lËnda : teknologjia e informimit dhe e ......lËnda : teknologjia e informimit dhe e komunikimit -...
TRANSCRIPT
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
KRIJIMI I WEB FAQEVE NË WORD
Programi Microsoft Word ndodhet në paketën e programeve të kompanisë softveri
ke Microsoft Office. Microsoft Wordi është program i cili përdoret për krijimin dhe
editimin e dokumenteve tekstuale. Microsoft Wordi nuk është program i cili është
vegël për krijimin e web faqes, edhe pse pjesa më e madhe e tekstit që paraqitet në
web faqe shkruhet më programin Word. Shumë elemente tjera të web faqes krijohen
më programet tjera siç janë Photoshop, Adobe Illustrator, CorelDraw etj. Krijuesit
e Wordit iu kanë mundësuar përdoruesve të Wordit që edhe duke e përdorur këtë
program të krijojnë Web faqe. Web faqet në Word mund të krijohen në dy mënyra.
Mënyra e parë është duke e ruajtur fajllin si html dokument. Mënyra e dytë është
duke e përdorur web shabllonin (web template) për krijimin e dokumentit.
32
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Një dokument ruhet si web faqe nëse në menynë kryesore e zgjedhim opcionin File
pastaj Save As dhe pas këtij veprimi në ekran do të paraqitet dritarja Save As pastaj
të korniza pas tekstit Save as type për web faqe e zgjedhim opsionin Web Page dhe
në fund klikohet pulla Save.
Njëra nga cilësitë e web faqeve është edhe titulli i web faqeve. Ky titull paraqitet në
shiritin e epërm të dritares së Internet Explorerit ose të cilit do browser tjetër.
Programi Word nga dritarja Save As pas zgjedhjes së opsionit Web Page përmes
butonit Change Title ofron mundësit e përcaktimit të titullit të web faqes.
33
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Dokumenti i ruajtur si web faqe mund të shikohet me Internet Explorer. Ai mund të
publikohet në Internet në ndonjë server. Programi Word nuk e ka të integruar
modulin për publikim në Internet por kjo mund të bëhet duke i përdorur veglat tjera.
Nëse dëshirojmë që në fillim ta definojmë dokumentin si web dokument e përdorim
mënyrën e dytë për krijimin e web faqes në Word përmes opcionit Save As.
Opcioni Save As gjendet në menynë rënëse të opcionit File të menysë kryesore.
Pas klikimit të opcionit Save As në ekran hapet dritarja Save As pastaj të korniza
pas tekstit Save as type për ta ruajtur dokumentin si web faqe e zgjedhim opcionin
Single File Web Page dhe në fund klikohet pulla Save.
34
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Wordi përdoret për krijimin e web faqeve ku përmbajtja është tekstuale dhe kur i
gjithë site-i nuk ka shumë faqe.
35
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
FORMATIZIMI I WEB FAQES NË WORD
Përdorimi i shabllonit për krijimin e web faqeve siguron se elementet e disajnimit që
aplikohen mund të shihen si duhet në browser. Web faqja në word mund të formatiz
ohet duke i përdorur të gjitha opsionet që i ofron Wordi. Formatizimet e bëra në word
paraqiten në dokumentin e krijuar si html dokument. Zgjedhja e fontit (llojit të
shkronjave), madhësia e fontit, stili i fontit, cilësitë e paragrafëve, tabelat dhe cilësitë
e tyre paraqiten si html dokumente të krijuara në Word. Disa nga opcionet që
përdoren në Word për krijimin e web faqeve janë edhe temat, kornizat, fletët me stile
etj.
36
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
INSERTIMI I HIPERLINKAVE NË WORD
Njëri ndër operacionet kryesore të dizajnimit të web faqeve është insertimi i linkave.
Në Word insertimi i linkave bëhet përmes opcionit Insert, Hyperlink. Pasi të klikoj
më më tastin e majtë të miut mbi pullën Hyperlink në ekran hapet dritarja Insert
Hyperlink, pastaj në fushën e adresës e shkruajmë adresën e site-it në të cilin do të
na drejtoj linku. Nëse në fushën e adresës e shkruajmë adresën Web site-it
Microsoft në këtë mënyrë http://www.microsoft.com pasi të klikojmë pullën OK
në web faqen e cila e përmban linkun e definuar fjala Microsoft do të paraqitet me
ngjyrë të kaltër dhe e nënvizuar.
37
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
INSERTIMI I FIGURAVE NË WORD
Insertimi i figurave në Word bëhet përmes opcionit Insert, Pictures.
38
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
MICROSOFT EXPRESSION WEB 4
HYRJE NË EXPRESSION WEB 4
Microsoft Expression Web 4 është aplikacion kompanisë softverike Microsoft Office.
Microsoft Expression Web 4 përdoret për të krijuar përmbajtjen e web site-it. Web
site–et e sotme janë krijime shumë komplekse më materiale të ndryshme tekstuale
dhe multimediale. Çdo web site përmbledh në vete aplikimin e shumë teknologjive dhe
veglave të ndryshme softverike. Siç janë Java, XML, PHP, DHTML etj. Për këtë arsye
është e nevojshme që aplikacionet sofverike t’u ofrojnë dizajnuesve një rrethinë të
integruar që mundëson zhvillimin e shpejt të prezantimeve. Më këto vegla zvogëlohet
dukshëm nevoja e kodimit të drejtpërdrejt në gjuhën HTML. Njohja e gjuhës HTML
paraqet përparësi për secilin që hyn në krijimin e web faqeve.
39
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
STARTIMI I PROGRAMIT MICROSOFT EXPRESSION WEB 4
Pasi të instalohet programi Microsoft Expression Web 4, atëherë programi Microsoft
Expression Web 4 startohet si çdo aplikacion i Windowsit.
Nëse në desktopin e kompjuterit është e vendosur ikona e programit Microsoft Expre
ssion Web 4 atëherë programi Microsoft Expression Web 4 do të hapet (aktivizohet)
nëse klikohet dy herë më tastin e majtë të miut përmbi sipërfaqen e ikonës. Para se të
hapet programi Microsoft Expression Web 4 në ekran do të paraqitet mesazhi për
aktivizimin e tij.
40
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Kur në desktopin e kompjuterit nuk gjendet ikona e programit Microsoft Expression
Web 4 atëherë për aktivizimin e tij mund të shfrytëzohet opcioni përkatës i cili gjendet
në menynë e opcionit Programs, të menysë rritëse të pullës Start.
Për hapjen e programit Microsoft Expression Web 4 së pari klikohet pulla Start e
Windowsit pastaj opcioni All Programs pas këtij veprimi në ekran paraqitet menyja
rënëse. Microsoft Expression Web 4 do të aktivizohet nëse klikohet opcioni
Microsoft Expression pastaj nën opcioni Microsoft Expression Web 4.
41
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
EKRANI I PROGRAMIT MICROSOFT EXPRESSION WEB 4
Pas hapjes së programit Microsoft Expression Web 4 më mënyrat e përmendura
më parë në ekran hapet faqja sartuese e cila e ka sipërfaqen e vet punuese që e zën
pjesën më të madhe të dritares, mbi të cilën ndodhet menyja kryesore e programit
dhe shiritat më vegla.
Hapësira punuese
Dritarja kryesore e programit
Expression Web 4
Menyja kryesore
Shiritat me vegla
42
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
PËRDORIMI I MENYVE
Në kuadër të menysë kryesore gjenden opcionet (nënmenytë) File, Edit, View,
Insert, Format, Tools, Table, Site, Data View, Panels, Window, Help. Opcionet e
menyve kryesore i kanë nën menytë e veta. Të gjitha operacionet që kryhen në progr
amin Microsoft Expression Web 4 kryhen nga menyja kryesore.
Dritarja kryesore e programit
Expression Web 4
Menyja kryesore
43
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
SHIRITAT ME VEGLA
Operacionet më të shpeshta të një aplikacioni vendosen në një shirit i njohur si shirit i
veglave. Një shirit i veglave përmban vegla të cilat kanë të bëjnë më një grup
operacionesh për fshirje, kopjim, zhvendosje të një objekti. Përdorimi i shiritave e
thjeshton aktivizimin e operacioneve të cilat përndryshe do të duhej të aktivizoheshin
nga opcionet e menysë kryesore. Për aktivizimin e operacionit duhet të klikohet
(shtypet) ikona e cila gjendet në shiritin e veglave. Shiritat më vegla mund të
vendosen nën menynë kryesore.
Shiritat me vegla
44
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Të gjithë shiritat më vegla mund t’i shohim përmes opcionit View, Toolbars nga
menyja kryesore. Të gjithë shiritat nëse i vendosim nën menynë kryesore do ta zënin
hapësirën punuese. Për këtë arsye ata mund të vendosen kudo mbi sipërfaqen punu
ese ose në njërin prej skajeve të hapësirës punuese.
45
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
TASTET DHE MENYJA E KONTESTIT
Në programin Expression Web 4 ngjashëm si në programet tjera duke klikuar më
tastin e majtë të miut e krijojmë mundësin e krijimit të inicimit të një operacioni. Tasti i
djathtë i miut shërben për aktivizimin e menysë së kontestit. Menyja e kontestit është
një meny që ofron operacione që mund të ekzekutohen mbi atë objekt. Përmbajtja e
menysë së kontestit për një fajll ndryshon nga përmbajtja e menysë së kontestit për
një figurë ose një tabelë.
46
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
HAPJA DHE MBYLLJA E WEB FAQES
Hapja e web faqes mund të bëhet nga menyja kryesore përmes opcionit File, Open
ose përmes ikonës Open e cila gjendet në shiritin e veglave si dhe përmes menysë së
kontekstit të fajllit.
47
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Mbyllja e web faqes mund të behet përmes opcionit File, Close ndërsa dalja nga
programi Expression Web 4 bëhet përmes opcionit File, Exit.
48
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
KRIJIMI I WEB FAQES SË ZBRAZET
Një web site mund të përbëhet nga një faqe. Gjatë startimit të parë të programi
Expression Web 4 do të paraqitet një faqe e re e zbrazet të cilën mund të fillojmë ta
plotësojmë më informacionet tona. Faqja e re emërohet përkohësisht më emrin
Untitled_1.html. Emri i web faqes zakonisht ndërrohet më vonë. Krijimi i faqes së re
të zbrazet bëhet në disa mënyra. Nga menyja kryesore bëhet përmes opcionit File,
New, Page pasi të klikojmë më tastin e majtë të miut mbi këtë opcion hapet korniza
New. Nga korniza New e zgjedhim opcionin General pastaj HTML dhe në fund
klikojmë të pulla OK për të krijuar një faqe të zbrazet.
49
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Faqen e re mund ta krijojmë edhe duke klikuar në ikonën New Document e cila
gjendet në shiritin e veglave. Nëse klikohet ikona New Document (Ctrl+N) hapet
një faqe e zbrazet. Faqen e zbrazet fillojmë ta plotësojmë, duke vendosur tekst dhe
fotografi apo përmbajtje të tjera në të. Krijimi i web faqes, duke filluar nga faqja e
zbrazet, supozon se kemi njohuri të mjaftueshme për HTML–në dhe krijim e web
faqeve, ose është fjala për krijimin e një web faqe të thjeshtë më pak tekst dhe
ndonjë figurë. Krijimi i web faqes mund të lehtësohet më përdorimin e shablloneve që
i ofrojnë disa forma të përcaktuara (gatshme) të faqes.
50
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
INSERTIMI DHE FSHIRJA E TEKSTIT
Programi Expression Web 4 si çdo program tjetër ofron mundësi standarde të editim
it të tekstit. Kur shtojmë (insertojm) tekst brenda tekstit ekzistues duhet vetëm të
pozicionohemi në vendin ku dëshirojmë ta shtojmë tekstin dhe të fillojmë të shkruaj
më pas shkrimit teksti i ri do të paraqitet brenda tekstit ekzistues. Fshirja e tekstit
bëhet njësoj si të programet tjera së pari teksti selektohet dhe pastaj me komandën
Delete nga menyja Edit fshihet teksti i selektuar. Fshirja e tekstit mund të bëhet edhe
përmes tastierës duke e shfrytëzuar tastin Delete në tastierë. Pasi një web faqe
përmban përveç tekstit të zakonshme edhe etiketa të gjuhës HTML duhet të kemi
kujdes që bashkë me tekstin të mos e fshijmë pa qëllim ndonjë etiketë të HTML–së.
Fshirja ose ndryshimi i etiketave të HTML–së mund ta ndërroj paraqitjen e përmbajtj
es së faqes.
51
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
RUAJTJA E WEB FAQES DHE NDËRRIMI I TITULLIT TË WEB FAQES
Web faqja ruhet më komandën File, Save ndërsa nëse dëshirojmë t’ia ndërrojmë
emrin ose follderin ruhet më komandën File, Save As. Ruajtja e web faqes mund të
bëhet edhe më ikonën e disketës e cila gjendet në shiritin standard të veglave. Për
dallim nga llojet tjera të fajllave të cilët më emrin e fajllit paraqiten në shiritin e epërm
të dritares së programit i cili manipulon më to, të fajllat e webit programi Internet
Explorer në ketë shirit e paraqet titullin e web faqes e jo emrin e fajllit të web faqes.
Për këtë arsye gjatë ruajtjes së Web faqes në programin Expression Web 4 ose në
programin Word dritarja e ruajtjes së web faqes ofron mundësitë e ndërrimit të titullit
të web faqes.
52
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
PRERJA KOPJIMI DHE ZHVENDOSJA E TEKSTIT
Teksti që prehet dhe pastaj vendoset në një vend tjetër në web faqe duhet që së pari
të selektohet më kursor e pastaj më operacionet Edit, Cut ose përmes tastierës më
kombinimin e tasteve Ctrl+X prehet nga pozicioni fillestar. Teksti që kopjohet dhe
pastaj vendoset në një vend tjetër në web faqe duhet së pari të selektohet më kursor
e pastaj më operacionet Edit, Copy ose përmes tastierës më kombinimin e tasteve
Ctrl+C kopjohet nga pozicioni fillestar. Pas zhvendosjes ose kopjimit të tekstit kursori
i miut sillet në pozicionin e ri dhe pastaj më operacionet Edit, Paste ose përmes
tastierës më kombinimin e tasteve Ctrl+V mund të vendoset në vendin e ri në kuadër
të web faqes.
53
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
GJETJA DHE ZËVENDËSIMI I TEKSTIT
Për ta gjetur një pjesë të tekstit e përdorim komandën Edit, Find ose përmes tastier
ës kombinimin e tasteve Ctrl+F. Për ta zëvendësuar një pjesë të tekstit më një tekst
tjetër e përdorim komandën Edit, Replace ose përmes tastierës kombinimin e taste
ve Ctrl+H.
Dritarja Find and Replace e cila paraqitet në ekran i ka tri faqe ato janë:
Faqja Find
Faqja Replace
Faqja HTML Tags54
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Faqja Find përdoret vetëm për kërkim të tekstit, ndërsa faqja Replace përdorët për
zëvendësim të tekstit. Dallimi në mes këtyre dy faqeve është paraqitja e kornizës
Replace with e cila mungon në faqen Find. Opcionet e kërkimit janë të ndara në tri
ndarje, ndarja e parë është për përcaktimin e vendit ku bëhet kërkimi, ndarja e dytë
është për përcaktimin e drejtimit të kërkimit dhe ndarja e tretë për kërkime të avancua
ra. Tekstin të cilin dëshirojmë ta kërkojmë e shkruajmë në kornizën Find what:
ndërsa teksti që zëvendësohet më tekstin e kërkuar shënohet në kornizën Replace
with:. Pasi të përcaktohen opsionet e kërkimit jepen komandat Replace për ta
zëvendësuar një pjesë të tekstit dhe Replace All për ta zëvendësuar të gjithë tekstin
ose Find Next për ta gjetur paraqitjen e ardhshme të tekstit të kërkuar.
55
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Nëse teksti i kërkuar përmban ndonjë simbol special ato simbole vendosen në fushën
e kërkimit përmes menysë që hapet nëse klikohet pulla më pamje të shigjetës e cila
gjendet në anën e djathtë të kornizave. Web faqja përmban përveç tekstit edhe etike
ta të gjuhës HTML. Gjetja dhe zëvendësimi i tyre bëhet përmes faqes HTML Tags.
Nëse kërkimi i bërë përsëritet shpesh ai mund të ruhet dhe të lexohet më vonë. Për
ruajtjen e kërkimit shërbejnë pullat të cilat gjenden në skajin e djathtë të poshtëm të
dritares Find and Replace përbri fjalës Query.
Pullat
56
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
PUNA MË PARAGRAFË DHE MË KRYERRESHTA
Nëse përmbajtja e web faqes është kryesisht tekstuale atëherë është mirë që ai
tekst të jetë i ndarë në paragraf. Paragrafët i ndajmë duke e shtypur në tastierë tastin
Enter aty ku përfundon një paragraf. Simboli i paragrafit dhe simbolet tjera mund të
shihen nëse e shtypim pullën e paragrafit e cila gjendet në shiritin më vegla. Ndarja e
tekstit në paragraf ndonjëherë nuk mjafton për ta bërë tekstin më të lexueshëm.
Ndarjen në mes të paragrafëve mund ta bëjmë edhe nga menyja kryesore përmes
opsionit Format, Paragraf i cili na ofron më shumë mënyra të rregullimit të paragrafë
ve. Mes paragrafëve mund ta përcaktojmë edhe distancën vertikale, duke i përcaktu
ar distancat para dhe pas paragrafit me opcionet përfundi tekstit Spacing. Po ashtu
mund ta caktojmë distancën vertikale në mes rreshtave më opsionin Line spacing.
57
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
PËRDORIMI I URDHRAVE UNDO DHE REDO
Urdhrat Undo dhe Redo e kanë funksionin e njëjtë si në çdo program të Windowsit.
Urdhëri Undo përdorët për ta zhbërë punën e fundit ndërsa urdhëri Redo përdorët
për ta ri bërë. Nëse e shtypim pullën Undo do të eliminohet efekti i operacionit të
fundit. Nëse e hapim menynë e operacionit Undo mund të zgjedhim një ose me
shumë operacione efektin e të cilave dëshirojmë ta zhbëjmë. Gjatë zgjedhjes së
operacioneve nuk mund ti kapërcejmë operacionet pra nuk mund ta zhbëjmë punën e
operacionit të parë dhe të tretë e ta lemë efektin e operacionit të dytë. Të gjitha që
vlejnë për urdhrin Undo vlejnë edhe për urdhrin Redo por në këtë rast përsëritet
efekti i operacionit të bërë.
58
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
KRIJIMI I WEB SITE–IT
Web Site–i është bashkësi e faqeve të cilave u kushtohet një qëllim i caktuar. Web
site–et që e kanë vetëm një faqe janë të radha për arsye së materiali që prezantohet
nuk mund të paraqitet në formë të përshtatshme kur janë të gjitha elementet e
vendosura në një faqe. Faqet e web site–it janë të lidhura në mes veti më lidhëse të
cilat e dërgojnë vizitorin prej një faqe në faqen tjetër. Nëse web site-i është i vogël
atëherë të gjithë fajllat më përmbajtje tekstuale ose fajllat e fotografive janë të
vendosur në një follder. Web site–et më komplekse i kanë fajllat e ndara në më
shumë follder për ta lehtësuar menaxhimin e web site–it. Shpërndarja e mirë e
fajllave dhe e follderëve është me rëndësi të veçantë të web site-t që freskohen
shpesh. Krijimi i web site-it të ri mund të bëhet ashtu që krijohen faqet e web site–it
një nga një pastaj lidhen në mes veti me linçe. Kjo ka kuptim për web site të vogla
dhe jo shumë komplekse.
59
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
KRIJIMI I WEB SITE–IT BAZUAR NË SHABLLONE TË GATSHME
(TEMPLATES)
Nëse dëshirojmë ta shfrytëzojmë ndihmën (asistencën) që na e ofron programi
Expression Web 4 për krijimin e web site-it atëherë krijimi i web site-it të ri fillon
më klikimin e opsionit Site, New Site. Pas klikimit të opsionit Site, New Site në
ekran hapet korniza New. Nëse në dritaren New klikojmë në opcionin Templates
atëherë pas klikimit në ekran paraqiten shabllone të ndryshme.
Krijimin e një web site-i përmes shablloneve mund ta bëjmë nëse e zgjedhim ndonjërin
prej shablloneve që ofrohen në dritaren New. Nëse nga dritarja e shablloneve e
zgjedhim llojin e shabllonit Organization 5 dhe pastaj klikojmë në pullën OK krijohet një
follder në të cilin do të vendosen fajllat dhe follderet e web site-it.60
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Ky follder do të krijohet në follderin My Documents, My Web Sites, My site X ku X
është një numër. Në kuadër të këtij follderi krijohet po ashtu edhe nën follderi images
në të cilin vendosen fotografitë. Fajlli default.html është fajll i web site-it të cilin
vizitori do ta shoh kur ta hap ketë web site. Ky fajll ndonjëherë mund të emërohet
edhe me emrin index.html ose emërohet ndryshe.
61
Nëse klikojmë mbi ikonën default.html faqja e web site-it më fajllat dhe follderet e
krijuar më këtë shabllon paraqitet në hapësirën e dritares së programit Expression
Web 4.
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Ky site është në gjuhen Angleze për ta përshtatur në gjuhën Shqipe duhet të kryhet
edhe një varg i punëve siç është zëvendësimi i tekstit më tekst në gjuhën Shqipe,
vendosja e figurave etj. Nëse asnjeri prej shablloneve nuk përshtatet më përmbajtjen
e web faqes, atëherë shabllonet e reja mund të kërkohen në web (Internet).
62
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Nëse dëshirojmë ta krijojmë një web site-i më një faqe mund ta zgjedhim ndonjërin prej
shablloneve tjera që ofrohen në dritaren New.
63
Nëse nga dritarja e shablloneve e zgjedhim opsionin Empty Site do të krijohet një
follder i ri i cili nuk do t’i përmbaj fajllat fillestar. Pastaj i mbetet krijuesit të web site-it
ta krijoj përmbajtjen e web site-it duke filluar nga fajlli default.html.
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Nëse e zgjedhim shabllonin Small Business 6 nga dritarja New faqja e krijuar në
këtë mënyrë mund të përshtatet dhe të ndryshohet. Mund t’i zëvendësojmë fotografitë
e paraqitura më fotografitë tona, mund të shtojmë përshkrim për çdo fotografi dhe të
shtojmë eventualisht ndonjë tekst përcjellës. Këtë e bëjmë nëse klikojmë dy herë mbi
hapësirën e fotografive. Kjo do ta hapë dritaren që ofron ndryshimin e pamjes së shab
llonit.
64
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Web faqja, e cila është faqe e vetme e një web site-i, ose është faqja e parë e një web
site-i me më shumë faqe në gjuhën angleze, quhet home page. Përveç këtij përdorimi,
shprehja home page shpesh zëvendësohet më shprehjen web site. Në emërtimin e
faqes së parë të një web site-i zakonisht përdoren emrat index.html, default.html ose
home. html. Emërtimi i faqes së parë të web site-it mund të varet edhe nga konfigurimi
i web serverit, në të cilin do të publikohet web site-i.
65
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
IMPORTIMI I FAJLLAVE DHE I FOLLDERËVE
Kur komponentët e një web site-i përdoren në një web site tjetër e zbatojmë proce
durën e importimit. Importimi mund të përfshij fajlla dhe follder të ndryshëm dhe
mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Importimi i fajllave dhe i follderve bëhet nga
menyja File përmes opsionit Import. Pas klikimit të opsionit Import, File në ekran
paraqitet dritarja Import e cila i ofron mundësit e importimit të fajllave apo follderve
nga web site-i. Në dritaren Import gjenden pullat Add File dhe Add Folder. Nëse
klikohet pulla Add File hapet dritarja për zgjedhjen e fajllit, ndërsa nëse klikohet pulla
Add Folder hapet dritarja për zgjedhjen e follderit.
66
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Në fushën Location e shënojmë shtegun deri të follderi ku ndodhen fajllat që
dëshirojmë t’i importojmë. Nëse nuk e dimë shtegun atëherë klikojmë në pullën
Browse dhe pas klikimit hapet dritarja nga e cila e zgjedhim follderin të cilin dëshiroj
më ta importojmë.
Importimi i fajllave dhe i follderve mund të bëhet edhe nga menyja Site përmes nën
opcionit Import Site Wizard. Nëse klikohet nën opcioni Import Site Wizard në ekran
hapet magjistari për importimin e fajllave.
67
LËNDA : TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT - TIK 12 l Profesori : Gëzim BERISHA
Nëse në dritaren Import Site Wizard klikojmë në pullën Next kalojmë në faqen nga e
cila mund ta caktojmë ku do ta krijojmë kopjen lokale të përmbajtjes së importuar dhe a
do t’ia bashkëngjesim përmbajtjes së web site-it aktual. Nëse përsëri klikojmë në pullën
Next ai do të na dërgoj në faqen e fundit pastaj përmbajtja e importuar do tu bashkohet
follderve dhe fajllave tjerë të web faqes.
68