manual përdorimi - alphabank · 4. menaxhimi i profilit të përdoruesit hyrja në modulin e...

36
MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË Manual përdorimi Alpha Bank Web Banking

Upload: others

Post on 26-May-2020

18 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Manual përdorimi

Alpha Bank Web Banking

MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Përmbajtja

1. Hyrja në aplikacion 1

1.1 Përzgjedhja e gjuhës 1

1.2 Perdorimi i tastierës 1

2. Keshilla të sigurisë 2

3. Hyrja në Online Banking 3

3.1 Faqja kryesore 4

3.2 Llogari rrjedhëse dhe kursimi 5

3.3 Kredi 5

3.4 Depozitë me afat 6

3.5 Kryeni pagesat tuaja 6

4. Menaxhimi i profilit të përdoruesit 7

4.1 Profil 8

4.2 Ndrysho fjalëkalim 8

4.3 Limite ditore 9

4.4 Menaxho njoftimet 9

4.5 Shiko afatet e autorizimeve të veprimeve 10

4.6 Kutia postare 11

4.7 Vendodhja e degëve dhe ATM 12

4.8 Menaxhimi i pajisjeve të sigurisë 13

5. Llogari rrjedhëse dhe kursimi 15

5.1 Përmbledhje 15

5.2 Llogari joaktive 16

5.3 Nxjerrje llogarie 16

6. Depozita me afat 17

6.1 Përmbledhje 18

6.2 Depozitë e re 18

6.3 Nxjerrje llogarie 19

7. Kreditë dhe financat 20

7.1 Përmbledhje 21

7.2 Plani i pagesave 22

8. Kursi i këmbimit 23

8.1 Perllogaritje e kursit të këmbimit 24

9. Karta e kreditit 25

9.1 Pagesë karte krediti 25

10. Pagesat 26

10.1 Përmbledhje 27

10.2 Paguaj faturat 28

10.3 Transfero para 29

10.4 Menaxho faturuesit 33

10.5 Menaxho përfituesit 34

1 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

1. Hyrja në aplikacion

1.1 Përzgjedhja e gjuhës

Ju do të duhet të përzgjidhni gjuhën me të cilën do t’ju shfaqet aplikacioni përpara se të futeni në aplikacion.

1.2 Përdorimi i tastierës virtuale Aplikacioni Online Banking ju jep mundësinë që të zgjidhni përdorimin e tastierës virtuale. Ju mund ta përdorni atë në dy mënyra.

1. Si një tastierë normale ku ju duhet të shtypni secilin tast për të futur kodin tuaj të aksesit.

2. Duke përzgjedhur opsionin ‘’hovering’’ me anë të së cilit ju përzgjidhni numrat dhe gërmat thjeshtë duke lëvizur mouse mbi tastierë dhe duke e

mbajtur kursorin pak sekonda mbi karakteret që përbëjnë kodin tuaj të aksesit . Ju mund ta aktivizoni këtë opsion duke klikuar kutinë e treguar

në imazh.

Gjithashtu ju mund të zgjidhni opsionin ‘’përziej’’ i cili mikson automatikisht të gjithë karakteret sa herë që ju klikoni një prej tyre.

Shtypni butonin ‘’Hyr’’ për t’u futur në aplikacion.

2 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

2. Këshilla të sigurisë

Ne ju sugjerojmë të lexoni këshillat e sigurisë të cilat duhet t’i keni kini parasysh çdo herë që ju përdorni online banking.

3 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

3. Hyrja në Online Banking

Pasi logoheni në online banking me të dhënat (Emër përdoruesi dhe Fjalëkalim) që keni marrë nga dega Alpha Bank, paneli kryesor që do të

shfaqet është si më poshtë:

Alpha Online Banking mundëson të lidhni një ose

më shumë klientë në të njëjtën llogari online dhe

këtu ju mund të zgjidhni llogaritë e cilit klient

dëshironi të aksesoni Njoftimet

Administrimi i

profilit të

përdoruesit

Administrimi i

llogarive

e

Administrimi I

kartave të

kreditit

Administrimi i

pagesave

Për të patur më shumë se një klient një llogarinë tuaj online ju duhet të bëni kërkesë në një nga degët e Alpha Bank Albania

4 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

3.1 Faqja kryesore

Në qendër të ekranit do të shfaqet një përmbledhje e gjithë produkteve bankare që ju keni.

Shfaqet balanca juaj neto

në të gjitha llogaritë tuaja

rrjedhëse dhe ato të

kursimit

Shfaqet detyrimi që ju keni

si rezultat i kredive

5 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

3.2 Në seksionin ‘’Llogari rrjedhëse dhe kursimi’’ shfaqet numri i llogarive të kursimit dhe atyre rrjedhëse si edhe balanca neto që ju dispononi.

3.3 Në seksionin ‘’Kredi’’ shfaqet numri i kredive si edhe shuma e mbetur e kredive që ju keni.

Këtu shikoni

sa llogari keni

Këtu shikoni lëvizjet

në llogaritë tuaja

Këtu shfaqet gjendja

neto e llogarive tuaja

Këtu shfaqet pasqyra e

detajuar e të gjitha

llogarive tuaja

Këtu shikoni

sa kredi keni

Këtu shikoni

shumën e mbetur të

kredive

Këtu shikoni planin

e pagesave të

kredive

Këtu shikoni me detaje

të gjitha të dhënat për

kreditë tuaja

6 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

3.4 Në seksionin ‘’Depozitë me afat’’ shfaqet numri i depozitave me afat si edhe balanca neto që ju dispononi.

3.5 Në seksionin ‘’Kryeni pagesat tuaja’’ ju mund të kryeni pagesa, paguani fatura utilitare apo transferoni para.

Këtu shikoni

balancën totale të

depozitave tuaja

Këtu shikoni

detaje rreth

depozitave tuaja

Këtu keni me

detaje faqen e

pagesave

Këtu shikoni

sa depozita

me afat keni

Këtu shfaqen llogaritë e

pagesave utilitare, llogari të

cilat i shtoni te seksioni

menaxho billers

Këtu mund të transferoni

fonde në llogari personale,

brenda/jashtë banke dhe

brenda/jashtë Shqipërisë

Këtu shtoni faturat

tuaja si elektrike,

ujë, telefon etj

Këtu shtoni përfituesit tuaj

për të krijuar një listë për

akses më të shpejtë sa

herë ju transferoni fonde

7 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4. Menaxhimi i profilit të përdoruesit

Hyrja në modulin e menaxhimit të profilit të përdoruesit bëhet në faqen kryesore në të djathtë të ekranit duke klikuar mbi emrin e përdoruesit.

Sapo të klikoni mbi emrin e përdoruesit shfaqet një mesazh mirëseardhjeje si edhe detaje të logimit tuaj

të fundit. Opsione të tjera janë:

- Profili (këtu mund të editoni të dhënat tuaja)

- Ndrysho fjalëkalimin (këtu mund të editoni fjalëkalimin tuaj )

- Kufizimet e mia (këtu shikoni nëse keni limitime në llogari apo në shuma të caktuara)

- Cut-offs (Këtu shikoni afatet e autorizimeve të veprimeve)

- Menaxho njoftimet (Këtu mund të përzgjidhni të merrni njoftime për produktet tuaja)

- Kuti postare (Këtu gjeni komunikimet me bankën)

- Vendodhja e Degëve dhe ATM-ve (Hapet në map për të ndjekur vendodhjen më të afërt)

- Menaxhimi i pajisjeve të sigurisë (këtu shtoni pajisje sigurie e cila lidhet me llogarinë tuaj dhe

shërben për të kryer transaksione të sigurta online)

- Informacion rreth (përmban informacion rreth versionit të platformës online banking)

- Dil (Këtu del nga llogaria online banking)

8 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.1 Profili 4.2 Ndrysho fjalëkalimin

Te seksioni ‘’profil’’ ju shikoni: Te seksioni ‘’ndrysho fjalëkalimin’’ ju duhet:

- Emrin e përdoruesit - Të vendosni fjalëkalimin e vjetër

- Orën e logimit tuaj të fundit - Të vendosni fjalëkalimin e ri

- E-mailin tuaj të cilin mund ta editoni - Të rikonfirmoni fjalëkalimin e ri

- Numri tuaj të telefonit të cilin mund ta editoni - Të konfirmoni ndryshimin e fjalëkalimit te butoni

‘’paraqit’’

Nëse ju ndryshoni mendje dhe nuk dëshironi

më ta ndryshoni fjalëkalimin shtypni butonin ‘’Anulo’’

9 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.3 Limite ditore 4.4 Menaxho njoftimet

Këtu shikoni limitet që ju mund të keni në lidhje Këtu mund të përzgjidhni te seksioni ‘’pagesat’’ për cilat lloj

me akses në llogari të ndryshme apo transfertash ju dëshironi të njoftoheni kur kryeni

veprime dhe limite shume të cilat ju lejohen të kryeni ose jo

10 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.5

Shiko afatet e autorizimeve të veprimeve

- Shtypni ‘’shiko afatet e autorizimeve’’ për të hyrë në menunë e cila ju tregon orën e autorizimit të transaksioneve të ndryshme që mund

të kryeni nëpërmjet platformës Alpha Online Banking

11 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.6 Kutia Postare

Kur shtypni butonin ‘’kutia postare’’ do të shfaqet dritarja në të djathtë ku ju mund të shkruani apo merrni mesazhe me bankën, njoftime të

ndryshme nga banka në lidhje me produktet dhe shërbimet që ju keni si edhe të shikoni buletinin e bankës.

12 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.7 Vendodhja e Degëve dhe ATM

Pasi klikoni te ‘’Vendodhja e Degëve dhe ATM’’ do të shfaqet navigatori si në figurën djathtas ku ju mund të kërkoni degën apo atm më të afërt me

ju.

13 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

4.8 Menaxhimi i pajisjeve të sigurisë

Pasi klikoni te ‘Menaxhimi i pajisjeve të siguriosë’’ do të shfaqet tabela si në figurën djathtas ‘’Pajisjet e disponueshme të sigurisë’’. Këtu ju mund

të shtoni ose modifikoni një pajisje të sigurisë ekzistuese.

14 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Ju lutemi ndiqni hapat e mëposhtëm për të lidhur një pajisje sigurie:

1. Ju duhet të keni pajisjen e mëposhtme, të cilën duhet ta merrni në degët tona

2. Vendosni parametrat e mëposhtëm:

a. Emri i pajisjes – Vendosni një emër për pajisjen tuaj

b. Numri serial i pajisjes – Vendosni numrin serial që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes suaj të sigurisë

si për shembull DP1234567890.

c. Kodi i sigurisë – Vendosni kodin 6 shifror që shfaqet në ekranin e pajisjes suaj.

3. Klikoni në ‘’shtoni një pajisje të re sigurie’’

4. Do të shikoni detajet që vendosët më përpara. Verifikoni dhe shtypni butoni Konfirmoj.

5. Juve do tju shfaqet në ekran një dritare ”Verifikim OTP”. Në të vendos kodin e OTP (6 shifror), të mbërritur në adresën tuaj të e-mailit ose

në numrin tuaj të celularit, sic e keni regjistruar.

6. Më pas kliko “Paraqit”

15 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

5. Llogari rrjedhëse dhe kursimi

Ky panel shërben për të parë të gjitha llogaritë tuaja rrjedhëse dhe kursimi (aktive dhe të mbyllura).

5.1 Përmbledhje

Për të hyrë të ky panel ju duhet të:

Klikoni mbi Llogaritë =>Rjedhëse dhe kursimi => Përmbledhje

Këtu ju mund të shikoni listën e

llogaritë tuaja joaktive

Këtu ju mund të kryeni nxjerrjen

e llogarive tuaja

16 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

5.2 Llogari joaktive

Duke klikuar në “Shiko të gjitha” te Llogaritë joaktive ju do të mund të

shikoni listën e të gjitha llogarive tuaja joaktive dhe gjithashtu mund

të selektoni secilën prej tyre në mënyrë që të merrni më shumë

detaje rreth tyre.

5.3 Nxjerrje llogarie

Duke klikuar në “Më shumë detaje” të Nxjerrje llogarie e shpejtë ju

do të mund të shikoni menunë në të cilën duhet të vendosni

parametrat që dëshironi për të kryer një nxjerrje llogarie.

17 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

6. Depozita me afat

Ky panel shërben për të parë të gjitha depozitat me afat që ju keni.

Për të hyrë të ky panel ju duhet të:

Klikoni mbi Llogaritë =>Depozita me afat => Përmbledhje

Përmbledhje

Këtu ju mund të shikoni një

përmbledhje të depozitave me

afat

Depozitë e re

Këtu ju mund të hapni një

depozitë të re

Nxjerrje llogarie

Këtu ju mund të nxirrni llogarinë

e depozitave tuaja me afat

18 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

6.1 Përmbledhje

6.2 Depozitë e re

Në këtë menu ju do të mund të shikoni depozitat tuaja të

mbyllura ose të krijoni një depozitë të re

Detajet e titullarëve të depozitës

Zgjidhni nëse depozita do të hapet vetëm në emrin

tuaj ose do të jetë një depozitë e përbashkët

Detajet e depozitës

Zgjidhni produktin: ju duhet të zgjidhni llojin e

depozitës që doni të krijoni

Shuma e depozitave: ju duhet të zgjidhni valutën

dhe vlerën e depozitës që doni të krijoni

Zotërimi i depozitave: këtu ju përcaktoni afatin e

depozitës në vite, muaj, ditë

Zgjidh llogarinë: ju duhet të zgjidhni llogarinë nga e

cila do të merren fondet për të krijuar depozitën e

re

Veprimi në maturim

Ju duhet të zgjidhni se cfarë do të ndodhi me këtë

depozitë në momentin që ajo maturohet

19 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

6.3 Nxjerrje llogarie

Ju duhet të plotësoni fushat e shfaqura

për të nxjerrë llogarinë

Nga data: data që fillon nxjerrja e

llogarisë

Në datën: data që mbaron nxjerrja e

llogarisë

Klikoni në butonin “Paraqit” për të

shfaqur detajet e veprimeve në llogari.

20 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

7. Kreditë dhe financat

Në këtë menu ju do të keni mundësinë të merrni informacion mbi kreditë tuaja aktuale apo edhe për kreditë të cilat ju i keni mbyllur.

Përmbledhje

Duke klikuar mbi “Përmbledhje” ju mund

të merrni informacion mbi kreditë që ju

keni dhe balancën aktuale të tyre

Plani i pagesave

Duke klikuar mbi “Plani i pagesave” ju

mund te merrni informacion të detajuar

mbi planin e pagesave të kredive që ju

keni.

21 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

7.1 Përmbledhje

Këtu ju mund të

merrni

informacion për

shumën totale të

kredive që ju

keni marrë dhe

balancën

aktuale

Këtu ju mund të

merrni

informacion për

secilën kredi

tuajën

Këtu ju mund të

merrni

informacion mbi

kreditë tuaja të

mbyllura

22 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

7.2 Plani i pagesave

Në këtë menu ju do të keni mundësinë të shihni në mënyrë të detajuar planin e pagesave për kreditë që ju keni.

Zgjidh llogarinë: ju duhet të zgjidhni llogarinë e kredisë për

të cilën dëshironi të shihni planin e pagesave

Kësti i parë: tregon datën e fillimit të kredisë

Kësti i fundit: tregon këstin e fundit të kredisë

Këste Totale: tregon numrin total të kësteve të kredisë

Këste të paguara: tregon numrin e kësteve të paguara

Shuma e paguar deri tani: tregon vlerën e paguar deri tani

Gjithashtu ju shfaqet një paraqitje grafike dhe tabelore ku

jepen më shumë detaje mbi këstet, principalin e paguar,

interesin e paguar, shpenzime dhe shumën e mbetur të

kredisë.

23 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

8. Kursi i këmbimit

Në këtë menu do ju shfaqet informcioni mbi kursin e këmbimit si edhe përllogarisni kursin e këmbimit për valutat që interesoheni.

Monedha: ju duhet të zgjidhni

monedhën për të cilën

dëshironi të shihni kursin e

këmbimit

Data:ju duhet të zgjidhni

datën për të cilën dëshironi të

shihni kursin e këmbimit

Pasi të keni përzgjedhur

monedhën dhe datën do

shfaqet automatikisht

informacioni I kërkuar nga ju

24 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

8.1 Përllogaritje e kursit të këmbimit

Në këtë menu ju do të keni mundësinë të përllogarisni shkëmbimin e valutave sipas kursit të bankës.

*Shënim në lidhje me kursi e përllogaritur: Kursi i shfaqur është kurs reference dhe përdoret për efekt informacioni. Ky kurs nuk aplikohet në

këmbimet e përdoruesit.

1. Ju duhet të zgjidhni monedhën

që doni të këmbeni

2. vendosni shumën të cilën doni të

këmbeni

3. Ju duhet të zgjidhni monedhën

në të cilën doni të këmbehet,

4. shtypni butonin,

Do të shfaqet automatikisht vlera e

këmbyer e shumës

25 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

9. Kartat e kreditit

9.1 Në këtë menu ju mund të mund të kryeni pagesat e kartave të kreditit që dispononi në Alpha Bank.

Karta e kreditit: ju duhet të zgjidhni kartën e kreditit për të cilën do të kryeni pagesën Lloji i kartës së kreditit: tregon llojin e kartës Emër: tregon emrin e zotëruesit të kartës Llogaria burimore: ju duhet të zgjidhni llogarinë nga e cila do të kryhet pagesa e kartës së kreditit Shuma: zgjidhni valutën dhe vendosni shumën që dëshironi të paguani Përshkrimi i pagesës: ju mund të vendosni një përshrim për këtë pagesë Për të kryer pagesën shtypni butonin “ Kryej pagesën”

26 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10. Pagesat

Përmbledhje

Këtu ju mund të

merrni një

informacion

përmbledhës të

pagesave tuaja

Paguaj faturat

Këtu ju mund të

zgjidhni të kryeni

pagesat tuaja

utilitare si

energji, ujë,

telefoni etj.

Transfero para

Këtu ju mund të

zgjidhni të kryeni

transferta të

brendshme,

vendore apo

ndërkombëtare

Transfertë e

shpejtë

Këtu ju mund të

zgjidhni të kryeni

transferta të

shpejta

Menaxho

faturuesit

Këtu ju mund të

shtoni kontrata

utilitare

Menaxho

përfituesit

Këtu ju mund të

të krijoni një listë

me përfituesit më

të shpeshtë ku ju

transferoni para

Të preferuara

Këtu ju mund të

shihni modulet e

transfertave që

keni ruajtur

27 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10.1 Përmbledhje

Këtu ju do të merrni një informacion përmbledhës ne lidhje me

sistemin e pagesave:

Paguaj faturat

Menaxho faturat

Shtoni faturues

Transferoni fonde

Menaxho përfituesit

Shto përfituesit

Shikoni pagesat dhe të zgjidhni të preferuarat

28 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10.2 Paguaj Faturat

Këtu ju mund të kryeni pagesa të faturave tuaja:

Emri i përfituesit: zgjidhni kontratën utilitare që dëshironi të

paguani

Shuma: vendosni shumën e faturës që po paguani

Paguaj nga: zgjidhni llogarinë nga e cila do të behet pagesa

Data e Faturës: vendosni datën e faturës qe po paguani

Numri i Faturës: vendosni numrin e faturës që po paguani

Përshkrim: vendosni një përshkrim për këte pagesë

29 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10.3 Transfero Para

Këtu ju mund të kryeni transferta:

Lloji i transfertës: zgjidhni llojin e transfetës

.1. Përfitues ekzistues

.2. Transfetë e shpejtë

.3. Llogaritë e mia

Përfituesi: zgjidhni përfituesin e transfertës nga lista e përfituesve

që shfaqet

Transfero nga: zgjidhni llogarinë nga e cila do të behet pagesa

Përshkrimi: vendosni një përshkrim për këte pagesë

Lloji i transfertës: Transfertë e shpejtë

Lloji i llogarisë: I brendshëm kur doni të kryeni një transfertë drejt

një llogarie në Alpha Bank

Numri i llogarisë: vendosni numrin e llogarise në të cilën doni të

transferoni

30 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Lloji i transfertës së shpejtë kombëtare

Account number/IBAN: vendosni numrin e llogarisë/IBAN

Emri i llogarisë: vendosni emrin e llogarisë së përfituesit të

transfertës

Adresa e përfituesit: vendosni adresën e përfituesit

Kodi BIC: vendosni kodin BIC/SWIFT dhe verifikojeni atë

Transfero nga: zgjidhni llogarinë nga e cila do të kryhet

transferta

Transfero kur: zgjidhni kohën kur doni të ekzekutohet

transferta

Tarifa e Korrenspondencës: zgjidhni tarifën e transfertës

ku:

PAYEE – tarifën e paguan përfituesi i transfertës

PAYER – tarifën e paguan transferuesi

SHARED – tarifa ndahet midis transferuesit dhe

përfituesit të transfertës

Përshkrimi: vendosni një përshkrim për këte transfertë

Në mënyrë që ju të kërkoni kodin BIC/SWIFT ju duhet të

plotësoni fushat:

Emri i Bankës: vendosni emrin e bankës

Vend: zgjidhni shtetin në të cilin ndodhet banka

Qytet: zgjidhni qytetin në të cilin ndodhet banka

31 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Lloji i transfertës së shpejtë ndërkombëtare

Account number/IBAN: vendosni numrin e llogarisë/IBAN

Emri i llogarisë: vendosni emrin e llogarisë së përfituesit të transfertës

Adresa e përfituesit: vendosni adresën e përfituesit

Kodi BIC: vendosni kodin BIC/SWIFT dhe verifikojeni atë (shiko më lart)

Transfero nga: zgjidhni llogarinë nga e cila do të kryhet transferta

Transfero kur: zgjidhni Kohen kur doni të ekzekutohet transferta

Tarifa e Korenspondencës: zgjidhni tarifën e transferimit ku:

PAYEE – tarifën e paguan përfituesi i transfertës

PAYER – tarifën e paguan transferuesi

SHARED – tarifa ndahet midis transferuesit dhe përfituesit të

transfertës

Informacion i Dorëzimit: zgjidhni informacionin që do të paraqisni

INV- Fatura Invoice (shoqërohet nga data, referenca dhe detaje

të faturës)

IPI- Referenca unike e cila identifikon një pagesë ndërkombëtare

RFB- referenca për llogarinë e përfituesit

ROC- referenca e zotëruesit të llogarisë

Lloji i pagesës

Same day– Fondet do të mbërrijnë në bankën përfituese, në të

njëjtën ditë pune që kryhet transferta, nëse transferta kryhet para

orës Cut Off për këtë monedhë

Normal value date- fondet do të mbërrijnë në bankën përfituese,

në një datë valute normale që është e përcaktuar për monedhën,

nëse transferta kryhet para orës Cut Off për këtë monedhë

Next day - fondet do të mbërrijnë në bankën përfituese, në

ditën tjetër të punës, nëse transferta kryhet para orës Cut Off

për këtë monedhë

Përshkrimi: vendosni një përshkrim për këte transfertë

32 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

Lloji i transfertës: Llogaritë e mia

Transfero tek: zgjidhni një nga llogaritë personale tuajat në të cilën

do të kaloni fondet me transfertë të brendshme

Transfero nga: zgjidhni një nga llogaritë personale tuajat nga e cila

do të merren fondet për t’u transferuar

Përshkrimi: vendosni një përshkrim për këte transfertë

33 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10.4 Menaxho Faturuesit

Në këtë menu ju mund të regjistroni faturues të caktuar në mënyrë që ju të kryeni pagesa kundrejt tyre kryesisht kur këto pagesa janë periodike.

Regjistrimi i faturuesve paraprakisht, ju thjeshton dhe gjithashtu ju shkurton kohën e kryerjes së pagesave.

Këtu ju mund të shtoni një faturues të ri duke klikuar mbi butonin “+”

Kategoria: zgjidhni kategorinë e faturuesit, për shembull elektricitet, ujë etj

Emri i faturuesit: zgjidhni emrin e faturuesit

Numri i kontratave: vendosni numrin e kontratës tuaj me përfituesin

34 MANUAL PËRDORIMI KLIENTË INDIVIDË

10.5 Menaxho Përfituesit

Në këtë menu ju mund të regjistroni përfitues të caktuar në mënyrë që ju të kryeni pagesa kundrejt tyre kryesisht kur këto pagesa janë periodike.

Regjistrimi i përfituesve paraprakisht, ju thjeshton dhe gjithashtu ju shkurton kohën e kryerjes së pagesave.

Emri i përfituesit: vendosni emrin e përfituesit të pagesës

Lloji i llogarisë: përcaktoni llojin e llogarisë së përfituesit

Numri i llogarisë: vendosni numrin e llogarisë së përfituesit

Emri i llogarisë: vendosni emrin e llogarisë së përfituesit

Pseudonimi: vendosni pseudonimin e përfituesit

Këtu ju mund të shtoni një përfitues të ri duke klikuar mbi butonin “+”