mediumet transmetuese; karakteristikat kryesore te...

36
Mediumet transmetuese; karakteristikat kryesore te tyre 1 Ligjerata 6 Data: 27.12.2011 Prizren

Upload: others

Post on 11-Oct-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Mediumet transmetuese;

karakteristikat kryesore

te tyre

1

Ligjerata 6

Data: 27.12.2011

Prizren

2

Mediumet Transmetuese

Janë pjesa e sistemit transmetues që ka për detyrë bartjen e sinjalit.

Karakteristikat bazë të transmetimit

Kapaciteti i transmetimit është ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjen e një pajisjeje transmetimi. Ky kapacitet është madhësia që tregon se sa të dhëna janë transmetuar në lidhje me kohën. Kjo veti mund të shprehe fuqinë e një pajisjeje.

Imuniteti ndaj zhurmave.

Në shumicën e rrjeteve zhurma është një element gjithnjë i pranishëm por zgjedhja e pajisjeve të transmetimit në mënyrën e duhur ndikon në ruajtjen e rrjetit nga demtimet që mund të sjellë.

3

Karakteristikat bazë të transmetimit – vazhdim…

Kostoja është një ndër faktorët që ndikon në të gjithë implementimin e një rrjeti dhe sidomos në zgjedhjen e komponenteve harduerike të tij.

Madhësia dhe shkallezueshmëria përcaktohen nga:

Maksimumi i nyjeve për segment.

Gjatësia maksimale e segmentit.

Gjatësia maksimale e rrjetit.

4

Mediumet transmetuese

• Ekzistojne katër mediume themelore të cilat e mundësojne bartjen e sinjaleve prej një nyje komunikuese në tjetren, ato janë:

—Kabllot Koaksiale

—Çiftoret e perdredhura

—Fijet Optike

—Radio Valet

5

Mediumet transmetuese

• Ekzistojnë dy lloje bazike të mediumeve transmetuese:

—Mediumet e kufizuara dhe

—Mediumet e pakufizuara.

• Medium i kufizuar do të thotë se sinjali i tillë është i përmbajtur brenda kufijve të medias ose "Brenda kapacitetit kabllor".

• Mediumi i pakufizuari nënkupton se sinjali udhëton jashtë kufijve të ndonjë mediumi.

6

Mediumet e kufizuara

• Në Mediumet e Kufizuara përfshihen:

• Kablloja me çiftore të përdredhur

• Kablloja koaksiale

• Fibrat Optike

7

Mediumet e “pa kufizuara”

• Në Mediumet e pa kufizuara përfshihen:

• Bluetooth

• Wi-Fi (802.11)

• Transmetimet satelitore

8

Kablloja me çiftore të përdredhur

(1)

• Egzistojnë dy lloje të kabllove me çiftore të përdredhur:

• Të mbrojtura (shielded twisted pair-STP) dhe

• Të pambrojtura (unshielded twisted pair-UTP).

Kablloja me çiftore të përdredhur

(2)

• Unshielded twisted pair (UTP): në thelb është kabllo telefoni. Kjo është shumë e lirë dhe e lehtë për përdorim.

• Shielded twisted pair (STP): ofron performanca më të larta se UTP, duke përdorur një lloj prej teli që është mbuluar në një këllëf mbrojtëse. Eshtë e mbrojtur nga ndërhyrjet elektrike, dhe është perdoret për të mbështetur transmetimet me shpejtësi të lartë në distanca më të gjatë.

11

Kablli STP (Shielded Twisted Pair)

çiftet e telave të dredhur të izoluar

12

Kablli STP (STP Cable)

Kablli STP zvogëlon zhurmën elektrike, interferencat magnetike dhe

interferencat radiofonike.

Gjatësia maksimale e transmetimit të paketave të shënimeve me anën e

këtij mediumi është 100m, ndërsa gjerësia e brezitë të transmetimit është

10-100Mbps.

Përdorimi i këtij kabllimi varet nga:

Raporti i përdredhjes.

Numri i cifteve të përcjellesve.

Cilësia e bakrit të përdorur.

Tipi i mburojes në qoftese ka.

13

Kablli UTP (Unshielded Twisted Pair) Çiftet e telave të dredhur të paizoluar

Avantazhet e UTP-së:

Lirë

Lehtë për tu mirëmbajtur dhe instaluar

Mundë të perdoren me disa lloje të teknologjive si televizionet, kamerat ,

kompjuterat dhe telefonat.

Mund të mbështet transmetimin e shumë sinjaleve nëpër kabllon e njejtë

ndryshe prej kabllove kaoksiale.

14

15

Kabllot Kaoksiale

Kablli kaoksial përbëhet prej:

a) Përçuesit të bakrit

b) Mbështjellsit të gërshetuar të bakrit dhe

c) Mbështjellsit të jashtëm

Kabllot kaoksiale – ndarja e tyre:

16

Thicknet-që është efikase në transmetimin e e

sinjaleve në distaca te gjata.

Thinnet-që përdoret për të përcjellur sinjale mbi një

distancë të shkurtër. Për arsye se është e lirë dhe e lehtë për tu përdorur,është shumë I popullarizuar.

17

Kabllot Koaksiale

Avantazhet:

Përparsi e këtij mediumi është gjatësia deri në 500m, kur kemi të bëjmë me

lidhje të nyjeve që janë në distanca të mëdha.

Ka një rezistence të madhe ndaj interferencave të zhurmave të ndryshme

Disavantazhet: Është një kabllim i shtrenjtë meqenëse kërkon shumë lëndë në pergatitjen e

tij.

Një e metë e madhe e këtij kablli është që nuk përballon një kapacitet të

lartë transmetimi.

Fijet optike

• Fijet opitke janë mediumet më bashkohore për transmetim medial,

• Ato ofrojnë brez të gjërë leshimi,dobësim të vogël dhe imunitet të fortë nga ndërhyrjet e jashtme elektromagnetike EM.

• Fijet optike janë mediumi kryesor për transmetim në distanca të gjata.

• Sistemet e kapacitetit të lartë me kabell koaksal gradualisht janë duke u zëvendësuar me sisteme me fije optike.

• Një fije optike ka pjesën qëndrore ( me diameter rreth 8 ose 60 µm) nga qelqi shumë i pastërt i mbështjellur nga një shtresë e jashtme e qelqit me densitet më të vogël.

Llojet kryesore te fibrave

• Fibrat optik ndahen në dy grupe kryesore:

— Fibra multimodë (multimode)

— Fibra monomodë (monomode)

Fibrat multimodë

• Fibrat multimodë kanë diametër të mbështjellesit prej 125µm dhe të bërthamës prej 50 µm si ne figurën e meposhtme.

• Fibrat e tillë përdorin transmetues me çmim të ulët të realizuar me LED dioda me gjatësi valore prej 850 nm ku dobësimi i fibres multimode është prej 2 dB/km.

Fibrat multimode (cont)

• Në fibrat multimodë përhapen disa moda ose rreze të reflektuara nëpër fibër.

• Vonesa e përhapjes ndryshon për çdo rreze dhe energjia e dritës së rrezeve të tilla pranohet me vonesa të ndryshme dhe kjo dukuri manifestohet me shpërndarje të impulseve të dritës gjatë përhapjes së tyre nëpër fiber si në figurë:

• Dobësimi i madh prej 2 dB/km i bënë të përshtatshme vetëm për sisteme me largesi të shkurtra.

Fibrat monomodë

• Fibrat monomodë kanë diametër të mbështjellësit prej 125 µm dhe të bërthamës prej 8-12 µm.

• Këto fibra lëshojnë vetëm një modë të përhapjes, ndërsa dukuria e dioperzionit te këto fibra është zvogëluar dukshëm.

Fibrat monomodë (2)

• Si komponentë transmetuese përdoren laseret gjysëmpërques dhe te këto fibra shfrytëzohen gjatësitë valore nga dritarja e dytë dhe e tretë (1310 nm, respektivisht 1550 nm).

• Edhe pse kabllot me fije optike i kanë zëvendësuar një pjesë të madhe të sistemeve me kabllo koaksiale, gjë që edhe është pritur, mirëpo kablloja koaksiale ende ka zbatim të madh në konfigurimet e TV kabllor.

Fijet optike si mediume transmetuese

• Fijet optike si medium transmetues kanë gjerësi të brezit relativisht të pakufizuar.

• Përparësi tjera të sistemeve me fibra optik janë: —Kapacitet të lartë të transmetimit

—Imunitet ndaj ndikimeve të jashtme: ndërhyrjet e jashtme EM nuk kanë ndikim në sinjalin që bartet Brenda fibres.

—Madhësi dhe peshë të vogël.

—Rezervë të pakufizuar të materialit prej të cilave përbëhet fibra.

—Dobësim i vogël – Dobësimi në fibrat bashkohorë është më i vogël se 0.5 dB/km dhe nuk varet nga shpejtësia me të cilen transmetohet informacionet

Fijet optike si mediume

transmetuese (2)

• Fija optike ka përdorim edhe te transmetimet analoge, veçanërisht për radio/ TV.

• Transmetimi me fibra optikë përdoret për linjat me gjatësi duke filluar prej 1.5 km e deri te sistemet transmetuese ndëroqeanike.

• Të gjitha sistemet kabllore ndëroqeanike të planifikuara për të ardhmen janë duke u instaluar bazuar në fiber optike.

• Fibrat optik të sotëm përdorin tri breza të gjatësive valore:

— (1) rreth 800nm (dritarja e I optike)

— (2) 1310 nm (dritarja e II optike)

— (3) 1550 nm (dritarja e III optike)

• Brezi frekuencor, respektivisht ai i gjatësive valore i cili shfrytëzohet nga fijet optike dhe mediumet e tjera transmetuese është paraqitur në figurën e mëposhtme:

Teknikat multipleksuese ne fijet optike

• Zhvillimi i telekomunikimeve optik kohëve të fundit mundësoi transmetimin e një numri më të madh të sinjaleve nga një fije optike. Ekzistojne mënyra të ndryshme për të realizuar një transmetim multipleks të sinjaleve nga një fije të vetme optike si :

• - Përdorimi i multipleksit TDM, ku sinjalet e tipit të njejtë të multipliksimit me domenin elektrik, komentohen në sinjal optik dhe pastaj transformohen në një gjatësi të caktuar valore.

Teknikat multipleksuese ne fijet optike (2)

• Mënyra me atraktive është transmetimi i sinjaleve elektrike me gjatësi të ndryshme valore nëpër fiber optik. Kjo teknologji multiplekusese njihet si WDM (Wavelength division multiplexing).

• Me teknologjinë WDM rritet numri i kanaleve nëpër fiber optik dhe nëpër kanale të holla mund të transmetohen informacione të ndryshme ku shpejtësia e secilit kanal është e pavarur nga shpejtësia e kanalit tjetër.

• Teknologjia e multipleksimit WDM është zhvilluar pas dy teknologjive multiplekësuese :

— CWDM ( Coarse Wavelength Division Multiplexing)

— DWDM ( Dense Wavelength Division Multiplexing )

Multipleksimi WDM (Wavelength

divison multiplexing)

• Fijet optike monomode e leshojne vetem nje mod te perhapjes dhe si pasoj e kesaj edhe kapacitet transmetuese jane te kufizuara.

• Mirepo, zgjidhjet teknike te cilat e rrisin kapacitetin e fibres pa pasur nevoje per instalimin e kabllove te reja jane bere shume atraktive si kerkese per rritjen e kapacitetit transmetues.

• Veqanerisht ne sistemet e distancave te medha teknologjia multipleksuaese WDM eshte bere shume e domosdoshme pasi qe mund ta rrise kapacitetin transmetues prej faktorit 10 ne ate 100, pra per 10 here.

• Pra, teknologjia multipleksuese WDM u zhvillua si kerkese per zgjerimin e brezit frekuencor qe mund te shfrytezohet per komunikime, pasi qe ky brez ishte i kufizuar per shkak te dobesimit te fibres monomode ne gjatesi te ndryshme valore.

• Nga karakteristika e dobësimit të fibres momomode, shihet se dobësimi më i madh është rreth 1400 nm.

• Për shkak të dobësimit të madh, fibra monomod nuk mund të përdoret për transmetimin e sinjalit optik me gjatësi valore nga kjo distancë (brezi – E), mirpo po prej të njejtës lakore shihet se dobësimi më i vogël është 1310nm (dritarja e II optike) dhe këto janë dy gjatësitë valore bazë për teknologjinë WDM.

Teknologjia Multipleksuese CWDM (Coarse

Wavelength Division Multiplexing)

• ITU-T formuloi Rekomandimin G.694.2 sipas të cilit teknologjia CWDM operon në tëre brezin spektral komunikues të fibres optike prej 1270 nm deri në 1610 nm me një hapesirë në mes të kanaleve prej 20 nm siç është treguar në figirën e meposhtme.

Teknologjia multipleksuese DWDM (Dense

Wavelength Division Multiplexing)

• Termi DWDM i’u referohet hapesirave me të ngushta frekuencore në mes të kanaleve të përcaktuara me rekomandimin G.694.1 të ITU-së.

• Ky Rekomandim specifikon operimin WDM në brezet S,C dhe L për kapacitet të lartë, dhe per shërbime me shpëjtësi të lartë në rrjetet MAN dhe LAN.

• Rekomandimi i tillë i radhitë specifikacionet për hapesira të ngushta frekuencore në mes të kanaleve prej 100 deri në 12.5 GHz (ose në menyrë ekuivalente 0.8 deri në 0.1 nm ) në 1550 nm.

Sistemet e linjave optike

• Sistemet optike i përmbajnë dy terminale përseritëse në secilin skaj të fijës optike të cilat i konvertojnë sinjalet digjitale elektrike në sinjale optike.

• Sistemet optike i transmetojnë i transmetojnë pulset e energjisë së dritës nëpër fije optike. Në sistemet dykaheshe nëvojiten dy fibra, një për secilin drejtim transmetues si në figurë:

Elementet e një linje optike

• Funksioni bazë i një linje me fije optike është bartja e sinjaleve prej një paisje elektronike të shfrytezuesit e cila mund të jetë kompjuter, telefon, video paisje etj, nga një lokacion tek paisja korrospoduese në lokacionin tjetër me një shkall të lartë të sigurisë dhe përpikmërisë.

• Në figurën e mëposhtme janë treguar seksionet kryesore të

një linku komunikues me fije optike:

Ju falemnderit!