kandidati: udhëheqësi shkencor: msc. ilirjan çukaj prof ... · pdf filelibri...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Programi i doktoraturës në
“MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE DHE DIPLOMACI”
TEMË DISERTACIONI
PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE
“DOKTOR” NË GJEOPOLITIKË
DINAMIKAT GJEOPOLITIKE TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE
RRJEDHAT SHQIPTARE
Kandidati: Udhëheqësi shkencor:
Msc. Ilirjan Çukaj Prof. Dr. Eqerem Yzeiri
Tiranë, 2016
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Temë disertacioni
e paraqitur nga:
Msc. Ilirjan Çukaj
në kërkim të gradës shkencore:
“DOKTOR”
në Institutin e Studimeve Evropiane
Dinamikat gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhat shqiptare
Fusha: Gjeopolitikë
Udhëheqës Shkencor
Prof. Dr. Eqerem Yzeiri
Mbrohet më dt..../...../.........., përpara jurisë së përbërë nga:
1 ....................................................................... Kryetar
2 ....................................................................... Anëtar(oponent)
3 ....................................................................... Anëtar (oponent)
4 ....................................................................... Anëtar
5 ....................................................................... Anëtar
III
...Për shekuj e shekuj me radhë popujt ballkanas notuan në një det gjaku drejt ditëve tona
të nëmura e të mrekullueshme, të frymëzuar me aspiratën e demokracisë dhe të përjetuara
me kokëshkretësinë e marrëzisë, mes vrasjesh të kobshme, të etur për ujin jetëdhënës të
shpresës...
New York Times
IV
E DREJTA E AUTORIT: ILIRJAN ÇUKAJ
Ky punim shkencor është kryer e formatuar në përputhje me kërkesat e Rregullores së
Programit të Studimit të Doktoratave të Institutit të Studimeve Evropiane. Asnjë material
i tij nuk mund të riprodhohet, kopjohet, botohet, modifikohet, shpërndahet, i plotë apo i
pjesshëm, pa autorizimin me shkrim të autorit.
V
DEKLARATË AUTENTICITETI
Nën përgjegjësinë time të plotë, deklaroj se, të gjitha materialet e përdorura për kryerjen
e këtij studimi, janë cituar e referuar në përputhje me rregullat etike dhe akademike në
fuqi.
Gjithashtu konfirmoj se ky studim është punuar prej meje, që do të thotë se është
origjinal dhe se nuk është prezantuar apo botuar më parë.
Ilirjan Çukaj
VI
MIRËNJOHJET
Studimi i kësaj teme doktorature nuk do të ishte i plotë për nga standardet e kërkuara, pa
mbështetjen akademike dhe konsulencën shkencore të Udhëheqësit Shkencor, Prof. Dr.
Eqerem Yzeiri, të cilin e falënderoj që m‘i ka ofruar pa u kursyer.
Falënderoj stafin e Institutit të Studimeve Evropiane, posaçërisht me mirënjohje të
veçantë drejtoreshën, znj. Eva Hyskaj (Tafili), për ndihmesën që më kanë dhënë përgjatë
përgatitjes, zhvillimit dhe përfundimit të studimit.
Natyrisht i detyrohem shumë familjes time, e cila më ka nxitur, inkurajuar e mbështetur
me të gjitha mundësitë e saj.
VII
ABSTRAKT
NË SHQIP:
Studimi synon të paraqesë korrelacionin e dinamikave gjithëpërfshirëse gjeopolitike në Ballkanin
Perëndimor (BP) midis aktorëve veprues, duke identifikuar me theks vendin dhe rolin e atyre kombëtarë
shqiptarë.
BP si konfigurim gjeopolitik i përdorur vonë nga kancelaritë shtetërore evropiane dhe ato të BE, vlerësohet
si rajon me avantazhe dhe me sfida, të cilat ndikojnë paqen e sigurinë rajonale e më gjerë. Shanset dhe
perspektivat gjeopolitike të BP kushtëzohen nga mjedisi aktual strategjik dhe pesha gjeostrategjike e
rajonit. Prania e aktorëve kushtëzues përcjell dinamika të pleksura gjeopolitike. Interferenca shpesh me
kahe të kundërt e interesave të fuqive ekstra-evropiane është rritur së tepërmi, veçanërisht në vitet e fundit,
prandaj angazhimi i drejtpërdrejte i një fuqie të madhe evropiane dhe lider e BE, si Gjermania, do të
balanconte kundërshtitë e interesave dhe do t‘i adresonte më mirë përpjekjet e rajonit.
Pozicionimi i ndryshëm i vendeve të Ballkanit përkundrejt institucioneve dhe angazhimeve strategjike të
BE përbën një sfidë që duhet kapërcyer, si nga institucionet e BE, ashtu edhe nga elitat e këtyre vendeve.
Në këtë kuadër, Shqipëria ofron dinamikat e veta në sinergjinë evropiane, të cilat, përveçse nga gjeografia
dhe thellësia historike, lidhen sidomos me statusin e ri politik të faktorit shqiptar në tërësi.
IN ENGLISH:
The study aims to present a comprehensive correlation of geopolitical dynamics in the Western Balkans
(WB) among active players, emphasizing the place and role of the Albanians one.
National and EU chancelleries has used WB as a geopolitical configuration only last years. WP is
considered both for the advantages and challenges that affect the peace and security in the region and
beyond. WP geopolitical chances and perspectives are conditioned by the current strategic environment and
geopolitical weight. But the presence of the conditional actors conveys intertwined geopolitical dynamics.
The interference of the extra-Evropean powers‘ interests, often in the opposite direction, has been greatly
increased, especially in recent years. Hence the direct involvement of a great Evropean power and leader of
the EU, such as Germany, would balance the interest contradictions and better address the region's efforts.
The different positioning of the Balkan countries against the institutions and the EU's strategic commitment
is a challenge that must be overcome both from the EU institutions and the WB elites. In this regard,
Albania offers its dynamics in the Evropean synergy, which, apart from the geography and historical depth,
are especially associated with the new political status of the Albanian factors in general.
FUSHA: Gjeopolitikë
FJALËT KYÇE: Ballkan Perëndimor, Evropë, Fuqitë e Mëdha, shtet, dinamikë gjeopolitike,
gjeostrategji, aktorë kushtëzues, interesa, siguri, integrim.
VIII
LISTA E SHKURTESAVE
AFA Akademia e Forcave të Armatosura
ANE Agjenia Ndërkombëtare e Energjisë
BB Banka Botërore
BE Bashkimi Evropian
BP Ballkani Perëndimor
BS Bashkimi Sovjetik
EJL Evropa Juglindore
ESDP Evropean Security and Defence Policy (Politika Evropiane e Sigurisë dhe
Mbrojtjes)
EUFOR Evropean Union Force (Forcat ushtarake të Bashkimit Evropian)
EULEX Evropean Union Rule of Laë Mission in Kosovo (Misioni i Bashkimit
Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë)
EUPOL Evropean Union Police (Policia e Bashkimit Evropian)
FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar
FSK Forcat e Sigurisë së Kosovës (ushtria së re e Kosovës)
GDP Gross Domestic Product (PBB - Produkti i Brendshëm Bruto)
IAP Ionian Adriatic Pipelines (Tubacionet Jon-Adriatik)
IHD Investim i Huaj Direkt
ILO International Labour Organization (Organizatës Botërore të Punës)
IPA Instrument for Pre-accession Assistance (Instrumenti i Ndihmës së Para-
aderimit)
KFOR Kosovo Force (Forcat në Kosovë)
MSA Marrëveshje Stabilizim Asociimit
NATO North Atlantic Treaty Organisation (Organizata e Traktatit të Atlantikut
Verior)
OHR Office of the High Representative (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë)
OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara (UNO – United Nations
Organisation)
OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE - Organization
for Security and Cooperation in Evrope)
PFE Politika e Fqinjësisë Evropiane (Evropen Neighbourhood Policy)
RSH Republika e Shqipërisë
SSK Strategjia e Sigurisë Kombëtare
SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës
TAP Trans Adriatic Pipelines (Tubacionet Trans Adriatike)
TEN-E Trans-Evropean Netëorks - Energy (Rrjetit Transevropian - Energjetik)
UNMIK United Nation Mission Interim in Kosovo (Misioni i Kombeve të
Bashkuara në Kosovë)
IX
LISTA E FIGURAVE
Figura 1: Heartland sipas Mackinder fq. 38
Figura 2: Katër zonat e influencës sipas Haushofer fq. 40
Figura 3: Skema e Teorisë së hapësirës globale sipas Cohen fq. 41
Figura 4: Harta gjeorgafike e territorit të Federatës Evropiane fq. 47
Figura 5: Rajoni Federal i Evropës Baltike fq. 48
Figura 6: Thellësia e integrimit – 5 skenarët gjerman fq. 50
Figura 7: Katër Evropat e Friedman fq. 52
Figura 8: Harta e rajonit ―Lindja e Mesme e Madhe‖ fq. 57
X
L I S T A E I L U S T R I M E V E
Tabela 1: Diskurset e Gjeopolitikës fq. 27
Tabela 2: Gjeopolitika si fuqi/dije fq. 34
Tabela 3: Skema e mbrojtjes dhe e sigurisë se Rep. së Maqedonisë fq. 103
Tabela 4: Grafiku i papunësisë fq. 170
Tabela 5: Grafiku i lirisë së shtypit dhe perceptimit të korrupsionit fq. 171
Tabela 6: Grafiku i eksport-importit me BE fq. 171
Tabela 7: Grafiku i GDP fq. 172
Tabela 8: Grafiku i klimës së biznesit fq. 172
Tabela 9: Përmbledhëse e faktorëve/vektorëve të fuqisë gjeopolitike në BP fq. 174
Tabela 10: Flukset hyrëse të IHD në nivel botëror fq. 232
Tabela 11: IHD në rajonin e EJL fq. 234
Tabela 12: Rritja reale e PBB në rajonin e EJL fq. 237
Tabela 13: Tregues të energjisë elektrike prodhim-konsum të vendeve të BP fq. 244
Tabela 14: ―Doing Business 2015 Albania‖ fq. 262
Tabela 15: Indeksi i konkurrencës globale 2015 Albania fq. 263
1
PËRMBAJTJA E LËNDËS
DIZENJIMI I PROJEKTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR fq. 4
PARATHËNIE fq. 13
KREU I - VËSHTRIM MBI GJEOPOLITIKËN, SKENARË DHE
KONFIGURIME fq. 15
1.1. Fokusi dhe kuptimi fq. 16
1.2. Të mendosh në mënyrë kritike për gjeopolitikën fq. 19
1.3. Zgjedhja e shtetit si sistem referues studimi fq. 22
1.4. Diskursi dhe ―ekspertët‖ fq. 23
1.5. Vizione të gjeopolitikës fq. 30
1.6. Aktorët-intelektualë kryesorë të gjeopolitikës fq. 33
1.7. Skenarë dhe konfigurime fq. 37
17.1. Ardhmëri e konfigurime fq. 42
1.7.2 Evropa e madhe si perandori federative? fq. 43
1.7.3. Fusha e shahut euro-aziatike jo e tipit klasik fq. 45
1.7.4. Skenarët gjeopolitikë sipas këndvështrimit gjerman fq. 49
17.5. Grupi i Vishegradit fq. 53
1.7.6 ―Lindja e Mesme e Madhe‖ dhe Hapësira Mesdhetare fq. 54
1.7.7. Kaukazi Qendror-Azi: një konceptim i ri gjeopolitik fq. 57
KREU II - GJEOPOLITIKA E BALLKANIT PERËNDIMOR fq. 642.1. Rreth konceptit ―Ballkan perëndimor(BP) fq. 65
2.2. Gjeografia fq. 69
2.3. Thellësia historike fq. 71
2.4. Diversiteti kulturor fq. 74
2.5. Religjioni si faktor gjeopolitik unik në BP fq. 77
KREU III - SHTETET E VEGJËL NË MARRËDHËNIET
NDËRKOMBËTARE fq. 843.1. Shtetet e vogla: çështja e përkufizimit fq. 85
3.1.1. Histori e shkurtër: koncepti mbi to fq. 86
3.2. Kompleksiteti i sigurisë kombëtare fq. 90
3.3. Strategjitë e shteteve të vogla fq. 93
3.3.1. Strategjia e sigurisë fq. 93
3.3.2. Nevoja e një SSK fq. 94
3.3.3. A kanë nevojë për siguri të gjitha shtetet? fq. 96
3.3.4. Strategjitë e shteteve të vogla fq. 97
3.4. Vështrim i shpejtë i dokumenteve strategjikë të vendeve të BP fq. 99
3.4.1. Kroacia fq. 100
3.4.2. Maqedonia –Libri i Bardhë fq. 101
3.4.3. Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës fq. 103
3.4.4. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë fq. 103
2
3.4.5. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi fq. 106
3.4.6. Një qasje shqiptare fq. 108
3.4.7. Koncepti Strategjik i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës (projekt) fq. 111
3.5. Disa mendime modeste fq. 112
3.5.1. Më shumë vlerësim për sigurinë njerëzore fq. 112
3.5.2. Krijimi i një konsensusi për rreziqet ekologjike fq. 113
3.5.2.1. Inkuadrim i çështjeve ekologjike botërore fq. 113
3.5.3. Siguria energjetike si prioritet i sigurisë kombëtare fq. 115
3.5.4. Më shumë vlerësim për pasojat e fatkeqësive natyrore fq. 117
KREU IV - AKTORËT KUSHTËZUES NË GJEOPOLITIKËN E BP fq. 1204.1. Italia fq. 120
4.2. Gjermania fq. 124
4.3. Rusia fq.127
4.4. Kina fq. 131
4.5. Anglia fq. 134
4.6. SHBA fq. 137
4.7. Turqia fq. 141
4.8. Greqia fq. 144
4.9. NATO fq. 147
4.10. BE fq. 150
4.11. Kushtëzimet globaliste në BP fq. 153
KREU V - PËRPLASJA E DINAMIKAVE GJEOPOLITIKE NË BP –
REFLEKSIONE fq. 160
KREU VI - DINAMIKAT E GJEOPOLITIKE SHQIPTARE fq. 1756.1. Gjeografia fq. 175
6.2. Thellësia historike fq. 177
6.3. Shteti dhe kombi shqiptar fq. 183
6.4. Dinamika e marrëdhënieve evropiano-shqiptare fq. 187
6.4.1. Dinamika italo-shqiptare fq. 188
6.4.2. Dinamika gjermano-shqiptare fq. 191
6.4.3. Dinamika greko-shqiptare fq. 196
6.4.3.1. Problemi Çam fq. 198
6.4.4. Dinamika amerikano-shqiptare fq. 203
6.4.5. Dinamika ruso-shqiptare fq. 206
6.4.6. Dinamika Shqipëri-BE fq. 208
6.4.7. Dinamika Shqipëri-NATO fq. 213
KREU VII - SFIDA, SHANSE DHE PERSPEKTIVA GJEOPOLITIKE fq. 2177.1. Sfidë jo vetëm për Ballkanin fq. 217
7.2. Roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Evropës në Ballkan fq. 221
7.2.1. Gjermania drejt rolit dominues në BP fq. 223
7.2.2. Ardhja e Kinës dhe BE-ja fq. 225
7.3. Kriteri politik – bosht përcaktues për harmonizimin e kritereve të tjera fq. 227
7.4. Siguria ekonomike si prioritet fq. 228
3
7.4.1. Investimet e Huaja Direkt (IHD) si një tregues fq. 230
7.4.2. Investimet e huaja direkt në Evropën Juglindore (EJL) fq. 231
7.4.2.1. Vendet e EJL – specifikat e këtij rajoni fq. 231
7.4.2.2. IHD-të në rajonin e EJL fq. 233
7.5. Siguria energjetike si vlera më e madhe e Ballkanit Perëndimor fq. 237
7.5.1. Roli parësor i Shqipërisë fq. 241
7.5.2. Epërsia ―hapësirë‖ e korridoreve energjetike dhe sfida energjetike fq. 243
7.5.3. Projekti TAP - përmirësues i sigurisë energjetike fq. 246
7.5.3.1. Projekti TAP përmirëson sigurinë energjetike dhe diversifikon
furnizimin me gaz të Evropës fq. 247
7.5.3.1.1. Përfitimet e mëdha që TAP synon të sjellë për rajonin dhe më
gjerë për Evropën fq. 249
7.5.3.1.2. Pse u zgjodh Shqipëria? Cilat janë avantazhet? fq. 252
7.5.3.1.3. Shqipëria si një kundërpeshë ndaj Gazpromit Rus fq. 253
7.6. Marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit si shans dhe sfidë fq. 257
7.7. Integrimi ndërkombëtar përballë interesave kombëtare fq. 258
7.7.1. Integrimi evropian si një proces i gjatë dhe me shumë sfida fq. 260
7.7.2. Integrimi mbarëkombëtar - interes kombëtar prioritar fq. 265
7.8. Sfida të EULEX-it fq. 268
7.9. Prania amerikane ende një mision i papërmbushur fq. 269
7.10. Përballë sfidave serioze – rishfaqja e rrymave penguese për
orientimin euroatlantik fq. 270
PËRFUNDIME DHE REFLEKSIONE fq. 276
BIBLIOGRAFIA fq. 288
4
DIZENJIMI I PROJEKTIT TË KËRKIMIT SHKENCOR
Qëllimi i studimit.
Kërkimin për të shqyrtuar dinamikat gjeopolitike që e bashkëshoqërojnë Ballkanin
Perëndimor dhe rrjedhimisht edhe faktorin shqiptar e shndërrova në qëllim të këtij
studimi sepse gjykoj se ende jo vetëm që studimet rreth këtij koncepti janë relativisht të
pakt, por edhe se perceptimi është disi i shtrembëruar. Problematikat që lidhen me
mangësinë apo perceptimet rrjedhin nga fakti se në analizën e mjedisit të sigurisë e
kapërcimin e paradigmave këtë rajon e cilësojnë kryesisht si një nocion gjeografik, duke
krijuar kështu një hendek drejt qasjes së analizës si konfigurim gjeopolitik në një
korrelacion dinamik me BE dhe aktorë të tjerë, me vet efiçiencën e strategjive integruese
të BE-së për BP, me dinamikat gjeopolitike shqiptare, etj. Për rrjedhim, është e
domosdoshme të identifikohen më mirë sfidat, shanset dhe perspektivat gjeopolitike,
angazhimi i vendeve të rajonit drejt një kulture bashkëpunimi dhe për probleme të
ndjeshme e të kapshme lidhur me kërcënime të përbashkëta që ndeshin në rajon.
Interpretimet për Ballkanin Perëndimor kanë vuajtur e mendoj se ende vuajnë për shkak
se nisen nga premisa herë-herë të gabuara, duke mos u nisur kryesisht nga dinamika
gjeopolitike, por nga ndjenja e prirje subjektive si urrejtjet nacionale të cilat paraqiten si
të ―dhëna njëherë e përgjithmonë‖. Në fakt, si në çdo rajon, por veçanërisht në Ballkanin
Perëndimor, ku përplasja e interesave, dinamikave dhe fuqive është pothuajse klasike,
duhet rikonsideruar se konfliktet që e kanë përgjakur kaq shumë këtë rajon dhe që e
mbajnë akoma ―të lidhur‖ e kanë pasur bazën sa tek parakushtet politike, ekonomike,
sociale e kulturore të vetë rajonit, aq edhe te kundërshtia e interesave sidomos të fuqive
ekstrarajonale, si dhe të perandorive fetare, të cilat kanë parë në këtë rajon kufijtë e
ndarjes e të influencave të tyre.
Gjithë çështja që shtrohet prej kohësh është që të shmanget rruga e përgjakshme e
dekadës së fundit të shekullit XX, të përballen sfidat dhe të shfrytëzohen shanset për të
rritur eficencën e dyanshme të integrimit në institucionet euro-atlantike nga njëra anë si
dhe kapacitetet e brendshme kombëtare demokratike e të zhvillimit nga ana tjetër, me
qëllim që në të ardhmen Ballkani Perëndimor të mos jetë një rajon i largët gjeografik me
BE-në, por një pjesë e pandarë e hartës politike dhe vlerave gjeopolitike të Evropës.
Pikërisht ky projekt kërkimi shkencor ka për qëllim të analizojë kompleksitetin e
dinamikave gjeopolitike në BP dhe rrjedhat shqiptare, duke zhvilluar analizën e mjedisit
gjeografik, të thellësisë historike, të shtratit ekonomik e social, të orientimeve politike e,
prej këtej, të të sigurisë. Një analizë e tillë do të identifikojë më mirë shanset dhe sfidat
brenda vendeve si dhe ato të integrimit në BE, duke tentuar të hapë edhe debate lidhur me
hipotezat e hulumtimit shkencor që merr në shqyrtim. Prej këtej do të burojnë
rekomandime për zgjidhje afatgjata lidhur filozofinë e shfrytëzimit të dinamikave
gjeopolitike, të krijimit të klimës së marrëveshjeve e të nismave rajonale mes elitave
5
politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me dinamikat, vlerat dhe interesat
komplementare, rreziqet e kërcënimet e përbashkëta. Më në fund do të identifikohen edhe
skenarë e ide të cilat do të vinin në ndihmë si të klasës politike të vendeve të rajonit,
ashtu edhe të klasës politike evropiane në funksion të integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Gjetje të tilla të sjelljes perspektive, të bazuara në vlera dhe standarde të përbashkëta
Evropian- Perëndimore, do të ndihmonin në trupëzimin e shqetësimeve të përbashkëta në
radhë të parë të zhvillimit ekonomik, por edhe të sigurisë, duke krijuar kësisoj
kundërbalancën e duhur për të zbutur prirjet apo ―ndërsimit‖ konfliktual shpesh të nxitur
për qëllime politike apo nga elementë radikalë, terrorizmi ndërkombëtar, etj. Kjo rrugë
do të lehtësonte udhëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në shtigjet e ngushta të
sigurisë së plotë dhe integrimit në BE sipas meritave dhe kontributeve, për të krijuar një
klimë më të favorshme për më tepër investime, projekte e kapacitete të përbashkëta
sigurie rajonale, kooperim kulturor dhe luftë kundër trafiqeve ilegale, krimeve
transkufitare, terrorizmit, menaxhim të fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve të rënda
teknologjike. Studimi rreh të përforcojë idenë se siguria rritet nëse ajo gjen mbështetje
nga politika efikase të bashkëpunimit ekonomik, të ndërtimit dhe konsolidimit të
institucioneve, zhvillimit të infrastrukturës komunikuese, shkëmbimet tregtare,
teknologjike e kulturore, përkundër pengesave nacionaliste dhe natyrisht duke respektuar
diversitetin aq shumë tipik në këtë rajon.
Fokusi i hulumtimit shkencor do të jetë propozimi për gjetjen e rrugëve që kanë për
qëllim shmangien e alternativave kaos-gjeneruese dhe bëjnë të mundur kuptimin më të
thellë të potencialeve që mbart pozicioni gjeopolitik e gjeostrategjik i rajonit,
bashkëpunimi për zhvillimin, paqen e sigurinë. Natyrisht rajoni nuk merret i shkëputur
dhe, si i tillë, integrimi në strukturat euro-atlantike nuk konsiderohet si shfaqje vullneti të
mirë apo të keq nga këto struktura, por si shfaqje e transformimit të mendësive, të
kulturës dhe të angazhimit në projekte të përbashkëta. Njëherazi, për shqiptarët, dhe jo
vetëm për ta, realizimi i këtij objektivi strategjik ecën paralel me objektivin tjetër
strategjik, atë të integrimit mbarëkombëtar si prioritet dhe faktor motivues i integrimit
euroatlantik, jo si ringjallje e nacionalizmit primitiv.
Linja e kërkimit shkencor
Në përpjekjet për të përfshirë kundërshtitë e ideve dhe mendimeve, për të analizuar të
gjitha kahet dhe për të dhënë përgjigje për to, në thelb lind pyetja hulumtuese: A është
parë e analizuar BP si një konfigurim gjeopolitik dhe, si i tillë, jo vetëm i kushtëzuar por
edhe kushtëzues qoftë në raportet me shtetet e fuqitë e mëdha, edhe me organizatat
evropiane e euro-atlantike, përkatësisht BE dhe NATO? Një pyetje e tillë hap shumë
pikëpyetje të tjera të ndërvarura për hulumtime të mëtejshme: cilët janë aktorët dhe
faktorët kushtëzues në BP në përgjithësi dhe në hapësirën shqiptare në veçanti? Në këtë
kuadër, në ç‘raport do parë integrimi mbarëkombëtar me atë të integrimit evropian? A
6
jemi ne popujt e Ballkanit Perëndimor të ―vetëndëshkuar‖ të jetojmë në konflikt e luftë
me njeri- tjetrin, apo janë edhe faktorë të tjerë jashtë nesh, të cilët ose e kanë nxitur dhe
mbështetur luftën mes nesh për qëllimet e tyre, ose nuk janë në nivelin e përgjegjësive të
tyre historike për të përcjellë qasje të tjera sikundër do të ishte ajo e integrimit në BE të
vendeve të BP? Pyetjes themelore dhe atyre shoqëruese do t‘i përgjigjemi duke u bazuar
në studimin tonë përmes kodit gjeopolitik që ka të bëjë me funksionin e diskursit dhe
fuqisë e dijes, i cili ka për qëllim të shqyrtojë BP, aktorët kushtëzues si dhe përplasjen e
dinamikave gjeopolitike në këtë hapësirë për të vijuar me rrjedhat shqiptare, sfidat e
shanset e integrimit si dhe perspektivat gjeopolitike e rajonit. Dihet se qëllimi final i
organizatave euro-atlantike dhe gjithë aktorëve të përfshirë në proces është krijimi i një
hapësire gjeopolitike të pashkëputur gjeografikisht, e cila do të bëjë të mundur
funksionimin pa vakume midis qendrës dhe periferisë.
Problemet themelore që do të jenë në fokus të shqyrtimit tonë lidhen me pyetje
fondamentale të tipit: a e përcakton vetë BP të ardhmen e tij për të bërë të mundur futjen
në klubin e BE, apo edhe ky i fundit duhet të ndjellë më me forcë dhe angazhim? Cilat
janë aktorët kushtëzues dhe interesat e tyre në rajon?A lexohet përplasja e dinamikave
gjeopolitike në BP me synim ridimensionimin e marrëdhënieve të të gjithë spektrit të
vendeve të rajonit përmes bashkëpunimit? Cila është marrëdhënia reciproke që krijohet
në këtë realitet dypolësh apo shumëpolësh? A janë të mjaftueshme institucionet
integruese dhe të sigurisë e mbrojtjes të BE dhe ato të vendeve të BP, apo ka diçka për të
shqyrtuar në koherencën e strategjive të tyre? E vështruar nga një qasje racionale e
analizës së mjedisit të sigurisë, cilat janë shanset, sfidat dhe vet perspektivat gjeopolitike
të BP? A mjaftojnë mekanizmat e BE dhe sa efiçente janë strategjitë që gjenerojnë
sistemet e sigurisë Evropiane, në bashkëpunim edhe me NATO-n, OSBE-në, si dhe me
aktorë të tjerë me interesa komplementare?
Përmes këtij studimi kërkoj të vërtetoj që organizmat euro-atlantikë po punojnë disi
ngadalë për të ardhmen e BP për ta përfshirë në hartën e vet politike dhe se ky ritëm është
në proporcion me pasojat jo vetëm për rajonin e BP, por edhe për vetë kontinentin.
Shenjat janë dhënë pikërisht këto kohët e fundit, kur vendet e BP u renditën ndër pritëset
e valëve të para të emigracionit masiv të prodhuar nga krizat në disa vende arabe.
Pikërisht kjo ngadalësi i ka lodhur vendet e rajonit dhe opinionin publik të këtyre
vendeve, i cili prej një çerek shekulli është në pritje për t‘iu bashkuar BE. Kjo ka rritur
skeptiçizmin për mundësinë e pranimit në klubin e BE. Studimi hulumton se, nëqoftëse
gjendja e raporteve BE-BP qëndron e ngrirë sikurse ka qenë rasti deri tani, atëherë kriza e
stërzgjatur ekonomike-monetare e BE, rrjedhat e situatës së rrezikshme në Lindjen e
Mesme, emigracioni masiv që po buron prej këtyre vendeve, rreziku terrorist, etj, do të
rrezikojnë të prodhojnë si hallakatjen e paadresë të vendeve të BP, ashtu edhe
dezintegrimin e vetë BE. Në fund të fundit, një Evropë pa Ballkanin Perëndimor do të
ishte jo vetëm e cunguar, por edhe e rrezikuar.
7
Në këtë linjë do të shtrohen natyrisht edhe tezat përkatëse. Teoritë e marrëdhënieve
ndërkombëtare dhe gjeopolitika posaçërisht si një metodë e të menduarit rreth botës dhe e
parashikimit se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kanë shumë për të ofruar në qasjet
analizuese për vendet e vogla si ato të Ballkanit Perëndimor, sidomos tani në kushtet e
pas Luftës së Ftohtë dhe nën ndikimet gjithnjë në rritje të globalizimit. Do të vërtetohet
se BE edhe aktorë të tjerë kushtëzues ende nuk kanë një vlerësim real të identitetit të
―Ballkanit Perëndimor‖si një koncept politik e gjeopolitik të këtij rajoni, gjë që ka
kultivuar një lloj sjelljeje që e ―harron‖ këtë rajon për ta përfshirë plotësisht në proceset
integruese. Kjo duket edhe në faktin se ka ende pak instrumente për t‘u përdorur në
përshpejtimin e ritmeve të integrimit të vendeve të BP në organizmat euro-atlantike.
Në këtë kah, do të vërtetohet se strategjitë e sigurisë të vendeve të BP nuk janë sa duhet
të orientuara për nga objektiva strategjikë, të tilla që do të mund të motivonin
bashkëpunimin dhe integrimin euroatlantik. Ndërkohë, edhe vetë politikat e sidomos
qëndrimet e organizmave euro-atlantikë shfaqen disi të turbullta dhe jo vendimtare për të
qenë efiçiente në arritjen e qëllimeve strategjike, për t‘i kundërqëndruar influencave dhe
ndërhyrjeve shumëfijëshe të aktorëve të tjerë jashtëEvropianë e jashtëeuroatlantikë. që
kanë më shumë interes për një Ballkan Perëndimor të copëzuar e madje të konfliktuar
përhershmërisht. Studimi do të analizojë nëse objektivat strategjikë të integrimit të
vendeve të BP janë komplementare me interesat e aktorëve kushtëzues. Kjo do të na çojë
në përfundimin nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në faktorë kontribues
sigurie për t‘u bërë pjesë e natyrshme e organizmave euro-atlantike.
Në kuadër të studimit dhe në funksion të temës, një vend të posaçëm do të zënë
hulumtimet për rrjedhat, qasjet dhe problematikat kombëtare shqiptare. Do të na duhet të
rivlerësojmë intensitetin e interesave të aktorëve kushtëzues në hapësirën shqiptare,
dinamikat dhe rolin e tyre në raport me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të kombit
shqiptar përgjithësisht.
Variablet që përbëjnë boshtin e këtyre pyetjeve të hulumtimit shkencor janë ekzistenca e
paradigmave që e shohin BP si realitet gjeografik; mungesa e perceptimit nga elita
politike e e vendeve të BP lidhur me peshën dhe rëndësinë gjeostrategjike të rajonit;
ekzistenca e aktorëve të shumtë kushtëzues me dinamika e vektorë gjeopolitikë të
larmishëm, komplementarë por edhe të kundërt; mungesa e mekanizmave efiçientë në
strukturat strategjike të BE dhe në institucionet e sigurisë së çdo vendi të rajonit, në
realizimin e strategjive dhe objektivave të integrimit në të gjitha nivelet, gjë që redukton
nivelin e besueshmërisë tek këto institucione, ul profesionalizmin dhe i shndërron ato në
instrumente të politikave elektorale të ditës; ndërhyrja e politikës bazuar në interesa
gjeopolitike nacionaliste dhe jo në objektiva të fokusuara drejt filozofisë integruese
rrjedhimisht e zbeh gjithë procesin e integrimit.
Në rrjedhim, rritja e peshës së aktorëve kushtëzues me interesa konfliktuale, mbajtja
gjallë e ideologjive nacionaliste, etj., mbartin me vete zbehjen e qeverisjeve demokratike,
çojnë në politika klienteliste, në shtimin e efekteve të ideologjive dhe kulturave agresive
8
mbi profesionalizmin dhe meritokracinë e institucioneve, rrjedhimisht uljen e efiçiencës
së strategjive dhe instrumenteve përkatëse që janë përgjegjëse për proceset integruese në
organizatat evropiane e euro-atlantike. Të tilla prirje rrezikojnë të ringjallin në vendet e
rajonit sisteme qeverisjeje të tipit autoritar, të cilat, në kushtet e pamjaftueshmërisë
ekonomike e financiare, të kapaciteteve të lidershipit dhe të orientimeve shumëkahëshe,
bëhen lehtësisht të përthyeshëm ndaj ndërhyrjeve ekstraEvropiane e ekstraeuroatlantike,
siç mund të jenë ndërhyrjet ruse, kineze apo edhe terrorizmi ndërkombëtar me bazë
fetare.
Mbi këto konsideracione të përgjithshme, tezat themelore do të jenë:
a. BP si konfigurim gjeopolitik i referuar dhe i përdorur nga kancelaritë kombëtare dhe
kolegjiale të BE nga fundi i viteve ‘90 të shekullit të kaluar, ende nuk gjen vlerësim real
si rajon me avantazhe gjeopolitike, por dhe me sfida, të cilat ende përmbajnë mundësitë e
ndikimit të rrezikshëm për paqen e sigurinë në Evropë.
b. Megjithëse përmasat e popullatës e të hapësirës i rreshtojnë vendet e BP si vende të
vogla, bazuar në produktin ekonomik që gjenerojnë dhe fuqinë e tyre përgjithësisht, këto
vende ende gjenden jashtë vëmendjes së organizmave evropiane e euroatlantike. Por
pozicionimi i BP si urë lidhëse mes Kaspikut e Adriatikut, midis Mesdheut e Evropës
Qendrore, midis ―perandorive‖ fetare (katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit) ende të
ndara në vija dhe në influencë, e bëjnë këtë rajon tepër të rëndësishëm për peshën
tërësore të ardhshme që pretendon si BE, edhe NATO. Ndërkohë, lënia mënjanë apo
mungesa e vëmendjes ndaj BP, influencon drejtpërsëdrejti sigurinë energjetike të vetë
Evropës, lë mënjanë luftën kundër terrorizmit me baza fetare, kundër trafiqeve dhe
emigracionit ilegal. Eliminimi i vakumeve ku mund të gjallojë krimi i organizuar,
terrorizmi dhe pastrimi i parave të pista, është i rëndësisë së dorës së parë, për të
shmangur efektet katastrofike për sigurinë e vetë Evropës si e tërë. Prandaj rajoni mbetet
fushë e rëndësishme e ndërveprimit të aktorëve politikë ndërkombëtarë.
c. Megjithëse BE vijon të mbështesë BP, rajoni gjendet ende në periudhë tranzicioni, e
cila për shumë arsye, po mbetet shumë e gjatë në kohë. Kapacitetet e pakta kombëtare për
vetmenaxhim krizash, defiçiti demokratik dhe sidomos ai i zhvillimit, elitat politike jo të
besueshme si për popujt e tyre, ashtu edhe për standardet evropiane, kanë bërë që rajoni
të mbetet shumë lehtë i prekshëm nga ndërhyrjet politike, ekonomike, energjetike dhe
financiare të fuqive ekstraEvropiane e ekstraeuroatlantike.
d. Procesi i zgjerimit të BE, si edhe i NATO-s, është objektiv strategjik dhe mbetet ende
një opsion tërheqës për shumicën e popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por sa
kohë ky proces stërzgjatet, lodhja nga tejpritja krijon efekt të kundërta, aq me tepër kur
vërehet mungesë vëmendje dhe përpjekjesh të koordinuara nga ana e saj. Zgjidhja e
problemeve ndëretnike midis vendeve të rajonit, harmonizimi i sistemit politik të Bosnje-
Hercegovinës, njohja e plotë politike e Kosovës, zgjidhja e kontradiktës artificiale Greqi-
Maqedoni, impulsi integrues i Malit të Zi në strukturat Euro- Atlantike, etj, bëjnë
përgjegjëse si elitat përkatëse, ashtu edhe strategjitë jokoherente të NATO-s e BE.
9
ë. Dinamikat gjeopolitike shqiptare janë të kushtëzuara nga gjeografia, thellësia historike,
pleksjet e aktorëve të tjerë, veçanërisht në kohët moderne. Shqipëria, një komb e shtet i
vogël shtrihet në një nyje nevralgjike të BP dhe Evropës dhe, si e tillë, ka ç‘të ofrojë e
ç‘t‘i ofrohet nga BE e NATO, si dhe nga kushtëzuesit e tjerë në rajon. Duhet kuptuar
njëherë e mirë se faktori shqiptar tashmë nuk është vetëm Shqipëria. Ky nuk është një
këndvështrim nacionalist, por një realitet i munguar deri tani, por që ka përfituar
emancipimin në shkallë të tillë saqë kushtëzon e do të kushtëzojë shumë të ardhmen e
rajonit e më gjerë. Pa faktorin shqiptar, zor se do të përfytyrohet të krijohet klima, kultura
dhe filozofia e bashkëpunimit dhe integrimit si synim strategjik me interes për vendet dhe
popujt e rajonit.
f. Sfidat, shanset dhe perspektiva gjeopolitike e BP janë të kushtëzuara nga realiteti i
mjedisit strategjik dhe pesha gjeostrategjike e rajonit. Ndoshta angazhimi i drejtpërdrejte
i një fuqie të madhe të BE, siç do të ishte Gjermania, mund t‘i japë rajonit një hov të ri
drejt përshpejtimit të integrimit në BE.
Metodologjia e studimit
Struktura kryesore e disertacionit është ndërtuar e bazuar në modelet konstruktiviste
liberale të institucioneve funksionale perëndimore, duke e vënë theksin te një përqasje
shumëdimensionale, që zë fill me trajtimin teorik e konceptual të literaturës referuar
dinamikës gjeopolitike në BP dhe rrjedhave shqiptare, duke pasuar me ecurinë e
momentet kryesore të saj në raport me integrimin euroatlantik. Si pjesë e qasjes
metodologjike janë edhe studimet mbi zhvillimet përmes gërshetimit të shanseve e
sfidave, testimet e dokumenteve strategjike dhe efiçiencës së instrumenteve të tyre gjatë
zbatimit në rastet studimore në rrafshin kombëtar, si dhe të rajonit të Ballkanit
Perëndimor në tërësi.
Më tej, për vlerësimin aktual të gjendjes së sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor do
përdoren burime që nisen që nga kontaktet e bëra me ekspertë të fushës, me botimet e
tyre akademike, disertacione të ndryshme të botuara në gjuhë të ndryshme rreth
gjeopolitikës dhe sigurisë, aspekteve institucionale e historike, si dhe dështimeve e
sukseseve të arritura nga bashkëpunimi dhe zbatimi në shtete të veçanta, qoftë anëtare të
BE-se, apo jashtë saj. Mbi bazën e kësaj qasjeje, duke konkluduar me zbatimin e saj në
vendet e BP, si dhe sfidat që ka hasur, kemi identifikuar opinionet dhe perceptimet e tyre
mbi situatën dhe mjedisin e sigurisë në rajon, dhe, si rrjedhim, mbi efiçencën e
institucioneve të sigurisë euroatlantike dhe të vetë vendeve të rajonit.
Analiza do të shqyrtojë në mënyrë tematike dhe të integruar problemet, pyetjet, hipotezat
dhe variablet e tyre, gjatë së cilës do të përdoret kombinimi i shembujve me argumentet,
duke përshkruar, kundërshtuar apo përkrahur në konkludim të tyre, opinione dhe
pikëpamje të caktuara sipas rastit e referencave të marra. Zakonisht, linja e argumenteve
do të ndjekë mënyrën deduktive të logjikës së arsyetimit, duke lëvizur nga çështje të
10
kontekstit evropian në atë ballkanik dhe të çdo vendi specifik, duke mbajtur në
konsideratë edhe aktorët e tjerë kushtëzues në dinamikat gjeopolitike në rajon. Synimi i
përdorimit të referencave nga një gamë e gjerë burimesh të shkollave liberale,
konservatore dhe realiste është që studimi të jetë sa më përfaqësues dhe sa më afër të
vërtetës.
Në studim do të përdoret kryesisht metoda analitike gjithmonë duke i trajtuar ngjarjet nga
këndvështrimi diakronik, por rrjedha e punimit ndjek edhe metodën e krahasimit. I gjithë
studimi shkencor ka një rrjedhë të mirëpërcaktuar dhe renditje logjike të çështjeve të
trajtuara hap pas hapi. Si pasojë, do të ketë vijuëshmëri ne mendim dhe lidhje të ngushtë
si midis çështjeve të trajtuara në çdo kré, ashtu edhe për sa i përket kohezionit logjik të
krerëve me njeri-tjetrin. Fillimisht, duke qënë se ky disertacion i përket disiplinës së
gjeopolitikës në korrelacion me sigurinë dhe më tej rajonalizohet duke u përqendruar në
gjeopolitikën dhe mjedisin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor, është parë e udhës që të
trajtojë në një analizë të posaçme disiplinën e Gjeopolitikës duke sjellë diskursin fillestar
në lindjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj disipline. Kështu, fillohet duke bërë një
analizë kritike mbi vetë diskursin gjeopolitik, aktorët dhe ekspertët kryesorë të saj. Kjo
do të jetë edhe baza aksiale rreth së cilës do të sillet më vonë diskursi mbi gjeopolitikën e
BP. Do të vijohet me BP si strehë e shteteve të vogla, duke i testuar përmes dokumenteve
strategjike. Studimi do të vijojë me analizën e aktorëve kushtëzues në gjeopolitikën e BP.
Me tej, në kre të veçantë, do të trajtohen dinamikat gjeopolitike shqiptare dhe përplasja e
dinamikave gjeopolitike në BP.
Pyetjes se cila është perspektiva gjeopolitike e BP do të mundohemi t‘i japim përgjigje në
kreun përmbyllës të këtij disertacioni me anë të analizës në retrospektivë dhe
pritshmërisë së shanseve dhe sfidave kryesore, si dhe në perspektivën e së ardhmes së
integrimit të plotë euroatlantik të rajonit. Analiza e aktorëve dhe faktorëve, e
eksperiencës se si e kanë adresuar vende të ndryshme realitetin ekzistues, mundësuan të
arrihet në konfigurimin e një arkitekture shprehëse për prirjet e mundshme. Në këtë
kontekst, analizohen avantazhet dhe dizavantazhet, duke e lënë kështu hapësira për
diskutim alternativash të tjera në nivel ekspertësh.
Në përfundim, do rrekemi të interpretojmë gjetjet nga krerët paraardhës, me synim
arritjen e disa përfundimeve objektive për t‘i dhënë përgjigje pyetjeve tona hulumtuese,
qëllimit të këtij kërkimi shkencor dhe objektivave të tij. Në analizë të mjedisit strategjik
dhe peshës gjeostrategjike të rajonit, plotësojmë më mirë pikturën e gjeopolitikës e të
sigurisë për BP, i japim përgjigje problemeve që lidhen me dinamikat gjeopolitike në
këtë rajon, si dhe rrjedhës shqiptare.
Këto do të ofrojnë edhe përfundimin e disertacionit dhe vlerat praktike e akademike të
këtij studimi. Siç u shpjegua edhe më lart, synimi i disertacionit është të identifikohen
përfundime që vlejnë për konceptimin e dinamikave gjeopolitike në BP, rritjen e
efiçencës së institucioneve të sigurisë të BE, etj., si dhe politikave të sigurisë kombëtare
të vendeve të BP. BE, nëpërmjet institucioneve të sigurisë, duhet të kthejë në realitet
11
koherent ambiciet e saj për veprime jashtë zonës së BE, duke thelluar dhe zgjeruar
aktivitetin dhe angazhimet e saj.
Sigurisht që vetë tematika, në tërësinë e vet, ka veçori të cilat lidhen me natyrën tepër të
ndjeshme të dinamikave gjeopolitike të BP e rrjedhat shqiptare, si dhe të ame aspektet
komplekse të tyre. Vendet e BP duhet të ndërgjegjësohen për peshën dhe rolin e
pozicionit të rajonit duke marrë më shumë përgjegjësi politike individuale dhe duke
rakorduar në bazë të një filozofie të përbashkët integruese me njëra-tjetrën. Rastet
studimore të marra në shqyrtim për analizën e mjedisit dhe shtrirjen e dokumenteve
strategjike i përkasin një grup shtetesh të BP që kanë veçoritë e tyre përkatëse e nivele të
ndryshme zhvillimi dhe, si rrjedhojë, edhe treguesit e performacës dhe efektivitetit
klasifikohen mbi bazën e objektivave të ndryshëm për t‘u arritur.
Rezultatet e gjetjeve shkencore, vlerat politike dhe kufizimet
Me gjendjen e tanishme të punëve dhe rënien e intensitetit të forcave centripete të
Brukselit, duket se alternativa e zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe
rrjedhimisht integrimi i tyre në hapësirën e tij gjeo-ekonomike mbetet një perspektive e
vakët edhe për dekadën e ardhshme. Realiteti përcjell se BE ka ngecur në sindromën
―lodhje nga zgjerimi‖ ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor duket se kanë ngecur në
sindromën ―lodhje nga pritja e gjatë për anëtarësim‖.
Mbi këto teza themelore, të rejat e kërkimit shkencor do të jenë:
- Të analizohet në gjithanshmëri kompleksiteti i BP, si një rajon klasik
ndërveprimesh shumërrathëshe. Pa këtë analizë nuk mund të kuptohet kalimi nga
nocioni thjeshtë gjeografik apo historik, në nocionin gjeopolitik.
- Të njihet e analizohet diskursi gjeopolitik i pas-Luftës së Ftohtë që motivon
vizion për hartimin e politikave dhe strategjive efikase,
- të vlerësohet pesha dhe rëndësia gjeostrategjike e rajonit të BP,
- të vlerësohen efiçenca dhe evoluimi i strategjive të sigurisë, burimet, mjetet
(kapacitet) dhe objektivat, si dhe prioriteteve e BE e NATO për integrimin e plotë
të BP,
- të vlerësohet roli i aktorëve kushtëzues dhe dinamika e tyre gjeopolitike në BP
dhe rrjedhat shqiptare,
- të identifikohen hapësirat kyçe të përpjekjeve të aktorëve ekstraEvropianë e
ekstraeruatlantikë siç janë Rusia, Kina, apo rreziku terrorist që shfrytëzon baza
fetare si Islamizmi, etj., me kundërobjektivat e tyre për zona influence
gjeopolitike.
- të analizohet kompleksiteti i sigurisë dhe të vlerësohen dokumentet strategjike të
vendeve të BP,
- të analizohen aktorët dhe faktorët kushtëzues gjeopolitikë në hapësirën shqiptare,
12
- të hulumtohet dhe provokohet debat shkencor lidhur me shanset dhe sfidat e
integrimit, raporti i integrimit evropian me atë mbarëkombëtar, rreziqet dhe
kërcënimet e mundshme dhe perspektiva gjeopolitike të BP, strategjitë dhe
praktikat e ndryshme të zhvillimit të rajonit, me qëllim përforcimin e përpjekjeve
të filluara nga institucionet e BE për një zgjidhje afatgjatë dhe pa kthim prapa në
konfliktet ndëretnike mes popujve të Ballkanit, etj.
Sidoqoftë, çdo metodë, pavarësisht rezultateve që ofron, ka edhe mangësitë e kufizimet e
saj. Informacioni i pasqyruar në kapituj të veçantë për dinamikat gjeopolitike në BP si
―strehë‖ e vendeve të vogla dhe rrjedhat shqiptare, nuk është shterues, por reflekton
qasjen e zhvillimeve konkrete sipas interesave të aktorëve kushtëzues, sidomos të BE, të
institucioneve të saj të sigurisë, aspekteve institucionale, organizative të saj dhe, mbi këtë
premisë, si një trend optimist i shërben arsyetimit tonë mbi efektivitetin e kësaj politike
edhe në të ardhmen. Me eksperiencën e krijuar e mësimet e nxjerra përmes sukseseve dhe
dështimeve të aktorëve dhe faktorëve kushtëzues, krijohet një bazë e mirë analitike dhe
premisë për përmirësime e zhvillime të reja në fushën e kësaj politike, veçanërisht për
rritjen e kohezionit vendimmarrës mes shteteve e institucioneve, zhvillimin e
kapaciteteve operacionale, si dhe kapërcimin e vështirësive në marrëdhëniet mes
partnerëve. Ky punim mendoj që krijon një bazë të mirë orientuese për t‘i shërbyer
vendimmarrësve mbi rolin dhe efiçencën e mekanizmave të institucioneve të sigurisë,
dinamikave gjeopolitike dhe rrjedhave shqiptare Periudha kohore që merret në shqyrtim
është ajo e pas-viteve ‘90. Kjo kohë është relativisht e shkurtër, sepse edhe vetë BE-ja,
NATO-ja, por edhe çdo vend i BP kanë përjetuar procese transformimi në dinamikat
gjeopolitike. Situatat kanë qenë të brishta, komplekse e shpesh të tensionuara. Realitetet
që priten natyrisht do të shtojnë të tjera fakte e faktorë e, rrjedhimisht, edhe përfundimet
do të evoluojnë më shumë. Sidoqoftë, çka shtroj në këtë punim, do të përbëjë një bazë të
mjaftueshme për të thelluar më tej në të ardhmen rezultantet e politikave drejt përfshirjes
së rajonit në familjen e madhe evropiane.
Duke qenë se nuk ka punime e kërkime të shumta në ketë fushë, risia vjen nga fokusi i
diskursit gjeopolitik në funksion të fuqisë, dijes dhe ndikimit të konfigurimit gjeopolitik
të një zone të caktuar të Evropës, siç është BP, ku përjetohet përballja e fuqisë së
organizmave evropianë dhe euroatlantikë dhe instrumenteve të tyre, me përpjekjet e
aktorëve dhe faktorëve të tjerë kushtëzues. Punimi pritet të ketë interesim për ekspertët e
marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikës, fushës së sigurisë, botës akademike,
publikut, si dhe institucioneve vendimmarrëse.
13
PARATHËNIE
Këndshikimi gjithëpërfshirës i koncepteve dhe realiteteve gjeopolitike është një përpjekje
që gjithnjë ka nevojë për përmirësime. Vetë realitetet e reja krijojnë dhe shtrojnë rrugën
për rishikimin apo plotësimin e koncepteve të mëparshme. Për shembull, jo shumë larg
në kohë, por as tre dekada më parë nuk mund të parashikohej ndikimi thuajse përcaktues
i globalizmit si në trajtesat gjeopolitike, ashtu edhe në rrjedhat e zhvillimeve.
Në këtë kuadër, dinamikat gjeopolitike të Ballkanit përgjithësisht, e atij Perëndimor
veçanërisht, ku përfshihen edhe ato shqiptare dhe që përbën boshtin e kësaj teme, e kanë
të domosdoshme të shikohen e rishikohen, varësisht nga ndërveprimet e reja të aktorëve e
faktorëve që pleksen për nga gjeografia, thellësia historike dhe interesat. Ka ende një
boshësi në kërkimet shkencore të derisotme lidhur me dinamikat gjeopolitike, sidomos në
funksionet e diskursit dhe të fuqisë e dijes të BP, në analizën e mjedisit të sigurisë e
kapërcimin e paradigmave që e kanë pas cilësuar këtë rajon kryesisht si nocion
gjeografik, për të shkuar drejt qasjes reale së analizës si konfigurim gjeopolitik në
korrelacion dinamik të BE dhe aktorëve të tjerë kombëtarë.
BP është një konfigurim relativisht i ri gjeopolitik, ku pleksen aktorë të shumtë
kushtëzues, kombëtarë e mbikombëtarë, ku sfidat e tij për t‘u integruar në komunitetin
Euro-Atlantik janë ende të mëdha. Çështja është që, duke u shkëputur nga këndshikimet
egocentriste apo të ngushta nacionale, të identifikohen sfidat, shanset dhe perspektivat
gjeopolitike për të adresuar angazhimin e vendeve të rajonit drejt qasjeve bashkëpunuese
për çështje që kushtëzojnë interesat vitale të të gjitha vendeve e kombeve që e përbëjnë
këtë rajon.
Jo shumë larg në kohë, vetë aktorët ballkanikë e sidomos aktorët jashtëballkanikë kanë
vuajtur nga paragjykimet duke i trajtuar konfliktet karakteristike në Ballkan si të dhëna
një herë e mirë dhe gati të çimentuara në ndjenjat e këtyre popujve. Kësisoj janë lënë
mënjanë bazat ku zakonisht kultivohen urrejtjet, paragjykimet dhe perceptimet e
gabuara: prapambetja e zhvillimit ekonomik, lënia mënjanë dhe madje ―ndërsimi‖ i
përplasjeve midis tyre. Si në çdo rajon tjetër të varfër dhe me kryqëzim interesash të
superfuqive botërore, edhe në Ballkan konfliktet e kanë bazën tek kushtet politike,
ekonomike, sociale dhe kulturore të rajonit, si dhe tek përplasja e interesave të Fuqive të
Mëdha, të cilat tradicionalisht kanë parë në këto rajone kufijtë e influencave për
hapësira gjeopolitike.
Dilemat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor e kanë rënduar edhe më shumë këtë peizazh.
Nuk është e rastit që, pas Luftës së Ftohtë, ishte pikërisht BP që vuri në pikëpyetje
ekzistenciale jo vetëm popuj e kombe, por edhe vetë autoritetin dhe efiçiencën e
organizatave mbarëEvropinae e euroatlantike. Prandaj tema synon më tej të analizojë
peshën, vendin dhe rolin e vendeve të BP, si dhe kompleksitetin e sigurisë dhe sfidat e
gjithanshme që e shoqërojnë.
14
Krahas këtyre ―rektifikimeve‖ kombëtare e rajonale, vetë organizatat evropianë e euro-
atlantike kanë se ç‘të ndreqin në vizionet e tyre ndaj rajonit të BP. Frikërat,
paragjykimet, nënvleftësimet e, aq më keq, lënia mënjanë apo pasdore e fateve të rajonit
të BP, janë premisa për pasigurinë e vetë Evropës. Kohët po e sjellin gjithnjë e më shumë
në vëmendje këtë fakt, ku BP po gjendet në vijën e parë për përballimin e fluksit masiv të
emigrantëve, të shtrirjes kërcënuese të ISIS, etj. Në një farë mase, paqartësitë, ngathtësia
dhe mungesa e strategjive efikase të organizatave evropiane dhe euroatlantike për të
riformatuar kodin e integrimit të vendeve të BP i ka lodhur këto vende, me rrezik rritjen e
skeptiçizmit ndaj të ardhmes së tyre në këto organizata.
BP mbetet një fushë e rëndësishme e ndërveprimit të domosdoshëm të aktorëve politikë
ndërkombëtarë. Vetë BP është një ansambël interesant dhe si i tillë kërkon kulturë
menaxhimi strategjik.
Rajoni ka bërë përpara në rritjen e kapaciteteve qoftë ato politike në kuptimin e
demokracisë, qoftë edhe në kapacitetet ekonomike e të bashkëpunimit. Gjithsesi, është
ende në stade relativisht foshnjore sidomos për vetmenaxhimin e krizave sidomos atyre të
brendshme. Kultura demokratike relativisht e cunguar, klasa politike e pashkëputur nga
filozofia autoritare dhe korrupsioniste e ka bërë këtë rajon dhe vendet e tij lehtësisht të
prekshëm nga interesat dhe influencat e faktorëve ekstraEvropianë dhe
ekstraeuroatlantikë.
Natyrisht që një analizë shumëprizmatike e aktorëve kushtëzues si edhe e dinamikave
kombëtare shqiptare na çon në identifikimin ripërcaktimit më të studiuar të krijimit të
raporteve më funksionale brendakombëtarë, si dhe midis shteteve të tjerë, në të mirë të
interesave afatgjata. Në këtë kuadër, perspektiva e integrimit euroatlantik të rajonit, e
parë jo thjeshtë apo vetëm si një aspiratë kombëtare, por sidomos si një masë e tregues
bashkëpunimi rajonal, është qasja që ende ka nevojë të shqyrtohet e rishqyrtohet, sepse
historia, krahas pasurive e vlerave të jashtëzakonshme, i ka lënë edhe shumë cene
sjelljeje vendeve dhe popujve të rajonit.
Analiza e kompleksit ballkanik, prurja ―në tavolinë‖ e aktorëve dhe e faktorëve, historikë
dhe aktualë, gjeografikë dhe ekonomikë, socialë dhe fetarë, rajonalë e ekstrarajonalë,
etj., nxjerrja e rezultantes së përplasjes së mendimeve dhe prirjeve në terren, është një
angazhim interesant sepse normalisht duhet të prodhojë edh strategji të dobishme për të
ardhmen. Pa këtë përplasje idesh, filozofish, konceptesh e praktikash, nuk mund të
ngrihen filozofi të qarta lidershipi sidomos në nivelet e bashkëpunimit e të integrimit për
të cilat vuan aq shumë rajoni.
15
KREU I - VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI GJEOPOLITIKËN, SKENARË
DHE KONFIGURIME
Të jetosh në një botë komplekse dhe dinamike do të thotë të përballesh me shumë
paqartësi. Shpeshherë kjo ndjenjë nuk ndalet së ekzistuari dhe na shtyn në skajet e ankthit
ekstrem në kohërat e trazuara. Madje edhe në kohërat e paqes dhe qetësisë ne nuk e dimë
mirë se çfarë na rezervon e ardhmja dhe të mos flasim pastaj gjatë luftërave, konflikteve
dhe kataklizmave të tjera madhore shoqërore, ekonomike, demografike apo politike dhe
shpeshherë edhe mjedisore. Disa të tjerë preferojnë të përqendrohen në menaxhimin e
emergjencave ditore, disa paralizohen nga mosveprimi apo jetojnë nën frikën e
vazhdueshme të surprizave të paevitueshme strategjike, por disa thjesht zmbrapsen dhe
vështrojnë në perspektivë se çfarë mund të na rezervojë e ardhmja dhe përse. Arti i
strategjisë dhe aftësive politike për ndërtimin e shtetit përqendrohet më shumë në
nxjerrjen e skenarëve alternativë për të ardhmen, për të sfiduar kornizat e veta mendore
dhe për t‘u përgatitur në menaxhimin e rreziqeve të ndryshme apo kapjen e shanseve në
mundësinë e së ardhmes, e cila më në fund do të materializohet. Kryerja e studimeve
metodologjike mbi zhvillimin e skenarëve, parashikimin dhe teknikat e tjera, po bëhet një
industri në rritje në shumë fusha, që nga biznesi e deri tek shkenca dhe që nga teknologjia
tek politika. Në momentin aktual kur bota është e përfshirë në zonën e turbullimeve
ekstreme, nuk është aspak e befasishme që të ketë interes në rritje për sa i përket
vizioneve të ndryshme rreth së ardhmes. Të flasësh për vizion, do të thotë të fjalësh për
parashikim dhe të flasësh për parashikim dhe skenarë të mundshme, kjo do të thotë të
angazhosh në lojë një disiplinë, e cila quhet Gjeopolitikë.
Vetë termi gjeopolitikë erdhi në vëmendje gjatë shekullit të XIX, duke iu referuar
mënyrës në të cilën idetë që lidheshin me politikën dhe hapësirën, mund të përdoreshin
brenda politikës kombëtare. Gjeopolitika lidhet me marrëdhëniet midis shteteve,
strategjitë e jashtme të tyre dhe me ekuilibrin global të fuqisë. Ajo ka të bëjë me të
kuptuarit e bazës së fuqisë shtetërore dhe me natyrën e ndërveprimeve të shteteve me
njëra-tjetrën. Gjeopolitika ka qenë sfera e kristaltë në duart e gjeografëve të mbretit,
madje sipas Friedman, ajo vazhdon të jetë një vizion dhe shprehje kurajoze e
mendjemadhe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një metodë e të menduarit rreth botës
dhe e parashikimit se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Parashikimi, siç e përmendëm,
qëndron në thelb të ekzistencës së disiplinës së Gjeopolitikës. Parashikimi i të ardhmes së
një shteti, zone apo rajoni, bazuar kjo në të kaluarën historike të tyre, në të tashmen,
ndërthurur me orientimin gjeografik në hartë dhe synimet e politikës së jashtme.
Përpjekja për të dhënë një përcaktim përfundimtar, gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë të
vetë termit Gjeopolitikë është një sipërmarrje shumë e vështirë, pretencioze dhe gati-gati
e pamundur. Përgjigjen për këtë janë munduar ta japin personalitete të fuqishme studimit,
të cilët e trajtojnë përkufizimin e gjeopolitikës nëpërmjet analizës nga këndvështrime
komplekse mbi këtë nocion nga studiues të hershëm dhe të mëvonshëm të kësaj disipline
studimi. Emra si: Rudolf Kjellen, Karl Haushofer, Peter Taylor, Aymeric Chauprade,
16
Sauli Bernard Cohen, Yves Lacoste, Kolin Flint, Gerard Toal, David Criekemans, etj,1 do
të përpiqen të japin vizionet e tyre dhe mendimet mbi terminologjinë dhe dhënien e një
përkufizimi mbi këtë disiplinë. Në kapitullin e parë diskursi, pos të tjerash, do të
vazhdojë me atë se çfarë studion kjo disiplinë dhe me të menduarit në mënyrë kritike mbi
gjeopolitikën. Më tej, do të përfshihen në analizë ekspertët dhe aktorët kryesorë të
gjeopolitikës, vizione, skenarë dhe konfigurime gjeopolitike,etj.. Kapitulli i parë i këtij
studimi do të jetë strehë e këtyre diskurseve për të kuptuar më tej thelbin e kësaj
disipline.dhe sidomos ―filozofinë‖ e parashikimeve e konfigurimeve si rasti i Ballkanit
Perëndimor, kompleksiteti , dinamika gjeopolitike dhe kompleksiteti i sigurisë në të cilit
do të jetë objekt i kësaj doktorature.
1.1. Fokusi dhe kuptimi
―Gjeopolitika‖ është një term modern dhe nuk ka më shumë se një shekull jetë. Një jetë,
veç të tjerash, e jetuar me ngashërim mes ekzaltimesh dhe tërheqjesh. Ajo është një
përgjigje e saktë për ndryshimet më të rëndësishme që kanë ndodhur në shekullin e
shkuar dhe që po ndodhin edhe në shekullin aktual. Shpesh herë është konsideruar si të
ishte një pseudo-shkencë, por në realitetin e fakteve, ajo tenton thjesht shpjegimin e
fenomeneve shoqërore të shtrira mbi hapësirën gjeografike.2
Rëndësia e saj për të parë zhvillimet mbi këtë hapësirë është e krahasueshme me
rëndësinë e mikroskopit, i cili qartëson zhvillimet në hapësirën e rrafshit të qelqtë ku
ndodhen agjentët bashkëveprues në një eksperiment. Në vetvete, ajo, ashtu si mikroskopi
nuk mbart faj apo detyrime, por thjesht ofron mënyra e sqarime.
Gjeopolitika (greqisht: Γη - tokë dhe Πολιτική - politikë) në një kuptim të përgjithshëm,
është një disiplinë e cila përshkruan lidhjen ndërmjet politikës dhe territorit, ose më saktë
hapësirës. Kjo lidhje mund të jetë në nivel lokal ose në nivel ndërkombëtar. Rrathët që
ajo përfshin brenda vetes, lëvizin që nga interpretimi i marrëdhënieve madhore,
shtetërore dhe deri tek ato individuale të qytetarëve.
Gjeopolitika është mjeshtëria dhe vënia në jetë e analizës, frenimit, parandalimit,
parashikimit, largpamësisë dhe ushtrimit të fuqisë politike mbi një territor të caktuar. Në
mënyrën më tipike, ajo është metoda e analizimit të politikës së jashtme, e cila përpiqet
që të kuptojë, shpjegojë dhe parashikojë zhvillimet e politikës ndërkombëtare, kryesisht
në ndryshoret e gjeografisë3. Këto ndryshore gjeografike janë në përgjithësi: vendndodhja
gjeografike e një vendi apo të disa vendeve që merren në analizë, madhësia e vendeve të
1 Për më gjerë shih: Ribaj P., ―Perceptime gjeopolitike‖, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë,
2012. 2 Jean C., ―Manuale di geopolitica‖, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f. 11. Shih dhe: Ribaj P. dhe
Hitoaliaj A., ―Vështrim panoramik mbi gjeopolitikën‖, Gazeta Ushtria (Ministria e Mbrojtjes), Tiranë,
janar 2012. 3 Po aty.
17
përfshira, klima e tyre, topografia e rajonit, demografia, burimet natyrore që gjenden në
territor, zhvillimi teknologjik, etj.
Në një përshkrim përmbledhës, gjeopolitika rrëfen tradicionalisht lidhjet dhe
marrëdhëniet shkakësore ndërmjet fuqisë politike dhe hapësirës gjeografike; në terma
konkrete ajo është parë shpesh herë si një masë mendimi që analizon receta strategjike të
bazuara mbi rëndësinë relative të fuqisë tokësore dhe të fuqisë detare në historinë
botërore. Tradita gjeopolitike ka disa çështje të qëndrueshme, si lidhja e gjeopolitikës me
fuqinë në politikat botërore, identifikimi i zonave qendrore ndërkombëtare dhe
marrëdhënia ndërmjet kapaciteteve detare dhe tokësore.
Në aspektin akademik, gjeopolitika përfshin analizimin e gjeografisë, historisë dhe
shkencave sociale duke iu referuar hapësirës politike dhe modeleve të shkallëve të
ndryshme (të cilat renditen që nga niveli shtetëror në atë ndërkombëtar)4. Në qëllimin që
ka, ajo është shumë-disiplinore dhe përfshin gjithë aspektet e shkencave shoqërore me një
theksim të veçantë të gjeografisë politike5, marrëdhënieve ndërkombëtare, aspekteve
territoriale të shkencës politike dhe të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, studimi i
gjeopolitikës përfshin hulumtimin e përbashkët të marrëdhënieve ndërmjet interesave të
aktorëve ndërkombëtarë të politikës, interesa të fokusuar në një rajon, hapësirë, element
gjeografik apo rrugëkalime, marrëdhënie të cilat krijojnë një sistem gjeopolitik.
Gjeografia fizike, si ―parathënia e gjurmimit të ngjarjeve njerëzore‖6 në të gjithë
përbërësit e saj është përcaktuesi i parë gjeopolitik ; është ai që i ka vendosur popujt atje
ku ata janë, që ka bërë të mundur ndërtimin e shteteve sedentare, ose në të kundërt të
lëvizjeve nomade, është ai që ka ruajtur veçoritë fetare dhe etnike. Por, ky përcaktues nuk
vepron i vetëm tek grupet njerëzore dhe as nuk është i pa-rezistueshëm.7
Faktorët e gjeografisë fizike dhe njerëzore veprojnë në kohë, përgjatë historisë së
shoqërive njerëzore. Ato formojnë kuadrin e përhershëm në të cilin nënshkruhet lidhja
mes të shkuarës dhe të tashmes, historisë së marrëdhënieve të njerëzve brenda shteteve
(gjeopolitika e brendshme) dhe asaj të marrëdhënieve midis vetë shteteve (gjeopolitika e
jashtme). Konfliktet që trazojnë botën gjejnë frymëzim thelbësor në qëndrueshmërinë e
4 Jean C., ―Manuale di geopolitica‖, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f. 12. Ribaj P. dhe Hitoaliaj A.,
―Vështrim panoramik mbi gjeopolitikën‖, Gazeta Ushtria, (Ministria e Mbrojtjes), Tiranë, janar 2012. 5 Carlo Jean bën një trajtim të saktë të diferencave midis gjeopolitikës dhe të gjeografisë politike duke u
fokusuar në interesin e hapësirave politike si të tilla. Ndërsa gjeopolitika studion marrëdhënien midis
shteteve, gjeografia politike interesohet në përhapjen hapësinore të fenomeneve politike dhe në
influencën e faktorëve gjeografikë. Gjeopolitika studion një marrëdhënie të kundërt. Për më tepër,
gjeografia politike studion politikën e kaluar, kurse gjeopolitika atë të së ardhmes. Në fund Jean kujton
se gjeopolitika në dallim nga gjeografia politike nuk është një shkencë, por një ―metafizikë‖ që
interpreton historinë e kaluar dhe që i paraprin asaj të së ardhmes. Nga Jean C., vepër e cituar, f. 14-
18). 6 Kaplan, Robert.D, ―The revenge of Geografy:, 2013‖, Random House Trade Paperback p, 30, vlerësuar nga
Kisinger si ―tërheqës, magjepsës dhe mrekullisht shkencor që hedh dritë mbi të vërtetën e lashtë: Gjeografia ka
qenë një faktor mbizotërues në përcaktimin e fatit të kombeve që nga Egjipti i faraonëve e deri tek Pranvera
Arabe.‖ 7 Chauprade A., ―Géopolitique: Constantes et changements dans l‘histoire‖, Elipses, Paris,2007, f. 207.
18
linjave klanike, etnike, kombëtare, fetare, gjuhësore ose të qytetarisë dhe në zhvillimin e
dinamikave demografike.8
Por, sa e përulur është gjeopolitika ndaj historisë? Ajo i rrëmben historisë fakte për të
ushqyer analizat e saj. Mbasi historia është thellësisht njerëzore; ajo është e mbushur me
surpriza të rastësisë, të të paarsyeshmes dhe të kontradiktës. Përpara saj gjeopolitika
mbetet skematike, e pafjalë, gjithashtu, përballë rastësisë. Përpara këtyre mungesave,
sipas Fernand Braudel9, ne i drejtohemi shkencave njerëzore për të shpjeguar botën;
dialogut të nevojshëm midis disiplinave që dinë shumë: historisë, gjeografisë, shkencës
politike, sociologjisë, ekonomisë. Gjeopolitika di akoma pak, shumë pak gjëra në fakt,
por ajo kërkon, para së gjithash dhe mbi gjithçka, të kuptojë; gjithashtu, ajo është
pozicionuar në mënyrë të tillë që të tentojë edhe njëherë përvojën gjithnjë të
papërfunduar të dialogut midis shkencave njerëzore.
Ushtria, marina, hekurudha, ekonomia, ideologjia, historia, etj., të gjitha janë të
rëndësishme. Gjithashtu, janë dhe individët, sepse në fund të fundit, njerëzit i hartojnë
raportet, vendimet dhe i japin urdhër ushtrive të lëvizin10
. Ata paraqesin interesat e tyre
kombëtare, por sjellin gjithashtu pëlqimet apo mospëlqimet e tyre. Në qoftë se
gjeopolitika nuk mund të kuptohej pa gjeografinë apo historinë, kjo e fundit nuk mund të
kuptohej pa individët apo figura të shquara që kanë lënë gjurmë në të.
Termi gjeopolitikë reflekton lidhjen ndërmjet fuqisë dhe interesave, vendimmarrjes
politike strategjike dhe hapësirës gjeografike. Përdorimi bashkëkohor i kësaj fjale
ndryshon kryekëput nga origjina e saj në shekullin e XIX. Fillimisht termi ―gjeopolitikë‖
reflektonte një kuptim të marrëdhënieve ndërkombëtare që ishte fuqimisht e influencuar
nga Darvinizmi Social.11
Ai gjithashtu jep dhe një pikëpamje realiste të marrëdhënieve
ndërkombëtare, me besim të kufizuar në domethënien e multilateralizmit, normave
globale apo ligjit ndërkombëtar.
Gjeopolitika post-moderne, apo më saktë, ajo çka qendra Stratfor ka ndryshuar në termin
e saj ―gjeopolitikë‖, tregon bashkëveprimin e burimeve natyrore, dominimit strategjik
dhe dominimit të hapësirës gjeografike në njërën anë dhe aktorët e ndryshëm shtetërore
ose jo shtetërorë që kërkojnë individë sikurse dhe interesa kolektive nga ana tjetër.
Me gjithë lidhjen e përdorimit të kësaj fjale me historikun e saj të ndryshuar, ky
botëkuptim nuk ka ndryshuar rrënjësisht dhe ende përdoret i tillë. Përdorimi në rritje i
kësaj fjale në sferën publike tregon për nevojën e një termi të mirëpërcaktuar që të
8 Po aty, f. 927.
9 Po aty, f. 933.
10 MacMillan M., ―Paris 1919, Gjashtë muaj që ndryshuan botën‖, Plejadë, Tiranë, 2006, f. 27.
11 Darvinizmi Social është një term i përdorur për teoritë shoqërore që patën fillesën e tyre në Angli dhe
në Shtetet e Bashkuara në vitin 1870, që kërkonin të aplikonin parimet e evolucionit darvinian në lidhje
me sociologjinë dhe politikën. Veçanërisht nënkupton nocionin e luftës për ekzistencë, e kryer kjo për
të justifikuar politikat sociale, të cilat nuk përbëjnë dallim ndërmjet atyre që janë të aftë për të
mbështetur vetveten dhe atyre që nuk janë të aftë për të bërë të njëjtën gjë. Marrë nga Enciklopedia e
Përgjithshme, f. 440.
19
reflektojë ―rilindjen‖ e rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe rritjen e shumë-polaritetit në
fillimin e shekullit të XXI.
1.2. Të mendosh në mënyrë kritike për gjeopolitikën
Të gjitha konceptet kanë si historinë ashtu edhe gjeografinë e tyre dhe patjetër që edhe
termi ―gjeopolitikë‖ nuk përbën përjashtim. I termëzuar fillimisht në vitin 1899 nga
shkencëtari politik Suedez Rudolf Kjellen, siç e sollëm në vëmendje edhe më lart, vetë
fjala ―gjeopolitikë‖ ka pasur një histori të gjatë dhe të ndryshme në shekullin e XX. Por
ndërsa ky term daton që prej fillimit të shek. XX-të, ideja e tij është shumë më e lashtë
ashtu sikurse janë dhe ndryshimet e pikëpamjeve për vlerën dhe domethënien e
përdorimit të tij. Gjeografi dhe filozofi i lashtë grek Strabon (viti 64 para Krishtit – 23
pas Krishtit)12
besonte se gjeografia ishte përcaktuesja e ―fatit‖. Madje që shumë rrethana
të veçanta gjeografike drejtoheshin më pas në rregulla dhe përcaktime politike të
caktuara. Aristoteli, në mënyrë shumë domethënëse ka komentuar në librin ―Politika‖ (i
shkruar në vitin 350 para Krishtit) mbi ndikimin e klimës në karakterin e njeriut dhe në
përfundim të përcaktimit kalon deri tek ndikimi i klimës në politikë dhe kjo gjë nuk
kërkon ndonjë ―shtrydhje‖ të logjikës për të kuptuar se gjeografia dhe topografia si
numërues të përbashkët janë dhe rezultante të klimës.
Antikët ishin ekologë të vërtetë sepse ata e pranuan si të vërtetë lidhjen e fuqishme
organike ndërmjet mjedisit dhe shoqërisë. Jean Bodin13
shkruante në vitin 1566 që
arsyeja siç ushtrohej dhe përdorej nga shtet-bërësit mund të kapërcente tiraninë e
gjeografisë. Rreth një shekull më vonë Montesquieue zgjeroi këtë observacion të Bodin-it
dhe e përdori për periudhën kur ai vetë jetoi. Jo shumë më vonë se kaq, Napoleon
Bonaparte iu kthye pikëpamjes parësore duke pohuar se ―politika e një shteti është
gjeografia e tij‖14
dhe jo shumë më vonë se kaq përsëri Waterloo-ja dha idenë se
gjeografia është përcaktuese e fatit dhe e mori këtë emër nga Rudolph Kjellen. Nën
influencën e përgjithshme të ―Epokës së Arsyes‖15
dhe shërbimet e veçanta nga Vico16
12
Për një trajtesë më të zhvilluar e të ndihmesës të autorëve antikë etj, të idesë së gjeopolitikës shih dhe
Ribaj.P, Hitoaliaj.A.: Vështim panoramik mbi gjeopolitikën, Gazeta Ushtria, Janar 2012. 13
Jean Bodin (1530-1596) ishte jurist francez dhe filozof i politikës, anëtar i Parlamentit të Parisit dhe
profesor i ligjit në Toulouse. Ai njihet më së tepërmi për teorinë e tij mbi sovranitetin. Shprehja e
përmendur është marrë nga libri i parë i ―Six Books of the Commowealth‖, fq. 46. 14
La politique de toutes les puissances dans leur geographie ( Politika e jashtme) e të gjitha fuqive është në
gjeografinë e ntyre, Corespodence de Napoleone I, Paris 1862,X,60,N= 8170, shih dhe Myftari, Kastriot:
Ballkanadolli strategjik, Buzuku, Kosovë 2011,f.12. 15
Epoka e Arsyes – kërkimi mbi një teologji të vërtetë investigative, është një broshurë e shkruar nga
radikali britanik në shekullin e 18-të dhe revolucionari amerikan Thomas Paine që kritikonte fenë e
institucionalizuar dhe sfidon legjitimitetin e Biblës, tekstin e shenjtë të Krishtërimit. Marrë nga Artikulli
22- faqësh i këtij autori me titull ―The case of the officers of excise‖. 16
Giovanni Battista Vico (1668-1744) pjesën me të madhe të jetës e kaloi si profesor i retorikës në
Universitetin e Napolit. Ai ishte i diplomuar në Juridik por ishte një njohës shumë i mirë i Klasikëve të
letërsisë, filiologjisë, filozofisë dhe të gjitha këto së bashku i formuan themelin e fuqishëm dhe bazat për
20
tek Bacon17
dhe tek Comte18
të cilët besonin se shkenca mund të drejtohej dhe përdorej
në të mirë dhe përfitim të shoqërisë njerëzore, Kjellen kërkoi një shkencë të politikës
ndërkombëtare të nxjerrë nga themeli empirik dhe cili themel do t`i qëndronte më mirë
këtij qëllimi sesa gjeografia?. Kjo bindje, e parë si e balancuar ka qenë diçka jo e mirë,
por më pas ndodhi diçka akoma më pak e mirë.
Duke kaluar përtej kuptimit fillestar në punën e Kjellen për të treguar një interesim të
përgjithshëm me gjeografinë dhe politikën (gjeo-politikë), do të përpiqemi të japim një
përkufizim të veçantë për gjeopolitikën, edhe pse është e vështirë të përcaktohen
kuptimet e koncepteve të tilla, të cilat kanë tendencën për të ndryshuar njësoj siç
ndryshojnë periudhat historike dhe strukturat e rendit botëror.
Gjeopolitika kuptohet më së miri në kontekstin diskursiv dhe historik të përdorimit të vet.
Në vitet e hershme të shekullit XX, Kjellen dhe mendimtarë të tjerë imperialistë e
kuptuan gjeopolitikën si një pjesë e dijes perëndimore imperiale, e cila merrej me
marrëdhënien midis tokës fizike dhe politikës19
. Më vonë, e lidhur kjo me qëllimin e
famshëm të politikës së jashtme naziste të Lebensraum (qëllimi i më shumë ―hapësire
jetike për kombin gjerman‖), termi nuk u preferua më nga shumë shkrimtarë dhe
komentues pas Luftës së Dytë Botërore20
. Gjatë viteve të mëvonshme të Luftës së Ftohtë,
gjeopolitika u përdor për të përshkruar kontekstin global midis Bashkimit Sovjetik (BS)
dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ndikim dhe kontroll mbi shtetet dhe
burimet strategjike të botës. Ish Sekretari i Shtetit të SHBA Henry Kissinger, ndihmoi që
të rigjallëronte termin në vitet 1970 duke e përdorur atë si një sinonim për lojën e
superfuqisë të një politike me balancë fuqie, e cila luhej rreth e përqark hartës globale
politike21
.
Që atëherë, gjeopolitika ka gëzuar një rigjallërim interesi përqark botës duke qenë se
bërësit e politikës së jashtme, analistët strategjikë, menaxherët ndërkombëtar dhe
studime të mirfillta në fushën e historisë, historiografisë dhe kulturës. Mendimet e tij shprehen më së miri
në veprën e tij më të suksesshme ―Shkenca e re‖(‗La nuova Scienca‖). 17
Roger Bacon (1214-1294) i njohur gjithashtu si Doktor Mirabellis që do të thotë ― Mësuesi i
Mrekullueshëm‖ ishte një filozof anglez dhe prif franceskan i cili i kushtoi rëndësi të vecantë studimit të
natyrës nëpërmjet metodave empirike. 18
Isodore Auguste Marie François Xavier Comte (19 Janar 1789 – 5 Shtator 1857) i njohur si Auguste
Comte, ishte filozof francez, themelues i disiplinës së sociologjisë dhe doktrinës së pozitivizmit. Ai mund
të konsiderohet si filozofi i parë i shkëncës në kuptimin modern të kësaj fjale. Të gjithë emrat e këtyre 3 të
mëdhenjve së bashku janë përmendur në Enciklopedinë e Filozofisë së Stanford në faqen 24-28 të saj,
shkëputur kjo pjesë prej këtyre faqeve. 19
Projekti i aplikimit të shkencës për çështjet njerëzore kishte anën e tij të mirë por dhe anën e tij të errët në
shekullin e 19-të dhe 20-të. Ana e errët ishte më e fortë se ajo e mirë e cila prodhoi dhe 2 lëvizjet më të
tmerrshme politike, vrasëse dhe genocidi të kohës moderne. Fashizmi - ishte një prej tyre dhe më pas
varianti i tij i Nazizmit, i cili ishte aplikimi i shtrembëruar i shkencës në fushat më të reja të atëhershme siç
ishte antropologjia dhe shkencat e tjera të njohura tashmë. Kjo gjë kurorëzoi Darvinizmin e përgjithshëm
Social dhe prej kësaj rrodhi dhe teoria specifike e superioritetit të racës Ariane. I dyti ishte Marksizëm-
Leninizmi i cili doli si aplikimi i shtrembëruar i shkencës në sociologji dhe ekonomi. 20
O‘Loughlin, J. (ed.), ―Dictionary of Geopolitics‖, Greenwood Press, Westport, Conn., 1994. 21
Hepple L., ―The Revival of Geopolitics‖, Political Geography Quarterly, n. 5 (supplement): S21–S36,
1986.
21
akademikët, kanë luftuar për t‘i dhënë një kuptim dinamikave të hartës politike botërore.
Një nga arsyet se përse gjeopolitika u bë popullore, ka qenë fakti se ajo merret me
vizione gjithëpërfshirëse të hartës politike botërore. Gjeopolitika adreson ―tablonë e
madhe‖ dhe ofron një mënyrë për të lidhur dinamikat lokale dhe ato rajonale në sistemin
global si një i tërë. Ajo vendos kornizat për një llojshmëri të madhe dramash, konfliktesh
dhe dinamikash brenda një perspektive strategjike të madhe, duke ofruar kështu një
këndvështrim Olimpian, të cilin shumica e konsiderojnë si tërheqëse dhe të
dëshirueshme. Për më tepër, ndërkohë që është pashmangshmërisht tekstuale, ajo
prapëseprapë promovon një mënyrë të menduari hapësinore e cila përfshin aktorë të
ndryshëm, elementë dhe, në të njëjtën kohë, vendndodhje në një fushë shahu globale. Ajo
ka një vulë globale shumë-dimensionale – globale si në kuptimin gjeografik (në mbarë
botën), ashtu edhe në kuptimin konceptual (gjithëpërfshirëse dhe totale) – dhe është
dukshmërish më shumë vizuale sesa verbale, më tepër objektive dhe e pavarur sesa
subjektive dhe ideologjike. Më tej, gjeopolitika shfaq interes për njerëz të veçantë sepse
duket se premton depërtim të thellë dhe të pazakontë në drejtimin e ardhshëm të
marrëdhënieve ndërkombëtare, si edhe të formësimit të ardhshëm të hartës politike
botërore. Shumë vendimmarrës dhe analistë i afrohen gjeopolitikës në kërkim të
vizioneve të sferës së kristaltë të së ardhmes, vizione të cilat mund të shkojnë përtej
ngatërresës së hijezuar së saj për të ofruar vështrime të shpejta të së ardhmes atje ku të
metat e konfliktit dhe bashkëpunimit janë të qarta. Në një botë të tkurrur dhe me
ndryshime të shpejta, në një botë ku ngjeshja e sjellë nga revolucionet teknologjike dhe
rrjetet ekonomike globale, dëshira për perspektiva të cilat ofrojnë ―depërtim të pacaktuar
kohor‖ është më e fuqishme se kurrë. Në kohërat e ndërlikuara post-moderne, në
përgjithësi, vizionet dhe largpamësit gjeopolitikë duket se kanë lulëzuar më shumë se
kurrë.
Në rendin e ri botëror, veçantitë e marrëdhënies së pas Luftës së Ftohtë midis gjeografisë,
fuqisë dhe rendit botëror ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që
largpamësit e gjeopolitikës konkurrojnë me njëri-tjetrin për të caktuar kufijtë e
―gjeopolitikës së re‖. Për disa, fundi i Luftës së Ftohtë ka bërë të mundur daljen e një
rendi gjeopolitik të mbizotëruar nga pyetjet dhe çështjet gjeo-ekonomike, një botë ku
globalizimi i aktivitetit ekonomik dhe flukset globale të tregtisë, investimet, artikuj të
përdorimit të gjerë dhe imazhet janë duke rindërtuar shtetet, sovranitetin si edhe
strukturën gjeografike të planetit. Për të tjerët, ―gjeopolitika e re‖ përshkruan një botë e
cila nuk mbizotërohet tanimë nga luftërat territoriale midis blloqeve konkurruese, por me
anë të shfaqjes së problemeve të tjera transnacionale si terrorizmi, përhapja e shpejtë e
armëve nukleare dhe përplasja e qytetërimeve. Për të tjerë, marrëdhënia e politikës me
tokën është më shumë e rëndësishme sesa shtetet dhe popujt që luftojnë për t‘u marrë me
degradimet mjedisore, shterimin e burimeve, ndotjen transnacionale dhe ngrohjen
globale. Për intelektualin dhe politikë-bërësin të orientuar nga ana mjedisore,
―gjeopolitika e re‖ nuk është gjeo-ekonomia, por politika ekologjike apo ekopolitika.
22
Qartësisht që ekzistojnë shumë vizione konkurruese të termit ―gjeopolitikë e re‖. Do
përpiqemi të japim një sërë shembujsh të gjeopolitikës së vjetër dhe asaj të re,
gjeopolitikën historike herët në shekullin e XX si edhe gjeopolitikën e re shumë-
dimensionale të fund-shekullit që shkoi. Një kontrast i thjeshtë midis një gjeopolitike të
vjetër dhe të re, apo klasike dhe bashkëkohore, është e papërshtatshme mendoj, si një
mjet për kuptimin e heterogjenitetit të diskurseve gjeopolitike si në të kaluarën, ashtu
edhe në të tashmen. Duke respektuar domethënien dhe rëndësinë e dimensioneve
historike të gjeopolitikës, duhet të marrim në konsideratë që pjesa më e madhe e
gjeopolitikës në të kaluarën kishte të bënte me zgjerimin imperialist dhe luftërat
ideologjike midis shteteve që konkurronin për territore. Ndihet që është me rëndësi të
vërtetohet dhe dokumentohet përpjekja nga shumë intelektualë kritikë dhe lëvizje
shoqërore përgjatë historisë për t‘i rezistuar ―gjeopolitikave ndërkombëtare nga lart‖ të
shteteve hegjemonike dhe për tu mbrojtur, në të kundërt, ―gjeopolitikat e tyre vendore
nga poshtë.‖ Duke qenë se gjeopolitika ka qenë për një kohë shumë të gjatë një praktikë
militariste e monopolizuar nga elitat shtetërore, politikanët konservatorë dhe ―ekspertët‖
e gjeopolitikës, është e rëndësishme që ne të zgjerojmë debatin dhe në të njëjtën kohë të
marrim në konsideratë zëra të ndryshëm – të drejtat civile të minoriteteve, të drejtat post-
koloniale, indigjenët, feministët, sindikalistët, etj., – duke kundërshtuar të kuptuarit
dominues dhe praktikën e gjeopolitikës nga ―burrat e shtetit‖ të politikës së jashtme dhe
të ashtuquajturit ―burra të mençur‖22
. Sepse argumenti qendror është se prodhimi i dijes
gjeopolitike është një aktivitet politik i diskutuar në thelbin e vet. Gjeopolitika, me pak
fjalë, ka të bëjë me politikën!
1.3. Zgjedhja e shtetit si sistem referues studimi
Për të mundësuar fillimin e punës nuk mjafton te thuhet qe gjeopolitika ka për objekt
studimin e raportit te njeriut me gjeografinë -fizike apo humane- ne pasojat e tij mbi
marrëdhëniet politike midis shoqërive njerëzore. Cdo studim kërkon nje sistem referues
vëzhgimi, mase, krahasimi ; një kuadër te cilit i referohemi ne vazhdimësi. Çfarë kuadër
referues duhet vendosur a priori për studimin gjeopolitik ?
Cili kuadër tjetër politik, i organizuar, i fuqishëm, lidh njeriun me territorin me shume se
Shteti ? Shteti23
, a nuk është ndërtimi politik i pajisur legjitimisht më shumë me
ushtrimin e fuqisë dhe monopolin e dhunës ne shërbim te zotërimit te një hapësire ? Nuk
22
Enloe C., (1990) Bananas, Beaches, and Bases: Making feminist Sense of International Politics,
Berkeley, Calif.: University of California, 1990; Isaacson W. dhe Thomas E. (1986) The Wise Men: Six
Friends and the World They Made: Acheson, Bohlen, Harriman, Kennan, Lovett, McCloy, New York:
Simon and Schuster. 23
Kur flasim per shtetin, flasim per te gjitha format e tij qofte ky Shtet-komb modern, shtet perandorak i
Mesjetes apo i periudhes se arte myslymane. Sistemi yne i referimit perdoret pavaresisht periudhes ku ne
jetojme apo popullsise se perfshire: ai integron shumellojshmerine e modeleve shteterore me qellim qe te
pozicionohet vetem ne nivel Shteti, si ndertimi politik me i larte i shoqerive njerezore i afte te prodhoje
politike dhe fuqi.
23
është burimi kryesor i fuqisë ne bote, krijuesi kryesor i marrëdhënieve politike midis
shoqërive njerëzore ? Nuk është atëherë, ne mënyrë ontologjike, vete zemra e reflektimit
gjeopolitik, ai qe i jep jete këtij te fundit ?
Te thuash këtë nuk do te thotë se pranon qe gjeopolitika kufizohet me Shtetin; aktore te
tjerë joshtetërorë, duhet te integrohen ne reflektimin gjeopolitik. Por ne një mënyrë apo
ne një tjetër, nga ai, me te apo pa te, gjithçka rrotullohet rreth Shtetit, gjithshka rikthehet
aty. Shteti eshte forma shekullore dhe moderne njëkohësisht qe shoqëritë njerëzore kane
shpikur për te prodhuar politike ashtu si brenda edhe midis tyre. Fakti qe, disa grupe
individësh kundërshtojnë Shtetin e tyre dhe kërkojnë te shkëputen, emancipohen nuk
duhet ngatërruar me shkëputjen nga kuadri shtetëror. Duket se prej vitesh ka nje
konfuzion ne zhvillimin e tezave globalizuese qe afirmojne kapërcimin e Shtetit.
Konfuzioni qëndron midis kundërshtimit te Shtetit ku ndodhemi dhe kundërshtimit të
vetë Shtetit si ndërtim politik i përshtatur shoqërisë njerëzore. Grupet e individeve qe
kundërshtojnë Shtetin-jashtë grupeve te interesave ekonomike transnacionale- a nuk
ëndërrojnë të ndërtojnë Shtetin e tyre ?
Thënë ndryshe, tërësia e faktorëve te studiuar si: te etnisë, kombit, fisit, fesë, gjuhës,
burimeve, teknikes dhe trans-shtetërores është trajtuar ne sistemin e referencës
hapësinore dhe kohore te hartës botërore te Shteteve. Shteti nuk është pare si një faktor
ne vetvete, sepse ai është referenti ; harta e Shteteve është ndërtuar dhe ne kërkojmë ta
kuptojmë atë ne kohë të ndryshme, te kuptojmë transformimet e saj me ane te mobilizimit
te tërësisë se faktorëve shpjegues dhe sigurisht duke ditur qe këta faktorë do te japin
vetëm një element te pjesshëm te shpjegimit, pasi gjeopolitika jone nuk pretendon aspak
te shpjegoje gjithë historinë botërore.
Origjina e kufijve te një Shteti nuk mund te shpjegohet pa studimin ne kohëzgjatje të
forcave të qenit dhe të pasurit, si dhe ndërveprimit te tyre me relievin: etni, fe, gjuhe,
reliev, kërkim burimesh. Historia e Shteteve të bën atëherë te mendosh për një lëkundje
te vazhdueshme midis pakësimit te sulmeve kundërshtare përgjatë linjave te vazhduara
dhe zgjimit te sulmeve te reja, te cilat rrezikojnë kufijtë nëpërmjet luftës.
1.4. Diskursi dhe “ekspertët”
Filozofi francez Michel Foucault pohoi dikur se ―ushtrimi i fuqisë përherë krijon dije
dhe, anasjelltas, dija në mënyrë të vazhdueshme nxit efektet e fuqisë.‖24
Përmes punëve
të tij të shumta sfiduese historike dhe filozofike Foucault kërkoi të dokumentojë sesi
strukturat e fuqisë në shoqëri (për shembull: ushtria, policia, sistemi shëndetësor dhe
juridik) krijojnë struktura njohje, të cilat justifikojnë fuqinë dhe autoritetin e tyre mbi
popullsitë e varura. Ushtria, shpjegon dhe justifikon fuqinë e vet në shoqëri duke
promovuar një diskurs i cili lidhet me ―sigurinë kombëtare‖, në të cilin ai pohon të jetë
autoritar dhe ekspert. Ky diskurs i rëndësishëm dhe në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si
24
Foucault M., ―Power/Knowledge‖, Pantheon, New York, 1980, f. 52.
24
edhe Foucault sugjeron, nxit efektet e veta të fuqisë. Nëse shumica e ―ekspertëve
ushtarakë‖ deklarojnë se ―ata‖ kanë nevojën për të kontrolluar këtë rajon apo për të blerë
atë sistem armësh për të ―ruajtur sigurinë tonë kombëtare‖, atëherë ekziston një shans i
mirë që institucionet ushtarake të shtetit do të marrin burime të rritura nga liderët politikë
për misione të reja dhe për sisteme të reja armësh. Kjo gjë nuk ndodh shpeshherë, sepse
―ekspertë‖ të tjerë mund të mos bien dakord me institucionet ushtarake, apo institucionet
dhe interesat e tjera mund të kundërshtojnë shumat e parave të shpenzuara për ushtrinë
me shpenzimet e nevojave urgjente të shoqërisë.
Diskursi ushtarak i ―sigurisë kombëtare‖ shpeshherë përplaset me diskursin e ―sigurisë
shoqërore‖ të intelektualëve dhe grupeve të tjera të interesit. Kontrolli i kuptimit të vetë
konceptit ―siguri‖ – dhe përcaktimi i tij i herëpashershëm në ushtri dhe jo në terma
shoqërore – duke kontrolluar diskursin mbizotërues rreth tij, bëhet një mjet tejet i
rëndësishëm i ushtrimit të fuqisë brenda një shteti. Monopolizimi i të drejtës për të folur
në mënyrë autoritare rreth ―sigurisë‖ në emër të gjithsekujt – aftësia për të evokuar
―interesin kombëtar‖ apo një ―ne‖ universale – qëndron në thelb të praktikës së fuqisë.
Ushtrimi i fuqisë, siç edhe Foucault vëzhgoi mprehtësish, gjithmonë ndërthuret me
gjenerimin e dijes dhe diskursit.
Ideja e gjeopolitikës është nënkuptuar në shumë struktura të ndryshme të fuqisë/dijes
përgjatë gjithë shekullit të XX. Edhe para se termi gjeopolitikë të termëzohej, kishte një
numër intelektualësh të rëndësishëm, të cilët shkruan rreth ndikimit të gjeografisë mbi
udhëheqjen e strategjisë globale në fund të shekullit të XIX. Historiani amerikan i
marinës, Alfred Mahan (1840-1914), shkroi rreth rëndësisë së gjeografisë fizike-masës
territoriale dhe elementëve fizikë në lidhje me detin – në zhvillimin e fuqisë detare duke
zgjeruar shtetet në studimin e tij klasik Ndikimi i Fuqisë Detare në Histori, i cili u
publikua fillimisht në vitin 189025
. Udha drejt madhështisë kombëtare, jo çuditërisht për
oficerin e marinës Mahan, ishte nëpërmjet ekspansionizmit detar. Gjeografi gjerman
Friedrich Ratzel (1844-1904)26
, gjithashtu, shkroi rreth rëndësisë së marrëdhënies midis
territorit ose tokës dhe kombit në zhvillimin e fuqisë imperiale dhe fuqisë kombëtare. Në
librin e tij Gjeografia Politike (1897), Ratzel i cili u ndikua thellësisht nga darvinizmi
shoqëror, e konsideroi shtetin të ishte një organizëm jetësor i angazhuar në luftën për
mbijetesë në krahasim me shtete të tjera. Ashtu si një organizëm jetësor, shteti ka nevojën
për t‘u zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme apo për t‘u përballur me shkatërrimin dhe
vdekjen. Darvinizmi shoqëror i Ratzel, lartësoi kombin gjerman dhe tokën gjermane si
superiore mbi të gjithë të tjerët. Ai pohonte se Gjermania duhej të zgjerohej në kurriz të
25
Mahan A., ―The Influence of Seapower Upon History‖, Hill and Wang, New York, 1957. Shih dhe:
Jean C., ―Manuale di geopolitica‖, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006 f. 38-40. Shih dhe Ribaj P. dhe
Hitoaliaj A., ―Mahan, strategu dhe gjeopolitikani kryesor i fuqisë detare‖, Gazeta Ushtria (Ministria e
Mbrojtjes), dt. 22.6.2012. 26
Shih dhe: Ribaj.P,Ratzel dhe hapësira jetësore e shteteve, Standart, Tiranë,2014
25
shteteve (organizmave) ―inferiore‖ për të siguruar më shumë Lebensraum apo hapësirë
jetësore për atë vetë.
Shkrimet e Mahan dhe Ratzel nuk ishin të pazakonta. Tema e ekspansionizmit imperial
ishte qendrore edhe tek shkrimet e Halford Mackinder, Karl Haushofer, Adolf Hitler dhe
të tjerë. Shfaqja e gjeopolitikës si një koncept dhe më pas si një praktikë ishte fillimisht
brenda diskursit imperialist. Në pjesën e hershme të shekullit të XX, gjeopolitika është
një formë fuqie e diturie që ka të bëjë me promovimin e ekspansionizmit shtetëror dhe
sigurimin e perandorive. Të gjithë gjeopolitikanët udhëheqës ishin burra me ngjyrë të
bardhë e konservativë të cilët kërkonin, në mënyrën e tyre, të shpjegonin dhe justifikonin
ekspansionizmin imperial nëpërmjet kombit, shtetit të tyre të veçantë ose, ashtu si ata
edhe të tjerë shpeshherë e termëzonin, ―racën‖ e tyre. Siç mund të imagjinohet, shkrimet
e kësaj elite ishin përplot me arrogancë e kryelartësi perandorake dhe veçantie
kombëtare: vendi i tyre përfaqësonte kulmin e civilizimit, mënyra e tyre e jetesës ishte
superiore nga të tjerët; idealet e tyre ishin idealet e të gjithë ―njerëzimit‖ apo racës
njerëzore. Gjeopolitikanët e konsideronin veten të ishin mjeshtërit e globit. Ata mendonin
në terma kontinentesh dhe bënë strategji në terma mbarë-botërore, duke i emërtuar brezat
e globit me emra të tillë si: ―heartland‖27
dhe ―rimland‖28
. Gjithashtu, në rend të ditës
ishin edhe argumentet supremaciste dhe shpeshherë haptas të shprehura, por më shpesh të
nënkuptuara si: epërsia e supozuar ―natyrale‖ e meshkujve kundrejt grave; racës së
bardhë kundrejt racave të tjera, civilizimit evropian mbi civilizimet e tjera.
Një formë veçanërisht e fortë e këtij seksizmi të mbuluar, racizmi dhe shovinizmi
kombëtar ishte ideologjia e Partisë Naziste në Gjermani, e cila lartësoi vizione të
idealizuara të ―Njerëzimit Arian‖ ndërsa persekutonte dhe shpifte mbi atë çka ajo vetë
ndërtoi si ―Bolshevizmi Çifut‖. Në këtë rast, fuqia e diskursit ishte që të bëhej vrasëse për
ata që u përfshinë në kategorinë e ―Bolshevizmit Çifut‖, të cilët në fillim u persekutuan
dhe më pas u dërguan drejt vdekjes së tyre nëpër kampet e përqendrimit dhe fabrikat e
vdekjes si Auschëitzit29
.
Shpërthimi i Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe BS siguroi një kontekst të ri për
gjenerimin e fuqisë e dijes gjeopolitike në periudhën e pas luftës. Pikërisht, brenda
periudhës së Luftës së Ftohtë diskursi gjeopolitik u zhvillua si në teori edhe në praktikë.
Ndërsa gjeopolitika imperialiste e pjesës së hershme të shekullit të XX kishte tendencën
të theksonte ndikimin kushtëzues dhe përcaktues të gjeografisë fizike mbi politikën e
jashtme dhe strategjinë globale, gjeopolitika e Luftës së Ftohtë që u prodhua rreth
27
Heartland –Termëzim i Halford Mackinder: Zemra e masës së madhe tokësore, i përket pak a shumë
asaj që ishte deri pak kohë më parë Bashkimi Sovjetik – rëndësia strategjike e së cilës gjykohet nga
autori parësore dhe ai afirmon se: ―Kush zotëron Evropën Lindore komandon heartland-in, kush
zotëron heartland-in zotëron ishullin e botës, kush zotëron ishullin e botës komandon botën‖. 28
Rimland - Spykman niset nga elementi bazë i një zone gjeopolitike me interes dominues, por ndryshe
nga Mackinder, ai nuk njeh si zonë të tillë rajonin euroaziatik (heartland-in), por fashën marzhinale të
cilën e quan rimland, do me thënë zonën midis heartland-it dhe zonës marine të jashtme. Spykman N.,
―America‘s Strategy in World Politics‖, Harcourt Brace, New York, 1942. 29
Mayer A., ―Why Did the Heavens Not Darken?‖, Pantheon, New York, 1988.
26
antagonizmit SHBA – BS e ndërthuri gjeografinë aq afër me ideologjinë saqë ishte e
vështirë t‘i ndaje nga njëra-tjetra. Halford Mackinder e përshkroi pjesën e masës
territoriale të Rusisë si ―heartland‖, një rajon gjeografik dhe territorial, por për George
Kennan, arkitektin e politikës së ―frenimit‖ post-lufte të SHBA përkundrejt BS, Rusia
nuk ishte thjesht një territor, por një rrezik i vazhdueshëm në rritje. Terminologjia
gjeografike ishte gjithashtu një përshkrim i identitetit dhe ndryshimit ideologjik.
Perëndimi ishte më shumë sesa një rajon gjeopolitik; ai ishte një komunitet imagjinar i
shteteve demokratike që në mënyrë të supozuar përfaqësuan standardet më të larta të
civilizimit dhe zhvillimit. Edhe fuqitë historikisht ―lindore‖ si Japonia dhe Korea e Jugut
ishin pjesë e këtij ―Perëndimi‖ imagjinar dhe simbolik. Bashkimi Sovjetik u përfaqësua si
―Fuqi Lindore‖, imazhi pasqyrë i Perëndimit. Ishte vizioni i ashpër kinematikë i
influencuar nga Presidenti Ronald Regan, ―perandoria e keqe‖. Rajonet dhe popujt e
Evropës Lindore njiheshin si ―Blloku Lindor‖. Të gjitha shtetet brenda qeverive
Komuniste i përkisnin ―Botës së Dytë‖, e cila ishte në kontrast me ―Botën e Parë‖, që pa
dyshim, ishte Perëndimi.
Në dallim nga Bota e Parë dhe e Dytë, ekspertët shkencorë të gjeopolitikës dhe ata
shoqërorë nga vendet kapitaliste dhe komuniste, përcaktuan të ashtuquajturën Botë e
Tretë të shteteve në zhvillim nga pjesa e mbetur heterogjene e cila nuk përshtatej në
asnjërin nga kampet. Të dalluara jo vetëm nga tradicionalizmi dhe të qenit të pazhvilluar,
Bota e Tretë u perceptua si një zonë konkurrence midis Perëndimit e Lindjes dhe një
objekt studimi i dallueshëm brenda shkencës shoqërore pas-lufte30
. Përgjatë shteteve të
ndryshme të Botës së Tretë, një sërë rajonesh gjeografike u shndërruan në zona
konkurrence të ashpra dhe strategjike nga ana gjeopolitike. ―Ekspertët‖ e gjeopolitikës
nga të dyja anët në mënyrë të vazhdueshme vlerësuan dhe shqyrtuan vlerën strategjike të
këtyre rajoneve si: Lindja e Mesme, Briri i Afrikës, Afrika Jugore, Indokina, Karaibet
dhe Amerika Qendrore. Gjeopolitika u bë kështu një lojë e politikave të superfuqisë, të
cilat luheshin rreth e përqark hartës së botës. Një arrogancë e re e Luftës së Ftohtë u
zhvillua në Uashington dhe Moskë pasi ekspertët e tyre të gjeopolitikës përcaktonin
hapësirat e botës sikur i përkisnin ose ―neve‖ ose ―atyre‖, në ―botën e lirë‖ në
kundërshtim me ―botën totalitare‖ në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë
Perëndimore, tek ―demokracitë e popujve‖ në kundërshtim me ―Perëndimin kapitalist dhe
imperialist‖ në diskursin e gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë sovjetike. Që të dyja palët, si
amerikanët dhe sovjetikët, ishin të shqetësuar me ―rrëzimin‖ e një sërë shtetesh
kundërshtare. Kjo frikë ishte veçanërisht akute në SHBA pas së ashtuquajturës ―rënie‖ e
Kinës në kampin Sovjetik më 1949 dhe ajo shumë shpejt hodhi histerinë e McCarthyism-
it31
brenda SHBA-ve. Kjo gjë ndihmoi në gjenerimin e ―teorisë domino‖, një formë e
30
Pletsch C. E., ―The Three Worlds, or the Division of Social Scientific Labor, circa 1950– 1975‖,
Comparative Studiues in Society and History, n. 23, 1981, f. 565–590. 31
McCarthyism - Është praktika e bërjes së akuzave për tradhti, përmbysje, ose tradhëti pa pasur dëshmi
apo evidencë. Kjo gjithashtu do të thotë "praktika e të akuzuarit të padrejtë ose duke përdorur teknika të
padrejta hetimore, veçanërisht në mënyrë që të kufizojë mospajtimin apo kritikën politike". Termi e ka
27
arsyetimit gjeopolitik e cila i perceptoi shtetet si asgjë më shumë sesa domino të
mundshme që bien në një lojë të madhe superfuqish midis Lindjes komuniste dhe
Perëndimit kapitalist. Teoria e dominosë shënoi apoteozën e gjeopolitikës së Luftës së
Ftohtë si një tip fuqie e dije që injoroi tërësisht karakteristikat e veçanta gjeografike të
vendeve, popujve dhe rajoneve. Shtete të ndërlikuara si Vietnami nuk ishin më sesa
―piketa‖ abstrakte në një lojë globale fuqie gjeopolitike. Tragjedia e triumfit të këtij lloj
diskursi në kulturën e politikës amerikane – një triumf i mundësuar nga McCarthyism-i
që shkatërroi karrierat e shumë prej ―ekspertëve më të mirë rajonalë‖ amerikanë mbi
Vietnamin dhe Kinën – ishte se ajo përfundoi me ushtarët amerikanë dhe perëndimorë të
cilët luftonin një luftë civile në një shtet mbi të cilin dinin shumë pak dhe rëndësia e tyre
reale strategjike ishte margjinale32
. Lufta koreane, ajo në Vietnam dhe luftërat e Reganit
në Amerikën Qendrore në vitet 1980, ishin shembuj jetësorë të ―efekteve të fuqisë‖ dhe
pasoja vdekjeprurëse të diskursit së gjeopolitikës së Luftës së Ftohtë. E njëjta gjë mund të
thuhet edhe për ndërhyrjet sovjetike në Hungari më 1956, Çekosllovaki më 1968 dhe
Afganistan më 1979.
Si pasojë e fundit të Luftës së Ftohtë në fillimin e hershëm të viteve 1990, politika
ndërkombëtare kishte eksperimentuar një krizë domethënie. Lufta e vjetër midis
Perëndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste kishte kaluar. Nuk kishte ndodhur asnjë luftë
përcaktuese që të mund të lëkundte politikën ndërkombëtare. Megjithatë, shumë ekspertë
ishin përpjekur të përcaktonin ato çka ata pretendonin se ishin konturet thelbësore të
rendit të ri botëror. Gjeopolitika rinovohet dhe rispecifikohet si një qasje dhe praktikë
pikërisht brenda diskursit mbi rendin e ri botëror. Përpara se të ndodhte rënia e BS
ekspertët intelektualë si Francis Fukuyama dhe Edëard Luttëak sollën vizione të
ndryshme të një rendi të ri botëror pas Luftës së Ftohtë. Duke ofruar një version të fundit
të shekullit të XX të kryelartësisë së tejzgjatur Perëndimore përkundrejt pjesës tjetër të
botës, Fukuyama33
pohoi se njerëzimi kishte arritur ―fundin e historisë‖, për shkak se
liberalizmi perëndimor kishte triumfuar në pjesën më të madhe të planetit. Shtetet aktuale
perëndimore ishin në kulmin e historisë; shumica e pjesës së mbetur të botës, të paktën,
po e kuptonin këtë.
origjinën në periudhën në Shtetet e Bashkuara të njohur si Second Red Scare, që zgjati afërsisht nga 1950-
1956 dhe karakterizohet nga frika të larta të ndikimit komunist mbi institucionet dhe frika nga spiunazhi
nga agjentët sovjetikë amerikane. Shpikur fillimisht për të kritikuar e ndjekjet anti-komuniste të senatorit
republikan amerikan Joseph McCarthy nga Wisconsin, ―McCarthyism‖ së shpejti mori një kuptim më të
gjerë, duke e përshkruar ekseset e përpjekjeve të ngjashme. Termi përdoret edhe tani më shumë zakonisht
për të përshkruar akuza të pamatura, të pabazuara, si dhe sulmet demagogjike mbi karakterin apo
patriotizmin e kundërshtarëve politikë. 32
Halberstam D., ―The Best and the Brightest‖, Penguin, New York, 1972. 33
Fukuyama, Francis. Ndërtimi i Shtetit - Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e Njëzet e Një. Instituti
Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, f. 37
28
Tabela1: Diskurset e Gjeopolitikës
Diskursi Intelektualët kryesorë Leksiku mbizotërues
Gjeopolitika Imperialiste
Alfred Mahan
Fridrich Ratzel
Halford Mackinder
Karl Haushofer
Nicholas Spykman
Fuqia detare
Lebensraum
Fuqia e tokës/Heartland
Fuqia e tokës/Heartland
Rimlandet
Gjeopolitikanët e Luftës
së Ftohtë
George Kennan
Liderët politikë dhe
ushtarakë Sovjetikë dhe
Perëndimorë
Përmbajtja
Shtetet e Botës së
Parë/Dytë/Tretë si satelite dhe
shtete domino
Blloku Perëndimor vs. Lindor
Gjeopolitika e rendit të ri
botëror
Mikhail Gorbachev
Francis Fukuyama
Edëard Luttëak
George Bush
Liderët e G7, IMF, WTO
Planifikuesit strategjikë në
Pentagon dhe NATO
Samuel Huntington
Të menduarit e ri politik
Fundi i historisë
Gjeo-ekonomia shtetërore
Rendi i ri botëror i udhëhequr
nga Sh.B.A
Liberalizmi/neoliberalizmi
transnacional
Shtete mashtruese, shtete
nukleare jo të ligjshme dhe
terroriste
Përplasje qytetërimesh
Gjeopolitika mjedisore
Komisioni Botëror mbi
Mjedisin dhe Zhvillimin
Al Gore
Robert Kaplan
Thomas Homer Dixon
Michael Renner
Zhvillimi mbështetës
Iniciativa strategjike
mjedisore
Anarkia që po vjen
Skarciteti mjedisor
Siguria mjedisore
Në kontrast me vizionin idealist të Fukuyama ―Perëndimi dhe të tjerët‖, Edward Luttwak
parashikoi një botë ku shtetet si entitete territoriale do të vazhdonin të konkurronin me
njëri-tjetrin, edhe pse tani nëpër konflikte ekonomike dhe gjeopolitike. Ai theksoi
konfliktet tregtare midis SHBA-ve dhe Japonisë, në një mënyrë që sugjeronte një
Perëndim të ri (Shtetet e Bashkuara) përkundrejt Lindjes (Japonisë) të cilat zhvilloheshin
në tregtitë botërore. Vizioni gjeo-ekonomik i Luttwak ishte fuqimisht etatist, ndërsa
vizione të tjera gjeo-ekonomike theksonin rënien relative të shteteve dhe rëndësinë e
rrjedhjeve ndërkombëtare, si dhe të institucioneve. ―Liberalizmi ndërkombëtar‖ apo
29
―neoliberalizmi‖ është një doktrinë që qendërzon teorinë se globalizimi i tregtisë,
prodhimi dhe tregjet janë një zhvillim i nevojshëm dhe i dëshirueshëm në tregtinë e
botës34
. Kjo artikulohet më së shumti (madje edhe me shkallë të ndryshme entuziazmi)
nga liderët e shteteve të industrializuara të G7 (Kanada, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëria
e Bashkuar dhe SHBA) dhe nga ―ekspertët‖ ekonomikë neoliberal në Fondin Monetar
Ndërkombëtar dhe në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në kundërshtim me optimizmin
rreth globalizimit të artikuluar nga neoliberalët, shkencëtari Amerikan neokonservativ
politik Samuel Huntington, thekson fuqinë e blloqeve gjeokulturore mbi rrjedhjet
gjeoekonomike ndërkombëtare në vizionin e tij të një rendi botëror të së ardhmes.
Huntington diskuton se blloqet civilizuese antike përforcojnë çështjet botërore. Të
errësuara nga Lufta e Ftohtë, ato po shfaqen edhe një herë si pika të dobëta të një
përplasje qytetërimesh: Perëndim kundrejt pjesës tjetër të mbetur.
Gjeopolitika e emocioneve
Pa u ndalur në zhvillimet teknologjike dhe impaktet në ‖risitë‖ e gjeopolitikës me
shfaqet, gjeohapsira, gjeoinformacioni, gjeopushteti, gjeopolitika kulturore, etj, mendoj
se paraqet interes perceptimi dhe trajtesa për gjeopolitikën e emocioneve. Kështu, D.
Moisi,35
veçon se gjeopolitika në ditët tona përditë e më shumë po shndërrohet në një
formë emocionale, në thjeshtësinë e një emocioni. Ndoshta në pamje të parë mund të
krijohet përshtypja se flitet për ndonjë teori psikologjike moderne, por edhe pse
psikologjia është bazë e ndërtimit të shoqërive dhe teorive që kanë si rrënjë
transformimin kulturor e shoqëror, por është më tepër se kaq.
Pavarësisht teorive të ndryshme të gjeopolitikës, ku trajtohen aftësitë fizike, gjeografike,
teknologjike etj, me hipotezat që tentojnë të profetizojnë të ardhmen, nëpërmjet
derteminizmit të shkollës gjermane e teorive të sundimit detar, kontinental e ajror, ka
edhe një dritë tjetër nën të cilën shikohen zhvillimet e identitetet e gjeopolitikës. Një prej
hapësirave të cilat rreket të sundojë, sot më tepër se kurrë, gjeopolitika, është ajo
emocionale. Janë pikërisht idetë e njerëzve dhe emocionet e tyre hapësira në të cilën
gjeopolitika po e përqendron vëmendjen e saj, pa e ulur aspak ritmin, por duke u
ndërgjegjësuar më shumë se mendimet e shoqërive të ndryshme mund të shkaktojnë
përplasje idesh, emocionesh e deri qytetërimesh.
Në librin ―Gjeopolitika e emocioneve‖ të autorit Dominik Moisi, bëhet pikërisht një
skicim i këtij mozaiku gjeopolitik global, ku elementët thelbësorë të përbërjes janë vetëm
tre: frika, shpresa dhe poshtërimi.36
Pikshikimi që Moisi sjell është fryt i punës në një
drejtim të veçantë, siç është ai i gjeopolitikës, të cilën shpesh herë liderët e ―harrojnë‖
dhe refuzojnë të kuptojnë ekuilibrat mbi të cilat zhvillohet zhvillimi global. Akoma më i
34
Agnew J. dhe Corbridge S., ―Mastering Space: Hegemony, Territory and International Political
Economy‖,Routledge, London, 1995. 35
Domenique Moisi, Gjeopolitika e emocioneve, shih dhe Albert Hitoaliaj:Përplasje emocionesh apo lufta
e së ardhmes?! Gazeta Ushtria, Ministria e Mbrojtjes 2010. 36
Domenique Moisi, Gjeopolitika e emocioneve,,f. f.52-56. Shih dhe Albert Hitoaliaj Përplasje
emocionesh apo lufta e së ardhmes ?!‖ Ushtria, Ministria e Mbrojtjes, 2010.
30
veçantë është pikshikimi i Moisit, pasi në këtë drejtim (gjeopolitik) ai tenton të prekë një
terren i cili është me shumë pak dritë dije. Dominik, jep zhvillimet emocionale dhe
identifikimet e tyre me gjeopolitikën. Nuk është përplasja e qytetërimeve nga Samuel
Hantington, por është një tjetër pikëshikimi që ka ngjashmëri, por edhe diferencë nga
mënyrat e tjera.
Së bashku me këto diskurse mbi një rend të ri botëror janë edhe ato të lidhura me
mendimin e një tërësie ekspertësh të cilët adresojnë politikat e ndryshimit mjedisor.
Fillimisht si një çështje e dorës së dytë, ―mjedisi‖ në dekadat e fundit është shfaqur si një
objekt me fokus dhe vëmendje të konsiderueshme, i cili ka nevojë për studim dhe
menaxhim dhe për një sistem dinamik, çka përbën edhe burimin e shumë prej
diskutimeve të reja mbi kërcënimin dhe rrezikun. E ndërthurur me shumë çështje të tjera
si zhvillimi, rritja e popullsisë dhe strukturat e pabarazisë brenda botës, çështja e
―natyrës‖ është bërë ―problemi i mjedisit‖, ndërsa shkalla e këtij problemi – fillimisht
lokal dhe kombëtar – është perceptuar si globale. Një objekt i ri diskursi që nuk
ekzistonte para disa dekadash, ―mjedisi global‖ është tani subjekt i përpjekjeve kërkimore
shkencore në një botë të avancuar dhe të industrializuar, me konferenca ndërkombëtare e
statute ligjore dhe me diskurse të reja në sfondin global nga një kastë intelektualësh të
cilët mund t‘i përshkruajmë si ―gjeopolitikanë mjedisorë‖. Marrëdhënia midis tokës dhe
traditës gjeopolitike po ri-negociohet brenda diskurseve mbi ndryshimet mjedisore
globale dhe po krijohet kështu një ―gjeopolitikë mjedisore‖ e re. Ashtu si diskurse të tjera
gjeopolitike, kjo fushë e re njohurie ka sistemin e vet të veçantë të ekspertizës,
institucionet e qeverisjes, kastën e vet të intelektualëve ―të gjelbër‖, vizione në
perspektivë të globit, si edhe marrëdhëniet e fuqisë. Përcaktimet, kufizimet dhe
dimensionet gjeografike të ―problemit mjedisor global‖ janë kundërshtuar në thelbin e
tyre. Dija mbi ―mjedisin global‖ asnjëherë nuk është neutrale dhe pa vlerë. Shumica e
masave të propozuara për të adresuar degradimin mjedisor global dhe ndotjen reflektojnë
interesa dhe mbrojnë një sërë strukturash fuqie që janë shumë të ndërlikuara në krijimin
dhe përjetësimin e problemeve mjedisore.
1.5. Vizione të gjeopolitikës
Tashmë gjeopolitika ―e rilindur‖ nga ndryshimet e thella politike, ekonomike dhe të
sistemit në veprim në skenarin ndërkombëtar, të cilat i kanë ―detyruar‖ studiuesit he
opinionin publik ti drejtohen në mënyrë të dëshpëruar asaj për të ―menduar‖ për botën
dhe për të qartësuar mundësitë në dispozicion të çdo aktori gjeopolitik. Gjeopolitikani në
rrëmujën e historisë, përpiqet të shoh rregullin, të parashikojë prirjet dhe teknologjinë që
do të sjellë këtë rregull. Pra, gjeopolitika nuk është vetëm një mënyrë mendjemadhe e
shprehjes ―marrëdhënie ndërkombëtare‖, është një metodë e të menduarit rreth botës dhe
e parashikimit se çfarë do të ndodh në terren37
.
37
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë,2010, f. 32.
31
Nuk është thjeshtë përshkrim, por mbi të gjitha parashikim. Gjeopolitika është për
gjeneratat e ardhshme. Studimi i gjeopolitikës përpiqet të identifikojë ato gjëra të cilat
janë të përjetshme, ato gjëra të cilat zgjasin shumë dhe ato gjëra të cilat janë kalimtare.
Këtë e bën nëpërmjet prizmit të gjeografisë dhe fuqisë. Gjetjet e saj shpesh bien ndesh
me logjikën e thjeshtë. Për të qenë më konciz, kërkimi gjeopolitik tenton jo vetëm të
përshkruajë, por në të njëjtën kohë të parashikojë ato gjëra që do të ndodhin.38
Studimi i gjeopolitikës nuk shikon nga ngjarjet, por ndaj cikleve të mesme dhe të gjata,
në vend që të përdorë mikroskopin në të kundërt ajo përdor teleskopin. Gjeopolitikani
shikon ndaj yjeve dhe nuk shikon elementët mikroskopikë të natyrës39
.
Gjeopolitika na hamendëson dy gjëra: së pari, hamendëson se njerëzit e organizojnë
veten në njësi më të mëdha sesa familje. Ai hamendëson se njerëzit kanë një besnikëri të
natyrshme ndaj gjërave ku kanë lindur ... besnikëria ndaj një fisi, qyteti apo kombi është e
natyrshme. Në kohën tonë identiteti kombëtar ka shumë rëndësi;40
së dyti, gjeopolitika
hamendëson se karakteri një kombi është i përcaktuar së tepërmi nga gjeografia, ashtu siç
është dhe marrëdhënia midis kombeve
Për Carlo Jean ringjallja e gjeopolitikës është një domosdoshmëri dhe një kërkesë e
nevojshme për ―të thjeshtëzuar‖ kuadrin politik ndërkombëtar, si dhe lojën e aktorëve
gjeopolitikë në skenën ndërkombëtare. Të vendosësh në tavolinë propozimet dhe të
specifikosh arsyet e tyre duket në fakt thelbësore për të arritur konsensusin dhe
pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje të politikave që garantojnë një vend të rëndësishëm
dhe një frymëmarrje në arenën ndërkombëtare. Të dish se ku po shkohet, të përcaktosh
gjurmën e një rruge për të ndjekur, për të arritur një objektiv të thjeshtë dhe të
kuptueshëm, e thënë me një fjalë të kesh ―një vizion gjeopolitik‖ të vetvetes në raport me
botën mund të përfaqësojë një antikorp të fuqishëm kundër ―virusit të paqartësisë dhe të
frikës fluide‖41
. Gjithsesi, nëse është e vërtetë ashtu siç është e vërtetë që gjeopolitika
fokusohet në interesin e rivalitetit të pushtetit, detyra e saj nuk është ajo e shkaktimit të
konfliktit, por përkundrazi ajo është e interesuar të prezantojë skenarët dhe mundësitë për
të realizuar një paqësim dhe një ndërveprim mes marrëdhënieve midis subjekteve
gjeopolitikë.
38
George Friedman, është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Strategic Forecasting Inc (Stratfor), një
kompani private e cila është lider në çështjet e inteligjencës. Ai është autor i artikujve dhe librave të
ndryshëm mbi sigurinë kombëtare duke përfshirë ―Lufta Sekrete e Amerikës‖ dhe ―E ardhmja e
Luftës‖. Dr. Friedman ka marrë pjesë edhe në shumë debate televizive në emër të Stratofor dhe në
publikime ndërkombëtare si revista Time, The Wall Street Journals dhe New York Times. 39
Mazzei F., ―Relazioni Internazionali‖, L‘Orientale Editrice, 2005, f. 65. 40
Friedman, George, ―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 34. 41
Bauman Z., ―Frika Likuide‖, Laterza, Bari, 2008, f. 3-4. Shih dhe: Jean C., ―Manuale di Geopolitica‖,
2003, f. 148-151. Ndërsa frika primare është ndjesia që qoftë një njeri qoftë një kafshë kanë përrballë
një kërcënimi të drejtpërdrejtë të jetës (para të cilit strategjitë e mundshme të veprimit janë dy: ose
largimi ose mbrojtja), frika e dytë është tipike e qënies njerëzore, që manifestohet si një modifikim i
sjelljes për shkak të ekeperiencave të kaluara që kanë kontribuar për të krijuar një papërgjegjshmëri jo
ndaj rezikut që është i kalkulueshëm, por ndaj rrezikut që është nga ana e përkufizimit i
paprëcaktueshëm duke krijuar një ndjesi të madhe të vulnerabilitetit. Për një thellim të kësaj çështje:
Lagrange H., ―La Civilite a l‘epreuve. Crime et sentiment d‘insicurite‖, 1995.
32
Gjeopolitika në vizionin e saj demokratik merr, sipas Yves Lacoste, tiparin e saj më të
rëndësishëm duke marrë në një kuadër të tillë tiparin e ―një instrumenti të paqes‖.42
Një
vizion i tillë i gjeopolitikës dhe i gjeografisë është në fakt vizioni më i përshtatshëm për
skenarin bashkëkohor. Kjo nuk do të thotë që gjeopolitika ―ka harruar‖ ose ka lënë pas
dore vijimin e parimit të afirmuar nga Raymond Aron, sipas të cilit marrëdhëniet
ndërkombëtare vazhdojnë të përfaqësojnë skenarin e referimit të analizës gjeopolitike që
zhvillohen në ―hijen e luftës‖43
. Ju kujtoj gjithashtu, pohimin e Friedman se në shekullin
e XXI do të ketë shumë luftëra.44
Sipas vizionit të Lacoste45
, gjeopolitika është një krijesë
demokratike me qëllime ―pacifiste‖ që përmban tre detyra domethënëse, tre përgjegjësi.
E thënë në një fjalë gjeopolitika shpreh ―tre tipare‖, drejtime.
a) Gjeopolitika është një seri ―dramash‖ në kuptimin e parë të fjalës, ose më saktë të
kuptimit të veprimit. Për ta bërë më të qartë situatën konfliktuale, gjeopolitika realizon
një ―skenë të vërtetë‖. Për këtë arsye, në gjeopolitikë jo rastësisht flitet për një ―skenar
referimi‖ nëpërmjet të cilit lexuesi ose spektatori mund të përcaktojë kontekstin e
ngjarjes si dhe të vlerësojë motivacionet e autorëve dhe rolin e tyre në konflikt.
b) Për të kuptuar një konflikt, një ―dramë‖, gjithsesi nuk është e mjaftueshme të
ravijëzosh ose të ndërtosh një skenar për të ruajtur përqasjen duale gjeografike-teatrale në
trajtën e një skenari ose të një skene. Por, mbi të gjitha duhet të përfaqësosh në mënyrën
më të mirë idetë e aktorëve gjeopolitikë. Kjo përbën edhe kuptimin dhe drejtimin e dytë
të gjeopolitikës. Roli i ideve edhe pse mund të jenë të gabuara është thelbësor në
gjeopolitikë. Janë idetë dhe qëllimet e sakta të çdo aktori të veçantë gjeopolitik në lidhje
me çështjen konfliktuale që është duke u konsumuar bashkë me të dhënat dhe me
elementët materialë pra, faktorët gjeografikë, që mund të shpjegojnë veprimet dhe
strategjitë të vëna në veprim nga shtetet. Kur ―personazhi gjeopolitik‖ flet dhe vepron në
emër dhe për llogari të një komuniteti kombëtar, lokal, politik dhe fetar, kur përfaqëson
sensin e dytë të gjeopolitikës, ai kontribuon për të transformuar dramën, çështjen
konfliktuale në një tragjedi.46
Idetë dhe hipotezat gjeopolitike nuk janë neutrale dhe aq
më pak objektive. Ato janë skenarët e ardhshëm që imagjinohen si alternativat e
mundshme që ofrohen për të sistemuar ngjarjet sipas qëllimeve të vetë subjekteve
gjeopolitikë. Gjeopolitika tenton të përcaktojë sipas një teorie të probabilitetit, politikat
dhe strategjitë që duhet të ndiqen për të arritur objektivat e paracaktuara. Gjeopolitika
ndjek etikën e përgjegjshmërisë dhe jo atë të njohjes shkencore të të vërtetës objektive.
Gjeopolitika shkruan Friedman47
, nuk është rreth të drejtës dhe të gabuarës së gjërave,
nuk është rreth virtyteve apo veseve të politikanëve, gjithashtu nuk është rreth debateve
42
Lacoste Y., ―Cfarë është gjeopolitika‖, në Revista Limes, n. 1, 1993, f. 393. 43
Aron R., ―Paix et guerre entre les nations‖, Botuesi Calmann-Lévy, Paris, 1970. 44
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 24. 45
Lacoste Y., ―Cfarë është gjeopolitika‖, në Revista Limes, n. 1, 1993, f. 393. 46
Një tragjedi është në fakt një paraqitje teatrale në të cilën çështjet konfliktuale janë të mbushura me
pathos të përbërë nga sjellje aktive dhe reaktive të aktorëve të paarsyeshme, jologjike ose jo
proporcionale në raport me vendin në lojë. 47
Friedman G.,―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 36.
33
të politikës së jashtme. Është rreth forcave të papërcaktuara, të cilat i ngërthejnë kombet
dhe qeniet njerëzore dhe i detyrojnë të veprojnë në disa mënyra. Kështu, e vërteta dhe
realiteti në politikë ashtu si në një strategji njihen vetëm në sajë të veprimit.
c) Sipas Carlo Jean, kryerja e një veprimi sipas një strategjie të parapërcaktuar përbën
edhe ―kuptimin e tretë të gjeopolitikës‖. Mbas nocionit të skenës dhe atij të aktorëve ky
nocion përfaqëson me termat e veprimit, strategjinë ose më saktë strategjitë që subjekti
politik duhet të adoptojë dhe të realizojë në praktikë për arritjen e qëllimeve dhe të
objektivave të tij gjeopolitik.
1.6. Aktorët-intelektualë kryesorë të gjeopolitikës
Në cilësimin e gjeopolitikës brenda formacioneve të gjera diskursive - diskursit
imperialist, diskursit të Luftës së Ftohtë, dhe diskurseve mbi rendin e ri botëror dhe
ndryshimin mjedisor global - ne kemi përmendur rëndësinë e të ashtëquajturve ―ekspertë‖
në saktësimin dhe deklarimin e një sërë ―të vërtetash‖ rreth politikave ndërkombëtare.
Proceset me atë të cilave këto figura intelektuale bëhen ―ekspertë‖ dhe promovohen apo
çertifikohen nga institucione të tilla si media, akademi të ndryshme apo edhe nga vetë
shteti, ndërkohë që zërat dhe perspektivat intelektuale margjinalizohen dhe ndryshojnë në
mënyrë të konsiderueshme nga koha në kohë dhe rreth e përqark hapësirës globale. Në
shumë raste, këto janë procese shumë të ndërlikuara të cilat përfshijnë faktorë të tillë si
shkollimin dhe socializimin, gjininë dhe rrjetet sociale, vendin, personalitetin dhe besimet
politike. Si një mjet kritik për të menduar rreth këtyre çështjeve, trekëndëshi i
intelektualëve, institucioneve dhe ideologjisë është një trekëndësh që duhet të mbahet
ndërmend kur mendohet rreth gjeopolitikës si fuqi e dije (Shih Tabelen 2).
Praktika e shtet-bërjes ka prodhuar intelektualët e vet, ata teoricienë dhe praktikues të
mëparshëm të cilët kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë ―mënyrën sesi‖ libra rreth
politikës ndërkombëtare.
Një nga librat më të famshëm i ―mënyrës sesi‖ është ―Princi‖ i Makiavelit në të cilën ai
nënvizon një sërë praktikash (shumica prej tyre kriminale) që duhet të ndjekë Princi në
rast se dëshiron të mbetet në fuqi. Kjo literaturë e ―këshillimit të princit‖ është
specializimi i Intelektualëve të Shtet-Bërjes, të atyre intelektualëve të cilët ofrojnë
rregulla normative dhe imperative për drejtimin e strategjisë dhe shtet-bërjes nga
sundimtarët e shtetit. Intelektualët e shtet-bërjes përdorin një qasje ―zgjidhjeje problemi‖
tek kjo teori, duke i marrë institucionet ekzistuese dhe organizatat e fuqisë shtetërore
ashtu siç ata i gjejnë ato dhe duke teorizuar nga perspektiva e këtyre institucioneve dhe
marrëdhënieve të fuqisë.
34
Qëllimi i tyre nuk është të ndryshojë organizimin e fuqisë brenda shtetit por të shtojë dhe
lehtësojë funksionimin e vet të qetë.48
Tabela 2: Gjeopolitika si fuqi/dije
Gjeopolitika si fuqi/dije
Përgjatë viteve, literatura e prodhuar nga intelektualë ambiciozë, të vendosur dhe të
veçantë të shtet-bërjes është bërë një industri botimi me të drejta të veta, me një sërë
librash dhe gazetash Në shtete dominuese si Mbretëria e Bashkuar përgjatë shekullit të
XIX dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, intelektualët e
shtet-bërjes janë funksionarë të cilët mendojnë në mënyrë strategjike me interesat e
shtetit në mendje dhe adresojnë problemet
e tij të ―menaxhimit hegjemonik‖çdo vit kushtuar debatit mbi drejtimin e shtet-bërjes.
Brenda këtij komuniteti të ―zgjidhësave të problemit‖ për shtetin, vetëm disa
personalitete zakonisht promovohen, përfaqësohen dhe trajtohen si ―strategjistë mjeshtra‖
apo ―eminenca të hirta‖ nga industria botuese apo nga mas media. Një personalitet i tillë
është Henry Kissinger, ish-Presidenti Richard Nixon. Një politikan me rëndësi në Shtetet
e Bashkuara si një revoltues anti-komunist së bashku me Joseph McCarthy, Nixon pranoi
kërkoi miratim si ―burrë i lartë shteti‖ nga shoqëria politike e Sh.B.A dhe nga media,
veçanërisht pas opinionit të keq nga dorëheqja e tij presidenciale. Për të arritur këtë
qëllim, Nixon në mënyrë të rregullt botoi libra mbi gjeopolitikën dhe artikuj në të cilat
48
Cox, R. (1986) ―Social Forces, States and World Orders,‖ in Keohane, R. (ed.) Neorealism and Its Crit-
ics, New York: Columbia University Press, f. 225.
Institucionet e
politikës së jashtme
Akademia dhe
institutet strategjike
Organizata private të
politikës së jashtme
INSTITUCIONET
Mitet e
jashtëzakonshme
kombëtare
INTELEKTUALËT IDEOLOGJIA
Intelektualët si
shtet-bërës
Epërsia: raciale,
seksuale, kulturore
35
parashikoi politikën ndërkombëtare dhe se çfarë duhej të bënte presidenti aktual.
Pavarësisht krimeve e fajeve të tij (brenda vendit si edhe në arenën ndërkombëtare),
Nixon arriti sukses të konsiderueshëm, duke u bërë kështu një këshilltar rastësor për
Presidentin Bush madje edhe për Presidentin Klinton. Librat e tij u lexuan gjithashtu nga
diplomatë me ndikim si edhe nga gazetarë.
Gjeopolitika dhe gjeopolitikanët duhet të kuptohen brenda kontekstit të një tradite të gjatë
të literaturës së ―këshillimit të princit‖ apo ―gjeografit të mbretit‖. Historikisht,
gjeopolitikanët ishin intelektualë të shtet-bërjes të cilët theksuan rolin e kufizimeve
gjeografike dhe mundësive mbi drejtimin e politikës së jashtme. Ndërsa shumë
gjeopolitikanë të hershëm pëlqejnë ta mendojnë veten e tyre si ―shkencorë‖ dhe
―objektivë‖, ata ishin shumë larg të qenit të veçuar dhe apolitikë. Në fakt, shpeshherë
ndodhte krejt e kundërta. Gjeopolitikanët dëshironin fuqi. Disa akademikë, si Halford
Mackinder, i cili e kërkoi këtë gjë duke hyrë në sistemin politik, ndërsa të tjerë, si Karl
Haushofer, e kënaqnin veten e tyre duke qenë profesorë dhe këshilltarë rastësorë të
liderave politikë. Të tjerë gjeopolitikanë si diplomatë praktikantë dhe vendimarrës të
politikës së huaj ishin tashmë brenda pozicioneve të fuqisë. Edhe pse jo në pozicione të
drejtpërdrejta fuqie, intelektualët kryesorë të shtet-bërjes mund të ndikojnë debatet e
politikës së jashtme dhe axhendën nga pozicioni i tyre brenda shoqërisë civile si
profesorë të rëndësishëm, gazetarë dhe komentues në media.
Intelektualët, pa dyshim, nuk janë mendimtarë të lirë në shoqëri por mendimtarë brenda
strukturash të veçanta institucionale dhe rrjetesh shoqërore të fuqisë, privilegjit dhe
aksesit. Në të menduarit kritik rreth gjeopolitikës, ne duhet të marrim në konsideratë jo
vetëm intelektualët por edhe institucionet si edhe rrjeteve shoqërore të cilat i lejuan ata të
bëheshin intelektualë dhe ―ekspertë‖ mbi gjeopolitikën. Në shumë raste, gjenden të
përfshira shtresëzime institucionesh si universitetet, institute private kërkimore mbi
politikën e jashtme, media të ndryshme dhe agjenci qeveritare. Për gjeopolitikanët e
hershëm imperialistë, strukturat institucionale kyçe ishin zakonisht universitetet dhe
shoqëritë e edukuara. Halford Mackinder, për shembull, fitonte jetesën e tij duke u bërë
një nga profesorët e parë në disiplinën e gjeografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Karriera e
tij brenda gjeografisë u bë e mundur nga lidhja e tij me RGS (Royal Geographical
Society), një klub me eksplorues dhe udhëtarë tërësisht meshkuj i themeluar në Londër
më 1830 që shërbente si vend për mbledhje shoqërore dhe rrjet për themelimin qeverisës
të Perandorisë Britanike.
Gjatë Luftës së Ftohtë, gjeopolitikanë me emër ishin zakonisht të lidhur dhe qarkullonin
midis një sërë institucionesh. George Kennan, për shembull, u bë i rëndësishëm si një
oficer shërbimi karriere, shkoi për të drejtuar agjensinë e Planifikimit Politik të shtetit
Amerikan pas lufte dhe menjëherë u bë një historian akademik dhe shkrimtar
profesionist. Si shumë anëtarë të themelimit të politikës së jashtme, ai u bë anëtar i
Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë (Council of Foreign Relations), një klub privat
takimi i bankierëve të New York-ut i themeluar në fillim të shekullit të XX që më pas u
36
zhvillua në institucionin kryesor të themelimit të politikës së jashtme në shoqërinë civile
të SH.B.A49
. Këto institucione private shërbejnë për krijimin e individëve konservativë të
fuqishëm, grupe interesi dhe fondacione, disa prej tyre me këndvështrime ekstremiste dhe
ambicioze. Siç mund të pritet, këto institucione përfaqësojnë vetëm interesat e të
fuqishmëve dhe të privilegjuarve dhe jo ato të të varfërve dhe të dobëtëve. Perspektiva e
politikës së jashtme të bankierëve dhe kontraktorëve të mbrojtjes do të artikulohet nga
intelektualët e shtet-bërjes që ata punësojnë; perspektiva e politikës së jashtme e
fshatarëve apo punonjësve socialë nuk do të merret parasysh.
Ky proces i përzgjedhjes së një sërë intelektualësh si ―ekspertë‖ është, siç mund të
dyshohet, krejtësisht politik dhe i politizuar. Si rregull i përgjithshëm, institucionet më të
fuqishme në çdo shtet apo shoqëri do tentojnë të sponsorizojnë ata intelektualë të cilët
kanë të njëjtin këndvështrim ideologjik si edhe ata. Ideologjitë janë të rëndësishme,
kështu shtetet qeverisen dhe bashkëpunojnë me anë të sistemeve të caktuara besimi. Në
përgjithësi, gjeopolitikanët janë zakonisht shovinistë kombëtarë të fuqishëm dhe
gjithashtu konservatorë të betuar. Të paktën historikisht, ata kanë operuar dhe i kanë
dhënë jetë diskurseve etnocentriste Perëndimore të fuqisë, duke artikuluar variacione
kombëtare dhe personale të epërsisë raciale, seksuale dhe kulturore në emër të ―mendimit
praktik‖, ―arsyes‖ dhe të një ―perspektive objektive‖50
. Natyra e veçantë e
këndvështrimeve botërore ideologjike, padyshim, mund të vishet me nuanca. Halford
Mackinder, Karl Haushofer dhe George Kennan ishin tipa shumë të ndryshëm
―nacionalistësh‖ por prapëseprapë ata ndanin një zbrapsje të përgjithshme kundrejt
modernitetit industrial, edhe pse qëndrimet dhe argumentet e tyre ishin shpeshherë shumë
të ndryshme. Megjithatë, mbështetja e përgjithshme për ndërmarrjet mbizotëruese
ekonomike dhe kulturore të shtetit dhe shoqërisë së vet është e zakonshme për shumicën
prej gjeopolitikanëve. Të sfiduarit e etnocentrizmit, racizmit dhe seksizmit të
gjeopolitikanëve si historikisht ashtu dhe në ditët e sotme, është e rrezikshme, megjithatë,
për shumë grupe kërkohet të ngrihet kërkimi intelektual duke e etiketuar si ―politikisht
korrekte‖. Në mënyrë krejt ironike, ata të cilët e përdorin këtë emërtim punojnë në një
mënyrë politikisht korrekte në interesin e më të fuqishmëve për shkak se ata kërkojnë të
ruajnë diskurset e fuqisë nga çdo lloj sfide dhe skrupulli.
Mund të themi se gjeopolitika nuk është një formë dije objektive e shkencore. Ajo ka të
bëjë me funksionimin e diskursit dhe fuqisë e dijes, dhe ka të bëjë me atë sesi
intelektualët, institucionet dhe ideologjia krijojnë struktura fuqie brenda shteteve.
Shumë shpesh në të kaluarën, gjeopolitika është trajtuar jo si një diskurs, por si një
përshkrim i veçuar dhe objektiv sesi bota ―në të vërtetë është‖. Duke e sfiduar këtë qasje,
diskutohet se marrëdhëniet e fuqisë janë të ngulitura në diskurset gjeopolitike dhe këto
janë të dukshme dhe të manifestueshme.
49
Schulzinger, R. (1984) The Wise Men of Foreign Affairs: The History of the Council on Foreign Rela-
tions, New York: Columbia University Press, f. 212-220. 50
Haraway, D. (1991) Simians, Cyborgs, and Women: The Reinvention of Nature, New York: Routledge, f.
75.
37
Për Foucault: ―Atje ku ka fuqi, ka edhe rezistencë.‖ Pikërisht brenda diskurseve të
rezistencës, efektet e fuqisë të diskurseve gjeopolitike problematizohen. Nëse arrihet të
vlerësohet kjo gjë, do të jetë ky hapi kritik drejt një kuptimi kritik të diskurseve të
gjeopolitikës që aktualisht kornizojnë vendet tona, identitetet dhe botët në të cilat ne
jetojmë.
1.7. Skenarë dhe konfigurime
Sistematizimi i raportit territor/politikë nuk shteron analizën e marrëdhënies midis
hapësirës dhe politikës. Duhet pranuar se gjeopolitikanët nuk e kanë konceptuar
mjaftueshëm hapësirën. Lindja e gjeopolitikës u shoqërua nga gara e egër e fuqive të
mëdha evropiane në fund të shekullit të XIX. Kjo nxiti shumë gjeografë dhe ushtarakë të
ndriçonin mendjen e udhëheqësve të tyre për sa i takonte vendit dhe detyrimeve të
vendeve të tyre në tryezën ndërkombëtare të shahut. Në këtë kah dihet se në një studim
gjeopolitik hapi i parë është përcaktimi i hapësirës51
që do të jetë nën vëzhgim, vijohet
me trajtesën historike dhe më tej me objektivat dhe interesat, etj. Kështu, dihet se Rusia
është një vend i cili ka një rol mjaft të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, për shkak
të gjeopolitikës që ka ndjekur ky vend. Gjatë shekullit të XIX dhe atij të XX, në shkrimet
e ―babait‖ anglo-sakson të mendimit gjeopolitik, të autorit britanik Halford Mackinder,
mund të shihet kristalizimi i vizionit gjeopolitik i cili përshkruan Rusinë si ―zemrën‖ e
Euroazisë dhe të sistemit ndërkombëtar.52
Mackinder 1904 Mackinder 1943
51
Zhan K., ―Gjeopolitika‖, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998, f. 22-23. 52
Koulieri O., ―Russian Euroasianism the geopolitics of Black Sea‖,
( file:///C:/Users/IST/Downloads/04.pdf)
38
Figura 1: Heartland sipas Mackinder
Sipas Mackinder sundimi i ―heartland‖do të garantonte sundimin e masës kontinentale,
madje dhe sundimin e botës. Pikërisht në vitin 1904 dhe 1943 kufijtë u shtynë në lindje,
ku Rusia u konsiderua e rrezikshme, duke u bazuar në Azinë Qendrore e në Siberi. Kurse
pas Luftës së Dytë Botërore Mackinder e zhvendosi zemrën e tokës më në perëndim duke
përfshirë pellgjet e Detit të Zi, të Detit Baltik dhe gjithë Evropën Qendrore-
Lindore.53
Mackinderi e përmblidhte këtë sistem zotërimi me formulën ―kush sundon
zemrën e tokës, sundon ishullin e botës; kush sundon ishullin e botës sundon botën‖ duke
e kthyer Rusinë në vendin më të dëshirueshëm në botë. Do të ishte pikërisht kjo pozitë e
Rusisë e cila do të ndikonte që Mackinder ti kundërvihej teorisë ―euraziste‖, të cilën
Rusia e promovon ende. Më vonë do të ishte Karl Haushofer pas Luftës së Parë Botërore,
ai i cili do të vlerësonte përsëri rolin e Rusisë, si një aktor i rëndësishëm në arenën
ndërkombëtare. Haushofer nuk ka si synim luftën, por dëshiron të shoh në skenën
botërore një numër të caktuar shtetesh me rilevancë ndërkombëtare, ku secili mund të
kontrolloj nga një zonë influence. Renditja ndërkombëtare duhet ndërtuar nëpërmjet
zonave të ekspansionit të ashtuquajtura panrajone54
, ndarja e së cilës do ti përshtatej
pikërisht meridianëve.
Në konceptin e tij të hapësirave botërore Haushofer përcakton katër zona të mëdha:
- panrajoni amerikan i dominuar nga SHBA;
- panrajoni evropian i dominuar nga Gjermania;
53
Zhan K., ―Gjeopolitika‖, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998, f. 50. 54
Carlo J., ―Manuale di geopolitica‖, Editori Laterza, Roma-Bari, 2006, f. 34-35.
39
- panrajoni i Azisë Qendrore dhe e subkontinentit indian i dominuar nga BS;
- panrajoni i Azisë – Paqësorit i dominuar nga Japonia.
Haushofer ndryshe nga Mackinder ishte mbështetës i idesë së një Rusie të fuqishme,
nëpërmjet një aleance ndërmjet saj dhe Gjermanisë e Japonisë, e cila do të gjunjëzonte
sundimin detar anglez.Në të njëjtën linjë mund të flasim për Rimlandin. Teoricienë të
kohëve të sotme theksojnë se, ne elaborimin teorike te Spykman – që merr parasysh
elementet demografike, ekonomikë, politikë dhe historikë – autori i jep një rëndësi më të
madhe fashës margjinale se sa heartland-it, duke konfirmuar se kontrolli i kësaj zone
është vendimtar për ekuilibrin e forcave midis marinës dhe forcave tokësore. Edhe pse
ndonjëherë shume sistematikë shkruajnë Chaliand dhe Rageau (1989)55
-kjo teori
gjeopolitike është stimulante, por vetëm nëse nuk përfundon e përkufizuar në kuptimin
gjeografik. Është interesante të shohësh se perballja gjeostrategjike56
pas luftës midis
SHBA dhe Bashkimit Sovjetik shpesh here ka qene për shkak te kësaj zone te përmendur
nga autori: ndarja e Evropës ne dy zona, antagonizmi ne Lindjen e larget (me luften ne
Kore dhe Vietnam), deri ne rivalitetet ne Azi.
Një tjetër variant i teorise se Mackinder eshte ajo e paraqitur nga Meinig57
(1956). Ky
studiues ripohon (konfirmon) rëndësinë strategjike të fashës marzhinale por gjithashtu
bën një dallim midis atyre qe kane tendence orientimi për zhvillimin e tyre ne brendësi te
kontinentit dhe atyre qe kane tendence orientimi kundrejt fashave te jashtme oqeanike.
Ndryshe nga Spykman autori na paraqet edhe kriterin e homogjenitetit kultural, etnik dhe
historik te rajoneve gjeopolitike te rimland dhe ndan shtetet ne fashen margjinale ne tre
kategori:
- ata me ―thirrje‖ kundrejt rajoneve te brendshëm (vendet sllave, Afganistani,
Mongolia)
- ata që kanë një tërheqje kundrejt zonës marine (Evropa Perëndimore, ishulli
Arabik)
- ata që kane një orientim të dyfishtë: një herë kundrejt kontinentit dhe here tjetër
kundrejt rajoneve marine, kjo sipas evolvimit historik (Gjermania dhe Kina).
55
Ribaj.P. Perceptimme gjeopolitike, Material studimi, Akademiae Mbrojtjes, Tiranë,2010 56
Bëhet fjalë vetëm për një lajmërim në terminologjinë e doktrinës apo të metodës së analizës gjeopolitike.
Përkundrazi në vitet në vijim të Luftës së Ftohtë, gjeopolitika nën emrin ― gjeostrategjia ― , mbeti në jetë
dhe vazhdoi të punonte duke u trasferuar nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke arritur në
një mënyrë mëse konkrete të influenconte në zgjedhjet dhe në vendimevt e politikës amerikane. Dokrtrina
të tilla si ajo e përmbajtjes për shembull e dobësuar nga teoritë e derivuara në lidhjen e pushtetit dominues
inspiruan statregjinë fituese amerikane në Luftën e Ftohtë kundër Bashkimit Sovietitk. Në këtë luftë
gjeopolitika gjeti një shmangie të vërtete edhe vetëm nga këndvështrimi kulturor si në rastin e Evropës
Perëndimore në të cilën krimet e nazizmit kishin zgjeruar hendekun e thellë midis gjeopolitikës dhe ide-
ologjive të matricave socialiste. Forcat e frymëzimit marksist panë tek gjeopoltika të pakëtn në rëniet e saj
në vitet tetëqind dhe të pesëdhjetëvjecarit të parë të viteve nëntëqind një ―mostër ― në shërbim të logjikës së
pushtetit dominues të forcave kapitaliste. 57
Carlo Jean, Manuale di geopolitica , Editori Laterza, Roma-Bari2006 f 41-45; Ribaj.P. Perceptimme
gjeopolitike, Material studimi, Akademiae Mbrojtjes, Tiranë,2010
40
Figura 2: Katër zonat e influencës sipas Haushofer
Sot, gjeostrategët dhe gjeopolitikanët e shohin botën në këndvështrime të ndryshme, si
për shembull, në terma të kufijve kombëtar, të nocionit shtet-komb, etj. Ka edhe një
grupim që e trajton botën në terma të modeleve hapësinore. Për ta, bota është një sistem i
ndërvarur dhe shtetet-kombet janë një pjesë lehtësisht e kapshme e saj. Një nga ithtarët e
kësaj teorie Saul B. Cohen58
, i cili ndryshe nga gjeostrategët dhe gjeopolitikanët e tjerë
mendon se fuqia ndodhet e lokalizuar në pjesë të ndryshme të globit dhe bota është pjesë
e një sistemi të integruar gjithnjë në ndryshim (ideohet një botë pluraliste). Në librin e tij
―Geography and politics in a World divided-1963‖ Cohen thekson se, gjeopolitika ka në
thelbin e saj studimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet (1) fuqive politike
ndërkombëtare dhe (2) karakteristikave gjeografike përkatëse mbi të cilat (3) zhvillohen
burimet e këtyre fuqive. Për të gjeopolitika është ndërveprim ndërmjet: strukturave
gjeografike, të ardhmes dhe proceseve politike. Strukturat gjeografike përbëhen nga
mjedisi gjeografik i rajoneve të ndryshme të botës, ndërsa proceset politike përfshijnë
forcat që veprojnë në nivel ndërkombëtar dhe që ndikojnë sjelljen ndërkombëtare.
Për shumë kohë Lindja e Mesme ka qenë rajon me rëndësi strategjike. Për këtë Cohen
thotë se ajo ka një pozicion tre-dimensional në marrëdhënie me kontinentet, Amerikën,
Euro-Azinë dhe Afrikën. Ky është një pozicion gjithmonë i rëndësishëm nga pikëpamja
gjeostrategjike dhe duhet të shërbejë si ―zona e frakturës‖, ndërmjet fuqive tregtare detare
dhe euroazisë kontinentale.
Cohen është një nga analizuesit e idesë së ―zonës së frakturës‖ sipas të cilës do të lindte
teoria domino. Nocioni (ndotës) i luftës së ftohtë ka lindur pikërisht nga teoria domino, e
cila në thelb kishte mesazhin se nëse një vend i caktuar binte nën influencën ose
58
Carlo Jean, Manuale di geopolitica , Editori Laterza, Roma-Bari2006 f 45-47; Carlo, Jean, Gjeoplitika, SHBU,
Tiranë, 1998 f. 38, shih dhe Ribaj.P. Perceptimme gjeopolitike, Material studimi, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë, 2010
41
kontrollin komunist, atëherë edhe vendet fqinjë me të do të përjetonin të njëjtën gjë në
një kohë të shpejtë. Ky nocion ishte gur themeli i Doktrinës Truman (12 mars 1947), e
cila ishte në qendër të politikës së jashtme amerikane për rreth 50 vjet deri me rënien e
sistemit komunist.
1. TEORIA E HAPËSIRËS GLOBALE - SAUL B. COHEN
Figura 3: Skema e teorisë së hapësirës globale sipas Cohen
2 TIPE
RAJONESH
GJEOSTRATEGJIKE GJEOPOLITIKE
BOTA TREGETARE
DETARE,
3 rajone gjeopolitike
BOTA
EUROAZIATIKE
2 rajone gjeopolitike
Rajoni Anglo-amerikan
dhe Karaibet
Evropa Detare
(përfshirë edhe Magreb
– Mesdheu afrikan)
Afrika e Jugut, Afrika
nën-Sahariane
dhe Oqeania
(Japoni + Kore)
Minirajon Gjeostr.
Autonom
(Nën-kontinenti i Gad.
Indian)
Evropa kontinentale
(përfshihet edhe
Evropa lindore)
Azia Lindore
(Kina)
Zona e frakturës
Lindje e mesme+Azia
juglindore
42
1.7.1. Ardhmëri e konfigurime
Gjithsesi, përballja me të ardhmen na ndesh me sfida parashikimesh dhe interpretimesh e
përvijimesh të mundimshme. Skenarët dhe hipotezat janë ―armë‖ të suksesshme të
gjeopolitikës moderne në ndihmë të politikë-bërësve për mbrojtjen dhe zhvillimin e
interesave kombëtare. Përvoja e gjithanshme po na bind se prirjet globale dhe ato
evropiane oponente janë të pashmangshme. Shumëkush këmbëngul drejt integrimit, të
tjerë drejt fragmentarizmit; bota dhe vetë BE-ja duket sikur po fashitet dhe në të njëjtën
kohë sikur po ndahet. Kuptueshmëria, pasiguria dhe paparashikushmëria janë shqetësimet
që mbizotërojnë sot. Diçka është e sigurt, ―lëkundjet sizmike që po ndodhin, po sfidojnë
urtësinë e besimtarëve të vjetër dhe vizionin ortodoks59
dhe, sigurisht, të flasësh për të
ardhmen sot, është e vështirë. Për më tepër, të parashikosh në mënyrë të saktë mjedisin e
ardhshëm të sigurisë, duke iu referuar sidomos mjedisit të BE-së, është akoma më e
vështirë. Si do të jetë mjedisi i ardhshëm i sigurisë globale? Po mjedisi i sigurisë në BE?
Çfarë ofron e ardhmja në pikëpamje të sigurisë për vende të vegjël si vendi ynë? A do të
jetë një e ardhme më e mirë? Të gjitha këto pyetje kanë munduar vazhdimisht analistët
dhe politikë-bërësit e shteteve të mëdhenj dhe të vegjël? Përgjigja nuk është e thjeshtë për
asnjë pyetje. Bëhet fjalë për të ardhmen, për atë që do të vijë më pas dhe askush nuk
mund të bëjë predikuesin, aq me pak institucionet zyrtare. Por, ka disa prirje, ka edhe
histori zhvillimi, pra ―ka një terren të gatshëm si ―mielli‖ për të gatuar dhe parashikuar
deri në një farë mase të ardhmen‖60
. Pikërisht kjo është rruga që ndjekin të gjithë
analistët, institutet dhe institucionet që merren me këto probleme. Aftësia për të
parashikuar më ―bujshëm‖ dhe më saktë se edhe një strateg me eksperiencë në çështjet
politike dhe mendësia e hapur në vlerësimin e paprecedent të fakteve të pashuara
historike të së kaluarës në tabanin e së tashmes, për udhëtimin e sigurt drejt së ardhmes –
është pikërisht ajo çka edhe Friedman rreket të sjellë në analizën e tij të guximshme ―100
vitet e ardhshme‖. Absolutisht jo një person në zotërim të ―sferës së kristaltë të
falltarëve‖61
, por një ekspert ndër ata më kryesorët në inteligjencën e gjeopolitikës
botërore dhe sfidues me qasjet e tij jo vetëm mendje-mprehta dhe të analizave të
hollësishme të rasteve, vendeve, strategjive, pikëpamjeve, deri-diku edhe provokuese në
arenën e shpërfaqjes së teorive të ardhmërisë për rruzullin tokësor nga një pikëpamje
përplasjesh titanësh, superfuqish, supremacish, përpjekjesh e rolesh të reja në këtë teatër
të kudo-ndodhur gjeostrategjik, të quajtur botë.
Për Evropën, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimet që pasuan pas Luftës së
Ftohtë, duke kapërcyer rregullat e Jaltës dhe deri në zhdukjen e ―diafragmës―, të
trashëguar që nga Versaja, midis Gjermanisë dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Në
një analizë disi shterës, gjeoplitikanë të ndryshëm kanë analizuar skenarë të shumtë për
59
Kugley C,vepër e cituar, f. 523-524. 60
Atalia J., ―Një histori e shkurtër e së ardhmes‖, Tiranë, f. 17-24. 61
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për Shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, 2010, f. 13.
43
konfigurime të gjithanshme për BE-në. Të tillë janë ata që parashikojnë se Evropa nuk i
di kufijtë e saj lindorë, mungesën e integrimit të brendshëm të Evropës nën devizën e
federalistëve për ―Evropën e qytetarëve‖, alternativa ―Evropa e Atdheve apo ―Evropa e
rajoneve‖, deri te ―Evropa e bananeve‖ duke përvijuar me skenarin ―Evropa e bashkimit
të nënsistemeve‖, apo mundësia e tërheqjes së Gjermanisë së Evropës Qendrore, prirjet e
lidhjeve të fuqishme të Gjermanisë me Moskën e deri tek ideja se Franca kërkon ta lidh
sa më shumë të jetë e mundur Gjermaninë me Perëndimin me qëllim që ajo të mos
pushtohet nga ―demonët e vjetër‖, ―Evropa tregtare‖, etj. Po kështu, mund të vijohet me
skenarë të gjeopolitikanëve amerikanë, Kissinger, Huntington, Brzezinski, Fridmann apo
me euroazistët rusë e deri te publikimet e qendrave prestigjioze si Stratfor, etj. Do të
ndalemi tek skenari gjeopolitik ―Perandori apo - më drejtpërdrejt - Evropa federaliste‖
sipas perceptimit të ish këshilltar diplomatik të Toni Blerit, Robert Cooper (2010), të
Ultrih Beck dhe Edgar Grande (2004)62
, të cilët mbështesin një tezë mjaft provokatore:
rikthimin e perandorive si model të rendit politik; si dhe të trajtesës së Gerard Dussoy
(2001): Evropa e Madhe Federaliste63
.
1.7.2. Evropa e madhe si perandori federative?
Gerard Dussoy vëren se duke qenë se unifikimi i plotë dhe i njëkohshëm i të gjithë
Evropës duket pak i konceptueshëm, fitimi i sovranitetit komunitar apo pushtetit mbi-
kombëtar, a do të kalonte përmes një konfigurimi të tipit perandorak, në kuptimin e vjetër
të fjalës? Domethënë, një tërësi sovrane me përbërës që kanë statuse të ndryshme.
Eksperienca provon se bashkimi i entiteteve është i mundur vetëm me ritme të ndryshme
dhe sipas mënyrave të ndryshueshme që nuk duhet të pengojnë, ato që e dëshirojnë, të
shkojnë sa më shpejt në të gjitha fushat. Parimi perandorak i ―kontrollit të heterogjenitetit
nga gjeometria e ndryshueshme e organizuar‖ i shpikur për të marrë parasysh pabarazitë
ekonomike dhe për të propozuar një zgjidhje provizore të bashkëjetesës së tyre, paraqet
interes dhe vlerë në planet politike dhe kulturore. Në mungesë të një kombi apo edhe të
një kulture evropiane, do të lindte nevoja për kapërcimin e dallimeve dhe divergjencave.
Pengesat linguistike janë më të qëndrueshme se ato doganore dhe pengesat psikologjike
janë më të vështira për t‘u zbehur. Është më e lehtë të krijohet një treg sesa një komb.
Por, arsyet ekonomike janë të pafuqishme për të detyruar komunitetet të bashkëjetojnë
kur ato nuk e dëshirojnë ketë. Vetëm duke pranuar prioritetin e politikës dhe nën
detyrimin e mjedisit botëror, heterogjenitetet e fushave të ndryshme të problematikës
evropiane kanë fatin të kontrollohen. Në këtë rast, koncepti perandorak i shtetit është pa
dyshim më i përshtatshmi. Ai mbështetet mbi një federalizëm me shumë nivele që
bashkon sipas formulave që do të përcaktonte njësite e afta për të marrë pjesë. Kështu
mund të konceptojmë që rajoni dhe bashkimet rajonale përbejnë njësitë bazë të
62
Beck U. dhe Grande E., ―Das kosmopolitische Evropa‖, n. 13, 2004. 63
Për më gjerë shih: ―Geopolitique au XXI siecle?‖, Paris, 2001, f. 291-325.
44
federalizmit ekonomik, ndërsa federalizmi kulturor vazhdon të mbështetet tek kombet.
Nga njëra anë, të ekzistojë ―një bërthamë e rregullave të përbashkëta‖, përbërëse të
Shtetit perandorak dhe garantues të sovranitetit të tij në fushat themelore. Një bërthamë
që mund të rritet në volum dhe në intensitet sipas vullnetit të anëtarëve, duke pranuar që
―në disa fusha të gjithë vendet anëtare nuk marrin pjesë në mënyre të barabartë dhe
mundësisht, që anëtarët e ardhshëm të shkojnë më shpejtë dhe më larg se disa anëtarë
aktualë‖. Nga ana tjetër, të ―ngrihen mekanizma mbrojtës kundër mospërputhjeve midis
qëndrimeve kombëtare‖ në sferën e aktiviteteve jashtë shtetit perandorak. Thënë ndryshe,
do të duhet të thellohet parimi i subsidiaritetit (ai që kufizon pushtetet e BE-së, duke i
konsideruar ato si të dorës së dytë në raport me ato rajonale dhe të shteteve anëtare), në
konceptimin dhe funksionimin e tij. Në këtë mënyrë bëhet e qartë se dy drejtime janë të
mundshme: i pari, gjendet në kërkimin e ekuilibrit evropian midis fuqive në plakje, por të
paafta të shkëputen nga disa atavizma, i cili synon të krijojë të renë me të vjetrën duke
ardhur herët a vonë në marrëdhëniet e forcave ndër-evropiane që favorizojnë ndërhyrjen
e fuqive ekstra-evropiane; i dyti, lidhet me thellimin e shpejtë dhe zgjerimin e rrugëtimit
të filluar në Perëndim drejt një makrosistemi të Evropës së Madhe. Për të krijuar një
identitet territorial dhe koherencë rajonale në shkallë kontinentale, kjo ―hapësirë e
madhe‖ duhet të fitojë një pavarësi reale dhe të rrisë marzhat e manovrës komunitare të
përbërësve të saj. Këtu kërkohet të studiohen sërish probleme të ndryshme dhe të
rishikohen disa nocione të së kaluarës, të kthyera në të tejkaluara. Së pari, në
perspektiven komunitare të Evropës duhet përfunduar asimilimi (identifikimi) i sistemit
evropian me një sistem ndërkombëtar dhe të bashkohen në një strukturë perandorake të
vetme organizmat e shumtë shumëpalësh me aftësi shpesh të pacaktuara mirë. Së dyti,
dinamika territoriale dhe ekonomike e Evropës kontinentale në formim, që sjell një
ekuilibrim të ri drejt Lindjes, do të duhej të favorizonte një Evropë më të përqendruar (që
të mbështetej në burimet e veta). Kjo do të arrihet nëse Rusia nuk mënjanohet. Gjithçka
duhet bërë me qëllim që aksi Bruksel-Strasburg-Moskë, që kalon përmes Frankfurtit (seli
e Bankës Qendrore Evropiane) dhe Berlinit, të bëhet aksi strukturues i Evropës. Së treti,
përqendrimi gjeografik i Evropës do të kërkonte rrethana të tjera të përshtatshme. Përtej
marzhës së madhe të manovrës në raport me tregun botëror, duhet kuptuar që kjo nuk do
të bëhej pa pasoja psikologjike dhe kulturore. Në mënyre më përcaktuese, Bashkimi
Evropian, që do të ndodhë njëkohësisht me zgjerimin në Lindje të tij, me përdorimin e
monedhës së përbashkët nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, me afrimin e Rusisë, do
të transmetohet gjithashtu edhe në strukturën ushtarake të kontinentit. Kjo do të nxiste
bërjen e analizave të Brzezinskit dhe teksteve më zyrtare si raporti Wolfovitz mbi
interesin e madh të Uashingtonit për të penguar shfaqjen e çdo fuqie të aftë të rivalizojë
me ta, apo qëllimeve gjeopolitike që vënë në lëvizje Strategjinë e Madhe Amerikane
sipas Fridmanit64
, etj. Kjo ndihmon për të theksuar se konfigurimi i imagjinuar në ketë
64
Për më gjerë shih dhe : Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë,
Tiranë, f76-86
45
kapitull nuk është aspak i konceptueshëm pa një minimum përqendrimi ndërkombëtar,
përveç rastit kur ai shfaqet si mjeti i daljes nga një situatë nga më kaotiket.
Në përfundim theksojmë se, duke vendosur hapësirën në qendër të teorisë politike,
gjeopolitika mund të rimarrë vendin e saj në diskutimin kritik të botës bashkëkohore. Jo
si një disipline unike, por në të kundërt përmes një procesi hibridizimi me shkencat e
tjera shoqërore. Ne mendojmë se kemi treguar se vetëm ―rikombinimi i fragmenteve
shkencore‖ lejon ri-përcaktimin e kontekstit e kompleksitetit të botës, një botë kolektive
dhe solidare, për të cilën shpresojmë se do të dijë të zgjidhë sfidat e mëdha të trashëguara
nga dhuna dhe gabimet e së kaluarës.
1.7.3. Fusha e shahut euro-aziatike jo e tipit klasik
Euroazia përfshin sipas Brezinzkit, një pjesë të mirë të pushtetit ekonomik dhe politik
botëror. Kjo është arsyeja se përse, pavarësisht nga të gjitha, ajo vijon të përfaqësojë një
fushe shahu në të cilën luhet ndeshja gjeostrategjike për supremacin mes fuqive globale.
Fusha e shahut euroaziatike e prezantuar nga Brezinzki, nuk është e një tipi klasik, pasi
lojtarët që ulen në tavolinë nuk janë vetëm dy, por janë shumë më tepër. Sipas studiuesit
me origjinë polake, në mënyrë që blloku perëndimor nën udhëheqjen amerikane të ruajë
fuqinë e nevojshme duhet që: të tërheqë hapësirën e ndërmjetme në orbitën e Evropës
perëndimore; të evitohet që hapësira e ndërmjetme të bëhet një entitet i vetëm. Kjo e
përkthyer në terma paqësor do të thotë të evitohet formimi i një blloku rus të fuqishëm; të
evitohet mbizotërimi i çfarëdolloj lojtari në hapësirën jugore të fushës së shahut. Shtetet e
tjera evropiane janë të orientuara sipas Brzinskit për të luajtur rolin e ―junior partner‖, të
partnerëve të rinj të aktorëve gjeostrategjikë rajonalë, të balancuesve në det të hapur të
quajturit ndryshe SHBA. Sipas Brzezinskit, shtetet kryesore me një rëndësi jetësore për të
detyruar Rusinë të mos ndjekë një politikë imponuese me tendenca hegjemonizuese janë:
Azerbajxhani (shteti korridor për gazin që mund edhe t‘i bëjë ‗bypass‘ Rusisë),
Uzbekistani (shtet i madh dhe i populluar që pengon rrugët e arratisjes të imperializmit
rus drejt Azisë Jugore) dhe Ukraina (që duket në një unitet etniko-territorial i botës ruse).
―Ballkani Euroaziatik‖ formohet nga tre Republika të Kaukazit Jugor (Azerbajxhani,
Armenia, Gjeorgjia) dhe katër shtetet e ―Komonuelthit kulturor‖ turk (Kirgistani,
Kazakistani, Uzbekistan, Turkmenistan), përveç Afganistanit dhe Taxhikistanit. Rusia
dhe fuqitë e tjera të pranishme në rajon (Turqia, Irani, Kina) shfaqen si aktorë strategjikë
që vazhdimisht kanë rivalizuar njëra-tjetrën për arritjen e objektivit për të mbizotëruar në
rajon. Për Brzezinskin, Ballkani Euroaziatik65
është përcaktuar kështu pasi ashtu si
Ballkani; ato nuk përfaqësojnë një lidership të qartë rajonal, duke qëndruar në kujdestari
65
Brzezinskin në shumë punime autoritare trajton disi shtershëm ―boshllëkun gjeopolitik‖, ―Ballkanin
Global‖ apo ―Ballkani Euroaziatik‖. Në librin e fundit ―Second Chance‖ të përkthyer në shqip me
shprehjen më të përshtatshme medituese ―Shansi i Fundit‖, ai konfirmon tezat e tij dhe i referohet
detyrave globale të perëndimit me një urgjencë dramatike. Për ―Boshllëkut gjeoplitik‖ shih Davutogllu
A., ―Turqia - Thellësi strategjike‖, Logs-A, Shkup, 2010, f. 145-152.
46
të tentativave hegjemonizuese të Fuqive rajonale (duke e justifikuar me ngjashmëritë me
Ballkanin e vërtetë nga hetereogjentiteti i jashtëzakonshëm etnik që kanë shtetet e rajonit
dhe në praninë e përhershme të minorancave të ndërthurura në shumë shtete që mund të
bëhen instrumente arti për të krijuar tensione dhe për të dobësuar shet fqinje) për të cilët
hapësira përfaqëson një rëndësi gjeopolitike thelbësore duke pasur parasysh pasuritë e
pafundme të gazit dhe të naftës të pranishme në nëntokën e këtij rajoni.
Është e nevojshme për Shtetet e Bashkuara që të favorizojnë një shkallë pluralizmi
gjeopolitik në mënyrë që Turqia, Irani, Rusia dhe Kina të jenë të përfshira në projektet e
zhvillimit ekonomik, politik dhe ushtarak në hapësirë, në mënyrë që asnjëra prej tyre të
mos ushtrojë një rol hegjemonizues dhe duke siguruar pavarësinë e shteteve të Ballkanit
Euroaziatik. Një përjashtim i mundshëm për një nga fuqitë e shteteve nga loja në këtë
hapësirë do të krijonte tensione të padurueshme në rajon duke krijuar një krizë që mund
të shndërrohej në një konflikt të hapur ose në shumë konflikte me pasoja fatale për
interesat perëndimore dhe për popullsinë e rajonit. Pluralizmi gjeopolitik do të favorizojë
aksionin ekuilibrues të ―off-shore balancer‖ ku Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të
luajnë një rol përcaktues në një zonë nevralgjike për sigurinë energjetike perëndimore.
Për Brzezinskin, gjithsesi, Shtetet e Bashkuara dhe me to dhe Perëndimi, kanë shumë pak
kohë për të humbur pasi tashmë numërimi mbrapsht ka filluar dhe në përfundim të tij ata
nuk do dinë të veprojnë në fushën e madhe të shahut dhe atëherë do të asgjësohen.
Po kështu, Massimiliano Maiello në punimin ―Evropa Federale‖ të punuar në programin
Master me objekt: për një botë të re‖66
pohon se gjatë shekullit të XXI, BE do të
përfundojë procesin e saj të integrimit si për atë që ka të bëjë me shtrirjen e saj
gjeografike ashtu dhe nga pikëpamja e thjesht politiko-institucionale. Sipas tij, Evropa do
të bëhet një shtet Federal, në të cilat shtetet-kombe nuk do të ketë arsye për të ekzistuar.
Kjo hipotezë personale e Evropës presupozon që tërë popujt e kontinentit vënë mënjanë
rivalitetin e tyre në emër të një frymë evropiane, e cila kapërcen barrierat kombëtare që
marrin në konsideratë kushtet e diversitetit politik, kulturore dhe ekonomike që
ekzistojnë si një pasuri e përbashkët me dëshirën për të konkurruar së bashku në mënyrë
konstruktive, për realizimin e asaj që tani duket si një utopi e vështirë për t‘u zbatuar. Në
kuadër të Federatës Evropiane popujt do të zhvillojnë plotësisht të gjitha kapacitetet e
tyre të prodhimit në sektorë të ndryshëm, me lartësimin e diversitetin e tyre, duke
afirmuar vlera themelore heterogjeniteti brenda një njësie politike, i formuar me qëllim
kryesor të për të mbrojtur të gjithë përsosmërinë ekzistuese, me qëllim të një integrimi
optimal.
Konkurrentët më të mëdhenj botëror, kryesisht SHBA, Rusia dhe Kina, do të
ndërveprojnë me një subjekt ndërkombëtar peshe karat të barabartë, jo vetëm nga
pikëpamja komerciale, si në situatën e tanishme, por sidomos për sa i përket sfidave të
mëdha politike dhe ekonomike të shekullit, veçanërisht sa i përket kërkesës për energji
dhe furnizim, qëndrueshmërinë e mjedisit, terrorizmi, lëvizjet e migracionit planetar.
66
Maiello M., ―Evropa Federale, una visione personale‖, Limes, Roma, 2007.
47
Fig.4. Harta gjeografike - Territori i Federatës Evropiane.
Sipërfaqja e Federatës Evropiane të re kontinentale do të shtrihet nga Ngushtica e
Gjibraltarit në kufirin lindor aktual turk, nga Kepi veriut në Cape Passero (Siçili) dhe do
të bëhen pjesë e sotme Ukraina dhe Bjellorusia, në një zonë që nuk do të ketë ndërprerje
në të, duke përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit dhe madje edhe Zvicra. Edhe vendet
tradicionalisht indiferent ndaj procesit të integrimit evropian, të tilla si Islanda dhe
Norvegjia, do të bëhen pjesë e Federatës që të mos mbeten të izoluar si politikisht, ashtu
edhe nga pikëpamja ekonomike. Enklava ruse e Kaliningradit do të bëhet pjesë e territorit
të Evropës Federale pas negociatave të gjata me Federatën Ruse, e cila nuk do të ketë
asnjë interes për mbajtjen e territorit që historikisht i përket Evropës. Popullsia lokale, në
pjesën shqetësuese për evoluimin e situatës në Evropë, të etur për t‘u kthyer në atdhe, do
ti japë impuls të caktuar, duke nxitur autoritetet ruse për të pranuar negociatat e aneksimit
të këtij territori nga Federata Evropiane.
Autori pasi analizon kornizat institucionale si Kryesia e Federatës Evropiane, Parlamenti
i Federatës, Komisionin Federal Ekonomik, Gjykatën Federale të Drejtësisë, Bankën
Federale Evropiane, Tregun Federal Evropian, Ushtrinë e Përgjithshme Federale,
kornizat administrative, shtjellon edhe Qarkun Federal. Me themelimin e Rajoneve
Federale do të krijohet një ndarje administrative e të gjithë territorit kontinental, e cila do
të bazohet në mbrojtjen e interesave të banorëve lokalë, duke marrë parasysh bashkimin e
identitetit historik, identitetin kulturor, politik, gjuhësor dhe fetar, në mënyrë krijimin e
një realiteti uniform, në të cilin komunitetet mund të ndihen të përfaqësuar plotësisht.
Rajonet e ndryshme federale do të ndahet duke pasur parasysh gjeografinë në kontinentin
48
evropian, nga i cili do të marrë emrin zyrtar. Më poshtë po paraqesim listën e Rajoneve
Federale të ardhshëm:
1. Rajoni Federal Evropian Perëndimore i Mesdheut;
2. Rajoni Federal Evropian i Mesdheut Lindor;
3. Rajoni Federal Evropian i Ballkanit;
4. Rajoni Federal i Evropës Atlantike;
5. Rajoni Federale i Evropës Qendrore;
6. Rajoni Federale i Evropës Lindore;
7. Rajoni Federal i Evropës Baltike.
Rajonet Federale do të ndahet në rrethet federale dhe përfshijnë brenda tyre zona
metropolitane, e pranishme në territorin e tyre. Koncepti i ―ndërkombëtar‖ motori i
procesit federal, do të jetë bazë për
formimin e zonës administrative të
brendshme për secilin Rajon Federal.
Një model i Administratës Federale
jepet në figurën e mëposhtme dhe
përfaqëson Rajonin Federal të Evropës
Baltike.
Rajoni Federal i Evropës që përfshin
territorin Baltik përfshin Danimarkën,
Suedinë, Norvegjinë, Finlandën,
Estonin, Letonin dhe gjithë territoret e
mbetura në kufi me Detin Baltik. Këto
vende, si për pozicionin e tyre
Figura 5: Rajoni Federal i Evropës Baltike
gjeografik, ashtu edhe për historinë e tyre gjatë shekujve dhe interesat e biznesit, mund të
konsiderohet si një rajon i vetëm, në të cilën popullata të ndryshme mund të zhvillojnë në
mënyrë harmonike diversitetin kulturor dhe ekonomitë e tyre. Rajoni i Baltikut do të
ndahet në pesë Rrethe Federale, me shtimin e dy zonave metropolitane: Kopenhagenit
dhe Stokholmit.
Ky është një skenar hipotetik që supozon ndryshime radikale në Bashkimin e sotëm
Evropian, të cilat pavarësisht nga ndryshimi i idesë së Evropës nga udhëheqësit e
vendeve anëtare, nën ndikimin Evropian, në fund të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e
rolit të tyre aktiv brenda shtetet-kombe dhe si pasojë edhe tërë Evropës. Një ndryshim në
mentalitet që mund të paraqitet do të ndërtojë një ―shoqëri universale evropiane‖.
Evolucioni i Evropës Federale do të jetë vendimtar në mënyrë që të marrë, gjatë këtij
shekulli, madhësinë e politikës botërore që shtetet evropiane kane humbur me
përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në botën gjeopolitike, Evropa më në fund do të
marrë një status të njëjtë ndërkombëtar me atë të fuqive të tjera të mëdha, SHBA dhe
Kina në radhë të parë, duke e lënë përkufizimin e ―gjigantit tregtar, por xhuxh politik‖ që
deri më tani karakterizon ndërtesën komunitare.
49
Përgjatë mijëra vjet të ekzistencës së saj, Evropa ka kaluar nëpër periudha historike
shënuar nga konflikte të përgjakshme mes fraksioneve kundërshtare, për të arritur
hegjemoninë kontinentale, në një përpjekje për të bashkuar të gjithë popujt evropianë nën
një uniformitet të idealeve politike, besimi, interesat fetare dhe ekonomike.
1.7.4. Skenarët gjeopolitikë sipas këndvështrimit gjerman
Debati mbi të ardhme e BE-së është gjithmonë e më i pranishëm. Ky debat ndizet akoma
më tepër, nëse ndonjë nga vendet anëtare ndodhet në krizë dhe përballë problemeve të
mëdha ekonomike dhe politike, siç po ndodh aktualisht në Greqi. Për këtë arsye, është e
nevojshme që të parashikohen edhe skenarë të ndryshëm të zhvillimit të BE-së. Qendra
për studimet politike të aplikuara (CAP) në Gjermani parashikon 5 skenarë për të
ardhmen e Bashkimit, të cilët klasifikohen si më poshtë67
:
Skenari 1 - Titaniku: parashikon një rrezik substancial, i cili çon deri në shpërbërjen e
integrimit evropian. Bashkimi Evropian nuk është i aftë të përballojë kërkesat e
brendshme dhe të jashtme. Brenda BE-së rriten divergjencat e interesave dhe raportet e
kapaciteteve ndërmjet shteteve të reja dhe të vjetra anëtare të tij. Heterogjeniteti dhe lufta
përçarëse ndërmjet shteteve anëtare duket se është e pakapërcyeshme. Zgjerimi ambicioz
i tejskajshëm nuk mund të përballohet nga struktura e pandryshueshme dhe çon
automatikisht në paaftësi veprimi.
Skenari 2 - Evropa e mbyllur: shtetet anëtare nuk arrijnë në konsensus në lidhje me
zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit. Një grup i përbërë nga disa shtete anëtare vendosin
të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin jashtë kornizës së BE-së. Rruga e integrimit evropian
perceptohet nga shtetet në mënyrë të ndryshme. Pavarësisht nga pritshmëria e lartë,
procesi reformues i BE-së nuk jep rezultatin e duhur. Si pasojë, mendimi strategjik për
një bashkim politik të madh dhe federativ humbet.68
Skenari 3 - Metoda Monnet: Bashkimi vazhdon aktivitetin e saj sipas përvojës së krijuar
deri më sot. BE arrin të kalojë me sukses vetëm në mënyrë të pjesshme sfidat e jashtme
dhe të brendshme që kanë lidhje me procesin e zgjerimit dhe ndryshimet në politikën e
ekonominë ndërkombëtare. Reformat e nevojshme, po ashtu si edhe më parë, dështojnë.
Efektet pozitive të Konventës Evropiane të vitit 2003, si edhe të Konferencës
përmbyllëse të qeverive në fund të saj, kufizohen vetëm në një spektër të ngushtë
veprimi. Pra, shtetet anëtare janë të afta të kurojnë simptomat e aftësive vepruese të
politikës evropiane, por nuk janë të aftë të shkojnë deri në thelb të problemit
Skenari 4 - Hapësira e gravitetit të hapur: në këtë hapësirë ndiqet metoda e integrimit të
vazhdueshëm. Qendrën e gravitetit e formojnë ato vende, të cilat janë më shumë të
përfshira në projektet e integrimit.
67
Algieri F dhe Emmanouilidis J. A., ―Roman Maruhn: 5 EU Szenarien‖, Centrum für angewandte
Politikforschung (CAP), 2003. 68
Algieri F dhe Emmanouilidis J. A., ―Roman Maruhn: 5 EU Szenarien‖, Centrum für angewandte
Politikforschung (CAP), 2003, f. 6.
50
Skenari 5 - Superfuqia Evropë: në këtë skenar, Evropa shihet si një superfuqi, e cila
është e vetëdijshme për potencialin e saj. BE përdor plotësisht resurset e saj materiale dhe
institucionale. Aftësitë dhe potenciali ekonomik, potenciali ushtarak dhe sistemi evropian
i vlerave, krijojnë një bazë të konsiderueshme veprimi.
Ndërkohë, Friedman parashikon ―një linjë rrëshqitje në Evropë‖. Sipas tij, Evropa në të
ardhmen mund të paraqesë një terren rrëshqitës (njësoj si rrëshqitjet gjeologjike) për
konflikte potenciale, që mund të jetë njëra nga kandidatet e mundshme për zënien e
njërës prej zonave69
në të cilat
Figura 6: Thellësia e integrimit – 5 skenarët gjermanë
përplasjet mund të degradojnë deri në konflikt. Rasti i rrëshqitjes së Evropës mund të
risjellë në skenë pretenduesen e saj kryesore, Rusinë, e cila mund të nëpërkëmbë SHBA-
në dhe të jetë ― dritare ndezëse‖ për konflikte të reja në rajon. Këto të fundit, sipas
parashikimeve të Friedman, janë me probabilitet ngjarje relativisht të mëdha në këtë
shekull që po jetojmë70
.
Në të njëjtën linjë ai shkruan për perspektivën e Euroazisë. Kështu me rënien e BS fuqia
gjeopolitike e Rusisë në Evropë e më gjerë, erdhi duke u ngushtuar. Gjeoekonomia e
kësaj ish-superfuqie u shkatërrua nga fuqitë e huaja duke sjellë varfëri e kaos në vend.
Historia ruse mbart, ndër të tjera, edhe momente shkatërruese nga të cilat mund të
69
George Friedman në fakt rradhit pesë zona potenciale për zënie konflikti në të ardhmen, si pasojë e
shkarjeve gjeopolitike. Përveç Evropës, katër zonat e tjera janë: 1. Pellgu i Paqësorit; 2. Eurazia e
ardhshme; 3. Bota Islamike; 4. Marrëdhëniet Meksikano-Amerikane. 70
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 119.
51
përmendim rreshtimin e Ukrainës në një linjë të njëjtë me SHBA-në. Afrimi i kësaj të
fundit dhe i një pjesë të mirë të vendeve të Evropës Lindore (me ofertën për pjesëmarrje
me anëtarësi në NATO dhe BE) i dha goditje kësaj ish-superfuqie tashmë të rënduar në
rrugëtimin e vet. Por, Perëndimi nuk pati sukses në dominimin e Ukrainës. Nëse do të
kishte ndodhur e kundërta, atëherë do të kishim një copëzim e ngadalshëm të Rusisë, si
një kartë e dobët për lëvizjen fitimtare të SHBA-ve, të cilat gjithmonë e kanë pritur këtë
copëzim të Eurazisë pa ndonjë kundërshti e madje përplot me inkurajim.
Me nuhatjen e kësaj situate, Moska vuri në lojë strategjinë tjetër: krijimi nga e para e
sferës së influencës në zonat e ish-BS: Ukrainë, Azi Qendrore, Kaukaz, Perëndim, Baltik,
Evropë Lindore71
. Ashtu siç edhe parashikohet deri në vitin 2020 shqetësimi kryesor i
Rusisë, do të jetë rindërtimi i shtetit rus bashkëshoqëruar me një rivendosje të
supremacisë në rajon e më gjerë. Një sërë ndryshimesh gjeopolitike, tashmë fillimisht në
fushën ekonomike po ndihen në këtë shtet. Putin, po orienton eksportet e gazit natyror rus
më shumë drejt Evropës. E jo vetëm energjia do të jetë një ―konstante ndihmëse‖, por
edhe bujqësia ruse, lënda drusore, ari, diamanti dhe prodhimet e tjera. Vihet re gjithashtu
një prani e Rusisë në Azinë Qendrore me përqendrim në Bjellorusi dhe sipas
parashikimeve, me gjithë vështirësitë e pranisë në Kaukaz, ajo do të ketë sukses në këtë
vend. Ndërsa, ndër problemet që mbeten për t‘u zgjidhur nga ana e saj janë pikërisht:
shtetet baltike dhe Polonia. Në këtë linjë sugjerohet që ajo të lëvizë më drejt Perëndimit,
për të eliminuar njëherë e përgjithmonë ata kufij historikë tronditës prej Pirenejve e deri
në Shën Peterburg (tashmë historia dihet72
). Sido që të shkojë, parashikimet kanë gjasa të
perceptojnë se rikthimi i bujshëm i Rusisë si një fuqi globale, vështirë se do të ndodhë.
Mund të mos ndodhë globalisht, por se në sferën rajonale mund të jetë e mundur. E kjo e
fundit nënkupton përplasje me Evropën. Përplasja nënkupton rrëshqitje, e cila mund të
çojë në konflikt të padiskutueshëm për saktësimin e kufijve të mirëfilltë ruso-evropianë.
Në vijim autori shkruan për katër Evropa. Përpara se të japim një listim të atyre që
mendohet se do të formojnë të ashtuquajturat katër Evropa, le të themi se ka dyshime të
përgjithshme se pas rënies së Perandorisë Evropiane: a do të jetë ajo një ―vullkan i
shuar‖, apo në të kundërt, thjesht një ―vullkan i fjetur‖?! Krejt në mënyrë qesharake,
Friedman pohon fuqishëm se Evropa nuk është një entitet. Ajo është më shumë një
grumbull shtetesh-kombe ―grindavece73
. Megjithatë, katër Evropa të cilat përmenden nga
Friedman janë si më poshtë:
1) Evropa Atlantike: zemra perandorake e botës gjatë pesëqind viteve të kaluara.
Vendet përballë Oqeanit Atlantik dhe Detit të Veriut74
;
2) Evropa Qendrore: të ardhurit dhe sfiduesit e mëvonshëm. Gjermania dhe Italia.
Këto rilindën pas fund-shekullit të XIX si komb-shtete moderne. Egoizmi në
71
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 128. 72
Ky është pikërisht shtegu ku edhe janë zhvilluar luftrat më të mëdha të Evropës dhe ai shteg i cili u
ndërmor nga Napoleoni dhe Hitleri për të pushtuar Rusinë. 73
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 131. 74
Po aty, fq. 131.
52
mbrojtjen e interesave të tyre kombëtare çoi drejt dy luftërave botërore të
shekullit XX75
;
3) Evropa Lindore: të ashtuquajturit ―viktima‖. Kombet nga Baltiku e deri në Detin e
Zi. Këto vende kanë qenë të pushtuara nga sovjetikët në Luftën e Dytë Botërore
dhe rrjedhimisht kanë humbur identitetet e tyre kombëtare76
;
4) Evropa e Vendeve Skandinave: kjo është më pak e rëndësishme se të parat, por
gjithsesi radhitet në këtë listë77
.
Figura 7: Katër Evropat e Friedman
Pyetja që do të mund të bënim është si vijon: A do të ketë ndonjëherë një Federatë të
Shteteve të Bashkuara të Evropës? A do të rikthehet ndonjëherë ai shkëlqim perandorak
në duart e Evropianëve?
1.7.5. Grupi i Vishegradit
Në vijim të analizës së realiteteve të parashikimeve dhe krijimit të konfigurimeve
gjeopolitike paraqet interes një ndër rajonet më dinamike të Evropës postkomuniste, në
pikëpamje të zhvillimeve evropiane, në fushën e sigurisë. Grupi i Vishegradit ku
75
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme - Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, f. 131. 76
Po aty. 77
Po aty.
53
përfshihet Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, aktualisht janë anëtare në BE dhe
NATO Dikur këto vende të përfshira në kampin socialist, i kemi trajtuar në kontekstin e
konceptit të Evropës Qendrore për të theksuar përkatësinë e saj në perëndim, në
pikëpamje gjeografike, politike, historike e kulturore. Pas rënies së murit të Berlinit, ky
grup u formua për të nxitur zhvillimin e përbashkët të normave demokratike dhe të tregut
të lirë, kapitalizmit në Evropës Qendrore. Forcimi i institucioneve demokratike dhe
anëtarësimi në NATO dhe BE ishte qëllimi i tij. Në dekadën e dytë të periudhës
postkomuniste, veçanërisht ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji, përpjekjet e Rusisë për të
shtrirë influencën në territoret e ish BS dhe ndalimin e zgjerimit të NATOs, u panë me
shqetësim në rritje nga Vishegrad 4. Po ashtu, kriza ekonomike e vitit 2008 do të shtronte
nevojën që këto vende të rrisnin bashkëpunimin e të shikonin mundësitë për përballimin e
saj. Ata u fokusuan në çështjet energjetike, të sigurisë dhe të marrëdhënieve me BE. Një
moment i rëndësishëm i zhvillimit të Grupit të Vishegradit shënon edhe krijimin e një
force ushtarake, e cila dëshmon për rritjen e rolit të përgjegjësisë për sigurinë e tyre
kombëtare. Kjo forcë do të vëzhgohet nga Forca e Reagimit të NATOs. Krijimi i saj nuk
bie ndesh me konceptin evropian të mbrojtjes dhe as me konceptin strategjik të NATOs
të nëntorit 2010.
Në dobi të analizës ka rëndësi të theksoj se koncepti i Evropës Qendrore është i
diskutueshëm dhe për këtë arsye nuk ka një përkufizim të qartë. Por, ajo që pranohet
është fakti se Evropa Qendrore nuk është një nocion i përcaktuar gjeografik. Ajo që mund
të themi është se ka shumë elementë që kanë formuar konceptin e Evropës Qendrore,
elementë të cilët duke u kombinuar bëjnë të mundur dallimin e saj nga Evropa
perëndimore dhe lindore. Evropa Qendrore, gjeografikisht, mbulon zonën midis detit
Baltik në veri dhe detit Adriatik, në jug. Megjithatë, këto kufij nuk japin një pozicion të
përcaktuar gjeografik, siç është fjala për vendet e Ballkanit të përfshirë në këtë territor.Në
këtë linjë duhet parë dhe analiza Olga Koulieri ( Bashkëpunëtore shkencore, staf i
Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare0 për Euroazinë ruse dhe gjeopolitika e detit të Zi Pra,
termi Evropë Qendrore është bërë më i rëndësishme në përshkrimin e saj në jetën
politike, socio-ekonomike dhe historike. Kështu, mund të vijmë në përfundimin se
Koncepti i Evropës Qendrore është artificial. Për shembull: Paul Lewis vjen në këtë
përfundim dhe nënvizon se koncepti më vonë përfshiu popujt më të zhvilluar të vendosur
mes Fuqive të Mëdha Gjermanisë dhe Rusisë. Ky është një rajon që ka shtrirje në mes të
Evropës, por forma e saj gjeografike nuk ka qenë karakteristika e saj më e rëndësishme.78
Zakonisht, Evropa Qendrore është kuptuar si një njësi ekonomike historike dhe politike
me disa tipare të përbashkëta, por me kufij të pasigurt.79
Grupi i Vishegradit, veçanërisht pas vendimit të tij për krijimin e forcës ushtarake, më
shumë se dyshimet mbi pasigurinë e një mbrojtje efikase nga Aleanca, apo një
78
Lewis Paul G, Evropa Qendrore që nga viti 1945, London, Longman, 1994, f. 8;10 79
Kristian Gerner, ‗A Movable Place With A Moveable Past: Perspectives on Central Evrope‘, Australian
Journal of Politics and History, Vol. 45, No. 1, 1999, p. 5.
54
bashkëpunimi ekonomik të suksesshëm në kuadër të BE, përfaqëson një përpjekje të vetë
këtyre vendeve për të marrë në dorë çështjet e sigurisë kombëtare. Ai shikohet si një
përpjekje inkurajuese që vende të veçanta mund të bashkëpunojnë kundër kërcënimeve të
ndryshme pa pasur nevojën e një mbrojtje nga SHBA.80
Kjo mbetet për tu parë. Grupi i
Vishegradit nuk bie ndesh me konceptin e mbrojtjes Evropiane në kuadër të ESDP dhe as
të NATOs mbi efektivitetin, efikasitet dhe angazhimi i saj, të prezantuara në Samitin e
nëntorit 2010. Pavarësisht përpjekjeve për të ―bllokuar‖ Evropën, Vishegrad 4 shikon si
jetike marrëdhëniet brenda NATO-s dhe BE-së, sjellim ndërmend këtu lobimin që këto
vende bëjnë për financimin e rrugëve të ndryshme të furnizimit me energji, apo krijimin e
mburojës evropiane, sistemin anti-raketë, nga kërcënimet e shteteve apo grupeve
terroriste. Grupi i Vishegradit përben një bastion përballë kërcënimeve të mundshme të
ardhura nga Lindja, si dhe një rajon me perspektivë ekonomike. Megjithatë, kërcënimet
afatgjata të sigurisë në këtë rajon do të kenë të nevojshme ndihmën e SHBA-s, Anglisë
dhe fuqive të tjera.
1.7.6. “Lindja e Mesme e Madhe” dhe Hapёsira Mesdhetare
Vullneti amerikan për rimodelimin e botës arabe dhe myslimane, e quajtur ―doktrina
Bush‖, e ndikuar fort nga këshilltarët neo-konservatorë, u zyrtarizua më 20 shtator 2002
në një dokument të quajtur ―Strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës‖. Rithemelimi i nevojshëm i botës arabe dhe myslimane në ―Lindjen e
Mesme të Madhe‖ u konfirmua. Kjo doktrinë u zbatua me pushtimin e Irakut më 20 mars
2003. Qëllimi është vendosja e pushtetit demokratik pas përmbysjes së rregjimit të
Saddam Hussein-it, duke synuar lehtësimin e demokratizimit të vendeve fqinje.
Megjithatë, teoria e dominose përballet me realitetin e bllokimit amerikan në Irak.
Imponimi i demokracisë nëpërmjet forcës ndikon në pakënaqësinë e popullsive arabe
ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin vjetor përpara Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, më24 janar 2004,
presidenti Bush konfirmon linjën drejtuese të politikës së tij të jashtme në Lindjen e
Mesme : ―Për sa kohë Lindja e Mesme do të mbetet vendi i tiranisë, dëshpërimit dhe
zemërimit, ajo do të vazhdojë të nxjerrë njerëz dhe lëvizje që rrezikojnë sigurinë e
Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe të miqve tanë. Amerika ndjek një strategji të lirisë
së përparuar në Lindjen e Mesme të Madhe‖ 81
Ambicia e SHBA qëndron në imponimin e fuqisë dhe modelit të tyre demokratik në një
zonë të gjerë, heterogjene dhe komplekse. Duke mbuluar një sipërfaqe katër herë më të
80
Stratfor Analize, 29 Maj 2011, 81
Shtojca 1 : Ndarja gjeografike e projektit amerikan « Lindja e Mesme e Madhe ». Kjo zonë përfshin 22
shtete të Ligës së Shteteve Arabe dhe 5 vende joarabe : Turqi, Izrael, Iran, Afganistan, Pakistan. Mesdheu,
me komponentin e tij arab, është përfshirë në këtë tërësi.
55
madhe se Evropa e 27 vendeve dhe e shtrirë nga Mauritania në Pakistan, kjo zonë
përmban respektivisht 65% të rezervave botërore të naftës dhe 30% të gazit. Kështu, kjo
ndarje gjeografike lejon kontrollin e më shumë se gjysmës së burimeve botërore të naftës
dhe përfshirjen e një numri vendesh armiqësore ndaj Uashingtonit, duke rrezikuar edhe
aleatin strategjik Izraelin.
Duhet theksuar se projekti fillestar i Lindjes së Mesme të Madhe përzien arabizmin dhe
islamizmin në një tërësi gjeopolitike historish dhe kulturash të ndryshme. Gjithashtu,
vizioni evropian i Mesdheut, Lindjes së Afërt dhe Lindjes së Mesme dobësohet brenda
vizionit amerikan më globalizues.
Në realitet, SHBA ―përfitojnë‖ nga ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 për të bindur
aleatët e tyre mbi drejtësinë e një projekti të përpunuar qysh prej vitit 2000 me emrin
―Lindja e Mesme e Madhe‖, projekt qe zhvillohet sipas një programi veprimi të
mbështetur në shumë instrumente. Le të evidentojmë dy prej tyre.
Instrumenti i parë është ―Middle East Partnership Initiative (MEPI)‖(Iniciativa e
Bashkëpunimit në Lindjene Mesme) konceptuar në vitin 2002 nga Colin Powell.
Objektivi i tij është të zbusë ―mangësitë‖ e Lindjes së Mesme nëpërmjet masave
politike, ekonomike dhe sociale që përbëjnë bazën e projektit Lindja e Mesme e
Madhe.
Instrumenti i dytë është ―Middle East Free Trade Area (MEFTA)‖(Zona e
Tregëtisë se Lirë të Lindjes së Mesme), i cili synon krijimin e një zone të
shkëmbimit të lirë midis SHBA dhe Lindjes së Mesme deri në vitin 2013.
Përballë problematikave të tyre në Irak, SHBA përpiqen të ndajnë me aleatët barrën e
sigurisënë Lindjen e Mesme të Madhe. Më 2004, ata zhvilluan një aktivitet të gjerë
diplomatik që solli paraqitjen e projektit Lindja e Mesme e Madhe në mbledhjet ë
njëpasnjëshme të G8 në Sea Island dhe Samitit të NATO-s në Stamboll, qershor 2004.
Koncepti Lindja e Mesme e Madhe përmban tre komponentë: - komponenti politik dhe i
sigurisë së demokratizimit, teorikisht besuar NATO-s,- komponenti ekonomik i
promovimit të liberalizmit, besuar BE,- komponenti shoqëror, i cili ndikohet nga shumë
faktorë.
Projekti me frymëzim neo-konservator përballet me realitetin e Shteteve arabe dhe
Bashkimit Evropian. Evropianet këmbëngulin të përfshijnë problematikën e konfliktit
izraelo-palestinez në thelb të projektit amerikan. Mbështetur nga vendet arabe, ata
kërkojnë gjithashtu të zvogëlojnë vullnetin unifikues dhe globalizues të ndarjes
gjeografike të Lindjes së Mesme të Madhe. Pra ky projekt ndryshon akronimin ―Lindja e
Mesme e Madhe‖ qe kthehet ne « Broader Middle East and North Africa» ose ―Lindja e
Mesme e Madhe dhe Afrika e Veriut‖. Ky koncept i rajonit të Lindjes së Mesme të
Madhe dhe Afrikës së Veriut ofron për arabët mundësinë e të qenit më pak të dobët dhe
për BE mundësinë e veçimit të Mesdheut. Koncepti u konfirmua në Samitin e NATO-s
nga Iniciativa e Konferencës së Stambollit ku BE kundërshton edhe njëherë propozimin
56
amerikan të braktisjes së komponentit mesdhetar të NATO-s në dobi të Lindjes së
Mesme të Madhe.
Megjithatë, vokacioni mesdhetar i SHBA duhet rivlerësuar. Mesdheu është një det i
brendshëm e i gjerë, i cili përbën një udhëkryq gjeostrategjik midis tre kontinenteve,
Evropë, Afrikë, Azi (shtojca 2). Kështu, prej shek. XVIII Amerika është e pranishme në
udhëkryqin tregëtar mesdhetar. Referuar transportit tregtar, ajo mbetet përsëri aktuale
(shtojca 3), sidomos në drejtim te transportit të hidrokarbureve (shtojca 4-5). Prania e
Flotës së gjashtë amerikane si dhe flotave të tjera të NATO-s në ujrat mesdhetare duket
se konfirmon vullnetin e Washingtonit për të marrë pjesë aktivisht në sigurinë e këtij
udhëkryqi detar. Për më tepër, Mesdheu përbën një bazë të gjerë logjistike për forcat e
armatosura amerikane. Kështu, gjatë luftës së Gjirit, SHBA përfitojnë pikat e mbështetjes
logjistike në Marok, Tunizi dhe Egjipt. Duhet theksuar se ky interes ndahet me Rusinë, e
cila nuk ka reshtur së kërkuari pika të mbështetjes detare në Algjeri,Libi dhe Siri.
Për këtë arsye, vizioni amerikan i Mesdheut korrespondon me triptikun e mëposhtëm:
një aks strategjik Perëndim-Lindje,
një korridor energjetik
një rajon për tu stabilizuar.
Vizioni Perëndim-Lindje i Mesdheut mbështetet sigurisht mbi vullnetin për të siguruar
rrugë hyrëse në hidrokarburet e Lindjes së Mesme. Megjithatë, ai është i motivuar
gjithashtu edhe nga nevoja e sigurimit të një aksi hyrës drejt Euroazisë, (shtojca 6),sfidë
kjo gjeopolitike kryesore e Shteteve të Bashkuara.82
Na duhet të presim edhe për disa kohë nëse lufta asimetrike do të vazhdojë të jetë shkaku
madhor i fushës bashkëkohore të betejës. Këto konflikte do të jenë thellësisht politike në
natyrën e tyre dhe do të kërkojnë përdorimin e gjithë elementëve të fuqisë kombëtare.
Suksesi do të varet jo aq shumë nga kapaciteti për të imponuar vullnetin tonë sesa nga
aftësia për të modeluar qëndrimet e miqve, të kundërshtarëve dhe asaj më të
rëndësishmes, popullsisë83
Ky ekstrakt,i fjalimit të mbajtur nga sekretari për mbrojtjen Robert Gates para Kongresit
Amerikan më10 tetor 2007, konfirmon vullnetin e politikës së jashtme amerikane për
rimodelimine botës. Projekti ―Lindja e Mesme e Madhe‖ rregjistrohet në këtë kuadër të
sigurisë. Mesdheu përfshihet në komponentët politik, ekonomik dhe shoqeror të këtij
projekti.
82
BRZEZINSKI Zbigniew,Le grand échiquier, Pluriel, 1997, fq 57 - 85. 83
Gates,Robert, Fjalim i mbajtur në Kongresin amerikan, 10 tetor 2007
57
Figura: 8: Harta e rajonit ―Lindja e Mesme e Madhe‖
1.7.7. Kaukazi Qendror-Azi - një konceptim i ri gjeopolitik
Pas shqyrtimit të korrelacionit ndërmjet interpretimeve gjeografike dhe gjeopolitike të
Euroazisë ne konkludojmë se kufijtë e këtij kontinenti kanë qenë të kontraktuara nga
Eurasianistë rus në përpjekjet e tyre gjeopolitike për të justifikuar qëllimet imperialiste të
Rusisë në Euroazi. Sa për Euroazinë Qendrore, gjeografikisht, si rajon qendër i
kontinentit të Euroazisë, në thelb përfshin tërësisht gjeografikisht Azinë Qendrore, ndërsa
Evropa Qendrore nuk është e përfshirë në të. Kjo se në bazë të arsyetimit të Euroazisë
gjeografike, si një kontinent, përbëhet nga dy pjesë të botës - Evropës dhe Azisë-
gjeografikisht Euroazia Qendrore, së bashku me Azinë Qendrore, duhet natyrisht të
përfshijë edhe të Evropës Qendrore si edhe Kaukazin Qendror që i lidh ato.
Rrjedhimisht, çdo interpretim i Euroazisë Qendrore, që ndryshon nga kjo provë logjike e
rajonit, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është një haraç për traditën e formuar nga
Euroazianismi rus.
Në të njëjtën kohë, qarqet akademike si dhe forcat e tjera janë aktualisht
duke treguar një interes të madh në studimin e problemeve të tre vendeve të Kaukazit
Qendror (Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe) dhe pesë shtetet e Azisë Qendrore
vendet aziatike (Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe
Uzbekistanin) në të njëjtin kontekst.84
Rajoni i pafund, përfaqësuar nga këto tetë shtete
84
Bertsch et al., eds., Crossroads and Conflict; Olga Oliker and Thomas S. Szayna, eds., Faultlines of
Conflict in Central Asia and the South Caucasus: Implications for the U.S. Army (Santa Monica: RAND,
2003); Farian Sabahi and Daniel Warner, eds.,
The OSCE and the Multiple Challenges of Transition. The Caucasus and Central Asia(Aldershot: Ashgate,
2004).
58
tani quhet Euroazia Qëndrore.85
E njëjti term është aplikuar si për tetë vendet më lart dhe
për Afganistanin.86
Si e përmendëm më lart, së bashku me pesë shtetet e Azisë Qendrore,
Afganistan i takon Azisë së Madhe Qendrore.
Ka një interpretim edhe më të gjerë të Euroazisë Qëndrore i cili përfshin Detin e Zi,
Kaukazin, Kaspikun dhe rarjonin e Azisë Qendrore.87
Kjo qasje me termin "Central
Eurasia" rezulton në mbivendosje me rajonet e përmendura më lart.
Pëerdorimi aktual i termit "Euroazia Qendrore" jo vetëm që nuk arrin të përshkruajë
gjeografikisht rajon, por është gjithashtu një mjet tjetër i traditës perandorake ruse,
bazuar në idenë se Rusia është në Euroazi. Nëse nisemi nga ky interpretim, ne duhet të
pyesim veten se çfarë emri gjeografik duhet t‘i jepej këtij rajoni që bashkon tetë shtete
dhe çfarë ata do të presin në të ardhmen? Kjo duket se një qasje gjeopolitike mund t‘i
përgjigjet këtyre pyetjeve. Sot këto tetë shtete (Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia,
Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani) janë parë si pjesë e
një rajoni më të gjerë që përfshin gjithashtu edhe vende të tjera. Këto janë " Euroazia e
Ballkanit "88
. Bazuar në faktin se të tetë vendet e ekzaminuara u bënë anëtarë të CIS
menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, e cila nuk vjen si befasi se ata konsiderohen
në kontekstin e formimit institucional të këtyre organizatave. Sipas shumë ekspertëve,
CIS, si një organizatë periferike,89
ka përjetuar vështirësi të caktuara në integrim
pothuajse që nga dita e formimit.90
Këto vështirësi janë rezultat i përpjekjeve për të
85
Amineh and Houweling, ―Introduction: The Crisis in IR-Theory,‖ pp. 2-3; Fairbanks et al., Strategic
Assessment of Central Eurasia, p. vii; Meyer, The Dust of Empire, p. 206; Guo Xuetang, ―The Energy
Security in Central Eurasia: the Geopolitical Implications to China‘s Energy Strategy,‖ China and Eurasia
Forum Quarterly, Vol. 4, No. 4, 2006, p. 117, <http://www.silkroadstudies.org/new/docs/
CEF/Quarterly/November_2006/Guo.pdf>. Identifying this region with Russia (Vakhtang Maisaia, The
Caucasus-Caspian Regional and Energy Security Agendas—Past, Contemporary and Future Geopolitics:
View from Georgia (Brussels-Tbilisi, Tbiliselebi, 2007), p. 16) can clearly been excluded from the
generally accepted interpretations ofCentral Eurasia. Such an interpretation of this region should of course
be recognized as erroneous, for if Russia is the same thing as Central Eurasia, the whereabouts of Northern
Eurasia remains unclear. 86
Eldar Ismailov, Murad Esenov, ―Central Eurasia in the New Geopolitical and Geo-Economic
Dimensions,‖ in Central Eurasia 2005 (Analytical Annual) (Luleå: CA&CCPress, 2005). 87
Parvin Darabadi, ―Central Eurasia: Globalization and Geopolitical Evolution,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 3 (39) (2006), p. 9. 88
Brzezinski Z., ―The Grand Chessboard‖, Basic Books, 2007 89
Anders Åslund and Andrew Kuchins, The Russia Balance Sheet (Washington, D.C.: Peterson Institute for
International Economics, Center for Strategic and InternationalStudies, 2009), pp. 121-122. 90
R.S. Grinberg, et al., 10 let Sodruzhestva Nezavisimykh Gosudarstv: illiuzii, razocharovania, nadezhdy
[Ten Years of the Commonwealth of IndependentStates: Illusions, Disappointments, Hopes] (Moscow:
Institute of International Economic and Political Studies, Russian Academy of Sciences, 2001); L.P. Kozik
and P.A. Kokhno, SNG: realii i perspektivy [The CIS: Realities and Prospects] (Moscow: Iuridicheskii mir
VK Publishing House, 2001); V.A. Shul‘ga, ed., Ekonomika SNG: 10 let reformirovania i integratsionnogo
razvitia [The CIS Economy: Ten Years of Reform and Integration Development] (Moscow: Finstatinform
Publishers, 2001); N.N. Shumskiy, Sotrudnichestvo nezavisimykh gosudarstv: problemy i perspektivy
razvitia [Cooperation of the Independent States: Development Problems and Prospects] (Minsk:
Tekhnoprint Publishers, 2001); Nikolai Shumskiy, ―Ekonomicheskaia integratsia gosudarstv
Sodruzhestva: vozmozhnosti i perspektivy‖ [Economic Integration of the Commonwealth States:
Possibilities and Prospects] Voprosy ekonomiki [Economic Affairs], No. 6 (2003), pp. 122-134; Nikolai
59
kufizuar integrimin në kuadrin e CIS jo vetëm për bashkëpunim industrial të ngjashëm
më të çdo vendi me Bashkimin Sovjetik.91
Lufta ruso-gjeorgjiane dhe njohja e njëanshme nga Moska të Abkhazisë dhe Osetisë
Jugore si shtete të pavarura kanë hedhur dyshime mbi ekzistencën e kësaj organizate, pasi
ajo zyrtarisht njeh paprekshmërinë e kufijve të vendeve anëtare të stateve të saj.92
Pas
fillimit të agresionit rus, Gjeorgjia njoftoi tërheqjen e tyre nga CIS,93
i cili përveç
vështirësive të tjera e vendos të ardhmen e CIS në dyshim edhe më të madh.94
Komuniteti akademik është i lirë në përdorimin e termit "rajoni Kaspik," nga të cilat
kombinime të ndryshme të nën-rajoneve janë përdorur në publikime të ndryshme. Ky
term vështirë se mund të përdoret për të treguar rajonin e përbërë nga tetë republikat e
përmendura më lart. Logjika sugjeron se termi duhet të përdorej për pesë shtete
bregdetare - Azerbajxhani, Irani, Kazakistani, Rusia dhe Turkmenistann.95
Interpretimet e
termave megjithatë janë të panumërta.
Gjithësesi, termi "rajoni i Kaspikut" nuk e përshkruan me saktësi rajonin e përbërë nga
tetë shtetet e përmendura më lart. Termi " rajonit Kaukazian të Kaspikut" nuk mund të
pranohet gjithashtu si një përkufizim i tetë republikave. Ata që e përdorin atë thonë se ajo
mbulon tërë Kaukazin, por dështojnë të specifikojnë shkallën në të cilën rajoni i Azisë
Qendrore është përfshirë në të.96
Çfarë është më shumë, ata priren të shkruajnë " rajonet
Kaukazo-Kaspikjane dhe të Azisë Qendrore",97
e cila duhet të theksojë se Azia Qendrore
është jashtë rajonit Kaukazo-Kaspikian. Në interpretimin më të gjerë dhe në këtë mënyrë
të mjergullt rajoni Kaukazo-Kaspikian nënkupton gjithë pellgun e Detit Kaspik, provincat
Shumskiy, ―Obshchee ekonomicheskoe prostranstvo gosudarstv Sodruzhestva: optimal‘niy format‖
[Common Economic Space of the Commonwealth States: Optimal Format], Mirovaia ekonomika i
mezhdunarodnye otnoshenia [World Economy and International Relations], No. 2 (2004), pp. 91-97. 91Bruno Coppieters, ―The Failure of Regionalism in Eurasia and the Western Ascendancy over Russia‘s
Near Abroad,‖ in Bruno Coppieters, Alexei Zverev, and Dmitri Trenin, eds., Commonwealth and
Independence in Post-Soviet Eurasia (London: Frank Cass Publishers, 1998), pp. 194-197; Martha Brill
Olcott, Anders Åslund and Sherman W. Garnett, Getting it Wrong: Regional Cooperation and the
Commonwealthof Independent States (Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International
Peace,1999). 92Allison, ―Russia Resurgent?‖ p. 1161.
93Civil Georgia, ―Georgia Quits CIS,‖ Civil.Ge, August 12, 2008, <http://
www.civil.ge/eng/article.php?id=19064&search=CIS>; Civil Georgia, ―ParliamentSupports Quitting CIS,‖
Civil.Ge, August 14, 2008, <http://www.civil.ge/eng/article.php?id=19143&search=CIS>. 94
Stephen Blank, ―Russia Pressures CIS Members to Approve its Policies,‖ CACI Analyst, October 1
(2008), <http://www.cacianalyst. org/?q=node/4949>; Joanna Lillis,―Kyrgyzstan: Lack of Results Again
Raises Questions about the Future of the CIS,‖
Eurasia Insight. Eurasianet, October 14 (2008),
<http://www.eurasianet.org/departments/insight/articles/eav101408a.shtml>. 95
V.I. Salygin and A.V. Safarian, Sovremennye mezhdunarodnye ekonomicheskie otnoshenia v Kaspiyskom
regione [Contemporary International EconomicRelations in the Caspian Region] (Moscow: MGIMO-
Universitet Press, 2005). 96
Igor Dobaev and Alexander Dugin, ―Geopolitical Transformations in the Caucasian-Caspian Region,‖
Central Asia and the Caucasus, No. 5 (35) (2005), p. 75. 97
Ibid., p. 77.
60
perëndimore të Azisë Qendrore, Kaukazin Verior, rajonet lindore të Turqisë dhe rajonet
veriore të Iranit dhe një pjesë të basenit të Detit të Zi.98
Në raste të tjera një përkufizim më shumë ose më pak të saktë të termit "Rajoni i
Kaukazo-Kaspikian" para së gjithash nuk është dhënë.99
Duket se termi " rajoni
gjeopolitik Kaukaz- Azia Qendrore "100
është shumë më i saktë. Edhe pse ajo mbulon
territore të caktuara jashtë tetë vendeve, siç u tha më sipër, Kaukazi nuk është i kufizuar
me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë.
Nëse nisemi nga nocioni se tetë republikat e diskutuara këtu formojnë dy nën-rajone -
Kaukazin Qendror dhe Azinë Qendrore-rajoni më i madh i cili përfshin njëkohësisht të
dy nën-rajonet mund të quhet Qendra e Kaukazo- Azisë,101
apo Kaukazazia qendrore:102
kjo ruan termin "Qendrore" si përcaktuesi kryesor për të dy rajonet, ndërsa termi i ri
"KauKazo-Azi" është nxjerrë nga lidhja e dy fjalve "Kaukaz" dhe "Azia." Në rusisht
termi "Kaukazo- Azi "është" Kavkaziya ",103
por formimin e kësaj fjale në anglisht është
shumë e problematike, pasi "Kaukazia" është një sinonim për fjalën "Kaukaz."
Sugjerohet përdorimi i termit "Kaukazo-Azi" në anglisht. Pra rajoni mund të quhet
Kaukazo-Azia Qendrore. Në qoftë se termi përdoret për të nëntë shtetet ( në të vërtetë
tetë me Afganistanin), rajoni duhet të quhet më Kaukazo-Azia Qendrore e madhe. Ne nuk
duhet të harrojmë se rajoni i Kaukazo-Azisë Qendrore nuk është integruar si një i vetëm
sepse ai nuk ka një homogjenitet politik apo kulturor.104
Por në të njëjtën kohë, pjesë përbërëse të tij kanë shumë të përbashkëta, që bën të mundur
që ta shohim si një rajon të vetëm.105
Të gjitha vendet e Central Caucaso-Asia filluan
jetën e tyre post-sovjetike nën kushte pak a shumë të njëjta: pa institucionet shumë të
nevojshme të shtetit, me një nivel mjaft të ulët të kulturës politike dhe një komandë
ekonomisë. Këto tre kushte nuk janë thjesht të ndërlidhura: e ardhmja e reformave në
këto vende varej në ndërlidhje e tyre të brendshme. Në të vërtetë, mungesa e
institucioneve të shtetit, për shembull e bëri të vështirë për të zhvillohej një kulturë
politike dhe që nga ana tjetër pengonte demokratizimin. Nga ana tjetër, mungesa e
98Igor‘ Muradian, Regional‘naia politika SShA i Velikobritanii: Turtsiia—Iran—Iuzhniy Kavkaz—Chernoe
more, [The Regional Policy of the U.S. and Great Britain: Turkey—Iran—the Southern Caucasus—the
Black Sea] (Yerevan: Antares, 2008), p. 241. 99
Maisaia, The Caucasus-Caspian Regional and Energy Security Agendas. 100V. Maksimenko, ―Central Asia and the Caucasus: Geopolitical Entity Explained,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 3 (2000), p. 56. 101Papava, ―Tsentral‘naia Kavkazia,‖ p. 47; Papava, ―‗Central Caucasasia‘ Instead of ‗Central Eurasia‘,‖
pp. 38-39; Vladimer Papava, ―Central Caucaso-Asia: Toward a Redefinition of Post-Soviet Central
Eurasia,‖ Azerbaijan in the World. The Electronic Publication of Azerbaijan Diplomatic Academy, Vol. I,
No. 17, October 1 (2008),<http://www.ada.edu.az/biweekly/issues/156/20090328041927833.html>. 102Papava, ―Tsentral‘naia Kavkazia,‖ p. 47; Papava, ―‗Central Caucasasia‘ Instead of ‗Central Eurasia‘,‖
pp. 38-39. 103
Papava, ―Tsentral‘naia Kavkazia,‖ p. 47. 104
Weisbrode, Central Eurasia, p. 13. 105Ismailov and Esenov, ―Central Eurasia in the New Geopolitical and Geo-Economic Dimensions,‖ pp. 11-
43; Nazim Muzaffarli (Imanov), Reyting Azerbaydzhana v mezhdunarodnykh stravnitel‘nykh
issledovaniiakh [Azerbaijan‘s Rating in International Comparative Analyses] (Baku: ―Kavkaz,‖ 2006).
61
institucioneve të shtetit e bëri më të vështirë për të lëvizur në një ekonomi tregu,106
duke
ngadalësuar gjithashtu përparimin drejt demokracisë. Këto probleme janë reflektuar në
shkallë të ndryshme në transformimet politike dhe ekonomike në vendet e Central
Caucaso-Asian. Të gjitha këto vende, me përjashtim të Kazakistanit, demonstruan një
lidhje të kundërt midis rezervave hidrokarbure të pasura dhe ritmit të reformave të tregut:
rezervat qartësisht dështuan për të stimuluar reformën ekonomike.107
Përveç kësaj ashtu
si gjatë kohës sovjetike, ekonomia e vendeve të Central Caucaso-Asia është e
politizuar.108
Central Caucaso-Asia, për të mos thënë asgjë për Greater Central Caucaso-Asia, kanë
disa nën-rajone konfliktesh në territorin e tyre.109
Kjo ndikon, në shkallë të ndryshme
ritmin e përparimit ekonomik në disa prej vendeve. Ajo gjithashtu parandalon vendet
lokale nga përdorimi i burimeve lokale të lëvizin së bashku në drejtimin e dëshiruar.
Është e rëndësishme të theksohet se Rusia është e përfshirë edhe ushtarakisht dhe
politikisht në të gjitha konfliktet rajonale në vendet post-sovjetike.110
Rajoni i pasur me
burime hidrokarburesh111
ka tërhequr investme112
dhe ka provokuar fuqitë rajonale dhe
botërore për të dominuar politikisht këtë sektor113
. Sot, kur politikat e energjisë janë
përzier me politikën e jashtme të këtyre fuqive, kjo është thjesht e kuptueshme por e
paevitueshme.114
Në të njëjtën kohë, faktor rus 115
është ende shumë i fortë në politikën e
106
Leszek Balcerowicz, Socialism, Capitalism, Transformation (Budapest: Central Evropean University
Press, 1995), p. 146; Vladimer Papava, ―Georgian Economy: From ‗Shock Therapy‘ to ‗Social
Promotion‘,‖ Communist Economies &Economic Transformation, Vol. 8, No. 8 (1996), p. 252; Vladimer
Papava, Necroeconomics:The Political Economy of Post-Communist Capitalism (New York: iUniverse,
2005), p. 13;
Vladimer Papava, ―On the Theory of Post-Communist Economic Transition to Market,‖ International
Journal of Social Economics, Vol. 32, No. 1/2 (2005), p. 78; V. Papava and T. Beridze, Ocherki
politicheskoi ekonomii postkommunisticheskogo kapitalizma: opyt Gruzii [Essays on the Political Economy
of Post-Communist Capitalism: TheGeorgian Experience] (Moscow: Delo i servis Publishers, 2005), pp.
68-69. 107Anders Åslund, ―Eventual Success of Market Reform,‖ in Kalicki and Lawson, eds., Russian-Eurasian
Renaissance? U.S. Trade and Investment in Russia and Eurasia, pp. 405-428. 108
Simons Jr., Eurasia‘s New Frontiers, p. 7. 109
Sergey Lounev, ―Central Asia and the Southern Caucasus: Geopolitical Value for Russia,‖ Central Asia
and the Caucasus, No. 3 (39) (2006), p. 15;Weisbrode, Central Eurasia. 110
Simons Jr., Eurasia‘s New Frontiers, p. 477. 111
Aliev, Kaspiiskaia neft‘ Azerbaidzhana; Bernard A. Gelb, ― Caspian Oil and Gas: Production and
Prospects,‖ Current Politics and Economics of the Caucasus Region, Vol. 1, No. 2/3 (2008), pp. 325-332;
Bernard A. Gelb and Terry Rayon Twyman, The Caspian
Sea region and Energy Resources (New York: Novinka Books, 2004); David G. Victor, Amy M. Jaffe, and
Mark H. Hayes, eds., Natural Gas and Geopolitics: From 1970 to 2040(Cambridge: Cambridge University
Press, 2006). 112
Starr s. Frederick, ―The Investment Climate in Central Asia and the Caucasus.‖, 2003 113
Jeffrey Mankoff, Eurasian Energy Security (New York: Council on Foreign Relations, 2009); Makni
(Muhammad Aslam Khan Niazi), The New GreatGame: Oil and Gas Politics in Central Eurasia (New
York: Raider Publishing International, 2008). 114
Hill, Energy Empire; Kalicki and Goldwyn, eds., Energy and Security; Eva Rakel, ―Paradigms of
Iranian Policy in Central Eurasia and Beyond,‖ in Mehdi Parvizi Amineh and Henk Houweling, eds.,
Central Eurasia in Global Politics: Conflict, Security and Development (Leiden: Brill, 2005), pp. 235-257;
Daniel Sherman, ―Caspian Oil and a New Energy Politics,‖ Freezerbox Magazine, May 25,
62
energjisë të vendeve të Azisë Qendrore ". Duket se kjo pjesë e trashëgimisë sovjetike nuk
mund të eliminohet shpejt. Vendet e Kaukazit Qendrore dhe Azisë Qendrore janë
reciprokisht komplementare, gjë që do të thotë se ata mund të përdorin burimet e tyre së
bashku. Ndërsa Perëndimi është interesuar për naftën dhe gazin e Azisë Qendrore,
Kaukazi Qendror jo vetëm që do të lëvizë naftën dhe gazin e vet për në Perëndim por
edhe do të përdorë korridorin që lidh Lindjen dhe Perëndimin për transportin e energjisë
dhe mallrave të tjera.116
Kjo do të thotë se Kaukazi Qendrore mund të shërbejë si një urë në mes Azisë Qendrore,
një rajon nga ana gjeopolitike i afërt me të dhe Perëndimit.117
Ajo që duhet të thënë në
këtë kontekst sipas Zbignieë Brzezinski është së, Azerbajxhani është strumbullari
gjeopolitik më i rëndësishëm në kontinentin gjeografik të Euroazisë.118
Statusi i
"strumbullarit gjeopolitik" është i përcaktuar nga pozicioni gjeografik i vendit dhe
dobësitë e saj të mundshme për atë që ç‘farë mund të ndërmarrin në lidhje me të "lojtarët
aktiv gjeostrategjik". "Lojtarët aktiv gjeostrategjike "janë shtetet e fortë dhe të
mjaftueshëm të vendosur për të përhapur sundimin e tyre përtej kufizimeve të tyre.119
Udhëheqësit e këtyre vendeve të kaukazio-aziatiko Qendrore që janë duke kërkuar një
kapje në fuqinë e pushtetit dhe të sovranitetit shtetëror të zhvilluar për të mos thënë asgjë
për demokratizimin të drejtat e njeriut dhe një ekonomi të tregut janë të përgatitur për të
përqafuar çdo teori (ose pseudo-teori) për të maskuar ose arsyetuar qëllimet e tyre të
vërteta. Do të ishte naive të pranohet bota dhe fuqitë rajonale të hiqen mënjanë dhe të
lënë vetëm Kaukazio-Azinë Qendrore. Realiteti dikton se këto vende duhet më me kujdes
të përputhin interesat e tyre kombëtare me zgjedhjen e tyre të botës dhe fuqitë rajonale si
partnerë. Euroazianizmi predikon qartë ringjallje e Rusisë si një perandori por edhe me
ide shumë më të moderuara tani në Rusinë aktuale nuk e përjashtojnë alternativën "e
2000,<http://www.freezerbox.com/archive/article.php?id=55>. 115
Igor Tomberg, ―Energy Policy in the Countries of Central Asia and the Caucasus,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 4 (22) (2003), pp. 71-81. 116
For example, Howard Chase, ―Future Prospects of Caucasian Energy and Transportation Corridor. The
Role of Caucasian Energy Corridor in Evropean EnergySecurity,‖ Georgian Economic Trends, No. 3
(2002), pp. 85-87; Kalicki, ―Caspian Energy at the Crossroads;‖ Jan H. Kalicki and Jonathan Elkind,
―Eurasian Transportation Futures,‖ in Jan Kalicki and David L. Goldwyn, eds., Energy and Security:
Toward a New Foreign Policy Strategy (Washington, D.C.: Woodrow Wilson Center Press, 2005), pp. 149-
174; Rustam Makhmudov, ―The Problem of Exporting Energy Resources from Central Asia,‖ in Boris
Rumer and Lau Sim Yee, eds., Central Asia and South Caucasus
Affairs: 2002 (Tokyo: Sasakawa Peace Foundation, 2002), pp. 163-188; Müller, ―Energy Development;‖
John Roberts, ―Energy Reserves, Pipeline Routs and the Legal Regime in the Caspian Sea,‖ in Gennady
Chufrin, ed., The Security of the Caspian Sea Region (New York: Oxford University Press, 2001), pp. 33-
68; S. Frederick Starr and Svante E. Cornell, ―The Politics of Pipelines: Bringing Caspian Energy to
Markets,‖SAISPHERE (2005), pp. 57-61. 117
Janatkhan Eyvazov, Bezopasnost‘ Kavkaza i stabil‘nost razvitia Azerbaidzhanskoi Respubliki [Caucasian
Security and Stability in the Development of the AzerbaijanRepublic] (Baku: Nurlan Publishers, 2004), p.
132. 118
Brzezinski, Z., ―The Grand Chessboard‖, Basic Books, 2007, p. 41. 119
Po aty, p. 40.
63
butë" për të imponuar interesat e saj në të paktën disa nga shtetet rajonale, pavarësisht
nga interesat kombëtare.
Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 mësuan Shtetet e Bashkuara se si të parandalojnë kërcënimin
e akteve të reja terroriste në Kaukazo-Azinë Qendrore dhe bërjen të mundur të fitores në
luftën kundër terrorit.120
Interesat amerikane në rajon nuk janë të kufizuar në çështjet e
energjisë.121
Kjo do të thotë se do të kërkojnë të ndihmojnë ish-republikat sovjetike të
kapërcejnë atë që ka mbetur nga sistemi i ekonomisë sovjetik dhe promovimin e
ekonomisë së tregut dhe sektorit privat si një bazë solide për rritjen ekonomike dhe
sundimin e ligjit. Kjo gjithashtu do të ndihmojnë ata të përballen me probleme sociale
dhe ekologjike dhe të përfitojnë nga resurset e tyre të energjisë ... Pas pushtimit të
Gjeorgjisë nga Rusia problem më urgjent për SHBA ishte mbështetja dhe zhvillimi i
proceseve demokratike në rajon.122
Përsëri, edhe pse është pranuar se interesat kryesore strategjike të vendeve të Azisë
Qendrore "mund të përshkruhet si demokraci, pavarësi dhe integrimit,"123
mundësinë e
riintegrimit në Euroazi-Rusi (të cilës Azia Qendrore i takonte si pjesë e Bashkimit
Sovjetik), nuk është përjashtuar.124
Duke marrë në llogari pohimin e Euroazianistëve
Moska pretendon dominimin mbi Euroazinë, argumentet e mësipërme nuk e përjashtojnë
(madje edhe në të ardhmen relativisht të largët) mundësinë që vendet e Azisë Qendrore
do të bashkohen me Euroazi- Rusinë. Është po aq interesante se disa ekspertë nga shtetet
e Azisë Qendrore nuk janë në kundërshtim me memorien nostalgjike për Bashkimin
Sovjetik. Ata haptas shprehin keqardhjen për shpërbërje.125
Vektori pro-perëndimor në
anën tjetër, është shumë më i përshtatshëm për interesat e një sovraniteti më të fortë,
demokratizim më të thellë dhe promovimin e parimeve të ekonomisë së tregut që kur ata
kanë njohur parimet perëndimore.
Në kë të linjë gjykoj se është përvijuar nga BE dhe Ballkani Perëndimor si konfigurim
gjeopolitik, për të cilin do të flasim në kreun vijues.
120
Toby T. Gati and Tapio L. Christiansen, ―The Political Dynamic,‖ in Kalicki and Lawson, eds., Russian-
Eurasian Renaissance? U.S. Trade and Investment in Russia and Eurasia, pp. 447-459. 121
For example, Amy Jaffe, ―US Policy Towards the Caspian Region: Can the Wish- List be Realized?‖ in
Gennady Chufrin, The Security of the Caspian Sea Region (New York: Oxford University Press, 2001), pp.
136-150. 122
Adrian A. Basora and Jean F. Boone, ―The Georgia Crisis and Continuing Democratic Erosion in
Evrope/Eurasia,‖ Foreign Policy Research Institute E-Notes, October, 2008,
<http://www.fpri.org/enotes/200810.basoraboone.georgiacrisis.html>. 123
Tolipov, ―Russia in Central Asia,‖ , p. 31. 124
Tolipov, ―Russia in Central Asia,‖ , p. 18. 125
Aziz Niyazi, ―The South of the CIS: Fundamental Problems of Development,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 6 (24) (2003), p. 150; Tolipov, ―Russiain Central Asia,‖ pp. 19-20.
64
KREU II - GJEOPOLITIKA E BALLKANIT PERËNDIMOR
Konceptimi i saktë i gjeopolitikës ballkanike është i domosdoshëm në kushtet aktuale të
ndryshimeve të mëdha të brendshme e të jashtme, rajonale e globale. Në mijëvjeçarin e
ri, problemet rajonale do të kërkojnë vëmendje të veçantë. Konfigurimi gjeopolitik i
Ballkanit është akoma i papërfunduar përderisa në rajon vazhdojnë të mbeten pezull një
sërë çështjesh që mund ta rikthejnë atë në vorbullën e dhunës.126
Faktorët që ndikuan në
konfigurimin e ri gjeopolitik janë rënia e sistemit komunist dhe përfundimi i Luftës së
Ftohtë, të cilat krijuan premisa për ndërtimin e një Evrope të pa ndarë, të një Evrope të
madhe e të lirë të stabilizuar e paqësore, demokratike dhe të begatë. Gjithashtu, rënia e
Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë u pasua me shpërndarje shtetesh e
federatash. Në shumë vende situata u përcoll me qetësi e me rrugë demokratike sipas
vullnetit të popujve, ndryshe ndodhi në ish Federatën Jugosllave, ku që nga 1992 deri në
1999 janë zhvilluar luftëra gjatë procesit të shpërbërjes të saj. Nacionalizmi serb ka qenë
shkaku i krizave dhe i luftërave në territorin e ish Federatës me rrjedhoja tepër të
dhimbshme për popujt, zhvillimet demokratike dhe integrimin e rajonit te Ballkanit në
strukturat euro-atlantike. Konfliktet Ballkanike të fund shekullit të XX, kërcënuan përsëri
realitetin dhe balancën e brishtë të periudhës të pas rënies të komunizmit. Shpërbërja e
dhunshme e ish Jugosllavisë ka ndikuar shumë në krijimin e një realiteti të ri gjeopolitik,
i cili çoi në rënien e blloqeve ideologjike në rajon, e shoqëruar edhe me zvogëlimin
gjithnjë e më shumë të konflikteve të mundshme të Fuqive të Mëdha (për shkak të
interesave të tyre në rajon), kohë në të cilën Evropa u përfshi në mënyrë të përshpejtuar
në një proces të thellë të integrimit të saj të brendshëm e të jashtëm. Por, krahas këtij
fenomeni bashkëpunues në Ballkan, një fenomen tjetër negativ mbizotëroi për afro një
dekade, ku shpërbërja e ish Jugosllavisë u shoqërua me tensione ndëretnike të
përgjakshme që çuan në 4 luftëra, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen e parë nga NATO, duke
konsumuar jo vetëm vlera materiale e monetare, por edhe mjaft iniciativa rajonale e
evropiane të lodhshme diplomatike127
. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe
shpërbërjes së dhunshme e ish Jugosllavisë, Ballkani paraqitet me një realitet të ri
gjeopolitik, ku përveç shteteve kryesore klasike që ishin në rajon pas Luftës së Dytë
Botërore, u krijuan edhe shtete te tjera si Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i
Zi, Maqedonia dhe Kosova, të cilat kanë edhe karakteristikat e veta dalluese.
Për sa i përket termit ―Ballkan Perëndimor‖, ai shpreh më shumë lindjen dhe evoluimin e
një koncepti politik sesa të një koncepti gjeografik. Gjeopolitikani i njohur Carlo Jean
mes të tjerash thekson se, në një studim mbi gjeopolitikën hapi i parë është përcaktimi
hapësirës në vëzhgim; hapi i dytë është ekzaminimi i trajektores së zakonshme historike
126
Karakteri gjeografik i rajonit ka pasur ndikim kyç në evoluimin e grupeve etnike, kulturore, kombëtare
dhe nacionaliste, të cilat kanë bërë rajonin objekt të debateve politike dhe pjesë të synimeve të
gjeopolitikës rajonale dhe globale 127
http.//www.esiweb.org/GeopoliticsattheEndoftheTwentiethCentury:TheChangingWorldPoliticalMap.
Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta Paqja Siguria, realitete ballkanike‖, Tiranë, 2015, f.
123-141.
65
dhe përfaqësuesit gjeopolitikë që kanë ndikim të fortë në perceptimin e grupeve të
ndryshëm, në përcaktimin e interesave të tyre si dhe në situatat politike e para-politike.
Ndërsa hapi i tretë është analizimi i situatës momentale në termat e objektivave dhe të
fuqisë.128
Unë do ti shtoja dhe parashikimi i skenarëve të ardhshëm, etj. Studiues të
përmendur kanë argumentuar se Ballkani apo më saktë Evropa Juglindore janë përcaktuar
dhe ndarë Brenda përbrenda në mënyra të ndryshme. Çdo nën-rajoni i korrespondon një
projekti gjeopolitik, i formuar brenda ose jashtë. Në fillim duke i dhënë rëndësi të dorës
së parë projektit të ―deballkinizimit‖, në studimin e Carlo Jean termi ―Ballkan‖ i drejtohet
hapësirës, e cila aludon një projekt që i referohet hapësirës të përfshirë në Paktin e
Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kjo hapësirë përfshin 4 nga 5 republikat e ish
Jugosllavisë (përjashtuar Slloveninë), plus Shqipërinë, Bullgarinë e Rumaninë. Disa herë
ky projekt madhështor për evropianizimin e Ballkanit i referohet iniciativës 5-1+3.
Gjatë takimit të Këshillit të Evropës në Zagreb, nëntor 2000, u prezantua një term i ri, i
cili aludon një projekt tjetër gjeopolitik, ai i Ballkanit Perëndimor. Ky emërtim i referohet
vendeve të Paktit të Stabilitetit, por përjashton Bullgarinë dhe Rumaninë (iniciativa 5-
1+1)129
. Me kohë, deri në pavarësimin e Kosovës, e më pas rajoni ka pasur një dinamikë
komplekse. Gjithsesi, mund të themi se, nuk ka një cak kohor që të mund të referohet si
pikënisje për termin ―Ballkan Perëndimor‖, por më së shumti ky koncept u bë një zonë
reference kryesisht pas viteve ‗90, më saktë në vitin 2000. Ishte viti që ndau dy epoka
dhe koha që i dha një përmbajtje tjetër të gjithë rendit botëror.
2.1 Rreth konceptit “Ballkan perëndimor” (BP).
Është e natyrshme që një rajon si Ballkani, ashtu si çdo rajon, zonë apo vend tjetër ka
referencat e tij të orientimit apo të ndarjes gjeografike. Rajonet, zonat apo vendet
dallohen gjithashtu edhe për nga shkalla e zhvillimit, e veçorive kulturore apo religjionit.
Edhe vendet që shtrihen në Ballkanin Perëndimor kanë një pasuri të pafund vlerash të
tilla, madje unike për Evropën e më gjerë. Gjithsesi identifikimi i këtij rajoni me këtë
emër duket se nuk ka ardhur aq shumë si nevojë për të identifikuar veçoritë apo pasuritë e
vlerave të tilla. Më së shumti kërkesa për ta ―kornizuar‖ këtë rajon ka lindur nevoja për ta
menaxhuar këtë rajon relativisht të prapambetur për ta sjellë në përshtatje me rrjedhat dhe
nivelet evropiane të zhvillimit. Prandaj edhe termi ―Ballkan Perëndimor‖ shpreh më
shumë lindjen dhe evoluimin e një koncepti historik sesa të një koncepti gjeografik.
Më gjerë lexuesi mund të drejtohet tek artikulli i Carlo Jean, ―THE GEOPOLITICS OF THE BAL-
KANS: REALITY AND PROSPECTS‖, Professor of Strategic Studies, LUISS Guido Carli, University,
Rome, prepared on the occasion of the international conference The Balkans and the Evropean Union,
2001, October fq. 5-7. Shih dhe: Ribaj,P. Cami. SH. Vepër e cituar,f.195-196 129
Carlo Jean shkruan dhe për një ndarje tjetër të brendshme të rajonit, që shfaqet interesant nga
këndvështrimi gjeopolitik, i cili ndan epiqendrën e konfliktit verior nga ai jugor, problem që trajtohet i
ndarë Veri-Jug, problem që trajtohet në Artikullin 4 të Aneksit B të Marrëveshjes së Dejtonit, ku
Ballkani trajtohet i ndarë Veri-Jug. Ish republikat Jugosllave janë afruar historikisht me Evropën
Qendrore (këtu përfshihen Kroacia, Sllovenia, Serbi + Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina).
66
Nuk ka një cak kohor që të mund të referohet si pikënisje për termin ―Ballkan
Perëndimor‖, por më së shumti ky koncept u bë një zonë reference kryesisht pas vitit
1990. Ishte viti që ndau dy epoka dhe koha që i dha një përmbajtje tjetër të gjithë rendit
botëror. Nuk ishte thjeshtë rënia e një pengese fizike siç ishte Muri i Berlinit, por rënia e
sistemi të tërë që mbajti të armiqësuar për gati gjysmë shekulli dy botë – përkatësisht
botën demokratike dhe atë komuniste. Nuk ishte thjeshtë një përmbysje raportesh, as
vendosje e një ekuilibri të ri sipas standardeve klasike, por vendosja e të gjitha vendeve
në një start të ri ekonomik, politik e social.
Marrëdhëniet midis vendeve u futën në një metamorfozë të re, ku pesha e rreshtimeve
ideologjike kaloi në peshën e vlerave e, natyrisht edhe të interesave gjeopolitike. Evropa
gjeografike filloi të gjejë veten edhe në Evropën e vlerave demokratike si politikë dhe të
tregut të lirë në ekonomi. Të gjitha vendet evropiane u shkëputën nga gara e besnikërisë
që i mbante lidhur pas blloqeve, për t‘u inkuadruar në garën e integrimit në vlerat e reja
që e kishin demonstruar tashmë veten se kishin të ardhme sepse lidheshin me vlerat e
lirisë e të zhvillimit. Një përmbysje e tillë do të pasqyrohej natyrisht edhe në organizimet
përkatëse, në përzgjedhjen e aleancave dhe partneriteteve.
Në këtë kuadër, edhe Gadishulli i Ballkanit iu nënshtrua një nga metamorfozat më
domethënëse të historisë së vet. Krahas Greqisë e Turqisë – aleatë tashmë tradicionalë të
NATO-s e të integruar apo aspirantë për integrim në BE, do të ishin Rumania, Bullgaria,
Sllovenia e Kroacia të cilat do të përkthenin më shpejt dhe më efektivisht shpresat e
popujve të tyre për integrim në ekonominë, politikat, sigurinë dhe organizimet ku ishte
përfshirë prej kohësh Evropa si e tërë. Për rrjedhim, shumica e tyre u anëtarësuan në
NATO dhe në BE menjëherë qysh gjatë fillimeve të dhjetëvjeçarit të dytë pas përfundimit
të Luftës së Ftohtë.
Tej këtij zhvillimi, shumica e vendeve që rezultuan nga shpërbërja e Ish Jugosllavisë –
përkatësisht Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Bosnjë Hercegovina nuk arritën dot të kapnin
as ritmet e ish pjesëtarëve të tjerë të asaj Federate, siç ishin Kroacia e Sllovenia. Natyrisht
arsyet janë të shumta që lidhen me kohëzgjatjen proporcionale të procesit të shpërbërjes
së asaj Federate në raport me qendrën e saj, Serbinë. Kjo e fundit, e tunduar nga roli
tradicional hegjemon në rajon, nga orekset shoviniste dhe nga nxitja për interesa të
Rusisë, e mbajti të gjithë procesin në gjendje stanjacioni për thuajse dy dhjetëvjeçarë
përmes mbajtjes ndezur të konfliktit etnik gjë që frenoi zhvillimet në kahjen e dëshiruar
nga vetë popujt e asaj njësie, por edhe nga interesi më i gjerë për paqen, sigurinë e
prosperitetin në rajon. Kosova ishte vendi që e pësoi drejtpërdrejtë nga mbajtja në gjëndje
të ngrirë e konfliktit. Asaj iu desh që, me luftën e vet çlirimtare dhe me mbështetjen e
komunitetit Euro-Alantik, të zgjidhë fillimisht çështjen e madhe të pavarësisë dhe, në
vijim, të konsolidohej politikisht dhe të garantonte sigurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm.
Nga ana e saj Shqipëria, edhe pse e shpallur dhe e angazhuar fuqishëm në krah të
proceseve integruese brenda vendit dhe në politikën e saj të jashtme, për shumë arsye nuk
menaxhoi siç duhet transformimet demokratike në fushën e ekonomisë, të stabilitetit e të
67
sigurisë. Ajo u vonua në këto procese dhe vetëm pak vite më parë u pranua në NATO,
ndërkohë që është ende relativisht shumë prapa në proceset e integrimit në BE.
Kësisoj, prej vitit 1990 në Ballkan thuajse kemi ―dy Ballkane‖: Ballkanin e suksesshëm
në proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe Ballkanin e paintegruar ose gjysmë të
integruar. Ballkani i integruar është pjesa lindore dhe jugore e tij, kurse Ballkani i
paintegruar është Ballkani Perëndimor, pikërisht ajo pjesë e rajonit ku përfshihen
Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kësisoj nuk
është aq shumë pozita gjeografike, që i ve një emër këtij rajoni sesa nevoja për një dallim
thelbësor të grupit të vendeve në këtë pjesë të Ballkanit, për t‘i vënë një emër politikisht
korrekt një nënrajoni që nuk ishte më Jugosllavi e Shqipëri, por në të vërtetë as diku
tjetër.130
Këto vende, në gjendje armiqësie historikisht dhe aktualisht me njera tjetrën për shkaqe
etnike, e gjejnë veten edhe në gjendje pastabiliteti e inefiçience zhvillimi edhe brenda
vendeve të tyre. Në shumë prej tyre jeta politike, në rastin më të mirë është është e
tejpolarizuar, e shpesh edhe e paralizuar. Këto tipare politiko-sociale kanë sjellë
pamjaftueshmëri kapacitetesh institucionale duke krijuar klimë favorizuese për lulëzimin
e korrupsionit, ekonomisë informale, kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjëshme. Në fund
të fundit, të gjitha këto zhvillime kanë frenuar zhvillimin e prosperitetin, duke i lënë
popullsitë e këtyre vendeve të ekspozuara ndaj varfërisë dhe emigracionit masiv – një
zhvillim tej shqetësues jo vetëm kombëtar, por edhe evropian.
Duket se ndoshta këto identitete konfliktuale dhe në këto tregues prapambetjeje në
procesin e integrimit e kanë bërë edhe Evropën institucionale ta pagëzonin me emrin
―Ballkan Perëndimor‖ zonën e Evropës Juglindore, e cila përfshinte pikërisht vendet që
nuk ishin anëtarë të Bashkimit Evropian (Serbia, Bosnnjë-Herzegovina, Mali i Zi,
Maqedonia dhe Shqipëria – apo Shqipëria plus ish Jugosllavinë, minus Slloveninë deri në
zgjerimin më të fundit të BE me Kroacinë.131
Identiteti ―Ballkan Perëndimor‖ vijon të përdoret ende në kanceleritë kombëtare dhe
kolegjiale të Evropës më së shumti si një koncept politik sesa përcaktim gjeografik,
pikërisht për atë pjesë të rajonit të Evropës Juglindore që nuk është përfshirë plotësisht në
proceset integruese të Bashkimit Evropian. Nisur nga kjo masë identitare, Kroacia, për
shembull, nuk e sheh më veten pjesë të këtij rajoni, sepse ajo është pjesëtare e NATO-s
prej vitit 2009 dhe pjesëtare e BE-së prej vitit 2013. Prandaj ky vend, së bashku me
Slloveninë e ndjejnë veten thuajse jashtë këtij identiteti. Shqipëria është anëtare e NATO-
s prej vitit 2009 dhe është në prag të përftimit të statusit të kandidatit për anëtarësim në
BE. Më në fund, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Kosova gjenden në
130
Grup autorësh, ―Unfinished Business – The Western Balkans and the International Community,‖ edited
by Vedran Džihić and Daniel Hamilton, Center for Transatlantic Relations, 2012, pg.3 131
―Western Balkans: Enhancing the Evropean Perspective‖. Communication from the Commission to the
Evropean Parliament and the Council. 2008-03-05. Archived from the original on 9 April 2008. Retrieved
2008-04-08.
68
faza të ndryshme të përftimit të statusit të kandidatit për anëtarësim si në BE, edhe në
NATO. Prej vitit 2005 Këshilli i Evropës i ka dhënë Maqedonisë statusin e vendit
kandidat. Serbia ka përftuar prej vitit 2012 statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Mali i Zi ka zhvilluar në vitin 2012 negociatat për përftimin e statusit të kandidatit për
anëtarësim në BE. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë zhvilluar në vitin 2012 takimin
e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë për të lehtësuar përgatitjet për t‘iu nënshtruar
aplikimeve për përftimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërkohë në të
gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prani të ndjeshme misionesh e personeli OKB-
ja dhe OSBE-ja.
Të gjitha këto janë zhvillime inkurajuese në rrugën e integrimit dhe të përmirësimit të
statusit politik, ekonomik e social të këtyre vendeve. Gjithsesi, Ballkani Perëndimor vijon
të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik, ekonomik e të
sigurisë. Ballkani Perëndimor do të mbetet me një rëndësi të madhe gjeopolitike për
Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë kërcënime apo rreziqe për sigurinë e
Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha dhe shqetësimi është i tillë. Prandaj edhe
konkluzioni se ―Ballkani ka nevojë për Evropën, aq sa Evropa ka nevojë për
Ballkanin,‖132
evokon një realitet sipas të cilit Ballkani Perëndimor ka avantazhe të
gjeopolitike të cilat mund të shndërrohen në avantazhe, ashtu sikurse në të kundërt, mund
të shndërrohen edhe në një shqetësim të madh për prosperitetin, paqen dhe sigurinë e
Evropës.
Megjithëse vendet e këtij rajoni gjeografikisht rrethohen me vende anëtarë të BE-së,
përsëri problemi i tyre mbetet stabiliteti. Për këto arsye Evropa ka përzgjedhur qasjen e
forcimit të këtij stabiliteti përmes integrimit – një etapë që vendet dhe rajonet e tjera të
Evropës tashmë e kanë kapërcyer. Praktikisht, edhe pse është shënuar një progres
substancial në demokratizimin dhe modernizimin e Ballkanit Perëndimor prej vitit 1990
qëkurse ky rajon u identifikua me këtë emër, prapëseprapë ―rajoni e gjen veten akoma në
gjysmë të procesit të tranzicionit. Ai vuan nga kapacitetet e pamjaftueshme të
menaxhimit dhe të kredencialeve demokratike të elitës politike.‖133
Prandaj edhe koncepti
―Ballkan Perëndimor‖ lidhet më së shumti me këtë identitet të nevojës që ka ky rajon të
ndryshojë vlerat dhe ritmet për t‘i harmonizuar me ato të Evropës, sepse aktualisht
mbetet rajoni apo zona më e vonuar e kontinentit, me ndikime sa kombëtare, aq edhe
rajonale e kontinentale. Çdo kuptim tjetër për ta paraqitur Ballkanin Perëndimor si rajon
―më vete‖, si të veçuar nga ky këndshikimi evropian, jo vetëm do të krijonte keqkuptime,
por do t‘u jepte dorë prirjeve për të krijuar idhuj ballkanikë.
132
Burimi: ―Evropa destinacioni brenda nesh‖, ligjëratë e Kryeministrit Edi Rama, mbajtur Institutin e
Hagës për Drejtësi Globale, mbi Evropën, Shqipërinë dhe Ballkanin, më 27 Maj 2014. Burimi:
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/Evropa-destinacioni-brenda-nesh&page=29 133
Balcer, Adam and Surroi, Veton, ―In search of a new paradigm: the Western Balkans and the EU
integration‖, Warsaw, 2013, (http://www.demosEvropa.eu/index.in-search-of-a-new-paradigm-the-
western-balkans-and-the-eu-integration&option)
69
2.2 Gjeografia
Sikurse është e njohur tashmë, gjeografia është një nga faktorët determinues në
formësimin e popujve, të historisë, të kaluarës të sotmes dhe të ardhmes së tyre. Brenda
këtij koncepti, gjeografia ka qenë përcaktuese edhe e zhvillimeve në Ballkanin
Perëndimor. Një pasuri proporcionalisht e madhe popujsh në krahasim me territorin
relativisht të vogël që përfshihet në këtë rajon, dallohet dukshëm për nga intensiteti,
larmia dhe pasuria e ngjarjeve dramatike që ka dëshmuar me pushtime, lëshime, marrje e
rimarrje tokash e territoresh, të cilat, kanë prodhuar e vijojnë të provokojnë ndryshime të
shpeshta e substanciale në hartën politike, ndikime dinamike të ndërsjella ekonomike,
sociale, gjuhësore, fetare, kulturore, muzikore, vallesh, etj.
Askund më shumë se në këtë rajon nuk mund të identifikohen aq shumë kombe e popuj:
Askund më shumë sesa në këtë rajon nuk janë pleksur religjione kaq të mëdha sa
kristianizmi katolik, kristianizmi ortodoks dhe Islami.
Ballkani Perëndimor përfshin atë rajon të gadishullit Ballkanik, që është më pranë Detit
Adriatik dhe, për këtë arësye, mbase një nga tiparet esenciale të gjeografisë së këtij rajoni
dhe patjetër një kushtëzim është edhe ky det me një histori të madhe në kuadër të
zhvillimeve të mëdha në të gjithë Detin Mesdhe. Ashtu sikundër Rumania e Bullgaria
mund të identifikohen si Ballkani Lindor të kushtëzuara e të lidhura me Detin e Zi, apo
Greqia e Turqia me Detin Egje, edhe Ballkanin Perëndimor e lidh Deti Adriatik.
Një det si ai Adriatik ka edhe ai simetrinë e tij: ana lindore ―ngjiz Ballkanin Perëndimor
ndërkohë që ana perëndimore ―ngjiz Gadishullin Apenin – përkatësisht Venecien e
famshme në historinë e njerëzimit dhe Italinë e kohëve moderne - një nga vendet më të
zhvilluara të botës. Në perëndim, gadishulli italian është vetëm dyzet milje larg përtej
Adriatikut nga Shqipëria dhe ndikimi nga ai ky gadishull, kultura dhe ekonomia e tij ka
qenë dhe mbetet një konstante e palëvizshme. Ndërkaq, simetria e gjeografisë historike e
lidh Ballkanin Perëndimor me Austro-Hungarinë - një nga perandoritë më të mëdha në
zemër të Evropës që ka kushtëzuar zhvillimet më vendimtare në këtë rajon më shumë se
cilado fuqi tjetër e kohërave.
Gjeografia e Ballkanit Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të
shkallës kontinentale. Ky fakt përbën një aset me vlera gjeostrategjike të kësaj zone:
Shqipëria mban nën kontroll Ngushticën e Otrantos; Maqedonia dhe Serbia kontrollojnë
kalimin strategjik përmes korridorit të luginës së Vardarit e Moravës; Sllovenia dhe
Kroacia kontrollojnë së bashku me Italinë hapësirën me rëndësi të jashtëzakonshme
sidomos ekonomike e tregtare të Triestes, pikërisht aty ku asnjë det tjetër takon më thellë
kontinentin Evropian. Gjashtë nga dhjetë korridoret e transportit, të naftës, gazit dhe
telekomunikimit, siç qenë planifikuar në Samitin e Helsinkit të vitit 1997, kalojnë
pikërisht nëpërmjet Ballkanit (përkatësisht korridoret 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.)134
134
http://en.wikipedia.org/wiki/Pan-Evropean_corridors
70
Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani
Perëndimor është nyja qëndrore që lidh gjeografikisht këtë identitet Evropian. Historia
dëshmon se në këtë rajon u kryqëzuan kultura nga më të shquarat e kohërave. Ky rajon
ishte një nyje e pleksjes së kulturave latine e greke, të Perandorisë Romake e të
perandorive nga më të mëdhatë e kohërave me Perandorinë Otomane e cila, së bashku me
atë Austro-Hungareze, kushtëzuan aq shumë zhvillimet tradicionale e me pasoja aq
dramatike edhe për zhvillimet e mëvonshme e aktuale. Rajoni dëshmohet si porta e hyrjes
në Evropë të kulturave bujqësore, drithërave dhe bagëtive. Shumica e zonës mbulohet
nga vargmale të larta që shkojnë nga veri-perëndimi në jugë-lindje. Vetë termi ―Ballkanˮ
ka një ndër shpiegimet si ―zinxhir malesh të pyllëzuara duke hapur kështu perspektivë
korridoresh natyrale për tregti, shkëmbime e deri edhe për nevoja marshimesh e
pushtimesh. Gjithsesi rajoni ka mbetur i varfër për kultivime masive drithërash buke.
Fakti që ky rajon është ―shquar edhe për lulëzimin e trafiqeve, në një masë të madhe
krahas pamjaftueshmërisë institucionale të tij i dedikohet pikërisht edhe pozitës
gjeografike udhëkryq që zotëron ky rajon për kalimet si në qendër të kontinentit, edhe në
perëndim të tij. Nga ana tjetër, morfologjia gjeografike e rajonit e formësuar në njësi të
vogla e të shkëputura me njera tjetrën kanë favorizuar formësimin e grupeve të ndryshme
etnike të cilat përbëjnë një pasuri të rrallë të kulturës evropiane. Gjithsesi, këto masive
zinxhirësh malorë kanë qenë një pengesë bëshkëpunime të fuqishme ekonomike, politike
e kulturore, madje kanë favorizuar fragmentarizmin dhe jo rrallë edhe armiqësimin midis
grupeve etnike. Për shkak të këtyre përthyerjeve, rajoni është shumë i varfër në
pikëpamje të infrastrukturës për qarkullim të dendur. Lumenjtë e tij përgjithësisht janë të
shkurtër dhe ndikimi i tyre në ekonominë e qarkullimit është zakonisht lokal. Përjashtim
këtu bën vetëm Danubi për aq sa shfrytëzohet nga Serbia si pjesë e Ballkanit Perëndimor.
Por karakteristikat malore të rrjedhjes së tyre favorizojnë gjithsesi shfrytëzimin e tyre
intensiv si burim për energji elektrike.
Gjeografia humane e Ballkanit Perëndimor flet për banim qysh nga kohët parahistorike,
por edhe për grupe etnike të ardhura më vonë e të mbetura në këtë zonë përgjatë kohëve
historike. Gjeografia e Ballkanit Perëndimor, në atë masë sa është larmia e tij e shquar
gjeografike, në atë masë, në mos më shumë është edhe larmia e tij etnike e kulturore.
Njohja e këtij fakti është një kërkesë themelore për studimin e dinamikave që kanë
shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor
në veçanti. Dallimet në kombësitë, gjuhët, kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë
pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni i cili është unik për këtë fakt. Madje pikërisht edhe
për këtë fakt të diversitetit historik të kombeve dhe grupeve etnike që gëlojnë rajonin,
nisin edhe ―dualitetet e hershmërisëˮ, të pyetjeve dhe madje luftërave e spastrimeve
etnike që vihen në bazë të këtyre dualiteteve se kush ka jetuar më parë dhe ku, kur dhe
për sa kohë. Ky dualitet nga i cili vuan ende rajoni, është ende pengesë për kapërcime
moderne politike dhe ekonomike.
71
2.3 Thellësia historike
I tërë Ballkani ka pas qenë ―sinonim me perandoritë e vjetra Turke e Bizantine, me
vargmale të paqeverisura që kishin penguar zhvillimin dhe me një standard zakonisht më
të ulët të jetuari që shkojnë pas dhjetëvjeçarë e shekuj krahasuar me tokat e perandorive
të mëparshme Habsburgase dhe Prusiane në zemër të Evropës.‖135
Kjo gjendje vijoi edhe
përgjatë periudhës komuniste, sepse pothuajse të gjitha vendet e këtij rajoni u përfshinë
nën ―perandorinë‖ politike, ideologjike dhe ekonomike komunisto-socialiste. Për më
tepër që në vendet e Ballkanit, në krahasim me vendet e tjera komuniste të Evropës
Qendrore apo Lindore, komunizmi apo socializmi u ushtruan në mënyrën më të ashpër,
me Shqipërinë që njihet si etalon për shtypjen e lirive dhe të drejtave njerëzore.
Ballkani Perëndimor, edhe pse mjaft i vogël për t‘i ngjitur apo për të thurur për të histori
të mëdha, ka qenë gjithsesi një kryqëzim i pashembullt politikash, perandorish, shtetesh,
civilizimesh e kulturash nga më të larmishmet, të ardhura si nga perëndimi e lindja, edhe
nga bota jugore e juglindore myslimane. Pushtimi thuajse pesëshekullor Otoman, luftërat
e shpeshta të qëndresës ndaj këtij pushtimi, zhvendosjet e shpeshta të qendrave të
gravitetit evropian (siç është ajo nga Mesdheu në Atlantik) e izoluan së tepërmi Ballkanin
e posaçërisht atë Perëndimor nga zhvillimi ekonomik. Dëshmitë historike tregojnë se
―Popullsia e Ballkanit, sipas një vlerësimi, ra nga numri i lartë prej 8 milionë banorësh
aty nga fundi i shekullit të ‘16-të në vetëm 3 milionë në meshekullin e ‘18-të‖ dhe se ky
vlerësim ―është në pajtim me gjetjet e para të bazuara në evidenca dokumentare
Otomane.‖136
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e fituan pavarësinë në shekullin e ‘19-të e
pak prej tyre – Shqipëria midis, në fillimshekullin e ‘20-të. Në grahmat e fundit të
Perandorisë Otomane, vitet 1912–1913 rajoni i Ballkanit u përshi nga Luftërat
Ballkanike, me dy nga shtetet e Ballkanit Perëndimor – përkatësisht Serbinë dhe Malin e
Zi të cilat patën një rol të madh e madje vendimtar në këto luftëra, pikërisht për shkak të
pozitës gjeostrategjike dhe të frymëzimeve të tjera. Rrjedhim i Luftërave Ballkanike si
dhe i zgjidhjeve pragmatike të Fuqive të Mëdha, ishte fakti që Ballkanit në tërësi e
veçanërisht atij Perëndimor, krahas gjeografisë e grupeve të shumta etnike, iu shtuan
edhe copëzime të tjera siç qe, për shembull ndarja përgjysmë e trojeve dhe e popullsisë së
kombit shqiptar për të formuar e njohur ndërkombëtarisht një shtet shqiptar, praktikisht
për të kënaqur ekuacionet e perandorive dhe shteteve që rezultuan fitimtare nga ato
luftëra. Si një fuqi e tillë rajonale, Serbia filloi të zgjerohet për të krijuar të ashtuquajturën
―Jugosllavi‖ – një krijesë artificiale popujsh, kulturash e besimesh fetare, e cila duke
pasur brenda vetes pikërisht këtë strukturë artificiale dhe jo natyrale, do të shndërrohej në
135
Kaplan, Robert D., ―The revenge of Geography‖, Random House, New York, 2012, pg.6 136
Suraiya Faroqhi, Bruce McGovan, Donald Quataer, ―An Economic and Social History of the Ottoman
Empire, Volume 2, 1600-1914.‖ Cambridge University Press, 1994, pg.652.
72
fund të shekullit të ‘20-të e në fillimshekullin e ‘21-të në një geto popujsh që prisnin veç
orën për gjenocide nga më barbarët që ka njohur bota.
Për këto e arsye do të ishte pikërisht Ballkani Perëndimor për shkak të të cilit do të zinte
fill Lufta e Parë Botërore. Sikurse është e njohur, në vitin 1914, një organizatë terroriste e
orkestruar më së shumti nga serbë, do të vrisnin Arkidukën Franz Ferdinand, princ
trashëgimtar i Austro-Hungarisë pikërisht në hapësirat e Ballkanit Perëndimor e
saktësisht në Sarajeva – kryeqytet i Bosnjë-Hercegovinës, një zhvillim ky që do të
inicionte konfrontimin e parë historik të përmasave globale, Luftën e Parë Botërore.
Në Luftën e Dytë Botërore Ballkani Perëndimor nuk përbënte ndonjë bosht fillestar me
rëndësi për fatet e saj, por në rrjedhën e saj mori një peshë gjithnjë e më të madhe. Do të
ishte pikërisht nevoja e mbajtjes me çdo kusht nën kontroll ushtarak të Ballkanit
Perëndimor që e shtyu disa muaj fillimin e Operacionit Gjerman për pushtimin e
Bashkimit Sovjetik. Pa zaptimin e këtij rajoni, Gjermania naziste do të ndjehej e
kërcënuar pikërisht në krahët e saj nga Mesdheu. Nga ana tjetër, mbajtja nën kontroll e
këtij rajoni, jo vetëm vonoi në kohë operacionet gjermane, por edhe angazhoi forca e
mjete të shumta, të cilat në një masë të caktuar ndikuan për dobësimin e goditjeve
hitleriane në rajone të tjera.
Për më tej, Ballkani Perëndimor do të bëhej përsëri fushë e ambicieve jugosllave, për më
tepër që përgjithësisht popujt e ish Jugosllavisë u renditën fuqishëm në mbështetje të
aleatëve të mëdhenj kundër nazizmit. Nën këtë flamur dhe më pas nën atë të
―internacionalizmit proletar‖ e të ―bashkim-vëllazërimit që diktonte ideologjia marksiste-
leniniste, platformat historike serbe për Serbinë e Madhe do të merrnin ngjyrime të tjera
për të plotësuar pikërisht ambiciet hegjemoniste e shoviniste të saj. Nën këta flamurë,
Serbia do të tentonte të tërhiqte nën orbitën e saj politike, ekonomike, financiare e
ushtarake të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në një gjoja ―Republikë Federative
Jugosllave,ˮ prirje që do të deklanshoheshin dukshëm veçanërisht pas Luftë së Dytë
Botërore. Shqipëria komuniste e asaj kohe ishte pjesë e kësaj strategjie.
Do të ishte pikërisht kjo trashëgimi e mbarsur konfliktuale që do ta çonte Ballkanin
Perëndimor të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në një arenë përleshjesh të ashpra
etnike, politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti i vetmi
entitet i krijuar artificialisht që pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të dhunshme
dhe madje ekzemplare. Çlirimi nga robëria njëshekullore serbe e sllovenëve, kroatëve,
boshnjakëve, malazezve, maqedonasve dhe shqiptarëve të Kosovës ishte dhe mbetet një
mësim i madh i historisë jo vetëm Ballkanike.
Në këto kushte u bë e domosdoshme ndërhyrja me dhunë e organizatave ndërkombëtare,
evropiane dhe euro-atlantike, me qëllim që procesi i shpërbërjes të mos e çonte botën siç
e kishte çuar pikërisht në dhe për këtë rajon, në një konfrontim me përmasa të
paparashikuara botërore, si dhe për të parandaluar një gjenocid të pandërprerë që do
mund të kishte rrjedhime në tërë gjeopolitikat e rajonit.
73
Serbia, e formësuar historikisht përmes gjenocidit herë herë të ashpër e herë herë të butë,
do të përdorte të gjithë arsenalin e saj ushtarak e propagandistik për të mbajtur me çdo
kusht nën zgjedhë Kosovën – vendin me pasuri evidente tokësore e nëntokësore.
Shfrenimi shovinist serb nuk do të njihte asnjë masë përmbajtjeje për të realizuar
shpërnguljen më të egër me dhunë, terror ushtarak e policor të mëse një milionë
shqiptarëve të Kosovës - një krim masiv ky me përmasa të papara në botë. Do të ishin
pikërisht këto shtysa morale dhe vlerash të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin
komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të parë pas Luftës
së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit evropian. Kjo ndërhyrje çoi edhe në
shlyerjen e një faji të hershëm evropian ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, duke i çliruar
përfundimisht shqiptarët e Kosovës nga zgjedha politike serbe, duke krijuar kushtet për
një shtet kosovar më vete. Sot Kosova është në rrugën e njohjes së plotë
ndërkombëtare.137
Vendet e Ballkanit Perëndimor, të armiqësuara historikisht me njëra tjetrën për shkaqe
etnike, fetare e orientimesh gjeopolitike, ndodhen ende në gjendje konfliktuale, por këtë
radhë më së shumti për kredenciale të tyre të brendshme politike. Ky fakt i ka mbajtur
thuajse të ngrira proceset e normalizimit të jetës së tyre politike. Sot polarizimi politik në
Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Bosnjë-Hercegovinë është akoma një shkak
thelbësor që pengon zhvillimin e proceseve më të gjëra integruese, sigurinë dhe
prosperitetin në rajon. Nëse shtojmë këtu edhe faktin që ky polarizim politik shtrihet apo
më mirë shfrytëzon një gjendje varfërie herë herë të tejskajshme të popullsisë së këtyre
vendeve, atëherë vonesa në këto procese kthehet në një pengesë shumë të vështirë për t‘u
kapërcyer.
Në fillimet e konflikteve të pas Luftës së Ftohtë, Evropa dështoi së menaxhuari
problematikat e pritshme të këtij rajoni, për faktin e thjeshtë se ajo nuk kishte skenarë për
të ardhmen e Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Lufta e Ftohtë
kishte ngulitur në Evropë prej dy brezash një koncept të situatave të ngrira dhe nuk u
parashikuan dot ose nuk u panë me shumë interes zhvillimet dinamike të pasluftës së
Ftohtë. Ballkani u la jashtë vëmendjes, sepse ky standard ishte krijuar qysh gjatë Luftës
së Ftohtë. Por, përkundrazi, ky rajon mbante në nënshtresat e veta të gjitha konfliktet e
mundshme: etnike, ideologjike, gjeopolitike, fetare, ekonomike, të influencave dhe të
orientimeve. Pikërisht këtë analizë nuk e bëri siç duhet Evropa dhe për këtë pagoi jo
vetëm ajo, por edhe rajoni në fjalë, një kosto të dhimbshme njerëzore, ekonomike,
financiare, ushtarake, etj. Nuk ka rajon tjetër të Evropës, ku destabilizimi e pasiguria të
kenë kërcënuar kontinentin si të tërë. Shpërbërja e përgjakshme e ish Jugosllavisë
137
Deri tani e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës 106 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të
Bashkuara, nga të cilat shumica e vendeve të Bashkimit Evropian (23 nga 28), 24 anëtarë të NATOs nga
njëzetetetë 28 gjithsej. Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania e
Madhe dhe Franca, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia e Kina e mbajnë ende procesin të
ngrirë për shkak frikërave separatiste në vendet e tyre.
74
identifikoi pikërisht kufizimet e Evropës, mungesën e kohezionit të saj dhe sidomos
mungesën e përgatitjeve për të përballuar apo formësuar dinamikat e reja në këtë rajon
tradicionalisht problematik. U desh përsëri të aktivizohej përgjegjësia amerikane e tërë
shekullit të 20-të që Ballkani Perëndimor i shekullit të 21-të të mos shndërrohej përsëri
në vatër zjarri me përmasa të paparashikuara.
2.4 Diversiteti kulturor
Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe mbetet
pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të shumta
etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij ka qenë në
kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe kulturave nga më të
larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore. Të gjitha kanë lënë gjurmët e
tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku popullsia e një
kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e kombeve të tjerë sesa
në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse Ballkani Perëndimor ka një identitet gjuhësor indoevropian, karakteristikat e
secilës gjuhë flasin për një diversitet të pashembullt. Shumica e popullsive të Ballkanit
Perëndimor flasin gjuhën sllave ndërkohë që shqipja që nuk ka asnjë ngjashmëri me to.
Nga ana tjetër edhe vetë gjuha sllave që flitet në shumicën e popullsive të rajonit,
përmban një diversitet tjetër pikërisht brenda vetes. Gjuhët serbe, kroate, malazeze apo
maqedonase edhe pse ngjajnë apo kanë elemente të përbashkëta me njëra tjetrën janë
gjithsesi të ndryshme nga njëra tjetra. Një tipar tjetër karakteristik i rajonit është se
popullsitë janë difuzuar aq shumë brenda njëra tjetrës saqë në një vend apo shtet mund të
fliten edhe gjuhët e vendit apo shtetit fqinjë, jo vetëm për shkak të minoriteteve apo
pakicave, por edhe për shkak të shkëmbimeve të gjata në kohë nën Perandorinë Otomane
apo Ish Jugosllavinë.
Kultura përbëhet nga vlerat të cilave u përmbahen pjesëtarët e një populli apo kombi, nga
normat që ata vënë në bazë të jetës së tyre dhe nga të mirat materiale që ata krijojnë. Në
këtë vizion të kulturës, diveristeti kulturor në Ballkanin Perëndimor është shumë afër dhe
madje mund të spiegohet me termin ―shatterbeltˮ i përdorur për herë të parë më vitin
1961nga Gordon East - një studiues amerikan i Univeristetit Indiana. Ky term është
përdorur për të karakterizuar pikërisht rezultanten e shpërbërjes së Perandorisë Otomane,
sidomos në Ballkan. Ai është përdorur edhe më vonë nga studjues të ndryshëm por në
thelb rreket të përshkruajë ekuilibrin e brishtë pikërisht të kësaj zone me popullsi të
përzier në shekuj dhe me pejsazhe kulturorë të fragmentarizuar, të cilat nga ana e tyre
kanë sjellë, në kushte të caktuara, destabilitet politik me përhapje e kërcënim më të gjerë
sesa rajoni. Në këtë rajon ku është krenari pohimi i një vendi apo popullsie në kurriz të
një tjetre. Pikërisht ndryshimet e vazhdueshme të kufijve politikë për shkak të këtij
pohimi janë cilësuar me termin tjetër ―Ballkanizimˮ i cili tashmë ka marrë qytetarinë në
linguistikën politike botërore. Ballkanizimi parakupton prishjen apo fragmentarizimin e
75
një njësie të madhe politike në njësi të shumta më të vogla, shpesh në armiqësi me njëra
tjetrën.
Ka pasur studiues që Ballkanin përgjithësisht, apo atë Perëndimor veçanërisht ta cilësojnë
si një kazan shkrirjeje kulturash të ndryshme. Kështu, për shembull, një studiues i njohur
për çështjet Ballkanike, Uotçëll, konsideron se mbipalosja në këtë rajon e katër
civilizimeve nga më të mëdhatë e botës ka prodhuar një lloj dinamike si të lëndëve
djegëse për të formësuar shtresa e nënshtresa të civilizimeve lokale, për shkak se asnjëra
prej tyre nuk ka dominuar plotësisht.138
Natyrisht një tezë e tillë nuk i qëndron dot
realitetit sepse niset nga konsiderata të jashtme në formësimin e kombeve që janë në një
farë mënyre sipërfaqësore dhe jo në konsiderata të brendshme që janë thelbësore. Kjo
metaforë e një kazani shkrirës të çon në idenë sikur përbërësit e ndryshëm që shkrihen
krijojnë një amalgamë uniforme me karakteristika të reja. Pikërisht kjo metaforë u
referohet ballkanasve si komunitet kulturor i cili gjoja sikur del mbi kombet duke krijuar
kështu një identitet ballkanik. Por tej këtij konstatimi artificial, realiteti flet krejtësisht për
të kundërtën. Natyrisht që Ballkani paraqet një kompleks por asnjëherë, as në kohëra kur
kombet e vegjël të tij ndrydheshin me shekuj të tërë, identitetet kombëtare jo vetëm që
nuk kanë humbur apo ―shkrirë‖ por janë forcuar edhe më shumë duke gjetur instrumente
të mjaftueshme për t‘u kundërqëndruar kulturave ―të mëdha‖.
Studiues të tjerë thonë se Ballkani Perëndimor ka qenë një ―kazan ku ziejnë rivalitetet
etnike‖139
As ky pohim nuk është krejtësisht i vërtetë sepse bën një shkëputje artificiale të
tërë kombeve e popujve të këtij rajoni nga grupet mëmë të cilëve ata u përkasin. Është e
vërtetë për shembull që perandoria otomane sundoi për thuajse pesë shekuj, por ajo nuk
mundi dhe as do mundte kurrë të shkëpusë përkatësinë evropiane të popujve dhe
kombeve të rajonit. Prandaj nuk mund të kemi dhe as mund të pranohet një oaz kombesh
e popujsh më vete. Përkundrazi, shkencërisht dhe praktikisht Ballkani s‘mund të jetë
ndryshe veçse një miniaturë e Evropës.
Një teori e tretë është ajo e ndeshjes së civilizimeve e Huntington. A është evidente
përplasja e civilizimeve në Ballkan? Huntington thotë se në Ballkan jo vetëm që ka
përplasje apo ndeshje civilizimesh siç është ai midis civilizimit Islamik dhe atii Evropian
por edhe midis civilizimit perëndimor dhe ati lindor (Ortodoks) dhe se ―përgjithësisht
Ballkani është ballkanizuar përsëri sipas vijëndarjeve fetare‖ dhe të asaj çka vëren Misha
Glenny se ―Dy boshte janë duke u ringjallur, një i veshur me mantelin e Ortodokësisë
Lindore dhe një me vellon e petkut Islamik.‖140
Por zhvillimet në terren edhe pse
përmbajnë elemente të fuqishme fetare apo të diferencave të tjera kulturore, përsëri nuk
kanë në bazë identitetin kulturor të shprehur ndoshta në kulturën fetare, por në radhë të
138
Wachtel, Andrew Baruch, ―The Balkans in World History‖, introduction ―The Balkans as borderland
and melting pot‖, Oxford University Press, Inc, 2008, pg.1 139
Grumeza, Ion, ―The Roots of Balkanization: Eastern Evrope C.E. 500-1500‖, University Press of
America, Inc., 2010, pg.xv 140
Huntington, Samuel, ―The Clash of Civilization and the Remaking of World Order‖, Simon and
Schuster Paperbacks, 2003, pg.127
76
parë dhe kryesisht përmbajnë elemente thelbësore të një kombi siç është gjuha, tradita,
zakonet, etj.
Me këtë kriter marrim edhe përgjigjen se ajo çfarë i ka detyruar popullsitë e Ballkanit
Perëndimor të kultivojnë diferencimin e thellë të karakteristikave kulturore, hakmarrjen
dhe gjakmarrjen, apo legjendat e mitet që hymnizojnë të kaluarën sipas të cilave secili
është i lavdishëm e tjetri poshtë tij, është pikërisht shtrati kombëtar. Të shtypur nga të
gjitha anët midis perandorive Austro-Hungareze (gjermane), Ruse dhe Otomane
ballkanasit nuk ndërtuan aleanca por skeptiçizëm ndaj të gjithëve, natyrisht sipas
pëlqimeve dhe afrive shpirtërore e kulturore. Por edhe kjo nuk ishte përcaktuese. Brenda
një kombi gjen edhe pëlqime gjermane, edhe italiane, edhe austriake, edhe turke e madje
edhe ruse të kultivuara në epoka të ndryshme. Por pëlqimet apo mospëlqimet, afritë apo
largësitë nga civilizimet dhe kulturat e tjera veçse e kanë afirmuar edhe më dukshëm
identitetin kombëtar të popujve ballkanas.
Në thelb, për kushtet gjeopolitike, gjeografike, fetare e historike ku janë gjendur popujt e
Ballkanit Perëndimor, ka mbizotëruar kultura e mbijetesës, e cila nga ana e vet, ka
kultivuar kodin e vet të etikës, po të flisnim me një term popullor, për t‘a ―dredhur‖ apo
―për t‘ua hedhur‖ sipas rrethanave dhe interesave. Këto kushte krijuan një kulturë të
ndryshme juridike nga kodet perëndimorë duke iu dhënë çështjeve kapitale të jetës
kolektive e individuale vetëzgjidhje, vetëgjyqësi deri në larjen e gjakut me gjak.
―Mashtrimi, frika dhe terrori konsideroheshin si efektive e të sigurta për sundimtarët
despotikë për të fituar dhe mbajtur pushtetin mbi popullsinë.ˮ141
Në këtë shtresëzim gjigand kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në
Ballkan. Urrejtja racore ushqehej vazhdimisht nga mosmarrëveshjet territoriale, fetare e
kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen. Prandaj edhe etnocidi dhe
gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo kulturë që kishte zënë
rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit, carët dhe perandorët për të
ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe
jashtë tij.
Ka dy këndshikime për çka sjell diversiteti kulturor: këndshikimi në dritën pozitive se
çfarë ka qenë në shumë raste bashkëegzistenca funksionale e kulturave të ndryshme dhe
këndshikimi tjetër sipas të cilit përzierja kulturore shihet si një ―anomali kanceroze.ˮ142
Në një gjykim të gjithëpranuar vlerësohet se diversiteti kulturor është një nga treguesit
kryesorë për të matur shkallën e emancipimit demokratik të çdo shoqërie, kombi apo
shteti dhe kështu ai përbën një dinamikë më vete për të gjykuar zhvillimet e kaluara apo
prirjet e tyre në ardhmen.
141
Grumeza, Ion, ―The Roots of Balkanization: Eastern Evrope C.E. 500-1500‖, University Press of
America, Inc., 2010, pg.xv 142
Michail, Eugene, ―The British and the Balkans: Forming Images of Foreign Lands, 1900-1950‖,
Continuum International Publishing Group‖, 2011, pg. 130
77
Rasti i shqiptarëve në Kosovë ka qenë jo vetëm nga më të dhimbshmit, por edhe nga më
domethënësit në këtë këndshikimi. Nën regjimin nacionalist të Millosheviçit të drejtat e
shqiptarëve u shtypën dhe u përçudnuan shumë më ashpërsisht se më parë deri në nivele
gjenocidi e shpërngulesh masive me dhunë. Gjendja e dhunimit të të drejtave të
shqiptarëve autoktonë në ato toka arriti në atë pikë saqë atyre iu mohua gjithçka që kishte
të bënte me identitetin e tyre politik dhe kulturor. Nëse bota demokratike perëndimore
ndërhyri për ta ndalur këtë katastrofë që përgatitej të vuloste fillimshekullin e njëzetë, kjo
tregonte se edhe kultura perëndimore kishte evoluuar tashmë drejt parametrave të reja që
lidhet me faktin se ajo nuk mund të pranonte të dhunoheshin popuj të tërë pa u
ndëshkuar.
2.5 Religjioni si faktor gjeopolitik unik në BP.
Hartës së diversitetit kulturor të Ballkanit Perëndimor i shtohet një kompleksitet akoma
edhe më i madh besimesh fetare. Megjithëse përgjatë periudhës komuniste besimeve
fetare iu imponuan kufizime drastike deri edhe në ndalimin e plotë të tyre sikurse ishte
rasti i Shqipërisë, prapëseprapë fetë vijuan në forma të ndryshme të ekzistonin. Përballë
persekutimit shtetëror që u ushtrua mbi popullatën veçanërisht gjatë kohës së
komunizmit, institucionet dhe klerikët fetarë përgjithësisht morën rolin e protektorit të
popujve dhe të vlerave - një rol ky që u siguronte qëndresë, unitet dhe forcë të
faktorizuar. Me kolapsin e regjimeve komuniste besimet fetare u rigjallëruan në mënyrë
domethënëse. Institucionet, rregullat, ritet dhe publikimet fetare dikur të çensuruara apo
të shkatërruara u rishfaqën dhe tashmë janë legale.
Dy nga tre degëzimet kryesore të kristianizmit janë prezente në Ballkanin Perëndimor,
përkatësisht ortodoksit dhe katolikët. Një minoritet protestantësh gjendet vetëm në Serbi.
Ortodoksët janë predominues në Ballkanin Perëndimor. Trashëgimia Islamike është
mbizotëruese në Shqipëri, Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Arsyeja e parë për
krijimin e Republikës Ish Jugosllave të Bosnjë-Hercegovinës ishte popullsia e madhe
myslimane, serbokroatfolëse e quajtur boshnjake. Në fillim të vitit 1990 pothuajse 44% e
popullsisë së Bosnjës ishte myslimane, së bashku me serbët ortodoksë lindorë dhe kroatët
katolikë romanë.
Mozaiku fetar në Ballkanin Perëndimor paraqitet si më poshtë:
Sipas vlerësimeve të vitit 2011, në Shqipëri deklarohen 56.7% myslimanë, 10% katolikë
romanë, 6.8% ortodoksë, 2.5% ateistë, 2.1% bektashi dhe pjesa tjetër të paspecifikuar.
Vlen të vihet në dukje se në Shqipëri në vitin 1967 u mbyllën të gjitha institucionet
fetare, kishat e xhamijat dhe u ndalua ndjekja e riteve fetare. Në vitin 1990, institucionet,
praktikat dhe ritet fetare jo vetëm që u lejuan për shkak të vakumit të pashembullt të
krijuar për afro një brez njerëzor në këtë dimension të jetës sociale, në Shqipëri u krijua
një lloj gare se kush të ndërtonte sa më shumë institucione të tilla. Përkundër kësaj gare,
indiferentizmi ndaj fesë mbeti thuajse i pandryshueshëm, ndërkohë që një pjesë e madhe
78
qytetarësh (sidomos emigrantët shqiptarë në vende të tjera) u renditën në fe e besime të
tjera të ndryshme nga ato të trashëguara tradicionalisht.
Tabloja e besimeve fetare në Bosnjë-Hercegovina përbëhet nga 40% myslimanë, 31%
ortodoksë, 15% katolikë romanë dhe 14% të tjerë. Edhe pse në nivel federal Kushtetuta e
këtij vendi u njeh të drejta e liri të plota besimeve fetare, prapëseprapë, në nivele lokale
shpesh autoritetet i kufizojnë këto të drejta e liri për minoritetet. Intoleranca fetare
pasqyron kështu drejtpërdrejtë intolerancën etnike pikërisht për shkak të faktit të
identifikimit të etnicitetit me fenë. Një një anketim të kryer në vitin 2009 nga Gallup,
rezultoi që 77% e të anketuarve në këtë vend iu përgjigjën ―po‖ pyetjes ―Është religjioni
një pjesë e rëndësishme e jetës tuaj të përditshme?―, ndërkohë që vetëm 21% u përgjigjën
negativisht.143
Sipas vlerësimeve të vitit 2011, në Malin e Zi shprehen se janë 72.1% ortodoksë, 19.1%
myslimanë, 3.4% katolikë romanë, 1.2% ateistë dhe të tjerë të paspecifikuar.
Sipas vlerësimeve të vitit 2002, në Maqedoni ka 64.7% ortodoksë, 33.3% myslimanë dhe
të tjerë të paspecifikuar. Ekziston një ndërlidhje e përgjithshme mes përkatësisë etnike
dhe asaj fetare – shumica e besimtarëve ortodoksë janë maqedonas etnikë, kurse shumica
e besimtarëve myslimanë janë shqiptarë etnikë.144
Sipas vlerësimeve të vitit 2011, tablloja e kompozitës fetare në Serbi paraqitet si më
poshtë: 84.6% ortodoksë, 5% katolikë, 3.1% myslimanë dhe pjesa tjetër të paspecifikuar.
Kushtetuta serbe e mbron lirinë fetare, por të tjera ligje dhe politika e kufizojnë atë duke
diskriminuar grupe me besime të tjera fetare nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila edhe pse
ligjërisht nuk përbën një fe shtetërore, ajo ka një rol mbizotërues dhe preferencial në atë
vend.145
Sipas vlerësimeve të vitit 2011, kompozita kroate e besimeve fetare paraqet 86.3%
katolikë romanë, 4.4% ortodoksë, 1.5% myslimanë dhe të tjerë të paspecifikuar.Në këtë
vend, statusi i besimeve fetare është jo vetëm i garantuar por edhe i respektuar.
Popullsia kosovare i përket kryesisht fesë islame (95.7%), ndërsa pjesa tjetër Kishës
Katolike Romake (2.2%) dhe Kishës Ortodokse Serbe (1.5%).Myslimanët përfshijnë
shumicën e shqiptarëve, turqit, boshnjakët dhe goranët. Të krishterët shqiptarë janë
katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në Prizren dhe shqiptarëve nga
Shqipëria; katolikë janë edhe kroatët. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë
pjesëtarët e kombësisë serbe.
E parë më në gjerësi dhe në kontekst historik, konvertimi në fenë ortodokse, në dallim
nga konvertimi në fetë e tjera, ka qenë i i lidhur edhe me gjuhën e shkruar, përkatësisht
me alfabetin cirilik. Sot kjo linjë midis fesë ortodokse dhe gjuhës së shkruar vazhdon
akoma. Në të kundërt zonat kulturore katolike përdorin alfabetin latin. Një shembull unik
i këtij korrelacioni midis fesë dhe gjuhës së shkruar është fakti që serbët dhe kroatët, edhe
143
http://www.gallup.com/poll/128210/gallup-global-reports.aspx 144
http://photos.state.gov/libraries/macedonia/8573/ArchiveOct2011PDFs/july-dec2010irfr-al.pdf 145
http://www.state.gov/j/drl/rls/irf/2010_5/168337.htm
79
pse flasin pothuajse të njëjtën gjuhë, përdorin alfabete të ndryshme. I lidhur me fenë dhe
gjuhën e shkruar është edhe identifikimi kulturor. Serbët, tradicionalisht kanë konsideruar
Rusinë si protektorin dhe ideatorin e tyre kulturor, ndërsa kroatët e kanë konsideruar
gjithmonë veten më afër perëndimit.
Kur flasim për religjionin për qëllimet e studimit tonë është e domosdoshme të depërtohet
në analizën e tij si koncept besimi dhe si koncept ligjor. Arsyeja është se varësisht nga ky
status ushtrohen edhe dinamikat e tij. Përkatësia fetare në Ballkan në konceptin e fesë
myslimane dhe ortodokse ka pas qenë konceptuar edhe si përkatësi kombëtare gjë që nuk
ka pasur këtë ngarkesë në konceptin e fesë katolike. Për shembull, në kohën e sundimit
Osman feja kishte së pari status ligjor krahas statusit të besimit apo bindjes ndaj
ndërgjegjes hyjnore. Kështu, për shembull, kristianët kishin detyrime të ndryshme ligjore
lidhur me pagesën e taksave dhe shërbimit ushtarak në raport me myslimanët. Për këtë
arsye, në atë masë sa fetë janë identifikuar me shtetin apo me kombësinë, në atë masë ato
kanë qenë më afër e madje të njëjtësuara me interesat shtetërorë apo perandorakë. Me
këtë disponim ato kanë përshtatur e dhe masën e kulturave kombëtare, të shteteve apo të
perandorive që u kanë dalë si mburojë. Prej këtej edhe historia e religjioneve të
njëjtësuara me shtetin, pra kur feja është parë si koncept ligjor, ka dëshmuar se
marrëdhëniet me religjionet e tjera janë karakterizuar nga përjashtimi i ―i atij tjetrit ˮ.
Përkundrazi, në rastet e tjera kur një komb nuk është përfaqësuar nga shteti i vet, atëherë
feja ka dëshmuar të kundërtën: përfshirjen dhe pluralitetin.
Nëse shohim vetëm aspektin përjashtues, të gjitha fetë e tjera përveç ―fesë time‖
klasifikohen se janë ose të pavërteta ose jo të drejta (këtej edhe termat ―katolik‖ që në
spiegimin gjuhësor parakupton ―universale‖, apo ―ortodoks‖ që parakupton ―e drejtë‖,
apo ―Islam‖ që parakupton ―gjithësi‖). Në epiqendër të të tëra kuptimeve duket se
qëndron një egocentrizëm i ashpër, i cili përjashton tolerancën ndaj feve që nuk janë
―ne‖.Ky koncept ka qenë në bazë të kryqëzatave, të cilat në jo pak raste kanë kaluar
nëpër Ballkan apo kanë rekrutuar nga Ballkani. Ky koncept shprehet sot nëse do ta
quanim kështu kryqëzatën e ISIS-it e cila synon ose ka rekrutuar proporcionalisht shumë
luftëtarë nga Ballkani dhe pikërisht nga Ballkani Perëndimor.
Nëse shohim më tej në përmbajtjen doktrinore apo në praktikën e aplikimit, ka një pamje
tjetër, një diversitet pëlqimesh, tolerancash dhe bashkëegzistencash të cilat në thelb
shprehin pranimin dhe përfshirjen e ―atij tjetrit‖. Janë pikërisht këto praktika fetare që jo
vetëm nuk e kanë penguar, por madje i kanë krijuar një shtrat mbarështrues pluralitetit të
grupimeve të ndryshme deri edhe te pluraliteti politik. Tipike për këtë kahje të qëndrimit
ndaj besimeve fetare është shoqëria shqiptare.
Sikurse shihet religjioni në Ballkanin Perëndimor përbën një diversitet unik, të pashoq.
Duket sikur janë marrë kampionë nga i gjithë universi fetar. Ky është një argument më
shumë se feja nuk mund të zëvendësojë kombin e nuk mund të ketë atribute
kombformuese sikurse shprehen disa sociologë. Gjithsesi feja mund të luajë dhe realisht
ka luajtur një rol të madh në përparimin apo frenimin e çështjeve kombëtare. Por ndikimi
80
i fesë është veçanërisht i ndjeshëm në trysninë që ushtron ndaj shtetit ―ombrellë‖ për të
përcjellë krahas interesave politike, edhe interesa fetare. Ky shqetësim është prezent në
Ballkanin Perëndimor prej shekujsh por në rrethana të caktuara të konjukturave politike
ka qenë shumë i madh. Kështu për shembull, Gjergj Fishta e përshkruan kështu fillimin e
luftës së parë ballkanike në tetor 1912: ―Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe
ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë,
vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë; grijnë mysliman sepse
edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e
si me e farue kombin shqiptar.‖ Në përshkrimin e tij historik, Fishta s'përmend ortodoks,
por vetëm katolik e mysliman shqiptarë të masakruar nga ballkanikët.146
Kështu është thënë edhe në një konferencë mbi rolin e religjionit në sferën publike të
zhvilluar përpara disa vitesh në Kosovë.147
Në atë konferencë ekspertë të huaj dhe analistë
janë shprehur se roli i religjionit në politikë dhe në identitetin kombëtar në Ballkan, duhet
të ndërpritet, me qëllim që të lejohet integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian. Obrad
Saviq, profesor në Universitetin e Leedsit në Britani të Madhe dhe ligjërues në Institutin
Kosovar për Komunikim Masiv dhe Gazetari, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit
ndërfetar, duke nënvizuar edhe rolin e tij negativ: ―Për fat të keq, në pamje të parë
dukemi si shtet laik. Por, faktikisht, ne jemi shtete fetare. Religjioni mund të jetë pjesë e
krijimit të identitetit kolektiv të shqiptarëve, serbëve, maqedonasve dhe kujtdo në
Ballkan, por nuk mund të bartë të drejtën e vendimmarrjes, përmes së cilës kryhet
verifikimi i identiteteve kolektive. Në këtë kuptim, unë konsideroj, se roli i religjionit në
Ballkan është negativ, dhe pa dyshim, edhe destruktiv‖, tha Saviq. Nga ana e vet analisti
kosovar, Shkëlzen Maliqi tha se bota shqiptare e Kosovës karakterizohet me një tolerancë
ndërfetare, e cila nuk ka mundur të ketë shtrirje në proceset ku merren vendimet, pra as
në politikë. ―Deri më tash, nuk është politizuar në atë masë që do të ishte brengosëse, për
të vetmen arsye, pasi nëse më herët është shtypur nga komunizmi, në 20 vjetët e fundit së
paku, te shqiptarët kemi një trysni të madhe të çështjes kombëtare dhe ka bërë që
bashkësia islame të mos politizohet dhe të mos paraqitet me ndonjë kërkesë të veçantë‖,
është shprehur ai. U vu në dukje se ndërsa ekziston një bashkëpunim ndërfetar midis
Kishës Katolike dhe Bashkësisë Islame, një gjë e tillë nuk ndodh mes këtyre dy
institucioneve dhe Kishës Ortodokse Serbe. Duke qëndruar në këtë çështje, sociologia
Ana di Lelio vlerësoi se Kisha Ortodokse Serbe është shumë përgjegjëse për
mosintegrimin e serbëve në shoqërinë kosovare, sepse ajo nuk lejon asnjë komunikim me
palët e tjera.
Nga analiza e më sipërme mund të përvijohet se, identiteti ―Ballkan Perëndimor‖ nuk
është thjeshtë një orientim gjeografik. Ai është shumë më tepër se kaq e, më së shumti
formëson një koncept politik që lidhet me atë pjesë të Evropës Juglindore e cila nuk është
146
Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919), http://radiokontakt.al/nje-prej-fjalimeve-me-
te-bukura/ 147
Isufi, Albana, ˮReligjioni dhe politika në Ballkan―, 2007,
http://www.evropaelire.org/content/article/982205.html
81
përfshirë ende në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Veçanërisht pas vitit 1990
Ballkani ndahet në mënyrë figurative në ―dy Ballkane‖: Ballkanin e suksesshëm në
proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe Ballkanin e paintegruar ose gjysmë të integruar.
Ky i fundit është pikërisht Ballkani Perëndimor.
Ky emërtim i aqshumëlakuar veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka lindur
nga nevoja për një ndërmarrje të re të Evropës, me qëllim që ta sjellë edhe këtë rajon në
përshtatje me rrjedhat dhe nivelet evropiane të zhvillimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor,
historikisht në gjëndje armiqësie me njera tjetrën për shkaqe etnike, sot e gjejnë veten të
pastabilizuar e madje shpesh edhe të paralizuar politikisht e ineficiente në pikëpamje
institucionesh brendapërbrenda vetes së tyre.
Ballkani Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të shkallës
kontinentale. Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa
Juglindore, Ballkani Perëndimor është nyja qendrore që lidh gjeografikisht këtë identitet
evropian. Por ky rajon, në atë masë sa është unik në larminë gjeografike, është po aq unik
në mos më shumë në pikëpamje etnike e kulturore. Dallimet në kombësitë, gjuhët,
kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni. Ky
diversitet i pandryshuar historik, prapambetja relative dhe strategjitë herë agresive herë
indiferente ndaj këtij rajoni kanë mbajtur gjallë apo kanë nxitur më shumë dualitetet e
përjashtimet sesa bashkëpunimin e përfshirjen. Duke qenë njëherësh edhe një kryqëzim i
pashembullt politikash, perandorish, shtetesh, civilizimesh e kulturash nga më të
larmishmet, Ballkani Perëndimor ka formësuar kështu një trashëgimi të të mbarsur
konfliktuale që, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë do ta çonte në një arenë përleshjesh të
ashpra etnike, politike, ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti
i vetmi entitet i krijuar artificialisht që pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të
dhunshme dhe madje ekzemplare.
Në këtë shtresëzim gjigand kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në
Ballkan. Urrejtja racore ushqehej vazhdimisht nga mosmarrëveshjet territoriale, fetare e
kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen. Prandaj edhe etnocidi dhe
gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo kulturë që kishte zënë
rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit, carët dhe perandorët për të
ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe
jashtë tij, gjë që u zbulua shumë ashpër veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Do të ishin pikërisht këto shtysa morale të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin
komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të parë pas Luftës
së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit evropian.
Të gjitha këto tipare, zhvillime, antivlera dhe vlera kanë krijuar dinamikat e tyre, si
brendapërbrenda vendit, ashtu edhe midis vendeve por edhe në raportet me organizatat
Evropiane. Këto dinamika kanë frenuar në një farë shkalle prosperitetin ekonomik e
social. Ndërkohë, hapësirat boshe apo grindjet e konfliktet tradicionale janë shfrytëzuar
nga krimi i organizuar, trafiqet e paligjëshme, ekonomia informale, etj. Prandaj Ballkani
82
Perëndimor vijon të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik,
ekonomik e të sigurisë. Për të gjitha këto arsye Ballkani Perëndimor do të mbetet një me
një rëndësi të madhe gjeopolitike për Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë
kërcënime apo rreziqe për sigurinë e Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha me
potenciale rreziqesh e kërcënimesh. Spektri i krizave të sotme në botë është saktësisht
spektri që pasqyrohet në Ballkanin Perëndimor. Krizat aktuale: agresiviteti i shfrenuar
rus, organizata ekstremiste ISIS, emigrimi masiv drejt Evropës dhe penetrimi i trafiqeve,
kontrabandës, krimit të organizuar, etj., gjejnë veten në Ballkanin Perëndimor ndoshta më
shumë se në çdo rajon tjetër pikërisht për arësyet e mësipërme, arësye këto ndaj të cilave
përgjegjësia kolektive e ballkanasve është shumë e dobët.
Gjithsesi, Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe
mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të
shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij i
ndodhur në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe
kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore, ka ruajtur
gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku
popullsia e një kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e
kombeve të tjerë sesa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në gadishullin Ballkanik
ekzistojnë popuj të ndryshëm, civilizime dhe fe të ndryshme. Këtë gadishull e bën të
veçantë ky pluralizëm në të gjitha sferat e shoqërisë. Dikur ish Kryeministri i Italisë
Monti pat thënë se ―Sarajeva është globalizuar para Evropës‖ dhe se ―Ballkani jep
shpresë se bota mund të jetojë në paqe‖.
Gjithsesi, faktorët gjeografikë dhe ata historikë janë me rëndësi të posaçme për Ballkanin
Perëndimor. Prof. Jeffrey Sachs148, i pranishëm në konferencën ―Ballkani Perëndimor: 15
vjet tranzicioni ekonomik‖ vëren se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis largësisë
gjeografike dhe të ardhurave për frymë. Sipas studimeve të tij, ka rezultuar se sa më larg
të jenë vendet e Evropës larg Britanisë së Madhe (që është vendi i parë që ka kaluar
kufirin e 2000 dollarë të ardhura për frymë në 1852), aq më shumë kohë u është dashur
për të arritur këtë kufi të ardhurash. Faktori i dytë, thotë ai, është roli i historisë, duke e
lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit. Faktori i tretë janë lidhjet gjeopolitike.
Ballkanasit mund të jenë larg disa tregjeve, por mund të jeni afër disa të tjerëve, pra
vendndodhja është shumë e rëndësishme për gjeopolitikën dhe aftësinë për të tërhequr
investime të huaja. Reformat kanë vendin e tyre, por e rëndësishme është të kesh fqinjë
dhe të jesh afër tyre dhe të përdorësh këto avantazhe. Prandaj ai rekomandon ―më shumë
bashkëpunim mes Ballkanit Perëndimor.‖149
Për të gjitha këto arsye Ballkani ka pasur e ka nevojë për Evropën, po aq sa Evropa ka
pasur e ka nevojë për Ballkanin. Njohja e këtyre fakteve është një kërkesë themelore për
148
Drejtor i Institutit të Tokës, profesor i zhvillimit të qëndrueshëm dhe profesor i politikave të
shëndetshme dhe menaxhimit në Universitetin e Kolumbias. Sachs konsiderohet gjerësisht si një nga
ekspertët kryesorë në botë lidhur me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj varfërisë. 149
http://www.gazetatema.net/ëeb/2015/03/22/tre-faktoret-qe-e-kane-lene-pas-ballkanin/
83
studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në
tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti.
84
KREU III - SHTETET E VEGJEL NE MARREDHENIET NDERKOMBETARE
3.1. Shtetet e vogla: çështja e përkufizimit
Shtetet janë subjekte themelore dhe më të rëndësishme ndërkombëtare. Vendi dhe roli i
tyre individualisht dhe në sistemin e MN është kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin
global. Disa elementë thelbësorë gjeografikë i dallojnë shtetet nga njeri-tjetri. Pozicioni
gjeografik i tyre natyrisht është i një rëndësie të madhe. Ky pozicion është relevant me
pozicionin e shteteve të tjera të afërsisë gjeografike. Kështu, mund të identifikonim nëse
një shtet është i mbrojtur ose jo gjeografikisht nga kërcënimet e tyre të mundshme; nëse
është i komunikueshëm apo jo gjeografikisht me shtetet e tjera për të mundësuar
zhvillimin e shkëmbimeve, tregtinë; nëse kontrollon apo jo nyje strategjike, kalime, etj.,
etj. Gjithsesi, pozita gjeografike nuk është tregues për madhësinë dhe termin që përdoret
në këtë rast, ―shtet i vogël‖ apo ―shtet i madh.‖ Ky tregues ka të bëjë kryesisht me
madhësinë e territorit (sipërfaqen) dhe numrin e popullsisë. Sipas përcaktimeve të
përgjithshme që pranohen në studimet e gjeografisë politike, shtete të vegjël
konsiderohen ata me sipërfaqe 125.000-250.000 kilometra katrorë, ndërsa shtete shumë të
vegjël konsiderohen ata me sipërfaqe 25.000 deri në 125.000 kilometra katrorë. Pas tyre
janë mikro-shtetet, me sipërfaqe nën 25.000 kilometra katrorë. Në pikëpamje të
sipërfaqes, numri i shteteve shumë të vegjël sipas përcaktimeve të mësipërme, zë numrin
më të madh të shteteve sesa të gjitha ndarjet e tjera.150
Nuk ka një ndarje klasike për të
përcaktuar madhësinë e shtetit nga pikëpamja e numrit të popullsisë, por ka një kërkesë
që përcakton ―numrin ideal të banorëve për një shtet‖, me qëllim administrimin më të
mirë të tij. Shtetet me një popullsi shumë të reduktuar kanë mungesa të dukshme, sepse
nuk mund të mbështetin një gamë të gjerë prodhimesh industriale, ndërsa shpenzimet
administrative duhet të mbështeten mbi një numër më të vogël kontribuuesish. Për më
tepër, këto shtete janë ushtarakisht të dobëta. Vija ndarëse midis shteteve të populluara
dhe atyre më pak të populluara duket e vendosur, zakonisht, midis grupit të shteteve me
popullsi midis 10 dhe 15 milionë banorësh, edhe pse nuk mungojnë përjashtimet.151
Gjithsesi, llojet dhe format e shteteve152
në kohën tonë dallohen në mënyrë të dukshme
sidomos nga parimet themelore të ngritjes e funksionimit të institucioneve të tyre publike
e private, pra nga modeli i institucioneve të brendshme. Modeli i institucioneve të
brendshme kushtëzohet nga vlerat themelore të identitetit kombëtar, nga traditat
institucionale kombëtare, nga baza ekonomike, nga kultura, nga psikologjia e zakonet
shoqërore, nga regjioni gjeopolitik i vendndodhjes dhe nga orientimet ndërkombëtare.
Gjithsesi, sa herë që shqyrtohet pozicioni i shteteve të vogla në kuadrin e çdo lloj sistemi
ndërkombëtar dhe kërkohet të zbatohen teoritë e MN mbi ta, problemet janë të shumta
150
Yzeiri E., ―Gjeografia Politike‖, 2011, f. 92. 151
Po aty, f. 93. 152
Shtet i fortë, shtet i dobët, shtet i madh, shtet i vogël, etj.
85
sepse teoritë janë fokusuar kryesisht për Fuqitë e Mëdha. ―Roli i shteteve të vogla në
sistemin ndërkombëtar dhe ndikimi i tyre mbi politikat e Fuqive të Mëdha nuk është
trajtuar sa duhet ...‖.153
. Probleme lindin gjithashtu edhe për sa i përket përkufizimit të
shtetit te vogël, por në mënyrë tipike vlerësohet se këto shtete paraqesin një sërë
tiparesh të përbashkëta: të vegjël në popullsi, të vegjël në sipërfaqe gjeografike, të dobët
ekonomikisht dhe shpesh me mungesë stabiliteti politik. Për rrjedhojë, tipikisht, ata kanë
një pozicion të dobët dhe jondikues në sistemin ndërkombëtar në të cilin operojnë154
.
Gjithsesi, në pikëpamje të madhësisë, ndonëse madhësia e vogël zakonisht konsiderohet
disavantazh, pasoi ajo mund ta bëjë shtetin e dobët, të varur nga mbështetja apo
patronazhi i shtetit(ve) të fuqishëm, gjë që, për politikëbërësit në fushën e marrëdhënieve
me jashtë të shtetit në fjalë, lë vend vetëm për një përqindje të vogël gabimi, ajo mund të
jetë edhe avantazh. Ajo mund të ndihmojë në ushqyerjen e shpirtit dhe unitetit kombëtar,
në shmangien e burokracive të mëdha . Një faktor i dytë, i rëndësishëm, për shtetet e
vogla është pozicioni i tyre gjeografik dhe vlera e perceptuar strategjike e tyre nga ana e
shteteve të tjera…Një faktor i tretë, ashtu sikurse trajtohet edhe nga teza mbi asimetrinë e
pritshmërive të Sven Holtsmark-ut, është këndvështrimi i shtetit të vogël, lidhur në
çështjen kombëtare….Komponenti i katërt vendimtar është pika e veçantë në ciklin e
marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në tipin e sistemit ndërkombëtar155
.
Në mendimin politik tradicional, siç reflektohet nga Jacques Rousseau apo Charles de
Montesquieu, kualifikimi i një shteti si i "vogël"156
në kontekstin e politikës së jashtme
dhe të sigurisë nënkuptonte se një shtet i tillë nuk konsiderohej rrezik për shtetet fqinje.
Shtetet e vogla shikoheshin si krijesa të brishta në detin e trazuar të marrëdhënieve
ndërkombëtare. Ato nga pikëpamja e brendshme ishin të përshtatshme për regjime
demokratike, por nga pikëpamja e jashtme ishin të dobëta dhe vazhdimisht të kërcënuara
për t‘u shuar. Kjo pikëpamje për shtetet e vogla ishte pjesërisht një mit157
që bazohej në
romantizmin dhe idealizimin politik të kombeve me sipërfaqe të vogla dhe pjesërisht
shpjegohej me natyrën e sistemit ndërkombëtar ekzistues në të cilin sundimi i ligjit ishte
shumë më i dobët se sot.
Koncepti i shtetit të vogël ka qenë gjithmonë një term relativ. Fuqia është përshkruar si
një nga konceptet më themelore në shkencën politike, ku procesi politik kryesisht
kuptohet si formimi, shpërndarja dhe ushtrimi i fuqisë. Rëndësia e fuqisë në marrëdhëniet
ndërkombëtare është theksuar nga Hans Morgenthau158
, i cili supozonte se "shtetarët
mendojnë dhe veprojnë nga pikëpamja e interesave të përcaktuara si fuqi".
153
Guy N., ―Lindja e Shqipërisë‖, Botime Pegi, Tiranë, 2012, f. 18; Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami
Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f 98-155. 154
Po aty, f. 19 155
Po aty, f. 21 156
Sipas një thënie, madhësia është relative. Vlerësimi i madhësisë varet nga kritere dhe pikëpamje të
caktuara. Kjo është akoma më e vërtetë kur bëhet fjalë për madhësinë e vendeve të ndryshme të botës. 157
Historia e shteteve të Ballkanit është shembulli më i mirë për këtë. 158
Hans J. Morgethau, (Politics Among Nations) Politika ndërmjet kombeve, Instituti i Studimeve
Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, f 127-130.
86
Dilema tradicionale e shteteve të vogla qëndron në kontradiktën midis influencës dhe
autonomisë: shtetet e vogla do të dëshironin të rrisnin influencën e tyre, ashtu si edhe
autonominë, ose të paktën ta ruanin atë. Edhe shtetet e mëdha mund të ballafaqohen me
dilemën midis autonomisë dhe influencës, por në këtë rast kjo kontradiktë është shumë
më e lehtë se sa për shtetet e vogla. Në këtë kah merr kuptim vlerësimi si Friedmanit për
cakun e gabimeve .Më saktë, për vendet e BP, veçmas për Shqipërinë , te gjendur ne
hapësirat me vlera dhe njëherazi sfida e te qënurit ―transit‖, apo me sakte, te gjendur ne
një zone ―tektonike‖ gjeopolitike dhe gjeostrategjike, vlen ajo që shkruan G.
Freedman159
, ku paralajmëron :‖në gjeopolitike ka një parametër kyç, si caku (margina) e
gabimit. Ajo parashikon se sa hapësire ka një vend për te bëre gabime. Margjina e
gabimit konsiston ne dy gjera : 1. Lloji i rrezikut me te cilin ballafaqohet një shtet dhe
sasia e fuqisë që ai zotëron. Disa vende kane margjina shume te vogla gabimi.Keto vende
kane prirjen të jenë të obseduara edhe në detajet me te vogla te politikes se jashtme te
vetëdijshme, se hapi me i vogël i gabuar mund te jete katastrofik‖. Ne këtë linje mund te
konkludojme se vendet e BP, nuk kane margjina te mëdha gabimi, për shkak te
përmasave te tyre te vogla dhe te vendndodhjes se tyre…..Njëherazi dihet se sfida e
Lidershipit te vendeve te vogla (si rasti I vendeve te BP), e studiuesve te marrëdhënieve
te MN, dhe SK, si shtylle e fuqishme e saj, bëhet me e vështirë se e homologeve te
vendeve te mëdha. Ne këtë kah, studiuesit dhe ekspertet e BP, si vende me margjina te
vogla gabimi, duhet te ndjekin, siç thotë Friedman, atë që është ―Parimi themelor i
planifikimit strategjik: shpreso më të mirën, planifiko më të keqen.‖
3.1.1. Histori e shkurtër: koncepti mbi to.
Historia e krijimit të shteteve të vogla zë fill dhe ka si referencë marrëveshjet e
pasluftrave të mëdha, të cilat kanë ndikuar në historinë njerëzore, në ekuilibrat botërorë
njëkohësisht, si dhe në regjimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, që ato më pas
vendosen. Kështu që, Paqja e Vestfalisë e vitit 1868, e Kongresit te Vjenës, janë produkte
vendimmarrëse të Fuqive të Mëdha që fituan luftërat, të cilat së bashku, nisur nga
konsideratat dhe interesat e tyre gjeopolitike, ndanë zonat e influencës, si dhe mundësuan
kësisoj krahas edhe në krijimin e shteteve të vogla. Lidhja e Kombeve, me sanksionimin
e parimit të vetëvendosjes promovoi dhe legjitimoi përpjekjet e popujve të vegjël për
krijimin dhe mëvetësimin e shteteve të tyre. Në realitetin mes dy luftërave kjo organizate
globale, LK, kishte perfomuar tej larg pritshmërive të gjenezës së saj, pra, me një rezultat
të parëndësishëm, duke dështuar në misionin e vet, atë të parandalimit të luftërave. Sipas
Kisingerit sigurimi kolektiv u be preh e premisës se tij themelore. Asnjë akt agresioni me
pjesëmarrjen e nje fuqie te madhe nuk është mposhtur ndonjëherë duke zbatuar parimin e
sigurimit kolektiv.. Kështu ka ndodhur gjate sulmit te Japonisë ne Mancuri (1932),
agresioni italian ne Abisini dhe me pas ne Shqipëri. Kur Austria u bashkua me force
159
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë,2010, f.87
87
Gjermanisë dhe kur u shua liria e Çekosllovakisë, nuk pati asnjë reagim nga Lidhja. Dhe
përjashtimi i Bashkimit Sovjetik pas sulmit kundër Finlandes, 1939, nuk pati efekte ne
veprimet sovjetike. Gjithsesi po sipas Kissingerit, edhe sikur te kapërcente te gjitha
pengesat ajo nuk mund te funksiononte, përderisa ajo përjashtonte ( ne periudhën e pare
te jetes se saj) tre vendet me te fuqishme te botes : SHBA, kish refuzuar te bashkohej
me Lidhjen, Gjermaninë nuk e kishin lejuar, ndërsa Rusia, qe e kishin trajtuar si te huaj, e
përbuzte atë160
. Mundet me bindje te theksohet, se një nga shkaqet baze te këtij
mossuksesi qëndron ne atë, qe pedagogu i qendres "Marshall", doktor Michael Mihalka e
quan ―papajtueshmeri themelore i liberal demokracisë, fashizmit dhe komunizmit, te cilat
ekzistonin ne Lidhjen e Kombeve si anëtare te saj‖161
.
Pas Luftës së Dytë Botërore ,OKB-ja, me instrumentet e saj ndikoi në shpërthimin e
luftërave në vendet ish-koloniale dhe jo vetëm, si dhe ju mundësoi një mbrojtje shteteve
të vogla, si dhe një prezencë të tyre si aktor dhe anëtar me të drejta të barabarta i
marrëdhënieve ndërkombëtare. Lufta e Ftohtë, si shprehje e diktomisë sa ideologjike, po
ashtu edhe gjeopolitike mes dy blloqeve të mëdha, relativizoi rolin e shteteve të vogla.
Faktorë të tjerë, të tillë si, shpërbërja e perandorive të mëdha të kohës, qoftë Austro
Hungarisë, Perandorisë Otomane, më pas dekolonizimi i Afrikës, rënia e Murit të
Berlinit, shpërbërja e ish-BS, e ish-Jugosllavisë, çuan në një proces desintegirmi, dhe që
u shoqëruan më tej me krijimin e një morie shtetesh të vogla. Duke patur parasysh faktin
e numrit të madh të shteteve të vogla sot në botë, rreth 200 të tillë, mund të themi që
historia botërore është më së shumti ajo e shteteve të vogla. Procesi i integrimit Evropian
ka ofruar ndaj të gjithë shteteve, përfshirë edhe atyre te vogla, nje opsion realist, dhe një
vizion të qartë për të ardhmen e tyre si dhe vlerave të përbashkëta. Po kush konsiderohen
shtete te vogla dhe cilat janë karakteristikat e qenësishme të tyre, dhe çfarë qasje kane ato
ndaj sfidave të sigurisë në ambientin global? Këto janë pak nga shumë tezat apo dilemat
që pozohen për t‘u trajtuar nga një përsiatje e jonë.
Por, lidhur me këtë çështje ,natyrshëm lind edhe kureshtja mbi qasjen metodologjike dhe
studimore të tyre, dhe që ngrihet si shqetësime që kërkojnë një përgjigje rreth asaj se:
Çfarë përcaktimesh dhe kriteresh janë dhe ka mbi shtetin e vogël për t‘u konsideruar si i
tillë?
Nuk ka ndonjë definicon të qartë dhe të kënaqshëm mbi kriteret e përdorura rreth asaj që
kush është një shtet i vogël, apo dhe cili do të konsiderohet si i tillë. Mungesa e një kriteri
të vetëm, si dhe inkoherenca jo vetëm teorike, por edhe praktikë mbi termat e përdorura
për klasifikimin e tyre është karakteristike për shtetet e vogla, gjë që ka bërë që të kemi
një dyzinë qasjesh në lidhje me trajtimin e tyre.
160
H.Kissinger , Diplomacia Botim Shqip, Tirane 1999, f.168, Për më gjërë shih dhe Për më gjerë shih:
Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,)
f.132-137 161
R Koen, M Mihallka, Biezaapasnost Na baze Sotrudnjicestva, Qendra Evropiane per problemet e
sigurise XH Marshall , 2002, Për më gjerë shih :Ribaj.P. Siguria në bazë bashkëpunimi, sistem sigurie në
përsosje, AFA, Tiranë, 2004
88
Pavarësisht ambiguititetit për të dhënë karakteristikat tipike të shteteve të vogla, si dhe
për të bërë kategorizmin e tyre, më së shumti pikëpamjet e studiuesve të fushës,
konvergojnë në ndarjet që bëhen mbi bazën e kritereve sasiore, cilësore dhe perceptuese.
Kështu, qasja sasiore162
nga vetë termi ngërthen elemente lehtësisht të prekshëm dhe të
matshëm, si ato gjeografike, të cilët kanë të bëjnë me sipërfaqen, popullsinë, etj. Sipas
kriterit të popullsisë, studiues të shumtë këtë numër e variojnë nga 10.000.000 banorë,
dhe deri 30.000.000 syresh. Madhësia163
e popullsisë është kriteri i më i përdorur
gjerësisht.
Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit164
të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton
se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Në ballafaqimin e qasjeve të
sipërcituara, qasjeve sasiore, cilësore dhe perceptuale, vendi ynë i përshtatet kriterit të
shtetit të vogël165
. Shqipëria përfshin 28,748 kilometër katror territor,166
gjë e cila e rendit
të 143-ën mes vendeve dhe territoreve të tjera në aspektin e madhësisë.167
Qasja cilësore merr në konsideratë ndikimin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar168
të
shtetit, duke e lidhur këtë me elementin më thelbësor të tij, me ushtrimin e sovranitetit169
.
Sipas kësaj qasje nuk janë burimet e kufizuar, apo limitet gjeografike, por aftësia për të
ushtruar sovranitetin e tij, e bën një shtet të jetë i vogël apo jo.
Kemi sovranitetin e brendshëm dhe të jashtëm, që gjegjësisht lidhen me përmbushjen e
funksioneve të shtetit brenda territorit të vet, si dhe brenda të drejtës ndërkombëtare.
Proçesi i globalizmit, i integrimit ka sjellë një bjerrje170
të sovranitetit shtetëror në favor
të organizatave globale apo rajonale, në të cilat shtetet janë përfshirë. (ku shtetet bëjnë
pjesë)
Nga ana tjetër, mënyra sesi shteti njihet edhe perceptohet171
ndikon në përcaktimin e
statusit të tij në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
162
Tom Crowards, ―Defining the Category of Small States‖, Journal of International Development, vol. 14,
no. 2, 2002, f. 143. 163
Nicola Smith, Michelle Pace dhe Donna Lee, ―Pieces on Ourcraft: Size Matters: Small States and
International Studies‖, International Studies Perspectives, vol. 6, no. 3, 2005, f. iii,Tom Crowards, ―Defining the Category of Small States‖, Journal of International Development, vol. 14, no. 2, 2002, f. 143-
79. 164
Censusi i Popullsisise dhe banesave në Shqipëri , rezultatet paraprake, Censusus Al, Instat2011,
popullsia, f 17. 165
Siguria e Shteteve të vogla, grup autoresh, Adademia e Mbrojtjes ―Spiro Moisiu‖, f 159. 166
―Albania Country Profile 2007‖. The Economist Intelligence Unit (EIU), London, 2007. 167
Sipas Wikipedia List of Countries and Outlying Territories by Total Area,
http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_outlying_territories_by_area and the List of Countries
by Land Mass, http://www.mongabay.com/igapo/world_statistics_by_area.htm . 168
Handel, op.cit., f. 171. Natyra e sistemit bipolar duke qenë ngushtësisht bipolar ose bipolar i çlirët
mund të ketë gjithashtu ndikim në marrëdhëniet e shteteve të vogla me fuqitë e mëdha. Ibid., f. 188. 169
Badakhshani, Ofran. Globalization: The end of state Sovereignty?, 1586513, Written assignment for
International Relations, f 3, f 4, (Wang, 2004: 473). 170
Po aty, f 6. 171
Kjo përfshin gjithashtu vetë-perceptimin dhe ‗ndërgjegjen e zakonshme‘. Henrikson-i argumenton që
pavarësisht nga faktorët e ndryshëm, faktori i zakonshëm i masës -të qenit i vogël- mund të ishte një barrë e
89
Sipas Handel172
, nuk është madhësia që e bën të tillë një shtet që të jetë i vogël, por forca
relative e tij, e cila e pamundëson atë që të bëjë një mbrojtje të sovranitetit të tij, arsye të
cilat i sheh të lidhura me elementet e fuqisë kombëtare të tilla si: gjeografia, madhësia e
popullsisë, ekonomia.
Pozicioni gjeografik, rëndësia strategjike e favorshme, dhe një mbrojtje e dobët, e bën më
së shumti një shtet të vogël (dhe jo vetëm) të jetë viktimë e ―vakumit të fuqisë‖173
,
lehtësisht i lakmuar nga të tjerët, nga fqinjët e vet, rasti i pushtimit të Kuvajtit nga Iraku.
Autorë të tjerë, termin shtet i vogël, e përdorin në lidhje me territorin e tyre, popullsinë,
nivelin e të ardhurave për frymë, si dhe faktin e ekspozimit lehtësisht nga sulmet e
befasishme, si dhe pamundësisë174
për t‘i ndalur ato.
Njohja e konceptit të shtetit të vogël, të avantazheve dhe limiteve që ai ka, si dhe ofron,
na nxit të studiojmë atë, në funksion të qasjeve dhe strategjive që ai zgjedh për përballje
me sfidat e dilemat e sigurisë175
dhe pasigurisë për to. Vetëm duke bërë një analizë të
tillë, ne jemi në gjendje të japim përgjigje pyetjeve të tilla si: A janë në gjendje shtetet e
vogla të përballen me sukses me këto dilema të sigurisë apo pasigurisë, ku interesat e tyre
kombëtare mund të përballen me sistemet e sigurisë kolektive176
? Çfarë strategjie duhet
të zgjedhin ato në një botë e cila po bëhet çdo dite e më e ndërvarur, ku autonomia177
sot
është një koncept më shume teorik sesa konkret për shkak të globalizmit, integrimeve? A
kanë çfarë ofrojnë shtetet e vogla në një realitet të sotëm global, në çështjet që lidhen me
sfidat e sigurisë, si terrorizmi, etj? Pikërisht, këto dilema, si dhe mënyra sesi mund të
kontribuojnë shtetet e vogla me instrumentet e veta në këto çështje, si diplomacinë
publike, rreket ti shpjegojë në mënyrë jo shteruese dhe të thuket ky punim. Pra, duke bërë
një qasje në një prej çështjeve të sigurisë, siç është terrorizmi, nisur nga perspektiva e një
shteti të vogël, e strategjive që ai përdor në këtë luftë, me fokus kryesisht sigurinë, etj. do
të mund të konkludojmë për të gjitha shtetet e vogla në përgjithësi, përfshirë edhe vendin
tonë në veçanti.
Gjithësesi në këtë rast do analizuar e vlerësuar sistemi ndërkombëtar. Kështu siç thekson
dhe N. Guy, duke nisur nga viti 1999, në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare ka pasur
mjaft debat lidhur me atë që do të ishte statusi i ardhshëm i provincës autonome të
Kosovës. Megjithatë, duket se nuk janë analizuar sa duhet arsyet se përse Kosova (vilajeti
autonom) dhe territoret e tjera me popullsi shqipfolëse (pjesë të Malit të Zi, Maqedonisë
imponuar e pashmangshme e cila duhet të jetë një gjendje të ndahet gjerësisht tek shtetet e vogla. Alan K.
Henrikson, ―A Coming of ‗Magnesian‘ Age? Small States, the Global System, and the International
Community‖, Geopolitics, vol. 6, no. 3, 2001, f. 55-6. 172
Michael Handel, ―Weak States in the International System‖, 1981, f. 10-11. 173
http://dictionary.cambridge.org/dictionary/british/power-vacuum,defition: a condition that exists when
someone has lost control of something and no one has replaced them.
Fernand Braudel, Capitalism and Material Life, New York, Harper & Row, 1967, vol. I, f. 57. 174
Po aty, f 71. 175
Roe, Paul. The Intrastate Security Dilemma: Ethnic Conflict as a 'Tragedy'? Journal of Peace Research
vol. 36, no.2 (Mar., 1999), f. 183-202. 176
David M. Absire, ―US Global Policy‖ Vol. 19, 1996, f.49. 177
Philippine Autonomy Act (Jones Law).
90
Perëndimore dhe Çamërisë në Greqinë Veriperëndimore) nuk janë bërë të pavarura apo
pjesë të një shteti të pavarur shqiptar, pavarësisht rivendikimeve të së kaluarës në këtë
drejtim178
. Nicola Guy, në punimin e saj Lindja e Shqipërisë, bënë një analizë të mprehtë
të raportit të nacionalizmit të shteteve të vogla në sistemin e Fuqive të Mëdha. Mes të
tjerash ajo thekson se, ndërloja mes forcave nacionaliste dhe atyre ndërkombëtare mund
të ndryshojë natyrë, duke kaluar nga përforcuese ose mbështetëse në kontradiktore ose
kundërshtuese, Ne kuptimin më të thjeshtë, nacionalizmi ka aftësitë të trazojë ose të
ushtrojë ndikim mbi sistemin ndërkombëtar, veçanërisht kur ai perceptohet në
pikëpamjen e ekuilibrit të forcave, pasi ai krijon mundësinë e formimit të shteteve të reja
dhe të ndryshimit të forcës relative të shteteve tashmë ekzistuese, nga ana tjetër, sistemi
ndërkombëtar mund të ndikojë mbi një lëvizje kombëtare në një mori formash. Ai mund
të jetë kufizues ose pengues, duke mos pranuar njohjen e një nacionaliteti si mjaft të
dallueshëm nga një tjetër ose si mjaft të qëndrueshëm për të qenë i mëvetësishëm, Nga
ana tjetër, ai mund të jetë pozitiv, kryesisht ndërmjet mbështetjes ose miratimit të një
programi kombëtar. Sot, në Kosovë, të gjitha këto përplasje janë qartazi të
identifikueshme. Përplasja midis nacionalizmit serb dhe atij ―kosovar‖, eksodi i
refugjatëve kosovarë-shqiptarë dhe frika e ndikimit mbi stabilitetin ndërkombëtar, do ta
shtypin NATO-n në angazhimin e vitit 1999. Vonesa në zgjidhjen e çështjes kosovare
ishte, pikësëpari rrjedhojë e shqetësimit të bashkësisë ndërkombëtare për sa i përket
ndikimit që ―statusi përfundimtar‖, mund të kishte mbi ekuilibrin e forcave në Ballkan.
Këtu e kanë burimin edhe mospranimi për t‘u lejuar kosovaro-shqiptarëve bashkimin e
tyre me bashkëetnikët e tyre në pjesë të tjera të Ballkanit edhe vonesat në mbrojtjen e
Pavarësisë së Kosovës nga frika e reagimeve dhe paqëndrueshmërisë brenda Serbisë,
rrjedhojë e mundshme e një vendimi të tillë179
3.2. Kompleksiteti i sigurisë kombëtare
“Siguria konsiderohet, njëherazi një vlerë universale dhe koncept shumë kompleks, i
veçantë, i përkulshëm, etj. ―Siguria” është një term i cili zë një vend të rëndësishëm në
fushën e MN, që shihet nga rryma të ndryshme në mënyra të ndryshme. Mënyra se si
këto rryma e shohin botën në termat e sigurisë, krijon tek individi një përshtypje të
caktuar për mjedisin e sigurisë i cili e rrethon. Në bazë të këtij perceptimi krijohen më
pas politika dhe strategji të caktuara sigurie. Siguria ka ndikuar në formimin e natyrës së
njerëzve si dhe të shteteve, duke qenë një faktor përcaktues në mbijetesën apo jo të tyre.
Shumëkush që mendon se e njeh kuptimin e këtij termi, por pa qenë në gjendje të japë një
përqasje konkrete.
Siguria konsiderohet, njëherazi një vlerë universale dhe koncept shumë kompleks, i
veçantë, i përkulshëm, etj. Perceptimi e realizimi i saj është tashmë detyrë e përgjegjësi e
178
Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2015, f 179
Gruy, Nicola, ―Lindja e Shqipërisë‖, Botime Pegi, Tiranë 2012, f.12
91
aktorëve të shumtë kombëtar e ndërkombëtar. Siguria kombëtare është garancia për
integritetin kombëtar, ekzistencën e kombit dhe shtetit që realizohet nëpërmjet përdorimit
të elementeve të fuqisë kombëtare, ku të tillë janë politika/diplomacia, informacioni,
ekonomia dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, fuqia ushtarake. Si koncept siguria
ka të bëjë me garancinë që jepet në një sistem demokratik me nivelin në rritje të ―paqes
sociale‖, të shoqërisë në tërësi. Siguria në vetvete është pjesë e hierarkisë së nevojave180
jetike për çdo qenie shoqërore, nga ku është përcaktuar natyra njerëzore, shoqërore dhe
mbijetesa e tyre. Ajo ka një domethënie universale dhe është komplekse dhe dinamike në
veçantinë e saj. Për rëndësinë që paraqet, ajo trajtohet gjerësisht nga teoritë e MN181
.
Siguria kombëtare është gjithë përfshirëse, me një spektër të gjerë veprimi, duke filluar
me integritetin territorial, stabilitetin politik, me mënyrat demokratike të ndërtimit të jetës
institucioneve, me mirëqeverisjen dhe transparencën e qeverisjes. Ajo ka të bëjë me
kohezion socio-kulturor, konsensusin shpirtëror dhe moral, garancinë për paqe sociale pa
kërcënime të brendshme nga situata të paqëndrueshme. Gjithashtu, ka të bëjë me
përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, mirëqenien dhe shëndetin e tyre në mënyrë
të vazhdueshme, me sistemin e edukimit të qytetarëve, me sistemin e komunikimit midis
njerëzve, me ndërtimin me kujdes të një legjislacioni cilësor dhe me përzgjedhjen të
lidershipit efektiv, efecient dhe cilësor për hierarkinë e shtetit, me jetë të pastër publike e
private, që e duan dhe punojnë për vendin e tyre. Sfidat ndaj sigurisë detyrojnë
politikbërësit që të adresojnë ndjeshmërinë e njerëzve, votëbesimin ndaj institucioneve
shtetërore, si dhe për përgjegjësinë që ata duhet të kenë në çdo nivel vendimmarrës182
.
Siguria kombëtare183
lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare184
dhe të shtetasve të
vet.
Gjithsesi, ndryshimi i mjedisit strategjik, rreziqet dhe kërcënimet e reja, na japin arsye të
forta për të bërë përpjekje që të rishikojmë dhe të ripërcaktojmë kuptimin e konceptit të
sigurisë. Për një kohë të gjatë siguria është konceptuar në përgjithësi si një çështje që i
takon shtetit dhe që reflektohet dhe gjen zbatim me anë të formulimit dhe përcaktimit të
politikës së jashtme e të brendshme të këtij shteti. Por, që prej përfundimit të Luftës së
Ftohtë, shumë çështje që lidhen me sigurinë i kanë kapërcyer kufijtë kombëtare të
shtrirjes së tyre duke u bërë kështu gjithnjë e më ndërkombëtare. Për të përcaktuar
konceptin e sigurisë, nuk ka asnjë mendim që të jetë i pranuar nga të gjithë185
. Edhe nëse
180
Maslow A. H., ―A Theory of Human Motivation‖, Psychological Review 50 (4), 1943, f. 370-96. 181
Collins A., ―Studime Bashkëkohore të Sigurisë‖, UET Press, Tiranë, 2009, f. 481. 182
Collins A., ―Studime Bashkëkohore të Sigurisë‖, UET Press, Tiranë, 2009, f. 484. 183
Romm J. J., ―Defining national security: the nonmilitary aspects‖, New Project on America's Task in a
Changed World, Council on Foreign Relations, 1993, f. 122. 184
Interesat kombëtar i japin pushtetit politik përgjegjësi, legjitimitet dhe besueshmëri për vënien në
funksionim të shtetit demokratik sipas normave ndërkombëtare. Si një sistem unik ndërvarësie mes
pushtetit, shoqërisë e qytetarëve, shteti udhëhiqet në thelb nga përcaktimi dhe realizimi i interesave
kombëtare. Për më gjerë shih: Ribaj P., ―Përcaktimi i intersave kombëtare si zgjidhja strategjike e
sigurisë‖, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë, 2009. 185
Më së shumti, sqarimi i këtij koncepti, na ndihmon të qartësojmë atë për të cilën ky punim flet, duke
mos krijuar kështu keqkuptime apo keqinterpretime. Ashtu siç thotë edhe Felix E. Oppenheim ―sqarimi
92
marrim parasysh numrin e madh të shkrimeve që janë botuar për çështjen e sigurisë këto
shtatëdhjetë vitet e fundit, ende nuk është pranuar si i mirëqenë një përkufizim i
përgjithshëm për sigurinë. Disa akademikë e kanë cilësuar termin ―siguri‖ si një ―koncept
në thelb të kontestuar‖.186
Por, pavarësisht ambiguitetit ose vështirësisë në përcaktimin që
shfaq ky term, me siguri, kuptohet të qenit jashtë çdo rreziku, gjendje pa rrezik a të keqe
të papritur187
, ose ashtu siç e quan Wolfers ―mungesa e kërcënimit për vlerat e fituara‖.188
Koncepti i sigurisë ngelet kështu si një nga konceptet më të diskutuara. Siguria ka shumë
kuptime disa prej të cilave nuk lidhen domosdoshmërish me kuptimet tradicionale që
mund të na vijnë ndërmend189
. Gjithsesi, pa u ndalur në mjaft nga përkufizimet190
,
pavarësisht nga përpjekjet e shumta që kanë bërë studiues të fushës së sigurisë për të
dhënë një koncept koherent dhe sistematik të saj, duhet të themi siguria mbetet një
koncept që gjeneron debat, gjë që nuk na lejon të arrijmë në një përcaktim që do të
pëlqehet dhe do të pranohet nga të gjithë.191
Siç thekson edhe Alan Collins, sigurinë janë rrekur ta përkufizojnë shumë studiues të
kësaj fushe. Por, lajmi më i mirë është se brenda këtij përkufizimi të thjeshtë shtrihet
kompleksiteti që do të zbuloni dhe, ndërsa lufta dhe kërcënimi për përdorimin e forcës
janë pjesë e ekuacionit të sigurisë, ajo është më ekskluzive. ―Koncepti mbi kërcënimet ka
ndryshuar në atë masë saqë studimet e sigurisë përfshijnë brenda tyre rreziqe që variojnë
nga pandemia si HIV/SIDA dhe degradimi mjedisor, deri tek terrorizmi dhe konflikti
ndërshtetëror, etj.‖192
Pra mund të themi se analiza e shkurtër përcolli se mënyrat se si
është konceptuar siguria në literaturën akademike dhe se si ka evoluar debati akademik
në lidhje me këtë çështje gjatë periudhave të ndryshme kohore.. Të gjitha ndryshimet
kanë lidhje të ngushtë me evoluimin historik të sistemit ndërkombëtar, si edhe me
progresin intelektual në përpjekje për të interpretuar konceptin e sigurisë. ―Çdo
i gjuhës (dhe i koncepteve) në Shkencat Politike, nuk është aspak një ushtrim bosh nëpërmjet
semantikës gjuhësore, por në shumë raste është një mënyrë shumë efektive për të zgjidhur problemet
thelbësore të hulumtimit, siç mund të jetë ambiguiteti i koncepteve‖; Shih: Oppenheim F. E., ―The
Language of Political Inquiry: Problems of Clarification, Handbook of Political Science‖, Volumi 1,
Political Science: Scope and Theory, 1975, f. 284. 186
Buzan B., ―People, States, and ‗Peace, Power‘‖; dhe, Little, ―Ideology and Change‖. Për formulimin
original mund të shihni Gallie W. B., ―Essentially Contested Concepts‖, Proceedings of the Aristotelian
Society, N.S. 56, 1956, f. 167-98. 187
―Fjalori i Shqipes së Sotme‖, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë,
Botimet Toena, Tiranë, 2002, f. 1178. 188
Wolfers, ―National Security‖, f. 485. Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria.
Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f 176-181 189
Dalby, ―Contesting an Essential Concept‖, 1997, f. 6. 190
Për përkufizimin e sigurisë shih dhe Collins A., ―Studimet bashkohore të sigurisë‖, UET Press, Tiranë,
2009, f. 15-18; si dhe, Ribaj P., ―Kompleksiteti i sigurisë‖, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë,
2012. 191
Buzan B., ―People, States and Fear. An agenda for International Security‖, 1991, f. 15-16. 192
Collins A., ―Studimet bashkohore të sigurisë‖, UET Press, Tiranë, 2009, f.15-16.
93
konceptim i sigurisë i korrespondon vlerave të veçanta, kërcënimeve dhe aftësive për të
përmbushur sfidat që perceptojmë.193
―Siguria‖ nuk është vetëm një term i thjeshtë i cili nënkupton një aspekt të caktuar të
marrëdhënieve ndërkombëtare, por ajo është më tepër një faktor vendimtar i cili ndikon
jo vetëm politikën në të gjithë spektrin e saj, por i shtrin efektet e saj në psikologjinë,
jetën dhe mirëqenien e çdo individi/shoqërie dhe komuniteti. Për pasojë politika e
sigurimit nuk mund të merret thjesht si diçka e cila ka të bëjë vetëm me sigurinë e
brendshme dhe të jashtme të BP, por si një instrument i cili ndikon drejtpërdrejt në jetën e
qytetarëve edhe të vendeve të BP, etj.
Human Security194
është një koncept tjetër i sigurisë. Në bazë të këtij koncepti nuk
qëndron më siguria e shteteve, por njerëzit në situatat konkrete në të cilat ato jetojnë. Pra,
tashmë kemi të bëjmë jo më me siguri shtetërore ushtarake apo policore por dhe me
siguri të tjera si ajo ekonomike, ekologjike, politike, etj.195
3.3. Strategjitë e shteteve të vogla
3.3.1. Strategjia e sigurisë
Strategjia kuptohet më mirë si art dhe shkencë e zhvillimit dhe përdorimit të fuqisë
politike, ekonomike, socio-psikologjike dhe ushtarake të shtetit në përputhje me
udhëheqjen politike me qellim krijimin e efekteve të nevojshme për mbrojtjen dhe
zhvillimin me tej të interesave të shtetit në mjedisin e dhënë strategjik196
. Mjedisi
strategjik është arena në të cilën lidershipi strategjik vepron me shtetet dhe aktorët e tjerë
dhe mundësitë (shanset) që mund të krijohen për të zhvilluar më tej mirëqenien dhe
begatinë e shtetit. Strategjia është një proces i disiplinuar gjykimi e vlerësimi që synon të
zbatojë një shkallë racionaliteti dhe lineariteti në një mjedis që mund të jetë ose jo i tillë,
në mënyrë që të kryhet një planëzim i efektshëm. Strategjia e bën këtë duke identifikuar
qëllimet (objektivat) strategjike, mënyrat (konceptet) dhe mjetet (burimet), të cilat kur
plotësohen, krijojnë ndikime të favorshme në lidhje me mirëqenien e shtetit.
193
Haftendorn H., ―The Security Puzzle: Theory-Building and Discipline-Building in International
Security‖, International Studies Quarterly, volumi 35 , 1991, f. 5. 194
Dimensioni njerëzor i zhvillimit ka tërhequr vëmëndjen për herë të parë në vitin 1970, teori e avancuar
nga liderat e Jugut të Botës. ―Siguria njerëzore‖ ka dalë një koncept i kohëve të fundit, i cili fokusohet në
mbrojtjen e individëve nga ndonjë kërcënim. Qëndra e Sigurisë Njerëzore (2006) e formoi këtë koncept të
ri, i cili buron nga teoria e mendimit liberal, duke theksuar se ―shtet i sigurt nuk do të thotë automatikisht
individ i sigurt‖. 195
Nga Charl. W, Kugley, JR (World Politics Trend and YTransormation) Politikat Botërore, Tendencat
dhe Transformimi, UFO University Press, Tiranë, 2009, f. 342-348. 196
Për më gjërë shih: Ribaj, Pajtim. Hyrje në strategji, Akademia e Mbrojtjes ―Spiro Moisiu‖, Tiranë,
2011.
94
3.3.2. Nevoja e një SSK
Strategjia e sigurisë kombëtare është një kornizë-dokument, që përshkruan se si një vend
ofron siguri për shtetin dhe qytetarët e vet, dhe shpeshherë prezantohet si një dokument i
përgjithësuar.
Ky dokument mund të quhet gjithashtu plan, strategji, koncept ose doktrinë. SSK-të kanë
një rol për të tanishmen dhe për të ardhmen, pasi skicon interesat bazë të vendit dhe
përcakton udhëzimet për trajtimin e rreziqeve dhe mundësive aktuale dhe të ardhshme.
Problemi i strategëve është zhvillimi i një strategjie të qëndrueshme dhe efektive
përballë një bote politike të trazuar. Pavarësisht nga vështirësitë për të kuptuar
ndërveprimin e entiteteve politike, ata duhet të përpiqen të kuptojnë natyrën e problemit,
të parashikojnë rrjedhojat e mundshme dhe të përcaktojnë një kurs strategjik që të mund
të arrijnë objektivin e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, strategët duhet të kuptojnë natyrën
komplekse të këtij mjedisi dhe të jenë të përgatitur për pengesat e papritura dhe
mundësitë e paparashikuara që mund të rrjedhin prej mjedisit.
Në librin ―Disa Parime të Strategjisë Detare‖, botuar fillimisht në 1911, Sir Julian
Corbett shkruan:
Sa më i paqartë të jetë problemi që duhet të zgjidhet, aq më të vendosur duhet të jemi në
kërkimin e pikënisjeve nga duhet të fillojmë të përcaktojmë një kurs veprimi, duke
qëndruar gjithmonë vigjilentë për të papriturat që mund të hasim dhe të ndërgjegjshëm për
shmangien e ndikimeve . . . . Studimi teorik i strategjisë . . . të paktën mund të ndihmojë në
përcaktimin e asaj çka është normale. Nëpërmjet krahasimit të kujdesshëm të ngjarjeve të
shkuara bëhet e qartë se disa mënyra veprimi tentojnë normalisht të lindin pasoja të
caktuara.197
Pavarësisht nga kompleksiteti i ndërveprimeve në fushën e politikës është e mundur që të
evidentohen elementë të cilët janë prezentë në çdo situatë strategjike. Këta elementë
përbëjnë bazën prej së cilës strategu realizon kuptimin e kushteve të një mjedisi të
caktuar.
Klauzeviçi thekson se mjedisi strategjik formohet nga forca të ndryshme të emocionit,
shansit dhe mendimit racional. Në çdo moment, njëra nga këto forca mund të dominojë,
por edhe dy të tjerat janë në veprim. Zhvillimi aktual i ngjarjeve përcaktohet nga
ndërveprimi dinamik midis tyre. Strategu efektiv duhet të kuptojë veçoritë e këtij
mjedisi.198
197
Sir Julian Stafford Corbett (1854-1922), autor i Some Principles of Maritime Strategy, (f. 8-9),
historian dhe gjeostrateg i shquar britanik i fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Punimet e
tij ndihmuan në reformimin e flotës mbretërore britanike të kohës. 198
Edward J. Villacres and Christopher Bassford, ―Reclaiming the Clausewitzian Trinity,” Revista
―Parameters‖ (Vjeshtë 1995), f. 9–19.
95
Siguria shtetërore është një e mire199
publike që ofrohet nga ana e shtetit pa asnjë
diskriminim ndaj qytetarëve të vet, ajo është shprehje e përgjegjësisë së tij për mbrojtjen
e tyre. Shteti merr të gjitha masat dhe përgjegjësitë për të ofruar dhe garantuar këtë mire
publike, por duhet theksuar se, limitet e shteteve e relativizojnë arritjen e një sigurie
absolute. Për këtë ai harton politika sigurie apo strategji të sigurisë kombëtare, si
dokumente strategjike. Por si është formatizuar ose si është kornizuar siguria në shtete të
ndryshme? Ekziston një raport baraspeshe midis hapjes dhe fshehtësisë të synimeve në
raport me sigurinë e shteteve. Ekziston edhe konflikti mes nevojës për të garantuar
sigurinë kombëtare dhe kufizimeve objektive të mundësisë reale të shteteve. Disa vende
përpiqen ta shmangin këtë problem duke përdorur gjuhë të paqartë vetëm përgjithësuese,
duke lejuar zbatimin mekanizmave të tjerë, doktrinave dytësore të planifikimit. Ka dhe
raste kur dokumenti i sigurisë kombëtare hartohet për t‘i dhënë një sinjal të qartë ndonjë
shteti tjetër pa e përmendur me emër. Pavarësisht nga ndryshimet në dokumentin e
sigurisë nga shteti në shtet, tendenca është që të jetë një dokument i vetëm ku përfshihet
roli i shtetit dhe interesat kombëtare, sfidat dhe mundësitë që perceptohen brenda dhe
jashtë vendit dhe përgjegjësitë e aktorëve zbatues për trajtimin e këtyre sfidave dhe
mundësive Në funksionin e vet të brendshëm, SSK-ja ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm
në qartësimin e interesave kombëtarë, në funksion të të cilëve duhet të vihen pjesa
kryesore e burimeve të vendit, por duke vlerësuar kërcënimet e rreziqet ndaj këtyre
interesave, ajo vë detyra e koordinon punën e institucioneve dhe instrumenteve të tjera të
shtetit për t‘iu kundërvënë atyre. SSK -ja për bën kështu ― [. .. ] një bazament të
përbashkët gjuhe, praktikash, shkëmbimi informacioni, aranzhimesh, standardesh
tekniko-operacionale, trajnimesh e stërvitjesh, midis agjencive që kanë tradita dhe
përgjegjësi të ndryshme, duke i mundësuar kështu sistemit të sigurisë, optimumin e
funksionimit. Në mënyrë të përgjithshme, është një mjet për planifikimin dhe verifikimin
e politikave të shtetit‖.Në funksionin e tij të jashtëm dokumenti i SSK është një mënyrë e
zyrtarizuar për t‘iu parashtruar vendeve aleat e, por edhe atyre kundërshtare, pozicionin e
shtetit përkatës në lidhje me çështje themelore të sigurisë e prosperitetit të tij200
.
Krahas rolit dhe rëndësisë që ka dokumenti i SSK-së në vetvete, një rëndësi të veçantë
merr edhe vetë procesi i përgatitjes së tij. Përfshirja në këtë proces i sa më shumë
institucioneve, ka një efekt të madh koheziv në njohjen e kulturës së punës të njëri-tjetrit
dhe në institucionalizimin e lidhjeve të tilla, që janë vendimtare në përballimin e
situatave të sigurisë. ―Procesi i të shkruarit të strategjisë ka rëndësi. Ai i imponon
qeverisë të rivlerësojë objektivat e veta thelbësore dhe të bëjë korrigjime shumë të
nevojshme të kursit. [Ky proces][...] i mundëson pjesës tjetër të shtetit, bile edhe botës,
njohjen e objektivave të vendit. Në qoftë se kombinohet me vendimet për buxhetin – dhe
199
For current definitions of public goods see any mainstream microeconomics textbook, eg.: Hal R.
Varian, Microeconomic Analysis ISBN 0-393-95735-7; Mas-Colell, Whinston & Green, Microeconomic
Theory ISBN 0-19-507340-1; or Gravelle & Rees, Microeconomics ISBN 0-582-40487-8. 200
Për më gjrë shih : Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështjë Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28,
Tiranë 2014, f.45-55
96
këtu ka një ―nëqoftëse‖ të madhe, ai mund të formësojë në mënyrë efektive mënyrën si
politikat marrin jetë‖201
.
Në dokument zakonisht pasqyrohet vizioni e shtetit në raportet rajonale dhe
ndërkombëtare, i cili është vizion afatgjatë dhe tregon synimet e shtetit dhe të shoqërisë
në të ardhmen. Vlerësohen rreziqet dhe kërcënimet aktuale dhe të ardhshme të cilat mund
të jenë rreziqet e brendshme dhe me prioritet ato të jashtme. Preferencat politike dhe
mundësitë për bashkëpunim lidhen me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë. Asnjë shtet
nuk mund të formulojë një strategji sigurie të ―pastër‖ kombëtare sepse shtetet nuk janë
të izoluara dhe të imunizuara dhe sigurisht që nuk duhet të jenë të tilla.
Sipas Dr. David Law202
janë pesë arsye pse shtetet duhet të kenë një politikë
gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme të sigurisë kombëtare: që të sigurojë që qeveria do t‘i
trajtojë të gjitha rreziqet në mënyrë gjithëpërfshirëse; të rrisë efikasitetin e sektorit të
sigurisë duke optimizuar kontributet e të gjithë aktorëve të sigurisë; të drejtojë zbatimin e
politikës; të ndërtojë konsensusin e brendshëm të vendit; të rrisë besimin dhe
bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.
Ndonëse SSK-të ndryshojnë nga shteti në shtet, ato kanë tendencë që të jenë një
dokument i vetëm, i cili trajton të paktën tri tema bazë: rolin e shtetit në sistemin
ndërkombëtar, sfidat dhe mundësitë që perceptohen brenda dhe jashtë vendit, si dhe
përgjegjësitë e aktorëve zbatues për trajtimin e këtyre sfidave dhe mundësive.
Për sa i përket sfidave kryesore për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, politologët
pajtohen me kërkesat se: SSK-të duhet të barazpeshojnë hapjen dhe fshehtësinë e nevojës
për të ruajtur lirinë e veprimit dhe kufizimeve të vendosura në veprimet e drejtuesve,
nevoja për shqyrtime të politikës së sigurisë kombëtare duhet të baraspeshohet kundrejt
kostos së tyre, qoftë në aspektin njerëzor, qoftë edhe në atë material dhe se strategjia e
sigurisë kombëtare duhet të barazpeshojë debatin publik me kontribut të ekspertëve.
Ndërsa debati publik është i nevojshëm për pronësinë, në qoftë se ka një perceptim se
dokumenti është bërë peng i interesave politike, kjo mund ta minojë dobinë e tij.
3.3.3. A kanë nevojë për strategji të gjithë shtetet?
Bota asnjëherë nuk ka qenё një vend i sigurt për vendet e vogla. Ajo ka qenë akoma më
pak e sigurt me lindjen e rivalitetit midis superfuqive, konflikteve ideologjike dhe
terrorizmit ndërkombëtar gjatë dekadave të pas Luftës II Botërore. Historia jep të dhëna
të shumta203
që tregojnë se me sa lehtësi fuqitë e mëdha kanë manipuluar dhe gllabëruar
vendet e vogla e të dobëta si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht.
201
Smith dhe Stokes , 2014, ―Obamës i duhet një Strategji e re Sigurie‖. 202
Dr. David Law Ekspert i lartë DCAF, cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e
Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 Shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për
Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim,
BOTIMET TOENA, Tiranë, 2007. 203
Historia e vendeve të BP është bindëse për këtë.
97
Megjithatë, ka mjaft raste kur kjo nuk ka ndodhur, kur disa shtete të vogla kanë arritur jo
vetëm të mbijetojnë si entitete të pavarura dhe sovrane, por edhe të realizojnë një
zhvillim ekonomik dhe politik duke qenë të rrethuar nga shtete shumë më të mëdha.
Në lidhje me pyetjen e mësipërme mund të dallojmë dy raste: në se një shtet ka nevojë
për një strategji dhe në se ka nevojë për një strategji të vetën. Për pjesën e parë, strategjia
mund të mos duket absolutisht e domosdoshme për një shtet që jeton në një mjedis pa
kërcënime dhe në rrethana të stabilizuara sigurie, sidomos në qoftë se ka një sistem
qeverisje efikas dhe të aftë për veprim të shpejtë të bazuar në konsensus. Sigurisht ky
është një rast teorik që rrallë vërehet në praktikë, sepse shumica e shteteve kanë probleme
sigurie për të cilat shqetësohen, detyra sigurie për të cilat duhet të përgatiten dhe
probleme në koordinimin e të gjithë aktorëve (shtetëror, partiak, civil, ushtarak dhe të
sektorit privat) kontributet e të cilëve janë të domosdoshëm për qëllimet e sigurisë
kombëtare.
Strategjia e sigurisë kombëtare të një vendi të vogël si rasti i vendeve të BP nuk mund të
jetë e njëjtë me strategjitë e sigurisë së fuqive të mëdha. Në rast kopjimi të këtyre
strategjive, rezultati do të ishte një strategji imituese, por jo funksionale.
Krijimi i një force mbrojtje të besueshme mbetet një nga mjetet më të mira me
përdorimin e së cilës mund të garantohet siguria ndaj kërcënimeve të jashtme. Arsyetimi
për krijimin e një force të tillë mund të shpjegohet thjesht me termin ―strategjia e
karkalecit helmues‖.
3.3.4. Strategjitë e shteteve të vogla
Është shkruar shumë për strategjitë e ndryshme që adoptojnë shtetet e vogla për të
kompensuar defiçitin e fuqisë së tyre. Rreth dy dekada më parë dukej normale të
theksohej se qëllimi kryesor i politikës së jashtme të shteteve të vogla ishte zgjidhja e
punëve të tyre në mënyrë sa më të pavarur dhe sigurimi i mbijetesës së shoqërive,
ekonomive dhe territoreve të tyre, si dhe i identiteteve të tyre kombëtare. Strategjitë e
këtyre shteteve kanë variuar nga izolimi mbrojtës, në strategjitë e ndryshme të adaptimit
deri në strategjitë e ―politikës së jashtme aktive‖ që synonin modifikimin e mjedisit
ndërkombëtar për ta bërë atë më të përshtatshme për interesat e shteteve të vogla. Për të
kuptuar se si politikat e ndryshme të jashtme dhe të sigurisë mund të ndjekin në parim
qëllime të njëjta është e nevojshme një reflektim mbi natyrën e sovranitetit.
Koncepti i sovranitetit të shtetit modern, i lindur nga Paqja e Vesfalisë, sipas Morgenthau
kuptohet si ―autoriteti legal suprem i kombit për të bërë dhe detyruar zbatimin e ligjeve
brenda një territori të caktuar dhe, si pasojë, pavarësia nga autoriteti i çdo kombi tjetër
dhe barazia me të sipas ligjit ndërkombëtar.‖204
Kështu, sovraniteti ka një komponent të
brendshëm dhe një të jashtëm. Sovraniteti i brendshëm do të thotë predominim i shtetit
204 Morgethau, Hans J. (Politics Among Nations) Politika Ndërmjet Kombeve, Instituti i Studimeve
Ndërkombëtare, Tiranë, 2008, (1967: 305).
98
brenda territorit të tij. Sovraniteti i jashtëm nuk përfshin të drejtën për predominim
ndërkombëtar, por përfshin pavarësinë nga fuqitë e huaja. Ky koncept tregon qartë
mbrojtjen nga intervencioni, trajtimin e barabartë sipas ligjit ndërkombëtar dhe ndjekjen
e një politike të jashtme autonome.
Reflektimet për natyrën e sovranitetit ndihmon në kuptimin e politikave të ndryshme të
jashtme dhe të sigurisë. Në lidhje me sovranitetin e jashtëm, ato mund të shikohen si
kombinim i autonomisë dhe influencës. Shtetet mund të vendosin të hyjnë në
marrëveshje bashkëpunimi të ngushtë për të maksimalizuar sovranitetin e tyre.
Influenca konsiderohet si shoqëruese e pavarësisë (autonomisë) dhe identitetit
njëkohësisht. Një shtet nuk mund të ruajë pavarësinë (autonominë) dhe njëkohësisht
identitetin e tij pa pasur një ndikim tek të tjerët.
Gjërat ndryshojnë akoma më shumë në rastin e proceseve të integrimit rajonal. Një shtet i
vogël mund të ballafaqohet nga një ―dilemë integrimi‖: Ose shteti duhet të lëshojë një
pjesë të rëndësishme të sovranitetit duke u kufizuar në lirinë e veprimit dhe rrjedhimisht
në mundësinë për të ndjekur interesat e tij, ose shteti duhet të insistojë në pavarësinë e tij
duke rrezikuar të abandonohet, d.m.th. Të mos përfshihet në proçesin e integrimit dhe të
ballafaqohet me pasojat shoqëruese.
Në librin e fundit ―Ndërtimi i shtetit‖, Fukuyama përpiqet të shpjegojë sfidat e ndërtimit
të shteteve të reja e demokratike, kryesisht të dekadës së fundit. Argumentimet e
Fukuyam-ës për sfidat e ndërtimit të shteteve, forcimit të demokracisë liberale, fitimit të
legjitimitetit ndërkombëtar dhe mos aftësia për të hyrë në marrëdhëniet ndërkombëtare,
janë të bazuara në shumë shembuj të përditshëm. Pavarësisht ndihmës së aktorëve
botërorë, argumenton profesori i njohur amerikan, demokracitë nuk mund të eksportohen
por ato duhet të burojnë aty - brenda shoqërisë. Pa ndihmën dhe vullnetin e njerëzve nga
poshtë - popullit, demokracia edhe mund të vendoset por është e predispozuar të dështojë.
Duke e përcaktuar një shtet të vogël nga kapacitetet për të ndikuar dhe kapacitetet për t‘u
mbrojtur, ajo përfshin si realitetet fizike edhe perceptimet psikologjike në të njëjtin
definicion. Ky definicion mund të zgjerohet lehtë duke zëvendësuar fjalët interesa sigurie
me fjalët interesa ekonomike për të kuptuar realitetet e ekonomisë kapitaliste të bazuar në
treg. Sipas të gjitha përcaktimeve të mësipërme, shtetet e BP janë të vogla. Nga
pikëpamja e madhësisë së sipërfaqes te popullsia e përbashkët e deri te ekonomitë e tyre
së bashku janë të dobëta, etj.
Përsa i përket forcave të armatosura shohim se Serbia dhe pse ishte për 10 vite në luftë
dhe në fund pati përballje me fuqinë më të madhe ushtarake të kohës NATO-në, ajo
prapë paraqet forcën më të madhe ushtarake regjionale në krahasim me shtetet e dala nga
shpërbërja e ish-Jugosllavisë.
Pas vitit 1999 industria e saj ushtarake e fuqishme doli e padëmtuar dhe menjëherë
99
vazhdoi me përsosjen e armatimit dhe teknikës ushtarake205
sipas standardeve të NATO-
s.
Ajo vazhdon të eksportojë armatim në Lindje dhe Perëndim me vlerë afro 1 miliard USD.
Sipas Amnesty International në periudhën 2004-2007, Serbia ka qenë eksportuesi më i
madh i armëve në Izrael, kurse Iraku edhe në kohën e Sadam Hyseinit por edhe pas tij ka
qenë më shumë i interesuar për armatimin serb.206
Panairi ndërkombëtar i armatimit në Beograd paraqet panairin më të madh në Ballkan.
Populli serb ushtrinë e tij e përmend në afro 2000 këngë dhe poezi, dhe pas kishës gëzon
respektin më të madh si institucion. Gjatë vitit 2011 parashihej profesionalizimi i plotë i
saj. Ushtria profesionale do i ketë 37.000 pjesëtarë nga ata 45% ushtarë profesionistë
(16.000), 25 % nënoficerë dhe 15% oficerë dhe civilë.207
3.4. Vështrim i shpejtë i dokumenteve strategjike të vendeve të BP
Strategjitë e sigurisë dhe dokumente të tjerë të sigurisë, që janë në fuqi në vendet e
Ballkanit Perëndimor208
, janë miratuar vitet e fundit, por mënyra, institucioni miratues,
dhe vetë tipat e dokumenteve përfaqësojnë variante nga më të ndryshmet. Në Shqipëri,
Strategjia e Sigurisë Kombëtare, u miratua në nëntor 2004 nga Parlamenti, ndërsa në vitin
2005 u miratua Strategjia Ushtarake si variant i rishikuar i asaj të miratuar në 2002.
Gjithashtu ekziston edhe një Libër i Bardhë për Mbrojtjen, miratuar në 2005.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, për herë të parë një dokument i Politikës së Mbrojtjes u
miratua nga Presidenca e B-H në maj 2001, më pas një Libër i Bardhë mbi Mbrojtjen u
miratua nga Presidenca në mars 2005, e cila u ndoq nga një dokument mbi Politikën e
Sigurisë në Shkurt të vitit pasardhës miratuar nga i njëjti institucion. Në Kroaci,
Parlamenti miratoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në Mars të 2002. Në të njëjtën kohë,
u miratua edhe Strategjia e Mbrojtjes, ndërkohë, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes
(Strategic Defence Review) u hartua nga Ministria e Mbrojtjes në 2005. Koncepti i
Sigurisë dhe i Mbrojtjes Kombëtare të Maqedonisë u miratua në shkurt 2003, ndërsa si
një dokument me karakter rajonal ne vlerësuam dhe morëm në konsideratë Librin e
Bardhë mbi Mbrojtjen e Maqedonisë (Tetor 2005) si dhe Kuadrin e Politikave për
205
Autoblinda ―Llazar‖, sistemi artilerik vetëlëvizës ―Nora-B/52‖, raketahedhësi shumë-tytësh ―Pllamen‖,
raketahedhësi ―Sora 122mm‖, raketahedhësi ―Bumbar‖, fluturakja e vogël pa pilot ― Vrabac‖, gjenerata e re
e tankut М-84А në atë të modernizuar М-84АB1, si dhe pushka ―M-21‖. Faqja zyrtare e Forcave të
Armatosura të Republikës së Serbisë. 206
www.koha.net ―Afera e shitblerjes së armëve në mes Qeverisë Irakiane dhe Serbisë‖, 20.08.2007. 207
Risi në ushtrinë serbe paraqet edhe inkuadrimi i femrës si pjesëtare e forcave të armatosura dhe
aktualisht numri i tyre sillet rreth 500. Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë
2011. 208
Shih dhe: László Póti. Kërkues i vjetër shkencor, Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes Zrinyi Miklós,
Qendra për Studime Strategjike dhe të Mbrojtjes, Budapest cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi
Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e
Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe
Ndërmjetësim, BOTIMET TOENA Tiranë, 2007.
100
Buletinin Strategjik të Mbrojtjes (Tetor 2003) mbi të cilin ai u bazua.
Në Mal të Zi, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në Qershor 2006 qeveria miratoi
Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Serbia ende nuk ka një strategji specifike të sigurisë,
vetëm se aty ekzistojnë tri dokumente që janë ende në fuqi si: Strategjia e Mbrojtjes së
Unionit Shtetëror Serbi & Mal i Zi (2005) miratuar nga parlamenti, Libri i Bardhë mbi
Mbrojtjen e këtij Unioni, hartuar nga Ministria e Mbrojtjes (2005), si dhe Rishikimi
Strategjik i Mbrojtjes, gjithashtu miratuar nga kjo ministri në 2006, në 2009 është
miratuar Strategjia e Sigurisë.
Më 15 Tetor 2010, një nga pikat e rendit të ditës së mbledhjes së qeverisë së
Kosovës ka qenë Miratimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Strategjia e sigurisë së
Republikës së Kosovës, është dokumenti i parë për sigurinë kombëtare të Kosovës i
hartuar nga institucionet e shtetit dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurisë. Kryeministri
Thaçi ndër të tjera thekson se: ―Në debatin për Strategjinë e sigurisë kanë qenë të
involvuar shumë faktorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.‖209
Ky lajm na bën me dije me disa elementë: së pari Kosova është një shtet i ri, së dyti
dokumentet strategjike miratohen me konsulencën ndërkombëtare si BE dhe NATO, së
treti sfidat e lidërshipit i takojnë së ardhmes.
Këto dokumente të sigurisë së 7 vendeve të Ballkanit Perëndimor210
dëshmojnë në një
masë të konsiderueshme njëkohësisht edhe afërsi edhe diversitet ndërmjet tyre. Numri i
madh i dokumenteve krijon përshtypjen gjithashtu se vendet e rajonit kanë zhvilluar
tashmë një sistem të zhvilluar të dokumenteve të sigurisë211
.
3.4.1. Kroacia
Në këtë analizë të shkurtër të dokumentit të Strategjisë për Sigurinë Kombëtare të
Republikës së Kroacisë e vitit 2002 dhe Draft dokumentit të Strategjisë Kombëtare të
Sigurisë të Republikës së Kroacisë e vitit 2010, synohet të jepet një përshkrim i strukturës
dhe përmbajtjes të këtyre dy dokumenteve212
.
Mund të konsiderohet e pabesueshme për Kroacinë fakti që ajo aktualisht ka në përdorim
Strategjinë për Sigurinë Kombëtare të Republikës së Kroacisë të miratuar me ligj në 19
Mars 2002 nga Parlamenti Kroat. Ky është një dokument dymbëdhjetë vjeçar që shpreh
aspiratën e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe në
209
http://www.aktualiteti.com/nacionale/34-nacionale/10933-kosova-me-strategji-te-sigurise-kombetare-
.html. 210
Duke marrë në konsideratë ndryshimet e shpejta në mjedisin e sigurisë së vendeve të Ballkanit
Perëndimor si dhe progresin në proçesin e përafrimit të tyre me NATO dhe BE, shumica e këtyre
dokumenteve të vendeve të rajonit, megjithëse të miratuara rishtazi, janë nën rishikim dhe dokumente të
reja. 211
Të gjitha shtetet kanë nga 1-3 dokumente të lidhura me sigurinë që përfshijnë nivele të ndryshme. Sipas
terminologjisë së përdorur, gjithkush mund të dallojë tri tipa dokumentesh të niveleve të ndryshme. 212
Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016
(në procesin e botimit,) f166-178
101
aspektin gjeopolitik akoma ekziston Republika Federale e Jugosllavisë dhe në të njëjtën
kohë Kosova është ende pjesë e Serbisë. Pra, në aspektin e përshkimit të mjedisit të
sigurisë, gjeopolitikës, një pjese të konsiderueshme të sfidave, rreziqeve, kërcënimeve
dhe elementëve të tjerë, Strategjia Kombëtare e 2002 nuk i përgjigjet zhvillimeve aktuale
të vendit.
Anëtarësimi i Kroacisë në NATO në 2009, ndryshimet politike dhe sociale të ndodhura
në vend, zhvillimet rajonale, nxorën nevojën e miratimit të një strategji të re
bashkëkohore dhe praktike. Në 2010, Qeveria Kroate krijoi një komision të gjerë ndër-
dikasterial dhe shumë-institucional për të hartuar strategjinë e re. Pavarësisht punës
voluminoze Kroacia nuk arriti të finalizojë miratimin e strategjisë së re. Ekzistojnë shume
arsye, por argumenti kryesor është ndryshimi i mjedisit të sigurisë, me anëtarësimin e
Kroacisë në 1 Korriku 2013 në BE dhe hyrja e vendit në 2015 në marrëveshjen
―Schengen‖. Ekzistojnë edhe faktor të tjerë jo plotësisht të shfaqur, ku ndër më kryesorët
është qëndrimi i institucioneve të ndryshme gjatë procesit të hartimit të draftit. Kjo mund
të shpjegohet edhe me transferimin e kryesimit të komisionit nga Ministria e Mbrojtjes
tek Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian. Aktualisht, procesi i hartimit
të strategjisë së re akoma është në situatë ―ngërçi‖. Pavarësisht se strategjia e re është në
statusin e ―draftit‖ dhe jo plotësisht aktuale me mjedisin e sigurisë së Kroacisë, ajo mund
të konsiderohet një dokument i vlefshëm. Kjo jo vetëm se do të shërbej si bazë për draftin
e ri, por edhe për përmbajtjen, strukturën dhe trajtimin e çështjeve kryesore.
Draft strategjia përfshin ruajtjen e interesave jetik kombëtar, merr në konsideratë të gjitha
kapacitetet kombëtare të vendit dhe aleatëve, vlerëson pozicionin e ri ndërkombëtar me
anëtarësimin në NATO dhe procesin e anëtarësimit në BE (faktikisht i përmbushur).
Si përfundim, ky dokument në pikëpamje të strukturës dhe përmbajtjes është i
vlerësueshëm pasi është i qartë, i thjesht, praktik, nuk është i ndikuar nga ―teorizmi‖ dhe
konceptet e përgjithshme teorike dhe është tentuar të shpreh çështjet më të rëndësishme
për Kroacinë e viteve 2010. Drafti i strategjisë mbështet të gjitha përpjekjet kryesore të
Konceptit të ri Strategjik të NATO-s, si mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave, siguria
bashkëpunuese. Ky dokument është analizuar nga Komanda e Aleancës për
Transformimin (ACT, Norfolk) dhe është vlerësuar si dokument i shkëlqyer që integron
mirë politikën e NATO-s. Pra, në pikëpamje të kontributit, dokumenti është rezultat i
angazhimit të shumë aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar, institucional dhe publikut të
gjerë.
3.4.2. Maqedonia - Libri i Bardhë
Që në hyrje veçon për Maqedoninë:Vendi i të barabartëve,Vend midis të barabartave në
NATO dhe BE213
. Libri i Bardhë për Maqedoninë është dokument themelor dhe paraqet e
213
Librin i Bardhë të Mbrojtjes së Maqedonisë, 2012, botim anglisht Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami
Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016 (në procesin e botimit,) f166-178
102
Konceptin e Mbrojtjes e Sigurisë.. Me Librin e Bardhë të Mbrojtjes 2012 riafirmohen
vlerat dhe interesat nacionale për realizimin e plotë të qëllimeve me prioritet, posaçërisht
atyre që kanë të bëjnë me qasjen sa më të shpejtë ndaj anëtarësimit të plotë në NATO dhe
BE, duke përfshirë këtu edhe kontributin në sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe
rajonal. Aleanca e respekton përkushtimin e Maqedonisë ndaj vlerave të NATO-s, si dhe
kontributin tonë për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik dhe rajonal. Libri i Bardhe i
Mbrojtjes, në përgjithësi, përfaqëson rezyme të të gjitha segmenteve të cilat e përbëjnë
politikën nacionale të sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë:. Për mjedisin
e sigurisë në dokument theksohet se Republika e Maqedonisë nuk ballafaqohet me
kanosje të drejtpërdrejtë konvencionale ndaj sigurisë së saj nacionale, por këto lloje
kanosjesh nuk mund të anashkalohen apo injorohen.. Për Interesat kombëtare të sigurisë
shkruhet se janë rezultat i vlerave bazike të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së
Maqedonisë. Interesa të përhershme kombëtare janë: ruajtja e pavarësisë, sovranitetit,
integritetit territorial dhe karakterit unitar të shtetit, si dhe karakterit të tij multi-etnik dhe
multi-kulturor
Tabela 3: Skema e mbrojtjes dhe e sigurisë se Rep. së Maqedonisë
Kompetencat në sigurinë dhe mbrojtjen zbatohen në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e
Republikës së Maqedonisë. Ligji për mbrojtje i përcakton kompetencat në pjesën e
sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjykoj se Libri i Bardhë i Maqedonisë është një dokument i përafërt me Strategjinë
Kombëtare të saj, por më shumë i afrohet strategjisë ushtarake.
103
3.4.3. Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës
I vitit 2005, është dokumenti që informon qytetarët e BiH mbi statusin e forcave të
armatosura të BiH. Ky dokument shpreh në mënyrë të qartë arritjet e reformave të
mbrojtjes deri në vitin 2005 si dhe vizionin e Bosnje Hercegovinës për të ardhmen në
sektorin e mbrojtjes. Bosnje-Hercegovina synon të aplikojë praktikat dhe përvojat më të
mira të ndjekura nga vende me demokraci të përparuara për zhvillimin e forcave
ushtarake profesionale. Pa u zgjatur, dokumenti Libri i Bardhë i Mbrojtjes së Bosnje
Hercegovinës paraqet në mënyrë të qartë të arriturat dhe vizionin në sektorin e mbrojtjes
në të ardhmen. Procesi i reformave të mbrojtjes është bashkëkryesuar nga Ministri i
Mbrojtjes dhe përfaqësuesit më të lartë të NATO-s dhe OSBE në Sarajevë të mbështetur
nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe të përfaqësive të huaja në vend. FA të BiH do jenë më
të vogla në numër, të mirë pajisura, të lëvizshme, të mirë trajnuara, me ushtarë të
motivuar e të drejtuar nga oficerë e nënoficerë të kualifikuar dhe të mbështetur nga
personel civil të aftë e profesional. Këto forca përfshi dhe rezervat do jenë të afta për të
vepruar dhe ndërvepruar si brenda vendit ashtu edhe me forcat e NATO-s.
3.4.4. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë.
Për një refleksion më real të mjedisit të sigurisë dhe sidomos impaktit të mundshëm në
hapësirën shqiptare për këtë dokument po përcjell informacion më të zgjeruar. Për
mjedisin global mes të tjerash theksohet se konfliktet rajonale dhe lokale, ekstremizmi
etnikë dhe fetarë, terrorizmi, krimi i organizuar, përhapja e armëve të shkatërrimit në
masë dhe migrimi ilegal, ndryshimet klimatike dhe defiçitet në rritje të burimeve të
energjisë kërcënojnë stabilitetin e vendeve të veçanta dhe rajone të tëra dhe sigurinë
globale. Tipar thelbësor i këtyre sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve është se ato bëhen
më të paparashikueshme, asimetrike dhe kanë karakter transnacional. Bota po përballet
me sfidat e imponuara nga shkelje të rënda të Kartës së OKB-së dhe normave të
përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, sidomos ndërhyrjet në punët e brendshme të
shteteve sovrane si dhe koncepti i praktikës së sulmeve parandaluese dhe ndërhyrjeve
ushtarake. Përpjekjet për t'i dhënë legjitimitet krijimit të shteteve të reja në territoret e
shteteve sovrane, anëtare të OKB-së, shkel rendin ekzistues juridik ndërkombëtar dhe
rrezikojnë situatën e përgjithshme të sigurisë në botë. Politika e Jashtme e Përbashkët e
BE-së dhe përfshirja e forcave të mbrojtjes evropiane në zgjidhjen e problemeve të
sigurisë tregojnë një rol të rëndësishëm të BE-së në harmonizimin e marrëdhënieve dhe
interesave të vendeve evropiane dhe duke marrë një pjesë të përgjegjësisë së përbashkët
në krijimin e sigurisë evropiane dhe globale.
Për mjedisin rajonal shkruhet se vendet e rajonit të Evropës Juglindore pranojnë të
promovojnë vlerat e demokracisë, stabilitetit ekonomik dhe social dhe të sigurisë. Në
104
historinë e kohëve të fundit problemet e trashëguara nga e kaluara, kontradiktat historike,
konfliktet mes kombeve dhe shteteve të rajonit të Evropës Juglindore dhe veçanërisht në
Ballkan, ndikojnë në situatën e sigurisë në rajon. Pozita gjeostrategjike e Evropës
Juglindore, përmes të cilës kalojnë linjat e energjisë dhe komunikimit që lidhin vendet e
zhvilluara të Evropës me rajonet e Kaukazit, basenin e Kaspikut, Lindjen e Mesme dhe
Mesdheun, ndikojnë në situatën e sigurisë të shteteve në kontinentin evropian.
Interesat kontradiktore të shteteve në përdorimin e rrugëve tranzite dhe burimeve çojnë
në krijimin e krizave dhe kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Evropën
Juglindore…. Tentativa e shkëputjes e një pjese të territorit të Republikës së Serbisë në
bazë të shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga institucionet e përkohshme të Krahinës
Autonome të Kosovës dhe Metohisë është një problem veçanërisht i shquar. Njohja e të
ashtuquajturës Republikë e Kosovës në territorin e Republikës së Serbisë, nga një numër
të vendesh në botë, reflekton negativisht në forcimin e besimit dhe të bashkëpunimit dhe
ngadalëson procesin e stabilizimit në rajon214
. Terrorizmi dhe zgjerimi i krimit të
organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike dhe armëve, qenieve njerëzore, më të
theksuara në Kosovë dhe Metohi, ngarkojnë situatën e sigurisë në Evropën Juglindore.
Kthimi i refugjatëve, të zhvendosurve në ish-Jugosllavi dhe statusi i tyre social e bëjnë
gjendjen e sigurisë në rajon edhe më komplekse. Marrëdhëniet mes shteteve në rajon janë
të ngarkuara me kthimin e refugjatëve dhe kthimin e pronës, problemet e kufijve,
integrimi pamjaftueshëm i komuniteteve minoritare. Vazhdimësia e mbështetjes
ndërkombëtare dhe prania ushtarake e sigurisë me mandatin e OKB-së në rajon
kontribuon në stabilizimin dhe parandalimin e shfaqjes së konflikteve në shkallë të gjerë.
Ndërtimi i mekanizmave të përbashkëta për parandalimin e rreziqeve e kërcënimeve dhe
menaxhimi i krizave, janë parakusht për tranzicion demokratik të vendeve të rajonit.
Edhe në sythin Siguria e Republikës së Serbisë. Theksohet se Republika Serbisë përballet
me sfida, rreziqe dhe kërcënime që rrezikojnë sigurinë e saj. Kërcënimi kryesor për
sigurinë është tentativa për shkëputje e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe
Metohisë. Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe Metohi e ngarkuar me akte me motive etnike
të dhunës i kontribuojnë pasigurisë dhe frikës në mesin e pjesëtarëve të popullit serb dhe
të komuniteteve pakicë etnike. Republika e Serbisë si dhe vendet e tjera të rajonit, janë
përballur me terrorizmin, format e ndryshme të krimit të organizuar, korrupsionit,
trafikimit të narkotikëve, aktivitetet shkatërruese të sekteve të caktuara fetare, trafikimin
e njerëzve, dhe krimit financiar dhe të teknologjisë së lartë. Zhvillimi i ngadalshëm i
institucioneve demokratike, kultura politike, demokratike, marrëdhëniet në Kosovë dhe
Metohi, mosrespektimi i të drejtave njeriut, mohimi i lirisë së lëvizjes, zgjerimi i krimit të
organizuar, uzurpimi dhe shkatërrimi i pronës private, trashëgimisë kulturore – historike
dhe procesi i vështirë i kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit
214
Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë. 2009. Botim anglisht.
http://www.mod.gov.rs/multimedia/file/staticki_sadrzaj/dokumenta/strategije/Strategija_nacionalne_bezbe
dnosti_RS_eng.pdf
105
si dhe probleme me dimensione rajonale, janë kthyer në burimin kryesor të jostabilitetit
në Republikës së Serbisë. Shpallja e paligjshme e pavarësisë së Kosovës dhe dështimi i
pranisë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë dhe Metohi në krijimin e një
shoqërie civile multi-etnike, multi-fetare dhe multi-kulturore kontribuon negativisht në
sigurinë e Republikës së Serbisë215
. Situata e përgjithshme e sigurisë në Republikën e
Serbisë është prekur ndjeshëm nga pasojat e luftës civile e zhvilluar në territorin e ish
Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, të izolimit ndërkombëtar dhe
bombardimeve të NATO-s , si dhe problemet e tranzicionit…..
Sfidat, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e Republikës së Serbisë kanë karakter
kompleks në nivel global, rajonal dhe kombëtar…... Zgjidhja e njëanshme në
kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare i kontribuon rajonit për
t'u bërë faktor afatgjatë i jostabilitetit. Gjendja e sigurisë dhe zbatimi i "Propozimit
gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës" (Plani i Ahtisaarit), i cili nuk është
pranuar në KSKB, mund të shkaktojë shkallëzim të dhunës në Kosovë dhe Metohi dhe të
bëhet një burim i rreziqeve për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe destabilizimit të
rajonit216
. Forca paramilitare e ashtuquajtura FSK, paraqet një kërcënim serioz për
regjimin ekzistues të kontrollit të armëve rajonal dhe kërcënon sigurinë në rajon. Siguria
e Republikës së Serbisë mund të kërcënohet nga rebelimi i armatosur, si një formë të
veçantë të konfliktit të armatosur dhe e dhunshme për të ndryshuar kufijtë. Terrorizmi
është një nga rreziqet më të mëdha dhe kërcënimeve globale, rajonale dhe sigurisë
kombëtare. Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë është potencialisht kërcënimi më i
madh për sigurinë globale dhe evropiane dhe për sigurinë e Republikës së Serbisë.
Ekstremizmi kombëtar dhe fetar, i cila i ka rrënjët në konfliktet mbi baza etnike dhe
fetare në të kaluarën, është një faktor rreziku dhe një kërcënim për sigurinë. …Këto
problem përvijohen dhe te sythet për interesat e Republikës së Serbisë si shprehje e
vlerave dhe nevojave të qytetarëve, kombeve të përcaktuara me Kushtetutë. Si përfundim
në Serbi, SSK është një shprehje e përputhshmërisë së faktorëve relevante politikë të
institucioneve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve në qasjen e
përgjithshme dhe në mënyra për arritjen e mbrojtjes së interesave kombëtare, në
përputhje me sfidat aktuale duke vlerësuar, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e
Republikës së Serbisë….. SSK duhet të përshtatet menjëherë me kushtet në të cilat do të
zbatohet, për mbrojtjen e interesave kombëtare
215
Po aty 216
Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë. 2009. Botim anglisht.
http://www.mod.gov.rs/multimedia/file/staticki_sadrzaj/dokumenta/strategije/Strategija_nacionalne_bezbe
dnosti_RS_eng.pdf
106
3.4.5. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi
Është dokumenti që përcakton zhvillimin dhe funksionimin e sistemit të sigurisë
kombëtare të Malit të Zi dhe kjo është shprehje e angazhimit të saj për të qenë pjesë e
sigurisë rajonale dhe globale te sistemeve217
.
Strategjia adreson interesat kombëtare, objektivat e sigurisë, rreziqet e sigurisë dhe sfidat,
reagimet e mundshme të shtetit të Malit të Zi ndaj këtyre rreziqeve dhe sfidave, si dhe
strukturën e sistemit të sigurisë kombëtare; ajo gjithashtu fokusohet në kapacitetet e
shtetit të Malit të Zi dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme për t'u përshtatur me ndryshimet
globale dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Strategjia konfirmon angazhimin e Malit të Zi për të ndërmarrë të gjitha veprimet e
nevojshme në mënyrë që të plotësojnë kushtet për integrimin e saj në strukturat e tjera
ndërkombëtare të sigurisë euroatlantike. Në këtë kontekst, qëllimi strategjik i Malit të Zi
është që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt që është e
mundur. Duke pasur këtë qëllim në mendje, Mali i Zi kërkon të bashkohet me programin
Partneritet për Paqe të NATO-s.
Strategjia është dokument publik. Politika e Sigurisë e Malit të Zi është e fokusuar në
ruajtjen e interesave të saj kombëtare dhe shtetërore dhe të kërkuar për të përmbushur
plotësisht objektivat e saj të sigurisë, bazuar në parimet e një demokracie të zhvilluar,
shtetit të së drejtës dhe orientimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me respekt të
plotë të ndërkombëtare ligji dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht të zgjidhjes
paqësore të mosmarrëveshjeve dhe me respektimin e mjedisit. Do të ndalesha sidomos te
perceptimi kërcënimeve . Në dokument theksohet se Kërcënimet Konvencionale
ushtarake: numri i këtyre kërcënimeve është zvogëluar ndjeshëm, koha paralajmërim për
operacionet në shkallë të gjerë me armë konvencionale është rritur dhe ndikimi i
drejtpërdrejtë ushtarake e operacioneve të mundshme konvencionale është e kufizuar deri
në rajone relativisht të vogla. Megjithatë, një përshkallëzim gjeografike që përfshin Malin
e Zi direkt mund kurrë të përjashtohet krejtësisht. Rreziqet potenciale të krizave në rajon
nuk janë eliminuar krejtësisht .
Terrorizmi Global dhe ekstremizmi i dhunshëm: kjo kategori e sfidave të sigurisë
aktualisht përbën një nga kërcënimet më të rëndësishme globale, rajonale dhe kombëtare
për shkak të karakterit të saj ndërkombëtar dhe lidhje me krimin e organizuar.
Të gjitha format e krimit të organizuar - të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve,
armëve, agjentë kimikë, biologjikë dhe bërthamore-radiologjike, qenieve njerëzore,
kontrabandës dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë mund të zhvillohet në
kërcënimet më serioze ndaj shoqërisë, shtetit dhe ekonomisë.
217
Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖, Tiranë, 2016
(në procesin e botimit,) f.175-177
107
Korrupsioni në të gjitha format e saj, abuzim me pushtetin, institucionet e dobëta dhe
mungesa e përgjegjësisë mund të prish shtetin nga brenda dhe të kontribuojnë në
destabilizimin dhe pasigurisë rajonale.
3.4.6. Një qasje shqiptare
Gjatë një gjysmë shekulli, shume vende pas Luftës se Dyte Botërore i përkushtuan një
vëmendje te veçante sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare duke u bazuar ne një koncept qe
ne themel vinte çdo gjë ne shërbim te mbrojtjes. Edhe strategjitë kombëtare e shprehnin
qe ne termat e titujve te tyre tendencën e një mbrojtje te çdo pjese te territorit me te gjithë
resurset kombëtare e me çfarëdo lloj çmimi për kombin. Ne këtë rast përshkrimi i modelit
te Shqipërisë është shume domethënës për Mbrojtjen Totale. Shqipëria përjetoi jo vetëm
një ndër sistemet më të egra komuniste por edhe u vetizolua totalisht, pasi doli e
zhgënjyer nga aleancat e saj të pasuksesshme me Bashkimin Sovjetik e më pas me Kinën.
Duke u nisur nga ideja vetëizoluese dhe besimi se mund t‘ia dilte vetëm me forcat e veta
ajo hoqi dorë nga çdo lloj mbështetjeje nga jashtë.
Çuditërisht forca politike e kohës, besonte se Shqipëria pavarësisht se ishte një vend i
vogël e me resurse njerëzore dhe ekonomike të kufizuara mund t‘ia dilte të përballonte,
madje edhe të fitonte kundrejt një armiku të mundshëm edhe shumë më të madh në
numër dhe fuqi. I gjithë ky besim, bazohej në idenë se ndryshe nga vendet e tjera,
Shqipëria po formonte një Ushtri Popullore me unitet dhe ndjenjë të lartë atdhedashurie.
Qëllimet strategjike të Shqipërisë, mbrojtja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut në atë
kohë nuk mbështeteshin në ndihmën e jashtme ose në konjukturat ndërkombëtare, por
tërësisht në faktorin e brendshëm, në forcën, në atdhetarinë, në trimërinë e popullit tonë,
në armatosjen dhe përgatitjen e tij të gjithanshme, në gatishmërinë e lartë dhe të
përhershme të Forcave të Armatosura …218
Nën psikozën e Luftës së Ftohtë dhe në
përputhje me konceptin politik të kohës, vetizolimit, Ushtria Shqiptare ndërmori një sërë
ndryshimesh të cilat kryesisht kishin të bënin me përmasat e saj tejet të mëdha. Kështu,
deri në fillim të viteve ‗90 vetëm Ushtria, numëronte 61.000 ushtarakë aktivë ose mbi 2
% të popullsisë, 360.000 rezervistë dhe mbi 200.000 forca vullnetare territoriale, pa folur
për formacionet e rinisë studentore e shkollore të armatosura. Ndërsa, në përputhje me
parimet kryesore të mbrojtjes së vendit ―pëllëmbë për pëllëmbë‖, ushtria përveç
kazermave dispononte edhe 2.200 pika hapjeje e garnizone në të gjithë sipërfaqen e
vendit.219
Nën okelion ―Çdo gjë për mbrojtjen, çdo gjë për fitoren‖220
në vitin 1975 filloi
fortifikimi i Shqipërisë i cili vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq diktatori Enver Hoxha.
Përfundimi i Luftës së Ftohtë, solli ndryshime thelbësore në agjendën e çështjeve të
218
―Arti Ushtarak I Luftës Popullore‖, (1985) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Tiranë 1985, fq.
11 219
Prof. Dr. P. Ribaj; Prof. Dr P. Hasani ― Forcat e Armatosura- 95 vjet histori‖, AFA, 2007 220
Cituar në ―Arti Ushtarak i Luftës Popullore‖, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Tiranë 1985,
fq. 48
108
sigurisë, duke e zgjeruar gamën e problematikës me të cilën përballej arena
ndërkombëtare. Në Shqipëri, pas rivendosjes se sistemit demokratik dhe me rivendosjen e
marrëdhënieve SHBA –Shqipëri, siguria do të filloje rimëkëmbjen dhe do të vërehen
hapat e para të rritjes, duke vazhduar progresin e vet me oshilacione në 20 vite tranzicion.
Gjithsesi, dokumentet strategjike shqiptare, përfshi ato për sigurinë, janë cilësuar shpesh
si teorike dhe që nuk përmbushin sa duhet standardin e të qenit njëkohësisht ― dokumente
pune‖, pra të udhëheqin reformat.
Hyrja e Shqipërisë në rrugën e transformimeve demokratike, pas vitit 1991, ishte e
natyrshme që do të reflektohej edhe në fushën e sigurisë. Kjo u pa si te konceptet e reja,
ashtu edhe në hapat konkrete (sidomos të natyrës politike/diplomatike) për sigurinë.
Dokumenti i parë shqiptar i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (SSK) u miratua në vitin
1995. Në periudhën vijuese, SSK-ja u rishikua edhe dy herë të tjera (në vitin 2000 e
2004). Aktualisht është hedhur për diskutim projekti i ri i SSK-së, ndërsa miratimi pritet
të bëhet nga Kuvendi i Shqipërisë gjatë muajit Shtator (2014).
Projekt dokumenti mbi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë
pasqyron në tërësinë e tij mendimin më të plotë dhe cilësor shqiptar të deritanishëm mbi
perspektivën e sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe interesave të saj në mjedisin e sotëm
global të sigurisë dhe si pjesë integrale e këtij mjedisi.
Karakteristikat thelbësore të saj deklarohen qartë- proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja, të
cilat materializohen mjaft mirë në të gjithë përmbajtjen e dokumentit, pavarësisht disa
vërejtjeve .
Pikëinsja e brendshme për garantimin e sigurisë kombëtare përshtatet drejt me mjedisin
aktual të sigurisë, e cila del qartë në analizën e këtij mjedisi, që përbën çelësin e logjikës
që përshkon gjithë dokumentin, Analiza e mjedisit të sigurisë shqyrton objektivisht
situatën e sigurisë në të cilën gjendet sot vendi ynë, është transparent, por vlerësojmë se
cilësia e saj do të ishte më e mire, nëse për këtë kapitull do të kishte në dispozicion të
përpiluesve studime të vërteta strategjike, produkte analitikë gjithëpërfshirës mbi këtë
çështje.
Mendësia e re në fushën e sigurisë, nëpërmjet arkitekturës së re të sigurisë që shpall kjo
strategji përbën një qasje të pranueshme, të cilën sot e kanë përqafuar pjesa më e madhe e
shteteve demokratikë e të përparuar të globit.
Në tërësi mendoj se SSK është një shprehje e përputhshmërisë së faktorëve relevante
politikë të institucioneve qeveritare, OJQ-ve dhe qytetarëve në qasjen e përgjithshme dhe
në mënyra për arritjen e mbrojtjes së interesave kombëtare, në përputhje me sfidat
aktuale duke vlerësuar, rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë e RSH-së. Strategjia është e
orientuar nga njohuritë bashkëkohore teorike në fushën e sigurisë, përvojën kombëtare
dhe nevojat e sigurisë, si dhe përvojat e vendeve të tjera në krijimin e sistemeve të tyre të
sigurisë kombëtare dhe zgjidhjen e rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë. Projekti i ri i
SSK është një dokument në të cilin qëllimet kryesore strategjike për forcimin e sigurisë
kombëtare janë vënë në mënyrë transparente për publikun ndërkombëtar dhe vendas dhe
109
është shprehur angazhimi i RSH për të kontribuar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe
përmirësimin e sigurisë rajonale dhe globale. Zbatimi i trajtesave të përfshira në strategji
kërkon përfshirjen e koordinuar të gjitha organeve shtetërore dhe të subjekteve të tjera që
kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, në këtë mënyrë arrihet integrimi i plotë i sistemit të
sigurisë kombëtare të RSH. Projekti i ri i SSK mundëson një dokument bazë në të cilin
janë dhënë bazat për organizimin dhe realizimin e funksioneve të sigurisë të
shtetit,shoqërisë dhe individit përmes aktiviteteve në të gjitha nivelet e organizimit
shoqëror. Mendoj se projekti i ri i SSK siguron një pikënisje për zhvillimin e strategjive
mbështetëse në fushat kryesore shtetërore dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore si dhe
për rregullimin normativ të aktiviteteve në kuadër të sistemit të sigurisë kombëtare.
Në tërësi, projekt-dokumenti në formatin e tij dallohet qartë se është veshur me një tis
teorik, që përfaqëson nivelin aktual modern të ndërtimit të strategjive e përshtatur me
mjedisin shqiptar, gjendjen dhe nevojat e tij.
Çështja është që, një komb i cili pretendon të cilësohet i civilizuar, duhet, midis të tjerash,
të ndërtojë dhe të ecë me parashikime realiste, të paktën për dy breza njerëzorë. E këto
gjejnë gjithmonë shtrat në dokumente strategjike si SSK. Për këtë arsye, do të ishte e
domosdoshme që, varësisht nga skenarët që parashikohet se do të mund të operojë
Evropa dhe SHBA, të ndërtohen edhe skenarët tanë kombëtarë. Në të kundërtën, veç të
kaluarës, do të humbasim edhe të ardhmen.
Në këtë kah theksoj se meriton vëmendje e përgjegjshmëri hartimi i dokumenteve
strategjike. Përgatitja e dokumentit të ri të SSK-së të RSH (SSK-2014) është pa dyshim
një zhvillim mjaft pozitiv në aspektin e sigurisë të vendit, pasi është cilësisht më i arrirë
dhe përmbush një boshllëk konceptual për institucionet e sigurisë të vendit. Ndërkohë
dihet se, një dokument i mirë i SSK-së duhet të përcaktojë: 1)vizionin për kombin, si një
objektiv final, si qëllimi më vital (―The end‖) për ekzistencën e prosperitetin e një vendi;
2) interesat më të rëndësishme që burojnë prej këtij qëllimi e janë të lidhura me të: 3)
kërcënimet që mund ta vënë në rrezik përmbushjen e tij; 4) masat që duhen marrë (pa
rënë në detaje teknike) për të shmangur/mposhtur këto kërcënime; 5) institucionet,
strukturat e larta që ngarkohen me vendimmarrjen strategjike për sigurinë dhe zbatimin e
detyrave kryesore të sigurisë.
Në SSK-2014 ai vizion për kombin, për të cilin në fund të fundit formulohet strategjia,
jepet pjesërisht në preambulë (por edhe këtu disi indirekt, duke iu referuar Kushtetutës,
aspiratës së popullit e lidershipit politik) dhe pjesërisht tek kapitulli për interesat
kombëtarë të Shqipërisë, por mungon një paragraf i sintetizuar, produkt ekskluziv i kësaj
Strategjie, i përshtatshëm për t ‘u referuar sa herë që nevojitet, nga institucionet,
politikanët, studiuesit etj.
Aspirata shekullore mund të jetë shtrati shekullor në të cilin lëvizin strategjitë e mëdha.
Sidoqoftë, kjo aspiratë shekullore e përmendur në Kushtetutë nuk është e përmendur në
SSK, të paktën në versionin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Dimensioni i parë historik i strategjisë sonë është relativisht i thjeshtë, i qartë, dhe
110
jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ky dimension, është bindja se interesat më themelore të
sigurisë kombëtare të SHBA-së do të rrezikoheshin, nëse një shtet ose një grup shtetesh
kundërshtare do të dominonin masën kontinentale Euroaziatike - ajo zonë e globit të
cilës i referohen shpesh si heartland (―zemër e dheut‖) . Ne luftuam dy luftëra botëror e
për ta penguar që të ndodhë kjo. Dhe, që nga viti 1945, ne jemi përpjekur të frenojmë
Bashkimin Sovjetik që të mos e zgjerojë avantazhin e tij gjeostrategjik për të dominuar
fqinjët e vet në Evropën Perëndimore, Azi e Lindjen e Mesme dhe të ndryshonte në këtë
mënyrë rrënjësisht ekuilibrin global të fuqisë në Eurazi. Për sa I përket strategjive tona
dhe mendësisë gjeopolitike shtetërore është thuajse i panjohur, por nuk është kështu për
partnerët tanë strategjikë. Po përmend veç një emër të njohur për opinionin publik
shqiptar, z. Philip Reeker, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe
Euroazinë. Funksioni i tij flet qartë për hapësirën strategjike në të cilën ndodhet
Shqipëria. Kjo hapësirë ka vulën e pashlyeshme të gjeografisë, e cila do të ndikojë
përherë strategjitë tona. Për tu kthyer edhe një herë te çështja fillestare e një emri për
SSK. Natyrisht që SSKRSH 2014 sjell një frymë optimizmi dhe shfaq seriozitet në pika
të ndryshme. Ajo ka mangësi, por koha do të tregojë nëse emri i saj është apo nuk është:
― SSKRSH, një dokument thjesht sa për tu pasur221
.Vetë interesat dhe vlerat kombëtare
janë trajtuar shumë shkurt (gjithsej rreth tetë rreshta) në një kohë që ato duhet të përbëjnë
parakushtet/pikënisjen e gjithë shtjellimit të mëtejshëm të dokumentit të SSK. Si të tilla
ato kërkojnë formulim të qartë, mundësisht të paraqiten të listuara e të identifikuara
dallueshëm njëri nga tjetri, gjë që SSK-2014 nuk ia ka arritur plotësisht. Në SSK-në e
ShBA ato zënë pjesën më të madhe të dokumentit, rreth 30 faqe.
Faktori shqiptar në rajon, me zhvillimet politike të viteve të fundit, nga njëra anë paraqet
një element tepër të rëndësishëm sigurie (për Shqipërinë dhe për rajonin) nga ana tjetër
po kërkon me ngulm një rol e mbështetje më të madhe prej shtetit amë, Shqipërisë. Në
këtë aspekt SSK-2004 është më konkrete, pasi qartazi, jo vetëm e deklaron popullsinë
shqiptare që jeton në trojet e veta, jashtë kufijve të RSH, si një faktor të rëndësishëm
stabiliteti e sigurie rajonale, por deklaron edhe pozicionin mbështetës të RSH ndaj tij.
Edhe dokumentet e SSK të vendeve të tjera mbajnë pozicione të qarta në raport me atë
pjesë të popullsisë së vet që jeton jashtë kufijve shtetërorë. Kështu, në SSK të Serbisë
(2009) deklarohet: ―Interesi i Republikës së Serbisë është mbajtja dhe forcimi i
vijueshëm i lidhjeve të atdheut amë me Serbët që jetojnë e punojnë jashtë atdheut,
promovimi i bashkëpunimit kulturor, ekonomik, apo formave të tjera dhe mbështetja për
të ruajtur identitetin e tyre kombëtar e kulturor ‖. Në SSK të Britanisë së Madhe
nënvizohet fakti që ― një në çdo dhjetë britanikë‖222
tani jeton jashtë kufijve të vendit, si
221
Për më gjrë shih : Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështje Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28,
Tiranë 2014, f.64-71 222
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Britanisë së Madhe. 2010. Botim anglisht.
https://www.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_da ta/file/61936/national-security-
strategy.pdf
111
dhe roli që një prani e tillë në botë, me cilësitë individuale që zotëron, së bashku me rolin
e gjuhës angleze, bëjnë që influenca e Britanisë në botë të tejkalojë përmasat fizike të saj
3.4.7. Koncepti Strategjik i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës (projekt)
Sipas trajtesës së Agim Çeku223
,Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Projekt-
Koncepti i Mbrojtjes së Republikës se Kosovës është dokument planifikimi i politikave
për periudhën 2014-2024, që përshkruan parimet themelore strategjike të mbrojtjes
kombëtare, prioritetet dhe masat për sigurimin e mbrojtjes kombëtare. Ky koncept-
dokument është ende i paautorizuar dhe i padiskutuar deri më tani në institucionet e
Kosovës, i cili paraqet përmbledhje të mendimeve, përvojave, praktikave dhe mësimeve
të nxjerra. Po ashtu paraqet përmbledhje të analizave, të gjeturave dhe rekomandimeve të
Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe do të shërbejë si bazë për hartimin e
Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes.
Mes të tjerash në dokument në sythin Mjedisi Strategjik i Sigurisë për mjedisi global i
sigurisë shkruhet se kërcënimet konvencionale të luftës shteti kundër shtetit janë
zvogëluar në masë të konsiderueshme në shekullin XXI. Në ditët e sotme, mjedisi i
sigurisë globale është bërë më i paparashikueshëm dhe më sfidues. Në një botë të
ndërvarur, Kosova përballet me rreziqe të ngjashme si shumë vende të tjera: rreziqet dhe
kërcënimet që dalin nga pabarazia ekonomike; aktivitetet terroriste; krimet
ndërshtetërore; armët bërthamore dhe të shkatërrimit në masë; përhapja e armëve të
vogla; krimit të organizuar, përfshirë trafikimin dhe krimit kibernetik.
Te mjedisi rajonal i sigurisë Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë një mjedis të
sigurisë shumë më të favorshëm se sa pesë vjet më parë. Rajoni ynë tani përbëhet nga
vendet aleate dhe shtetet, të cilat janë ose aspirojnë të jenë anëtarë të BE-së dhe NATO-s.
Bashkëpunimi rajonal pritet që gjithnjë e më shumë të zgjerohet dhe në vend të rreziqeve
konvencionale, sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballet rajoni në ditët e sotme janë
si në vijim: përhapja e armëve të vogla; ekstremizmi etnik dhe fetar; krimi i organizuar,
përfshirë trafikimin; krimet ekonomike; armët e përhapjes së shkatërrimit në masë;
paqëndrueshmërinë politike rajonale; epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore. Ndërsa për
mjedisin e brendshëm i sigurisë veçohet se për arsye të marrëveshjes së arritur në mes të
Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve,
mjedisi i sigurisë në Kosovë ka përparuar më shumë pas vitit 2013. Nga ana tjetër, në një
botë që është vazhdimisht globalizuese, Kosova nuk është imune nga rreziqet dhe
kërcënimet që lidhen me këtë dukuri. Bazuar në kontekstin aktual strategjik, rreziqet e
brendshme të identifikuara janë: ekstremizmi etnik dhe fetar; terrorizmi; fatkeqësitë
natyrore;..; përhapja e armëve të vogla; krimi i organizuar; mungesa e zhvillimi
ekonomik; papunësia; institucionet e dobëta të sigurisë / drejtësisë; korrupsioni; kontestet
rreth përcaktimit te kufirit; dhe keqpërdorimi i burimeve natyrore. Po kështu trajtohen
223
Për më gjërë shih : Revista Ushtarake,Tiranë, Gusht 2014, f.77-85
112
interesat kombëtare, forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, ku theksohet se
Forcat e Armatosura të Kosovës të përgatitura në mënyrë profesionale dhe të trajnuara në
mënyrë shumë funksionale. ..Forcat e Armatosura të Kosovës përbëhen nga: Forcat
Tokësore, Komanda e Gardës Kombëtare, Komanda e Logjistikës dhe Komanda e
Trajnimit dhe Doktrinës. FAK përbëhet nga 5 000 pjesëtarë aktiv dhe 3 000 pjesëtarë
rezervë.. Paraqet interes në dokument dhe sythi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe
rajonal
3.5. Disa mendime modeste
3.5..1. Më shumë vlerësim për sigurinë njerëzore
Elementë të sigurisë njerëzore, siç u theksua dhe më sipër, ndeshen dhe në dokumentet
ekzistuese. Por çështja është se si mund të orientohen dhe të theksohen me mirë këto
elementë, duke i dhënë dhe frymën vetë përmbajtjes së dokumentit, apo si mund të
―operacionalizohet‖ në mënyrë konkrete agjenda për sigurinë njerëzore (ndryshe nga
siguria shtetërore që perceptohet shumë më thjesht, të paktën në variantin tradicional).
Pavarësisht, nga rezultati i vështirë i këtij operacionalizimi, siguria njerëzore, mbetet të
sfidojë në një mënyrë apo tjetrën konceptin tradicional të sigurisë kombëtare, duke u bërë
paralelisht dhe pjesë inherente e sigurisë ndërkombëtare. Dhe në këtë kuptim krahas
mekanizmave institucionalë kombëtarë e ndërkombëtarë, ku përfaqësimet janë shtetërore,
një rol në rritje duhet të marrin aktorë të tjerë, si NGO-të, media, etj., sidomos ata me
shtrirje tejshtetërore e tejkombëtare. Po ashtu, ky koncept i sigurisë njerëzore, i shtrirë në
një nivel rajonal e ndërkombëtar, duhet të përmbajë kontributin tonë modest dhe në fusha
të tjera si në ndërhyrjet humanitare, kontrollin e armëve, eliminimin e minave kundër
njeriut, reagimin ndaj abuzimit nga jashtë të mjedisit, shfrytëzimit të padrejtë të fuqisë
punëtore, abuzimit me fëmijët, reduktimin e ndarjes teknologjike, që ka zëvendësuar atë
ideologjike, etj. Nuk mund të mohohet se nëpërmjet një përpunimi të drejtë në nivel
vendor, rajonal e global të sigurisë njerëzore mund të bëhet më e suksesshme lufta kundër
trafiqeve të ndryshme, krimit ekonomik e terrorizmit, por dhe të rriten kontributet
vendore kundër ngrohjes globale, për shfrytëzimin me nikoqirllëk të rezervave
energjetike, ujore, etj.
Prandaj, krahas problematikës së prekur më sipër mbi theksimin e aspiratave njerëzore
për liritë dhe të drejtat e njeriut224
, konsolidimin e infrastrukturës institucionale
demokratike, kontrollin dhe kufizimin demokratik të pushtetit ekzekutiv, zgjerimin e
peshës specifike të shoqërisë civile dhe të pjesëmarrjes qytetare, rritjen e rolit të
224
Për më gjërë shih dhe: Mejdani, Rexhep, cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e
Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për
Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim,
BOTIMET TOENA Tiranë, 2007.
113
konsumatorit dhe të përkujdesjes ndaj tij, etj., mendojmë se po aq thelbësor është për
dokumentin e strategjisë dhe ridimensionimi i vetë konceptit të sovranitetit, ―dobësimi‖
apo reduktimi, nga pikëpamja teorike e praktike, i mjaft përbërëseve të tij, në favor të
rritjes së përbërëseve të ndërvarësisë225
.
3.5.2. Krijimi i një konsensusi për rreziqet ekologjike.
Kur autorë elitarë si Charl Kegley226
shtrojnë pyetjen se cili është kërcënimi më i madh
botëror, përgjigjet e mundshme janë të shumta227
. Sfidat botërore të mjedisit dhe studimi i
reagimeve për to është quajtur ekopolitikë, bashkimi i rastësishëm mes ekologjisë dhe
politikave. Ekologjia ka të bëjë me lidhjen mes njerëzve dhe organizmave të tjera të
gjalla dhe kushteve të mjedisit. Politika ka lidhje me ushtrimin e pushtetit. Ekopolitika, si
pasojë heton se si aktorët politikë bëjnë zgjidhje për të menaxhuar impaktin e dëmshëm
të sjelljes njerëzore në mjedisin në të cilin të gjithë njerëzit e Tokës jetojnë228
.
3.5.2.1. Inkuadrim i çështjeve ekologjike botërore
Siguria mjedisore është një koncept i dobishëm që zgjeron definicionin kombëtar të
sigurisë duke shtyrë vizionet përtej kufijve dhe mbrojtjes së tyre. Ajo fokusohet në
karakterin ndërkufitar të sfidave për ruajtjen e mjedisit botëror, duke pranuar se
kërcënimet nga fenomene të tilla si ngrohja globale, shterimi i ozonit, dhe humbja e
pyjeve tropikale dhe habitateve ujore, mund të kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit po aq
sa kërcënimi për luftë me armë të shkatërrimit në masë. Mbi të gjitha burimet e
kërcënimeve ekologjike janë të pranishme për bashkësinë globale. Keni vënë re
ndonjëherë se njerëzit kudo, janë shumë të ngjashëm? E vërteta është se njerëzit dhe
grupet sillen shumë ndryshëm. Megjithëse, duket se janë disa vlera që çdokush ushqen
dhe që e bëjnë atë esencialisht të ngjashëm. Këto vlera janë universale, të mbrojtura në
hapësirë dhe kohë. Nuk ka rëndësi se cila është feja, nacionaliteti, gjuha, vendi apo
ngjyra e lëkurës, kush dëshiron të thithë ajër të pastër? Kush dëshiron të jetojë me të
drejtën për ujë të freskët dhe të pastër? Kush dëshiron të ketë furnizim me ushqime të
përshtatshme? Kush dëshiron të jetojë aty ku natyra ka siguruar një peizazh të bukur?
Kush dëshiron të provojë gëzimin e një klime të përshtatshme për një habitat njerëzor?
225
Për më tepër, në këtë rishikim, krahas kësaj ndërvarësie të kuptueshme, në rritje në të gjitha fushat,
duhen analizuar e përfshirë, të paktën si ―frymë‖, edhe disa koncepte të tjera. Ndoshta duhen mishëruar në
tekstin e dokumentit të strategjisë koncepte të tillë janë si p. sh.: koncepti i sistemit të hapur, relativiteti i
hapësirë-kohës, binomi ndërvarësi-sovranitet, pakthyeshmëria e proceseve makroskopike,etj. Përfshirja e
tyre veçse e pasuron përmbajtjen e këtyre dokumenteve, duke krijuar terrenin e duhur për rishikime më
cilësore në një të ardhme të afërt. 226
Shih, nga Charl. W, Kugley, JR. (World Politics Trend and YTransormation) Politikat Botërore,
Tendencat dhe Transformimi, UFO University Press, Tiranë, 2009, f.346-349. 227
Ju, shkruan Kegley, mund t‘i përgjigjeshit ndryshe nëse do të ishit banues në Bagdat e ndryshe nëse do
të banonit në Pekin, në Bombei, Boston apo Buenos Aires, nëse ju jini mashkull apo femër, etj. 228
Toka siguron mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e çdo njeriu, por jo lakminë e çdo njeriu, thotë
Mohandar Gandhi, activist Indian i paqes.
114
Çdokush!
Në të njëjtën linje për kërcënimet mjedisore vijon analizën dhe autori i njohur Robert
Kapllan në veprën e tij ―Anarkia që po na troket‖229
. Ka ardhur koha të kuptojmë
mjedisin për atë që është në të vërtetë: çështje e sigurisë kombëtare e fillim shekullit të
XXI. Pasojat politike dhe strategjike të popullsive në rritje, përhapjes së sëmundjeve,
shpyllëzimit dhe erozionit të dheut, mungesës së ujit, ndotjes së ajrit, etj., do të jenë sfida
kryesore e politikës së jashtme prej së cilës do të rrjedhin shumë sfida të tjera. Këto do të
rrëmbejnë interesin publik dhe do të bashkojnë grupe interesi të shpërndara dhe të lëna
pas dore që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë.
Homer-Dikso230
ka integruar me më shumë sukses se analistët e tjerë dy fusha që
paramendoheshin të ndara: studimet e konfliktit ushtarak me studimet e mjedisit fizik.
Për një kohë tepër të gjatë, ne kemi qenë të burgosurit e një teorie ―social-sociale‖,
shkruan autori, e cila presupozon se ka vetëm shkaqe sociale për ndryshimet sociale e
politike dhe nuk ka shkaqe natyrore. Kjo mendësi social-sociale lindi së bashku me
Revolucionin Industrial, i cili na ndau nga natyra. Por natyra po kthehet hakmarrëse dhe e
lidhur me rritjen e popullsisë. Kjo do të ketë pasoja të pabesueshme të lidhura me
sigurinë. Po hyjmë në një botë të dyzuar231
. Një pjesë e rruzullit është e banuar nga
Njeriu i Fundit i Hegeli dhe i Fukuyamas, i shëndetshëm, i mirë-ushqyer dhe i llastuar
nga teknologjia. Pjesa tjetër, që është më e madhe, është e banuar nga Njeriu i Parë i
Hobbes-it, i dënuar të jetojë një jetë që është ―e varfër, e poshtër, e pistë dhe e shkurtër‖.
Megjithëse të dyja të dyja pjesët do të kërcënohen nga trysnia mjedisore, Njeriu i Fundit
do ta ketë atë nën kontroll, ndërsa Njeriu i Parë jo232
.
Vendet objektiva të sulmeve, shkruan ai, duhet të kuptojnë se bota përballet me shumë
sfida të cilat janë më të rënda se terrorizmi në shumë aspekte. Numri i jetëve të humbura
në sulmet terroriste ndërkombëtare që prej vitit 2001 ka qenë mesatarisht 583 në vit sipas
Departamentit të Shtetit të SHBA-së233
. Kjo duket shumë e vogël përballë përqindjeve të
vdekshmërisë nga SIDA, malaria, kequshqyerja apo aksidentet automobilistike.
229
Kaplan, Robert. (The Coming Anarchy) Anarkia që po na troket, Bibloteka e Mardhënieve
Ndërkombëtare dhe Historia, Tiranë, 2008 f. 38-39. 230
Artikulli i publikuar në vjeshtë të vitit 1991 nga Thomas Fraser Homer-Dikson, Drejtor i Programit të
Studimeve të Paqes dhe të Konfliktit të Universitetit të Torontos, titullohej ― Në prag: Ndryshimet e
mjedisit si shkaqe të një konflikti të mprehtë”, marrë nga Kaplan, Robert, vep. e cituar 231
Mendoni për një limuzinë të madhe në rrugët me gropa të New York City, ku jetojnë të pastrehët dhe
lypsarët. Brenda në limuzinë me ajër të kondicionuar, vijon ai, janë rajonet post-industriale të Amerikës së
Veriut, Evropës, Bregut të Paqësorit në rritje dhe disa vende të tjera të izoluara, së bashku me samitet e tyre
të tregëtisë dhe autostradat e informacionit kompjuterik. Jashtë saj është pjesa tjetër e njerëzimit që ecën në
një drejtoim të kundërt, marrë nga Kaplan, Robert, vep. e cituar, f. 40 232
Gjithësesi këto rreziqe, bile dhe terrorizmi, sipas Bjorm Lomberg, Drejtor i Qendrës së Konsesusit,
Qendër që analizon sfidat më të mëdha botërore dhe identifikon zgjidhjet efektive, nuk janë rreziqet e
kërcënimet kryesore. 233
Sipas shifrave të MIPT-it (Memorial Institute for Prevention of Terrorism).
115
3.5.3. Siguria energjetike si prioritet i sigurisë kombëtare
Theksuam se BP është korridori energjetik. Në këtë kah lidershipi i Ballkanit Perëndimor
ka shumë sfida për të përballuar pothuajse në të gjitha elementët e Sigurisë Kombëtare,
por preferova që të konsideroj për efekt studimi pikërisht sfidat në fushën e Sigurisë
energjetike234
.
Ky lloj rajonizimi gjeografik, përfshin shtete235
me fuqi, strategji dhe histori të ndryshme,
pjesë e luftërave ballkanike dhe atyre botërore, vatra të nxehta konflikti dhe problemesh
të pazgjidhura edhe sot e kësaj dite. Në këtë lloj gjendje Gjeopolitike, lidershipet
ndodhen para sfidave të mëdha historike.
Një vështrim i shpejtë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë
dhe i Web-siteve të institucioneve dhe aktorëve të tjerë, botimeve të kësaj fushe apo
financimit të studimeve, rezulton se problemet e sigurisë në përgjithësi dhe ato të
Sigurisë Energjetike në veçanti nuk janë prioritete pavarësisht qëndrimeve dhe agjendës
së kryeministrit në fushën e energjisë. Siguria Energjetike nuk analizohet si e tillë por në
kuadrin e sigurisë ekonomike.
Miratimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Kosovës na bën me dije se: së pari
Kosova është një shtet i ri , së dyti dokumentet strategjike miratohen me konsulencën
ndërkombëtare si BE dhe NATO, së treti sfidat e lidershipit i takojnë së ardhmes. Ndaj në
vlerësimet ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike, Kosova nuk përfshihet, por trajtohet
në kuadrin e UNMIK ose EULEX. Sidoqoftë sipas raportit të Qendrës Kosovare për
studime të Sigurisë Dhjetor 2008236
dhe Raport Progresit të gjashtë organizatave
joqeveritare, mbështetur nga Fridrich Ebert Stiftung, Tetor 2011237
, del e qartë që Siguria
Energjetike nuk është akoma në agjendën e Lidershipit Kosovar, sidoqoftë sipas IEA
(International Energy Agency): ―Kroacia ka qenë e ngadaltë në zhvillimin e politikave
dhe strategjive të saj energjetike afatgjata për sigurinë dhe efektshmërinë energjetike dhe
në krijimin e institucioneve të përshtatshme për të zbatuar reforma të qëndrueshme të
tregut energjetik sesa shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe ato Baltike. Ajo ka
akoma nevojë për të zhvilluar strategji të shëndosha energjetike dhe sisteme të
besueshme të dhënash me qëllim që të arrijë kërkesat themelore të tregut.‖238
Sipas të dhënave të IEA, raport i vitit 2008, Kroacia ka numrin më të madh të
popullsisë, treguesit më të lartë të GDP dhe numrin më të vogël të të papunëve. Ky shtet
zë vëndin e dytë në Ballkanin Perëndmor për prodhimin e energjisë pas Serbisë, etj.
234
Për më gjërë shih dhe: Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, rast studimi BP, Akademia e
Mbrojtjes ―Spiro Moisiu‖, Tiranë, Dhjetor 2011. 235
BP për kujtesë të auditorit përbëhet nga shtatë shtete si: Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi,
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. 236
http://www.qkss.org/web/images/content/PDF/Keshilli%20i%20Sigurise%20se%20Kosoves%20-
%20QKSS-2.pdf. 237
http://qkss.org/new/images/content/PDF/raporti-shabllon-design-shqip.pdf. 238
http://www.iea.org/country/country_blurb/croatia.asp, Tetor 2011.
116
Cilat institucione kanë për detyrë të prodhojnë, miratojnë dhe të zbatojnë politika në
fushën e energjisë dhe të sigurisë së saj në Kroaci? Parlamenti Kroat ka miratuar
Strategjinë e Zhvillimit të Sektorit të Energjisë në vitin 2002. Aktorë të tjerë janë:
Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit,Instituti i energjisë ―Hrvoje
Pozar‖, Agjencia Kroate e rregullimit të energjisë, etj.
―Bosnja dhe Hercegovina është një thesar i burimeve të energjisë së ripërtëritëshme,
shumica e tyre të paprekur‖.239
―Vendi vuan nga një mungesë e legjislacionit të qartë në
nivelin shtetëror dhe asnjë ministri qeverie nuk është e ngarkuar posaçërisht me këtë
çështje‖, thekson Ljiljana Smiljaniç për Southeast Evropean Times më 31 Janar të vitit të
kaluar.
Po kështu, raporti i IEA për BiH evidenton mjaft probleme në hartimin e politikave të
sigurisë energjetike si dhe të institucioneve që do t`i zbatojnë ato. Sistemi politik konfuz
me tri presidentë, tri kryeministra, tri qeveri brenda një shteti nuk prodhon Siguri
Kombëtare jo të bëhet fjalë për Siguri Energjetike. Sidoqoftë edhe BiH duke qenë e
angazhuar për integrim në BE ka bërë përpjekje për investime në energjetikë por pa një
strategji të mirëfilltë.
Më 27 Nëntor 2008, parlamenti i Malit të Zi, miratoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare,
veprim i cili shoqëron firmosjen e MSA nga ana e Malit të Zi më 15 Tetor 2007.
Gjithashtu, sipas raportit të IEAs të vitit 2008: ―Mali i Zi adoptoi një Dokument të ri të
Strategjisë së Zhvillimit të Energjisë deri 2025 (EDS 2025) në Dhjetor 2007, të parën si
vend i pavarur. Strategjia e Malit të Zi shquhet për koordinimin e saj me Strategjinë e
Pakësimit të Varfërisë dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm.‖240
Këta tregues flasin për një përgjegjësi më të madhe të Lidershipit Malazes, në drejtim të
Sigurisë Energjitike.
Sipas raportit të IEAs 2008, Politika e Sigurisë Energjitike në Maqedoni është bazuar në
integrimin dhe implementimin në tregun rajonal nëpërmjet marrëveshjeve rajonale dhe
praktikave më të mira ndërkombëtare.
Në vitin 2010, Ministria e Ekonomisë ka miratuar ―Strategjinë për zhvillimin e
Energjitikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030‖, një dokument i cili paraqet
jo vetëm një panoramë të gjendjes ekzistuese dhe të konsumit të energjisë, por parashtron
edhe nevojat për të siguruar energji deri në vitin 2020 dhe mbështetja e nevojshme
financiare për realizimin e strategjisë kombëtare të energjisë. Kjo strategji, e hartuar nga
Akademia e Shkencave të Republikës së Maqedonisë ka bërë një analizë SËOT të këtij
sektori duke bërë publike përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet, shoqëruar me 14
rekomandime të rëndësishme.241
239
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2011/01/31/feature-02. 240
http://www.iea.org/country/n_country.asp?COUNTRY_CODE=ME. 241
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Ekonomisë, Strategji për zhvillimin e energjitikës në
Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030, Shkup 2010.
117
3.5.4. Më shumë vlerësim për pasojat e fatkeqësive natyrore
Rreth dy vite më parë, Bosnjë-Hercegovina,Serbia dhe vitin e kaluar (gusht)
Maqedonia përjetuan reshjet më të dendura që shënuan rekord në 120 vitet e fundit, të
cilat sollën si rrjedhim përmbytje masive në të dyja vendet me pasoja shkatërrimtare të
shtëpive, rrugëve dhe linjave elektrike, të të korrave e gjësë së gjallë, deri në humbje në
jetë njerëzore si në Tetovë, Vetëm në pak ditë, përmbytjet shkaktuan dëmtime dhe
humbje të përllogaritura në 15 për qind të të ardhurave kombëtare në Bosnjë-
Hercegovinë dhe thuajse 5 për qind në Serbi242
. Përmbytjet zhdukën përkohësisht të
gjitha pritshmëritë për rritje ekonomike në të dyja vendet dhe zhytën me mijëra njerëz në
varfëri. Dëme të konsiderueshme shkaktuan këtë pranverë përmbytjet edhe në Shqipërinë
Jugore, sidomos në bujqësi, blegtori dhe infrastrukturë.243
Vende të tjera të Ballkanit Perëndimor janë gjendur në rreziqe të ngjashme, dhe jo vetëm
nga përmbytjet. Sasia e pakët e ujit në verë ka sjellë po aq pasoja në vendet e tjera të
rajonit: si p.sh. thatësira e vitit 2012 në Shqipëri ndikoi në furnizimin e vendit me energji
elektrike dhe rëndoi tej mase deficitin financiar, në mënyrë që të mbuloheshin importet
emergjente të energjisë. Thatësira dhe valët e të nxehtit sollën humbje të mëdha të
prodhimit bujqësor në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitet 2007–2008 dhe
2011–2012. Shqipëria është një vend me probabilitet relativisht të lartë të goditjes nga
fatkeqësitë natyrore.‖Rreth 86% e territorit të saj ku gjenerohen 88.5% e PPB, është e
ekspozuar nga dy a më shumë fatkeqësi natyrore. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga
këto fatkeqësi midis 1974-2006 janë llogaritur mesatarisht në 68,7 milionë USD në vit.
Ose rreth 2,5% e PPB244‖. Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 41 për rrezikun
ndaj rrëshqitjeve të dheut, të 43-tin për tërmetet dhe të 58 për thatësira.245
Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të përgatitura mirë për fatkeqësi të tilla natyrore
dhe shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimaterike do t‘i rëndojnë e përkeqësojnë
edhe më tej gjërat. Këto vende kanë nevojë të mendojnë që tani se si të krijojnë shoqëri
me robuste për të ecur përpara.
Në kushtet e një ngrohjeje globale, tashmë prej afro 1.50C më shumë se në kohët
paraindustriale të lëna pas, si dhe me rreth 40% mundësi për të rritur atë edhe me 40C të
tjera përpara vitit 2100, nëse nuk ndërmerret asnjë veprim tjetër, raporti i fundit i Bankës
Botërore: ―Ulni ngrohjen! Përballimi i normalitetit të ri klimatik nxjerr përfundimin se
ekstremet e motit që shfaqen një herë në 100 vjet, mund të kthehen së shpejti në
‗normalitetin e ri‘‖.
242
Ellen Goldsten, Fatkeqësitë natyrore në ―normalitetin e ri klimatik, 15 Maj,2015, Panorama ( Autori
është Drejtor për Evropën Juglindore në Bankën Botërore) 243
Nëshkurt 2015 u përmbytën rreth 3000 dhe mbi 600 banesa në pjesën perndimore e jugperndimore të
vendit Nga këto përmbytje u prekën 42000 persona dhe rreth 600 familje u desh të evakuoheshin.Për më
gjërë shih: Instituti për demokraci dhe ndërmjtsim,Çështje Evropiane të sigurisë, Tiranë, qershor 2015,f62-
65 244
Instituti për demokraci dhe ndërmjtsim, Çështje Evropiane të sigurisë, Tiranë, qershor 2015,f.63 245
OKB(KADRI), Vlerësimi i kapaciteteve të RFE (Reduktim i rrezikut të fatkeqësive), 2011,f.5
118
Raporti thellohet në perspektivat klimatike për Ballkanin Perëndimor. Ekstremet në
sasinë e ujërave, përfshirë thatësira e tejzgjatura në muajt e verës dhe përmbytjet në
dimër apo pranverë, pritet të intensifikohen në rajon, duke ndikuar bujqësinë, energjinë,
si dhe shëndetin dhe sigurinë e popullsisë.
Në një botë 40C më të ngrohtë, Ballkani Perëndimor do të kthehej në një ―zonë të
ndjeshme‖ (hot spot) me valë të shpeshta të nxehti – që përfshijnë rreth 80 për qind të
muajve të verës – dhe 20 për qind rritje të ditëve të thatësirës. Duke i shtuar kësaj edhe
shqetësimet për sasitë e ujit dhe shëndetin e popullsisë, me një rritje prej 20 për qind të
vdekshmërisë nga i nxehti.
Në të njëjtën kohë, rreziqet nga përmbytjet e dimrit dhe pranverës, përfshirë edhe ato që
ndodhin një herë në 100 vjet, do të rriteshin përgjatë lumenjve Danub, Sava dhe Tisza për
shkak të shkrirjes së sasive më të mëdha të reshjeve të dëborës gjatë muajve të dimrit.
Një botim i fundit i Bankës Botërore, Profili i riskut të përmbytjeve dhe tërmeteve në
Evropë dhe Azinë Qendrore, tregon se dëmet potenciale ekonomike dhe humbjet nga
përmbytjet e llojit një herë në 100 vjet, në Ballkanin Perëndimor, kanë gjasa të shkojnë
nga 3 për qind në 20 për qind të të ardhurave kombëtare në vende të ndryshme. Studimi
gjithashtu tregon se rreziku i ngjarjeve sizmike dhe humbjet ekonomike që mund të
rezultojnë prej tyre në këto vende, është përherë i pranishëm, dhe sidomos në rritje. Me
shumë se gjysma e të ardhurave kombëtare të Shqipërisë dhe ish-Republikës Jugosllave
të Maqedonisë do të ishin subjekt i dëmeve dhe humbjeve nga tërmete të fuqishme –
sikurse mund të dëshmojnë ata me memorie të fortë në ish-Republikën Jugosllave të
Maqedonisë246
.
Në përgjigje të këtyre kërcënimeve natyrore, vendet e Ballkanit Perëndimor lipset të
kalojnë nga një qasje pasive ndaj emergjencave në një qasje proaktive të menaxhimit të
riskut, përpara se të ndodhë një fatkeqësi. Lançimi i fundit i Programit Kombëtar të
Serbisë për Menaxhimin e Riskut është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim247
.
Ndërkohë, disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë krijuar tashmë një njësi sigurimi
rajonal të rrezikut nga katastrofat, të njohur si Evropa e Re. Nën pronësinë e qeverive të
Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë, Evropa e Re ofron
sigurim për pronësitë rezidenciale, ndërmarrjet e vogla dhe bujqësinë në raste
katastrofash të shkaktuara nga përmbytjet dhe tërmetet.
Është për të ardhur keq që sigurimi i rrezikut nga katastrofat nuk është ende shumë i
kërkuar nga familjarë, pronarët e bizneseve dhe fermat në Ballkanin Perëndimor, duke
pasur parasysh se fatkeqësia e madhe natyrore e mundshme do të sillte dëme
246
Goldstein, Ellen, Fatkeqësitë natyrore në ―normalitetin e ri klimatik, 15 Maj,2015, Panorama 247
I mbështetur me një fond fillestar nga Bashkimi Evropian, Programi i Kombeve të Bashkuara për
Zhvillimin, Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim
e Zhvillim, Programi Austriak për Partneritetin Urban, si dhe Banka Botërore, ky Program krijon një
platformë në Serbi për reduktimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga forma të ndryshme të fatkeqësive. Nga
përmbytjet te thatësirat e deri te tërmetet, Programi siguron një hapësirë të hapur dhe neutrale për
koordinimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore përmes agjencive qeveritare, sektorëve dhe
partnerëve.
119
shkatërrimtare dhe të pakompensueshme, si dhe humbje jetësh njerëzore. Qeveritë e
Ballkanit Perëndimor duhet të përpiqen për ta bërë të detyrueshëm sigurimin nga rreziku i
katastrofave – për shembull duke e lidhur me regjistrimin dhe transferimin e pronësive.
Vendet si Turqia e kanë bërë këtë, duke ndihmuar miliona banesa dhe biznese të vogla të
mbrohen nga dëmi dhe humbja kur goditen nga fatkeqësia e radhës.
Është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë syçelët ndaj ndryshimit
klimatik dhe të përshtaten ndaj një bote me katastrofa edhe më të shpeshta e më të
fuqishme. Ne në Bankën Botërore jemi gati të mbështesim përpjekjet e këtyre vendeve
për të ndërtuar shoqëri më të përshtatura.
120
KREU IV - AKTORET KUSHTEZUES NE GJEOPOLITIKEN E BP
Nuk ka rajon ku të pleksen kaq shumë aktorë globalë si Ballkani Perëndimorë. Nga
shtatë-tetë aktorët më me peshë të krejt globit, vetëm Japonia nuk është e involvuar në
zhvillimet e këtij rajoni e ndoshta jo aq shumë Franca. Ndërkaq, Italia, Mbretëria e
Bashkuar, Rusia, Gjermania SHBA e deri edhe Kina e largët kanë jo vetëm interesa e
influencë tradicionale por edhe vijimësi për formësime interesash e influence të reja.
Në një nivel më poshtë, por jo më pak të rëndësishëm janë edhe aktorët e tjerë si Turqia e
Greqia, të cilët tradicionalisht por edhe aktualisht vijojnë të ruajnë interesa e influencë të
fortë që kushtëzon zhvillimet në Ballkan. Si dy shtete me fe të ndryshme përbëjnë së
bashku një ansambël kushtëzues duke konkurruar apo zëvendësuar hapësirat e njëra
tjetrës. Kjo konkurrencë veç të tjerash është një nga faktorët e armiqësimit të
vazhdueshëm midis tyre.
Ndërkaq, aktorët kolektivë më me autoritet në botën e sotme, përkatësisht NATO dhe BE
janë absolutisht të lidhura me zhvillimet në Ballkan, pavarësisht faktit që vendet e këtij
rajoni janë përfshirë apo jo tërësisht në strukturat e integruara të këtyre dy organizatave.
Ndoshta njeri prej tyre është më influent se tjetri në rajon, por kjo nuk do të thotë se
detyrimi për influencë është më i pakët. Përkundrazi, është aftësia e tyre për formësim
influence ajo që bën dallimin.
4.1 Italia
Interesi i Italisë për Ballkanin në tërësi dhe për Ballkanin Perëndimor në veçanti fillon qysh me
bashkimin e Mbretërisë Italiane më 20 shtator të vitit 1870. Në atë kohë dualiteti midis
Perandorisë Otomane dhe Perandorisë Austro-Hungareze do të ashpërsohej pikërisht për
një çështje të Ballkanit Perëndimor: aneksimit nga këta të fundit I Bosnjë Herzegovinës.
Sipas Traktatit të Berlinit të vitit 1878, Austro-Hungaria përfitonte të drejta specifike që
përfshinin pushtimin dhe administrimin mbi provincat ku shtrihej Bosnjë-Hercegovina
dhe Sanxhaku – deri atëherë nën sovranitetin e Perandorisë Otomane. Interesimi italian
lidhej sa me gjeografinë – shtrirjen kufitare me Bosnjë-Hercegovinën, aq edhe me
politikën – një prani e re e Austro-Hungarisë në Ballkan krijonte një raport të ri forcash
në këtë rajon në dëm të sigurisë së Italisë.
Çka kodifikoi më 1878 Kongresi i Berlinit për Bosnjë-Hercegovinën, në fakt kishte
filluar qysh më parë me kryengritjen e popullsisë së këtyre provincave kundër
Perandorisë Otomane. Duke qenë se popullsia kryengritëse ishte kryesisht e besimit
kristian dhe e familjes sllave, atëherë në atë rajon lindi edhe rreziku i interesimit dhe të
përfshirjes së Perandorisë Ruse.
Do të ishin pikërisht këto dy zhvillime që tensionuan ―nervin‖ Italian të politikës
Ballkanike. Për më tej, të gjitha zhvillimet që pasuan rënien e dalëngadaltë të Perandorisë
Otomane, do të ndiqeshin me vëmendje nga Italia. Çka e acaroi Italinë ishte
121
mospërfshirja e saj në bisedimet rreth të ardhmes së territoreve dhe popullsisë boshnjake
që u organizuan midis Gjermanisë, Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Brenda kësaj
vëmendjeje ishin edhe e ardhmja e territoreve dhe popullsive malazeze, shqiptare e
kroate, si vijë e përparuar e sigurisë italiane. Në vlerësim të rëndësisë së këtyre
territoreve për sigurinë e Gadishullit Apenine, Italia e refuzoi edhe kompensimin që i
propozoi Austro-Hungaria duke i ofruar si shkëmbim Tunizinë, për më tepër që një
angazhim I mundshëm Italian në Tunizi do të tërhiqte mbi vete armiqësimin e Francës.
Duke u nisur edhe nga fakti që fuqia e Italisë e asaj kohe nuk mund të matej me ato të
Perandorive të mëdha, asaj i mbetej vetëm të angazhohej kryesisht në armën diplomatike,
përkatësisht në Kongresin e Berlinit. Për këtë arsye angazhoi Ministrin e Jashtëm Konti
dhe Francesko Krispin – një nga figurat më të shquara të politikës së saj, ish ambasador e
më vonë kryeministër i Italisë.
Në traktativat e atij Kongresi, Bismarku i propozoi Krispit që për kundërofertën e
Bosnjë-Hercegovinës për Austro-Hungarisë, Italia të mund të kompensohej me
Shqipërinë. Natyrshëm që Shqipëria hynte në sferën e ndikimit nevralgjik për Italinë, por
në kushtet kur rreth e rrotull viseve shqiptare përplaseshin dy fuqi të mëdha e
konkurrente të kohës, sikurse ishin Perandoria Ruse dhe Perandoria Austro-Hungareze,
atëherë Italia u tërhoq nga pranimi kësaj oferte, duke shpallur. Në këto kushte dhe për të
fituar kohë, politikën e neutralitetit për rajonin e Ballkanit.
Përveç lëshimeve për Austro-Hungarinë në Bosnjë-Hercegovinë, Sanxhak e Novi Pazar,
Kongresi i Berlinit i dha asaj edhe Dalmacinë, kurse Malit të Zi I dha portin e Tivarit me
thellësitë e periferive rreth tij. Prandaj Italia ndiqte me vëmendje dhe angazhim kryesisht
diplomatik të gjitha zhvillimet që mund të precipitonin për të këto e të tjera rirregullime
zotërimesh territoriale në Ballkan. Në këtë kuadër, Italia ndiqte sidomos trajtat që mund
të merrte çështja shqiptare në këtë Kongres. Në një letër dërguar nga konsulli italian në
Vlorë jepej ideja se nuk duhej lejuar që territori shqiptar të copëtohej sepse, në rast të
kundërt, do të pasonte një asimilim i territoreve shqiptare nga fqinjët. Ndërsa konsulli
italian në Shkodër shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë lidhur me Shqipërinë:
―Shqipëria është e harruar dhe duket e pafuqishme. Ajo nuk ka ekzistencë sepse në
kufijtë ku e kanë vendosur është e pamundur. Shqipëria është viktima e parë e
sllavizmit… Shqipëria do të pranonte gjithçka, veçse jo të bëhej sllave sepse historia e saj
është e mbushur me luftën kundër sllavëve... Për të shpëtuar prej tyre Shqipëria mund të
pranojë një protektorat austriak‖.248
Kësisoj Austro-Hungaria arriti të përfitojë nga Kongresi i Berlinit për të rritur ndikimin e
saj në Ballkan. Ajo, përveçse siguronte hapje në drejtimin kryesor tokësor e detar për
interesat ekonomike-tregtare të saj, krijonte njëherësh edhe një barrazh të mjaftueshëm
për të ndalur influencën ruse në këtë rajon.
248
Cituar nga Jashari, Ardian, ―Politika e Italisë në Kongresin e Berlinit (2)―, http://www.epokaere.com/,
17.12.2013
122
Gjithsesi Italia ishte një fuqi po rritje dhe do të qe e vështirë në mos e pamundur çdo
rregullim sidomos në Ballkan pa përfshirjen e Italisë. Prandaj me largimin e Rusisë nga
Aleanca e Tre Perandorëve249
Italia u bë menjëherë pjesë e kësaj Aleance duke e kthyer
atë në ―Aleancë Trepalëshe‖. Aleanca Trepalëshe u formësua më 20 shkurt 1887. Në
dokumentin zyrtar u përcaktua për herë të parë një politikë lidhur me Ballkanin midis
Italisë dhe Austro-Hungarisë. Përmes këtij dokumenti Italisë i njihej e drejta për t‘u
angazhuar plotësisht në çështjet ballkanike e madje, edhe e drejta tjetër lidhur me të
parën, që kur Austro-Hungaria zgjerohej në hapësirat Ballkanike, t‘i kompensonte Italisë
përkundrejt të njëjtave hapësira. Ky ishte një status i ri i Italisë. Për herë të parë ajo
ngjitej në nivele të barabarta me fuqitë më të mëdha të kohës. Madje për herë të parë ajo
fitoi statusin e partnerit për të ndarë influencën në një rajon me të cilin lidhej siguria
kombëtare si dhe një nga boshtet tregtare të saj.
Gjithsesi, edhe kjo nuk aleancë nuk zgjati shumë. Në fund të fundit, me kalimin e kohës
dhe me ndryshimin e balancave, vendin e partneritetit e zuri rivaliteti. Ky rivalitet midis
Italisë dhe Austro-Hungarisë nuk kish ku të zhvillohej më qartë e më ashpër përveçse në
Ballkan nga ku zuri fill edhe Lufta e Parë Botërore.250
Shkallë e këtij rivaliteti ishte edhe
një marrëveshje tjetër midis Gjermanisë dhe Rusisë e përfunduar në qershor të 1887
përmes të cilës kësaj të fundit i njiheshin të drejtat historike në Ballkan. Pavarësisht se
cilat ishin qëllimet e Kancelarit të Hekurt të Gjermanisë me këtë lëvizje, fakti është
pranohej, madje legalizohej ndikimi i një fuqie tjetër të madhe në Ballkan e cila kishte
interesa të kundërta me Italinë.
Lufta e Parë Botërore nisi në dhe për Ballkanin jo aq shumë sa i vihet shkaku vrasjes së
arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë, por veçanërisht për
motivet dhe rezultatet e pritëshme të Luftrave Ballkanike të viteve 1912-1913. Nga ana
tjetër, në dhe për Ballkanin ishin të interesuara drejtëpërsëdrejtë gjashtë fuqitë e mëdha të
kohës, Austro-Hungaria, Italia, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania. Secila kishte
përllogaritjen e vet ose të territoreve, ose të influencës. Në këtë kontekst, njohja
ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në
korrik 1913 formësoi një spektër thelbësisht të ndryshëm të balancave në Ballkan.
Mosnjohja hipotetike e Shqipërisë, e lidhur me shpërbërjen e Perandorisë Otomane dhe
Perandorisë Austro-Hungareze do të thoshte më shumë Rusi në Ballkan për shkak të
nevojave të saj për dalje në Mesdhe, të lidhjeve me familjen sllave dhe bashkësisë fetare
ortodokëse që është sunduese në këtë rajon. Më shumë Rusi në Ballkan do të thotë që
bregu lindor i Adriatikut apo Ballkani Perëndimor të shndërrohej në një zotërim të
Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kjo nuk ishte as më pak, as më shumë veçse një lexim
249
Aty nga fillimi i vitit 1873 kancelari gjerman Bismark i propozoi Austro-Hungarisë dhe Rusisë të
lidheshin me një marrëveshje politiko-ushtarake që njihet në histori si "Aleanca e Tre Perandorëve‖, e cila
në thelb, synonte të dobësonte influencën e Anglisë dhe Francës në Evropë. Çka e lidhte më shumë këtë
aleancë ishte pikërisht e ardhmja e Ballkanit. Mosmarrëveshjet dhe frikërat nga njera tjetra dhe nga
zhvillimet e papritura në Ballkan, e detyruan Rusinë të dilte nga kjo Aleancë në vitin 1879. 250
Aleanca Trepalëshe u prish pak përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore
123
kërcënimi për Italinë. Ky do të ishte ndër motivet kryesor pse Italia do t‘i ―trashte‖ aq
shumë marrëdhëniet me Shqipërinë gjitha fushat, e sidomos në fushën ushtarake, sidomos
përgjatë kohës midis dy luftërave botërore.251
Interesimi italian për Ballkanin përgjithësisht dhe për Ballkanin Perëndimor në veçanti do
të vijonte përgjatë gjithë shekullit të njëzetë. Por midis dy luftërave botërore ky interesim
do të bëhej shumë i ndjeshëm. Ishin kohët kur Italia – një fuqi në rritje aspironte të merrte
një rol në kuadër të aleancës me Gjermaninë dhe Japoninë dhe të sfidonte supremacinë
angleze e franceze në këto zona. Nuk është e rastit që objekt i vërsuljes së parë (dhe për
ironi, të fundit!) frontale italiane në kuadër të Luftës së Dytë Botërore do të ishte i gjithë
gadishulli i Ballkanit me bosht Shqipërinë. Shqipëria përfaqësonte një territor të cilin
Italia e vlerësonte si një ―hapësirë jetike për të lehtësuar mbipopullimin e Italisë‖ si dhe
për të vënë mirë këmbë prej këtej që të zhvillonte ambiciet e mëtejshme ekspansioniste
në Ballkan.252
Varësisht nga koniukturat ndërkombëtare, Italia do të ndiqte më vëmendje zhvillimet në
Ballkanin Perëndimor edhe gatë Luftës së Ftohtë. Por kësaj here e frenonte fakti që
tashmë ajo ishte pjesë e NATO dhe nuk do mund të delte jashtë strategjisë së Aleancës, si
dhe fakti tjetër që Ballkani Perëndimor ishte rreshtuar në kampin apo në ideologjinë
komunisto-socialiste, gjë që parakuptonte aleanca apo partneritete të kundërta apo të
ndryshme nga ato të Italisë.253
Kësisoj, interesi dhe influenca italiane për Ballkanin
Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë kanë marrë më shumë karakterin e sigurisë sesa atë
ekonomik e tregtar.
Vitet e para të pasluftës së Ftohtë e gjetën Italinë, ashtu si krejt Evropën, të lidhur me
skemat e ngurta të Luftës së Ftohtë. Për këtë arsye, por edhe për arsye të tjera254
u
përshtat me vonesë në mjedisin e ri gjeopolitik për të gjetur veten në Ballkanin
Perëndimor. Gjithsesi, stabiliteti në këtë pjesë të Ballkanit, parandalimi i konflikteve të
reja, katastrofave njerëzore, emigracionit masiv e kriminalitetit që burojnë nga ky rajon
ose shfrytëzojnë atë, nevojat reciproke për shkëmbime tregtare e investime, etj., e sollën
dalëngadalë Italinë në një angazhim përherë në rritje në Ballkanin Perëndimor. Kjo nisi
qysh me marrjen e rolit të saj udhëheqës në Operacionin Paqeruajtës në Shqipëri gjatë
krizës së vitit 1997, pjesëmarrjen aktive përmes ofrimit të hapësirave ajrore, detare e
tokësore, si dhe të forcës njerëzore e mjeteve luftarake për ndëshkimin e gjenocidit që
ndërmori Millosheviçi, etj. Për këtë flasin edhe ndërtimi i partneriteteve ekonomike të
251
Për këtë do të flitet në kreun përkatës 252
David T Zabecki, ―World War II in Evrope: An Encyclopedia‖, Garland, New York and London
Publication, 1999, fq.1353. 253
Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria u lidh fillimisht me Jugosllavinë, pastaj me Bashkimin Sovjetik, më tej
me Kinën për të përfunduar ciklin e eksperimenteve të saj me izolimin total nga bota. Ndërkohë, edhe
Jugosllavia e atëhershme, eksperimentoi jo pak si me Lindjen, edhe me Perëndimin, duke përfunduar pastaj
në ―botën e paangazhuar‖. 254
Konfliktet gati dhjetëvjeçare që pllakosën Ballkanin përgjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të
20-të, dimensioni i ri sigurisë Evropiane, potencialet e vakëta për një kompeticion të ri në kushtet e pas
Luftës së Ftohtë, ve egzistenca e një partie komuniste italiane - më e madhja ndër simotrat në Evropë, etj.
124
vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Italia zë 51% dhe 31 % të eksporteve dhe importeve
të Shqipërisë, përbën partnerin kryesor të Kroacisë dhe një ndër partnerët më të
rëndësishëm tregtarë të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. etj.
Kësisoj dinamikat italiane në Shqipëri janë dinamika sigurie, dinamika në kuadër
aleancash, dinamika ekonomike-tregtare, e madje edhe dinamika fetare.255
Natyrisht që
në kohë e në etapa të caktuara, ka marrë përparësi herë njëra - herë tjetra nga dinamikat,
porse konstante ka qenë fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar
për këtë rajon të Ballkanit. Gjeografia fizike e përligj këtë, por në një masë proporcionale
përligjen interesat e mësipërme gjeopolitike.
4.2 Gjermania
Bashkimi kombëtar i Gjermanisë më 1871 ishte një nevojë gjeopolitike që u kuptua dhe u
krye nga një gjeni politik i pazakontë, Kancelari i Hekurt, Bismark, i cili mbizotëroi
diplomacinë Evropiane përgjatë thuajse tërë çerekut të fundit të shekullit të 19-të.
Bashkimi i Gjermanisë, aq sa kërkonte vullnetin e jashtëzakonshëm individual të
Bismarkut, po aq përfaqësoi edhe një nevojë imperative gjeopolitike të kohës.
Bashkimi kombëtar Gjerman hodhi themelet për ndërtimin e një shteti e madje të një
perandorie të fuqishme mu në zemër të Evropës. Nga fillimshekulli i 20-të fuqia
ekonomike gjermane filloi të barazohej me atë të Britanisë së Madhe, veçse me një
dallim thelbësor‖ ndërsa ekonomia angleze bazohej në sistemin e kolonive në të gjithë
botën, përkundrazi Gjermania as nuk e kishte pasur këtë mundësi, por as nuk e ushqente
si strategji politike. Gjermania e arriti këtë fuqi në sajë të ―rritjes së brendshme dhe
eksporteve mbi baza konkurrence.‖256
Gjermania nuk kishte alternativa të tjera. Në lindje kishte Rusinë dhe në perëndim
Francën, të dyja fuqi të mëdha konkurruese, madje aleate me njëra tjetrën. Në jugë të saj,
Austro-Hungaria i kufizonte zonat e mundshme të influencës. Kësisoj të paktën deri në
përfundim të Luftës së Parë Botërore, Gjermania nuk do mund të kishte asnjë interes për
Ballkanin. Prej këtej edhe shprehja e famshme e Bismarkut se Ballkani nuk e vlente as
gjakun e vetëm një granadieri Pomeranian.257
Interesi i Gjermanisë për Ballkanin formësohet kryesisht në kuadër të Luftës së Dytë
Botërore. Ky interes përcaktohet nga disa faktorë:
255
Ka patur një dualitet të hershëm midis Italisë dhe Austro-Hungarisë për të mbajtur skeptrin e protektorit
fetar të popullsisë katolike të Ballkanit. Këtë e pretendonte fillimisht Austro-Hungaria falë edhe fuqisë së
saj në kuadër të balancave Evropiane. Pas shpërbërjes së Perandorisë dualiste, ky rol i kaloi përfundimisht
Italisë, ku është edhe Selia e Shenjtë. 256
Friedman, George, ―Borderlands: The New Strategic Landscape‖, May, 6, 2014, "<a
href="https://www.stratfor.com/weekly/borderlands-new-strategic-landscape">Borderlands: The New
Strategic Landscape</a> is republishedwwith permission of Stratfor." 257
Ristelhueber, René, ―A History of the Balkan Peoples‖, Twayne Publishers, inc.,1971, pg. 180
125
1. Aleanca e ardhshme e Luftës së Dytë Botërore do ta rreshtonte Gjermaninë
përkrah me Italinë. Ndërlikimi italian në Ballkan është i njohur258
2. Objektivat e luftës. Sikurse dihet, njeri nga objektivat e luftës së shpallur nga
Hitleri ishte pushtimi i Rusisë dhe skema e pushtimit nuk mund të shkëputej nga
Ballkani. Është një konkluzion i madh historik dhe me rrjedhime të rëndësishme e
madje edhe vendimtare vonesa prej disa muajsh e fillimit të Operacionit
―Barbarossa‖ për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Kjo vonesë erdhi pikërisht për
shkak të devijimit të vëmendjes, si dhe të një numri të konsiderueshëm forcash e
mjetesh gjermane nga fronti rus në frontin ballkanik. Krahu Ballkanik i
Operacionit ―Barbarossa‖ ishte shumë i rrezikshëm sepse mundësonte goditjen në
brinjë të armatave gjermane që do të mësynin drejt lindjes.
3. Në prag të Luftës së Parë Botërore, shumica e vendeve ballkanike qeveriseshin
nga diktatura apo mbretëri të cilat kishin afeksion dhe interesa ose progjermane,
ose proitaliane.
Veçanërisht pas aventurës Italiane në Shqipëri dhe Greqi, prania gjermane në Ballkan u
bë e domosdoshme, prandaj aty nga fundi i gjashtëmujorit të parë të vitit 1941 i tërë
rajoni i Ballkanit u vu nën pushtimin gjerman. Nevoja e këtij pushtimi do të lindte
sidomos për shkak të disfatës së turpshme italiane në frontin grek dhe frikës se mos
Ballkanin e kapnin anglezët. Musolini shpresonte për një fitore të shpejtë kundër Greqisë
por planet e tij dështuan me pasoja të rënda jo vetëm për ushtrinë italiane, por për të
ardhmen e Ballkanit në kuadër të Luftës së Dytë Botërore. Italianët jo vetëm u thyen
keqas, por me thyerjen e tyre u krijuan mundësi grekëve të realizonin planet e tyre të
Megali-Idesë, ku përfshihej edhe pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Frika se mos Italia do
kishte sukses futi në lojën ballkanike Anglinë si garante e Greqisë, ndërkohë që fakti i
thyerjes së ushtrisë italiane, futi në këtë lojë Gjermaninë si aleate e Italisë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania shfrytëzoi mirë pikërisht pasionet e vjetra
ballkanike: ëndrrat për të mbritur në kufijtë të cilat secili nga kombet ballkanike i
paraqiste si kufij natyralë, përçarjet fetare e racore, përçarjet e sapolindura ideologjike
midis partizanëve të ideologjisë komuniste që kishte hedhur rrënjë edhe në Ballkan dhe
grupeve politike që përfaqësonin statukuonë tradicionale, etj. Duke shfrytëzuar këto
pasione e kontradikta, pushtimi gjerman u ushqeu këtyre popujve, veçanërisht kroatëve
dhe shqiptarëve, ëndrrën e pavarësisë e të madhështisë.
Roli i Gjermanisë në Ballkan ndërpritet përsëri më ndarjen e saj në dy pjesë që u bë
menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, për të rifilluar menjëherë pikërisht pas rënies së
Murit të Berlinit. Në çastet kur fantazia e shfrenuar e shovinizmave Ballkanikë gjeti
terren menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, në ato çaste kur Evropa si e tërë
ishte akoma në gjumin e skemave të ngrira të Luftës së Ftohtë, pikërisht atëherë do të
ishte Gjermania që do të merrte rol vendimtar në zhvillimet e mëtejshme në Ballkan.
258
Shih nënkreun 4.1 të këtij punimi.
126
Gjermania u angazhua fuqimisht në zgjidhjet politike për stabilizimin e Ballkanit
Perëndimor. Konfliktet e periudhës 1991 – 1999 në ish-Jugosllavi rikrijuan fantazmën
dhe trashëgiminë klasike të Ballkanit: duhet të gjykoheshin krimet e luftës; shoqëritë
duhej të rimësoheshin dhe të përballonin riintegrimin e viktimave, refugjatëve, ish të
burgosurve dhe veteranëve; duhej të kalohej tranzicioni i dyfishtë nga lufta tek paqja dhe
nga komunizmi/socializmi në demokraci dhe në ekonominë e tregut. Duhej të krijohej një
kulturë e re, kultura e integrimit, e pranimit, e bashkëpunimit midis kombeve, popujve e
shteteve, deri edhe për çështje serioze si ndasitë kufitare, etj. Gjermania përbënte një pikë
reference e udhëheqëse edhe me shembullin e saj të pajtimit kombëtar e të rindërtimit. Në
këto kushte, Gjermania do të kishte kurajën e mjaftueshme që e para të njihte zyrtarisht
Republikën e re të saposhpallur të Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë. ―Nga një pozitë
ku amtarët e BE-së ishin 11 me 1 në favor të ruajtjes së unitetit të Jugosllavisë,
Gjermania arriti të imponojë miratimin e njohjes së Kroacisë dhe Sllovenisë si shtete të
pavarura.‖259
Ribashkimi i Gjermanisë që prodhoi një vend me mbi 80 milionë banorë, solli njëherësh
edhe një riformatim të hierarkisë së fuqisë në BE: Për herë të parë bie roli i Francës si
lider i BE-së për t‘u zëvendësuar nga roli i Gjermanisë. Fuqizimi ekonomik i saj solli
edhe fuqizimin e jashtëzakonshëm politik. Gjermania renditet sot në në vend të dytë për
pozitën në tregtinë botërore, në vend të tretë lidhur me investimet në vendet e tjera dhe në
vend të katërt pas SHBA, Kinës dhe Japonisë për PPB. Marka është shndërruar tashmë
menjëherë pas dollarit në pikëpamje të monedhës së rezervave. Me këtë fuqizim,
Gjermania detyrimisht udhëheq, midis të tjerash, edhe listë-detyrat e pakryera të BE-së,
ndër të cilat është edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.
Por ky rol drejt Ballkanit është njëherësh një interes i madh kombëtar i vetë Gjermanisë.
Gjermania e ka një drejtim të kahershëm drejtimin e zgjerimit ekonomik në lindje e
juglindje. Sot në kushtet e ekonomisë globale dhe të balancave që krijohen në thellësi të
mëdha strategjike, Gjermania është jashtëzakonisht e interesuar të hapë tregje të reja
eksporti në drejtim të Turqisë, të Azisë Qendrore e deri në Kinë. Në këtë kuadër është
edhe marrja e lidershipit gjerman në operacionet paqeruajtëse në Afganistan e Kosovë.
Përgjatë gjithë krizës ballkanike Gjermania u përfshi në të gjitha vendimet dhe proceset e
mëdha për të qetësuar zonat e konfliktit në këtë rajon. Gjermania ishte anëtare e Grupit të
Kontaktit së bashku me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Rusinë për
të monitoruar konfliktet në Jugosllavi. Më 1999 mori pjesë fuqishëm në fushatën e
NATO-s për të ndëshkuar gjenocidin e Millosheviçit kundër popullit të Kosovës.
Por, në krahasim me orientimet disi preferenciale të aktorëve të tjerë të mëdhenj në
Ballkan, Gjermania është pozicionuar më e balancuar në rajon, duke ideuar e nxitur jo
vetëm iniciativa gjithëpërfshirëse, por edhe konstante e madje në rritje në pikëpamje të
intensitetit. Ballkani përfshihet në një interes komplementar gjerman qoftë në funksion të
259
Carr, T.W. ―German and us involvement in the Balkans: a careful coincidence of national policies?‖,
Associate Publisher, Defense & Foreign Affairs Publications. London, 1995
127
ekonomisë kombëtare si rajon relativisht i fuqishëm eksporti dhe perspektivash shtrirjeje,
qoftë edhe në synimet e saj si lidere e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit. Ndaj
është në këtë kuadër gjeopolitik që kohët e fundit Gjermania nxiti dhe institucionalizoi
iniciativën e konferencës mbi perspektivën ekonomike dhe Evropiane të Ballkanit
Perëndimor nën patronazhin e drejtpërdrejtë të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel.
Konferenca bëri bashkë politikanët më të lartë nga Gjermania, BE-ja dhe Ballkani.
Madje, Konferenca e Ballkanit Perëndimor vendosi që takimet të vijojnë në mënyrë të
rregullit në baza vjetore.260
Roli udhëheqës politik i Gjermanisë dhe ndikimi kyç i saj në
BE, pritet të japë nxitjen e dëshiruar për kryerjen e reformave të thella në rajon përgjatë
viteve të ardhshme, pikërisht në një kohë që vendet anëtare të BE-së janë paraqitur
skeptike dhe të lodhura me zgjerimet e shkuara. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe
bashkëkryesues i Konferencës së Ballkanit Perëndimor vlerëson se ―Falë Gjermanisë së
madhe jemi pjesë e Evropës së madhe dhe bashkim i forcave drejt BE-së, është një shtysë
entuziazmuese. Duke bashkuar forcat tona me Gjermaninë kemi vetëm për të fituar.
Përveç udhërrëfyese në ecjen përpara të një Ballkani që është në paqe, por që paqen e ka
shumë të brishtë, Gjermania është dhe një garanci për një Evropë që ndodhet e sfiduar në
kufijtë e vet nga ambicie të natyrave të ndryshme vendesh që po e testojnë në mënyrë
dramatike fuqinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërive të hapura dhe Evropës së Bashkuar‖,
vijoi më tej ai.261
Në një vlerësim të përgjithshëm e përfundimtar, dinamikat gjermane në
Ballkanin Perëndimor janë dinamika gjeopolitike, dinamika në kuadër organizatash
rajonale, por edhe dinamika ekonomike e sigurie.
4.3 Rusia
Rusia ka një interesim historik për Ballkanin Perëndimor që lidhet me shumë faktorë.
Nga më kryesorët janë:
Interesi rus për të krijuar akses në ujra të ëmbla. Sikurse dihet, Rusia është e varfër në
ujera të lundrueshme. Në këto kushte një nga opsionet për të dalë apo për të krijuar akses
në këto ujra është Mesdheu, e në këtë kuadër, Deti Adriatik, pjesa lindore e të cilit,
sikurse e kemi prekur edhe më lartë në këtë punim, kontrollohet nga vendet e Ballkanit
Perëndimor. Kjo është njëra nga dinamikat ruse në Ballkanin Perëndimor. Ky mund të
përkthehet si një interes në radhë të parë sigurie. Marrëdhëniet e ngushta ushtarake Rusi-
Serbi i shërbejnë pikërisht këtij kuadri. Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me Serbinë
për të lejuar ushtarët rusë të përdorin si bazë ushtarake aeroportin e Nishit, i cili ka pas
shërbyer për inkursionet serbe kundër Kosovës. Serbia dhe Rusia kanë një marrëveshje
15 vjeçare të bashkëpunimit ushtarak që përfshin shkëmbime në fushën e inteligjencës,
shkëmbime të tjera ushtarake dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Moska është aktive në përpjekjet për të penguar Bosnjë-Hercegovinën nga integrimi në
komunitetin euro-atlantik duke shfrytëzuar për këtë ndarjet e brendshme etnike e fetare,
260
Takimi tjetër i radhës do të mbahet në Austri gjatë vitit 2015 261
http://www.gazetadita.al/rama-gjermania-nje-garanci-per-Evropen-dhe-ballkanin/
128
veçanërisht të ashtuquajturën Republika Srbska e cila ka marrëdhënie shumë të ngushta
me Rusinë, duke gëzuar statusin e një shteti të pavarur dhe jo të një entiteti federal në
kuadër të Bosnjë-Herzegovinës.262
Rusia, duke pasur mundësinë dhe të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,
kohët e fundit abstenoi për zgjatjen e mandatit të misionit paqeruajtës në Bosnjë-
Hercegovinë, duke kërkuar njëherësh të hiqej nga deklarata shprehja ―perspektiva Euro-
Atlantike e Bosnnjë-Hercegovinës.‖263
Në përpjekjet për të lidhur në pikëpamje operacionale bazën e vet në Mesdhe (Siri) me
një bazë të mundshme në Adriatik dhe për çdo rast të paparashikuar në këtë të fundit për
shkak të zhvillimeve të paqarta në Siri, Rusia ka kërkuar akses për flotën e saj në portet e
Malit të Zi për furnizim dhe mirëmbajtje/riparime. Megjithëse kjo kërkesë nuk është
pranuar nga qeveria e Malit të Zi pas presioneve nga NATO për shkak të sigurisë së
hapësirave të Aleancës, fakti që Rusia iu drejtua Malit të Zi tregon shumë për boshtet se
ku lëviz politika e jashtme dhe ajo e sigurisë së Rusisë. Për më tepër, nëse do të bëhej një
lëvizje e tillë, do të kishte një ndikim rëndues në vlerësimet e kritereve për anëtarësim në
NATO të Malit të Zi.
Interesi sllavo-rus për popullsitë sllave në Ballkanin Perëndimor. Sikurse dihet pjesa
dërmuese e popujve të Ballkanit përgjithësisht dhe sidomos e Ish Jugosllavisë përbëhet
nga popuj të familjes sllave. Është e natyrshme që interesimi rus të jetë i pranishëm dhe
kjo përbën një dinamikë më vete. Serbia ka qenë gjithnjë një kryeurë e Rusisë në Ballkan.
Rusia e ka mbështetur gjithnjë kundërshtimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e
Kosovës, madje Rusia e përdor rastin ―Kosova‖ si një argument për të justifikuar
pushtimin e Krimesë.
Një interes specifik rus për Ballkanin Perëndimor buron edhe nga fakti i bashkësisë
ortodokse me pothuajse pjesën dërmuese të popullsisë së të gjithë Gadishullit, duke
përfshirë popuj sllave por edhe josllavë, siç janë grekët apo rumunët. Interesimi fetar për
këta popuj është edhe një faktor me histori të thellë në kohë, që buron nga fakti që ish
Perandoria Ruse i atribuonte vetes rolin e mbrojtësit të fesë ortodokse. Kjo është një
dinamikë tjetër që përforcon interesimin e madh rus për influencë në Ballkan në tërësi
dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
Një dinamikë tjetër është dinamika ekonomike. Ballkani Perëndimor nuk është një treg
kaq i madh sat ë luajë rol të rëndësishëm në ekonominë ruse, porse ka disa zëra ku me të
262
Kur Presidenti Putin vizitoi Serbinë në Tetor 2014, Milorad Dodik-President I Republikës Srbska u
trajtua si një kryetar shteti dhe u ftua në Beograd për ta takuar atë. (Luke Coffey: ―The U.S. Must Counter
Russian Influence in the Balkans‖). 263
―Djukanovic: Sanctions Against Russia Are Wrong,‖ InSerbia News, November 27, 2014,
http://inserbia.info/today/2014/11/djukanovic-sanctions-against-russia-are-
wrong/?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+InSerbiaNews+%28InSe
rbia+News%29 (accessed December 5, 2014). (Cit. nga Luke Coffey: ―The U.S. Must Counter Russian
Influence in the Balkans‖). (Luke Coffey është partner i Qendrës Margaret Thatcher për Liri, i Institutit
Kathryn dhe Shelby Cullom Davis për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Fondacionin
Heritage).
129
vërtetë ky rol është i madh. Vitin e fundit (2013) Serbia dhe Rusia nënshkruan një
marrëveshje të partneritetit strategjik për çështje ekonomike. Investimet e brendshme të
Rusisë do të bëhen në sektorët e transportit dhe të energjisë. Të vlerësuar me kujdes, në
fakt të dy sektorët aq sa janë të karakterit ekonomik, po aq janë edhe të karakterit
strategjik të sigurisë. Përveç shteteve të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura që
dirizhohet nga Rusia, Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka marrëveshje tregëtie të
lirë me Rusinë. Edhe pse impakti i rënies së projektit të South Stream mbi Serbinë do të
jetë i madh, përsëri Serbia do të jetë një aleat i ngushtë me zgjidhje alternative për
Rusinë.
Një dinamikë favorizuese për influencën ruse në Ballkan vjen nga vetë Evropianët, për
shkak të mungesës së kohezionit të vendeve perëndimore për të formuluar e ndjekur një
politikë të përbashkët ndaj interesave ruse në rajon. Për më tepër që angazhimi përherë e
më i madh Evropian apo amerikan për çështje të tjera të vlerësuara më madhore (Ukraina,
ISIS, milionat e refugjatëve, terrorizmi, etj.), ka larguar ose mund të ndikojë për largimin
e vëmendjes nga Ballkani Perëndimor. Siç vënë në dukje edhe institute të specializuara,
Ballkani është shndërruar në një fushë betejë konflikti të ri gjeopolitik, i cili po
simbolizohet nga një rritje gjithnjë e më e madhe e aktiviteteve diplomatike dhe
propagandistike ruse.264
Është një realitet që SHBA dhe Evropa patën një zë të
përbashkët politik e ushtarak lidhur me qëndrimin e tyre ndaj gjenocidit etnik që u
ushtrua në Kosovë rreth 15 vjet më parë. Një politikë e përbashkët është ndërtuar dhe po
zë vend tashmë në të gjitha çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor gjithashtu.
Gjithsesi nuk ka një strategji afatgjatë për zhvillimin e marrëdhënieve të BE-së me
Serbinë. Po kështu nuk ka një politikë të përbashkët për tu marrë seriozisht me
kërcënimet ndaj sigurisë rajonale anë e mbanë Ballkanit, përfshirë edhe mundësinë e
anëtarësimit në NATO të vendeve që aspirojnë apo që janë penguar qëllimisht për një
anëtarësim të tillë. Lëkundjet politike duken edhe mungesën për hartimin dhe zhvillimin
e një politike të përbashkët energjetike Evropiane, në të cilën të përfshihen edhe vendet
kandidate për në BE dhe në NATO. Një angazhim më serioz dhe jo mëdyshës politik dhe
ekonomik i Perëndimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm për të
minimizuar influencën ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë ruse në rajonin e
Ballkanit. Në të kundërtën, nëse Perëndimi nuk e bën këtë, atëherë do të jetë Rusia që do
të plotësojë vakumin që ekzisto në një farë mase sot për sot, në kushtet kur vëmendja e
NATO-s dhe e Evropës përgjithësisht është përqendruar në konfliktin ruso-ukrainas.
Dinamikë jo pa peshë dhe që ndjell influencën ruse është edhe ritmi shumë i ngadaltë i
integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE. Natyrisht klasa
politike e vendeve të Ballkanit ka përgjegjësitë e veta sepse është mbërthyer nga barra e
korrupsionit, e interesave oligarkike, nga përdorimi i parasë së popullit për të shtypur apo
264
Bodo Weber and Kurt Bassuener, Democratization Policy Council, ―The Western Balkans and the
Ukraine crisis – a changed game for EU and US policies?‖, Sarajevo, 2014, pg.1.
130
për të blerë politikanët, grupet mediatike dhe gjyqësorin. Ky fakt përbën një terren të
favorshëm që ndihmon e madje mbështet interesat ekonomike dhe diplomatike të Rusisë
në Ballkanin Perëndimor. Gjendja e stanjacionit apo e zhvillimit tepër të ngadaltë të
reformave të nevojshme lidershipi politik i vendeve të rajonit, mund të pasqyrojë
gjithashtu edhe mungesën e një vullneti më serioz politik dhe diplomatik të vendeve të
Bashkimit Evropian që shtetet e kësaj zone të integrohen më shpejt në organizmat euro-
atlantike. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë stanjacioni, aq më shumë hapësira boshe
krijohen për t‘u mbushur nga interesat diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të
Rusisë.265
Kësisoj humbasin vetë vendet Ballkanike, por humb edhe influenca
perëndimore, prosperiteti, paqja dhe siguria në Evropë.
Rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë një zonë e destabilitetit në Evropë. Edhe pse sigurisë në
rajon është përmirësuar në mënyrë dramatike që nga vitet 1990, ndarjet sektare mbeten
dhe janë përkeqësuar nga ekonomitë e ngadaltë, normat e larta të papunësisë dhe
korrupsionit endemik politik. Moska i ka shfrytëzuar këto tensione në një përpjekje për të
çuar përpara një agjendë pro-Rusi me qëllim të mbajtjes së vendet e rajonit larg nga
komuniteti transatlantik. Rusia dhe Serbia janë vende ortodokse, dhe Rusia jep ndikim të
madh politik në Serbi. Serbia ka shërbyer gjatë si pikëmbështetje të Rusisë në Ballkan.
Moska vazhdon të interpretojë pavarësinë e Kosovës për të justifikuar veprimet e veta në
Krime, Osetinë Jugore, dhe Abkhazi.
Kohë më parë Serbia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik, me
theks çështjet ekonomike, kryesisht në sektorët e transportit dhe energjisë. Jashtë
Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka një
marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.
Marrëdhënia ushtarake ruso-serbe janë gjithashtu të afërta. Rusia ka një marrëveshje me
Serbinë për të lejuar ushtarët rusë të bazohen në aeroportin e Nishit, që është përdorur
nga Serbia për t‘u përzier në veri të Kosovës. Serbia ka privilegjin e statusit të vëzhguesit
në Traktatin e Sigurisë Kolektive. Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar gjithashtu një
marrëveshje 15-vjeçare ushtarake bashkëpunimi që përfshin shkëmbimin e inteligjencës,
shkëmbimet në fushat e arsimimit ushtarak, si dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake.
Moska e di se mënyra më e lehtë për të parandaluar Bosnje-Hercegovinën nga hyrja e
komunitetit transatlantik është duke shfrytëzuar ndarjet e brendshme etnike dhe fetare
midis popullatave kroate e serbe dhe boshnjake. Rusia është veçanërisht aktive në rajon
etnikisht serbe, Republika Srpska, një nga dy entitete nën-shtetërore brenda Bosnjës dhe
Hercegovinës që dolën nga lufta civile në atë vend në vitet 1990. Republika Srpska ka
gëzuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me Kremlinin. Ngjarjet e fundit në Ukrainë,
265
Sipas vlerësimeve, në Malin e Zi, ka shenja që opinion publik është duke humbur durimin me
Perëndimin pas vonesave shumë të gjata në procesin e bashkimit me NATO-n dhe BE-në. Rusia ka një
influencë me peshë shumë të madhe ekonomike në Malin e Zi, duke qenë investitori I brendshëm më i
madh i vendit: mbi një të tretat e të gjitha ndërmarrjeve investuese zotërohen nga kompani ruse. (David
Clark and Dr. Andrew Foxall, ―Russia‘s Role in the Balkans—Cause for Concern?‖ The Henry Jackson
Society, June 2014, p. 10, http://henryjacksonsociety.org/wp-content/uploads/2014/06/Russias-Role-in-the-
Balkans.pdf (accessed December 5, 2014).
131
veçanërisht aneksimi i Krimesë, kanë frymëzuar retorikë separatiste në Republikën
Srpska. Në një farë mënyre, marrëdhëniet e Rusisë me Republikën Srpska duken si një
marrëdhënie me një shtet tjetër sovran.
Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KSKB), kohët e
fundit ka abstenuar gjatë votimit vjetor për të zgjatur misionin paqeruajtës në Bosnje
Hercegovinë. Ishte pikërisht hera e parë që nga fillimi që Rusia nuk kanë votuar në
mbështetje të rezolutës. Interesante është gjithashtu që Rusia në këtë Këshill, kërkoi që të
mos përmendet ―perspektiva euro-atlantike e Bosnje-Hercegovinës‖.
Rusia dhe Mali i Zi kanë pasur marrëdhënie të ngushta për shekuj me radhë dhe sot Mali
i Zi ecën në një linjë duke luajtur njëherësh edhe me perëndimin. Veçanërisht i ndjeshëm
është ndikimi Rus në ekonominë e Malit të Zi, duke u shndërruar në disa fusha si
investitori më i madh i vendit.
I tërë arti i Rusisë është që të krijojë varësi infrastrukturore në Ballkan me ekonominë e
sotme të Rusisë. ―Si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe vende të tjera, janë të
gjitha në linjën e zjarrit‖. Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë
një dëshmie të kohëve të fundit në Kongresin Amerikan.266
4.4 Kina
Nuk është as në gjeografinë, as në shtrirjen e interesave historike të Kinës të ndërtojë
interesa në Ballkan. Vetëm e thjeshtë në pikëpamje ideologjike, aty nga fundi i vitit 1970
Kina komuniste e kohës ndërtoi një urë lidhëse në Ballkan përmes miqësimit me
Shqipërinë komuniste të kohës. Në fakt, oferta shqiptare i vinte në takim edhe me
synimin për t‘u paraqitur si një kundërpeshë ndaj Bashkimit Sovjetik me të cilin
konkurronte në atë kohë për rol udhëheqës në lëvizjen komuniste botërore. Nga ana e saj
Shqipëria shfrytëzoi koniukturat si dhe një mbështetje më të hershme që pat dhënë me
mbrojtje parimore dhe me votë në pranimin e Republikës Popullore të Kinës në OKB dhe
si anëtare e Këshillit t Sigurimit.
Që nga ajo kohë filloi edhe një fushatë kineze për të ndërtuar ndikimin në një rajon më të
gjerë, duke shfrytëzuar disponimet antiruse, disponimet antiamerikane apo nevojat për
mbështetje ekonomike e ushtarake. Sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me
Shqipërinë, Kina u lidh gjerësisht me Ish Jugosllavinë dhe me Rumaninë. Përmes së
parës aspironte të ndikonte të ashtuquajturën ―Botë e Paangazhuar‖, kurse përmes së
dytës, të ndikonte sa më shumë vende komuniste të Evropës Juglindore.
Shndërrimet e pas Luftës së Ftohtë prishën gjithçka që qe ndërtuar sipas skemës së vjetër
dhe për rreth dy dhjetëvjeçarë sa situata në Ballkan u qartësuan politikisht, Kina nuk pati
ndonjë ndikim në këtë rajon. Tanimë që Ballkani dhe përgjithësisht Evropa Juglindore ka
marrë trajta të qarta politike dhe kur vetë Kina ka evoluuar drejt ekonomisë së tregut,
266
VOA, 20 Mars 2015
132
pavarësisht se në pikëpamje politike ruan sistemin njëpartiak të drejtimit të shtetit, ajo
është rihedhur fuqishëm në këtë rajon. Këtë herë, nuk është vetëm Ballkani që ajo aspiron
ta ndikojë. Përkundrazi, Ballkani është pjesë e një ndërmarrjeje më të fuqishme kineze
për të ndërtuar influencë në një zonë shumë më të gjerë, duke përfshirë edhe ndaj
shteteve të fuqishme përreth Ballkanit përmes ―tregtisë në rritje, investimeve në energjinë
e pastër dhe aleancave politike embrionike‖267
.
Në këtë kuadër, Kina ka rritur përgjithësisht volumin e marrëdhënieve tregtare me tërë
Evropën, duke e katërfishuar atë në vitin 2010 në krahasim me vitin 2000.268
Projekti më
i madh infrastrukturor është interkontinentali Kina Perëndimore - Evropa Perëndimore,
një korridor tranzit që njihet historikisht si Rruga e Mëndafshit. Duke marrë parasysh që
vetëm një përqind e mallrave kineze vjen në Evropë me rrugë tokësore përmes vendeve
Aziatike, Kina ka iniciuar dhe po zhvillon projektin e autostradës Kinë - Evropë përmes
Kazakistanit e Taxhikistanit, me vlerë qindra milionë dollarë, e duke punësuar dhjetëra
mijëra punëtorë vendas e kinezë. Projekti tjetër është investimi në pika strategjike
portuale në Mesdhe, gjë që ka filluar në Greqi më 2008.269
Me modernizimin e porteve në
rajonin e Ballkanit, natyrshëm do të zhvillohet rrjeti i autostradave dhe hekurudhave në
shërbim të rrjetit të transportit tregtar Kinë-Evropë me qëllim të shkurtojë kohën dhe për
të rritur volumin e transportit të mallrave. Për këtë, Pekini është i interesuar menjëherë në
portet, autostradat dhe hekurudhat. ―Pika e fillimit të depërtimit kinez në Ballkan është,
pa dyshim, port i Pireut. Në vitin 2009, kompania kineze Cosco fituar 50% të të drejtave
komerciale të këtij Porti, duke paguar rreth 500 milionë euro për atë që është bërë
investimi më i madh kinez në Evropë të të gjitha kohërave.‖270
Realisht në vendet e Ballkanit Perëndimor Kina është partner i menjëhershëm pas
vendeve të Bashkimit Evropian. Shkëmbimet bilaterale me Serbinë u rritën në 325
milionë euro në vitin 2010, duke ruajtur kuotën e rritjes prej 20 përqind çdo vit, me
Maqedoninë u rritën në 107 milion euro, etj. Kina vlerëson se vendet e Ballkanit kanë
potenciale të mëdha për të thithur eksportet e lira kineze si dhe për shfrytëzimin e
rajoneve minerale në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, etj.
267
Poulain, Loïc, ―China‘s new Balkan strategy‖, Center for Strategic&International Studies, Volume 1, Number 2, August 2011. 268
Po aty 269
Kina ka investuar fillimisht 1.5 miliardë dollarë në portin e Pireut duke shtuar 11 krahë të rinj
shkarkimi. Në krahasim me vitin 2008, sot në Portin e Pireut përpunohen mbi 3.2 milionë ose mbi 8 herë
më shumë konteinerë me mallra kineze krahasuar me 2008. Porti i Pireut renditet ndër portet më të mëdha
Evropiane, me qindramijëra vetë të punësuar. Parashikohet që kapaciteti portual i Pireut të rritet deri 6
milionë konteinerë më 2016 gjë që do të kërkojë krejt natyrshëm infrastruktura të tjera lehtësuese
(autostrada, porte, hekurudha) në të gjithë Ballkanin sidomos në atë Perëndimor. Po kështu, punohet edhe
në Portin e Selanikut me synim për të ―pushtuar‖ Evropën Qëndrore e Lindore me mallra e investime
kineze. Këto zhvillime natyrshëm do të konkurojnë polin tjetër të Evropës, Portin e Roterdamit. 270
Rodolfo Toè, ―Balcani, l'amico cinese‖, http://rassegnaest.com/2015/01/12/cina-balcani-energia-
investimenti/
133
Në gjithë këtë kuadër, Kina ka shprehur interes të madh në financimin dhe ndërtimin e
një hekurudhe me kosto prej 4.5 miliardë eurosh që kalon përmes Serbisë deri në
Adriatikun jugor. Një sinjal të tillë ajo e dha duke ndërtuar Urën Zemun-Borča prej 170
milion euro, e ashtuquajtura ―Ura e Miqësisë Serbo-Kineze‖. Ndërkohë, ajo po investon
në Ballkan në fushën energjetike, duke përfituar nga fakti që është lider në këtë fushë dhe
madje më e lira. Kështu psh., në Prill 2011, Korporata Greke e Energjisë nënshkroi një
marrëveshje me Korporatën e famshme Sinovel Wind të Kinës për të zhvilluar një
kompleks 200-300 MW. Ndërkohë, China International Water and Electric Corporation
ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me qeverinë e Maqedonisë për të ndërtuar
një superprojekt prej 1.5 miliardë euro ku përfshihen 12 hidrocentrale përgjatë lumit
Vardar, nga Kosova në kufirin me Greqinë.
Çka verehet është përzgjedhja kineze për të patur Serbinë dhe Greqinë si të përkëdhelurat
e saj në Ballkan. Më lartë përmendëm investimet e saj në Greqi, ndërsa lidhur me Serbinë
mjafton të evidentohet se pesë vendet kryesore të origjinës së importeve të Serbisë janë:
Gjermania (11%), Rusia (9.5%), Italia (8.6%), Kina (6.5%) dhe Hungaria (5.7%).271
Në
total, Belgradi dhe Pekini kanë nënshkruar 13 memorandume dhe marrëveshje...
Sidoqoftë kjo do të thotë shumë për Ballkanin Perëndimor, sepse ekonomia kineze është
një ekonomi globale dhe nuk mund të kufizohet thjeshtë në një shtet apo në një rajon. Si
e tillë ajo nuk mund të niset as vetëm nga preferencat, por nga nevoja globale e shtrirjes,
nga interesi dhe nga fitimi që të sigurojë të ardhmen e një popullsie të stërmadhe.
Ndoshta ajo mund të ketë rezerva për shembull, për njohjen e Kosovës sepse i trembet
faktit që vetë Kina përbëhet nga rreth 56 minoritete të njohura, për të cilat, shembulli i
Kosovës mund të ndjehet si presion, por prapëseprapë, interesi ekonomik i saj është
shumë më i madh sesa ky shqetësim politik.
Do të ketë pra, një dualitet në të ardhmen midis prirjes gjeopolitike agresive kineze për të
shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur
tregjet e Evropës Qendrore e Lindore me ritmin jo agresiv me të cilin ecën BE-ja në këtë
rajon. Ndoshta investimet e para nuk do t‘i japin kundërshpërblimin Kinës për një të
ardhme të afërt. Por në një të ardhme të largët ky kundërshpërblim është i siguruar.
Natyrisht Kina ka edhe synimet e saj jo vetëm tregtare. Por çështja nuk është të shikohet
ky ekspansion ekonomik si një dukuri ndaj të cilit do të duhen ndërtuar mure pengesash,
sepse kjo jo vetëm që nuk është e mundur, por as me interes. Çka e zgjidh problemin
është që të rritet gara, kompetitiviteti i ekonomive të fuqishme Evropiane, të cilat duhet të
çlirohen nga paragjykimet apo frikërat e pabaza, duke qenë njëherësh edhe të
vëmendshëm. Ajo që duhet të shqetësojë Evropën është se shkalla e influencës në
Ballkan do të ndikohet së tepërmi nga shkalla e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe
investimeve në fusha nevralgjike të ekonomisë.
271
http://atlas.media.mit.edu/profile/country/srb/
134
4.5 Anglia
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe – perandoria ku nuk ―perëndonte dielli‖, që
zotëroi botën për më se një shekull, nuk do mund të bëhej e tillë pa zotëruar detrat dhe
oqeanet. Prandaj edhe shqetësimi e interesi më i madh i saj kanë qenë e mbeten pikat
strategjike që sigurojnë rrugëkalimet detare e oqeanike, përkatësisht ngushticat, ishujt,
gjiret detare,etj.
Mesdheu përbën kockën e kësaj strategjie, për vetë pozitën gjeostrategjike që ka si nyje
lidhëse si midis dy oqeaneve, edhe midis tre kontinenteve. Çdo fuqi tjetër që do të
rrezikonte apo kërcënonte Mesdheun nxirrte jashtë lojës gjeopolitike Anglinë dhe për
këtë arsye ishte e patolerueshme nga kjo e fundit. Natyrisht, me konceptin
―Mesdheu‖kuptohen të gjitha detet që e përbëjnë atë. Ndër këta të fundit Deti Adriatik ka
të veçantat e tij për dy arsye themelore:
- Në brigjet e Detit Adriatik kanë lindur, janë rritur e lulëzuar Perandoria Romake,
Perandoria Austro-Hungareze dhe Mbretëria e Venecias – tre nga entitetet që i
kanë dhënë vulë njerëzimit.
- Deti Adriatik është deti që futet më thellë në kontinent gjë që siguron
frymëmarrjen e mjaftueshme tregtare të tërë Evropës qendrore e juglindore.
Mbetet qartazi përfundimi se kush zotëron Detin Adriatik, zotëron zemrën e kontinentit
Evropian. Këtë fat apo këtë të drejtë e kanë pasur, sipas gjeografisë, Italia e sotme, Ish
Jugosllavia me shtetet e saj përbërëse dhe Shqipëria. Natyrisht secili nga këta shtete ka
peshën e vet qoftë për nga pozicioni gjeostrategjik, qoftë edhe për nga kapacitetet që ka
patur apo ka për ta ushtruar rolin që i jep pozita gjeografike.
Por për çka shtjellojmë në këtë punim, e rëndësishme është të shprehet se gjeografikisht
Detin Adriatik e sundojnë nga njëra anë Italia dhe nga ana tjetër Ballkani Perëndimor.
Nga ana tjetër, fuqia që ka pasur dhe ka interes të rëndësishëm për të dalë në Detin
Adriatik, është Rusia. Prandaj edhe interes i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar ka
qenë që të mbahen nën kontroll zhvillimet në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe të
mbahet sa më larg Rusia.
Për këto arsye, Mbretëria e Bashkuar do të bënte kujdes gjatë gjithë kohërave të kishte
―dorë‖ në zhvillimet në Itali, ish Jugosllavi dhe Shqipëri. Italia dhe Mbretëria e Bashkuar
do të nënshkruanin një Pakt aleat qysh në vitin 1915 duke ruajtur në vijimësi të njëjtin
status të aleatit, edhe pse me lëkundje, siç ishin vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.
Mbretëria e Bashkuar krijoi, ruajti marrëdhënie veçanërisht të ngushta Me Jugosllavinë,
fillimisht duke pranuar në Londër dhe duke njohur qeverinë në mërgim të Mbretit Pjetër i
Dytë të Jugosllavisë qysh më 1941, kur forcaty e Boshtit pushtuan këtë vend. Në Janar
1942 ruajalisti Drazha Mihailoviç u bë Ministër i Luftës i Jugosllavisë së kohës pikërisht
nën mbështetjen e anglezëve. Por në vitin 1943, Kryeministri anglez Uinston Çërçill
vendosi të tërhiqet nga mbështetja për Mihailoviçin e Çetnikët serbë duke e kaluar atë për
forcat partizane të Ish Jugosllavisë të cilat, nën udhëheqjen e Titos, ishin rreshtuar
135
bindshëm në krah të Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë. Në kulmin e Luftës së Dytë
Botërore, në vitin 1944, Ish Kryeministri Çërçill do të delegonte pranë Shtabit të Titos
pikërisht të birin, Randolph Churchill në një mision ushtarak e diplomatik - pjesë e
mbështetjes britanike për forcat partizane antifashiste.
E rëndësishme në këtë sjellje elastike të Britanisë së Madhe ndaj Ish Jugosllavisë së
Luftës së Dytë Botërore nuk është as disponimi antikomunist i njohur i Çërçillit, as
afërsia Evropiane apo ndonjë motiv tjetër përveç faktit që Jugosllavia duhej ndikuar me
çdo kusht jo vetëm apo thjeshtë në pikëpamje ushtarake si pjesë e koalicionit antifashist,
por sidomos për të ardhmen e saj për shkak të pozitës kontrolluese që kishte në brigjet
lindore të Adriatikut. Për më tepër që prirja dukej qartë se e ardhmja e pushtetit në atë
vend po gatuhej për forcat partizane e komuniste të drejtuara nga Tito.
Në vlerësim të kësaj të ardhme, do të ishte vetë Ish Kryeministri Anglez, i cili me idenë e
famshme të ―përqindjeve‖, do ta fiksonte Ish Jugosllavinë në drejtpeshimin 50 me 50
përqind të influencës lindje-perëndim. Kjo zgjidhje e ktheu Ish Jugosllavinë në një zonë
tampon (―buffer zone‖) midis dy blloqeve për gati gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë –
një zgjidhje që fakt favorizonte pikërisht perëndimin sepse i linte të lirë Detin Adriatik.
Shqipëria si pjesë e Ballkanit Perëndimor, ka zënë një vend të rëndësishëm në agjendën
Britanike e cila fillon sidomos që me themelimin e shtetit shqiptar. Në Konferencën e
Londrës të vitit 1913 që u thirr për të zgjidhur çështjet që patën lindur në Ballkan gjatë
luftërave ballkanike e në vijim të tyre, Shqipëria u shpall e pavarur por thuajse me
gjysmën e popullsisë dhe territoreve të mbetura jashtë saj. Po në të njëjtin vend (në
Londër) në 2015, sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë,
Rusisë) dhe Italisë Shqipëria do të fshihej përfundimisht nga harta.
Çka shohim në këto ngjarje, duket qartë boshti i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar:
nuk ka rëndësi se si rregullohen balancat në një zonë apo në një tjetër, por e rëndësishme
është që të shtetet që kontrollojnë detet (në këtë rast, Detin Adriatik) të jenë miq të
Britanisë së Madhe. Tradicionalisht Greqia është një mik i tillë, ndërsa për Jugosllavinë,
Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka me qëllim që të kishte të pranishme influencën
e saj. Historiani Paskal Milo vlerëson se në Konferencën e Teheranit të tri Fuqive të
Mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik
të vitit 1943, ―Çërçilli, për herë të parë, ka ngritur idenë e hapjes së frontit të dytë në
Ballkan dhe aty është përplasur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Rusinë, të
cilat nuk donin që frontin e dytë ta hapnin në Ballkan, por në Evropë, sepse atje ishte
teatri më i madh i luftimeve. Por Çërçillit aty i është dhënë e drejta, për shkak të
interesave që Britania e Madhe kishte në Ballkan, pasi Ballkani ishte ura lidhëse e
Lindjes së Afërt me Lindjen e Mesme, ku Britania kishte interesa të mëdha dhe ku
Britania ishte perandori e deteve dhe ku donte që Mesdheun Lindor ta kontrollonte,
atëherë asaj iu dha si prioritet të merrej me Ballkanin dhe që në 1943-shin, asaj i është
thënë që Greqinë e ke totalisht nën kontroll. Kjo ishte një nga arsyet pse anglezët u futën
shumë fort në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas luftës. Në ndarjen që u bë
136
midis Çërçillit dhe Stalinit, zona e influencës u la 90 për qind influencë britanike dhe 10
për qind influencë sovjetike. Dhe kur u bë lufta civile në Greqi, komunistët grekë nuk e
dinin këtë fakt dhe ushqenin mbështetje më të madhe nga Stalini, mirëpo Stalini e kishte
bërë marrëveshjen, por askush nuk e dinte.‖272
Këtë konkluzion veçse e përforcon qëndrimi i Anglisë ndaj Shqipërisë përgjatë Luftës së
Dytë Botërore, ku ajo shpalosi të njëjtin qëndrim mbështetës ndaj Lëvizjes Nacional
Çlirimtare të Shqipërisë si edhe ndaj partizanëve të Jugosllavisë, duke ofruar ndihma
logjistike, këshilltarë e vëzhgues ushtarakë, etj.
Lidhur me shkallën e interesimit të Anglisë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Historiani Milo, sjell këtë hollësi interesante lidhur me Konferencën e Jaltës do të ndahej
me përqindje: ―...duke qenë se Shqipëria u harrua ditën e parë në ndarjen që bënë me
përqindje, janë mbledhur dy ministrat dhe unë kam gjetur relacionin në arkivin e
"Foreign Office" (të Zyrës së Jashtme), i cili thotë që, meqenëse Shqipëria u harrua në
ndarjen e datës 9, të dy ministrat më datë 11 kanë rënë dakord që edhe Shqipëria të
ndahet 50% me 50%.‖273
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, në nëntor të vitit 1945, tre fuqitë e mëdha e
njohën qeverinë komuniste të Shqipërinë dhe në mbështetje të kësaj njohjeje, filloi
procesi i vendosjes së misioneve përkatëse diplomatike e ushtarake. Gjithsesi, pala
angleze nuk mbriti në nivel ambasadori, sepse pas disa kërkesave që ajo bëri për varret e
oficerëve e të ushtarëve britanikë të vrarë në Shqipëri, për kufirin me Greqinë274
, etj., si
dhe dy pas incidenteve të Kanalit të Korfuzit me anijet britanike, ajo e pezulloi çështjen e
shkëmbimit të në nivel ambasadorësh apo, siç thuhej deri atëherë, ministrave fuqiplotë.
Në vijim, gjatë Luftës së Ftohtë, anglezët, në bashkëpunim me amerikanët bënë përpjekje
për ta minuar regjimin komunist në Shqipëri, në planin politik, diplomatik dhe me forcë
diversioniste, sidomos përgjatë viteve 1949-1953. Gjithsesi, kur konjukturat ndryshuan,
veçanërisht pas prishjes së Shqipërisë komuniste me Ish Bashkimin Sovjetik më 1960 e
në vijim – një prishje që i interesonte Perëndimit, anglezët ashtu si dhe amerikanët u
përpoqën të kërkonin kanale të tjera komunikimi me Shqipërinë, por asgjë e rëndësishme
272
Arkiva mediatike shqiptare, ―Shqipëria dhe Perëndimi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore‖,
http://www.arkivalajmeve.com/Shqiperia-dhe-Perendimi-gjate-dhe-pas-Luftes-se-Dyte-Boterore.177098/ 273
Po aty. 274
Profesor Xhelal Gjeçovi vlerëson se anglo-amerikanët nuk mund të pajtoheshin me një regjim komunist
në Shqipëri. Që në Konferencën e Jaltës u la e hapur rruga e Shqipërisë dhe u la që fati i saj do të vendosej
nga zhvillimet e brendshme. Kështu që ka një aktivitet të gjithanshëm politik, diplomatik, për të ndryshuar
situatën në Shqipëri. Sidomos anglezët (se amerikanët ishin më të përmbajtur) mbështetën edhe
rivendikimet greke ndaj vendit tonë në Konferencën e Paqes për çështjen e kufijve. Pra, këto përpjekje për
të vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë, përpjekjet për të rrëzuar regjimin e ligjshëm komunist, krijuan një
shije të hidhur tek opinioni shqiptar. Kjo bëri që Shqipëria t‗i shohë me dyshim marrëdhëniet me aleatet pas
luftës dhe kështu u përpoqën të gjejnë mbështetje te Lindja. (Po aty)
137
dhe e hapur nuk u zhvillua me Shqipërinë, përveç zgjidhjes së çështjes së arit që u mbyll
përfundimisht më 1998.275
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Mbretëria e Bashkuar ka qenë një mbështetës i fortë i
të ardhmes në institucionet Evropiane e euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka mbështetur reformat e procesit të anëtarësimit në BE të këtyre vendeve sidomos
ato që lidhen me programet në fushën juridike dhe lirinë e mediave, me 3 milionë sterlina
angleze. Këto reforma vlerësohen se promovojnë një mjedis më të mirë për interesat e
biznesit britanik. Mbretëria e Bashkuar mbështet gjithashtu përpjekjet për parandalimin e
konflikteve duke ofruar për këtë një shumë prej rreth 10 milionë sterlina angleze.
Mbretëria e Bashkuar mori një rol vendimtar sidomos politik përgjatë krizës së Kosovës,
duke u bërë, së bashku me SHBA mbështetësi kryesor në ndalimin e gjenocidit masiv
ndaj shqiptarëve që ndërmori regjimi i Millosheviçit. Në vijim ajo ka mbështetur
fuqimisht pavarësimin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Aktualisht ajo
punon ngushtë me BE për të krijuar një Kosovë multietnike të qëndrueshme dhe me
prosperitet, me qëllim që të bëjë progres drejt anëtarësimit eventual në BE dhe NATO.276
4.6 SHBA
Kur flasim për dinamikat e SHBA lidhur me Ballkanin Perëndimor është e natyrshme që
do të duhet të kemi parasysh se ajo është më së pari një fuqi globale, madje e vetme, të
paktën sot për sot në rendin ndërkombëtar. Në këtë këndvështrim edhe interesat e saj janë
globale. Është gjithashtu po kaq e natyrshme që interesat dhe angazhimet për një fuqi
globale nuk janë gjithnjë të njëjta, qoftë për nga gjeografia, ashtu edhe për nga intensiteti.
Në këtë ekuacion do të duhet të marrim parasysh edhe këndvështrimin gjeografik e
historik. SHBA nuk është një fuqi Evropiane, edhe pse me Evropën ajo është e lidhur
pazgjidhshmërisht në atë shkallë sa koncepti Euro-Atlantik është një koncept thuajse
organik. Gjithsesi, SHBA ka realisht një gjeografi tjetër dhe sidomos një histori që nuk
është kjo e sotmja. SHBA është një fuqi e vonë krahasimisht me aktorët e tjerë të sistemit
klasik ndërkombëtar. Nisur nga këto konsiderata parimore, edhe interesimi apo dinamikat
e SHBA lidhur me Ballkanin Perëndimor duhen parë pikërisht në të gjitha këto prerje.
275
Paskal Milo, historian dhe Ministër i Jashtëm në vitin 1998, kujton se në atë kohë diskutohej nëse
duheshin vendosur më parë marrëdhënie diplomatike dhe pastaj të flitej për çështjen e arit apo të flitej për
arin dhe pastaj të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike. Këto diskutime janë bërë veçanërisht në fillim të
viteve ‗80. Ka pasur në Paris një numër takimesh ku është diskutuar deri në detaje. Përfundimisht nuk ranë
dakord dhe kjo çështje u shty deri në vitin 1990. Pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri, diskutimet rifilluan
dhe në 1992 u nënshkrua një memorandum, sipas të cilit u plotësuan kërkesat e britanikëve të cilët kërkonin
dëmshpërblim për incidentin e Kanalit të Korfuzit, po ashtu edhe amerikanët, të cilët kërkonin
dëmshpërblim për shpronësimin e pronave të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare pas Luftës së
Dytë Botërore. Edhe anglezët, edhe amerikanët morën nga 2 milionë dollarë, pjesën që mbeti e morëm ne.
Në atë vit ne kemi marrë mbeturinat e fundit. Janë marrë në atë kohë rreth 120 mijë sterlina. (Po aty.) 276
Promoting stability throughout the Western Balkans,
https://www.gov.uk/government/policies/promoting-stability-throughout-the-western-balkans--2.
138
Në kontekstin historik, një interesim amerikan për Ballkanin dhe, në këtë mes, edhe për
atë perëndimor, do të shfaqej qysh midis luftërave botërore. Një vështrim në atë periudhë
do të na parashtrojë se katër nga katërmbëdhjetë pikat që shtroi Presidenti Amerikan
Uillson në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, kishin të bënin drejtëpërsëdrejtë
më Ballkanin Perëndimor.277
Në bazë të tyre, por edhe në interesimin e mëtejshëm
amerikan për këtë rajon do të viheshin studimet gjeografike e historike. Gjatë Luftës së
Ftohtë, Ish Jugosllavia ishte në vëmendjen amerikane për të mos lejuar çbalancimin e saj
nga sa u vendos në Konferencën e Jaltës për një asnjanësi apo prani 50% me 50% në të,
etj. Në këtë kuadër, prania e SHBA në Ish Jugosllavi dhe përgjithësisht në Ballkanin
Perëndimor, ishte më tepër vepër e shërbimeve inteligjente dhe vepër financiare në
kuptimin e huave, sidomos për Ish Jugosllavinë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore
udhëheqjen për të influencuar Ballkanin e kishte marrë përsipër Britania e Madhe. Por
pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me fillimin e Luftës së Ftohtë, anglezët ia
―dorëzuan çelësin‖ amerikanëve. SHBA, veçanërisht kur Ish Jugosllavia u gjend e
armiqësuar me Ish Bashkimin Sovjetik në vitin 1948, ―lëvizi më afër Beogradit, duke e
mbështetur regjimin diplomatikisht dhe ekonomikisht, me qëllim që t‘a mbante
Jugosllavinë jashtë orbitës Sovjetike. Marrëveshja e asistencës ushtarake e vitit 1951 e
përfshiu shtetin komunist në planet e mbrojtjes të NATO-s për Evropën.‖278
Momenti që përcaktoi përfundimisht një raport të ri të SHBA-së me Ballkanin
Perëndimor ishte ai pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Pas kësaj lufte, Ballkani mbeti
përkohësisht rajoni që u la më shumë jashtë vëmendjes. Kjo buronte nga klishetë e Luftës
së Ftohtë, kur rreziku më i madh i pritshëm supozohej se vinte drejt Evropës Qendrore.
Në fillimet e vitit 1990 Evropa dështoi të menaxhonte konfliktet e ngrira që u zgjuan në
Ballkanin Perëndimor. Evropa i kishte si kapacitetet, edhe fuqinë e vlerave për ta ndikuar
të ardhmen politike, të sigurisë dhe të prosperitetit të këtij rajoni, por ajo tregoi, siç kishte
treguar përgjatë të gjithë shekullit paraardhës, se mbeti e varur nga SHBA për të ndërtuar
e zbatuar strategji vepruese. Shpërbërja e dhunshme e Ish Jugosllavisë zbuloi pikërisht
kufizimet e Evropës si në pikëpamje të vullnetit të saj për të marrë përgjegjësi, ashtu
edhe në futjen në veprim të kapaciteteve për të ndaluar gjakderdhjen.
Qëndrimi zyrtar i SHBA pas kësaj lufte pati një metamorfozë në rritje për të mbritur në
përfundimin se për Amerikën stabiliteti i Ballkanit është një pjesë e rëndësishme e një
interesi vital të saj në sigurimin e një Evrope si e tërë, e lirë dhe në paqe.279
Ndërkohë,
rajoni i Ballkanit si i tërë, vlerësohet se mund të ketë një profil më të lartë strategjik po të
merret parasysh çka ofron përdorimi i bazave ushtarake në Rumani e Bullgari, të cilat
mund të jenë të dobishme për operacionet e SHBA në Lindjen e Mesme. Ndërkohë,
277
Grup autorwsh, ―Western Balkans Policy Review 2010,‖ Editor Janusz Bugajski, 2010, pg.26 278
Po aty, pg.27 279
Woehrel, Steven, ―Future of the Balkans and U.S. Policy Concerns‖, Congressional Research Service,
CRS Report for American Congress, 2009.
139
rajoni tërheq vëmendjen Amerikane si shumë i domosdoshëm për të çrrënjosur rrjetet
terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin.280
Angazhimi amerikan në Ballkan supozon një sërë objektivash, të cilat do të ishin sa në të
mirë të paqes e prosperitetit të popujve të rajonit, ashtu edhe të interesave amerikane.
Objektiva të tilla janë stabilizimi i rajonit, instalimi dhe forcimi demokracisë dhe
sundimit të ligjit, reformat ekonomike dhe përmirësimi i standardit të jetesës, mbushja e
një vakumi të mundshëm në sigurinë e rajonit, vendosja e tij në rrugën e integrimit në
institucionet Euro-Atlantike, ristrukturimi i pranisë ndërkombëtare dhe i roleve përkatëse
dhe sigurimi i rolit drejtues të Evropës në rajon, për të lehtësuar SHBA për angazhime të
tjera që ajo ka si fuqi globale në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, stabilizimin e
shteteve ku ajo u angazhua. Programet e asistencës dhe ndihmës të dhëna nga SHBA
synojnë promovimin e qeverisjes së mirë, luftën kundër korrupsionit, forcimin e
shoqërisë civile dhe mediave te pavarura, forcimin e reformave të ekonomisë së tregut,
pakësimin e rrezikut të armëve të dëmtimit në masë, parandalimin e trafikut të qenieve
njerëzore dhe kontrabandës dhe promovimi i të drejtave njerëzore në të gjithë rajonin.
Veçanërisht pas 11 Shtatorit 2001, SHBA e nënvizoi së tepërmi rëndësinë e rajonit të
Ballkanit dhe rriti vëmendjen, investimet dhe praninë për të mos lejuar që terrorizmi
ndërkombëtar të shfrytëzonte avantazhet e këtij rajoni për të vënë në rrezik sigurinë e
Evropës e përgjithësisht të interesave amerikane në Evropë. Ekspertët amerikanë
vlerësojnë se ―rajoni mund të luajë një rol në planet e terroristëve si pikë tranzit për ta, e
po ashtu edhe si pikë frymëmarrjeje e rekuperimi‖ për veprime të mëtejshme. Këtë e
favorizojnë sidomos ―problemet e vazhdueshme të rajonit që mbetet i prekshëm ndaj
grupeve terroriste‖281
.
Ka pra një dinamikë të lidhur e komplementare midis interesave të mësipërm amerikanë
me interesin e vetë rajonit për t‘u shkëputur nga e kaluara konfliktuale, për të zhvilluar
ekonominë dhe garantuar sigurinë e stabilitetin. Çdo përpjekje dhe ecje përpara në këto
drejtime, do të ngushtonin sferën e veprimit të terrorizmit. Përkundrazi, destabiliteti
politik, institucionet e dobëta politike e ligjzbatuese si dhe varfëria janë një ushqim për
terrorizmin e terroristët. Prania e trupave ushtarake amerikane dhe e agjencive të
inteligjencës, asistenca kundërterroriste, forcimi i regjimit të kontrollit të eksporteve dhe
importeve, inkurajimi i iniciativave të bashkëpunimit rajonal kundër terrorizmit, etj., janë
disa nga masat dhe kontributet konkrete të SHBA-së në rajon.
Krijimi i këtyre dinamikave në raportet SHBA-Ballkan Perëndimor nuk ka qenë i lehtë.
Tradicionalisht në politikën e jashtme të SHBA janë ndeshur dy rryma mendimi e
veprimi: rryma e të kufizuarit brendapërbrenda Amerikës dhe rryma tjetër e angazhimit
global. Në këtë kuadër, edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor janë përplasur dy rryma
mendimi e veprimi: njëra prej tyre është mbërthyer në idenë se ―përfshirja Amerikane në
Ballkan është vetëm një interes periferik i SHBA-së‖ që duhet të shkojë në rastin më të
280
Po aty. 281
Po aty
140
mirë në interesim e ndihma humanitare dhe në suksesin e NATO-s si e tërë. Rryma tjetër
është se ―angazhimi Amerikan në Ballkan pasqyron interesa thelbësore të SHBA-së që
janë pazgjidhshmërisht të lidhura me praninë e vazhdueshme të saj në pjesën tjetër të
Evropës.282
Çuditërisht, në qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit, James A. Baker i
përshkroi lëvizjet Sllovene dhe Kroate për pavarësi si ―ilegale dhe të paligjëshme.‖283
Rryma e parë dominoi sidomos përgjatë katër-pesë vjetëve të parë pas përfundimit të
Luftës së Ftohtë. ―… ndryshe nga Gjiri Persik, interesat tona vitale kombëtare (në
Ballkanin Perëndimor – shënimi im.) nuk ishin në rrezik. Konflikti në Jugosllavi...ishte
sidoqoftë një mosmarrëveshje rajonale. Millosheviçi e kishte oreksin e Sadamit, por
Serbia nuk kishte kapacitetet e Irakut apo aftësinë për të afektuar interesat vitale
Amerikane‖.284
Por aty nga viti 1995 kur konflikti në Bosnjë mori përmasa dramatike, SHBA nuk mund
të mos ndryshonte mendim dhe vlerësim për interesat e saj vitale. Sidomos dështimi
Evropian për ta përfunduar atë konflikt e shndërroi edhe interesin Amerikan. U vunë në
provë kredibiliteti i NATO-s, por edhe vlerat ndaj të cilave është angazhuar SHBA qysh
nga themelimi i saj. Të lejoje në mes të Evropës një fushatë tiranike si ajo në Bosnjë, apo
si ajo në Kosovë, ishte absolutisht kundër vlerave Amerikane e, rrjedhimisht, kundër
interesave të saj. Për më tepër që nëse situata e agravuar e Ballkanit e atyre viteve do të
mbetej për një kohë të gjatë e paadministruar, atëherë Ballkani do të bëhej një burim
konflikti me përmasa të paparashikuara deri në shkallë kontinentale, për vetë faktin e
kompozitës aq të pleksur të aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të interesuar në dhe për
Ballkanin Perëndimor. ―Për aq sa Ballkani mbetet një burim lufte dhe dhune,
nacionalizmi dhe urrejtjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi, pjesa tjetër e Evropës nuk mund
të bëhet një zonë e bashkuar paqeje dhe demokracie që duan dhe meritojnë popujt e saj, e
cila nga ana e saj, është në themel të interesave të Amerikës‖.285
Ndërkaq, edhe sikur vetë
çështjet e Ballkanit të mund të përballoheshin nga vetë Evropianët, përsëri SHBA do të
ndante pjesën e saj me të.
Prandaj SHBA u angazhua më fuqimisht si në rrugë diplomatike, edhe me pjesëmarrje
ushtarake në kuadër të NATO-s. Pastaj, është e natyrshme që vetë angazhimi
parakuptonte interes dhe ky interes lindi interesin tjetër: atë të suksesit në operacione.
Pikërisht suksesi i domosdoshëm në operacione kërkonte të formësohej një spektër më i
282
Daalder Ivo H. ―The United States, Evrope, and the Balkans‖, The Brookings Institution, December
2000 (http://www.brookings.edu/views/articles/daalder/useurbalkch.pdf) 283
Grup autorwsh, ―Western Balkans Policy Review 2010,‖ Editor Janusz Bugajski, 2010, pg.27 284
James A. Baker, III, The Politics of Diplomacy: Revolution, War, and Peace, 1989-92, (New York: G.P.
Putnam,
1995), p. 636. See also Warren Zimmermann, Origins of a Catastrophe (New York: Times Nooks, 1996);
and
David Gompert, ―The United States and Yugoslavia‘s Wars,‖ in Richard Ullman, ed.,
Wars (New York: Council on Foreign Relations Press, 1996).
285
Daalder Ivo H. ―The United States, Evrope, and the Balkans‖, The Brookings Institution, December
2000 (http://www.brookings.edu/views/articles/daalder/useurbalkch.pdf)
141
gjerë sesa vetëm ushtarak: humanitar, logjistik, institucionesh, diplomatik, etj. Në vijim,
ky interes do të merrte trajtën e ndërhyrjes së ashpër kundër spastrimit etnik të
kosovarëve nga Millosheviçi, duke zhvilluar kështu të parën luftë tej kufijve të mbrojtjes
Evropiane, apo siç quhet, ―jashtë zone‖.
Në përfundim, SHBA do të vijojë të mbetet e interesuar dhe e angazhuar në Ballkanin
Perëndimor, sepse interesat amerikane në këtë rajon janë reale dhe themelore si pjesë e
interesit më të madh për të ruajtur një Evropë paqësore, të pandashme dhe demokratike.
Prandaj edhe dinamikat amerikane në Ballkanin Perëndimor lidhen me aspektet politike,
me standardet demokratike e të ekonomisë së tregut, me sigurinë rajonale e madje edhe
me sigurinë globale – atribute këto të cilave u është përkushtuar edhe fuqia Amerikane.
4.7 Turqia
Turqia e sotme – trashëgimtarja e Perandorisë jetëgjatë Otomane, u shkëput
përfundimisht prej saj më 1923. Presidenti i parë i saj Mustafa Qemal Ataturku, me të
cilin është identifikuar Turqia, ndërmori reforma të shumta në fushat sociale, ligjore dhe
politike duke sybuar të vendosë një kulturë evropiane. Për një një kohë të gjatë Turqia
ruajti sundimin njëpartiak, për të kaluar në sistemin shumëpartiak vetëm pas pas afro 40
vjetësh (në vitin 1950,) pas të cilit u krye transferimi paqësor i pushtetit. Gjithsesi, edhe
pse formalisht ka funksionuar sistemi shumëpartiak, zhvillimi demokratik është
kërcënuar gjithnjë nga roli tradicional vendimtar i ushtrisë. Për rrjedhim, që nga ajo kohë
e deri më sot janë kryer tre grushte shteti të mirëfillta ushtarake (në vitet 1960, 1971 dhe
1980) dhe një tjetër i katërt disi më i moderuar në vitin 1997, për të rrëzuar nga pushteti
qeverinë e atëhershme të orientuar nga islamizmi. Më 1974 Turqia ndërhyri ushtarakisht
në Qipro për të parandaluar manipulimin grek për të marrë nën kontroll të gjithë ishullin
dhe për të legalizuar krijimin e ―Republikës Turke të Qipros Veriore‖, të cilën e njeh
vetëm Turqia. Ndërkohë prej afro 30 vjetësh ka shtypur me dhunë rebelimin separatist të
Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Turqia moderne iu bashkua OKB-së në vitin
1945. Në vitin 1952 ajo pranohet anëtare e NATO-s, ndërsa në vitin 1964 Turqia
pranohet si anëtar i asociuar i Komunitetit Evropian për të mbetur e diskutuar ende në
ditët e sotme nëse duhet apo nuk duhet të bëhet pjesë e këtij komuniteti.
Përveç gjeografisë, është pikërisht pozita e BE-së përballë Turqisë që përcakton edhe
shkallën e interesave turke. Natyrshëm gjeografia e bashkon Turqinë sa me Evropën, aq
edhe me Azinë, sa me Veriun orotodoks, aq edhe me jugun mysliman. Turqia ka
përzgjedhur vlerat dhe institucionet Evropiane për t‘u integruar, por ajo nuk mund të lejë
pas dore, përkundër, e ka interes kombëtar të integrojë popullsinë gati turqishtfolëse të
Turkmenistanit, Azerbaxhanit, etj.
Ndërkohë, pozitat klasike gjeostrategike dhe interesat ekonomike e lidhin sa me Azinë,
edhe me Evropën. Mjafton të sjellim në vëmendje se partnerët kryesorë të Turqisë në
eksporte janë: Gjermania me 8.6%, Iraku me 7.1%, Irani me 6.5%, Mbretëria e Bashkuar
e Britanisë së Madhe me 5.7%, Emiratet e Bashkuara Arabe me 5.4%, Rusia me 4.4%,
142
Italia me 4.2% dhe Franca me 4.1%. Ndërsa partnerët kryesorë në importe janë: Rusia me
11.3%, Germania me 9%, Kina me 9%, US 6%, Italy 5.6%, Iran 5.1%.286
Pas dyshimeve të Evropës për pranimin ose jo të Turqisë në BE dhe sidomos pas spektrit
të ri të krijuar në botën arabe në saje të ndërhyrjes amerikane dhe të komunitetit
ndërkombëtar në Afganistan e Irak, si dhe pas të ashtuquajturës ―Pranverë Arabe‖ –
përkatësisht përmbysjeve të mëdha të statukuosë në Tunizi, Egjypt, Siri, etj., roli i
Turqisë është ridimensionuar. E frustruar përgjatë që nga viti 1923 e deri në
fillimshekullin e 21-të si vend pa fqinjë miq, tanimë Turqia ka vënë në themel të politikës
së saj të jashtme parimin ―zero probleme me fqinjët‖287
.
Politika e jashtme turke vlerëson se pozita gjeostrategjike e vendit është pikërisht aty ku
ndërpriten dinamika të ndryshme të politikës së jashtme; se në kuadër të kësaj pozite dhe
të mundësive që ofron globalizmi, Turqia shpreson dhe po punon për një mjedis të ri që
do të përcillte një paq afatgjatë; ku mundësitë e mëdha ndërthuren gjithsesi edhe me
rreziqe të shumta; se në këto kushte Turqia është bërë në fakt një vend lider që punon për
të zgjeruar sferën e paqes dhe prosperitetit në rajon; që gjeneron stabilitet dhe siguri; se
aspiron për anëtarësim të plotë në BE dhe është gati për çfarëdo sfide që do të përballojë
NATO në shkallë globale, por ndërkohë ajo zhvillon dhe kompenson forcimin e pozitës
së saj ndërkombëtare me marrëdhënie bilaterale, rajonale e globale.
Në këtë kuadër, Turqia ka rreth dhjetë vjet që ka dalë nga pozita e saj e mbyllur edhe në
rapport më vendet e Ballkanit përgjithësisht dhe veçanërisht në raport me vendet e
Ballkanit Perëndimor. Në politikën e saj të jashtme ―Ballkani është një prioritet për
Turqinë jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por gjithashtu
falë edhe lidhjeve të saj historike, kulturore dhe humane me rajonin.288
Për politikën e
jashtme turke, Ballkani vlerësohet si një nyje lidhëse midis Turqisë dhe pjesës tjetër të
Evropës, një rajon që ka një rëndësi të madhe me pozitën e veçantë që kishte në procesin
historik që formoi kombin Turk dhe potencialeve të ardhme që ai brendapërbrenda
kontekstit të integrimit rajonale dhe objektivit të pranimit në BE që është i përbashkët me
të gjitha vendet e rajonit ballkanik. Dialogu politik i nivelit të lartë, siguria për të gjithë,
integrimi më i madh ekonomik dhe ruajtja e mbrojtja e strukturave sociale multietnike,
multikulturore dhe multifetare në rajon përbëjnë ―boshtet kryesore të politikës së Turqisë
për Ballkanin...‖ me objektiv...―rritjen e bashkëpunimit ekzistues përmes krijimit të
zonave me interes të përbashkët midis vendeve të rajonit dhe arritjes së një integrimi
rajonal ekstensiv.‖289
Vlerësohet se ka një lidhje historike midis popujve të Turqisë dhe
vendeve të rajonit që u ka rezistuar kohërave. Ka minoritete dhe komunitete turke në
rajon ashtu sikurse ka qytetarë turq me origjinë nga vendet e Ballkanit. Kështu që
çfarëdo krize në Ballkan afekton ngushtësisht Turqinë, prandaj ruajtja e paqes dhe
286
CIA Factbook, sipas statistikave të vitit 2012 287
Faqja zyrtare e MPJ te Turqisw: http://www.mfa.gov.tr/policy-of-zero-problems-with-our-
neighbors.en.mfa 288
Po aty 289
Po aty
143
stabilitetit në Ballkan përmban një rëndësi vitale për Turqinë. Sipas Davutoglu290
―regjioni i Ballkanit është ‗tampon zonë‘ në mes të Evropë dhe Azisë, Baltikut kah
Mediterani, nga Jugu në Veri, Lindja në Perëndim, si gjeopolitikë. Është regjion i
transaksioneve dhe tranzicioneve ekonomike, si gjeoekonomi. Është regjion i
interaksioneve gjeokulurore.‖291
Prandaj kontributi Turk në prezencën ndërkombëtare në Kosovë dhe Bosnnjë-
Hercegovinë, vlerësohet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm si për forcimin e strukturave
shtetërore në këto vende, ashtu edhe për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër, Turqia, si
vend themelues i Southeast Evropean Cooperation Process (SEECP) i jep rëndësi këtij
procesi si e vetmja iniciativë rajonale që buroi nga vetë rajoni. Ndërkohë Turqia ka
iniciuar dhe zhvilluar edhe inisiativa takimesh më të ngushta rajonale sidomos në rajonin
e Ballkanit Perëndimor, ku përmendet veçanërisht Iniciativa Trepalëshe ku përfshihen
Bosnjë-Hercegovina, Serbia e Kroacia.
Synimet e Turqisë në këtë fillimshekull lidhen me faktin se ajo e gjen veten si një fuqi
ekonomike dhe ushtarake e madhe. Ato lidhen gjithashtu edhe me faktin tjetër se për
mëse pesë shekuj ajo ishte përfaqësuesja e botës Islame. Madje, ardhja në fuqi e Partisë
për Drejtësi dhe Zhvillim - AKP, udhëhequr nga Rexhep Taip Erdogan, në vitin 2002 e
ka përforcuar këtë perceptim të fundit duke e shndërruar edhe në një bosht aktual të
politikës së jashtme dhe duke marrë mbi vete edhe koston e perceptimit se po rikthehet
Perandoria Otomane. AKP si forcë politike mbështet dhe kërkon përkrahjen nga
elementet më konservativë e fetarë, ndërkohë që inkurajon bizneset që bashkëpunojnë me
tregjet dhe ekonomitë e Lindjes së Mesme. Këtë vizion e ndihmon gjithashtu edhe fakti
tjetër që gjeografia e saj kushtëzon kthimin e saj në një nyje të rrjedhave energjetike duke
e kthyer në një qendër të ardhshme ndërkontinentale.
Për Turqinë, vendet kyçe në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Hercegovina,
Shqipëria dhe Kosova. Bosnjën dhe Hercegovinën Turqia e konsideron pak a shumë si
një protektorat politik dhe kulturor. Ministri i Jashtëm Davutoglu pat deklaruar dikur se
―Sarajeva është trashëgimia otomane në miniaturë dhe se për të kuptuar Perandorinë
Otomane duhet kuptuar Sarajevën. Për ne integritetit territorial i Bosnjës dhe
Hercegovinës është njësoj i rëndësishëm sa integriteti i Turqisë.‖292
290
Dr. Ahmet Davutogllu, ish Ministër i Jashtëm dhe sot Kryeministër i Turqisë është arkitekti i strategjive
aktuale afatgjata turke, të paraqitura sidomos në veprën e tij ―Thellësia Strategjike‖. Zoti Davutoglu
mendon se Turqia bëri një gabim të amdh që injoroi për një kohë të gjatë vendet rretherrotull saj dhe se
duhet një strategji e re për të siguruar interesat e saj, si në rajon, edhe në botë, duke e bërë vendin më
tërheqës, sipas motos që Turqia nuk është një çështje, por një aktor (The Davutoglu effect | The Economist,
http://www.economist.com/node/17276420) 291
(Dnevni List Mali i Zi 29.10.2009). 292
E përditshmja Dnevni List Crne Gore, 29.10.2009.
144
Turqia e konsideron Shqipërinë si një vend strategjikisht të rëndësishëm për instalimin e
një paqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkan. Karakteristikat e përgjithshme të
marrëdhënieve bilaterale midis të dy vendeve janë miqësia, besimi dhe solidariteti i
ndërsjellët. Turqia është partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë.
Institucionet zyrtare turke vlerësojnë se Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie bilaterale
të shkëlqyera që burojnë nga lidhjet e përbashkëta historike dhe vëllazërore293
. Turqia i
jep rëndësinë më të madhe ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si
dhe krijimit të marrëdhënieve konstruktive me fqinjët e saj në bazë të miqësisë. Turqia
vijon të mbështesë Kosovën në sferat politike, ushtarake, humanitare dhe ekonomike.
Rëndësia e Serbisë për Turqinë shikohet më shumë në planin ekonomik dhe gjeopolitik.
Në periudhën 2006-2012 shkëmbimi Turqi-Serbi është rritur nga 328 milionë USD në
587 milionë USD dhe është të rritje.
Tabloja që ka ndërtuar Turqia në politikën e saj të jashtme për vendet e Ballkanit duket
edhe në perceptimin publik të këtyre vendeve në qëndrimin ndaj Turqisë. Sipas një
vëzhgimi publik nga Gallup Ballkan Monitor më 2010, 75.1 për qind të njerëzve në
Shqipëri, 60.2 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë, 93.2 për qind në Kosovë dhe 76.6
për qind në Maqedoni, e shikojnë Turqinë si vend mik. Gjithsesi, çështja ndryshon në
vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku popullata myslimane është relativisht më e
vogël. Vetëm 26.7 për qind e njerëzve në Kroaci, 33.5 për qind në Malin e Zi dhe 18.2
për qind në Serbi e shohin Turqinë si vend mik.294
Me sa duket, komunitetet e
myslimanëve që përbëjnë 12 për qind të të gjithë popullsisë në rajonin e Ballkanit janë
ata që bëjnë më së shumti ndryshimin dhe kësisoj përbëjnë një dinamikë më vete në
këndvështrimin e raporteve të Turqisë me Ballkanin Perëndimor.
4.8 Greqia
Ka një rrethanë fillestare gjeopolitike që lidhet me Greqinë: shteti modern grek është
themeluar më 1821 gjë që përkon me kalkulimet që u konturuan në Kongresin e Vjenës
më 1815 për rendin ndërkombëtar. Ai Kongres do të vendoste një ekuilibër të ri midis
pesë fuqive të mëdha të kohës: Francës, Anglisë, Prusisë, Rusisë dhe Austrisë – një
ekuilibër force e paqeje që do të zgjaste pothuajse përgjatë tërë shekullit të
nëntëmbëdhjetë e që ndryshe do të cilësohej si ―Koncerti i Evropës.‖295
Kjo periudhë
përkon me zhvillime të mëdha politike në Ballkan, ku fillon të gjallërohet nacionalizmi
dhe lufta për shtetformim. Në një kuadër më të gjerë, këtij nacionalizmi i dhanë hov
zhvillimet e mëdha evropiane: Rusia fillon të fuqizohet, Perandoria Otomane filloi
rënien, Gjermania dhe Italia formësohen si shtete të bashkuara. Ky ekuacion i madh
293
Faqa zyrtare në web site e MPJ të Turqisë 294
―Si perceptohet politika e jashte turke në Ballkan?‖, gazeta SHQIP, 6 maj 2012. 295
Kissinger, Henry, ―Diplomacia‖, Laert, 1999, fq.78
145
gjeopolitik do të nxiste, sipas interesave, ekuacionet ballkanike. Përgjatë atij shekulli, të
gjitha fuqitë e mëdha do të ushqenin klientelizamt e tyre në përshtatje me këto interesa
dhe për të mos humbur ekuilibrat.
Pikërisht kjo klimë do të ishte që i dha fuqi lëvizjes greke për pavarësi. Lëvizja për
pavarësinë e Greqisë duket sikur binte në kundërshtim me Koncertin që kishte vënë në
thelb të paqes ruajtjen e statukuosë dhe legjitimitetin. Por, për Evropën, aq sa ishte
legjitime Perandoria Otomane, po aq legjitime ishte edhe mbrojtja e popullsisë së
krishterë. Ndërkohë, interesat e Evropës shkonin më larg se kaq: atyre u vinte për mbarë
pavarësimi i Greqisë, sepse përshpejtonte rënien e Perandorisë Otomane. Për shkak të
gjeografisë detare do ta ushqente Anglia; për shkak të interesit kundër Perandorisë
Otomane dhe për shkak të identitetit të njëjtë fetar do ta ushqente Rusia. Fitorja e grekëve
u shërbente shumë interesave të Rusisë, sepse Rusia parashikonte se do mund të
përfitonte shumë më tepër se të tjerët nga shpërbërja e Perandorisë Osmane, pikërisht
duke marrë nën zotërim Ballkanin. Vetë Perandorisë Otomane që e kishte nën juridiksion
politik popullin grek, dalëngadalë po i soseshin fuqitë.
Natyrisht që interesat ndryshonin nga një fuqi në një tjetër. Perspektiva e një Greqie të
pavarur por të ndikuar apo të kontrolluar nga Rusia do të ishte e papranueshme për
Austrinë sepse i priste duart Perandorisë Dualiste në Ballkan, pikërisht atje ku ajo kishte
drejtimin më të rëndësishëm të interesave. Por një zhvillim i tillë shqetësonte shumë edhe
Britaninë e Madhe, sepse vihej në diskutim epërsia e saj në Mesdhe. Britanikët i
frikësoheshin me këtë rast edhe një depërtimi rus në Lindjen e Mesme e më tej në Indi.
Britanikët do ta dëshironin një dobësim të Perandorisë Osmane, por me kusht që Britania
të siguronte monopolin e ndikimit mbi shtetin e pavarur grek. Gjithsesi, Austria e
Britania së bashku do të bënin çdo përpjekje për të shmangur një luftë ruso-turke sepse
kjo do të vinte në provë tërë ekuilibrin evropian.
Në këto kushte, Greqia merrte mbi vete një interesim të madh ndërkombëtar, natyrisht
secili nga kënde të ndryshme. Çfarëdo zhvillimi që lidhej me Greqinë krijonte efekte të
ndryshme mbi secilën nga fuqitë e mëdha. Dhe, jo për paradoks, por për këto interesa që
në shtrat më të gjerë lidheshin me të ardhmen e Perandorisë Otomane si e tërë, zgjidhja
greke kalonte nga Ballkani. Këtë do ta tregonin, midis të tjerash, edhe bisedimet anglo-
ruse që përfunduan me nënshkrimin e një protokolli më 4 prill 1826, ku Britania dhe
Rusia ndanin rolet në Ballkan duke i dhënë Rusisë të drejtat të rregullonte vetë çështjen
danubiane dhe Britanisë të vepronte lirshëm në Mesdhe, duke shërbyer si ndërmjetëse
mes Portës së Lartë dhe kryengritësve grekë - një përpjekje kjo që do të mbështetej edhe
nga Rusia.296
E ndodhur nën këtë interesim, si dhe nën frymën e nacionalizmit që buronte nga misioni i
vetëshpallur për të rivendosur trashëgiminë e perandorisë bizantine ndaj së cilës grekët
pretendonin vizionin grek kishtar e kulturor përballë popujve latinë e kishës katolike. Në
296
Clair, William St., ―That Greece Might Still be Free: The Philhellenes in the War of Independence‖,
Open Book Publishers, 2008, pg.315-316
146
kuadër të këtij koncepti, shteti-komb i sapo formuar u ideua se duhej të shtrihej në një
perimetër të gjerë Mesdhetar e Ballkanik. Këtej do të buronin pretendimet greke mbi
Shqipërinë Jugore, Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Këto pretendime, në forma të
hapura dhe të fshehta, kanë mbetur e mbeten platforma të palëvizshme të politikës greke.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit të 20-të ajo e
zhvilloi praktikisht këtë ide, të quajtur ndryshe nga vetë grekët, ―Megáli Idéa‖297
Interesat e sigurisë dhe ato ekonomike e kanë dashur që këtë platformë Greqia ta
zhvillojë herë herë me forcë dhe herë herë me diplomaci, ose duke gërshetuar të dyja
instrumentet dhe duke u mbështetur, sipas rastit, edhe nga Britania e Madhe, edhe nga
Rusia. Në kushtet e kompozimit të ri të arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare pas Luftës
së Dytë Botërore, Greqisë iu desh të bashkohej me NATO-n në 1952 dhe me BE-në në
1981 – organizma demokratike këto që sidoqoftë do t‘ia lidhnin duart e forcës.
Në këto kushte asaj i ka mbetur të zhvillojë kryesisht instrumentet diplomatike, ato
ekonomike dhe fetare e kulturore për të zhvilluar më tej të ashtuquajturën Ide e Greqisë
së Madhe. Greqia shfrytëzon ndërkohë mundësitë politike për votë e integrim që ka
përftuar përmes anëtarësimit të hershëm në NATO e BE për të kushtëzuar zhvillimet në
vendet fqinjë dhe ato Ballkanike përgjithësisht. Politika e jashtme greke konsideron se në
këto vende, ashtu sikurse edhe në rajone të tjera të përfshira në të ashtuquajturën Megáli
Idéa, ―Greqia ka më shumë sesa një marrëdhënie gjeografike: prania Greke në këto zona
ka rrënjë të thella historike e kulturore dhe duket akoma më shumë kudo në termat
politikë dhe ekonomikë. Për këto arsye, Greqia po zhvillon dhe implementon një politikë
rajonale kohezive, qëllimi i fundit i së cilës është të konsolidojë paqen dhe sigurinë dhe të
përhapë prosperitetin në të gjithë fqinjësinë e afërt.‖298
Në këtë kuadër, në krye të
agjendës greke të politikës së jashtme janë çështjet e ―interesit më të madh politik, siç
janë marrëdhëniet Greko-Turke, çështja e Qipros, perspektiva e pranimit në BE të
vendeve të Ballkanit Perëndimor, çështja e emrit të Ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë dhe Minoriteti Kombëtar Grek në Shqipëri. Historia e Greqisë është e
pleksur me historinë e Ballkanit, një zonë në të cilën Greqia ka luajtur një rol të madh
nëpër shekuj.299
Nisur më shumë nga zhvillimet faktike dhe jo aq nga deklarimet zyrtare, partnerët më të
rëndësishëm të Greqisë në fushën e eksporteve janë Turqia me 11.6%, Italia me 9.9%,
Gjermania me 6.5%, Bullgaria me 4.9%. Ndërkohë, partnerët më të rëndësishëm të
297
Përmbajtja e nacionalizmit grek të të gjitha kohërave që synon krijimin e një shteti grek që do të
përfshinte shumicën e hapësirave të ish Perandorisë Bizantine nga Deti Jon në Azinë e Vogël, Detin e Zi,
Thrakë, Maqedoni, Epir, Kretë, Qipro, etj., me Konstandinopojën (Stambollin e sotëm) për kryeqytet.
Termi referohet se është përdorur për herë të parë gjatë debateve të Kryeministrit grek Ioannis Kolettis me
Mbretin Otto dhe që u shpall në Kushtetutën e vendit të vitit 1844. Në sajë të kësaj ideje, shteti grek është
zgjeruar pesë herë më shumë qysh nga themelimi i tij më 1921, përmes pushtimeve ushtarake, ose përmes
diplomacisë (shpesh me mbështetjen angleze). (Shih Encikopedinë Britanike, fq.27 në
http://www.britannica.com/EBchecked/topic/244154/Greece/26420/The-Great-Idea) 298
Faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë 299
Po aty.
147
Greqisë në fushën e importeve janë: Rusia me 13.8%, Gjermania me 9.5%, Italia me
7.9%, Iraku me 7.8%, Holanda me 4.7%, Franca me 4.5%, Kina me 4.5% (sipas
vlerësimeve statistikore të vitit 2013).300
Sikurse shihet, Greqia ruan një ekuilibër gjeopolitik në marrëdhëniet dypalëshe midis të
gjitha fuqive të mëdha rajonale. Ky ekuilibër i shërben që, nga njëra anë të përfitojë nga
të gjitha drejtimet dhe nga ana tjetër, të ketë një zë politik në vendimmarrje në nivele
aleancash – një armë që e përdor për presione politike mbi vendet ku ajo ka interesa apo
kontradikta që nuk i shkojnë sipas këtyre interesave.301
Brenda kësaj filozofie, politika rajonale e Greqisë ka pasur për bosht përfshirjen e
vendeve të Ballkanit Perëndimor në sa më shumë platforma rajonale të udhëhequra nga
ajo vetë, pleksja e sa më shumë misioneve greke të natyrave politike, ekonomike,
diplomatike, fetare dhe ushtarake në këto vende, kushtëzimi i marrëdhënieve me shtetet e
Ballkanit Perëndimor sipas objektivave të politikës greke në këto vende, etj.
4.9 NATO
Roli i NATO-s në Ballkanin Perëndimor, normalisht do parë si rol i pas Luftës së Ftohtë.
Përpara kësaj Lufte, kornizat ishin të prera dhe nuk mund të bëhej fjalë për ndikim, apo
për dinamika, përveçse përfshirje në planet e luftës.
Pas Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë, vlerësohet se NATO luajti rol
vendimtar në proceset e transformimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Në kushtet e një
mjedis të ri të sigurisë ndërkombëtare, kur në kufijtë e NATO-s nuk rezultonin më
aleanca armiqësore, por gjithsesi një mjedis që ndillte, në rastin më të mirë,
paqëndrueshmëri e, në rastin më të keq, përplasjen e aktorëve të ndryshëm
ndërkombëtarë me interesa konfrontuese në këtë rajon, Aleanca nuk mund të mos ishte e
ndjeshme për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nga viti 1992 deri në vitin 1995, NATO mbështeti me forca, mjete e logjistikë përpjekjet
e OKB-së për ndalimin e luftimeve në Bosnje e Hercegovinë. Goditjet ajrore që iu dhanë
forcave serbe të Bosnjës në vitin 1995 krijuan një raport të ri forcash në terren gjë që i
detyroi palkët ndërluftuese të ulen në bisedimeve zyrtare nga ku rezultoi Marrëveshja e
Dayton-it në fund të atij viti. Nën mandatin e OKB-së, Aleanca vendosi menjëherë një
forcë shumëkombëshe në Bosnje e Hercegovinë për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes
(Implementation Force – IFOR), e cila kishte për detyrë ruajtjen e armëpushimit, ndarjen
e forcave ushtarake të njësive administrative të sapokrijuara (Federata Boshnjake dhe
Republika Serbe), kontrollin e transferimit të territoreve ndërmjet këtyre dy njësive, si
dhe marrjen në ruajtje të armëve të rënda. Me arritjen e objektivave kryesore, në dhjetor
1996, IFOR-i u zëvendësua me Forcën Stabilizuese – SFOR. Përveç sigurisë së mjedisit
për vazhdimin pa pengesa të procesit të paqes, SFOR-i u përkushtua edhe për
300
CIA Factbook, Greece. 301
Tipik është përdorimi i kësaj arme në rastin e mosnjohjes së Maqdonisë me emrin e saj, gjë që ka
penguar integrimin e kësaj të fundit në organizatat Evropiane e euro-atlantike.
148
mbështetjen e një sërë organizatash civile që ishin angazhuar në forcimin e paqes në
Bosnje-Hercegovinë. SFOR-i ndihmoi gjithashtu në kthimin e refugjatëve e të popullsisë
së zhvendosur në shtëpitë e tyre, në reformën e forcave të armatosura të Bosnjës dhe në
procesin e kapjes së atyre njerëzve që ishin akuzuar për krime lufte dhe të dorëzimit të
tyre në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi (ICTY). Me garantimin e
sigurisë në këtë vend, personeli i SFOR u pakësua dalëngadalë derisa përfundoi misionin
në fund të vitit 2004, për t‘ia kaluar atë misionit ushtarak të Bashkimit Evropian
―Althea‖.
NATO përdori ndërhyrjen ushtarake si mjetin e fundit në Kosovë pas një viti dhunë që
ushtronte regjimi i Millosheviçit dhe që përshkallëzohej duke shpërfillur rezolutat e
Këshillit të Sigurisë së OKB-së që kërkonin ndalimin e shtypjes dhe shpërnguljes së
popullsisë shqiptare. Pasi NATO i konsumoi të gjitha mjetet diplomatike në mars të vitit
1999, vendosi të ndërhyjë ushtarakisht përmes sulmeve ajrore kundër strukturave
ushtarake e paraushtarake jugosllave. Pas fushatës ajrore prej 78 ditësh, u arrit
marrëveshje ushtarake ndërmjet NATO-s e komandës jugosllave. Nën një mandat të
OKB-së, NATO vendosi atje forca ushtarake të emërtuara Forca e Kosovës – KFOR, me
detyrë të parandalonte rrezikun e mundshëm të rifillimit të konfliktit luftarak, të
çarmatoste, reformonte e transformonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të
mbështeste operacionet humanitare të OKB-së dhe të organizatave të tjera joqeveritare
ndërkombëtare.
Menjëherë pas Luftës së Ftohtë, roli i NATO-s do të fillonte me afrimin e vendeve të
sapodala nga regjimi komunist drejt vlerave dhe institucioneve të Aleancës. Ky afrim
mori trajtat e instrumenteve të partneritetit përmes Programit të Partneritetit për Paqe (
Partnership for Peace - PfP). Ky program promovon reformat e forcave të armatosura të
vendeve partnere si dhe krijonte bazat për interoperabilitetin e tyre me NATO-n.
Në vijim, për thellimin e arritjeve të PfP u krijua instrumenti tjetër Plani i Veprimit për
Antarësim (Membership Action Plan - MAP), i cili ishte një proces që përgatiste vendet
për anëtarësim të mundshëm në NATO sipas arritjeve individuale, duke iu dhënë atyre
udhërrëfyesin e nevojshëm dhe të hollësishëm për të përmirësuar cilësitë e tyre. Nga
vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrësit në MAP, përkatësisht Shqipëria dhe
Kroacia u pranuan në NATO si anëtarë me të drejta e detyrime të plota në 2009. Në
kushte të barabarta, i pritshëm ishte edhe pranimi i Maqedonisë, por që u tërhoq për
shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë-vend anëtar i hershëm i NATO-s, lidhur me
emrin zyrtar të Maqedonisë.
Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk u pranuan menjëherë në instrumentet e partneritetit
për shkaqe të ndryshme, midis tyre edhe për faktin që dështuan të bashkëpunojnë me
Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë për kapjen dhe dorëzimin e
kriminelëve të luftës. Sidoqoftë ato arritën të bëheshin pjesë e këtij programi në vitin
2006. Në Samitin e NATO-s 2008 Bosnjë-Hercegovinës iu ofrua statusi i ―Dialogut të
Intensifikuar‖ që është një hap nga statusi i MAP. Ndërkohë Aleanca u shpreh se do të
149
konsideronte edhe Serbinë nëse kjo e fundit do të ofrohej për të përftuar një status të tillë.
Në fakt, Serbia është deklaruar se nuk aspiron për anëtarësim në NATO duke ruajtur
kështu të përbashkët me NATO-n vetëm instrumentin e bashkëpunimit në kuadër të
Planit të Veprimit të Partneritetit Individual – një term specifik ky vetëm për Serbinë, i
pranuar në Janar 2015. Gjithsesi për NATO-n, Kosova mbetet një subjekt kyç i dialogut
të saj me Serbinë.302
Lidhur me Kosovën, në Samitin e Wellsit, u vlerësua përmirësimi i situatës së sigurisë
dhe progresi i arritur në dialogun e zhvilluar me Serbinë nën kujdesin e BE. Angazhimi i
shprehur në Marrëveshjen Beograd-Prishtina për Normalizim që është përfunduar në Prill
2013 inkurajohet të vijojë të funksionojë dhe të zbatohet plotësisht. Ndërkohë, çfarëdo
hapi në përmirësimin e statusit të Kosovës do të lidhet me njohjen e pavarësisë së saj
edhe nga vetë disa nga shtetet anëtare të NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur
zyrtarisht.
Ndërkohë, bashkëpunimi i NATO-s me Malin e Zi është përqendruar në reformat
demokratike, institucionale, të sigurisë dhe mbrojtjes me synim që pas partneritetit të
përfituar në vitin 2006 dhe MAP të përfituar në 2009, të hapen bisedime të intensifikuara
që do të vlerësojnë nga fundi i vitit 2015 nëse Malit të Zi do t‘i jepet ftesa për t‘iu
bashkuar Aleancës.
Sot303
afërsisht 4,500 trupa të KFOR nga 30 vende të udhëhequr nga NATO vijojnë të
punojnë për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët
dhe komunitetet në Kosovë.
Strategjia e NATO-s dhe e organizatave të tjera Evropiane në raport me vendet e
Ballkanit Perëndimor përveç angazhimit në instrumentet e partneritetit, synon edhe
krijimin e forcimin e instrumenteve të bashkëpunimit dhe të një farë gare drejt integrimit.
Të tilla iniciativa janë ato të Kartës së Adriatikut, Nisma për Bashkëpunim e Evropës
Juglindore, Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Pakti i Stabilitetit, etj. Në
këtë kuadër është edhe zhvillimi e ruajtja e partneritetit strategjik me Bashkimin
Evropian (BE) në menaxhimin e situatave në rajon. Duke pasur interesa strategjike të
përbashkëta, NATO dhe BE-ja bashkëpunojnë në Ballkanin Perëndimor për çështje me
karakter të përbashkët lidhur me menaxhimin e krizave, zhvillimin e kapaciteteve dhe
konsultimet politike.
Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi rolin e Aleancës, disa janë për një rol më të madh
të NATO-s, të tjera janë kritike. Mirëpo të gjithë bashkohen në atë që NATO akoma ka
punë për të mbaruar në Ballkan. Sot nuk janë më aq shumë të pranishëm aktorët me
interesa konfrontuese porse pëlqimet e simpatitë mbeten gjithsesi konfrontuese. Në këtë
rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet, konvencionale e
jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme, pavarësisht se janë strukur nga
prania thelbësore e NATO-s në të gjithë Ballkanin. Prandaj NATO mbetet një dinamikë
302
―NATO-s relation with Serbia‖, 11 Shkurt 2015, NATO ëeb site, http://www.nato.int/cps/en. 303
Janar 2015
150
vepruese në rajon, sepse siguria e këtij rajoni është ende e rrezikuar nga faktorë dhe
aktorë të ndryshëm.
Sikurse ka deklaruar edhe Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh
Rasmussen më 22 Maj 2014, ―NATO është angazhuar në të ardhmen e Ballkanit
Perëndimor si një pjesë natyrale e familjes Euro-Atlantike.304
4.10 BE
BE është një është një bashkësi e shteteve evropiane e themeluar si një treg i përbashkët
në mbështetje të lirisë së qarkullimit të mallrave. Ajo është një strukturë kontinentale pa
precedent të mëparshëm e megjithatë i ka qëndruar kohës. Qëllimet e pranuara të BE-së
janë mbrojtja e parimeve të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, e të drejtave
fundamentale dhe të drejtave të njeriut. Këto vlera mbeten dhe duhet të jenë synim edhe i
shteteve që duan të bashkohen në BE në të ardhmen.
Në shekullin e fundit, dy luftëra botërore lanë pasoja në Evropë dhe pikërisht në vendet
që tani përbëjnë kockën e Bashkimit Evropian. Prandaj politika për Evropë të Bashkuar
është njëkohësisht dhe kryesisht një politikë për paqe. Themelimi i BE-së krijoi thelbin e
kornizës për paqen në Evropë, e cila pamundëson luftën midis Shteteve Anëtare. Provë
për këtë janë më shumë se gjashtëdhjetë vjet paqe në Evropë – diçka unike në historinë e
kontinentit aq shumë të lodhur nga luftërat. Sa më tepër shtete evropiane të anëtarësohen
në BE, aq më e fuqishme do të jetë kjo kornizë e paqes. Zgjerimet e fundit të BE-së, duke
përfshirë 13 shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, nga të cilat nëntë vende
ish-komuniste kanë dhënë kontribut të madh në këtë aspekt.
Aktualisht Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 28
shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500
milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë. Por termi parakupton
pikërisht një Evropë si e tërë, që nuk bën dallime midis pjesëve të ndryshme të saj, nuk
përjashton askënd. Pikërisht kjo ide u përforcua dhe u legalizua me një kuadër shumë më
të plotë në Samitin e Selanikut të vitit 2003 të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor,
ku udhëheqësit e BE-së i patën vlerësuar e zyrtarizuar vendet e këtij rajoni si anëtarë të
ardhshëm të BE-së. Aktualisht BE-ja e ka pranuar tashmë Kroacinë dhe i ka dhënë
statusin e kandidatit Maqedonisë.
Gjithsesi, edhe pse është arritur njëfarë stabiliteti rajonal, si dhe një nivel përparimi
ekonomik, gjendja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndërlikuar.
Gjeografia politike është ende për t‘u identifikuar me statusin përfundimtar të Kosovës të
papranuar pikërisht nga disa nga shtetet e vetë BE-së. Bosnje-Hercegovina është ende e
përfshirë në pastabilitet dhe në dyshim për mundësitë e ekzistencës së saj si një njësi
politike, ndërkohë që është mjaft e brishtë ekonomikisht për shkak të varësisë së saj të
skajëshme nga ndihma e mbështetja ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e rajonit vazhdon
304
http://www.nato.int/cps/en/natohq/news_110203.htm?selectedLocale=en
151
të vuajë prej papunësisë së lartë. ―Largimi i trurit‖ – një dukuri pothuajse tipike në këtë
rajon, është një hap tjetër prapa në përparimin e rajonit. Niveli i krimeve vijon të mbetet i
lartë dhe korrupsioni një dukuri mbizotëruese.
BE-ja tashmë ka një prani të shumanshme në rajon, duke përfshirë role paqeruajtëse, role
trajnuese dhe forcimi institucionesh. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë sidomos
për për institucione të forta, të cilat janë një parakusht për qeverisje të efektshme të
sektorit privat e publik. Rajoni ka nevojë për asistencën e BE-së për krijuar politika sa më
efikase në uljen e papunësisë, luftën ndaj korrupsionit, shëndoshjen e kohezionit social
dhe uljen e kriminalitetit. Ndihma financiare duhet të planifikohet më mirë, të shoqërohet
me marrëveshje tregtare të përshtatshme (marrëveshje të preferencës), projekte të
infrastrukturës rajonale (rrugë, ura, rrjete të energjisë elektrike dhe aeroporte) dhe masa
për të stimuluar investimet e huaja. BE-ja duhet të motivojë, nxisë e udhëheqë mqë
shumë iniciativa për bashkëpunim rajonal e ndërrajonal sidomos në luftën kundër
kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit.
―Duam t‘i shohim vendet e Ballkanit Perëndimor së fundmi, të jenë anëtarë të Bashkimit
Evropian. Ky është synimi ynë i jashtëzakonshëm politik, ekonomik e gjeostrategjik,
është udha e duhur për të mbrojtur prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Bashkimit
Evropian, të mbrojmë gjithashtu, stabilitetin e Bashkimit Evropian‖ – kjo është kredoja e
shprehur e lidershipit të BE-së.305
Por sikurse u theksua në atë Konferencë, anëtarësimi i
mëtejshëm do të varet nga shpejtësia e reformave të vetë këtyre vendeve. Duhet instaluar
një proces me kërkesa të forta e të qarta anëtarësimi. Forcimi i sundimit të ligjit, shteti i
së drejtës, përmirësimi i situatës ekonomike janë thelbësore në këtë këndvështrim.
Natyrisht, përgjegjësia për reformat kyçe është në duart e vetë këtyre vendeve.
Në dallim nga e kaluara, BE-ja tani e ka kuptuar më mirë dobinë e iniciativave të
bashkëpunimit rajonal. Konferenca e fundit e Ballkanit Perëndimor ishte një hap i madh
përpara në këtë drejtim, madje ―thelbësor‖306
, sepse bashkëpunimi rajonal do të tejkalojë
ato pengesa ekzistuese në rajon, që në fakt janë rrjedhojë e mungesës së këtij
bashkëpunimi. Bashkëpunimi do ta bëjë anëtarësimin më të shpejtë në terma praktikë dhe
politikë. Politikisht, do të krijojnë stabilitet, praktikisht, do të shmangin pengesat e do të
përmirësojnë kushtet për zhvillime ekonomike, të cilat do të çojnë edhe në nxitjen e një
mjedisi të parashikueshëm biznesi.307
Instalimi i një bashkëpunimi të tillë Sot kemi diskutuar kryesisht sesi Ka shumë hallka që
mungojnë sa i përket rrugëve, rrjeteve hekurudhore apo rrjeteve energjetike. Ka rëndësi
thelbësore, për rrjedhojë, që vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetje të fortë
ndërkombëtare Evropiane të kenë një bashkërendim të fortë mes tyre dhe me Bashkimin
Evropian, për të shpejtuar investimet. Këtu, ne duhet që të marrim edhe fonde nga
305
Fjala e Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Konferencën e Ballkanit Perëndimor,
28.08.2014. http://shqiptarja.com/skedat/2724/fjala-e-presidenti-i-komisionit-Evropian-jose-manuel-
barroso-ne-konferencen-e-ballkanit. 306
Po aty. 307
Po aty
152
instrumentet e paraanëtarësimit, por nuk do të ketë vetëm grante, duhet të ketë edhe hua
nga Banka Evropiane e Investimeve që është aktive në rajon, gjithashtu edhe BERZH-i
që është aktiv dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare. Ky është një hap mjaft
konkret, që t‘i afrojmë sa më shumë këto vende me njëri-tjetrin. Duke qenë më afër me
njëri-tjetrin, ata janë edhe më afër me Bashkimin Evropian.308
Nuk është e rastit, madje është shumë domethënëse që vendi i mikpritjes por edhe i
lidershipit të kësaj iniciative është Gjermania. Me disiplinën institucionale që e
karakterizon historikisht këtë vend, në Konferencë u vendos që kjo iniciativë do të vijojë
rregullisht përmes takimeve që do të zhvillohen periodikisht, ndër të cilat katër vjet nën
kujdesin e dhe ndjekjen e drejtpërdrejtë të Gjermanisë. Pas një viti, kjo Konferencë do të
zhvillohet në Austri, pra ―do të ketë një vazhdimësi, do të ketë një proces pune, e
padyshim në këtë proces ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve
politike, sidomos për sa i përket atyre mes Serbisë dhe Kosovës, ku duhet thënë se kohët
e fundit janë bërë përparime të dukshme, por edhe në Bosnje Hercegovinë, edhe këto
vende në të ardhmen mendoj se do të ecin akoma më tej.‖309
Ka pasur një paragjykim (dhe madje është ende prezent në aktorë të caktuar në BE)
lidhur me praninë në Evropën e Bashkuar të vendeve e popujve gjeografikisht disi larg
nga qendra e Evropës apo me besime fetare jokristiane. Rasti është me Turqinë, për
shembull, për pranimin e së cilës në BE ka dy rryma mendimi. Rryma e parë është çfarë
ofron Turqia në pikëpamje gjeostrategjike, politike e ekonomike për Evropën, kurse
rryma e dytë është ajo se çfarë e pengon Turqinë të përfshihet në Evropë. Është pikërisht
kjo ndeshje rrymash që e mban pezull prej mëse një çerekshekulli pozitën e Turqisë në
BE. Pranimi i Turqisë në BE, në jo pak raste lidhet, midis të tjerash, edhe me besimin
sundues fetar. ―...ka shqetësime themelore të padeklaruara brendapërbrenda shteteve
anëtarë të BE-së. Këto lidhen – ashtu siç ka argumentuar edhe Casanova, me identitetin
kolektiv Kristian (por jo sekular), i cili tani duhet të përballojë pranimin e mundshëm të
pothuajse 70 miljonë myslimanëve në BE. Është e qartë se një kërkesë e tipit kulturor e
madje e specifikuar fetare është një tjetër pengesë në rrugën e Turqisë drejt
antarësimit.‖310
Lëvizjet ekstreme që gjalluan Bashkimin Evropian veçanërisht pas krizës
së fundit (2008-2014) priren që këtë kërkesë ta kthejnë në një pengesë të
pakapërxyeshme, duke identifikuar me këtë rast si të tillë jo vetëm Turqinë, por edhe
Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, etj. Prandaj edhe është e nevojshme të këmbëngulet se
―Vlerat e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë midis vendeve, besimeve dhe feve sot
308
Në këtë Konferencë u deklarua se Bashkimi Evropian do të luajë rolin e vet udhëheqës me ndihmën që
do të japë dhe mbështetjes nëpërmjet instrumentit të paraanëtarësimit, me një shumë prej 12 miliardë euro,
e parashikuar për periudhën 2014-2020. 309
Nga Fjala e Angela Merkel në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, 28.08.2014 310
Hughes Edel, ―Turkey‘s Accession to the Evropean Union: The Politics of Exclusion?‖, Routledge,
2011, pg.165
153
nevojiten më shumë se kurrë...Ne së bashku po përballemi me sfidën për ta mbrojtur këtë
harmoni fetare në zemër të Evropës nga kërcënime të qarta në dyert e Evropës.‖311
Nga ana tjetër dinamika e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor nuk duhet
marrë si njëkahëshe, sikur vetëm BE-ja ndihmon dhe Ballkani vetëm pret. Përkundrazi,
―...ashtu sikurse Evropa mund të na ndihmojë, edhe ne mund ta ndihmojmë Evropën. Ne
jemi një rajon i rëndësishëm gjeo-politikisht dhe gjeo-ekonomikisht. Ne jemi një rajon që
e ka të qartë se ku shtrihet e ardhmja jonë. Dhe besoj se kjo siguri mund të ndihmojë në
stimulimin dhe rigjallërimin e idealit Evropian, në një kohë kur bota po përjeton kaq
shumë turbullira.‖312
Prandaj edhe Shqipëria, me cilësinë e kryesimit të ardhës, ka
qarkulluar një dokument pune, i cili parashtron ide për nisma të përbashkëta në shkallë të
gjerë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fusha të mundshme siç janë projektet
e infrastrukturës, sigurimi i energjisë, mbështetje për ndërmarrjet e vogla e të mesme,
financimin dhe edukimin e kapitalit njerëzor dhe projektet turistike rajonale. Angazhimi
në këto e të tjera fusha në vijimësi, jo vetëm që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes
së ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por këto ekonomi mund e duhet të
bëhen edhe konkurrues e, si të tillë, më të gatshëm për t'u bërë anëtarë produktivë të BE-
së.
4.11. Kushtëzimet globaliste në BP
Globalizmi është një korrent apo lëvizje gjithëbotërore drejt integrimit ekonomik,
financiar, tregëtar dhe të komunikimit, që nënkupton hapjen e perspektivave lokale dhe
kombëtare ndaj një horizonti më të gjerë të një bote të ndërlidhur e të ndërvarur me
transferime të lira kapitali, mallrash e shërbimesh midis kufijve kombëtarë. Sidoqoftë,
globalizmi nuk përfshin lëvizje të lirë pune e punësimi, sepse kjo mund të dëmtojë
ekonomitë më të vogla dhe më të brishta nëqoftëse ky lloj globalizmi zbatohet pa asnjë
lloj ndalimi.
Çka duhet plotësuar në këtë kontekst konceptual, është se sot globalizmi nuk është më një
koncept akademik apo një mundësi zhvillimi, por ai është shndërruar në një prirje të
pakthyeshme, sepse shkaqet që e nxisin janë në zhvillim, në përmirësim e në shumim
gjithnjë e më të madh: integrimi është shndërruar tashmë në një proces jo vetëm
ekonomik, tregtar e financiar por tentohet madje të shndërrohet edhe në një fakt politik;
komunikimi është kryefjala e ditës në mbarë njerëzimin; perspektivat lokale apo
kombëtare po kushtëzohen gjithnjë e më shumë nga globalizimi në nivel rajonal e global
dhe në të gjitha fushat; bota, shtetet dhe njerëzit janë bërë më të ndërvarur nga njeri tjetri;
kufijtë kombëtarë tanimë në të shumtën e rasteve janë thjeshtë simbolike, sepse pengesat
më të shumta të qarkullimit midis dy anëve të kufirit janë hequr.
Nisur nga këto premisa, rajonit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u vijnë ndikime të
fuqishme, qoftë edhe parimisht, por sidomos nga gjeografia e tyre që e bën akoma edhe
311
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, 28.08.2014. 312
Po aty.
154
më të ndjeshëm këtë fenomen globalist. Më lartë313
pamë se rajoni është tejet i pasur për
nga larmia fizike e natyrore. Për më tepër, ky rajon kontrollon gjeografikisht Detin
Adriatik i cili ka një veçori specifike në raport me kontinentin: e takon atë më thellë sesa
çdo det tjetër. Rajoni ka nën kontroll gjithashtu kalime strategjike të niveleve
kontinentale siç janë Ngushtica e Otrantos, apo rrugëkalimet horizontale që lidhin dy
kontinente (Azinë me Evropën).
Veç gjeografisë e larmisë, në një masë të madhe globalizmin në rajon e sjell edhe
thellësia historike e tij: turqit janë të pranishëm në rajon me historinë e tyre rreth 500
vjeçare; Italia është pranishme për shkak të trashëgimisë romake; Rusia e sotme – dikur
perandori e koncepton përgjithnjë veten të familjes sllave bashkë me shumicën e
popullsive të Ballkanit. Dy fetë më të mëdha të njerëzimit – feja katolike dhe ajo
ortodokse takohen apo ndahen në Ballkanin Perëndimor. Feja tjetër e madhe – Islami nuk
ka rajon tjetër të Evropës ku të jetë shtrirë më shumë në popullsi të autoktone siç është
Ballkani Perëndimor.
Sikur të nisemi qoftë edhe vetëm nga kjo konvergjencë gjeografi - histori, në rajonin e
Ballkanit Perëndimor, veç aktorëve lokalë, kryqëzohen veçanërisht aktorë rajonalë e
kontinentalë. Në Ballkan ata kanë qenë të detyruar të kalojnë e të zgjerohen, në Ballkan
janë përplasur, kanë fituar apo humbur për të lënë në përfundim trashëgiminë e tyre e prej
këtej, interesat e tyre. Ky është njëri nga shkaqet që e globalizon rajonin e Ballkanit edhe
pa u lançuar globalizmi modern.
Globalizmi modern i ka shtuar rrathët e këtij globalizmi, madje me një përmbajtje të re:
pothuajse tërë vendet e rajonit janë tashmë të lidhura jo me një, por me shumë organizata
rajonale e ndërkombëtare – gjë e papërfytyrueshme as në të kaluarën e afërt. Vetëm
Kosova – shteti më i ri në Ballkanin Perëndimor, është antare në 35 organizata
ndërkombëtare.314
Shqipëria është anëtare në të paktën 46 organizata ndërkombëtare,315
Serbia në 56 të tilla,316
Mali i Zi në 43,317
etj.
Nga ana tjetër, në Ballkanin Perëndimor kemi një fenomen tipik të kohës moderne: Për
rreth dy breza në këtë rajon u kultivuan idetë marksiste të politikës dhe të ekonomisë së
përqendruar tek shteti komunist. Brenda këtij kuadri, kishim madje dy tipat ekstreme të
ekonomisë: atë vetadministruese jugosllave dhe kolektivizimin absolut në Shqipëri. E
gjitha ishte një kulturë lindore. Pas rënies së Murit të Berlinit, Ish Jugosllavia u shpërbë
për të krijuar entitete të tjera politike të cilat u futën menjëherë në startin e ekonomisë së
tregut, me Kroacinë e Slloveninë të arrijnë nivele të krahasueshme Evropiane. Po kështu
edhe ekonomia e Shqipërisë, megjithë terapinë e ashpër për të shkatërruar çdo gjë
komuniste, është futur gjithsesi në binarët e kulturës perëndimore të prodhimit e të
shpërndarjes.
313
Shih nënkreun 2.2 të këtij punimi. 314
KOHA.net, 15 Tetor 2014. 315
http://en.wikipedia.org/wiki/Outline_of_Albania 316
http://en.wikipedia.org/wiki/Outline_of_Serbia 317
http://en.wikipedia.org/wiki/Outline_of_Montenegro
155
Ndërkohë, me shpërbërjen e Ish Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës,
praktikisht çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka në kufi komunitete e madje entitete
shtetformuse bashkëkombëtare. Kështu, psh, Shqipëria ka në kufi Kosovën – një shtet
thuajse pastërtisht shqiptar, si dhe Maqedoninë – një shtet të përbërë nga dy struktura
themelore, nga të cilat njera është shqiptare. E njëjta qëndron me Serbinë e Kroacinë në
raport me Bosnjë-Herzegovinën, e po ashtu e njëjta qëndron me Shqipërinë e Serbinë në
raport me Malin e Zi. Qoftë edhe ky fakt i vetëm i ka kthyer kufijtë në vija krejt
simbolike, ku qarkullimi i mallrave, kapitaleve dhe njerëzve midis dy shteteve nuk ka
asnjë dallim nga qarkullimi brenda një shteti.
Bota globaliste ka hapur gjithashtu kufijtë e emigrimit. Nga shtetet e Ballkanit
Perëndimor ka një emigrim gati klasik përnga pesha e popullsisë së emigruar, ku tipike
janë Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia me gati gjysmën e popullsisë së tyre të
përbëjnë diasporën dhe emigracionin në shtetet e Evropës Perëndimore, në SHBA dhe në
Kanada. Shifra në vetvete, ashtu sikurse edhe fenomeni, janë unikë. Kjo parakupton një
shkëmbim të pashembullt kulturash, ekonomie e financash, sociale e arsimore. Vetëm për
Shqipërinë, për shembull, remitancat e ardhura nga emigrantët kryesisht nga Italia dhe
Greqia zinin deri para pak kohësh rreth 12-15% të GDP (2012) dhe përbënin një
katalizator të fuqishëm për rritjen e ekonomisë së vendit. Ndërkohë, partneriteti shqiptar i
eksportit dhe importit shkon thelbësisht për nga Italia (51 dhe 32%). 318
Një fakt tjetër që stimulon globalizmin apo integrimin është edhe fakti që shtetet e
Evropës Perëndimore janë formuar e funksionojnë prej shekujsh si shtete kombe,
ndërkohë që popullsitë e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar jetën e tyre në kuadër të
perandorive. Sot këto vende shkojnë drejt forcimit të shtetit komb, por kulturën e
bashkëjetesës e kanë të zhvilluar. Pra ballkanasit nuk e kanë të vështirë të akomodohen
me shpejtësinë e Evropës, me komunalitetin, shkrirjen e pengesave kufitare, shkëmbimin
e vlerave, mallrave dhe njerëzve. Ky është një avantazh i madh sepse krijon mundësi si
për ruajtjen e diversitetit të kulturave, ashtu edhe për bashkëjetesën, miqësimin e
integrimin midis tyre.
Në Ballkanin Perëndimor, janë angazhuar relativisht shumë aktorë ndërkombëtarë e euro-
atlantikë, sidomos pas vitit 1990, duke u përpjekur të komplementojnë njeri tjetrin nga
pozitat e përgjegjësive të tyre. Kështu u angazhuan, për shembull, Bashkimi Evropian,
Kombet Bashkuara, NATO, OSBE, etj. Ballkani përgjithësisht, dhe ai Perëndimor në
veçanti, e ka patur të domosdoshme praninë e tyre për të stabilizuar institucionet dhe për
të të krijuar një klimë paqeje e prosperiteti. Kjo prani ―shkolle‖ ndërkombëtare ka krijuar
mjedis shumë më të favorshëm për integrimin e përshpejtuar të këtyre vendeve qoftë
midis njeri tjetrit, qoftë edhe në organizatat ndërkombëtare ku ata aspirojnë të
anëtarësohen. Përshpejtimi i integrimit të këtyre vendeve, është një proces që ndihmon
edhe vetë Evropën sepse nga njëra anë do të zgjerohet tregu i përbashkët Evropian, por
nga ana tjetër do të instalojë të njëjtat norma e standarde të cilat do të bëhen pengesë si
318
CIA Factbook
156
ndaj trafiqeve e krimit të organizuar që e kanë munduar këtë rajon, ashtu edhe ndaj
aktorëve të tjerë që rivalizojnë për tregje influence në këtë rajon.
Në rajon tashmë janë hapur fusha të pafund bashkëpunimi. Nevoja e bashkëpunimit është
kuptuar tashmë si themeli i vetëm për realizimin e një të ardhmeje paqësore e me
prosperitet. Mentaliteti tradicional i bashkëpunimit që kufizohej kontakte diplomatike,
bisedime apo shkëmbimet kulturore, thuajse është tejkaluar. Biznesi privat nuk pyet më
për kufijtë e vjetër. Ai s‘kërkon veçse siguri e klimë, sepse të tjerat i zgjidh vetë. Dikur
punët e biznesit duhet t‘i zgjidhte shteti, sot ka rënë edhe kjo pengesë. Prandaj edhe
marrëdhëniet midis shteteve tanimë kanë shkuar tej modelit tradicional, duke e adresuar
bashkëpunimin atje ku ai është me rrjedhime nevralgjike: në ekonomi. Ky korrelacion
midis ekonomisë dhe politikës në kuadër të ndërvarësisë së domosdoshme që po hyjnë
shtetet me njëra tjetrën, do të hapë të tjera perspektiva zhvillimi. Kjo klimë e
përshtatshme do të krijojë dhe forcojë edhe institucionet e përbashkëta, instrumente të
përbashkëta, zyrtare dhe jozyrtare, të cilat nga ana e tyre, kushtëzojnë zhvillime më të
gjera dhe lloje të ndryshme ndërveprimesh ekonomike që bashkojnë njerëzit, shoqëritë,
kulturat e popujt.
Globalizmi i ka hapur edhe Ballkanit perspektivën e përfshirjes në tregun botëror si të
ekonomisë, edhe të politikës, edhe atë ushtarak e social. Më lartë folëm për përfshirjen e
vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat ndërkombëtare, të cilat janë të natyrave
të ndryshme, ekonomike, politike, tregtare, ushtarake, etj. Pra Ballkani nuk është më i
dënuari për të mbetur në periferi të Evropës, por një aktor aktiv me përmasa të gjera.
Mjafton të përmendim se deri fare pak kohësh Ballkani ishte konsumator forcash
ushtarake paqeruajtëse. Sot ka ende forca paqeruajtëse në Ballkan, por ka edhe një dukuri
tjetër mjaft komplementare me këtë: pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, për herë të
parë në historinë e tyre, kanë forca ushtarake paqeruajtëse në kuadër më të gjerë
aleancash apo koalicionesh në të gjitha anët e botës ku ka nevojë për kontribute për
paqen. Kështu psh., Serbia, pas atij izolimi të madh të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit
të njëzetë, qysh prej vitit 2002 është angazhuar në mënyrë të qëndrueshme në trupat
paqeruajtëse të udhëhequra në OKB-ja në tetë operacione. Personel ushtarak nga Serbia
është angazhuar gjithashtu në EUNAVFOR Somalia dhe EUTM Somalia qysh nga viti
2012.319
Ndërsa Shqipëria qysh nga fillimet e shndërrimeve demokratike ka rritur
gradualisht kontributet e saj në operacione ndërkombëtare në mbështetje të paqes.
Angazhimi shqiptar qysh në fillim ka ndërtuar një simetri të arsyeshme ndaj të gjitha
organizatave ndërkombëtare, duke angazhuar trupa edhe në kuadër të OKB-së, edhe në
kuadër të NATO-s, BE-së, Forcës shumëkombëshe të Evropës Juglindore, etj. Nga 1996
në 2013, Shqipëria ka kontribuuar me 6,033 trupa në operacione ndërkombëtare
319
Prof. Timothy Edmunds, University of Bristol, Marko Milošević Belgrade Centre for Security
PolicySerbia - Providing for Peacekeeping, 21 September 2014
157
paqeruajtëse, duke filluar që nga SFOR në Bosnjë Hercegovinë, duke vijuar pastaj në
Afganistan, Irak, Gjeorgji, Çad në Afrikë, etj.320
Globalizmi ndoshta bëhet më i dukshëm sidomos me efektet e turizmit. Turizmi në
Ballkanin Perëndimor është një fushë me potenciale të mëdha si për nga ana historike,
ashtu edhe të mjedisit të pastër e të ekonomisë që burojnë prej tyre. Ballkani Perëndimor
ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur, me një folklor e veshje tradicionale që bëhen
atraktive për turistët e studiuesit. Më në fund një Ballkan me rreth 80 milionë banorë
është një treg atraktiv edhe për ekonominë e Evropës, të Turqisë e të vendeve të tjera të
mëdha.
Vetë infrastruktura ekzistuese dhe ajo e projektuar do të ndikojë akoma më shumë për të
globalizuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Qysh prej vitit 2000 ka nisur projekti i rrugës
ndërkombëtare Adriatik–Jon prej 1150 km me pikënisje Triesten (në veri të Italisë) dhe q
përfundon në Kallamata të Greqisë. Kjo rrugë lidh shtatë shtete: Italinë, Slloveninë,
Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Nga ana tjetër,
projekti i rrugës ndërkombëtare që lidh tashmë Shqipërinë me Kosovën, mund të
shndërrohet në një rrjet akoma më të gjerë duke shërbyer edhe si interkoneksion në Nish
(Serbi) në funksion të Korridorit X Pan-Evropian. Do të kemi kështu, arterie të mëdha që
lidhin vendet e BE-së me ato të Ballkanit Perëndimor e të Mesdheut – tre rajone gjigande
tregtie e shkëmbimesh.
Politikanë të guximshëm të vendeve Ballkanike, apo studiues të paanshëm, kanë hedhur
në tavolinë edhe idenë e një ―Shengeni Ballkanik‖ apo propozimin për një ―Plan
Marshall‖ për Ballkanin. Iniciativa më e fundit e Kancelares Merkel që Gjermania të jetë
lokomotiva e një zhvillimi të tillë, edhe pse në fillimet e saj, pritet të marrë përmasat e të
tilla planeve. Për herë të parë ka një gatishmëri të Evropës dhe një vullnet të klasës
politike të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar këtë ide.
Lëvizja e lirë e qytetarëve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa procedura të
komplikuara apo të paragjykuara sikurse kanë qenë deri tani, do të ishte një shtysë e
madhe në bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Vendet e rajonit të Ballkanit, duke
qenë të lidhura me njeri tjetrin historikisht dhe me pothuajse të gjithë me minoritete nga
kombet apo vendet fqinjë, i kanë të gjitha mundësitë të shndërrohen në një mjedis
―Shengeni‖, i cili nga ana e vet, do të shërbente si një hap më shumë në funksion të
stabilitetit e sigurisë rajonale.
Nga kjo analizë komplekse vijohet se, dinamikat kushtëzuese nga aktorët në Ballkanin
Perëndimor janë të shumta dhe të larmishme. Ato përcaktohen nga gjeografia, historia,
fetë, kulturat, por sidomos nga interesat dhe konjukturat apo balancat rajonale e
ndërkombëtare. Aktorët e shumtë kanë të përbashkëtat, por edhe veçoritë e tyre.
Dinamikat italiane, për shembull, janë kulturore e historike, fetare e aleancash politike e
ushtarake, por dinamikat e sigurisë dhe ato ekonomike-tregtare natyrshëm që janë në
320
Dr. Gëzim Visoka, Institute for International Conflict Resolution and Reconstruction Dublin City
University, Ireland, Contributor Profile: The Republic of Albania, 10 June 2014
158
boshtin e interesave italiane. Ndoshta në etapa të caktuara historike ka dalë në plan të
parë herë njëra e herë tjetra dinamikë, porse fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta
vendi më i interesuar gjeopolitikisht për Ballkanin Perëndimor përbën një konstante të
pandryshueshme.
Në një kah të kundërt me këtë dinamikë italiane është dinamika ruse. Interesimi rus për
Ballkanin Perëndimor lidhet me nevojën për akses në ujra të ëmbla; me krijimin dhe
ruajtjen e influencës në këtë zonë përmes kohezionit sllavo-rus e ortodoks me popullsitë
me shumicë dërmuese të këtyre familjeve në këtë rajon; me zgjerimin e hapësirave të
sigurisë nga Aleanca e NATO-s të cilën Rusia e percepton si aleancë armiqësore; me
nevojat për të zgjeruar tregun ekonomik edhe në këtë rajon, etj.
Për më tepër, vlerësohet se Ballkani përbën një pikë takimi të rrezikut të radikalizmit
islamik dhe ndikimit rus. Kjo ―aleancë‖ favorizohet së tepërmi nga paqendrueshmëria
politike, tensionet etnike që ―flenë‖ dhe varfëria ekonomike. Në këtë kuadër, vlerësohet
se popujt në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën (Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe
Shqipëria) si dhe lidhjet historike e fetare me Rusinë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia) i
bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto rreziqe.321
Si identitete më vete interesash, por edhe të lidhura me boshtin italian, janë dinamikat e
Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e SHBA. Të dyja janë fuqi detare dhe nuk
mund të kenë rol e as të përcjellin interesa globale apo rajonale nëqoftëse iu bllokohen
akseset në dete e oqeanet. Deti Adriatik që kontrollon Ballkani Perëndimor është një det
nevralgjik për Mesdheun sepse e takon këtë të fundit me Evropën Qendrore, vendet e së
cilës përbëjnë një kyç të menaxhimit të tërë kontinentit Evropian. Prandaj si Mbretëria e
Bashkuar, edhe SHBA-ja kanë dinamikat e interesave të tyre në këtë drejtim. Ndërkohë,
të dyja fuqitë si bartëset ndër më kryesoret e sistemit perëndimor të vlerave, janë të
interesuar për sigurinë e prosperitetin e këtij rajoni për ta plotësuar hartën demokratike të
Evropës si e tërë. Por çka e bën akoma më të rëndësishëm interesimin anglo-amerikan
për Ballkanin Perëndimor është mbajtja nën kontroll e zhvillimeve në këtë rajon, të
mbahet sa më larg Rusia dhe të çrrënjosen rrënjët e të ndërpriten rrugët e rrjeteve
terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin.
Në një dimension të një natyre tjetër dinamikash paraqitet rasti i Gjermanisë dhe Kinës.
Kahu drejt Ballkanit në kuadër të kahut të madh drejt lindjes e juglindjes është një interes
i madh sidomos ekonomik i Gjermanisë. Në kushtet e ekonomisë globale dhe të
balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është e interesuar të
hapë tregje akoma më të mëdha eksporti në thellësi strategjike në drejtim të Turqisë, të
321
Referohet se që kur filloi konflikti në Siri në vitin 2011, në këtë vend kanë shkuar mbi 20 mijë luftëtarë
të huaj, nga mbi 90 vende, të paktën 3,400 prej tyre nga Perëndimi, sipas Raportit për Kërcënimet Globale
të komunitetit amerikan të zbulimit. Numri i luftëtarëve nga Ballkani është të paktën një mijë, nga të cilët
500 nga Bosnja, 300 nga Kosova, 90-100 nga Shqipëria dhe rreth 100 nga Maqedonia, sipas të dhënave
zyrtare nga Ballkani dhe burime të tjera. (Frank Wisner, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara dhe ish-i
dërguar i posaçëm për bisedimet e statusit mes Kosovës dhe Serbisë,
http://www.zeriamerikes.com/content/kostreci-evropa-ballkani-rusia-isis/2688378.html)
159
Azisë Qendrore e deri në Kinë. E kjo rrugë kalon nga Ballkani, prandaj kohët e fundit
Gjermania paraqet interes të veçantë për të ―vagonizuar‖ Ballkanin Perëndimor drejt
vlerave e integrimit Evropian. Në kah të kundërt por jo si kundërshti, por si
komplementaritet vjen dinamika kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos
Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e
Lindore.
Në dallim disi nga dinamikat e mësipërme, dinamika turke e kërkon Ballkanin
Perëndimor jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por
gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, fetare, kulturore, të sigurisë dhe humane me
rajonin.
Vetvetiu, një analizë e aktorëve kushtëzues si më sipër pleks NATO-n dhe BE-në. NATO
nuk mund të ndjehet e sigurt në misionin e saj pa plotësuar të gjitha vakumet e hapësirave
euro-atlantike. Një vakuum i tillë është edhe Ballkani Perëndimor, i cili është pjesë
natyrale e familjes Euro-Atlantike. Sot në Ballkanin Perëndimor nuk janë aq shumë të
pranishëm aktorët me interesa konfrontuese, por pëlqimet e simpatitë mbeten
konfrontuese. Ndërkohë, në këtë rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet,
konvencionale e jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme. Prandaj
NATO mbetet një dinamikë vepruese në rajon. Ndërkaq këtyre ligjësive, por në një fushë
tjetër, atë ekonomike iu nënshtrohet edhe Bashkimi Evropian. BE-ja është një partneritet
unik politik dhe ekonomik mes 28 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen,
prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre, por ajo është e cunguar dhe
madje e rrezikuar kur Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj.
160
KREU 5 - PËRPLASJA E DINAMIKAVE GJEOPOLITIKE NË BP -
REFLEKSIONE
Pamë kështu se në Ballkanin Perëndimor ―gumëzhin‖një kompleks tejet interesant
dinamikash kushtëzuese në gjeopolitikën e këtij rajoni: dinamika e gjeografisë, thellësia
historike, diversiteti kulturor, religjioni, aktorë të brendshëm e të jashtëm rajonalë e
ekstrarajonalë, si dhe globalizmi si dukuri botërore nga i cili nuk shpëton dot as Ballkani
Perëndimor. Më në fund, përballë këtyre dinamikave qëndron dinamika aktuale
gjeopolitike, e cila edhe pse nuk i ndryshon tërësisht dinamikat e mëparshme apo
tradicionale, formëson sidoqoftë tipare, fuqi e vektorë të rinj.
Gjeografia është një nga faktorët determinues në formësimin e popujve, të historisë, të
kaluarës të sotmes dhe të ardhmes së tyre dhe si e tillë, ajo ka qenë përcaktuese edhe për
zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon përbën një pasuri proporcionalisht të
madhe popujsh të shtrirë pikërisht në territore relativisht të vogla. Ballkani Perëndimor
shquhet për intensitet, larmi dhe pasuri ngjarjesh dramatike që janë dëshmuar përmes
pushtimesh, tërheqjesh, marrje e rimarrje tokash e territoresh, të cilat, në të kaluarën e
largët e të afërt kanë prodhuar ndryshime të shpeshta e substanciale në hartën politike,
ndikime dinamike të ndërsjella ekonomike, sociale, gjuhësore, fetare, kulturore,
muzikore, vallesh, etj. Ndryshime të tilla vijojnë të provokohen edhe sot në kushte krejt
të tjera globale e rajonale.
Askund më shumë se në këtë rajon nuk mund të identifikohen aq shumë kombe e popuj,
nuk janë pleksur religjione kaq të mëdha sa kristianizmi katolik, kristianizmi ortodoks,
Islami e madje edhe oaze besimesh të tjera fetare.
Ballkani Perëndimor, duke qenë gjeografikisht i lidhur në një njësi me Detin Adriatik,
mbart, për këtë arsye, kushtëzimet dhe dinamikat që e kanë shoqëruar e që e shoqërojnë
këtë Det dhe akoma më gjerë, aortën e tij të madhe, Detin Mesdhe. Ashtu sikundër
Rumania e Bullgaria mund të identifikohen si Ballkani Lindor për shkak të kushtëzimeve
nga Deti i Zi, apo Greqia e Turqia nga Deti Egje, edhe Ballkani Perëndimor mund të
kushtëzohet po aq natyrshëm nga Deti Adriatik.
Ndërkohë, Deti Adriatik ―ngjiz Ballkanin Perëndimor po ashtu sikurse në të njëjtën masë
―ngjiz edhe Gadishullin Apenine – domethënë Venecian e famshme, e cila ka lënë
gjurmë të thella në historinë e njerëzimit si dhe Italinë e kohëve moderne – një nga shtatë
vendet më të industrializuara të botës. Në perëndim, gadishulli italian është vetëm dyzet
milje larg përtej Adriatikut nga Shqipëria dhe ndikimi nga ai ky gadishull, kultura dhe
ekonomia e tij ka qenë dhe mbetet një konstante e palëvizshme. Ndërkaq, simetria e
gjeografisë historike e lidh Ballkanin Perëndimor me Austro-Hungarinë - një nga
perandoritë më të mëdha në zemër të Evropës që ka kushtëzuar zhvillimet më vendimtare
në këtë rajon më shumë se cilado fuqi tjetër e kohërave.
Gjeografia e Ballkanit Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të
shkallës kontinentale. Ky fakt përbën një pasuri të pashoqe vlerash gjeostrategjike të
kësaj zone: Shqipëria mban nën kontroll Ngushticën e Otrantos; Maqedonia dhe Serbia
161
kontrollojnë kalimin strategjik përmes korridorit të luginës së Vardarit e Moravës;
Sllovenia dhe Kroacia kontrollojnë së bashku me Italinë hapësirën me rëndësi të
jashtëzakonshme ekonomike e tregtare të Triestes, pikërisht aty ku asnjë det tjetër takon
më thellë kontinentin Evropian. Sot, nuk është e rastit që gjashtë nga dhjetë korridoret
Evropiane të transportit, naftës, gazit dhe telekomunikimit, kalojnë pikërisht nëpërmjet
Ballkanit.
Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani
Perëndimor është nyja qendrore që lidh gjeografikisht këtë identitet Evropian të Ballkanit
me Evropën. Historia dëshmon se në këtë rajon u kryqëzuan kultura nga më të shquarat e
kohërave. Ky rajon ishte një nyje e pleksjes së kulturave latine e greke, të Perandorisë
Romake e të perandorive nga më të mëdhatë e kohërave me Perandorinë Otomane e cila,
së bashku me atë Austro-Hungareze, kushtëzuan aq shumë zhvillimet tradicionale e me
pasoja aq dramatike edhe për zhvillimet e mëvonshme e aktuale. Rajoni dëshmohet si
porta e hyrjes në Evropë të kulturave bujqësore, drithërave dhe bagëtive nga kontinenti
Aziatik e Kina e largët. Shumica e zonës mbulohet nga vargmale të larta që shkojnë nga
veri-perëndimi në jugë-lindje, duke hapur kështu perspektivë korridoresh natyrale për
tregëti e shkëmbime ashtu sikurse në të kaluarën pati hapur rrugë për nevoja pushtimesh.
Morfologjia gjeografike e rajonit e formësuar në njësi të vogla e të shkëputura me njëra
tjetrën ka favorizuar krijimin e identiteteve të ndryshme etnike - një pasuri e rrallë e
kulturës Evropiane, por njëherësh, një pengesë për të kultivuar kulturën e bashkëpunimit
të fuqishëm ekonomik, politik e kulturor, duke inkurajuar fragmentarizmin dhe jo rrallë
edhe armiqësimin midis grupeve etnike. Njohja e këtyre realiteteve është kërkesë
themelore për studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të
Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Dallimet në kombësitë, gjuhët,
kulturat, fetë dhe traditat e tyre përbëjnë pikërisht të përbashkëtën e këtij rajoni, i cili
është unik për këtë fakt. Këtu zënë fill edhe ―dualitetet e hershmërisë mbi të cilat janë
ngritur teoritë e luftërave e spastrimeve etnike që vihen në bazë të këtyre dualiteteve.
Këto dualitete nga të cilat vuan rajoni, janë ende pengesë për harmonizimin me prirjet
moderne politike dhe ekonomike. Pushtimi thuajse pesëshekullor Otoman, luftrat e
shpeshta të qëndresës ndaj këtij pushtimi, çvendosjet e shpeshta të qendrave të gravitetit
Evropian (siç është ajo nga Mesdheu në Atlantik) e izoluan së tepërmi Ballkanin e
posaçërisht atë Perëndimor nga zhvillimi ekonomik.
I tërë Ballkani ka qenë në një farë mënyre sinonim me perandoritë e vjetra Turke,
Bizantine, Ruse e Austro-Hungareze. Kjo gjëndje vijoi edhe përgjatë periudhës
komuniste, sepse pothuajse të gjitha vendet e këtij rajoni u përfshinë nën ―perandorinë‖
politike, ideologjike dhe ekonomike komunisto-socialiste të Ish Bashkimit Sovjetik.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor e fituan pavarësinë në shekullin e ‘19-të e
pak prej tyre – Shqipëria midis, në fillimshekullin e ‘20-të. Në grahmat e fundit të
Perandorisë Otomane e Austro-Hungareze, rajoni i Ballkanit u përshi nga Luftërat
Ballkanike rrjedhim i të cilave ishin edhe zgjidhjet pragmatike të Fuqive të Mëdha, të
162
cilat koklavitën posaçërisht pikërisht vendet dhe popujt e këtij rajoni. Ballkanit në tërësi
e veçanërisht atij Perëndimor, krahas gjeografisë e grupeve të shumta etnike, iu shtuan
copëzime apo bashkime të tjera krejt arbitrare. E tillë ishte midis të tjerash, ndarja
përgjysmë e trojeve dhe e popullsisë së kombit shqiptar, ndërkohë që Serbisë iu dha
favori i ombrellizimit të të gjithë kombeve të tjerë të këtij rajoni nën petkun e Ish
Jugosllavisë – një krijesë artificiale popujsh, kulturash e besimesh fetare, e cila duke
pasur brenda vetes pikërisht këtë strukturë artificiale dhe jo natyrale, do të shndërrohej në
fund të shekullit të ‘20-të e në fillimshekullin e ‘21-të në një geto popujsh që prisnin veç
orën për gjenocide nga më barbarët që ka njohur bota.
Për këto e arsye do të ishte pikërisht Ballkani Perëndimor për shkak të të cilit do të zinte
fill Lufta e Parë Botërore. Ndërkohë, në Luftën e Dytë Botërore Ballkani Perëndimor nuk
përbënte ndonjë rajon apo drejtim me rëndësi për fatet e kësaj Lufte, por gjithsesi, në
rrjedhën e saj, rajoni mori peshë gjithnjë e më të madhe. Nevoja e mbajtjes me çdo kusht
nën kontroll ushtarak të Ballkanit Perëndimor e shtyu disa muaj fillimin e Operacionit
Gjerman për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Pa zaptimin e këtij rajoni, Gjermania
naziste do të ndjehej e kërcënuar pikërisht në krahët e saj nga Mesdheu. Nga ana tjetër,
mbajtja nën kontroll e këtij rajoni, jo vetëm vonoi në kohë operacionet gjermane, por
edhe angazhoi forca e mjete të shumta, të cilat në një masë të caktuar ndikuan për
dobësimin e goditjeve hitleriane në rajone të tjera me rëndësi vendimtare.
Ballkani Perëndimor do të bëhej përsëri fushë e ambicieve jugosllave, e cila nën petkun e
―internacionalizmit proletar‖ e të ―bashkim-vëllazërimit që diktonte ideologjia marksiste-
leniniste, inkurajoi platformat historike serbe për Serbinë e Madhe për të plotësuar
ambiciet hegjemoniste e shoviniste të saj. Nën këta flamurë, Serbia do të tentonte të
tërhiqte në orbitën e saj politike, ekonomike, financiare e ushtarake edhe Shqipërinë
komuniste e asaj kohe.
Në fillimet e konflikteve të pas Luftës së Ftohtë, Evropa dështoi së menaxhuari
problematikat e pritshme të këtij rajoni, për faktin e thjeshtë se ajo nuk kishte skenarë për
të ardhmen e Ballkanit në tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti. Lufta e Ftohtë
kishte ngulitur në Evropë prej dy brezash një koncept të situatave të ngrira dhe nuk u
parashikuan dot ose nuk u panë me shumë interes zhvillimet dinamike të pasluftës së
Ftohtë. Ballkani u la jashtë vëmendjes - një standard i krijuar që nga Lufta e Ftohtë.
Ndërkohë rajoni mbante të ngrira në nënshtresat e veta të gjitha konfliktet e mundshme:
etnike, ideologjike, gjeopolitike, fetare, ekonomike, të influencave dhe të orientimeve.
Shpërbërja e përgjakshme e ish Jugosllavisë identifikoi pikërisht mungesën e këtyre
analizave dhe rrjedhimisht edhe mungesën e kohezionit të saj dhe sidomos mungesën e
përgatitjeve për të përballuar apo formësuar në rrugën e duhur të dinamikave të reja në
këtë rajon. Vetëm ndërhyrja dhe përgjegjësia amerikane e shpëtoi Ballkanin Perëndimor
të mos shndërrohej përsëri në një vatër zjarri me përmasa Evropiane botërore.
Kjo trashëgimi e mbarsur konfliktuale do ta çonte Ballkanin Perëndimor të pas
përfundimit të Luftës së Ftohtë në një arenë përleshjesh të ashpra etnike, politike,
163
ushtarake, sociale dhe ekonomike. Ish Jugosllavia ishte dhe mbeti i vetmi entitet i krijuar
artificialisht, e cila pas Luftës së Ftohtë u shpërbë në mënyrë të dhunshme dhe madje
ekzemplare.
Pikërisht këtej lindi nevoja e domosdoshme e ndryshimit të kahes së dinamikës
gjeopolitike botërore e Evropiane: ndërhyrja me dhunë e organizatave ndërkombëtare,
Evropiane dhe euro-atlantike, me qëllim që procesi i shpërbërjes të mos e çonte botën siç
e kishte çuar pikërisht në dhe për këtë rajon, në një konfrontim me përmasa të
paparashikuara botërore, si dhe për të parandaluar një gjenocid të pandërprerë që do
mund të kishte rrjedhime në tërë gjeopolitikat e rajonit. Objekt i kësaj ndërhyrjeje do të
bëhej natyrisht Serbia e cila, e formësuar historikisht përmes gjenocidit herë herë të
ashpër e herë herë të butë, do të përdorte të gjithë arsenalin e saj ushtarak e
propagandistik për të mbajtur me çdo kusht nën zgjedhë Kosovën – vendin me pasuri
evidente tokësore e nëntokësore. Shfrenimi shovinist serb nuk do të njihte asnjë masë
përmbajtjeje për të realizuar shpërnguljen më të egër me dhunë, terror ushtarak e policor
të mëse një milionë shqiptarëve të Kosovës - një krim masiv ky me përmasa të papara në
botë. Këto do të ishin shtysat morale dhe të vlerave të cilat do ta ndërgjegjësonin dhe
përgjegjësonin komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të kryenin për herë të
parë pas Luftës së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit Evropian. Kjo ndërhyrje
çoi edhe në shlyerjen e një faji të hershëm Evropian ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, duke i
çliruar përfundimisht shqiptarët e Kosovës nga zgjedha politike serbe.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, të armiqësuara historikisht me njëra tjetrën për shkaqe
etnike, fetare e orientimesh gjeopolitike, ndodhen ende në gjendje konfliktuale, por këtë
radhë më së shumti për efekt të kredencialeve të tyre të brendshme politike. Ky fakt i ka
mbajtur thuajse të ngrira proceset e normalizimit të jetës së tyre politike. Sot polarizimi
politik në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi e Bosnjë-Hercegovinë është akoma një
shkak thelbësor që pengon zhvillimin e proceseve më të gjëra integruese, sigurinë dhe
prosperitetin në rajon. Nëse shtojmë këtu edhe faktin që ky polarizim politik shtrihet apo
më mirë shfrytëzon një gjendje varfërie herë herë të tejskajshme të popullsisë së këtyre
vendeve, atëherë vonesa në këto procese kthehet në një pengesë shumë të vështirë për t‘u
kapërcyer.
Ballkani ka ende një ekuilibër të brishtë në kushtet e një popullsie të përzier në shekuj
dhe me pejsazhe kulturorë të fragmentarizuara, të cilat nga ana e tyre kanë sjellë, në
kushte të caktuara, destabilitet politik me përhapje e kërcënim më të gjerë sesa rajoni. Në
këtë rajon është krenari pohimi i një vendi apo popullsie në kurriz të një tjetre. Pikërisht
ndryshimet e vazhdueshme të kufijve politikë për shkak të këtij pohimi janë cilësuar me
termin tjetër ―Ballkanizimˮ i cili tashmë barazohet me mungesën e qytetarisë në politikë,
fjalë për fjalë, prishjen apo fragmentarizmin e një njësie të madhe politike në njësi të
shumta më të vogla, shpesh në armiqësi me njëra tjetrën.
Në këtë shtresëzim kaq të madh kulturash, nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme
në Ballkan. Urrejtja racore ka qenë ushqyer vazhdimisht nga mosmarrëveshjet
164
territoriale, fetare e kulturore si një krenari që, nga ana e saj, ushqente hakmarrjen.
Prandaj edhe etnocidi dhe gjenocidi kanë qenë të përhershëm në këtë rajon. Pikërisht kjo
kulturë që kishte zënë rrënjë në popujt e rajonit shfrytëzohej fare mirë nga mbretërit,
carët, perandorët e madje vijon të përdoret apo më mirë të abuzohet edhe sot me të, për të
ndërtuar edhe këta nga ana e tyre kulturën e shtypjes e të dhunës, si brenda vendit, edhe
jashtë tij.
Hartës së diversitetit kulturor të Ballkanit Perëndimor i shtohet një kompleksitet akoma
edhe më i madh besimesh fetare. Megjithse përgjatë periudhës komuniste besimeve fetare
iu imponuan kufizime drastike deri edhe në ndalimin e plotë të tyre sikurse ishte rasti i
Shqipërisë, prapëseprapë fetë vijuan në forma të ndryshme të ekzistonin. Përballë
persekutimit shtetëror që u ushtrua mbi popullatën veçanërisht gjatë kohës së
komunizmit, institucionet dhe klerikët fetarë përgjithësisht morën rolin e protektorit të
popujve dhe të vlerave - një rol ky që u siguronte qëndresë, unitet dhe forcë të
faktorizuar. Me kolapsin e regjimeve komuniste besimet fetare u rigjallëruan në mënyrë
domethënëse. Institucionet, rregullat, ritet dhe publikimet fetare dikur të censuruara apo
të shkatërruara u rishfaqën dhe tashmë janë legale.
Por një trashëgimi interesante vjen nga e kaluara e largët dhe tashmë edhe ajo e afërt
lidhur me besimet fetare në Ballkan. Përkatësia fetare në Ballkan në konceptin e fesë
myslimane dhe ortodokse ka pas qenë konceptuar edhe si përkatësi kombëtare. Feja
katolike nuk e ka pasur këtë ngarkesë. Në kohën e sundimit Osman feja kishte së pari
status ligjor krahas statusit të besimit apo bindjes ndaj ndërgjegjes hyjnore. Kështu, për
shembull, kristianët kishin detyrime të ndryshme ligjore lidhur me pagesën e taksave dhe
shërbimit ushtarak në raport me myslimanët. Për këtë arsye, në atë masë sa fetë janë
identifikuar me shtetin apo me kombësinë, në atë masë ato kanë qenë më afër e madje të
njëjtësuara me interesat shtetërorë apo perandorakë. Me këtë disponim ato kanë
përshtatur edhe masën e kulturave kombëtare, të shteteve apo të perandorive që u kanë
dalë si mburojë. Prej këtej edhe historia e religjioneve të njëjtësuara me shtetin, pra kur
feja është parë si koncept ligjor, ka dëshmuar se marrëdhëniet me religjionet e tjera janë
karakterizuar nga përjashtimi i ―i atij tjetrit ˮ. Përkundrazi, në rastet e tjera kur një komb
nuk është përfaqësuar nga shteti i vet, atëherë feja ka dëshmuar të kundërtën: përfshirjen
dhe pluralitetin. Historia dhe aktualitetet e kombit shqiptar në këtë pikëpamje janë tipike
për një shpjegim të tillë.
Religjioni në Ballkanin Perëndimor përbën një diversitet unik, të pashoq, me kampione
nga i gjithë universi fetar. E identifikuar shpesh edhe politikisht, feja në Ballkanin
Perëndimor ka luajtur rol të madh në përparimin apo frenimin e çështjeve kombëtare. Por
ndikimi i fesë është veçanërisht i ndjeshëm në trysninë që ushtron ndaj shtetit ―ombrellë‖
për të përcjellë krahas interesave politike, edhe interesa fetare.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, historikisht në gjendje armiqësie me njëra tjetrën për
shkaqe etnike, sot e gjejnë veten të pastabilizuar e madje shpesh edhe të paralizuar
politikisht e ineficiente në pikëpamje institucionesh brendapërbrenda vetes së tyre. Të
165
gjitha këto tipare, zhvillime, vlera e antivlera kanë krijuar dinamikat e tyre, si
brendapërbrenda vendit, ashtu edhe midis vendeve por edhe në raportet me organizatat
Evropiane. Këto dinamika kanë frenuar në një farë shkalle prosperitetin ekonomik e
social. Ndërkohë, hapësirat boshe apo grindjet e konfliktet tradicionale janë shfrytëzuar
nga krimi i organizuar, trafiqet e paligjëshme, ekonomia informale, etj. Prandaj Ballkani
Perëndimor vijon të mbetet një zonë në gjysmëkrizë, në pikëpamje të stabilitetit politik,
ekonomik e të sigurisë. Për të gjitha këto arsye Ballkani Perëndimor do të mbetet një me
një rëndësi të madhe gjeopolitike për Evropën. Këto zhvillime nuk vlerësohet se përbëjnë
kërcënime apo rreziqe për sigurinë e Evropës, por gjithsesi sfidat janë të mëdha me
potenciale rreziqesh e kërcënimesh. Spektri i krizave të sotme në botë është saktësisht
spektri që pasqyrohet në Ballkanin Perëndimor. Krizat aktuale: agresiviteti i shfrenuar
rus, organizata ekstremiste ISIS, emigrimi masiv drejt Evropës dhe penetrimi i trafiqeve,
kontrabandës, krimit të organizuar, etj., gjejnë veten në Ballkanin Perëndimor ndoshta më
shumë se në çdo rajon tjetër pikërisht për arsyet e mësipërme, arsye këto ndaj të cilave
përgjegjësia kolektive e ballkanasve është shumë e dobët.
Gjithsesi, Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe
mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të
shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij i
ndodhur në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe
kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore, ka ruajtur
gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit. Nuk ka rajon tjetër ku
popullsia e një kombi të jetë pleksur aq shumë dhe aq ndërlikuar me popullsinë e
kombeve të tjerë sesa në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në gadishullin Ballkanik
ekzistojnë popuj të ndryshëm, civilizime dhe fe të ndryshme. Këtë gadishull e bën të
veçantë ky pluralizëm në të gjitha sferat e shoqërisë. Gjithsesi, faktorët gjeografikë dhe
ata historikë janë me rëndësi të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Ka një lidhje të
natyrshme midis largësisë së qendrave humane gjeografike dhe të ardhurave për frymë të
popullsisë së këtyre qendrave. Normalisht, sa më larg të jenë vendet nga tregjet e mëdha
të Evropës, aq më shumë kohë u është dashur për të arritur nivelin Evropian të të
ardhurave. Faktorët e tjerë janë historia dhe nxitja ose jo e bashkëpunimit. Ndërsa historia
i ka mbajtur të ndarë kombet e Ballkanit, vetëm kuptimi i nevojës për bashkëpunim do
mund të kapërcejë largësitë nga tregjet e mëdhenj. Është shumë e rëndësishme të
kuptohet komplementariteti midis fqinjëve për të përfituar nga avantazhet reciproke.
Prandaj edhe dinamika më produktive gjeopolitike është nxitja e një bashkëpunimi sa më
të gjerë në mes vendeve e rajoneve të Ballkanit Perëndimor.
Për të gjitha këto arsye Ballkani ka pasur e ka nevojë për Evropën, po aq sa Evropa ka
pasur e ka nevojë për Ballkanin. Njohja e këtyre fakteve është një kërkesë themelore për
studimin e dinamikave që kanë shoqëruar historinë e afërt dhe të sotme të Ballkanit në
tërësi dhe të Ballkanit Perëndimor në veçanti.
166
Nga ana tjetër, këtë duhet ta kërkojmë pikërisht nga aktorët aktualë në Ballkan: Italia,
Gjermania, Rusia, Kina, Anglia, SHBA, Turqia, Greqia, NATO, BE. Aktorët e shumtë
kanë të përbashkëtat, por edhe veçoritë e tyre. Dinamikat italiane, për shembull, janë
kulturore e historike, fetare e aleancash politike e ushtarake, por dinamikat e sigurisë dhe
ato ekonomike-tregtare natyrshëm që janë në boshtin e interesave italiane. Ndoshta në
etapa të caktuara historike ka dalë në plan të parë herë njëra e herë tjetra dinamikë, porse
fakti që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar gjeopolitikisht për
Ballkanin Perëndimor përbën një konstante të pandryshueshme.
Në një kah të kundërt me këtë dinamikë italiane është dinamika ruse. Interesimi rus për
Ballkanin Perëndimor lidhet me nevojën për akses në ujera të ëmbla; me krijimin dhe
ruajtjen e influencës në këtë zonë përmes kohezionit sllavo-rus e ortodoks me popullsitë
me shumicë dërmuese të këtyre familjeve në këtë rajon; me zgjerimin e hapësirave të
sigurisë nga Aleanca e NATO-s të cilën Rusia e percepton si aleancë armiqësore; me
nevojat për të zgjeruar tregun ekonomik edhe në këtë rajon, etj.
Për më tepër, vlerësohet se Ballkani përbën një pikë takimi të rrezikut të radikalizmit
islamik dhe ndikimit rus. Kjo ―aleancë‖ favorizohet së tepërmi nga paqëndrueshmëria
politike, tensionet etnike që ―flenë‖ dhe varfëria ekonomike. Në këtë kuadër, vlerësohet
se popujt në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën (Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe
Shqipëria) si dhe lidhjet historike e fetare me Rusinë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia) i
bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto rreziqe.
Si identitete më vete interesash, por edhe të lidhura me boshtin italian, janë dinamikat e
Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e SHBA. Të dyja janë fuqi detare dhe nuk
mund të kenë rol e as të përcjellin interesa globale apo rajonale nëqoftëse iu bllokohen
akseset në detra e oqeanet. Deti Adriatik që kontrollon Ballkani Perëndimor është një det
nevralgjik për Mesdheun sepse e takon këtë të fundit me Evropën Qendrore, vendet e së
cilës përbëjnë një kyç të menaxhimit të tërë kontinentit Evropian. Prandaj si Mbretëria e
Bashkuar, edhe SHBA-ja kanë dinamikat e interesave të tyre në këtë drejtim. Ndërkohë,
të dyja fuqitë si bartëset ndër më kryesoret e sistemit perëndimor të vlerave, janë të
interesuar për sigurinë e prosperitetin e këtij rajoni për ta plotësuar hartën demokratike të
Evropës si e tërë. Por çka e bën akoma më të rëndësishëm interesimin anglo-amerikan
për Ballkanin Perëndimor është mbajtja nën kontroll e zhvillimeve në këtë rajon, të
mbahet sa më larg Rusia dhe të çrrënjosen rrënjët e të ndërpriten rrugët e rrjeteve
terroriste ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin.
Në një dimension të një natyre tjetër dinamikash paraqitet rasti i Gjermanisë dhe Kinës.
Kahu drejt Ballkanit në kuadër të kahut të madh drejt lindjes e juglindjes është një interes
i madh sidomos ekonomik i Gjermanisë. Në kushtet e ekonomisë globale dhe të
balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është e interesuar të
hapë tregje akoma më të mëdha eksporti në thellësi strategjike në drejtim të Turqisë, të
Azisë Qendrore e deri në Kinë. E kjo rrugë kalon nga Ballkani, prandaj kohët e fundit
Gjermania paraqet interes të veçantë për të ―vagonizuar‖ Ballkanin Perëndimor drejt
167
vlerave e integrimit Evropian. Në kah të kundërt por jo si kundërshti, por si
komplementaritet vjen dinamika kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos
Ballkanin Perëndimor si një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e
Lindore.
Në dallim disi nga dinamikat e mësipërme, dinamika turke e kërkon Ballkanin
Perëndimor jo vetëm nga perspektivat politike, ekonomike dhe gjeografike, por
gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, fetare, kulturore, të sigurisë dhe humane me
rajonin.
Vetvetiu, një analizë e aktorëve kushtëzues si më sipër pleks NATO-n dhe BE-në. NATO
nuk mund të ndjehet e sigurt në misionin e saj pa plotësuar të gjitha vakumet e hapësirave
euro-atlantike. Një vakum i tillë është edhe Ballkani Perëndimor, i cili është pjesë
natyrale e familjes Euro-Atlantike. Sot në Ballkanin Perëndimor nuk janë aq shumë të
pranishëm aktorët me interesa konfrontuese, por pëlqimet e simpatitë mbeten
konfrontuese. Ndërkohë, në këtë rajon pleksen rreziqe e kërcënime nga më të ndryshmet,
konvencionale e jokonvencionale të shkallëve e intensiteteve të ndryshme. Prandaj
NATO mbetet një dinamikë vepruese në rajon. Ndërkaq këtyre ligjësive, por në një fushë
tjetër, atë ekonomike iu nënshtrohet edhe Bashkimi Evropian. BE-ja është një partneritet
unik politik dhe ekonomik mes 28 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen,
prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre, por ajo është e cunguar dhe
madje e rrezikuar kur Ballkani Perëndimor mbetet jashtë saj.
Tej këtij realiteti rajonal e Evropian, është realiteti global nga i cili Ballkani nuk mundet
e madje nuk duhet të shkëputet. Veç gjeografisë e larmisë, në një masë të madhe
globalizmin në rajon e sjell edhe thellësia historike e tij: turqit janë të pranishëm në rajon
me historinë e tyre rreth 500 vjeçare; Italia është pranishme për shkak të trashëgimisë
romake; Rusia e sotme – dikur perandori e koncepton përgjithnjë veten të familjes sllave
bashkë me shumicën e popullsive të Ballkanit. Dy fetë më të mëdha të njerëzimit – feja
katolike dhe ajo ortodokse takohen apo ndahen në Ballkanin Perëndimor. Feja tjetër e
madhe – Islami nuk ka rajon tjetër të Evropës ku të jetë shtrirë më shumë në popullsi të
autoktone siç është Ballkani Perëndimor.
Sikur të nisemi qoftë edhe vetëm nga kjo konvergjencë gjeografi - histori, në rajonin e
Ballkanit Perëndimor, veç aktorëve lokalë, kryqëzohen veçanërisht aktorë rajonalë e
kontinentalë. Në Ballkan ata kanë qenë të detyruar të kalojnë e të zgjerohen, në Ballkan
janë përplasur, kanë fituar apo humbur për të lënë në përfundim trashëgiminë e tyre e prej
këtej, interesat e tyre. Ky është njëri nga shkaqet që e globalizon rajonin e Ballkanit edhe
pa u lançuar globalizmi modern.
Globalizmi modern i ka shtuar rrathët e këtij globalizmi, madje me një përmbajtje të re:
pothuajse tërë vendet e rajonit janë tashmë të lidhura jo me një, por me shumë organizata
rajonale e ndërkombëtare – gjë e papërfytyrueshme as në të kaluarën e afërt.
Nga ana tjetër, në Ballkanin Perëndimor kemi një fenomen tipik të kohës moderne: Për
rreth dy breza në këtë rajon u kultivian idetë marksiste të politikës dhe të ekonomisë së
168
përqendruar tek shteti komunist. Brenda këtij kuadri, kishim madje dy tipet ekstreme të
ekonomisë: atë vetadministruese jugosllave dhe kolektivizimin absolut në Shqipëri. E
gjitha ishte një kulturë lindore. Pas rënies së Murit të Berlinit, Ish Jugosllavia u shpërbë
për të krijuar entitete të tjera politike të cilat u futën menjëherë në startin e ekonomisë së
tregut, me Kroacinë e Slloveninë të arrijnë nivele të krahasueshme Evropiane. Po kështu
edhe ekonomia e Shqipërisë, megjithë terapinë e ashpër për të shkatërruar çdo gjë
komuniste, është futur gjithsesi në binarët e kulturës perëndimore të prodhimit e të
shpërndarjes.
Ndërkohë, me shpërbërjen e Ish Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës,
praktikisht çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka në kufi komunitete e madje entitete
shtetformuse bashkëkombëtare. Kështu, psh, Shqipëria ka në kufi Kosovën – një shtet
thuajse pastërtisht shqiptar, si dhe Maqedoninë – një shtet të përbërë nga dy struktura
themelore, nga të cilat njera është shqiptare. E njëjta qëndron me Serbinë e Kroacinë në
raport me Bosnjë-Herzegovinën, e po ashtu e njëjta qëndron me Shqipërinë e Serbinë në
raport me Malin e Zi. Qoftë edhe ky fakt i vetëm i ka kthyer kufijtë në vija krejt
simbolike, ku qarkullimi i mallrave, kapitaleve dhe njerëzve midis dy shteteve nuk ka
asnjë dallim nga qarkullimi brenda një shteti.
Një fakt tjetër që stimulon globalizmin apo integrimin është edhe fakti që shtetet e
Evropës Perëndimore janë formuar e funksionojnë prej shekujsh si shtete kombe,
ndërkohë që popullsitë e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar jetën e tyre në kuadër të
perandorive. Sot këto vende shkojnë drejt forcimit të shtetit komb, por kulturën e
bashkëjetesës e kanë të zhvilluar. Pra ballkanasit nuk e kanë të vështirë të akomodohen
me shpejtësinë e Evropës, me komunalitetin, shkrirjen e pengesave kufitare, shkëmbimin
e vlerave, mallrave dhe njerzve. Ky është një avantazh i madh sepse krijon mundësi si për
ruajtjen e diversitetit të kulturave, ashtu edhe për bashkëjetesën, miqësimin e integrimin
midis tyre.
Në Ballkanin Perëndimor, janë angazhuar relativisht shumë aktorë ndërkombëtarë e euro-
atlantikë, sidomos pas vitit 1990, duke u përpjekur të komplementojnë njeri tjetrin nga
pozitat e përgjegjësive të tyre. Kështu u angazhuan, për shembull, Bashkimi Evropian,
Kombet Bashkuara, NATO, OSBE, etj. Ballkani përgjithësisht, dhe ai Perëndimor në
veçanti, e ka pasur të domosdoshme praninë e tyre për të stabilizuar institucionet dhe për
të të krijuar një klimë paqeje e prosperiteti. Kjo prani ―shkolle‖ ndërkombëtare ka krijuar
mjedis shumë më të favorshëm për integrimin e përshpejtuar të këtyre vendeve qoftë
midis njeri tjetrit, qoftë edhe në organizatat ndërkombëtare ku ata aspirojnë të
anëtarësohen. Përshpejtimi i integrimit të këtyre vendeve, është një proces që ndihmon
edhe vetë Evropën sepse nga njëra anë do të zgjerohet tregu i përbashkët Evropian, por
nga ana tjetër do të instalojë të njëjtat norma e standarde të cilat do të bëhen pengesë si
ndaj trafiqeve e krimit të organizuar që e kanë munduar këtë rajon, ashtu edhe ndaj
aktorëve të tjerë që rivalizojnë për tregje influence në këtë rajon.
169
Globalizmi i ka hapur edhe Ballkanit perspektivën e përfshirjes në tregun botëror si të
ekonomisë, edhe të politikës, edhe atë ushtarak e social. Globalizmi ndoshta bëhet më i
dukshëm sidomos me efektet e turizmit. Turizmi në Ballkanin Perëndimor është një fushë
me potenciale të mëdha si për nga ana historike, ashtu edhe të mjedisit të pastër e të
ekonomisë që burojnë prej tyre. Ballkani Perëndimor ka një trashëgimi kulturore shumë
të pasur, me një folklor e veshje tradicionale që bëhen atraktive për turistët e studiuesit.
Më në fund një Ballkan me rreth 80 milionë banorë është një treg atraktiv edhe për
ekonominë e Evropës, të Turqisë e të vendeve të tjera të mëdha.
Politikanë të guximshëm të vendeve Ballkanike, apo studiues të paanshëm, kanë hedhur
në tavolinë edhe idenë e një ―Shengeni Ballkanik‖ apo propozimin për një ―Plan
Marshall‖ për Ballkanin. Iniciativa më e fundit e Kancelares Merkel që Gjermania të jetë
lokomotiva e një zhvillimi të tillë, edhe pse në fillimet e saj, pritet të marrë përmasat e të
tilla planeve. Për herë të parë ka një gatishmëri të Evropës dhe një vullnet të klasës
politike të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar këtë ide.
Lëvizja e lirë e qytetarëve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa procedura të
komplikuara apo të paragjykuara sikurse kanë qenë deri tani, do të ishte një shtysë e
madhe në bashkëpunimin rajonal në të gjitha fushat. Vendet e rajonit të Ballkanit, duke
qenë të lidhura me njeri tjetrin historikisht dhe me pothuajse të gjithë me minoritete nga
kombet apo vendet fqinjë, i kanë të gjitha mundësitë të shndërrohen në një mjedis
―Shengeni‖, i cili nga ana e vet, do të shërbente si një hap më shumë në funksion të
stabilitetit e sigurisë rajonale.
Zhvillohet kështu një përplasje forcash e vektorësh të gjeopolitikës gjeografike, historike
e aktuale. Çfarë trashëgon Ballkani Perëndimor gjeografikisht e historikisht është tashmë
një e dhënë që meriton vetëm analiza e këndvështrime, por gjithsesi mbetet konstante.
Çfarë zhvillohet e ndodh aktualisht dhe çfarë ngjyrimesh po marrin etalonet e vjetra
gjeopolitike, kjo është një madhësi variabël që do ta shohim përmes pasqyrave si më më
poshtë:
Tabela 4: Grafiku i papunësisë
170
Vendin e parë për papunësinë më të lartë në Rajon e mban Kosova me 30%, duke u
ndjekur nga Maqedonia me 29%, Bosnjë-Hercegovina 27.5%, Serbia 22.1%, Mali i Zi
19.5%, dhe Shqipëria me vetëm 15.6%. Ndërkohë që papunësia në BE-28, renditet në
nivelin prej 10.8%.
Në lidhje me perceptimin ndaj korrupsionit Shqipëria së bashku me Kosovën renditen më
ulët nga të gjithë vendet e rajonit, përkatësisht në vendin e 110. Ndërkohë që më sipër
renditen Bosnja në vendin e 80, Serbia në vendin e 78, Mali i Zi në vendin e 76 dhe
Maqedonia në vendin e 64.
Për sa i përket lirisë së shtypit, Shqipëria renditet diku nga mesi në krahasim me vendet e
tjera të rajonit, në vend të 85. Kryesimin mbi lirinë e shtypit e mban Serbia (54) , pas saj
renditet Bosnja (66), Kosova (80), Mali i Zi (114) dhe në vend të fundit Maqedonia
(123).
Tabela 5: Grafiku i lirisë së shtypit dhe perceptimit të korrupsionit
Në lidhje me eksportet dhe importet nga BE, duket se Shqipëria renditet e para me
nivelin më të lartë, në fushën e eksporteve me 76.7% dhe të importeve me 64.2%. Pas saj
vjen në vend të dytë, Bosnja në fushën e eksporteve me 73.6%, e ndjekur nga Maqedonia
me 72.6%, Serbia me 62.7%, Kosova me 43.5% dhe Mali i Zi me vetëm 41%. Ndër sa në
fushën e importeve Shqipëria ndiqej nga Maqedonia me 62.6%, Serbia me 61.9%, Bosnja
me 60%, Kosova me 44.8% dhe Mali i Zi me 44.1%.
Tabela 6: Grafiku i eksport-importit me BE
171
Ndërsa në lidhej me GDP, e shprehur në standardin e pushtetit të blerjes, Shqipëria zë
vendin e fundit në listë (28) dhe sipër saj, renditen menjëherë Bosnja (29), Maqedonia
(36), Serbia (37), dhe Mali i Zi që kryeson (40). Ndërkohë që GDP e BE-28 shprehet në
nivelin 100.
Tabela 7: Grafiku i PBB (GDP)
Në lidhje me përmirësimin e klimës së biznesit dhe mjedisit të favorshëm për
ndërmarrjet, duket se Maqedonia (30) dhe Mali i Zi (36) kryesojnë, duke u ndjekur nga
Shqipëria (68), Kosova (75), Serbia (91) dhe me renditjen në fund të Bosnjës (107).322
Tabela 8: Grafiku i klimës së biznesit
322
Të dhënat janë verifikuar në Eurostat, Perceptimi i Korrupsionit nga Transparency International, Liria e
Shtypit nga ―Reporterët pa Kufi‖ dhe Banka Botërore. (Botuar edhe në Gazetën DITA, 13 Mars, 2015)
172
Tabela 9: Përmbledhëse e faktorëve/vektorëve të fuqisë gjeopolitike në BP*
Shteti
/Kom
bi
Përhapja
etnike në
Ballkan
Orientimi kyç ndërkombëtar në:
Histori Politikë Ekonomi Besim
fetar
Kultu
rë
Në
aleanca
Fuqia
NA
-
TO
B
E
Popullsia Renditj
a botë.
GDP
për
frymë
Banorë
(në
miljonë)
Struk-
tura
Shqip. 1+5 Turqi
a
SHB
A,
Koso
vë
Itali,
Greqi
I
përzier
shqipt
are
Po Po 3,029,278 Thuajse
unike
125
Serb 1+3 Rusia Rusia Gjerma
ni, Rusi,
Itali
Ortodo
ks
Sllave Jo Po 7,176,794 Thuajse
unike
116
Maqe
donia
E ndarë në
dy pjesë
Rusia Pro
Evrop
iane
Gjerma
nia,
Italia,
Serbia
E
përzier
Sllave
+
shqipt
are
Po Po 2,096,015 E
përzier
112
Mali
Zi
1+0 Rusia Pro
Evrop
iane
Serbi,
Kroaci
Ortodo
ks
Sllave Po Po 647,073 E
përzier
100
Bos-
nja
E ndarë në
tre pjesë
E
përzie
r
Pro
Evrop
iane
Kroaci,
Slloveni
,Itali,
Gjerma
ni
E
përzier
Turke
+
sllave
Po Po 3,867,055 Shumë
e
përzier
134
Kroa-
cia
1+1 Rusia
,
Austri
Gjer-
mania
,
Itali,
Slloveni
,
Katolik Sllave
+
italian
Po Po 4,464,844 Thuajse
unike
81
173
a Italia Gjerma
ni
e
Koso
va
1+1 Turqi
a
SHB
A,
Shqip
ëri
Itali,
Shqipëri
, Serbi,
Maqedo
ni
Mysli-
mane
Shqip
-tare
Po Po 1,870,981 Thuajse
unike,
me nje
minorite
t Serb
144
*CIA Fact Book, 2015
* World Development Indicators database, World Bank, 14 April 2015
Analiza e treguesve të mësipërm na çon në disa përfundime:
- Spektri historik i përcaktuar sipas rreshtimeve tradicionale kulturore apo fetare i
ka lënë vendin dalëngadalë një spektri më të larmishëm politik e ekonomik.
Kombet dikur në Ballkan identifikoheshin me fetë, kurse sot jo vetëm që janë
identifikuar me shtetet kombe, porse gjithnjë e më shumë me hapësira më të
mëdha gjeografike, kulturore e sidomos politike e deri edhe ushtarake.
- Evropa që tradicionalisht pothuajse ka qenë jashtë Ballkanit, tanimë është në
Ballkan dhe kësisoj, Ballkani merr frymë si njësi Evropiane e madje Euro-
Atlantike. Të gjitha vendet e Ballkanit janë anëtare ose aspirantë për Bashkimin
Evropian. Po ashtu të gjitha janë anëtare ose aspirantë për NATO-n me vetëm
Serbinë që luan ―me dy porta‖.
- Me dezintegrimin e Ish Jugosllavisë, në Ballkanin Perëndimor është krijuar një
spektër politik që favorizon bashkëpunimin në kushte ekuilibri, jo në raporte
force. Në këtë kuadër, është rritur ndjeshëm pasha dhe roli i Shqipërisë.
Shqiptarët janë kombi më i përhapur në shtete dhe kombe të tjerë në Ballkan e për
këtë arsye janë edhe kushtëzues në zhvillimet e dinamikat gjeopolitike të rajonit.
Ky është zhvillimi më kulmor në historinë e njësimit të tij. Është një moment që
politikanët e të gjithë faktorëve shqiptarë duhet ta kapin që të mos iu shpëtojë nga
duart dhe ta promovojnë për interesat afatgjatë të tij.
- Të tëra vendet e Ballkanit Perëndimor janë në kufijtë të ardhurave që mund të
quhen të varfër, prandaj zgjidhja nuk qëndron në nacionalizmat dhe armiqësitë,
por në bashkëpunimin e frytshëm ekonomik. Në rajon tashmë janë hapur fusha të
pafund bashkëpunimi. Nevoja e bashkëpunimit është kuptuar tashmë si themeli i
vetëm për realizimin e një të ardhmeje paqësore e me prosperitet. Mentaliteti
tradicional i bashkëpunimit që kufizohej kontakte diplomatike, bisedime apo
shkëmbimet kulturore, thuajse është tejkaluar. Biznesi privat nuk pyet më për
kufijtë e vjetër. Ai s‘kërkon veçse siguri e klimë, sepse të tjerat i zgjidh vetë.
Dikur punët e biznesit duhet t‘i zgjidhte shteti, sot ka rënë edhe kjo pengesë.
Prandaj edhe marrëdhëniet midis shteteve tanimë kanë shkuar tej modelit
tradicional, duke e adresuar bashkëpunimin atje ku ai është me rrjedhime
174
nevralgjike: në ekonomi. Ky korrelacion midis ekonomisë dhe politikës në kuadër
të ndërvarësisë së domosdoshme që po hyjnë shtetet me njera tjetrën, do të hapë të
tjera perspektiva zhvillimi. Kjo klimë e përshtatshme do të krijojë dhe forcojë
edhe institucionet e përbashkëta, instrumente të përbashkëta, zyrtare dhe
jozyrtare, të cilat nga ana e tyre, kushtëzojnë zhvillime më të gjera dhe lloje të
ndryshme ndërveprimesh ekonomike që bashkojnë njerëzit, shoqëritë, kulturat e
popujt.
- Ballkani Perëndimor ka gjithsesi dy njësi (Bosnjë-Hercegovinën dhe
Maqedoninë) që përbëjnë ende njësi gri për nga strukturat e popullsisë dhe ato
politike. Pikërisht për këtë arsye kërkohet edhe një ridimensionim marrëdhëniesh
të të gjithë spektrit të vendeve dhe kombeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim
që ndër dy rrugët, të promovohet fort rruga e bashkëpunimit e integrimit dhe jo
rruga e ndarjes dhe e konfliktit.
- Sikurse shihet edhe nga tabela, aktorët në Ballkan janë më të shumtë se në çdo
rajon tjetër, prandaj duhet edhe një dorë për t‘i sinkronizuar, prandaj për këtë
arsye edhe inisiativa Gjermane për ta ndërmarrë këtë rol është jetike.
Më 1991, politologu francez Jacques Rupnik pat thënë se ―Dikush duhet të Evropianizojë
Ballkanin, në mënyrë që të shmangë Ballkanizimin e Evropës‖. Rajoni mbetet shpërthyes
dhe një realitet konfuz, me mundësi për të kërcënuar stabilitetin e Evropës, i cili edhe pa
të, është i rrezikuar e i kërcënuar nga aventurizmi rus në Ukrainë e Siri. Mëdyshjet për
perspektivën e zgjerimit e rrezikojnë akoma më shumë sigurinë. Mëdyshjet veçse
reflektojnë dështimin e mendimit vizionar të udhëheqësve të kontinentit.
Shpesh kërkesat politike të brendshme kanë shtyrë shumë udhëheqës Evropianë të
theksojnë vështirësitë dhe dështimet e zgjerimit. Në këto kushte vizioni Evropian ka
filluar të humbasë terren duke ringjallur nostalgjitë e vjetra sikurse po shohim në Turqi
dhe në Serbi. Por siç e thekson edhe Dominique Moisi, ―Në një kohë krize ekonomike të
rëndë, idealet Evropiane mbeten, pavarësisht të gjithave, antidota e vetme eficente ndaj
gripit nacionalist. Për Ballkanin, ashtu si edhe për pjesën tjetër të Evropës, BE-ja është e
vetmja alternativë për një të ardhme ndoshta të keqe, por jo aq të keqe sa e shkuara.‖323
323
24 Maj, 2015, TemA Online
175
KREU VI - DINAMIKAT GJEOPOLITIKE SHQIPTARE
6.1 Gjeografia
Vendi që zë në hapësirën rajonale, kontinentale e globale, largësitë nga qendrat
kushtëzuese politike, tregtare, ekonomike, fetare, etj., si dhe format e shpërndarja
morfologjike brendapërbrenda hapësirës kombëtare përbëjnë elementët nga të cilët
formësohet pozita gjeostrategjike dhe në fund të fundit, që përcaktojnë edhe gjeopolitikën
e Shqipërisë. E shikuar ngushtë si formë fizike, duket sikur gjeografia ―nuk lëviz.ˮ
Natyrisht nuk mund të lëvizin malet e detet – objekte madhore të dhëna një herë e mirë.
Por lidhjet midis tyre, veprimi në to, shfrytëzimi i tyre në efekt të historisë, tregtisë,
popullsisë e zhvillimit, është, po kaq natyrshëm, një lëvizje e përjetshme, e pandalshme.
Në thelb të gjeografisë për qëllime gjeopolitike janë raportet hapësinore prandaj
evidentimi i këtyre raporteve është i domosdoshëm kur bëhet studimi për çdo vend.
Raporti i parë hapësinor i Shqipërisë është raporti me Evropën. Evropa ka një gjeografi,
apo një unitet si e tillë. Si kontinent, mbështetet në hapësirë tokësore me Azinë, por nuk
është Azi, dallohet shumë gjeografikisht e akoma më shumë në historinë e saj. Evropa
kufizohet me Azinë përgjatë një vije prej rreth 3000 km, që kalon nëpër malet Urale,
lumin Ural, liqenin Kaspik, në veri të maleve të Kaukazit, nëpër Detin e Zi, grykën e
Bosforit, detin Marmara, grykën e Dardaneleve, detin Egje dhe lindjen e detit Mesdhe.
Në jugë Evropa ndahet nga Afrika me Detin Mesdhe për t‘u afruar vetëm 14 km në
grykën e Gjibraltarit. Brenda këtyre raporteve hapësinore, Shqipëria gjendet thuajse në
baraslargësi nga Marseja, Vjena e Stambolli. Një raport apo qark hapësinor më i afërt
përbën largësitë nga Roma, Beogradi e Athina. Sikurse do të shohim më tej, janë
pikërisht edhe këto raporte gjeografike që kanë kushtëzuar historinë e popullit shqiptar.
Më së pari në këto raporte është raporti gjeografik i Shqipërisë me Evropën si e tërë.
Kontinenti Evropian nuk është një zgjedhje, por një formësim i përbashkët, natyrë e
përbashkët, cilësi, dallim për nga format, nga raportet mes vetës dhe rajoneve të tjera,
mes vetes si tokë me detin e oqeanet, mes vetes e pozitës globale si e tërë. Pra është një
rajon apo një kontinent unik për nga këto raporte. Shqipëria që sikurse thamë është në
zemër të pjesës jugore e mesdhetare të kontinentit, merr e përfshin këto tipare të
kontinentit mëmë, është pjesë e tij, madje ka tiparet e tij sepse është po aq i pasur dhe i
larmishëm sa kontinenti me dete, me male, me liqene, kodra e fusha, lumenj e madje njeri
prej tyre i lundrueshëm. Potencialisht, ashtu si tërë Evropa Shqipëria i ka në pikëpamje
gjeografike të gjitha asetet për të gëzuar një kualitet të lartë jetese, sepse i ka fushat për
një bujqësi të mbarë e madje të virgjër, kodrat e shumta për një blegtori të pasur dhe
malet e shumtë për pasuri të shumta minerare. Ka det me një sipërfaqe e kufij si shtetet
më me fat të këtij kontinenti, pozitë të lakmueshme gjeostrategjike dhe natyrë e
tradicionalitet nga më të pasurat për turizëm.
Shqipëria gjendet pikërisht në zemrën e pjesës mesdhetare të Evropës, të atij deti që ka
bërë historinë e njerëzimit, sepse Mesdheu është një udhëkryq shumë i vjetër për
176
komunikimin midis kulturave, qytetërimeve dhe tregjeve të njerëzimit. Mesdheu është
një rrjet i tërë rrugësh e komunikimesh midis tre kontinenteve tre feve nga më të mëdhatë
e njerëzimit, midis dy kryeqendrave më të hershme dhe më autoritare të të gjitha kohrave,
Romës e Bizantit për t‘u qarkuar pastaj nga një varg i tërë qendrash të mëdha të kulturës,
qytetërimit e tregtisë rajonale e kontinentale si Venecia e Gjenova, Marseja e
Aleksandria, Athina e Levanti. Mesdheu është deti më i ―mbërthyerˮ me ngushtica në
krahasim me çdo det tjetër të botës: Ngushticat e Gjibraltarit, e Suezit, e Bosforit dhe e
Otrantos përbëjnë një sistem të tërë për nga vendvendosja duke i shtuar Mesdheut pozitën
e lakmuar gjeostrategjike në botë. Shqipëria ka fatin të jetë zotëruese e njërës nga këto
ngushtica.
Shqipëria gjendet në një pjesë nevralgjike të Gadishullit të Ballkanit. Ballkani përbën një
ndër tre gadishujt e mëdhenj të që hyjnë thellë në Mesdhe dhe që i japin takimin Detit
klasik me kontinentin Evropian. Por vetëm njërit prej tyre dhe pikërisht Ballkanit i
referohen zakonisht edhe si Evropë Juglindore. Gadishulli konsiderohet klasik se laget
nga katër dete (Deti Adriatik, Deti Jon, Deti Marmara dhe Deti Egje) dhe është i vetmi që
lidh Evropën me një kontinent tjetër, Azinë. Ai krijon një raport unik me Azinë pikërisht
me një gadishull tjetër të këtij kontinenti, Gadishullin e Azisë së Vogël apo më hershëm i
njohur me emrin Gadishulli i Anadollit. Në asnjë pjesë tjetër të Evropës nuk krijohet një
raport i tillë midis dy gadishujve. Raporti midis tyre është një raport strategjik pasi pleks
dy kontinente, dy kultura, dy fe të të ndryshme e prej lidhjes së këtyre dy gadishujve kanë
rezultuar lëvizje historikisht vendimtare e me rrjedhime strategjike për njerëzimin. Persia
e dikurshme, Perandoria Osmane e deri edhe Kina sot – të gjithë aktorë strategjikë për
kohën e me shtrirje kontinentale, erdhën e vijnë pikërisht nga boshti që krijojnë dy
gadishujt.
Dy të tjerët janë thjeshtë pjesë e Evropës. Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik
për nga relievi ku zotëron relievi malor përkundrejt atij fushor. Një karakteristikë unike e
tij është edhe vija bregdetare jashtëzakonisht e gjatë dhe shumë e përthyer me shumë
ishuj, gadishuj, gjire, etj., gjë që e bën atë të jetë në kontakt me detin më shumë se çdo
gadishull tjetër e kësisoj të favorizohet për tregti, turizëm, etj. Shqipëria gjendet pikërisht
në atë pjesë të tij që e lidh edhe me Gadishullin Apenine me vetëm 70 km largësi në
Ngushticën e Otrantos.
Më në fund, Shqipëria gjendet në pjesën më nevralgjike të Ballkanit Perëndimor.
Ndër raportet e hapësirave brenda vetes, Shqipëria, një vend malor që nis nga pjesa
jugore e Alpeve Dinarike për të vijuar përsëri me sisteme alpesh e malesh shumë të larta
pothuajse në të tre të katërtat e saj.
Në këto raporte hapësinore brenda popullit shqiptar, mjaft me interes është raporti me
gjeografinë e popullsisë me fqinjët. Populli shqiptar pothuajse kufizohet me vetveten kur
është fjala për të evidentuar identitetin e popullsive në kufijtë e afërt të saj: Kosova –
tashmë një shtet më vete, është më së shumti si i tillë një shtet shqiptar. Maqedonia,
tashmë një shtet me kompozitë jo vetëm etnike por edhe shtetërore maqedono-shqiptare.
177
Një pjesë e mirë e qyteteve, fshatrave e zonave të Malit të Zi që shtrihen në kufi me
Shqipërinë janë pastërtisht të etnisë shqiptare.
Fusha e ngushtë përgjatë brigjeve të Detit Adriatik është pikërisht ajo hapësirë që siguron
prodhimin bujqësor të vendit. Fusha përshkohet nga lumenjtë kryesorë të vendit, Drini,
Mati, Shkumbini, Semani dhe Vjosa – një pasuri kolosale në krahasim me sipërfaqen e
Shqipërisë për nga prurjet dhe diferencat e lartësive. Më në thellësi fushat lidhen me
malet me një sistem të tërë kodrash të cilat nga ana e tyre përbëjnë një pasuri më vete për
të mundësuar mbajtjen e gjësë së gjallë në shifra të bollshme për nevojat e popullsisë dhe
për eksporte.
Dimensioni në lartësi i hapësirave malore të vendit pasurohet me dimensionin në thellësi
të tyre ku potencialisht dhe në shfrytëzim gjenden pasuri të mëdha minerale.
Këto raporte morfologjike kanë kushtëzuar edhe raportet me popullsinë. Shumica e
përqendrimeve masive të popullsisë gjendet pikërisht aty ku bashkohen masivet malore
me sistemet kodrinore, sikurse janë Tirana, Berati, Lushnja, Elbasani, Korça, etj.
Ndërkohë edhe bregdeti ka tërhequr një pjesë të mirë të popullsisë për të krijuar qytetet
Shkodër, Durrës, Vlorë e Sarandë, nga të cilat, tre të parat shumë të rëndësishme për
tregtinë në Adriatik, ku tregtarët e Venecias së famshme e të republikave të tjera të
Gadishullit Apenine, për një pjesë të madhe të historisë së tyre e pasqyronin këtë fakt
edhe në emërtimet italiane që u kishin vënë këtyre qyteteve.324
Janë pikërisht këto raporte që qëndrojnë në themelin e krijimit dhe zhvillimit të historisë.
Sikurse e ka thënë edhe Herder, ―historia është gjeografia që vihet në lëvizje‖325
, prandaj
çfarëdo shpjegimi historik do të ishte i cekët, madje i pakuptimtë pa kuptuar mirë dhe në
rrënjë këto raporte hapësinore. Është klima mesdhetare që ka ndikuar fuqishëm në
formësimin e njerëzve mesdhetarë, të temperamenteve të tyre, të prirjes së dialogut që ata
kanë me njerëzit e racave të tjera, ashtu si vetë Mesdheu që ka kryqëzuar kultura, fe,
qytetërime të ndryshme më shumë se çdo rajon tjetër i botës. Këtij fati i është nënshtruar
edhe historia shqiptare.
6.2. Thellësia historike
Raporti i parë i thellësisë historike është raporti më vendin, me gjeografinë dhe me
kohën. Populli shqiptar nuk është rastësisht në këtë gjeografi të Evropës. Të gjithë
shkencëtarët besojnë dhe argumentojnë se shqiptarët janë ―banorët më të vjetër të rajonit
të datuar me shekuj përpara Sllavëve fqinjë.ˮ326
Siç vërehet edhe në ...., Shqipëria është
unike në shumë këndshikime. Ky vend i vogël malor në anën Perëndimore të Gadishullit
324
Scutari, Durazzo, Valona, shih: ―Encyclopedia of World Geography, Volume 1, edited by R. W.
Mccoll, pg.12 325
Rao, B.V. ―World history from early times to A D 2000‖, Sterling Publishers Private Limited, 2007, pg.
5 326
―Encyclopedia of World Geography‖, Volume 1, edited by R. W. Mccoll, pg.12-13
178
të Ballkanit ka një gjuhë dhe një kulturë që ndryshojnë thelbësisht nga nga ato të fqinjëve
të tij.
Raporti i dytë është raporti me gjuhët e tjera. Gjuha përbën shtyllën vertebtore të një
kombi. Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve indoevropiane dhe përgjithësisht besohet se
është gjuha më e përhapur në Ballkan deri në pushtimin romak.
Gjuha shqipe, lashtësia dhe karakteri origjinal i saj përbënte interesimin e një filozofi të
madh, si Gotfrid Vilhelm Lerbnitz e bashkatdhetari i tij dijetari gjerman Franz Bopp, të
cilët vlerësonin këtu e dy shekuj më parë se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve
indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tyre,
studiues të tjerë me emër si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, hodhën dritë akoma më
shumë mbi lashtësinë e shqipes, aq sa G. Meyer do të hartonte madje edhe një Fjalor
etimologjik të Gjuhës shqipe327
, i pari fjalor i këtij lloji i gjuhës shqipe.
Brenda familjes indoevropiane shqipja përbën një degë me vete. Sigurisht ajo ka marrë e
ka dhënë sidomos nga latinishtja – një ligjësi kjo e njohur për të gjitha gjuhët, por ajo ka
ruajtur gjithsesi identitetin e saj, edhe pse e ―dënuar‖ për t‘u shkruajtur shumë vonë në
krahasim me gjuhë të tjera. Kontaktet kulturore me grekët, bullgarët, serbët e turqit kanë
lënë gjithashtu gjurmët e tyre ku e ku të dukshme në fjalorin e gjuhës shqipe. Gjithsesi
gjuha shqipe, sipas vlerësimeve, hyn ndër dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më
të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Kadare ve në dukje në këtë kuadër,
se Shekspiri, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer,
tingëllon më ëmbël në shqip, gjë që ilustron fuqinë e shqipes.328
Raporti i tretë, tej raportit të përkatësisë, është raporti me mbrojtjen e vlerave Evropiane
dhe atyre kombëtare. Ky raport plotësohet më së miri në shekullin e 15-të, me qëndresën
antiosmane te Skënderbeut, për jo pak, por thuajse dy breza njerëzorë, dy breza sakrifica,
pakësim popullsie e rrudhje territori, pikërisht për të mbrojtur këto vlera. Këtej dalim te
raporti i katërt i thellësisë historike – ai i mbijetesës. Heroi ynë kombëtar mund të
ndërtonte edhe një tjetër politikë e strategji përkundër asaj të qëndresës – atë të
vasalitetit, ashtu siç bënë mbretëritë serbe apo kisha greke e asaj kohe. Por shqiptarët nuk
kishin formësuar një një kulturë me ekuacion të plotë siç kishin formësuar grekët përmes
helenizmit e rrënjëve të forta fetare që trashëgonin – dy ―vjega‖ ku u mbajt fort kombësia
greke. Shqiptarët nuk e kishin arritur gjithashtu një bashkim të fuqishëm kombëtar rreth
dinastive mbretërore e Kishës siç kishin instaluar në shekuj serbët. Përkundrazi, para
ardhjes së Skënderbeut shqiptarët ishin të ndarë në ngastra feudale, me orientime të
ndryshme politike varësisht dhe kryesisht nga gjeografia. Shqiptarët nuk e patën një
Kishë të vetën e rrjedhimisht as liturgji në gjuhën shqipe, edhe pse qenë një popull i
krishterë. Instrumenti kryesor i identitetit kulturor shqiptar ishte gjuha – gjithsesi e
pashkruar dhe i vetmi instrument fuqie që do të mund të identifikonte kombin shqiptar
për ta shpëtuar nga shuarja ishte vetëm lufta. Nga ky kënd dhe, për shkak të krahasimit -
327
Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg, 1891 328
http://www.gazetatema.net/web/2014/05/03/rrefim-per-nje-bisede-te-paautorizuar-me-kadarene/
179
këndi apo përzgjedhja e vetme shpëtimtare, Skënderbeu, edhe pse nuk la trashëgim një
unitet politik shqiptar, la gjithsesi një simbol, një frymë kombëtare e madje Evropiane që
i mungonte apo do t‘i mungonte kombit Shqiptar nëse nuk do të shfaqej siç u shfaq.
Skënderbeu dhe qëndresa e tij u futën në kujtesën kombëtare. Kështu, ekuacionit identitar
shqiptar, veç gjuhës shqipe e autoktonisë shqiptare, iu shtua edhe fryma e simboli i
bashkimit, dobia e qëndresës, kujtesa kombëtare – atribute të domosdoshme këto për një
identitet më të plotë kombëtar. ―Kur ideja kombëtare rilindi në shekullin XIX, u kuptua
se Skënderbeu i kishte dhënë një bazë historike Shqipërisë, i kishte dhënë nyjën e kreut
ku mund të lidhej filli i saj për në kohët moderne. Ndryshe - edhe sikur ta zëmë se do të
kishte pasur një ndjenjë shqiptare - historia e Shqipërisë do të paraqitej si një legjendë e
çthurur, pa lidhje e pa krye, si një përrallë e venitur në mjegullinën e shekujve. Deri
Evropa, me gjithë shtrembërimet e armiqve, nuk mundi t'ia mohojë historinë e tij kombit
shqiptar, mbasi qëndresa e Skënderbeut kishte hyrë në historinë e përbotshme.‖329
Raporti tjetër është raporti me veten. ―Shqipëria u bë e vetmja provincë e Perandorisë
Otomane në të cilën shumica e banorëve të saj u konvertuan në Islam‖ dhe se ―Shqipëria
kontribuoi me peshë të rëndësishme në zhvillimin e shtetit Otoman‖330
me shumë bij të
saj që u rritën në rangje për t‘u bërë vezirë të mëdhenj, kryeministra të Sulltanit. Sot
shqiptarët ende njihen se, në Gadishullin Ballkanik, janë i vetmi popull me shumicë
myslimane. Ky fakt është disi intrigues, nëse në të njëjtën kohë pranohet botërisht që po
ky popull i ka bërë qëndresën më të madhe pushtuesit Otoman i identifikuar me Kalifatin
Islam. Perandoria Osmane si shtet islamik pranonte të drejtën e ushtrimit të besimeve të
tjera jo islamike brenda kufijve perandorake, me kusht që këto të fundit të njihnin
pushtetin e sulltanit dhe të paguanin taksën përkatëse si kompensim për ―mbrojtjen‖ që
gëzonin nën pushtetin e sovranit osman. Një peshë të madhe në këtë kanë pasur
mekanizmat politikë – përkatësisht tërheqja e fisnikërisë feudale joturke në hierarkinë
ushtarako-administrative osmane. Mekanizma të tjerë ishin marrja e pinjollëve të
familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti në Stamboll, tërheqja në sistemin e timarit
(si timariotë të krishterë dhe më pas të islamizuar), etj. Ajo pjesë e popullsisë që nuk u
pajtua me këto kushte zhvilloi qëndresë të armatosur, por me mbarimin e burimeve të
qëndresës, ose u detyrua të braktisë vendin ose pranoi islamizmin, rrjedhimisht sistemin
politik osman.
Siç vënë në dukje të gjithë studiuesit seriozë, populli shqiptar, i shtrirë në skajin
perëndimor të perandorisë në një pozitë të lakmuar gjeostrategjike si dhe tradicionalisht e
për shkak të gjeografisë një popull luftarak, e pranoi Islamin si një instrument dhe jo si
një besim. Këtë e favorizoi edhe klasa ushtarako-administrative e Perandorisë Osmane në
tokat shqiptare, e cila ishte tërësisht etnikisht shqiptare, dmth., me të njëjtën kombësi me
të qeverisurit. Kjo klasë që zotëronte jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik
dhe si e tillë ndikoi që Islami të pranohet të si rregullator i jetës shpirtërore, por më së
329
Ermenji, Abaz, ―Historia e Shqipërisë‖, Çabej, 1996, fq.2 330
Po aty, fq.13
180
shumti formalisht. Në një popull ku sundonte varfëria për shumë arsye, ishte e pamundur
të paguheshin taksat e shumta që rriteshin çdo vit, prandaj shpesh herë si zgjidhje
shpëtimi gjëndej braktisja e besimit ekzistues dhe kalimi në fenë islame. Shqiptarët në
këto kushte e gjetën më të udhës që prirjet dhe zotësitë luftarake të tyre t‘i ofronin për
nevojat ushtarake të perandorisë duke pretenduar menjëherë pas lufte apo shërbimi
shanset e shumta për shpërblime. Kësisoj, feja vlente më pak sesa mbijetesa dhe prandaj
raporti i shqiptarëve me fenë duhet parë jo si një fenomen kombëtar, jo si një qëllim
strategjik, por si një instrument apo zgjidhje taktike.
Pas themelimit të shtetit të pavarur shqiptar rifillon një raport i ri me historinë për
popullin shqiptar, raporti politik me Evropën dhe me veten, këtë herë mbi baza
institucionale të vetat. Ky është një raport që sot e ka kaluar një shekull, por me shumë
metamorfoza brenda tij, duke shijuar edhe periudha të destabilizuara, edhe periudha
monarkike, edhe periudha komuniste, e tani prej vitit 1990, periudhën demokratike me të
gjitha ngjyrimet e deformimet e tyre. Shqipëria e shqiptarët u rikthyen në familjen e tyre
dhe kjo është një lëvizje e madhe, edhe pse u bë pas 500 vjetësh. Madje është historike
pikërisht sepse, pas një mungese të tillë, diti të ruajë vetëdijen Evropiane e kjo është një
dinamikë e jashtëzakonshme, një energji e brendshme e këtij populli.
Natyrisht ripërshtatja politike me Evropën ishte një problem i madh si për Evropën, edhe
për shqiptarët. Kishin ndryshuar shpejtësitë: Evropa ishte shumë përpara, shqiptarët
kishin mbetur prapa, edhe pse një popull thellësisht identitar Evropian në të gjitha
dimensionet. Pikërisht ky hendek duhej kapërcyer, madje në një luftë me anti-Evropën,
me korrentet që vinin prej Lindjes për ta mbajtur Shqipërinë ose të shkëputur nga Evropa,
ose të paktën të izoluar nga të gjithë – një qasje që fatkeqësisht zuri vend në gjysmën e
dytë të shekullit të njëzetë, kur Shqipëria nën regjimin komunist, u vetëizolua në mënyrë
të pashembullt për të ndrydhur energjitë e një populli kaq vital.
Raporti tjetër që vjen nga thellësia historike është raporti me aleatët. Raporti Evropian
është më së shumti një raport identiteti dhe natyrisht edhe aleance në kushtet e sotme, kur
Evropa vepron si e tërë, e organizuar në organizata identitare si NATO dhe BE. Por
thellë në histori Evropa nuk ka qenë siç është sot. Edhe Evropa ka vuajtur nga ndasitë e
konkurrencat. Do të ishte pikërisht kontinenti plak ku u ideuan dhe u zhvilluan dy luftëra
botërore me rrjedhime shekullore për tërë njerëzimin. Në këto kushte edhe Shqipëria e
shqiptarët kanë bërë diferencimet e tyre, duke qenë konfuzë gjithsesi në përzgjedhjen apo
rreshtimin e duhur në kohën e duhur. Qeveritë e para-Luftës së Dytë Botërore –
përkatësisht Mbretëria e Zogut do ta lidhte atë ngushtësisht vetëm pas ―qerres‖ italiane
gjë i kushtoi shumë njohjes ndërkombëtare të Shqipërisë në prag të asaj Lufte. Ndërkohë,
edhe pse përgjithësisht u bë rreshtimi në krahun e duhur gjatë Luftës së Dytë Botërore,
përsëri frytet e saj u komprometuan keqas për sa kohë objektivat e luftës u shndërruan në
objektiva të pushtetit komunist.
Regjimi komunist nga ana e tij ndërtoi aleanca pragmatiste, jo strategjike, pra vetëm në
funksion të pushtetit, për të kaluar pastaj në aleanca të zgjedhura keq, sipas ngjyrimeve
181
ideologjike apo interesave të pushtetit. Ai u shkëput nga korpusi perëndimor i Aleancës
Antifashiste, për t‘u lidhur me korpusin lindor, duke flirtuar edhe me lindorët sipas rastit
e konjukturave, gjoja duke u mbështetur në parime. E gjitha kjo lojë izolacioniste e
konjukturale i kushtoi shumë Shqipërisë në të gjitha pikëpamjet, por sidomos në largimin
nga vlerat Evropiane të politikës e të ekonomisë.
Vetëm pas rënies së Perdes së Hekurt, edhe në Shqipëri, transformimit të regjimit iu
përgjigjën aleancat e përzgjedhura sipas interesave kombëtare dhe vlerave politike e
identitare. Shqipëria rigjeti përsëri Evropën e Perëndimin – vlerat të cilave iu përkiste,
porse tashmë shumë vonë. Për më tepër që klasa politike e saj, për shumë arsye, e ka të
vështirë të shkëputet nga praktikat komuniste e deri autoritare të qeverisjes, duke e
shndërruar regjimin politik aktual pas 25 vjetësh thjeshtë në një regjim hibrid. Realisht
nuk dëshmohet një tranzicion që shpreh kalimin nga një sistem politik komunist në
sistemin politik demokratik siç pretendohet politikisht, sepse kolonat kryesore që i
dallojnë këto sisteme, kryesisht institucionet e pavarura (gjyqësori, mediat, e zgjedhjet e
lira Shqipëria nuk i ka arritur dot. Diktatura shqiptare e komunizmit në kohët
demokratike përgjithësisht dhe fare thjeshtë, në më të shumtën e kohës, është shndërruar
në formën e totalitarizmit apo të pushtetit personal absolut të një njeriu.
Populli shqiptar ka kaluar dalëngadalë nga raporti me veten, në raportet me fqinjët. Ky
raport ka shkuar përpara në atë masë sa ka shkuar përpara edhe identiteti politik i vendit
dhe identiteti politik i shqiptarëve në vendet e tjera fqinjë. Kur identiteti politik mbetej
vetëm në kufijtë e Shqipërisë shtetërore të njohur nga Fuqitë e Mëdha që nga viti 1913,
raporti i Shqipërisë me fqinjët ishte tretur bashkë me tretjen apo, në rastin më të mirë, të
ardhmen e dyshimtë të gjysmës së shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë. Kur pas 100
vjetësh Shqipëri shqiptarët tej kufijve u identifikuan më së fundi edhe politikisht, atëherë
edhe raportet e Shqipërisë me fqinjët e vjetër ballkanikë janë formësuar ndryshe: pesha e
Shqipërisë tashmë ka ndryshuar.
Le ta ilustrojmë këtë me Kosovën.
Gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912-1913 Kosova, e cila deri atëherë ishte thuajse
një vilajet osman, u mor peng nga serbët, sepse gjoja prej fillimit të shekullit të 13-të deri
nga mesi i shekullit 15-të sundohej nga dinastia serbe e Nemanjiçëve. Për këtë ―arsye‖
Kosova, sipas instrumentit fetar të politikës serbe – përkatësisht Kishës Ortodokse Serbe,
përbën tokën e ―shenjtë‖ të Serbisë mesjetare, madje ―zemrën‖ e saj. Brenda kësaj
strategjie politike, në atë kohë patriarku serb e kishte ngritur selinë e tij pikërisht në
Kosovë, në Pejë. Për ta shndërruar plotësisht Kosovën në shenjtëri serbe, nacionalizmi,
historiografia dhe politika serbe shenjtëron edhe gjakun e derdhur në Betejën e Fushë
Kosovës, të cilin ua atribuon vetëm serbëve, duke mohuar në mënyrë tinëzare karakterin
shumëkombësh të asaj beteje. Duke shkuar në këto thellësi historike, e drejta e popullimit
zanafillor që u përket ekskluzivisht shqiptarëve nuk mund të tjetërsohet në mënyrë
artificiale nga e drejta shtetërore e projektuar me djallëzi nga serbët. Me këtë logjikë
serbe, Kosovën do mund ta pretendonin edhe Perandoria Romake, Perandoria Bizantine,
182
Perandori Bullgare dhe më në fund edhe Perandoria Osmane! As fakti që Kosova është
shfaqur si e besimit mysliman nuk mund të bartet si parim universal juridik që të mund të
mbështetesh për pretendim territorial. Furra e doktrinave të tjera se gjoja shqiptarët ―nuk
mund të bëjnë shtet‖ e prandaj duhen mbajtur të përçarë, të ndarë e të copëtuar, ka qenë
thjeshtë një platformë ideologjike për të mbështetur platformat e tjera. S‘ka nevojë të
përmendet se shteti shqiptar është i vonë por kjo nuk përbën argument se shqiptarët nuk
dinë të ndërtojnë shtet. Pjesëmarrja vendimtare e shqiptarëve në momente dhe pozita
kyçe në historinë e vetë fqinjëve tanë e më gjerë, është e mjaftueshme për të pohuar të
kundërtën.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fuqitë pushtuese, Italia e Gjermania, u premtuan
shqiptarëve Shqipërinë e Madhe, domethënë duke përfshirë edhe Kosovën. Në këto
kushte, ishte e pritshme që një pjesë e shqiptarëve të Kosovës u treguan të gatshëm të
gatshëm të bashkëpunojnë me pushtuesit e rinj, sepse ata i frikësoheshin më shumë
pushtimit të egër historik serb.
Në fund të vitit 1941 në Shqipëri u themelua Partia Komuniste Shqiptare, me mbështetjen
vendimtare të komunistëve jugosllavë. Në luftën e saj për pushtet Partia Komuniste mbeti
e varur nga përkrahja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe çmimi ndaj kësaj
përkrahjeje ishte heqja dorë nga kërkesat për trajtim shtetëror të barabartë të Kosovës,
qoftë edhe në kuadër të Ish Jugosllavisë. Natyrisht që nuk ishte në dorën as të Ish
Jugosllavisë, as të Shqipërisë për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë, sepse kjo
politikë, nëse duhej, vendosej nga Fuqitë e Mëdha dhe për arsye të mëdha.
Tanimë Kosova është një njësi politike gati e njohur nga bashkësia ndërkombëtare me të
drejtat e plota të shtetit pjesëtar të OKB-së. Kosova ka ardhur tek vetvetja. Tanimë nuk
kemi një raport të thjeshtë Serbi-Shqipëri, por një faktor ekstra që kushtëzon
marrëdhëniet e të dy palëve. Nëse Serbia do të vijojë me ―të drejtat shtetërore e hyjnore‖,
atëherë ajo gjithnjë e më shumë do të margjinalizohet jo vetëm në marrëdhëniet me
Shqipërinë, por edhe me tërë komunitetin ndërkombëtar.
I njëjti raport, edhe pse në forma të tjera, qëndron edhe me grekët. Qëndrimi ndaj
Çamërisë dhe problematikave të krijuara për shkak të asaj çështjeje, është një raport
relativisht i ri i ngritur midis dy shteteve, i cili jo vetëm që nuk mund të injorohet, porse
përbën e duhet të përbëjë një nga kushtëzimet e marrëdhënieve dypalëshe.331
Raporti i fundit thellësisë historike është raporti me të ardhmen. Shqipëria ka qenë e
izoluar nga bota e jashtme në pjesën më të madhe të historisë së saj, në fillim për shkak të
pakalueshmërisë fizike të terrenit të saj dhe më vonë për shkak të regjimeve që e kanë
sunduar (regjimi Otoman për 500 vjet, regjimi komunist për 50 vjet). Sidomos përgjatë
regjimit komunist Shqipëria ishte vendi më i izoluar ndoshta në botë, politikisht,
ekonomikisht dhe kulturalisht. Duke filluar që nga viti 1990 ajo filloi të luftojë të kapë
ritmet e pjesës tjetër të Evropës, por gjithsesi mbetet prapa në pikëpamje ekonomike,
331
Një shembull i trajtimit të një çështjeje analoge është këmbëngulja e Shtetit Armen për të klasifikuar
trajtimin turk të popullsisë armene në fillimshekullin e 19-të.
183
politike, etj. Kalimi në regjimin demokratik u bë pa plan kalimi përveçse me interesa
klanesh e ndoshta shtetesh të huaja, me interesa miqësore por edhe jomiqësore ndaj
vendit e popullit tonë. Kështu u dëmtuan shumë vlera materiale nën petkun se ishin
produkte komuniste, për t u hapur rrugë e krijuar kushte tregjeve të huaja. Shqipëria ishte
guri i fundit komunist i lojës domino që shembi komunizmin në vendet e Evropës
Lindore. Nuk kishte pasur një lëvizje më të gjerë përpara përveç një disidence që regjimi
e pati shtypur qysh në djep. Rrymat e nëndheshme të disidencës ndaj regjimit më tiran
dhe që e la vendin më të prapambetur, më të izoluar dhe më të shtypur se çdo vend tjetër
komunist, nuk mundën të organizoheshin për të ndërmarrë opozitë të qëndrueshme. Në
përfundim, Shqipëria raj o aq shumë nga ndonjë lëvizje e gjatë dhe e fortë disidente, por
nga shembulli frymëzues nga çka po ndodhte në Evropën Lindore dhe sidomos nga
varfërimi i tejskajshëm ekonomik. Sidomos përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit të viteve ‘80
ekonomia e Shqipërisë vuajti shumë më rëndë kufizimet që i kishte vënë ideologjia
kolektiviste dhe politika ―do rrojmë edhe me bar, por parimet nuk i shkelim.‖ Shqiptarët
në Shqipëri vuajtën ndoshta më shumë se çdo popull tjetër në Evropën Lindore, sepse
komunizmi i atrofizoi energjitë individuale, goditi kulturën tradicionale që lidhej me
pronën private dhe klasat që e përfaqësonin. Kështu që popullsia e zhveshur nga prona
për gati dy breza njerëzorë, u bë e huaj për vlerat e tregut privat.
Për të mbijetuar në këtë kazan varfërie e izolimi u kultivua një propagandë nacionaliste
që në thelb ishte e zhveshur nga kontributi i vërtetë kombëtar, gjë që u manifestua
menjëherë pas shndërrimeve demokratike me shterimin pothuajse drastik të vendit nga
popullsia me moshë të re dhe ajo më e arsimuar.
Do të ishte pikërisht kjo klimë politike, ekonomike dhe sociale nga ku Shqipëria do të
niste rrugëtimin demokratik.
6.3. Shteti dhe kombi shqiptar
Raporti komb-shtet është një çështje e shumëdiskutuar. Autorë të ndryshëm i mëshojnë
idesë që kombi është parakusht i domosdoshëm për krijimin e shtetit. Kështu, filozofi
gjerman Fichte mbështet idenë që shteti përulet përpara ―vizionit dhe dashurisë për këtë
zhvillim të përjetshëm,‖332
domethënë kombit. Për Hegelin, shteti është zhvillimi
përfundimtar në lindjen e një sërë ‗komunitetesh etike‘ përgjatë evolucionit social me të
tjerët që janë familja dhe shoqëria civile.333
Duke cituar sa më sipër, vetë Giddens thotë
se ―Me komb unë i referohem një kolektiviteti ekzistues brenda një territori qartësisht të
përcaktuar, i cili është subjekt ndaj një administratë unitare...Një komb ekziston vetëm
332
Fichte, Johann Gottlieb, ―Addresses to the German Nation‖, 1922, Open court publishing Company,
pg..147 333
Cituar nga Anthony Giddens ―The Nation-state and Violence: A Contemporary Critique of Historical
Materialism‖, 1987, University of California Press, pg.20
184
kur një shtet arrin përmes një administrate të bashkuar në të gjithë territorin mbi të cilin
pretendohet sovraniteti i tij‖334
Kemi kësisoj, dy nocione të ndryshme, madje të kundërta lidhur me raportin e
përparësive në kohë dhe në fuqi midis kombit dhe shtetit. Një grup tjetër autorësh që
njihen si ―modernistë‖ bëjnë faktor proceset e industrializimit, të kapitalizmit dhe
përgjithësisht të progresit teknologjik si faktorë kryesorë që sjellin lindjen e kombit
(Gellner 1983). Këta autorë e interpretojnë kombin si një dukuri e kohëve moderne me
fillesa, e shumta, nga Revolucioni Francez. Brenda këtij grupi autorësh, Hobsbaun
Terence O. Ranger kanë titulluar madje një libër të tërë për ta cilësuar kombin si një
―traditë të shpikur‖335
. Të tjerë si Benedict Anderson (1991), vlerësojnë se pothuajse të
gjitha format komunitare kanë të përbashkët idenë se janë të imagjinuara më tepër sesa të
shpikura. Sipas tij, identitetet kombëtare, fjalë për fjalë kombi është një ndjesi që
―imagjinohet‖ nga shumica absolute e pjesëtarëve të tij... ―Unë propozoj përcaktimin e
mëposhtëm të kombit: ai është një komunitet politik i imagjinuar...‖336
Nga ana e tij, përcaktimi i famshëm i Ernest Renan shkon më shumë për nga përcaktimi i
kombit si ―plebishit i përditshëm‖337
në funksion të ruajtjes së kësaj familjeje të madhe
tej familjes së vogël, fisit apo formave të tjera komunitare. Kemi kështu, dy këndshikime
të ndryshme ku secila pretendon përparësinë. Në fakt, secili nga këndshikimet e
mësipërme ka vlerat e veta dhe për asnjërin prej tyre nuk mund të thuhet se qëndron pas
apo përpara tjetrit. Problemi me të dyja këto këndshikime qëndron pikërisht në
shkëputjen e rrethanave për kë komb apo shtet shkruhet dhe në funksion të rrethanave, e
vërteta del kur analizohen edhe interesat e autorëve që i shkruajnë.
Le të marrim rastin e kombit amerikan. Më përpara vitit 1776 nuk kishim një komb
amerikan. Pas këtij viti, kontinenti i populluar qysh më parë nga flukse të panumërta
emigrantësh të ardhur fillimisht e kryesisht nga Evropa e pastaj nga e gjithë bota - një
përzierje e pafund gjuhësh, zakonesh e vlerash të sjella nga të gjitha anët e globit, falë
udhëheqësve vizionarë si Xhorxh Uashington e Abraham Linkoln, filloi të
kompaktësohet si popullsi përmes institucioneve dhe vlerave të përcaktuara në
Kushtetutën e Parë Amerikane. Me formësimin dhe konsolidimin e institucioneve, u
formësua dhe konsolidua një gjuhë e përbashkët e vlerat e përbashkëta. Përmes rritjes së
rolit të shtetit jo vetëm brenda vendit, por edhe të ambicieve të tij globale, vlerat e
përbashkëta u farkëtuan më mirë në përpjekje të përbashkëta për të forcuar ekonominë.
Rritja e tregtisë globale duke u angazhuar edhe në luftëra në rajone të ndryshme të botës
e unifikoi edhe më shumë popullin amerikan duke e homogjenizuar atë në gjuhë, në
vlera, në krenari dhe të ardhme, duke krijuar kësisoj pikërisht atributet themelore
334
Po aty, fq.119 335
Eric Hobsbawm, Terence O. Ranger, ―The Invention of Tradition‖, Cambridge University Press, 2003. 336
Anderson, Benedict, ―Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism‖,
Quebecor World, 1983, pg.6 337
Renan, Ernest, ―Qu‘est-ce qu‘une nation?‖, Conférence faite en Sorbonne, le 11 mars 1882
Calmann Lévy, 1882 (pp. 30).
185
kombëtare. Në këtë rast studimi kemi argumentin e mjaftueshëm për t‘u mbajtur në idenë
kur shteti krijon kombin. Sot e kemi një komb amerikan, madje, nga më të njohurit e
botës.
Këtij mendimi i qëndron edhe një nga studiuesit e mëdhenj gjermanë, Gellner sipas të
cilit shteti mund të sigurojë përmes sistemit edukativ dhe gjuhës zyrtare, llojin e
personave ―të kulturuar‖të cilët i kërkon procesi i industrializimit. Në thelb ai beson se
kombi e prej këtej nacionalizmi i ka rrënjët e tij në rendin e ri industrial dhe asgjë përpara
kësaj periudhe nuk mund të barazohet me nacionalizmin sepse njësitë politike nuk ishin
të përcaktuara në terma kufijsh kulturorë.338
Nga ana e tij Miroslav Hroch mbron idenë se komb-formimi vjen përpara shtet-formimit,
sado e kufizuar të jetë koha që i ndan këto dy procese. Hroch e ndan në tre faza procesin
e kombformimit. Faza e parë është ajo fillestare, kur elita studimore e një populli bëhet e
interesuar për rrënjët historike, gjuhësore dhe kulturore apo atribute të tjera të komunitetit
të tyre etnik, përpjekje këto që mbeten gjithsesi akoma shumë të shkëputura dhe shumë të
pakta për të formuluar kërkesa politike. Faza e dytë konsiston në angazhimin më të gjerë
jo vetëm të elitës por edhe të qytetarëve që janë të interesuar në përhapjen e njohurive të
përftuara në fazën e parë. Ata punojnë me padurim për të krijuar një komb të bazuar në
atribute historike, kulturore dhe linguistike të grupit të tyre etnik. Në fazën e tre politike.
Sikurse shihet qartazi, Hroch i qëndron idesë që lëvizjet kombëtare sjellin mobilizimin
gradual të shtresave shoqërore deri në nivelin e ndërgjegjësimit të përgjithshëm për
njësinë kombëtare për të kaluar pastaj në kërkesa politike e në mekanizma shtetformimi.
Duke hulumtuar këto tema, studiuesi shqiptar Prof. Servet Pëllumbi, vëren se me
konceptin popull, duhet të kuptohet një bashkësi njerëzish që përbëjnë një njësi jetësore
të qëndrueshme, që rrjedh nga nevoja për të qenë pjesë e një sistemi të pavarur juridik.
Në këtë rast, lidhjet juridike janë ato që shprehin dhe realizojnë stabilitetin dhe sigurinë,
që ua ndjejnë nevojën si individi i veçantë ashtu dhe një bashkësi njerëzish.
Kurse shteti bashkon formimet e ndryshme etnike në bashkësi politiko-juridike dhe, falë
universalizmit që shpreh dhe normave juridike mbi të cilat mbështet veprimtarinë e vet,
arrin të mbrojë interesat dhe të drejtat e qytetarit pavarësisht nga përkatësia sociale,
nacionale, racore, fetare etj. Shteti detyrimisht përfshin në vetvete edhe idenë
e sovranitetit shtetëror, ide e përpunuar që në periudhën e formimit të shtetit-komb nga
Zh. Boden, që sintetizoi në të kuptimin që shteti është pushteti sovran mbi të gjithë
qytetarët dhe mbi gjithçka që i përket atij. Prej këtej rrjedh në mënyrë logjike se shteti
formohet e bëhet legjitim atëherë kur anëtarët e bashkësisë, që jetojnë në një territor të
caktuar, bashkohen nën një pushtet politik, pra nën sovranitetin e tij. Njëherësh, shteti
duke qenë subjekt i së drejtës dhe i universalitetit bazohet mbi pandashmërinë e territorit,
paprekshmërinë e kufijve territorialë dhe ndalimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të
tij. Realisht, tipare të tilla mund të vlerësohen edhe si kritere për të dalluar organizimin
338
Leoussi, Athena S. ―Encyclopaedia of Nationalism‖, Transaction Publishers, 2001, pg.190-191
186
politik shtetëror nga format parashtetërore të organizimit. Jo rastësisht është ruajtur në
thelb që nga koha e Aristotelit kuptimi i konceptit ―politikë‖, që për këtë filozof të shquar
do të thoshte ―shtet, drejtim i shumicës‖. Në këtë kontekst, Profesor Pëllumbi saktëson se
koncepti komb, përkundrazi, shpreh një stad tjetër zhvillimi që kalon përmes kapërcimit
dhe nënshtrimit të lidhjeve fisnore, arkaike, patriarkale etj., për të arritur në formimin në
një territor të caktuar të bashkësive njerëzore të qëndrueshme, me gjuhë, kulturë,
psikologji e tradita të përbashkëta, por që jo gjithmonë përputhen me lidhjet shtetërore
apo politike. E megjithatë, sipas Xh. Mill, ―fati i përbashkët politik, historia dhe kujtesa e
përbashkët e bazuar në këtë, kanë rëndësi të veçantë për kuptimin e kombit‖ (Xh. S. Mill,
Predstavitelnoe pravlenie, SPb, 1907, s. 275). Kuptohet, kombi duke qenë forma etnike
më e lartë mundi të formohej si i tillë kryesisht gjatë shekujve XVIII- XX-të, kur
industrializimi kapitalist u dha vlerë proceseve përbashkuese dhe ndodhi formimi i
vrullshëm i kombeve dhe kombësive.339
Duke krahasuar tanimë dy këndshikime në funksion të rastit shqiptar, mund të thuhet pa
asnjë ekuivok se formimi i etnosit shqiptar, elementët e vetëdijes së përbashkët
―kombëtare‖ të tij vijnë nga një kohë shumë më e hershme sesa çasti i krijimit të shtetit
shqiptar. Në fund të fundit krijimi i shtetit është një çast edhe pse mund të bëhet në disa
vite. Kurse kombi nuk krijohet kurrë në disa vite. Kombi është një proces i gjatë,
shumëshekullor që ngjiz komunitetin në vlera dhe sidomos gjuhë të përbashkët që është
në themel të cilësimit të një kombi. Nuk mund të bëhej dot qëndresa kundërosmane e
udhëhequr nga Heroi ynë Kombëtar pa këto vlera të përbashkëta. Ndërkohë, vetë
përpjekja e përbashkët siç ishin luftërat kundër turqve, e ngjiz akoma më shumë kombin.
Qëndresa e përpjekje të tilla vijuan përgjatë gjithë sundimit Otoman, derisa u arrit në
krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912. Akti historik i patriotëve shqiptarë të kryesuar
nga I. Qemali më 28 nëntor 1912, ishte me rëndësi jetike, sepse e shpëtoi kombin
shqiptar nga një mundësi asimilimi të mëtejshëm.
I gjithë ky është një proces dhe sipas akademikut Kristo Frashëri, kjo ―është si lindja e
një fëmije, është rezultat i një procesi të gjatë ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor.
Pra, është dalja e një populli në arenën e historisë si një popull i pavarur me vlerat,
meritat dhe dobësitë e veta‖340
Akti historik i shpalljes së pavarësisë nuk arriti dot
vendoste sovranitetin shtetëror mbi të gjitha trojet shqiptare, por gjithsesi ndaloi një
proces në rrjedhë të kundërt: rrënimin e mëtejshëm të Kombit Shqiptar, i cili fatmirësisht
mbeti unik në tiparet e tij themelore. Është pranuar përgjithësisht se shqiptarët janë
kombi më homogjen në Evropë. Biologjia dhe studimet gjenetike do t'u japin të drejtë
shqiptarëve që të quhen popullsia më autoktone e Ballkanit. Niveli më i lartë i prejardhjes
së përbashkët të identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria
dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 2000 vjet më
339
Pëllumbi, Servet, ―Aktualiteti i filozofisë politike mbi kombin‖, Gazeta TELEGRAF, datë 30 Gusht
2013. 340
Gazeta Tema, 18.08.2012.
187
parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve modernë kanë qenë nga një
grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të
paktën 1500 vitet e fundit.341
Kemi kështu një dinamikë kombëtare shqiptare karakteristike dhe e plotëpranuar nga
historiografitë serioze. Çfarëdo interpretim tjetër, përveçse i pasaktë, fsheh qëllime të
errëta sikur ―s‘ka pasur kurrë komb shqiptar‖, sikur ―këtë komb e bëri Evropa kur kjo e
fundit bëri shtetin shqiptar‖, etj. etj. Me të tilla pohime, do t‘u hapej më kollaj rruga
ëndrrave shoviniste të fqinjëve ballkanikë të Shqipërisë.
Ndërkohë, krijimi i shtetit shqiptar, edhe pse më vonë nga fqinjët tanë ballkanikë, është
arritja më e madhe pikërisht e kombit shqiptar, në dy këndvështrime:
a. Sepse shtetin shqiptar e bëri kombi shqiptar. Pa kombin shqiptar, çfarëdo dëshire
e mirë Austro-Hungareze apo ―leje‖ turke do të ishin ireale, nuk do të hidhnin
rrënjë se nuk kish ku të hidhnin rrënjë pa një bazë të mëparshme e madje të
shëndoshë, historike kombëtare
b. Shteti Shqiptar i themeluar nga Kombi Shqiptar, domethënë ai i 28 Nëntorit të
vitit 1912 është një fryt mbarëkombëtar, jo i Shqipërisë së sotme. Shteti Shqiptar
u themelua si një Shtet-Komb, pavarësisht që Evropa, për të kënaqur ekuacionet
gjeopolitike e sakatoi atë për ta prurë në kufijtë dhe popullsinë shqiptare të
përgjysmuar të Shqipërisë së sotme shtetërore.
Por a është i mjaftueshëm ky fakt i përparësisë së kombit shqiptar ndaj shtetit shqiptar një
avantazh, një dinamikë që mund ta përparojë i vetëm kombin shqiptar? Jo. Sapo shteti
krijohet, ai bëhet e duhet të bëhet një instrument i fuqishëm, madje instrumenti më i
fuqishëm i kombit për përparimin kombëtar. Përparimi duhet kërkuar ―në politikë, në
historinë e përbashkët, në biologji ose në gjeografi‖342
. Çfarëdo lidhje e një niveli më
poshtë se kombi (lidhje gjaku, fisi, krahine, feje, etj.) mund t‘i mbajë ato të bashkuara e
këto lidhje mund t‘u kundërqëndrojnë kohërave, por kombin nuk ka instrument ta
përparojë më shumë sesa shteti. Shteti, ndryshe nga fisi, feja, populli apo kombi, është
pranuar të mbajë dhe të përdorë institucione force dhe edukimi, të afta për të imponuar
një vijë sjelljeje kombëtare, vlera kombëtare, ekonomi e diplomaci kombëtare, mbrojtje e
siguri kombëtare, shkurt, përparim kombëtar.
6.4. Dinamika e marrëdhënieve Evropiano - shqiptare
Shqipëria – një vend Evropian në gjeografi, në histori dhe në kontribute ka qenë dhe
është nën peshën e dinamikave Evropiane. Por këto dinamika nuk kanë qenë dhe as nuk
mund të jenë uniforme, qoftë midis shteteve e forcave, qoftë edhe midis periudhave
kohore historike të një shteti apo force. SHBA, për shembull, ka qenë shumë larg
341
Studim i Universitetit të Kalifornisë, http://www.balkanweb.com/site/studimi-i-universitetit-te-
kalifornise-shqiptaret-me-homogjenet-ne-evrope/, 342
H. Ortega & Gasset - Vostanie mass, VF, 1989, Nr. 4
188
influencës në Shqipëri e për shqiptarët përpara një shekulli, por sot është fuqia më e
pyetur për zhvillimet mbarëshqiptare.
Ndërkohë, dinamikat e aktorëve Evropianë herë-herë kanë qenë komplementare, por herë
herë edhe përplasëse midis tyre për shkak të këndshikimeve të interesave. Psh., NATO i
bashkon interesa reciproke greko-shqiptare, por vetë Greqia zhvillon agjendën e vet
kombëtare për të ndikuar zhvillimet shqiptare sipas rrjedhës së interesave greke. Italia,
për shembull, ishte fuqi pushtuese në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por sot
ajo është partneri determinant ekonomik ndaj Shqipërisë dhe një nga partnerët
determinantë politikë ndaj vendit tonë.
6.4.1. Dinamika italo-shqiptare
Italia zë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare në
përgjithësi. Gjeografia përbën kockën natyrale që lidh dy vendet. Italia përbën një forcë
për specifike për Mesdheun, por Ngushtica e Otrantos që e ballafaqon atë me Shqipërinë
përbën natyrshëm një nga avantazhet gjeostrategjike të saj, jo vetëm sot por në të gjithë
historinë e dy vendeve e të dy popujve. Dikur nën Perandorinë Romake dhe në kushtet
kur ende detaria nuk ishte arti i sundimit, territoret shqiptare ishin zgjatimi i natyrshëm i
saj. Nuk është e rastit që komunikimi strategjik midis dy qendrave më të rëndësishme të
asaj kohe, Romës dhe Konstandinopojës (Stambollit të sotëm) kalonte nëpër Shqipëri
(Rruga Egnatia).
Sisdoqoftë, Adriatiku dhe territoret shqiptare mbetën një interes strategjik për Italinë
ishte kjo arësyeja që armiku kryesor i para Luftës së Parë Botërore për Italinë, ishte
Austro-Hungaria. Do të ishte pikërisht fitorja mbi austriakët që do t‘i jepte të drejtën
Italisë të pretendonte territoret e premtuara nga kjo luftë në marrëveshjen e vitit 1915.
―Lufta e Parë Botërore qe rasti për klasën drejtuese italiane për të kërkuar realizimin e një
projekti ekspansioni që ishte kultivuar prej dhjetëra vjetësh. Traktati i Londrës i prillit
1915 e shpalli qartazi këtë program pushtimesh. Zotërimi i Dalmacisë dhe i Shqipërisë u
rivendikuan mbi bazën e një perceptimi të ekuilibrit të ardhshëm të fuqisë në Evropën
Qendrore dhe në Ballkan, për t‘i siguruar Italisë një pozicion force në përballimet e
saj.‖343
Italia kishte pranuar sfidën e hyrjes në luftë në krah të aleatëve duke u nisur saktësisht
nga premtimi për të përfituar territore shqiptare, midis tyre, portin dhe rrethinat e Vlorës.
Traktati i fshehtë i Londrës i jepte ekskluzivitet Italisë për mbajtjen nën kontroll të plotë
të nyjës nevralgjike të Kanalit të Otrantos. Duke bllokuar këtë Ngushticë, Italia
problematizonte një rajon shumë më të gjerë, por që në zemër të të cilave qëndronin
rajonet shqiptare: ―Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç
ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për të
343
Monzali, Luciano, "La politica estera italiana nel primo dopoguerra 1918-1922. Sfide e problemi",
2011, p. 1.
189
shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri
agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur
ditën kur ―i sëmuri i Lindjes‖ do të varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika
Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos
sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga
pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shumë e paarsyeshme sepse,
nëse do të kishte nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km
larg bregut italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e
Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë ―il mare nostro‖,
sikurse italianëve iu pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e
Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë344
.
Në periudhën midis dy luftërave botërore, Italia e shpalli, e zhvilloi dhe e mbështeti me të
gjitha mjetet konceptin e saj strategjik për të përcaktuar Ballkanin si drejtimin kryesor
strategjik ushtarak dhe ekonomik të zgjerimit të saj dhe, në këtë kuadër, Shqipëria do të
ishte kryeura. I gjithë arsenali politik, ekonomik, ushtarake dhe diplomatik u derdh mbi
Shqipërinë dhe fryt i këtij agresioni paraprak ―të butë‖ ishte agresioni ushtarak i 7 Prillit
1939, ku Shqipëria u bë viktima e parë e planeve fashiste.
Në planin e marrëdhënieve diplomatike, më shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin
1912, krijohen edhe marrëdhëniet e para diplomatike me Italinë. Qeveria e Ismail
Qemalit, për shumë arsye nuk arriti dot për të vendosur një përfaqësi diplomatike me
Italinë dhe kështu i takoi qeverisë së Princ Vidit të ishte e para që do të krijonte kuadrin e
nevojshëm dhe vendosjen e një përfaqësuesi të vetin atje, pikërisht Myfid Bej Libohova.
Me largimin e Libohovës, pati një ndërprerje marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe Italisë,
kjo për arsye dhe të Luftës së Parë Botërore. Një vit pas Kongresit të Lushnjës, rifilloi
përsëri vendosja e përfaqësive diplomatike me Italinë. Kështu themelohet dhe legata e
parë shqiptare në Romë dhe bashkë me të edhe krijimi i disa konsullatave që do të
zgjeroheshin me ardhjen e Zogut në pushtet. Gjatë gjithë regjimit të Ahmet Zogut deri në
7 prill 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia, ka funksionuar rregullisht komunikimi
midis dy vendeve nëpërmjet përfaqësive të tyre në vendet respektive.
Pas Luftës së Parë Botërore, me Italinë u nënshkrua Traktati i Paqes në shkurt 1947 në
Paris dhe hyri në fuqi më 15 shtator 1947. Në maj 1949 u rivendosën marrëdhëniet
diplomatike në nivel legate. Me 2 shkurt 1954 i Dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministri
Fuqiplote i Republikës Italiane në Tiranë paraqiti letrat kredenciale. Fakti i rivendosjes së
marrëdhënieve diplomatike të ndërprera gjatë Luftës së Dytë Botërore është shoqëruar
me një politikë institucionale nga pala Italiane e cila e ka dënuar agresionin fashist te 7
prillit 1939, duke ia atribuuar atë fashizmit dhe duke e konsideruar atë vetëm një fakt
historik.
344
Williams, George Fred, Ish Ministër-Ambasador i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, vëzhgues i
Komisionit Ndërkombëtar në Durrës, në shkrimin: ―Shqyptarët.‖
190
Pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës në vitin 1968 pala italiane, ashtu si
shumë vende të tjera Evropiane, bënë përpjekje të afroheshin me qeverinë shqiptare të
kohës, por këto mbetën kryesisht në nivele shkëmbimesh delegacionesh të ndryshme.
Gjithsesi pati një rritje të volumit të shkëmbimeve tregtare dhe kulturore.
Gjatë viteve ‘90, veçanërisht pas ndryshimeve politike demokratike në Shqipëri,
marrëdhëniet midis dy vendeve u zhvilluan në përmasa të fuqishme. Nga politika
shqiptare Italia u konsiderua dhe u evidentua si një prej partnerëve strategjikë më të
rëndësishëm të Shqipërisë, duke u angazhuar menjëherë dhe duke kontribuar në reformat
e institucioneve, ato ekonomike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës. Mbështetja
italiane u bë parësore pothuaj në të gjitha fushat, duke e shndërruar Italinë në donatorin
dypalësh kryesor të Shqipërisë. Italia ka qenë donatori i parë dypalësh gjatë këtyre njëzet
vjeteve të fundit, është partneri kryesor tregtar, një investitor i rëndësishëm dhe mirëpret
një ndër komunitetet shqiptare më aktive që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Në vazhdën e këtyre marrëdhënieve u nënshkrua në Romë më 12 shkurt 2010 Deklarata
për Zbatimin e Bashkëpunimit Strategjik mes të dy vendeve. Marrëveshja midis dy
Qeverive fokusohet në shtatë aspekte kyçe të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë,
aspekte këto që përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.
Rëndësi të veçantë paraqet mbështetja e Italisë ndaj procesit të integrimit evropian të
Shqipërisë, si dhe përkrahja e vendosur e Vendit tonë ndaj aspiratave euro-atlantike të
Shqipërisë. Aktualisht Italia është një nga mbështetësit më të fuqishëm të integrimit
evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, mes tyre dhe të Shqipërisë, duke e e
renditur këtë një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme. Qysh nga fillimi Italia ka
mbështetur bindshëm këtë proces.345
Italia e mbështet Shqipërinë në zbatimin e reformave strukturore që kërkon integrimi
Evropian, në mënyrë të veçantë përsa i përket riorganizimit dhe përforcimit të sistemit
gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe luftën ndaj krimit të organizuar, që përbëjnë një
angazhim të vazhdueshëm drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës.
Një fushë tjetër bashkëpunimi është lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar,
duke zhvilluar ato forma të ndihmës dhe bashkëpunimit të ndërmarra nga të dyja qeveritë
në rrafshin juridik, penal dhe ushtarak, ndër të cilat marrëveshja për bashkëpunimin
gjyqësor në lidhje me ekstradimin.
Në tre vektorë kryesorë të menaxhimit të influencës dhe interesave Italiane (vektori i
Evropës Qendrore, vektori i Afrikës dhe vektori Lindor), Shqipëria përfshihet në
influencën dhe interesin e vektorit Lindor. Brenda kësaj influence dhe këtij interesi
Lindor, Italia ka drejtimin e Triestes, drejtimin e Mesdheut për në Azinë e Vogël dhe
drejtimin qëndror përkatësisht atë të brigjeve të Adriatikut ku përfshihet Shqipëria, Mali i
Zi, Kroacia e më thellë Serbia, Rumania, etj. Në këtë kuadër, Shqipëria përbën drejtimin
345
http://www.ambtirana.esteri.it/Ambasciata_Tirana/Menu/I_rapporti_bilaterali/Cooperazione_politica/
191
më të shkurtër dhe natyrisht një drejtim komplementar për kontrollin e Detit Adriatik
përmes Ngushticës së Otrantos. Është për këtë arsye interesimi i madh ekonomik e
ushtarak Italian për Shqipërinë përgjithësisht dhe për rrethinat që qarkojnë Otranton
veçanërisht.
Por ky interesim mbetet potencial nëse vetë Shqipëria nuk kapacitete thithëse e të
përpunimit, nuk zhvillon infrastrukturën portuale e aeroportuale, me qëllim lëvizjen
masive të mallrave e njerëzve. Një rol të madh do mund të luante Durrësi si pikë nyje që
―ushqen‖ pothuajse tre të katërtat e popullsisë me afërsinë e tij (Tirana, Durrësi, Elbasani,
etj), duke përfshirë kryeqytetin e vendit me tërë avantazhet që bart një fakt i tillë.
Nga ana tjetër një Port me kapacitete të mëdha në Durrës do të shndërrohej në një
mundësi më të madhe lëvrimi për Kosovën, Serbinë, Maqedoninë. Në kushtet e
korridoreve e sidomos të TAP ky Port merr rëndësi e mundësi akoma më të mëdha.
Ndërkohë, infrastruktura horizontale që pothuajse i mungon Shqipërisë, do të
faktorizonte pikërisht biznesin Italian për të lakmuar rrugët e shkurtra për në Detin e Zi.
Janë pikërisht këto arsyet që dinamikat Italo-shqiptare edhe pse potencialisht janë të
shumta, praktikisht janë ende shumë prapa mundësive. Në këtë linjë vizionare, politika
shqiptare do të duhet të përcaktojë drejt objektivat e partneriteteve strategjike dhe
mbështetjen përkatëse politike dhe financiare. Në fund të fundit, dinamika shqiptaro-
italiane, në dallim nga dinamikat me shtetet e tjerë është kryesisht ekonomike. Natyrisht
që është e rëndësishme edhe mbështetja politike Italiane për integrimin Evropian, por në
radhë të parë forcë lëvizëse është hapësira e përbashkët për një volum shumë më të madh
investimesh afatgjata të nivelit strategjik.
6.4.2. Dinamika gjermano-shqiptare
Nuk mund të thuhet se ka pasur një interes të drejtpërdrejtë gjerman për Shqipërinë
përpara Luftës së Parë Botërore, për arësye se në plan të parë në raportin Evropë
Qendrore – Ballkan, pra edhe me Shqipërinë, ishte Austro-Hungaria. Interesimi sa vinte e
rritej sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe në kuadër të aleancës Gjermano-
Italiane për pushtimet që do të ndërmerrnin në Lindje gjatë kësaj Lufte. Natyrisht që
interes të drejtpërdrejtë do të ruante Italia, porse hapat aventureske të hedhura prej saj në
atë kohë në Ballkan – përkatësisht pushtimi i Shqipërisë do të tërhiqnin thellë vëmendjen
dhe shqetësimin e Gjermanisë. Shqetësimi lidhej jo aq me vetë aktin e pushtimit Italian
mbi Shqipërinë, sesa me çastin e parakohshëm të përzgjedhur nga aleati i Gjermanisë në
këtë luftë. Çasti nuk ishte i përshtatshëm në pikëpamje strategjike, pasi Gjermania kishte
në plan së pari goditjen rrufe mbi Bashkimin Sovjetik, duke synuar të mos kishte asnjë
shqetësim nga krahët prej Aleatëve të Mëdhenj Antifashistë, përkatësisht SHBA-së dhe
Britanisë së Madhe. Në kushtet e agresionit të parakohshëm të Italisë mbi Shqipërinë,
zhvillimit të mëtejshëm të këtij agresioni me pushtimin e Greqisë dhe disfatës së rëndë të
Italisë në këtë ndërmarrje aventureske, Gjermania u detyrua të vonojë planet e saj për
192
goditjen rrufe të Bashkimit Sovjetik dhe të angazhonte forca e mjete relativisht të shumta
në krahun Jugor e Juglindor, përkatësisht në Itali e në Ballkan. Këtu zë fill një interesim
më i madh gjerman edhe për Shqipërinë.
Sidoqoftë, Lufta e Dytë Botërore kishte përmasa shumë të mëdha për të vlerësuar apo
analizuar një interesim gjerman për Shqipërinë.
Pas Luftës së Dyte Botërore deri në vitin 1987, e deri në vitin 1985 ish Republika
Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) nuk kishte marrëdhënie diplomatike me
Shqipërinë. Ka një fakt historik gjithsesi që Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës qe
shprehur për bashkimin gjerman dhe kjo, pavarësisht nga kundërshtitë ideologjike, ishte
një investim në një organizatë ndërkombëtare me emër siç ishte OKB-ja për një komb të
ndarë gjerman. Ky fakt dhe era e re që kishte filluar të frynte për të sinjalizuar rënien e
sistemit komunist në shkallë botërore, i nxitën politikanët gjermanë të shikonin me vizion
zhvillimet e pritshme ku do të zhyteshin ish vendet komuniste. Pikërisht në këtë kuadër
ishte edhe vizitat e atëhershme në Shqipëri të politikanit të shquar gjerman, Kryeministrit
të Landit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus, përkatësisht në gusht 1984, maj 1986 dhe
nëntor 1987. Vizitat e Shtraus, edhe pse të mbuluara me petk turistik, ishin në fakt vizita
me motive politike. Vizita të kësaj natyre ―turistike‖ Shtrausi kishte bërë më parë edhe në
vende të tjera ish-komuniste si në R D Gjermane, Çekosllovaki, Hungari, BS, madje edhe
në Kinë. Këto vizita , ndonëse jo-zyrtare, ndihmuan në njohjen më të mirë të vendit tonë
në RF Gjermane dhe shpejtimin e hapave për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike.
Por politikanët vizionarë i shqetësonte e nesërmja, prandaj ata përllogarisnin praninë e
domosdoshme në zhvillimet e pritshme. Shtrausi u shpreh se ―ne jemi që prej orës së parë
të pranishëm në Shqipëri. Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme lëndësh të para, që për
ne janë të domosdoshme, si për shembull krom. Shqipëria nga ana tjetër ka nevojë për
mallra industrialë, ka nevojë për modernizimin e bujqësisë, për modernizimin e
transportit. Ka nevojë edhe konsulencë teknike për shfrytëzimin e lëndëve të para. Edhe
nëse tregu është i vogël - që të thuash se ne qëndrojmë të rezervuar për madhësi të vogla,
se nuk preokupohemi për to - kjo do të ishte mënyrë e gabuar të menduari.‖346
Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në prill 1985, kur regjimi nisi të zbuste disa nga
dogmat e kohës, nisën përpjekje dypalëshe për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike të
cilat rezultuan në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vjeshtën e vitit 1987. Në
këtë kuadër, me një rëndësi të jashtëzakonshme ishte vizita njëditore e Ministrit të
Jashtëm Hans-Dietrich Genscher në Tiranë më 23 tetor 1987. Pikërisht në atë kohë u
diskutua edhe çështja e dëmshpërblimeve me gjermanët, e cila u mbyll përfundimisht në
vitin 1987, me vendosjen e marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. U bë një
marrëveshje që është diskutuar shumë gjatë në bazë të së cilës gjermanët më në fund ranë
dakord që të nënshkruhej një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik në dy nivele, në atë
financiar dhe në investime. Niveli financiar do t‗i jepte qeverisë shqiptare rreth 30
346
http://telegraf.al/dosier/franz-josef-shtraus-ishte-dhe-mbetet-nje-mik-i-madh-i-shqiperise-dhe-
shqiptareve
193
milionë marka gjermane në vit dhe do t‗i jepeshin lehtësira në fushën e investimeve siç
ishte për të marrë fabrika të gatshme etj. Në vitin e parë nisi të zbatohej, por në fillim të
viteve ‗90, kur regjimi ndryshoi, kjo u ndërpre.347
Ambasada e Gjermanisë do të ishte një nga ambasadat më të ―sulmuara‖ në 1990 nga
fluksi masiv i azilantëve shqiptarë të atij viti: rreth 3200 shqiptarë – një për njëmijë
banorë të vendit vërshuan në oborrin e ambasadës gjermane, shumica të rinj, të shtyrë
nga dëshira të kërkonin fatin e tyre në perëndim.
Pas vitit 1991, formati diplomatik i marrëdhënieve u zhvillua dalëngadalë në formatin e
bashkëpunimit dypalësh në fushat e arsimimit, ekonomisë dhe madje edhe në fushën
ushtarake. Aktualisht marrëdhëniet politike gjermano-shqiptare janë në nivele të larta
partneriteti, ndihme e mbështetjeje. Gjermania është donatori i dytë më i madh në nivel
dypalësh në kuadër të ndihmës për zhvillim, veçanërisht në sektorët me rëndësi qendrore
të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike dhe të mbështetjes në ndërtimin e
demokracisë dhe si kanalizimeve. Ajo gëzon respekt të madh si nxitëse e procesit të
reformave në Shqipëri. Është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë dialogu politik në nivel
dypalësh.
Për Shqipërinë është e rëndësishme në këtë kontekst që siguron mbështetjen gjermane në
përpjekjet e saj për integrimin në Evropë si dhe të garantojë vazhdimësinë e gatishmërisë
së treguar gjatë procesit të transformimit për kontribute të konsiderueshme në ndryshimin
e strukturave ekonomike. Ndërsa në interesin e Gjermanisë është që përmes mbështetjes
së procesit të transformimit demokratik të kontribuojë në nivel dypalësh dhe si partner i
BE për raporte të qëndrueshme në Shqipëri dhe rajon. Ky objektiv, i bazuar mbi parimin
e vazhdimësisë, shënoi një dimension të ri me zhvillimet në Ish-Jugosllavi, të cilat arritën
kulmin në marsin e vitit 1999. Sidomos qysh nga ai vit, Shqipëria dhe vendet e saj fqinje
u vunë në qendër të interesit politik gjerman. Sektorët e bashkëpunimit kanë qenë e janë
të shumtë, si për shembull Aeroporti Ndërkombëtar ―Nënë Tereza‖, Porti Detar të
Durrësit, Tirana Business Park, që menaxhohet nga Lindner Group, angazhimi në një
projekt shumë të rëndësishëm, siç është ai TAP, në sektorët e ujësjellës kanalizimeve, të
menaxhimit të mbetjeve, të energjisë etj.
Me përfundimit të luftës në Kosovë motivimi i Shqipërisë ka marrë një rëndësi të veçantë
për Gjermaninë, me qëllim që Shqipëria të vazhdojë të japë kontributin e saj thelbësor për
stabilitetin e rajonit. Sidomos ky rol i Gjermanisë është përforcuar kohët e fundit në
kuadër të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor hyn në një proces
katërvjeçar të bashkëpunimit dhe asistencës së ngushtë nga ana e vendeve të Bashkimit
Evropian. Gjermania, Austria dhe Franca janë shtetet që do ta menaxhojnë dhe
monitorojnë këtë proces. Ky është dhe përfundimi i deklaratës zyrtare të Konferencës së
Berlinit më 28 Gusht 2014 që u zhvillua me pjesëmarrjen e Kancelares së Gjermanisë,
Angela Merkel, Kancelarit të Austrisë, Uerner Faymann, Kreut të Komisionit Evropian,
347
Paskal Milo, ―Shqipëria dhe Perëndimi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore‖, intervistë,
http://www.arkivalajmeve.com/Shqiperia-dhe-Perendimi-gjate-dhe-pas-Luftes-se-Dyte-Boterore.177098/
194
Hose Manuel Barroso dhe krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në
atë Konferencë u ra dakord që të sigurohet një kuadër për një periudhë 4 vjeçare, gjatë së
cilës vendet e angazhuara në të do t‘i çojmë më tej përpjekjet për të bërë një progres real
në procesin e reformave, zgjidhjen e çështjeve kryesore dypalëshe dhe të brendshme. U
vendos që të takohen bashkërisht në të njëjtin format çdo vit gjatë katër viteve të
ardhshme në mënyrë që të zbatohet agjenda e miratuar në atë takim. U vendos që këto
takime të mbështeten me projekte të tjera specifike. Kancelari Federal i Austrisë u ofrua
të mirëpresë Konferencën e në vijim në vendin e tij në vitin 2015. Ky vullnet do të ofrojë
një mundësi për të matur rezultatet fillestare.
Qeveria gjermane shprehu mbështetjen e saj për perspektivën e integrimit Evropian të
vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor do të kenë
mundësinë të hyjnë në BE nëse plotësojnë kushtet e anëtarësimit. Gjermania njeh
përgjegjësinë e saj për një të ardhme të paqtë, të qëndrueshme dhe demokratike të bazuar
në shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën e tij drejt kësaj
të ardhme. Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, duhet të jetë themeli esencial i kësaj
rruge.
Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan nevojën e zgjidhjes ë çështjeve të rëndësishme
dypalëshe sa më shpejt të jetë e mundur në interesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë
dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Si rrjedhim vendet e Ballkanit Perëndimorë, theksojnë
vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Organizatat rajonale si
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.
Bashkëpunimi rajonal, do të shtrihet dhe në nivelin e shoqërisë civile. Në këtë kuadër,
shtetet pjesëmarrëse shprehin unanimisht dëshirën e tyre për të zgjeruar shkëmbimin
ndërshtetëror veçanërisht mes të rinjve.
Vendet pjesëmarrëse kanë rënë dakord se masa të mëtejshme duhet të merren për të
zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë
vullnetin e tyre për të kryer reforma të mëtejshme me qëllim për të rritur besimin tek
drejtësia në vendet e tyre për të mbështetur dhe forcuar pavarësinë e gjyqësorit të tyre dhe
për të punuar së bashku më intensivisht përtej kufijve në struktura rajonale dhe
dypalëshe.
Në një demokraci shumëpartiake, opozita duhet gjithashtu duhet të jetë në gjendje të
luajë rolin e saj në kuadrin parlamentar dhe gjithashtu duhet të jetë e gatshme të marrë
këtë rol. Një shoqëri civile politikisht aktive mund të sigurojë mbështetje konstruktive në
forcimin e mëtejshëm të komuniteteve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor
duke i sjellë këto shtete më afër BE-së. Kushtet që çojnë drejt saj përfshijnë një panoramë
mediatike pluraliste, sindikata të pavarura dhe një ekonomi që mund të përmbushë rolin e
saj si pjesë e komunitetit e çliruar nga ndërhyrjet politike. Gjermania mbetet e angazhuar
në forcimin e lirisë së medias në rajon. Për këtë qëllim Ministria e Jashtme Federale (e
195
Gjermanisë) do të zhvillojë një seminar për 12 gazetarë të shquar nga të gjitha vendet e
rajonit, si pjesë e programit kuadër të konferencës.
Bizneset gjermane do të mbështesë përmirësimin e fuqisë së eksportit në rajon
nëpërmjet një iniciative blerëse për Ballkanin Perëndimor në 2015. Në këtë kuadër
iniciativa e komunitetit të biznesit gjerman për të zhvilluar konferencë rajonale në Mal të
Zi në shtator 2014 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në këtë zonë ishte një kontribut
konkret. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord se politika Evropiane për energjinë është e një
rëndësie të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal në
kuadër të komunitetit të energjisë për Evropën Juglindore është një komponent i
rëndësishëm, veçanërisht përsa i përket sigurisë energjetike, synimeve të eficencës
energjetike dhe mbrojtjes klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të
punojnë intensivisht për zhvillimin e komunitetit të energjisë dhe zgjidhjen e problemeve
gjatë zbatimit.
Shtetet pjesëmarrëse ndanë mendimin se një komunitet për transportin në Ballkanin
Perëndimor do të jepte një nxitje pozitive zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar lidhjet
logjistike të rajonit me tregjet Evropiane ku kërkesa është e lartë. Kështu do të jetë dhe
përsa i përket zgjerimit të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe
komunikimit në kushte të besueshme. Shtetet pjesëmarrëse besojnë se arsimimi akademik
dhe profesional i mbështetur në nevoja është thelbësor për uljen e papunësisë së të rinjve.
Projektet e komunitetit gjerman të biznesit për të mbështetur arsimin profesional në
vendet e Ballkanit Perëndimor po japin një ndihmesë në këtë drejtim. Gjermania u shpreh
e gatshme të marrë masa të mëtejshme në kuadrin e programeve ekzistuese për
bashkëpunimin ekonomim dhe zhvillimin me qëllim mbështetjen e vendeve të rajonit në
përdorimin sa më efektiv të masave Evropiane për afrimin e atyre me BE-në nëpërmjet
instrumentit të asistencës së paraaderimit IPA.348
Dinamika Gjermano-Shqiptare është një dinamikë relativisht e re që buron nga realitetet
e reja. Gjermania tashmë ka një rol vendimtar për fatet e Evropës, një rol që nuk e ka
patur dikur. Por nëse ky rol politik dhe fuqie ka simetri të ndryshme për rajone e shtete të
ndryshme. Franca është natyrisht një hallkë vendimtare e kësaj simetrie. Por Franca nuk
mund të tërheqë dot Ballkanin në lëvizjen e madhe integruese ekonomike e të
standardeve që duhet të arrijë ky rajon për t‘iu bashkuar Evropës. Gjeografia është një
pengesë, por edhe afërsitë e tjera kanë rolin e tyre vendimtar. Ndërkohë, është njëherësh
edhe një interes gjerman që në lindje e juglindje të Gjermanisë të ketë një treg të hapur, të
qëndrueshëm e dinamik mallrash, njerëzish e kapitalesh. Në këtë kuadër përfshihet edhe
Ballkani e në mes edhe Shqipëria. E kaluara historike, disponimet kombëtare e kulturore
348
Deklarata përfundimtare e Samitit të Berlinit, http://shqiptarja.com/m/diplomaci/zbardhet-deklarata-e-
perbashket-e-samitit-takim-cdo-vit-deri-ne-2018-235716.html
196
natyrisht që luajnë një rol shtesë në këtë drejtim. Angazhimi që klasa jonë politike duhet
ka marrë duke u bërë partnerë të denjë në angazhimin gjerman për Ballkanin është një
sinjal optimist për pritshmëri të mëdha.
Gjermania ofron mbështetjen e saj për Shqipërinë me projekte zhvillimi, që kontribuojnë
në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe në arritjen e standarteve Evropiane.
Bashkëpunimi dypalësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë po vazhdon prej 25 vitesh dhe në
një nivel jashtëzakonisht të lartë, me një angazhim të forte, po të kemi parasysh numrin e
popullsisë prej 3 milion banorësh. Ka projekte që shkojnë përtej marrëdhënieve
dypalëshe dhe këtu është fjala për infrastrukturën, për autostradën Adriatik- Jon dhe
komunikacionin hekurudhor. Shqipëria deri më sot nuk është e lidhur me sistemin
hekurudhor evropian. Sistemi shqiptar i hekurudhave është në një gjendje mjaft të keqe.
Lidhja me sistemin hekurudhor evropian është në krye të prioriteteve gjermane ndaj
Shqipërisë dhe një opsion tërheqës. Projekti për autostradën Adriatik- Jon është shumë i
rëndësishëm për zhvillimin e gjithë rajonit, sepse ka një boshllëk të madh.
6.4.3. Dinamika greko-shqiptare
Gjatë luftërave ballkanike kundër Perandorisë Otomane që po jepte shpirt, Greqia u
rreshtua me aleatët kundërosmanë. Nisur nga kjo përzgjedhje, ajo arriti të përdorë të
gjitha instrumentet për të zmadhuar e madje dyfishuar territoret e njohura
ndërkombëtarisht deri atëherë. Në këto kushte, ajo rriti në mënyrë natyrale por edhe
artificiale popullsinë, e sidomos burimet. Do të ishin pikërisht ato kohë kur ideologjia
ekspansioniste do të merrte jetë përmes të ashtuquajturës Megali Idea, fjalë për fjalë miti
i Greqisë së Madhe. Nën këtë skeptër ideologjik u vunë të gjitha mekanizmat, politika,
feja, shkollat, etj., për të përfituar sa më shumë territore, popullsi e burime. Kjo platformë
politike tashmë u vu në lëvizje të ethëshme për të sakatuar sa të ishte e mundur shtetet e
popujt fqinjë, midis tyre Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Për këtë ajo bëri ç‘është e
mundur për të sabotuar krijimin e shtetit të ri shqiptar, apo së paku, për t‘a cunguar atë sa
më shumë, duke i zhvatur krahinat jugore. Madje ajo nuk do të pranonte kurrë as
Protokollin e Firences të vitit 1913, duke i qëndruar pretendimit konstant të saj për të
marrë Shqipërinë e Jugut. Pavarësisht nga oshillacionet hipokrite dhe trajtat që ka marrë
raporti i saj me Shqipërinë, zanafilla mbetet pikërisht ky moment: ndërsa pranon
marrëdhënie me Shqipërinë dhe lidh lloj-lloj marrëveshjesh me të, Greqia vijon të mbetet
në pretendimin zanafillë pikërisht në mosnjohjen e këtij Protokolli.
Në këtë kuadër, qysh atëherë ajo nxiti lëvizjen për autonominë e të ashtuquajturit ―Vorio
Epir‖ duke e shpallur madje këtë në vitin 1914. Platforma ideologjike e politike u
shoqërua me barbari të panumurta ndaj popullsisë shqiptare të krahinave të jugut të
Shqipërisë. U shkatërruan rreth 400 fshatra shqiptare. Popullsia shqiptare e atyre
krahinave u masakrua nga njësitë ushtarake greke dhe nga hordhi kriminelësh të
organizuar posaçërisht për këtë qëllim. Kjo veprimtari e hapur synonte krijimin e faktit të
197
kryer për ta përfituar çka pretendonin në moment, apo në rastin më të keq, të mbahej
ndezur çështja e këtij pretendimi përjetësisht në formën e një pretendimi për ―minoritetin
grek‖, një pretendim që do të mbetej përjetësisht një kushtëzues grek ndaj të gjitha
marrëdhënieve me Shqipërinë dhe në të gjitha kohërat.
Ndërkaq Greqia studioi me kujdes raportin e forcave në Luftën e Parë Botërore dhe diti të
rreshtohej në krahun me më shumë interes për të. Edhe pse nga fundi i kësaj lufte, aty nga
viti 1917 Greqia, megjithë luhatjet, u gjend përfundimisht në anën e aleatëve
perëndimorë – një zgjidhje kjo që do ta ndihmonte shumë për të marrë pjesë në bisedime
nga pozitat e forcës dhe të fitimtarit për të zhvilluar edhe më tej Megali Idenë. Rasti erdhi
në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 ku Greqia shpalli pa doreza, midis të tjerash,
edhe pretendimet e saj për Shqipërinë Jugore. Nga pozitat e fitimtarit por edhe të
―spastrimit‖ të popullsisë, ajo bëri një shkëmbim makabër popullsie me Turqinë, nga e
cila thithi grekët e rrethinave të Izmirit dhe duke i dhënë Turqisë gjoja si turq popullsinë
shqiptare të Çamërisë.
Shqipëria në asnjë kohë dhe nga asnjë regjim politik nuk i ka cenuar të drejtat e
minoritetit grek për të gëzuar statusin e krahasuar ekonomik, politik dhe social. Nuk është
e rastit që Shqipëria në të gjitha regjimet politike dhe në çdo kohë ka garantuar arsimimin
e popullsisë minoritare në gjuhën e vet amtare. Shqipëria, qysh në 1921, aderoi në
Marrëveshjen Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve dhe këtë e ka
respektuar në çdo kohë, pavarësisht ideologjive apo politikave që ka jetuar e vuajtur
popullsia. Në çdo kohë minoriteti grek është përfaqësuar plotësiht, madje me tepri në
pozita ministrash, deputetësh, etj.
Por politika dhe kisha greke si krah ideologjik i saj, kanë vazhduar zhvillimin e
platformave të tyre ekspansioniste. Të dyja këto krahë, jo vetëm që nuk e pranuan
autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare të themeluar nga Noli, por bënë ç‘është e
mundur ta injoronin këtë fakt – një sfidë ndaj shtetit dhe shoqërisë shqiptare, sa fyese
moralisht, aq edhe e rrezikshme institucionalisht e që mbetet ende e gjallë ende sot.
Gjatë Luftës së Ftohtë Greqia nuk mund të ushtrojë me forcën që do të donte ndikimin e
saj mbi Shqipërinë, natyrisht për shkak të konjukturave të kohës. Por menjëherë pas
ndërrimit të regjimit në vitin 1990, Greqia u vërsul me të gjithë arsenalin e saj ekonomik,
fetar, ideologjik nacionalist e me çfarëdo mjeti të mundshëm për të asfiksuar ekonominë
e vendit dhe për ta shndërruar atë në një treg grek. Duke përfituar edhe nga lehtësirat që i
dhanë politikat e kohës, prania greke në Shqipëri u bë esenciale duke pushtuar plotësisht
ekonominë dhe bankat, duke kushtëzuar thellësisht politikën dhe duke u pleksur në të
gjitha institucionet e vendit.
Parimet bazë politike që ka ndjekur Greqia me Shqipërinë kanë qenë parimi i kushtëzimit
të marrëdhënieve dhe parimi i shkëmbimeve politike në funksion të interesave të saj dhe
në kurriz të sovranitetit shtetëror të Shqipërisë. Instrumenti kryesor i saj kushtëzues ka
qenë vota saj për pranimin në NATO apo në BE. Duke pasur parasysh që klasa politike
198
shqiptare, të gjitha krahët e saj, ca për interesa kombëtare por edhe për kapital politik
kanë aspiruar gjithnjë të marrin ―të parët‖ flamurin e integrimit në NATO apo në BE,
këtë fakt Greqia e ka shndërruar në një ―monedhë‖ shkëmbimi për të fituar sa më shumë
prani në Shqipëri, sidomos për të grekëzuar Shqipërinë e Jugut. E gjithë kjo duket qartazi
edhe në formulimet zyrtare të qëndrimeve politike greke ndaj Shqipërisë.349
6.4.3.1. Problemi Çam
Duke u mbështetur në të dhënat e shtetit osman të vitit 1908, popullsia e përgjithshme e
truallit shqiptar të Çamërisë ishte 73.000 vetë, nga të cilët 92 % ishin shqiptarë çamë,
ndërsa pjesa tjetër ishin grekë, vlleh dhe romë. Por pas përfundimit të Luftës së Parë dhe
të Dytë Botërore, përqindja e lartë e shqiptarëve came 92 % , u tkurr në numrin 84 %.
(Gjenocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 74).350
Origjina e problemit çam vjen
pikërisht me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e la këtë krahinë
pothuajse pastërtisht shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë shtetërore. Në kushtet kur
sovraniteti grek u shtri edhe mbi këtë popullsi ndërkohë që shteti shqiptar i sapokrijuar
ishte ende i brishtë, Greqia, në vijim të platformave të saj dhe duke i pasuruar ato, filloi
zbatimin e planit për shkombëtarizimin e plotë të kësaj krahine nga elementi shqiptar.
Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat me efekt shkombëtarizues, si tatimet e rënda,
grabitja e tokës, përjashtimi i shqiptarëve nga pjesëmarrja në administratën shtetërore,
ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë, etj.
Viti që ndau Shqipërinë, ishte njëherësh viti i zi për popullsinë shqiptare çame. Në atë vit
u kryen masakra si ajo në Paramithi me pushkatimin e 72 krerëve të Çamërisë dhe e
qindra të tjerëve. Aty nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Greqia zyrtare vuri në jetë
Ligjin e Reformë Agrare, përmes të cilit u mori shqiptarëve tokat dhe si popullsi ―e lirë‖
e kategorizuar si ―turke‖ i nisi për në Turqi në kuadër të shkëmbimit të popullsive. Kjo
përpjekje e dhunshme do të arrinte kulmin në vitin 1923 duke shënuar një tragjedi të
vërtetë ndaj popullsisë shqiptare. 85.000 shqiptarë çamë, të cilët nuk mund t‘i duronin më
mizoritë e shtetit grek, emigruan në rrafshnaltën e Anadollit, në Turqi, pas nënshkrimit të
marrëveshjes dypalëshe turko-greke mbi shkëmbimin e ndërsjellët të popullsisë mes
këtyre dy shteteve.351
349
―Marrëdhënjet bilaterale Greqi-Shqipëri dallohen për kuadrin e gjerë shumëdimensional si dhe për
shkëmbime të shpeshta vizitash në të gjitha nivelet. Ekziston një vullnet i shprehur politik i Qeverive të të
dy vendeve për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve dypalëshe, për zgjerimin e bashkëpunimit
dypalësh dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.
Greqia mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe mbështet ecurinë e saj drejt Evropës. Njeh
përparimin që ka bërë deri më sot në fusha të ndryshme dhe njëkohësisht inkurajon Tiranën për të vazhduar
reformat e domosdoshme, në mënyrë që të përshpejtohet proçesi integrues i Shqipërisë. Plotësimi i
kritereve për ecurinë integruese të Shqipërisë dhe zbatimi i standarteve Evropiane, janë të një rëndësie
jetike edhe për mbrojtjen e të drejtave të Minoritetit Etnik Grek‖ (Faqja zyrtare e Ambasadës greke në
Tiranë, http://www.mfa.gr/albania/sq/greece/greece-and-albania/political-relations.html). 350
Ayhan, Demir, ―Mizoritë greke dhe genocidi çam―, Tema, 26 Qershor 2015. 351
―Genocidi Çam,‖ Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 69), cituar nga Ayhan, Demir, ―Mizoritë greke dhe
genocidi çam―, Tema, 26 Qershor 2015.
199
Ndërkohë vazhdoi në mënyrë sistematike përçarja e popullsisë çame të krishterë me atë
me besim mysliman. Krahas ndalimit të arsimimit në gjuhën amtare për shqiptarët u
shpërngulen me forcë apo nga varfëria e shqiptarëve çamë, me efekte shkombëtarizimi
ishte ndryshimi i emrave të fshatrave për t‘i greqizuar ato.352
Lufta e Dytë Botërore
shënon goditjen më të madhe greke ndaj çështjes çame dhe ndaj çështjes kombëtare
shqiptare përgjithësisht. Pak kohë përpara fillimit të veprimeve luftarake italiane në
Greqi, qeveria fashiste e gjeneralit Metaksa organizoi burgosjen dhe dëbimin e të gjithë
meshkujve çamë nga 16-70 vjeç, rreth 5000 vetë, nga të cilët rreth 350 vetë u masakruan
e qindra të tjerë vdiqën më vonë në kushte internimi. Gjenerali famëkeq Napoleon
Zervas, i cili ishte udhëheqësi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe
EDES, i cili gjatë luftës civile greke, kishte krijuar frontin antikomunist dhe që fillimisht
mbështetej në ideologjinë republikane dhe më pas në atë monarkiste, kreu dëbime,
përdhunime, masakra, terror, mizori dhe gjenocid të pashembullt kundër popullsisë
shqiptare çamë. Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë
përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke. Vetëm në qytetin çam të
Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin
mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan 286.000 shqiptarë çamë. Në
rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet
çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë.
Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe
5.800 shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë,
gjithsej 3.242 civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76
gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën3 vjeç.353
Është një e vërtetë historike që Italia përdori, midis të tjerash, edhe ―gurin‖ çam për t‘i
shpallur luftë Greqisë, gjoja me petkun e ―mbrojtësit‖ të Shqipërisë. Ndoshta ka një arsye
për të besuar se një pjesë e popullsisë çame, e ndodhur nën trysninë shkombëtarizuese
greke, të kenë aspiruar një mbështetje nga pushtuesit italianë. Por realiteti nuk foli
kështu. Italia jo vetëm që shqiptarët nuk i mbështeti dhe as mund të mendohet që një
pushtues të kishte këtë mision, por ajo nuk arriti dot të shpëtojë as veten nga disfata e
turpshme dhe me kosto të madhe njerëzore në frontin grek.
Ashtu si edhe në Luftën e Parë Botërore, grekët ditën ta shfrytëzonin me mjeshtëri
situatën e shthurjes totale të krijuar në frontin italian. Fitorja greke mbi forcat italiane u
shndërrua në një fitore jo vetëm mbi Çamërinë, por mbi krejt Shqipërinë e Jugut.
Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, ishte e pritshme që popullsia çame të
ripozicionohej për t‘u hakmarrë kundër forcave greke. Por, në të kundërt, është një fakt
historik që lëvizja çlirimtare e popullit shqiptar kundër pushtuesit gjerman përfshiu në një
masë të madhe edhe popullsinë çame. Personalitete të popullsisë çame si Musa
352
Kështu, psh., fshatrave Spathar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë, iu vunë emra grekë duke i sjellë në
emërtimet: Trikoforos, Elea, Aetos, Parapotamos, Perdhika. 353
Doracaku Ballkanik, Vëllimi i Dytë, Murat Hatipoğlu, Faqe 453, cituar nga Ayhan, Demir, ―Mizoritë
greke dhe genocidi çam―, Tema, 26 Qershor 2015.
200
Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku, Njazi e Kasem
Demi, Mustafa Sulo, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami
Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut
Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu, etj., fare mirë mund të ishin organizuar
kundër grekëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje, por, përkundrazi, ata zgjodhën
rrugën e bashkëpunimit me forcat greke antinaziste për çlirimin nga zgjedha gjermane.
Madje në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni
"Çamëria", i cili në shtator 1943 zhvilloi betejën e njohur të Konsipolit kundër
gjermanëve. Është e njohur se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë
inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur
qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë
çamë.
Segmentet politike greke, duke shfrytëzuar mirë si gjithnjë kaosin që mbolli dështimi
italian, ndarja e vetë popullsisë greke në dy kampe lufte midis të majtës dhe të djathtës, e
cila bashkëpunoi respektivisht me dy blloqet kundërshtare përgjatë Luftës së Dytë
Botërore, propaganduan gjoja bashkëpunimin e çamëve me gjermanët. Duke e
formalizuar këtë me sa më shumë mjete propagandistike, mbi popullsinë çame u
organizua një terror i vërtetë për të detyruar shpërnguljen e tyre nga tokat stërgjyshore.
Në këtë rrjedhë, do të shfrytëzoheshin edhe disponimet e paqarta angleze për të cilët
Greqia mbetej e përkëdhelura e kohërave. Dihet mirë që Churchill u kthye në një sponsor
të vendosur të planeve të së djathtës greke për aneksimin e të ashtuquajturit Vorio-Epir,
dhe jo më kot deklarata e qeverisë britanike për Shqipërinë në vitin 1942 e linte të hapur
çështjen e kufijve jugorë të Shqipërisë.354
Këto janë pikat nevralgjike mbi të cilat Greqia krijoi të ashtuquajturin ―Ligj Lufte‖ me
Shqipërinë: përdorimi nga Italia i tokës shqiptare për të sulmuar Greqinë, bashkimi i
―kurorës shqiptare‖ me Italinë, pjesëmarrja gjoja e njësive shqiptare në luftë në krah të
italianëve dhe angazhimi çam në mbështetje të gjermanëve. Natyrisht që pretendimet
greke janë të pathemelta, por sidoqoftë ato janë ndërtuar djallëzisht për të justifikuar
Ligjin e Luftës, i cili, në thelb, veç të tjerash, ka pikërisht legalizimin e shuarjes
përfundimtare të të drejtave të pronësisë së çamëve (dhe jo vetëm) mbi tokat dhe pasuritë
stërgjyshore që gjenden jo vetëm në Çamëri, por edhe në Greqinë Qendrore e gjetkë.
Prandaj çështja çame është një çështje e interesit të lartë kombëtar. Kështu e kanë trajtuar
atë në kohëra personalitete të mëdha si Mithat Frashëri, Fan Noli apo Ahmet Zogu. Falë
angazhimit të tyre, në një ballafaqim të ashpër me diplomacinë greke deri në tribunën e
lartë të Lidhjes së Kombeve, u bë e mundur mbrojtja e çështjes çame, me rezultate
konkrete e të rëndësishme.355
Pas humbjes fatale të Çamërisë, më 1913-n, një fitore
historike ishte shkatërrimi i planeve të Athinës për të shpërngulur popullsinë çame
354
Shih: Pëllumb Xhufi ―100 vitet e problemit çam―, http://www.shqiptariiitalise.com/nga-lexuesit/49-
histori/1442-100-vitet-e-problemit-cam.html. 355
Po aty
201
myslimane në kuadrin e Traktatit të Lozanës, 1923. Në atë rast shkëlqeu nervi patriotik e
klasi diplomatik i personaliteteve si Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në
Athinë, apo i Benedikt Blinishtit, Konsull i Përgjithshëm në Gjenevë. Falë tyre u shpëtua
ajo çka mund të shpëtohej pas aneksimit të dhunshëm të 1913-s: u evitua shpërngulja e
çamëve drejt Turqisë, në kuadrin e marrëveshjes turko-greke për shkëmbimin e
popullsive.
Është fakt se edhe qeveria shqiptare e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, u detyrua ta
trajtojë problemin çam në rrugë diplomatike. Më 19 mars 1945 u thirrën në takim
përfaqësuesit e fuqive aleate në Tiranë, të cilëve iu shpreh protesta për krimet e forcave
greke mbi popullsinë civile çame dhe u kërkua ndërhyrja e qeverive përkatëse. Pas një
viti, në qershor 1946, Shqipëria i paraqiti Konferencës së Ministrave të Punëve të
Jashtme të katër fuqive fituese në Paris kërkesën për riatdhesimin e popullsisë çame,
sigurimin e garantimin e të drejtave të saj civile, kulturore e politike, kthimin e
kompensimin e pasurive, rindërtimin e shtëpive dhe dënimin e autorëve të krimeve të
kryera ndaj saj. Një protestë me trajtat e mësipërme paraqiti Tuk Jakova, në vjeshtë të
vitit 1946, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithsesi, qeveria komuniste e la në
heshtje problemin çam. Vetëm pas rënies së komunizmit edhe në Shqipëri, udhëheqësi i
fundit komunist, Presidenti Alia, gjatë takimit që pati me Kryeministrin grek Micotaqis,
në Tiranë më 13 janar 1991, nxori për diskutim përsëri çështjen çame, pikërisht kur
Kryeministri grek i kohës paraqiti midis të tjerash, kërkesën e vendosjes së një kleriku
grek në krye të KOASH! Duket qartazi që në çfarëdo kohë, edhe kur është shtruar çështja
çame, Greqia ka kërkuar patjetër shkëmbime. Por për fatkeqësinë tonë, edhe kur ajo i ka
marrë çka dashur, asgjë nuk ka bërë nga çka premtuar.
Në fakt, në takimin e parë të Komisionit të përbashkët Shqiptaro-Grek, mbajtur në
Sarandë më 9 prill 1993, ku zv.MPJ Cuderu përforcoi kërkesën e bërë dy vite më parë
nga Micotaqis, për njohjen e kombësisë greke për ata qytetarë shqiptarë që ―ndiheshin‖ të
tillë, zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Starova, rishtroi problemin e respektimit të të
drejtave të ―minoritetit çam‖. Është e kuptueshme që Cuderu, bijë e një ish-ministri grek
të angazhuar shumë për çështjen e Vorio-Epirit, replikoi me të njëjtat argumente mbi
gjoja implikimin e çamëve me pushtuesit gjatë Luftës II Botërore. Por ajo lëshoi në një
pikë, pasi e la të hapur mundësinë për të shqyrtuar në mënyrë institucionale problemin e
pasurive të çamëve. Lindte kështu mundësia për të futur në rrugën e diskutimeve dhe
eventualisht të zgjidhjeve konkrete njërin nga kapitujt e çështjes çame. Për fat të keq ky
argument nuk u ngacmua më nga pala shqiptare dhe çështja e pronave u përmend edhe
ndonjëherë tjetër, por vetëm kaq.
Më 3 maj 1993, Kryeministri Micotaqis, erdhi përsëri në Tiranë ku takoi Kryeministrin e
parë demokrat, Aleksandër Meksi. Pas debatit të shurdhët me Ramiz Alinë në janar 1991,
grekët kishin korrur fitoret e para në marrëdhëniet me fqinjin e dobët, duke filluar nga
imponimi i klerikut grek Janullatos si kreu i KOASH. Edhe në këtë takim, ku ishte i
pranishëm edhe ministri i Jashtëm Serreqi, aktiv në bisedime, pala shqiptare e rishtroi me
202
forcë çështjen çame, në tre komponentët e saj: lejimi i qytetarëve shqiptarë nga Çamëria
të vizitojnë vendin e tyre, kthimi i pronave dhe rikthimi i çamëve në trojet e tyre.
Kundërshtimeve të Micotaqis për të diskutuar më tej për këtë problem, Kryeministri
Meksi iu përgjigj se pala shqiptare nuk do të heqë dorë nga çështja çame. Shpërthimi i
histerisë antishqiptare nga ana e Athinës zyrtare pas dëbimit të priftit grek Krisostomos
Maidonis, propagandist i Vorio-Epirit, ndeshi në një reagim po aq të ashpër të qeverisë
shqiptare. Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga
Kryeministri grek Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut,
shprehej mes të tjerash: ―Qeveria shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht
ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë e ortodoksë, si dhe të arvanitasve
që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo i njeh vetes të
drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi… Kërkesës së z.
Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me
dëshirën për t‘i zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por në qoftë se
palës greke i mungon ky vullnet i mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe
për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame për t‘u kthyer në trojet e veta në
Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e terrori nuk
guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në
atë vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme‖.356
Në datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e Përgjithshme të Katërt, e Organizatës së
Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, në qytetin Hagë të Holandës mori
këta vendime: ―Lejimi i rikthimit në atdheun e tyre në Çamëri i popullsisë shqiptare
çame. Rikthimi i të drejtave të nënshtetësisë të popullsisë shqiptare çame në Çamërinë e
pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i të drejtave të marrëveshjeve të njohura
ndërkombëtare, pranimi dhe njohja e çështjes çame nga shteti grek. Hedhja e hapave
seriozë nga ky i fundit, në zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të popullit shqiptar
çam‖.357
Ndonëse kanë kaluar plot 20 vjet që nga vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme
të Katërt, të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, ende në
ditët e sotme shteti grek këmbëngul në mospranimin e njohjes së gjenocidit çam. Shteti
grek, nuk pranon as që t‘i paguajë shqiptarëve çamë, dëmshpërblimin e gjenocidit çam në
vlerën e 2.5 miliardë dollarëve. Edhe në ditët e sotme shteti grek, në mënyrë të hapur dhe
të tërthortë, nxit armiqësinë dhe urrejtjen kundër shqiptarëve në shoqërinë greke.
Sidoqoftë, ende politika shqiptare nuk është e aftë dhe e vullnetshme të balancojë
qëndrimet e saj me presionet e shurdhërinë greke ndaj çështjes çame. Politika shqiptare
ende vuan nga kompleksi i inferioritetit ndaj politikës greke, duke u mjaftuar vetëm me
kapitalin politik që ka ofruar apo ofron vota greke për pranimin në NATO e BE, duke
sakrifikuar, nga ana tjetër, interesa të mëdha kombëtare, sikurse është edhe interesi për
problemin çam.
356
Po aty. 357
Ayhan, Demir, ―Mizoritë greke dhe genocidi çam―, Tema, 26 Qershor 2015.
203
Cilat mund të jenë hapat më vendimtarë për zgjidhjen e problemit çam?
Së pari, çështja çame duhet të përkthehet në agjendë politike të përhershme të politikës
shqiptare e jo të shndërrohet në një çështje elektorale siç është shndërruar deri tani.
Së dyti, duhet të ketë një agjendë ligjore, nëpërmjet së cilës çështja çame të gjejë shprehje
në njohjen dhe mbrojtjen e saj me ligj deri edhe në ligje themelore. Këtu nuk është fjala
të ngatërrohen marrëdhëniet dypalëshe me një të drejtë legjitime të një minoriteti të
përzënë me forcën e armëve. Në këtë kuadër, çdo marrëdhënie me Greqinë duhet të
kalojë nga abrogimi i ligjeve të kohëve të tjera për t‘u zëvendësuar me ligje të kohëve
moderne dhe të detyrimeve ndërkombëtare (BE, NATO, OKB, etj.) ku jemi palë.
Së treti, duhet të ketë një reciprocitet në marrëdhëniet greko-shqiptare: në atë masë sa me
të drejtë respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, në atë masë duhet të
kërkohet të respektohen të drejtat e minoritetit çam që është përzënë me dhunë.
Së katërti, Shqipëria nuk duhet të ndruhet që çështjen çame t‘ia paraqesë një gjykate
ndërkombëtare, sigurisht pas një përgatitjeje shumë shumë serioze juridike. Një kërcënim
i tillë i është bërë Greqisë qysh më 1933358
, por ky ka mbetur vetëm i tillë.
6.4.4. Dinamika amerikano-shqiptare
SHBA është një fuqi globale dhe natyrshëm ka interesa globale. Por ka disa boshte të
këtyre interesave ku tradicionalisht gjen veten të përfshirë edhe Shqipëria e shqiptarët.
SHBA, sidomos prej një shekulli e këtej është ―zonjë‖ e oqeaneve dhe e deteve. Në këtë
kuadër, Mesdheu, për vetë pozitën strategjike globale që zotëron, do të ishte dhe do të
mbetej përjetësisht interes krucial amerikan. Kur bëjmë fjalë për Mesdheun po kaq
natyrshëm SHBA është e interesuar të ketë aleancë apo partneritet me të gjitha shtetet që
gjeografikisht dhe në pikëpamje fuqie kontrollojnë rrugëkalimet për dhe nga Mesdheu.
Shqipëria realisht ka privilegjin natyral të jetë një nga këto shtete.
Së dyti, SHBA është kampione e lirisë dhe e të drejtave kombëtare e njerëzore, sidomos
të kombeve të vegjël. Shqiptarët kanë qenë një komb i shtypur dhe nuk e ka merituar
nëpërkëmbjen e disa aktorëve Evropianë dhe aziatikë. Prandaj, për SHBA-në lind një
interes vlerash, nga ku Shqipëria e shqiptarët dalin të interesuarit e SHBA-së. Do të ishin
këto vlerësime e interesa që do të shtynin SHBA të vendoste marrëdhëniet diplomatike
358
Në përgjigje të ultimatumit prej 6 pikash të shpallur më 14 korrik 1993 nga Kryeministri grek
Micotaqis, Kryeministri Meksi, në një deklaratë publike të 18 korrikut, shprehej mes të tjerash: ―Qeveria
shqiptare kërkon që qeveria greke të njohë zyrtarisht ekzistencën e pakicës shqiptare të çamëve, myslimanë
e ortodoksë, si dhe të arvanitasve që jetojnë në Greqi prej shekujsh. Në bazë të normave ndërkombëtare ajo
i njeh vetes të drejtën të interesohet për shqiptarët dhe minoritetin shqiptar në Greqi… Kërkesës së z.
Micotaqis për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ne i përgjigjemi me dëshirën për t‘i
zgjidhur problemet mes dy vendeve në rrugë bilaterale. Por në qoftë se palës greke i mungon ky vullnet i
mirë, ne jemi gati të shkojmë para kësaj gjykate edhe për të kërkuar njohjen e të drejtës së popullsisë çame
për t‘u kthyer në trojet e veta në Greqi, të drejtat e minoritetit shqiptar që jeton në Greqi, i cili nga frika e
terrori nuk guxon as të pohojë identitetin e tij etnik, të drejtën e pronësisë të qytetarëve shqiptarë në atë
vend dhe gjithë të drejtat e tjera që u takojnë atyre në mënyrë të ligjshme‖. (Pëllumb Xhufi, ―100 vitet e
problemit çam‖, https://www.shqiperia.com/100-vitet-e-problemit-cam-.11293/)
204
me Shqipërinë që më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte
rikonfirmuar pavarësinë. Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm ndërhyrjes së pakomromis që presidenti
amerikan Thomas Woodrow Wilson në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer
pavarësinë Shqipërisë. Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, emëroi si
ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e
nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922. Ulysses Grant Smith nuk ishte thjeshtë një
diplomat por një emër i madh që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë
ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë. ―Ky vend është shumë i
varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara
meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë
nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij‖- shkruan Smith në kujtimet për punën si
ambasador në vendin tonë.359
Ndërkohë, ka edhe një interes tjetër që e lidh SHBA-në me Shqipërinë e shqiptarët. Shteti
Amerikan është i interesuar që në asnjë pjesë të globit të mos formësohet polarizim fuqie
në një shtet apo aleancë të caktuar. Një aleancë shtetesh që vënë veton në një rajon e aq
më tepër kur disponimet e shteteve që e përbëjnë janë antiamerikane, mund të ndërpresë
liritë e komunikimit rajonal apo të adresojnë zhvillimet sipas parapëlqimeve të tyre, gjë
që cenon një nga parimet themelore të politikës së jashtme amerikane: lirinë e lëvizjes e
të qarkullimit të vlerave, njerëzve, kapitaleve dhe ideve. Kështu, edhe në Ballkan, SHBA-
ja nuk mund të pranojë që ligjin ta bëjnë – sikurse janë përpjekur ta bëjnë, Greqia me
Serbinë. Midis të tjerash, edhe në këtë kuadër mund të lexohet mbështetja amerikane për
forcimin e rolit të Shqipërisë në rajon e veçanërisht shtytja e fuqishme e SHBA-së për
zgjidhjen e çështjes së Kosovës si dhe faktorizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni
ishin e mbeten thelbësore.
Sidoqoftë, deri në vitin 1939 Shqipëria ishte më së shumti një komb i preferuar për
SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë erdhën në Shqipëri si diplomatë, biznesmenë,
themelues shkollash e deri në investitorë dhe ekspeditorë për të zbuluar pasuritë e vlerat e
vendit.360
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 50 e ca vjet interesimi amerikan do të merrte
trajtat e angazhimeve të pjesshme së bashku me shtete të botës demokratike për të
mundësuar rrëzimin e diktaturës komuniste, por pa ia arritur gjithsesi qëllimit. Nga ana e
tij, regjimi komunist e cilësonte Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe
shtetin amerikan e përcaktonte si xhandarin e botës, duke i dhënë kështu trajta
ideologjike edhe misionit të natyrshëm global amerikan.
359
Historia e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, http://www.tiranaobserver.al/v1/historia-e-marredhenieve-
shqiperi-shba/ 360
Kujtojmë themelimin e një nga shkollave më me emër në Shqipëri, Shkollës Teknike ―Harry Fullz‖.
205
Më 15 mars të vitit 1991 u rivendosën përsëri marrëdhëniet diplomatike midis dy
vendeve. Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari
amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën
sheshin Skënderbe duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të
gjithëve. Ndërsa kulmin e tyre marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta arrinin me vizitën
historike të Presidentit George W Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti
amerikan në Shqipëri. Kjo vizitë përbënte miratimin, vlerësimin dhe mbështetjen e
ndërsjellët politike dhe ushtarake që tashmë prej vitit 1990 kanë pasur të dy vendet,
sidomos me angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të SHBA në luftë kundër
Terrorizmit Ndërkombëtar.
Marrëdhëniet Shqipëri-Shtetet e Bashkuara mbeten të forta në komunitetin ndëratlantik,
në një kohë kur ky komunitet po goditet si nga krizat ekonomike, ashtu edhe nga
tendencat apo xhelozitë antiamerikane që gëlojnë jo pak në Evropë. Sikurse vë në dukje
edhe një diplomat i lartë Amerikan,361
në rrafshin ndëratlantik, Evropa dhe Shtetet e
Bashkuara, në mos po distancohen më tepër, me siguri nuk po ringjallin një imazh të
ambicies së përbashkët dhe të angazhimit të ripërtërirë. Dhe vërtet, të dyja, si SHBA si
BE, kanë kokëçarjet e tyre me fatkeqësitë përkatëse ekonomike dhe me prioritetet e tjera
në rajonet jashtë viseve të Atlantikut të Veriut. Takimi i Samitit të NATO-s në maj në
Çikago nuk e përkeqësoi situatën, por as nuk iu përgjigj me efikasitet këtyre
shqetësimeve. Në këto rrethana – vlerëson diplomati Amerikan, nuk duhet nënvleftësuar
vlera që marrëdhëniet SHBA-Shqipëri mund t‘u japin përpjekjeve që nevojiten për të
përforcuar stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor si dhe për rigjallëruar
marrëdhëniet ndëratlantike.
Sidomos qysh nga kriza e Kosovës e këtej, marrëdhëniet dypalëshe kanë njohur zhvillim
gjithnjë e më të madh. Gjatë dy dekadave të fundit, forcat e armatosura shqiptare i janë
nënshtruar një modernizimi intensiv. Asistenca financiare dhe këshillimi i Shteteve të
Bashkuara kanë qenë kyç dhe ky investim ka prodhuar të ardhura fort të vyera. Ushtria
shqiptare ka qenë gjithnjë ndër ushtritë e para që ka qëndruar në krah të Shteteve të
Bashkuara në operacione sfiduese jashtë viseve të rajonit, përfshirë Irakun dhe
Afganistanin. Sot, në teatrin afgan të luftimeve, ushtarët shqiptarë operojnë ‗jashtë
bazave‘ në operacione luftimi, një dëshmi kjo jo vetëm e guximit të tyre, por gjithashtu,
edhe e evoluimit të profesionalizmit dhe zotësive të tyre. Një punë e madhe është
ndërmarrë për të zhvilluar aftësitë e vendeve të Ballkanit për të monitoruar dhe
kontrolluar territoret e tyre detare dhe hapësirën detare. Disa vite më parë Shqipëria bëri
përpjekje që të krijonte kapacitete të reagimit ndaj krizave ndërmjet vendeve të
Adriatikut. Kjo nismë është në proces ringjalljeje në partneritet me SHBA, Bashkimin
Evropian, NATO-n apo me të tre bashkë. Adriatiku do të ishte më i sigurt nëse do të
përfitonte nga kapacitetet e ndërthurura shumëkombëshe për kërkim e shpëtim, për
361
Ian J. Brzezinski/ Marrëdhëniet Shqipëri- SHBA: Një shtyllë stabiliteti në një botë përherë e më të
pasigurt, http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41434//ALB.
206
reagim ndaj rreziqeve mjedisore dhe, ndoshta, në sundimin e ligjit. SHBA ka mbështetur
fuqimisht rritjen e rolit strategjik të Shqipërisë sidomos me përfshirjen e saj në sigurinë e
energjisë përmes Gazsjellësit Trans Adriatik TAP, NABUCO dhe të tjerë që po
planifikohen apo që janë në zhvillim e të cilat do të plotësojë mbrojtjen dhe demokracinë
si një shtyllë kryesore në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Këto objektiva shtyllë
duhet përfshijnë nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe garantimin që interesat
e sigurisë së Shqipërisë të justifikohen në evoluimin e infrastrukturës energjetike të
Ballkanit. Po kështu, SHBA e shohin si të domosdoshëm një raport sa më të mirë
marrëdhëniesh të Shqipërisë me Turqinë, sepse përfitimet janë jo vetëm të të dy vendeve,
por edhe të SHBA-së për vetë rolin dhe interesat që ajo ka në sigurinë e rajonit të
Evropës Juglindore.362
Në përfundim, kemi arsye të plota për të pohuar se politika dhe interesat amerikane në
Shqipëri paraqiten se janë interesa stabiliteti, faktorizimi, identiteti dhe vlerash. Këto
interesa përputheshin me interesat vitale të kombit shqiptar prandaj mbështetja tek
SHBA ishte mbështetja tek një aleat natyral. Është për këto arsye që SHBA ndjek me
vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mos
lejuar e për të mos u krijuar kushte për devijimin e proceseve demokratike. Përkundrazi,
nëpërmjet të gjitha formave e organizimeve, politika Amerikane në Shqipëri nxit
faktorizimin e mëtejshëm rajonal të Shqipërisë, shëndoshjen e sistemit politik, gjyqësor,
ushtarak, financiar e të shoqërisë civile për të mundësuar që fatet e vendit të menaxhohen
në kahen e forcimit të shtetit dhe të prestigjit kombëtar shqiptar si faktor shumë i
rëndësishëm balancash në Ballkan.
6.4.5. Dinamika ruso-shqiptare
Rusia, për vetë gjeografinë e saj ka pasur, ka e do të ketë një interes strategjik kapjen e
daljeve në dete e oqeane – një mungesë që i ka kushtuar jo pak ekonomikisht. Në këto
kushte, interes imediat dhe më i mundshëm është dalja e saj në Mesdhe. Këtu ajo ka
terren më shumë, ka botën ortodokse e sllave me vete, nuk ka pengesa të forta sepse
rajoni nga ku niste Rusia për të dalë në Mesdhe, përkatësisht Ballkani përbëhet nga shtete
të vegjël, të dobët dhe madje një pjesë edhe me lidhje ―farefisnie‖ me rusët. Shtetet që
mund ta pengojnë apo ta lehtësojnë Turqinë për të dalë në Mesdhe janë vetëm Turqia,
Greqia dhe Shqipëria. Prandaj të tria këtyre shteteve Rusia u kaardhur rrotull me njëmijë
e një mënyra për t‘i tërhequr apo për t‘i goditur. Këtë fat ka pësuar edhe Shqipëria dhe
pikërisht këtu fle dinamika Ruso-Shqiptare.
Në frymën dhe peshën e Rusisë, fuqitë e tjera të mëdha evropiane të
fillimshekullit të kaluar, kërkuan apo lehtësuan fshirjen nga harta të Shqipërisë. Ja si do
të shkruante Sergej Sazonov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë cariste prej vitit 1910 deri në
vitin 1916 lidhur me këto plane:
362
Po aty.
207
―Që në ditët e fundit të tetorit (viti 1912), i dërguari ynë në Beograd më njoftonte
për planin që aleatët kishin hartuar për ndarjen e territoreve të pushtuara. Duke marrë
parasysh informacionin e tij, mund të druheshe se në dëshirat e zjarrta serbe për të dalë në
bregdetin shqiptar të Detit Adriatik, diplomacia austro-hungareze do të gjente shkaqe më
se të mjaftueshme për të kundërshtuar… Për këtë arsye, nuk kishte asgjë për t‘u habitur
me fjalët që më shkruante N.G. Hartvig (ambasadori rus në Beograd), se mes kërkesave
që ishin shtruar nga qeveritë aleate, figuronte edhe copëtimi i Shqipërisë mes Serbisë,
Malit të Zi dhe Greqisë, madje Serbia llogariste si pjesë të présë së vet Shqipërinë e
Veriut, me përjashtim të krahinës së Shkodrës, që i aneksohej Malit të Zi, bashkë me
vijën bregdetare, që nga Shëngjini deri në Shkumbin, duke i lënë Greqisë Shqipërinë e
Jugut. Këto kërkesa, më shkruante Hartvigu, fitimtarët ballkanikë kanë vendosur t‘i
mbrojnë me forcën e armëve… Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i
Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh…
Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u
shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte
një rëndësi thjesht të karakterit lokal. Qëndrimi i zjarrtë ndaj këtij problemi i opinionit
mbarëshoqëror serb, nuk vonoi të gjente jehonë edhe në Rusi. Disa qarqe të Petrogradit,
shumë të afërta me oborrin e carit, dhe mbarë shtypi i kryeqytetit me kahe
nacionaliste…nisën…një fushatë të bujshme, të shoqëruar me demonstrata nëpër rrugë
dhe me mitingje, ku mbaheshin fjalime patriotike, në të cilat kërkohej fillimi i luftës në
mbrojtje të interesave sllave…‖363
Dhe më poshtë vazhdon: ―…Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pa ndonjë
siklet të veçantë, ra në një mendje…për lënien në shfrytëzim të Serbisë të njërit nga
portet shqiptare, me të drejtën e importimit dhe të eksportimit pa doganë të mallrave të
saj, por, me këmbënguljen e qeverisë ruse, edhe të çdolloj furnizimi ushtarak dhe
armatimi, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte. Për këtë qëllim, kihej parasysh që
porti i parashikuar të lidhej me Serbinë me një rrugë hekurudhore, madje kjo rrugë
hekurudhore duhej të ishte, gjithashtu, nën kontrollin e fuqive të mëdha364
Ismail Qemali, duke përshkruar ngjarjet e vitit 1912, e ka identifikuar qartë
urrejtjen e Rusisë kundër Shqipërisë, e cila ―do të përballej me tekat e Rusisë, pasi ishte
një ligj i pashkruar rus për të mos përkrahur asnjë shtet jo-sllav në Ballkan.‖365
Ndërkaq, diktatori rus, Stalin, do ta jepte fare shkoqur idenë ruse mbi Shqipërinë:
―Në Shqipëri ne nuk kemi interesa të veçanta. Ne jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë
Shqipërinë! - Dhe ai mblodhi gishtat e dorës së djathtë dhe i afroi te goja, sikur po
kapërdihej. Mua më çuditi, pothuajse më turbulloi kjo mënyrë shprehjeje e Stalinit dhe
gjesti i tij…Unë përsëri fillova t‘i shpjegoj: - Nuk duam ta gëlltisim, por të bashkohemi. -
Këtu ndërhyri Molotovi: - Po, kjo do të thotë ta gëlltisni. - Ndërsa Stalini - përsëri me
363
Sergej Dmitrijeviç Sazonov. ―Vospominanjija‖. Harvest. Minsk, 2002, f. 77-79. 364
Po aty, f. 89-90. 365
Intervistë për gazetën amerikane ―Christian Science Monitor‖ me qendër në Boston, dhënë në Paris më
18 mars 1916. Citohet sipas gazetës ―Tirana Observer‖, 04 mars 2009, f. 3.
208
gjestin e tij: - Po, po, ta gëlltisni. Dhe ne jemi dakord me këtë, ju duhet ta gëlltisni
Shqipërinë dhe sa më shpejt, aq më mirë‖366
Në të gjitha epokat e llojet e regjimeve politike, Rusia është udhëhequr gjithnjë nga të
njëjtat parime sjelljeje ndaj kombit shqiptar, pra ose ta tërhiqte në orbitën e vet politike
sikurse ndodhi sidomos përgjatë gjysmës së parë të Luftës së Ftohtë, ose të ndikonte që
faktori shqiptar të defaktorizohej duke e goditur me të gjitha mjetet, si dhe ta mënjanonte
nga skena e zhvillimeve dhe ta bënte pre më të lehtë për farefisin e saj serbo-sllav në
Ballkan. Në këtë kuadër shtrohet pyetja: a ka pasur Rusia – përkatësisht ish Bashkimi
Sovjetik plane për pushtimin e Shqipërisë? Një pohim mund të bëhet me siguri: Gjatë
Luftës së Ftohtë, të dy palët, si Traktati i Varshavës, edhe NATO kishin plane lufte ndaj
njeri tjetrit, prandaj ajo kohë u quajt ―Luftë‖ pavarësisht se nuk plasi. Pra njeri nga
treguesit e Luftës ishte se të dyja palët kishin plane lufte, jo plane bashkëpunimi. Me këtë
logjikë, por edhe në një vëzhgim e informacion më të thellë, jo vetëm kishte plane, por
ishte krijuar e gjithë mbështetja për realizimin e tyre, sigurisht nga këndvështrimi
strategjik i secilës palë. Në këto vlerësime planesh, Traktati i Varshavës do mund ta jepte
goditjen kryesore përgjatë pllajave të Evropës Veriore e Qendrore dhe goditjen
ndihmuese do ta jepte në drejtim të Ballkanit. Pra, një sulm sovjetik vetëm ndaj
Shqipërisë ishte absurditet, për më tepër që kishim hapësira të ndërmjetme vendesh ―të
paangazhuara‖ siç ishte Ish Jugosllavia.
Por kishte instrumente të tjera me të cilën Rusia ―e bënte punën‖ në Shqipëri, edhe pse pa
ushtri. Një nga këta instrumente dhe madje ai me kohëzgjatje e e me rreze më të gjatë
veprimi ishte pushtimi ideologjik komunist që e kishte selinë drejtuese pikërisht në
Moskë. Një instrument tjetër ishte shërbimi i fshehtë. Një fakt historik është që, sa herë
që çështja shqiptare ka marrë iniciativa ngritjeje, aq herë është goditur që në rrënjë ose
këtu në Shqipëri, ose në Kosovë dhe pikërisht këtu ka qenë dora ruse.
Këto kanë qenë e janë dinamikat e përhershme ruso-shqiptare tej fasadës diplomatike apo
nostalgjive të mbetura nga ajo kohë e gjatë marrëdhëniesh mbi baza komuniste.
Sidoqoftë, një diplomaci efektive kërkon mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit edhe
me Rusinë. Dinamika e marrëdhënieve dypalëshe duhet ruajtur në nivelet më të mira të
mundshme, sepse Rusia është sidoqoftë një fuqi me peshë sidomos për të ardhmen
energjetike të Evropës e po ashtu në Këshillin e Sigurimit ku kemi interesa kombëtare për
të promovuar siç është njohja e Kosovës, etj.
6.4.6. Dinamika Shqipëri-BE
Nuk është një temë diskutimi e pikëpyetjesh që Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë
integrale e familjes së popujve të kontinentit Evropian. Gjithçka flet për këtë: qenësia,
përkatësia, gjeografia, fryma, përpjekjet, orientimi, kuadri gjenetik, historik dhe
tradicional. Të gjitha këto atribute që mund të përmblidhen në termin e vetëm ―identiteti
366
Shaqir Vukaj. ―Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)‖. Tiranë 2007, f. 104.
209
Evropian‖ përbëjnë një dinamikë më vete, sepse, si rregull, familja, bashkësia, identiteti
janë një magnet natyral që tërheq njerëzit e popujt për t‘u zhvilluar. Këmbëngula në këto
atribute e jo thjeshtë apo vetëm pranimi i tyre si pasaportë apo si mëshirë, duhet të
shndërrohet në një kërkesë të përhershme, të pandryshueshme, të panegociueshme. Ky
është një kriter parimor, me të cilin nuk duhet dhe nuk mundet kurrë të ngatërrohen apo
të interferohen çështje të dorës së dytë sikurse janë përkatësitë fetare apo të tjera atribute
të kësaj kategorie. Vetë këmbëngula në këtë drejtim përbën një dinamikë më vete.
Evropa, orientimi Evropian është shpëtimi i kombit shqiptar. Çfarëdo orientim tjetër se
nuk është natyral e madje pikërisht pse nuk është i tillë, shkon për nga humbja e kombit.
Këtej, nga kjo filozofi kombëtare, buron edhe një qëndrim i domosdoshëm politik që
tashmë është në rrugë të mbarë: integrimi në organizatën e kombeve Evropiane,
Bashkimin Evropian. Përkatësia apo identiteti për të cilën u fol më sipër, është natyrisht
një dinamikë, por mund të renditej në dinamikën pasive. Që kjo dinamikë pasive të
shndërrohet në një aset jetësor duhet pikërisht një angazhim i përditshëm me të gjitha
instrumentet për t‘u ngritur në lartësinë e vlerave dhe të standardeve, të sjelljes dhe
ambicieve Evropiane.
Në rastin shqiptar të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe me Evropën në tërësi,
mund të vërehen dy kurse interesante komplementare:
Së pari, kursi që përzgjodhën vetë njerëzit, shqiptarët menjëherë pas rënies së regjimit të
vjetër e madje mund të themi se orientimi Evropian në atë kohë u shpall me forcën më të
madhe pikërisht gjatë ndryshimit të regjimit. Vetë parulla kryesore e shndërrimeve
demokratike ―E duam Shqipërinë si gjithë Evropa‖ përbënte thelbin e ndryshimit, të
orientimit të ri. Në plotësim të kësaj, emigrimi masiv i shqiptarëve i asaj kohe nuk pati
alternativë tjetër veç Evropës. Asnjë shqiptar, edhe pse të inkluduar dashakeqësisht nga
klane të caktuara Evropiane se gjoja shqiptarët janë të orientimit mysliman, nuk
përzgjodhi të emigrojë në vende të tjera lindore apo të botës islame. Përkundrazi, pa
përjashtim të gjithë emigruan në vendet Evropiane ku sot, pas një brezi, shumica
dërmuese janë përshtatur e madje integruar plotësisht e pa asnjë pengesë shpirtërore në
kulturën, vlerat dhe madje e dhe besimin fetar kristian, duke u rikthyer kështu thjeshtë tek
vetja e tyre historike. Qysh në vitet e para të shprehjes së vullnetit politik, shqiptarët ishin
dhe mbeten një komb entuziast lidhur me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në këto njëzet e pesë vjet, 87
për qind e shqiptarëve shprehen se është e domosdoshme që Shqipëria të jetë e të bëhet
pjesë e BE-së. Ky orientim nuk ka ndryshuar asnjëherë edhe kur Bashkimi Evropian ka
kaluar apo kalon vështirësi, përçarje apo korrente dyshuese.
Së dyti, kursi politik, i qeverive që lindën pas zgjedhjeve demokratike. Partitë politike
dhe qeveritë që kanë dalë në këto 25 vjet post-komuniste kanë pasur natyrisht shumë
problematika dhe mungesa konsensusi, gjë që ka krijuar vështirësi ë zhvillimin e vendit.
Por për disa orientime bazë, midis të të cilave orientimi Evropian, ato kanë pasur
konsensus absolut, pavarësisht nga retorika apo orientimet politike.
210
Shqipëria u njoh si kandidat potencial qysh në Samitin e Zagrebit më 24 nëntor 2000. Që
nga ajo kohë, Shqipëria i është nënshtruar proceseve të shumta në funksion të integrimit
në Bashkimin Evropian. Mbyllja e negociatave në Qershor 2006 dhe nënshkrimi i
Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit (MSA) midis Republikës së Shqipërisë nga njëra
anë dhe Komunitetit Evropian dhe Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat patën
filluar më 31 janar 2003, shënon fillimin e një stadi të ri në këtë drejtim duke përfshirë
treguesit institucionalë, ligjorë, ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë, me synim
harmonizimin e tyre me vlerat dhe standardet Evropiane. Nënshkrimi i MSA-së krijoi
kushte institucionale për një kuadër të ri marrëdhëniesh Shqipëri-BE, i cili do të vinte
përpara detyrash progresi për të dy palët.
Pikërisht matja e këtij progresi u shndërrua në atë që quhet ―Progress Report‖ – një
vlerësim tërësor vjetor dhe periodik të cilit i nënshtrohen të gjitha vendet aspirantë. Në
vlerësim të këtyre progreseve, në 1 Prill 2009 u arrit mbyllja e marrëveshjes së procesit të
liberalizimit të regjimit të vizave dhe në 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi kalimi pa nevojën e
vizës së qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen. Kjo do të thotë që, prej afro 5 vjetësh,
shqiptarët janë në kontakt të barabartë me Evropën, me mundësi të mëdha komunikimi e
shkëmbimi vlerash e idesh.
Në 28 prill 2009, Shqipëria aplikoi për anëtarësimin në familjen e madhe të Evropës së
Bashkuar dhe në 5 dhjetor 2013 Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën i
bënte thirrje shteteve anëtare që, në procesin e aplikimit të Shqipërisë, formalisht ta
pranonin Shqipërinë si një vend kandidat dhe si rrjedhojë t‘i jepnin statusin e vendit
kandidat. Sikurse është e njohur, disa shtete si Danimarka dhe Holanda, shfaqën
kundërshtitë e tyre ndaj dhënies së statusit të vendit kandidat, për aq sa Shqipëria të
demonstrojë se është e aftë të çojë më tej kërkesat e shtruara në Raportet e Progresit.
Duke marrë parasysh që organizmi Evropian vepron me vullnet absolut të të gjithë
amtarëve, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi shtyrjen e vendimit lidhur me statusin
kandidat të Shqipërisë deri në qershor të vitit 2014.
Më 27 Qershor 2014, liderët e Bashkimit Evropian gjatë Samitit në Bruksel miratuan
statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Ky hap ndoqi atë të ministrave të jashtëm të BE
të cilët më 24 Qershor 2014 ranë dakord në Luksemburg për t‘i dhënë unanimisht statusin
e vendit kandidat Shqipërisë. Në përputhje me konkluzionet e 17 dhjetorit 2013, Këshilli
mirëpriti raportin e Komisionit Evropian të 4 Qershorit dhe, pas shqyrtimit të tij në lidhje
me progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t‘i akordojë Shqipërisë statusin
kandidat. Pas dhënies së statusit kandidat, Këshilli nënvizoi se Shqipëria duhet të veprojë
me vendosmëri në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e Komisionit
dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm, gjithëpërfshirës
dhe koherent të prioriteteve kyçe, kryesisht për sa i takon reformës në administratën
publike, në gjyqësor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e po ashtu
mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave antidiskriminuese, duke përfshirë rajonet
minoritare, trajtimit të barabartë të tyre dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë. Këshilli
211
theksoi rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe zbatimin e
strategjisë dhe planveprimit në luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu forcimin e
bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj-zbatuese dhe krijimit të një historiku të
qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit dhe
krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar në emigracion,
përdorimin e dokumenteve false, pastrimin e parave, kultivimin e drogës dhe trafikun e
qenieve njerëzore. Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë për Shqipërinë që të forcojë
pavarësinë, transparencën dhe besueshmërinë e gjyqësorit, duke përfshirë garantimin e
sigurive ligjore më të mëdha për operatorët ekonomikë dhe të rrisë besimin për
investitorët. Këshilli gjithashtu pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për
reduktimin në kohë të presionit imigrator ndaj BE-së, përfshirë vazhdimin e përpjekjeve
të saj në përmbushjen e të gjitha kushteve për planit të veprimit të regjimin e vizave dhe
duke ndërmarrë hapa shtesë për adresimin e çështjeve të kërkimit të azilit nga shtetasit
shqiptarë. Këshilli përshëndeti Planveprimin mbi prioritetet kyçe që Shqipëria ka
ndërmarrë në lidhje me proceset e reformave strukturore në vazhdimësi dhe ndërtimin e
një historiku të zbatimit të tyre. Bazuar në këtë planveprim ftoi Komisionin të
intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e proceseve reformuese të
Shqipërisë, përfshirë kontekstin e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe
përmes bashkëveprimit të ngushtë me shtetet anëtare (të BE-së). Kjo duhet të
përqendrohet në garantimin e rezultateve konkrete për të gjitha çështjet e
sipërpërmendura, të bazuara në rezultate të besueshme, të matshme në një fashë kohore të
caktuar dhe të dhëna e statistika të verifikueshme. Në këtë drejtim, Këshilli ftoi
Komisionin që të raportojë si faktor shtesë e paketës së zgjerimit dhe po ashtu mbi bazë
rezultatesh të arritura nga dialogu i Nivelit të Lartë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe
të detajuar, mbi progreset e Shqipërisë në prioritetet kyçe. Këshilli përshëndet
angazhimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe
marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në përputhje me Politikën e Përbashkët të
Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian. Këshilli përsëriti se dialogu i
qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbi reformat në lidhje me
BE-në do të mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj të
integrimit evropian.367
Shqipëria ka mbritur tashmë në një moment kyç të marrëdhënieve të saj me BE-në: ajo ka
përfituar statusin e vendit kandidat. Integrimi Evropian do të garantojë më tej stabilitetin
dhe prosperitetin e vendit, të cilat krahas përpjekjeve të brendshme, do të mbështeten
edhe me asistencën financiare përmes fondeve strukturore, të cilat do të ofrojnë
oportunitete të rja në fushën e biznesit për investimet e huaja në Shqipëri të tilla si, heqja
e kufizimeve në lidhje me lëvizjen e kapitaleve, lëvizja e lirë e kapitaleve në lidhje me
investimet direkt, liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e shoqërive tregtare në
367
Statusi: konkluzionet e plota për Shqipërinë, http://www.gazetatema.net/ëeb/2014/06/24/statusi-
konkluzionet-e-plota-per-shqiperine/
212
vendet respektive të palëve kontraktuese dhe ofrimi i shërbimeve. Përafrimi me
standardet Evropiane, të cilat tanimë janë një detyrim i padiskutueshëm, do të sjellë
përmirësime të mëdha në fushat e mbrojtjes të së drejtave të njeriut, luftës ndaj
korrupsionit, administrimin e financave publike, mbrojtjen sociale, sigurinë ushqimore e
mjedisore, etj. Aktualisht Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë,
në vendet e të cilit shkojnë rreth 80% e eksporteve shqiptare. Ndërkohë, 65% e importeve
për në Shqipëri vijnë nga BE-ja. Sa më i plotë të jetë integrimi shqiptar në BE, aq më
shumë produktet shqiptare do të kenë akses në tregjet e mëdha Evropiane, sepse integrimi
sjell automatikisht heqjen e të gjitha detyrimeve doganore, kufizimeve sasiore dhe
masave me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke stimuluar në këtë mënyrë inovacionin,
sipërmarrjen dhe diversifikimin e ekonomisë shqiptare. Integrimi Evropian do t‘iu ofrojë
qytetarëve shqiptarë mundësi shumë më të mëdha shkëmbimesh, arsimimi e, në mënyrë
të planifikuar, edhe punësimi për në vendet e BE.
Por pranimi i çdo vendi është njëherësh një efekt i ndërsjellët. Kjo do të thotë që edhe
BE-ja do të ketë përfitimet e veta kur Shqipëria i bashkohet asaj. Shqipëria është një vend
i vogël dhe jo me shumë kapacitete, por ajo gjithsesi mund të ofrojë shumë për vendet
dhe qytetarët e BE-së në fushën e turizmit, në fushën kulturore dhe sidomos mundësi
punësimi e hapje tregjesh në vend ku Shqipëria, një popull me moshë mesatare të re dhe
relativisht të kualifikuar me profesione të ndryshme, ofron shumë për kompanitë dhe
investitorët e huaj.368
Një përfitim më i madh akoma është fakti se Shqipëria, një vend tashmë anëtar i NATO-s
prej vitit 2009, është shndërruar në një partner të sigurt e të besueshëm të Evropës
Perëndimore në një rajon me problematika të shumta sigurie sikurse është Ballkani
Perëndimor. Shqipëri është shndërruar tashmë në një faktor pozitiv në fushën e sigurisë
dhe të bashkëpunimit bilateral e multilateral, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes, të
sigurisë e atë ushtarake. Ndërkohë, toleranca dhe harmonia midis komuniteteve fetare në
368
Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012
Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2 milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje
dhe të Bashkimit Evropian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet kryesore turistike në
botë për t‘u vizituar nga prestigjozia ―Lonely Planet‖. Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë
bregdetit Adriatik dhe Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Natyra i
ka falur Shqipërisë një faunë dhe florë të larmishme ku çdo vit e vizitojnë turistë të huaj kryesisht nga
Evropa Lindore, si nga Polonia dhe Republika Ceke.
Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një ndër burimet kryesore të punësimit dhe të
të ardhurave vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të investitorëve të huaj, duke qenë se
pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e bujqësisë është një tjetër sektor
që zë një vend mjaft të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do të thotë një
Shqipëri konkurruese në Evropë me anë të produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë
standardeve Evropiane, përsa i përket sigurisë si të produktit ashtu edhe të konsumatorit.
Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Evropë, ku shqipja është një nga gjuhët më të veçanta dhe
më të vjetra të familjes indo – Evropiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh pasurish kulturore dhe
monumentesh të kulturës të epokave të ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala,
qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura
nga UNESCO (Ardi Meci, Eseja Fituese e Konkursit në Kuadër të Ditës së Evropës 2014,
http://eurospeak.al/opinion/194-rrugetimi-drejt-be-se-cfare-jep-dhe-cfare-merr-shqiperia).
213
Shqipëri, përveçse është një pasuri kombëtare, përbën edhe një shembull paqeje,
mirëkuptimi, mirëbesimi dhe sigurie jo vetëm në kontinent, por edhe më gjerë, sidomos
me trajtat e rrezikshme që kanë marrë segmentet ekstreme të Islamizmit në botë.
Sikurse e vlerëson edhe Kadareja, shqiptarët pas një shkëputjeje të gjatë, po rikthehen më
në fund në kontinentin e tyre... ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse
një rrugë pa krye, një moskah...369
6.4.7. Dinamika Shqipëri-NATO
Ndër aktet e para ta politikës postkomuniste shqiptare ishte aplikimi për antarësim në
NATO, organizatën më të madhe dhe më përfaqësuese të sigurisë e të mbrojtjes jo vetëm
në Evropë. Në Qershor të vitit 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në
Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut. Më 19 Mars 1993, viziton Shqipërinë
për herë të parë një Sekretar i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner dhe po atë vit
Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.
Në Janar 1994, NATO lëshoi dokumentin ftesë të Partneritetit për Paqe (PfP), duke e
përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe një mekanizëm praktik për të
transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ―Bllokut
Lindor‖, që nuk përfshiheshin nën ―ombrellën e sigurisë‖ sipas artikullit 5 të saj. Në këtë
kuadër, Shqipëria do të ishte e para që do të aplikonte për të përftuar këtë status partneri
duke nënshkruar Dokumentin Kuadër të PfP dhe duke e kthyer Shqipërinë zyrtarisht një
anëtare të kësaj iniciative. Në mbështetje të këtyre hapave zyrtarë, në 3 Qershor 1994 u
krijua Shoqata e Atlantikut të Veriut në Shqipëri në të cilën morën pjesë rreth 80
intelektualë të fushave të ndryshme që do të shërbenin si një urë lidhjeje për të kuptuar e
shpjeguar më mirë dobitë dhe përfitimet e pranimit në NATO dhe për të sensibilizuar më
shumë dhe në kahjen e duhur opinionin publik shqiptar, i cili nga e kaluara komuniste
kishte trashëguar lloj-lloj aleancash artificiale.370
Më 22 Shtator 1994, Shqipëria paraqiti në NATO dokumentin e prezantimit të Shqipërisë
në PfP, ku deklaroi kapacitetet dhe kuadrin e bashkëpunimit si vend partner dhe më 25
Janar 1995 u miratua programi i parë individual i partneritetit (IPP) të Shqipërisë me
NATO.
Pas gati dy vjetësh përvoje njohjeje dhe bashkëpunimi me NATO-n, më 9 Qershor 1995
Shqipëria hodhi një hap më tej në procesin e integrimit në NATO, duke u përfshirë
zyrtarisht në procesin e planifikimit dhe rishikimit të partneritetit për paqe (PARP),
proces i cili krijoi kushte për të përfituar dhe aplikuar eksperiencën e NATO në fushën e
planifikimit të mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet periodike të PARP, Shqipëria nisi
369
http://www.gazetatema.net/web/2014/06/16/intervista-kadare-kurthi-serb-turqizimi-i-shqiptareve-
armiqesimi-me-evrope/ 370
Publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO dhe
pjesëmarrjes në misione të drejtura nga NATO jashtë rajonit. Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje
rreth 89% të shqiptarëve për NATO. (Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes, ―Historiku i marrëdhënieve
NATO-Shqipëri‖.
214
dhe zhvilloi shkëmbime të domosdoshme me NATO-n në fushat e informacionit dhe
marrjes më të hollësishme të ekspertizës për tërë fushat e mbrojtjes siç ishin politika e
mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, forcat që
Shqipëria do të duhet të ofronte në dispozicion të NATO/PfP, planet përkatëse financiare,
etj.
Më 7 Korrik dhe 11 Tetor 1996, në selinë e NATO, u zhvilluan dy sesione të dialogut
individual NATO-Shqipëri. Më tej, në 30 Maj 1997, në Sintra të Portugalisë, Shqipëria
mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NAÇ dhe që u quajt
Këshilli i Partneritetit Euroatlantik (EAPC). Në këtë takim, pala shqiptare shprehu
vullnetin që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të ushtrisë shqiptare
sipas standardeve e koncepteve moderne bashkëkohore.
Viti 1998 do të ishte koha kur NATO u angazhua për herë të parë pas Luftës së Ftohtë në
një operacion luftarak tej zonës së saj të përgjegjësisë dhe pikërisht në një çështje që
lidhej me fatin kombëtar të shqiptarëve. Duke filluar nga muaji mars i atij viti Aleanca
shndërrohet në boshtin kryesor të koordinimit të përpjekjeve politike-ushtarake të
bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës kosovare, duke përfshirë edhe opsionin
e përdorimit të forcës. Në këtë kuadër, pala shqiptare, këtë herë jo thjeshtë në pikëpamje
të ―hallit‖, por të partnerit serioz, u paraqiti vendeve të NATO shqetësimet dhe qëndrimet
e saj pas përkeqësimit të situatës në Kosovë. NATO, duke iu përgjigjur zhvillimeve
dramatike në Kosovë, vendosi zbatimin e një sërë masash konkrete ku u përfshi në
mënyrë të fuqishme edhe Shqipëria sidomos me vullnetin e fuqishëm politik, duke ofruar
hapësirat e saj tokësore, detare e ajrore, si dhe kapacitetet e mundshme operacionale
(zbulimit e informacionit), etj. Në këtë kuadër u organizua dhe u zhvillua një stërvitje e
përbashkët ajrore e NATO-s mbi Shqipëri e Maqedoni. Ndërkohë, u hap edhe një zyrë e
NATO/PfP në Tiranë.
Fushata ajrore e NATO kundër Serbisë, koordinuar me gatishmërinë e forcave tokësore të
saj në Mqedoni si dhe me ato në terren të UÇK-së, arriti të ndalojë fushatën kriminale të
spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit. Pikërisht ky operacion, përbën
një pikë kulminante në historikun e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës. Gjatë
krizës së Kosovës, Shqipëria, praktikisht, mishëroi vullnetin politik dhe angazhimin
operacional sikur të ishte një vend antar i NATO-s. Do të ishte pikërisht ky kulm
marrëdhëniesh kur NATO do të instalonte në Shqipëri një nënkomandë (KOMMZË
Durrës) për mbështetjen e mëtejshme të misionit të saj në Kosovë. Shtabi i saj u integrua
në strukturën e KFOR dhe përbënte forcën e parë operacionale të NATO të dislokuar në
Shqipëri.
Pas Samitit të Washingtonit 23-24 prill 1999, Shqipëria u pranua si vend aspirant për
anëtarësim në NATO. Në këtë kuadër, ajo paraqiti në Nëntor 1999 për herë të parë Planin
e Veprimit për Anëtarësim (MAP). Për ta materializuar edhe më tej këtë vullnet politik si
dhe angazhimin konkret të saj në terren, në Gusht 2002, Shqipëria dërgon misionin e parë
në Afganistan (ISAF), me një kontigjent prej 23 vetash nga njësia elitare e saj, regjimenti
215
komando. Në vitin 2003, ajo dërgon misionin e vet të parë edhe në Irak, duke e trefishuar
kontributin me një kompani komando.
Në Samitin e Stambollit të vitit 2003, kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën
Shqipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e
stabilitetit rajonal dhe mbështetjen konkrete të dhënë për Aleancën. Në atë vit Shqipëria,
Kroacia dhe Maqedonia së bashku me SHBA nënshkruajnë ―Kartën e Adriatik 3 –
SHBA‖, e cila, sipas shembullit të ―Grupit të Vilnusit‖, u konsiderua si një nismë që do të
përgatiste hyrjen e të tre vendeve në NATO.
Gjatë viteve 2004 – 2008, Shqipëria vazhdoi procesin e konsultimeve me NATO-n në
takime të përvitshme në kuadër të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/EACP etj. Për
herë të parë për Shqipërinë u përcaktuan objektiva konkrete partneriteti (43 të tilla) të
cilat përcaktonin masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të vepruar
e ndërvepruar operuar së bashku me forcat e Aleancës.
Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO në Samitin e Bukureshtit më 2 prill 2008 dhe
anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, më 2 prill 2009, finalizoi
aspiratën, përpjekjet, angazhimet dhe kontributet shqiptare për anëtarësim në NATO. Me
marrjen e ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria përmbushi
një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar
ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare. Në themel të kësaj arritjeje
madhore, qëndroi klima e favorshme që ekzistonte në vendin tonë, si rezultat i
mbështetjes masive të opinionit publik për aspiratën e anëtarësimit, si dhe përpjekjet e
vazhdueshme të institucioneve tona në të gjitha fushat: politike, të mbrojtjes, ekonomike,
etj.
Menjëherë pas anëtarësimit, një proces tjetër u nisu për të bërë integrimin e plotë të
sigurisë e mbrojtjes në standardet e NATO-s, me qëllim ndërveprimin e plotë me
Aleancën. Pjesë e këtij plani është paketa me 49 objektiva force, të cilat përcaktojnë
detyrime konkrete për Forcat e Armatosura dhe struktura të tjera lidhur me kapacitetet
operacionale të cilat duhet të vihen në dispozicion të NATO për misionet aktuale dhe të
ardhshme. Kapaciteti kryesor që kërkohet është një ―Grup batalioni i lehtë‖ i cili
përfaqëson një ―Task Forcë‖ me përbërje rreth 1000 vetë, thelbi i të cilit është një
batalion këmbësorie i lehtë, i motorizuar, i mbështetur edhe me njësi më të vogla (nivel
kompanie apo toge) për shërbime zbulimi, mbështetje me zjarr, mbulim nga ajri, shërbim
policie ushtarake etj.
Aktualisht, Forcat e Armatosura Shqiptare kanë marrë e marrin pjesë në misionin ISAF të
NATO në Afganistan në disa rajone si Herat (me kontingjentin italian), Kabul (me
kontingjentin turk), Kandahar (në misione speciale me kontingjentin amerikan) etj. Në
total Shqipëria përfaqësohet me rreth 330 trupa shqiptare që veprojnë në zona të
ndryshme të Afganistanit. Në zbatim të angazhimit politik të Shqipërisë për të kontribuar
aktivisht në luftën kundër terrorizmit, Shqipëria është angazhuar edhe në operacione të
tjera të NATO-s, si ato kundër terrorizmit në Mesdhe, etj.
216
Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë përbën një dinamikë të fuqishme sigurie e prej këtej
një dinamikë që krijon klimën e nevojshme për zhvillim më të madh të ekonomisë,
tregtisë, turizmit, investimeve të huaja, etj. Më konkretisht përfitimet lidhen me faktin që
Shqipëria bëhet pjesë e aleancës me te suksesshme të kohëve moderne; forcohet roli i
vendit në arenën ndërkombëtare; Shqipëria fiton më shumë peshë lobingu; Vendi bëhet
më i sigurt; jep garanci për investitorët e huaj; mundëson rritjen e investimeve të huaja në
vend; reformat për NATO-n ndikojnë fuqishëm edhe për objektivin tjetër atë të afrimit
me BE-në; në kushtet kur je anëtar i NATO-s, BE të konsideron si një partner më serioz
në negociata dhe në besim. Ndërkohë, vetë pranimi në NATO është një obligim më
shumë për të konsoliduar demokracinë në vend, për të forcuar shtetin ligjor, për të
forcuar institucionet, zhvillimin ekonomik, për të zhvilluar reforma të thella në të gjitha
drejtimet, për të zhvilluar biznesin vendas dhe për të rritur buxhetin e mbrojtjes si një
kusht serioz për të përmbushur angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit në NATO.
217
KREU VII - SFIDA SHANSE DHE PERSPEKTIVA GJEOPOLITIKE
7.1. Sfidë jo vetëm për Ballkanin
Në kohën e Luftës së Parë Ballkanike, Princi Gorcakov, Ministër i Jashtëm i Rusisë, duke
u përballur me ndjenjat Pan-Sllave i shkroi Bismark-ut se problemet e Ballkanit "nuk
janë as probleme të Gjermanisë dhe as probleme të Rusisë, por probleme Evropiane".
Bismark-u iu përgjigj me një shënim: "Qui parle Evrope a tort…c‘est un notion
géographique (të flasësh për Evropën ... është një nocion gjeografik)." Në kohën e kësaj
lufte pan-sllavizmi rus dhe shovinizmi Britanik ishin fryrë nga rrëfimet e barbarizmave të
motivuara etnikisht. Megjithatë në territoret e Ballkanit të kontrolluar nga Perandoria
Otomane zonat me besime fetare të përziera shpesh karakterizoheshin nga toleranca dhe
shekuj bashkëjetese afër njëri-tjetrit‖371
Ashtu sic thekson shkrimtari i madh Ismail Kadare: ―..është e qartë për gjithkënd se
stabiliteti në gadishullin ballkanik varet nga dy faktorë kryesorë: e para, nga vete popujt e
Ballkanit, dhe e dyta, nga Evropa (me saktë Evropa atlantike)‖372
.Pra, kur fati i diçkaje
varet nga dy pale, mirëkuptimi ose moskuptimi i të dyja palëve kthehet në faktor bazë për
zgjidhjen ose jo të problemeve. Shpesh thuhet se Ballkani nuk kuptohet nga Evropa, gjë
të cilën e thonë si evropiane, por edhe vetë ballkanasit. Popujt e Ballkanit kanë nostalgji
për Evropën, por bashkë me nostalgjinë ndjejnë nervozizëm e zemërim. Nervozizëm për
fajet e tyre, që s‘duan t‘i pranojnë, zemërim për harresën e gjatë të nënës kontinentale,
Evropës. Ajo gjithashtu, për një kohë të gjatë i është shmangur përgjegjësisë së saj.
Nga sa më sipër, mund të nxjerrim përfundimin se është vështirë të gjesh njerëz që të
flasin mirë për Gadishullin e Ballkanit. Evropa, e lodhur me Ballkanin ka bërë dhe bën
përpjekje ta përfshije atë në organizmat e saj. Në mbarë Ballkanin nga analistë të sferave
të ndryshme, shtrohen disa pyetje normale për këtë rajon: Çfarë statusi gëzojnë aktualisht
shtetet e këtij gadishulli?. Cila është pozita e tyre në hartën e re politike të Evropës?, dhe
më e rëndësishmja, cila do të jetë e ardhmja e tyre?. Kjo sot duket qartë pasi, të gjitha
shtetet e rajonit kanë nisur udhëtimin drejt proceseve të pakthyeshme të demokracisë së
vërtetë dhe Bashkimit Evropian. Sot popujt e Ballkanit përpiqen të rivendosin
marrëdhëniet e vjetra që i lidhin ata me kulturën, zakonet, doket, marrëdhënie me rrënjë
të thella në vendin ku jetojnë, por të shkatërruar nga luftërat e pafundme.
Mirëpo, sado e habitshme të duket, marrëdhëniet Evropë – Ballkan, sot duam apo nuk
duam ne, përsërisin diçka nga kjo lojë e vjetër. Në politikën e Evropës ndaj Ballkanit ka
patjetër rikujtime te vjetra, qofte romako–bizantine, qoftë otomano-habsburge. Nga gjithë
ky realitet mijëvjeçar ka mbetur ende ideja e paluajtshme, ajo e arbitrazhit.
Arbitrazhi euro-atlantik, megjithë mungesat që mund të ketë një arbitrazh, nuk është fyes,
përkundrazi është shpëtimtar. ―Për më se një shekull, rajoni i Ballkanit ka qenë aty ku
100
Braude dhe Levis , 1982; kampbell, 1998. 101
Kadare I. ― Ballkani i Jugut ― Tirane 2005 F. 15.
218
Evropa projektoi pushtetin dhe diferencimet e veta, aty ku nisën luftrat evropiane‖373
.
Paaftësia për të kontrolluar forcat centrifugale në ish Jugosllavi dhe për ti dalë para ose,
për të ndaluar shpërbërjen etnike të dhunshme të Jugosllavisë e shqetësoi seriozisht BE-
në, duke treguar kështu se NATO-ja mbetet i vetmi organizëm vërtet i besueshëm i
sigurisë në kontinent. Ballkani mund t‘i ofrojë Evropës një dhe të vetmin shans për të
zhvilluar politika të jashtme jetëgjata, rregullime në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në librin ―Ballkani Imagjinar― ndër të tjera thuhet se: ―... në klasifikimet gjeografike dhe
politike mbas Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e Ballkanit kishte siguruar një vend të
padiskutueshëm në Evropën Lindore, të perceptuar nga Perëndimi si apendiks homogjen i
BRSS, një pjesë tjetër përfshihej vullnetshëm në Evropën Perëndimore, diçka e
pakonceptueshme kjo, përveçse në sajë të paranojës antikomuniste mbizotëruese. Me
zhdukjen e botës bipolare mbas 1989 Ballkani filloi të shfaqej sërish me etnicitet më vete,
ndonëse nën një emërtim që dukej si më neutral: Evropa Juglindore..‖ 374
.
Më tej vazhdon se,―... Ballkani është në Evropë, është i bardhë, është kryesisht i
krishterë .. ―375
. Akoma më bindshëm dhe më konkretisht e shpreh këtë fakt, autori i librit
―Historia e Ballkanit‖ i cili ndër të tjera thekson se ―.. Evropa pa shqiptaret, bullgarët,
grekët, rumunët, turqit, jugosllavët do të ishte e mangut, pra më e varfër‖376
Fitorja e Përendimit në Luftën e Ftohtë ka tejkaluar jo vetëm rregullin e vendosur në
Jaltë, por edhe sulmin që funksiononte sipas paqes së Versajës. Ai përcaktonte krijimin e
një brezi kushinetë midis Gjermanisë dhe Rusisë, i siguruar nga fuqitë Perëndimore
Evropiane, nga Franca dhe Anglia. Tani Evropës Lindore pothuajse nuk i shkon
ndërmend të mbrohet, por megjithatë, është fakt i njohur se shpesh herë, ndonëse jashtë
vëmendjes së të mëdhenjve të botës dhe jashtë tryezave vendimmarrëse, për fatet e tyre,
popujt dhe vendet e Ballkanit, gjithsesi kanë pasur, si për mirë ashtu edhe për keq mpakte
të padiskutueshme prej Fuqive Botërore, bile dhe Rajonale.
Pas Luftës së Dytë Botërore në vendet komuniste të gadishullit tonë, u vendos një sistem
i ri i diktuar nga Stalini dhe murtaja e tij komuniste. Dhe, ‖përpjekjet për demokraci
sollën përmbysjen e diktaturës që kishte përfshirë të gjithë Ballkanin me përjashtim të
Greqisë‖377
.
Vetë pozicioni gjeografik dhe ekonomik nga njëra anë, si dhe lidhjet dhe afrimitetet e
shumta me popuj dhe vende të ndryshme të Evropës dhe Botës nga ana tjetër, e bëjnë
rajonin e Ballkanit që të mos i shmanget kurrsesi prirjeve politike e gjeopolitike që
përfshijnë Evropën dhe mbarë botën.
Si duket, objektivi kryesor i perëndimit në Ballkan është stabilizimi i rajonit në një
mënyrë të tillë që të mos kërkojë ndërhyrjen direkt të forcave të drejtuara nga NATO apo
373
Cimic Pedrag, „ Ballkani i Jugut‖ F. 59 374
Todorova Maria. ― Ballkani imagjinar‖ 1997. F. 210. 375
Po aty. F. 279 376
Carstellan Georges ― Historia e Ballkanit ― 1991 F. 499 377
Carstellan Georges ― Historia e Ballkanit ― 1996 F. 492
219
prani civile ndërkombëtare dhe kanalizimin e saj drejt integrimit në institucionet Euro-
Atlantike.
Qysh nga vendosja e trupave amerikane në Kosovë më 1999, zyrtarët amerikanë kanë
mbajtur pozicionin se SHBA dhe forcat paqeruajtëse të saj hynë së bashku me ato
Evropiane në këtë rajon dhe do të largohen së bashku me to. Është vënë re gjithashtu se
me përmirësimin e situatës SHBA dhe aleatët e saj kanë ulur ndjeshëm numrin e trupave
të tyre. ―SHBA mund të jenë prezent në këtë rajon kryesisht nëpërmjet NATO-s dhe
ndihmës bilaterale në fusha të caktuara‖.378
Prandaj, me arsye shtrohet pyetja e sigurisë
në Ballkan pas largimit të forcave të SHBA (NATO) dhe atyre evropiane. Një problem i
madh në Ballkan aktualisht është nëse ka dhe kush do të plotësojë detyrat e sigurisë që
aktualisht po realizohen nga forcat ushtarake aleate.
Në Bosnjë, policia evropiane EUPOL, monitoron, inspekton dhe siguron këshillim ndaj
promovimit të forcave policore multietnike dhe profesionale që veprojnë sipas
standardeve evropiane. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) që është trupi (organi)
drejtues ndërkombëtar civil në Bosnjë është përpjekur të rrisë kontrollin qendror qeveritar
mbi policinë, duke reduktuar rolin e entiteteve gjysmë-autonome brenda Bosnjës.
Progresi drejt këtij qëllimi ka qenë i ngadalshëm, për shkak të rezistencës nga Republika
Serbe e Bosnjës, etniteti më i madh serb. Udhëheqësit e saj e shikojnë policinë si fortesën
më të madhe të fuqisë së tyre dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë këtë kontroll mbi të.
―Drejtuesit evropianë janë duke menduar një reduktim drastik të EUFOR-it madje
qëndrimi i vetëm një numri të vogël vëzhguesish‖.379
Forcat që do të ngelen duhet të
mbështesin reformën në fushën e mbrojtjes dhe mund të mos kenë më një rol paqeruajtës.
Gjermania, Franca dhe mbështetës të tjerë të kësaj lëvizje, theksojnë se pakësimi i
forcave kërkohet për të plotësuar dislokimet në Afganistan apo ndonjë vend tjetër. Ata
vlerësojnë se rreziku i konfliktit në Bosnjë është i vogël. Vendet e tjera evropiane janë
më të kujdesshme, duke thënë se tërheqja e EUFOR mund të jetë një sinjal i keq kur
situata politike në Bosnjë shihet jo shumë e qëndrueshme.
Në Dhjetor 2008, EULEX zëvendësoi policinë e OKB-së në Kosovë. Aktualisht EULEX
ka për mision kryesor sundimin e ligjit dhe atë në sfera më të ndjeshme siç është për
shembull korrupsioni dhe krimet e luftës, por edhe monitorimin dhe këshillimin e
organeve gjyqësore dhe Policisë së Kosovës. ―Ky mision sikurse edhe ai para tij UNMIK,
në vend se të merret me çështje konkrete dhe praktike që përputhet me misionin e tij ai
merret më shumë me çështje politike, kështu që lufta kundër korrupsionit e trumpetuar
me të madhe që nga ardhja e tyre në Kosovë nuk ka dhënë as për së afërmi rezultatet e
pritura‖.380
Prezenca e KFOR-it frenon një agresion të mundshëm ushtarak apo provokim ushtarak
kundër Kosovës, megjithëse një pushtim ndaj Kosovës nga ana e Serbisë duket të jetë pak
378
Ribaj.P Pujo, I Mjedisi i ardhshëm i sigurisë dhe ndikimet ndaj vendit tonë, Akademia e Mbrojtjes ―Spiro
Moisiu‖, 2010, f. 35. 379
www.dnevniavaz.info, 24.02.2011. 380
www.koha.net, 03.05.2011.
220
i mundshëm. Sidoqoftë, KFOR ka marrë pjesë në përballimin e dhunës apo trazirave në
pika të tilla të nxehta si në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovën Veriore, edhe pse
kontributi i tyre në situatën e tashmë në lidhje me bllokadat e rrugëve nga ana e serbëve
lokalë nuk është për lëvdata. KFOR mbikëqyr krijimin e ushtrisë së re të Kosovës FSK,
siç është parashikuar në planin Ahtisari. Shkurtime të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it
po bëhen vazhdimisht e kjo si rezultat i një stabiliteti të rritur dhe gjithashtu si rezultat i
aftësimit të forcave vendore të sigurisë në marrjen e kompetencave shtesë në këtë sferë.
Ndërkohë, Forcat e Sigurisë së Kosovës do t‘i arrijnë kapacitetet e plota operacionale (më
2012) dhe pritej që nga viti 2013 kjo forcë definitivisht të marrë detyrat të cilat tani i
kryen KFOR-i. Gjithashtu, në bazë të vlerësimeve të përgjithshme edhe Policia e
Kosovës ka avancuar në arritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit në punën e saj381
. Dy
forcat kryesore NATO dhe BE duhet të kenë qartësisht një rol drejtues në rajon, por kjo
do të duhej të bëhej nëpërmjet këshillimit dhe ndihmës, dhe jo nëpërmjet ushtrimit të
autoritetit direkt.
Ballkani po dëshmon se ka ndryshuar aktualitetin e vet gjeopolitik, ka shënuar përparime
të dukshme në disa aspekte të mentalitetit jetik dhe te fqinjësisë e të insistimit për
përfundimin e proceseve të nisura e të miratuara. Në këtë të vërtetë ballkanasit aktualisht
kanë të drejta dhe detyrime më të shtuara para Evropës, e cila fatmirësisht nuk është më
ajo e Dejtonit, por e Brukselit.
Historia e re e Ballkanit po e kapërcen epokën e filozofisë ―secili në pus të vet‖ dhe ka të
gjitha premisat për të sfiduar me pakthyeshmëri sentencën se ― prodhon histori më tepër
nga ç‘konsumon‖. Kjo histori e re ballkanike nuk nis nga imazhi i ri gjeopolitik, por nga
rrjedha e re e raporteve më të emancipuara të së drejtës qytetare brenda tërësisë
gadishullore. Për këtë arsye dhe vetëm përmes këtij thelbi, e sotmja ballkanike duhet parë
si linjë ku mund të prosperojë e ardhmja ballkanike pa konflikte drejt Evropianizimit te te
gjithë rajonit. E sotmja është vetëm në hapat e para pasi janë shumë pengesa deri në
realizimin e fundmë të saj. Sot, kryeçështja ballkanike mbetet Kosova.
Papërcaktueshmëria e statusit të saj ose më saktë, identiteti administrativ i saj, është
―thembra e Akilit‖ për integrimin e Ballkanit në Evropë.
Aktualisht janë krijuar kushtet për të ndryshuar. Ky opinion është jo vetëm në Ballkan,
por edhe në Evropë ku ka një klimë besimi lidhur me perspektivat e reja të saj, për të
qenë një kontinent në paqe dhe bashkekzistence miqësore në një komunitet me të gjitha
kombet. Ndarjet tashme pothuajse kanë përfunduar dhe duhet të mendojmë për një
Evropë nga pozita të reja, sepse Ballkani para se gjithash është një pjesë integrale e
Evropës.―S‘ka dyshim. Me një Ballkan të pastabilizuar Evropa do të ishte jo e plote‖382
.
381
Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete ballkanike‖Vëllimi II,
Tiranë( Në proçesin e botimit), 2016, f.385-307 382
Puto Arben. ― Analisti i Ballkanit‖ Nr1 F.69.
221
7.2. Roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik i Evropës në Ballkan:
Zhvillimet e fundit të shekullit vërtetuan se rajoni ka nevojë parësore për investime të
mëdha ekonomike të cilat do të ndihmojnë në integrimin e tij në bashkëpunimin
evropian. Zhvillimi ekonomik është rruga më e mirë për të parandaluar të gjitha ato
rreziqe të sigurisë që e kanë bazën e tyre tek varfëria. Rruga më e mundshme e
investimeve është ajo dypalëshe dhe me iniciativa rajonale, me donatorë dhe organizma
të specializuara si: FMN, BB e BE. Marrëveshjet dhe paktet do të kanalizojnë investime
në zbatim të projekteve kombëtare e rajonale.
Në Qershor 2003, në Samitin e BE në Selanik të Greqisë me vendet e Ballkanit
Perëndimor, Drejtuesit e BE njohën vendet e rajonit me perspektivën e tyre evropiane.
BE garantoi kandidimin për anëtarësim në BE të Kroacisë dhe Maqedonisë. Kroacia ka
bërë progres të mirë dhe iu bashkua BE-së në 2011. Problemet jo të vogla ekonomike dhe
një mosmarrëveshje për një periudhë të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin,
ka qenë gjithashtu një faktor i rëndësishëm që ka mbajtur procesin të ngrirë. BE ka
realizuar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të
rajonit. Mali i Zi e nënshkroi këtë Marrëveshje në 2007 dhe u pranua për aplikim në
anëtarësim në BE në vitin 2008. Po ashtu, BE nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-
Asociimit me Serbinë në prill 2008. Lëvizja u realizua me qëllim mbështetjen e forcave
pro-perëndimore dhe pro-evropiane në Serbi në zgjedhjet parlamentare të Majit 2008.
Pasi Parlamenti Evropian aprovoi reformën ligjore policore në prill 2008, BE deklaroi se
mund të nënshkruante një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Bosnjën në qershor të
po këtij viti. Para se Kosova të bëhej e pavarur, ajo mori pjesë në një Marrëveshje të
Stabilizim Asociimit si një mekanizëm që siguron më shumë këshillim dhe mbështetje,
me qëllim afrimin e Kosovës më afër BE-së. Tashmë që Kosova është e pavarur dhe
mund të merret në konsideratë një Marrëveshje e Stabilizim Asociimit.
Kriza globale ekonomike mund të ngadalësojë anëtarësimin e mundshëm në BE për të
gjitha vendet e rajonit më shumë për shkak të rritjes së rezistencës politike për zgjerim të
vendeve kryesore evropiane. BE vazhdon të ketë një interes thelbësor në stabilitetin e
Ballkanit. Problemet rajonale kanë një ndikim të rëndësishëm në vendet e BE-së në fusha
të tilla si: trafiku i drogës dhe njerëzve383
. Por, kohë pas kohe, BE i bën me dije rajonit se
ka perspektivë evropiane, kjo bëhet nganjëherë vetëm me deklarata, por nganjëherë edhe
me ndihmë konkrete. Kritikët theksuan zemërgjerësinë e BE-së ndaj vendeve të Evropës
Qendrore në ndihmën paraprake të dhënë, si dhe vendeve si Rumanisë dhe Bullgarisë, si
një model, që duhet të shërbente edhe për vendet e Ballkanit për rindërtimin e ekonomive
të tyre dhe sistemin gjyqësor me hapa më të shpejtë për të kapur kërkesat e anëtarësimit
dhe përafrimin e standardeve të jetesës me këto vende. Ndërkohë, trazirat ekonomike në
383
Efekti mund të jetë përkeqësues nëse rajoni përkeqësohet nga situata e sigurisë në drejtim të kaosit dhe
konfliktit. Disa ekspertë evropiane kritikojnë politikën aktuale të BE-së, për mungesë vizioni në
politikën e saj ndaj Ballkanit.
222
Greqi vetëm kanë nxjerrë në pah dobësitë dhe sfidat ekonomike të rajonit. Janë pikërisht
inbalancat makroekonomike të këtyre vendeve që i bëjnë ato të dobëta ndaj rreziqeve
përçuese të ekonomisë greke.
Efektet direkt dhe indirekte të krizës greke prekin në veçanti sektorin bankar, tregtinë,
investimet e huaja direkt dhe remitancat e emigrantëve.
Gjatë dy dekadave të fundit, bankat greke kanë ngritur një numër të konsiderueshëm
degësh në vendet e Evropës Juglindore. Bankat greke përfaqësojnë pothuajse 20% të
tregut financiar dhe bankar të rajonit. Ato luajnë një rol të rëndësishëm sidomos në
Bullgari (20%), Maqedoni (20%), Shqipëri (16%), Serbi (14%) dhe Rumani(12%)384
.
Nëse diskutojmë për tregtinë midis Evropës Juglindore dhe Greqisë, ajo ka rënë gjatë
viteve të fundit, dhe Greqia nuk është më midis destinacioneve kryesore për eksportet e
rajonit. Megjithatë, Greqia mbetet importuesi i dytë në vendet e rajonit. Kjo ka
përkeqësuar edhe më tej bilancin tregtar të vendeve. Recensioni ekonomik në Greqi ka
pasur një impakt negativ edhe te dërgesat e emigrantëve drejt vendeve të rajonit, duke
prekur sidomos Shqipërinë, Bullgarinë dhe Serbinë. Për më tepër, rikthimi i emigrantëve
ekonomikë në vendet e tyre të origjinës është një tjetër risk, që shton presionin ndaj
ekonomive të varfra të rajonit.
Për Evropën Juglindore, kriza greke do të ndikojë në prospektet dhe kohëzgjatjen e
integrimit të vendeve aspirantë në Bashkimin Evropian, dhe madje mund ta vërë atë edhe
në dyshim.
Drita e gjelbër për integrimin Evropian Evropës Juglindore i është premtuar në Samitin e
Selanikut, në vitin 2003. Do të ishte ironike nëse kriza greke do të çonte në një proces më
të gjatë integrimi për vendet aspirantë të rajonit të vogël.
Sot, gjeopolitika quhet një instrument i domosdoshëm në duart e politikanëve, strategëve
ushtarakë dhe diplomatëve. Si një koncept i përafërt me të mbahet edhe gjeostrategjia.
Ajo mund të përkufizohet si zbatim i gjeopolitikës në planifikimin ushtarak të nivelit të
lartë dhe si një përdorim sa më i mirë i mbrojtjes kombëtare e i burimeve luftarake. BE
ndjek një politik gjeopolitike sa i përket Evropës, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin,
duke u munduar që të fus në gjirin e tij edhe shtetet e Ballkanit, por një politik
gjeostrategjike duke u bazuar edhe në aspektin ushtarak mungon ende. BE nuk zotëron
ende një ushtri të përbashkët përkundër faktit të lartpërmendur dhe zotimeve ushtarake,
kështu që ajo në këtë aspekt është e varur nga gjeostrategjia e NATO-s e cila udhëhiqet
nga SHBA. Në anën tjetër, diskutimet lidhur me pranimin e Turqisë në BE tregon, se
ende nuk është e përcaktuar si duhet, se ku janë saktë kufijtë e Evropës dhe se cilat shtete
duhet të pranohen në Bashkim. BE pretendon marrjen e më shumë përgjegjësive në botë
pa zotëruar mjetet e nevojshme institucionale, financiare dhe ato ushtarake. Mbi të gjitha,
duhet që BE të jetë e aftë të konkurrojë ekonomikisht me shtetet e tjera, siç janë SHBA
384
Për më gjërë shih: Valbona Zeneli, Impakti i krizës greke në Evropën Juglindore, publikuar në ―Modern
Diplomacy‖, dërguar për ―Panorama‖, shtator2015
223
dhe Kina. BE duhet që të përcaktojë strategjinë e sajë lidhur me zgjerimin, si dhe
zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Në Luftën e Ftohtë, Evropa ishte përgatitur ta priste në qendër të kontinentit një përballje
strategjike me ish BS, pikërisht aty ku ndaheshin ish Gjermania Lindore me atë
Perëndimore. Jo në Ballkan. Por, e kundërta ngjau. Pikërisht kalimi i vështirë nga
koncepti ―i ngrirë‖ i mbrojtjes i Luftës së Ftohtë, në konceptin e sigurisë jashtë zone,
është një nga arsyet e përvojave të hidhura që përjetuan organizatat dhe institucionet
ndërkombëtare në Ballkan. Për sa kohë që Ballkani është lënë jashtë vëmendjes, po aq i
ka kushtuar shtrenjtë, jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Historia tregoi se Ballkani
kishte qenë dhe aktualisht vijoi të mbetet ―poligoni‖ i testimit të Evropës për të ardhmen
e sigurisë rajonale e më gjerë. Nuk ka rajon tjetër të Evropës, ku rreziqet e destabilizimit
e të pasigurisë, deri në nivel strategjik, të kenë qenë kaq të mprehta. Shthurja e
përgjakshme e ish Jugosllavisë zbuloi kufizimet e Evropës dhe provoi sesa e dobët ishte
ajo në mungesën e unitetit dhe në paaftësinë e saj për të ndaluar luftën. Natyrisht që
Ballkani është i vështirë për arsyet që njihen. Por, këto vështirësi duket se i amplifikon
mungesa e vëmendjes, anashkalimi deri edhe paragjykimi apo mosbesimi ndaj vendeve të
tij. Shprehje e dukshme e këtyre komplekseve, është qëndrimi ndaj plotësimit të nevojave
të vendeve të rajonit me gaz e naftë, nga të cilat ekonomia e tyre e varfër varet në masë të
ndjeshme. Moska, historikisht e ka konsideruar Ballkanin pjesë të zonës së saj të
interesit. Sot, edhe pse Perandoria Ruse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë gjeografike me
rajonin, sikurse ka pasur në të kaluarën, vijon dhe do të vijojë të luajë me kartën e
pansllavizmit - përkatësisht të serbëve, si dhe kartën e promovimit të varësisë ekonomike
të vendeve të rajonit, duke përdorur burimet e energjisë, huat shtetërore, blerjen e tokave
dhe investimet në biznes për të fituar influencë politike.
Historia e Ballkanit ka treguar se kur çështjet e sigurisë së rajonit i kanë marrë në dorë
Fuqi të Mëdha demokratike, në bashkërendim me organizatat ndërkombëtare, atëherë
situatat e sigurisë janë mbajtur nën kontroll. Këtë e vërtetoi këmbëngulja amerikane në
rastin e Bosnjës në 1994, Kosovës në 1999; angazhimi Italian në Shqipëri në 1997, etj.
Ballkani është stabilizuar vetëm kur ka pasur gjithë-përfshirje të aktorëve kryesorë të
interesuar për këtë qëllim. Aktualisht, organizatat ndërkombëtare të angazhuara në
Ballkan, kanë ―gjuhë të përbashkët‖ në nivele konsultimi politik dhe në atë operacional
në terren. Ajo që mungon, megjithatë, është bashkërendimi efektiv në nivel strategjik, do
me thënë, vendosja e objektivave afatgjata për t‘u arritur dhe përcaktimi i instrumenteve
që duhen përdorur për këtë qëllim.
7.2.1. Gjermania drejt rolit dominues në BP
Dihet se lufta e Kosovës shënoi rikthimin e fuqishëm të Gjermanisë në parketin e
diplomacisë ndërkombëtare dhe rritjen e rolit të saj në Ballkan , respektivisht ishte fillimi
asaj , çfarë më vonë kancelari Gerhard Shrëder e quante ―detabuizmi‖ ushtarak. Pesha e
224
veçantë e diplomacisë gjermane, pos të tjerash, u evidentua në çështjet e definimit të
statusit të Kosovës përmes pranisë së saj në krye të institucioneve ndërkombëtare në
Kosovë Ndërsa gjermani Joachin Ryker ndodhej në krye të UMNIK-ut, diplomati tjetër
gjerman, Wolfgang Ishinger, ishte figure kyçe e përfaqësuese e politikës së jashtme
Evropiane në treshen negociuese për definimin e statusit të Kosovës Berlini zyrtar
gjithashtu kishte një detyrë të ndjeshme që në koordinim me Uashingtonin dhe Brukselin
që të përgatisë terrenin diplomatik për njohjen e pavarësisë së Kosovës385
.Po kështu roli I
Gjermanisë mbetet esencial për suksesin e misionit Evropian EULEX në Kosovë dhe për
sigurinë e shtetit të Kosovës me praninë e saj ushtarake në kuadër të KFOR-it, etj.
Ndërkohë, organizimi i Konferencës së Berlinit për Ballkanin Perëndimor më 28 gusht
2014 nën udhëheqjen e Kancelares gjermane, Angela Merkel, në përvjetorin e Luftës së
Parë Botërore përben një moment të ri politik për vendet e rajonit në kuptimin e
bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit Evropian386
Konferenca e Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Gjermanisë është një lëvizje plot
maturi e largpamësi e Gjermanisë, që sot përbën lokomotivën drejtuese të Bashkimit
Evropian dhe shtetin më të fuqishëm të Evropës. Një lëvizje e tillë ka impaktin e saj
pozitiv si në rolin udhëheqës që Gjermania do të ruajë dhe forcojë në Evropë, por është
edhe një lëvizje e nevojshme për rajonin e Ballkanit, i cili akoma nuk po arrin të
integrohet plotësisht dhe në kohë me familjen Evropiane. Stadi i integrimit të vendeve të
këtij rajoni tregon qartë jo vetëm për problemet e funksionimit të demokracisë,
korrupsionit, krimit të organizuar, por edhe për tendencat e pushteteve autoritare për të
gjetur zgjidhje pragmatiste në interes të zgjatjes së pushtetit të tyre. Ballkani është rajoni
ku Gjermania mund të vazhdojë dhe të tregojë lidershipin e saj në këtë moment të
rëndësishëm për të ardhmen e BE dhe sigurimit Evropian.... Prioritetet e Gjermanisë ndaj
Ballkanit tregojnë që vizioni i saj në Evropë është i gjithanshëm dhe me një logjikë
vazhdimësie. Një rajon i pakonsoliduar, historikisht nën influencat ruse, austro-hungareze
e italiane, në një periudhë të gjatë kohe pjesë e Perandorisë Osmane, i cili shfaq tendenca
për të bashkëpunuar me çdo fuqi që i mundëson përkrahje. Projekti Evropian si i tërë nuk
mund të lejojë ―vrima të zeza‖ në hapësirën e tij gjeografike, Gjermania hedh një hap më
tej në çështjet e sigurimit Evropian, të cilat treguan që nuk janë të zgjidhura
përfundimisht pas konfliktit në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Duke qenë se procesi i
integrimit të plotë të këtij rajoni në Evropë do të vonojë për mëse një dekadë, Gjermania
nuk do të lejojë krijimin e zonave vulnerabël nga presionet në rritje të fuqive të reja
botërore, të cilat duan të rikrijojnë zonat e tyre të influencës. Fluktualiteti në
vendimmarrjen politike-ekonomike, nisur nga interesat e ditës, e vendeve të Ballkanit
Perëndimor, janë parë qartë në takimin e Bukureshtit, në rritjen e bashkëpunimit me
385
Për më gjërë shih:Sylë Ukshin, Roli I Gjermanisë së ribashkuar, Shqip, Tiranë, 2015,f.9. 386
Në konferencën e Berlinit morën pjesë kryeministrat dhe ministrat e jashtëm e të ekonomisë të të gjitha
shteteve të rajonit si dhe përfaqesuesit e Komisionit Evropian si dhe vendet e ardhshme mikëpritëse Austria
dhe Franca, përbën formën më të mirë të kremtimit të 100-vjetorit të LIB, e cila në Ballkan hapi zinxhirin e
luftrave e të konflikteve deri në shpërbërjen e plotë të Jugosllavisë së Versajës.
225
Republikën e Kinës. Investimet në rritje të Rusisë janë prezentë edhe në shumë zona të
tjera të Evropës Lindore dhe Jugore. Interesi për rajonin e Ballkanit vjen edhe si rezultat i
një strategjie të re energjetike për BE, duke qenë se ky rajon jo vetëm është i pasur me
rezerva energjetike, por dhe përbën një nyje gjeostrategjike për kalimin e gazit dhe naftës
nga Azia Qendrore dhe shërben si një urë lidhëse me Lindjen e Mesme. Nëpërmjet rajonit
të Ballkanit, Gjermania bëhet aktori i rëndësishëm në iniciativën e Mesdheut, deri tani
nën autoritetin zhvillues të Francës, Spanjës dhe Italisë, duke mundësuar praninë e tyre
në Mesdhe, si një pikë strategjike e interesave të Fuqive të Mëdha të këtij shekulli...
Lëvizjet në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, po
tregojnë se rajoni potencialisht mund të jetë një subjekt i prekur në të ardhmen nga
lëvizjet sociale. Nga ana tjetër, rreziku i terrorizmit ndërkombëtar është një tjetër
vëmendje që Evropa ka ndaj Ballkanit. Influencat fetare ekstremiste, rekrutimi i të rinjve
për të luftuar në Siri dhe Irak me organizata terroriste si ISIS, rrisin shqetësimin për
rikthimin e terrorizmit në Ballkan dhe nëpërmjet tij në të gjithë Evropën. Prandaj
Gjermania po merr këtë rol drejtues në Ballkan, për t‘u mundësuar vendeve të këtij rajoni
një të ardhme Evropiane, të evidentojë të ardhmen Evropiane kundrejt të gjitha
alternativave të tjera ataviste sllavo-ortodokse apo neo-otomane, të realizimit të
aspiratave të popujve të Ballkanit për t‘u bërë pjesë e Evropës, që klasat politike akoma
nuk ua kanë bërë të mundur. Në fund të fundit është moment kur nga Gjermania
kërkohet më shumë angazhim politik në fushën e jashtme, dhe ky është një moment kur
Gjermania si jashtë ashtu dhe Brenda BE-ka një ndikim vendimtar në procesin e
integrimit Evropian. Ky nuk është vetëm një rol I ri I Gjermanisë, por është dhe një
përgjegjësi e re ndërkombëtare që ka marrë përsipër, dhe që po u kërkohet nga
Evropianët, siç thotë Kissinger, këtij shteti 25 vjet pas ribashkimit.387
7.2.2. Ardhja e Kinës dhe BE-ja
Takimi i dhjetorit 2014 në Beograd i nivelit të lartë i udhëheqësve ekzekutivë të Ballkanit
së bashku me Kryeministrin kinez, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme në planin
gjeopolitik dhe për të do vazhdojë të flitet shumë. ..Në një këndvështrim historik, kemi
një riafirmim të rolit ndikues në planin ekonomik të Kinës në Ballkan, duke i njohur
Serbisë një lloj roli qendror, megjithëse jokoordinues. Kur Kina e Mao Ce Dunit tentoi ta
bënte këtë në vitet ‗70, Enveri reagoi jo thjesht në ditarët e vet, por dhe në komunikimin
me kinezët388
. Ai nuk pranoi ta njihte këtë rol të rëndësishëm të Jugosllavisë së Titos dhe
as të përfshihej në kurrfarë aleance ekonomike apo ushtarake me të. Sot kur barrierat
ideologjike kanë rënë, drejtimi strategjik i politikës së jashtme kineze tregon vijimësi si
çdo shtet i madh i rëndësishëm në rrafsh botëror.
387
Po aty 388
Shih dhe: Hamit Kaba, Shqipëria dhe të Mëdhenjtë, Botime Klean, Tiranë, 2015,f.253-257
226
Pse kjo vijimësi? Me gjasë pse në Ballkanin si një zonë unike, në veçanti në hapësirat e
banuara nga shqiptarët në Maqedoni dhe Shqipëri, do të kalojnë rrugët e rëndësishme
botërore. Prej kohësh po flitet për një angazhim dhe të vendeve të Gjirit, pra dhe të Kinës
për të ndërtuar një korridor hekurudhor në gjurmët e rrugëve të famshme historike që
lidhin Azinë me Evropën. Do të përfaqësonte një ulje të madhe kostosh eliminimi i detit
në transportet e mëdha botërore dhe Kina po shfaqet si aktore e madhe globale me gjasë
pikërisht në këtë perspektivë.
Së dyti, Kina praktikisht është duke zëvendësuar Bashkimin Evropian në atë që do duhet
të ishte roli i vet: jo thjesht mbështetje për qeverisje të mirë, por ndihmë për zhvillim
ekonomik nëpërmjet mbështetjes infrastrukturore me kredi me interes të ulët që favorizon
pikërisht ndërlidhjen midis vendeve të Ballkanit në funksion të valorizimit pikërisht të
atij Korridori, pjesë e të cilit do të ishte dhe Korridori 8. Thuajse të gjitha projektet më të
rëndësishme që u prezantuan ngjanin se ishin në këtë funksion, megjithëse Shqipëria
prezantoi dhe projekte të tjera në vaditje, bujqësi etj389
.
Kina me ndikimin e vet, megjithëse fuqi e largët gjeografikisht, favorizoi me takimin e
Beogradit afrimin më të madh të vendeve të rajonit, edhe ky një mision tipik i Bashkimit
Evropian. Midis tyre u duk një relaksim i marrëdhënieve, siç ndodhi dhe mes Shqipërisë
e Serbisë, u firmosën marrëveshje bashkëpunimi ekonomik etj. Kina zëvendësoi
Bashkimin Evropian dhe në aspekte të tjera organizative. Në fund të fundit, pa marrë
parasysh se sa kohë dhe fuqi e jashtme politike është investuar në Ballkan, suksesi varet
nga prania e qeverisjes, së fortë dhe të qëndrueshme. Por, qeveritë e Ballkanit janë tejet të
dobëta. Në Bullgari, trazirat sociale në vitin 2013 e detyruan qeverinë të japë dorëheqjen.
Që atëherë, vendi ka kaluar nëpër disa probleme, qeveri jetëshkurtër që kanë qenë të
rrethuara nga mosmarrëveshjet e brendshme. Ndërkohë në Bosnje-Hercegovinë, paraliza
politike ka penguar bërjen e shumë reformave ekonomike dhe politike. Politika
ballkanike u mundëson Fuqive të huaja të rrisin ndikimin e tyre nëpërmjet mbështetjes
financiare dhe politike për qeveritë lokale. Por, brishtësia e shteteve të Ballkanit i pengon
ato që të orientohen me vendosmëri drejt një Fuqie të caktuar. Shumë nga vendet e
Ballkanit janë përpjekur të ruajnë një shkallë neutraliteti. Rivalitetet gjeopolitike dhe
konfliktet lokale në rajon kanë formuar historikisht një kombinim shpërthyes, duke nxitur
konflikte ushtarake si Lufta e Parë Botërore dhe disa luftëra të tjera në Ballkan. Sot, një
konkurrencë më e nuancuar po zhvillohet, me Fuqitë e Mëdha që përdorin ndikimin
ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen politike për të çuar
përpara qëllimet e tyre në rajon.
389
Për më gjërë shih: Nazarko, ―Panorama‖ e Shtunë, 20 Dhjetor, 2014
227
7.3. Kriteri politik–bosht përcaktues për harmonizimin e kritereve
të tjera
Përpara vitit 1993 që përkon me vendosjen e kritereve të Kopenhagës, për pranimin e një
vendi të ri në gjirin e BE-së mjaftonte që ai thjesht të vlerësohej se ishte Evropian dhe
demokratik që të çmohej se plotësonte kësisoj kërkesat më të mjaftueshme për t‘u bërë
antar i klubit. Kriteret dhe kërkesat ekonomike vinin pas atyre politike edhe pse thuhej që
anëtarët e rinj duhet të ishin të aftë dhe në pajtim me të ashtuquajturin ―acquis
communautaire.‖390
Në kriteret e Kopenhagës391
përfshihen tashmë tre blloqe kriteresh:
politike, ekonomike dhe ato të aftësisë për t‘u përshtatur me detyrimet e anëtarësimit.
Nga ana e tyre, kriteret politike të cilat rreshtohen në krye të listës përfshijnë kërkesën që
vendet anëtare duhet të jenë demokratike, të përdorin sundimin e ligjit, të respektojnë të
drejtat e njeriut dhe të ruajnë e mbrojnë minoritetet. Kemi kështu një kompozitë shumë
më të skanuar jo vetëm si lloje fushash, por edhe brendapërbrenda çdo fushe.
Kriteri i shprehur politik për pranim përcaktohet pak a shumë qysh me Deklaratën e
identitetit Evropian (1973) ku thuhet: ―Ndërtimi i një Evrope të bashkuar ...është i hapur
për vendet e tjera Evropiane të cilat ndajnë të njëjtat ideale dhe objektiva‖ (Neni 4).
Ndërsa në nenin 1 thuhet se ―Nëntëshja… është e vendosur të mbrojë parimet e
demokracisë përfaqësuese, mbretërimin e ligjit, drejtësisë sociale...dhe respektimin e të
drejtave njerëzore‖.
Sidoqoftë, edhe pse këto formulime përcaktojnë disa kufij për pranim, prapëseprapë
mbeten kritere të përgjithshme. Për këtë arsye, edhe kuptimet e tyre për integrim
anëtarësh të rinj lënë hapësira për interpretime. Përkundrazi, në Këshillin e Kopenhagenit
të vitit 1993 kriteret u përpunuan në atë mënyrë që të bënin të mundshme dy arsyetime
themelore, njeri prej të cilëve kishte të bënte me diferencat ekonomike e politike midis
vendeve kandidatë me ato anëtarë dhe që lidhej me nevojën që kandidatët të silleshin më
afër ―standardeve‖ qysh përpara pranimit 392
.
Rëndësinë e kritereve politike e shpreh edhe fakti se në të gjitha traktatet e mëparshme
Evropiane nuk është shprehur asnjë klauzolë e shkruar për rastin nëse njeri nga anëtarët
dëshiron apo duhet të largohet nga Bashkimi Evropian. Vetëm në Traktatin e fundit, në
atë të Lisbonës (2007) për herë të parë në historinë e BE u përfshinë edhe procedurat e
divorcimit të mundshëm me organizatën, duke shprehur shqetësimin e BE-së se ndonjë
apo disa shtete anëtarë në të ardhmen mund të vendosin të tërhiqen nga anëtarësimi
390
Acquis communautaire është një term francez që i referohet korpusit përmbledhës të ligjeve,
objektivave, rregullave themelore, politikave të cilat përgjithësisht formësojnë rendin ligjor të BE-së, që
përfshin të gjitha traktatet, rregulloret dhe direktivat e kaluara nga institucionet Evropiane, ashtu si edhe
gjykimet e bëra nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. 391
(Doc/93/3): 392
Sarah Kahn-Nisser ―Drawing the line: the eu‘s political accession criteria and the construction of
membership‖, NYU School of Law New York, NY 10011, The Jean Monnet Working Paper Series ,
pg.11-12
www.JeanMonnetProgram.org.
228
nëqoftëse ata nuk janë në gjendje të përballojnë kompleksin e ―acquis
communautaire.‖393
Sikundër shihet, kriteri politik mbisundon, por gjithsesi ai është i pazgjidhshëm me të
ashtuquajturin ―acquis communautaire‖ që në vetvete përmbledh të gjitha kriteret në
kompleks. Madje po të shihen me vëmendje, ndërsa blloku politik përbën njërën nga
fushat me tre kërkesa themelore, dy fushat e tjera parashtrojnë 35 (tridhjetë e pesë)
kërkesa themelore, që lidhen me ekzistencën dhe funksionimin e ekonomisë së tregut,
kapacitetet për të shkuar krahas me presionin kompetitiv të forcës së tregut të BE-së,
aftësive për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit (lëvizja e lirë e mallrave,
kapitaleve dhe e punëtorëve, si dhe kërkesa e standarde të tjera ligjore, ekonomike,
financiare, sociale, media, transport, energji, taksa, mjedisi e deri politikat rajonale e
politikat e jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes, etj.)
Nga ana e tyre, vetë kriteret e grupit të dytë e të tretë përbëjnë prerrogativa dhe kontribute
për përmbushjen e kritereve politike. Vetë fakti që BE-ja funksionon si ekonomi në
mbarë botën duket sikur ―nuk pyet‖ shumë për kriterin politik. Por në situata të caktuara
kur cenohet e gjithë Evropa, del në plan të parë gjithnjë qëndrimi politik, siç ishte rasti
për qëndrimin ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën.
Natyrisht zgjerimi i BE-së lidhet me interesa ekonomike, me tregje të mëdha, siç do të
mund të ishte, për shembull Turqia. Por pavarësisht nga interesat, në lojë futet jo vetëm
ekonomia, por edhe gjeografia, siguria e standardet politike Evropiane. Për këtë arsye,
edhe pse Turqia ka afro një çerek shekulli që ka aplikuar, përsëri në plan të parë dalin
pikërisht rezervat e mësipërme.
Më në fund, dara e kërkesave është shtrënguar edhe në procedurë. Sot, një vendi të
shpallur ―kandidat‖ i duhen mesatarisht rreth 10 vjet që të negociojë e të rinegociojë, të
japë prova pas provash deri në momentin e pranimit anëtar me të drejta të plota.
7.4. Siguria ekonomike si prioritet
―Siguria ekonomike‖po bëhet një shprehje gjithënjë dhe më e përdorshme, por dhr një
koncept pak i teorizuar në literaturën politiko-sociale. Ajo ka zgjeruar dimensionin e
sigurisë dhe përkon kryesisht me periudhën e pas Luftës së Ftohtë. Ajo ―rrjedh nga
zhvendosja respektive prej gjeopolitikës drejt gjeoekonomisë ..‖394
Siguria ekonomike nuk është një shqetësim i ri. Ky koncept ka ekzistuar për një kohë të
gjatë, megjithatë është ripërkufizuar si rrjedhojë e shpejtësisë së globalizimit. Sipas
Organizatës Botërore të Punës(ILO), siguria ekonomike përbëhet nga siguria sociale, që
është aksesi në infrastrukturën e nevojave bazike të lidhura me shëndetësinë, edukimin
dhe mbrojtjen sociale, si dhe siguria e lidhur me punësimin.
393
Laermans Huguette, Dr. Paul Roosens, ―THE ENLARGEMENT OF THE EVROPEAN UNION‖, 2009,
pg. 403, file:///C:/Users/User/Downloads/15_laermans_roosens%20(1).pdf 394
Për më gjerë shih dhe : Allan Collins, Studimet bashkohore të sigurisë, UET/Press, Tiranë,f.223-260
229
Në rajonin e trazuar të Ballkanit, siguria konsiderohej më parë në lidhje me rreziqet që
vinin përtej kufijve dhe konfliktet me shtetet e tjera. Sot, për shumicën e njerëzve në
rajon, siguria është shumë më e drejtpërdrejtë. Sfidat kryesore që rrezikojnë qytetarët çdo
ditë në Evropën Juglindore (EJL), janë varfëria, papunësia dhe korrupsioni. Njerëzit janë
të shqetësuar për sigurinë e të ardhurave personale, sigurinë shëndetësore dhe atë të
edukimit të fëmijëve të tyre.
Ekonomitë e EJL janë ende shumë larg ekonomive perëndimore. Të ardhurat dhe
standardet e jetesës janë shumë të ulëta. Të ardhurat mesatare të rajonit janë vetëm 36% e
vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Papunësia është më e larta në Evropë, me një
mesatare prej 24 për qind në 2012-n, në disa vende i kalon 30 për qind. Më problematike
është papunësia te të rinjtë, që si mesatare kalon 50%, por në Kosovë kap 70%.395
Pabarazia në EJL është e frikshme; sidomos për disa vende, ku përqindja e popullsisë që
jetojnë me më pak se 5$ në ditë është në shifra alarmuese. Përkatësisht, 58% e popullsisë
në Shqipëri, 40% në Maqedoni, 30% në Kosovë, dhe vetëm 0.6% në Kroaci.
Por, pas një dekade rritjeje ekonomike, ajo erdhi në një fund të papritur në vitin 2009.
EJL vuajti nga reaksionet e krizës së eurozonës përmes rënies së tregtisë, investimeve,
financave dhe remitancave. PBB-ja rajonale u kontraktua me 5.9% në 2009-n, duke u
ndjekur nga një recesion i dyfishtë në vitin 2012, me një tjetër rënie prej 1.2%.396
Më domethënësi ndër kanalet përçuese të krizës në Ballkan ka qenë reduktimi prej 30% i
investimeve të huaja direkt (IHD), duke u ndjekur nga rënia e tregtisë me BE-në, sidomos
Italinë dhe Greqinë. Edhe rënia e dërgesave pati konsekuenca të dukshme për ekonomitë
e vogla të rajonit, duke rënduar situatën sociale.
Modeli i vjetër ekonomik në EJL është sfiduar tashmë. Zhvillimi ka qenë i udhëhequr nga
akumulimi i kapitalit fizik dhe financiar, duke neglizhuar atë njerëzor. Rikthimi në ritmet
ekonomike pozitive është më i komplikuar tashmë, kur ndryshimet strukturore duhet të
ndodhin në kohë shtrëngesash financiare.
Tërheqja e investimeve. Vendet e EJL nuk konsiderohen të jenë ekonomi që udhëhiqen
nga inovacioni dhe ky i fundit është i shtrenjtë.
Papunësia në rajon po shton barrën fiskale dhe rëndon sigurinë sociale dhe ekonomike.
Siguria e punës është e lidhur me të ardhurat, përfaqësimin, mundësitë dhe punësimin
produktiv.
. Institucionet ndërkombëtare argumentojnë se politikëbërësit nuk duhet të fokusohen
vetëm te rritja ekonomike, por te zhvillimi njerëzor, duke konsideruar njerëzit, mjetet dhe
qëllimin e këtij procesi. Investimet kryesore të qeverive për të mbështetur zhvillimin
duhet të jenë në edukim dhe infrastrukturë. Statistikat tregojnë se punësimi rritet me
nivelin e edukimit. Në mesatare rajonale, papunësia ndër personat me edukim universitar
është 50% e atyre me edukim të ulët. Por edhe edukimi i lartë mbetet problematik në
395
Valbona Zeneli, Profesore ne George C. Marshall Evropean Center for Security Studies. Artikulli eshte
perkthyer dhe marre me shkurtime nga Revista e Studimeve Evropia ne te Sigurise dhe mbrojtjes ― per
Concordiam‖http://www.panorama.com.al/2014/05/19/siguria-ekonomike-ne-ballkan/ 396
Po aty
230
rajon, në sasi dhe cilësi. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2012, vetëm 15% e popullsisë në
rajon kishte edukim universitar krahasuar me 35% të niveleve të BE-së397
. Cilësia është
gjithashtu shumë e ulet, jo vetëm për shkak të shpenzimeve të ulëta të qeverive për
edukimin, por edhe strategjive jo të qarta.
Një vizion rajonal, jo shumë kohë më parë, shumë njerëz në Ballkan do të shikonin
integrimin rajonal si rrezik më shumë se mundësi. Sigurisht ky mentalitet provincial ka
ndryshuar. Vizioni i rindërtimit të rajonit, me rrënjët e tij në Planin Marshall të pas Luftës
së II botërore, shikon moszhvillimin dhe instabilitetin ekonomik si burimet më të mëdha
të instabilitetit rajonal. Siguria ekonomike dhe prosperiteti janë kritike për të krijuar ura
midis vendeve dhe lehtësuar mosbesimin midis fqinjëve. Bashkëpunimi stimulon
prosperitet ekonomik dhe ul shanset për konflikt. Historia e Evropës Perëndimore ka
treguar se ndërvarësia e tregtisë dhe investimeve ka fuqinë të zvogëlojë dhe eliminojë
përplasjet nacionalistike. Liderët rajonale duhet të jenë vizionare për të kuptuar
avantazhet e bashkëpunimit ekonomik. Joshja e një të ardhmeje të përbashkët në BE i
motivon vendet për t‘u zhvilluar, duke e parë Evropianizimin si një ndryshim
modernizues. Por, bashkëpunimi rajonal është edhe parakusht për integrimin në BE.
Megjithëse rruga e integrimit Evropian ka qenë me pengesa për disa nga vendet, sidomos
për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimi me BE-në në këto
procese ka qenë vendimtar për ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Bashkëpunimi më
i mirë rajonal do të zvogëlonte instabilitetin në Ballkan, një nga shqetësimet kryesore të
investitorëve. Por, rindërtimi i rajonit mbi baza të forta dhe të qëndrueshme kërkon mbi
të gjitha investim në edukim dhe njohuri për zhvillim ekonomik rajonal. Veprimi ndryshe
thjesht do të bënte që popullsia e rajonit të humbte një mundësi të vlefshme dhe të
zvarritej në tranzicion.
7.4.1. Investimet e Huaja Direkt (IHD) si një tregues
Investimet e Huaja Direkt janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka pasur një zhvillim të
hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca
globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkt luajnë një rol kyç në procesin
e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato
investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumllojshmëria e
tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë.
Çështja e Investimeve te Huaja Direkt, është një çështje me shume rëndësi, jo vetëm ne
kontekstin global, por ne veçanti për vendet e BP, sidomos Kosovës, shpesh here edhe e
trumbetuar si çështje politike. Gjithësesi, rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç
për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe prioritet strategjik i qeverive.Stabiliteti politik
dhe ai makroekonomik është një nga çështjet kyç përsa i përket vendimit lidhur me
investimet e huaja potenciale. Mospatja e një stabiliteti politik e bën një vend shumë pak
397
Po aty
231
tërheqës ndaj investitorëve të huaj, pavarësisht avantazheve të tjera që mund të ofrojë
ai398
.
Treguesit e flukseve të IHD-ve të paraqitur grafikisht
Grafiku i parë ka marrë si indikator për nivelin botëror flukset hyrse të IHD-ve në varësi
të periudhave kohore, një grafik tjetër që është pasqyruar nga UNCTAD ka marrë si
element fluksin e IHD-ve në varësi të llojit të ekonomisë së vendit të tilla si vendet e
zhvilluara dhe vendet në zhvillim.
Tabela 10: Flukset hyrse të IHD-ve në nivel botëror
Në bazë të këtij grafiku të nxjerr nga OCED për flukset hyrëse të IHD-ve ndër vite nga viti
1990 deri në vitin 2013 ajo që vëmë re është fakti që këto flukse në botë gjatë segmenti
kohorë ka pësuar variacione duke pësuar rritje dhe ulje në varësi të periudhave vjetore.
Pavarësisht se flukset hyrëse të IHD-ve u rritën në 2011 në bazë të statistikave të OECD në
vitin 2012 ulje sërish të nivelit të përgjithshëm botëror të IHD-ve dhe në 2013, IHD-të nuk
kanë vazhduar me ulje të pasuar nga viti 2012 por janë rimëkëmbur pasi vija e kurbës është
përmirësuar duke u rritur. Në bazë të këtij grafiku kemi të pasqyruar edhe situatën fluksit
hyrëse të IHD-ve në EU, kjo kurbë është e njëjtë në shumë vite me kurbën e flukseve
hyrëse të IHD-ve në botë por me disa ndryshime të vogla.
7.4.2. Investimet e huaja direkt në Evropën Juglindore
7.4.2.1. Vendet e EJL - specifikat e këtij rajoni
Në vijim, para se të fillojmë me analizën po japim disa informacione pasqyrues përsa i
përket Evropës Juglindore, eksplorimin dhe determinimin e investimeve të huaja direkte
(IHD) brënda tetë ekonomive në tranzicion të Evropës Juglindore (EJL) : gjashtë shtetet e
Ballkanit Perëndimorë të tilla si Shqipëria, Bosnje – Hercegovina, Kroacia, Maqedonia,
398
Schneider, F. and Frey, B. (1985) ―Economic and Political Determinants of Foreign Direct Investment,‖
Ëorld Development, vol. 13, pp. 161-175
232
Serbia, Kosovë dhe Mali i Zi399
, gjithashtu Bullgaria dhe Rumania. Këto vende si
Bullgaria dhe Rumania në krahasim me vendet e tjera të tranzicionit u bënë anëtare të
BE në vitin 2007, ndërsa në vendet e BP kemi edhe Kroacinë që është bërë pjes e BE më
1 qershor 2013
Ecuria makroekonomike ishte mjaft e paqëndrueshme, e ndikuar thellë nga konfliktet dhe
luftërat civile gjatë pjesës më të madhe të periudhës së tranzicionit.
Duke theksuar faktin që këto vende kanë një sektor privat në nivelet minimale të
zhvillimit dhe nga ana tjetër një sektor publik jo të reformuar sa duhet në stabilitetin e
brendshëm të organizimit. Një problem tjetër me të cilat hasen këto vendet është përhapja
në një shkallë të gjerë e ekonomisë informale dhe problem mjaftë të theksuara në
ekzekutimin dhe zbatimin e ligjit në teren.
Duke i marrë këto pikëpamje si plotësuese të njëra-tjetrës dhe si ide përfaqësuese në
botën akademike, krahasimi i tyre me realitetet politike në shoqëritë ish-komuniste të
Evropës Juglindore krijon një fushë të zgjeruar studimi, me dallime midis vendeve të
ndryshme. Ideja se, ndryshimi demokratik i vitit 1990 ishte i barabartë me demokracinë,
rezultoi të ishte utopike. Në praktikë, dallimi midis Lindjes dhe Perëndimit nuk janë
vetëm në këndvështrimin politik; ky dallim ekziston në këndvështimin ekonomike,
sociale, strukturore dhe në mënyrën e mendimit dhe sjelljes politike.
Ky është dhe shkaku që kjo periudhë transitore ka sjellë shpeshherë kriza politike, të
panjohura prej kohësh në pjesën perëndimore. Luftërat etnike në Jugosllavi, krizat
politike dhe ekonomike në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni apo edhe Rumania, problemet e
mëdha të rotacionit normal politik në këto vende, si dhe në Kroaci, Serbi, etj, janë tiparet
lindore që këto vende janë duke i përjetuar pas viteve të ‘90, ndërkohë që këto tipare që
vendet lindore i kalojnë sot shtetet perëndimore i kanë tejkaluar pas Luftës II Botërore.
Themi se nga vitet 2000 - 2008 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të
shpejtë, inflacion modest, dhe rritje të stabilitetit makro-ekonomik. Fillimi i krizës
ekonomike botërore, megjithatë, pësoi një rënie të mprehtë në tregtinë e jashtme dhe në
prodhimin industrial në të gjithë rajonin. Kriza nënvizoi faktin se rritja e gjallë para vitit
2008 është mbështetur në një masë të madhe në llogaritë rrjedhëse të jashtme financiare -
veçanërisht llogaritë rrjedhëse të IHD dhe transferuat ndërkombëtare të kapitalit që
kompensuan tregtinë e madhe dhe të paqëndrueshme dhe defiçitet e llogarisë aktuale.
Prandaj, kriza ekonomike e 2008 - es i detyroi qeveritë në rajon për të bërë zgjedhje të
politikave të cilat do të kenë implikime për konkurrencën e tyre afat-gjate. Për të
ndihmuar qeveritë e Ballkanit Perëndimor në hartimin dhe zbatimin e atyre politikave,
Marrëveshja për Investime e OBEZH për Evropën Juglindore (MI OBEZH) ka
399
Mali i Zi dhe Serbia dikur ishte pjesë e Republikës Federale të Ish- Jugosllavisë, në bazë të kushtetutës
së vitit 1992 pas shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, u bë shndërimi në
Bashkimin Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2003; Në qershor 2006 Serbia dhe Mali i Zi u bënë
dy shtete të pavarura nga njëra tjetra. Provinca Jugore e Serbisë, Kosova, mbeti zyrtarisht pjesë e Serbisë
pas konfliktit të vitit 1999 (sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së), por në shkurt 2008 Kosova shpalli
pavarësinë politike.
233
implementuar një projekt tre vjeçar të financuar nga BE të quajtur Iniciativa Rajonale për
Konkurrencë (IRK). Qëllimi i IRK është për të ndihmuar qeveritë në rajon me hartimin e
politikave të qëndrueshme ekonomike për të mbështetur inovacionin dhe zhvillimin e
kapitalit njerëzor. Midis viteve 2010 dhe 2013, IRK ka udhëhequr projekte pilot në shtatë
ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Ish-
Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Gjithësesi, investimi i huaj direkt (IHD) është vendimtar për rritjen ekonomike dhe
zhvillimin, në veçanti për një ekonomi të vogël që ende nuk ka arritur standardet
teknologjike botërore. Pas fillimit të krizës globale financiare në vitin 2008 dhe
shkurtimeve të mprehta në hyrjet e IHD, në shumicën e ekonomive të Ballkanit
Perëndimor, një rimëkëmbje modeste filloi në vitin 2011 (shih Figurën 1.9). Kosova ka
dëshmuar një rritje në IHD prej 311 milion euro në vitin 2010, e cila është e barabartë me
5.6% të BPV-së. Kjo përfaqëson një rritje prej 10% në 2009
Tabela 11: IHD në rajonin e EJL
7.4.2.2. IHD-të në rajonin e EJL
Investimet e huaja direkt janë bërë gjithnjë edhe më të rëndësishme si një nga format
bazë në rritjen financiare dhe investimin në vendet pritëse. IHD konsiderohen të
dëshirueshme për disa arsye ndër të tjerat për faktin se ai është një mjet shumë i
rëndësishëm për zhvillimin ekonomik p.sh. nëpërmjet ndikime pozitive në bilancin e
pagesave, promovimin e eksporteve, duke rritur nr e të punësuarve dhe transferimin e një
grup të madh të burimeve - financiare, teknologjike, organizative etj, një promotor i
stabilitetit ekonomik.
Duke i dhënë një rëndësi të madhe investimeve të huaja direkt vendet e EJL hynë në një
konkurs për ti tërhequr këto investime. Si e theksuam edhe më lartë vendet e EJL të cilat,
234
deri në fillim të viteve 1990 ishin të mbyllura për IHD, tani janë ndër ekonomitë më
proaktive në zhvillim përsa i përket politikat të formave të ndryshme për tërheqjen e
IHD-ve, dhe po shfaqin veten e tyre si lojtar të rëndësishëm në ‗Garën‘ e Unionit
Evropian për IHD-të.
Aksionet e IHD-ve në nivelin botëror në vitin 2006 ishte pothuajse $ 12000000000000
në krahasim me vetëm $ 1500000000000 në vitin 1989. Brenda kësaj periudhe, pesha e
vendeve në zhvillim dhe vendeve në tranzicion në nivelin global rezervat e IHD-ve janë
rritur (nga 20.5% në 1990 në 30% në vitin 2006) (UNCTAD, 2007). Aktiviteti ekonomik
në nivel global gjatë vitit 2012 kishte zhvillime pozitive por se të kufizuara si rezultat i
zhvillimeve të ngadalshme në eurozonë.
Gjatë vitit 2012, ekonomia e SHBA-ve u karakterizua me performancë pozitive dhe me
rritje më të lartë se në vitin 2011. Në anën tjetër ekonomia e eurozonës gjatë kësaj
periudhe u ballafaqua me recesion prej 0.6 përqind si pasojë e dobësimit të konsumit të
brendshëm dhe investimeve, shtrëngimit të politikave fiskale dhe papunësisë në rritje.
Rrjedhimisht, rritja ekonomike në nivel global gjatë vitit 2012 ishte 3.2 përqind, rritje kjo
e nxitur kryesisht nga vendet në zhvillim dhe SHBA-të.
Këto zhvillime u reflektuan edhe në vendet e EJL-së duke ndikuar në tkurrje të kërkesës
së brendshme si dhe rënie të eksporteve. Përveç këtyre, rajoni gjatë vitit 2012 u
ballafaqua me rënie substanciale të Investimeve të Huaja Direkt (IHD), por edhe
zvogëlim të dërgesave të emigrantëve. Si rezultat i këtyre zhvillimeve por edhe kujdesit
të shtuar të bankave në kreditim, aktiviteti ekonomik në EJL shënoj rënie prej 0.2
përqind400
.
Gjatë viteve 1990 – 2004, vendet e Evropës Juglindore, si grup, kanë tërhequr shumë më
pak IHD sesa vendet në tranzicion të Evropës Qendrore. Shqipëria, Bosnja dhe
Hercegovina, dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë pothuajse në të njëjtin
nivel, me ecurinë më të dobët në rajon përsa i përket IHD-së
Në pjesën më të madhe të rasteve, vendet e Evropën Juglindore kanë shpenzime të larta
publike, administratë shtetërore joefikase, investime të dobëta në punët kërkimore dhe të
zhvillimit dhe probleme serioze në lidhje me cilësinë e arsimit. Një shkak që ka ndikuar
në uljen e prodhimit të brendshëm bruto(GDP-se), në rritjen e nivelit të papunësisë,
rritjen e defiçitit, mungesës së likuiditetit në sektorin real në të gjithë Ballkanin
Perëndimor është si pasojë e krizës globale ekonomike.
Kriza globale ekonomike ka rezultuar vetëm në ulje të mëtejshme të prodhimit të
brendshëm bruto (GDP-së), rritjen e deficitit, papunësisë, mungesën e likuiditetit në
sektorin real në të gjithë Evropën Juglindore. Shembulli më dramatik është Kroacia, e
cila ka pasur problemin e borxhit të jashtëm për vite me radhë. Ne 2009 GDP kroate arriti
në rreth 39 miliardë euro/Borxhi i jashtëm në fund të vitit 2008 arriti në 39.1 bilionë euro,
dhe për herë të parë në histori ishte më i madh se GDP vjetore401
.
400
Raporti vjetor 2012, Banka Qendërore e Kosovës 401
Report of Croatian National Bank 2009.
235
Në fund të vitit 2009 pesha e investimeve të huaja direkt (IHD) ndaj produktit të
brendshëm bruto (PBB) në Shqipëri ka qenë më e larta në rajon (8.1%), e ndjekur nga
Kroacia (4.61%), Serbia (4.5%), Maqedonia (2.7%) dhe Bosnja dhe Hercegovina (1.4%).
Vihet re se rritja e IHD-ve gjatë tre viteve të fundit në Shqipëri, është shoqëruar me uljen
e IHD-ve për vendet e tjera të rajonit. Gjatë kësaj periudhe përllogaritje që është marrë në
shqyrtim vlerën maksimale të IHD-ve ndaj PBB-së e ka arritur Serbia në 2006 me shifrën
(17%) dhe po ky vend ka arritur vlerën minimale të IHD-ve ndaj PBB-së në vitin 2000
me shifrën (0.85 %). Investimet e huaja direkt janë një nga treguesit më të rëndësishëm
dhe me mjaftë rëndësi për të treguar vlerën e besimit të investitorit të huaj kundrejt vendit
pritës dhe janë në raport të drejt të uljes në kushtet e krizave ekonomike dhe politike dhe
rriten në kushtet e përmirësimit të ambientit ekonomik dhe politik402
.
Maqedonia 5 herë më pakë investime se Shqipëria. Investimet në Maqedoni janë
zvogëluar dhe as në vitet e ardhshme nuk mund të paralajmërohet ndonjë farë rritje
ekonomike por pritet të ketë trend rënie. Ky konkluzion është nxjerrë nga ekspertët e
ekonomisë duke u bazuar në mosinteresimin e vendit për të tërhequr investitor të huaj
edhe pse në vend ka një numër të madh të zonave industriale.
Sipas tyre, investimet e huaja direkt në vend por edhe më gjerë bazohen në
―përmirësimin e mjedisit të biznesit, krijimin e sigurisë në shtet dhe privatizimin e
kompanive të mëdha që më parë ishin në pronësi të shtetit‘‘. Të dhënat tregojnë se
investimet në Maqedoni llogariten si më të varfrat dhe më të paktat në krahasim me
vendet e rajonit për arsyen se në vitin 2009 në Maqedoni janë investuar vetëm 181
milionë euro, në Shqipëri janë investuar rreth 565 milion euro dhe po në të njëjtin vit në
Kosovë janë investuar 310 milion euro.
Në Shqipëri gjatë vitit 2009 Investimet e Huaja Direkt (IHD) u rritën për 45 % në
krahasim me vitin 2008 , kurse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2009 në Shqipëri janë
investuar 565 milionë euro nga 351 milionë euro që ishin një vit më parë. Edhe në
Kosovë situata qëndron shumë më mirë se në Maqedoni pasi që investimet gjatë vitit
2009 ishin rreth 310 milionë euro edhe pse një vitë më parë ishin 30 % më të larta që do
të thotë rreth 355 milionë euro.
Kemi lënë mbrapa një 2013 me probleme te theksuara ekonomike. Për qëllim të këtij
punimi do të trajtojmë gjendjen e investimeve të huaja direkt ne vendet e Evropës
Juglindore403
. Vendet e Evropës Juglindore kanë qenë jo vetëm të prekur nga krizat e
ndryshme politike, ekonomike dhe sociale por edhe ndajnë ndërmjet tyre karakteristika të
tjera të përbashkëta të ekonomive në tranzicion të tilla si, niveli dhe ritmet e zhvillimit
dhe shtrembërimi i ekonomisë së tregut. Kushtet ekonomike që ka tani Evropa po
pengojnë përsëri aktivitetin ekonomik dhe po kufizojnë të ardhurat e qeverive në këto
vende.. Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore të Bankës Botërore, u
402
Slavica Penev, Matija Rojevc – ‗‘Foreing Direct Investment and the Investment Climate in South-
East Evrope‘‘, Belgarde, September 25, 2009. 403
Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mali I Zi, Bullgari, Maqedoni, Rumani, Kosovë.
236
pohua se ekonomia e Evropës Juglindore filloi të rimëkëmbej nga recesioni i 2012 duke u
rritur mesatarisht në 2.2 % në 2013. Ky raport u shpreh edhe për parashikimet në të
ardhmen, duke thënë se ekonomia do të rritet me 1.9 % në 2014 dhe 2.6 % në 2015 falë
rritjes së kërkesës së jashtme. Përmbytjet e fundit që ndodhën në rajon e zbehën paksa
shpresën për këtë rritje ekonomike.
Përmbytjet që ndodhën në Bosnje dhe në Serbi për shkak të reshjeve në Maj 2014,
shkaktuan krizë humanitare me dhjetëra të vdekur. Padyshim kjo situatë, humbjet në
njerëz dhe dëmet ekonomike e ngadalësuan ritmin e rritjes ekonomike. Në vitin 2013,
secili nga të shtetet e Evropës Juglindore shënoi ritme pozitive rritjeje. Rritje në nivelin 3
përqind ose më shumë u shënua në Kosovë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
dhe në Malin e Zi. Viti i mbarë bujqësor dhe rritja e industrisë kanë mbështetur
aktivitetin ekonomik të rajonit në të gjitha shtetet.
Tabela 12: Rritja reale e PBB në rajonin e EJL
Shtetet e Evropës Juglindore gjenden përballe disa fakteve, niveli i borxhit publik shumë
i lartë, presionet e financimit, të dyja këto fakte të çojnë në një drejtim, Evropa dhe të
adaptoje programe të gjëra të konsolidimit fiskal për të ndryshuar situatën me borxhet.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në nivelin ekonomik të këtyre vendeve janë krizat ekonomikë
të Greqisë. Sigurisht kjo lloj krize do të bëjë që autoritetet tju kërkojnë bankave që të
rrisin rezervat e tyre dhe ta bëjnë sektorin më rezistent.
Në vitin 2013, Evropa Juglindore filloi të rimëkëmbej nga recesioni,‖ ―Rritja ekonomike
u bë e mundur falë kërkesës në rritje për eksportet e rajonit nga shtetet me të ardhura të
larta, veçanërisht nga shtetet e Bashkimit Evropian (BE)404
404
Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Evropën Juglindore.
237
Sipas raportit, eksportet janë rritur me afro 17 përqind në vitin 2013, të kryesuara nga një
rritje e shpejtë në eksportet serbe. Rritja kryesore në vitin 2013 ka ardhur nga eksportimi
i makinerive dhe i pajisjeve të transportit, kryesisht nga Serbia dhe nga Maqedonia.
Ndërkohë mineralet e djegshme të eksportuara nga Shqipëria dhe Mali i Zi ishin shumë
domethënëse për këto dy vende, ndërsa metalet bazë zunë rreth çerekun e eksporteve nga
Kosova në vitin 2013.
Në kontrast, kërkesa e brendshme e rajonit u tkurr në vitin 2013. Një problem tjetër në
këtë drejtim është që niveli i papunësisë dhe varfërisë janë më të larta në Evropën
Juglindore se në çdo vend tjetër të Evropës. Kërkesa e brendshme është vënë më shumë
nën trysni nga ulja e remitancave në rajon në vitit 2013, duke reflektuar një rimëkëmbje
ekonomike ende të plogësht dhe mbizotërim të papunësisë së lartë në shtetet e BE-së. Me
pak vende të reja pune të hapura, ulje të remitancave dhe kreditim të kufizuar në
ekonomi, të ardhurat e familjeve dhe fitimet e kompanive nuk ishin në gjendje të nxisnin
konsumin e brendshëm ose investimet në rajon. ―Në tërësi, ndërsa rimëkëmbja ka sjellë
rritje, shtetet në rajon kanë akses të kufizuar në përkthimin e rimëkëmbjes ekonomike në
vende të reja pune,‖405 ―Papunësia ka qenë shumë e lartë në rajon, me nivel mesatar
prej mbi 24 përqind në vitin 2013.
Nivelet e vazhdueshme të larta të papunësisë dhe papunësia kronike kanë mbizotëruar
ndërmjet grupeve të cenueshme, të tillë si të rinjtë, gratë, dhe personat me aftësi të ulëta.‖
Sipas raportit, sfidat janë ende të pranishme dhe kërkojnë veprime në sektorët financiarë
dhe fiskalë. Zbutja e huave të këqija të larta dhe në rritje, rifillimi i rritjes së kreditimit
për bizneset huamarrës, vendosmëria për përpjekje konsoliduese për të ruajtur bilancin
fiskal dhe ulja e borxhit publik do të çonin në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik. Për të
mbështetur rritjen në rajon, vendet duhet të forcojnë më tej themelet e brendshme makro-
ekonomike që ndihmojnë prodhimin dhe rrisin rezistencën ndaj trazirave të jashtme.
Për më tepër, rimëkëmbja ekonomike e kohëve të fundit përbën një mundësi për të rinisur
reformat strukturore të nevojitura prej shumë kohe. Përparësitë për rritje dhe për hapjen e
vendeve të reja të punës përfshijnë stabilizim makro-ekonomik dhe fiskal, përmirësim të
konkurrueshmërisë dhe të konektivitetit, rritje të aftësive dhe të produktivitetit të punës,
dhe forcim të qeverisjes dhe të antikorrupsionit.
Paralelisht me rimëkëmbjen, ka ardhur koha që vëmendja të përqendrohet në krijimin e
një klime investimesh nxitëse të rritjes së mbështetur në eksporte dhe konektivitetit.‖
7.5. Siguria Energjetike si vlera më e madhe e Ballkani Perëndimor
Konflikti në Ukrainë përpos krizës së gazit minon dhe një çështje të rëndësishme të BE-
së, - Politikën e Fqinjësisë Evropiane (Evropen Neighbourhood Policy). PFE e krijuar në
2004 është konsideruar si alternativa e gjeopolitikës tradicionale duke përfshirë 16 vendet
405
Gallina A Vincelette, Ekonomiste Kryesore dhe një ndër autoret e RRrE-së EJL-në.
238
e Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore.406
10 vjet më vonë PFE është
në prag dështimi. Në lindje, PFE ka krijuar konkurrencë me Rusinë dhe është e qartë se
BE nuk po fiton pasi po dëshmojmë shtete/krahina që po ngrihen, pavarësohen sipas
dëshirës së Rusisë. Në jug gjithashtu, ndryshimet dramatike politike dhe ngritja e
aktorëve të rinj si ISIl, ISIS kërcënojnë fuqimisht angazhimin e pakët të BE-së në këto
shtete dhe objektivin e saj për një rajon të sigurt në kufijtë e saj.
Në këtë kontekst të gjerë është e qartë që BE nuk dëshiron në Ballkanin Perëndimor
―xhepa pasigurie‖ sipas fjalëve të Janusz Bugajski-t në librin Kthimi i Ballkanit.407
Prandaj, Konferenca BE-Ballkani Perëndimor në Berlin me pjesëmarrjen e shteteve të
Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe
Kancelares Gjermane Merkel, Kancelarit Austriak, Presidentit të Komisionit Evropian
Barroso dhe Komisionerit të Energjisë Oettinger merr rëndësi të veçantë dhe në këtë
prizëm.408
Moto-ja kryesore e konferencës ishte ―ndryshim përmes kontakteve‖ në tre
kolona kryesore e shprehur dhe ne deklaratën përmbyllëse: forcimi i qeverisjes së mirë
(lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit), bashkëpunimi rajonal dhe rritja e prosperitetit
përmes rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm.409
Jude Dempsey nga Carnegie Evrope duke lavdëruar Kancelaren Merkel për thirrjen e
konferencës BE-Ballkani Perëndimor shprehet se:― ...nëse do të braktisej agjenda e
reformave, niveli i lartë i papunësisë në rajon (mesatarisht 25 përqind), korrupsioni
endemik, qeverisja e dobët do të forconin pozitat e populistëve dhe nacionalistëve.
Destabiliteti do të pasonte. Kjo nuk është ajo çka BE-ja ka nevojë në oborrin e saj duke
marrë në konsideratë se çfarë po ndodh në qoshet lindore dhe jugore të BE-së‖.410
Në fakt, destabiliteti të cilit i referohet Dempsey ka të bëjë më frikën e zhvendosjes së
aksit të konfliktit nga Ukraina drejt Ballkanit, ku ekzistojnë çështje bilaterale dhe
territoriale. Por për të kuptuar konferencën e Berlinit është e rëndësishme të kuptohet
Samiti i Minskut i mbajtur në 26 Gusht mes Rusisë dhe Ukrainës. Në Minsk palët
shpalosën pretendimet e tyre për çështje si: i) embargo e ushqimeve; ii) strategjia
zgjeruese e Rusisë; iii) dhe sovraniteti i Ukrainës.411
Qëndrimet e kundërta, ashtu si
pritej, mes Putin dhe Poroshenko nuk sollën ndonjë rezultat. Takimi i Minsk-ut pati dhe
fitues, veçse fituesi nuk ndodhej në takim. Roli asnjanës dhe i qetë i Turqisë përgjatë
krizës së Ukranës u shfaq nga Ahmet Davutoglu kryeministri i ardhshëm i Turqisë, i cili
406
EUEA, ―Evropen Neighbourhood Policy 2004‖; 407
J. Bugajski, ―Return of the Balkans: Challenges to Evropean Integration and US Disengagement‖,
Strategic Studies Institute, May 2013, fq.25 408
German Federal Foreign Ofice, ―Western Balkan Conference in Berlin: Committment to the Evropean
Perspective‖, 28 August 2014;
http://ww.auswaertiges-
amt.de/EN/Evropa/westlicherBalkan/AktuelleArtikel/140828_Westbalkankonferenz.html 409
The German Federal Governemnt, ―Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western
Balkans‖, Press Release No.288/2014, 28 August 2014 410
Jude Dempsey, ―Don‘t forget Western Balkan‖, CarniegeEvrope, 28 August 2014;
http://carnegieEvrope.eu/strategicEvrope/ 411
Euroactiv, ―Putin shakes hand with Poroshenko but no solution found‖, 26 August 2014;
239
do të shprehej një ditë pas takimit të Minsk-ut për rëndësinë e takimit dhe oportunitetet
që i paraqiteshin Turqisë për furnizimin me energji të BE pas mosmarrëveshjeve të
mëdha mes Ukrainës dhe Rusisë. 412
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe planet për ndërtimin e Unionit Euroaziatik janë të
papranueshme për BE, rrjedhimisht Rusia do të kërkojë anashkalimin e Ukrainës si vend
transit i energjisë. Turqia përbën aksin kryesor Jug Lindje të korridorit të energjisë dhe
Turqia do të mbajë kartën kryesore si me Perëndimin ashtu dhe Lindjen. Koridori Jugor i
Gazit që kalon përmes hapësirës anadolliane do të jetë nyja kryesore për transitin e
energjisë nga Kaukazi drejt Evropës dhe si mënyra e vetme e diversifikimit të energjisë
për BE413
.
Në këtë kontekst merr rëndësi Ballkani Perëndimor dhe pozicioni i tij gjeo-strategjik do
të shërbejë për tranzitin e energjisë dhe tubacioneve që rrjedhin nga Kaukazi, Kaspiku
përmes Turqisë drejt BE-së. Kjo u nënkuptua dhe në deklaratën përmbyllëse të samitit
BE-Ballkani Perëndimor ku u konkludua se: ―...shtetet pjesëmarrëse bien dakord që
politika energjetike Evropiane është e rëndësisë së lartë për vendet e Ballkanit
Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal brenda kuadrit të Komunitetit të Energjisë për
Evropën Juglindore është një komponent i rëndësishëm, veçanërisht përsa i përket
sigurisë energjetike, efiçencës energjetike dhe mbrojtjes së klimës. Vendet e Ballkanit
Perëndimor do të vazhdojnë të punojnë intensivisht në avancimin e mëtejshëm të
Komunitetit të Energjisë dhe në tejkalimin e pengesave në zbatim‖.414
Por, pavarësisht pranimit – apo kandidimit për pranim në BE, Ballkani Perëndimor është
i përçarë përsa i përket energjisë dhe punon kundra vlerave dhe rregullave të BE-së.
Mosfunksionimi ligjor, proteksionizmi dhe korrupsioni i madh i mbartur nga komunizmi
janë si nja ―magnet‖ kundra BE-së. Ky problem shtohet më tepër, kur marrim në
konsideratë rolin e Rusisë në rajon që ka zotëruar një sërë asetesh dhe privatizimesh që
lidhen me infrastrukturën energjetike në rajon. Treguesi më i drejtpërdrejt është projekti
South Stream. Ballkani Perëndimor mund të shërbejë si një alternativë e fuqishme për
diversifikimin e furnizimit me energji të BE-së duke marrë në konsideratë:
- krijimin e një terminali LNG Krk në Kroaci i cili do të mundësonte futjen në treg
të një sasie prej 5 miliardë metra kub në vit (mmk/v) me mundësi zhvillimi deri në 15
mmkv;
- ndërtimi i tubacionit ndërlidhës dykrahësh mes Kroacisë-Hungarisë që do të
mundësonte transportin e një sasie prej 1.5-2.5 mmkv më mundësi zgjerimi deri në 6.5
mmkv;415
412
Dr.Cemil Etem, ―Russia, EU and Davutoglu‘s term in Turkey‖, Turkey Agenda, 28 August 2014;
http://www.turkeyagenda.com/russia-eu-and-davutoglus-term-in-turkey-1086.html 413
Për më gjrë shih dhe : Revista Marrëdhënie Ndërkombëtare, Qëndra Hapsirë, Tiranë, Nr,11. F.53-78 414
The German Federal Governemnt, ―Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western
Balkans‖, Press Release No.288/2014, 28 August 2014 fq.3 415
OSW. A Croatian-Hungarian Gas Interconnector has been put into operation, Center for Eastern Studies,
(2011) Warsaw
240
- zbulimi i rezervave të reja në tokë dhe det si në;
- hapja e korridorit energjetik përmes TAP i cili do të transportojë 10 mmkv përmes
Greqisë-Shqipërisë-Italisë me potencial zgjerimi në 20 mmkv në ardhmen nga burimet që
mund të vijnë nga Azerbajxhani dhe Iraku;416
- ndërtimi i tubacionit IAP që mund të siguronte 5 miliardë metra kub etj.
Por situata në fakt është përkeqësuar nga dy faktorë të rëndësishëm. Së pari, interesat
ruse shfrytëzojnë sistemin e korruptuar dhe ligjin e dobët, e cila e gërshetuar me interesat
tregtare të tyre kërkojnë ta mbajnë rajonin të varur në furnizimin me burimet ruse. Së
dyti, sistemi i korruptuar dhe mungesa e ligjit promovojnë proteksionizmin në sistemin
energjetik dhe nuk lejojnë hapjen e tregut energjetik ndaj BE-së, ku firmat dhe bizneset
mund të investojnë për lidhjen e rrjetit me atë të BE-së.
Megjithëse vendet e rajonit janë anëtarë të Komunitetit të Energjisë duke përfshirë
Ukrainën dhe Moldavinë, vendet janë gjithmonë në shkelje te legjislacionit të traktatit
dhe nuk zbatojnë detyrimet që rrjedhin prej tij. Rast flagrant është ai i Serbisë ku
megjithëse paketa e tretë energjetike përcakton qartë sistemin e ―unbundling‖ për
infrastrukturën energjetike dhe tubacionet, nuk merren masa për ndalimin e ndërtimit të
Southstream. Për më tepër marrëveshja e Serbisë me Gazprom në 2008, ku i kaloi 51% të
aseteve të kompanisë shtetërore Serbiagas është i vetmi rast në rajon ku asnjë shtet tjetër i
përfshirë në South Stream se ka pranuar.
Pyetja është si ka mundësi që një vend aspirant për anëtarësim në BE, edhe pse veç
kandidat nuk respekton legjislacionin e BE, duke rritur në këtë mënyrë varësinë
energjetike të vendit të vet dhe në këtë mënyrë varësinë energjetike të bllokut ku kërkon
të bëjë pjesë?
Ndërsa Kroacia akoma nuk ka filluar ndërtimin e terminalit të LNG në Krk i cili do të
mundësonte transportin e 5 miliardë metra kub gas në vit. Kroacia konsumon vetëm 3
mmkv kështu pjesa tjetër do të ishte e disponueshme për vendet e Evropës Qendrore
përmes linjës Hungari-Kroaci nëse do funksiononte në të dy kahet. Kjo do ishte një rrugë
e re furnizimi për BE dhe mund të furnizonte dhe Ukrainën së bashku me Sllovakinë, por
vendet e ish-Jugosllavisë në Ballkanin Perëndimor kërkojnë të aplikojnë shkollën e vjetër
diplomatikë të Titos ―Vendosim perëndimin kundër Rusisë‖, por në rastin konkret kjo
s‘mund të funksionojë pasi kanë bërë zgjedhjen e tyre me Perëndimin.
Prania e Komisionerit të Energjisë Gunther Oettinger mes ministrave të ekonomisë së
Ballkanit Perëndimor gjatë samitit të BE-Ballkani Perëndimor dëshmoi qartë se rëndësia
e zhvillimit ekonomik të rajonit është integrimi energjetik i saj në Strategjinë Energjetike
Evropiane. Një Ballkan i ndërlidhur energjetikisht është më i sigurt, më i zhvilluar dhe
është më afër BE-së.
416
Ribaj, P., dhe Qendro, E. (2011), fq.86
241
Gjatë pjesëmarrjes në Inaugurimin e hapjes së Programit për Qeverisjen e Burimeve –
Resource Governance Programme, në Universitetin e Calgary-it, Collier do ti përgjigjej
pyetjes A mund të bëhet Afrika si Kanadaja?, - prej zyrtarëve Ganez si më poshtë:
―... çështja nuk është a mundet Afrika të bëhet si Kanadaja, por a do Afrika të bëhet si
Kanadaja‖.417
―Është në dorën e tij nëse Ballkani kërkon të integrohet në BE‖, do të shprehej Merkel në
konferencën e shtypit me Presidentin Barroso dhe kryeministrin Rama.
7.5.1. Roli parësor i Shqipërisë
Strategjia e Sigurisë Energjetike Evropiane (2014) parashikon 24 projekte
infrastrukturore për gazin dhe 6 për elektricitetin, kryesisht në Evropën Lindore.
Shqipëria ndodhet në një pozicion gjeostrategjik, ku gërshetohen akset e korridoreve
lindje-perëndim, jug-veri dhe një portë detare në ngushticën e Otrantos. Kalimi i Projektit
të shumëpërfolur TAP dhe lidhja e tij me projektin IAP e vendos vendin tonë në qendër
të interesit për Unazën Ballkanike të Gazit.418
Nëse shtojmë këtu dhe potencialin që
paraqesin fushat e gazit të shfrytëzuar të Dumresë si depozita për stoqet e gazit në rast
krizash, atëherë piktura është e plotë sesi vendi shndërrohet në një pjesë të rëndësishme
t% arkitekturës energjetike evropiane sidomos në kohë krizash. Nga ana tjetër, kontratat e
firmosura në fushën e hidrokarbureve me kompanitë e shumta shtrojnë një vlerësim
potencial pozitiv. Nga të dhënat e paraqitura nga Bankers Petroleum, Stream Oil and Gas
dhe potencialet e Petromanas mund, ta çojnë prodhimin e naftës në Shqipëri diku rreth
45-50.000 fuçi në ditë deri në 2015 (2.3-2.5 milionë tonë në vit).419
Kjo shifër do të
rezultonte në prodhimin më të madh që ka arritur ndonjëherë vendi ynë, edhe përtej
kulmit të vet në 1974, ku Shqipëria prodhonte për konsumin e vet dhe arrinte të
eksportonte balancën prej 5-10.000 fuçi në ditë ose 255-510.000 ton/vit. Shqipëria ka
rezerva të konsiderueshme hidrokarbure në Ballkan, përveç Rumanisë e cila megjithëse
prodhon rreth 90.000 fuçi/ditë rezervat e saj janë në tkurrje dhe rënie, ndërsa Turqia
prodhon rreth 45.000 fuçi/ditë, por me nivelin e konsumit të saj është një sasi e
papërfillshme. Në këtë kontekst të bëhesh një vend eksportues i hidrokarbureve në
Ballkan, sadopak qoftë kjo sasi, është një mjet shumë i rëndësishëm dhe do ti japë
Shqipërisë një levë politike si aktor i rëndësishëm në rajon.
417
Konferenca Resource Governance, organizuar nga Universiteti i Calgary-it, Kanada, 15-17 Maj 2013. 418
Ribaj P. dhe Qëndro E., ―Gjeopolitika Energjetike dhe Siguria Energjetike: Vështrim mbi Ballkanit
Perëndimor dhe implikimet për Shqipëria‖, në Konferenca Kombëtare Shkencore ―Gjeopolitika
Energjetike dhe Siguria Kombëtare: Qasje ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëri‖, Botimi i Qendrës
Hapësirë, Tiranë, 2011. 419
Bankers Petroleum, ―Annual Financial and Operational Results 2013‖; ―Stream Oil & Gas, ―Annual
Financial and Operational Results 2013‖; Trans Oil Group, ―Annual Financial and Operational
Results 2013‖; Petromanas Energy Inc, ―Financial Statement 2013‖.
242
Gjatë, 2012-2013 prodhimi i naftës mund të ketë shtuar rreth 400-500 milionë dollarë në
ekonominë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 4% të GDP së vendit.420
Nëse çmimi i naftës
Brent (bursa me të cilën vlerësohet nafta Shqiptare) do të kishte vlerë prej 100-115
dollarë për fuçi për vitet në vijim, rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të
kontribuonte rreth 1 miliardë dollarë ose diku ke 7-8 % të GDP së vendit deri në vitet
2015-2016. Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të ndikonte në pozicionimin e
vendit, strukturën rajonale të fuqisë, zhvillimin ekonomik dhe mundësisht suksesin dhe
dështimin e projekteve të tjera në rajon siç mund të jenë kërkimet në det apo tokë.421
Rritja e prodhimit të naftës në Shqipëri do të rriste eksportin drejt Italisë, ndërsa Greqia,
mund të ishte e interesuar në importin e një sasie të konsiderueshme nafte nga Shqipëria
tani që projekti Burgas-Aleksandropoulus është jashtë loje dhe për më tepër që Greqia ka
ndërprerë importet nga Irani për pasojë të sanksioneve. Po kështu, nëse roli i Shqipërisë
rritet kur flasim dhe për Gazsjellësi Ionian-Adriatik që është një zgjatim i projektit Trans
Adriatik drejt vendeve të rajonit. Ai nis në Fier dhe duke përshkuar vijën bregdetare drejt
veriut, arrin në Malin e Zi e më pas përfundon në Split të Kroacisë. Sipas studimit të
fizibilitetit, gazsjellësi do të jetë rreth 511 km i gjatë dhe do të kushtojë 617.6 milionë
euro. Në pjesën shqiptare shuma e investimit është parashikuar të jetë rreth 170 milionë
euro dhe do të realizohet përgjatë periudhës 2017-2020. Më 6 qershor 2015, ministrat e
Energjisë së katër vendeve të rajonit (Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kroacisë), ranë
dakord ta kualifikojnë projektin në listën e prioriteteve që do t‘i propozohen BE-së për
financim. Arsyeja lidhet me përfitimet që projekti ka për ekonomitë përkatëse.
Për Malin e Zi dhe Bosnjën, gazsjellësi krijon qasje në rrjetet e gazit. Për Shqipërinë, veç
investimeve në masën 170 milionë euro dhe krijimit të 250 vendeve të reja të punës, ai
mundëson shtrirjen e rrjetit të gazit në zonat më të populluara të vendit. Gazsjellësi Trans
Adriatik ndalon në Fier duke vazhduar drejt Italisë, ndërsa linja Ionian-Adriatik bën të
mundur që tubacioni të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, atë të Tiranës dhe Shkodrës.
Paralelisht, ndërtimi i këtij gazsjellësi rrit edhe më shumë pozitat gjeostrategjike të
Shqipërisë në rajon, duke e shndërruar atë në nyje të rrjetit rajonal të gazit. Sipas
studimit, gazsjellësi do të transportojë 5 mmk gaz në vit, prej të cilave 1 mmk do të
konsumohen në Shqipëri, 0.5 mmk në Mal të Zi dhe pjesa tjetër në Bosnje e Kroaci. Së
bashku me autostradën Durrës-Nish, gazsjellësi Ionian-Adriatik është projekti më i
rëndësishëm që vendet e rajonit do i propozojnë BE-së. Të dy këto vepra vijnë pas
nismës së Berlinit, e cila kanalizon fondet e BE-së për të mbështetur zhvillimin e
ekonomive të Ballkanit. Në këtë panoramë, Shqipëria i ka të gjithë potencialet, mundësitë
dhe shanset për tu shndërruar në një nyjë të rëndësishme të arkitekturës energjetike
rajonale dhe asaj evropiane.
420
AlbEITI Report 2010, 2011, 2012. 421
Greqia dhe Mali i Zi kanë shpallur një program të gjerë tenderimi në det për kërkim hidrokarburesh,
duke u bazuar në vijimin e gjeologjisë dhe morfologjisë së shelfit të tyre me lidhje të ngjashme me
gjeologjinë e Patos-Marinzës në Shqipëri.
243
7.5.2. Epërsia “hapësirë” e korridoreve energjetike dhe sfida energjetike
Ndërsa flasim për BP si vlerë si ―hapësirë‖ e korridoreve energjetike, njëherazi vendet e
rajonit përballen me sfidë të energjisë energjetike. Ekspertë të energjisë dhe studiues
autoritarë kanë argumentuar se dy nga problemet madhore me të cilat përballet njerëzimi
aktualisht janë rritja e mirëqenies nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimi i
sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Dihet se të dy problemet ndërthuren mes
tyre, si edhe me shumë faktorë të tjerë me ndikim në zhvillimin socio–ekonomik të çdo
vendi; por ndër faktorët kryesorë dhe problematikë mbetet sigurimi i energjisë elektrike.
reduktimi i varfërisë, rritja e nivelit të jetesës, rritja e produktivitetit industrial e bujqësor,
modernizimi i transportit, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zhvillimi i turizmit, i artit, i
kulturës, i sportit; të gjitha këto kanë kusht dhe domosdoshmëri furnizimin e pandërprerë
me energji elektrike; të tërë janë të varura nga potenciali energjetik i vendit. Siç
argumenton dhe Prof. Fuga422
, të dhënat statistikore tregojnë se vetëm për periudhën
gjatë së cilës popullsia botërore është dyfishuar, prodhimi i energjisë për të plotësuar
nevojat e kësaj popullsie në rritje është trefishuar.
Shifrat tregojnë edhe se ka një korrelacion të qartë mes rritjes së popullsisë së një vendi,
GDP–së tij dhe konsumit të energjisë elektrike; madje ato tregojnë se për të rritur një herë
GDP e një vendi, kërkohet një rritje thuajse prej 10 herësh e prodhimit të energjisë
elektrike në atë vend.
Në Ballkan, prodhues ―të mëdhenj‖ të energjisë elektrike janë Rumania dhe Greqia, që
gjatë vitit 2009 kanë prodhuar nga rreth 60 TWh secila; Serbia e Bullgaria me rreth 35–
45 TWh, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina me rreth 16 TWh, Kroacia me rreth 13
TWh, për të vazhduar me prodhues të vegjël të energjisë elektrike si Maqedonia me rreth
6.8 TWh dhe Shqipëria me rreth 5.2 TWh të prodhuar gjatë vitit 2009. Të dhënat për
prodhimin dhe konsumin vjetor për frymë të popullsisë të energjisë elektrike për vendet e
Ballkanit janë pasqyruar në Tabelën 1.
Këto të dhëna tregojnë se disa nga vendet e Ballkanit përballojnë nevojat aktuale për
energji elektrike, e cila kryesisht është prodhuar nga djegia e lëndëve fosile (Serbia,
Maqedonia dhe Bosnja & Hercegovina) ose nga energjia bërthamore (Bullgaria, Rumania
dhe Sllovenia e Kroacia) si dhe kanë mundësi për eksport. Gjithsesi, shkalla e konsumit
të energjisë për frymë në këto vende është më e ulët se në vendet e BE.
422 Prof. Dr. Perparim Fuga, Energjia elektrike- që nesër most ë jetë tepër vonë, Universiteti Evropian i Tiranës,2015
244
Tabela 13: Tregues të energjisë elektrike prodhim-konsum të vendeve të BP
Shtetet
Energjia elektrike e
prodhuar
(TËh)
Energjia elektrike e
konsumuar
(TËh)
Energjia e
konsumuar
(KËh/frymë vit)
Greqia 61.1 62.5 5540
Rumania 57.7 48.7 2266
Bullgaria 42.4 33.4 4400
Serbia 37.4 30.9 4224
Bosnja &
Hercegovina 15.7
10.8 2867
Sllovenia 16.4 12.4 6103
Kroacia 12.7 16.4 3711
Maqedonia 6.83 7.1 3441
Shqipëria 5.26 5.58 1747
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (ANE) raporton se gjatë vitit 2009, në shkallë
botërore, konsumi vjetor për frymë i energjisë elektrike ka qenë rreth 2800 kWh, ndërsa
disa nga vendet e zhvilluara të botës kanë pasur një konsum shumë më të lartë vjetor të
energjisë elektrike, ku mes tyre dallohen Islanda me rreth 51000 kWh/frymë, Norvegjia
me rreth 23000 kWh/frymë dhe vende të tjera si Kanadaja, Suedia dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës me një konsum vjetor mbi 15000 kWh/frymë.
Situata është ndryshe për vendet e Ballkanit, ku konsumi i energjisë elektrike është rreth
2 herë më i ulët në raport me vendet e BE423
dhe ndryshon thellë nga njëri vend në tjetrin.
Në vlerë mesatare, në Ballkan ky konsum ka qenë rreth 3800 kWh/frymë ku spikasin
Sllovenia dhe Greqia me një konsum vjetor të energjisë elektrike gjatë vitit 2009 mbi
5500 kWh/frymë, të pasuara nga Greqia Bullgaria dhe Serbia me mbi 4000 kWh/frymë e
më tej me Kroacinë, Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën dhe Rumaninë me mbi 2800
kWh/frymë424
.
Për sa i përket Shqipërisë, ANE raporton se gjatë vitit 2009, konsumi vjetor i energjisë
elektrike ka qenë rreth 1750 kWh/frymë. Një vlerë thuajse e njëjtë jepet edhe nga Instituti
i Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSAT), i cili për vitin 2010 raporton se
423 Një përdorim intensiv i energjisë elektrike raportohet nga ANE edhe për vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilat
gjatë vitit 2009 kanë pasur një konsum mesatar vjetor për frymë prej rreth 8000 kwh. 424 Të dhënat e raportuara janë marrë nga publikime të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Bankës Botërore,
INSTAT-it dhe burime të tjera me të dhëna për këtë problem; ato i referohen përgjithësisht viteve 2008 – 2009, që
gjithsesi nuk ndryshojnë shumë me të dhënat e vitit të fundit e për pasojë nuk ndryshojnë ecurinë e raporteve që
analizoumë.
245
prodhimi vjetor i energjisë elektrike në Shqipëri ka qenë rreth 8 milion MWh, nga të cilat
rreth 4.6 milion MWh janë përdorur nga konsumatorët dhe rreth 2.1 milion MWh janë
humbjet në rrjet.
Sipas INSTAT, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, rreth 50–60% e energjisë elektrike të
përdorur në Shqipëri ka shkuar për konsum nga familjarët, rreth 18% për plotësimin e
nevojave të industrisë, rreth 1% për nevojat e bujqësisë dhe rreth 20% për qëllime të
tjera, ku të konsiderueshme janë humbjet në rrjet.
Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë se në Shqipëri, prodhimi i energjisë elektrike dhe
konsumi i saj është i vogël; është rreth 2–3 herë më i ulët në krahasim me mesataren e
prodhimit dhe të konsumit vjetor të energjisë për frymë në shkallë botërore; rreth 4–5
herë më i ulët në krahasim me mesataren e konsumit për vendet e Bashkimit Evropian
dhe rreth 2–3 herë më e ulët në raport me mesataren përkatëse për vendet e Ballkanit.
Problemi i sigurimit të energjisë elektrike është parësor për çdo komb dhe kërkon një
vështrim më largpamës, pasi ndërtimi i sistemeve për prodhimin dhe shpërndarjen e
energjisë elektrike kërkon financim të fuqishëm, kërkon njerëz të ditur dhe teknologji të
përparuar në shumë sfera të ekonomisë, por mbi të gjitha kërkon kohë, pasi zhvillimi i
energjetikës nuk mund të zhvillohet sot për nesër. Njëherazi, fuqizimi i potencialit
energjetik të vendit është dhe detyrim për plotësimin e kërkesave të brezave që do të
vijnë.
Duke e parë situatën në këtë kontekst, planifikimi i rritjes së prodhimit dhe të konsumit të
energjisë elektrike në Shqipëri me ritme 3–5 % është i pamjaftueshëm. Një planifikim i
tillë mbase na shpëton nga shqetësimi ―se a do kemi drita sot apo nesër?‖ dhe nga meraku
―nëse do të ketë apo jo reshje këtë vit, që të mos mbetemi në errësirë vitin që vjen?‖; por
një rritje e tillë e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nuk i përgjigjet aspak
synimit për një zhvillim të gjithanshëm, të shpejtë dhe të qëndrueshëm, me objektiv
afrimin gjithmonë e më shpejt të vendit me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës, që
kërkon një rritje me disa herë të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Të gjitha
këto tregojnë për një ―hendek energjetike‖ të krijuar në prodhimin dhe konsumin e
energjisë elektrike. Mungesa e investimeve në sigurimin e burimeve të mëdhenj të
energjisë pas mesit të viteve 80–të është shkaktari kryesor i këtij ―hendeku‖ të madh mes
nesh dhe vendeve të tjera të zhvilluara, që sot na ―lidh këmbët‖ për t‘u zhvilluar me ritme
të shpejta. Kemi humbur kohë, kemi humbur shumë kohë në drejtim të fuqizimit të
potencialit energjetik të vendit. Është një ―pakujdesi‖ që brezi ynë ka treguar, të cilën nuk
duhet ta vuajnë pasardhësit tanë.
Një zhvillim me ritme të larta në fushën e energjisë kërkon hartimin e një strategjie të
hartuar në mënyrë shkencore e largpamëse, e cila merr në konsideratë tërë alternativat e
potencialet ekzistuese në vend si dhe dinamikën e zhvillimeve në politikën botërore në
përgjithësi dhe në këtë fushë në veçanti. Shqipërisë sot i duhet të investojë fuqishëm në
fushën e energjisë, ndoshta edhe duke sakrifikuar në disa drejtime. Duke mbajtur këtë
246
parasysh, kërkohet një konsensus i gjerë me publikun për nevojën e një sakrifice të tillë.
Por, në radhë të parë kërkohet një konsensus i gjerë politik në zbatimin e një strategjie në
fushën e energjetikës, për të mundësuar një zhvillim energjetik të Shqipërisë, një
konsensus ndoshta i po asaj shkalle dhe i asaj rëndësie si ai që nevojitet për integrimin e
Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
7.5.3. Projekti TAP - përmirësues i sigurisë energjetike
―Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projektin e gazsjellësit Trans Adriatic
Pipeline (TAP), duke e vlerësuar atë si me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i
cili do të përfitojë i gjithë rajoni‖.425
Hillari Klinton, Sekretarja Amerikane e Shtetit
Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline (TAP) u përzgjodh në Qershor 2013 nga
konsorciumet ndërkombëtare të kompanive energjetike që operojnë në fushat me gaz
natyral të Shah Denizit në brigjet detare të Azerbajxhanit. Aprovimi erdhi pas një kohe të
gjatë konkurrence intensive ndërmjet disa propozimeve potenciale tubacionesh të tjera.
Nëse e shohim në pikëpamje të diversifikimit të burimeve të gazit natyral në Evropë dhe
reduktimit të varësisë nga tubacionet e kontrolluara nga Rusia, TAP paraqet një
përmirësim thelbësor për sigurinë energjetike Evropiane. Gazsjellësi Trans Adriatik
Pipeline (TAP) është një tubacion i propozuar brenda Korridorit Jugor, i cili sjell gaz nga
burime të reja në zonën e Detit Kaspik drejt Evropës Perëndimore dhe Juglindore.
Tubacioni prej 520 km do të lidhë rrjetet ekzistuese të gazit në Greqi, do të kalojë nëpër
Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në brigjet e Italisë Jugore, duke lejuar
gazin që të rrjedhë drejtpërdrejt nga baseni i Kaspikut drejt tregjeve evropiane.
Aksionerët e TAP janë kompania zvicerane EGL (42.5%), kompania norvegjeze (42.5%)
dhe kompania gjermane E.ON Ruhrgas (15%). TAP do të kontribuojë në sigurinë dhe
diversifikimin e furnizimeve me gaz, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për
transportin e gazit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan, përmes rrugës së
drejtpërdrejtë drejt Evropës Jugore, sapo të fillojë prodhimi i kësaj fushe në fillim të vitit
2017.
Projekti nuk do të kërkojë fonde nga subvencione apo nga qeveritë e vendeve pritëse.
TAP mund të sjellë përfitime të rëndësishme përsa u përket investimeve të mëdha dhe
punësimit në vendet ku ai kalon. Hapja e Korridorit Jugor sjell përfitime potenciale për
Evropën dhe veçanërisht për vendet e rajonit nëpër të cilat do të kalojë TAP: Shqipërinë,
Greqinë dhe Italinë.
425
Gazeta Panorama 23-09-2011
247
7.5.3.1. Projekti TAP përmirëson sigurinë energjetike dhe diversifikon furnizimin
me gaz të Evropës.
Përzgjedhja e TAP-it mund të shënojë fundin e tubacionit Nabuco, një projekt më i gjatë
dhe më ambicioz që do të transportonte një vëllim më të madh nga baseni i Kaspikut,
përmes Turqisë dhe Evropës Qendrore në drejtim të Vjenës. Nabuco, i cili ka gëzuar një
mbështetje të fortë prej BE-së dhe SHBA-së, me shumë gjasa e humbi ―davanë‖ thjesht
për arsye treguesish ekonomikë - ai është shumë i shtrenjtë
Por megjithë modestinë e projektit Nabucco West, prapëseprapë ai kushton 6.6 miliard
euro, pra 50% më shumë se TAP-i.
TAP gjithashtu, afron 11.5% më pak qira transiti. Në, Këshillin e Atlantikut për
Energjinë dhe Samitin Ekonomik të Nëntorit 2012 në Stamboll, Al Cook, Zv/President i
BP-së që kryesonte fushën e zhvillimit të Shah Denizit, theksoi nevojën e balancimit të
kosto-efektivitetit dhe stabilitetit në përzgjedhjen e opsioneve të tubacioneve. Cook tha se
TAP është ― shumë më efektiv se Nabucco-West, përsa i përket çmimit të gazit në
pikëpamje të tarifave‖. Për pasojë, asnjë projekt - qoftë Nabucco apo South Stream - nuk
mund të japë një zgjidhje të shpejtë për nevojat në rritje të Evropës dhe strategjisë së saj
për diversifikim burimesh energjetike.426
TAP gjithashtu do të sigurojë benefite ekonomike për vendet nëpër të cilat kalon. Sipas
faqes elektronike të Global Risk Insight, Greqia do të përfitojë 1.5 miliard euro dhe do të
krijojë rreth 2700 vende pune nga ndërtimi dhe përfitime të tjera nga miliardat e qirave
transite gjatë pritshmërisë gati 50-vjeçare të jetës së këtij tubacioni. Turqia mund të
përfitojë më shumë. Përveç 6 milion eurove të investuara në kompanitë Turke,
shpërndarja e gazit Turk do të ndihmojë në reduktimin e varësisë ndaj gazit Rus dhe atij
të vendeve të Lindjes së Mesme dhe do ta lidh atë më afër me vendet e BE-së. Duhet
theksuar se kërkesa për energji e Turqisë është rritur më shpejt se sa në vendet e tjera,
përjashto Kinën.427
Komisioni Evropian parashikon se BE do të importojë më shumë se 80% të gazit të saj
natyror deri në vitet 2030. Diversifikimi është një domosdoshmëri për sigurinë
energjetike. ―Korridori jugor është kritik, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike e tregtare,
por gjithashtu nga pikëpamja strategjike‖, theksoi Richard Morningstar, ambasadori i
SHBA-së në Azerbajxhan gjatë zhvillimit të punimeve të samitit të Këshillit Atlantik për
energjinë në Nëntor 2012. ―Në fund të ditës, ajo që është më e rëndësishme për Evropën
është të ketë një treg konkurrues dhe sa më shumë burime për furnizim me energji të jetë
e mundur‖, shtoi ai.
Më 28 qershor 2013, konsorciumi Shah Deniz njoftoi zgjedhjen e gazsjellësit Trans
Adriatik (Trans Adriatic Pipeline – TAP) si hallkën e fundit në zinxhirin e platformave,
426
P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq.89 427
B.Lami, Alket Jaupi. Roli i Turqisë në sigurinë evropiane të energjisë. P.Ribaj, E.Qendro‖Gjeopolitika
energjitike dhe siguria kombëtare‖, Tiranë 2012, fq.132
248
stacioneve të pompave dhe gazsjellësve që do të sjellin gaz në Evropë nga fusha gjigante
e Shah Deniz në Azerbajxhan. Ky njoftim ishte i rëndësishëm për shumë arsye. Së pari,
bëri të mundur përcaktimin për herë të parë të hartës së Korridorit Jugor. Së dyti, njohu
punën e madhe të bërë për projektin nga pronarët e TAP-it dhe qeveritë e disa vendeve.
Dhe së fundi, shënoi një nivel të ri bashkëpunimi ndërmjet Shah Deniz dhe TAP, pasi
disa nga palët e Shah Deniz, përfshi BP, po bëhen pronarë në TAP.
Korridori i jugut është një projekt, i cili tenton të diversifikojë përcjellësit e gazit dhe ta
bëjë rajonin e Evropës Juglindore më pak të prekshëm nga tensionet
gjeopolitike.428
Koncepti i Korridorit Jugor lindi nga nevoja e Bashkimit Evropian për
diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, zgjerimin e bashkëpunimit
energjetik me vendet fqinje dhe krijimin e një tregu energjie të integruar dhe konkurrues.
Parë në pikëpamje të reduktimit të varësisë nga tubacionet e kontrolluara nga Rusia, TAP
paraqet një përmirësim thelbësor për sigurinë energjetike Evropiane.429
Objektivat e Korridorit Jugor u parashtruan për herë të parë në deklaratën politike të
Samitit të Pragës për Korridorin Jugor të mbajtur në vitin 2009. Në Samitin e Pragës u
formuluan angazhimet e para zyrtare nga shtetet konsumatore, prodhuese dhe të transitit
për kushtet e nevojshme që duheshin përmbushur për realizimin e Korridorit Jugor.
Samiti deklaroi se qëllimi kryesor i Korridorit të Jugut ishte mundësimi i furnizimit të
Bashkimit Evropian me burime energjie nga rajoni i Kaspikut dhe i Lindjes së Mesme.
Gjithashtu, deklarata e krahasoi Korridorin Jugor si ―një rrugë moderne të mëndafshit për
lidhjen e vendeve dhe popujve nga rajone të ndryshme dhe krijimin e kuadrit të duhur, të
nevojshëm për inkurajimin e tregtisë, këmbimit të shumanshëm të njohurive,
teknologjive dhe përvojës‖. Gazi i ri në Evropë do të shpërndahet nëpërmjet një
gazsjellësi stabël dhe me kapacitet të zgjerueshëm. TAP do të luajë një rol të rëndësishëm
në realizimin e suksesshëm të Korridorit Jugor dhe në forcimin e sigurisë së energjisë në
Evropë. Për të bërë të mundur furnizimet afatgjata me gaz nëpërmjet këtij Korridori është
me rëndësi që i gjithë zinxhiri i operacioneve të bazohet në zgjidhje të qëndrueshme dhe
jetëgjata teknike, ligjore dhe tregtare. Kuadri tregtar, rregullator dhe teknik i përcaktuar
mirë, si edhe mbështetja e qeverive, ndër faktorët e tjerë, krijojnë mundësinë që TAP të
bëhet një hallkë e fortë në këtë rrugë komplekse transporti. TAP-i do të promovojë
zhvillim ekonomik dhe hapje vendesh pune përgjatë korridorit të tubacionit dhe është i
vetmi tubacion në Korridorin Jugor të Gazit i cili nuk është në varësi të fondeve
publike.430
Aksionerët e TAP janë shoqëri energjetike udhëheqëse në industri. Aksionerëve të parë,
zviceranët e ―Axpo‖, norvegjezët e ―Statoil‖ dhe gjermanët e E.ON, u janë bashkuar
428
R.Kuko. Gjepolitika energjitike e Greqisë dhe implikimi mbi Shqipërinë. P.Ribaj, E.Qendro‖Gjeopolitika
energjitike dhe siguria kombëtare‖, Tiranë 2012, fq.159 429
Journal of Evropean Security and Defense Issues. Exporting Caspian Gas, volume 5, 2014, pg.59 430
http://www.trans-adriatic-pipeline.com/al/projekti-tap/koncepti/ 4.3 .2014.
249
azerët e ―Socar‖, francezët e ―Total‖, belgët e ―Fluxys‖ dhe britanikët e BP. Një nga
avantazhet e TAP-it duket të jetë fakti që ―Statoil‖ është një pronar me 25% të burimeve
në Shah Deniz.431
Këto shoqëri kanë rezultate për t‘u pasur zili në ndërtimin dhe
menaxhimin e gazsjellësve.
7.5.3.1.1. Përfitimet e mëdha që TAP synon të sjellë për rajonin dhe më gjerë për
Evropën.
TAP synon t‘i sjellë Evropës përfitime të mëdha. Përfitimet që rrjedhin nga realizimi i
TAP mund të kategorizohen si më poshtë:
Diversifikimi i furnizimeve të gazit natyror
Kërkesa për furnizime të reja gazi përgjatë rrugës së TAP është e lartë. Italia, tregu i tretë
më i madh i gazit në Evropë, është tregu kryesor i synuar për TAP. Gjatë dekadës së
fundit, prodhimi i brendshëm i Italisë ka pësuar rënie të vazhdueshme që do të thotë se do
të vazhdojë nevoja për importe të mëtejshme. Shumë ekonomistë parashikojnë që, në
dekadën e ardhshme, kërkesa për gaz në Itali të rritet gradualisht ose të paktën të mbetet e
stabilizuar. Sipas strategjisë së saj kombëtare të energjisë, Italia synon të transformohet
në qendrën e gazit për Evropën Jugore dhe në një treg edhe më likuid. Kështu, futja e
burimeve të reja të furnizimit nëpërmjet TAP është një mundësi për Italinë për sigurimin
e diversifikimit të furnizimeve të saj dhe për rritjen e likuiditetit të tregut të saj të
energjisë. Hapja e një burimi të ri gazi për tregun grek është po aq e rëndësishme, pasi
Greqia është aktualisht shumë e ekspozuar ndaj importit me gazsjellës nga një furnizues i
vetëm (rreth 58% e importeve totale në 2012-n) dhe furnizimeve me gaz natyror të
lëngshëm (LNG). Përveç kësaj, kapaciteti i TAP për ndryshimin e drejtimit të rrjedhjes
bën të mundur që gazi të kalojë nga Italia drejt Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar
kështu mundësinë për marrjen e gazit nga burime të tilla si Afrika e Veriut. Kjo gjë jo
vetëm rrit konkurrencën në tregun grek, por rrit edhe sigurinë e furnizimit në rast të
ndonjë ndërprerjeje të furnizimit.
TAP krijon gjithashtu një mundësi unike për Shqipërinë për zhvillimin e industrisë së saj
të gazit dhe për arritjen në të ardhmen të një eficience më të lartë në prodhimin e
energjisë elektrike duke përdorur gaz natyror. TAP vazhdon të mbështesë qeverinë
shqiptare në misionin e saj për përdorimin e gazit si një burim të rëndësishëm energjie.
Zgjerimi i integrimit të tregut
431
F.Dako. Politika ekonomike në tranzitin e tubacioneve. P.Ribaj, E.Qendro‖Gjeopolitika energjitike dhe
siguria kombëtare‖, Tiranë 2012, fq.376
250
Aksionerët e TAP…paraqesin një linjë furnizimi me gaz më të shkurtër dhe me një kosto
më efektive për të plotësuar tregjet e Italisë dhe ato evropiane.432
TAP synon të zgjerojë
integrimin e tregut në Evropë duke krijuar lidhje të transportit të gazit ndërmjet Evropës
Juglindore dhe Perëndimore nëpërmjet Italisë. Me rrjetet ekzistuese, si edhe me zgjerimin
e planifikuar të tyre, Italia ofron potencial të madh për transportimin e gazit natyror më
tej në Evropën Perëndimore. Në pikën e mbërritjes së tij në Italinë e Jugut, TAP lidhet
me rrjetin kombëtar italian me operator Snam Rete Gas. Paskëtaj gazi do të jetë në
gjendje të arrijë pikën qendrore të tregtimit në Itali, prej së cilës mund të qasen
gazsjellësit Transitgas (kthimi mbrapsht fizikisht i rrjedhjes së gazit pritet të realizohet
kur TAP të fillojë operimin) dhe Trans Austria Gas (TAG). Bashkëpunimi me Transitgas
mund të forcohet si rezultat i pozicionit të pronësisë që Fluxys mban në atë gazsjellës.
Këta gazsjellës kanë potencialin për të bërë ndërlidhjen e sistemit të transmetimit italian
me Zvicrën dhe Austrinë, e prej këtej me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, dhe madje
edhe me Mbretërinë e Bashkuar. Projekti TAP mund kështu të transportojë gaz më tej në
vende të tjera Evropiane dhe të mbështesë BE-në në krijimin e një tregu Evropian
energjie plotësisht funksional dhe konkurrues.
Përmirësimi i ndërlidhjes në Evropën Juglindore
TAP do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Ndërtimi i
infrastrukturës shtesë në vendkalimet kufitare do të bëjë të mundur që gazi Kaspik të
arrijë tregjet në zhvillim në Ballkan dhe më tej. Zhvillimet e infrastrukturës së mundshme
përfshijnë:
- Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP) që mund të dërgojë gaz në Mal të Zi, Bosnjë dhe
Hercegovinë, Kroaci, si edhe në projektet e Unazës së Ballkanit Perëndimor. Realizimi i
TAP dhe gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP) është mbështetur më tej nga memorandumi
ndërqeveritar i mirëkuptimit të 23 majit 2013 i nënshkruar nga Kroacia, Mali i Zi, Bosnja
dhe Hercegovina, Shqipëria dhe i njohur nga Këshilli i Jonit dhe Adriatikut më 27 maj
2013.
- Lidhjen me Bullgarinë: mund të bëhet e mundur që gazi të transportohet nga Greqia në
Bullgari si nëpërmjet ndërlidhësit Greqi-Bullgari (NGB) ashtu edhe duke kthyer
mbrapsht rrjedhjen e gazit nëpërmjet pikave ekzistuese ndërlidhëse ndërmjet Kula-s dhe
Sidirokastro-s.
Mbështetja e energjisë më të pastër
Shah Deniz përfaqëson një burim të ri të rëndësishëm të gazit të pastër natyror për
Evropën. Duke e lëvizur balancën e energjisë mikse në Evropë drejt gazit natyror,
karburanti fosil djegës më i pastër, ne mund të ndihmojmë vendet për të reduktuar
emetimet e tyre të dioksidit të karbonit. Në fakt, gazi natyror prodhon 43 për qind më pak
432
F.Dako. Politika ekonomike në tranzitin e tubacioneve.‖P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe
siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq.375-376
251
emetim karboni në krahasim me qymyrin, dhe nivele shumë më të ulëta të oksideve të
nitrogjenit dhe dioksideve të sulfurit.
Operatorët e gazsjellësve të Korridorit Jugor synojnë standarde të larta mjedisore të
njohura ndërkombëtarisht për ndërtim dhe operim. Gjatë dekadave, gazsjellësit kanë
provuar se janë metoda të sigurta, të pazhurmshme dhe ndonjëherë pothuaj të padukshme
për transportin e gazit, si kur kalojnë nëpër dete, ngjiten nëpër male apo mbulohen thellë
nën tabanët e qyteteve dhe fshatrave. Ato gjithashtu emetojnë më pak karbon se format e
tjera të transportit të gazit: gazsjellësit kërkojnë përgjithësisht më pak përdorim intensiv
energjie se sa gazi natyror i lëngshëm, që përfaqëson alternativën kryesore për transportin
e gazit.
Nxitja e zhvillimit ekonomik
TAP synon të sjellë investime të reja thelbësore në Shqipëri, Greqi e Itali dhe të krijojë
vende të reja pune në ndërtim në këto vende. Mirëmbajtja dhe operimi i gazsjellësit do të
ketë nevojë për burime financiare dhe njerëzore për dekada.
TAP mendohet të jetë investitori i drejtpërdrejtë më i madh i huaj që ka ardhur
ndonjëherë në Shqipëri. Pritet që ky projekt të nxitë veprimtarinë ekonomike duke krijuar
vende të reja pune dhe zhvilluar aftësitë profesionale dhe mundësitë në vend. Me fillimin
e operimit, TAP mund gjithashtu të krijojë të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të
parashikueshme. Gjithashtu, shpresojmë që gazsjellësi të ndihmojë Shqipërinë në
procesin e integrimit në Evropë nëpërmjet rritjes së rolit të saj gjeostrategjik dhe rajonal
dhe nxitjes së stabilitetit të vazhdueshëm.
Në Greqi, veçanërisht, kosto e TAP llogaritet të jetë 1.5 miliardë euro. Projekti pritet
gjithashtu të krijojë rreth 2000 vende pune që lidhen direkt me projektin dhe 10000 vende
pune që lidhen indirekt me të. Ne besojmë që investimet e TAP mund të japin një sinjal
pozitiv për investitorët e huaj dhe mbështetje për rritjen e besimit të biznesit në vend.
TAP parashikon të sjellë përfitime thelbësore edhe për Italinë. Në një studim të kohëve
të fundit të ndërmarrë nga konsulentë të pavarur, kontributi potencial direkt dhe indirekt i
TAP në rajonin e Pulias gjatë ndërtimit të gazsjellësit është llogaritur të jetë 290 milionë
euro. Përveç kësaj, mund të krijohen disa qindra vende pune. Përfitimet financiare mund
të vazhdojnë edhe kur projekti të vihet në punë. Dhe këto shifra nuk përfshijnë investimet
që Snam Rete Gas, operatori italian i rrjetit të gazit, duhet të bëjë për të rritur kapacitetin
e rrjetit të tij në mënyrë që të përballojë transportin e gazit shtesë që vjen nga TAP.
Një përfitim i fundit i rëndësishëm potencial për të gjitha vendet që marrin gaz nga Shah
Deniz ka të bëjë me konkurrencën në furnizim. Ndërkohë që volume gjithnjë e më të
mëdha gazi nga një burim krejt i ri mbërrijnë në Evropë, pritet që konkurrenca të rritet.
Kjo konkurrencë, dhe efekti i saj në çmimet e energjisë, mund të sjellin përfitime të
mëdha për familjet, bizneset dhe industrinë.
252
Kështu, TAP ka potencial të japë një kontribut të ndjeshëm në rritjen ekonomike të këtyre
vendeve dhe të rolit të tyre si hallka të qëndrueshme dhe të forta në Korridorin Jugor me
rëndësi strategjike.
7.5.3.1.2.. Pse u zgjodh Shqipëria? Cilat janë avantazhet?
Për sjelljen e gazit në tregun e Evropës Perëndimore në mënyrë më efikase, me kosto më
minimale dhe me përfitime, Shqipëria ofron përparësitë e saj:
- Pozicion të favorshëm gjeostrategjik, që mund të shërbejë si nyje rajonale e
rrjeteve të gazit
- Treg të mundshëm për konsumin e gazit natyror, në dy vitet e para mund të jetë
0.3-0.5 Bcm, me një perspektivë të madhe deri në 1.5-2 miliardë Bcm
- Kapacitete të konsiderueshme për depozitimin nëntokësor të gazit, të cilat
shkojnë deri në disa miliarda m³
- Legjislacion tërësisht në pajtueshmëri me atë të Bashkimit Evropian
- Sigurinë e duhur dhe stabilitetin e nevojshëm politik
Investimi për këtë projekt është një investim tepër serioz dhe i parashikuar të sjellë
përfitime në shumë aspekte për të gjitha vendet nëpër të cilat kalon.433
.
Çfarë përfitimesh do të sjellë projekti TAP për Shqipërinë, përveç integrimit në tregun
rajonal të gazit? Përfshirja e Shqipërisë në këtë treg rajonal është shumë e rëndësishme,
pasi aksesi i gazit natyror është më i lirë dhe më pak i ndjeshëm ndaj mjedisit në
përdorim.
Së pari, Shqipëria do të përfitojë financiarisht nga ―renta‖ që do të paguhet çdo vit, nga
Konsortiumi për kalimin e gazsjellësit nga Shqipëria, që ka të ardhura të konsiderueshme
vjetore për një vend të vogël si Shqipëria.
Së dyti, ardhja e gazit të lirë në Shqipëri mund të përdoret për prodhim energjie në një
formë më të lirë, nga TEC-i i ri Fierit që do të fillojë së funksionari së shpejti dhe, duke
pasur akses në gaz, mund të prodhojë energji mjaft të lirë dhe të rrisë të ardhurat e saj në
mënyrë të ndjeshme.
Së treti, konsumatorët mund të fillojnë të përdorin gazin për përdorim shtëpiak si për
ngrohje dhe për gatim më shumë dhe mund të kushtojë shumë më pak.
Së katërti, industri të ndryshme mund të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë formë të lirë
të burimit të energjisë.
Së pesti, Shqipëria në zonën e Dumresë ka gropa të mëdha nëntokë nga dunat e kripës, që
mund të përdoren si depozita natyrore për të mbajtur rezerva të konsiderueshme gazi, të
cilat kursejnë shpenzimet për ndërtimin e cisternave, por edhe shërbejnë si depozita për
një periudhë afatgjatë, si pjesë e rezervave për Sigurinë e Energjisë, në rast krizash apo
433
P.Ribaj, E.Qendro. Gjeopolitika energjitike dhe siguria kombëtare, Tiranë 2012, fq.381
253
mungese furnizimi të qëndrueshëm. Është ekzaminuar zbatueshmëria e 50 milion/m³
rezervash gazi në Shqipëri.434
Ndër vendet e Ballkanit vetëm Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë të lidhura me
rrjetet Evropiane të furnizimit me gaz. Por ndërtimi i gazsjellësit TAP do të hapë
perspektiva të reja edhe në këtë drejtim. Mendohet të ndërtohet një gazsjellës tjetër,
Ionian-Adriatic Pipeline që do të lidhë pikën e daljes së TAP në Shqipëri me rrjetin e
gazit të Kroacisë. Një tjetër projekt mund të jetë ai Shqipëri – Maqedoni – Kosovë –
Serbi ose direkt Shqipëri – Kosovë – Serbi. Këto projekte potenciale mundësohen nga
ndërtimi i TAP dhe do të gazifikojnë rajonin. Ndërkohë Shqipëria duke ofruar depozitat
nëntokësore të gazit në zonën kripore të Dumresë, në të cilat ka vendburime gazi të
boshatisura, teknologjikisht është shumë e përshtatshme për të ndërtuar zgavra të thella
nëntokësore për të depozituar gazin në periudhën e verës, kur konsumi i tij është më i
vogël dhe për ta përdorur në dimër, përveç sasisë që vjen nga gazsjellësi.
7.5.3.1.3. Shqipëria, si një kundërpeshë ndaj Gazpromit Rus
Në një artikull të së përditshmes turke ―Hurriyet Daily News‖, Borut Grgic, drejtor i
projektit ―transCaspian‖, analizon pozicionimin e Shqipërisë kundrejt ―më të fortëve‖ të
këtij tregu. Ai shkruan: ―Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë një ‗lojtare‘ kaq e
fuqishme në tregun energjetik të Ballkanit, por me projektin TAP, Shqipëria ka shansin
që të kthehet në fuqinë kryesore të gazit në rajon.
Duke pasur nën kontroll tregun e gazit natyror në Serbi, Gazprom po ndjek një strategji
agresive zgjerimi rajonale, të mbështetur edhe nga projekti ―South Stream‖ (Rrjedha e
Jugut). Gazsjellësi është i destinuar që të kalojë në tërë rajonin e Ballkanit, nga Bullgaria
nëpërmjet Sllovenisë për në Itali dhe do të mbushë tregun ballkanik me gazin rus. Ky
segment konsiderohet gjeostrategjik për Serbinë, sipas drejtorit të përgjithshëm të
―Serbijagaz‖, pasi do të shërbejë edhe për diversifikimin dhe importin e gazit që vjen nga
Hungaria përmes Ukrainës.435
Lufta e gazit Ukrainë – Rusi është një shembull i mirë që shpjegon se çfarë do të thotë të
bësh biznes afatgjatë gazi me monopolin e shtetit rus: në fund ka një çmim politik që
duhet paguar, ose në të kundërt çmimet e gazit do të rinegociohen në mënyrë të
njëanshme apo tubacionet mund të mbyllen. Kjo është një perspektivë aspak e favorshme
për konsumatorët e Ballkanit dhe industritë që duan të konkurrojnë në nivel global. Për
këtë, ato kanë jo vetëm nevojë për energji të qëndrueshme, por edhe me çmim në bazë të
tregut. Përpjekjet që bëhen nga qeveritë ballkanike për të ofruar stimujt me anë të taksave
për të tërhequr industrinë Evropiane në rajon nuk do të shërbejnë për asgjë, në qoftë se
434
Concordiam. Journal of Evropean Security and Defense Issues. Exporting Caspian Gas, volume 5,
2014, pg.60 435
Revista ―Monitor‖. ― Serbi, së shpejti fillon ndërtimi i ―Rjedhës së Jugut‖, 16 Tetor 2011
254
furnizimi me energji është i pasigurt dhe çmimi është fiksuar politikisht. Rajoni i
Ballkanit ka nevojë për një alternativë përballë Gazprom dhe zhvillimi i Shqipërisë, si një
qendër e qëndrueshme për gazin rajonal, është një objektiv strategjik që duhet të
mbështetet nga Bashkimi Evropian. Kjo do të ishte një strategji e mirë për energjinë
afatgjatë dhe konkurrencën e çmimeve në Ballkan. Por që kjo të funksionojë në rastin e
Shqipërisë është e nevojshme që vendi të ketë qasje në tregun global të gazit të lëngshëm
dhe gazit Kaspik. Kjo do të thotë se me kalimin e kohës, Shqipëria do të duhet të ndërtojë
një terminal të LNG-së, si një strukturë e konsiderueshme magazinimi të gazit, një
tubacion që do të krijonte edhe lidhjen e Shqipërisë me pjesën tjetër të rajonit: Maqedoni,
Kosovë, Mali i Zi dhe Kroaci. Përveç kësaj, plani duhet të parashikojë ndërtimin e
termocentraleve me gaz, por edhe për linja të dedikuara për autostradat e energjisë, si në
detin Adriatik për në Itali dhe nga Shqipëria me rrugë tokësore drejt Kroacisë, Sllovenisë
dhe Austrisë.
Projekti për krijimin e shpërndarësit të gazit shqiptar është këtu dhe Evropa duhet të
përfitojë nga zhvillimet e reja të energjisë rajonale dhe për të ndihmuar Shqipërinë të
bëhet një kundërpeshë në Ballkan për Gazpromin e Rusisë. Kjo është në përputhje me
objektivat e përgjithshme të energjisë të Evropës dhe do të ndihmojë në parandalimin e
rajonin të bëhet ―viktimë‖ e çmimeve të fiksuara të energjisë dhe dominimit politik nga
Moska‖. Tashmë dihet se, Serbia është objektivi kryesor i politikës së jashtme ruse në
Ballkanin Perëndimor si dhe objektivi strategjik kryesor i saj për të parandaluar
integrimin evropian të Ballkanit dhe të Evropës Lindore në tërsi. Në këtë kontekst, duke e
mbajtur Serbinë jashtë NATO-s dhe BE-së Moska ruan pozitat e ndikimit rus dhe
përjetëson statusin aktual të pazgjidhur në ish-Jugosllavi, më së shumti në lidhje me
Kosovën. Ndërkohë që Serbia përfiton nga tregtia dhe investimet ruse po ashtu ajo bëhet
edhe më e varur nga instrumentet e politikës ruse, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit
luftojnë për tu shkëputur nga Moska. Edhe pse instrumenti kryesor i politikës së jashtme
ruse mbetet ai ekonomik që lidhet me burimet energjetike dhe gazsjellësit, vizita e fundit
e presidentit serb Tomislav Nikoliç në Rusi tregoi se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me Rusinë. Nikoliç qartësisht
ishte në kërkim të një ndihme nga Rusia lidhur me situaten e saj aktuale ekonomike të
vështirë dhe sipas të gjitha të dhënave ai arriti të sigurojë atë436
. Duke shikuar në detaje
marrëveshjet e Serbisë me Rusinë ato tregojnë se Serbia po shkon gjithnjë e më shumë
drejt një varësie më të madhe gjë që duket nga varësia energjetike dhe investimet në
industrinë ushtarake, në një kohë kur shtetet e tjera kanë filluar të shkëputen apo të
çlirohen nga këto lloj investimesh. Akoma më keq, këto investime i sjellin jo vetëm
varësinë, por e frenojnë edhe më tej profilin konkurrues të Serbisë në sektorin e
mbrojtjes. Gjithashtu Serbia nuk do të fitojë mbështetjen e Rusisë për kthimin e Kosovës
dhe as zgjidhjen e problemit. Përsiatjet egoiste të Moskës lidhur me parimet e OKB-së
tashmë janë një taktikë e njohur. Në fund të fundit është e vështirë për të kuptuar se çfarë
436
Tanjug, 10 shtator,2015
255
tjetër fiton Serbia nga partneriteti strategjik me Rusinë përveç prapambetjes së
vazhdueshme dhe izolimit437
Se në fund të fundit në krizën e Ukrainës nuk është fjala
vetëm për politikë, por edhe për gaz. Rusia është një ndër prodhueset më të rëndësishme
të gazit dhe furnizon një të tretën e gazit që konsumohet në Evropë. Një pjesë e madhe e
gazit transportohet përmes tubacioneve ukrainase.
Në vijim mund të themi se, TAP mendohet të jetë investitori i drejtpërdrejtë më i madh i
huaj që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Mirëmbajtja dhe operimi i gazsjellësit do të
ketë nevojë për burime financiare dhe njerëzore për dekada. Është krijuar tashmë ideja që
TAP do të sjellë përfitime si për vendet nëpër të cilat kalon ashtu edhe për Evropën në
tërësi.
Nëse historia është udhërrëfyese për të ardhmen, TAP përfaqëson vetëm hapin e parë në
zhvillimin e Korridorit Jugor, pjesë e rëndësishme e së cilës është rajoni ynë, pra
Ballkani. Hapja e një rruge të re të parë transporti gazi, pasohet me zhvillim të mëtejshëm
të tregut, me infrastrukturë dhe gaz shtesë. Unë besoj që burimet shtesë të gazit në
Azerbajxhan do të shtojnë në të ardhmen eksportet e gazit në Evropë. TAP do të jetë në
gjendje të përballojë këto furnizime nëpërmjet rritjes së kapacitetit të tij, ku siguria është
kryefjala për rajonin tonë edhe në rast se rrugë të tjera gazsjellësi, do ta çojnë gazin e
Kaspikut në tregje të reja.
Parashikimet për konsumin e energjisë në Evropë tregojnë se një prej sfidave më të
rëndësishme të sigurimit të energjisë në rajonin tonë gjatë 25 viteve të ardhshme do të
jetë aftësia për të diversifikuar burimet dhe mënyrat e kalimit të importeve të energjisë.
Varësia në rritje e saj nga Rusia dhe gatishmëria e kësaj të fundit për të përdorur burimet
energjetike për qëllime politike, e bëjnë të domosdoshme këtë strategji.
E ardhmja varet në një masë të madhe nga fakti se kush i zotëron këto resurse dhe kush
do t‘i hedhë ato në treg. Duke parë se gjeografia e vendeve me burimet kryesore të
energjisë pothuajse përputhen me rivalitetet gjeostrategjike, ku qendra kryesore e
gravitetit mbetet lufta për sferat e influencës mes Rusisë, SHBA-së (NATO-s) në disa
rajone aksesi për tek këto burime mund të agravojë konfliktet dhe në disa raste mund të
bëhet edhe shkaku i drejtpërdrejtë i tyre.
NATO pritet të ketë një rol më aktiv në garantimin e sigurisë energjetike të vendeve
anëtare. Përfshi këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Sfida e saj e së ardhmes pritet
të jetë përplasja me Rusinë për kontrollin e rajonit të pasur me burime të pashfrytëzuara
të Arktikut.
Për vetë pozicionin e tij në kryqëzimin e korridoreve kryesorë të energjisë, rajoni i
Ballkanit do vazhdojë edhe për një kohë të gjatë e në mënyrë të pashmangshme të tërheqë
vëmendjen e vendeve perëndimore përfshirë aspektet ekonomike, politike dhe ato
437
Marrë nga Euroasia Daily Monitor, Vëllimi 9, Nr.179, 2 Tetor 2012
256
ushtarake. Parë nga këndvështrimi gjeostrategjik, SHBA duke rritur ndikimin e saj në
Ballkan do i hiqte Rusisë mundësinë e kontrollit mbi gjithë fluksin tregtar e energjetik të
drejtuar në Evropë.
Tashmë, e orientuar drejt politikisht dhe anëtare e NATO-s, Shqipëria po luan një rol të
rëndësishëm në rajonin e Ballkanit në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sigurisë. Ky
mjedis sigurie garanton edhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme të energjisë sic është
projekti TAP, pjesë e të cilave është edhe vetë. Realizimi me sukses i tyre do të
garantonte një zhvillim edhe më të madh ekonomik dhe më e rëndësishmja, do të rriste
rëndësinë strategjike të vendit në rajon dhe më gjerë.
Në këtë kuadër, me politikën e tyre komunitare, shtetet e rajonit të Ballkanit ndodhen në
pozita të ndryshme në rrugën e gjatë të integrimit dhe secili prej tyre ka standard të
ndryshme mjedisore dhe energjetike. Ecuria e përshtatjes brenda rajonit, me praktikat dhe
legjislacionin e BE-së, sidomos në nivelin e liberalizimit, ndërlidhjes së tregut të gazit
dhe energjisë elektrike, si dhe transformimit rregullator të tregut lënë shumë për të
dëshiruar. Edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe fqinjë të tjerë nuk kanë një
dokument kuadër të përbashkët, ku të parashikojnë sfidat e sigurisë energjetike dhe
përballimin e pasojave rajonale. Të dy këta faktorë mund ta çojnë Serbinë në një rol lider
të pretenduar me sigurinë energjetike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Fakti që Italia ka
interesa të ngushtë me Gazpromin rus, të kontrolluar nga qeveria ruse, e bën edhe më
shqetësuese çështjen e politikave energjetike jo vetëm në kuadër rajonal, por edhe
evropian. Për këtë arsye mendoj se vendet e rajonit tonë do të duhet të fokusohen në dy
drejtime: së pari, harmonizimi i politikave energjetike të rajonit në vështrim edhe të
burimeve alternative, përveç burimeve ruse; së dyti, përsosja e bashkëpunimit dhe
planifikimit strategjik të vendeve të veçanta, duke e trajtuar problemin si një çështje
jetike të sigurisë kombëtare.
Jo vetëm në kuadër kombëtar, por edhe rajonal gazi, nafta, energjia elektrike dhe
derivatet e tyre, krahas të qenit burime jetike të ekzistencës dhe zhvillimit, po bëhen një
kërcënim pasigurie nëse nuk menaxhohen drejt. Për këtë qëllim duhet të orientohemi të
paktën në dy drejtime. Së pari, duhen ngritur grupe pune studimore në nivel kombëtar,
për të pasur një pasqyrë të pastër e të plotë të shkallës së ndikimit të krizës energjetike në
cështjet e sigurisë së brendshme. Së dyti, duhen ngritur grupe pune të përbashkëta edhe
në nivele rajonale për të planifikuar masa të përbashkëta antikrizë të sigurisë kolektive.
Mendoj se në zhvillimet perspektive të rajonit do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm dy
aktorë shumë të rëndësishëm, të cilët janë NATO(SHBA), ku në rajonin tonë Kroacia dhe
Shqipëria janë tashmë anëtarë dhe Rusia, e cila nëpërmjet Serbisë në një formë a në një
tjetër shpreh interesat e saj në këtë rajon. Në një farë mënyre, në këtë këndvështrim kemi
një konfigurim të ―Luftës së Ftohtë‖ të vendeve të Ballkanit midis NATO(SHBA) dhe
Rusisë(Serbisë). Perceptimi i prezencës ruse në Serbi, si dhe implikimet e saj dhe
257
mundësia e rritjes së shpejt të këtij implikimi nëpërmjet bërjes së saj një nyje energjetike,
është një nga sfidat e së ardhmes së këtij rajoni.
7.6. Marrëveshja Kosovë-Serbi e Brukselit si shans dhe sfidë
Shkrimtari Vuk Drashkoviç, në një intervistë të tij për radion ―Evropa e Lirë‖ të datës 25
mars 2012, thoshte se ―koalicioni parazgjedhor ―Ndryshimi‖, kërkon të ndalohet vrasja e
Serbisë për hir të ruajtjes së asaj që është vetëm mirazh‖, duke shtuar gjithashtu të
vërtetën tjetër se ―nuk mund të ndërtohet një Serbi evropiane mbi themelet e Serbisë së
Millosheviçit‖438
. E thoshte këtë të vërtetë të pamohueshme një prej ish-anëtarëve të
kabinetit të diktatorit Milosheviç.
Vetëm dy muaj më vonë, shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, në një intervistë për
revistën beogradase ―NIN‖ thoshte në substancë të njëjtën gjë: ―Më parë në një pjesë të
Ballkanit përdorej shprehja çlirimi i Kosovës nga Serbia. S‘është ndonjë çudi që tani të
thuhet çlirimi i Serbisë prej Kosovës‖. Dhe deri në këto momente mendjet ballkanike
qenë kapur fort pas idesë fikse se ―E mira e jote është e keqja ime‖ e për pasojë palët
qenë të ndara në qëndrimet e tyre për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë konfliktin
shqiptaro-serb. Në kët kuadër për atë që u quajt ―Marrëveshja e Pajtimit për Veriun e
Kosovës‖. .erdhën një e nga një dhjetë raunde bisedimesh midis Kosovës dhe Serbisë.
Këto bisedime i udhëhoqi e ndërmjetësoi Bashkimi Evropian, përmes shefes së
Diplomacisë e të Sigurisë, baroneshës britanike Catherine Ashton.
Pa u zgjatur në histori të tilla, ne shohim tashmë të jetë arritur dhe nënshkruar një
marrëveshje, të cilën e kanë miratuar me shumicë votash të dy parlamentet. Sipas kësaj
marrëveshjeje është krijuar Asosacioni/Bashkësia me shumicë serbe në Kosovë, në të
cilën bëjnë pjesë katër komunat e Veriut të Mitrovicës, përkatësisht vetë komuna e re e
Mitrovicës së Veriut si dhe komunat e Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Është
lënë hapësirë juridike që në këtë bashkësi të bashkohen gjithashtu komunat e tjera me
shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas Marrëveshjes, strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do
të ndërtohen në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe. ...
Megjithatë parashihet që Bashkësia e Komunave të Serbëve në Veri të ketë njëkohësisht
kompetenca të caktuara në fushën e rendit e të ligjit. Pika gjashtë e marrëveshjes shprehet
se ―Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri
të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t‘i marrin
vetëm nga Policia e Kosovës..
Në të vërtetë Marrëveshja e Brukselit eviton krijimin e një autonomie të tillë, e cila të
mund të bllokojë Kosovën në vendimmarrjen e saj. Pikërisht kjo e bën atë të shihet si një
sukses, së pari të Bashkësisë Ndërkombëtare, para së gjithash të SHBA-së e Gjermanisë,
si promotorë të saj, por edhe të qeverisë dhe institucioneve të Prishtinës. Megjithatë duhet
438
Sipas Dr. Enver Bytyçi Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore, Tiranë
258
thënë se marrëveshja le hapur mundësinë e interpretimeve e keqinterpretimeve dhe kjo do
ta vështirësojë ndoshta zbatimin e saj në terrenin konkret....
Kështu që nuk bëhet fjalë për një pajtim final midis shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve.
Problematikat do të jenë të natyrave të ndryshme. Pajtimi në fund të fundit nuk është e
nuk mund të jetë një akt, ai është një proces relativisht i gjatë. Më së fundi pajtimi do të
arrihet kur qeveria e Serbisë të hedhë hapa të tjerë në këtë drejtim. Para së gjithash ajo
duhet të kërkojë ndjesë për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë dhe duhet të
angazhohet për të ndihmuar ndriçimin e të vërtetës, sado e hidhur të jetë ajo për palën
serbe. Vetëm dënimi publik i këtyre krimeve mund të rikthejë frymën e besimit midis të
dy palëve. Ndërkohë riformulimi i Kushtetutës së Serbisë dhe heqja nga preambula e saj
e definicionit se ―Kosova është Serbi‖ do të ishte hapi i parë praktik për njohjen e
shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Njohja reciproke është dhe mbetet akti final i
normalizimit të marrëdhënieve midis të dy vendeve në konflikt.
Shumë personalitete ndërkombëtare, ―midis tyre edhe ministri i Punëve të Jashtme të
Gjermanisë, Guido Westerwelle si dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Barrosso, e
kanë konsideruar nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar nga
kryeministrat, Thaçi dhe Daçiç, si një ―ngjarje historike‖. Ndoshta kjo është e tillë sa i
përket kthesës që do të marrë qëndrimi politik dhe orientimi evropian i Serbisë.
Përfundimisht ajo do të kyçet në integrimet evropiane e më pas edhe ato atlantike.
Autonomia e serbëve në veri të Mitrovicës është e një modeli të ri, specifik dhe unik,
sepse bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të minoritetit serb në Kosovë. Prandaj
Prishtina dhe Tirana do të duhet tani të fillojnë të bëjnë presion mbi qeverinë e Beogradit
e në Bashkësinë Ndërkombëtare, që të drejtat, të cilat i kanë fituar 40 mijë serbët e veriut
të Kosovës, të mbarten te 70 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shqipërisë, Kosovës
dhe shqiptarëve kudo në rajon u lind e drejta që të këmbëngulin të realizojnë pa kushte së
paku aq të drejta sa kanë serbët në veri të. Para së gjithash të gjitha komunat shqiptare në
Maqedoni ka nevojë të rivlerësojnë dhe ridimensionojnë marrëdhëniet me shtetin
Maqedon dhe të kërkojnë kompetenca lokale të nivelit të Marrëveshjes së Brukselit.
Ndërkaq këto klauzola shkojnë edhe në favor të myslimanëve të sanxhakut, të
hungarezëve të Vojvodinës dhe pakicave të tjera në Serbi e në Ballkan.
Në këtë kuptim, Marrëveshja e Brukselit mund dhe duhet konsideruar si një marrëveshje
historike, sepse krijon modelin dhe precedentin e parë të ndërtimit të marrëdhënieve të
shteteve ballkanike e më gjerë me minoritetet, sado pak të jenë ato në numër. Përtej
Serbisë, këtë Marrëveshje mund ta përdorin shqiptarët e Malit të Zi, ata të Çamërisë, si
dhe minoriteti maqedon e turk në vendin më jugor të rajonit, anëtaren e BE-së, Greqinë.
7.7. Integrimi ndërkombëtar përballë interesave kombëtare.
Shqipëria, Kosova, faktori Shqiptar në tërësi, përgjatë historisë, e kanë vuajtur shumë
lënien mënjanë, mospërfilljen, mosmirënjohjen apo më keq, dëbimin a fyerjen e tyre.
259
Shkrimtari i madh i kombit, Kadare, e përcjell kështu këtë ―mallkim‖: ―...shkëputja prej
Evropës ka qenë për Shqipërinë ngjarja më e dhimbshme...‖ edhe pse ―...Shqipëria e
Kastriotit u gjend në kohën e duhur në qendër të historisë, në ndërlikimin e saj më të
madh me kontinentin mëmë...‖439
Vendet tona kanë interes jetësor transformimin përmes projektit të integrimit të këtij
rajoni të prekshëm dhe të pastabilizuar ekonomikisht e politikisht. Ky është interesi i
Evropës gjithashtu. Evropa, sidomos në kushtet e krizës dhe të perspektivave relativisht
të zymta të ekonomisë e të financave të saj, nuk do të mund t‘a mbante dot barrën e një
krize të tejzgjatur, apo më keq, të rifillimit të ciklit të rigrupimeve. Më në fund, por jo e
fundit për nga rëndësia, çështja e Bashkimit Evropian është edhe çështje identiteti:
Identiteti Evropian përballë identiteteve kombëtare. Identitetet kombëtare janë pjesë e
qenësishme e kombeve Evropiane, me diferencat natyrale historike, kulturore, fetare,
gjuhësore, etj, që rrjedhin nga ky fakt. Mjafton të përmendim vetëm diferencat në
kulturën e vendeve të Evropës Veriore me kulturën e vendeve të Evropës Jugore apo
Mesdhetare, e cila pasqyrohet dukshëm në nivelin e ekonomisë informale masive të
këtyre të fundit. Nuk mund të flitet për një komb apo shtet Evropian. A do t‘i lëshojnë pé
identitetet dhe interesat kombëtare, identitetit dhe interesit Evropian, apo këto të fundit
do të tërhiqen në pozicione të tjera?
Fuqia në gjeopolitikë i ngjan një lavjerrësi sahati, mbase jo me rregullshmërinë kohore e
hapësinore që ofron simetrikisht ky mekanizëm, por, gjithsesi, normalisht ―respekton‖ të
njëjtën dinamikë. Nuk ka fuqi të përjetshme. Rregulli nuk është fuqia në vetvete, por
lëvizja, zhvendosja e saj. Në vitet 1989-1991 bota ndryshoi mënyrën se si funksiononte,
paçka se kjo matej me shekuj apo me breza.. Ajo përcaktoi ndryshimin afatgjatë të
pozicionit të rojës ku Amerika e Veriut zëvendësoi Evropën si qendër e sistemit
ndërkombëtar440
. Por brezat shkojnë e vijnë dhe tani ne jemi në mesin e një kapërcimi
brezash qysh nga kolapsi i fuqive Evropiane - një kapërcim që filloi në 2008, por që
vetëm tani po punon më shkoqur.
Ajo çfarë ngjau në 2008 ishte një nga momentet e panikut financiar që vuan herë pas here
sistemi global kapitalist. Sikurse ndodh shpesh, këto momente paniku fillimisht
gjenerojnë kriza politike brendapërbrenda shteteve, pastaj ndiqen nga ndryshime në
marrëdhëniet midis shteteve. Nga këto ndryshime, ajo që drejtpërdrejtë është e lidhur me
krizën e vitit 2008, është kriza financiare e Evropës dhe transformimi i saj në krizë
politike
Vizioni Evropian u shkatërrua në të pastajmen e vitit 2008, kur themeli i paqëndrueshëm
i eksperimentit Evropian zbuloi vetveten. Ai vizion ishte ndërtuar të mbështetej përreth
Gjermanisë, eksportuesit të dytë më të madh në botë, por periferia e Evropës mbetej
shumë e dobët për të përballuar krizën. Kjo krizë nuk ishte e pjesshme apo e veçantë:
Evropa nuk ishte ndërtuar për t‘i kundërqëndruar ndonjë krize financiare. Shpet a vonë,
439
Ismail Kadare, ―Mosmarrëveshja - Mbi raportet e Shqipërisë me vetvehten‖, ―ONUFRI‖, 2010, fq. 168
440 George Friedman Stratfor, 21 shkurt 2012
260
diçka do të bëhej ―sebep‖ dhe uniteti i Evropës do të tensionohej ashpërsisht kur secili
shtet, i nxitur nga realitete të ndryshme sociale dhe ekonomike, do të manovronte më
shumë në interes të vet sesa në interes të Evropës.
7.7.1. Integrimi Evropian si një proces i gjatë dhe me shumë sfida
Nga shumë analistë,por dhe nga raporte institucionesh përgjegjëse vlerësohet se integrimi
Evropian I Shqipërisë është një proces i gjatë dhe i vështirë441
. Gjatë procesit të
integrimit Evropian konstatohet se pas çdo hapi konkret drejt anëtarësimit në BE, disa
nga parakushtet bëhen më të rrepta dhe sfidat më të vështira442
. Vendet e Vishegradit u
anëtarësuan në BE në vitin 2004 nëpërmjet një procesi politik, ndërsa vendet e Ballkanit
po integrohen nëpërmjet një procesi teknik. Për anëtarësimin e tyre në BE u (i) krijua një
model i veçantë, ai i Stabilizim Asocimit, (ii) u krijuan instrumente financiare të veçanta
dhe (iii) që nga vitit 2002 nëpërmjet progres raportit u vendos një sistem monitorimi e
vlerësimi. Gjithsesi, pas rreth 25 vitesh pas rënies së Murit të Berlinit Shqipëria ka arritur
të jetë vetëm vend kandidat për në BE. Zhgënjimi publik për vonesat në procesin e
integrimit vjen edhe për shkak se veç mbështetjes së lartë publike për integrimin
Evropian (mbi 90%), Shqipëria ka edhe tre avantazhe thelbësore, që mund ta kishin
përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së. Së pari – vendi nuk ka konflikte
etnike; së dyti – nuk ka konflikte fetare dhe së treti - opinioni publik dhe institucionet
politike nuk janë të influencuar nga qëndrime hezituese apo bllokues për bashkëpunim
me dhe midis të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa zhvillimet e brendshme
politike kanë prodhuar kriza dhe vonesa. Kultura politike ku ―fituesi i zgjedhjeve i merr
të gjitha‖, jo vetëm qeverisjen e vendit, por edhe kontrollin e institucioneve të pavarura,
dëmtimi i parimit të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve si dhe kultura e mosdënimit të
korrupsionit, konsiderohen pengesat kryesore. Prandaj në dinamikën e proçesit të
integrimit, Shqipëria shpesh është kushtëzuar me parakushte. Në progres raportin e vitit
2011 BE përcaktoi 12 prioritete/parakushte përpara dhënies së statusit të vendit kandidat.
Aktualisht vendi ka 5 kushte specifike nga BE për ti plotësuar përpara çeljes së
negociatave. Sa më shumë i afrohemi BE-së, aq më të rrepta dhe të detajuara bëhen
kushtet për plotësimin e kritereve të Kopenhagenit. Ky leksion vlen për vendet që
aspirojnë ti bashkohen BE-së. Në këtë kah shumica e analistëve, por dhe raportet e
institucioneve kryesore, pos të tjerash, evidentojnë Tre janë sfidat kryesore në zhvillimin
dhe integrimin ekonomik të vendit:
441
Për më gjërë shih dhe Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së shteteve të Visegrad-it në
Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe
Kosovën, Tiranë, mars 2015
442 http://ec.Evropa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-albania-progress-
report_en.pdf),cituar nga: Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së shteteve të Visegrad-it në
Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe
Kosovën, Tiranë, mars 2015
261
a. Konsensusi dhe bashkëpunimi politik për integrimin si prioritet kombëtar Edhe pse në
dokumentet strategjike integrimi vlerësohet interes kryesor kombëtar dhe në strategjitë
zhvilluese vlerësohet prioritet kombëtar, shpesh ai është penguar dhe vonuar nga krizat
politike. Në shumë raste ndërprerja e tyre dhe rifillimi i bashkëpunimit është arritur nga
kushtëzimet e BE-së për hapat e mëtejshme të integrimit. Në këtë kontekst procesi i
integrimit ka përshpejtuar daljen nga krizat politike dhe ka arritur miratimin e reformave
të kërkuara. Cilësia e implementimit të tyre dëmtohet jo rrallë nga interesa partiake apo
nepotike.
b. Reforma strukturore për mjedisin e biznesit
Skanimi i zhvillimeve ekonomike dhe politike nëpërmjet disa indekseve ndërkombëtare,
krahasimi me vendet e tjera dhe në dinamikë me vetveten, lehtëson identifikimin e
problemeve dhe vështirësive me Kështu, sipas Prof. A. Malaj443
për treguesin Liria
Ekonomike 2015,Shqipëria vlerësohet përgjithësisht e lirë, në nivelin 65.7 nga
maksimumi 100. Vendi renditet në vendin e 63 në nivel global dhe në vendin e 29 nga 43
vende Evropiane. Funksioni i shtetit ligjor mbetet prioritet. Indeksi i lirisë së pronës është
vetëm 30 nga 100 dhe Shqipëria renditet në vendin e 94/186. Liria nga korrupsioni është
31/100, renditja 118/186. Edhe për indeksin e perceptimit të korrupsionit te ne tregon
një përhapje të gjerë të tij duke cenuar cilësinë e shërbimeve publike dhe ambientin e
biznesit. Strategjia kombëtare kundër korrupsionit po mbështetet me projekte konkrete të
mirëqeverisjes dhe ndërgjegjësimit publik. Platforma elektronike të luftës kundër
korrupsionit janë vënë në shërbim të qytetarëve. Monitorimi i strategjive dhe projekteve
të antikorrupsionit duhet të bëhen nga OJQ me kredibilitet publik. Kjo mund të rritë
besimin e publikut dhe ti bëjë pjesë të suksesit Po kështu sipas Malaj e dhe sipas ―Doing
Business 2015‖Shqipëria ka bërë përparime gjatë vitit të fundit. Në vitin 2015
përmirësimi ishte i konsiderueshëm me rreth 40 shkallë, nga vendi 108 në vendin e 68.
Mbeten shqetësuese disa elementë të rëndësishëm siç janë: Dealing ëith Construction
Permits (157), Getting Eletricity (152), Paying taxes (132) dhe Registring Property
(118).
443
Arben Malaj, President, IPPM (Shqipëri), anëtar për Raportin e projektit: Ndarja e eksperiencës së
shteteve të Visegrad-it në Integrimin Ekonomik në BE dhe në Reformat Institucionale të suksesshme të
Gjeorgjisë me Shqipërinë dhe Kosovën, Tiranë, mars 2015
262
Tabela 14: ―Doing Business 2015, Albania‖
Ndërsa përsa i përket sipas i ndeksit të Konkurrencës Globale 2015 vendi ka disa pengesa
serioze për të qenë konkurrues ku më kryesoret janë cilësia e institucioneve (103/144);
ambienti makroekonomik (122/144), moszhvillimi i tregjeve financiare (114/144) dhe
shkalla e ulët e lidhjeve midis universiteteve, kërkimit shkencor dhe sfidave të ekonomisë
së vendit (114/144). Ndërsa vetë biznesi privat ka identifikuar si pengesë kryesore
korrupsionin, mungesën e aksesit në burime financimi, burokracinë jo efiçente të qeverisë
dhe nivelin e taksave.
Tabela 15: Indeksi i konkurrences globale 2015, Albania
263
Gjithsesi për kapërcimin e tyre përpjekjet duhen shtuar. Midis të tjerash vlerësohet
përmirësimi i hartimit dhe implementimit të strategjisë kombëtare. Strategjia Kombëtare
për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2014-2020 po rishikohet. I gjithë procesi i hartimit,
miratimit dhe implementimit të saj synon një harmonizimin më të mirë të prioriteteve
sektoriale me integrimin Evropian. Prioritet e SKZHI duhet të mbështeten me Kuadrin
makroekonomik afatmesëm dhe të pasqyrohen në buxhetin vjetor. Përcaktimi i targeteve
të matshme për objektiva konkrete, kostimi dhe financimi i tyre si edhe koordinimi i
donatorëve mbeten sfida. Në vijim gjykohet se mer prioritet përmirësimi i koordinimit
brenda institucioneve qeveritare dhe me BE-në. Gjatë periudhës 2003-2014 është
përmirësuar bashkëpunimi dhe koordinimi. Aktualisht Komiteti i Planifikimit Strategjik
përfaqëson nivelin më të lartë. Ky komitet drejtohet nga Kryeministri, detyrat e tij
kryesore janë: (i) përcaktimi i prioriteteve të politikave dhe drejtimet strategjike brenda
një kuadri të shëndoshë fiskal; (ii) marrja e vendimeve për alokimin ndër-sektorial të
burimeve (tavanet e PBA) gjatë periudhës afatmesme - 3 vjet; (iii) shqyrtimi i draftit të
PBA paraprak për përgatitjen e buxhetit të shtetit; dhe (iv) marrja e raporteve të rregullta
mbi progresin në plotësimin e angazhimeve të palës shqiptare. Niveli tjetër strukturor
është komiteti ndërministerial për Integrimin Evropian. Ai drejtohet nga Ministri i
Integrimit Evropian, marrin pjesë zëvendës ministrat nga çdo ministri dhe institucione të
tjera. MIE koordinon grupet e punës të ekspertëve për negociatat sipas kapitujve. Niveli i
tretë janë Ministritë dhe agjensitë e tjera që kanë në strukturën e tyre drejtori të integrimit
Evropian. Ato përfaqësojnë ministritë në grupet e punës, ndjekin përafrimin e
legjislacionit të BE dhe përmbushjen e detyrimeve të dikastereve të tyre.
Bashkëpunimi me BE funksionon edhe në nivel parlamentar. Parlamenti shqiptar ka një
komision për integrimin Evropian që drejtohet nga një deputet i opozitës. BE dhe
Shqipëria kanë delegacione për bashkëpunimin midis tyre, që takohen dy herë në vit,
bëjnë vlerësimin e arritjeve dhe identifikojnë prioritet për të ardhmen. Përmirësimi i
strukturës qeverisëse ka ndikim me peshë në këtë aksion. Pas çeljes së negociatave për
MSA në 2003 u emërua ministri i shtetit për integrimin dhe u krijua departamenti i
integrimit Evropian. Në Dhjetor 2003 u krijua ministria për integrimin Evropian.
Përgjegjësitë kryesore të MIE janë si në vijim: (i) Koordinimi i zbatimit të MSA-së, (ii)
Programimi dhe monitorimi i asistencës së BE-së; (iii) Përkthimi i acquis të BE në
Shqipëri; (iv) Përafrimi i legjislacionit shqiptar me acquis e BE-së, e të tjerë. Ky
ndryshim strukturor rriti angazhimin dhe përgjegjësinë e çdo ministrie dhe institucioni
për trajtimin me prioritet të detyrimeve nga marrëveshjet bilaterale dhe negociatat në çdo
hap të integrimit. Njëherazi rritja e kapaciteteve të administratës publike dhe përmirësimi
i procesit legjislativ-përgatitjes dhe miratimit të ligjeve mbeten objektiva me peshë në
këtë objektiv. Dhe përpara anëtarësimit në BE Shqipëria dhe e tjera të BP duhet të
mësojnë nga dështimet në disa vende anëtare të BE-së. Mosbërja e reformave të
domosdoshme në kohën dhe me përgjegjësinë e duhur, i ekspozoi këto vende nga goditjet
264
e krizës, duke arritur nivele të larta të borxhit publik dhe nivele kritike të papunësisë,
sidomos nga papunësia e të rinjve.
Analiza e parashtruar dhe realitetet që po kalojmë krijojnë bindjen se integrimi do të jetë
I kushtëzuar. Procesi i integrimit rezulton jo i lehtë dhe jo i shpejtë. Kjo do të vlejë edhe
për vendet e tjera, që synojnë integrimin e tyre Evropian. Gjatë këtij procesi ato do të
përballen me shumë parakushte dhe jo pak vonesa, prandaj rritja e pritshmërie për
anëtarësim të shpejtë mund të ushqejë agresivitetin politik.
BE gjatë procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka përdorur politikën e
shkopit dhe të karotës. Shqipëria mbetet modeli i një vendi me bashkëpunim të
kushtëzuar hap pas hapi gjatë gjithë procesit të integrimit Evropian, që po rezulton shumë
më i gjatë se pritshmëritë e fillimit dhe më i ngadaltë se vendet e tjera të rajonit. Disa prej
tyre (Mali i Zi dhe Serbia) e nisën më vonë procesin e anëtarësimit në BE dhe aktualisht
janë më përpara se vendi ynë.
Pas aplikimit në 2009 për vend anëtar, në progres raportin e vitit 2011, si kusht për të
dhënë statusin e vendit kandidat BE i përcaktoi Shqipërisë 12 kushte specifike.
Monitorimi i plotësimit të tyre ka dominuar bashkëpunimin në çdo nivel politik dhe
teknik midis Shqipërisë dhe BE-së.
Në 2014 pas përfitimit të statusit të vendit kandidat BE përcaktoi pesë prioritetet kryesore
si kusht për hapjen e negociatave sipas kapitujve. Ato janë: 1. Administrata Publike; 2.
Gjyqësori; 3. Lufta kundër Korrupsionit; 4. Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe 5. të
Drejtat e Njeriut. Në varësi nga plotësimi i tyre do të bëhet çelja e negociatave.
Mazhoranca aktuale e ka shumicën për të miratuar një sërë reformash që janë pjesë e
kushtëzimeve të BE. Këto kushtëzime nuk duhen parë si checklist e burokratëve të
Brukselit, por si reforma të domosdoshme. Për kapërcimin e tyre, pos të tjerash kërkohet
të rrisim aftësitë absorbuese të fondeve të BE-së dhe kapacitetet negocuese Sipas shifrave
zyrtare të BE-së vendet e Ballkanit kanë një kapacitet të ulët të thithjes së fondeve të BE-
së. Më konkretisht për periudhën 2007-2012 aftësia absorbuese e Shqipërisë për IPA I
ishte rreth 39 %, ndërsa për IPA II vetëm rreth 26%. Arsyet janë të shumta, disa për
shkak të burokracive të tejzgjatura të Brukselit, por disa edhe prej kapaciteteve aplikuese
dhe implementuese administrative të vendeve tona. Kostot e kësaj aftësie të ulët shfaqen
në zgjatjen dhe zvarritjen e projekteve që ato mbështesin. Përmirësimi i kapaciteteve
aplikuese dhe implementuese nga administratat e vendeve tona duhet të jetë prioritet. Nga
ky dështim i vendeve tona duhet të mësojnë vendet e tjera, duke investuar shumë dhe në
mënyrë sistematike në rritjen e kapaciteteve absorbuese të fondeve të BE-së dhe
donatorëve të tjerë. Po kështu rritja e kapaciteteve negociuese – aftësimi i tyre kërkon që
të rritet përfshirja e ekspertëve të jashtëm, studiuesve dhe biznesit në parapregatitjen dhe
negocimin e përafrimit të legjislacionit kombëtar me ―aquie communitare‖. Politikat,
instrumentat dhe financimet sipas sektorëve duhet të njihen dhe përdoren sa më mirë.
Transparenca dhe bashkëpunimi me biznesin mund të sjellë efekte pozitive reciproke.
Qeveria rrit cilësinë e politikë-bërjes dhe kapaciteteve negociuese, ndërsa biznesi njeh në
265
kohë detyrimet dhe përfitimet nga politikat dhe fondet përkatëse të BE-së. Njohja e
dështimeve të vendeve të tjera me BE-në për sektorë dhe projekte specifike, mund të
shërbejë për të eliminuar të njëjtat gabime.
Në vijim të lësaj trajtese mund të themi se,i integrimi Evropian po kalon në disa faza.
Bashkëpunimi rajonal është parakusht i rëndësishëm për të ndryshuar mentalitetin dhe
testuar aftësinë konkurruese të ekonomive tona përpara anëtarësimit të plotë në BE.
Kriza aktuale tregon se BE-ja, pavarësisht se është në destinacionin tonë të përbashkët,
nuk është një formulë magjike për problemet tona konkrete, veçanërisht kur është fjala
për papunësinë e lartë, pabarazinë në rritje dhe të borxhit të lartë publik.
Vendet që nuk i reformuan ekonomitë e tyre, vendet që nuk kanë bërë reformat e duhura
me qartësinë dhe cilësinë e nevojshme, sot, po përballen me kriza ekonomike e politike,
me norma të larta të papunësisë dhe borxhet publike në nivele kritike.
Është shumë e rëndësishme që reformat strukturore / parakushtet e BE-së të mos
konsiderohen si një listë kushtëzimesh e burokratëve të Brukselit, por si detyrimet tona
për të përmirësuar zhvillimin tonë ekonomik, social dhe politik.
Marrëveshjet asimetrike të BE-së duhet të negociohen me kujdes, në lidhje me shkallën
dhe shpejtësinë e hapjes të sektorëve sensitivë. Përballë konkurrencës së lartë të BE-së,
që në marrëveshjet e para tregtare, duhen politika më të qarta dhe fonde mbështetëse për
ristrukturimin dhe modernizimin e këtyre sektorëve. Në sektorët potencialisht konkurrues
prodhimi vendas duhet mbështetur si një prej mundësive më të mira për rritje të
punësimit.
Sfida aktuale e vendeve tona është arritja e një rritjeje më të lartë ekonomike, të
punësimit më të lartë, dhe një rritje ekonomike përfshirëse. Reformat dhe politikat
ekonomike synojnë të zvogëlojnë pasiguritë, kohën dhe kostot e të bërit biznes.
Pavarësisht vonesave dhe zhgënjimeve, mbështetja publike për integrimin Evropian
vazhdon të jetë e lartë. Kjo sinergji pozitive duhet të përdoret për të bërë reformat e
duhura, politike dhe ekonomike, që do të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik dhe social të vendeve dhe rajoneve tona.
7.7.2. Integrimi mbarëkombëtar - interes kombëtar prioritar
Nuk ka dyshim se Evropa e vitit 2014 operon në një mënyra të ndryshme në krahasim me
ato të vitit 2007. Disa segmente presin që Evropa, në një rast të përshtatshëm, të kthehet
në gjëndjen e Luftës së Ftohtë, por kjo nuk ka shumë gjasë të ndodhë. Kontradiktat që e
brejnë nga brenda ndërmarrjen për Evropën e Bashkuar janë zbuluar tashmë dhe, ndërsa
entitetet Evropiane do të kenë mundësinë të mbijetojnë, kjo ndoshta nuk do mund t‘i
ngjasë Evropës së parashikuar e të vizionuar nga Maastrichti444
, pa le më asaj të vizionuar
për Shtete të Bashkuara të Evropës. Kështu që e vetmja kundërpeshë potenciale e SHBA
nuk do të shfaqet në këtë brez
444
George Friedman Stratfor, 21 shkurt 2012
266
Ndërkaq, duhen konsideruar edhe rrethana të tjera gjeopolitike si: zhvendosja e
vëmendjes, shqetësimit dhe forcës kryesore Amerikane jashtë Evropës; kriza ndoshta pa
rrugëdalje e Evropës, pjellë e së cilës mund të jetë ndarja e Evropës sipas
―shpejtësive‖445
. Sipas këtij trafiku, Evropa mund të mbetet e ―bashkuar‖, por si e tillë,
rrotull një bërthame apo motori Gjermano-Francez dhe më tej, disa shtresa rrathësh
bashkëqëndrorë, ku do të mund të rreshtohen shtetet, varësisht nga ―shpejtësitë‖
ekonomike, financiare, institucionale. Kjo do të thotë që Evropa mund të mbetet e
bashkuar, por disa nga vendet e saj, natyrisht ata me krah më të gjatë e më të rëndë
gjeopolitik, do të jenë ―më të bashkuar se të bashkuarit e tjerë.‖
Në këto situata, shkëputja nga aleatët e partnerët dhe nga organizmat e integruese,
përmban rreziqe të pallogaritshme. E tërë historia e Shqipërisë vërteton në mënyrë
thuajse aksiomatike, se kohët më të errëta dhe humbjet më të mëdha ajo i ka pasur kur
është shkëputur nga trungu natyral i saj, Evropa446
.
Në pragshekullin e 21- të, për herë të parë dhe pikërisht për një çështje Shqiptare,
―Evropa e dritës dhe e arsyes bëri një luftë krejtësisht befasuese, duke ndëshkuar me
armë një komb Evropian, për shkak të një kombi tjetër Evropian... një akt i një tipi të ri:
luftë për arsye morale.”447
Kombi më Evropian i gadishullit - sipas përcaktimit të të
madhit Eqerem Çabej, duhet të ndihet i tillë në vlerat që përcjell dhe në marrëdhëniet që
zhvillon e që duhet të kenë vetëm një emërues: integrimin. Jo vetëm për shkak
mirënjohjeje, por në radhë të parë për shkak detyrimi e po aq, edhe sigurie.
Normalisht, Evropa – sikurse thamë dhe sikurse diçka duket, mund të ketë, madje jo
shumë vonë, historinë e saj. Grupime e rigrupime mund të krijohen e rikrijohen dhe këto
zhvillime janë gjithashtu normale. Aksioma thotë gjithashtu se nuk ka miq të përjetshëm,
por interesa të përjetshme. Është ky një rebus pa rrugëdalje? Mos rrugëdalja është në
izolimin? Apo të hyjmë e të dalim ku të mundim, deri në në Azinë e largët, mjafton që të
përmbushim interesat? Historia na i ka dhënë tashmë mësimin dhe nuk kemi pse ta
harrojmë: Integrimi në Evropë, me Evropianët. Vetëm kështu do të mund të çlirohemi më
shumë nga demonët tanë Ballkanikë, do të shkulim urrejtjen e kombëtarizimin e sëmurë
përmes atdhetarizmit të shëndoshë. . Në këtë kah duhet vlerësuar vizita e Kryeministrit
serb Vuçiç në Tiranë, e cila u shënua në dritën e një forcimi të rolit të Shqipërisë dhe
shqiptarëve në rajon. Së pari, u pranua nga vetë mysafiri më i rëndësishëm i Samitit të
Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri Vuçiç, në një intervistë të mëparshme të tij
për shtypin serb448
. Ai në pak fjalë tha se kombi shqiptar është një komb në zgjerim dhe
me të është e nevojshme të mbahen marrëdhënie të mira. Së dyti, edhe zgjedhja e
445
Për më gjërë shih dhe: Antonio EstellaJean Monnet Professor of Evropean Union Law, Universidad
Carlos III, Madrid, Skenarët e BE-2017, përkthyer nga Stela kamberi, Akademia e Mbrojtjes ―Spiro
Moisiu‘ 446
Kush nuk e di sot çmimin e shtrenjtë që ja kemi paguar vetmisë së përkohshme historike prej fillmit të
KrizësLlindore deri më sot, shkruan R. Qosja, ciuar prej Ribaj, P., Kosova Nyje kyçe e Sigurisë ballkanike,
Tiranë,2011,f.55 447
Ismail Kadare, ―Mosmarrëveshja - Mbi raportet e Shqipërisë me vetvehten‖, ―ONUFRI‖, 2010, fq. 165 448
Shih: Gazeta Panorama, 28 maj 2015.
267
Shqipërisë si vendi ku zhvillohet Samiti i Forumit Ekonomik të Vjenës si vazhdim i
procesit të Berlinit e tregon forcën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në një rrafsh rajonal.
Ky Samit në një farë mënyre u përgatit në Kosovë, ku u takuan ministrat e Jashtëm dhe
ata të Transporteve, ndërsa u ngjiz në Gjermani.
Në rajon është dobësuar pak Italia për nga ndikimi, është fuqizuar Turqia me praninë e
vet ekonomike, ushtarake, fetare, e pse jo dhe kulturore, nëpërmjet telenovelave. Mbi të
gjitha, nëpërmjet procesit të Berlinit po shfaqet fuqishëm, por jo sipas aksit të vjetër
historik, Gjermania me motrën e vet Austrinë. Në këtë shfaqje të re forcash, shqiptarët
s‘kanë pse të mos ndihen të fortë. Sot dhe në të ardhmen. Ata konfirmojnë aksin pro-
perëndimor.
Si do projektohet ky forcim në planin ekonomik sa kohë që Shqipëria mbetet së bashku
me Kosovën mes vendeve më të varfra të rajonit dhe të Evropës? Kjo është sfida kryesore
e shqiptarëve. A do të formojnë ata realisht bashkimin e tyre ekonomik, brenda suazës së
procesit të Berlinit, me paratë evropiane, për të cilat kanë nevojë serbët dhe të gjithë
fqinjët? Gjithsesi, kohët dhe vendet e udhëkryqit janë më të vështirat dhe me pasojat më
të mëdha, nëse nuk përcaktohet orientimi i duhur. Shqipëria, Kosova dhe faktori Shqiptar
në tërësi janë gjendur shpesh në udhëkryqe, ku edhe kanë gabuar. Në kohërat që vijnë, ku
gjithnjë e më shumë të përpin vala e globalizmit, rreziku i çorientimit në udhëkryqe është
edhe më i madh. Por, Shqipëria e Kosova, shqiptarët në tërësi, e kanë dhe duhet ta kenë
tanimë pjekurinë e duhur, sepse edhe mbështetjen e kanë, për të mos gabuar më në
përzgjedhjet. Përzgjedhja jonë tashmë është bërë: perspektiva e integrimit euro-atlantik
ndërkombëtar.
Por integrimi Euratlantik nuk mund të arrihet pa integrimin brendapërbrenda nesh. Jo me
emocione, por me strategji, politika, plane e projekte kombëtare, konkrete dhe të
mbështetura. Integrimi ndërkombëtar nuk mund të arrihet pa integrim dhe vlera
kombëtare, po me organizma të përgjegjësive kombëtare.
Shqipëria dhe Kosova e kanë interes jetësor transformimin përmes projektit të integrimit
midis njeri-tjetrit në funksion të integrimit Euro-Atlantik, Evropian dhe me Evropianët.
Shkëputja nga aleatët e partnerët dhe nga organizmat e integruese, përmban rreziqe të
pallogaritshme
Me një kuadër të qartë dhe të pashkëputur nga sistemi, për më tepër kur marrëdhëniet e
fuqisë marrin vlerë dhe iu nënshtrohen gjithnjë e më shumë ligjësive të globalizmit,
Shqipëria dhe Kosova nuk kanë alternativë tjetër më të sigurt për interesat kombëtare
përveç perspektivës integruese në organizatat Euro-Atlantike. Përndryshe, sipas shprehjes
disi të frikëshme që përori Ministri i Jashtëm i një vendi me peshë në Evropë, ―Nëqoftëse
ju nuk do të jeni në tavolinë, ju do të jeni në menu.”449
Kombet Evropianë i bashkon me Evropën identiteti dhe kjo është e mbetet normale. Për
afro mbi gjysëm shekulli i bashkoi edhe premtimi për prosperitet të përhershëm që u dha
449
Financial Times, 17 Nëntor 2011, pg.3
268
nga Evropa e Bashkuar. Në periudha të caktuara, kombet Evropiane i ka bashkuar edhe
nevoja për siguri në krahët e kërcënuar.
Por, ç‘ndodh nëse premtimi për prosperitet nuk mbahet? Ç‘ndodh nëse siguria - për këtë
shkak, vihet në dyshim?, etj.Në zhvillime të tilla, historia ka dëshmuar se vendet
Evropiane, më së pakti, kanë përcjellë me indiferencë fatet e kombeve, veçanërisht të
atyre më të vegjël. Çekia, Polonia apo Shqipëria janë të mjaftë për të kujtuar.
7.8. Sfida të EULEX-it
―Kosova është përfituesja më e madhe për frymë e ndihmave të BE-së në të gjithë
botën‖450
Me këto fjalë, në vitin 2011, Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel
Barroso nënvizoi angazhimin e Bashkimit Evropian (BE) ndaj këtij territori të kontestuar.
Në vitin 2003, Këshilli Evropian i dha Kosovës një perspektivë evropiane dhe që prej
asaj kohe, ajo është bërë përfituese e ndihmave financiare të procesit të zgjerimit
(programi CARD dhe prej 2007, Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit – IPA). Kjo
ndihmë synon kryesisht të mbështesë ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e
sundimit të ligjit, në mënyrë që të lehtësojë përafrimin e standardeve kombëtare me
standardet e acquis communautaire.. Këto e realitete të tjera tregojnë që EULEX-i451
luan
një rol në terma të ndikimit politik, sepse ai luan një rol thelbësor në Kosovë në hetimin
dhe gjykimin e krimeve, që prekin direkt jetën publike të vendit: krimet e luftës dhe
korrupsioni. Në rastin e krimeve të luftës, çështja është akoma e ndjeshme, sepse kujtesa
e konfliktit të 1999 është ende e freskët dhe është e vështirë të pranosh se ― heronj të
luftës‖ janë ―kriminelë lufte‖. Kjo situatë mund të ketë një ndikim negativ mbi
pavarësinë e gjykimeve. Hetimi dhe gjykimi i rasteve të korrupsionit implikon një sfidë
me një nga strukturat mbi të cilat Kosova është bazuar dhe prek drejtpërdrejt interesat e
personave në pushtet. Gjykatësit dhe prokurorët nuk gëzojnë një sistem mbrojtës nga
kërcënimet dhe mund të jenë të luhatur në hetimin e disa dosjeve. Prezenca e EULEX-it
është thelbësore për hetimin, asistimin e prokurorëve dhe në qenien pjesë e paneleve në
rastet e veprave penale që, në të kundërt, nuk do të mund të menaxhoheshin në të njëjtën
mënyrë. Për më tepër, nëpërmjet prezencës së stafit gjykues të EULEX-it tek gjykatat
kosovare, gjykatësit dhe prokurorët kosovarë bëhen pjesë e një trajnimi ditor konstant
mbi praktikat më të mira të BE-së në gjykata dhe kjo njohuri transferohet në hartimin e
dokumenteve si Guida për një Kod të Procedurës Penale të Kosovës.
Sikurse tregon rasti i luftës kundër korrupsionit, elitat në pushtet janë ato që humbasin më
shumë nëse korrupsioni luftohet në mënyrën e duhur. Është pra legjitime të mendosh se
ata nuk dëshirojnë vërtet të gjejnë një zgjidhje ndaj këtij problemi. Gjithsesi, kur
perspektiva e hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit do të jetë më
450
Evropean Union, Statement by President Barroso Following his Meeting with Hashim Thaçi, Prime
Minister of Kosovo, SPEECH11/360, Pristina, 20 May 2011, retrieved on 28 April 2013. 451
Për më gjërë shih dhe Për më gjerë shih: Ribaj P. dhe Cami Sh., ―Lufta, Paqja, Siguria. Realitete
ballkanike‖Vëllimi II, Tiranë( Në proçesin e botimit), 2016, f.412-417
269
e prekshme, grada e bashkëpunimit të elitës me EULEX-in do të rritet, sepse Komisioni e
ka parashtruar si kusht thelbësor për hapjen e negociatave452
.
Gjithsesi, EULEX-i është kritikuar shumë gjatë viteve të fundit dhe, që kur ai u dislokua,
problemi i korrupsionit duket se është rritur, të paktën sipas perceptimit të popullatës. Për
më tepër, një nga kritikat kryesore të misionit lidhet me kostot dhe performancën e tij të
ulët
BE-ja duhet të përballohet me dy sfida për të krijuar një qëndrueshmëri të reformave në
Kosovë: e para, është krijimi i një kulture të sundimit të ligjit në të gjitha nivelet e
shoqërisë, dhe e dyta, është krijimi i një sistemi gjyqësor funksional. Sfida e parë varet
nga Komisioni Evropian. Nëpërmjet programeve dhe financimeve të tij, ai duhet të
investojë për të rritur ndërgjegjshmin e popullsisë. Do të jetë më e lehtë në të ardhmen
sepse, në 2012, nisën negociatat për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së Sfida
e dytë varet tërësisht nga EULEX-i. Suksesi përfundimtar i misioni dhe i veprimtarisë së
dy sektorëve të tjerë varet nga kapaciteti i prokurorëve në hetimin dhe në elaborimin e
akuzave në mënyrë të pavarur dhe nga gjykatësit në shpalljen e verdiktit pa influencim
nga jashtë. Për të arritur këtë rezultat, shumë aksione duhet të merren: Qeveria e Kosovës
duhet të adoptojë dhe zbatojë të gjithë legjislacionin e nevojshëm për krijimin e një
ambienti të sigurt pune për gjykatësit dhe prokurorët; një nga rrënjët e korrupsionit –
pagat e ulëta – duhet të çrrënjoset (profesioni konsiderohet si shumë i rrezikshëm, plus
përballimi me një rrogë të ulët); duhet të rritet intensifikimi i trajnimeve të gjykatësve
dhe prokurorëve, në linjë me praktikat më të mira evropiane. Në momentin që këto
elemente do të vendosen në praktikë, EULEX-i do të jetë në gjendje të reduktojë
mandatin e tij ekzekutiv dhe gradualisht të lërë përgjegjësitë në dorë të kosovarëve
Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur konsiderohej nga elita dhe popullsia si një rast për të
marrë në dorë të gjitha përgjegjësitë e menaxhuara nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo
situatë e re përbën një provë për qeverinë për ti demonstruar qytetarëve se mund të
përmirësojë mirëqenien e tyre, dhe duke qenë se nuk ka më një prezencë ndërkombëtare
për tu fajësuar, të marrin mbi vete të gjithë përgjegjësinë në rast të arritjes së rezultateve
të dobëta.
7.9. Prania amerikane ende një mision i papërmbushur
Politika amerikane pas Luftës së Ftohtë pati një protagonizëm të paprecedent në rajonin e
Ballkanit. Të qenit superfuqia kryesore në botë është një shpjegim i thjeshtë për ta
kuptuar rolin ekskluziv që ajo i ruajti vetes në këtë hapësirë Evropiane.
Pas Luftës së Ftohtë, politika ballkanike ndoqi me vëmendje pikat kulmore të strategjisë
amerikane, të cilat u shfaqën gjatë çlirimit të Kuvajtit, ndërhyrjes në ish-Jugosllavi, pas
11 shtatorit, luftës së Irakut dhe bombardimin e Libisë nga NATO.
452
Për më gjrë shih : Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështjë Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28,
Tiranë 2014, f.17-23.
270
Ballkani, ose siç quhet tani me ―përkëdheli‖ diplomatike, Evropa Juglindore, nuk është
një rajon i lehte për t‘u kuptuar. Vështirë se ekziston ndonjë territor si ai ballkanik, që të
ketë qenë ―zonë kufitare‖ e ndryshimeve të historisë njerëzore. Pa u ndalur në histori
dihet se Lufta e Ftohtë ishte një mbulesë ―ngrirje‖ për rajonin. Ndarja e Jaltës e përcaktoi
sërish Ballkanin si zonë kufitare midis Perëndimit dhe Lindjes. Siç ndodh rëndom, zona
të tilla kthehen në ―bursa‖ të Diplomacisë në kohë paqeje dhe në zona konfrontimi në
periudha disbalancimi. Gjatë Luftës së Ftohtë politika amerikane u shfaq si fuqia e radhës
që balanconte influencën e ―vjetër‖ të fuqisë ruse në Ballkan. Marrëveshja e Jaltës ―u
respektua‖ gjeopolitikisht. Greqia dhe Turqia u lidhën me Perëndimin, Bullgaria dhe
Rumania u lidhën me Lindjen, kurse Jugosllavia dhe Shqipëria qëndruan ―në mes‖453
.
Mbarimi i Luftës së Ftohtë ndryshoi ―renditjen‖ e Jaltës. Tërheqja ruse rimodeloi rajonin
dhe shkatërroi Jugosllavinë. Ky proces i fundit, pikën kulmore të vet e pati në vendimin e
NATO-s për të hyrë në luftën e Kosovës, i cili u konsiderua konflikti më i rëndësishëm
në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jugosllavia vdiq aty ku filloi, dhe vendimin për
këtë e morën thuajse të njëjtat fuqi që e krijuan.
Qeveritë e vendeve e Ballkanit janë përballë sfidave serioze për të ndërtuar profilin e tyre
të pas-Luftës së Ftohtë. Ky proces zhvillohet jo vetëm si pjesë e makrobalancës midis
SHBA, Rusisë dhe Kinës, por edhe të një mikrobalance që fillon me Hungarinë
ambicioze, Rumaninë e shqetësuar, Turqinë në rritje, Serbinë e ―mundur‖, Kroacinë e
rilindur, Greqinë në vështirësi ekonomike dhe Shqipërinë e pamësuar me rolin e saj të
ri…Në këtë periudhë globalizimi, Ballkani nuk duhet konsideruar i paprekshëm nga
problematikat e ndarjeve në Lindjen e Mesme. Sado absurde që të duket, ―pranvera
arabe‖ ka prishur ekuilibrat e status quo-së ―Kisinger‖ atje. Aktualisht politika amerikane
është përballë zgjedhjesh të rëndësishme për rolin e saj jo vetëm në Ballkan. Megjithëse
ironike, ajo nuk ka një kundërshtar të barabartë me të cilin të ndajë ―rolet‖ në hapësirë
dhe kohë. SHBA dalin përballë vetes, marrin vendime për zgjedhjet e veta, edhe për të
tjerët. Ballkani është një pjesë e vogël e lojës së madhe globale, por‖… Për politikën
amerikane, Ballkani vlen të shihet edhe si hapësira ku fillojnë ―kufijtë‖ e padukshëm të
kontradiktave Evropiane në formimin e vetvetes. Të stabilizosh Ballkanin do të thotë t‘i
heqësh Evropës ankthin më të keq të saj për të ardhmen. Sfida ballkanike nuk është
vetëm Evropiane. Ajo nuk mund të fitohet pa prezencën e fortë politike të SHBA-ve.
Politika amerikane në Ballkan është një mision ende i papërmbushur i saj. Historitë e
mëdha fillojnë nga pranimi i dobësive.
7.10. Përballë sfidave serioze – rishfaqja e rrymave penguese për orientimin
euroatlantik
Politika amerikane pas Luftës së Ftohtë pati një protagonizëm të paprecedent në rajonin e
Ballkanit. Të qenit superfuqia kryesore në botë është një shpjegim i thjeshtë për ta
453
Për më gjërë shih dhe Panorama 11 Maj, 2012
271
kuptuar rolin ekskluziv që ajo i ruajti vetes në këtë hapësirë. Pas Luftës së Ftohtë, politika
ballkanike ndoqi me vëmendje pikat kulmore të strategjisë amerikane, të cilat u shfaqën
gjatë çlirimit të Kuvajtit, ndërhyrjes në ish Jugosllavi, pas 11 shtatorit, luftës së Irakut
dhe bombardimin e Libisë nga NATO. Ballkani, ose siç quhet tani me ―përkëdheli‖
diplomatike, Evropa Juglindore, nuk është një rajon i lehtë për t‘u kuptuar. Vështirë se
ekziston ndonjë territor si ai ballkanik, që të ketë qenë ―zonë kufitare‖ e ndryshimeve të
historisë njerëzore. Pa u ndalur në histori, dihet se Lufta e Ftohtë ishte një mbulesë
―ngrirje‖ për rajonin. Ndarja e Jaltës e përcaktoi sërish Ballkanin si zonë kufitare midis
Perëndimit dhe Lindjes. Siç ndodh rëndom, zona të tilla kthehen në ―bursa‖ të
Diplomacisë në kohë paqeje dhe në zona konfrontimi në periudha të mungesës së
balancimit. Gjatë Luftës së Ftohtë politika amerikane u shfaq si Fuqia e radhës që
balanconte influencën e ―vjetër‖ të Fuqisë ruse në Ballkan. Marrëveshja e Jaltës ―u
respektua‖ gjeopolitikisht. Greqia dhe Turqia u lidhën me Perëndimin, Bullgaria dhe
Rumania u lidhën me Lindjen, kurse Jugosllavia dhe Shqipëria qëndruan ―në mes‖454
.
Mbarimi i Luftës së Ftohtë ndryshoi ―renditjen‖ e Jaltës. Tërheqja ruse rimodeloi rajonin
dhe shkatërroi Jugosllavinë. Ky proces i fundit, pikën kulmore të vet e pati në vendimin e
NATO-s për të hyrë në luftën e Kosovës, i cili u konsiderua konflikti më i rëndësishëm
në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jugosllavia vdiq aty ku filloi dhe vendimin për
këtë e morën thuajse të njëjtat Fuqi që e krijuan.
Gjithsesi, analiza e ngjarjeve të fundit rrezikon prirje integruese të rajonit. Analisti i
njohur Artur Zheji shprehet se kartolina e 9 majit në Moskë, me rastin e paradës
spektakolare të 70-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste, ishte dhe mbetet
emblematike455
. Në mungesë të plotë të lidershipit evropian-perëndimor në tribunën
putiniane, aty, nga niveli më i lartë, gjendeshin vetëm grekët, të përfaqësuar nga Tsipras,
maqedonasit, të përfaqësuar nga Presidenti i tyre e trupat ushtarake elitë dhe presidenti
Nikoliç nga ana e Serbisë. Kjo kartolinë ku mungonte jo rastësisht dhe pra, krejt
qëllimisht në gjuhësinë gjeopolitike, Cameron, Hollande, Merkel apo Matteo Renzi, ishin
të pranishëm personalitetet e rangut më të lartë të Fqinjëve ballkanase. Për të zbritur në
rrafshin tonë, të interesave tona të drejtpërdrejta gjeopolitike, Rilindja e fuqisë ushtarake
dhe ekonomike e Rusisë, aleancat e saja të forta taktike me Kinën dhe Indinë, në kërkim
të Polit të Dytë Gjeopolitik Botëror, reagimi muskulor putinian në çështjen e Ukrainës,
janë një udhërrëfyes që Ballkani, mund të kthehet sërish në një ―laborator gjeopolitik‖, ku
të shkarkohen tensionet e larta gjeopolitike të Blloqeve të Reja dhe me interesat e tyre
përkatëse. Ndoshta në një ballafaqim të ri. Greqia, Serbia dhe Maqedonia, për interesat e
tyre, kanë përzgjedhur të kenë në platformën e tyre, një ―rrugë rezervë‖ drejt Lindjes, e
pra, Moskës së sotshme, të fortë dhe ambicioze. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë
zgjedhur një rrugë të vetme, Perëndimin, sepse ky është vullneti i popujve të tyre dhe kjo
është rruga që historikisht përmbush interesat e nëpërkëmbura gjeopolitike dhe jo vetëm,
454
Për më gjerë shih: Pandeli Majko, Gazeta Panorama, 11 maj 2012. 455
Shih: Gazeta MAPO, 21 maj 2015.
272
të shqiptarëve. Në qasje me këtë analizë disa ngjarje në rajon nuk lënë dyshime Në këtë
kah një bilanc i tillë lufte si ai në Kumanovë, është ikja më e tmerrshme e një vendi
ballkanik nga paqja dhe sidomos stabiliteti. Maqedonia ka rrëshqitur shembshëm në
gjendjen dhe realitetin e ngjashëm me vitin 2001. Denoncimet dhe sidomos ―bombat‖ e
përgjimeve që ekspozoi në publik kreu i opozitës maqedonase, zbuluan kapituj dhe
episode që provojnë katërçipërisht reminishencat dhe ngjashmëritë imituese të skenarëve
të shërbimeve të Gruevskit me ato të dikurshme në Jugosllavinë e Millosheviçit. Shkupi
është një kryeqytet që gjatë kohës qeverisëse të Nikolla Gruevskit, mori vlerën e një
qyteti si simbol pabarazie dhe manipulimi. Kryeministri i monumenteve që ―thyen në
mes‖ buxhetin e republikës së vogël, iu gëzua provincializmit të vet duke hiperbolizuar
historinë e maqedonasve pa etni dhe margjinalizoi historinë reale të pjesës shqiptare me
histori themeli. Ashtu si në 100 vjetët e fundit, shqiptarët e Maqedonisë shihen nga
sllavët si racë inferiore. Lagjet ku banojnë shqiptarët janë geto, të lëna me qëllim të tilla,
pasi nuk iu jepen leje ndërtimi. Punësimi i tyre mbahet qëllimisht nën kuota minimale.
Ndërsa arsimimi është jo-cilësor. Kjo i detyron të marrin rrugët e emigracionit. Ndaj
është iluzion që një ditë shqiptarët do t‘i kalojnë numerikisht maqedonasit në numër
popullate si efekt i lindjeve. Maqedonasit janë kujdesur ta bëjnë të pa jetueshëm atë vend
për shqiptarët. Shekulli i fundit e ka dëshmuar. Kjo ka risjellë alternativën se e ardhmja e
kësaj hapësire, ka nevojë për zgjidhje radikale ku Tirana duhet të ketë rolin e saj të dorës
së parë, si në formatimin e liderëve të rinj, ashtu edhe në argumentimin ndaj aleatëve të
mëdhenj vendimmarrës për një konfigurim të ri të hartës, pasi faktori ndërkombëtar që do
ta bënte Maqedoninë një shembull integrimi dështoi. Nga ana tjetër komprometimi i
implikimit të shërbimeve të specializuara ruse dhe i filialeve të tyre në Beograd dhe në
Shkup e ka vënë në pozitë të vështirë diplomacinë ruse, e cila po hedh në qarkullim
diplomatik dhe propagandistik ndërkombëtar disa teza vërtet të çuditshme. Teza e parë
është ajo që ngjarjet e Kumanovës janë organizuar nga Perëndimi për të sabotuar
projektin e gazsjellësit të ri rus ―South Stream 2‖, që mendohet se do të kalojë nga Greqia
nëpërmjet Maqedonisë në Serbi. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pas bisedimeve të
tij në Beograd në 15 maj me homologun serb, deklaroi se: ―Ngjarjet e fundit në
Maqedoni vijnë nga vendimi i qeverisë së Maqedonisë për të marrë pjesë në gazsjellësin
rus Turkish Stream. Teza e dytë është ajo e organizimit të një ―revolucioni me ngjyrë‖
nga Perëndimi në Maqedoni dhe pjesë të këtij revolucioni janë, sipas ministrit të Jashtëm
rus, edhe grupet e armatosura shqiptare. ―Revolucioni me ngjyrë‖ është një term, që ka
lindur nga vala historike e protestave dhe demonstratave masive të forcave demokratike
dhe të popujve në shtetet që kanë dalë nga ish Bashkimi Sovjetik dhe ku popujt u ngritën
kundër regjimeve autokratike dhe për liri e demokraci. Kështu ndodhi me Revolucionin
Portokalli në Ukrainë, me Revolucionin e Trëndafilave në Gjeorgji, me Revolucionin e
Tulipanëve në Kirgizi, etj. Të gjitha revolucionet demokratike me ngjyrë u ngritën dhe
përmbysën regjime autokratike, që mbështeteshin nga Moska, ndaj dhe Moska ka kaq
shqetësim për revolucionet me ngjyrë. Nuk shpjegohet ndryshe që, në mediet shtetërore
273
ruse të datës 12 maj lexon: ―destabilizimi i Maqedonisë është thelbësisht një luftë e
porositur e Perëndimit kundër Rusisë në kontekstin e Luftës së Re të Ftohtë‖. Teza e tretë
është ajo e lidhjes së tensioneve në Maqedoni me të ashtuquajturën ―Shqipëri e Madhe‖,
të cilën ministri i Jashtëm rus dhe mikpritësit e tij serbë, njëri pas tjetrit, e bënë refrenin e
takimeve të tyre diplomatike dhe shfaqjeve publike në Beograd, duke shkelur etikën e
marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. E përbashkëta dhe më kryesorja e këtyre tri
tezave të diplomacisë ruse për Maqedoninë është se Moska kërkon të fshehë burimet dhe
rrënjët e vërteta të këtyre tensionimeve dhe të kërcënimeve të stabilitetit, të cilat po rriten
në Maqedoni dhe në pjesë të tjera të Ballkanit si Bosnjë-Hercegovina dhe Mitrovica.
Kjo panoramë është e dukshme sidomos tek përplasja gjeoenergjetike dhe gjeopolitike
mes Perëndimit dhe Rusisë po merr formën e një pengese të re, që po krijon Greqia për
realizimin e gazsjellësit TAP, i cili ka mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve dhe që do të
sjellë gazin azer nëpërmjet Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë në Itali dhe në Evropë.
Tradicionalisht Moska ka ushtruar ndikim të fortë politik në Serbi, në këtë vend që
historikisht ka shërbyer si qendër graviteti e politikave të saj ballkanike. Në zhvillimet e
dekadës së fundit, Moska e ka kundërshtuar si pakkush pavarësinë e Kosovës; dhe, për
më tepër, ajo e ka përdorur atë jo pak si justifikim për gllabërimin e Krimesë, Abkhazisë
dhe të Osetisë së Jugut. Lidhjeve dhe raporteve historike, Moska, plotësisht e
ndërgjegjshme për gjendjen e rëndë që po kalon ekonomia serbe, ka nënshkruar me të një
marrëveshje strategjike partneriteti të fokusuar në sektorët jetikë të transportit dhe
energjisë. Për më tepër, Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që ka Marrëveshje të
Tregtisë së Lirë me Rusinë. Dimension tjetër jetik mbetet bashkëpunimi ushtarak. Rusia
nënshkroi së fundmi një marrëveshje me Serbinë, nëpërmjet së cilës ushtarët rusë e
përdorin si bazë të tyre Aeroportin e Nishit456
. Më tej, këto dy vende kanë nënshkruar
edhe një marrëveshje unike 15-vjeçare ushtarake, nëpërmjet së cilës parashikohet
shkëmbimi i informacioneve sekrete dhe zhvillimi i manovrave dypalëshe ushtarake.
―Divide et Impera‖ (Përça e Sundo) në Bosnjë. Bosnjë-Hercegovina prej vitesh ka
shprehur angazhimin e saj për t‘u anëtarësuar në strukturat euro-atlantike, por sigurisht
për të mbërritur në destinacion, do të duhet pa fund kohë. Ajo ka negociuar me Brukselin
edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, por nuk ka hyrë në fuqi për shkak të
moskryerjes së reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike. Në 2010, NATO i
ofroi Bosnjë-Hercegovinës Planin e Veprimit të Anëtarësimit, por progresi për të fituar të
drejtat e plota është frenuar tërësisht për shkak se pronat e paluajtshme të mbrojtjes në
vend nuk janë nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes. Moska është plotësisht e qartë se
mënyra më e lehtë dhe më efikase për të penguar integrimin evropian të Bosnjës, është
shfrytëzimi i dasive etnike mes serbëve, kroatëve dhe myslimanëve. Rusia është
veçanërisht aktive në pjesën serbe, të njohur ndryshe si Republika Srpska. Drejtuesit e saj
kanë një raport shumë të veçantë e miqësor me Kremlinin. Ngjarjet e fundit në Ukrainë
dhe më parë, aneksimi i Krimesë, e frymëzuan më fort retorikën separatiste në këtë pjesë
456
Shih: Gazeta Panorama, 28 maj 2015.
274
të Bosnjës. Në këmbim, marrëdhëniet e Rusisë me Republikën Srpska i ngjajnë më
shumë një marrëdhënieje me një shtet të pavarur sesa një rajon gjysmë-autonom brenda
një shteti. Rusia, e cila e ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, abstenoi
gjatë një votimi lidhur me zgjatjen e misionit paqeruajtës në këtë vend. Kjo ishte madje
edhe hera e parë që Moska nuk votoi në përkrahje të kësaj Rezolute gjatë 14 viteve. Ajo
shkoi madje më larg, teksa kërkoi që të hiqej nga teksti i rezolutës togfjalëshi
kuptimplotë: ―perspektiva euro-atlantike e Bosnjë-Hercegovinës‖.
Mali i Zi, në përpjekje të gjetjes së ekuilibrit mes Lindjes e Perëndimit. Rusia dhe Mali i
Zi tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të ngushta gjatë shekujve. Por, shumë ndryshe
nga Serbia dhe Bosnja, ky vend me shumë zgjuarsi po i ruan lidhjet e ngushta me aleatin
e vjetër, ndërkohë që i ka intensifikuar ndjeshëm marrëdhëniet me Perëndimin. Ai mund
të quhet i suksesshëm në ruajtjen e përqendrimit dhe të fokusimit drejt integrimit në BE,
ndonëse janë shfaqur dhe po dallohen shenjat e para të humbjes së durimit, apo lodhjes
me Perëndimin, për shkak të vonesave në anëtarësimin në NATO dhe në BE. Pas
aneksimit të Krimesë nga Rusia, qeveria e Podgoricës jo vetëm i mbështeti sanksionet e
BE-së ndaj Moskës, por vendosi edhe sanksionet e saj individuale. Por, kur NATO nuk e
ftoi atë për t‘iu anëtarësuar aleancës në Samitin e saj të fundit në Uells, disa zyrtarë të
lartë malazezë, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e plotfuqishëm, e vunë në diskutim
qëndrimin e tyre ndaj Rusisë. Nuk duhet harruar se Rusia ka një influencë të
konsiderueshme ekonomike në Malin e Zi. Më konkretisht, është investitori më i madh në
vend: një e treta e ndërmarrjeve në vend janë pronë e kompanive ruse. Moska tentoi së
fundi të ndërhyjë edhe në çështjet e sigurisë. Për shkak të kaosit në Siri, Rusia nuk mund
t‘i përdorë më portet aty, ndaj i kërkoi Malit të Zi që të shfrytëzojnë portet e saj. Kjo
kërkesë u refuzua, pasi rrezikonte dëmtimin e pariparueshëm të aspiratës strategjike të
Podgoricës për t‘u anëtarësuar në NATO.
Në vijim të këtyre fakteve e argumenteve gjykoj se analiza e Agjencisë së Inteligjencës
Amerikane, Stratfor457
postuar më 20 maj 2015 jep në kohë alarmin për situatën në rajon,
thekson se tashmë beteja në Ballkan është kryesisht me natyrë ekonomike. Në këtë betejë
janë përfshirë Rusia, Turqia dhe Perëndimi. ―Ky rajon është kthyer në arenë përplasjeje
mes Rusisë dhe Perëndimit, që po tentojnë të blejnë influencë me investime dhe projekte
energjetike‖. Zyrtarë të lartë rus, turq dhe amerikanë kanë nisur turet e tyre në mbarë
Ballkanin. ―Qeveritë perëndimore kanë dy qëllime madhore në Ballkan: të ruajnë
stabilitetin në pjesën perëndimore të rajonit dhe të minimizojnë influencën ruse‖. Stratfor
thekson se Maqedonia dhe Serbia nuk kanë shans të anëtarësohen në BE edhe për një
dekadë, edhe pse marrin fonde prej saj. ―Edhe pse Perëndimi ka më shumë burime për të
investuar në Ballkan, Rusia ka në pronësi disa asete të rëndësishme energjetike dhe ka
disa kredi të dhëna qeverive ballkanike‖. Stratfor po ashtu thekson betejën e gazsjellësve
me Maqedoninë që kërkon të jetë pjesë e gazsjellësit rus dhe Shqipërinë si aleate
amerikane, që mbështet gazsjellësin TAP. ―Rivalitetet gjeopolitike dhe konfliktet lokale
457
Për më gjerë shih: ―The problems foreign Powers find in the Balkan‖, Strattfor, 19 maj 2015
275
në rajon kanë formuar historikisht një kombinim shpërthyes, duke nxitur konflikte
ushtarake si Lufta e Parë Botërore dhe disa luftëra të tjera në Ballkan. Sot, një
konkurrencë më e nuancuar po zhvillohet me Fuqitë e Mëdha që përdorin ndikimin
ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen politike për të çuar
përpara qëllimet e tyre në rajon. Konflikti në Maqedoni dhe potenciali që ka për të
dëmtuar planet e Rusisë në rajon - mishëron problemet që Fuqitë e huaja gjejnë në
Ballkan.
Ndërsa Perëndimi, Rusia dhe Turqia janë të etura për të pompuar kapital në rajon,
qeveritë e dobëta do të vazhdojnë balancimin mes fuqive të jashtme‖. Qeveritë e vendeve
e Ballkanit janë përballë sfidave serioze për të ndërtuar profilin e tyre të pas-Luftës së
Ftohtë. Ky proces zhvillohet jo vetëm si pjesë e makrobalancës midis SHBA, Rusisë dhe
Kinës, por edhe të një mikrobalance që fillon me Hungarinë ambicioze, Rumaninë e
shqetësuar, Turqinë në rritje, Serbinë e ―mundur‖, Kroacinë e rilindur, Greqinë në
vështirësi ekonomike dhe Shqipërinë e pamësuar me rolin e saj të ri. Në këtë periudhë
globalizimi, Ballkani nuk duhet konsideruar i paprekshëm nga problematikat e ndarjeve
në Lindjen e Mesme. Sado absurde që të duket, ―pranvera arabe‖ ka prishur ekuilibrat e
status quo-së ―Kissinger‖ atje. Aktualisht, politika amerikane është përballë zgjedhjesh të
rëndësishme për rolin e saj jo vetëm në Ballkan. Megjithëse ironike, ajo nuk ka një
kundërshtar të barabartë me të cilin të ndajë ―rolet‖ në hapësirë dhe kohë. SHBA dalin
përballë vetes, marrin vendime për zgjedhjet e veta, edhe për të tjerët. Ballkani është një
pjesë e vogël e lojës së madhe globale, por ―për politikën amerikane, Ballkani vlen të
shihet edhe si hapësira ku fillojnë ‗kufijtë‘ e padukshëm të kontradiktave evropiane në
formimin e vetvetes‖. Të stabilizosh Ballkanin do të thotë t‘i heqësh Evropës ankthin më
të keq të saj për të ardhmen. Sfida ballkanike nuk është vetëm evropiane. Ajo nuk mund
të fitohet pa prezencën e fortë politike të SHBA-ve. Politika amerikane në Ballkan është
një mision ende i papërmbushur i saj. Historitë e mëdha fillojnë nga pranimi i dobësive.
Realitetet komplekse ballkanike shtrojnë si detyrim madhor që, pavarësisht prej
angazhimeve të SHBA në pika të tjera të nxehta të rajonit, ku interesat e saj janë realisht
shumë më të mëdha, për asnjë moment nuk duhet të ç‘fokusohet nga rajoni i Ballkanit.
Trupat e NATO-s në Kosovë duhet të vazhdojnë të qëndrojnë, pasi shërbejnë si garantues
të sigurisë, konsolidimit të demokracisë dhe frenues të orekseve të hapura ruse.
276
PËRFUNDIME DHE REFLEKSIONE
Mund të themi se gjeopolitika nuk është një formë dije objektive e shkencore. Ajo ka të
bëjë me funksionimin e diskursit dhe fuqisë e dijes, me atë sesi intelektualët, institucionet
dhe ideologjia krijojnë struktura fuqie brenda shteteve. Shumë shpesh në të kaluarën,
gjeopolitika është trajtuar jo si një diskurs, por si një përshkrim i veçuar dhe objektiv sesi
bota ―në të vërtetë është‖. Duke e sfiduar këtë qasje, diskutohet se marrëdhëniet e fuqisë
janë të ngulitura në diskurset gjeopolitike dhe këto janë të dukshme dhe të
manifestueshme. Për Foucault: ―Atje ku ka fuqi, ka edhe rezistencë.‖ Pikërisht brenda
diskurseve të rezistencës, efektet e fuqisë të diskurseve gjeopolitike problematizohen.
Nëse arrihet të vlerësohet kjo gjë, do të jetë ky hapi kritik drejt një kuptimi kritik të
diskurseve të gjeopolitikës që aktualisht kornizojnë vendet tona, identitetet dhe botët në
të cilat ne jetojmë.
Faktorët e gjeografisë fizike dhe humane veprojnë gjatë në shkallën e kohës në historinë
e shoqërive njerëzore. Ata formojnë kornizën e përhershme brenda së cilës regjistrohet
lidhja mes të shkuarës dhe të tashmes, historia e marrëdhënieve të njerëzve brenda shtetit
(gjeopolitika e brendshme) dhe ajo e marrëdhënieve mes vetë shteteve (gjeopolitika e
jashtme). Konfliktet që trazojnë botën gjejnë një frymëzim thelbësor në linjat e
përhershme të fraksioneve klanore, etnike, kombëtare, fetare, gjuhësore apo qytetërimesh
dhe në evolucionin e dinamikave demografike. Politika e shteteve, organizma politike,
rajonale dhe të pajisur me pushtet, mund të studiohen nga pikëpamja e faktorëve kryesorë
të gjeopolitikës, do me thënë: pozita gjeografike; topologjia e relievit; klani, etnia,
dinastia, kombi; feja; gjuha; shtresat sociale - kategori socio-ekonomike; qytetërimi;
demografia; resurset. ―Zemërata nuk formon histori. Këtë gjë e bën Fuqia dhe ajo, mund
të plotësohet nga e para, por në thelb rrjedh nga realitete më thelbësore si: gjeografia,
demografia, teknologjia dhe kultura.‖(George Friedman)
Konfliktet e vazhdueshme dhe shkatërrimet natyrore në shumë pjesë të botës vazhdojnë
të rrisin pasigurinë e qytetarëve të botës. Mungesa e sqarimit në lidhje me çka është
struktura dominante e gjeopolitikës lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me debatin e
vazhdueshëm të ―studimeve për sigurinë‖, duke marrë parasysh lëndën e sigurisë dhe
kuptimin e këtij termi në politikën bashkëkohore. Ndërsa, siguria kombëtare kishte disa
norma kryesore gjeopolitike që nënkuptoheshin gjerësisht gjatë Luftës së Ftohtë, në
Aleancën Perëndimore të paktën, siguria kombëtare tashmë është më pak e kuptueshme.
Ky kuptim pasigurie është dhe pjesë e kuptimit të pasigurisë që formëson ―ankthet‖ e
politikës bashkëkohore në atë çka George Friedman e quan ―një botë të trazuar‖.
Ndërtimi i modeleve të shpjegimit nga faktorët gjeopolitikë do të ishte qëllimi i fundit i
analizës gjeopolitike. Faktorët që përcaktojnë forcat, ekuilibrat e brendshëm dhe të
jashtëm, bashkëveprimi i ndërsjellët, ja cilat do të ishin fjalët kryesore të një analize
gjeopolitike rigoroze, e cila do të lejonte më në fund t‘iu shpëtonim tundimeve një-
shkakësore, thjeshtuese dhe manipuluese, të cilat ktheheshin gjithmonë në fatkeqësi të
gjeopolitikës dhe sidomos të popujve që vuanin pasojat.
277
Cilat do të ishin përfundimet?
a) Gadishulli Ballkanik është një vend me ngjarje historike e me rrjedhoja gjeopolitike.
Aktorët rajonal të Ballkanit kanë pasur dhe kanë interesa gjeopolitike konfliktuale.
Problemet rajonale do të vazhdojnë të kërkojnë vëmendje në mijëvjeçarin e ri. Në kushtet
aktuale të ndryshimeve të brendshme e të jashtme rajonale e globale, është e
domosdoshme konceptimi i saktë i gjeopolitikës ballkanike. Avantazhet e mëdha
gjeopolitike që ka Ballkani, mund të përkthehen në të mirë të prosperitetit e paqes, ashtu
sikurse në të njëjtën masë, mund të shfrytëzohen (sikurse ka qenë rasti), edhe për
destabilizimin e tij. Prandaj, të gjitha vendet e Ballkanit janë shprehur se bashkëpunimi
është rruga më e frytshme për sigurinë e çdo vendi veças dhe të rajonit në tërësi. Ky
bashkëpunim nuk mund të konceptohet e të praktikohet i shkëputur nga organizmat
autoritare të sigurisë dhe prosperitetit, sikurse janë NATO e BE. Historia e Ballkanit ka
treguar se, kur çështjet e sigurisë së rajonit i kanë marrë në dorë organizma me peshë
ndërkombëtare, atëherë situatat e sigurisë janë mbajtur nën kontroll. Ballkani është
stabilizuar vetëm kur ka pasur gjithë-përfshirje të aktorëve kryesorë të interesuar për këtë
qëllim. Vetëm perspektiva e integrimi në organizmat evropiane e euro-atlantike mund të
shërbejë si shtysë madhore për të zbutur e zgjidhur konfliktet në rajon.
Dihet se gjeopolitika e Londrës e kishte sanksionuar mbetjen e pjesës tjetër të kombit
shqiptar, siç kishte bërë Versaja, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë.
Vetëm gjeopolitika e Prishtinës (2008) , siguroi një gjeopolitikë të re në Ballkan. Ky pra,
ishte shekulli shqiptar (1912-2012) , ai i përplasjes së historisë me gjeografinë dhe, si
rrjedhojë, i mbetjes së hapur të çështjes shqiptare. Gjithsesi, ende Ballkani përballet me
sfida, mes të cilave çështja shqiptare dhe serbe mbeten të hapura. Kështu me gjithë
përpjekjet për inaugurime të modelit shumë-etnik, praktika e transformimit të shteteve lë
shumë për të dëshiruar. Edhe pas 20 vjetësh Bosnje-Hercegovina e Dejtonit, nuk po
mundet të funksionojë si shtet. Edhe pasi ka kaluar 12 vjet nga Marrëveshja e Ohrit,
Maqedonia nuk po funksionon si shtet shumë-etnik. Pavarësia e Kosovës edhe pas 7
vjetësh jetësimi të modelit shumë-etnik të Ahtisarit, shteti i ri po pengohet nga pakica
serbe, e cila me gjithë garantimin e të drejtave individuale dhe kolektive politike, refuzon
integrimin e saj brenda Kosovës. Po kështu, pa folur për qëndrimet e papërligjura për
Veriun e Mitrovicës, Serbia refuzon çfarëdo ideje për vetëvendosjen e shqiptarëve në
Luginën e Preshevës. Konfigurimi gjeopolitik i Ballkanit mund të thuhet se është akoma i
papërfunduar për sa kohë që në rajon të mbeten pezull një sërë çështjesh që mund të
rikthejnë vorbullën e dhunës.
Identiteti ―Ballkan Perëndimor‖ nuk është thjeshtë një orientim gjeografik. Ai është
shumë më tepër se kaq e, më së shumti formëson një koncept politik që lidhet me atë
pjesë të Evropës Juglindore e cila nuk është përfshirë ende në proceset integruese të
Bashkimit Evropian. Veçanërisht pas vitit 1990 Ballkani ndahet në mënyrë figurative në
―dy Ballkane‖: Ballkanin e suksesshëm në proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe
278
Ballkanin e paintegruar ose gjysmë të integruar. Ky i fundit është pikërisht Ballkani
Perëndimor. Ky emërtim i aqshumëlakuar veçanërisht pas përfundimit të Luftës së
Ftohtë, ka lindur nga nevoja për një ndërmarrje të re të Evropës, me qëllim që ta sjellë
edhe këtë rajon në përshtatje me rrjedhat dhe nivelet Evropiane të zhvillimit Ballkani
Perëndimor mban nën kontroll tre kalime me rëndësi strategjike të shkallës kontinentale.
Kësisoj, nëqoftëse Ballkani në tërësi nuk është tjetër veçse Evropa Juglindore, Ballkani
Perëndimor është nyja qendrore që lidh gjeografikisht këtë identitet Evropian. Por ky
rajon, në atë masë sa është unik në larminë gjeografike, është po aq unik në mos më
shumë në pikëpamje etnike e kulturore. Në këtë shtresëzim gjigand kulturash,
nacionalizmi ka zënë vend si ndjenjë supreme në Ballkan. Urrejtja racore ushqehej
vazhdimisht nga mosmarrëveshjet territoriale, fetare e kulturore si një krenari që, nga ana
e saj, ushqente hakmarrjen. Do të ishin pikërisht këto shtysa morale të cilat do ta
ndërgjegjësonin dhe përgjegjësonin komunitetin ndërkombëtar, Evropën dhe SHBA-në të
kryenin për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një luftë tjetër brenda territorit
Evropian.
Për një sërë arsyesh Ballkani Perëndimor do të mbetet një me një rëndësi të madhe
gjeopolitike për Evropën. Krizat aktuale: agresiviteti i shfrenuar rus, organizata
ekstremiste ISIS, emigrimi masiv drejt Evropës dhe penetrimi i trafiqeve, kontrabandës,
krimit të organizuar, etj., gjejnë veten në Ballkanin Perëndimor ndoshta më shumë se në
çdo rajon tjetër pikërisht për arsyet e mësipërme, arsye këto ndaj të cilave përgjegjësia
kolektive e ballkanasve është shumë e dobët.
Gjithsesi, Ballkani Perëndimor, edhe pse i vogël në sipërfaqe e në popullsi, ka qenë dhe
mbetet pasuri e e njerëzimit jo vetëm për nga shtrati i hershëm i grupeve relativisht të
shumta etnike që kanë populluar këtë rajon, por edhe për faktin tjetër se territori i tij i
ndodhur në kryqëzimin e perandorive, fuqive, besimeve fetare, civilizimeve dhe
kulturave nga më të larmishmet e gjithëkahëshe: perëndimore, lindore e jugore, ka ruajtur
gjurmët e tyre në historinë dhe simpatitë e popujve të rajonit.
b) Vetëm pak dekada më parë, situata e sotme gjeopolitike në Ballkan ishte e
paimagjinueshme për më skeptikët dhe e largët për më optimistët. Ballkani tani është
plotësisht i orientuar drejt BE-së, drejt kësaj organizate ku ata shohin perspektivën e tyre
ekonomike. Edhe BE është zotuar për zgjerimin e saj në drejtim të BP, pra të përfshirjes
në gjirin e saj edhe të atyre shteteve që ende nuk janë të anëtarësuara në këtë organizatë.
Gjithashtu, ajo që është pozitive në një analizë të sigurisë në Ballkan, është fakti se të
gjitha shtetet, pa përjashtim, kanë shprehur interesimin e tyre për anëtarësimin në paktin
NATO. Klima e volitshme ekzistuese e sigurisë e krijuar në këtë rajon është edhe meritë
e shtrirjes së Aleancës Veri-Atlantike si dhe anëtarësimit në të, të numrit më të madh të
shteteve të Ballkanit.
Sfidat ndaj sigurisë në Shekullin e Ri janë të natyrave të ndryshme dhe jo vetëm
ushtarake, prandaj përballimi i tyre kërkon kontribute kolektive si të shteteve të rajonit
279
gjithashtu edhe të komunitetit ndërkombëtar si dhe bashkërendim të aktorëve ushtarakë
dhe civilë. Pra, nga analiza gjeopolitike që i bëhet rajonit mund të arrihet në përfundimin
se ende ekzistojnë rreziqe të ndryshme që janë kërcënim jo vetëm për Ballkanin, por edhe
për sigurinë evropiane. Ballkani tanimë ka hyrë në një rrugë të re, në atë të ndryshimit.
Kjo frymë e re ka një bazë të gjerë ku mbështetet pasi Ballkani tashmë pas dhjetë vjet
luftërash shkatërruese, problemesh të mëdha e të vogla, ngatërresash të të gjitha llojeve
ka për herë të parë një pikëpamje të përbashkët.
Analiza e kompleksit ballkanik të sigurisë na jep çelësin për shpjegimin e çështjeve të
sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe të raporteve të ndërsjella të çështjes shqiptare me të.
Kjo analizë, përfshin katër nivelet (elementet konstituitivë) të kompleksit ballkanik të
sigurisë në Ballkan, përkatësisht rendin, stabilitetin dhe sigurinë e shteteve në rajon
(niveli brenda shtetit); marrëdhëniet midis shteteve të rajonit të Ballkanit (niveli rajonal),
bashkëveprimin e rajonit të Ballkanit me rajonet fqinje (niveli ndër-rajonal) si dhe rolin e
fuqive botërore në rajon (niveli global) të cilat, të ndërlidhura së bashku, përbëjnë
konstelacionin e sigurisë (modelin e formuar nga bashkëveprimi i katër niveleve: të
brendshëm, rajonal, ndërrajonal dhe global) në Ballkan.
c) Nga analiza e lidhjes së ndërsjellë mes shkallës së zgjidhjes së çështjes shqiptare me
katër nivelet (katër elementet konstituitivë) të kompleksit ballkanik të sigurisë, arrijmë në
përfundimin se çështja shqiptare ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në katër elementët
konstituitivë të kompleksit ballkanik të sigurisë, duke ndikuar kështu në sigurinë rajonale.
Krijimi i shtetit të pavaruar të Kosovës dhe zgjidhja e çështjes shqiptare deri në nivelet e
tanishme ka ndikuar pozitivisht në kompleksin ballkanik të sigurisë.
Strategia e Sigurimit ashtu si çdo fushë tjetër, është produkt i ndërthurjes së shumë
faktorëve, ndërmjet të cilëve mund të përmenden: kultura e mbrojtjes, e parë në sfondin e
përvojës historike, karakteri dhe aftësia e përgatitjes dhe morali i ushtrisë niveli
intelektual e shkencor, organizimi social i vendit, faktorët demografikë, fuqia ekonomike,
gjendja gjeopolitike dhe balanca e forcave, si dhe dinamika politike në lidhje me
kundërshtarët e mundshëm ose aktualë.
Përgatitja e dokumentit të ri të SSK-së të RSH (SSK-2014) është pa dyshim një zhvillim
mjaft pozitiv në aspektin e sigurisë të vendit, pasi është cilësisht më i arrirë dhe përmbush
një boshllëk konceptual për institucionet e sigurisë të vendit. Ndërkohë dihet se, një
dokument i mirë i SSK-së duhet të përcaktojë: 1)vizionin për kombin, si një objektiv
final, si qëllim i më vital (―The end‖) për ekzistencën e prosperitetin e një vendi; 2)
interesat më të rëndësishme që burojnë prej këtij qëllimi e janë të lidhura me të: 3)
kërcënimet që mund ta vënë në rrezik përmbushjen e tij; 4) masat që duhen marrë (pa
rënë në detaje teknike) për të shmangur/mposhtur këto kërcënime; 5) institucionet,
strukturat e larta që ngarkohen me vendimmarrjen strategjike për sigurinë dhe zbatimin e
detyrave kryesore të sigurisë.
Në SSK-2014 ai vizion për kombin, për të cilin në fund të fundit formulohet strategjia,
280
jepet pjesërisht në preambulë (por edhe këtu disi indirekt, duke iu referuar Kushtetutës,
aspiratës së popullit e lidershipit politik) dhe pjesërisht tek kapitulli për interesat
kombëtarë të Shqipërisë, por mungon një paragraf i sintetizuar, produkt ekskluziv i kësaj
Strategjie, i përshtatshëm për t ‘u referuar sa herë që nevojitet, nga institucionet,
politikanët, studiuesit etj.
Aspirata shekullore mund të jetë shtrati shekullor në të cilin lëvizin strategjitë e mëdha.
Sidoqoftë, kjo aspiratë shekullore e përmendur në Kushtetutë nuk është e përmendur në
SSK, të paktën në versionin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Dimensioni i parë historik i strategjisë sonë është relativisht i thjeshtë, i qartë, dhe
jashtëzakonisht i ndjeshëm. Në këtë kah theksojmë se në parimet e hapësirës së
Atlantikut të Veriut, prodhimi i dokumenteve strategjike bëhet duke respektuar 4 kritere
të ―panegociueshme‖: (a) konsensus sa më të gjerë, (b) gjithëpërfshirje
(konsultim&oponence), (c) mbështetje financiare, si dhe (d) dimension aplikativ
(objektiva dhe instrumente të matshme). Qoftë edhe njëri prej tyre të mungojë, produkti
fundor nuk mundet të quhet Strategji, por degradon në një program dhe përpjekje
propagandistike politike. Fakti se në nëse në tërësi në respektimin e kritereve formalisht
pat arritje, realiteti i goditjes së institucioneve kryesore të sigurisë si ato të arsimimit
kombëtar ushtarak, etj, si dhe ulja kritike e buxhetit te mbrojtjes (0.84%), çka, e lexuar
profesionalisht, e kërcënon atë për të mbetur strategji në letër!! Ndërkohë vetë interesat
dhe vlerat kombëtare janë trajtuar shumë shkurt (gjithsej rreth tetë rreshta) në një kohë që
ato duhet të përbëjnë parakushtet/pikënisjen e gjithë shtjellimit të mëtejshëm të
dokumentit të SSK. Si të tilla ato kërkojnë formulim të qartë, mundësisht të paraqiten të
listuara e të identifikuara dallueshëm njëri nga tjetri, gjë që SSK-2014 nuk ia ka arritur
plotësisht.
d) Miratimi i dokumenteve strategjike dhe doktrinore, sipas një radhe të drejtë, tregon
pjekurinë e elitës politike dhe të kuptuarit nga ana e saj të rëndësisë që ka kompletimi si
duhet i kuadrit strategjik doktrinor. Në krye dhe e para për t‘u hartuar, duhet të jetë SSK-
ja, ndërsa të gjithë dokumentet e tjerë, që vijnë më pas, duhet të varen prej saj e të jenë në
linjë me të. Nevoja për miratimin së pari të SSK-së qëndron në faktin se ajo jep kuadrin
për gjithë të tjerat. Në këtë aspekt, politikanët e vendeve të BP kanë treguar se, të paktën
në fillim të këtij procesi, kanë dashur të fitonin ―kredencialet‖ demokratike, thjesht duke
adoptuar strategjitë. Kështu ata kanë nxituar për t‘i përfunduar ato sa më shpejt, pa i
kushtuar vëmendje hierarkisë. Kjo është arsyeja pse shumica e dokumenteve strategjike
mbivendosen në përmbajtjen e tyre, përdorin formulime të njëjta ose, ca më keq, thjesht
kopjojnë përmbajtjen e njëri-tjetrit (sidomos sfidat, rreziqet, kërcënimet) .
Vëzhgimi i dytë që rrjedh nga leximi i dokumenteve, është se asnjëri prej tyre nuk bën
një dallim të qartë midis sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve. Kjo e ndërlikon ―analizën e
rreziqeve‖, në dokumentet e ndryshme, duke ua lënë në dorë vetë studiuesve,
interpretimin e tyre dhe arritjen e përfundimeve. Kështu, SSK-ja e Serbisë 2009, thekson
281
në mënyrë të qartë se ―shpallja jo-ligjore dhe e njëanshme e pavarësisë nga Kosovë-
Metohia, është kërcënimi më i madh për sigurinë e Republikës së Serbisë", ndërsa sfidat,
rreziqet apo kërcënimet e tjera nuk janë kategorizuar gjithnjë qartë. Në këtë mënyrë,
institucionet e sigurisë nuk gjejnë një vizion të qartë për të reaguar ndaj një problemi të
caktuar dhe për t‘u parapërgatitur për të. Bosnja përcakton disa kërcënime që janë pasoja
të drejtpërdrejta të luftës të zhvilluar atje. Së pari, është ―zbatimi jo i plotë dhe selektiv i
Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit‖. Formulimi këtu është ndoshta ―emëruesi më i vogël
i përbashkët‖, për të cilin është rënë dakord, pasi palët në Bosnje, për këtë çështje, kanë
qëndrime të kundërta. Sipas njërës pikëpamje, Marrëveshja e Dejtonit dhe ―përbindëshi‖
që është krijuar me dispozitat e tij, duhet të shpërbëhet, duke hapur rrugë për një shtet
funksional. Pikëpamja tjetër e konsideron Marrëveshjen e Dejtonit si ―Biblën e Shenjtë‖,
që nuk mund të preket. ―Trashëgimia e armiqësisë politike dhe sociale që nxit lloje të
ndryshme të ekstremizmit nacionalist‖ është një tjetër kërcënim i qenësishëm vetëm për
Bosnje-Hercegovinën, si dhe ―armët dhe municionet e ruajtura në vende të
papërshtatshme dhe posedimi individual i tyre i paligjshëm‖.
Historikisht, Ballkani ka qenë një mjedis me rëndësi strategjike për Fuqitë e Mëdha, për
shkak të marrëdhënieve Perëndim-Lindje, Evrope-Azi. Edhe në ditët e sotme pavarësisht
nga ndryshimet në Gjeopolitikën Ndërkombëtare, rajoni i Ballkanit për nga rëndësia
mbetet në vëmendjen e fuqive më me influencë në botë.
Tashmë është e qartë se realiteti i sistemit të Fuqive të Mëdha (FM) favorizon ose jo
faktorë të ndryshëm kombëtar apo ndërkombëtar për arritjen e shteteve të vogla, etj.
Njëherazi, autorë të ndryshëm kanë analizuar se, në sistemin ndërkombëtar roli i shteteve
të vogla , përfshi dhe shtetet që sapo kanë filluar të ushqejnë aspiratat kombëtare, ― është
më i madh sesa trajtohet në literaturën teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare‖
Kuptohet dhe për rastin shqiptar ky aspekt meriton studim më të thelluar. Përsa u përket
FM, megjithëse motivet e tyre janë sa të ndryshme aq dhe të ndryshueshme, në tërësi ata
janë të interesuar për të mbrojtur interesat e tyre... Ndoshta shembulli më bindës për këto
përbëjnë problemet e formatimit të kufijve në Ballkan, ku përparësitë dhe kriteret
strategjike, politike, ekonomike dhe kulturore të vendimmarrësve ishin të dukshme. Në
fakt asnjë nga FM nuk ishte potencialisht e angazhuar ― ndaj objektivave etnik apo
kombëtar që ata shpallnin me bujë, veçanërisht kur kjo binte ndesh me interesat
gjeopolitike të vendeve të tyre‖.
e) Gjithsesi, dinamikat kushtetuese nga aktorët në BP janë të shumta dhe të larmishme.
Ato përcaktohen nga gjeografia, historia, fetë, kulturat, por sidomos nga interesat dhe
konjukturat apo balancat rajonale e ndërkombëtare. Aktorët e shumtë kanë të
përbashkëtat, por edhe veçoritë e tyre. Dinamikat italiane, për shembull, janë kulturore e
historike, fetare e aleancash politike e ushtarake, por dinamikat e sigurisë dhe ato
ekonomike-tregtare natyrshëm që janë në boshtin e interesave italiane. Ndoshta në etapa
të caktuara historike ka dalë në plan të parë herë njëra e herë tjetra dinamikë, porse fakti
282
që Italia ka qenë dhe mbetet ndoshta vendi më i interesuar gjeopolitikisht për BP përbën
një konstante të pandryshueshme. Në një kah të kundërt me këtë dinamikë italiane është
dinamika ruse. Interesimi rus për BP lidhet me nevojën për qasje në ujëra të ëmbla; me
krijimin dhe ruajtjen e influencës në këtë zonë përmes kohezionit sllavo-rus e ortodoks
me popullsitë me shumicë dërmuese të këtyre familjeve në këtë rajon; me zgjerimin e
hapësirave të sigurisë nga aleanca e NATO-s, të cilën Rusia e percepton si aleancë
armiqësore; me nevojat për të zgjeruar tregun ekonomik edhe në këtë rajon, etj. Për më
tepër, vlerësohet se Ballkani përbën një pikë takimi të rrezikut të radikalizmit islamik dhe
ndikimit rus. Kjo ―aleancë‖ favorizohet së tepërmi nga paqëndrueshmëria politike,
tensionet etnike që ―flenë‖ dhe varfëria ekonomike. Në këtë kuadër, vlerësohet se popujt
në të cilët myslimanët përbëjnë shumicën (Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria),
si dhe lidhjet historike e fetare me Rusinë (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia) i bëjnë vendet e
Ballkanit Perëndimor më të prekshme nga këto rreziqe.
Si identitete më vete interesash, por edhe të lidhura me boshtin italian, janë dinamikat e e
Britanisë së Madhe e SHBA-së. Të dyja janë fuqi detare dhe nuk mund të kenë rol e as të
përcjellin interesa globale apo rajonale në qoftë se iu bllokohen akseset në dete e oqeanet.
Deti Adriatik që kontrollon BP është një det nevralgjik për Mesdheun sepse e takon këtë
të fundit me Evropën Qendrore, vendet e së cilës përbëjnë një kyç të menaxhimit të tërë
kontinentit evropian. Por, çka e bën akoma më të rëndësishëm interesimin anglo-
amerikan për BP është mbajtja nën kontroll e zhvillimeve në këtë rajon, të mbahet sa më
larg Rusia dhe të çrrënjosen rrënjët e të ndërpriten rrugët e rrjeteve terroriste
ndërkombëtare që lidhen apo shfrytëzojnë Ballkanin.
Në një dimension të një natyre tjetër dinamikash paraqitet rasti i Gjermanisë dhe Kinës.
Kahu drejt Ballkanit në kuadër të kahut të madh drejt lindjes e juglindjes është një interes
i madh sidomos ekonomik i Gjermanisë. Në kushtet e ekonomisë globale dhe të
balancave që krijohen në thellësi të mëdha strategjike, Gjermania është e interesuar të
hapë tregje akoma më të mëdha eksporti në thellësi strategjike në drejtim të Turqisë, të
Azisë Qendrore e deri në Kinë. E kjo rrugë kalon nga Ballkani, prandaj kohët e fundit
Gjermania paraqet interes të veçantë për të ―vagonizuar‖ Ballkanin Perëndimor drejt
vlerave e integrimit evropian. Në kah të kundërt, por jo si kundërshti, por si
komplementaritet, vjen dinamika kineze për të shfrytëzuar Ballkanin dhe sidomos BP si
një trampolinë për të kapur tregjet e Evropës Qendrore e Lindore. Në dallim disi nga
dinamikat e mësipërme, dinamika turke e kërkon BP jo vetëm nga perspektivat politike,
ekonomike dhe gjeografike, por gjithashtu falë edhe lidhjeve të saj historike, fetare,
kulturore, të sigurisë dhe humane me rajonin.
Vetvetiu, një analizë e aktorëve kushtëzues si më sipër pleks NATO-n dhe BE-në. NATO
nuk mund të ndjehen të sigurt në misionin e tyre, pa plotësuar të gjitha vakumet e
hapësirave euro-atlantike. Një vakum i tillë është edhe BP, i cili është pjesë natyrale e
familjes euro-atlantike. . Ndërkaq këtyre ligjësive, por në një fushë tjetër, atë ekonomike
iu nënshtrohet edhe BE. Bashkimi është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 28
283
shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500
milionë qytetarët e tyre, por ajo është e cunguar dhe madje e rrezikuar kur BP mbetet
jashtë saj.
Procesi i integrimit në strukturat evropiane dhe ato euro-atlantike, është një poçes i
pakthyeshëm për vendet e rajonit, për të cilat kërkohet një punë jashtëzakonisht e madhe
në forcimin e konsolidimin e demokracisë, në forcimin e ekonomisë si dhe në
bashkëpunimin rajonal me qëllim krijimin e një ambienti të volitshëm të sigurisë dhe
mirëqenies. Nismat Rajonale të ndërmarra nga këto vende nuk janë gjë tjetër veçse
marrëveshje bilaterale dhe multilaterale të monitoruara nga Institucionet prestigjioze
Ndërkombëtare për ruajtjen e paqes e të sigurisë në rajon, për zhvillimin e tyre në të
gjitha fushat si dhe për anëtarësimin e tyre, sa më parë në të gjitha institucionet
ndërkombëtare. Prandaj, bashkëpunimi kërkon përshpejtimin e reformave ekonomike,
por edhe të fushave të tjera, siç janë: thellimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të
organizuar dhe trafiqeve të të gjitha llojeve, si dhe zhvillim më tej të infrastrukturës së
bashkëpunimit.
Samiti BE-BP shënoi një shtysë të re në avancimin e ―hapave prej kërmilli‖ të integrimit
të rajonit. Prezantimi i një procesi integrimi me plan afatmesëm 4-vjeçar i bazuar në
rishikimin vjetor është një ndër mesazhet më të plota të përcjella nga Brukseli dhe
Berlini. E thënë me fjalët e Kryeministrit shqiptar Rama integrimi në BE, nuk është një
proces ku BE vetëm jep dhe Ballkani merr, por ku Ballkani jep dhe ndan vlerat e tij. Në
këtë moment kyç të krizës mes Evropës dhe Rusisë, furnizimi me energji, korridoret
detare dhe siguria energjetike është vlera më e vlefshme e rajonit. BP dhe kryesisht
Shqipëria ndodhet në qendër të këtyre zhvillimeve që kërkojnë mençuri dhe maturi për të
kuptuar se alternativa e gjeopolitikës sot janë korridoret energjetike, burimet dhe siguria
energjetike. Integrimi në një organizatë me histori suksesi, por edhe problematikash,
sikurse është BE, përbën një sfidë për vendin që kërkon të pranohet në gjirin e saj.
Përvoja historike e vetë BE-së, përvoja e Shqipërisë, si edhe ajo e vendeve të tjera
aspirantë apo anëtare, tregojnë se kriteret politike nuk janë thjeshtë të parat në hierarki,
por ato përbëjnë levën themelore për të shtyrë përpara tërë ―makinën‖ ekonomike e
financiare, standardet, kërkesat dhe kriteret e tjera. Në themel të tyre qëndron konsensusi
politik bindës dhe konstruktiv midis pozitës dhe opozitës, si instrumenti thelbësor për
gjenerimin e energjive vepruese në të gjitha fushat e tjera. Kjo është një kulturë e re, e
vështirë për t‘u asimiluar, por e domosdoshme për të përcjellë interesat kombëtare, në
themel të të cilave qëndron integrimi i plotë në organizatat evropiane, sikurse është edhe
BE-ja.
Por, integrimi Euroatlantik nuk mund të arrihet pa integrimin brendapërbrenda nesh. Jo
me emocione, por me strategji, politika, plane e projekte kombëtare, konkrete dhe të
mbështetura. Integrimi ndërkombëtar nuk mund të arrihet pa integrim dhe vlera
kombëtare, po me organizma të përgjegjësive kombëtare.
284
Proçesi i përcaktimit të interesave duhet të përfshijë çështjet dhe pyetjet vijuese për të
siguruar mundësi sa më të madhe për zhvillimin e interesave të përshtatshme dhe të
mbështetshme për çdo aktor. Një pjesë e kësaj modelohet me përcaktimin se ku
përshtaten në proces realizmi dhe moralshmëria, duke shmangur subjektivizma që shpesh
përfundojnë në ambicie të sëmura, etj. Çdo burrë shteti, shkruan Kissinger, duhet të
përpiqet të pajtojë atë që konsiderohet e drejtë me atë që konsiderohet e mundshme. Ajo
që konsiderohet e drejtë varet nga struktura e brendshme e shtetit të tij; ajo që është e
mundshme varet nga burimet, pozicioni gjeografik e vendosmëria si dhe nga vlerësimet,
vendosmëria dhe struktura e brendshme e shteteve të tjera.
f) Sfidat nё fushën e sigurisë janë tё mëdha ndaj asnjë vend nuk mund t‘i pёrballojё i
vetëm, pa bashkëpunim apo vetëm me bashkërendim tё njёanshёm. Dhe në Ballkan dihet
se grekët, shqiptarët, sllavët nuk janë vetëm tri popuj bashkë në zonat e veta, por janë tri
qytetërime, me tri kultura, me tri gjuhë (madje secila me alfabetin e vet: latin, cirilik dhe
grek). Ballkani nuk mund të përfytyrohet, qoftë dhe pa njërin prej këtyre përbërësve.‖ Në
botën globale që po përjetojmë, shtetet e vogla kanë çfarë japin në përballjen me sfidat e
sigurisë. Ato janë një aktor i denjë i marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe janë rreshtuar
në kahun e duhur të aleancave ndërkombëtare në të mirë të paqes, mbrojtjes, stabilitetit
dhe sigurisë globale. Diplomacia publike e shteteve të vogla është pjesë e infrastrukturës
sa ligjore, por edhe superstrukturës shpirtërore të të gjithë aktorëve publikë, të cilët
shohin te ky instrument çelësin e promovimit të interesave të tyre kombëtare, evidentimin
e avantazheve te tyre konkurruese, si edhe potencialeve që ato kanë dhe ofrojnë në të
mirë paqes rajonale, globale dhe rendit botëror. Kontributi i tyre në sfidat ndaj çështjeve
të sigurisë, terrorizmit, ka ndikuar së tepërmi në suksesin global ndaj këtij fenomeni.
Shqipëria ka bërë progres me rritjen e imazhit të saj kombëtar, ka dizenjuar një
diplomaci publike në mbrojtje të vlerave dhe interesave kombëtare, në të mirë të
mirëqenies kombëtare, sigurisë, paqes, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë. Ajo është
pjesë e denjë e koalicionit ndërkombëtar në luftën ndaj terrorizmit, si dhe aleancës të
mbrojtjes kolektive.
Roli i BE-së, e veçanërisht i kontributi i instrumenteve dhe mekanizmave paqendërtues
në kuadër të institucioneve të sigurisë, të përdorura në vendet e Ballkanit Perëndimor,
është një dinamikë dhe një proces i vazhdueshëm, i nevojshëm dhe i duhur, prej të cilit
varet dheështë i lidhur gjithë procesi transformues i rajonit që lëviz nga stabilizimi drejt
integrimit. Për të arritur këtë qëllim ambicioz, BE-ja ka ndjekur një qasje të dyfishtë:
dislokimin e menaxhimit të krizave dhe politikën e zgjerimit. Kombinimi i kësaj qasjeje
të dyfishtë ka funksionuar në mënyrë shumë inkurajuese e premtuese në Ballkanin
Perëndimor, duke bërë të mundur transferimin e rajonit.
BE ka kontribuar në stabilizimin e rajonit nëpërmjet operacioneve civile dhe ushtarake,
duke parandaluar konfliktet e ardhshme në mes të grupeve etnike; çarmatimit të grupeve
ushtarake dhe popullatave; reformimit të sektorit të sigurisë; ndihmës së sektorit policor
285
në luftën kundër krimit të organizuar, etj. Ky kontribut duhet të shihet si një projekt
afatgjatë për të arritur një qeverisje demokratike. Ndërkohë, perspektiva e anëtarësimit ka
shkaktuar nxitje të nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar dhe
konsoliduar institucionet demokratike të angazhuara për promovimin e sundimit të ligjit;
mbrojtjen e grupeve të pakicave; zgjerimin e reformave në respektimin e të drejtave të
njeriut; ekonominë e tregut dhe liberalizimin e shtetit dhe përshtatjen e sistemeve juridike
në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Një qasje e tillë e dyfishtë ka promovuar një kulturë të drejtësisë, tolerancës dhe pajtimit
në mes të grupeve të ndryshme etnike. Paqtimi i vendit dhe shoqërisë është kusht
themelor dhe premisë që garanton qoftë prosperitetin, si dhe avancimin e mëtejshëm drejt
integrimit evropian, po ashtu ndikon në ndryshimin e perceptimit negativ të shoqërisë së
Ballkanit si diçka arkaike, primitive apo barbare, një shoqëri e cila nuk përputhet me
normat e një shoqërie të qytetëruar.
Megjithë problemet dhe sfidat që ato përballen në drejtim të forcimit të shtetit ligjor,
demokracisë, të drejtave të njeriut, korrupsionit e krimit të organizuar, këto vende janë
më afër se kurrë familjes evropiane, ku BE-ja, me instrumentet e saja kanë rol të dorës së
parë në këto procese. Kjo e fundit, ka ndikuar në krijimin e një hapësire gjeopolitike
kompakte, ku prespektiva dhe axhenda e integrimit evropian, për këto vende, është
prioritet e kombëtar.
Me politikën e tyre komunitare, shtetet e rajonit të Ballkanit ndodhen në pozita të
ndryshme në rrugën e gjatë të integrimit dhe secili prej tyre ka standard të ndryshme
mjedisore dhe energjetike. Ecuria e përshtatjes brenda rajonit, me praktikat dhe
legjislacionin e BE-së, sidomos në nivelin e liberalizimit, ndërlidhjes së tregut të gazit
dhe energjisë elektrike, si dhe transformimit rregullator të tregut lënë shumë për të
dëshiruar. Edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe fqinjë të tjerë nuk kanë një
dokument kuadër të përbashkët, ku të parashikojnë sfidat e sigurisë energjetike dhe
përballimin e pasojave rajonale. Të dy këta faktorë mund ta cojnë Serbinë në një rol lider
të pretenduar me sigurinë energjetike të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye
mendoj se vendet e rajonit tonë do të duhet të fokusohen në dy drejtime: së pari,
harmonizimi i politikave energjetike të rajonit në vështrim edhe të burimeve alternative,
përveç burimeve ruse; së dyti, përsosja e bashkëpunimit dhe planifikimit strategjik të
vendeve të veçanta, duke e trajtuar problemin si një çështje jetike të sigurisë kombëtare.
Integrimi Evropian po kalon në disa faza. Bashkëpunimi rajonal është parakusht i
rëndësishëm për të ndryshuar mentalitetin dhe testuar aftësinë konkuruese të ekonomive
tona përpara anëtarësimit të plotë në BE. Vendet që nuk i reformuan ekonomitë e tyre,
vendet që nuk kanë bërë reformat e duhura me qartësinë dhe cilësinë e nevojshme, sot, po
përballen me kriza ekonomike e politike, me norma të larta të papunësisë dhe borxhet
publike në nivele kritike. Sfida aktuale e vendeve tona është arritja e një rritjeje më të
lartë ekonomike, të punësimit më të lartë, dhe një rritje ekonomike përfshirëse. Reformat
dhe politikat ekonomike synojnë të zvogëlojnë pasiguritë, kohën dhe kostot e të bërit
286
biznes. Pavarësisht vonesave dhe zhgënjimeve, mbështetja publike për integrimin
Evropian vazhdon të jetë e lartë. Kjo sinergji pozitive duhet të përdoret për të bërë
reformat e duhura, politike dhe ekonomike, që do të mbështesin zhvillimin e
qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendeve dhe rajoneve tona. Është shumë e
rëndësishme që reformat strukturore / parakushtet e BE-së të mos konsiderohen si një
listë kushtëzimesh e burokratëve të Brukselit, por si detyrimet tona për të përmirësuar
zhvillimin tonë ekonomik, social dhe politik
Gjykoj që në zhvillimet perspektive të rajonit do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm dy
aktorë shumë të rëndësishëm, të cilët janë NATO (SHBA), ku në rajonin tonë Kroacia
dhe Shqipëria janë tashmë anëtarë dhe Rusia, e cila nëpërmjet Serbisë në një formë a në
një tjetër shpreh interesat e saj në këtë rajon. Në një farë mënyre, në këtë këndvështrim
kemi një konfigurim të ―Luftës së Ftohtë‖ të vendeve të Ballkanit midis NATO (SHBA)
dhe Rusisë (Serbisë). Perceptimi i prezencës ruse në Serbi, si dhe implikimet e saj dhe
mundësia e rritjes së shpejt të këtij implikimi nëpërmjet bërjes së saj një nyje energjetike,
është një nga sfidat e së ardhmes së këtij rajoni.
Gjithësesi, instrumentalizimi i ―precedentit Kosovë‖ dhe heqja e paraleleve midis rastit të
saj dhe Krimesë, nga ana e Moskës, janë kthyer në një burim kërcënimi për situatën e
sigurisë në rajonin e Ballkanit, në hapësirën ish-sovjetike dhe më gjerë. Pavarësisht
zhvillimeve dramatike në rajonet e tjera të botës, si në Siri, Ballkani vazhdon të mbetet
një ―punë e papërfunduar‖, dhe si i tillë, një arenë përplasjesh midis BE-së, NATO-s, dhe
SHBA nga njëra anë dhe Rusisë, nga ana tjetër. Dobësimi i vëmendjes perëndimore ndaj
Ballkanit, aq më keq, tolerimi i krizave, qoftë edhe latente, krijojnë terren të favorshëm
për depërtimin e Moskës dhe forcimin e ndikimit të saj, ekonomik, ushtarak dhe kulturor
në këtë rajon. Dinamizimi i proceseve integruese euroatlantike në vendet e Ballkanit
Perëndimor; njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe liberalizimi, pa vonesë, i
vizave për shtetasit kosovarë; funksionalizimi i shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, duke
zgjeruar e forcuar kompetencat federale, mbi bazën e ndryshimeve kushtetuese;
përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore që lidhen me rajonin tonë, të
miratuara në Berlin dhe Vjenë; ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim, sa më shpejt të jetë e
mundur, e projektit energjetik TAP, janë disa nga masat e domosdoshme që mendohet se
mund të parandalojnë shtimin e ndikimit rus në Ballkan, si dhe pasojën e pashmangshme
të tij, ringjalljen dhe riaktivizimin e nacionalizmit ekstrem.
******
287
Refleksion
Jo pa qëllim në trajtesën time operova kryesisht me kodin e gjeopolitikës. Dhe të bësh
gjeopolitikë, nuk do të thotë të bësh politikë apo diplomaci. Të bësh gjeopolitikë do të
thotë të jesh i drejtpërdrejtë, jo i nënkuptuar, jo i fshehur e aq më pak i dyshimtë, siç
zakonisht e kërkon sjellja politike apo diplomatike. Çështja është që, një komb i cili
pretendon të cilësohet i civilizuar, duhet, midis të tjerash, të ndërtojë dhe të ecë me
parashikime realiste, të paktën për dy breza njerëzorë. Për këtë arsye, do të ishte e
domosdoshme që, varësisht nga skenarët që parashikohet se do të mund të operojë
Evropa dhe SHBA, të ndërtohen edhe skenarët tanë kombëtarë. Në të kundërtën, veç të
kaluarës, do të humbasim edhe të ardhmen.
288
BIBLIOGRAFIA
MONOGRAFI
Ribaj P., ―Perceptime gjeopolitike‖, Akademia e Forcave të Armatosura, Tiranë, 2012
Jean C., ―Manuale di geopolitica‖, Editori Laterza, Romë, 2006
Kaplan, Robert.D, ―The revenge of Geografy‖, Random House Trade Paperback, 2013
Chauprade A., ―Géopolitique: Constantes et changements dans l‘histoire‖, Ellipses, Paris, 2007
MacMillan M., ―Paris 1919, Gjashtë muaj që ndryshuan botën‖, Plejadë, Tiranë, 2006
O‘Loughlin, J. (ed.), ―Dictionary of Geopolitics‖, Greenwood Press, Westport, Conn., 1994
Enloe C., Bananas, Beaches, and Bases: ―Making feminist Sense of International Politics‖, Berkeley,
Calif.: University of California, 1990
Foucault M., ―Power/Knowledge‖, Pantheon, New York, 1980
Mahan A., ―The Influence of Seapower Upon History‖, Hill and Wang, New York, 1957
Spykman N., ―America‘s Strategy in World Politics‖, Harcourt Brace, New York, 1942
Mayer A., ―Why Did the Heavens Not Darken?‖, Pantheon, New York, 1988
Halberstam D., ―The Best and the Brightest‖, Penguin, New York, 1972
Fukuyama, Francis, ―Ndërtimi i Shtetit - Qeverisja dhe Rendi Botëror në Shekullin e Njëzet e Një‖,
Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë, 2008
Agnew J. dhe Corbridge S., ―Mastering Space: Hegemony, Territory and International Political Economy‖,
Routledge, London, 1995
Friedman G., ―100 Vitet e Ardhshme – Parashikim për shekullin XXI‖, Plejadë, Tiranë, 2010
Mazzei F., ―Relazioni Internazionali‖, L‘Orientale Editrice, 2005
Bauman Z., ―Frika Likuide‖, Laterza, Bari, 2008
Aron R., ―Paix et guerre entre les nations‖, Calmann-Lévy, Paris, 1970
Cox, R. ―Social Forces, States and World Orders,‖ in Keohane, R. (ed.) Neorealism and Its Critics, New
York: Columbia University Press, 1986
Schulzinger, R. ―The Wise Men of Foreign Affairs: The History of the Council on Foreign Relations‖, New
York: Columbia University Press, 1984
289
Haraway, D. Simians, ―Cyborgs, and Women: The Reinvention of Nature‖, New York: Routledge, 1991
Zhan K., ―Gjeopolitika‖, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998
Brzezinski, Zbigniew, ―The Grand Chessboard‖, Basic Books, 2007
Davutogllu A., ―Turqia - Thellësi strategjike‖, Logs-A, Shkup, 2010
Algieri F dhe Emmanouilidis J. A., ―Roman Maruhn: 5 EU Szenarien‖, Centrum für angewandte
Politikforschung (CAP), 2003
Vukaj, Shaqir, ―Rusia dhe Kosova - Shënime të një diplomati‖, Enriko Kuço, 2007.Tiranë 2007
Lewis Paul G, ―Evropa Qendrore që nga viti 1945‖, London, Longman, 1994
Brzezinski Zbigniew, ―Le grand échiquier‖, Pluriel, 1997
L.P. Kozik and P.A. Kokhno, ―SNG: realii i perspektivy [The CIS: Realities and Prospects]‖, Moscow:
Iuridicheskii mir VK Publishing House, 2001
N.N. Shumskiy, ―Sotrudnichestvo nezavisimykh gosudarstv: problemy i perspektivy razvitia [Cooperation
of the Independent States: Development Problems and Prospects]‖, Minsk: Tekhnoprint Publishers, 2001
Alexei Zverev, and Dmitri Trenin, eds., ―Commonwealth and Independence in Post-Soviet Eurasia‖, Frank
Cass Publishers, London , 1998
Martha Brill Olcott, Anders Åslund and Sherman W. Garnett, ―Getting it Wrong: Regional Cooperation
and the Commonwealthof Independent States‖, Washington, D.C.: Carnegie Endowment for International
Peace,1999
V.I. Salygin and A.V. Safarian, ―Sovremennye mezhdunarodnye ekonomicheskie otnoshenia v
Kaspiyskom regione [Contemporary International EconomicRelations in the Caspian Region]‖, Moscow:
MGIMO-Universitet Press, 2005
Clair, William St., ―That Greece Might Still be Free: The Philhellenes in the War of Independence‖, Open
Book Publishers, 2008
Igor‘ Muradian, ―Regional‘naia politika SShA i Velikobritanii: Turtsiia—Iran—Iuzhniy Kavkaz—Chernoe
more, [The Regional Policy of the U.S. and Great Britain: Turkey—Iran—the Southern Caucasus—the
Black Sea]‖ Yerevan: Antares, 2008
Leszek Balcerowicz, ―Socialism, Capitalism, Transformation‖, Budapest: Central Evropean University
Press, 1995
V. Papava and T. Beridze, ―Ocherki politicheskoi ekonomii postkommunisticheskogo kapitalizma: opyt
Gruzii [Essays on the Political Economy of Post-Communist Capitalism: TheGeorgian Experience]‖,
(Moscow: Delo i servis Publishers, 2005
David G. Victor, Amy M. Jaffe, and Mark H. Hayes, eds., ―Natural Gas and Geopolitics: From 1970 to
2040‖, Cambridge: Cambridge University Press, 2006
290
Makni (Muhammad Aslam Khan Niazi), ―The New Great Game: Oil and Gas Politics in Central Eurasia‖,
New York: Raider Publishing International, 2008
Eva Rakel, ―Paradigms of Iranian Policy in Central Eurasia and Beyond,‖ in Mehdi Parvizi Amineh and
Henk Houweling, eds., Central Eurasia in Global Politics: Conflict, Security and Development, Leiden:
Brill, 2005
Jan Kalicki and David L. Goldwyn, eds., ―Energy and Security: Toward a New Foreign Policy Strategy,
Washington, D.C.: Woodrow Wilson Center Press, 2005
Gennady Chufrin, ed., ―The Security of the Caspian Sea Region‖, New York: Oxford University Press,
2001
Janatkhan Eyvazov, ―Bezopasnost‘ Kavkaza i stabil‘nost razvitia Azerbaidzhanskoi Respubliki [Caucasian
Security and Stability in the Development of the AzerbaijanRepublic]‖, Baku: Nurlan Publishers, 2004
Grup autorësh, ―Unfinished Business – The Western Balkans and the International Community,‖ edited by
Vedran Džihić and Daniel Hamilton, Center for Transatlantic Relations, 2012
Suraiya Faroqhi, Bruce McGovan, Donald Quataer, ―An Economic and Social History of the Ottoman
Empire, Volume 2, 1600-1914.‖ Cambridge University Press, 1994
Wachtel, Andrew Baruch, ―The Balkans in World History‖, introduction ―The Balkans as borderland and
melting pot‖, Oxford University Press, Inc, 2008
Grumeza, Ion, ―The Roots of Balkanization: Eastern Evrope C.E. 500-1500‖, University Press of America,
Inc., 2010
Huntington, Samuel, ―The Clash of Civilization and the Remaking of World Order‖, Simon and Schuster
Paperbacks, 2003
Michail, Eugene, ―The British and the Balkans: Forming Images of Foreign Lands, 1900-1950‖,
Continuum International Publishing Group‖, 2011
Yzeiri E., ―Gjeografia Politike‖, 2011
Guy N., ―Lindja e Shqipërisë‖, Botime Pegi, Tiranë, 2012
Morgethau , Hans J., ―Politika ndërmjet kombeve, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare‖, Tiranë, 2008
Kissinger Henry, ―Diplomacia‖, Botim Shqip, Tiranë 1999
Braudel, Fernand , ―Capitalism and Material Life‖, New York, Harper & Row, 1967
Gruy, Nicola, ―Lindja e Shqipërisë‖, Botime Pegi, Tiranë 2012
Collins A., ―Studime Bashkëkohore të Sigurisë‖, UET Press, Tiranë, 2009
291
Charl. W, Kugley, JR ―Politikat Botërore, Tendencat dhe Transformimi‖, UFO University Press, Tiranë,
2009
Kaplan, Robert, ―Anarkia që po na troket‖, Bibloteka e Mardhënieve Ndërkombëtare dhe Historia,
Tiranë,2008
Zabecki, David T, ―World War II in Evrope: An Encyclopedia‖, Garland, New York and London
Publication, 1999
Fichte, Johann Gottlieb, ―Addresses to the German Nation‖, Open court publishing Company, 1922
Daalder Ivo H., ―The United States, Evrope, and the Balkans‖, The Brookings Institution, December 2000
James A. Baker, III, ―The Politics of Diplomacy: Revolution, War, and Peace, 1989-92‖, New York: G.P.
Putnam, 1995
Zimmermann, Warren, ―Origins of a Catastrophe‖, New York: Times Books, 1996
Rao, B.V. ―World history from early times to A D 2000‖, Sterling Publishers Private Limited, 2007
Ermenji, Abaz, ―Historia e Shqipërisë‖, Çabej, 1996
Fichte, Johann Gottlieb, ―Addresses to the German Nation‖, Open court publishing Company, 1922
Anthony Giddens ―The Nation-state and Violence: A Contemporary Critique of Historical Materialism‖,
University of California Press, 1987
Eric Hobsbawm, Terence O. Ranger, ―The Invention of Tradition‖, Cambridge University Press, 2003
Anderson, Benedict, ―Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism‖,
Quebecor World, 1983
Renan, Ernest, ―Qu‘est-ce qu‘une nation?‖, Conférence faite en Sorbonne, le 11 mars 1882, Calmann Lévy,
1882
Sazonov, Sergej Dmitrijeviç, ―Vospominanjija‖, Harvest, Minsk, 2002,
Todorova Maria. ―Ballkani imagjinar‖, IDK, 1997
Kaba, Hamit, ―Shqipëria dhe të Mëdhenjtë‖, Botime Klean, Tiranë, 2015,
Kadare, Ismail, ―Mosmarrëveshja - Mbi raportet e Shqipërisë me vetvehten‖, botime ―ONUFRI, 2008
Papava, Vladimer, ―Necroeconomics:The Political Economy of Post-Communist Capitalism‖, New York:
iUniverse, 2005
DOKUMENTE
292
Censusi i Popullsisise dhe banesave në Shqipëri , rezultatet paraprake, Censusus Al, Instat2011, popullsia
Libri i Bardhë të Mbrojtjes së Maqedonisë, 2012
Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Serbisë. 2009, Botim anglisht.
Arti Ushtarak I Luftës Popullore‖, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, Tiranë 1985
Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Britanisë së Madhe. 2010
Strategji për zhvillimin e energjitikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030, Shkup 2010
CIA Factbook
Eurostat, Perceptimi i Korrupsionit nga Transparency International, Liria e Shtypit nga ―Reporterët pa
Kufi‖ dhe Banka Botërore. 2015
Doracaku Ballkanik, Vëllimi i Dytë, Murat Hatipoğlu, Faqe 453, cituar nga Ayhan, Demir, ―Mizoritë greke
dhe genocidi çam―, 2015
Raporti vjetor 2012, Banka Qendrore e Kosovës
Report of Croatian National Bank 2009
The German Federal Governemnt, ―Final Declaration by the Chair of the Conference on the Western
Balkans‖, Press Release No.288/2014, 28 August 2014
Bankers Petroleum, ―Annual Financial and Operational Results 2013‖; ―Stream Oil & Gas, ―Annual
Financial and
Operational Results 2013‖; Trans Oil Group, ―Annual Financial and Operational Results 2013‖;
Petromanas Energy
Inc, ―Financial Statement 2013‖
―Western Balkans: Enhancing the Evropean Perspective‖ - Communication from the Commission to the
Evropean Parliament and the Council. 2008
FJALORË, ENCIKLOPEDI
―Fjalori i Shqipes së Sotme‖, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë,
Botimet Toena, Tiranë, 2002
―Encyclopedia of World Geography‖, Volume 1, edited by R. W. Mccoll,
Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg, 1891
293
Leoussi, Athena S. ―Encyclopaedia of Nationalism‖, Transaction Publishers, 2001
Rao, B.V. ―World history from early times to A D 2000‖, Sterling Publishers Private Limited, 2007
Ristelhueber, René, ―A History of the Balkan Peoples‖, Twayne Publishers, inc.,1971
BOTIME PERIODIKE
Maiello M., ―Evropa Federale, una visione personale‖, Limes, Roma, 2007
Ribaj P. dhe Hitoaliaj A., ―Vështrim panoramik mbi gjeopolitikën‖, Gazeta Ushtria (Ministria e Mbrojtjes),
Tiranë, 2012
Aliev, Kaspiiskaia neft‘ Azerbaidzhana; Bernard A. Gelb, ―Caspian Oil and Gas: Production and
Prospects,‖ Current Politics and Economics of the Caucasus Region, Vol. 1, No. 2/3 (2008)
Sergey Lounev, ―Central Asia and the Southern Caucasus: Geopolitical Value for Russia,‖ Central Asia
and the Caucasus, No. 3 (39) (2006
Maslow A. H., ―A Theory of Human Motivation‖, Psychological Review 50 (4), 1943
Hepple L., ―The Revival of Geopolitics‖, Political Geography Quarterly, n. 5 (supplement): S21–S36,
1986.
Pletsch C. E., ―The Three Worlds, or the Division of Social Scientific Labor, circa 1950–1975‖,
Comparative Studiues in Society and History, n. 23, 1981
Lacoste Y., ―Cfarë është gjeopolitika‖, në Revista Limes, n. 1, 1993
Beck U. dhe Grande E., ―Das kosmopolitische Evropa‖, n. 13, 2004
Kristian Gerner, ―A Movable Place With A Moveable Past: Perspectives on Central Evrope‖, Australian
Journal of Politics and History, Vol. 45, No. 1, 1999
The Geopolitical Implications to China‘s Energy Strategy,‖ China and Eurasia Forum Quarterly, Vol. 4,
No. 4, 2006
Eldar Ismailov, Murad Esenov, ―Central Eurasia in the New Geopolitical and Geo-Economic Dimensions,‖
in Central Eurasia 2005 (Analytical Annual) (Luleå: CA&CCPress, 2005)
Parvin Darabadi, ―Central Eurasia: Globalization and Geopolitical Evolution,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 3 (39) (2006)
Aziz Niyazi, ―The South of the CIS: Fundamental Problems of Development,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 6 (24) (2003)
Anders Åslund and Andrew Kuchins, ―The Russia Balance Sheet ―, Washington, D.C.: Peterson Institute
for International Economics, Center for Strategic and International Studies, 2009
294
R.S. Grinberg, et al., 10 let Sodruzhestva Nezavisimykh Gosudarstv: illiuzii, razocharovania, nadezhdy
[Ten Years of the Commonwealth of IndependentStates: Illusions, Disappointments, Hopes] (Moscow:
Institute of International Economic and Political Studies, Russian Academy of Sciences, 2001
V.A. Shul‘ga, ed., Ekonomika SNG: 10 let reformirovania i integratsionnogo razvitia [The CIS Economy:
Ten Years of Reform and Integration Development] (Moscow: Finstatinform Publishers, 2001);); Nikolai
Shumskiy, ―Ekonomicheskaia integratsia gosudarstv Sodruzhestva: vozmozhnosti i perspektivy‖
[Economic Integration of the Commonwealth States: Possibilities and Prospects] Voprosy ekonomiki
[Economic Affairs], No. 6 (2003)
Nikolai Shumskiy, ―Obshchee ekonomicheskoe prostranstvo gosudarstv Sodruzhestva: optimal‘niy format‖
[Common Economic Space of the Commonwealth States: Optimal Format], Mirovaia ekonomika I
mezhdunarodnye otnoshenia [World Economy and International Relations], No. 2 (2004)
Igor Dobaev and Alexander Dugin, ―Geopolitical Transformations in the Caucasian-Caspian Region,‖
Central Asia and the Caucasus, No. 5 (35), 2005
V. Maksimenko, ―Central Asia and the Caucasus: Geopolitical Entity Explained,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 3 (2000)
Papava, ―Tsentral‘naia Kavkazia,‖(Papava, ―‗Central Caucasasia‘ Instead of ‗Central Eurasia‘,‖), Vladimer
Papava, ―Central Caucaso-Asia: Toward a Redefinition of Post-Soviet Central Eurasia,‖ Azerbaijan in the
World. The Electronic Publication of Azerbaijan Diplomatic Academy, Vol. I, No. 17, October 1 (2008)
Vladimer Papava, ―Georgian Economy: From ‗Shock Therapy‘ to ‗Social Promotion‘,‖ Communist
Economies &Economic Transformation, Vol. 8, No. 8 (1996)
Vladimer Papava, ―On the Theory of Post-Communist Economic Transition to Market,‖ International
Journal of Social Economics, Vol. 32, No. 1/2 (2005),
Hill, Energy Empire; Kalicki and Goldwyn, eds., Energy and Security;), Daniel Sherman, ―Caspian Oil and
a New Energy Politics,‖ Freezerbox Magazine, 2000
Igor Tomberg, ―Energy Policy in the Countries of Central Asia and the Caucasus,‖ Central Asia and the
Caucasus, No. 4 (22) (2003)
Howard Chase, ―Future Prospects of Caucasian Energy and Transportation Corridor. The Role of
Caucasian Energy Corridor in Evropean Energy Security,‖ Georgian Economic Trends, No. 3 (2002)
Tom Crowards, ―Defining the Category of Small States‖, Journal of International Development, vol. 14,
no. 2, 2002
Nicola Smith, Michelle Pace dhe Donna Lee, ―Pieces on Ourcraft: Size Matters: Small States and
International Studies‖, International Studies Perspectives, vol. 6, no. 3, 2005, f. iii,Tom Crowards,
―Defining the Category of Small States‖, Journal of International Development, vol. 14, no. 2, 2002
Alan K. Henrikson, ―A Coming of ‗Magnesian‘ Age? Small States, the Global System, and the
International Community‖, Geopolitics, vol. 6, no. 3, 2001
295
Roe, Paul. The Intrastate Security Dilemma: Ethnic Conflict as a 'Tragedy'? Journal of Peace Research vol.
36, no.2 (Mar., 1999), f. 183-202.
David M. Absire, ―US Global Policy‖ Vol. 19, 1996
Romm J. J., ―Defining national security: the nonmilitary aspects‖, New Project on America's Task in a
Changed World, Council on Foreign Relations, 1993
Haftendorn H., ―The Security Puzzle: Theory-Building and Discipline-Building in International Security‖,
International Studies Quarterly, volumi 35 , 1991
Edward J. Villacres and Christopher Bassford, ―Reclaiming the Clausewitzian Trinity,‖ Revista
―Parameters‖ (Vjeshtë 1995)
Revista Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim, Çështjë Evropiane dhe të sigurisë, Nr. 28, Tiranë 2014
Poulain, Loïc, ―China‘s new Balkan strategy‖, Center for Strategic&International Studies, Volume 1,
Number 2, August 2011
Woehrel, Steven, ―Future of the Balkans and U.S. Policy Concerns‖, Congressional Research Service,
CRS Report for American Congress, 2009
Grup autorwsh, ―Western Balkans Policy Review 2010,‖ Editor Janusz Bugajski, 2010
Revista Marrëdhënie Ndërkombëtare, Qëndra Hapsirë, Tiranë, Nr,1, 11
ARTIKUJ STUDIMORË, FJALIME
Gates,Robert, Fjalim i mbajtur në Kongresin amerikan, 10 tetor 2007
Civil Georgia, ―ParliamentSupports Quitting CIS,‖ Civil.Ge, August 14, 2008
Stephen Blank, ―Russia Pressures CIS Members to Approve its Policies,‖ CACI Analyst, October 1 (2008),
Comparative Analyses], Baku: ―Kavkaz,‖ 2006
Rustam Makhmudov, ―The Problem of Exporting Energy Resources from Central Asia,‖ in Boris Rumer
and Lau Sim Yee, eds., Central Asia and South CaucasusAffairs: 2002 (Tokyo: Sasakawa Peace
Foundation, 2002), Müller, ―Energy Development;‖ John Roberts, ―Energy Reserves, Pipeline Routs and
the Legal Regime in the Caspian Sea,‖ in)
S. Frederick Starr and Svante E. Cornell, ―The Politics of Pipelines: Bringing Caspian Energy to Markets,‖
SAISPHERE (2005)
296
Amy Jaffe, ―US Policy Towards the Caspian Region: Can the Wish- List be Realized?‖ in Gennady
Chufrin, The Security of the Caspian Sea Region (New York: Oxford University Press, 2001
Adrian A. Basora and Jean F. Boone, ―The Georgia Crisis and Continuing Democratic Erosion in
Evrope/Eurasia,‖ Foreign Policy Research Institute E-Notes, October, 2008,
Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919),
Badakhshani, Ofran, ―Globalization: The end of state Sovereignty?‖, Written assignment for International
Relations, Wang, 2004:
Smith dhe Stokes , ―Obamës i duhet një Strategji e re Sigurie‖, 2014
Mejdani, Rexhep, cituar nga Konferenca Ndërkombëtare mbi Zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë
Kombëtare, mbajtur më 21 shtator 2007, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të
Forcave të Armatosura dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, BOTIMET TOENA Tiranë, 2007.
Ellen Goldstein, ―Fatkeqësitë natyrore në ―normalitetin e ri klimatik‖, 15 Maj,2015, Panorama
Friedman, George, ―Borderlands: The New Strategic Landscape‖, May, 6, 2014
―Djukanovic: Sanctions Against Russia Are Wrong,‖ InSerbia News, November 27, 2014,
Rodolfo Toè, ―Balcani, l'amico cinese‖, 2015,
David Gompert, ―The United States and Yugoslavia‘s Wars,‖ in Richard Ullman, ed., Wars (New York:
Council on Foreign Relations Press, 1996
―Si perceptohet politika e jashte turke në Ballkan?‖, gazeta SHQIP, 6 maj 2012
Fjala e Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në Konferencën e Ballkanit Perëndimor,
28.08.2014.
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Ballkanit Perëndimor, 28.08.2014.
Pëllumbi, Servet, ―Aktualiteti i filozofisë politike mbi kombin‖, Gazeta TELEGRAF, datë 30 Gusht 2013.
Paskal Milo, ―Shqipëria dhe Perëndimi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore‖, intervistë
Ayhan, Demir, ―Mizoritë greke dhe genocidi çam―, Tema, 26 Qershor 2015.
Valbona Zeneli,Impakti i krizës greke në Evropën Juglindore, publikuar në ―Modern Diplomacy‖, dërguar
për ―Panorama‖,shtator2015
Slavica Penev, Matija Rojevc – ―Foreing Direct Investment and the Investment Climate in South- East
Evrope‘‘, Belgarde, September 25, 2009.
J. Bugajski, ―Return of the Balkans: Challenges to Evropean Integration and US Disengagement‖, Strategic
Studies Institute, May 2013
297
―Evropa destinacioni brenda nesh‖, ligjëratë e Kryeministrit Edi Rama, mbajtur Institutin e Hagës për
Drejtësi Globale, mbi Evropën, Shqipërinë dhe Ballkanin, më 27 Maj 2014
BURIME ONLINE
http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_and_outlying_territories_by_area and the List of Countries
by Land Mass, http://www.mongabay.com/igapo/world_statistics_by_area.htm .
http://dictionary.cambridge.org/dictionary/british/power-vacuum,defition:
www.koha.net ―Afera e shitblerjes së armëve në mes Qeverisë Irakiane dhe Serbisë‖, 20.08.2007.
http://www.aktualiteti.com/nacionale/34-nacionale/10933-kosova-me-strategji-te-sigurise-kombetare-.htm
http://qkss.org/new/images/content/PDF/raporti-shabllon-design-shqip.pdf.
http://www.iea.org/country/country_blurb/croatia.asp, Tetor 2011.
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2011/01/31/feature-02.
http://www.iea.org/country/n_country.asp?COUNTRY_CODE=ME.
https://www.gov.uk/government/policies/promoting-stability-throughout-the-western-balkans
Faqja zyrtare e institucioneve shtetwrore tw vendeve tw Ballkanit Perwndimor
http://www.balkanweb.com/site/studimi-i-universitetit-te-kalifornise-shqiptaret-me-homogjenet-ne-
evrope/,
http://www.mfa.gr/albania/sq/greece/greece-and-albania/political-relations.html
www.dnevniavaz.info, 24.02.2011.
www.JeanMonnetProgram.org.
http://www.panorama.com.al/2014/05/19/siguria-ekonomike-ne-ballkan/
amt.de/EN/Evropa/westlicherBalkan/AktuelleArtikel/140828_Westbalkankonferenz.htm
http://www.turkeyagenda.com/russia-eu-and-davutoglus-term-in-turkey-1086.html
http://www.trans-adriatic-pipeline.com/al/projekti-tap/koncepti/ 4.3 .2014.
http://ec.Evropa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-albania-progress-report_en.pdf)