mediat alternative dhe pjesëmarrja · mediat alternative… roger silverstone (1999: 3) ‘mediat...

35
Lënda: Mediat e Reja dhe TIK Dokt. Blerjana Bino [email protected] 20/05/2014 Mediat alternative dhe pjesëmarrja

Upload: others

Post on 19-Jun-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Lënda: Mediat e Reja dhe TIK

Dokt. Blerjana Bino

[email protected]

20/05/2014

Mediat alternative dhe pjesëmarrja

Page 2: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Qasja ndaj mediave alternative

Qasja ndaj medias alternative: Teoria dhe Metodologjia

Përcaktimi i konceptit të medias alternative dhe medias radikale

Drejt një modeli për median alternative dhe radikale

Aspekti politik i medias alternative

Teoria e Downing për median radikale

Dimensioni ekonomik i prodhimit në median alternative

Ndërtimi i identitetit dhe kuptueshmëria shoqërore në mediat

alternative

Mediat alternative dhe lëvizjet e reja shoqërore

Organizimi dhe prodhimi

Pjesëmarrje dhe kontroll

Page 3: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Qasja ndaj mediave alternative

Dimensioni ekonomik i prodhimit në median alternative Shtypi alternativ si në ‘gettho’

Qendrueshmëria financiare?

Teknologjia dhe qarkullimi

Sferat publike alternative: Anti-copyright

Shpërndarje e hapur (open distribution)

Hapësirat alternative të komunikimit (fora) si metoda të shpërndarjes

Kufizimet dhe liria e ‘ekonomikes alternative’ tek mediat alternative

Page 4: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative…

Roger Silverstone (1999: 3)

‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja

për zërat alternativë duke ofruar kështu

hapësirë për interesat e komuniteteve të

veçanta, për të ndryshmen dhe për

shkatërruesen’.

Page 5: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Çfarë janë mediat alternative?

Mediat alternative si një term që përshkruan të gjitha

formatet e mediave të cilat nuk janë tradicionale,

konvencionale apo të rrymës kryesore në sistemin

mediatik

Gjithçka që nuk gjejmë tek ‘gazeta shitësi’ apo ‘programi

i radios dhe televizionit’

Mediat e reja – përdorimi i TIK

Mediat alternative – edhe radio, edhe gazeta, edhe

TV, por jo në përmbajtje, organizim, dhe shpërhapje

njësoj si to

Page 6: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Atton (2002) – Modeli i mediave alternative

Përkufizimi i mediave alternative në lidhje me kapacitetin e

tyre për:

të gjeneruar metoda jo standarde të krijimit, prodhimit dhe

shpërndarjes së lajmit/përmbajtjes;

të përmbajtjes së mesazheve të tyre.

Kështu mediat alternative ofrojnë mjetet për komunikim

demokratik për ato grupe apo individë të cilët janë

normalisht të skajuar apo përjashtuar nga prodhimi

mediatik.

Page 7: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Konceptet kyçe tek mediat alternative

pjesëmarrja (participation)

reflelektueshmëria (reflexivity)

(lidhje qarkore shkak-pasojë; marrëdhënie binare – veprimi bie

mbi atë që vepron)

Lexuesi, shkruesi, botuesi – i njëjti individ

Page 8: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Komunikimi demokratik…

Williams (1980) tre elementët e komunikimit demokratik:

Çkapitalizimi – marrëdhëniet e pronësisë – logjika e fitimit

– rregullat e konkurrencës – tregu i lirë; kapitali;

Çprofesionalizimi – ‘gazetaria si profesion’; kodi etik –

rregullat dhe kultura e punës; marrëdhënia me

akademinë/kërkimin/publikun

Çinstutionalizimi – jashtë sistemit dominues të medias;

prodhimi mediatik; kuadri rregullues; institucionalizimi

Page 9: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Media alternative si komunikim demokratik?

Page 10: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Të vërtetat tek media masive??

Page 11: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Potenciali i ri pjesëmarrës për skajimin?

Page 12: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative si politike Mediat alternative për grupet e skajuara

Mediat alternative si komunikim demokratik

Mediat alternative si media në skaje

Aksesi, pjesëmarrja, pronësia dhe përfaqësimi;

Jo vetëm çështje kulturore

Çështje politike

Përfaqësimi

Pjesëmarrja

Dimensioni ekonomik

Aksesi dhe të drejtat

Page 13: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Emancipim politik përmes medias alternative

Ezensberger (1976) propozoi një përdorim të medias

për qëllime të emancipimit politik që karakterizohet

nga:

Ndërveprimi ndërmjet audiencës dhe krijuesve

apo prodhuesve;

Prodhim kolektiv i përmbajtjes;

Përqendrim tek shqetësimet e jetës së përditshme dhe

nevojave të qytetarëve të thjeshtë.

Page 14: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Një model ‘demokratiko-pjesëmarrës’

Bazuar mbi këtë, McQuail (1987: 132) ofron një model

‘demokratiko-pjesëmarrës’ për mediat alternative:

Mediat alternative përdoren për komunikim dhe

ndërveprim të komuniteteve, grupeve të interesit apo nën-

kulturave në një nivel më të ngushtë mesvehti.

Në këto raste kemi të bëjmë me qasje horizontale të

ndërveprimit, ku pjesëmarrja dhe ndërveprimi janë elementë

kyç të komunikimit dhe medias përkatësisht.

Page 15: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Përtej përpjekjeve alternative politike

Media alternative nuk i referohet vetëm medias

kundërvënëse apo rezistuese për qëllime politike, por edhe

atyre që përfshijnë përpjekje komunikuese në fushën e

letërsisë, artit, kulturës, mjedisit.

Mediat alternative mund të konsiderohen si tekst i ‘shumë-

zëshëm’ dhe që i jep zë të plotë dhe heterogjen të gjithë ‘të

tjerëve’.

Edhe brenda një media alternative ka shumë

heterogjenitet: stile, kontribute, perspektiva.

Page 16: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative përtej tekstit

Modeli i mediave alternative Atton, 2002:

Modeli i Atton-it për mediat alternative shkon më gjerë sesa

vetëm mediat alternative si tekst.

Ky model identifikon heterogjenitetin, eksperimentimin

dhe transformimin si parime themeluese të organizimit,

prodhimit dhe ndërveprimeve shoqërore midis dhe përtej

këtyre medieve alternative

Konsideron mjetet e komunikimit si të ndërtuara

shoqërisht.

Page 17: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Grupet e skajuara – media masive Portretizimi dhe përfaqësimi i grupe të caktuara në shoqëri në

median masive

Ky portretizim dhe përfaqësim riprodhon status-quo-në e këtyre grupeve shoqërore.

Këto grupe rallë herë janë pjesë e elitës kulturore, politike dhe ekonomike që ka akses në median masive dominuese.

Këto grupe shoqërore janë të çfuqizuara dhe të skajuara nga mënyra sesi portretizohen dhe përfaqësohen në median masive

Këto grupe nuk kanë sesi t’i kundërvihen këtij portretizimi dhe përfaqësimi në media (Cammaerts, 2009; Livingstone, 2005)

Page 18: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Arsyet e portretizimit në median masive

Arsyet mund të lidhen edhe me ndërtimin shoqëror të

lajmeve në mediat masive:

rutina komplekse pune në prodhimin e lajmeve,

kushtet e prodhimit,

profesionalizmi dhe kultura e objektivitetit apo e mediave

partizane,

përgatitja dhe editimi,

aksidentet dhe mundësitë,

Racizmi dashamirës

Ligjërimi në sferën publike.

Page 19: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Si i përgjigjet media alternative?

Media alternative i përgjigjet këtij portretizimi dhe

përfaqësimi të grupeve të skajuara në median masive

dominuese duke prodhuar vetë lajme, bazuar në:

vlera alternative nga ato dominuese

në një tjetër kuadër të mbledhjes, shkrimit dhe

raportimit të lajmit.

Page 20: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Si i përgjigjet media alternative?

Këto vlera burojnë nga dëshira për të prodhuar interpretime

të tjera të historisë apo ngjarjeve dhe për të prezantuar

në media ato ndodhi që normalisht nuk do të përbënin

‘lajm’, të cilat ndyshojnë atë hierarkinë ekzistuese të aksesit

dhe publikimit të lajmit që ndodh në median masive.

Pra media alternative ofron akses në media për grupe

shoqërore të skajuara sipas termave përcaktues të vetë këtyre

grupeve dhe jo sipas kushtëzimeve të medias dominuese (Atton,

2002: 11)

Page 21: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Ndryshimi shoqëror radikal Tim O’Sullivan (1994:10) propozon një model të medias

alternative të bazuar tek ndryshimi shoqëror radikal.

Mediat alternative kundërshtojnë ose sfidojnë politika të institucionalizuara dhe të stabilizuara në rrjedhën dominuese të shoqërisë

Ato advokojnë për ndryshim në shoqëri ose për të paktën një lloj rivlerësimi të vlerave tradicionale.

Tre karakteristikat e mediave alternative janë:

Produksioni i pavarur;

Proces produksioni demokratik dhe kolektiv;

Angazhim për inovacion dhe eksperimentim si në formë edhe në përmbajtje (O’Sullivan, 1994: 205).

Page 22: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Nga mesazhi tek veprimi…

Ky model merr parasysh jo vetëm përmbajtjen e mesazheve

të mediave alternative, por edhe përfaqësimin dhe

procedurat e organizimit të mediave alternative dhe

sesi këto ndryshojnë nga ato masive të rrjedhës dominuese.

Mediat alternative janë jo vetëm një medium për të tejçuar

një mesazh, por një model për produksionin kulturor

pjesëmarrës dhe organizime shoqërore që përkthehen në

veprime konkrete për një shoqëri më të barabartë

Page 23: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Sfida ndaj hegjemonisë

Mediat alternative mund të konsiderohen si sfiduese të hegjemonisë

ose si një platformë eksplicite politike alternative

ose si sfida jo të drejtpërdrejta përmes eksperimentimit dhe transformimit të roleve, praktikave, rutinave ekzistuese –

pra ajo që do të quanim si një stil nën-kulturor kundër-hegjemonik.

Page 24: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Teoria e Downing për median radikale

Downing përqendrohet tek media politike

Në modelin e tij favorizon më tepër proceset mediatike sesa

produktin e medias; organizimin dhe angazhimin sesa fjalët për faqe

apo shpërndarjen;

Argumentat e tij:

të inkurajohen kontributet nga sa më shumë grupe shoqërore që të

theksohen ‘realitetet e shumëfishta’ të jetësh shoqërore

Mediat radikale, edhe pse janë partizane, nuk mund të jenë dhe nuk

duhet të bëhen instrumenta të një partie politike apo një grupi elitar;

Mediat radikale në formën e tyre më krijuese dhe më kuptimplote për

shoqërinë duhet t’i japin përparësi lëvizjeve shoqërore në raport me

institucionet (1984: 17).

Page 25: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative si zhvillim

Downing (2001:45) argumenton se mediat alternative

radikale duhet të konsiderohen si ‘agjentë kompleks të

pushtetit zhvëllimor dhe transformimit dhe jo thjesht si

institucione që ofrojnë kundër-informacion’

Zhvillim

Fuqizim

Transformim

Page 26: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative dhe konteksti

Mediat alternative sikurse edhe forma të tjera të prodhimit

kulturor dhe krijuesit e tyre janë të pozicionuar në një

kontekst të caktuar;

Hall (1990: 222) ‘ne të gjithë flasim dhe shkruajmë nga një

vend dhe kohë e caktuar, nga një histori dhe kulturë që është

specifike në varësi të kontekstit’.

Marrëdhëniet shoqërore, format e teknologjisë dhe stilet e

ligjërimit në mediat alternative janë të vendosura brenda një

konteksti kohor dhe vendor të caktuar.

Pra mediat alternative duhen konsideruar brenda

konteksteve kulturore dhe historike.

Page 27: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Mediat alternative dhe audienca Si një tërësi procesesh komunikuese brenda formacioneve

(nën)kulturore të caktuara, mediat alternative interesohen

më tepër për audiencat që

përfshihen/angazhohen/marrin pjesë sesa për

audiencat që thjesht marrin informacion (Lievrouw, 1994).

Mediat alternative nënkuptojnë një lloj organizimi të medias

për të mundësuar një pjesëmarrje shoqërore më të

gjerë në krijimin, prodhimin dhe shpërhapjen e

shpërndarjen e produktit mediatik.

Page 28: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Si të ndërtojmë një media alternative?

Mediat alternative duhet të bëhen të disponueshme për

qytetarin e thjeshtë, pa pasur nevojë për

kualifikim profesional,

pa kapital financiar, dhe

duhet të organizohen në vende të tjera jashtë

institucioneve mediatike masive apo sistemit mediatik

dominues.

Kështu rolet dhe përgjegjësitë në mediat alternative

nuk janë qartësisht të ndara, ka shumë mbivendosje dhe

transformime të nocioneve të tilla si: profesionalizëm,

kompetenca dhe ekspertizë.

Page 29: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar

Tipologjia për median alternative (Atton, 2002)

Përmbajtja është politikisht ose shoqërisht ose kulturalisht radikale/alternative;

vlerat dhe praktikat e raportimit të lajmeve janë të ndryshme;

Forma – grafikë, gjuha e shkruar, simbolet, llojet e prezantimit, të lidhjes, të publikimit, estetika

Përshtatje dhe inovacion repografik në riprintim, ridizenjim të formateve mediatike

Përdorimi dhe shpërndarja – përdorimi i formave alternative të shpërndarjes si përmes rrjetave klandestine dhe të padukshme; anti-copyright

Marrëdhënie shoqërore të transformuara ashtu sikurse edhe rolet dhe përgjegjësitë – lexues-shkrues, organizimi kolektiv, çprofesionalizimi i gazetarisë, i printimeve, i publikimeve

Procese komunikuese transformuese – lidhje horizontale dhe rrjetëzim

Page 30: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar
Page 31: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar
Page 32: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar
Page 33: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar
Page 34: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar
Page 35: Mediat alternative dhe pjesëmarrja · Mediat alternative… Roger Silverstone (1999: 3) ‘mediat alternative kanë krijuar hapësira të reja për zërat alternativë duke ofruar