manual trajnimi per sherbesat ne burgje

25
Manual Trajnimi per Sherbesat ne Burgje -Dhe Simon Pjetri iu pergjigj: Zot, te kush te shkojme?Ti ke fjale jete te perjeteshme’ Gjoni 6;68

Upload: fred-westerink

Post on 09-Mar-2016

262 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

TRANSCRIPT

Page 1: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Manual Trajnimi per Sherbesat ne Burgje

-Dhe Simon Pjetri iu pergjigj: ‘Zot, te kush te shkojme?Ti ke fjale jete te perjeteshme’ Gjoni 6;68

Page 2: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Permbajtje:

HAPI I PARE 3

Lutu 3

Vizito 3

Informohu 5

HAPI I DYTE 6

Fillo 6

Autoritetet 7

Aktmarreveshjet 9

Si te sillemi brenda regjimit 10

‘’Çfarë Duhet dhe Nuk Duhet të Bësh kur Punon në Burg’’ 10 Nuk Duhet 10 Duhet 15

HAPI I TRETE 22

Srategjia e veprimit 22 -Vizita te rregullta 22 -Trajnime Profesionale 23 -Aktivitete Sociale 23 -Studimet e Bibles 24 -Sherbesa Fetare 24 -Bej Dishepuj 25

Page 3: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Hapi i pare

Lutu

Nese Zoti te ka thirrur ne sherbesen me te denuarit eshte shume e rendesishme qe te

kuptosh qarte nese eshte nje thirrje nga zoti ose nje emocion I rastit. Shpesh na

ndodh qe te degjojme deshmi nga motra dhe vellezer qe punojne me sherbesat ne

burgje,ose te lexojme nje liber, ose te degjojme nje ish te denuar I cili ka pranuar

Jezusin ne kohen si I denuar dhe te emocionohemi dhe te duam te perfshihemi ne

kete sherbes.

Dhe keto jane shume pozitive,shpesh keto jane disa nga arsyet qe besimtaret

kuptojne thirrjen e tyre per kete sherbes e cila eshte e vecante dhe e veshtire.

Por sic e thashe me larte eshte nje thirrje,dhe jo kushdo mund ta beje,te pakten jo

pa nje trajnim te mirefillte dhe pa nje bazament te fort besimi dhe kuptimi te te

vertetave themelore te Shkrimeve te Shenjta dhe nje kohe te mjaftueshme ne

sherbes ne bashkesin tende lokale. Prandaj eshte shume e rendesishme qe te lutesh

dhe te kerkosh nga Zoti te te konfirmoj ate qe te ka ven ne zemer.

Vizito

Vizito nje Institucion,ne te cilin zhvillohen sherbesa. Gjate kesaj vizite eshte shume e

rendesishme te kontrollosh veten tende. Kur them veten tende e kam fjalen per

qendrimin e zemres tende. A ke frike nga ata? A po I gjykon?

Ndersa flet me nje nga ata a te intereson shume se cfare ka bere ai, qe eshte aty

brenda? Nese shkon ne kete vizit mos fol shume, por degjo dhe ndersa je aty lutu,

lutu per veten dhe ata qe jane aty. Kur ti degjon nje deshmi, shikon nje film, lexon

nje liber imagjinata jote shkon pertej kufijve real. Ti nuk je ai ungjillizuesi te

libri, filmi apo deshmia, nese Zoti do, mund te te perdor shume here me shume

por sigurohu qe Zoti po te therret.

Me ler te ndihmoj:

Page 4: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Kontrollo veten - TESTIM:

-Pergjigju ketij testi dhe shiko rezultatet ne fund te tij!

-A mund te duash pa kushte? PO □ JO □

-A ke probleme me te gjykuarit? PO □ JO □

-A je nje degjues I mire? PO □ JO □

-A I mban premtimet? PO □ JO □

-A mund te ruash sekretin e bisedes? PO □ JO □

-A mund te perkushtohesh me shume se 1 vit? PO □ JO □

-A ke nje vision te qarte se cfare do te arrish? PO □ JO □

Nese rezultati I testit tend eshte ( Po, Jo, Po, Po, Po, Po, Po) ateher do te keshilloja

qe ta merje seriozisht kete sherbes dhe te fillosh te mesosh si mund te ecesh dhe

ngresh kete sherbes.

Page 5: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Informohu

Informimi duhet te jete kryesisht per institucionin ku ti ke zgjedhur te sherbesh.

Pasi mund te ndodh qe nje tjeter kishe lokale ose organizat mund te jete duke

zhvilluar aktivitete aty ne te njejten kohe, keshtu qe nuk do te perplaseni me njeri

tjetrin. Ne kete rast gjeja me e mire qe mund te beni eshte bashkepunimi, ose te

shikoni mundesin per te sherbyer ne nje institucion ku nuk ka fare sherbes.

Te dy rastet duhen pare ne varesi te gjendjes se sherbesave. Pasi edhe pse mund te

kete sherbes nje kishe ose organizat ne institucion, kjo nuk do te thote se

domosdoshmerisht mbulon gjith nevojat e institucionit, ju mund te plotesoni

njeri tjetrin, mos harroni ne nuk bejme asnjegje per rivalitet apo lavdi personale

por, per lavdin e Perendis.

Informimi mund te shtrihet gjithashtu edhe ne njohjen e aktiviteteve te tjera

fetare ose sociale qe mund te zhvillohen brenda institucionit. Ndoshta ti nuk je

I vetmi fetar qe shkon per te vizituar te denuarit. Mund te jene edhe katoliket,

deshmitaret e Jehovait, imam musliman etj. Pra eshte mire te dish se si eshte

gjendja shpirterore aty brenda. Pasi sa me shume praktika fetare aq me e madhe do

te jete lufta shpirterore aty brenda. Por kur ka edhe shume nxenes fesh ata jane me

konfuz dhe duhet te jesh I mirepergatitur per tju pergjigjur pyetjeve per Ungjillin e

Krishtit.

Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte qe ti duhet te informohesh me shume per

ato sherbesa qe vellezerit dhe motrat e tjera zhvillojne ne burgje te tjere dhe me nje

kohe me te madhe dhe experience me te madhe se ti. Informohu per

dokumentacionin qe te duhet, informohu per sherbesat me te sukseshme dhe

praktikat ditore te tyre. Nuk eshte e thene qe te huazosh gjithcka prej tyre, por

mund te maresh me te miren. Pra bej nje trajnim. Nje trajnim sado I vogel te jete

eshte gjithmon I vlefshem per nje fush te panjohur.

Page 6: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Hapi I dyte

Fillo

Fillo me ato qe ke. Qe do te thote,shfrytezo cdo burim material dhe njerezor qe ke.

Mos u tremb nga nevojat e medha qe do te gjesh brenda institucionit. Nuk eshte

detyra jote te permbushesh cdo nevoj materiale qe ka institucioni. Patjeter qe do

ishte mire qe te kishe mundesi edhe ti ndihmoje nga ana materiale por, mos premto

gjera qe nuk mund ti sigurosh, do te humbasesh kredibilitetin e sherbeses tende.

Nga ekspserienca ne organizaten tone do te te keshilloja qe te shenosh ne blokun

tend cdo nevoj qe ta parashtrojne ose qe ti vete e shikon dhe vetem pasi ta kesh te

sigurt qe mund ta sigurosh, te flasesh me autoritetet.

Mos harro synimi dhe qellimi yt kryesor eshte te sigurosh perkujdesje shpirterore.

Sepse ti vete e vendos menyren sesi te denuarit do te te emertojne;

-Njeriu I Zotit?- apo :Ai I ndihmave?

Une do te sygjeroja qe te kujdeseshe qe te te therrasin me emrin e pare, pasi ata e

dine qe njerezit e Zotit ndihmojne. Mos I bej ata besimtar orizi. Te denuarit jane

nje grup njerezish me shume nevoja, qofshin ato shpirterore apo materiale aty

brenda do ti gjesh pa fund,dhe per nje njeri me dhembshuri ky mund te behet

nje kurth. Duhet te kujdesesh qe te thuash jo. Duhet te mesosh ti thuash vetes tende

jo, sepse duhet te vendosesh kufij miresie nese do qe ata te mendojne me se pari per

mbreterin e Perendis dhe pastaj per te tjerat.

Page 7: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Autoritetet

Autoritetet ose administrata e burgut eshte nje pike kyce ne sherbesen

tende. Kujdesu shume per te krijuar nje marrdhenie sa me te ngushte me

ta. Mundohu qe te mos flasesh keq ose te besh thashetheme me asnjeren pale.

As me te burgosurit per administraten dhe as me administraten per te burgosurit.

Mos harro se ungjillizimi dhe deshmia e mire perfshin gjith burgun. Ji i sinqerte

kur flet me te dy palet, Me mire mos thuaj asnje gje nese nuk je i sigurte per te

verteten.

Behu fleksibel. Qe do te thote,nese ti shkon ne diten e caktuar per te bere takimin

ose mesimin,dhe shikon qe administrata eshte shume e ngarkuar, prit,buzeqesh dhe

mos u kerko me ngulm per te hyre, sepse do tu behesh nje barre dhe patjeter qe do

ta gjejne nje menyre per te te futur, por do te jesh acarues dhe gjithmon do te

merziten kur te te shikojne;- Ja erdhi ky do te thone?

Mundohu te jesh gjithmon I qeshur dhe inkurajoi, nese e shikon qe me te vertet

jane te zene fol me personin e ngarkuar per te te shoqeruar dhe mundohu te lesh

takimin per te nesermen ose edhe te mos hysh fare nese nuk eshte mundur per ate

dite. Me mire te mos shkosh nje dite sesa te krijosh probleme per sherbesen tende

per gjith vitin.

Mundohu qe te jesh paqeberes. Aty brenda edhe gardiani qe ndoshta nuk do te te

flasi kurr me goje te shikon,dhe jo vetem te shikon por edhe do flasi per ty me te

tjeret. Burgu eshte si nje komunitet,ka njerez nga lagja qe ndoshta nuk kane ardhur

kurre ne kishen tende por te njohin shume mire se kush je dhe se cfare ben. Nga

eksperienca jone ajo qe ne kemi perjetuar ne dite kur administrata eshte shume e

zene,eshte qe kemi pritur ka pasur raste edhe 1 ore te dera por me buzeqeshje dhe

mirekuptim per punen e tyre, dhe pastaj pasi kalon vala e punes ata mundohen qe

te te ndihmojne dhe ka raste edhe kur te kerkojne falje dhe falenderojne. Mos harro

pergjegjesia e tyre eshte me e madhe se e jotja. Ti ke nje pergjegjesi qe eshte e

madhe perpara Zotit dhe ka te beje me shpalljen e Ungjillit, por per ata qe I

pergjigjen shtetit dhe shpesh here rrezikojne te perfundojne vete brenda per

Page 8: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

parregullsi, kontroll te parregullt apo edhe besim I tepruar te njerezit,koleget dhe

eproret.

Prandaj mundohuni te mos u beheni barre por bekim. Pike kyce ne maredheniet tuaja

me administraten do te jene edukatoret. Ata jane te ngarkuar me pergjegjesin e te

bashkepunuarit me ju. Por ne baze te maredhenies qe do te ngrini ju me ta do te

ngrihen edhe maredheniet me Drejtorin e Institucionit dhe te tjeret, sepse ajo

raporton gjithcka te eprori I saj. Lutuni shume per ta sepse jot e gjith punojne me

passion. Dhe kur nje njeri eshte vetem rrogetar ateher do te keni shuem veshtiresi

per te punuar me ta. Ne sherbesen tone ne kei gjetur edhe rrogetar edhe njerez me

passion. Ndryshimin e shikon menjeher. Por ti sherbe me pasion fol me pasion,

sepse pasioni eshte edhe semundje ngjitese. Dhe sidomos kur bashkohet me ungjillin

behet virus qe shperndahet.

Perqendrohu ne gjithcka qe ke bere ose do te besh. Ruaj dhe sheno cdo detyr qe ke

per te bere. Llogarit kohen,kontrolli,miqesia, studimi gjithcka sepse vetem ne kete

menyre do te konkretizosh cdo project apo vision qe ke. Por edhe sepse Perendia

yne eshte nje Perendi qe e pelqen rregullin. Administrata ne burg ka shume rregulla

dhe nese edhe ti je nje person I rregullit do te ecni shume mire bashke. Nese te

pyesin pse shkon ti burg,ateher sqarohu ligjin qe te lejon dhe te jep te drejten te jesh

aty.

- Baza ligjore: Neni 42 i Ligjit 8328, datë 16.04.1998

- “Për të drejtat dhe trajnimin e të dënuarve me burgim”.

Disa here ose ne raste ka individ qe mendojne se jemi njerez te dobet ose fanatik

fetar dhe qe mendja jone eshte e bazuar vetem ne ato qe na thote libri yne I shenjte,

por kjo nuk eshte e vertet, dhe prandaj citimi I nenit ose ligjit nga kushtetuta e

Republikes se Shqiperis te ben ty jo vetem nje besimtar por edhe nje ushtrues te

Ligjit, sic jane edhe vete pjesetaret e administrates te vuajtjes se denimeve.

Pra behu njeri I Zotit por edhe I ligjit. Sepse autoritetet duhen respektuar.

Page 9: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Aktmarreveshjet

Aktmarreveshjet jane dy llojeshe.Ato me shkrim dhe ato me goje.Ato me shkrim

zakonisht eshte mire ti beni kur ka vlera monetare te perfshira.Ose kur keni

projekte afatgjata.Dhe eshte mire te jene tre paleshe.Ndersa mareveshjet me goje

jane ne varesi te maredhenieve tuaja me drejtorin e institucionit perkates dhe jo kur

ka perfshirje te vlerave monetare ose investimeve brenda institucionit.

Mundohuni te jeni sa me formal, ne marreveshje te tilla, sepse tregon seriozitet

dhe pergjegjeshmeri perpara autoriteteve. Mos u bazoni ne deshiren e mire e

drejtoris per te bere gjera, pasi ndryshimet ne drejtori ndodhin shpesh dhe

mareveshjet me goje humbasin, por ato me shkrim nuk humbasin dhe do tju

ndihmonte ju ne ecurin dhe jetegjatesin e sherbeses dhe projekteve te nisura

si dhe investimin tuaj ne vlera monetare nese ka te tilla.

Page 10: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Si te sillemi brenda regjimit

Ka disa gjera qe duhet ti dish per te pasur nje ecuri te mire brenda regjimit ku

ndodhen te denuarit. Ne I quajme…………………………

‘’Çfarë Duhet dhe Nuk Duhet të Bësh kur Punon në Burg’’

Nuk Duhet

1. Nuk duhet të japësh adresën e shtëpisë ose numrat tuaj të telefonit.

-Kjo sepse do te te mbronte ty nga familjaret apo te njohurit e tyre

qe mund te te trokasin ne dere dhe te te kerkojne ndere nga me te

ndryshmet, dhe shpesh here ato ndere bien ndesh me ligjin dhe

rregullat e institucionit, qe do te thot mund te te kerkojne te shkelesh

ligjin.

2. Nuk duhet të bësh premtime që nuk mund t’i mbash.

-Kjo eshte e rendesishme sidomos kur ke nje sherbes me afat te gjate.

Sepse ti do te shkosh prap aty brenda dhe nese I zhgenjen nuk do te mund te

afrohesh me ta dhe te ndertosh maredhenie. Nese ti nuk mban premtimet

ateher do te jete e veshtire qe ata te afrohen dhe te hapen me ty. Nese te

kerkojne dicka mos premto, por trego interes dhe thuaj qe do te perpiqesh,

dhe ne ato raste kur ndihma qe te kerkohet bie ndesh me ligjin, mos hezito te

mos pranosh dhe hapur, beju te qarte qe ti je aty per tu sherbyer nga ana

shpirterore dhe jot e shkelesh ligjin.

3. Nuk duhet të futesh në burg nëse je më e re se mosha e caktuar.

Page 11: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

-Nese nuk je ne moshe te pjekur, prit. Sepse te denuarit jane njerez me

shume ngarkesa emocionale dhe eksperienca dramatike ne shume raste.

Por te mos harrojme se kane edhe veprime dhe mendime kriminale.

Prandaj kujdesi duhet i madh, kur nuk ke pjekurin e duhur dhe

eksperiencen e duhur ti rrezikon shume. Rrezikon nje ngarkes emocionale te

madhe qe nuk e ke perjetuar ndonjeher dhe gjithashtu edhe ndikimi qe

mund te maresh nuk eshte i paket. Nese ke deshir te perfshihesh dhe ti e di se

Zoti te ka thirrur behu pjese e nje sherbese qe dikush me me experience

eshte duke zhvilluar ne burgje dhe shko i shoqeruar, ruan veten tende dhe

punen e Zotit.

4. Nuk duhet të pyesësh pse një person është apo pse ka qenë në burg.

- Te denuarit jane njerez mosbesues. Dhe gjithashtu edhe shume te

mistershem.

Ata vete ndryshojne shume nga njeri tjetri. Disa nuk e kane problem nese i

pyet edhe mund te tregojne por disa mund ta kene shume problem dhe do te

te largohen sepse nuk kane besim,ata nuk te njohin ty. Por te mos i pyesesh

eshte nje gje e mire edhe per ty. Sepse keshtu do te ruash veten tende nga

gjykimi. Ne te gjith gjykojme. Edhe nese i denuari do te te tregoj a je i sigurt

qe kjo eshte e verteta? Pra do te hyje ne nje rreth vicioz qe nuk do te te

ndihmonte fare ne ngritjen e maredhenies me nje te denuar. Eshte me lehte

punosh dhe ndertosh me nje te denuar kur ja le kohes dhe ecuris se

maredhenies qe do te kesh me secilin te denuar. Behu miku i tyre dhe ata do

te te hapin zemren e tyre. Gjygjtar,kujdestar dhe prokuror qe pyesin, ata

kane boll ne jeten e tyre, por ajo per te cilen kane nevoj dhe ju mungojn

jane miqte.

Page 12: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

5. Nuk duhet të fusësh asnjë gjë brenda ose të nxjerrësh asnjë gjë jashtë burgut

pa marrë më parë miratim.

Do te te duhet kohe qe te mesosh cdo rregull te institucionit,dhe nje nga keto

rregulla eshte edhe ai materialeve qe mund dhe smund te futesh brenda

regjimit. Keshtu per te ruajtur veten tende dhe sherbesen tende duhet te

pyesesh per cdo material qe do te fusesh brenda. Edukatoret qe punojne aty

jane ata qe do te te udhezojne per gjithcka. Ajo qe duhet te besh ti eshte

vetem te pyesesh. Ki kujdes shume ne kete pike pasi nese te kapin duke futur

materiale qe nuk lejohen ateher ti rrezikon burgimin e menjehershem.

6. Nuk duhet t’i shtysh njerëzit të marrin vendime për Krishtin.

- Kjo eshte nje pjese teper e rendesishme, sepse nese ti i shtyn ata dite pas dite

per te pranuar Krishtin dhe insiston me shume zell qe ata ta bejn pjese te jetes

apo besimit te tyre ekziston rreziku qe ata do ta pranojne per miresjellje ndaj

teje, por jo se e kan kuptuar vertet se cfare do te thote kjo.

Ndajeni ungjillin, ballafaqojini ata me ungjillin n e cdo moment por mos insistoni

qe ata ta pranojne ate sepse doni ju, por sepse Perendia i ka prekur, sepse kane

kuptuar mekatin e tyre dhe se kane nje zemer te penduar dhe qe kerkon pajtim

me Perendin.

7. Nuk duhet të kritikosh stafin, institucionin, rracat e tjera, vendet apo besimet

e tjera fetare.

Kur ti fillon sherbesen ne nje institucion laik, por qe ne te cilin ty te lejohet

predikimi duhet te kesh nje gje parasysh. Ti je nje nga shume besimet qe

ekzistojne. Do te gjesh besimtar radikal, tradicional, illuminist, ateist.

Besimi yne nuk hyn ne asnjerin prej ketyre grupeve, keshtu qe mos I kundershto

hapur edhe me force. Behu I zgjuar. Mer shembull nga Pali dhe ligjerata e tij ne

Page 13: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Aeropag. Njerezit kane degjuar per krishterimin ate tradiconal me shume.

Pyetjet e tyre per te qenit tend I ndryshem nga keta besime do te jene te shumta.

Meso te shpallesh ungjillin duke perdorur botkuptimin tradicional dhe ate

biblik. Eshte shume e rendesishme qe ata vete ta zbulojne te verteten.

Kritikat limitoj ne zero. Nje gje qe ata e dine me sigri dhe qe ata e kane provuar

eshte magnesia ne system, dhe gjithashtu e dine qe mangesit ne administrate

jane te medha edhe jashte institucionit dhe jo vetem brenda tij. Keshtu qe ti nuk

do te rregullosh asnje gje duke mbeshtetur mendimet e tyre.

Kur Izraelitet ishin ne megrim ne Babiloni Perendia u tha atyre te luten dhe te

kerkojne me te miren per vendin ku ndodhen edhe pse nuk ishte vendi i tyre,

keshtu qe qendrimi yne duhet te jete pozitiv dhe me shpres per te ardhmen e

vendit tone. Nje pike tjeter ku duhet te keni kujdes eshte me qendrimin tone

ndaj rracave te tjera, brenda ne institucion do te gjeni etni te tjera te cilat nuk

respektohen as jashte sic jane romet.

Mos mbani te njejtin qendrim rracist ose ndares,por perpiquni qe interesimi dhe

shoqerimi juaj me ta te jete i njejte si me te gjithe. Te gjithe jemi krijesa te te

vetmit Perendi dhe ne te nuk ka ndasi.

Page 14: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

8. Nuk duhet të kryesh asnjë veprim ekonomik me të burgosurit.

Kjo do te te ruaj ty,nga administrate. Mos lejo qe at ate mendojne se ti je

duke u perfshir ne gjera te paligjshme. Ndoshta nuk do te tat hone por do

fillojne te dyshojne dhe mbajne distance nga ty. Sic e kemi thene ungjillizimi

perfshin gjithe burgun. Por gjithashtu eshte e rendesishme edhe per te te

mbrojtur nga te denuarit sepse mendojne se nje e do me shume dhe nje me

pak dhe gjithashtu do te fillojne te te kerkojne te gjithe ndere pastaj.

9. Nuk duhet të harrosh të sjellësh fotografi të vlefshme idetifikimi nëse

kërkohet.

Kjo do te te ndihmoj per te hyre sa me shpejt ne institucion, por edhe per te

qene gjithmon i rregullt, policet e sigurimit jane njerez qe punojne dhe

jetojne me rregulla keshtu qe leru atyre shijen se edhe ti i respekton dhe

zbaton rregullat.

10. Nuk duhet të harrosh të kontrollosh rregullat nëse je një ish i burgosur që

futesh në burg.

Nese ne te kaluaren tende ke precedent penal,duhet te konsultohesh me nje

Jurist mbi rregullat e percaktuara nga ligji per hyrjen tende ne nje

institucion vuajteje denimi, do te te ndihmonte shume per te levizur dhe

punuar brenda ne burg. Do te te ndihmoj te dish kufijte e aktivitetit tend.

Por gjithashtu do te te hiqte friken e te mos diturit te te drejtave dhe

rregullat e parashtruara nga ligji, qe te tjeret te mos abuzojne me ty.

Page 15: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Duhet

1. Duhet të vishesh me hijeshi.

Burgu eshte nje vend ne te cilin veshja jote bie shume ne sy. E para tek

punonjesit e administrates. Ata kane nje uniform, por edhe ata qe jane civil

kane nje veshje e cila eshte e pranueshme per zyrat dhe vendet

administrative.

Veshja me e pershtateshme eshte kemishe, pantallona por edhe xhinset ne

vizitat e perditeshme jane te pranueshme. Asnjeher mos perdorni veshje te

cilat I perdorni ne kohen e lire kur jeni ne institucione shteterore, pasi veshja

tregon seriozitet dhe ne keto ambjente duhet te tregoni seriozitetin e punes

tuaj dhe sherbeses tuaj. Ndersa brenda regjimit veshja juaj do te jete nje

tregues I vleresimit tuaj per kohen kur shkoni per te vizituar te denuarit.

Gjithashtu ju jeni njeriu I Zotit dhe kjo kerkon nj e pamje te pranueshme per

nje besimtar, tek grate duhet te keni me shume kujdes pasi ato jane edhe

pjesa qe I influencohet me shume nga veshja.

Brenda ne burg ato nuk kane shume mundesi veshje, ndoshta disa por jo te

gjitha, keshtu duke perdorur veshje shume ekstravagante ju do te krijoni nje

lloj ndarjeje dhe kjo nuk duhet te ndodh. Mos lejoni qe veshja juaj te behet

penges per sherbesen me administraten dhe te denuarit.

2. Duhet të jesh i kujdesshëm me kontaktet fizike.

Duhet te kuptoni qe ne te dy rastet edhe kur jeni brenda regjimit te grave

dhe te burrave ekziston mundesia qe te keqkuptohen veprimet tuaja fizike.

Informohuni mbi kluturen vendase nese jeni i huaj.

Por nuk ekziston vetem rreziku i ndryshimit kulturo r por edhe i atij seksual.

Nese jeni mashkull dhe keni sherbes tek regjimi i grave mos qendroni vetem

me nje te denuar, mos lejoni prekje dhe shikime jashte normales. E njejta gje

vlen edhe tek burrat ndihuni te lire per te reaguar dhe larguar nga keta

Page 16: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

njerez, pasi nese ju nuk reagoni do tju ndodh perseri. Tundimet seksuale per

ta jane te medha pasi duhet ta themi qe nevojat e tyre ne kete fushe jane

teper te medha dhe te rrezikshme saqe shpesh here ata abuzojne me njeri

tjetirn.

Lavdi Zotit ne Shqiperi kjo nuk ndodh shpesh pasi akoma homoseksualizmi

ketu eshte tabu dhe jashte botkuptimit vendas. Por ka edhe raste kur keto

gjera ndodhin per te lenduar dike ose per ta poshteruar. Ruani veten tuaj

duke ndjekur rregullat mbi qendrimin tuaj brenda re gjimit. Mos u

shkepusni nga syte e gardianeve ose mos u fusni neper qeli qe nuk I njehni

per nje kohet te gjate te denuarit,ose qendroni ne ambientet ku ka levizje te

shpeshta te punonjesve te administrates,si bibloteka ose dhomat e kurseve.

3. Duhet të ruhesh nga lojrat hileqare.

Lojrat hileqare jane te ndryshme.Ata do te bejne biseda nga te cilat do te

masin temprin tend.Biseda ne te cilat ata do te duan te blejne nga ty.

Shiko qe bisedat e tua te drejtohen vetem nga tema ndertuese per ta. Nese

kembengulin ne nje teme te caktuar shiko se cila eshte arsyeja qe

kembengulin, ku duan te dalin, per cfare ju nevojitet ai informacion.

Nje lloj tjeter loje eshte nderet.Ata do te te kerkojne ndere,do te duan qe tju

besh disa gjera te vogla,dhe eshte mire qe ndonjeher edhe t’jau plotesosh por

pasi tu lesh te kuptojne qe ti nuk je aty per te permbushur cdo kerkes te tyre.

Thuaj shpesh jo sepse ne kete menyre do tjau heqesh mendimin se mund te

te manipulojne dhe perdorin sipas deshires se tyre.

Shpesh do te bejne biseda me mendime kriminale,mos u perfshi. Ose nese te

pyesin jep mendimin biblik jo personal. Nese fillojne nje bised te tille ne

pranin tende, eshte nje loje hileqare mos u bej pjese e saj, largohu prej asaj

tavoline dhe ata do ta kuptojne vete se ti nuk je dakort me keto gjera.

Page 17: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

4. Duhet të jesh i besueshëm kur dikush ndan me ju informacion personal ose

konfidencial.

Nese nje i denuar arrin te krijoje nje maredhenie shume te ngushte me ty

deri ne ate pike sa te te trgoje edhe gjera teper te rendesishme te jetes se tij

do te thote se ai ka besim tek ty. Mos e zhgenje.

Tregoj qe edhe ti je besnik. Tregoj qe ai mund te mbeshtetet tek ty. Nese ti

tregohesh besnik ai do te vije dhe do te flase me ty per cdo gje,ne kete

menyre do te kesh mundesin per ta keshilluar dhe ndihmuar ne cdo aspekt te

jetes. Kjo do te ishte nje fitore e madhe per ju. Por edhe rruga drejt fitimit te

ketij individi per Krishtin.

5. Duhet të jesh i përgatitur të përballesh me flirtimet ose zhvillimet romantike.

Une e preka kete ceshtje edhe tek pika 2. Eshte shume e rendesishme qe te

keni kujdes ne kete pike pasi mund te lendoni dike nese e inkurajoni nje

sjellje te tille, qofte edhe pa dashje, prandaj nese shikoni qe nje individ ka

sjellje dyshuese romantike kundrejt jush apo pjestareve te stafit tuaj reagoni

duke mare masa qe keto zhvillime te mos rriten.

Kjo eshte shume e rendesishme sepse mund te shkaterroj sherbesen tuaj. Te

denuarit jane njerez me shume ngarkese emocionale por edhe me nevoja

seksuale te pa praktikuara per kohe shume te gjata dhe prandaj ky lloj

reziku eshte i pranishem ne sherbes. Jini te vemendshem per veten dhe

koleget tuaj per te kuptuar rreziqe te tilla.

Page 18: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

6. Duhet të jesh një dëgjues i mirë.

Ashtu si ne jeten e perditeshme ndodh qe jo gjithmon te folurit ndihmon.

Edhe ne ne jeten tone shpesh here kemi nevoj vetem te flasim dhe dikush te

na degjoj.Behuni degjues.Ka dy ane te mira.E para ata ndihen te vleresuar

qe dikush ka kohe per te degjuar hallet e tyre,dhe kjo I ndihmon shume

psikologjikisht dhe shpirterisht.Dhe e dyta ti mund te blesh shume gjera

rreth tyre dh eke mundesin ta njohesh me mire si individ por edhe meson me

shume rreth jetes private te tij.Vetem degjo,pergjigju vetem nese te pyet.

Eshte nje arme e forte ne doren tende.Perdore me efikasitet.

7. Duhet të përpiqesh të gjesh mënyra për të inkurajuar dhe për të dhënë

shpresë.

Nje nga menyrat me te mira eshte patjeter fjala e Zotit. Ne fjalen e tij ka jete

dhe shpres. Por patjeter qe kjo menyre te pranohet prej degjuesit duhet te

gjesh edhe ura dhe nderlidhese.

Une personalisht flas shpesh me ta per planet e tyre, duke I bere qe te

mendojne me larg sesa vendit ku ndodhen dhe qe shpesh here I mban brenda

jo vetem fizikisht por edhe shpirterisht. Bisedat duhet te behen shume

specifike, pershembull nese te tregojne mbi nje deshire te tille si hapja e nje

Bari ose Fast Food, mos e ler thjesht te idea qe ka por, flisni mbi gjerat qe

duhen per kete ide, cfare mund ta beje kete aktivitet te sukseshem. Behu

pjese e endrres se tij.

Page 19: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

8. Duhet të qëndrosh me grupin tuaj.

Dy nga arsyet pse duhet te qendroni sebashku me ekipin tuaj jane te pikat

2dhe 5, por gjithashtu eshte e rendesishme edhe per administraten dhe

punonjesit e policis, pasi ne kete menyre ata nuk do te dyshojne per asnje gje

te keqe per ju. Ata mund te dyshojne mbi lidhje te dyshimta ose futje te

materialeve qe nuk lejohen ose thurje komploti per arratisje etj ……..

Ka shume gjera ne te cilat ata mund te dyshojne dhe kjo nuk e ndihmon

sherbesen tuaj. Por me kryesorja eshte net e miren e siguris tuaj. Dikush

mund te mendoj tju perdori sip eng ose te abuzoj me ju, patjeter ne nuk I

gjykojme port e jemi edhe realist ata jane njerez te rrezikshem dhe shpesh

here edhe me probleme jo te pakta psikologjike. Ruani veten tuaj.

9. Duhet të jesh shumë e\i sjellshem dhe e\i dashur me të gjithë.

Ne jemi aty per tu treguar natyren e vertet te Perendis.Perendia eshte

dashuri. Dhe kete dashuri ata duhet ta shohin tek ne qe te mund ta kuptojne.

Mos bej ndarje, mos u trego me i dashur me ata qe pranojne ungjillin dhe me

pak me ata qe nuk e pranojne ose ne disa raste edhe te sulmojne.

Perkundrazi ashtu sic beri Jezusi shqetesohuni me shume per te semuret

sepse ata kane nevoj per mjekun,jo te shendoshet. Tregoni te njejten dashuri

edhe me administraten e institucionit pasi ne kete menyr do te kuptojne qe

dashuria e Perendis eshte e njejte per te gjithe dhe kjo eshte arsyeja e vetem

pse ju jeni aty,jo sepse jeni punetor te ndonje feje,organizate humanitare apo

edhe kishe. Dashuria te jete e njejte dhe e vertet pa hipokrizi.

Page 20: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

10. Duhet të jesh e/i natyrshem.

Keto dy pika jane te lidhura shume me njera tjetren (9 dhe 10). Sepse qe te

mund te duash ne cdo kohe dhe cdo kend do te thote qe te jesh vetvetja dhe

jo te shtiresh. Ne cdo moment duhet te tregosh qe ti je gjithmon keshtu jo

vetem ate nje ore. Mos u perpiq te jesh ndryshe sepse nje dite mund te

harrosh dhe te nxjerresh ne pah nje ane tjeter te vetes tended he te denuarit

jane njerez qe te studjojne shume ekane nga eksperienca e jetes. Sepse jane

njerez shume mosbesues.

Mos i trajto si te jene anormal. Ata jane te ndergjeshem per faktin se jane te

denuar per vepra penale te denueshme per ligjin. Por si jo besimtar ata nuk e

njohin kufirin e te berit keq. Keshtu qe sillu me ta natyrshem, pavaresisht se

disa prej tyre mendojne se nuk e meritojne te jene aty dhe e shprehin here

pas here.

Toni Antoni ka thene nje shprehje e cila shpjegon me se mire te qenurit

shkeles I ligjit - ‘Sipas ligjit te botes, duhet qe te besh nje vrasje qe te quhesh

vrases - por sipas ligjit te Perendis duhet vetem qe ta urresh nje njeri dhe

eshte njesoj sikur e ke vrare ate’.

Pra mos sill me ta sikur te jene viktima,por ballafaqoi ata me te verteten e

Fjales se Perendis,

- Sepse paga e mekatit eshte vdekja por dhuntia e Perendis eshte jeta

e perjeteshme nepermjet Krishtit Jezus, Zotit tone. Rom 6;23

11. Duhet të ndjekësh dhe të respektosh rregullat e burgut.

Ashtu si ne cdo familje, fis,lagje,komunitet, qytet,shtet dhe univers ka

rregulla . Edhe Perendia yne eshte Perendia e rregullit. Ai pari i dha ligjet.

Jezusi tha; Mos mendoni se erdha per te shfuqizuar ligjin ose profetet; nuk

erdha per t’I shfuqizuar, po per ti permbushur Mateu 5;17

Page 21: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Duhet te kemi kujdes qe te respektojme autoritetet dhe rregullat e tyre sepse

jane nje deshmi e mire e mire ndaj tyre, por edhe eshte nje gje qe I pelqen

Perendis. Respektimi I rregullave do lehtesoj punen tende dhe ate te

autoriteteve por gjithashtu do te ruaj ty dhe stafin tend qe te mos biesh pre e

gabimeve.

12. Duhet të ndash çdo çështje apo shqetësim me mbikqyrësin tend.

Kjo eshte nje ndihme per ty, pasi ka shume situate kur nuk mund ti

zgjidhesh vete. Mbikeqyresit zakonisht jane njerez me shume experience ne

jeten shpirterore dhe ate te perditeshme. Prandaj nese nuk ke nje eshte mire

ta zgjedhesh nje pasi kur je vetem ne nje sherbes ke nevoj per urtesi dhe

sidomos kur punon me te denuar. Shiko nese ka njerez qe kane me shume

kohe dhe experience se tin e kete sherbes dhe kerkohu atyre te mbikqyrin

sherbesen tende. Ose nese je vullnetar ateher kerkoi personit me te vjeter ne

kete sherbes mendim rreth ceshtjes qe te mundon. Por sigurohu gjithmon qe

ky person te jete i pjekur shpirterisht mundesisht pastor.

Moisiu mori nje keshill teper te vyer nga vjerri I tij. Mbikeqyresit nuk jane

per te te gjykuar por per te te keshilluar keshtu qe ji I hapur me ta.

Page 22: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Hapi I trete Srategjia e veprimit

Deri tani ke mesuar shume,por tani duhet te krijosh shume. Une do te te jap nje

shembull te cilin ti edhe mund ta perdoresh por nuk te garantoj per suksesin.

Duhet te percaktosh shume mire kapacitetin e burimeve te tua qofte ato te

brendshem apo te jashtem. Ku do te perqendrohesh me shume ne anen sociale apo

ate shpirterore.

Krijo nje strukture e cila te te sherbej jo per te te drejtuar 100% por per te te

ndihmuar qe te mos dalesh nga linja. Eshte shume e rendesishme qe te jesh i

qendrueshem ne vizionin dhe menyrat sesi ke planifikuar te ecesh ne sherbesen

tende. Por gjithashtu kjo gje do te te ndihmoje ty kesh nje paraqitje sa me te

qendrueshme dhe te qarte perpara autoriteteve. Gjithmon do te dish se cfare do dhe

se ku do te arrish dhe kjo do te te ndihmoj gjithashtu tu pergjigjesh pyetjeve qe te

drejtohen qarte. Kjo struktur eshte vetem nje shembull:

-Vizita te rregullta

Vizitat duhet te ndihmojne ne ngritjen e maredhenieve midis jush dhe te denuareve.

Dhe kjo nuk behet me nje dite dhe as me nje muaj por minimumi 6 muaj deri 1vit.

Ata duhet te te njohin dhe ti gjithashtu. Thjesht sepse shkon ne kishe ti nuk je pjes e

saj. Prandaj duhet te jesh aty rregullisht dhe te kalosh kohe me ta.

Page 23: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

-Trajnime Profesionale

Nuk eshte e mundur gjithmone por do te ishte shume mire. Nese do te kishit

mundesi qe te siguronit trajnime ose kurse profesionale per ta do te kishit nje plus

me shume ne ngritjen e maredhenieve me ta. Sepse sa me shume kohe te kalojne

besimtaret me ta aq me shume mundesi ndikimi mbi ta do te kete. Nxenesi ndikohet

gjithmon nga mesuesi. Dhe nese keni mundesi qe te siguroni trajnime profesionale

per ta atehere sigurohuni qe mesuesit te jen besimtar, do te keni dyfishin e kohes

per ti ungjillizuar ata.

-Aktivitete Sociale

Aktivitetet sociale dhe sportive jane gjithmon nje arme e mire per te krijuar

maredhenie te reja por gjithashtu edhe per te perforcuar ato me te vjetrat.

Ftoni gjithmon njerez nga kishat tju mbeshtesin ne keto aktivitete qofte me anen

financiare dhe ate vullnetare. Zhvilloni aktivitete sportive ose kulturore me

besimtar nga kishat lokale. Do te shikoni fuqin e vertet te ketyre aktiviteteve.

Tregojuni se nuk jeni I vetmi qe kujdeseni per ta, por qe ka edhe te tjere qe do ti

mireprisnin kur te dalin jashte, per te nisur nje jete te re.

Jo gjithmon ka interes per Zotin. Edhe ne vete nuk kemi shkuar fillimisht ne kishe

sepse kishim deshire per te njohur Zotin. Disa kane shkuar per te mesuar Anglisht,

disa kane shkuar pershkak se kishin nje shoqe ose nje shok qe shkonte, ose sepse nje

shok qe kishte qene aty kishte pare goca te bukura dhe te sjellshme. Por e verteta

eshte se pavaresisht menyres sesi Zoti na ka terhequr per tu perballur dhe njohur

me te verteten ne sot jemi te shpetuar dhe te shpenguar nga gjaku I Krishtit.

Prandaj te mos i lem pas dore gjerat qe na rrethojne dhe ti perdorim ato per lavdin

e Perendis dhe ndertimit te Mbreteris se Tij.

Page 24: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

-Studimet e Bibles

Ne burg do ti quajne predikime Shpirterore. Pak rendesi ka sesi do ti quajne. Ajo qe

eshte me e rendesishme eshte qe te ndodhin. Nuk eshte pamundur, por menyrat e

zhvillimit do te jene te ndryshme. Mos prisni te zhvilloni nje studim si ne kishen tuaj

lokale, ajo mund te jete nje menyr. Por gjithashtu mund edhe te uleni rreth nje

tavoline dhe te flisni mbi tema te ndryshme rreth besimit. Mos e kufizoni veten

tuaj,behuni fleksibel dhe krijues. Ata duan variacione te reja dhe sa me shume

krijues te jeni aq me shume mundesi qe te flisni dhe te te degjojne do te keni.

Studioni tipat e interesuar dhe pastaj zgjidhni menyren tuaj te zhvillimit te studimit

me ta. Shiko se cfare tipash ke perpara, ke nga ata qe bejne pyetje dhe studiojne,

apo ke nga ata qe duhet ti mbash me lloj lloj menyrash per tu perqendruar. Kjo

eshte shume e rendesishme pasi ne te varet jetegjatesia e studimit.

-Sherbesa Fetare

Ndodh 1x ne muaj dhe eshte e njejte me ate nje sherbese adhurimi qe kemi cdo te

diel ne kishat tona, vetem se s’ka ofrim. Por ka adhurim,mesazh, lutje dhe njoftim

per aktivitetet qe zhvillohen aty gjate javes. Shqiptaret jane njerez qe respektojne

kultin dhe per kete arsye ata respektojne sherbesen fetare. Perdoreni kete ne

avantazhin tuaj. E vetmja arsye qe mund te pengoj qe kjo te ndodh eshte mospasja

e nje vendi per zhvillimin e ketyre sherbesave. Here pas here ftoni pastor ose

drejtues kishash per te predikuar, pasi ata duhet te njihen me nevojat shpirterore

dhe gjithashtu per tju mbajtur ne lutje. Por ka raste kur edhe ata mund te

perfshihen ne sherbes dhe tju lehtesojne goxha pune.

Nje arsye tjeter eshte qe kur pastoret perfshihen ne sherbesat me burgjet ata vihen

perpara nje nevoje dhe njohurie qe eshte reale, te kujdesen per ish te denuarit. Per

ata qe dalin jashte, per tu rritur ne Krishtin dhe per te filluar nje jete te re. Nje ish I

denuar perballen me shume paragjykime dhe gjithashtu me nje ser veshtiresish ne

jeten e perditeshme.

Page 25: manual trajnimi per sherbesat ne Burgje

Pastoret jane njerezit te cilet mund te ndikojne me shume se cdo njeri tjeter ne jeten

e tyre. Nese pastori e prezanton ne menyren e duhur perpara Kishes ateher kasha

do ta pranoj dhe ndihmoje. Por nese pastori di shume pak per sherbesat ne burgje

ateher edhe ai vete ndoshta do te jete pak skeptik per kete denuar qe ka ardhur ne

kishen e tij,dhe ne kete menyre nuk do te beje prezantimin e duhur te tij perpara

kishes. Nese pastori shkon here pas here ne burg per vizita apo per te predikuar

kasha mesohet me kete dhe ne kete menyre ti e parapergatit kishen per kete grup

njerezish. Eshte psikologjike nese pastori ska frike ateher edhe kisha ska frike.

-Kjo eshte nje struktur shume e pergjithshme. Por qe te ndihmon per te qendruar

ne linj ose ne shina. Por patjeter qe mund te besh edhe me shume. Ndonjeher varet

nga burimet qe kemi, ndonjeher nga administrata dhe institucioni, ndonjeher edhe

nga ligjet. Prandaj ne fillim te kesaj pike une thashe qe Strategjia e Veprimit ka te

beje shume me te qenit njeri, krijues. Lutju Perendis qe te te jape urtesin e duhur

per te zhvilluar sherbesen tende.

-Bej Dishepuj

Te berit dishepuj eshte shume e rendesishme. Jo vetem qe tregon fryte te punes

tende por gjithashtu do te jete nje ndihme e madhe per sherbesen. Nje dishepull

brenda burgut eshte nje bekim. E para sepse do te te ndihmoje shume,por

gjithashtu do te te ndihmoj me kontakte te reja.Jepi atij pergjegjesi te ndryshme. Te

ndaj ungjillin te drejtoj nje takim lutje te kujdes et per kishezen,pra ka detyra te

ndryshme ku mund te te ndihmoj.Por kur ka dishepuj brenda burgut asnje gje nuk

do te jete si me pare,as per ty dhe as per te,por ne fakt as per vete institucionin.

Sepse aty ku ishte erresire tani ka drite.Dhe sfidat dhe kohet e veshtira do te jene te

shumta, por qendroni ne lutje dhe kerkoni Perendin dhe Ai do te kujdeset per ju.

Zoti ju bekofte ne sherbesen tuaj

Erion Cuni / Kapelan SH.K.B.SH

Qershor/Korrik 2008 Tirane