llogaridhËnia dhe transparenca nË komunËn e...
TRANSCRIPT
LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA NË KOMUNËN E
DRENASIT
1
PËRMBAJTJA
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ........................................................................................... 2
METODOLOGJIA .................................................................................................................... 3
HYRJE ....................................................................................................................................... 4
REFORMA NË ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE PROJEKTI WEBER ....................... 5
INTERPRETIMI I REZULTATEVE ..................................................................................... 6
A) SHËRBIMI PUBLIK DHE MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE ...................................................... 6
B) LLOGARIDHËNIA ..................................................................................................................................... 11
GJETJE TË TJERA ................................................................................................................ 14
A) RISTRUKTURIMI I BRENDSHËM I ADMINISTRATËS PUBLIKE NË DRENAS......................................... 14
B) TRANSPARENCA DHE QASJA NË DOKUMENTET PUBLIKE .................................................................. 14
C) MENAXHIMI I KËRKESAVE DHE ANKESAVE TË QYTETARËVE .......................................................... 15
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ............................................................................ 15
2
Përmbledhje ekzekutive
Rezultatet e anketës më shërbyesit civilë dhe të fokus grupit me pjesëtarë të shoqërisë civile në
komunën e Drenasit sugjerojnë se efikasiteti i administratës publike në Drenas është duke u
përmirësuar. Hulumtimi i ndërmarrë tregon se në vitin e fundit ka pasur përmirësime në rekrutimin e
burimeve njerëzore bazuar në parimin e meritokracisë dhe se është ulur rekrutimi në bazë të
përkatësisë partiake. Pavarësisht kësaj, rezultatet po ashtu sugjerojnë se ky fenomen nuk është krejt i
huaj. Ngjashëm, përfundim i përgjithshëm ishte se ndërhyrjet politike sa i përket degradimit të pozitës
apo largimit nga puna të një shërbyesi civil nuk kanë shumë influencë.
Për më shumë, ka shenja se administrate publike e kësaj komune do të shënojë përmirësim të
mëtutjeshëm me paralajmërimin për një ristrukturim të brendshëm ku pozita e shërbyesit civil do të
përputhet me përgatitjen profesionale të tij. Një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve pjesëmarrës
në fokus grup rezultoi të ishte mungesa e kompetencës së shërbyesve civilë për shkak të mospërputhjes
së sfondit profesional me pozitën që mbanin.
Ndërkaq, rezultatet kanë treguar se komuna e Drenasit vazhdimisht përpilon raporte për
performancën e administratës publike dhe i implementon rekomandimet e dala nga këto raporte.
Megjithatë, këto raporte nuk është e qartë nëse janë publike për të gjithë punonjësit, përvec atyre
tëZyres së Informimit, pasi ka pasurshpërputhje të përgjigjeve nga shërbyesit civilë dhe qytetarët lidhur
me këtë çështje.
Në anën tjetër, janë ngritur shqetësime në kufizimet që i sjellë sistemi i centralizuar i qeverisjes lokale.
Një ndër to është edhe buxheti i limituar i komunës. Për shkak të këtij limitimi, komuna e ka të
pamundur ta rrisë numrin e personelit, ta ndajë një buxhet të veçantë për Zyrën e Informimit, e cila
nga ana e saj do t’i ndihmonte rritjes së transparencës ndaj qytetarëve. Po ashtu, shablloni i ofruar nga
Ministria e Administratës Publike për uebfaqet e komunave është kufizues ndaj nevojave të komunës
së Drenasit. Zyra e informimit është shprehur skajshërisht më kufizimet që i ka caktuar Ministria pasi
që si e tillë nuk shërben më së miri për nevojat e komunikimit publik nga ana e komunës. Nga kjo del
nevoja që sistemi të decentralizohet dhe secila komunë të ketë më shumë kompetenca në përcaktimin
e buxhetit të vet dhe mjeteve që i përdor për komunikim me publikun, varësisht prioriteteve dhe
nevojave të saj.
Sa i përket institucioneve të tjera që e mbikëqyrin punën e administratës publike; ai i Këshillit
Mbikëqyrës të Shërbimit Civil dhe Avokati i Popullit janë vlerësuar si më të rëndësishmet, pasuar nga
organizatat jo qeveritare dhe mediet.
Në anën tjetër, rezultatet po ashtu ngrisin shqetësime sa i përket shfrytëzimit të së drejtës së ankesës
në komuna nga ana e qytetarëve. Shërbyesit e kësaj administrate janë shprehur të pakënaqur për shkak
të mosshfrytëzimit nga ana e qytetarëve për këtë të drejtë, por përdorimit të metodave të tërthorta për
të parashtruar një ankesë në komunë. Sa i përket parashtrimit të kërkesave, rezultatet sugjerojnë se
3
qytetarët e Drenasit shfrytëzojnë metoda të ndryshme për të arritur deri te administrate e komunës si
p.sh përdorimi i rrjeteve sociale dhe komunikimi i kërkesës përmes tyre, komunikimi personal dhe ai
përmes administratorëve të fshatrave. Parashtrimi i ankesës përmes rrugës formale duket të jetë më i
rrallë dhe kjo mund të interpretohet si mungesë besimi ndaj vetë institucionit qeverisës si të tillë, por
edhe si mungesë kulture tëaktivizmit qytetar.
Metodologjia
Për përgatitjen e monitorimit dhe nxjerrjen e të dhënave dhe përfundimeve të këtij raporti, kemi
përdorur metodat kuantitative dhe kualitative. Në pjesën e hulumtimit kuantitativ, ne kemi mbledhur
të dhëna përmes metodës së hulumtimit në tavolinë si dhe përmes asaj së anketës. Në anën tjetër, për
t’u përgjigjur pyetjeve “pse” dhe “si” ne jemi thelluar edhe në analizimin e shkaqeve dhe për këtë, kemi
përdorur metodën kualitative të hulumtimit.
Si pjesë e punës kërkimore është përdorur hulumtimi në tavolinë. Në njërën anë, janë mbledhur të
dhëna në lidhje me profilet e komunave, e në anën tjetër janë mbledhur dhe analizuar të dhëna që kanë
të bëjnë me performancën e komunave në dy objektivat që kanë qenë prioritet të procesit të
monitorimit. Pjesë e hulumtimit në tavolinë kanë qenë edhe të dhënat e buxheteve të komunave si dhe
alokimi i tyre në kategoritë e shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve për personelin në krahasim me
linja të tjera.
Në pjesën e hulumtimit kuantitativ një instrument krucial i hulumtimit ka qenë anketa me punonjësit
e komunës. Me datë 26.09.2017, kemi realizuar hulumtimin me anë të pyetsorit me 50 respondentë
sipas metodës së rastësisë. Pyetsori është përgatitur duke marrë parasysh metodologjinë e monitorimit
të hartuar dhe dakorduar nga partnerët e Western Balkans Enabling Project for Civil Society
Monitoring of Public Administration Reform – WeBER. Mostra ka qenë reprezentative. Marzha e
gabimit për Komunën e Drenasit ka qenë 3.24% që është brenda kufijve të lejuar të praktikës së
hulumtimit kuantitativ.
Pas mbledhjes së të dhënave nga anketa, ato janë analizuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar edhe një
analize ligjore dhe logjike përpara se të nxirreshin përfundime. Të dhënat janë paraqitur në mënyrë
grafike në mënyrë që të ishin sa më të kuptueshme për audiencën. Gjetjet kuantitative janë trajtuar nën
prizmin e gjetjeve nga pjesa e hulumtimit kualitativ, fokus grupit!
Në pjesën e hulumtimit kualitativ, më 30.11.2017 është mbajtur nga një fokus grup me aktivist lokal
të shoqërisë civile, punonjës komune dhe qytetarë. Temat e fokus grupit janë përzgjedhur me kujdes
dhe moderatori është kujdesur që të mbajë strukturën e diskutimit të hapur dhe të pa ndikuar. Pas
përfundimit të fokus grupit, materiali audio është transkriptuar dhe është analizuar. Janë analizuar
motivet kryesore të diskutimit, citatet më të spikatura, idetë më të diskutuara përfshirë thellësinë dhe
pajtueshmërinë ose kundërshtimin e ideve etj.
Në fund, të dhënat kuantitative janë bashkuar me ato kualitative dhe janë paraqitur të dhënat nga të
dy pjesët e hulumtimit. Jemi kudesur që në procesin e paraqitjes së të dhënave, të respektojmë
standardet e përgjithshme të shkrimit akademik, gjithnjë duke marrë në konsideratë specifikat që
4
analizat e politikave publike kanë. Përfundimet dhe rekomandimet e nxjerra i janë nënshtruar një
analize të kontekstit dhe realitetit të sistemit politik dhe ekonomik ku është zhvilluar monitorimi.
Hyrje
Raporti “Llogaridhënia dhe transparenca në komunën e Drenasit” pasqyron perceptimet e stafit civil
dhe shoqërisë civile rreth gjendjes së komunës së Drenasit sa i përket llogaridhënies dhe transparencës.
Ky raport, në kuadër të projektit “Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve
publike përmes një administrate lokale profesionale e të pa ndikuar politikisht”, kishte për qëllim t’i
identifikojësfidat kryesore në funksionimin e administratës lokale në pjesën e shërbimit publik dhe
menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të llogaridhënies. Ndërkohë, përmes të gjeturave të hulumtimit
të ndërmarrë, ky projekt synon ta shtrojë rrugën për zgjerimin e reformave me qëllim të promovimit
tëmeritokracisë në rekrutimin publik dhe të përmirësimit të llogaridhënies e transparencës në
funksionimin e administratës lokale.
Të gjeturat e ktij raporti u arritën përmes anketimit të stafit civil në komunën e Drenasit, ku punonjësit
iu nënshkruan pyetësorëve dy pjesësh. Në pjesën e parë, punonjësve të komunës së Drenasit iu kërkua
ta vlerësonin performancën e komunës sa i përket shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve
njerëzore për t’i identifikuar kështu se ku qëndron komuna, sipas tyre, në çështjet e shtruara. Në pjesën
e parë, të anketuarit vlerësuan performancën e komunës në rastin e rekrutimit dhe procedurave për
largim nga puna; avancimeve, shtesat dhe kompensimet, etj.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të pyetësorit, e cila i ngërtheu çështjet e llogaridhënies së komunës së
Drenasit, të anketuarve iu kërkua ta vlerësojnëperformancën e komunës sa i përket llogaridhënies ndaj
taksapaguesve dhe se si i vlerësonin ata akterët tjerë të shoqërisë si shoqërinë civile dhe mediet, në
rolin e tyre mbikëqyrës së administratës publike.
Të gjeturave të këtij raporti i ndihmoi po ashtu edhe fokus grupi i mbajtur me akterë të shoqërisë civile
që veprojnë në Drenas si dhe punonjësit e kësaj komune. Përmes një diskutimi të hapur, të pranishmit
patën mundësinë të diskutojnë rreth performancës së administratës publike në Drenas ku u ndeshen
të dy versionet; ai i marrësit të shërbimeve publike dhe ai i ofruesit. Kjo na mundësoi që t’i vlerësojmë
pikat e përbashkëta të shqetësimit tëtë dyja palëve dhe të marrim rekomandimet e tyre.
Në fund, përmes hulumtimit të opinionit të stafit civil të komunës së Drenasit dhe shoqërisë civile të
kësaj komune, arritëm të dalim në disa rekomandime të cilat, shpresojmë, do t’i ndihmojnë zgjerimit
të reformave drejt promovimit tëmeritokracisë në rekrutimin publik dhe të përmirësimit të
llogaridhënies e transparencës në funksionimin e administratës lokale duke promovuar një qeverisje
lokale që respekton të drejtën për qasje në informata publike dhe që respekton transparencën si vlerëë
të qeverisjes së mirë.
5
Reforma në administratën publike dhe projekti WeBer
Në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën të publikuar në nëntor të vitit 2016, në pjesën e reformës në administratë publike theksohen dy probleme kryesore në funksionimin e administratës publike: e para ka të bëjë me politizimin e administratës publike dhe emërimet bazuar në përkatësinë partiake dhe jo meritokracinë, dhe e dyta ka të bëjë me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies.
“Politizimi i vazhdueshëm i administratës publike, mbetet një shqetësim serioz. Organizimi i administratës shtetërore është i fragmentuar dhe nuk siguron linja efektive të llogaridhënies, dhe shkelja e përgjegjësive të agjencive shtetërore ka nevojë të adresohet” – thuhet në këtë raport. Në fakt, problemi i rekrutimit të administratës bazuar në prapavijën partiake e jo në meritokraci ka qenë një nga çështjet më së shumti të diskutuara në dy vitet e fundit.
Në vitin 2016 një numër i madh i zyrtarëve të lartë të emëruar në agjenci të pavarura dhe në ndërmarrje publike u emëruan në një proces skajshmërisht të kontestuar. Madje, organizata të shoqërisë civile, përmes reagimeve publike denoncuan edhe shkelje serioze ligjore nga ana e autoriteteve shtetërore me rastin e këtyre emërimeve. Në anën tjetër, numri i madh i të emëruarve bazuar në përkatësinë partiake ka ndikuar edhe në performancën dhe llogaridhënien e tyre.
Edhe pse Ligji Nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumenta Publike është në fuqi, transparenca dhe
llogaridhënja e komunave mbetet e sfiduar. Ueb sajtet e një pjese të madhe të komunave mbeten të pa
përditësuara dhe numri i informatave të publikuara është i mangët. Roli mbikëqyrës i asambleve
komunale nuk ka shënuar progresin e duhur dhe llogaridhënia nuk përbën normë. Në projektin tonë,
ne kemi paraparë punë monitoruese dhe hulutmuese të reformës së administratës publike në nivelin
lokal duke theksuar parimin e Shërbimit Publik dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe atë të
Llogaridhënjes. Konsiderojmë që puna në këto dy parime do të ndihmojë në identifikimin dhe shtytjen
përpara të reformave edhe nën dritën e implementimit të Strategjisë për Modernizimin e Administratës
Publike 2015-2020, hartuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2015.
Përndryshe, ky projekt është në kuadër të platformës rajonale WeBer, Western Balkans Enabling
Projects for Civil Society Monitoring of Public Administration Reform – WeBer, e cila është krijuar
për t’i mbështetur organizatat e shoqërisë civile për ta monitoruar reformën e administratës publike
dhe për ta lehtësuar zhvillimin e qëndrueshëm rajonal përmes platformave të komunikimit, dialogut
politik dhe raportimit kualitativ të mediave. Ky rrjet konsultativ i organizatave të shoqërisë civile synon
fuqizimin e shoqërisë civile dhe lehtësimin e procesit të reformës në administratë publike për vendet
e Ballkanit Perëndimor. Platforma WeBer synon të krijojë mjete dhe instrumente praktike për
konsultime dhe monitorim të strukturës, performancës dhe reformës së administratës publike.
6
Interpretimi i rezultateve
a) Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Një nga elementet kryesore të procesit të monitorimit të reformës në administratën publike është
monitorimi i kualitetit të shërbimeve publike dhe menaxhimit të burimeve njerëzore. Një pjesë e
konsiderueshme e shërbimeve publike janë nën përgjegjësinë e komunave. Në radhë të parë hyjnë
shërbimet parësore siç janë mjeksia familjare dhe arsimi parafillor, fillor dhe i mesëm i ultë. Në të
njëjtën kohë, komuna është përgjegjëse për shërbimin publik të transportit lokal, në veçanti për
caktimin e itinerarit nëpër rrugë lokale etj.
Në pjesën e parë të pyetësorit “Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore” u mblodhën
të dhëna rreth komunës së Drenas sa i përket
performancës, rekrutimit, sistemit të pagave dhe
kompensimeve të stafit civil në administratën e
komunës.
Ndonëse ekziston bindja që komunat në
Kosovë nuk janë aq të përkushtuara në
vlerësimin e performancës së shërbimit civil,
rreth 78% tërespondentëve janë pajtuar se
komuna përpilon rregullisht raporte për
performancën e shërbimit civil, 6.25% e
respondentëve nuk janë pajtuar me këtë pohim.
Po ashtu rreth 78% tërespondentëve kanë deklaruar se këto raporte janë online dhe promovohen në
rrjete sociale ose përmes kanaleve të tjera (komunikata për media etj), pohim të cilin e kanë mohuar
rreth 18%. Sipas të dhënave të nxjerra nga
diskutimi në fokus grup, raportet për performancën
e shërbimit civil nuk janë të qasshme online, por
zyrja e informimit ka qasje në secilin raport. Pas
hulumtimit tonë, e kemi vërtetuar këtë. Ndryshe
nga ç’ka rezultuar nga përgjigjet e respondentëve,
këto raporte nuk janë online nëuebfaqen e
komunës së Drenasit.
Sipas 55% tërespondentëve në të dhënat publike
bëhet ndarja qartësisht në mes të shërbyesve civilë
profesionalë, punonjësve të zakonshëm dhe atyre
me kontratë mbi vepër. Ndërkaq, rreth 19% e tyre kanë deklaruar të mos pajtohen me këtë pohim.
6.45%
12.90%
25.81%
25.81%
29.03%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Në të dhënat publike qartësisht bëhet ndarja në mes të shërbyesve
civil profesional, punonjësve të zakonshëm dhe atyre me kontratë
mbi vepër
0.00%
6.25%
15.63%
46.88%
31.25%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Komuna përpilon rregullisht raporte për performancën e shërbimit civil
7
Ndonëse ekziston përceptim negativ sa i
përket rekrutimit të punonjësve në
administratë publike, në komunën e Drenasit
rreth 63% tërespondentëve kanë deklaruar se
rekrutimi publik bëhet vetëm në bazë të
meritës dhe me konkurs të barabartë.
Përqindja e respondentëve të cilët nuk janë
pajtuar me këtë pohim është dukshëm më e
vogël me vetëm 15% të tyre.
Ky rezultat përforcohet me përgjigjet e dhëna në pohimin vijues të pyetësor, ku rreth 60% e
respondentëve janë pajtuar me pohimin se konkurset dhe procedurat sigurojnë që kandidati më i mirë
e fiton vendin e punës. 30% e respondentëve
kanë deklaruar se pajtohen deri diku me këtë
pohim, ndërkaq vetëm 9% e tyre kanë
deklaruar se nuk pajtohen me këtë pohim.
Ndërkaq, gjatë fokus grupit mendimet lidhur
me këtë çështje ishin të
ndryshme.sIshtekonkludim i shumicës së
pranishme se në qeverisjen e mëparshme
lokale në Drenas mund të ketë pasur rekrutim jo meritor, por se kjo praktikë ishte eleminuardrastikisht
me ardhjen e kryetarit RamizLladrovci. Për këtë u tregua ishte suspenduar tashmë personi zyrtar
qëështë marrë me rekrutimin e punonjësve pa i respektuar procedurat administrative për rekrutim, por
vetëm në baza personale apo partiake. Nga diskutimi doli se të gjitha konkurset janë të publikuara në
komunë dhe nëse nuk gjindet nga dikush që e kërkon, atëhere jep përgjegjësi komuna. Kjo e fundit
është verifikuar pasi uebfaqja e komunës së Drenasit vërtetë i publikon të gjitha konkurset dhe
rezultatet për kandidatët. Por, të pranishmit e tjerë nuk u pajtuan plotësisht me këto konkludime,
sipas disa të pranishmëve ende ekzistonin lloj-lloj rekrutimesh; edhe meritor edhe të politizuar.
6.06%
9.09%
21.21%
42.42%
21.21%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Rekrutimi publik bëhet vetëm në bazë të meritës
dhe me konkurs të barabartë
3.03%
6.06%
30.30%
36.36%
24.24%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Konkurset dhe procedurat sigurojnë që kandidati
më i mirë fiton vendin e punës
8
Përderisa 63% të respondentëve kanë deklaruar se
pajtohen me pohimin se rekrutimi në këtë komunë
bëhet në bazë tëmeritokracisë dhe jo në bazë
tëpartizanizmit; përgjigjet në atë se a ka influencë
politike në largimin apo degradimin eventual të
pozitës së punonjësve civilë dalin më pak
homogjene. Përderisa 47% e respondentëve e
kanë mbështetur pohimin se procedurat për
largim nga puna nuk lejojnë largim ose degradim
për arsye të influencës politike, 25% e
respondentëve e kanë përkrahur deri diku këtë
pohim, ndërkaq 28% tërespondentëve nuk janë
pajtuar me këtë pohim.
Por, për ta testuar edhe njëherë këtë vlerësim,
formuluam të njëjtin pohim në fjali tjera dhe këtë
herë rezultatet qëndrojnë më ndryshe. Rreth 59%
tërespondentëve janë pajtuar me pohimin se
procedurat për largim nga puna dhe ulje të pozitës
janë qartësisht të përcaktuara dhe nuk lejojnë
ndërhyrje politike. Përderisa 31% e kanë
mbështetur këtë pohim deri diku, vetëm 9% e
respondentëve e kanë kundërshtuar këtë pohim
ndryshe nga kundërshtimi i 27% tërespondentëve
ndaj pohimit se procedurat për largim nga puna
nuk lejojnë largim ose degradim për arsye të
influencës politike. Ndonëse pohimet në thelb e
shprehin të njëjtën gjë, e shohim një zhvendosje në vlerësimin e tyre.
Të pavarur nga influenca politike, respondentët i kanë
vlerësuar edhe procedurat e apelimit (kundërshtimit të
vendimeve). Rreth 63% respondentë janë pajtuar me
pohimin se procedurat e apelimit sigurojnë objektivitet
dhe pavarësi politike. 27% tërespondentëve janë pajtuar
deri diku me këtë pohim, ndërkaq vetëm 9% e
pjesëmarrësve në anketë nuk janë pajtuar me këtë pohim.
Gjatë shtjellimit të kësaj çështjeje në fokus grup, si
konkludim i përgjithshëm doli se nuk ka pasur degradim
pozite për shërbyes civil për shkaqe politike. Sipas të
pranishmëve, degradimi në pozitë ndodh vetëm përmes
9.38%
18.75%
25.00%
25.00%
21.88%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Procedurat për largim nga puna nuk lejojnë largim
ose degradim për arsye të influencës politike
6.25%
3.13%
31.25%
25.00%
34.38%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Procedurat për largim nga puna dhe ulje të pozitës janë qartësisht
të përcaktuara dhe nuk lejojnëndërhyrje politike
3.03%
6.06%
27.27%
36.36%
27.27%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Procedurat e apelimit (kundërshtimit të vendimeve)
sigurojnë objektivitet dhe pavarësi nga influenca politike
9
procedurave administrative të përcaktuara me ligj. Ndërkaq, gjatë ristrukturimit të administratës
publike nuk pritet të ketë degradim të ndonjë pozite për shkak se është e ndaluar me ligj që pozita
duhet të jetë me të njëjtin koeficient, ose më të lartë. Duhet përmendur se përparësia e Drenasit në
këtë aspekt është qeverisja relativisht e re dhe mundësia për reformim është shumë më e madhe se sa
në ato komuna që udhëhiqen me disa mandate me radhë nga i njëjti kryetar.
Shërbyesit civilë në komunën e
Drenasit e kanë vlerësuar të qartë dhe
lehtësisht të kuptueshëm sistemin e
pagave të shërbyesve civilë. Rreth 87%
prej të anketuarve janë pajtuar me
pohimin se sistemi i pagave të
shërbyesve civilëështë i qartë dhe
lehtësisht i kuptueshëm. Vetëm 6% e
tyre nuk janë pajtuar me këtë pohim.
Por, edhe në këtë çështje, vlerësimet
kanë ndryshuar kur respondentëve u
është dhënë të vlerësojnë nëse sistemi
i pagave të shërbyesve civilë
parashikon qartësisht pagesa minimale
dhe kompensim për punë shtesë (pas
orarit, vikendeve etj). Ndryshe nga
87% e respondentëve që në pohimin
paraprak vlerësuan se sistemi i pagave
i shërbyesve civilë ishte lehtë i
kuptueshëm dhe i qartë; vetëm 42% e
tyre janë pajtuar se ky sistem pagash parashikon qartësisht pagesa minimale dhe kompensim për punë
shtesë. Përderisa 29% e respondentëve janë pajtuar me këtë pohim deri diku, 29% e tyre nuk janë
pajtuar me këtë pohim.
3.03%
3.03%
6.06%
45.45%
42.42%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Sistemi i pagave të shërbyesve civil është i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm
Series1
9.68%
19.35%
29.03%
25.81%
16.13%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Sistemi i pagave të shërbyesve civilë parashikon pagesa minimale të qarta dhe kompensim për punë shtesë (pas orarit,
vikendeve etj)
10
Sa i përket qasjes në të dhëna publike, sipas rreth
48% tërespondentëve sistemi i detajuar i pagave
për shërbyesit civilëështë i qasshëm online.
Përderisa 21% e respondentëve janë pajtuar deri
diku me këtë pohim, rreth 30% e tyre nuk janë
pajtuar.
Ngjashëm, rreth 60% e respondentëve janë
pajtuar se pagesat dhe kompensimet shtesë janë
të rregulluara me ligj dhe nuk e tejkalojnë një
përqindje të caktuar të rrogës bazë. 27% janë
pajtuar deri diku me këtë pohim.Pra, edhe në
këtë çështje kemi zhvendosje të vlerësimit, pasi
përderisa 29% e respondentëve e kundërshtuan
pohimin se sistemi i pagave të shërbyesve civilë
parashikon qartësisht pagesa minimale dhe
kompensim për punë shtesë; në këtë vlerësim
vetëm 12% e respondentëve e kanë
kundërshtuar se këto pagesa dhe kompensime
janë të rregulluara me ligj.
Në anën tjetër, mbi gjysma e respondentëve,
respektivisht 61% e tyre, janë pajtuar me
pohimin se avancimet në punë bëhen për ta
shpërblyer performancën e punës dhe jo për të
favorizuar individë politikisht dhe personalisht.
Përderisa rreth 13% e respondentëve janë
pajtuar deri diku me këtë pohim, vetëm 26% e
tyre e kanë kundërshtuar.
6.06%
24.24%
21.21%
27.27%
21.21%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Sistemi i detajuar i pagave për shërbyesit civilë
është i qasshëm online
3.03%
9.09%
27.27%
33.33%
27.27%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Pagesat shtesë dhe kompensimet shtesë janë të
rregulluara me ligj dhe nuk e tejkalojnë një
përqindje të caktuar të rrogës bazë
16.13%
9.68%
12.90%
29.03%
32.26%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Avancimet në punë bëhen për të shpërblyer
performancën e punës dhe jo për të favorizuar
individ politikisht dhe personalisht
11
b) Llogaridhënia
Parimi i llogaridhënies së institucioneve publike ndaj taksapaguesve përbën një ndër komponentët
kyçë të qeverisjes demokratike. Për t’u përmbushur ky parim, është shumë i rëndësishëm edhe roli i
akterëve të tjerë shoqërorë që shërbejnë si roje të interesit publik. Llogaridhënja është sublimuar edhe
në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht në parimin e funksionimit të financave publike
bazuar në llogaridhënje, efektshmëri, efikasitet dhe transparencë.1 Llogaridhënja sidomos në procesin
e shtetndërtimit, nënkupton përmirësim të vazhdueshëm të performancës së administratës publike
përmes marrjes së përgjegjësisë.
Në pjesën e llogaridhënjes, në procesin e monitorimit nga respondentët dhe pjesëmarrësit u kërkua të
vlerësojnë punën e akterëve të jashtëm në funksion të rritjes së llogaridhënjes. Andaj, për këtë qëllim
respondentëve të pyetësorit u kërkua ta vlerësojnë edhe rolin dhe aktivitetin e medieve, organizatave
jo qeveritare, Avokatit të Popullit, në atë se sa i ndihmojnë përmirësimit të efikasitetit të administratës
publike.
Sipas respondentëve në administratën publike të
Drenasit, ajo qëndron mirë me mbajtjen e vlerësimeve të
rregullta të strukturës së administratës dhe performancës
së saj. 78% e respondentëve janë pajtuar se këto
vlerësimi janë të rregullta, përderisa 16% e tyre janë
pajtuar deri diku. Ndërkaq, vetëm rreth 6%
tërespondentëve nuk janë pajtuar me këtë pohim.
Vlerësimi ka qenë i ngjashëm edhe gjatë pjesës së parë të
pyetësorit mbi atë nëse komuna përpilon raporte të
rregullta mbi performancën e shërbimit civil.
Po ashtu, rreth gjysma e respondentëve kanë vlerësuar se
rekomandimet e nxjerra nga këto vlerësime
implementohen. Përderisa 51% e tyre janë pajtuar me
këtë pohim, 41% janë pajtuar deri diku ndërsa vetëm
rreth 7% nuk e kanë vlerësuar si të vërtetë këtë pohim.
1 Republika e Kosovës, (2008), Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 120, Financat Publike, paragrafi 1, faqe 49, Prishtinë: GZRKS.
3.13%
3.13%
15.63%
37.50%
40.63%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Në shërbimin civil, mbahen vlerësime të rregullta të
strukturës së administratës dhe performancës së saj
12
Sa i përket institucioneve të tjera që e mbikëqyrin
punën e administratës publike; ai i Këshillit
Mbikëqyrës të Shërbimit Civil dhe Avokati i Popullit
janë vlerësuar si më të rëndësishmet, pasuar nga
organizatat jo qeveritare dhe mediet.
Sa i përket medieve si mbikëqyrës së institucioneve
publike, punonjësit civilë të komunës së Drenasit e
kanë vlerësuar pozitivisht këtë rol tëmedieve. Rreth
44% e respondentëve janë pajtuar me pohimin se
mediat janë aktor relevant të mbikëqyrjes së
institucioneve publike; përderisa gjysma e tyre janë
pajtuar deri diku. Vetëm 6% e të anketuarve nuk janë
pajtuar me këtë pohim.
Por, 25% e respondentëve nuk e kanë përkrahur
pohimin se mediet ndihmojnë në përmirësimin e
administratës publike. Përderisa 47% e tyre e kanë
vlerësuar pozitivisht ndihmën e medieve në këtë
aspekt. 28% e respondentëve janë pajtuar deri diku me
këtë pohim.
Në këtë pikë, duhet të kihet parasysh se mediat janë
shumë
pak të
fokusuara në mbulimin e ngjarjeve nga komunat e vogla
të Kosovës. Shumica nga to nuk as edhe një
korrespondent jashtë Prishtinës. E vetmja herë kur këto
komuna marrin vëmendjen e medieveështë kur ndodh
një ngjarje që nuk mund të kalojë pa u mbuluar. Sipas
konkludimeve të tryezës së organizuar nga INDEP2 në
dhjetor të vitit 2017, në të cilën u diskutua rreth
Transparencës së komunave; panelistët shprehën
shqetësime se si komunat e Kosovës nuk monitorohen
në baza ditore apo javore nga mediet, por vetëm në raste
të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, burim i vetëm
informimi për këto komuna mbesin Zyret e Informimit me kufizime të skajshme në buxhet dhe
personel. Duke qenë se Zyret e Informimit në këto komuna e luajnë më shumë rolin e Zyrës për
2Transparencanëqeverisjenlokale e dobishmepërqytetarëtdhevetëkomunat. http://indep.info/sq/transparenca-ne-qeverisjen-lokale-e-dobishme-per-qytetaret-dhe-vete-komunat/
3.45%
3.45%
41.38%
34.48%
17.24%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Rekomandimet nga këto vlerësime
implementohen
6.25%
0.00%
50.00%
28.13%
15.63%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Mediat janë aktorë relevantë të mbikëqyrjes së
institucioneve publike
12.50%
12.50%
28.13%
25.00%
21.88%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Mediat na ndihmojnë në përmirësimin e
administratës publike
13
Marrëdhënie me Publikun që i krijojnë një imazh të
mirë punës së komunës; është më se e nevojshme
qëmediet t’i mbajnë nën vëzhgim komunat për ta rritur
efikasitetin e administratës publike.
Po ashtu, organizatat e shoqërisë civile janë vlerësuar
si të dobishme nëmbiëkqyrjen e administratës publike nga 66% e respondentëve. Përderisa mbi 18%
e tyre janë pajtuar deri diku me këtë pohim, vetëm 15% e kanë kundërshtuar këtë pohim. Edhe në
këtë pikë duhet përmendur se organizatat joqeveritare lokale janë të vogla në numër dhe vuajnë nga
mungesa e donacioneve çka ua vështirëson aktivitetin e tyre.
Në këtë kuptim, respondentët e kanë vlerësuar pozitivisht edhe sistemin gjyqësor në mbikëqyrjen e
punës së administratës publike ku rreth 66% i kanë konsideruar të dobishme në këtë aspekt, ndërkaq
vetëm 18% nuk e kanë ndarë vlerësimin e njëjtë.Ngjashëm i dobishëm është vlerësuar edhe avokati i
popullit dhe Këshilli
Mbikëqyrës i Shërbimit Civil.
3.13%
12.50%
18.75%
43.75%
21.88%
Nuk Pajtohem Aspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deri diku
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
Organizatat e shoqërisë civile janë të dobishëm në mbikëqyrjen e
administratës publike
9.68%
9.68%
12.90%
45.16%
22.58%
Nuk PajtohemAspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deridiku
Pajtohem
Pajtohemplotësisht
Avokati i popullit është aktor i dobishëm në
mbikëqyrjen e punës së administratës publike
3.23%
6.45%
0.00%
38.71%
51.61%
Nuk PajtohemAspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deridiku
Pajtohem
Pajtohemplotësisht
Këshilli Mbikëqyrës i Shërbimit Civil është i
dobishëm në mbikëqyrjen e
administratës publike
12.50%
6.25%
15.63%
43.75%
21.88%
Nuk PajtohemAspak
Nuk Pajtohem
Pajtohem deridiku
Pajtohem
Pajtohemplotësisht
Gjykatat janë të dobishme në
mbikëqyrjen e punës së administratës publike
14
Gjetje të tjera
a) Ristrukturimi i brendshëm i administratës publike në Drenas
Njëcështje tjetër që u ngrit gjatë diskutimit në mes pjesëmarrësve të fokus grupit ishte edhe
ristrukturimi i administratës publike në Drenas. Qeverisja e re lokale në Drenas pritet ta bëjë
ristrukturimin e saj bazuar nënë përputhjen e kuadros me përgatitjen profesionale. Administrata
publike e kësaj komune deri më tash ka funksionuar pa pasur kuadro të specializuar për dikasterin
respektiv. Në mungesë të stafit, shërbyesit civilë janë transferuar nga një dikaster në tjetrin varësisht
nevojës dhe pavarësisht përgatitjes profesionale. Megjithatë, në përfundim të zgjedhjeve lokale në
Drenas, pas marrjes së dytë të mandatit nga kryetari Ramiz
Lladrovi, ai u ka kërkuar të gjithë shërbyesve civilë t’i
dërgojnë te ai të dhënat mbi përgatitjen e tyre profesionale.
Pas mbledhjes së këtyre të dhënave, kryetari i komunës
pritet të bëjë ristrukturim të brendshëm tëtë gjithë
shërbyesve civilë nëpër pozita të cilat përputhen me
përgatitjen e tyre profesionale. Megjithatë, ndonëse do të ndërrohet pozita, ajo do të shkojë në
dimension horizontal pasi i njëjti shërbyes civil do të kalojë në një pozitë ekuivalente ose me mundësi
gradimi, por jo edhe degradimi. Ky ristrukturim pritej të ndodhte që nga janari i vitit 2018. Po ashtu,
folësit diskutuan për mundësinë që do ta ofrojë ky ristrukturim për vende të reja të punës për njerëzit
e kualifikuar.
b) Transparenca dhe qasja në dokumentet publike
Ëebsite-t e komunave në Kosovë janë të njëjta. Ndonëse komuna e Drenasit i ka kërkuar Ministrisë
së Administratës Publike (MAP) që t’i lejojë të vendosin edhe vegëza tjera nëëebsite-n e tyre, një
kërkesë e tillë nuk është pranuar nga MAP. Një prej vegëzave që është kërkuar të ndërfutet në këtë
website ka qenë ajo përmes së cilës do të përfshihej lista e të gjithë kryetarëve paraprak të komunës së
Drenasit dhe një historik i shkurtër mbi qeverisjen e tyre nëpëriudhat kur ata e kanë udhëhequr
komunën. Ngjashëm është kërkuar edhe një vegëz që do ta paraqiste databazën e të gjithë drejtorëve
të shkollave në komunën e Drenasit. Kjo databazë e
drejtorëve do të përfshinte përgatitjen profesionale të tyre
dhe të dhëna të tjera lidhur me ta si e-mail adresa, numri
kontaktues etj. Kjo do t’ua lehtësonte punën investitorëve
të ndryshëm ndërkombëtarë në fushën e arsimit në Drenas
të cilët duan të bien në kontakt me drejtorët e shkollave. As
kjo kërkesë nuk është pranuar nga MAP. Website-t e
komunave janë në ristrukturim, megjithatë zyra e
informimit të komunës së Drenasit është shprehur e
pakënaqur me kufizimet që i paraqet ëebsite aktual. Ata i kanë adresuar ankesat e tyre tek personat
zyrtarë përkatës për të mos e përdorur formën shabllon që u është dhënë secilës komunë pasi çdo
website do të duhej të dizajnohej në përputhje me kërkesat dhe priorietet e komunës përkatëse, e
kështu edhe komuna e Drenasit ka kërkuar të mos e përdorë mëëebsite-n shabllon, por ta ndryshojnë
Komuna e Drenasit po bënë
riklasifikimin e të gjitha pozitave
në administratën e Komunës pa
mundësi degradimi.
Forma e ueb faqes së Komunës e
imponuar nga Ministria e
Administratës publike është
vlerësuar e pamaftueshme dhe
kufizuese për të realizuar
transparencën.
15
në bazë të nevojave të komunës. Një tjetër mangësi sa i përket kësaj çështjeje qëndron edhe
nëmungesën e një buxheti të veçantë për zyrën e informimit në këtë komunë. Ajo financohet nga
buxheti i kryetarit dhe si e tillëështë shumë e kufizuar, ndryshe nga komunat më të mëdha të Kosovës.
Ndërkaq, praktika e komunës së Drenasit konsiston në publikimin e vendimeve të marra nga kryetari
i komunës edhe për asistenca sociale, por publikon vetëm titullin e vendimet dhe jo vendimin si të
plotë. Kjo për shkak të respektimit tëtë dhënave personale. Gjithsesi, qytetarët e interesuar mund
gjithmonë të drejtojnë kërkesë për qasje në dokumente publike dhe komuna e fton qytetarin ta shohë
vendimin, ose ia japin një kopje të vendimit me disa kufizime. Ndërkaq, sa i përket vendimeve të tjera
të marra nga kryetari i komunës, edhe ato publikohen nëëebsite-n e komunës. Edhe konkurset për
punë dhe rezultatet janë publike nëëebsite.
Nga shqetësimet e ngritura për këtë çështje, vihet re nevoja për decentralizim të sistemit qeverisës dhe
qartësim të kompetencave. Komuna duhet të ketë më shumë kompetenca në çështjet buxhetore...
c) Menaxhimi i kërkesave dhe ankesave të qytetarëve
Kërkesat nga qytetarët pranohen nga drejtoria e shërbimeve publike, e cila sipas afatit ligjor duhet ta
procedojë deri në periudhën kohore prej dy javësh. Përmbushja e kërkesave të qytetarëve për disa
çështje varet edhe nga limitimet buxhetore. Ndërkaq, nga fshatrat kërkesat pranohen përmes
përfaqësuesve të fshatit ose në dëgjimet publike me kryetarin e komunës. Por, kërkesat/ankesat
pranohen edhe prej personave individual qoftë edhe jo formalisht. Nganjëherë, ndodh që komuna ta
pranojë kërkesën/ankesën e një qytetari tërthorazi përmes një postimi në rrjete sociale apo
komunikimit direkt me zyrtarët e komunës në këto rrjete. Megjithëse nuk ekziston një shabllon për
formulimin e kërkesës/ankesës dhe ato shkruhen pa ndonjë format të caktuar, qytetarët mund të
ndihmohen nga personat përkatës në komunë për ta shkruar atë. Megjithatë, nga diskutimi u
konkludua se qytetarët e Drenasit nuk e shfrytëzojnë sa duhet të drejtën e ankesës dhe të informimit
qoftë për një refuzim për marrjen e një vendi të punës apo përfitimin e ndonjë burse. Qytetarët e
Drenasit, sipas vlerësimit të folësve, më shumë preferojnë tëpyësin persona zyrtarë në mënyrë
joformale se pse është refuzuar në një konkurs se sa ta shfrytëzojnë mundësinë e ankesës nëkomunë.
Përfundime dhe Rekomandime
Komuna duhet të krijoj më shumë mekanizma të llogaridhënjes të cilat duhet të kenë më shumë
qëndrueshmëri. Edhe pse në Drenas ka qenë përfundim i përgjithshëm se ka pasur përmirësim të
shërbime publike në vitin e fundit, nevojitet vendosja e mekanizmave të qëndrueshëm për
përmirësimin e gjendjes. Të tillë mekanizma do të lehtësonin edhe procesin e monitorimit të progresit
të reformës në administratën publike dhe do të siguronin më shumë transparencë në identifikimin e
problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira.
Në pjesën e shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, monitorimi gjeti se në Komunën
e Drenasit ka një progres të shtuar në pjesën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Ishte përfundim i
16
edhe i të anketuarve e edhe në fokus grup se procesi i identifikimit të kualifikimeve të brendshme të
punonjësve të administratës publike është një hap pozitiv në kuptim të menaxhimit më të mirë të
burimeve njerëzore brenda komunës.
Në pjesën e rekrutimit të administratës, rezultatet kanë qenë të pritshme. Hulumtimi me anketë gjetë
se pjesa më e madhe e punonjësve të komunës u deklaruan se punësimi në komunë bëhet vetëm në
bazë të meritokracisë. U deklaruan gjithashtu se ekziston një sistem i qartë i pagave, shpërblimeve,
matjes së performancës etj. Megjithatë, kur të njëjtat pyetje u parashtruan në fokus grup, pjesëmarrësit
nuk deklaruan të njejtën gjë. Në pjesën e fokus grupit, terma si punësime partiake, punësime familjare
dhe degradim në punë për motive politike ishin të shpeshta. Monitorimi nxorri në pah se grupe të tjera
shoqërore si aktivist të shoqërisë civile dhe të rinjë e shohin me sy më kritik procesin e rekrutimit,
llogaridhënjes dhe performancës së burimeve njerëzore brenda komunës.
Monitorimi gjeti gjithashtu se ekziston një diskrepancë në mes të vlerësimeve për akter të jashtëm që
i ndihmojnë llogaridhënjes. Përderisa një përqindje e rëndësishme e punonjësve të komunës nuk
mendojnë se mediet ndihmojnë në rritjen e llogaridhënjes, pjesëmarrësit në fokus grup pothuaj
unanimisht pohojnë të kundërtën. Për këtë, komuna duhet të hartoj programe të promovimit të
medieve lokale në monitorimin e proceseve dhe angazhimeve të komunës. Më tepër bashkëveprim në
mes të organeve komunale dhe medieve lokale është i nevojshëm për të ndërtuar një besim të ndërsjellë
dhe bashkëpunim në të ardhmen. Vlerësim të ngjashëm ka pasur edhe për mekanizma të tjerë si
gjykatat, avokati i popullit, shoqëria civile etj.
Ka qenë përfundim i fokus grupit se mungesa e transparencës është si rezultat edhe i mungesës së
instrumenteve adekuate për ta realizuar atë. Shablloni i uebsajtit të Komunës i imponuar nga Ministria
e Administratës Publike është vlerësuar se është kufizuese dhe nuk ofron hapësirë të mjaftueshme për
realizimin e transparencës, llogaridhënjes dhe gjithëpërfshirjes në procesin e politikëbërjes. Kësisoji,
komuna do të duhej të shihte mënyra alternative qoftë të krijimit të një platforme alterantive qoftë
duke përdorur më tepër rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme.
Në pjesën e menaxhimit të kërkesave të qytetarëve, është vlerësuar se komuna respekton afatet ligjore
në adresimin e kërkesave por mungon një pjesëmarrje më e gjerë qytetare. Komuna duhet të përpilojë
një strategji të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe rritjes së kërkesave qytetare.
Një sistem më i mirë i menaxhimit të tyre brenda institucioneve të komunës gjithashtu është i
nevojshëm.