kwngwt e parafejesws · 2019. 12. 19. · 3.4. sitja e miellit ..... 42 3.5. këngët e kulaçit...

61
STUDIME POSTDIPLOMIKE CIKLI I DYTË TEZA MASTER RITET E DASMËS NË RRETHINËN E KAÇANIKUT Kandidatja: Mentori: Besnike Kuka Prof. Dr. Zeqir Kadriu Tetovë, 2019

Upload: others

Post on 21-Aug-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

STUDIME POSTDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË

TEZA MASTER

RITET E DASMËS NË RRETHINËN E

KAÇANIKUT

Kandidatja: Mentori:

Besnike Kuka Prof. Dr. Zeqir Kadriu

Tetovë, 2019

Page 2: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

2

Përmbajtja

1. HYRJA .................................................................................................................................... 4

1.1. Komuna e Kaçanikut dhe historiku i shkurtër rreth tij ..................................................... 9

2. KËNGËT E PARAFEJESËS .................................................................................................... 15

2.1. Këngët e fejesës .............................................................................................................. 18

2.2. Këngët e mësitit .............................................................................................................. 22

2.3. Dërgimi i nishanit dhe shkëmbimi i unazave ................................................................. 24

2.4. Këngët shpotitëse ........................................................................................................... 26

2.5. Këngët e lavdërimit ........................................................................................................ 28

2.6. Këngët e lavdërimit ........................................................................................................ 30

3. KËNGËT RRETH PËRGATITJES SË PAJËS – ÇEIZIT ....................................................... 32

3.1. Këngët e kanës ............................................................................................................... 35

3.2. Këngët e ndarjes ............................................................................................................. 37

3.3. Këngët për përgatitjen e dasmës..................................................................................... 39

3.4. Sitja e miellit .................................................................................................................. 42

3.5. Këngët e kulaçit të nuses ................................................................................................ 44

4. KËNGË PËR DHËNDRIN DHE NUSEN ............................................................................ 45

4.1. Shkuarja për të marrë nusen ........................................................................................... 46

4.2. Këndimi i nuses pas arritjes në shtëpinë e dhëndrit ....................................................... 50

4.3. Këngët kur hyn dhëndri në dhomë ................................................................................. 52

5. HEQJA E DUVAKUT OSE DITA E GRAVE ..................................................................... 54

5.1. Këngët për shkuarjen e nuses te bunari .......................................................................... 55

5.2. Kthimi i nuses së pari në gjini të vet .............................................................................. 56

6. Përfundimi................................................................................................................................. 57

7. Bibliografia ............................................................................................................................... 59

8. Shtojcë....................................................................................................................................... 60

Page 3: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

3

FALENDERIM

Studimet e nivelit Master, arrita t‟i përfundoj me sukses.

Janë të shumtë personat ndaj të cilëve ndjehem mirënjohëse dhe i falendëroj përzemërsisht për

ndihmën, këshillat, sugjerimet dhe mbështetjen e vazhdueshme

Puna rreth këtij punimi nuk ka qenë një detyrë e lehtë, mirpo me vullnetin dhe dëshirën për

Letërsinë Shqipe, arrita t‟ia dal deri në fund.

Nje falenderim dhe mirnjohje shkon per familjen time, për kurajën dhe mbështetjen e

pakushtëzuar që më kanë ofruar gjithmonë në rrugën e gjatë të arsimit pa të cilën nuk do të ja

kasha dal mban me sukses.

Nje falënderim i veqantë shkon për mentorin tim. Prof. Dr. Zeqir Kadriun I cili mori përsipër

angazhimin për të më udhëhequr e orientuar gjatë punimit të kësaj teze, pa mbështetje, ndihmën

dhe përkrahjen e vazhdueshme që më ofroi, gjatë punimit, falë sygjerimeve dhe këshillave të

tij, arrita që këtë punim ta përfundojë me sukses,

Faleminderit.

Page 4: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

4

1. HYRJA

Me dëshirën më të madhe për t‟i hyrë kësaj ndërmarrjeje, më është dashur një kohë të gjatë të bëj

hulumtimin e riteve të dasmës në rrethinën e Kaçanikut, në mënyrë që të nxjerr në sipërfaqe të

gjitha ato këngë të cilat gjer më tani nuk ishin apo pjesërisht qenë të botuara në monografi apo

punime të ndryshme të bëra nga hulumtuesit e folkloristët përpara meje!

Për të përpiluar këtë punim, më së shumti më është dashur të hulumtoj dhe të gjej këngë që janë

kënduar nëpër dasmat shqiptare të rrethinës së Kaçanikut, e që janë botuar aso kohe në të

përjavshmet a të përditshmet shqipe të botuara në ish-Jugosllavi. Të bisedoj me pleqtë, pastaj të

përshkruaj ngjarjet ashtu siç më janë kujtuar, si dhe duke analizuar dhe krahasuar komunikimin e

tanishëm me të atëhershmin. Këngët e dasmave janë të njohura në të gjitha viset shqiptare,

krijimtaria gojore është e pasur në letërsinë popullore. Letërsia gojore ka qenë më prezente në

kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të

rrëfyera gojarisht. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të saktë të jetës

shpirtërore të një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqërore, ekonomike, familjare,

mitologjike, ndërnjerëzore dhe morale. Letërsia popullore shqiptare, si formë më e vjetër e

krijimtarisë shqiptare të popullit tonë, ndër shekuj disponon me një material tepër të pasur dhe të

lloj-llojshëm. Lënda folklorike aq kolorite dhe me peshë bëri që rreth saj të shfaqet interesimi, jo

vetëm nga ana e mbledhësve tonë të folklorit shqiptar, por edhe nga të huajt. Shkëndijat e para në

këtë mbledhje të folklorit shqiptar u dukën qysh në shekullin XVII, me përfaqësuesit: Pjetër

Budin dhe Frang Bardhin, kurse mbledhësit e vërtetë të tij u paraqiten në periudhën e Rilindjes

sonë Kombëtare.

Kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë arbëreshët e Italisë në krye me De Radën e

Kamardën.

Ky ishte interesimi që u dallua më shumë pas Luftës së Dytë Botërore, me ç‟rast autorët por edhe

skuadra të tëra studiuesish mblodhën, sistematizuan dhe botuan një pjesë të konsiderueshme të

materialit folklorik shqiptar.

Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten në sipërfaqe, prandaj dhe janë

quajtur krijues anonim.

Page 5: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

5

Të gjitha krijimet gojore i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme

të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e popullit për ta transformuar të keqen me të mirë,

vuajtjen në lumturi, robërinë në lirinë, etj.

Krijuesit popullor kanë një imagjinatë të bujshme, e paraqesin realitetin e kohës në mënyrë

besnike dhe përmes të kaluarës dhe të tashmes ndërtojnë vizionin për një të ardhme të mirë apo

të lumtur.

Në këtë letërsi hynë krijimet si: legjendat, përrallat, gojëdhënat, këngët, ninullat, gjëegjëzat etj.

Krijimtaria gojore ka lindur më herët sesa krijimtaria e shkruar, asaj nuk i njihet autori.

Në të vërtetë, secili krijim popullor është pjellë e mendjes së një njeriu, por me kohë ai zakonisht

shkon duke u plotësuar dhe duke u përshtatur varësisht nga mjedisi ku arrin dhe e atij që e përhap

atë.

Krijimtaria gojore nuk krijohet përnjëherësh nga turma, por duke u shtrirë gjithnjë e më gjerë

dhe duke pësuar ndryshime, përshtatje e modifikime, ajo humb autorësinë e saj dhe bëhet krijim

popullor. Në këtë punim unë do të ndalem te këngët e dasmës, të cilat janë kënduar dhe

këndohen gjeneratë pas gjenerate, përcillen me dashuri te brezat e ri. Këngët e dasmës apo edhe

këngët për martesën e dy të rinjve, këndohen nga gratë, vajzat e atij fshati apo qyteti që mblidhen

për martesën e dy të rinjve, që është një zakon i dëshiruar i cili bëhet me pëlqimin e dy të rinjve.

Martesa në traditën popullore shqiptare është konsideruar nga zakonet më të dëshiruara, një

zakon gëzimi, kalimi i disa fazave të jetës deri në pjekurinë për punë e vet dhe, mbi të gjitha, për

trashëgimi. Këtij zakoni familjar i paraprijnë rrita e suksesshme e fëmijës së shëndoshë dhe të

përgatitur për jetë, kalimi në fazën e pjekurisë për martesë dhe vetë aktin e martesës. Fejesa si

akt ceremonial, që përcakton publikisht personat që, pas martesës, do të krijojnë jetën

bashkëshortore.

Si e tillë, fejesa është e mbushur me plot veprime e ceremoni ritual. Sipas traditës, është bërë me

shkuesi, por më përpara ishte traditë më pak e rastësishme edhe fejesa në bark dhe fejesa në djep.

Në të dy rastet, bëhej nga pjesëtarët e familjes: babai, nëna, i zoti i shtëpisë, e më rrallë e zonja e

shtëpisë, por vetëm në raste kur dëshirohej të trashëgohej miqësia e mirë e dyanshme, ose

shoqëria e fortë në luftë e dy burrave, po edhe e nënave, të njohura në ditë gëzimesh e

Page 6: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

6

hidhërimesh apo të punës – me pëlqimin e dyanshëm, pa marrë parasysh se cili do jetë marrës e

cili dhënës. Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtime të ndërhyrjeve më tepër formale,

nga ndonjë i afërm ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë

bashkëshortore. Akti përfundimtar i martesës është dasma (në shtëpinë e dhëndrit) dhe

kanagjegji (në shtëpinë e vajzës).

Në të dy rastet këtë gëzim e organizojnë burrat, sipas traditës, por edhe femra është pjesëmarrëse

aktive, sidomos në punët që u përkasin grave. Dasmat tradicionale zgjatnin pothuajse një javë,

organizoheshin për të marrë nusen ditën e hënë ose të enjte. Të martave martoheshin të vejat, me

më së shumi 7 krushq. Në kohën tonë nuk veprohet kështu. Të gjitha ditët e javës janë dhe ditë

dasmash.

Stinët më të parapëlqyera të traditës për martesë ishin vjeshta dhe pranvera, një

traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit. Dasma tradicionale organizohej në

shtëpinë e dhëndrit dhe kanagjegji në shtëpinë e vajzës.

Tash dasmat organizohen në lokale publike, ku marrin pjesë burra e gra. Fatkeqësisht, ka raste të

shpeshta, që përbëjnë një gabim gjykuar në aspektin islam, që të marrin pjesë bashkërisht burra e

gra, ndonëse sipas traditës, organizoheshin në hapësira të ndara. Tash nga kërkesa të shumta për

lokale dhe muzikantë, caktimi i datës së dasmës detyrohet nga këto dy mundësi: sipas orarit që

caktojnë muzikantët dhe pronari i lokalit. Marrja e nuses me qerre të mbuluara pothuajse është

një e shkuar. Nusja tash merret me automobila. Nga mënyra e organizimit, kanë ngelur si forma

më tepër simbolike sesa reale: përgjegjës të dasmës ishin: bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit,

shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çiknisë dhe

ardhjes së saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga

krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë;

grushtimi i saj tri herë në shpinë nga i vëllai, vaji i nuse, zbritja e nuses nga vetura me këmbë të

djathtë dhe e shoqëruar nga kunetër apo vjehrri, shkelja mbi një objekt bujqësie, hyrja në

shtëpinë e dhëndrit me këmbë të djathtë, prekja tri herë me dorë e ballit të derës, etj. Ishin disa

nga format e përhapura në traditën shqiptare. Dasma shqiptare e traditës ka fazat e saja të

organizimit: Stina e verës padyshim mund të quhet edhe si „stinë e dasmave‟. Ahengjet familjare

në trevat kudo që ka shqiptarë zakonisht përzgjidhen të bëhen në këtë stinë për arsye të shumta.

Page 7: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

7

Një prej kryesorëve është se mërgimtarët kthehen për pushime në vendlindjet e tyre dhe më pas

në dasma takohen me të afërmit ku edhe organizimi familjar bëhet më i begatë.

Dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të

jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit.

Deri në fillim të viteve të 90-ta, dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100

vetë më e zakonshmja është ajo e tipit ku dasma zgjat një natë ku zakonisht ditën e diele në

mbrëmje bëhet martesa, ftohen 200 apo më shumë persona varësisht nga të ardhurat e familjes

dhe atë natë përfundon gjithçka.

Janë shpeshtuar rastet kur familjet për shkak të kushteve familjare nuk organizojnë dasma të tipit

që cekëm, ku dhëndëri dhe nusja ftojnë vetëm familjen e ngushtë, hallat, tezet dhe shoqërinë

rreth 50-70 veta, shtrohet një banket i vogël, gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi

sigurisht është dita e saj.

Traditë tek dasmat shqiptare ka mbetur vetëm te vallet tradicionale. Kjo valle është më e

pëlqyera tek familjet shqiptare dhe dominon në ahengje, duke i mbijetuar kohës për dallim nga

shumë tradita të mëhershme.

Deri në vitet 40 nuk kishte dasmë ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit

komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit „97 ato u rishfaqën përsëri ku

edhe sot armët krisin në ahengje të ndryshme familjare.

Profesorët e etnologjisë dhe sociologët të pyetur për organizimin e dasmave dikur dhe sot, thonë

se kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ndoshta edhe për shkak të kushteve ekonomike, pasi

dasmat dikur zgjateshin më shumë se një muaj tani janë reduktuar në net. Derisa, thonë se nuk

ekziston ndonjë dallim i madh mes organizimit të dasmave në Kosovë dhe Shqipëri.

Tendenca të këtij lloji vazhdojnë të ndiqen me sukses edhe sot e kësaj dite nga disa përfaqësues

të rinj e do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse lënda është mjaft voluminoze dhe ende mund

të gjenden shtigje të pazbuluara dhe disa probleme të paprekura, apo të pastudiuara sa duhet.

Page 8: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

8

Në kuadrin e një materiali aq të gjerë radhiten edhe këngët e dasmës. Në këtë rast ne do të

marrim këngët e dasmës në rrethinën e Kaçanikut. Kaçaniku është njëra ndër trevat më

interesante në hapësirën e Kosovës, që ka një të kaluar mjaft të lashtë e të lavdishme.

Në këtë punim do t‟i shqyrtojmë e analizojmë në mënyrë analitike këngët dhe ritet e dasmës në

rrethinën e Kaçanikut.

Këto krijime gojore në këtë regjion janë të shumta e të ndryshme, ato ngërthejnë në vete

përmbajtje të ngjeshura e vlera të konsideruara artistike, të cilat në mënyrë të drejtë pasqyrojnë

martesën si njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut.

Page 9: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

9

1.1. Komuna e Kaçanikut dhe historiku i shkurtër rreth tij

(Foto e Kaçanikut të vjetër)

Punimi ka për qëllim njëherit që edhe të japë një pasqyrë rreth vendeve që paraqesin lashtësinë e

qytetit tonë. Secili objekt i paraqitur në këtë punim tregon më së miri edhe lashtësinë e popullit

shqiptar, doket e zakonet që mbijetuan për shumë vite.1 Komuna e Kaçanikut, po ashtu posedon

një trashëgimi shumë të pasur kulturore e natyrore, e cila daton që nga kohërat e lashta.

Identifikimi dhe njohja më për së afërmi me këto resurse do t'i shërbente zhvillimit ekonomik

dhe social të Komunës sonë. Duke e konsideruar si mjaft të nevojshme iniciativën për ruajtjen e

vlerave të ndryshme kulturore e natyrore, ky punim na njofton më për së afërmi i cili është

udhërrëfyes dhe një përmbledhje e traditës dhe kulturës mbi respektin, mikpritjen dhe pasurinë

që ne kemi trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe në të njëjtat vlera, të njëjtën traditë po e

1 Vishi Ibush, Monografia e Gjimnazit “Skënderbeu”. Kaçanik 2018.

Page 10: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

10

bartim te qytetarët tanë e me një potencë të veçantë tek brezat më të rinj. Investimi në

trashëgimin kulturore është investim në ngritjen e identitetit shtetëror, është respektimi i

shoqërisë sonë dhe respekt i pasurisë së kësaj shoqërie.

Kaçaniku përfshin pjesën juglindore të Kosovës me sipërfaqe prej 211,13 km², përkatësisht

1,94% të sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës (10,887 km²). Komuna e Kaçanikut përbëhet

prej 31 vendbanimeve, 1 me karakter urban dhe 30 rurale, ndërsa kufizohet me komunat: Vitinë,

Ferizajn, Shtërpcën dhe në jug me Hani Elezin dhe IRJ të Maqedonisë. 2

Kaçaniku si qendër administrative – qytezë daton që nga fundi i shekullit XVI, i cili deri në vitin

1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit, në Vilajetin e Kosovës. Themelues i parë i kësaj qyteze

është Koxha Sinan Pasha i cili ndërtoi xhaminë e cila edhe sot ekziston, një kuzhinë publike,

imaret, një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane, një hamam, kalanë dhe disa mullinj në lumin

Lepec.

Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë, në vitin 1981, Komuna e Kaçanikut kishte 31,072 banorë

(bashkë me Komunën e Hanit Elezit, e cila në vitin 2007, fitoi Statusin e Komunës), ndërsa sipas

regjistrimit të fundit, të vitit 2011, Komuna e Kaçanikut ka 33,409 banorë, prej tyre 10,393

popullsi urbane dhe 23,016 rurale.

Kaçaniku dallohet me kushte të volitshme topografike dhe klimatike. Përmes grykës së

Kaçanikut depërton klima mesdhetare; nga lindja dhe perëndimi depërton klima tipike malore,

ndërsa nga ana veriore ndihet ndikimi i klimës kontinentale.

Nëpër Kaçanik kalojnë dy lumenj, lumi Lepenc dhe Nerodime, që me bashkimin e tyre në të dalë

nga qyteti, kalojnë tok grykën piktoreske të Kaçanikut me tërësi të veçanta mezoreliefë të

Kosovës, nga buzët e të cilëve ngrihen malet e rrëpishme që u përkasin masiveve të Sharrit dhe

Rodopet.

Kaçaniku kryesisht është vend industrial, mirëpo ekzistojnë kushte të volitshme për zhvillimin e

blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejtarisë e në veçanti kushte të mira për zhvillimin e turizmit

dimëror-sportiv, veror, malor dhe transit.

2 https://kk.rks-gov.net/kacanik/qyteti/historiku/

Page 11: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

11

Nëpër Kaçanik kalojnë magjistralja Prishtinë – Shkup dhe hekurudha Fushë Kosovë – Selanik, e

ndërtuar në vitin 1879, ndërsa fakti tjerët se komuna e ka edhe vendkalimin kufitar në

Glloboçicë, e bënë Kaçanikun vend të rëndësishëm dhe strategjik në rrafshin ekonomik, turistik,

të bashkëpunimit ndërkufitar etj.

Resurset natyrore

Resurset minerale:

Kaçaniku ka resurse të mëdha natyrore e sidomos mineraleve të ndryshme si gurë gëlqeror,

argjilë por edhe minerale të tjera të cilat deri më tani nuk janë hulumtuar. Janë konstatuar rezerva

të gurit gëlqeror në kepin e Kaçanikut prej 127 milionë tonë dhe po ashtu 25 milionë tonë

rezerva të gurit gëlqeror në Ivajë, ndërsa ka edhe sasi tjera ende të pa hulumtuara që janë në

zbulim e sipër.

Pylltaria:

Komuna ka 12,449.98 hektarë pyje, e cila mbulon 59.1 % të sipërfaqes së komunës. Pronësia i

takon ministrisë. Komuna ka numër mjaft të madh të përpunuesve të drurit.

Uji:

Komuna disponon me resurse të mjaftueshme ujore. Përroskat e shumta, dy lumenj (Lepeci dhe

Nerodime), burimet natyrore të maleve të Sharrit paraqesin potencial të mjaftueshëm edhe për

përdorimin e ujit për industri dhe bujqësi.3

Koinqidenc e kësaj është se në Kaçanik, bëhet bashkimi i dy lumenjve Nerodime dhe lumit

Lepenc, dhe derdhet në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut.

Profili ekonomik

Ndërmarrjet shoqërore:

3 https://kk.rks-gov.net/kacanik/qyteti/historiku/

Page 12: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

12

Nga 4 ndërmarrje shoqërore, 2 janë privatizuar (“Lepeci” dhe “Silcapor”). Ndërkaq, NTSH-

Tregtia “Sharri” është në procedurë të privatizimit, ndërkohë që nuk merret me veprimtarin

themelore por me dhënien e pronës me qira, kurse NPSH- Sankosi ka statusin e ndërmarrjes

aksionare dhe merret me prerje dhe qepje –konfeksion.

Ndërkaq, në komunë po ashtu funksionojnë edhe tri njësi të Ndërmarrjeve Publike të

rajonalizuara, “Bifurkacioni”, ndërmarrje për ujëra dhe kanalizime, “Pastërtia” për mirëmbajtjen

dhe grumbullimin e mbeturinave dhe “Ekonomia Pyjore”, të cilat me aplikimin e reformave

organizative nga AKM-ja janë fuzionuar me ndërmarrjet e ngjashme të nivelit regjional

Turizmi:

Kaçaniku ka resurse të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit sidomos dimëror-sportiv, turizmit

transit, malor dhe veror. Këtë e mundësojnë shpatet e Sharrit, Luboteni piktoresk, dy lumenjtë,

monumentet e shumta kulturo-historike etj. Fakti se komuna e Kaçanikut frekuentohet nga dy

pika kufitare, në Han të Elezit dhe Glloboçicë, përmes grykës së Kaçanikut dhe shpateve të

Sharrit, është argument në funksion të konstatimit se turizmi ka parakushte të shkëlqyera, duke i

shtuar edhe numrin e konsiderueshëm të objekteve hoteliere dhe restoranteve përgjatë rrugëve

dhe në vet zonat e pikave kufitare me IRJ të Maqedonisë.

Transporti dhe infrastruktura rrugore:

Lidhjet rrugore kryesore që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kaçanikut janë:

– Magjistralja Prishtinë – Shkup;

– Linja rrugore Doganaj – Glloboçicë, lidhet me Maqedoninë përmes rajonit të Sharrit;

Monumentet kulturore-historike:

Monumentet kulturo-historike begatojnë resurset e shumta turistike në komunën e Kaçanikut.

Kalaja e ndërtuar në fund të shekullit XVI (në vitin 1595), në qendër të qytetit, është një

eveniment i çmuar që tangjentohet nga dy lumenjtë Lepeci dhe Nerodimja, para bashkimit të tyre

në të dalë të qytetit. Motel “Kalaja” i ngritur pothuajse në themelet e kalasë, aktualisht nuk

Page 13: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

13

zhvillon veprimtarinë hoteliere (edhe më tutje ka disa familje të strehuara), prezanton një

kompleks atraktiv për vizitorë.

Ndër monumentet e vjetra kulturore që kanë mbetur edhe sot është xhamia e Kaçanikut e

ndërtuar nga veziri i madh Koxha Sinan Pasha në vitin 1594.

Varrezat e dëshmorëve “Te Dardha” dhe shumë pllaka përkujtimore dhe lapidarë në lokalitete të

ndryshme të komunës sonë, i takojnë periudhës së pasluftës dhe paraqesin potencial të bollshëm

kulturo-historik të komunës sonë.

Rrëfim i Evlija Qelebiu, udhëtarit turk (Marrë nga Koha Ditore, e shtunë 15 nëntor 2008)

Përfaqësuesi i lartë turk i Perandorisë Osmane, Evlija Qelebiu, një udhëtar i pasionuar kishte

ndërmarr një udhëtim të gjatë në të gjitha vendet e Perandorisë. Gjatë dhjetorit të vitit 1660, ai

bëri një udhëtim nëpër Kosovë.

Ishte mahnitur nga historitë. Kosova është një vend i mbushur me histori kishte shkruar në

shënimet që hodhi në letër e të cilat u botuan më vonë në titullin “Libri i udhëtimeve”.

Pjesë nga shënimet

Kaçaniku

Prejardhja e këtij emri ka të bëjë me ndodhinë e disa kusarëve shqiptarë, që dikur kishin bërë një

grabitje në Shkup dhe më pas kishin marrë arratinë deri këtu, me shpresë se do të gjenin një vend

për të pushuar, për fat të keq ranë në pritë, u kapën dhe u masakruan. Prandaj, ky vend mori

emrin Kaçanlar, që ka kuptimin; (“Të arratisurit”), që më pas erdhi e mori trajtën Kaçanik. Më

vonë, Sinan Pasha, pushtuesi i Jemenit, ngriti një kala të bukur më mure në hyrjen e grykës dhe

në brigjet e lumit Lepenc. Ajo ka trajtë katrore me perimetër 800 hapa. Një e metë është se

gjendet në luginë dhe qarkohet nga shumë pika të larta. Kështjella ka një dizdar, një garnizon

prej 50 ushtarësh, dy topa dhe një portë. Brenda janë 40 a 50 shtëpi që shërbejnë për strehimin e

ushtarëve, por ndërtesa publike nuk ka. Jashtë mureve janë 100 shtëpi të tjera, të gjitha me çati

Page 14: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

14

me tjegulla e me kopshte. Në qytet është një xhami e hijshme, pragu i së cilës ka këtë

kronogram: “Falë Zotit, një dashamir ka shqiptuar datën e saj. Një tempull i bukur dhe vend

lavdiplotë. 100043 (1594). Ka një teqe bektashiane, një shkollë fillore, një han të madh rrëzë një

shkëmbi, si dhe një hamam të vogël. Nuk ka kurrfarë gjurmë pazari, sepse Shkupi është afër.

Lumi kalon përmes Kaçanikut, vijon nëpër këto lugina dhe shkon me anë të ujësjellësit të Gazi

Isa Beut në Shkup, ku shpërndahet haneve, hamameve dhe medreseve – një vepër publike e

shkëlqyer. Në Kaçanik ka selinë një kadi me nivel page 150 akçe, dhe kjo detyrë u është dhënë

dhuratë për jetë pasardhësve të Vejsi Efendiut nga Shkupi. Administrohet nga një vojvodë dhe

bënë pjesë në Sanxhakun e Shkupit.

Page 15: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

15

2. KËNGËT E PARAFEJESËS

Dëshira për martesë të hershme e sa më të mirë ndër shqiptarët ka qenë gjithmonë e fuqishme.

Ky interesim zë fill që nga lindja e fëmijës deri kur të martohet.

Për këtë dëshirë në familje, veçmas shquhet nëna, e cila qysh herët në këngët e djepit shpreh

ndjenjën e zjarrtë përplot shpresë, se një ditë do ta martojë të birin me vajzën më të bukur dhe në

mënyrë madhështore që do të mbetët gjatë në kujtesën e familjes, të miqve e dashamirëve të tij.

Përcaktimi i nënës për një gazmend të tillë shprehet qysh në këngët e djepit, duke i kënduar

ninullës së gjumit, ajo e shpreh atë me ndjenjën më të fuqishëm që i biri i saj të rritet i

shëndetshëm i lumtur që një ditë ta martojë me treqind krushq, dhe për këtë gëzim të madh të

nënës për të birin e saj e tregojnë edhe vargjet në vijim: 4

Nina-Nana, në djep të kuq,

T’marton nana me treqind krushq,

Nina–Nana, tëk’y krue,

Timu bafsh për m’u martue!

(kënduar në Kaçanik)

Me rritjen e djalit ose të vajzës fillon edhe interesimi i prindërve, familjes, farefisit, miqve, e

dashamirëve për t‟ia gjetur djalit vajzën më të bukur dhe të ndershme.

Në fshatrat e rrethinës së Kaçanikut pëlqimi ose përcaktimi për fejesë të vajzës më së lehti bëhej

gjatë tubimeve të ndryshëm siç ishin dasmat e kanagjegjet, që zhvilloheshin nëpër fshatra të

ndryshme ku martesat ndërmjet tyre ishin të lejuara.

Aty gjatë ceremonialit të dasmës, nëna ose motra, tezja, halla etj, mund të parapëlqejnë ndonjë

vajzë dhe pastaj të marrin informata të nevojshme se e kujt është, si e ka emrin, ku i ka dajallarët,

pastaj më vonë vendosin për t‟ia dërguar mësitin (shkuesin). Rastet më të shpeshta të njoftimit të

4 Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004

Page 16: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

16

djalit dhe të vajzës vinë nga lidhshmëritë familjare, të dajallarëve të cilët luanin një rol të

rëndësishëm, duke u bërë ndërmjetësues. Por ka edhe raste kur motra me anëtarët e tjerë të

familjes e parapëlqejnë ndonjë vajzë dhe ia propozojnë vëllait për fejesë, të cilës më vonë me

pajtimin edhe të prindërve ia dërgojnë mësitin (shkuesin):

Do të kërkojmë tanë verën,

Ta gjajmë nusen si e kemi derën,

Do ta nxjerrim nusen te molla,

T’na vijnë bijat me kmisha t’holla,

Po nalutin nuse për me zanë,

(kënduar në Kaçanik) 5

Na e lipim dhe e dojm’ për mallë,

T’ja j’ap nanës teme që ka ni gjalë.

Biri gjalë të mires si uki në dhenë

Shko mere me zor, se me qef s’po ven

(kënduar në Vataj të Kaçanikut)

Ka raste të shumta kur të rinjtë e pëlqejnë vetë njëri-tjetrin, kur janë në moshë të hershme, por ka

edhe në moshë të pjekurisë nëpër vende të ndryshme si: në rrugë, në krua, në shkollë, në ndeja

etj. Në këto raste roli i familjes edhe i mësitit është më i lehtë, sepse iniciativa dhe pëlqimi ka

rrjedhur nga vetë të rinjtë: 6

Hipi agobaba kalit t’shalës,

Dil kërkoi nuse Hasan agës.

5 Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

6 Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004

Page 17: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

17

Dil kërkoi nuse n’katunde n’midisë,

Se vetë cauca punën e kishte nisë.

Dil kërkoi nuse n’katun e në ni qosh.

Se vetë cauca punën e kishte sosë.

(kënduar në Kotlinë)

Këngët e para fejesës në mënyrë të veçantë trajtojnë ritin dhe kohën e përshtatshme se kur duhet

të bëhet pëlqimi dhe fejesa e të rinjve me gjini të kundërta: 7

Oj Lulije, gjylpan e gërgefit,

Ta kina vnu menën pi pes vetit,

Pi pes vetit na u ked ok e mirë,

Ta vnojna pesëlirshin me zingjir.

(kënduar në Kaçanik)

Krijimet poetike, që shprehin ritin e parafejesës transmetojnë se mosha duhet të jetë faktor

vendimtar për një akt të tillë, ngase edhe parakoha edhe vonesa mund të jenë të dëmshme për

perspektivën e dashurisë dhe të lumturisë së tyre bashkëshortore familjare.

Në fshatra të ndryshëm ekzistojnë prindër të shumtë, të cilët udhëhiqen nga paragjykimet dhe

emocionet e zjarrta që t‟i martojnë sa ma herët bijtë e tyre. Në bazë të traditës sonë popullore

prindërit më me dëshirë për martesë, u preferojnë fëmijëve të tyre partnerin nga familja e pasur.

7 Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 18: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

18

1.1. Këngët e fejesës

Këto këngë pasqyrojnë fejesën e dy të rinjve. Aktin e fejesës e përcjellin një varg ceremonish të

ndryshme, varësisht nga gjendja ekonomike e familjes së djalit. Procesit të fejesës i paraprijnë

një varg aktivitetesh të ndryshme. Së pari bëhet pëlqimi i vajzës e pastaj pyetet për hollësira të

tjera, e kujt është vajza, por në radhë të parë interesohet për prindërit se a janë familje e

ndershme, kombëtarisht e përcaktuar drejt.

Pastaj informohen se çfarë fisi është, a mos është ndonjë shtëpi e shkelur apo në zë për të keq etj.

Pas shumë informatave të sakta për familjen e në veçanti për vajzën, atëherë përcaktohet mësiti

(shkuesi) i cili është daja i vajzës, axha ose ndonjë mik apo shok i djalit të cilin e konsiderojnë të

përshtatshëm për të dy familjet që dëshirojnë të miqësohen.

Dikur në pjesën më të madhe të rrethinës së Kaçanikut, kushti kryesor për fejesën e të rinjve ka

qenë pasuria e familjes së tyre, ndërsa vetë djali si subjekt kryesor ka qenë pak a shumë i

anashkaluar. Dikur djemtë e rinj në këtë regjion bartnin shall të kuq që nënkuptonte se janë të

pamartuar (beqarë).8 Në rrethinën e Kaçanikut kur shkuesi shkonte në shtëpi të vajzës sipas ritit

të fejesës, pasi të hynte brenda e bënte përpushjen e zjarrit ose shkundjen e shpuzës së cigares në

oxhak që nënkuptonte se ai njeri është shkues e jo mysafir i zakonshëm. Në përgjithësi në

rrethinën e Kaçanikut mësitit i jepnin një deri në tri lira për shërbimin që bënte, nga ana e

shtëpisë së djalit, kurse më vonë shkuesit i jepnin një shpërblim më simbolik, që në të shumtën e

rasteve ka qenë një palë opinga, duke pasur parasysh mundin dhe angazhimin e bërë.

Më vonë ky shpërblim mori kuptim më të gjerë që do të thoshte të paguheshin edhe shpenzimet e

ditëve të humbura, me këtë rast bëheshin peshqeshe të ndryshme e ndonjëherë jepeshin të holla.

Në rrethinën e Kaçanikut në të kaluarën nuk është përdorur termi fejesë, por janë përdorur fjalët:

Kemi zanë nuse, Kemi zanë rob etj.

Zakonisht mosha për fejesë për vajza ishte 16 – 18 vjeç, kurse për meshkuj ishte 18 – 20 vjeç.

Në përgjithësi në rrethinën e Kaçanikut në familje respektohet mosha e fëmijëve, qoftë për

dhënie qoftë për marrje:

8 Çeta Anton, Kërkime folklorike, Prishtinë, 1981.

Page 19: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

19

Bilbili në lamë, bilbili në lamë

Nuse Ilir Agës do t’i zamë,

Nuse do t’i zamë kodër n’kodër,

Jo edhe nej vet se asht i vogël.

N’koft i vogël do të rritet,

Atëherë baba i vet do t’hargjitet

(kënduar në Kotlinë)

Në fillim jepej vajza e madhe e pastaj me radhë i njëjti parim vlen edhe për djalin, kjo

respektohej kudo dhe kush shkelte këtë adet përbuzej nga vendasit.

Madje, ka ndodhur që djali të kishte motra dhe nuk mund të martohej para tyre pavarësisht se

ishte më i madhi.9 Edhe në regjionin e Kaçanikut ka ndodhur që familja e djalit t‟i ketë

angazhuar dy palë shkues dhe nëse të dy mësitit ia bien dorën në të njëjtën ditë, atëherë prindi i

djalit është i obliguar, sipas traditës popullore, ta ndalë dorën e shkuesit që ka ardhur i pari në

shtëpinë e djalit. Do theksuar se në këtë regjion riti i fejesës në përgjithësi respektohet, ngase

edhe kur të rinjtë e njohin njëri-tjetrin, dashurohen edhe pajtohen për fejesën e martesës qofshin

të shkolluar apo të pashkolluar, ata dëshirojnë që aktin e fejesës ta bëjnë me anë të mësitit dhe

ceremonive të tjera të traditës popullore, edhe pse në këtë rast roli i tij është tejet formal.

Në myzhde ose (qitje të fjalës), dora jepet para dreke, ajo mund të bëhet edhe të enjten sikurse të

dielën.

Në shtëpinë e djalit mblidhen dajallarë e axhallarë, farefisi, e kushërinjtë të cilët pas bisedave të

ndryshme, ngrihet në këmbë mixha, daja apo kushëriri i vajzës dhe i djalit së bashku me mësitin

dhe mysafirët që janë prezent dhe fillon ceremonia e fejesës. Me këtë rast dorën mund ta jep daja

i vajzës, mixha dhe mësiti, kurse dorën e merr babai i djalit, daja ose mixha. Fjalët të cilat

dëgjohen në këto momente janë: A ja ke lypë Bakiut çikën për djalin Ilirin? Këto fjalë përsëriten

9Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.

Page 20: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

20

tri herë dhe në fund thotë se “ta ka ba kabull për mik dhe ta ka dhanë çikën”, pas këtij momenti

mysafirët shërbehen me sherbet që t‟u shkojë të rinjve dashuria ëmbël dhe në shenjë të dëshmisë

që kanë zënë nuse qitet me pushkë, çka nënkupton se ajo familje ka qitë fjalë nuse. Njerëzit e

pasur bënin myzhde me daulle e me këngëtarë, kurse ata të varfëritë me lojëra e humor të

ndryshëm. Pa u dhënë dora ka qenë e ndaluar të këndohet, pasi të jepet fjala, vajzat të cilat janë

të mbledhura në shtëpinë e dhëndrit këndojnë këngë të ndryshme për mësitin me humor e pa

keqkuptime, janë motrat të cilat këndojnë me shoqet e mëhallës, e këndojnë vëllanë, me gëzim

shumë të madh që po martojnë vëllanë dhe të gëzuar për po marrin kunatë dhe gëzimi i tyre

shprehet me anë të këngës:

Çka ka msiti që e nali kalin,

T’lumet na, e pruni fjalën.

E pruni fjalën zot përhajr,

Lumja unë kunatë që marrë.

(kënduar në Kaçanik të Vjetër)

Atmosfera e gëzimit dhe haresë në shtëpinë e djalit gjithnjë vjen duke u rritur me ardhjen e

njerëzve të ndryshëm që vijnë për të bërë përhajr fejesën e djalit: 10

Kravata e kuqe me shqiponja t’zeza

Ore, vllau jonë -Urime fejesa!

Urime fejesa e u trashigofshi,

O, jetën e lumtur s’bashku e kalofshi.

(kënduar në Vataj të Kaçanikut)

10

Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.

Page 21: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

21

Vajzat këngëtare përpos urimeve për dhëndrin, urojnë edhe të zotin e shtëpisë, duke i uruar

fejesën e djalit për të cilin është gëzuar shumë, sepse së shpejti do të shtohet edhe një anëtar më

tepër familjes së tij:

Fryni era reshi bora,

Vëllait tonë i erdhi dora,

I erdhi dora edhe fjala,

Përhajr t’koft efendi baba.

(kënduar në Stagovë të Kaçanikut) 11

Edhe në këtë regjion fejesa e të rinjve në vendet më të afërta gjithmonë është çmuar më shumë

nga prindërit, si nga ana e familjes së djalit ashtu edhe të familjes së vajzës, në radhë të parë

ndërmjet veti kanë pasur më tepër njohuri më të mëdha për shumëçka, e pastaj rruga e largët, në

të kaluarën ka mund të sjellë telashe të ndryshme, e veçmas nëpër fshatra të largëta nga qendra

urbane. Mirëpo këso fejesash të afërta kanë mundur të realizojnë fëmijët e familjeve të pasura, të

familjeve që ishin të njohura për bujari trimëri e për burrëri dhe me numër të madh të anëtarëve

të familjes.

Kena zanë nuse ngat e ma ngat,

Do ta bajna myzhden shumë me salltanat,

Shumë me salltanat e me dije,

Jena kallabllik e na ka hije.

(kënduar në Kaçanik)

11

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 22: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

22

1.2. Këngët e mësitit

Në këngët e fejesës pa dyshim zënë vend të rëndësishëm krijimet poetike që trajtojnë në mënyrë

të hollësishme veprimtarinë dhe misionin e shkuesit për realizimin e fejesës ndërmjet të rinjve.

Familja e djalit pasi të marrë përgjigjen që kanë dhënë vajzën fillon të përgatitet për qitjen e

fjalës, publikimin e saj. Rituali i qitjes së fjalës së nuses, përveç mjeteve të shumta materiale,

kërkon edhe organizim të mirëfilltë për realizimin e saj me sukses. Caktohet dita e publikimit të

fjalës së nuses, njoftohen të afërmit etj.

Në rrethinën e Kaçanikut nuk është zakon që te miku të shkojë babai i vajzës së fejuar për të

qitur fjalën (publikuar fejesën) e saj, por edhe pse nuk vjen babai i vajzës, në shtëpinë e djalit e

këndojnë atë kinse ka ardhur për ta parë djalin, vendin e pasurinë e tij. Mësiti gjithmonë lakmon

dhe dëshiron t‟i miqësojë dy familjet për arsye se ai paguhej me të holla edhe me peshqeshe të

ndryshme, madje edhe kënga këndohet për babën e nuses i cili shkon për ta parë vendin se ku do

ta martojë çikën e tij, vargjet në vijim tregojnë më së miri:12

Baba i nuses pa milet,

Erdh e kqyri venin e vet,

Kun behane nuk i gjet,

Kur e qitëm në hajat,

Sita qojshim n’Belgrad,

Kur e qitëm n’oborr,

Si ta qojshinë në Stamboll!

Kur e qitëm në bahshqe t’e shpija

Plot me molla, e me të mira.

(kënduar në Duraj të Kaçanikut)

12

Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1962

Page 23: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

23

Në rrethinën e Kaçanikut në procesin e fejesave të, të rinjve si në të kaluarën ashtu edhe në

kohën e tashme, roli i mësitit (shkuesit) është i madh.

Natyrisht me këtë profesion merren njerëz të talentuar, në të kaluarën në këtë regjion ka pasur

edhe raste të shit-blerjes së çikave, kjo vepër bëhej nga njerëzit e pandershëm dhe të varfër.

Zakonisht janë shitur vajzat bonjake, që ishin nën përkujdesjen e mixhës apo të kushërinjve,

çmimi i shitjes së vajzave shkonte deri në 25 lira, të cilat i merrte mixha apo kushëriri. Zakonisht

blerjen e çikave e bënin prindërit që i kishin djemtë me të meta fizike e psikike, si dhe ata të

shtyrë në moshë.

Page 24: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

24

1.3. Dërgimi i nishanit dhe shkëmbimi i unazave

Po sa të marrë fund qitja e fjalës së nuses, fillojnë përgatitjet për të dërguar nishanin-unazat, dhe

shenjat e para që njëherit shërbejnë si shkas për t‟u njohur miqtë ndërmjet veti.

Në rrethinën e Kaçanikut më së shumti përdoret termi “me çue pare te miku”, që nënkupton

dërgimin e gjërave të nevojshme për përgatitjen e pajesë, e ndonjëherë edhe sasi të hollave. Në

këtë ditë vinë nga shtëpia e dhëndrit tre ose katër veta së bashku me mësitin dhe sjellin: lesh,

mëndafsh, pëlhurë, patiskë, pastaj sheqer, lule etj.

Po ashtu me këtë rast dërgohen, unazat, lirat, vathët, si dhe sipas mundësisë financiare që ka

familja e djalit nga një dhuratë për të gjithë anëtarët e familjes së vajzës.13

Zakonisht kësaj radhe te miku shkojnë për t‟u kthyer, por nëse është rruga e largët shkojnë për

(konak). Sa i përket kthimit të dhuratave përafërsisht veprohet në të njëjtën mënyrë edhe nga

familja e vajzës, duke ia dërguar të gjithë anëtarëve të familjes së dhëndrit nga një dhuratë

(shenjë), kurse për dhëndrin më shumë dhurata. Gjithashtu edhe dërgimi i nishanit përcillet me

këngë të ndryshme që këndohen nga vajzat e familjes së dhëndrit me gëzime dashuri për vëllanë

e tyre:

Nesër në sabah te kjo shpi,

Niset nishani me flori,

Me flori e si ylber,

Çojna lule e çojna shiker!

(kënduar në Runjevë të Kaçanikut)

Sasia dhe vlera e shkëmbimit të nishanit ndërmjet dy familjeve të miqësuara bëhet sipas

mundësisë materiale që kanë dy familjet. Pas dërgimit të nishanit dhe gjërave të tjera në shtëpinë

e vajzës, vajza prej atij momenti është nër unazë (e fejuar).

13

Neziri Zymer, Figura e krahasimit në këngët lirike të dashurisë, Prishtinë 1979

Page 25: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

25

Riti i dërgimit të nishanit ose shkëmbimi i unazave, gjerësisht paraqitet edhe në këngët

popullore, të cilat këtë ceremonial të rëndësishëm e pasqyrojnë në shumë aspekte: 14

I çojna nishanet palë e palë,

Kur t’i qënisësh Lule çona fjalë,

Çona fjalë e çona letër,

Se t’çojna patiskë qetër.

(kënduar në Dubrav të Kaçanikut)

Vajzat në përgatitjen e pajës, kujdes të veçantë i kushtojnë bashkëshortit të ardhshëm, duke i

thurur çorapet e duke i përgatitur gjëra të tjera të nevojshme.

14

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 26: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

26

1.4. Këngët shpotitëse

Lirshëm mund të thuhet se nuk ka asnjë fenomen, a veprim ritual në këngët e dasmës në

rrethinën e Kaçanikut që nuk shoqërohet me këngët shpotitëse.

Këngët shpotitës e përqeshin fuqishëm edhe vendin ku do të shkojë vajza e fejuar.

Këngëtarja me def, me qëllim krijon aty për aty skena e ngjarje të pavërteta, të cilat i transmeton

me anë të zërit ose kinse nusja, pas martesës ka për të përjetuar shumëçka në shtëpinë e burrit, të

cilët nuk përkojnë me realitetin jetësor, përveç që janë një humor i thekshëm, kemi vargjet të

cilat tregojnë më së miri:

Oj, ti çikë n’at sakak,

Je fejue për ni burrë plak!

Se n’koft plak, si n’koft i ri,

E ban kapuçin me ni sy.

(kënduar në Kaçanik)

Thumbat më të ashpër në këngët e shpotitëse që këndohen në rrethinën e Kaçanikut, përherë i

drejtohen mësitit, veçanërisht nëse ka punuar me hile që ka pasur qëllimi të pasurohet me mësitni,

dhe nga një herë mësiti bënë të pamundurën që t‟i miqësojë dy familjet, që të pasurohet me

mësitni, për arsye se në të kaluarën janë dhënë peshqeshe të ndryshme, dhe këtu kemi vargjet: 15

Na i ka lyp msiti dy lira,

I ka met gruja pa dimija,

Pa dimija e pa mitan,

Se i ka met qyqja nër jorgan!

15

Shefqet Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptarët e Kosovës

Page 27: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

27

(kënduar në Begracë të Kaçanikut)

Mësiti për të arritur deri te pasurimi i tij me mësitni ai ka gënjyer shumë, p.sh. kur ka shku për

me i kërku vajzën filanit i ka thënë se ai është familje e pasur, ka shumë bagëti, e shumë gjëra të

tjera që nuk janë kanë të barabarta me realitetin.

Page 28: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

28

1.5. Këngët e lavdërimit

Vetë titulli i këtyre krijimeve gojore, poetike sugjeron se këto këngë kanë për temë trajtimin,

lavdërimin si veçori e si dukuri njerëzore individuale e kolektive.

Lavdërimet më të mëdha dhe më të shumta në relacionin vajzë – djalë, vijnë nga familja e djalit e

cila gjithmonë e lavdëron të birin e vet, duke menduar se është më i miri e më i mençuri në

krahasim me të tjerët. Vajzat këngëtare në shtëpinë e djalit me rastin e qitjes së fjalës së nuses

nga gëzimi i madh që kanë fejuar të vëllanë, shprehin njëherit edhe disponimin e tërë familjes së

gjerë, duke kënduar këngë për këtë moment të gëzuar e ritual.16

Lule kuqe fjalë e parë,

Lumja ti ku ki me ardhë,

Lule kuqe fjalë e dyt,

Lumja ti ku ki me zhdrypë,

Lule kuqe fjalë e tretë,

Lumja ti me kaçon jetë.

(kënduar në Kovaçec të Kaçanikut)

Me respekt të veçantë në këto këngë shenjëzohen karakteristikat më të mira të shtëpisë së vajzës,

e cila për rapsodinë popullor, që shpreh mendimin e familjes së djalit është shumë me rëndësi,

ngase aty vajza për herë të parë ka parë jetën, ka marrë mësimet dhe edukatën e vlefshme nga

prindërit që më vonë i nevojitet për në shtëpinë e dytë (të bashkëshortit).

Kena zanë ni nuse te malldari,

E man menen veçte iftibari,

16

Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë 1983

Page 29: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

29

Veç te iftibari e te sajgia,

E di renin qysh renitet shpia.

(kënduar në Biçec të Kaçanikut)

Këngët e lavdërimit përpos përmbajtjes së ngjeshur që kanë, ato shquhen edhe për vlerat e

shumta gjuhësore e stilistike.

Page 30: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

30

1.6. Këngët e lavdërimit

Përgatitjet për aktin e dasmës dhe të kanagjeqit fillojnë përnjëherë si në shtëpinë e dhëndrit ashtu

edhe në shtëpinë e nuses.

Procesi i kanagjegjit në krahasim me dasmën dallon për shumëçka. Në radhë të parë për

organizimin, shkallën e gëzimit, të haresë, të festimit, të shpenzimeve që mbretërojnë prej fillimit

e deri në fund. Në këto krijime gojore e poetike hetohet nota nostalgjike, shpotitëse, duke filluar

që nga jeta e vajzës, prishja e bishtalecave, ngjitja e kanës, përshëndetja me prindërit, vëllezërit,

motrat, shoqet e fëmijërisë e të rinisë deri në vendosjen e saj në shtëpinë e bashkëshortit. 17

Nga gratë e mbledhura në kanagjegj, njërën ndër to e angazhojnë të përgatisë vajzën që shkon

nuse si (telaken). Kjo grua duhet të jetë e lumtur, të ketë babë e nënë, në mënyrë që edhe vajza

që shkon nuse të ketë lumturi jetësore. Ditën e premte në dhomën ku gjendet vajza, bijat dhe

shoqet e saj fillojnë ta bëjnë me vaj. Në fillim vetë telakja e vë në kokë një shami dhe fillon të

qajë, duke i marrë ngrykë të pranishmet, në mënyrë që nusja pastaj ta bëjë vetë këtë, duke qarë

oh, oh, oh, uh, uh, uh ose huj, huj, huj etj. Zërat e parë të vajzës janë tejet të theksuar dhe lektitës,

çka ndikon në disponimin e të pranishmeve, nga të cilat ndonjërës i shpëtojnë edhe lotët. Pas një

kohe fillon edhe prishja e bishtalecave që përsëri e bënë telakja që e përgatit vajzën, kurse ajo

reagon duke shprehur mosgatishmëri. Ajo është e vetëdijshme se nga ai moment ajo ndërron

statusin e saj jetësor – nga vajzëria në nusëri është me plot obligime të ndryshme familjare e

bashkëshortore:

Kush ta prishi, lule bistekin?

Kjo Sadija, dy durt ju thefshin!

(kënduar në Kaçanik)

17

Çeta Anton, Kërkime folklorike, Prishtinë, 1981.

Page 31: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

31

Në këtë regjion zakonisht vajzat fejohen dhe martohen herët, ndodh shpesh që vajzat ta

ndërpresin shkollimin pa dëshirën e tyre, dukuri kjo tejet e ndjeshme, andaj vajzat këngëtare ia

kujtojnë shoqes së tyre shkollën, çantën, lojërat etj. 18

Kaj oj çikë pshollak me bajraqe,

Merri ojat hajde dalim n’baçe,

Hajde dalim n’baçe marojmë oja,

Jo be shoqe se m’u ka ngjitë boja.

(kënduar në Glloboçicë të Kaçanikut)

Në rrethinën e Kaçanikut numri më i madh i këngëve të kanagjeqit këndohen në ditën e shtunë,

që njëherit është edhe dita e fundit e vajzës në shtëpinë e prindërve të saj. Këngët e kanagjeqit

sipas hulumtimit të bërë janë të shumta dhe të shumëllojshme, disa nga to shquhen edhe për vlera

të theksuara artistike e gjuhësore.

18

Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë, 1983

Page 32: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

32

3. KËNGËT RRETH PËRGATITJES SË PAJËS – ÇEIZIT

Ekspozita e Çezit.

Ndër shqiptarë, kur një vajzë është martuar, ka ndërtuar edhe çejzin e saj. Një formë e ekspozitës

të cilën duhej ta shihnin të gjithë, çejzi (paja e nuses) ka përmbajtur shumëçka prej rrobave e

objekteve të ndryshme.

Emërtimi “Çejz” në kulturën shqiptare ka hyrë dhe mbetur nga sundimi osman (turqisht: çeyiz)

ndërkohë që paja apo prika e nuses është traditë që ka ekzistuar gjithmonë. Sepse gruaja tek

shqiptarët është dashur të shkonte tek burri duke krijuar çejzin, me vath, me shamia të kokës, me

gërshërë, me sapun e gjerdan, me kësulë e këmishë e xhamadanë prej kadifeje. Këto dhe shumë

më shumë, kanë paraqitur dhe paraqesin edhe sot një formë transferimi të pasurisë prindërore,

dhuratave apo parave, me qëllim martesën e një vajze.

Sipas traditës, çejzi është një grumbullim i pasurisë të cilën sipas këtij rituali gjithnjë e bart një

grua kur lidh kurorë me një burrë. Në anën tjetër, kjo praktikë është karakterizuar me një proces

të ndërlikuar të punëdores si dhe është shfaqur përmes një estetike të veçantë e cila si e tillë

ngërthen në vete vlera të trashëgimisë kulturore. Megjithatë, me kalimin e kohës, paja e nuses do

Page 33: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

33

të mund ta ketë humbur vëmendjen. Kohët moderne sikur kanë sjellë gjenerata të cilat e kanë

problem të adaptohen me këtë pjesë të institucionit të martesës, e të cilat shpesh nuk e llogarisin

aspektin e traditës dhe ruajtjes së një rituali i cili, i shpejtë, humb nga sytë gjatë martesës por

rikthehet në përdorim gjatë jetës së gruas pas martesës. “Ka edhe sot interesim, ka shumë gra të

reja të flakta për me ba çejzin e mirë, me jelekë e dallame e me tentene, edhe me këmisha ma

serioze”.

Në rrethinën e Kaçanikut, materialin dhe shpenzimet për përgatitjen e pajës i heq familja e djalit,

ndërsa paja përgatitet në shtëpinë e vajzës. Relacioni kohor prej dërgimit të materialit për

përgatitjen e pajës përfshin distancën kohore nga shkëmbimi i nishaneve e deri te dasma. Në

bazë të traditës popullore dihet se vajza ende pa u fejuar fillon të përgatisë çejz të ndryshëm,

qoftë për vete qoftë për bashkëshortin e ardhshëm, të cilin vetëm e ëndrrën se një ditë do të

martohet me të. Pajën të cilën e ka bërë vajza është përpjekur që të jetë sa më origjinale dhe

cilësore, ngase nga ajo në mënyrë të ndjeshme është parë kujdesi i saj si nuse e vyer, sepse punën

e saj përveç familjes së dhëndrit e shohin dhe e vlerësojnë një rreth më i gjerë, të cilët e

lavdërojnë ose e kritikojnë.

Çejzi në shtëpinë e vajzës ekspozohet një natë para se të shkojë te burri, dhe dy ditë pas martesës

– në ditën e grave.

Oj Lulija jonë fleta e mollës,

A naj ke pru mindilat e dorës,

Ni paqe prue oj Lule ban temena,

Mos i paqe prue rri e mos ban za.

(kënduar në Kovaçec të Kaçanikut)

Page 34: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

34

Përveç pajës për vete, bashkëshortin, për prindërit dhe të afërmit e burrit, në të kaluarën vajza në

rrethinën e Kaçanikut ka përgatitur dhe shtrojën e djepit për fëmijët që do t‟i lindë gjatë jetës

bashkëshortore. 19

Në këtë çejz bënte pjesë mbulesa të cilën e përgatit për kalin me të cilin vinin krushqit për ta

marrë. Pastaj, po ashtu edhe për daullxhinjët (tupanxhive), apo edhe defatoreve u ka dhuruar nga

një palë çorape të thurura ose diçka tjetër:

Boll qenisa, e boll punova,

Meqet majer oj nanë se shkova.

Udha e maroj bijë të koftës,

Dera e huaj është shumë e ranë,

Cullve t’xhepit t’u rrajsh n’kamë.

(kënduar në Glloboçicë të Kaçanik)

Këngët rreth përgatitjes së pajës – çejzit, në tërësi shquhen për shprehje figurative, me anë të të

cilave pasqyrojnë punën e nuses. Këto këngë në krahasime me ciklet e tjera të këngëve të dasmës

i cilëson ndjenja e thellë e angazhimit mendor e fizik të vajzës. Në kulturën shqiptare, paja e

nuses është e përcaktuar edhe me Kanun, libër ky i cili dikur përfaqësonte përmbledhjen e

normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social. Kanuni i Skënderbeut, në kreun e

katërt e shtjellon fejesën dhe martesën ku ndër të tjera përcaktohet edhe veshja apo paja.

19

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 35: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

35

1.1. Këngët e kanës

Në rrethinën e Kaçanikut ditën e shtunë grumbullohen vajzat dhe gratë e farefisit, të lagjes,

shoqet e saj me qëllim që t‟ia vejnë kanën vajzës e cila shkon te burri. Ky është momenti më

mallëngjyes, kur vajza kalon nga realiteti jetësor i vajzërisë në atë të nusërisë. Telakja i afrohet

me një kalanicë (pjatë) në të cilën e ka vënë kanën, të cilën më herët ia ka dërguar familja e

dhëndrit me petka. Ky është momenti më i dhimbshëm për vajzën që po shkon nuse por edhe për

shoqet e saj, dhe në këtë këndohet:

Ani mori çikë kollomoqe,

Dash me pshtue hajde hin nër shoqe.

(këndur në Kovaçec të Kaçanikut)

Në këtë rit janë të pranishëm nëna, tezja, halla etj. Shoqet e vajzës, të cilat e këndojnë vajzën

duke i thënë që t‟i lutë të gjithë me radhë që mos t‟ia vënë kanën bile edhe për një natë:

Oj Lulije lute, lute nanën,

Edhe sante mos ta ngjesin kanën.

Oj Lulije lute, lute tezën,

Edhe sonte mos ta bajna t’zezën

Oj Lulije lute, lute hallën,

Edhe sante mos ta ngjesin kanën!

(kënduar në Nikaj të Kaçanikut) 20

20

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 36: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

36

Vajza më së shumti në jetë është e lidhur me nënën, e cila e ka rritur dhe e ka edukuar, andaj më

së shumti e do atë, mirëpo disa vajza janë rritur e janë edukuar pa prindërit e tyre, janë rritur me

njërin prind ose me axhallar, e me dajë dhe e kanë ndier shumë mungesën e nënës. janë fejuar e

janë martuar pa nënë e pa babanë, edhe me këtë rast këndohet si:

Kaj moj çikë në oborr,

Le tan in nana zanin n’vorr,

Le tan in ty, qi je tuj vajtue.

Se pa nanën nuse je tu’ shkue.

(kënduar në Ivajë të Kaçanikut)

Këngët e kanës në rrethinën e Kaçanikut kanë një strukturë të ngjeshur me variante e këngë që

këndohen gati në të gjithë fshatrat e këtij regjioni, por edhe viseve të tjera të Kosovës dhe më

gjerë. Ka shumë këngë, të cilat dallohen për vlera të konsideruara artistike, të cilat shquhen për

vlera të hollësishme. Dimensioni i veçantë që i shenjëzon këngët e kanës në këtë regjion është

dimension shpotitës, i cili herë pas here kalon në thekës të fortë ndaj protagonistëve të caktuar.

Page 37: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

37

1.2. Këngët e ndarjes

Është përcjellë edhe me derdhje lotësh nga vajza që martohej dhe të gjithë të pranishmit, sidomos

bashkëmoshatarët, sepse ky moment paraqiste hapin e parë të ndarjes së përjetshme të vajzës nga

familja dhe rrethi i gjerë me të cilët ishte rritur. Kur vajza ka filluar t‟i merr ngryk të pranishmit

Dhe te qaje me ze.

Oj xhemile

oj rremi i hanes

Amanet shka pi len

nânes për malle

Po ja lâj dhet gishta kân.

(kënduar në Kaçanik)

Me atë rast i është ofruar ena me kanë në të cilën i ka ngjyer dy duart dhe i ka vendosur në mur,

duke i lënë gjurmët e gishtërinjve, të cilat ka ndodh që nuk janë fshirë deri sa ka kaluar një vit.

Sipas ritit të njohur të martesës, ditën e diele, para se të vinë krushqit për të marrë nusen, dy gra

zakonisht telakja me një tjetër e marrin vajzën për krahu dhe e dërgojnë të përshëndetet me

anëtarët e tjerë të familjes, të farefisit, miqtë e të tjerë. Këto janë momentet më prekëse në

procesin e zhvillimit të ceremonialit të kanagjegjit si për vajzën që bëhet nuse ashtu edhe për

prindërit e saj. Zëri i saj i thekshëm, i lektisur mallëngjen veçmas nënën e babën, motrat dhe

vëllezërit kur fillojnë të përshëndeten dhe t‟ia marrinë hallallin e njëri – tjetrit:

Kaj oj çikë, niju në lamë,

Nanës teshat kush ja lanë?

Kaj moj çikë, e lage shaminë,

Babës kundrat kush ja fshinë?

Page 38: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

38

Kaj moj çikë, në shami të gjatë,

Vllaut teshat kush ja pengllat?

ose

Kaj moj çikë e niju te ara,

Kush ju del dajve përpara?

Po ja la motrës amanet,

Le t’ju del si ju kum dal vetë.

(kënduar në Kaçanik)

Këngët e ndarjes i referohen jo vetëm vajzës që shkon nuse, por edhe djalit që martohet dhe në

një mënyrë që atë ditë ai pavarësohet nga prindërit. Këto këngë janë emocionuese për të gjithë.

Page 39: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

39

1.3. Këngët për përgatitjen e dasmës

Dasma është një rit i lashtë dhe çdo popull e trajton atë sipas mënyrës dhe zakoneve të tij, por sa

do të ndryshme të jenë këto zakone, baza e tyre mbetet e përbashkët. Popujt e mbështesin ritin e

dasmës në folklorin e tyre, i cili e shoqëron ritualin në të gjitha momentet e tij. Këto, të gjitha së

bashku, e bëjnë dasmën një ngjarje të paharrueshme. Dasmat festohen në të gjithë vendin me një

larmi të madhe zakonesh, kostumesh, këngësh e vallesh, të cilat shërbejnë për krijim e

atmosferës festive.

Këto krijime poetike për kah numri nuk janë aq të shumta në rrethinën e Kaçanikut, por shquhen

për përmbajtje dhe formë të ngjeshur në të cilat këngëtari popullor realizon qëllimin e tij, duke

pasqyruar përgatitjet e shumta që bëhen për fillimin e dasmës, si ngjarja më e rëndësishme në

jetën e njeriut.

Pasi të merren vesh dy familjet e miqësuara se punët rreth përgatitjes së pajës (qezit) janë kryer,

atëherë dasma mund të fillojë për një periudhë të caktuar, atëherë prindërit e vajzës dhe të

dhëndrit fillojnë përgatitjet për dasmë. Pasi të dy palët përgatiten për dasmë, caktojnë edhe ditën

se kur do të dërgohen petkat.

Baba i djalit me disa të afërm të dhëndrit i dërgon rrobat (petkat) në familjen e vajzës.21

Sipas

disa të dhënave, në të kaluarën në komunën e Kaçanikut, në ditën e dërgimit të rrobave (petkave)

bëhej edhe kurorëzimi i dy të rinjve me anë të hoxhës, i cili këndonte një sure nga KUR-ANI dhe

shpallte bashkimin (niqahin) e dy bashkëshortëve të ardhshëm pa praninë e tyre, si dëshmitar të

këtij kurorëzimi ishte babai dhe një i afërm i djalit, dhe babai dhe një i afërm i vajzës. Në pjesën

më të madhe të rrethinës së Kaçanikut, dasma fillon të enjten, kurse nusja merret të dielën, por

këto ditë sipas nevojës mund të lëvizin. Kanta e drithit në një mënyrë simbolizon edhe fillimin e

dasmës. I zoti i dasmës angazhon një të afërm apo ndonjë fqinj të tij që quhet grishtar për të bërë

thirrje në fshat për dasmë. Një javë para dasmës mblidhen tërë fshati që të merren vesh për

mënyrën e organizimit të dasmës. I zoti i dasmës sipas traditës popullore ishte i obliguar që në

mes të oborrit, ta shtronte një qilim me një teneqe për grurë, dhe bënë përgatitjen për dasmë

cakton akqitë (gjellëbërësit) dhe magjetorët, të cilët tri ditë para dasmës fillojnë të gatuajnë bukë

për dasmorë:

21

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut

Page 40: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

40

Dy bilbila po na knojnë,

Teshat e Lules p’i palojmë

Ani pi palojm e pi shpalojmë.

Gjalin e hasretit p’e martojmë

(kënduar në Gajre të Kaçanikut)

Pasi që përfundojnë të gjitha përgatitjet e dasmës, fillon ceremonia e marrjes së nuses, edhe ky

moment përcillet me kënge e me valle, dhëndri vishet me petkat më të bukura dhe vallëzon me të

afërmit e tij. Dita e dasmës në shtëpinë e dhëndrit fillon me të zgjuar të dasmorëve, është dita

kryesore e këtij gazmendi. Kerri i nuses bëhej gati para nisjes së krushqve për rrugë. Krushqit

janë persona të zgjedhur, bajraktari iu printe krushqve. Nisja e krushqve bëhej me të shtëna

armësh e me këngë. Në shtëpinë e vajzës organizohej pritje nga ana e miqve, dhe sipas traditës i

zoti i shtëpisë ia bën përhajr vajzën të zotit të dasmës. Pasi të vjen lajmi që kerri i nuses është

gati, krushqit marrin rrugën e kthimit me zhurmën e të shtënave të armëve të cilat nuk i ndalojnë

derisa ta kalojnë fshatin e nuses si shenjë ngadhënjimi.

Dita kur vajza do të shkojë të burri, me mëngjes fillojnë punët për pritjen e miqve. Gjatë

përcjelljes së vajzës, kur nusja hyn në qerre apo veturë, vëllai apo një mashkull i familjes i bie

butësisht me grusht në shpinë dhe e thërret në emër nusen tri herë, duke i derdhur ujë pas qerres,

dhe duke i bërtit në emër: p.sh. “Oj Lule ku e ke lanë sakicën” dhe me të dalë qerrja nga oborri

nusja qanë, mërzitet që largohet nga vendi se ku ka lindur e ku është rritur, ndahet prej familjes e

prej shoqeve të saj.

Hajt ta lidhim besën-e

Me një fije kashtë!

A do ta duash nanën moj qike

Sikur e ke dashtë?

(kënduar në Kaçanik)

Page 41: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

41

O shifni nusen sa mirë ka dalë

O si del lulja o anë o për anë.

O se e gëzove nanë e babën-o

Mirë se na erdhe n’fshat të bukur-o

(kënduar në Kaçanik)

Gjatë rrugës së kthimit të krushqve ekziston thyerja e rrugës si zakon. Arritja e nuses në shtëpi

përcjellët me plot ceremoni, një grua e vjetër hedh mbi qerren e nuses drithë, sheqer, monedha.

Nusja hapin e parë në shtëpi duhej ta bënte më këmben e djathtë, pastaj i sjellin një enë me

sherbet dhe nusja tri herë radhazi lyen gishtërinjtë dhe prek derën e hyrjes. Vlen të përmenden

edhe ceremonitë rreth hyrjes së dhëndrit në dhomë të nuses, heqja e duvakut, thyerja e kulaçit

ditën e nesërme në mëngjes e shumë ceremoni të tjera që me vlerat dhe rëndësinë e tyre

pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore e shpirtërore.

Dasma tradicionale dikur zgjaste me javë apo ditë të tëra, edhe numri i të ftuarve dhe shpenzimet

ishin të mëdha për familjen. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha, më e zakonshmja është ajo

e tipit ku dasma zgjat një natë, në mbrëmje bëhet martesa, ftohen mysafirët, numri i tyre

ndryshon varësisht nga gjendja ekonomike e familjes dhe pas disa orëve përfundon ahengu.

Dekadave të fundit ndryshimet në ritin e fejesës, martesës dhe dasmës kanë qenë drastike, kjo

ndoshta arsyetohet me difuzimin kulturor nga vendet fqinje evropiane. Janë harruar traditat e

sponzorizimit të pajës nga ana e familjes së dhëndrit. Në dasmat tradicionale për pije dominonte

rakia, tani më së shumti përdoret vera dhe birra.

Pastaj ishte zakon që dhëndri nusen e priste në shtëpi, sot ai shkon e merr vetë, madje ka raste

kur është në rolin e shoferit. Në kohët e sotme pas përfundimit të ceremonisë të dasmës çifti

shkojnë në muaj mjalti. Jemi dëshmitar të së sotmes se nga e kaluara kanë mbetur shumë pak

rituale tradicionale. Evolucioni ka bërë të veten!

Page 42: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

42

1.4. Sitja e miellit

Gatimi i kulaçit paraqet aktin më interesant që zhvillohet në dasmë, në mesin e grave, në një

dhomë tubohen gra dhe vajza, e shtrojnë sofrën në mes të dhomës, merret miell, vezë, qumësht,

sheqer dhe yndyrë dhe fillon gatimi. Në Kaçanik me rrethinë, gatimin e kulaçit e fillon një vajzë

e re dhe e përfundon një grua e moshuar. Në kulaçin e gatuar vendosen monedha, të cilat nuk

numërohen, si simbol që shtëpia të këtë të mira materiale të panumërueshme. Procedura e gatimit

të kulaçit shoqërohet me këngë nga më të ndryshmet, si:

Sitet milli n’magje t’kuqe,

Përher t’koft o babë kjo nuse;

Sitet milli n’magje t’re

Përher t’koft oj nân kjo re.

(kënduar në Kaçanik)

Pastaj këngë drejtuar djalit që gatuan kulaçin, si p.sh: Kush e çet kulaçin, kulaçin o, Të dy durt ju

rritshin e ju trashin o.

Në rrethinën e Kaçanikut, sikurse në shumë vise të tjera të Kosovës dhe më gjerë, java e dasmës

fillon dhe përfundon me ceremonialin e kulaçit të nuses. Gjithmonë mielli sitet tri ditë para se të

vijë nusja në shtëpinë e dhëndrit.

Në ditën kur fillon dasma, herët në mëngjes (paradite) në shtëpinë e dhëndrit fillon ceremoniali i

kulaçit të nuses. Me këtë rast zonja e shtëpisë e zgjedh një vajzë të re (në disa fshatra ndonjë

djalë), të cilët i kanë të dy prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Këta duhet të jenë njerëz të

lumtur, ngase sipas besimit popullor, atëherë edhe dasma do të shkojë mbarë, dhe bashkëshortët

e ardhshëm do të jenë të lumtur dhe me shumë djem. 22

22

Demush Shala, Letërsia popullore, Prishtinë, 1974

Page 43: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

43

Me këtë rast vajza ose djali e vënë një kapelë të re e të bardhë mbi kokë dhe fillojnë ta sitin

miellin, të cilin posa e kenë sjellë nga mulliri, pa e përdorur fare më parë.

Kënga dhe defi dëgjohen me të madhe po ashtu në këto momente dëgjohen edhe krisma pushke

që paralajmërojnë se në atë shtëpi filloi dasma. Mielli i situr ruhet me kujdes nga gratë e shtëpisë

deri në ditën kur vjen nusja. Atë ditë vajzat ose si quan populli (kuleçtoret) nga brumi i atij mielli

përgatisin 11 kuleç. Numri duhet të jetë tek sipas besëtytnisë popullore sjell fat, pjellori, e

lumturi në jetën e bashkëshortëve të ardhshëm. Kuleçtë bëhen petë të holla, të cilat i lyejnë me

gjalpë e sherbet dhe i vënë në një tepsi ku i prejnë me thikë në formë të katrorit dhe ngadalë i

pjekin, tërë kohën vajza e cila bënë këtë punë të rëndësishme nuk flet asnjëherë edhe pse kohë

pas kohe shoqet edhe gratë e ngacmojnë me ndonjë fjalë, apo me ndonjë humor të lehtë për

punën që bën.

Të hënën bëhet thyerja e kulaçit, me këtë rast tubohen burrat e familja, farefisi, miqtë dhe fqinjët

e lagjes, e ndonjë dashamir i familjes në odën e burrave, ku pas një kohe dy gra të familjes së

dhëndrit e sjellin nusen për krahu në odën e burrave, me ç„ rast ia heqin duvakun për ta parë të

pranishmit se çfarë nuse kanë marrë. Të pranishmit duke shikuar nusen thonë fjalë të ndryshme

si: Mashalla, Mos e paftë syri i keq, U shtofshi me djalë etj. Pas këtij akti, fillojnë të hanë drekë,

duke e thyer kulaçin e nuses, nga i cili marrin nga një pjesë të vogël, kurse pjesa që tepron i

shpërndahet anëtarëve të tjerë të familjes, pas përfundimit të drekës, mysafirët fillojnë të

shpërndahen dhe lënë nga një sasi të hollash, secili sipas mundësisë financiare që ka, të hollat i

jepen nuses.

Page 44: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

44

1.5. Këngët e kulaçit të nuses

Për thyerjen e kulaçit është aq i lashtë sa edhe vetë jeta e njeriut, martesa dhe vdekja e tij.

Këngët e kulaçit në trevën e Kaçanikut janë të pakta, brendia e këtyre këngëve bënë fjalë për

gjendjen ekonomike të zotit të shtëpisë, për ceremoninë e dasmës, për etikën e popullit për

disponimin që mbretëron gjatë ceremonisë, me anë të këngës t‟i urohet të zotit të shtëpisë dhe

anëtarëve të tjerë të familjes ky gazmend i madh:

Kulaç t’hollohet, t’hollohet-o,

Vllau i jonë po shtohet, po shtohet-o,

Kulaçi po sitet, po sitet-o,

Vllau i jonë po rritet, po rritet-o,

Kulaçi po piqet, po piqet-o,

Dushmani po digjet, po digjet-o.

Gjatë kohës sa zgjat dasma në rrethinën e Kaçanikut dasmorët kërcejnë me tupan, luajnë lojëra të

ndryshme si: me kapuça, me filxhanë, pastaj pas marrjes së nuses kërcejnë, garojnë në vrapime

me kuaj dhe ata që dalin fitimtar merrnin si dhuratë nga një marhamë.

Page 45: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

45

2. KËNGË PËR DHËNDRIN DHE NUSEN

Subjektet kryesore që këndohen në këngët e dasmës, gjithmonë janë të fejuarit dhe familjet e tyre.

Në dasmë vend të veçantë zënë bijat dhe hallat e dhëndrit, të cilat jo vetëm që ftohen me kohë,

por vetë dhëndri shkon me kohë për t‟i marrë.

Ka ra dielli vija-vija,

Shkoi Iliri mi marrë bijat,

Ka ra dielli lara-lara,

Shkoi Iliri mi marrë hallat,

Ky Iliri asht nis me kalë

Po shkon motrat me i marrë.

Pa dyshim gradacioni më i lartë i atmosferës festive të dasmës arrin ditën e diel, kur pritet që

krushqit të shkojnë për ta marrë nusen.

Page 46: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

46

2.1. Shkuarja për të marrë nusen

Rëndësi me peshë të caktuar në ceremonialin e dasmës, ka edhe përgatitja e krushqve që shkojnë

për të marrë nusen.

Ditën e diel, apo varet se cilën ditë merret nusja, kujdes të veçantë, si nga ana e zotit të shtëpisë

ashtu edhe të zonjës së shtëpisë i kushtohet shkuarjes (udhëtimit). 23

Me kujdes e respekt i zoti i shtëpisë e zgjedh bajraktarin (çaushin), i cili do t‟iu prijë krushqve.

Po ashtu edhe zonja e shtëpisë i zgjedhë inxhet (bullat ose gratë që shkojnë për të marrë nusen),

ku me vete marrin edhe një djalë të vogël (bullak ose djali i kerrit).

Para se të nisen krushqit hanë drek, sipas adetit krushqit duhej të ecnin tek një nga një. I pari që

iu printe ishte ndonjë njeri i vjetër i familjes së dhëndrit, i dyti një njeri i ri i afërt i dhëndrit dhe i

cili e mban flamurin.24

Në të kaluarën krushqit shkonin me kuaj për ta marrë nusen, kurse tash me limuzina. Në shtëpinë

e nuses priteshin nga familja, farefisi i saj. Për secilin kalë të dasmorëve angazhohej nga një djalë

i vogël, të cilët mbanin kuajt deri sa të përfundonte ky ceremonial, dhe në fund secili krushk

paguante me të holla për shërbimin.

Edhe në momentet më të hareshme të ritit të dasmës, këndohet ndonjë këngë shpotitëse që i

drejtohet nënës së nuses. Kënga në një mënyrë shpreh edhe një dozë të urrejtjes ndaj saj, sepse

siç duket nëna e nuses, gjatë kohës kur vajza ka qenë ndër unazë ka kërkuar shumë mjete

financiare ose ua ka shtyrë vadën, për këtë ritë këndohet kjo këngë:

Bane gjyshe çikën gati

Se po vi me marrë,

N’dash me pajtan oj gjyshe,

n’dashë me ballan

23

Fadil Raka, Areali gjuhës i Kaçanikut 24

Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.

Page 47: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

47

Pajtani kërset oj gjyshe,

çikën ta pëlcet,

Ballani hec shpejt oj gjyshe,

çikën ta hup krejt.

Njëri ndër komponentët përbërëse të këngëve të dasmës në rrethinën e Kaçanikut është dialogu

që zhvillohet në mënyrë reciproke ndërmjet vajzave e grave në shtëpinë e nuses dhe inxheve që

shkojnë për ta marrë nusen.

Për veprimet e dukuritë e ndryshme që manifestohen e këndohen në mënyrë lavdëruese ose

shpotitëse, me një dozë idealizuese (siç është bukuria e nuses) por edhe këndimi negativ e

nënçmues (siç është rasti i sharjes së inxheve, bullave të kerrit).25

Dialogu zë fill menjëherë pas

ardhjes së inxheve (bullave) të kerrit të shtëpisë së dhëndrit në shtëpinë e nuses:

A na thue nana Lulijes,

Mirë se kena ardhë,

Na ka çue vllavi jonë,

Lulien me marrë.

Pas ardhjes së inxheve në shtëpinë e nuses, vajzat që këndojnë në shtëpinë e nuses fillojnë t‟i

shpotisin ato në mënyrë tejet të vrazhdë, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me misionin e tyre

dasmor. Në radhë të parë përqeshin bukurinë e tyre, pastaj rrobat e veshura dhe më në fund për

sjelljet që i bëjnë gjatë qëndrimit si bulla (gra të kerrit). 26

Çilni derë, çilni prezore

Kanë ardhë bullat llafatore,

25

Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense), 2015 26

Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës

Page 48: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

48

Mori bullë, moj llafatore,

A po nalesh për falltore?

Hije t’paskan inxhe myhyrat,

Koke e mirë me i fshi qyrrat.

Në rrethinën e Kaçanikut, është zakon që inxheve (bullave) t‟iu sjellin petulla për të ngrënë,

pastaj u shërbejnë kafe ose ndonjë lëngë për të pirë.

Pak kohë para se të niset nusja në shtëpinë e dhëndrit, atë e sjellin dy gra, ashtu të stolisur në

mesin e inxheve për të parë se çfarë nuse kanë për të marrë, edhe në këto momente këndohen

këngë për bukurinë e nuses, ndonjëherë këto këngë nusen e krahasojnë me dritën që shndrit

natyrën:

Kshirni çika, kshirni bija

Shka ka falun perëndia,

Perëndia e ka falë,

Vllau jonë e ka marrë.

Dhe më në fund vjen koha kur disa të afërm e marrin nusen për krahë dhe ngadalë e hipin në kalë

të bardhë, ose e fusin në qerre, e cila duhet të rrijë gërmuq, deri sa të bëhet teslimi. Babai, mixha

ose daja i vajzës, në fund ia bën teslimin (ia dorëzon nusen babit të dhëndrit), duke i thënë: Ia

pafsh hajrin! Erëzi asht i imi, namuzi asht i yti, (gjaku i imi e rob i yti), kurse ky ia kthente:

Kofsh faqebardhë, o mik! Dhe ia jepte një sasi të hollash për telaken që e ka përgatitur vajzën.

Në këto momente inxhet mbi nusen hidhnin sheqer, elbebija e tjera gjësende. Krushqit

përshëndeten me familjen e nuses dhe nisen për në shtëpinë e dhëndrit. 27

27

Sh.Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptar, Prishtinë 1972.

Page 49: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

49

Gjatë rrugës sipas zakonit të vjetër të dasmës krushqit duhej ta thenin rrugën, (ta ndryshojnë

kahjen e shkuarjes).28

Ky ceremonial sipas njerëzve të vjetër është shumë i lashtë, që nënkupton

se dasma shkon mbarë dhe dreqi i cili pret në rrugë për të mësuar diçka për të martuarit me

qëllim që më vonë t‟iu sjellë të këqija në jetë, nga pritja e gjatë pëlcet si kokrra e kripës. Në disa

fshatra të këtij regjioni kur niset nusja, dikush nga familja e vajzës e thërret dhëndrin në emër të

rrejshëm: p.sh. O Hasan hajde merre çikën, në mënyrë që dreqi (djalli) të mos kuptojë asgjë për

bashkëshortët e rinj.

28

H.Loku, Këngët e dasmës nga rrethina e Kaçanikut, Prishtinë, 2004

Page 50: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

50

2.2. Këndimi i nuses pas arritjes në shtëpinë e dhëndrit

Edhe ky rit është shumë i rëndësishëm pasi që kryhen të gjitha procedurat, merret nusja nga

shtëpia e prindërve ku aty kishte kaluar ditët e vajzërisë. Dhe përcillet me muzikë e me valle për

në shtëpinë e dhëndrit.

Ardhja e nuses në shtëpi të dhëndrit paraqet një ngjarje të rëndësishme. Në rrethinën e Kaçanikut

është zakon që dhëndri, kur kalon nusja pranë tij i hedhë sheqer, elbebija, oriz, grurë, basuleg etj.

Dhe pas kalimit të saj me kalë apo me kerr, gjuan pjatën pas kalit ose pas kerrit të nuses.29

Zbritjen e nuses zakonisht e bëjnë vjehërria, kurse nusja u jep dhurata.

Në këtë moment vjehrra merr bukët dhe ia vë nuses ndër duvak, tri ose katër bukë, me të cilat

dëshiron që nusja të bëhet magjetore e mirë dhe të ketë bereqet në këtë shtëpi. Pastaj ia mbushin

një tepsi me ujë dhe ia vënë përpara në mënyrë që nusja të dëshmojë inteligjencën e saj. Nëse

nusja e fut këmbën e djathtë në ujë, kurse të majtën jo, atëherë kuptohet se është e mençur. Po qe

se i fut të dy këmbët në tepsi, atëherë mendohet se nusja është budallaqe. Vajza prej shtëpisë së

saj me vete merr pak kripë të mbështjellur në letër, që kur të zbresë prej kerrit ta lëshojë në

oborrin e burrit, d.m.th. se ata që ia kanë inat le të pëlcasin si kokrra e kripës.

Zbritja e nuses shoqërohet me këngë të ndryshme. Në të kaluarën dhëndri me tytën e pushkës ose

të revoles, ia çonte duvakun pak nuses për ta parë dhe për ta frikësuar që ta dëgjojë gjatë jetës në

bashkëshortësi:

Oj nuse lule tatkune,

Ta ngjiti dylberi për hune.

Sipas ritit të dasmës kur e zbresin nusen nën duvakun e saj e fusin një djalë të vogël. Djalin e

mbulojnë me një skutaqe të kuqe, në mënyrë që djali dhe nusja të mos e shohin njëri-tjetrin, që

mos t‟ia marrinë shëndetin njëri-tjetrit, dhe nusja është e obliguar që djalit të vogël t‟ia japë tri

gjëra (dhurata).30

Nusja nuk duhet të flasë me askënd para se të flasë me burrin.

29

Sh. Pllana, Këngët e martesës ndër shqiptar, Prishtinë 1972. 30

H. Loku, Këngët e dasmës nga rrethina e Kaçanikut, Prishtinë 2004.

Page 51: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

51

Zbritja e nuses paraqet gëzim dhe shoqërohet me këngë:

Lëshoni udhë, lëshoni sokak,

Se pe zhdrypim ni bajrak.

Paska Lulja vetullë përmbi vetullë,

s’ka lanë shoqe n’mahall t’epër.

Paska hunën përmbi hunë,

S’ka lanë shoqe në katun.

Vazhdimisht vajzat këngëtare e këndojnë nusen, e cila dallohet për bukuri në mesin e shumë

shoqeve të cilat kanë ardhur për ta parë. Pastaj ia këndojnë veshjen e shumë gjëra të tjera që kanë

të bëjnë me jetën bashkëshortore të një familje të lumtur.

Page 52: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

52

2.3. Këngët kur hyn dhëndri në dhomë

Këngët dhe riti për hyrjen e dhëndrit në dhomë janë shumë të vjetra:

Oj dora me kanë, oj dora me kanë,

Po e lusim Ilirin dhandër me u ba,

E lusim, e lusim nuk po nrrohet,

Prej nanës vet po marrohet.

Pas përshëndetjes së dhëndrit me prindërit dhe të afërmit i shoqëruar nga ndonjë anëtar i familjes

i afrohet dhomës, por para se të hyjë brenda, disa djem të rinj ia japin disa grushte shpinës, duke

e shtyrë, (kjo sipas traditës vendase d.m.th. që dhëndri mos t‟i harrojë prindërit dhe të mos

hutohet kur të hyjë te nusja).

Për në dhomën e nuses dhëndrin e shoqërojnë të afërmit, kurse në dhomë e presin motrat dhe

hallat e tij. Një djalë i vogël shtron shtratin dhe rrokulliset nëpër shtrat, dhe nusja i jep një

dhuratë, dhe me këtë veprim dëshirohet që në këtë shtrat të lindin vetëm djem. Dhe pas një kohe

të shkurtër të gjithë dalin dhe mbesin vetëm nusja e dhëndri. Fillimi i dialogut në mes të çiftëve

të rinj bëhet në mënyrë provokative. Nusja burrit ia merr dorën, kurse burri ia jep dorën nga

prapa, ndërsa ajo ia kthen dorën nga mbrapa.

Në rrethinën e Kaçanikut është traditë që nusja natën e parë ta heq unazën prej gishtit dhe ta vërë

në xhep të palltos së burrit tërë natën me qëllim që burri ta dashurojë vetëm atë dhe mos të

shkojë pas grave të tjera.31

Në dhomën e çiftit të rinj drita tërë natën rri e ndezur, kurse burri dhe gruaja sipas ritit e kanë të

ndaluar të dalin jashtë. Vjehrra nuk flenë dhe i ruan te dera para dhomës, që të mos iu bëjë kush

magji. Të nesërmen në mëngjes, vjehrra iu bënë petulla dhe ua dërgon brenda për t‟i ngrënë, po

qe se të martuarit janë të lumtur. Po ashtu në mëngjes vjehrra dhe motra e dhëndrit bëjnë

31

Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense), 2015

Page 53: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

53

shikimin e çarçafit për saktësinë e virgjinitetit. Nusja vjehrrës ia merr dorën dhe i jep një shami,

kurse burrit një faculetë. Kur del të dera burri, atë e prêt një djalë i ri, të cilit ia jep atë faculetë.

Page 54: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

54

3. HEQJA E DUVAKUT OSE DITA E GRAVE

Duvaku në rrethinën e Kaçanikut ishte një thes i kuq që shërbente për t‟ia vënë nuses në kokë që

të mos e shohin krushqit në kalë. Në të kaluarën përveç duvakut të nuses i vishnin pantallona të

gjera që mos t‟i dukeshin këmbët. Po ashtu nuses mbi kokë i vihej një kapelë e bardhë.32

Heqja e

duvakut ose dita e grave zakonisht bëhet të hënën, kur grumbullohen shumë gra dhe vajza, të

cilat kanë qenë pjesëmarrëse edhe në dasmë por ka edhe gra të tjera. Ky rit në procesin e dasmës

shoqërohet me shumë këngë të bukura, të cilat pasqyrojnë bukurinë, qëndrimin dinjitoz, dhe

madje me bërjen e temenasë:

Lulja jonë e bija zotnijës,

Banja temenan kulmit t’shpijës.

Ani kulmi i shpijës kujna i thojnë,

Qati burrit tand, e vllaut tonë.

Heqja e duvakut (avlisë) paraqet një moment shumë të rëndësishëm në ceremonialin e dasmës.

Ky veprim në të vërtetë paraqet një shfaqje dramatike, në skenën e ditës së grave. Në këtë

shfaqje incert të veçantë paraqet pamja e bukurisë së nuses: 33

O kshirni, kshirni, çfarë insani.

Na ka ardhë prej Elbasani.

O kshirni, kshirni, çfarë hijeshije,

Na ka ardhë, prej Shqipnie!

Me shfaqjen e heqjes së duvakut – ditës së grave, merr fund njëra ndër pjesët më kryesore të

dasmës. Këto këngë edhe për kah numri edhe për kah cilësia janë të shumta dhe artistikisht më të

theksuara se këngët e tjera.

32

Pllana Shefqet, Studime në fushën e folklorit, Prishtinë 2004 33

Vinca Agim, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe

Page 55: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

55

3.1. Këngët për shkuarjen e nuses te bunari

Këngët e shkuarjes së nuses te bunari në rrethinën e Kaçanikut për çudi janë fare të pakta. Edhe

ato të cilat ekzistojnë këndohen në formë fragmentare në këtë ceremonial. Ndodh kështu,

ndoshta për shkak të konfiguracionit të këtij regjioni, që njihet për pasuri të madhe të ujit

mbitokësor dhe nëntokësor: 34

Oj Lulija jonë, Lulija e verës,

Rekë e bunar për rreth derës,

Rekë e bunar i kena marue,

Veç me kanë e zoja me punue.

Pas ditës së grave, të nesërmen herët në mëngjes, çohet nusja dhe shkon te bunari për t‟i mbushur

enët me ujë. Në traditën e rrethinës së Kaçanikut nusja i mbush dy bakaj me ujë dhe i qet një

djalit për t‟i larë sytë, ajo po ashtu me këtë rast i jep një dhuratë djalit. Po në të njëjtën ditë, bijat

dhe vajzat e shtëpisë e shtrojnë një tryezë dhe në të vendosin kokrra të fasules, grurit, dhe nusja

është e obliguar t‟i mbledhë ato, e shumë lojëra të tjera dhe provokime të ndryshme që i bëhen

nuses, për ta vërejtur se a është nusja inteligjente.

34

Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës

Page 56: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

56

3.2. Kthimi i nuses së pari në gjini të vet

Në rrethinën e Kaçanikut, sikurse edhe në shumë vise të tjera të Kosovës ceremoniali i dasmës

përfundon brenda një jave. Në fund të javës, vjehrri (babi i dhëndrit) e merr nusen dhe e dërgon

në gjini të saj ku dhe vetë flenë (bunë) një natë.35

Me këtë rast nusja, dërgon dhurata të ndryshme

si ushqim dhe gjëra të tjera.

Ta bina për ditë, javë për javë,

Kur t’ja nisë me folë pak ma rrallë.

Kur ta kthena nusen s’pari për tri ditë,

Ja bina duqet plot simit!

Edhe këto këngë sikurse edhe ato për daljen e nuses te bunari janë të pakta në rrethinën e

Kaçanikut. Për to mund të thuhet që ekzistojnë dhe pasqyrojnë këtë zakon, por në mënyrë mjaft

të zbehtë.

35

Shala Demush, Letërsia popullore, Prishtinë, 1998.

Page 57: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

57

6. Përfundimi

Krijimtaria gojore poetike në rrethinën e Kaçanikut është mjaft e pasur dhe e shumëllojshme, si

për kah tematika dhe motivi që trajton, po ashtu edhe për kah forma dhe vlerat e theksuara

poetike. Ky thesar folklorik u krijua dhe u transmetua brez pas brezi shekuj me radhë deri në

ditët e sotme.

Në këtë procedim krijues e poetik vend të veçantë zënë këngët e shumta të dasmës, të cilat dhe

janë objekt i këtij punimi të diplomës.

Këngët e dasmës i kanë krijuar e transmetuar femrat këngëtare të moshave të ndryshme krahas

kontekstit kohor të ritit të dasmës që ka kushtëzuar lindjen, këndimin dhe transmetimin e tyre.

Struktura e këtyre krijimeve gojore e poetike është një larmi vargjesh, strofash, e ritmesh me

figuracion të pasur, me rimë, asonanca dhe me refren të funksionalizuar.

Në rrjedhat historike, njeriut i ndodhin shumë ngjarje të ndryshme, të mëdha, e të vogla, tragjike

e fatlume, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në sukseset dhe

mossukseset e tij. Rëndom, njeriu pati dhembje, fatkeqësi e vdekje, por edhe lindje, gëzim e

martesë të lumtur, për të cilat ndjeu nevojë jetësore. Këto batica dhe zbatica të ndryshme jetësore,

që bartin me vete mesazhe e imazhe të larmishme në kohë e hapësirë të caktuar etnike, me kohë

krijuan forma e modele të caktuara poetike të cilat kanë rëndësi të veçantë për studime më të

gjithanshme sinë fushën e folkloristikës, të mendimit kritik dhe të gjuhës, pastaj të leksikut të

përdorur në komunikimin e përditshëm, por dhe atë poetik në këtë regjion që janë për shumëçka

mjaft interesante.

Këngët e dasmës në rrethinën e Kaçanikut me tematikën dhe motivikën që trajtojnë, përfshinë

një periudhë të gjatë kohore të martesës së dy të rinjve, që fillon nga angazhimet e më hershme të

parafejesës e deri te bashkimi bashkëshortor tyre. Është kjo kohë e mbushur përplot dëshira e

ëndrra të zjarrta të të rinjve me gjini të kundërta të nxitura për synime e sendërtime të shumta e të

ndryshme që të arrijnë sa më shumë e më mirë në jetë, qoftë në bashkëshortësi, qoftë në lumturi

dhe prosperitetin jetësor. Si rezultat i këtyre ambicieve e përpjekjeve më parësore është martesa,

që lidhet ngusht me ritin të cilin e pasqyrojnë krijime të shumta gojore e poetike. Këto këngë

Page 58: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

58

pasqyrojnë dasmën me të gjitha proceset edhe fenomenet që e karakterizojnë dhe sendërtojnë atë

në një mjedis të caktuar familjar qoftë rural apo urban.

Këto krijime të bukura poetike popullore me variantet e shumta që ngërthejnë në vete,

pasqyrojnë e transmetojnë ritin e dasmës në rrethinën e Kaçanikut me tërë procesin që ndërlidhet

rreth tij.

Këngët e parafejesës flasin me gjuhën poetike për angazhimet e shumta të familjes së djalit, por

edhe të vajzës për ngjarjet edhe ndodhitë e shumta që zhvillohen gjatë tërë këtij procesi të

rëndësishëm.

Këndohet e rrëfehet për virtytet e karakterit e subjekteve lirike të cilët ëndërrojnë punojnë për t‟u

bashkuar.

Shkëmbejnë unaza e mesazhe në mënyra të dukshme e të padukshme, duke komunikuar me

njëri-tjetrin me anë të fjalëve e shkresave, me të vetmin qëllim të sendërtimit të bashkimit

bashkëshortor. Shqyrtimi dhe studimi i ritit të këngëve të fejesës ka rëndësi të veçantë për

tematikën dhe motivin që këndojnë. Ato pasqyrojnë ceremonialin e fejesës së dy të rinjve.

Modeli i këngëve të dasmës në rrethinën Kaçanikut ka karakter tradicional që njihet edhe në

regjionet e tjera të etnisë sonë, për pajtim me kohën e kaluar. Duke u plotësuar, standardizuar e

funksionalizuar me shprehje të reja letrare që mundësojnë interpretimin të suksesshëm.

Page 59: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

59

7. Bibliografia

1. Berisha Anton, Çështje të letërsisë gojore. Rilindja: Prishtinë, 1982.

2. Çabej Eqrem, Studime gjuhësore. Rilindja: Prishtinë, 1975.

3. Çeta Anton, Kërkime folklorike. Prishtinë, 1981.

4. Doli Krenar, Dasma në qytetin e Gjakovës. Prishtinë 2015

5. Historia e letërsisë shqipe, I, II. Prishtinë 1975.

6. Loku Hajdar, Këngë dame nga rrethina e Kaçanikut. Prishtinë, 2004

7. Mehmeti Enver, Letërsi Popullore

8. Mehmeti Enver, Studime në fushë të letërsisë gojore. Tetovë, 1996.

9. Murtezani Izaim, Studime Albanologjike 8. 2013

10. Neziri Zymer, Figura e krahasimit në këngët lirike të dashurisë. Prishtinë, 1979

11. Pllana Shefqet, Ritet e Dasmës.

12. Pllana Shefqet, Studime në fushën e folklorit. Prishtinë, 2004

13. Raka Fadil, Areali i gjuhës i Kaçanikut. Prishtinë, 2004

14. Sulejmani Fadil, Lindja, martesa dhe mortja në Malësinë e Tetovës. Prishtinë, 1988

15. Shala Demush, Letërsi popullore. Prishtinë, 1974

16. Shala Demush, Letërsia popullore. Prishtinë, 1988.

17. Shala Demush, Letërsia popullore. Prishtinë, 1998.

18. Vinca Agim, Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe.

19. Vishi Ibush, Monografia e Gjimnazit “Skënderbeu”. Kaçanik, 2018.

20. Xhaferi Hamit, Folklori i krahasuar (dispense). 2015

Page 60: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

60

8. Shtojcë

Gjatë këtij punimi, të cilin e bëra me vullnet dhe pasion, kam hasur në ndryshime shumë të

mëdha nga e kaluara në të tashmen, sepse dikur ishte kënaqësi të mblidhen familja e farefisi, e

bëhej lojë e madhe dhe bëhej dasmë një javë para se të vijë nusja. Ndërsa në kohën të cilën po

jetojmë, në kohen e modernizimit, kanë ndryshuar shumë, tani dasma bëhet në restorante e

ambienti i shpisë është zbehur, nusja bënë kanagjegjin në restorant po ashtu edhe dhëndri.

Duke pasur për bazë ato që i ceka më lart, mund të them lirisht që riti i dasmës shqiptare në

Kaçanik me rrethinë ndryshon dukshëm nga koha e kaluar e deri më sot. Derisa përpara

respektohej tradita e vjetër, prej viteve të tetëdhjeta të shekullit XX e këndej, dasma dhe ritet e

saj kanë ndryshuar dukshëm. Vallja popullore që ishte pjesë e pandarë e dasmës shqiptare, e

traditës dhe e riteve të saja, e cila u lind dhe u zhvillua së bashku me këngën popullore shqiptare

si dhe në dasmën e traditën e saj shqiptare, thuaja që është zhdukur fare. Ato, që gjatë historisë

dhe zhvillimit të popullit shqiptar u rritën dhe u zhvilluan krahas zhvillimit dhe rritës shqiptare,

rrezikohen të zhduken tërësisht. Që ishin përcjellëse besnike e jetesës së popullit shqiptar, e

vuajtjeve, hidhërimeve dhe e gëzimeve jetësore të popullit gjatë shekujve, e që duhet punë dhe

betejë shekullore për t‟i mbrojtur, evidentuar dhe regjistruar ose dalëngadalë do të treten e të

harrohen. Dhe pikërisht ishte kjo arsyeja, dhe motivi im që unë të shkruaj për këtë temë që këto

këngë mos të mbesin në harresë, dhe të papërpunuara sepse janë pjesë e traditës sonë dhe

kurrsesi nuk duhet që t‟i humbim vlerat e popullit, një popull i vuajtur dhe i copëtuar, i cili

asnjëherë nuk u dorëzua dhe me dashuri e krenari i ruajti vlerat dhe traditën kombëtare. Në këtë

punim vlen të përmendet se në këtë rrethin mbizotëron familjarizimi, janë shumë familjarë dhe

nuk ka popullatë të përzier, është qytezë e pastër, njerëz familjarë më shumë mes vete, janë

xheloz nëse vajzat del prej kësaj komune apo qyteze dhe shkon nuse në një vend tjetër.

Page 61: KWNGWT E PARAFEJESWS · 2019. 12. 19. · 3.4. Sitja e miellit ..... 42 3.5. Këngët e kulaçit të nuses ... traditë tashmë e tejkaluar pasi dasmat bëhen gjatë gjithë vitit

61

JU FALEMINDERIT!