ligjerata 9 dr. fisnik dalipi

23
Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi 1

Upload: tracy

Post on 22-Jan-2016

80 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Internet. Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi. Revolucioni i Internetit në biznes. Electronic Commerce (EC) është procesi i blerjes, shitjes, transferit, ose shkëmbimit të prodhimeve, shërbimeve, edhe/ose informatave me ndihmën e rrjeteve kompjuterike, duke përfshirë këtu edhe Internetin - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Ligjerata 9

Dr. Fisnik Dalipi

1

Page 2: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Revolucioni i Internetit në biznes

• Electronic Commerce (EC) është procesi i blerjes, shitjes, transferit, ose shkëmbimit të prodhimeve, shërbimeve, edhe/ose informatave me ndihmën e rrjeteve kompjuterike, duke përfshirë këtu edhe Internetin

• Infrastruktura e EC është mjedis kompjuterik në rrjetë në selinë e kompanisë, shtëpi dhe qeveri

• E-Business përshkruan definimin më të zgjeruar të EC. Përfshin shërbimet e klientit si dhe veprimet ndërbiznesore. Shpeshherë përdoret si sinonim i EC.

2

Page 3: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Definimi i EC nga perspektiva tjera

Biznes proceset – zëvendësim i proceseve fizike biznesore me informacionin

Arsimimi – EC është një mundësi e shkëlqyer për online trajnime dhe mësime në shkollë, universitet, dhe organizata tjera.

Bashkëpunime– EC paraqet vend takim për bashkëpunime inter-organizative dhe intra-organizative.

Komuniteti – Vendtakimi i komunitetit (shoqërisë) për online takime, komunikime dhe bashkëpunime (Facebook, Twitter ...)

3

Page 4: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Definimi i E-Business

• E-business paraqet definim më të gjërë të EC, jo vetëm shitjen dhe blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve por edhe shërbimi ndaj klientëve, bashkëpunimi me biznes partnerët, e-mësimi (e-learning), si dhe transakcionet elektronike në organizatë.

• Sipas McKay dhe Marshall (2004), e-business paraqet shfrytëzimin e Internetit dhe teknologjive tjera informative për mbështetjen e tregtisë dhe për të përmirësuar performancën biznesore.

4

Page 5: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

E-Business fokusohet në:• Mediume të reja - interneti dhe protokolet e tija paraqesin mediumin më

të përshtatshëm/volitshëm me çmime më të favorshme apo më të lira për bartje/shpërndarje

• Lidhjet/mardhënjet – këmbimi i dokumenteve afariste,komunikimi dhe transakcionet ndërmjet partnerët afarist si dhe bashkpunëtorët

• Integrimi – realizimi i ndërlidhjeve (interfejseve) elektronike ndërmjet sistemeve ekzistuese (Legacy System) dhe aplikacioneve të reja të bazuara në internet të cilat për partnerët e ndryshëm janë të arritëshme-accessible. Si rrjedhë e kësajë janë të nevojshme përshtatjet në proceset interne të ndërmarjes (Business Process Reengineering-BPR)

• Kooperimi – bashkpunimi me partnerët. Produktet komplementare të cilat në E-Commerce aplikacionet ofrohen, e plotësojn ofertën vetanake/personale në interes të maksimizimit të dobisë- përfitimit të blerësve

5

Page 6: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Benefitet nga E-Business

• Benefitet për Kompanitë– Shtrija e tregtisë në nivel kombëtar dhe

ndërkombëtar– Ulja e kostos për krijimin, procesimin,

distribuimin, ruajtjen dhe nxjerrjen e informacioneve të shkruara në letër

– Zvogëlim të inventarit dhe stërmbushjes së depove duke praktikuar supply chain management

– Personalizimi i produkteve dhe shërbimeve – që krijon përparësi në konkurrencë

6

Page 7: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Benefitet nga E-Business

• Benefitet për klientët– Mundësi për klientët për të blerë apo për transakcione

tjera 24 orë në ditë, nga cilido vend i globit– Laramani ofertash– Produkte dhe shërbime më të lira duke iu mundësuar

klientëve të blejnë në disa vise duke bërë krahasime– Shpërndarje e shpejtë e produkteve apo shërbimeve

(sidomos produktet digjitale)– Klientët pranojnë informata në sekonda e jo për disa ditë e

javë– Pjesmarrje në e-Ankande (e-Auctions, si psh eBay)– EC lehtëson konkurencën, që rezulton në ulje çmimesh

7

Page 8: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Benefitet nga E-Business

• Benefitet për Shoqërinë– Shumë njerëz qasen nga shtëpitë e tyre, duke

reduktuar udhëtimet, e kjo redukton trafikun nëpër rrugë dhe ndotjen e ajrit

– Shitja e disa produkteve/shërbimeve me çmime më të lira paraqet satisfakcion për të varfërit

– Lehtësohet shpërndarja e shërbimeve publike me kostë të ulur, rritet efektshmëria dhe rritet kualiteti i tyre

8

Page 9: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve• B2B (Business-to-Business) – të gjithë pjesmarrësit në EC

janë organizata apo kompani. Sot, 85% e EC është B2B• B2C (Business-to-Consumer) – Amazon.com, Dell.com. Ky

tip i EC quhet edhe e-tailing.• B2B2C (Business-to-Business-to-Consumer) – një

kompani ofron produkte apo shërbime për një kompani tjetër që e ka klient. Ky klient i ka konsumatorët e vet. Shembull: një kompani A në US që e pagon AOL (America On Line) të iu mundësoj klientëve të kompanisë A Internet shërbime.

9

Page 10: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve• C2B (Consumer-to-Business) – individët që e përdorin për tu

shitur produkte apo shërbime kompanive apo individëve tjerë. Shembull: Priceline.com

• M-commerce (Mobile Commerce) – transaksionet e EC që kryhen në mjedis wireless (pa tela)

• B2E (Business-to-Employees) – kemi kur kompania/organizata ua shet produktet apo shërbimet puntorëve të saj (psh: www.maybelline.com)

• C-commerce (Collaborative Commerce) – kur individe apo grupe komunikojnë apo bashkëpunojnë online. Për shembull kur biznes partnerët në vise të ndryshme dizajnojnë së bashku një produkt (psh Boeing, Dell)

10

Page 11: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Klasifikimi i EC sipas natyrës së transaksioneve apo interaksioneve• C2C (Consumer-to-Consumer) – kur një konsumatorë kryen

transaksione me një konsumator tjetër (psh shitja e pronës, veturave, shërbime konsultuese etj)

• E-Learning – trajnimet apo arsimimi formal i kryer online (psh universitetet virtuale apo E-University)

• E-Government – kur një entitet (institucion) qeveritar blen apo shet produkte, shërbime apo informacione nga/për kompanitë/organizatat (Mund të jetë G2B apo G2C)

• Nonbusiness EC – kur institucionet jobiznesore si universitetet, OJQ, organizatat religjioze apo sociale, agjensitë qeveritare e përdorin EC per shkurtimin e shpenzimeve të tyre.

11

Page 12: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Rëniet dhe ngritjet e EC

• EC paraqet një fushë të re me baza të reja studimore teorike dhe shkencore

• Në zanafillën e EC : Amazon.com, eBay.com, AOL dhe Yahoo!.

• Që nga viti 2001 Google i tejkalon kompanitë e sipërshënuara dhe akoma mbetet Nr 1 duke iu falenderuar modeleve inovative të EC me reklama/njoftime online. I ka mundur të gjithë konkurentët duke i blerë të njëjtat (si psh DoubleClick për 3.1 miliard dollar)

12

Page 13: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Rëniet dhe ngritjet e EC

• Nga viti 1999 shumë EC kompani, sidomos nga B2C dhe B2B bankrotuan (si psh eToys, Xpeditor, MarchFirst, Chemdex.com, Verticalnet.com)

• Arsyeja e bankrotimit(falimentimit): mungesa financiare, përvoja e dobët me marketingun në mjedis elektronik si dhe menaxhimi i dobët me inventarin dhe distribuimin.

• Viteve të fundit kemi rritje të efikasitetit/suksesit të EC kompanive si eBay, Google, Yahoo, Cisco, IBM, Intel, Expedia.com, Bluenile.com etj.

13

Page 14: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Rëniet dhe ngritjet e EC

• Në 1998 shitblerjet me B2C në US ishin 43 miliard $, • Në 2005 shitblerjet me B2C ishin 81 miliard $, 95 miliard $ në 2006

dhe parashikohet që në 2010 të jenë 144 miliard $.• Në 2006 shitblerjet me B2B ishin 7 trilion $.• Më 2010 71% e online përdoruesve e përdorin Internetin për

shitblerje për dallim nga 65% që ishin në v. 2005.• Në vitin 2012 shitblerjet me B2C në US arritën në 225.5 miliard $.• Ndërsa lider botëror në vitin 2012 është EU me shitblerjet B2C që

arritën vlerën prej 276.5 miliard €

*Referencat: a) statista.com,b)http://www.retailexcellence.ie/images/uploads/downloads/members_resources/Europe_B2C_Ecommerce_Report_2013.pdf

14

Page 15: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

EC dhe Web 2.0

• Termi Web 2.0 për herë të parë përdoret nga O’Reilly Media në 2004 – gjenerata e dytë e internetit

• Në Web 2.0 njerëzit bashkëpunojnë, shpërndajnë informata online me faqe për rrjeta sociale (Facebook, Twitter), wiki (Wikipedia.org), blogjet (ditarët elektronik si blogspot.com).

• Web 2.0 – platformë nga përdoruesit për përdoruesit.• Paraqitje e faqeve dinamike: Library 2.0, Business 2.0,

Enterprise 2.0, Government 2.0 etj.

15

Page 16: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

EC dhe Web 2.0

16

Page 17: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Interneti dhe virtualiteti

• Si bazë e zhvillimit të e-businessit paraqitet një dimenzion i ri në mardhënjet ekonomike, e ajo është bota virtuale e tregtisë elektronike e cila zhvillohet nëpërmjet kanaleve digjitale të të dhënave.

• Në këtë kontekst termi Virtual paraqet:” diçka e cila është artificiale, e mundëshme, diçka e cila vepron, sikur të ishte, si mudësi apo aftësi për të ekzistuar, për të qenë prezent aty (Duden –fjalor gjerman) apo:

diç - “existing in the mind, especially as a product of imagination” (Amerikan Heritage Dictionary).

17

Page 18: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Interneti dhe virtualiteti

• Kjo do të thotë se qeverisja me informatat digjitale si form e komunikimit jo-real përbëhet ekskluzivisht në bazë të një bashkimit apo kombinimit të kanaleve të të dhënave respektivisht kanaleve Informative.

• Në bazë të rëndësisë së Informacionit si faktorë mbështetës, autonom,dhe konkurues (që sjell përparsi komparative-konkuruese), si dhe rritjes së digjitalizimit, në të ardhmën do të mundë të flasim për dy nivele të biznesit:

- Përkrah nivelit real të produkteve fizike respektivisht shërbimeve (niveli real i biznesit), do të zhvillohet edhe një

- nivel elektronik i të dhënave digjitale respektivisht kanaleve komunikuese pra niveli virtual i biznesit.

18

Page 19: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Organizatat VirtueleParaqesin organizata gjeografikisht të dislocuara të cilat janë

të ndërlidhura në bazë të interesit të përbashkët, kurse bashkpunimi realizohet nëpërmjet punëve të pamvarura të tyre, nëpërmjet hapsirës dhe kohës, me ndihmën e teknologjive informative dhe telekomunikuese

Grup i identifikuar i njerzëve apo organizatave të cilët në mënyrë të konsiderueshme më shumë i shfrytzojnë informatat dhe teknologjitë komunikuese se sa interakcionet fizike.

Organizatat Virtuele janë të organizuara si:TELEWORKZYRAT VIRTUELEEKIPET VIRTUELE

19

Page 20: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

TELEWORKTelework – puna e të punësuarit në distancë (largësi)Lokacioni i vendit të punës mundet të jetë: Në shtëpi – të punësuarit qeverisin me dinamikën e punës

dhe kohës së punës, dhe i u janë siguruar të gjtha mjetet teknike

Satellite office – zyrat të larguara nga selia e ndërmarjes, të punësuarit e ndajnë hapsirën punuese, zvoglojnë kohën dhe shpenzimet e komunikimt

Mobile office – aplikohet te agjentët tregtarTelecentre – zyra ku ndahet hapsira me të punsuarit e

ndërmarjeve tjera20

Page 21: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

ZYRA VIRTUALEKoncepti i ri i organizimit t zyrës aplikohet në: - zyrat për telework - zyrat klasike në ndërmarjeLlojet e zyrave virtuele janë: - Hot desk environment – të punësuarit për çdo ditë i

caktohet tavolin/byro tjetër, dhe i mundësohet qasje postës elektronike dhe të dhënave kompjuterike.

- Hotelling – të punësuarit kohën më të madhe të punës së tyre e kalojnë te pala/klijenti i tyre duke e shfrytëzuar veglat dhe resurset e tij – ngjajshëm si vizitori në hotel

- Touchdown office – të punësuarve iu ndahet hapësira (vendi) e punës kur të vijnë në punë sipas principit “ first come-first serve”

21

Page 22: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

Ekipet VirtualeFormohen shkaku i punëve jorutinore për të cilat

ndërmarrjet nuk kanë ekspert të aftësuarFormohen ekipe të ekspertëve të cilët mundet të jenë

fizikisht të ndarë/ në distanca të ndryshme, fleksibil në ndyshymin e kushteve të rrethinës

Posedojnë aftësi/shkathtësi komplementare dhe qëllime të pamvarura, i përbëjnë të punësuarit të cilët punojn nëpër shtëpi dhe grupe të vogla nëpër zyra.

22

Page 23: Ligjerata 9 Dr. Fisnik Dalipi

23

PYETJE???

Thank You!Thank You!