m3ileniumit agazina oderne es/revista e shkolles_qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të...

32
agazina oderne e ileniumit M3 Numër 6 Qershor 2010 Maket M3: N. Skenderi Çmimi: 1 €

Upload: others

Post on 29-Nov-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

agazinaoderne eileniumitM3

Numër 6 Qershor 2010

Maket M

3: N

. Sken

deri

Çmimi: 1 €

Page 2: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Redaksia

Kryeredaktore:

Zana Buçinca

Redaktorë përgjegjës:

Arrita RezniqiRina Hajdari

Disejni:

Zana Buçinca

Anëtarë të redaksisë:

Dina SpahiuFlaka SokoliModesta ImeriDina Hajrullahu

Nita KëpuskaKreshnik DeliuBuena AziriEtnik KrasniqiShend SylejmaniLuneta SahitiArtmir Azizi

Nita Skenderi

Donika Lila

2

Editorial

Sukseset në jetë nuk arrihen lehtë, ato kërkojnë vetëbesim, dëshirë, organizim. Aq më vështirë ato arrihen kur je fëmijë. Por, rruga drejt suksesit është në mendjen e çdo fëmije, ne ëndërrojnë të jemi të suksesshëm dhe për këtë, rrugën duhet ta kemi të hapur. Këto rrugë na i bëjnë më të lehta, ata që i duam dhe na duan më së shumti; familja, shkolla dhe mësimdhënësit.

Prindërit kanë zgjedhur një vatër dijeje për ne, një vatër, në të cilën po vazhdojmë me suksese. Janë dijet e reja që na përcjellin çdo ditë, janë shkathtësitë e reja që po krijojmë. Këtë vit shkollor reflektojmë për sukseset e arritura; janë botimet tona të Letrës Informative, Revistës shkollore, është dokumentari i shkollës, shfaqjet artistike, janë librat me tregime dhe ese, shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike, aktivitetet e ndryshme sportive. Janë një varg aktivitetesh dhe një punë e palodhshme e mësimdhënësve dhe e shkollës, që na mbështesin për t'i kurorëzuar sukseset tona.

Po afrohet fundi i këtij viti shkollor dhe ne duam të festojmë për këto suksese, të festojmë me shkollat tjera elite ne botë, sepse ne jemi tashmë pjesë e kësaj elite.... Festuam Ditën e Pavarësisë, festat e Marsit, Ditën e 28 Nëntorit, Ditën e Abetares, do të festojmë edhe ditën tonë, Ditën e Fëmijëve në mbarë botën, 1 Qershorin, një ditë unike për shkollën “Mileniumi i Tretë”.

Janë shokët tanë që i përgatisin skenografinë për këto festa, pikat e bukura artistike që i shfaqin, jemi ne ata, që në duart tuaja është edhe revista e radhës. Sukseset tona nuk do të ndalen këtu, ato do të vazhdojnë pambarim.Përkrahës të denjë drejt rrugës së sukseseve janë udhëzuesit më të mirë të jetës; prindërit, mësimdhënësit dhe shkolla. Ne kemi ndërtuar një moto dhe motoja jonë do të na përcjellë gjatë gjithë jetës: Ne jemi e ardhmja e botës, jemi vetë bota!

Page 3: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Projekti Java e Gjuhës, organizuar nga arsimtarët e Gjuhës shqipe, është mbajtur nga data 1-3 mars 2010. Nxënësit gjatë gjithë javës kanë punuar, duke u veçuar për rezultate të larta, duke i bërë të veçohen nga të tjerët për bukurshkrim, drejtshkrim, recitim, krijime letrare, analizë gramatikore dhe kritikë letrare.

Kjo javë për nxënësit ka qenë më e veçantë sesa të tjerat. Duhet thënë se “Java e Gjuhës shqipe” i ka motivuar dhe inkurajuar më shumë se kurrë ata që ta duan gjuhën shqipe, ta shkruajnë e ta flasim drejt atë, të krijojnë poezi dhe ese të ndryshme. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij” është shprehur gjuhëtari jonë i madh Eqrem Çabej.

Me këtë thënie të gjuhëtarit tonë nxënësit janë munduar shumë për mënyrën e të shkruarit dhe tre në gjeneratë janë zgjedhur më të mirët. Ndërkaq, përveç certifikatave për nxënësit më të mirë, është shpërblyer edhe një grup i nxënësve që kanë bërë të ndryshojnë shkrimin e tyre një tjetër grup i nxënësve.

Si gjuhëtarë të vegjël, ata nuk kanë reshtur së analizuari fjalë e fjali. Tashmë çdo fjalë që shohin të shkruar diku apo dëgjojnë në televizor nxënësit e shohin me sy kritik. Në orët e ushtrimeve, tabela e bardhë stërmbushet me analizat morfo-sintaksore që ata bëjnë. Dhe pikërisht për këtë janë certifikuar si më të mirët.

Në fund të javës në një orë letrare, fëmijët kanë shprehur talentin e tyre me poezi, ese të ndryshme, krijime këto të tyre, por jo vetëm këto. Ata, për nder të festave të Marsit kanë përgatitur Gazetën e murit me plot punime të ndryshme në hamera, të cilat punime janë ekspozuar në muret e shkollës.

Java e Gjuhës Shqipe

3

“Kush jam unë? Një zog parajse? Ndonjëherë ndihem e ëmbël si një akullore në dorën e një fëmije të varfër. E ndonjëherë ndihem si një copë paraje e pavlerë në dorën e një egoisti të pasur”, janë këto pak fjalë të bukura, që krijuesit letrarë, i kanë shprehur në esetë apo poezitë gjatë Javës së Gjuhës shqipe.

Page 4: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

4

M3: Si ishte jeta juaj fëmijërore dhe a keni ndonjë ngjarje për të na treguar?

Rexhep Hoxha: Mua baba më ka lënë gjashtë muajsh, jam rritur te gjyshja, ajo ka qenë shumë e varfër.Kur isha ri dajat nuk më linin të shkoja në shkollë, ndërsa unë e kisha shumë dëshirë shkollën. Ata kishin dëshirë të shkoja në zanat, por mua nuk më pëlqenin zanatet. Isha edhe i familjes së hoxhëve. Të gjithë i kam pasur hoxhë, nuk mësonim asgjë Po, në shkollë kam qenë i shkëlqyeshëm. Rrethi im i shokëve ka qenë i lagjes Gec, lagjja më e varfër në Gjakovë, shokët e mi kanë qenë të gjithë sherra, po unë kam qenë më i urti prej tyre, bile nganjëherë vidhnim ndonjë mollë, ose pemë tjera.Fëmijëria ime ka qenë jashtëzakonisht e varfër me...travaje te jetës.

M3: Pse zgjodhët te bëheshit shkrimtar?

Rexhep Hoxha: Fillimisht shkrova një vjershë, e lexoja Çajupin, Naimin...thashë a mund të shkruaj edhe unë, unë mendoja që vjershën duhet ta botoja me para, kur kryeredaktori i 'Pionerit' e lexoi vjershën edhe deshën ta botonin. Unë e pyeta, sa para duhet, e ai ia nisi të qeshte. Sillma edhe një vjershë tjetër, pastaj shohim.

M3: A ka ndikuar familja në zgjedhjen e profesionit dhe a ju kanë përkrahur sa duhet?

Rexhep Hoxha: Familja nuk më ka përkrahur për shkollë, vetëm gjyshja e daja im kanë dashur shumë, por s'ia kanë ditur vlerën shkollës, se ata kishin dëshirë që unë të drejtohesha kah zanatet.

M3: Cilat janë disa nga aktivitet që kryeni gjatë ditës?

Rexhep Hoxha: Nuk kam durim të lexoj tash, herë herë shfletoj gazetat ditore, dal edhe me shokë nganjëherë. E kam një shok te fëmijërisë dhe te shkollës Ramiz Hoxhën, me të dal më shumë.

M3: Ju njohim si shkrimtar për fëmijë dhe të rritur. Veprat si p.sh. “Verorja”, “Lugjet Verdha”, ”Mbi krahët e fluturës”, “Lulëzo vendi im” a mund të na flisni më shumë për këto personazhe?

Rexhep Hoxha: Qe p.sh. Verorja është një personazh që ju përgjigjet anës morale te Kosovës me te gjitha vuajtjet, peripecitë e virtytet. Kosova e vuajtur, Kosova martire, Kosova e mrekullueshme për shpirtrat e për jetën e njeriut. Jam inspiruar nga letërsia popullore. Jeta shpirtërore dhe materiale janë te lidhura ngushte me njëra-tjetrën.Lugjet e Verdha ...Shpendi e kam ni djalë e ja kam vënë emrin sipas djalit këtij personazhi. Ermira unë kam menduar që s'ka emër Ermira, kom menduar qe unë e shpika po në fakt kishte pasur emër Ermira. Kam dashur të tregoj që besa nuk bën të thyhet.M3: A jeni të kënaqur me interesimin e nxënësve për lexim dhe çfarë rrugësh duhet që të ndjekin?

Rexhep Hoxha: Tash interneti në disa vende e shohin edhe me sy tjetër, po është edhe televizori po asgjë nuk mund të jetë ma i afërt se libri, shoku më i ngushtë është libri. Ka edhe fëmijë që po botojnë libra, i japin nga 500 euro, i botojnë me ja maru qefin fëmis, duhet ditur se çfarë libri botohet, së pari gazeta e ka grupin letrar, bëhen diskutime për krijimet e pastaj mund të botohet libri. Libri i mirë që ju pëlqen p.sh Verorja mos e lexoni një herë, por edhe më shumë se gjërat harrohen dhe veprat e bukura lexohen disa herë.

M3: Po të kishit mundësi te ktheni kohën prapa çfarë do të donit të ndryshonit në jetën tuaj?

Rexhep Hoxha: Unë mësues. Për mua, edhe po të vdisja e të ringjallesha, prapë do të bëhesha mësues, pavarësisht se nuk paguhet mësuesi, ai është i shenjtë, po mësues nuk është vetëm ai që e ka diplomën edhe ai që është zanatli edhe ai është mësues, secili në profesionin e vetë është mësues.

Intervistë me shkrimtarin Rexhep Hoxha

“Mësues, secili në profesionin e vet!”

Shkrimtari me gruan dhe fëmijët

Page 5: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

5

Dëshira e secilit, edhe e fëmijës më të vogël është të jetë pjesë e rrethit shoqëror, të marrë pjesë aktivisht dhe të veprojë pavarësisht. Fëmija nuk do që ta vështrojë jetën në mënyrë pasive dhe këtë e bën përmes lojës.Në lojë fëmija është i lirë, vrapon, kërcen, këndon, gëzohet e argëtohet. Kur bëjmë një aktivitet, nuk mjafton vetëm dijenia, shkathtësia, përpikëria dhe durimi, por edhe fantazia dhe krijueshmëria. Loja zhvillon të gjitha cilësitë dhe aftësitë njerëzore, loja është ushqim shpirtëror për fëmijën – dhurata më e çmueshme për të andaj edhe aktivitetet kreative janë të domosdoshme për fëmijët. Gjat vitit shkollor 2009/2010 u realizuan 10 punëtori psikologjike në kuadër të projektit ”Aktivitetet kreative te fëmijët”. Në këtë grup punues ishin pjesëmarrës gjithsej 16 nxënës të klasave 1-4.

Qëllimi i projektit ishte që përmes aktiviteteve të ndryshme, si p.sh. përmes lojës, dramës, vizatimit, këngës, të ndihmohen fëmijët që:• Të krijojnë stabilitetin emocional, • Të zhvillojnë strategjinë për tejkalimin e gjendjeve të pakëndshme psikike, •Të përforcojnë besimin dhe vetëbesimin,• Të pasurohen me njohuri të mira pozitive për veten dhe për të tjerët.

Me këtë grup punues për dhjetë javë punuan mësueset: Xhevahire (Halimi) Karanezi dhe Lirika Bërdynaj.

Loja, ushqim shpirtëror për fëmijën!

Bashkëpunimet e shkollës me njerëz të tjerë nga jashtë shkollës janë të pranishme vazhdimisht.Kësaj radhe me datë 12.3.2010, në shkollën tonë ishte i pranishëm profesori i matematikës, Mustafë Kadriu.Ky takim u zhvillua në formë të një “Punëtorie matematike”, ku u diskutua për hartimin e Kornizës së Vlerësimit të Standardeve të Nxënies për nivelin e parë – klasën e pestë.Meqenëse, shkolla jonë ka rezultuar gjithnjë e suksesshme në testet kombëtare është kërkuar edhe mendimi i mësimdhënësve tanë, në lidhje me përmbajtjen programore të matematikës së klasës së pestë.Profesorin, Mustafë Kadriu e falënderojmë për besimin që kishte të bashkëpunojë më ne dhe që mori në konsideratë çdo mendim dhe sugjer im të mësimdhënësve të shkollës tonë.

Punëtoria për Matematikë

Page 6: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Një rëndësi e veçantë nga udhëheqja e shkollës i kushtohet pjesëmarrjes në programe të ndryshme projektesh për të krijuar rrjete bashkëpunimi me organizatat dhe shkollat jashtë vendit. Kështu, para ca kohësh, Shkolla aplikoi në projektin gjerman, i cili implementohet nga Goethe Instituti me titull: “Shkollat: Partnere të së ardhmes”, dhe pas observimeve e vlerësimeve që iu bënë shkollës

6 “Mileniumi i Tretë: Partnere e së ardhmes”

K l a s a I I – 3 , n ë bashkëpunim me klasën II – 1 të shkollës fillore: “Elena Gjika”, botuan librin: “Rritemi me fjalët e gjyshërve”. Nisma për këtë libër ishte nga mësueset Lirika Bërdynaj dhe Tringa Azizi, me qëllim të bashkëpunimit në mes të shkollës jopublike: Mileniumi i Tr e t ë dhe shko l l ë s

Të ëndërrojmë së bashku

Rritemi me fjalët e gjyshërve

publike: Elena Gjika. Në këtë libër fëmijët kanë shkruar për dashurinë që kanë ndaj gjyshërve. E gjithë puna e fëmijëve është bërë në klasë. Me këtë rast të dy klasat kanë vizituar edhe Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, ku përveç librit kanë dhuruar edhe një DVD e disa gjëra të tjera.

Libri “Të ëndërrojmë së bashku” është përmbledhje e poezive, eseve dhe tregimeve më të mira të nxënësve të klasës V – 1 të shkollës “Mileniumi i Tretë”.Ky libër është mjaft atraktiv, jo vetëm nga shkrimet dhe leximet, por edhe në faktin që një grup fëmijësh e kanë shkruar me shumë pasion dhe dashuri.

Në brendi do të gjeni shkrime, temat e të cilave janë nga më të ndryshmet, si dashuria, shoqëria, mirësjellja, natyra; por edhe imagjinata dhe realiteti.Është përpjekja jonë e parë! Vetëm sa e nisëm këtë rrugë pafundësisht të thellë, por edhe të vlefshme.

duke kaluar në faza të n d r y s h m e e r d h i informata, që shkolla kishte fituar projektin në rrjetin e shollave të Kosovës.Ky projekt nënkupton

zgjerimin e aktiviteteve të shumta, si pjesëmarrja e 3 nxënësve në kamp këtë vit, në Frankfurt të Gjermanisë, trajnimi i 2 mësimdhënësve të gjuhës gjermane këtë vit në Gjermani (për mësimdhënie efektive), krijimi i 1 paraleleje të klasës së parë si pilot ku do të mësohet edhe gjuha gjermane si gjuhë e huaj, krijimi i rrjetit të bashkëpunimit në mes të mësimdhënësve krahas 1000 shkollave

botërore, krijimi i bashkëpunimit me n j ë s h k o l l ë n ë Gjermani, pajisja me mjete të nevojshme për të mësuarit e gjuhës gjermane etj.Së shpejti, do të

bëhet testimi i nxënësve të klasës së nëntë për shkuarjen në Frankfurt, nga komisioni i përbërë nga MASHT, Goethe Instituti, etj.

Projekte të ngjashme me këtë Shkolla ka realizuar edhe më parë, mirëpo përfitimet për stafin dhe nxënësit do të jenë të larta, nga ky rast. Na tha drejtoresha e shkollës znj. Afrore Lila.

Klasa V-2 - Këndi i lojërave, në kuadër të projektit “Kosovision Contest”

Klasa V-3 - Libri i Dijes, në kuadër të projektit “Kosovision Contest”

Page 7: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

7

M3: Si ka qenë jeta juaj fëmijërore? Nëse ju kujtohet ndonjë ngjarje mund të na tregoni?

Isa Bajçinca: Nga fëmijëria, një ngjarje të cilën do ta veçoja është fillimi i shkollës. Shkoja në shkollë me vëllain tim 4 vjet e gjysmë më të madh, ndërsa unë isha vetëm 5 vjet e 8 muaj. Mësuesi më tha se duhej të shkoja në shkollë, pasi që thoshte se isha një nxënës i mrekullueshëm. Pra, unë fillova shkollën pa i mbushur 6 vjet, ndërsa të gjithë shokët e mi të klasës ishin 3-4 vjet më të mëdhenj se unë.

M3: Pse zgjodhët të bëheshit gjuhëtar?

Isa Bajçinca: Për profesionin tim të tanishëm ka ndikuar në radhë të parë letërsia që kam lexuar. Gjuha e pasur, gjuha e ngritur, fjalë me kuptime të tjera që nuk i dija unë, trajta fjalësh të cilat më zgjonin kërshërinë nga kanë ardhur si janë ndërtuar e të tjera. Kur isha nxënës në shkollën normale, gramatika më tërhoqi mjaft. Ndonëse kisha filluar ta studioja gjuhën gjermane 1 vit në Shkup, për ca shkaqe u detyrova të kthehesha dhe të studioja gjuhën shqipe. Por, për këtë nuk jam zhgënjyer dhe penduar fare.

M3: Cilat kanë qenë rrethanat në të cilat keni studiuar dhe punuar?

Isa Bajçinca: Në shkollën normale rrethanat ishin mjaft të mira, sepse të gjithë gëzonim bursë. Kushte kishim, por libra nuk kishim aso kohe sepse ishin të botuar në Shqipëri dhe vinin shumë rrallë nga atje. Nuk kemi pasur bibliotekë të pasur, megjithatë ne shfrytëzonim gjithçka që kishim. Kam pasur nderin e rrallë ta kem në duar fjalorin e gjuhës shqipe, për të cilin ka qenë koha që duhej të shkoja në burg sepse gjuha shqipe nga regjimi i atëhershëm nuk ka qenë shumë e dëgjueshme.

M3: Sa jeni të kënaqur me përkushtimin që kanë nxënësit ndaj gjuhës shqipe?

Isa Bajçinca: Të paktën në shkollën fillore, gjuha shqipe është lëndë strumbullare, pra lëndë kryesore të cilës i kushtohet shumë rëndësi, por së cilës duhet kushtuar edhe më shumë rëndësi. Mësuesit jo gjithmonë, janë modeli i cili duhet të ndiqet nga nxënësit.

M3: Po të tjerët, politikanët, mediat, njerëzit sa punojnë qe ta ruajnë pastërtinë e gjuhës?

Isa Bajçinca: Njerëzit duhet të kujdesen shumë për gjuhën. Nuk mund të themi se të gjithë njerëzit, të gjithë politikanët të gjithë mësuesit i kushtojnë të njëjtin kujdes gjuhës dhe komunikimit dhe të shprehurit. Ka prej tyre që flasin gjuhën bukur, dhe ka të tillë që nuk kujdesen shumë për këtë. Çështja e kulturës së gjuhës dhe ruajtjes së pastërtisë së saj varet nga individi dhe përgjegjësia që ka për këtë vlerë kombëtare.

Rrëfime nga jeta dhe profesioni

Intervistë me gjuhëtarin Isa Bajçinca

Page 8: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Për hir të zhvillimit më të mirë të aktiviteteve, edhe në shkollën tonë funksionon Parlamenti i të rinjve të shkollës. Qysh në fillim të vitit u bë zgjedhja e anëtarëve dhe kryesisë, të cilën e udhëheq nxënësi i klasës së dhjetë, Kreshnik Deliu. Anëtarët e këtij parlamenti janë përfaqësuesit e klasave të të gjitha gjeneratave, të cilët në emër të klasës bëjnë kërkesa dhe shprehin mendimet e tyre. Mbledhjet e Parlamentit mbahen çdo muaj dhe ndonjëherë edhe më shpesh varësisht nga kërkesat. Parlamenti arriti të organizojë aktivitete të shumta ndër të cilat do t'i përmendim vetëm disa:1. Strukturimi i organeve funksionale të kuvenditQë parlamenti të jetë sa më funksional është menduar që të ketë përfaqësues të çdo klase nga çdo gjeneratë me ç' rast janë krijuar shumë mundësi për organizime të ndryshme. Anëtarët e parlamentit u angazhuan vazhdimisht, ndërsa të pa interesuarit krijuan hapësirë për të tjerët që kishin vullnet dhe energji për punë. 2. Mbajta e seancave me rregullNë kuadër të përpjekjes tonë për të qenë sa më afër problemeve dhe zgjidhjes së tyre, mbledhjet mbahen rregullisht. 3. Krijimi i Komitetit për Avancimin e MësimdhëniesMësimdhënia sa më e mirë është objektivi themelor i shkollës tonë dhe për këtë arsye parlamenti në bashkëpunim me stafin e shkollës krijuan komitetin që do të ketë për qëllim realizimin e atyre objektivave.4. Organizimi i ndihmave humanitare (2 raste)Krahas angazhimeve të shumta në shkollë, iniciativa e parlamentit dhe shpirti human i nxënësve tonë arritën të gëzojnë disa njerëz tek të cilët është e vështirë të gjesh buzëqeshjen.5. Prezantimi dhe shikimi i filmit, bashkëpunim me KKK – në.Me qëllim të krijimit të shprehive të mira tek nxënësit, parlamenti organizoi një prezantim në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës. Ky prezantim njoftoi nxënësit mbi aktivitetet e Kryqit të Kuq Botëror, atij të Kosovës dhe në përgjithësi mbi humanitetin.

6. Mbajtja e projektit në bashkëpunim me KKK – në, gjatë javës së projekteveSëmundjet dhe të pa priturat e rrezikshme me siguri do të qëndrojnë larg nxënësve të shkollës tonë të cilët u trajnuan dhe u përgatitën mirë se si t'i bëjnë ballë çdo të keqeje në jetë. Prandaj, edhe këtu ja vlen të shprehim mirënjohjen tonë për anëtarët e pa lodhshëm të Kryqit të Kuq të Kosovës, të cilët për një javë të tërë na krijuan mundësinë të zgjerojmë njohuritë mbi gjërat që nuk mund t'i mësojmë gjatë proceseve mësimore.7. Kërkesa dhe shqyrtimi mbi uniformat shkollorePërveç të drejtave të barabarta në shkollë, është menduar që edhe paraqitja e jashtme të jetë afërsisht e njëjtë, për këtë arsye viti tjetër do të jetë vit me një ngjyrë të përbashkët – uniformë. Parlamenti ishte vendi ku shpreheshin idetë dhe debatohej për stilin dhe pëlqimin e veshjeve nga nxënësit.8. Mbrëmja shoqërorePas një gjysmëvjetori shumë të suksesshëm dhe me shumë angazhime, ne morëm përsipër organizimin e një aktiviteti relaksues jashtëmësimor. Kjo ishte një mbrëmje e bukur ku të gjithë, perfshirë nxënësit dhe mësimdhënësit së bashku, kaluan shumë bukur dhe u argëtuan pa masë në një atmosferë festive.9. Kërkesa për organizimin e ekskursionitMe qëllim të organizmit të një aktiviteti jashtëmësimor, shkolla organizon ekskursione për nxënësit e klasave të nënta dhe të pesta. Por, me këtë rast klasat e dhjeta dhe ato të teta, bënë një kërkesë me shkrim e cila u aprovua dhe në këtë muaj këto gjenerata do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, përkatësisht Maqedonisë. Të gjitha kërkesat dhe debatet fillestare, por edhe të mëtutjeshme u zhvilluan në seancat parlamentare. 10. Shqyrtimi i problemeve eventuale të nxënësveNë çdo seancë pas shqyrtimit të pikave të ditës, merreshin në konsideratë edhe çdo kërkesë shtesë e nxënësve përfaqësues. Prandaj, asnjëherë nxënësit nuk mbetën pa u sqaruar në lidhje me ato që ata donin.Çdo aktivitet u realizua me sukses duke pasur parasysh angazhimin e madh të anëtarëve dhe mbështetjen e fuqishme të stafit të shkollës. Shpresojmë se edhe vitet e tjera Parlamenti do të vazhdojë me arritje të tilla, e madje edhe më efikase.

8 Parlamenti i Shkollës, një parlament funksional

Page 9: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

9Ne jetojmë në një botë të mbushur plot me pamje aq të bukura, të cilat janë të papërshkrueshme me fjalë. Secili prej nesh, me siguri ëndërron që ndonjëherë në jetën e tij, ta vizitojë ndonjërën prej këtyre mrekullive natyrore. Jetesa në qytete moderne, ka ndikuar që ne t'i anashkalojmë bukuritë e Nënës Natyrë. Prandaj, ne kemi zgjedhur disa nga vendet më të bukura, që ekzistojnë në botën tonë dhe t'jua bëjmë të mundur që sado pak të kënaqeni me bukuritë e këtij planeti të mrekullueshëm.

Taj Mahal, Indi

Taj Mahal në Indi është njëra prej shtatë mrekullive të botës dhe njëri prej tempujve të varrimit më madhështor që ka bota, e cila është konstruktuar nga perandori Shah Jahan. Këtë mrekulli ia dedikoi gruas së tij më të dashur, Mumtaz Mahal. E ndërtuar në Agra, Taj Mahal është e ndërtuar e tëra me mermer të bardhë, që e bën këtë mrekulli të arkitekturës simbol të dashurisë.Siç na tregon historia, perandori u pikëllua shumë kur e humbi gruan e tij të tretë, Mumtaz Mahal. U nevojitën me mijëra punëtorë, arkitektë dhe përafërsisht njëzet vjet për ta ndërtuar. Aq ishte dëshira e madhe e perandorit, për të ndërtuar një simbol dashurie ndaj gruas, saqë shumë punëtorë u detyruan të vinin nga skaje të ndryshme të Perandorisë. Gurë të çmueshëm, gjenden brenda, në çdo kënd të Taj Mahal-it. Më vonë ky vend u bë strehë edhe për trupin e perandorit, të cilin e vendosën afër trupit të së shoqes. Ky është një atraksion i madh turistik, i cili tërheq rreth dy milionë turistë çdo vit.

Machu Picchu, Peru

Machu Picchu në Peru, që do të thotë “Majë e Vjetër”, është njëri prej vendeve antike më enigmatike në botë. Duke u bazuar në legjendën, Machu Picchu vite më parë është konsideruar si një vend i shenjtë. Meritat e ndërtimit të këtij qyteti të jashtëzakonshëm, iu takojnë njerëzve të Inkës, të cilat ndërtuan shumë struktura të gurit dhe e transformuan vendin në një vepër arti.Këto gërmadha, janë të përbërë nga banja, tempuj, pallate dhe rreth 150 shtëpi, të gjitha këto shumë mirë të ruajtura. Këto struktura granite, disa prej tyre peshojnë rreth 50 tonë, janë aq bukur të gdhendura saqë janë asgjë më pak sesa vepra gjeniale të arkitekturës. Janë zbuluar në 1911, nga një arkeolog. Bukuria e jashtëzakonshme e këtij vendi tërheq miliona turistë në vit.

Bora Bora – French Polynesi

Emri Bora Bora ngjall imazhe të një parajse mitike. Kjo perlë e Pacifikut, është një nga grupi i ishujve Leeward, dhe është ishulli më në veri. Bukuria e lagunës është e papërshkrueshme. Vendi njihet si një nga vendet e rralla ku mund të gjesh MANTA RAYS. Një tjetër gjë që e veçon këtë ishull nga të tjerat, janë shtëpitë e ndërtuara mbi ujë.

Syri I Kaltër

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellësia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e diellit. Është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Është shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin deri në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të gjerë. Është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Bukuri magjepsëse!

Page 10: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

10

Përse u ngjajmë prindërve tanë?

Dikush është më i gjatë, tjetri më i shkurtër, dikush ka flokë të bardhë e dikush të zinj, dikush ka sy të gjelbër e tjetri të kaltër.Këto tipare bëjnë që njerëzit të veçohen dhe njëkohësisht edhe të jenë të ngjashëm me të tjerët. Shumë më parë në literaturë u përdor emri gjen dhe më tutje vazhduan studimet dhe kërkimet të cilat dëshmuan edhe për shumë fakte të tjera që mund t'i lexoni në vazhdim. Në trupin tonë ka deri në njëqind trilion qeliza. Pothuajse secila prej tyre përmban një grup udhëzimesh që i tregojnë qelizës si të rritet dhe çfarë të bëjë. Këto udhëzime quhen gjene.Gjenet përbëhen nga një lëndë kimike e quajtur ADN (acidi dezoksiribonukleik), i cili ruhet brenda çdo qelize, në një zonë që quhet bërthamë.ADN – ja krijon fije të gjata dhe të holla, që shpesh përdridhen dhe formojnë një formë “X” që quhen kromozome.ADN – ja përmban katër lëndë kimike: adeninën (A), citozinën (C), guaninën (G) dhe timinën (T), të cilat mund të japin në përgjithësi 64 kombinime.Nukleotidet (njësitë e vogla të përbëra nga një molekulë e madhe) përbëhen nga dy vargje të përdredhura që ndërmjet tyre formojnë një lloj të shtëpizës të përdredhur të kërmillit, kjo strukturë quhet heliksi i dyfishtë, që u zbulua në vitin 1953 nga James Watson dhe Fransis Kriku.

Kombinimet e ndryshme të lëndëve kimike, janë ato që quhen kod gjenetik.Informacionet gjenetike gjenden brenda në ADN dhe që të mund të sintetizohen proteinat, ADN formon një bazë që është përgjegjës për bartjen e urdhrave. Bartësi është ARN-t (bartësi i acideve ribonuklenike), ajo është makromolekulë gjatore që bart informacion në ADN – në e kopjuar. Kur arrin te ribozomi fiksohet në të dhe fillon të formojë proteina.Kjo është ajo që e bën më interesante jetën tonë dhe mbi të gjitha nga të tjerët na dallon. Kjo është ajo që na bën tu përngjajmë prindërve tanë.

ADN

Page 11: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Gjuha gjermane është gjuhë e përhapur në tërë botën. Në vendet si: Gjermani, Zvicër, Austri, Lihtenshtajn, Belgjikë, Luksemburg, etj. është gjuhë zyrtare, që zë më tepër se 120 milionë folës vendës e mbi 80 milionë jo vendës, në mesin e të cilëve bëjmë pjesë edhe ne nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”.

Interesante për këtë gjuhë janë ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve duke u ndarë kështu në 3 periudha: Gjermanishtja e Vjetër (750 – 1050), e Mesme (1050 – 1500) dhe Moderne (1500 – ende sot). Ka disa dallime të theksuara në këto periudha, ku shihet se në kohën e Gjermanishtes së Vjetër dialektet lokale vëreheshin thjesht në shkrim përderisa nuk ekzistonte një gjuhë standarde. Në periudhën e mesme filloi të përdorej një gjuhë relativisht uniforme dhe mbi të gjitha zëvendësonte gjuhën latine në shkrimet zyrtare.Kurse, gjatë shekullit XVIII disa shkrimtarë të shquar gjermanë i dhanë Gjermanishtes Standarde formën e përgjithshme që ka sot. Prej asaj kohe të vetmet ndryshime në të folurën dhe të shkruarën e gjermanishtes janë dallimet dialektore në bazë të vendeve ku flitet, si p.sh. Gjermani, Zvicër, Austri etj.

Megjithatë, krahas gjithë këtyre ndryshimeve gjuha gjermane sërish mbetet e veçantë në vete. Këtë e themi jo vetëm nga ajo se si një gjuhë arriti ta ruajë trajtën e vet pa marrë parasysh ndryshimet e shumta në vite, por duke ditur se gjuha gjermane njihet për simbolet e shumta unike që përdoren në shkrimin e saj.

Këto simbole janë pjesë e pandashme dhe pa të cilat askush nuk do mund të shkruante thjesht asgjë, madje edhe për vendet ku nuk ka nevojë për shkrim si sportet, p.sh. Fußball.

Von Tag zu Tag reifen wir

Jeden Morgen reife ich mit 1000 Sachen, die sich in meinem Kopf drehen.Zweifel... Ich habe keine Ahnung?! Keine Ahnung, wer ich bin und was ich machen soll.Ich weiâ nicht was mich in die Zukufnt erwartet. Aber das weiâ doch niemand. Also wie sollen wir uns für die Zukunft vorbereiten, wenn wir keine Idee haben über was von uns verlangt wird? Aber vielleicht ist das der Grund, weil wir versuchen uns für alles vorzubereiten. Das Leben ist schwer aber wir sind geboren um es zu leben. Da gibt es viele Wege um es zu leben aber es ist unsere Wahl. Eine sehr schwierige Wahl, aber trozdem eine, die jeder treffen muss und treffen sollte. Da müssen viele Leute in diesem Zustand gewesen sein, ich weiâ nicht wie sie es schaffen konnten. Ich weiâ nicht... deshalb habe ich noch nicht meinen Weg gewählt, aber eins weiâ ich, das Leben kann sehr schwer sein, deshalb versuche ich jeden Tag zu nutzen um etwas Neues zu machen, und mich weiter auszubilden.Schritt für Schritt reifen wir, aber ist das genug? Wird meine Anstrengung genug sein? Wenn ich heute die richtige Wahl treffe wird es später leichter sein, aber sollte ich an meinen Verstand glauben oder sollte ich meinem Herz vertrauen? Wie immer es sei, jetzt muss ich aufstehen, denn heute ist ein neuer Tag und ich muss meine Note in Deutsch, bei Lehrerin Vjosa nämlich, verbessern.

Kreshnik Deliu

Wie wichtig ist Sport für mich?

Für mich ist Sport lebenswichtig. Ich meine, er ist lebenswichtig für uns alle. Er ist wichtig für unsere Gesundheit. Menschen können nicht ohne physische Aktivität leben, wir brauchen es. In Amerika ist das Leben sehr schwer und es hat ein sehr schnelles Tempo. Die Menschen haben keine freie Zeit, also haben sie sich untergekriegt und haben nur “Fast-Food” gegessen und keinen Sport getrieben. Jetzt können wir die Ergebnisse sehen: fette, dicke, kranke Menschen.Eigentlich in meinem Fall ist es anders. Ich bin ein sehr sportlicher Typ, aber mein Bein haltet mich fest, ich habe es zwei Mal gebrochen und das verbittet mir jede Menge verschiedene Sports. Aber ich lass mich nicht unterkriegen. Den Sport ist ein Teil von mir. Ohne ihn kann ich nicht leben. Also was immer es kosten soll, ich treibe Sport. Ich spiele jede menge Sports so wie Reiten, Tennis, Volleyball, Handball, Fußball, Basketball, Federball, Polo, Kricket, Snowboarden und viele andere Sports und ich bin gut in allen. Aber ich muss immer sehr vorsichtig sein.Über alles liebe ich Ski laufen und schwimmen. Die beiden sind meine Schätze die ich gegen nichts tauschen würde. Den Gefühl, den man hat, wenn man den weichen pulver Schnee unter seinen Beinen fühlen kann und über ihn rutsch oder wenn man den See bricht und teilt, das ist unwiederholbar. Es ist so als ob du schwebst, als ob du im Himmel fliegst. Darum höre ich nicht auf. Ich habe in ein paar Wettbewerben teilgennomen an beiden Sporten. Aber es macht viel mehr Spaß wenn man frei und für sich selbst das macht. Und Spaß ist der einzige Grund, warum ich das mache. Deshalb können mich keine Wellen und keine Hügel stopen, kein See und kein Berg kann mich halten, wenn ich Sport treibe, denn eigentlich Sport sollte man spielen und es sollte Spaß machen. Und glaubt mir, wenn ich das sage:

Wenn man Spaß hat, ist der Himmel kein limit.

Modesta Imeri

Flasim dhe shkruajmë gjermanisht11

Page 12: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Armët gjithnjë janë shkatërrimtare dhe shkaktare të shumë krizave e luftërave në mbarë botën. Por, ka edhe diçka që vlen gjithmonë dhe që tanimë është bërë një thënie e përhapur kudo dhe për këdo: “Dituria, është arma e të mençurit” dhe me anë të kësaj ka ardhur deri te zhvillimi i teknologjisë apo në përgjithësi te zhvillimi i jetës së njerëzve. Ndër to vlen të përmenden elementet kimike apo më saktësisht klori.Një armë kimike është substancë kimike e përgatitur për të paaftësuar, dëmtuar, ose për të vrarë njerëz. Të thuash më thjesht, një armë kimike mbështetet në efektet fiziologjike të një substance, ashtu që të arrijë qëllimin e saj në këtë rast si një armë. Edhe pse disa armë kimike mund të përdoren për të vrarë një numër të madh njerëzish (d.m.th. si armë të shkatërrimit në masë), armë të tjera janë projektuar që të dëmtojnë apo terrorizojnë njerëzit.Për shkak të efekteve me potencial të tmerrshëm, armët kimike janë shqetësim i madh, sepse ato janë më të lira dhe më të lehta për prodhimin se sa armët bërthamore ose biologjike.

Zbulimi, mjet shkatërrimi apo mbrojtjeje?!

Një ndër rastet e para që u përdor ndonjëherë një armë kimike ishte gjatë Luftës së Parë Botërore, ku gazi i klorit është përdorur si një armë kimike, e lëshuar në re masive nga ana e ushtrisë gjermane, ashtu që të shkaktojë dëme në mushkëri.Ishte pikërisht gjermani Fritz Haber ai që arriti të mendonte një gjë të tillë – të vinte në përdorim klorin në atë mënyrë. Është supozuar se roli i Haber në përdorimin e klorit si një armë vdekjeprurëse në fillim u bë për gruan e tij, Klara Immer Wahr (për vetëvrasje), megjithatë u përdor në luftë. Masa më e mirë mbrojtëse, që ju mund të keni kundër armëve kimike është që të edukoheni rreth tyre. Klori mund të reagojë me ujë në mukozën e mushkërive për të formuar acid klorhidrik, një ngacmues i cili mund të jetë vdekjeprurës. Dëmet e bëra nga gazi i klorit mund të parandalohen me një maskë të gazit, ose metoda të tjera të filtrimit, që e bën rastin e përgjithshëm të vdekjes nga gazi i klorit shumë më të ulët. Prandaj, pa marrë parasysh mençurinë dhe idetë e realizueshme gjithnjë duhet të mendohen të dy anët e medaljes sepse shpesh ndodh që edhe gjërat e mira të keqpërdoren dhe të përfundojnë keq.

Përdorimi i klorit për qëllime luftarake gjatë Luftës së Parë Botërore nga gjermanët.

Simboli i armëve kimike

12

Page 13: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Historia e njerëzimit është e mbushur me ngjarje që kanë tundur të ardhmen e botës. Nganjëherë as vetë njerëzit nuk e kuptojnë rolin e disa ngjarjeve, por me kalimin e kohës shohin ndikimin që ka pasur. Është shumë e lehtë të gjenden këto ngjarje pasi që ato ishin hapat drejt zhvillimit tonë. Por ta mendojmë edhe një herë me kujdes dhe ta imagjinojmë historinë nëse këto ngjarje nuk kishin ndodhur, atëherë njerëzimin do të qëndronte në gjendje parahistorike. Po sikur njerëzit nuk do të kishin mësuar të përdornin zjarrin?Natyrisht që gjithsecila prej tyre ka pasur anët pozitive dhe negative por siç do ta shihni çdo ngjarje ka ndryshuar drejtimin e botës duke shtuar diçka në përparimin e njerëzimit dhe duke dhënë kontribut për të ardhmen tonë.

13

Ngjarjet që ndryshuan botën

Përdorimi I zjarrit

Ne përgatisim ushqimin duke përdorur zjarrin, ngrohim shtëpitë fal zjarrit dhe ai përdoret në shumë sfera të industrisë. Zjarri luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë sepse konsiderohet si një ndër elementet më të forta të natyrës.Njerëzit parahistorikë ishin shumë primitivë dhe ishin të frikësuar nga gjithçka duke përfshirë edhe shiun e borën, sepse ata nuk mund ta kuptonin fuqinë e tyre. Ata ishin të frikësuar edhe nga zjarri dhe mendonin se ishte zemërimi i zotave.Zjarri ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, saqë ata kanë krijuar shumë mite dhe legjenda për njërin nga hapat më të mëdhenj të historisë së njerëzimit. Prometheu sakrifikoi veten që t'iu jepte njerëzve zjarrin, që të mbijetonin dhe për atë Zeusi e ndëshkoi duke e lidhur në mal. Edhe në ditët e sotme zjarri është aq i rëndësishëm dhe ne nuk ka asnjë zëvendësues për të.

Fluturimi në gjithësi

Më 4 tetor 1957, gjithë njerëzimi u bë dëshmitar i fluturimeve të satelitëve artificialë të Tokës për në gjithësi. Më pas, 50 objekte ishin dërguar në gjithësi deri sa ishin siguruar që ta dërgonin edhe njeriun e parë.Para fluturimit të një njeriu gjithçka ishte menduar me kujdes dhe praktikuar. Si shkencëtarë, si astronaut përgatiteshin për fluturimin, i cili do të ndërronte dimensionin e botës. Më në fund më 1 prill 1961, ishte po ajo kohë ku do ta bënin hapin e parë të madh të zhvillimit të teknologjisë, shkencës dhe kulturës. Gagarin Yuri ishte ai, i cili bëri këtë fluturim të mundur dhe hyri në historinë tonë si njeriu i parë në gjithësi. Ai u kthye shëndoshë e mirë në tokë dhe ishte personi, i cili e shikoi planetin tonë nga një perspektivë tjetër.

Zbulimi i internetit

A keni menduar ndonjëherë rëndësinë e internetit në jetën tonë?Së pari, interneti është mënyra më e mirë për tu zbavitur. Ka informacione për çdo sferë në çfarëdo teme. Miliona njerëz nuk mund t'i paramendojnë mësimet, punën, vikendet, jetën pa internet.Ka shumë e shumë faqe të internetit dhe programe falë njerëzve që kanë pasur mundësinë t'i plotësojnë kushtet e nevojshme për punë pa pasur as edhe nevojë të dalin nga dhoma.Interneti e lehtëson jetën tonë dhe me të vërtetë ka ndryshuar botën dukë rritur kualitetin e jetës.

Fotografia

Zbulimi i fotografisë e bëri që një moment i jetës të ndalet dhe të mbahet jo vetëm në memorie po edhe në fletë si fotografi. Transmetimi i imazhit ishte një mrekulli. Dhe menjëherë ky zbulim tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve sepse dukej e çuditshme dhe jo e zakonshme të bëheshin foto të njëjta të objekteve, njerëzve dhe rrethit ku jetonin.Fotografia na dha mundësinë që të mbajmë kujtime dhe t'i ndajmë ato me të tjerët.Po sikur të mos kishte fotografi atëherë asnjë revistë nuk do të kishte foto. Moda, kinematografia, shtypi do të “vuanin” shumë.

Page 14: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

14

Lulja shëruese

Na ishte njëherë një fëmijë me emrin Agon. Babai i tij pinte shumë duhan dhe një ditë u sëmur rëndë. Agoni me nënën e tij shkuan në bjeshkë për të gjetur një lule shëruese. Ata e morën lulen shëruese dhe ia sollën babait. Babai u shërua nga ajo lule dhe prej asaj dite nuk pinte më duhan.Agoni tani luan me babanë e tij futboll dhe është shumë i lumtur.

Fresk Sylhasi Kl. I – 1

Ars poetica

Tigri dhe luani

Na ishte njëherë një tigër që ndihej shumë i vetmuar. Një ditë ai u takua me një luan dhe i tha: – A do që të bëhemi miq?Luani pranoi me kënaqësi dhe ata u bënë miq.Pas një viti ata e kapën një antilopë dhe e ndanë së bashku. Pas disa orësh ata u zgjuan dhe u takuan mu në të njëjtin vend ku e kishin kapur antilopën para një kohe të gjatë dhe që të dy të ngopur dhe të pushuar luajtën dhe u kënaqën shumë gjatë.Pas një loje të mrekullueshme ata i dhanë besën njëri-tjetrit që do të ishin miq përgjithmonë.

Mirian – Gegë Shala Kl. III – 2

Vajza zemërmirë

Na ishte njëherë një vajzë që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare aksidentalisht i kishin vdekur prindërit. Vajza mbeti jetime dhe mendonte si të mbijetonte. Ajo e zgjedhi një rrugë të mirë, të kultivonte lule dhe pastaj t'i shiste ato. Vajza fitoi shumë para dhe me ato para shkoi të ndihmonte fëmijët jetim. Ajo ishte shumë e gëzuar dhe kishte një dëshirë që të luante me delfinët dhe me miqtë e saj. Natën pa ëndërr me delfinët. Në mëngjes hapi dritaren dhe zogjtë i thanë:-Shko dhe luaj me delfinët por mos harro t'i marrësh fëmijët jetim.Vajza mori fëmijët jetim dhe shkoi të luante me delfinët. Ata u kënaqën shumë. Ajo ishte shumë e lumtur që kishte zënë shumë miq dhe jetoi e lumtur përgjithmonë.

Dea Mulaj Kl. III – 2

Atdheu im

Ku kemi lerë,Atje ku kemi nderëKu kemi lerë,Atje ku ka vlerë.

Nderin tonë nuk e prishim!Vlerën tonë e madhërojmë!Vendin tonë e gëzojmëdhe e adhurojmë.

Atje ku luftoiAdem Jashari,atje ku u mundarmiku e tradhtari.

Atdhe të kame atdhe më je!Kurrë nuk të harrojÇdo herë të kujtoj! Era Rugova Kl. IV – 2

Dentisti

Kur të dhemb dhëmbiTi mos mendoPor te dentistiMenjëherë shko.

Të tregon çfarë keSi një lepur i bardhëNëse nuk ke frikëDhembjen e ke të butë.

Butësia e tijTë ndihmonSi flokë boreTë shëron.

Pasi e hapë gojënShpërblimi vjenBrenda ka një furçëTani i lanë dhëmbët ditë e natëPër shëndet të fortë.

Lekë Zeqiri Kl. II – 3

Dallëndyshja

Koha e ngrohtë na përshëndetiDallëndyshe ty ku të gjetiNë fole a mbi çatiA je gatitur për shëti.

Kur do të kthehesh nuk e diDikush të pret me dashuriSiç të prita unë këtë vitPor shpejt ike s'e kam pritë.

Dallëndyshe krahëgjerëMos harro kthehu n'pranverëMe duar hapur do të më gjeshFolenë gati do ta kesh.

Rilind Ramushi Kl. IV – 3

Mësuesja

Mësuesja ime e dashurSa shumë të dua tyTi na mësoveQë 1 + 1 bëjnë dy.

Sa shumë gjëra na mësoveZhurmën tonë e duroveKujtoj klasën e të parit katNuk do ta harroj as ditë e as natë.

Ah moj klasë e gjashtëMoj klasë e paharruarTi na e heq mësuesenSa e patëm në duar.

Redita Limani Kl. IV – 3

Page 15: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Ndihmoni jetimët!

Në jetë ka shumë të mira, por nganjëherë nuk na presin vetëm të mira. Njerëzit që nuk e kanë jetën e lehtë janë të varfërit, invalidët dhe jetimët. Të varfërit mund të mbledhin të holla ndërsa invalidët mund të kenë njerëz që t’i kurojnë, ndërsa jetimët nuk kanë askënd, ata nuk kanë prindër dhe vdesin lehtë. Aulona kur mësoi për jetimët vendosi të bënte emision për të ndihmuar ata duke ju gjetur prindër të mirë ose t’i mundësonte ushqime, rroba dhe një jetë më të mirë. Brenda pak ditësh Aulona nisi të ndihmonte jetimët. Sa më shumë jetim që gjente aq më shum i ndhmonte. Jetimëve, u mundua duke u gjetur prindër. Mbeti një djalë i vogël që nuk e birësonte askush, ai quhej Bon. Aulona vendosi ta birësonte. Në fund Boni u bë si nëna e tij dhe u ndihmonte njerëzve me nevoja të veçanta.

Porosi: Ndihmoni atyre që kanë nevojë!!!Aulona Mulaj IV-1

15

Nënën time

Nënën time shumë e dua Se kujdeset fort për muaMë ushqenE më pastron Me fjalë të ëmbla Në shkollë më dërgon.

Uranik Brahimi kl.I/3

Andi

Andit i pëlqejnë shumë pesat e mësueses, por ai i merr shumë rrallë ato. Në klasë nuk kujdeset që të shkruajë bukur. Detyrat e shtëpisë i punon duke u ngutur e nganjëherë i harron fare. Një ditë mësuesja e pyeti Andin se si e kalon ai kohën në shtëpi. Andi i tha: Unë luaj dy orë në kompjuter dhe pastaj edhe dy orë të tjera shikoj televizor. Mësuesja i tha se ato orë që i ke të lira duhet t'i shfrytëzosh për detyra. Kompjuteri mund t'i dëmtojë sytë e televizori mund të të marrë shumë kohë. Andi e kuptoi gabimin e tij dhe filloi të kalojë më shumë kohë me detyrat dhe mësimet e tij. Kështu u bë nxënës i dalluar në klasë. Në kompjuter dhe në televizor, ai shfrytëzoi vetëm gjysmë ore në ditë. Të gjithë e lavdëruan Andin për sukseset e tij.

Jon Karanezi kl. I/1

Festat

Kam menduar se pse i dua festat.Se kam pushim? Kam menduar edhe për këtë.Por i dua më shumë sepse ato më kujtojnë diçka!Viti i Ri më kujton se sa e lumtur është familja ime, ndërsa 8 Marsi më kujton se sa shumë e dua nënën time.Dita e Pavarësisë më kujton sa e shtrenjtë dhe e vlefshme është liria dhe sa shumë dashuri duhet të kemi për vendin tonë.

Yll Cahani Kl.II – 2

Mësuesit

Që sa vjet jam me JuDuhet ta pranojIshit aq të mirëSa s'di me kë t'ju krahasoj.

Tani që jam rriturFillova ta kuptojPuna juaj është shumë e lodhshmePrandaj shumë e çmoj.

Fjalët e tua të ëmblaMë dhanë gjithnjë guximMë bëjnë të ndihem i fortëMe plot vetëbesim.

Dhe një ditë kur të rritemDo të punoj shumëDo t'ju tregoj të gjithëveSa punëtor jam unë!

Dhe nëse ju shoh ndokundDo të vij t'ju përqafojDo të them: “Mësues jam Eni!”Që kurrë nuk ju harroj.

Pastërtia

Pastërtia me të pistin,Janë armiq.Nuk rrinë bashkë me njëri-tjetrin hiq.

Nuk kanë në mes vete Asgjë të njëjtë,Prandaj do të mbetenArmiq t'vërtetë.

Ensar Kurshumliu Kl. II-3

Page 16: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Dentisti

Është i mirë,Na ndihmon

Çdo dhembje të dhembitNa e lehtëson.

Sa më shumë pemë dhe perimeKjo tha dentisti

Është këshilla ime.

Shumë faleminderitDentist i dashur

Këtë këshillëDo e respektoj.

Kur kam shëndetTë mirëMë mirë

Do të jetoj.

Lir HoxhajKl. II-3

16

Dentisti

Dentisti imËshtë i mirë,

Ma heq dhëmbinSi është më mirë.

Kur ma heq dhëmbinFare nuk e ndjej,Sepse dentisti imËshtë dorëlehtë.

Pastaj kur shkojNjë dhuratë ma dhuron,

Aty brenda është një brushë

Që dhëmbët m'i pastron.

Jon JetullahuKl. II-3

Përmbytja

Xhoni ishte një djalë i prapë,Një natë u pi u bë tapë,

Pastaj Xhoni në shtëpi shkoi,Dhe ujin të rridhte e harroi.

Kur në mëngjes ai ish zgjuar,Pa se ora i kishte notuar,

Xhoni ish bërë vonë për në punë,Dhe shtëpia i ishte bërë lumë.

Vjersha i ka veç dy strofa,Se e vogël ish katastrofa.

Vijon BarakuKl. III-3

Vëllai im

Vëllai im quhet Auro,Çdo gjë që ai bën,

Mua më gëzon.

Kur ai buzëqesh,Mua më bën të lumtur.

Ai është shumë trim dhe guximtar,

Kur të rritet ndoshta do të bëhet shkrimtar.

Ndoshta do të bëhet mjek,Ndoshta inxhinier.

Por unë do t'ia propozoja,Të bëhet futboller.

Erion RexhepiKl. III-3

Pranvera

Erdh pranvera plot gëzim,Lulet çelin n'kopshtin tim.Erdh pranvera plot gëzim,

Zemra më gufon në gjoksin tim.

Zogjtë cicërojnë,E në valle na ftojnë.

Ejani të gjithë së bashku,këngës t'ia thojmë.

Sara Imeri-AliajKl. III-1

Poezia për nënën

Gëzohem shumëQë kam mësuar

Të gjitha shkronjatPër t’i shkruar e lexuar

Pasi i mësovaPër nënën time

Poezinë e shkrovaËshtë poezia ime e parë

Dhe mendojQë nënës time t`ia kushtoj.

Elmedina Zhdrella Kl. I-3

Ars poetica

Page 17: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Familja ime

Shumë e ngrohtë edhe kur ftohtë është,

Si yje ndritshëm vezullojnë,Kur unë kam nevojë.

Kurrë e vetmja nuk jam,Pranë juve gjithmonë ju kam.

Në hidhërime e gëzime,Do t'ju dua juve zemra ime.

Ju më përkrahni gjithmonë,Ju më edukuat,

Ju jeni shpresa ime,Ju jeni krenaria ime!

Dea KabashiKl. III-3

17

Mësuesja

Mësuesja ime është shumë e mirë,Edhe na me të jemi shumë të lirë.

Ajo na mëson, na këshillon,Kur gabojmë na përmirëson.

Prej mësueses e kemi mësuar se ç'është dituria,

Ajo na mëson se ç'është shoqëria.Ajo vetë është dashuria,

E ne jemi ardhmëria.

Do të doja edhe shumë fjalëTë shkruaja për mësuesen time

Dhe të gjitha do të jenëLëvdata e falendërime.

Doni BlakajKl. III-3

Nënës

Nënë fjala më të ëmbëlS`ka botaE para fjalë

Që thotë foshnja

Zemër e ëmbëlPlot dashuri

Nëna ime je ti.

Ridon Ramushi Kl. I-3

Pranvera

Na ishte njëherë një bilbil i vogël që donte të mos ishte më dimër, por të ishte pranverë.Ai gjithmonë lutej që të vinte pranvera por lutjet e tij nuk dëgjoheshin. Një ditë ai u nis për të kërkuar pranverën. Ai kaloi malet, lumenjtë, qytetet por nuk e gjeti dot pranverën. I dëshpëruar u kthye në shtëpi. Në mëngjes kur u zgjua e shikoi që i gjithë vendi ishte mbuluar me ngjyrë të gjelbërt. Nga ajo ditë ai u gëzua shumë për ardhjen e pranverës dhe filloi t’i jetonte ditët shumë i lumtur.

Finesa PejaKl. II-1

Shtatë Marsi

Këtë ditë u hap shkolla e parë,u gëzuan shumë fëmijët shqiptarë.

Tani në shkollë do të shkojmë,shkronjat e arta do t'i mësojmë.

Edhe unë në shkollë po shkoj,Mësuesen e dua dhe e dëgjoj.

Shtatë Marsin dua t'i uroj,lulen më të bukur t'ia dhuroj.

Rit AlijaKl. II-1

Page 18: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

18 Kësh

illa p

ër s

hën

detin

1. Të bëni gjumë të mirë dhe të rehatshëm,2. Ta mbani pastërtinë për veten dhe rrethin tuaj,3. Të ushqeheni me ushqime të shëndetshme,4. Të merreni me aktivitete të ndryshme.

1. Një studimi i realizuar nga Universiteti i Varvickut, pohon se kohëzgjatja e gjumit është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Duke analizuar rreth 16 studime mbi gjumin, ekspertët pranë këtij universiteti konkluduan se kohëzgjatja ideale e gjumit është ndërmjet 6 dhe 8 orë (brenda 24 orëve). Sipas rezultateve të botuara në revistën Sleep, personat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë për 12% rrezik që të vdesin në moshë 25-vjeçare. Ndërkohë ata që flenë më shumë se nëntë orë kanë për 30% rrezik që të vdesin në moshë të re.

2.Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave.Në rastin kur ju hidhni qoftë edhe vetëm një copë të vogël letre atëherë ajo do të ndikojë që papastërtia në atë pjesë të rritet.Prandaj, gjithnjë duhet të jeni të kujdeshëm dhe duhet t'i zgjedhni vendet ku duhet hudhur mbeturinat.Është gjëja më normale që t'ju themi se si fillim ju duhet që vetë të jeni të pastër që të kërkoni dhe ta mbani pastaj patërtinë e ambientit që ju rrethon.

3.Që shëndeti juaj të jetë i rregullt ju duhet të ushqeheni me ushqime që përmbajnë sa më shumë vitamina.Një studim amerikan ka treguar se konsumimi i rregullt i produkteve arrore (arra, bajame, lajthi), zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.

Ato janë shumë të shëndetshme, ndërsa konsumimi ditor i 67 gramësh lajthi ose arra, zvogëlon nivelin e kolesterolit në organizëm për 7.4%.Edhe më herët është thënë se produktet arrore janë ushqim i pazëvendësueshëm, ndërsa tashmë kjo është vërtetuar edhe shkencërisht. Por dobia nga to vjen vetëm atëherë kur përdoren pa asnjë shtesë (si edhe pa sheqer apo kripë). Ky ishte një kuriozitet interesant sepse tanimë është bërë rutinë dhe dihet këshilla e përjetshme: pemët dhe perimet, ushqimi kryesor.

4.Çka mendoni a do të ishte më mirë sikur të qëndronit gjithë ditën pranë kompjuterit apo televizorit, apo të merreshit me aktivitete?Gjithsesi, edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme prapë se prapë organizmit i nevojiten aktivitetet. Prandaj, në vend se të qëndroni ulur gjithë ditën më mirë është të merreni me ndonjë sport ose aktivitet tjetër.

Në mënyrë që ta mbroni veten nga sëmundjet e ndryshme dhe të jeni sa më të shëndetshëm ju duhet:

Page 19: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Sekreti prapa Magjisë !

“Kur diçka tejkalon aftësinë tuaj për të kuptuar se si funksionon, ajo shndërrohet në magji” Designer V.P. Jony Ive

Apple vazhdon të ketë sukses në ruajtjen e sekretit mbi mënyrën se si funksionon IPad, andaj ju ose mund të shkatërroni një IPad për të parë se si punon ose mund të lexoni këtë artikull.

Një pajisje e re me pamjen e një xhami të vetëm dhe vetëm kaq, brenda ngërthen një teknologji që i mundëson të ofrojë performancë të shkëlqyeshme për sërf në internet, shfletimin e fotove, organizimin e E-mail-ave, shikim e filmash me një supershpejtësi dhe bateri prej 10 orësh. Ndoshta kjo është arsyeja se pse brenda vetëm dy muajsh Apple arriti të shiste 1,000,000 IPad(e). Ndoshta nga që çmimi që kësaj radhe fillon vetëm prej 499$. Ndoshta sepse, IPad ofron më shumë se kaq.

Apple krijoi një çip special për IPad, A4 i cili i mundëson të gjitha këto. Çip ky, i cili dyshohet të ketë një bërthamë ARM e cila punon shumë ngadalë mirëpo të cilën vetëm Apple e shndërroi në një super bërthamë duke i ofruar kushtet e përshtatshme. IPad nuk mund të kryej shumë shërbime në të njëjtën kohë, por ka shkëmbyer multitask për performancë.

Performancë dy herë më të shpejtë se IPhone 3Gs. Duke u mbështetur nga një bateri e veçantë, e cila është shkrirë në tërë sipërfaqen e pajises, gjë që i mundëson qarkullim më të mirë dhe një jetëgjatësi të pabesueshme, ARM funksionon duke u ftohur nga vetë bateria.

Apple dekualifikoi konkurrencën e lexuesve të tjerë të e-book, duke përdorur një ekran LED që përveç multitouch përmban edhe IPS që lejon përdoruesit të shikojnë një pamje fenomenale HD nga çdo këndvështrim. IPad nuk ka lart dhe poshtë, mbarë dhe mbrapsht.“Nuk ka nevojë që ne t'i përshtatemi IPad, ai i përshtatet përdoruesit.” Jony Ive

IPhone dhe IPod revolucionarizuan botën me ndihmën e App Store dhe ITunes store. Por përveç këtyre të dyjave IPadit i është shoqëruar një SDK i ri (që formon aplikacione posaçërisht për të) por jo vetëm kaq, EBook Store me libra që shtohen çdo ditë që në IPad ofrojnë eksperiencën më të shkëlqyer të leximit.

Më lart u treguan vetëm specifikat elementare sepse IPad ofron një sistem me aq shumë mundësi përdorimi për të cilat do të duhej të mbanim ligjërata të mërzitshme ose thjesht që të kuptoni se pse ne i referohemi me termin magjik provoni të mbani në dorë një të tillë dhe…

Apple edhe një herë zgjoi konkurrentët e vet nga gjumi duke krijuar diçka që askush tjetër nuk mundi ta bënte.

ia

uP

d ë

shtë

kët

!19

Page 20: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

20

Logjiko!

Katër meshkuj duan të kalojnë urën. Që të gjithë fillojnë nga e njëjta anë. Është natë dhe ata kanë vetëm një elektrik dore. Më së shumti dy meshkuj mund ta kalojnë urën në të njëjtën kohë dhe grupi që kalon (1 ose 2 veta) duhet të ketë një elektrik dore me vete. Elektriku i dorës duhet të kalohet me radhë, jo të hidhet. Secili mashkull ec me shpejtësi të ndryshme. Një grup duhet të ecë me shpejtësinë e mashkullit më ta ngadaltë. Mashkullit të parë i nevojitet 1 minutë për ta kaluar urën, të dytit i nevojiten 2 minuta, të tretit 5 minuta dhe të katërtit 10 minuta. P.sh nëse mashkulli i parë kalon urën me mashkullin e tretë, atyre së bashku iu nevojitet 5 minuta.Si mund të katër meshkujt ta kalojnë urën për 17 minuta?

Pesë pjesët e mëposhtme duhet të bëhen bashkë dhe të krijojnë një katror.Si është e mundur kjo?

Një njeri punon në katin e 10. Çdo ditë pas punës ai e përdor ashensorin për të zbritur në katin e parë. Por, çdo ditë ai e përdor ashensorin për të hipur në katin e shtatë e jo në të dhjetin. Pse?

ZGJIDHJE:Mashkulli i parë dhe i dyti kalojnë urën bashkë. Kjo zgjat 2 minuta.Mashkulli i parë kthehet me elektrik dore. Kjo zgjat 1 minutë.Mashkulli i tretë dhe i katërti kalojnë urën bashkë. Kjo zgjat 10 minuta.Mashkulli i dytë kthehet me elektrik dore. Kjo zgjat 2 minuta.Mashkulli i parë dhe i dytë kalojnë rrugën. Kjo zgjat 2 minuta.Totali: 2+1+10+2+2=17

ZGJIDHJE:Sepse ai është shumë i shkurtër.

Zgjidhje:

Një burrë hyn në një lokal dhe i kërkon banakieres një gotë ujë. Por, banakierja në vend të ujit merr një armë dhe ia drejton burrit nga koka.Burri i thotë faleminderit dhe del jashtë. Pse?

ZGJIDHJE: Burrin e kishte zënë lemza.

Një djalë dhe një vajzë po flasin. “Unë jam djalë”- tha fëmija me flokë ngjyrë të zezë. “Unë jam vajzë”- tha fëmija me flokë ngjyrë të bardhë. Të paktën njëri nga të dy po gënjen. Kush është djali e kush vajza?

ZGJIDHJE:Që të dy po gënjejnë. Vajza është fëmija me flokë ngjyrë të zezë, kurse djali fëmija me flokë të bardhë.Nëse vetëm njëri po gënjen, atëherë do të ishin dy vajza ose dy djem.

Page 21: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Si gjithnjë bëheni gati për të dalë dhe papritmas në hundë, mu në mes të saj paraqitet një shenjë në mes, ose ju prishet modeli i flokëve. Nuk paraqesin këto fare problem, me këshillat tona së shpejti do të shkëlqeni.

1. Lëkura problematike. Lëkurë e ngrehur, lehtë skuqet dhe bëhet e thatë, sa më parë do ta largoni atë që këtë lëkurë e ngarkon dhe e irriton dhe më së miri këtë do ta bëni me qumësht për fytyrë, pas kësaj fytyrën do ta lyeni me Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe e rrit elasticitetin e saj natyral. 2. Rrethi i hundës. Edhe përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar pika të zeza. Si ndihmë e parë do t'ju shërbejnë 'flasterët' për fytyrë të cilët lidhin papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë. 3. Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe spërkateni me ujë të vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket më e përmirësuar.

Këshilla për bukurinë

Sipas të dhënave të një ankete të realizuar në Evropë, të rrallë janë britanikët që dinë të vishen mirë. Në fakt, ata janë emëruar si populli me stilin më të keq në Kontinentin e Vjetër.Madje edhe gjermanët, të cilët shpesh janë identifikuar si jo kreativë, janë renditur më mirë se britanikët.44% e të anketuarve në hulumtimin e realizuar nga faqja e Microsoftit, Ciao, kanë thënë se më keq sa i përket stilit dhe modës, duken britanikët.Daily Mail njofton se vendin e dytë (si populli me stilin më të keq) e kanë zënë gjermanët me 33% të votave, ndërsa pas tyre janë plasuar spanjollët (15%), francezët (6%) dhe italianët (3%).

Britanikët, populli me stilin më të keq

21

Page 22: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

22Bota e filmit

Remember Me

Një dramë e bukur romantike, e cila është e përqendruar në dy të dashuruar të rinj. Tyler, prindërit e të cilit u ndanë në prag të vetëvrasjes së vëllait të tij dhe Ally e cila e jeton çdo ditë me kujtimin e vdekjes së nënës së saj. Një ngjarje prekëse, e bukur por që duke u nisur nga rrethanat se si u takuan këta të dy mund t'i çojë edhe në një ndarje.

Robin Hood

Një dramë e ndërthurur me shumë pjesë interesante dhe me shumë aksion, është ky filmi i fundit i regjisorit Ridley Scott. Këtu tregohet historia e një shigjetari të ushtrisë së Richard Coeur de Lion që lufton kundër pushtuesit Norman dhe bëhet heroi legjendar i njohur si Robin Hood.

The Last Song

Një romantike shumë prekëse dhe me histori familjare. Ajo që lidhet me dashurinë e parë, mundësitë e dyta dhe momentet e veçanta në jetë. Mbi të gjitha diçka që tregon se si të përbashkëtat dhe shpirti muzikor arrijnë të bashkojnë edhe një familje të ndarë. Ky film është i bazuar në novelën e autorit Nicholas Sparks me po të njëjtin emër.

The Iron Man 2

Suksesi i pjesës së parë të filimit i shtyu producentët që të bëjnë një vazhdim i cili rezultoi po ashtu me mjaft sukses.Një film me zhanër aksion, triller dhe fantashkencë tregon për miliarderin Toni Stark i cili duhet të luftojë me çështjet vdekjeprurëse që përfshijnë qeverinë, miqtë dhe armiqtë e tij. E gjithë kjo ndodh për shkak të identitetit të tij të dyfishtë si Toni Stark dhe superheroi i quajtur Iron Man.

Valentine's Day

Më shumë se një histori dashurie, një lëmsh romantik dhe me shumë pjesë qesharake, pikërisht i tillë është ky film. E gjithë historia sillet rreth disa të dashuruarish në vetëm një ditë – Ditën e Shën Valentinit, ku disa nga ta e presin me gëzim, disa e presin vetëm, disa e urrejnë këtë ditë e disa në këtë ditë zhgënjehen.

Alice in Wonderland

Një film aventurist i përshtatshëm për gjithë familjen. Historia e filmit ka të bëjë me Alisën, një vajzë 19 – vjeçare që kthehet në “Botën e Çudirave” në fëmijërinë e saj dhe kështu e kupton fatin e saj të vërtetë. E kupton se për çka në të vërtetë është e destinuar - t'i japë fund mbretërimit të Mbretëreshës së Kuqe të terrorit.

Page 23: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

23Pop, Rap apo Rock?

E pranoni apo jo, muzika na ndjek çdo ditë, duke thurur bukurinë e saj dhe emocionet nëpërmjet mendimeve tona. Muzika i jep shpirt universit, krah mendjes, fluturim imagjinatës dhe magjepsje, e ndriçim jetës. Muzika është art i të menduarit me tinguj. Nëse jeni të interesuar në vlerësimin e muzikës, artistë dhe performues të ndryshëm, ne shpresojmë që ju të kaloni pak kohë duke lexuar këtë artikull për të gjitha moshat dhe shijet e muzikës.

Një ndër artistet më të dëgjuara dhe më me famë e këtij viti është Beyoncé. Në Grammy Awards 2010, Beyonce fitoi 6 shpërblime duke përfshirë këngën e vitit dhe këngët më të mira pop, të dyja për Single Ladies (Put a Ring On it)Në Mars të 2010, kënga e Lady Gaga Telephone, në bashkëpunim me Beyonce ishte numër një në Britani të Madhe.

Pop

10 këngët më të dëgjuara pop të këtij viti janë:

1. Lady Gaga- Bad Romance2. Christina Aguilera- Not myself tonight3. I.Y.A.Z - Replay4. Beyonce – Telephone (ft Lady Gaga)5. Rihanna- Rude Boy 6. B.o.B - Nothin' On You( ft. Bruno Mars)7. Drake – Forever8. One Republic – All the right moves9. Timbaland – Carry out ( ft Timberlake) 10. Jay Sean - Down (ft Lil Wayne)

Rap

Një artist që ndryshoi lojën dhe famëmadh i padepërtueshëm, Lil Wayne. Filloi karrierën si një i mitur duke shpërndarë hip hop – por gjatë pjekurisë dhe shpikjes së muzikës së tij ai fitoi miliona. Një album ishte aq mahnitës, saqë e bëri atë që të ishte “reperi më i mirë i gjallë” që ia vlen të konsiderohet. Lil Wayne u zgjodh si këngëtari më i mirë në zhanrin hip-hop. Albumi i tij Carter III u zgjodh albumi më i mirë rep dhe kënga më e mirë rep Lollypop.

10 këngët më të dëgjuara hip hop dhe r&b të këtij viti janë:

1. Lil Wayne – Forever (ft Kanye West & Eminem) 2. Ludacris- My chick Bad (ft Nicki Minaj) 3. Young Jeezy – Lose my mind (ft Plies)4. Dj Khaled – All I do is win (ft T-Pain, Ludacris, Snoop dogg & Rick Ross)5. T.I – I'm Back 6. Ludacris – How Low 7. Jay-z - On to the next one (ft Swizz Beatz)8. 50 Cent – Do you think about me 9. The Game – Big Money 10. Birdman – 4 my town ( ft Drake & Lil Wayne)

Një ndër grupet më me influencë është Green Day. Edhe pse muzika e tyre nuk ishte shumë kreative ata sollën tingullin e punkut të 70-tave, gjeneratë më e re me albumin Dookie. Me këtë album ata shitën mbi dhjetë milion kopje.Në Grammy Awards Green Day fituan shpërblimin për albumin më të mirë rok, i cili ishte 21st Century. Ky është shpërblimi i katërt i tyre.

10 këngët më të dëgjuara rock të këtij viti janë:

1. Green Day – Last of the American girls2. We the Kings – We'll be a dream 3. Amy LaVere – Killing him 4. Tokio Hotel – Strange (ft Kerli)5. Godsmack – The Oracle 6. Gorillaz – Stylo7. The Killers – Mr. Brightside 8. The Enemy – Your not alone9. Mystery Jets – two doors down 10. Pixies – Here come your man

Rock

Page 24: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

24 “Harry Potter”e J.K.Rowling një huazim perfekt nga bestseller-i “The Lord of the Rings” i J.R.R.Tolkien-it

“Harry Potter” si “Mbreti i unazave” Vepra shumëvëllimshme “Harry Potter”, nuk është asgjë tjetër, veçse një reflektim i zbehtë i veprës madhështore “The Lord of the Rings”, për të mos thënë “një mbindërtim i egër”; një huazim i pamëshirshëm tematik dhe tekstual

Mesazhet që mund të nxirren nga vepra janë të shumta dhe ndryshojnë nga secili vëllim, por mesazhi i cili përcillet që nga “Harry Potter” dhe Guri Filozofal deri tek “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes” është: Dashuria gjithmonë ngadhënjen mbi të keqen dhe urrejtjen.Si fabul vepra bën fjalë mbi jetimin “Harry Potter”. Harryt i kishin vdekur prindërit dhe ishte rritur nga xhaxhai dhe tezja e tij. Në ditëlindjen e 11 Harry kupton se ishte magjistar. Kështu shkon në Hoguorts, shkollë e magjisë. Secili nga librat e serisë paraqet një vit të Harryt në Hoguorts. Por, në secilin libër para tij shfaqen sfida të reja për shkatërrimin e magjistarit më të fuqishëm dhe më të tmerrshëm të të gjitha kohërave, Lordit Fluronvdekje, qëllim të cilin e arrin në librin e fundit.

“The Lord of the Rings” burim i intertekstualitetit

Por, a është e mundur që autorja e librave “Harry Potter”, librave më të famshëm për fëmijë, J.K.Rowling të ketë “huazuar” elemente nga një tjetër libër bestseller? Ngjashmëria në mes “Harry Potter” dhe “The Lord of the Rings” është tejet e hetueshme. “The Lord of the Rings” i J.R.R.Tolkien, i botuar në vitin 1954 është, po ashtu njëri ndër librat që ka arritur majat e lexueshmërisë, me 150 milion kopje të shitura. Përkundër faktit se është shkruar gjysmë shekulli më parë, “The Lord of the Rings” vazhdon të jetë libri i cili kryeson në listën e librave imagjinativ të letërsisë për të rritur. Pafundësia e imagjinatës së autorit të këtij libri është burim i pashtershëm, nga i cili çdo autor i veprave të tilla shuan etjen e tij. Sikur ta krahasojmë “Harry Potter”-in me “The Lord of the Rings” do të vijmë në përfundim se J.K.Rowling jo vetëm se “ka shuar etjen”, por më shumë se kaq në “burimin e imagjinatës” së autorit të madh J.R.R.Tolkien e ka shfrytëzuar skajshmërisht.Për të parë këtë “intertekstualitet”, le ta analizojmë pjesën fabulare të veprës “The Lord of the Rings”.

Jeta e Frodo Baginsit, jetimit të rritur nga xhaxhai i tij Bilbo, merr kthesë pikërisht në ditëlindjen e tij të 33-të (e cila ishte ditëlindja e 111 e Bilbo-s gjithashtu). Atij i ngarkohet unaza, që i përkiste magjistarit më të ligë Sauronit. Frodo duhet ta shpie atë unazë të ligë deri tek vendi ku edhe është krijuar në Mordor, pasi që ai është vendi i vetëm ku mund të asgjësohet. Unaza e tërheq Frodo-n të bëhet i ligë dhe t'i vë në vend urdhrat e Sauronit. Libri tregon për shoqërinë e unazës, shoqëria me Frodon në krye që ka për detyrë ta shkatërrojë unazën dhe për pengesat që shfaqen gjatë rrugës së tyre për në Mordor. Frodoja, Semi, Gandalfi, Aragorni, Legolasi dhe shumë të tjerë janë protagonistët e kësaj ngjarje. Antagonistët, janë gjithashtu të shumtë, si: Sauroni, Kalorësit e zinj, Sarumani etj.

“Harry Potter” roman epik

Seria e librave “Harry Potter” ka thyer kufijtë e rekordeve të shitjes, duke hyrë në listën e librave më të lexuar të të gjitha kohërave, gjithsej i shitur në 44 milion kopje. Fillimisht, në qershor të vitit 1997 u botua libri i parë i kësaj serie “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, e pas tij edhe 6 librat pasues, deri tek libri i shtatë dhe i fundit “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes”, i cili u botua në korrik të vitit 2007. Rrëfimi për djaloshin jetim, Harry, është thurur në shtatë romane, të cilat e përbëjnë serinë e librave “Harry Potter”. Për nga forma kompozicionale, “Harry Potter” është roman epik, i ndarë në kapituj. Narratori në këtë roman pozicionohet si narrator i gjithëdijshëm duke rrëfyer kryesisht për bëmat e Harryt. Protagonistët kryesorë të ngjarjes janë: Harry, Roni, Herimiona, Urtimori, e shumë të tjerë. Ndërsa, antagonistët janë po ashtu të shumtë duke filluar me Lordin Fluronvdekje, Hamortët, Drakon-in e të tjerë. Pitoni, që deri në librin e fundit mendohet të jetë antagonist në fund kuptohet se ishte njëri ndër protagonistët kryesorë që mundësuan shuarjen e Fluronvdekjes. Fshehtësi të tilla, të shumta që janë të pranishme në secilin prej librave të “Harry Potter”it, bëjnë të pamundur që libri të mos lexohet me një frymë, gjithashtu të shpërfaqet diskursi mistik. Dialogët në mes të personazheve janë të shumtë dhe përbëjnë pjesën më të madhe të romanit, i cili ka më shumë karakter rrëfyes sesa përshkrues. Vendi në të cilin zhvillohet e tërë kjo 'dramë' është Anglia. Ndërsa, koha është kryesisht objektive, por kur hyn në lojë Kohëkthyesi i Hermionës, atëherë ajo shndërrohet në kohë subjektive. Gjithçka në këtë vepër ka të bëjë me fantastiken, gjë që e mundëson përdorimin e diskursit fantastik dhe atë mitik. Alegoria, e përdorur më së shumti në fjalët e Urtimorit dhe figura të ndryshme stilistike sfidojnë lexuesin, të cilin e bëjnë të reflektojë rreth zgjidhjes së misterit, i cili në fund zgjidhet në mënyrë krejtësisht ndryshe nga hipotezat tona.

Shkruan: Zana Buçinca

Page 25: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

25“Harry Potter” përballë “The Lord of the Rings”

Libri “The Lord of the Rings” përmban elemente të shumta fantastike dhe imagjinative, të cilat e kanë nxitur, me ose pa dashje edhe vetë autoren e “Harry Potter”it të marrë aq shumë nga kjo kryevepër e mrekullueshme. Të krahasojmë së bashku në njëzet pika të përbashkëta, e që janë tejet të hetueshme nga secili lexues vëmendshëm:

7. Të dy këta antagonistë janë të etur për pushtet, të etur për të mbizotëruar në botë.

8. Për t'u bërë i pavdekshëm Fluronvdekja e ka ndarë shpirtin e tij në shtatë horkurusë, të cilat janë gjëra të vlefshme. Njëri prej horkurusëve është pikërisht një unazë. Ai që i mban këta horkurusë afër, udhëhiqet nga e keqja. Këta horkurusë mund të shkatërrohen vetëm në mënyrë specifike. Po kështu, edhe Sauroni pushtetin e ka vendosur në një unazë, që po të asgjësohet do të shkatërrohet edhe ai.

9. Gjithashtu, edhe kush e mban unazën udhëhiqet drejt së ligës, prandaj shkatërrimi i unazës mund të bëhet vetëm në një mënyrë, mu ashtu siç bëhet edhe shkatërrimi i horkurusëve.

10. Ashtu siç është Manteli i padukshmërisë te Harry, që të bën të padukshëm, po ashtu edhe unaza tek “The Lord of the Rings” po të vihet në gisht të bën të padukshëm.

1. Personazhi kryesor, Harry Potter ishte jetim. Pas vdekjes së prindërve, ai ishte rritur nga xhaxhai dhe tezja e tij. Frodo Bagins, personazhi kryesor i “The Lord of the Rings”, gjithashtu ishte jetim dhe pas vdekjes së prindërve ishte rritur po ashtu nga xhaxhai i tij, Bilbo Bagins.

2. E gjithë ngjarja fillon pikërisht në ditëlindjen e 11 të Harry-t dhe në ditëlindjen e 33 të Frodos. A u duket e rastësishme ditëlindja?!!

3. Si Harry-t, ashtu edhe Frodo-s iu ngarkohet një detyrë jo e lehtë për moshën që kanë. Frodo, edhe pse 33 vjeç, njihet si i mitur në mesin e hobitëve që jetonin nga një shekull. Edhe nga pamja fizike, këta dy personazhe kanë ngjashmëri.

4. Gjithashtu, gjatë aventurave, pranë tyre gjenden gjithmonë shokët e tyre besnikë. Roni, shoku i ngushtë i Harryt dhe Semi shërbëtori besnik i Frodo-s. Si Semi, ashtu edhe Roni, nuk lakmojnë në lavdinë e shokut të tyre, të cilët gjithmonë janë në qendër të vëmendjes.

5. Simboli i urtësisë dhe i së pamposhturës tek “Harry Potter” është Urtimori, një plak, me flokë dhe mjekër të bardhë, i cili i njeh fshehtësitë e botës. Ndërsa, tek “The Lord of the Rings”, ky plak i gjithëdijshëm, flokë e mjekër bardhë është Gandalfi, i cili, po ashtu është një magjistar i dashur nga të gjithë.

6. Qëllimi i të dy protagonistëve kryesorë është që ta mposhtin magjistarin më të ligë të të gjitha kohërave. Tek Harry, Fluronvdekja, ndërsa tek “The Lord of the Rings”, Sauroni.

11. Kalorësit e zinj tek “The Lord of the Rings” janë shndërruar në Marrosës tek “Harry Potter”. Këto janë krijesa që mbajnë mantele të zeza me kapuçë dhe nuk shohin, por udhëhiqen nga shqisa e nuhatjes.

12. Shpata e Grifartit tek Harry, që paraqet shpatën e pamposhtur tek “The Lord of the Rings” është shpata e Isildurit.

13. Ashtu siç e ka rolin Shoqëria e Unazës për ta shkatërruar Sauronin, ashtu e ka rolin edhe Urdhri i Feniksit që ta shpëtojë botën nga Fluronvdekja.

14. Zogu, i cili shpëton Gandalfin shndërrohet në Feniks tek “Harry Potter”i dhe shpëton Urtimorin gjithashtu.

15. Një krijesë tjetër që luan rolin e njëjtë si tek “The Lord of the Rings”- Gollum-i, ashtu edhe tek “Harry Potter” është Kriçeri. Këto janë krijesa të vogla, të liga e të pista që shumë herë arrijnë t'u shkaktojnë dëme protagonistëve.

16. Merimanga gjigante me të cilën luftojnë Frodo dhe Sem, tek Harry merr emrin Aragog dhe me të luftojnë, po ashtu edhe Harry me Ronin.

17. Katanatë gjigantë tek “Harry”, janë njerëzit e stërmëdhenj (trolls) tek “The Lord of the Rings”.

18. Edhe pse të mitur, si Harry ashtu edhe Frodo kanë ndikim të madh në mundjen e antagonistëve kryesorë të veprave.

19. Në natën e Hallouinit Harry, Roni dhe Hermiona luftojnë një përbindësh, mu ashtu siç e luftojnë një përbindësh të ngjashëm edhe Shoqëria e unazës.

20. Siç e reflekton pasqyra e dëshirave, tek “Harry” njeriun ashtu siç ka dëshirë të jetë, tek “The Lord of the Rings” këtë rol e ka uji, i cili e shfaq fundin e zemrës së njeriut.

Përfundimisht, pa hyrë në detaje si në emra të shumtë indentikë të cilët janë përdorur si te “The Lord of the Rings”, ashtu edhe te “Harry Potter”, ‘huazimi’ i këtij të fundit, mbi të parin është më se i qartë. Prandaj, “Harry Potter”, nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i veprës madhështore “The Lord of the Rings”, për të mos thënë “një mbindërtim i egër”, një huazim i pamëshirshëm tematik dhe ideor.

Gandalf (The Lord of the Rings) dhe Urtimori (Harry Potter)

Page 26: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

26

Afrika e Jugut 2010 Historiku i Kampionatit Botëror të Futbollit

Pas suksesit të futbollit në Olimpiadë, FIFA në krye me presidentin e atëhershëm Jules Rimet menduan krijimin e një tjetër gare futbollistike. Në këtë mënyrë, u organizua edhe Kampionati i parë Botëror i cili u mbajt në Uruguaj, në vitin 1930.Përkundër mungesës së profesionalizmit Kampionati Botëror u zhvillua me sukses deri në fund ku fitoi Uruguaji që në finale mposhti Argjentinën me rezultat 4 me 2.Që nga viti 1930, organizimet vazhduan çdo 4 vjet, me përjashtim të viteve 1942 dhe 1946 kohë kjo kur zhvillohej Lufta e Dytë Botërore.Edhe në ditët e sotme në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32 ekipe nga gjithsej 204 sa konkurojnë.Gjer tani janë mbajtur gjithsej 18 kampionate ku më i suksesshmi rezulton Brazili me gjithsej 5 kampionate të fituara, më pas radhitet Italia që ka 4, pastaj Gjermania me 3, Argjentina dhe Uruguaji kanë nga 2 dhe Anglia e Franca nga 1.

Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”

Sivjet, Kampionati Botëror organizohet për herë të parë në Afrikën e Jugut e cila ishte në garë me 4 vende të tjera Egjiptin, Marokun dhe Libinë si bashkë organizatore me Tunizinë.Edhe pse kishte polemika të shumta rreth organizimit të Kampionatit në këtë vend, gjithçka shkoi si duhet dhe ky Kampionati Botëror fillon me datë 11 qershor dhe do të zgjasë plot një muaj, përkatësisht finalja pritet të mbahet me datë 11 korrik, në stadiumin Johannesburg. Ekipet janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe, të cilët rezultuan të suksesshëm gjatë fazës së eleminimeve pasiqë të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë dhe sfiduese që të arrijnë këtu, përveç ekipit nikoqir, Afrikës së Jugut që hyri direkt në garë, në grupin e parë.Lojërat pritet të zhvillohen në 10 stadiume të Afrikës së Jugut, disa nga të cilat të ndërtuara tani e të tjerat thjesht të restauruara. Favoritë në këtë kampionat cilësohen, kampioni evropian Spanja, kampioni botëror në fuqi Italia, por gjithashtu edhe ekipe tjera si Brazili, Argjentina apo edhe Anglia e cila nën drejtimin e italianit Fabio Capello po arrin shumë suksese.Logoja e Kampionatit tashmë është caktuar, poashtu edhe maskota dhe topi që quhen Zakumi, përkatësisht Jabulani. Kurse, trofeu nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Page 27: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Futbolli është sport i përhapur në çdo vend të botës dhe gëzon shikueshmëri të madhe edhe nga ne nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”. Ligat e ndryshme futbollistike janë pikat që i bashkojnë dhe i bëjnë të ndryshëm nxënësit. Ka shumë nxënës që janë tifozë të shumë ekipeve të ndryshme. Që të mësojmë diçka më shumë, ne kërkuam nga disa prej tifozëve të flaktë që t'i përgjigjen pyetjeve tona:

Barça?! Man. utd?! Inter?! Chelsea?! Liverpool?! Real Madrid?!

27

1. Cili është ekipi juaj i preferuar?2. Çfarë mendoni se e veçon këtë ekip nga ekipet tjera?3. Nëse do t'ju vinte rasti ta takonit njërin nga lojtarët e këtij ekipi, cili do të ishte ai?4. Që kur jeni adhurues të këtij ekipi?5. Keni qenë ndonjëherë në ndonjë lojë të ekipit tuaj të preferuar? 6. A mendoni se ndonjëherë do të jeni adhurues të ndonjë ekipi tjetër?

1. Interi 2. Strategjia e Mourinhos dhe lojtarët kyò si psh: Sneijder, Milito , C e s a r , Z a n n e t t i d h e Cambiasso.3. Wesley Sneijder4. Që nga mosha 5 vjeçare.5. Jo, por do të doja t’i shikoja ndonjëherë.6. Jo, do t'i qëndroj besnik Interit.

Levik Rashiti

1. Ekipi im i preferuar është F.C. Liverpool.2. Këtë ekip e veçon shpirti luftarak, besimi i lojtarëve dhe në përgjithësi lidhja në mes të lojtarëve e tifozëve. Është një ekip i cili pa marrë parasysh rezultateve asnjëherë nuk dorëzohet.3. Është normale që do të dëshiroja t'i takoja të gjithë mirëpo, në veçanti do të doja ta takoja kapitenin legjendar, anglezin Steven Gerrard.4. Futbollin e kam ndjekur që e vogël dhe kam qenë tifoze e një ekipi tjetër. Por, Liverpoolin e simpatizoj që kur kam filluar ta kuptoj filozofinë e futbollit si sport.5. Fatkeqësisht jo. Por, besoj se në një të ardhme jo shumë të largët do të shkoj ta shikoj edhe ndonjë lojë të ekipit të Liverpool – it dhe jam shumë e sigurtë se atmosfera me tifozët e tjerë do të jetë e mrekullueshme.6. Thashë edhe më herët se para Liverpool – it kam mbështetur një tjetër ekip, por tani kam kuptuar se jo gjithçka në futboll ka të bëjë me fitore prandaj, jam shumë e sigurtë se gjithmonë do t'i mbetem besnike këtij ekipi.

1. Ekipi im i preferuar është Real Madridi.2. Sepse këtë ekip e ka kurorëzuar mbreti i Spanjës dhe është ekipi më i trofeshëm në botë.3. Unë do ta takoja C. Ronaldon ose Benzeman.4. Që nga viti 2004, kur isha 9 vjeç.5. Jo, por në të ardhmen do të jem i pranishëm në ndonjë lojë të Real Madridit6. Jo, sepse Real Madridin e kam pasur në zemër që prej kur isha fëmijë.

1. Ekipi im i preferuar është Manchester United.2. Luan pastër, kanë frymë vërtet spo r t i ve pë r kë të g j ë ka simpatizues të shumtë.3. Wayne Rooney4. Që nga viti 20025. Jo, por kam shumë dëshirë që ta shoh një lojë.6. Jo.

1. Unë jam tifoz i flakët i Chelsea Football Club.2. Përpos historisë së tyre të pasur me kupa, si 4 herë kampionë të Anglisë, 6 herë fitues të FA Cup, 4 herë fitues të League Cup dhe dy herë fitues të UEFA Cup Winners' Cup, ata gjithashtu njihen si ekipi i parë që luajti me numra në dresët e tyre, si ekipi i parë që përdori aeroplan për të udhëtuar në një ndeshje kombëtare, ekipi me fitoren më të lartë me golaverazh në Evropë 21-0 kundër Jeunesse Hautcharage dhe ekipi i fundit që fitoi në stadiumin e vjetër Wembley dhe i para që fitoi në stadiumin e ri Wembley.3. Mendoj se më së shumti do të doja ta takoja kapitenin John Terry. Ai është legjenda e këtij klubi, kapiteni më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Chelsea dhe ka qenë lojtar i Chelsea-t që kur i kishte 12 vjet.4. Chelsea ka filluar të më pëlqejë që nga viti 2003, por më me dëshirë lojërat e këtij ekipi i kam përcjellë prej sezonit 2006/07, që kur i shikoj të gjitha ndeshjet e tyre.5. Kam qenë t'i shikoj gjithsej 7 ndeshje të Chelsea-t, kundër Everton 1-1, kundër Manchester United 2-1, kundër Arsenal 1-2, kundër Atletico Madrid 4-0, kundër Blackburn Rovers 5-0, kundër West Ham United 4-1 dhe kundër Inter Milan 0-1.6. S'ka mundësi! Siç thonë tifozët e Chelsea: “Chelsea 'till I die!” (Chelsea deri në vdekje!)

Arrita Rezniqi

Lekë Berisha

1. Barcelona.2. Njihet si ekipi, që luan lojën më të bukur.3. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja Lionel Messi-n.4. Ka 5 vjet që unë jam adhurues i flaktë i këtij ekipi.5. Për fat të keq, jo. Por, do të kisha shumë dëshirë.6. Jo, asnjëherë, sepse Barcelona është dhe do të mbetet në zemrën time.

And Spahiu

Genc Baruti

Don Rozhaja

Page 28: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

28 AstrologjiHistoria e Astrologjisë përfshin një hapësirë të madhe të historisë njerëzore dhe të shumë kulturave. Besimi në një lidhje midis kozmosit dhe çështjeve tokësore ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore. Ka tri degë kryesore të astrologjisë: astrologjia perëndimore, astrologjia indiane, dhe astrologjia kineze apo e Azisë Lindore. Studimi i astrologjisë perëndimore dhe besimi në atë, si pjesë e astronomisë, është gjetur së pari në një formë të zhvilluar midis Babilonasëve të lashtë, pastaj nëpërmjet Babilonasëve u përhap në vende të tjera. Pjesërisht në zhvillimin e mëtejshëm të pikëpamjeve të shpalosura në Babiloni, por kryesisht nën ndikimin grek, u vërejt një lidhje me shumë shkenca të njohura si: botanikë, kimi, zoologji, mineralogji, anatomi dhe mjekësi. Ngjyrat, metalet, gurët, bimët dhe kafshët, janë të lidhura me një nga planetët dhe të vendosura nën sundimin e tyre. Nga ky proces i kombinuar, tërë fusha e shkencave natyrore është përkthyer në gjuhën e astrologjisë me qëllim që të shohim nga të gjitha fenomenet, shenjat treguese të asaj që do të ndodh në të

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Forcat: Aventurist, energjik, trim, i sigurtDobësitë: Egoist, nevrik, impulsiv, I padurueshëm

Simboli: DashiPlaneti që vendos: MarsiCilësia: KryesuesElementi: ZjarriDita me fat: E martëNgjyra me fat: E kuqe e mbyllur dhe ngjyra të tjera të mbylluraGurët me fat: RubiniLulet me fat: Barbarozat

Demi (21 Prill – 21 Maj)

Forcat: I mëshirshëm, I besueshëm, i fortë (si fizikisht ashtu edhe emocionalisht)Dobësitë: Kokëfortë, i ndjeshëm, agresiv, nuk pëlqen ndryshimet

Simboli: DemiPlaneti që vendos: VeneraCilësia: I caktuarElementi: TokaDita me fat: E mërkurëNgjyra me fat: Ngjyra të vajitGurët me fat: SafiriLulet me fat: Margarita

Binjakët (22 Maj – 21 Qershor)

Forcat: I qeshur, i mirë në komunikim, kureshtar, fleksibilDobësitë: Vetjak, nervoz, personalitet konfuz, të papërpiktë në orar

Simboli: BinjakëtPlaneti që vendos: MerkuriCilësia: I paqëndrueshëmElementi: AjriDita me fat: E premteNgjyra me fat: E verdhë, e kaltërGurët me fat: Akuamarina, AgatiLulet me fat: Zambakët

Gaforja (22 Qershor – 23 Korrik)

Forcat: I adaptueshëm, besnik, i lidhur me familjenDobësitë: Me humor të ndryshueshëm, i ndjeshëm, emocional, i pavendosur

Simboli: GaforrjaPlaneti që vendos: HënaCilësia: KryesuesElementi: UjiDita me fat: E hënaNgjyra me fat: E gjelbër, ngjyrë krem, e bardhëGurët me fat: PerlaLulet me fat: Margarita

Page 29: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

Luani (24 Korrik–23 Gusht)

Forcat: Zemërgjerë, energjik, optimist, i sinqertëDobësitë: Xheloz, shumë zotërues, egoist, dominantSimboli: LuaniPlaneti që vendos: DielliCilësia: I caktuarElementi: ZjarriDita me fat: E dielaNgjyra me fat: Ngjyrë ari, e verdhë, e portokalltëGurët me fat: Diamanti, RubiniLulet me fat: Kumakët

Virgjëresha (24 Gusht–23 Shtator)

Forcat: Perfeksionist, praktik, i sinqertë, i duruar, vetiniciativDobësitë: Shumë kritik, nervozSimboli: VirgjëreshaPlaneti që vendos: MerkuriCilësia: I paqëndrueshëmElementi: TokaDita me fat: E mërkurëNgjyra me fat: E verdhë, e kaltërGurët me fat: AkuamarinaLulet me fat: Zambakët

Peshorja (24 Shtator–23 Tetor)

Forcat: I durueshëm, i shoqërueshëm, i dashur, gazmorDobësitë: I pavendosur, i shkujdesur, emocional, i ndjeshëmSimboli: PeshorjaPlaneti që vendos: VeneraCilësia: KryesuesElementi: AjriDita me fat: E premteNgjyra me fat: rozë, e kaltërGurët me fat: SafiriLulet me fat: Zambakët

Akrepi (24 Tetor–22 Nëntor)

Forcat: Besnik, i pasionuar, karizmatik, i durueshëmDobësitë: Xheloz, kokëfortë, sensitiv, egoistSimboli: AkrepiPlaneti që vendos: PlutoniCilësia: I caktuarElementi: UjiDita me fat: E martëNgjyra me fat: E zezë, e kuqe, ngjyrë gështenjeGurët me fat: TopaziLulet me fat: Lulemustakët

Shigjetari (23 Nëntor–21 Dhjetor)

Forcat: I sinqertë, zemërbardhë, intelektual, i mirë në komunikimDobësitë: I ndryshueshëm, nervozSimboli: ShigjetariPlaneti që vendos: JupiteriCilësia: I paqëndrueshëmElementi: ZjarriDita me fat: E enjteNgjyra me fat: Bezhë, bronz, e kaltër, indigo, e vjollcë, e kuqe Gurët me fat: BruziLulet me fat: Karafilat rozë

Bricjapi(22 Dhjetor–20 Janar)

Forcat: Punëtor, i sinqertë, i përgjegjshëm, i vendosurDobësitë: Kokëfortë, nuk mund të pranojë autoritet, humor të keqSimboli: BricjapiPlaneti që vendos: SaturniCilësia: KryesuesElementi: TokaDita me fat: E shtunaNgjyra me fat: E zezë, ngjyrat e tokës, e portokalltë, indigoGurët me fat: GranatiLulet me fat: Manushaqet trengjyrëshe

Ujori(21 Janar–19 Shkurt)

Forcat: I shoqërueshëm, inteligjent, praktikDobësitë: I paparashikueshëm, i paepur, nuk i pëlqen angazhimetSimboli: UjoriPlaneti që vendos: UraniCilësia: I vendosurElementi: AjriDita me fat: E shtunaNgjyra me fat: Akuamarinë, bruzGurët me fat: AkuamarinaLulet me fat: Orkide

Peshqit (20 Shkurt–20 Mars)

Forcat: Intuitiv, i painteresuar në gjëra materiale, kujtesë të mprehtëDobësitë: Emocional, i trishtuar, ndryshim disponimi, I paepurSimboli: PeshkuPlaneti që vendos: NeptuniCilësia: I paqëndrueshëmElementi: UjiDita me fat: E enjteNgjyra me fat: E gjelbër, e vjollcë, ngjyrë jargavani, argjendGurët me fat: AmetistiLulet me fat: Zambakët, orkidet,

29

Page 30: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

30Kuriozitete

Gjyshja 89 vjeçare pozon për kalendar

Christiane Luckardt me 89 vitet që ka nuk është fare e kompleksuar që të zhvishet para fotoaparatit, edhe nëse fotografitë e saj i shikon i tërë planeti. Kjo gjyshe nga Gjermania është fotografuar lakuriq për kalendarin e saj me komentin “Kam dashur t'ju befasoj të gjithëve”.

Martohen si Shrek dhe Fiona

Sikur edhe shumë femra, Tracey Williams, e kishte pasur martesën nga ëndrrat. Por, për dallim nga shumica e femrave, martesa e saj kishte përfshirë ngjyrosjen e trupit me ngjyrën e gjelbër dhe shndërrimi në personazh nga filmat vizatimor.33-vjeçarja adhuruesja e serialit të animuar “Shrek” dhe bashkëshorti i saj, Viv Williams i shprehën betimet e tyre për martesë të maskuar në personazhet nga filmi i animuar, “Shrek dhe princesha Fiona”.

Mamaja më e shkurtër se i biri 14-muajsh

Ajo është nëna më e vogël e Britanisë së Madhe, me 93 centimetra gjatësi. Është aq e vogël, sa që i biri i saj Aidan, edhe pse vetëm 14 muajsh, është më i gjatë se ajo.Amanda Moore, 25-vjeçarja nga Hinkley (zonë afër Coventry), vuan nga një sëmundje e rrallë rritjeje që i ka ndaluar rritjen fizike që në një moshë të vogël.

Festivali i sharjeve

Çdo vit, të rinjtë nga dy fshatra të Nepalit ruajnë sharjet më të mira gjatë “Festivalit dhjetëditor të sharjeve” që arriti kulmin të dielën.Të rinjtë nga dy fshatra fqinje të Parsawa dhe Laxmipur shajnë njëri-tjetrin, fqinjët, fshatrat ose kalimtarët e rastit – e më pas qeshen.Ata mblidhen nëpër parqe dhe vende tjera mbledhin grumbull të kashtës dhe nisin sharjet.

Kinë: Krijohet parku botëror nga çokollata

Me mijëra adhurues të çokollatës u rreshtuan për të hyrë në atraksionin e ri dhe thjeshtë më të ëmbël e tërheqës turistik në kryeqytetin e Kinës, Pekin. Bëhet fjalë për Parkun botëror të çokollatës. Në të gjenden me qindra atraksione interesante të çokollatës si kopja e Murit të Madh kinez, ushtarët në terakotë të çokollatës dhe shumë gjëra të tjera të shijshme. Ka vend edhe për një BMV të çokollatës për të cilin u shpenzuan tre ton çokollatë. Turmat e njerëzve u grumbulluan që në mëngjes.

Burri që vodhi bankën 2 herë për 24 orë

Një shtetas gjerman ka vjedhur të njëjtën bankë në qytetin e Hamburgut për plot dy herë në 24 orë, vetëm një javë pasi ishte lëshuar për të njëjtin krim.Një zëdhënës i policisë së Hamburgut ka deklaruar se 50-vjeçari hyri në një arkë kursimi në qendër të qytetit dhe pasi nxori pistoletën, u tha punonjësve duke bërtitur: “Isha këtu dje, por dua paratë edhe sot!”.

Page 31: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,

31

Katër libra të mrekullueshëm. Libra që të lënë pa gjumë dhe të kënaqin shumë. Kjo seri librash i takon zhanrit fantazi dhe romancë dhe ka të njëjtët protagonistë në të katërta pjesët. Janë libra që me të vërtetë ia vlen t'i lexoni.

Twilight Saga – Stephenie Meyer

Një vepër fantastike, që llogaritet si vazhdim i dy pjesëve tjera, përkatësisht librave “ The Da Vinci Code” dhe librit tjetër “Angels and Demons”. Është një libër i shkencës, artit, letërsisë dhe përditshmërisë. Një libër i mrekullueshëm me fakte të padëgjuara më parë.

The Lost Symbol – Dan Brown

The Last Song – Nicholas Sparks

Një novelë e suksesshme, e shndërruar edhe në film me po të njëjtin titull. Një vepër interesante, emocionuese dhe shumë familjare. Një vepër me zhanër romancë dhe tragjedi dhe mbi të gjitha muzika shërben si lidhje në mes të familjes së ndarë.

Vitrina e librit

Një roman tërësisht ndryshe nga librat tjerë të këtij autori. Kjo vepër është e shkëputur nga periudha komuniste por vjen si e paraqitur sot. Ajo që mbetet të kuptohet është nëse ai ka paraqitur një hisori dashurie, një tjetër histori vrasjeje apo edhe ndonjë tjetër histori që i mbulon të dyja këto së bashku. Lexojeni dhe do ta kuptoni.

Aksidenti – Ismail Kadare

Një vepër jubile e autores Danielle Steel, duke marrë parasysh se është vepra e 80 – të e saj. Këtu flitet për një vajzë të zakonshme bionde, me sy të kaltër, e cila ka probleme me familjen e saj. Ajo mendon se është zhgënjim për familjen deri sa peripecitë e saj fillojnë kur ajo largohet nga familja. Historia ka ngjarje të tjera të futura e shumë interesante.

Big Girl – Danielle Steel

Është një vepër e bukur, e mistershme dhe me tipare të trillerit e cila e mbush veprën me fakte e ngjarje ligjore, kriminale e mad j e e dhe f l e t p ë r përditshmërinë. Nga ky libër mësohet se si nuk bën që t'i besojmë gjithkujt dhe se si duhet t'i dalim zot vetvetes edhe në ditët më të vështira, prandaj lexojeni që të mësoni më tepër rreth jetës.

The Associate – John Grisham

Page 32: M3ileniumit agazina oderne es/Revista e Shkolles_Qershor 2010-2.pdf · shkrimet kritike të nxënësve të botuara nëpër gazeta ditore, prezantimet e nxënësve në mediat elektronike,