menaxhimi financiar i korporatave ligjerata nr.4: …...1.2 plani operativ plani operativ ofron...
TRANSCRIPT
Esat A. DURGUTI Viti akademik 2014/2015 Ligjeratat e autorizuara: Esat A. DURGUTI Literatura bazë: Menaxhimi Financiar- Prof.dr. Isa MUSTAFA
Menaxhimi Financiar i Korporatave
Ligjerata nr.4: Planifikimi Financiar
Përmbajtja e ligjeratës nr.4: Planifikimi Financiar
Planifikimi Financiar - Përmbajtja e ligjeratës së katër: (Menaxhimi
Financiar Prof. Isa Mustafa: - f.q: 128 deri në 150)
• Përfshirja e planifikimit financiar • Plani strategjik • Plani operativ • Planifikimi i shitjes • Metoda e përqindjes së shitjes • Metoda e përqindjes së shitjes dhe llogaritja e përqindjeve • Proformat Pasqyrat Financiare • Nevoja për fonde shtesë • Planifiki i rrjedhës së parasë • Diskutime
1. Përfshirja e planifikimit financiar
Planifiki financiar duhet të përfshijë: Analizën e rrjedhës financiare të kompanisë Parashikimin e pasojave të vendimeve të ndryshme investive dhe financiare Vlerësimin e efekteve të alternativave të ndryshme zhvillimore Si bëhet planifikimi dhe në cilat fushat duhet të bazohet: Analizimin e rezultateve të kaluara financiare
Bilancin e gjendjes Bilancin e suksesit Rrjedha e parasë dhe raportet financiare
Këto parashikime shërbejnë si bazë:
Destinimin dhe Mënyrën e përdorimit të mjeteve në të ardhmen
1. Përfshirja e planifikimit financiar (1)
Menaxherët bëjnë pregaditjen e pasqyrave financiare dhe ato i përdorin për këto qëllime: Që të vërtetojnë se Pasqyrat Financiare, sa i përket performancës a janë
në harmoni me qëllimet e përgjithshme të kompanisë.
Për të bërë vlerësimin e efekteve të ndryshme të propozuara operative
Për të parashikuar nevojat e ardhshme financiare të korporatës
Për të vlerësuar rrjedhën e parasë në të ardhmen
1.1 Plani strategjik
Çfarë duhet të përmbaj PLANI STRATEGJIK: Plani strategjik përfshinë formulimin:
Misioni i korporatës Qëllimet (synimet) e korporatës Horizonti i korporatës dhe Objektivat e korporatës
Objektivat e korporatës duhet të jenë të matshme dhe të aritshme. Faktorët kryesor janë:
Rritja ekonomike Profitabiliteti Vlera e tregut të aksioneve Rrjedha e parasë
Satisfaksioni i konsumatorëve Cilësia e produkteve / shërbimeve Relacionet në degë (industri) dhe Vlera e shtuar e kompanisë
1.1 Plani strategji- objektivat e njësisë
Objektivat e njësive (departamenteve) njihen si objektivat
operacionale, të tilla mund të jenë:
Rritja e numrit të konsumatorëve për 10% (objektivi i
departamentit të shitjes)
Zvogëlimi i numrit të artikujve të zhvlerësuar për 50% (objektivi i
departamentit të prodhimit)
Hartimi i shpejtë i raporteve mujore, 5 ditë pas përfundimit të
muajit (objektivi i departamentit financa-kontabilitet)
1.2 Plani operativ
Plani operativ ofron udhëzime detale për zbatimin e strategjisë dhe objektivave të korporatës.
Panet operative në shumicën e rasteve zhvillohen për një periudhë 5 vjeçare, ku viti i parë është i detalizuar. Strategjia e korporatës duhet të përfshijë disa dimensione: Investimet e jashtme
Investimet në vijat e reja të biznesit dhe të teknologjinë e re
Të fokusohet në një hapsirë të caktuar të konsumatorëve
Strategjia duhet të jetë e aritshme dhe në përputhje me synimet, horizontin, objektivat dhe qëllimet e korporatës.
1.2 Plani operativ (1)
Procesi i planifikimit operativ të një korporate:
1. Synimet e korporatës
2. Horizonti i korporatës
3. Objektivat e korporatës
4. Rrethina e projektuar e korporatës
5. Strategjia e korporatës
6. Përmbledhja e rezultateve të projektuara të korporatës
7. Plani i produkteve dhe politikat e korporatës
1.2 Plani operativ (2)
Plani i produkteve dhe politikat e korporatës:
Marketingu Distribuimi Financat Kapitali punues i korporatës:
Politika e përgjithshme e kapitalit punues Paratë dhe letrat me vlerë të tregtueshme Menaxhimi i rezervave Politikat kreditore dhe menaxhimi i kërkesave
Politika e dividendit Politika e strukturës së kapitalit Planifikimi financiar Plani kontabël dhe Plani i kontrollit
1.3 Plani financiar
Për hartimin e planit financiar nevojitet të bëhen:
Organizimin e domosdoshëm i dokumentacionit financiar
Organizimi i të dhënave financiare
Përcaktimi i qëllimeve
Rrjedha e parasë ( sa janë të hyrat – shpenzimet)
Të përcaktohet pasuria neto ( mjetet, detyrimet)
Parashikimi dhe menaxhimi i risqeve
Duhet të përshtatet strategjia ( strategjia duhet t’i përshtatet qëllimeve të përcaktuara)
1.3 Plani financiar (1)
Ecuria e planifikimit financiar shkallëzohet në gjashtë hapa:
1. Projektimi i pasqyrës financiare dhe përdorimi i tyre për analizën e efekteve operative, profitin e projektuar, dhe raportet ( likuiditetit, aktivitetit, borxhit etj) si dhe për monitorimin e operacioneve, kontrollet etj.
2. Përcaktimi i fondeve të nevojshme financiare për mbështetjen e planeve (ndërtesat, paisjet, rezervat etj)
3. Parashikimi i fondeve për periudhën për 5 vitet e ardhshme (gjenerimi i fondeve nga fitimet dhe sigurimi i fondeve të jashtme)
4. Ndërtimi dhe sigurimi i sistemit të kontrollit të menaxhimit dhe alokimit të fondeve brenda korporatës.
5. Zhvillimi i procedurave për përshtatjen dhe modifikimin e planit bazik ( dinanika e zhvillimit ekonomik nuk përputhet me parashikimet)
6. Ndërtimi i performancave të sistemit financiar, të cilët shprehin qëllimet e aksionarëve.
1.4 Planifikimi i shitjes
Planifikimi i shitjes brenda një korporate duhet të bazohet:
1. Planifikimi finanicar: - në bazë të vlerësimeve brenda korporatës
(departamenti i shitjes)
2. Planifikimi financiar: - në bazë të vlerësimeve të jashtme ( nga analitikët e ekonomise)
3. Planifikimi financiar: - nëpërmjet Analizës së Regresionit (këto planifikime bëhen nga shënimet paraprake duke e nxjerr rezultatet e parashikuara për të ardhmen)
1.4.1 Planifikimi i shitjes metoda e përqindjes së shitjes
Një ndër metodat më të përshtatshme për parashikimin e shitjes është “METODA E PËRQINDJES SË SHITJES” :
Kjo metodë përdoret për:
Planifikimin e raporteve financiare, mbi bazën e nivelit të % në shitje.
Ajo bazohet në trendet vijuese të shitjes plus vlerësimi i trendit të
zhvillimit ekonomik: • Vendit
• Rajonit
• industrisë
1.4.1 Planifikimi i shitjes metoda e përqindjes së shitjes (1)
Metoda e përqindjes së shitjes përdoret për parashikimin e pasqyrës së të
ardhurave për vitin e ardhshëm. (1)
Për të bërë këtë parashikim nevojitet:
Parashikimi i shitjeve
MPSH fillimisht presupozon se të gjitha shpenzimet, përpos zhvlerësimit janë të specifikuara si përqindje të shitjeve
Shpenzimet parashihen se do të rriten me normën e njejtë me shitjen, ndërsa nëse ka shpenzime specifike ato parashihen në mënyrë të ndarë.
1.4.1 Planifikimi i shitjes metoda e përqindjes së shitjes (1)
Metoda e përqindjes së shitjes përdoret për parashikimin e pasqyrës së të
ardhurave për vitin e ardhshëm. (2)
Për të bërë këtë parashikim nevojitet:
Të gjitha mjetet supozohet se do të rriten në mënyrë proporcionale me rritjen e % së shitjes,
Detyrimet do të rriten ashtu si rriten mjetet, sepse rritja e mjeteve kërkon forma të ndryshme të financimit
Llogaritë tjera financiare siç janë: borxhet afatshkurtra, afatgjata, aksionet e preferuara, të zakonshme nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me shitjet
Diferenca ndërmjet mjeteve totale të projektuara dhe detyrimeve dhe kapitalit është shuma e Fondeve të Nevojshme Shtesë (AFN)
1.4.2 Llogaritja e përqindjes së shitjes
Në vazhdim nëpërmjet të një shembulli do të bëjm ilustrimin e llogaritjes së përqindjes në shitje.
BILANCI I SUKSESIT 2013
Periudha raportuese (000)
Shitja 6,400
KMSH 4,800
Fitimi bruto 1,600
Tatimi 160
Te ardhurat neto 1,440
Dividendi 216
Shtimi i fitim pa shperndar 1,224
BILANCI I GJENDJES
Priudha raportuese 2013 Priudha raportuese 2013
MJETET (000) DETYRIMET & KAPITALI (000)
Para te gatshme 1,000 Llogaria e pagueshme 5,000
Llogari te arketueshme 3,000 Detyrimet ndaj ATK 300
Stoqet 6,000 Kredi afatshkurter 3,500
Gjithsej mjete rrjedhese 10,000 Gjithesej detyrime rrejedhse 8,800
Mjetet fikse 8,000 Kredi afatgjata 5,500
Zhvleresimi - Gjithsej detyrimet 14,300
Gjithsej mjete neto 8,000 Aksionet e zakonshme 3,000
Fitmi pa shperndare 700
Gjithsej kapitali 3,700
GJITHSEJ MJETE 18,000 GJITHSEJ DETI & KAPITALI 18,000
Në vazhdim nëpërmjet të këtyre pasqyrave financiare do të shohim se si bëhet llogaritja e përqindjes në shitje.
1.4.2 Llogaritja e përqindjes së shitjes (1)
Zerat e bilanceve Menyra e llogaritjes se % %
Para te gatshme: PG/Shitjet 15.6%
Stoqet Stoqet / Shitjet 93.8%
Llogari te pagueshme LLP / Shitjet 78.1%
KMSH KMSH/Shitjet 75.0%
Tatimet Tatimiet / Te ardhurat e tatueshme 10.0%
Te ardhurat neto Te ardhurat neto / Shitjet 22.5%
Dividenti Dividendi / Te ardhurat neto 15.0%
Këto janë rezultatet e llogaritjes së përqindjes në shitje. Nga të
dhënat e fituara të shohim se si bëhet pregaditja e pasqyrat
financiare PRO-FORMA
1.4.3 Pasqyrat Financiare Proforma
Faza vijuese ka të bëjë me konstruktimin e PF PRO-FORMA në bazë të dhënave të
krijuara. Në fillim përllogarisim nivelin e planifikuar të shitjeve, bazuar në
shënimet e vitit 2013 me një normë plus 25%.
Për të llogaritur parashikimin e shitjes përdorim formulën: S1 = Sg(1+g)=
6,400(1+0.25)= 8,000
Agjenda:
S1: - niveli i planifikuar i shitjeve
Sg: - niveli vijues i shitjeve dhe
G: - norma e planifikuar e shitjeve
1.4.3 Pasqyrat Financiare Proforma(1)
Pasqyrat financiare PRO-FORMA do të duken kështu:
BILANCI I GJENDJES Priudha raportuese 2013 2014 Priudha raportuese 2013 2014
MJETET (000) DETYRIMET & KAPITALI (000) (000) Para te gatshme 1,000 1,156 Llogaria e pagueshme 5,000 8,905
Llogari te arketueshme 3,000 3,000 Detyrimet ndaj ATK 300 300
Stoqet 6,000 11,628 Kredi afatshkurter 3,500 3,500 Gjithsej mjete rrjedhese 10,000 15,784 Gjithesej detyrime rrejedhse 8,800 12,705 Mjetet fikse 8,000 8,000 Kredi afatgjata 5,500 5,501
Zhvleresimi - - Gjithsej detyrimet 14,300 18,206 Gjithsej mjete neto 8,000 8,000 Aksionet e zakonshme 3,000 3,000
Fitmi pa shperndare 700 858 Gjithsej kapitali 3,700 3,858 GJITHSEJ MJETE 18,000 23,784 GJITHSEJ DETI & KAPITALI 18,000 22,064
Bazuar në pro formën e paraqitur më lart, shifet se kemi mos barazim ndermjet Mjeteve = Detyrimet + Kapitali = 23,784 – 22,064 = 1,721 – Nevoja për fonde shtesë.
1.4.4 Nevojat për Fondet Shtesë
Hapi final në kuadër të planifikimit financiar është përcaktimi i mënyrave si do të
rriten fondet e nevojshme shtesë (AFN) Additional Funds Needed.
Korporatat mund të bëjë disa zgjidhje, ajo mund t’i rrisë fondet shtesë përmes:
Huazimet afatshkurtër
Dëftesat e pagueshme
Emetimit të aksioneve të zakonshme shtesë
Ose me kombinimet ndërmjet tyre
Nevoja për fondet shtesë AFN, ose financimi i jashtëm përcaktohen nga pro forma
e PF të bilancit të gjendjes. Bazuar në shembullin paraprak kemi:
AFN = Mjeteve - Detyrimet + Kapitali = 23,784 – 22,064 = 1,721 – Nevoja për fonde shtesë.
1.4.4 Nevojat për Fondet Shtesë (1)
Në vazhdim do të prezantojm procedurën e përllogaritjes së fondeve shtesë
kur shfrytëzohen kapacitet plotësisht dhe nën kushtet kur kapacitetet nuk
shfrytëzohen.
Llogaritja e fondeve shtesë në shfrytëzimin e plotë të kapaciteve:
Ku:
So: - shitja vijuese
S1: - shitja e planifikuar = Sg(1+g)
G : - norma e planifikuar e rritjes së shitjes
Ao: - mjetet (në momentin o) të lidhura drejtpërdrejt me shitjet
Lo: - Detyrimet (në momentin o) të lidhura drejtpërdrejt me shitjet
PM: - profiti margjinal = ( të ardhurat neto )/ (shitjet) dhe
B: - norma e mbajtjes = (shuma e fitimeve te pashpërndarda )/ (të ardhurat neto)
1.4.4 Nevojat për Fondet Shtesë (2)
SHEMBULL; NR.1 KUR SHFRYTZOHET KAPACITETI I PLOTE
Nevojat shtesë
për mjete
Kërkesa për rritje
të mjeteve
Rritja spontane e detyrimeve
Rritja e fitimit të mbajtur
1.4.4 Nevojat për Fondet Shtesë (3)
SHEMBULL; NR.2 KUR NUK SHFRYTZOHET KAPACITETI I PLOTE:
Nëqoftëse korporata nuk e shfrytëzon kapacitetin e plotë e mjeteve fikse, atëherë
mjetet fikse nuk do të rriten si rezultat i mbështetjes së nivelit të planifikuar të shitjes.
Atëherë shfrytëzohet niveli i shitjes të cilin do të bazojm në kapacitetet egzistuese. Kjo
përcaktohet përmes përpjestimit të shitjeve vijuese me % e shfrytëzimit të kapaciteve.
1.4.5 Planifiki i rrjedhës së parasë
Planifikimi i rrjedhës së parasë duhet të përfshijë:
Sa para i nevojiten korporatës
Kur i nevojiten ato paratë
Formën e sigurimit të mjeteve monetare : si do të sigurohen me emetim të
aksioneve, huazimet, mbetja e fitimeve të korporatës, nëpërmjet shitjes së
pasurisë etj
Nga cili burim do të vijnë para në korporatë
Parashikimi i rrjedhës së parasë bëhët nëpërmjet dy metodave:
Metoda e përqindjes dhe
Analiza e regresionit
1.4.5 Planifiki i rrjedhës së parasë (1)
Planifikimi i rrjedhës së parasë duhet të përfshijë këto faza si në vijim:
1. Parashikimi i realizimit të shitjes – shërbimeve
2. Përcaktimi i kohës së arritjes së parave
3. Përcaktimi i nevojave për lëndë të parë – material – mall
4. Përcaktohet koha e pagesës ndaj furnitorëve
5. Përcaktohet kosto direkte dhe indirekte
6. Përcaktohen shpenzimet tjera përgjithshme
7. Përcaktohen koha e investimeve në të ardhmen
8. Përcaktohen mundësitë e sigurimit të fondeve dhe
9. Si rezultat i këtyre fazave arrihet deri te Kompletimi i buxhetit