovën. Aqif
Biçakçiu shqetësimin e tij ia komunikoi edhe KNK. Sipas tij ky pushtet duhej t`i jepte
urdhër të prerë Esat Toptanit, “që të shpërndante sulmuesit që po turreshin drejt
Elbasanit”, t’i kthente njerëzit e tij dhe oficerat që ishin në mes të sulmuesve352
. Pasojat e
mos ekzekutimit të këtyre pikave nga KNK do të çonin në dorëheqjen e imponuar të Aqif
Elbasanit dhe agravimin e mëtejshëm të situatës.
KNK bëri përpjekjet e duhura, që edhe Esat Toptani të ndiqte shembullin e Ismail
Qemalit, duke dhënë dorëheqjen. Në saj të përdorimit të intrigave ai arriti të
bashkëpunonte me KNK, lidhur me ardhjen e princit në fronin shqiptar, i cili do të kishte
edhe mbështetjen e tyre. Marrëveshja midis tyre u arrit në 3 shkurt, vetëm pasi u pranua
nga KNK kushti që Esat Toptani të kryesonte delegacionin shqiptar në Neuwied, për t’i
ofruar Vilhelm Vidit formalisht kurorën353
.
Gjatë muajit shkurt të 1914 Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit hasi vështirësi
në zgjidhjen e situatës së vështirë që mbizotëronte në të gjithë vendin e kryesisht në
Elbasan. Në 5 shkurt të 1914 në afërsi të Shushicës, territor nën influencën e çetës së
komanduar nga vëllezërit Biçaku, ndodhi një vrasje e shëmtuar. Kadri Erëbara prej
Dibrës së Madhe, së bashku me një xhandar kalorës prej Elbasani ishin nisur për të
dërguar postën e Beratit. Atyre iu pre rruga dhe u vranë prej kësaj çete. Vrasja e tyre bëri
përshtypje të madhe në trevën e Elbasanit, duke shtuar frikën dhe pasigurinë. Ngjarja u
pasqyrua edhe në shtypin e kohës. Korrespondenti i Elbasanit për gazetën “Liri e
351
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D.9, fl 12. 352
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D.9, fl 3. 353
Guy, Lindja e Shqipërisë, 91.
118
Shqipërisë” të Sofjes Mithat Frashëri, nën pseudonimin Haxhi Beqari shkruante: “Zoti e
ruajt Shqipërinë prej keqbërësve, për aq kohë sa kjo e fundit u jep rrogë e i nderon”,
duke shprehur indinjatën për mos marrjen e masave të duhura nga ana e KNK354
.
Këto kushte e detyruan KNK të merrte masa në dërgimin e qarkoreve zyrave
vartëse, për kapjen ose vrasjen e elementëve propagandues. Për kapjen ose vrasjen e Arif
Hiqmetit ishte vendosur një shpërblim prej 30 lira turke355
. Shpërblime të tilla ishin
vendosur edhe për disa prej tyre. Marrja e kësaj mase nga anëtarët e KNK shihej si i
vetmi mjet efektiv për eliminimin e këtyre njerëzve shumë të rrezikshëm.
Masa u morën edhe në shuarjen e konfliktit midis Esat Toptanit dhe Aqif
Biçakçiut. Për këtë u ndërmor një hetim i plotë për çështjen e Dervish Biçakut, duke
ngarkuar me këtë detyrë prefektin e Beratit. Në komunikimet telegrafike me KNK ai
njoftonte se, “rruga e Çermenikës vazhdonte të ishte e zënë nga njerëzit e Dervish Beut,
duke mos e lëshuar pa u hequr Aqif Biçakçiut nga posti i prefektit të Elbasanit”356
.
Esat Toptani nëpërmjet ndihmës në të holla dhe përforcime dhënë Dervish
Biçakut, synonte uljen e prestigjit dhe të mbështetjes që kishte Aqif Biçakçiu në
Shqipërinë e Mesme. Në disa korrespondenca në shtypin e kohës vlerësohej roli i tij
vendimtar në mbrojtje të vendit si një barrierë e pa kapërcyeshme, për realizimin e
planeve antishqiptare të Esat Toptanit dhe njerëzve të tij357
.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit mbas shqyrtimeve të bëra vendosi
ngarkimin e Aqif Biçakçiut me detyrën e shtypjes së lëvizjes esadiste në trevën e
Elbasanit, por njëkohësisht e zëvendësoi atë në 2 mars 1914 me Burhamedin Libohovën,
duke i dhënë fund edhe këtij konflikti358
. Si prefekt i Elbasanit Burhamedin Libohova
qeverisi nga periudha mars 1914-maj 1915359
. Ai kishte nën varësi xhandarmërinë dhe
policinë. Në kompetencat e tij ishin caktimi i buxhetit, në bashkëpunim me këshillin e tij,
duke ia parashtruar fillimisht KNK dhe në vazhdim qeverisë së Vidit. Gjithashtu ai ishte
përgjegjësi kryesorë, së bashku me kryellogaritarin, për drejtimin e financave të
sanxhakut. Në drejtim të vendosjes së rendit dhe të sigurimit publik Burhamedin
354
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1914, Mars 20, Nr 93, fq 2. 355
HHStA, PAA, në AIHT, Vj: 24-18-1832. 356
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 202-203. 357
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1914, Shkurt 14, Nr 92, fq 3. 358
HHStA, PAA në AIHT, Vj: 24-17-1805. 359
Puto, Çështja, 548.
119
Libohova mbante përgjegjësinë kryesore. Gjithashtu në kompetencat e tij hynin dhe
zbatimi i ligjeve dhe i dekreteve, që kishin të bënin me arsimin publik dhe me
inspektimin e institucioneve shkollore360
. Këshilli Administrativ në përbërje të tij kishte
anëtar të caktuar me ligj dhe nga një anëtarë për çdo kaza, një sekretar, një kryellogaritar,
drejtorin e arsimit publik, drejtorin e punëve publike, drejtorin e bujqësisë dhe të tregtisë.
Popullsia e kësaj treve e mirëpriti këtë emërim, me besimin se ai do të punonte për të
mirën e atdheut.
Në shtypin e kohës flitej me konsideratë për Aqif Elbasanin, duke e konsideruar si
një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, i cili i shërbente Shqipërisë
kundër synimeve të Esatit, Lal Dervishit e Mahmud Biçakut361
.
Krahas mbështetjes që mori nga ky Komision, për zgjidhjen e këtij problemi, Aqif
Biçakçiu nuk e ndërpreu bashkëpunimin me të, duke e njoftuar herë pas here mbi
probleme të ndryshme të kohës, duke dalë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve edhe
në diasporë. Në seancën e gjashtëdhjetë e tetë të mbledhjeve të KNK u lexua telegrami i
Aqif Biçakçiut, në të cilin kërkohej ndërhyrja e Fuqive të Mëdha mbi ndalimin e
torturave ndaj shqiptarëve në Izmir nga turqit362
. Insistimi i tij nxiti komisionin të
vendoste që t’ia paraqiste një kopje të këtij telegrami Fuqive të Mëdha.
Në këtë kohë Aqif Biçakçiu ka bashkëpunuar ngushtë edhe me patriotë të tjerë
elbasanas kryesisht për problemin e rihapjes së shkollave në gjuhë të huaj, duke dalë
hapur kundër ndërhyrjes së KNK për rihapjen e shkollave greke të financuara nga
Patrikana e Stambollit. Patriotët elbasanas do të renditeshin të parët në manifestimet dhe
protestat e organizuara në të gjithë vendin, në mbrojtje të shkollave në gjuhën shqipe. Ata
dolën hapur kundër elementëve, që punonin në dëm të interesave kombëtare, duke
ndjekur qëllimet dashakeqe të propagandave të huaja. Elbasanasit protestuan dhe mohuan
të gjitha ato përpjekje që bëheshin për futjen e kombit shqiptar nën zgjedhën e huaj. Në
telegramin e drejtuar në 9 shkurt të 1914 Administratorit të Arsimit në Vlorë shkruhej,
“Shkollat shqipe do të rrojnë e do të përparojnë e asnjë gjuhë të huaj nuk do ta lemë që të
zejë vendin e gjuhës sonë”363
. Ndër nënshkruesit e këtij telegrami përmendim Aleksandër
360
Duka, Dokumente, vëll II, 356. 361
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1914, Mars 22, Artikulli i nënshkruar nga Haxhi Beqari. 362
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 203. 363
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, 296-297.
120
Xhuvanin, Vasil Llapushin, Filip Papajanin e të tjerë. Iniciativa të tilla të marra në atë
kohë ishin mjaft të rëndësishme duke i shërbyer çështjes kombëtare. Përçarjet dhe
pasiguria që ekzistonte midis shqiptarëve i bindi edhe më tepër përfaqësuesit e KNK që të
përshpejtonin punën për mbërritjen sa më shpejt të princit në Shqipëri.
Pas caktimit të Vidit në fronin e Shqipërisë në nëntor të vitit 1913, lipsej nevoja e
formimit të një përfaqësie diplomatike, e përbërë nga njerëzit më me influencë në
Shqipëri, që do t’i dorëzonin atij në Gjermani kurorën e fronit shqiptar. Në këtë
delegacion merrnin pjesë përfaqësues të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë me në krye
Esat Toptanin, ku ai do t`i bënte të ditur princit përkrahjen dhe mikpritjen e shqiptarëve
kundrejt tij.
Pse pikërisht Esat Toptani ishte në krye të këtij delegacioni i pajisur me atributet e
personalitetit më me influencë të kohës?
Shqipëria në atë kohë nuk vuante për atdhetarë e patriotë të zotë e të përgatitur që
mund të ishin në vend të Esat Toptanit. Por atij i dha dorë kompromisi i ndërmarrë midis
tij dhe Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, menjëherë pas dorëheqjes nga qeverisja e
Shqipërisë së Mesme, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e këtij komisioni, por edhe një
shpërblim prej një milion franga ari për ndryshimin e politikës, tashmë në favor të princit
Vid364
. Ndër të tjera vendosja në krye të këtij delegacioni, u pa si e vetmja alterantivë e
mundshme nga KNK për largimin e tij për një periudhë të shkurtër nga Shqipëria duke
shpresuar në një qetësim të situatës brenda vendit dhe në ndalimin e intrigave të
përdorura nga njeriu më i pushtetshëm në vend në atë kohë365
.
Aqif Elbasani nuk ishte pjesë e delegacionit që shkoi në Gjermani, megjithëse nga
gjithë rrjedha historike e mëvonshme faktohet se, ai ka qenë ndër personalitetet më të
besuar e mbështetës të Vidit, duke e konsideruar atë si regjim legjitim të shqiptarëve,
faktorin kryesor të ruajtjes së pavarësisë së shtetit shqiptar, të sanksionuar e garantuar nga
Fuqitë e Mëdha. Për mendimin tonë ndër arsyet e mos pjesëmarrjes së Aqif Biçakçiut, si
pjesë e këtij delegacioni, janë disa si: ekzistenca në krye të këtij delegacioni e Esat
Toptanit, pjesëmarrja e një prej çifligarëve më të fuqishëm të Elbasanit, duke përfshirë
edhe Shqipërisë së Mesme, të Shefqet Vërlacit si dhe kontradiktat që ka pasur Aqif
364
Syrja Vlora, Kujtime Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës, Qendra e Studimeve
Albanologjike, Instituti i Historisë, (Tiranë:ICEBERG”PUBLISHING HOUSE 2013), 84. 365
Guy, Lindja e Shqipërisë, 92.
121
Biçakçiu me KNK kryesisht për problemet më immediate të kohës të cilat ai insistonte
me ngulm në zgjidhjen e tyre jo vetëm të shpejtë, duke vepruar shpeshherë edhe fshehtas
apo në kundërshtim me KNK.
Popullsia e Elbasanit në përgjithësi e mirëpriti caktimin e princ Vidit në krye të
fronit shqiptar. Elbasanasit ashtu sikurse pjesa dërrmuese e popullsisë së vendit, të
gjendur në një situatë të paqëndrueshmërisë politike përballë vështirësive ekonomike dhe
shoqërore, ishin të bindur se, ardhja e princit Vid, i vendosur me vullnetin e Fuqive të
Mëdha, do ti sillte vendit “begatinë, përparimin dhe zhvillimin aq shumë të pritur nga
ata”366
.
366
Guy, Lindja e Shqipërisë, 93.
122
KREU III
ELBASANI GJATË QEVERISJES SË VIDIT.
III.1. Aspekte të organizimit të jetës politiko-ekonomike dhe kulturore gjatë
qeverisjes së Vidit.
Mbas njoftimeve për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, në prefekturën e Elbasanit
filluan përgatitjet festive në të gjithë për zgjedhjen e delegatëve të përshtatshëm, që do të
shkonin në Durrës. Pjesë e këtij delegacioni si përfaqësues të Elbasanit ishin: Shefqet bej
Vërlaci, Lef Nosi dhe Ahmet Hostopalli367
. Edhe paria e nënprefekturës së Starovës
shprehej me besim për vendosjen e princ Vidit në krye të fronit shqiptar368
.
Të gjithë qytetet e vendit duke përfshirë edhe Elbasanin me rrethina dhe më të
shumtët e katundeve, kishin çuar përfaqësuesit e tyre për të përshëndetur, për t`i uruar
mirëseardhjen dhe për t’i ofruar besnikërinë e tyre princit Vid.
Princ Vidi me ardhjen e tij më 7 mars 1914 iu drejtua popullit për të kërkuar
mbështetjen e tij, duke synuar që të bashkëpunonte ngushtë edhe me nacionalistët
shqiptarë. Që në ditët e para ai krijoi qeverinë e tij me Turhan Përmetin si Kryeministër
dhe Ministër të Punëve të Jashtme. Ndërsa Esat Toptani siguroi postin e Ministrit të
Brendshëm dhe atë të Luftës. Ministrinë e Drejtësisë e mori Myfit Libohova, ndërsa atë të
Bujqësisë Aziz Vrioni; Postë-Telegrafin Hasan Prishtina, Botoren princi i Mirditës Preng
Bib Doda, Dr. Adhamidhi Ministrinë e Financës dhe Dr. Turtulli Ministrinë e Arsimit dhe
të Shëndetësisë369
. Ky kabinet që në fillimet e tij nuk pati popullaritet dhe mosbesimi
ndaj kësaj qeverie erdhi duke u rritur.
Me realizimin e synimeve karrieriste për pushtet dhe pas sigurimit të mbështetjes
nga princ Vidi, roli dhe ndikimi i Esat Toptanit në vend u rrit shumë. Në trevën e
Elbasanit për të rritur influencën e tij, ai u përpoq që të siguronte mbështetjen e krerëve të
367
AQSH. F. 245| III, viti 1914, D. 6, fl 99. 368
AQSH. F. 271, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 117, fl 5. 369
Vlora, Kujtime, 368.
123
Çermenikës, konkretisht të Mustafa Ballgjinit e të Osman Çotës370
. Ai filloi t`i largonte
forcat e veta nga Elbasani dhe të nxiste njerëzit e tij, që të propagandonin në zonat e kësaj
treve, tashmë për princ Vidin dhe mbështetjen që duhej t’i jepej atij. Këtë e vërtetojnë
edhe korrespondencat që kanë pasur patriotët elbasanas me njëri-tjetrin, për t’u informuar
mbi ngjarjet që ndodhnin gjatë kësaj periudhe të tensionuar në këtë trevë371
. Por
njëkohësisht ai nuk hoqi dorë nga mbështetja fshehurazi e fanatikëve myslimanë, që
shpreheshin kundra alternativës së princ Vidit, apo edhe nga intrigat dhe komplotet për të
eliminuar rivalët e tij politikë372
. Ndjekja e kësaj loje të dyfishtë dhe përdorimi i intrigës
nga Esat Toptani rrezikonte të tensiononte situatën jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë
vendin.
Nga popullsia e Elbasanit kryesisht nga nacionalistët elbasanas, zgjedhja e këtyre
figurave në postet ministrore nuk u prit aspak mirë, sikurse në të gjithë vendin.
Shqetësimi u pasqyrua më së miri dhe në artikujt e shtypit të kohës. “Mbas dy muajsh
trazimi, frike dhe ligësie, tani po presim çka do t’bahet tash qi na urdhnoj mbreti jon dhe
qi u formue nji kabinet i rregullt. Lajmja e kabinetit, emnat e atyre katër pashallarëve
dhe katër bejlerëve këtu nuk u prit as pak me gaz”.
Më tej në artikullin “Letër nga Elbasani” të gazetës “Liri e Shqipërisë”, më 14
mars 1914 citohet: “Sa habi i ka ardh popullit kur ka pa n’kabinet at farë Esad Pashe, at
Esad qi ka ngatarrum punët kaq kohë e ka fut Shqipninë ton t’dashtun n’aq t’madh
rrezik”373
.
Ministri i Brendshëm Esat Toptani gjatë gjithë kohës mbante një korrespondencë
të rregullt me Prefekturën e Elbasanit, por edhe me nënprefekturat e saj: ato të Gramshit,
Peqinit dhe të Qukësit. Nëpërmjet këtyre korrespondencave shihej mundësia e dhënies
dhe e marrjes së informacioneve të ndryshme mbi gjendjen në vend si dhe për shtrirjen e
qeverisë së Vidit mbi gjithë Shqipërinë374
. Kjo kur në aspektin e brendshëm, Vidi u
përball me probleme të shumta, ndër të cilët përmendim Lëvizjen Vorio-epirote, synimet
shoviniste greke në jug të vendit si dhe shpërthimin e Kryengritjes rebele në Shqipërinë e
Mesme.
370
AQSH, F. 886, viti 1914, D. 5. dok Nr 6090, fl 5. 371
AQSH. F. 32, viti 1914, D. 60/1, fl 3. 372
AQSH. F. 56, viti 1914, D. 85, fl 6. 373
“Liri e Shqipërisë” Sofje, 1914, Mars 14, 3. 374
AQSH. F. 271, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 94, fl 5.
124
Situata politike ishte tejet e trazuar dhe një nga shkaqet ishte fakti që pjesa më e
madhe e ministrave së bashku me Vidin, nuk e njihnin mirë mjedisin shqiptar. Pjesën më
të madhe të jetës së tyre ata kishin punuar jashtë vendit. Pjesa më e madhe e këtyre të
pakënaqurve ishin nacionalistë atdhetarë shqiptarë. Pakënaqësia ndaj tyre u reflektua në
të gjitha qytetet e vendit. Edhe në Elbasan mbizotëronte opinioni se, për aq kohë sa do të
mbetej në fuqi qeveria aktuale, mbreti kurrë nuk do t’ia dilte të bënte ndonjë gjë të
mirë375
. Pavarësisht se ishin Fuqitë e Mëdha ata që e vendosën Princ Vidin në fronin
shqiptar, në një kohë kaq të shkurtër (6 muaj) qeverisjeje ai nuk mundi të realizonte
plotësisht aspiratat e shqiptarëve, nisur nga rrethanat e vështira ekonomike, politike,
shoqërore dhe situata jo e favorshme në politikën e jashtme.
Qeveria e princ Vidit e ndau vendin në aspektin administrativ, sipas Statutit
Organik të 10 prillit të 1914, në 7 sanxhaqe (prefektura). Këto ndaheshin në kaza
(nënprefektura), dhe kazatë në nahije (komuna)376
. Në Sanxhakun (Prefekturën) e
Elbasanit nuk u bënë ndryshime në drejtim të kufijve administrativë, duke ruajtur kufijtë
e vjetër në përputhje me nevojat administrative, interesat lokale dhe lehtësinë në
komunikacion midis tyre. Sanxhaku vazhdoi të administrohej nga Burhamedin Libohova,
i cili pas formimit të qeverisë përgjigjej përpara Ministrit të Brendshëm dhe përpara
ministrave kompetentë për të gjitha çështjet e tjera. Ai mbante një telekëmbim të rregullt
me Ministrinë e Brendshme të qeverisë së Vidit, ku e informonte për probleme të
ndryshme si për situatën politike, ekonomike shoqërore dhe arsimore në këtë trevë dhe
për masat e marra për një mirëadministrim të trevës sipas udhëzimeve të saj. Në këto
telekëmbime, vihej re forcimi i përpjekjeve për të shtrënguar rradhët në aspektin
ushtarak, në pritje të situatës së vështirë që ishte krijuar në jug të vendit nga forcat greke.
Kjo do të realizohej duke hequr nga rradhët e ushtrisë të gjithë ushtarët e paaftë dhe
zëvëndësimin e tyre me njerëz të aftë dhe të pa korruptuar.
Në kuadrin e emërimeve të reja dhe të organizimit administrativ, të ndërmarrë nga
qeveria e Vidit gjatë muajve mars-prill, në Prefekturën e Elbasanit sipas burimeve të
kohës pasqyrohej një pakënaqësi të madhe. Në telegramin e dërguar nga Elbasani,
Ministrisë së Drejtësisë më 24 mars 1914, protestohej se, “nën presionin e Esat Pashës
375
Heaton Armstrong, Princ Vidi Shqipëria gjashtë muaj mbretëri, (Tiranë: Instituti shqiptar për studime
ndërkombëtare, 2008), 45. 376
Duka, Histori, 62.
125
mjaft nëpunës të zgjuar e me prirje demokratike në administratën e Elbasanit, u detyruan
të jepnin dorëheqje dhe në vend të tyre u vendosën me dijeninë e tij, nëpunës që nuk dinin
të shkruanin e të lexonin shqip”377
. Kritikohej qeveria për masat e marra, që nuk
mbështeteshin aspak në premtimet e bëra menjëherë pas ardhjes së Princit Vid, duke
shkaktuar rënien e optimizmit dhe të besimit ndaj qeverisjes vidiste.
Prefekti i Elbasanit B. Libohova vazhdoi të luante një rol të rëndësishëm në
ruajtjen e stabilitetit, dhe në ndërmarrjen e vendimeve të rëndësishme për zhvillimin
ekonomik dhe shoqëror të trevës. Ai së bashku me Rrapush Efendiun ( Rrapush Demeti,
shënimi ynë) i cili në këtë kohë ishte anëtar i bashkisë së këtij qyteti, për të dëshmuar
normalitetin e krijuar nga masat e marra administrative, vendosjen e rendit dhe të qetësisë
në bashkëpunim me qeverinë qendrore në këtë qytet, i shkruante një letër Ahmet Daklit
ku ai informohej se, Këshilli Administrativ i Elbasanit kishte vendosur, të krijonte një
komision nën kryesinë e Njazi Efendiut dhe Ahmet Daklit si nëpunës të gjendjes civile.
Ky komision do të ngrihej për të hetuar për probleme të ndryshme të trevës si për esnafët,
emigrantët, bujqit, ata me pak apo me aspak tokë, për njerëzit në nevojë. Ai lutej që të
ishte pjesë e tij. Por Ahmet Dakli nuk pranoi të ishte pjesë e këtij komisioni për arsye
personale378
. Kritika të shumta pati për emërimin si Ministër i Arsimit të Dr. Thoma
Turtullit. Mjaft patriotë elbasanas ngritën zërin për moszbatueshmërinë e këtij emërimi
dhe rivendosjen e Luigj Gurakuqit, që deri në atë kohë kishte treguar aftësi në
organizimin e arsimit kombëtar. Protesta në rradhët e shqiptarëve dhe të elbasanasve pati
edhe ndaj vendimeve të marra nga qeveria e Turhan Përmetit, për përdorimin në zyrat
shqiptare krahas shqipes edhe të turqishtes. Kjo u quajt një hap mbrapa, në krahasim me
qeverisjen e Vlorës, ku gjuha shqipe u zyrtarizua si gjuhë amtare në të gjithë vendin. Një
ndër autorët dhe mbrojtësit e këtij vendimi ishte Esat Toptani379
. Si pasojë e vështirësive
të hasura në organizimin arsimor në vend, Dr. Turtulli u zëvendësua me Petro Pogën i cili
punoi deri në largimin e Princ Vidit në shtator të 1914. Në 1914 u bënë ndryshime edhe
në drejtim të organizimit arsimor, ku puna vijoi në bashkëpunimin e drejtorive arsimore
me njëra tjetrën, në shtimin e mësuesve dhe në emërimin zyrtar të tyre në shkollat e reja,
të hapura gjatë këtij viti. Ndër këto shkolla përmendim atë të Qukësit dhe të Belshit. Në
377
AQSH, F. 886. Viti 1914, D. 5. Nr 137, fl 4. 378
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit, vit 1914, D. 46-66, fl 113. 379
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vëll I, 299.
126
të njëjtën kohë u morën masa nga Drejtoria arsimore e Elbasanit që veprimtaria e
shkollave shtetërore të vazhdonte sipas programit kombëtar të qeverisë së Vlorës. Duhet
theksuar se shkollat në zonën e Elbasanit, sikurse në të gjithë vendin nuk kishin një
program unik dhe as trup të përgatitur arsimor. Për të plotësuar mungesat në personelin
mësimdhënës, qeveria hapi kurse të shpejta në Normalen e Elbasanit dhe në qytete të
tjera të vendit. U morën masa nga drejtoria arsimore e kësaj prefekture për ndërtimin e
shkollave jo vetëm në qytete, por dhe nëpër fshatra, për organizimin e provimeve për
mësuesit në shkollat fillore, për përhapjen e arsimit kudo. Detyra e drejtorit të arsimit, i
cili ishte edhe kryetari i Këshillit të Arsimit të prefekturës, konsistonte në ekzekutimin e
udhëzimeve të qeverisë dhe mirëadministrimin e problemeve të ndryshme të trevës.
Gjatë vitit shkollor 1913-1914 në Elbasan funksiononin rregullisht 20 shkolla: tre
në Elbasan, një në Peqin dhe të tjerat në fshatrat Belësh, Godolesh, Balëz, Shushicë,
Bixëllenj, Bishqem, Lleshan, Shalës, Mollagjesh, Gurazi, Mirakë, Qukës, Rajcë380
. Në
vitin 1914 u hapën kurse të shpejta një mujore me mësuesit e fshatrave të trevës së
Elbasanit. Në vitet 1913-1914 në Elbasan shkolla qendrore e këtij qyteti kishte 8 mësues
e 250 nxënës381
. Vidi mori masa për një riorganizim të aspektit arsimor në vend nën
thirrjen se: “Themelimi i mësojtorevet nuk ka me u lanë ma siç ka qenë më përpara si
qendra të përzierjesh politike e fetare. Duhet që shkolla të mësojë djelmnin shqiptare për
me u marrë me punë pozitive e me dashtë atdheun”382
.
Në aspektin arsimor si gjuhë zyrtare u vendos shqipja, pavarësisht se në
administratën shqiptare përdorej edhe turqishtja.
Në kuadrin e funksionimit të të gjithë institucioneve shkollore dhe respektimin e
ligjeve përkatëse në trevën e Elbasanit, prefekti Burhamedin në 28 prill të 1914, lëshoi
një urdhër për lirimin e shkollës së çupave, pasi kjo godinë ishte e zënë nga forcat e
xhandarmërisë. Masa u ndërmor pas ankesës së bërë nga përfaqësuesit e popullsisë së
qytetit të Elbasanit, ndër të cilët E. Haxhiademi, H. Dakli, K. Hastopalli, S. Dervish
Hasan, H. Hoxholli, S. Fehmi, Rr. Demeti, Th. Deliana, I. Myrdezi, A. Çeno, B. Sejdini,
M. Bylykbashi, I. Miraku, J. Haxhimima, Xh. Sefa, E. Matraxhiu, A. Atai, A. Hoxholli,
380
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vëll I, 275. 381
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vëll I, 276. 382
Kolea, Memorandum, 61.
127
Ali. Efendiu, D. Palloshi, R. Sheguni, E. Paparisto, M. Bici, Veli383
. Ky urdhër iu dërgua
edhe kryetarit të këshillës rregullore të Elbasanit, zotit Rejmer384
.
Sanxhaku (prefektura) i Elbasanit në përbërje të tij kishte tre kaza
(nënprefektura): atë të Peqinit, Gramshit dhe të Qukësit (Librazhdit). Në krye të secilës
kaza qëndronte kajmekani, i cili zgjidhej nga Mytesarifi. Detyra e secilit prej tyre ishte
ruajtja e rendit dhe e qetësisë, mos përzierja në çështjet gjyqësore, lëshimi i pasaportave, i
lejeve për gjueti, për mbajtjen e armëve i autorizimeve për shërbime publike e të tjerë385
.
Ndërsa nahijet (grup fshatrash të lidhur nga ana gjeografike dhe ekonomike me një
popullsi prej 4000-7000 frymësh) në sanxhakun e Elbasanit administroheshin nga
myderizi dhe këshilli komunal. Detyra e tyre konsistonte në botimin dhe zbatimin e
ligjeve, të dekreteve, të vendimeve e urdhëresave të qeverisë në regjistrimin e popullsisë,
kontrollin e vjeljes së taksave dhe të tatimeve386
. Në drejtim të organizimit provincial u
ruajtën parimet e pavarësisë në zgjedhjen e përfaqësuesve në këshillat si në sanxhaqet,
ashtu edhe në kazatë e nahijet. Në kohën kur princ Vidi kishte nisur punën për
stabilizimin e jetës politike, ekonomike e shoqërore të vendit, në Elbasan detyrën e
kryetarit të bashkisë e kryente Fuad Biçaku (shtator 1913- maj 1915)387
.
Në maj të 1914 Ministria e Brendshme me buxhetin e dekretuar prej mbretit për
në Elbasan pranoi një komisar dhe tre policë, ndërsa në detyrën e kapterit të
xhandarmërisë së Elbasanit u vendos Riza Efendiu388
. Këto nëpunës përpara kryerjes së
detyrës bënin betimin e besnikërisë dhe të respektit ndaj princit dhe ndaj ligjeve
përkatëse. Në telegramin dërguar Ministrisë së Brendshme nga prefekti i qytetit
Burhamedin Libohova ky i fundit informonte se: “ Këshilli Administrativ i prefekturës në
bazë të një konkursi të organizuar në maj të 1914 ka emëruar si policë në bazë të
provimeve të dhëna: Tefik Efendinë dhe Abdyl-qerim Ibrahimin në vend të policit Musa
Efendiut, që kishte dhënë dorëheqjen dhe të Daiut Efendisë që në provim iu provua
pazotësia”389
.
383
AQSH, F. Aqif Biçakçiu, 1914, Prill 25, D. 5, fl 5. 384
AQSH, F. 68, viti 1914, D. 5, fl 3. 385
Duka, Dokumente, vëll. II, 357. 386
Duka, Dokumente, vëll, II, 357. 387
Elbasani Enciklopedi, 317. 388
AQSH, F. 68, viti 1914, D.11-45, fl 8. 389
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit viti 1914, D.46-66, fl 11.
128
Gjatë kësaj kohe kanë shërbyer si xhandarë Sulejman Shahini dhe Qazim për
mbajtjen e rregullit dhe të qetësisë në këtë trevë, duke u paguar me 490 groshë secili390
.
Në maj të 1914 u shfaqën probleme të rënda për regjimin e Vidit. Kjo për arsye të
ndërthurjes së kontradiktave të brendshme dhe të ndërhyrjeve politike të Fuqive të
Mëdha. Kjo situatë u bë shkaku kryesor në shpërthimin e Kryengritjes së Shqipërisë së
Mesme. Ajo u zhvillua në dy faza. Faza e parë nisi në maj -tetor të 1914 dhe faza e dytë
në tetor të 1914-qershor të 1915391
. Karakteri i saj ishte antikombëtar. Esat Toptani
përfaqësonte dhe organizatorin kryesor të kësaj kryengritjeje. Në këto rrethana, në 19 maj
1914 u krye edhe arrestimi i tij dhe më pas largimi në drejtim të Italisë. Në shtypin e
kohës dhe sidomos në Elbasan, largimi i Esatit për në Itali u përfol mjaft. Në artikullin
me temë: “Ujku qimen e ndërron por zakonin kurrë”, pasqyrohej tradhëtia e tij ndaj Vidit
dhe dënohej veprimi i shkeljes së besës së dhënë392
.
Në këto kushte Vidi riformoi qeverinë e re, nën drejtimin e Turhan Pashës në maj
të vitit 1914 ku si Ministër i Brendshëm dhe i Luftës u caktua Aqif Elbasani, Ministër i
Drejtësisë Petro Poga, Ministër i Arsimit Mihal Turtulli, Ministër i Financave Filip Noga,
Ministër i Punëve Publike Mithat Frashëri, dhe Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë Abdi
Toptani393
. Kryetari i Këshillit të Ministrisë Turhan Përmeti, në 28 maj të 1914,
nëpërmjet një telegrami urimi e nderonte Aqif Biçakçiun, “për emërimin me urdhër
mbretëror për Ministrinë e Punëve të Brendshme”394
. Si këshilltar i tij u caktua patrioti
elbasanas Ahmet Dakli. Me cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, Aqif Pasha që
në ditët e para të emërimit të tij, mori masa në drejtim të vendosjes së rendit dhe të
qetësisë, duke arrestuar çdo element kundërshtar të qeverisjes legjitime. Por pjesa më e
madhe e popullsisë së vendit, si pasojë e gjendjes së krijuar dhe shtimit të pakënaqësisë
në vend, nuk doli në mbështetje të masave të ndërmarra nga Aqif Biçakçiu. Si Ministër i
Brendshëm ai u kritikua edhe nga popullsia e trevës së Elbasanit për ndihmat dhe fuqinë
e tepërt dhënë forcës ushtarake të Bib Dodës395
. Kështu, gjatë regjimit të Vidit, në trevën
e Elbasanit paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike u theksua edhe më tej, pasi kjo
390
AQSH, F. 68, viti 1914, D.11-45, fl 15. 391
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 64. 392
“Liri e Shqipërisë”, Sofje, 1914, Korrik 31, 2. 393
Vlora, Kujtime, 105. 394
AQSH. F. 68, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 5, fl 6. 395
AQSH, F. 886, 1915, Janar 4, D. 1, fl 6.
129
trevë ndër më të mëdhatë dhe më të zhvilluarat për kohën në vend, u synua nga Esat
Toptani të përfshihej nën ndikimin dhe influencën e tij.
Prefektura e Elbasanit sipas udhëzimeve të qeverisë ndërmori nismën e hapjes së
kurseve të kualifikimit të personave, që do të punonin si zyrtarë në postet shtetërore. Në
problemet juridike një ndihmesë të madhe ka dhënë për zgjidhjen e tyre edhe patrioti
Thanas Floqi. Ndër masat e tjera të marra nga princi Vid ishte edhe rrëzimi me dekret
mbretëror i disa reformave për mënyrën e funksionimit të gjykatave në Elbasan, sipas
Kanunit të Jurisë të qeverisë së Vlorës. Ky vendim u vu në jetë në 4 qershor të 1914.
Në vitin 1914 u bënë përpjekje nga misionaria amerikane, specifikisht nga zoti
Erikson, që në qytetin e Elbasanit të ngrihej një godinë spitalore për kurimin e të
sëmurëve. Për këtë u mblodhën rreth 50 mijë dollarë amerikanë396
.
Gjendja shoqërore e qytetit vazhdonte të ishte e vështirë, pasi populli paguante
taksa të shumta si të dhjetën, pagesa mbi shtëpitë, mbi bagëtinë, mbi vajin, mbi duhanin,
mbi të ardhurat e rrugëve e të tjera. Kushtet e vështira ekonomike detyruan mjaft
elbasanas të merrnin rrugën e kurbetit.
Masat dhe reformat e marra nga princ Vidi në pjesën më të madhe të tyre ishin
modeste dhe një pjesë e tyre mbetën në letër, duke mos u vënë në jetë asnjëherë. Kjo për
arsye të kushteve jo të përshtatshme politike, ekonomike e shoqërore, por nuk mund të
mohojmë përpjekjet e ndërmarra prej tij për një bashkim, zhvillim dhe begatim të popullit
shqiptar. Këtë e vërteton edhe deklarata e bërë nga princi më 5 gusht të vitit 1928: “Nuk
kam kurrë ndër mend të shkaktoj mosmarrveshje midis shqiptarëve, bashkimi, përparimi
dhe begatia e të cilëve kanë qenë dhe do të jetë ende qëllimi i vetëm i imi”397
.
Pavarësisht se princ Vidi u detyrua nga rrethanat e jashtme dhe të brendshme të
largohej nga Shqipëria ai asnjëherë nuk abdikoi nga froni shqiptar, por edhe jashtë vendit
punoi që të rikthehej përsëri në Shqipëri.
Përpara se të largohej nga Shqipëria princ Vidi iu drejtua popullit shqiptar me
thirrjen: “Shqiptarë ta dini që si prejë s’largu, e s’afërmi unë s’kam për të pasë veçse një
mendim, atë me punue për përparimin e atdheut tonë fisnik”398
.
396
“Dielli”, Boston, 1914, Shkurt 27, 3. 397
Duka, Histori e Shqipërisë, 79. 398
Kolea, Memorandum, 46.
130
III.2. Lëvizja “Vorio-Epirote” dhe qëndrimi i elbasanasve.
Me formimin e qeverisë së tij princ Vidi synoi, të realizonte bashkimin e të gjithë
territoreve shqiptare nën një qeverisje të vetme sipas kufijve të vendosur në Konferencën
e Londrës. Por që në hapat e para të qeverisjes së tij, ai u ndesh me një nga problemet më
të mprehta të kohës, atë të “lëvizjes për autonominë vorio-epirote”. Synimi i shtetit grek
ishte pushtimi i Shqipërisë së Jugut, me pretekstin se ajo banohej me popullsi greke.
Qarqet shovene greke nxitën elementë grekofonë në këto treva kundër qeverisë së Vidit
duke kërkuar autonomi. Krahas kësaj u dërguan nga Greqia për në jug të Shqipërisë
oficerë dhe mercenarë në pjesën më të madhe të tyre sapo të dalë nga burgu, apo të
paguar nga qeveria greke. Qëllimi i shtetit grek ishte sigurimi i një mbështetje legale për
“lëvizjen vorio-epirote”, duke mos hequr dorë nga planet aneksioniste në Shqipërinë e
Jugut.
Në 2 mars të 1914 u organizua kongresi epirot në Gjirokastër, nën kryesinë e
Jorgo Zografit. Në të u shpall “Vorio-Epiri autonom” dhe u formua edhe një qeveri me në
krye Zografin. Disa ditë më vonë u shpall edhe autonomia e Himarës nën kryesimin e
Spiro Spiromilos, që përfshinte shtatë fshatra shqiptare399
. Autonomia ishte e vetmja
alternativë e mundshme për ambicjet greke, pas dështimit të bandave “Vorio-epirote” për
pushtimin e Korçës në prill 1914 dhe qëndresës gjithnjë e më të fuqishme të popullsisë
vendase, ashtu dhe të qëndrimit kritik të Fuqive të Mëdha kundër këtyre planeve.
Princ Vidi ndër masat e para që mori pas ardhjes në fronin shqiptar, ishte
vendosmëria për zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejt dhe bashkimin e administrimin e
këtyre viseve shqiptare nga qeveria e tij. Ai urdhëroi në mars të 1914 krijimin e forcave
ushtarake shqiptare, që në rast nevoje të dërgoheshin në jug për mbrojtjen e tokave
shqiptare nga pushtuesit grekë. Gjithashtu u morën masa nga qeveria për pajisjen e tyre
me mitraloza, topa malorë dhe pushkë, të cilat u blenë në Austro-Hungari dhe Itali400
.
Detyrën e organizimit të këtyre forcave ushtarake, princ Vidi ia ngarkoi ministrit të luftës
Esat Toptanit. Në këtë kohë ai përfaqësonte një nga figurat më të urryera dhe nga
shfrytëzuesit më të mëdhenj të fshatarëve, specifikisht atyre të Shqipërisë së Mesme.
399
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 61. 400
Swire, Shqipëria, 171.
131
Brenda një kohe të shkurtër andartët grekë iu drejtuan Korçës dhe popullsia e
kësaj treve i kërkoi ndihmë princ Vidit dhe qeverisë së tij. Ky kërcënim i hapur vuri në
lëvizje qeverinë e cila, në prill të 1914 iu drejtua të gjithë popullit shqiptar për ndihmë në
mbrojtje të sovranitetit kombëtar. Në 7 prill mbas një puçi të ngritur nga andartët grekë
për të pushtuar Korçën, populli i këtij qyteti u organizua shumë shpejt me ndihmën e
oficerit hollandez që komandonte në këtë kohë xhandarmërinë në Korçë dhe arritën që në
qytet të rivendosnin rendin. Sipas raportimeve të oficerit hollandez pranë KNK
frymëzuesi kryesor i këtyre ngjarjeve në atë qytet ishte peshkopi i qytetit Germanosi,
(dhespot në këshillin e Metropolisë – shënimi ynë).
Në këtë kohë me urdhër të oficerit hollandez datë 9 prill 1914 ai së bashku me
anëtarë të tjerë të komunitetit ortodoks u arrestuan dhe u dërguan në Elbasan401
. Në
burgun e Elbasanit ai qëndroi deri në 29 janar të 1915, kur u lirua falë ndërhyrjes së
konsullatës perandorake Austro-Hungareze pranë autoriteteve rebele të Elbasanit402
.
Dërgimi i tyre në Elbasan dhe jo në ndonjë qytet tjetër, të lë të mendosh se situata në këtë
qytet ka qenë e qetë në drejtim të rendit dhe të sigurisë publike. Më poshtë po rendisim të
gjithë të burgosurit që ndodheshin në Elbasan që ishin përfshirë në komplotin grek të
Korçës: Dhespoti Papa Germanos, Efrem Gjini (inspektor i shkollave greke në Korçë),
Vasillaq Kondi, Vasillaq Singjiro, Llambi Dardha, Kosti Polena dhe mbesa e dhespotit.
Ata u akuzuan si tradhëtarë, pasi iu gjetën letra dhe dokumente të ndryshëm që vërtetonin
bashkëpunimin e tyre me andartët grekë, kundër interesave kombëtare. Në shtëpitë e tyre
u gjetën fishekë, bomba dhe armë. Krahas tyre u vu në pranga edhe i ashtuquajturi
Thanas, i njohur si kujdestar i shkollave greke në Korçë. Populli i Elbasanit i priti këta
“mysafirë” si duhej, nën thirrjet: “Efremi tradhëtori i Elbasanit”403
.
Thirrjes së bërë nga Vidi për organizimin e reparteve të reja të armatosura, me
synim dëbimin e pushtuesit grekë nga krahinat e jugut, iu përgjigjën shumë patriotë nga
treva të vendit midis të cilëve edhe nga Elbasani. Në një telegram të Aqif Biçakçiut
mësojmë se ai pasqyronte gadishmërinë e tij për organizimin e një fuqie prej 2000
vetëdashësish për në jug404
. Elbasani në këtë kohë përbënte një nga qendrat më të
401
Duka, Dokumente, vëll. II, 305. 402
HHStA, PAA, në AIHT, Vj: 25-34. 403
“Populli”, Vlonë, 1914, Prill 18, Nr. 3 Artikulli “Rreth Korçës”. 404
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 207.
132
rëndësishme jo vetëm të mbështetjes nga ana morale por edhe të grumbullimit të
vullnetarëve dhe të ndihmave për në Korçë. Prefektura e Elbasanit, pas urdhërit të 15
prillit 1914 nga Ministri i Brendshëm Esat Toptani, ndërmori masat e duhura në përkrahje
dhe në krijimin e lehtësirave të nevojshme për organizimin dhe nisjen e fuqive të
mbledhura. Nisja e vullnetarëve u bë brenda tre ditëve, nën sigurimin dhe disiplinimin e
një oficeri të ardhur nga Durrësi. Gjithashtu u morën masat e duhura nga ana e financës
për sigurimin e ushqimit405
.
Prefektura e Elbasanit mori masa gjithashtu për përcjelljen e situatës së vështirë
në jug të vendit në të gjithë qarqet e saj, për një mobilizim të përgjithshëm. Kjo do të
shërbente si shkak për acarimin e marrëdhënieve midis ministrit të Punëve të Brendshme
dhe prefekturës. Kjo ministri nëpërmjet një telegrami më 17 prill 1914 dërguar
prefekturës, i shkruante me nota qortuese: “juve nuk ju është dhënë ndonjë urdhër për t’i
bërë komunikime qarqeve për mobilizim të përgjithshëm, na tregoni me të shpejtë, se në
ç’urdhër jeni bazuar në komunikimin e bërë”406
.
Mendojmë se këto hapa për një mobilizim të përgjithshëm forcash ushtarake
kundër “epirotëve”, binin ndesh me planet e kurdisura nga Esat Toptani dhe mbështetësit
e tij, duke sjellë rritjen e prestigjit të Vidit, jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe të
Fuqive të Mëdha.
Ndër iniciatorët e parë që mori guximin për t’u organizuar në luftë kundër
andartëve grekë ishte Lef Nosi, i cili në prill të 1914, i shkruante Ministrisë së Punëve të
Brendshme në Durrës se: “dhjetra të krishterë kërkojnë armë për të shkuar në Korçë,
merrni masat e nevojshme për të na pajisur me armë, për të përballuar të gjithë së
bashku këtë situatë të rrezikshme”407
. Si kundërpërgjigje, Ministria e Punëve të
Brendshme i drejtohej trevës së Elbasanit: “Vetëdashësit e krishterë kërkojnë armë për të
shkuar në ndihmë të vëllezërve të tyre korçarë” “Ju urdhërojmë, -theksohej në telegram-
që të merrni masat e nevojshme për t’i pajisur me armët që ju dërguam para pak
ditësh”408
. Ndihmë u kërkua edhe nga qytetet e tjera të vendit për mobilizimin e
vullnetarëve dhe dërgimin e tyre në mbrojtje të sovranitetit të vendit.
405
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 207. 406
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 207. 407
AQSH. F. 32, viti 1914, D. 54, fl 7. 408 AQSH. F. 32, viti 1914, D. 54, fl 17.
133
Në prill të 1914 nëpërmjet një telegrami urgjent prefekti i Korçës Pandeli
Evangjeli i drejtohej për ndihmë Prefekturës së Elbasanit: “Atdheu në rrezik. Nga të tërë
anët, mblidhni bejlerë e pashallarë, sa të muntni më parë dërgoni fuqin. Sot na juve
presim shpëtimin e nderit të Shqipërisë”409
. Në krahinat që nuk kishin lidhje telegrafike
me Durrësin ekzistonte një gjendje pasigurie dhe pesimizmi, si pasojë e mungesës së
lajmeve mbi pozitën e princit dhe të qeverisë.
Gjatë kësaj kohe numri i telegrameve drejtuar Prefekturës së Elbasanit ka qenë i
madh, për faktin se aparati telegrafik që lidhte Korçën me Durrësin pothuajse gjithë
kohës nuk funksiononte dhe Prefektura e Elbasanit ishte e vetmja rrugë për shkëmbimin e
lajmeve urgjente me Durrësin. Prefektura e Elbasanit në këtë kohë ka kontribuar
gjithashtu në përballimin e pasigurisë së përgjithshme. për t’i dhënë zgjidhje situatës së
vështirë në të cilën gjendej qyteti i Korçës dhe krahinat e tjera në jug të vendit. Me dekret
mbretëror, në 29 prill 1914 urdhërohej “Thirrja nën armë e elbasanasve”410
me synim
forcimin e forcave të armatosura në Korçë. Gjithashtu i kërkohej urgjentisht Aqif
Biçakçiut, të merrte masa për dërgimin e ndihmave në njerëz të armatosur, armë e
municione, kundër çetave “vorio-epirote”, që vepronin në sanxhakun e Korçës411
.
Prefektura e Elbasanit mbas thirrjes së Kabinetit mbretëror për ndihmë, armë e
municione, mori masa për përgatitjen dhe grumbullimin e forcave vullnetare rreth 2000
vetë nga Gramshi, Qukësi, Pogradeci, Skrapari etj., për mbledhjen e tyre në Elbasan, për
të shkuar në ndihmë të Korçës. Më 8 maj 1914 Polo Mekshi, në një telegram dërguar Lef
Nosit nga Vlora kërkonte të dhëna rreth situatës: “ Kryekatundari i Korçës kërkon fuqi,-
theksonte ai,-. U nis Aqif Pasha? Cili tjetër shkon për ndihmë? Nga Durrësi ka shkuar
ndonjë ndihmë për Korçën? Bektash Beu shkoi për Korçë me një mijë vetë. Hysni Toska
shkoi me një mijë, Bib Doda më thotë se kërkon lejen e mbretit të niset për poshtë”412
.
Aqif Biçakçiu, në këto situata i drejtohej, qeverisë duke protestuar që shpërndarja
e armëve po bëhej me shumë vonesë, se, “pjesa më e madhe e njerëzve të grumbulluar në
Elbasan nga unë (Aqif Biçakçiu-shënimi ynë) nuk kanë armë e municione, në një kohë
409
AQSH, F. 68, Aqif Pashë Biçakçiu, viti 1914, D. 5, fl 8. 410
HHStA, PAA në AIHT,Vj: 24-44-4451. 411
AQSH, F. 68, Aqif Pashë Biçakçiu, viti 1914, D. 5, fl 3. 412
AQSH, F. 32, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 55\1, fl 238.
134
kur Korça ndodhet nën presionin e forcave greke dhe nevoja e saj për ndihmë ushtarake
ashtë urgjente”413
.
Interesant është fakti, që në letrën e 17 majit 1914 drejtuar Vidit nga Aqif
Biçakçiu shprehej shqetësimi i tij për gjendjen e vështirë që ishte krijuar në qytetin e
Elbasanit në lidhje me grumbullimin e vullnetarëve, në ndihmë të Korçës. Gadishmëria e
treguar prej tij, por edhe e patriotëve të tjerë, nuk ishte thjesht në zbatim të një urdhëri
mbretëror, por një detyrë madhore e jetike për kombin drejt bashkimit të plotë të tij, në
mbrojtje të integritetit kombëtar. Në letër ai shprehej: “Një dorë e m`çefët hudhi farë nga
e cila u xvorth entuziasmi i popullit në atë shkallë sa qi të mos tregojë më aspak interes
për rrezikun që ndodhet sot bashkimi i atdheut”414
. Ai me shqetësim parashtronte arsyet e
humbjes së këtij entuziasmi, që sipas tij ishin kërcënimet dhe presionet e ndërmarra ndaj
vullnetarëve gollobordas, që kishin një javë që prisnin armët që do të vinin nga qeveria
sipas premtimeve të bëra, si dhe nga propaganda antipatriotike e ndërmarrë nga Islam
Golloborda, nëpunës i administratës qendrore i ardhur drejtpërdrejtë nga Durrësi.415
Në
këto rrethana vullnetarët e grumbulluar në Elbasan nuk iu bindën urdhërit mbretëror, dhe
u larguan në shtëpitë e tyre, pa marrë parasysh rrezikun e situatës. Mbledhja e burrave
nga Aqif Biçakçiu u krye, por propaganda e ndërmarrë e rrethana të tjera, bëri që disa
vullnetarë të mbledhur nga ana e Qukësit drejt Korçës, të ktheheshin mbrapa.
Por, pavarësisht situatës së krijuar, Aqif Elbasani nuk hoqi dorë nga synimi i tij në
mbledhjen e vullnetarëve të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë Korçës. Për çdo risi dhe për
ndryshimin kohë pas kohe të numrit të vullnetarëve të mbledhur, ai mbante të informuar
princ Vidin nëpërmjet linjës telegrafike të kohës, si dhe mbante lidhje edhe me patriotë të
tjerë. Kështu edhe në nënprefekturën e Gramshit në këtë kohë u grumbulluan rreth 250
vullnetarë dhe problemi më imediat për to ishte pajisja me armë, ndërsa nxënësit e
shkollës Normale të Elbasanit me një patriotizëm të zjarrtë, të alarmuar nga rreziku që i
kanosej krahinave të jugut prej shovinistëve grekë, kërkuan me këmbëngulje që të
dërgoheshin për të luftuar në mbrojtje të tërësisë tokësore shqiptare416
.
413
AQSH, F. 840. 1914 Maj, Dok. 50578, fl 8, 414
AQSH, F. 68, Aqif Pashë Biçakçiu, viti 1914, D. 9, fl 12. 415
AQSH, F. 68, Aqif Pashë Biçakçiu, viti 1914, D. 9, fl 13 416
Kita, Elbasani, 33
135
Prefektura e Elbasanit nën nxitjen e këtyre kërkesave iu drejtua Ministrisë së
Arsimit më 5 maj të 1914, me një shkresë në të cilën theksohej: “Meqënëse shumica e
studenëve të shkollës Normale në Elbasan dëshirojnë me shkue në anët e Korçës si
vullnetarë, me qëllimin e lartë të mbrojtjes së atdheut me luftue për flamurë dhe për të
ruajtur nderin e lirinë kombëtare, lutemi për lejimin e tyre në këtë mënyrë”417
.
Krahas patriotëve si Mithat Frashëri, Grigor Cilka, Dhimitër Gjorga, si pjesë e
vullnetarëve që iu drejtuan Korçës në prill 1914, ishin edhe profesorët e shkollës Normale
Petër Dodbiba dhe Fot Papajani. Një prej vullnetarëve që iu drejtuan Korçës sipas
udhëzimeve të Aqif Biçakçiut, ishte edhe nipi i tij, Irfan Ohri, i cili në çdo moment nuk
do t’i shkëpuste lidhjet me Aqif Biçakçiun për informimin e këtij të fundit për ecurinë e
situatës. Nga burimet arkivore të kohës vërejmë shqetësime edhe nga nënprefektura e
Starovës dhe ajo e Qukësit, për gjendjen në kufi, mbi veprimet e ushtarëve grekë, vrasjet,
grabitjet, vjedhjet, të shoqëruara këto nga propaganda filogreke e individëve të ndryshëm.
Si shembull tipik përmendim atë të ndodhur në fshatin Plangë, nga Papa Konstandini, që
me kontributin e tij, ndihmoi ushtarët grekë që të realizonin veprimet e mësipërme418
.
Në maj 1914 prefekti i Korçës Pandeli Evangjeli i drejtohej Aqif Biçakçiut duke e
njoftuar për dëshmorët e rënë në mbrojtje të pavarësisë së vendit, për fëmijët e lënë jetim
e mjaft të plagosur duke i kërkuar ndihmë Elbasanit.
Prefektura e Elbasanit ndërmori një sërë masash, për sigurimin e varrimit të të
vrarëve, formimin e komisioneve për të ndihmuar në strehimin, mjekimin dhe ushqimin e
fëmijëve të mbetur jetimë419
. Në ndihmë të popullsisë në Elbasan, të fëmijëve dhe të të
plagosurve të ardhur nga Korça, Aqif Pasha me ndihmën e përfaqësuesve të prefekturës
dhe të kryetarit të Shoqërisë Ushtarake të Kryqit të Kuq, doktor Popper, bëri të mundur,
mbërritjen e tre ushtarëve “për me shëru popullin”420
. Ndihmë tjetër e dhënë nga kjo
prefekturë ishte edhe dërgimi i 300 thasëve me miell nëpërmjet Starovës në kohën e
krizës së bukës në Korçë. Ndërkohë Qeveria e Durrësit po përballej me Kryengritjen e
Shqipërisë së Mesme dhe filloi të përqëndronte të gjitha forcat e saj në këto treva.
417
Kita, Elbasani, 34. 418
AQSH, F. 271-471, vit 1914, D. 137, fl 9. 419
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 5, fl 17. 420
AQSH, F. 68, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 5, fl 17.
136
Me qëllim që t`i kishte krahët e lira në Shqipërinë e Jugut dhe për t`i përqëndruar
kryengritësit rebelë në afërsi të Durrësit, drejtuesi i kryengritjes Qamil Haxhifeza, në
korrik të vitit 1914, arriti të nënshkruajë një marrëveshje të përkohëshme me forcat
“vorio-epirote”, me synim ndërprerjen e luftimeve me ta421
. Për caktimin e kufirit greko-
shqiptar midis dy forcave ushtarake u emërua nga ana e kryengritësve rebelë Qamil
Haxhi Elbasani dhe nga ana epirote kapedan Vardha. Në bazë të marrëveshjes, kufiri u
caktua në Maliq, duke e lënë në duart e andartëve grekë Korçën me rrethe, Devollin e
Kolonjën422
.
Andartët grekë shfrytëzuan situatën e vështirë të krijuar brenda vendit, duke
pushtuar disa qytete të Shqipërisë së Jugut si atë të Korçës, Kolonjës, Leskovikut e
Tepelenës. Marshimi i tyre u shoqërua me përdorimin e dhunës, djegieve dhe masakrave
në drejtim të popullsisë së pa mbrojtur. Më pas iu drejtuan qyteteve më në brendësi të
vendit. Situata ishte disi kaotike, pavarësisht se shumë patriotë e vullnetarë dhanë
ndihmesën e tyre në mbrojtje të të drejtave të tyre kombëtare.
Popullsia e qytetit të Elbasanit kontribuoi në luftë kundër pushtuesit grek, duke u
organizuar në mbrojtje të vëllezërve të tyre dhe të sovranitetit të vendit. Përmendim këtu
rolin e paçmuar dhe kontributin e pandërprerë të dhënë nga patriotët elbasanas me në
krye Aqif Biçakçiun, i cili punoi gjatë gjithë jetës së tij në dobi të kombit dhe të
interesave të gjithë shqiptarëve.
421
Histori e Shqipërisë, vëll. II, 425. 422
Sejfi, Vllamasi, Ballafaqime Politike në Shqipëri 1897-1942, (Tiranë: Marin Barleti 1995), 101.
137
III. 3. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe Elbasani.
Në maj të 1914 shpërtheu kryengritja rebele e Shqipërisë së Mesme. Kjo lëvizje
nisi në fillim në rrethinat e Shijakut e më pas më 17 maj 1914, u shtri në Tiranë e shumë
shpejt pati një përhapje të madhe në vend. Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik në të
gjithë vendin dhe shqetësim të madh tek masat patriotike në vend e jashtë tij.
Kjo lëvizje u krye në dy faza. Faza e parë u zhvillua gjatë periudhës maj 1914-
tetor 1914, dhe faza e dytë tetor 1914-qershor 1915423
. Ajo ishte e organizuar dhe e
drejtuar nga një këshill drejtues i përbërë nga figura e personalitete të ndryshme. Kryetar
i qendrës së përgjithshme ishte Mustafa Ndroqi, anëtarë të tjerë me peshë në Këshillin e
Përgjithshëm ishin, Qazim Musa Haxhifeza (komandant ushtarak), Xhenabi Adili
(nënkryetar), Musa Qazimi- myftiu i Tiranës424
. Pavarësisht karakterit antikombëtar, kjo
kryengritje tërhoqi pas vetes një pjesë të madhe të popullsisë, kryesisht të zonave
kodrinore dhe të thella malore. Disa individë përfaqësues të kësaj lëvizje shfrytëzuan
gjendjen në vend për të propaganduar kundër Vidit, të cilin e fajësonin për këtë situatë të
vështirë në të cilën gjendeshin shqiptarët. Duke u ngritur kundër qeverisë ata do të mund
të luftonin edhe bejlerët dhe pronarët e tokave. Ata nxitën gjatë muajve maj-qershor 1914
turma fshatarësh të varfër, me një nivel të ulët kulturor e të pakënaqur nga reformat e
marra nga qeveria dhe nga politika intriguese e Esat Toptanit, në protesta dhe
manifestime. Pakënaqësia ndaj politikës vidiste filloi që në fillim të majit edhe në rradhët
e popullsisë elbasanase, si pasojë e kushteve të mjerueshme ekonomike dhe shoqërore të
zonës, shtimit të taksave të ndryshme nga qeveria përkundrejt popullsisë si në qytet ashtu
edhe në krahinaritë e tij dhe vendosja e kryerjes me detyrim të shërbimit ushtarak, kur në
të kundër përdorej dhuna dhe gjobitjet425
. Gjithashtu ndikuan premtimet e krerëve
kryengritës për heqjen e disa taksave, dhe lehtësimin e jetesës së fshatarëve. Pakënaqësi
pati edhe ndaj administrimit të Prefekturës së Elbasanit nga njerëzit e emëruar prej
qeverisë së Vidit, të cilët ishin të paaftë dhe të korruptuar. Kundërshtimi ndodhte në
423
Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, 65. 424
Thanas Floqi, Fytyra e Vërtetë e Haxhi Qamilit, Kujtime për vitet e mbrapshta 1914-1915, (Tiranë: 55,
2008), 16. 425
AQSH. F. 70, viti 1914, D. 9, (tel i krahinarit Qazim, prefekturës së Elbasanit, Mollas 10.5.2014).
138
krahinat e Qukësit dhe të Mollasit, popullsia e të cilave deri një muaj më parë kishte
kundërshtuar propagandën dhe nxitjet e esadistëve dhe ishte shprehur për Vidin426
.
Krahinari i Mollasit i dërgonte në 10 maj 1914 një telegram prefekturës së Elbasanit,
duke e njoftuar se: “pakënaqësia e popullsisë së këtyre anëve ndaj administratës tuaj
është rritur shumë”427
. Në qershor 1914 filluan të grumbulloheshin fshatarë dhe xhandarë
që kishin dezertuar, nga krahina e Elbasanit, kundër qeverisë së princ Vidit. Gjendja e
vështirë që ishte krijuar, bëri që nga ana e prefekturës së Elbasanit dhe nga oborri
mbretëror të merreshin masa për qetësimin e situatës dhe arrestimin e individëve, nxitës
të kësaj lëvizjeje rebele kundër qeverisë. Meqenëse Qamil Haxhifeza përfaqësonte një
ndër armiqtë kryesorë të Esat Pashës, masat e para ky i fundit i mori në drejtim të tij.
Nëpërmjet një letër vendimi të qeverisë ai i drejtohej Këshillës së Elbasanit, ku
urdhëronte: “shpalljen e Qamil Haxhifezës person i padëshiruar për Elbasanin”428
.
Nga ana tjetër nëpërmjet telegrameve i drejtohej KNK në Durrës duke e
informuar për masat e rrepta që kishte marrë kundër lëvizjes xhonturke në Shqipërinë
Qendrore429
. Në këtë kontekst letërkëmbime të shumta janë dërguar midis qeverisë dhe
prefekturës së Elbasanit, për informimin apo marrjen e masave, se si të veprohej kundër
kryengritësve. Intrigat dhe politika e dyfishtë e ndjekur nga Esat Toptani dhe
mbështetësit e tij bënë që situata të mbetej e rëndë. Politika shfrytëzuese dhe lidhjet e
hershme të tij me elementët xhonturq do të ishin shkaqet kryesore të zgjerimit të
kryengritjes në të gjithë Shqipërinë e Mesme. Për veprimtaritë e paligjshme të ndërmarra
nga Musa Qazimi dhe elementë të tjerë të kryengritjes prefektura e Elbasanit informohej
gjatë kësaj kohe nga Ministri i Brendshëm dhe i Luftës në qeverinë e Vidit, duke i
rekomanduar masat që duhej të merreshin për normalizimin e gjendjes, ruajtjen e rendit
dhe të sigurisë kombëtare.430
Situata u përkeqësua në dëm të Vidit, si pasojë e sulmit që
iu bë vullnetarëve tiranas në urën e Limuthit më 17 maj 1914. Kulmi i agravimit të
situatës arriti me arrestimin e Esat Pashës, dorëheqjen e imponuar dhe largimin e tij për
në Itali. Forcat patriotike në vend e mirëpritën me entuziazëm të madh largimin e tij, pasi
426
AQSH, F. 886, viti 1914, D. 43, (rap. i krahinarit të Qukësit, Mehmet Hamdi-pref. së Elbasanit; tel. i
major Abdyrrahimit, prefekurës së Elbasanit, Mollas, 12.5.1914), fl 181. 427
AQSH, F. 70, 1914, Maj 10, D. 9, fl 6. 428
AQSH, F. 70, viti 1914, D. 14, fl 9. 429
AQSH, F. 485, viti 1914, D. 5, fl 2. 430
AQSH, F. 70, viti 1914, D. 14, fl 8.
139
për ta Esat Toptani përfaqësonte organizatorin e lëvizjes antikombëtare në vend.
Pavarësisht arrestimit dhe largimit të tij kryengritja rebele vazhdoi duke shkaktuar dëme
të mëdha.
Në letrën e datës 19 maj 1914 të Kosturi Lagorit dërguar Aqif Biçakçiut,
theksohej se, “Shqipëria sot shpëtoi nga rreziku e duhet festuar, sot Esati u bombardua u
zu e mbahet në urdhrat e mbretit, rroftë kombi e mbreti Vid”431
.
Situata e vështirë brenda vendit vazhdoi edhe pas largimit të Esat Toptanit.
Kryengritësit brenda një kohe të shkurtër pushtuan Tiranën, Shijakun, Kavajën, Krujën,
Peqinin dhe iu drejtuan në qershor qytetit të Elbasanit432
. Pavarësisht masave të
ndërmarra nga Vidi, qeveria e re e formuar, nuk e qetësoi situatën brenda vendit. Ajo doli
jashtë kontrollit dhe brenda një kohe të shkurtër kryengritësit iu drejtuan kryeqytetit të
vendit Durrësit.
Prefektura e Elbasanit në maj të 1914 nisur nga rëndimi i situatës, ndërmori një
sërë masash për mbrojtjen e popullsisë së qytetit nga sulmet e kryengritësve dhe për t’i
bërë ballë këtij rebelimi. Ajo së pari iu drejtua me anë të një njoftimi gjithë popullsisë, si
në qytet edhe në krahinaritë e prefekturës, për situatën e vështirë në të cilën gjendeshin.
Iu bë thirrje të gjithë krerëve për organizimin e mbledhjes urgjente të këshillit të
krahinarisë së tyre, për njohjen me situatën dhe marrjen e masave për të përballuar sulmet
nga komitat dhe kryengritësit, si dhe refuzimin në mënyrë të prerë të bashkimit me ta,
edhe nëse këta të fundit nën forcën e armëve, do ta kërkonin. Gjithashtu u kërkua
organizimi në çeta dhe grumbullimi i njerëzve në krahinaritë përkatëse si dhe dërgimi i
tyre në Elbasan, për t`i bërë ballë kryengritësve, krahas vazhdimit të ruajtjes së rendit dhe
të sigurisë publike në ato zona433
.
Këshilli administrativ i qytetit mori vendime, jo vetëm për lirimin e një pjese të
nacionalistëve, patriotëve e njerëzve të thjeshtë që qëndronin në burgun e qytetit, por
edhe për strehimin dhe fshehjen e tyre, duke u mbështetur në ndihmën e popullsisë së
trevës. Në zgjidhjen e kësaj situate të vështirë kjo prefekturë e rriti më tej bashkëpunimin
431
AQSH, F 68, viti 1914, D 5, fl 15. 432
Historia e Shqipërisë, vëll. II, 421. 433
AME, F.288, viti 1914, D. 3, fq 300.
140
me prefekturat e tjera, jo vetëm në marrjen e informacioneve mbi situatën, por edhe me
kërkesa për ndihma, kryesisht për armë dhe municione.434
Në 22 maj nënprefekti i Peqinit Kadri beu i kërkonte ndihmë Durrësit pasi jashtë
qytetit ishin grumbulluar popullsia e disa katundeve të cilët, kërkonin të pushtonin
nënprefekturën435
. Sipas burime të tjera arsyeja e mbledhjes së popullsisë ishte pushimi i
Kadri beut nga detyra e nënprefektit, dhe jo pushtimi i nënprefekturës, pasi popullsia e
zonës kishte kohë që kishte shprehur pakënaqësinë ndaj administrimit të tij436
. Po gjatë
kësaj kohe Prefektura e Elbasanit informohej nga Peqini se, kryengritësit mbërritën atje
dhe nesër i drejtoheshin Elbasanit437
.
Katundarë të armatosur të ardhur gjithandej iu drejtuan Elbasanit, mbas thirrjes së
bërë nga prefektura. Vullnetarë dhe patriotë u mobilizuan edhe nga zona e Martaneshit
dhe e Çermenikës. Ardhja e katundarëve vazhdonte dhe priteshin në ditët në vazhdim, të
vinin edhe më shumë. Situata ishte kaotike. Njerëzia trembej nga barbarizmat që mund të
ndodhnin në Elbasan dhe përfaqësuesit e Këshillit Administrativ ishin tejet të shqetësuar.
Ata u mblodhën dhe diskutuan rreth gjendjes së krijuar në qytet dhe në një zë aprovuan
mendimin e lirimit nga burgu të rreth 25 nacionalistëve me përjashtim të katër prej tyre:
Sadik Zharrin, Hoxhë Moglicën, Mihal Shellon shërbëtorin e Cilkës dhe Josif Jankon,
prej frikës se mos i vriste Haxhi Qamili438
. Pjesa më e madhe e këtyre të arrestuarve ishin
atdhetarë e patriotë që kishin luftuar ose përpiqeshin për një Shqipëri të lirë e të pavarur,
kundërshtarë të hapur të Esat Toptanit, njerëz të thjeshtë, që kërkonin e mbronin gjuhën
shqipe. Në rradhët e tyre kishte edhe përfaqësues fetarë. Sipas kujtimeve të Thanas
Floqit, “një pjesë të të burgosurve i qitën prej burgut të madh dhe i çuan në shkollë të
gocavet qi ishte kundrejt shpijavet të Aqif Pashës”439
.
Në 13 qershor 1914 përfaqësuesit e Elbasanit i drejtoheshin prefekturës së
Lushnjes duke i kërkuar ndihmë, “mbi dërgimin e 300 pushkëve për t’u mbrojtur nga
kryengritësit që kërkojnë të mësyjnë qytetin”440
. Dy ditë më vonë kryengritësit e rrethuan
434
AME, F.288, viti 1914, D. 3, fq 300. 435
Gazmend Shpuza. Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915, (Tiranë: Shtypshkronja e
Re), 1986, 108. 436
AQSH. F. 272, viti 1914, D. 2, fl 5. 437
AME. F. 288, viti 1914, D.3, fq 314. 438
AME. F. 288, viti 1915, D.3, fq 314. 439 Floqi, Fytyra, 59. 440
AQSH. F. 271, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 29, fl 16.
141
Elbasanin dhe marrëdhëniet me Durrësin u prenë fare. Sipas burimeve të kohës, brenda
në qytet kishte mbështetës të tyre, që bënin propagandë pro kryengritësve, kundër
qeverisë dhe pro ardhjes së princit turk. Ata informonin kryengritësit lidhur me situatën
në qytet dhe rrethinat e tij. Madje disa prej tyre i jepnin këshilla forcave vullnetare,
nacionalistëve dhe normalistëve, që të pranonin ardhjen e kryengritësve në Elbasan441
.
Përgjigjja e mjaft prej këtyre forcave, të cilët shprehnin më së miri vullnetin e popullit
elbasanas ishte: “deri pa djegë të fundin fishek, nuk do të kenë të drejtë të marrin nëpër
këmbë ç’ka shqiptari ma të shenjtë gjuhë dhe flamur”442
.
Besimi ndaj xhandarmërisë kishte rënë, një pjesë e madhe e anëtarëve të saj ishin
të korruptuar. Në një situatë tepër të vështirë, më 23 qershor, forcat rebele arritën të
merrnin qytetin e Elbasanit, duke iu drejtuar më pas luginës së Shkumbinit. Çermenika,
Mokra dhe Qukësi, njëra pas tjetrës, iu bashkuan kryengritësve. Humbjet ishin të
konsiderueshme, sasi të konsiderueshme municionesh dhe dy topa humbën, disa persona
u kapën robër443
. Mbështetja më e madhe i erdhi kësaj kryengritjeje kryesisht nga
popullsia e zonave kodrinore dhe e atyre të thella malore, për shumë faktorë të sipër
përmendura. Treva e Elbasanit u bë kështu një nga qendrat më të rëndësishme të kësaj
kryengritjeje në periudhën maj1914-qershor 1915. Kryengritësit morën pushtetin në dorë
dhe dëbuan njerëzit e Esat Toptanit dhe ata pro qeverisë së Vidit. Zona e pushtuar u
administrua nga kryesia e komisionit kryengritës në Elbasan, e cila ishte pjesë përbërëse e
Këshillit të Përgjithshëm të kryengritjes444
.
Të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të kryengritjes ishin të njohur për
qëndrimet e tyre proesadiste ose proturke. Qëllimi i tyre ishte largimi i princit Vid dhe
vendosja e një princi turk në fronin shqiptar, vendosja e flamurit turk dhe heqja e atij
shqiptar dhe bashkimi me Turqinë. Pas marrjes së qytetit, nga forcat kryengritëse u ngrit
flamuri turk dhe shkollat në gjuhën shqipe u mbyllën. Kryengritësit mbanin në duar
flamurin e Turqisë, kurse në gojë parullën “Padisha çok jasha!” (Rroftë Padishahu). Me
ardhjen e forcave rebele në Elbasan u formua Këshilli i Përgjithshëm, i cili përbënte
441
AME, F. 288, viti 1914, D. 4, fq 20 442
AME, F. 288, viti 1914, D. 4, fq 21. 443
Duka, Dokumente, vëll. II, 536. 444
AQSH, F. 271, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D.84, fl 21.
142
organin më të lartë administrativ të kryengritësve me kryetar Refik Efendiun445
. U ngritën
këshilla lokalë në Elbasan, Peqin, Qukës dhe në krahinat kryesore të trevës. Çdo fshat
kishte anëtarët e tij në Këshillin e Përgjithshëm. Në krahinarinë e Qukësit, si kryetar i
komisionit të këshillit u zgjodh Hysen Hilmi, ndërsa si komandant u zgjodh Sulejman
Xhyra i cili, gëzonte respektin dhe mbështetjen e popullsisë së krahinës446
.
Në Prefekturën e Elbasanit nga Këshilli i Përgjithshëm dhe ato në krahina, u
ndërmorën masa të shumta të karakterit radikal e që konsideroheshin si mjaft të
dhunshme. Bejlerët e çifligarët, që kishin mbështetur regjimin e princit Vid, nëse nuk do
të bashkoheshin me kryengritësit, do të arrestoheshin dhe dënoheshin. Në të kundërt,
atyre nuk do tu jepej asnjë nëpunësi, e do të pranoheshin vetëm si ushtarë të thjeshtë447
.
Në Elbasan u morën në dorëzim dokumentacioni financiar, armët dhe gjithçka kaloi në
duart e tyre. Ata dogjën, plaçkitën, arrestuan, vranë atdhetarë, nacionalistë, madje edhe
njerëz të thjeshtë dhe në klimën e terrorit mbajtën të nënshtruar të gjithë popullsinë e
prefekturës dhe të rrethinave të saj, duke vendosur rendin, qetësinë e kontrolluar gjithçka.
Në trevën e Elbasanit kjo kryengritje u pasua me dëme të mëdha, arrestime të
shumta, dhe pushime nga puna të nëpunësve të vendosur nga qeveria e Durrësit. Një varg
masash terrorizuese u morën ndaj popullsisë, kundër pronarëve e çifligarëve të mëdhenj,
kundër njerëzve që shprehën hapur mbështetjen ndaj Vidit. Një ndër krerët më të
rëndësishëm të kësaj kryengritjeje ishte edhe Haxhi Qamili i cili mbante pas vetes dy
këshilltarë: Reshit Gjatën prej katundit të Krrabës dhe Haxhi Qirin nga Boriza e
Krujës448
.
Frika e arrestimeve dhe e vrasjeve të ndërmarra nga rebelët ndjehej kudo. Në
Martanesh, një katund i madh administrativisht i varur nga Elbasani, ekzistonte frika e
marrëzive të Haxhi Qamilit, që aty e njihnin ndryshe edhe si Haxhi Zjarrmi449
. Sipas
burimeve të kohës martaneshasit nuk patën gisht në shpërthimin e kryengritjes, por më
vonë fillimisht disa prej tyre iu bashkuan Haxhi Zjarrmit dhe mbështetësve të tij, duke
shkuar si ushtarë në Elbasan dhe në Tiranë. Teqeja e Martaneshit u dogj nga vetë ata,
445
Floqi, Fytyra, 59. 446
AQSH. F. 600, Qamil Musa Haxhifeza, 1914, Shtator 26, D. 19, fl 15. 447
Historia e Shqipërisë, vëll. II, 422. 448
Nosi, Dokumente Historike, 315. 449
Nosi, Dokumente Historike, 309.
143
para se të vinte Haxhi Zjarrmi, pavarësisht se ky i fundit do t`u jepte urdhër atyre për ta
djegur vetë atë450
.
Kryengritësit mbajtën një qëndrim diskriminues ndaj figurave dhe personaliteteve
më të njohura e më të respektuara elbasanase. Ata dogjën shtëpitë e Aqif Biçakçiut, Ali
Agjahut e të tjerë, vranë patriotin, Sheh Hysen Sulovën. Ky i fundit me fillimin e
rebelimit u rreshtua në krahun e kundërt të tij. Në maj të 1915 ai u arrestua dhe më pas u
pushkatua451
. Një tjetër patriot elbasanas i vrarë nga kryengritësit, në mbrojtje të qeverisë
së Princ Vidit, ishte edhe Kamer Sejdini. Fillimisht ai u varros në Durrës dhe në 4 gusht
1917 eshtrat e tij, do të rivarroseshin në Elbasan me një nderim e respekt të madh për
aktin e tij heroik452
.
Gjendja e vështirë e krijuar në Elbasan e detyroi Aqif Biçakçiun t’i drejtonte
Konsullatës Perandorake Mbretërore austro-hungareze një lutje ku i kërkonte, të
ndërhynin me urgjencë pranë autoriteteve të Elbasanit, për: “ndalimin e çdo veprimi
dhune kundër familjes dhe pasurisë së tij”453
. Mbas lirimit nga burgu me urdhër
mbretëror të vëllezërve Dervish e Qamil Biçakut454
Thanas Floqi i shkruante Aqif
Biçakçiut, “Ky arzuhall i madh më ka shtyrë me nxitim e me zemërim që t’ju shkruaj për
faljen që ju bë katilave (Qamil e Dervish Biçakut) prej mbretit me pretekstin, se kanë
qenë të përndjekur nga qeveria e Ismail Qemalit për çështje politike”. Ai, i indinjuar për
faljen e këtyre njerëzve të cilët kishin vrarë e prerë, i rekomandonte Aqif Biçakçiut,
marrjen e masave prej tij, për njoftimin e Vidit për të vërtetën e fshehur. Më tej ai e
njoftonte edhe për gjyqin e ndërmarrë ndaj një njeriu të ndershëm, “që as kishte vrarë e
as kishte prerë dhe ishte damkosur nga disa individë, të cilët kishin vënë në lojë interesat
e tyre”. (bëhët fjalë për Irfan Ohrin, nipin e Aqif Biçakçiut)455
. Lirimi i vëllezërve Biçaku
u prit me kundërshtime nga rradhët e kryengritësve, të cilët nuk hoqën dorë nga zbatimi i
masave kundër vëllezërve Hasan e Dervish Biçakut456
.
Kryengritësit vepruan edhe në drejtim të pronave dhe pasurive të Esat Toptanit,
Shefqet Vërlacit në qytetin e Elbasanit, duke i sekuestruar dhe grabitur mallrat dhe depot
450
Nosi, Dokumente Historike, 310. 451
Floqi, Fytyra, 53. 452
AQSH. F. Prefektura e Elbasanit, viti 1917, D. 7, fl 6. 453
AIHT, Vj: 25-45 (Lutje e Aqif Biçakçiut dërguar Konsullatës Perandorake në Vlorë). 454
AQSH, F. 70, viti 1914, D. 14, fl 32. 455
AQSH, F. 68, viti 1914, D. 5, K. 1, fl 2. 456
Shpuza, Kryengritja, 145.
144
e drithit. Ata detyruan bujqit e fshatarët e trevës, që detyrimet e së dhjetës të mos i
dorëzonin më tek hambarët e Esat Toptanit, por t`i dorëzonin në duart e Këshillit
Administrues të kryengritësve. Ata sekuestruan edhe pasurinë e patriotit Ahmet Dakli, i
cili përfaqësonte një ndër personalitetet më të shquar të qytetit të Elbasanit, që shquhej
për atdhedashurinë e tij457
.
Një formë tjetër e dhunshme ishte burgosja dhe lirimi me pagesë, ose duke lënë
peng pronat dhe ullishtat, të shumë patriotëve e qytetarëve elbasanas si: Ali Agjahu,
Emin Haxhiademi, Aleksandër Xhuvani, Kamber Shabani, Hasan Banja, Hysen Ceka,
Hasan Mezja, Petër Dodbiba, Qazim Sejdini, Fejzullah Guranjaku, Xhaferr Çelirama,
Xhaferr Palluqi, Hasan Bebeti, Ali Hoxholli, Gani bej Bunga, Hysen Dakli, Mustafa
Kotherja, Mehmet Ali Stringa etj.
Emin Matraxhiu u lëshua nga burgu vetëm kur pagoi gjobën prej shtatëdhjetë e
pesë mexhita; Shefqet Daiu pagoi 10 lira turke. Edhe vëllezërit Nosi nga frika e vrasjes së
vëllait të tyre të burgosur Veniamin Nosi, paguan 10.500 grosh për monopolin e vajit të
gurit458
. Krahas kësaj familjet Nosi, të Osman Vërlacit, dhe Gani Bungës, u detyruan të
paguanin dyfishin e detyrimit, si pasojë e kundërshtimeve të bëra prej tyre.
Haxhi Qamili i vuri detyrime edhe Hasan Elbasanit, i cili nga frika e arrestimit iu
desh të paguante si gjobë 250 lira459
. Kështu kryengritësit në Elbasan arritën të siguronin
të ardhura nga arka e financës, nga shitja e kafshëve, e pasurive që i’u konfiskuan
pronarëve. Shuma arrinte deri në 61316 groshë, kur të ardhurat vjetore nga qiraja e
dyqaneve të Shefqet Vërlacit arrinin në 5516 groshë, dhe nga dyqanet e Aqif pashës, në
405 groshë460
. Arrestime u kryen edhe në rradhët e normalistëve elbasanas, të cilët
vullnetarisht kishin rrokur armët, për t’i bërë ballë kryengritësve. Rebelët arrestuan dhe
torturuan shumë elbasanas si: Beqir Plangaricën, Ahmet Burburinë e të tjerë vetëm e
vetëm pse “dojshin një Shqipënie të lirë e të përparueme”461
. Vala e këtyre arrestimeve u
shtri edhe në rradhët e çifligarëve, si Hasan dhe Qamil Biçakut, të cilët u rrahën, u
torturuan në oborrin e prefekturës së qytetit së bashku me Hysen Hostopallin (ky i fundit
mbante postin e kryetarit të bashkisë). Në këtë kohë Dervish Biçaku, pas njoftimeve të
457
Histori e Shqipërisë, vëll II, 421. 458
Nosi, Dokumente Historike, 324. 459
“Populli”, Vlorë 1915, Maj 25, Nr 60. 460
AQSH. F. 886. viti 1915, D. 3, Procesverbal i arkës së financës së Elbasanit, fl 313. 461
AQSH. F. 886. viti 1915, D. 3, Procesverbal i arkës së financës së Elbasanit, fl 313.
145
marra për arrestimin, rrahjen, torturimin dhe burgosjen e vëllezërve të tij dhe të Beqir
Plangaricës i drejtohej me një letër Shefqet Daiut. Në të ai parashtronte situatën e
vështirë, vrasjet dhe arrestimet e kryera nga kryengritësit, duke i kërkuar marrjen e
masave të menjëhershme për lirimin e tyre462
. Kryengritësit dërguan njerëzit e tyre edhe
tek shtëpia e çifligarit Shefqet Vërlaci, për t’i hapur kasën e të hollave dhe për t’ia
sekuestruar. Një nismë tjetër e kryengritësve e ndërmarrë nga Reshit Gjata, ishte formimi
i një komisioni për të “shkrue pasunien e t’ikunvet e me e bamë pastaj pasunie të
shtetit”463
. Gjithçka në Elbasan administrohej nga kryengritësit464
.
Kryesia e Komisionit në Elbasan merrej me të gjitha problemet ekonomike. Ajo
caktonte çmimet e tregut të trevës, si dhe merrej me organizimin e panairit të kafshëve.
Në këtë kohë ata vendosën, që misri të mos shitej më tepër se 40 grosh çerekja, kur më
përpara çmimi i misrit kishte qenë 46 grosh465
. Për të marrë llogaritë e doganës u caktua
Osman Çota, një nga njerëzit më besnik të Haxhi Qamilit, i cili me urdhër të tij, së
bashku me rreth 300 të tjerë, shkuan në Starovë, për të marrë llogaritë e doganës.
Administrata e kryengritësve në Elbasan, në tetor të 1914 ishte aq e fuqishme, sa
krahas administrimit financiar e politik të trevës, merrej edhe me caktimin e pagesës së
rrogave të disa mësuesve të fesë në këtë krahinë. Ajo mbante dokumenta të rregullta si
për të ardhurat, ashtu edhe për shpenzimet e kësaj prefekture. Rendi dhe qetësia nuk i
mungonte kësaj prefekture, pas arrestimeve, burgosjeve, sekuestrimit të pasurisë së
elbasanasve dhe përdorimit të dhunës nga këta kryengritës466
. Kryesia e Elbasanit mbante
njëkohësisht lidhje të herëpashershme me kryesinë qendrore të Tiranës, duke e njoftuar
për çdo nismë apo mbarëvajtje në këtë trevë. “Këtu në Elbasan qetësia, nderi dhe jeta e
popullsisë është siguruar në shkallë të fundit, e nuk ka asnjë ngjarje të prishjes sadopak
të qetësisë”,- theksohej në telegramin e kësaj kryesie drejtuar autoriteteve të Tiranës467
.
Ndër masat e ndërmarra nga Haxhi Qamili dhe Sulejman Kungulli (mbështetës i flaktë i
Haxhi Qamilit) ishin edhe mbledhjet që bëheshin në sheshin e Namazgjasë, në qendër të
462
AQSH. F. 69, Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D. 6, fl 24. 463
Nosi, Dokumente Historike, 325. 464
AQSH. F. 271,viti 1915, D. 50-55, fl 31. 465
Floqi, Fytyra, 50. 466
AQSH. F. 271, viti 1914, D. 29, fl 11. 467
AQSH. F. 886, viti 1915, Dok. 6249, Teleg i Këshillës së Elb dërguar Kryesisë së Këshillës së Tiranës.
146
qytetit me qëllim, “me shtrëngue vllaznimin, me shtue mëniën e fanatismën kundër Vidit
dhe Esat Pashës. Mbledhja e pasunive nacionalistëve për tu ba pasuni e shtetit”468
.
Haxhi Qamili dhe forcat rebele të tij nuk u kursyen për të vënë dorë edhe mbi
pasurinë e institucioneve fetare, sidomos të teqeve bektashiane. Vetëm në teqetë e
Elbasanit dhe të Gramshit sasia e pasurive të sekuestruara arriti në 18000 groshë469
. Në
kohën e këtij rebelimi në shkollat ekzistuese të kësaj treve nuk mësohej gjuha shqipe por
ajo turke. Vetëm pas shtypjes së kësaj kryengritjeje, arsimi në gjuhën kombëtare u
rregullua prej një drejtorie të përgjithshme. Marrja e Elbasanit nga kryengritësit e shtoi
më tepër tensionin në qarqet qeveritare të Durrësit. Kjo qeveri mori masa që gjendja të
qetësohej, duke hyrë në bisedime me kryengritësit rebelë.
Në 20 qershor të 1914 u arrit një armëpushim midis Qeverisë së Durrësit dhe
kryengritësve, kur një pjesë e kabinetit qeveritar ishte kundër këtyre negociatave. Ky
armëpushim nuk u mirëprit nga holandezët, të cilët e konsideruan marrëveshjen si disfatë
për forcat qeveritare dhe triumf të kryengritësve. Pavarësisht këtij armëpushimi situata në
vend sa vinte e vështirësohej edhe më shumë. Forcat rebele po përparonin me shpejtësi
drejt Tiranës dhe Durrësit. Princ Vidi, i gjendur nën presionin e kritikave, mungesës së
kurajës dhe të vendosmërisë në stadet e para të lëvizjes së rebelëve ishte i predispozuar të
favorizonte një politikë veprimi, duke qenë plotësisht në dijeni për kapacitetin e
pamjaftueshëm të forcave vepruese kundër kësaj lëvizjeje kryengritëse..
Për t’i ardhur në ndihmë Vidit, forca të shumta të armatosura u nisën jo vetëm nga
veriu, por edhe nga jugu. Përforcimet u detyruan të ktheheshin mbrapsht, për arsye të
sulmeve të kryengritësve, të cilët të ndihmuar edhe nga banorë vendas, nuk lejuan
depërtimin e këtyre forcave për në Tiranë. Synimi i kryengritësve rebelë ishte, sigurimi i
mbështetjes së popullit të kësaj krahine dhe rekrutimi i ushtarëve nga Prefektura e
Elbasanit, duke u ofruar para e premtime të shumta. Haxhi Qamili për mbledhjen e
ushtarëve urdhëronte njerëzit e tij, të përdornin xhamiat dhe kishat për regjistrimin e
tyre470
. Fillimisht popullsia e katundeve të zonës e mbështetën këtë kryengritje, por kur e
kuptuan qëllimin e vërtetë të tyre, një pjesë u tërhoqën dhe dezertuan nga grupimet
rebele. Madje, u bënë përpjekje nga katër çermenikas për t’i bërë një atentat e për ta vrarë
468
Nosi, Dokumente Historike, 324. 469
Elbasani Enciklopedi, 316. 470
Nosi, Dokumente Historike, 316.
147
Haxhi Qamilin, por nuk gjetën mbështetje tek shokët e tjerë dhe ky atentat dështoi471
.
Edhe në Qukësit u bënë arrestime nga njerëzit e Haxhi Qamilit, nën pretekstin shfaqjes së
disa trazirave në këtë zonë. Rreth 78 vetë, me gjithë drejtorin e kësaj krahine, u dërguan
në burgun e Elbasanit472
.
Komiteti administrativ i kryengritësve në trevën e Elbasanit, mbante
korrespondencë me komitete të tjera, në ato qytete që ishin në duart e tyre. Në disa
korrespondenca ndërmjet komitetit të Elbasanit dhe atij të Beratit, pasqyroheshin
probleme të ndryshme si, për mënyrën e organizimit administrativ, për probleme zyrtare
dhe për probleme të shpenzimeve administrative të kryengritësve në këto qytete473
.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme fillimisht kishte një karakter antividist, por në
rrjedhën e kohës u pa se, rebelët në rrethin e tyre thelluan kondradiktat, rivalitetet
ndërmjet rrymave të ndryshme, duke hyrë në etapën e dytë të kryengritjes e cila mori
karakter antiesadist. Situata në Elbasan që prej verës së vitit 1914 vazhdonte të ishte e
vështirë dhe pasiguria mbizotëronte kudo.
Fillimi i Luftës së Parë Botërore në 4 gusht të 1914 solli pasoja dhe dëme të
pallogaritshme për Shqipërinë. Ajo u kthye në një arenë luftërash midis forcave të
brendshme dhe ushtrive të vendeve fqinjë. Ndërhyrja e këtyre të fundit dhe intrigat e
përdorura prej tyre, e ndërlikuan më shumë gjendjen në vend. Kryengritësit vazhdonin të
korrnin suksese e të avanconin drejt krahinave të tjera të Shqipërisë.
Në fund të gushtit, mbasi kishin pushtuar Beratin, rebelët iu drejtuan Vlorës por
hasën në vështirësi pas kërcënimeve për marrjen e Beratit nga forcat greke. Sipas
burimeve të kohës situata në trevën e Elbasanit vazhdonte të ishte e tensionuar, në prag të
sulmeve serbe. Në një korrespondencë nga Berati, drejtuar për ndihmë komandantit të
garnizonit të Elbasanit Mustafa Shevki, theksohej se, “mbas mësymjes nga forcat greke,
nevoja për ndihmë, njerëz dhe municione asht e madhe. E rëndësishme asht mësymja e
epirotasve deri në kufijtë e mëparshëm (bëhet fjalë për marrëveshjen midis palëve për
caktimin e kufijve të përkohshëm ushtarakë të arritur më 12 korrik 1914). Mbyllja e kësaj
çështjeje na bën të sigurtë për tu mësymur më pas kundër serbit i cili kishte pushtuar
471
Nosi, Dokumente Historike, 323. 472
Nosi, Dokumente Historike, 316. 473
AQSH, F. 271, viti 1914, D. 84, fl 35.
148
Starovën, Qukësin dhe po i drejtohej Elbasanit”474
. Gjatë kësaj kohe intelektualët
përballë rrezikut të jashtëm vazhduan të ishin të përçarë duke qëndruar në dy pozicione
për Vidin dhe kundër tij. Për pasojë ata nuk qenë në gjendje të formonin një front të
përbashkët me fshatarët kryengritës kundër shovinistëve grekë. Në ndihmë të popullit të
Beratit dhe në ruajtjen e kufirit kanë dhënë ndihmesë edhe nacionalistët elbasanas, të
cilëve nuk u mungoi besnikëria ndaj Vidit dhe bashkëpunimi i ngushtë me forcat
qeveritare. Në grumbullimin dhe organizimin e vullnetarëve kontribut vazhdoi të jepte
Aqif Biçakçiu. Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të kryengitjes si Qamil Musa Haxhifeza,
morën masa duke i ardhur në ndihmë Kryesisë së Këshillës së Beratit dhe komandantit të
veprimeve ushtarake të Beratit, Abdulla Efendiut pas telegramit për ndihmë drejtuar
Elbasanit. Mbas kthimit në Elbasan në gusht të 1914 Qamil Musa Haxhifeza u mundua të
siguronte dërgimin e një force ushtarake, me një numër të konsiderueshëm vullnetarësh,
nën drejtimin e disa komandantëve. Fuqisë së Elbasanit iu dhanë me vete armë e
municione. Nga ana e kryengritësve u morën masa për organizimin në një formë të
rregullt edhe të fuqisë së qytetit, me një numër të konsiderueshëm ushtarësh prej rreth
200-300 forcash, me synim dërgimin atje ku ta kërkonte nevoja475
.
Numri i këtyre forcave dërguar në Berat dhe në mbrojtje të kufirit kapte shifrën e
1600 vetash. Përmendim disa prej komandantëve dhe krahinat e tyre që iu drejtuan
Beratit: Çeç Cerriku, Beqir Gjini nga Sulova, Hasan Hysa nga Dumreja. Nga krahinaria e
Dumresë rekrutoheshin çdo ditë forca vullnetare për t’u dërguar drejt Beratit. Nga
katundi Grykësh u rekrutuan 200 vullnetarë, Osman Aga Çota Mokër, Rrapush Filolli
Gryka e Zaranikës, Mehmet Muça Shpat. Në drejtim të Vlorës janë dërguar këto
komandantë me këto forca: Mylazim Ramazan Agai, Musa Cakani, Jonuz Topuzi nga
Shpati me 600 forca476
.
Elbasani ka luajtur një rol të madh në organizimin e forcave, jo vetëm për
ruajtjen e kësaj treve, por duke bashkëvepruar edhe me krahinat e tjera të vendit si me
Kavajën, Peqinin, Lushnjen, Beratin, Shijakun, Krujën e të tjerë, me synim mbledhjen e
forcave ushtarake në ndihmë të Beratit dhe mbrojtjen e kufirit. Në gusht u arrit një
marrëveshje midis kryengritësve dhe forcave Vorio-epirote për ndarjen e zonave të tyre të
474
AQSH. F. Prefektura e Elbasanit, viti 1914, D.30, fl 5. 475
Nosi, Dokumente Historike, 196. 476
Nosi, Dokumente Historike, 196.
149
influencës. E gjithë vëmendja e kryengritësve tashmë ishte drejtuar në kryeqytetin e
Shqipërisë.
Me hyrjen e këtyre forcave në 1 shtator në Vlorë, u ngrit flamuri turk dhe u
arrestuan mjaft çifligarë e bejlerë, duke iu konfiskuar edhe pronat. Më 3 shtator Vidi u
largua nga Shqipëria dhe situata në vend mbeti në gjendje të mjerueshme. Kryengritësit
arritën të merrnin Durrësin dhe të formonin qeverinë e tyre, duke ngritur flamurin turk,
dhe burgosur mbështetësit e Vidit. Me largimin e Princ Vidit përfundoi edhe faza e parë e
Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme.
Elbasanasi Qamil Haxhifeza në fillimet e kryengritjes në fazën e parë të saj, iu
bashkua synimeve të kryengritësve, por më pas nuk u pajtua me veprimtarinë aventuriere
dhe rebele të forcave më ekstremiste të kryengritjes si Haxhi Qamilit, Haxhi Qirës, Reshit
Gjatës e të tjerë. Synimet e tij ishin që kryengritja të kishte vetëm karakter antividist,
duke hequr dorë nga zbatimi i programit agrar të kryengritjes. Ai ndërhyri në tetor të
1914 që forcat rebele të Haxhi Qamilit të hiqnin dorë nga terrori, shkatërrimet dhe
grabitjet e bëra jo vetëm në trevën e Elbasanit, por në të gjitha qytetet e pushtuara prej
tyre. Ai i dha rëndësi organizimit të ushtrisë mbi bazën e një armatosjeje të
përgjithshme477
. Qamil Haxhifeza përfaqësonte një nga rrymat e kësaj kryengritje, atë të
moderuar, duke dalë në tetor nën thirrjen se: “kishte ardhur koha e shpalljes së një
programi të ri në përshtatje të interesave kombëtare në kushtet e reja”478
. Ai kishte
kërkuar që Mustafa Ndroqi të mos zinte postin e kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm,
pasi nuk kishte siguruar miratimin e këshillave vendorë, duke përfshirë edhe këshillin e
Elbasanit.
Qamil Haxhifeza nuk e mbështeti krahun ekstremist të kryengritjes dhe u
distancua nga kjo rrymë, duke dhënë ndihmesën e tij në shpalljen e amnistisë së
përgjithshme e lirimin nga burgu të disa figurave elbasanase, madje duke kundërshtuar
njëkohësisht urdhërat që vinin për në Elbasan nga njerëzit e Esat Toptanit në tetor të
1914, për mos lirimin nga burgu të këtyre patriotëve. Kontributi i tij qëndron edhe në
ndihmesën e dhënë për lirimin e peqinasit Demir Peqini nga burgu i qytetit, mbas
477
Nosi, Dokumente Historike, 280. 478
Historia e Shqipërisë, vëll III, 429
150
arrestimit të tij nga kryengritësit479
. Në burgun e Elbasanit gjatë muajit tetor të vitit 1914
mbaheshin të burgosur nga rebelët rreth 150 vetë480
. Qamil Haxhifeza ishte ndërkohë për
krijimin e një qeverie totalisht shqiptare, në shërbim të interesave të vendit, duke
shmangur kështu manipulimet dhe interesat e të huajve në dëm të çështjes shqiptare e në
funksion të interesave të tyre. Ndër të tjera lidhur me këtë ai theksonte: “Kombi ka të
drejtë të plotë të formojë një qeveri të rregullt dhe të pavarur duke hedhur poshtë çdo
ndërhyrje të huaj në punët tona, sipas stipulacioneve të së drejtës ndërkombëtare”481
.
Përsa i përket rrymës turkomane të përfaqësuar nga Haxhi Qamili e Haxhi Aliu
synonte bashkimin e Shqipërisë me Turqinë dhe vendosjen në fronin shqiptar të një princi
turk. Të këtij mendimi ishin edhe dy delegatët e Elbasanit, që morën pjesë në mbledhjen
e përgjithshme që u bë në Durrës në tetor të 1914 ku si kryetar i saj u zgjodh Mustafa
Ndroqi482
. Ata morën pjesë në Këshillin e Përgjithshëm që kishte në përbërje të tij 29
veta483
. Këtu u zgjodh Haxhi Aliu nga Elbasani si delegat, për paraqitjen e kërkesave të
tij Stambollit. Në telegramin që ai i dërgonte Elbasanit nga Durrësi theksohej se: “me
vota të plota ishte vendosur unanimisht, që ai të nisej i vetëm për në Stamboll, për ti
ofruar fronin shqiptar një princi osman”484
.
Në fund të shtatorit të 1914, Esat Toptani duke shfrytëzuar situatën e vështirë në
vend siguroi përkrahjen e fqinjëve të Shqipërisë, Greqisë dhe Serbisë dhe në 2 tetor të
1914 hyri në Durrës dhe formoi qeverinë e tij. Ai detyroi Këshillin e Përgjithshëm ta
emëronte president dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë, me zëvendës president
Mustafa Ndroqin. Pushteti i tij erdhi duke u rritur në Shqipërinë e Mesme. Autoritetet
esadiste në kuadrin e ruajtjes së marrëdhënieve të ngushta me Serbinë, urdhëruan
Prefekturën e Elbasanit, që “të merrte masa që ushtarët serbë të arratisur, si dhe
emigrantë maqedonas t’ua kthenin autoriteteve serbe”485
. Në telegramin e datës 12
479
AQSH. F. 600, viti 1914, D.6, fl 15. 480
AQSH. F. 32, Lef Nosi, 1914, Tetor 4, D. 60\1, fl 285. 481
Historia e Shqipërisë vëll III, 145. 482
Gazment Shpuza, Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së Mesme, viti 1914-1915, (Tiranë: Arkivi
Shtetëror i RPS së Shqipërisë 1986), 205. 483
AIHT, Vj: 24-44-4419. (Raport i Elbasanit dërguar Konsullatës Austriake tetor 1914). 484
Nosi, Dokumente Historike, 377. 485
AQSH. F.886, 1914, Nëntor 20, D. 1, fl 7; tel. nr 57 i emigrantëve Sandri Hristo, Konstandin Milan, Ilço
Ilço, Athanas Jorgji drejtuar këshillës drejtuese të Elbasanit 20.10.1914,/ 20.11.1914.
151
nëntor 1914 të nënprefekturës së Peqinit, dërguar Elbasanit paralajmërohej se: “esadistët
e këtushëm nuk lejonin kalimin e forcave të grumbulluara në Elbasan, nëpër Peqin”486
.
Nënprefektura e Peqinit ishte tërësisht nën influencën dhe ndikimin e forcave
esadiste, të cilët në drejtim të popullsisë së thjeshtë dhe në drejtim të nëpunësve të
administratës së kësaj nënprefekture, ushtronin dhunë, terror, dhe përndjekje të
vazhdueshme. Ndër masat e marra prej tyre përmendim arrestimin e kryetarit të këshillës
së Peqinit, Abdurrahim Tirana në janar të vitit 1915 dhe anullimin e urdhërit të dhënë për
lirimin e disa të burgosurve, që ndodheshin në burgun e Peqinit487
. Situata e rëndë në
Shqipërinë e Mesme, i detyroi forcat kryengritëse të organizoheshin përsëri duke
rekrutuar mercenarë. Edhe në Elbasan u grumbulluan forca mercenare të armatosura, me
vendim të këshillës së trevës, me synim dërgimin e tyre në Durrës488
. Me kthimin e Esat
Toptanit në Shqipëri, lëvizja kundër tij erdhi gjithnjë e në rritje. Krahas intrigave të
thurura nga Esad Pasha kundër Haxhifezës, ky i fundit u arrestua më 17 tetor 1914. Edhe
pas ardhjes së Esat Pashës në fuqi, Qamil Haxhifeza konsiderohej nga pjesa më e madhe
e popullsisë si komandant i përgjithshëm i forcave dhe organizator i qëndresës kundër
pushtuesve grekë. Autoriteti që kishte Haxhifeza në masat e kryengritësve fshatarë
përbënte rrezikshmëri për pozitat e pakonsoliduara të Esadit.
Në 23 nëntor 1914 një grup antiesadistësh, organizuan një tubim në të cilin u
shpalosën thirrjet kundër Esadit dhe në favor të bashkimit me Turqinë. Esad Pasha dërgoi
xhandarmërinë, me synim shpërndarjen e manifestuesve dhe arrestimin e elementëve
nxitës të tij. Mbas kësaj situate të gjitha krahinat e Shqipërisë së Mesme u ngritën kundër
Esat Toptanit489
. Interesant është fakti se Haxhi Qamili shfrytëzoi faktin e arrestimit të
Qamil Haxhifezës, për të marrë në duart e tij komandën e kryengritjes rebele.
Në dhjetor të 1914, serbët po mblidhnin forca në Qafë Thanë me qëllim që të
shkonin në drejtim të Elbasanit për të ndihmuar Esat Toptanin, i cili qëndronte i rrethuar
në Durrës. Kërkesat e para për lirimin e Qamil Haxhifezës nga Esat Toptani u bënë nga
forcat e Krrabës, afro 2500 veta të armatosur, të cilët ishin grumbulluar në Elbasan. Këtë
kërkesë ia parashtruan edhe këshillit të Elbasanit, i cili jo vetëm e pranoi, por edhe e
486
AQSH, F. 886, 1914, Nëntor 12, D. 1, fl 7. 487
AQSH, F. 886, 1915, Janar 4, D. 1, fl 5. 488
AQSH, F. 886, 1915, Janar 4, D. 1, fl 5. 489
Duka, Histori e Shqipërisë, 84.
152
përforcoi si më poshtë: “Krraba, por edhe qyteti i Elbasanit dhe krejt populli i të gjithë
krahinave e i katundeve është në këtë mendim”490
.
Në Elbasan, në dhjetor u formua një komitet antiesadist, në përbërje të të cilit
ishin rreth 4000 forca të armatosura491
. Esat Toptani, jo vetëm që nuk e pranoi kërkesën e
Elbasanit për lirimin e Qamil Haxhifezës, por për të përballuar gjendjen e vështirë që
ishte krijuar në këtë trevë, grumbulloi njerëzit e tij duke thurur plane për eleminimin e
rrezikut që vinte nga Elbasani. Kërkesat e bëra nga forcat e Krrabës u përforcuan edhe
nga forcat fshatare të Mokrës e Çermenikës, të cilët shpreheshin se, “ishin të gatshëm për
tu nisur drejt qytetit të Elbasanit”492
.
Populli në emër të pesëdhjetë mijë vetëve të mbledhur në Elbasan në dhjetor të
1914 i kërkoi përfaqësuesit konsullor të Austro-Hungarisë në Vlorë, “sigurimin e jetës së
Qamil Haxhifezës i cili vazhdonte të ishte i burgosur në Durrës dhe të merreshin masa
për lirimin e tij”493
. Në dhjetor të 1914 Haxhi Qamili organizoi një mbledhje në Krujë me
përfaqësuesit e krahinave (duke përfshirë dhe Elbasanin) që kishin ngritur krye kundër
Esat Toptanit. Kërkesat e parashtruara prej tyre në këtë mbledhje ishin: heqja e shërbimit
ushtarak, konfiskimi i pronave dhe i pasurive të Esat Toptanit, vendosja e një princi turk
në fronin shqiptar494
.
Ai shpalli kështu një program të ri, me ndikim fetar dhe në luftë kundër
nacionalistëve, pronarëve e intelektualëve të qyteteve, të pushtuara prej tij. Ai gjithashtu
nuk ndërhyri tek Esat Toptani për lirimin nga burgu të Qamil Haxhifezës, pavarësisht
kërkesave të herëpashershme nga qytetarët elbasanas.
Përmbysja situatës politike në Shqipërinë e Mesme dhe eleminimi i influencës së
Esat Toptanit bëri që një pjesë e mirë e atdhetarëve e nacionalistë si: Aqif Biçakçiu,
Ahmet Dakli, Lef Nosi, Sejfi Vllamasi, Mehmet Dërhalla, Isa Boletini, Thanas Floqi,
Bedri Pejani e të tjerë të vendoseshin në Shkodër, qendër e cila në këtë kohë do të
shërbente si strehë e mbrojtjes politike, shoqërore, dhe patriotike e këtyre personaliteteve.
Në rradhët e tyre kishte edhe patriotë nga Çamëria dhe Kosova. Midis tyre në janar 1915
490
AQSH, F. 886, viti 1914, fl 6, (tel i prefek së Elbasanit dërg Esat Pashës) 491
AQSH, F. 886, viti 1914, Dok. 6125, fl 8. 492
AQSH, F. 886, 1914 Nëntor, Dok. Nr 6159 . 493
AIHT.Vj: 24-44-4416, 24-44-4417. (Letër dërguar në emër të popullit të Elbasanit Konsullatës Austro-
Hungareze në Vlorë 1914). 494
Duka, Histori e Shqipërisë, 84.
153
u organizuan mbledhje të shumta me synim, rregullimin e disa çështjeve me rëndësi
kombëtare si ajo e gjuhës dhe e flamurit, ndaljen e gjakderdhjes vëllazërore dhe
shmangien e rreziqeve që mund t’i vinin vendit nga qarqet antikombëtare. Aqif Biçakçiu
së bashku me Luigj Gurakuqin mbanin relacione me princ Vidin, të cilin e informonin
mbi gjendjen në vend495
. Në këtë kohë Aqif Biçakçiu mori përsipër të përdorte influencën
e tij tek kryengritësit e Shqipërisë së Mesme, meqë qendra e tyre ishte Elbasani. Në një
korrespondencë nga Shkodra theksohej se, atje ishin mbledhur shumë shqiptarë, nga ata
që mund të quhen “intelektual politik”, se synimi i mbledhjeve të tyre ishte marrja vesh
me kundëresadistët dhe më pas të bëhej organizimi dhe bashkimi me qëllimin e shenjtë,
“Shqipëria për shqiptarët, gjer sa të vijë Mbreti”496
.
Zhvillimet e ngjarjet e ndryshme të ndodhura në trevën e Elbasanit në vitin 1915
ndikuan në faktin, që ky qytet përcaktohej si, “një nga qendrat më të rëndësishme të
lëvizjes atdhetare, patriotike e luftarake, të mbarë vendit”497
. Qyteti i Shkodrës ishte
kthyer në qendrën më të fuqishme të nacionalizmës shqiptare, duke u bërë streha e një
numri të konsiderueshëm patriotësh shqiptarë, duke përfshirë edhe ata elbasanas.
Në fillim të vitit 1915 Turqia hyri në luftë krah Bllokut Qendror. Aleanca e saj me
Austro-Hungarinë solli dhe ndryshime në marrëdhëniet e saj me elementët proturq në
Shqipëri. Kjo do të përbënte edhe ndarjen në dy linja të përfaqësuesve të kryengritjes. U
krijua një raport i ri forcash midis dy grupimeve. Së pari ai më i moderuar, me figura të
tilla si Musa Qazimin, Mustafa Ndroqin e të tjerë dhe së dyti ai proturk, ndjekës të linjës
së vjetër me Haxhi Qamilin, Haxhi Qirën, Man Picarin e të tjerë. Grupimi i dytë, pas
janarit të 1915, kaloi në veprime të armatosura kundër Esat Toptanit dhe mbështetësve të
tij. Kryengritja tashmë u bë edhe më e çrregullt, duke filluar të dilnin në pah edhe çarjet e
para midis rebelëve, si pasojë e mendimeve të kundërta. Anarkia e brendshme i hapi
rrugën rishfaqjes së synimeve shoviniste të shteteve fqinje ndaj trojeve shqiptare. Në prill
të 1915 serbët në bashkëpunim me esadistët kishin nisur marshimin e tyre nga Dibra, për
në Elbasan. Bashkëpunimi i tyre kishte si synim luftën e përbashkët kundër kryengritësve
dhe triumfin e Esat Toptanit. Patriotët shqiptarë, midis të cilëve edhe ata elbasanas të
495
AIHT.Vj: 25-1-160. (Raport i Shkodrës dërguar shkëlqësisë së tij Baronit Burian në Vjenë, 29 janar
1915). 496
“Dielli”, Boston, 1915, Kallnuer 14, Artikulli “Korrespondencë nga Shkodra”. 497
“Corriere delle Puglie”, 1915, Janar 8, (marrë nga Normalja në fokus të bashkohësisë, Elbasan).
154
mbledhur në Shkodër, ndiqnin me shqetësim të madh zhvillimet e ndodhura në këtë kohë.
Sipas tyre Esati mund të kishte mundësi më të mirë në Elbasan, në sajë të bashkëpunimit
aktiv me forcat serbe dhe qëndrimit të dyshimtë të Çermenikës dhe Gollobordës498
.
Penetrimi i ushtarëve serbë në tokën shqiptare pa dyshim përbënte në atë kohë një cënim
të së drejtës ndërkombëtare dhe një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
Përsa i përket metodave të administrimit të Esat Toptanit në zonat e influencës së
tij: Durrës, Peqin, Berat etj., gjatë muajve prill-maj, “askush nuk guxonte të luante as
gishtin e vogël për të mbrojtur të drejtat e cënuara”499
. Këtyre metodave nuk i shpëtoi as
edhe Dervish Biçaku, i cili me gjithë përpjekjet e bëra për të siguruar leje nga Esat
Toptani për t’u rikthyer në Elbasan, apo për t’u larguar në Itali, nuk arriti t’i shmangej
ndikimit të tij. Në këtë kohë qëndronte në Durrës “gjysëm i burgosur dhe i rrethuar prej
spiunëve që e vëzhgonin atë papushim”500
. Situata e keqe në të cilën ndodhej Dervish
Biçaku ishte krijuar për shkak të relacioneve dhe interesave të tij, deri në atë kohë, me
Esat Toptanin.
Në qershor 1915 forcat serbe shumë shpejt arritën të përparonin në brendësi të
kufirit shqiptar duke u ndeshur me forcat rebele, të ndihmuara edhe nga popullsia
vendase. Përpjekjet e para u bënë në Qafë të Krrabës, ku mbetën mjaft të vrarë.
Pavarësisht luftimeve, serbët arritën të përparonin duke pushtuar Elbasanin, Tiranën e më
tej Kavajën. Më pas ata u përqëndruar në afërsi të Durrësit, duke e nxjerrë Esat Toptanin
nga rrethimi disa mujor i kryengritësve fshatarë501
. Qëndresa e bërë nuk ishte e
mirëorganizuar, dhe popullsia drejtohej nga krerë kryengritës, të cilët pikësynim kryesor
kishin plotësimin e dëshirave dhe interesave personale dhe jo ato kombëtare.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme mori fund në 12 qershor. Kjo lëvizje krahas
karakterit antikombëtar, synonte rikthimin e Shqipërisë nën ndikimin e Turqisë, duke
dalë hapur kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha, kundër interesave të shqiptarëve për
një shtet të pavarur. Këtë e tregojnë më së miri, mohimi i të drejtave të shqiptarëve,
mohimi i simboleve kombëtare, persekutimi i vazhdueshëm i atdhetarëve e patriotëve
498
AIHT.Vj: 25-2-231 (Ndihma serbe për Esad Pashën dërguar Baronit Burian ministrit të jashtëm Vjenë,
22 prill 1915). 499
AIHT.Vj: 25—2-222 (Relacion nga i ngarkuari me punë Juriskovski mbi metodat e administrimit të Esat
Toptanit dërguar Baronit Burian Vjenë prill 1915). 500
AIHT.Vj: 25—2-222 (Relacion nga i ngarkuari me punë Juriskovski mbi metodat e administrimit të Esat
Toptanit dërguar Baronit Burian Vjenë prill 1915). 501
Vlora, Kujtime, 128.
155
shqiptarë. Forcat esadiste të qytetit të Durrësit të ndihmuara edhe nga forcat serbe
ekzekutuan në qershor të 1915 Haxhi Qamilin dhe përfaqësues të tjerë të Kryengritjes se
Shqipërisë së Mesme. Shumë të tjerë u arrestuan e u burgosën, duke i dhënë fund këtij
rebelimi mjaft problematik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
156
KREU IV
ELBASANI GJATË DHE PAS LUFTËS SË PARË BOTËRORE, 1914-1920.
IV.1 Pushtimi i qytetit nga trupat serbe, bullgare dhe austro-hungareze.
Komanda e forcave pushtuese serbe, u përpoq të paraqitej përpara shqiptarëve,
sikur nuk kishte synime për territoret e tyre dhe se pas lufte do të largohej. Në një
proklamatë të okupacionit serb në 20 maj 1915, e nënshkruar nga komandanti serb
Millutin Mishkoviq, citohej: “Shqiptarë ne nuk vijmë kundër Shqipërisë, sepse fati i saj
është në dorë të Evropës, por vijmë kundër atyre që punojnë për llogari të Turqisë dhe të
Austrisë. Si ti zëmë e ti dënojmë kryengritësit, ne do të kthehemi prapë”502
. Ndërkohë ata
mbështetën dhe bashkëpunuan me Esat Toptanin.
Esadistët të ndihmuar nga forcat serbe, pasi thyen në një betejë të përgjakshme një
grup kryengritësish në Krrabë, në fillim të qershorit të 1915 morën Elbasanin. Forcat
serbe pushtuan edhe Tiranën, Shijakun, Kavajën, Peqinin e të tjerë. Mbasi vendosën
pushtetin e tyre në këto treva, morën masa për ndarjen administrative dhe rregullimin e
pushtetit, sipas bisedimeve të bëra ndërmjet tyre.
Komanda ushtarake serbe kishte në dorë gjithçka, ndërsa Esat Toptani krahas
forcimit të pozitave të tij, bashkëpunoi ngushtë me forcat serbe për organizimin e
pushtetit të përbashkët. Në qershor 1915 Esat Pasha ngriti një administratë të përbërë nga
katër drejtori: e Punëve të Brendshme, e Drejtësisë, e Punëve Botore e Pyjeve e Bujqësisë
dhe të Financës503
. Administrata esadiste ndërmori disa detyra të cilat konsistonin në,
ngritjen dhe forcimin e xhandarmërisë, rregullimin e sistemit taksor si dhe rivendosjen
dhe sanksionimin e të drejtave të pronarëve çifligarë. Në Elbasan në 18 qershor të 1915 si
prefekt u vendos Tefik Mandiqi504
. Edhe pse në krye të kësaj prefekture u vendos një
mbështetës dhe besnik i Esatit, asnjë vendim nuk merrej pa miratimin dhe dijeninë e
502
Nosi, Dokumente Historike, 243. 503
Shpuza, Kryengritja, 414. 504
“Populli”, Shkodër, 1915, Qershor 18, Nr. 82.
157
komandës ushtarake serbe që ndodhej në Elbasan. Serbët morën qeverisjen dhe vendosën
rregullin nëpërmjet përdorimit të dhunës dhe arrestimeve të shumta. Nëpunësit e
administratës jo vetëm në qytet, por edhe në rrethinat e tij si në Çermenikë, Qukës u
zëvendësuan me njerëz besnik të politikës së Esatit, pavarësisht se detyra e tyre ishte
tërësisht formale505
.
Në këtë trevë u morën një sërë masash, për arrestimin e të gjithë atyre që kishin
qenë pjesë e kryengritjes, por edhe atyre që e kishin mbështetur atë. Esadistët në
bashkëpunim me komandën ushtarake serbe burgosën ata elbasanas që me qendrimin e
tyre ishin pozicionuar si kundërshtarë të Esat Toptanit. Ata dogjën dhe masakruan fshatra
të tërë dhe popullsinë e kësaj treve. Dëmet më të mëdha nga pushtuesit serb u bënë në
katundet: Qarrisht, Zgosht, Dragostinjë, Dorëz, Vulçan (Qukës), Letan (Elbasan),506
. Nën
thirrjen se “Pushka në dorë të popullit është si zjarri” u morën masa edhe në drejtim të
çarmatosjes së popullsisë507
. Rëndësi iu dha çarmatosjes së atyre njerëzve, të cilët ishin
dalluar për qëndresën e tyre si antiesadistë dhe kundër forcave pushtuese serbe. Për këtë u
dërguan qarkore në të gjitha krahinat e Prefekturës së Elbasanit dhe në çdo katund të saj.
Mbas mbledhjes dhe dorëzimit të armëve komandës së trupave serbe në Elbasan, krerët e
krahinave nëpërmjet deklaratave jepnin sqarime të hollësishme për sasinë dhe llojin e
armëve të grumbulluara. Të tilla deklarata kanë bërë fshatrat e krahinës së Dumresë, të
Qukësit, të rrethit të Elbasanit, të Mollasit, dhe të nënprefekturës së Gramshit508
. Ky
proçes pati një sërë vështirësish, kur krerët e disa krahinave nuk kishin informacione mbi
mënyrën, se si do të proçedohej puna për mbledhjen e armëve, dhe qendra e gumbullimit
të tyre kush do të ishte Elbasani apo Durrësi?509
. Ndërkohë u rritën ankesat e popullsisë të
disa katundeve të Elbasanit, jo vetëm për djegien e shtëpive të tyre, por edhe të grabitjes
së shumë kafshëve të ekonomisë blegtorale e veçanërisht të kuajve. Në kërkesat e tyre
drejtuar Prefekturës së Elbasanit, ata kërkonin marrjen e masave për rikthimin e kafshëve
të zotëve si dhe rregullimin e banesave të djegura. Kjo u shoqërua me një shqetësim të
madh nga pasiguria e jetës, mungesa e rendit dhe e qetësisë, aq sa vetë përfaqësuesit e
505
Shukri Rahimi, Gjurmime historike të rilindjes kombëtare, (Prishtinë: Instituti Albanalogjik i
Prishtinës,1986), 134. 506
AQSH, F. 271, viti 1915, D. 2, fl 5. 507
AIHT.Vj: 25-1-113 (Koleksion origjinal i urdhëresave të nxjerra nga Esat Toptani). 508
AQSH, F. 271, viti 1915, D. 2, fl 5-6. 509
AQSH, F. 271, viti 1915, D. 25, fl 3.
158
prefekturës u detyruan që me vendim të Këshillit Administrativ të shpallnin gjendjen e
shtetrrethimit në datën 23 dhjetor të vitit 1915510
.
Për mbulimin e shpenzimeve administrative Esat Toptani si sundimtar i Durrësit,
mori masa në zonën e influencës së tij për vënien në funksionim të sistemit të taksave.
Ndër masat e para të ndërmarra nga ai ishin: taksa prej 10 përqind mbi mallrat që hynin
nga porti i Durrësit, taksa për rrugën, taksa për shtazët shtëpiake 20 pare për kokë, për
tapitë, për pasuri të patundshme e për shtëpi, u mbajt në fuqi sistemi i së dhjetës etj511
.
Masa u morën edhe në trajtimin financiar të xhandarëve, rrogat e të cilëve
shpërndaheshin me rregull dhe më përpara se e nëpunësve të tjerë, si dhe në drejtim të
zëvendësimit të uniformave të tyre, të cilët kishin shërbyer nën qeverisjen e Vidit512
.
Mbas sanksionimit nga ana e administratës esadiste të të drejtave të pronarëve çifligarë
mbi bujqit çifçinj, disa çifligarë të ndihmuar nga autoritetet esadiste, filluan mbledhjen e
detyrimeve të prapambetura. Edhe çifligari Dervish Biçaku mbas ankesës së bërë
autoriteteve esadiste të Elbasanit mbi mos shlyerjen e borxhit prej dy vjetësh të një bujku
nga fshati Bulkëz, detyrimi i të cilit shkonte rreth 50 kv misër dhe 100 okë (130 kg) oriz,
kërkonte me ngulm “hakun e ligjshëm të çifligarit”. Kërkesa e tij jo vetëm që u pranua
nga këto autoritete, por njëkohësisht ai u pajis me dokument zyrtar në bazë të të cilit
zbatohej “drejtësia” ku bujku shpallej borxhli tek çifligari513
.
Çarmatosja, terrori, dhuna e përdorur ndaj popullsisë nga Esad Toptani,
nënshtrimi dhe bashkëpunimi me forcat serbe kundër interesave kombëtare, si dhe
mbrojtja e interesave të çifligarëve nuk ishin garanci për forcimin e autoritetit dhe
pozitave të tij. Popullsia e Elbasanit ashtu sikurse mbarë vendi nuk u pajtua me masat e
marra nga administrata esadiste. Ajo mbajti një qëndrim të kundërt nga paria e trevës,
pavarësisht presionit dhe shtypjes të përdorur nga forcat ushtarake serbe514
.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, trevat shqiptare u kthyen në fusha luftimi midis
shteteve fqinje. Shqipëria gjendej pa pushtet qendror legjitim dhe të njohur
ndërkombëtarisht pas largimit të Vidit. Situata në vend ishte e vështirë jo vetëm nga ana
politike, por edhe nga ana ekonomike e shoqërore. Në shtator të 1915, në Ballkan u
510
AQSH, F. 271, viti 1915, D. 33, fl 10. 511
AQSH, F. 70, viti 1915, D. 126, 5. 512
AIHT.Vj: 25-1-113 (Koleksion origjinal i urdhëresave të nxjerra nga Esat Toptani). 513
AQSH, F. 69, viti 1915, D. 5, 12. 514
AQSH, F. 886 (Prefektura e Elbasanit), viti 1915, D. 1, 8
159
krijuan raporte të reja nga palët ndërluftuese, duke sjellë situata të reja e të
paparashikuara. Këto situata të krijuara nxorrën në pah edhe problemet e para të kësaj
administrate pushtuese në vend.
Hyrja e Bullgarisë në luftë përkrah Austro-Hungarisë, solli nisjen në tetor të 1915
të ekspeditave ndëshkuese kundër Serbisë, rrjedhojë e së cilës mundësoi edhe përmbysjen
e pushtetit të Esat Toptanit, i cili pas pozicionimit përkrah Antantës, i shpalli luftë në
dhjetor 1915 Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë.
Në dhjetor 1915-janar të 1916 trupat bullgare dhe ato austro-hungareze hynë në
Shqipëri. Trupat serbe të ndjekura nga ato austro-hungareze u larguan në janar-shkurt të
1916, një pjesë andej nga kishin ardhur e një pjesë nëpërmjet Shqipërisë drejt Italisë.
Sipas një raporti të mjekut të bashkisë së Elbasanit theksohej se “trupat serbe të ndjekura
nga austriakët pësuan mjaft dëme, një pjesë e kuajve të tyre ngordhën rrugës dhe një
pjesë e ushtarëve serbë vdiqën. Kufomat e tyre vend e pa vend u mblodhën dhe u
varrosën për të shmangur kështu përhapjen e ndonjë epidemie të rrezikshme për
popullsinë”515
.
Forcat ushtarake serbe në tërheqje e sipër hasën vështirësi të shumta si pasojë e
terrenit të vështirë, motit të paqëndrueshëm, dhe sulmeve të bëra nga grupe shqiptarësh.
Për t’i ardhur në ndihmë forcave serbe në nëntor të vitit 1915 diplomacia angleze mori
hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes në rradhët e vendeve të Antantës për
“furnizimin e ushtrisë serbe dhe evakuimin e saj nga territori shqiptar, nëpërmjet
Misionit Britanik të Adriatikut”. Pavarësisht se propozimi i saj nuk gjeti mbështetje, në
dhjetor ndërmori nismën e dërgimit të shtatëmbëdhjetë oficerëve në Shqipëri 516
. Misioni
dështoi për arsye të ardhjes shumë vonë të këtyre oficerëve. Gjatë tërheqjes së trupave
serbe pati dhjetëra mijëra ushtarë të vdekur nga uria, moti i ashpër dhe sëmundjet e
ndryshme.
Me largimin e trupave serbe nga Shqipëria, Esati u largua bashkë me një pjesë të
trupave serbe drejt Greqisë duke u vendosur në Selanik. Brenda vendit mbetën një numër
i konsiderueshëm mbështetësish që vazhduan të punonin për të. Mbas largimit të forcave
ushtarake serbe nga Elbasani dhe administrimi esadist pushoi së ekzistuari. I vetmi
515
AQSH, F. 271, viti 1915, D. 39, fl 1. 516
Herbert, Miku i madh i shqiptarëve, 251.
160
autoritet që vepronte në Elbasan ishte këshilli bashkiak në përbërje të të cilit kishte një
numër të caktuar këshilltarësh dhe drejtohej nga Hysen Hostopalli (maj 1914-janar
1916)517
.
Në janar të 1916 trupat bullgare hynë në territorin shqiptar duke pushtuar pjesën
më të madhe të tij. Pjesë e këtij pushtimi u bë edhe treva e Elbasanit. Bullgarët ishin të
parët forca që shkelën këtë trevë në 27 janar të ardhur nga Maqedonia, ata morën nën
kontroll një territor të ngushtë rreth Shkumbinit. Edhe forcat austro-hungareze në janar
pasi pushtuan pjesën veriore të Shqipërisë iu drejtuan asaj qendrore. Këto të fundit të
vendosur në vendin tonë llogariteshin në 100 mijë ushtarë518
.
Në janar 1916 midis përfaqësuesve të këshillit bashkiak të qytetit të Elbasanit,
konkretisht të Hysen Hostopallit, Ahmet Daklit, Lef Nosit, Kasem Sejdinit, Dr. Filip
Papajanit, Emin Matraxhiut dhe palës bullgare, kapedanit Serafimoff e togerit Kristoff, u
nënshkrua një proçesverbal, në përmbajtje të të cilit përfshihej një marrëveshje
bashkëpunimi dhe njohje të influencës bullgare në një territor të vogël rreth Elbasanit, pa
cënuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Mbas arritjes së nënshkrimit të proçesverbalit
në shenjë mirënjohje bashkia e qytetit të Elbasanit stolisi qytetin me flamurë bullgarë dhe
shqiptarë. Bullgarët emëruan një guvernator civil në Elbasan, nipin e Aqif Pashës, Irfan
Ohrin519
. Arsyeja e vendosjes së tij nën influencën bullgare mendojmë se ka qenë shtrirja
pranë Ohrit (zonë nën administrimin dhe influencën e bullgarëve) e çifligjeve të tij. Zonat
e okupacionit të tyre përfshinin rrethin e Qukësit dhe të Starovës520
. Trupat e tyre
ushtarake në Elbasan përbëheshin nga një bateri, një batalion dhe gjysëm skuadron521
.
Pas largimit të Princ Vidit nga Shqipëria kabineti qeveritar u shpërnda dhe një
pjesë e ministrave u larguan nga vendi. Edhe Aqif Biçakçiu si ish ministër i Punëve të
Brendshme, u largua për në Bari të Italisë. Më pas u vendos në Shkodër duke u bashkuar
me shumë patriotë dhe nacionalistë shqiptar. Shumë prej tyre ishin të mendimit, se shteti
shqiptar do të rimëkëmbej, duke besuar në ndihmën që do t’i jepnin bullgarët dhe
517
Elbasani Enciklopedi, 318. 518
Muin, Cami, Lufta Çlirimtare Antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918-1920, (Tiranë: Mihal
Duri, 1969), 29. 519
AIHT, Vj: 26-6-626, Raport i zyrës së zbulimit në Elbasan dërguar autoriteteve në Shkodër, 15 mars
1916. 520
HHStA PA, në AIHT, Vj:26-10-1022, Raport i Komandantit të trupave kombëtare në Shqipëri Ahmet
Zogollit dërguar Komandantit të forcave Austro-Hungareze në Shkodër 5 mars 1916. 521
HHStA PA, në AIHT, Vj: 26-9-964, Raport dërguar autoriteteve në Shkodër, 23 shkurt 1916.
161
sidomos austro-hungarezët. Shqiptarët dhe elbasanasit mirëpritën dëbimin e forcave
pushtuese të tri vendeve fqinjë. E ardhmja politike dhe territoriale e vendit ishte cënuar
rëndë nga politikat shoviniste dhe shtypëse të ndjekura nga fqinjët ballkanikë. Forcat
politike shqiptare të bindur për rrezikun që i kanosej Shqipërisë dhe çështjes kombëtare,
jo vetëm i mirëpritën forcat austro-hungareze dhe ato bullgare, por në momente të
caktuara bashkërenduan forcat për të dëbuar ushtritë serbe dhe malazeze nga treva e tyre.
Këtë e dëshmon edhe proklamata me titull “E çmueshmja besnikëri vëllazërore”, drejtuar
popullit shqiptar më 28 kallëndor (janar) 1916, nga Preng Bibdoda, Seid Pasha, Feizi
Alizoti, Luigj Gurakuqi, Aqif Elbasani, Ahmet Dakli, të cilët ishin të internuar në Cetinjë
nga autoritetet e Malit të Zi. Aty theksohej se, “Na, qi në këto vjetët e fundit, kemi ndanur
bashkë me ju të ligat e mundimet, po fillojmë me ju dhanë shembullin duke ju vu
plotësisht nën urdhërat e autoriteteve austro-hungareze, duke mos treguar asnjë dyshim,
por duke i shprehur nderim e mirënjohje t’uej përpara ushtrisë Austro-Hungareze”522
.
Pavarësisht situatës së vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore, pjesa më e madhe e
elbasanasve si brenda trevës, edhe ata që kishin emigruar jashtë vendit, e mirëpritën
ardhjen e forcave austro-hungareze në janar të 1916. Disa nga patriotët shqiptar që
besonin në ndihmesën që do të jepte Austro-Hungaria, ishin Aqif Elbasani, Lef Nosi,
Ahmet Dakli, Salih Çeka, Dervish Hima e të tjerë523
. Në këto kushte Aqif Biçakçiu dhe
Ahmet Dakli në shkurt të vitit 1916 u kthyen në Elbasan nga Cetinja. Ahmet Dakli në
muajin shkurt u zgjodh drejtor i financës së Elbasanit dhe më nëntor të 1916 kryetar
bashkie, detyrë që e ushtroi deri në tetor të vitit 1917. Kryesia e bashkisë së Elbasanit
përbëhej nga Xhafer Dardha, Emin Haxhiademi, Qemal Elbasani, Rrapush Demeti,
Grigor Cilka, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Nikoll Ivanai, Jashar Starova dhe Hajdar Blloshmi.
Ardhjen e këtyre forcave e mirëpritën edhe përfaqësuesit e sektit të bektashinjve
në këtë trevë. Elbasani në këtë kohë përbënte një nga qendrat më të rëndësishme e më të
përshtatshme për përparim. Kjo falë edhe predikimit të hershëm të tolerancës fetare dhe
përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillim kulturor të bëra nga ky sekt fetar, në të cilin
pjesa më e madhe e popullatës dhe e parisë bënin pjesë. Për shkak të influencës së madhe
që gëzonin në popull (pasojë e bamirësive të shumta), si dhe për ndjenjat e tyre austrofile,
522
Nosi, Dokumente Historike, 246. 523
Kristaq Prifti, Dervish Hima, (Tiranë: 8 Nëntori, 1987), 257.
162
në drejtim të bektashinjve janë bërë arrestime dhe përndjekje të shumta si nga ana e
serbëve dhe nga Esat Toptanit524
. Autoritetet ushtarake austro-hungareze shfrytëzuan
pikërisht influencën e madhe që ata kishin, për të realizuar synimet e tyre, jo vetëm në
drejtim të thellimit të simpative që ata gëzonin në këtë trevë por edhe më gjerë.
Largimi i serbëve dhe i Esat Toptanit, inkurajuan Ahmet Zogollin në janar 1916
t’i drejtohej me njerëzit e tij Elbasanit525
. Kjo ishte një taktikë e zgjuar e ndjekur nga
Ahmet Zogu, kur ai u përpoq të shfrytëzonte situatën e paqëndrueshme që ekzistonte në
vend, për të fituar pushtet, influencë vetjake, pozita më të sigurta dhe përkrahje nga fuqitë
e Bllokut Qendror. Afrimi i Ahmet Zogut në këtë kohë me forcat bullgare u pa me një sy
kritik e dyshues nga autoritetet austriake në këtë trevë. Në këtë kohë të dyja këto aleate
përpiqeshin, të siguronin mbështetjen e Ahmet Zogut. Ky i fundit bashkëpunoi ngushtë
me Aqif Biçakçiun, Lef Nosin dhe patriotë të tjerë, në mbrojtje të të drejtave kombëtare.
Pas ardhjes në Elbasan, Ahmet Zogu së bashku me forcat e tij, iu drejtua Durrësit. Në 14
shkurt të 1916 Ahmet Zogolli dhe Irfan Ohri i dërguan një telegram Kryesisë së lartë të
bashkisë së Elbasanit ku e njoftonin këtë të fundit se, “flamuri kombëtar në pallatin
mbretëror në Durrës u ngrit, po kthehemi në Shijak. Ushtria të mos shqetësohet. Të na
presë ne.”526
. Me rastin e rënies së Durrësit, në Elbasan u organizua një tubim festiv nën
drejtimin e kryetarit të bashkisë Xhaferr Dardhës dhe komandës perandorake austro-
hungareze, në drejtim të të cilës nga ana e popullit iu dërgua edhe një shkresë nderimi527
.
Iniciativa e marrë nga Ahmet Zogu çoi në rritjen e prestigjit të tij edhe në trevën e
Elbasanit. Sigurisht që edhe mbështetja ndaj tij nuk do të mungonte. Në bashkëpunim me
autoritetet e larta austro-hungareze, Ahmet Zogu arriti të siguronte jo vetëm mbështetjen
e tyre politike, por edhe atë ushtarake dhe ekonomike. Forcat e drejtuara prej tij, ishin
kryesisht vullnetarë, pagesa e të cilëve u mor përsipër nga këto autoritete. Vetë Ahmet
Zogu për shërbimet e bëra ndaj austro-hungarezëve, paguhej çdo muaj me rreth 1000
korona528
. Ndërsa pagesa e vullnetarëve kapte shifrën e 110780 korona529
. Batalionet
524
AIHT, Vj: 26-17-17-86, Relacion i zyrës së zbulimit në Elbasan drejtuar Komandës së korparmatës
XIX, 22 prill 1916. 525
AIHT, Vj: 26-10-1022, Raport i Komandantit të trupave kombëtare në Shqipëri Ahmet Zogollit dërguar
Komandantit të forcave Austro-Hungareze në Shkodër, 5 mars 1916. 526
Swire, Shqipëria, 214. 527
AIHT, Vj:26-9-989, Raport i Komandës së armatës III dërguar Komandantit të forcave Austro-
Hungareze në Shkodër, 3 mars 1916. 528
AIHT, Vj:26-15-1544.
163
shqiptare të kontrolluara nga Ahmet Zogu dhe të komanduara prej oficerave perandorakë
ishin të shpërndarë në Shqipërinë e Mesme: një batalion në Peqin, dy në Berat, një
batalion në Lushnje dhe një në Gramsh. Çdo batalion në përbërje të tij kishte oficerë dhe
një forcë ushtarësh prej 450 vetash530
.
Në 7 Mars 1916 për nder të përvjetorit të princit Vilhelmit të Parë, bashkia mori
masa për kremtimin e kësaj date, për stolisjen, ndriçimin e qytetit dhe organizoi një
mbledhje të të gjithë popullit në qendrën e qytetit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e
nxënësve të shkollave531
. Me rëndësi ishte festimi i 2-vjetorit të hipjes në fron të princ
Vidit. Për këtë Kryetari i bashkisë Xhaferr Dardha në 18 shkurt 1916 lajmëroi të gjitha
krahinat e trevës, me synim që të bëheshin përgatitjet e duhura. Autoritetet austro-
hungareze nuk ishin të mendimit për mbajtjen e këtij kremtimi me arsyetimin se: “Vjena
kishte kohë që e kishte quajtur të mbyllur çështjen e Vidit”532
.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve, kremtimi u mbajt dhe në të u kënduan këngë
kombëtare, u hodhën parrullat: rroftë mbreti dhe u mbajtën fjalime të ndryshme me frymë
patriotike e kombëtare533
. Në krye të këtij kremtimi qendronte Aqif Biçakçiu dhe Xhaferr
Dardha. Gjatë kësaj periudhe ata por edhe patriotë të tjerë nuk nguruan të jepnin
ndihmesën e tyre për mbledhjen e një kongresi me rëndësi kombëtare.
529
AIHT, Vj:26-10-1022, Raport i Komandantit të trupave kombëtare në Shqipëri Ahmet Zogollit dërguar
Komandantit të forcave Austro-Hungareze në Shkodër, 5 mars 1916. 530
AIHT, Vj: 26-10-1022, Raport i Komandantit të trupave kombëtare në Shqipëri Ahmet Zogollit dërguar
Komandantit të forcave Austro-Hungareze në Shkodër, 5 mars 1916. 531
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 6, fl 16. 532
Dervishi, Historia, 72. 533
Dervishi, Historia, 72.
164
IV. 2. Situata në Elbasan gjatë pushtimit austro-hungarez.
Autoritetet austro-hungareze mbasi u vendosën në Elbasan morën të gjitha masat
për një organizim të ri të administratës civile në këtë trevë. Duke marrë parasysh aspektin
politiko-ushtarak, i gjithë territori nën ndikimin e saj u nda në katër distrikte: Shkodra
dhe rrethinat e saj; Malësia e Shkodrës; Lezha dhe Zadrima dhe rajonet e Shqipërisë së
Mesme: Tirana, Shijaku, Kavaja, Durrësi, Peqini dhe Elbasani534
. Forcat Austro-
Hungareze qendrën e tyre e kishin në qytetin e Shkodrës, ku formuan edhe drejtoritë e
përgjithshme, si më poshtë:
Drejtorinë e pergjithshme të financave me në krye, Fejzi Alizotin.
Drejtorinë e përgjithshme të arsimit, me Luigj Gurakuqin.
Drejtorinë e përgjithshme të drejtësisë, me Avni Dabullën.
Ky autoritetet vendosi që nga viti 1916 dhe më tej, prefekturat do të titulloheshin
nënprefektura535
. Vetëm në fillim të vitit 1918, po me vendim të tyre, Elbasani u shpall
qendër prefekture, me nënprefekturat e tij Gramshin dhe Peqinin me kufijtë e vjetër536
.
Çdo gjë ishte nën kontrollin e tyre. Në të gjitha nënprefekturat e vendit, pjesë e
administrimit të austriakëve u emëruan përfaqësues të këtyre drejtorive përkatëse. Edhe
Elbasani ishte nën administrimin e drejtpërdrejtë të komandës ushtarake austro-
hungareze. Në këtë trevë u ngrit një drejtori e financës, një e arsimit dhe një e drejtësisë
që vareshin drejtpërsëdrejti nga drejtoritë qendrore në Shkodër.
Pengesat kryesore për instalimin e një administrate u hasën nga kryekomanda
austro-hungareze në jug të Shkumbinit. Vështirësia qëndronte në, avancimin e forcave të
okupacionit, mungesës së mjeteve të transportit dhe vështirësive të furnizimit nga
prapavijat. Pavarësisht këtyre problemeve u morën masa për rritjen e numrit të oficerëve
dhe të forcave ushtarake në jug të Shkumbinit, duke instaluar në ato zona organe të
administrimit ushtarak për: mënjanimin e ndikimeve të jashtme dhe organizimin e
administratës me njerëz të besuar, për rritjen e influencës mbi punimin e tokave, marrjen
534
Duka, Histori e Shqipërisë, 93. 535
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 255 536
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, 1918, Janar 2, D. 4, Nr 4, fl1.
165
e masave sanitare, ndërtimin e rrugëve dhe për plotësimim e hartave, përsa i përket
caktimit të kufijve të zonës së influencës së tyre në jug të Shkumbinit537
.
Në prill 1916 austro-hungarezët bënë të pamundurën që të siguronin mbështetjen
e Aqif Biçakçiut, duke i dhënë mundësinë që të vepronte në jug, si një lloj kompensimi
për humbjen e pozitës së tij në veri të Shkumbinit, si dhe që nën personin e tij të
siguronin, një influencë më të gjerë në ato territore. Por ai nuk e pranoi rolin e një “shefi
të qeverisë në jug të Shkumbinit”, por marrëdhëniet e tij me komandën austro-hungareze
në Elbasan, vazhdonin të ishin të mira. Ai vazhdonte të jepte këshilla dhe të përkrahte
disa masa qeveritare538
.
Ndër arsyet e mos pranimit të një udhëzimi të tillë nga ana e Aqif Biçakçiut,
mendojmë se janë pakënaqësia për imponimin e bërë për dorëheqjen e tij si dhe mungesa
e një influence të nevojshme në territoret e pjesës së poshtëme të Shkumbinit.
Austro-Hungarezët e vendosën autoritetin e tyre pa fërkime në prill 1916, edhe në
kazanë e Gramshit539
. Krahinari i emëruar nga Aqif Biçakçiu, për arsye shëndetsore,
kishte dhënë dorëheqjen dhe vendi kishte mbetur vakant. Nga ana tjetër, pati një mungesë
interesimi të bullgarëve për të instaluar atje një njësi administrative, edhe pse kjo kaza
gjendej në sferën e okupacionit të tyre. Vendosja e administratës austro-hungareze në
këtë zonë pati rrjedhoja pozitive, mbasi shmangu anarkinë dhe krijimin e një vatre
intrigash të shumëllojshme dhe nisi veprimtaria zyrtare, me emërimin e nëpunësve
përkatës. Qendra e komandës u ngrit jo në Gramsh, por në Shënepremte, me Rexhep
Shalën në krye. Zhvendosja e kësaj qendre nga Gramshi për në Shënepremte në maj
1916, u bë nga autoritetet austriake, pasi ata e çmonin shumë vlerën që kishte kjo
qendër540
. Ndërkohë Gramshi nuk kishte ndërtesa, dyqane dhe as restorante dhe
nëpunësit, nuk kishin ku të qëndronin dhe të ushqeheshin. Gjithashtu Shënepremtja u
përcaktua si qendër natyrale e kësaj krahine, e rrethuar nga një numër i konsiderueshëm
katundesh me ndërtesa të shumta, si për nëpunësit ashtu edhe për banorët, që kishin
gjithfarë punësh në këtë zonë.
537
AIHT,Vj: 26-19-1906. 538
AIHT,Vj: 26-19-1906. 539
AIHT,Vj: 26-17-1786, Relacion i zyrës së zbulimit në Elbasan dërguar Komandës së Korparmatës së
XIX, 22 prill 1916. 540
AQSH, F. Ministria e Punëve të Brendshme, viti 1920, K. 13, D. 377-398, Dok. Nr 25, fl 6.
166
Në Shqipëri në vitin 1916, nuk ekzistonte asnjë shënim, apo e dhënë konkrete
përsa i përket numrit të popullsisë së vendit. Autoritetet Austro-Hungareze morën masa
mbi ngritjen e një zyre të posaçshme për grumbullimin e të dhënave të para mbi numrin e
popullsisë dhe emrat e katundeve në ato zona, që ishin nën influencën e saj.
Duke iu referuar burimeve të kohës, më poshtë po japim një pasqyrë të
regjistrimit të popullsisë të nënprefekturës së Elbasanit nën pushtimin Austro-
Hungarez541
.
Distrikti Rrethi Meshkuj Femra Totali
Elbasan 16.824 18.136 34.960
Ekspozitura e Gramshi 6.050 7.497 13.547
Elbasanit 1916 Peqini 5.971 6.436 12.407
Shuma 28.845 32.069 60.914
Nga grafiku i mësipërm vihet re se numri i femrave ka qenë më i lartë e zinte
rreth 52.64% të popullsisë, ndërsa ai i meshkujve më i vogël, rreth 47.36% të popullsisë.
Një raport i tillë nuk ishte vetëm në komunën e Elbasanit, por edhe në komunat e tjera.
Diferenca mes tyre në komunën e Elbasanit ka qenë 1.312 femra më shumë; në komunën
e Gramshit 1.444 femra më shumë, dhe në komunën e Peqinit 465 femra më shumë.
Diferenca në total 3.224 femra ose 5.28% më shumë se meshkuj. Mendojme se diferenca
e këtij raporti lidhet me disa arsye si: humbja e jetëve në frontin e luftës, emigrimet në
vendet e tjera.
Autoritetet Austro-Hungareze në trevën e Elbasanit ndërmorën një riorganizim të
administratës. Ky riorganizim u bë në dy pjesë. Fillimisht ndryshimet e para u bënë në
qytet dhe më pas në krahinaritë e tij. Synimi kryesor i këtyre ndryshimeve të bëra në prill
të 1916 sipas autoriteteve austro-hungareze, ishte për përmirësimin e gjendjes së
nëpunësve në nënprefekturën e Elbasanit. Në administratën civile që ata organizuan,
emëruan nëpunës shqiptarë, por nën varësinë e nën kontrollin e plotë ushtarak të tyre.
Përpara emërimit nëpunësit i nënshtroheshin përzgjedhjes përkatëse, gjithashtu edhe
541
AIHT, Vj: 28-3-395, Relacion nga Shkodra mbi numrin e popullatës së Elbasanit të vitit 1916, 9 qershor
1918.
167
personeli ekzistues iu nënshtrua shoshitjes. U morën në shërbim një pjesë e nëpunësve të
emëruar prej Aqif Biçakçiut, por njëkohësisht u emëruan edhe të rinj. Emërimi i tyre
bëhej me dekret të komandantit ushtarak, ndërsa pjesa tjetër u pushua nga puna542
.
Më poshtë po japim disa informacione të hulumtuara nga burimet arkivore, mbi
krahinat kryesore të trevës, katundet e tyre dhe mbi gjendjen e nëpunësve të Elbasanit
gjatë vitit 1916. Drejtoritë (krahinaritë shënimi ynë) më të rëndësishme ishin:
Drejtoria e Dumresë, me qendër Belshin. Katundet e saj sipas të dhënave austro-
hungareze: Allajbeg, Cerriku, Golloçani, Pekishtani, Zherija, Beliku, Dëshirani, Grekani,
Rrensi, Zibraka, Belshi, Gjolena, Guri i Zi, Shalës, Broshka, Gjyralë, Muriqani,
Tërashi543
. Në këtë drejtori në vitin 1916 u emëruan nga autoritetet austro-hungareze këto
nëpunës: Selman Belshi, Mydir (krahinar) post të cilin e mbajti deri në datë 10 tetor të
1916 ku dha edhe dorëheqjen dhe në vend të tij u emërua oficeri Nuredin Agaj. Xhandarë
Isak Uruçi, në Shalës Shaqir Kurti544
. Xhaferr Bali, mësues feje ndërsa Xhaferr Muka,
sekretar. Krahinari i Belshit me nismën e tij formoi edhe pleqësinë e krahinës. Në një
shkrese dërguar forcave austriake në Elbasan, ai njoftonte se vetë drejtoria merrte
përsipër pagesën e përfaqësuesve të kryesisë të kësaj krahine545
. Përfaqësuesit e kësaj
pleqësie ishin Kamer Ranxha, Brahim Sula dhe Ymer Kamami. Kryesia e kësaj krahine i
parashtroi nënprefekturës edhe nevojën urgjente që kishte kjo drejtori për një mësues të
gjuhës shqipe.
Drejtoria e Zaranikës me këta nëpunës: Neki Haki Starova si krahinar deri në 29
dhjetor të 1917. Sulejman Jonuzi sekretar, Demir Librazhdi shkronjës ndërsa Qamil
Mustafai mësues në shkollën e Zaranikës. Për këtë drejtori mungojnë të dhënat në drejtim
të katundeve të saj.
Drejtoria e Çermenikës me katundet e saj: Funari, Kastenja, Neshta, Zabroshka,
Floqi, Kuturmani, Obrenja, Shmili, Gurakuqi, Martaneshi546
. Nëpunësit e kësaj drejtorie
ishin, Beqir Balla, drejtues i krahinës, Mustafa Kotherja, sekretar dhe xhandarë Sulejman
Mustafa Tafa; në Gurakuq, Ibrahim Uruçi; në Floq, I. Hasballa.
542
AIHT, Vj: 26-6-615, Raport mbi emërimin e nëpunësve të rinj dërguar konsullit Kral në Shkodër, 6 prill
1916. 543
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, 1918, Janar 2, D. 4, Nr 4, fl1. 544
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 4, fl 4 545
AQSH, F. 271, viti 1916, D.1-5, fl 9. 546
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, 1918, Janar 2, D. 4, Nr 4, fl1.
168
Drejtoria e Krrabës me katundet e saj: Bajza, Dushkani, Jotëshi, Banizi, Garunja,
Jusuf Muçani, Bishqemi, Gjormni, Kocenja, Bizhuta, Gjormi, Kulla e Paprit, Budini,
Greçani, Kuqani, Kacabeza, Hasneki, Kusha547
. Nëpunësit e kësaj drejtorie A. Hamza
Përmeti si krahinar, Bedri Bejtja, sekretar, Qazim Gjevori shkronjës dhe Sali Hysen
xhandar548
. Në 17 maj të 1916 sipas urdhërit të nënprefekturës së Elbasanit dhe nevojës
së madhe të vendit u vendos të formohej në këtë drejtori një pleqësi me anëtarët e
mëposhtëm: Ramazan Dybeli, përfaqësues i katundit të Carabezës, Dullë Selimi,
përfaqësues i katundit të Krrabës, Halil Hasa, përfaqësues i katundit të Bishqemit,
Sejfedin Gjata, përfaqësues i katundit të Pajovës.549
Drejtoria e Shpatit me këta nëpunës: Hysein Plangarica krahinar, Veniamin
Jakovi, sekretar, Musa Shehu, mësues i shkollës së Shpatit.550
Për këtë drejtori mungojnë
të dhënat në drejtim të katundeve të saj.
Komanda ushtarake Austro-Hungareze në atë kohë i paguante Mydirët (qeveritarë
me funksione civile) me një rrogë prej 180 koronash në muaj, ndërsa sekretarët me rreth
80 korona në muaj. Rrogat e tyre paguheshin në fund të çdo muaji. Njoftimi për
dekretimin e emërimit të tyre dhe për marrjen e rrogave merrej përsipër po nga kjo
komandë551
. Mydirët nuk kishin të drejtën e urdhërimit mbi xhandarmërinë dhe policinë,
duke mos pasur forcën e duhur për të bashkëvepruar për sigurimin publik552
.
Në qytetin e Elbasanit rezultonin gjatë periudhës 1916-1917 këta nëpunës të
administratës553
.
Nënprefektura e Elbasanit me nënprefekt Abdyl Ypin (deri në gusht të 1916),
mbas kësaj datë u vendos Dervish Hima i cili qëndroi në këtë post deri në vitin 1917.
Nënprefekti paguhej me një rrogë mujore prej 400 korona. Detyra e nënprefektit
mbështetej në administrimin e punëve civile, mbikqyrjen mbi tatimet e arsimit dhe mbi
policinë vendase, mbajtjen e korrespondencës dhe zbatimin e urdhërave që vinin nga
komandanti i rrethit, kontrollin mbi përdorimin e ligjeve në fuqi si dhe mbikqyrjen,
drejtimin e zyrave dhe të nëpunësve, nën varësinë e tij. Ai paraqiste propozime për
547
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, 1918, Janar 2, D. 4, Nr 4, fl1 548
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 4, fl 4. 549
AQSH, F. 271,viti 1916, D. 1, fl 7. 550
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 29-57, fl 154. 551
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 154. 552
AIHT, Vj: 28-6-659, Raport mbi ndarjen e qarqeve dhe komunave në Shqipëri 24 maj- 10 qershor 1918. 553
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 20; AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, 75, fl 6-31, 48-52;
169
kryerjen e punëve botore, për zhvillimin e bujqësisë, ekonomisë pyjore, tregtisë si dhe
ndërmjetësonte midis autoriteteve ushtarake e popullit, në të gjitha çështjet që kishin të
bënin me ushtrinë dhe furnizimin e tyre me ushqime554
.
Funksionin e përkthyesit e kryente Aleksandër Xhuvani i cili paguhej me një pagë
mujore prej 200 korona, dhe si sekretar punonte Zihni Bordi me një pagesë prej 120
koronash në muaj. Zyrën arkivore e drejtonte Galip Beu, i cili paguhej me 100 korona,
ndërsa si shkrues punonin Ibrahim Zenelhoxha me rrogë mujore 70 korona, Demir
Librazhdi me 30 korona dhe shërbëtor Alush Narazani me rrogë mujore 40 korona.
Në nënprefekturën e Elbasanit gjatë vitit 1916 funksiononte zyra e sheriatit me
Ahmet Raif Efendiun në funksionin e kadiut që paguhej me 200 korona në muaj si dhe
Sulejman Mulla Jonus në funksionin e shkruesit me një pagesë mujore prej 100 korona.
Gjatë vitit 1917 Ahmet Raif Efendiu krahas detyrës së kadiut ushtronte edhe atë të
myftiut me një pagë mujore 320 korona. Sulejman Mulla Jonuz u emërua në postin e
kryesekretarit të gjykatës fetare me një pagesë prej 320 koronash në muaj. Funksionin e
shkruesit e kryente Qazim Xhani (deri me 30.07.1917) me rrogë mujore 74 korona,
ndërsa atë të shërbëtorit Demir Sokoli me 70 korona.555
Në Gjykatën Fillore të Elbasanit rezultonin këto nëpunës: në postin e Presidentit
të Përkohëshëm deri në shtator 1916 punoi Abdyl Kerim Çelo me pagesë mujore prej 300
koronash, ndërsa nga shtatori 1916-1917 në këtë post u vendos Tefik Delvina i cili
paguhej me 360 korona në muaj. Rolin e nëpunësit të gjykatës gjatë vitit 1916, e kryenin
Mehmet Emin Meto dhe Josif Konstandin Mima, ata pagueshin secili me 280 korona në
muaj. Punën e shkruesit e kryenin Beqir Gjirgjani, Mustafa Zyma dhe Sulejman Ali që
paguheshin respektivisht me nga 150 dhe 80 korona në muaj. Si shërbëtor punonte
Mustafa Kodra me 80 korona në muaj556
. Gjatë vitit 1917 si pjestarë të gjykatës fillore
rezultonin Mehmet Emin Meto, Mehdi Barxhi me 300 korona në muaj, ndihmës gjykatës
Hamdi Tirana me 280 korona, kryesekretar Beqir Gjergjani me 180 korona, komunikues
Demir Hasan Samarxhiu me 100 korona, sekretar Tefi Leka 160 korona, shkrues Demir
Sokoli me 160 korona, përmbarues-noter Hysejn Plangarica me 240 korona dhe si
shërbëtor Xhaferr Domi me 60 korona në muaj.
554
AIHt, Vj: 28-6-659, Raport mbi ndarjen e qarqeve dhe komunave në 24 maj-10 qershor 1918. 555
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 75, fl 48-52. 556
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 20.
170
Zyra e Financave gjatë vitit 1916, kishte në përbërje të saj gjashtë nëpunës dhe një
shërbëtor. Ajo drejtohej nga Ymer Stringa i cili paguhej me 300 korona në muaj. Si
arkëtar punonte Mehmet Stringa me 150 korona në muaj. Rolin e nëpunësit e kryente
Demir Zenelhoxha me 150 korona. Kjo zyrë kishte në përbërje edhe tre punonjës që
paguheshin me 80 korona secili dhe Kjasim Cenkon si shërbëtor me 40 korona557
. Gjatë
vitit 1917 kjo drejtori drejtohej nga Ahmet Dakli me rrogë 350 korona në muaj, ndërsa në
Peqin zyra e financave drejtohej nga Ymer Spahiu558
.
Gjatë 1916, zyra e Tapisë përbëhej nga Bali Bej Tela drejtues i saj që paguhej me
160 korona dhe Ali Tapia sekretar me 80 korona. Banka drejtohej nga Mehmed Seri i cili
paguhej me 80 korona në muaj. Gjithashtu si nëpunës i vakëfit në Elbasan gjatë 1916,
punonte Mehmet Bejtja me 150 korona pagesë në muaj dhe si shkrues Novruz Xhafa me
80 korona559
. Gjatë vitit 1917 në zyrën e kadastrës si nëpunës zyre u emërua Izet Haxhi
Musaj me 100 korona në muaj.
Si mësues të shkollës popullore të Elbasanin gjatë 1916, punonin Ahmet Gashi
me 100 korona në muaj, Fejzulla Guranjaku me 120 korona, Mustafa Curri dhe Filip Leci
me nga 120 korona, Abedin Çaushi me 90 korona, Simon Shuteriqi, Xhafer Dede,
Ibrahim Derani me nga 80 korona. Shërbëtor Xhafer Abdulla me 40 korona. Ndërsa gjatë
1917, në krye të shkollës Normale u emërua Aleksandër Xhuvani560
.
Ndryshime në rang drejtorie ka pasur si më poshtë:
Si drejtor i Dumresë në 29 dhjetor të 1917 u emërua Mehmet Alizoti, dhe si shkronjës Jan
Dodbiba. Ndërsa në Drejtorinë e Shpatit, në vend të shkronjësit të krahinës Qazim Xhani,
u emërua Dhimitër Pema, i cili filloi punë në 9 gusht të 1917, pasi shkronjësi i
mëparshëm u emërua në gjykatën fetare të Elbasanit561
.
Autoritetet austro-hungareze ngritën në Elbasan e në disa qytete të tjera zyra
ushtarake, ku rekrutuan ushtarë shqiptarë, të cilët drejtoheshin nga oficerët austriakë. Në
të njëjtën kohë u morën masa mbi përgatitjen e rekrutëve dhe të mobilizuarve shqiptarë
për të krijuar brenda një kohe të caktuar një milici shqiptare për mbrojtjen e vendit.
Rekrutimi u bë në dy mënyra: me anë të propagandës për paraqitjen e tyre vullnetarisht,
557
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 20. 558
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 75, fl 48-52. 559
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 20. 560
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, 36, fl 6- 31. 561
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, 36, fl 6- 31.
171
apo duke e detyruar popullsinë nëpërmjet përdorimit të forcës. Rekrutimi i këtyre të
rinjve u bë në shumë katunde të kësaj treve si nga, Qukësi, Çermenika, Krraba, Belshi,
Dumreja e të tjerë. Sipas urdhrave të Komandos austro-hungareze, këta ushtarë sipas
nevojave ushtarake, dërgoheshin drejt Komandës Qendrore në Tiranë. Me synim
grumbullimin e sa më shumë vullnetarëve prej saj u bënë disa lëshime si vendosja pranë
çdo batalioni milicie flamujve shqiptarë, si dhe u plotësua formula e betimit me një thënie
plus, që kishte të bënte me mbrojtjen e Shqipërisë. Gjithashtu rekrutët shqiptarë do të
paguheshin dhe ushqeheshin si çdo ushtar i perandorisë Austro-Hungareze. Ndërkohë u
morën masa për krijimin e një milicie, shqiptare me rreth 5600 vetë, si etapë e parë drejt
krijimit të një ushtrie shqiptare562
.
Një ndër shqetësimet më të mëdha të komandës ushtarake gjatë muajit prill 1916
ishte problemi i uniformave të policëve dhe i xhandarëve. Uniformat e tyre kishin një
shirit të thjeshtë kuq e zi tek qafa, ndërsa oficerët krahas shiritit mbanin edhe një
shqiponjë të qëndisur me ar, e cila simbolizonte stemën shqiptare që në kohën e
qeverisjes së përkohshme të Vlorës563
. Masa u morën për ndalimin e mbajtjes së tyre dhe
zëvendësimin e uniformave me emblema dypalëshe564
.
Në fund të majit të 1916 formacionet shqiptare të batalioneve të I-rë, III-të, VIII-
të komandoheshin dhe ishin nën influencën e Ahmet Zogut. Sipas një raporti të Shefit të
Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Austro-Hungareze mbi gjendjen e tyre, pasqyrohej
shqetësimi mbi shenjat demoralizuese gjithnjë e në rritje në këto formacione, “duke
marrë dalëngadalë karakterin e një revolte”565
. Po vihej re refuzimi gjithnjë e në rritje i
kryerjes së çdo shërbimi të mëtejshëm, si dhe një “qëndrimi krejt pasiv i Ahmet Zogut”566
.
Ndërkohë propaganda italiane ishte gjithnjë në rritje kundër politikës së ndjekur nga
austro-hungarezët, duke ndikuar shumë jo vetëm në rradhët e këtyre batalioneve, por
edhe në drejtim të popullsisë shqiptare, nëpërmjet ofrimit të të hollave, veshjeve,
ushqimeve e të tjerë567
.
562
AIHT, Vj: 26-7-724. 563
AIHT, Vj: 26-6-615, Raport mbi emërimin e nëpunësve të rinj dërguar konsullit Kral në Shkodër, 6 prill
1916. 564
AIHT,Vj: 26-6-617. 565
AIHT,Vj: 26-7-720. 566
AIHT,Vj: 26-7-720. 567
AQSH, F. 271,viti 1916, D. 20, fl 9.
172
Nga ana e autoriteteve austro-hungareze në Elbasan, ka pasur raste abuzimesh me
detyrën, në drejtim të oficerëve dhe ushtarëve shqiptarë. Përmendim rastin e një oficeri
elbasanas të dënuar Abas Hilmi, i cili në një letër drejtuar të gjithë bashkatdhetarëve të tij
i njoftonte se: “Sado qi i kam shërbye me besnikëri Mbretërisë Austriake, Zoti asht i
drejtë! Pa pasur ndonjë faj po vihem në plumb, me shpifjet të një oficeri austriak”. Letra
mban nënshkrimin: “Rroftë Shqipëria! Rroftë Mbreti Vid”568
. Edhe elbasanasi, Abas
Taushani i cili shërbente si oficer i ushtrisë shqiptare u pushkatua prej komandës austro-
hungareze në Fier, bashkë me Kamber Benjën dhe Behexhet Manastirin, oficerë
shqiptarë, për arsye se zbuluan grabitjet e bëra nga ushtarët austriakë në Apolloni, duke
dalë në mbrojtje të vlerave kombëtare.
Këto autoritete nga periudha 24 prill deri në 4 nëntor të 1916 morën masa të
shumta konkretisht në drejtim të mbledhjes së detyrueshme të armëve në të gjitha
krahinat e Elbasanit. Të gjitha krahinat gjatë kësaj periudhe kanë mbajtur një
korrespondencë të rregullt, mbi mbledhjen e armëve, sasinë, dhe dërgimin e listave të
personave që u janë lejuar si roje të katundeve569
. Autoritetet në Elbasan, mbas njoftimit
të marrë nga komunat mbi grumbullimin e armëve, dërgonin një përfaqësues (oficer), për
shoqërimin e tyre për në Elbasan. Për ruajtjen e rendit e vendosjes së qetësisë autoritetet
në Elbasan nxorrën edhe një ligj të posaçëm, më 29 gusht të 1916. Ky ligj iu transmetua
kryepleqve të katundeve të ndryshme të kësaj treve. Sipas raportimeve të kohës,
pothuajse rendi dhe qetësia në këtë trevë ishte vendosur, përveç disa vjedhjeve të vogla
në disa katunde të krahinës së Çermenikës si dhe të rasteve të pakta të mosbindjes për
dorëzimin e armëve570
. Për eleminimin e këtyre problemeve, në tetor 1916, nga
autoritetet ushtarake u arrestuan në Çermenikë 13 persona për vjedhje571
. Gjithashtu u
krye çarmatosja e fshatit Polis i madh, ku u konfiskuan 42 pushkë dhe u arrestuan 6
burra572
.
Gjatë kësaj kohe austro-hungarezët për interesat e tyre politike, ushtarake dhe
tregtare morën masa, për ndërtimin e zyrës postare të Elbasanit, që u çel në tetor të 1916
568
Nosi, Studime Historike, 256. 569
AQSH, F. 271,viti 1916, D. 20, fl 10. 570
AQSH, F. 271. Viti 1916, D. 3, fl 3. 571
AIHT,Vj: 26-18-1805, Relacion politik-administrativ i komandës së korparmatës XIX, 24 tetor 1916. 572
AIHT,Vj: 26-18-1814, Relacion politik-administrativ për muajt tetor-nëntor 1916 .
173
për përdorim nga ana e tyre, ndërsa për popullin u çel në 1 nëntor 1916573
. Gjithashtu, në
tetor 1916 Korpskomanda nxorri urdhërin mbi përdorimin e bankënotave austro-
hungareze në pagesë, që pagesat e prapambetura (taksat), krahas të hollave të
mëparshme, mund të shlyeshin edhe me karta austro-hungareze574
. Ndërsa për furnizimin
me mallra të nevojshme si: sheqer, kafe, shkrepse, vajguri, letra cigaresh, në
bashkëpunim me Shoqërinë Anonime Tregtare dhe të Transportit në Vjenë, u lejua nga
autoritetet austro-hungareze krijimi i një agjensie tregtare në Elbasan, me të cilën mbanin
lidhje të gjithë tregtarët e kësaj treve575
.
Për mbajtjen e ushtrisë, komanda austro-hungareze mbante një korrespondencë të
rregullt me krahinaritë për sigurimin e kuajve, kullotave, barin e livadheve dhe të një
sasie të konsiderueshme dhensh e drithi si ushqim. Këto vendime dëmtuan rëndë
ekonominë e brishtë dhe forcat prodhuese të kësaj treve. Raste të abuzimeve ka pasur
pothuajse në të gjitha katundet e kësaj nënprefekture. Krahinarët dhe pleqësitë e këtyre
krahinave, nëpërmjet korrespondencave dhe ankesave të shumta, i janë drejtuar
nënprefekturës së Elbasanit mbi vjedhjet e shumta të kryera nga persona me uniformë
ushtarake, për shpërdorimin e detyrës dhe të pozitës zyrtare të disa dragomanëve e
xhandarëve, si dhe të nëpunësve të tjerë të administrates, jo vetëm në qytet, por edhe në
krahinaritë e tij.
Të shumtë ishin ushtarët austro-hungarezë, të cilët nëpërmjet ushtrimit të forcës u
merrnin fshatarëve, bagëti, prodhime të ndryshme etj. Drejtoria e krahinës së Zaranikës,
si dhe ajo e Çermenikës, i drejtoheshin nëpërmjet telegrameve të kohës nënprefekturës,
duke e njoftuar se, “gjindarët e këtushëm janë hajdutë, keqpërdorin postin duke i dhënë
leje katundarëve për tu sjellë kundra urdhrave në fuqi”. “Kërkojmë në mënyrë urgjente, –
shkruhej më tej, - marrjen e masave për ndërrimin e tyre me gjindarë jabanxhinj”576
.
Ankesa drejtuar Elbasanit janë bërë nga popullsia e trevës edhe për grumbullimin e vajit,
duhanit dhe të barit të thatë për ushtrinë austro-hungareze, si dhe ndaj arrestimeve të
shumta të fshatarëve, që kishin bërë rezistencë ndaj marrjes së kashtës nga këta
573
AIHT,Vj: 26-18-1814, Relacion politik-administrativ për muajt tetor-nëntor 1916 . 574
AQSH, F. 271, 1916, Tetor 5, D. 57, fl 133. 575
AIHT,Vj: 26-8-802, Relacion i Konsullit Kral në Shkodër dërguar baroni Burian në Vjenë, 4 korrik
1916. 576
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 17, fl 8-10.
174
ushtarë577
. Përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga ushtria austro-hungareze në xhamia,
shkolla, dhe hanet e zyrës së vakëfit në këtë nënprefekturë, ato kapnin shifrën prej rreth
24760 koronave578
. Për këto dëme kjo zyrë i është drejtuar disa herë nëpërmjet ankesave
sundimtarisë (nënprefekturës) së Elbasanit, ku i kërkonte marrjen e masave të
menjëhershme për shlyerjen e dëmeve të bëra nga ushtarët austro-hungarezë.
Edhe në zonën e Peqinit, si dhe në disa katunde si, Murriz, Hajdaran, Balaj, Lekaj,
Kosharë, Dardhës, Kupas, Gjyshaj, Allprenaj, në krahinën e Darësisë etj, ka pasur raste
abuzimi nga komanda austro-hungareze, duke e parë të udhës të përdorte taksat e
grumbulluara nga këto katunde, duke mos i dorëzuar ato në zyrën financiare të Peqinit.
Deri në vitin 1917 këto katunde ishin pjesë e kazasë së Peqinit dhe më pas, pa ndonjë
urdhër zyrtar, këto u lidhën me nënprefekturën e Lushnjes579
. Këto masa e vendime
sollën pakënaqësi dhe shtim të urrejtjes, jo vetën në popull, por edhe në rradhët e
atdhetarëve elbasanas që kishin trumbetuar ardhjen dhe pranimin e forcave austro-
hungareze, me besim të plotë në “rolin çlirimtar të Vjenës”580
. Komanda e korpusit të
XIX-të në Shkodër për të siguruar unifikimin e veprimeve të komandantëve të ndryshëm
dhe për të shtuar besimin në popull, mori masa për formimin në Elbasan dhe në qytete të
tjera të komisioneve për hetimin e ankesave, gjetjen e fajtorëve, dënimin e tyre dhe
vendosjen e sigurisë publike581
.
Në 17 gusht të 1916, për nder të Perandorit të Austro-Hungarisë, përfaqësuesit e
Kryesisë së Elbasanit lëshuan deklarata festimesh nga Elbasani, drejtuar nënprefekturave
dhe krahinave të ndryshme, për të festuar për nder të tij dhe për ta falenderuar për
gjithçka që Austro-Hungaria kishte bërë për çështjen shqiptare. Deklaratat mbajnë
nënshkrimin e patriotit Ahmet Daklit si përfaqësues i bashkisë dhe të Dervish Himës si
nënprefekt i këtij qyteti582
. Në një telegram në shtator 1916 dërguar “Sundimtaries
s’Elbasanit”, paraqiten urimet e përfaqësuesve të Gramshit për kremtimin e ditës së
“emnimit të Lart Madhërisë së tij Perandorit Austro-Hungarez Franc-Jozefit”, ku
577
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 49, fl 3. 578
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 36, fl 8. 579
AQSH, F. Ministria e Punëve të Brendshme, viti 1920, D. 394, fl 53. 580
Historia e Popullit Shqiptar vëll III, 86. 581
AIHT,Vj: 26-18-1859, Relacion i Konsullit Kral dërguar Baronit Burian në Vjenë, 5 mars 1916. 582
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 7, fl 16.
175
theksohej se, “Kombi shqiptar e njeh si të vetmin shpëtimtar të Shqipërisë” gjithashtu u
bënë manifestime të të gjithë popullsisë mes brohoritjesh, rroftë mbreti ynë”583
.
Në trevat në jug të Shkumbinit ekzistonte një situatë politike e vështirësuar së
tepërmi, përballë propagandave të huaja si: italiane, greke, esadiste, madje edhe bullgare
të drejtuara kundër Austro-Hungarisë584
. Ata shfrytëzuan rrethanat për të kundërvënë
opinionin kundër austro-hungarezëve: “Austro-Hungaria nuk lejon një Shqipni autonome,
-ishte një nga këto parrulla, - kjo mund të pritet vetëm nga Italia dhe Esadi”585
. Fijet e
kësaj propagande në Elbasan lidheshin me Hasan Biçakun dhe në Peqin me Kadri
Bonatin. Ndërsa punën agjitative dhe shumë të rrezikshme të propagandës greke në
Shqipërinë e mesme e kryente metropoliti ortodoks i Durrësit586
.
Gjatë muajve mars-shtator të 1916 në trevën e Elbasanit ashtu si në të gjithë
vendin ekzistonte një situatë e rëndë politike dhe ekonomike.
Në fushën politike, kryesisht si pasojë e propagandës së lëvizjes esadiste,
influenca e saj në këtë nënprefekturë vazhdonte të ishte prezente. Shtimi i saj, shoqëruar
me intriga të shumta e detyruan Aqif Biçakçiun, që në 22 qershor 1916 t’u dërgonte një
letër ankesë komandës së lartë të ushtrisë Mbretërore të Austro-Hungarisë në Shkodër ku
e informonte hollësisht mbi politikën e ndjekur nga Esat Toptani që nga periudha e
Shpalljes së Pavarësisë, deri në qershor të 1916; për bashkëpunimin e tij me Serbinë,
Malin e Zi, Francën dhe Italinë; për dorëzimin e Shkodrës Malit të Zi në pranverë 1913,
për organizimin e mbledhjes së Krujës për ta shpallur veten mbret të Shqipërisë, dhe
krijimin e Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme, përpjekjet për të ngjallur rrëmujë kudo. Më
tej ai shprehej, se nxitja e Dervish Biçakut ishte bërë prej Esatit për të propaganduar
kundër, “qeverisë së Vlorës, Ismail Qemalit dhe kundër meje”587
.
Në këtë letër shpreheshin ankesat dhe pakënaqësitë, që kishte pasur Aqif Pasha
dhe patriotë të tjerë, lidhur me përkrahjen e Esat Pashës dhe Dervish Beut nga Princ Vidi.
Ai e njoftonte Komandën Mbretërore për gjendjen e vështirë ku ndodhej vendi dhe i
583
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 7, fl 17. 584
AIHT,Vj: 26-17-1786, Relacion i zyrës së zbulimit në Elbasan dërguar Komandës së Korparmatës së
XIX, 22 prill 1916. 585
AIHT,Vj: 26-6-626, Relacion i zyrës së zbulimit në Elbasan dërguar konsullit Kral në Shkodër, 15 mars
1916). 586
AIHT,Vj: 26-17-1780, Relacion i toger Bajram Fevzi mbi gjendjen politike në Shqipërinë e mesme
dërguar Baronit Burian Vjenë, 20 maj 1916. 587
AQSH, F. 271, 1916, Qershor 22, D. 95, fl 10.
176
kërkonte marrjen e masave mbi dënimin në gjykatën ushtarake të Dervish Biçakut dhe të
të gjithë atyre individëve, pasues të politikës së Esatit, të cilët nuk hiqnin dorë nga
ndërmarrja e propagandave të tilla588
. Mbi qëndrimet politike dhe propagandistike që
mbaheshin në katundet e Dumresë komanda ushtarake, por edhe autoritetet e
nënprefekturës ishin në dijeni589
.
Esat Toptani për këto autoritete përbënte padyshim një nga elementet bartës të
pakënaqësisë në vend. Në 3 gusht 1916, Komanda Ushtarake Austro-Hungareze nxorri
një urdhër me anë të së cilit i drejtohej personave privatë, qofshin shqiptarë ose të huaj, të
cilët ishin dëmtuar rëndë nga Esat Toptani, ose nga ndjekësit e tij, ku i drejtonte ata pranë
autoriteteve të gjykatoreve civile, për shqyrtimin e të drejtave të tyre “për me pasë
shpërblimet e dëmeve që i ka pasë kryer Esat Toptani si kryetar i qeverisë”. Ai, sipas
urdhërit, duhej të përgjigjej për të gjitha dëmet e bëra dhe “pasuria i’u sekuestrua”590
.
Edhe pse zonat që përfshinin dy anët e Shkumbinit kishin kondita të favorshme
klimaterike dhe gjeografike, për kultivimin e kulturave të ndryshme si misri, orizi, ulliri
dhe fiku, në popull ekzistonte një gjendje e vështirë ekonomike591
. Kjo për disa arsye, kur
kishte një mungesë të madhe të drithit, nga shkaku se prodhimi i tij vitin që shkoi ishte i
pakët dhe kur ushtria serbe, duke kaluar në vend kishte grabitur, djegur, dhe përdorur për
nevojat e saj, pjesën më të madhe të këtij prodhimi. Për shkak të luftës, rrugët ekzistuese
ishin prishur, qoftë për arsye politike apo ushtarake dhe kur nga lufta e përgjithshme,
tregtia nga deti ishte paralizuar dhe nga viset e tjera nuk mund të sillej drithë për të
plotësuar nevojat e brendshme të popullsisë. Kjo situatë e vështirë në pranverë-verë dhe
më tej, do të sillte një zi të madhe buke.
Bashkia e Elbasanit, duke u përballur me situatën e vështirë ekonomike dhe
mungesën e bukës, mori masa në mars 1916 për ngritjen e një komisioni të posaçëm të
zgjedhur nga populli. Komisioni në përbërjen e tij kishte si kryetar Qemal Beun dhe si
anëtarë: Rrapush Demetin, Emin Haxhiademin, Ibrahim Mirakun, Xhaferr Dardhën,
588
AQSH, F. 271, 1916, Qershor 22, D. 95, fl 10. 589
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 37, fl 3 Njoftime të Krahinarit të Belshit mbi qendrimin politik të mbajtur
në këtë zonë nga Hoxhë Haxhi Aliu si esadist. 590
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 8, fl 4. 591
AIHT,Vj: 26-20-202, Raport dërguar konsullit në Shkodër mbi situatën në Shqipërinë e mesme viti
1916.
177
Hysen Daklin, Grigor Nosin, Grigor Cilkën, Lef Nosin592
. Ky komision ishte i detyruar të
bashkëpunonte me komandën austro-hungareze në këtë trevë, duke i raportuar çdo
problem të kohës593
. Komandanti ushtarak në Elbasan i raportonte në 30 mars konsullit
Kral në Shkodër se, “rajoni i Elbasanit s’ka gja më për të ushqyer popullin, merrni masat
e nevojshme”594
. Bashkia e Elbasanit duke e ndjerë këtë mjerim të madh mori masa në
zgjidhjen urgjente të këtij problemi.
Ky komision mbas mbledhjes së organizuar dhe mbas sigurimit të të dhënave mbi
gjendjen ekzistuese të krijuar pas evakuimit të forcave serbe arriti në përfundimin se
duhej të ishin marrë masa me kohë, për të përballuar këtë nevojë të madhe të vendit aq
më tepër, që autoritetet përkatëse ishin vënë në dijeni për situatën e vështirë që i kanosej
popullit shqiptar. Masa u morën për njoftimin e të gjitha krahinave të Shqipërisë së
Mesme për formimin e këtij komisioni që do të kujdesej për këtë nevojë të madhe.
Komisioni i rekomandonte autoriteteve, të ulnin çmimin e drithit dhe shitja e tij të mos
bëhej si më parë, pasi populli nuk kishte mundësi për ta paguar atë595
. U vendos nga
komisioni që të çoheshin në Evropë tre delegatë, që do të përpiqeshin për të siguruar tek
Fuqitë e Mëdha mundësinë për të sjellë drithë lirisht nga kontinenti amerikan për në
portin e Durrësit, drejt viseve të Shqipërisë.596
Për të tre delegatët do të paguhej një
shumë prej 300 napolonash. Shpenzimet e udhëtimit të tyre u morën përsipër nga disa
qytete. Elbasani, Durrësi, Berati dhe Tirana do të paguanin nga 50 napolona; Lushnja,
Fieri, Peqini dhe Kavaja nga 25 napolona.
Misioni i këtij delegacioni do të ishte njerëzor dhe jo politik. Si përfaqësues të
Elbasanit dhe pjesëtarë të komisionit u zgjodhën: Grigor Cilka, Lef Nosi dhe Mithat bej
Frashëri597
. Por, sipas burimeve dokumentare të datës 7 prill 1916, marrim vesh se
ndërkohë ishte hequr dorë nga dërgimi i këtij delegacioni në Evropë, për sigurimin e
drithit598
. Arsyet e kësaj tërheqje mund të kenë qenë të shumta, por arsyeja kryesore ka
592
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 36, fl 5 593
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 41, fl 3. 594
AIHT,Vj: 26-12-1280, Raport nga Elbasani dërguar Shkodrës mbi gjendjen e vështirë ekonomike në
Elbasan. 30 mars 1916. 595
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 36, fl 5 596
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 36, fl 6-7. 597
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 36, fl 6-7. 598
AIHT,Vj: 26-12-1234, Raport nga Elbasani dërguar konsullit Kral në Shkodër, 7 prill 1916.
178
qenë pamundësia për t’u larguar nga vendi nëpërmjet detit, si pasojë e luftës së
përgjithshme.
Këto krahina e vazhduan megjithatë aksionin e nisur. Ata dërguan në Shkodër
pranë autoriteteve austro-hungareze tre përfaqësuesit e tyre: Lef Nosin për Elbasanin,
Jahja Efendiun për Durrësin dhe Bej Muhamedan Vrionasin për Beratin, me synim
njohjen e këtyre autoriteteve me gjendjen e vështirë në sigurimin e drithit për
popullsinë599
. Gjithashtu ata kërkuan ndërhyrjen e tyre pranë autoriteteve bullgare, për
sigurimin e lejeve për tregtarët elbasanas dhe të qyteteve të tjera, për blerjen e misrit në
rajonin e Strugës. Këto nisma kishin për qëllim lehtësimin e gjendjes së zisë së bukës që
mbizotëronte në atë kohë në Shqipëri dhe konkretisht në rajonin e Elbasanit.
Agravimi i situatës në maj 1916 e detyroi Kryesinë e bashkisë së Elbasanit t’i drejtohej
të gjithë drejtorive, për marrjen e masave për mbledhjen e kuajve, për t’i dërguar në
Durrës, me shpresë për furnizimin me drithë. Në letrën ankesë, drejtuar bashkisë së
Elbasanit, më 21 maj 1916, nga krahinari i Shpatit Hysein Plangarica, shkruhej se, “sipas
urdhërit të dërguar nga ju u bë organizimi me shpejtësi i gjetjes së 40 kuajve, për me i
çuar në Durrës për me marrë misër”. Më tej shprehej indinjata për mos marrjen e masave
të duhura nga bashkia, për t’i strehuar njerëzit për aq kohë, sa ishin në pritje të misrit.
Katundarët me kuaj mbetën 20 ditë duke pritur. Kështu shkruhej në letrat e tyre, “duke
qenë pa bukë u shtrënguam të rikthehemi duar bosh nëpër shtëpitë tona”600
. “Ju lutemi,
–thuhej më tej,- kur të sigurohet marrja e misrit, të na lajmëroni atë ditë që njerëzit të
mos kenë kohë me ndenjur, por të nisen aty ku ta kërkojë nevoja”601
.
Krahina e Shpatit përbënte një ndër ato zona, ku gjendja ekonomike ishte më e
vështirë, ku njerëzit vuanin prej një kohe të gjatë nga zia e bukës, ndaj ndihmesa dhe
përkujdesja për këtë vend të vobektë ishte urgjente. Gjendja në fakt mbetej e vështirë
kudo, edhe për shkak të vonesave të marra gjatë aksionit të furnizimit të Shqipërisë nga
autoritetet ushtarake austro-hungareze602
.
Në kushtet e situatës së vështirë ekonomike, autoritetet austro-hungareze, në
periudhën maj-gusht 1916, morën disa masa lehtësuese, duke hapur guzhina popullore,
599
AIHT,Vj: 26-12-1234, Raport nga Elbasani dërguar konsullit Kral në Shkodër, 7 prill 1916. 600
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 25. 601
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 25. 602
AIHT,Vj: 26-12-1280, Raport nga Elbasani dërguar Shkodrës mbi gjendjen e vështirë ekonomike në
Elbasan, 30 mars 1916.
179
duke hequr të gjitha taksat (përveç të dhjetës) të vendosura nga Esat Toptani, ose
“qeverisjeve vendjake”603
. Ata gjithashtu dërguan në Durrës dhe në Shëngjin dy vaporë të
ngarkuar me grurë e misër, duke i shpërndarë më pas në popull604
.
Letrat, drejtuar kryesisë së bashkisë së trevës rreth situatës së vështirë e mungesës
së drithit, kanë qenë të shumta. Këto i kemi hasur më së shumti gjatë muajit gusht, kur
situata e vështirë arriti kulmin. Më poshtë po citojmë përmbajtjen e njerës prej tyre, në 16
gusht 1916, nënshkruar nga përfaqësues të popullit si: Reshit Çelirama, Lef Nosi, Shefqet
Daiu, Dhimitër Papajani, Petro Xhufka, Dhimitër Papakristoja, Sulejman Narazani dhe
Xhaferr Sefa “Me trishtim të madh,-theksohej aty,- po shef populli i mëhallavet tona sot
çmimet e nalta qi po shiten të dhjetat e sivjeçshme. Kjo punë e pashpirt ka kallun tmerr e
dëshpërim në zemrat e popullit të mjerë se pas prishjes ekonomike e asaj të moralit,
njerëzija duhet me vdekur unikë”. Më tej, në letër bëhej thirrje për marrjen e masave të
nevojshme për të hapur një zyrë për shitjen e drithit në ato çmime, që mund t’i përgjigjej
fuqija ekonomike e popullit, duke qenë se ai ishte i vobektë605
.
Një problem tjetër i madh, krahas mungesës së drithit, ishin çmimet e larta dhe
spekulimet e bëra nga individë të ndryshëm, që përfitonin nga kjo situatë e vështirë, për
t’u pasuruar në kurriz të pjesës më të madhe të popullsisë. Kjo solli jo vetëm mjerim dhe
rrënim ekonomik, por çoi edhe në humbjen e moralit, shëndetit dhe në rritjen e
vdekshmërisë në rradhët e popullsisë së vobektë.
Autoritetet austro-hungareze megjithë masat e marra për përmirësimin e situatës,
nuk arritën të ulnin shkallën e lartë të mjerimit dhe as të shmangnin krizën e urisë.
Çmimet e ushqimeve nuk u ulën, përkundrazi, “çerekja e kallamoqit nga 6 mexhite që qe
në mars hypi gjer në 30 mexhide në muajt e mëvonshëm”606
.
Tabela e mëposhtme ofron një informacion të hollësishëm mbi spekulimet e bëra
me çmimin e misrit, para dhe pas marsit të 1916, duke iu referuar kursit të të hollave të
kësaj periudhe607
.
603
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 57, fl 7. 604
Vlora, Kujtime, 162. 605
AQSH, F. 271,viti 1916, D. 57, fl 15. 606
AQSH, F. 271,viti 1916, D. 57, fl 15 607
AIH, Vj: 26-2-268, Raport i autoriteteve Austro-Hungareze mbi rregullimin e qarkullimit të pareve në
Shqipëri, 6 gusht 1916.
180
Kursi i të hollave
qershor-korrik 1916.
Në mars çereku
i misrit shitej
6 mexhite
1 kg misër në
mars shitej
24 mexhite
Pas marsit
çereku i misrit
shitej 30
mexhite
1 kg misër pas
marsit shitej me
120 mexhite
Mexhitja vlerësohej me 5
korona
30 korona 120 korona 150 korona 600 korona
Napoloni vlerësohej me
30 korona
1 napolon 4 napolona 5 napolona 20 napolona
Nga të dhënat e mësipërme vihet re se çmimi i çerekut të misrit, pas marsit të
1916, ka pasur një rritje prej 120 koronash, ose 4 napolonash. Ndërsa çmimi për 1
kilogram misër, pas marsit ka pësuar një rritje prej 480 koronash, ose 16 napolonash. Në
të dyja rastet kemi një rritje prej 500% të çmimit të misrit, një rritje galopante, treshifrore,
me pasoja të rënda për tërë popullsinë e vendit.
Administrata austro-hungareze për të përmirësuar gjendjen, ndërmori masa dhe
vendosi kufizime në drejtim të popullsisë. Ndër to përmendim rekrutimin e vullnetarëve,
rekuizimet e kafshëve, ndalimin e mbajtjes lirisht të armëve e të tjerë. Këto masa nuk
gjetën mbështetjen e plotë të popullsisë. Pakënaqësia tek shqiptarët erdhi gjithnjë e në
rritje. Vetëm në dhjetor 1916 u caktua një ndihmë prej 100.000 koronash për
nënprefekturën e Elbasanit për problemin e drithit, nga të cilat rreth 4500 groshë i ishin
caktuar Gramshit608
. Ndihma e dhënë nënprefekturës së Elbasanit për problemin e drithit
në janar të 1917, nuk e ndryshoi situatën e vështirë, e cila u rëndua më tej kur në të gjithë
trevën pati një shtim të vjedhjeve, u përhapën sëmundjet infektive, si ajo e lisë dhe e tifos
dhe kur u rritën dëmet e shkaktuara nga ushtarët austro-hungarezë në prodhimet
bujqësore e në bagëti. Në këto rrethana edhe në mbjelljet e vjeshtës ishte kultivuar vetëm
1/3 e sipërfaqes që ishte mbjellë disa vite më parë609
. Sidomos ankesat e drejtuara
administratës së Elbasanit në këtë kohë ishin për “shpërthimin e vjedhjeve”. Ja çfarë i
shkruanin krahinarët e Çermenikës e të Krrabës përfaqësuesve të Elbasanit: “merrni masa
608
AQSH, F. 271, viti 1916, D. 36, fl 18. 609
AIHT, Vj: 26-18-1814, Relacion politik-administrativ për muajt tetor-nëntor 1916 .
181
sa më shpejt për të na dërguar armë të shumta, që ne këtu të pajisim policat e katundeve
tona, përndryshe vjedhjet s’ndalen dot”610
.
Kjo situatë e vështirë e detyroi kryesinë e nënprefekturës, që të merrte masa për
pajisjen dhe shpërndarjen e armëve, aty ku e kërkonte nevoja me synim mbajtjen e
situatës nën kontroll. U morën masa në janar 1917, për organizimin e një mbledhjeje të
përgjithshme, duke informuar dhe ndërgjegjësuar të gjithë kryepleqtë e katundeve për
rëndësinë e marrjes pjesë në këto mbledhje. Edhe situata në Elbasan gjatë muajve mars-
prill 1917, rezultonte jo e qetë, me një seri vrasjesh dhe atentatesh. Përmendim vrasjen e
qeveritarit të Peqinit në 3 mars, ekzekutimin e Osman Dehlës dhe dënimin me 15 vjet
burgim të rëndë të Hasan Xhemalit dhe Rexhep Haxhit, për shkak të kryerjes së një
atentati në drejtim të forcave ushtarake etj611
.
Në 14 gusht 1917 nga nënprefekti Dervish Hima u emëruan nëpunës të rinj të
Shpatit, Ali Gaçe dhe Nikoll Baloshi.612
Kjo për faktin e kërkesave të vazhdueshme të
bëra në drejtim të nënprefekturës për vendosjen e rendit dhe të qetësisë. Ja si i drejtohej
Dervish Hima në letrën e tij Drejtorisë së Dumresë në Belësh: “Mbas ankimeve qi na
paraqitët, kuptojmë se qetësia s’asht zgjidhur fare”. Më tej i tërhiqej vëmendja, që krahas
emërimeve të reja, nuk ishte marrë asnjë masë e duhur, “që secili të merrte të drejtën e
vet edhe të mos jepej shkak për ankime askujt”613
.
Gjendja shëndetësore ndërkaq ishte shqetësuese. Nga ana e autoriteteve austro-
hungareze u emërua në Elbasan në 7 janar 1917 Fetah Ceka, si mjek infeksionist me një
pagë mujore prej 100 koronash, për arsye të shtimit të sëmundjeve të lisë, tifos dhe
kolerës614
. Raste të të prekurve nga këto sëmundje ka pasur si në qytet dhe në katundet e
trevës. Raportime të shumta janë bërë nga mjeku Fetah Ceka drejtuar bashkisë së
Elbasanit mbi përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe për masat e marra për shërimin e të
sëmurëve. Gjithashtu nga ana e komandës së distriktit u morën masa për ngritjen e një
spitali për kurimin e sëmundjeve veterinare615
.
610
AQSH, F. 271, 1917, Janar 23, D. 3, fl 16. 611
AIHT, Vj: 27-9-902, Raport mbi situatën politike, ekonomike dhe shoqërore në Elbasan dërguar
Shkodrës, mars- 15 prill 1917. 612
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, fl 6-31. 613
AQSH, F. 271, 1917, Shtator 2, D. 3, fl 23. 614
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, fl 65. 615
AIHT, Vj: 27-9-902, Raport inspektimi nga Elbasani dërguar Shkodrës, mars 1917.
182
Në kuadrin arsimor përgjatë vitit 1917 u bënë përpjekje, për hapjen e klasave të
reja në shkollën Normale si dhe për dhënien e bursave, nga 30-60 korona në muaj, për
normalistët e vobektë. Fillimisht ata plotësonin një kërkesën që konsistonte në plotësimin
e lutjes përkatëse të shkruar me dorë, e pajisur me pullën e monopolit dhe e vërtetuar prej
kryetarit të bashkisë, e vulosur prej nënprefektit e më pas i paraqitej për vendim
korpskomandës, me anë të qarkkomandës së tyre616
.
Masa të tjera, të aprovuara nga autoritetet austro-hungareze, në kuadrin e
zhvillimit kulturor të mëtejshëm të vendit, ishin edhe përgatitja e një numri të
konsiderueshëm fuqie mësimore profesioniste. Deri në qershor të 1917 vendi dispononte
një numër shumë të vogël fuqie mësimore të përgatitur. Për me i dhënë mundësi
mësuesve ekzistues për t’u përmirësuar nga ana profesionale korpskomanda urdhëronte
për funksionimin e kurseve të shkollës Normale në Elbasan edhe gjatë pushimeve verore
dhe frekuentimin e tyre nga të gjithë mësuesit, si ata në qytet e në fshatra, të cilët nuk
kishin përgatitjen e nevojshme shkollore. Njëkohësisht u morën masat e nevojshme për
strehimin e këtyre mësuesve. Numri i të frekuentuarve për Elbasanin, Gramshin dhe
Peqinin, në korrik 1917, ishte 80 dhe kohëzgjatja e kursit ishte dy muaj617
.
Në kushtet e këtij pushtimi, u vazhdua të ndiqej e njëjta politikë arsimore si më
parë. Si mësues u pranuan persona të cilët kishin kryer studimet e tyre në shkolla
pedagogjike, ose aftësinë e tyre e kishin provuar përpara një komisioni arsimor618
.
Emërime u bënë si në krahinat e kësaj nënprefekture, edhe brenda qytetit. Më poshtë po
rendisim disa nga këto emërime, në katundin Murriqan, Mirakë, Bixullë, Godolesh të
rrethit të Elbasanit, u emëruan Haxhi Ibrahim Zyrxhiu (17/3/1917), Qamil Xhani
(7/5/1917), Mustafa Gjergji dhe Abdyl Musai (shtator 1917), në katundin Cerrik (Krahina
Çermenikë) Xhaferr Muka (tetor 1917), në katundin Gjinar (Krahina Shpat) Anastas
Papajani (tetor 1917), në katundin Belësh (Krahina Dumre) Arif Guranjaku (tetor 1917)
dhe Ibrahim Shingjergji të cilët kishin si detyrë hapjen e një shkolle për të mësuar
popullsinë e kësaj zone619
.
616
AIHT, Vj: 26-2-213, Raport mbi Shkollën Normale të Elbasanit, 23 mars 1917. 617
AIHT, Vj: 271-11, Posta fushore 410 Kurse nga Normalja për mësuesit, 16 qershor 1917. 618
AIHT, Vj: 26-18-1805, Relacion politik e administrativ i komandës së korparmatës XIX, 24 tetor 1916. 619
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 68, fl 4-6.
183
Në Peqin u emërua si mësues i popullit Sulejman Shqarri (1916-1917). Në
katundin Gjergjan u emërua nga ana e drejtorisë së përgjithshme në Shkodër Demir
Sokoli620
.
Në qytet u emëruan këto mësues, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit u emërua
si mësuese e parë në 11 prill 1917 në mësonjtoren femërore zonja Ceka, me një pagë
mujore 140 korona. Po nga kjo drejtori, për nevojat e saj në këtë nënprefekturë, u emërua
si mësuese Parashqevi Nase në 25 shtator 1917. Si drejtor i Shkollës Qendrore u emërua
Mustafa Curri (20 tetor 1917) në vend të Dhimitër Paparistos i cili për probleme
shëndetësore u largua nga detyra. Si mësues të kësaj shkolle u emëruan, Fetah Ekmeçiu,
Ahmet Gashi, në vend të Thanas Floqit, Ismail Haxhi Hysein me rreth 140 korona rrogë
mujore621
. Për përmirësimin e ambjenteve të shkollës së vajzave drejtori i saj nëpërmjet
një kërkese drejtorisë së arsimit pranë bashkisë së qytetit, shprehte nevojën e
domosdoshme për një ambjent më të madh e të përshtatshëm, për edukimin e tyre si dhe
të bëhej zhvendosja e saj nga shtëpia e Hysen Shingjergjit, tek mëhalla e Kalasë duke e
kthyer shtëpinë e Xhaferr Samarxhiut në 8 prill 1917 në një ambjent arsimor për
arsimimin e vajzave të qytetit622
.
Edhe gjatë vitit 1918 vazhdoi emërimi i mësuesve dhe hapja e shkollave të reja
me synim zhvillimin e arsimit në këtë trevë. Në fillim të vitit 1918 në Normalen e
Elbasanit me drejtor Aleksandër Xhuvanin vazhdonte frekuentimi i kurseve të shpejta për
kualifikimin e mësuesve, nëpërmjet dhënies së provimeve, si kusht për kualifikimin e tyre
dhe për marrjen e rrogës së plotë mujore623
. Në Elbasan ekzistonte një lidhje e
ndërmjetme midis inspektorit të Arsimit zotit Përmeti, me nënprefektin e Elbasanit
Dervish Himës dhe anëtarëve të këshillit të arsimit konkretisht: Ahmet Dakli, Lef Nosi,
Emin Haxhiademi, Ahmet Hastopalli, të cilët kontribuan në zhvillimin e arsimit të kësaj
treve, duke u përballur me problemet organizative, administrative e financiare të rrjetit
shkollor. Për të përballuar çdo urdhër të marrë nga këshilli i arsimit, mbi emërimin e
mësuesve të rinj, hapjen apo ristrukturimin e shkollave dhe për ndryshimin e rregullave
620
AQSH, F.271, viti 1917, D. 68, fl 12. 621
AQSH, F.271, viti 1917, D. 8, fl 5. 622
AQSH, F. 271, viti 1917, D. 9, fl 109. 623
Prifti, Dervish Hima, 114.
184
në shkolla, vihej në dijeni edhe Korpskomanda austro-hungareze624
. Përfaqësuesit e
arsimit në zonën e pushtimit austro-hungareze, duke përfshirë edhe Elbasanin, për
organizimin e rrjetit shkollor dhe zbatimin e neneve të saj, mbështeteshin në qarkoren
“Organizimi i përkohshëm i shkollave shqipe”, lëshuar nga Korpskomanda XIX, datë 20
shtator 1916.625
Me iniciativën e disa qytetarëve elbasanas, për të ndihmuar në zhvillimet arsimore
e kulturore të zonës, u formua një shoqëri me në krye Lef Nosin, synimi i së cilës ishte
blerja dhe vënia në shfrytëzim e një shtypshkronje. Efektet e kësaj iniciative ishin
pozitive për kohën, jo vetëm për Elbasanin dialekti i të cilit luante një rol të rëndësishëm
drejt një gjuhe letrare të përbashkët. Por stimul i jepej edhe mbarë jetës kulturore në
vend. Me aprovimin e korpsarmatës shtypshkronja u ble dhe në shkurt 1918, u vendos në
Elbasan626
. Vëmendje në fushën e arsimit iu kushtua edhe cilësisë.
Në nënprefekturën e Elbasanit në muajin gusht është bërë një inspektim i plotë,
nga Inspektoriati i përgjithshëm të Arsimit, mbi drejtoritë kryesore të saj, për gjendjen e
arsimit. Nga ky inspektim iu parashtrua me shqetësim të madh nënprefektit Dervish
Hima, mungesa e ndërtesave të shkollës në disa krahinari të kësaj nënprefekture, sidomos
gjendja e rëndë që ishte konstatuar në krahinarinë e Dumresë. Kryerja e këtij inspektimi e
detyroi Dervish Himën të merrte masa, duke urdhëruar kryepleqtë e këtyre krahinave, për
ndërtimin brenda një kohe sa më të shpejtë, të ndërtesave të reja që do të shërbenin si
mjedise shkollimi e arsimimi për popullsinë e katundeve të tyre. Për moszbatueshmërinë
e këtij urdhëri, nga ana e nënprefekturës krahas vërejtjeve, do të kryheshin edhe gjobitje
të rënda627
.
Për zhvillimin e arsimit në trevën e Elbasanit ka kontribuar edhe patrioti i shquar
Josif Haxhimima, i renditur ndër ata që deri në fund të jetës nuk rreshti së punuari e
luftuari për liri dhe kulturë kombëtare. Në vitin 1918, ai punoi për botimin e disa
dorëshkrimeve, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me drejtorin e përgjithshëm të arsimit
Luigj Gurakuqin, që dorëshkrimet e tij mbi “njësimin ndër shkollat fillore” të shtypeshin
624
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 68, fl 14. 625
Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, 327. 626
AIHT, Vj: 28-9-920, Raport i Konsullit Kral në Shkodër mbi shërbimin e shtypit në Shqipëri, 27 shkurt
1918. 627
AQSH, F.271, viti 1918, D. 61, fl 24.
185
në shtypshkronjën e qytetit628
. Mbas marrjes së parapëlqimit nga komanda mbretërore në
Shkodër, Luigj Gurakuqi i shkruante me gëzim Inspektoriatit të Arsimit në Elbasan:
“Lajmëroni sa më shpejt Josif Haxhimimën, se puna jonë është parapëlqyer për botimin
së shpejti të 600 copë të dorëshkrimit mbi njësimin ndër shkollat fillore t’ulta”, duke u
vendosur edhe një shpërblim prej 500 koronash629
.
Me afrimin e datës së shpalljes së pavarësisë, me nismën e Aqif Biçakçiut, të
mbështetur edhe nga patriotë të tjerë elbasanas si: Aleksandër Xhuvani, Salih Çeka,
Ahmet Dakli, Lef Nosi e të tjerë, u vendos që ky përvjetor të kremtohej në qytetin e
Elbasanit. Në këtë kremtim madhështor në 28 nëntor 1917, mori pjesë e gjithë popullsia e
trevës së Elbasanit, jo vetëm, e qytetit por edhe e fshatrave përreth. Për organizimin e
këtij manifestimi dha ndihmesën e tij edhe zëvendës prefekti i Elbasanit Dervish Hima630
,
i cili mbajti dhe një fjalim, duke iu drejtuar me parrulla patriotike, jo vetëm popullit të
kësaj treve por shqiptarëve kudo që ishin.
Mbajtja e këtij manifestimi me karakter kombëtar u organizua në një situatë të
vështirë, ku jo vetëm qyteti i Elbasanit, por një pjesë e mirë e trevave shqiptare
vazhdonin të ishin nën pushtimin e Austro-Hungarisë. Manifestime të tilla u mbajtën
edhe në Peqin në periudhën nëntor-dhjetor të 1917 dhe në qytete të tjera të vendit.
Me botimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës në nëntor të 1917, shqiptarët u
njohën me përmbajtjen e tij, duke mësuar edhe për shkeljen e së drejtës shtetërore të
vendosur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913. Njohja e këtij traktati
nuk u mirëprit nga rrethet patriotike dhe atdhetare si brenda, ashtu edhe jashtë vendit,
sigurisht edhe nga populli i thjeshtë, duke nxitur një valë zemërimi dhe protestash, jo
vetëm në qytetet më të rëndësishme, por edhe në fshatra të ndryshme.
Edhe në Elbasan botimi i këtij traktati u prit me indinjatë e shqetësim të madh,
duke u ngritur në protesta e manifestime. Me indinjatë të thellë u prit edhe nga diaspora
shqiptare jashtë vendit. Përpjekjet e vazhdueshme nga autoritetet ushtarake italiane, për të
siguruar mbështetjen e shqiptarëve, nuk ishin gjë tjetër veçse poropagandë e hapur për të
zbutur shqetësimin e tyre ndaj botimit të këtij traktati.
628
AQSH, F. 271,viti 1918, D.68, fl 18. 629
AQSH, F. 271,viti 1918, D.68, fl 18. 630
Prifti, Dervish Hima, 258.
186
Qytetet e Durrësit, Kavajës, Peqinit, Gramshit dhe të Elbasanit në mbledhjen e
organizuar në bashkinë e Durrësit më 26 shkurt 1918, vendosën që t’i drejtoheshin me një
protestë, autoriteteve të Monarkisë së Austro-Hungarisë, kundër propozimit të bërë nga
ministri bullgar në Berlin dr. Rizofi për ndarjen e Shqipërisë “Kundërshtojmë çdo
mendim e dëshirë që ka për qëllim coptimin e Shqipërisë e shkeljen e së drejtës të njoftum
prej Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913”,-theksohej në këtë protestë631
.
Interesant është fakti i ekzistencës së dy tezave mbi formulimin e kësaj deklarate. Grupi i
parë, në përbërje të të cilit ishin delegatët e Elbasanit Tajar Malëziu, Ahmet Dakli, dhe
Lef Nosi, mbronin tezën, që kësaj deklarate t’i shtohej një paragraf për rikthimin e Vidit
në Shqipëri. Ndërsa grupi tjetër, i përbërë nga delegati i Durrësit Mahmut Qazimi, i
Peqinit Kadri Beu, i Kavajës Sheh Tahsimi, përfaqësuesi i Gramshit Rifat Dyrmishi dhe
Sabri Gjini, (mjeku i bashkisë) nuk lejonin pranimin e kërkesës së Elbasanit. Pavarësisht
mosmarrëveshjeve palët ranë dakort për formulimin e saj, të cituar më lart632
. Vala e
zemërimit vazhdoi edhe në mars 1918, ku shqiptarët dolën në protesta kundër përmbajtjes
së Traktatit të Fshehtë të Londrës me thirrjet se, “...donin lirinë dhe për lirinë e për
vetëqeverimin do të luftojnë si kundër Italisë, ashtu edhe kundër Austrisë, ose kundër
cilësdo forcë tjetër pushtuese”633
.
Me rastin e përvjetorit të ardhjes së Vilhelm Vidit në tokën shqiptare,
përfaqësuesit e prefekturës dhe të bashkisë së qytetit të Elbasanit bënë përgatitje, për ta
festuar nëpërmjet një programi, i cili konsistonte në zbukurimin e qytetit me flamuj
kombëtarë, këndimin e këngëve patriotike nga fëmijët e shkollave dhe organizimin e një
manifestimi popullor në qendër të prefekturës, ku u mbajtën edhe fjalime në gjuhën
shqipe, një koncert festiv, dhe pritje në bashkinë e qytetit634
. Forcat austro-hungareze, jo
vetëm nuk lejuan këto organizime festive, por qortuan përfaqësuesit e prefekturës dhe të
bashkisë, për “papërgjegjshmërinë” e treguar duke kaluar çdo kompetencë administrative
të saj, “duke bërë politikë kombëtare”. Ndaj organizatorëve u ndoq politika e përndjekjes,
arrestimit dhe e burgosjes. Ndalimi i festimeve të përvjetorit të hipjes në fron të princ
Vilhelm Fon Vid, ngjalli reagime dhe pakënaqësi në vend. Reagimet dhe pakënaqësitë
631
Nosi, Dokumente Historike, 269. 632
AIHT, Vj: 28-39, Raporti i Shkodrës, 17 mars 1918. 633
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 95. 634
AIHT, Vj: 28-37, Shtojca I e raportit, Shkodër, 17 mars 1918.
187
më të mëdha u vunë re në Elbasan. Pikërisht në këtë krahinë ishte shfaqur dëshira për
kthimin e Vidit më fortë se në krahinat e tjera në vend. Rryma Vidiste mbahej akoma
gjallë, falë edhe simpatisë së personaliteteve të tillë si: Lef Nosi, Ahmet Dakli, Tajar
Malësi Tetova etj. Nuk mund të hidhej poshtë fakti se, fijet e propagandës së Vidit në
Shqipërinë e Mesme bashkoheshin tek Aqif Pasha, dhe për shkak të marrëdhënieve të tij
me autoritetet ushtarake austro-hungareze635
.
Komanda austro-hungareze vazhdoi edhe gjatë vitit 1918, grumbullimin e të
djemve të rinj nga mosha 18-30 vjeç, me synim kryerjen e shërbimit ushtarak, sipas
nevojave të saj. Gjithashtu u morën një sërë masash të tjera në fushën e ekonomisë.
Kështu u mor në përdorim mulliri i Shën Arapit duke e vënë në punë me kapacitet të
plotë për nevojat e ushtrisë. Pronarët e këtij mulliri protestuan kundër kalimit të tij në
duart e forcave austriake, por nuk u arrit rikthimi i tij pronarëve636
. U vendos gjithashtu
një taksë mujore prej 150 kg misër për vajgurin, apo benzinën e nevojshme për çdo mulli
me motorr në këtë prefekturë. Nëse nuk paguhej kjo taksë, nuk jepej nga forcat austro-
hungareze lënda djegëse për muajin tjetër. Për nevojat e qarkullimit të mjeteve të forcave
ushtarake dhe për furnizimin e tyre, filloi ndërtimi i rrugëve automobilistike që lidhnin
Elbasanin me qytetet e tjera, duke siguruar fuqi punëtore nga katundet e trevës637
.
Forcat austro-hungareze në këtë prefekturë organizuan një regjistrim emëror të
katundeve të Slabinjës, Velçanit dhe Mokrës të krahinarisë së Qukësit, popullsia e të
cilëve u detyrua të punonte angari. Krahas kësaj u grabitën me forcë edhe një numër i
konsiderueshën kuajsh për nevojat e ushtrisë638
. Gjithashtu, për nder të Perandorit Karl
dhe ushtarëve të vrarë në luftë, autoritetet austro-hungareze detyruan Dervish Himën
gjatë muajve maj-qershor të ndërmerrte shpërndarjen e një numri të konsiderushëm
biletash në drejtoritë e prefekturës, me synim që këto të fundit t’u shiteshin popullit për
katër korona biletën, si shenjë bamirësie nga elbasanasit, për të ndihmuar familjet e
ushtarëve të vrarë në luftë639
.
Në tetor-nëntor të 1918 vendin e trupave austro-hungareze dhe bullgare e zunë ato
të disa shteteve fituese të konfliktit botëror. Trupat pushtuese italiane në periudhën gusht-
635
AIHT, Vj: 28-36, Raporti i Shkodrës, 17 mars 1918.. 636
AQSH, F. 471, viti 1918, D. 17, fl 3. 637
AQSH, F. 471, viti 1918, D. 17, fl 3. 638
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 25, fl 7. 639
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 21, fl 31.
188
shtator, duke përfituar nga disfata e bllokut austro-gjerman, iu drejtuan Shqipërisë së
Mesme dhe të Veriut, territore këto tërësisht nën administrimin dhe influencën e austro-
hungarezëve. Në 7 tetor të 1918 ushtritë austro-hungareze u tërhoqën nga Elbasani dhe
vendin e tyre e zunë trupat italiane640
.
640
Swire, Shqipëria, 229.
189
IV. 3 . Përpjekjet për thirrjen e një Kongresi Kombëtar në 1916.
Shumë patriotë dhe atdhetarë shqiptarë, të nxitur nga rrethanat e vështira që ishin
krijuar në vend hodhën idenë e organizimit të një mbledhje kombëtare me synim:
formimin e një qeverie të përkohshme shqiptare, ngritjen e administratës së ardhshme të
Shqipërisë dhe kthimin e Princ Vidit në Shqipëri.
Ideja për mbajtjen e një Kongresi Kombëtar u mirëprit me entuziazëm të madh në
të gjitha krahinat shqiptare veçanërisht në qytetin e Elbasanit. Me nismën e Ahmet Zogut
dhe të personaliteteve të tjera, jo vetëm elbasanase por mbarë kombëtare si: Qemal
Elbasani, Aqif Biçakçiu, Ymer Sringa, Shefqet Daiu, Sava Papajani, Simon Shuteriqi,
Thanas Floqi, Lef Nosi e të tjerë, u arrit të ngrihej një komision nismëtar në Elbasan, i cili
vendosi në 18 shkurt të 1916, t’i propozonte ish Ministrit të Punëve të Brendshme Aqif
Biçakçiut, i cili nuk kishte dhënë dorëheqjen, të riformonte qeverinë me ministrat e
shpërndarë të cilët nuk kishin hequr dorë nga detyrat që kishin pasur në kohën e
qeverisjes së princit Vid; vendosjen e ministrave të rinj në postet boshe të qeverisë dhe
zgjedhja e tyre të bëhej nga lista, që do të paraqitej nga ky komision i përbërë nga 16
patriotë; hartimi i një programi kombëtar. Ky program në përmbajtje të tij kishte si
qëllim:
“Shprehjen e mirënjohjes së kombit shqiptar, Fuqive që ia njohën të drejtën me
ngritë Flamurin Kombëtar kudo në Shqipëri e me qeverisë vetë veten e tij.
t’i tregohej Lartmadhërisë së tij Mbretit dëshira e kombit që të vijë sa më shpejt
n’Atdhe.
të bisedohej si do të qeverisej Shqipëria deri sa të vinte mbreti”641
.
Elbasani u zgjodh për mbajtjen e këtij kongresi, për dy arsye kryesore. Në radhë
të parë ai gjatë kësaj periudhe përbënte një nga qendrat më të rëndësishme të lëvizjes
patriotike, kombëtare në vend. Mjaft atdhetarë e nacionalistë shqiptarë gjendeshin në këtë
kohë në Elbasan. E dyta, ishte roli dhe ndikimi i një prej personaliteteve më të
rëndësishme e më me peshë në jetën politike dhe shoqërore, jo vetëm në Elbasan por
641
AIHT, Vj: 26-6-634, Raport i toger Zitkovskit nga Elbasani dërguar komandës së ushtrisë austro-
hungareze në Shkodër, 12 mars 1916.
190
edhe në vend, siç ishte Aqif Elbasani, i cili ishte edhe njëri prej organizatorëve të këtij
kongresi.
Nismën e Ahmet Zogut dhe të Aqif Biçakçiut për mbajtjen e një kongresi
mbarëkombëtar në Elbasan e mbështeti edhe Princ Vidi, i cili i’u drejtua kombit shqiptar
nëpërmjet një thirrjeje, “mbi formimin e një qeverie shqiptare në Elbasan, kryesuar nga
Aqif Pashë Elbasani”642
. Princ Vidi edhe pse larg Shqipërisë nuk kishte abdikuar nga
froni dhe pati disa tentativa për rikthimin e tij nga disa patriotë shqiptar, që nuk rreshtën
këto përpjekje edhe në vitet e mëvonshme.
Duke shpresuar në mbështetjen dhe ndihmën e komandës bullgare dhe sidomos të
asaj austro-hungareze, Aqif Pashë Elbasani nuk nguroi t’i njoftonte ata në 3 mars 1916,
për nismën e marrë në të cilën shkruhej: “nga mungesa e çdo administrate civile u
detyruam të formojmë një qeveri”643
. Ai bëri përpjekje për të ngritur administratën duke
emëruar Mytesarif (prefekt) në Elbasan, Berat, Durrës; kajmekanë (nënprefekt) në Peqin,
Gramsh, Fier, Lushnje, Mallakastër, Mat, dhe 30 mydyrë (krahinarë). Rrogat e tyre do të
paguheshin nga të ardhurat e tatimeve që mblidheshin po aty644
. Përpjekje u bënë edhe
për emërimin e nëpunësve në Qukës, Starovë, Gollobordë e në Malësinë e Dibrës së
Poshtme, por kjo nuk u lejua nga autoritetet bullgare. Distriktet e mësipërme ishin nën
influencën e plotë të tyre. Ata në zonat e influencës së tyre kishin emëruar autoritetet
përkatëse. Përpjekjet e bëra nga austro-hungarezët për emërimin e nëpunësve të tyre në
këto treva, do të përbënte edhe shkakun kryesor të fërkimit mes tyre.
Në 12 mars 1916 nënkonsulli austro-hungarez Von Zitkovski (shef i zyrës së
zbulimit në Elbasan), njoftonte me urgjencë Kryekomandën e Ushtrisë mbi përpjekjet e
bëra për organizimin e një Kongresi Kombëtar me nismën e Ahmet Zogut dhe Aqif
Biçakçiut645
. Në të parashtrohej shqetësimi mbi qëndrimin që duhej mbajtur ndaj
kongresit. Sipas tij, ndalimi i këtij kongresi do të shkaktonte zemërim tek shqiptarët. Do
t’i jepej shkak kundërshtarëve (është fjala për mbështetësit e Esat Toptanit, ndikimi i të
cilëve ishte pjesërisht i fuqishëm në këtë trevë), të punonin kundër austro-hungarezëve.
Interesant është fakti se mbështetjen më të madhe Aqif Biçakçiu e siguronte nga ky toger,
642
“Koha”, Korçë, 1916, Prill 27, Artikulli “Fati i Shqipërisë”. 643
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 231. 644
AIHT, Vj: 26-6-619, mars 1916. 645
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 229.
191
i cili përkrahte vazhdimisht njohjen e tij si ministër provizor i Punëve të Brendshme646
.
Disa arsye të kësaj iniciative të marrë prej tij mendojmë se kanë qenë; Aqif Biçakçiu
përfaqësonte një njeri plotësisht të besueshëm, dhe të ndershëm ndaj Monarkisë Austro-
Hungareze. Njohja e tij si guvernator i Elbasanit, duke iu nënshtruar plotësisht censurave,
përbënin mënyrën më të lehtë për t’i patur nën kontroll autoritetet lokale. Autoritetet e
emëruara prej Aqif Biçakçiut mund të qëndronin përkohësisht, derisa nga ana e
autoriteteve austro-hungareze të ngrihej një administratë. Mbështetja e dhënë elementëve
me peshë në vend ishte produktive si nga ana ushtarake (zhvillimi i shërbimit informativ,
rekrutimi i vullnetarëve), por edhe politike. Mbështetja e dhënë këtij autoriteti do të
shërbente si kundërmjet efikas për luftimin e propagandave esadiste dhe bullgare pa
fërkime, në një kohë kur influenca e bejlerëve vazhdonte të ishte e forte dhe nuk ishte
kryer ende çarmatosja e popullsisë647
.
Komisioni nismëtar nën kryesinë e Ahmet Zogut vendosi që punimet e Kongresit
të Elbasanit të hapeshin në 18 Mars 1916. Filluan përgatitjet e para për thirrjen e
përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqiptare. Në një telegram të Kryetarit të Komisionit
nisiator të Kongresit A. Zogollit, më 3 Mars 1916, njoftoheshin të gjitha kryesitë e
bashkisë së Beratit, Skraparit, Fierit, Lushnjes, Kavajës, Durrësit, Peqinit, Tiranës,
Krujës, Shkodrës, Dibrës, Matit, Starovës e të tjerë se, ishte vendosur, që “të mblidhet
këtu në kët qytet më 5\18 Mars një Kongres Kombëtar, për me bisedue mbi punët e
Shqipërisë”. “Lutemi, –shkruante ai, - të dërgoni dy delegatë të cilët të kenë me vete edhe
shkresën e përfaqësimit”648
.
Telegrame të tilla i’u dërguan edhe përfaqësuesve të Mitrovicës, Gjakovës,
Tetovës, po ashtu edhe kolonive shqiptare. Këto telegrame mbajnë të njëjtën datë. U bënë
përpjekje nga Ahmet Zogu, për të siguruar miratimin e mbajtjes së Kongresit edhe nga
August Krali, që në këtë kohë mbante postin e administratorit civil në zonën e pushtimit
austro-hungarez. Besimi që disa patriotë shqiptarë kishin në politikën e ndjekur nga
austro-hungarezët në përputhje me parimet e respektimit të të drejtave të kombësisë, do të
zbehej shpejt. Bullgarët dhe Austro-Hungarezët kur shkelën tokën shqiptare, deklaruan se
646
Belegu, Kordha, Mita, Aqif Pashë Elbasani, 229-235. 647
AIHT, Vj: 26-6-626, Raport i zyrës së zbulimit në Elbasan dërguar autoriteteve në Shkodër, 15.03.
1916. 648
Nosi, Studime Historike, 250-251.
192
vinin si “miq të Shqipërisë” por në realitet jo vetëm që nuk i ndihmuan atdhetarët
elbasanas, por ata bënë të gjitha përpjekjet për ti penguar649
. Arsyeja që ato nxirrnin ishte
se, “shqiptarët nuk ishin të zotë të krijonin qeverinë e tyre e të ishin zot të saj”650
. Por
autoritetet ushtarake austriake ndërmorën një sërë lëshimesh në nënrefekturën e
Elbasanit, si pjesë e propagandës miqësore të ndërmarrë prej tyre, për të mbajtur nën
kontroll shqiptarët si, lejimin e ngritjes së flamurit shqiptar, zhvillimin e lëvizjes
kulturore dhe arsimore në gjuhën shqipe si dhe organizimin e një administrate civile me
nëpunës shqiptarë nën ndikimin e autoriteteve austriake651
. Fillimisht në Elbasan,
komanda ushtarake austro-hungareze kishte në përbërje të saj një major dhe forcat e
okupacionit përbënin një batalion652
. Patriotët elbasanas i shfrytëzuan lëshimet e bëra nga
autoritetet austriake në interes të lëvizjes kombëtare.
Nga burime të ndryshme njoftohemi se ishin Austro-Hungarezët, ato që nëpërmjet
masave të shumta nuk lejuan mbledhjen e këtij Kongresi Kombëtar, duke penguar si
përfaqësuesit e Elbasanit dhe të krahinave të ndryshme të hynin e të dilnin nga Elbasani,
duke i këshilluar “miqësisht” të shkonin në Shkodër. Masë tjetër ishte dhe nxjerrja e
urdhërit për ndalimin e grumbullimeve të njerëzve. Marrja e kësaj mase bëhej me
synimin e vetëm për “mos përhapjen në masë të kolerës”, që kishte rënë në atë kohë në
trevën e Elbasanit dhe që kishte marrë jetën e dy njerëzve. Kjo vërtetohet nga vendimi më
23 mars 1916, që iu ofrua Bashkisë së Elbasanit dhe komunave të saj: “një dëftesë të
hollash mbi marrje masash, për ndalimin e kolerës”. Shuma e përgjithshme e këtyre
shpenzimeve të brendshme ishte 487 korona653
.
Pra, në këtë kohë vërtetohet ekzistenca e rasteve të kolerës, por nuk jemi të
mendimit se, kjo ishte shkaku për ndalimin e mbajtjes së këtij kongresi. Ajo shërbeu më
tepër si pretekst nga Austro-Hungarezët, për ndalimin e tij, për pengimin e ngritjes së një
administrate të mirëfilltë shqiptare dhe të rikthimit të Vidit në Shqipëri. Gjithashtu kjo
përforcohet kur Czapek Mjn komandanti i forcave austro-hungareze në Elbasan, në një
thirrje drejtuar bashkisë së Elbasanit, udhëzonte marrjen e masave për mos lejimin e asnjë
grumbullimi, apo mbledhjeje të asambleve, me qëllim politik apo ekonomik, pa lejen e
649
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 85. 650
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 86. 651
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 86. 652
Nosi, Dokumente Historike, 253. 653
AQSH, F. 273, viti 1916, D. 1, fl 1.
193
kësaj komande654
. Krahas kësaj ai e njoftonte se, nuk do të lejohej asnjë njeri të shkonte
në qytetin e Durrësit, apo në qytetet e tjera pa lejen e komandës së vendit në Elbasan655
.
Në raportimet e 22 marsit 1916 të konsullit të përgjithshëm në Shkodër Kral me
komandën austro-hungareze, theksohej se, Aqif Biçakçiu, “megjithë lojalitetin e tij ndaj
nesh vepron si njeri besnik i Vidit të mëparshëm”, dhe “akoma niset nga ideja se ne si
përkrahës të dikurshëm të Vidit, edhe në të ardhmen jemi të vendosur ta sjellim atë
përsëri në Shqipëri”656
.
Autoritetet austro-hungareze në këtë aspekt, nën akuzën “si politikisht të dyshimtë
dhe të rrezikshëm” arrestuan disa nga nismëtarët e mbajtjes së këtij kongresi, si dhe
patriotë të tjerë, mbështetës të tij, u arrestuan duke iu nënshtruar një gjykimi me
proçedurë të shkurtuar. Një pjesë e tyre u burgosën në Elbasan dhe pjesa tjetër u internua
në Vjenë657
.
Ekzistenca e një administrate vendase të instaluar nga Aqif Pasha në Shqipërinë e
Mesme përbënte një ndër problemet më shqetësues për këto autoritete. Austro-
Hungarezët nuk mund të suportonin dot ekzistencën e këtij ndryshimi të madh që mund të
krijohej midis Shqipërisë së Mesme dhe asaj Veriore. Në prill të 1916 u dërgua në
Elbasan mareshal-leitnant Brauni i shoqëruar nga konsulli Rudnai, për të bindur Aqif
Biçakçiun të jepte dorëheqjen nga posti i Kryetarit të komisionit dhe të bëhej kalimi prej
administratës civile, në atë ushtarake pa tronditje658
. Në rrethana të tilla Aqif Elbasani
dha dorëheqjen nga ky post më 14 prill 1916. Nëpërmjet një telegrami, si ish Ministër i
Punëve të Brendshme A. Biçakçiu i drejtohej prefekturave, duke i njoftuar se, “të
qeverisunit e Shqipërisë përkohësisht do të bëhej prej ushtrisë së Mbretërisë së Austro-
Hungarisë”, se forma e re e qeverisjes do të ishte e përkohëshme, e “nuk kishte shkak me
u hidhëruar”659
. Aty theksohej se me ardhjen e austro-hungarezëve, qeveria shqiptare e
princ Vidit kishte pushuar së ekzistuari. Gjithashtu ai u drejtohej nëpunësve të Elbasanit
për vazhdimin e kryerjes së punës me devotshmëri si më parë, “duke i’u bindur detyrave
654
Nosi, Dokumente Historike, 253. 655
Nosi, Dokumente Historike, 253. 656
AIHT, Vj: 26-6-619. 657
AIHT, Vj: 26-5-573, Raport i Konsullit Kral në Shkodër dërguar Baronit Stefan Burian në Vjenë, 22
maj 1916. 658
AIHT, VJ: 26-19-1906. 659
Nosi, Studime Historike, 253
194
dhe udhëzimeve që do tu jepeshin nga autoritetet Austro-Hungareze”660
. Dorëheqja e
Aqif Biçakçiut dhe marrja në dorëzim e administratës nga komanda ushtarake austro-
hungareze, u bë pa incidente si nga rradhët e nëpunësve ashtu edhe nga ana e popullsisë
së thjeshtë661
.
Arsyet e këtij qëndrimi për mendimin tonë mbështeteshin së pari tek autoriteti i
padiskutueshëm i Aqif Biçakçiut në këtë trevë, por edhe më gjerë. Por edhe në besimin
dhe shpresat që popullsia kishte ndaj Austro-Hungarisë, prej së cilës priste gjëra krejt të
ndryshme nga ato të qeverive ballkanike.
Pavarësisht zhvillimeve të ndodhura, Aqif Biçakçiu së bashku me patriotë të tjerë
si Sotir Peci, Ahmet Zogu, Lef Nosi, Ahmet Dakli etj., do të vazhdonin të punonin me të
gjitha forcat për vetëqeverimin e plotë të Shqipërisë, bashkimin e vendit pa dallime
krahine, feje, farefisnie, pikpamje politike apo shtrese shoqërore662
.
660
AQSH, F. 129, Sherija e Elbasanit, viti 1916, D. 59, fl 11. 661
AIHT, VJ:26-17-1786, Raporti i zyrës së zbulimit në Elbasan drejtuar Komandës së korparmatës XIX,
22 prill 1916. 662
Musai, Aqif, 40.
195
IV. 4. Pushtimi italian dhe Elbasani.
Trupat italiane me të gjithë kalorsinë e tyre dhe me mjetet luftarake të rënda iu
drejtuan Elbasanit në tetor të 1918, por hasën në vështirësi në kalimin e lumit Shkumbin
pasi ushtritë austro-hungareze gjatë tërheqjes së tyre kishin shkatërruar urën e këtij lumi
dhe atë të Zaranikës. Nuk do të mungonin edhe përpjekjet e patriotëve elbasanas, të
ndihmuar edhe nga fshatarë të zonave përreth, në luftë kundër pushtuesve të rinj663
.
Përpjekjet ishin sporadike dhe jo të mirëorganizuara kur kushtet e vështira të jetesës,
grabitja, shfrytëzimi i të korrave dhe i gjësë së gjallë nga ushtria austro-hungareze dhe
mungesa e ushqimit kishin ngjallur armiqësi ndaj pushtuesit, jo vetëm në Shqipërinë e
Mesme, por edhe më gjerë. Në këto kushte të vështira politike dhe ekonomike, popullsia
e trevës, e pajisur keqas me armët dhe municionet e braktisura nga austro-hungarezët, në
tërheqje e sipër, iu kundërvu edhe pushtuesit të ri.
Autoritetet ushtarake italiane në Elbasan, për të siguruar mbështetjen e popullsisë
dhe dobësimin e rezistencës ndaj trupave të saj, në tetor të 1918 e njoftonin Prefekturën e
Elbasanit në krye të së cilës qëndronte Dervish Hima, për shpalljen e një telegrami të
ardhur nga Federata “Vatra” e shqiptarëve të Amerikës. Telegrami drejtuar kësaj
prefekture dhe popullit të kësaj treve, parashtronte thirrjen për përkrahje ndaj politikës
italiane, lidhur me heqjen e zgjedhës Austro-Hungareze664
.
Arsyeja kryesore mendojmë se qëndron në këndvështrimin e ndryshëm të tyre, për
zhvillimet politike të kohës. Patriotët elbasanas përfituan nga liritë e të drejtat, që
akorduan në zonën e pushtimit të tyre austro-hungarezët, të cilat në raport me zonën e
pushtimit italian ishin më të theksueshme, prandaj këta patriotë mbajtën anën e Austro-
Hungarisë. Ndryshe ishte këndvështrimi i patriotëve shqiptarë jashtë atdheut e sidomos
në Amerikë, të cilët futjen e Italisë dhe ShBA-së në Luftën e Parë Botërore, e shihnin si
të rëndësishme në fitoren e Bllokut të Antantës. Përkrahja ndaj Italisë vinte si rezultat i
qëndrimit të shqiptarëve, për t’u rradhitur në vendet e Bllokut fitues të Luftës së Parë
Botërore, ndër të cilat afërsinë dhe ndikimin më të madh ndër to e kishte Italia.
663
“Dielli”, Boston, 1918, Tetor 8, Artikulli, “Drejt Elbasanit”. 664
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 122, fl 17.
196
Me vendosjen e tyre në qytetin e Elbasanit, italianët morën masa të shumta në
aspektin politik, ekonomik dhe shoqëror. Përpjekje u bënë për hapjen e degëve të zyrës së
komisionit civil italian edhe në krahinaritë e kësaj prefekture. Administrata lokale nuk u
cënua nga forcat italiane, por u vendos nën kontrollin e plotë të tyre.
Komanda ushtarake italiane në tetor të 1918 nëpërmjet urdhëresave, njoftonte
popullsinë e kësaj treve për vendosjen e rregullave të reja të cilat konsistonin:
Në dorëzimin sa më shpejt të armëve nga ana e popullsisë vendase në komandën
ushtarake italiane më të afërt.
Për të gjithë ata që do të gjendeshin me armë mbas orës 24 nga data 27 e këtij
muaji për Elbasanin, ose nga dita e 30-të e këtij muaji për rrethet e Elbasanit, do
të vriteshin në vend.
Asnjë njeri nuk do të lejohej të dilte jashtë kufirit të tokave që ishin nën ndikimin
e ushtrisë italiane, “pa lejen e marrë prej komandës së trupit të armatosur, e
njëjta gjë edhe për me hyrë duhej pasur leje”665
.
Trupat italiane mbas ardhjes në Elbasan, vendosën të përdornin si kazerma, apo
vende pushimi disa faltore, apo vende të shenjta. Kjo nxiti pakënaqësinë e përfaqësuesve
të komisionit të vakëfeve të Elbasanit, të cilët me nota proteste i drejtoheshin në fund të
tetorit Myftiut të Përgjithshëm në Tiranë, duke e njoftuar për vendosjen e ushtarëve
italianë në faltore, për dëmet e shkaktuara dhe kërkonin sa më shpejt largimin e tyre.
“Ushtarët italianë,-vinin ata në dukje,- këto vende të shenjta si xhamitë e quajtura Mbret,
Beqire, Çelepi i kanë ba vende për të fjetur ushtarët, e nën rrënim janë edhe xhamitë
Sulejmanije e Hanami i vjetër”666
.
Në këtë prefekturë, kryesisht në krahinaritë e Zaranikës dhe të Krrabës, një varg
personash ishin vrarë në mënyrë aksidentale nga bombat dhe municionet e lëna nga
austro-hungarezët pas largimit të tyre667
. Kryebashkiaku Tajar Malesi Tetova (nëntor
1917-dhjetor 1918) së bashku me përfaqësuesit e tjerë të bashkisë së qytetit, ndërmorën
disa masa për të ndryshuar disi gjendjen e vështirë që ekzistonte në këtë trevë si dhe për
të ndihmuar popullsinë për rikonstruktimin banesave, shtëpive, rrugëve, urave të
665
Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar 1918-1920: Përmbledhje dokumentash, (Tiranë: Mihal
Duri, 1975), 37. 666
AQSH, F. Kryeministria, viti 1919, D, 1, fl 3. 667
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 30, fl 5.
197
dëmtuara. Vetëm në mëhallën e Allajbeut (zona e Dumresë shënimi ynë) dëmet
përllogariteshin në 30400 korona668
.
Për ndreqjen e një shkolle në krahinarinë e Dumresë, prefektura ndërmori
përdorimin e të ardhurave të grumbulluara nga shitja në ankand e të lashtave të lëna nga
austro-hungarezët. Për ndreqjen e urës së prishur të lumit Shkumbin, prefektura e
Elbasanit gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa ankesa të njëpasnjëshme të bëra nga
katundaria (bashkia). Për këtë arsye u bënë përpjekje të shumta për të ndërhyrë pranë
Korparmatës së XVI italiane, e vendosur pranë kësaj prefekture, për t’ia parashtruar
nevojën e ngutshme që kishte populli i kësaj treve në ndreqjen e kësaj ure669
.
Në prag të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor 1918, elbasanasit
edhe pse të gjendur nën pushtuesin e ri iu bashkangjitën iniciativës së marrë nga kreu i
bashkisë së qytetit Tajar Malesi Tetova për realizimin e një programit festiv për këtë festë
kombëtare. Në këtë ditë qyteti u stolis me flamurë kombëtarë dhe drita zbukuruese.
Djemtë e shkollës Normale e ata qytetas, të veshur me veshje kombëtare u mblodhën në
katundari e prej andej me muzikë iu drejtuan rrugëve duke kënduar këngë kombëtare.
Populli u mblodh në bashki e prej andej në prefekture, ku Ahmet Dakli mbajti një fjalim
për popullin. Në orën 5 pas dreke populli i’u drejtua Namazgjasë, ku u mbajt një fjalim
nga kryetari i bashkisë Tajar Malësi (Tetova) edhe Lef Nosi670
. Pavarësisht situatës së
vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore nën pushtimin e ri, elbasanasit nuk nguruan të
organizoheshin për të mbajtur gjallë frymën patriotike dhe vetëdijen kombëtare. Në muajt
e ardhshëm figura dhe personalitete të kësaj treve si Lef Nosi, Ahmet Dakli, Aqif
Biçakçiu e të tjerë, me mendimet, punën dhe sugjerimet e tyre, do të kontribonin në
përcaktimin e politikës kombëtare në prag të mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris.
668
AQSH, F. 271,viti 1919, D.26, fl 2. 669
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 23, fl 14. 670
AQSH, F. 271, viti 1918, D. 3, fl 3.
198
V. 5. Nga qeveria e Durrësit në Kongresin e Lushnjes.
Gjendja e Shqipërisë në mbarim të Luftës së parë Botërore ishte shumë e rëndë.
Të vdekurit nga lufta, nga uria dhe sëmundjet epidemike arrinin në dhjetra mijë vetë.
Dëmtimet masive gjatë viteve 1912-1920 kapnin shifrën e rreth 30 milionë napolona
ari671
. Me mbarimin e këtij konflikti botëror në 11 nëntor të 1918, Shqipëria u gjend në
një situatë të re politike. Në rrethana të tilla ku pjesa më e madhe e vendit ishte pushtuar
nga Italia, rreziku i shfaqjes së copëtimit të vendit nga shtetet fqinje dhe njohja me
Traktatin e Fshehtë të Londrës shtroi si domosdoshmëri përpara patriotëve dhe
atdhetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, organizimin e një administrate qendrore
shqiptare të unifikuar. Në kushtet të tilla, formimi i një qeverie shqiptare pa mbështetjen e
Italisë ishte pothuajse e pamundur. Prandaj patriotë dhe personalitete me peshë në jetën
politike si brenda dhe jashtë Shqipërisë, i parashtruan autoriteteve të larta italiane
kërkesat e tyre për formimin e një qeverie kombëtare shqiptare.
Përpjekje të tilla u bënë nga një grup shqiptarësh me banim të përkohshëm në
Gjenevë të Zvicrës. Nëpërmjet një memorandumi telegrafik datë 12 tetor 1918, dërguar
Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë S.Sonino, ata parashtronin kërkesën për
vendosjen e shtetit shqiptar nën mbrojtjen” e Italisë672
. Memorandumi mban firmat e
patriotëve Turhan Përmetit, Syrja Vlorës, Eqrem Libohovës e të tjerë. Në lidhje me këtë
kërkesë, ministri i Jashtëm i Italisë Sonino bëri të gjitha përpjekjet e duhura, për të
siguruar mbështetjen e të vetëquajturve pjesëtarë të Komitetit Kombëtar Shqiptar673
.
Mbështetja ndaj Italisë nga një pjesë e nacionalistëve shqiptarë, si brenda edhe
jashtë vendit, u bë më e plotë në fillim të nëntor 1918, mbas premtimeve, për organizimin
e një shteti modern shqiptar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha territoret me popullsi
shqipfolëse674
. Në të njejtën kohë nuk mungonin edhe protestat pranë Fuqive të Mëdha
dhe opinionit publik ndërkombëtar, ndaj akteve barbare të forcave serbe dhe greke ndaj
popullsisë së pa mbrojtur shqiptare. Komiteti i redaksisë së revistës “L’Albanie” në
Lozanë, i kërkonte nëpërmjet një proteste Zh. Klemansos, Ll. Xhorxhit dhe S. Soninos, të
671
“Hylli i Dritës”, Shkodër, viti 1923, Nr 6. 672
Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar, 37. 673
Guy. Lindja e Shqipërisë, 178. 674
Guy. Lindja e Shqipërisë, 178.
199
merrnin në mbrojtje popullin shqiptar kundër çdo akti dhune të serbëve dhe grekëve675
.
Në kushtet e mungesës së një administrate kombëtare qeverisëse dhe të një gjendjeje të
vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore, figura politike si: Preng Bib Doda, Ismail
Ndroqi, Abdi Toptani etj e panë të udhës të organizonin një mbledhje në Tiranë për të
siguruar bashkimin dhe njësimin e kombit dhe për të kundërshtuar synimet dhe
propagandat e huaja. Ismail Ndroqi, si kreu i bashkisë së Tiranës, me lejen dhe
përkrahjen e autoriteteve italiane nëpërmjet një letre i drejtohej në 8 dhjetor 1918
bashkisë së Elbasanit: “mbledhja që do të zhvillohet këtu në Tiranë ka si synim bashkimin
e të gjithë forcave politike, formimin e një qeverie kombëtare, mbrojtjen e të drejtave
kombëtare dhe zgjedhjen e delegatëve për në Konferencën e Paqes në Paris. Merrni
masa për zgjedhjen e dy përfaqësuesve nga ana juaj, të cilët nëpërmjet vërtetimit të
siguruar nga bashkia juaj të paraqiten në datë 18 shindre. Mbledhja do të zhvillohet në
19 shindre”676
.
Mbas thirrjes së ardhur nga Tirana, bashkia e Elbasanit organizoi një mbledhje në
qendër të qytetit, me synim për të biseduar nëse Elbasani do të merrte pjesë apo jo. Kjo
mbledhje u organizua në datë 16 dhjetor 1918 në orën 9 paradite, me pjesëmarrjen e
patriotëve elbasanas si Kasem Sejdini, Shefqet Daiu, Mustafa Pajuni, Fuad Biçaku, Nezif
Dika, Emin Haxhiademi, Abdullah Ataibeu, Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi, Salih
Çeka, Simon Shuteriqi, Rrapush Demeti, Dhimitër Papajani, Ahmet Hastopalli, Qazim
Matraxhiu, Ahmet Dakli, Selim Luniku, Hasan Çiftja, Ibrahim Bumçi, Ismail Cerraga,
Idriz Zyma, Ibrahim Miraku, Haxhi Isuf Debrova, Ramiz Qafmolla, Haxhi Kulla, Kol
Papajani, Mehmet Alibeu, Sadullah A. Hyseni. Vendimet e marra nga kjo mbledhje ishin:
Marrja pjesë e Elbasanit në Kongresin Kombëtar.
Zgjedhja e delegatëve, përfaqësues të kësaj treve.
Ndërkohë, nën drejtimin e Mehmet Konicës dhe me mbështetjen e patriotëve të
tjerë, brenda dhe jashtë vendit, kjo iniciativë u shtri në shkallë të gjerë në mbarë vendin,
dhe u vendos Durrësi si më i përshtatshmi për organizimin e kongresit, si ish kryeqyteti i
vendit. Më 25 dhjetor të 1918 u bë edhe mbledhja e delegatëve. Delegatët përfaqësues të
Elbasanit në Kongresin Kombëtar të Durrësit ishin: Shefqet Vërlaci, Lef Nosi dhe Ahmet
675
Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar, 35. 676
AQSH, F.271, viti 1918, D. 30, fl 1.
200
Dakli. Edhe Peqini u përfaqësua në këtë kongres me dy delegatë të cilët ishin, Xhavid
Metaboshi (Leskoviku) dhe Ismail Haki Kadiu677
. Pjesëmarrja në këtë kongres me rreth
50 delegatë, të cilët përfaqësonin popullsinë e çdo krahine të vendit, përveç asaj të
Vlorës, Lumës, Peshkopisë, Korçës dhe Pogradecit, përfaqësuesit e të cilëve u penguan
nga autoritetet pushtuese serbe dhe italiane.
Nën parimin e “vetëvendosjes” aty u vendos formimi i një qeverie të përkohshme,
të përbërë nga 14 anëtarë me në krye Turhan Përmetin. Kongresi caktoi një delegacion,
që do të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe ngriti më 27 dhjetor
institucionin e senatit (organ këshillues i qeverisë), që në përbërje të tij do të kishte
përfaqësues të krahinave të ndryshme të vendit dhe të besimeve fetare, duke përfshirë
edhe trevën e Elbasanit. Delegatët në Durrës miratuan gjithashtu edhe një program politik
i cili, nuk kishte ndryshime me programin e ndjekur nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare678
.
Të gjithë njëzëri dolën në mbrojtje të të drejtave kombëtare, në mbrojtje të pavarësisë dhe
të integritetit territorial etnik.
Ministria e Punëve të Brendshme në prill të 1919 u dërgoi një qarkore të gjithë
prefekturave, ku u kërkua “marrja e masave, për zgjedhjen e këshillave administrative
brenda një kohe të shkurtër, si kusht për formimin e pleqësisë së vendosur në Kongresin e
Durrësit”679
. Për arsye të zhvillimeve politike ky organ nuk u mblodh kurrë680
.
Ndër të parat prefektura që u njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, për
ngritjen e kabinetit të ri qeveritar ishte edhe ajo e Elbasanit. Si pjesë e këtij kabineti më
vonë u emërua edhe Lef Nosi, në postin e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Ekonomike e
Shoqërore681
. Si delegat i Elbasanit, nëpërmjet një thirrjeje drejtuar të gjithë shqiptarëve,
ai i uronte për mbledhjen kombëtare në Durrës, me shpresë që kjo të jepte “pemë të mira
për t’ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”682
.
Edhe patrioti tjetër elbasanas Aqif Biçakçiu nëpërmjet një letre urimi dërguar në
20 dhjetor 1918 Turhan Përmetit shkruante se, “Koha e ligë e rrugët e këqija nuk më lanë
me e çumën në vend dëshirën qi pata për me u gjindë në Mbledhjet t’atjeshme e me u pa
677
Nosi, Dokumente Historike, 289. 678
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 128. 679
AQSH, F. Drejtoria e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 22, fl 5. 680
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 128. 681
AQSH, F. 152, viti 1919, D. 11, fl 12. 682
Nosi, Dokumente Historike, 293.
201
e me bisedue me zotnin t’uej si duhet”. Më tej, ai i bënte thirrje përfaqësuesve që të ruhej
statuquoja e Shqipërisë si mbretëri, “pasi e kërkuemja për Shqipërinë e një forme tjetër
qeverimi është shumë e rrezikshme, por është gjithashtu edhe jashtë dëshirës së popullit
shqiptar”683
. Pas mbajtjes së Kongresit të Durrësit, administrata e Elbasanit varej nga
qeveria e Durrësit.
Gjatë kësaj kohe një ndër problemet më shqetësuese për prefekturën e Elbasanit
ishte, mungesa e ndërtesave spitalore, e dispancerive dhe e godinave ambulatore për
kurimin e sëmundjeve infektive të ndryshme, si gripi spanjoll, lija, difteriti. Numri i të
sëmurëve dhe i të vdekurve nga këto sëmundje gjatë vitit 1919 ishte i konsiderushëm. Në
janar vetëm në rradhët e ushtarëve në Elbasan gjetën vdekjen nga gripi spanjoll, Mustafa
Hasan Fejza, Hajdar Hysa, Mustafa Labinoti, Xhelahydin Tahiri, Xhemali Elbasani684
.
Edhe Kryqi i Kuq Amerikan, nëpërmjet përfaqësuesit të tij Tomas Erikson, i cili në këtë
vit ndodhej në Elbasan ndihmoi në planin e emergjencës për ngritjen e një dispancerie,
dhe në prill për adaptimin e një ndërtese për spital.
Gjatë muajve korrik-gusht në këtë trevë janë kryer vizita nga rreth 1120 të
sëmurë: në kushte shtëpiake rreth 60 vizita dhe në dispanceri 500, krahas atyre në
godinën spitalore685
. U dërguan nga Ministria e Punëve të Brendshme për prefekturën e
Elbasanit një numër i konsiderueshëm vaksinash për popullsinë, për shërimin e lisë dhe të
difteritit. Për gjendjen e krijuar në këtë trevë është mbajtur një korrespondencë e rregullt
midis tyre686
. Sipas një urdhëri në maj të 1919 nga Ministria e Financave, dërguar edhe
Prefekturës së Elbasanit, jepej udhëzimi, që të gjitha bashkitë e vendit duhej të merrnin
përsipër pagesën e të gjitha shpenzimeve për sëmundjet e ndryshme, për të burgosurit apo
për vdekjet e tyre. Si kundërpërgjigje Këshilli i Elbasanit i drejtohej: “Ne kemi si detyrë
me ushqyer vetëm të vobektit, që janë të lirë e jo ata që për një shkak ligjor burgosen.
Vendimi ynë është që shpenzimet e vdekjes, të merren përsipër nga financa e qeverisë, e
cila i ka burgosur e nga ky shkak duhet ti ushqejë”.687
Një muaj më vonë kjo ministri
mori vendimin që shpenzimit e shërimit dhe të vdekjes së burgosurve, të paguheshin nga
financat e vendit. Llogaritjet e duhura për shpenzimet e bëra për çdo prefekturë, do të
683
Historia e Popullit Shqiptar, vëll III, 301. 684
AQSH, F. 271, viti 1919, D. 5, fl 11. 685
Silajxhiç Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit, (Tiranë: Dituria 1999), 14-15. 686
AQSH, F. Delegasia e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 155, fl 3 687
AQSH, F. Delagasia e Punëve të Brendshme, viti 1919,D. 123, fl 6.
202
ndërmerreshin nga këto të fundit, nëpërmjet vërtetimeve dhe kontrolleve të sakta të bëra
dhe më pas i dërgoheshin Ministrisë së Financave.
Një problem i rëndësishëm ishte çështja e taksave. Meqënëse një pjesë e
regjistrave të zyrës së kadastrës për disa katunde të kësaj treve, sidomos për zonën e
Gramshit, ishin djegur në kohën e ikjes së austro-hungarezëve, detyrimi i njerëzve ndaj
qeverisë nuk dihej mbasi ajo nuk dispononte dokumenta dhe një pjesë e njerëzve
kundërshtonin pagesën e të dhjetës. Këshilli Administrues i Elbasanit nëpërmjet vendimit
të 15 shtatorit 1919, vendosi që të binte dakord me Ministrinë e Punëve të Brendshme,
për ndërprerjen në këto zona të pagesës të së dhjetës, derisa të dokumentohej pasuria që
çdo njeri kishte paguar për të dhjetën në nënprefekturën e Gramshit688
.
Në Shqipëri autoritetet italiane gjatë qëndrimit të tyre ndoqën një politikë
shtypëse ndaj shqiptarëve, duke përdorur presionin, arrestimet, ofendimet dhe deri
vrasjet, si një mënyrë për të kontrolluar nacionalizmin shqiptar dhe anashkaluar qëllimet
e shqiptarëve689
. Pranë Qeverisë së Durrësit u caktua nga Ministria e Punëve të Jashtme
Italiane, një përfaqësues i saj pa miratimin e të cilit nuk mund të kryhej asnjë veprim. Në
të gjithë zonat nën influencën e saj, u vendosën përfaqësues të cilët më pas përqëndruan
në duart e tyre pushtetin administrativ, duke rritur kontrollin mbi Qeverinë e Durrësit.
Ndaj kësaj politike pati protesta. Në Elbasan ardhja e komisarit italian u prit me
shqetësim të madh. Referuar situatës në këtë trevë në dhjetor 1919, “Populli, mbas
marrjes vesh për ardhjen e një Hot-Komisari italian pranë qeverisë së Durrësit, është në
një drithërimë të madhe, duke mos e kuptuar arsyen e kësaj ardhjeje, si dhe shkaqet që
jepnin delegatët që janë kundër njëri-tjetrit”690
. Për popullin e Elbasanit dhe të rrethinave
të tij, ratifikimi nga Komisioneri i Lartë italian i të gjitha vendimeve të dala nga Qeveria
e Durrësit, përbënte cënim të rëndë të programit kombëtar që kongresi kishte vendosur në
fillim. Elbasanasit ngritën zërin duke dalë kundër ardhjes së Komisioneri italian, i cili
nuk ishte në përputhje me interesat e vendit. Këshilli i bashkisë në mbledhjen e datës 22
dhjetor 1919, nën kryesinë e Kasem Sejdinit, dhe anëtarëve pjesëmarrës Emin
Haxhiademit, Ahmet Daklit, Shefqet Daiut, Taqi Budës etj., mori vendim që t’i
688
AQSH, F. Delagasia e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 139, fl 2. 689
Guy, Lindja e Shqipërisë, 248-249. 690
AQSH, F. 273, viti 1919, D. 50, fl 1,3,4.
203
kërkoheshin qeverisë shpjegime të plota mbi ardhjen e kolonel Vinçensit në Durrës”691
.
Qëndrimi i mbajtur në atë kohë nga ana e përfaqësuesve të bashkisë së Elbasanit, ishte
mëse i drejtë pasi çështja në fjalë dëmtonte rëndë interesat kombëtare. Gjithashtu u
vendos që të pritej mbledhja e senatorëve në Durrës, për të marrë një përgjigje nga
qeveria për këtë çështje.
Edhe populli i Peqinit, zhvilloi një protestë kundër ardhjes së komisarit italian në
Qeverinë e Durrësit. Ndërsa nënprefekti i Peqinit B. Fevzi, në një letër dërguar Ministrisë
së Punëve të Brendshme më 20 janar 1919, denonconte hapur politikën shtypëse që po
ndërmerrnin në këtë nënprefekturë pushtuesit italianë. “Autoritetet ushtarake, të
këtushme,-theksonte ai,- kanë të drejtë me ba ndërhyrje të forta, dhe çdo vendim i marrë
nga këshilli administartiv s’munden me u vu në zbatim, pa ia paraqitë më parë organeve
autoritare ushtarake” 692
.
Në atë kohë emërimet nuk zbatoheshin pa lejen e autoriteteve italiane, dhe nga
ana financiare nuk merrej asnjë vendim pa aprovimin e tyre. Me keqardhje, ai shprehej,
“për besimin që kishin patur se çdo urdhër, apo vendim do të dilte prej kabinetit, e jo prej
një fuqie tjetër”693
. I shqetësuar për situatën politike në vend, në 12 shkurt të 1919
komandanti i xhandarmërisë së Peqinit i shkruante Kryetarit të Komitetit të Kosovës
Hoxha Kadriut si vijon: “Italianët po mundohen që të na bëjnë të kërkojmë protektoratin
e Italisë”694
.
Me hapjen zyrtarisht të Konferencës së Paqes në Paris në 18 janar 1919 e gjithë
vëmendja e popullit shqiptar u drejtua atje në mbështetje të kërkesave të qeverisë
shqiptare për një shtet të pavarur dhe në kufijtë e vet etnikë. Elbasanasit mbështetën
fuqishëm delegacionin e miratuar nga Kongresi i Durrësit, duke kundërshtuar çdo
delegacion tjetër, veprimtaria e të cilit do të rezultonte i dëmshëm për çështjen
kombëtare. Në telegramin e datës 16 Mars 1919 Kasem Sejdini në postin e kryetarit të
Bashkisë, në emër të popullit të Elbasanit i drejtohej përfaqësuesve të Konferencës së
Paqes në Paris, “Populli i Elbasanit ngre zanin e kushtrimit kundër çdo veprimi që kërkon
të prishë integritetin e atdheut tonë, e nuk mund ta besojë që në Konferencën e Paqes në
691
AQSH, F. 273, viti 1919, D. 50, fl 1,3,4. 692
AQSH, F. 293 N/prefektura e Peqinit, viti 1919, D. 3, fl 8. 693
AQSH, F. Delegasia e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 38, fl 11. 694
AQSH, F. Hoxha Kadriu, viti 1919, fl 7.
204
Paris kanë me pasë vleftë të këtilla tregti të Esad Pashës, i cili nuk ka përfaqësuar, as
nuk përfaqëson ndonjë pushtet zyrtar të shtetit shqiptar”695
. Kundër marrëveshjeve për
copëtimin e Shqipërisë, krahas mbledhjeve të bëra në qytet, u organizuan të tilla edhe nga
kryepleqtë e katundeve të kësaj treve.
Atdhetarë të qytetit të Elbasanit si: Kasem Sejdini, Dr. Filip Papajani, Salih Çeka
e të tjerë krahas fjalimeve në shenjë proteste në mbrojtje të të drejtave kombëtare,
dërguan nota proteste edhe pranë kryetarit të delegacionit shqiptar në Paris Turhan
Pashës, kundër pretendimeve greke e serbe si dhe kundër çdo marrëveshjeje tjetër midis
shteteve të huaja për coptimin e Shqipërisë. Tensionimi i situatës në vend erdhi edhe si
pasojë e politikës së ndjekur nga shtetet fqinje, të cilët synonin të realizonin qëllimet e
tyre shoviniste kundrejt kombit shqiptar. Në mars të 1919, trupat greke me synim
pushtimin e Korçës, hynë në bisedime me francezët në duart e të cilëve ishte në këtë kohë
ky qytet. Në kushtet kur Korça dhe Gjirokastra rrezikoheshin të pushtoheshin nga trupat
greke, atdhetar e patriotë shqiptarë hodhën parrullën: “Shqiptarë- Lajmi i zi qi na dëftoji
dje se Korça dhe Gjirokastra po i lëshohen Grekut ka plasë, porsi një bombë, ndër votrat
tona. Një bombë rrënuese, një rrënim për krejt Shqipninë e për çdo shqiptar...”696
.
Thirrjes për të rrokur armët e për t’i dalë zot vendit iu përgjigjën atdhetarë e patriotë
shqiptar midis të cilëve edhe ato elbasanas, të cilët kurrësesi nuk ngurruan të jepnin
kontributin e tyre në në mbrojtje të sovranitetit të shtetit shqiptar. Prefektura e Elbasanit,
e pa si domosdoshmëri urgjente marrjen e masave për grumbullimin e vullnetarëve e
dërgimin e tyre në këto treva697
.
Më 10 Mars 1919, anëtarët e Këshilllit të Bashkisë së Elbasanit: Aleksandër
Xhuvani, Ymer Stringa, Ahmet Simoni, Emin Haxhiademi, Ahmet Dakli, Anton Beça,
Taqi Buda, Shefqet Daiu, Salih Çeka, Rrapush Demeti, Ahmet Gashi, Serafin Santo,
Rushit bej Bobrati, Azis Gjorga, Filip Papajani e të tjerë unanimisht vendosën, “për të
protestuar me anën e një mitingu popullor”, i cili u mbajt në Namazgjah, kundër
kërkimeve të padrejta greke dhe serbe, për me shkelë integritetin e shtetit shqiptar”698
.
695
AQSH, F. Ministria e Punëve të Jashtme, viti 1919, D. 10, Dok. 62, Telegrami mban firmat e A.
Xhuvanit, R. Demetit, A. Gashit, S. Santo, S. Shuteriqi, S. Popa, T. Buda, K. Sejdini. 696
AQSH, F. Drejtoria e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 40, fl 6. 697
AQSH, F. 271, viti 1919, D. 37, fl 5. 698
AQSH, F. Prefektura e Elbasanit, viti 1919, D.1, fl 4.
205
Por ndërkohë në elitën politike shqiptare u ravijëzuan dy rryma: e para kërkonte
mbrojtjen e Italisë dhe tjetra, e shikonte atë si rrezikun kryesor për copëtimin e vendit,
sipas Traktatit të Fshehtë të Londrës. Kështu, prefektura e Elbasanit më 26 prill 1919 u
njoftua nga Komiteti Kombëtar i Korçës, për qëndrimin antishqiptar të pushtuesve
francez dhe për pikëpamjet e tij politike. Gjithashtu ajo informohej rreth rrugëve që
duheshin ndjekur për shpëtimin e vendit nga rreziku i fqinjëve, roli i Italisë vlerësohej si
pozitiv. Në letër citohej: “dëgjojmë se në Shqipërinë e Mesme mejtimi i shumicës së
popullit është kundër mbrojtjes italiane dhe për fillimin e një Shqipërie vetëqeveritare.
Duhet menduar se këtë mendim e kanë edhe fqinjët tanë e që duan që Shqipëria të mbetet
pa ndonjë mbret evropian e të punojnë lirisht për synimet e tyre shoviniste siç ngjau në
vitin 1914 në kohën e princ Vidit. Prandaj ne, -shkruanin ata,- të shtyrë nga rreziku
kërkuam mbrojtjen e Italisë”. Në fund të letrës nënvizohej se fjala “mbrojtje” s’do të
thotë “proteksion”699
. Kjo ndarje e shqiptarëve në mendime politike të ndryshme dhe
mosmarrëveshjet midis tyre ishin të rrezikshme dhe të dëmshme për çështjen kombëtare,
duke i dhënë mundësi rivalëve të Shqipërisë të ngrinin pretendime të tilla se “shqiptarët
nuk ishin të aftë dhe të gatshëm për vetëqeverisje”700
.
Krahas kësaj elbasanasit nën drejtimin e Aqif Biçakçiut, Kasem Sejdinit, Lef
Nosit e të tjerë kontribuan jo vetëm moralisht, por edhe në grumbullimin e ndihmave
financiare për Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës të krijuar në maj 1918 në
qytetin e Shkodrës. Gjatë periudhës shtator-dhjetor 1919 ka pasur një telekëmbim të
pasur midis Hoxha Kadri Prishtinës si kryetar i këtij Komiteti dhe Aqif Biçakçiut, si një
ndër personalitetet më me influencë në këtë trevë. Konsultimet midis palëve nuk kanë
munguar mbi problemet imediate të kohës si: çështja e synimeve serbe dhe greke për
territoret shqiptare, shtimi i propagandës esadiste në Dibër, Mat, Peshkopi, Malësi të
Elbasanit, rreziku italian në rifitimin e pavarësisë dhe të tërësisë territoriale të Shqipërisë,
për fuqizimin e lëvizjes kombëtare shqiptare etj.
Në ndihmë të Komitetit të Kosovës nuk u kursyen edhe mësuesit kosovarë që
ishin në Elbasan si Ahmet Gashi, Qazim Gjakova, të cilët në bashkëpunim të plotë me
patriotët e kësaj treve arritën që të grumbullonin brenda një periudhe të shkurtër një
699
AQSH, F. Lef Nosi, viti 1919, D. 56 , fl 5. 700
Guy, Lindja e Shqipërisë, 198.
206
shumë prej 10647 franga ari për Kosovën701
. Ndihma dhanë jo vetëm përfaqësuesit e
parisë së trevës por edhe tregtarët e mëdhenj e të vegjël të qytetit, zanatçi, njerëz të
thjeshtë, të cilët të prekur nga fjalimet e mbajtura nga patriotët elbasanas, u solidarizuan
në ndihmë të çështjes kombëtare. Sipas të dhënave të kohës kontributi i dhënë nga populli
i Elbasanit gjatë vitit 1919-1920 për Kosovën i kalonte 16000 franga ari702
. Shumë kjo e
konsiderueshme për kohën, aq më tepër për situatën e vështirë ekonomike në të cilën
ndodhej jo vetëm prefektura e Elbasanit, por i gjithë vendi.
Në 26 maj 1919 kapiteni italian Adetto Gobi i vendosur në qytetin e Elbasanit
njoftonte prefekturën, që të merreshin masa për organizimin e kremtimim më 3 qershor
1919 të përvjetorit të dytë të proklamatës italiane (bëhet fjalë për proklamatën italiane të
3 qershorit 1917 mbi shpalljen e “unitetit dhe të pavarësisë së gjithë Shqipërisë”), në këtë
trevë. Ky kremtim do të shoqërohej me shfaqje të demostrimeve patriotike e me flamuj të
të dy popujve. Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nga
autoritetet italiane u morën masat e duhura, duke i dërguar telegrame urimi edhe Qeverisë
së Përkohshme në Durrës.703
Prefektura e Elbasanit, ia dërgoi përmbajtjen e njoftimit të atasheut italian edhe
bashkisë së këtij qyteti. Këshilli i Bashkisë së Elbasanit nën drejtimin e zotit Kasem
Sejdini më 29 maj 1919, vendosi unanimisht të dilte hapur, kundër propozimit për
kremtimin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 3 qershor 1917 nga
ana e qeverisë italiane. “Mbledhja e përgjithshme, tue marrë parasysh se dita e
indipendencës së Shqypnisë asht më 28 vjeshtë e tretë e gjendet nën vërtetimin e Fuqive
të Mëdha të Evropës me vota të plota, e pa të panevojshme festimin popullarisht të çdo
dite tjetër, si ditë shpallje e vetëqeverimit të Shqipërisë”704
.
Vendimi mban firmat e partiotëve të shquar elbasanas si Kasem Sejdinit, Emin
Haxhiademit, Ahmet Daklit, Taqi Budës e të tjerë. Indinjatën e tij populli i Elbasanit dhe
i rrethinave e shprehu nëpërmjet manifestimeve të organizuara në qendër të qytetit, duke
protestuar fuqishëm kundër propozimit për kremtimin e përvjetorit të shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë më 3 qershor 1917 nga ana e qeverisë italiane.
701
AQSH, F. Komiteti i Kosovës, 1919, Dhjetor 31, D. 40, fl 20. 702
AQSH, F. Komiteti i Kosovës, 1919, Dhjetor 31, D. 40, fl 20. 703
AQSH, F. Katundaria e Elbasanit, viti 1919, D. 1, fl 9 704
AQSH, F. Katundaria e Elbasanit, viti 1919, D. 1, fl 9.
207
Në këtë kohë karabinierët italianë të vendosur në trevën e Elbasanit, me pretekstin
e kalimit nga njëri katund në tjetrin, me synim çarmatosjen e popullsisë, ndërmorën
fyerje, akte dhune, arrestime, grabitje të mallrave dhe të sendeve me vlerë. Sipas
burimeve të kohës, Prefektura e Elbasanit mbante një korrespondencë të rregullt me
Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku e mbante të informuar për situatën në Elbasan, për
problemet e ndryshme politike, ekonomiko-shoqërore dhe arsimore që ekzistonin, për
veprimtarinë e autoriteteve ushtarake italiane për grabitjet në Dumre, në Godolesh dhe në
fshatra të tjerë të kësaj treve.
Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me prefekturën morën masa për zgjidhjen e
një sërë problemesh ndër të cilat përmendim, hapjen sa më shpejt të shkollës Normale, e
cila nuk funksiononte si pasojë e neglizhencës së saj. “Dëshira jonë kurdoherë ka qenë
përparimi i arsimit,- shkruhej në letrën drejtuar Prefekturës,- dhe na vjen ligsh kur
shohim shkollën të mbyllur dhe financën që paguan rroga të larta për mësuesit” 705
.
Probleme të tjera emergjente që kërkonin zgjidhje të shpejtë ishte: mungesa e
devotshmërisë së mësuesve në edukimin e brezave të rinj, mos organizimi i provimeve të
nxënësve në vitin e kaluar, si dhe mos zbatimi i programit të Ministrisë së Arsimit.
Kontrolli i mësuesve për një punë korrekte ishte një ndër masat e rëndësishme që u
ndërmor nga kjo drejtori, në të kundërt këta mësues do të përballeshin me ndërprerjen e
pagesës së tyre nga zyra financiare.706
Bashkia i kushtoi një vëmendje të veçantë përmirësimit të situatës së vështirë në
fushën e pastërtisë së qytetit. Në bazë të vendimit të marrë, si dhe nëpërmjet letër
lajmërimeve, ajo i bëri të ditur popullit për sasinë e detyrimit prej 5 lirash italiane. Ky
detyrim, duhej të paguhej nga çdo person brenda 8 ditësh nga data e lëshimit të këtij letër
lajmërimi. Mos pagesa e këtij detyrimi shoqërohej me masa edhe më shtrënguese, deri në
dënim me burg707
. Masa të tjera janë ndërmarrë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e
Financave, mbi caktimin e taksës së dhënies së lejekalimit. Këto taksa nxirreshin
drejtpërsëdrejti nga zyra e financës. Bashkia mori edhe masa administrative, specifikisht
në veshjen me rroba të dallueshme, nga popullsia të xhandarëve të prefekturës.
Ndryshime pati edhe në rregulloren e re për administratën, sipas qarkores së nxjerrë nga
705
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 147, fl 6. 706
AQSH, F. Delegatësia e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 147, fl 6. 707
AQSH, F. 273, viti 1919, D. 58, fl 7.
208
ministri Petro Poga, në bazë të së cilës, çdo nëpunës do të punonte tashmë në një orar të ri
ditor të përcaktuar prej 7 orësh. Moszbatueshmëria e kësaj qarkoreje çonte në largimin e
nëpunësve nga puna708
. Më poshtë po japim disa të dhëna të hollësishme mbi të ardhurat
dhe shpenzimet e kësaj bashkie gjatë vitit 1919709
.
Të ardhurat e katundarisë së Elbasanit Shpenzimet e katundarisë së Elbasanit
Qira dyqanesh 263 korona Për pastërti 20 korona
Pagesë ndërtimesh të reja 11 korona Për ushqim të vobektëve 865 korona
Pagesë ahengu 60 korona Orendi shtesë 40/50 korona
Pagesë mullish vaji 85 korona Për ushqim 150 korona
Gjobë të hollash 438 koronash Për varrime 350 korona
Pagesë për kalim tregtie 2339 korona Për kopshtarinë 62 korona
Nga shitja e krypës 488 korona Ndërtime për godinat e katundarisë 82 korona
Për dëmtime të ndryshme 6033 korona Për ndërtesën e re të katundarisë 150 korona
Pulla kontrate 370 korona Për nevojat e vullnetarëve 5 korona etj
Të ndryshme 4470 korona etj
Sipas të dhënave të mësipërme në këtë kohë Bashkia e Elbasanit kishte një bilanc
aktiv, me më shumë të ardhura se sa shpenzime. Të ardhurat më të shumta kjo bashki i
siguronte nga taksat e ndryshme, tregtia, nga shitja e kripës dhe nga taksa e qirasë së
dyqaneve. Ndërsa shpenzimet më të shumta, që i kushtonin buxhetit të kësaj bashkie
ishin për ushqim për të vobektët, për varrime dhe për rikonstruksione dhe ndërtime të
godinave administrative, jo vetëm në qytet por edhe në krahinaritë kryesore.
Mosmarrëveshjet në rradhët e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Konferencën e
Paqes në Paris, për hapat e mëtejshëm që duhej të hidhnin në dobi të çështjes kombëtare,
çuan në prill të 1919 në krijimin e dy grupimeve brenda tij: fraksioni pro amerikano-
anglez dhe ai me orientim proitalian. Në kushtet kur shqiptarët po i kundërviheshin
gjithnjë e më teper idesë së një protektorati italian, në maj 1919, u bënë përpjekje midis
përfaqësuesve të fraksionit proitalian dhe qeverisë italiane në arritjen e një marrëveshjeje
708
AQSH, F. 271, viti 1919, D. 9, fl 2. 709
AQSH, F. 273, viti 1919, D. 51, fl 1.
209
të përbashkët. Në qeshor 1919 u bënë ndryshime nga grupi i Turhan Pashës në përbërjen
e delegacionit.
Në këto kushte, në 10 korrik 1919, Ministria e Punëve të Brendshme informonte
Prefekturën e Elbasanit, për vendimin e qeverisë për ndryshimin e delegacionit qeveritar
në Paris: Kryetar Luigj Bumçi, anëtarë Mehdi Frashëri, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, si dhe
për hartimin e një programi të ri kombëtar”710
. Ky program mbështetej “në ndryshimin e
arsyeshëm në pajtim me frymën e kohës e me nevojat e vendit, të dispozitave të
Konferencës së Londrës të 1913-ës mbi ngritjen e shtetit shqiptar”711
. Sipas udhëzimit të
ardhur nga kjo ministri u morën masat e duhura për shpalljen e këtij vendimi popullsisë
së kësaj treve. Si kundërpërgjigje Bashkia e Elbasanit i shkruante Ministrisë së Punëve të
Brendshme në Durrës, me anën e së cilës i kërkonte shkaqet e ndryshimeve të ndodhura,
jo vetëm përsa i përket delegacionit qeveritar në Paris, përfaqësuesit e rinj që ishin
vendosur, por edhe për ndryshimet e ndërmarra në programin e tij. Në letrën e datës 16
korrik 1919 drejtuar qeverisë në Durrës shkruhej: “Për njoftim u këndue në Kryesinë e
Katundarisë dhe iu shpall popullit qarkorja e Delegacisë së Brendshme datë 10 korrik të
1919, e cila flet mbi ndryshimet e dërgatës shqiptare në Paris”712
.
Kryesia e Bashkisë në emër të popullit të kësaj treve, kërkonte të dinte rrjedhjen e
punëve që shkaktuan ndryshimet e përmendura, duke dashur të merrte vesh udhën e
programit që do të ndiqte delegacioni, që kishte në dorë sigurimin e interesave vitale të
shtetit shqiptar. Letra mban nënshkrimin e 16 përfaqësuesve të Elbasanit, 3 të krahinës së
Çermenikës, 4 të Krrabës, 3 të Shpatit, 4 të Zaranikës, 4 të Dumresë, 3 të Mollasit, 4 të
Krrabë Tunjës713
.
Në Elbasan vazhdonin të mbeteshin të paqarta shkaqet e ndryshimeve në dërgatën
shqiptare në Paris. Edhe më përpara nga popullsia e kësaj treve i janë parashtruar këto
pyetje qeverisë, por pa marrë asnjë përgjigje. Ndaj autoriteteve italiane nuk munguan
edhe sulme me armë, pavarësisht se ato ishin spontane dhe të pa organizuara mirë. Këto
përpjekje shprehnin më së miri urrejtjen dhe pakënaqësinë e popullit shqiptar ndaj
politikës përçarëse dhe antishqiptare që ndiqte qeveria e Romës. Të shqetësuar nga këto
710
AQSH, F. Drejtoria e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 23, fl 3. 711
Historia e Popullit Shqiptar III, 137. 712
AQSH, F. Drejtoria e Punëve të Brendshme, viti 1919, D. 23, fl 3. 713
AQSH, F. Katundaria e Elbasanit, viti 1919, D. 2, fl 8.
210
sulme të herëpashershme, autoritetet italiane në këtë kohë ndërmorën masa me karakter
kërcënues në drejtim të popullsisë, jo vetëm në fshat por edhe në qytet. Në 22 korrik 1919
Komandanti i Korpusit të XVI gjeneral Xh. Ferero, nëpërmjet një shpalljeje drejtuar
popullit shqiptar deklaronte se, “Të gjithë ata që do të preknin ushtarët italianë, do të
vriteshin dhe shtëpijat e fajtorëve do të digjeshin”714
. Nga masakrat dhe raprezaljet e
ndërmara nga ushtarët italianë në këtë trevë u rrit së tepërmi pakënaqësia e popullit. Në
24 korrik 1919 në fshatin Grykësh (Dumre) u bë një përpjekje me armë ndërmjet një
karabinieri italian dhe pesë milicëve shqiptarë të postës së Belshit me 11 katundarë të
këtij fshati. Shkak u bë i quajturi Shahin Shameti 21 vjeç, i cili nuk iu përgjigj thirrjeve të
ushtarëve për të ndaluar e për të dorëzuar armën. Ai iu përgjigj zjarrit me zjarr, duke u
ndihmuar edhe nga 10 katundarë të tjerë të cilët erdhën nga fshati Grykësh në ndihmë të
tij. Përleshja ishte aq e ashpër, sa pati si pasojë tre të vrarë, një karabinier italian dhe dy
milicë shqiptar, dhe një tjetër milic u plagos rëndë. Ky ishte raporti i Komandës së
Karabinerisë së Elbasanit dërguar Prefekturës së Elbasanit më 2 gusht 1919715
. Tre ditë
më vonë kjo prefekturë i përcillte Ministrisë së Punëve të Brendshme, raportin e bërë në
fshatin Grykësh. Ky informacion kaloi deri tek gjeneral Piaçentini i cili urdhëroi të
merreshin masat e duhura për të shkatërruar fshatin, por autoritetet italiane në Elbasan,
për të mos rënduar më tepër situatën, urdhëruan vetëm djegien e shtëpive të përfshira në
këtë konflikt. Edhe në katundin Polis të Krahinarisë së Shpatit forcat italiane ndërmorën
masa për ta vendosur nën kontrollin e tyre këtë zonë, për mos acarimin e mëtejshëm të
gjendjes me shqiptarët.
Në 15 gusht popullsia e Elbasanit së bashku me përfaqësuesit e krahinave të kësaj
prefekture në një mbledhje të posaçshme diskutuan mbi rëndësinë e thirrjes së senatit,
nga qeveria, në zbatim të vendimeve të marra në Kongresin e Durrësit. Ndërkohë nisi një
lëvizje bazuar në këtë kërkesë, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e përgjithshme ndaj
politikës pro italiane të qeverisë shqiptare. Kjo pakënaqësi ishte në rritje për shkak të
sjelljes së forcave ushtarake italiane. Kështu në Peqin gjendja ishte tepër e vështirë, pasi
ushtarët italianë po kryenin herë pas here raprezalje, duke djegur shtëpitë e katundarëve,
duke arrestuar, madje duke poshtëruar edhe vetë milicët shqiptarë të kësaj treve, të cilët
714
AQSH, F. Prefektura e Elbasanit, viti 1919, D. 2, fl 5. 715
AQSH, F. Drejtoria Punëve të Brendshme, viti 1919, D. “Lidhja”, fl 2.
211
ishin nën varësinë e autoriteteve ushtarake italiane. Nëpërmjet një informacioni të
nënprefekturës së Peqinit dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohej për
sjelljen poshtëruese të mareshallit italian ndaj xhandarmërisë shqiptare, por edhe ndaj
popullsisë së thjeshtë716
.
Më 20 gusht 1919 sipas marrëveshjes së arritur midis autoriteteve italiane dhe
qeverisë shqiptare, kjo e fundit do ta shtrinte autoritetin e saj administrativ edhe në
krahinën e Gjirokastrës me përjashtim të krahinës së Vlorës. Nga ana tjetër, sipas kësaj
marrëveshje qeveria e Durrësit vendosej nën varësinë e një komisioneri të lartë civil dhe
milicia shqiptare vihej nën autoritetin e italianëve717
.
Njohja me marrëveshjen Titoni-Venizellos e korrikut të 1919 dhe politika
proitaliane e ndjekur nga qeveria e Durrësit, alarmuan jo vetëm qarqet nacionaliste
brenda dhe jashtë vendit por të gjithë popullin shqiptar. Të indinjuar nga gjendja e
rënduar ndërkombëtare si dhe nga “politika fyese” e ndërmarrë nga qeveria e Durrësit, në
Elbasan ashtu si në të gjithë vendin u zhvilluan protesta dhe manifestime. Me gjithë
përpjekjet e bëra për shtrirjen e pushtetit dhe të ndikimit të saj në të gjitha trojet
shqiptare, qeveria e Durrësit u tregua e paaftë të luante rolin e qendrës drejtuese të
lëvizjes kombëtare shqiptare. Rrjedhimisht në këtë situatë ku e ardhmja e kombit vihej në
pikëpyetje, kjo qeveri e kishte humbur mbështetjen e të gjitha shtresave të popullit
shqiptar.
Në këto kushte si domosdoshmëri e kohës dilte nevoja e një organizimi të ri
kombëtar për ndryshimin e gjendjes në vend. Kërkohej një qeveri e re, e cila të
këmbëngulte për aspiratat e popullit shqiptar, në zgjidhjen e çështjes së tyre, drejt
rinjohjes së shtetit shqiptar, me një qeverisje legale të njohur nga të gjitha shtetet fqinje
dhe Fuqitë e Mëdha. Atdhetarë e patriotë të shumtë, midis të cilëve Aqif Biçakçiu, Eshref
Frashëri, Sotir Peci, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri Prishtina, Osman
Myderrizi etj., duke patur mbështetjen e shtresave të gjera të popullit shqiptar,
parashtruan idenë emergjente për thirrjen e një kongresi të ri kombëtar në Lushnje, në të
cilin me vendosmëri do të përcaktonin të ardhmen e tyre drejt rindërtimit të shtetit
shqiptar në frymën e parlamentarizmit.
716
AQSH, F. Drejtoria Punëve të Brendshme, viti 1919, D. “Lidhja”, fl 2. 717
Guy, Lindja e Shqipërisë, 252.
212
PËRFUNDIME
Punimi me temë: Jeta politike në Elbasan gjatë viteve 1912-1920 është fokusuar
në trajtimin tërësor të zhvillimeve politike në këtë trevë, nga shpallja e Pavarësisë deri në
mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, dhe në një shkallë më të kufizuar në ato ekonomike,
kulturore dhe shoqërore.
Nëpërmjet kësaj teze doktorature bëhet përpjekje për të hedhur dritë mbi historinë e
kësaj treve gjatë periudhës 1912-1920, duke u mbështetur jo vetëm në studimet e
historiografisë shqiptare, por edhe në burime të reja, origjinale dhe arkivore. Nga studimi
rezulton se zhvillimet politike, ekonomike dhe ato kulturore janë pjesë e rëndësishme jo
vetëm për trevën e Elbasanit, por edhe për historinë e shtetit shqiptar. Analiza objektive e
ngjarjeve dhe fenomeneve të kësaj treve synon rindërtimin e një imazhi të saktë dhe
bindës, duke sjell një kontribut origjinal për studimin e harkut kohor nga viti 1912-1920.
Zhvillimet politike në Shqipëri gjatë viteve 1912-1920, karakterizoheshin nga
përpjekjet për ekzistencën e shtetit shqiptar si një shtet më vete dhe përpjekjeve për
sigurimin e integritetit territorial të tij përballë Fuqive të Mëdha dhe politikës shoviniste
të shteteve fqinje. Përpjekjet e patriotëve shqiptarë, për të siguruar njohjen
ndërkombëtare dhe shtrirjen e autoritetit të qeverisë së përkohshme në vend, hasën në
vështirësi të shumta të momentit. Këto vështirësi ishin rrjedhoje e situatave përkatëse në
Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare. Një pjesë e elitës sunduese, për shkak të
interesave, ishte e lidhur ngushtë me ekzistencën e Perandorisë Osmane dhe do ta kishte
të vështirë të dilte jashtë kuadrit të këtij ndikimi. Për më tepër, në të shumtën e rasteve
ajo do të luante një rol regresiv, sidomos në momente të tilla kur shqiptarët duhej të ishin
të bashkuar dhe kur shanset që ofronin Fuqitë e Mëdha duheshin shfrytëzuar. Pikërisht në
të tilla momente, përçarja në gjirin e kësaj force do të ndikonte negativisht në avenirin e
vendit.
Këto tipare thelbësore të zhvillimeve politike në vend, janë prezente gjatë kësaj
periudhe edhe në trevën e Elbasanit, me specifikat e tyre përkatëse, duke luajtur një rol
tepër evident për trashëgiminë dhe shkallën e zhvillimit bashkëkohor ekonomik, politik e
shoqëror dhe elitën e dalë nga gjiri i popullsisë. Në rradhët e saj kishte shumë elementë,
213
patriotë, të cilët, nisur nga rrethanat e vështira në të cilat vendi ndodhej lanë mënjanë
interesat personale, duke vënë mbi to interesat kombëtare, duke sakrifikuar të gjitha, që
nga pasuria deri në jetën e tyre.
Patriotët elbasanas në bashkëpunim me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj
Gurakuqin etj., u përpoqën që të shfrytëzojnë në maksimum rrethanat e krijuara në
fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare dhe ditën të bëjnë më të mirën e mundëshme për
trevën dhe për vendin e tyre edhe pse përballë rreziqeve të shumta. Gjatë kësaj
periudhe evidentojmë përpjekjet e bëra nga elbasanasit në pranverë të 1911 për
krijimin e një Komiteti të Fshehtë drejtues qëllimi i të cilit konsistonte në fillimin e
luftimeve çlirimtare në këtë trevë, shpërndarjen e armëve, krijimin e çetave si dhe
bashkërendimin e veprimtarisë kryengritëse kundër osmane me atë në shkallë
kombëtare. Kontributi i patriotëve elbasanas gjatë viteve 1911-1912 do të jetë evident,
në koordinimin e veprimeve luftuese të komiteteve të fshehta në të gjithë trevën e
Elbasanit, mobilizimin e popullsisë në protesta dhe manifestime kundër asimilimit
kulturor në mbrojtje të të drejtave të tyre kombëtare si dhe në mbledhjen e mjeteve
financiare për vazhdimin e luftimeve dëbimin e forcave turke dhe çlirimin e qytetit.
Nisur nga rrethanat e kohës në nëntor të 1912 Komitetit i Elbasanit mbas çlirimit të
qytetit në mbështetje të lëvizjes kombëtare dhe në bashkëpunim me Ismail Qemalin
dhe patriotë të tjerë parashtroi si domosdoshmëri idenë për shpalljen e Pavarësisë.
Nënshkrimi më 25 nëntor 1912 i aktit të shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit u bë në
kushte dhe rrethana jo të favorshme, kur ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në
brendësi të viseve shqiptare. Ky akt u ndërmorr me qëllim që autoritetet serbe të
viheshin përpara faktit të kryer. Këto të fundit e pushtuan trevën e Elbasanit nga fundi
i nëntorit 1912- deri në fillim të majit 1913.
Marrëdhëniet midis Prefekturës së Elbasanit dhe Qeverisë së Vlorës kanë patur një
rëndësi të veçantë sidomos gjatë harkut kohor nëntor 1912- janar 1914. Rëndësia e
studimit të këtij harku kohor qëndron në: evidentimin e rolit që pati Elbasani, jo vetëm
në shpalljen e Pavarësisë kombëtare por edhe në formimin e kabinetit të parë qeveritar
të shtetit shqiptar duke u përfaqësuar në Kuvendin e mbajtur në Vlorë me disa
personalitete të rëndësishme të jetës politike të kohës. Si pjesë përbërëse e qeverisë së
214
përkohshme përmendim: Lef Nosin si ministër i Post-telegrafëve, Ahmet Daklin si
këshilltar pranë Ministrisë së Financave dhe Shefqet Daiun si shkronjës i dytë.
Gjithashtu si përfaqësues të trevës së Elbasanit në pleqësi u zgjodhën Dervish Biçaku
dhe Shefqet Daiu. Administrata lokale e Elbasanit me në krye Aqif Biçakçiun pas
largimit të trupave serbe nga Elbasani në maj të 1913, karakterizohej nga një lidhje e
fortë dhe e qëndrueshme me qeverinë e Vlorës duke u bërë mbështetëse e fuqishme për
të, jo vetëm duke zbatuar me rigorozitet udhëzimet e marra, por edhe duke u përpjekur
për vendosjen e administratës së Elbasanit në varësinë e saj dhe emërimin e nëpunësve
të rinj e të aftë për punën që do të kryenin. Në këtë punim është evidentuar kontributi i
dhënë nga patriotët elbasanas pas shpalljes së Pavarësisë në kordinimin e veprimeve të
përbashkëta me qeverinë e përkohshme për fuqizimin dhe konsolidimin e pushtetit të
ri, në sigurimin e tërësisë territoriale të vendit, funksionimin e institucioneve shtetërore
në vendosjen e rendit dhe të qetësisë, si dhe në kryerjen e reformave kryesisht në
drejtim të zhvillimit arsimor, kulturor e shoqëror të vendit.
Me shpërthimin e kryengritjes së Dibrës në shtator 1913 popullsia e trevës së Elbasanit
ka pasur një rol të pazëvendësueshëm në mirëpritjen, strehimin e dibranëve dhe
çamëve të zhvendosur nga trojet e tyre si pasojë e dhunës së ushtruar nga autoritetet
serbe dhe ato greke duke mos u kursyer në dhënien e ndihmesës jo vetëm moralisht,
por edhe financiarisht, kundrejt kësaj popullsie të pafajshme. Gjatë viteve 1913-1914
Elbasani u bë streha e qindra refugjatëve dibranë dhe çamë. Elbasanasit me në krye
prefektin Aqif Biçakçiun nuk qëndruan indiferentë, por të bashkuar ata u solidarizuan
me qëndresën e popullsisë së atyre anëve; sensibilizuan opinionin ndërkombëtar,
KNK, Fuqitë e Mëdha, konsujt austriakë e italianë për çështjen dibrane dhe atë çame.
Nëpërmjet artikujve të botuar në shtypin e kohës u sensibilizua populli shqiptar mbi
detyrën e çdo shqiptari për t’u solidarizuar me kryengritjen dhe për të ndihmuar
bashkëkombasit.
Këshilli Administrativ i Elbasanit bashkëpunoi ngushtë me qeverinë e përkohshme
duke ngritur një komisioni lokal detyra e të cilit konsistonte në grumbullimin e
ndihmave financiare, ushqimeve, ilaçeve e veshmbathjeve për këta refugjatë.
Gjithashtu nga ky këshill u grumbulluan ndihma në ushqime, forca vullnetare, armë e
215
municione për kryengritësit dibranë me synim vazhdimin e luftimeve, mbrojtjen e
trojeve etnike dhe vendosjen e këtyre zonave nën administrimin e qeverisë së Vlorës.
Një nga problemet më të rënda me të cilën u përball qeveria e përkohshme e Vlorës
gjatë viteve 1913-1914 ishte lëvizja esadiste, që u shtri në Shqipërinë e Mesme. Kjo
lëvizje u shtri edhe në Elbasan me nënnjësitë administrative të tij. Ndarja e shqiptarëve
në dy rryma në qëndrimet e tyre politike të kohës tronditën jetën e vendit e rrezikuan
pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Të dy kampet gjatë viteve 1913-1914 punuan në
forcimin e influencës së tyre, grumbullimin e forcave dhe sigurimin e mbështetjes në
popull. Epiqendra e konfliktit midis Esat Toptanit dhe Ismail Qemalit gjatë kësaj kohe
u bë Elbasani.
Administrata lokale e Elbasanit u bë pengesë e pakapërcyeshme ndaj intrigave të Esat
Toptanit, synimi i të cilit konsistonte në cënimin e asnjanësisë e izolimin e plotë të
qeverisë së Vlorës. Ndër objektivat e Esat Toptanit ishte sigurimi i Elbasanit dhe rënia
e pashmangshme e autoritetit të qeverisë së Vlorës. Ky i fundit mbeti i pacënuar falë
masave të ndërmarra, maturisë së treguar nga këshilli administrativ i trevës si dhe
besnikërisë së palëkundur të elbasanasve me në krye Aqif Biçakçiun ndaj Ismail
Qemalit dhe qeverisë së përkohshme. Popullsia dhe përfaqësuesit e saj në pushtet
vazhduan të mbanin lidhje dhe ta mbështesnin pa kushte qeverinë e Vlorës, të zbatonin
me përpikmëri të gjitha masat, vendimet e marra prej saj në organizimin e forcave të
xhandarmërisë e ato vullnetare duke i bërë rezistencë forcave esadiste sidomos në
Godolesh dhe në Kodrat e Polisit.
Pavarësisht se qyteti i Elbasanit nuk ra nën ndikimin dhe pushtetin esadist kjo lëvizje
pati një mbështetje të madhe në këtë trevë si në Peqin, Gramsh, Qukës, Dumre, Polis,
Godolesh, Kukur Crujë, Çermenikë, Sulovë etj. Pasojat e lëvizjes esadiste ishin të
rënda. Përdorimi i kërcënimeve, propagandës antikombëtare, rryshfeteve e intrigave
ndikoi në: cënimin e rendit, qetësisë, nxiti vëllavrasjen midis shqiptarëve, rrezikoi
pavarësinë e shtetit shqiptar, dobësoi ndikimin e administratës lokale të trevës, të
veprimtarisë së qeverisë së Vlorës si dhe ndikoi në dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe në
rënien e pashmangshme të qeverisë së tij.
216
Popullsia në përgjithësi, me në krye nacionalistët elbasanas, përkrahu kandidaturën e
Princ Vidit, pas caktimit të tij nga Fuqitë e Mëdha. Treva e Elbasanit dërgoi si
përfaqësues të saj në Durrës Shefqet Vërlacin, Ahmet Hostopallin dhe Lef Nosin. Si
pjesë e kabinetit qeveritar pas largimit të Esat Toptanit në maj të 1914 në postin e
ministrit të brendshëm u vendos Aqif Biçakçiu dhe si këshilltar i tij Ahmet Dakli.
Zgjedhja e kabinetit qeveritar nuk u prit mirë kryesisht nga nacionalistët sidomos ato
liberalë, intelektualë elbasanas si dhe nga popullsia e thjeshtë. Sigurimi nga ana e Esat
Toptanit i dy posteve më të rëndësishëm në qeverinë e Vidit si dhe intrigat e përdorura
nga ana e tij përbënin shkakun kryesor të kësaj pakënaqësie.
Masat dhe reformat e premtuara nga qeveria e Vidit u mirëpritën nga popullsia e trevës
së Elbasanit. Prefektura e Elbasanit si pjesë e administratës së shtetit shqiptar, sipas
Statutit Organik të vitit 1914, ruajti kufijtë e vjetër në përputhje me nevojat
administrative, interesat lokale e lehtësisë në komunikacion me prefekturat e tjera.
Prefektura e Elbasanit administrohej nga Burhamedin Libohova. Në aspektin politik
është evidentuar roli që ka luajtur ky institucion gjatë vitit 1914 në ruajtjen e
stabilitetit, të qetësisë, rendit publik në zbatimin e ligjeve, dekreteve e urdhëresave të
qeverisë, në emërimin e policëve dhe xhandarëve të aftë etj. Në ndërmarrjen e
vendimeve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor të
trevës. Në emërimin e nëpunësve të rinj, të arsimuar e me prirje demokratike për një
mirëadministrim të trevës sipas shembullit të qeverisë së Vidit.
Optimizmi që mbizotëronte me ardhjen e princit Vid do të fashitej shpejt nga lëvizja
“Vorio-Epirote” dhe shpërthimi i Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Në bazë të
orientimeve nga qendra, administrata lokale në Elbasan gjatë vitit 1914, ka luajtur një
rol të konsiderueshëm jo vetëm në sensibilizimin e popullsisë për gjendjen e vështirë
në vend por edhe në organizimin e forcave në luftë kundër andartëve grekë. Gjithashtu
është evidentuar bashkëveprimi i kësaj administrate me krahinat e tjera të vendit si me,
Kavajën, Peqinin, Lushnjen, Beratin, Shijakun, Krujën, me synim mbledhjen e
vullnetarëve, të ushqimeve në ndihmë të Korçës, Beratit si dhe në mbrojtje të kufirit.
Edhe studentët e shkollës Normale, nën drejtimin e mësuesve të tyre Fot Papajani e
217
Petër Dodbiba i’u bashkuan vullnetarëve të ardhur nga Qukësi, Gramshi, Pogradeci
etj.
Shpërthimi i Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në maj të 1914, do ta çonte vendin
në kaos, dhe ndikimi i saj do të ndjehej edhe në këtë trevë, sidomos në zonat kodrinore
dhe malore, pasi aty fanatizmi ishte më i theksuar dhe popullsia karakterizohej nga një
nivel i ulët arsimor e kulturor. Qukësi dhe Mollasi ishin ndër krahinat e para që iu
bashkuan këtij rebelimi, duke u ngritur kundër kushteve të mjerueshme ekonomike e
shoqërore të trevës, shtimit të taksave nga pushteti qendror, politikës intriguese të Esat
Toptanit si dhe ndaj administrimit të prefekturës. Por kryengritja nuk gjeti kudo terren.
Administrata lokale ishte e lidhur dhe në mbështetje të qeverisë së Vidit, duke luajtur
një rol të rëndësishëm në mbrojtje të qetësisë dhe normalitetit në vend. Pavarësisht
masave konkrete të ndërmarra nga Këshilli Administrativ për të frenuar këtë lëvizje
dhe për të shpëtuar elementin nacionalist qyteti u pushtua nga forcat rebele më 23
qershor 1914 dhe Çermenika, Mokra, Qukësi dhe shumë fshatra iu bashkuan
kryengritësve. Fillimisht fshatarësia e katundeve të trevës e mbështetën këtë
kryengritje, por kur njohën dhe kuptuan qëllimin e vërtetë antikombëtar të këtij
rebelimi, një pjesë u tërhoqën dhe dezertuan nga grupimet rebele. Edhe shumë
intelektualë, u paraqitën të përçarë, pro Vidit dhe kundër tij, duke mos arritur të
formonin një front të përbashkët, kundër kësaj kryengritjeje.
Pas hyrjes dhe largimit të forcave serbe, ato bullgare, treva e Elbasanit u gjend në
zonën e pushtimit Austro-Hungarez (janar 1916 deri në fund të Luftës së Parë
Botërore). Nacionalistët elbasanas dhe populli i thjeshtë i mirëpritën forcat ushtarake
austro-hungareze, duke besuar në rolin dhe politikën e tyre si mbrojtëse e të drejtave të
kombësisë shqiptare. Austro-Hungarezët në zonën e tyre të pushtimit, pjesë e së cilës
ishte edhe nënprefektura e Elbasanit ndoqën një politikë liberale e kushtëzuar kjo nga
interesat politike të kohës si dhe tradita e Perandorisë Austro-Hungareze. Nën
pushtetin e kësaj komande ushtarake, u riorganizua një administratë me elementë
vendas nën kontrollin e plotë të tyre. U përdor administrata e mëparshme duke
emëruar edhe nëpunës të rinj jo vetm në prefekturën e Elbasanit por edhe në nën
njësitë administrative të tij në Peqin, Gramsh, dhe Qukës. Në kushtet e reja elbasanasit
218
përfituan nga liritë e të drejtat, që akorduan në zonën e pushtimit të tyre austro-
hungarezët, sidomos në fushën e arsimit të përgatitjes së një fuqie mësimore
profesioniste, në drejtim të përmirësimit të kushteve në ambjentet shkollore, në hapjen
e klasave të reja në Shkollën Normale etj. Gjithashtu u ndërmorën disa masa në
përmirësimin e kushteve shëndetësore, të daljes nga kriza ekonomike që kishte
pllakosur jo vetëm trevën e Elbasanit por pjesën më të madhe të viseve shqiptare, në
drejtim të përmirësimit të sistemit gjyqësor etj. Në interes të lëvizjes kombëtare,
nacionalistët ndërmorën nismën për mbajtjen e një Kongresi Kombëtar në këtë trevë
në mars të 1916, me qëllim ringritjen e administratës Vidiste dhe rikthimin e princ
Vidit në Shqipëri, për të cilët ai përfaqësonte simbolin e pavarësisë dhe të sovranitetit
kombëtar. Por ata u zhgënjyen mbasi ky veprim nuk u lejua.
Pas mbarimit në nëntor të 1918 të Luftës së Parë Botërore, me tërheqjen e trupave
austro-hungareze si palë humbëse në këtë luftë, Elbasani u pushtua nga trupat
ushtarake italiane deri në fund të dhjetorit 1918. Autoritetet ushtarake italiane pas
vendosjes së tyre në Elbasan ndërmorën masa të shumta në aspektin politik, ekonomik
dhe shoqëror. Degë të zyrës së Komisionit Civil italian në varësi të Komandës
Ushtarake u hapën në qytet, por edhe në krahinaritë e kësaj prefekture. Administrata
lokale nuk u cënua, por u vendos nën kontrollin e autoriteteve italiane. Elita kombëtare
dhe popullsia në Elbasan nuk u pajtua me politikën dhe masat e ndërmarra nga
autoritetet italiane.
Patriotët elbasanas mbështetën idenë e thirrjes së një Kongresi Kombëtar në Durrës më
1918. Përfaqësues të trevës morën pjesë në punimet e tij si: Shefqet Vërlaci, Lef Nosi,
Ahmet Dakli për Elbasanin dhe Xhavid Metaboshi e Ismail Haki Kadiu për Peqinin.
Elbasanas të tjerë si Aqif Biçakçiut Kasem Sejdini, Filip Papajani, Ymer Stringa,
Rrapush Demeti, Taqi Buda, Emin Haxhiademi, Shefqet Daiu etj, që me mendimet
punën dhe sugjerimet e tyre kontribuan në sensibilizimin e popullsisë së trevës, mbi
situatën e rëndë në të cilën gjendej vendi në prag të një copëtimi të ri të trojeve
shqiptare nga Fuqitë e Mëdha; në bashkëpunimin me personalitete të ndryshme,
brenda dhe jashtë vendit, në prag të mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris në
1919; në organizimin e mitingjeve në mbrojtje të të drejtave kombëtare, në dërgimin e
219
notave të protestës Fuqive të Mëdha, kundër çdo marrëveshjeje tjetër për coptimin e
Shqipërisë etj.
Një rol të rëndësishëm në zhvillimet politiko-sociale të trevës në vitet 1912-1920 ka
luajtur dhe shtypi lokal dhe ai kombëtar. Patriotët Lef Nosi, Emin Matraxhiu,
Veniamin Nosi, Ahmet Dakli, Aleksandër Xhuvani, Thanas Floqi me anë të artikujve
të botuara në gazetat Tomorri, Përlindja e Shqipëniës, Populli i Vlorës, Populli i
Shkodrës, Drita e Manastirit, Liri e Shqipërisë e Sofjes., pasqyronin, ngjarjet politike,
shoqërore e kulturore të ndodhura gjatë këtij harku kohor në Elbasan por edhe më tej.
220
BIBLIOGRAFIA
I. BURIME ARKIVORE:
Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë (AQSH):
F. 19, F. 32, F. 34, F. 35, F. 56, F. 68, F. 69, F. 70, F. 71, F. 129, F. 145, F. 152, F. 170,
F. 245/III, F. 248, F. 271, F. 273, F. 293, F. 271-471, F. 485, F. 486. F. 600, F. 840,
F. 886, F. Lef Nosi, F. Aqif Pasha, F. Shefqet Vërlaci, F. Prefektura e Vlorës,
F. Delegacia e Punëve të Brendshme, F. Komiteti i Kosovës, F. Kongresi i Lushnjes,
F. Koleksion Dokumentash, F. Prefektura e Elbasanit, F. Qeveria e Përkohëshme,
F. Dervish Biçaku, F. Prefektura e Elbasanit, F. Qamil Musa Haxhifeza, etj.
Arkivi i Institutit të Historisë, Qëndra e Studimeve Albanalogjike, Tiranë
(AIHT):
Koleksion dokumentash të Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë (Haus und
Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien). Viti 1912-1918.
Arkivi i Muzeut të qytetit Elbasan, (AME):
F. 1, F. 3, F. 10, F. 22, F. 28, F. 288.
II. PËRMBLEDHJE DOKUMENTESH
Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912. (Përgatitur nga Stefanaq
Pollo,Selami Pulaha), Tiranë: Mihal Duri, 1978.
Aqif Pashë Elbasani 1860-1926. (Përmbledhje dokumentesh nga Mentar Belegu,
Hysen Kordha, Rudina Mita), Tiranë: Marin Barleti, 2012.
221
Dokumente Britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në
Londër 1912-1913, Përgatiti për botim Muhamet Shatri, QSA, Instituti i Historisë,
Tiranë: Toena, 2012.
Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, (Korrespondenca
diplomatike dhe ushtarake franceze), Vëllimi II, përgatiti dhe redaktoi Muhamet
Shatri, QSA, Instituti i Historisë, Tiranë: Toena, 2012.
Dokumente Britanike Për Shqipërinë dhe shqiptarët, (tetor-dhjetor 1913), Vëllimi
I, Përgatiti: Valentina Duka, Tiranë: Toena, 2012.
Dokumente Britanike Për Shqipërinë dhe shqiptarët, (janar-dhjetor 1914),
Vëllimi II, Përgatiti: Valentina Duka, Tiranë: Toena, 2012.
Dokumenta historike për t’i shërbyer historisë tonë kombëtare, (Përgatitur nga
Lef Nosi), Elbasan:1924-1915.
Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh 1888-1919), përgatitur për botim nga
Teuta Hoxha, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të shtetit, Tiranë: 8 Nëntori,
1982.
Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së
imperializmit, (përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik), Volumi II,
Tiranë: 8 Nëntori, 1984.
Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (nëntor 1912-janar 1914).
Përgatitur për botim nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë: 8
Nëntori, 1963.
Shqipëria në Dokumentet Austro-Hungareze (1912), Vëllimi II, QSA, (Përgatitur
nga Ferit Duka, Dritan Egro, Sokol Gjermëni, Instituti i Historisë, Tiranë: Botimet
Albanologjike, 2012.
III. SHTYPI
Dielli, Boston, 1909-1918
Drita, Manastir, 1912
Hylli i Dritës, Shkodër, 1913
Koha, Boston, 1916-1919
Kombi, Boston, 1907-1908
222
Lidhja Ortodokse, Korçë, 1909-1911
Liri e Shqipërisë, Sofje, 1911-1914
Lirija, Selanik, 1908-1909
L’Illustration, Paris, 1913
Perlindja e Shqipëniës, Vlorë, 1913-1914
Populli, Shkodër, 1915
Populli, Vlorë, 1912-1915
Tomorri, Elbasan, 1910
IV. BIBLIOGRAFIA
Armstrong, Heaton. Shqipëria, Gjashtë muaj Mbretëri, Kujtimet e sekretarit të
Princ Vidit. Tiranë: Instituti Shqiptar për studime ndërkombëtare, 2008.
Bashkia Elbasan. Në Panteon drejt Panteonit 2000. Elbasan: Silver, 2000.
Berisha, Mal. Charles Telford Erickson, Jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në
Shqipëri. Tiranë: Edualba, 2012.
Bevapi Kujtim, Hulumtime etnologjike, Elbasan: Sejko 2007.
Bozbora, Nuray. Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane,
Tiranë: Dituria, 2002.
Clayer, Nathalie. Në fillimet e Nacionalizmit shqiptar, Lindja e një kombi me
shumicë myslimane në Europë. Tiranë: “Përpjekja”, 2009.
Çami, Muin. Lufta e Popullit Shqiptar për Çlirim Kombëtar 1918-1920. Tiranë:
Mihal Duri, 1975.
Çela, Qamil. Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912. Tiranë: 1962.
Demiri, Shyqyri. Histori e shkurtër e trevës së Elbasanit. Tiranë: Egnatia, 2006.
Dervishi, Kastriot. Historia e shtetit shqiptar vitet 1912-2005. Tiranë: 55, 2006.
Duka,Valentina. Qytetet e Shqipërisë në vitet 1912-1924. Tiranë: Toena, 1997.
Duka,Valentina. Historia e Shqipërisë vitet 1912-2000. Tiranë: Kristalina-KH,
2007.
Durham, Edith. Brenga e Ballkani. Tiranë: Argeta LMG, 2001.
223
Elbasani, Enciklopedi. Elbasan: Sejko, 2003.
Fischer, Bernard. Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri. Tiranë:
Çabej, 1984.
Floqi, Thanas. Fytyra e vërtetë e Haxhi Qamilit 1914-1915. Tiranë: 55, 2008.
Frashëri, Kristo. Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881. Tiranë: Toena, 1997.
Frashëri, Kristo. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë 28 nëntor 1912, Tiranë:
Kristalina K-H, 2008.
Guy, Nicola. Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së
Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë shqiptare. Tiranë: Pegi, 2012.
Hysi, Gramoz. Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij 1920-1924.
Tiranë: Universiteti i Tiranës, 1988.
Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Vëllimi. I, Instituti i
Studimeve Pedagogjike,Tiranë: 2003.
Historia e Shqipërisë, Vëll II. Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe
Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë: “Mihal Duri”, 1965.
Histori e Popullit Shqiptar, Vëll II, (Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek XIX-
1912), Tiranë: Botimet Toena, 2002.
Historia e Popullit Shqiptar, Vëll III, (Periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912-7
prill 1939), Tiranë: Botimet Toena, 2007.
Historia e Shqipërisë, Vëll III, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të
Historisë, Tiranë: “8 Nëntori”, 1984.
Jaque, Edwin. Shqiptarët (historia e popullit shqiptar që nga lashtësia deri në ditët
e sotme). Fondacioni Abraham Linkoln, Tiranë: Kartë & Pendë, 1995.
Kadilli Zhuljeta. Elbasani në vitet 1892-1908 sipas regjistrave osmane. Tiranë:
Morava, 2014.
Kadri, Musai. Aqif Elbasani Figurë e Ndritur e Kombit Shqiptar. Tiranë: Redona,
2002.
Kita, Petro. Elbasani në luftë për çlirim. Tiranë: Mihal Duri 1971.
Kolea, Sotir. Memorandum përmbi Shqypënië 1917:Prej Princ Vid. Tiranë:
Arbëria, 2008.
224
Myzyri, Hysni. Shkollat e para kombëtare shqipe. Tiranë: 8 Nëntori, 1973.
Miku i madh i shqiptarëve. Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme
1904-1923. Tiranë: Via Egnatia, 2012.
Mita, Rudina. Elbasani jeta politike në vitet 1920-1924. Tiranë: Ilar, 2007.
Normalja në fokus të bashkohësisë. (Botime nga Biblioteka Qemal Baholli),
Elbasan: Silver, 1999.
Papajani, Filip. Proka. Tiranë: Mihal Duri, 1962.
Prifti, Kristaq. Dervish Hima. Tiranë: 8 Nëntori, 1987.
Rahimi, Shukri. Gjurmime historike të rilindjes kombëtare. Prishtinë: “Logos-A”,
1986.
Silajxhiç, Haris. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit. Tiranë: Dituria,
1999.
Swire, Joseph. Shqipëria: Ngritja e një mbretërie. Tiranë: Dituria, 2005.
Shpuza, Gazment. Kryengritja Fshatare e Shqipërisë së Mesme viti 1914-1915.
Tiranë: Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të R.P.SH.,
1986.
Vlora, Eqrem. Kujtime 1912-1925, vëll II. Tiranë: Shtëpia e Librit &
Komunikimit, 2001.
Vlora, Syrja. Kujtime Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës. Qendra e
Studimeve Albanologjike, Tiranë: “ICEBEG” PUBLISHING HOUSE, 2013.
Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942. Tiranë: Marin
Barleti, 1995.
225
ABSTRAKT
Teza e doktoraturës: Jeta politike në Elbasan gjatë viteve 1912-1920.
Fusha: Histori
Kjo tezë e doktoraturës trajton ngjarjet politiko-shoqërore të periudhës së viteve 1912-1920 në rajonin e
Elbasanit, si dhe analizon veprimtarinë politike të personaliteteve të kësaj treve jo vetëm në rang lokal por
edhe në atë kombëtar. Risi, në këtë punim shkencor, është evidentimi dhe analizimi i veprimtarisë politike
në rajonin e Elbasani, gjatë periudhës nga Shpallja e Pavarësisë deri në prag të mbajtjes së Kongresit të
Lushnjes. Analizohen raportet midis, pushtetit lokal në Elbasan me qeverinë e Vlorës, KNK me qeverinë e
Vidit, me pushtuesit e huaj si dhe me qeverinë e Durrësit. Janë shqyrtuar në vijimësi zhvillimet në aspektet
administrative, ekonomike, shoqërore dhe arsimore të kësaj prefekture, me synim pasqyrimin e ngjarjeve të
kohës, duke sjellë një kontribut origjinal për studimin e kësaj periudhe historike. Struktura e ketij punimi
shkencor përbëhet nga katër krerë. Kreu i parë trajton veprimtarinë administrative të pushtetit lokal në
Elbasan gjatë viteve 1912-1914. Në kreun e dytë trajtohen zhvillimet politiko-sociale, si dhe kontributi i
popullsisë së Elbasanit, në pritje të refugjatëve te ardhur nga Dibra si dhe qëndrimet ndaj lëvizjes esadiste.
Kreu i tretë përshkruan rajonin e Elbasanit gjatë qeverisjes së Vidit, me zhvillimet përkatëse gjatë
qeverisjes së tij, qëndrimin e popullsisë ndaj Lëvizjes Vorio-epirote dhe Kryengritjes së Shqipërisë së
Mesme. Në kreun e fundit janë pasqyruar zhvillimet politike në Elbasan gjatë dhe pas Luftës së Parë
Botërore.
Fjalë kyçe: Kryengritje, Pavarësi, Shtet Shqiptar, Kongres, Diplomaci.
ABSTRACT
Doctoral thesis: Political life in Elbasan during the years 1912 – 1920.
Field: History
This doctoral thesis deals with the social and political events of the period of the years 1912-1920 in the
region of Elbasan, and analyzes the political activity of the personalities of this area not only at local level
but also nationally. Innovation, in this scientific work, is the identification and analysis of political activity
in the region of Elbasan, during the period of the Declaration of Independence until the eve of the Congress
of Lushnja. Also analyzed the relationships between, the local government in Elbasan with the government
of Vlora, the International Control Commission with the government of Wied, the foreign invaders and the
government of Durres. Are continuously reviewed developments in administrative, economic, social and
educational aspects of this prefecture, aiming to reflect the events of the time, bringing an original
contribution to the study of this historical period. The structure of this scientific work consists of four
chapters. The first Chapter deals with administrative activities of local government in Elbasan during the
years 1912-1914. In the second chapter dealt with social and political developments, as well as the
contribution of the population of Elbasan in anticipation of refugees coming from Debar and attitudes
towards esadist movement. The third chapter describes the region of Elbasan in Wied governance, political,
economic and cultural developments during his government, the attitude of the people of this region to the
Northern-Epirus Movement and Albania Middle Uprising. In the final chapter are reflected political
developments in Elbasan, during and after the First World War.
Keywords: Uprising, Congress, Independence, Albanian state, diplomacy.