letersia rilindase

14
Letërsia Rilindase Punoi:Ina Serani

Upload: inna-serani

Post on 31-Jul-2015

130 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Letersia Rilindase

Letërsia Rilindase

Punoi:Ina Serani

Page 2: Letersia Rilindase

Nënçështjet• Termi “Rilindje” si lëvizje kulturore• Konteksti i zhvillimit të letërsisë

rilindase• Tiparet e drejtimit Letrar në Rilindje• Tiparet e letërsisë arbëreshë• Pse themi se letërsia arbëreshë

ndryshon nga letërsia rilindase?

Page 3: Letersia Rilindase

Objektivat o Të njihemi me Rilindjen si lëvizje kulturoreo Të njihemi me përfaqësuesit e saj kryesorë ,

veçoritë ideore dhe veprat.o Të njohim dhe vlersojmë tiparet e drejtimit letrar

në rilindje.o Të njohim dhe krahasojmë letërsinë arbëreshë me

atë rilindaseo Të dallojmë ndryshimet midis tyre

Page 4: Letersia Rilindase

Termi “Rilindje” si lëvizje kulturore• Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare,

me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative.

• Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar,

• të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, • të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, • t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror,

politik e kulturor të Shqipërisë 

Page 5: Letersia Rilindase

oGjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar, që shtrihej në një territor kompakt, dikur më të gjerë, por tashmë i rrudhur gjatë dyndjeve të popujve në Ballkan.

Page 6: Letersia Rilindase

Platforma ideore

• Jehona e iluminizmit të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare.

• Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre.

• Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarët. 

Page 7: Letersia Rilindase

Idetë iluministe• Përhapja e dijeve, e arsimit dhe e kulturës

kombëtare, që përbënte një nga drejtimet kryesore të Rilindjes e të iluminizmit shqiptar, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një nevojë që shtronte zhvillimi ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit, si një kusht i domosdoshëm i përparimit material e shpirtëror të kombit shqiptar.

• Përhapja e kulturës dhe e arsimit kombëtar do të ndihmonin në emancipimin e popullit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca e nga dasitë fetare, të mbjella nga sundimtarët osmanë

• Rilindësit e kuptuan këtë nevojë historike dhe iluminizmi i tyre i shërbente plotësimit të kësaj kërkese të shoqërisë shqiptare

Page 8: Letersia Rilindase

Iluminizmi me karakter politik• Iluminizmi shqiptar kishte edhe një karakter

politik, u bë armë e fuqishme e luftës çlirimtare. • Gërshetimi i shumanshëm i veprimtarisë

kulturore-arsimore me veprimtarinë politike përbën një nga veçoritë e iluminizmit të Rilindjes Shqiptare dhe të lëvizjes kombëtare të asaj periudhe.

• Në fazën e fundit të saj, nga gjithë pjesët përbërëse të kulturës shqiptare, mori përparësi zhvillimi i kulturës politike, që u dha tonin dhe frymën patriotike gjithë përbërësve të tjerë.

• Me rritjen e ngarkesës politike të kulturës në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX u forcua roli i shtypit dhe sidomos i publicistikës, jo vetëm me numrin e madh të botimeve brenda e jashtë vendit, por edhe me përmbajtjen kryesisht atdhetare

Page 9: Letersia Rilindase

Programi politik i Rilindjes

• Ideologjia e Rilindjes u konkretizua në programin e saj politik e kombëtar, i cili u përpunua gradualisht.

• Duke filluar nga vitet 30-40 të shek. XIX dhe u pasurua gjatë zhvillimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare.

• Thelbin e tij, si të çdo lëvizjeje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar

Page 10: Letersia Rilindase

Tiparet e drejtimit Letrar• Ringjallja nacionale, lëvrimi i shqipes si gjuhë e

kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur në rrafshin politik, këto ishin pikat kyçe të programit të lëvizjes së Rilindjes, prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar të shek. XIX, që u përurua në veprën “Këngët e Milosaos” (1836) të Jeronim de Radës për të marrë formën e plotë në veprat e Naim Frashërit, Pashko Vasës, Ndre Mjedës, Zef Serembes, Gavril Darës (të Riut), Andon Z. Çajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtës

Page 11: Letersia Rilindase

o Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrojtur me frymën e çlirimit kombëtar, me mallin e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftërave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

o Letërsia e Rilindjes u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në ngulimet e vjetra shqiptare.

o Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar e më pak njeriu tragjik.

o Në procesin e zhvillimit të saj nisën të integrohen gjithnjë e më shumë në të edhe idealet shoqërore demokratike të ndikuara nga orientimi në përgjithësi perëndimor i kulturës shqiptare të Rilindjes. Këtë prirje e shprehu në mënyrë poetike, Naim Frashëri, në vargjet sintetike: “Jak’ o dit’ e uruar, / Që lint nga perëndon”.

Page 12: Letersia Rilindase

Pjesë e këtij procesi ishte dhe o pasurimi i krijimtarisë letrare me idealet humaniste o për rilindjen e njeriut dhe lirinë e individit, për

përsosjen e tij morale dheo emancipimin e tij nga prangat e mesjetës, nga

mendësia e normat e moralit të saj që e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante në padije e errësirë.

o Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letërsisë shqipe botën shpirtërore të individit, dramat e kërkimet e tij morale, një botë në lëvizje e të trazuar, një shpirt të zgjuar nga gjumi mesjetar që e mpinte mendjen njerëzore.

Page 13: Letersia Rilindase

Letërsia arbëreshëo Brenda artit letrar arbëresh letërsia gojore, me llojet e saj

të ndryshme, pati një rëndësi parësore. o Nëpërmjet komunikimit gojor, pra nëpërmjet veprave të

“shkruara në mendje”, ajo bëri të mundur që të ruhej pasuria e madhe shpirtërore e trashëguar, përkatësisht e marrë me vete nga atdheu,

o Për arbëreshët rol të veçantë luajti sidomos poezia gojore, e cila me format e shumta të shtjellimit dhe me sinkretizmin e saj (tekstin, këndimin, vallëzimin) jo vetëm transponoi e shprehu disa nga tiparet dhe cilësitë kryesore të botës e të gjallimit arbëresh: nderin e krenarinë, trimërinë e flijimin, fatkeqësinë e pësimin, pastaj ngjarje e dukuri të lashta, që në vetëdijen e tyre kishin marrë përmasa gojëdhënore e mitike.

Page 14: Letersia Rilindase

• Në rrafshin tematik dhe motivor, në disa elemente të qenësishme, veprat letrare të shkruara u ndërlidhën me veprat e letërsisë gojore, sidomos me poezinë, gjë që ndodhi edhe në rrafshin e shtjellimit të strukturës tekstore e të sistemit shprehës si dhe të komunikimit e të ndikimit në marrësin. Mirëpo, shkrimtarët arbëreshë me veprat e shkruara e ngritën dhe e pasuruan traditën letrare paraprake në shumë aspekte e përbërës, qoftë si mënyrë perceptimi e shqiptimi, qoftë si strukturë gjuhësore shprehëse poetike