metropol 22 korrik 2013

24
SOT VOTIMI LEZHA E SHKODRA NË KOLEGJ Lefter Maliqi: Po u hap Berati, del më blozë se Lezha »3-4 BUTRINTI JASHTË NOCIONIT “KOHË” Teatri nga Spanja mbërrin për “Shtëpia e Bernarda Albës” »22 KOMPENSIMI Kategoritë që përjashtohen nga fondi 300 milionë USD »5 »3 QEVERIA E RE PS-LSI firmosin paketën për 300 ditët e para Nëndrejtori i agjencisë flet mbi procedurat që do të ndiqen dhe subjektet që nuk do të kenë të drejtën e aplikimit Vijon zbulimi i kalasë së dytë të Elbasanit, pastrohet nga betoni Periudha Osmane »12-13 Nga RAMIZ LUSHAJ Fryma “Basha” Nga ILIR MUHARREIMI Ekzistencë si hije e pakuptimtë »10 »10 Opinion »8 Terror në familjet shqiptare. Shënohet ekzekutimi i të resë. 26-vjeçari ishte kthyer para pak muajsh nga Greqia MUAJI I VRASJES Së GRAVE »8 Stabiliteti i rendit dhe situata finan- ciare do të jenë pi- kat kyçe të punës. Zbardhen detajet e marrëveshjes së re E HËNË 22 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3033 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Basha e Olldashi Projekti për kreun e PD »2 SHMANGET EKZEKUTIMI Fqinjët lajmërojnë policinë, burri mund të vrasë gruan NË KUFI ME SHQIPËRINË Policia greke vret Marian Kolën në Përleshje me të arratisurin nga burgu »6 Policia ndërhyn në kohë, pas sherrit i shoqi po e kërcënonte me pistoletë. Për një javë 5 viktima gra »9 Basha: Vetëm bashkimi i demokratëve do na sjellë në pushtet • Spiunazhi ministrat e BE kërkojnë transparencë • Vera ka ardhur, por nuk duhet të relaksohemi • Letonia “Qipro”-ja e re e Evropës? “Los Zetas”, origjina e pushtetit të drogës BOTE & HISTORI

Upload: gazeta-metropol

Post on 22-Mar-2016

310 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

kompensimi, kush perjashtohet, gara basha olldashi. pikat e qeverise se re

TRANSCRIPT

Page 1: Metropol 22 korrik 2013

Sot votimi

Lezha e Shkodra në koLegj

Lefter Maliqi: Po u hap Berati, del më blozë se Lezha»3-4

Butrinti jaShtë nocionit “kohë”

Teatri nga Spanja mbërrin për “Shtëpia e Bernarda Albës”»22

KompenSimi Kategoritë që përjashtohennga fondi 300 milionë USD

»5

»3

QeveriA e rePS-LSi firmosin paketën

për 300 ditët e para

Nëndrejtori i agjencisë flet mbi procedurat që do të ndiqen dhe subjektet që nuk do të kenë të drejtën e aplikimit

vijon zbulimi i kalasë së dytë të elbasanit, pastrohet nga betoni

Periudha Osmane

»12-13

nga ramiz LuShaj

Fryma “Basha”

nga iLir muharreimi

Ekzistencë si hije e pakuptimtë

»10

»10

Opinion

»8

Terror në familjet shqiptare. Shënohet ekzekutimi i të resë. 26-vjeçari ishte kthyer para pak muajsh nga Greqia

Për xhelozi, ekzekuton me thikë 18-vjeçaren në dhomën e gjumit

MuAji i vrASjeS Së grAve

»8

Stabiliteti i rendit dhe situata finan-ciare do të jenë pi-kat kyçe të punës. Zbardhen detajet e marrëveshjes së re

E hënë22 korrik 2013Viti iX, Nr. 3033TeL: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Basha e olldashi projekti për kreun e pD

»2

Shmanget ekzekutimi

Fqinjët lajmërojnë policinë, burri mund të vrasë gruan

në kufi me Shqipërinë

Policia greke vret Marian Kolën nëPërleshje me të arratisurin nga burgu

»6

Policia ndërhyn në kohë, pas sherrit i shoqi po e kërcënonte me pistoletë. Për një javë 5 viktima gra

»9

Basha: vetëm bashkimi i

demokratëve do na sjellë në pushtet

• Spiunazhi ministrat e BE kërkojnë transparencë• Vera ka ardhur, por nuk duhet të relaksohemi• Letonia “Qipro”-ja e re e Evropës?

“Los Zetas”, origjina e pushtetit të drogës

bote & histori

Page 2: Metropol 22 korrik 2013

02 E hënë 22 korrik 2013 •

« POLITIKË

Kandidatët për kreun e PD mbyllën fushatën

Olldashi e Basha në takimet e fundit me anëtarësinë

Dy kandidatët për kreun e ri të Partisë Demokratike zh-villuan dje takimet e fundit të fushatës për prezantimin e platformave të tyre. Konkretisht kandidati Lulzim Basha zgjodhi që të përmbyllë takimet me anëtarësinë në Dur-rës e Kavajë, ndërsa Olldashi në Sukth, Rrashbull, Kashar dhe Durrës. Në takimet e tij Basha ka theksuar se vetëm të bashkuar demokratët do të mund të kthehen shpejt në qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e realizimit të ëndrrës eu-ropiane të shqiptarëve. “Në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Gjirokastër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë kam dhe kemi Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Sali Berishës, partinë e Azem Hajdarit. Vetëm kështu, të bashkuar, vëllezër dhe motra, do të nisim një rrugëtim të fuqishëm për kthimin sa më shpejt në krye të asaj që na takon, destinacionit tonë historik, të asaj që presin shqiptarët prej nesh: udhëheqjen e ëndrrës së tyre europiane”, - u shpreh Basha.

Nga ana e tij Olldashi deklaroi nga Durrësi, qyteti i vendlindjes, por dhe i nisjes së karrierës politike, se Partia Demokratike kuotën e influencës “kingmaker” e ka në ter-renin e së djathtës tradicionale. Kandidati për postin e kry-etarit të Partisë Demokratike theksoi se me një statistikë të saktë të përndjekurit dhe ish-pronarët kanë 11.8% të elektoratit. “Aleancat formale apo fluide me formacione e individë që vijnë përtej ylberit që ndan spektrin politik nuk janë funksionale, nuk janë produktive, nuk janë të mira për Partinë Demokratike, pasi prodhojnë kosto. Kjo do të thotë që Partia Demokratike duhet të përcaktojë se lëviz vetëm në spektrin e rrethit politik që i përket. Lëviz nga qendra në të djathtë dhe konsolidon me shpejtësinë më të madhe mar-rëdhënien e vet me shtresat bazë të së djathtës tradicionale. Shpeshherë në bisedat me demokratët has në pyetjen se si do ta zgjidhim problemin e kuotës “kingmaker”. Ne e kemi këtë problem të zgjidhur. Statistikisht e matur, shtresa e të përnd-jekurve politikë dhe e pronarëve është 11.8%. Është më shumë sesa dyfishi i kuotës “kingmaker””, - vuri në dukje Olldashi.

TË PËRBASHKËTAT DHE NDASITË MES PLATFORMAVE TË KANDIDATËVE PËR KREUN E RI

Anëtarët e PD zgjedhin mes Bashës e OlldashitNë garë për kryesimin dhe reformimin e partisë më të madhe opozitare

I erdhi fundi garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Sot ndodh ndryshimi real i

kryesimit të partisë kryesore të së djathtës në vend, ku do të jetë anëtarësia e Partisë Demokratike që do të zgjed-hë sot mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Dy kan-didatët përmes takimesh intensive me anëtarësinë në të gjithë vendin shpa-losën platformat e tyre, duke kërkuar votën e anëtarësisë deri në ditën e fundit. U vunë re premtime të njëjta, dallime në atë çfarë ofrojnë, por nuk munguan dhe përparësitë ndaj njëri-tjetrit.

FushataHumbja që pësoi Partia

Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit bëri që dy kandidatët për kreun e PD-së të premto-jnë rikthimin anëtarësia. Kjo për shkak se sipas tyre ishte mungesa e vëmendjes ndaj saj një ndër arsyet kryesore të humbjes. Si Basha, ashtu dhe Olldashi flasin për ndërhyrjet në statutin e partisë. Rikthimi ose fillimi i ri nis aty. Premto-het një mekanizëm on-line i vlerësimit të kontributit të çdo anëtari, si bazë për ndërtimin e një sistemi karriere në Partinë Demokratike. Madje, Olldashi shkon dhe më tej kur prem-ton se “ata që duan t’i afrohen partisë nga bota akademike apo fusha të tjera duhet ta nisin karrierën politike krahas anëtarësisë, në rastin më të mirë, ata kurrë nuk duhet të jenë shumicë”. Gjithashtu dhe Basha u premton anëtarëve të rinj e të vjetër garantimin me statut të pozicionit të tyre, duke i bërë pjesë të vendim-marrjes për çështjet më të rëndësishme, jo vetëm për zgjedhjen e kreut dhe e struk-turave drejtuese, por dhe për kandidatët në pushtetin ven-dor e qendror.

PerceptimiNë fushatën e këtyre dy

kandidatëve, ndalur në atë çfarë kanë deklaruar, shihen përbashkësi po dhe ndasi në mënyrën se si parashikohen prej tyre si oponenca ndaj kundërshtarit, ashtu dhe ris-trukturimi i ligjit themeltar të partisë. Konkretisht ajo çfarë nuk ka rënë në sy te platforma e Bashës është dorëheqja e kreut dhe funksionarëve të partisë pas humbjes së zgjed-hjeve. Ndërsa sipas Olldashit statuti duhet të parashikojë dorëheqjen pas çdo disfate zgjedhore nga drejtues i sek-sionit deri te kreu i partisë. Ndërkohë për të dy një tjetër arsye e humbjes është shit-blerja e votave dhe kandidatët me precedentë kriminalë në lista. Por Olldashi u vë emër të dyjave kur thotë se shitblerjen e votave e bëri LSI- të, ndërsa PS-ja ka në grupin e ri parla-mentar 30 kriminelë.

Kurse Basha është i

përgjithshëm dhe pa emra në akuzën e tij, duke ngritur jo pak pretendimet në medie se ai ngurron të përmendë LSI-në, në aleancë me të cilën u fitua Bashkia e Tiranës. Një perceptim ndryshe dhe për mazhorancën e re, që është

dhe epiqendra e oponencës së Partisë Demokratike. Të dy thonë se mazhoranca e re po shkel premtimet ende e pa-mandatuar. Njësoj besojnë se radhët e opozitës do të shto-hen shpejt me të zhgënjyer që nuk do të shohin 300 mijë

të punësuar, ulje taksash, shëndetësi apo legalizime fa-las, të paktën jo në katër vjet. Gjithashtu mazhoranca e re është me mentalitet antishtet, sipas Bashës, ndërsa për Oll-dashin është Partia e Punës e Shqipërisë.

KUNDËRSHTARIÇdo kryetar partie premton mundjen e kundërshtarit në betejën më të parë. Këtë angazhim premtuan dhe kandi-datët për pasuesin e Sali Berishës. Mesazhi i Bashës për Ramën është: “Kush të mund një herë të mund përsëri”. Gjuha e Olldashit vjen më e ashpër kur flet për rrëzimin e Edi Ramës pas dy vjetësh: “Ta rrëzojmë, të mos presim të bjerë vetë.”

AVANTAZHETKandidatët kanë ritheksuar edhe avantazhet ndaj njëri-tjetrit. Basha i ka fituar betejat që i janë ngarkuar. Ai thotë se ky bilanc suksesi është lidhja më e fortë me një parti. Olldashi është aty prej 23 vjetësh, rritur mes humbjesh dhe fitoresh. I njeh vetes avantazhin se si kryetar opozite sulmin do ta bëjë në parlament, jo nga Bashkia.

MEDIATë dy kandidatët për kreun e PD-së i bashkon sjellja e pamjeve të montuara të takimeve me struk-turat, po ndërkohë i ndan për-ballja me gazetarët. Olldashi ishte i pranishëm në disa intervista tel-evizive. Basha nuk e ka pjesë të strategjisë së tij dhe, nëse do ta kishte bërë, shumë hamendësime mund të kishin marrë përgjigje.

VOTIMIZhvillohen sot zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Të gjitha qendrat e votimit hapen sot në orën 8:00 dhe votimi do të vijojë deri në orën 19:00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe apo çdo grup-seksioni në Tiranë. Me pa-rimin “një anëtar, një votë” anëtarë-sia zgjedh mes Bashës e Olldashit.

1. Konkurse on-line për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neobllokmeni dhe ne do t’i gjendemi përballë që në orën e parë.

2. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale dhe fitova. Kush të ka mun-dur një herë, di dhe do të mundë përsëri. Do përsëris vitin 2011.

3. Do t’i qëndrojmë në kokë mazhorancës për mbajtjen e premtimeve.

Çdo orë e çdo minutë demokratët do t’i kesh mbi kokë për 300 mijë vende pune që ke premtuar, për heqjen e taksës së biznesit të vogël, për shëndetësinë falas.

4. Humbëm për shkak të mosmirënjohjes ndaj anëtarëve të PD-së.

Çdo anëtar r i PD-së do të vlerësohet sipas sistemit të meritës dhe kreditimit.

5. Front opozitar me të gjithë faktorët shoqërorë, të përndjekurit, pronarët, rinia, biznesi i vogël dhe i mesëm, deri te faktorët e tjerë shoqërorë, bota akademike, shoqëria civile.

9. U shit dhe u ble vota. S’ka asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Europës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera: mashtrime piramidale dhe shitblerje votash.

1. Marrëveshja e 1 prillit ktheu Partinë e Punës, LSI-ja çetë pazaresh. PS-ja 30 kriminelë në parlament. Dy pole politike, nuk ka lojtarë mesi.

2. ADN-ja është demokrati i thjeshtë. Duhet një betejë e fortë opozitare në parlament, por me një strukturë të balancuar, të vënë edhe nën përgjegjësi, edhe mbi stimul dhe të inventarizuar me kontributet e gjithsecilit, në mënyrë që partia të jetë e drejtë me gjithsecilin.

3. E njoh këtë strukturë më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme. E kam njohur gradual-isht dhe jo menjëherë në drejtim. Unë e di çfarë është Partia Demokratike në opozitë, sepse kam qenë pjesë e saj në opozitë. Jam në parlament dhe beteja mes mazhorancës dhe opozitës zhvillohet në parlament. Kam të gjithë kohën në dispozicion për t’iu përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike.

6. Ndryshimet në statut, zgjerimi i kryesisë dhe grupi këshillimor. Të zhgënjyerit t’i marrim në opozitë, ata që besuan te heqja e taksave, te shëndetësi falas dhe legalizimet falas.

7. Dorëheqja pas çdo disfate duke filluar nga drejtuesi i seksionit deri te kreu i partisë.

8. Mekanizëm karriere në parti për ata që nuk janë në struktura, por duan të vijën në PD, duhet ta nisin krah anëtarëve me të thjeshtë.

PLATFORMA E BASHAËS PLATFORMA E OLLDASHIT

Page 3: Metropol 22 korrik 2013

03• E hënë 22 korrik 2013

»POLITIKË

Partia Socialiste dhe Lëviz-ja Socialiste për Integrim kanë gati projektin për

300 ditët e para të qeverisë së re. Janë Rama e Meta që njihen fillimisht me këtë minipro-gram e më pas të dyja këto parti do t’ua prezantojnë atë strukturave drejtuese e më pas do ta bëjnë publik. Pritet që Partia Socialiste të mbled-hë kryesinë dhe grupin par-lamentar për ta miratuar atë. Gjithashtu e njëjta praktikë mësohet se do të ndiqet edhe nga lidershipi i LSI-së.

ProgramiDy partitë kryesore qever-

isëse kanë hartuar tashmë projektin për 300 ditët e para të qeverisë, e cila pritet të nisë punën në shtator. Ky projekt fillimisht do t’u vihet në dispo-zicion dy drejtuese të këtyre partive, për të kaluar më pas për miratim në forumet e larta drejtuese të partive. Kështu, platforma për 300 ditët e para të qeverisjes ka përf-shirë në të një mikroprogram vetëm për 100 ditët e para, që vjen në kuadrin e ndërhy-rjes emergjente për të kthyer stabilitetin. Në draft është vlerësuar e nevojshme dhe e domosdoshme ndërhyrja për një normalitet demokratik dhe të rendit publik, në adminis-trimin e financave publike dhe duke qenë se vendi është gjithmonë nën kërcënimin e situatës jo të mirë energje-tike kjo për PS-në e LSI-në duhet përballuar me shpejtësi dhe efektivitet.

PropozimiPërveç ekonomisë programi

do të përfshijë dhe reformat institucionale, kryesisht ato që kanë impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, që u garantojnë atyre shërbime më të mira apo shërbime që u kanë munguar.

Çështja e numërimit të fletëve të votimit në Lezhë dhe ato të Shkodrës do të mbeten në dorë të Kolegjit Zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të numërimit të fletëve të votimit KQZ-ja nuk e ka mundësinë të miratojë tabelën përfundimtare, ndaj të dhënat do të shkojnë për një vendim nga institucioni më i lartë. Në këtë rast Kolegji do të shqyrtojë dy kërkesa. E para është ankesa e Partisë Social-iste, e cila shpreh kërkesën për pavlefshmërinë e procesit, dhe së dyti mbetet ajo e KQZ-së, që kërkon miratimin e tab-elave përfundimtare, ku do të vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Sipas të dhënave të dala nga rinumërimi, një mandat në Lezhë i shkon së djathtës, duke e lënë mazho-rancën e re me 83 vota në parlament, ndërsa në Shkodër

LEZHA I JEP NJË MANDATE PD, SHKODRA NDAHET ME PR, BERISHA NË “FACEBOOK”: S’NJOHIM REZULTATIN

KQZ rinumëron Shkodrën e Lezhën, tabela në KolegjVendimin përfundimtar do ta marrë institucioni më i lartë i administrimit të votës

rezultati nuk ndryshon, por PR-ja pretendon të marrë një man-date, i cili i zbritet PD-së duke qenë se janë në një koalicion.

Prej orës 10:0 të mëngjesit të së shtunës deri vonë ka vijuar procesi i numërimit të votave të qarkut të Lezhës pas vendimit të KQZ-së për rinumërim, proces që është mbyllur në mbrëmje vonë.

I gjithë procesi ka vi-juar pa ndonjë ndryshim me numërimin e bërë nga vetë numëruesit pas zgjedhjeve. Nuk u gjendën defektet që u thanë se mund të gjendeshin. KQZ-ja ngriti 8 grupe numëri-mi, që po shikojnë me shpejtësi

votat me synim për ta mbyllur këtë proces gjatë ditës së diel. Më pas nisi numërimi i kutive të Shkodrës. Pas shqyrtimit të 10 kutive nga KQZ-ja rezul-tati ndryshoi, por pas hapjes së shumë kutive nuk u gjetën më shkelje apo ndryshim të procesverbaleve me votat e gjetura në kuti.

Gjithsesi, duke parë shkeljet e vëna re në të gjithë kutitë e Lezhës, Kryeministri Berisha përmes një mesazhi në “Fa-cebook” dënoi mënyrën me të cilën Partia Socialiste ka përfit-uar votat në qarkun e Lezhës. “Ky është ndryshim. Nga ri-numërimi në Lezhë 1200 vota

të vjedhura. Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista duan të bllokojnë rinumërimin e vo-tave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre. Por ne demokratët pushte-tin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do ta prano-jmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve!” - shkruan Berisha në “Facebook”.

Procesi i rinumërimit të votave për Lezhën

Bogdani: S’njohim rezultatin nëse PS pengon rivlerësimin

“Nëse PS-ja do të pengojë rinumërimin e votave, atëherë PD-ja nuk do të njohë zgjedhjet e 23 qershorit”, - një qëndrim i tillë u bë i ditur dje nga deputeti demokrat Gerti Bogdani, i cili akuzoi ashpër socialistët për vjedhje të votave. “PD-ja i kërkon Edi Ramës të ndalojë men-jëherë çdo formë presioni, çdo përpjekje për të bllokuar me çdo mjet rinumërimin e votave dhe fshehur kështu me çdo kusht krimin e tij monstruoz të vjedhjes së votave. PD-ja u deklaron shqiptuarve, miqve dhe partnerëve të Shqipërisë se nuk do të pranojë kurrë pushtetin e dalë nga këto zgjedhje dhe as rezultatin e këtyre zgjedhjeve të diktuara nga Edi Rama me vrasës serialë, trafikantë droge dhe para të pista pa transparencën e plotë të votës së qytetarëve shqiptare dhe për këtë pergjegjesia do të bjerë vetëm dhe personalisht mbi Edi Ramen”, - u shpreh Bogdani gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, rinumërimi i votave dhe shqyrtimi i materialeve zgjed-hore për qarkun e Lezhës tregoi se PS-ja i ka vjedhur votat PD-së nëpërmjet bandave të tij. “Pas rinumërimit të votave në të gjitha kutitë e të gjitha qendrave të zonës elektorale të KZAZ-së nr. 13 të qarkut të Lezhës rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe drogës kanë vjedhur me dhunë, terror dhe para të pista mbi 1250 vota. Këto prova dhe dëshmi faktojnë në mënyre të pakundërshtueshme se PS-ja me bandat e krimit përsëritën në Shqipëri zgjedhjet e 2001-s”, - deklaroi Bogdani lidhur me një çështje të tillë.

Vlerësimet në raportin e OSBE-ODHIR

Sekui: Të mbyllet procesi, përshëndesim reagimet e qeta të partive politike

Në një prononcim për mediat kreu I BE në Shqipëri thek-son se do të mbështesë vlerësimet në vlerësimet e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODHIR-it. “Ne i kemi përgëzuar tashmë shqiptarët dhe politikanët shqiptarë për atmosferën e mirë dhe mënyrën përgjithësisht të rregullt se si u zhvilluan zgjedhjet. Do të thosha gjithashtu se ndajmë vlerësimin paraprak të ODHIR-it. ODHIR-i i ka përcaktuar zgjedhjet si veçanërisht konkurruese dhe me një pjesëmarrje aktive të njerëzve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Votimi sipas raportit paraprak të ODHIR-it ka ecur mirë, pavarësisht disa parregullsive procedurale. Ne i konsiderojmë zgjedhjet, dhe këtë e kemi thënë gjithnjë, si një test thelbësor për funksionimin e qetë të institucioneve shqiptare. Vlerësimi ynë paraprak është se këto zgjedhje ishin një proces i mire”, shprehet Sekui. Ai thekson se patëm zgjedhje të mira, por ende nuk kemi rezultate zyrtare. “Ndonjëherë zgjatja e procesit, sidomos në Shqipëri, sjell shumë problem”, tha ai duke shtuar “ne kemi kërkuar përfundimin e qetë dhe në kohën e duhur të procesit electoral. Gjithësei ai përshën-det faktin se si partitë dhe drejtuesit e tyre ndërvepruan të nesërmen e zgjedhjeve, deklaratat ishin absolutisht shumë të qeta dhe me dinjitet ata përgëzuan njëri-tjetri.

QEVERISJA PS-LSI, GATI DRAFTI I 300 DITËVE TË PARA

Ndërhyrje emergjente për të kthyer stabilitetin në vend

Kjo duke parashikuar disa ndë-rhyrje të shpejta në shërbimin shëndetësor ndaj qytetarëve. Për këtë arsye ky minipro-gram propozon ndërhyrje më emergjente në drejtim të sta-bilizimit të sistemit të furnizi-mit me medikamente. Heqja e TVSH-së së medikamenteve dhe ulja e çmimit të barnave jo më shumë se prodhimi do të jenë hapat vijues në këtë proces. Po kështu një rrugë tjetër e rëndësishme, pjesë integrale e programit është dhe ajo e realizmit të inves-timeve të mëdha, qoftë e in-vestimeve të huaja direkte, qoftë e investimeve vendase dhe për këtë platforma propo-zon përmirësimin e klimës së biznesit. Por nuk mbeten pas dhe kundërpërgjigjet me vepra ndaj vendimeve të marra nga qeveria “Berisha”. Konk-retisht mes veprimeve më të para pritet të jetë anulimi i

disa vendimeve të marra në mbledhjet e fundit të qever-isë në detyrë. Kjo për vetë faktin se sipas përfaqësuesve të dy partive kryesore qever-isë vendimet bien ndesh në radhë të parë me miradminis-trimin e financave dhe të pas-urisë publike. Gjithashtu për PS-në e LSI-në këto vendime janë marrë duke mos zbatu-ar të gjitha standardet dhe rregullat ligjore në Shqipëri. Më saktë, këto vendime lid-hen me kontrata, koncesione e prokurime. Njëkohësisht pjesë e programit janë dhe ndërhyrjet në sektorët e tregtisë, industrisë prod-huese, mjedisit. Por fokusi kryesor dhe më i rëndësish-mi i gjithë platformës është sektori fiskal.

PronaÇështja e pronës në gjykimin

e PS-së dhe LSI-së është edhe

juridike, edhe socialekono-mike. Sipas këtyre dy partive, pa zgjidhur këtë çështje nuk mund të ecet përpara as në rrugën e integrimit europian dhe as në atë të zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj pjesë e rëndësishme e programit është dhe dhënia e titujve të pronësisë dhe merrja e masave për sqarimin e situ-atës juridike që ekziston për sa i takon çështjes së pronave.

KoncesionetVlerësimi i të gjitha konce-

sioneve të dhëna në katër vjet qeverisje pa dallim është një tjetër hap që do të ndërmarrë gradualisht qeveria “Rama”. Në programin e përbashkët Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë e angazhuar që të bëjnë një analizë të detajuar të të gjitha koncesioneve të dhëna nga qeveria “Berisha”.

Page 4: Metropol 22 korrik 2013

04 E hënë 22 korrik 2013 •

« INTERVISTË

LEFTER MALIQI: ME “NJË ANËTAR, NJË VOTË” TË ZGJIDHEN EDHE DREJTUESIT E STRUKTURAVE TË BAZËS SË PD-së

“Po u hapën kutitë, Berati del më blozë se Lezha”Nga Halil RAMA

Konstatimi i 706 votave të vjed-hura vetëm në 10 kuti të hapura në qarkun e Lezhës e detyroi Komisionin

Qendror të Zgjedhjeve të ven-dosë rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në 260 qen-dra votimi të këtij qarku.

Hapja e 10 kutive të KZAZ-së nr.13 nxori në pah se ma-nipulimi kishte ndodhur më parë në tryezën e grupeve të numërimit e më pas kishte marrë dorën e dytë nga KZAZ-ja nr. 13, e cila në KQZ dorë-zoi fotokopjet e tabelave të rezultateve për 10 qendrat e votimit. KQZ-ja i shpalli këto 10 tabela të pavlefshme, pasi kishin shenja manipulimi dhe rezultatin final e nxori nga sistemi elektronik, që sipas këtij institucioni ishte më i sigurt. Por në fakt rezultoi e kundërta, pasi manipulimi ishte bërë edhe në tabelat e GNV-ve, të cilat faktonin shifra të ndryshme nga ato që u gjetën në kuti, shifra që i shtonin votat Partisë Social-iste dhe ia hiqnin PD-së, LSI-së, BLD-së dhe PR-së, po ashtu dhe “të vegjëlve”. Pra, nga hap-ja e 10 kutive vetëm dy qen-dra votimi rezultuan të kenë një rezultat identik me atë të sistemit elektronik të KQZ-së, me anë të të cilit administrata zgjedhore miratoi tabelën për-fundimtare.

Kjo është dëshmia më e qartë e një procesi zgjedhor tërësisht të manipuluar. Kjo dëshmi si dhe deklarata e z. Sokol Olldashi gjatë takimeve në kuadër të garës për kreun e PD-së se brenda listës së Par-tisë Socialiste janë të paktën 30 deputetë me precedentë të fortë kriminalë e bëjnë nul këtë proces. Pikërisht për nuli-fikimin e këtij procesi shprehet në këtë intervistë ekskluz-ive për “Metropol” deputeti demokrat Lefter Maliqi, një nga deputetët më aktiv të leg-jislaturës së kaluar. Ai shpreh bindjen se, po u hapën kutitë e votimit edhe në qarkun e Be-ratit, do të dalin manipulime të shumta.

- Zoti Maliqi, PD-ja pësoi

një humbje të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, pse kjo disfatë sipas jush?

- Personalisht jam i bindur se fitorja i përkiste vetëm Sali Berishës për përkushtimin në dobi të qytetarëve, pu-nët e mëdha dhe energjitë e pashtershme në funksion të Shqipërisë europiane. Edhe sot e kësaj dite nuk e besoj humbjen. Gjithsesi, ndonëse analiza do të bëhet pas garës për kreun e PD-së në të gjitha strukturat e saj, unë kam arri-tur në konkluzionin se humbja ka disa shkaqe.

Së pari, fenomeni “LSI”, e cila të gjitha mandatet që i kanë humbur PD-së nga një apo dy në çdo qark i mori ajo në këtë formë: duke njohur strukturat e PD-së në katër

vjet bashkëqeverisje me të, në datat 22 dhe 23 qershor në gjithë vendin komprometoi procesin duke blerë votat e demokratëve të lëkundur.

Së dyti, LSI-ja te çdo anëtar i PD-së krijoi mjegullnajën se do të ishte përsëri pas 23 qer-shorit në bashkëqeverisje me PD-në. Ndërkohë gjatë procesit të votimit pati dhe kërcënime e blerje komisionerësh, të pro-vuara tashmë këto në Lezhë, por që, po u zgjerua gama e hetimit zgjedhor, do të provo-hen në gjithë vendin.

Së treti, lista e kandidatëve të PD-së për deputetë nuk qe e nivelit të duhur, sidomos ren-ditja në të.

Së katërti, grupet e punës sipas qarqeve nuk funksionuan si duhet, përkundrazi, krijuan pakënaqësi midis vetë de-putetëve dhe demokratëve të bazës.

E theksoj me bindje të plotë se i vetmi njeri që meritonte fitoren ishte lideri historik i PD-së Sali Berisha. Ndërsa min-istrat që kryesonin grupet e punës krijuan hendek të thellë në distancë me lidershipin dhe bazën e Partisë Demokratike.

- Pra, sipas jush, edhe në Berat, po të hapen kutitë, dalin mospërputhje me re-zultatin e shpallur?

- Kam bindjen dhe mbaj përgjegjësi për ekzistencën e trafikut të votave në të dy krahët e politikës, majtas dhe

djathtas. Sidomos të majtët pas gjysmës së procesit të votimit kanë trafikuar vota të djathta tek e majta. Kjo me komisionerë të shitur ose të kërcënuar. Shembulli më i mire është diferenca në dy komunat Otllak e Lumas, ku në Lapardha e Lumas PD-ja doli forcë e parë, madje me 800 vota më shumë se më 2009-n. Sërish shpreh bindjen se, po u hapën kutitë, Berati del më blozë se Lezha.

- PD-ja është në procesin e zgjedhjes së lidershipit. Si e konsideroni ju garën, e cila përfundon sot?

- Do të doja që kjo garë të ndodhte në afatin statutor, por disfata që e djathta pësoi në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit e imponoi këtë. Me

aktin e dorëheqjes nga posti i kryetarit të PD-së Sali Berisha dëshmoi sërish se është dhe mbetet burrë i rrallë shteti. Ai ishte i sigurt se kjo bëhej në interes të vendit dhe të PD-së. Për mua si deputet Kry-eministri Berisha nuk është tërhequr aspak, por vetëm u ripozicionua për t’u ringritur më shpejt dhe për të vazhduar së bashku me PD-në betejën jetike në mbrojtjen e vlerave dhe të parimeve që ne beso-jmë për një Shqipëri europiane. Në këtë aspekt e shoh edhe garën për lidershipin e ri të PD-së për të pasur sa më shpejt një strukturë të re gjigante, që të përballojë me dinjitet sfidën e rrëzimit të mazhorancës së re me vota të trafikuara që në zgjedhjet e para lokale.

Të dy konkurrentët në garë, qoftë Basha, qoftë Olldashi, janë figura të njohura dhe me kapacitetet e duhura për të qenë drejtues të PD-së. E vlerësoj garën mes tyre për vizionet e qarta dhe platfor-mat që shpalosën, garë kjo që i shërbeu rivitalizimit të PD-së në gjithë vendin. Sipas meje, rezultati mes tyre do të jetë tejet i ngushtë dhe cilido që të rezultojë fitues duhet të vlerësojë konkurrentin duke i dhënë një nga postet kryesu-ese të dyta në këtë parti.

Pas kësaj gare për PD-në nis një epokë e re, ajo e analizës së thellë e të përgjegjshme në të gjitha

strukturat e saj. Njësoj siç u veprua me kryetarin, pra me “një anëtar, një vote”, brenda një harku kohor të shkurtër dy-tre-mujor duhet të përfundojë zgjedhja e drejtuesve të rinj nga seksioni, grup-seksioni, degët e deri te kryesia qendrore. Më pas të veprohet me shpejtësi nga drejtuesit e rinj për hapjen e madhe për prurje të reja në Partinë Demokratike.

Si përfundim shpreh bind-jen se shqiptarët shumë shpejt do të zhgënjehen nga bashkëqeverisja me dy kry-eministra (Meta-Rama) vetëm për interesat e tyre të ngushta, duke e ndarë qeverisjen në parcela dhe do të bashkohen me Partinë Demokratike për të realizuar sfidën e fundit: futjen e Shqipërisë në BE.

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Së pari, fenomeni “LSI”, e cila të gjitha mandatet që i kanë humbur PD-së nga një apo dy në çdo qark i mori ajo në këtë formë: duke njohur strukturat e PD-së në katër vjet bashkëqeverisje me të, në datat 22 dhe 23 qershor në gjithë vendin komprometoi procesin duke blerë votat e demokratëve të lëkundur. Së dyti, LSI-ja te çdo anëtar i PD-së krijoi mjegullnajën se do të ishte përsëri pas 23 qershorit në bashkëqever-isje me PD-në. Ndërkohë gjatë procesit të votimit pati dhe kërcënime e blerje komi-sionerësh, të provuara tashmë këto në Lezhë, por që, po u zgjerua gama e hetimit zgjedhor, do të provohen në gjithë vendin.

Page 5: Metropol 22 korrik 2013

05• E hënë 22 korrik 2013

»EKONOMI

Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave po shqyrton nga ana tjetër paralel-isht edhe dosjet e ish-pronarëve të përfshirë në një tjetër proces atë të rimbursimit për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje. Pasi shqyrtohet dokumen-tacioni i subjekteve që kanë bërë kërkesë për kompensim në të holla verifikohet dosja dhe vendimi përkatës, dhënë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompen-simit të Pronave. Më pas zyra përkatëse kërkon nga zyrat ven-dore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që, brenda 10 ditëve, të konfirmojnë regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP, përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin ap-likohet dhe verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave këtyre përfituesve u llogarit sipërfaqjen e tokës së zënë dhe sasinë e parave që marrin. Nga 9 vendimet e më-parshme kanë përfituar nga kompensimi rreth 47% e pronarëve. Pas verifikimit në terren grupi i punës përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin prone. Kryen vlefshmërinë e vendimit të paraqitur nga kërkuesi, konfirmimet e zyrës vendore të reg-jistrimit të pasurive të paluajtshme, vlerësimin e pronës për kompensim dhe merr vendimin për pranimin apo refu-zimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar. Dosjet e plota i dorëzohen sub-jektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe ZVRPP-së, kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompe-tencat ligjore.

KOMPENSIMI, AKKP: NUK FITOJNË VENDIMET ME PIKËPYETJE

Ja kategoritë e ish-pronarëveqë përjashtohen nga procesi

S’KA NDRYSHIME

Stabël çmimet enaftës dhe benzinësnë kryeqytet

Çmimi i naftës dhe benzinës qëndroi i pandryshuar edhe javën e kaluar duke mos pësuar asnjë ndryshim krahasuar me një javë më parë. Në pikat e karburanteve, një litër naftë është tregtuar nga 179 deri në 194 lekë për litër. Këto shifra kanë pësuar rënie prej 6 lekë për litër krahasuar me javët e para të muajit janar. Benzina u tregtua me 180-194 lekë për litër, ndërkohë që gjatë muajve të fundit të vitit 2012 është tregtuar në vlerat 188-194 lekë për litër, duke shënuar rënie me 8 lekë. Tregu i kar-buranteve pësoi një rritje çmimesh gjatë fillimit të muajit Shtator të vitit të kaluar. Kjo rritje ndodhi për shkak të vendosjes së taksës mbi kar-burantet. Ndërkohë, edhe pse javët e fundit vërehet një stabilitet i çmimeve të karburanteve, pritsh-mëritë janë që kjo situatë të ndryshojë. Në fillim të korrikut nisi procesi i markimit të karburanteve, që sjell mundësinë e një rritjeje të çmimit të tyre për shkak të detyrimeve që operatorët ekonomike do të duhet të paguajnë për shërbimin.

Dobësohet dollari

Euro shënon rritjetë lehtë nëtregun e këmbimit

Monedha euro gjatë kësaj jave ka pësuar një rritje të lehtë kundrejt monedhës vendase, le-kut. Në fundjavë, moned-ha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, me-satarisht në blerje 14.1 lekë, ndërkohë që, një javë më parë u këmbye me 140 lekë, duke fituar 0.1 pikë. Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.6 lekë, duke u forcuar me 0.1 pikë në krahasim me javën e kaluar. Ekspertët e ekonomisë shprehen se dobësimi i deritan-ishëm i monedhës së përbashkët europiane u ndikua nga efektet e krizës ekonomike botërore. Ndërkohë dol-lari amerikan ka shënuar rënie këtë javë kundrejt lekut. Konkretisht këtë javë është blerë me 106.7 lekë nga 107.2 lekë që është blerë një javë më parë, duke u dobësuar me 0.5 pikë. Monedha amerikane është shitur me 107.3 lekë nga 107.8 lekë që është shitur një javë më parë, pra ka shënuar një ulje prej 0.8 pikësh.

Brikena Dervishaj

Veç kategorive që përfito-jnë nga procesi i kompen-simit financiar për vitin

2013, disa të tjera janë të për-jashtuara. Pra nga fondi prej 300 milionë lekësh në vitin 2013 do të përfitojnë vetëm ata persona, vendimi për pro-nën e të cilëve nuk është tra-jtuar ndonjëherë për kompen-sim. Pak ditë pas miratimit të vendimit nga qeveria, nëndrej-tori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agim Toro është shprehur se kriteret për të përfituar nga fondi prej 300 milion lekësh nuk lënë hapësira për keqkuptime. Ap-likimet për përfitimin e këtij fondi do të nisin 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të qeverisë.

Të përjashtuarit“Ka vendime të komisionit

të pronave që në kohë ose kanë ndryshuar me vendime gjyqësore ose janë në procese gjyqësore për arsye nga më të ndryshmet. Këto vendime që nuk janë përfundimtare, por që kanë një pikëpyetje në vetvete, në kuptimin e një kon-flikti jo me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por me vetë qytetarët. Këto nuk trajtohen për kompen-sim pra janë të përjashtuara nga kompensimi. Gjithashtu të përjashtuara janë edhe ato vendime që gjatë historisë së tyre që nga 1993 që kur janë marrë e deri më sot që kanë përfituar kompensim. Pra këtu nga ky fond përfito-jnë vetëm ata që nuk kanë përfituar ndonjëherë kompen-

GRUPIMI I INDUSTRIALISTËVE KËRKON NJË QËNDRIM TË KUJDESSHËM

Konfindustria: Kujdes për koncensionetBuxhuku: Çdo rishikim të mbështetet në marrëveshje

Konfindustria ka reaguar lidhur me deklarimet e për-faqësuesve të koalicionit fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, që kanë përgatitur programin qeverisës për rishi-kim të të gjithë koncesioneve të deritashme. Sipas Gjergj Buxhukut, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, ky grupim kërkon mbajtjen e një qëndrimi të kujdesshëm dhe profesional gjatë procesit në fjalë dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj mbrojtjes së domo-sdoshme të interesit publik në lidhje me procedurat e dhënies dhe mënyrës së zbatimit të koncesioneve të përfituara në fusha të ndryshme të ekono-misë kombëtare. “Njëkohësisht kërkohet, që çdo rishikim i poli-tikave të ndjekura deri më tash të mbështetet me çdo kusht

“Do të zvogëlohej

mundësia e mbro-

jtjes së interesit

publik nga përfituesit

spekulantë të licen-

cave të koncesioneve

dhe do të goditej tër-

heqja e investimeve të

huaja në veçanti”.

Shteti shqiptar është

penalizuar për ndër-

prerje të njëanshme

të kontratave me in-

vestitorët. E tillë është

gjoba më shumë se 20

milionë euro për konc-

esionin e hekurudhës

Tiranë-Durrës.

në marrëveshjet ligjore ndërm-jet palëve”, - thekson Buxhuku. Konfindustria vlerëson se qeve-ria e dalë nga zgjedhjet e fundit duhet të jetë profesionale dhe e paanshme në vlerësimin e poli-tikave koncesionare të ndjekura nga qeveria paraardhëse. “Në

këtë kuptim çdo veprim i nx-ituar dhe jo profesional i sotëm në emër të qeverisë së ardhme shqiptare ndaj politikave konc-esionare edhe nëse do të niset nga qëllimi i mirë i mbrojtjes së interesit publik do të ishte një goditje e rëndë për inves-

timet sidomos ato të huaja të sotme dhe të nesërme”, - thotë Buxhuku, në reagimin e tij. Sipas tij, rrezikohet të krijohen shkaqe të paarsyeshme për penalizimin e shtetit shqiptar nga arbitrazhet dhe gjykatat ndërkombëtare.

sim”, - shprehet Toro. Kështu, pronarët, të cilët do të përfito-jnë kompensim për subjektet e shpronësuara, janë vetëm ata që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave është i formës për-fundimtare.

KërkesatTë gjithë pronarët që kanë

aplikuar për përfitim nga fon-di i vitit 2012 dhe nuk kanë fituar, mund të riaplikojnë vetëm me anë të një kërkese, pasi dosja quhet e vlefshme. Afati minimal kur do të nisë shpërndarja e fondit prej 300 milionë lekësh, që do të për-doret për kompensimin e sub-jekteve të shpronësuara, para-shikohet të jetë muaji shtator i

këtij viti. “Koha e verifikimit të këtyre subjekteve që paraqes-in kërkesë është më e shkurtër se ajo e vitit të kaluar. Ne sapo mbaruam në prill shpërndarjen e fondit të vitit të kaluar. Rreth 1500 dosje janë vlerësuar si të mirëqëna dhe të hapura. Sub-jektet që kanë qenë aplikantë në 2012, mjafton që të bëjnë vetëm një kërkesë, sepse do-kumenatcioni i tyre quhet i mirëqënë”, - shprehet Toro. E rëndësishme është të thekso-het që ky fond nuk mund të digjet dhe nuk mund të për-doret, përveçse për kompen-sim.

AplikantëtBëhet fjalë për aplikantët që

e kanë bërë njëherë pagesën

për aplikim, e cila është 2 mijë lekë. “E rëndësishme është që të vijnë prapë për të rifreskuar dokumentet që kanë paraqitur më herët, nëse u kërkohet një gjë e tillë”, shprehet Toro. Ata që nuk kanë dokumente të rregulta paraqesin kërkesën për kompensim financiar, deklaratën për pranimin e kri-tereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës përcaktuar në Kodin Civil, prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitet 2008, 2009, 2011 apo 2012 ka kufi-zimin në kohë për tagrin e tër-heqjes së shumës në të holla.

Page 6: Metropol 22 korrik 2013

06 E hënë 22 korrik 2013 •

« AKTUALITET

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 39.52 ha për kultivimin e luleve, vreshtave dhe ullirit, në komunën Bërxull, rrethi Tiranë.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: [email protected]

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë.

5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 391,370 (treqind e nëntëdhjetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë) lek/vit (9,903 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 32,614 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 19.08.2013, ora 13:00.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 19.08.2013, ora 13:00.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 43.6 ha për kultivimin e ullirit, në komunën Velabisht, rrethi Berat.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: [email protected]

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë.

5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 376,150 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lek/vit (8,631.25 lekë/ha/vit). Ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 31,263 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.

7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.

8. Afati i kontratës së qiradhënies fillon në mars 2014.

9. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 19.08.2013, ora 10:00.

Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 19.08.2013, ora 10:00.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË FTESË PËR OFERTË

NGA 11 TË ARRATISUR NGA BURGU 3 JANË VRARË. EKZEKUTIMI I MARIAN KOLËS DHE KRIMET E TIJ

Grekët vrasin shqiptarin e 3-të mu rrëzë kufirit tonëSuperoperacioni, 1000 policë “në gjah” të të plagosurit Ilir Kupa. Historiku i bandës

Mariglen Mullai

Trupi i një tjetër shqiptari që ndiqej prej muajsh u përshkrua nga plumbat e policëve të

rraskapitur grekë teksa e hasën 10 metra afër, mu pak kilometra larg Shqipërisë, aty ku prej ditësh Marian Kola me të tjerë ishin rrethuar nga 1000 forca blu. I ekzekutuari Kola, pjesë e grupit të 11 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë, i aku-zuar për dy vrasje pas arratisë, mbeti i vdekur në vend teksa përleshej me policinë, kurse shqiptari tjetër, Ilir Kupa, ka mundur të largohet. Edhe një polic grek është plagosur lehtë në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit. Kësh-tu, numri i shqiptarëve të vrarë nga grekët arrin në 3, ndërsa pala greke e cilëson operacionin për kapjen e të gjallëve si më të madhin e këtyre viteve të fundit.

Kola, vrasja e krimetMediet greke, si “Ekathimerini”

etj., njoftuan dje se pas përleshjes së ashpër me armë zjarri që në agim është vrarë nga policia greke i ar-ratisuri shqiptar nga burgu i Trikalës 36-vjeçari Marian Kola. Ndërkaq i ar-ratisuri tjetër, Ilir Kupa, arriti të shpë-tojë sërish. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi

pranë fshatit Frosini të krahinës së Sulit, ku në vendngjarje janë gjetur më shumë se 200 gëzhoja plumbash. Kamerat termike i kanë pikasur sh-qiptarët rreth orës 4:00 të mëngjesit duke ecur më këmbë pranë lumit Kal-ama në drejtim të Shqipërisë, zonë ku ata arritën t’i humbnin nga sytë policisë rreth 15 ditë më parë. Sipas medieve që u referohen burimeve të policisë, pranë trupit të Marian Kolës u gjet një armë kallashnikov, krehra me fishekë, një granatë dhe ushqime të gatuara. Policët e kanë pasur Kolën 10 metra larg, ndërsa kur të gjithë shqiptarët e pikasën se po ndiqeshin, beteja u bë shumë e ashpër, sepse edhe ata gjuajtën me armë. Nga plumbat e shqiptarëve mbeti i plago-

sur një polic, i cili u dërgua në spital për ndërhyrje kirurgjikale, jashtë rrezikut për jetën. Marian Kola akuzo-het si përgjegjësi kryesor për vrasjen e 25-vjeçares Katerina Zogali më 30 mars. Ngjarja ndodhi pak ditë pasi 11 shqiptarët ishin arratisur dhe po kry-enin një grabitje.

Ndërsa vrasja tjetër, për të cilën akuzohet Kola, ka ndodhur në Istmia, kur polici 37-vjeçar Jorgo Andritsopu-lu u qëllua për vdekje më 17 qershor në Distomo teksa kishte shkëmbyen zjarr me shqiptarët. Nisur nga in-formacionet se njerëz të dyshimtë ishin duke lëvizur më këmbë në zo-nën e Distomusë, në këtë pikë shkoi një automjet policie me 3 policë dhe ndërsa po parkonte nga kaçubat për-

reth dolën 5 persona të armatosur. Nën kërcënimin e armëve u morën policëve tri xhaketat antiplumb, tri pistoleta dhe një pushkë, ndërsa policët, të papërgatitur për këtë sulm të beftë, nuk mundën të kundër-përgjigjen. Më pas morën makinën e policisë dhe teksa largoheshin me të qëlluan në drejtim të policëve. Nga plumbat u plagos në këmbë një polic 37 vjeç, Jorgo Andritsopulu, babai i dy fëmijëve, i cili ndërroi jetë në spital nga humbja e gjakut.

Nga arratia deri te vrasjetTë 11 shqiptarët arritën të arrati-

sen nga burgu i Trikalës duke u gdhirë 23 marsi, pasi plagosen dy roja, por 3 prej tyre u kapën menjëherë. Ndërkaq pak javë më parë Klement Cala mba-jti peng disa banorë në një fshat dhe grabiti një market, duke kryer një plagosje. Më tej ndodhën 2 vrasjet për të cilët u akuzua Kola, tashmë i vrarë. Shqiptarët e arratisur, të armatosur, kanë javë të tëra që enden në zonat malore pranë kufirit, në pamundësi për të hyrë në tokën shqiptare. Gjatë arratisë së tyre kanë vjedhur disa automjete dhe i kanë braktisur ato në zona të ndryshme për të hum-bur gjurmët. Në disa raste ata kanë ndeshur patrulla policore, me të cilët

kanë shkëmbyer zjarr dhe për pasojë ka pasur edhe viktima. Me vrasjen e Marian Kolës bëhen 3 shqiptarë të vrarë nga policia greke pas Ermir dhe Flamur Likës, të cilët u vranë mbrëm-jen e 2 korrikut në një përleshje të ngjashme. Në trupat e tyre u gjetën të paktën 20 plagë plumbash. Nga 8 të arratisurit është arrestuar Ermal Lita pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri, Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, ndërsa nuk dihet ku ndodhen të ar-ratisurit e tjerë - Admir Murataj, Flau-lent Luli dhe Klement Cala. Ndërkaq protagonistët e ditës së djeshme kohët e fundit nuk kishin qëndruar të fshehur në pyll, por kanë gjetur stre-him në një shtëpi. Kishte rreth 20 ditë që për Marian Kolën dhe të arratisurit e tjerë shqiptarë vazhdonte pa ndër-prerje operacioni nga 1000 forca policore greke nga toka, deti dhe ajri. Me kamera termike, me qen, makina e mjete të sofistikuara, pas disa ditësh ndjekje policët grekë thanë se ishin rraskapitur nga ndjekja mes maleve. Shqiptarët lëviznin natën, kurse ditën qëndronin në shpella. Momentalisht, pas vrasjes së Kolës vazhdon një op-eracion i gjerë në zonë për kapjen e të arratisurit Ilir Kupa, të cilin policia synon ta kapë të gjallë.

Marian Kola Ilir Kupa

Page 7: Metropol 22 korrik 2013

07• E hënë 22 korrik 2013

»AKTUALITET

Orët e fundit kreu i institu-cionit të Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë disa ndryshime në Kodin Penal, duke kërkuar që ngacmimi sek-sual dhe moral të parashikohet si vepër penale. Në rekoman-dim mes të tjerash thuhet: “Kodi aktual i Punës parashi-kon detyrimin e punëdhënësit për të mbrojtur në raportet e punës personalitetin e punë-marrësit, fakt që nënkupton edhe integritetin fizik dhe psikologjik, ku përfshihen nderi personal dhe profesional, sfera e jetës private dhe intime, liria

Mariglen Mullai

Për xhelozi një 26-vjeçar ka vrarë me thikë të fe-juarën e tij 17-vjeçe. Fil-

limisht ai raportoi për vetëvras-je. Krimi në familje ndodhi dje rreth orës 16:00 në fshatin Hekal të Tiranës, ku është vrarë 17-vjeçarja Anxhela H, e cila u qëllua 3 herë me thikë nga i fejuari i saj, 26-vjeçari Ersi Gjosha. Nga burimet poli-core mësohet se 26-vjeçari ka pranuar krimin dhe se zënka kishte ndodhur për arsye xh-elozie, për të precipituar më pas në vrasje. Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit kur ata gjendeshin vetëm. Ndërkohë fare pranë banesës së tyre gjendej edhe shtëpia e prindërve të Ersi Gjoshës, ndërtesë me dy kate. Prindërit e këtij të fundit i kishin ndër-tuar çiftit edhe një tjetër vilë 1-katëshe pranë të tyres.

Shkak xheloziaErsi Gjosha kishte 3 muaj

që ishte kthyer nga emigrimi. Ndërkohë prindërit e viktimës dhe autorit janë shoqëruar në polici. Ndërkaq trupi i vik-timës ndodhet në morg për ekspertizë dhe në mbrëmje do t’u jepet familjarëve. Nga burimet policore mësohet se autori e ka qëlluar herën e parë direkt në zemër, goditje që ka marrë jetën. Autori pritet të dalë ditën e martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Policia paraprakisht ka marrë një telefonatë për vetëvrasje. Më pas ka mbër-ritur në vendngjarje dhe ka zbuluar vrasjen. Nga të dhënat e para mësohet se që kur ishte kthyer nga emigra-cioni Gjosha grindej përherë me të fejuarën, me të cilën bashkëjetonte prej një viti në kohën kur ndodhej në Shqipëri. Sherret për xhelozi ishin të

Kamzë, shpëton 35-vjeçarja

“Mjeshtri” ia mbush bombolën, plasi sapo gruaja tentoi ta ndizte

Mesditën e djeshme një grua u plagos në banesën e saj pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Kamzë, ku mësohet se si pasojë e shpërthimit të bom-bolës së gazit është lënduar e zonja e shtëpisë, rreth 35-vjeçe, e cila fatmirë-sisht është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mësohet se bombola nuk ishte mbushur dhe nuk ishte vendosur në kushtet e duhura. Gjithashtu mësohet se bombola ishte montuar pak minuta para shpërthimit nga një person që ka në pronësi një pikë të shpërndarjes së gazit të palicen-suar në zonën e Kamzës. Sapo gruaja ka tentuar të ndezë gazin, bombola ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë në trup. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes e ndërkohë është vënë në kërkim të personit që ka montuar bombolën e gazit në shtëpinë e 35-vjeçares, për të marrë dëshminë e tij dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Në shtëpi kishte ar, para, armë, drogë etj

Policia gjen thesar në strehën e shqiptarëve, gjithçka prej floriri

ITALI - Policia gjeti në shtëpinë e tre shqiptarëve në Cinisello Balsamo orë të shtrenjta, shufra ari, monedha dhe një armë. Të gjitha janë të ardhura nga vjedhjet në apartamente luksoze në qendër të Milanos dhe Sesto San Giovanni. Një bandë e vërtetë e përkushtuar për grabitje të mëdha. Një patrullë që po kalonte në periferi të Cinisellos, vërejti tre shqiptarë që demonstruan njëfarë nervozizmi nga kontrolli. Streha e grupit ishte në katin e nëntë të një pallati e kur policët hynë në shtëpi, gjetën një thesar të vërtetë: orë luksoze, shufra ari, monedha, bizhuteri, një pistoletë kalibër 7.65 me karikator, uoki toki, franga zvicerane, dollarë amerikanë, mjete për vjedhje, disa gramë kokainë etj. Dyshohet se autorët e këtyre grabitjeve ishin të përgatitur për diçka të madhe. Për momentin shqiptarët me inicialet P.L, 30 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe A. K., 27 vjeç - të gjithë të papunë, të njohur për policinë për vepra penale që lidhen pikërisht me vjedhjet, u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Shqiptarët vodhën një fermë

Një helikopter e disa qen poi ndjekin në fusha me misër

ITALI- Policia italiane është vënë në “gjah” për të kapur një hajdut në fushat e lulediellit dhe të misrit në kufirin midis Castelfidardos dhe Osimos. Të paktën 20 karabinierë, njësitë policore të zonës, dy njësi me qen të policisë së Forlit dhe dy helikopterë kanë mbushur fshatin për orë të tëra përgjatë boshtit të Valmusones. Ata janë në kërkim të dy përgjegjësve për vjedhjen në Shën-Agustino, ku dy qytetarë me origjinë shqiptare ishin identifikuar në një fermë. Ata kishin marrë bizhuteri dhe të holla (plus dy telefona të braktisur). Policët kanë kaluar në sitë fushat, por sipas të gjitha gjasave të dy janë ndihmuar nga disa bashkëpunëtorë. Megjithatë, policia, që shprehet se dy kriminelët do t’i kenë orët e numëruara, gjeti shenjat e gishtave në një shishe të mbetur në shtëpi dhe po gjurmon për identitetin e tyre.

Plagosën një shqiptar për drogë

Italiani e shqiptari në pranga,plagosën për larje hesapesh

ITALI- Dje në Gjenovë u arrestuan nga ana e poli-cisë 30-vjeçari shqiptar Kreshnik Xhakaj dhe gjenovezi 22-vjeçar Masimilian Rosi për vrasje në tentativë dhe mba-jtje abuzive të armëve. Gjykatësi hetues ka ngritur kërkesën për paraburgim në arrest, e avancuar nga prokuroria, pasi besohet se ata janë dy autorët e plagosjes së 35-vjeçarit shqiptar Elird Rama. Sipas hetuesve, ishte Xhakaj, i shoqëruar nga Rosi, ai që qëlloi bashkëpatriotin me një pistoletë të kalibrit 9 X 21, duke plagosur në rrënjën e kofshës së djathtë pranë arteries së femurit. Arsyeja, sipas policisë, është larja e hesapeve lidhur me trafikun e drogës.

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON NDRYSHIME NË KODIN PENAL

Punëdhënësit jo ngacmime seksuale punonjësveApeli i Totozanit për Ministrinë e Drejtësisë: Respektoni ligjin!

e të shprehurit etj. Gjatë tra-jtimit të ankesave lidhur me të drejtën shoqërore për punë në objektin e disa prej tyre përveç shkeljeve të konstatuara në zgjidhjen e marrëdhënieve të punës kemi konstatuar se ka pasur edhe veprime të përsëritura të punëdhënësit për cenim të së drejtës së punës ndaj punëmarrësit, ku krahas dëmtimit të intere-save të ligjshme socialekono-mike të individëve (nëpërmjet uljes së pagës apo largimeve nga puna), mund të kenë shkaktuar edhe një gjendje jo të mirë, që ka lidhje me shën-

detin apo cenimin e dinjitetit të tij psikologjik, të cilat kanë çuar në uljen e rendimentit të punës, duke vijuar më tej edhe me dëmtim të shëndetit fizik e mendor të individëve. Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësit me veprime të përsëritura që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të pu-nës në një shkallë të tillë që mund të çojë në cenimin e të drejtave dhe të dinjitetit të personit, në prishjen e shën-detit të tij fizik e mendor ose në dëmtimin e së ardhmes së tij profesionale.”

ERDHI PARA 3 MUAJSH, SHOKËT I TELEFONIN “EJA SE AJO...”. TRI THIKA NË HEKAL

Xhelozia, emigranti vret me thikë të fejuarën 17-vjeçare

pranishme edhe kur Ersi nuk ndodhej në fshatin e tij, pasi lëvizjet e 17-vjeçares ia rapor-tonin miqtë me telefon ose in-ternet, çka e nxehte së tepërmi 26-vjeçarin, i cili i kërkonte më pas llogari. Në këtë mënyrë jeta ishte bërë e padurueshme për çiftin, derisa mbërritën në çastin fatal të vrasjes.

Gra të vrara këto ditëMë 15 korrik Ilirian

Cani ka vrarë me 5 plumba

bashkëshorten e tij Alketa Cani në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Alketa ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç, por kjo nuk e pengoi burrin e saj ushtarak t’i merrte jetën e të vetëplagosej.

Paraditen e 15 korrikut një tjetër grua humbi jetën në Fushë-Mamurras kur 42-vjeçari Marian Lleshi, për xhelozi i ka marrë jetën bashkëshortes së tij Valbona Lleshi, nënë e dy

fëmijëve të mitur, duke e godi-tur me sende të forta.

Valbona Çarçani, 46 vjeçe, u godit për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vjet më parë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Tefta Tashko Koço” në Tiranë. Një rast tjetër është ai i vrasjes së Mrike Prendit, 48 vjeçe, nga bashkëjetuesi i saj Ali Veterniku, 64 vjeç. Ai ishte efektiv burgu dhe vuante nga depresioni.

Ersi Gjosha kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi. Ndër-kohë prindërit e viktimës dhe autorit janë shoqëruar në polici. Ndërkaq trupi i viktimës ndodhet në morg për ek-spertizë dhe në mbrëmje do t’u jepet familjarëve. Nga bur-imet policore mësohet se autori e ka qëlluar herën e parë direkt në zemër, goditje që ka marrë jetën. Autori pritet të dalë ditën e martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Poli-cia paraprakisht ka marrë një telefonatë për vetëvrasje. Më pas ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbuluar vrasjen.

Page 8: Metropol 22 korrik 2013

08 E hënë 22 korrik 2013 •

« SPECIALE

Gërmimet për kanalizimet e rrugës “Toma Kalefi” kanë zbuluar një monu-ment që askush

nuk e dinte se ekzistonte, të paktën për periudhën që jetojmë. Edhe pse sipas specialistëve ekzistonte një kala e vjetër e njohur si Jenice Kala askush nuk do të besonte se ajo ndodhej në anë të namazgjasë përballë shkollë Ali Agjah. E në fakt kjo rrugë ka histori ndërtimi dhe gërmimesh, por në asnjë rast nuk ishte folur për murin e kalasë së vjetër deri në zbulimin më të fundit.

U deshën rreth dy javë që Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik të mbërrinte në Elbasan me kërkesën e vazh-dueshme të kryebashkiakut Sejdini për të bërë sondazhin dhe zbulimin. Nga gërmimet e Agjencisë së Shpëtimit bashkë me firmën ndërtuese është arritur në zbulimin e një pjese të konsiderueshme të mureve duke nxjerrë në pah kullën dhe elementë të tjerë që bëjnë fjalë për një kala. Pikërisht në një gjatësi prej 500 metrash larg kalasë së madhe e mbuluar nga aluvionet Kalaja që mendohet se ka shërbyer si garnizon tashmë është e konfirmuar. Mendohet se i përket periud-hës osmane me emrin Jeniçer Kala e ndërtuar nga turqit ndoshta para kalasë së madhe për qëllime ushtarake. Kjo kala përmendet në dokumentet e kohës, por jo në vendin aktual, por në një vend tjetër afër Bradasheshit.

Gërmimet e deritanishme kanë nxjerrë në pah pjesën e sipërme të kullës veriore, por duket një proces i vështirë zbulimi i së tërës për shkak se kjo është ndër rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit dhe qarkullimi është i mbingarkuar.

Arkeologu Skënder Bushi si pjesë e grupit të special-istëve shprehet se e sigurtë është që kalaja i përket periudhës osmane. “Deri tani synimi ynë si Agjenci e Shpëtimit Arkeologjik është evidentimi i plotë i plani-metrisë së kullës dhe më pas do të merret një vendim nëse do të konservohet apo do të rrijë i zbuluar. Nga zbulimi i deritanishëm mësohet se kjo është një kala e periudhës

KALAJA E DYTË E ELBASANIT E MBULUAR NGA ALUVIONET DHE E FSHEHUR NËN BETON

Arkeologët: Është kala e periudhës osmaneSejdini: Ky zbulim shembull për pasuritë e mëdha që ka Elbasani

otomane bashkë me mate-rialin arkeologjik, i cili është i paktë dhe i përket kësaj periudhe. Nuk mund të për-caktohet koha e saktë pasi dihet që periudha otomane fillon nga shekulli 16 dhe vazhdon deri në shekullin 19. Gërmimet e mëtejshme në brendësi të kullës mund të na japin të dhëna të reja dhe mund ta ccojnë mw herët. Deri tani kemi zbuluar vetëm kullën dhe një nga muret e kalasë që shkon në drejtim të jugut paralel me shkollën. Mendojmë se mund të ketë një mur tjetër jug-perëndim mund të ketë një kullë qoshe që janë muret e kurtinave. Kemi kapur vetëm një linjë të murit të kalasë. Duhet të gërmohet të ndalohet trafiku dhe kjo duket pak e vështirë.

Qëllimi dhe dëshira jonë është ruhet e të konservo-het, por ky i përket këshillit kombëtar të arkeologjisë që merr vendimet përfundimtare për destinacionin që do të ketë ky monument. Ne bëjmë propozimet përkatëse dhe vendimin do ta marrë këshilli kombëtar i arkeologjisë”.

ZbulimiPak kohë më parë në

afërsi të sheshit të Namazg-jasë në Elbasan u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri. Ky zbulim ngjalli interesin e jashtëzakonshëm të arke-ologëve, të cilët kanë ven-dosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve për zbu-limin e rastësishëm. Fillim-isht, specialistët dyshuan se ato ishin rrënoja të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por pas verifikimeve të para të tyre, rezultoi se rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit. Për zbu-limin e rrënojave të murit të periudhës osmane u njoftua menjëherë edhe Ministria e Kulturës. Kryebashkiaku Qa-zim Sejdini nga ana e tij e ka cilësuar atë, një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti. Sipas tij, do të bëhet gjithçka e mun-dur që ky zbulim të jetë sa më i plotë. “Elbasani është një vend për t’u zbuluar sa i përket monumenteve të trashëguara në shekuj. Ashtu siç u zbulua mozaiku që është ndër pasuritë më

të mëdha të trashëgimisë së këtij qyteti, ka shumë objekte të tjera që kërkojnë vëmendje dhe duhen zbuluar. Në rastin e kësaj Kalaje po ndodh e njëjta gjë. Ne kemi të gjithë vullnetin e duhur që edhe ky objekt i bashkohet ob-jekteve me rëndësi, por duhet mbështetja e të gjithë institu-cioneve dhe sidomos atyre që merren e monumentet”.

Kalaja më e madhe fush-ore në Ballkan

Skampini ishte fortifikatë tipike romake, por në shekul-lin e IV-të kishte arritur një status të ri administrativ dhe me emrin Hiskampis ai për-caktohej si një nga qytetet me rëndësi të Epirit të Ri ku ishte stacionuar i vetmi legjion ushtarak i Epirit të Ri.

Sipas Tit Livit (historian ro-mak i shekullit të III-të), Pirroja i Epirit ishte i pari që mësoi të tjerët si vendosej kampi i fushimi, prandaj fortifikimi i El-basanit ka formën kuadratike, ashtu si edhe mjaft qytete të tjera të Shqipërisë së Jugut si Peqini, Mallathrea etj.

Fortesa rrethohej me mure të fuqishëm 12 m të lartë. Nga të katër anët një hendek i thellë me ujë dhe 26 kulla të formave trekëndëshe dhe patkoi për-forconin fuqinë mbrojtëse të saj. Kalaja kishte katër hyrje një për secilën anë. Në shek. VI qyteti zhvillohet jashtë kështjellës duke qenë qendër peshkopate me një numër katedralesh dhe një bazilikë të madhe në kodrën e Tepes pranë Kalasë. Në vitin 1466 Kalaja e Elbasanit bie në duart e osmanëve të cilët e rindërtuan thuajse tërësisht dhe prej tyre ai mori emrin El-basan që dotë thotë il- basan “Vura dorë” i zotëruar, përf-shirë nga porta e lartë. Me këtë emër u bë qendër sanx-haku në 17-18 duke pasur një zejtari tejet të zhvilluar dhe një tregti brenda dhe jashtë vendit. Për vlerat e saj të spikatura historike dhe kulturore Kalaja Elbasanit, zona urbane përfshirë brenda mureve rrethues është vënë në mbrojtje shtetërore si zonë muze, ashtu si qytetet e Gjirokastrës, Beratit, Kalasë së Krujës etj, dhe janë kryer me përparësi punime kon-servuese, restauruese nga IMK dhe DRMK Tiranë.

Page 9: Metropol 22 korrik 2013

09• E hënë 22 korrik 2013

»AKTUALITET

Kosova: Lëvizja në Tiranë rrezik për jetën

13-vjeçari në gjendje kome, u përplas nga një makinë

Një fëmijë 13-vjeçar është plagosur rëndë mesditën e djeshme, pasi u përplas nga një automjet në qytetin Shijak. Mësohet se 13-vjeçari S. Mushlika udhëtonte me biçikletë, kur është përplasur nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi. Vetë drejtuesi i makinës e ka transportuar djalin në spitalin e Durrësit, prej ku mësohet se 13-vjeçari është në gjendje tepër të rëndë. Mjekët e spitalit të Dur-rësit kanë kërkuar transportimin e tij në Spitalin Ushtarak në Tiranë, apo në ndonjë spital privat më të specializuar, por transportimi i tij është shumë i vështirë, pasi nevojitet një auto-ambulancë me respiratorë, apo një helikopter i posaçëm. Familjarët duke qenë të shqetësuar për jetën e djalit të vogël i bën apel ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova nëpërmjet mediave që të bëjë të mundur transpor-timin e djalit në një spital të specializuar, në mënyrë që ai të mbijetojë. Falë këtij apeli në Durrës mbërriti edhe ekipi me mjekët neurokirurgë nga Tirana, të cilët mungonin. Ndërkohë në këtë spital shkoi edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, për t’u interesuar personalisht për gjendjen e 13-vjeçarit të plagosur, si dhe për të ndjekur nga afër të gjithë protokollin e ndjekur nga mjekët. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po vijon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Humb kontrollin nga shpejtësia e madhe

Aksident në Elbasan-Peqin,vdes dhëndri, plagoset vjehrri

Një aksident me pasojë një të vdekur, një të plagosur rëndë dhe një tjetër më lehtë është regjistruar dje passdite në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Peqinin. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Pajovë, ku mjeti tip Benz me targë TR 5431 T, i cili drejtohej nga shtetasi Qemal Flija ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën dhën-dri i tij pasagjer, Arben Duja, 47 vjeç me origjinë nga Cërriku dhe është plagosur lehtë një tjetër pasagjer. Vetë drejtuesi i mjetit, Qemal Flija, ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që mjekët nuk japin ende asnjë garanci për jetën e tij. Gjithashtu, policia ndërkohë ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident të rëndë për ta zbardhur plotësisht atë.

Burg pa afat për vjehrrin që ngacmoi seksualisht nusen e djalit të tij, në fshatin Bit-inckë të Devollit. Ky ka qenë vendimi që ka marrë Gjykata e Korçës gjatë ditës së djeshmev për 72-vjeçarin Karafil Topi, i cili u denoncua nga nusja e djalit të tij për ngacmim sek-sual. Gjatë seancës gjyqësore, 72-vjeçari i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nusja e djalit ka sajuar gjithçka, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që ata kishin. I moshuari gjatë fjalës së tij para trupit gjykues nuk e pranoi akuzën duke deklaruar se “Unë nuk e kam bërë këtë që më akuzoni ju. Ne nuk shkonim me nusen e djalit dhe ajo e ka shpikur gjithë këtë histori sikur unë kam ngacmuar”. Ndërkohë, avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie për shkak të moshës, por gjykata ka vendosur të mbajë në burg 72-vjeçarin. Dy ditë më parë

Dy javët e fundit kanë qenë të tjembushura me lajme të rënda lidhur

me krimin brenda familjes, ku edhe e dita e djeshme nuk ka bërë përjashtim. Por ndryshe nga ngjarjet e tjera ku ka pasur konflikte mes bashkëshortëve, dje ka qenë djali ai që ka kërcënuar me jetë prindërit e tij. Por ngjarja e djeshme fat-mirësisht tentativa e djalit për të vrarë prindërit e tij ka arritur të parandalohet në kohë nga Policia e Lezhës. Sipas njoftimit të djeshëm mësohet se Policia e Lezhës ka parandaluar një krim në familje, ku Fatmir Delia, 23 vjeç, nga fshati Rrile e Lezhës, tentoi të kanoste prindërit me armë. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, mësohet se Delia kishte disa kohë që kërcënonte prindërit, duke i dhunuar psikologjikisht, si dhe i kërcënonte për jetën me anë të një pistolete. Ditën e djeshme tonet mes tyre kanë filluar të ngrihen sërish, ndërkohë që familjarët, duke qenë të friksuar nga ngjarjet e këtyre javëve të fundit, kanë njoftuar menjëherë policinë. Pas debatit verbal 23-vjeçari ka marrë armën, një pistoletë e modelit TT për të kërcënuar prindërit e tij, por fatmirësisht policia mbërriti në kohë në vendngjarje dhe sekuestroi pistoletën e tij TT. Ditët e fun-dit janë shtuar shumë vrasjet brenda familjes, veçanërisht të grave nga burrat e tyre. Ngjar-jet kanë ndodhur kryesisht në familjet ku denoncimet për dhunë nuk kanë qënë për herë të parë, por të përsëritura. Policia e shtetit tashmë ka marrë masa më të shpejta për mbrotjen e grave dhe fëmijëve të dhunuar, megjithëse ligji nuk u siguron atyre kushte je-

ELBASAN - Vitet e fundit, në qarkun e Elbasanit është rritur numri i pacienteve që kryejnë shërbimin e hemodializës pranë spitalit rajonal dhe shumë prej tyre, që janë në listën e pritjes, po detyrohen të marrin mjekimin në Tiranë ose në Durrës. Reparti i Hemodializës pranë spitalit rajonal në Elba-san u shërben 64 pacientëve nga Elbasani po edhe qyteteve juglindore të vendit, si Ko-rça dhe Pogradeci. Përgjegjësja e këtij reparti dhe Doktore e Shkencave Zheni Gjergji thek-son faktin se nga viti në vit është rritur numri i pacientëve që kërkojnë shërbimin e hemodial-izës. Gjergji pohoi se ka ende pacientë që janë në listën e pritjes dhe për momentin e marrin shërbimin e hemodializës në Tiranë ose në Durrës. Ajo thekson se “është mjaft i vështirë përballimi i të gjithë pacientëve, pasi edhe ko-stoja e një seance kushton nga 80 deri në 90

euro dhe afërsisht 12 mijë euro në vit për çdo pacient”. Duke iu referuar gjendjes së buxhetit të spitalit rajonal të Elbasanit, shefja e pavijonit të hemodializës deklaron se, “pavarësisht se mban pacientë nga Korça dhe nga Pogradeci, buxheti i spitalit rajonal të Elbasanit nuk është i mjaftueshëm për t’i dhënë një shërbim mak-simal pacientëve”. Ajo ç’ka është paradoksale, sipas doktores Zheni Gjergji është se spitali i Korçës që nuk ka një shërbim të hemodializës ka një buxhet që është më i lartë krahasuar me spitalin rajonal të Elbasanit. Sipas saj është e nevojshme që në vitet në vazhdim të bëhet një rindarje e drejtë e buxhetit në mënyrë që pacientët të kenë një shërbim sa më cilësor. Sakaq, pacientët e Elbasanit shprehen se e marrin shërbimin e hemodializës tre herë në javë dhe ky shërbim është mjaft i domo-sdoshëm për vazhdimësinë e jetës së tyre.

KORÇË, U DENONCUA NGA NUSJA E DJALIT PËR NGACMIM SEKSUAL, 72-VJEÇARI: AJO KA SAJUAR

Vjerri akuzon nusen: Po gënjen, nuk e kam prekurJetonin në të njëjtën dhomë: Më dhunonte kur isha dhe me fëmijët

FQINJËT NDËRHYJNË PËR TË SHMANGUR KRIMIN E RADHËS

Lezhë, parandalohet krimi,burri kanos gruan me pistoletë

Fatime Topi, nga fshati Bit-inckë i rrethit të Devollit, ka deklaruar para bluve, se vjehrri i saj, Karafil Topi e ngacmonte seksualisht që prej disa mua-jsh, madje në prezencë të 5 vajzave të saj. “Vjehrri ishte i fiksuar dhe më ndiqte në çdo moment në shtëpi, duke më prekur në trup. Këto veprime i bënte në sy të mbesave të tij. Ai flinte në të njëjtën dhomë me djalin dhe me nusen e djalit, pasi prej 30 vjetësh ishte i ve, ndërkohë që rasti i fundit që ai ka ngacmuar nus-en e djalit ishte tre ditë më parë, ditë kur djali i tij e kapi në flagrancë. Pas denoncimit të gruas, policia ka marrë në pyetje rreth ngjarjes dy vajzat

më të rritura të gruas që janë 14 dhe 12 vjeçe. Në prani të psikologut, minorenet janë shprehur në polici se e kishin parë shpesh gjyshin e tyre që u ngacmonte nënën kur babai i tyre nuk ishte prezent, por kurrë nuk kishin mundur të flisnin për këtë ngjarje. “Kishte muaj që më ngacmonte sek-sualisht. Vjehrri më prekte në trup, ndërkohë që të gjitha këto veprime të turpshme që bënte ai ndodhnin në sy të fëmijëve tanë. Ne flinim të gjithë në një dhomë dhe ai shfrytëzonte rastin kur nuk ishte burri në shtëpi që të më ngacmonte. Megjithë ankesat e mia, ai sërish nuk ndalonte, ndërkohë që rasti i fundit

ndodhi dje, kur e pa edhe bashkëshorti që ai tentonte të më prekte”, deklaroi Fatimeja para oficerëve të policisë, ndërkohë që kjo deklaratë e saj është mbështetur edhe nga bashkëshorti, i cili ka kërkuar që i ati të marrë dënimin mak-simal, pasi kjo ngjarje ata i ka bërë me turp para të gjithë fshatit. Ngjarja e ndodhur në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit përveçse tronditi opin-ionin publik ka lënë të befas-uar dhe të habitur edhe vetë banorët e këtij fshati. Bashkëf-shatërt e tyre e vlerësojnë këtë familje si të varfër, por edhe si punëtore dhe të ndershme, ku jetën e përditshme e siguronin nëpërmjet punës në bujqësi.

tese dhe pavarësi ekonomike pas denoncimit. Vrasjet ose abuzimet janë përsëritur pas kthimit të bashkëshorteve në banesën e mëparshme. Ndërkohë që pjesa tjetër e ngjarjeve brenda familjes dhe fisit ka pasur të bëjë me kon-fliktet e pronësisë, ku viktimat kanë qenë të afërm midis tyre. Kryesisht këto ngjarje kanë ndodhur në fshatra, ku ngjarja e fundit ndodhi dy ditë më parë në një fshat të Burrelit ku nipi i vuri flakën banesës së xhaxhait të tij, për shkak të një konflikti që kishin për murin ndarës të shtëpive. Fat-mirësisht edhe kjo ngjarje për-fundoi vetëm me dëme mate-rial duke mos rrezikuar jetët e pjesëtarëve të familjes.

HERMODIALIZA KTHEHET NË PROBLEM SHQETËSUES

Elbasani s’ka fonde për hemodializëntë sëmurët marrin rrugën për Tiranë

Page 10: Metropol 22 korrik 2013

10 E hënë 22 korrik 2013 •

« opinion

nga e si mund të them që njoh veten: gjakun, muskujt, egon - të gjitha që më shtyjnë të mendoj apo t’i zhvesh ngadalë. Ato që mund t’i pohoj e argumentoj janë momenti i vdekjes, ombrellat e përjetësisë. Këtu lind shumimi dhe krijohet diçka për të vazhduar. Në esencë këtë diçka prapë e kap me mëdyshje, sepse mendja, inteligjenca, vetëdija zhvillohen me kohën,

ose koha nuk mund t’i zërë të zgjedhurit. Nuk dua t’i iki vetes, nuk jam hije e vetes, nuk më kërcënojnë hijet, të cilat si ofshama me dihatje puqen mbi mua. Shushunja është kërcënim për indi-vidin egoist, i cili nuk ndikohet nga kënaqësitë e instinktit. Unë jam instinkti im, ndjenja ime, egoja, peneli i shpirtit, por prapë dyshoj në atë që më kërcënon. Ato që ma bëjnë më të lehtë për të jetuar janë e mira dhe dashuria, por jo dhimbja, e cila kërcënon lartësitë. E vështirë për të ngritur gurin në majë sprov-on ekzistencën time absolute, që vështrohet nga absurdi. Unë dhe bota, unë dhe fryma lirshëm aterojmë. U zgjidhëm ngaqë kështu dëshiruam. Po për çfarë? Askush nuk gjen përgjigjen. Vërtitet si një palaço, bën skena, teatër fjalësh e shprehjesh, por prapë pyetje, enigmë, pa përgjigje. Dhe çka ndodh? Pyetje nga të cilat lind pafundësia dhe krijohet ngjyra mbi përjetësinë, e cila nuk ka faj ndaj asaj që e kërcënon. Pse duhet të lindim ne? Pse duhet të luajmë në jetë? Pse nuk ishim? Por ndodhemi tash. Aksidentalisht. Ndoshta si pasojë, por jo si kënaqësi. Apo si kënaqësi që viktimizohet e aspak nuk shërohet. Ne jemi këta, shfrytëzojmë frymën, ushqejmë trupin, urinojmë, e kthejmë atë që hamë, prapë duhet të kthehemi aty nga kemi ardhur, ose humbasim rastësisht. Por, po të ishim rastësisht, do të jetonim rastësisht në këtë univers enigmatik, i cili në shpirt ka zinxhi-rin e vlerave që nuk mund ta këpusësh. Shprehje budallenjsh, filozofësh, të cilët përpiqen të ikin, por prapë janë shembje e vlerave ideale. Vdekja. Ajo është armiku, perandoria e pakohë,

që nuk ka shpartallim. E në momentin kur u përcaktova edhe vdekja ngriti dolli me jetën time si një figurë a imazh, që jeton diku thellë në kokën time. Çdo gjë mbaj me vete, por nuk ia di arsyen. Por kuptim do të kishin të gjitha vlerat sikur të dinim se çfarë janë. Kjo është ajo që na obligon të jetojmë në oazën e përjetësisë enigmatike. Dhimbje, enigmë, përjetësi. Asgjë dhe gjithçka, por prapë pyetje. Lehtësisht shkruaj, por prapë nuk e paraqes atë që e ndiej në thellësi, sepse diçka tjetër është ajo që thellë dhe zbehtë del në letër e pëlhurë, apo në ndonjë ma-terial tjetër arti. Unë shndërrohem në një viktimë, në një skllav të ndjenjave, të shpirtit e të trupit. Diçka tjetër isha dje, diçka tjetër jam sot, por prapë jam ky i njëjtë që shkruaj, nuk ndryshoj për asgjë në thellësi. Ajo kujdeset për veten. Jeton qetësisht. Jeta është një faqe e historisë, e shkurtër për ta jetuar gjatë, e pamenduar për të ardhur, ose asgjë momentalisht, predikim për të menduar, gjykim për t’u përballuar, ose piun i dirigjimit të përjetësisë. Përjetësisë egoiste, individuale, që ec dhe prapë ec mbi atë ose nën atë që duhet, por duhet. Çfarë ndodh duhet të ndodhë, ndoshta ka ndodhur, do të ndodhë, sërish do të ndodhë, andaj unë interpretoj vetveten, ekzistencën ndoshta absurde, postmodernen, shërimin e vetes. Shërimi nuk ndodh nga përvoja apo nga ndonjë terapi, por kuptimi dhe zëvendësimi i asaj që kërcënon. Ajo shtypet e pafuqishme e sërish jeton. Sido që të jetë, prapë jeta ecën, e ajo, vdekja, merr në mënyrë procedurale. Ne dergjemi si kufoma të gjalla mbi jetën. E dimë vdekjen dhe frikësohemi, sepse më e bukur, më pragmatike na duket fryma, pra jeta. Prapë jemi të huaj, vetmitarë dhe hije për jetën tonë. E duam të përjetshme, por nuk dimë kuptimin e gjakut, të zemrës, të frymës e të trupit, të cilat na shoqërojnë. Mbase edhe ato nuk kërkojnë përgjigje. Përgjigjja më e kthjellët është lozja me atë që na vjen, ngaqë duhet të vijë ose nëse nuk vjen, duhet ta ndryshojmë. Po sikur ta ndryshojmë, nuk do ta zotërojmë dhe prapë do të jemi viktima të aksidentit që duhet të jetojmë si

sakrificë e jetës për të ardhur në finalen vdekje. A mund të kon-statojmë se jetuam dikur dhe jetojmë prapë, ishim dhe më nuk jemi, me një shenjë libri, pikture, poezie, e cila jeton me emrin tonë. Po ne ku ikëm? Pse erdhëm për të ikur? Pse nuk qëndruam absolutisht mbi absoluten, por u shpikëm si relativë, asimetrikë ndaj simetrisë, e cila është reale. Jemi simetrikë për të shpikur asi-metrinë. Ndoshta e tëra duhet të ndodhë. Edhe ky shkrim është planifikuar të vazhdojë apo të vë pikën e fundit për të më lexuar dikush. Të vulos ekzistencën time, për të cilën edhe pas vdekjes do të kërkoj shpjegime. Por prapë nuk do ta di se për çfarë isha në këtë tokë. Nuk do ta quaj “lavire”, e cila vazhdon të prodhojë fëmijë pa arsye vetëm për të vazhduar dhe për të na shfrytëzuar ne si materie, qenie të gjalla, që kanë humbur kujtimin e lindjes. Ndoshta asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë realitet për t’u kuj-tuar tashmë. Çdo gjë fillon nga fillimi, por edhe ai fillim nuk është fillim. Zemra ime nuk rreh për herë të parë në lindjen time. Jam hije, i panjohur, i huaj për zemrën, trupin, vlerën, ekzistencën time në tërësi, e cila qëndron e bashkuar me të gjitha forcat lëvizëse. Nga mendja nuk mund ta nxjerr të pamundurën, sepse e mundura është në këtë botë. Ajo është vijëzuar në kokën time të kthjellët. Dhe kështu jemi egoistë, të ditur, të vendosur ndaj vetes, por prapë pa ndonjë përgjigje për veten. Nuk na duhet fama, sepse ajo shkatërron individualitetin tonë. Të mëdhenjtë nuk janë të famshëm për veten, edhe pse prodhojnë mendime të ëmbla si-kurse fiku që bie nga pema. Unë do të jem gjithnjë akull i ftohët, qetësisht i zhytur në qenien time, e cila nuk më tregon asgjë për të vazhduar. Përpiqem, përpiqem ta hulumtoj atë thesarin që e posedon gjithkush, ngaqë jemi familje në këtë univers të brishtë, të paarsyeshëm, të palogjikshëm ndaj logjikës, të paarsyeshëm ndaj arsyes, të etur ndaj etjes, të ftohtë ndaj nxehtësisë, të zinj ndaj të bardhës. Pra, gjithnjë e kundërta për t’u relaksuar dhe për të krijuar atë që nuk mund ta krijojmë, por vetëm ta kuptojmë. Jemi ujëra të zeza në ujërat pa ngjyrë.

pa mëdyshje e qartas qysh se nga vizita e të parit president amerikan në detyrë, Xhorxh W. Bush, në Shqipëri më 10 qershor 2007 në skenën politike e në rrethe publike 33-vjeçari Lulzim Basha, kësokohe në moshën e martirizimit të Krishtit, po shihej në përditësi si pasardhës i Sali Berishës jo vetëm në Partinë Demokratike. Me-diet e radarën dhe i

paraprinin këtij realiteti në ecuri ko-hore deri me cilësime ndaj Bashës si “djalë i artë i demokracisë”, “princ i integrimeve shqiptare” etj., apo diplomacia amerikane si “një yll në ngjitje”. Këto përveç sulmeve të kundërshtarëve politikë të majtë, i oazuan smirë politike edhe brenda PD-së, aq sa ndokush në kryesinë e saj i artikulonte marazet e tallazet e veta me zë e figurë edhe në tel-evizione, po anëtarësia demokrate e simpatizantë të Bashës nuk i vuri si kandidat rival “të rrezikshëm” në anën tjetër të peshores poli-tike asnjërin prej këtyre figurave të së djathtës, veçse i artikulonin

me fjalët “ai/ajo e ka inat” etj. Ndokujt këto qëndrime iu kthyen edhe në bumerang politik.

Në PD tashmë në harkun kohor prej rreth shtatë vjetësh ekzis-ton fryma “Basha” për zgjedhjen e tij kryetar i saj, e cila është një frymë e shumëfishtë: kombëtare, shqiptare dhe euroatlantike, politike e publike, e cila nuk është çështje vetjake e karrierës së Bashës në protagonizëmin e tij si kandidat potencial, nuk është

në dëshirën apo në duart e Berishës ose ndonjë “klani oligarko-partiak!” (siç pretendon kryesisht e majta)

Fryma “Basha” u shfaq në disa vente të mëdha: qysh se më 2005, kur PD-ja ishte në opozitë dhe Lulzim Basha ishte koor-dinator i KOP-it, zëdhënës i fushatës së PD-së dhe u zgjodh deputet i Tiranës; qysh se më 2009, kur kryesonte fushatën e listën e PD-së në qarkun e Elbasanit; qysh se më 2011, kur ga-

roi fitimtar për kryetar i metropolit shqiptar përballë kryetarit të PS-së Edi Rama, të cilave u dha fytyrën dhe formën e vet.

Përkundrazi, rivali i tij Sokol Oll-dashi, ndonëse një vlerë e çmuar e PD-së, pavarësisht nga vitet e kon-tributit në PD, nuk ka arritur të krijo-jnë një frymë të tillë me emrin e tij.

Natyrisht fryma tradicionalisht çon në fitore, prandaj fryma “Basha” është vet frymëmarrja elektorale e PD-së më 22 korrik 2013, është “fil-limi i ri” dhe vizionet e reja të PD-së në zgjedhjet vendore (2015) e par-lamentare (2017), shpirti e ritmet e së cilës prej kohësh po ravijëzohen edhe si “Frymëzimi Basha”.

Ekzistencë si hije e pakuptimtë

Fryma “Basha”

Nga dr. IlIr MUHArrEMI

Nga rAMIz lUSHAJ

Page 11: Metropol 22 korrik 2013

11• E hënë 22 korrik 2013

»opinion

Xhon Herbert Dilinger (June 22, 1903 – July 22, 1934) ishte një vjedhës bankash amerikan në periudhën e depresionit në SHBA. Banda e tij vodhi dy duzina me banka dhe katër stacione policie. Dilinger u arratis prej burgut dy herë. Ai u akuza mbi vrasjen e një oficeri policie në Çikagon Perëndimore (Indiana), i cili e qëlloi Dil-ingerin, duke detyruar atë të shkëmbente zjarr,

por nuk u dënua asnjëherë. Në vitet 1933-34, po të shihet në ret-rospektivë sikurse në periudhën e depresionit të jashtëligjshëm, Dilinger ishte më famëkeqi se të gjithë, edhe midis kriminelëve më të dhunshëm, si Baby Face Nelson, Pretty Boy Floyd dhe Bonni dhe Clyde. Dekada më vonë libri i parë më i madh i rreth 30 gangsterëve u titullua “Ditët e Dilingerit”. Media raportonte në kohë të tij rrëfime të ekzagjeruara dhe pikante mbi personalite-tin e tij shumëngjyrësh të guximshëm dhe trim. Qeveria ndërmori veprime federale dhe J. Edgar Hoover ngriti një zyrë federale të hetimit më të sofistikuar si një armë kundër krimit të organizuar dhe përdori Dilingerin dhe bandën e tij si një fushatë platformë për të investuar FBI-në. Pasi i shpëtoi policisë në katër shtete për pothuajse një vit, Dilinger ishte i plagosur dhe u kthye në shtëpinë e babait të tij për t’u shëruar. Ai u kthye në Çikago në korrik 1934 dhe gjeti fundin e tij nga duart e një polici dhe agjentëve federalë, të cilët ishin informuar mbi vendndodhjen e tij nga Ana Cumpa-nas. Më 22 korrik policia dhe zyra hetimit u mbyllën në vendin e quajtur “Teatri Biografik2. Agjentët federalë Melvin Purvis dhe Samuel P. Clowley lëvizën për të arrestuar Dilingerin në kohën që po linte teatrin. Ai nxori një armë dhe u përpoq të largohej, por u qëllua tri herë (4 sipas disa historianëve) dhe u vra.

Familja dhe e kaluaraXhon Herbert Dilinger lindi më 22 qershor të vitit 1903 në

Oak-Hill, në seksionin e Indianapolis (Indiana). Më i riu nga fëmijët e Xhon Uilson Dilingerit dhe Mari Elen “Mollie” Lancaster. Sipas disa biografëve, gjyshi i tij, Mathias Dillinger, emigroi në SHBA në vitin 1851 nga Metz në krahinën e Alsasës-Lorenës, në atë kohë në sovranitetin Francez. Mathias Dillinger lindi në Gisngenion Gjermano-Prusian, afër Dillingen Saarland. Babai i Dilingerit ishte një shitës nga tregtia, tregohej si njeri i ashpër. Në një intervistë me reporterët Dilinger thotë se ai ishte i qëndrueshëm në disi-plinë dhe besonte në thënien “liro thuprën dhe llasto fëmijën”. Dilinger e kishte të pamundur për të gjetur një punë dhe filloi të planifikonte vjedhje me shokun e tij Ed Singleton.

Periudha e burgutDilinger përqafoi jetën kriminale prapa hekurave në burgun e

shtetit të Indianës në Micigan City. Pasi ai u pranua në institu-cionin e burgut, ai tha: “Unë do të jem bastardi më domethënës që ju keni parë ndonjëherë kur unë të dal që këtej”. Dhe kështu ishte. Dilinger u bë antisocial për arsye të burgimit të tij të gjatë

dhe shoqërimit me kriminelë të tjerë, të cilët i treguan se si të bëhej një kriminel i suksesshëm. Dilingeri besohej të ketë qenë shoqëruar me banda të cilat vodhën një duzinë me banka dhe grumbulluan më shumë se 300 000 dollarë.

Gra me të kuqeShefi i hetimeve të veçuara J. Edgar Hoover krijoi një taks forcë

speciale me kryeqendër në Çikago për të lokalizuar Dilingerin. Një zonjë nga një motel në Gary Indiana, Ana Cumpanas, gjithashtu e njohur si “Ana Sage”, kontaktoi policinë. Ajo, një emigrante ru-mune, që u kërcënua me dëbimin për “karakter të ulët moral” i ofroi agjencisë federale informacionin mbi Dilingerin në shkëm-bim të ndihmës së tyre për të parandaluar dënimin. Agjencia ra dakord me kushtet e saj, por më vonë ajo u dëbua. Cumpanas i tha atyre që Dilingeri kalonte kohën e tij me një tjetër prostitutë, Pol-ly Hamilton, me të cilët ajo dhe çifti do të shkonin të shikonin një film së bashku në ditët në vijim. Ajo ra dakord për të veshur një fustan portokalli, i cili besohet që të ketë rënë në sy me ndriçimin artificial në teatër, kështu që policia mund ta identifikonte me lehtësi atë. Ajo nuk ishte e sigurt se në cilin nga teatrot do të shkonin, por i tregoi agjencisë emrat e tyre: biograf dhe Marbo. Një skuadër me agjentë federalë dhe oficerë të policisë u përqen-druan nga jashtë Çikagos, së bashku me disa policë vullnetarë. Midis tyre sergjenti Martin Zarkovich. Zyrtarët federalë besonin se policia e Çikagos mund të kishte qenë e kompromentuar mbi arsyet e vetë atyre. Për të evituar një arratisje tjetër policia u nda në dy skuadra. Dilinger mori pjesë në filmin “Melodrama e Manhatan” në teatrin “Biograf” në sheshin “Linkolns” të Çikagos. Dilinger ishte me Polli Hamilton dhe Ana Cumpanas. Njëherë, pasi ata u siguruan që Dilinger ishte në teatër, agjenti drejtues Samuel Cowley kontaktoi me J. Edgar Hoover për instruksione, duke i rekomanduar që ata të qëndronin jashtë, pasi një për-plasje me armë nuk duhej të ndodhte në teatër. Kur filmi mbaroi, Prurvis qëndroi para derës dhe sinjalizoi daljen e Dinlingerit nga teatri, duke ndezur një cigare. Ai dhe agjentët e tjerë raportuan që Dilinger ktheu kokën dhe shikoi direkt tek agjentët duke ecur, shikoi përmes rrugës dhe lëvizi përpara me femrat shoqëruese, duke kërkuar në xhep, por që dështoi të nxirrte armën e tij dhe nxitoi afër një rrugice të afërt. Dilingeri injoroi një urdhër për t’u dorëzuar dhe nxori armën e tij të drejtuar që në rrugicë. Agjentët kishin bllokuar kësisoj rrugicën, por Dilingeri ishte i vendosur që të qëllonte. Tre burra bënë qitjen fatale. Dilinger u qëllua pranë tij dhe iu përplas fytyra në tokë. Të dyja femrat shoqëruese morën plagë të lehta në këmbë dhe në mollaqe nga gëzhojat e plumbit. Sipas hetuesve, Dilinger vdiq pa thënë asnjë fjalë. Ai u dogj në varrezat e kurorës kodrinore në Indianapolis.

Skica e vendit të ngjarjes Legjenda Xhon Dilinger mbahet mend në Shtetet e Bashkuara

të Amerikës si një nga eksponentët më të kërkuar të krimit. Një

agjenci e plotë e regjimit hetimor FBI do të ngrihej për shkak të Dilingerit, duke u bërë legjenda e hetimit federal për të gjithë kriminelët në mbarë vendin. Madje vetë Dilinger, i cili ishte ar-ratisur dy herë nga burgimi, bëri një vizitë speciale në qetësi të plotë në këtë zyrë në kohën që agjentët po hanin drekë dhe askush nuk e vuri re. Kjo lojë inteligjente me policinë dhe shtetin amerikan zgjati disa vjet edhe pasi Dilinger u shpall “armiku pub-lik numër një”. Vjedhja e bankave dhe organizata që i bëri sfidë policisë ishte në antagonizëm të plotë me rregullat anglikane që kishin sunduar Amerikën në periudhën e depresionit ekonomik dhe sidomos përfitimet në të holla ishin një shembull i keq për t’u ndjekur. Xhoni Dep ka luajtur një film mbi Dilinger dhe aty trego-hen qartë veprimet e sofistikuara dhe dredhitë e autorit. Metoda e shembullit është fotografia më e njohur sinjalistike që përdor një agjenci hetimesh, duke marrë për bazë jo thjeshtë krimine-lin, por edhe versionin më të mirë kuadër mbi hetimet komplekse dhe ngjarjet kriminale. Shembulli hetimor është në vetvete eks-periment i saktë në lidhje me zinxhirin e euforisë kriminale në të gjithë vendin. Ky ishte Dilinger një fenomen shoqëror, që i shman-gej me grupin e tij sulmit të vlefshëm policor. Policia, një organ profesional që dallohet në ndalimin dhe kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, kësaj radhe e kishte të vështirë, pasi nuk bëhej fjalë vetëm për një person si Dilinger, por edhe për fuqitë e plota që kishte lënë legjenda e tij në një moshë të re, 25-30-vjeçare. Mendohet se instruksionet që merr një kriminel në burg ose në rrugë të tjera janë po aq të vlefshme në administrimin e bankave sikurse studentët marrin njohuri nga ligji. Kështu ndodhi edhe me interesin monetar të bandës së gangsterëve “Dilinger”. Dinamika e veprimeve të tij si dhe efiçenca në përfitime nacionale, tregonin për një formë të specializuar shoqërore në rivalitet më policinë e Çikagos dhe të dhënat federale. Mendoni: Amerika është ndërtuar në këtë mënyrë ku një agjent policie i korruptuar ose jo është në luftë të përbashkët me një gangster, jo pak, por vjedhës i hapur bankash dhe në funksione të rrezikut më të lartë ndaj zjarrit. Dil-inger ishte aq i pasur, sa i kërkoi vajzës së tij të dashur që të marto-hej, madje me kushtin triumfator se do t’i jepte fund bastisjeve dhe bankave. Kishte një personalitet të ndryshëm dhe nuk e kishte për gjë të ndërronte identitetin sipas oreksit formal. Por ai ra viktimë e legjendës së tij e sidomos karakterit informativ, ku në të tilla raste nuk dihet se kush është më i besuar: Dilinger apo femra me të cilën shoqërohej. Vlerat e shkrimit sot, pas një shekulli, janë një fantazi e gjallë mbi dyshimin kriminal e sidomos ndaj veprimeve të ligjit në shoqëri. Amerika për ne është shembull i demokra-cisë, por edhe një virtyt i lartë në Kongres. Kongres amerikan së bashku me idenë e Linkolnit është shëmbëlltyrë e rendit fisnik dhe një dyluftimi më të qartë me gangsterët më të rrezikshëm të kohës. Etja për flori, para dhe pushtet përbën ndjenjën e fortë të gjykimit human, karakteristikë ku është ngritur profili civil dhe politik i qytetarëve. Një shembull nga i cili nuk bën përjashtim as vendi ynë, si një komunitet me ligje dhe faktorë potencialë.

Dilinger - armiku publik nr. 1 në SHBANga ElvIS KotINI

Maska origjinale e vdekjes së Xhon Dilinger dhe flokët. Vini re plumbin në dalje pranë syrit të djathtë

Page 12: Metropol 22 korrik 2013

12 E hënë 22 korrik 2013 •

« zodiak

horoskopijavordashi

Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj jave. Nuk do keni probleme të mëdha megjithatë duhet thënë se grindjet dhe mos-marrëveshjet nuk do mungojnë. Mbrëmjet do jenë më të qeta gjithsesi. Beqarët do jenë me shumë fat dhe do e gjejnë gurin e tyre të çmuar. Do ndi-heni të plotësuar. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni shumë të matur. Po shpenzuat kut-uru do keni goxha vështirësi më pas. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, megjithatë mos abuzoni me të qëndruarin në diell dhe as me lodhjen. Ush-qimi gjithashtu duhet pasur në vëmendje. Yjet do jenë me ju në planin profesional dhe priten goxha arritje. Familja nuk do ketë asnjë problem.

demiNjë javë delikate pritet të vijë për të dashuru-

arit. Secili prej jush do dojë të dalë e tija dhe as-njëri nuk do tolerojë sadopak. Kujdes me ato që do i thoni njëri-tjetrit sepse atmosfera mund të nxehet së tepërmi. Beqarët nuk duhet t’iu beso-jnë të gjithë personave që do takojnë sepse do përballen shpejt me zhgënjime e do lëndohen. Në planin financiar do ketë ndryshime pozitive. Në planin shëndetësor do jetë Marsi planeti më i favorshëm. Ai do ju sjellë qëndrueshmëri dhe energji. Në punë do lëvizni çdo gur për të arritur atje ku dëshironi. Motivimi nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në familje do ju duhet të dis-kutoni mbi një çështje delikate.

BinjakëtDo keni nevojë për më shumë intensitete

lidhjen tuaj këtë javë dhe do kërkoni eksperi-enca të reja. Flisni hapur me partnerin nëse doni që ai t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët do jenë në kërkim të dashurisë ideale, po nuk do kenë shumë fat as këtë periudhë. Për financat nuk do ketë asnjë surprizë. Ato do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura dhe ju do shpenzoni me ma-turi. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do jeni të dobët fizikisht dhe do sëmureni shpejt. Në punë edhe pse do lodheni shumë nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi. Disa miq do ju japin mbështetjen e tyre. Në familje do mbani përgjegjësi për sjelljen e kohëve te fundit.

GaforrjaKlima do jetë përgjithësisht e ngrohtë këtë

javë në jetën tuaj sentimentale. Do kaloni mo-mente të këndshme me partnerin dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqarët do marrin vendime shumë të rëndë-sishme pas një takimi shumë interesant që do kryejnë. Situata financiare do jetë më e mirë sesa mendohej, prandaj përfitoni për të bërë ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Do keni rezistencë fizike dhe do jeni gjithë kohës plot energji. Puna do shkojë mjaft mirë megjithatë nuk duhen marre menjëherë vendime pa qenë të sigurt. Merrni kohen e duhur për të reflektuar. Java harmonike për jetën familjare.

luaniDo e përforconi dialogun me partnerin tuaj

gjatë kësaj jave dhe gjithçka do shkojë më së miri. Do i rregulloni të gjitha problemet dhe mos-marrëveshjet që keni pasur më parë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për dashuriçka kalimtare asgjë më tepër sesa aq. Në planin financiar do ju duhet të merrni menjëherë masa strikte sepse situata nuk do jetë aspak e qëndrueshme. Shën-deti do ketë luhatje herë pas here. Mundohuni të ushqeheni si duhet dhe të merreni pak më shumë me aktivitet fizik nëse mundeni. Në punë do vazhdoni me përpikmëri atë që keni nisur dhe do arrini ku doni. Do merrni mjaft komplimente. Marrëdhënia me familjaret do jetë më e mirë.

VirgjëreshaMos u mbyllni në vetvete gjatë kësaj jave, por

shprehini partnerin çdo mërzitje apo paqartësi që keni. Do çliroheni për vete dhe do gjeni zgjid-hje. Beqarët nuk do kenë asnjë dyshim për atë qe pëlqejnë dhe do bëjnë çmos që ta bëjnë për vete. Do ia arrijnë qëllimit. Financat do jenë në një gjende shumë të mirë prandaj mund të kry-eni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla gjatë ditëve të para, por gjithçka do përmirësohet me kalimin e kohës. Puna do kërkojë më shumë energji dhe vëmendje se kurrë më parë. Tregohuni edhe më diplomatë e të kujdesshëm me hapat që do hidhni. Në familje gjithçka do shkojë më së miri.

peshorjaDo jeni shumë besnikë ndaj partnerit tuaj

gjatë kësaj jave dhe asgjë apo askush nuk do ju shtyjë dot drejt gabimeve. Ai që keni në krah do kujdeset që ju të ndiheni si një princeshë e vërtetë. Beqarët do e ndiejnë shumë peshën e vetmisë dhe kjo mund t’i shtyjë drejt gabimeve. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme. Kryeni shpenzimet më të domosdoshme dhe shlyeni borxhet qëë keni. Për shëndet të mirë duhet të tregoheni më vigjilentë me ush-qimet që konsumoni. Ata që kanë probleme me stomakun duhet të bëjnë më shumë kujdes. Në punë do jeni kreativë dhe do ndërmerrni sfida. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.

akrepiDialogu do përforcohet gjatë kësaj jave në

jetën tuaj në çift dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Ai do i mbajë edhe disa prem-time që ju kishte bërë kohët e fundit. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri, megjithatë takimet interesante nuk do mungojnë. Shfrytëzojini aq sa mundeni sepse në fund të fundit edhe një shoqëri e mirë mund t’ju mjaftojë këtë periudhë. Financat do jenë goxha të dobëta duke qenë se do shpen-zoni më shumë sesa duhet. Kujdes! Për të pasur shëndet më të mirë duhet të mos abuzoni me ushqimin dhe të kujdeseni më tepër për higjienën. Në punë nuk do ju mungojë optimizmi për të ecur përpara. Familja pa probleme.

shigjetariDuhet të bëni çmos gjatë kësaj jave që të

luftoni rutinën e jetës suaj në çift. Vetëm në këtë mënyrë do ju duket sikur keni rilindur dhe kënaqësitë do jenë të shumta. Beqarët nuk duhet t’ju besojnë premtimeve boshe të disa personave shumë më të mëdhenj se vetja. Më mirë qëndroni edhe pak ashtu si jeni. Në planin financiar ka rrezik të bëni disa gabime të cilat do e tronditin fort këtë sektor. Kujdes! Shëndeti nuk do jetë shumë problematik megjithatë shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Tregohuni më të kujdesshëm. Jeta profesionale do ecë në rrugën e duhur, por duhet të vazhdoni të qëndroni me këmbë në tokë. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

BricjapiMirëqenia dhe bashkëpunimi do mbizotërojë

këtë javë në jetën tuaj në çift. Ambienti do jetë shumë i ngrohtë sidomos pas të martës. Beqarët do ndihen të vetmuar dhe të braktisur edhe nga miqtë. Për ta kjo periudhë do jetë shumë e vështirë. Në planin financiar do ndërmerrni shumë rreziqe vetëm e vetëm për të përmirësu-ar të ardhurat. Kujdes, jo çdo sakrificë mund të japë fryte. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël. Do jeni të qetë në këtë plan. Jeta profesionale do ecë në rrugën e duhur. Do keni goxha arritje dhe do ndiheni më krenarë për vet-en tuaj. Edhe shefat do ju përgëzojnë. Mjedisi familjar do vazhdojë të jetë i ngrohtë.

ujoriKlima këtë javë do jetë sensuale dhe herë

pas here pasionante për të dashuruarit. Shfrytë-zojeni çdo ditë sikur të ishte e fundit dhe do e shihni që do ndiheni për mrekulli. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, por sërish nuk kanë për ta gjetur personin e tyre të ëndrrave. Finan-cat do i menaxhoni me më shumë kujdes dhe maturi, prandaj nuk do përballeni as me prob-leme. Shëndeti nuk do kenë vështirësi, përveç ndonjë problemi të vogël që mund t’ju dalë me dhëmbët. Gjithçka do rregullohet sa hap e mbyll sytë. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe do realizoni projekte shumë të mirë. Në familje do mbizotërojë një klimë e tensionuar.

peshqitJavë mjaft e qetë kjo për ata që janë në një lid-

hje. Përfitoni për të shkëmbyer idetë me partner-in në lidhje me tema që ju kanë shqetësuar gjithë kohës. Beqarët në vend që të mbyllen në vetvete duhet të dalin sa më shumë dhe të pranojnë ft-esat që do ju bëhen. Të ardhurat do jenë më të qëndrueshme se një javë më parë kështu që mund të shpenzoni edhe pak më tepër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do ndiheni paksa të lodhur dhe pa rezistencë. Në punë do shkojë çdo gjë më së miri. Do e keni shumë të qartë se ku doni të arrini dhe do bëni çmos që t’ia dilni mbanë. Në familje nuk duhet të tregoheni kokëfortë, por duhet të toleroni.

Page 13: Metropol 22 korrik 2013

13• E hënë 22 korrik 2013

»Gossip

BotAs p e c i a l e

»

»

»

17

14

16

spiunazhi ministrat e Be kërkojnë transparencë

“los zetas”, origjina e pushtetit të drogës

letonia “Qipro”-ja e re e evropës?

Paul Kennedy 

ndërkohë që shkruaj këto radhë në një mëngjes vere, ndjej aromën e

luleve të kopshtit tim dhe këngën e zogjve, dhe shikoj fluturat që fluturojnë nga një lule në tjetrën. Por pavarësisht këtij kuadri në pamje të qetë, hapësira të mëdha të Tokës duken të acaruara apo në prag të shkatërrimit. Në kontrast me qetësinë që mbizotëron në kopështin tim, brenda në shtëpi kam menunë e gjërave për të lexuar: gazeta, revista dhe raporte të instituteve për studime strategjikë. Një menu me të vërtetë e rëndë, për nga përmbajtja. Cila prej këtyre ngjarjeve do të vazh-dojë të jetë në faqet e para të gazetave pas disa viteve? Cila do të hyjë në librat e historisë? Do të jenë revoltat në Brazil, që nëse imitohen, mund të ndry-shojnë prioritetet ekonomikë të të gjithë Amerikës Latine? Beteja politike në Turqi dhe në Egjipt? Dështimi i shtetit në Pakistan? Autoritarizmi në rritje në Moskë, ksenofobia mbrojtëse në Pekin? Kriza e projektit europian dhe suksesi i lëvizjeve populiste dhe sho-viniste? Apo qeveria amerikane që, vëzhgon të gjithë këto që ndodhin dhe reagon në mënyrë gjithnjë e më pak efikase, me një opinin publik që është shumë i vëmendshëm ndaj problemeve të tij, e kështu që nuk mendon për problemet e pjesës tjetër të botës?

Atëherë nuk është për t’u habitur që shumë drejtues të Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në biseda private të thonë se janë shumë të trem-bur. Cilat janë frikërat e tyre më të thella? Po provoj ta gjej: të gjithë këta motive pakënaqë-sie kanë pa dyshim shkaqe lokalë, por ndoshta është duke ndodhur diçka më e madhe që i bën më të përbashkët prob-lemet tanë. Në shumë vende qytetarët paralajmërojnë se ritmi i ndryshimit ekonomik - gjithnjë i pabarabartë në shpërndarjen e avantazheve - është bërë akoma dhe më i pabarabartë. Ndërkohë që hendeku mes të pasurve dhe të varfërve zgjerohet kudo, pakënaqësia rritet, partitë poli-tike fragmentohen dhe grupet recesionistë nisin e dëgjohen gjithnjë e më shumë.

Pak rëndësi ka që GDP i një shteti sa vjen e rritet, nëse shpërndarja e të mirave që burojnë prej tij nuk është e barabartë. E dëshmojnë re-voltat në brazil. Për të ndezur zjarrin e protestës mund të mjaftojë edhe perceptimi për një rend ekonomik të pabara-bartë dhe për korrupsionin e elitës. Në shumë vende,

Sot, ritmi i ndryshimit teknologjik dhe ekonomk destruktiv është shumë më i shpejtë se sa në të kaluarën dhe popullsitë e in-teresuara janë më të mëdha në numër. Rritjes aq shumë të trumbetuar të numrit të mil-iarderëve duhet që t’i vëmë përpara rritjen e madhe të numrit të viktimave të dëshpërimit ekonomik. Nëse të gjithë këto konsiderata janë pak a shumë të përafërta me realite-tin, atëherë raporti më i fundit i Kombeve të Bashkuara i titulluar “World Population Prospects” duhet që ta në bëjë të reflektojmë: ai përmban parashikime të azhornuara mbi popullsinë e botës deri në vitin 2050

Vera ka ardhur, por s’duhet të relaksohemi 

dhe në mënyrë të veçantë në Lindjen e Mesme, papunësia mes të rinjve dhe trazirat në sheshe rrezikojnë që të ndërthuren me paragjykimet etnike dhe fetarë. Sot, ritmi i ndryshimit teknologjik dhe ekonomik destruktiv është shumë më i shpejtë se sa në të kaluarën dhe popullsitë e

interesuara janë më të mëdha në numër. Rritjes aq shumë të trumbetuar të numrit të miliarderëve duhet që t’i vëmë përpara rritjen e madhe të numrit të viktimave të dëshpërimit ekonomik. Nëse të gjithë këto konsiderata janë pak a shumë të përafërta me realitetin, atëherë ra-

porti më i fundit i Kombeve të Bashkuara i titulluar World Population Prospekts duhet që ta në bëjë të reflektojmë: ai përmban parashikime të azhornuara mbi popullsinë e botës deri në vitin 2050.

Krahasuar me parashi-kimet e mëparshme, raporti parashikon që do të ketë 300 persona më shumë: sipas The Economist, do të jetë pasojë e “rritjes së përqindjes së pjel-lorisë në vendet me popullsi të lartë, mbi të gjitha ata të Afrikës nënsahariane”.

Eshtë e vërtetë që parashi-kimet afatgjatë janë gjithmonë të vështirë. Por sipas raportit, popullsia e planetit deri në vitin 2050 do të rritet nga 7 miliardë e 200 milionë që

është sot në 9 miliardë e 600 milionë. Në atë pikë, nga të gjithë ekonomitë e përparuara vetëm Shtetet e Bashkuara, për shkak të numrit të madh të lindjeve dhe të imigrantëve do të vazhdojnë që të jenë ndër dhjetë vendet me pop-ullsi më të lartë në botë. Fuqi tradicionale si Rusia, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë relativisht të prosperuara, por sa i përket profilit demografik do të ndodhen ndoshta në pjesën e pasme të faqeve të historisë.

Vende të tjera, mbi të gji-tha aziatikë dhe afrikanë, do të jenë në pikën e shpërthimit dhe megalopolet e tyre do të bashkëjetojnë me një varfëri të madhe rurale. Si pasojë,

disa struktura politike do të duken shumë absurde: të mar-ra së bashku, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca - tre prej anëtarëve aktualisht të përhershëm, domethënë me të drejtë vetoje, në Organiza-tën e Kombeve të Bashkuara - do të kenë më pak banorë se sa Indonezia.

Por të gjithë këto aburd-itete tingëllojnë shumë të vegjël krahasuar me të dhë-nën vërtetë të rëndësishme që përmban raporti, dhe që është që shumica dër-rmuese e atyre që i përkasin sot racës njerëzore do të lindë në një gjendje varfërie shtypëse dhe të mbushur me pakënaqësi, dhe kjo gjendje do të bashkëekzistojë me hotelet e rinj të luksit, “kam-pet” në Himalaja si dhe portet ekskluzivë për ankorimin e anijeve turistike që janë duke u ndërtuar në të gjithë vendet ekzotikë të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine.

Nuk mundemi që me vetëdije (e keqe apo e mirë qoftë) të vazhdojmë që të jetojmë në një botë në të cilën të pasurit vetëm vazhdojnë të pasurohen dhe miliardat e të varfërve vuajnë, duke marrë për më tepër të mirëqenë që asnjëri prej tyre nuk do të ngrihet të protestojë. Çfarë do të ndodhte nëse 4 miliardë persona do të rebeloheshin kundër sistemit aktual? Tani është momenti për t’u men-duar. Edhe pse jashtë ka dalë dielli, dhe zogjtë cicërojnë.

Page 14: Metropol 22 korrik 2013

14 E hënë 22 korrik 2013 •

« Bota

roberto Saviano

kur dëgjoni diskutimet për fatet e kohës që jetojmë, kush i përcak-ton, për shumëkombëshe dhe

për qeveri, rrallëherë do të dëgjoni që të përmendet emri i tyre. E megjithatë “Los Zetas” janë prej kompanive mod-erne më me ndikim, sigurisht një prej strukturave sipërmarrëse dhe militare më të egra dhe eficiente. Rrallëherë përfundojnë në faqet e para të gazetave tona, rrallëherë lajmet në televizionet europianë merren me ta: e megjithatë janë sovranët e kokainës, janë përgjegjës bashkë me kartele të tjerë meksikanë të një lufte të vërtetë civile, shtatëdhjetë mijë të vdekur në dhjetë vite, 80 gazetarë të vrarë dhe 17 të zhdukur. Tani, kreu i kësaj or-ganizate meksikane është arrestuar. Miguel Angel Trevino Morales, i quajtur “ElZ40” ishte kapoja i mafies më të re dhe të padeshifrueshme. Një njeri në gjendje të kryente investime prej sipërmarrësi dhe financier me një fik-sim të madh ushtarak. Ishte i njohur sidomos për teknikën ku urdhëronte që të futeshin kundërshtarët e tij në fuçi benzine e më pas i digjte të gjallë. Ishte i njohur sepse arrinte t’i shpëton-te vdekjes dhe ndërkohë i shkaktonte maksimumin e mundshëm të dhimbjes kujtdo që i kundërvihej biznesit të tij. “Los Zetas” e dinë që i humbasin në mënyrë ciklike krerët e tyre.

Themeluesi i tyre, Arturo Guz-man Decena, “ElZ1” u vra në 2002 në një restorant në Matamoros, bastion i grupit. Lidershipi i kaloi Heriberto Lazcano Lazcano i quajtur “El Lazca”. I pamëshirshëm dhe i disiplinuar, për-forcoi grupin, rekrutoi qindra vetë dhe strukturoi organizatën duke e bërë të aftë të korruptojë këdo. Në tetor të 2012, El Lazca që adhuronte bejsbol-lin, shkoi si fëmijë të ndiqte skuadrën e tij në stadiumin e Progreso. Mbër-riti një telefonatë anonime në mari-nën ushtarake meksikane, ushtarët shkuan ta kapin, shpërtheu një betejë dhe El Lazca u vra. Kufoma e tij u zh-duk nga morgu që përpara se të mund të kryheshin analizat e ADN, që do të kishin konfirmuar identitetin e tij: ishte vërtetë El Lazca ai që u vra në tribunën e një stadiumi, apo nuk ishte ai? Përse ishte rrëmbyer një kufomë? Ndoshta vetëm për të ushqyer legjendën, që një kapo i “Los Zetas” nuk vdes asn-jëherë. E ndërkohë që në Meksikë dhe në SHBA ngrihej pyetja nëse El Lazca ishte vrarë, apo mos ajo kufomë nuk ishte e tija, në krye të grupit kishte ar-dhur një tjetër lider. Pikërisht ai, Miguel Angel Trevino Morales, “ElZ40”. Kish hyrë që i vogël në grup, pak më shumë

Los Zetas mishërojnë aspektet më të pamëshirshëm të organizat-ave kriminale: kanë marrë më të keqen prej paramilitarëve, më të keqen e narkotrafikut. Nga pikëpamja ushtarake, është e vështirë të konkurosh me ta: përdorin jelekë antiplumb dhe arsenali i tyre përf-shin automatikë AR-15 dhe mijëra cuernos de chivo (brirë dhie, siç quhen AK-47 në Meksikë), automatikë MP5, granatëhedhës, granata si ato të përdorura në luftën e Vietnamit, raketa tokë-ajër, maska kundërgaz, pajisje për shikim gjatë natës, dinamit dhe helikopterë

Los Zetasorgjia e pushtetit të drogës

se adoleshent, dhe Trevino Morales ish bërë shpejt kapoja i Nuevo Laredo me detyrën që të frenonte përparimin e Kartelit të Sinaolas në atë zonë. Më pas u dërgua në Guatemalë për të eleminuar konkurrentë vendas atje dhe në fund, rezultatet e mirë që kish arritur në terren e kishin promovuar në komandant kombëtar.

Pas rënies së Lazcano, Trevino dukej zëvendësuesi i përsosur për drejtimin e Kartelit. Autoritetet amerikane e ndiqnin prej kohësh dhe për kokën e tij kishin vënë një shpërblim prej 5 milionë USD. I akuzuar për narkotrafik dhe kalim të paligjshëm armësh, Trevino MOrales koordinonte dërgimin e tonelatave me kokainë dhe marijuanë çdo javë nga Meksika në SHBA, përmes Guatemalës, dhe sillte përgjatë të njëjtës rrugë miliona dollarë, që më pas i riciklonte duke shfrytëzuar edhe bankat më të rëndësishme amerikane. Në 12 qer-

shor 2012, agjentët federalë ameri-kanë arrestuan shtatë vetë, mes të cilëve ishte dhe një njeri me peshë, Jose Trevino Morales, vëllai i Miguel. Jose në Shtetet e Bashkuara figuronte si sipërmarrës në një aktivitet shumë të vlerësuar në shtetet e jugut: stërv-iste kuaj garash dhe i bënte të merrnin pjesë, e shpesh herë të fitonin, në ga-rat më të rëndësishme. Përmes kësaj veprimtarie, arrinte të riciklonte mil-iona narkodollarë përmes llogarive të Bank of America në SHBA. (Tani Banka po bashkëpunon me FBI).

Por për të kuptuar më mirë se për çfarë e kemi fjalën, duhet të hidhemi shumë pas në kohë. Meksikë, 1999. Për kokën e kreut të Kartelit të Gjirit, Osiel Gardenas Guillen, në atë kohë një prej karteleve më të fortë të narkotrafikut meksikan, ka dy shpër-blime: njëri zyrtar prej 2 milionë dol-larësh nga FBI, tjetri nga rivalët e tij

më të fortë, krerët e Juarez dhe SInao-la, të gatshëm të paguanin 1 milion dollarë vetëm që ta shihnin të vdekur.

Osiel, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, është i frikësuar. Sheh armiq ngado dhe i duhet të mbrohet. Vendos pra që të blejë jo një krah të armatosur, por një ushtri të vërtetë. Zgjedh ushtarë të korruptuar dhe dezertues të elitës së ushtrisë mek-sikane, Grupo Aeromovil de Fuer-zas Especiales (GAFE=. Për ironi të fatit, pikërisht GAFE kish detyrën të mbështeste luftën ndaj narkotrafikut.

Njerëzit e GAFE janë plazmuar sipas modelit të forcave të armato-sura amerikane dhe të stërvitur si specialistë në taktika subversive të Izraelit e Francës si dhe prej Kaibiles guatemalezë. Pra, fuqia më e madhe antinarkos vendos të kalojë në anën tjetër dhe të bëhet narkos. Volit më shumë dhe sjell më shumë pushtet. Mes këtyre rambove meksikanë është tenenti Arturo Guzman Decena, që bashkë me 30 dezertorë të tjerë, rreg-jistrohet në borderonë e Osiel.

Lind kështu ushtria private e kartelit të Gjirit dhe pagëzohet me emrin “Los Zetas”, sepse Z ishte kodi i përdorur nga ushtarët e Gafe për të ko-munikuar mes tyre përmes radios, ose ndoshta, sipas disa të tjerëve, sepse është thjeshtë gërma më e famshme e historisë meksikane, Z e Zorros.

Por nuk mjafton “ushtria e narko” për të shpëtuar Osielin nga fundi i tij: në 14 mars 2003 arrestohet nga ushtria meksikane në bastionin e tij dhe mbyllet në një burg të sigurisë së lartë. Los Zetas ndiejnë boshllëkun e pushtetit në brendësi të Gjirit dhe

nisin që të shfaqin shenja emancipimi që bëhen gjithnjë e më të dukshme, deri sa mbërrijnë në shkëputjen e pashmangshme dhe përfundimtare në shkurt 2010, kur hidhen kundër kapove të mëparshëm, në krah të ri-valëve të dikurshëm.

Los Zetas mishërojnë aspektet më të pamëshirshëm të organizatave kriminale: kanë marrë më të keqen prej paramilitarëve, më të keqen e narkotrafikut. Nga pikëpamja ushta-rake, është e vështirë të konkurosh me ta: përdorin jelekë antiplumb dhe arsenali i tyre përfshin automatikë AR-15 dhe mijëra cuernos de chivo (brirë dhie, siç quhen AK-47 në Mek-sikë), automatikë MP5, granatëhed-hës, granata si ato të përdorura në luftën e Vietnamit, raketa tokë-ajër, maska kundërgaz, pajisje për shikim gjatë natës, dinamit dhe helikopterë.

Kur kryejnë operacionet, vishen me veshje të errëta, mbulojnë fytyrën me bojë të zezë, ngasin makina SUV të vjedhura dhe shpesh mbajnë ve-shur iuniformat e policisë federale apo të agjencisë federale të hetimit. Niveli i profesionalizmit të Los Zetas është shumë i lartë, ashtu si dhe af-tësitë e tyre teknologjike: përdorin sisteme moderne për përgjime, sinjale të kriptuar në radio, preferojnë Skype në vend të celularëve normalë.

Në brendësi kanë një organizim hi-erarkik shumë të ngurtë. Çdo shesh ka kapon e vet si dhe financierin, që me-naxhon financat e celulës kriminale, që veç drogës merret dhe me të tjera fusha të ekonomisë kriminale: grabitje, zhvatje, rrëmbime. Sipas burimeve mek-sikanë dhe amerikanë, në brendësi të

Page 15: Metropol 22 korrik 2013

15• E hënë 22 korrik 2013

» Bota

Çfarë ndodh pas arrestimit të “Kapos”

Arrestimi i një prej bosëve më famëkeq dhe më brutal të karteleve të drogës së Meksikës po konsiderohet si një fitore e madhe për Presidentin e vendit latino-amerikan Enrique Pena Nieto dhe bashkëpunimin amerikano-meksikan për të

luftuar trafikun e drogës. Por kapja e bosit të grupit Zetas është edhe në avantazhin e rivalëve të tij në tregtinë e paligjshme. Marinsat amerikanë e kapën Miguel Angel Trevinon në një rrugë pranë Nuevo Laredos, në kufirin me Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër e Laredos së Teksasit. Udhëheqësi i njohur i grupit Los Zetas ishte me dy bashkëpunëtorë në një makinë, ku kishte sasi të mëdha të hollash, armë dhe municion.

Eduardo Sanchez Hernandez, Zëdhënësi i Presidentit meksikan Enrique Pena Ni-eto, thotë se Trevino përballet me akuza të shumta në Meksikë. “Mes akuzave janë përfshirja në krimin e organizuar, vrasje, tortura, mbajtja e armëve të paligjshmë të zjarrit, pastrimi i parave dhe vrasja e immigrantëve nga Amerika Qendrore dhe vende të tjera që ishin rrëmbyer nga Los Zetas”, thotë Hernadez.

Arrestimi i Trevinos, një vit pas vrasjes së ish-kreut të Zetas nga ushtria mek-sikane, është një goditje e fuqishme ndaj organizatës kriminale dhe një fitore e madhe për qeverinë meksikane. Por eksperti George Grayson, profesor në Kolegjin William and Mary, që ka shkruar një libër për këtë organizatë kriminale thotë se më shumë se të gjithë mund të përfitojë trafikanti më i madh meksikan i drogës.

“Përfituesi më i madh është Joaquin El Chapo Guzman, kreu i kartelit “Sinaloa”, sepse ai prej vitesh përpiqet që të ketë qasje në Nuevo Laredo, porta më e madhe për transportin e artikujve, shërbimeve, imigratëve të paligjshëm dhe parave mes Mek-sikës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë profesor Grayson. Profesor Grayson thotë se Zetas, në fillim ishte një grup ushtarak renegat që mbronte kartelin e Gjirit përgjatë kufirit lindor të Meksikës me Shtetet e Bashkuara por ky grup nuk vepron më me një strukturë vertikale komande. “Los Zetas kanë humbur shumicën e themeluesve dhe të drejtuesve rajonalë. Me kalimin e viteve, ata janë kthyer nga një organizatë hierarkike me aftësi të mëdha kontrolli në grupime të vogla të shpërndara”.

Në Shtetet e Bashkuara, ka akt-akuza federale kundër Miguel Angel Trevinos për trafikim armësh dhe shkelje që kanë të bëjnë me armët. Para disa vjetësh, qeveria e Shteteve të Bashkuara shpalli një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informa-cione që do të ndihmonin për arrestimin e tij. Profesor George Grayson thotë se ka shumë mundësi që informacioni i ardhur nga agjencitë amerikane të rendit të kenë luajtur rol në gjetjen e tij në Veri të Meksikës nga marinsat meksikanë.

tyre ka një ndarje precize të roleve: janë “las Ventanas”, Dritaret, të rinj që kanë detyrën të lëshojnë alarmin kur vëre-jnë policë që fusin hundët në zonën e shpërndarjes; “los Halcones”, Fajkonjtë, që merren me zonat e shpërndarjes; “los Leopardos”, Leopardët, prostituta të stërvitura për të shkëputur infor-macione të çmuara nga klientët e tyre; “los Manosos”, që merren me armatimin; dhe pastaj është “Direçion”, domethënë Komanda, truri i grupit.

Një organizatë piramidale dhe efi-ciente që nuk ka asgjë për t’u patur zili atyre të mafieve italiane, por që më tepër bashkohet në një strukturë horizontale, sepse “Los Zetas”, ndry-she nga kartelet e tjerë, paraqiten si celula të përhapura në të gjithë vendin dhe çdo celulë paraqet të njëjtën ADN, strukturën e vet vartëse.

Qendra e pushtetit të tyre ekono-mik qëndron në qytetin kufitar të Nuevo Laredo, në shtetin Tamauli-pas, por tani me celulat e trye janë përhapur në të gjithë vendin, në brigjet e Paqësorit, në shtetet e Oaxaca, Guerrero dhe Michoacan, në qytetin e Meksikos, përgjat brigjeve të Gjirit, në shtetet e Chapas, Yucatan, Quintana Roo dhe Tabasco. Në Nievo Laredo kanë kontrollin total të territorit, me patrulla dhe postblloqe në aeroporte, stacione autobusi dhe rrugët kryesore. E tyrja është një diktaturë kriminale ligjet e të cilës janë zhvatjet, dekre-tet janë rrëmbimet dhe torturat, dhe Kushtetuta është e përbërë nga pre-rje kokash dhe masakrime. Shpesh herë politikanë dhe policë bëhen shënjestra të vrasësve të kartelit me qëllimin që të trembin qeverinë dhe të

bindin qytetarët të mos marrin detyra kushtetuese. Dhe kush nuk respekton ligjet e tyre, eleminohet.

Në 29 korrik të 2009 në pesë të mëngjesit dy makina u ndalën para shtëpisë së zëvendës komandantit të Policisë ndërbashkiake të Veracruz-Boca del Rio, Jezus Antonio Romero Vasquez: dhjetëra burra që i përkisnin “Los Zetas”, të armatosur me automa-tikë dhe granatëhedhëse 40 mm, hynë në shtëpi. Iu deshën më pak se 5 minuta për të vrarë Romero Vasquez, gruan e tij dhe djalin shtatë vjeç. Më pas i vënë zjarrin shtëpisë, duke vrarë tre vajzat e tjera. Më e madhja ishte 15 vjeç. “Los Zetas”, sipas hetimit të antimafies italiane, janë në marrëd-hënie me bosët tanë, familjet Coluçio dhe Aquino me qendër në Nju Jork dhe Schirippa me qendër në Kalabri kanë qenë interlokutorët e parë italianë të tyre. Përveçse bëjnë biznes me ta, nga mafiet italiane “Los Zetas” mar-rin strukturën e brendshme, sjelljen e kapove, metodat e investimit, nivelet e përgjegjësisë, rregullat e Omertas.

Pa know-hown e mafias italiane do të kishin mbetur thjeshtë gang-sterë. “Zetas” i përkasin brezit të ri të karteleve meksikanë që kanë hedhur tutje kodin e vjetër të “respektit” mes karteleve të ndryshëm, ai sipas të cilit armiku luftohej, por me limite që ven-dosnin rregullat në konflikte. Ndër-kohë dhuna jo vetëm që përdoret pa dallim, por edhe lartësohet, përdoret si kartëvizita më e mirë. Kur “Zetas” vrasin, ata janë sadistë: rrahin vik-timën me shkopinj që kanë të gdhen-dur gërmën Z, me qëllimn që të lënë firmën e tyre mbi kufomat; ua presin

kokën viktimave me sharrë elektrike – shenja e tyre karakteristike – për të ek-spozuar më pas kokën e tyre dhe për të përhapur terrorin. Nuk ka limit bru-taliteti i tyre: ndonjëherë, viktimave u presin organet gjenitale dhe ua fusin në gojë, kufomat pa kokë varen në ura ndërkohë që një herë, fytyra e një personi u pre dhe u vendos mbi një top futbolli. Gjymtimi i viktimave u shndërrua në sintaksë të “Zetave”. I zhdukin trupat e të vdekurve duke i futur në varre të zënë tashmë, ose i heqin qafe duke i futur në varreza klandestine që janë ndërtuar në bas-tionet e tyre, apo i braktisin në varre të përbashkët. Shpesh herë i varrosin viktimat e tyre ndërkohë që janë ende gjallë. Ose i tresin në acid.

Kufomat qëndrojnë varur në urat e qyteteve para syve të fëmijëve, në mes të ditës, trupa me kokë të prerë e të copëtuar gjenden të braktisur përg-jatë rrugëve, shpesh herë të lënë me pantallonat ulur për një poshtërim të fundit, varreza narkos gjenden në zonat rurale shpesh herë me dhjetëra kufoma brenda, të hedhur njëri mbi tjetrin.

Qytetet janë bërë skenarë lufte në të gjithë Meksikën, kodi i sjelljes së njerëzve është vetëm një: dhuna. Por ajo e “Zetas” është edhe një Dhunë 2.0. Mjafton të klikosh në YouTube “Los Zetas Execution” dhe do të të shfaqet një listë me filmime të pos-tuar nga anëtarët e grupit.

Prerje kokash, mbytje, janë marka e tyre zyrtare. Sa më shumë që kliko-hen dhe përhapen këta filmime, aq më shumë rritet prestigji i tyre kriminal në botë. YouTube është zyra e tyre e vërtetë e shtypit. Kohët e fundit vrasjet

më të rëndësishme kryhen rreth orës 19.00 me qëllimin që të përfundojnë në emisionet e lajmeve në Meksikë por edhe ata kalifornianë në 20.30, që janë më të ndjekurit. Rreziku është që një vrasje e kryer në mëngjes apo gjatë pasdites humbet mundësinë që të hapë lajmet e mbrëmjes sepse dalin lajme të rinj. Interneti është i preferuari, por “Los Zetas” nuk injorojnë edhe metodat e vjetra, si banderolat – të ashtuquajturat narkobanderola – që vendosin në urat e vendit dhe në qytetet meksikanë për të frikësuar armiqtë, për të bërë tratativa me qeverinë dhe për të rekrutuar të rinj, mundësisht të stërvitur tashmë:

“Grupi operativ “Los Zetas” të do ty, ushtar apo ish ushtar. Të ofrojmë një pagë të mirë, ushqim dhe mbrojtje për familjen tënde. Të mos vuash më abu-zimet dhe të mos vuash më urinë”. Por përveç ushtarëve ekspertë kërkojnë edhe të rinj për të plazmuar: quhen “Los Ninos Zetas”, marrin 500 dollarë në javë për punët e vogla, disa mijëra më shumë si bonus për të vrarë apo therur. Rosalio Reta ka qenë një nxë-nës i tyre që në moshën 13 vjeç: pas katër vitesh dhe nja njëzetë vrasjeve u arrestua dhe pa asnjë shenjë frike apo pendimi tha: “Më pëlqeu që e vrava atë person. Ndihesha si Supermen”.

Meksike

Page 16: Metropol 22 korrik 2013

16 E hënë 22 korrik 2013 •

« Bota

skepticizëm ndaj euros 

deri tani polakët ishin në Evropën Lindore mbështetësit më të mëdhenj të euros. Por kriza e monedhes së për-

bashkët po çon në zhdukjen e kësaj mbështetje. Mary-sia Obczak shet pantofla lëkure në tregun e qytetit polak Poznan. Ato i prodhon në shtëpi fqinji i saj. Ajo i shet ato për 25 zloty, pra rreth 6 euro. Marysia do që në Poloni të mbe-tet zloty si monedhë vendase. “Unë i përkas brezit të vjetër dhe ne kemi pasur gjithmonë zloty dhe jemi mësuar me të. Unë s’dua para tjetër, një monedhë të re vetëm sa do të na ngatërrojë”, - thotë Marysia Obczak.

Prej vitesh kursi i këmbimit të zlotyt me euron luha-tet në 1 me 4. Për 100 euro, merr herë më shumë e herë më pak se 400 zloty. Nga kursi i qëndrueshëm i këmbi-mit përfitojnë kompanitë polake të eksportit, si Solaris që prodhon autobusë. Kjo kompani eksporton kryesisht në zonën e euros. Në Gjermani ajo mbulon prej gati 40 për qind të tregut të autobusëve. Modeli i suksesit është kombinim i pagave të ulëta dhe i teknologjisë moderne. Shumë komponentë importohen nga Evropa Perëndimore, p.sh. motori. Me futjen e euros do të ngrihen dhe pagat, mendon shefi i financave të kompanisë Solaris, Zbigniew Palencia, dhe pastaj biznesi s’do të jetë më dot kaq i suk-sesshëm. “Hyrja në eurozonë do t’i bëjë blerjet e kompo-nentëve shumë më të lira për ne. Por kjo do të çojë edhe në shtrenjtimin e fuqisë sonë punëtore, se do të rrisë pa-gat. Kjo do të thotë se anëtarësimi në eurozonë ka si avan-tazhe dhe disavantazhe”, - mendon Zbigniew Palencia.

Deri tani polakët ishin mbështetësit më të mëdhenj të një monedhe të përbashkët në Evropën Lindore. Por ne krizën e euros kjo mbështetje po zhduket. Madje edhe te shumë studentë të Universitetit Ekonomik në Poznan. “Me euron ne nuk do të kemi më kontroll mbi monedhën tonë, çdo gjë do të përcaktohet në Frankfurt, jo në Varshavë”, - mendon një studente. “Unë mendoj se ne kemi nevojë edhe për 10 ose 20 vjet të tjerë për ta përgatitur ekonominë tonë për monedhën e përbashkët”, - shton një tjetër.

letonia ka ngjashmëri jo vetëm sa i përket taksave, por edhe në disa aspekte

të tjera. Bregdeti në qytetin e Jurmalas është kthyer një ‘koloni’ ruse, ku biznesmenë të pasur kalojnë atje push-imet verore. Prej 12 vitesh në këtë qytet zhvillohet festivali “New Wave” (Dallga e re), me këngëtarë nga Rusia dhe ven-det e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 2010 Parlamenti miratoi një ligj, i cili bën të mundur që jo rezidentët në këtë vend të kenë mundësi të blejnë një pronë që vlen më shumë se 140 mijë Euro dhe si shpërblim do t’u jepet edhe një leje qëndrimi 5-vjeçare në Letoni dhe BE. Që prej mo-mentit kur ky ligj u miratua, jo rezidentët kanë investuar më shumë se 377 milionë euro në tregun imobiliar.

Shumë ndryshime ndod-hën edhe këtë vit. Që prej Janarit të vitit 2013, tatimi mbi të ardhurat në Letoni është lehtësuar shumë për kompanitë e mëdha, çka e bën mjaft atraktive. Sven Giegold, poltikan gjerman dhe deputet në Parlamentin Evropian, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Der Spiegel”, e quajti Letoninë si “parajsa e re e taksave në Eurozonë”.

Ligji i ri i taksave, që do të hyjë në fuqi në vitin 2014, nuk do të taksojë kompanitë me bazë Letoni për interesat dhe honoraret që i detyrohe kom-panive të huaja. Kjo gjë e bën akoma më tërheqës vendin për investitorët e huaj, të cilët duan të themelojnë një kompani në Letoni. Gjithsesi taksa prej 15% ndaj koorporatave nuk do të ndryshojë, por ajo është një nga më të ulëtat në BE.

 Urë

Kryeministri i Letonisë, Valdis Dombrovskis, është i sigurtë se vendi i tij nuk do jetë Qiproja i ri. Ai tha se ligji i ri i taksave u debatua për një kohë të gjatë nga politikanë, zyrtarë dhe përfaqësues të biznesit. Sipas Dombrovskis,

poloni

Deri tani polakët ishin mbështetësit më të mëdhenj të një monedhe të përbashkët

në Evropën Lindore. Por ne krizën e euros kjo mbështetje po zhduket

LETONIA“QIPRo”-ja e

re e Evropës?

Ministria e Financave nuk parashikon asnjë efekt negativ fiskal nga ky ligj.  “Duke folur për këto taksa në përgjithësi, në kohën kur ne implemen-tuam ligjin e ri fiskal, taksat tona patën një rritje të ndjeshme. Për shembull, tatimi mbi vlerën e shtuar ishte 18% ndërsa tani është 21%, pag-esa e detyruar për sigurimet sociale ishte 33%, ndërsa tani është 35%. Rritje kanë patur edhe taksat në tregun imobil-iar”, thotë Dombrovskis.

Natalya Tkachenko, zëvendës kryetare e Bordit të bankës “Baltic Interna-tional” në Riga thotë se nuk ka patur një rritje domehtënëse të depozitave të huaja në bankat letoneze. “Në fund të muajit shkurt ishin rreth 313 milionë euro të depozituara në bankata tona dhe tani janë 322 milionë euro. Kemi një rritje me 3% dhe kjo është tërësisht normale”, thotë ajo. Banka e saj është e speciali-zuar në shërbimin e klinetëve nga Rusia, Ukraina dhe Anglia.

Edhe pse Banka Qendore Evropiane dhe Komisioni Evro-pian kanë ngritur shqetësime për rritjen e depoztiave të personave jo rezidentë, Kry-emnistri Dombrovskis theksoi se Letonia ka një sistem bankar realtivisht të vogël në krahasim me BE. Edhe pse mund të duket e lehtë depoz-itmi i parave nga jo rezidentët sipas rregullave të reja, sipas shifrave të publikuara nga Komisioni për Tregjet Finan-ciare dhe Kapitalin, 48.9% e depozitave të reja në Letoni për vitin 2012 i takonin jo-rezidentëve. Në vitin 2002 kjo shifër ishte rreth 54% dhe në vitin 2008 ra në 38% kur Letonia u prek nga kriza ekonomike në BE. “Para se të investohet çdo euro apo dollar në vendin tonë, ne shikojmë nëse janë plotësuar të gjitha kriteret. Ne ekzaminojmë çdo investim, nga vjen dhe a ka një të kaluar të rregullt ligjore. Bankat shikojnë gjithçka me kujdes në mënyrë që të shmanget pastrimi i parave”,

thotë Kristaps Zakulis, kryetar i Komisionit. Zakulis tha se 13 nga 29 banka punojnë më së shumti me kilentë jo rezidentë dhe ato duhet të plotësojnë rregulla strikte për sigurimin e kapitalit dhe likuiditet me bankat që punojnë me depozi-tat e letonezëve.

Por jo të gjithë janë dakord me të. Markus Meinzer, është ekspert i Rrjetit të Taksave të Drjeta. Ai është i bazuar në Gjermani dhe organizata e tij promovon transparencë në financat ndërkombëtare. Ai tha për DW se Letonia është duke përgatitur “ligje të rrezik-shme taksash”. “Në fakt kur dikush lejon taksa të tilla të ulëta; është një dështim, kur mendohet edhe sekreti strikt bankar dhe dështimi i luftës kundër pastrimit të parave”, thotë Meinzer.

Meinzer tha gjithashtu se do të ishte e gabuar që vende të veçanta të bënin presion tek antarët e rinj për standardet që duhet të implementojnë në Eurozonë ose BE. Vëmendja është e përqëndruar tashmë tek Letonia si anëtarja më e re, por analistë si mendojnë se do të ishte më mirë nëse BE do të përcaktonte vetë, për të gjithë shtetet, rregullat e taksave dhe mundësitë e investimeve. Në një kohë që qeveria letoneze është e etur për fonde, ekonomia e këtij vendi është vetëm një pikë në oqean. Pyetja është se nëse kjo pikë do të përmbysë vende të tjera të BE me probleme, të cilët kërkojnë të rimëkëmbin ekonomitë e tyre me inves-time të lehta dhe tregëti.

Sven Giegold

Page 17: Metropol 22 korrik 2013

17• E hënë 22 korrik 2013

» Bota

papritur u intensifikuan bisedimet për një mbrojtje më të mirë të të

dhënave në Evropë. Institucio-net evropiane kanë debatuar në 18 muajt e fundit për një paketë ligjesh për mbrojtjen e të dhënave. Por vetëm pas bërjes publike të përgjimeve nga shërbimet serkete ameri-kane dhe evropiane ministrave të BE-së u intensifikuan këshillimet për ashpërsimin e masave ligjore. Komisarja e BE për Drejtësi Viviane Red-ing deklaroi në kryeqytetin e Lituanisë Vilnus: “Programi amerikan për spiunim Prism na ka zgjuar të gjithëve”.

Reding ka kërkuar ash-përsimin e masave edhe në Janar të vitit 2012. Ndërsa ministrat gjermanë tani kanë forcuar presionet ndaj homologëve evropianë. Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger kërkon ashpërsimin e rregul-lave: “Ne nuk duam që në Evropë të ketë një nivel më të ulët të mbrojtjes së të dhënave personale se sa në Gjermani. Ne kemi nevojë për mbrojtjen e të dhënave. Propozimi evropian është i mirë, por ne duam edhe më shumë. Megjithatë është mirë që ka filluar ky debat”.

Ministrja gjermane e Drejtësisë ka kërkuar së bashku me homologen e saj franceze Christine Taubira mbrojtjen më të mirë të të dhënave personale”. Atje ku ka pyetje të hapura, ato edhe duhet të sqarohen. Iniciativa gjermano-franceze kërkon një sqarim të plotë. Nuk duhet të mbetet asnjë çështje dhe as-një dilemë e hapur”, deklaroi ministrja gjermane. Qeveritë e vendeve anëtare duan që shërbimet sekrete të mos jenë pjesë e kompetencave të Bashkimit Evropian.

Gati secili vend anëtar ka një shërbim sekret. Por rregul-lat për punën e tyre duhet të jenë më transparente, mendon ministri gjerman i Brendshëm Hans-Peter Friedrich. Kërkohet transpar-encë por pa bërjen publike të sekreteve, tha Friedrich. Kjo vlenë edhe për shërbimet sekrete amerikane.

Ministri i Brendshëm gjer-man kërkon edhe më shumë. Sipërmarrjet amerikane duhet të tregojnë se cilat të dhëna ua japin shërbimeve sekrete. “Rregullat elementare për mbrojtjen e të dhënave duhet të respektohen, ndërsa fuqia e koncerneve duhet të zvoglohet. Këto koncerne punojnë në mbarë botën, ndaj duhet të caktohet se në cilët sektorë mund të veprojnë”, thotë Hans-Peter Friedrich për DË. Ai apelon tek qeveria amerikane që të bashkëpu-nojë me evropianët. “Edhe qytetarët amerikanë kërkojnë

ÇESHTJA MANNINGAkt-padia nuk ndryshon

 Manning ka pranuar tashmë fajësinë ndaj akuzave për nxjerrjen e dokumenteve. Kjo akuzë mund të rezultojë në një dënim me burgim deri në 20 vjet. Gjykatës ushtarak që dëgjoi dje çështjen Manning hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të tij për të hequr akuzat se i pandehuri ka ndihmuar armikun. Nëse shpallet fajtor për këtë akuzë, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

  

një gjykatës ushtarak në shtetin e Merilendit nuk ka pranuar të heqë nga aktpadia kundër Bradley Manning

disa akuza të rëndësishme. Manning akuzohet se ka nxjerrë mijëra dokumente sekrete që u publikuan nga faqja WikiLe-aks. Manning ka pranuar tashmë fajësinë ndaj akuzave për nxjerrjen e dokumenteve. Kjo akuzë mund të rezultojë në një dënim me burgim deri në 20 vjet. Gjykatës ushtarak që dëgjoi dje çështjen Manning hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të tij për të hequr akuzat se i pandehuri ka ndih-muar armikun. Nëse shpallet fajtor për këtë akuzë, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Avokatët e tij argumentojnë se Manning nuk kishte kur-rë synim të ndihmonte armiqtë e Shteteve të Bashkuara, megjithëse informatat e nxjerra nga i pandehuri janë lex-uar nga ish-udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden. Në vendimin e tij, gjykatës shprehet se Manning duhet të kishte ushtruar gjykim më të mirë. I pandehuri ishte analist i infor-matave të shërbimeve të zbulimit dhe gjykatësi tha se për-gatitja dhe stërvitja që kishte marrë ia ka bërë të qartë se materialet që ai nxori do të shfrytëzoheshin nga terroristët.

Përkrahësit e të pandehurit kanë argumentuar se ai ve-proi në të mirë të interesave kombëtare amerikane duke eskpozuar ato që ai besonte se ishin shkelje nga forcat amerikane gjatë luftës në Irak. Materialet që nxori Man-ning përfshinin një video ku shihen ushtarë amerikanë në Bagdat në momentin kur hapin zjarr kundër një grupi civilësh, ku përfshiheshin edhe gazetarë që punonin për agjencinë perëndimore të lajmeve Reuters. Larry Korb ka qenë Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes dhe tani punon si analist për Qendrën për Përparim Amerikan – një grup kërkimor në Uashington. Ai thotë se nxjerrja e informatave, megjithëse ishte e paligjshme dhe vuri në pozitë të vështirë qeverinë amerikane, ka shërbyer për të informuar publikun amerikan. “Nëse analizojmë Irakun, ka plot gjëra që ndodhën atje që qeveria nuk do të bëhen publike, pasi cënojnë reputacionin tone në botë. Por ne si amerikanë duhet t’i dimë këto gjëra”.

Aktivistët kanë shprehur revoltim ndaj vendimit të gjykatësit për të mbajtur në akt-padi akuzën se Manning ka ndihmuar armikun. Ata thonë se si rezultat trajtimi i çështjes së reshterit Manning në këtë mënyrë, do të in-fluencojë mënyrën si qeveria trajton çështjen e kotraktorit qeveritar Edward Snowden.

Zoti Korb thotë se çështja Mannind mund të ketë një efekt shkurajues në të ardhmen ndaj atyre individëve që duan të ekspozojnë probleme në operacionet qeveritare: “Ai pohoi fajësinë për nxjerrjen e dokumenteve pa autorizim. Nuk iu kundërvu akuzave. Ai e kishte të qartë se çfarë po bënte dhe se do të ndëshkohej. Por dikush tjetër do të men-dojë: “Nëse bëj një gjë të tillë, a ia vlen që të kaloj 20 vjet jetë në burg?” Procesi gjyqësor do të vazhdojë me argumen-tat përmbyllëse. Më pas gjykatësi do të japë vendimin, pasi Manning ka hequr dorë nga e drejta që vendimi në çështjan e tij të merret nga një gjykatë ushtarake.

SPIUNAZHIMinistrat e BE kërkojnë transparencë

Komisarja e BE për Drejtësi Viviane Reding deklaroi në kryeqytetin e Lituanisë Vilnus: “Programi

amerikan për spiunim Prism na ka zgjuar të gjithëve”

më shumë të drejta dhe mbro-jtje më të mirë të të dhënave”, pohon Friedrich i cili në fillim të javës ka qenë në SHBA, ku duket se nuk ka marrë infor-macionet e kërkuara.

Përfaqësuesit e tij do të dërgojë javën e ardhshme në SHBA edhe Komisioni i BE-së, bëri të ditur Viviane Reding. “Kjo është një çështje e të drejtave të njeriut. Është një çështje nëse ne evropianët

mund të mbrojmë të drejtat tona, nëse zotëron drejtësia apo padrejtësia”, thotë ajo. Në Vilnus edhe Reding ka qenë e befasuar me kërkesat e qarta të ministrave gjermanë. “Nuk jam tepër e befasuar, por më gëzojnë këto kërkesa”, shtoi Reding. Sipërmarrjet të cilat në të ardhme ua japin të dhënat e qytetarëve dikujt tjetër, duhet të jenë shumë më transparente, thuhet

në propozimin e Komisionit të BE për mbrojtjen e të dhënave. Çdo qytetar ka të drejtë që ta di se çfarë po ndodhë me të dhënat e tij. Sipërmarrjet amerikane e konsiderojnë si “Patriot’s Act” (akt patriotik) furnizimin e shërbimeve sekrete me të dhënat e mbledhura jashtë vendit. Kjo gjë është sekrete, por evropianët duan që kjo të ndryshojë. Sipërmarrjet që shkelin rregullat për bërjen publike të të dhënave duhet të denohen, mendon Reding. “Parashikohen edhe sank-sione, deri në dy për qind të qarkullimit të përgjithshëm të një sipërmarrje në mbarë botën. Kjo është një masë që ne duam ta miratojmë, sepse duam që rregullat evropiane të zbatohen”.

Deri në miratimin e rregul-lave të reja, do të kalojë edhe ca kohë. Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian duhet t’i miratojnë këto rreg-ulla. Viviane Reding mendon se ato mund të miratohen dhe të futen në fuqi deri në mes të vitit 2014. Por jo të gjitha vendet janë të entuziazmuara me këto rregulla. Britania e Madhe për shembull është shumë spektike. Ministrja britanike e Drejtësisë nuk ishte fare në këtë takim, por e ka dërguar një nëpunës.

Mbrotja e të dhënave duhet të jetë edhe pjesë e negociatave për tregti të mirë mes BE dhe SHBA, mendon Friedrich dhe shton: Koncer-net e mëdha të internetit si Google, Facebook apo Yahoo janë edhe vet të interesuara që të ketë rregulla të qarta. “Në Evropë kemi 500 milionë konsumatorë, ndaj nuk duket të hezitojmë të veprojmë.”

Page 18: Metropol 22 korrik 2013

18 E hënë 22 korrik 2013 •

« dossier

Nga AlbErt KotINI

Më 15 dhjetor të vitit 1943 në grupimin e forcave naziste gjermane ndodhën ndryshimet që vijojnë: Në Tiranë shtabi i

gjeneral-guvernatorit komandantit në Shqipëri, shtabi i Korpusit Alpin 21 dhe shtabi i divizionit 297 i këmbësorisë, shtabi i divizionit 100 të këmbësorisë Fier. Deri në mars të vitit 1944 në grupimin dhe në dispozicionin e forcave gjer-mane nuk u bë ndonjë ndryshim. Në periudhën e mëvonshme u vunë re këto ndryshime.

Aty nga 7 marsi i vitit 1944 shtabi i divizionit 297 të këmbësorisë u vendos nga Tirana në Gramsh. Në rajonin e Vlorës edhe batalioni i 48 u nda nga këmbësoria. Aty nga 26 marsi i vitit 1944 divizioni i 100 i këmbësorisë u rifor-mua. Aty nga 5 prilli i vitit 1944 batalioni i 48 i veçantë i këmbësorisë u duk në Berat.

Më 16 prill 1944 grupimi i forcave naziste gjermane në Shqipëri u përforcua me divizionin 181 të Këmbësorisë, shtabi i divizionit ishte në Shkodër, me grupin e divizionit 1040 “Montene-gro”, shtabi i grupit Cetinje dhe nga regjimenti i 2 “SS” “Brandenburg”, shtabi i regjimentit ndodhej në Plevël. Më 28 maj të vitit 1944 në rajonin e Korçës u duk divizioni i parë alpin. Më 14 qershor të vitit 1944 në rajonin e Prizrenit formohet di-vizioni alpin “SS” “Skënderbeg”.

Divizioni i parë alpin duke qëndruar në rajonin e mëparshëm ndodhet nën rezervën e koman-dës së përgjithshme. Më 19 korrik të vitit 1944 në rajonin e Peçit erdhi Regjimenti i 14 Alpin”SS”

Më 17 gusht të vitit 1944 në rajonin e Ko-rçës erdhi brigada e 964 e përforcimit. Shtabi i brigadës ishte në Korçë. Shtabi i divizionit të 1 alpin nga Korça u vendos në Peç. Më 5 shtator të vitit 1944 shtabi i gjeneral-guvernatorit në Sh-qipëri u vendos nga Tirana në Bitol (Jugosllavi). Më 2 tetor të vitit 1944 shtabet e forcave na-ziste gjermane në Shqipëri ishin vendosur:

Shtabi 2 ka 21 në Tiranë; Shtabi dk l04 dhe bp 964 në Korçë; Shtabi dk 181 në Shkodër; Shtabi i dk 297 në Peqin; Shtabi i da “SS” “Skënderbeg” në Prizren. Divizioni i parë alpin në territorin e Shqipërisë

nuk u duk më (shkoi në Hungari).

Gjatë luftës italo-grekeUshtria shqiptare në fushën e përqendrimit të Shijakut

Fusha e Shijakut që u përdor si fushë përqen-drimi për ushtrinë shqiptare gjatë luftës italo-greke gjendet nja 5-6 kilometra larg këtij qyteti. Në këtë vend italianët kishin ndrequr mjaft ba-ranga, me qëllim që të internonin robërit e luftës ose shqiptarët që ngrinin krye. Gjatë dhjetorit të vitit 1940 ushtria shqiptare nuk iu nënsh-trua vullnetit të fashistëve dhe të tradhtarëve të vendit, që të luftonte kundër grekëve dhe për këtë u internua në Shijak. Parulla e kësaj ushtrie ishte: “Më mirë të vdesim në fushat e përqendrimit sesa të luftojmë kundër grekëve”. Ushtarët e urrenin gjer në kulm okupatorin fash-ist Italian, s’dëgjoje një fjalë të mirë për këtë ushtri fashiste, që dinte të zaptonte vende të tjera vetëm e vetëm për të pasur një grusht njerëzish dhe për të kënaqur oreksin e Musolinit dhe të klikës së tij. Për të arritur në Shijak ush-tria Shqiptare eci dhjetë ditë në këmbë! dhe kur arrit atje ishte e copëtuar dhe e lodhur. Baran-gat ku do të internohej ushtria Shqiptare, ishin ndrequr afër kënetave dhe ishin rrethuar me tela me gjemba. Ushtarë fashist bënin roje. Këta kishin marrë urdhër që të qëllonin çdo ushtar Shqiptar, që do të tentonte tu afrohej telave me gjemba. Ushqimi ishte shumë i keq dhe shpesh herë ushtarët për të shuar etjen e tyre, shtrën-goheshin të pinin ujë nga të bretkosave. Por edhe brenda kësaj skëterre, ushtarët shqiptarë i bënë luftë fashizmit. I organizuan që të ishin gati në momentin e duhur, të vepronin me të gjitha mënyrat. Dhe kështu u bë. Më 1 janar 1941 ushtarët bëjnë një aksion; i vënë zjarr një barange me qëllim që të digjeshin që të gjitha barangat e fushës së përqendrimit. Çështja u alarmua. Erdhi menjëherë nga Durrësi koman-danti italian, për të bërë hetime. Por nuk nxorën gjë në dritë, ushtarët bënë punën e tyre. Fillojnë dezertimet. Qendra e grumbullimit është Peza.

Marrëdhëniet historike dhe ato të luftës

Lufta italo-greke dhe ushtria shqiptare në fushën e përqendrimit të Shijakut

Fashistët e shohin hapur gjendjen, prandaj dër-gojnë njërës të tyre agjitacion. Vijnë atje me radhë Farinaçi, Riçi, Mustafa Kruja, Shefqet Vër-laci, Ernest Koliqi etj. Mbajnë fjalime kërkojnë që t’i mbushin mendjen ushtrisë shqiptare për ta hedhur në luftën kundër grekëve. Por përfundi-mi është gjithnjë negativ. Atëherë dërgohet nga Roma nënministri i emigracionit Limbras, i veshur si kapiten i granatierëve dhe qëndron në Shijak. Përzihet me ushtarët shqiptarë dhe kërkon që t’u mbushë mendjen për t’i hedhur në luftë. Vepron energjikisht dhe më në fund kri-jon një repart “arditësh”, që do të furnizoheshin vetëm me bomba dorë dhe do të destinohej për në frontin grek. Në krye të këtij reparti do të qëndronte si komandant ish-kapiteni kuisling Dodë Nikolla, i cili më vonë luftoi në Berat dhe në Vlorë kundër çetave partizane e vullnetare.

Këtij reparti, që ta gënjenin, ata i dhanë racione më të mira dhe liri të plotë, që të dilnin jashtë fushës së përqendrimit. U dhanë edhe premtime të tjera dhe sabotimi i këtyre tentativave filloi. Ushtari i quajtur Myftar Muço, i detyruar që të inkuadrohej në këtë repart, refuzoi të bindet. E rrahën përpara mitralozit, donin ta ekzekutonin si shembull. Këtu u duk qartë tradhtia. Kuislingët Ndrec Prenga dhe Neshet Kolonja morën për-sipër që të drejtonin këtë repart për në frontin grek. Shtojmë se të dy këta kriminelë gjenden sot të lirë në Itali, po kërkohen nga populli sh-qiptar për të dhënë llogari.

Fashistët, duke u bazuar në fjalët e këtyre tradhtarëve, vendosën që të çonin në fron-tin grek batalionet e rehabilituar “Tomori” dhe “Taraboshi”. Por ushtarët bij të denjë të popullit tonë në këtë çast shumë kritik hodhën parullën

e drejtë: “Asnjë pushkë kundër grekëve”. Parulla u përhap në të tërë ushtrinë dhe kështu në ka-tundin Selenicë të Beratit ushtarët filluan dezer-timet. Po në këtë kohë majori Spiro Moisiu refu-zoi me shkrim, duke ia dhënë komandës italiane se ushtria shqiptare nuk ishte në gjendje që të luftonte. Kështu batalionet shqiptare “Tomori” dhe “Taraboshi” kthehen në kepin e Kodanit pa hedhur asnjë pushkë kundër grekëve. Këtu qën-drojnë të internuar dhe gjendja është shumë më e keqe se në fushën e përqendrimit të Shijakut. Klima këtu ishte e tmerrshme, përveç ushqimit të keq dhe fjetjes së keqe. Kështu luftoi ushtria shqiptare kundër grekëve. Z. Rendis dhe gjithë klika e tij duan të fshehin diellin me shoshë.

Lista e funksionarëve të këshillit epror fashist

Mbiemri, emri, detyra, grada, emri i së shoqes, drejtimi

1. Sallabanda dir. amm. 6 Arsinoi rr E Durhan. lllAthanas. vo. 2. Benussi dir corrisp. Tonina bul. r. rr. 8Gjush3. Frashëri redattore Edoksi rr, ciano. 164. Anastas4. Fishta id. Adelaide ms. E. Durhan. 63Kolë5. Pall. dott Redat Agium - rr. DhimitëKamardha Paulin6. Curri id. - bul. Musolini Hajrulla rr Xhafaj, 1/17. Berisha id. Marije rr, e KazanëvePalokë 39/18. Ohri Capo Archiv Feride bul. MusoliniHifzi rr. Xhafej 1/1Signor Mark KararribiSignor Zef BoriciSignor Omer Pushdija Igmet KryeziuAvni GjilaniBrok BerishaDhimitër PopaKrist ZaguridhaShebet CelkukaShashivar AlltuniCen EleziSelim Xhetan KaloshiShabir DelaPaik ShehuAli CorraliuIsmail PetrelaSiri ToptaniSolo XhyberiPetrit CegaBurgan BeuSignor Higmet Haderisignor Riza Domi. Kryetar i këshillit Shefqet VërlaciMinistër i drejtësisë Xhafer YpiSekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brend-

shme Zef KadariaImzot Visarion XhuvaniZoti Ndoc PistulliDhimitër BeratiSami VrioniGemal VrioniFerid VokopolaPilo PapaVangjel HaxhistafaDervin BiçakuBenxhet HidiIbrahim BiçakuCamal OzmaniSelim MborjaTodarac ManoRafail ProdaniXhevay StarovaAli Asllani

Page 19: Metropol 22 korrik 2013

19• E hënë 22 korrik 2013

»dossier

Kristad SratiReis SelfoJan DadoNiko ToloSafet LibohovaRexhep PlakuYmer KoplikuKol Bib Mirakaj

Të shkëlqyeshmesKryeministrisë

Po shohim e po dëgjojmë me hidhërim të shpirtit se Shqipëria e vogël e vëllazëruar me Italinë perandorake me anën e bashkimit të ku-rorës, tani në kohët e fundit i është shtruar një operacioni të furishëm të ushtrisë Italiane me konsekuenca shumë të vajtueshme. Janë djegur e grabitur qytete e krahina e katunde të tjera si Përmeti, Leskoviku, Këlcyra, krahina e Mal-lakastrës, një pjesë e krahinave në Berat, Fier, Roskovec, dhe shumë krahina të tjera të përbëra prej qindra katundesh duke mbetur kështu me mijëra Shqiptarë pa vatra e dënuar me mizerien vdekjeprurëse, janë vrarë si qeni në vesh, midis qyteteve e rrugëve pa asnjë vendim gjyqi.

Të gjitha këto janë si raprezalje të aksioneve kundër ushtrisë nga ana e një pjese të vogël të elementëve ekstremistë shqiptarë.

Nuk do të kishim kurajë me u drejtuar këtë apel, po të ishte që të gjithë këto masa të ash-pra dhe rrënimtare do të ishin përkufizuar kun-dra të autorëve të aksioneve, masa të cilat do t’i quanim fare natyrale, bile do t’i karakterizonim si shpatën e drejtësisë. Por neve na vjen keq për vrasjen e një Shqiptari të pafajshëm që na dhimbset edhe për vrasjen e një ushtari Italian. Për këtë le të jetë dëshmitar vetë zoti.

Me gjithë këtë le të prezumojmë për një minutë se po të ndodheshin në Itali të tilla aksione dhe vepra sabotazhi, vallë autoritet e sigurimit publik do të kërkonin e të shtypnin e të shfarosnin au-torët e vërtetë apo do të vepronin si në Shqipërinë duke e djegur duke e plaçkitur qytete e katunde duke vrarë të pafajshëm edhe rrugëve.

Natyrisht do të mjaftonin me kapjen dhe dën-imin shembullor të fajtorëve, se ndryshe do të mbetej pa kuptim emisioni i lartë i qeverisë që njihet si baba i gjithë popullit. Atëherë pse gjithë këto padrejtësi për Shqipërinë e gjorë, pse gjithë këto djegie e plaçkitje të qyteteve e të fshatrave që formojnë të vetmen pasuri kombëtare të këtij vendi të varfër, - e pse gjithë këto vrasje ndaj të pafajshmëve të rrugëve të një populli të vogël që nuk numëron as dy milion banorë. Përgjigja është e thjeshtë dhe lakonike vetëm në interes të një politike të lartë Italiane Shqipëria i është treguar e deklaruar botës se qytetin si një model ku për herë të parë është inauguruar shkëlqimisht rendi i ri që ka siguruara një lumturi eterne në gjirin e faljes evropiane. Kurse në realitet Shqipëria prej politikës së Romës është gjykuar e pa emanci-puar e i është shtruar një farë administrate që lejon për të dëshiruar shumë për vëllazërimin e vet. E pikërisht prej këtij gjykimi të gabuar janë shkaktuar edhe operacionet e fundit, operacione që kanë ndezur flaka dhe kanë rrënuar shumë keq pjesën më të bukur e më të lulëzuar të Sh-qipërisë. Konsekuencë të këqija të operacionit duhen t’u shtohen edhe barbarizmat e tmerrshme të një farë banditi me nam si Isa Toskës në qarqet Fier, Mallakastër e Roskovec, i përkrahur dhe i ndihmuar prej ushtrisë glorioze italiane si të ishte një aleatet i tyre. Atëherë serbët dhe grekët që

i mallkon ndërgjegjja kombëtare Shqiptare nuk kanë bërë më tepër se ato që bën sot ushtria Itali-ane në zonat e operacionit. Gjithë këto rrënime e shkatërrime në një tokë mike e një popull të vëllazëruar kishin qenë një njollë e zezë për ush-trinë, por për politikën dhe qytetërimin italian, të cilat do të mbesin përgjegjësia ndaj Shqipërisë veçanërisht, dhe ndaj historisë përgjithësisht.

Nuk do të kalojnë pa përmendur me keq ard-hje edhe deklaratën e qeverisë drejtuar popullit ku njoftohet se për një ushtar gjerman të vrarë do të pushkatoheshin 100 shqiptarë, deklaratë që dëshmon se edhe Shqipëria kishte për t’u i shtru-ar sanksioneve si të gjithë vendet e tjera të okup-uara armike të boshtit. Ajo që është për të ardhur keq mbi të gjitha është fakti që gjendja katastro-fike e Shqipërisë u shkaktua në kohën e shkëlqe-sisë gjeneral Pariani, mikut të madh të Shqipërisë, në cilësinë e tij si Luogotenent i përgjithshëm. Opinioni publik Shqiptar me plot arsye pyet se ku po vemi dhe ç’qëndrim ka marrë qeveria Shqip-tare përpara këtyre operacioneve paq rrënimtare për vendin tonë. Shqipëria po kalon çastet më kri-tike të historisë së saj kombëtare. Andej kabineti i kryesuar prej shkëlqesisë suaj kundrejt kësaj poli-tike të forcës e të dhunës të inauguruar tashti së fundi prej autoriteteve Italiane, duhej të merrte vendime të prera për mënyrë që të mund t’i dilte për zot situatës e në rast pa mundësie t’i kthente mandatin Luogotenencës dhe më anë tjetër këtë gjë t’ia njoftonte popullit me anën e një deklarate të veçantë. Përkundrazi vazhdimi na detyrë i ka-binetit Libohova kishte për të shënuar një farë solidariteti në politikën Italiane në kohën e vet tërë peshën e këtyre rrënimeve t’ia ngarkojmë qeverisë Shqiptare duke invokuar si dokument raportin e ndonjë ministri që fshehurazi ka pasur treguar nevojë për këto operacione ose ka pasur

kërkuar ndihmën e ushtrisë, ashtu siç ndodhi në operacionin e Korçës me ministrin e brendshëm të kabinetit Bushati. Mos të harrojmë se në Sh-qipëri kemi një opinion publik të fortë që i ndjek dhe i kontrollon dhe i gjykon me shumë kujdes edhe objektivitetit tërë veprimet e qeverisë që ndoshta në një të nesërme jo shumë të largët do të thirret të japi llogari për të gjithë sa kanë ndod-hur në Shqipërinë në kohët e fundit. Prandaj, na duhet se ka mbërritur çasti që të duhen e të nda-hen përgjegjësitë që tani e për t’i shpëtuar gjithë këtyre përgjegjësive të rënda kabineti Libohova me hipotezën e mësipërme nuk i mbetet tjetër gjë veç se t’i kthejë mandatin Luogotenencës.

Si pas mendimit tonë në gjendjen kaotike që ndodhet sot Shqipëria nuk ka nevojë fare të ketë në krye ndonjë qeveri të veten e cila si gjithë qeveritë e tjera të kaluara kanë qenë praktikisht të zhveshur nga çdo kompetencë dhe autoritet, detyra e saj do të mbetet e përkufizuar në legali-zimin e padrejtësive dhe të fatkeqësive të shkak-tuara nga autoritet Italiane, gjë që ishte shumë e dëmshme edhe për interesat e kombit tonë.

Ndoshta do ta ketë ndonjë ministër apo sh-qiptar që të kërkojnë akoma oportunistët me pretendime të thata duke thënë që po të jetë që qeveria Shqiptare të zëvendësohej prej një administrate ushtarake do të bëhej edhe më keq për Shqipërinë. Neve atyre i përgjigjemi me insis-tim, se kjo do të vlente çdo të shërbente shumë për përmirësimin e gjendjes së Shqipërisë, pse atëherë populli shqiptar do të dinte të orientohej sipas situatës së re të krijuar e nuk do të shkon-te më me iluzione me shpresën e përkrahjes nga ana e qeverisë së tij. E ç’dobi ka parë populli ndaj qeverive të tij që të ketë frikë nga zëvendësimi i tyre prej një administrate ushtarake? Kur ato siç e thamë edhe më sipër kanë qenë formuar

sa për një formalitet për t’i dhënë një përshtyp-je propagandistike botës së jashtme. Në vitin 1940 në luftën italo-greke u internuan dhe u burgosën me mijëra Shqiptarë të pafalshëm në Shqipëri dhe në Itali, por qeveria shqiptarë e asaj kohe nuk mundi t’i ndalojë pse të paktën për t’i kundërshtuar. Për çdo arrestim që bënte kara-binieria, qeveria shqiptare s’kishte të drejtë të ndërhynte për lirimin e tyre. Kur shfaqet ndonjë çështje me rëndësi që kërkonte zgjidhje dhe re-alizim, qeveria Shqiptare shpesh i është gjetur interesave hapur se ato nuk kishin gjë në dorë, e prandaj duhet t’i drejtoheshim në Luogotenence, nga e cila varej mbarimi i punës. Në operacionet e fundit që shkaktuan gjendjen katastrofike të Jugut gjendej gjaku e tmerri jashtëzakonisht i rëndë qeveria shqiptare nuk mundi të luante as më të voglin rol në dobi dhe në mirësi të kom-bit të vet. Si këto ka edhe shumë shembull të tjera që shkojnë në disfavorin e qeverisë shqip-tare. Në Shqipëri kanë ekzistuar dy qeveri dhe qeveria e vërtetë dhe efektive ka qenë ajo që ka ushtruar Luogotenenca me anën e organeve të saj e dimë prej kohësh që të gjithë. Pra me shpresë se do të kontribuonim pak a shumë në përmirësimin e gjendjes së Shqipërisë këtë gjë ia kemi bërë të njohur edhe shkëlqesisë gjeneral Parianit. Me zëvendësimin e qeverisë Shqiptare prej një administrate ushtarake kemi shfaqur më sipër shpresën e një përmirësimi të gjendjes, përmirësim që do të mund të vinte nga orien-timi i popullit sipas situatës të krijuar. Por në anën tjetër kemi më pas edhe një përfitim të matur një interes politik vital, sepse me krijimin e administratës ushtarake t’i publikohet botës mbarë se nuk ekziston më qeveria shqiptare dhe kështu do të njihemi e do të radhitemi edhe ne ndërmjet viktimash e u përgënjeshtruara vet-vetiu deklaratat e bujshme mbi bashkimin e Sh-qipërisë me Italinë dhe mbi vendosjen midis tyre të sistemit të rendit të ri me detyre dhe të drejta të barabarta. Pas kësaj, administrata ushtarake duke e ditur se nuk ekzistonte më qeveria sh-qiptare për t’u fshehur pas shpinës së saj nga pikëpamja e përgjegjësitë, siç ka ndodhur deri më sot, besohet se do të shkojë më e matur më me prudecentë në të gjitha veprimet e saj me karakter administrativ, politik e ushtarak.

Me shpresë se ky apel që përmbledh shpre-himisht mendimet dhe gjykimet e mija të buru-ara nga thellësia e shpirtit dhe të zhveshur nga çdo ndjenjë armiqësie, do të shërbeja për të mirën e Shqipërisë edhe për vetë të Italisë për-fundoi me shumë urime.

Trupat italiane në ShqipëriPër formimin e pasqyrës së trupave italiane

në Shqipëri nuk janë gjetur dokumente, të cilat do të ndihmonin në përpilimin e një pasqyrë të qartë. Repartet që do të nxirren poshtë janë nxjerrë nga drejtimet e shkresave të komandës mbrojtëse kombëtare e Shqiptare (nr. 2232/1 datë 28. 7. 1939) dhe nga shkresa të ndryshme Italiane komanda e mbrojtjes tokësore komanda e armatës 9 etj. Këto që po shënohen janë të sig-urt ato kanë ndodhur në Shqipëri, por prapë nuk mund të caktohet me siguri se cilët zbarkuan në ditët e para të prillit. Megjithatë, mund të supo-zohet se këto grupe kanë zbarkuar, në mos ditët e para nuk kanë ardhur jo më vonë se nga muaji prill. Që të dihen me siguri dislokimet e trupave italiane në Shqipëri këto ndahen në tri etapa:

- Etapa e parë përfshin kohën prej okupimit deri në vigjiljen e luftës greke (tetor 1940).

- Etapa e dytë përfshin kohën e luftës greke. Për këtë etapë, sikurse do të shihet edhe më poshtë, ka dokumente të plota, pasi italianët në mbarim të luftës greke kanë botuar “Distaptuer” të Tiranës një broshurë, ku ndodhet një hartë e frontit grek me të gjitha shënimet e duhura rreth vendosjes së divizioneve dhe sasinë e tyre.

- Etapa e tretë përfshin kohën prej mbarimit të luftës greke dhe deri në kapitullimin e Italisë. Për këtë etapë nuk ka shënime, por sipas deklarimeve të bëra nga ushtarët italianë që morën pjesë në luftën e çlirimit në këtë etapë ka pasur reparte nga ato të fillimit dhe të luftës greke. Për pikat e pasig-urta që u përmendën më lart këto pasqyra kanë edhe një tjetër me rëndësi. Nuk mund të jenë të sigurta nëse në çdo etapë kanë qenë repartet që janë shënuar në pasqyrat, pse mund të ketë dhe të tjerë që s’janë gjetur në shkresë. Si përfundim, këto të plotësohen vazhdimisht që lë të dalë një punë e plotë. Në bazë të dokumenteve që ndod-hen sot për sot mund të nxjerrin pasqyrat që vijo-jnë me të metat e dhëna më lartë:

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: Metropol 22 korrik 2013

20 E hënë 22 korrik 2013 •

«Librari

TITULLI: Në udhëAUTORI: Jack Kerouac

PËRKTHYES: Zef ShalaROMAN

ZEF SHALA

Shkrimtari që vjen sot në sh-qip me romani e tij më popul-lor, është një emër fare pak i njohur për lexuesin shqiptar dhe akoma më pak për nga vepra. Ai i përket rrymës së

shkrimtarëve “Biit Xhenereishën” (Beat Generation), që u lëvrua në Amerikën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Jean-Louis Lebris de Kerouac (në art Xhek Kerouak) u lind më 12 mars 1922 në Lowell, Masaçusets. Ishte fëmija i tretë, pas vëllait të madh dhe motrës, i një familjeje të mesme franko-kanadeze, të dy prindërit, Leo dhe Gabrielë, të emigruar secili më vete nga Kuebeku, Kanada. Më 1926, kur Ti Xhiin (kështu thërritej në fëmi-jëri) ishte katër vjeç, familja goditet nga tragjedia e vdekjes së djalit të madh në moshën 9-vjeçare, ngjarje që, edhe pse i vogël, la gjurmë dhe shënontë gjithë veprën e Kerouakut, dhe së cilës i kushtohet një roman i tërë (Visions of Gerard, 1963). Pa për-mendur këtë fatkeqësi, fëmijëria e tij rrodhi e qetë, deri kur biznesi i shtyp-shkrimit, që zotërohej nga i ati, nisi të marrë të tatëpjetën për shkak të krizës ekonomike të viteve ‘30 dhe si pasojë e një përmbytjeje të madhe që ndo-dhi në qytet. Pas kësaj, për familjen fillojnë vështirësitë financiare: babai jepet pas pijes dhe kumarit dhe nëna detyrohet të dalë në punë në një fabrikë këpucësh, për të përmirësuar gjendjen financiare të familjes. Që në moshë fëminore u shfaq tek Kerouaku i ri pasioni për letërsinë, me mbajtje ditarësh në fillim, dhe, siç tregon, me dramën e parë të shkruar në moshën 11-vjeçare. Në shkollën e mesme, Kerouaku i ri shkëlqeu me talentin e tij në futbollin amerikan, basketboll dhe atletikë, çka i siguroi një bursë studimi në Universitetin Kolumbia, Nju Jork, ku gjithashtu bëhet pjesë e ekipit pres-tigjioz të futbollit të këtij Universiteti. Pas një viti, dëmtimi në gju bëri që të lërë aktivitetin sportiv, duke humbur për pasojë edhe të drejtën e bursës, e kështu u detyrua të ndërpresë stu-dimet. Komisioni ushtarak, ku shkoi të regjistrohet, e diagnostikoi me per-sonalitet të luhatshëm dhe të paaftë për të shërbyer në ushtri dhe Xheku hyri në marinën tregtare, ku shërbeu me ndërprerje më 1942 dhe 1943. Vendosi të linte mënjanë studimet, sepse, siç e ka shprehur vetë, ishte i pakënaqur me ngurtësinë e programit akademik dhe ndiente se ishte më i aftë të merrej në mënyrë të pavarur me arsimimin e vet. Në Nju Jork bëhet pjesë e shoqërive të të rinjve intele-ktualë me prirje avangarde në jetë dhe art dhe njihet me mjaft figura

“Në Udhë” ME XHEK KEROUAKKush ishte Jean-Louis Lebris de Kerou-ac. Vepra e tij, jeta dhe Beat Generation

letrarësh të rinj, që më vonë do të bëhen personazhe të veprës së tij, e cila ka kryesisht karakter autobio-grafik edhe pse e shkruar si vepër artistike. Të tillë ishin Allen Xhins-bergu (Allen Ginsberg, përfaqësuar në libër nga Karlo Marks), William (Bill)S. Borrous, në vepër Bull Liuia Plak (që do të njihen edhe këta si shkrimtarë “biit” me të drejta të plota, me zë dhe tipare të dalluara individuale në letërsinë e kësaj periudhe). Mënyra e jetës në Nju Jork luhatet në mes ek-sperimenteve me drogën, alkoolin e përvojave ekstreme që zhvilloheshin në shoqërinë e tij, dhe një jete të sh-truar në gjirin e familjes, ku sundonte morali katolik. Që në vitet e para të aspiratës së tij si shkrimtar, Xheku iu kushtua gjetjes së një stili personal të shkruari. Ai mendonte se shkrimtari

duhet të shkruajë për përvoja dhe realitete që i njeh shumë mirë dhe që përvëlojnë për të dale në dritë. Ishte një lexues i pasionuar dhe lexoi një pafundësi autorësh, të cilët përfshi-hen me thënie ose situata në mjaft prej veprave të veta. Veçanërisht u ndikua nga shkrimtarët amerikanë të fillimshekullit XX, si Xhek London, Er-nest Heminguej, Sarojan dhe më vonë nga Tomas Ulf (Thomas Wolfe). Por po kaq të rëndësishëm ishin shkrimtarë amerikanë të shekullit të XIX si Walt Whiteman, dhe shkrimtarë evropianë të fillim shekullit XX, si James Joyce (Irlanda), Dostoievski (Rusi), etj.

Ndërkohë, në mars 1950 arriti të botonte librin e tij të parë të titulluar: “Qyteza dhe Qyteti” (The Town and The City), i cili, megjithëse i siguroi njohje në rrethet letrare, kaloi pa ndonjë bujë tek

lexuesit dhe është shkruar me një stil konvencional, që ai e braktis shpejt.

Këto ishin vite mjaft të rëndë-sishme të formimit të tij si shkrimtar. Njohjet dhe jeta e qytetit të madh, Nju Jorkut, dhe më pas Amerikës, i japin një impuls të ri venës së tij kri-juese dhe kërkimit të një stili origjinal, që do t’i përshtatej tematikës dhe vizionit personal mbi jetën dhe letërs-inë. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve ai ndërmerr disa udhëtime të njëpasn-jëshme me mikun e tij të ri, Nil Kasidi (Neal Cassady, në libër Din Moriarti), i cili do të bëhet personazh strumbul-lar në disa prej veprave të veta, por veçanërisht figurë qendrore e romanit të tij më të mirënjohur, që po ju pa-raqesim në vijim: romanit “Në udhë” (On the Road). Ky ishte romani i dytë i Xhek Kerouakut, ku flitet pikërisht për

Romani doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sir-tarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papër-shtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmendjes. Kri-tikët dhe gazetarët u përqëndruan veça-nërisht tek termi Biit Xhenereishën (Beat Generation), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe ku, siç shprehet ai vetë, fja-la “Biit” (Beat) nënk-upton një gjendje etheje, shkrirjeje me gjithësinë dhe ekzaltimi perma-nent, të ngjashëm me atë të shenj-torëve, të cilët për-jetojnë një nivel më të lartë vetëdije; në fjalët e autorit të këtij libri: “ngazël-limi ekzaltues dhe rrëgjues i thjesht qenies, (të qenurit, egzistencës)” . Për budizmin, të cilin gjithashtu e studioi dhe përqafoi, Nirvana.

Page 21: Metropol 22 korrik 2013

21• E hënë 22 korrik 2013

»Librari

TANJA BAKIC

POEMË Mbështesim gojët tona drejt e në tokëNdoshta gjer tek rrënjët thellë.Ato dalin jashtëPër t’u bërë sy mbështetur mbi buzë,Flokët shpupurisenNë erë,Bari moriFormën e gjinjve të tu. Gishta dëgjojeni këngënE duarve tuaja.Ashtu si pema mbi të cilënPo bie shiValët fashiten dheNe i dëgjojmë sërishtSeç ka diçka në kodrat e tuaSeç ka diçka në ëndërrat e mia -Bora që po bie përmbi det,Mendja që fshihet nën shkëmbinj.Ky qiell është qielli ynë,Ky bar është bari ynë,Rruga që ne marrimFle nën këmbët tona. Dëbora po bie mbi akullMbi miken e saj të shtrenjtëDrejt yjeve të arratisurDuke lënë pas vetesDyer paksa të hapuraNëse nuk do të isha vajzë,Flokë bore do të kisha qenë. Aroma e fundit e kopshtitDhe unë ndërthurur me të -Yllli më i heshtur ndër të tjerëBari thërret për një fluturTrupat rritenDhe bien në zbrazti.Ti po shndërrohesh në perlë -Dhe perla po shndërrohet në ti. DritëNën qerpikë -Një hije qiparisiJam duke qeshurDhe duke të prekur ty.Ty -Lot ëndrre.Jam Tingull.Jam ShijePor kurrëTingull dhe Shije së bashku.

Akull i hedhur mbi qymyr.

Ti bie,Bie,Por tokaNuk të pranon.Ty -Një mendim dhe heshtje.Prapa teje asgjë,Poshtë teje veç ajër,Dhe mbi tyPluhur. Seç ka diçka prapa syve të tu,Pas gjinjve të tu,Pas kësaj borës sateÇasti kur bar’ i përgjumurBrenda teje ka heshturDhe kur unë të kthej shpinënqë ti të shtriqesh,të shtrihesh dhe të biesh në gjumë -Hapësirë e pafund,për kudo,për gjithëkund. Ti më shkakton dhimbje,Nga frika seNdryshe unë dhimbjen kurrëS’do e ndjejSyri im drithëron në muzgPor asnjë lot s’ka derdhur ende.Dje diku kam gjeturBarin teksa flinte mbi mëndafsh -Pikërisht ai çast asgjësohet,Pikërisht ai çast njomet me vesë. Një re është afruarPranë veshit tim.Një poet,qëndrojdhe e këqyrTakimi i vonuarMes qiellitDhe meje.Bari po më mësonSi të bie.Uji po më mësonSi të ëndërroj. Me gishtat mbi buzëAjo pëshpërit të fshehtënLëngjet e saj vërtitenNë dritëMe ndjeshmëritë pafund.Këtu ai fut detin,Por dje ai futi bar.

Përktheu nga origjinali anglisht Silvana Leka

Me vargjet e Tanja Bakickëto udhëtime të autorit me mikun e tij të ri, dhe do ta hidhte menjëherë në rangun e shkrimtarëve më të dëgjuar amerikanë dhe botërorë.

Romani doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sirtarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papër-shtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmendjes. Kritikët dhe gazetarët u përqëndruan veçanërisht tek termi Biit Xhenereishën (Beat Generation), një term i krijuar nga vetë Kerouaku dhe ku, siç shprehet ai vetë, fjala “Biit” (Beat) nënkupton një gjendje etheje, shkrirjeje me gjithësinë dhe ekzaltimi permanent, të ngjashëm me atë të shenjtorëve, të cilët përjeto-jnë një nivel më të lartë vetëdije; në fjalët e autorit të këtij libri: “ngazël-limi ekzaltues dhe rrëgjues i thjesht qenies, (të qenurit, egzistencës)” . Për budizmin, të cilin gjithashtu e studioi dhe përqafoi, Nirvana.

Me anë të këtij romani, Kerouaku kishte përshkruar me ngjyra të gjalla dhe romantike jetën e një galerie të tërë personazhesh dhe karakteresh me ideale dhe qëndrime të papër-faqësuara denjësisht më parë në letërsi. Xhek Keruaku i dha kështu zë një përqasjeje të re në konceptin e të jetuarit dhe fryme të re letrare që po lindte së bashku me të, e që ai vetë e pati pagëzuar “Biit”, duke paraqitur me një pasion dhe mjeshtëri çarma-tosëse botën, mënyrën e jetesës, shqetësimet dhe gjuhën e një pjese të rëndësishme të shoqërisë.

Sa ç’kishte qenë në vitet ‘20 “Dielli

lind përsëri” (The Sun Also Rises), shkruar nga Hemingueji, libri testa-ment i Brezit të Humbur, po kaq e përnjëherë “Në udhë” u bë bibla e padiskutueshme e Brezit Biit. Dalja e romanit shkaktoi një shkundje të vërtetë të shoqërisë amerikane dhe personazhet e tij u bënë një model jetese për dhjetëra mijëra të rinj, të cilët nuk e gjenin veten tek rregullat e ngurta morale të Amerikës së para luftës.

Gjatë viteve ndërmjet botimit të romanit të parë (The Town and The City) e gjersa u botua romani i tij i mirënjohur, Xhek Kerouaku shkroi me mjaft pasion disa nga veprat e tij më të mira, që arritën të shihnin dritën e botimit vetëm pasi shkrimtari u bë i famshëm me romanin On the Road. Miqtë e tij tregojnë se ai, ngado që shkonte, i mbante dorëshkrimet me vete në një çantë shpine, në përpjekje për të gjetur një botues.Të tillë janë Subterraneans, Pic, Visions of Kodi, Doctor Sax, Maggie Cassady.

Romani “Në Udhë” (On the Road) u hodh në letër në një shpërthim të vetëm trijavor shtypshkrimi në prill 1951, por vetë shkrimtari mbante shënime të vazhdueshme në copëza letre gjatë të gjithë periudhës së rrugë-timeve të tij nëpër Shtetet e Bashkuara dhe udhëtimin e fundit në Meksikë, të ndërmarra nga 1947 deri më 1950.

Siç tregojnë studiuesit e veprës Kerouakiane, goditja e tasteve të

makinës së shkrimit dëgjohej 24 orë në 24 dhe nuk kuptohej nëse autori ka vënë gjumë në sy gjatë hedhjes së rrëfimit në kartë. Në dhomën e tij të punës mbushur me tym duhani qenë nderë të katër cepave bluzat e squllura nga djersa. Vetë Kerouaku tregon se gjatë procesit të shtyp-shkrimit, për të qëndruar zgjuar, qe i detyruar të pinte kafé pa mbarim. Kjo, me qëllim të mos ndërprerjes së rrjed-hës dhe ritmit të rrëfimit, çka është tepër e rëndësishme për shkrimtarin. Po për këtë qëllim, Kerouaku përga-titi një rodhan letre të pandërprerë në mënyrë që të shmangte ndërprerjet që do të duheshin për ndërrimin e fletës sa herë që mbaronte. Në përfundim të tri javëve, një shirit letre prej 120 këmbësh (37 metra) ishte shtypur, i cili ruhet edhe sot, duke u ekspozuar herë pas here për të pasionuarit e jetës dhe veprës së Kerouakut.

Romani flet për një shoqëri miqsh, shokësh dhe të njohurish që janë në kërkim të një ideali dhe koncep-timi tjetër të jetuari, të ndryshëm nga modelet konservatore që ofron jeta e përditëshme. Kjo thirrje e tyre e brendëshme përkon po kështu edhe me momentin historik të një tronditje të thellë morale dhe gjetjes së një ekuilibri të ri, në të cilin ndodheshin dhe vetë Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi bota pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky kërkim i çon drejt një jete të shfrenuar dhe eksplorimit të fushave tabú gjer atëherë, siç ishin droga, sek-si dhe alkoli. Teprimet e personazheve me alkolin, drogën dhe seksin në të vërtetë janë një eksplorim drejt hapë-sirash të pashkelura, me shpresën e gjetjes përtej këtyre kufijve të diçkaje

më të madhe, të një zbulimi sublim e religjioz rreth vetes dhe botës. Por një tërheqje jo më të vogël ushtron dhe rruga. Heronjtë kryesorë të romanit On the Road duken si të magjepsur nga rruga, thirrja e së cilës i josh me fort se çdo gjë tjetër. Autori mban shpresa të mëdha tek shtegtimet, duke menduar se ngjarjet dhe njerëzit në rrugë do t’i mësojnë të fshehtat dhe anë të jetës që nuk mund t’i zbu-lojë pa e ndërmarrë atë, por gjen se rruga është në të vërtetë një katali-zator, një mjet për të prekur çka gjen-det më thellë brenda vetes, brenda secilit prej nesh, që ai e quan “ATË”, thelbin e psiqikës. Rruga, metaforë e lëvizjes dhe lirisë në gjendjen e tyre më të pastër, me dëlirësinë e saj të pandotur nga korruptimi i qytetërimit të ngulitur, është e aftë të na shkak-tojë një shtrëngatë ndijimesh dhe përjetimesh, të cilat bëjnë të mundur një kapërcim cilësor e mistik nga e za-konshmja, e përditëshmja, dhe të na shfaqë shumë përbërës të fjetur të nënvetëdijes dhe të vetë qenies sonë.

Duket sikur gjithë rrethanat për të ndërmarrë aventurën e tij në rrugë janë bashkuar nga një Mbivetëdije ose Inteligjencë Superiore: Zoti, në të cilin Kerouaku besonte. Si në të gjithë udhëtimet e tilla, lind nevoja e një engjëlli udhëheqës. Ky engjëll shfaqet që në faqet e para të librit, në një moment kryq për autorin, ku tashmë bota e vjetër ishte përmbysur,

me ndarjen nga gruaja dhe babain që kish vdekur jo shumë kohë më parë, dhe ku kërkohet krijimi i një ekuilibri të ri e arritja e pjekurisë së vërtetë. E, me të vërtetë, duket sikur Dini, engjëlli apo shenjtori që udhëheq rrugën e Sal Parëdajsit, rrëfimtarit të kësaj epopeje, edhe pse më i ri, është më i pjekur dhe i palëkundur në vep-rimet dhe mendimet e tij. Edhe ky, siç e thotë autori, është një ëngjëll, “por i një lloji të ri e të përçudur amerikan”, i cili do ta marrë për dore në udhëtimin-kërkim.

Shumë është folur për stilin e veçantë të Kerouakut, të cilin ai e quante të shkruar spontan ose prozë poetike. Xhek Kerouaku ka qenë gjith-një në kërkim të një stili origjinal të shkruari, ku, siç e thotë dhe vetë ai, të flakë tej të gjithë rregullat dhe normat e deriatëhershme, të cilat vuajnë nga njëfarë konformizmi dhe shtirjeje. Ai madje dhe redaktimin e konsideronte si një akt mashtrimi. Stili i tij u ndi-kua nga muzika bop, bluz dhe xhaz. Ashtu si këto, edhe ai kërkonte që të shkruarit të ishte një proces i sinqertë impulsiv dhe intuitiv, i cili buron nga brendësia e qenies. Ky stil bën që au-tori të mos jetë drejtvizor në shpër-faqjen e episodeve dhe ndijimeve, por të ndjekë emocionet e çastit, dhe këto në jetën e vërtetë shpesh herë kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe janë jo koherente, për çka ai është kritikuar nga një pjesë e kritikës. Po kështu, gjuha e përdorur në vepër është një gjuhë e gjallë dhe shpesh e pa për-punuar, gjuha bashkbisedore dhe e çlirë e rrugës, madje dhe me “shtrem-bërime”, siç flitet nga njerëzit.

Dalja e librit i dha hov një lëvizjeje

të përgjithshme “On the Road”, duke hedhur në rrugët e Amerikës me dhjetra mijëra të rinj. Shumë artistë dhe muzikantë u ndikuan nga idetë Beat, duke përfshirë Beatles, Bob Di-lan, Xhim Morrison,Van Morrison, Tom Ueist, etj.

Lëvizja Beat shtroi rrugën për lëvizjet e tjera emancipuese në sho-qërinë amerikane, duke u pasuar nga lëvizja Hipi në vitet ‘60, por për vetë shkrimtarin këto lëvizje dhe stile je-tese nuk përmbanin sinqeritetin dhe spontanitetin aq të rëndësishëm për të. Ato lëngonin, sipas tij, nga një dëshirë për t’u dukur dhe pretendimit të krijimit të një mode, e mënyre je-tese për të gjithë.

Gjatë viteve ‘60 Xhek Kerouaku-tiu desh të luftojë me alkoolin, por pa sukses. Kjo solli rrënimin e shpe-jtë shëndetësor, që çoi në vdekjen e tij të parakohëshme në moshën 47-vjeçare, më 21 Tetor 1969, në St. Petersburg, Florida.

Vepra e tij vazhdon të jetë shumë e vlerësuar dhe, që nga çasti kur pa dritën e botimit,”On the Road” riboto-het rregullisht në të gjitha gjuhët e rëndësishme të botës, duke u rendi-tur pa ndërprerje në 100 librat më të rëndësishëm të letërsisë moderne anglisht (sipas Time Magazine, New York Times), dhe sipas një sondazhi të Le Monde, të vitit 1999, në 100 librat më me ndikim tek lexuesit francezë të shekullit të njëzetë.

Jean-Louis Lebris de Kerouac (në art Xhek Kerouak) u lind më 12 mars 1922 në Lowell, Masaçusets. Ishte fëmija i tretë, pas vëllait të madh dhe motrës, i një

familjeje të mesme franko-kanadeze, të dy prindërit, Leo dhe Gabrielë, të emigru-ar secili më vete nga Kuebeku, Kanada. Më 1926, kur Ti Xhiin (kështu thërritej në

fëmijëri) ishte katër vjeç, familja goditet nga tragjedia e vdekjes së djalit të madh në moshën 9-vjeçare, ngjarje që, edhe pse i vogël, la gjurmë dhe shënontë gjithë veprën e Kerouakut, dhe së cilës i kushtohet një roman i tërë (Visions of Gerard, 1963). Pa përmendur këtë fatkeqësi, fëmijëria e tij rrodhi e qetë, deri kur biznesi i shtypshkrimit, që zotërohej nga i ati, nisi të marrë të tatëpjetën për shkak të krizës ekonomike të viteve ‘30 dhe si pasojë e një përmbytjeje të madhe që ndodhi në qytet.

Page 22: Metropol 22 korrik 2013

22 E hënë 16 korrik 2013 •

« SPECIALE

TEATRI/ PROFESIONISTËT NGA SPANJA ME “SHTËPIA E BERNANDA ALBËS”

Butrinti të nxjerr jashtë nocionit “kohë”

Laureta Roshi

Për regjisoren e trupës spanjolle, rusen Irina Kou-berskaja, ardhja në Butrint

dhe interpretimi aty mbeten një prekje e pakohës, pasi ardhja këtu në këtë tokë dhe prekja e atyre shkëmbinjve në dukje pa-tetike, por në thellësi si prekje e shpirtit artistik është si të sjellësh bashkë të gjitha hapë-sirat, sikur del jashtë orbite, jashtë nocionit “kohë”.

Në konferencën për shtyp pas shfaqjes “Shtëpia e Ber-narda Albës” regjisorja dhe aktorja Irina Kouberskaja ia dedikoi suksesin punës dhe madhështisë së dramaturgut, poetit të njohur Frederiko Garsia Lorka. Ajo e vlerësoi interpretimin në skenën an-tike si një eksperiencë të rëndësishme, një eksperience të shumëkërkuar, ku prekën gurët, por dhe gurët kanë shpirtin tonë dhe nganjëherë janë më mirënjohës.

Regjisorja 27 vjetët e parë i ka kaluar në Rusi në Shën-Petërburg, ndërsa më pas për 40 vjet ka punuar dhe krijuar në Spanjë. Kulturat gërshetohen në një shpirt plot energji dhe ajo drejton tani një kompani tea-trore profesionistësh, ku autorët e njohur spanjollë i hapën sytë në një botë aventure të pafund. Ajo zgjodhi një dramë të Grasia Lorkës, pasi Lorka mbetet autori i shpirtit poetik të spanjollëve, autori i shekullit të 21 dhe i së ardhmes. Sipas saj, në art mbe-tet shumë e rëndësishme letër-sia kombëtare, dramat e shkru-ara nga autorët vendas.

Dhe shpirti spanjoll zbriti në Butrint me interpretimin e kompanisë teatrore “Tribunët” nga Madriti.

Fuqishëm zbriti trishtimi në muret antike të teatrit të Butrintit sapo dritat mbi ske-në zbuluan skenografinë e dramës nga Hugo Perez, dy dyer të lëvizshme, ku lëviz jeta dhe mendimi i shtëpisë së Bernardës, muret me shen-jtët, që ndriçohen befas si trashëgimi shpirtërore, që udhëton me brezat brenda mureve të jetës edhe në një shtëpi të vogël fshati.

Zëri i Alfred Bualotit për-colli nga brendia e publikut atë

çka do të ndodhte në skenë për dy orë e më pas aktrimi mbretëroi fuqishëm edhe mbi spektatorin më të rastë-sishëm të mbrëmjes.

Aktoret e talentuara nga Spanja nën magjinë dhe muzi-kalitetin e fjalës në spanjisht mbajtën për dy orë publikun të mbërthyer në shkallët e gurta. Koha rrodhi mes dy dyerve të lëvizshme të “Shtëpisë” së fun-dit të Lorkës, dramës që mbe-tet vepra e fundit e tij, si një prelud ku sakrifica shkon për dashurinë. Një grua si Benarda Alba, që ka vendosur të marto-jë sipas radhës vajzat e saj nga dy martesat, por Adela, më e

vogla e vajzave, është e dashu-ruar dhe gjithçka shthuret në të kundërt, deri në vdekjen e Adelës, që mendon se e humbi të dashurin. Pepe, personazhi i vetëm burrë, nuk u shfaq, ai ishte në ëndrrën dhe prekjen fizike të munguar, dëshirën për të vazhduar fillin e jetës.

Grupi i aktoreve ngriti një pied-estal për dëshirën për jetën, për fuqinë e dashurisë, një dramë që ka folur në sa e sa gjuhë të botës e përkthyer, ndërsa në Butrint u luajt nga një trupë që flet dhe ndien spanjisht, Lorka u rishfaq fuqishëm.

Për aktorin Mirush Ka-bashi trupa dha një lojë të

shkëlqyeshme, nivel i lartë in-terpretimi, ku natyrisht ishte edhe befasia që regjisorja u shfaq në lojë në rolin e gjyshes në mungesë të një aktoreje.

Arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo komplimentoi reali-zimin duke kujtuar se realite-tet tona janë të ngjashme, ndoshta ngaqë jemi njerëz që jetojmë në toka që i lag i njëjti ujë, i prek i njëjti pasion, ash-tu si në “Shtëpinë e Benarda Albës”. Ai kujtoi kur e kish lexuar për herë të parë këtë dramë në burgun e Spaçit nga botimet periodike të asaj kohe. “Mbetet një dramë planetare dhe natyrisht femra

është galaktika”, - tha ai duke komplimetuar shfaqen.

Në fakt, komplimentimet e profesionistëve dhe vlerësimet e kritikëve të artit e vendosën interpretimin e trupës span-jolle si një shfaqje të artë, një realilizim profesional i përso-sur, me një lojë aktoreske si ansambël, me një mimikë dhe lëvizje të koordinuara deri në detaje, ku çdo mizaskenë e ndërtuar gjeometrikisht deri në detaje ngjyrash krijonte një univers më vete për t’u ndjekur nga mizanskena tjetër e për të përfshirë krejt publikun.

Kritiku i artit Josif Papagjo-ni u shpreh se shfaqja e Span-

jës në këta 12 vjet të festi-valit të Butrintit përfaqëson shumë mirë një shfaqje kuj-tese, një shfaqje në pastërti estetike, ku çdo mizaskenë ngrinte si një pikturë.

Regjisorja Irina Kouberskaja pohoi se, kur ishte nis për në Shqipëri, kishte mësuar se njerëzit këtu janë pak krenarë dhe i përkasin një kulture të madhe. Pas tri ditësh qën-drimi në Sarandë, nga Zyrihu në Korfuz e më pas këtu, ajo veçon se “tani jam një pjesë tjetër e tokës me kulturë të pakufizueshme që është Sh-qipëria, Albania. “Ala” do të thotë “lindje e diellit, agim”.

Page 23: Metropol 22 korrik 2013

23• E hënë 16 korrik 2013

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Tifozët e Çelsit zhveshin atë të Junajtid

Është e qartë se në Angli tifozët e skuadrave janë mjaft të zjarrtë, dhe nëse nuk tregohesh i kujdesshëm edhe mund ta pësosh. Një fans i Man. Junajtid duket se nuk e ka zgjedhur mënyrën dhe vendin më të mirë për të përkrahur skuadrën e tij të dashur. I veshur me fanellën e Unitedit të stinorit të kaluar, fansi kishte vendosur të ulët në mesin e tifozëve të Çelsit në stadiumin e Kuala Lumpurit ku Blutë e Londrës do të zhvillonin ndeshjen miqësore kundër Malay-sian XI. Më të vërejtur këtë, tifozët e Çelsit të buzëqeshur i afrohen ‘fansit të guximshëm’, duke e detyruar ta zhvesh fanellën e Unitedit. Gjithçka ka kaluar pa probleme, derisa ti-fozi i Unitedit ka qëndruar edhe me tej në mesin e tifozëve Blu, po tash pa fanellën e “Djajve” veshur, raporton “Dailymail”.

Tjetër tragjedi në Motoçiklizëm

Bota e motoçiklizmit është goditur edhe njëherë me një tragjedi me pasojë vdekjen e një piloti, ende pa u mbyllur plagët e Marko Simonçelit. Për më tepër, një tjetër tragjedi në motoçiklizmin italian. Andrea Antonelli ka ndërruar jetë në qendrën mjekësore pranë pistës së Moskës, pas aksi-dentit të rëndë që ndodhi në botërorin e kësaj disipline. Reshjet e shumta të shiut dhe shpejtësia e madhe, rreth 250 km/h, kanë bërë që piloti nga Perugia të humbasë kontrollin e motorit Kaëasaki ZX-6R dhe të rrëzohet në pistë, ndërkohë që sipër trupit të tij ka kaluar dhe piloti tjetër italian, Lorenzo Zaneti, me motorin e tij Honda. Pa-varësisht ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, dëmtimet e mëdha në kokë kanë bërë që Antonelli të n dërrojë jetë. Gara është ndaluar menjëherë, ndërkohë që organizatorët kanë vendosur të shtyjnë për një datë tjetër edhe garën e dytë të Superbike. Një aksident pothuajse i ngjashëm i mori jetën 2 vjet më parë në Sepang Marco Simoncelli-t, pilotit italian që garonte me Honda në Moto GP.Të gjithë të tronditur

Të gjithë janë të tronditur nga vdekja e pilotit 25-vjeçar. Në veçanti, pilotët e MotoGP kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së pilotit. “Kjo është një thikë e dytë, një goditje e rëndë për të gjithë ne pas asaj që ndodhi me Simonçelin. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes”,- ishte mesazhi i Valentino Rosit në rrjetin social “facebook”. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe pilotë të tjerë, teksa sot do të bëhet edhe varrimi i pilotit, në të cilën pritet të marrin pjesë një numër i madh personalitetesh jo vetëm të botës së motoçiklizmit.

Tito Vilanovan do të operohet sërish

Tito Vilanova do të operohet ditën e martë. Sipas “El Mundo Depor-tivo”, ish-trajneri i Barce-lonës do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, e treta për të, në spita-lin e “Vall D’hebron” të kryeqendrës së Katalun-jës. Sipas të përditshmes sportive, ndryshimi nga dy operacionet e para që u kryen në New York këtë herë Tito nuk do të lëvizë nga Barcelona, ku menjëherë pas ndërhyrjes do të nisë dhe trajtimin e kimi-oterapisë për të zhdukur përfundimisht tumorin në gjendrat veshore, që ju diagnostikua për herë të parë në Nëntor të vitit 2011. Mjekët janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv të operacionit ndërkohë që Barcelona vazhdon të ndjekë më interes kandidatët për pasardhësin e tij në stol. Orët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat e afrimit në krye të ekipit të argjentinasit, Gerardo “Tata” Martino, trajner i Newell’s Old Boys dhe ish-teknik i Paraguaj në Botërorin e fundit. Martino pëlqehet së tepërmi dhe nga Mesi dhe kjo duket se e favorizon atë në garën me Luis Enrike, i cili ka dhe një kontratë me klubin e Selta Vi-gos. Për të liruar këtë të fundit katalanasit duhet të paguajnë klauzolën prej 3 milion Eurosh ndaj në këto kushte afrimi i Martinos duket më i leverdishëm për Barçën.

Zhose Murinjo jo më kot ka një emër të madh, mbase më të madhin në nivel trajnerësh. Kështu, portugezi ka fituar

një popullaritet të madh në çdo klub që ka shkuar, por gjithash-tu edhe i ka dhënë trofe atyre. Ndërkaq, në Angli Murinjo shi-kohet si një idhull, sidomos nga fansat e Çelsit të cilët nuk mund të jenë më të lumtur me rikthimin e tij. Murinjo la Real Madridin për Çelsin dhe shifrat tregojnë se tekniku portugez ka bërë zgjedhjen e duhur. Në “Stamford Bridge” tifozët rua-jnë kujtime të paharrueshme nga “Special One”, i cili është edhe idhulli i tyre për atë çka arritur me Blutë. Por këtë e vërtetojnë edhe shifrat. Sipas një studimi të kryer, rezulton se Murinjo është trajneri më fit-imtar në Premier Lig, duke lënë pas edhe emra të mëdhenj dhe të vjetër në futbollin anglez si Sir Alex Ferguson dhe Arsen Venger. Tekniku portugez ka përqindjen më të lartë të fitor-eve në Premier League, 71% pasi në 120 ndeshje në krye të Chelsea-t ka arritur të fitojë 85 prej tyre.

Murinjo kërkon Drogba si lojtar dhe ndihmëstrajner

Ndërkaq, Një prej asistentëve të Murinjos mund të jetë edhe në fushë edhe në pankinë. Sipas asaj që raporton britanikja “Daily Mirror”, ideja për të rikthyer Didier Drogba në “Stamford Bridge”, po bëhet gjithnjë e më seroze, dhe sul-

Napoli-Higuain, pritet vetëm firmaGonzalo Higuain është shumë pranë kalimit të Napoli. Duke

iu referuar mediave italiane Napoli i ka ofruar Realit të Madridit 35 milionë euro për kartonin e argjentinasit. Kjo ofertë duket se është pranuar nga presidenti i Realit, Florentino Perez. 25-vjeçari do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, 1 më shumë se ç’merrte te Reali. Problemi i vetëm që po vonon zyrtarizimin e marrëveshjes mbeten vetëm të drejtat e imazhit, por për ta zgjidhur dhe këtë nyjë të fundit po punojnë përfaqësuesit e lo-jtarit dhe ata të Napolit. Skuadra italian në këtë rast kërkon të veprojë si me Kavanin, duke hequr dorë nga të drejtat e imazhit vetëm në vendlindjen e tij Argjentinë. Në këtë mënyrë Aurelio De Laurentis i mbyll derën sulmuesit brazilian Damiao, duke i besuar eksperiencës së “El Pipitas”, i cili ka i treguar tashmë aftësitë e tij më Realin e Madridit. Por merkato e Napolit pritet të dhurojë të tjera surpriza. Mosarritja e konsensusit me Zhulio Sezar e ka shtyrë Rafa Benitezin t’ia besojë portën Pepe Reinës, me të cilin ka punuar kur drejtonte Liverpulin.

Reali nuk heq dorë nga Gareth BejlReali i Madridit nuk heq dorë nga ideja e Gareth Bejl, dhe

po përgatit të gjitha mekanizmat financiarë për ta përvetësuar lojtarin e Totenhemit. 21-vjeçari i Tottenham i ka marrosur prej muajsh drejtuesit madrilenë, të cilët janë gati të bëjnë mar-rëzira në shifra për ta afruar në “Santiago Bernabeu”. Presi-denti i londinezëve kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij, çka do ta bënte transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, por as kjo shifër nuk e tremb presidentin Florentino Perez. “Los Blancos” janë duke bërë gati disa shitje, të cilat do të plotësonin shumën e parave për ti dhënë dritën jeshile af-rimit të yllit uellsian në Madrid. Dy prej tyre janë shitur tashmë te Napoli: Callejon dhe Albiol, nga të cilët janë përfituar 21 mil-ionë euro; 65 milionë priten të përfitohen nga largimi i Higuain dhe Coentrao, ndërsa 4,4 milionë nga Alvaro Negredo, i cili ka-loi nga Sevilla te Siti, por Reali zotëronte 40% të kartonit pasi ka qënë pjesë e akademisë së tij dhe parashikohen të fitohen 10 milionë nga kalimi i Garay nga Benfica te Man. Junajtid.

Murinjo trajneri më fitimtar në Angli

Sipas një studimi, Murinjo del se është trajneri që ka fituar më tepër në ndeshjet e luajtura në Premier Lig. Kështu, portugezi ka fituar 71% të

ndeshjeve të luajtura, shifër e pa kapur nga asnjë trajner tjetër

Maxarri: Nuk kënaqem me vendin e tretë

“Juventus, Napoli, Milan dhe Fiorentina kanë diçka më shumë se ne, por do të luftojmë me të gjithë. Unë nuk kënaqem me vendin e tretë.” Këto janë fjalët e Valter Mazzarri, trajnerit të ri të Interit, i cili i ka premtuar tifozëve zikaltër se në muajin tetor do të shihet puna e tij me ekipin. Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, Maxarri ka theksuar: “Presidenti Morati nuk më ka vënë asnjë objektiv, nuk më ka kërkuar renditjen në tre vendet e para. Ne kemi për detyrë që të parakalojmë ekipe si Juve, Napoli, Milan e Fiorentina, por deri ku do të shkojmë, të shohim. Unë parimisht nuk firmos për vendin e tretë.”

Arturo Vidal, lojtari më i mirë i Serisë A

“Eurosport” ka zgjedhur Ar-turo Vidal si futbollistin më të mirë të Serisë A për sezonin e kaluar. Mesfushori kilian i Juven-tusit, u votua në faqen zyrtare të gjigandit mediatik evropian si lojtari më i spikatur në sezonin e kaluar të kampionatit italian, ku arriti të fitojë dhe titullin me bardhezinjtë. Vidal ishte një prej liderëve të skuadrës së Kontes dhe gjithashtu dhe një prej lojtarëve që realizoi më shumë gola te torinezët. Në total, kiliani grumbulloi 37 përqind të votave. Vetë Vidal pub-likoi në profilin e tij “Tëiter” një foto me trofeun e fituar duke falënderuar “Eurosportin” dhe të gjithë ata që e votuan.

muesit nga Bregu i Fildishtë Murinjo mund t’i ofrojë edhe rolin e asistentit të tij edhe atë të futbollistit, njësoj si

Rajan Gigs tek Man. Junajtid. Mbetet për tu mësuar nëse Drogba do të vijë këtë verë apo verën e ardhshme kur i mbaron

edhe kontrata me turqit e Gal-latasaraj. Në të dyja situatat, duket se rikthimi i Drogbas tek blutë është thuajse i sigurt.

Page 24: Metropol 22 korrik 2013

24 E hënë 22 korrik 2013 •

« hipotekat