mary ward loreto - albania hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t....

28
+355 44 500 388 www.albaniahope.com Rr. "Skenderbej" Pall.8, Shk.2, Ap.8.2.5 Albanian Mission Against Human Trafficking MARY WARD LORETO RAPORT VJETOR Tetor 2017 - Shtator 2018 [email protected]

Upload: others

Post on 19-Jun-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

1Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

+355 44 500 388

www.albaniahope.com

R r . "Skenderbej" P all.8 , Shk.2 , Ap.8 .2 .5

Albanian Mission Against Human Trafficking

MARY WARD LORETOR A P O R T V J E T O R

Tetor 2017 - Shtator 2018

[email protected]

Page 2: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 20182

Page 3: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

3Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 20183 Annual Report October 2017 - September 2018

FONDACIONI MARY WARD LORETO RAPORT VJETOR

Tetor 2017 - Shtator 2018

Page 4: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 20184

Page 5: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

5Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

PËRMBAJTJA

Mary Ward Loreto ...................................................................................................7

MWL Projekti për Gratë .........................................................................................10

MWL Projekti për Burrat ......................................................................................17

MWL Projekti për Rininë .......................................................................................20

MWL Projekti për Edukimin ...................................................................................23

Problemet e hasura ...............................................................................................26

Mësimet e nxjerra .................................................................................................26

Page 6: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 20186

Page 7: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

7Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Mary Ward Loreto

Misioni Në Shqipëri Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore

Fondacioni Mary Ward Loreto (MWL) ka përjetuar një vit rritjeje dhe zgjerimi ndryshe nga sa kemi parë ndonjëherë më parë. Duke mbyllur kapitullin e vitit të pestë të punës sonë në Shqipëri, ne e gjejmë veten në pozita mirënjohjeje dhe entuziazmi për të punuar më shumë. Kemi bërë shumë përpara në misionin tonë për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ky moment suksesi i MWL-së, në bashkëpunim me shumë përfitues dhe partnerë, na çon drejt vitit të ardhshëm me bindje, përkushtim dhe me më shumë lidhje nga sa kemi krijuar ndonjëherë në historinë e Fondacionit.

Puna kundër trafikimit nuk është asgjë pa rrjetet që e ushqejnë atë. Ne si organizatë e kuptojmë këtë, sepse përjetojmë forcën e ndikimit si një anëtar i shumë prej këtyre rrjeteve, si në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Partneriteti dhe bashkëpunimi me të tjerët janë jetësore për të sjellë një ndryshim dhe për të krijuar ndryshimin sistematik përmes punës sonë. Ne jemi krenarë që vazhdojmë partneritetin me RENATE (Besimtarët në Evropë që punojnë në rrjet kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit), URAT (Përgjigja e Bashkuar kundër Trafikimit), Vatra, Të Ndryshëm dhe të Barabartë (të dyja këto organizata punojnë për Rehabilitimin e Viktimave të Trafikuara), dhe Shkej - Projekti i engjëjve të vegjël për fëmijët romë të rrugës. Ne kemi krijuar gjithashtu partneritet dhe bashkëpunim me shumë organizata të tjera brenda Shqipërisë, si; Peace Corps (Korpusi i Paqes), DevAID, Organizata Rome, YUNUS Social Business, Terres des Hommes, Swiss Contact dhe Fondacioni Sue Ryder. Këto partneritete janë jetike për misionin që kemi dhe na mundësojnë që të ndihmojmë personat vulnerabël brenda Shqipërisë dhe në të gjithë Evropën.

Partneritetet tona nuk janë të kufizuara vetëm me OJQ, pasi ne punojmë ngushtë gjithashtu me Ministritë e Qeverisë, Bashkitë dhe Universitetet: si psh. me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme, Bashkinë Lezhë, Bashkinë Tropojë, me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, ICITAP dhe me 3 Universitete Shqiptare.

Përpiqemi që vazhdimisht të kemi një vend në aktivitetet e duhura, sepse kur Fondacioni Mary Ward Loreto është i

Page 8: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 20188

pranishëm në rrjete, takime dhe tryeza të rrumbullakëta, ne flasim për personat vulnerabël dhe që ndikohen më shumë nga ndryshimet sistemike.

Gjatë vitit të shkuar, një anëtar i stafit tonë u anëtarësua në Rrjetin Kombëtar Shqiptar të të Rinjve (ANYN), për të përfaqësuar punën që bëjmë dhe përkrahjen tonë për të rinjtë e Shqipërisë. Ky rrjet (ANYN), është bashkuar me një komision parlamentar për të punuar me zyrtarët qeveritarë ndërkufitar në Ballkanin jugor dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore. MWL është bërë gjithashtu pjesë e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Anti-Trafikimin; Kjo na hap shumë dyer që të vazhdojmë të ofrojmë ndikim dhe aktivitet të drejtpërdrejtë, të rrisim vetëdijen, të përkrahim personat vulnerabël dhe të bëjmë fushata për ndryshime shoqërore në të gjithë sistemin.

Një nga këto fushata është Fushata UN Gift Box. Kjo fushatë u realizua në Sarandë, Vlore dhe Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, të mundësuar nga URAT dhe stafi i MWL-së. Duke marrë parasysh zgjerimin e shtrirjes sonë, MWL-ja ka filluar të përkufizojë punën rreth Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG-Sustainable Development Goals-ang) si një strategji. Këto janë qëllime afatgjata dhe pika kyçe që ndihmojnë në formësimin e punës sonë për të luftuar trafikimin njerëzor, e në veçanti eliminimin e varfërisë. Përshtatja e strategjisë sonë me strategjitë e Kombeve të Bashkuara çon në bashkëpunime dhe partneritete që sjellin ndryshime dhe përmbushin më mirë misionin tonë.

Puna në terren:

Puna në terren e MWL-së në Projektet e Grave, Burrave, Rinisë, Burgjeve dhe Edukimit ka vazhduar këtë vit për t’u dalluar, zbatuar dhe vlerësuar për ndikimin dhe rëndësinë e saj. Vlerësimi nga terreni na lejon të kuptojmë nevojat, çështjet dhe problemet, për të njohur më mirë se cfarë duhet të ndryshojmë ose ku duhet të ri-drejtojmë projektet tona. Ne mësojmë vazhdimisht dhe përshtatim punën që kryejmë për të bërë më të mirën dhe për të përparuar sa më shumë në misionin që kemi; për t’i dhënë fund trafikimit të njerzve.

Të gjitha projektet monitorohen vazhdimisht, duke mundësuar të mbajmë në fokus të punës, njerëzit në Shqipëri, veçanërisht ata në periferi. Këtë vit janë trajtuar 151 raste familjesh në krizë nga zyra jonë, kisha dhe rruga. Nëpërmjet veprimeve tona të drejtpërdrejta, ne na janë referuar 12 viktima të trafikimit, burra dhe gra.

Page 9: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

9Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Zhvillimi i personelit:

Një nga vlerat e personelit të MWL-së është vetë-përmirësimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi profesional. Këtë vit, stafi i MWL-së ka pasur mbi 100 takime, ka përfituar nga një Trajnim për Grumbullimin e Fondeve të financuar nga ARISE - një partneritet kundër trafikimit, nga një Trajnim për Refugjatët dhe Migracionin e Sigurt me UNHCR-në, një Trajnim mbi Website dhe Marketimin në prill, me theksin tek psikodrama dhe joga. Zhvillimi profesional i stafit është një përparësi kryesore, për të siguruar që misioni ynë po realizohet në çdo nivel të punës. Trajnimet e personelit zhvillohen çdo muaj në fusha të ndryshme studimesh; mes të tjerash këtë vit ishin Lidershipi Pjesëmarrës dhe Mbledhja e të Dhënave. Përveç këtyre takimeve dhe trajnimeve janë zhvilluar Takimet e Bordit të MWL-së, Takimet për Bordin e Arsimit të MWL-së, Takimet e RENATE, Trajnimi online mbi Menaxhimin e Eventeve, për Menaxherin e Logjistikës, të cilin, ky i fundit, e ka realizuar duke marrë pikët maksimale ne diplomën e dhënë nga një Kolegj i Londrës;Trajnimi i Kualifikimit për Nëpunësin e Financave, Kualifikimi i mbikëqyrjes për një nga psikologët dhe diplomimi përfundimtar i një psikologu tjetër në një trajnim katërvjeçar, me një Fondacion izraelit, në Terapinë Njohëse të Sjelljes. Në vazhdim janë organizuar trajnime individuale për anëtarët e tjerë të stafit, kryesisht përmes mbështetjes së Fondacionit Evropian të Trajnimit, ERSTE. Gjithë këto përvoja dhe trajnime na inkurajojnë drejt një produktiviteti më të madh.

Numri i takimeve të mbajtura në zyrat e MWL dhe i takimeve ku anëtarë të stafit tone kanë marrë pjesë, gjatë gjithë vitit, është jashtëzakonisht i madh dhe po ashtu rritja e ndikimit tonë është prova e vërtetë në këtë drejtim. Ne përdorim çdo mundësi që mundemi për të ndërtuar një urë dhe për të krijuar partneritete që ndihmojnë misionin tonë.

Zhvillimi i Organizatës:

Në frymën e komunikimit më të qartë të misionit tonë, ne kemi ndryshuar logon për të përcaktuar më qartë MWL si “Misioni kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Shqipëri “. Kemi riorganizuar gjithashtu strukturën tonë, duke e bërë misionin dhe arritjet tona më të qarta dhe më të përqendruara. Gjithashtu, këtë vit kemi publikuar Politikën e Sigurisë së MWL-së dhe i jemi përmbajtur asaj rreptësisht. Gjatë vitit të kaluar, një nga rezultatet më emocionuese dhe katalizatorët për rritjen dhe arritjen tonë është nderimi me titullin MBE (Member of British Empire) për Presidenten e MWL-së dhe RENATE-s, Imelda Poole.

Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër e vitit që kemi lënë pas ne në Fondacionin Mary Ward Loreto. E ardhmja e punës sonë është sfiduese, por ne kemi besim në aftësitë tona për të vazhduar luftën për eleminimin e trafikimit njerëzor duke fuqizuar Drejtësinë, Lirinë dhe Sinqeritetin.

Misioni Në Shqipëri Kundër Trafikimit Të Qenieve Njerëzore

Page 10: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201810

MWL Projekti për GratëProjekti i Gruas në Mary Ward Loreto synon t’i japë fund trafikimit dhe shfrytëzimit të grave dhe vajzave. Në frymën e Mary Ward, ne u përgjigjemi këtyre problemeve të mëdha dhe sistematike me një qasje holistike që e trajton dhe konsideron zhvillimin njerëzor në çdo nivel dhe për çdo nevojë njerëzore.

Gratë dhe vajzat përbëjnë shumicën e viktimave të trafikimit seksual. Programi ofron ndihmë për gratë dhe vajzat në komunitete, për t’u mbrojtur përmes aktiviteteve gjithëpërfshirëse, të sigurta, fleksibël dhe të qëndrueshme. Projekti synon t’a arrijë këtë qëllim përmes trajnimit, aktiviteteve të ndryshme, mbështetjes dhe fuqizimit të grave dhe vajzave për të pasur qasje në të drejtat e tyre dhe për të pasur lirinë për të arritur potencialin e tyre të plotë. Këtë vit 2,313 gra dhe vajza morën pjesë në Projektin e Grave të MWL-së në 6 rajonet ku punojmë në të gjithë Shqipërinë.

Puna në terren:

Varfëria është një nga shkaqet rrënjësore të skllavërisë dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Krijohen gjendje të frikshme e të dëshpëruara kur familjet dhe prindërit përpiqen të sjellin ushqim në familje, të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, ose të paguajnë tarifa për edukimin e fëmijëve të tyre. Oferta për të udhëtuar jashtë vendit, me shpresën e një jete më të mire, bëhet më joshëse si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Shumë raste të trafikimit njerëzor fillojnë me një individ që kërkon punë të denjë. Duke trajtuar këtë faktor dhe duke investuar në krijimin e mundësive ekonomike gjatë viteve të ardhshme, ne do të trajtojmë një nga dobësitë kryesore që i ekspozojnë fillimisht njerëzit ndaj rrezikut të trafikimit.

Këtë vit, 614 pjesëmarrës ishin pjesë e trajnimeve për ndërgjegjësimin për trafikimin e qenieve njerëzore. 321 gra kanë qenë të përfshira në programet tona shëndetësore dhe të aftësimit për jetën. Këto programe ndihmojnë gratë dhe familjet e tyre duke ofruar edukim dhe fuqizim holistik.

Page 11: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

11Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Organizimi me bazë të gjerë:

Këtë vit trajnimet në të gjithë Shqipërinë kanë prodhuar frytet e nevojshme për gratë dhe komunitetet e tyre. Në fushat e Shendellisë dhe Hoti t të Ri, gratë drejtuese janë më të angazhuara se kurrë dhe shërbejnë si modele për komuniteti n. Ato po bëjnë peti cione e kërkesa formale dhe bashkitë kanë fi lluar tashmë të përgjigjen dhe të bëjnë ndryshime.

Më poshtë jepen disa shembuj:

• Nxënësit në Raja, Tropojë janë përjashtuar nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur ndaj kushteve të vështi ra të moti t dhe trafi kimit. Falë këtyre drejtueseve femra, 31 nxënës tani janë në gjendje të shkojnë në shkollë si pasojë e sigurimit të mjeteve të transporti t.

• Në Shendelli, pas 2 vjetësh organizimi të komuniteti t me komunën, po ndërtohet një kopësht për fëmijët e tyre.

• Grupi i komuniteti t në Hot të Ri po advokon dhe negocion për një rreth rrotullim, që do të ndërtohet në fshat për të minimizuar numrin e aksidenteve.

Zhvillimi njerëzor:

Në akti vitetet e zhvillimit njerëzor gjatë këti j viti janë përfshirë 1168 pjesëmarrës. Ky program ka përfshirë identi fi kimin e nevojave, këshillime, referime, trajnime, akti viteteve socializuese për konsolidimin e grupeve të komuniteti t dhe mbështetjen për gratë në krizë.

205 gra morën pjesë në akti vitetet e teknikave njohëse për vlerësimin, përmirësimin dhe ruajtjen e vetëvlerësimit të grave. Këto akti vitete kanë sjellë një ndikim poziti v si në nivel personal, ashtu edhe në dinamikën e grupeve duke rritur nivelin e tyre të socializimit dhe ndërti min e ekipit.

Bashkohu me ne në këtë mision.

Page 12: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201812

Përveç kësaj, duke trajnuar dhe udhëzuar institucionet lokale, gratë dhe komunitetet e tyre do të kenë një mundësi të mirë për të pasur qasje në shërbime më të mira. Në këtë këndvështrim, programi ka ofruar rritjen e kapaciteteve të 112 pjesëtarëve të stafit të shërbimeve shtetërore dhe edukim për fuqizimin e instrumenteve zbatuese për zhvillim të qëndrueshëm gjatë këtij viti:

Shëndeti:

Nëse një grua është e angazhuar në bujqësi, ka shumë mundësi që po e bën këtë punë në mënyrë informale. Kjo e përjashton atë nga shërbimet sociale dhe përfitimet shëndetësore në përgjithësi. MWLW ka besim në përvojën që ka në drejtim të ofrimit të mbështetjes shëndetësore për grate, për t’u mundësuar atyre të ndërtojnë një jetë të re, në të cilën ato të ndihen të sigurta dhe të jenë në gjendje të kontribuojnë në familjet dhe komunitetet e tyre si qytetare aktive dhe me të drejta të plota. Duke i përkrahur gratë në komunitetet e tyre dhe duke punuar me ofruesit ekspertë shëndetësor, u mundësojmë grave të gjejnë bazat e tyre në një shoqëri të re dhe të fitojnë punësim, mundësi kuptimplota dhe dije për të mbështetur shkollimin e fëmijëve që të kërkojnë një të ardhme më të mirë për ta dhe familjet e tyre.

Në programin për sigurimin e jetës së shëndetshme dhe mirëqënies për gratë, janë përfshirë 201 pjesëmarrës:

Në trajnimin e kryer për kujdesin paliativ, janë trajnuar rreth 90 ofrues të kujdesit shëndetësor. Janë zhvilluar gjithashtu trajnime me synim ndërtimin e kapaciteteve ku u përfshinë 63 mjekë dhe infermierë për të siguruar ndihmën e përshtatshme për njerëzit në nevojë me shërbime shëndetësore. Janë trajnuar gjithashtu 20 mësues mbi Ndihmën e Parë.

Qendra e Këshillimit e Tiranës (QKT):

Që nga hapja e saj, qendra e QKT-së ka treguar se është një pjesë shumë e nevojshme që i mungonte shoqërisë. Vizioni për këtë qendër ishte ai i një vendi pritës për gratë dhe vajzat që kishin nevojë për ndihmë dhe shërbime në qytetin e Tiranës. Këtë vit, 106 gra dhe vajza kanë kontaktuar qendrën dhe 316 çështje kanë marrë shërbimet e nevojshme nga stafi i kualifikuar i QKT dhe nga rrjeti i referimit. Shumë gra paraqiten në qendër me problematika të ndryshme si dhuna në familje, probleme të kujdesit të shëndetit mendor, kërkim azili, nevojë për ndihmë ligjore dhe madje edhe nevojën për orientim për qasje dhe përfitim nga shërbimet sociale. QKT-ja ka ndikuar në reduktimin e vulnerabilitetit dhe të rrezikut të trafikimit të qenieve njerëzore përmes rritjes së qasjes në shërbimet e ofruara nga Institucionet shtetërore dhe jo shtetërore. Kjo punë e vazhdueshme zbatohet përmes informimit, referimit dhe fuqizimit të grave për të kërkuar në bazë të të drejtave të tyre, mbrojtjen dhe mbështetjen nga ofruesit e shërbimeve përkatëse.

47 gra dhe vajza kanë marrë mbështetje shëndetësore mendore në qendër dhe përmes këshillimit online për të përballuar abuzimet në familje, traumat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shqetësime të tjera psikologjike.

Pako me ushqime, veshmbathje dhe ilaçe janë shpërndarë për 39 gra në nevojë dhe 10 gra janë vendosur në streha dhe akomodim social.

9 gra janë mbështetur me qasje në kujdesin shëndetësor, 13 janë referuar në ndihmë juridike falas dhe 7 gra që kërkojnë azil në vendet e tjera evropiane/ deportuar në Shqipëri pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil, janë këshilluar dhe u është dhënë informacion lidhur me proçedurat e sigurisë dhe

Page 13: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

13Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

mundësitë me të cilat mund të mbështeten. Për të riintegruar dhe fuqizuar ekonomikisht, 43 gra janë referuar në tregun e punës dhe 10 prej tyre janë trajnuar për vetëpunësim.

Një pjesë e rëndësishme, kur kërkohet e vërteta dhe drejtësi, ka të bëjë me vënien para përgjegjësisë të kriminelëve përgjegjës duke kërkuar ndihmë juridike dhe zbatimin e ligjit. 57 gra dhe vajza, të cilat janë viktima të dhunës në familje, kanë marrë mbështetje emocionale, janë informuar për të drejtat e tyre dhe i janë referuar zbatimit të ligjit. 13 gra janë udhëzuar dhe kanë marrë ndihmë juridike. 5 vajza që ishin viktima të mundshme të trafikimit dhe 2 vajza që ishin viktima të dhunimit seksual përfituan seanca ndërgjegjësuese dhe këshillimi dhe po ndjekin zbatimin e ligjit. Për shkak të efektivitetit të kësaj pune, punonjësi kryesor social në QKT u përzgjodh nga ICITAP për të marrë pjesë në një trajnim të përbashkët në SHBA, me policinë shqiptare, me temën ‘’Përballja me krimet seksuale’’. Pas këtij trajnimi prestigjioz punonjësi i MWL-së ka qenë pjesë e një ekipi trajnues që punon me policinë e shtetit për këtë çështje. Qendra e QKT-it ka ndërhyrë drejtpërdrejt në jetën e 5 viktimave të mundshme të trafikimit nëpërmjet ndërgjegjësimit, këshillimit dhe drejtimit për zbatimin e ligjit.

Që nga viti 2013 Fondacioni Mary Ward Loreto ka qenë në partneritet me Medaille Trust që drejton strehat për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore në Britani të Madhe. Për të mbijetuarit shqiptarë të trafikimit është ofruar këshillim online në gjuhën amtare nga psikologu i MWL-së. Ajo jep gjithashtu dëshmi psikologjike për të mbështetur procesin e aplikimit për azil. Kjo mbështetje ka vërtetuar të jetë e rëndësishme për ato gra dhe vajza që përkundër tragjedisë së tyre traumatike dhe shfrytëzimit, duhet të integrohen në një shoqëri të re në Mbretërinë e Bashkuar.

Qendra në fjalë është në zemër të misionit tonë dhe zgjerimi i këtij projekti do ndikonte drejtpërsëdrejti duke shpëtuar jetët e grave dhe vajzave vulnerabël. Kemi patur shumë punë për nga sasia e nevojave me të cilat jemi përballur dhe po përpiqemi në mënyrë aktive të zgjerojmë kapacitetin e qendrës. Tirana është vetëm një nga 5 rajonet ku punojmë; një qendër si qendra e QKT-isë do të kishte shumë vlerë veçanërisht në zonat më të izoluara të Shqipërisë.

Page 14: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201814

Biznes Social i MWL-së:

Këtë vit, aspekti i biznesit social i projekti t tonë është rritur në mënyrë eksponenciale. 102 gra janë përfshirë në akti vitetet tona të fuqizimit ekonomik; këto përfshijnë zejtarinë dhe kurset në gjuhën angleze për më shumë mundësi ekonomike. Për të lehtësuar më mirë këtë zgjerim, MWL po përgati tet për fi llimin e një projekti specifi k për bizneset sociale të MWL-së.Ky zhvillim do të përqëndrohet në tre vendndodhjet tona kryesore; Kallmet, Tropojë, dhe një dyqan i ri në Tiranë. Kjo do të mundësojë që MWL të fuqizojë më mirë gratë dhe t’u japë më shumë mundësi.

Gjatë këti j viti janë përfshirë 58 gra dhe janë mbledhur 35.700 Euro të ardhura.

• Parku Kombëtar i Butrinti t këtë vit ka ofruar mundësi pune për 9 gra me të ardhura prej 3400 Euro

• Dyqani i MWL-së në Valbonë, i vendosur në Alpet Shqiptare u hap në maj dhe ka shitur mallra me vlerën e 4600 Euro për grumbullimin e produkteve nga Fieri, Kallmeti , Hoti i Ri dhe kryesisht nga gratë e Tropojës

• Shkollat IBVM Spanjë janë tani një klient i rregullt i punëtorive të rrobaqepësisë së Kallmeti t duke siguruar 14,500 euro gjatë këti j viti .

• Produktet e tezgjahut dhe produkte të tjera të rrobaqepësisë nga workshopi i Kallmeti t kanë gjeneruar 10,000 euro.

• Qendra në Hot i Ri ka mbledhur 3200 euro prej shitjes së produkteve si kartolinat e qëndisura dhe qirinjtë arti zanalë.

Ne jemi në proces konsolidimi të 16 mini-bizneseve ekzistuese të drejtuara nga gratë dhe po i mbështesim ato individualisht. Në këto biznese janë vetëpunësuar 45 gra. Sezoni turisti k mblodhi të ardhura dhe siguroi një treg të gatshëm. Biznesi social i MWL-së u siguroi tryezat e shitjeve 10 grave që prodhojnë produkte arti zanale dhe rrobaqepësie. 6 bizneset e tjera, të cilat përqëndrohen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, vijojnë punën dhe kanë krijuar klientët e tyre të rregullt. Ky vit ishte përfundimi i fazës së mbikëqyrjes.

Page 15: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

15Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Programi i turizmi dhe bujtinave përfitoi një trajnim për metodologjinë e punësimit dhe po pilotohet në rajonin e Tropojës me Hotelet dhe bujtinat në Valbonë. Në këtë program është zhvilluar një rrjet nga veprimtaria e nisur nga MWL ku është e përfshirë edhe Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Bashkia e Tropojës, 3 OJQ lokale dhe kombëtare dhe tre pronarë biznesi e përfaqësues nga 24 bujtina në Valbonë. Programi kishte për qëllim formimin profesional dhe formimin për punësim të 28 grave dhe të rinjve. Ky trajnim u fokusua në punën në hotele dhe restorante si kamerierë, guzhinierë dhe punonjëse shërbimi. Nga ky aktivitet, 23 nga pjesëmarrësit u punësuan menjëherë pas trajnimit, me punësim sezonal. Ndërkohë në bashkëpunim me Bizneset dhe Zyrën e Punës në Tropojë, po përgatitet trajnimi i ardhshëm për sezonin e dimrit të vitit të ardhshëm. Kërkesa për punësim po rritet me rritjen e turizmit në Shqipëri.

Këtë vit në Shendelli, gjatë sezonit nga maji deri në shtator 2018 u punësuan 52 gra. 3 prej tyre mblodhën para për vazhdimin e studimeve në Universitetin e Tiranës. 26 vajza të reja nga Tropoja dhe Shendelli janë duke u trajnuar në gjuhën angleze për të rritur nivelin e njohurive dhe për t’u punësuar më lehtë në vendet turistike. 12 gra nga Hot i Ri janë punësuar në qytetin e Shkodrës nëpërmjet ndërmjetësuesit të MWL-së. 3 gra të tjera janë punësuar në zonat e Lezhës dhe Fierit dhe 23 gra nga Lezha kane ndjekur kurse formimi profesional për rrobaqepësi.

Punonjësit socialë të MWL-së vazhdojnë të mbajnë kontakt me 90 gratë që janë punësuar, për t’i këshilluar mbi Kodin e Punës dhe për të parandaluar shfrytëzimin në punë.

Me rritjen e shpejtë të Biznesit Social, MWL-ja po ecën përpara në zhvillimin e një projekti të veçantë. Këtë vit, u punësua një agjent shitjesh për t’u përgatitur për këtë rritje dhe zgjerim të aktivitetit, me qëllim që të bënte vlerësimin e tregut dhe të zgjeronte klientelën për biznesin social të Mary Ward Loreto. Studimi i tregut, testimi i produkteve, zhvillimi i bashkëpunimit dhe planifikimi i biznesit po ecin përpara me ritme emocionuese.

Page 16: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201816

Projekti i burgjeve:

Sistemi i burgjeve në Shqipëri është i mbushur me korrupsion dhe ne e vlerësojmë shumë punën në shërbim të grupit të harruar të të burgosurve. Çdo javë, punonjësi ynë kryesor nga Qendra e AKT-së viziton gratë në burg dhe MWL është e angazhuar në këshillimin dhe mbështetjen e grave të liruara nga burgu për t’u integruar në shoqëri. Projekti i Grave aktualisht është duke këshilluar një ish-të burgosur që ishte trafikante. Kjo ilustron spektrin e plotë të epidemisë trafikuese, dhe drejtësia po shfaqet; drejtësia është në zemër të karizmës tonë dhe gjaku i jetës së çdo gjëje që bëjmë.

Rrjetet:

Si çdo gjë tjetër në punën tonë, ne nuk mund të arrijmë rezultate të vetëm. Krijimi i rrjeteve të punës është bërë një element i rëndësishëm i projektit në drejtim të strategjisë për krijimin e një impakti të qëndrueshëm në fushat e synuara, por edhe në nivel kombëtar dhe evropian. Menaxheri i Projektit të Grave të MWL-së është anëtar i grupit kryesor të RENATE dhe 6 punonjës kryesorë janë po ashtu anëtarë. Menaxheri i Projektit për Gratë i MWL-së është kryetari aktual, deri në Dhjetor 2018, i rrjetit Përgjigje të Bashkuara kundër Trafikimit (URAT). Anëtarësia e këtij rrjeti përbëhet nga 4 kongregacione fetare, 9 OJQ kombëtare (dy prej të cilëve kanë strehë për të mbijetuarit e TNj) dhe Korpusi i Paqes. Shën Bakhita - Dita Ndërkombëtare e Lutjes kundër TNj-së, ka qenë një aktivitet i suksesshëm i këtij rrjeti në shkurt të vitit 2018. URAT dhe MWL-ja mundësuan gjithashtu fushatën e UN Gift Box në Vlorë për Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Korrik dhe në Tetor, në Kosovë për Ditën Evropiane Kundër Trafikimit.

MWL-ja është ftuar dhe është pjesë e rrjeteve të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, ku jemi të përfaqësuar nga Koordinatori i Qendrës së Këshillimit për Gratë të MWL-së. MWLW ka zhvilluar instrumenta dhe një rrjet për t’u lehtësuar grave qasjen në mundësitë e tregut të punës. Një dokumentar i quajtur “MWL, Shpresë për Gratë” është përdorur si mjet për të angazhuar bizneset dhe sipërmarrësit që të bashkëpunojnë për biznese me përgjegjësi etike dhe shoqërore. Organizimi dhe pjesëmarrja në panaire të ndryshme të organizuara në Shqipëri, dhe sidomos në Tiranë, ka shërbyer për prezantimin e produkteve, por edhe si një vlerësim tregu për punën e ardhshme në vazhdim. Ky është vetëm një pjesë e rrjetit në të cilin përfshihen gratë e MWL-së, duke dëshmuar nevojën për punën tonë në të gjithë Shqipërinë, Ballkanin dhe Evropën.

Page 17: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

17Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

MWL Projekti për BurratTrafikimi njerëzor, shfrytëzimi dhe emigrimi janë të gjitha çështjet me të cilat përballen meshkujt në Shqipëri. Mary Ward Loreto, novatore ndaj kulturës aktuale, ka fuqizuar gjithmonë burrat si avokatë dhe aleatë për ndryshim, në luftën për të sjellë ndryshime në sistem. Projekti i burrave i MWL-së afron këtë mision duke adresuar nevojat e individit në mënyrë holistike dhe me dinjitet. Qëllimi ynë është të forcojmë rolin e meshkujve në luftën kundër dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit me bazë gjinore dhe të promovojmë ecurinë e zhvillimit njerëzor dhe ekonomik e mirëqenies së njerëzve në tërësi. Këtë vit ne kemi parë shenja të një ndikimi pozitiv, veçanërisht në fushat ku po zbatojmë projektet tona.

Formimi Profesional:

Fuqizimi ekonomik i burrave është një pjesë e rëndësishme e punës sonë. Këtë vit, 22 meshkuj kanë përfunduar kurse profesionale për saldator, hidraulik dhe përpunim druri.Ky investim tek individ po sjell ndryshim në këndvështrimin e tyre; tanimë emigracioni renditet i dyti në gjetjen e mundësive të punësimit dhe po investohet tek aftësitë për t’u punësuar në Shqipëri. 40 burra të tjerë u çertifikuan këtë vit pas përfundimit të kurseve te formimit në vitin 2017 dhe shumica e tyre janë punësuar nga kjo iniciativë. Një aktivitet shumë pozitiv dhe me shumë ndikim ka qenë kursi tre mujor për përpunimin dhe gdhendje druri. 4 të rinj janë trajnuar dhe janë duke prodhuar produkte, që u sjellin më shumë të ardhura familjeve të tyre. Një nga studentët ka qënë bari, para se të bëhej një nga studentët më të mire. Ky student është ftuar të ekspozojë punimet e tija artistike në një panair në Itali.

Trajnimet për Zhvillimin Njerëzor:

Gjatë periudhës për të cilën po raportohet, janë organizuar 20 Trajnime për Zhvillimin Njerëzor në 5 rajone. Mbi 400 meshkuj morën pjesë në temat e mëposhtme: dhuna me bazë gjinore, anti-trafikimi, migrimi i sigurt, parandalimi i ekstremizmit dhe terrorizmit, prindërimi pozitiv, varësia ndaj alkoolit dhe narkotikëve, bimët mjekësore dhe legalizimi i pronës. Numri i pjesëmarrësve në këto trajnime ishte midis 10 dhe 20 meshkuj.Mosha e pjesëmarrësve varjon nga 25 në 55. Ne po shohim një rritje në angazhimin e pjesëmarrësve në këto trajnime, ku prania e grave krijon një

Page 18: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201818

mjedis pozitiv me pikëpamje të ndryshme, ku diskutimet janë më të lehta e më të thella dhe më ndikuese. Në 5 komunitete kemi burra, të cilët janë trajnuar për një qasje dhe perspektivë të re për tema delikate dhe tabutë në Shqipëri, siç është dhuna me bazë gjinore dhe prindërimi pozitiv, ku po vihen re ndikimet shumë pozitive tek individët, familjet dhe komunitetet.

Shumica e këtyre programeve janë zbatuar në zona rurale, ku ekonomia e komunitetit bazohet në bujqësi dhe blegtori. Trajnimi për bimët mjekësore pati një ndikim të madh dhe përfitim të drejtpërdrejtë për komunitetin. Pas këtij trajnimi këtë vit, qindra njerëz mbledhin bimë mjekësore si zakonisht, por me cilësi më të lartë dhe të ardhura më të larta se vitet e fundit. Trajnimi për regjistrimin e tokës dhe pronës ka qenë një lehtësim i madh për komunitetet ku mungon kultura ligjore dhe procedurat janë të mbingarkuara me burokraci. Në të gjitha fushat ku kemi zhvilluar këtë trajnim, ka patur një rritje aplikimesh dhe çertifikimesh; Rrjedhimisht, burrat dhe gratë tanimë kanë më shumë mundësi për të aplikuar në grante të ndryshme dhe më shumë mundësi për të zhvilluar pronën e tyre.

Fuqizimi i Komunitetit:

Në MWL ne besojmë se çështjet e nivelit sistematik trajtohen dhe zgjidhen më mirë në komunitet. Prandaj fuqizimi i komunitetit është aq shumë i rëndësishëm për misionin tonë. Përmes forumeve, seminareve dhe planifikimit strategjik në bashkëpunim me bashkit, mund të sjellim ndryshim dhe mund të transformojmë shoqëritë. Pas studimit tonë në 2016, “Sfidat dhe Perspektivat e Burrave në Shoqërinë Shqiptare”, ne e dinim se për të sjellë një ndryshim, ishte e domosdoshme shtrirja dhe zhvillimi i komunitetit. Në vijim të rekomandimeve ne kemi organizuar forume dhe aktivitete të tjera që përpiqen të fuqizojnë komunitetin për potencialin e tyre. Studimi në Divjakë, forumet në Pukë dhe Fushe Arrëz, një ekspozitë në Pukë dhe një sërë grupesh fokusi në të gjitha fushat, kanë zgjuar në komunitetet në fjalë vullnet dhe shpresë për ndryshim. Ekspozita e Artizanatit të Pukës në 29 shtator 2018 është një shembull i shkëlqyer i këtij zgjimi, pasi ishte ekspozita

Page 19: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

19Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

e parë në 27 vjet në atë rajon. Projekti i burrave i MWL është shtrirë këtë vit në Pukë, Lushnje, Divjakë dhe Fushë Arrëz, dhe synon të zgjerojë veprimtarinë e tij në zona të tjera të Shqipërisë.

Projekti i burgjeve:

Sistemi i burgjeve në Shqipëri, në vend të një institucioni të drejtë dhe rehabilitues, dallohet nga korrupsioni i rrënjosur thellë dhe minimizimi i të drejtave themelore të njeriut. Në punën e burgjeve është shumë e lehtë të identifikohen nevojat por shumë e vështirë për të gjetur mënyra për të ndihmuar për shkak të mungesës së programeve, transparencës dhe qëndrueshmërisë së personelit në administratë.

MWL punon për ta trajtuar këtë çështje duke krijuar grupe fokusi në burg. Më shumë se 60 meshkuj që vuajnë dënimin në 3 burgje, marrin pjesë rregullisht, në aktivitetet e propozuara nga projekti. Këta burra përkrahen në drejtim të nevojave themelore, nevojat e urgjencës që nuk ofrohen nga burgu si dhe me mbështetje ligjore. Brenda grupeve të tyre mbështetëse, këta njerëz marrin pjesë në seminare për luftën kundër trafikimit, duke u dhënë meshkujve një botëkuptim më të qartë të seriozitetit të këtij fenomeni dhe duke i dhënë MWL-së një botëkuptim më të mirë se si mund ta luftojmë. Ky ishte viti ynë i tretë i vizitave javore në burgje dhe ne kemi krijuar besim dhe marrëdhënie me burrat, në grupet me të cilët punojmë. Qëndrimi i meshkujve është zhvendosur nga pasiguria dhe mosbesimi i pranisë sonë drejt bashkëpunimit aktiv, për të na ndihmuar të ndërtojmë komunitetin.

Kur punojmë në burgje, mendojmë gjithmonë për të rinjtë dhe meshkujt jashtë burgut, njerëzit që janë në rrezik shumë të lartë për t’u përfshirë në sjellje kriminale, në trafikimin e qenieve njerëzore, për shkak të kushteve të tyre ekonomike dhe sociale. Puna brenda burgjeve na ndihmon në punën jashtë burgjeve; Misioni ynë mbetet i njëjtë: të ndihmojmë individët të arrijnë potencialin e tyre të plotë, me dinjitet dhe drejtësi, për të ndjekur një të ardhme më të mirë.

Për shumë të burgosur, MWL ka qenë urë mes tyre dhe familjeve të tyre, sistemit gjyqësor dhe kishës. Planet dhe ëndrrat tona janë që të gjejmë një mënyrë për të shtrirë praninë tonë në burgje. Ne e shohim punën tonë si një investim për parandalimin dhe ndërgjegjësimin, që kur këta njerëz të jenë të lire, të përpiqen të riintegrohen në shoqëri si qytetarë produktivë dhe kontribues.

Page 20: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201820

MWL Programi për të RinjtëQëllimi që kemi për ndryshime sistematike dhe të rëndësishme kërkon një qasje gjithëpërfshirëse për shoqërinë. Ne e realizojmë këtë duke ofruar mundësi dhe duke i dhënë shpresë të rinjve të pafavorizuar anembanë në Shqipëri.

Programi i Grupeve të fokusit:

Fuqizimi i të rinjve realizohet më së miri në komunitet. Programi ynë i Grupeve të Fokusit realizohet në komunitet dhe investon në brezin e ri. Të rinjtë ndjekin kurse profesionale për punësim, bëhen pjesë e komunitetit, organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete me bazë vullnetare, trajnohen për zhvillimin e tyre njerëzor dhe këshillohen e mbështeten përmes proçesit të punësimit. Kurset profesionale variojnë nga kurse për elekricistë dhe për automekanike, tek kurset e gatimit dhe parukerisë. 6 trajnime janë zhvilluar për grupet e fokusit:

1. Efektet e medias sociale në imazhin personal, 2. Mendimi kritik dhe vendimmarrja, 3. Anti-trafikimi dhe ndërgjegjësimi për trafikimin e qenieve njerëzore, skllavëria dhe migracioni i sigurt; 4. Kërkimi i punës (përgatitja e CV-s, Letra e motivimit dhe Intervista e Punës); 5. Të ndryshem dhe të barabartë (trajnim kundër paragjykimit dhe vetë-paragjykimit); 6. Mëso të ndërmarrësh (trajnim mbi biznesin dhe sipërmarrjen)

Ne po hapim një rrugë për punësim dhe fuqizim; trafikimi nuk mund të mbijetojë në një komunitet ku të rinjtë janë të fuqizuar dhe të punësuar. Ky program, i cili aplikohet në Lushnje, Pukë dhe Rreshen, është jetik për ndryshimin sistematik që ne po përpiqemi të arrijmë. Përmes punës së stafit tonë dhe shfrytëzimit të rrjetit tonë, këtë vit u regjistruan 76 të rinj në këtë program në të gjithë vendin.

Programi i aftësive drejtuese (lidershipit):

Një nga sipërmarrjet më emocionuese për qëndrueshmërinë e punës sonë është investimi tek drejtuesit e advokuesit e rinj. Programi i Lidershipit ndihmon në krijimin e vetëbesimit mes të rinjve dhe në besimin që kanë tek ata komunitetet e tyre, duke u dhënë motivim dhe ambicie për të

Page 21: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

21Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

investuar në aftësitë dhe zotësitë e tyre në komunitetet përkatëse. Këtë vit, ky program është fokusuar në Durrës, ku janë kryer 28 trajnime dhe seminare; 4 iniciativa sociale, njëra është në bashkëpunim me Korpusin e Paqes në Lushnje, ku të rinjtë drejtuan një sesion edukimi mes njëri-tjetrit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Skllavërinë Moderne; 2 aktivitete socializuese; 1 kamp veror i organizuar për 50 të rinj; dhe “Manualin e Programit të Lidershipit” të hartuar nga trajnerët e programit.

7 të rinj, të cilët ishin pjesë e të gjithë programit, kanë pasur sukses në këto dy vjet. Ata kanë fituar aftësi të reja si psh aftësinë për të dëgjuar, aftësi shprehëse, shoqërizim me bashkëmoshatarët e tyre dhe kanë dëshirë për të dalë vullnetarë për të dhënë nga vetja e tyre e për të ndihmuar të tjerët. Po këta të rinj kanë ngritur një grup aktiv të rinjsh në komunitetin e tyre.

Për shumë të rinj, Programi i Lidershipit të të rinjve, ka qenë një përvojë, në të cilën për herë të parë janë pyetur për ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat që kanë për të ardhmen dhe janë sfiduar të ndjekin këto ëndrra. Shumë prej tyre përballen me probleme sociale familjare, varfëri, papunësi, dhunë në familje, probleme shëndetësore dhe shumë çështje të tjera. Është një sfidë për ta që të jenë drejtues në komunitetin ku jetojnë, për shkak të faktit se komunitetet e tyre nuk ofrojnë lehtësira për të shprehur vullnetin që ata kanë për të kontribuar. Zona në të cilën jetojnë është zonë informale e formuar gjatë 20 viteve të fundit, dhe duke qënë një zonë informale, shumë nga shërbimet shtetërore mungojnë.

Projekti kërkoi mbështetjen e aktorëve të tjerë të komunitetit, si nga prindërit, shkollat, administrata bashkiake dhe psikologët vullnetarë për të punuar me grupin. Trajnimet dhe seminarët u zhvilluan me të rinjtë, në përputhje me vizionin për t’i trajnuar ata si drejtues të komunitetit për të ndërmarrë iniciativa për shërbimet në komunitet. Ne shpresojmë ta zgjerojmë këtë program në zona të tjera.

Programi i trajnimit për zhvillimin njerëzor:

Rritja e ndërgjegjësimit dhe trajnimi janë aktivitetet në terren që po sjellin ndryshime në sistem. Këtë vit, Programi i Trajnimit për Zhvillimin Njerëzor të MWL-

Page 22: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201822

së ka arritur te përfshijë 1222 të rinj. Ekipi i Projektit për të Rinjtë ka realizuar 47 trajnime dhe seminare për Efektin që kanë mediat sociale tek imazhi personal; Anti-trafikimi dhe ndërgjegjësimi për trafikimin e qenieve njerëzore, skllavëria dhe migracioni i sigurt; si dhe Mendimin kritik dhe vendimmarrja në 17 zona të Shqipërisë. Këto trajnime janë thelbësore për misionin tonë jo vetëm për ndërgjegjësimin, por edhe për ndalimin e trafikut njerëzor në nivel sistemi.

Projekti: “Mësimi, praktikimi dhe influencimi përmes praktikës së integruar” në Lezhë.

Ky ishte një projekt me një kohëzgjatje prej 10 muajsh i financuar nga BE-ja, i drejtuar nga Menaxheri i Projektit MWL për të rinjtë, si pjesë e këtij projekti në bashkëpunim me Punonjësen Sociale të Projektit MWL për gratë në Lezhë. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte që të rinjtë të përfaqësonin komunitetet e tyre brenda strukturave të institucionit të Bashkisë në Lezhë. Qëllimi ishte transformimi i këtij institucioni në një mekanizëm të besueshëm dhe efikas të zgjidhjes së problemeve dhe praktikave më të mira duke zvogëluar sjelljen e paligjshme dhe të papërshtatshme brenda pushtetit lokal. Objektivi specifik është forcimi i rolit të të rinjve në promovimin e qeverisjes së mirë dhe parandalimin e sjelljeve të papërshtatshme, shërbimit të dobët ndaj konsumatorëve dhe praktikave korruptive, në të gjitha nivelet e Bashkisë, sipas reagimeve të komunitetit dhe monitorimit të të rinjve.

Gjatë këtyre 10 muajve, projekti është prezantuar brenda mjedisit institucional të Lezhës dhe është bërë pjesë integrale e rutinës ditore të Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj. Për më tepër, projekti ka themeluar grupin rinor që ka nisur një rrugëtim brenda Bashkisë dhe ka dokumentuar progresin e tij dhe rritjen e njohurive për të pasuruar përvojën e tyre personale. Ata kanë kontribuar gjithashtu në krijimin e një marrëdhënie më cilësore ndërmjet Shoqërisë Civile, si përfaqësues të komunitetit, dhe Pushtetit Lokal, si hartuesi kryesor i politikave në rajon. Tani këta 10 të rinj janë anëtarë të Bordit Rinor Këshillimor (BRK) dhe do të përmirësojnë rezultatet e dukshme që kanë ardhur me zbatimin e aktiviteteve te planifikuara. Projekti synonte të rriste vetëbesimin e të rinjve, duke i vendosur ata në qendër të aksionit dhe duke kërkuar që Bashkia t’i konsideronte ata partnerë. Kjo u arrit edhe me nënshkrimin formal të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis BRK-së, Mary Ward Loreto-s dhe Bashkisë, si dhe në dorëzimin formal të Manualit të BRK-së të pranishmëve në Ceremoninë e Mbylljes së Projektit. Pavarësisht hierarkisë dhe ristrukturimit të personelit në bashki, ndjenjat mikpritëse dhe të ngrohta dhe qëndrimet e stafit ndaj të rinjve të përfshirë, kanë qenë shumë inkurajuese dhe premtuese. Të rinjtë kanë hasur mendësi bashkëpunuese dhe kanë qenë të lirë të kontribuojnë dhe të mësojnë. Gjithashtu BRK-ja është vlerësuar shumë dhe është e mirëpritur që të vazhdojë të kontribuojë në demokratizimin e këtij institucioni.

Page 23: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

23Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

MWL Për EdukiminProjekti i Edukimit MWL është përqendruar vetëm në advokimin e standardeve etike dhe eliminimin e korrupsionit në sistemin arsimor. Ky projekt lufton trafikimin dhe shfrytëzimin e njerëzve duke theksuar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit me procese demokratike për brezin e tanishëm dhe brezat që do vijnë. Edukimi i rinisë është fronti i parë i kësaj lufte që kemi ndërmarrë për të sjellë ndryshime të qëndrueshme në sistem. Që nga përfundimi i studimit tonë të gjerë të titulluar “Etika në sistemin arsimor në Shqipëri”, projekti i Edukimit MWL, ka dëshmuar se është mëse i nevojshëm. Ky vit ka qenë një vit shumë i suksesshëm për Projektin e Edukimit. Studimi që kemi kryer tani është shpërndarë në të gjitha institucionet dhe shkollat që morën pjesë në studim nga Veriu në Jug të vendit. Kjo shpërndarje e studimit ka ndihmuar në hapjen e dialogut me bashkitë. Të treja konferencat në Tiranë, Veri dhe Jug të vendit, respektivisht në Shkodër dhe Vlorë, tani janë realizuar, me një prezencë të plotë prej më shumë se 700 mësimdhënësve, prindërve dhe stafit të Ministrisë së Arsimit, si në nivel lokal dhe atë kombëtar.

Nga Ministria e Arsimit kishte një numër të madh përfaqësuesish të interesuar në këtë studim dhe që ofruan një mbështetje tepër të vyer për vetë studimin dhe për hapjen e konferencës si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal. Gjithashtu nuk pritej që kryetarët e Bashkive të kishin kaq interes për këtë studim. Për shkak të kësaj pranie publike dhe njohjes së vlerës së këtij studimi, ndikimi që patën aktivitetet, ishte shumë i madh. Shtypi dhe mediat u përfshinë gjerësisht dhe në vend nisi një debat masiv për nivelin e zbuluar të korrupsionit nga studimi paraprak. Tashmë e dimë se ky moment për ndryshim sistemor në Shqipëri nuk mund të ndalet, pasi kutia e Pandores u hap. Ministria e Arsimit deklaroi në Konferencën në Vlorë se po përgatitet një Kod Etike i ri që së shpejti do të miratohet nga parlamenti shqiptar. Në konferencë u shpreh se ky studim tregon se si Kodi ekzistues i etikës është i vjetëruar dhe se duhet të shkruhet dhe të zbatohet një kod i ri. Projekti i Edukimit drejtohet nga Bordi i Edukimit i MWL, i cili ka qenë vertetë efikas në kohë dhe burime për ta bërë sa më të suksesshëm fillimin e këtij studimi në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit ka kërkuar të hartojmë një program për të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri për të futur etikën si lëndë mësimore brenda kurrikulës së re të rishikuar në vend. Kjo është një përpjekje nxitëse dhe ne shpresojmë që të forcojmë më tej partneritetin që kemi me Ministrinë.

Page 24: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201824

Shërbimi i të nxënit:

Projekti i Shërbimit të të Nxënit synon të krijojë një bashkësi midis nxënësve, prindërve dhe organeve qeveritare, duke krijuar një mjedis të shëndoshë raportimi dhe bashkëpunimi, pa korrupsion, duke nxitur zhvillimin ndërpersonal dhe aftësitë drejtuese të studentëve. Të gjitha palët e interesuara kanë një rol aktiv, gjë që e bën të prekshëm zbatimin e qëllimeve dhe metodologjisë së MWL-së.

Aktualisht, në Lezhë, janë të përfshirë 52 studentë në këtë projekt.

Projekti i Edukimiti MWL-së realizoi qëllimet dhe objektivat e tij në drejtim të Shërbimit të të Nxënit në Shkollën e Rogacionistëve në Lezhë. Ky është një projekt pilot që zbaton metodologjinë e shërbimit të të nxënit. Shërbimi i të nxënit përfshin të mësuarit përmes aktiviteteve që lidhen me kurrikulën shkollore, punën në rrjet me Bashkinë dhe në partneritet me komunitetin. Shumica e protagonistëve të komunitetit ishin prindërit e fëmijëve në shkollë. Qëllimi arrihet nëpërmjet aktiviteteve të shërbimit në komunitet.

Nxënësit zbatojnë në praktikë atë që mësojnë në klasë për çështjet e komunitetit dhe në të njëjtën kohë mësojnë nga përvoja pasi arrijnë objektiva reale brenda komunitetit ku jetojnë. Sesioni hyrës i trajnimit u realizua me 16 mësues. Për stafin e projektit ka pasur përshtypje jashtëzakonisht të mira dhe mbështetje. Pas këtij aktiviteti, 37 nxënës të shkollës u trajnuan për elementë të vecantë të metodologjisë dhe fazat e saj, dhe gjithashtu u bë një prezantim me etapat e zbatimit të projektit.

Stafi mësimdhënës ka punuar ngushtë me stafin e MWL, komunitetin, Bashkinë dhe studentët, për të zbatuar procesin e kësaj qasjeje të re të të nxënit. Përmes programit të shërbimit të të nxënit, të rinjtë e përfshirë zhvilluan aftësitë komunikuese dhe përmirësuan angazhimin e tyre ndërpersonal, veçanërisht për të punuar mirë me të tjerët. Përveç kësaj, ata zhvilluan aftësi personale për të drejtuar.

Temat e zgjedhura ishin “Bulizmi” dhe “Jeta gjatë kohës së komunizmit”.

Page 25: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

25Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Studentët, stafi i shkollës dhe anëtarët e komunitetit lokal që përfshinin prindërit e shkollës, zgjodhën këto dy tema, sepse të dyja këto dy fenomene prekin të rinjtë.

Bulizmi është një shqetësim i madh për të rinjtë, familjet, prindërit dhe komunitetin. Grupet e punës të studentëve hartuan proceset për zbatimin e aktiviteteve të projektit. Në komunitet dhe në shkollë janë organizuar trajnime kundër bulizmit. Nxënësit janë më të ndërgjegjësuar për ndikimin që ka bulizmi, jo vetëm në shkollën e tyre, por edhe në komunitet dhe shkolla të tjera në zonën ku është zhvilluar projekti.

Mini projekti tjetër “Jeta gjatë kohës së komunizmit” është më kompleks sepse studentët nuk e kanë përjetuar këtë epokë. Megjithatë, komunizmi vazhdon të prekë jetën e shqiptarëve. Sistemi arsimor ka mangësi në historinë e komunizmit për studentët, përmes metodologjisë së shërbimit të të nxënit, dëshira është të përfshihen prindërit e tyre dhe komuniteti që të merret më shumë informacion për atë periudhë të rëndësishme dhe të tmerrshme që shoqëria shqiptare ka përjetuar për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Studentët kanë qenë shumë entuziastë. Në kuadrin e këtij projekti është hartuar një libërth i vogël i quajtur Projekti Pilot i Sherbimit të të nxënit, i cili do të prezantohet në aktivitetin përmbyllës të këtij projekti që do të zhvillohet në dhjetor. Ky libërth do të përfshijë tregimet e mbledhura nga intervistat lidhur me epokën dhe ndikimin e komunizmit në Lezhë, metodologjinë e trajnimit të Trajnimit Kundër Bulizmit dhe procesin e Shërbimit të të nxënit të zbatuar gjatë kësaj periudhe për të cilën po raportohet. Një film i gjithë projektit do të prezantohet në ceremoninë e hapjes.

Nëpërmjet projektit të Mësimit të Shërbimit, studentët kanë mësuar të vlerësojnë rëndësinë e demokracisë dhe të luftojnë për proceset më demokratike për veten dhe brezat e ardhshëm.

Vazhdimi i punës së rëndësishme të Projektit të Arsimit është thelbësor për konsolidimin e ndryshimit në etikën në sistemin arsimor në Shqipëri. Ne shpresojmë që të fitojmë kapacitetin për ta bërë këtë projekt dhe këtë studim të njohur dhe ta zbatojmë plotësisht në të gjithë vendin. Shpresohet që projekti të vijojë me një hulumtim të mëtejshëm mbi shkaqet e niveleve të larta të korrupsionit në këtë sistem, mësimin e etikës në të gjithë vendin dhe zhvillimin e shërbimit të të nxënit në tre rajone të reja. Shpresat do të bëhen realitet.

Page 26: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201826

Ne po vazhdojmë të ecim përpara me zgjerimin e Departamenti t të Zhvillimit dhe Arkëti mit të Fondeve në MWL.

“Fjala jonë mbyllëse është falënderimi për donatorët tanë aktualë bujarë të cilët jo vetëm që sigurojnë fonde për punën, por janë vazhdimisht në dispozicion, duke dhënë në çdo kohë këshilla të shëndosha dhe inkurajim. Misioni i Mary Ward Loreto është bërë i mundur vetëm nëpërmjet kësaj mbështetjeje.

Gjejmë rasti n gjithashtu të falënderojmë Bordin e Mary Ward Loreto-s për këshillat, bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Gjatë kësaj periudhe raportuese, ne jemi veçanërisht mirënjohës për punën e palodhur të William Morrell për harti min e një versioni të shkurtuar dhe të rinovuar të Politi kës Mbrojtëse të Mary Ward Loreto-s. “

Problemet e hasura:

Puna e MWL-së përballet me pengesa si mungesa e shërbimeve insti tucionale, korrupsionit dhe mungesës së drejtësisë në Shqipëri, dhe ndoshta me pengesa më të ngutshme, si mungesa e fondeve.

Synimi i punës sonë është të arrijmë tek personat më vulnerabël në Shqipëri; shteti nuk po i shërben sic duhet kësaj popullate dhe puna jonë mund të përballet me pika të pazgjithshme kur insti tucionet dhe sistemet punojnë kundër nesh. Pothuajse të gjitha pengesat në projektet tona kanë ardhur si rrjedhojë e korrupsionit në Shqipëri. Kemi mësuar të punojmë me këto pengesa dhe të luft ojmë për drejtësi në mënyrë që puna jonë të mund të ecë përpara. Partneritetet tona me ministritë dhe bashkitë po ndihmojnë për të kapërcyer këtë hendek dhe për të ndihmuar punën tonë dhe punën e bashkive. Kur këto partneritete të jenë më efi kase, puna jonë mund të realizohet më mirë dhe do të mund të luft ojmë pandershmërinë në sistem.

Në të gjitha projektet tona, ne presim me padurim shtrirjen dhe rritjen në drejti me të reja. Kjo rritje nuk është e mundur pa më shumë fonde. Kohët e fundit kemi zgjeruar stafi n për të përfshirë një nëpunës zhvillimi i cili do të lehtësojë vështi rësinë që kishte stafi ynë lidhur me gjetjen e një ekuilibri midis përpjekjeve për të bërë sa më mirë punën dhe atyre për të kërkuar fonde për të mbështetur punën. MWL po rritet duke shtuar një departament kushtuar zhvillimit dhe mbledhjes së fondeve.

Mësimet e nxjerra:

Mësimi më i rëndësishëm i nxjerrë këtë vit është domosdoshmëria për diversifi kimin e fondeve për organizatën tonë. Projektet që kemi po rriten në drejti me sti muluese dhe që do të na ndihmojnë t’i qasemi më mirë dhe t’i shërbejmë si duhet përfi tuesve tanë; por pa fonde të qëndrueshme dhe të besueshme, këto zhvillime nuk mund të realizohen. Me sigurimin e mbështetjes, projektet tona mund të vazhdojnë të lulëzojnë dhe të zhvillohen në modele më efi kase dhe më efekti ve.

Page 27: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

27Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 2018

Page 28: MARY WARD LORETO - Albania Hope · nga arsimi për shkak të vështi rësive së transporti t. Atyre u duhet të ecin 4 orë në ditë për të shkuar në shkollë, të pambrojtur

Raport Vjetor Tetor 2017-Shtator 201828

R A P O R T V J E T O RMary Ward Loreto

Website: www.albaniahope.com Email: [email protected]

FB: MaryWardLoreto Address: Rr. Skenderbej, Pall. 8, Shk. 2, Ap. 5

Tel: +355 44 500 388

To donate directly in UK bank account:

Royal Bank of Scotlandsort code 16-00-15account number : 10118924

Cheque by post :

Sister Jacinta Davenport IBVM(Loreto)Loreto Community, 28 Hartley RoadAltrincham, Cheshire. WA14 4AYUnited Kingdom+44 0161 928 1440UK Registered Charity No: 250607

Donate direcly on our website: