letersi matura 2009

40
____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009 S E S I O N I I (I DETYRUAR) VARIANTI A E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00 Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi - drejtimi natyror Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 9a 9b 9c 10 11a Pikët Kërkesa 11b 12a 12b 12c 12d 13 14 15 16 17 18 19 20 21a Pikët Kërkesa 21b 21c 22a 22b 22c 23a 23b 23c 24a 24b 24c 25 Pikët Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT 1………………………..Anëtar 2. ……………………….Anëtar KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI

Upload: laert-velia

Post on 31-Oct-2015

2.228 views

Category:

Documents

16 download

DESCRIPTION

provimet e matures

TRANSCRIPT

Page 1: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi - drejtimi natyror Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 9a 9b 9c 10 11a

Pikët

Kërkesa 11b 12a 12b 12c 12d 13 14 15 16 17 18 19 20 21a

Pikët

Kërkesa 21b 21c 22a 22b 22c 23a 23b 23c 24a 24b 24c 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………..Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Page 2: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 2 2 qershor 2009

PJESA I Ismail KADARE

Kinema e vjetër

Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Ku prej kohësh më s’lozin filma të përsëritur, Ku s’bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget, Ku në pushimet e seancave S’shesin kikirikë. Ekrani me njolla, Megafonët prishur, Stolat janë boshe si radhë të pashkruara; Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur Nga dera e vështroj Plot mall e i menduar. Kinema e fëminisë, Kinema e rrëmujës, Kam parë aq vende, Kam parë aq salla, Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë, Sa tek ti, E shtrenjta barakë, E rralla! Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier, As në sallat luksoze me kadife që shndrit, Megjithëse në to me leshverdha kam qenë, Kurse tek ti vija Me jevgun Rakip. Lekë, lekë, Të mbledhura me mundim paret, Tingulli i gëzuar në biletari, Afishet tek xhamia Dhe tek Qafë e Pazarit Të shkruara nga vetë portieri Qani. Për të njëjtin film tek njëra afishe Shkruhej titulli ndryshe, Te tjetra. Por kjo asnjeriu punë s’i prishte.

T’i falnin ty të gjitha, E dashura, E vjetra. Në atë copë ekran, Për herë të parë, Një copë të botës së gjerë ne pamë. Në gjashtë metra katrore. Bota fund s’kish e anë, Bota ngjante e shkëlqyer, Ndonëse ekrani ish me arna. Dhe ne ishim me arna, Me arna ish Republika, Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna. Por në sytë tanë Kish të tillë dritë, Që nuk e patën kurrë Më të ndriturat ekrane. Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Stola ku janë ulur varg Ditët e fëminisë, Cicëronjëse gjithmonë Si një rresht zogjsh Mbi një tel telefoni. Kinema e vjetër, Kinema e braktisur, Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur. Në çdo moshë që të hyj, Në çdo vend që të vete Si hamall këto stole Do t’i marr me vete.

Page 3: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 3 2 qershor 2009

Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

1. Poezia Kinema e vjetër klasifikohet në gjininë:

1 pikë A) epike B) lirike C) dramatike D) epiko-lirike

2. Në vargun “Ekrani me njolla”, emri njolla tregon se: 1 pikë

A) e vjetra nuk pëlqehet. B) koha lë gjurmët e saj. C) objekti dallohet vetëm nga njollat. D) njolla është e domosdoshme në ekran.

3. Heroi në këtë poezi vendoset përballë: 1 pikë

A) sfidave të kohës: shpirtërore, mendore, fizike. B) indiferencës dhe rrënimit si qenie njerëzore. C) armiqësive të shumta e komplekse që e çojnë atë në dështim. D) rrugëtimeve të gjata e pa krye, ku nuk gjen dot vetveten.

4. Tema qendrore e kësaj poezie (pjesë e boshtit tematik të veprës së Kadaresë),

na çon te rikthimi në: 1 pikë

A) traditën e të parëve. B) historinë e lashtë. C) dashurinë e harruar. D) fëmijërinë e hershme.

5. Vargu “E shtrenjta barakë, e rralla!” është ndërtuar mbi figurën e: 1 pikë

A) antitezës B) krahasimit C) inversionit D) ironisë

6. Fjala asgjëkund bën pjesë në klasën e fjalëve të: 1 pikë

A) emrit B) ndajfoljes C) mbiemrit D) foljes

7. Premtimi i heroit në vargjet e fundit është:

1 pikë A) kujtimet e fëmijërisë do t’i kem gjithnjë me vete. B) do ta kërkoj dashurinë larg. C) do të ndryshoj me kohën. D) në harresë do të kërkoj shpëtim.

Page 4: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 4 2 qershor 2009

8. Cili është objekti që e lidh heroin me botën e fëmijërisë? Gjeni një mbiemër që e

karakterizon atë.

a) objekti: ______________________________ 1 pikë

b) mbiemri: ______________________________ 1 pikë

9. Në këtë poezi ndeshim kombinimin e vargut të shkurtër me atë të gjatë. Gjeni nga një shembull për secilin rast në strofën e parë dhe shpjegoni efektin e këtij kombinimi.

a) shembulli 1: ___________________________________________ 1 pikë

b) shembulli 2: ____________________________________________ 1 pikë c) efekti: _________________________________________________ 1 pikë

___________________________________________________________

10. Në poezi thuhet: “ekrani ish me arna…”. Evidentoni dy shembuj të tjerë, ku fjala arna ndërton paralelisht panoramën e një kohe të vështirë. 2 pikë

__________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________

11. Nga ç’këndvështrim flet heroi në vargjet “ kam parë aq vende, kam parë aq salla…”?

Shpjegoni raportin që krijojnë ato me kinemanë e dikurshme.

a) këndvështrimi: ______________________________________________ 1 pikë

b) shpjegimi: _________________________________________________ 1 pikë

Page 5: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 5 2 qershor 2009

12. Fëmijëria është një pjesë e rëndësishme e gjithsecilit nga ne. Disa objekte, ngjarje, njerëz të saj, mbeten përherë në kujtesën tonë. Përshkruani njërën prej tyre duke dhënë: * lidhjen e veçantë me të. * arsyen pse ka mbetur në kujtesën tuaj. * si e vlerësoni atë sot. 8 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (12a)

Organizimi dhe struktura

(12b)

Stili dhe origjinaliteti

(12c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(12d)

Totali

12

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Page 6: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 6 2 qershor 2009

PJESA II Albert KAMY

I huaji (fragment)

Ky fragment është shkëputur nga pjesa e dytë e veprës së Kamysë “ I huaji”. Është momenti kur Merso, personazhi kryesor, pasi ka marrë dënimin për krimin e kryer, vizitohet në qelinë e tij nga prifti, i cili kërkon pendesën e Mersosë.

Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para. Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi. Duhej ose të ulej ose të ngrihej.

I kisha sytë të fiksuar përdhe. Bëri një hap drejt meje dhe ndaloi, sikur të mos guxonte të bënte më përpara. Vështronte qiellin nëpërmjet hekurave të dritares. “- Gaboheni, biri im, - më tha ai, - mund t’ju kërkojnë më shumë. Ndoshta do t’ju kërkojnë… - Çfarë mund të më kërkojnë? - Mund t’ju kërkojnë që të shihni. - Çfarë? Prifti vështroi përreth tij dhe u përgjigj papritur me një zë të lodhur: gjithë këta gurë djersijnë dhembje, e di mirë. Gjithmonë i kam shikuar me ankth. Por, në thellësi të zemrës, e di mirë që më mjeranët nga ju kanë parë që nga errësira e tyre ka dalë një fytyrë e shenjtë. Ju kërkohet që të shihni pikërisht këtë fytyrë.”

Sikur u gjallërova pak. I thashë se kishte muaj që shikoja këto mure të trashë. Nuk kishte asgjë dhe asnjë njeri që të mund ta njihja më mirë se këto mure. Ndoshta para disa kohësh, kisha kërkuar dhe unë të gjeja aty një fytyrë. Por kjo fytyrë kishte ngjyrën e diellit dhe flakën e dëshirës: ishte fytyra e Marisë. E kisha kërkuar më kot aty brenda. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Gjithsesi, në asnjë rast nuk kisha parë të shfaqej ndonjë gjë nga kjo djersë që lëshonin gurët.

Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.

Page 7: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 7 2 qershor 2009

Për pyetjet 13-18 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 13. Jeta e personazhit kryesor Merso paraqitet si një lojë e pamëshirshme midis: 1 pikë

A) kujtesës dhe harresës. B) së bukurës dhe së shëmtuarës. C) realitetit dhe ëndrrës. D) absurdit dhe njeriut.

14. Cila konsiderohet pika më e fortë e romanit dhe që shërben si mjet komunikimi

me lexuesin? 1 pikë

A) Komentet e zgjatura. B) Figuracioni i pasur. C) Rrëfimi në vetën e parë. D) Personazhet e shumta.

15. Shprehja “një të fejuar” është futur në thonjëza: 1 pikë

A) për të dhënë dëshirën e individit për të rifilluar nga e para. B) për të dhënë kontrastin midis burrit dhe gruas. C) për të treguar vlerën e një veprimi si fejesa. D) për të thënë thjesht se çfarë kishte bërë mamaja.

16. Ngjarjet në vepër rrjedhin fatalisht sikurse ndodh në veprat e: 1 pikë

A) Rilindjes B) Antikitetit C) Realizmit D) Romantizmit

17. Fjala i huaj është e lidhur në këtë vepër me një njeri, i cili: 1 pikë

A) vjen nga një vend i largët dhe i huaj. B) flet një gjuhë të huaj dhe të padëgjuar më parë. C) ndryshon shpesh mendim, në marrëdhënie me veten. D) ndihet vazhdimisht i huaj në mjedisin ku jeton.

18. Ligjërata e zhdrejtë në paragrafin e parë jep: 1 pikë

A) tiparin e një stili të ngjeshur dhe të veprimit që ndodh shpejt. B) indiferencën e priftit ndaj Mersoit. C) marrëdhënien e personazhit me natyrën. D) dëshirën e Mersoit për të qenë i pushtetshëm.

19. Në secilin nga paragrafët kemi një gjendje të personazhit kryesor.

Jepni kuptimin e çdo paragrafi me një fjali të thjeshtë. 4 pikë

Fjalia I: __________________________ Fjalia II: ___________________________ Fjalia III: __________________________ Fjalia IV: __________________________

Page 8: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Gjimnazi - drejtimi natyror Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 8 2 qershor 2009

20. Sikundër në të gjithë veprën edhe këtu dielli kryen një funksion të veçantë. 1 pikë

Çfarë dëshire i zgjon imazhi i tij Mersosë?

_______________________________________________________________________ 21. Nga e kupton Merso që kishte ardhur momenti për t’u nisur në botën tjetër? Cili është sinjali që e njofton atë në paragrafin e fundit?

Shpjegoni pse ai nuk është më indiferent ndaj jetës. Gjeni të paktën dy fjalë kyçe për ta ilustrustruar këtë.

a) sinjali: _____________________ 1 pikë b) shpjegimi: ___________________________________________________ 1 pikë __________________________________________________________________

c) fjalët kyçe: ___________________________________________________ 1 pikë

22. Stili i Kamysë shfaq disa tipare. Gjeni një tipar të tij të përdorur në këtë fragment.

Shpjegoni përdorimin duke e ilustruar me shembull.

a) tipari i zgjedhur: ___________________________________________ 1 pikë

b) shpjegimi: ________________________________________________ 1 pikë _________________________________________________________

c) shembulli: ________________________________________________ 1 pikë

23. Merso po shkon drejt ekzekutimit. Pse ai nuk mund ta shmangë atë? Çfarë ndjesie ju krijon

kjo gjë? Cilët personazhe të veprës kanë më përpara se Merso pikëtakimi me vdekjen?

a) pse nuk shmanget: ________________________________________ 1 pikë

________________________________________________________

b) ndjesia: _________________________________________________ 1 pikë

c) personazhet: _____________________________________________ 1 pikë 24. Në paragrafin e parë lexuesi ndeshet me dy lloj drejtësish. Identifikoni ato. Në ç’marrëdhënie ndodhen dy drejtësitë dhe cili është mjeti gjuhësor që e realizon këtë?

a) dy drejtësitë: _________________________________________________ 1 pikë

b) marrëdhënia midis tyre: ________________________________________ 1 pikë c) mjeti gjuhësor:________________________________________________ 1 pikë

25. Kamy shprehet: “te njeriu ka më shumë gjëra për t’u admiruar sesa për t’u përbuzur”. Çfarë tregon kjo? Argumentoni nëse e gjejmë të shprehur këtë mendim te Merso?

3 pikë

_________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________

Page 9: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI B

E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në prozë dhe në tragjedi. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b 10a 10b 11 12a

Pikët

Kërkesa 12b 13 14 15 16 17 18 19a 19b 20a 20b 21 22a 22b

Pikët

Kërkesa 23 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………..Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Page 10: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 2 2 qershor 2009

PJESA I Mitrush KUTELI

Vjeshta e Xheladin Beut (fragment)

Xheladin beu mbeti vetëm. Tha të dilte në ballkon, të pinte “kahven”, po e ktheu mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk e njohu veten: nga pasqyra e vështronte një burrë tjetër me ca sy të skuqur, të kërcyer, me një grykë të shfryrë e të varur si ato laprat e misërokut, me ballin brazda-brazda. Aty-këtu, nëpër mustaqet e kreshpëruara, i dukeshin fije argjendi. Vetëm nën hundë, ku ndaheshin më dysh shtëllunga, i kish pak si të zverdhura nga tymi i duhanit, tamam si ca qime përçi plak.

A mos e kish fajin pasqyra? Jo pasqyra e ndritur, me yll e hënë të bardhë në cep, s’kish asnjë faj. Fajin e kishin

vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë ata që i rrojnë e i gëzojnë, e kishin ahengjet e gjergjeqet e shpeshta ... Sidoqoftë tani, për herë të parë Xheladin beu vuri re se sikur i kish shkuar një damalug nëpër fytyrë. Vajti e u ul përpara një pasqyre tjetër. Po edhe kjo ishte si e para dhe i tregonte një burrë me lapra, breza e sy të skuqur. I ra lehtë festes me gisht dhe e shtyu në majë të kokës tullupane. E ktheu në vend, e vuri mbi sy si ngaherë. Hej, sa zët i kish atë çast ata derra çifçinj që rronin me bukë misri e dhallë, po leshrat i kishin si pendët e korbit…

- Efnm, u mplake, Xheladin bej... - Kush foli kështu? U kthye e shikoi përqark. S’kish njeri.

Kish folur vetë beu. Këtë zakon kish kohë që e kish filluar dhe po e shtonte dita - ditës: fliste e përgjigjej vetë. Njerëzit e tij të afërm e dinin, po bënin sikur s’dëgjonin, sikur s’vinin re kur çuçuriste kot më kot nëpër mustaqet, që i ngriheshin dhe i uleshin. Domosdo, ata e dinin fjalën e moçme: “Beu edhe gomar të bëhet mos i hip”. Dhe përsëri.

- U mplake, u mplake...ike... Dhe i vozitën mornica të ftohta nëpër trup, jo për kohën që i kish shkuar, po për atë që

do të vinte pasandaj. Ja nëpër qytet e fshatra zunë të rriten çupa të reja. Aty më parë i shihje pragjeve e udhës, nëpër pluhur, të dregosura, të qurrosura, të palara, kurse tani s’i sheh? Kujt do t’i mbetet mjalti i zogjve, rrushi i ëmbël, tërë pemët e çifligjeve? Xheladin beu po mplakej. Xheladin beu ish mplakur ... Mendja zuri t’i qerthullohej, sa ment ra poshtë në sixhade. Bëri ca çape e ndenji në cep të divanit.

- Po pas pleqërie? – pyeti. Dhe u përgjigj vetë.

- Pas pleqërie efnm? Ti e di: varri... Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

1. Xheladin beu nuk ndihet mirë, sepse: 1 pikë

A) njerëzit kanë filluar të mos i binden më. B) e ndien plakjen e pashmangshme. C) ka frikë se mos mbetet vetëm. D) vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Page 11: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 3 2 qershor 2009

2. Peshën më të madhe të këtij fragmenti e ka shprehja: 1 pikë

A) mbeti vetëm. B) fliste e përgjigjej vetë. C) nuk njohu veten. D) u mplake...ike...

3. Përshtypja që krijon autori, në pjesën e dhënë më sipër, është:

1 pikë A) Xheladin beu ka një nam të keq. B) Xheladin beu bie pre e pasionit të tij. C) Xheladin beut plakja nuk i shkakton asnjë emocion. D) Xheladin beu po plaket në mënyrë të shëmtuar.

4. Asnjë nga të afërmit e beut nuk i thotë asgjë atij në lidhje me çrregullimin mendor

që po e pushton, sepse: 1 pikë

A) është tabu të flasësh për këto gjëra. B) kanë frikë nga egërsia e tij. C) në fisin e tyre kjo është një gjë normale. D) nuk duan ta lëndojnë duke ia treguar.

5. Figura e metaforës është përdorur në alternativën: 1 pikë

A) Dhe i vozitën mornica të ftohta nëpër trup. B) ... tamam si ca qime përçi plak. C) Ja nëpër qytet e fshatra zunë të rriten çupa të reja. D) Xheladin beu po mplakej.

6. Cila nga alternativat e mëposhtme është karakteristikë e ligjërimit popullor?

1 pikë A) Njerëzit e tij të afërm e dinin, po bënin sikur s’dëgjonin. B) Këtë zakon kish kohë që e kish filluar dhe po e shtonte dita - ditës. C) Fajin e kishin vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë

ata që i rrojnë dhe i gëzojnë. D) ...po e ktheu mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës

sa një derë, u shikua e nuk e njohu veten.

7. Shprehja mendja zuri t’i qerthullohej ka kuptimin: 1 pikë

A) mendja po i ndriçohej. B) mendja po i vinte rrotull. C) mendja po i errësohej. D) mendja po i kthjellohej.

8. Si do ta interpretonit mbylljen e këtij fragmenti: “Pas pleqërie efnm? Ti e di: varri...”?

2 pikë

_____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

Page 12: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 4 2 qershor 2009

9.

a) Xheladin beu, në një moment, ndodhet përpara pasqyrës. 1 pikë Çfarë të vërtete i zbulon ajo? ________________________________________________________________________ b) Ç’gjendje shpirtërore i shkakton ky ballafaqim? Identifikoni dy detaje (fjalë ose shprehje) që zbulojnë thelbin e kësaj gjendjeje. 3 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

10. a) Në paragrafin e fundit, Xheladin beun nuk e shqetëson ajo që ka kaluar, por e ardhmja që do të vijë. Pse? 1 pikë

_____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________ b) Shpjegoni arsyen pse autori, pikërisht në këtë moment, ofron imazhin e vajzave të reja dhe natyrës së pasur.

2 pikë _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

11. Argumentoni si lidhet titulli i kësaj novele me përmbajtjen e këtij fragmenti? 2 pikë

_____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

12. a) Mënyra se si bëhet portretizimi i beut nga ana e autorit, shpesh është ironike.

Cilat janë mjetet artistike që krijojnë ironinë? Gjeni dy prej tyre, duke i shoqëruar me ilustrimet përkatëse. 2 pikë

_________________________________________________________________ __________________________________________________________________

b) Çfarë ndjesie ju zgjon një mënyrë e tillë portretizimi? 1 pikë _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

Page 13: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 5 2 qershor 2009

PJESA II ESKILI

Koeforet (fragment)

KLITEMNESTRA Ç’ke që thërret, që ngre shtëpinë në këmbë? SHËRBËTORI Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët. KLITEMNESTRA O tmerr! E mora vesh se ç’do të thuash: Siç vramë me dredhi, ashtu do të vritemi! Më jepni shpejt pra shpatën me dy presa, Të shohim do të vras, a do të më vrasin, Meqenëse gjer këtu më solli i trishti fat. (Ajo drejtohet nga porta qendrore që hapet befas.Prej saj del Oresti me shpatë në dorë. Piladi është pas tij. Shërbëtori ikën me vrap) ORESTI Ty të kërkoj. Se ky e lau hesapin. KLITEMNESTRA Mjera unë, Egisti im, të vranë, i dashur! ORESTI E do akoma? Pranë tij pra shko. Në varr përbri e vdekur rri besnike. (Ngre shpatën, Klitemnestra i bie në gjunjë dhe zbulon gjirin.) KLITEMNESTRA Ndalo, o bir, nderoje këtë gji Përmbi të cilin gjumi shpesh të zu Tek qumështin që ty të rriti, thithje. (Oresti ul shpatën) ORESTI Ç’të bëj Pilad? A vritet vallë nëna? PILADI Harrove ç’parathënma bëri Febi, Këshillën e Pitosë dhe betimet, Dëgjomë, gjithë njerëzit mund t’i bësh Armiq, por kurr’ armiq mos bëj hyjnitë. ORESTI Ti ke të drejtë. Ty do të dëgjoj. (Klitemnestrës) Më ndiq, pranë tij unë dua të të ther. Sa ishte gjallë, atë ti veç pëlqeve Në vend të atit tim, ahere shko

Me të edhe në vdekje. Është ai Që deshe, një hero ndërsa urreje. KLITEMNESTRA Të kam ushqyer. Me ty dua të plakem. ORESTI Të rrosh me mua, vrasëse e babait? KLITEMNESTRA Kështu nga Fati qe e shkruar, bir. ORESTI Nga Fati pra dhe fundi yt është shkruar. KLITEMNESTRA S’i trembesh, bir, mallkimit të një nëne? ORESTI Një nënë që në mjerim e flaku të birin. KLITEMNESTRA Të kam dërguar në shtëpi të miqve. ORESTI Dy herë më shite mua, një qytetar të lirë. KLITEMNESTRA Ç’fitim un’paskam pasur nga kjo shitje? ORESTI Kam turp të them fitimin e urryer. KLITEMNESTRA E thuaj. Po dhe ati yt pat faj. ORESTI Mos përgojo heroin, ti që rrije E shtrirë në shtëpi, ndërsa ai luftonte. KLITEMNESTRA Bir, gruaja larg burrit s’e ka të lehtë. ORESTI Me djersë të burrit në shtëpi ushqehet. KLITEMNESTRA Vërtet kërkon, o bir, të vrasësh nënën? ORESTI Nuk të vras unë, ti veten vetë ke vrarë.

Page 14: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 6 2 qershor 2009

KLITEMNESTRA Hap sytë, se gjaku i nënës të zë rëndshëm. ORESTI Po gjakut të babait, që më thërret, ç’t’i bëj? KLITEMNESTRA Ah, qenke shurdh si varri! Më kot lutem! ORESTI Fati tim eti të dënoi me vdekje.

KLITEMNESTRA Një gjarpër paskam lindur e paskam rritur. ORESTI E kobshmja ëndërr e vërtetë po del. Një burrë vrave, vdis pra nga një bir. (E zvarrit nënën në pallat) Për fatin e të dyve qaj tani. Por meqë ky radhën e vrasjes mbylli Me të është zemra ime dhe uroj Që të mos shuhet kurrë syri i shtëpisë.

Për pyetjet 13-18 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 13. Oresti është kthyer nga mërgimi, sepse: 1 pikë

A) do të ndajë Klitemnestrën nga Egisti. B) do të vizitojë varrin e të atit. C) do të marrë motrën me vete. D) do të marrë gjakun e babait.

14. Vargu “Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët” nënkupton: 1 pikë

A) fantazmat janë ngritur e po hakmerren. B) perënditë janë kthyer për të vrarë. C) në pallat ka plasur rrëmuja dhe vrasja. D) disa njerëz të panjohur po vrasin këdo që u del përpara.

15. Dialogu midis Orestit dhe Klitemnestrës karakterizohet nga fjali të shkurtra.

Arsyeja e këtij përdorimi është: 1 pikë A) rritja e tensionit dramatik. B) theksimi i karakterit të rrëmbyer të Orestit. C) shtimi i muzikalitetit të vargut. D) krijimi i përshtypjes së lojës së fjalëve.

16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme shfaqet toni urdhërues? 1 pikë

A) Ty do të dëgjoj. B) Me ty dua të plakem. C) Pranë tij pra shko. D) Fati tim eti të dënoi me vdekje.

17. Ajo çfarë uron Oresti në vargjet e fundit të këtij fragmenti, është: 1 pikë

A) që të vendoset e drejta në këtë shtëpi. B) që shpirti i të vdekurve të prehet në paqe. C) që jeta e kësaj shtëpie të mos shuhet. D) që kjo shtëpi të mbrohet nga perënditë që këtej e tutje.

Page 15: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 7 2 qershor 2009

18. Në këtë tragjedi konflikti tragjik zhvillohet: 1 pikë

A) brenda familjes mbretërore. B) midis familjes mbretërore dhe qytetarëve. C) midis familjes mbretërore dhe perëndive. D) midis dy mbretërive fqinje.

19. Gjeni një nga motivet kryesore të tragjedisë në këtë pjesë. Ilustrojeni atë me vargjet

përkatëse.

a) motivi: _______________________________ 1 pikë b) ilustrimi: __________________________________________________ 1 pikë

____________________________________________________________________

20.

a) Ç’imazh përpiqet të krijojë Klitemnestra për ta ndaluar Orestin që ta vrasë? 1 pikë

____________________________________________________________________ b) Identifikoni një argument që ajo përdor, për të justifikuar veten përpara Orestit për krimin e kryer dikur. 1 pikë

____________________________________________________________________

21. Portretizimi i Klitemnestrës realizohet përmes ligjërimit të Orestit. Ç’cilësi të karakterit të saj theksohen dhe pse? 3 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

22. Gjendja shpirtërore e Orestit para vrasjes shfaqet e dyzuar. Cilat janë arsyet e këtij dyzimi? Mbështeteni mendimin tuaj me nga një ilustrim për secilin rast.

a) arsyet: ______________________________________ 2 pikë ______________________________________

b) ilustrimet: ___________________________________ 2 pikë

____________________________________ 23. Cila është e veçanta e ndërtimit të këtij vargu: “E kobshmja ëndërr e vërtetë po del”?

Shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. 2 pikë a) __________________________________________________________________ b) __________________________________________________________________

24. Fjala Fati përsëritet disa herë gjatë dialogut. Shpjegoni se si shfaqet mendësia e grekëve të lashtë në lidhje me fatin, përmes kësaj vepre të tragjedianit të madh. 2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Page 16: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 8 2 qershor 2009

25. Oresti është figura më tragjike e kësaj vepre. Argumentoni mendimin tuaj në formën e

një eseje, duke vënë në dukje edhe idenë madhore që përcjell autori përmes saj në këtë tragjedi.

8 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Page 17: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në tragjedi. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b 10a 10b 11a 11b

Pikët

Kërkesa 12a 12b 12c 13a 13b 14 15 16 17 18 19 20 21a 21b

Pikët

Kërkesa 22 23a 23b 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Page 18: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 2 2 qershor 2009

PJESA I

Lasgush PORADECI

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir. Po përhapet dal-nga-dale një pluhurë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Dyke zbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir... E kudo krahin’ e gjerë më s’po qit as pipëlim: Në Katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë... Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë... Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im. Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi... Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

1. Lirika e Lasgushit i përket letërsisë: 1 pikë

A) humaniste shqiptare B) klasike shqiptare C) moderne shqiptare D) së vjetër shqiptare

2. Ideja e lëvizjes dhe jetës që s’vdes kurrë, në këtë poezi, konkretizohet në imazhin që krijon: 1 pikë A) lumi në udhëtimin e tij të pandërprerë. B) liqeni i përmasave pa kufi. C) madhështia e maleve dhe e lëndinave. D) zemra djaloshare por e trazuar e poetit.

Page 19: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 3 2 qershor 2009

3. Antonimi të kontekstit poetik krijon çifti: 1 pikë

A) plak – i përrallshëm B) natë – errësirë C) ra – u dergj D) hesht - kërcet

4. Perëndim i vagëlluar ka kuptimin: 1 pikë

A) perëndim i ndritur B) perëndim i qetë C) perëndim i kuq D) perëndim i mjegullt

5. Kjo poezi është shkruar me varg: 1 pikë

A) 13 rrokësh B) 14 rrokësh C) 15 rrokësh D) 16 rrokësh

6. Në cilin prej vargjeve, përmes një shkallëzimi zbritës, grupi i foljeve jep idenë e qetësisë? 1 pikë A) Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë... B) Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi... C) E kudo krahin’ e gjerë më s’po qit as pipëlim: D) Në Katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...

7. Cili nga vargjet e mëposhtëm ka një rend të përmbysur sintaksor? 1 pikë

A) Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi... B) Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi. C) Një shqiponjë e arratisur fluturon në Mal-të- Thatë... D) Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije

8. Përshkruani atmosferën që krijohet në dy strofat e para të kësaj poezie. 1 pikë _____________________________________________________________________ _____________________________________________________________________

9. Me ç’pjesë të ligjëratës janë formuar metaforat e mëposhtme?

a) shkrumb’ i natës: ___________________ 1 pikë

b) jeta u dergj: ___________________ 1 pikë

Page 20: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 4 2 qershor 2009

10.

a) Ç’përfytyrim krijon aliteracioni dhe retiçenca në vargjet e mëposhtme? 2 pikë

Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi... Zotëroj më katër anë errësira... __________________________________________________________________

__________________________________________________________________

b) Fjala errësira, në këto vargje mund të interpretohet në dy mënyra: të drejtpërdrejtë dhe të figurshme. Si e kuptoni secilën prej tyre?

2 pikë e drejtpërdrejtë: ________________________________________________________

e figurshme: ___________________________________________________________

11. a) Dy vargjet e fundit krijojnë kontrast me pjesën tjetër të poezisë. Cili është thelbi i tij dhe si do ta interpretonit këtë kundërvënie?

2 pikë __________________________________________________________________ __________________________________________________________________

__________________________________________________________________

b) Me çfarë lidhet shqetësimi dhe dhimbja e poetit në këto vargje? 1 pikë

__________________________________________________________________

12. Cilës pjesë të ligjëratës i përket fjala i përrallshëm? Si është formuar ajo?

Zbuloni efektin e shprehësisë që krijon kjo fjalë. a) pjesa e ligjëratës: ________________________________ 1 pikë

b) formimi: _______________________________________ 1 pikë

c) efekti i shprehësisë:___________________________________________ 1 pikë

13. Disa emërtime të përgjithshme vendore poeti i shkruan me shkronjë të madhe.

Gjeni dy prej tyre dhe tregoni arsyen e një përdorimi të tillë. a) emërtimi 1: _____________________________ 2 pikë

emërtimi 2: _____________________________ b) arsyeja e përdorimit: ________________________________________ 1 pikë

Page 21: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 5 2 qershor 2009

PJESA II SHEKSPIR

Makbeth (fragment)

MAKBETHI Sikur të bëhej dhe të merrte funt do të ishte mirë Të ish bërë sa më shpejt. Sikur kjo vrasje Të përjashtonte çdo pasojë dhe të kapte Suksesin me mbarimn’ e saj, sikur kjo vepër Një herë e mirë hesapn’ e saj ta mbyllte Pa lënë bisht e gjurmë e hie pas Këtu, vetëm këtu, mbi këtë dhé- Në këtë buzëdet të cekët provizor- Nuk e peshonim jetën tjatër fare. Po kemi gjyq këtu për këto punë: Se posa bëhemi mësonjës për gjakderdhje, Na shembin me mësimet tona nxënësit; Kjo drejtësi me dorë të paanëshme Na zgjat në buzë vrerin që gatitëm vetë. Ndodhet këtu dy herë i garantuar: E para, e kam prind dhe e kam mbret, Që e prapsin veprën që të dyja fort; Pastaj, e kam këtu si mysafir; Duhet ta mbronj prej vrasësve pra unë Jo unë të ngre thikën kundër tij. Përveç këtyre, ka qënë aqë i ëmbël, Ka qeverisur shtetin aqë pastër Sa mirësitë e tij, si ëngjëj me trumbetë, Do t’ma dënojnë vrasjen e mallkuar. Mëshira, si një foshnjë e posalindur, Mbi krahët e furtunës dhe e hipur Mbi kuaj të padukur Qerubinësh Ka për të çfryrë në çdo sy njeriu Tmerrin e veprës sime të pabesë Dhe do ta mbytë erën me shi lotësh. S’kam yzengji ta çpoj qëllimin tim Përveç ambicjes kulmëse që turret, Që hidhet ca më tej se ç’i përket Dhe bie në anën tjatër e përmbysur. (Hyn Zonja Makbeth) Eh, ç’kemi? ZONJA MAKBETH Pothua mbaroi darkën. Pse na ike? MAKBETHI A më kërkoi?

ZONJA MAKBETH S’e di që të kërkoi? MAKBETHI Më tej s’duhet ta ngasim këtë punë. Më ka nderuar fort tani në fund Dhe kam fituar një respekt të artë Në sy të gjithë botës; këtë rrobë Të ndriçime duhet ta mbaj tani E jo ta hedh mënjanë kaqe shpejt. ZONJA MAKBETH A ish e dehur shpresa ku m’u veshe? A të ka fjetur dhe tani t’u zgjua Dhe sheh, e zbetë, gjënë që e gëzoi? Kështu tani ta di dhe dashurinë. Në veprë në kurajë gjithashtu Siç je dhe në dëshirë? Do ta kesh Atë që quan si stoli të jetës Dhe prapë rron frikaç në sy të vetes Dhe po më thua “Dua, po s’guxoj” Si macja delikate e proverbit? MAKBETHI Të lutem, hesht. Guxoj të bëj çdo gjë Që i ka hie burrit; kush guxon Më tepër s’është burrë. ZONJA MAKBETH Ahere, cili djall të shtyri vallë Të bisedosh me mua këtë punë? Kur deshe që ta bëje, ishe burrë; Dhe ca më tepër burrë do të jesh Kur të guxosh ta bësh me të vërtetë Një herë as koha as vendi nuk ujdisnin Dhe deshe t’i shtrëngoje të të ndihnin, Tani që të ardhën vetë dhe të luten, Pazotësia jote i largon. Kam qenë nënë, e di sa është e dashur Foshnja që më thëthin në krahëror: Po prap, atje tek të m’i qeshte syri,

Page 22: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 6 2 qershor 2009

Ia çkulja gojën që prej thithit tim Dhe e vërvitja kokë- tatëpjetë, Sikur të kisha bërë be si ti. MAKBETHI Po në na daltë keq, - ZONJA MAKBETH Në daltë keq! Vidhos kurajën mun në vend ku ngjitet Dhe s’na del keq. Posa ta zërë gjumi, Dhe gjumë i rëndë si pas lodhjes sotme, Ia deh me verë e barra të dy shambellanët, Ua bëj trutë tym e kokët trokë, Dhe kur të shtrihen e të flenë derrërisht Në pellg të gjumit, si në varr të vdekjes, Ç’gjë s’bëjmë dot atëherë ti dhe unë Mbi mbretin Dunkan të paruajtur? Dhe pse të mos ua ngarkojmë vallë Këtyre oficerëve të dehur Fajin e madh të vrasjes sonë?

MAKBETHI Bëj vetëm djem, moj grua. Se trimëria jote e patrembur S’duhet të lindë tjatër veç meshkuj. – Po bota a do të besojnë vallë Që e kanë vrarë ata që e ruajnë, Si të përdorim kamat e atyre Dhe si t’i ngjyejmë me gjak të dy? ZONJA MAKBETH Kush ka kurajën të besojë ndryshe, Kur të bërtasim e të çirremi Dhe të vajtojmë që na vdiq këtu? MAKBETHI E kam vendosur dhe tani tendos Për veprën e tmerruar gjithë nervat. Pra, shkojmë e buzëqeshur i gënjejmë; Se faqe e rreme fsheh në zemër ç’ndjejmë. (Dalin)

Për pyetjet 14-19 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 14. Në monologun në fillim të kësaj skene Makbethi shfaqet: 1 pikë

A) euforik B) i qetë C) i pasigurt D) nervoz

15. Ç’arsye jep Makbethi për të mos e vrarë mbretin Dunkan? 1 pikë

A) Dunkani nuk mund të vdesë i ri. B) Dunkani është miku i tij. C) Dunkani është kushëriri i tij. D) Dunkani është më i fortë se ai.

16. Me vargun Në këtë buzëdet të cekët provizor Makbethi nënkupton: 1 pikë

A) në këtë pjesë toke të Anglisë së vjetër. B) në këtë tokë ku jeta është kaq e shkurtër. C) në këtë ferr ku po jetojmë. D) në këtë tokë të ashpër dhe armiqësore.

17. Gjatë dialogut Makbethi i thotë Zonjës Makbeth:“Të lutem, hesht”. Pse e bën ai këtë? 1 pikë

A) Nuk e duron dot tonin e saj. B) Do t’i tregojë se burri është ai. C) Ka frikë t’i dorëzohet tundimit të brendshëm. D) Ka frikë se mos po i përgjojnë.

Page 23: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 7 2 qershor 2009

18. Figura e stilistikës në vargun Vidhos kurajën mun në vend ku ngjitet është: 1 pikë

A) alegoria B) metafora C) metonimia D) sinekdoka

19. Për çfarë e akuzon Zonja Makbeth të shoqin? 1 pikë

A) Ai është një ushtar i dobët. B) Ai është një frikacak. C) Ai është një bashkëshort jokorrekt. D) Ai është një baba i keq.

20. Në një moment të kësaj skene te Makbethi shfaqet një anë e mirë e ndërgjegjes së tij për të mos e vrarë mbretin Dunkan. Cilat janë arsyet që e çojnë atë në një vendim të tillë? Identifikoni tri prej tyre. 3 pikë

a) ____________________________________________________ b) ____________________________________________________ c) ____________________________________________________

21. Si reagon Zonja Makbeth ndaj të shoqit, kur dëgjon vendimin e tij? Gjeni një epitete që

ajo i vendos atij? a) reagimi: ___________________________________________ 1 pikë b) epiteti: ____________________________________________ 1 pikë

22. Cili është imazhi më i fuqishëm dhe ekstrem, me të cilin Zonja Makbeth mendon se do ta detyrojë të shoqin të veprojë? Ç’tregon kjo për karakterin e saj? 2 pikë

_________________________________________________________________

_________________________________________________________________

23. Kur Makbethi ka frikë se do të dështojnë me vrasjen, e shoqja i parashtron atij një plan për ta bindur se do të kenë sukses. Renditni tri etapat nëpër të cilat ky plan do të kalojë. 3 pikë a) etapa I: __________________________________________ etapa II: __________________________________________ etapa III: __________________________________________ b) Në cilin moment të kësaj skene Zonja Makbeth triumfon në betejën e saj me të shoqin? 1 pikë

___________________________________________________________________________________________________

__________________________________________________________________

24. Në mbyllje të skenës Makbethi thotë: “Pra, shkojmë e buzëqeshur i gënjejmë;/ Se faqe e rreme fsheh në zemër ç’ndjejmë”. Nisur nga këto fjalë, shpjegoni si shfaqet ai në këtë moment.

2 pikë ________________________________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

Page 24: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja – seksioni dygjuhësh Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 8 2 qershor 2009

25. Argumentoni në formën e një eseje deri në ç’masë Zonja Makbeth është fajtore për rënien

e të shoqit. Në përgjigjen tuaj referojuni marrëdhënieve të çiftit në këtë skenë dhe përgjatë tragjedisë.

8 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Shtjellimi i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Page 25: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në poezi dhe në prozë. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b 10a 10b 11a 11b

Pikët

Kërkesa 11c 12 13a 13b 13c 13d 14 15 16 17 18 19 20a 20b

Pikët

Kërkesa 20c 21 22a 22b 22c 23a 23b 23c 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………..Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Page 26: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 2 2 qershor 2009

PJESA I

Gjergj Elez Alija (fragment)

Sa ka nisun drita me zbardhë majet, n’fushë t’mejdanit trimat konkan dalë, keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin: “P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue? Pse me m’qitë, bre burrë, n’kët fushë t’mejdanit?” Sa mirë trimi i ka përgjegjë Balozit: “ Të lumtë goja, Baloz, mirë po thue, qe nandë vjet qi kam marrë rrugn’ e vorrit, pak pa mrrijtë, Baloz, ti m’ke dredhue: m’ke lypë motrën para se mejdanin, m’ke lypë berrat para se çobanin, e jam dredhë n’kët log për me t’kallxue se ne t’parit’ nji kanu na kanë lanë: armt’ me dhanë përpara e mandej gjanë, kurr Balozit motrën mos m’ia dhanë, për pa u pre n’at fushën e mejdanit! Por shtrëngohu, Baloz, se t’ka ardhë dita, se ktu i thonë-o Gjergj Elez Alija!” E i kanë ba dy gjogat tim për tim e n’topuz Balozi e ka shinue: n’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra, përmbi kryet topuzi i ka fjurue; dymbdhetë pash n’ledinë u ngul topuzi, dymbdhetë pash përpjetë si re u çue pluhni. At’herë Gjergjit rendi te i ka ardhë, sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë, lik përmjet Balozit te i ka ra. A’trandë fusha kur a’rrxue Balozi. Mejherë trimi shpatën ma ka xjerrun, kryet me neje trupit ia ka damun, zhag për kambet trupin e ka ngrehun, me gjith at m’nji bunar e ka mbytun. Të tanë lumën gjaku e ka tërzue, për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 1. Kënga e Gjergj Elez Alisë bën pjesë në: 1 pikë

A) këngët legjendare të rinjohjes. B) këngët e ciklit të kreshnikëve. C) këngët legjendare të murosjes. D) këngët legjendare të vëllait të vogël.

Page 27: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 3 2 qershor 2009

2. Fjalët kyç: trim, shpatë, topuz, gjak, mejdan krijojnë imazhin se në këtë fragment:

1 pikë A) ndodh një dyluftim i ashpër. B) debatohet mbi llojet e armëve. C) lidhet një vëllazëri e përjetshme. D) ekzekutohet një rit i vjetër pagan.

3. Prania e Balozit në këtë këngë tregon: 1 pikë

A) vlera të padiskutueshme njerëzore. B) harmoni mes së mirës dhe së keqes. C) ekzistencën e kundërshtarit përbindësh. D) kundërvënien e njeriut me Perëndinë.

4. Folja në vargun “n’fushë t’mejdanit trimat konkan dalë” është në mënyrën:

1 pikë A) kushtore B) dëftore C) lidhore D) habitore

5. Anafora në vargjet: “Dymbdhetë pash n’ledinë u ngul topuzi/ dymbdhetë pash

përpjetë si re u çue pluhni” është fjalë: 1 pikë

A) e prejardhur B) e përbërë C) e përngjitur D) e parme

6. Vargu që sjell rrjedhën e ngadaltë të kohës, përmes simbolikës popullore, është: 1 pikë

A) sa ka nisun drita me zbardh majet. B) qe nandë vjet qi kam marrë rrugn’ e vorrit. C) n’fushë t’mejdanit trimat konkan dalë. D) por shtrëngohu, Baloz, se t’ka ardhë dita.

7. Dyluftimi në këtë fragment ju sjell ndër mend skenën e famshme të ndeshjes së: 1 pikë

A) Akilit me Hektorin. B) Skënderbeut me Ballabanin. C) Makbethit me Makdafin. D) Orestit me Egistin.

8. Fjalët e mëposhtme, të shkëputura nga fragmenti, i shkruani në gjuhën standarde. 2 pikë

a) përgjegjë: __________________

b) dredhue: ___________________

Page 28: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 4 2 qershor 2009

9. Në vargun: “ të lumtë goja, Baloz, mirë po thue” shprehja të lumtë goja krijon efekt për

shkak të kuptimit të veçantë me të cilin është përdorur. Cili është ky kuptim dhe me cilën figurë të fjalës realizohet?

a) kuptimi: _________________________ 1 pikë

b) figura: __________________________ 1 pikë

10. Në këngët e epikës legjendare, peshën kryesore figurative e mban hiperbola. Gjeni në

pjesën e mësipërme dy të tilla dhe interpretoni rolin e tyre në funksion të brendisë.

a) hiperbola 1: ________________________________________________ 2 pikë

hiperbola 2: ________________________________________________

b) interpretimi: _________________________________________________ 1 pikë __________________________________________________________________

11. Në fragment kemi rima foljore dhe emërore. Gjeni nga një shembull për secilin rast dhe shpjegoni efektin e tyre.

a) rimë foljore: __________________________________________ 1 pikë

b) rimë emërore: __________________________________________ 1 pikë

c) efekti: ________________________________________________ 1 pikë

12. Evidentoni tre momente kyç të brendisë së fragmentit, duke ndjekur rendin kronologjik

të ngjarjes. 3 pikë

a) ____________________________________________________________________

b) ____________________________________________________________________

c) ____________________________________________________________________

13. Gjergji i drejtohet Balozit duke i dhënë arsyen përse ndodhet përballë tij. Cila është kjo? Në cilin kod moral mbështetet? Interpretoni vargun që e jep këtë.

a) arsyeja: ________________________________________________ 1 pikë

b) kodi moral: _____________________________________________ 1 pikë

c) vargu: __________________________________________________ 1 pikë

d) interpretimi: _____________________________________________ 1 pikë ___________________________________________________________________

Page 29: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 5 2 qershor 2009

PJESA II Heminguej

Lamtumirë armë (fragment)

Ky fragment është shkëputur nga romani Lamtumirë armë i Ernest Heminguejit. Jemi në pjesën e parë të romanit. Henri, personazhi kryesor është plagosur në luftë. Tashmë, ai ndodhet në spital. - Ç’keni kështu, uratë?- tha Henri. Më dukeni shumë i lodhur. - Jam i lodhur dhe nuk kam të drejtë të jem. - Ndofta nga vapa. - Jo, nga shkaku i pranverës. E ndjej veten si të dërrmuar. - Jeni i trishtuar. - Jo, por urrej luftën. - As unë nuk e dua,- i thashë. Ai tundi kokën dhe vështroi nga dritarja. - Ajo ju prek pak. Ju nuk e shihni. Më falni. E di mirë që jeni plagosur. - Ndodhi një aksident. - Megjithatë, ndonëse jeni plagosur, nuk e shihni. Unë mund të flas për luftën. Unë vetë nuk e shoh por e ndjej…pak. - Ne flisnim pikërisht për luftën në çastin që u plagosa. Passini fliste për luftën. Prifti la gotën. Ai mendonte për tjetër gjë. *** - Grada juaj është gradë oficeri, edhe unë jam oficer. - Në të vërtetë nuk jam, kurse ju, ju nuk jeni italian. Ju jeni i huaj. Por ju jeni më afër oficerëve se njerëzve. - Cili është ndryshimi? - Është vështirë ta thuash. Ka njerëz që janë partizanë të luftës. Në këtë vend ka shumë . Ka të tjerë që janë kundra. - Po. - Dhe unë i ndihmoj. - Ju jeni i huaj. Ju jeni patriot. - Po ata që janë kundër luftës a mund ta ndalin? - Nuk e di. Ai vështroi përsëri nga dritarja dhe unë po vështroja me vëmendje fytyrën e tij. - A kanë qenë ndonjëherë të zotë të ndalin luftën? - Ata nuk janë të organizuar për t’i ndalur gjërat dhe, sa herë që arrijnë të organizohen, shefat e tyre i shesin. - Atëherë nuk ka asnjë shpresë? - Shpresë ka gjithmonë. Po nganjëherë e humbas shpresën. Mundohem gjithmonë të kem shpresë por nganjëherë nuk dëshpërohem. - Lufta do të marrë fund ndofta. - Kam shpresë. - Ç’do të bëni atëherë? - Po të jetë e mundur do të kthehem në Abrucet… *** Tani duhet të ngrihem e të iki, me gjithë mend e kam, - tha ai.- Vërtet nuk keni nevojë për asgjë? – më pyeti me një dritë shprese në sy. - Jo, kam nevojë vetëm për të biseduar. - Do t’u bëj të fala të gjithëve në mensë nga ana juaj.

Page 30: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 6 2 qershor 2009

- Ju faleminderit për dhuratat tuaja të bukura. - Ju lutem. - Ejani të më takoni prapë.-Po, Lamtumirë.- Më ra lehtë në dorë. - Mirupafshim,-thashë në dialekt. Brenda në dhomë ishte errësirë dhe ordinanca, që ishte ulur te këmbët e shtratit, u ngrit dhe doli bashkë me të. E doja shumë priftin dhe dëshiroja me gjithë zemër që një ditë të mund të kthehej në Abrucet. Në mensë tregohej i gëzuar dhe pse nuk i nënqeshte fati, por unë mendoja se ç’jetë të bukur mund të kalonte në vendin e tij. Ai më kishte thënë se në Kaprakota, jashtë qytetit, tatëpjetë lumit kishte trofta në lumë. Natën ishte e ndaluar t’i bije fyellit. Kur djemtë e rinj bënin serenatë vetëm fyellit nuk mund t’i bije. Pyeta për ç’arsye. Më kishin thënë se tingulli i fyellit, natën, është i rrezikshëm për vajzat e reja. Fshatarët i quanin të gjithë të rinjtë “ Don” dhe hiqnin kapelën kur kalonin ata. Babai i tij shkonte në çdo meshë dhe hante te fshatarët. Ishte gjithmonë një nder i madh për ta. Një i huaj nuk mund të dilte për gjah po të mos kish një çertifikatë ku të thuhej se nuk kish qenë kurrë në burg. Në Gran Sasso d’Italia kishte arinj, por ai vend ishte larg. Akuila ishte një qytet i bukur. Në verë netët ishin të freskëta dhe pranvera e Abruceve ishte pranvera më e bukur e Italisë. Por gjëja më e këndshme qe vjeshta, stina e gjahut në pyjet e gështenjave. Të gjithë zogjtë e kishin mishin të shijshëm, sepse ushqeheshin me rrush dhe s’kishte kurrë nevojë të merrje drekën me vete, sepse fshatarët e quanin si nder të madh po t’u shkoje për drekë. Pas një copë here më zuri gjumi. Për pyetjet 14-19 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 14. Në këtë roman kemi:

1 pikë A) një histori dashurie në një botë ku sundon ligji i luftës. B) një histori miqsh që bëjnë kompromise të çuditshme. C) një histori të rinjsh që shkojnë për t’u argëtuar. D) një histori njerëzish që luftojnë pafundësisht kundër njëri-tjetrit.

15. Konstatimi që e identifikon autorin si shkrimtar i brezit të humbur, gjendet në thënien:

1 pikë A) ishte e ndaluar t’i bije fyellit. B) e ndjej veten si të dërrmuar. C) kam nevojë vetëm për të biseduar. D) nganjëherë e humbas shpresën dhe e urrej luftën.

16. Kuptimi i zgjeruar i titullit Lamtumirë armë është: 1 pikë A) nuk do të shihemi për një kohë të gjatë. B) po shkoj dhe do të kthehem përsëri. C) po iki nga lufta për të mos u kthyer më kurrë. D) po shkoj në shtëpi për të festuar me miqtë.

17. Nevoja e Henrit për të biseduar vazhdimisht me priftin buron nga fakti që: 1 pikë A) ai ishte i plagosur. B) ai ishte i huaj. C) atë e tërhiqte tema e bisedës. D) ai ishte patriot.

Page 31: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 7 2 qershor 2009

18. Fjala lamtumirë bën pjesë në fushën leksikore të:

1 pikë A) përshëndetjeve B) urimeve C) mallkimeve D) profesioneve

19. Stili i Heminguejit karakterizohet nga thjeshtësia, sepse: 1 pikë

A) temat e zgjedhura janë të vështira. B) momentet e forta e kanë të vërtetën brenda tyre. C) ngjarjet janë marrë nga historia e largët. D) ngjarjet dhe personazhet janë thjesht krijim i fantazisë.

20. Si ndihet prifti në fillim të fragmentit? Shpjegoni arsyen e kësaj gjendjeje duke e mbështetur me një detaj. a) si ndjehet: ________________________________________ 1 pikë

b) arsyeja:__________________________________________ 1 pikë

c) detaji: ___________________________________________ 1 pikë

21. Henri në fragment shfaqet në dy plane: si soditës dhe si pjesëmarrës. Ku shfaqet secili prej tyre? 2 pikë a) soditës:_____________________________________________________________

___________________________________________________________________ b) pjesëmarrës:_________________________________________________________

___________________________________________________________________ 22. Në cilat vende shëtit fantazia e Henrit në paragrafin e fundit? Përse ndodh kjo?

Ilustroni me detaje arsyen e dhënë.

a) vendet: ____________________________________________________ 1 pikë

b) arsyeja: ___________________________________________________ 1 pikë

c) ilustrimi: __________________________________________________ 1 pikë

___________________________________________________________________

23. Ç’stil ligjërimi është përdorur në fragment? Identifikoni dy tipare të tij, duke i shpjeguar me shembuj.

a) ligjërimi: ________________________________ 1 pikë b) tipari 1: _______________________; shembull: ____________________ 1 pikë

c) tipari 2: _______________________; shembull: ____________________ 1 pikë 24. Cila është shenja e pikësimit karakteristike për dialogun në këtë fragment?

______________________________________________________________ 1 pikë

Page 32: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme artistike; koreografike; sportive; me kohë të shkurtuar Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 8 2 qershor 2009

25. Bota njerëzore ndërtohet nga dëshira të ngjashme me ato të Henrit dhe priftit. Përshkruani një dëshirë tuajën, duke shpjeguar:

• motivet që ju shtyjnë drejt saj. • mundësitë e realizimit. 8 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Shtjellimi

i idesë (25a)

Organizimi dhe struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore (sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Page 33: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 1 2 qershor 2009

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2009

S E S I O N I I (I DETYRUAR)

VARIANTI A

E martë, 2 qershor 2009 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkolla e mesme pedagogjike Udhëzime për nxënësin Testi është i ndarë në dy pjesë: në gjuhë shqipe dhe në letërsi. Testi në total ka 25 pyetje. Në të dy pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e kërkesave të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 8c 8d 9a 9b 10a

Pikët

Kërkesa 10b 11a 11b 11c 12a 12b 12c 13 14 15 16 17 18 19a

Pikët

Kërkesa 19b 20a 20b 21a 21b 22 23 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Page 34: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 2 2 qershor 2009

PJESA I

Gjuhë shqipe

Xhadeja zbriste e zbriste poshtë duke gjarpëruar e duke u mbledhur kular rreth maleve...

Herë pas here, tek zbrisnin, gjenerali kthente kokën pas. Malet po largoheshin gjithmonë e më tepër. Konturet e tyre bëheshin më abstrakte, më pak kërcënuese. Gjenerali i vështronte me një mënyrë të tillë sikur t’u thoshte: “Tani mbaroi presioni juaj. Ju ika, ju ika.” Pastaj, në orët e dremitjes në makinë, befas e zinte një frikë e turbullt. I dukej sikur malet do të zgjatnin dorën e tyre të akullt për ta kthyer përsëri atje në grykat e tyre.

Por ai s’do të kthehej më kurrë atje. Kurrë. Zbritën në një fshat të madh bashkë me mbrëmjen. Ishte hera e parë gjatë dhjetë

ditëve, që gjeneralit i qeshi buza. Më në fund mbaroi. Atë natë do të flinin aty dhe të nesërmen në mëngjes do të niseshin për në Tiranë. Dhe pas disa ditësh në atdhe. Gjenerali ishte në qejf. Një valë e vakët gëzimi, megjithëse akoma e ndrojtur, po përpiqej ta pushtonte.

Në fshat akoma nuk ishin ndezur dritat. Vetura kaloi nëpër udhën me baltë, midis fshatit, e ndjekur nga një turmë kalamajsh. Përpara klubit të kooperativës shoferi nxori kokën nga dera e përparme dhe pyeti ku ndodhej kryesia e kooperativës. Kalamajtë ia treguan me të bërtitura dhe, pa e bërë të gjatë, një pjesë e tyre u nis me vrap përpara për të treguar vendin më saktë, kurse të tjerët iu vunë pas dhe vetura ecte tani ngadalë midis kalamajve që bënin zhurmë e bërtisnin me zërat e tyre të hollë e të lartë.

Vala e gëzimit po bëhej më e ngrohtë dhe pasiguria po shpërbëhej.

Fragment nga romani i Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.

1. Qarkoni fjalën e urtë: 1 pikë

A) Fëmijët u nisën pa e bërë të gjatë. B) Nuk bëhet stan me lepuj. C) Mëso t’u bësh ballë vetë të gjitha vështirësive. D) Nëna u bë me krahë nga gëzimi.

2. Në fjalinë: “I dukej sikur malet do të zgjatnin dorën për ta kthyer përsëri aty...” folja do të zgjatnin është: 1 pikë

A) në kohën e ardhme, mënyra dëftore B) në kohën e ardhme të përparme, mënyra dëftore C) në kohën e tashme, mënyra kushtore D) në kohën e ardhme të së shkuarës, mënyra dëftore

Page 35: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 3 2 qershor 2009

3. Në fjalinë: “Konturet e tyre bëheshin më abstrakte, më pak kërcënuese”,

fjala e nënvizuar është: 1 pikë A) përcaktor kallëzuesor i shprehur me mbiemër B) rrethanor mënyre i shprehur me mbiemër C) përcaktor kallëzuesor i shprehur me emër D) rrethanor mënyre i shprehur me emër

4. Fjala shpërbëhej është formuar:

1 pikë A) me prejardhje me prapashtesë B) me prejardhje me parashtesë e prapashtesë njëkohësisht C) me prejardhje me parashtesë D) me përngjitje

5. Fjalia: “Iu krijua përshtypja sikur malet do të zgjatnin dorën e tyre të akullt

për ta kthyer përsëri atje në grykat e tyre.” është: 1 pikë

A) fjali e përbërë me më shumë se dy pjesë B) fjali e përbërë përcaktore C) fjali e përbërë ftilluese kryefjalore D) fjali e përbërë qëllimore

6. Në ndërtimin: Ju ika, ju ika, fjala ju është: 1 pikë A) përemër vetor B) përemër dëftor C) pjesëz D) trajtë e shkurtër e përemrit vetor

7. Qarkoni alternativën që ka një fjalë të shkruar gabim. 1 pikë

A) Të sapoardhurit po zhvendosnin mobiliet e vjetra. B) Asnjë shmangie nuk u vu re në zbatimin e detyrës. C) Të gjithë i quajtën “tradhti të ulëta” sjelljet e tij. D) Në trekëndëshin këndrejtë ka dy brinjë pingule.

8. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara në fjalitë e mëposhtme.

Herë pas here, tek zbrisnin, gjenerali kthente kokën pas. Malet po largoheshin... Konturet e tyre bëheshin më abstrakte, më pak kërcënuese. Vetura kaloi nëpër udhën me baltë.

a) tek: ____________________ 1 pikë b) pas: ____________________ 1 pikë c) kërcënuese: ____________________ 1 pikë d) nëpër: ____________________ 1 pikë

Page 36: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 4 2 qershor 2009

9. Gjeni kallëzuesin në fjalinë e mëposhtme dhe tregoni llojin e tij.

Xhadeja zbriste e zbriste poshtë duke gjarpëruar dhe duke u mbledhur kular rreth maleve.

a) kallëzuesi: ____________________ 1 pikë b) lloji: ____________________ 1 pikë

10. Gjeni rasën e emrit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme dhe tregoni funksionin sintaksor

të tij. Një valë e vakët gëzimi po përpiqej ta pushtonte.

a) rasa: _______________ 1 pikë b) funksioni: _______________ 1 pikë

11. Përcaktoni llojin e rrethanorit të nënvizuar në fjalinë e mëposhtme. Tregoni me se është shprehur dhe nga varet ai.

Kalamajtë ia treguan me të bërtitura dhe, pa e bërë të gjatë, një pjesë e tyre u nis me vrap përpara për të treguar vendin më saktë, kurse të tjerët iu vunë pas...

a) rrethanori: __________________ 1 pikë b) shprehur me: __________________ 1 pikë c) varur nga: __________________ 1 pikë

12. Nënvizoni pjesën kryesore në fjalinë mëposhtme, tregoni llojin e saj dhe mjetin lidhës

të pjesëve. a) Një valë e vakët gëzimi, megjithëse në fillim dukej e ndrojtur, po e pushtonte

dalëngadalë të tërin. 1 pikë

b) lloji i fjalisë: ___________________ 1 pikë c) mjeti lidhës: ___________________ 1 pikë

Page 37: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 5 2 qershor 2009

PJESA II ESKILI

Koeforet (fragment)

KLITEMNESTRA Ç’ke që thërret, që ngre shtëpinë në këmbë? SHËRBËTORI Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët. KLITEMNESTRA O tmerr! E mora vesh se ç’do të thuash: Siç vramë me dredhi, ashtu do të vritemi! Më jepni shpejt pra shpatën me dy presa, Të shohim do të vras, a do të më vrasin, Meqenëse gjer këtu më solli i trishti fat. (Ajo drejtohet nga porta qendrore që hapet befas.Prej saj del Oresti me shpatë në dorë. Piladi është pas tij. Shërbëtori ikën me vrap) ORESTI Ty të kërkoj. Se ky e lau hesapin. KLITEMNESTRA Mjera unë, Egisti im, të vranë, i dashur! ORESTI E do akoma? Pranë tij pra shko. Në varr përbri e vdekur rri besnike. (Ngre shpatën, Klitemnestra i bie në gjunjë dhe zbulon gjirin.) KLITEMNESTRA Ndalo, o bir, nderoje këtë gji Përmbi të cilin gjumi shpesh të zu Tek qumështin që ty të rriti, thithje. (Oresti ul shpatën) ORESTI Ç’të bëj Pilad? A vritet vallë nëna? PILADI Harrove ç’parathënma bëri Febi, Këshillën e Pitosë dhe betimet, Dëgjomë, gjithë njerëzit mund t’i bësh Armiq, por kurr’ armiq mos bëj hyjnitë. ORESTI Ti ke të drejtë. Ty do të dëgjoj. (Klitemnestrës) Më ndiq, pranë tij unë dua të të ther. Sa ishte gjallë, atë ti veç pëlqeve Në vend të atit tim, ahere shko

Me të edhe në vdekje. Është ai Që deshe, një hero ndërsa urreje. KLITEMNESTRA Të kam ushqyer. Me ty dua të plakem. ORESTI Të rrosh me mua, vrasëse e babait? KLITEMNESTRA Kështu nga Fati qe e shkruar, bir. ORESTI Nga Fati pra dhe fundi yt është shkruar. KLITEMNESTRA S’i trembesh, bir, mallkimit të një nëne? ORESTI Një nënë që në mjerim e flaku të birin. KLITEMNESTRA Të kam dërguar në shtëpi të miqve. ORESTI Dy herë më shite mua, një qytetar të lirë. KLITEMNESTRA Ç’fitim un’paskam pasur nga kjo shitje? ORESTI Kam turp të them fitimin e urryer. KLITEMNESTRA E thuaj. Po dhe ati yt pat faj. ORESTI Mos përgojo heroin, ti që rrije E shtrirë në shtëpi, ndërsa ai luftonte. KLITEMNESTRA Bir, gruaja larg burrit s’e ka të lehtë. ORESTI Me djersë të burrit në shtëpi ushqehet. KLITEMNESTRA Vërtet kërkon, o bir, të vrasësh nënën? ORESTI Nuk të vras unë, ti veten vetë ke vrarë.

Page 38: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 6 2 qershor 2009

KLITEMNESTRA Hap sytë, se gjaku i nënës të zë rëndshëm. ORESTI Po gjakut të babait, që më thërret, ç’t’i bëj? KLITEMNESTRA Ah, qenke shurdh si varri! Më kot lutem! ORESTI Fati tim eti të dënoi me vdekje.

KLITEMNESTRA Një gjarpër paskam lindur e paskam rritur. ORESTI E kobshmja ëndërr e vërtetë po del. Një burrë vrave, vdis pra nga një bir. (E zvarrit nënën në pallat) Për fatin e të dyve qaj tani. Por meqë ky radhën e vrasjes mbylli Me të është zemra ime dhe uroj Që të mos shuhet kurrë syri i shtëpisë.

Për pyetjet 13-18 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 13. Në këtë tragjedi konflikti tragjik zhvillohet: 1 pikë

A) brenda familjes mbretërore. B) midis familjes mbretërore dhe qytetarëve. C) midis familjes mbretërore dhe perëndive. D) midis dy mbretërive fqinje.

14. Oresti është kthyer nga mërgimi, sepse: 1 pikë

A) do të ndajë Klitemnestrën nga Egisti. B) do të vizitojë varrin e të atit. C) do të marrë motrën me vete. D) do të marrë gjakun e babait.

15. Ajo çfarë uron Oresti në vargjet e fundit të këtij fragmenti, është: 1 pikë

A) që të vendoset e drejta në këtë shtëpi. B) që shpirti i të vdekurve të prehet në paqe. C) që jeta e kësaj shtëpie të mos shuhet. D) që kjo shtëpi të mbrohet nga perënditë që këtej e tutje.

16. Në cilën prej alternativave të mëposhtme shfaqet toni urdhërues? 1 pikë

A) Ty do të dëgjoj. B) Me ty dua të plakem. C) Pranë tij pra shko. D) Fati tim eti të dënoi me vdekje.

17. Vargu “Të vdekurit u ngritën e vranë të gjallët” nënkupton: 1 pikë

A) fantazmat janë ngritur e po hakmerren. B) perënditë janë kthyer për të vrarë. C) në pallat ka plasur rrëmuja dhe vrasja. D) disa njerëz të panjohur po vrasin këdo që u del përpara.

Page 39: letersi matura 2009

Letërsi dhe Gjuhë shqipe – Sesioni I Shkolla e mesme pedagogjike Varianti A _________________________________________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________ © AVA 7 2 qershor 2009

18. Dialogu midis Orestit dhe Klitemnestrës karakterizohet nga fjali të shkurtra.

Arsyeja e këtij përdorimi është: 1 pikë A) rritja e tensionit dramatik. B) theksimi i karakterit të rrëmbyer të Orestit. C) shtimi i muzikalitetit të vargut. D) krijimi i përshtypjes së lojës së fjalëve.

19. Gjendja shpirtërore e Orestit para vrasjes shfaqet e dyzuar. Cilat janë arsyet e këtij dyzimi? Mbështeteni mendimin tuaj me nga një ilustrim për secilin rast.

a) arsyet: ______________________________________ 2 pikë ______________________________________

b) ilustrimet: ___________________________________ 2 pikë

____________________________________

20. Gjeni një nga motivet kryesore të tragjedisë në këtë pjesë. Ilustrojeni atë me vargjet përkatëse.

a) motivi: _______________________________ 1 pikë b) ilustrimi: __________________________________________________ 1 pikë

____________________________________________________________________

21.

a) Ç’imazh përpiqet të krijojë Klitemnestra për ta ndaluar Orestin që ta vrasë? 1 pikë

____________________________________________________________________ b) Identifikoni një argument që ajo përdor, për të justifikuar veten përpara Orestit për krimin e kryer dikur. 1 pikë

____________________________________________________________________

22. Cila është e veçanta e ndërtimit të këtij vargu: “E kobshmja ëndërr e vërtetë po del”? Shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. 2 pikë a) __________________________________________________________________ b) __________________________________________________________________

23. Fjala Fati përsëritet disa herë gjatë dialogut. Shpjegoni se si shfaqet mendësia e grekëve të lashtë në lidhje me fatin, përmes kësaj vepre të tragjedianit të madh. 2 pikë ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

24. Portretizimi i Klitemnestrës realizohet përmes ligjërimit të Orestit. Ç’cilësi të karakterit të saj theksohen dhe pse? 3 pikë

________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

Page 40: letersi matura 2009