lm tik 6 mirela okkk · 2019-02-12 · isbn: 978-9928-08-378-4 titulli: libër mësuesi tik 6...
TRANSCRIPT
KLIKONI KËTU
www.mediaprint.al
042251614
Libër mësuesi TIK 6
Teksti mësimor është hartuar nga:Lediana Bardhi dhe Anduela Lila
Rozeta AvramiDhurata Mulgeci
Libri i mësuesit përmban
Planifikimin vjetor - planet tremujore - planifikimin e orëve mësimore - teste
Autore: Rozeta AvramiDhurata Mulgeci
Redaktore gjuhësore:
Dizajni:
Kopertina:
Elona Çali
Mirela Ndrita
Botimi i parë , 2019
ISBN: 978-9928-08-378-4
Titulli: Libër mësuesi TIK 6
Shtypi: Shtypshkronja MediaprintArben Hamzallari
Drejtoi botimin: Anila Bisha
Përmbajtja
Si është ndërtuar libri i mësuesit
Plani mësimor vjetor për lëndën TIK 6 .....................................................................................................5
Plani i tremujorit të parë Shtator – Dhjetor ............................................................................................ 8
Plani i tremujorit të dytë Janar‐Mars ...................................................................................................... 9
Plani i tremujorit të tretë Prill‐Qershor.............................................................................................. 10
Përshkrimi i tematikës 1. Bota e kompjuterit ...................................................................................... 12
Planifikimi i orëve mësimore .................................................................................................................. 13
Përshkrimi i tematikës 2. Përpunimi digjital i tekstit dhe analiza e të dhënave ........................... 19
Planifikimi i orëve mësimore .................................................................................................................. 20
Përshkrimi i tematikës 3. Interneti dhe email‐i ................................................................................. 37
Planifikimi i orëve mësimore .................................................................................................................. 38
Përshkrimi i tematikës 4. Botimet dhe siguria në internet ............................................................... 49
Planifikimi i orëve mësimore .................................................................................................................. 50
Përshkrimi i tematikës 5. Prezantimi digjital ..................................................................................... 56
Planifikimi i orëve mësimore .................................................................................................................. 57
Test tremujori 1 ......................................................................................................................................... 65
Test tremujori 2 ......................................................................................................................................... 67
Test tremujori 3 ......................................................................................................................................... 69
Libër mësuesi TIK 6 4
PLANI SINTETIK TIK 6
Nr. Përmbajtja Numri i orëve Përqindja
1 Njohuri të reja 21 orë 60 %
2 Përpunim njohurish, Punë praktike 11 orë
40 % Teste 3 orë
Totali 35 orë 100 %
Libër m
ësuesi TIK 6
5
Plani mësimor vjetor për lëndën TIK 6
Nr.
Tematika
Nr. i
orëve
Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
SHTATOR –DHJETOR, 12 ORË
JANAR –MARS, 12 ORË
PRILL‐QERSHOR, 11 ORË
1
Tematika 1.
Funksionimi i
Kompjuterit,
5 orë
1 2 3 4 5
1. Funksionim
i i kompjuterit
2. Përpunim
i inform
acionit
3. Anatomia e
kompjuterit dhe
portat e tij
4. Portat audio dhe video
1. Punë praktike
2
Tematika 2.
Përpunimi
digjital i tekstit
dhe analiza
e të dhënave,
13 orë
WORD
&EXCEL
6 7 8 9 10
11 12
6. Elementet e Word‐it
7. Paragrafët dhe listat
8. Vep
rime me tekst
2. Punë praktike
10. Form
atim
i i dokumenteve
11/12. Form
atim
i i tabelave dhe
objekteve
1. Test
13
14
15 16
17
18
3. Punë praktike
14. P
rezantimi me Excel
15/16. Form
atim
i i të dhënave
dhe tabelave
4. Punë praktike
17. Form
ulat dhe diagramet
5. Punë praktike
Libër m
ësuesi TIK 6
6
3
Tematika 3.
Kërkimi në
web/internet
dhe email,
8 orë
19
20 21
22
23 24
19. P
rezantimi me internet
20. P
ersonalizim
i i shfletuesve
Web
21. M
otorët e kërkim
it
6. Punë praktike
23/24. Zgjedhja e inform
acionit
të duhur. Siguria në përdorimin
e em
ail‐it
2. Test
25
26
7. Punë praktike
8. Punë praktike
4
Tematika 4.
Botimet dhe
siguria në
internet,
4 orë
27 28
29
30
27/28. Rrjetet sociale. Të sigurt
online
29. E drejta e au
torit
9. Punë praktike
10. Punë praktike
5.
Tematika 5.
Prezantimi
digjital,
5 orë
31
32
33
34
35
31. A
plikacionet e prezantimeve
32. P
ajisjet portative të ruajtjes
33. M
odifikim
i i im
azheve
11. Prezantimi në video
3. Test
Libër mësuesi TIK 6 7
PLANET TREMUJORE TË LËNDËS TIK 6
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës
Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: Nxënësi përdor kompjuterin për të
zhvilluar të menduarit kreativ dhe konstruktiv apo për të nxitur inovacionin dhe
kreativitetin; planifikon dhe menaxhon projekte digjitale për të krijuar informacion
interaktiv; korrigjon tekstet nga ana ortografike duke përdorur fjalorin elektronik, si dhe
e formaton sipas modelit të kërkuar.
Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Nxënësi analizon dhe vlerëson të dhëna nga një sërë
burimesh për të modeluar dhe krijuar zgjidhje.
Mendimi kritik, zgjidhja e problemit dhe vendimmarrja: Nxënësi vlerëson sistemet e
informacionit dhe zgjidhjet e tyre në termat e mbledhjes së kërkesave, të rejave dhe
qëndrueshmërisë; përfshin marrjen e vendimeve, përsëritjen dhe ndërfaqen e projektuar
të përdorur dhe implementon zgjidhjet e tyre digjitale, duke përfshirë programet
vizuale.
Operacionet bazw dhe konceptet teknologjike: Nxënësi shpjegon se sistemet e informacionit
dhe zgjidhjet e tyre përmbushin nevojat, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë; kupton
dhe përdor saktë sistemet e teknologjisë; përzgjedh dhe përdor aplikacionet në mënyrë
efektive dhe produktive; zgjidh problemet e sistemeve dhe aplikacioneve; njohuritë e
fituara i vë në funksion të mësimit të teknologjive të reja.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
• Kompetenca digjitale: Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin.
• Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Nxënësi komunikon në mënyrë efektive.
• Kompetenca e të menduarit: Nxënësi mendon në mënyrë krijuese.
• Kompetenca e të nxënit: Nxënësi mëson për të nxënë.
• Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Nxënësi kontribuon në mënyrë
produktive.
• Kompetenca personale: Nxënësi bën jetë të shëndetshme.
Kompetenca qytetare: Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët.
Libër m
ësuesi TIK 6
8
PLANI I TREMUJORIT TË PARË SHTATOR ‐ DHJETOR
Nr
Tematika Temat mësimore
Situatë e parashikuar
të të nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Vlerësimi
Burimet
1
1. Bota e kompjuterit
5 orë
1.1 Funksionim
i i
kompjuterit
“Aktiviteti postar”,
Gjëegjëzat,
Zëri në telefon është
inform
acion analog
Situata praktike,
konkrete
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup dhe
puna individuale
Vlerësim diagnostikues
intervistë m
e një listë
treguesish;
vetëvlerësim m
e listë
kontrolli
Teksti i nxënësit
Materiale nga
interneti;
Materiale të
krijuara nga
mësuesit;
Modele të detyrave
nga nxënësit;
CD, tregim
e
2 1.2 Përpunim
i i
inform
acionit
3 1.3 Anatomia e
kompjuterit dhe portat e
tij
4 1.4 Portat audio dhe video
5 1 Punë praktike
6
2. Përpunimi digjital i
tekstit dhe analiza e të
dhënave
2.1 Elementet e Word‐it
Dokumenti “Dhitë
kryeneçe”
Pjesë të marra nga
teksti i nxënësit (lexim
i
ose historia)
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup dhe
puna individuale;
Vlerësim diagnostikues
intervistë m
e një listë
treguesish;
vetëvlerësim m
e listë
kontrolli
Vlerësim
diagnostikues
intervistë m
e një
listë treguesish;
vetëvlerësim m
e
listë kontrolli
7 2.2 Paragrafët dhe listat
8 2.3 Vep
rime me tekst
9 2 Punë praktike
10
2.5 Form
atim
i i
dokumenteve
11
2.6/2.7 Form
atim
i i
tabelave dhe objekteve
12
1 Test
Libër m
ësuesi TIK 6
9
PLANI I TREMUJORIT TË DYTË JANAR‐MARS
Nr
Tematika Temat mësimore
Situatë e parashikuar
të të nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Vlerësimi
Burimet
13
2. Përpunimi digjital i tekstit
dhe analiza e të dhënave
WORDI & EXCEL
13 orë
3 Punë praktike
Tekste përshkruese
Vep
rime matem
atikore
me mend ,
vep
rime me makinë
llogaritëse,
Sked
arët:
“Dyqan
i i shkollës.
xlsx”
“Ora e internetit. xlsx;”
“Ora e internetit. d
ocx.”
Analogjia e fletores
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup, çift
puna individuale,
Punë praktike të
pavarura
Vlerësimi
diagnostikues
intervistë m
e një
listë treguesish;
vetëvlerësim m
e
listë kontrolli;
Vlerësim për detyra
shtëpie ose klase;
Vlerësim për punë të
pavarura ose
projekte
Teksti i për klasën e VI;
CD, lap
top, screen,
kompjuter nxënësi.
sked
arët konkretizu
es,
Materiale nga
interneti;
Slide/ m
ateriale të
krijuara nga mësuesit;
Modele të detyrave
nga nxënësit;
14
2.8 Prezantimi në Excel
15
2.9/2.10 Form
atim
i i të
dhënave dhe tabelave
16
4 Punë Praktike
17
2.11 Form
ulat dhe
diagramet
18
5Punë praktike
19
3. Kërkimi në web/internet dhe
e‐mail
8 orë
3.1P
rezantimi me
internet
“Lufta e shfletuesve”;
“Një ditë në Valbonë”;
“Alpet shqiptare”;
adresa email‐i të
improvizuara; analogjia
e postës, p
ostierit;
adresa e shtëpisë
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup, çift
puna individuale;
Punë praktike të
pavarura
Vlerësim
diagnostikues
Vlerësim për detyra
shtëpie ose klase;
Vlerësim për punë të
pavarura ose
projekte
Teksti i për klasën e VI;
Materiale nga
interneti;
Adresa të
improvizuara,
Modele të detyrave
nga nxënësit;
CD,,tregim
e
20
3.2P
ersonalizim
i i
shfletuesve Web
21
3.3 Motorët e kërkim
it
22
5 Punë Praktike
23
3.5/3.6 Zgjedhja e
inform
acionit të duhur.
Siguria në përdorimin
e em
ail‐it
24
2. Test
Libër m
ësuesi TIK 6
10
PLANI I TREMUJORIT TË TRETË PRILL‐QERSHOR
Nr
Tematika Temat mësimore
Situatë e parashikuar
të të nxënit
Metodologjia dhe
veprimtaritë e
nxënësve
Vlerësimi
Burimet
25
3. Kërkimi në
web/internet dhe e‐mail
2 orë punë praktike
7 Punë praktike
.“Një ditë në Valbonë”
2.”R
eservation
request.docx”:
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup,çift,
punë individuale;
punë praktike të
pavarura
Vlerësim diagnostikues
Vlerësim për detyra
shtëpie ose klase;
Vlerësim për punë të
pavarura ose projekte
Teksti i për klasën e
VI;Internet
Materiale nga
interneti;
Adresa të
improvizuara,
Modele të detyrave
nga nxënësit;
CD,tregim
e
26
8 Punë praktike
27
4. Botimet dhe siguria në
internet
4 orë
4.1 Rrjetet sociale. Të
sigurt online
Diskutimi i shprehjeve
1. Rrjete sociale apo
media sociale
2. “Fjalëkalimi është si
furça e dhëmbëve. E
përdor vetëm unë dhe e
ndërroj një herë në gjashtë
muaj:
3. M
arrëveshja “Njeriu
Dixhital”
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Puna në grup,çift,
punë individuale;
punë praktike të
pavarura.
Vlerësim diagnostikues
Vlerësim për detyra
shtëpie ose klase;
Vlerësim për punë të
pavarura ose projekte
Teksti i për klasën e
VI;Internet
Materiale nga
interneti;
Adresa të
improvizuara,
Modele të detyrave
nga nxënësit;
CD, tregim
e
28
4.1 E drejta e au
torit
29
9 Punë praktike
30
10 Punë praktike
31
5.1 Aplikacionet e
prezantimeve
Modele prezantimesh
të ndryshme me temë
“Një ditë pushimesh
Metoda interaktive,
bashkëvep
ruese,
gjithëp
ërfshirëse;
Vlerësim diagnostikues
Vlerësim për detyra
shtëpie ose klase;
Teksti i për klasën e
VI;
Materiale nga
Libër m
ësuesi TIK 6
11
32
5. Prezantimi digjital
5 orë
5.2 Pajisjet portative të
ruajtjes
verore”.
Diskutimi mbi
shprehjen: “Mendja
është diçka e
mrekullueshme. Fillon të
punojë në momentin që
lindim dhe nuk
ndalon së punuari deri në
çastin që ngrihemi në
këmbë për të folur para
një publiku”.
CD ‐ sked
ari “Ruani
pemët.gif”
Prezantimi: “Një
dhuratë digjitale”
Puna në grup,çift
puna individuale;
Punë praktike të
pavarura
Vlerësim për punë të
pavarura ose projekte
interneti;
CD. sked
ari “R
uan
i
pem
ët.gif”
Aparat
fotografik,USB,
DVD, p
rogrami
Paint, Power Point,
Movie M
aker
33
5.3 Modifikim
i i
imazheve
34
11 Prezantimi në video
35
3. Test
Libër mësuesi TIK 6 12
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 1. BOTA E KOMPJUTERIT
Nxënësi është në gjendje të analizojë dhe interpretojë të dhëna statistikore nëpërmjet
programeve të paketës Windows Office. Në këtë cikël synohet që nxënësi të zhvillojë
aftësi, qëndrime dhe njohuri që do t’i nevojiten në jetën e përditshme, por edhe për ta
aftësuar më shumë në përdorimin e thelluar të kompjuterit dhe internetit.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Klasa 6
Aftësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
1. Funksionimi i kompjuterit
2. Përpunimi informacionit
3. Anatomia e kompjuterit dhe
portat e tij
4. Portat audio dhe video
1. Punë praktike
- Heton komponentët kryesorë të zakonshëm të
sistemeve digjitale, funksionet bazë të tyre si dhe
ndërveprimet dhe se si këto sisteme mund të lidhen
së bashku për të krijuar një rrjet dhe për të
transmetuar të dhënat.
- Përcakton problemet në termat e të dhënave dhe
kërkesave funksionale dhe identifikon
karakteristikat e ngjashme me problemet e
zgjidhura më parë.
- Harton një ndërfaqe të përdoruesit për një sistem
digjital duke krijuar dhe duke pasur parasysh
dizajnet alternative.
Koncepte dhe terma: udhëzime, input, output, procesor, Ram, Rom, porta, kabllo, qark,
analog, digjital, VGA, HDMI.
Përshkrimi i situatave:
Mësues‐i/ja tregon në laborator pjesët e kompjuterit, të cilat, pas shpjegimit, ua lë nxënësve
për t’i montuar. Nxënësve u ofrohet edhe trajnim për seanca aktivitetesh, ku do të ketë
prezantim.
Libër mësuesi TIK 6 13
Planifikimi i orës mësimore 1. Funksionimi i kompjuterit
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Funksionimi i kompjuterit
Situata e të nxënit
Mësues‐/ja shkruan në tabelë fjalët: input, output, përpunim, ruajtje.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Nxënësit:
dallojnë pajisjet input, output, të përpunimit dhe të ruajtjes;
krahasojnë pajisje të ndryshme dhe gjejnë avantazhet
dhe disavantazhet për secilën prej tyre;
njohin programe të ndryshme për editimin e imazheve.
Fjalё kyçe:
hardware, software, input, output.
Burimet: kompjuter ose tableta
elektronike,
programe të ndryshme, tabelë,
shkumësa.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Për të realizuar këtë temë, mësues‐i/ja, pasi shënon funksionet e kompjuterit në tabelë,
kërkon që nxënësit të diskutojnë rreth pyetjeve:
Cilat janë funksionet e kompjuterit?
Në pajisjet input, cilat bëjnë pjesë?
A mund të jetë një pajisje edhe input, edhe output?
Veprimet në situatë:
Nxënësit japin përgjigjet e tyre, por mësues‐i/ja i plotëson dhe i saktëson ato.
Mësues‐i/ja mund t’i ndajë nxënësit në grupe.
Grupi i parë bën kërkime rreth kamerave.
Program editimi imazhesh mund të jenë Paint, Microsoft Photo Viewer, Adobe Photoshop etj.
Pajisje për futjen e imazheve në kompjuter mund të jenë USB, CD etj.
Grupi i dytë bën kërkime rreth prezantimeve.
Pajisje tjetër për prezantimet është projektori, përdorimi i të cilit ka avantazh pasi është më i
madh se një ekran kompjuteri dhe më i përshtatshëm për prezantime me shumë njerëz;
disavantazh mund të jetë transporti i tij.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete për zgjidhjen e saj.
Pjesë e vlerësimit është edhe përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gjatë kësaj situate duke
pasur parasysh të dhënat e mbledhura në evidencat e progresit. Mësues‐i/ja kryesisht bazohet në
kritere konkrete që i ka vendosur për të vlerësuar nxënësin, duke u bazuar te situata.
Libër mësuesi TIK 6 14
Aktiviteti postar
Instruksionet më poshtë shpjegojnë proceset e kompjuterit bazuar tek procedurat e postës.
1. Njerëzit shkruajnë dhe postojnë letra në postë (posta pranon të dhëna, fut input)
2. Seksioni qendror, kontrollon zarfet dhe i fut nëpër kuti sipas adresave (përpunimi i të
dhënave).
3. Seksioni i postës restante, harton listat për shpërndarje. Këto lista sipas ligjit në fuqi ruhen
për një periudhë të caktuar si provë e qarkullimit të informacionit (ruan informacion).
4. Seksioni i shpërndarjes, shpërndan zarfet nëpër adresat përkatëse (nxjerr output).
Identifikoni së bashku me nxënësit pajisjet hardware që bëjnë të mundur realizimin e
proceseve input, output, përpunimin dhe ruajtjen.
Planifikimi i orës mësimore 2. Përpunimi i informacionit
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda:TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Përpunimi i informacionit
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja përdor një kompjuter për të treguar se cili është procesori si pajisje e kompjuterit,
duke sjellë si analogji ngjashmërinë që ka mes tij dhe trurit të njeriut.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Nxënësit:
kuptojnë procesin e përpunimit;
njohin funksionin e procesorit si “truri” i
kompjuterit dhe dinë ta dallojnë atë si pajisje;
bëjnë dallimin ndërmjet RAM‐it dhe ROM‐it;
kryejnë llogaritje me njësitë matëse të informacionit.
Fjalë kyçe:
procesor, RAM, ROM, njësi matëse.
Burime informacioni dhe mjete
mësimore: kompjuter, tabelë,
shkumësa, libri i nxënësit.
Lidhja me fushat kurrikulare: Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Mësues‐i/ja hap kompjuterin, u tregon nxënësve procesorin dhe u kërkon që ta ndjekin me
vëmendje dhe të ndërtojnë edhe njëherë skemën e funksioneve të kompjuterit.
Veprimet në situatë:
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve:
‐ Çfarë të dhënash na jep situata?
‐ A ngjan procesori me trurin e njeriut për nga mënyra e funksionimit?
‐ A kanë të njëjtën shpejtësi të gjithë procesorët?
‐ Çfarë bëjmë ne me qëllim që ta rrisim më shumë shpejtësinë e tij?
‐ Ku ndryshon ROM me RAM?
‐ Cila është njësia e matjes e shpejtësisë së procesorit?
‐ Po shumëfishat e saj?
Libër mësuesi TIK 6 15
Mësues‐i/ja demonstron duke shpjeguar.
Veprimtari praktike:
Ndahen nxënësit në grupe.
Grupi i parë shkruan të përbashkëtat dhe të veçantat e ROM‐it dhe RAM‐it me ndihmën e Diagramit të
Venit.
Grupi i dytë shkruan njësinë matëse të shpejtësisë së procesorit dhe shumëfishat e saj.
Grupi i tretë bën skicën e funksioneve të kompjuterit.
Diskutohen përgjigjet dhe saktësohen apo plotësohen nga nxënësit.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete për zgjidhjen e saj.
Pjesë e vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen. Mësues‐i/ja i vlerëson ata për
pjesëmarrjen në diskutim dhe punën individuale.
Planifikimi i orës mësimore 3. Anatomia e kompjuterit dhe portat e tij
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda:TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Anatomia e kompjuterit dhe portat e tij
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja shfaq në projektor pamjen e disa portave të kompjuterit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: I ep përgjigje të një hipoteze që mësues‐i/ja ngre në klasë nëpërmjet një
pyetjeje.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë; i
klasifikon burimet sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca qytetare: Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, në shkollë etj., si dhe
mban qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten
dhe për grupin ku bën pjesë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Identifikon pjesët
kryesore të kompjuterit dhe llojet e ndryshme të portave e
kabllove.
Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore: Shpjegon
funksionin dhe rëndësinë e tyre.
Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Shpjegon hapat
që ndiqen për të realizuar lidhjet e kabllove me portën përkatëse.
Fjalë kyçe:
motherboard, ushqyes, karta
grafike, karta e zërit, porta
fizike, porta virtuale.
Burimet: teksti i TIK‐ut i
klasës së 6‐të, projektor,
kompjuter.
Lidhja me fushat
kurrikulare: Fizikë.
Libër mësuesi TIK 6 16
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Mësimi fillon me shfaqjen në projektor të kësaj pamjeje:
Mësues‐i/ja shpjegon llojet e portave, sipas funksioneve që kanë dhe ngjyrave që u korrespondojnë.
Diskutim:
Mësues‐i/ja nxit nxënësit që të diskutojnë rreth llojeve të portave.
‐ Cilat janë portat në pamjen ballore të njësisë?
‐ Cili është funksioni i secilës portë?
‐ Po portat nga pas njësisë qendrore, cilat janë?
‐ Çfarë ngjyre ka secila prej tyre?
‐ Çfarë funksioni kanë ato?
Mësues‐i/ja jep shpjegimet përkatëse duke saktësuar edhe përgjigjet e nxënësve.
Demonstrim:
Mësues‐i/ja zbërthen motherboard‐in e kompjuterit duke treguar pjesët dhe funksionet e tyre
dhe realizon lidhjet e kabllove në portat që u korrespondojnë.
Veprimtari praktike:
Nxënësit bëjnë lidhjet e kabllove sipas portave përkatëse, pas shpjegimit të mësues‐it/es.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë t’u përgjigjen pyetjeve konkrete dhe të realizojnë
lidhjet e kabllove në portat e duhura, sipas funksioneve që kanë.
Nxënësit vlerësohen për përgjigjet individuale, punën e pavarur, diskutimet.
Detyrë shtëpie:
Listoni pjesët e brendshme të kompjuterit duke shpjeguar rolin e secilës.
Planifikimi i orës mësimore 4. Portat audio dhe video
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda:TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Portat audio dhe video
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja rishfaq në projektor pamjen e disa portave të kompjuterit, që i ka treguar edhe një
orë mësimi më parë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: I ep përgjigje një hipoteze që mësues‐i/ja ngre në klasë nëpërmjet një
pyetjeje.
Libër mësuesi TIK 6 17
Kompetenca e të nxënit: Ndërton njohuri të reja mbi njohuritë e mëparshme.
Kompetenca personale: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes në situata të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
Nxënësit:
njohin informacionin analog dhe digjital;
kuptojnë funksionet e kartave të zërit dhe videos;
dallojnë portat VGA dhe HDMI;
njohin portat duke u bazuar te skema e ngjyrave.
Fjalë kyçe:
analog, digjital, VGA, HDMI.
Burimet: teksti i TIK‐ut i klasës së 6‐të,
kompjuter.
Lidhja me fushat kurrikulare: Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Mësimi fillon me rifreskim e njohurive për pjesët e brendshme dhe funksionin e tyre, duke
diskutuar detyrën e shtëpisë. Mësues‐i/ja rishfaq në projektor pamjen e portave të ndryshme
dhe u kërkon nxënësve që të dallojnë ato audio dhe video. Në tabelë, mësues‐i/ja shkruan VGA,
HDMI. Ai/ajo kërkon të nxisë nxënësit që të diskutojnë rreth të përbashkëtave dhe të veçantave
të tyre. Nëse përgjigjet nuk janë të plota dhe të sakta, ai/ajo ndërhyn dhe i plotëson nё tabelë.
Demonstrim:
Mësues‐i/ja shpjegon, duke treguar në kompjuter, skemën e ngjyrave për portat.
Veprimtari praktike:
Katër nxënësve u kërkohet të shpjegojnë në kompjuter lidhjen mes ngjyrës dhe funksionit:
nxënësi i parë për mausin dhe tastierën;
nxënësi i dytë për input/output;
nxënësi i tretë për videon;
nxënësi i katërt për audion.
Vlerësimi:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë t’u përgjigjen pyetjeve konkrete dhe të dallojnë
portat audio dhe video.
Nxënësit vlerësohen për përgjigjet individuale, për punën e pavarur dhe diskutimet.
Detyrë shtëpie:
Përshkruani situata tё përdorimit të portave VGA dhe HDMI.
Me poshtë jepen disa porta të kompjuterit. Bazuar tek njohuritë tuaja, identifikojini skemat e
ngjyrave të portave.
Procedura: Vendosini çdo porte një numër dhe shkruani në krah emrin e portës përkatëse.
Diskutoni: Cilën nga portat e mësipërme keni përdorur?
Bëni kërkime për portat që nuk njihni dhe flisni për përdorimin e tyre.
Libër mësuesi TIK 6 18
Planifikimi i orës mësimore Punë praktike 1
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Veprimtari praktike. Kompjuteri përballë njeriut
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja realizon këtë temë me ndihmën e empatisë. Nxënësit grupohen në çifte, ku njëri luan
rolin e shitësit dhe tjetri të blerësit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Jep e merr informacion në mënyrë konstruktive.
Kompetenca e të nxënit: Vlerëson nevojën për të nxënë gjatë gjithë jetës duke vepruar.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes në situata të ndryshme.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Demonstron shkathtësi organizative, merr nisma
dhe punon në grup.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Njeh llojet e
kompjuterëve.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore: Sugjeron
kompjuterin sipas profesionit të përdoruesit, duke u nisur nga
portat, pajisjet input e output, procesori, sistemet e operimit.
Fjalë kyçe:
shpejtësi, memorie,
parametra.
Burimet: teksti i TIK‐ut i
klasës së 6‐të.
Lidhja me fushat
kurrikulare: Fizikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Nxënësi që vihet në rolin e shitësit shpjegon llojet e kompjuterave dhe parametrat e tyre, duke
bërë edhe sugjerimet sipas profesioneve të blerësve.
Veprimet në situatë:
Pasi nxënësit shohin pamjet, mësues‐i/ja u kërkon që të diskutojnë rreth pyetjeve:
Çfarë të dhënash na ofron kjo situatë? A është kompjuteri më “inteligjent” se njeriu?
Sa lloje kompjuterash njihni? Çfarë kanë të përbashkët dhe të veҫantë ata?
Lojë në role:
Pasi diskutojnë rreth pyetjeve, nxënësit luajnë rolin e shitësit dhe blerësit të kompjuterit.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve të mësipërme. Pjesë e
vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gjatë kësaj situate bazuar në kritere
konkrete. Ata do të vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutim dhe saktësinë në përgjigje.
Detyrë shtëpie:
Nxënësit ndahen në grupe. Grupi i parë përgatit përgjigjet për situatën e parë te rubrika “Detyra
praktike”, faqja 14, kurse grupi i dytë përgjigjet për situatën e dytë.
Libër mësuesi TIK 6 19
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 2.
PËRPUNIMI DIGJITAL I TEKSTIT DHE ANALIZA E TË DHËNAVE
Nxënësi është në gjendje të analizojë dhe interpretojë të dhëna statistikore nëpërmjet programeve
të paketës Windows Office. Në këtë cikël synohet që nxënësi të zhvillojë aftësi, qëndrime dhe
njohuri që do t’i nevojiten në jetën e përditshme, si edhe të aftësohet më shumë në përdorimin e
thelluar të kompjuterit dhe internetit.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Klasa 6
Aftësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
6. Elementet e Word‐it
7. Paragrafët dhe listat
8. Veprime me tekst
2. Punë praktike
10. Formatimi i dokumenteve
11/12. Formatimi i tabelave dhe
objekteve
1. Test
3. Punë praktike
14. Prezantimi me Excel
15/16. Formatimi i të dhënave dhe
tabelave
4. Punë praktike
17. Formulat dhe diagramet
5. Punë praktike
- Heton se si sistemet digjitale paraqesin tekst, imazh
dhe audio të dhëna binare.
- Zbaton zgjidhje digjitale si programe të thjeshta
vizuale që përfshijnë degëzime, përsëritje dhe të dhëna
përdoruesi.
- Merr, ruan dhe vlerëson lloje të ndryshme të të
dhënave dhe përdor një sërë software‐sh të zakonshëm
për të interpretuar dhe kujtuar të dhënat në kontekst
për të krijuar informacion.
- Planifikon dhe menaxhon projekte duke përfshirë
detyra, kohë dhe burime të tjera të nevojshme, duke
marrë parasysh sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
- Heton se si sistemet digjitale paraqesin tekst, imazh
dhe audio të dhëna binare.
- Zbaton zgjidhje digjitale si programe të thjeshta
vizuale që përfshijnë degëzime, përsëritje dhe të dhëna
përdoruesi.
- Merr, ruan dhe vlerëson lloje të ndryshme të të
dhënave dhe përdor një sërë software‐sh të zakonshëm
për të interpretuar dhe kujtuar të dhënat në kontekst
për të krijuar informacion.
- Planifikon dhe menaxhon projekte duke përfshirë
detyra, kohë dhe burime të tjera të nevojshme duke
marrë parasysh sigurinë dhe qëndrueshmërinë.
Koncepte dhe terma:
Word, Cut, Copy, Paste, skedar, formatim, Excel, qelizë aktive, meny, Excel, , libër pune, editim,
formatim, Format cells, All border, Background color, Autosum Chart Graphic. formula,
funksione,.
Përshkrimi i situatave:
Përshkrime, tekste përshkruese, veprime matematikore me mend, veprime me makinë
llogaritëse, skedari “Dyqani i shkollës”.
Libër mësuesi TIK 6 20
Planifikimi i orës mësimore 6. Elementet e Word‐it
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Elementet e Word‐it
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja hap skedarin “Dhitë kryeneçe” duke shpjeguar se si hapet një dokument në Word, si
formatohet, selektohet e ruhet.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Identifikon, lokalizon dhe përdor informacionin e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i
klasifikon sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes në situata të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Heton dhe zbaton
komandat për formatimin e tekstit.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Përshkruan rolin e rregullimit të faqes së dokumentit.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Shpjegon
rëndësinë që ka paraqitja e jashtme e një dokumenti.
Fjalë kyçe:
tab, formatim, selektim, shirit i
shkurtër, ribon.
Burimet: teksti i TIK‐ut i klasës
së 6‐të, kompjuter, projektor,
CD.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe, Edukim figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Për të realizuar këtë temë, mësues‐i/ja prezanton skedarin që ka në CD, “Dhitë kryeneҫe”. Ai
shpjegon hap pas hapi se si hapet një faqe në Word dhe hapat që ndjekim për të formatuar një
tekst, për të ndryshuar llojin e shkrimit, madhësinë, ngjyrën, për ta selektuar etj.
Veprimet në situatë: Pasi mësues‐i/ja ka demonstruar hapjen e një dokumenti, formatimin e tij,
selektimin, ndryshimet që mund të bëhen etj., nxënësit u japin përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
- Çfarë klikojmë për të hapur faqen e Word‐it?
- A përdoren madhësi të ndryshme shkrimi në një dokument?
- Po në një dokument zyrtar, ҫfarë madhësie shkrimi përdoret?
- Si na shfaqet shiriti i shkurtër?
- Çfarë ndryshimesh mund të bëjmë me ndihmën e këtyre komandave që shfaqen në shiritin e
shkurtër?
- Sa mënyra përdorim për të selektuar tekstin?
Punë e pavarur:
Nxënësit hapin skedarin “Ditë kryeneҫe” dhe bëjnë të gjitha ndryshimet që u kërkon rubrika
“Detyra praktike” në fund të mësimit. Mësues‐i/ja vëzhgon dhe ndihmon nxënësit për të
realizuar të gjitha ndryshimet.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të bëjnë në tekstin e tyre të gjitha ndryshimet që u kërkon
Libër mësuesi TIK 6 21
mësues‐i/ja për ta paraqitur sa më bukur atë, pasi edhe mënyra e paraqitjes është shumë e
rëndësishme.
Detyrë shtëpie:
Shkruani një tekst me dy paragrafë, duke vënë në fund të tij një pikturë ose foto.
Dy dhitë kryeneçe
Dy dhi, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, u gjendën përballë njëra‐tjetrës, në një trung druri që
bashkonte dy anët e një lumi malor që zbriste thellë në shkëmbinj.
‐ Do të kaloj unë, ‐ tha dhia e zezë.
‐ Kthehu ti ! – tha dhia e bardhë. – Mua më takon të kaloj më parë.
‐ Kthehu ti ! – thoshte njëra dhe nuk e hapte udhën.
‐ Kthehu ti ! – thoshte tjetra dhe nuk e hapte udhën.
U inatosën aq shumë, saqë u ngritën të dyja me këmbët e pasme dhe zunë ta qëllojnë njëra‐tjetrën
me brirë. Qëllonin me sa forcë që kishin e harruan se ku gjendeshin. U rrëzuan në greminë për të
mos u ngritur kurrë më.
Planifikimi i orës mësimore 7. Paragrafët dhe listat
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Paragrafët dhe listat
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja shfaq në projektor tregimin “Vdekja e lisnajës” (ose një tekst tjetër që ai mendon të
përshtatshëm).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Identifikon, lokalizon dhe përdor informacionin e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë; i klasifikon
ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes në situata të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Heton dhe
zbaton komandat për formatimin e paragrafëve dhe listave.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Tregon rëndësinë e përdorimit të listave me numra apo
simbole të ndryshme.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Analizon mënyrën e formatimit të paragrafëve.
Fjalë kyçe:
paragrafë, rreshta, lista, distancë.
Burimet dhe mjetet mësimore: teksti
i TIK‐ut i klasës së 6‐të, kompjuter,
projektor, shkrime të ndryshme.
Lidhja me fushat kurrikulare: Gjuhë
shqipe, Matematikë.
Libër mësuesi TIK 6 22
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Për të realizuar këtë temë, mësues‐i/ja prezanton tregimin “Vdekja e lisnajës” të Anton Paplekës.
Veprimet në situatë:
Nxënësit fillimisht u japin përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
‐ Sa paragrafë ka ky tregim?
‐ A mundemi t’i zhvendosim ata në mes të faqes?
‐ A mundemi të ndryshojmë distancën mes tyre?
‐ Si mund t’i listojmë këta paragrafë?Punë e drejtuar:
Për secilën nga këto pyetje, mësues‐i/ja shpjegon mënyrën e realizimit të këtyre ndryshimeve.
Punë e pavarur:
Nxënësit punojnë mbi tekstin e dhënë nga mësues‐i/ja , duke bërë ndryshimet në vendosjen e
paragrafëve në format, renditjen e tyre, largësinë mes tyre etj.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të bëjnë në tekstin e tyre të gjitha ndryshimet që u
kërkon mësues‐i/ja në lidhje me listimin e paragrafëve, distancën mes tyre, pozicionimin e tyre
në format etj.
Nxënësit do të vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutim dhe punën e pavarur individuale.
Detyrë shtëpie:
Bëni një listë me emrat e shokëve e shoqeve të klasës në mënyrë automatike.
Planifikimi i orës mësimore 8. Veprime me tekst
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Veprime me tekst
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja zgjedh një tekst me të paktën dy paragrafë dhe e shfaq në projektor.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: I jep përgjigje një hipoteze që mësues‐i/ja ngre në klasë nëpërmjet një pyetjeje.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë; i klasifikon
ato burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca qytetare: Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., si dhe
mban qëndrim aktiv ndaj personave që nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten
dhe për grupin ku bën pjesë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Përdor komandat
Fjalë kyçe:
AutoCorrect, Format Painter.
Burimet dhe mjetet mësimore:
Libër mësuesi TIK 6 23
e nevojshme për selektimin, fshirjen, kërkimin e fjalëve dhe
vendosjen e karaktereve të veçanta.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore: Shton
simbole nëpërmjet procedurës AutoCorrect.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Planifikon dhe menaxhon detyra për të zbatuar komandat për
zëvendësimet në tekst.
teksti i TIK‐ut i klasës së 6‐të,
kompjuter, tekst letrar,
projektor.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Edukim figurativ, Gjuhë shqipe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Ora e mësimit nis me njohjen e nxënësve me temën e re dhe shfaqjen e tekstit në projektor.
Mësues‐i/ja kërkon nga nxënësit që të ndjekin me vëmendje se ҫfarë komandash do të përdorë ai
për të zëvendësuar fjalë apo fjali në mënyrë automatike; për të zëvendësuar një simbol me fjalë;
për të kopjuar me ndihmën e komandave Cut, Copy, Paste, duke nxitur diskutimin.
Veprime në situatë
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve:
‐ Si mund ta gjejmë komandën AutoCorrect?
‐ Me cilën komandë mund të selektojmë paragrafin, fjalinë, fjalën dhe shkronjën?
‐ Si mund ta zëvendësojmë shkronjën w me shkronjën ë?
‐ Te cila komandë mund të gjejmë simbolin €?
Për të marrë përgjigje për pyetjet e lartpërmendura, mësues‐i/ja shfaq në ekran tabelat që e
orientojnë nxënësin për mënyrën se si do të punojë mbi një tekst për të bërë ndryshimet.
Mësues‐i/ja shpjegon hapat që do të ndjekin nxënësit duke i vëzhguar dhe ndihmuar ata.
Punë e pavarur:
Nxënësit shkruajnë një tekst me dy paragrafë. Nxënësit ndahen në tre grupe:
grupi i parë bën selektimin e njërit paragraf dhe e zëvendëson me mënyra të ndryshme;
grupi i dytë zëvendëson një germë me një tjetër në mënyrë automatike;
grupi i tretë bën gati formatimin e paragrafëve me mënyra të ndryshme.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete për mënyrën se si
selektohen dhe zëvendësohen materialet, si mund të zëvendësojnë germat dhe se si mund të
formatojnë një material me mënyra të ndryshme. Nxënësit do të vlerësohen për pjesëmarrjen në
diskutim dhe punën e pavarur individuale.
Libër mësuesi TIK 6 24
Planifikimi i orës mësimore. Punë praktike 2
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Veprimtari praktike. Mënyra për zëvendësimin e tekstit
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja realizon këtë orë veprimtarie praktike duke i ndarë nxënësit në dy grupe, ku secili
grup do të punojë dokumentin “Ftesë” sipas modeleve të tekstit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Jep e merr informacion në mënyrë konstruktive.
Kompetenca e të nxënit: Vlerëson nevojën për të nxënë gjatë gjithë jetës duke vepruar.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes, në situata të ndryshme.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Demonstron shkathtësi organizative, merr nisma
dhe punon në grup.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Shton tekstin në
një dokument me anë të disa mënyrave.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Tregon ndryshimin midis procedurave të ndryshme dhe
rastet e përdorimit të tyre.
Fjalë kyçe:
zëvendësim teksti dhe simbolesh,
formatim, Word Art.
Burimet dhe mjetet mësimore:
teksti i Informatikës i klasës së 6‐
të, CD, tabela, kompjuter.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe, Edukim figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Nxënësit ndahen në dy grupe nga mësues‐i/ja dhe u kërkohet që të hapin në CD dokumentin
“Ftesë”. Grupi i parë do ta punojë këtë dokument sipas modelit të parë të tekstit, ndërsa grupi i
dytë sipas modelit të dytë. Mësues‐i/ja i ndjek duke i ndihmuar që të realizojnë punën e tyre.
Veprimet në situatë:
Mësues‐i/ja shkruan në tabelë skemën e mëposhtme dhe nxit diskutimin mes nxënësve duke
drejtuar pyetjet:
- Sa mënyra ka për të bërë zëvendësimet në një tekst, një apo dy?
- Cilat janë ato?
- Çfarë hapash ndjekim për të bërë zëvendësimin e simboleve në mënyrë automatike? Aplikojini ato.
- Çfarë realizojmë duke përdorur komandën Text from file?
- A është kjo komandë e njëjtë me komandën Copy&Paste?
- Pjesa e futur në dokument është tekst apo objekt?
Punë në grupe:
Libër mësuesi TIK 6 25
Pasi përfundojnë diskutimin rreth pyetjeve, mësues‐i/ja i ndan nxënësit në dy grupe dhe u
kërkon që të hapin në CD dokumentin ʺFtesëʺ.
Grupi i parë duhet të bëjë ndryshimet e duhura në këtë dokument për ta bërë atë sipas modelit 1 në tekstin
e nxënësit.
Grupi i dytë duhet të bëjë ndryshimet e duhura në këtë dokument për ta bërë atë sipas modelit 2 në tekstin
e nxënësit.
Nxënësit vazhdojnë të punojnë në mënyrë të pavarur. Mësues‐i/ja i ndjek dhe i ndihmon që të
realizojnë të gjitha ndryshimet e duhura për ta realizuar si duhet atë.
Pasi përfundojnë punën e tyre, nxënësit e prezantojnë para shokëve, duke shpjeguar edhe hapat
që ka ndjekur për ta realizuar këtë punë.
Nxënësit vlerësojnë punën e njëri‐tjetrit.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve të mësipërme. Pjesë e
vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gjatë kësaj situate, bazuar në kritere
konkrete. Ata do të vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutim dhe saktësinë në përgjigje, për
realizimin e ndryshimeve në tekst sipas kërkesës dhe mënyrës së prezantimit.
Historia e monedhës Europiane
Monedha € lindi më 1 Janar 1999. Euro është monedha më e re, edhe pse
krijimi i saj ka qenë qëllim i Bashkimit Europian që në vitet 1960. Ajo filloi të
qarkullonte në vitin 2002. Për simbolin € u zhvillua një konkurs ku u dhanë
shumë ide. Komisioni Europian zgjodhi simbolin që ishte frymëzuar nga
shkronja greke epsilon.
Shkronja epsilon është shkronja “E” në anglisht e cila përfaqëson dhe
shkronjën e parë të fjalës “Europe”. Vijat paralele përgjatë epsilon tregojnë për stabilitetin e
monedhës.
Edhe pse Britania e Madhe është pjesë e Bashkimit Europian, ajo ka monedhën e saj £. Origjina e
£ lidhet me “libra” fjalë në gjuhën latine për peshore ose barazi.
Ditëlindja ime po afron
I dashur shoku im,
Unë mbush 12 vjeç, më 30 Korrik, dhe do të kisha shumë dëshirë të vish dhe të festosh me mua
dhe shokët e tjerë.
Sa bukur me miq rreth e rrotull!!!!!!!!!!!!!
Ku: Kompleksi për fëmijë, Tiranë
Kur: Ora 13:00
Dua që dita e ditëlindjes time të jetë mjaft argëtuese. Së bashku me grupin e animatorëve kemi
organizuar lojëra zbavitëse, kurse mami im ka përgatitur ushqim të shijshëm për të gjithë.
Pasdite do të kërcejmë sa të na prishen sandalet.
Si duhet të visheni: Vishni çfarë të doni, mjafton të ndiheni sa më lirshëm dhe rehat.
Dhuratat: Ju siguroj që do të më pëlqejë çdo gjë që do më sillni. Por, meqenëse unë po krijoj
bibliotekën personale, dhuratat e preferuara do të ishin:
Librat me aventura
Libra me ushtrime zbavitëse
Revista për fëmijë me ilustrime
Të lutem, më thuaj nëse do të vish, duke më dërguar një email [email protected]
Libër mësuesi TIK 6 26
Planifikimi i orës mësimore 10. Formatimi i dokumenteve
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Formatimi i dokumenteve
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja shfaq një tekst mbi të cilin do të bëjë ndryshimet, si: pozicioni i formatit, madhësia e
faqes, futja e faqes në kornizë, vendosja e numrit të faqeve në mënyrë automatike dhe përgatitja e
materialit për printim.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Identifikon, lokalizon dhe përdor informacionin e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues,
enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë; i klasifikon
burimet sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes, në situata të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Heton dhe
zbaton komandat për formatimin e tekstit.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Përshkruan rolin e rregullimit të faqes së dokumentit.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Shpjegon
rëndësinë që ka paraqitja e jashtme e një dokumenti.
Fjalë kyçe:
madhësi e faqes, korniza e faqes,
renditje numerike, printim.
Burimet: teksti i TIK‐ut i klasës së
6‐të, kompjuter, projektor, një
tekst letrar.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe, Edukim figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Për të realizuar këtë temë, mësues‐i/ja prezanton një tekst me parametra normale (format A4,
shkrimi 12, faqe vertikale). Ai/ajo bën ndryshime në këtë tekst, duke shpjeguar hap pas hapi
komandat që jep për të ndryshuar pozicionin e formatit, madhësinë e faqes, futjen e faqes në kornizë,
vendosjen e numrit të faqeve në mënyrë automatike dhe përgatitjen e materialit për printim.
Veprimet në situatë:
Nxënësit fillimisht u japin përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
‐ A mund ta ndryshojmë madhësinë dhe pozicionin e formatit?
‐ Cilat komanda do të përdornim për ta kthyer në horizontalisht pozicionin e faqes?
‐ A është e mundur që tekstin e shfaqur në projektor ta fusim në një kornizë të cilën mund ta
zgjedhim sipas stilit që na pëlqen, sipas ngjyrës e trashësisë?
‐ Çfarë komandash mund të përdorim për të bërë këto ndryshime?
‐ Pasi materiali është formatuar dhe gati për printim, cila komandë do të na vinte në ndihmë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve merren nga demonstrimi praktik i mësues‐it/es dhe diskutimi me nxënësit.
Punë e pavarur:
Nxënësit shkruajnë një tekst të shkurtër me dy paragrafë.
Pasi ndahen në tre grupe, nxënësve u kërkohet:
grupi i parë duhet të kthejë faqen horizontalisht, në formatin A3 dhe të ndryshojë kufijtë e faqes;
Libër mësuesi TIK 6 27
grupi i dytë duhet të fusë dokumentin e shkruar në kornizë me trashësi mesatare dhe në ngjyrë të
verdhë;
grupi i tretë duhet të shkojë në tab‐in Insert dhe të zgjedhë në të numrin e faqes dhe stilin.
Punë e drejtuar:
Mësues‐i/ja ndjek dhe ndihmon nxënësit gjatë veprimtarisë praktike. Kur materiali të jetë gati, ai
printon nga një punim për secilin grup, duke bërë edhe komente e vlerësime për punën e secilit.
Vlerësimi i situatës:
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të bëjnë në tekstin e tyre të gjitha ndryshimet që u
kërkon mësues‐i/ja për ta paraqitur sa më bukur atë, pasi edhe mënyra e paraqitjes është shumë
e rëndësishme.
Detyrë shtëpie:
Në tekstin që shkruat në orën e mësimit bëni ndryshimet që kërkon rubrika “Detyra praktike”.
Planifikimi i orës mësimore. Punë praktike 3
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Veprimtari praktike. Mënyra për zëvendësimin e tekstit
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja realizon këtë orë veprimtarie praktike duke i ndarë nxënësit në dy grupe, ku secili
grup do të punojë dokumentin “Ftesë”, sipas modeleve të tekstit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Jep e merr informacion në mënyrë konstruktive.
Kompetenca e të nxënit: Vlerëson nevojën për të nxënë gjatë gjithë jetës duke vepruar.
Kompetenca qytetare: Kupton dhe u përmbahet kodeve të sjelljes, në situata të ndryshme.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Demonstron shkathtësi organizative, merr nisma
dhe punon në grup.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Shton tekstin në
një dokument me anë të disa mënyrave.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Tregon ndryshimin midis procedurave të ndryshme dhe
rastet e përdorimit të tyre.
Fjalë kyçe:
zëvendësim teksti dhe simbolesh,
formatim, Word Art.
Burimet dhe mjetet mësimore:
teksti i informatikës i klasës së 6‐
të, CD, tabela, kompjuter.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe, Edukim figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Nxënësit ndahen në dy grupe nga mësues‐i/ja dhe u kërkohet që të hapin në CD dokumentin
“Ftesë”. Grupi i parë do të punojë këtë dokument sipas modelit të parë të tekstit, ndërsa grupi i
dytë modelit të dytë. Mësues‐i/ja i ndjek duke i ndihmuar që të realizojnë punën e tyre.
Libër mësuesi TIK 6 28
Veprimet në situatë
Mësues‐i/ja shkruan në tabelë skemën e mëposhtme dhe nxit diskutimin mes nxënësve duke
drejtuar pyetjet:
- Sa mënyra ka për të bërë zëvendësimet në një tekst, një apo dy?
- Cilat janë ato?
- Çfarë hapash ndjekim për të bërë zëvendësimin e simboleve në mënyrë automatike? Aplikojini ato.
- Çfarë realizojmë duke përdorur komandën Text from file?
- A është kjo komandë e njëjtë me komandën Copy&Paste?
- Pjesa e futur në dokument është tekst apo objekt?
Punë në grupe:
Pasi përfundojnë diskutimin rreth pyetjeve, mësues‐i/ja i ndan nxënësit në dy grupe dhe u
kërkon që të hapin në CD dokumentin ʺFtesëʺ.
Grupi i parë duhet të bëjë ndryshimet e duhura në këtë dokument për ta bërë atë sipas modelit 1 në tekstin
e nxënësit.
Grupi i dytë duhet të bëjë ndryshimet e duhura në këtë dokument për ta bërë atë sipas modelit 2 në tekstin
e nxënësit.
Nxënësit vazhdojnë të punojnë në mënyrë të pavarur. Mësues‐i/ja i ndjek dhe i ndihmon që të
realizojnë të gjitha ndryshimet e duhura për ta realizuar si duhet atë.
Pasi përfundojnë punën e tyre, nxënësit e prezantojnë para shokëve, duke shpjeguar edhe hapat
që ka ndjekur për ta realizuar këtë punë.
Nxënësit vlerësojnë punën e njëri‐tjetrit.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve të mësipërme. Pjesë e
vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gjatë kësaj situate, bazuar në kritere
konkrete. Ata do të vlerësohen për pjesëmarrjen në diskutim dhe saktësinë në përgjigje, për
realizimin e ndryshimeve në tekst sipas kërkesës dhe mënyrës së prezantimit.
Libër mësuesi TIK 6 29
Planifikimi i orës mësimore 14. Prezantimi me Excel
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Prezantimi me Excel
Situata e të nxënit
Skedari ʺDyqani i shkollësʺ. Praktikë, demonstrim, punë e pavarur dhe në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përshkruan qartë, me terminologjinë e duhur programin Excel.
Kompetenca e të nxënit: Përdor programin Excel për zgjidhjen e problemave dhe kryerjen e
detyrave, në fusha të ndryshme të dijes.
Kompetenca qytetare: : Zbaton dhe respekton rregullat e grupit dhe është aktiv ndaj personave që
nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për veten dhe për grupin ku bën pjesë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Tregon
funksionin e programit Excel.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Shpjegon elementet e dritares së Excel‐it; përcakton
qelizën aktive; dallon llojin e të dhënave.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Shpjegon krijimin e një libri pune.
Fjalë kyçe:
Excel, qelizë aktive, të dhëna, libër
pune.
Burimet: teksti i TIK‐ut 6, skedari
“Dyqani i shkollës”, projektor,
laptop, programi Excel.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Veprimtari:
Mësues‐i/ja kërkon nga nxënësit tʹi llogaritin të dhënat në mënyra të ndryshme, duke iu referuar
lidhjes me lëndën e matematikës; ai eksperimenton bashkë me ta veprime me mend dhe me
makinë llogaritëse,veprime të thjeshta dhe të ndërlikuara.
Pyetje për diskutim:
Duke u prezantuar programin Excel, mësues‐i/ja pyet nxënësit për lidhjen mes programit Excel
dhe matematikës; si mund të punojmë në të etj.?
Demonstrimi i mësues‐it/es:
Mësues‐i/ja bën prezantimin e programit Excel.
Mësues‐i/ja hap skedarinʺDyqani i shkollës” dhe tregon organizimin e informacionit në faqet e
punës, shpjegon qelizën aktive, llojet dhe futjen e të dhënave.
Detyrë praktike:
Klasa ndahet në tre grupe (mësues‐i/ja u jep grupeve të dhëna të ndryshme):
Grupi I: Mjete shkollore
Grupi II: Pije freskuese
Grupi III: Ushqime
Libër mësuesi TIK 6 30
Çdo grup duhet të ndjekë këtë radhë pune:
1. Trego mënyrën e hapjes së programit Excel.
2. Shkruaj të dhënat ashtu siç shfaqen në faqen 34.
3. Ruaj skedarin me emrin ʺDyqani i shkollësʺ.
4. Prezanto punën e bërë.
Punë individuale
Diagrami i Venit: Krahaso programet Word dhe Excel.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe në grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
- krijojnë faqe pune në Excel;
- hedhin të dhëna në faqet e punës;
- dallojnë të dhënat tekst nga ato numerike.
Planifikimi i orës mësimore 15/16. Formatimi i të dhënave dhe tabelave
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Formatimi i të dhënave dhe tabelave
Situata e të nxënit
Skedari “Dyqani i shkollës” ‐ praktikë, demonstrim, punë e pavarur.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përdor saktë terminologjinë e programit Excel.
Kompetenca e të menduarit: Punon në mënyrë krijuese duke edituar të dhënat dhe formatuar numrat.
Kompetenca e të nxënit: Përdor programin për detyra të tjera shkollore.
Kompetenca qytetare: Punon në grup duke respektuar rregullat e grupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Heton dhe
zbaton komandat për editimin e të dhënave.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Emërton rreshta dhe kolona; bashkon dhe ndan qeliza;
rendit të dhënat e tabelave.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Shpjegon rëndësinë që ka përdorimi i programit Excel.
Fjalë kyçe:
formatim, kornizë, kolonë, rresht,
renditje.
Burimet: teksti i TIK‐ut 6, CD ‐ skedari
“Dyqani i shkollës”, projektor laptop,
programi Excel.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Matematika.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstuali situatës
Veprimtari:
Mësues‐i/ja u kërkon nxënësve të bëjnë dallimin mes një fletoreje matematike dhe faqes Excel, të
Libër mësuesi TIK 6 31
gjejnë ngjashmëritë dhe dallimet. Nxënësit rendisin disa ngjashmëri dhe dallime. Bëhet një
përsëritje e elementeve të ndërfaqes së Excel 2010.
Për të realizuar këtë orë, mësues‐i/ja bazohet te skedari “Dyqani i shkollës”. Nxënësit e ndjekin
mësues‐in/en dhe në kompjuterin e tyre praktikojnë veprimet e bëra nga ai, si më poshtë:
‐ formatojnë të dhënat në një qelizë;
‐ shtojnë kornizën e qelizave dhe ndryshojnë madhësinë e tyre;
‐ formatojnë numrat dhe të dhënat;
‐ përdorin komandat Cut, Copy Paste;
‐ emërtojnë rreshta dhe kolona;
‐bashkojnë dhe ndajnë qeliza;
‐ rendisin të dhënat e tabelave.
Detyrë praktike:
Kjo detyrë realizohet duke ndjekur hapat që kërkohen në detyrën në faqen 39.
Hapni skedarin “Dyqani i shkollës”.
Bashkoni qelizat A1:D1.
Vendosni titullin në mes dhe ngjyrosni qelizën.
Shtoni një artikull të ri duke shtuar rreshta.
Bëni renditjen sipas artikujve në rendin rritës dhe zbritës, pastaj ruani ndryshimet.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe
demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
‐formatojnë tekstin në qeliza;
‐ formatojnë qelizën duke vendosur kornizën;
‐ formatojnë numrat sipas një formati të caktuar;
‐ gjejnë dhe zëvendësojnë fjalë në Excel.
Detyrë: Ushtrohuni në shtëpi për veprimet e kryera në klasë në programin Excel.
Libër mësuesi TIK 6 32
Planifikimi i orës mësimore Punë praktike 4
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike
Situata e të nxënit
Skedari “Dyqani i shkollës”, shembuj të ndërtimit të tabelave në matematikë; rimarrje dhe
thellim njohurish; punë praktike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përdor saktë terminologjinë e programit Excel.
Kompetenca e të nxënit: Përdor programin në mënyrë efektive dhe produktive për renditjen dhe
hedhjen e të dhënave.
Kompetenca për jetën: Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme
shkollore.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Evidenton menytë
dhe zbaton komandat për formatimin e të dhënave në tabela.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore: Zbaton në
mënyrë të pavarur komandat për ndërtimin e një tabele.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Shpjegon
rëndësinë e shkrimit të numrave në formë të njëtrajtshme në Excel.
Fjalë kyçe:
formatim i të dhënave,
formatim i tabelës.
Burimet: : teksti i
Informatikës 6, programi
Excel, laptop, skedari
“Dyqani i shkollës”.
Lidhja me fushat
kurrikulare: Matematikë.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Rimarrje dhe thellim njohurish:
Mësues‐i/ja u kërkon nxënësve të përsërisin komandat e mësuara në temat 14 dhe 15.
Tregon rrugën për krijimin e tabelës dhe formatimin e saj duke përdorur All border dhe të gjitha
komandat e tjera.
Bën formatimin e tabelës dhe të dhënave në tabelë.
Rendit të dhënat në tabelë sipas rendit rritës apo zbritës.
Përdor komandat Cut, Copy, Paste.
Detyrë praktike 1:
Nxënësit mund të realizojnë me një tabelë të thjeshtë orarin e tyre javor, ku të vendosin orët
mësimore, si dhe ta modifikojnë tabelën. Alternativë do të ishte një listë me emrat e nxënësve të
klasës të gatshëm për ekskursion ose një listë notash, një listë blerjesh etj.
Ndërto një tabelë, duke përdorur komandat :
‐ Hidh të dhëna, si: numra të ndryshëm, emrat e shokëve, ditëlindjet e tyre.
‐ Selekto të dhënat.
‐ Zbato komandat Data‐Sort dhe Filter, duke i renditur sipas radhës, alfabetit etj.
‐ Formato tabelën.
Libër mësuesi TIK 6 33
‐ Bëj prezantimin e punës së kryer.
Detyrë praktike 2: Punë individuale
Secili nxënës hedh të dhënat e tij personale në tabelë në formën e një certifikate, duke zbatuar
këto kërkesa:
‐ Në qelizën B1 të certifikatës shëno titullin me shkrimin Arial dhe madhësinë e shkrimit 14,
Bold.
‐ Përdor shkrimet me madhësinë 12 dhe tipin e shkrimit Monotype Corsiva.
‐ Zgjidh formatin e datës 12 june 2016.
‐ Nënvizo vendlindjen, duke përdorur komandën Underline.
‐ Zgjidh komandën All border për vijëzimin e tabelës.
Nxënësi bën demonstrimin e punës duke shpjeguar veprimet që kryen.
Vlerësimi bëhet për të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe në
grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
• shtojnë rresht/kolonë në tabelë;
• bashkojnë disa qeliza dhe formatojnë qelizën e re;
• rendisin të dhënat në rendin rritës ose zbritës.
Planifikimi i orës mësimore 17. Formulat dhe diagramet
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Formulat dhe diagramet
Situata e të nxënit.
Dyqani i shkollës; veprimet me makinë llogaritëse dhe në tabelë; punë praktike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përcakton konceptet qartë dhe me terminologjinë e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur të dhëna nga burime të ndryshme për të
nxënë një temë apo detyrë shkollore.
Kompetenca e të menduarit: Organizon informacionin e marrë me anë të një grafiku dhe bën
interpretimin e rezultatit të shfaqur.
Kompetenca qytetare: Punon në grup, përpunon të dhënat duke respektuar rregullat e grupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Identifikon
komandat ku bëhen llogaritja e të dhënave.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore: Kryen
llogaritje duke përdorur formula.
Fjalë kyçe:
formula, diagram, grafik.
Burimet:
teksti i Informatikës 6,
programi Excel, laptop,
screen, skedari “Dyqani i
shkollës”
Libër mësuesi TIK 6 34
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Përshkruan rrugën
dhe paraqet në mënyrë grafike të dhënat e një tabele.
Lidhja me fushat
kurrikulare:
Matematikë, Edukim
figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Veprimtari:
Mësues‐i/ja shkruan në dërrasë të zezë një formulë të thjeshtë aritmetike dhe kërkon nga
nxënësit të flasin rreth saj: Çfarë është? Ku përdoret? Cilat janë elementet përbërëse? Më pas, i
fton nxënësit që të identifikojnë tasta nga tastiera që kryejnë veprime matematikore. Nxënësi
bën një veprim të thjeshtë në tabelë, duke e përshkruar rrugën si në fletoren e tij.
Demonstrimi i mësues‐it/es:
Mësues‐i/ja i referohet skedarit “Dyqani i shkollës”për të shpjeguar momentet kyçe:
‐ përdorimi i formulave për të bërë llogaritje;
‐ modifikimi dhe kopjimi i formulave;
‐ krijimi i grafikut;
‐ dizenjimi i grafikut sipas tabelës së të dhënave.
Detyrë praktike 1:
Produkti Nxënës Sasia e shitur Çmimi
Lapsa me ngjyra 16 12 100 lekë
Totali
Kërkesa:
1. Vendos një titull duke shkrirë qelizat.
2. Shto artikuj të tjerë duke shtuar rreshta.
3. Rendit artikujt në tabelë sipas artikujve rendit rritës.
4. Bëj totalin e produkteve gjithsej.
5. Nxirr shumën e lekëve të harxhuara për të gjitha produktet.
6. Bëj grafikun e çdo produkti të shitur.
Detyrë praktike 2. Nxënësit mund të realizojnë me një tabelë të thjeshtë orarin e tyre javor, ku të
vendosin përqindjen (%) e orëve mësimore, por edhe ta modifikojnë tabelën. Alternativë do të
ishte një listë produktesh për blerje dhe përqindja e secilit produkt në blerje. Mbi bazën e të
dhënave ndërtohet grafiku.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe në grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
‐ krijojnë formula;
‐ kryejnë llogaritje bazuar te krijimi dhe kopjimi i formulave;
‐krijojnë një diagram rrethor me të dhëna të ndryshme nga tabela.
Detyrë: Bëj një tabelë me të gjitha shpenzimet vetjake. Paraqite atë në mënyrë grafike.
Libër mësuesi TIK 6 35
Planifikimi i orës mësimore. Punë praktike 5
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike
Situata e të nxënit
Praktikë me tre skedarët: “Dyqani i shkollës. Xlsx”; “Ora e internetit.xlsx” dhe “Ora e internetit
.docx”. Praktikë e pavarur.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përcakton konceptet qartë dhe me terminologjinë e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur të dhëna nga burime të ndryshme për të
nxënë një temë apo detyrë shkollore.
Kompetenca e të menduarit: Organizon informacionin e marrë me anë të një grafiku dhe bën
interpretimin e rezultatit të shfaqur.
Kompetenca qytetare: Punon në grup, përpunon të dhënat duke respektuar rregullat e grupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Pozicionon tekstin
në rreshta dhe kolona; fut objekte nga burime të ndryshme;
formaton objekte.
2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Mbledh qeliza duke përdorur formula ose butonin AutoSum;
kopjon formula nga një qelizë në tjetrën,krijon diagrame
rrethore në Excel; kopjon diagrame dhe tabela nga Excel‐i në
Word; argëtohet duke krijuar një alfabet me simbole.
3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
planifikon dhe menaxhon projekte digjitale për të krijuar
informacion interaktiv. Korrigjon tekstet nga ana ortografike
duke përdorur fjalorin elektronik, si dhe e formaton sipas
modelit të kërkuar.
Fjalë kyçe:
rreshta, kolona, objekte, formula,
diagram, grafik.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
programet Excel dhe Word,
laptop, screen. Skedarët:
“Dyqani i shkollës”, “Ora e
internetit”.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Matematikë, Edukim figurativ,
Gjuhë shqipe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Kjo orë mësimore realizohet duke u mbështetur te skedarët e mëposhtëm.
Klasa ndahet në grupe të vogla ose në çifte.
Excel & Word
Formula
diagrame
Diagrami Word
& Excel Alfabet me
simbole
Libër mësuesi TIK 6 36
Detyrë praktike 1: Skedari “Dyqani i shkollës”
Nxënësit kryejnë detyrën duke plotësuar kërkesat e tekstit.
1. Hapni skedarin“Dyqani i shkollës”.
2. Selektoni kolonën “sasia”.
3. Klikoni në tab‐in Insert‐Formula‐Autosum.
4. Gjeni vlerën në kolonën D, në disa mënyra.
Detyrë praktike 2: Skedari “Ora e internetit.xlsx”
Nxënësit kryejnë detyrën duke plotësuar kërkesat e tekstit.
1. Hapni skedarin “Ora e internetit”.
2. Formatoni tabelën.
3. Krijoni një diagram rrethor. Ruani ndryshimet.
Detyrë praktike 3: Skedari “Ora e internetit.docx”.
Nxënësit kryejnë detyrën duke plotësuar kërkesat e tekstit.
1. Formatoni të dhënat duke i dhënë pamje tërheqëse tekstit.
2. Tabelën e krijuar në Excel kopjojeni në dokumentin në Word duke përdorur komandat Copy/ Paste.
3. Kopjoni në Word diagramin e krijuar në Excel.
Detyrë praktike 4: Krijo duke u argëtuar!
Nxënësit kryejnë detyrën duke plotësuar kërkesat e tekstit.
1. Lexoni pjesën e leximit për Egjiptin e Lashtë (teksti i nxënësit)
2. Hapni një dokument në Word.
3. Vendosni formatimin‐hapësira midis rreshtave: dyshe.
4. Vendosini një titull alfabetit tuaj. Pozicionojeni në qendër.
5. Formatoni titullin sipas stilit personal.
6. Shtoni figurat e gjetura për çdo shkronjë dhe formatoni figurat.
7. Shkruani mesazhe për shokët me alfabetin e krijuar me figura.
8. Kërkojuni shokëve të zgjidhin misterin e mesazhit tuaj.
9. Përsëriteni me radhë këtë lojë.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe në grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësi:
‐pozicionon tekstin në rreshta dhe kolona;
‐fut objekte nga burime të ndryshme;
‐formaton objekte.
Ora e përdorimit të internetit
biznes 30
bankë 23
rrjete sociale 3
lundrim 19
kërkim 19
blerje online 6
Libër mësuesi TIK 6 37
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 3. INTERNETI DHE EMAIL‐I
Në këtë tematikë, nxënësi:
‐ shkruan dhe hap linke nëpërmjet faqeve kërkuese;
‐ di të navigojë nëpër faqet e internetit;
‐ përdor lehtësisht internetin ose burime të tjera elektronike për kërkim informacioni;
‐ ruan dhe shkarkon informacione në një server online;
‐ njeh specifikimet e motorëve të kërkimit dhe është në gjendje të kërkojë informacione në
portale të ndryshme elektronike;
‐ njeh dhe përdor në mënyrë të saktë mjetet mediatike, si dhe funksionin dhe rolin e secilit
mjet.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Klasa 6
Aftësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
19. Prezantimi me internet
20. Personalizimi i shfletuesve
Web
21. Motorët e kërkimit
6. Punë praktike
23/24. Zgjedhja e informacionit
të duhur. Siguria në përdorimin
e email‐it
2. Test
7. Punë praktike
8. Punë praktike
- Krijon dhe komunikon ide dhe informacione interaktive
online duke marrë parasysh kontekstin social.
- Zbaton praktika që përputhen me detyrimet ligjore që
kanë të bëjnë me pronësinë dhe përdorimin e
produkteve dhe burimeve digjitale.
- Lokalizon, rigjen ose gjeneron informacionin duke
përdorur motorët e kërkimit ose funksionet e thjeshta të
kërkimit dhe klasifikon informacionin në mënyra
kuptimplote.
- Në mënyrë të pavarur ose bashkërisht krijojnë dhe
modifikojnë zgjidhjet digjitale, rezultatet ose të dhënat
krijuese për përfaqësim/transformim për audienca dhe
qëllime të veçanta.
- Zgjedh dhe përdor mjetin TIK të përshtatshëm për të
ndarë dhe shkëmbyer informacione dhe për të
bashkëpunuar me të tjerët në mënyrë të sigurt.
Koncepte dhe terma:
LAN, WAN, URL, Web Browser, Safari, Chrome, Firefox, Internet Explorer, Add‐ons,
Freeware, Shareware, Open Sourse, siguri, filter spam.
Përshkrimi i situatave:
“Lufta e shfletuesve”; “Një ditë në Valbonë”; “Alpet Shqiptare”; adresa email‐i të
improvizuara; analogjia e postës, postierit; adresa e shtëpisë.
Burime:
Informatika 6, internet, adresa të improvizuara, CD.
Libër mësuesi TIK 6 38
Planifikimi i orës mësimore 19. Prezantimi në internet
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Prezantimi me internet
Situata e të nxënit
Analogjia e postës, postierit, adresa e shtëpisë; veprimtari; pyetje për diskutim; punë individuale
dhe në grup.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përcakton konceptet qartë dhe me terminologjinë e duhur.
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur të dhëna nga burime të ndryshme për të
nxënë një temë apo detyrë shkollore.
Kompetenca e të menduarit: Organizon informacionin e marrë me anë të një grafiku dhe bën
interpretimin e rezultatit të shfaqur.
Kompetenca qytetare: Punon në grup, përpunon të dhënat duke respektuar rregullat e grupit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të
fushës sipas temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: identifikon
adresat URL të faqeve Web.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: lundron në faqe
Web, zbulon materiale në adresa të ndryshme.
Fjalë kyçe:
LAN, WAN, URL, Web Browser.
Burimet: teksti i TIK‐ut 6, programet
kompjuterike, internet, laptop, screen; adresat
e shtëpive.
Lidhja me fushat kurrikulare: shembuj nga
lëndë të tjera
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Veprimtari 1. Kllaster
Mësues‐i/ja fillon mësimin me një kllaster
dhe pret përgjigjet e nxënësve rreth tij. Mësues‐i/ja shpjegon kuptimin e plotë, duke veçuar
përgjigjet e sakta.
Veprimtari 2. Mësues‐i/ja vizaton në dërrasë të zezë skemën e rrjetit LAN dhe WAN. I pyet
nxënësit nëse e dinë se çfarë tregojnë këto skema. Më pas shpjegon konceptet përkatëse të rrjetit
dhe konceptin e internetit si rrjeti më i madh i kompjuterave.
Pyetje për diskutim: Nxitet një diskutim se cila është puna e postierit në dërgimin e një letre në
destinacion. Nëpërmjet analogjisë, zbuloni së bashku se funksioni i internetit është dërgimi i
informacionit apo të dhënat nga një kompjuter në tjetrin, pavarësisht llojit të tyre.
Vazhdoni me analogjinë e postës, duke u përqendruar tek adresat e shtëpive. Shfletuesit Web
janë dyert që hapin internetin. U shpjegohet nxënësve se, njësoj si adresat e shtëpive edhe faqet
Web kanë adresa, me qëllim që të identifikohen. U shpjegohet nxënësve struktura e URL‐së.
Pyetje individuale: I pyesni nxënësit për dy termat. Çfarë nënkuptojnë ato? Le të kujtojnë se
çfarë kanë thënë në fillim të kapitullit për internetin. Nxitni një diskutim në klasë. Mësues‐i/ja
qartëson konceptet.
Punë e pavarur në çift: Cila nga shprehjet është e saktë: “kërkoj në internet” apo “kërkoj në
Web”?
Internet
Libër mësuesi TIK 6 39
Detyrë praktike 1 (punë në grup): Realizohet duke ndjekur udhëzimet:
1. Shpjegoni internetin duke u mbështetur te rrjeti informatik.
2. Për të lundruar në internet keni nevojë për:
a. kompjuter ose pajisje mobile me lidhje në internet;
b. aplikacion Web Browser;
c. software antivirus:
d. aplikacion për email etj.
Diskutoni se cili është roli i tyre në internet.
Detyrë praktike 2. Nxënësve u jepen adresa institucionesh të ndryshme, p.sh. www.mas.gov.al
ose të institucioneve të tjera të edukimit dhe ata praktikohen për të zbuluar në internet sa më
shumë adresa.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtarinë, punën individuale dhe në
grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
‐ identifikojnë rrjetet LAN dhe WAN;
‐ lundrojnë në Web me anë të pajisjeve të ndryshme me lidhje në internet;
‐ përdorin programet antivirus për të mbrojtur kompjuterin nga viruset që mund të merren nga
interneti.
Planifikimi i orës mësimore 20. Personalizimi i shfletuesve Web
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Personalizimi i shfletuesve Web
Situata e të nxënit
Punë e pavarur individuale; punë në çift; punë në grup; analizë; praktikë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Përdor programet softuerike për komunikim të
drejtpërdrejtë dhe në distancë nëpërmjet formave të caktuara të komunikimit (për nevojat e veta
apo si detyrë shkollore.
Kompetenca personale: Përdor protokolle të miratuara kur komunikon dhe bashkëpunon online.
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh burimet e informacionit apo mjetet digjitale bazuar në
përshtatshmërinë e tyre për kryerjen dhe zgjidhjen e një sërë detyrave (apo problemave të
veçanta); përpunon të dhënat dhe raporton rezultatet; përdor informacionin e fituar për punë të
pavarur duke iu referuar edhe të drejtave të autorit.
Kompetenca digjitale: Përzgjedh aplikacione në mënyrë efektive.
Libër mësuesi TIK 6 40
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Dallojnë elementet e
përbashkëta të shfletuesve Web; dallojnë elementet që i
bëjnë të ndryshëm shfletuesit.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Ndryshojnë skedarin e
shkarkimeve nga interneti; vendosin një faqe Web te faqet e
preferuara.
Fjalë kyçe:
Safari, Chrome, Firefox, Internet
Explorer, Add‐ons.
Burimet: Informatika 6, Internet,
screen, laptop, kompjuter nxënësi.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Shoqëria dhe mjedisi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Veprimtari 1. Nxënësve u kërkohet të tregojnë shfletuesin Web që përdorin. Pastaj lejohen të
flasin rreth tyre.
Diagrami i Venit
Sa herë që nxënësit përmendin një element, ai shënohet në kolonën e duhur në tabelë. Më pas
plotësohet diagrami dhe mësues‐i/ja nxjerr përfundimet e tij rreth shfletuesve Web.
Veprimtari 2. Zgjedhja e shfletuesve Web
Bazuar në tabelë dhe në grafikët në tabelë, diskutohet së bashku se ku bazohen përdoruesit e
shumtë për të zgjedhur një shfletues.
Mësues‐i/ja shpjegon sa më thjesht konceptin e personalizimit të shfletuesit nëpërmjet Add‐ons,
pasi këto koncepte janë të një shkalle vështirësie të nivelit 1 dhe 2.
Punë praktike 1. Ndryshimi i vendndodhjes së shkarkimeve në Google Chrome.
Në këtë punë praktike, nxënësit aftësohen të ndryshojnë folder‐in ku ruhen skedarët e shkarkuar.
Për të realizuar këtë detyrë ndiqen udhëzimet sipas radhës së punës në tekst.
Më pas nxënësit praktikohen duke shkarkuar një video nga Youtube nëpërmjet Google Chrome,
Firefox, Safari.
Për të realizuar këtë punë praktike, mësues‐i/ja i ndan nxënësit në grupe (mësues‐i/ja zgjedh një
video të përshtatshme për moshën e nxënësve).
Grupi 1 shkarkon një video të caktuar nga Google Chrome.
Grupi 2 shkarkon të njëjtën video nga Internet Explorer.
Grupi 3 shkarkon të njëjtën video nga Safari.
Krahasohen procedurat dhe diskutohen ndryshimet.
Punë praktike 2. Si të vendosim një Website te faqet e preferuara (punë në çift).
Mësues‐i/ja udhëzon nxënësit se si t’i vendosin faqet e preferuara në një folder të veçantë, që
njihen si “favorite” apo “bookmarks”.
Nxënësit praktikohen duke vendosur faqet e preferuara te shfletuesi.
Ndryshime
Të
përbashkëta
Ndryshime
Libër mësuesi TIK 6 41
Detyrë praktike 3. Punë në çift. Duke përdorur linkun http//gs.statcounter.com/ tregoni
përdorimin e shfletuesve për celularë dhe tabletë në dy periudha. Krahasoni dhe diskutoni rreth
të dhënave.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe atë
në grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
‐njohin procedurat konkrete dhe arsyet pse një shfletues është më i mirë se një tjetër;
‐ krahasojnë grafikët dhe nxjerrin përfundime konkrete.
Planifikimi i orës mësimore 21. Motorët e kërkimit
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Motorët e kërkimit
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja hap Google në kompjuter dhe shkruan një fjalë, një togfjalësh dhe një fjali.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Shfrytëzon informacionet nga interneti, duke i përdorur për
t’u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.
Kompetenca qytetare: Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj., si dhe
mban qëndrim aktiv ndaj personave që cilët nuk i respektojnë ato, duke shpjeguar pasojat për
veten dhe për grupin ku bën pjesë.
Kompetenca digjitale: Përzgjedh dhe përdor aplikacionet në mënyrë efektive dhe produktive.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Tregon rëndësinë e motorëve të
kërkimit.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Analizon rolin e tyre në gjetjen e
shpejtë të informacionit.
3. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Shpjegon avantazhet e
kërkimit të avancuar në gjetjen e informacionit nëpërmjet motorëve
të kërkimit.
Fjalë kyçe:
Google, motor kërkimi.
Lidhja me fushat
kurrikulare: Fizikë,
Gjuhë shqipe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Në motorin e kërkimit më popullor, Google, Mësues‐i/ja kërkon fjalën qytet, togfjalëshin qyteti i
Tiranës dhe fjalinë: Kur u shpall Tirana kryeqytet. Nxënësit dhe mësues‐i/ja komentojnë pamjet
që shfaqen pas çdo kërkimi.
Libër mësuesi TIK 6 42
Veprimet në situatë:
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve:
‐ Çfarë të dhënash na jep situata?
‐ Çfarë shfaqet pas kërkimit të fjalës qytet?
‐ Çfarë shfaqet pas kërkimit të togfjalëshit qyteti i Tiranës?
‐ A e morëm përgjigjen për pyetjen se kur u shpall Tirana kryeqytet?
‐ Çfarë duhet të klikojmë që në ekran të na shfaqen imazhe?
Mësues‐i/ja shpjegon duke demonstruar.
Veprimtari praktike
Punë në çift: Mësues‐i/ja kërkon që njëri nga nxënësit të shkruajë pyetjet dhe të mbajë shënim
përgjigjet që merr nga Google dhe tjetri të bëjë kërkimet.
Diskutim: Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve për të cilat kërkonin përgjigje, por edhe për
përgjigjet që morën nga interneti.
Vlerësimi i situatës: Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve
konkrete për zgjidhjen e saj. Pjesë e vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen.
Mësues‐i/ja i vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen në diskutim dhe punën në çift.
Detyrë shtëpie: Pyetja 3, fq. 51.
Planifikimi i orës mësimore Punë praktike 6
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike. Procedurat e kërkimit të avancuar në internet
Situata e të nxënit
Rimarrje dhe thellim njohurish; detyra praktike individuale dhe në grup; diskutim; analizë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(internet,
medie) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
Kompetenca qytetare: Identifikon paragjykimet që mund të ekzistojnë në shkollë dhe jashtë saj dhe
propozon masa konkrete për parandalimin e tyre, duke përdorur mjetet digjitale.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e
materialeve të nevojshme grafike, ilustrime, dizenjime (të ftesave, pamfleteve, njoftimeve apo
publikimeve).
Kompetenca digjitale: Përzgjedh dhe zgjedh aplikacione në mënyrë efektive.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Bëjnë kërkime më të
avancuara.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Përdorin opsionet e
kërkimit të avancuar.
Fjalë kyçe:
cilësimet e kërkimit, mjetet e gjuhës,
historiku i Web‐it.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
internet, screen, laptop, situata
përshkruese.
Libër mësuesi TIK 6 43
3. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: krahasojnë
shfletuesit bazuar në kërkimet në internet.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Histori, Letërsi, Edukim muzikor.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës
Kujtoni së bashku:
Informacioni i shumtë në internet shpeshherë është mjaft shpërqendrues. Mësues‐i/ja i orienton
nxënësit se për të gjetur përgjigjen e një pyetjeje duhet të përdoren saktë jo vetëm fjalët kyçe, por
edhe opsionet e kërkimit të avancuar.
Demonstrim i Mësues‐it/es dhe praktikë e nxënësit.
Duke treguar me shembuj konkretë kohën për kërkimin e një materiali, bashkë me nxënësit
diskutohet dhe praktikohen opsionet e kërkimit të avancuar.
Google ofrohet edhe në shqip.
Diskutohet së bashku me nxënësit nëse u pëlqen ky fakt. Si preferojnë ata t’i realizojnë kërkimet
e tyre, në google.al apo google.com?
Detyrë praktike 1. Krahasoni shfletuesit Web.
Kjo punë praktike është një tregues i qartë i përvetësimit të njohurive dhe vënies së tyre në
praktikë. Realizohet duke analizuar grafikët e faqes 48 dhe diskutohet duke ndjekur kërkesat e
tekstit.
Detyrë praktike 2. Punë në grupe
Situata 1. Përgatitja e një fletëpalosjeje për Parkun e Butrintit.
Situata 2. Arditi dëshiron të blejë një makinë.
Situata3. Kërkime në Google për Kombëtaren e Futbollit, filmin më të dashur,Alpet shqiptare,
muzikën e preferuar etj.
Vlerësimi bëhet në të gjitha etapat e orës së mësimit, për veprimtaritë, punën individuale dhe në
grup.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
‐ përdorin opsionet e kërkimit të avancuar;
‐ japin zgjidhje të situatave nëpërmjet kërkimit në internet.
Libër mësuesi TIK 6 44
Planifikimi i orës mësimore 23/24. Zgjedhja e informacionit të duhur. Siguria në
përdorimin e email‐it
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Zgjedhja e informacionit të duhur. Siguria në përdorimin e email‐it
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja shfaq në projektor pamjen e një email‐i të ardhur në spam.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Vlerëson cilësinë, rëndësinë dhe vlerën e informacionit kundrejt
qëllimit për të cilin nevojitet ky informacion.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Shfrytëzon informacionet nga interneti, duke i përdorur për
t’u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.
Kompetenca qytetare: Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë.
Kompetenca digjitale: Përzgjedh dhe përdor aplikacionet në mënyrë efektive e produktive.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Liston pjesët e një
adrese email‐i.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Identifikon email‐et e
padëshiruara që i vijnë në spam.
3. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Krijon një
fletëpalosje, ku shënon rregullat e shmangies nga spam‐et.
Fjalë kyçe:
email, spam, viruse.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Fizikë, lëndët shoqërore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Mësues‐i/ja shfaq në projektor pamjen e mëposhtme në të cilën mund të identifikohen pjesët e një
adrese email‐i, por edhe çfarë shohim në adresën tonë kur vjen një email spam.
Veprimet në situatë:
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve:
‐ Çfarë të dhënash na jep situata? ‐ A quhet email‐i postë elektronike?
‐ Cilat janë pjesët e adresës së email‐it: [email protected]?
‐ Çfarë roli ka simboli @ në një adresë?
‐ Listoni disa shërbime email‐i online, që na ofrojnë dërgimin dhe marrjen e informacioneve.
Libër mësuesi TIK 6 45
‐ Çfarë problemesh mund të na shkaktojnë mesazhet spam?
‐ Si mund të mbrohemi nga mesazhet spam?
Mësues‐i/ja shpjegon duke demonstruar.
Veprimtari praktike: Punë në grupe.
Mësues‐i/ja e ndan klasën në tre grupe:
grupi i parë liston ato çfarë na ofron posta elektronike nëpërmjet mesazheve;
grupi i dytë tregon teknikat që përdorim për të verifikuar email‐et spam;
grupi i tretë shpjegon hapat që ndjekim për t’iu shmangur mesazheve spam.
Vlerësimi i situatës: Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve
konkrete për zgjidhjen e saj. Pjesë e vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen.
Mësues‐i/ja i vlerëson ata për pjesëmarrjen në diskutim dhe punën në grup.
Detyrë shtëpie: Bëni një fletëpalosje në Word për rregullat e mbrojtjes nga interneti.
Planifikimi i orës mësimore. Punë Praktike 7
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike: Bashkëngjitja e skedarëve në email
Situata e të nxënit
Punë praktike e organizuar në punë të pavarur, në grup dhe në çift.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përdor programet softuerike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në distancë
nëpërmjet formave të caktuara të komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë shkollore).
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim(internet,
medie) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
Kompetenca personale: Identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete.
Kompetenca qytetare: Merr pjesë në rrjetet sociale që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor,
etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha
përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale: Përdor media dhe formate të ndryshme për komunikimin e informacionit
dhe ideve në mënyrë efektive për audienca të shumta.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Njohin dhe zbatojnë
procedurën e bashkëngjitjes së skedarëve në email; gjejnë
madhësinë e një skedari para se ta bashkëngjisin në email.
2. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Shkruajnë një email
formal; shkruajnë email në një gjuhë tjetër dhe përdorin
procedurën “spelling” për gabime të mundshme.
Fjalë kyçe:
bashkëngjitje, madhësi e skedarit,
ttekst formal.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
projektor, laptop, internet; CD ‐
skedari “Një ditë në Valbonë”.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe, Gjeografi, Gjuhë e
huaj.
Libër mësuesi TIK 6 46
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Detyrë praktike 1. Për realizimin e kësaj detyre dhe për të shpjeguar bashkëngjitjen e skedarëve,
mësues‐i/ja përdor skedarin “Një ditë në Valbonë”.
Mësues‐i/ja demonstron: Attach file, Insert, Open dhe nxënësit praktikohen te kompjuteri i tyre.
Kjo radhë pune ndiqet edhe për bashkëngjitjen e fotove.
Po kështu, mësues‐i/ja shpjegon madhësinë dhe formatin e skedarit dhe si të shkruajmë një
email formal.
Detyrë praktike 2. Praktikohu duke zbatuar rregullat e mësuara më lart.
Klasa ndahet në grupe. Çdo grupi i caktohet një nga skedarët e punuar më parë në Word apo
Excel, si dhe i kërkohet të bashkëngjisë skedarë.
Detyrë praktike 2. Praktikohu duke zbatuar rregullat e mësuara më lart.
Çdo nxënës i shkruan një email formal shokut /shoqes duke zbatuar rregullat.
Email‐i duhet të jetë serioz, korrekt dhe brenda etikës.
Në hapësirën “Subjekt” përmblidhet në fjalë kyçe e gjithë përmbajtja e email‐it, që marrësi të
kuptojë për çfarë bën fjalë ai. Një veprim i fundit duhet të jetë kontrolli i gabimeve të shtypit. Një
shkrim pa asnjë gabim në email‐e formale është shumë i rëndësishëm. Nxënësit mund ta
realizojnë këtë gjë me anë të Review dhe Spelling & Grammar.
Përsëritet detyra duke e shkruar email‐in edhe në gjuhë të huaj.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar nëse nxënësit:
‐ bashkëngjisin skedarë në email;
‐ gjejnë dhe ndryshojnë madhësinë e skedarit që bashkëngjisin;
‐ shkruajnë një email duke bashkëngjitur një skedar të përcaktuar.
Një ditë në Valbonë
Një ditë të bukur pranvere unë dhe familja ime vizituam luginën e Valbonës. Fshati turistik i
Valbonës ndodhet 25 km nga qyteti i Bajram Currit.
Ne u mahnitëm nga ujërat e Valbonës të kulluara si kristali, nga natyra e rrethuar me male nga
pyjet e ahut dhe të bredhit dhe ajri i pastër dhe i freskët..
Banorët e Valbonës na pritën shumë mirë në shtëpinë e tyre alpine dhe na gostitën me ushqime
tradicionale, të freskëta dhe shumë të shijshme.
Unë dhe familja ime kaluam momente fantastike në Valbonë dhe ky udhëtim do të mbetet një
kujtim i bukur për të gjithë ne.
Do t’u sugjeroja të gjithë shokëve të mi ta vizitojnë këtë perlë të natyrës sonë.
Libër mësuesi TIK 6 47
Planifikimi i orës mësimore. Punë praktike 8
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike: Instalimi dhe çinstalimi i shfletuesve Web
Situata e të nxënit
Përvoja e secilit për përdorimin e internetit; punë grupi, individuale, në çift.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Përdor programet softuerike për komunikim të drejtpërdrejtë dhe në
distancë nëpërmjet formave të caktuara të komunikimit (për nevojat e veta apo si detyrë
shkollore).
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme digjitale(internet), të cilat i
shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato burime sipas rëndësisë që
kanë për temën.
Kompetenca personale: Përdor programet kompjuterike për përgatitjen e materialeve të nevojshme.
Kompetenca qytetare: Bashkëpunon në grup duke respektuar rregullat e tij.
Kompetenca digjitale: Përdor media dhe formate të ndryshme për komunikimin e informacionit
dhe ideve në mënyrë efektive për audienca të shumta.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Instalon një shfletues Web‐i
të ndryshëm nga ai që ka të instaluar në kompjuter;
çinstalon një shfletues të vjetër Web‐i nga kompjuteri;
kupton përdorimin e aplikacioneve Add‐ons; gjen dhe
instalon Add‐ons që i nevojiten.
2. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Kërkon dhe gjen në
internet informacione për të krahasuar shfletuesit Google
Chrome dhe Internet Explorer.
Fjalë kyçe:
Instalim, çinstalim, Add‐ons.
Burimet: teksti i Informatikës 6,‐
projektor, laptop, internet,
“Reservation request.docx”.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Shoqëria dhe mjedisi, gjuhë e
huaj.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Demonstrimi i mësues‐it/es për instalimin dhe çinstalimin e shfletuesve Web, instalimin e Add‐ons.
Praktikë e nxënësve te kompjuterat e tyre për instalimin dhe çinstalimin e shfletuesve Web,
instalimin e Add‐ons.
Internet dhe
l
Instalimi dhe Instalimi i add‐ Email dhe detyra praktike
Libër mësuesi TIK 6 48
Detyrë praktike 1. Duke u bazuar në njohuritë e marra, nxënësi realizon detyrën:
- instalon një shfletues tjetër Web‐i;
- çinstalon një shfletues të vjetër.
Punë në grup dhe në çift.
Detyrë praktike 2. Duke u bazuar te forma e shkrimit të një emali‐i, nxënësit realizojnë detyrën:
Hapin një email të ri. Në këtë detyrë nxënësit t’i dërgojnë një email një kompanie që shet libra
online (ndiqen udhëzimet e rastit të tekstit).
Detyrë praktike 3. Realizohet duke i dërguar një email për rezervim menaxheres së një hoteli në
Angli (merret shembulli i “Reservation request.docx”‐ rasti i tekstit).
Detyrë praktike 4. Duke përdorur një motor kërkimi, gjeni në internet se pse një përdorues
mund të zgjedhë Google Chrome në vend të Internet Explorer apo anasjelltas.
Ndiqen udhëzimet e tekstit për realizimin e detyrës.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar nëse nxënësit:
‐ instalojnë një shfletues Web të ndryshëm nga ai që kanë të instaluar në kompjuter;
‐ çinstalojnë nga kompjuteri një shfletues të vjetër Web;
‐ kuptojnë përdorimin e aplikacioneve Add‐ons;
‐gjejnë dhe instalojnë Add‐ons që i nevojiten;
‐ kërkojnë dhe gjejnë në internet informacione për të krahasuar shfletuesit Google Chrome dhe
Internet Explorer.
From: [email protected]
Subject: Reservation request
Dear Mrs. Hunt
My family would like to celebrate New Year Eve at your hotel. Kindly request to inform us if
there are available rooms based on information below:
Accommodation period: from 25 to 31 December,
Adults: 2, Children: 2 (5 and 12 years old)
Rooms: 2 connecting double rooms
Service: Half Board (breakfast + dinner)
If you need other information, please feel free to contact me.
Thank you in advance!
Sincerely,
Mirela Kodra
Libër mësuesi TIK 6 49
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 4. BOTIMET DHE SIGURIA NË INTERNET
Në këtë tematikë, nxënësit:
- njihen me rrjetet sociale dhe problemet që mund të lindin kur komunikojnë në to;
- arrijnë të dallojnë informacionet personale dhe private, si edhe të kuptojnë vjedhjen e identitetit;
- studiojnë Facebook‐un si shembull të ngatërrimit dhe konfuzionit në përpjekje për të
mbrojtur privatësinë, duke marrë në konsideratë çështjen e privatësisë në rrjet;
- dallojnë profilet reale dhe serioze të krijuara në rrjetet sociale;
- kuptojnë rëndësinë e mbylljes (log out) së adresave personale, si: email‐e, blogje, forume,
rrjete sociale, nëse i hapin ato në vende publike;
- njohin rreziqet e blerjes së CD‐ve pa të drejtën e autorit ose të shkarkimit të filmave, këngëve
nga website pirate dhe se si duhet t’i marrin ato në mënyrë të ligjshme;
- inkurajohen të hapin një llogari në Facebook dhe të dallojnë qartë se cilat informacione duhet
të ndajnë me të tjerë dhe cilat jo, si edhe të diskutojnë rreth situatave të ndryshme.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Klasa 6
Aftësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
27/28. Rrjetet sociale. Të
sigurt online
29. E drejta e autorit
9. Punë praktike
10. Punë praktike
- Mbron veten dhe të tjerët nga kërcënimet online.
- Ndalon dhe raporton abuzimet dhe kërcënimet.
- Zhvillon strategjitë për trajtimin e ngacmimit kibernetik
dhe për zbulimin e sjelljes së përshtatshme.
- Përdor shërbimet digjitale pa krijuar varësi nga ato.
- Di si t’i përdorë pajisjet digjitale efikase në kosto dhe në kohë.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat e fushës
1. Shfletimi, kërkimi dhe filtrimi i informacionit: Hyn dhe kërkon informacion online. Artikulon
nevojat informative. Gjen informacionin e përshtatshëm, zgjedh burimet efektive,lundron
ndërmjet burimeve online, si dhe krijon strategji personale informacioni.
2. Vlerësimi i informacionit: Mbledh, përpunon, kupton dhe vlerëson informacionin në mënyrë
kritike.
3. Ruajtja dhe rigjetja e informacionit: Ndryshon dhe ruan informacionin dhe përmbajtjen për
korrigjim më të lehtë; organizon informacione dhe të dhëna.
Koncepte dhe terma:
rrjete sociale, privatësi, informacion personal, Facebook, profil real, e drejta e autorit, log out,
Facebook, shkarkime të paligjshme.
Veprimtaritë e sugjeruara:
‐ Nxënësit listojnë të gjitha burimet, emrat e autorëve, URL‐në e informacionit që përdorin.
‐ Nxënësit nuk e ruajnë informacionin privat në faqet publike në internet, vendosin akses
përdoruesi dhe parametrat e privatësisë.
‐ Nxënësit kuptojnë rrezikun e dhënies së informacionit personal, njohjen dhe raportimin e
krimeve kibernetike, postojnë një foto me lejen e pronarit, nuk zbulojnë detaje të identitetit,
shmangin ofensivën e gjuhës së papërshtatshme të disa grupe njerëzish.
Burimet: Informatik , internet, adresa të improvizuara.
Libër mësuesi TIK 6 50
Planifikimi i orës mësimore 27/28. Rrjetet sociale. Të sigurt online
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Rrjete sociale. Të sigurt online
Situata e të nxënit
Përvoja e secilit për përdorimin e internetit; punë grupi, individuale dhe në çift; punë praktike,
analizë; diskutim.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital, e komenton dhe e
shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose detyre me shkrim.
Kompetenca e të nxënit: Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga një burim (internet,
media) për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.
Kompetenca personale: Identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete.
Kompetenca qytetare: Merr pjesë në rrjetet sociale që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor,
etnik, fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha
përkatësive të përmendura, që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale: Përdor media dhe formate të ndryshme për komunikimin e informacionit
dhe ideve në mënyrë efektive për audienca të shumta.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Njeh rrjetet sociale,
efektin që kanë në jetën tonë, si edhe ndikimin e
teknologjisë në zhvillimin e këtyre mjeteve të fuqishme;
dallon rrjetet sociale nga njëri‐tjetri duke u nisur nga logoja
dhe funksioni kryesor i secilit.
2. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Vlerëson
avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të rrjeteve
sociale në jetën tonë të përditshme.
3. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Përdor mënyrat e duhura
për të siguruar të dhënat;; lundron i sigurt online.
Fjalë kyçe:
rrjet social, avantazh, të dhëna
personale, online.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
projektor, laptop, internet; situata
e Andit, Etlevës, Albanës;
analogjia “Fjalëkalimi është si furça e
dhëmbëve. E përdor vetëm unë dhe e
ndërroj një herë në gjashtë muaj”.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Gjuhë shqipe.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Stuhi mendimesh :Mësues‐i/ja i pyet nxënësit nëse kanë dëgjuar për rrjetet sociale.
Pyet nëse janë anëtarë të rrjeteve sociale, si dhe të renditin disa prej tyre.
Mësues‐i/ja shpjegon kuptimin dhe plotëson përgjigjet duke renditur rrjetet sociale.
Pyetje për diskutim: Cili është i vërtetë, barazimi apo mosbarazimi?
Rrjetet sociale=mediat sociale; ‐ Rrjetet sociale ≠media sociale
Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësues‐i/ja shpjegon se mosbarazimi është i vërtetë; shpjegon
dallimet dhe të përbashkëtat midis rrjeteve sociale, efektet pozitive dhe negative të rrjeteve
sociale.
Libër mësuesi TIK 6 51
Detyrë praktike (punë në çift ). Detyra e tekstit në faqen 65. Si ju vijnë në ndihmë rrjetet sociale?
Detyrë praktike dhe diskutim.
Situatat e para kanë të bëjnë pikërisht me përfitimet që kemi nga përdorimi i rrjeteve sociale:
Facebook‐u për të informuar sa më shumë miq dhe persona që ndajnë të njëjtin shqetësim dhe
Youtube, ku mund të ngarkohen këngë të kënduara nga shokët tanë dhe ku linku apo videoja
mund të shpërndahet sa më shumë me anë të opsionit share. Gjithashtu, situata me ndërrimin e
shtëpisë ka të bëjë pikërisht me funksionin kryesor të Facebook‐ut: ruajtja e kontakteve me
miqtë, duke qenë indirekt të pranishëm në jetën e tyre.
Punë në grup me situatat
Klasa ndahet në tre grupe:
grupi 1 ‐ situata e Andit;
grupi 2 ‐ situata e Etlevës;
grupi 3 ‐ situata e Albanës.
Pyetje për diskutim. Mësues‐i/ja i pyet nxënësit se si e kuptojnë ata të qenit të sigurt; përdoret
analogjia e furçës së dhëmbëve si shembull: “Fjalëkalimi është si furça e dhëmbëve. E përdor vetëm
unë dhe e ndërroj një herë në gjashtë muaj”.
Mësues‐i/ja u shpjegon nxënësve se:
1. ekziston një kod i caktuar që ata të ndihen të sigurt online;
2. duhet të kyçin mirë të dhënat personale dhe ta ruajnë mirë çelësin;
3. duhet të bllokojnë personat që dërgojnë email‐e të pahijshme;
4. duhet të vendosin një shenjë dalluese, p.sh., një flamur në email‐e me përmbajtje të dyshimtë.
Mësues‐i/ja mund t’u rendisë nxënësve disa këshilla shtesë në lidhje me qëndrimin të sigurt
online.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe
demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar nëse nxënësit:
- njohin përfitimet nga rrjetet sociale;
- analizojnë situata që ndikohen nga rrjetet sociale.
Detyrë praktike 2. Veprime konkrete për sigurinë tuaj (punë në çift me tekstin), faqe 67.
Detyrë praktike 3. Praktikohu duke zbatuar rregullat e mësuara më lart (punë individuale me
tekstin).
Libër mësuesi TIK 6 52
Planifikimi i orës mësimore 29. E drejta e autorit
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: E drejta e autorit
Situata e të nxënit
Mësues‐i/ja hap në kompjuter një program pa pagesë (Adobe Reader), një me kod të hapur
(Open Office) dhe një pjesërisht me pagesë (konvertuesi video 2mp3).
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Vlerëson cilësinë, rëndësinë dhe vlerën e informacionit kundrejt
qëllimit për të cilin nevojitet ky informacion.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: Shfrytëzon informacionet nga interneti duke i përdorur për
t’u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme.
Kompetenca qytetare: Pranon dhe respekton të tjerët.
Kompetenca digjitale: Përdor media dhe formate të ndryshme për komunikimin e informacionit
dhe ideve në mënyrë efektive për audienca të shumta.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës
sipas temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Identifikon dhe
dallon programet me pagesë, pa pagesë dhe pjesërisht
me pagesë.
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Shpjegon rëndësinë
ose jo të përdorimit të tyre.
3. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Sjell
shembuj që tregojnë se këto programe janë të
domosdoshme.
Fjalë kyçe:
Freeware (friuer), Shareware (sheruer),
Open source (open sours), e drejta e
autorit.
Burimet: kompjuter ose tableta
elektronike me internet, programe të
ndryshme.
Lidhja me fushat kurrikulare: Fizikë,
lëndët shoqërore.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Freeware
Mësues‐i/ja hap në kompjuter programin Adobe Reader dhe u shpjegon nxënësve disa nga
programet dhe sistemet të cilat ofrohen pa pagesë, por që nuk të lejojnë modifikimin dhe
shpërndarjen.
Open source
Mësues‐i/ja hap programin Open Office dhe liston edhe programe të tjera, të cilat mund të
Libër mësuesi TIK 6 53
ofrohen pa pagesë nga autori i tyre, por që ne na lejohet t’i modifikojmë dhe t’i shpërndajmë.
Shareware
Mësues‐i/ja hap programin konvertues video 2mp3 dhe liston programe të tjera, të cilat na
ofrohen pa pagesë deri në një periudhë prove, pastaj, për ta pasur, duhet të kryhet pagesa.
Veprimet në situatë:
Diskutim
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve:
‐ Çfarë të dhënash na jep situata?
‐ Si e kuptoni ju të drejtën e autorit?
‐ Si klasifikohen programet për nga mënyra se si u ofrohen përdoruesve?
‐ Listoni disa programe e sisteme pa pagesë dhe shpjegoni karakteristikat e tyre.
‐ Cilat janë disa nga programe me kod të hapur (Open source)?
‐ Çfarë të përbashkëtash dhe të veçantash kanë programet pa pagesë dhe ata pa kod?
‐ Çfarë janë Shareware‐t?
‐ A është veprim i paligjshëm marrja pa pagesë e ideve të një autori, të cilat ai i shpërndan
vetëm kundrejt pagesës?
‐ Po ju a keni shkarkuar ndonjëherë këngë apo video në mënyrë të paligjshme? Tregoni
arsyet.
‐ Çfarë pasojash mund të sjellë shkarkimi pa leje i skedarëve të ndryshëm?
Veprimtari praktike: Ndahen nxënësit në grupe duke u kërkuar të hapin këto programe:
grupi i parë programin pa pagesë Google Chrome;
grupi i dytë programin pa kod Mozilla Firefox;
grupi i tretë programin me pagesë Antivirusi AVG.
Diskutohet rreth pamjeve që na shfaqen dhe shërbimit që ofrojnë këto programe.
Vlerësimi i situatës: Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve
konkrete për zgjidhjen e saj. Pjesë e vlerësimit është përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen.
Mësues‐i/ja i vlerëson ata për pjesëmarrjen në diskutim dhe punën individuale.
Detyrë shtëpie: Plotësoni me V dhe G konstatimet në rubrikën “Detyra praktike”, faqja 69.
Libër mësuesi TIK 6 54
Planifikimi i orës mësimore 9. Punë praktike
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike (2 orë)
Situata e të nxënit
Rimarrje dhe thellim njohurish; diskutimi i rastit të tekstit; punë praktike; marrëveshja “Njeriu
digjital”.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një
problemi (shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë
Kompetenca personale: Identifikon shenjat/simbolet e rrezikut në prodhime apo objekte konkrete.
Kompetenca qytetare: Merr pjesë në rrjetet sociale që promovojnë tolerancë dhe diversitet kulturor,
etnik,fetar, gjinor etj., në shkollë apo në komunitet, ku përfshihen moshatarë të të gjitha
përkatësive të përmendura që jetojnë në bashkësinë e gjerë.
Kompetenca digjitale: Përdor media dhe formate të ndryshme për komunikimin e informacionit
dhe ideve në mënyrë efektive për audienca të shumta.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Njeh pasojat e veprimeve
të paligjshme në internet(profilet fals,rreziqet online etj.)
2. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Mëson të sillet në një botë
digjitale.
Fjalë kyçe:
profil, njeriu digjital,
cyberbullying.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
projektor, laptop, internet, “Unë
jam njeriu digjital”.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Rimarrje dhe thellim njohurish për njohuritë e marra në mësimet e mëparshme.
Rasti I. Mësues‐i/ja improvizon një situatë të personave në botën virtuale, qëllimet dashakeqe të
të cilëve fshihen pas fotografive, emrave apo profileve false.
Pyetje për diskutim: Cili është qëllimi i profileve false?
Rasti II. Në rrjetet sociale ekzistojnë shumë profile të personazheve të njohur në mbarë botën.
Kjo do të thotë se këto profile janë false. Në përgjithësi, artistët apo figurat e famshme e
shoqërojnë emrin e tyre në profil me termin “Official”.
Ka disa tipare kryesore që karakterizojnë një profil fals, të dikujt që hiqet si dikush tjetër. Këto
veçori diskutohen me nxënësit, në mënyrë që ata të jenë sa më të mirinformuar mbi rreziqet
online dhe mënyrat për t’i identifikuar ato.
Detyrë praktike: Zbulo nëse dikush ka profil fals në Facebook.
Në pikën e dytë, nxënësit mësojnë të praktikojnë një mënyrë se si të zbulojnë profilin e vërtetë
ose fals kur dyshojnë te një person i caktuar. Ndiqen hapat e mëposhtëm.
1. Ruhet fotoja e profilit në desktop.
2. Hapet browser‐i Google Chrome ose Firefox dhe lundrohet në Google images/imazhe.
3. Merret fotoja nga desktop‐i dhe lëshohet në hapësirën e kërkimit, siç tregohet në figurë.
4. Kërkimi në Google do të gjejë informacione të sakta, si emrin ose foto të ngjashme me
origjinalen.
Libër mësuesi TIK 6 55
5. Kërkohet për emrin e tij online, për të parë nëse është i vërtetë. Në fakt, kjo nuk është shumë e
vlefshme nëse emri është i zakonshëm. Por mund të kërkohet për disa të dhëna të tjera interesante:
• Nëse ka një emër të zakonshëm, kontrollohet për informacione të tjera, si vendndodhja, mosha
e përafërt ose çdo informacion që gjendet në profilin përkatës.
• A është tagg‐ur? Në përgjithësi, një person real tagg‐et në shumë vende si pjesë e ndarjes së
eksperiencave në Facebook.
Ora e dytë realizohet duke u mbështetur te puna praktike“Të jetosh në një botë digjitale”.
Mësues‐i/ja harton një marrëveshje, sipas shembullit të mëposhtëm dhe çdo nxënës, me dëshirën
e tij, mund ta firmosë për t’u bërë pjesë e komunitetit digjital.
MARRËVESHJE
NJERIU DIGJITAL
• Respektoj veten
Do të tregoj respekt për veten nëpërmjet veprimeve të mia. Do të përzgjedh emra online që janë
të përshtatshëm. Do ta konsideroj të rëndësishëm llojin e informacionit dhe fotografive që postoj
online. Nuk do të publikoj të dhëna personale që lidhen me jetën, familjen, eksperiencat,
marrëdhëniet dhe shoqërinë time.
• Mbroj veten
Do të sigurohem që informacioni që vendos online nuk do të më vendosë përballë rreziqeve.
Nuk do të bëj publike të dhënat personale, detajet e kontakteve ose plane të aktiviteteve të mia.
Do të raportoj çdo sulm apo sjellje të papërshtatshme kundrejt meje. Do të mbroj fjalëkalimet, të
dhënat e llogarisë dhe burimet e mia.
• Respektoj të tjerët
Do të tregoj respekt për të tjerët. Nuk do të përdor mjete të medias (foto, video etj.) për të
ngacmuar, tallur, detyruar të tjerët. Në faqet e internetit që zgjedh do të tregoj respekt për të
tjerët. Nuk do të vizitoj faqe që janë raciste apo të papërshtatshme. Nuk do të abuzoj me të drejtat
e mia për të pasur akses në internet dhe nuk do të hyj në hapësirat private të të tjerëve.
• Mbroj të tjerët
Do të mbroj të tjerët duke raportuar abuzimin, duke mos ridërguar materiale të papërshtatshme.
• Respektoj të drejtën e autorit
Do të përdor burimet pa pagesë të informacionit ose do të ndjek rregullat sipas licencës së çdo
autori apo faqeje, në vend që të bëhem pirat online. Do ta regjistroj dhe do ta blej programin që
më duhet. Do të blej muzikë, video dhe mjete të tjera dhe nuk do t’i shpërndaj ato në mënyrë të
paligjshme. Do të veproj me integritet.
Duke firmosur këtë marrëveshje, unë do të veproj gjithmonë sipas mënyrave që janë të
respektueshme, të përshtatshme dhe etike për mua dhe të tjerët.
Unë___________________ bie dakord të veproj si një “njeri digjital”, duke ndjekur parimet e
komunitetit digjital.
Nënshkruar nga________________________,datë___________________
Vlerësimi bëhet për punën në grup,për aktivizimin në orën e mësimit,diskutimin dhe
demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar nëse nxënësit:
- njohin pasojat e veprimeve të paligjshme në internet (profilet fals,rreziqet online etj.);
mësojnë të sillen në një botë digjitale.
Libër mësuesi TIK 6 56
PËRSHKRIMI I TEMATIKËS 5. PREZANTIMI DIGJITAL
Në këtë kapitull, nxënësit:
- njihen me një nga programet e paketës Office, me programin PowerPoint,i cili shërben për të
krijuar prezantime;
- mësojnë disa nga tiparet kryesore të PowerPoint, si edhe punën me slajdet;
- mësojnë të bëjnë prezantime të thjeshta, duke vendosur një titull prezantimi, duke ndarë
paragrafët, duke përdorur WordArt dhe duke vendosur fotografi nga kompjuteri ose
interneti.
Njohuritë për realizimin e
kompetencave të lëndës
Klasa 6
Aftësitë për realizimin e kompetencave të lëndës
31. Aplikacionet e prezantimeve
32. Pajisjet portative të ruajtjes
33. Modifikimi i imazheve
11. Prezantimi në video
3. Test
- Identifikon disa nga parimet bazë të programit
PowerPoint.
- Kryen veprime të thjeshta me këtë program.
- Shpjegon funksionin dhe rëndësinë e këtij programi.
- Argumenton rëndësinë e prezantimeve në
PowerPoint.
- Krijon një prezantim mbi një temë të caktuar.
- Argumenton rëndësinë e programit Paint, duke e
krahasuar me programin PowerPoint.
- Realizon një poster mbi një temë të caktuar.
Shkathtësitë që fiton nxënësi për realizimin e kompetencave të fushës/lëndës
1. Përdor sistemet digjitale për të vërtetuar të dhënat, p.sh. vendosja e llojeve të të dhënave
në një spreadsheet për t’u siguruar që një e dhënë është futur saktë.
2. Paraqet dhe komunikon idetë e hartuara duke përdorur standardet.
Koncepte dhe terma:
program, PowerPoint, prezantim, slajd, poster, dizenjim, animim.
Situata të sugjeruara:
- Bën një prezantim në PowerPoint vetëm me tekst, me përmbajtje që vetëzhvillohet.
- Eksperimenton me opsione të ndryshme, që përfshijnë udhëzime të përsëritura, p.sh. një
slideshow vazhdimisht i përsëritur; një lëvizje e përsëritur në një animacion; një llogaritje e
përsëritur në një spreadsheet.
- Krijon një quiz, ku pyetjet janë të përsëritura deri në përgjigjen e saktë.
- Eksperimenton me hyrje shtesë të dhënash, duke përfshirë import skedarësh, shkarkim
figurash të fotografive nga kamera dhe skedarë PDF.
Burimet: teksti i TIK‐ut 6, internet.
Libër mësuesi TIK 6 57
Planifikimi i orës mësimore 31. Aplikacionet e prezantimeve
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Aplikacionet e prezantimeve
Situata e të nxënit
Veprimtari: Një ditë pushimesh verore”; diskutim; detyra praktike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit: Shpreh qartë me terminologjinë e duhur konceptet e programit.
Kompetenca personale dhe të nxënit: Kërkon,gjen dhe zbaton parimet e programit në detyra të tjera
shkollore.
Kompetenca qytetare: Komunikon dhe bashkëpunon me të tjerë në mënyrë efektive.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Kërkimi dhe gjetja e informacionit: Dallon situatat e përdorimit
të një prezantimi.
2. Bashkëveprimi ndërmjet teknologjisë: Njeh dhe përdor elementet
bazë të tij.
3. Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: Përdor
teknologjinë për të zhvilluar të menduarit krijues dhe
konstruktiv,gjen programe për krijimin e prezantimeve.
Fjalë kyçe:
PowerPoint, slide.
Burimet: teksti TIK 6,
programi PowerPoint, laptop,
screen.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Matematikë, Arte, Letërsi,
Histori.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Veprimtari 1. Mësues‐i/ja u kërkon nxënësve të bëjnë një prezantim me temë “Një ditë
pushimesh verore”.
Cila do të ishte mënyra më e mirë për ta treguar:
‐ para klasës, siç tregojnë mësimin kur ngrihen në mësim;
‐ para klasës, nëpërmjet një monitori, ku paraqesin foto nga pushimet e tyre?
Pyeten nxënësit se në cilin rast do të argëtohen më shumë? Në cilin rast do të mbajnë mend më
shumë detaje?
Diskutimi më lart shërben si një hyrje për prezantimet. Përdoret shembulli i librit që nxënësit të
kuptojnë më mirë se si ndërtohet një prezantim.
Libri ka një kopertinë, e cila tregon titullin dhe autorin e tij, prezantimi në PowerPoint ka slide‐n
e parë, ku duhet të paraqitet tema dhe emri i nxënësit që e ka bërë.
Libri përbëhet nga fletë, secila prej tyre tregon një informacion të caktuar; PowerPoint përbëhet
nga slide, të cilat shfletohen duke klikuar dhe secila prej tyre paraqet informacionin për
nëntemat.
Libri ka figura dhe ilustrime; në PowerPoint mund ta pasurojmë informacionin me grafikë,
diagrame, foto dhe objekte të ndryshme.
Libër mësuesi TIK 6 58
Fletët e librit shfletohen, ndërsa në PowerPoint informacioni tregohet me slideshow.
Të gjithë hapat ku tregohen detaje dhe konceptet e prezantimit,mësues‐i/ja i ilustron me
programin dhe nxënësi i praktikon në kompjuterin e tij.
Analiza e nxënësit: Lexohen faktet interesante për prezantimin.
Diskutoni mbi shprehjen: “Mendja është diçka e mrekullueshme: fillon të punojë në momentin që
lindim dhe nuk ndalon së punuari deri në çastin që ngrihemi në këmbë për të folur para një publiku”.
Nga kjo shprehje kuptojmë bllokimin e mendjes nga frika përpara një prezantimi në publik.
Pyeten nxënësit për eksperiencat e tyre në lidhje me këtë. Këshillohen se si të prezantojnë sa më
mirë duke rekomanduar disa “rregulla”:
• Në shumicën e rasteve, suksesi i prezantimit lidhet me përgatitjen.
• Praktikë‐praktikë‐praktikë.
• Duhet të keni një plan rezervë në rast se ndodh ndonjë defekt teknik gjatë prezantimit.
• Mbani një gotë ujë përpara.
• Mendoni për pyetjet që mund t’ju bëjnë.
• Vishuni bukur.
• Memorizoni minutat e para të prezantimit.
• Mos u shqetësoni nëse bëheni nervozë. Kjo do të thotë që prezantimi është i rëndësishëm për
ju.
• Fokusohuni në mesazhin kryesor, jo në atë çfarë ndjeni.
• Buzëqeshni dhe lehtësohuni, pavarësisht se si ndiheni. Duke luajtur rolin e njeriut të qetë, do të
qetësoheni me të vërtetë.
Detyrë praktike 1. Realizo detyrën sipas hapave të mëposhtëm:
1. Hap programin.
2. Vendos në slide‐in e parë një titull.
3. Fut disa slide.
4. Trego rrugën e futjes së objekteve të ndryshme në prezantim.
Detyrë praktike 2: PowerPoint është një nga aplikacionet që mundëson krijimin e prezantimeve.
Lundro në internet dhe gjej aplikacione të tjera për prezantimet. Shëno:
fjalët kyçe që përdore______________________
faqet Web ku gjete informacionin________________
aplikacionet__________________________________
Vlerësimi bëhet për punën në grup,për aktivizimin në orën e mësimit,diskutimin dhe
demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
- njohin elementet e prezantimeve;
- përcaktojnë situatat ku është i nevojshëm prezantimi;
- përdorin fjalë kyçe për të gjetur programe që krijojnë prezantime.
Detyra: Ushtro në shtëpi veprimet e kryera në klasë.
Libër mësuesi TIK 6 59
Planifikimi i orës mësimore 32. Pajisjet portative të ruajtjes
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Pajisjet portative të ruajtjes
Situata e të nxënit
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca digjitale: Përdor mediet digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar dhe
bashkëpunuar, duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive. Përdor
imazhe për të modifikuar ose krijuar vepra arti për një prezantim digjital.
Kompetenca e komunikimit: Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital (internet, radio, TV
etj.), e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një punimi ose detyre me
shkrim.
Kompetenca e të nxënit: Zbaton informacionet e marra për detyra të tjera shkollore.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas
temës mësimore
1. Komunikimi dhe bashkëpunimi: Ruan skedarë të ndryshëm
në kompjuter; lidh dhe shkëput në mënyrë të sigurt pajisjet
portative të ruajtjes.
2. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: Hedh në kompjuter
materialet e aparatit fotografik; djeg CD duke arkivuar
informacione të ndryshme.
Fjalë kyçe:
USB, aparat fotografik, djeg CD‐
në.
Burimet: teksti i Informatikës 6,
laptop, screen, CD, USB, aparat
fotografik.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Edukim muzikor, Edukim
figurativ.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Nxënësit kanë mësuar si organizohen dokumente të ndryshme në folder‐a. Diskutoni se ku
ruhen këta folder‐a në kompjuter dhe si mund të kërkojmë për një dokument të caktuar në Local
Disc.
Veprimtari 1. Diskutoni me nxënësit se përse janë të rëndësishme pajisjet e ruajtjes së
informacionit. Nxënësit të arsyetojnë përgjigjet e tyre në situata të ndryshme. Nxënësve u
kërkohet të tregojnë rrugën e transportimit të dokumenteve ose fotove nga kompjuteri tek USB‐ja
apo CD‐ja,nga aparati fotografik te kompjuteri etj.
Pas përgjigjeve të dhëna, nxënësit pyeten për pajisjet e ruajtjes që tashmë i kanë mësuar: CD,
DVD, USB, kartat e memories etj.
Shpjegoni:
‐mënyrën e thjeshtë se si lidhet një pajisje e lëvizshme e ruajtjes, p.sh. USB, me kompjuterin;
‐ku shfaqet ikona e USB‐së pasi lidhet fizikisht me kompjuterin;
‐si mund t’i kalojmë të dhënat nga kompjuteri në USB në dy mënyra;
‐ si mund ta shkëputim USB‐në në mënyrë të sigurt nga kompjuteri.
‐ si bëhet transporti nga aparati fotografik te kompjuteri;
‐ si bëhet djegia e CD‐së për të ruajtur foto dhe video.
Libër mësuesi TIK 6 60
Detyrë praktike 1.
Gjej skedarë të ndryshëm të ruajtur në kompjuter.
Rendi ata.
Prezanto punën e kryer.
Detyrë praktike 2. Përpiqu të hapësh një USB në kompjuter.
Transporto të dhëna.
Trego rrugën që ndoqe për realizimin e detyrës.
Detyrë praktike 3. Transporto imazhet nga aparati në kompjuter.
Trego rrugën që ndoqe për realizimin e detyrës.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit,diskutimin dhe demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit:
‐ruajnë skedarë të ndryshëm në kompjuter;
‐lidhin dhe shkëpusin në mënyrë të sigurt pajisjet portative të ruajtjes;
‐hedhin në kompjuter materialet e aparatit fotografik;
‐djegin CD duke arkivuar informacione të ndryshme.
Detyrë shtëpie: Strategji për të ruajtur fotot.
Çdo muaj, nxënësit të zgjedhin një datë, që të jetë “Dita e arkivimit”. Nxënësit mund t’u dërgojnë
shokëve dhe të afërmve kopje të disqeve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur lidhjet
dhe për të pasur një arkiv rezervë të fotove apo videove.
U sugjeroni nxënësve të krijojnë slideshow me foto, që miqtë të argëtohen duke parë prezantimet
e tyre.
Planifikimi i orës mësimore 33. Modifikimi i imazheve
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Modifikimi i imazheve
Situata e të nxënit
Fushata sensibilizuese; poster; detyra praktike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e të shprehurit:Përdor qartë me terminologjinë e duhur konceptet e programit.
Kompetenca e të nxënit: Përdor programe të përshtatshme kompjuterike për zgjidhjen e
problemeve dhe kryerjen e detyrave në fusha të ndryshme të dijes.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Përdor programe kompjuterike për përgatitjen e
materialeve të nevojshme grafike, ilustrime e publikime të një problemi shoqëror.
Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerë, duke respektuar rregullat e grupit për përgatitjen e
materialeve për probleme shoqërore.
Kompetenca e komunikimit:Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital (internet, radio, TV
etj.), e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një prezantimi.
Libër mësuesi TIK 6 61
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Bashkëveprimi ndërmjet teknologjisë: Krijon një imazh në Paint
të formave dhe ngjyrave të ndryshme; ndryshon elemente të
imazhit nëpërmjet Paint.
Fjalë kyçe:
Paint,poster.
Burimet: laptop, projektor,
programi Paint, skedari “Ruani
pemët”.
Lidhja me fushat kurrikulare:
Mjedis, Arte, Letërsi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës:
Mësues‐i/ja tregon posterin “Ndihmoni në ruajtjen e pemëve”
Veprimtari. Mësues‐i/ja bisedon me nxënësit për posterin.
A keni përdorur postera në lëndë të tjera?
Cili është qëllimi? A keni bërë modifikimin e fotove?
Priten përgjigjet e nxënësve dhe mësues‐i/ja përforcon mendimet e tyre, duke shpjeguar
kuptimin e programit Paint, që na ndihmon edhe në modifikimin e fotove apo figurave të
gatshme që mund të merren nga interneti apo burime të tjera, si p.sh. nga aparati fotografik apo
telefoni juaj.
Kujtoni së bashku me nxënësit llojet e formateve të imazheve.
Detyrë praktike 1:Përgatit një poster duke përdorur njohuritë nga Paint.
Nxënësi ndjek hapat e dhëna në tekst për realizimin e detyrës:
1. Hap programin.
2. Zgjedh figurën e duhur (Ruani pemët).
3. Përdor komandat Copy, Paste.
4. Përdor mjetet e punës: goma, ngjyrat etj.
Detyrë praktike 2. Përgatit një poster duke përdorur njohuritë nga Paint (punë në çift).
Nxënësi ndjek hapat e dhëna në tekst për realizimin e detyrës:
1. Hap skedarin “Shtëpia”.
2. Krijo një imazh si skedari i dhënë.
3. Përdor mjetet e punës.
4. Prezanto bukur duke treguar radhën e punës.
Detyrë praktike 3. Mbani pastër ambientin në shkollë!
1. Klasa ndahet në grupe dhe çdo grupi i jepet një temë e caktuar nga mësues‐i/ja , p.sh.:
- Mbani pastër tavolinat në klasë!
- Mbani pastër ambientin në shkollë!
- Hidhini mbeturinat në vendin e duhur!
- Ruani pemët!
2. Tregoni hapat që ndoqët për punën e kryer dhe burimet e shfrytëzuara.
3. Bëni prezantimin duke përdorur fjalët e duhura.
Libër mësuesi TIK 6 62
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të:
- identifikojnë dhe përdorin mënyrat apo teknikat e Paint;
- shfrytëzojnë aftësitë e marra në kapitullin e internetit në lidhje me kërkimin e
informacionit dhe instalimin e programit;
- krahasojnë Paint me programe të tjera për krijimin dhe modifikimin e imazheve.
Detyrë:Lundro në internet dhe shkarko një program tjetër përpunimi imazhesh.
Trego fjalët kyçe që përdore për gjetjen e programit.
Gjej ndryshimet me programin Paint.
Libër mësuesi TIK 6 63
Planifikimi i orës mësimore Punë praktike 11
Fusha: Teknologji dhe TIK Lënda: TIK Shkalla 3 Klasa 6
Tema mësimore: Punë praktike: Prezantimi në video
Situata e të nxënit
Rimarrje dhe thellim njohurish, praktikë e zgjeruar.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e te shprehurit: Flet qartë me terminologjinë e duhur konceptet kryesore të programit
Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një
problemi shoqëror.
Kompetenca e të menduarit:Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një
problemi shoqëror.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:Përdor programe kompjuterike për përgatitjen e
materialeve të nevojshme grafike, ilustrime e publikime të një problemi shoqëror.
Kompetenca qytetare: Bashkëpunon me të tjerë duke respektuar rregullat e grupit për përgatitjen e
materialeve për probleme shoqërore.
Kompetenca e komunikimit: Veçon informacionin kryesor nga një burim digjital (internet, radio, TV
etj.), e komenton dhe e shfrytëzon atë si referencë gjatë hartimit të një prezantimi.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës
mësimore
1. Kreativiteti dhe inovacioni duke përdorur teknologjinë: Përdor
teknologjinë për të zhvilluar të menduarit krijues dhe konstruktiv.
2. Zhvillimi i përmbajtjes: Krijon përmbajtje në formate të ndryshme
duke përfshirë multimedian, rregullon dhe përmirëson përmbajtjen
që ai ose të tjerët kanë krijuar.
3. Integrimi dhe ripërpunimi: Modifikon dhe përpunon burimet
ekzistuese për të krijuar përmbajtje dhe njohuri të reja, origjinale dhe
të përshtatshme. Krijon një video‐prezantim mbështetur në aftësitë e
fituara gjatë vitit shkollor.
Fjalë kyçe:
prezantim.
Burimet: laptop,
projektor, programi
Paint.
Lidhja me fushat
kurrikulare: Mjedis,
Arte, Letërsi.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Përshkrimi kontekstual i situatës: Detyrë praktike: Prezantimi
“Një dhuratë digjitale” është një finale e duhur dhe e bukur e lëndës. Siç e tregon edhe emërtimi i
mësimit, kemi të bëjmë me një projekt duke bashkëvepruar me mjetet digjitale e ato
kompjuterike.
Për të realizuar këtë detyrë ndiqen hapat e tekstit. Kjo detyrë realizohet në grup ose në çifte.
Zgjidhni tema që preferojnë fëmijët (nëse do të jetë temë e lirë)ose tema të sugjeruara si këto:
1. Moda;
2. Ekskursione;
3. Dua të jetoj në...;
4. Shoku/shoqja ime më e mirë;
Libër mësuesi TIK 6 64
5. Libri im i preferuar;
6. Sporti im më i dashur;
7. Dua të bëhem....
Realizoni detyrën duke përdorur njohuritë tuaja:
1. Bëni një artikull.
2. Krijoni një skicë‐montazh me foto dhe video.
3. Siguroni një kamera dhe filloni.
4. Importoni foto.
5. Prezantoni bukur.
Nëse përdorni kamerën, ndiqni këshillat e tekstit për kamerën digjitale.
Si të bëni një film. Para se të realizoni filmimin, bëni skenarin e pyetjeve, duke ndjekur hapat e
tekstit dhe duke përdorur pyetjet:Ku? Kush? Kur? Çfarë?
Faza e fundit e krijimit të dokumentarit realizohet duke përdorur programin Movie Maker.
Ndiqen hapat e tekstit për të shkarkuar programin. Ndiqni shembullin e tekstit.
Vlerësimi i prezantimit: Çmimi “Oscar” shkon për…
Pasi të keni ndjekur të gjithë dokumentarët, duhet të shijoni frytet e punës së nxënësve tuaj.
Vlerësoni se kujt do t’ia jepni çmimin “Oscar”.
Teksti më i mirë foto; videoja më e mirë, dokumentari më i mirë.
Kandidatët1)______________2)_________________3)___________________
Fituesi__________________
Fantastike! Nxënësit kanë përfunduar një projekt të rëndësishëm.
Vlerësimi bëhet për punën në grup, për aktivizimin në orën e mësimit, diskutimin dhe
demonstrimin.
Situata e të nxënit quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të realizojnë detyrën.
Libër mësuesi TIK 6 65
Testtremujori1I. Rretho alternativën e saktë nga 1-4
1. Për çfarë mund të përdoret kompjuteri? 1 pikë
1. Për të shtypur dokumente dhe dërguar email; 2. Për të lundruar në internet; 3. Për të ruajtur dhe gjetur të dhëna; 4. Të gjitha më sipër.
2. Termi hardware u referohet pjesëve të kompjuterit që: 1 pikë
1. mund t’i shihni; 2. mund t’i prekni fizikisht; 3. mund t’i lexoni; 4. mund t’i imagjinoni.
3. Në një kompjuter PC, njësia qendrore ose procesori është: 1 pikë
1. bateria kryesore; 2. zona e kujtesës; 3. truri i kompjuterit; 4. kujtesa qendrore.
4. RAM është: 1 pikë
1. kujtesë afatgjatë; 2. kujtesë afatshkurtër; 3. lidhet me USB; 4. kujtesë qendrore.
II. Plotëso
5. Në elementet e mëposhtme, përcakto input dhe output 4 pikë
1. Ekran ______ 2. Maus________ 3. Tastierë________ 4. Karta e zërit______
6. Rendit pjesët kryesore të brendshme të kompjuterit. 5 pikë
1.____________ 2.______________ 3.______________
4.______________5.______________
7. Rretho V nëse pohimi është i vërtetë dhe G nëse pohimi është i gabuar. 3 pikë
1. Informacioni që transmetohet përmes sinjaleve mund të jetë vetëm analog. V G 2. Portat VGA dhe HDMI realizojnë lidhjen midis monitorit dhe kartës grafike. V G 3. Porta paralele përdoret shpesh nga mausi. V G
Libër mësuesi TIK 6 66
III. Shpjego
8. Në figurën e mëposhtme përcakto komandat që kanë të bëjnë me ndryshimin e paraqitjes së tekstit. 5 pikë
9. Shpjego se për çfarë shërbejnë katër butonat e zgjedhur me shigjetën e kuqe. 4 pikë
Pikët 0-5 6-8 9-11 12-14 15-18 19-21 22-25 Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi TIK 6 67
Testtremujori2I. Rretho përgjigjen e saktë nga 1-5
1. Përzgjedhja ose selektimi i tekstit bëhet përmes komandës; 1 pikë
1. CTRL+F4 2. ALT+F4 3. CTRL+A 4. CTRL+P
2. Futja e objekteve të ndryshme në një tekst bëhet përmes tab-it. 1 pikë
1. Home 2. Review 3. View 4. Insert
3. Për të prerë dhe vendosur objektin ose shkrimin nga një vend në tjetrin, përdoren komandat. 1 pikë
1. Cut 2. Copy 3. Copy & paste 4. Cut & paste
4. Bashkimi i disa qelizave dhe shkrirja e tyre në një bëhet përmes komandës: 1 pikë
1. Wrap Text 2. Merge & Center 3. Cell Style 4. Fill
5. Skedari në Excel quhet: 1 pikë
1. Sheet 2. Cell 3. Workbook 4. qelizë
II. Plotëso 5 pikë
6. Për të shtuar një kolonë,___________ kolonën duke klikuar tek emërtimi i saj dhe klikojmë butonin____________
Libër mësuesi TIK 6 68
7. Të gjitha formulat fillojnë duke përdorur shenjën e _________.
8. Për të mbledhur disa qeliza ose një kolonë përdoret formula___________.
9. Për të pasqyruar më mirë vizualisht të dhënat e tabelës përdoren_________
III. Shpjego
10. Shiko me kujdes figurën dhe shpjego komandat 5 pikë
a. Sort & Filter ________ ____________
b. Find & Replace____________________
c. Ʃ ____________
11. Shikoni me kujdes figurën, çfarë tregon ajo? 2 pikë
___________________________
___________________________
___________________________
___________________________
12. Shpjego se çdo të thotë “e drejta e autorit” 3 pikë
__________________________________________________
__________________________________________________
Pikët 0-5 6-8 9-10 11-13 14-16 17-18 19-20
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Libër mësuesi TIK 6 69
Testtremujori3I. Rretho përgjigjen e saktë nga 1-5
1. Një email është: 1 pikë
1. dërgesë me postë; 2. marrje–dërgim informacioni përmes internetit; 3. motor kërkimi; 4. shfletues.
2. Një llogari në rrjetet sociale duhet mbyllur patjetër me komandën: 1 pikë
1. View account; 2. Log off; 3. Log out; 4. Help.
3. Për të lundruar në Internet është e nevojshme të keni: 1 pikë
1. një kompjuter; 2. lidhje interneti; 3. aplikacionin Web Browser; 4. të gjitha së bashku.
4. Kompjuteri juaj mund të mbrohet duke përdorur: 1 pikë
1. hapjen e burimeve të pasigurta; 2. programe anti-virus; 3. ndarjen e passwordit me disa persona; 4. bërë publike faqen tuaj
5. Për të vendosur foto ose video në CD, klikohet në butonin: 1 pikë
1. Paste 2. Cut 3. Burn 4. Copy
II. Rretho V nëse pohimi është i vërtetë dhe G nëse pohimi është i gabuar, për sigurinë në internet. 5 pikë
1. Bllokoni personat që ju dërgojnë mesazhe të pahijshme. V G 2. Nuk mbaj private të dhënat personale. V G 3. Në kompjuterë të ndryshëm zgjidhni opsionin “Keep me signed in”. V G 4. Mbyllni programet, dritaret që mbajnë të dhënat tuaja personale V G 5. Fshini historikun e aktivitetit tuaj V G
Libër mësuesi TIK 6 70
III. Shpjego
6. Çfarë tregon butoni Attach në figurë? 2 pikë 1._____________________________
2._____________________________
7. Bëni dallimin e një teksti formal nga ai profesional me email. 4 pikë
Teksti formal Teksti profesional
1.______________ 1.________________
2_______________ 2.________________
8. Cilat janë efektet pozitive dhe ato negative të rrjeteve sociale? 4 pikë
Efekte pozitive Efekte negative
1._______________ 1.______________
2._______________ 2.______________
9. Emërto figurat e mëposhtëm dhe thuaj se çfarë lloj programesh janë: 3 pikë
__________________ _________________ __________________
10. Kur krijoni fjalëkalime duhet të keni parasysh dy gjëra, cilat janë ato? 2 pikë
1. ____________________ 2. ____________________
Suksese
Pikët 0-5 6-9 10-12 13-15 16-19 20-22 23-25
Nota 4 5 6 7 8 9 10
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Avrami, RozetaTIK 6 : libër mësuesi / Rozeta Avrami, Dhurata Mulgeci ; red. Elona Çali. – Tiranë : Mediaprint, 2019.74 f. ; 207x284 cm.
ISBN 978-9928-08-378-4I.Mulgeci, Dhurata 1.Shkenca e kompjuterit 2.Teknologjia e informacionit3.Tekste për mësuesit 4.Tekste për shkollat 9-vjeçare 004 (072) (075.2)