menaxhimi i parregullsive dhe riskut në sistemin e menaxhimit të
TRANSCRIPT
STRUKTURAT
EUROATLANTIKE
BASHKIMI EVROPIAN
KESHILLI I EVROPES
NATO 1
TEMAT PER DISKUTIM:
I. BASHKIMI EUROPIAN
HISTORIKU I KRIJIMIT TË BASHKIMIT EUROPIAN
Lëvizjet e para evropiane....
Fillimi i procesit të Integrimit Evropian
Traktatet e Bashkimit Europian
STRUKTURA DHE INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN
Struktura e Bashkimit Europian
Institucionet e Bashkimit Europian
Instrumentat Ligjore të Bashkimit Evropian
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
II. KËSHILLI I EUROPËS
III. NATO
2
BASHKIMI EUROPIAN
Bashkimi Europian përbën sot:
7.5 % të popullsisë botërore
Strukturën më të rëndësishme evropiane të organizuar në institucione të përbashkëta (mbishtetërore dhe ndërqeveritare).
28 vende anëtare dhe shtatë shtete të tjera janë në proces anëtarësimi;
Ekonominë më të rëndësishme botërore duke kulmuar me krijimin e Tregut të Përbashkët: 20% e shkëmbimeve tregtare globale;
PBB -13 trillion €,
3
LËVIZJET E PARA EVROPIANE....
Fillimi i viteve 20 të shekullit të XX, lëvizja “Pan-Europa”. Lëvizjet pan europiane bazohen në idenë se Europa duhet të jetë e bashkuar politikisht duke qenë e bashkuar nga një kulturë euopiane.
Pas përfundimit të luftës së dytë botërore:
Lufta e Dytë Botërore shënoi fundin e hegjemonisë Evropiane në botë;
Gjendja e mjerueshme ekonomike dhe sociale e pasluftës;
Nevoja për krijimin e një kontinenti të lirë e të sigurtë.
4
LËVIZJET E PARA EVROPIANE....
1946: Churchill: “Ne duhet të ndërtojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës. Hapi i pari drejt rikrijimit të Familjes Evropiane duhet të jetë një lloj partneriteti ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”
Fillimi i Luftës së Ftohtë dhe Plani Marshall
1948: u krijua Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik Evropian (OEEC)
1948: Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu, vendosën të përcaktonin një tarifë të përbashkët doganore, për shkëmbimet ndërmjet tyre, duke i hapur rrugë krijimit të Bashkimit Doganor ndërmjet tyre.
1949: NATO
1949: Këshilli i Europës
5
HISTORI
1946: Churchill
Kongresi i Hagës 1948 –rezoluta për bashkim
politik
Realizimi: FR BE për asamble parlamentare,
pushtet të gjerë, vendime me shumicë
Britani: Asamble me rol vetëm konsultues
6
HISTORI
Kompromisi – KiE 1949:
Komiteti i Ministrave – organi vendimmarrës, unanimitet
Asambleja Parlamentare – rol konsultativ, forum politik diskutimesh, jo kompetenca legjislative, por forcë rëndësishme shtytëse
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (53) dhe Gjykata E.D.Nj. (60)
7
FILLIMI KONKRET I PROCESIT TË
INTEGRIMIT EVROPIAN Schuman propozoi që Franca dhe Gjermania, si dhe cilido shtet
tjetër Evropian që dëshironte, të bashkonin burimet e tyre të qymyrit dhe çelikut mund të krijonin një strukturë të përbashkët:
9 maj 1950: “Evropa nuk do të krijohet me një të rënë tavoline apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ngrihet mbi arritje konkrete.”
Në 18 prill të vitit 1951, gjashtë vende evropiane, firmosën Traktatin e Parisit/Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Celikut (ECSC).
Krijimi i një tregu të përbashkët për qymyr dhe çelik pa barriera të brendshme doganore.
Institucione me pushtet mbikombëtar:
Autoriteti i Lartë (Komisioni)
Këshilli i Ministrave
Gjykata
Rend ligjor mbikombëtar: legjislacion detyrues për vendet anëtare, kompanitë dhe individët
8
RËNDËSIA E KOMUNITETIT EUROPIAN TË
ҪELIKUT DHE QYMYRIT
Shënoi lindjen e BE;
Siguroi paqen e vazhdueshme mes vendeve të tij
anëtare;
Prezantoi institucionet dhe politikat e para
mbishtetërore, duke bërë të mundur unifikimin e
kontinentit Europian;
Krijoi politikën dhe agjensinë e parë
ndërkombëtare anti-kartel;
Krijoi një treg të përbashkët europian, fillimisht
për qymyrin dhe celikun e duke u shtrirë në
politika të tjera të përbashkëta.
9
NDËRTIMI GRADUAL - HAPAT
1952 Komuniteti Europian i Celikut dhe
Qymyrit
1958 Traktatet e Romës:
Komuniteti Ekonomik Europian
Komuniteti Europian i Energjisë
Atomike
(EURATOM)
1987 Akti i Përbashkët
Europian: Tregu i
Përbashkët
1993 Traktati i Bashkimit
Europian
– Maastricht
1999 Traktati i Amsterdamit
2003 Traktati i Nices
2009 Traktati i Lisbonës
FILLIMI KONKRET I PROCESIT TË
INTEGRIMIT EVROPIAN Në 25 Mars 1957, gjashtë vendet firmosën dy Traktatet e
Romës/Komuniteti Ekonomik Evropian dhe Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom).
Komuniteti Ekonomik Europian, Euroatomi dhe Komuniteti i Qymyrit dhe Celikut, përbëjnë atë që njihet si shtylla e parë e Bashkimit Europian ose Komuniteti Ekonomik Europian.
Traktati i Romës propozonte reduktimin progresiv të detyrimeve doganore dhe krijimin e një bashkimi doganor mes vendeve anëtare.
Ky traktat propozonte krijimin e një tregu të përbashkët për mallrat, shërbimet dhe kapitalin, si dhe krijimin e politikës bujqësore, politikës së transportit dhe fondit social evropian.
Krijoi Komisionin Evropian.
11
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
Akti Unik Europian, u nënshkrua nga vendet anëtare më
vitin 1986 dhe ka hyrë në fuqi në 1 korrik të vitit 1987.
Bëri amendimet e para në Traktatet e Romës duke synuar eliminimin e të gjitha barrierave të mbetura ndërmjet vendeve anëtare.
Vendosi finalizimin e tregut të përbashkët mes vendeve anëtare brenda 31 dhjetor 1992, si dhe kodifikoi bashkëpunimin politik europian, i cili eshte pararendësi i politikës së jashtme të BE
Harmonizimin e standardeve dhe rregullave si dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Ndryshimi i strukturës institucionale të Komuniteteve Europiane, pasi tashmë numri i vendeve anëtare kishte shkuar 12.
12
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
Traktati i Mastritit u nënshkrua më 7 shkurt 1992 dhe ka hyrë në fuqi në 1 nëntor 1993.
Ky Traktat hedh bazat për një fazë të re të krijimit të një bashkimi edhe më të ngushtë ndërmjet shteteve të Europës.
Traktati kishte si qëllim:
reformimin e institucioneve të Komunitetit për tu dhënë atyre karakter federal
krijimin e një monedhe të përbashkët,
ngritjen e Bankës Qendrore Europiane.
Me Traktatin e Mastritit, Komunitetit ju dha më shumë pushtet në lidhje me arsimin, shëndetin, rininë dhe kulturën.
Roli i Parlamentit u rrit nëpërmjet:
procedurës së “vendimmarrjes së përbashkët”
të drejtën për të aprovuar apo hedhur poshtë zgjedhjen e cdo Komisioni të ri.
13
STRUKTURA E BASHKIMIT
EUROPIAN (TRAKTATI I MASTRITIT)
14
SHTYLLA E PARË / KOMUNITETET
EUROPIANE
Kjo Shtyllë përbëhet nga:
(i) Komuniteti Ekonomik Europian
(ii) Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Celikut dhe
(iii) Euroatomi.
Në këtë Shtyllë juridiksioni komunitar shprehet në formën e tij më të lartë.
Cdo akt ligjor ose nënligjor i miratuar nga institucionet, të cilat veprojnë në këtë shtyllë, duhet të zbatohet direkt mbi shtetet anëtare
Fokusi kryesor i kushtohet funksionimt të tregut të brendshëm, duke synuar sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitaleve
15
SHTYLLA E DYTË / POLITIKA E JASHTME
DHE E SIGURISË SË PËRBASHKËT
• Shtylla e dytë e BE përfshin:
(i) Politikën e Jashtme dhe
(ii) Sigurinë.
Deri në vitin 1993, këto fusha rregulloheshin nga dispozitat e Marrëveshjeve “Mbi Bashkëpunimin Politik Europian”, të nënshkruara ndërmjet shteteve.
Me qëllim forcimin e rolit të BE në këto fusha dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shteteve, në Aktin Unik Europian u përfshinë dispozita të reja për politikën e jashtme dhe sigurinë e përbashkët.
Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve.
Ajo që synohet është kalimi i këtyre politikave nga Shtylla e dytë në atë të parën.
16
SHTYLLA E TRETË / BASHKËPUNIMI NË
FUSHAT E DREJTËSISË DHE PUNËVE TË
BRENDSHME
Shtylla e tretë e BE përfshin politikat që kanë të bëjnë kryesisht me:
(i) bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe
(ii) policore të shteteve anëtare.
Politikat e ndërmarra në kuadër të kësaj Shtylle, synojnë tu ofrojnë Qytetarëve Europiane liri, siguri dhe drejtësi
Bashkëpunimi në këtë fushë zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Europian.
Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit, disa nga fushat e përfshira në këtë Shtyllë, kanë kaluar në Shtyllën e parë
17
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
Traktati i Amsterdamit u nenshkrua me 1 Tetor 1997 dhe hyri ne fuqi me 1 Maj 1999.
Traktati i Amsterdamit ka modifikuar permbajtjen e Traktatit te Mastrihtit ne 5 fusha kryesore:
(i) liria, siguria dhe drejtësia,
(ii) qytetaria evropiane,
(iii) politika e jashtme,
(iv) bashkëpunimi ndërmjet shteteve.
(v) rriti rolin e Parlamentit Europian, si dhe inicioi reformën e nevojshme institucionale për të përballuar zgjerimin e mëtejshëm të BE.
Traktati i Nicës u aprovua me 26 Shkurt 2001, dhe hyri në fuqi me 1 Shkurt 2003. Pikërisht reforma institucionale u realizua suksesshëm vetëm nga Traktati I Nicës.
Traktati i Nisës përcakton drejtimin për krijimin e parakushteve të nevojshme për valën e valën e zgjerimit 2004.
18
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
Draft-Kushtetuta Europiane u nënshkrua nga krerët e shteteve anëtare në Romë më 29 tetor 2004.
Qytetarët e dy prej shteteve themeluese, Francës dhe Hollandës, votuan kundër këtij Traktati.
Përfaqësues të Institucioneve të BE u mblodhën në një Grup Pune për ta rishikuar këtë dokument, Konkluzioni ishtë propozimi i një Traktati të ri, i cili u quajt Traktati (Reformues) i Lizbonës.
19
TRAKTATI I LIZBONËS
Firmosur nga vendet anëtare më 13 dhjetor 2007 dhe ka hyrë
në fuqi më 1 dhjetor 2009
Qeverisje demokratike
Barazi/ Institucionet evropiane duhet të trajtojnë barazisht
qytetarët
Përfaqësi/ rritja e rolit të Parlamentit evropian dhe
parlamenteve kombëtare
Pjesëmarrje/ nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në
vendimmarrje (iniciativa qytetare)
Institucione efiçente
Evropa e të drejtave dhe vlerave
Evropa në botë
Më shumë të drejta në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë
20
RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES
Ndryshoi rregullat e vendimarrjes, duke ndryshuar nga
vendimmarrja me unanimitet, në vendimarrje me votim me
shumicë të cilësuar në të paktën 45 fusha;
Forcoi më tej rolin e Parlamentit;
Krijoi personalitetin juridik të BE dhe krijoi postin e
presidentit të Këshillit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të
BE për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë;
Bëri ligjërisht të zbatueshme Kartën e të Drejtave Themelore;
Parashikoi për herë të parë mundësinë e daljes nga BE.
21
RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES
Kompetenca ekskluzive: në fusha si dogana, konkurrenca,politika
monetare, politika e përbashkët tregtare etj, BE është i vetmi
përgjegjës për nxjerrjen e akteve ligjore. Vendet Anëtare duhet të
zbatojnë legjislacionin e miratuar nga BE;
Kompetenca e përbashkët: BE së bashku me VA anëtare janë
përgjegjëse për nxjerrjen e akteve ligjore. VA mund të nxjerrin akte
ligjore vetëm nëse BE nuk e ka ushtruar kompetencën e vet (tregu i
brendshëm, DLS, mjedisi, transporti,bujqësia);
Kompetenca mbështetëse: BE mundet vetëm të ndërhyjë për të
koordinuar dhe plotësuar veprimet e VA. BE nuk ka fuqi ligjvënëse
dhe nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e VA (kultura,
shëndetësia, turizmi, sporti).
Kompetenca speciale: Politika e jashtme e BE-BE nuk mund të
nxjerrë akte ligjore
22
RISITE E TRAKTATIT TE LISBONES
USHTRIMI I KOMPETENCAVE
Parimi I delegimit : BE ka vetëm ato
kompetenca që i japin traktatet themeluese;
Parimi i proporcionalitetit: Ushtrimi I
kompetencave nga BE nuk mund të tejkalojë atë
cfarë është e nevojshme për arritjet e objektivave
të traktateve;
Parimi i subsidiaritetit: për kompetencat e
përbashkëta, BE mund të ndërhyjë vetëm nëse
mund të jetë më efektive se VA.
23
INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN
Instituconet zyrtare të Bashkimit Europian janë:
(i) Këshilli Europian,
(ii) Këshilli i Bashkimit Europian,
(iii) Komisioni Europian,
(iv) Parlamenti Europian,
(v) Gjykata Europiane e Drejtësisë,
(vi) Gjykata e Auditimit,
(vii) Banka Qendrore Europiane
24
INSTITUCIONET, VENDIM-MARRJA
Komisioni
Parlamenti Kёshilli
propozon
bashkëmiratojnë
Zbatimi – vendet anëtare
Komisioni kontrollon
KËSHILLI EUROPIAN
U krijua nga komunikatat e lëshuara në dhjetor 1974 në Takimin e Nivelit të Lartë në Paris dhe u mblodh për herë të parë në vitin 1975.
Kjo Strukturë, u njoh ligjërisht me Aktin Unik Europian, ndërsa statusi zyrtar ju dha me Traktatin e Lizbonës.
Këshilli mblidhet të paktën dy herë në vit dhe përvec krerëve të shteteve anëtare, në të merr pjesë me të drejta të plota edhe Presidenti i Komisionit Europian, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian.
Funksioni themelor i tij është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për Bashkimin Europian.
Qëllimi i tij është që ti japë Bashkimit Europian nxitjen e duhur për të vazhduar më tej në forcimin e tij, nëpërmjet marrjes së vendimeve strategjike.
26
KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN
Eshtë organi kryesor vendimmarres i Bashkimit Europian dhe ushtron këto funksione themelore:
• Miraton aktet ligjore së bashku me Parlamentin Europian
• Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
• Lidh marrëveshje ndërkombëtare
• Aprovon buxhetin e BE, së bashku me Parlamentin Europian.
• Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në cështjet penale.
Këshilli asistohet nga:
a. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER),
b. Presidenca e Këshillit,
c. Sekretaritati i Përgjithshëm,
27
KOMISIONI EUROPIAN
Përfaqëson interesat e Bashkimit Europian si një strukturë e përbashkët
ndërmjet shteteve.
Komisioni Europian ushtron katër funksione themelore:
Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill;
Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
Përfaqëson Bashkimin Europian në arenën ndërkombëtare
Komisionerët betohen në Gjykatën e Drejtësisë së BE, se do të respektojnë
traktatet e BE dhe do të jenë të pavarur në ushtrimin e detyrës së tyre;
Komisioni operon si një kabinet qeveritar me 28 anëtarë, një për cdo vend.
Një prej komisionerëve zgjidhet president I Këshillit nga Parlamenti Europian,
pas propozimit të Këshillit Europian;
Cdo komisioner është përgjegjës për një fushë të caktuar të veprimtarisë së
Komisionit, ndëra stafi i Komisionit është I organizuar në 36 “Drejtori të
Përgjithshme”.
28
PARLAMENTI EUROPIAN
Parlamenti Europian, mbron interesat e qytetarëve të Bashkimit Europian,
Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejten e votës
e gëzon cdo qytetar Europian
Për herë të parë anëtarët e Parlamentin janë zgjedhur drejtpërdrejt në vitin
1979. Përfaqësimi i shteteve në Parlament lidhet me popullsinë e tyre.
Parlamenti ushtron tre funksione themelore:
Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Këtë funksion ai e ushtron nëpërmjet procedurave të mëposhtme:
Procedura e bashkëpunimit,
Procedura e pëlqimit,
Procedura e bashkë-vendimarrjes,
Këshilli i BE-së dhe Komisioni Europian janë të detyruar të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ,
Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BE-së,
29
GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË
Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Celikut, për të siguruar që e drejta europiane të interpretohet dhe zbatohet në mënyrë të njëjtë në të gjitha shtetet anetare.
Kjo Gjykatë ka gjithashtu pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të BE si dhe personave fizikë dhe juridikë.vetëm nëse pretendohet se institucionet e BE u kanë cënuar të drejtat;
Gjykata përbëhet nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, Në punën e saj, ajo ndihmohet nga 9 “avokatë të përgjithshëm”, të cilët duhet të japin mendimin e tyre të paanshëm për cështjet që shtrohen për zgjidhje në Gjykatë.
Në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkallës së Parë”. Qëllimi kryesor ishte të ndihmonte Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të cështjeve si dhe për tu siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të BE.
Cështjet kryesore që trajton kjo Gjykatë lidhen kryesisht me ato që paraqiten nga individët si dhe cështjet që kanë të bëjnë me raste të konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve.
30
GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË
Kërkesa për interpretim ligjor – gjykatat kombëtare I kërkojnë
ECJ të interpretojë një akt ligjor Europian;
Veprim (action) kundër mospërmbushjes së detyrimeve-cështje
kundër qeverive të VA për moszbatim të legjislacionit te BE;
Veprim për anullim-cështje kundër legjislacionit të BE I cili
mendohet se cënon Traktatet ose të drejtat themelore;
Veprim për mosveprim-cështje kundër institucioneve të BE të
cilat nuk kanë marrë vendimet e duhura;
Veprime direkte – cështje të paraqitura nga indvidë, kompani, ose
organizata kundër vendimeve ose veprimeve të BE.
31
GJYKATA EUROPIANE E LLOGARIVE
Gjykata Europiane e Llogarive, u krijua në vitin 1977, por statusin e plotë të saj e mori me hyrjen në fuqi të Traktatit të BE.
Detyra kryesore e saj është kontrolli i menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të BE.
Kjo Gjykatë ka kopetencë ti raportojë Parlamentit Europian dhe Këshillit parregullsitë që evidenton në menaxhimin e financave të BE.
Gjykata ka në përbërje një anëtar për cdo vend të BE-së,
Kjo Gjykatë ka të drejtën të auditojë llogaritë e cdo organizate që përdor fonde të BE-së dhe, kur është e përshtatshme, të ngrejë cështje gjyqësore përpara Gjykatës së Drejtësisë.
32
BANKA QENDRORE EUROPIANE DHE BANKA
EUROPIANE E INVESTIMEVE
Banka Qendrore Europiane e ka filluar punën në 30 qershor të vitit 1998 dhe që nga 1 janari i vitit 1999 mori përsipër zbatimin e politikës monetare të BE.
Banka Europiane Qendrore ka për qëllim menaxhimin e parave në qarkullim, drejtimin e veprimeve për shkëmbimin e valutës së huaj, ruajtjen dhe menaxhimin e valutës së huaj të zyrtarëve të shteteve anëtare, si dhe nxitjen dhe lehtësimin e sistemit të pagesave
Banka Europiane e Investimeve, e krijuar nga Traktati i Romës, është institucioni financiar i Komunitetit Europian.
Qëllimi kryesor i punës së saj është financimi i projekteve në ndihmë të vendeve më pak të zhvilluara të BE dhe të ndihmojë bizneset e vogla të jenë më konkurruese.
Aksionerët e Bankës janë shtetet anëtare të BE dhe administrimi kryhet nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare.
33
INSTRUMENTAT LIGJORE TË BASHKIMIT EVROPIAN
Traktatet
Legjislacioni dytësor
I detyrueshëm
Rekomandues
Rregulloret:
a) fuqinë e përgjithshme te veprimit;
b) karakterin e detyrueshëm;
c) zbatueshmërine e drejtpërdrejtë
Direktiva:
a) ka efekt detyrues lidhur me rezultatin që duhet arritur,
b) i le organet kombëtare të lira në zgjedhjen e formave dhe mjeteve për të arritur rezultatin e caktuar prej saj.
34
INSTRUMENTAT LIGJORE TË BASHKIMIT EVROPIAN
Vendimi:
a) është i detyrueshëm në të gjithë elementët e vet
b) është një akt individual.
Opinionet (mendimet) dhe rekomandimet:
a) të dy akte jodetyruese.
Rregulloret hyjnë në fuqi në të njëjtën ditë për të gjithë qytetarët e
Komunitetit
Të gjitha traktatet komunitare parashikojnë sanksione ndaj shtetasve
dhe ndërmarrjeve, për ti shtrënguar të përmbushin detyrimet e tyre
komunitare.
Sanksionet e parashikuara nga e drejta komunitare janë gjobat,
dënimet e vonesës dhe kamatëvonesat.
35
POLITIKAT KRYESORE TË BE
1. Tregu i Përbashkët
2. Politikat rajonale: Fondet Strukturore dhe te
Kohezionit
3.5% e GDP për Portugalinë, 2.9 për Greqinë
3. Politika e Përbashkët Agrare
36
POLITIKAT KRYESORE TË BE
1. Tregu i Përbashkët
Heqje e tarifave doganore
Tarifë e përbashkët për importet nga v.3
Lëvizje e lirë e punonjësve
Pas APE, eliminimi i barrierave që krijojnë kuadret
rregulluese kombëtare
Tregu i Përbashkët dhe Shqipëria
37
38
MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIIMIT
Në thelb marrëveshje tregtie:
krijimi i një zone tregtie të lirë midis BE dhe Sh.
+ përafrimi i legjislacionit
natyrë asimetrike:
BE shfuqizon pothuajse të gjitha barrierat tarifore dhe sasiore ndaj produkteve me origjinë; Shqipëria gradualisht
POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE
SHQIPËRIA
Neni 70 i MSA:
Shqipëria do të përpiqet të sigurojë që ligjet e saj ekzistuese dhe legjislacioni i ardhshëm të shkojnë gradualisht drejt përputhjes me acquis e BE.
gjatë një periudhe tranzitore deri në dhjetë vjet maksimumi
39
POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE
SHQIPËRIA
MSA , NENI 75
1. Shqipëria merr masat e nevojshme për të siguruar
gradualisht përputhshmërinë me rregulloret teknike
të Komunitetit dhe procedurave europiane të
vlerësimit të standardizimit, metrologjisë, akreditimit
dhe përputhshmërisë.
40
POLITIKAT KRYESORE TË BE DHE
SHQIPËRIA
MSA, NENI 71 – Konkurrenca
1. Dispozitat në vijim nuk përputhen me
funksionimin e duhur të Marrëveshjes,
duke qenë se mund të ndikojnë në tregtinë
ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë:
(iii) çdo ndihmë shtetërore e cila shtrembëron
ose rrezikon të shtrembërojë
konkurrencën duke favorizuar
sipërmarrje të caktuara ose prodhime të
caktuara.
41
42
3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4
3
3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4
4
Subvencionim – problemet -> Reforma të njpnj:
Fimillimet: e orientuar nga rritja e prodhimit
Çmime të vendosura nga Këshilli – të
larta
Mbiprodhim – blihet nga Komuniteti dhe
eksportohet me humbje (çmimet e
Komunitetit > tregu global)
V. ’80 - vendosja e kuotave
’92 - Reforma Mcsharry – orientim nga tregu:
Ulje e çmimeve
Subvencionim i dpd i fermerëve:
3. POLITIKA E PËRBASHKËT AGRARE 4
5
Pagesat e dpd
deri në 2003 ‘coupled’ me prodhimin dhe llojet
Më pas, gjithnjë e më decoupled: të varura jo nga
prodhimi (lloji), por nga sipërfaqja e kultivuar
Pagesa për pyllëzim (theksi jo më te intensifikimi,
paguhen për të ofruar një të mirë publike)
2013 – një pagesë e vetme, e kushtëzuar me:
metoda kultivimi që mbrojnë mjedisin,
sipërfaqe me bar
Standardet e sigurisë ushqimore (përdorimi i
plehrave kimike dhe i pesticideve) dhe të
mirëqenies së kafshëve
Mbështetje për fermerët e vegjël (lehtësim i
kushteve) dhe tavan për fermerët e mëdhenj
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Politika Bujqësore
Eshtë shumë e rëndësishme për të rritur konkurrencën ndërmjet fermerëve të BE-së, të cilët përbëjnë 19 milion të të punësuarve në tregun e Bashkimit Europian.
Ajo përbën pjesën më të madhe të buxhetit të BE-së, në buxhetin e fundit të miratuar nga BE, buxheti për këtë politikë, përbën 34% të buxhetit të përgjithshëm.
Aktet ligjore, që rregullojnë veprimtarinë në këtë fushën duke përfshirë edhe mjedisin përbëjnë rreth 70% të të gjithë legjislacionit.
Politika Fiskale: Doganat dhe Tatimet
Bashkimi doganor është një nga “gurët” më të hershëm të politikave të Bashkimit Europian.
Ky bashkim i dha fund detyrimeve doganore në kufijtë e brendshëm ndërmjet shteteve duke unifikuar taksat për produktet e vendeve anëtare.
Politika e taksave konsiderohet si një politikë e brendshme
46
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Zhvillimi politikave tregtare
Tregtia dhe ndihmat financiare përbëjnë dy shtyllat kryesore të kësaj politike.
Qëllimi është nga njëra anë mbështetja për procesin e globalizimit të ekonomisë dhe nga ana tjetër të luftojë varfërinë dhe ndihmojë në integrimin e vendeve në ekonominë globale.
Politika Ekonomike dhe Financiare
Qëllimi kryesor i ndërmarrjes së këtyre politikave është rregullimi dhe funksionimi i tregut të brendshëm
Politikat Rajonale
Qëllimi i kësaj politike është pikërisht eliminimi i disekuilibrave socialë dhe ekonomikë që ekzistojnë ndërmjet rajoneve.
Solidariteti dhe kohezioni janë në qendër të kësaj politike.
47
48
Bullgari – PBB për frymë
2002 – 31% e mesatares së BE
2008 – 43%
2013 – 45%
Stoku i investimeve të huaja:
2013 = 96% e PBB
E dyta pas Hungarisë nga vendet ish-komuniste
49
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Arsimi dhe Rinia
Vendosja e prioriteteve në politikën e arsimimit është nën kompetencën e vendeve anëtare
Vlera e akorduar për politikën e edukimit në buxhetin 2007-2013 është 7 bilion €, e fokusuar në Programet: Leonardo da Vinçi, Erasmus, Grundtvig dhe Comenius.
Politikat Sociale dhe Punësimi
Objektivi kryesor i këtyre politikave është më shumë vende pune si dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian.
Në vitin 2000, Këshilli miratoi Axhendën e Lisbonës
Dy shtyllat kryesore të këtyre politikave janë: Strategjia Europiane e Punësimit për krijimin e vendeve të punës dhe reformimin e tregut të punës si dhe e ashtuquajtura Axhenda Sociale.
50
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Tregu i brendshëm
Tregu i brendshëm është një hapësirë pa kufij të brendshëm ku qarkullojmë lirisht mallrat, shërbimet, personat dhe kapitalet.
Krijimi i kësaj hapësire konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian.
Akti Unik Europian hodhi bazat për krijimin e tij dhe më pas, Traktati i Mastritit parashikoi se ky treg do të përbënte Shtyllën e parë të Bashkimit Europian.
Elementi i fundit i realizimit të këtij tregu është përfshirja e Euros si monedha e vetme e përbashkët për shkëmbimet ndërmjet vendeve.
51
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Zgjerimi
Vendet e para që ju bashkuan gjashtë vendeve themeluese ishin: Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Këto shtete, bashkë me Norvegjinë, nënshkruan në 22 janar 1972, traktatet e aderimit në Komunitetin Europian dhe që nga 1 janari 1973 u bënë anëtarë të BE,
BE nënshkruan në 28 maj 1979 një traktat pranimi me Greqinë, e cila ju bashkua bllokut në 1 janar 1981.
Spanja dhe Portugalia aplikojne për tu bërë pjesë e tij dhe në 12 qershor 1985 ato nënshkruajnë traktatet e aderimit me Komunitetin Europian.
Më 1 janar 1995, Austria, Finlanda dhe Suedia i bashkohen BE, duke lënë sërish jashtë Norvegjinë.
Në 13 dhjetor 2002, Këshilli Europian, ra dakord që 10 prej vendeve kandidate: Qipro, Republika Ceke, Estonia, Hungaria, Letonia, Polonia. Lituania, Malta, Sllovenia dhe Sllovakia, mund ti bashkohen Bashkimit Europian në 1 maj 2004.
Rumania dhe Bullgaria u anëtarësuan në BE në 1 janar 2007
Korrik 2013, Kroacia anëtarësohet në BE
52
POLITIKAT E BASHKIMIT EUROPIAN
Peshkimi dhe politika detare
Një aset shumë të rëndësishëm me ndikim në tregun e punës dhe zhvillimin ekonomik të BE-së.
Të lidhura ngushtësisht me këto politika janë energjia, mjedisi si dhe turizmi,
Të drejtat e njeriut, Liria dhe Siguria
Respektimi i të drejtave të njeriut, funksionimi i demokracisë dhe ekzistenca e shtetit të së drejtës janë parimet themelore mbi të cilat mbështet Bashkimi Europian.
Respektimi i këtyre parimeve është kusht për vendet të cilat duan ti bashkohen BE-së.
Shëndeti Publik
Politika e shëndetit konsiderohet si një politikë e brendshme e shteteve anëtare ku çdo shtet ka të drejtën të vendosë parimet e kësaj politike për rregullimin e brendshëm
53
KËSHILLI I EVROPËS / KIE
Këshilli i Evropës u themelua në vitin 1949 si një organizatë europiane për bashkëpunim ndërqeveritar dhe ndërparlamentar.
Qëllimi i tij është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet shteteve anëtarëve për ruatjen dhe realizimin e idealeve dhe parimeve të përbashkëta si dhe përparimin e tyre ekonomik dhe social
Synimet themelore të KE mund të përmblidhen në:
(i) mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe shtetin e së drejtës;
(ii) promovimin e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e zhvillimit të identitetit kulturor të Europes dhe ndryshimeve të saj;
(iii) zgjidhja e problemeve që ka shoqëria evropiane, si diskriminimi i minoriteteve, ksenofobia, intoleranca, mbrojtja e mjedisit, klonomi, AIDSi, drogat, krimi i organizuar, etj,
(iv) konsolidimin e stabilitetit demokratik në Europe duke mbështetur reformat politike, legjislative dhe kushtetuese.
54
INSTITUCIONET E KE
Veprimtari e KE kontrollohet dhe organizohet nga katër struktura të rëndësishme:
(i) Komiteti i Ministrave, i cili është organi vendimmarrës dhe përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare ose nga përfaqësuesi i i tyre i përhershëm. Siguron respektimin e vlerave të Këshillit
(ii) Asambleja Parlamentare, i cili është organi vetvendosës i organizatës, dhe anetarët emërohen nga parlamentet kombëtare,
(iii) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut si dhe
(iv) Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Europës, i cili është një strukturë konsultative që përfaqëson autoritetet lokale ose rajonale.
Ndërkohë që administrimi i aktiviteteve të KE kryhet nga Sekretari I Përgjithshëm, i zgjedhur nga Asambleja Parlamentare.
55
INSTITUCIONET E KE
Komiteti i Ministrave është organi kryesor vendimmarrës i KE.
Mblidhet dy herë në vit në nivel ministrash të jashtëm dhe gjatë vitit në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm diplomatikë të Shteteve anëtare.
Cdo ministër kryeson Komitetin për një periudhe 6-mujore.
Komiteti e ushtron veprimtarinë e tij kryesisht nëpërmjet konventave dhe marrëveshjeve europiane si edhe rekomandimeve që jua paraqet Shteteve anatare.
Asambleja Parlamentare është një forum politik diskutimesh, e cila nuk ka kompetenca legjislative.
Ajo shërben si një forcë shumë e rëndësishme shtytëse brenda Këshillit të Europës.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është organi kryesor, i cili interpreton zbatimin e Konventave
Europiane
Jep sanksionet në rastet e shkeljes së tyre
Juridiksioni i saj është i detyrueshëm për të gjitha palët nënshkruese.
Mbikqyrja e vendimeve të Gjykatës është detyrë e Komitetit të Ministrave,
56
SHQIPERIA DHE KIE
Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës në 13 Korrik 1995
Përfaqësohet nga një Delegacion prej 4 deputetësh nga Parlamenti Shqiptar.
Kontributi i Shqipërisë është 0,12% e buxhetit të KE.
Misioni i Shqipërisë në KiE
57