mesazhe nga uji masimo emoto

30
1

Upload: mimoza-thaqi

Post on 28-Jan-2018

451 views

Category:

Healthcare


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

1

Page 2: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Mesazhe nga Uji

Mundësoi në Shqip për Ju: Iam- water Scardica

Verzioni për fëmijë

2

Masaru Emoto

Page 3: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Ne jemi 95% ujë kur lindim. Kur rritemi, jemi 70% ujë. Pra, ne jemi pothuajse ujë.

Mbi të gjitha, jemi gjithnjë të rrethuar me ujë.

Toka jonë është e njejta. 70% e sipërfaqes së saj është e mbushur me ujë! Prandaj Planeti jonë quhet “Planeti i Ujit”. A nuk është shumë

i ngjashëm me ne? Uji vjen në forma të ndryshme: ujë shiu, lumi, deti,

si dhe uji që lundron nëpër qiell si mjegulla. I gjithi është shumë i çmuar për ne.

Si mund ta kuptojmë nëse uji që e pimë është I

mirë apo i keq për ne? Ja një ide, le ti shikojmë fotografitë e kristaleve të ujit

që shfaqen kur uji është në gjendje akulli.

3

Page 4: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Të gjitha kristalet janë gjashtëkëndore, por a mund ti shikoni se secila është e ndryshme dhe e veçantë nga tjetra? Tani, le ta mësojmë rëndësinë e ujit!

Ja, kjo është një fotografi e kristaleve të ujit kur është në gjendje të ngurtë. Vështro mirë se si shkëlqen dhe vallëzon.

4

Page 5: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Vende të ndryshme në botë kanë karaktëristika të ndryshme mjedisore. I njëjtë është edhe uji. Varësisht nga vendi dhe kushtet në të cilat gjendet, uji shfaq forma të ndryshme të këtyre kristaleve. E pyetni veten ndonjëherë se si duket uji në vendin ku jetoni?

Ujë burimi “Sanbu-ichi Yusui”, Japoni Ky është një kristal i borës se malit Yatsugatake që është shkrirë në burim. Duket si njerëz të kapur për dore në një rreth, apo jo?

Ujë burimi nga Lourdes, Francë Ky ujë njihet si burimi i mrekullive. Njerëz nga e gjithë bota mblidhen rreth këtij burimi të veçantë të ujit.

Uji nga e gjithë bota

5

Page 6: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Lumi Shinano, Japoni Këto janë fotografi të kristaleve të një lumi të njëjtë por në rrjedhën e sipërme, të mesme dhe atë së poshtme. Uji duket se bëhet më i pistë përderisa i afrohet qytetit!

Lumi Shimanto (rrjedha e mesme) , Japoni Shumë njerëz thonë se ky është lumi i fundit i pastër në Japoni. Përpjekja e njerëzve ta mbajnë pastërtinë e këtij lumi shfaqet në bukurinë e kristaleve.

Ujë nëntokësor në Ishullin Verior, Zelandë e Re

rrjedha e sipërme

rrjedha e mesme

rrjedha e poshtme

Në këtë ishull, ju mund të notoni në oqean dhe të skijoni në male në të njëjtën ditë. Njerëzit lokal e dinë se uji është shumë i vlefshëm dhe e dinë rëndësinë e mbrojtjes së ujrave të tyre nëntokësorë.

6

Page 7: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

A ka mundësi që muzika të ndryshojë ujin? Që të zbulojmë, uji duhet të dëgjojë muzikë. Çfarë lloj muzike duhet ti lëshojmë? Për sa kohë duhet ta dëgjojë? Sa e zëshme duhet të jetë muzika? Ku duhet të vendosim ujin? Për ta zbuluar, kemi bërë shumë hulumtime. Kishte plot faktorë për tu marrë parasysh para se ti interpretohet muzika ujit. Ja se çfarë provuam: E vendosëm një shishe me ujë në mes të dy altoparlantëve dhe lëshuam muzikë me volum normal. E lam ujin të qëndroj kështu gjatë natës. Të nesërmen, e vendosëm ujin për ta ngrirë që tju bëjmë fotografi kristaleve.

Simfonia e Mocartit nr.40 në G Minor Kjo muzikë në qetësi e shëron zemrën e atyre që e dëgjojnë.

Simfonia nr. 6 e Bethovenit (Pastorale) Kjo është një muzikë e kthjellët dhe e lumtur. Ky kristal i bukur na tregon se muzika e mirë ndikon ujin pozitivisht.

Kur muzika i interpretohet ujit

7

Page 8: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

“Air on the G String” e Bahut Ky ujë është magjepsur nga tingulli i violinës .Çdo degë e kristalit shtrihet lirshëm.

“Liqeni i Mjellmave” e Çajkovskit Kjo muzikë tregon historinë e një vajze të cilën shpirtat e këqinj ekan shëndrruar në një mjellmë. Kristali duket si një mjellmë e pikëlluar, apo jo?

“Katër Stinët: Pranvera, Vera, Vjeshta, Dimri” e Vivaldit Pranvera- Lulja është duke lulëzuar.

Vera- Lulja ka lulëzuar plotësisht.

8

Page 9: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

“Katër Stinët: Pranvera, Vera, Vjeshta, Dimri” e Vivaldit Vjeshta- Fara e dashurisë fillon të piqet nga brenda!

Dimri- Kristali e ruan energjinë deri në pranverën e ardhshme.

Muzikë Heavy Metal Teksti i këngës ishte i mbushur me zemërim. Kristalet janë të thyera copë copë. A thua vallë shkak i kësaj janë fjalët e kësaj kënge?

Muzikë e famshme Japoneze Kjo është një këngë e famshme që e dëgjojnë të rinjtë. Sidoqoftë, kjo krijon vetëm kristale me katërkëndore. Me sa duket këngët e përhapura nuk krijojnë Me të vërtetë kristale të mira.

9

Page 10: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Kur i paraqiten fjalët Ujit

A e dini se fjalët e folura kanë vibracion ( dridhje)? Menduam se mund të ketë ndryshim midis të thënurit dikujt butësisht “sa budalla që je‟‟ dhe kur i bërtet me zë të lartë „‟ ti je budalla!‟‟ . Pra, bëmë eksperimentin në vijim: I ngjitëm tiketa shisheve me ujë dhe shkruajtëm „‟faleminderit‟‟ te njëra „‟ti je një budalla‟‟ te tjetra. I lam të qëndrojnë kështu për një natë. Më vonë këto ekzemplarë të ujit i vendosën në ngrirje dhe i fotografuam. E zbuluam se kristalet e ngrira të ujit ishin të ndryshme në varësi të fjalëve që ju ngjitëm. E bëmë këtë eksperiment disa herë dhe përsëri fitonim të njëjtin rezultat.

Faleminderit/ Ti je budalla Këto shishe të ujit kishin fjalët „‟faleminder‟it‟ dhe „‟ti je budalla‟‟ Fjala „‟faleminderit‟ në gjuhën japoneze dmth. të jesh mirënjohës për egzistencën tënde.

‟‟faleminderit‟‟

‟‟ti je budalla‟‟

10

Page 11: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Bëje/ le ta bëjmë së bashku A mund ta shikoni ndryshimin mes urdhërit të tipit unë jam shef ‟‟bëje‟‟dhe butësinë e ‟‟le ta bëjmë së bashku‟‟?

Ju jeni i bukur/ i shëmtuar Një kristal i bukur u formua, kur shënuam fjalët „‟ Ju jeni i bukur‟‟. Dhe një kristal i deformuar u formua, kur ne shënuam fjalët ‟‟ i shëmtuar‟‟

Le ta bëjmë së bashku Ti je i bukur

Ti je i shëmtuar Bëje

11

Page 12: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Paqë Ky është një yll i bukur! Një kristal mbi tjetrin, por ata nuk janë kundër njëri tjetrit. Duket se janë në harmoni të bukur mes tyre.

Lufta Kjo krijoi një kristal të thyer. E prezenton faktin se lufta nuk do të krijojë asgjë.

Dëshprimi Ky kristal mund të mos jetë aq i bukur, por mundohet të bëhet më mirë. A mund të jetë dëshprimi fillimi i një shprese të re?

Shpresa A nuk ju jep shpresë bukuria e këtij kristali?

12

Page 13: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Duke i shfaqur fjalët Ujit

Ne vendosëm një shishe me ujë bazik mbi fotografinë e delfinëve. A e dini se delfinët kanë aftësi të veçanta? Delfinët janë të mrekullueshëm dhe kristalet e ujit duket se e kuptojnë këtë gjithashtu.

13

Page 14: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Elefanti Ne i shfaqëm këtij Uji fotografinë e një elefanti. A mund ta shikoni një feçkë të gjatë në mes të kristalit?

Shenja e zemrës Shikoni se si uji mund të kopjojë atë çfarë i është shfaqur. Një zemër e bukur dhe e vogël u shfaq!

14

Page 15: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Duke i komunikuar ndjenjat tona ujit.

Çfarë do të ndodh nëse ne i komunikojmë ndjenat tona ndaj ujit, duke u lutur dhe duke i thënë fjalë falenderimi? Ky është një eksperiment i bërë në Fijiwara Dam në Gunma Prefecture në Japoni. Në Japoninë e lashtë është besuar se fjalët kishin shpirt.

Fotografitë e kristalevet të ujit para eksperimentit duken të trishtuara. Ne u lutëm para liqenit për një orë. Uji u bë më i pastër para syve tonë! Kjo është një foto e marrë pas lutjeve. Ju mund të ndjeni se diçka e mrekullueshme do të ndodh kur ndjenjat tona të dashurisë dhe mirënjohjes harmonizoen me ujin?

Pas lutjeve

para lutjeve

15

Page 16: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Fotografia më e jashtëzakonshme.

Ne kemi marrë shumë fotografi të kristaleve, por asnjëherë nuk kemi parë diçka më të bukur se kjo. Nuk ka ndjenjë më të fuqishme se ndjenja e „‟dashurisë dhe falenderimit‟‟. A mund ta imagjinoni sa e mrekullueshme do të ishte nëse uji në trupin tonë bëhet i bukur si ky këtu. Vetëm duke shfaqur ‟‟dashuri dhe falenderim‟‟ ndaj vetes sonë dhe të tjerëve?

Dashuri dhe falenderim

16

Page 17: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Dr. Masaru Emoto STUDIO STRUKTURËN E UJIT ZemZem dhe e prezentoi në një seminar në Malezi.Konkludimi i tij ishte se nuk ka ujë tjetër në botë që barazohet me përbërjen e ujit Zemzem dhe u zbulua se molekula e Ujit është më e bukura mes gjithë ujërave tjerë në botë

Shkencëtari japonez Masaru Emoto thotë se uji Zemzem cilësohet si ujë me veti të veçanta dhe karakteristika të cilat nuk mund të gjinden tek ujërat

tjerë të thjeshtë.

Kristalet E ujit të Rubinetit nuk arritën të formohen, si rezultat i substancave të dëmshme që i shtohen Ujit.

UJI ZEM ZEM Arabia Saudike

17

Page 18: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

Le të provojmë Një eksperiment nga një nxënëse të Shkollës Fillore

Eksperimenti i orizit duke i thënë ‟‟faleminderit‟‟ dhe ‟‟ti je budalla‟‟

Një nxënëse e shkollës fillore vendosi oriz të zier në dy enë xhami, Sa herë që vinte nga shkolla, i thoshte njërit’’faleminder’’ dhe tjetrit ’’ ’’ti je budalla’’. Këtë e bëri për një muaj dhe i vëzhgonte ndryshimet. Rezulltati ishte ky: orizit që o thoshte ’’faleminder’’ u fermentua dhe prodhoi një aromë të mirë, ndërsa orizi që pranoi fjalët ’’ti je budalla’’ u nxi u myk dhe prodhoi një aromë kundërmuse.

Si pjesë e United Nation@s International Dekade for Action: Water for Life, Dr. Emoto dëshiron të ndajë zbulimet e tij për natyrëm përgjegjëse të ujit me fëmijët rreth e qark botës, përmes këtij libri. E përfunduar në vitin 2006, ky libër prezenton kërkimin e Dr. Emotos nga libri i tij i parë,‘’Mesazhet nga Uji’’, dhe është prezentuar për fëmijët e gjithë botës pa pagesë. Kjo përpjekje është quajtur ‘’ EFEKTI EMOTOT’’. Ky projekt, mbi një dekadë do të kërkojë që të arrijë te çdo fëmijë në këtë planet me këtë mesazh: uji jam unë; uji është jetë: një ujë paqësor do të thotë unë jam paqësor dhe një botë paqësore. Në këtë mënyrë, fëmijët rreth e qark rruzullit Tokësor- e risin në harmoni natyrën e shenjtë të tyre si qenie të ujit dhe natyrën shenjtërore të çdo pik euji- dhe kjo do të sjell paqë në botë.

Fondacioni Internacional Uji për Jetë Fondacioni Internacional Uji për Jetë (IWLF) është një organizatë jo-fitimprurëse. Dr. Masau Emoto Është President Nderi i këtij Fondacioni. MISIONI: Për të edukurar dhe ritur vetëdijen te të gjithë njerëzit për fuqinë potenciale të ujit dhe ndikimin e tij në jetën e planetit tokë. http:/www.internationalwaterforlifefoundation.org e-mail:info@иnternationalwaterforlifefoundation.org 1616 Norwood Place / otc-ok 73120 USA

Autor: Masaru Emoto President nderi i Fondacioni tInternacional Uji për Jetë . Ai kishte sukses në fotografimin e kristaleve të ujit në film. Ai publikoi një koleksion të fotografive, Mesazhe nga Uji, në Qershor të vitit 1999, dhe pastaj publikoi disa libra si që janë: Mesazhet nga Jeta Jonë, Uji e dëgjon muzikën; dhe Forma e Dashurisë e zbuluar nga Uji.Libri i tij, Mesazhet e fshehura në ujë, u rangua në Listën e librave më të shitur të New Yourk Times. A vazhdoi të mbante seminare rreth e qark botës që të ndaj rëndësinë, kuptimin dhe vlerësimin për ujin. Në 26 Maj të 2005, ai foli si një spiker themelor në konferencën e mbajtur në Selinë e Kombeve të Bashkuara, në Sallën e Konferencave nr 1, të organizuar nga Komiteti Shkencor i Dimenzionit Spiritual dhe Subkomiteti i Vetëdijes së Shoqatës Komiteti për Spiritualitet, Vlerat dhe Shqetësimet Globale.Ai atje e shfaqi idenë për ‘’ PROJEKTIN EMOTO’’. Rekomandohet: The Big Splash By Louis A. Frank

LIRBAT E REKOMANDUAR

18

Page 19: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

19

Iam Water Scardica, është një nga Ujërat më të mirë të tokës sonë, nga studimet e shumëta për të gjithë llojet ujërave në rangun botërorë, dhe nga zbulimet e Masaru

Emoto, ne vendosëm që të publikojmë këtë libër me të cilin ne do të njihemi me rëndësinë e ujit në organizmin tonë.

Prandaj Ujit i vendosëm emrin Unë Jam Uji Scardica, duke u bazuar në atë se trupi i njeriut përmban mbi 70% Ujë. Dhe duke ditur se çfarë i bëjnë Ujit fjalët që ne

përdorim tani e dijmë se çfarë i bëjmë organizmit tonë nëse përdorim fjalë të bukura. Në shishen e Ujit Iam Water ne kemi vendosur Kristalin e Bukur që doli pasi Masaru

Emoto shkruajti Ju jeni i Bekuar.

Ju jeni i Bekuar.

Page 20: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

20

Nga rëndësia e fjalëve të cilat përcillen te Uji, në logon Iam Water ne vendosëm fjali të mrekullueshme.Si Që Janë, Unë jam mirënjohës, Unë jam i bekuar, Unë Jam falenderues, Unë jam Fuqia, Unë jam tolerant, Unë jam mrekulli, Unë jam i

lumtur etc....

Në vijim të librit do të paraqesim disa fakte tjera që karakterizojnë Ujin Iam Water Scardica dhe pse ju është mirë të konsumoni këtë ujë.

Page 21: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

21

Page 22: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

22

Page 23: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

23

Page 24: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

24

Page 25: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

25

Page 26: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

26

Page 27: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

27

Page 28: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

28

Page 29: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

29

Page 30: Mesazhe nga Uji Masimo Emoto

30