liqeni i shkodres · punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit zogaj, që kryhet...

2
Shiroka Shiroka ndodhet në këmbët e Malit të Taraboshit, në perëndim të Liqenit të Shkodrës, vetëm 5-6 km larg qytetit. Ai ka qenë një fshat peshkatarësh, emri i të cilit ka ardhur nga shenjtori Shën Rroku i Montpeliesë, ndihmës i të sëmurëve me murtajë. Në nder të tij është ngritur edhe Kisha e Shën Rrokut ku festohet edhe dita me të njëjtin emër. Ndërsa 6 km më tej, në pjesën veriperëndimore të Liqenit,ndodhet fshati Zogaj. Meqenëse kjo pjesë e bregut të Liqenit është vend kurativ balnear, me mikroplazhe të ndërtuara mbi zhavorret, ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e vizitorëve të ndry- shëm, sidomos të qytetarëve të Shkodrës në ditët e nxehta të verës. Duke parë gjithë këto vlera, edhe mbreti i dikurshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu, pati ngritur në Shirokë një rezidencë verore. Katundi i Shirokës është mjaft i vjetër dhe këtë mund ta vërtetojnë disa zbulime arkeologjike që janë bërë në afërsi të tij, në vendin e quajtur “ullini i vetun”, në vitin 1959. Këtu u gjetën disa sëpata bronzi, që ruhen në Muzeun e qytetit. Në Shirokë sot shohim përveç shtëpive të banuara, edhe 40 troje, të cilat fillojnë sapo lë Zarufen dhe shkojnë deri në ekstremin tjetër perëndimor. Këto troje vazhdojnë edhe në mes të Zarufes dhe Urës së Bunës, e njohur dikur me emrin Kazenë.Toponimin e këtij katundi (Shirokë) e gjejmë që në dokumentet e shkruara të vitit 1610 dhe në regjistra të ndry- shme të viteve 1745, 1760, kurse si patronim e gjejmë në vitin 1416-17.Megjithatë, kjo zonë nuk përmendet si një zonë shumë e spikatur, arkeologjike dhe historike. Për t’u përmendur janë kisha dhe Vila e Zogut në lagjen Shirokë dhe xhamia në lagjen Zogaj.Një element shumë i spikatur arkitektonik dhe historik mbetet vila madhështore eMbretit Zog, e ndërtuar e gjitha me gurë,karakteristikë e zonës. Të gjitha shtëpitë e vjetra, disa dhjetëra vjeçare, si dhe shtëpitë e reja të ndërtuara në vitet e fundit, janë ndërtuar me gurë të zonës, duke ruajtur vazhdimësinë e traditës.Një zonë tjetër me vlera të veçanta është dhe pylli i selvive rreth lagjes Shirokë. LIQENI I SHKODRES Shkodra Qytet unikal, me histori 2500-vjeçare, i vendosur buzë liqenit, i rrethuar nga tre lumenj. Ka pozitë gjeografike të favorshme, që ruan vlera turistike.E banuar prej kohës së ilirëve, historikisht ka qenë portë hyrëse në Ballkan, me lidhje të shumta diplomatike, tregtare dhe kulturore.Shtrihet për rreth 16,46 km² [4] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumen- jtë Drin , Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spi- kasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik . Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe , e kanotazhi nepër lumenj [5] [6] . Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit , Sarda nëVau Dejës deri në Razëm , Shkrel , Bogë , Theth , Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera. Qyteti ruan 90 monumente, ku spikasin ato antike e mesjetare. Djep i kulturës,që lindi dijetarë, muzikantë, poetë dhe piktorë të mëdhenj. Me 110 mijë banorë, sot është një qendër e rëndësishme ekonomike e tregtare, me universitet dhe institucione të rëndësishme Liqeni Shkodres Përpara Shirokës shtrihet Liqeni, që është i gjatë rreth 45 km, i gjanë 14 km me thellësi 13 m e sipërfaqe 368 km2. Liqeni është 6 m mbi nivelin e detit. Sasia e ujit nuk është përherë e njëjtë. Gjatë verës paraqet minimumin, ndërsa gjatë dimrit mbushet prej Kirit e Drinit, të cilët me rrymën e tyre, në vend që të drejtohen nga deti, drejtohen nga Liqeni.Në bregun e përtejmë, kah Verilindja, në një fushë të blertë e pjellore, vijnë katundet e Buzës së Ujit, Kas- tratit,Koplikut, Vrakës e pastaj qyteti i Shkodrës. Sipër këtyre larto- hen si viganë malet e Mbishkodrës ose të Malësisë së Madhe e të Dukagjinit.Në këtë liqen derdhet Moraça, e cila për disa kohë shihet se bën herë-herë një si vijë në liqen; prej Liqenit, pikërisht tek Guri i She Njonit, zë fill Buna, e cila, nëpër urë të Bahçallekut, merr me vete Drinin e të dy bashkë, duke gjarpëruar derdhen në Detin Adriatik, pranë Pulajve dhe Shën Nikollit, duke krijuar një ishull në mes të lumit. Buna ka pasur e ka një rëndësi të madhe se është i lundrueshëm: verës,deri në Obot e dimrit, deri në Shkodër.Në Liqen, përveç Moraçës, derdhet Cemi, Prroi i Thatë, që del prej Radohine e Prroi i Banushit Rrjollit. Dikur edhe Kiri, thonë se derdhej në Liqen. Përveç pjesëve që shtrihen gjatë shpatit të maleve, fundi i Liqenit është krejtësisht baltë e lym dhe i pasur me bimë ujtëse. Edhe vetë ujët e tij është i pasur me plankton.Këto kushte si edhe ato fiziko-kimike e bëjnë Liqenin e Shkodrës një ndër liqenet më të pasur të Shqipërisë për nga fauna ihtiologjike.Pjesën në të madhe të pellgut të Mbishkodrës e zë Liqeni homonim. Ky liqen i madh prej 368 km2 mesatarisht ushqehet jo vetëm nga përrenjtë dhe burimet ekësaj grope, por edhe nga Moraça. Zbrazja e tij bëhet nga Buna, përveç rrjedhjeve nëntokësore të mundshme. Një nga veçoritë kryesore të Liqenit të Shkodrës është amplituda e madhe e luhat- jeve të tij (2.5 metra mesatarisht dhe deri në 5 metra e më shumë në raste të veçanta) që i detyrohen jo aq fort regjimit të çrregullt të reshjeve në këtë zonë, sesa lidhjes së tij të ngushtë me Bunën dhe nëpërmjet saj me Drinin. Ky i fundit, për shkak të forcës së tij të madhe në stinën e dimrit, e kthen rrjedhjen e Bunës drejt Liqenit,gjë që rrit së tepërmi amplitudën e luhatjeve të nivelit të Liqenit. Në luhatjet e mëdha të nivelit të Liqenit nuk duhet mën- januar ndikimi i Shirokut, i cili shtyn ujërat e liqenit nga bregu perëndimor në atë lindor. Amplituda e madhe e luhat- jeve të nivelit të Liqenit sjell ndryshime të ndjeshme të vijës së bregut lindor të Liqenit e si pasojë edhe të sipërfaqes së tij. . Edhe regjimi i temperaturës së ujit të Liqenitështë orig- jinal për shkak të cektësisë së ujërave të tij.Nga vrojtimet e bëra del se ndryshimi i temperaturës së ujërave sipërfaqësore dhe atyre të fundit të Liqenit është aq i vogël, sa mund të flitet për homotermi Fshati Zogaj Shtrihet përbri Liqenit të Shkodrës, 3-4 km përtej fshatit të Shirokës, bash në kufi me Malin e Zi. Është edhe ky një fshat i vjetër peshkatarësh, pothuajse me të njëjtat karakteristika, qoftë përsa i përket terrenit e klimës, ashtu edhe traditave ekonomike e kulturore. Por mund të thuhet sa banorët e këtij fshati për një seri faktorësh, kanë arritur t’i rezistojnë më fort tundimeve të qytetit e nuk kanë pësuar ato ndryshime demografike si të Shi- rokës. Ndër këto mund të përmendim edhe faktin se distanca me qytetin ka qenë më e madhe. Gjithashtu ku- shtet natyrore të zonës, kanë ofruar më shumë resurse bujqësore e blegtorale Shtëpitë: Fatkeqësisht nuk ka një studim të mirëfilltë për traditat e këtij fshati në ndërtimin e banesave apo të veprimtarive të tjera ndihmëse, si: blegtoria, kopshtaria, olivikultura, bletaria, etj.. Në brendësi të Zogajve, vihen re menjëherë disa shtëpi të vjetra një e dykatëshe, të ndërtuara me gurë të malit përbri. Guri është përdorur kudo, jo vetëm në ndërtim shtëpish, por dhe në shkallë e kalldrëme rrugësh e rrugicash, me një stil të veçantë, me rrasa të mëdha e të lidhura me kujdes. Peshkimi ka qenë baza ekonomike e familjeve zaganjore. Pothuaj çdo familje kishte një ose disa meshkuj të përfshirë në këtë veprimtari. Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet ekskluzivisht nga gratë. Në çdo shtëpi punoheshin qilima prej leshi, të llojeve e madhësive të ndryshme, sipas një teknologjie tradicionale të trashëguar brez pas brezi. Qilimat e shendiletat e Zogajve shquhen jo vetëm për cilësi të lartë punimi, por edhe për trajtim artistik tepër të larmishëm e origjinal, me ngjyra e motive që të befasojnë. Sot ende gra e vajza të këtij fshati endin qilima për treg në tezgjahët e vjetër prej druri, si pak vende që kanë mundur ta vazhdojnë e ta përtërijnë këtë traditë. Shirokasit, ashtu si banorët e fshatit fqinj Zogaj, janë shquar gjithnjë si lundërtarë të mirë. Ndërsa zaganjorët në lashtësi janë dalluar për ndërtimine mjeteve të lundrimit të tipit Liburn.Ata janë lundërtarët e vetëm në të gjithë brigjet e liqenit të Shkodrës që i kanë shkelur dhe njohin çdo pëllëmbë të këtyre brigjeve

Upload: others

Post on 26-Dec-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: LIQENI I SHKODRES · Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet ekskluzivisht nga gratë. Në çdo shtëpi punoheshin qilima prej leshi, të llojeve

Shiroka Shiroka ndodhet në këmbët e Malit të Taraboshit, në perëndim të Liqenit të Shkodrës, vetëm 5-6 km

larg qytetit. Ai ka qenë një fshat peshkatarësh, emri i të cilit ka ardhur nga shenjtori Shën Rroku i

Montpeliesë, ndihmës i të sëmurëve me murtajë. Në nder të tij është ngritur edhe Kisha e Shën Rrokut

ku festohet edhe dita me të njëjtin emër. Ndërsa 6 km më tej, në pjesën veriperëndimore të

Liqenit,ndodhet fshati Zogaj. Meqenëse kjo pjesë e bregut të Liqenit është vend kurativ balnear, me

mikroplazhe të ndërtuara mbi zhavorret, ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e vizitorëve të ndry-

shëm, sidomos të qytetarëve të Shkodrës në ditët e nxehta të verës. Duke parë gjithë këto vlera, edhe

mbreti i dikurshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu, pati ngritur në Shirokë një rezidencë verore.

Katundi i Shirokës është mjaft i vjetër dhe këtë mund ta vërtetojnë disa zbulime arkeologjike që janë

bërë në afërsi të tij, në vendin e quajtur “ullini i vetun”, në vitin 1959. Këtu u gjetën disa sëpata

bronzi, që ruhen në Muzeun e qytetit. Në Shirokë sot shohim përveç shtëpive të banuara, edhe

40 troje, të cilat fillojnë sapo lë Zarufen dhe shkojnë deri në ekstremin tjetër perëndimor. Këto troje

vazhdojnë edhe në mes të Zarufes dhe Urës së Bunës, e njohur dikur me emrin Kazenë.Toponimin e

këtij katundi (Shirokë) e gjejmë që në dokumentet e shkruara të vitit 1610 dhe në regjistra të ndry-

shme të viteve 1745, 1760, kurse si patronim e gjejmë në vitin 1416-17.Megjithatë, kjo zonë nuk

përmendet si një zonë shumë e spikatur, arkeologjike dhe historike. Për t’u përmendur janë kisha dhe

Vila e Zogut në lagjen Shirokë dhe xhamia në lagjen Zogaj.Një element shumë i spikatur arkitektonik

dhe historik mbetet vila madhështore eMbretit Zog, e ndërtuar e gjitha me gurë,karakteristikë e zonës.

Të gjitha shtëpitë e vjetra, disa dhjetëra vjeçare, si dhe shtëpitë e reja të ndërtuara në vitet e fundit,

janë ndërtuar me gurë të zonës, duke ruajtur vazhdimësinë e traditës.Një zonë tjetër me vlera të

veçanta është dhe pylli i selvive rreth lagjes Shirokë.

LIQENI I

SHKODRES

Shkodra Qytet unikal, me histori 2500-vjeçare, i vendosur buzë liqenit, i rrethuar nga tre lumenj. Ka pozitë

gjeografike të favorshme, që ruan vlera turistike.E banuar prej kohës së ilirëve, historikisht ka

qenë portë hyrëse në Ballkan, me lidhje të shumta diplomatike, tregtare dhe kulturore.Shtrihet për

rreth 16,46 km²[4] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumen-

jtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spi-

kasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga

Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km

mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj[5] [6].

Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.Në rrethin e Shkodrës ndodhen

hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit

kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë

vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e

malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda nëVau Dejës deri

në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera. Qyteti ruan

90 monumente, ku spikasin ato antike e mesjetare. Djep i kulturës,që lindi dijetarë, muzikantë,

poetë dhe piktorë të mëdhenj. Me 110 mijë banorë, sot është një qendër e rëndësishme ekonomike

e tregtare, me universitet dhe institucione të rëndësishme

Liqeni Shkodres Përpara Shirokës shtrihet Liqeni, që është i gjatë rreth 45 km, i gjanë

14 km me thellësi 13 m e sipërfaqe 368 km2. Liqeni është 6 m mbi nivelin e detit. Sasia e ujit nuk është përherë e njëjtë. Gjatë verës

paraqet minimumin, ndërsa gjatë dimrit mbushet prej Kirit e Drinit,

të cilët me rrymën e tyre, në vend që të drejtohen nga deti, drejtohen nga Liqeni.Në bregun e përtejmë, kah Verilindja, në

një fushë të blertë e pjellore, vijnë katundet e Buzës së Ujit, Kas-

tratit,Koplikut, Vrakës e pastaj qyteti i Shkodrës. Sipër këtyre larto-hen si viganë malet e Mbishkodrës ose të Malësisë së Madhe e të

Dukagjinit.Në këtë liqen derdhet Moraça, e cila për disa kohë shihet

se bën herë-herë një si vijë në liqen; prej Liqenit, pikërisht tek Guri i She Njonit, zë fill Buna, e cila, nëpër urë të Bahçallekut, merr me vete Drinin e të dy bashkë, duke gjarpëruar derdhen në Detin Adriatik, pranë Pulajve

dhe Shën Nikollit, duke krijuar një ishull në mes të lumit. Buna ka pasur e ka një rëndësi të madhe se është i

lundrueshëm: verës,deri në Obot e dimrit, deri në Shkodër.Në Liqen, përveç Moraçës, derdhet Cemi, Prroi i Thatë, që del prej Radohine e Prroi i Banushit të Rrjollit. Dikur edhe Kiri, thonë se derdhej në Liqen.

Përveç pjesëve që shtrihen gjatë shpatit të maleve, fundi i Liqenit është krejtësisht baltë e lym dhe i pasur me

bimë ujtëse. Edhe vetë ujët e tij është i pasur me plankton.Këto kushte si edhe ato fiziko-kimike e bëjnë Liqenin e Shkodrës një ndër liqenet më të pasur të Shqipërisë për nga fauna ihtiologjike.Pjesën në të madhe të

pellgut të Mbishkodrës e zë Liqeni homonim. Ky liqen i madh prej 368 km2 mesatarisht ushqehet jo vetëm nga

përrenjtë dhe burimet ekësaj grope, por edhe nga Moraça. Zbrazja e tij bëhet nga Buna, përveç rrjedhjeve nëntokësore të mundshme. Një nga veçoritë kryesore të Liqenit të Shkodrës është amplituda e madhe e luhat-

jeve të tij (2.5 metra mesatarisht dhe deri në 5 metra e më shumë në raste të veçanta) që i detyrohen jo aq fort

regjimit të çrregullt të reshjeve në këtë zonë, sesa lidhjes së

tij të ngushtë me Bunën dhe nëpërmjet saj

me Drinin. Ky i fundit, për shkak të forcës së tij të madhe në stinën e dimrit, e kthen rrjedhjen e Bunës drejt Liqenit,gjë që

rrit së tepërmi amplitudën e luhatjeve të nivelit të Liqenit.

Në luhatjet e mëdha të nivelit të Liqenit nuk duhet mën-januar ndikimi i Shirokut, i cili shtyn ujërat e liqenit nga

bregu perëndimor në atë lindor. Amplituda e madhe e luhat-

jeve të nivelit të Liqenit sjell ndryshime të ndjeshme të vijës së bregut lindor të Liqenit e si pasojë edhe të sipërfaqes së

tij. . Edhe regjimi i temperaturës së ujit të Liqenitështë orig-

jinal për shkak të cektësisë së ujërave të tij.Nga vrojtimet e bëra del se ndryshimi i temperaturës së ujërave sipërfaqësore

dhe atyre të fundit të Liqenit është aq i vogël, sa mund të

flitet për homotermi

Fshati Zogaj Shtrihet përbri Liqenit të Shkodrës, 3-4 km përtej fshatit të Shirokës, bash në kufi me Malin e Zi. Është edhe

ky një fshat i vjetër peshkatarësh, pothuajse me të njëjtat karakteristika, qoftë përsa i përket terrenit e klimës, ashtu edhe traditave ekonomike e kulturore. Por mund të thuhet sa banorët e këtij fshati për një seri faktorësh,

kanë arritur t’i rezistojnë më fort tundimeve të qytetit e nuk kanë pësuar ato ndryshime demografike si të Shi-

rokës. Ndër këto mund të përmendim edhe faktin se distanca me qytetin ka qenë më e madhe. Gjithashtu ku-shtet natyrore të zonës, kanë ofruar më shumë resurse bujqësore e blegtorale

Shtëpitë: Fatkeqësisht nuk ka një studim të mirëfilltë për traditat e këtij fshati në ndërtimin e banesave apo të

veprimtarive të tjera ndihmëse, si: blegtoria, kopshtaria, olivikultura, bletaria, etj.. Në brendësi të Zogajve, vihen re menjëherë disa shtëpi të vjetra një e dykatëshe, të ndërtuara me gurë të malit përbri. Guri

është përdorur kudo, jo vetëm në ndërtim shtëpish, por dhe në shkallë e kalldrëme rrugësh e rrugicash, me një

stil të veçantë, me rrasa të mëdha e të lidhura me kujdes. Peshkimi ka qenë baza ekonomike e familjeve zaganjore. Pothuaj çdo familje kishte një ose disa meshkuj të

përfshirë në këtë veprimtari.

Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet ekskluzivisht nga gratë. Në çdo shtëpi punoheshin qilima prej leshi, të llojeve e madhësive të ndryshme, sipas një teknologjie tradicionale

të trashëguar brez pas brezi. Qilimat e shendiletat e Zogajve shquhen jo vetëm për cilësi të lartë punimi, por

edhe për trajtim artistik tepër të larmishëm e origjinal, me ngjyra e motive që të befasojnë. Sot ende gra e vajza të këtij fshati endin qilima për treg në tezgjahët e vjetër prej

druri, si pak vende që kanë mundur ta vazhdojnë e ta përtërijnë këtë traditë. Shirokasit, ashtu si banorët e

fshatit fqinj Zogaj, janë shquar gjithnjë si lundërtarë të mirë. Ndërsa zaganjorët në lashtësi janë dalluar për ndërtimine mjeteve të lundrimit të tipit Liburn.Ata janë lundërtarët e vetëm në të

gjithë brigjet e liqenit të Shkodrës që i kanë shkelur dhe njohin çdo pëllëmbë të këtyre brigjeve

Page 2: LIQENI I SHKODRES · Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet ekskluzivisht nga gratë. Në çdo shtëpi punoheshin qilima prej leshi, të llojeve

Buna: Buna është lum tipik fushor. Ky lum që del nga Liqeni i

Shkodrës, ka një prurje të

madhe, 321m3/s dhe një koeficent të lartë rrjedhjeje (82% në

Shkodër). Kur merr

ujërat e Drinit, prurja e tij më se dyfishohet (671 m3/s). Buna

është një lum i qetë dhe rrjedh nëpër fushë me degëzime të

shumta derisa del në det me një deltë.

Regjimi i Bunës riprodhon besnikërisht atë të Drinit me lu-

hatje të mëdha të nivelit

dhe me fryrje të njëkohshme.

Deri në fillim të shek. XX nëpër Bunë lundronin edhe vapore

me ngarkesë të vogël,

që arrinin deri në tregun e Shkodrës, duke i dhënë këtij qyteti

tiparet e një porti

detar. Përveç transportit të mallrave, ky lum pati një rëndësi të madhe edhe për

peshkim. Sasi të mëdha peshqish, zbritnin nga Liqeni në det e njëkohësisht, sasi

të tjera ngjiteshin nga deti ne Liqen, nëpërmjet Bunës.

Gjatë shekullit të kaluar, me derdhjen e një dege të Drinit (Drinasës) në Bunë, ky

lum i ndryshoi tiparet e tij. Drinasa, në njërën anë shtoi sasinë e ujit dhe e nxitoi

rrjedhën e Bunës, në anën tjetër, me llumin dhe rërën që solli, mbushi shtratin e tij.

Nga kjo, shtrati i Bunës nuk është më në gjendje të përmbledhë të gjithë sasinë e

ujit dhe në vjeshtë e pranverë vërshon fushat djathtas e majtas. Mbushja e shtratit

pakësoi mundësinë e lundrimit të anijeve në pjesën e sipërme, ndërsa sjellja e

ujërave të turbullta, shtimi i rrjedhës dhe pakësimi i thellësisë penguan edhe

vajtjen e ardhjen e peshqve.

Të Dhëna mbi Florën, Faunën dhe Ekosistemet e Zonës.

Vlerësim i habitateve dhe i llojeve me interes në bregun e Liqenit të

Shkodrës; Zona Shirokë – Zogaj Liqeni i Shkodrës dhe kryesisht zona e Shirokë – Zogaj, përbën një kompleks

habitatesh të shumtë, të përshtatshëm për praninë e një larmie organizmash të

gjallë. Ky diversitet i lartë biologjik i dedikohet veprimit të faktorëve favorizues,

kryesisht të karakterit ekologo-gjeografik. Për Liqenin e Shkodrës njihen afër 850 lloje bimore dhe 600 lloje shtazore. Në

pellgun e Liqenit të Shkodrës njihen rreth 1900 lloje bimore dhe ndoshta 3500-

4000 lloje shtazore. Flora dhe fauna e Liqenit ka elemente detare, ndonëse me prevalencë të vogël.

Shkaku i kësaj dukurie duhet të lidhet ndoshta me hyrjen e tyre nëpërmjet Bunës

Si të tillë përmendim bimën Zostera marina, gaforren Echinogammarus veneris, si dhe shumë lloje peshqish që shfaqin dukurinë e migrimit biologjik për në det.

Flora e fauna e Liqenit të Shkodrës karakterizohet nga një endemizëm i ulët. Si

endemike konsiderohet bima Quercus robur scutariensis dhe ndoshta Trapa natans (nënlloji i Liqenit të Shkodrës).

Nga kafshët endemike përmendim peshqit Pachychilon pictum dhe Salmothymus

obtusirostris zetensis, bretkosën Rana shqiperica, oligoketin Peloscolex scodraensis, si dhe disa gaforre amfipodë, kryesisht të gjinisë Niphargus. Numri i

endemikëve shumëfishohet nëse shqyrtojmë krejt florën dhe faunën e pellgut të

Liqenit të Shkodrës. Në kategoritë e larta taksonomike dukuria e endemizmit mungon.

Një interes të veçantë paraqesin reliktet e terciarit, që sot banojnë në Liqenin e Shkodrës. Si të tilla përmendim bimën Utricularia vulgaris dhe ndër kafshët, disa

specie amfipodësh të gjinisë Typhlogammarus.

Fauna autoktone e peshqve karakterizohet gjithashtu si faunë e vjetër terciare. Afër 700 lloje bimësh dhe kafshësh mikroskopike gjenden sipër dhe midis

makrofiteve të bregut. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetin ushqimor të këtij

ekosistemi. Në disa grupe gjallesash, sidomos Amphipoda, Mollusca, Pisces, Amphibia,

Reptilia, etj., gjen gati aq nënlloje, sa edhe lloje. Në shumë lloje vihen re shfaqjet e

polimorfizmit të individëve në popullatë. Për disa lloje peshqish e amfibësh njihen format hibride. Gjithë këto shembuj shprehin diversitet gjenetik, një zhvillim

evolutiv nëpërmjet dukurisë së përzgjedhjes natyrore. Janë evidentuar 20 lloje bimore dhe 123 shtazore ujore të kërcënuara. Në këtë numër përfshihen llojet në zhdukje, të kërcënuara, të rralla, endemike, me vlera shkencore dhe ato me informacion jo të plotë për kategorizim.

Flora Listohen bimët makrofite të Liqenit në kuptimin jo vetëm të bimëve, të cilat rriten e

zhvillohen në mjedisin e mirëfilltë ujor, por edhe të bimëve të cilat takohen në

brigjet e Liqenit. Një përfshirje e tillë në rastin konkret bëhet e nevojshme për faktin

se fluktacionet e nivelit të ujit shkaktojnë përmbytje të sipërfaqeve të tëra tokësore

duke bërë që për periudha të caktuara të vitit në mjedisin ujor të rriten edhe bimë

të brigjeve të liqenit.

Për më tepër, në disa raste gjatë periudhës së ngrohtë në tokat dhe livadhet e

lagështa e me ujë, edhe në ato jo fare pranë liqenit, por që mbushen me ujë gjatë

dimrit, takohen bimë tipike ujore si lkoni i bardhë dhe lkoni i verdhë. Ndërmjet

bimëve drunore disa janë të introduktuara

Fauna e LiqenitFauna e Liqenit •Liqeni ka nje baze te bollshme ushqimore qe mundeson nje faune mjaft te pasur.

Ketu gjenden rreth 65 lloje peshku ku permendet krapi, ngjala, qefulli,

kubla, gjuhca etj 240 lloje shpendesh si, pelikanet, rosat e egra, shapkat, fllanxat, patat e egra, 240 lloje shpendesh si, pelikanet, rosat e egra, shapkat, fllanxat, patat e egra,

karabullaket, pulbardhat etjkarabullaket, pulbardhat etj

Numeri i larte i llojeve dhe individeve te shpendeve te liqenit vjen dhe prej faktit Numeri i larte i llojeve dhe individeve te shpendeve te liqenit vjen dhe prej faktit

qe liqeni i Shkodres ndodhet ne njeren prej rrugeve te migrimit te shpendeve te qe liqeni i Shkodres ndodhet ne njeren prej rrugeve te migrimit te shpendeve te

Evropes, ate nepermjet rruges se Ballkanit, si dhe mundesise per ti riperterire dhe Evropes, ate nepermjet rruges se Ballkanit, si dhe mundesise per ti riperterire dhe

shtuar kete kapacitet me ane te folezimeve dhe kolonizimit ne kete liqenshtuar kete kapacitet me ane te folezimeve dhe kolonizimit ne kete liqen

Aktivitete ujore sportiveAktivitete ujore sportive