l’albanese d’italia shqiponja e re e iglitdhe dikush duhej të emigronte për të ndihmuar të...

4
8 l’albanese d’italia SHTATOR 2005 e re e iglit shqiponja është ajo e Lazios. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare vjen në Romë ku tifozët lacialë i ndryshojnë nofkën e nuk e quajnë më “skafisti”. Tani ai është Eagle Tare, shqiponja. Lajmi i transferimit të Igli Tares nga Bologna tek Lazio kishte kohë që qarkullonte. Me kalimin e ditëve, ndërsa presidenti i klubit të Lazios, Claudio Lotito, vazhdonte negociatat për blerjen, tifozët diskutonin nëpër forume ku kryesisht mbizotëronin dy rryma: ata që mezi prisnin "il corazziere di Valona" (apo lo scafista...) dhe të tjerë që e konsideronin të tepruar këtë interes për një lojtar 32-vjeçar. Një dëmtim i lehtë nuk lejoi që të debutonte në ndeshjen e parë të La- cios. Por që tani edhe tifozët lacialë shohin tek ai një premtim për ekipin. Emri i Igli Tares ka marrë që tani për ta formën e simbolit të ekipit, Eagle Tare.. I konsideruar nga të gjithë si “ambasadori i shqip- tarëve në Itali”Igli ka ditur ta kryejë vërtet këtë rol duke ngritur shpesh zërin kundër episodeve të intol- erancës ndaj shqiptarëve. Rasti më i fundit i solidarë- sisë së një kampioni të vërtetë për bashkatdhetarët e tij ishte ai i para dy muajve kur Igli Tare mbështeti i pari letrën e “Botës shqiptare” kundër qëndrimeve raciste ndaj shqiptarëve në Varese, letër që u botua në “Corriere della Sera” me firmat, mes të tjerëve edhe të personazheve të tjerë të njohur shqiptarë në Itali. Shqiptari i Italisë - Mirëse- erdhe në Romë, Igli. Si të pritën ne klubin e Lazios? Igli Tare - Pritja ishte mjaft e thjeshte. Skuadra ishte në fazë përgatitore dhe pritja ishte normale. Në këto raste nuk bëhen festa apo gosti. Më shumë bën efekt ndryshimi i ambientit dhe fakti që do të je- toj në nje qytet të ri. Thuhet që të ka kërkuar sh- prehimisht Delio Rossi, tra- jneri i Lazios. Ç'marrëdhënie ke zakonisht me trajnerët? - Ështe e vërtetë që Delio Rossi ka ngulur këmbë që të më ketë në skuadër. Në Bres- cia dhe Bologna unë kam patur trajner Mazzonen me të cilin kam patur marrëdhenie profesionale, asgjë më tepër se profesionale. Deri para pak vitesh skuadra e Lazios ka patur nivele shumë të larta si në përbërje ashtu edhe në rezul- tate. Publiku lazial, në një farë mënyre i mësuar me kampionë, do të jetë më kerkues se ai i skuadrave të tjera ku ke luajtur? - Pritja që më bënë kur kalo- va tek Lazio ishte shumë poz- itive. Tani gjithçka varet nga paraqitja ime në fushën e lojës. Nga loja ime, por edhe nga ajo e skuadrës në përgjithësi. Syn- imi ynë është sigurisht që t'i kënaqim tifozët tanë. Në skuadrën e Lazios tani për tani ti je i vetmi lojtar që dallohet në lojën ajrore. Men- don se kjo do të të garantojë një vend si titullar? - Kjo është vështirë parashikohet. Vendin si tit- ullar mund të ma garantojë vetëm loja që do të bej dhe af- tësitë që do të dëshmoj në fushë. E sidomos në javët e para të kampionatit. Si i ke marrëdhëniet me kapitenin e Lazios, Paolo Di Canio? Gjatë një ndeshjeje vitin e kaluar, ti me fanellën e Q ysh 10 vjet më parë Besnik Dizdari, në një artikull historik të botu- ar në të përjavshmen e drejtuar nga unë "Lo Specchio" (Pisa, nr. 13, 15 korrik 1995), lajmëronte mbërritjen e lojtarëve shqiptarë në kampionatet e futbollit italian, duke përmendur Fortuzin, pionier të ardhjes së dytë, që gjatë atyre viteve luante në Brindisi; më pas foli për një italian në Shqipëri, portierin e Kombëtares shqiptare të vitit 1946 Xhakomino Pozeli (Giacomino Poselli), "që aq shumë i dha futbollit shqiptar dhe që u kthye në atdhe duke lënë pas keqardhjen e shokëve dhe të mbarë publikut". Do të ishte vërtet interesante të dihej - tashmë pas ngakryeziutetare historieshkurtër e shqiptarëveserieA Llambi, shqiptari i parë Kampion i Italisë Lushta ndër sulmuesit e huaj më të mëdhenj të Juventusit 60 vjetësh - mbi jetën e Xhakomino Pozelit pas kthimit të tij në Itali: nëse vazhdoi të merret me futboll, nëse jeton akoma. Ka qenë italiani i parë që ka fituar një titull ndërkombëtar futbolli pas Luftës II botërore! Rreshtimi i futbollistëve shqiptar në vendin tim, në fakt, nuk ishte absolutisht një e re dhe shkrimi i sipërpërmendur "Buoni i rapporti sportivi italo- albanesi" vinte pas mëse gjysmë shekulli nga shqiptarët e parë të teseruar në Itali. Kaluan thuajse 5 vjet dhe e përjavshmja shqiptare (sot re- vistë elegante e përmuajshme) e drejtuar nga Dizdari, "Futbolli Shqiptar", botoi në faqe të parë Nga Giovanni Armillotta historian sportiv ekskluzive për “Bota shqiptare”

Upload: others

Post on 16-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: l’albanese d’italia shqiponja e re e iglitdhe dikush duhej të emigronte për të ndihmuar të tjerët ekonomikisht. Babai im filloi të punonte si shofer transporti dhe nëna

8 l’albanese d’italiaSHTATOR2005

e re e iglitshqiponjaështë ajo e Lazios. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare vjennë Romë ku tifozët lacialë i ndryshojnënofkën e nuk e quajnë më “skafisti”.Tani ai është Eagle Tare, shqiponja.

Lajmi i transferimit të Igli Tares nga Bologna tekLazio kishte kohë që qarkullonte. Me kalimin e ditëve,ndërsa presidenti i klubit të Lazios, Claudio Lotito,vazhdonte negociatat për blerjen, tifozët diskutoninnëpër forume ku kryesisht mbizotëronin dy rryma:ata që mezi prisnin "il corazziere di Valona" (apo loscafista...) dhe të tjerë që e konsideronin të tepruarkëtë interes për një lojtar 32-vjeçar. Një dëmtim i lehtënuk lejoi që të debutonte në ndeshjen e parë të La-cios. Por që tani edhe tifozët lacialë shohin tek ai njëpremtim për ekipin. Emri i Igli Tares ka marrë që tanipër ta formën e simbolit të ekipit, Eagle Tare.. I konsideruar nga të gjithë si “ambasadori i shqip-tarëve në Itali”Igli ka ditur ta kryejë vërtet këtë rolduke ngritur shpesh zërin kundër episodeve të intol-erancës ndaj shqiptarëve. Rasti më i fundit i solidarë-sisë së një kampioni të vërtetë për bashkatdhetarët etij ishte ai i para dy muajve kur Igli Tare mbështeti ipari letrën e “Botës shqiptare” kundër qëndrimeveraciste ndaj shqiptarëve në Varese, letër që u botuanë “Corriere della Sera” me firmat, mes të tjerëveedhe të personazheve të tjerë të njohur shqiptarë nëItali.

Shqiptari i Italisë - Mirëse-erdhe në Romë, Igli. Si tëpritën ne klubin e Lazios?

Igli Tare - Pritja ishte mjaft ethjeshte. Skuadra ishte në fazëpërgatitore dhe pritja ishtenormale. Në këto raste nukbëhen festa apo gosti. Mëshumë bën efekt ndryshimi iambientit dhe fakti që do të je-toj në nje qytet të ri.

Thuhet që të ka kërkuar sh-prehimisht Delio Rossi, tra-jneri i Lazios. Ç'marrëdhënieke zakonisht me trajnerët?

- Ështe e vërtetë që DelioRossi ka ngulur këmbë që tëmë ketë në skuadër. Në Bres-cia dhe Bologna unë kam

patur trajner Mazzonen me tëcilin kam patur marrëdhenieprofesionale, asgjë më tepër seprofesionale.

Deri para pak viteshskuadra e Lazios ka paturnivele shumë të larta si nëpërbërje ashtu edhe në rezul-tate. Publiku lazial, në njëfarë mënyre i mësuar mekampionë, do të jetë mëkerkues se ai i skuadrave tëtjera ku ke luajtur?

- Pritja që më bënë kur kalo-va tek Lazio ishte shumë poz-itive. Tani gjithçka varet ngaparaqitja ime në fushën e lojës.Nga loja ime, por edhe nga ajoe skuadrës në përgjithësi. Syn-

imi ynë është sigurisht që t'ikënaqim tifozët tanë.

Në skuadrën e Lazios tanipër tani ti je i vetmi lojtar qëdallohet në lojën ajrore. Men-don se kjo do të të garantojënjë vend si titullar?

- Kjo është vështirë tëparashikohet. Vendin si tit-ullar mund të ma garantojëvetëm loja që do të bej dhe af-tësitë që do të dëshmoj nëfushë. E sidomos në javët epara të kampionatit.

Si i ke marrëdhëniet mekapitenin e Lazios, Paolo DiCanio? Gjatë një ndeshjejevitin e kaluar, ti me fanellën e

Qysh 10 vjet më parëBesnik Dizdari, në njëartikull historik të botu-

ar në të përjavshmen e drejtuarnga unë "Lo Specchio" (Pisa, nr.13, 15 korrik 1995), lajmërontembërritjen e lojtarëve shqiptarë nëkampionatet e futbollit italian,duke përmendur Fortuzin, pioniertë ardhjes së dytë, që gjatë atyreviteve luante në Brindisi; më pasfoli për një italian në Shqipëri,portierin e Kombëtares shqiptaretë vitit 1946 Xhakomino Pozeli(Giacomino Poselli), "që aqshumë i dha futbollit shqiptar dheqë u kthye në atdhe duke lënë paskeqardhjen e shokëve dhe tëmbarë publikut". Do të ishte vërtetinteresante të dihej - tashmë pas

ngakryeziutetare historieshkurtër

e shqiptarëvenëserieALlambi, shqiptari i parë Kampion i ItalisëLushta ndër sulmuesit e huaj më të mëdhenj të Juventusit

60 vjetësh - mbi jetën eXhakomino Pozelit pas kthimittë tij në Itali: nëse vazhdoi tëmerret me futboll, nëse jetonakoma. Ka qenë italiani i parë qëka fituar një titull ndërkombëtarfutbolli pas Luftës II botërore!

Rreshtimi i futbollistëveshqiptar në vendin tim, në fakt,nuk ishte absolutisht një e re dheshkrimi i sipërpërmendur"Buoni i rapporti sportivi italo-albanesi" vinte pas mëse gjysmëshekulli nga shqiptarët e parë tëteseruar në Itali.

Kaluan thuajse 5 vjet dhe epërjavshmja shqiptare (sot re-vistë elegante e përmuajshme) edrejtuar nga Dizdari, "FutbolliShqiptar", botoi në faqe të parë

Nga Giovanni Armillottahistorian sportiv

ekskluzive për “Bota shqiptare”

Page 2: l’albanese d’italia shqiponja e re e iglitdhe dikush duhej të emigronte për të ndihmuar të tjerët ekonomikisht. Babai im filloi të punonte si shofer transporti dhe nëna

personazhe9 l’albanese d’italiaSHTATOR2005

Shqiptari i kombëtares zvicerane në njëskuadër me kapitenin e kuqezinjve

Mund të kishi qenë jo vetëmshokë skuadre në Itali, por edhenë përfaqësuesen shqiptare.Por Valon Behrami, kosovarikartela e të cilit është blerë ngaLacio, është shprehur se edhepse ndihet kosovar dhe nuk dotë donte të zhgënjente prindëritdhe miqtë e tij, ai do të zgjidhteKombëtaren e Zvicrës, nëse ajodo të kualifikohej në Evropianin2008. "Deri tani kam luajtur metë rinjtë e Zvicrës, por kjo nukdo të më pengojë të bëj zgjed-hjen time në të ardhmen. NëseZvicra do të kualifikohet për nëEvropianin 2008, atëherë nukka asnjë dyshim që do të zgjedhZvicrën". Më pas futbollistiështë shprehur edhe për rolin qëdo të ketë në mesfushën e La-cios, ose për atë që ai di të bëjëmë mirë: "Nuk jam unë ai që bëjdiferencën në fushën e lojës".Këto janë fjalët e futbollistit,gjysma e kartonit të pronësisësë tij ka kushtuar 2 milionë e800 mijë euro. Por profesioni iBehramit, nuk është i rëndomtëdhe ai mendon se duhet të tre-gohet sa më korrekt me stafindhe sportdashësit: "E themkëtë, sepse e kam provuar. Nukjam unë ai që hyn në fushën elojës dhe papritmas ndryshongjithika. Te Xhenoa e kam vuaj-tur shumë aktivizimin epjesshëm: e kuptoj që jam i ri,por secili ka karakteristikat etij. Besoj se kam grintën eduhur, që mund t'i jap një shtysëmë tepër skuadrës, që mund tëavancoj shumë mirë nga krahët,që vrapoj dhe jap maksimumingjatë gjithë lojës: këtë mund tëgarantoj unë. Por fantazistin,në kuptimin e mirëfilltë, nukmund t'a bëj. Vitin e kaluar teVerona shënova tre gola, dy prej

të cilëve i shënova me këmbën emajtë, që nuk është këmba ime epreferuar, sepse dihet që unëpërdor gjithmonë të djathtën".Ta shohësh kur vrapon nëfushën e lojës dhe kur dëgjonkomplimentet e Adriano Biank-init, një nga anëtarët e person-elit që merret me rikuperimin etë dëmtuarve, kuptohet men-jëherë se, Behrami ka njëdëshirë shumë të madhe që tëarrijë formën e tij maksimale."Eh, Seria A është një eksperi-encë e re. Me këtë nuk dua tëthem se kam frikë, por dua tëjem i gatshëm për skuadrën samë parë. Në Serinë B, të ndod-hte të kishe edhe ndonjë ndesh-je të lehtë, por tani gjëra të tillaas që mendohen. Kam paturdisa momente të vështira, porkur u transferova te Verona, tra-jneri Fikadenti më ndihmoishumë dhe më ktheu besimin nëvetvete dhe për këtë e falënderojatë". Ai më pas tregon edhe përjetën e tij, ku pranon se edhepse në moshë të re, ka hasurshumë vështirësi. Behrami ishteende fëmijë, kur babai i tijRagipi dhe nëna e tij Halime, udetyruan të largoheshin ngaKosova për t'u vendosur më pasnë Zvicër. "Isha katër vjei dhenë ato kohë dukej qartë se kon-fliktet ishin të pashmangshme.Ne ishim një familje e madhedhe dikush duhej të emigrontepër të ndihmuar të tjerëtekonomikisht. Babai im filloi tëpunonte si shofer transporti dhenëna ime punonte shpesh herëme orare të zgjatura, jamshumë i lumtur që tani ajo nukpunon më dhe gjithashtu, jamkrenar që falë punës dhe të ard-hurave të mia, ajo tashmë rri nështëpi.”

Bolognas dhe ai me atë tëLazios, mbaj mend që patëtfërkime.

- Kemi marrëdhënie nor-male kolegësh. Është përmen-dur në fakt shpesh zënka qëkam patur me Di Canion nëBolonja por mund të them senuk ka asnjë gjë përtej mar-rëdëhnies time me të si megjithë lojtarët e jerë të ekipit,

Në skuadrën e Lazios kaardhur edhe kosovari ValonBehrami. Për të flitet shumëmirë. Ti si mendon?

- Valoni është shumë i ridhe duhet të konfirmohet.Aftësitë dhe talentin i ka, imbetet vetëm që të punojë samë shumë.

Derbi Roma-Lazio ështënjë ngjarje shumë e ndjekurkëtu në kryeqytet dhe njëndeshje shumë e ndier.Thonë që edhe lojtarët më tëftohtë kanë emocione dhe senuk është e lehtë të luash pau përfshirë nga atmosfera ezjarrtë që krijohet. Si men-don se do të jetë derbi yt iparë?

- Natyrisht që derby hyntek ngjarjet më të rëndë-sishme sportive në Itali. Nukdi ç'emocione provohen,ngaqë s'e kam përjetuar ako-ma. Por e pres, e di që do të

jetë diçka e veçantë.

Në internet ekziston njëforum që quhet Lazionet kutifozët shkëmbejnë ide dhepërshtypje mbi skuadrën etyre të zemrës. Ky forumkundërshton idenë që ështëkrijuar mbi tifozët e Laziossi racistë dhe esktremiste tëdjathtë. Sipas teje iniciativatë tilla a mund të sjellinndryshime në shkallët e sta-diumeve?

- Tendencat e tifozëve nukmë interesojnë aspak. Unëdua që të gjykohem nga lojaqë bëj dhe kaq. Të them tëdrejten nuk kam as kohë dheas interes për t'u marrë metematika të tilla.

Sa e ndjek kampionatinshqiptar?

Pak, me aq sa mundem.Unë luaj e stërvitem në tënjëjtët ditë si edhe ata.

Sipas teje në kampionatinshqiptar atje talente qëmund të arrijnë të luajnë nëSerien A të kampionatit ital-ian?

- Mendoj se tani për tani jo.Po të kishte patur padyshimqë ndonjë skuadër italiane dotë kishte treguar interes.

Ti ke qenë më parë me

skuadrën e Brescias dhe atjeke patur rastin të luash menjë kampion si Roberto Bag-gio. Ke përfituar nga kjopërvojë?

- Të luash me Baggion ështëdiçka e veçantë. Ai është njëprej kampionëve më të mëd-henj të botës dhe kur rrugaime dhe rruga e tij profesion-ale u takuan, sigurisht që kaqenë një periudhë e rëndë-sishme për mua.

Nga Gjermania në Itali,nga Brescia në Bolonjë, ngaBolonja në Romë. E ke mar-rë Europën nga Veriu për tëzbritur në "caput mundi" Sithua do të bëhet ky i funditqyteti yt?

- Akoma nuk di ç'të them.Është mjaft herët, koha do tatregojë. Sidoqoftë mudn tëthem se Roma më ka pëlqyergjithnjë.

Je transferuar me gjithëfamiljen?

- Po. Jemi vendosur famil-jarisht në Romë. Kemi marrënjë shtëpi në zonën e Cassiasnë të dalë të Romës.

Urime e siç thuhet meslazialëve për të uruar fat: inbecco all'aquila!

- Faleminderit.i.cami

fotografinë me ngjyra të ErionBogdanit me titullin "Pas 48vjetëve një shqiptar në Serie A:Bogdani" (nr. 39, 5 shkurt 2000).Akoma një tjetër vit dhe - për tëmbështetur përshtypjen e mirë qëpo krijonte në Itali Bogdani, dheshqiptarët e tjerë e legjionit tëhuaj nëpër botë - "Futbolli Shqip-tar" në nr. 75 të 9 shkurtit 2001,për të festuar debutimin në Se-rien A të Igli Tares (28 janar2001: Brescia-Milan 1-1), vë nëfaqe të parë një fotografi mengjyra katërkolonëshe të futbol-

listit në aksion. Por, për titullin"Igli Tare - i pesti i mohikanëvenë Serie A!" do të kisha diçka përtë thënë në lidhje me fjalën "ipesti".

Tarja vjen nga Partizani iTiranës, ku ka fituar Kupën eShqipërisë 1991 dhe 1993; kaqenë nënkampion i Ballkanit më1990-n me Kombëtarenshqiptare "Under 18". Pas njëpesëvjeçari në Gjermani 1996-2001, ka shkuar në skuadrën eBrescias. Pas javës II të Kampi-onatit 2001-02, më 9 shtator

2001, ai ishte i pari në renditjen egolashënuesve më të mirë të Se-ries A, me katër gola: Brescia-Milan 2-2 (dy gola të Tares) dheTorino-Brescia 1-3 (dy gola tëtjerë të tij). Tashmë Tare po bëhetedhe futbollisti me më shumëndeshje në Kombëtarenshqiptare. Për edicionin 2005-06,Tare do të luajë me Lazion dheBogdani me Sienën.

Tani le të kthehemi mbrapa nëkohë në kërkim të futbollistëveshqiptarë të të shkuarës.

vijon në faqen 10

EDICIONI SKUADRA SERIE NDESHJE GOLA1996-97 Karlsruher SC (DE) A 8 -1997-98 Fortuna Düsseldorf (DE) B 34 131998-99 Fortuna Düsseldorf (DE) B 20 111999-00 Fortuna Düsseldorf (DE) C - -Ott. 1999 1. FC Kaiserslautern (DE) A 22 42000-01 1. FC Kaiserslautern (DE) A 4 -Gen. 2001 Brescia A 17 42001-02 Brescia A 25 52002-03 Brescia A 33 62003-04 Brescia A - -Ago. 2003 Bologna A 29 62004-05 Bologna A 26 52005-06 Lazio A

Igli Tare lindur në

Vlorë më 25gusht 1973,

sulmues.Debutimi nëSerien A më

28/012001:Brescia-Milan1-1 (java XVI)

Foto majtas Taregjatë Triangolare-s sëFiuggit dhe në stërvit-

je krahas Behramit

Skeda sportive e Igli Tares dhe e futbollistëve të tjerë në faqet 10-11 u përgatiën nga Giovanni Armillotta

Page 3: l’albanese d’italia shqiponja e re e iglitdhe dikush duhej të emigronte për të ndihmuar të tjerët ekonomikisht. Babai im filloi të punonte si shofer transporti dhe nëna

10 l’albanese d’italiaSHTATOR2005 personazhe

Kryeziu, Lushta e BoriçiNaim Kryeziu dhe Riza Lushta kanë

qenë, padyshim, futbollistët shqiptarë mëtë mëdhenj nga mesi i viteve Tridhjetëderi në gjysmën e dytë të viteve Dyzet.Ata bënë emër jo vetëm me titullin eKampionit të Italisë fituar nga Kryeziu meRomën më 14 qeshor 1942, apo meKupën e Italisë (28 qershor 1942) fituarnga Lushta, i vetëm kundër Milanos(kështu quhej atëherë) falë tre golave të tijnë përsëritjen e ndeshjes në Torino (4-1)pas rezultatit 1-1 të ndeshjes me gjithështesat në Milano, shtatë ditë më parë.Renditja më e mirë në Serien A ka qenë nëedicionin 1942-43 kur arriti i treti me Ju-ventusin.

Duhet kujtuar që në nëntor të vitit 1940,Lushta u thirr për stërvitje edhe nga Kom-bëtarja italiane, asokohe dy herë kampi-one e botës, për ndeshjen miqësore kundërHungarisë të 1 dhjetorit (1-1); por Vitto-

rio Pozzo mori urdhër të mos e rreshtontemes të thirrurve për arsye politike, dukeqenë se Shqipëria ishte një vend nëBashkim Personal me Italinë në luftë.

Në vitin 1946 Ludovik 'Vik' Jakova,zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare tëfutbollit në krijim e sipër, erdhi dy herë nëItali për të bindur Kryeziun dhe Lushtën tëluanin në edicionin e VIII të KampionatitBallkanik. Për detyrime kontraktuale meRomën e Napolin dy lojtarët nuk mundëntë pranonin, megjithatë Kombëtarjashqiptare e fitoi manifestimin e parë eu-ropian mes Kombëtareve të pasluftës. Dyshqiptarët kanë qenë në fushë deri në vitin1954.

Lushta fitoi kreun e renditjes së go-lashënuesve të Kupës së Italisë 1941-42me tetë gola (shënoi edhe një tjetër gol përJuventusin në Kupën e Italisë 1942-43);po në vitin 1942 u rendit i katërti ndër go-lashënuesit më të mirë dhe i pari ndër tëhuajt. Kam zbuluar që Lushta ka shënuaredhe 5 gola të tjerë në po aq ndeshje gjatë

Kampionatit të luftës, 1944, gola që janënjësoj të vlefshëm për statistikat e Juven-tusit (shiko: http://www.juventusstory.it/).

Lushta me Juventusin ka shënuar, gjith-sej, 56 gola në 95 ndeshje: 42 në Serien A,5 në turneun e luftës dhe 9 në Kupën eItalisë. Mesatarja e lartë e shënimit,(0,589 gola për ndeshje) e rendit atë nëvend të tretë mes gjithë sulmuesve të huajtë Juventusit që kanë shënuar më shumëse 50 gola, dhe në vend të katërt në ren-ditjen absolute (shih tabelën)

Emrin e Lushtës mban sot stadiumi iMitrovicës.

Ndërsa Kryeziu u bë trajner profesionisti kategorisë së parë: zëvendëstrajner iRomës nga viti 1962 deri më 1965 dhe tit-ullar për gjashtë muaj në edicionin 1963-64, para se të mbërrinte spanjolli LuisMirò; periudhë e mjaftueshme që Kryeziutë përgatiste skuadrën që do të fitonteKupën e Italisë. Sot Kryeziu është në Pan-teonin e lojtarëve më të famshëm tëRomës. Emrin e tij mban sot stadiumi iGjakovës.

Shqiptari i tretë i atyre viteve ka qenë imadhi Loro Boriçi, shok skuadre i lacialitSilvio Piola, kampion bote. Në vitin 1946Boriçi ishte kapiteni i Shqipërisë që fitoiKampionatin Ballkanik. Kombëtarja drej-tohej nga trajneri Ljubisa Brocic, i cili në1957-58 fitoi Serien A me Juventusin. PërBoriçin nuk po zgjatem pasi ai është ifamshëm nga Roma deri në Pekin ku kaqenë edhe europiani i parë që ka drejtuarKombëtaren kineze.

GAZETA E SHQIPTARËVE NË ITALI

Bota shqiptareABONIMI PËR NJË VIT

(22 NUMRA)

35 EUROpa asnjë shpenzim të mëtejshëm, gazeta të mbërrin drejt e në

shtëpipagesa kryhet

pranë çdo poste italiane nëpërmjet

derdhjes në llogarinë postare (conto corrente postale) nr. 16831018 në favor të (in-

testato a)BOTA SHQIPTARE

Viale Tito Livio 8, 00136 Roma

TEL 06-57289240 - FAX 06-45435768 - CEL. 339-6426836 [email protected]

histori e shkurtër

LOJTARI KOMBËSIA GOLA NDESHJE MESATAREP. Pastore Itali 55 66 0,833O.E. Sivori Argjentinë 171 257 0,665J. Hansen Danimarkë 124 189 0,656R. LUSHTA Shqipëri 56 95 0,589J.W. Charles Uells 105 182 0,577R. Baggio Itali 115 200 0,575D. Trezeguet Francë 93 163 0,571G. Gabetto Itali 102 191 0,534F. Inzaghi Itali 87 165 0,527F.P. Borell II Itali 160 307 0,521

EDICIONI SKUADRA SERIE NDESHJE GOLA1939-40 Bari A 16 31940-41 Juventus A 26 101941-42 Juventus A 28 151942-43 Juventus A 26 171944 Juventus CB 5 51945-46 Napoli A 27 61946-47 Alessandria A 26 131947-48 Alessandria A 21 41948-49 Cannes A ? ?1949-50 Cannes B ? ?1950-51 Cannes B ? ?1951-52 Siena C - -1952-53 Forlì D 21 -1953-54 Rapallo D 22 -

Riza Lushta (1916-97, foto majtas), lindur nëMitrovicë, sulmues; i ardhur në Serie A ngaSportklub Tirana; Kampion i Shqipërisë në vitet1934, 1936, 1937 dhe 1939; fitues i Kupës sëShqipërisë 1938-39. Debutimi në Serien A më07/01/1940: Bari-Venezia 3-0 (java XIV)

EDICIONI SKUADRA SERIE NDESHJE GOLA1939-40 Roma A 5 -1940-41 Roma A 20 31941-42 Roma A 23 61942-43 Roma A 9 -1945-46 Roma A 33 111946-47 Roma A 32 61947-48 Napoli A 33 91948-49 Napoli B 35 61949-50 Napoli B 40 91950-51 Napoli A 37 111951-52 Napoli A 23 51952-53 Napoli A - -1953-54 Turris D 22 -

Naim Kryeziu (1918, foto majtas), lindur në Gjakovë, sulmues; i ardhurnga Sportklub Tirana; Kampion i Shqipërisë në vitin 1939; fitues i Kupëssë Shqipërisë 1938-39.Debutimi në Serien A më 10/03/1940: Roma-Bari 4-2 (java XXII, nëskuadrën e Barit luante Lushta: ishte i pari "derby" shqiptar; Lushtashënon për Barin golin e barazimit 1-1 që ishte edhe goli i tij i parë)

nëserieAe shqiptarëve

vijon n

ga fa

qja 9

Page 4: l’albanese d’italia shqiponja e re e iglitdhe dikush duhej të emigronte për të ndihmuar të tjerët ekonomikisht. Babai im filloi të punonte si shofer transporti dhe nëna

personazhe11 l’albanese d’italiaSHTATOR2005

PËRFAQËSUESJA SHQIPTARE KA EKZISTUAR PARATHEMELIMIT TË FEDERATËS KOMBËTARE TË FUTBOLLIT?

Revista "Corriere dello Sport-Stadio" e sotme lind si një epërtremuajshme më 20 tetor 1924 në Bolonjë, nismë e një grupitë apasionuarish të kryesuar nga Leonardo Arpinati, figurë efashizmit bolonjez, dhe nga Alberto Madel, aviator së bashkume D'Annunzion në sulmin ajror mbi Vjenë, e më parë qendër-sulmues i Interit. Në vitin 1927 shndërrohet në "Il Littoriale",dhe transferon selinë në Romë. Më 9 qershor 1944, thuajse njëvit nga rënia e regjimit fashist, revista riquhet "Corriere dellosport" dhe në vitin 1977 bashkohet me bolonjezen "Stadio".Gjatë kërkimeve të mia mbi futbollin shqiptar, kam gjetur njëartikull të shkurtër në"Il Littorale" të 11tetorit 1929, që ështëme vlerë historike përdy arsye të ndryshme.Ai dëshmon, me kro-nikën e ndeshjes Ru-mani-Jugosllavi 2-1 të6 tetorit të atij viti, hap-jen e edicionit të parëKampionateve Ballka-nike të kombëtareve.Çështja më e rëndë-sishme, dhe që endenuk përcillet nga sta-tistikat vjetore, ështëfakti që edhe Shqipëria ishte e regjistruar, edhe pse nuk moripjesë në Kampionat: tërheqja e një kombëtareje nga një turnendërkombëtar nuk është ndonjë lajm edhe aq i bujshëm. Porvlera e jashtëzakonshme e zbulimit qëndron në faktin qëShqipëria, të paktën formalisht, kishte një skuadër Kombëtarenë letër, akoma më herët se të formohej edhe vetë "FederataShqiptare e Futbollit". Siç dihet nga të gjithë, data e krijimit tëFShF është 6 qershori 1930, dhe regjistrimi i saj në FIFA ështëbërë në Kongresin e Stokholmës 12-16 qershor 1932; ndërsaUEFA u krijua në vitin 1954 dhe Shqipëria ka qenë një ngaanëtarët themelues të saj. g.a.

AUTOTRASPORTIARTAN HOTI

itali -shqipëri - italishërbime transporti mekamionë shumëtonësh

2,2 tonë(ose 13 m3,

ose 7-8 europallet)VETËM

€ 1400 + IVA

AUTOTRASPORTATOREArtan Hoti

Via Corsini, 6/4, 41100 MODENA

Tel 347-6662827

nRasti i çuditshëm" i Sllave Llambit

Sllave Llambi shpesh nuk përmendet si një nga fut-bollistët shqiptarë i Series A italiane, përpara LuftësII botërore.

Duke konsultuar "Almanacco Illustrato del Calcio2005" të Paninit të Modenas, në fakt, arrihet në për-fundimin se Llambi nuk ka luajtur asnjë ndeshje asme Bolonjën e as me Interin. Kështu, gjatë atyre dyedicioneve ai ka qenë një rezerve që nuk ka luajtur asedhe një ndeshje. Por, kujdes! Megjithëse rezervë,ishte me Bolonjën në edicionin 1940-41, ndaj edheka qenë pikërisht ai, Sllave Llambi, - akoma më herëtse Kryeziu - i pari shqiptar Kampion i Italisë!!! Meqëquhesh Kampion i Italisë edhe nëse nuk ke luajtur nëasnjë ndeshje, mjafton të jesh i pranishëm ndërgrupin e lojtarëve të skuadrës kampione. Por jovetëm kaq! Ai që - sipas Bimo Fakjes - "ka qenë cen-tërhalfi më i mirë i Shqipërisë, e përkthyer në të sot-men, do të thotë mesfushori mbrojtës më universal",luajti me skuadrën Fanfulla të Lodit në Kupën e Ital-isë 1942-43 kupë e hapur ndaj të gjitha skuadravetëSeries A dhe B (më 13 shtator: Fanfulla-Savona 6-1

dhe 20 shtator '42: Triestina-Fanfulla 3-0).Për arsyet e mësipërme, në nder të madhështisë së

tij dhe me lejen e mikut tim prej 20 vjetësh, BesnikDizdarit, do të propozoja që Sllave Llambi - në 20-vjetorin e vdekjes së tij - të futet "in honoris postmortem titulo" në grupin e gjashtë lojtarëve shqiptarëqë kanë luajtur në Serien A të Kampionatit Italian tëfutbollit.

Kur u kthye në atdhe, Llambi ka qenë një nga pro-tagonistët e Kombëtares në Kampionatin e Ballkanit1946. Pas tre vjetësh ka qenë, ndoshta, i pari lojtar-trajner i një kombëtareje në botë; Shqipëria nëBukuresht (1-1), Varshavë (1-2) dhe Sofje (0-0).

Së fundi, në kujtim të përgatitjes së tij atletike tëshumanshme dua të përmend edhe faktin që ai kazënë vendin e gjashtë në Kërcimin së larti, merekordin kombëtar 1,75 m në Kampionatet Ballka-nike të Atletikës së Lehtë të viti 1938 në Beograd.

Pas këtyre kampionëve, u desh të kalonin mëse50 vjet që në Serie A të të vinin dy shqiptarë tëtjerë: Erjon Bogdani dhe Igli Tare.

Giovanni Armillottapër “Bota shqiptare” ku ky artikull është botuar në italisht.

EDICIONI SKUADRA SERIE NDESHJE GOLA1940 Brindisi C - -1940-41 Bologna A - -1941-42 Ambrosiana-Inter A - -1942-43 Fanfulla Lodi B 27 -

EDICIONI SKUADRA SERIE NDESHJE GOLA1941-42 Lazio A 4 -1942-43 Lazio A 14 3

Sllave Llambi (1919-85 foto majtas), lindur nëTiranë, i lirë; vjen nga Sportklub Tirana; Kampion iShqipërisë: me Tiranën në vitet 1937 dhe 1939; mePartizanin në vitet 1948 dhe 1949; Fitues i Kupës sëShqipërisë me Partizanin në vitet 1948 dhe 1949;fitues i Kampionatit VIII Ballkanik në vitin 1946.Debutimi në Kupën e Italisë Serie A/B më13/09/1942: Fanfulla-Savona 6-1 (Turni I)

Loro Boriçi (1922-84, foto djathtas), lindur nëShkodër, qendërfushor; i ardhur nga VllazniaShkodër; Kampion i Shqipërisë: me Vllazninë nëvitet 1940 dhe 1945; me Partizanin në vitet 1948dhe 1949; Fitues i Kupës së Shqipërisë me Parti-zanin në vitet 1948 dhe 1949; fitues i KampionatitVIII Ballkanik në vitin 1946 (kapiten).