mbrojtËsi kosovo p lice - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i pk-së ka nevojë...

28
1 M B R O J T Ë S I 0 2 / 2 0 1 2 MBROJTËSI KOSOVO P LICE Vëllimi VIII - Nr. 2 ... drejtësi për të gjithë Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumente POLICIA KUFITARE NË AKSION

Upload: letruc

Post on 02-May-2019

220 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

1m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

P

olicia e Kosovës

MBROJTËSIKOSOVO P LICE

Vëllimi VIII - Nr. 2 ... drejtësi për të gjithë

Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumente

POLICIA KUFITARE NË AKSION

Page 2: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

Arbër Beka

Buletini informativ i policisë nëKosovë është botim i PK-së

Botues:zimP

zyra për informim dhe marrëdhënieme Publikun e PK-së

DPP - Prishtinë

Redaktor:Arbër Beka

Tel.: 038 5080 1237mob.: 044 146 696

E-mail:[email protected]

[email protected]@kosovopolice.com

Lektor:Leonora Fejzullahu - Ruhani

Bashkëpunëtorë në këtë numër:mr.sc.isuf Sadiku

Brahim Sadriu

Fotograf:“mBROJTËSi”

Dizajni:Zyra e Web faqes

Çajup Kajtazi

VSAT: 1046/1145ç[email protected]@kosovopolice.com

www.kosovopolice.com

Lamtumirë FacebookNdalohet përdorimi i rrjeteve sociale në kompjuterët zyrtarë të PK-së

Facebook-u do të ketë më pak njerëz online së paku gjatë orarit

të rregullt të punës. Për dikë mund të ketë qenë edhe e vështirë

dhënia e lamtumirës së përdorimit të rrjeteve sociale si Facebook-u

apo Twiter në kompjuterët zyrtarë të PK-së, por, kjo është punë e kryer.

Sidoqoftë, në shumicën e agjencive shtetërore në Kosovë ka filluar

jetësimi i një praktike të tillë.

Njëjtë ka vepruar edhe Teknologjia Informative e PK-së e cila tash e sa

kohë ka ndërprerë përdorimin e rrjeteve sociale në kompjuterët zyrtarë

të PK-së.

Vendim i drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Shpend Maxhunit, për

ndërprerjen e rrjeteve sociale gjatë orarit të punës, ka filluar së zbatuari

menjëherë.

Facebook, i hapur si një portal nga një student për të kontaktuar me

shokët e tij, është kthyer në fenomen global dhe deri më tani ka mbi 900

milionë përdorues ku nuk mungojnë as zyrtarët e PK-së.

Sipas një hulumtimi që është bërë, mesatarja e qëndrimit në Facebook

nga të rinjtë e Kosovës është 2 orë në ditë. Sa i përket anës private

gjithçka është në rregull, por nëse “varësia” e përdoruesve fillon të bartet

edhe gjatë orarit të punës atëherë kjo krijon probleme të ndryshme duke

filluar nga mungesa e koncentrimit në punë, joefektiviteti i duhur i stafit,

joefikasiteti etj.

Bazuar në të dhënat e Teknologjisë Informative të PK-së rrjetet sociale

ishin ndër portalet e klikuara shpesh nga zyrtarët që përdornin

kompjuterët zyrtarë.

Por tani e tutje përdorimi i rrjeteve sociale mbetet si opsion vetëm në

shtëpi apo banesë por jo edhe në kompjuterët zyrtarë të PK-së.

Personalisht mendoj se zyrtarët e PK-së akoma nuk kanë arritur

komoditetin e të qëndruarit qoftë edhe 15 minuta gjatë orarit të punës

në rrjete sociale.

Facebook-u ynë më i mirë në këtë rast do të jenë zyrtarët e PK-së me

punën e tyre nëpër sektorë duke komunikuar drejtpërdrejt me qytetarë

dhe duke fuqizuar partneritetin polici –qytetarë.

MBROJTËSI KOMENTI I REDAKTORIT

Page 3: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

3m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

PIKË SHTESË:Mendimet, komentet, këndvështrimet e shprehura ose të përfshira në përmbajtje të këtij botimi nuk paraqesin medeomospolitikat ose vështrimet zyrtare të PK-së

ME GJERSISHT

P Ë

R M

B A

J T

J A

POLICIA KUFITARE NË AKSIONZbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve 4-6

SHËRBIMET SHËNDETËSORE TË PK-SËÇdo dhurues i gjakut është hero 7

AKSP Diplomoi gjenerata e 43-të e PK-së 8-10

SINDIKATA E PK-SËFuqizohet bashkëpunimi 11

KODI I DREJTËSISË PËR TË MITUR Sistemi i drejtësisë për të mitur 12-13

VRAPOJMË SHTIgJEVE TË ENVERITOrganizim në shenjë kujtimi të heroit Enver Zymeri 14-15

AKADEMI PËRKUJTIMOREI pavdekshëm në kujtimet e të gjithëve 16-17

DROgA NË ESKAVATORLufta kundër trafikimit me substanca narkotike 20-21

PATRULLIMET E PËRBASHKËTASë bashku në shërbim të qytetarëve 22-23

SHTËPIA E PUSHIMITVend mikpritës,i qetë e relaksues 24-26

OPERACIONI UNAZA 27

Page 4: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

4 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Policia kufitare në aksion Zbulohet laboratori që

prodhonte dokumente të falsifikuara

Siç duket jo vetëm zyrtarët e MPB-së ishin të zënë me prodhimin e dokumenteve zyrtare këtë verë.

Në disa lokacione të tjera, por jo si zyrtarë të MPB-së, persona të dyshuar kishin përdorur një sërë aparaturash që i përngjanin një laboratori për prodhim të dokumenteve të falsifikuara.Hetues nga Departamenti i Policisë

Kufitare kanë realizuar disa operacione policore në zonën e përgjegjësisë së drejtorisë rajonale të Prishtinës, Mitrovicës dhe Pejës që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve. Të njëjtit janë arrestuar me dyshimin e bazuar për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.I tërë operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e

pajisjeve që dyshohet se janë përdorur për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, duke përfshirë edhe masat e fshehta hetimore, ka qenë i autorizuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Qarkut të Prishtinës dhe Prizrenit. Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpi dhe objekte përcjellëse me autorizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Qarkut të Prizrenit dhe Prishtinës

Page 5: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

5m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

janë zbuluar dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e dokumenteve të falsifikuara si dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen dhe falsifikimin e këtyre dokumenteve.Hetuesit policorë nga departamenti i kufirit kanë zbuluar në Çagllavicë një punëtori-laborator ku dyshohet se është bërë prodhimi i dokumenteve të falsifikuara.Në këtë lokacion policia konfiskoi në cilësi të provave materiale me mijëra dokumente të falsifikuara ku përfshihen pasaporta nga shtete të ndryshme evropiane (pasaporta sllovene, finlandeze, çeke, gjermane etj), vula të ndryshme, viza të falsifikuara, me qindra patentë shoferë (të zbrazët) të vendeve evropiane, pasaporta të Republikës së Kosovës, dokumente të tjera, si: fotografi, materiale për prodhimin

e këtyre dokumenteve si dhe një numër të madh të pajisjeve të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikim të dokumenteve. Në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestuarit

nga ky operacion kanë funksionuar si rrjet i organizuar, duke falsifikuar leje qëndrime, patentë shoferë dhe pasaporta të Gjermanisë, Zvicrës, Spanjës, Francës, Bullgarisë, Italisë, Sllovenisë, Finlandës etj. Gjithashtu i njëjti grup dyshohet se kanë falsifikuar edhe vula të ndryshme të aeroporteve ndërkombëtare.Ky operacion ka vazhduar prapë disa ditë më vonë ku me urdhëresë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë janë realizuar disa kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku janë arrestuar edhe nëntë të dyshuar për kontrabandë me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe kontrabandë me armë dhe municion.Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pushkë, gjashtë revole të llojeve të ndryshme, mbi 1500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, pasaporta të shteteve

në një oPeracion të gjerë Policor që u Zhvillua në lokacione të ndryshme në kosovë nga dePartamenti i Policisë kufitare u arrestuan të dyshuarit Për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve

Page 6: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

6 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 26

të ndryshme, patentë shoferë, leje njoftimi, certifikata të lindjes, certifikata të martesave, të sigurimeve ndërkombëtare, vula të ndryshme, dokumente të transaksioneve bankare, një sasi e vogël e substancave narkotike, si dhe dokumente tjera që mund të përdoren në cilësinë e provave materiale gjatë procedurës gjyqësore.Rezultatet e këtij operacioni policor u prezantuan në një konferencë për media ku prezentë ishin: ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Policisë z. Shpend Maxhuni dhe drejtori i Departamentit të policisë kufitare Shaban Guda. Ministri Rexhepi duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar në luftimin e rrjeteve dhe grupeve të organizuara kriminale pohoi se në këtë rast konkret edhe Policia e Kosovës ka pasur një bashkëpunim të këtillë:

“Ky aksion i policisë kufitare është arritur falë bashkëpunimit me shtetet e rajonit, si me Malin e Zi, Hungarinë, Austrinë dhe Zvicrën”, theksoi Rexhepi duke cekur rëndësinë e shkatërrimit të grupeve kriminale në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet teknike për liberalizimin e vizave.Drejtori i përgjithshëm i PK-së tha se ky operacion reflekton seriozitetin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës për të përmbushur të gjitha objektivat që policia ka përcaktuar para vetit në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit, në theks të veçantë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore në luftën kundër krimit të organizuar. Drejtori i Departamentit të policisë kufitare, z. Shaban Guda duke shpalosur detajet e operacionit policor tha se është bërë arrestimi i një grupi të organizuar i cili është marrë me kontrabandë të migrantëve nga shtetet e Azisë dhe

Afrikës përmes Kosovës dhe Serbisë për të arritur pastaj në shtetet e perëndimit: “Dyshojmë se ky ka qenë një grup shumë i organizuar dhe se ka pasur baza edhe në vende të tjera, i njëjti grup është marrë edhe me kontrabandë të kosovarëve në Serbi e Hungari e pastaj edhe në shtetet e tjera perëndimore”, theksoi z. Guda duke potencuar edhe një herë bashkëpunimin e mirëfilltë me policitë e shteteve të rajonit.Kontrabanda me emigrantë nga shtetet aziatike është bërë kryesisht nga Azia dhe Afrika ku destinim final kanë qenë kryesisht shtetet e Evropës dhe viktimat dyshohet se për këtë relacion kanë paguar para në vlerë prej 3000-3500 €. Viktima të kontrabandës kanë qenë edhe qytetarë të Kosovës ku të njëjtit për rrugëtimin ilegal për në shtetet e Evropës kanë paguar para në vlerë prej 2000-2500 €.

Page 7: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

7m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

ÇdO dhURUES I gjAKUT ËShTË hERO

Tash e disa vite Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në bash-këpunim me Drejtorinë e shërbi-

meve shëndetësore të Policisë së Kos-ovës organizojnë fushata për dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarët e Poli-cisë së Kosovës. Drejtoresha e Shërbimeve shëndetësore të PK-së, Lindita Kajtazi, në ditën e parë të kësaj fushate me moton ‘Dhuro një pikë gjak shpëto një jetë’ theksoi se pjesëtarët e PK-së rregullisht u përgjigjen thirrjeve dhe fushatave për dhurimin e gjakut:“Dhurimi vullnetar i gjakut është në interes kombëtar, por është edhe në interes të pjesëtarëve të Policisë së Ko-sovës duke pasur parasysh marrëveshjen e mirëkup-timit që ekziston në mes të Policisë së Kosovës dhe Qendrës Kom-bëtare të Transfuzionit të Gjakut” – po-tencoi Dr.Kajtazi duke shpjeguar tutje që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka

nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është e hapur për ta. Ditën e parë të hapjes së fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut kishte ard-hur ta përcjellë edhe Dr. Hysen Sadriu,

drejtor i Qendrës Kom-bëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKT-GJ) në Prishtinë. Ai në një prononcim të shkurtër për “Mbrojtësin” shpjegoi se kjo qendër e ka plan-programin e vet vjetor

për organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut. “Para kësaj fushate ne kemi pa-sur organizime të kësaj natyre në shkol-la, fakultete dhe organizata tjera. Tani ka filluar aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut nëpër të gjitha stacionet e

Policisë së Kosovës dhe për-gatitjet janë bërë në nivel duke iu falënderuar stafit të mjekësisë që gjendet këtu pranë Policisë së Kosovës” – theksoi Dr. Sadriu.Ai dhurimin e gjakut e cilë-soi si një gjest human dhe fisnik:“Do t’i porosisja jo vetëm pjesëtarët e Policisë së Ko-sovës, por të gjithë njerëzit të cilët e ndjejnë veten mirë, që dhurimi vullnetar i gjakut është një gjest hu-man dhe fisnik dhe në këtë rast është mirë të përmen-

det motoja e një shteti që ka organizuar një fushatë të tillë se “çdo dhurues i gja-kut është hero”. Quhet hero për arsye se me këtë gjest shpëton një jetë”- thekoi drejtori i QKTGJ-së.

Page 8: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

8 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

në aksP diPlomoi gjenerata e 43-të e Policisë së kosovës

Pas më shumë se 20 javë tra-jnimi, testimi e shumë an-gazhimeve të tjera larguan

uniformën e kaftë të kadetit për ta zëvendësuar me uniformën e kaltër që e mbartin me krenari.Qysh në orët e mëngjesit kishin

filluar përgatitjet për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës më të re të PK-së. Përgatitjet përfshinin edhe marshimin e organizuar dhe betimin zyrtar për këta zyrtarë të PK-së.Në ceremoninë e diplomim-it morën pjesë: ministri i Punëve

të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ko-mandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, drejtori i përgjith-shëm i Akademisë, Ismail Smakiqi,

Pas një trajnimi njëZetëjavor në akademinë e kosovës Për siguri Publike (aksP), diPlomuan 133 kadetë të rinj të Policisë së kosovës. në mesin e të diPlomuarve janë 13 femra dhe 17 Pjesëtarë nga komunitetet Pakicë

Page 9: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

9m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovës, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së dhe përfaqësues të in-stitucioneve tjera.Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se policët e sapodiplomuar do të marrin de-

tyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi Policia e Kosovës është ndër institucionet më të avancuara në vend.“Puna policore vlerësohet ndër punët më të rr-

ezikshme. Puna jonë e përbashkët dhe tejkalimi i sfidave padyshim se kërkon sakrifica, por gjithmonë shpaguhet dhe në ketë rast Poli-cia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime po shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës”, theksoi Rexhepi.Ministri Rexhepi tha se Akademia e Kosovës me përkrahjen e OSBE-së, ICITAP-it dhe Komisionit Ev-ropian do të jetë shembull për të mirë në tërë rajonin dhe më gjerë, sa i përket trajnimit dhe edukimit të pjesëtarëve të Policisë.Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se

Page 10: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

10 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 210 MBROJTËSI 2012

Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për të qenë profesion-ale, e zhvilluar dhe moderne, drejt përmbushjes së synimeve të saja, që janë: luftimi i krimit të organi-zuar, korrupsionit, ekonomisë jo-formale në tërësi, si dhe avancimi dhe kontrollimi i sigurisë ndërkufit-

are.Drejtori i përgjithshëm i Akade-misë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, pasi i uroi kadetët për diplomimin e tyre, tha se zyr-tarët policorë do të ballafaqohen me suksese dhe sfida gjatë kryerjes së detyrës.Drejtori Smakiqi tha se Akademia do të vazhdojë të kon-

tribuojë në trajnimin e zbatuesve të ligjit, respektimit të rendit dhe sigurisë në vend, sepse Akademia është institucion i të gjitha llojeve të trajnimeve më bashkëkohore për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

10 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 11: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

11m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

fuqizohet bashkëpunimi

sindikata e Pk-së dhe ajo e Policisë së shtetit të shqiPërisë

nënshkruajnë një marrëveshje

mirëkuPtimi

Në të ardhmen e afërt pritet që të fuqizohet akoma më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy

sindikatave, të PK-së dhe asaj të Poli-cisë së Shqipërisë.Kjo u potencua në një ceremoni ku u nënshkrua marrëveshja e bash-këpunimit ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Policisë së Republikës së Kosovës dhe Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, mbështetur në vendimin e përbashkët të organeve më të larta të dy sindikatave. Valbona Kamberi-Hoxha, kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës me këtë rast theksoi se kjo tregon vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy sindikatave:“Pas një bashkëpunimi shumë të mirë dhe mbështetje reciproke kemi arritur një marrëveshje në muajt që shkojnë, që përveç bashkëpunimit që kemi të

bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që dy sindikatat e të dyja shteteve të jenë më afër njëra tjetrës në kuptimin e fuqizimit të bashkëpunimit, të interesave sociale, të interesave të punonjësve dhe në përgjithësi të in-teresit si sindikata motra dhe me një hap më të shpejtë të shkojmë drejt instancave ndërkombëtare”, tha ndër të tjera znj. Kamberi-Hoxha. Sindikata e PK-së ka një bashkëpunim tash e dy vjet me Sindikatën e Pavarur të Punon-jësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe atë për mirëqenien e policit, për ngjarje të ndryshme kulturore e sport-ive, trajnimeve, seminareve dhe de-

bateve të ndryshme. Sadetin Fishta, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së shtetit të Shqipërisë me ras-tin e nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky nuk është fillimi i bashkëpunimit por është konkretizimi i bashkëpunimit që ne kemi vite që punojmë bashkër-isht. “Shprehja e këtij bashkëpunimi do të jenë ato marrëdhënie të cilat do të jenë të vazhdueshme jo vetëm midis kryesive por midis anëtarëve të gjithë sindikatave tona, do të shkëmbejmë përvoja, eksperienca, do të mbështesim edhe në aspektin ekonomik-social sido që të lind nevoja për njëri tjetrin”, thek-soi z. Fishta.

11m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 12: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

12 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

kodi i drejtesise Për të miturdhe kallëZimi Penal i Policisë

M r. s c . I s u f SadIku

Sistemi i drejtësisë për të mitur është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë në Republikën e

Kosovës, dhe i njëjti garantohet me Kushtetutë, me legjislacionin vendor të drejtësisë penale, si dhe me stan-dardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, standarde këto të përfshira në akte juridike ndërkombëtare dhe të zbatueshme drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë në shtetin tonë, si me: De-klaratën Universale për të Drejtat e Nje-riut, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Kon-ventën kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jon-jerëzore dhe Poshtëruese, Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Dis-kriminimit Racor. Legjislacioni bazë i sistemit të drejtë-sisë për të mitur (ligj organik) është Kodi i Drejtësisë për të Mitur (KDM), i cili është nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës më 8 korrik 2010 si: Kodi Nr.03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur, dhe i njëjti është shpallur në gazetën zyrtare të Repub-likës së Kosovës, viti V / nr. 78 / 20 gusht 2010.

Ky kod përmban dispozita të natyrës materiale, procedurale, të masave dhe dënimeve të zbatueshme ndaj të miturve, procedurën e ndërmjetësimit për të mitur. Kodi ka 162 nene, gjashtë pjesë dhe 22 kapituj. Në pjesën e parë të këtij kodi janë parimet udhëzuese dhe dispozitat hyrëse, në pjesën e dytë të këtij kodi në nenet 7-39 janë për-caktuar masat, dënimet dhe masat e trajtimit të detyrueshëm me dënimet plotësuese, në pjesën e tretë, dispozi-tat prej nenit 40-80 që e rregullojnë procedurën ndaj të miturve, në pjesën e katërt nenet 81-144 janë përcaktuar: procedura e ndërmjetësimit dhe ekze-kutimi i masave dhe dënimeve, pjesa e pestë nga neni 145-153 përfshin proce-durën gjyqësore që përfshin veprat pe-nale të kryera ndaj fëmijëve dhe pjesa e gjashtë përfshin dispozitat kalimtare dhe përfundimtare.Për shkak të specifikave, respektivisht aftësisë për ta kuptuar realitetin, duke pasur parasysh faktet e pjekurisë-zh-villimit shpirtëror emocional, mendor dhe intelektual për të miturit është nxjerrë ky kod i veçantë për të miturit (lex specialis), ngase ekziston nevoja që të miturit të trajtohen ndryshe nga të rriturit. Për shkak të specifikave të lartpërmen-dura gjatë marrjes në pyetje te të mi-turit jemi të obliguar që të veprojmë me kujdes në mënyrë që zbatimi i pro-cedurës të mos ketë ndikim negativ në zhvillimin e të miturit. Procedurën përgatitore ndaj të miturit e fillon prokurori për të mitur, në bazë të kallëzimit penal të policisë, kallëz-imit penal nga persona të tjerë ose nga burime të tjera nëse ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer vepër pe-nale. Pra, prokurori është i vetmi subjekt

procedural i autorizuar dhe kompetent që mund të fillojë procedurën përgati-tore ndaj të miturit. Sipas detyrës zyrtare, policia me mar-rjen e informacionit se është kryer (dyshohet) një vepër e caktuar penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare është e obliguar pa vonesë dhe jo më vonë se 24 orë nga marrja e informacionit të informojë prokurorin. Policia e zhvillon (fazën paraprake) procedurën parap-enale. Për këtë ne disa nga stacionet policore si në Prishtine, Prizren, Gjilan, Pejë, Vushtrri, Ferizaj dhe Graçanicë me mbështetjen e Unionit Evropian dhe UNICEF-it janë rregulluar e mobiluar “Dhomat miqësore të intervistimit të fëmijëve”. I mituri njëjtë si personi mad-hor mund të ndalet për 6 orë, por për të vazhduar më pas duhet të merret ud-hëzimi nga prokurori se si të veprohet më tutje me të miturin. Në momentin e ndaljes së të miturit, apo para dhë-nies së deklaratës nga i mituri, të njëjtit duhet siguruar ndihmë ligjore të men-jëhershme.Para përpilimit të kallëzimit penal, poli-cia, duhet të informojë prokurorin për dyshimin e bazuar se i mituri është kryerës i veprës penale dhe ky njoftim duhet të përmbajë këto informacione të dhëna për moshën – nëse është i mitur (për fëmijën nën moshën 14 vjet nuk mund të zhvillohet procedura), dyshohet se i njëjti ka kryer këtë vepër penale të caktuar dhe konkrete dhe provat që mbështesin kallëzimin penal: deklaratën e të miturit dhënë në sta-cionin e policisë, shënime e të dhëna të tjera nëse është zënë në flagrancë, dëshmia e dëshmitarit/ve, dhe provat e tjera materiale si: mjeti me të cilin është kryer vepra penale “Corpus delikti” fot-odokumentacioni, raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, mënyrën e kry-

Page 13: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

13m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

kodi i drejtesise Për të miturdhe kallëZimi Penal i Policisë

erjes së veprës penale, kohën, ditën, orën, sendet e gjetura dhe gjurmë si papilare dhe të tjera informacione të mundshme. Deklarata e të miturit dhënë në sta-cionin e Policisë për t’u pranuar si provë nga prokurori dhe shërbyer me të si dhe për ta paraqitur para gjykatës duhet plotësuar kushtet konform Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur. Para marrjes në pyetje nga policia të miturit konform legjislacionit duhet sig-uruar mbrojtës –avokat (i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës) si dhe të miturit duhet trajtuar me kujdes duke marrë parasysh zhvillimin psikologjik, ndjeshmërinë etj. në mënyrë që zba-timi i procedurës të mos ketë ndikim të kundërt me zhvillimin e tij. Në këtë procedurë mund të marrë pjesë edhe prindi, kujdestari i të mitu-rit dhe organi i kujdestarisë– punëtori i Qendrës për Punë Sociale. Ndërsa kur është e nevojshme marrja në pyetje e të miturit ndërmerret me ndihmën e pedagogut, psikologut, defektologut etj. Sikurse te procedura ndaj të rriturve, edhe para çdo marrje në pyetje te të miturit duhet të informohet për:• Për veprën penale për të cilën akuzo-het;• Të drejtën për të heshtur dhe për të mos u përgjigjur në asnjë pyetje, përveç informacionit mbi identitetin e tij;• Të drejtën në përkthim falas;

• Të drejtën për ndihmën e mbrojtësit dhe konsultimit me të para dhe gjatë marrjes në pyetje;• Faktin se deklarimi i tij mund të për-doret si provë para gjykatës;• Faktin se ai mund të kërkojë marrjen e provave për mbrojtjen e tij;•Obligimin se duhet ta njoftoni këtë institucion për çdo ndryshim të adresës apo për qëllimin e ndërrimit të adresës. Pas leximit dhe njoftimit me të drejtat e lartpërmendura te të miturit, më pas fillon marrja e deklaratës nga i mituri dhe pas përfundimit të deklaratës, të miturit duhet lexuar me zë dhe që në fund duhet ta nënshkruajnë të gjithë të pranishmit, i mituri, mbrojtësi, avokati, prindi, personi që e ka marrë në pyetje – zyrtari policor. Gjatë marrjes në pyetje të miturit ndalohet që: të ndikohet në formulim-in apo shprehjen e mendimit nëpërm-jet keqtrajtimit, lodhjes, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnozimit, kanoset, t’i premtohet ndonjë përfitim i papara-parë me ligj si dhe t’i dobësohet kujtesa ose aftësia e tij për të kuptuar. Po ashtu është me rëndësi të theksohet se kallëzimit penal duhet bashkëngjitur edhe ndonjë dokument identifikimi të miturit, si: certifikatë e lindjes, librezë shëndetësore, librezë e shkollës etj., por kurrsesi kallëzimit penal ndaj të mi-turit nuk është e obligueshme t’i bash-këngjitet fotografia e të miturit.

Pasi që mblidhen provat e nevojshme që e arsyetojnë dyshimin e bazuar se i mituri është kryerës i veprës penale konkrete dhe të zbatohen kërkesat e tjera ligjore të lartpërmendura atëherë policia e dërgon në prokurori kallëz-imin penal ndaj të miturit. Pas regjistrimit dhe pranimit të kallëz-imit penal në zyrën e regjistrimit të prokurorisë kompetente, prokurori ka këto mundësi – respektivisht ka kom-petencë sipas KDM: • Ta hedhë kallëzimin penal në mung-esë të provave;• Të aplikojë parimin e Oportunitetit (arsyeshmërisë), të mos e fillojë proce-durën përgatitore;• Të aplikojë masat e diversitetit;• Të fillojë procedurën përgatitore;• Të pushojë procedurën përgatitore.Nga kjo mund të konkludojmë se pro-cedura ndaj të miturve është proce-durë specifike me tendenca kah jofor-malizmi, ngase përkundër ekzistimit të veprës penale, kryerësit të veprës penale, por për shkak të rrethanave të tjera personale të miturit, zhvillimit të tij pjekurisë-zhvillimit shpirtëror emo-cional, mendor dhe intelektual të mitu-rit i duhet dhënë përkrahje – mbrojtje dhe masat që ndërmerren ndaj tij qof-shin ato masa edukative apo masa të diversitetit duhet shikuar si mundësi që duhet ofruar të miturit, që edhe i mi-turi ta kuptojë që shoqëria – shteti nuk është i interesuar ta ndëshkojë atë, por është i interesuar që i mituri të rritet, të zhvillohet në harmoni dhe të veprojë konform rregullave ligjore e morale dhe që të bëhet një person i dobishëm për vete, familjen e tij dhe shoqërinë.

Nga Mr.sc. Isuf Sadiku (autori i këtij shkrimi është Prokuror për të Mitur në

Prokurorinë Komunale ne Gjilan).

Page 14: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

14 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

organiZim në shenjë kujtimi dhe nderimi

të heroit të kosovës, enver Zymeri

Vapa e verës nuk pengoi pjesë-marrësit e shumtë në numër që të marrin pjesë në vrapimin me-

morial “Vrapojmë shtigjeve të Enver

Zymerit”.Shumë qytetarë, pastaj atletë të kat-egorive të ndryshme, zyrtarë të insti-tucioneve të sigurisë nga Policia e Kos-ovës, KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja etj., kanë marrë pjesë në vrapimin memorial “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymer-it”, që është mbajtur në Mitrovicë në shenjë kujtimi dhe nderimi të heroit të Kosovës Enver Zymeri.Në përvjetorin e parë të rënies heroike

të policit, tashmë heroit të Kosovës, Enver Zymeri, Policia e Kosovës, Ko-muna e Mitrovicës, Federata e Atle-tikës e Kosovës kanë organizuar këtë aktivitet sportiv ku morën pjesë edhe atletë nga Kosova dhe Shqipëria.Ky aktivitet sportiv mëtohet të jetë tradicional dhe në kuadër të tij ishin planifikuar gara për pionierë si për femra ashtu edhe për meshkuj (2 mijë dhe 3 mijë metra), për juniorë (femrat

vrapojmë shtigjeve të enver Zymerit

14 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 15: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

15m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

– 3 mijë dhe meshkujt 6 mijë metra), mandej për seniorë (femrat – 6 mijë dhe meshkujt 8 mijë metra) si dhe vrapimi për pjesëtarët e Policisë, FSK-së, KFOR-it dhe EULEX-it në distancë 3 mijë metra.Aktiviteti sportiv u realizua në rrugët e qytetit të Mitrovicës duke startuar para ndërtesës së Kuvendit Komu-nal për të vazhduar rrugës kryesore “Mbretëresha Teutë”, drejt stacionit të autobusëve, mandej nëpër rrugën

magjistrale drejt fshatit Zhabar deri tek mulliri dhe shkolla e këtij lokaliteti ku garuesit u kthyen prapë rrugës së njëjtë deri në finish, para komunës. “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymer-it”, vlerësohet si vrapim memorial, or-ganizuar si ngjarje sportive në shenjë kujtimi dhe nderimi të heroit të Kos-ovës Enver Zymeri.Aktiviteti i organizuar nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës

Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe mblodhi një numër të konsideru-ar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë si Policia e Kosovës, FSK-ja etj.Pas përfundimit të garës në vrapim, për fituesit e garave në disiplinat e moshave dhe gjinive të ndryshme u ndanë medalje dhe diploma.

15m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 16: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

16 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

i Pavdekshëm në kujtimet e të gjithëve

me akademi Përkujtimore e

ngjarje të tjera u shënua njëvjetori i rënies së heroit të kosovës enver

Zymeri

Me aktivitete të ndry-shme duke përfshirë këtu edhe akademinë

përkujtimore nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi që u mbajt në Sallën e kuqe të Pallatit të rinisë dhe sporteve në Prishti-

në u shënua njëvjetori i rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri.Një delegacion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brend-shme i prirë nga ministri Bajram Rexhepi dhe drejtori i përgjith-shëm i PK-së Shpend Maxhuni si dhe shumë kolegë, miq e famil-jarë kanë vizituan familjen e En-ver Zymerit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.Pas vizitës delegacioni ka vazh-duar në drejtim të varrezave të fshatit Dubovc ku janë vënë ku-rora pranë varrit të heroit të Kos-ovës Enver Zymeri.Ngjarja tjetër e radhës me rastin e shënimit të përvjetorit të rë-nies së Enver Zymerit ishte ven-dosja e gurëthemelit të lapidarit

16 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 17: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

17m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

të heroit në hapësirën prapa objektit të ri të administratës së PK së nga ana e ministrit të MPB-së, z. Bajram Rexhepi dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni. Edhe në akademinë përkujti-more që u mbajt në Pallatin e rinisë dhe të sportit në Prishtinë ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga jeta politike, zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe qytetarë të shumtë, u çmua lart shëmbëlltyra dhe përkushtimi i heroit të Kosovës Enver Zymeri. Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, në këtë akademi përkujtimore tha se Enver Zymeri ra në krye të detyrës së shenjtë të zbatuesit të ligjit, në betejë për të ruajtur rendin kushtetues dhe për të zbatuar ligjin në tërë territorin e Re-publikës së Kosovës:“Shëmbëlltyra njerëzore e Enver Zymer-it, heroit të Kosovës, dhe përkushtimi i

tij profesional për përmbushjen e de-tyrës do të kujtohen me mburrje dhe nderim përgjithmonë, si shembull i sakrificës, nga të gjithë qytetarët e Re-publikës së Kosovës, për sigurinë dhe stabilitetin e të cilëve Enveri me vetëdi-je të lartë shtetërore dhe gatishmëri të patrembur flijoi jetën e tij”, theksoi ndër të tjera ministri Rexhepi.Edhe drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Shpend Max-huni në fjalën e tij të rastit në këtë

akademi përkujtimore tha se Enveri do të kujtohet për të mos vdekur kurrë si një njeri me vlera dhe virtyte të larta:“Ideali dhe figura e En-ver Zymerit – hero i Kosovës, kurrë nuk do të vdesin sepse ai la pas vetes mbi 7 mijë vëllezër dhe motra pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt realizimit të idealeve dhe amanetit të tij. Puna dhe vepra e tij atë e ka bërë të

pavdekshëm në kujtimet e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe më gjerë, duke qenë shembull i sakri-ficës për ide-ale”, tha z. Maxhuni.

17m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 18: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

18 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Ministria e Punëve të Brend-shme në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kon-

troll Demokratik të Forcave të Arma-tosura (DCAF), lansuan Pakon e Instru-menteve mbi Integritetin e Policisë së Kosovë, si bazë për dialog me grupet e interesit kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe ekspertëve.Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Darko Staniçiç, ndihmësdrejtor dhe shef i operativës të Evropës Juglindore nga DCAF, ambasadori norvegjez në

Prishtinë, Jan Braathu, ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Marty Lang, kry-etari i Komisionit për Punë të Brend-shme dhe Siguri, Ahmet Isufi, drejtori i Agjensionit Antikorrupsion, Hasan Pre-teni, drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, kryeshefi i Inspek-toratit Policor të Kosovës, Fitim Shis-hani, etj.Ministri i Punëve të Brendshme, Ba-jram Rexhepi, tha se besimi i publikut te Policia është i ndërlidhur në masë të madhe me qëndrimin dhe sjelljen që ka Policia ndaj komunitetit në përgjithësi,

e në veçanti me respektimin e rendit dhe ligjit dhe dinjitetit njerëzor dhe për këtë së bashku me DCAF-in po lan-sojmë Pakon e Instrumenteve mbi In-tegritetin e Policisë.Ministri Rexhepi theksoi se po bëhen përpjekjeve të përbashkëta për ngritjen dhe demokratizimin e vazhdueshëm të institucioneve të sigurisë në Re-publikën e Kosovës, kultivimi i parimit themelor për kontrollin demokratik të këtyre institucioneve përbën thelbin e politikave reformuese.

u lansua Pakoja e instrumenteve mbi integritetin e Policisë

Page 19: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

19m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

“Në këtë frymë ne kemi konsoliduar mekanizmat e kontrollit të brendshëm, siç është Inspektorati Policor i Kosovës dhe Drejtoria për Standardet Profesion-ale në kuadër të Policisë së Kosovës. IPK-ja pas marrjes së përgjegjësive shtesë për hetimin e veprave penale të dysh-uara për përfshirje të zyrtarëve policorë nga qershori 2011 deri në prill 2012 ka pranuar gjithsej 50 raste të dyshuara të natyrës korruptive”, tha ministri. Ministri Bajram Rexhepi vuri në dukje se sistemi i drejtësisë penale luan një rol kyç në ruajtjen e rendit ligjor dhe policia ka pjesën e saj të përgjegjësisë. “Është me rendësi jetike që brenda këtij sistemi të kemi mekanizma efikas demokratikë të cilët do të kujdesën që Policia të përmbushë misionin e saj në mënyrë të drejtë dhe në bazë të pari-meve të demokracisë dhe sundimit të ligjit në përgjithësi. Duke u nisur nga ky parim presim që institucionet përgjegjëse të kenë rol të rëndësishëm

në arritjen e këtij qëllimi, duke ndjekur në vazhdimësi parimet e profesion-alizmit, objektivitetit, paanshmërisë politike, mosdiskriminimin dhe res-pektimin e të drejtave të njeriut. Poli-cia e Kosovës është ndër institucionet më të besuara në vend dhe ndër më të avancuarat në rajon”, theksoi ministri Rexhepi. Darko Stancic, ndihmësdrejtor dhe shef i Operativës të Evropës Juglindore, ka thënë se duke rritur aftësinë e policisë në luftën kundër krimit, përmirësohet siguria publike dhe forcohet sundimi i ligjit dhe besimi i publikut tek policia.Sipas tij, ndikimi politik, posaçër-isht gjatë procesit të emërimeve, të përzgjedhjes ndër forcat policore është arsyeja kryesore pse në polici ka afera korruptive. Stancic ka thënë se për të parandaluar këtë dukuri duhet të ketë një agjenci monitoruese, mbikëqyrëse që merret edhe me emërimin e niveleve të pozitave në këtë organi-zatë policore dhe se procedurat duhet të jenë të qarta dhe të zbatueshme për të ndihmuar reduktimin apo uljen e këtyre rreziqeve.Shpend Maxhuni, drejtor i përgjith-shëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se kjo punëtori do t’i ndihmojë Policisë së Kosovës për të krijuar qasje të reja me synimin e parandalimit dhe luftimit, çdo herë kur paraqiten dyshimet për përfshirjen e ndonjë zyrtari policor në afera korruptive.DCAF-i ka iniciuar dhe zhvilluar Pa-kon e Instrumenteve mbi Integritetin e Policisë për të ndihmuar shërbimet policore në hartimin e masave të efek-tshme për të trajtuar korrupsionin në polici, duke rritur aftësinë e policisë në luftën kundër krimit, duke përmirësuar sigurinë publike dhe përforcuar sundi-min e ligjit dhe besimin e publikut te policia. Pakoja e instrumenteve ndih-mon vendimmarrësit dhe udhëheqësit e policisë për të gjetur përgjigje efek-tive ndaj shqetësimeve të qytetarëve lidhur me korrupsionin në Polici.Ky publikim, që vlerësohet si shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së shërbimeve brenda policisë, është fi-nancuar nga Ministria norvegjeze e Pu-nëve të Brendshme.

besimi i Publikut te Policia është i ndërlidhur në masë të madhe me qëndrimin dhe sjelljen që ka Policia ndaj komunitetit në Përgjithësi, e në veçanti me resPektimin e rendit dhe ligjit dhe dinjitetit njerëZor

Page 20: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

20 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës, gjatë një

operacioni ka arritur që të konfiskojë rreth 258 kilogramë substancë narko-tike të llojit marihuanë. Me këtë rast janë arrestuar 7 persona, prej të cilëve 5 shtetas kosovarë dhe 2 serbë.Ministri i Punëve të Brendshme, Ba-jram Rexhepi, që me këtë rast ka marrë pjesë në konferencën e organi-

zuar nga PK-ja, ka thënë se vetëm në 10 ditët e fundit janë konfiskuar më shumë se 600 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar një numër i madh i rrjetit të krimit të organizuar.Ministri Rexhepi ka theksuar se këto shifra do t’i jepen edhe Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, në mënyrë që të jenë të informuar me luftimin e krimin e organizuar në Kos-ovë, në mënyrë që Kosovës t’i jepet sa

droga në eskavator2012-ta konsiderohet si viti më efikas i konfiskimit të substancave narkotike dhe luftës kundër trafikimit me substanca narkotike nga Policia e kosovës

20 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 21: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

21m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

më parë liberalizimi i vizave. “Kjo do t’i ndihmojë liberalizimit të vizave. Duhet të përcillen statistika di-tore e javore në Komisionin Evropian për Punë të Brendshme dhe Zgjerim, në mënyrë që ata që merren me këtë proces të kenë argumentet e plota, dhe të ndihmojnë që procesi i liberal-izimit të vizave të jetë sa më i shkurtër dhe më i shpejtë, të arrijmë atë qëllim që ne e kemi”, ka theksuar Rexhepi. Për më tepër ai ka shtuar se për këto operacione të suksesshme do të ketë edhe stimulime për policët. Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni e ka vlerësuar si mjaft të suksesshëm këtë aksion të policisë. “Edhe ky operacion paraqet një sukses në vazhdën e operacioneve që janë të përcaktuara mbi objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, e që është lufta e krimit të organizuar dhe lufta kundër trafiqeve, drogave. Natyr-isht që suksesi i atribuohet të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por suksesi i atribuohet Drejtorisë An-tidrogë, e cila e ka barrën kryesore në

luftën e prezencës së narkotikëve në vendin tonë”, ka thënë Maxhuni. Ndërkaq, kapiteni Bahri Shala ka treguar se si është fshehur kjo sub-stancë narkotike në gomat e një eska-vatori, të cilin e bartte një kamion, ku pas dyshimeve të policisë, kanë sjellë edhe njësitin K-9 dhe kanë arritur të zbulojnë këtë sasi të narkotikëve. “Këtij operacioni i ka paraprirë një punë hetimore dhe operative nga

Drejtoria Kundër Trafikimit me Narko-tikë ku në një rimorkio të ngarkuar me një ekskavator është zbuluar sasia e fshehur e narkotikëve prej 258 kilo-gramëve e kamufluar brenda gomave të eskavatorit”, ka theksuar ai.

21m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 22: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

22 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Sikur edhe dy vitet e kaluara, këtë verë Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë qenë së bashku

në shërbim të qytetarëve të cilët kanë qarkulluar me automjetet e tyre në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit turis-tik. Kjo vjen pas ripërtëritjes së mar-rëveshjes së mirëkuptimit që auto-ritetet policore të të dy vendeve kanë nënshkruar për patrullime të përbash-këta në Shqipëri gjatë sezonit turistik, konkretisht nga 1 korriku deri më 31 gusht të këtij viti. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhu-ni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit të Shqipërisë z. Hysni Burgaj në një ceremoni që është mbajtur në Tiranë. Duke shfrytëzuar këtë praktikë të bash-këpunimit dy agjencitë policore kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit policor, në përpjekje të ngritjes së

së bashku në shërbim të qytetarëve

22 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 23: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

23m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2 23m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor, parandalimin e aksidenteve dhe kundërvajtjeve në komunikacion dhe

shpëtimin e jetëve të njerëzve në aksi-dente rrugore, duke zbatuar me rigoro-zitet ligjin për siguri të komunikacionit

rrugor.Jetësimi i marrëveshjes filloi me një organizim ceremonial ku drejtuesit e policisë së komunikacionit rrugor të Kosovës dhe Shqipërisë deklaruan para mediave fillimin e zbatimit të mar-rëveshjes. Në fjalën e tij, drejtori i Di-vizionit të Komunikacionit në Policinë e Kosovës, kolonel Sheremet Ahmeti deklaroi se beson që kjo marrëveshje edhe këtë vit do të japë rezultate të mira në rritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor gjatë sezonit turistik: “Mendoj që praktika e dy viteve të mëhershme ka treguar rezultate të mira në ofrimin e sigurisë së qytetarëve dhe mund t’ju them se të gjitha param-etrat tregojnë që ka pasur rënie të fat-keqësive të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.Ndërsa, drejtori i policisë rrugore, në Policinë e shtetit shqiptar, z. Vullnet Topalli, deklaroi se është bërë planifikimi i shërbimeve dhe patrullim-in e përbashkët ndërmjet punonjësve të dy policive: “Patrullimi i dy policive do të jetë në tërë territorin e vendit me fokus në zonat ku fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë shtetin shqiptar në sezonin veror 2012”, ka thënë Topalli.

Nga Brahim Sadriu

Page 24: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

24 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

“Shtëpia e Pushimit”

vend mikpritës,

i qetë e relaksues

Page 25: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

25m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Një ambient tejet i pastër, mik-pritja e ngrohtë, lulishtja e mirëmbajtur, rregull e sig-

uri. Këto të bien në sy së pari sapo të shkelësh brenda Shtëpisë së Pushimit në Durrës. Edhe këtë vit ka vazhduar bashkëpunimi me këtë institucion ku me dhjetëra zyrtarë të PK-së kanë shfrytëzuar hapësirat dhe plazhin e bu-kur të Durrësit.Ekipi i ‘Mbrojtësit’ vizitoi Shtëpinë e Pushimit duke kontaktuar edhe me drejtorin e “Shtëpisë së Pushimit”, z. Muzli Shalën i cili shpjegoi për kush-tet që u ofrohen zyrtarëve policorë të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë institu-cion:“Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Pu-nëve të Brendshme është një institu-cion që është në mbështetje të struk-turave të Ministrisë së Brendshme, e në veçanti të policisë së shtetit shq-iptar. Në kuadër të një dashamirësie, në kuadër të një marrëveshjeje që është bërë ndërmjet Policisë së shtetit shqiptar dhe Policisë së Kosovës është bërë e mundur që një pjesë e këtyre hapësirave të vihen në dispozicion të Policisë së Kosovës, me qëllim që edhe anëtarët e Policisë së Kosovës të push-ojnë me të njëjtat standarde si edhe anëtarët e Policisë së Shqipërisë. Çmimi është i reduktuar, nuk është një çmim real sepse është në mbështetje. Trajtimi bëhet në të njëjtën mënyrë siç bëhet trajtimi për oficerët e policisë së shtetit shqiptar. Ka qenë kënaqësi e ministrit dhe e gjithë strukturave, edhe e poli-cisë së shtetit, e drejtorit të policisë së

shtetit, edhe kënaqësi e imja që erdhi kjo kohë, normal një lloj integrimi i poli-cive të dy shteteve të një kombi” thek-soi z. Shala duke mbetur me shpresë se bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fusha tjera.“Në njërën anë si institucion kjo është shtëpi pushimi por çdokush mund ta mendojë dhe është reale që duke qenë bashkë duke biseduar me oficerët e policisë së shtetit shqiptar, oficerët e

policisë së shtetit të Kosovës, krahas pushimeve do të ketë edhe këmbime mendimesh në të mirë të punës, të mbarëvajtjes së punës edhe atje kur dalin në terren, kështu që mendoj në një lloj mënyre do të ketë shkëmbim eksperiencash. Bile kur këto eksperien-ca jepen në ambiente krejt të lira dhe jozyrtare mendoj që kanë efikasitet akoma më të madh dhe ndoshta kësh-tu krijohet një produkt, unë shpresoj

vaZhdon bashkëPunimi me shtëPinë e Pushimit në durrës ku edhe këtë vit me dhjetëra Zyrtarë të Pk-së kanë kaluar ditët e tyre të Pushimit Pranë bregdetit të adriatikut

Page 26: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

26 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

shumë” – potencoi drejtori Shala duke i uruar shumë sukses në detyrat e tyre të gjithë pjesëtarëve të PK-së.Edhe pjesëtarë të PK-së që kishin ar-dhur qoftë me kolegë ose familjarë u shprehën të kënaqur me kushtet që of-rohen në këtë pushimore.Elhami Llugiqi, rreshter në AKSP ishte një ndër pushuesit e rregullt që për

herë të katërt po e vizitonte “Shtëpinë e Pushimit” në Durrës:“Këtu është një ambient jashtëzakon-isht i bukur, lule, pastërti, objektet janë të mira, kushtet janë jashtëzakonisht të mira në dhomë dhe përveç televizorit kemi kondicionerin, frigoriferin dhe plazhin 20 metra nga hoteli. Është për çdo falënderim bashkëpunimi i Minis-trisë së Punëve të Brendshme të Shq-ipërisë me atë të Kosovës”- shprehet Llugiqi.Edhe Igballe Aliu, nëpunëse në stacion-in policor të Lipjanit, duket e kënaqur me kushtet dhe ambientin në këtë pushimore:“Është viti i tretë që i kaloj pushimet në këtë pushimore. Është një ambient që rrallëkund mund ta gjesh. Kushtet në hotel janë shumë të mira, dhomat, pastërtia dhe ushqimi është shumë i mirë, çdo gjë në rregull”, thekson Aliu për ‘Mbrojtësin’.Për togerin Sadik Shefqeti nga Drejto-ria për planifikim strategjik dhe çështje ligjore në DPP është hera e tretë që viziton këtë pushimore. Ai dha edhe një mesazh për të gjithë kolegët e PK-së që planifikojnë të kryejnë pushimet në Shtëpinë e Pushimit në Durrës:“Për të gjithë ata që dëshirojnë ta

shfrytëzojnë bregdetin shqiptar unë u preferoj që të aplikojnë konkursin që Policia e Kosovës e shpall dhe të vinë ta shijojnë këtë vend dhe të krijojnë një traditë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës me Policinë e Shq-ipërisë jo vetëm në pushim apo rekre-acioni por edhe në çështje të aspektit policor”, theksoi z. Shefqeti.

26 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 27: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

27m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Në një operacioni policor të kod-uar “UNAZA” është bërë arresti-mi i njëmbëdhjetë personave të

dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Krimit të organizuar”, “Trafikimit me njerëz”, “Pastrimit të parave”, “Falsifikim-it të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”.Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore e mbështetur nga njësitë speciale operative të rajonit të Prishtinës dhe Prizrenit, njësit e foren-zikës dhe mbështetjes teknike kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qar-kut Pejë, me ç’ rast kanë bërë bastisjen e 11 lokacioneve, pesë lokale-bare të natës,pesë lokacione të banimit si dhe një zyrë të punës, gjegjësisht zyra ra-jonale e punësimit në Gjakovë.Të gjitha këto bastisje janë realizuar në qytetin e Gjakovës.

Operacioni policor i koduar “UNAZA” kishte të bënte me arrestimin e perso-nave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “krimit të organizuar”, “trafi-kimit me njerëz”, “pastrimit të parave”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “armëmbajtje pa leje”.Hetimi në lidhje me këtë rast ka fil-luar rreth një vit më parë dhe këto he-time janë kryer me autorizim dhe nën

mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.Pas hetimeve intensive, hetuesit poli-cor të DHTQNJ-së (Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore), kanë siguruar prova dhe dëshmi se 22 (njëzet e dy) viktimat e trafikimit, që të gjitha shtetase moldave, janë trafikuar dhe janë mbajtur nën kontroll të vazh-dueshëm deri në zbulimin e rastit, vik-tima këto që janë mbajtur me qëllim të shfrytëzimit për prostitucion nga ana e të dyshuarve, elemente këto të veprës penale të trafikimit me njerëz.Viktimat aktualisht janë strehuar në vend të sigurt për t’u trajtuar sipas pro-cedurave nacionale për viktimat e trafi-kimit. Të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar duke ndihmuar në forma të ndryshme kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar.

Operacioni UNAZAidentifikohen 22 viktima të trafikimit me qenie njerëZore dhe arrestohen 11 të dyshuar Për krim të organiZuar

27m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

Page 28: MBROJTËSI KOSOVO P LICE - kosovopolice.com · që në momentin kur pjesëtari i PK-së ka nevojë për doza të gjakut dera e Qen-drës kombëtare për transfuzionin e gja-kut është

28 m b r o j t ë s i 0 2 / 2 0 1 2

FOTOLAJMFOTOLAJM